zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe aparatet matese te elektricitetit dhe perdorimi...

25
Projekt lendor Lenda Fizike Tema: Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme Nentema Aparatet matese dhe perdorimi I tyre

Upload: edward-newgate

Post on 16-Aug-2015

1.507 views

Category:

Science


43 download

TRANSCRIPT

Projekt lendorLenda FizikeTema: Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshmeNentema Aparatet matese dhe perdorimi I tyre

Te kuptojme se cfare eshte elektriciteti

Te analizojme se cfare eshte elektriciteti

Te shpjegojme funksionet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe teknike

Objektivat

1:C’është elektriciteti 2: Si vjen elektriciteti tek ne? 3:Elektriciteti ne jetën e përditshme  4:Elektriciteti në shtëpi 5: Elektriciteti dhe komunikimi 6: Elektriciteti dhe transporti 7:Pajisjet elektronike 8: Elektriciteti në industri 9: Elektriciteti në mjekësi 10: Rrufeja 11:Gjeneratori 12: Galvanometri me kuader te levizshem 13:Ampermetri 14:Voltmetri 15: Ohmetri 16: Multimetri

Permbajtja e projektit

Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedhja e ngarkesës. Nëse një trup është i ngarkuar me një lloj ngarkesë ai konsiderohet trup i ngarkuar elektrikisht. Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues.

C’është elektriciteti

Punoi:

 Nuk është aspak e lehtë që elektriciteti të vijë nëpër shtëpitë tona. Centrali elektrik ku prodhohet rryma elektrike mund të jetë me qindra kilometra larg nesh. Ajo vjen te ne me anë të shtyllave elektrike dhe telat që ne shohim përgjatë largpërçuesit quhen: transmision elektrik, apo sistem distribuimi (shpërndarje).

Linjat e transmetimit quhen 90-AC dhe në një shtyllë të tensionit të lartë kemi 5 përcjellësa ku dy përcjellësat e sipërm quhen trosa dhe roli i vetëm i tyre është që të mbrojnë 3 përcjellësat e tjerë. Linjat transmetuese kanë për qëllim të rrisin tensionin dhe uljen e rrymës.

Si vjen elektriciteti tek ne?

Në sistemin tonë transmetues kemi 3 lloj tensionesh 400 KV, 20 KV dhe 110 KV. Transformatorët Ulës (NënStacionet) nga 110KV e ulin tensionin në 10 KV ose 6 KV, më pas kemi të vendosur edhe Transformatorin Ulës të fundit i cili nga 10 KV e kthen në 0.4 KV. Ky tension shkon tek qytetaret për përdorim familjar.

Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar. E gjithë bota funksionon në sajë të elektricitetit, në një formë apo në një tjetër. Elektriciteti lidhet jo vetëm me jetën e kohëve tona por edhe me të ardhmen. Kjo pasi, lëndet e djegshme megjithëse shumë të nevojshme për jetën tonë, janë në mbarim. Të gjitha strategjitë moderne ekonomike janë të fokusuara në prodhimin e energjisë elektrike me anë të burimeve të rinovueshme, si nëpërmjet: erës, rrezeve diellore, ngrohjes gjeotermike, ujit etj. Elektriciteti nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja dhe e kaluara. Në ditët tona një pjesë shumë e madhe e trajtimeve mjekësore do të ishin shumë të rrezikshme, për të mos thënë të pamundura për t’u realizuar pa praninë e elektricitetit.

Elektriciteti ne jetën e përditshme 

Rëndësia e elektricitetit lidhet që te ndricimi. Pa ndricim jeta dhe zhvillimi ynë do të pësonin regres. Edhe sikur të udhëtosh në cepin më të humbur të botës do të gjesh elektricitet. Njerëzimi nuk e përfytyron më ekzistencën e tij pa këtë gjigand të zhvillimit. Ai luan një rol të rëndësishëm në shtëpi, shkollë, punë, rrugë, industri kudo. Shekuj më parë njeriu mbështetej te zjarri për gatim, ndricim, ngrohje. Zjarri tani është zëvendësuar nga elektriciteti.

 Që nga momenti kur zgjohemi deri në momentin që biem të flemë jemi të rrethuar e të varur nga elektriciteti. Në mëngjës zgjohemi nga alarmi (punon me elektricitet). Drita e dhomës së gjumit ashtu sic do dritë tjetër në shtëpi funksionon në bazë të elektricitetit. Do të ishin të pafundme pajisjet që lehtësojnë jetën tonë të cilat përdorin elektricitetitn. Të përmendim vetëm disa prej tyre: soba, mikrovala, toster, TV, frigorifer, DVD, kompjuter, dush, lavatrice, kondicioner e mijëra pajisje të tjera. Telefoni, I-Podi, telekomanda e televizorit, ora, elektriku e shume të tjera punojnë me bateri, por bateritë funksionojnë në sajë të parimeve të elektricitetit.

Elektriciteti në shtëpi

Radio, televizioni, interneti, telefoni, faksi lidhin njerëzit në gjithë botën. Ne i telefonojmë një miku, i dërgojmë një mail, shohim një film, dëgjojmë muzikë në kompjuter. Po vallë nga vijnë gjithë këto? Cfarë i vë në punë? Sigurisht që elektriciteti.

