zhvillimi i femjeve_3 - 5 vjec

2
Zhvillimi i Fëmijës nga mosha 3-5 vjeç Financuar nga Na vizitoni në adresën: www.prinderimi.org Zyra e Këshillimit Psikosocial pranë Maternitetit “Koço Gliozheni” për të ndihmuar prindërit e rinj, ofron: MARRËDHËNIET PËRKUJDESËSE DHE MBROJTËSE 1. Zhvillimi i tolerancës fillon që në lindje. Duke patur një lidhje të fortë, të ngrohtë dhe të dashur me fëmijën tuaj, i jepni atij mundësinë më të mirë për të zhvilluar tolerancën. 2. Përfshirja e familjarëve dhe miqve të besuar të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në kujdesin dhe dashurinë për fëmijën tuaj. 3. Merrni kohë të kuptoni çfarë është e rëndësishme për fëmijën tuaj. 4. Mundësojini fëmijës të kalojë çdo ditë kohë me fëmijë të tjerë në shtëpinë tuaj. Ambjenti pozitiv 1. Sigurojini fëmijës një ambjent familjar harmonik. 2. Lejojeni fëmijën t’ju dëgjojë ndërsa lavdëroni të tjerët. Mundësi për tu ndjerë i përfshirë dhe i rëndësishëm 1. Ndihmoje fëmijën të zhvillojë aftësi të zgjidhjes së problemeve. 2. Inkurajoheni fëmijën të dijë si të jetë i sjellshëm me të tjerët. 3. Ndihmoje fëmijën të përdorë kohën e lirë me aktivitete. 4. Gjithmonë përgëzoje fëmijën për arritjet. 5. Shpërbleje fëmijën për sjelljet e mira, në vend që të vini gjithmonë në dukje sjelljet jo të mira. 6. Inkurajoheni fëmijën të provojë gjëra të reja. 7. Ndihmojeni fëmijën të zhvillojë një sens humori. 8. Mësojini fëmijës se gabimet mund të ndodhin por e rëndësishme është të provohet përsëri për të përmirësuar. * Seminare informuese për 40 javët e shtatzanisë, regjimin ushqimor, ilaçet dhe testet diagnostikuese. * Seminare informuese për procesin e lindjes dhe të sapolindurin. * Këshillim në çift për fazat e zhvillimit dhe mirërritjen e fëmijës. * Këshillim individual për problemet emocionale të gruas. * Identifikimi i nevojave përmes administrimit të instrumenteve psikologjike. * Këshillim në grup për imazhin e trupit të gruas. * Fletëpalosje për çështje të ndryshme, si: Regjistrimi i fëmijës, si të ushqehemi gjatë shtatzanisë etj.

Upload: kryekurti-aida

Post on 13-Apr-2015

134 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Fazat e Zhvillimit te femijes nga mosha 3 deri ne 5 vjeç.

TRANSCRIPT

Page 1: Zhvillimi i Femjeve_3 - 5 Vjec

Zhvillimi i Fëmijësnga mosha 3-5 vjeç

Financuar nga

Na vizitoni në adresën: www.prinderimi.org

Zyra e KëshillimitPsikosocial pranë

Maternitetit“Koço Gliozheni”

për të ndihmuarprindërit e rinj,

ofron:

MARRËDHËNIET PËRKUJDESËSE DHE MBROJTËSE

1. Zhvillimi i tolerancës fillon që në lindje. Duke patur një lidhje të fortë, të ngrohtë dhe të dashur me fëmijën tuaj, i jepni atij mundësinë më të mirë për të zhvilluar tolerancën.2. Përfshirja e familjarëve dhe miqve të besuar të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në kujdesin dhe dashurinë për fëmijën tuaj.3. Merrni kohë të kuptoni çfarë është e rëndësishme për fëmijën tuaj.4. Mundësojini fëmijës të kalojë çdo ditë kohë me fëmijë të tjerë në shtëpinë tuaj.

Ambjenti pozitiv

1. Sigurojini fëmijës një ambjent familjar harmonik.2. Lejojeni fëmijën t’ju dëgjojë ndërsa lavdëroni të tjerët.

Mundësi për tu ndjerë i përfshirë dhe i rëndësishëm

1. Ndihmoje fëmijën të zhvillojë aftësi të zgjidhjes së problemeve.2. Inkurajoheni fëmijën të dijë si të jetë i sjellshëm me të tjerët.3. Ndihmoje fëmijën të përdorë kohën e lirë me aktivitete. 4. Gjithmonë përgëzoje fëmijën për arritjet.5. Shpërbleje fëmijën për sjelljet e mira, në vend që të vini gjithmonë në dukje sjelljet jo të mira.6. Inkurajoheni fëmijën të provojë gjëra të reja.7. Ndihmojeni fëmijën të zhvillojë një sens humori.8. Mësojini fëmijës se gabimet mund të ndodhin por e rëndësishme është të provohet përsëri për të përmirësuar.

* Seminare informuese për 40 javët e shtatzanisë,regjimin ushqimor, ilaçet dhe testet diagnostikuese.* Seminare informuese për procesin e lindjes dhe të sapolindurin.* Këshillim në çift për fazat e zhvillimitdhe mirërritjen e fëmijës.* Këshillim individual për problemet emocionale të gruas.* Identifikimi i nevojave përmes administrimit të instrumenteve psikologjike.* Këshillim në grup për imazhin e trupit të gruas.* Fletëpalosje për çështje të ndryshme, si: Regjistrimi i fëmijës, si të ushqehemi gjatë shtatzanisë etj.

