zhvillimi i ideve - kolegjiglobus.com v... · zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit...

26
Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit Ligjerata e katërt: Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 1

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

34 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

• Ligjerata e katërt: Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit

Zhvillimi i ideve gjatë procesit të të shkruarit - Përmbajtja e ligjeratës së

katërt: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs (f.23-39) • Si të përballemi me fletën e bardhë • Strategjitë për krijimin e ideve • Teknikat e të shkruarit • Planifikimi i të shkruarit • Metodat që mund t`i ndjekim gjatë procesit të ideve të para • Pesë etapat e të shkruarit: gjenerimi i ideve, planifikimi, skicimi (draftimi),

zhvillimi, korrigjimi,editimi • Strategjitë e ideve mund të përzgjidhen nga shkruesit prandaj ata janë të

ndryshme

2

• Për shumicën e shkruesve pjesa më e vështirë e të shkruarit është fillimi, përballja me faqen bosh.

• Ekzistojnë teknika lehtësuese për të kaluar këto vështirësi

• Disa herë idetë vijnë pa mund të madh, e kjo mund të ndodh gjatë leximit, diskutimit, shikimit të ndonjë emisioni, gjatë reflektimit.

3

• Kur studenteve u kërkohet të shkruajnë një ese për një lëndë universiteti, ata shprehin dy ankesa:

• -”S’kam gjë për të thënë ”

• -”Kam ide, por s’di si t’i shpreh”

4

• Të mësosh të shkruash do të thotë të mësosh t`i bësh vetes pyetje.

• Ekzistojnë disa mënyra për të zhvilluar idetë e juaja:

5

FURI MENDIMESH (BRAINSTORMING)

• është një inspirim i momentit. Si një strategji shkrimi, furia e mendimeve stimulon një varg idesh dhe ata duhet të hidhen në letër sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkruar çfarë ju vjen në mendje pa korrigjime.

6

• Në vende të punës, përdoret shpesh për të përmbushur një nevojë të veçantë- gjetja e një emri për një produkt, emblema e një korporate ose një emërtim për një fushatë reklamuese.

7

• p.sh.

Teknologjia elektronike Gjëra elektronike- i-Pod, celular, televizor, kabllor, DVD dhe

gjëra të tjera. Jemi gjithmonë të lidhur- në shtëpi, në makinë, në shkollë. Kjo lloj teknologjie na shkurton kohën e kontaktit njerëzor me

njëri-tjetërin Bëhemi më pak të ndërgjegjshëm për gjërat jashtë botës sonë

elektronike.

8

Kur doni të përdorni furi mendimesh (brainstorm), mund të përdorim këto këshilla:

• Filloni me një fjalë apo shprehje kyçe

• Vendosni një limit- 10 deri 15 min. është kohë e mjaftueshme

• Me shpejtësi listoni shkurtimisht idetë

• Mos u ndalni

9

• Ushtrim: Zgjedhni nga lista më poshtë një temë që do të kishit

dëshirë të shkruani. Më pas bëni breinstorm për 10 min.

udhëtim frikë ushtrime

dietë ëndrra makina

familja teknologji sporte

profesioni edukimi përkushtimi.

Kontrolloni listën tuaj dhe rrethoni temat që janë të dobishme për esenë tuaj.

Eleminoni idetë që nuk ju interesojnë dhe rrethoni ato që ju duken më premtuese.

10

-bërja e pyetjeve dhe përgjigjet e tyre

Gazetarët duke mbledhur fakte për të shkruar, i bëjnë vetes pyetje.

Në gazetari ekzistojnë gjashtë pyetje:

• KUSH?

• ÇFARË ?

• KUR?

• KU?

• PSE?

• SI?

• Bërja e pyetjeve mund të jetë një strategji e dobishme në procesin e të shkruarit, veçanërisht tek studentët

• Bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve është një mënyrë që përqendron vëmendjen tuaj

• Shpesh, sapo bëni një pyetje, merrni përgjigje të papritur

11

• Mbrëmjen e kaluar (kur), një balonë gjigante e bërë në kushte të shtëpisë (çfarë) befasoi banorët e Kosta Mesës (ku), kur Ambros Barker, 79 vjeçar, krijonte zigzake në qiell me një shpejtësi prej 300 km/orë (si) duke u përpjekur të krijonte një rekord të ri (pse).

