zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin...

64
Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Upload: doanliem

Post on 03-Feb-2018

232 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

1Korniza, parimet dhe besueshmëria

Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Page 2: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

Fotografitë e kapakut nga para:© UNICEF/NYHQ2007-1907/Noorani© UNICEF/NYHQ2006-2237/Pirozzi

Fotografitë e kapakut nga mbrapa:© UNICEF/NYHQ2008-0724/Volpe© UNICEF/NYHQ2009-0565/Ramoneda

Për më shumë informacion, lutemi të kontaktoni:Sektori i Politikës HumanitareZyra për Programet e Emergjencës, UNICEF

Botuar nga UNICEFSeksioni i Komunikimit3 Kombeve të Bashkuara PlazaNew York, NY 10017, USA

Email: [email protected] në internet: www.unicef.org

ISBN: 978-92-806-4512-5

© Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF)Maj 2010

Page 3: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Page 4: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

II

Shkurtesat

TAR Trajtim AntiretroviralARV AntiretroviralPKTHA Procesi i Konsoliduar i Thirrjeve për ApelZTHF-të Zotimet thelbësore ndaj fëmijëveFQRE Fondi Qendror për Reagimin ndaj EmergjencaveZV Zyra për VendinPZI Programi i Zgjeruar për ImuniziminPH/VP Paralajmërim i Hershëm/Veprim i ParakohshëmDHBGJ Dhuna me Bazë GjinoreRVH Raport i Veprimit HumanitarEHV Ekipi Humanitar për VendinHIV dhe AIDS Virusi që shkakton mungesën e imunitetit tek njeriu / sindroma e përftuar e mungesës së imunitetitQPBDNJ Qasja në Programin Bazuar te të Drejtat e NjeriutKKNI Komiteti për Koordinimin Ndërinstitucional TIK Teknologjia e Informacionit dhe TeknologjisëRRAARE Rrjeti i Agjencive për Arsimin në Raste EmergjencashUFF Ushqyerja e Foshnjës dhe Fëmijës në moshë të hershmeSHMMP Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psiko-socialeSMSS Standardet Minimale të Sigurisë OperacionaleOJQ Organizatat Jo-qeveritareZASPMB Zyra për Aleancat në Sektorin Publik dhe Mobilizimin e BurimevePTNF Parandalimi i Transmetimit nga Nëna tek FëmijaZR Zyra RajonaleKRA Kequshqyerja e rëndë akuteVISION Sistemet Virtuale të Integruara të InformacionitUKH Uji, Kanalizimet dhe Higjiena

Page 5: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

III

Përmbajtja

Shkurtesat ............................................................................................ II

I: Korniza, parimet dhe besueshmëria ........................................21.1 Qëllimi ........................................................................................21.2 Partnerët në bashkëpunim .......................................................31.3 Fushëveprimi ............................................................................31.4 Përforcimi i kornizës të programimit të UNICEF-it .................51.5 Analiza në kontekst ..................................................................51.6 Parimet humanitare ..................................................................61.7 Qasja në program bazuar te të drejtat e njeriut .....................71.8 Barazia gjinore në veprimin humanitar ..................................71.9 Parimi “mos bëj dëm” ..............................................................81.10 Normat dhe standardet botërore ............................................91.11 Monitorimi, analiza dhe vlerësimi ......................................... 101.12 Reforma humanitare ndërinstitucionale ............................... 111.13 Qasja e integruar në program ............................................... 111.14 Avokimi ....................................................................................121.15 Komunikimi për zhvillimin .....................................................131.16 Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut .......................................14

II: Zotimet e programit ............................................................... 152.1 Monitorimi i performancës ....................................................162.2 Shqyrtimi, monitorimi dhe vlerësimi i shpejtë ..................... 192.3 Ushqyerja .................................................................................212.4 Shëndetësia ...........................................................................262.5 Uji, kanalizimet dhe higjiena ..................................................302.6 Mbrojtja e fëmijës ....................................................................342.7 Arsimi ......................................................................................382.8 HIV-i dhe AIDS ..........................................................................422.9 Furnizimi dhe Logjistika .........................................................44

III: Zotimet operative ..................................................................463.1 Media dhe komunikimet ........................................................463.2 Siguria .....................................................................................483.3 Burimet njerëzore ..................................................................493.4 Mobilizimi i burimeve ............................................................513.5 Financa dhe administrata ......................................................523.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ......................54

Page 6: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

2 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

I: Korniza, parimet dhe besueshmëria

1.1 Qëllimi

Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve (ZTHF-të) në Veprimin Humanitar janë një kornizë globale për nismën humanitare ndaj fëmijëve, të ndërmarra nga UNICEF dhe partnerët e tij.

Kjo kornizë udhëhiqet nga e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në veçanti Konventa për të drejtat e Fëmijës1 dhe, në rast emergjencash komplekse, edhe nga e drejta ndërkombëtare humanitare. Në nivel operativ, ZTHF-të mbështeten në standardet dhe normat globale për ndërmarrjen e veprimeve humanitare (shiko Pikën 1.1).

ZTHF-të nxisin ndërmarrjen e një veprimi kolektiv humanitar të parashikueshëm, efektiv dhe në kohë. Ato realizohen me anë të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, organizatave humanitare (përfshirë UNICEF) dhe të tjera në mobilizimin si të burimeve kombëtare ashtu edhe ato kombëtare.

ZTHF-të nxiten nga nevoja për të përmbushur të drejtat e fëmijëve të prekur nga krizat humanitare, e për rrjedhojë, ato janë të vlefshme për të gjitha vendet. ZTHF-të janë gjithashtu të zbatueshme si në situatat humanitare akute që ndodhin papritur edhe në ato që zgjasin në kohë.

UNICEF punon bashkë me partnerët e tij me një qasje në parim dhe kërkon të ndërtojë një aleancë me partnerët e tij rreth ZTHF-ve. Organizatat kontribuojnë në përmbushjen e ZTHF-ve me anë të mobilizimit të burimeve, mbështetjen e drejtpërdrejtë të parterëve dhe mbrojtjen e kauzës. Megjithatë, përmbushja e ZTHF-ve varet nga shumë faktorë, përfshirë kontributet e partnerëve të tjerë dhe burimet që janë në dispozicion.

Zotimet e programit specifik të sektorit të ZTHF-së janë pjesë e një përgjigje kolektive të programuar për fëmijët e prekur nga krizat humanitare, dhe janë projektuar për të mbështetur një koordinim të gjerë ndërinstitucional.

1 Konventa për të Drejtat e Fëmijës, neni 45: “Me qëllim nxitjen e zbatimit efektiv të Konventës dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën që mbulon kjo Konventë: (a) Agjencitë e specializuara, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara gëzojnë të drejtën të përfaqësohen gjatë shqyrtimit të zbatimit të këtyre dispozitave të kësaj Konvente që janë brena sferës së veprimit të mandatit të tyre.”

Page 7: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

3Korniza, parimet dhe besueshmëria

1.2 Partnerët në bashkëpunim

ZTHF-të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet partnerëve, qeverive pritëse, organizatave të shoqërisë civile, organizatave joqeveritare (OJQ-të), si ato kombëtare edhe ato ndërkombëtare, agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe kontribuuesve. Kjo gjë është në pajtim me zotimet e UNICEF-it në kuadër të reformës humanitare ndërinstitucionale, përfshirë parimet e bashkëpunimit me partnerë.

1.3 Fushëveprimi

Situatë humanitare është çdo rrethanë ku nevojat humanitare janë aq të mëdha dhe komplekse sa të kërkojnë asistencë dhe burime të jashtme me rëndësi, dhe ku është e nevojshme të jepet një përgjigje multi-sektoriale me angazhimin e një numri të madh të aktorëve humanitarë ndërkombëtarë2. Këtu mund të përfshihen emergjencat në një shkallë të vogël. Në vende me kapacitete të kufizuara, pragu do të jetë më i ulët se në vende me kapacitete më të fuqishme.

2 Komiteti për Koordinimin ndërmjet Agjencive, “Notë Shpjeguese për përdorimin e qasjes për forcimin e përgjigjes humanitare”, KKNI, Gjenevë, 24 nëntor 2006.

Figura 1: Korniza konceptual për Reagim efektiv të ZTHF-së

Përk

eqës

imi i

sit

uat

ës s

ë fë

mijë

ve

Gatishmëria

Përpara aktivizimit

Pragu

Rimëkëmbja e Hershme

Reagimi

Vazhdimësia e Reagimit dhe Rimëkëmbja e Hershme

8 javët e para Pas 8 javëve

Rimëkëmbja dhe programimi i rregullt

Koha

Përshtatur nga grupi i punës KKNI për Gatishmërinë dhe Planifikimin e Kontigjencës

Page 8: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

4 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Emergjente është ajo situatë që kërcënon jetët dhe mirëqenien e një numri të madh të popullsisë dhe kërkon ndërmarrjen e një veprimi të jashtëzakonshëm për të siguruar mbijetesën, kujdesin dhe mbrojtjen e tyre.3

ZTHF-të:

• Përbëjnë një kornizë globale të zhvilluar nga UNICEF-i në bashkëpunim me partnerët e tij, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të prekur nga kriza humanitare;

• Janë të zbatueshme për të gjithë fëmijët e prekur nga kriza humanitare, pavarësisht nivelit të zhvillimit ekonomik dhe social në të cilin ata gjenden, ose burimet që UNICEF-i ka në dispozicion;

• Mbulojnë programin dhe zotimet operative dhe përfshijnë ndërhyrjet për ushqyerjen, shëndetin, ujin dhe kanalizimet, virusin HIV dhe AIDS-n, arsimin dhe mbrojtjen e fëmijës;

• Reflektojnë veprimet e ndërmarra gjatë fazës së përgatitjes dhe reagimit, përfshirë veprimet për rimëkëmbjen e hershme, duke i kushtuar rëndësi të veçantë rezultateve dhe objektivave (shiko Figurën 1). ZTHF-të përfshijnë përgjegjësitë ndërinstitucionale të UNICEF-it dhe partnerët e tij humanitarë, si dhe koordinimin me autoritetet, dhe ato shprehin një zotim të qartë ndaj zhvillimit të kapaciteteve në veprimin humanitar;

• Mbështeten në parimet e të drejtave të njeriut dhe humanitare, dhe ato janë një gur themeli i veprimit humanitar të UNICEF-it;

• Aktivizohen nga një rënie e shpejtë në situata të ngjashme dhe mirëqenien e një numri të madh fëmijësh dhe grash, situatë e cila kërkon ndërmarrjen e një veprimi të jashtëzakonshëm;

• Përfshijnë strategji të qarta për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë dhe zhvillimin e kapaciteteve vendore në të gjitha fazat e veprimit humanitar, përfshirë gatishmërinë. Përshtatshmëria dhe efektiviteti janë prioritare për përmbushjen e zotimeve të përcaktuara të ZTHF-ve;

• Përqendrohen në ndërmarrjen e veprimit përgjatë tetë javëve të para kritike të përgjigjes humanitare dhe ofrojnë udhëzime për veprime përtej saj, për të arritur drejt standardeve të përcaktuara;

3 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, “Politika e Programit dhe Manuali i Procedurës: Operacionet e Programit”, UNICEF, New York, 22 janar 2009.

Page 9: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

5Korniza, parimet dhe besueshmëria

• Përfshijnë si programin dhe angazhimet operative, që përkojnë me programet e bazuara në rezultate dhe fushat të nevojshme për një përgjigje efektive;

• Ofrojnë udhëzime në politikat e brendshme të UNICEF-it, me bindjen se forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit është çelësi për suksesin e veprimit të tij humanitar.

Brenda kontekstit të bashkëpunimit dhe në varësi të mundësisë për qasje, siguri dhe disponimin e fondeve, UNICEF-i, me partnerët e tij, zotohet të sigurojë ofrimin e shërbimeve. Roli i UNICEF-it dhe ai i partnerëve të tij do të jetë në varësi të kushteve vendore dhe kapaciteteve përkatëse.

1.4 Përforcimi i kornizës së programimit të UNICEF-it

ZTHF-të janë një komponent përbërës i Programeve të UNICEF-it për vendin sepse ato:

• njohin lidhjen ndërmjet veprimit humanitar dhe zhvillimit, dhe ofrojnë një fokus të qartë për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë;

• theksojnë rolin kritik të gatishmërisë për reagim të shpejtë;

• ofrojnë një platformë për rimëkëmbjen e hershme;

• krijojnë një kornizë për të vlerësuar dhe mësuar.

1.5 Analiza në kontekst

Për vënien në zbatim e ZTHF-ve, mblidhet informacion me anë të analizës në kontekst që përfshin:

• Ndikimin e zhvillimeve politike dhe zhvillimet që lidhen me sigurinë tek vajzat, djemtë, gratë dhe burrat, si dhe

Figura 2: Afati kohor për emergjencat e papritura

Afati kohor për dhënien e përgjigjes përcakton momentin e përshtatshmërisë për emergjencat që ndodhin papritur:

• 72 orët e para përfshijnë veprime të nevojshme për drejtimin dhe procese operative.

• 8 javët e para përfshijnë veprime të përshtatshme për përgjigjet kritike dhe rimëkëmbjen e hershme.

• Veprimet e rimëkëmbjes së hershme në ZTHF-të janë veprime dhe qasje të cilat duhet të zbatohen menjëherë dhe paralelisht me përgjigjen e menjëhershme.

Page 10: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

6 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

ndërlikimet e tyre për operacionet dhe përgjigjen e UNICEF-it dhe partnerët e tij, përfshirë qasjen humanitare dhe avokimin;

• Shqyrtimi i punës së vazhdueshme nga agjencitë humanitare dhe aktorë të tjerë, si dhe i strategjisë dhe operacioneve të misioneve të OKB-së, kur shfrytëzohen;

• Analizimi i të dhënave të ndara për nga mosha dhe gjinia e të gjitha shkeljeve të rënda kundër fëmijëve, përfshirë ato të përshkruara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit mbi rekrutimin e fëmijëve, sulmet në shkolla apo spitale, dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe grave (shiko RKS-të 1882, 1820, dhe 1888 përkatësisht), si dhe rëndësinë e tyre në raportimin dhe përgjigjen e UNICEF-it;

• Vlerësimi i ndikimit që ka kriza humanitare në sektorë të veçantë të programit për të përcaktuar përparësitë dhe koordinuar përgjigjen;

• Identifikimi i mundësive për të mbështetur rimëkëmbjen e vajzave, djemve, grave dhe burrave brenda sektorëve të programit.

1.6 Parimet humanitare

UNICEF-i zotohet të zbatojë në praktikë parimet humanitare në Veprimin e tij Humanitar. Këto parime përfshijnë:

• Humanizmi: mbështetja e parimit se të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e çdo moshe do të trajtohen në mënyrë njerëzore në të gjitha rrethanat duke shpëtuar jetë dhe lehtësuar vuajtjet, ndërkohë që sigurohet respekti për individin;

• Paanësia: garantohet që ndihmesa që i ofrohet gjithë atyre që janë duke vuajtur, bazuar vetëm në nevojat dhe të drejtat e tyre, në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë lloj diskriminimi;

• Neutraliteti: zotimi për të mos mbajtur anë në luftime dhe mos angazhimi në mosmarrëveshje me karakter politik, racial, fetar apo ideologjik.

Parimet humanitare përforcohen me anë të rritjes së ndërgje-gjësimit, ngritjen e besimit dhe avokim për të drejtat e fëmijëve në situata humanitare, së bashku me autoritetet shtetërore, subjektet jo-shtetërore dhe komunitetet.

Page 11: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

7Korniza, parimet dhe besueshmëria

1.7 Qasja në program bazuar te të drejtat e njeriut

UNICEF-i ka marrë zotimin që në gjitha veprimet humanitare të çojë përpara realizimin e të drejtave të njeriut përmes kornizës të qasjes në program bazuar te të drejtat të njeriut. Kjo qasje identifikon mbajtësit e të drejtave dhe të drejtave të tyre, si dhe bartësit përkatës të detyrave dhe detyrimeve të tyre. Kjo qasje synon të forcojë kapacitetet e mbajtësve të të drejtave që ata të mund të ngrenë pretendimet e tyre, dhe që bartësit e përgjegjësive të përmbushin detyrimet e tyre. Ajo përqendrohet në realizimin e të drejtave të popullsisë së përjashtuar dhe marxhinalizuar, dhe të atyre të drejtave që janë në rrezik shkelje. ZTHF-të vendosin në qendër të veprimit humanitar fëmijët dhe gratë, si pjesëmarrës aktivë dhe jo si përfitues të ndihmesës.

Zbatimi në praktikë i qasjes në program bazuar te të drejtat e njeriut do të duhet të përshtatet në kontekstin e situatave humanitare, dhe të njohë, në veçanti, sfidat e tjera që lindin në situatat humanitare komplekse. Duhet të merret parasysh roli i agjencive humanitare si bartëse të përgjegjësive në emergjencat komplekse, siç parashikohet nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

UNICEF-i, me mbështetjen e partnerëve të tij, është zotuar të përforcojë një qasje në program mbi bazën e të drejtave të njeriut në veprimet humanitare me anë të:

• Trajtimit të pabarazive dhe dallimeve gjatë analizimit, hartimit të programit, zbatimit dhe monitorimit, duke pranuar se pabarazitë mund të shkaktojnë ose shtojnë dobësitë në krizat humanitare;

• Nxitjes së pjesëmarrjes së fëmijëve, adoleshentëve, grave dhe popullatave të prekura, duke i përfshirë në analizimin, projektimin dhe monitorimin e programeve humanitare;

• Përforcimit të kapaciteteve të autoriteteve shtetërore dhe joqeveritare, si dhe organizatave të komunitetit si strategji thelbësore për veprimin humanitar të përbashkët dhe efektiv;

• Avokim për të drejtat e njeriut dhe zërat e fëmijëve dhe grave si një element përbërës i veprimit humanitar.

1.8 Barazia gjinore në veprimin humanitar

Qasja në program duke u bazuar te të drejtat e njeriut dhe programimi me bazë barazinë gjinore janë qasje që në mënyrë reciproke plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën.

