zbardhet loja e llallës me hetimet ndaj bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e...

24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Rama thellon konfliktin me LSI, detyron Ahmetajn të nisë shkarkimin e militantëve, 3 ministra gati vendimin për ri- strukturimin e 19 institucioneve Shqipëria nën ujë, nisin evakuimet me barka dhe helikopterë, Vjosa e Osumi dalin nga shtrati, situatë emergjente në Vlorë Dokumentet e CIA, ja çfarë ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin, përzgjodhi 9 njerëzit e tij më të besuar, ja anëtarët e partisë që u lanë në hije Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Qeveria ndalon amnistinë për të burgosurit pas skandalit me Lulzim Berishën dhe Fadil Kasemin, s’ka më lirime nga burgu për festat e fundvitit Greqia nis sulmet ndaj Berishës pas lobimeve të PD në Athinë kundër qeverisë, e akuzojnë për nxitje të nacionalizmit FMN nis te Tatimet misionin 2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, partitë dorëzojnë propozimet për ndryshimet në ligj, Bashkim Fino përplaset me demokratët Mediat greke kanë nisur sulmet ndaj ish-kryem- inistrit Sali Berisha. Pas marrëveshjes së detit, ku Berisha u fali grekëve territoret shqiptare, mediat helene në përgjithësi vlerësuan... Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur mi- sionin 2 javor të asistencës teknike në Tatime për mbledhjen e borxhit dhe jo vetëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë me dije se në kuadër të misionit dy javor... Shqipëria prej dy ditësh ndodhet nën ujë. Reshjet e shumta duket se kanë vënë në një sfidë të vështirë banorët dhe qeverinë. Kjo për faktin se dhe dje si pasojë e reshjeve të dendura, që vazhduan gjatë gjithë ditës, shumë zona janë përmbytur dhe shumë të tjera rrezikohen nga prurjet e dendura të lumenjve. Për këtë arsye, qeveria ka nxjerrë në terren të gjitha Forcat e Armatosura, të cilat së bashku... Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e dytë. Gjatë mbledhjes, partitë politike dorëzuan propozimet për ndryshimet ligjore, duke u bazuar edhe tek rekomandimet e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit... Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 2 Dhjetor 2017 Faqe 10 Faqe 6 Faqe 7 Qeveria në terren për përmbytjet, Edi Rama thirrje banorëve të marrin masa, PD-LSI nisin sulmet politike & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kapadaiu cinik, ose standarti vjetër i politikanit Nga Pirro PRIFTI Nga Besi BEKTESHI Tribunali i Hagës, midis viktimave dhe kriminelëve Nga Besmir PAJAJ Regjistrimi i pronave, si pro- ces i pandarë nga reformimi i administratës publike Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, prokuroria mashtroi për kërkesën ndaj KQZ, skenar për zvarritjen e verifikimeve mbi lobimet në SHBA Faqe 4 Faqe 2 Faqe 12,13 Komisioni i Vetingut merr në dorë dosjet për Gjin Gjonin dhe gjyqtarin e 21 Janarit, mbyllet shorti për 35 gjyqtarët prioritarë, gati spastrimet Faqe 3 Qeveria ka vendosur që të ndalojë amnistinë për të burgosurit këtë vit. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e djeshme. Gjatë një prononcimi për mediat, ministrja Gjonaj deklaroi... Faqe 8,9 Faqe 5

Upload: others

Post on 03-Aug-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Rama thellon konfliktin me LSI, detyron Ahmetajn të nisë shkarkimin e militantëve, 3 ministra gati vendimin për ri­strukturimin e 19 institucioneve

Shqipëria nën ujë, nisin evakuimet me barka dhe helikopterë, Vjosa e Osumi dalin

nga shtrati, situatë emergjente në Vlorë

Dokumentet e CIA, ja çfarë ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin, përzgjodhi 9 njerëzit e tij më të besuar, ja anëtarët

e partisë që u lanë në hije

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb­in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Qeveria ndalon amnistinë për të burgosurit pas skandalit

me Lulzim Berishën dhe Fadil Kasemin, s’ka më lirime nga burgu për festat e fundvitit

Greqia nis sulmet ndaj Berishës pas lobimeve të PD në Athinë kundër qeverisë, e akuzojnë për nxitje të nacionalizmit

FMN nis te Tatimet misionin 2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, partitë dorëzojnë propozimet për ndryshimet

në ligj, Bashkim Fino përplaset me demokratët

Mediat greke kanë nisur sulmet ndaj ish-kryem-inistrit Sali Berisha. Pas marrëveshjes së detit, ku Berisha u fali grekëve territoret shqiptare, mediat helene në përgjithësi vlerësuan...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur mi-sionin 2 javor të asistencës teknike në Tatime për mbledhjen e borxhit dhe jo vetëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë me dije se në kuadër të misionit dy javor...

Shqipëria prej dy ditësh ndodhet nën ujë. Reshjet e shumta duket se kanë vënë në një sfidë të vështirë banorët dhe qeverinë. Kjo për

faktin se dhe dje si pasojë e reshjeve të dendura, që vazhduan gjatë gjithë ditës, shumë zona janë përmbytur dhe shumë të tjera rrezikohen nga

prurjet e dendura të lumenjve. Për këtë arsye, qeveria ka nxjerrë në terren të gjitha Forcat e Armatosura, të cilat së bashku...

Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e dytë. Gjatë mbledhjes, partitë politike dorëzuan propozimet për ndryshimet ligjore, duke u bazuar edhe tek rekomandimet e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit...

Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 2 Dhjetor 2017

Faqe 10

Faqe 6

Faqe 7

Qeveria në terren për përmbytjet, Edi Rama thirrje banorëve të marrin masa, PD-LSI nisin sulmet politike

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kapadaiu cinik, ose standarti vjetër i politikanit

Nga Pirro PRIFTI

Nga Besi BEKTESHI

Tribunali i Hagës, midis viktimave dhe

kriminelëveNga Besmir PAJAJ

Regjistrimi i pronave, si pro­ces i pandarë nga reformimi

i administratës publike

Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, prokuroria mashtroi për

kërkesën ndaj KQZ, skenar për zvarritjen e verifikimeve mbi lobimet në SHBA

Faqe 4

Faqe 2

Faqe 1

2,1

3

Komisioni i Vetingut merr në dorë dosjet për Gjin Gjonin dhe gjyqtarin e 21 Janarit, mbyllet shorti për 35 gjyqtarët prioritarë, gati spastrimet

Fa

qe

3

Qeveria ka vendosur që të ndalojë amnistinë për të burgosurit këtë vit. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e djeshme. Gjatë një prononcimi për mediat, ministrja Gjonaj deklaroi...

Faqe 8,9

Fa

qe

5

Page 2: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

2 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama të enjten la të nënkuptohet se vetë SHBA ka nisur tashmë hetimet për të zbuluar të vërtetën e lobimeve të PD, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin goditjet ndaj “peshqve të mëdhenj”. “Ju i keni deklaruar, por çfarë janë këto kompania të huaja, fantazmë, në parajsat fiskale, që paguajnë 1 milionë dollarë për llogari të PD. Kjo është pyetja, është shumë e thjeshtë. Deklaroni nuk deklaro-ni ky është muhabet tjetër, pasi ka plot që deklarojnë dhe pastaj kapen, kapen me deklaratat e tyre. Çfarë është kjo? Këtë thoni ju. Bi-lalin do ja jap Lulit asistent ta ndi-hmojë që të kuptojë se çfarë e pret. Këtu do të jemi. Unë jam shumë i qetë, se Shqipëria nuk është vetëm. Kur ju thosha do të vijë FBI këtu, jo thoshit nuk vjen FBI, ç’na duhet ne, ne i bëjmë me forcat tona. Jo këtu janë. Mos u mërzisni, të gjithë llojet e peshqve do i shihni në zgarë”, tha kryeministri Edi Rama dje.

ANGAZHOHEN AMERIKANËT

Të enjten, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi në sallën e Parlamentit se nëse prokuroria nuk regjistron procedim penal ndaj Bashës, atëherë PS do të bëjë kallëzim penal ditën e hënë. “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i bën thirrje Prokurorisë, se nëse heshtja

e saj e pashpjegueshme do të vazhdojë edhe nesër, ne do të jemi të detyruar të paraqesim ditën e hënë kallëzim penal për shtetasin Lulzim Xhelal Basha si i akuzuar direkt për këtë skemë mashtrimi financiar me vulën e Partisë Demokratike”, tha ai.

PS KALLËZIM PENAL PËR BASHËN

PD-LSI-PS bëhen bashkë, konstituohet “Aleanca e Grave Deputete”, të hënën Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë konstituoi dje “Aleancën e Grave Deputete” për legjislaturën e IX, që për-bëhet nga gratë deputete të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PR. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij vlerësoi rolin e grave. “Si një nga deputetët e vjetër në Kuvendin e Shqipërisë, e kam mbështetur rolin e grave dhe vajzave në Kuvend dhe në cilësinë e Kryetarit të Kuvendi të Shqipërisë do të keni gjithë mbështetjen time për aspektet që lidhen me funksionimin e Aleancës”, tha Ruçi. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika

Hysi, e cila moderoi aktivitetin, u shpreh: “Kam besimin e plotë që ne gratë deputete që këtë radhë jemi më shumë se në çdo legjislaturë tjetër, pra 39, do të punojmë së bashku për të adresuar më mirë problemet që lidhen me gratë dhe fëmijët, por edhe çështje të tjera që lidhen me familjen, me mirëqenien, pasi në çdo shoqëri, aty ku gru-aja dhe fëmija trajtohen më mirë, edhe shoqëria është më e shëndetshme”. Vlerësime pati dhe nga ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt. “OSBE be-son tek ju dhe ju jeni vlerë e shtuar dhe kjo është

arsyeja pse ne e mbështetëm krijimin e aleancës në 2013. Disa nga ju kanë tashmë përvojën e mjaftueshme për ta drejtuar këtë aleancë. Ju të gjithë jeni në dijeni për rolin esencial që luajnë partitë politike dhe ndikimin tuaj në efektivitetin e partive”, tha ai. Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UN-DP-së, J. Uilliams, u shpreh: “Si deputete ju keni një pushtet të jashtëzakonshëm për zhvillimin e rolit të gruas në Shqipëri. Ju keni fuqinë që të ndryshoni rregullat përmes ndryshimeve në ligje.

Ju keni pushtetin që t’i kërkoni qeverisë për masat që janë marrë për të arritur barazinë gjinore”. Shefja e sektorit politik dhe ekonomik të amba-sadës së SHBA në Tiranë, Carson Relitz Pocker, theksoi rëndësinë që ka konstituimi i “Aleancës së Grave Deputete”, duke nënvizuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbështet këtë nismë. Ndërkohë të hënë PD-PS-LSI do të bëhen bashkë, pasi Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar një rezolutë të opozitës mbi dhunën në familje.

Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, prokuroria mashtroi për kërkesën ndaj KQZ, skenar për zvarritjen e verifikimeve mbi lobimet në SHBA

Shkresa për KQZ u dërgua dje pasdite, të hënën nis shqyrtimi i të dhënave

Kliti TOPALLI

Hetimet e nisura nga proku-roria ndaj Lulzim Bashës sa i takon lobimeve në SHBA, duket se janë

një flluskë sapuni. PD ka fshehur mbi 600 mijë dollarë duke mos i deklaruar në KQZ dhe pas thirrjeve të mazhorancës, prokuroria nisi verifikimet. Të enjten ishte Taulant Balla që lëshoi sërish akuza dhe paralajmëroi padi nëse organi i akuzës vijon të flejë. Pak pas kësaj deklarate, prokuroria njoftoi men-jëherë gazetarët pranë saj se kishte kërkuar nga KQZ raportet finan-ciare të dorëzuara nga PD. Mirëpo e gjitha ka qenë mashtrim. Gazeta dje ka bërë një sërë kërkimesh dhe rezulton se prokuroria po e zvarrit këtë proces. Së pari kërkesa ndaj KQZ nuk është bërë të enjten, por ka shkuar vetëm dje rreth orës 14.00. Burime nga KQZ konfirmuan faktin e prokuroria ndryshe nga sa u tha gazetarëve, në KQZ nuk kishte dërguar asnjë kërkesë të enjten, por vetëm dje. Por dërgimi i kërkesës në këtë orar ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet se prokuroria këtë hetim e ka hapur sa për të treguar se nuk vepron me dy standarde, pasi kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit pak ditë më parë. KQZ dje sa mori kërkesën dhe dokumentet organi i akuzës do i ketë në dispozicion vetëm ditën e hënë. E dyta është se prokuroria pritet që të mos nxjerre asgjë nga KQZ, pasi të dhënat janë në faqen e saj zyrtare dhe dihet se Basha nuk e ka deklaruar atë shumë. Po ashtu burime nga ky dikaster i thanë gazetës se në KQZ dorëzohen thjesht të dhëna pa asnjë shpjegim shtesë dhe më pas është auditi që kontrollon se sa është zbatuar ligji. Pra prokuroria përveçse ka shtyrë për javën tjetër procesin e hetimit, me kërkesën drejtuar KQZ nuk do ketë asnjë avancim, pasi duhet të jetë PD partia që duhet të japë shpjegime. Ditët e fundit ka nisur një lutë e fortë PD-PS. Demokratët akuzojnë mazhorancën për lidhje me krimin, por u plasi skandali i lobimeve në SHBA. E ndodhur përballë presionit të mazhorancës, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, por siç ka ndodhur deri më sot me Bashën, edhe këtë herë nuk do ketë asnjë zhvillim. Basha

KLSH merr pjesë në takimin e mbajtur në GjermaniGjatë javës së fundit , qyteti his-

torik i Postdamit, Gjermani ishte vendi pritës i një prej aktiviteteve më të rëndësishme të cilën EUROSAI organizoi pas miratimit nga Kongr-esi IX, në maj të këtij viti, të Planit Strategjik të Zhvillimit 2017–2023. 29 dhe 30 Nëntori ishin dy ditët gjatë së cilave, nën drejtimin e përbashkët të dy liderëve , SAI-t të Gjermanisë dhe Çekisë u organizua takimi me anëtarë të EUROSAI-t. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analiza e qasjeve të deritanishme dhe prezantimi i projekteve të reja që mund të aplikohen nën kuadrin e per-spektivës që ofron Plani i Ri Strategjik. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë aktiv-itet u përfaqësua nga znj.Albana Gjin-opulli, znj.Arminda Bushi, znj.Jonida Gruda, znj.Irma Idrizaj. Zv. Pesidenti i Sai-t Gjerman, z. Kristian Arendt uroi mirëseardhjen për pjesëmarrësit dhe vlerësoi angazhimin që SAI-t treguan me të qenit prezent në këtë aktivitet duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e takimit në kuadrin e gjerë të implementimit të qëllimeve të Planit Strategjik për EUROSAI-n.

Hoxha: Ja kush ja dha Bashës paratë e lotimitGazetari investigativ Artan Hoxha,

duke folur për çështjen e pagesën nga Partia Demokratike për lobim në SHBA tha se, shuma e parave prej 825 mijë dol-larë është financuar nga dy kompani të fuqishme të lojërave të fatit në Shqipëri. “Për mua është skandal. Për mua është skandal, e ka publikuar një media që financohet nga partnerët strategjik të Shqipërisë. Nuk dua të pranoj apo të dyshoj që BIRN bëhet pjesë e një lojë politike, pasi po BIRN ka publikuar 300 mijë të LSI-së dhe pjesa tjetër është rasti i fotografisë së shefit të opozitës në atë kohë, Edi Rama, me Barack Obamën. Personi që e bëri financimi, Bilal Shehu, u dënua. Por çështja nuk u hetua në Shqipëri, nuk ka një vendim si për këtë rast. Por tani ka një problematikë tjetër, më duket se ka gjurmë nga janë nisur paratë dhe ku kanë shkuar... Nga vijnë këto para, në rastin konkret është pub-likuar një emër është një shtetas turk shok i kreut të opozitës. Kanë studiuar bashkë. Kanë dalë nga një fond që bu-ron nga paligjshmëria në dy kompani që operojnë për lojërat e fatit”, tha ai.

ka përfunduar 3 herë në prokurori dhe që të trea herët ja ka hedhur paq.

Lobimet e PD në SHBAPD ka paguar rreth 675 mijë

dollarë në një kompani off shore, por që në KQZ nuk figurojnë. Per-soni i parë që listohet për t'u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dëshmuar. Sipas burimeve, pas marrjes së dokument-eve nga KQZ, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por absurdi është se dihet që ato nuk dorëzohen, pasi është thjesht proces deklarimi dhe janë verifikimet që bën

KQZ më pas për këtë gjë që nxjerrin të vërtetën. Paratë e paguara nga PD kanë shkuar për kompanitë "Ston-ington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP". Pagesa për lobim në SHBA, PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në "Çadrën e Lirisë" përpara Kryemi-nistrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi

i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Don-ald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë për-para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me "Ston-ington Strategies", PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve. Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale.

Gazeta dje ka bërë një sërë kërkimesh dhe rezulton se prokuroria po e zvarrit

këtë proces. Së pari kërkesa ndaj KQZ nuk është bërë të enjten, por ka shkuar vetëm dje rreth orës 14.00. Burime nga

KQZ konfirmuan faktin e prokuroria ndry-she nga sa u tha gazetarëve, në KQZ nuk

kishte dërguar asnjë kërkesë të enjten...

Page 3: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Grupi i punës, gjatë proce-

durave të kontrollit të figurës, duhet t’u përmbahet kërkesave të përgjithshme si më poshtë:

a) verifikimi i saktë i identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo individ;

b) verifikimi nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin

e organizuar;c) vlerësimi i përgjithshëm,

nëse individi mund të vihet nën presion nga struktura kriminale;

ç) kontrolli nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshe-hurazi, vetëm, në bashkëpunim, ose në përbërje të një organizate kriminale

VERIFIKIMI I FIGURËS

1. Subjekti i rivlerësimit plotëson formularin e vetëv-lerësimit profesional, sipas shtojcës 4 bashkëlidhur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi, dhe e dërgon pranë organit të vlerësimit të aftësive profesionale.

2. Subjekti i rivlerësimit, i parashikuar në nenin 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, ka të drejtë t’i paraqesë me shkrim Komisionit kërkesën për rivlerësimin e tij, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa

i bashkëlidhet formularit të vetëvlerësimit profesional, sipas shtojcës 4 të këtij ligji.

3. Periudha e vlerësimit për aftësitë profesionale, për efekt të këtij ligji, do të jetë 3 vitet e fundit të ushtrimit të detyrës nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në rast se subjekti i rivlerësimit ka më pak se 3 vite në detyrë, periudha e vlerësimit konsiderohet e gjithë koha gjatë ushtrimit të detyrës.