• Në vijimit gjatë shkrimit do të shtohen detaje për të dhënë më shumë informacione.

• Qëllimi i pyetjeve është një ndihmesë për të strukturuar idetë tuaja.

12

• Po marrim edhe një shembull me temën e vrasjes së presidentit Jon.F Kennedy dhe le të shohim se si secila pyetje mund të na çojë drejt pyetjeve të tjera.

• Kush ishte Kennedy? Cili ishte profili i tij?

• Çfarë njeriu ishte? Kush ishte me të kur u vra?

• Kush ishte më pranë tij? Kush mendohet se e vrau atë?

13

• Çfarë i ndodhi Kennedyt- saktësisht? Cilat ishin gjarjet që e çuan në vrasjen e tij? Çfarë ndodhi gjatë atentatit? Çfarë bënë njerëzit që ishin pranë tij? Çfarë bëri media? Èfarë bënë qytetarët? Pyet dikë që e mban mend këtë ngjarje, se çfarë bënë kure degjuan këtë ngjarje?

• Ku u vra Kennedy? Në cilin qytet? Në cilën rrugë? Ku po shkonte ai? Me çfarë automjeti lëvizte? Ku ishte ulur? Prej nga kishin ardhur të shtënat? Ku u qëllua? Ku vdiq?

• Kur u krye atentati?= ditën , muajin, vitin, orën? Kur vdiq? Kur u arresua i dyshuari?

• Pse u vra Kennedy? Cilat janë disa nga teoritë që tentojnë të shpjegojnë atentatin? Cilat janë provat që e zbardhin çështjen? Pse kjo çështje ka krijuar kaq shumë diskutime dhe kundërshtime?

• Si u vra Kennedy? Ç`lloj arme u përdor? Sa të shtëna u dëgjuan? Prej çka u shkaktua vdekja e tij? Si mund ta gjejmë të vërtetën për këtë ngjarje?

14

• Ushtrim: • Zgjedh njërën nga temat e poshtëshënuara. Krijo pyetje

gazetareske. Shkruaj një ose dy fjali për të përmbedhur të gjitha pyetjet. Bashkoi këto fjali në një paragraf:

• Një ngjarje e paharruar në jetën tënde

• Një aktivitet ku ju keni marrë pjesë

• Një arritje në kolegjin tuaj

• Një ngjarje në qytetin tuaj

• Një fjalim i rëndësishëm

15

- Listëzimi

• Ashtu si bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve, edhe listëzimi është një mënyrë për të krijuar ide

• Listëzimi mund t’ju ndihmojë edhe të qartësoni idetë që ju duken amorfe (pa trajta)

• Filloni të shkruani duke listuar ngjajshmëritë dhe pastaj duke listuar ndryshimet, ose filloni t’i shkruani të dy listat në të njejtën kohë (në kolona paralele)

16

• Listëzimi mund t’ju ndihmojë të krijoni e të zhvilloni ide - mund t’ju ndihmojë edhe të gjeni një temë mbi të cilën doni të shkruani

17

- skematizimi

• Skematizimi është i ngjashëm me listëzimin, por ndryshon për nga forma vizuele. Idetë këtu nuk kanë formë vertikale. Zakonisht fjalët ose shprehjet kyçe vendosen në mes të një faqeje pastaj shënohen fjalë të tjera siç na vijnë në mendje.

18

-shkrimi i lirë • E kemi vështirë t’i hedhim fjalët në letër, sepse gabimisht

mendojmë që punën duhet ta përvijojmë , rishikojmë dhe redaktojmë në të njejtën kohë . Këto procese janë të ndara dhe përpjekja që t’i bëjmë të gjitha përnjeherë mund të jetë paralizuese.