Page 12: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

8 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Termi ‘barazi gjinore’4 ka të bëjë me gëzimin në mënyrë të barabartë të të mirave, mundësive, burimeve dhe shpërblimeve me vlerë sociale ndërmjet vajzave, djemve, grave dhe burrave. Barazia nuk do të thotë që vajzat, djemtë, gratë dhe burrat janë të njëjtë ndërmjet tyre, por që ata të gëzojnë të drejtat, mundësitë dhe shanset që ofron jeta nuk varen apo kufizohen nga fakti nëse kanë lindur femër apo mashkull.

Krizat humanitare mund të përkeqësojnë pabarazitë gjinore që ekzistonin qysh më herët, dhe mund të çojnë të rritjen e rrezikut, përjashtimit dhe diskriminimit. Gjithsesi, ato mund të ofrojnë mundësi për ndryshim pozitiv, duke lejuar një shmangie në rolet, qëndrimet, besimet tradicionale dhe praktikat e përjashtimit.

UNICEF-i ka marrë zotimin të garantojë që barazia gjinore të përfshihet në mënyrë të vazhdueshme në programet e saj të parandalimit të fatkeqësive, përgjigjeve humanitare dhe rimëkëmbjes. Nxitja e barazisë gjinore në veprimin humanitar arrihet në mënyrë më efektive duke siguruar që ndihma dhe mbrojtja e ofruar të planifikohen dhe zbatohen në përfitim të vajzave, djemve, grave dhe burrave, në përputhje me një analizë të të drejtave, nevojave dhe kapaciteteve të tyre. Kjo gjë bën që situata të kuptohet sa më saktë, lehtëson planifikimin e përgjigjeve sa më të përshtatshme, nxjerr në pah mundësitë dhe burimet brenda komunitetit të prekur, dhe ofron një lidhje ndërmjet ndihmesës humanitare dhe zhvillimit afatgjatë.

1.9 Parimi “mos bëj dëm”

UNICEF-i zotohet të zbatojë parimin “mos bëj dëm”. Kjo nënkupton që veprimi humanitar duhet: • Të shmangë përkeqësimin e dallimeve dhe duhet të

shmangë diskriminimin ndërmjet popullatave të prekura në bazë të shkaqeve të krizës;

• Të qëndrojë larg krijimit apo të rëndojë degradimin e mjedisit;

• Të shmangë krijimin ose ashpërsimin e konfliktit dhe pasigurisë për popullatat e prekura;

4 Termi “gjinore” i referohet karakteristikave sociale dhe mundësive që lidhen me të qenit mashkull apo femër, dhe marrëdhënieve ndërmjet vajzave, djemve, grave dhe burrave. Këto karakteristika janë specifike sipas kontekstit dhe kohës dhe janë të ndryshueshme. Në shumë shoqëri ka dallime dhe pabarazi ndërmjet grave dhe burrave në përgjegjësitë që iu caktohen, aktivitetet që duhet të kryejnë, qasjen në dhe kontrollin mbi burimet, si dhe mundësitë për marrjen e vendimeve (Zyra e Këshilltarit të Posaçëm për çështjet gjinore dhe përparimin e grave, “Koncepte të rëndësishme që janë në themel të mendësisë gjinore”, Fleta e Fakteve 2, OSAGI, New York, gusht 2001).

Page 13: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

9Korniza, parimet dhe besueshmëria

• Të marrë në konsideratë nevojat e veçanta të grupeve më të rrezikuara të fëmijëve dhe grave, përfshirë personat e zhvendosur brenda vendit, të miturit e pashoqëruar dhe me aftësi të kufizuara, si dhe të zhvillojë ndërhyrje që kanë lidhje dhe që kanë në objektiv programin.

1.10 Normat dhe standardet botërore

Në përpjekjet e saj humanitare, UNICEF-i mbështetet në një tërësi normash dhe standarde botërore, si nga forumet ndërqeveritare dhe partneritetet humanitare. Këto norma dhe standarde përfshijnë:

• Të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe parimet e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu Konventën për të drejtat e Njeriut dhe Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave;

• Të drejtën ndërkombëtare humanitare, përfshirë këtu Konventat e Gjenevës, të cilat kontribuojnë në përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të agjencive humanitare në konfliktet e armatosura;

• Parimet humanitare, që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare humanitare dhe përcaktohen në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, të cilat janë hartuar për t’u zbatuar në të gjitha veprimet humanitare;

• Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, në veçanti Rezoluta 46/182 e cila parashikon, ndër të tjera, ngritjen e Komitetit për Koordinimin Ndërinstitucional (KKNI) dhe detyrat e Kombeve të Bashkuara, më mbështetjen dhe forcimin e kapacitetit të shtetit për reagimet ndaj emergjencave për t’u kujdesur për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera;

• Rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, përfshirë ato që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga konflikti i armatosur;

• Standardet globale humanitare ekzistuese dhe ato që lindin, përfshirë Kartën Humanitare dhe Standardet minimale në reagimin ndaj fatkeqësive (standardet e sferës) dhe standardet minimale të Rrjetit të Agjencive për Arsimin në Raste Emergjencash (RRAARE), të cilat përcaktojnë standardet minimale në fushat thelbësore të ndihmës humanitare me qëllim përmirësimin e cilësisë së ndihmës që i ofrohet njerëzve të prekur nga fatkeqësitë dhe përmirësimin e besueshmërisë ndaj sistemit humanitar në rast reagimi ndaj fatkeqësive.

Page 14: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

10 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

1.11 Monitorimi, analiza dhe vlerësimi

UNICEF-i është zotuar të mbështesë veprimin humanitar me anë të monitorimit, analizës dhe vlerësimit sistematik të performancës kundrejt standardeve në bashkëpunim me partnerët e tij. Kjo përfshin:

• Monitorimin dhe analizimin e situatës së fëmijëve, adoleshentëve dhe grave në mënyrë ë vazhdueshme, të drejtpërdrejtë dhe së bashku me partnerët, për të siguruar vlerësime të përbashkëta e të shpejta dhe reagim humanitar në kohë;

• Mbështetjen e veprimit humanitar mbi bazën e vlerësimeve të shpejta të kryera me partnerët dhe popullatat e prekura, përfshirë fëmijët, adoleshentët dhe gratë. Këto vlerësime, të kryera nëpërmjet mekanizmave të përbashkëta ndërmjet agjencive ose në mënyrë të pavarur, janë hapi i parë i rëndësishëm në përcaktimin e reagimit humanitar;

• Matjen e progresit për të identifikuar dhe trajtuar rezultatet për fëmijët dhe gratë kundër mungesës së standardeve, si dhe për të menaxhuar dhe pasur rezultate më të mira të reagimit humanitar. Standardet e miratuara në kuadër të ZTHF-ve përfaqësojnë nivelet e pranuara botërisht të performancës për reagimin humanitar, të tërhequr nga standardet ndërinstitucionale, përfshirë standardet e sferës dhe standardet minimale të RRAARE. UNICEF-i dhe partnerët e tij do të përcaktojë kontributet përkatëse në arritjen e standardeve sipas rastit për çdo kontekst që paraqet vendi dhe brenda kuadrit të Ekipit Humanitar për Vendin (EHV) dhe përpjekjet e koordinimit kuadër;

• Vlerësimin për të siguruar një analizë më të thellë dhe përshtatjen me kontekstin të performancës, duke marrë parasysh çështjet e qasjes, sigurisë dhe fondet në dispozicion;

• Drejtimin e performancës së tij në lidhje me ZTHF-të drejt një besueshmërie më të gjerë të menaxhimit organizativ dhe funksioneve mbikëqyrëse, në pajtim me kornizën kuadër të UNICEF-it për besueshmërinë. Kjo kërkon zotimin si për të qenë në gatishmëri ashtu kundrejt reagimit.

Duke marrë parasysh qasjet e ndryshme të partnerëve, në veprimin humanitar do të zbatohen parimet dhe praktikat e rregullta të UNICEF-it për auditin, të mbështetura nga organizata. UNICEF-i do të kryejë, kur është e mundur, auditime në fazat e hershme të operacioneve humanitare duke bërë të mundur rregullime të vazhdueshme të programit.

Page 15: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

11Korniza, parimet dhe besueshmëria

1.12 Reforma humanitare ndërinstitucionale

Për të pasur veprim humanitar të suksesshëm, elementet kryesore janë koordinimi dhe bashkëpunimi. UNICEF-i është plotësisht i zotuar për të ndërmarrë reformën ndërinstitucionale humanitare, dhe e mbështet atë nëpërmjet:

• Ofrimit të drejtimit dhe pjesëmarrjes në grupe dhe sektorë të caktuar;

• Partneritetet të cilat bëjnë që UNICEF-i të angazhohet në bashkëpunime dhe punë parimore që janë në përputhje me normat e pranuara ndërkombëtarisht dhe që përforcojnë zbatimin praktik të parimeve të bashkëpunimit në partneritet;

• Financimi i partnerëve në kohë dhe në mënyrë fleksibël;

• Pjesëmarrja dhe dhënia e kontributit në udhëheqjen humanitare strategjike dhe efektive.

1.13 Qasja e integruar në program

Qasja e integruar në program përdoret për të siguruar një lidhje të ngushtë ndërmjet angazhimeve sektoriale si dhe për të përforcuar ndërlidhjet midis fazave të ndryshme të veprimit humanitar. Integrimi arrihet duke:

• ulur rrezikun nga fatkeqësitë për të minimizuar dobësitë dhe për të zvogëluar rreziqet nga katastrofat për fëmijët dhe gratë gjatë gjithë programimit. Kjo arrihet duke investuar në paralajmërimin e hershëm dhe gatishmërinë emergjente, dhe duke forcuar aftësinë e rikuperimit të shpejtë nga katastrofat;

• siguruar një rol thelbësor të gatishmërisë që do të çojë në një reagim humanitar të shpejtë, efektiv dhe në kohën e duhur;

• menaxhuar rezultatet dhe standardet për të siguruar që shuma e të gjitha ndërhyrjeve të jetë e mjaftueshme për të arritur rezultatet e pritura. Kjo nxitet nga vendimet e drejtimit strategjik mbështetur dhe informuar të dhënat më të përditësuara, vlerësimet, standardet, objektivat dhe monitorimin e performancës;

• filluar rimëkëmbjen e hershme paralelisht me reagimin humanitar, për të mbështetur rezultatet e ndërhyrjeve për shpëtimin e jetëve, për të mbështetur nismat vetjake për rimëkëmbjen e popullsisë së prekur, për të përfituar nga fillimi i fazës së hershme të rimëkëmbjes, dhe për të ulur cenueshmërinë ndaj rrezikut të krizave

Page 16: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

12 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

të ardhshme. UNICEF-i do të angazhohet në mënyrë aktive në rimëkëmbjen e hershme dhe të mekanizmave institucionalë post-krizës, përfshirë vlerësimin e nevojave, strategjitë e rimëkëmbjes, mobilizimin e burimeve, shpërndarjen e programeve dhe proceseve të integruara mision-planifikim në të gjitha nivelet, kur ato shfrytëzohen.

1.14 Avokimi

Avokimi kuptohet si përpjekje e qëllimshme, mbi bazën e evidencave të dëshmuara, që synojnë të bindin vendimmarrësit të miratojnë politika dhe të ndërmarrin veprime për të nxitur dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe grave në situata humanitare. Kjo gjë synon të komunikojë legjitimitetin dhe parësinë e perspektivave të tyre për të ndihmuar në trajtimin e programimit kryesor humanitar apo boshllëqet e politikës. Avokimi për fëmijët dhe gratë:

• është pjesë përbërëse e veprimit humanitar;

• duhet të përshtatet me kontekstin dhe, kur është e mundur, të mbështet në evidenca, dhe duhet të përfshijë gamën e plotë të palëve të interesit, përfshirë qeveritë, politikë-bërësit, organizatat ndërkombëtare dhe subjektet jo-qeveritare;

• duhet të bazohet në Konventën për të drejtat e njeriut, Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, dhe në instrumente të tjera juridike ndërkombëtare, marrëveshjet e paqes, si dhe angazhime të tjera të ndërmarra nga qeveritë dhe subjektet joqeveritare;

• jep rezultatet më të mira kur ndërmerret mbi bazë kolektive dhe në bashkëpunim me partnerë të tjerë;

• çon në veprime specifike të cilat synojnë të tërheqin mbështetje më të madhe politike, njerëzore dhe financiare; lehtëson qasje më të mirë humanitare; promovon respektimin e ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare; dhe bën që autorët e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve të mbajnë përgjegjësitë. Në një situatë humanitare, mungesa e mbrojtjes së kauzës mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e UNICEF-it dhe partnerëve të tij për të ofruar shërbime.

UNICEF-i, në bashkëpunim me partnerë të tij, do të marrë parasysh të gjitha ndikimet e mundshme anësore që vijnë si pasojë e zbatimit të strategjive avokuese mbi sigurinë e personelit, programet e vendit dhe popullsinë e cenueshme.

Page 17: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

13Korniza, parimet dhe besueshmëria

1.15 Komunikimi për zhvillimin

Komunikimi për zhvillimin në emergjenca kërkon të ndajë informacionin përkatës, të orientuar ndaj aksionit, në mënyrë që, ku godasin katastrofat, njerëzit e komuniteteve të prekura të jenë në dijeni se çfarë duhet të bëjnë për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve, përfshirë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit dhe grupe të tjera veçanërisht të cenueshëm. Ai është një proces konsultativ ndërmjet programit dhe specialistëve të komunikimit, autoriteteve vendore, agjentëve të ndryshimit dhe komuniteteve.

Shpesh gabohet kur presupozohet se komunitetet e prekura nga situata humanitare janë shumë të tronditur dhe të pafuqishëm për të marrë përgjegjësi. Në fakt, shumë njerëz, përfshirë fëmijët, janë në gjendje të kthehen në normalitet shumë më shpejt kur japin një dorë për të ndihmuar të tjerët dhe veten e tyre gjatë dhe pas një emergjence. Komunikimi për zhvillimin ndihmon në:

• Mbështetjen e programeve sektoriale për të këshilluar të rriturit, fëmijët dhe të rinjtë e grupeve të prekura nga fillimi i krizës. Kjo gjë ka rezultuar se është një faktor kyç në uljen e vdekjeve dhe nxitjen e shërimit psikologjik, kohezionit dhe mobilizimit social;

• Krijimin e aleancave dhe bën bashkë palët e interesit;

• Krijimin e një qendre për arsimin shëndetësor dhe koordinimin e komunikimit;

• Përqendrimin apo ri-vendosjen e praktikave pozitive individuale dhe shoqërore;

• Kryerjen e një vlerësimi të shpejtë të kanaleve dhe burimeve të komunikimit;

• Vlerësimet sektoriale, të cilat ndihmojnë në identifikimin e praktikave me rrezik të lartë që kanë ndikime në komunikimin për ndryshimin e sjelljes, si dhe mundësitë për zhvillimin e mekanizmave të reagimit të bazuara në komunitet.

Page 18: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

14 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

1.16 Menaxhimi dhe vlerësimi i rrezikut

Një qasje konsistente për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut është e nevojshme në të gjitha partneritetet dhe programimet e UNICEF-it. Forcimi i menaxhimit të rrezikut është veçanërisht i rëndësishëm në veprimin humanitar për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë dhe nga katastrofat, si dhe një mjedis operativ më kompleks. Parimet e UNICEF-it për menaxhimin e rrezikut5 përfshijnë:

• Pranimin e rrezikut kur përfitimet tejkalojnë shpenzimet, dhe të parashikohet dhe menaxhohet rreziku duke planifikuar të papriturat dhe zbutjen e rreziqeve të identifikuara;

• Marrja e vendimeve të menjëhershme duke pranuar se menaxhimi i rreziqeve është thelbësor për suksesin. Strategjia më e mirë do të përfshinte një kombinim të reagimeve të ndryshme ndaj rreziqeve të ndryshme;

• Llogaritja e rreziqeve dhe gjetja e risive që nuk janë kundërshtuar nga masat e kontrollit apo kërkesat e pajtueshmërisë, dhe të nxiten veprimeve të reja, ndërsa shfrytëzohen praktikat të shëndosha të menaxhimit.

5 Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, “Politika e UNICEF-it për menaxhimin e rrezikut”, UNICEF, New York, maj 2009

Page 19: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

15Zotimet e programit

II: Zotimet e programit

Zotimet e programit të ZTHF-ve në veprimin humanitar ngrihen mbi standardet përkatëse që rrjedhin nga standardet globale në fushat përkatëse të programimit. Ato janë hartuar për të lejuar UNICEF-in dhe partnerët e tij për të kontribuar në arritjen e standardeve në mënyrë kolektive, në varësi të kapaciteteve.

Standardet e ZTHF-ve janë nivelet e performancës të pranuara botërisht për reagimin humanitar, të nxjerra nga standardet ndërinstitucionale, përfshirë Standardet minimale të RRAARE dhe Standardet e sferës, si dhe rezultatet e diskutimeve në forumet bazë dhe ndërministrore (në veçanti në rastin e standardeve për mbrojtjen e fëmijëve). Përdorimi i standardeve të pranuara botërisht janë në një linjë me ZTHF-të për reformën humanitare.

UNICEF-i kontribuon me zotimet e programit përmes veprimeve të programit. UNICEF-i ka identifikuar se veprimet kyç si gatishmëria, reagimi dhe rimëkëmbja e hershme kontribuojnë në çdo angazhim sektorial, në bazë të dëshmive të disponueshme dhe praktikave më të mira, duke pranuar se partnerët venë në punë strategji të ndryshme për të arritur drejt standardeve globale për fëmijët në veprimin humanitar.

Zotimet e programit specifike të sektorit mbulojnë ushqyerjen, shëndetin, ujin, kanalizimet dhe higjienën (UKH), HIV-in dhe AIDS-n, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Këto veprime bazohen në shqyrtimin, monitorimin dhe vlerësimin e shpejtë, angazhimet operative, furnizimin, komunikimet për zhvillim, dhe sigurinë (shiko Figurën 3).

Page 20: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

16 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.1 Monitorimi i performancës

UNICEF-i shfrytëzon sistemin e tij të monitorimit të performancës për matjen e zhvillimit të arritur në objektivat e ZTHF-ve. Partnerët mund të shfrytëzojnë mekanizma të ndryshëm për të kryer monitorimin e performancës së tyre.