FILLIMI I PROCEDURËS PËR VLERËSIMIN E AFTËSISË PROFESIONALEKliti TOPALLI

Komisioni i Kualifikimit ka mbyllur përzgjedhjen e dosjeve për 35 gjyqtarët që do të kalojnë të parët

në sitë. Prej gati një viti ky proces u zvarrit, por tashmë pritet që të jepen dhe rezultatet e para. Në total janë 68 gjyqtarë dhe prokurorë që do të verifikohen të parët dhe terreni tashmë është gati. Procesi i vetingut do shtrihet në tre aspekte: Pasuri, pastërti të figurës dhe aftësitë pro-fesionale. Sa i takon dy të parave, DSIK dhe ILDKP i kanë dorëzuar prej ditësh dosjet, ndërsa vonesa solli KLD. Në bazë të ligjit, aftësitë profesionale vlerësohen duke përzg-jedhur nga 5 dosje që kanë shqyr-tuar gjyqtarët 3 vitet e fundit dhe verifikohet nëse kanë ndjekur të gjitha rregullat ligjore. Sipas buri-meve të gazetës pranë Komisionit të Kualifikimit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, këtë javë është hedhur shorti për emrat e fundit në listën prioritare dhe tashmë pritet vetëm mbajtja e seancave nga komisioni, ku do të merren në pyetje gjyqtarët dhe prokurorët. Gjatë muajit nëntor u përzgjodhën dosjet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Tiranës dhe asaj të Krimeve të Rënda. Ndërsa së fundmi janë përzgjedhur dosjet e gjyqtarëve që janë kandidatë për në KLGJ e KED dhe që bëjnë pjesë në gjykatat e rretheve dhe të Apelit në Tiranë. Dy emra të njohur nga emrat e fundit janë Gjin Gjoni dhe Ervin Metalla, të dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjin Gjoni është njëherësh anëtar i KLD dhe i Kolegjit Zgjedhor dhe një gjyqtar që është përballur me shumë akuza politike. Ndërsa Metalla ka shkaktuar mjaft debate në vitin 2013. Ai ka qenë gjyqtari i dosjes së Gërdecit dhe vendosi që për dy prej të akuzuarve masa e dënimit të ishte e njëjtë me periud-hën e paraburgimit, duke bërë që ata të liroheshin. Ai u sulmua fort në atë kohë, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të Gjykatës së Durrësit, ku janë shqyrtuar një sërë dosjesh të bujshme. Arsyeja që ai është në listën prioritare është sepse u përzg-jodh anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

35 emrat e përzgjedhurTashmë që është mbyllur

Ja 35 emrat e gjyqtarëve që do verifikohen

1. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese2. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë3. Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë4. Altina Xhoxhaj, anëtare i Gjykatës së Lartë 5. Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë6. Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë7. Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë 8. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë 9. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë 10. Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë 11. Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë12. Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë 13. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kus-htetuese14. Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese15. Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese16. Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese17. Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese18. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese19. Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kandidate për KLGJ20. Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës (KED)21. Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative i Shkallës së Parë, Tiranë22. Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit (KED)23. Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë (KLGJ24. Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës (KLGJ)25. Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda (KLGJ)26. Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda (KLGJ)27. Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës (KLGJ)28. Artan Lazaj, gjyqtar (KLGJ)29. Alma Brati, gjyqtare (KLGJ)30. Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë (KLGJ)31. Brunilda Kasmi, gjyqtare në Tiranë (KLGJ)32. Bledar Abdullai, gjyqtar në Tiranë (KLGJ)33. Marçela Shehu, gjyqtare në Kurbin (KLGJ)34. Gjin Gjoni, anëtar i KLD, anëtar i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtar i Apelit Tiranë35. Alaudin Malaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

përzgjedhja e dosjeve për 35 em-rat, fillimisht është Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ai që bën shqyrtimin paraprak dhe i bashkangjit çdo lloj vendimi për gjyqtarët në fjalë, si ankesa apo masa disiplinore dhe më pas raporti i shkon Komisionit të Kual-ifikimit. Ky i fundit do ngrejë grupe

pune që do të kryejnë verifikime për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe për aftësitë profesionale. Për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ata të Kushtetueses puna ka nisur dhe është drejt përfundimit dhe shpresat janë që brenda dhjetorit të dalin emrat e parë që i shpëtojnë vetingut ose që përjashtohen. Pak ditë më parë kryetarja e Komisionit të Kualifikimit tha se javën e parë të dhjetorit gjyqtarët do të thirren në seanca dëgjimore dhe do të pyeten

për paqartësi që kanë dalë gjatë verifikimeve. Ndërkohë një rol të madh kanë dhe ndërkombëtarët. Mësohet se dhe ata po verifikojnë brenda dhe jashtë vendit dhe shumë shpejt do të paraqesin raport për secilin emër. Por vendimet që do të jepen të parat janë për kryep-rokurorin Adriatik Llalla, kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Më pas do të vijohet me emrat e tjerë.

Ballkani nën vëzhgim nga shërbimi sekret Gjerman, monitorim Shqipërisë, Bosnjës dhe Kosovës për xhihadistëtPas Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

edhe Gjermania ka kthyer sytë nga Ballkani. Arsyeja nuk është ndikimi rus, por kërcënimi që vjen nga rreziku terrorist. Është Deutsche Welle që shkruan se shërbimi sekret gjerman po monitoron Ballkanin. Dy javë më parë, shefi i BND, Bruno Kahl foli për lindjen e shteteve të dobëta në rajon, të cilat mund të preken lehtë nga luftërat civile dhe që mund t’u shërbejnë terroristëve si zonë tërheqjeje ose zonë opera-

tive. Qindra vetë nga Bosnja dhe shtete të tjera me popullatë kryesisht myslimane në rajon, vi-jon shkrimi i DW, si Kosovë dhe Shqipëri kanë shkuar vitet e fundit në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me milicët xhihadistë. Në fjalën e tij në Fondacionin e afërt me CSU, Hanns-Sei-del Kahl tha konkretisht: “Indeksi i shteteve të brishta për 2016 ofron në këtë kuadër një pamje pak inkurajuese nga vështrimi gjerman. Në të, shtete si Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria,

Serbia, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe Rusia grupohen në kategoritë Warning deri High Warning (paralajmërim deri paralajmërim i fortë)”. Kahl sqaroi më tej në fjalën e tij se kjo nuk do të thotë se në këto vende ka pësuar kolaps sistemi shtetëror. Por se “me sa duket ai gjithsesi nuk u përgjigjet stand-ardeve të Evropës Perëndimore e Qendrore”. Shqipëria është ndër vendet që ka dërguar ushtarë pranë Shtetit Islamik. Pak vite më parë

një rrjet i strukturuar që bënin rekrutimin e të rinjve u arrestua dhe më pas u dënuan nga gjykata, për nxitje dhe financim të terrorizmit. Megjithatë sipas raporteve ndërkombëtare, vendi ynë vijon të jetë ndër ato shtete ku të rinjtë ikin në Siri duke luftuar krah regjimit dhe kjo kundrejt shpërblimit. Për këtë arsye qeveria në bashkëpunim me partnerët ka marrë disa herë masa për të frenuar fenomenin duke vënë nën vëzhgim grupe të dyshimta.

Komisioni i Vetingut merr në dorë dosjet për Gjin Gjonin dhe gjyqtarin e 21 Janarit, mbyllet shorti për 35 gjyqtarët prioritarë, gati spastrimet

Përzgjidhen dosjet e fundit, tashmë pritet vendimi i Komisionit të Kualifikimit

Prej gati një viti ky proces u zvarrit, por tashmë pritet që të jepen dhe rezulta-tet e para. Në total

janë 68 gjyqtarë dhe prokurorë që do të verifikohen

të parët dhe terreni tashmë është gati. Procesi i vetingut do shtrihet në tre aspekte: Pasuri,

pastërti të figurës dhe aftësitë profe-sionale. Sa i takon dy të parave, DSIK

dhe ILDKP i kanë dorëzuar prej ditësh

dosjet, ndërsa vonesa solli KLD...

Page 4: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

4 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mimoza IBRA

Komisioni për Reformën Zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e dytë. Gjatë mbledhjes, partitë politike dorëzuan propozimet për ndryshimet ligjore, duke

u bazuar edhe tek rekomandimet e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit. I pari që e mori fjalën ishte bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi, i cili parashtroi propozimet e tij. Ai kërkoi që në fokus kryesor të jetë dekriminal-izimi i zgjedhjeve. “Për mua element jetësor është dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Procesi zgjed-hor duhet të jetë sa më i pastër. Duhet të forcohet politika penale, shitblerja e votës të ndiqet si vepër penale”, deklaroi demokrati. Ai shtoi se rëndësi duhet t’i kushtohet edhe futjes së elektronikës në zgjedhje, futjes së votës të emigrantëve apo edhe përdorimit të administratës dhe policisë në zgjedhje. “Një pikë tjetër është edhe përdorimi i teknologjisë, duhet të futet identifikimi biometrik dhe numërimi elektronik. Zgjedhësit s’kanë pse të paraqiten me karta sepse në këtë rast ndodhin edhe abuzime duke votuar edhe në emër të emi-grantëve. Për këta të fundit duhet të bëhet diçka konkrete sepse janë shumë emigrantë aktiv që mund të marrin pjesë në procesin e votimit. Po ashtu problematik është përdorimi i administratës apo i policëve në zgjedhje duke i presionuar me vendin e punës. Ky problem ka filluar të rrjedhë edhe drejt privatit. Duhet një institucion i pavarur për këtë çështje”, u shpreh Bylykbashi. Mirëpo në këtë moment ndërhyri aleati i PD, kreu i LZHK Dashamir Shehi, i cili tha se këto janë gjëra teknike dhe se rëndësi duhet t’i kushtohet reformimit të sistemit zgjedhor. “Numërimi elektronik është një çështje teknike, gjithçka duhet të nisë nga sistemi që është kryefjala e reformës. Do të rrimë tek ky sis-tem që kemi, apo do ta ndryshojmë atë?”, u shpreh Shehi. Ndërkohë, teksa Bylykbashi propozoi edhe transparencë për financimin e partive politike, anëtarja e PS, Ermonela Felaj ndërhyri duke thënë se duhet nisur me lobimin e partive. “Shumë mirë që PD është e shqetësuar për financimin e partive. Le ta nisim me një ekspertizë të veçantë për lobimet”, tha Felaj. Sakaq, propozime të tjera pati edhe nga bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi, i cili tha se duhet edhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Fino përplaset me demokratëtMirëpo ndërsa anëtarët paraqitën

propozimet e tyre për reformën zgjedhore, ndë-rhyri deputeti socialist Bashkim Fino, i cili “ndezi” edhe debat gjatë mbledhjes. Ai nënvizoi se këto diskutime janë të panevojshme sepse janë gjëra të thëna. “Ky debat është i panevojshëm dhe i tejkaluar. Kemi debatuar më 13 tetor në parla-ment kur ngritëm komisionin. Është e tepërt të dëgjojmë të njëjtat gjëra. Duhet të ngremë sa më shpejt grupin e ekspertëve dhe t’u japim detyra për çështjet që tashmë dihen”, u shpreh Fino.

Debat për numrin e ekspertëvePërplasje pati edhe kur u vendos për numrin

Dekriminalizimi i procesit zgjedhor Forcim i politikave penale Futja e teknologjisë në zgjedhje Futja e votës së emigrantëve Komision i veçantë për përdorimin e admi-

nistratës dhe policisë në zgjedhje Financimi i partive politike Çështja e medies dhe fushatës elektorale

Çështja e listës së zgjedhësve Rishikim për kornizën ligjore të referen-

dumeve Ndryshimi i sistemit zgjedhor Depolitizimi i komisioneve zgjedhore Ekspertizë e veçantë për lobimin e partive Rishikimi i ligjit për referendumet

JA TË GJITHA PROPOZIMET E PARTIVE POLITIKE

Bledi Çuçi (PS-bashkëkryetar) Vasilika Hysi (PS-anëtar) Alket Hyseni (PS-anëtar) Adnor Shameti (PS-anëtar) Klotilda Bushka (PS-anëtarët) Ermonela Felaj (PS-anëtar) Blerina Gjylameti (PS-anëtar) Bashkim Fino (PS-anëtar) Musa Ulqini (PS-anëtar)

Oerd Bylykbashi (PD-bashkëkryetar) Enkelejd Alibeaj (PD-anëtar) Gent Strazimiri (PD-anëtar) Nasip Naço (LSI-anëtar) Luan Rama (LSI-anëtar) Fatmir Mediu (PR-anëtar) Nard Ndoka (i pavarur) Vangjel Dule (i pavarur) Dashamir Shehi (i pavarur)

ANËTARËT E KOMISIONIT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

e ekspertëve që do të punojnë për amendimin e ligjeve. Socialistët Alket Hyseni dhe Bashkim Fino kërkuan që numri i ekspertëve të jetë sa më i vogël, sepse vetëm kështu mund të gjendet konsensus për çështjet që do të diskutohen.

Mirëpo të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit propozuan që numri i ekspertëve të jetë tetë, katër nga mazhoranca dhe katër nga opozita. Në fund u vendos për propozimin e shumicës, pra për skemën katër plus katër. “

Gjatë mbledhjes, partitë politike dorëzuan propozimet për ndryshimet ligjore, duke u bazuar edhe tek rekomandimet

e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit. I pari që e mori fjalën ishte bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni,

Oerd Bylykbashi, i cili parashtroi propozimet e tij...

LSI shton dozën e sulmeve ndaj qeverisë, Vasili: Mazhoranca e pandjeshme ndaj dëmeve të qytetarëve, do t’i kërkojmë llogari për përmbytjet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili sulmoi ashpër ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama. Gjatë një interviste, teksa e konsideroi si të jashtëzakonshme gjendjen në vend për shkak të motit të paqëndrueshëm, Vasili deklaroi se kjo është provë që shteti nuk po funksionon. Ai shtoi se Edi Rama po bën ironi me qytetarët në këto momente kritike, duke u thënë se çdo gjë do të rregullohet kur të dalë dielli sërish. “Situata është e jashtëzakonshme, po përballemi me një

situatë tronditëse, jo vetëm prej motit, por dhe prej bllokimeve, për shkak të një shteti që nuk funksionon. Qeveria në situata të tilla mund të mobilizojë të gjitha mjetet logjistike normalisht edhe ato private kundrejt pagesave. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara dhe të dëmshpërblejë qytetarët. Mirëpo kryeministri tha që do t’i dëmshpërblej qytetarët pasi të dalë dielli, pra si gjithmonë të dalë dielli dhe pastaj të harrojmë gjithçka”, tha ish-kreu i LSI. Më tej, Vasili

paralajmëroi edhe protesta nga ana e opozitës. Sipas tij, përmes organizimeve do t’i kërkohet llogari mazhorancës qeverisë për të gjithë dëmin e shkaktuar nga përmbytjet. “Ne jemi në një aksion të përditshëm opozitar, qoftë në takime me njerëzit, qoftë në Kuvend. Protestat janë një instrument që do të aktivizohen, por nuk mund të organizojmë protesta në ditë përmbytjesh. Por llogari një për një për këto që po ndodhin do të kërkohet një për një. Ne po e kryejmë më së miri detyrën e

opozitës duke i treguar qytetarëve se çfarë qev-erie të pandjeshme kemi. Njerëzit po dëgjojnë se me çfarë kryeministri kemi të bëjmë, që kënaqet pse Basha gaboi dje kur tha se kryeministri ka përfituar 400 milionë euro me inceneratorët, ndërkohë që kishte përfituar 350 milionë euro. Pra shikoni se me çfarë kryeministri kemi të bëjmë. Na u shfaq 24 orë nga koha e përmbytjeve duke na bërë edhe humorin e radhës, se do dali dielli pasi të bjerë shiu’, deklaroi Petrit Vasili.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, partitë dorëzojnë propozimet për ndryshimet në

ligj, Bashkim Fino përplaset me demokratët

Dashamir Shehi kundër PD: Votimi elektronik nuk duhet të jetë prioritet

Ja debatet në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Oerd Bylykbashi: Element jetësor është dekriminalizimi i procesit zgjedhor. Të mos marrin pjesë edhe njerëz me precedent penal, duhet që procesi zgjedhor të jetë sa më i pastër. Kjo do të kërkojë ndërhyrje në proces zgjedhor. Shitblerja e votës duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet. Po ash-tu, duhet të futet elektronika në zgjedhje dhe identifikimi biometrik. Vetëm kështu mund të shmangen problemet dhe abuzimet me votat e emigrantëve. Një tjetër vepër penale është përdorimi i administratës dhe policisë në zgjedhje. Kohët e fundit ka filluar edhe në privat, ndaj duhet të ngrihet një komision i posaçëm për ndryshime në ligj. Duhet trans-parencë për financimin e partive politike, kryesisht burim të jetë shteti.

Bashkim Fino: Më duket e panevo-jshme që të dëgjojmë përsëri të njëjtat gjëra. Këto i kemi diskutuar një herë. Në duhet të ngremë sa më shpejt grupin e ekspertëve të ndërtojmë planin e punës.

Bledi Çuçi: Bylykbashi thjesht parash-troi disa pika. Këto duhet t’i diskutojmë që kur të vijnë ekspertët të jemi gati. Ne mund të kemi propozime të tjera, unë psh i mbështes pikat e Bylykbashit, por do shtoja edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Bashkim Fino: Këtu duhet të ishin edhe ekspertët.

Fatmir Mediu: E kuptoj shqetësimin e Finos sepse duhet të nis puna me ekspertët.

Dashamir Shehi: Këto janë gjëra teknike. Ne duhet të diskutojmë fillimisht për ndryshimin e sistemit zgjedhor, unë them ta ndërrojmë.

Oerd Bylykbashi: Duhet të biem da-kord për të nisur punën. Le të fillojmë me propozimet për numrin e ekspertëve.

Bledi Çuçi: Le të përcaktojmë fillimisht numrin dhe pastaj secila parti politike zg-jedh emrat konkret të ekspertëve.

Bashkim Fino: Nuk varet nga numri i ekspertëve zgjidhja e problemeve. Mjafton një apo dy ekspert për secilin kah politik sepse përndryshe s’do të gjejmë dot kon-sensus.

Dashamir Shehi: Vendimet do i marrim ne. Katër ekspertë janë mjaftueshëm.

Bledi Çuçi: Unë propozoj tetë ekspertë, katër nga mazhoranca dhe katër nga opozita

Bashkim Fino: Unë nuk jam dakord.Alket Hyseni: As unë.Oerd Bylykbashi: Epo meqë shumica

është për tetë ekspertë, ne vendosim për aq.

Page 5: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Javën tjetër qeveria nis takimet në Bruksel, Rama pritet nga Presidenti i KE Juncker dhe Mogherini

Qeveria shqiptare do të zhvillojnë javën e ardhshme takime të nivelit të lartë në Bruk-sel, mbi temën e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Axhenda e Komisionit Europian, e bërë publike për mediat, tregon se kryeministri Edi Rama, Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, si edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj do të priten nga zyrtarët më të lartë të unionit. Takimet do të nisin që ditën e hënë, kur min-istri Bushati do të takojë zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Frans Timmermans. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm do të pritet

dhe nga Dimitris Avramopoulos, komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin. Këto dy takime të kryediplomatit shqiptar, do t’i paraprijnë ato të nivelit të lartë që do të zhvillohen nga kryeministri shqiptar. Ditën e martë, kryeministri Edi Rama do të pritet në një takim nga Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, si edhe nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për punët e jashtme. Ndërkohë, mësohet se axhenda do të përmbyllet me takimin mes ministrit e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe komisionerit Avramopoulos ditën e mërkurë. Takimet vijnë

në një moment pasi qeveria është shprehur pozitive për hapjen e negociatave vitin e ar-dhshëm dhe pas letrës së kreut të ekzekutivit Edi Rama dërguar kryeministrave të vendeve të unionit. Megjithatë kjo axhendë, dhe sidomos takimet me Avramopoulos tregojnë se Bashkimi Europian kërkon më parë siguri nga Shqipëria për çështjet e migracionit. Gjatë këtyre datave, një ditë pas kryeministrit Rama, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe përfaqësuesja e lartë e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presin edhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Më herët, kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi u bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, i siguron homologët e tij për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të çuar përpara hapjen e negociatave me BE. Madje, përmes kësaj letre, kryeministri Rama ka informuar kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian edhe për masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura nga qeveria sa i takon luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Rama thellon konfliktin me LSI, detyron Ahmetajn të nisë shkarkimin e militantëve, 3 ministra gati vendimin për ristrukturimin e 19 institucioneve

Reforma në administratë nuk kursen as drejtorët e PS

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi deklaroi pak ditë më parë se disa nga agjensitë që do preken nga shkrirja, do të grupohen mbi bazë rajonesh. “Përsa i përket organizimit rajonal, për ata që nuk janë të informuar, ne jemi duke marrë një reformë territoriale, kemi organizuar territorin e Shqipërisë sipas pikëpamjes zhvillimore në 4 rajone të mëdha. Po tentojmë që institucio-net tona, atje ku është e mundur, t’i grupojmë mbi bazë rajonesh. Së pari

propozojmë 4 agjensi rajonale të sis-temit shëndetësor, pra nga 1 agjensi për çdo rajon. 4 drejtori të sigurisë së cilë-sisë së arsimit, që do të zëvendësojnë 13 agjensitë arsimore rajonale. 4 agjensi rajonale të mjedisit. Shërbimi social shtetëror nga 12 të organizohet në 4. Dhe në një perspektivë jo afatshkurtër, edhe degët rajonale të thesarit pas përfundimit të procesit të digjitalizimit të mund të dekoncentrohen në 4 nga 36 që janë sot”, nënvizoi ai.