• Shkrimi i lirë ndihmon studentët që e ndiejnë se kanë ide, por s’dinë si t’i hedhin në letër, pra është një strategji që u mundëson t’i harrojnë rregullat për pak kohë dhe thjesht të fillojnë të shkruajnë.

• Për të filluar procesin e shkrimit të lirë , gjithçka që duhet të bëni është t’i vini duart mbi tastiere ose të merrni një laps dhe të filloni të shkruani. Nëse nuk u bie ndërmend fjala e duhur, shkruani diçka të përafërt ose lini një hapësirë bosh dhe vazhdoni.

19

- Fokusimi Mendimi kritik: subjekti, tema, teza

• Për të shkruar një ese universitare nuk mjafton të zgjedhesh një subjekt dhe të kesh ide mbi të , por duhet që këtyre ideve t’u japësh një farë përqëndrimi.

• Prandaj brenda subjektit duhet të përcaktoni një temë.

• Idenë tuaj mbi temën duhet ta paraqisni në formën e nje teze (një argument, ide e përmbledhur).

20

21

Gjetja e një teme

- Çdo detyrë kërkon që të ngushtoni subjektin, sepse vetëm ashtu mund ta trajtoni atë tërësisht në kohën dhe hapësirën e caktuar.

p.sh.

Jo për Migjenin(subjekti) por varfëria në prozat e Migjenit (tema).

• një rregull e përgjithshme për gjetjen e një teme: ndiqni prirjet tuaja: përqëndrohuni në diçka specifike brenda subjektit që ju intereson

22

• Zhvillimi i një teze – tezë sprovë. Është një hipotezë e mundshme; është e

diskutueshme.

• Teza sprovë - do t’ju ndihmojë të ruani përqëndrimin

• Teza sprovë na orienton që të mbështetemi në : citimet, faktet, statistikat, arsyet,

përshkrimet, ndodhitë ilustruese

• Teza sprovë mund të na çojë edhe tek një ndryshim i ndjeshëm i tezes sonë . P.sh.

• Idetë mund t’i mbështesim dhe zhvillojmë nga leximi, mendimi, mbajtja e shënimeve, bërja e pyetjeve dhe kujtesa, të cilat janë si procese të të shkruarit.

23

• Në qoftë se keni përdorur një ose disa nga strategjitë të theksuara në sllajdet e sipërshënuar

• Në qoftë se keni filluar të zhvilloni një bosht në lidhje me një temë brenda një subjekti më të gjerë .

• Do t’i jepni një kuptim se për çfarë bën fjalë eseja juaj.

• Tani është koha të shkruani draftin e parë .

• SI TË FILLONI ? • Përgatitja e kushteve si vijon: •

24

Uluni dhe filloni të shkruani

Filloni me diçka më të

lehtë

Provoni të shkruani

lirisht

Planifikoni të pushoni së

shkruari

Rishikoni më vonë

25

Përgatitja e mendjes:

• Ndonjëherë idetë, imazhet për shkrimin tuaj, shfaqen papritur. Kur kjo ndodh, uluni dhe hidhni në letër idetë. Do të vëreni se fjalët dhe fjalitë do të krijohen me më pak mundim:

• Flisni për shkrimin tuaj- diskutoni idetë me kolegë • Diskutojini planet tuaja- tregoni pse duhet të shkruani, çfarë materiali do

të përdorni dhe si do ta strukturoni këtë material. Nëse personit që i tregoni thotë: “Oh, kjo duket shumë ide e mirë:, atëherë do të keni shtytje.

• Mbani me vete një bllok shënimesh- gjithmonë mbani me vete një bllok të vogël, në çantë apo komodinë, për të shkruar idetë që mund t`ju vijnë në çdo moment. Imagjinata mund të shpërthejë derisa jeni në ndonjë sallë pritjeje, në kuzhinë, në shitore apo në momente të qetësimit nga puna që e bëni.

• Lexoni- Kalimi nga leximi në momentin e shkrimit është i shpejt. Edhe kur ju lexoni vetëm për kënaqësi, ju filloni të përfshiheni me ide, ose mund të hasni në informacion të vlefshëm që mund ta përdorni në shkrimin tuaj.

26