Monitorimi i progresit është një element i sistemit të gjerë të UNICEF-it për menaxhimin e performancës (shiko Figurën 4). Kjo veprimtari ofron informacion mbi progresin drejt arritjes së standardeve të ZTHF-ve, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhet të mbulohen. Monitorimi i performancës është thelbësor për të identifikuar se ku nuk janë përmbushur ZTHF-të dhe në mobilizimin e burimeve për të trajtuar këto mangësi.

Figura 3: Zotimet operative dhe të programit

Siguria

Ushqyerja

Shqyrtimi i shpejtë, monitorimi dhe vlerësimi

Angazhimet operative

Media dhe

komunikimi

Shëndetësia

Burimet njerëzore

Mobilizimi i burimeve

Financa dhe

menaxhimi

Zotimet e programit

UKH Mbrojtja e fëmijës

Avokimi

Komunikimi për Zhvillim

Furnizimi

HIV dhe SIDA

Teknologjia e informacionit

dhe komunikimit

Arsimi

Page 21: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

17Zotimet e programit

Monitorimi i ofron administratës informacion mbi cilësinë, sasinë dhe afatet kohore të progresit drejt arritjes së rezultateve për fëmijët dhe gratë në kuadër të ZTHF-ve. Monitorimi i performancës së ZTHF-së ka tregues përkatës për secilin standard. Aty ku nuk është i mundur monitorimi i treguesve standardë, mund të përdoren tregues të përafërt.

Mbledhja e të dhënave kërkon bashkëpunimin e partnerëve. Të dhënat raportohen nëpërmjet tre sistemeve:

• Raporteve vjetore të Zyrës për Vendin (ZV), DevInfo apo platformave të tjera kombëtare apo të mbështetura nga EHV për raportimin mbi arritjet e programit;

Figura 4 Monitorimi i Performancës së ZTHF-ve

Gatishmëria(programi dhe operacionet)

Sistemi i PH/VP

Reagimi i operacioneve

Reagimi i programit

Monitorimi i planit të punës

VISION

Monitorimi dhe raportimi performancës së ZV-së

Garancia e sigurisë së ZR-së

Monitorimi i mbështetjes së ZQ-ZR

Mbledhja e të dhënave me partnerët

DevInfo ose platforma të tjera kombëtare ose

të EHV-së

Monitorimi i performancës së bazës

Rishikimi, vlerësimi i fazës pas veprimit

Monitorimi dhe raportimi i planit strategjik afatmesëm

Page 22: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

18 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Sistemit të UNICEF-it për planifikimin e burimeve dhe menaxhimin e performancës, Sistemin Virtual të Integruar të Informacionit (VISION);

• Sistemin e UNICEF-it për paralajmërimin e hershëm/veprimin e parakohshëm (PH/VP) për raportimin mbi statusin e gatishmërisë.

Përfaqësuesit e vendeve janë përgjegjës për mbledhjen, analizimin, monitorimin dhe raportimin e progresit krahasuar me standardet ZTHF për të cilat është rënë dakord. Kur është e nevojshme, ata duhet të zhvillojnë gjithashtu tregues specifikë të përafërt për vendin. Monitorimi i performancës së ZTHF-së duhet të informojë vendimmarrësit për situatat që ndryshojnë shpejt. Monitorimi dhe raportimi i standardeve ZTHF duhet të jenë mjaft të shpeshtë, ata duhet të përcaktohen rast pas rasti nga ZV-ja dhe Zyra Rajonale (ZR), dhe duhet të përfshijnë mbledhjen e të dhënave sensitive gjinore.

Page 23: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

19Zotimet e programit

2.2 Shqyrtimi, monitorimi dhe vlerësimi i shpejtë

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Gjurmimi dhe analizimi i të gjitha situatave të mundshme dhe ekzistuese humanitare, përfshirë zonat që nuk mbulohen nga programet e vendit, me rigorozitetin e mjaftueshëm për të nxitur vlerësime të shpejta kur është e nevojshme;

• Zyra e monitorimit duhet të jetë në gatishmëri, përfshirë të ketë gati planin për gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencës dhe zbatimin e aktiviteteve të programit të gatishmërisë, duke përdorur sistemin e paralajmërimit të hershëm/veprimin e parakohshëm;

• Identifikimi i rreziqeve ekzistuese, dobësive dhe të dhënave mbi kapacitetin për të informuar bazën, reagimin dhe rimëkëmbjen;

• Bashkëpunimi me agjencitë e tjera për të zhvilluar metodologjinë, mjetet dhe sistemet e nevojshme për menaxhimin e informacionit, dhe identifikimi i kapaciteteve të trajnuara të nevojshme për të kryer vlerësimet e shpejta ndërinstitucionale;

• Identifikimi i stafit të kualifikuar për të siguruar që monitorimi i performancës të bëhet në çdo sektor;

Rezultatet strategjike të shqyrtimit, monitorimit dhe vlerësimit të shpejtë

Veprimi humanitar për vajzat, djemtë dhe gratë është efektiv, efikas dhe ndodh në kohë.

Zotimi 1: Situata e fëmijëve dhe grave monitorohet dhe analizohet mjaftueshëm, dhe kryhen vlerësime të shpejta, kur është e nevojshme.

Zotimi 2: Sistemet për standardet e performancës monitorojnë rregullisht veprimin humanitar të UNICEF-it, duke bërë të mundur matjen e zbatimit të ZTHF-ve.

Zotimi 3: Veprimi humanitar vlerësohet rregullisht krahasuar me ZTHF-të, politikat, udhëzimet, cilësinë dhe besueshmërinë e standardeve të UNICEF-it, si dhe objektivat e deklaruar të veprimit humanitar me anë të ushtrimeve vlerësuese, me partnerët kurdoherë që është e mundur

Zotimet Standardet

Standardi 1: Vlerësimet e shpejta kryhen në kohë për të gjitha situatat humanitare.

Standardi 2: ZTHF-të dhe politikat, udhëzimet dhe standardet e UNICEF-it për cilësinë dhe besueshmërinë përdoren në projektimin dhe zbatimin e standardeve të performancës.

Standardi 3: Një ushtrim vlerësues, vlerë-sim ose një formë më e lehtë e rishikimit, në varësi të burimeve dhe kontekstit, kryhet brenda 3-4 muaj kur ndodh një emergjencë e papritur, ose përfshihet në veprimet e rregullta të planifikimit strate-gjik në emergjencat kronike.

Page 24: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

20 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Sigurimi se standardet për monitorimin e performancës zbatohen në shkallë vendi, përfshirë grupimet bazë.

Reagimi

• Kryerja e një vlerësimi të shpejtë në lidhje me popullsinë e prekur, përfshirë fëmijët, adoleshentët dhe gratë, si një mekanizëm i përbashkët ndërinstitucional ose në mënyrë të pavarur, nëse është e nevojshme, për të përcaktuar reagimin humanitar fillestar;

• Sigurimi që në analizën gjinore të reflektohen vlerësimet;

• Sigurimi që ankesa dhe reagimi i shpejtë të mbështeten në monitorimin dhe vlerësimin e standardizuar të objektivave të ndihmave (SMART) dhe informacionet bazë të disponueshme, dhe ato duhet të projektohen në mënyrë për të lehtësuar monitorimin;

• Identifikimi i objektivave dhe qëllimit të vlerësimit bazuar në shkallën dhe ashpërsinë e krizës humanitare;

• Mbledhja në mënyrë sistematike e gjithë dokumentacionit përkatës për reagimin për qëllime të monitorimit dhe vlerësimit;

• Sigurimi që të mblidhet sistematikisht informacioni kyç i performancës për të gjithë sektorët, të jetë lehtësisht i arritshëm dhe të përdoren në proceset e rishikimit për të përmirësuar performancën, dhe të shërbejë si bazë për punën e ardhshme vlerësuese;

• Sigurimi që nga vlerësimet e reagimit humanitar të nxirren mësimet e marra organizative.

Rimëkëmbja e hershme

• Vlerësimet e shpejta duhet të përfshijnë vlerësimin e nevojave dhe kapaciteteve për rimëkëmbjen e hershme. Kur është e mundur dhe e përshtatshme, këto vlerësime duhet të përfshijnë autoritetet kombëtare dhe/ose vendore, si dhe popullsinë e prekur. Vlerësimet e shpejta duhet të lidhen me bazën/rrjetin e rimëkëmbjes së hershme, nëse ekziston;

• Mbështetja e përpjekjeve të mekanizmave të monitorimit, përfshirë nxitjen e integrimit të tyre në sistemet kombëtare, vendore dhe të komunitetit;

• Sigurimi që programet e rimëkëmbjes së hershme të projektohen me përfshirjen e popullsisë së prekur dhe autoritetet kombëtare dhe/ose vendore, sipas rastit, në përputhje me rezultatet;

• Sigurimi i përfshirjes së autoriteteve kombëtare dhe/ose vendore, kur është e mundur dhe e përshtatshme, në vlerësimin e projekteve të rimëkëmbjes së hershme. Duhet të përgatiten, përkthehen dhe të vihen në dispozicion të partnerëve përmbledhjet e vlerësimeve.

Page 25: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

21Zotimet e programit

2.3 Ushqyerja

Zotimet

Rezultatet strategjike të ushqyerjes Statusi i ushqyerjes tek vajzat, djemtë dhe gratë mbrohet

nga efektet e krizës humanitare.

Zotimi 1: Drejtimi efektiv është përcaktuar si baza e koordinimit ndërinstitucional për ushqyerjen, duke u lidhur me mekanizma të tjerë koordinimi të sektorëve të tjerë për problematika kritike ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Janë përcaktuar dhe/ose përforcuar sisteme të vlerësimit në kohë dhe të mbikëqyrjes së gjendjes të të ushqyerit.

Zotimi 3: Mbështetja që gratë dhe fëmijët e prekur të kenë qasje në ushqyerjen e duhur të foshnjave dhe fëmijëve në moshë të hershme.

Zotimi 4: Fëmijët dhe gratë me keqush-qyerje akute të kenë qasje në shërbime të përshtatshme.

Zotimi 5: Fëmijët dhe gratë të kenë mundë-si të marrin mikronutrientë nga ushqime të pasuruara, suplemente apo përgatitje me shumë mikronutriente.

Zotimi 6: Fëmijët dhe gratë të kenë qasje në informacion të përshtatshëm për veprim-taritë e programeve të ushqyerjes.

Standardet

Standardi 1: Mekanizmat e koordinimit ofrojnë udhëzim për të gjithë partnerët në lidhje me standardet e përbashkëta, strategjitë dhe qasjet, duke siguruar që të identifikohet i gjithë hendeku kritik i të ush-qyerit dhe cenueshmëria; gjithashtu ofron informacion mbi rolet, përgjegjësitë dhe besueshmërinë për të siguruar që të gjitha boshllëqet të trajtohen pa u publikuar.

Standardi 2: Vlerësimet e cilësisë rapor-tohen në kohë dhe ofrojnë informacion të mjaftueshëm për vendimmarrjen, përfshirë sferën dhe ashpërsinë e gjendjes së të ushqyerit, shkaqet që kanë shkaktuar kequshqyerjen dhe faktorët në kontekst.

Standardi 3: Të gjitha zonat e prekura nga emergjenca të kenë një numër të duhur të këshilltarëve të aftë UFF-së dhe/ose grupe mbështetëse funksionale.

Standardi 4: Menaxhimi efektiv që keqush-qyerja akute (norma e rimëkëmbjes është >75%, dhe normat e vdekshmërisë janë <10% në kujdesin terapeutik, dhe <3% në kujdesin suplementar) të arrijë shumicën e popullsisë së synuar (mbulimi është >50% në zonat rurale, >70% në zonat urbane, >90% në kampe).

Standardi 5: Nevojat për mikronutrientë të popullsisë së prekur të përmbushen me: >90% mbulim të veprimtarive shtesë, ose >90% të kenë qasje në burime shtesë të mikronutrientë për gratë dhe fëmijët.

Standardi 6: Aktivitetet e komunikimit përhapin informacion për shërbimet e ushqyerjes (përfshirë mënyrën se si dhe ku mund ato mund të merren) dhe bëhet ndar-ja e detyrave në të gjitha zonat e prekura nga emergjenca.

Page 26: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

22 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij në lidhje me ushqyerjen në situata humanitare; forcimi i mekanizmave ekzistues të koordinimit ose, nëse është e mundur, krijimi i tyre në bashkëpunim me autoritetet kombëtare për të siguruar që reagimi humanitar të kryhet në kohë dhe i koordinuar, dhe se ai duhet të jetë në përputhje me parimet humanitare dhe standardet dhe objektivat e rëna dakord;

• Mbështetja e një mekanizëm dhe formati për vlerësimin e shpejtë multi-sektorial që përfshin informacion me prioritet për ushqyerjen;

• Vënia në dispozicion e udhëzimeve dhe kapaciteteve për kryerjen dhe raportimin e anketave dhe vlerësimeve të shpejta mbi ushqyerjen; përkrahja e përfshirjes së vlerësimit të ushqyerjes dhe programit për monitorimin e të dhënave në sistemet kombëtare për paralajmërimin e hershëm; dhe sigurimi i të dhënave bazë mbi ushqyerjen (përfshirë të dhëna mbi kequshqyerjen para ekzistuese dhe mbizotërimin e sëmundjes dhe praktikat e ushqyerjes) për të informuar reagimin;

• Hartimi i udhëzimeve të integruara për menaxhimin e kequshqyerjes akute; vlerësimi i mbulimit të shërbimeve ekzistuese për menaxhimin e kequshqyerjes së rëndë akute (KRA), dhe krijimi i një plani për furnizimin dhe shpërndarjen në raste të papritura;

• Hartimi i udhëzimeve mbi mikroelementet dhe vendosja e partneriteteve për zbatimin e aktiviteteve emergjente për mikronutrientët. Hartimi i një plani dhe mekanizmi emergjence për prokurimin dhe shpërndarjen e të gjitha furnizimeve të nevojshme për ndërhyrjet emergjente me mikronutrientë (vitamina A, kripa e jodizuar, suplemente me mikronutrientë), përfshirë mbajtjen e stokut apo

Arsyetimi/evidencat teknike: ZTHF-të për ushqyerjen synojnë të trajtojnë shkaqet kryesore të përkeqësimit të ushqyerjes dhe vdekjen duke mbrojtur statusin e të ushqyerit tek fëmijët dhe gratë, përfshirë statusin e tyre ushqyerjes me mikronutrientë, dhe duke identifikuar dhe trajtuar ata që vuajnë tashmë nga kequshqyerja duke përdorur ndërhyrje të bazuara në fakte dhe në bazë të marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe standardet ekzistuese institucionale (si p.sh., të ashtuquajturat standardet Sphere).

Në mbarë botën, më shumë se një e treta e të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç vijnë për shkak të kequshqyerjes, qoftë si shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes, ose si pasojë e dobësimit të rezistencës së trupit nga sëmundjet. Rreziku i vdekshmërisë nga kequshqyerja akute lidhet drejtpërdrejt me ashpërsinë e kequshqyerjes. Një fëmijë që vuan nga kequshqyerja e rëndë akute ka nëntë herë më shumë gjasa që të vdesë se sa një fëmijë i mirë-ushqyer. Pasojat e dëmshme nga mungesa e mikronutrientë tek gratë dhe foshnjat përbëjnë rrezikun më të madh të vdekjes së nënës gjatë lindjes, sjellja në jetë e një foshnje nënpeshë apo me shëndet mendor të dëmtuar, dhe me shëndet dhe zhvillim të dobët të foshnjave që ushqehen me gji. Për fëmijët e vegjël, mungesa e mikronutrientëve rrit rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve infektive dhe zhvillimin e dëmtuar fizik dhe mendor.

Sigurimi i ushqimeve të pasuruara dhe i suplementeve me mikronutrientë është një pjesë përbërëse e reagimit. Për më tepër, duke qenë se fëmijët që ushqehen me gji kanë të paktën gjashtë herë më shumë gjasa për të mbijetuar në muajt e parë, mbështetja, nxitja dhe mbrojtja e ushqyerjes me gji është thelbësore për parandalimin e kequshqyerjes dhe vdekshmërisë tek foshnjave në raste emergjente.

Page 27: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

23Zotimet e programit

marrëveshjeve për pasjen e gjendjes me furnizues të suplementeve me mikronutrientë;

• Mbështetja dhe ofrimi i udhëzimeve për sasitë e duhura të cilësisë së ushqimeve plotësuese që duhen shtuar në shportën e ushqimit; përcaktimi i ndërhyrjeve thelbësore të ushqyerjes së foshnjës dhe fëmijës në moshë hershme të (UFF) në skenarët e emergjencës; hartimi, përkthimi dhe vënia në dispozicion e materialeve të përshtatshme për UFF-të; dhe përfshirja e UFF-së emergjente në trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve dhe këshilltarëve të shëndetësisë;

• Përcaktimi i kapaciteteve të komunitetit dhe kanaleve ekzistuese të komunikimit për të identifikuar ato më efektivet për të shpërndarë informacion mbi ushqyerjen, dhe përgatitja e mesazheve të përshtatshme të ushqyerjes që të përfshihen në iniciativat e komunikimit multi-sektoriale;

• Përgatitja e planeve të furnizimit, strategjive të shpërndarjes dhe marrëveshjeve afatgjata, me furnizimin dhe logjistikën, kur është e mundur në nivel lokal.