PELESHI: JA AGJENCITË QË DO TË SHKRIHEN

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar pak ditë më parë nga detyra administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu, me vendim të Veliajt u larguan nga detyra kreu i njësisë nr.2 Elez Gjoza, ai i njësisë nr. 8 Erjon Xha-fa, i njësisë nr. 11 Gentian Arapi dhe Refik Veliaj, administrator i Bërzhitës. Vendimi erdhi pas re-fuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar katër administra-torët e LSI-së për kontributin 2 vjeçar në Bashki. “Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë”, u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive të cilëve u komunikoi largimin nga detyra.

Veliaj shkarkoi 4 administratorët

e LSI

“Ristrukturimi i administratës, i cili ka nisur

duket se futur në vështirësi një pjesë të kë-tyre institucioneve. Bëhet fjalë për plot 19

institucione, ku po haset vështirësi sa i takon reformimit të nisur. Dhe për të zhbllokuar këtë

situatë, mësohet se tre ministra të kabinetit “Rama 2”, kanë gati vendimin për ristrukturim-

in e këtyre 19 institucioneve...

Rigels SELIMAN

Ministrat kanë filluar të zba-tojnë urdhrat e kryeminis-trit Edi Rama. Pothuajse gjatë gjithë muajit nëntor,

në çdo mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, shefi i qeverisë ka kërkuar që të shkarkohen të gjithë militantët e LSI. Madje, Rama këtë detyrë kaq të rëndësishme ia ngarkoi ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Pas këtij urdhri, kanë nisur edhe largimet e para. Ka qenë ministri i Financave, ai i cili ka firmosur shkarkimet dhe emërimet, ku padyshim target janë drejtoritë e drejtuara nga Lëvizja Socialiste për In-tegrim. Kështu, burimet i thanë gazetës se gjatë gjithë kësaj jave në disa qarqe të vendit, me urdhër të ministrit Ah-metaj, janë shkarkuar nga detyra një pjesë e konsiderueshme e drejtorëve të LSI. Rasti më i fundit, vjen nga qarku i Gjirokastrës, aty ku Odise Kote është zyrtarizuar në krye të Drejtorisë Ra-jonale të Sigurimeve Shoqërore. Gaze-ta raportoi disa ditë më parë emrin e tij si zëvendësuesin e Spiro Diamantit, drejtorit aktual të emëruar nga LSI-ja, ndërkohë që ishte ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ai që ka firmosur emërimin e Kotes. Mirëpo, reforma e nisur në administratë nga qeveria “Rama 2”, duket se nuk ka kursyer as vetë burimet njerëzore të Partisë Socialiste, pjesë e zyrave të shtetit. Mësohet se ditën e djeshme, është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Gjirokastër, Mirela Çabeli. Kjo e fundit e mbajti këtë detyrë për dy vjet, ndërkohë që ka angazhim të hershëm në Partinë Socialiste, si dhe kryetare e forumit të gruas. Gjithsesi, burimet thanë se shkarkimi i Çabelit lidhet me reformën në administratë dhe në mënyrë të veçantë reformën që do të prekë inspektoriatet në të gjithë vendin. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo përplasje mes PS dhe LSI. Mirëpo, ristrukturimi i administratës, i cili ka nisur, duket se futur në vështirësi një pjesë të këtyre institucioneve. Bëhet fjalë për plot 19 institucione, ku po haset vështirësi sa i takon reformimit të nisur. Dhe për të zhbllokuar këtë situatë, mësohet

se tre ministra të kabinetit “Rama 2”, kanë gati vendimin për ristrukturimin e këtyre 19 institucioneve, të cilin do t’ia dërgojnë kryeministrit Edi Rama. Më pas do jetë Këshilli i Ministrave, ai i cili do ta miratojë, ndërsa si rezultat i këtij vendimi do të hapet rruga për ristrukturimin e këtyre institucioneve.

Paralajmërimi i qeverisëMirëpo, ristrukturimi i in-

stitucioneve që ka nisur, është para-lajmëruar pak kohë më parë edhe nga ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili ishte pjesë e grupit të punës për rishikimin e strukturës së institucioneve dhe agjencive ek-zistuese. Peleshi deklaroi se nga 141 agjenci, me ristrukturimin që do të bëhet, do jenë 104 agjensi varësie. “Ne jemi udhëhequr nga parimi i optimizmit për rritjen e efiçencës institucionale, sipas parimit “të bëjmë më shumë dhe më mirë me më pak”. Parimi i dytë është: Një organizim institucional i cili shmang mbiv-endosjet e funksioneve ndërmjet institucioneve të ndryshme. Parimi i

tretë është: Udhëheqja nga reforma e re territoriale dhe nga reforma e re rajonale zhvillimore, të cilën e kemi implementuar sëfundmi. Si përfun-dim, nga 141 agjensi dhe institucione varësie të analizuara, ne propozojmë

të bëjmë një projekt me 104 agjensi varësie. Ndërkohë kemi shkrirë ag-jensitë me më pak se 10 persona në staf dhe kemi shmangur apo shkrirë disa institucione që kanë funksione të njëjta apo të ngjashme”, deklaroi ai.

Strazimiri: Autostrada dhe bizneset, viktimë e Veliajt

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar dje sa i takon situatës së motit që ka përshirë vendin. Kështu,përmes një statusi në rrjetet sociale, Strazimiri deklaroi se shkaktarët përgjegjës për përmbytjen e disa zonave në auto-stradën Tiranë-Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë si Kamëz e Vorë, është kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. “Asnjë lumë që kalon nëpër Tiranë ako-ma tani pas 20 orësh, nuk ka dalë ende nga shtrati, por ca zona u përmbytën që 2 orët e para të reshjeve dhe jo prej lumenjve apo përrenjve. Shkarkimi pa paralajmërim i liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi e kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: “vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave”, "shkatërrim prone” kryer përmes “shpërdorimit të detyrës”! Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, janë viktimë e këtij mashtruesit që paguhet për të punuar në Bashki, por punon ne TV”, deklaroi ai.

Çollaku: Rama dhe Veliaj po bëjnë politikë

me përmbytjetKryetari i këshilltarëve demokratë

të Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku ka reaguar dje sa i takon situatës së motit në vend. Kështu, përmes një statusi në rrjetet sociale, Çollaku hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës, teksa deklaroi se kryeministri Rama dhe kryebashkia-ku Veliaj po bëjnë politikë me përmbytjet. Sipas tij, vetëm opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve. “Opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve e jo të bëjë politikë me përmbytjet. Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve. Unë vërej se ata që po bëjnë politikë me përmbytjet janë kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që në vend që të menaxhojnë situatën për të cilën janë përgjegjës, numërojnë sukseset. U bëj thirrje banorëve të zonave të prekura që të ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha ai.

Page 6: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

6 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Qeveria ndalon amnistinë për të burgosurit pas skandalit me Lulzim Berishën dhe Fadil Kasemin,

s’ka më lirime nga burgu për festat e fundvitit

Gjonaj: Personat e dënuar për dhunë në familje nuk do të përfitojnë kurrë amnisti

Artan Fuga shpërthen ndaj Luan Ramës: Qenke mjeshtër i shpifjes, mbaj gojën e mos fyej kolektivisht akademikët

Akademiku Artan Fuga i ka kthyer një tjetër përgjigje të ashpër nënkryetarit të LSI, Luan Rama pas sulmeve që ky i fundit bëri pak ditë më parë për Akademinë e Shkencave. Përmes një postimi në rrjetet sociale dje, Artan Fuga u shpreh se Luan Rama do të futet në histori si i vetmi politikan që ofendoi akademikët. “Luan Rama do të mbahet mend në histori si politikani i vetëm që fyeu kol-ektivisht akademikët duke i quajtur "mjeranë"! Unë i them: Ndalu se ka hendek!”, theksoi pro-

fesor Fuga. Më tej, ai i ktheu përgjigje nënkrye-tarit të LSI sa i takon fjalëve se është emëruara si akademik në Akademinë e Shkencave nga ish-kryeministri Sali Berisha. Për Artan Fugën, kjo është një gënjeshtër, emërimi i tij është bërë nga persona që kishin të drejtë të rithemelonin ASH. “Unë i emëruar nga Sali Berisha në Akademinë e Shkencave! Çfarë gënjeshtre! Stop! Nuk je bërë ti të fyesh akademikët kolektivisht! Mbaje gojën! Po të ishte Luani në komisionin përzgjedhës që kishte

legjitimitet ligjor të plotë në atë kohë mbase do të kishte zgjedhur edhe ndonjë kapter magazine ushtrie në vendin tim! Qenka mjeshtër i shpifjes! Unë si dhjetëra akademikë të tjerë kam qenë i përzgjedhur dhe i votuar nga ata që ligjërisht në Akademinë e Shkencave në vitin përkatës kishin të drejtën ligjore ta rithemelonin e Akademinë e Shkencave”, vijoi më tej Fuga. Në fund, akade-miku Artan Fuga e cilësoi si fatkeqësi gjykimin e politikanëve ndaj ASH, ndërsa nuk hodhi poshtë

edhe tezën se një gjë të tillë mund ta bëjnë sepse kanë konflikt interesi. “Mos ka ndonjë konflikt të vockël interesi ky Luan Rama, dhe është cimbisur nga qëndrimet e mia pasi mendon se ia prekin atë interes? Çfarë fatkeqësie që politikanët në këtë vend marrin guximin të gjykojnë akademinë e shkencave, akademikët si tërësi dhe qëndrimet e tyre. Por, unë një gjë i kërkoj: Larg duart nga Akademia e Shkencave! Mbaj gojën e mos fyej kolektivisht akademikët!”, tha Fuga.

Mimoza IBRA

Qeveria ka vendosur që të ndalojë amnistinë për të burgosurit këtë vit. Një gjë të tillë e bëri të ditur

vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e djeshme. Gjatë një prononcimi për mediat, ministrja Gjonaj deklaroi se për festat e fundvitit për vitin 2017 nuk do të ketë më lirime nga burgu. Kështu, në ndryshim nga vitet e tjera kur Ministria e Drejtësisë përgatitej për një amnisti të pjesshme për të burgosurit me rastin e festave, këtë herë mesa duket nuk do të ndodhë aspak kështu. Ndër të tjera, Etilda Gjonaj i la të hapura mundësitë për përfitim amnistie gjatë vitit të ard-hshëm, por theksoi se gjithsesi të dënuarit për dhunë në familje nuk do të lirohen nga burgu. “Nuk do të bëjmë amnisti këtë fundvit, por në çdo lloj amnistie që do t’i propozo-het Ministrisë së Drejtësisë vitet e tjera, kategoria e personave që vuajnë dënimin për veprën penale të ushtrimit të dhunës në familje nuk do të përfitojnë lirim nga bur-gu, ata do të jenë të përjashtuar”, u shpreh ministrja socialiste. Pra, kjo kategori nuk mund të dal nga burgu, edhe në rast se për vitin e ardhshëm Ministria e Drejtësisë do të vendosë që të rikthejë amnistinë për të dënuarit.

Skandali me Lulzim BerishënVendimi i ministres Etilda

Gjonaj për të ndaluar amnistinë për të burgosurit për këtë vit duket se ka lidhje me skandalin e Lulzim Berishës dhe Fadil Kasemit. Kështu, më konkretisht, Lulzim Berisha, i cili ndryshe njihet edhe si “truri” i bandës së Durrësit, përfitoi amn-isti gjatë dhjetorit të vitit 2016. Një vendim i tillë u cilësua si skandaloz, pasi Lulzim Berisha ishte “koka” e një organizate kriminale, e cila ishte përgjegjëse për disa krime të rënda. Në vitin 2012 ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa dy vite Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e këtij ven-dimi të Apelit për Krimet e Rënda, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vjet heqje lirie. Mirëpo ajo që ngjalli më shumë debat ishte vendi-mi i Gjykatës së Apelit në Durrës, e cila i dha lirinë me kusht në vitin 2016 “kokës” së drogës. Në vendi-

Kasemit, i cili rreth tre muaj më parë vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Kasemi. Para se të kryente këtë akt tragjik, Fadil Kasemi ishte dënuar me tre vite burg për kryerjen e veprave penale të “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Dhunë në

familje”. Mirëpo pas vendimit për burgosje me tre vite, Fadil Kasemi qëndroi në burg vetëm 11 muaj e 8 ditë. Kjo pasi më 14 janar të këtij viti ai përfitoi nga amnistia që bëhet për vit të ri nga Presidenti. Pas lirimit, ai vazhdoi të përndiqte ish-bash-këshorten e tij, derisa e vrau.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi pak kohë më parë se me dhënien e amnistisë nuk mund të zgjidhet asgjë, pasi krimet po vazhdojnë të kryhen. “Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti, por nuk është kjo zgjidhja. E bëmë dhe vjet, por, për fat të keq, 14 të dënuar kishim te burgu i të miturve për vjedhje, 10 kemi prapë. Nuk kemi zgjidhur gjë me amnisti. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta ‘evropianizojmë’”, u shpreh Ylli Manjani.

Manjani: Amnistia nuk është zgjidhja

e problemit

Investimet, Rama takon në 6 dhjetor homologen polake

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në datë 6 dhjetor në një forum të përbashkët mes bizneseve shqiptare dhe polake në Varshavë. Qëllimi i këtij forumi është krijimi i bashkëpunimeve në fusha të ndrys-hme të aktivitetit. Kryeministri Rama do të shoqërohet gjatë eventit nga homologia e tij polake, Beata Szydlo, si edhe nga grupi shqiptar i biznesit. Forumi do të shërbejë për të prezan-tuar asetet e të dyja vendeve, si edhe potencialin e Shqipërisë si një vend tërheqës për investimet e kompanive polake. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Polonisë janë në rritje konstante vit pas viti, ndikuar krye-sisht nga shtimi i importit të mallrave nga shteti i Evropës Lindore. Gjatë viteve të fundit, për vendin tonë ka patur edhe një interes të shtuar nga turistët polakë, të cilët për 10 muajt e parë të vitit llogariten në mbi 113 mijë individë dhe tashmë janë një prej kombësive që frekuentojnë më tepër Shqipërinë, sidomos gjatë sezonit veror.

Fisher: Pozitive këmbëngulja e Ramës për vetingunHistoriani dhe studiuesi i njohur

amerikan i historisë shqiptare Bernd Fisher komentoi dhe bëri një vlerësim të politikanëve shqiptarë. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se Shqipëria ka institucione të dobëta, ndaj prodhon liderë të fortë, ndërsa shtoi se vjen edhe një pikë që sho-qëria s’ka më nevojë për ta. Liderët e fortë janë një aset, vlerë, sepse krijojnë një farë stabiliteti që nuk do të ishte i mundur pa ta. Por në fund vjen një pikë kur shoqëria dhe shteti nuk ka nevojë për liderë të fortë sepse institucionet janë zhvilluar dhe koncepti i demokracisë është po ashtu i zhvilluar. Nuk mendoj se Shqipëria ka mbërritur ende në këtë fazë. Dhe mendoj se ky tranzicion do të jetë i vështirë sepse do të kërkonte që lideri i fortë të tërhiqej dhe të le-jonte institucionet të funksiononin. Liderët e fortë nuk para e kanë qejf ta ndërmarrin këtë hap”, tha ai. Teksa komentoi kryeministrin Edi Rama, historiani u shpreh se fakti që po vendos theksin te vetingu dhe shteti i fortë ligjor është diçka pozitive.“

Gjatë një prononcimi për mediat, ministr-ja Gjonaj deklaroi se për festat e fundvitit

për vitin 2017 nuk do të ketë më lirime nga burgu. Kështu, në ndryshim nga vitet e tjera kur Ministria e Drejtësisë përgatitej për një amnisti të pjesshme për të burgo-surit me rastin e festave, këtë herë mesa duket nuk do të ndodhë aspak kështu...

KATEGORITË QË U AMNISTUAN NË 2016 Personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës

së prerë, me burgim deri në 3 vjet për dënime të dhëna deri në datën 25 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;

Personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në

datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet;

Personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç

min e saj, Gjykata e Apelit ndër të tjera mori parasysh vlerësimin se Lulzim Berisha shfaq një gjendje shumë të rënduar psikologjike për shkak të kohës së gjatë të dënimit të vuajtur, pendesën e tij për krimet dhe faktin se dy prindërit e tij janë të sëmurë rëndë dhe jetojnë vetëm, duke bërë kështu që ai të lirohej nga burgu me rastin e festave të fund-vitit. Ky vendim solli edhe reagime të ashpra të ambasadorit ameri-kan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri e cilësoi lirimin e Lulzim Berishës si kambane alarmi.