Elektriciteti dhe komunikimi

 Edhe mjetet e transportit përdorin elektricitetin për të funksionuar. Ato përdorin bateritë por edhe motori funksion duke përdorur dinamon, e cila zbaton parimet e elektricitetit. Po kështu funksionojnë edhe trenat, avionët, satelitët, anijet kozmike e të gjitha mjetet e transportit.

Elektriciteti dhe transporti

Pajisjet elektronike - e bëjnë përdorimin e tranzistorit një nga shpikjet më të rëndësishme të shek. XX dhe një bllok themelor të ndërtimit të të gjitha qarqeve moderne. Një qark modern i integruar mund të përmbajë disa miliardë tranzistorë në një rajon të vetëm disa centimetra katrore.

Pajisjet elektronike

Elektriciteti gjen një përdorim të gjerë në industri. Rreth 27% e energjisë elektrike shfrytëzohet nga degët e shumta të industrisë. Pothuaj në cdo degë të industrisë makineritë vihen në përdorim duke përdorur elektricitetin. Dyqanet, zyrat, shërbimet nuk do të funksiononin nëse do të mungonte elektriciteti.

Elektriciteti në industri

Elektriciteti gjen përdorim edhe në fushën e mjekësisë. Për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mëlcisë mjekët këshillojnë terapi me pulse elektrike. Duke iu nënshtruar një terapie me pulse elektrike për 45 sekonda, ato krijojnë boshllëqe të shumta në membranën e qelizave të kancerit, duke shkatërruar tumorin. Trupi në mënyrë natyrale largon strukturën e mbetur të qelizës kanceroze. Kjo është një metodë efektive vetëm në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes. Në faza të avancuara kjo metodë nuk funksionon.

Elektriciteti në mjekësi

 Një shkëndijë e fuqishme elektrike është rrufeja. Rrufeja ndodh ndërmjet dy reve të ngarkuara me shenja të kundërta. Tensioni ndërmjet reve, kur ndodh rrufeja është disa milionë volt dhe rryma është shuma e madhe, kurse rrufeja është disa të milionat pjesë të sekondës. Ajo ndodh jo vetëm ndërmjet dy reve, por edhe ndërmjet reve dhe tokës. Kur një re e elektrizuar i afrohet sipërfaqes së tokës, nën ndikimin e saj në sipërfaqen e tokës shfaqen ngarkesa të kundërta me të. Sasia e ngarkesës elektrike mund të jetë aq e madhe (sidomos në majat e maleve), saqë mund të ndodhë shkarkesa ndërmjet resë dhe tokës. Rrufeja, që bie mbi një pemë, e shkatërron dhe e djeg atë. Gjatë rënies së rrufesë në ndonjë ndërtesë, shkaktohet edhe zjarr. Njeriu, që ndodhet pranë vendit të rënies së rrufesë, mund të plagoset ose mund të vdesë.

Rrufeja

Një ndër pajisjet që bën të mundur prodhimin e energjisë elektrike është gjeneratori. Gjeneratori funksionon në bazë të një parimi elekromagnetik. Një gjenerator është një pajisje që lëviz një magnet afër një teli në mënyrë që të krijojë një rrjedhje të qëndrueshme elektronesh. Gjeneratori mund te vihet në punë nga lëndë djegëse apo me mekanizma të tjera. Gjeneratori është një pajisje shumë e rëndësishme për të vënë në punë pajisjet që kërkojnë elektricitet dhe ka mungesë të tij.

Gjeneratori

Ai perbehet nga nje kuader I levizshem qe permban N spira te cilat ndodhen ne nje fushe magnetike te njetrajtshme me induksion B te krijuar nga nje magnet I perhershem . Kur kuadri pershkohet nga rryma elektrike me intesitet I mbi te vepron nje cift forcash elektromagnetike me moment .

M=NBSI , ku S paraqet siperfaqen e kuadrit . Si rrjedhim kuadri fillon te rrotullohet . Sapo fillon rrotullimi mbi te

vepron 1 cift I kundert forcash , te perftuara nga dy susta spirale qe perdoren njerhkohsisht edhe per te derguar rrymen ne kuader , madhesia e momentit te ketij cifti eshte ne perpjestim te drejte me kendin e rrotullimit :

M’=Cα kur kuadri nuk leviz M=M' , qe nga : α = (NBS/C)*I Shmangia e kuadrit esht ne perpjestim te drejte me intesitetin e

rrymes qe e pershkon ate. Per te njejten intesitet te rrymes shmangia e kuadrit esht me e madhe nese ai vendoset mbi nje berthame hekuri te bute .. Me ane te ketij aparati mund te maten rryma shuma te dobeta , te rendit 10-6 - 10-8A duke marre masa deri ne 10-12A .

Galvanometri me kuader te levizshem.

Ne rastin e rrymave me intesitet me te madh galvanometric nuk mund te perdoret thjesht ne formen qe u paraqit , pasi ai nuk mund te pershkohet nga rryma te tilla .