Reagimi

• Forcimi dhe/ose krijimi i mekanizmave të koordinimit të bazës/ndërinstitucional mbi ushqyerjen për të siguruar një vlerësim të shpejtë të sektorit të ushqyerjes; hartimi i një plan veprimi ndërinstitucional për ushqyerjen dhe koordinimi i zbatimit të një përgjigje të harmonizuar dhe të përshtatshme për të trajtuar të gjitha mangësitë kritike të ushqyerjes dhe dobësitë e identifikuara në vlerësimin e shpejtë, përfshirë ato për fëmijët dhe gratë;

• Kryerja e një vlerësimi të shpejtë multi-sektorial, përfshirë informacionin kyç për ushqyerjen, brenda javës së parë të një emergjence, dhe një vlerësimi të shpejtë në nivel familje për mënyrën e të ushqyerit brenda gjashtë javësh;

• Monitorimi i donacioneve të pa kërkuara, shpërndarja dhe përdorimi i zëvendësuesve të qumështit të gjirit ose qumësht pluhur, dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese;

• Në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit, të sigurohet menaxhimi i duhur i kequshqyerjes së moderuar akute tek fëmijët dhe të ushqyerit shtesë për grupet e prekura, përfshirë gratë shtatzëna dhe që ushqejnë fëmijët me gji, sipas nevojave të identifikuara;

• Mbështetja e kapaciteteve ekzistuese për menaxhimin e KRA-ve për fëmijët në nivel komuniteti dhe objekti, si dhe fillimi dhe mbështetja e të ushqyerit shtesë terapeutik siç kërkohet për të arritur nevojat e llogaritura të popullsisë;

• Mbështetja dhe krijimi i një sistemi për mobilizimin e komunitetit, si dhe për identifikimin dhe referimin e kequshqyerjes akute;

• Sipas kontekstit, të garantohet dhënia e dozave të larta të vitaminës A suplement me vaksinimin për të gjithë fëmijët 6-59 muajsh, dhe të kurohen për parazitë të gjithë fëmijët (12-59 muajsh) në bashkëpunim me punonjësit e sektorit shëndetësor;

Page 28: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

24 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Sigurimi që kripa e jodizuar të përfshihet në shportën ushqimore emergjente. Nëse kjo nuk është e mundur dhe kur konsumi familjar është më pak se 20 për qind, të merren masa për të shpërndarë suplemente të vaji të jodizuar për fëmijët 6-24 muajsh dhe gratë në moshë riprodhuese;

• Ofrimi i preparateve me mikroelemente të shumtë për fëmijët 6-59 muajsh vjeç6, përveç nëse jepen ushqime të forcuara plotësuese, dhe suplemente me mikroelemente të shumtë për gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijën me gji;

• Mbrojtja, mbështetja dhe nxitja e fillimit të hershëm dhe ushqyerja ekskluzive e foshnjave me qumësht gjiri, përfshirë krijimin e hapësirave të sigurta për këshillimin e grave shtatzëna dhe atyre qe ushqejnë fëmijët me gji; përkrahja e ushqyerjes së sigurt dhe të përshtatshme për foshnjat që nuk ushqehen me qumësht gjiri më pak se 6 muajsh7, ndërkohë që ulet rreziku i ushqyerjes artificiale; ofrimi i këshillimit të duhur në lidhje me mundësitë e ushqyerjes së foshnjave dhe ndjekja e rasteve dhe mbështetja e nënave pozitive me virusin HIV; dhe, së bashku me Programin Botëror të Ushqimit dhe partnerët, të sigurohen vënia në dispozicion e ushqimeve të sigurta, të përshtatshme dhe të pranueshme plotësuese për fëmijët;

• Marrja parasysh e mendimit të komunitetit për zhvillimin dhe zbatimin e programit të komunikimit, dhe përfshirja e mesazheve të përshtatshme për ushqyerjen dhe të bazuara në fakte në të gjitha aktivitetet komunikuese të programit;

• Identifikimi dhe transmetimi i të dhënave për Furnizimin dhe Logjistikën.

Rimëkëmbja e hershme

• Koordinimi i të ushqyerit dhe veprimi duhet të lidhen me zhvillimin dhe rimëkëmbjen afatgjatë duke aplikuar teknologji, strategji dhe qasje të qëndrueshme për të forcuar kapacitetin kombëtar të sektorit të ushqyerjes; lidhja me strategjitë kombëtare dhe bazën/rrethin ekzistues të rimëkëmbjes së hershme; dhe krijimi i një mekanizmi raportimi për të informuar vendimmarrjen;

• Paraqitja, përforcimi dhe/ose përshtatet një sistemi informimi mbi ushqyerjen (përfshirë monitorimin rutinë të të dhënave nga programet e menaxhimit të kequshqyerjes, rezultatet e sondazheve të ushqyerjes dhe të dhënat e mbikëqyrjes) për të lehtësuar analizën kombëtare apo rajonale të situatës dhe vendimmarrjes për të zgjeruar uljen dhe parandalimin e rrezikut nga katastrofat;

• Nxitja e diskutimit mbi politikën kombëtare, strategjinë dhe udhëzimet për menaxhimin e qëndrueshëm të KRA-ve, nëse nuk ka;

6 Formulimet aktuale të pluhurave me mikroelemente të shumta nuk duhet t’iu ofrohen fëmijëve në zonat endemike të malaries për shkak të përmbajtjes së hekurit. Politikat për këto rrethana janë në zhvillim e sipër.

7 IFE Core Group, Ushqyerja e Foshnjave dhe Fëmijëve në Emergjenca: Udhëzues zbatimi për stafin e emergjencave dhe menaxherët e programit, Oxford, IFE Core Group, Oxford, shkurt 2007, version 2.1

Page 29: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

25Zotimet e programit

• Hartimi i aktiviteteve mbi mikroelementet dhe mbështetja në kapacitetet ekzistuese kombëtare, dhe fillimi i diskutimit të strategjive afatgjata për të ofruar mikroelemente dhe gjatë emergjencës të mund të vendosen qasje të reja;

• Hartimi i aktivitetet mbi UFF-të dhe mbështetja në rrjetet ekzistuese kombëtare për këshillimin e ushqyerjes së foshnjës;

• Përshtatja e strategjisë së komunikimit për aktivitetet e ushqyerjes për t’u përdorur në institucionet shëndetësore dhe shërbimet në terren, dhe konsolidimi i aktiviteteve të tilla për të rritur mbulimin dhe për t’iu përgjigjur situatave në ndryshim;

• Fillimi i kryerjes së një analize të mangësive të kapaciteteve vendore dhe kombëtare, dhe integrimi i forcimit të kapaciteteve në planet e rimëkëmbjes së hershme dhe ato tranzitore, duke pasur si objektiv uljen e rrezikut.

Page 30: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

26 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.4 Shëndetësia

Zotimet

Rezultatet strategjike shëndetësore Parandalimi i vdekshmërisë së madhe midis vajzave, djemve

dhe grave në krizën humanitare

Zotimi 1: Mbështetja e mekanizmave të koordinimit ndërmjet agjencive në sektorin shëndetësor (p.sh. koordinimi i përbashkët) dhe përmirësimi i lidhjeve me mekanizmat e tjera të koordinimit të përbashkët/sektorit për çështje të rëndësishme ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Aksesi i fëmijëve dhe grave te ndërhyrjet që shpëtojnë jetën nëpërmjet aktiviteteve bazuar në popullatë dhe komu-nitet (p.sh. fushata dhe ditët për shëndetin e fëmijëve).

Zotimi 3: Fëmijët, adoleshentët dhe gratë kanë akses të barabartë te shërbi-met shëndetësore bazë me mbulim të qëndrueshëm të preventivës me ndikim të lartë dhe ndërhyrjeve kuruese.

Zotimi 4: Gratë dhe fëmijët kanë akses te ndërhyrjet për komunikimin lidhur me ndryshimin e sjelljes për të përmirësuar praktikat e kujdesit shëndetësor dhe ushqyerjes.

Zotimi 5: Gratë dhe fëmijët kanë akses te artikujt familjarë bazë.

Standardet

Standardi 1: Programi shëndetësor i ndërmarrë nga UNICEF-i dhe partnerët e tij kontribuon në zhvillimin e strategjisë ndërmjet agjencive dhe planeve të zbatimit, dhe garanton se aktivitetet janë në të njëjtën linjë me të.

Standardi 2: 95% mbulim me vaksina për fruthin, vitaminë A dhe trajtim me mjekime në grupmoshën e duhur të popullatës së prekur. Të gjitha familjet në zonën e prekur marrin copë pëlhure mbrojtëse për shtratin për mbrojtje ndaj insekticideve në zonat me malarie endemike.

Standardi 3: 90% e fëmijëve të moshës 12–23 muaj mbulohen plotësisht me doza vaksine PZI rutinë; nuk ka mungesa në rezerva me antibiotikë (gjurmues për shën-detin), oksitocinë (gjurmues për shërbime emergjente bazë lidhur me kujdesin ob-stetrik dhe për të sapolindurit), acid hekuri/folik (gjurmues për kujdesin para lindjes) dhe anti-retroviralë (gjurmues për paran-dalimin e transmetimit nënë-fëmijë) në qendrat shëndetësore në zonat e prekura; të paktën, një strukturë emergjence bazë për kujdesin obstetrik për 100,000 njerëz.

Standardi 4: Të gjitha popullatat e prekura ekspozohen ndaj mesazheve kyçe për edukimin/promovimin e shëndetit nëpërmjet kanaleve të shumta.

Standardi 5: 90% e popullatës së prekur ka akses te artikujt familjare bazë.

Page 31: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

27Zotimet e programit

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket shëndetit në situatat humanitare;

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse është e pamundur, krijimi i mekanizmave në bashkëpunim me autoritetet kombëtare dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të garantuar se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe i koordinuar, dhe përputhet me parimet humanitare dhe standardet dhe etapat për të cilat është rënë dakord;

• Mbështetja e mekanizmit dhe formatit për vlerësim të shpejtë ndër-sektorial (duke përfshirë informacionin shëndetësor);

• Siguria se gatishmëria ndaj emergjencave dhe planifikimi i reagimit përfshin shpërndarjen e strategjive, kërkesat për burime, plane për furnizimin dhe ri-furnizimin, dhe një përshkrim i qartë i roleve dhe përgjegjësive të partnerëve kyç;

• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një inventari për furnizimet shëndetësore bazë, duke përfshirë vaksinat, zinxhirin e ftohtë dhe medikamentet bazë;

• Identifikimi i stafit të vjetër teknik me përvojë në politikën shëndetësore lidhur me emergjencat dhe shërimin e shpejtë për të forcuar kapacitetin kirurgjikal;

• Sigurimi i trajnimeve periodike për punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë agjentët në komunitet, në gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave;

• Sigurimi se të dhënat për mbulimin e para-emergjencave, lidhur me ndërhyrjet e rëndësishme për shëndetin e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës, janë të përditësuara, dhe nëse është e nevojshme, forcimi dhe/ose krijimi i sistemeve të monitorimit, vlerësimit dhe gjurmimit;

• Transmetimi i mesazheve të përshtatshme për edukimin dhe promovimin shëndetësor në nivel rajonal nëpërmjet përfshirjes dhe garantimit të disponueshmërisë së, dhe marrëveshjes mbi partnerët e përshtatshëm për zbatimin e aktiviteteve për komunikimin e ndryshimit të sjelljes në nivel shteti;

Arsyetimet/evidencat teknike: ZTHF-të për shëndetësinë bazohen te trajtimi i shkaqeve madhore për vdekshmërinë e nënave, të sapolindurve dhe fëmijëve nëpërmjet ndërhyrjeve bazuar në evidenca, marrëveshjeve ndërmjet agjencive dhe standardeve ekzistuese ndërmjet agjencive (p.sh. Standardet e Sferës). Në fazën e ndërmjetme të pas-emergjencave, shkaqet direkte, si lëndimet ose dhuna, mund të jenë përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm vdekjesh. Në situatat e zgjatura humanitare, shumica vdekjeve lidhen me kushtet e za-konshme shëndetësore që dominojnë në komunitet, si kequshqyerja, pneumonia, diarreja, fruthi, malaria (zonat e malaries endemike) dhe shkaqet që lidhen me të sapolindurit. Paketa aktuale e ndërhyrjeve do të varet nga konteksti. UNICEF-i është angazhuar për mbështetjen e vazhdimësisë së periudhës së kujdesit për nënën, të sapolindurin dhe fëmijën, duke pranuar se shëndeti i nënës është shumë i rëndësishëm për foshnja dhe fëmijë të shëndetshëm. Gjithashtu, UNICEF-i mbështet vazhdimësinë e kujdesit nga lehtësira familjare, komunitare dhe shëndetësore,duke rritur vëmendjen ndaj qasjeve shëndetësore në komunitet.

Page 32: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

28 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Përgatitja e planeve të furnizimit dhe strategjive të shpërndarjes, në bashkëpunim me Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës, bazuar te kapaciteti vendor për të garantuar shpërndarjen e përshtatshme të furnizimeve. Hartimi i marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve, të cilat mund të gjenden në zonë;

• Zhvillimi i kapaciteteve të palëve kombëtare të interesit, në të gjitha nivelet, për të reaguar ndaj emergjencave.

Reagimi • Mbështetja e një mekanizmi koordinimi shëndetësor të shëndoshë

të përbashkët/ndërmjet agjencive (si një partner ose udhëheqje e përbashkët, si të jetë e përshtatshme) për të garantuar vlerësime të shpejta të sektorit shëndetësor dhe zbatimin e reagimit të përshtatshëm ndaj nevojave për mbijetesë të nënës, të sapolindurit dhe fëmijës;

• Garantimi i ofrimit të shpejtë të një pakete shërbimesh të përshtatshme për kontekstin. Kjo përfshin vaksinimin për fruthin dhe shpërndarjen e vitaminës A, copë pëlhure që reziston për mbrojtje ndaj insekticideve dhe trajtimin me medikamente, por paketa aktuale dhe mekanizmi i shpërndarjes do të varet nga konteksti;

• Garantimi i ri-vendosjes së shërbimeve bazë të kujdesit, që janë përçarë, për gratë dhe fëmijët, duke përfshirë ofrimin e medikamenteve bazë, diagnozave dhe furnizimeve. Shërbimet shëndetësore prioritare bazë do të përfshijnë:

• Trajtimin e situatave që kanë një ndikim të madh për mbijetesën e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës, si pneumonia, diarreja dhe malaria (ku është e përshtatshme);

• Shërbimet e rëndësishme, si shërbimet e kujdesit për nënën, Programi i Zgjeruar për Imunizimin (PZI) dhe parandalimi i HIV-it dhe shërbimet e trajtimit;

• Shërbimet klinike dhe psiko-sociale për viktimat e dhunës seksuale dhe/ose abuzimit me fëmijët;

• Sigurimi i shpërndarjes së mesazheve kyçe për edukimin dhe promovimin shëndetësor, dhe për komunikimin e ndryshimit të sjelljes për popullatat e prekura, duke u përqendruar te shërbimet shëndetësore të disponueshme, menaxhimin në shtëpi, shenjat e rrezikut për situatat e zakonshme që vënë në rrezik jetën (në varësi të kontekstit) dhe promovimi dhe masat paraprake për shëndetin universal (p.sh. ushqyerja me gji, sjellja që kërkon kujdes shëndetësor, amësia e sigurtë, larja e duarve, higjiena dhe kanalizimet);

• Sigurimi i furnizimit dhe shpërndarjes së artikujve familjarë bazë të përshtatshëm në aspektin kulturor dhe socio-ekonomik për popullatat e prekura;

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Page 33: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

29Zotimet e programit

Rimëkëmbja e hershme • Sigurimi se koordinimi dhe veprimi shëndetësor lidhet me

rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatgjatë duke mbështetur palët kombëtare të interesit dhe Grupimit/Rrjetit të rimëkëmbjes së hershme në detajimin e strategjive dhe planeve të tranzicionit që përforcojnë pronësinë vendore dhe kombëtare, dhe zhvillojnë kapacitetin si të qeverisë edhe të shoqërisë civile në trajtimin e reduktimit të rrezikut;

• Sigurimi se rimëkëmbja e hershme dhe planet e tranzicionit inkorporojnë nevoja kyçe për mbijetesën e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës. Është e rëndësishme që këto plane të lidhen me strategjitë ekzistuese kombëtare për shëndetësinë (p.sh. planet përforcuese të sistemeve shëndetësore dhe planet e reformës për sektorin shëndetësor);

• Ofrimi i kontributeve të rëndësishme për ri-vendosjen e shërbimeve rutinë, p.sh. zinxhiri i ftohtë për rifillimin e shërbimeve PZI;

• Fillimi i diskutimeve për përdorimin e reagimit ndaj emergjencave si një platformë për përshkallëzim të qëndrueshëm të ndërhyrjeve të rëndësishme për shëndetin e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës, dhe shfrytëzimi i mundësive të ofruara nga emergjenca për rishikimin e strategjive dhe protokolleve ekzistuese me pikëpamjen për ‘ta ndërtuar të shkuarën më mirë’;

• Ndërmarrja e një analize për mangësi në kapacitetin shëndetësor vendor dhe kombëtar, dhe garantimi i integrimit të kapacitetit që forcon planet e rimëkëmbjes së hershme dhe tranzicionit, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 34: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

30 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.5 Uji, kanalizimet dhe higjiena

Rezultatet strategjike për ujin, kanalizimet dhe higjienën Vajzat, djemtë dhe gratë kanë akses të mbrojtur dhe të besueshëm për

struktura të mjaftueshme lidhur me ujin e sigurtë, kanalizimet dhe higjienën

Zotimet

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive për koordinim të përbashkët/ndërmjet agjencive të UKH-së, që kanë lidhje me mekanizma të tjera koordinimi të përbashkëta/ndërm-jet agjencive për çështjet e rëndësishme ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Fëmijët dhe gratë kanë akses të mjaftueshëm për ujë të një cilësie dhe sasie të përshtatshme për pirje, gatim dhe mirëmbajtje të higjienës personale.

Zotimi 3: Fëmijët dhe gratë kanë akses në tualete dhe struktura larëse që janë të përshtatshme nga aspekti kulturor, të sigurta, higjienike, miqësore për përdoruesin dhe të përshtatshme nga aspekti gjinor.

Zotimi 4: Fëmijët dhe gratë marrin informacion që ka lidhje me UKH-në për të parandaluar sëmundjen e fëmijës, veçanër-isht diarrenë.

Zotimi 5: Fëmijët kanë akses për ujë të sigurtë, struktura në kanalizime dhe higjienë në mjedisin e tyre të të nxënit dhe hapësira miqësore për fëmijën.

Standardet

Standardi 1: Mekanizmi i koordinimit u of-ron të gjithë partnerëve udhëzime për qa-sjet dhe standardet e zakonshme; siguron se të gjitha mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndësishme të UKH-së janë identifikuar; dhe jep informacione për atë se kush bën çfarë, ku, kur dhe si, për të garantuar se të gjitha mangësitë janë trajtuar pa dyfishim.

Standardi 2: Fëmijët dhe gratë kanë akses për të paktën 7.5-15 litra ujë të pastër në ditë.