Skandali me Fadil KaseminNga ana tjetër, një tjetër skandal

që ndikoi në vendimin e prerë të qeverisë për të mos lejuar amnisti për këtë vit është edhe rasti i Fadil

Page 7: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 7

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ditmir Bushati në SHBA: Zbatimi i vetingut dhe lufta ndaj korrupsionit kryefjala e qeverisë, në 2018 presim hapjen e negociatave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dje ka komentuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës situatën politike në të cilin ndodhet Shqipëria dhe perspektivën e saj evropiane. Kështu, gjatë një interviste televizive, Bushati deklaroi se presim që 2018-a të jetë një vit përcaktues për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Madje, ai u shpreh besimplotë se vendet e BE-së do t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë për disa arsye, ku veçoi luftën e nisur nga qeveria ndaj krimit të organizuar e korrup-sionit. Sipas Bushatit, zbatimi i vetingut dhe prioritetet kyçe të kërkuara nga BE, janë

kryefjala e qeverisë. “Ne presim që 2018-a të jetë një vit përcaktues përsa i përket perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të kurorëzohet, natyrisht, me një vendim-marrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Natyrisht, reforma në drejtësi, ligji i vetingut dhe mënyra se si do të zbatohet ligji i vetingut, është përparësia e përparë-sive, por ne jemi të fokusuar gjithashtu në zbatimin e prioriteteve kyçe, që në fakt nuk kanë lidhje thjesht me ecurinë e vendit drejt Bashkimit Evropian, por edhe me procesin e demokratizimit dhe këtu dua të nënvizoj

luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit konsolidimin e arritjeve në administratën publike dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, deklaroi ai. Ndërkohë duke e ndalur theksin e tij tek reforma në drejtësi, ministri Bushati deklaroi se falë zbatimit rigoroz të vetingut, në fillim të pranverës do të ketë rezultate të prekshme, përsa i përket niveleve të larta të gjyqësorit dhe të prokurorisë. Sipas tij, arsyet se përse Shqipëria do çelë negociatat me Bashkimin Evropian janë zbatimi i re-formës në drejtësi, si dhe lufta që qeveria i ka hapur krimit e korrupsionit. “Ne presim

që me fillimin e punës që po bëhet nga ana e institucioneve të vetingut, në fillim të pran-verës të kemi rezultate të prekshme, përsa i përket niveleve të larta të gjyqësorit dhe të prokurorisë; shpresojmë shumë që kjo punë të shërbejë si një bazë e mirë edhe për nive-let e tjera të gjyqësorit dhe prokurorisë. Pra, besoj se është krejt e mundshme që 2018-a të kurorëzohet me këtë vendimmarrje dhe në tryezën e bisedimeve Shqipëria të shkojë me disa fryte që vijnë nga reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Greqia nis sulmet ndaj Berishës pas lobimeve të PD në Athinë kundër qeverisë,

e akuzojnë për nxitje të nacionalizmit

“Protothema”: Berisha provokoi Greqinë me hartën e Shqipërisë së Madhe

Rigels SELIMAN

Mediat greke kanë nisur sulmet ndaj ish-kryemi-nistrit Sali Berisha. Pas marrëveshjes së detit,

ku Berisha u fali grekëve territoret shqiptare, mediat helene në përgjithë-si vlerësuan figurën e tij. Por ditën e djeshme, çuditërisht një pjesë e mad-he e gazetave dhe portaleve greke, kanë shpërthyer ndaj ish-kryem-inistrit Berisha. Kështu, media si “Protothema”, “NeësBomb”, si dhe disa media të tjera akuzuan Berishën se po nxit nacionalizëm. Dhe për të vërtetuar këtë, gazeta “Protothema”, theksoi se Berisha i ka uruar nd-jekësit e tij në rrjetin social Facebook për festat e nëntorit, duke vendosur një hartë të Shqipërisë së Madhe që tregon aneksimin e gjysmës së Greqisë Perëndimore, Kastoriasë dhe Korfuzit. Madje, gazeta helene shkruan se në Shqipërinë fqinje, nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, i cili bën thirrje për nacionalizëm, por edhe paraardhësi i tij, Berisha. Sipas gazetës, energjia provokative e Sali Berishës tregon qartë se ide-ologjia e madhe dhe nacionalizmi, në kundërshtim me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, janë një element dominues në udhëheqjen politike të vendit. “ Ish-Kryeministri ka vendosur një hartë të Shqipërisë, ku ka përfshirë gjysmën e Greqisë Perëndimore, Kastorianë dhe Korfuz-in. Së fundmi, në Shqipërinë fqinje, nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, ai i cili “investon” në nacion-alizëm dhe papërgjegjshmëri, por edhe paraardhësi i tij, dhe armiqtë e tij të ashpër si ish-kryeministri Sali Berisha. Fotot e publikuara nga ish-kryeministri për të përkujtuar përvjetorin kombëtar shqiptar, përf-shijnë atë me dy bashkatdhetarë të rinj, të cilët, u fotografuan me të kuqe dhe formonin shqiponjën dy-krenare shqiptare. Energjia provokative e Sali Berishës tregon qartë se ide-ologjia e madhe dhe nacionalizmi, në kundërshtim me të ardhmen evropi-ane të Shqipërisë, janë një element dominues në udhëheqjen politike të vendit, cilado parti që është në qeveri”, thuhet në gazetë.

Sulmet e mediaveNdërkohë “Protothema” shkruan

se me rastin e 105-vjetorit të pavarë-sisë së Shqipërisë, Berisha ka paguar llogarinë e tij në Facebook për të promovuar hartën e Shqipërisë së Madhe. Madje, gazeta bën me dije se videoja e postuar nga ish-kryemi-nistri ka marrë 7,300 like dhe 51,000 komente. “Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ish-kryem-inistri pagoi llogarinë e tij personale të Facebook-ut, duke postuar një hartë të “Shqipërisë së Madhe”, duke përfshirë gjysmën e Greqisë Perën-dimore, nga Kastoriaja, në Korfuz dhe Prevezë dhe urimin “Gëzuar ditëlindjen për lirinë e shqiptarëve”. Festën ai e komenton provokativisht, nën video. Videoja e diskutueshme ka

arritur deri tani 7,300 pëlqime, ndër-sa parashikimet e saj kanë tejkaluar 51,000 komente. Gjithashtu nd-jekësit që e duartrokitën, tejkaluan 200”, shkruan gazeta. Mirëpo, sul-met e gazetave dhe portaleve greke ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, vijnë pas vizitës së deputetit të

Partisë Demokratike, Tritan She-hu, zhvilluar pak ditë më parë në Greqi, i cili është akuzuar se shkoi në Athinë për të lobuar kundër Shqipërisë. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët në vijim, se çfarë qëndrimi do mbajnë mediat e tjera për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazeta “Protothema” ka publikuar një shkrim, në saj të së cilit i bën një analizë statusit që ish-kryeministri Sali Berisha kishte venë duke uruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me rastin e festave të nëntorit. E teksa sulmoi Berishën se po nxit nacionalizëm, Protothema ndër të tjera akuzon se ish-kryeministri se ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një hartë të Shqipërisë së Madhe. Gazeta shkruan se Berisha në këtë hartë ka

“kafshuar” territore të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. “Harta e “Shqipërisë së Madhe” përfshin gjithashtu territoret e Shkupit, Serbisë, Malit të Zi dhe natyrisht të gjithë Kosovës, si rajone shqiptare “të paek-sploruara”. Videoja përfshin pjesë nga Mali i Zi, Kosova, Serbia, Shkupi dhe Greqia, nga e cila merr edhe pjesën më të madhe, pasi ajo “bluan” Korfuzin dhe gjithë Epi-rin”, shkruan gazeta “Protothema”.

PROTOTHEMA: HARTA E POSTUAR NGA BERISHA, “KAFSHON” FQINJËT Hoyt Lee: Shqipëria ka bërë progres, mezi

presim ta shohim në BEZëvendësndihmës Asistenti i Sek-

retarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Lee ka takuar dje ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Kështu, fillimisht Hoyt Lee i përcolli Bushatit urimet më të mira për popullin shqiptar në emër të qeverisë dhe popullit amerikan për festat e nëntorit, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit evropian. Madje, ai theksoi se SHBA mezi po pret që të shohë Shqipërinë si anëtare të BE-së. “Kjo është sigurisht një ditë për tu festuar. 105 vjet Pavarësi, por edhe një çerek shekulli bashkëpunim i suk-sesshëm dhe i frytshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi dinamike dhe çdo ditë më e përforcuar mes SHBA dhe Shqipërisë. Sot festo-jmë gjithashtu edhe progresin tuaj drejt integrimit evropian, ku mezi presim t’ju shohim anëtar. Ju jeni në NATO, e në të njëjtën kohë jeni një shembull për rajonin duke parë përpara, dhe jo pas dhe duke ndërtuar një të ardhme dhe mundësi të reja për të rinjtë tuaj”, deklaroi ai.

Senatori Peters vlerëson marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Shqiptare me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit. Këtë vit pritja u zhvillua në Librarinë e Kongresit Amerikan, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, Zv. Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Senatori Gary Peters dhe Kongresmeni Eliot Engel, bashkëdre-jtues të grupit të miqësisë Shqipëri-SH-BA, ish-ambasadorë amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri dhe bash-katdhetarë të shumtë. Gjatë këtij eventi, Bushati pati një takim edhe me Senatorin Peters. Gjatë fjalës së tij, Peters u ndal në marrëdhënien shumë të rëndësishme mes SHBA-së dhe Shqipërisë, në funksion të së cilës është ngritur dhe grupi mbështetës i miqësisë Shqipëri - SHBA në Senatin amerikan, për ta përmirësuar më tej atë.

Kryeministri Edi Rama rep-likoi dy ditë më parë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë seancës plenare, ndërsa nuk i kurseu sulmet kundrejt këtij të fundit. Madje, Rama duke u ndalur tek vizita e deputetit demokrat, Tritan Shehu në Greqi, akuzoi hapur opozitën se po lobon me qëllim që të nxijë imazhin e Shqipërisë. “Për çfarë e çove Tritanin në Greqi, që të takohet me ata që janë kundër normalizimit të marrëdhënieve tona me Greqinë. Dil e përgjigju këtu. Shkoni atje me paturpësinë më të madhe dhe nuk lini gjë të keqe pa thënë për vendin tuaj. Është vendi juaj mor ooo”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

RAMA: PD PO LOBON NË GREQI KUNDËR

SHQIPËRISË

Energjia provokative e Sali Berishës tr-egon qartë se ideologjia e madhe dhe nacionalizmi, në kundërshtim me të ard-hmen evropiane të Shqipërisë, janë një element dominues në udhëheqjen politike të vendit, cilado parti që është në qeveri...

Page 8: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

8 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reshjet e shumta shkaktojnë probleme në të gjithë vendin, banorët apel për ndihmë qeverisë, ja qytetet e përmbytura

Situata e reshjeve të dendura si pasojë e motit të keq, ka prekur më së shumti jugun e Shqipërisë. Kështu, për shkak të reshjeve është prekur kryesisht qyteti i Gjirokas-trës, ku uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, kryesisht në zonën e poshtme. Sakaq, si pasojë e nivelit të ujit banorët kanë kërkuar ndihmë se sipas tyre një pallat 8-katësh po rrezikon shembjen. Ndërkohë, nga prurjet e shumta të lumit Vjosë është prishur dhe ura e varrezave të këtij qyteti. Sipas kryetares së bashkisë së këtij qyteti, Zamira Rami

situata është shumë e vështirë pavarësisht përpjekjeve që po bën pushteti vendor. “Kemi në terren të gjitha mjetet. Kemi një mbledhje tani për të raportuar situatën. Gjendja është e rënduar, janë evakuuar disa familje rome. Disa rrugë janë të bllokuara dhe nuk ndë-rhyjmë dot nga shiu. Dhjetra janë biznese nën ujë për shkak të rrymave të ujit”, u shpreh kryebashkiakja. Por përveç Gjiro-kastrës një zonë tjetër që është përfshirë nga përmbytjet ka qenë dhe Saranda, e cila ka pasur probleme në njësinë administra-

tive Lukovë, ku është bllokuar një rrugë në fshatin Nivicë. Ndërsa në fshatin Shën Vasil, përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa toka. Megjithatë dëme të shumta materiale si rezultat i përmbytjeve pati dhe në Fushë Krujë, ku vetëm në fsha-tin Hasan banorët pothuajse kanë humbur çdo gjë. “Më erdhi si bombë, 72 vjeç burrë si mbrëmë s’më ka rastisur ndonjëherë. Na ka ardhur një metër ujë. Nuk më ka mbetur asnjë send për të jetuar. Frigorifer, lavatriçe, divane, bufe, karrige, nuk kam më asgjë. Unë

dorëzohem , si mbrëmë s’më ka bërë vaki”, u shpreh një banor i zonës dje. Ndërkaq dëme të shumta pati dhe në bashkinë Kamëz, ku vetëm në zonën e Valiasit dëmet janë të pallogaritshme. Ndonëse banorët arritën të evakuoheshin, përmbytjet kanë shkatërruar çdo gjë. Madje banorët e zonës nuk i kanë kursyer edhe sulmet kundrejt kreut të kësaj bashkie, Xhelal Mziu, pasi sipas tyre ky i fundit nuk u ka ardhur në ndihmë. “Xhelali s’ka ardhur hiç fare këtu. Ja ça bëhet”, shpre-hen banorët në media.

Shqipëria nën ujë, nisin evakuimet me barka dhe helikopterë, Vjosa e Osumi dalin nga shtrati, situatë emergjente në Vlorë

Emergjencat Civile: Janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura

Endri ARIZI

Shqipëria prej dy ditësh ndod-het nën ujë. Reshjet e shumta duket se kanë vënë në një sfidë të vështirë banorët dhe

qeverinë. Kjo për faktin se dhe dje si pasojë e reshjeve të dendura, që vazhduan gjatë gjithë ditës, shumë zona janë përmbytur dhe shumë të tjera rrezikohen nga prurjet e dendura të lumenjve. Për këtë arsye, qeveria ka nxjerrë në terren të gji-tha Forcat e Armatosura, të cilat së bashku me Policinë e Shtetit si dhe Shtabin e Emergjencave kanë nisur evakuimet e banorëve nëpërmjet barkave të shpëtimit dhe helikop-terëve. Kështu vetëm në fshatrat Der-ven dhe Mallkuc të bashkisë Krujë u evakuuan 11 persona nga ajri. Ndër-kohë që janë evakuuar dhe shumë banorë të tjerë në zona të ndryshme. Mirëpo si pasojë e reshjeve të shumta është vështirësuar situata në jug të vendit. Sipas të dhënave të bëra publike nga Emergjencat Civile dhe Krizave, situata problematike është paraqitur kryesisht në zonën e Gjirokastrës, Fushë Krujës dhe Fierit. Por me situatën e vështirë po përballet dhe zona e Librazhdit, Elbasanit, Peqinit, Vlorës, Tiranës, Lezhës, Memaliajt, Beratit, Kavajës, etj. “Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qa-rkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale. Ushtarakët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi. Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha. Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjiro-kastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndër-kohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura”, njoftoi Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile. Madje si pasojë e kësaj gjendjeje të vështirë, dje është

shënuar dhe një tjetër viktimë që ka humbur jetën në qytetin e Laçit, i cili po shoqëronte nënën e tij drejt spitalit me ambulancë. Por si rezultat i përmbytjeve dhe motit të keq, am-bulanca ka dal nga rruga duke sjellë dhe vdekjen e 50-vjeçarit.

Lumenjtë rrezik për banorët Megjithatë, pavarësisht kësaj sit-

uate të vështirë me të cilën po përbal-len banorët e zonave të përmbytura, ajo që po e vështirëson akoma më shumë gjendjen është rritja e prur-jeve të lumenjve. Dhe si pasojë e këtij fakti, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati. Në fshatin Kashisht dhe Ferras të njësisë administrative Frakull në Fier kanë nisur evakuimet masive, pasi prurjet e Vjosës janë rritur ndjeshëm dhe vazhdojnë të rriten.Në Kashishit,

Reshjet e dendura dëmtojnë ujësjellësin

e Bovillës Reshjet e dendura që kanë përf-

shirë Tiranën, prej dy ditësh, kanë shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, duke sjellë një situatë kritike në impiantin e përpunimit të ujit e për rrjedhojë në furnizimin me ujë për një pjesë të qytetit. Aktualisht, nga matjet që stafi i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kryen çdo 15 minuta, niveli i turbullirës në impiant rezulton 13.000 NTU, nga 50-65 NTU që duhet të jetë normalisht për t’u futur në për-punim, e më pas për shpërndarje në çezmat e qytetarëve. Për këtë arsye, momentalisht impianti i përpunimit të ujit të liqenit të Bovillës është stakuar. Pavarësisht kësaj, UKT po shfrytëzon maksimalisht të gjitha burimet e saj alternative, konkret-isht burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit, për të ulur sa të jetë e mundur mungesën e ujit të pijshëm për qytetarët e Tiranës, deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.

Përmbytje në Pogradec dhe Sarandë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Pogradec, duke rritur nivelin e lumit të Verdovës. Lumi prej ditës së djeshme ka vënë në rrezik dhjetra banesa që gjenden në afërsi të lumit. Ndërkaq si rezultat i prurjeve të lumit të Verdovës ka pasur dëmtime të shumta nëpër ura dhe rrugë. Sakaq shirat e shumtë kanë shkaktuar dhe përmbytjen e rreth 300 hektarëve tokë në fsha-tin Fanar të Bashkisë së Finiqit. Ndërkohë, si rezultat i reshjeve të shumta janë evakuuar banorët e Fushës së Çukës pasi është çarë ar-gjinatura e lumit Bistricë. Nga dalja e lumit nga shtrati përveç fushave në zonë, po rrezikohen edhe dy banesa. Sakaq si pasojë e daljes së lumit, kanë mbetur të izoluar dhe 7 banorë të cilëve u kanë ardhur në ndihmë forcat e Emergjencës Civile. Megjithatë punëtorët e bashkisë së Sarandës po vijojnë punimet që të mbyllin vërshimet e ujit me fadroma dhe eskavator. Ndërsa në kuadër të ndihmës është vënë në dispozicion dhe kryebashkiakja Koka.

ushtria ka ndërhyrë me 100 trupa dhe 10 mjete të larta për të evakuuar 110 familje të mbetura në zonë. Uji ka përmbytur pjesën më të madhe të këtij fshati. Evakuimet kanë nisur edhe në fshatin Ferras, ku Vjosa është rritur frikshëm me 3 metra brenda pak orëve dhe për 30 centimetra del nga shtrati. Sakaq një tjetër lumë që ka vërshuar dje ka qenë ai i Shkum-binit, i cili ka shkaktuar përmbytje masive nga Librazhdi deri në Peqin.

Po ashtu ka dalë nga shtrati lumi Osum duke sjellë përmbytje në Berat. Pedonalja e qytetit është mbuluar nga uji gjatë mbrëmjes. Si pasojë e prurjeve të shumta rrezikohet dhe lagjja historike e Beratit. Sakaq janë evakuuar rreth 15 familje që jetojnë buzë lumit. Ndërkohë një tjetër lumë që ka pasur prurje masive ka qenë, ai i Erzenit që si pasojë e prurjeve të shumta ka shembur tre ura si dhe ka përmbytur 50 banesa.

Situata e rënduar e reshjeve ka sjellë përmbyt-je dhe në Kurbin. Sipas informacioneve që u bën publike dje, rezulton se qindra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Gotull. Si rezultati i këtyre përmbytjeve, ka pasur dëme të shumta kryesisht blegtori, pasi sipas banorëve, kanë ngordhur shumë bagëti. Po kështu është bërë e ditur se nga reshjet është shembur dhe ura që lidhte fshatin

Gotull me qendrën e Kurbinit, duke izoluar totalisht banorët e kësaj zone. Sipas tyre, gjendja është e jashtëzakonshme dhe kanë bërë thirrje për ndihmë. Sakaq, shirat e dendur që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dhe shembjen e urës përgjatë ak-sit Krujë-Qafë Shtamë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites. Ndërkaq ura siguronte lidhjen me 5 fshatra të zonës, të cilët kanë mbetur të izoluar.

IZOLOHEN FSHATRAT NË KURBIN DHE KRUJË

Shqipëria prej dy ditësh ndodhet nën ujë. Reshjet e shumta duket se kanë vënë në një sfidë të vështirë banorët dhe qever-inë. Kjo për faktin se dhe dje si pasojë e reshjeve të dendura, që vazhduan gjatë gjithë ditës, shumë zona janë përmbytur dhe shumë të tjera rrezikohen nga pru-rjet e dendura të lumenjve... Aksi i vjetër rrugor Laç-Mamur-

ras është bërë i paqarkullueshëm për lëvizjen e automjeteve. Kjo për faktin se në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme pasi është shembur ura e Drojes duke bërë që të paralizohet lëvizja e automjeteve në këtë aks. Prurjet në lumit e Drojes kanë qenë të shumta dhe prej ditës

së djeshme po rrezikojnë përmbyt-jen e zonave të banuara. Ndërkaq të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Madje dhe policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

SHEMBET URA NË LAÇ, BLLOKOHET QARKULLIMI

Page 9: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 9

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti Meta dje ka reaguar duke siguruar qyte-tarët se në këto momente të vështira nga përmbytjet e shirave është me qytetarët, në solidaritet të plotë. Meta ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile. “Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur soli-

daritet të plotë. Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falënderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kalu-ar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj. Falënderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet”, njoftonte Presidenti.