Page 2: Zhvillimi i Femjeve_3 - 5 Vjec

ZHVILLIMI FIZIK

Gjatë kësaj moshevetëbesimi i fëmijës rritetdhe dëshirojnë të eksplo-rojnë dhe të kërkojnë përgjigjet dhe arsyet për çdo gjë në botë. Atyre u pëlqen shumë ti përgëzosh për përpjekjet që bëjnë për të bërë gjithçka vetë.• Janë shumë aktiv sepse përpiqen të zhvillojnë vrapimin, ngjitjen dhe aftësitë e balancimit (për këtë kanë shumë nevojë të luajnë jashtë shtëpisë).• Edhe pse shumë fëmijë mund të jenë të zotë në ngjitje, ata provojnë vetëm ato gjëra për të cilat ndjehen të sigurtë.• Kanë ende nevojë për supervizim.• Përfshirja në lojën imagjinare, i bën ata që të imitojnë kafshët, mamin, babin, mësuesin, doktorin.

SJELLJA E FËMIJËS

Ndërkohë që eksplorojnë botën përmes gjuhës dhe trupit, ata tregojnë më tepër interes për njerëzit e tjerë. Zakonisht një fëmijë i kësaj moshe:• Tregon simpati kundrejt të tjerëve.• Kupton se si ndjehen të tjerët.• Tregon afeksion kundrejt fëmijëve të vegjël.• Duan t’ju pëlqejnë prindërve.

PASIGURIA

Fëmijët mund të shfaqin disa pasiguri në këtë moshë si:• Të fajësojnë të tjerët për çdo gjë që nuk shkon mirë.• Të kenë frikë kafshët, errësirën ose makineritë e zhurmshme.• Të qajnë shumë edhe për plagosjen më të vogël.• Ndryshojnë nga të qenit i turpshëm një ditë në të qënit i shoqërueshëm të nesërmen.• Preken shumë shpejt emocionalisht.

Kur këto sjellje shfaqen së tepërmi, kjo mund të jetë një problem.

Të ndihmojmë fëmijen sesi të jetë sa më tolerant dhe praktik...Të qënit tolerant është një nga faktorët e një shëndeti të mirë mendor dhe mund të na ndihmojë nga stresi dhe vështirësitë që përjetojmë në jetë. Të qënit tolerant do ti ndihmojë fëmijët të marrin vendime të mira, sidomos kur të jenë adoleshent.

ZHVILLIMI I FËMIJËS NGA MOSHA

NEVOJA PËR GJUMË

Çdo fëmijë është i veçantë dhe do të ketë nevojat e veta për gjumë. Në këtë periudhë ata kanë nevojë për 10-13 orë gjumë çdo natë dhe nuk kanë nevojë të flenë gjatë ditës. Për shkak se fëmijët kanë periudha më të gjata gjumi të lehtë se të rriturit, ata zgjohen më tepër gjatë natës. Arsyet mund të jenë:• Mund të mos ndjehen mirë.• Mund të kenë dhimbje, zakonisht dhimbje veshi.• Mund të kenë dëgjuar zhurma.• Mund të përjetojnë ankthin e ndarjes nga prindërit ose të vuajnë tensionet familjare.

Disa mënyra për tandihmuar të flejë:

• Kryeni aktivitete relaksuese para gjumit, si një dush, leximi i një libri, qëndroni me të në krevat duke i dhënë puthje dhe duke i treguar histori etj.• Lini një dritë ndezur, vendosni një muzikë të lehtë ose lini derën e dhomës së tij të hapur.

ZHVILLIMIGJUHËSOR

Fëmija ka filluar të ndjejë kënaqësi nga biseda me të rriturit. Gjatë kësaj moshe, fëmijadëshiron të aktivizohet, të diskutojë dhe të ndihmojë në gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë dhe jashtë saj. Ndërkohë ju mund ta ndihmoni fëmijën që të zhvillojë këto aftësi:• Duke folur me të për gjërat që po bëni.• Duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.• Duke lexuar libra me ta dhe duke i inkurajuar të “lexojnë” me ju. Mundësojini një shumëllojshmëri librash me figura për këtë moshë.

TRAJNIMI I TUALETIT

Mos u përpiqni të nxitoni në trajnimin e tualetit ose të ushtroni presion para se fëmija juaj të jetë gati.Shenjat e gadishmërisë përfshijnë:• Tregojnë se janë lagur ose kanë nevojë të shkojnë në banjo.• Mund të presin ose të durojnë vajtjen ne banjo.• Tregojnë interes për banjon.

Për ti ndihmuar fëmijët të mësojnë të përdorin banjon gjatë ditës:

• Inkurajojini të pinë shumë lëngje.• Lejojini t’ju shohin ndërsaju përdorni banjon.• Përdorni uturakun.• Shpjegojini hapat e vajtjesnë banjo, duke përfshirë edhelarjen e duarve më pas.• Inkurajoheni të ulet në banjo.• Përgëzojeni për çdo arritje.• Tregohuni të qetë dhe të duruar nëse ndodh ndonjë aksident i vogël. Trajnimi i tualetit kërkon pak kohë dhe praktikë.

Për ti ndihmuar fëmijët të mësojnë të përdorin banjon gjatë natës:

• Sigurohuni që fëmija mund të zbresë nga krevati dhe mund të heqë lehtësisht pizhamat.• Flisni me fëmijën duke mësuar sesi të sillet: Do të shkojë vetë në banjo apo do t’ju zgjojë juve për ndihmë?• Çojeni në banjo gjithmonë para se të flejë.• Lini një dritë ndezur në mënyrë që fëmija të gjejë lehtësisht banjon.• Nëse fëmija zgjohet gjatë natës, pyeteni nëse ka nevojë të shkojë në banjo.• Shmangni presionin ndaj fëmijës apo krahasimin me fëmijë të tjerë.