Standardi 3: Një përqindje maksimale e 20 personave për tualete dhe banja turke higjienike; përdoruesit duhet të kenë një mjet për të larë duart me sapunë ose një mjet alternativ (si hiri) pas shkuarjes në tualet.

Standardi 4: Edukimi dhe informacioni për higjienën lidhet me kujdesin e sigurtë dhe higjienik për fëmijën dhe praktikat e ushqyerjes ofrohen për 70% të grave dhe kujdestarëve të fëmijëve.

Standardi 5: Në strukturat e të nxënit dhe hapësirat miqësore për fëmijën ofrohen 1-2 litra ujë të pijshëm për fëmijë në ditë (në varësi të klimës dhe fiziologjisë indi-viduale); 50 fëmijë për tualet higjienik ose banjë turke në shkollë; përdoruesit kanë një mjet për të larë duart me sapunë ose një mjet alternativ pas shkuarjes në banjë; fëmijëve, kujdestarëve dhe mësuesve u ofrohet edukim dhe informacion i përshtat-shëm për higjienën.

Page 35: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

31Zotimet e programit

Veprimet e programit

Gatishmëria • Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij lidhur me

UKH-në në situatat humanitare;

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse është e mundur, krijimi i mekanizmave në bashkëpunim me autoritetet kombëtare për të garantuar se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe i koordinuar, dhe në përputhje me parimet humanitare, standardet dhe etapat për të cilat është rënë dakord;

• Krijimi i mekanizmit dhe formatit për vlerësim të shpejtë ndër-sektorial (duke përfshirë informacionin prioritar për UKH-në);

• Hartimi i një plani kontigjence bazuar në buxhet dhe te nevojat për furnizim, dhe ku është e mundur, paravendosja e kanalizimeve dhe higjienës bazë të ndjeshme në aspektin gjinor, furnizimi me ujë, pastrimi i teknologjive dhe kimikateve, dhe mjeteve;

• Hartimi i marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve të veçanta UKH, vlerësimi i tregut vendor për kapacitet të mundshëm për shpërndarjen e ujit me autobotë, dhe sigurimi i disponueshmërisë së partnerëve për ofrimin e ujit dhe marrëveshjes për metodat dhe standardet;

• Identifikimi i njerëzve dhe/ose institucioneve burimore kyçe me njohuri dhe aftësi specifike në edukimin për kanalizimet dhe higjienën, dhe ndryshimin e sjelljes për shpërndarje në planifikim dhe reagim në raste emergjencash; dhe mbledhja e informacionit përkatës për edukimin mbi kanalizimet dhe higjienën;

• Garantimi se planifikimi i kontingjencës është ndërmarrë për fëmijët në mjediset e tyre të të nxënit (p.sh. shkollat); paravendosja e furnizimeve dhe mjeteve bazë të UKH-së për përmirësimin e mjediseve të të nxënit të fëmijëve; dhe rritja e ndërgjegjësimit për ZTHF-në e UKH-së në veprimin humanitar ndërmjet zyrtarëve qeveritarë vendorë dhe kombëtarë, shoqërisë civile, udhëheqësve tradicional dhe fetar, etj;

Reagimi• Forcimi dhe/ose krijimi i mekanizmave të koordinimit të përbashkët/

ndërmjet agjencive; përgatitja e plan veprimit të përbashkët/ndërmjet agjencive për UKH-në dhe koordinimi i zbatimit të tij;

Arsyetimet/evidencat teknike: Një qasje e balancuar dhe e integruar e UKH-së është e rëndësishme për parandalimin dhe reduktimin e vdekshmërisë, veçanërisht midis fëmijëve në krizë humanitare. Evidencat e fundit empirike tregojnë se diarreja është një nga shkaqet që çon në vdekje dhe sëmundje te fëmijët në krizë humanitare. Çdo episod pengon rritjen dhe zhvillimin. Pothuajse 90 për qind e shkaqeve të diarresë mund të parandalohen nëpërmjet ujit të pijshëm të sigurtë, kanalizime bazë dhe sjelljes së përshtatshme për higjienën. episodet e diarresë reduktohen me 25 për qind nëpërmjet përmirësimit të furnizimit të ujit, 32 për qind nëpërmjet përmirësimit të kanalizimeve, 44 për qind nëpërmjet larjes së duarve me sapunë, dhe 39 për qind nëpërmjet trajtimit me ujë në familje. Ndërhyrjet në cilësinë e ujit mund të luajnë rol në reduktimin e episodeve të diarresë afërsisht nga përgjysmë në 70 për qind ose më shumë.

Page 36: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

32 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Garantimi se të drejtat dhe nevojat e fëmijëve dhe grave në ofrimin e ujit të sigurtë, kanalizimeve dhe higjienës përfshihen në planin e reagimit UKH, buxhet dhe dokumente apeli, dhe garantimi se fëmijëve dhe grave u ofrohet akses prioritar për ujë të sigurtë të një cilësie dhe sasie të përshtatshme;

• Garantimi se nevojat UKH të fëmijëve në mjediset e tyre të të nxënit dhe hapësirave miqësore për fëmijët përfshihen në planifikimin e reagimit në sektorin UKH;

• Garantimi se reagimi humanitar UKH kontribuon te të drejtat dhe nevojat e fëmijëve, dhe se uji, tualetet, strukturat larëse dhe sapunët janë të disponueshëm për fëmijët dhe gratë gjatë gjithë kohës;

• Sigurimi se reagimi humanitar UKH përmbush të drejtat dhe nevojat e fëmijëve që lidhen me tualetet në mjediset e tyre të të nxënit, se ka në dispozicion sapunë gjatë gjithë kohës për larjen e duarve, dhe se lehtësira të tilla janë miqësore ndaj fëmijëve dhe atyre me aftësi të kufizuara, të përshtatshme në aspektin privat, kulturor dhe të sigurta, dhe të ndara si duhet sipas gjinisë;

• Garantimi se fëmijët, gratë dhe kujdestarët marrin informacion bazë dhe të përshtatshëm në aspektin kulturor për edukimin mbi higjienën dhe praktikat kyçe të saj, dhe se në terren ndodhet një numër i përshtatshëm i promovuesve të edukimit për higjienën, të trajnuar dhe të pajisur me materiale edukuese për higjienën;

Rimëkëmbja e hershme • Garantimi se koordinimi dhe veprimi për UKH-në lidhet me rimëkëmbje

dhe fazat afatgjata të zhvillimit, dhe grupimin/rrjetin e rimëkëmbjes së hershme, dhe se ato trajtojnë reduktimin e rrezikut;

• Garantimi se teknologjitë dhe qasjet janë në përputhje me standardet kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë – pra, duke trajtuar reduktimin e rrezikut – dhe se është krijuar një plan i zhvillimit të kapacitetit për funksionimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve ujore në nivel vendor;

• Garantimi se qasjet dhe teknologjitë për kanalizimet dhe higjienën janë të përshtatshme, në përputhje me standardet kombëtare dhe se janë të koordinuara me zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë, duke trajtuar reduktimin e rrezikut;

• Garantimi se mekanizimi i mbikëqyrjes periodike është krijuar për të mbajtur të dhëna lidhur me tendencat përsa i përket aksesit në dhe përdorimit dhe mirëmbajtjes së strukturave higjienike, si edhe lidhur me tendencat e sëmundjeve;

• Garantimi se strategjitë e promovimit të higjienës janë në përputhje me qasjet kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë, duke trajtuar reduktimin e rrezikut; se është hartuar një plan për zhvillimin e kapaciteteve për të mbështetur përpjekjet për promovimin e higjienës; dhe se është krijuar edhe një mekanizëm mbikëqyrës;

• Garantimi se strategjitë dhe teknologjitë UKH për mjediset e të nxënit të fëmijëve janë në përputhje me strategjitë kombëtare dhe zhvillimin afatgjatë, duke trajtuar reduktimin e rrezikut, dhe se është hartuar një plan për zhvillimin e kapaciteteve në nivel vendor lidhur

Page 37: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

33Zotimet e programit

me funksionimin dhe mirëmbajtjen e strukturave UKH për fëmijët në mjedisin e tyre të të nxënit;

• Garantimi se ndërhyrjet e UKH-së bazohen te një vlerësim dhe analizë e qëndrueshme për rrezikun e shkatërrimit;

• Ndërmarrja e një analize për mangësi lidhur me kapacitetet vendore dhe kombëtare për ujin dhe kanalizimet, dhe garantimit se integrimi i forcimit të kapaciteteve në planet për rimëkëmbjen e hershme dhe tranzicionit, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 38: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

34 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.6 Mbrojtja e fëmijës

Mbrojtja e fëmijësMbështetja dhe promovimi i të drejtave të vajzave dhe djemve

për mbrojtje ndaj dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit

Zotimet

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive si për mbrojtjen e fëmijëve edhe për fushat e përbashkëta të dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) për përgjegjësinë, me lidhjet me mekanizmat e tjerë të koordinimit të përbashkët/të sektorit për çështjet e rëndësishme ndër-sektoriale. Të ofrohet mbështetje për vendosjen e mekanizmit të koordinimit të mbështetjes së shëndetit mendor dhe psikosocial (SHMMP).

Zotimi 2: Monitorimi dhe raportimi i dhunimeve të rënda dhe shqetësimeve të tjera serioze për mbrojtje lidhur me fëmijët dhe gratë janë ndërmarë dhe aktivizojnë sistematikisht reagimin (duke përfshirë advokacinë).

Zotimi 3: Forcimi i mekanizmave kyçe për mbrojtjen e fëmijëve në zonat e prekura nga emergjencat.

Zotimi 4: Ndalimi i ndarjes së fëmijëve nga familjet dhe promovimi i kujdesit për trajtim dhe me baza familjare.

Zotimi 5: Është parandaluar dhe trajtuar dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi me fëmijët dhe gratë, duke përfshirë DHBGJ-në.

Standardet Standardi 1: Si mbrojtja e fëmijës edhe mekanizmat e koordinimit të DHBGJ-së ofrojnë udhëzime për të gjithë partnerët lidhur me standardet, strategjitë dhe qasjet e zakonshme, duke garantuar se janë identifi-kuar të gjitha mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndësishme për mbrojtjen e fëmijës / DHBGJ-në; është ofruar informacion për rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënien për të garantuar se janë trajtuar të gjitha mangësitë pa dyfishim. Janë vendosur mekanizmat e koordinimit të SHMMP-së që kanë lidhje me grupimet përkatëse.

Standardi 2: Raportet periodike për dhun-imet e rënda dhe shqetësimet serioze për mbrojtje të fëmijëve dhe grave janë të disponueshme dhe përdoren.

Standardi 3: Është hartuar një plan për parandalimin dhe reagimin ndaj rreziqeve madhore për mbrojtjen e fëmijëve, bazuar te sistemet ekzistuese; janë krijuar mjedise të sigurta për fëmijët më vulnerabël.

Zotimi 6: Ofrimi i mbështetjes psikoso-ciale për fëmijët dhe kujdestarët e tyre.

Zotimi 7: Rekrutimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve, si edhe arrestimi i paligjshëm dhe arbitrat, janë trajtuar dhe parandaluar për fëmijët e prekur nga konflikte.

Zotimi 8: Ndalohet përdorimi i minave tokësore dhe armëve të tjera të za-konshme ose të paligjshme nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë dhe të trajto-het ndikimi i tyre.

Standardi 4: Janë identifikuar të gjithë fëmijët e veçuar dhe të pashoqëruar dhe janë nën kujdes bazuar në familje, ose në një alternativë të përshtatshme.

Standardi 5: Komunitetet e prekura janë mo-bilizuar për të parandaluar dhe trajtuar dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin me fëmijët dhe gratë; janë përmirësuar sistemet ekzistuese për t’iu përgjigjur nevojave të të mbijetuarve të DHBGJ-së.

Standardi 6: Të gjitha programet për mbrojtjen e fëmijëve integrojnë mbështetjen psikosociale në punën e tyre, në linjë me udhëzimet KKNI të SHMMP-së.

Standardi 7: Është hartuar dhe zbatuar një plan ndërmjet agjencive për parandalimin e dhe reagimin ndaj rekrutimit të fëmijëve; është bërë advokaci kundër arrestimit të paligjshëm dhe arbitrar për fëmijët e prekur nga konflikte.

Standardi 8: Fëmijët dhe komunitetet në zonat e prekura kanë akses te edukimi për rrezikun e minave/artilerive të pashpërthy-era dhe janë më të mbrojtur nga efektet e minave tokësore dhe armëve të tjera të zakonshme dhe/ose të paligjshme.

Page 39: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

35Zotimet e programit

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket mbrojtjes së fëmijëve në situata humanitare;

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit për të garantuar se reagimi ndodh në kohë dhe është i koordinuar, dhe në përputhje me parimet dhe standardet humanitare. Nëse nuk ekzistojnë mekanizma koordinimi, krijoni mekanizma në bashkëpunim me autoritetet kombëtare. Qartësoni mekanizmat e koordinimit për dhunën me bazë gjinore dhe mbështetjen për shëndetin mendor dhe psikosocial;

• Hartimi i një plani gatishmërie ndërmjet agjencive, duke u konsultuar me qeverinë, bazuar te rreziqet, kapacitetet dhe burimet e identifikuara. Zhvillimi i etapave të performancës për mbrojtjen e fëmijëve, DHBGJ-në dhe elementët e SHMMP-së për mbrojtjen e fëmijëve;

• Trajnimi i stafit dhe partnerëve për mbrojtjen e fëmijëve në një rast emergjence, duke përdorur politikat, mjetet dhe ZTHF-të;

• Dakordimi për përdorimin e regjistrimit global të përbashkët ndërmjet agjencive, formave për gjurmimin dhe ribashkimin e familjeve; përpunimi i mesazheve me komunitetet dhe aktorët kyç për të parandaluar ndarjen dhe minimizuar institucionalizimin; dhe zhvillimin dhe paravendosjen e gjurmimit për familjet, dhe ribashkimin e tyre dhe çantë pajisjesh alternative për kujdes;

• Identifikimi dhe shpërndarja e kornizave ligjore dhe rregullatoreve përkatëse, protokolleve për reagimin, mekanizmave referuese dhe njohurive për qëndrimet dhe vlerat sociale;

• Identifikimi i palëve të interesit, shërbimeve dhe partnerëve që kanë kapacitete për trajtimin e dhunës, shfrytëzimit ose abuzimit, duke përfshirë DHBGJ-në; dhe forcimi i kapaciteteve të partnerëve për të ofruar shërbime multi-sektoriale për reagimin (p.sh. në shëndetësi, mbështetje psikosociale, siguri dhe çështje ligjore/drejtësi) ndaj viktimave dhe të mbijetuarve;

• Identifikimi i mundësive kryesore për integrimin e mbështetjes psikosociale nën programimin e mbrojtjes së fëmijëve, në linjë me udhëzimet e KKNI-së për SHMMP-në;

• Identifikimi dhe shpërndarja e informacionit për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën minimale për rekrutim në forcat dhe grupet e armatosura, dhe ku është e nevojshme, avokim për adoptimin e zotimeve ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar;

Arsyetimet/evidencat teknike: Përvoja tregon se situatat humanitare përkeqësojnë rreziqet ekzistuese për mbrojtje dhe krijojnë të tjera të reja. Parandalimi dhe reagimi i programuar ndaj dhunimeve specifike ndaj fëmijëve – si ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre; shoqërimi me forca dhe grupe të armatosura; ekspozimi ndaj DHBGJ-së, minave tokësore dhe artilerive të pashpërthyera; dhe shqetësimeve psikosociale - janë mbështetur nga zhvillimi dhe zbatimi i udhëzimeve ndërmjet agjencive në këto fusha. Gjithashtu, ka një rritje të pranimit se nevoja për përforcimin e një larmie mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve për të parandaluar dhe reaguar formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit (shiko Strategjinë e UNICEF-it për Mbrojtjen e Fëmijëve, 20 maj 2008).