Deputeti i PS Blendi Çuçi deklaroi dje se situata në qytetin e Gjirokastrës po vihet nënkontroll. “Situata është në kontroll. Ura e Viroit mbetet situata më e vështirë, është e pakalueshme. Janë marrë masa që të ndërpritet qarkullimi për të ndërhyrë pas zbrazjes së ujit. Në Tepe-lenë dhe Këlcyrë janë evakuuar disa familje, por edhe në

Gjirokastër janë dërguar në konvikte. Çdo gjë është në kontroll, nuk ka asnjë rrezik në jetë njerëzore. Reshje tani që ne flasim nuk ka, por pritet që të fillojnë, por në rënie, pasi reshjet që kanë rënë deri tani nuk janë parë prej 50 vitesh. Më e keqja ka kaluar, nuk pritet përkeqësim i situatës”, deklaroi deputeti i PS Blendi Çuçi dje.

PRESIDENTI: JAM ME QYTETARËT NË KËTO MOMENTE

ÇUÇI: SITUATA ËSHTË NË KONTROLL

Kryeministri mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Pritet një situatë e vështirë, të gjithë në gatishmëri

Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile është mbledhur dje në drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Ka qenë këshilltari i kryeministri për mbrojtjen Sandër Lleshi si fillim ai që ka bërë një pasqyrë të situatës së përgjithshme nga përmbytjet. Si-pas këshilltarit të kryeministrit situata në tre ditët në vijim do të vijojë me prurje të larta në Vjosë. Madje si rezultat i përmbytjeve, këshilltari për mbrojtjen Sandër Lleshi tha se 23 shkolla janë dëmtuar si dhe janë shpëtuar 266 persona. “Në 3 ditët në vijim situata do të vijojë me prurje të larta në Vjosë. Komani me Vaun e Dijës janë pika kritika, ka filluar

shkarkimi. 177 familje janë evakuuar, 266 persona janë shpëtuar, rrugët janë të lira. 3300 banesa të dëmtuara, 23 shkolla janë dëmtuar”, tha këshilltari i kryeministrit për mbrojtjen. Sakaq kryeministri, duke u ndalur tek situata e reshjeve, si dhe te raportimet e këshilltarit theksoi se gjatë ditës së sotme pritet një situatë e vështirë në Jug të vendit pas daljes së Vjosës nga shtrati. “Nesër (sot) presim një situatë aspak të lehtë, shpresoj që do i përballojmë me maksimumin e gatishmërisë. Ndërsa pas kalimit të kësaj situate do të ulemi për dëmet, askush nuk do të ndihet vetëm”, u shpreh Rama. Sakaq kryeministri u ndal edhe tek

akuzat e opozitës në lidhje me hapjen e liqenit të Bovillës ku theksoi se kjo është një gënjeshtër politike. “Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit dhe krijoi atë, ata janë 3 metra në kuotë, ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera, do i shkojmë deri në fund përgjegjësive deri në penale, pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve duke ndërtuar pa leje apo improvizuar. Ndjesë të gjithë qytetarëve që u gjendën në atë pritë të paligjshmërisë, që cenoi jetë njerëzish, nuk do të falim asnjë

përgjegjës”, tha kryeministri. Ndërkohë gjatë kësaj mbledhje kryeministri u ndal edhe tek kërkesa e ministrit Fatmir Xhafaj për të bërë një hetim në lidhje me situatën e përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës, ku theksoi se nuk do të falet asnjë përgjegjës për atë sit-uatë. “Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha Rama.

Qeveria në terren për përmbytjet, Rama thirrje banorëve të marrin masa, PD-LSI nisin sulmet

Kryeministri: Janë marrë masat për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve

Endri ARIZI

Situata problematike e resh-jeve me të cilën po përbal-let Shqipëria këto dy ditë, ka bërë që i gjithë kabineti

qeverisës të dal në terren dhe të mbikëqyrë situatën me të cilën po përballen banorët. Si rezultat i kësaj gjendjeje të pazakontë dhe të vështirë edhe vetë kryeministri Edi Rama dje u ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama theksoi se i gjithë shteti është vënë në shërbim të banorëve. “Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga reshjet e den-dura dhe pa pushim të dy ditëve të fundit. Janë marrë masa për menax-himin e situatës në basenet e lumen-jve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush. Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë”, deklaroi kryeministri. Sakaq të gjithë deputetët e Partisë Social-iste janë shpërndarë nëpër zonat ku kanë fituar mandatin dhe bashkë me strukturat e Emergjencave po ndi-hmojnë në situatën e përmbytjeve. Kështu kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte në qarkun e Elbasanit ku theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. “Lumi Shkumbin është gjithnjë problema-tik. Kjo situatë është përsëritur, por janë marrë masat që dëmet të jenë më të vogla”, tha Balla. Ndërkaq ministri Xhafaj monitoroi auto-stradën Tiranë-Durrës ku u shpreh para banorëve se qeveria do t’u vijë të gjithëve në ndihmë. “Unë jam pjese e qeverise, e shtetit. Kam detyrim të të shërbej deri në 1”, u shpreh Xha-faj para qytetarëve. Kurse ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri monitoroi situatën e lumit Vjosë, ku theksoi se situata po paraqitet e rëndë. “Lumi i Vjosës pritet të dalë nga shtrati. E rëndësishme është që qytetarët të bashkëpunojnë me autoritet për evakuim pasi jeta e tyre është në rrezik”, tha ai.

PD-LSI nisin sulmetPD-LSI kanë nisur sulmet kun-

drejt qeverisë në lidhje me situatën me të cilën vendi po përballet. Ka qenë si fillim kreu i PD, Lulzim Basha

i cili gjatë një inspektimi në zonën e Kamzës ka akuzuar qeverinë se nuk e ka mbështetur këtë zonë. Madje Basha krahas akuzave kundrejt qeverisë u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen pasi situata është e vështirë. “Situata do të përkeqësohet prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmend-ja kryesore duhet pasur tek jeta e njerëzve”, u shpreh Basha. Por në

ndryshim nga PD, LSI i ka pasur më të egra sulmet ndaj qeverisë. Dje, përmes një statusi në “Facebook”, kreu u grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili i ka kërkuar qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme. “Të shpallet gjend-ja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?! Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetareve. Qeveria nuk shpall

gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret? Situata rendohet orë pas orë. Kryeministri duhet të jetë në ballë të shtabit të emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në terren. Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Mijëra qytetarë presin dorën dhe mbështetjen e shtetit”, shkruante Vasili.

Prokuroria nis hetimet për përmbytjet në autostradë

Prokuroria e Tiranës ka nisur dje hetimet për përmbytjet në autostradë, në afërsi të City Park. Prokurori Ervin Karanxha deklaroi për mediat se do të kryhen verifikime mbi arsyen e bllokimit të sistemit të kullimit. “Nga ana e prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë në koordinim me policinë e shtetit, po shohim verifikime nëse ka elementë apo jo të ndonjë vepre pe-nale, në lidhje me tubat e shkarkimit , turbinat etj. Tani jemi në kuadër të verifikimit, po dokumentohet vlera e dëmit, sa është, nga këqyrja e vendit të ngjarjes do të saktësohet kush ndërtim është me leje, kush ndërtim është pa leje, ose që ka sjellë dëmin. Objekt i verifikimit do të jenë të gjitha shqetësimet e qytetarëve, do regjistrohet një kallëzim penal dhe do verifikohen të gjitha. Ne jemi të hapur për çdo person që ka pas përmbytje, të paraqitet në prokurorinë e rrethit gjyqësor, Tiranë, me vlerën e dëmit, çfarë dëmi i është shkaktuar nga ng-jarja e ndodhur”, u shpreh prokurori Ervin Karanxha.

Berisha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ish-kryeministri Sali Berisha dje teksa ka komentuar situatën e rëndë me të cilën po përballen sot vendi ynë për shkak të përmbyt-jeve, i ka bërë thirrje Ramës që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Ai theksoi se mos shpallja e gjend-jes se emergjencës, është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i kryeministrit. “Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme për të përballuar një situatë që edhe mund të bëhet katastrofale! Të dashur miq, Shqipëria në tërësi, që nga dje mbas-dite ndodhet nën një mot dhe përm-bytje brutale tejet kërcënuese për jetët e njerëzve dhe pasuritë e tyre. Të dhënat sinoptike për orët që vijnë nuk janë premtuese. Në këto kushte është e domosdoshme shpallja menjëherë e gjendjes së jashtëzakonshme në shkalle vendi dhe mobilizimi i të gji-tha potencialeve në ndihmë të zonave dhe komuniteteve më në rrezik. Ftoj Presidentin e Republikës, që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruante ai.

Situata problematike e reshjeve me të cilën po përballet Shqipëria këto dy ditë, ka bërë që i gjithë kabineti qeverisës të dal në terren dhe të mbikëqyrë situatën me të cilën po përballen banorët. Si rezultat i kësaj gjendjeje të pazakontë dhe të vështirë edhe vetë kryeministri Edi Rama dje u ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa...

Page 10: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

10 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

“Moody`s” rrit projeksionet për ekonomia shqiptare

BB: Shqipëria 6 dekada larg Europës për të ardhurat

Gjiganti botëror i vlerësim-eve, Moody`s, vetëm dy muaj pas publikimit të fundit për vendin tonë, ka rishikuar në rritje projek-sionet për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti dhe atij të ard-hshëm. Projeksionet më të fundit janë publikuar në raportin mbi statistikat e përgjithshme, që publikohet çdo 6 muaj. Në bazë të raportit të fundit, rezulton se ekonomia shqiptare sipas Moody`s do të rritet me 3.9% këtë vit, nga 3.6% që projektonte vetëm 2 muaj më parë. Edhe për vitin e ardhshëm rritja ekono-

mike projektohet në 3.9%, nga 3.8% që vlerësohej më 2 Tetor. Për vitin 2019, Moody`s flet për një rri-tje ekonomike në 4%, duke e bërë praktikisht një prej institucioneve ndërkombëtare më optimiste sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare në vitet në vijim. Madje, Moody`s është më optimiste edhe se qeveria shqiptare sa i përket rritjes ekonomike këtë vit. Në krah të kundërt me institucionet e tjera ndërkombëtare shkon Moody`s sa i përket investimeve të huaja direkte, pasi parashikon një rënie tepër modeste në vitet në vijim.

Do të duhet të kalojnë të paktën 6 dekada në mënyrë që niveli i të ardhurave në vendet e Ballkanit perëndimor të barazojë ato të BE. Kështu thotë raporti më i fundit i BB për 6 vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Por, edhe ky parashikim aspak optimist e ka një kusht; që kjo të ndodhë pas 6 dekadash duhet që rajoni të ketë një normë rritje të ngjashme me atë të viteve 1995-2015. Raporti i publikuar së fundmi mban titullin; Ballkani Perëndimor, ringjallja e motorëve të rritjes dhe pros-peritetit. Ky raport ka për qëllim të

evidentojë sektorët ku këto vende duhet të investojnë më shumë, sidomos në drejtim të reformave për të përshpejtuar procesin e zh-villimit ekonomik. Por, BB shton se stabiliteti makroekonomik si dhe reformat mund të përshpe-jtojnë rritjen ekonomike në të paktën 5%, ç`ka do të bënte që 6 dekadat e pritjes për tu bërë eu-ropianë të reduktohen në vetëm dy të tilla. Për t̀ ia arritur qëllimit, BB rekomandon një klimë më të mirë ndaj biznesit si dhe një integrim më të shpejtë në BE dhe tregjet globale.

KESH del sërish në treg, do shesë 3750 MËh energji

Korporata Elektroenergje-tike Shqiptare do të nxjerrë një sasi tjetër energjie për shitje në tregun e lire. Burime nga kom-pania bënë me dije se sasia e disponueshme për shitje është rreth 3750 MWh. “Sasia në dis-pozicion është pjesa që nuk do të shkojë tek OSHEE. Kjo e fundit rakordoi me KESH se ka një rënie të konsumit në vend dhe për këtë arsye nga 4500 MWh që kishte rezervuar si nevojë do të marrë vetëm 750 MWh. Sasia e mbetur do të shitet në treg të lirë”, pohuan të njëjtat burime.

Kjo është hera e tretë në harkun e një jave që KESH del në treg të lirë për të shitur energji. Aktualisht po punohet në Vaun e Dejës dhe në Koman për të përdorur sa më me eficencë pjesën e ujit që nëse nuk përdoret për prodhim duhet të shkarkohet për të mbajtur nën kontroll kaskadën e Drinit sipas par-ametrave që imponon rregullorja e plotave. Gjithsesi sasia e reshjeve duket se ka qenë e paparashikuar çka ka rezultuar më pas edhe në rritje të prodhimit. KESH mbylli një shitje më herët edhe për periudhën 1 dhjetor-4 dhjetor e ndarë në dy lote.

FMN nis te Tatimet misionin 2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon

specializime të thelluara për tatimorët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMisioni i FMN, takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur misionin 2 javor të asistencës teknike në Tatime për mbledhjen e borxhit

dhe jo vetëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë me dije se në kuadër të mi-sionit dy javor të asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar në administratën tatimore u zhvil-luan ditën e enjte takime në Dre-jtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe drejtoritë rajonale të Tiranës e Lezhës. Në takimin e mbajtur në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëd-henj përfaqësuesit e FMN u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, Drejtore-sha e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkeleida Pipa si dhe drejtues të tjerë në këtë drejtori. Takimet u fok-usuan në çështjet organizative dhe funksioneve të strukturës aktuale të administratës tatimore. Sipas buri-meve nga DPT, drejtuesit shkëmbyen informacion për detyrat që kryen çdo sektor, aktivitetet e punës së admin-istratës në funksion të maksimizimit të mbledhjes së të ardhurave dhe nxitjes së përmbushjes vullnetare. Gjatë takimeve u evidentua edhe nevoja për specializime të thelluara të punonjësve në sektorë të cilët kërkojnë kualifikime specifike. FMN njihet me sektorët në Tatime

Edhe takimet në drejtoritë rajon-ale të Tiranës dhe Lezhës u fokusuan në aspekte të mirëmenaxhimit të burimeve në dispozicion të admin- “

Drejtuesit shkëm-byen informacion për detyrat që kryen çdo sektor, aktivitetet e punës së admin-istratës në funksion të maksimizimit të mbledhjes së të ard-hurave dhe nxitjes së përmbushjes vullne-tare. Gjatë takimeve u evidentua edhe nevoja për special-izime të thelluara të punonjësve në sek-torë të cilët kërkojnë kualifikime specifike...

Rritja e tarifave përmbarimore po bëhet një pengesë për ekzeku-timin e kolateralit dhe për uljen e kredive me probleme. Monitoruesi i kredive me probleme për vendet e Europës Juglindore, publikim peri-odik i Nismës së Vienës, vë në dukje se udhëzimi i qershorit të këtij viti për tarifat përmbarimore rrit me më shumë se dy herë tarifat përmbari-more fikse. Sipas këtij dokumenti, udhëzimi i mesit të këtij viti nuk reflekton frymën e ndryshimeve ligjore, që duhet t’i stimulonte përm-baruesit përmes tarifës së suksesit, në

mënyrë për të rritur interesin e tyre në finalizimin me sukses të procesit të ekzekutimit. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, edhe palët e tjera pjesëmarrëse në nismën e Vienës, si Komisioni Euro-pian, Banka Europiane e Investimeve apo Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shprehen hapur kundër tarifave të rritura të shërbimit përm-barimor privat. Këto tarifa janë një barrë për kreditorët dhe pengesë për ekzekutimin e suksesshëm të kolateraleve. Pas miratimit të tari-fave të reja, bankat kanë bojkotuar

plotësisht përmbaruesit privatë, deri në rishikimin e udhëzimit. Një gjë e tillë iu është premtuar nga ministri i Financave dhe kryeministri, meg-jithatë, sipas burimeve nga sistemi bankar, ndryshimi i udhëzimit po has në rezistencën e ministres së Drejtë-sisë. Kreditë me probleme kanë zbritur në 14.8%, në nivelin më të ulët që prej vitit 2011. Megjithatë, sipas institucion-eve të specializuara, rritja e tarifave të përmbaruesve mund të bëhet një peng-esë serioze për vijimësinë e uljes së kredive të këqija, proces ky jetik për të përmirësuar kreditimin e ekonomisë.

Nisma e Vienës: Tarifat e përmbarimit pengojnë ekzekutimin e kredive

duke marrë në konsideratë ndikimin e tij funksional”, vlerësoi FMN në një raport të saj në shtator të këtij viti, kur qeveria sapo kishte bërë publik projektin e shkrirjes së Tatimeve dhe doganave në një institucion të vetëm.

istratës tatimore si dhe koordinimit të veprimtarisë së saj me strukturat e tjera institucionale. Përfaqësuesit e FMN u njohën me funksionimin e sektorëve në Drejtorinë e Mbledh-jes me Forcë atë të akt-marrëve-shjeve dhe mbledhjes së borxhit. Këto takime zhvillohen me qëllim evidentimin e problematikave dhe thjeshtimin e proceseve administra-tive për forcimin e mëtejshëm të rolit të administratës tatimore në vend. Misioni i FMN, i kryesuar nga Allan Jensen si dhe përfaqësues të tjerë të lartë, do të ofrojnë asistencë teknike me synim lehtësimin e përpjekjeve për të forcuar më tej administratën

tatimore. Gjatë qëndrimit të Misionit të FMN në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të trajtohen çështje që lidhen me strukturën organizative, konsolidimin e kapaciteteve në kom-ponentët kryesore të administratës, fokusimi tek borxhi tatimor dhe ris-ku si dhe vlerësimi i situatës së përg-jithshme të zbatimit të reformave.

FMN kundërshtoi shkrirjen e tatimeve me doganat

Në nisje të mandatit të dytë qeverisës, qeveria “Rama” lançoi një projekt për shkrirjen e Tatimeve dhe Doganave në një institucion të vetëm. Por sa i përket këtij projekti, misioni i FMN në Shqipëri shfaqi asokohe

rezerva dhe nuk e miratoi, me ar-syetimi se kështu minohej procesi i mbledhjes së të ardhurave. “Admin-istrata tatimore ka bërë përparim të mirë në zbatimin e planit të saj strategjik. Misioni mbështet fokusin e saj në përmirësimin e proceseve të mbledhjes së borxheve dhe menax-himin e riskut. Bashkimi i njoftuar i administratave tatimore dhe dogan-ore duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rreziqet e larta të minimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformave të vazhdueshme të admin-istratës tatimore. Më në përgjithësi, riorganizimi i administratës së qeverisë qendrore duhet të zbatohet

Page 11: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 11

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Haradinaj: Qeveria do dërgojë në parlament marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKosova kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes delikate të demarkacionit kufitar

Andi LAMKO

Kryeministri i Kosovës është stepur dje nga qëndrimi i tij i sertë kundër versionit të parë të demarkacionit

kufitar me Malin e Zi, duke thënë se ndryshimet e zbuluara nga komisioni kufitar i qeverisë Haradinaj do të diskutohen në sallën e parlamentit. Haradinaj tha se raporti do të disku-tohet në fillim të javës së ardhshme dhe la të kuptohej se qeveria kërkonte zgjidhjen e shpejtë të çështjes, edhe pse nuk sqaroi mbi zgjidhen e mospër-puthjeve të mundshme mes versionit të vjetër dhe atij të ri. “Pritet që bashkë me raportin e Komisionit, Qeveria të procedojë njëkohësisht në parlament dhe projektligjin për ratifikimin e Mar-rëveshjes së demarkacionit, në mënyrë që ky institucion të marrë vendim, për ratifikim apo anulim. Në zbulimet e raportit po ja dërgojmë parlamentit”, tha kryeministri Haradinaj. Pacolli: Një marrëveshje e drejtë do

votohet nga të gjithëMinistri i Jashtëm i Kosovës, Beh-

gjet Pacolli, i cili ka qenë i angazhuar me çështjen dhe fqinjin perëndimor të Kosovës, gjithashtu shprehu besim dje për kalimin e shpejtë të marrëveshjes. “Është një problem për të cilin ju e dini që publiku në Kosovë ka qenë i ndarë. Nëse komisioni i ri i qeverisë sjellë dëshmi që provojnë shihet se Kosova ka humb territor, edhe ne si çdo qytetar i Kosovës, nuk do të jemi dakord. Por nëse shohim se nuk ka fakte praktikisht ne duhet t’i kthehemi

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë zërat për shkarkimin e Tillerson

Erdogan, i implikuar në një skemë pastrimi parash në Iran

Shtëpia e Bardhë ka mo-huar pretendimet dje mediatike se sekretari i shtetit Rex Tiller-son do të shkarkohet nga posti. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bard-hë Sara Sanders theksoi se Till-erson vijon të mbetet në detyrë dhe nuk do të zëvendësohet nga shefi i CIA-s Majk Pompeo, siç pretendonin disa media ameri-kane. “Rex Tillerson vijon të ud-hëheqë Departamentin e Shtet-it”. Ka qenë reagimi i Shtëpisë së Bardhë, duke hedhur poshtë pretendimet e shpërndara nga disa organizata. Sipas Sanders,

i gjithë kabineti është përqen-druar në përfundimin e këtij viti të parë të shkëlqyer të ad-ministratës Trump. Agjensi dhe media prestigjioze si New York Times, Associated Press dhe Reuters citonin burime anoni-me nga qeveria dhe Shtëpia e Bardhë, se presidenti Donald Trump po diskutonte planet për zëvendësimin e sekretarit Till-erson. Sipas tyre, Mike Pompeo do të zëvendësohej në CIA nga senatori republikan Tom Cotton dhe këto lëvizje mund të ndodh-nin në dhjetor ose janar.