Nga ana tjeter nuk mund te rrisim rezistencen e tij mqns aparati do te mase intesitetin e rrymes duhet te lidhet ne seri me qarkun.Per kete qellim galvanometric shuntohet , dmthn. Ne parallel me kuadrin e levizshem vihet rezistenca e vogel Rs e cila quhet Shunt , neper te cilen kalon pjesa me e madhe e rrymes qe do te matet .. vet galvanometric pershkohet nga rryma Ig me intesitet Ig =I - Is .

Ampermetri I pershkruar me siper mund te shfrytzohet vetem per matje ne qarqet e rrymes se vazhduar .Qe ai te sherbeje dhe ne qarqet e rrymes alternative , paisjet me nje drejtues I cili e kthen rrymen alternative ne rrume me nje drejteim te vetem , ne kete rast aparati percakton vleren efektive IEf te intesitetit te rrymes .

Ampermetri

Ai sheben per te matur diferencen e potencialit qe ekziston midis dy pikave a dhe b ten je qarku .Per kte perdoret I njejti galvanometer G . ne seri me kuadrin e levizshem te se cilit ne kete rast lidhet nje rezistence e madhe R ne menyr qe rryma L te jete sa me e vogel, keshtu qe rryma I ab qe kalon neper degen e ab ku kryhet matja nuk ndryshon nga rryma l qe kalonte me pare neper te .

Galvanometri nuk gradohet ne vlerat e intesitetit te rrymes L qe

e pershkron por ne vlerat Ir

(R +rg) =Uab ku me Uab esht shenuar vlera e differences se potencialit ndermjet pikave a dhe b qe duhet te matet .

Per matjet ne qarqet e rrymes alternative aparati paiset me drejtues .

Voltmetri

 Matjet e intesitetit dhe te tension jane matjet qe kryhen me shpesh sepse : se pari intesiteti I rrymes dhe tensioni jane madhesite me te rendesishme dhe se dyti matja e tyre jep mundesine per percatktimin e shumeve madhesive te tjera elektrike dhe joelektrike .. .P.sh. R mund te percaktohej duke matur rrymen L dhe tensionin U ne skajet e saj dhe pastaj pjestuar me U me I .

Percaktimi I rezistencave behet me matje te drejtperdrejta me anen e nje aparati te vecante qe quhet Ohmeter , parimi I ndertimit te se cilit eshte paraqitur ku : E paraqet nje pile qe futet Brenda aparatit , R nje rezistenve te pandryshueshme , Rn nje rezistence te ndryshueshme . G nje galvanometer , A dhe B bornat e aparatit dhe Rx rezistencen qe duhet te matet .

 Ohmetri

Duke perdorur nje galvanometer dhe nje seri rezistensaash te montuara do te perftohet nje aparat I vetem qe sherben s per matje e intesitetit si dhe te differences se potencialt qe quhet AV-METER.Po ti shtohet atij dhe nje qark aparati do te kryente dhe nje matje tjeter ate te rezistencave, ne ketet rast ai quhet avohmetter apo mates universal .. Duke shtuar dhe qarqe te tjera mund te plotosohet me tej aparati dhe te mati edhe madhesi te tjera : si kapaciteti elektrik , frekuenca e nje rrymeetj.. Keto lloje aparatesh nuk e kane klasen e saktesise me te larte se 1,5 prandaj jan te desitnuara per matje te sakta por per te kontrolluar mdhesite elektrike per kete arsye ato quhen Kontrollues universal ose thjesht kontrollues,

VEREJTJE:Per te vene ne pune avhmeter duhen bere kto 3 zgjidhje : se pari zgjedhja e llojit te punes , se dyti ajo e kalibrit dhe se treti ajo e bornave te hyrjes.

Llogaritja e gabimit :aparatet analoge jane te klasave te ndryshme te saktesise se precizionit .Ekzistojne keto klasa saktesie : 2.5 ;1,5 ; 1 ; 0,5 ; 0,01. Gabimi absolute merret I barabarte me : klasa100*kalibri

Keshtu NEse klasa e nje aparati analog esht 1 dhe esht e zgjedhur kalibri 2A gabimi absolute do te jete 1/100 * 2A=0,02A. 6. Multimetri dixhital Nje instrument per matje dixhitale me nje apo me shume funksione perbehet nga nje ose disa qarqe te integruar te cilat kane funksion te ndryshojne vlerat e ndryshme te tensionit apo te rryme sne nje sinjal dixhital qe te lejoje nje lexim direct dhe te menjehershem te vlres qe matet ..Multimetrat dixhital jane te paisur me nje bateri 9V. Mtjet e ndryshme ne nje multimeter dixhital (Volt DC – Volt AC –OHM- Amper DC etj ) jane te thjeshta sepse cdo funksion esht I qarte ne panelin e instrumentit . disa multimetera kane “BUZZER” per tkontroll zanor qe sherben per te dalluar nderprerjet e mundshme .

Multimetri– MATES UNIVERSAL 

Galvanometri me kuader te levizshem.

Ampermetri

Voltmetri

 Ohmetri

Multimetri– MATES UNIVERSAL