Page 40: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

36 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Identifikimi dhe trajtimi i faktorëve kyç që çojnë në rekrutimin e fëmijëve, si edhe arrestimi i paligjshëm dhe arbitrar i fëmijëve, dhe përgatitja e një liste kontrolli për forcat e armatosure; dhe rritja e ndërgjegjësimit në strukturat e paraburgimit për parandalimin e dhunimeve të të drejtave të fëmijëve;

• Avokimi kundër përdorimit, depozitimit, prodhimit dhe transferimit të minave tokësore dhe armëve të tjera të zakonshme dhe/ose të paligjshme, dhe kryerja e një hartëzimi për kapacitetet. Forcimi i kapaciteteve për mbikëqyrjen e edukimit lidhur me rrezikun ndaj minave;

• Lidhja e marrëveshjeve afatgjata për prokurimin e furnizimeve specifike, dhe paravendosja elementëve të furnizimeve bazë;

Reagimi

• Vendosja, aktivizimi dhe mbështetja e mekanizmave të koordinimit për mbrojtjen e fëmijëve, DHBGJ-në dhe SHMMP-në në konsultim me qeverinë dhe partnerët për të koordinuar vlerësimin e shpejtë, hartëzimin, financimin, dhe zhvillimin e strategjisë dhe përfshirjen e popullatave të prekura;

• Përsa i përket konflikteve të armatosura, fillimi i vendosjes së mekanizmave për raportim dhe monitorim të përqendruar te dhunimet e rënda ndaj fëmijëve dhe dhunës seksuale si ndaj fëmijëve edhe ndaj grave, me synim hartimin e planeve të veprimit; dhe garantimi se fëmijët dhe gratë e prekur referohen te shërbimet ekzistuese;

• Mbështetja e mjediseve të sigurta me bazë komunitetin për gratë dhe fëmijët, duke përfshirë hapësirat miqësore për fëmijën, me një vëmendje të veçantë te vajzat, adoleshentët dhe kujdestarët e tyre, dhe ofrimi i mbështetjes për aktivitetet e zhvillimit në fëmijëri të hershme;

• Sigurimi i përdorimit të regjistrimit të zakonshëm dhe formave të gjurmimit; dhe eksplorimi i përdorimit të bazës së të dhënave ndërmjet agjencive për mbrojtjen e fëmijëve për të identifikuar, verifikuar, ribashkuar dhe ndjekur fëmijët e veçuar dhe të pashoqëruar;

• Avokimi i menjëhershëm për kujdesin me bazë familjen për fëmijët e veçuar dhe për parandalimin e ndarjes gjatë zhvendosjeve dhe varfërisë ekonomike ekstreme;

• Mobilizimi i rrjeteve ekzistuese për mbështetjen sociale të fëmijëve dhe grave dhe mbështetja për rifillimin e aktiviteteve të strukturuara dhe të përshtatshme në aspektin kulturor, gjinor dhe të moshës për fëmijët dhe gratë;

• Kërkimi i angazhimeve nga grupet dhe forcat e armatosura për të ndaluar ose shmangur rekrutimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve, në linjë me Zotimet e Parisit; negocimi për ekzaminimin e luftëtarëve dhe vartësve, dhe regjistrimin, identifikimin dhe lirimin e fëmijëve të shoqëruar;

• Avokimi kundër arrestimit të paligjshëm dhe arbitrar të fëmijëve, dhe lehtësimi i aksesit për asistencë ligjore dhe forma të tjera për fëmijët në kontakt me ligjin;

Page 41: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

37Zotimet e programit

• Identifikimi i kërcënimeve nga minat tokësore, pajisjet e tjera shpërthyese dhe armët dhe municionet e pasiguruara. Koordinimi dhe ofrimi i edukimit për rrezikun e minave me një audiencë specifike, dhe monitorimi, raportimi dhe avokimi kundër përdorimit ose pranisë së armëve dhe municioneve të zakonshme, të pasigurta ose të paligjshme;

• Identifikimi dhe transmetimi i nevojave për kontribute në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Forcimi i përfshirjes dhe/ose udhëheqjes me homologë qeveritarë dhe partnerë të tjerë kombëtarë në struktura të koordinuara;

• Mbështetja e partnerëve në identifikimin, monitorimin dhe raportimin e shqetësimeve serioze për mbrojtje për të aktivizuar reagimin dhe avokacinë;

• Forcimi i kapaciteteve të qeverisë, komunitetit dhe sistemeve të mbrojtjes për fëmijët dhe gratë;

• Avokimi për dhe ofrimi i mbështetjes teknike për përfshirjen e çështjeve përkatëse në përmbushjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave në shtetin e së drejtës dhe reformën e sigurisë së sektorit; mbështetja e rifillimit dhe/ose forcimit të sistemeve të regjistrimit të lindjeve;

• Vendosja e sistemeve për lidhje familjare të sigurta dhe mbështetëse dhe kujdestari, dhe avokimi kundër adoptimit të pamaturuar; kur është e mundur dhe në interesin më të lartë të fëmijës, bazuar në sistemet ekzistuese kombëtare të mirëqenies sociale;

• Angazhimi i kapaciteteve vendore për të trajtuar dhunën dhe shfrytëzimin; dhe mbështetja e ofruesve të shërbimeve, aktorëve ligjzbatues, grupeve të të drejtave të grave, komuniteteve dhe fëmijëve për të parandaluar dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin, duke përfshirë DHBGJ-në;

• Integrimi i mbështetjes psikosociale në hapësirat miqësore për fëmijën dhe reagime të tjera për mbrojtjen për fëmijët dhe gratë, dhe koordinimi me dhe referimi i SHMMP-së në sektorë të tjerë;

• Fillimi i lirimit dhe çmobilizimit për një qasje gjithëpërfshirëse, e orientuar nga komuniteti për riintegrimin, bazuar te Parimet e Parisit;

• Fillimi i qasjeve jo-stigmatizuese, të orientuara nga komuniteti për riintegrimin social dhe mbështetjen e jetesës për gratë dhe fëmijët vulnerabël;

• Fillimi i integrimit të edukimit për rrezikun ndaj minave në programet ekzistuese publike për ndërgjegjësimin dhe edukimin, dhe vendosja e programeve për parandalimin, edukimin dhe asistencën për të mbijetuarit në koordinim me partnerët;

• Fillimi i një analize për mangësitë në kapacitetet vendore dhe kombëtare në mbrojtjen e fëmijëve dhe grave, dhe sigurimi i integrimit të forcimit të kapaciteteve në rimëkëmbjen e hershme dhe planet e tranzicionit, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 42: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

38 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.7 Arsimi

Zotimet

Rezultatet strategjike për arsimin

Vajzat dhe djemtë kanë akses në arsim të sigurtë dhe të garantuar dhe informacion të rëndësishëm për mirëqenien e tyre

Zotimi 1: Vendosja e udhëheqjes efektive për koordinimin e përbashkët/ndërmjet agjencive për arsimin (me agjencinë të bashkë-drejtuar), që kanë lidhje me me-kanizmat e tjera për koordinim të përbash-kët/sektorit për çështje të rëndësishme ndër-sektoriale.

Zotimi 2: Fëmijët, duke përfshirë fëmijët e moshës para-shkollore, vajzat dhe fëmijë të tjerë të përjashtuar, kanë akses në mundësi për arsim cilësor.

Zotimi 3: Krijimi i mjediseve të sigurta dhe të garantuara të të nxënit që promovojnë mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve.

Zotimi 4: Integrimi i shërbimeve psikoso-ciale dhe shëndetësore për fëmijët dhe mësuesit në reagimin arsimor.

Zotimi 5: Adoleshentët, fëmijët e vegjël dhe kujdestarët kanë akses në programe dhe informacione të përshtatshme për aftësi jetësore për emergjenca, dhe ata që nuk e kanë ndjekur shkollën, veçanërisht adoleshentët, marrin informacione për mundësi arsimimi.

Standardet

Standardi 1: Mekanizmat e koordinimit ofrojnë udhëzime për të gjithë partnerët mbi standardet, strategjitë dhe qasjet e zakonshme, që garantojnë se të gjitha mangësitë dhe vulnerabilitetet e rëndë-sishme në arsim identifikohen dhe ofrojnë informacione për rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënien për të trajtuar të gjitha mangësitë pa dyfishime.

Standardi 2: Shkollat janë rihapur dhe janë krijuar programe joformale miqësore ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në raste emergjencash, duke përfshirë lojën dhe të nxënit e hershëm për fëmijët e vegjël në komunitetet e prekura.

Standardi 3: Shkollat janë të sigurta dhe nuk shfaqin dhunë, dhe fëmijët, duke përfshirë vajzat, mund të lëvizin të sigurtë nga shtëpia në shkollë.

Standardi 4: Të gjitha reagimet hu-manitare lidhur me arsimin integrojnë ndërhyrje të përshtatshme psikoso-ciale, shëndetësore dhe ushqimore.

Standardi 5: Janë zbatuar programe arsimore të përshtatshme, duke përfshirë ato për adoleshentët dhe fëmijët e vegjël.

Page 43: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

39Zotimet e programit

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Qartësimi i përgjegjësive të UNICEF-it dhe partnerëve të tij përsa i përket arsimit në situata emergjencash;

• Forcimi i mekanizmave ekzistuese të koordinimit, ose nëse nuk ka të tillë, krijimi i mekanizmave në bashkëpunim me autoritetet kombëtare për të garantuar se reagimi humanitar ndodh në kohë dhe është i koordinuar, dhe në përputhje me parimet humanitare dhe standardet dhe etapat për të cilat është rënë dakord;

• Mbështetja e mekanizmit dhe formatit multi-sektorial për vlerësim të shpejtë, duke përfshirë informacione prioritare për arsimin;

• Avokimi për një element emergjence në planet dhe buxhetet e sektorit të arsimit, duke përfshirë planet e gatishmërisë; dhe çantat e paracaktuara me materiale për arsimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës, ose hyrja në marrëveshje rezervë me furnizuesit dhe partnerët;

• Mbështetja e autoriteteve vendore në planifikimin për hapësira të nxëni të përkohshme dhe përshtatshme; vendosja e kodit të sjelljes për të trajtuar të gjitha format e dhunës, shfrytëzimit seksual, abuzimit dhe diskriminimit në situatat e të nxënit; dhe garantimi i planifikimit të përbashkët të gatishmërisë me UKH-në dhe grupimet dhe partnerët e mbrojtjes (shiko gjithashtu UKH-në dhe ZTHF-të për mbrojtjen e fëmijës);

• Mbështetja e autoriteteve kombëtare në përshtatjen e sistemit arsimor për t’iu përgjigjur nevojave psikosociale të nxënësve dhe vulnerabiliteteve në rritje në situata emergjence; dhe dakordimi për paketat e trajnimit dhe qasjet që përfshijnë mbështetjen psikosociale, reduktimin e rrezikut dhe vulnetrabilitetit, si edhe promovimin e shëndetit, higjienës dhe ushqimit bazë;

• Dakordimi me partnerët për strategjitë dhe qasjet e informacionit dhe komunikimit në arsim, duke përfshirë strategjitë që promovojnë pjesëmarrjen e adoleshentëve duke përdorur materialet ekzistuese që janë përshtatur;

Arsyetimet/evidencat teknike: Arsimi nuk është vetëm një e drejtë, por në situata emergjence, kriza kronike dhe rindërtimi të hershëm, ai ofron mbrojtje fizike, psikosociale dhe njohëse që mund të shpëtojë jetë dhe të jetë mbështetëse për jetën. Arsimi mbështet jetën duke ofruar hapësira të sigurta për të nxënit dhe mbështetje për individët e prekur, veçanër-isht fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Arsimi lehtëson ndikimin psikosocial të konflikteve dhe katastrofave duke krijuar një gjendje normale, qëndrueshmëri, strukturë dhe shpresë për të ardhme gjatë një periudhe krize, dhe ofron struktura ndërtimi bazë për qëndrueshmëri ekonomike në të ardhmen. Gjithashtu, arsimi mund të shpëtojë jetë duke ofruar mbrojtje ndaj shfrytëzimit dhe dëmtimit, dhe duke ofruar njohuri dhe aftësi për t’i mbijetuar një krize nëpërmjet shpërndarjes së mesazheve që shpëtojnë jetë. Integrimi i edukimit për rrezikun e katastrofave në kurrikulat kombëtare dhe ndërtimi i strukturave shkollore të sigurta janë dy prioritete që kontribuojnë në progresin e një shteti drejt Objektivave të Zhvillimit të mijëv-jeçarit (shiko Standardet Minimale për Arsimin në Raste Emergjencash, Krizat Kronike dhe Rindërtimin e Hershëm të RRAARE).

Page 44: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

40 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Promovimi i planeve për gatishmërinë në raste emergjencash në shkollë, avokimi për struktura shkollore të sigurta dhe përfshirja e masave për reduktimin e rrezikut të katastrofave në kurrikulat shkollore;

• Zhvillimi i kapaciteteve të autoriteteve arsimore në përgatitjen e sistemit shkollor, në të gjitha nivelet, për t’iu përgjigjur emergjencave.

Reagimi

• Krijimi dhe aktivizimi i mekanizmave transparentë dhe gjithëpërfshirës për koordinimin e përbashkët të arsimit;

• Rishikimi dhe zhvillimi i një kornize, strategjie dhe plani veprimi reagues për reagimin arsimor, bazuar te gjetjet e vlerësimit;

• Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të programit dhe garantimi se ka kapacitete në terren në të gjitha nivelet për t’iu përgjigjur krizës në mënyrë efektive;

• Garantimi se arsimi është integruar në apele të menjëhershme, udhëzime nga donatorët, Fondi Qendror për Reagimin ndaj Emergjencave (FQRE) dhe propozime të tjera financimi për të garantuar se sektorit i kushtohet vëmendja e duhur;

• Avokimi për dhe mbështetja e rihapjes së shkollave dhe vendosja e programeve joformale arsimore dhe argëtuese; ofrimi i arsimit bazë të përshtatshëm; materialeve për të nxënit e hershëm dhe ato argëtuese; dhe përfshirja e masave speciale për fëmijët që kanë nevojë për t’iu rikthyer arsimimit (p.sh. vajzat dhe fëmijët vulnerabël dhe të përjashtuar në aspektin social);

• Krijimi i hapësirave të sigurta dhe të përkohshme për të nxënit për të gjitha grupmoshat në konsultim me komunitetet dhe, ku është e përshtatshme, krijimi i shërbimeve komunitare – si furnizimi me ujë dhe kanalizimet – në shkolla, të plotësuara nga promovimi për higjienën;

• Trajtimi i dhunës në dhe përreth hapësirave të të nxënit dhe shkollave – duke përfshirë sigurinë e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë – duke u përqendruar te vajzat adoleshente;

• Mobilizimi i mbështetjes psikosociale për mësuesit dhe nxënësit, dhe ofrimi i aktiviteteve të përshtatshme për ta në hapësira të nxëni të përkohshme, dhe për fëmijët e vegjël dhe adoleshentët në hapësira miqësore për fëmijët; dhe vendosja e lidhjeve fillestare me shërbimet bazë të shëndetësisë dhe ushqyerjes;

• Garantimi i zhvillimit dhe zbatimit të programeve për aftësitë e jetës që kanë lidhje me kontekstin dhe përmbajtjen e të nxënit (p.sh. promovimi për shëndetin, ushqimin dhe higjienën bazë), si edhe parandalimi, mbrojtja, përfshirja dhe mbështetja lidhur me HIV-in dhe SIDËN (shiko gjithashtu ZTHF-të për HIV-in dhe SIDËN) dhe DHBGJ-në, zgjidhjen e konfliktit, dhe informimin për situatën (p.sh. tërmete dhe konflikte të armatosura); dhe përfshirja e popullatës së prekur, veçanërisht adoleshentëve dhe fëmijëve të vegjël;

• Identifikimi dhe transmetimi i nevojave në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Page 45: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

41Zotimet e programit

Rimëkëmbja e hershme

• Garantimi se mekanizmi i koordinimit për arsim të përbashkët integron reagimin ndaj emergjencave me vizion afatgjatë dhe planifikim për rimëkëmbje;

• Pjesëmarrja, krijimi ose udhëheqja, sipas nevojës, e mekanizmit të koordinimit për rimëkëmbjen e hershme për arsimin, dhe mbështetja e grupimit/rrjetit për rimëkëmbjen e hershme;

• Garantimi se zbatimi i reagimit arsimor ndaj emergjencave përfshin parimet e qasjeve miqësore ndaj fëmijës;

• Garantimi se ndërhyrjet në arsim bazohen te një vlerësim dhe analizë e shëndoshë për rrezikun e katastrofave;

• Avokimi për dhe mbështetja e rizhvillimit të shkollave sipas modeleve të sigurta, gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe miqësore ndaj fëmijës, duke përfshirë të gjithë fëmijët pa diskriminim, si edhe masat e gatishmërisë ndaj emergjencave në shkolla;

• Mbështetja e gjithëpërfshirjes së një elementi për reduktimin e rrezikut ndaj katastrofave në planet dhe buxhetet e sektorit arsimor;

• Avokimi për dhe mbështetja e zhvillimit të standardeve dhe modeleve të qëndrueshme dhe të përshtatshme, miqësore ndaj fëmijës dhe rezistuese ndaj rreziqeve për rindërtimin e shkollave;

• Avokimi për kompensim të përshtatshëm për mësuesit dhe praktikantët, sipas udhëzimeve ndërmjet agjencive për të cilat është rënë dakord;

• Avokimi për dhe mbështetja e integrimit të aftësive të jetës, duke u përqendruara te reduktimi i rrezikut të emergjencave, si në arsimin formal edhe në atë joformal;

• Fillimi i një analize për mangësi në kapacitete vendore dhe kombëtare në arsim dhe garantimi i integrimit të forcimit të kapaciteteve në planet për rimëkëmbje të hershme dhe tranzicion, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 46: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

42 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.8 HIV-i dhe AIDS

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Hartimi i materialeve informuese me kontekst specifik për HIV-in, identifikimi dhe përfshirja e rrjeteve komunitare ekzistuese, dhe zhvillimi i partneriteteve ndërmjet grupimeve për të garantuar integrimin e HIV-it në reagimin e sektorit;

• Dakordimi me partnerët për mekanizmat për të mbuluar dhe gjurmuar fëmijët dhe gratë që mund të mos kenë akses te shërbimet bazë lidhur me HIV-in, dhe përgatitja e ofrimit të shpejtë të një furnizimi për trajtim mjekësor;

• Garantimi se të gjitha gratë janë regjistruar në shërbimet për parandalimin e PNTF-së dhe se të gjithë anëtarët e komunitetit që përdorin TAR-in, duke përfshirë fëmijët, kanë kartela që detajojnë trajtimin.

Rezultatet strategjike për HIV-in dhe AIDS-in Vulnerabiliteti ndaj infeksionit HIV në krizën humanitare nuk është

rritur dhe janë përmbushur nevojat që ngrihen nga një krizë humanitare lidhur me kujdesin ndaj HIV-it

Zotimet

Zotimi 1: Fëmijët, të rinjtë dhe gratë kanë akses në informacion përsa i përket parandalimit, kujdesit dhe trajtimit.

Zotimi 2: Fëmijët, të rinjtë dhe gratë kanë akses te parandalimi, kujdesi dhe trajtimi i HIV-it dhe AIDS-it gjatë krizës.

Zotimi 3: Vazhdimi i shërbimeve të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit për fëmijët, të rinjtë dhe gratë.

Standardet

Standardi 1: Mbulimi i 90% të popullatës dhe ofrimi i informacionit për parandalimin, kujdesin dhe trajtimin.

Standardi 2: 80% e popullatës së prekur ka akses te shërbimet përkatëse lidhur me parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV-it dhe AIDS-it, p.sh. kujdesi pas përdhunimit duke përfshirë profilaksinë pas ekspozimit, trajtimin e infeksioneve seksualisht të trans-metueshme, parandalimin e transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija (PNTF) dhe trajtimin antiretroviral (TAR).

Standardi 3: 80% e popullatës së prekur më parë nga emergjenca lidhur me kujdesin dhe trajtimin e HIV-it të marrë antiretroviralë për PNTF-në, dhe fëmijët dhe të rriturit të vazhdojnë të marrin trajtimin për TAR-in.

Arsyetimet/evidencat teknike: HIV-i dhe situatat humanitare mbulojnë dhe bashkëvepro-jnë në mbarë botën. Për shkak se infeksioni i HIV-it është i pakthyeshëm, është e nevojshme që të ndërmerren masat e përshtatshme parandaluese në të gjitha situatat, duke përfshirë edhe situatat humanitare. Zbatimi i iniciativave për kujdesin dhe trajtimin e HIV-it dhe AIDS-it, duke përfshirë përmbushjen e kërkesave për ndjekje dhe përputhshmëri, ka treguar se është i zbatueshëm praktikisht dhe reduktimi i vdekshmërisë është mirë-dokumentuar.