Presidenti turk Recep Tayy-ip Erdogan është implikuar në një skemë të pastrimit të parave në Iran. Akuza vjen nga tregtari turko-iranian i arit Reza Zarrab, i cili deklaroi në një gjykatë fed-erale të Nju Jorkut se Erdogan ka autorizuar një transaksion në një skemë që e ka ndihmuar Iranin të ketë akses në tregjet ndërkombëtare pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Zarrab po bashkëpunon me prokurorët amerikanë në gjyqin penal të një ekzekutivi të një banke turke, i

cili akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave për Iranin. Në kohën që mendohet të ketë ndodhur kjo skemë, Erdogan shërbente në postin e kryemi-nistrit të Turqisë. Sipas Zarrab, ai e ka mësuar informacionin mbi këtë implikim të Erdogan nga ministri i atëhershëm i ekonomisë. Presidenti turk është shprehur më herët se vendi i dre-jtuar prej tij nuk ka shkelur asnjë sanksion të vendosur nga Shte-tet e Bashkuara. Një zëdhënës i qeverisë turke e quajti çështjen “komplot kundër Turqisë”.

Mediat: INTERPOL heq nga lista e të kërkuarve Haradinajn

Rrjeti kosovar i informa-cionit raportonte mbrëmë se burime të Policisë së Kosovës kanë thënë se INTERPOL do të tërheqë së shpejti emrin e kryeministrit Haradinaj nga lista e të kërkuarve. Ato thonin se ndërsa ishte duke u zhvillu-ar takimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në një vizitë në Lyon të Francës për të diskutuar mbi çështjen me zyrat e INTERPOL. Që

nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë hequr nga kërkimi në INTERPOL. Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urd-hër-arresti ndërkombëtar të lësh-uar nga Serbia, në Mulhouse të Francës. Disa muaj pas ndalimit Policia e Kosovës kishte kërkuar heqjen nga lista e të kërkuarve.

marrëveshjes së nënshkruar dhe të fokusohemi në kalimin e saj në Parla-mentin e Kosovës”, tha Pacolli, duke shtuar se dhe partitë opozitare në mo-mentin që të binden se nuk ka gabime në marrëveshjen e parë, edhe ato do ta votojnë marrëveshjen që po bllokon avancimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave. “Po them me përgjegjësi të plotë; nëse komisioni i dytë i formuar nga zoti Haradinaj, nuk sjellë dëshmi kundër marrëveshjes paraprake, ajo do të kalojë”, tha ministri i Jashtëm. Pacolli shtoi se krerë të partive të tjera, si në pushtet dhe në opozitë, e kanë siguruar se do të votojnë çdo gjë që është e drejtë dhe ku shihet që Kosova nuk ka humbur territor.

Thaçi falënderon HaradinajÇështja e marrëveshjes kufitare

u përmend dje nga presidenti i vendit Hashin Thaçi, i cili falenderoi kryem-inistrin për dërgimin në parlament të

çështjes, duke shtuar se Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Gjatë cer-emonisë së 100-vjetorit të pavarësisë së Finlandës, organizuar nga Ambasada finlandeze në Prishtinë, Thaçi tha se Kosova dhe Finlanda kanë ngjashmëri në një person të përbashkët Marti Ahtisaari, i cili kontribuoi që Kosova të çlirohet nga rreziku i okupimit. Ai shtoi se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet kryer sa më shpejt. “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi mirën-johës për Finlandën që ka qenë prej shteteve që para që ka njohur Kosovën. Prandaj, ne duhet t’i japim fund izolim-it tonë dhe marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi të kalojë nga Qeveria të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Faleminderit Haradinaj për përgjeg-jësinë”, ka thënë ai. Marrëveshja e nënshkruar në fund të gushtit të vitit

Maqedoni, 6 deputetëve u hiqet imuniteti për dhunën në Parlament Parlamenti i Maqedonisë votoi

heqjen e imunitetit të gjashtë de-putetëve opozitarë, të akuzuar nga prokuroria publike për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlament. 67 deputetë nga 120 që ka parlamenti i Maqedonisë, votuan të premten për heqjen e man-datit të kolegëve të tyre. Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan seancën, duke thënë se ajo ishte e motivuar politikisht. Me këtë i hapet rruga Gjykatës së Apelit të lëshojë urdhër për paraburgimin e tyre.

Vendimi, Albin Kurti mbetet në paraburgim

Deputetët Albin Kurti dhe Don-ika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim, vendosi dje trupi gjykues i Gjykatë Themelore të Prishtinës, në fund të seancës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, në vitin 2015. Gjatë kësaj seance është përjashtuar deputetja Kadaj-Bujupi, për shkak te ofendimit të dëshmitarit Nuredin Ibishi, ish-deputet i LDK. Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Ndërpriten përpjekjet për gjetjen e nëndetëses

Flota e Argjentinës tha se i ka ndërprerë përpjekjet për të shpëtuar 44 anëtarët e ekuipazhit në bordin e një nëndetëseje të zhdukur dy javë më parë në Atlantikun Jugor. “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra, nuk ka qenë e mundur gjetja e nëndetëses”, tha zëdhënësi i flotës, Enrique Balbi. Nëndetësja ARA San Juan ka bërë kontaktin e fundit më 15 nëntor, kur ka raportuar probleme mekanike. Shpre-sat për gjetjen e të mbijetuarve janë zbehur pas një shpërthimi të raportuar pranë vendndodhjes së fundit.

Kryetari i OBRM-PDUKM në Maqedoni, Nikolla Gruevski, tha dje në një intervistë se do të japë dorëheqje nga organet e partisë. Ai në intervistë thotë se një ditë LSDM do të përgjigjet për atë që po bën. “Unë pas rrethit të parë të zg-jedhjeve lokale thashë qartë se kryetari i partisë ka përgjegjësinë më të madhe. Më pas në intervistë televizive kam thënë se çdo herë në ekip që garon, qoftë politikisht, sport, biznes dhe tjera, përgjeg-jësinë më të madhe e ka njeriu i parë. Ata që më njohin mirë dhe ata që kuptojnë mesazhe politike, më kuptojnë. Pavarësisht si do të jetë rezultati nga analiza e zgjedhjeve, nëse edhe objektivisht faji është i imi, qoftë i vogël, unë do të jap dorëheqje nga organet e partisë”, tha Gruevski.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç ka mohuar se të mërkurën në Gjykatën e Hagës, është dënuar Kroacia dhe populli kroat në Bosnje dhe Herce-govinë. Ajo tha se Kroacia nuk ka qenë agresor dhe së më së shumti është angazhuar për tërësinë e Bosnjës, kurse populli kroat i është kundërvënë agresionit serbo-madh. “Kroacinë dhe Bosnjën i ka sulmuar Millosheviçi, Serbia dhe JNA (ish Armata jugosllave), e cila hapur kishte dalë në luftë për të arritur projektin e ‘Serbisë së Madhe’. Kroacia nuk e ka sulmuar askënd”, ka thënë Kitaroviç në një fjalim drejtuar kombit, pas vendimit të Gjykatës së Hagës së Kroacia ka qenë agresor ndaj Bos-njës, dhe se ka marrë pjesë në veprimtari të përbashkët kriminale. Ajo ka thënë se Kroacia duhet të pranojë se disa bashkëkombës kanë kryer krime.

GRUEVSKI PARALAJMËRON DORËHEQJEN NGA DREJTIMI I PARTISË KROACIA: NUK JEMI KRIMINELË SE U MBROJTËM NGA SERBIA

2015 është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi dhe sipas zyrtarëve në Podgoricë ajo është e përfunduar dhe nuk mund të ri-negociohet. Në Kosovë mospajtimet rreth saj çuan deri në skena të dhunshme në parlament, teksa kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë. Ratifikimi i shpejtë i është kushti kryesor i liberalizimit të vizave dhe Bashkimi Evropian disa herë ka kërkuar mbylljen e çështjes. Kosova të jetë e vetmja në rajonin e Ballkanit perëndimor, qytetarët e së cilës duhet të kërkojë viza për të ud-hëtuar në vendet e BE.

Po them me përg-jegjësi të plotë; nëse komisioni i dytë i for-muar nga zoti Harad-inaj, nuk sjell dëshmi kundër marrëveshjes paraprake, ajo do të kalojë. krerë të partive të tjera, si në pushtet dhe në opozitë, më kanë siguruar se do të votojnë çdo gjë që është e drejtë...

Page 12: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

12 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja çfarë ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin, përzgjodhi 9 njerëzit e tij më të

besuar, ja anëtarët e partisë që u lanë në hije

CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe situ-atës politike në vendin tonë pas vdekjes së

Enver Hoxhës. Përmes një dokumenti të deklasifikuar, tregohet situata që ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin. Sipas CIA, vetëm 9 anëtarë të Byrosë Politike nisën të lulëzonin, duke u piketuar si mbështetës së tij.

Mars 1985Byroja politike me Alian

Rreth një vit pasi Ramiz Alia erdhi në pushtet, mediat shqiptare po japin sinjalet për rëndësinë se cilit nga nëntë anëtarët e plotë të byrosë poli-tike. Renditjet tregojnë se cilët janë emëruar për politika në fushat e caktuara dhe ata te të cilët Alia mbështetet për të forcuar pozitën e tij. Alia e ka konsoliduar veten si njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, por ende nuk ka autoritetin e padisku-tueshëm që kishte Hoxha. Ai ka tentuar disa ndryshime në qeverinë e trashëguar nga epo-ka e Hoxhës, çka sugjeron se po lëviz me kujdes. Në fund të 1985 ka dhënë deklarata të bollshme në fjalimet e tij mbi politikat ekonomike dhe të jashtme të administratës, ku theksohet vazhdimi i linjës së pararendësit të tij. Zyrtarë të tjerë gjithn-jë e më shumë po i referohet deklaratave të Alias si pikënisje të diskutimeve, edhe pse jo me të njëjtin adhurim që tregoheshin për citatet e Hoxhës. Pesë nga nëntë anëtarët e Byrosë duket se po lulëzojnë dhe me liderin e ri. Kryeministri Adil Çarçani është anëtar që prej vitit 1961. Ai dhe Alia janë të vetmit që japin udhëzime gjatë shfaqjeve pub-like dhe identifikohen si krerët e partisë e të shtetit, ndërsa të tjerët quhen thjeshte anëtarë të byrosë politike. Çarçani ka dhënë fjalimin kryesor në një nga dy plenumet e komiteti qendror partisë pas vdekjes së Hoxhës, ndërsa tjetri u dha nga Alia. Çarçani flet zakonisht për çështje ekonomike, por dhe për politikën e jashtme. Zëvendës-presidenti Rita Marko është ndoshta numri tre i partisë. Ai është pjesë e gardës së vjetër të Hoxhës dhe ka shërbyer në Byro prej vitit 1956. Edhe aktiv-itetet e tij raportohet shpesh dhe shfaqjet në publik konsiderohen të profilit të lartë. Marko sho-qëroi Alian në udhëtimin në jug gushtin e kaluar, ku Alia dha një nga fjalimet më të rëndësishme të politikës së jashtme deri tani. Në tetor Marko i dha medaljen kombëtare kandidatit për në byro Foto Çami, i cili kohët e fundit është bërë sekretar i par-tisë dhe është i preferuar i Alias. Në lajmet e mediave shqiptare Marko renditet gjithmonë pas Alias dhe Çarçanit, përveç raste-ve kur për anëtarët e byrosë për-doret rendi alfabetik. Marko i ka dhënë gjithashtu medaljen Alias në ditëlindjen e 60-të. Manush Myftiu është ngritur gjithashtu në byronë politike në 1956 dhe shfaqet shpesh nëpër forume. Tetorin e kaluar ai u zgjodh në krye të komisionit të komitetit qendror për krijimin e muzeut të Enver Hoxhës. Në komision merrnin pjesë anëtarët më të rëndësishëm të byrosë së Alia,

Adil Çarçani dhe Rita Marko, nisën të dilnin në dritë pas vdekjes së Hoxhës

sishme. Asllani për shembull gjatë një paraqitjeje në tetor dukej në plan të dytë pas Nexh-mije Hoxhës, si anëtar i komitet-it qendror. Shtypi shqiptar thotë se Asllani në fillim të vitit hum-bi postin si sekretar i parë i Durrësit dhe shkoi të drejtojë partinë në Shkodër, por edhe atje nuk është paraqitur në pub-lik. Ndërsa Pali Miska ka qenë rival i Çelikut në adhurimin publik ndaj Alias. Në botën e errët të politikës shqiptare nuk dihen qartë lidhjet e politikave kombëtare me manovrat e ud-

hëheqjes. Ministri Isai mund të ketë kundërshtuar Alian mbi hapat që ai ka marrë për zbutjen e shtypjes së brendshme poli-tike. Janarin e shkuar pushteti shpalli amnisti për të burgo-surit politikë të kualifikuar, dhe disa komentatorë perëndimorë thonë se regjimi i Alias ka lejuar disa shqiptarë të moshuar të vizitojë të afërmit në Perëndim. Kreu i industrisë Çeliku mund të ketë kundërshtuar nisjen e reformave në sektorin e tij, me të cilat Alia e Çarçani kërkojnë të riparojnë ngërçin ekonomik. Një gazetar kinez raportonte se në sektorin bujqësor, që është konfirmuar pjesërisht dhe nga autoritetet shqiptare, pushteti po inkurajon fshatarët të mbjellin prodhimet e tyre dhe kafshët e tyre, duke ndryshuar politikat e dekadave të mëparshme. Raporti i planit për vitin 1986 sugjeron se ministria e ndërtimit ka nisur nxitjen e ndërtimit të shtëpive private dhe asistencë financiare të qeverisë, me qël-lim reduktimin e mangësive në strehim. Por nuk ka shenja se ministria e industrisë e minier-ave po inkurajon qasje të reja në kundërpërgjigje të perfor-mancës së dobët. Nga ana tjetër lëvizjet në çështjet e të rinjve tregojnë se qeveria trembet se

Renditjet trego-jnë se cilët

janë emëruar për politika në fushat e cak-tuara dhe ata te të cilët Alia

mbështetet për të forcuar

pozitën e tij. Alia e ka kon-soliduar veten

si njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, por

ende nuk ka au-toritetin e padis-

kutueshëm që kishte Hoxha. Ai ka tentuar

disa ndryshime në qeverinë e

trashëguar nga epoka e Hox-hës, çka sug-

jeron se po lëviz me kujdes...

Çarçani, Cami, dhe e veja e Hoxhës, Nexhmije. Myftiu sho-qëroi Alian në vizitën në vend-lindjen e Hoxhës verën e kaluar dhe komentet e tij përmenden shpesh për politikën e jashtme. Sekretarja e partisë Lenka Çuko është e vetmja anëtare femër e Byrosë. Ajo është pranuar në 1983. Çuko është emëruar në komisionin e muzeut të Hoxhës dhe bashkë me Alian ka vendo-sur kurora në emër të partisë dhe byrosë. Verën e kaluar ajo duket se mori përsipër punën e byrosë për të rinjtë. Çuko duket se përfiton mbështetjen e saj nga performanca ekonomike e Lushnjes, nga ajo vjen, që ishte i vetmi qytet që plotësoi planin ekonomik të vitit 1985. Sekretari i partisë Simon Stefani është pranuar në Byro në 1981. Ai shfaqet shpesh në publik dhe ka dhënë një numër fjalimesh të rëndësishme. Nga paraqitjet e Stefanit duket se ai ka përg-jegjësi për çështjet ushtarake.

HumbësitHumbësit kryesore të ad-

ministratës së Alias ishin disa në krye të posteve kritike të qeverisë. Ministri i Brendshëm Hekuran Isai, anëtar i byrosë që prej vitit 1975, nuk ka mar-rë më vëmendjen e shtypit megjithëse trashëgoi postin e rëndësishëm dhe statusin si një nga gjashtë sekretarët e partisë. E përditshmja zyrtare Zëri i Pop-ullit në fillim të dhjetorit sulmoi zbutjen e rendit dhe ligjit në vend, duke iu referuar tërthorazi ministrisë së Isait. Në fund të vitit të kaluar ndodhi incidenti i gjashtë shqiptarëve që arritën të kalonin personelin e sigurisë të Isait dhe u futën në ambasadën italiane për të kërkuar azil. Kjo shkaktoi konfrontime me Ital-inë dhe dëmtoi statusin e Isait, prandaj ai mund të jetë i pari që do të shkarkohet nga Alia, i cili me siguri do të vendosë njeriun e tij. Ministri i Industrisë e mini-erave Hajredin Çeliku ka hyrë në Byro në 1981. Ai mban një nga postet më të rëndësishme të qeverisë por është një nga figurat më pak të dukshme. Çeliku ka drejtuar këtë dikaster gjatë disa viteve performancë të dobët, aq sa dhe qeveria nuk ka raportuar më masën e rritjes së industrisë. Ky sektor pritet të këtë rendiment të njëjtë dhe për 1986 dhe Çeliku pritet të shkarkohet nga ministria e ndoshta dhe nga Byroja Politike. Anëtarët e Byrosë Muho Asllani e Pali Miska kanë mbetur në pozitë të errët e të parëndë-

me rritjen e kontakteve tregtare me perëndimin, do të përhapen në vend vlerat ekonomike e kul-turore anti-komuniste. Mediat shqiptare shpesh ankohen për zbutjen e disiplinës ideologjike dhe rritjen e materializimit të të rinjtë. Alia duket se po formon një “byro Politike” të brendshme me pesë anëtarët kryesorë dhe Foto Çamin. Nëse ky i fundit bëhet anëtar i plotë i Byrosë në kongresin e këtij viti, Alia do të ketë maxhorancën e grupit të tij në Byro dhe në sekretariatin e partisë. Nëse besnikët e vjetër të Hoxhës Marko e Myftiu do

të pranojnë eksperimentimet e vogla ekonomike dhe politike, ata gjithsesi do të mbështetësin Alinë prej besnikërisë ndaj kreut të partisë. Gjithsesi nuk kemi prova se Alia apo Çarçani mund të nisin ndryshime mad-hore që mund të sjellin pakën-aqësi te garda e vjetër. Alia supozohet se është i sigurtë nga sfidat brenda partisë dhe mund të bëjë kokë turku Çelikun deh Isain për mungesën e progresit ekonomik.

11 mars 1988Departamenti i Drejtësisë

Konsolidimi i pushtetit nga

Page 13: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

CIA: Ja çfarë ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin, përzgjodhi 9 njerëzit e tij më të

besuar, ja anëtarët e partisë që u lanë në hije

Adil Çarçani dhe Rita Marko, nisën të dilnin në dritë pas vdekjes së Hoxhës

sekretari i parë i partisë Ramiz Alia dhe rrjedhimisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendet perëndimore. Burimi ynë që është një studiues dhe njohë si mirë i çështjeve shqiptare, ka informacion të dorës së parë mbi liderët politikë shqiptarë, përfshi dhe liderin aktual Ram-iz Alia, me të cilin ka qenë në një shkollë. Në disa raste në të kaluarën ai i ka dhënë FBI infor-macione të besueshme, ndërsa informacioni i mëposhtëm është dhënë prej tij më 25 shkurt 1988: Ramiz Alia, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë,

president dhe komandant i forcave të armatosura, po kon-solidon me sukses pushtetin e tij në Shqipëri. Përveç mbajtjes së postit të parë në vend ai ka mbushur tre postet e tjera më të rëndësishme me të besuarit e tij. Këta njerëz kanë qenë miq të ngushtë që prej viteve 1944-1945, teksa kanë shërbyer së bashku në Brigadën e Shtatë Partizane gjatë luftës së Dytë Botërore, ku Alia ishte komisar politik.

Njerëzit e Ramiz AlisëAdil Çarçani, kryeministri

shqiptar (posti numër dy në

zhvillime janë pararendëse të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe. Gjatë vitit të fundit Shqipëria ka vendosur mar-rëdhënie me Kanadanë, Gjer-maninë Perëndimore dhe Gre-qinë. Për arsye të problemeve urgjente të brendshme, buri-mi ynë mendon se qeveria shqiptare e pranon nevojën e zhvillimit të ekonomisë me anë të tregtisë me Perëndimin, veçanërisht me Gjermaninë Perëndimore. Këta të fundit kanë ngritur gjatë bisedimeve çështjen e të drejtave të njeriut, dhe për herë të parë qeveria shqiptare po pranon njëfarë ndjeshmërie ndaj opinionit botëror për të dhënat e saj mbi të drejtat e njeriut. Në një fjalim të kohëve të fundit të rapor-tuar nga shtypi i brendshëm,

Foto Çami, sekretari i komitetit qendror të partisë komuniste (një tjetër njeri zgjedhur nga Ramiz Alia) përmendi faktin se Shqipëria po detyrohet të përmirësojë të dhënat e saj për të drejtat e njeriut. Çami mohoi të ishte probleme për këtë temë, duke përmendur se Shqipëria kishte liri shtypi dhe fjale dhe se Shqipëria i kishte bërë një shërbim të madh popullit të saj duke e çliruar atë nga paragjy-kimet e fesë. Megjithëse fjalimi i Çamit mohonte problemet dhe abuzimet e qeverisë, ishte i pari që diskutonte në një nivel të lartë dhe publikisht për punët e të drejtave të njeriut. Përveç ndrys-himeve të personelit të rangut të lartë, Ramiz Alia soli gjithashtu njerëz më të rinj, më të arsimuar në të gjitha strukturat e admin-istratës, të cilët rrjedhimisht do të ishin besnikë ndaj tij. Ka pasur rezistencë për këtë nga anëtarët e vjetër të partisë, dhe veçanërisht nga besnikët e Hoxhës, por raportohet se këta janë duke u reduktuar në numër. Burimi ynë parashikon se në tre apo kaur vjet të gjtihë besnikët e vjetër të regjimit do të kalohen mënjanë, teksa Alia po krahasohet me një figurë të tipit Gorbaçov, pra të moderuar.

Shkurt 65Më 1 shkurt Shqipëria pub-

likoi 5 dokumente gjatë këmbi-meve me komisionin politik të Paktit të Varshavës, në lidhje me takimin e janarit në Varshavë. Dokumentet nënkuptonin se polakët i kishin ftuar në mënyrë unilaterale Shqipërinë të merrte pjesë , ndërsa shqiptarët ishin

vend) ka qenë komandant i Brigadës së Shtatë Partizane. Hekuran Isai, ministër i brend-shëm e zëvendës krye-ministër (posti numër tre në vend) ka qenë oficer në Brigadën e Shtatë. Ndër përgjegjësitë e Isait është drejtimi i policisë dhe shërbimeve të inteligjencës, të njohura si Sigurimi. Prokop Murra, ministri i drejtësisë (posti numër katër në vend) ka qenë gjithashtu oficer në Brigadën e Shtatë partizane. Të gjithë këta njerëz u ngritën në pushtet nga ish-lideri Enver Hoxha përpara vdekjes së tij. Hoxha dëshironte të mbante këtë klikë për të rua-jtur hegjemoninë e tij dhe atë të të vesë së tij Nexhmije Hoxha.

Kuanti i Ramiz AlisëPas ardhjes në fuqi, Ramiz

Alia ngriti edhe kunatin e tij Reiz Malile në postin e fuqishëm të ministrit të jashtëm. Malile përshkruhej si njeri inteligjent, serioz dhe besnik ndaj Alias, dhe që postin e mori jo vetëm për aftësitë e tij por edhe prej marrëdhënies mes tyre. Diku para vitit 1973, Malile ishte ambasador në Kinë, kur gruaja e tij (motra e Alias) bashkë me dy fëmijët u vranë në një aksi-dent ajror teksa po udhëtonin nga Pekini drejt Moskës. Malile pas kësaj pësoi një tronditje të rëndë psikologjike dhe humbi mendjen për disa kohë. Por megjithëse u rekuperua dhe u rimartua, ende vuan kriza të herëpashershme. Rreth vitit 1981 apo 1982 trupat e familjes së tij erdhën në Shqipëri dhe Malile i izolua për rreth dy javë duke mos folur e mos takuar askënd. Me konsolidimin e pushtetit të Alias, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës. Nexhm-ija dhe fraksioni i saj kërkojnë të ruajnë politikat izolacioniste të ish-diktatorit, kurse Alia kërkon një hapje më të madhe ndaj Perëndimit. Për momentin Alia raportohet se nuk kërkon hapje ndaj Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Sovietik. Në javët e fundit Ramiz Alia ka bërë disa gjeste pozitive ndaj Britanisë, duke përfshirë dhe një citim në shtypin vendas, ku ka thënë: “Nëse ne dhe Britania e Madhe ulemi për të diskutuar, ne mund të zgjidhim problemet tona”. Alia ka njoftuar gjithashtu se një skuadër futbolli shqiptare do të udhëtojë drejt Britanisë për disa ndeshje në vjeshtën 1988 apo në 1989.Marrëdhëniet me Britaninë

Burimi ynë mendon se këto

përgjigjur në një letër me rreth 7000 fjalë ku kërkonin që po-lakët t’ia shpërndanin të gjithë pjesëmarrësve në sesion. Letra ishte një denoncim i ashpër i “ak-teve shumë armiqësore të Bash-kimit Sovjetik ndaj Shqipërisë” që prej vitit 1961, duke përfshirë dhe akuzat se BRSS i vodhi Shqipërisë tetë nëndetëse ... si dhe anije shqiptare të cilat ishin në riparim në portin sovjetik të Sevastopol. Në të thuhej se letra sovjetike e vitit 1961 e cila prishi përfundimisht mar-rëdhëniet, ishte e nënshkruar nga kryeministri aktual sov-jetik Kosigin, dhe se qeveria shqiptare ka dokumente që provojnë se “një grup njerëzish, të cilët ishin dhe janë në krye të qeverive socialiste të Paktit të Varshavës, kanë bashkëpun-uar me renegatë të regjimti të Titos, me monarko-fashistët grekë dhe me flotën e 6-të të SHBA, që me ndihmën e ag-jentëve të tyre të brendshëm në Shqipëri të përmbysin pushte-tin e popullit me një sulm të dhunshëm të armatosur”. Le-tra më tej cakton kushtet e Shqipërisë për pjesëmarrje në këto takime, mes të cilave përfshihen kthimi i pronave të vjedhura, kompensimi dëmeve nga BRSS, distancim nga shkel-jet arbitrare si dhe ndalim të menjëhershëm të dërgesave të armëve për titistët jugosllavë dhe reaksionarët indianë. Pakti i Varshavës u përgjigj se kishte marrë letrën shqiptare dhe thek-sonte se çështja e pjesëmarrjes së Shqipërisë varet nga vetë qeveria e saj.

Page 14: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

14 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Gomonia me 1,6 tonë kanabis, biznesmeni grek: Më bënin shantazh trafikantët shqiptarë

Biznesmeni grek që akuzohet si pjesë e organ-izatës që trafikoi 1,6 tonë kanabis, do të pretendojë para hetuesve se ai ishte viktimë shantazhesh nga trafikantë shqiptarë. Kështu shkruan portali grek, To Vima, që u referohet burimeve nga avokatët mbrojtës i biznesmenit Spiros Kardamis, në pronësi të të cilit ishin gjashtë skafe, përfshirë edhe gomonia që u kap më 26 nëntor. Sipas portalit, Kardamis do të pretendojë se nuk kishte asnjë dijeni që skafi i tij po përdorej për transportimin e drogës. Ai do të thotë se gjithë veprimtaritë e tij ishin të ligjshme dhe se skafet i kishte blerë për t’ua dhënë me qira turistëve. Mirëpo

sipas tij, trafikantët e drogës i bënin vazhdimisht pre-sion dhe kjo-sipas tij ishte arsyeja që ai nuk i “hiqte dot qafe” skafet, pavarësisht se edhe herë të tjera ishte hetuar nëse ato mjete ishin përdorur për trafikim droge. Gjithsesi, autoritetet po hetojnë edhe të kalu-arën e biznesmenit 63 vjeçar, i cili para disa vjetësh kishte rënë viktimë rrëmbimi. Kardamis bashkë me mikeshën e tij ukrainase ishte rrëmbyer në Korfuz nga mafiozë rusë, që i kërkonin 500.000 euro për ta lëshuar. Siç rezultoi nga hetimet porositës i rrëmbimit ishte një biznesmen grek nga Greqia e Veriut. Të premten deri pasdite vonë pritej të depononin para

hetuesit të pandehur të tjerë nga 11 të arrestuarit për trafikun e 1,6 tonë kanabis nga Shqipëria. Deponimet filluan të mërkurën dhe vazhduan edhe të enjten, kur u paraqitën një italian dhe dy shqiptarë, edhe pse ata i mohuan akuzat, prokurori ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të tyre. Sa u përket hetimeve, burime nga policia bregdetare greke thanë se çështja në fjalë ka shumë pista. Në këtë kuadër po shqyrtohen dosje më të hershme të trafikimit nga deti, por edhe lidhje të mundshme të trafikantëve me roja bregdetare në Greqinë perëndimore që mund t’i informonin trafikantët për patrullimet e kolegëve të tyre.

Bashkëpunim Greqi-Shqipëri, sekuestrohen 210 kg kanabis

Autoritetet policore greke kanë sekuestruar dy ditët e fundit 218 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria. Në rastin e parë janë gjetur katër çanta me drogë në vendin e quajtur Mavropulos, fare pranë Kakavijës. Çantat ishin fshehur në një zonë pyjore dhe brenda tyre kishte 48 pako me kanabis që pas peshimit rezultoi se ishin rreth 104,5 kilogramë. Sipas policisë greke ata e gjetën këtë sasi droge pas sinjalizimit nga homologët shqiptarë. Hetimet vazhdojnë në të dy anët e kufirit për drogën e gjetur në këtë zonë. Në Shqipëri për të identifikuar dërguesit e drogës dhe në Greqi për personat apo personin që do të merrte në dorëzim drogën. Ndërsa në rastin e dytë policia greke ndaloi te enjten në aksin rrugor Janinë-Artë, një shtetas grek me moshë 29 vjeç. Brenda makinës së tij u gjetën 84 pako që përmbanin një sasi prej 113,5 kilogramë kanabis. Autoritetet greke po shqyrtojnë nëse edhe 29 vjeçari e kishte marrë drogën pranë Kakavijës, aty ku u gjet sasia tjetër prej 104, 5 kg.

Itali, gjendet e vdekur në dhomë 21-vjeçarja shqiptare

Një 21-vjeçare shqiptare, studente në Itali është gjetur e pajetë në dhomën e saj në Shtëpinë e Studentit E3 në rrugën “Fabio Severo”, në Trieste. Trupi shëndetësor i 118 kanë bërë të pamundurën për ta shpëtuar, duke praktikuar një reanimin kardiovaskular për më shumë se një orë por çdo përpjekje për të renë Floriana Xheka, vetëm 21 vjeçe, ishte e kotë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 20:40 një tele-fonatë ka mbërritur në numrin e urgjencës 112. Një studente e re ishte në gjendje të pavetëdijshme, rëndë. Shumë rëndë. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e ambulancës dhe trupës së urgjencës. Mjekët kanë hyrë në dhomën e 21-vjeçares dhe kanë nisur veprimet frenetike për ta shpëtuar. Por pas një ore iu është dashur të dorëzohen dhe të deklarojnë vdekjen e shqiptares Xheka. Nga të dhënat e para duket se ka qenë një kolaps. Një atak i mundshëm kardiak ka ndodhur me sa duket kur ajo ka qenë vetëm në dhomë që ndoshta nuk i ka lënë as kohë për të kërkuar ndihmë.

Londër, sherr me thika mes disa të rinjve shqiptarë

Shqiptarët janë përfshirë në një sherr me thika në mes të Londrës. Sherri shpërtheu mes disa të rinjve ditën kur em-igrantët shqiptarë në kryeqytetin britanik ishin mbledhur më 28 Nëntor për të festuar 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin e famshëm Trafalgar, vetëm pak metra larg kryeministrisë dhe institucioneve më të rëndësishme të Britanisë së Madhe. Ngjarja e rëndë është xhiruar me celular nga kalimtarët e rastit, ku fytyrat e të rinjve që janë përfshirë në konflikt nuk duken qartë. Gjithashtu në pamjet që janë fu-tur në rrjetet sociale dëgjohen edhe të sharat në shqip. Pamjet kanë bërë xhiron e mediave kryesore britanike. Por sipas tyre, është e paqartë nëse ka pasur të lënduar apo jo. Policia britan-ike njoftoi se kishte mbërritur kur sherri kishte përfunduar dhe deri më tani, asnjë person nuk kishte bërë denoncim apo kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e Mbretërisë së Bashkuar po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e per-sonave që janë përfshirë në këtë konflikt.

Apeli i Krimeve të Rënda refuzon lirimin e Orest Sotës, në fuqi masa “Arrest me burg” për djalin e biznesmenit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra Gjykata nuk u bind nga pretendimet e avokatëve të cilët kërkuan lirimin e 25 vjeçarit

Elvis MYRTA

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në

burg” për Orest Sotën. Biznes-meni 25 vjeçar po hetohet për dy vepra penale, hetim i nisur pasi iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e Or-est Sotës për lirim nga qelitë e paraburgimit. Biznesmeni 25 vjeçar u arrestua në 1 nëntor 2017 në Elbasan, pasi iu gjetën në mjetin që drejtonte 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit, Saimir Tahiri. Ai po hetohet për “pastrim parash” dhe “fshehje të të ar-dhurave”, pas dyshimeve të organit të akuzës së paratë në fjalë i përkasin ish-ministrit. Të premten një Kolegj Penal i Apelit të Krimeve la të pandry-shuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë për biznes-menin nga Shkalla e Parë në 20 nëntor. Gjykata nuk u bind nga pretendimet e avokatëve të cilët kërkuan lirimin tij. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mbrojtësit ligjorë pretenduan se paratë e gjetu-ra në mjetin e 25 vjeçarit i përkasin familjes Sota dhe se ato ishin garanci për blerjen e një sasie të madhe hek-uri në kompaninë “Kurum”. Masa e Apelit është e treta masë sigurie e dhënë ndaj Orest Sotës. Fillimisht ai u la në burg nga Gjykata e El-basanit. Pas kalimit të dosjes së tij tek Krimet e Rënda kjo masë u rivlerësua, duke u lënë e pandryshuar edhe në këtë gjykatë.

Akuzat e Prokurorisë Sipas prokurorëve Elis-

abeta Imeraj dhe Gent Osm-ani, shuma e parave që u gjendën në makinën e biznes-menit Sota, dyshohet se është e ish-ministrit dhe se është produkt i aktiviteteve të palig-jshme ku ai është përfshirë. Në leximin e kërkesës prokurorët sqaruan se gjatë numërimit të parave janë gjetur edhe 250 euro false. Për llogari të heti-

Gjithashtu pala mbrojtëse në seancën gjyqësore të shkallës së parë dorëzoi një komu-nikim që biznesmeni Lefter Sota ka pasur me drejtuesit e kompanisë “Kurum” ku kërkon të lërë garanci 863 mije euro për një sasi hekuri prej 4 mije ton. Sipas mbrojtjes kjo është pranuar dhe në datën 1 nëntor ai ka nisur të birin për në Elbasan që të dorëzojë paratë. Tjetër provë është dhe komunikimi që Orest Sota ka patur me babanë e tij ditën e arrestimin, ku ky i fundit i ka

dërguar numrin e adminis-tratorit të kompanisë, Josuf Kurum person të cilit duhet ti dorëzonte paratë. “Biznesmeni i ka pasur kursime të veta, shumën e parave e cila buron nga shitja e disa aksioneve të një banke në vitin 2009 në vlerën e 1 milion e 117 mijë eurove. Këto para biznesmeni i mbante në shtëpi pasi i për-dorte për kurimin e të shoqes në Gjermani sic konfirmohet edhe nga përgjime qe i janë bere Lefter Sotes”, është shpre-hur avokati mbrojtës i Sotës

mit prokuroria ka pyetur deri tani 7 persona ndër ta dhe fi-nancieri i kompanisë “Kurum” Aqif Shkalla. Ai ka sqaruar se Orest Sota apo babai i tij Lefter Sota nuk kishte lënë garanci për ndonjë ngarkesë me hekur, pasi kompania nuk pranon pagesa në kesh, por vetëm nëpërmjet bankës. Në anën tjetër mbrojtja e Orest Sotës solli para gjykatës disa përgjime ambjentale të kryera në policinë e Elbasanit ku Sota pyetet nga Leonard Al-meta, personi që e shoqëronte në makinë se pse shoferi i ish-ministrit Tahiri, Genti Ceka kishte lënë patentat në makinë. “As e kam idenë fare, dolëm një ditë bashkë edhe i harroi, edhe unë nuk jam kam kujtuar, aman ku di unë” është dëgjuar Sota në përgjime ti thotë shoferit të tij Leonard Al-meta. Ndërsa Shoferi i Saimir Tahirit i thirrur nga Proku-roria e Krimeve të Rënda për tu pyetur, ka pohuar përpara prokurorëve që ishte faj tij që i ka harruar në makinën e 25-vjeçarit patentat. “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre” ka thënë shoferi i ish ministrit përpara prokurorëve.