Page 47: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

43Zotimet e programit

Reagimi

• Garantimi i mbulimit të HIV-it nga iniciativat e sektorit shëndetësor për fushata komunitare për promovimin e shëndetit, si edhe për iniciativat në sektorin arsimor;

• Gjurmimi i pacientëve që kanë pasur më parë akses te PNTF-ja dhe TAR-i, dhe referimi i tyre te strukturat shëndetësore për kujdes, duke përfshirë mbështetjen për ushqim dhe këshillimin dhe mbështetjen për ushqyerjen e foshnjës;

• Informimi i fëmijëve dhe nënave se ku kanë akses për shërbimet shëndetësore bazë dhe për mbështetje, duke përfshirë aksesin te kondomët, trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, profilaksinë dhe trajtimin e infeksioneve bakteriale për shkak të dobësimit të sistemit imunitar, marrjen e cotrimoxazole (për trajtimin e infeksioneve bakteriale), vazhdimin e shërbimeve të PNTF-së dhe ARV-së, përmbushjen e nevojave ushqimore, dhe aktivitete për mbështetje psikosociale për fëmijët dhe kujdestarët;

• Garantimi i aksesit të vazhdueshëm për pacientët te medikamentet për PNTF-në dhe TAR-in, shërbimet e kujdesit dhe mbështetjes, duke përfshirë mbështetjen dhe këshillimin për mundësitë e ushqyerjes së foshnjës, mbështetje e vazhdueshme për nënat pas marrjes së infeksionit të HIV-it – sipas kritereve dhe kodeve të pranueshme, të zbatueshme, të përballueshme, të qëndrueshme dhe të sigurta (AFASS); menaxhimi i kequshqyerjes akute; dhe ofrimi i profilaksisë dhe cotrimoxazole për ARV-në;

• Garantimi i ofrimit të mbështetjes psikosociale për të mbijetuarit nga përdhunimi, duke përfshirë fëmijët;

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve me furnizim për Divizionin e Furnizimeve dhe Logjistikën.

Rimëkëmbja e hershme

• Krijimi dhe mbështetja rrjeteve ekzistuese të kolegëve, dhe mbështetja e zgjerimit të rrjeteve arsimore të kolegëve;

• Angazhimi i fëmijëve, grave dhe njerëzve që jetojnë me infeksionin e HIV-it hartimin e planeve dhe mesazheve për komunikim;

• Fillimi i rivendosjes së shërbimeve të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit që janë prekur nga kriza, dhe garantimi i konfidencialitetit;

• Fillimi i një analize për mangësi në kapacitete vendore dhe kombëtare, dhe garantimi i integrimit të forcimit të kapaciteteve lidhur me HIV-in dhe SIDËN përsa i përket planeve për rimëkëmbjen e hershme dhe tranzicionin, duke u përqendruar te reduktimi i rrezikut.

Page 48: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

44 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

2.9 Furnizimi dhe Logjistika

Veprimet e programit

Gatishmëria

• Identifikimi dhe grumbullimi i furnizimeve të kërkuara për t’iu përgjigjur zbatimit të të gjitha aktiviteteve të ZTHF-ve; lidhja dhe mbrojtja e marrëveshjeve afatgjata me furnizuesit në nivele globale, kombëtare dhe vendore;

• Përshtatja e strategjive të duhura dhe me kosto efektive për grumbullim furnizimesh për emergjenca, atje ku është e mundur; lidhja dhe mbrojtja e marrëveshjeve afatgjata (me ofruesit e shërbimeve dhe agjenci të tjera) për ofrimin e transportit dhe shërbimeve për transport mallrash; dhe vlerësimi i proceseve të prokurimit të partnerëve vendorë të mundshëm;

• Vendosja e marrëveshjeve në partneritet për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve të ngjashme;

• Identifikimi i anëtarit(ëve) të ekipit të Furnizimit dhe Logjistikës për të marrë simulime ndërmjet agjencive për furnizime në raste emergjencash, certifikim dhe/ose forma të tjera trajnimi;

• Gjetja e kandidatëve të mundshëm për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës për listën e stafit të brendshëm dhe të jashtëm dhe paraqitja e listës te Divizioni i Furnizimit;

• Garantimi se stafi i Divizionit të Furnizimit dhe Logjistikës janë familjarizuar me mjetet dhe modelet e disponueshme nëpërmjet intranetit; dhe ndërgjegjësimi i stafit për programet bazë përsa i përket proceseve në situata emergjence, buxhetimit dhe vlerësimit për transportin e mallrave, dhe kostot e logjistikës tokësore;

• Garantimi për qëllime të vazhdimësisë së biznesit se janë bërë rregullime për situata emergjencash me shitësit dhe furnizuesit në raste krizash. Kjo do të përfshijë zhvillimin e marrëveshjeve të nivelit të shërbimit me këto njësi, duke siguruar statusin e preferuar të klientit për UNICEFin;

Zotimet

Rezultati strategjik i Furnizimit dhe LogjistikësLehtësira bazë për vajzat, djemtë dhe gratë janë në dispozicion

në nivele globale, kombëtare dhe pikash përdorimi

Zotimi 1: Shpërndarja e furnizimeve bazë, nga UNICEF-i dhe partnerët, të nevojshme për lehtësimin e vuajtjes humanitare për gratë dhe fëmijët.

Zotimi 2: Reagimi i UNICEF-it dhe partnerëve për furnizime ofrohet nëpërmjet burimeve të përshtatshme.

Standardet

Standardi 1: Shpërndarja e të gjitha lehtësirave, për të cilat është rënë dakord më parë, te shteti brenda afateve kohore specifike (72 orë, 2 javë dhe 8 javë); Shpërndarja e të gjitha lehtësirave në pikën e përdorimit ose te partneri.

Standardi 2: Identifikimi, aksesueshmëria dhe shpërndarja e burimeve financiare, materiale dhe humanitare për të mbështe-tur ofrimin e furnizimeve.

Page 49: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

45Zotimet e programit

• Identifikimi i strategjive alternative në rast se shitësit dhe furnizuesit e kanë të pamundur të pajtohen me këto marrëveshje;

• Kryerja e ushtrimeve për planifikimin e furnizimeve për të identifikuar kontributet afatmesme dhe afatgjata në furnizime, dhe për të shqyrtuar burimet e mundshme vendore dhe rajonale;

• Vlerësimi i kapacitetit të prokurimit për palët qeveritare dhe partnerët operativë për grupe specifike produktesh, duke përfshirë materialet e ndërtimit;

• Identifikimi i mangësive në kapacitete brenda palëve qeveritare dhe partnerëve operativë; përgatitja e planit për forcimin e kapaciteteve për transferim të mundshëm të aktiviteteve logjistike të identifikuara duke ndjekur një reagim.

Reagimi

• Garantimi i bashkëpunimit të hershëm me të gjithë partnerët logjistikë; garantimi i pranisë së UNICEF-it brenda grupimit të logjistikës; dhe angazhimi aktiv me grupimet e udhëhequra nga UNICEF-i, duke ofruar udhëzime për aktivitetet e furnizimit brenda këtyre grupimeve, duke përfshirë ofrimin e mundshëm të transportit dhe depozitimit falas dhe të grumbulluar, ose ofrimin e shënimeve të tjera;

• Ofrimi i kontributeve në furnizime për zbatimin e programit që në fillim të një situate emergjence; garantimi se është krijuar një plan furnizimi për reagimin e parë dhe se kostot e produktit (duke përfshirë kostot e transportit të mallrave dhe logjistikës tokësore) janë llogaritur dhe janë faturuar në buxhete dhe apele;

• Zhvillimi i një koncepti për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës për funksionimin me Divizionin e Furnizimit dhe mbështetjen rajonale, duke detajuar burimet e furnizimit, kalimet kufitare, kërkesat për magazina, korridoret, partnerët dhe kufizimet e mundshme në kalime; garantimi i disponueshmërisë së strukturave manaxhuese të përshtatshme dhe të pranueshme për magazinat;

• Garantimi menaxhimit të përshtatshëm të zinxhirit të furnizimit, veçanërisht për gjurmim dhe inventarizim;

• Monitorimi i të gjitha aktiviteteve logjistike dhe për prokurimin nga origjina deri te shpërndarja përfundimtare, dhe ofrimi i përditësimeve të rregullta për gjendjen e faturave dhe dërgesave;

• Kërkimi i burimeve shtesë në staf brenda 72 orëve, bazuar te koncepti i logjistikës për operacionet dhe planin e furnizimit fillestar.

Rimëkëmbja e hershme

• Përgatitja e një plani furnizimi afatmesëm dhe afatgjatë me nevoja të identifikuara në burime dhe staf, dhe një koncept logjistike të rishikuar për funksionim për të mbuluar periudhën nga fundi i apelit deri në përditësimin e ardhshëm të planit vjetor të punës.

Page 50: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

46 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

III: Zotimet operative

UNICEF-i do t’i drejtohet medias dhe komunikimit të tij të përmirësuar, sigurisë, burimeve njerëzore, mobilizimit të burimeve, financës dhe administratës, dhe sistemeve të informimit dhe komunikimit për të përmbushur detyrimet e tij në përmbushjen e zotimeve universale përsa i përket nevojave të fëmijëve në krizë. Pritet që partnerët të përdorin modalitetet e ndryshme dhe kapacitetet e tyre operacionale për të punuar së bashku me UNICEF-in.

Ku është e mundur, UNICEF-i do të ndajë kapacitetet e tij me partnerët për të realizuar të drejtat e fëmijëve në emergjenca.

3.1 Media dhe komunikimet

Gatishmëria

• Garantimi se një strategji komunikimi është pjesë e planifikimit të gatishmërisë;

• Identifikimi i nevojave për kapacitete të përshtatshme në fushat e informimit dhe komunikimit, dhe në shkrimin e raporteve;

• Mbajtja e një liste për anëtarët e stafit me aftësi të përshtatshme gjuhësore, që janë të autorizuar për të folur me median në një emergjencë, si edhe një listë të kontakteve të mediave dhe pika kyçe të UNICEF-it për situata emergjence;

• Garantimi i disponueshmërisë së pajisjeve bazë të komunikimit dhe mjeteve vizive, si telefonat satelitë, video-kamerat, kamerat, posterat dhe banderolat, në bashkëpunim me Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës;

• Garantimi i disponueshmërisë së deklaratave model, mesazheve kyçe, letrave faktike dhe profileve shtetërore për çështjet që lidhen me fëmijët dhe gratë, që mund të përditësohen menjëherë dhe të mund të përdoren në një situatë emergjence;

• Garantimi se janë lidhur kontratat për shërbimet e medias dhe komunikimeve bazë.

Zotimi 1 Informacioni i saktë për ndikimin e situatës mbi fëmijët dhe gratë i ofrohet me shpejtësi komiteteve kombëtare dhe pub-likut të gjerë nëpërmjet medias vendore dhe ndërkombëtare.

Zotimi 2 Nevojat dhe veprimet humanitare të ndërmarra për trajtimin e tyre komunikohen në kohë dhe në mënyrë të besueshme për të advokuar për zgjidhje miqësore për fëmijën, për të rritur mbështetjen për reagimin dhe, ku është e mundur, asistencë për mbledhje financimesh.

Page 51: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

47Zotimet operative

Reagimi

• Brenda 24 orëve, shpërndarja e informacionit në media, komitetet publike dhe kombëtare për të rritur menjëherë ndërgjegjësimin për nevojat urgjente të fëmijëve dhe grave;

• Gjatë javës së parë, prodhimi i përditësimeve ditore, mesazheve kyçe dhe P&P-ve për qarkullim të brendshëm, si edhe materialeve për komunikim të rregullt për një audiencë të jashtme;

• Garantimi se materialet për komunikim janë në linjë me udhëzimet e Kombeve të Bashkuara dhe se plotësojnë mesazhin e përgjithshëm të ekipit shtetëror të Kombeve të Bashkuara dhe EHV-ve.

• Në situata të dhunimeve të rënda të të drejtave të fëmijëve dhe/ose krize, konsultim brenda 24 orëve me ZR dhe ZQ për mënyrat e avokimit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe informim i ekipit shtetëror të Kombeve të Bashkuara ose EHV-së. Analiza për menaxhimin e rrezikut në vend duhet të ofrojë komunikime. Nëse është e nevojshme, mbështetje e partnerëve në avokaci;

• Ndërkohë që vëmendja mediatike është në kulmin e saj, ofroni përditësime për çështje lidhur me fëmijën dhe për reagimin humanitar në komitetet kombëtare, media dhe publik. Përdorni intervistat, historitë për interesin njerëzor, takime informuese, fotografi dhe filmime video, theksimin e zërit të fëmijëve dhe të rinjve;

• Garantimi gjatë vizitave se materialet nën markën e UNICEF-it janë të dukshme;

• Identifikimi dhe transmetimi te Divizioni i Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Avokimi për raportim etik për fëmijët; ku është e mundur, kontribut për forcim kapacitetesh në median kombëtare dhe vendore dhe fuqizim i të rinjve, veçanërisht vajzave;

• Raportim për reagimin humanitar dhe rimëkëmbjen e hershme, nevojat e vazhdueshme të fëmijëve dhe grave dhe veprimet e ndërmarra nga palët e interesit, duke përfshirë komunitetet e prekura;

• Kur është e mundur, organizim i vizitave në terren për median, personalitetet e njohura, Ambasadorët e Vullnetit të mirë, Komitetet Kombëtare dhe donatorët për qëllime të avokimit publik.

Page 52: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

48 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

3.2 Siguria

Gatishmëria

• Garantimi se një vlerësim i ndërmarrë për të gjitha rreziqet përkatëse të sigurisë shoqërohet me planin për reagim humanitar;

• Ekzaminimi i ndërlikimeve të Vlerësimit të Kombeve të Bashkuara për Rrezikun e Sigurisë në programet humanitare, dhe krijimi dhe vazhdimi i një plani të UNICEF-it për sigurinë (si një aneks/shtesë për planin e Kombeve të bashkuara për sigurinë) lidhur me planin e Kombeve të Bashkuara për reagimin humanitar;

• Vazhdimi dhe mirëmbajtja e planit të UNICEF-it për sigurinë duke, ndërmjet të tjerash, siguruar burime financiare, trajnimin e stafit (duke përfshirë testimin e aspekteve kyçe të planit të sigurisë), prokurimin e pajisjeve lidhur me Standardet Minimale të Sigurisë Operacionale (SMSS), përmbushjen e kërkesave të zyrës lidhur me SMSS-në, dhe krijimin e procedurave lidhur me SMSS-në;

• Lidhja e aspekteve lehtësuese – atyre që synojnë lehtësimin e ndikimit të ngjarjes – të planit të sigurisë me planet e vazhdimësisë së biznesit, dhe vlerësimi i efektivitetit të masave të përditshme për sigurinë dhe aspekteve kyçe të planit të sigurisë për të menaxhuar rrezikun ndaj stafit dhe aseteve.

Reagimi

• Zbatimi i menjëhershëm i planit të sigurisë, duke përfshirë pozicionimin e vendndodhjes të të gjithë anëtarëve të stafit, dhe rishikimi me Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë i efektivitetit të masave për sigurinë;

• Garantimi se i gjithë stafi, programet dhe zyrat kanë pajisje të përshtatshme lidhur me SMSS –në, dhe ndjekja e procedurave për mandatimin e sigurisë gjatë zbatimit të programit;

• Rishikimi periodik, në bashkëpunim me këshilltarët e Kombeve të Bashkuara për sigurinë, i ndërlikimeve të programit për vlerësimin e rrezikut ndaj sigurisë, në kontekstin e situatës në ndryshim;

• Identifikimi dhe transmetimi i kontributeve në furnizime për Divizionin e Furnizimit dhe Logjistikës.

Rimëkëmbja e hershme

• Përshtatja e planit të UNICEF-it për sigurinë për llogaridhënie ndaj mjedisit në kërcënim pas situatash emergjence; monitorimi i efektivitetit të këtyre masave dhe planeve të sigurisë.

Zotimi 1 Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i rreziqeve për sig-urinë që mund të prekin stafin dhe asetet, dhe për pasojë edhe reagimin ndaj emergjencave.

Page 53: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

49Zotimet operative

3.3 Burimet njerëzore

Gatishmëria

• Hartimi dhe mbajtja e një plani për mobilizimin e stafit për nevoja të menjëhershme dhe afatgjata, dhe identifikimi dhe komunikimi i nevojave për staf nëpërmjet vendosjes së sistemeve dhe praktikave. Prodhimi i nj analize në nivel rajonal për lehtësimin e rreziqeve dhe identifikimi i mangësive dhe veprimeve;

• Përfshirja e trajnimit për shpërndarjen si një element kyç në procesin e rekrutimit;

• Ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për të gjithë stafin, si pjesë e trajnimit të UNICEF-it për shpërndarjen, për të trajtimin e mirëqenies së tyre, duke përfshirë informacione mbi masat dhe procedurat për mbrojtjen dhe sigurinë, HIV-in dhe SIDËN, stresin traumatik dhe stresin kronik në punë;

• Shpërndarja e rregullave të Kombeve të Bashkuara te anëtarët e stafit, që kanë lidhje me orientimin e sjelljes lidhur me shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, siç përfshihen në buletinin e Sekretarit të Përgjithshëm; zbatimi i mekanizmit për monitorimin dhe ankesat brenda organizatës dhe si pjesë e politikës së Asamblesë së Përgjithshme për asistencën ndaj viktimave; dhe trajnimi i pikave kyçe;

• Zhvillimi dhe zbatimi i planit të trajnimit që përfshin forcimin e kapaciteteve për stafin dhe partnerët e UNICEF-it për planifikimin e gatishmërisë dhe reagimin ndaj emergjencave, si edhe të nxënit elektronik (e-learning) për Qasjen Parimore në Veprimin Humanitar;

• Garantimi se i gjithë stafi i ri i UNICEF-it ka kompletuar trajnimin për emërim që integron elementët kyç për emergjenca, dhe përcakton proceset për përfundimin e trajnimit për punësimin e stafit përkatës të UNICEF-it, partnerët dhe këshilltarët e disponueshëm;

Zotimi 1 Stafit dhe personelit të përshtatshëm dhe me përvojë u janë ofruar dhe shpërndarë me shpejtësi trajnime përkatëse për shpërndarje, fillimisht nëpërmjet rishpërndarjes së brendshme të stafit. Kjo plotësohet nga rekrutimi i jashtëm dhe personeli i gatshëm për punë për të lejuar rekrutimin e posteve të mundshme afatgjata, sipas nevojës.

Zotimi 2 Garantimi i mirëqenies së stafit.

Zotimi 3 Parandalimi i shfrytëzimit dhe abuzimit seksual nga punon-jësit humanitarë.

Zotimi 4 Anëtarët e stafit të UNICEF-it dhe partnerët kyç kanë njo-

huri dhe aftësi për gatishmërinë dhe reagimin efektiv ndaj emergjencave. Kjo përfshin njohuri për reformë humanitare dhe qasjen grupim.

Page 54: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

50 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Garantimi i kryerjes së detyruar nga i gjithë stafi të trajnimit për të nxënit elektronik (e-learning) për ngacmime seksuale;

• Garantimi, për qëllime të vazhdimësisë së biznesit, se stafi kryesor dhe zëvendësit e tyre janë identifikuar dhe trajnuar në mbështetjen e proceseve të rëndësishme të biznesit për zyrën. Stafi që do të punojë nga shtëpia ka nevojë për identifikim për të garantuar se atyre u janë ofruar mundësi aksesi dhe regjistrime të rëndësishme në largësi për të mbështetur stafin kryesor në terren. Kjo do të përfshijë identifikimin e Stafit Kyç të Aktivizuar kur mbështetja teknologjike kërkohet për rimëkëmbje të brendshme;

• Garantimi se anëtarëve të stafit me nevoja të veçanta, shqetësime dhe sëmundje u është ofruar mbështetje në rastin e një krize të brendshme që ndikon për operacionet e zyrës.

Reagimi

• ZV-ja (Zyra për Vendin) për mobilizimin e kapaciteteve të disponueshme të hapet paralel me apelet humanitare dhe në koordinim me ZR-në dhe ZQ-në. Kjo do të bëhet nëpërmjet krijimit të mekanizmave për reagim të shpejtë, duke përdorur ekipin e reagimit ndaj emergjencave dhe rizhvendosje të tjera të brendshme, rekrutim të jashtëm dhe marrëveshje të disponueshme me partnerët;

• Riemërimi dhe/ose rizhvendosja e stafit brenda ZV-së dhe ZR-së për të mbështetur reagimin ndaj emergjencave, ose rizhvendosja e stafit brenda rajonit;

• Identifikimi dhe rekrutimi i kandidatëve të jashtëm nëpërmjet platformës globale së internetit për listën e rekrutimit elektronik (e-recrutiment), burimeve të tjera të jashtme dhe partnerëve të disponueshëm;

• Monitorimi i kryerjes së trajnimit të UNICEF-it për punësimin për stafin dhe këshilltarët e punësuar për emergjenca;

• Ofrimi i detajeve të kontaktit për zyrën e këshilltarëve të stafit të UNICEF për të gjithë stafin, si edhe identifikimi i burimeve vendore për këshillim, përfshirja e këshilltarëve të Kombeve të Bashkuara, këshilltarëve vendorë dhe ndihmës kolegëve;

• Garantimi se stafi dhe partnerët e UNICEF-it e nënshkruajnë kodin e sjelljes, dhe ndërgjegjësohen për mekanizmat e përshtatshëm për raportimin e shkeljeve të gjashtë parimeve thelbësore të tij;

• Në rastin e punësimit për emergjenca, garantimi se stafi i UNICEF-it i punësuar në mision, kandidatët e jashtëm (duke përfshirë këshilltarët), si edhe partnerët e disponueshëm kryejnë trajnimin e UNICEF-it për punësimin përpara se të punësohen, menjëherë sapo arrijnë në stacionet e punës së tyre dhe pas mbarimit të detyrës;

Page 55: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

51Zotimet operative

3.4 Mobilizimi i burimeve

Gatishmëria

• Zhvillimi i një strategjie për mobilizimin e burimeve ndaj emergjencave në lidhje me strategjinë për financimin e programit të rregullt të vendit;

• ZV-ja dhe ZR-ja duhet të konsultohen me faqen e internetit të Zyrës për Aleancat në Sektorin Publik dhe Mobilizimin e Burimeve (ZASPMB) për rishikimin e profileve të disponueshme të donatorëve, marrëveshjeve standarde, dhe proceseve për aksesin te dhe menaxhimin e fondeve të emergjencave. ZV-të dhe ZR-të duhet të kontaktojnë ZASPMB-në (Bruksel, Nju Jork, Tokio), dhe të mbledhin fonde private dhe të krijojnë partneritete me pilat kyçe të donatorëve për të hartëzuar interesat e donatorit dhe për të kërkuar, sipas nevojës, udhëzime të tjera;

• Lidhja me donatorët vendorë për të vendosur marrëdhënie të mira pune, për të demonstruar gatishmërinë e UNICEF-it për ndërmarrjen e veprimeve dhe për të theksuar rëndësinë e financimit tematik si një mekanizëm fleksibël dhe efikas me më pak kosto transaksioni;

• Familjarizimi i stafit menaxhues të ZV-së me procedurat, proceset dhe formatin për akses në fondin e programit për emergjenca dhe FQRE-në për të filluar reagimin e për programin ndaj emergjencave;

• Garantimi se stafi merr në trajnime të brendshme dhe të jashtme (p.sh., partneriteti publik-privat dhe FQRE) për të kuptuar më mirë proceset dhe procedurat e planifikimit të punës, duke përfshirë mobilizimin e burimeve në emergjenca.

Reagimi

• Riprogramimi i Burimeve të Rregullta brenda buxhetit të vendit për programin, ose riprogramimi i Burimeve të Tjera; kur është e nevojshme, përgatitja e një kërkese për marrje fondesh për programin e emergjencave brenda 24-72 orësh, në koordinim të ngushtë me ZR-në dhe Zyrën për Programet e Emergjencave;

• Përgatitja e një Dokumenti për Nevojat e Menjëhershme brenda 24-72 orësh nga fillimi i papritur i një emergjence, për t’u ndarë me qeverinë, donatorët dhe komitetet kombëtare, për të kërkuar burime për emergjencën e Burimeve të Tjera. Paraqitja e një propozimi për financimin e FQRE-së, sipas nevojës, gjatë procesit të apelit të menjëhershëm, nëpërmjet procesit ndërmjet agjencive të udhëhequr nga koordinatori humanitar ose koordinatori vendas;

• Përgatitja e një plani emergjencash brenda 5–7 ditësh në koordinim me agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara (apeli i menjëhershëm, në përputhje me udhëzimet), ose në mungesë të procesit të apelit ndërmjet agjencive, një apel të vetëm nga UNICEF-i (apel për krizën);

Zotimi 1 Mobilizimi në kohë i burimeve cilësore dhe fleksibël për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e fëmijëve dhe grave në krizë humanitare;

Page 56: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

52 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

• Garantimi se nevojat e vazhdueshme të grave dhe fëmijëve reflektohen si duhet në Procesin e Konsoliduar të Thirrjeve për Apel (PKTHA) ndërmjet agjencive dhe në Raportin e Veprimit Humanitar (RVH) të UNICEF-it;

• Ofrimi i përditësimeve të rregullta për veprimin humanitar që u japin ZV-së dhe ZR-së mundësin për të raportuar mbi rezultatet dhe për të nënvizuar mangësitë dhe kërkesat për financim;

• Angazhimi me donatorët, si ata në nivel vendor dhe ata në zyrat qendrore, duke ofruar përditësime të rregullta për situatën në zhvillim; menaxhimi i fondeve dhe përgatitja e raporteve cilësore për kontributet lidhur me kushtet dhe afatet e përcaktuara kohore të donatorëve.

Rimëkëmbja e hershme

• Garantimi se qasjet për rimëkëmbjen e hershme janë integruar në proceset e planifikimit dhe janë reflektuar si duhet në apelet për reagim (PKTHA-të, RVH-të, apelet e menjëhershme, apelet për rimëkëmbjen e hershme).

• Pjesëmarrja në vlerësimet e nevojave për rimëkëmbje të hershme, duke përfshirë vlerësimet për nevojat pas konflikteve dhe pas katastrofave, për të garantuar se të drejtat e fëmijëve dhe grave janë prioritizuar dhe se vlerësimi, prioritizimi kombëtar dhe kostimi i nevojave të fëmijëve dhe grave janë përfshirë në avokimin për financim të duhur nëpërmjet proceseve të mobilizimit të donatorëve;

• Kur është e përshtatshme, pjesëmarrje e plotë nga fazat e mëparshme në modelimin e mekanizmave për financimet e mbledhura, duke përfshirë fondet e përbashkëta humanitare, fondet për asistencën në emergjenca dhe fondet e besuara të shumë donatorëve, për të garantuar operimin e tyre efektiv dhe avokimin për përfshirjen e programeve të synuara për fëmijët dhe gratë.

3.5 Financa dhe administrata

Gatishmëria

• Njehsimi i kapacitetit financiar dhe administrativ të vendit nëpërmjet planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave, duke përfshirë:

• Sistemin e brendshëm të kontrollit – ndarjes së detyrave dhe gatishmërisë për llogaritje manuale;

Zotimi 1 Vendosja e strukturave për menaxhim efektiv dhe transpar-ent me mbështetje nga selitë e Zyrës Rajonale e UNICEF-it për zbatimin efektiv të programit dhe Zotimeve operative Thelbësore për Fëmijët. Kjo kryhet në një mjedis ku ka llogaridhënie financiare të shëndoshë dhe mbikëqyrje të përshtatshme.

Page 57: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

53Zotimet operative

• Sigurinë fizike – kushtet paraprake rezidenciale dhe të zyrës, inventarin dhe asetet;

• Garantimi se likuiditeti sigurohet gjithmonë dhe se gjenden burime alternative dhe përshtatje për qëllime të vazhdimësisë së biznesit;

• Identifikimi i një vendndodhje alternative për rimëkëmbje për zyrën për qëllime të vazhdimësisë së biznesit:

• Garantimi se faqja e internetit është gati për të marrë staf të rëndësishëm dhe për të ofruar lehtësira në mbështetjen e përshtatshme administrative për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit për të lejuar vazhdimin operacional;

• Garantimi se ka furnizime dhe pajisje të mjaftueshme, duke marrë parasysh si nevojat me bazë gjinore edhe ato specifike.

Reagimi

• Rishikimi, funksionimi (sipas nevojës) dhe monitorimi:

• Përshtatshmëri në delegimin e autoriteteve (duke përfshirë ato të komiteteve të rishikimit) – ndryshimet e përcaktuar në staf, vendndodhjen gjeografike dhe fushën e programit;

• Aksesueshmëria në sistemet e përbashkëta financiare të UNICEF-it – dhe në alternativa të tjera, nëse është e përshtatshme;

• Kërkesa për kushte paraprake rezidenciale shtesë dhe për zyrën, dhe siguria e inventarit dhe aseteve të tjera; dhe

• Metodat e përdorimit të likuiditetit dhe kryerja e pagesave;

• Reagimi i shpejtë ndaj dyshimeve lidhur me financimin dhe administrimin nga ZR-ja dhe ZV-ja (Divizioni i Menaxhimit Financiar dhe Administrativ);

• Konsultimi i Divizionit të Menaxhimit Financiar dhe Administrativ me ZR-në dhe ZV-në dhe Divizionin e Burimeve Njerëzore për punësimin e stafit për financat dhe administrimin, siç kërkohet, në stacionet e punës në emergjenca.

Rimëkëmbja e hershme

• Rishikimi i përshtatjeve të prezantuara gjatë emergjencave për të rregulluar kontrollet, procedurat dhe sistemet, dhe për të garantuar se kërkesat administrative dhe llogaridhënëse janë përmbushur.

Page 58: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

54 Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitar

3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

Gatishmëria

• Garantimi i disponueshmërisë së menjëhershme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit bazë ndaj emergjencave, dhe pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit, duke lidhur kontrata furnizimi me një njësi shpërndarjeje (ZQ/ZR) për emergjenca;

• Parapërcaktimi i zgjidhjeve thelbësore të TIK-ut për punësim të shpejtë në emergjenca në zyrat (ZR/ZQ) me rrezik të lartë; dhe licencimi dhe lidhja e marrëveshjeve me qeveritë vendase për importimin dhe licencimin e pajisjeve dhe shërbimeve kryesore për reagimin nëpërmjet telekomunikacionit; (ZV/ndërmjet agjencive);

• Garantimi i disponueshmërisë në kohë të personave përgjegjës të trajnuar dhe me përvojë për TIK-un në emergjenca, duke përdorur drejtoritë e brendshme dhe të jashtme për reagimin ndaj emergjencave (ZQ/ZR);

• Garantimi se të gjitha ZV-të e UNICEF-it kanë një minimum profesionistësh të TIK-ut të trajnuar për emergjenca (ZV/ZR);

• Garantimi se TIK-u është përfshirë në të gjitha ushtrimet e UNICEF-it për simulime në raste emergjencash në nivel vendor dhe rajonal (ZR/ZQ); dhe kryerja e trajnimit vjetor të TIK-ut dhe ushtrimeve për simulim në emergjenca (ZQ/ZR/ZV);

• Garantimi se personeli i TIK-ut në ZV është i trajnuar për SMSS –në/kërkesat për siguri në telekomunikacion (ZQ/ZR/ZV) dhe se vlerësimi i dhe raportimi për përputhshmërinë e telekomunikacionit SMSS është përfshirë në aktivitetet e rregullta të TIK-ut në zyrë (ZR/ZV);

• Mbështetja e zbatimit të grupeve të punës së TIK-ut/telekomunikacioneve për emergjenca ndërmjet agjencive dhe OJQ-ve në nivelin e terren-zyrë (ZV/ZR/ZQ);

• Mbështetja dhe garantimi i standardizimit ndërmjet agjencive për pajisjet, shërbimet dhe procedurat (ZQ) e TIK-ut/telekomunikacioneve për emergjenca;

• Garantimi për qëllime të vazhdimësisë së biznesit se stafi kryesor ka lidhjen e kërkuar në distancë dhe aksesin te sistemet bazë të UNICEF-it (ZR/ZV), në përputhje me kërkesat individuale për zyrën dhe të vendosura nga Divizioni për Zgjidhjet dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe planet për biznes dhe vazhdimësi (ZQ);

• Kryerja e testeve për lidhjen në distancë, në përputhje me kërkesat individuale për zyrën dhe politikat dhe udhëzimet e përcaktuara nga Divizioni për Zgjidhjet dhe Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit

Zotimi 1 Shpërndarje në kohë, efektive dhe e parashikueshme e shër-bimeve të telekomunikacionit për të garantuar zbatim efikas dhe të sigurtë të programit, siguri për stafin dhe përputhje me zotimet ndërmjet agjencive.

Page 59: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

55Zotimet operative

dhe planet për biznes dhe vazhdimësi. Garantimi i ekzekutimit në distancë të proceseve të rëndësishme për zyrën, ku mund të aplikohet (ZR/ZV);

• Garantimi, ku mund të aplikohet dhe në përputhje me kërkesat individuale për zyrën, i aksesit në distancë ndaj kërkesave të rëndësishme për regjistrime për ekzekutimin e proceseve të rëndësishme për stafin bazë në terren dhe për ata që punojnë nga shtëpia (ZR/ZV);

Reagimi

• Kryerja e një vlerësimi të menjëhershëm për mangësi në TIK dhe telekomunikacion për emergjenca për të identifikuar mangësi të rëndësishme në përputhshmërinë e SMSS –së/sigurisë në telekomunikacion dhe disponueshmërisë së shërbimit për komunikimet e të dhënave (internet, email, etj.); përcaktimi i kërkesave për burime dhe nevojës për mbështetje të jashtme të mundshme (ZR/ZV);

• Bashkëpunimi me partnerët e grupimit për të identifikuar mundësitë për ndarjen e telekomunikacioneve dhe ofrimin e shërbimit për komunikimet e të dhënave, dhe marrja e përgjegjësive si udhëheqje e grupuar në nivel vendor, nëse kërkohet dhe në përputhje me marrëveshjet ndërmjet agjencive (ZV/ZR);

• Kërkesa për punësim të përgjegjësve të trajnuar për TIK-un/telekomunikacionet në emergjenca dhe koordinatorëve të projektit për telekomunikacionet në emergjenca, sipas kërkesës (ZR/ZV);

• Hartimi i një plani të konsoliduar për furnizim që mbulon kërkesat për pajisjet dhe shërbimet e identifikuara të TIK-ut dhe telekomunikacionit (ZV);

• Sigurimi i aksesit në distancë, për përdoruesit kryesorë të UNICEF-it, te aplikacionet e përbashkëta duke përdorur zgjidhje për lidhje të sigurtë, si rrjete virtuale private (ZV).

Rimëkëmbja e hershme

• Ofrimi i lidhjes për të dhëna të përbashkëta të sigurta – siç është Terminali i Hapësirave Shumë të Vogla (VSAT) – dhe zbatimi i sistemeve bazë të UNICEF-it për informacionin dhe infrastrukturën shoqëruese të kërkuar për të mbështetur operimin afatgjatë për emergjencat (ZV);

• Kryerja e ndjekjes dhe e një vlerësimi në brendësi për TIK-un/telekomunikacionet për të përcaktuar kërkesa për rimëkëmbjen e hershme dhe operimin afatgjatë; mbështetja e planifikimit, ekzekutimit dhe dorëzimit te partnerët e aftë të projekteve të përbashkëta ndërmjet agjencive për TIK-un në emergjenca (ZR/ZV).

Page 60: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

56

Shënime

Page 61: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

57

Shënime

Page 62: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

58

Shënime

Page 63: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

59

Shënime

Page 64: Zotimet thelbësore ndaj fëmijëve në veprimin humanitarunicefinemergencies.com/downloads/eresource/docs/1/CCCs Albanian... · 3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

United Nations Children’s Fund 3 United Nations Plaza New York, NY 10017, USA Website: www.unicef.org

© United Nations Children’s Fund (UNICEF) May 2010