Për shkak se çështja hetimore e tij e konstatuar në Elbasan është bashkuar me dosjen “Habilaj”, prokurorët i thanë gjykatës se 863 mijë eurot e sekuestruara në makinë ka dyshime që i për-kasin ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ka dyshime, thanë dy prokurorët e çështjes, se kjo valutë është përfituar nga ish-min-istri nga aktivitete të paligjshme...

Page 15: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 15

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Aksidentohet ambulanca, vdes 42-vjeçari që po shoqëronte nënën për në spitalNjë burrë humbi jetën pasi ambulanca me të

cilën ai po udhëtonte doli nga rruga. Ai po sho-qëronte nënën e tij drejt spitalit të Tiranës. Viktima është 42 vjeçari Afrim Dani nga Burreli. Ngjarja ndodhi në Skuraj të Kurbinit dhe dyshohet se shkak ka qenë lagështira në rrugë. Mesdita e djeshme ka qneë tragjike për familjen Dani ku gjatë transportimit për në spitalin e Shkodrës të moshuarës 84-vjeçare ka humbur jetën djali i saj 42-vjeçar. Autoambulanca që po transportonte të moshuarën nga spitali i Burrelit për në spitalin e Shkodrës për një trajnim më të specializuar si rrjedhojë e terrenit rrëshqitës dhe shpejtësisë për të arritur sa më parë në destinacion ka pësuar

aksident. Si rrjedhojë e aksidentit ka humbur jetën 42-vjeçari i cili po shoqëronte nënën e tij. “Më datë 01.12.2017, rreth orës 15:10 është marre njoftim se në Milot ka një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se Ambulanca e Burrelit me targa AA948DH me drejtues shtetasin me inicialet Q. B, ku brenda ka pasur drejtuesin e mjetit, një të sëmurë dhe një shtetas tjetër që shoqëronte të sëmuren, ka humbur kontrollin dhe për pasoje është përplasur lehtë me mjetin me targa BGA006 si dhe më pas ka dale nga rruga duke u përplasur me një grumbull inertesh dheu. Për pasojë është dëmtuar shoqëruesi i të

sëmurës shtetasi me inicialet A. D. 42 vjeç. Gjatë rrugës për në Tiranë shtetasi A. D.,42 vjeç, ka humbur jetën. Ndërsa shtetasja me inicialet S. D., 84 vjeçe, është nisur për tek spitali i Shkodrës pasi aty ishte planifikuar për tu trajtuar nga ana shëndetësore. Nga mjeti tjetër me targa nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme të lehta mate-riale. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, është shprehur policia në njoftimin e saj zyrtar.

Vidhte shtëpitë e emigrantëve, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga fshati Qytezë e Devollit është ar-restuar nga policia, si autor i rreth 5 vjedhjeve të ndod-hura në këtë rreth. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Olsi Lumi, 36 vjeç, banues në Qytezë-Devoll. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se arrestimi i 36-vjeçarit Lumi u bë pasi, në kohë të ndryshme përg-jatë muajit tetor dhe nëntor, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur pesë banesa, pronarët e të cilave janë emigrantë në shtetin Grek. Mësohet se Olsi Lumi ka qenë autori i vjedhjes së banesave të shtetases me inicialet F. B., në Bilisht-Devoll; shtetases me inicialet E. K., në fshatin Vërlen-Devoll; shtetasit me inicialet Th. K., në fshatin Miras-Devoll; shtetases me inicialet V. K., në Miras si dhe shtetasit me inicialet P. S., në Baban-Devoll. Policia njofton se ai ka vjedhur orendi e sende të ndryshme në këto banesa. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

SHBA, vritet studenti shqiptar pas sherrit me të dashurën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA ku një student shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri, Gjithçka ka ndodhur teksa i riu 21-vjeçar po debatonte me të dashurën e tij. Në ato mo-mente është afruar dikush dhe e ka qëlluar me 3 plumba. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Filadelfia ndërsa viktima është shtetasi Merols Mukaj. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të universitetit të Drexelit në bllokun 3500 të Lancaster, ku ai po debatonte me të dashurën. Në debat e sipër, ndërhyri një person i identifikuar si Joseph Hoçanski i cili e qëlloi studentin shqiptar me 3 plumba. Një dëshmitar tha pas ngjarjes se e dashura e tij e shokuar qante mbi trupin e tij pas ngjarjes. “I riu po debatonte keq me të dashurën e tij të cilën e dëgjova t’i thoshte “je budalla, ata i kisha miq’, dukej si një zënkë xhelozie. Më pas në vendngjarje erdhi agresori i cili i pa duke debatuar dhe nxori pistoletën duke e qëll-uar atë tri herë. Në atë moment e dashura e 21-vjeçarit, e shokuar vetëm bërtiste dhe nuk linte asnjë ta prekte”, tha dëshmitari

Vidhnin në autobusët e Selanikut, arrestohen 4 shqiptarë

Katër burra shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet e Selanikut, në Greqi, pasi ishin kthyer në tmerrin e pasag-jerëve të urbanëve. Të katër burrat e arrestuar ishin mbi moshën 50 vjeç. Ata akuzohen për disa vjedhje radhazi në autobusë të ndryshëm urbanë të qytetit të Selanikut, deri në momentin që janë ndaluar. Sipas informacioneve bëhet fjalë për katër burra orgjinë shqiptare, të cilët janë në akuzë për një sërë vjedhjesh. Ishin pajisjet elektronike që burrat e moshuar vidhnin zakonisht. Pas kontrollit që u është bërë në banesat e tyre u janë gjetur 11 celularë dhe një tablet, të cilat rezultojnë të vjedhura. Mediat greke kanë bërë të ditur dhe emrat e të arrestuarve, të cilat janë, Arjan Duka, 53 ose 59 vjeç, pasi mosha e tij nga policia nuk është saktësuar ende. Enver Gjozi, 52 vjeç, Artur Pinderi, 57 vjeç dhe Skënder Herri 61 vjeç. Arrestimi i katër hajdutëve të linjave urbane të autobusëve në Selanik është bërë me datë 29 nëntor, por lajmi është publikuar ditën e djeshme në mediat greke.

Operacioni “Stuhia” arreston 2 të rinj për vjedhje, në kërkim 3 të tjerë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraTë rinjtë nga Kamza akuzohen vidhnin sende të ndryshme dhe i shisnin në treg

Elvis MYRTA

Edhe pse situata në vend paraqitet kritike për shkak të përmbytjeve

nga reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit, policia e Tiranës ka vijuar përpjekjet për goditjen e grupeve kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Stuhia”, Policia e Tiranës ka dokumentu-ar dhe zbardhur rastet e grabitjes së banesave në Kamzë dhe në disa bizne-seve. Nga ky operacion i ndërmarrë nga Policia e Tiranës, janë arrestuar dy persona. Sakaq, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materi-ale sendet që këta shtetas vidhnin. Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mun-dur kapja dhe arrestimi i shtetasve, Ardit Elezi, 21 vjeç si dhe Adrian Prela, 19 vjeç që të dy banues në Kamëz. Gjithashtu Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe 3 shtetasve të tjerë. Ata janë shtetasi me inicialet M. Gj., 34 vjeç, banues në Valis Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti pa dëshmi”; shtetasi me inicialet L. E., 28 vjeç, banues në Kamëz, si dhe 22-vjeçari me inicialet D. T., dhe ky banues në Valias-Kamëz. Të pesë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme, goma automjetesh me gjithë disqe, vegla pune dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare..

Operacioni “Stuhia” sekuestroi

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisaria-tin e Policisë Nr. 5 në vijim të punës së tyre për zbard-hjen e ngjarjeve të ndod-hura, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bash-

model 7.65, dy maska, dy palë doreza, një palë gërshërë dryn prerëse, një xhup lëkure me ngjyrë të zezë si dhe një palë tuta me ngjyrë blu të errët me viza të bardha. Në vijim të veprimeve hetimore rezu-lton se shtetasit L. E., dhe D. T., janë bashkëautore të ngjarjes të ndodhur më datë 06.11.2017, në rrugën “Bulevardi Blu”, ku dy persona te paidentifikuar nën kërcënimin e armës

së dyshuar kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale të “Vjedhjes së kry-er në bashkëpunim”, “Mba-jtje pa leje të armëve”.

këpunim si edhe për kap-jen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisur nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Poli-cor të koduar “STUHIA”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Adrit Elezi dhe shtetasit me inicialet L. E, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, goma automjetesh me gjithë disqe, trapan, sharra, çantë me vegla pune, si çelësa të llojeve të ndryshme. Gjithashtu iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet që përdornin për real-izimin e vjedhjeve që ata kryenin. Në këtë mënyrë policia e Tiranës në sajë të këtij operacioni bëri të mundur sekuestrimin e një armë zjarri pistoletë tip “Bereta”, katër fishekë

Nga ky operacion i ndërmarrë nga Policia e Tiranës, janë ar-restuar dy persona. Sakaq, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sen-det që këta shtetas vidhnin...

Page 16: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

16 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kapadaiu cinik, ose standarti vjetër i politikanit

Nga Besi BEKTESHI

Në kohën e përmbyt-jes, së emergjencës dhe fatkeqësisë së një kohe që i “tër-

bohet” kur do njeriut, shikohet dhe sjellja apo dhe modeli i standardit të qeveritarit apo politikanit. Sigurisht që duke nisur nga Niko Peleshi, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit, por dhe vetë zv/kryeministrja Mesi, tregojnë sjelljen e njerëzve që nuk dalin për televizionet dhe show-n, por kthehen deri në reporterë të mirë ditur, për televizionet e shumta. Sigurisht i bie të jetë shumë më tepër Kryebash-kiakut të Tiranës përpara kamerave – por sjellja është padyshim jo e një kapadaiu thelbësor dhe retro politik. Shkrimi nuk ka të bëjë me emerg-jencën dhe të metat apo të këqijat e një veprimi mbi pikërisht emergjencën, sepse në fund të fundit, sigurisht ka plot për të bërë për të dalë nga situata – por dhe mobilizimi dhe e dobishmja për të dalë nga situata e rënduar duhen thënë. Unë e kam fjalën te një standard të ri që duhet formuar dhe kërkuar te politika e lartë, te njerëzit e lartë të politikës dhe qeverisë, duke nisur nga posti më i lartë i qeverisë dhe padyshim Presidenti dhe postet e mëdha kushtetues – deri më poshtë.

Më vjen keq që akoma në Shqipëri ka model qeveritari dhe politikani që sillet si “kapadai” ose si një person “madhështor” që sundon turmat, i ka ata poshtë, që i shikon nga lart poshtë dhe për më tepër flet i mbushur me cinizëm. Mirë se kapadai - zakon i “delirit të madhështisë” shqiptaro-ballkanik, apo dhe sjellje “primarësh folklorikë” por dhe cinizmi apo pandjeshmëria e dallueshme për vlerat e një moraliteti mod-ern politik. Kështu pra, japin dorën si “modele

perandorake” dhe pse koha në Europë të tillëve ju ka ikur që me një luftë të madhe botërore në 1918-tën me mbarimin e Luftës së Parë. Kthe-jnë qafën me një “krenari skenike” që të tregon “mundimin e madh të të madhit” për të qenë një me popullin. Koha moderne ka dhe daljen para kamerave dhe sigurisht qënia kapadai sillet në shikimin “mbikrenar” dhe plot “pathos televiziv” dhe për më tepër “cinizmi” deri në “grotesk” në përballjen me publikun, por nëpërmjet kamer-ave. Mos përgatitja për të qenë një standard i ri europian – folklorizmi krenar ballkanik dhe për më tepër “bajraktarizmi shqiptar” na çon pas në edukatë, si sjellje politikanësh dhe qeveritarësh. Dikush e ka kuptuar por... Por unë them se njerëz të tillë të politikës që bëjnë show me kapadai-llëkun e tyre, kanë mundësi të mëdha “besimi” në një pjesë të popullit me bazament folkloriko suburban, por kurrsesi në qytetarët që tashmë janë me standardet e Europës. Ka kapadainj dhe cinikë plot Shqipëria, dhe padyshim vazhdojnë dhe do të vazhdojnë – por modeli dhe standardi nuk është ky. Standardi është Merkel, si pushte-tarja serioze, por e thjeshtë dhe aspak cinike apo “e rëndë” në të sjellurën para kamerave dhe jashtë tyre. Është gruaja më e fuqishme e botës sigurisht dhe bundeskancelarja më e suksesshme dhe jetëgjatë në pushtet – por nuk e bën këtë gjë të “deklarueshme, demostrueshme” në standard

sjellje arrogance dhe cinizmi në batuta. Imag-jinoni një prej cinikëve dhe kapadainjve tanë arrogantë të ishin në vendin e saj se çfarë do të – demostronin në sjellje. Sjellja e saj është stand-ardi i sotëm i njerëzve të fuqishëm që sillen sa më thjesht dhe human që për rastin tonë quhet– popullor realisht dhe jo për shfaqje. Padyshim është modeli Obama, ai që është “par exelance” në këtë standard dhe pse ishte njeriu më i fuqishëm i botës, normalisht në ndryshim të jashtëzakon-shëm me pasuesin e tij në kokëpërmbysje sjellje moderne në rastin më të “mirë”, mund të them. Në Itali është Renzi që sigurisht është mediatikisht tepër aktiv- por i thjeshtë dhe krejt “umile” në sjelljen politike të standardit mbas viteve 2000. Kështu është dhe presidenti Macron, sepse në themel të tij, është madhështia e demokracisë franceze dhe kulturës liberale demokratike të saj, të përkryera në thjeshtësi As që bëhet fjalë për sjelljen dhe standardin e kryeministrit kanadez Trudeau i jashtëzakonshëm popullor, për mode-lin e tij tepër njerëzor dhe barabartë në jetë me shtetasit e tij. Deri Presidenti Kinez, nuk është më fanatiku i sjelljes së dikurshme të komunistëve dogmatikë – megjithëse është drejtuesi i vendit më të madh në botë?. Papa i Romës, është një model apo standard tjetër sjellje kompensuese mes lartësisë klerikale dhe besimtarëve aty posh-të?. Mbretër të “Vendeve të Ulta” janë një standard

mane në Bosnjë``. Këtë akuzë Praljak e mohoi duke thënë se ai ishte në konflikt me koman-dantin e Batalionit të Ndëshkimit kroat-Mladen Naletiliç pikërisht për këtë problem dhe se ky i fundit pas përplasjes kishte dhënë dorëheqjen. ICTY – hetoi nëse ura mund të ishte shkatër-ruar nga forcat serbe (JNA-Yugoslav National Army) që kishin rrethuar edhe më parë urën.

Akuza e dytë kundër gjeneralit Praljak ishte për brutalitetin e ushtruar ndaj të burgo-surve në Kampin Dretelj në të cilin ishin vrarë 4 persona përveç dhunës brutale ndaj të të burgosurve të tjerë të kampit. Gjenerali Praljak me gradën e lartë të tij ishte i lidhur ngushtë në të gjitha aspektet me planet dhe operacio-net ushtarake, por edhe operacionet policore në Bosnjë Hercegovinë. Praljak u largua nga ushtria duke u dorëhequr më 1 dhjetor 1995.

Gjyqi kundër gjeneralit Praljak filloi me 26 prill 2006. Në 29 Maj 2013, ICTY e dënoi atë me 20 vjet burg, por gjenerali Praljak e apeloi dhe më 29 nëntor 2017 përsëri ICTY e quajti fajtor, megjithëse gjykatësi pranoi disa nga provat e gjeneralit , ai nuk pranoi të ulë dënimin Për pasojë Gjenerali Praljak iu helmin në sallën e gjyqit dhe vdiq disa orë pasi u dërgua me am-bulancë në Spital. Akuza kundër tij ishte: Krime kundër njerëzimit, persekutime, vrasje, largime me forcë, dhe burgosje të boshnjakëve, shkelje të ligjeve apo traditave të luftës dhe shkelje të Konventës së Gjenevës si plaçkitje të pronës publike dhe private nëpërmjet detyrimeve që kishte ndaj të tretëve që përbënin grupet krim-inale. Në akuzë ishte shtuar dhe shkatërrimi i urës Mostar me urdhër të tij. Duke qenë se gjenerali Praljak kishte shlyer 2/3 e qëndrimit në burg ndoshta ai do të lirohej shumë shpejt, por sedra e lënduar e gjeneralit, si duket nuk e pranoi këtë dënim dhe njollë kaq të rëndë ndaj personit të tij dhe ai kreu vetëvrasje nëpërmjet helmimit. Interesant është fakti i dy komenteve një nga Sheshel i cili e quajti vetëvrasjen me

Tribunali i Hagës, midis viktimave dhe kriminelëve

Nga Pirro PRIFTI

Krimet në Bosnjë janë monstruoze dhe të padënuara plotësisht, por ash-

tu si thuhet zakonisht, dre-jtësia vonon por nuk mënon. Gjenerali Praljak piu helmin sepse nuk ishte dakord me vendimin për dënimin e tij me 20 vjet burg, duke shpre-hur kështu mos-dakordësinë e tij; sidoqoftë krimet mbeten krime, dhe krimet në Bosnjë ashtu si dhe krimet në Kosovë mbeten të padënuara të gjitha. Kjo tregon se jo gjithmonë Drejtësia shkon paralel më të vërtetën dhe dënimin e fajtorëve. Rasti i Praljak tregon se Tribunalit të Hagës i është prishur kandari, dhe po të kujtojmë lashtësinë dhe Logos-in e Dre-jtësisë, Perëndeshën. Perëndesha e Drejtësisë me sy të mbyllur –Themis, nuk mund të jetë e kënaqur me tribunalet dhe gjykatat në këtë botë, veçanërisht me Tribunalin e Hagës kur sheh padrejtësitë. Gjenerali Slobodan Praljak i lindur më 1945, para luftës së Bosnjës kishte mbaruar tre Universitete në Zagreb; Inxhinjeri elektrike, Shkenca sociale dhe humane, dhe Art dramatik. Ai iu bashkua forcave ushtarake kroate në 1991 vullnetarisht për të luftuar për pavarësinë e Kroacisë nga ish Jugosllavia. U gradua me gradën gjeneral major pas mar-rëveshjes së Sunja-s. Në 1993, si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes kroate, gjeneral majori Praljak i propozoi Alija Izetbegoviçit të zhbllokojë Sarajevon, por propozimi i tij u hodh poshtë. Nga 24 korrik e deri në 8 Nëntor 1993, Praljak ishte Shefi i Shtabit të Këshillit të Mbrojtjes kroate dhe në fakt ndihmoi mbrojtjen boshnjake të rrethuar në Sarajevo me arma-time, dhe lejoi UNHCR të dërgojë nëpërmjet urës së Mostar-it ndihma humanitare, të cilat u bllokuan në Çitluk.

Gjeneral majori Praljak doli para Tribunalit të Hagës vullnetarisht në 5 prill 2005 përpara ICTY, dhe ishte një nga gjashtë të akuzuarit kroatë për krime lufte në Bosnjë.

Një nga Akuzat e Hagës është se Praljak shkatërroi urën e Mostarit-Starii Most, një akt që sipas ICTY (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia): shkaktoi dëmtime disproporcionale ndaj popullatës civile mysli-

dhe viktimave, shqiptarëve të Kosovës të cilët u detyruan të mbrohen dhe të luftojnë për lirinë e tyre: 3 serbë të dënuar dhe 6 shqiptarë të dënuar. Për ta lehtësuar pak këtë histori ngjethëse për dyshimet se Tribunali i Hagës punon me dy standarte të paktën përsa i përket krimeve serbe në Kosovë, po ju tregoj historinë e shkurtër që mund të portretizojë këtë Tribunal, i cili dëshmitë dhe faktet me sa duket i përzgjedh për të dënuar ata që i kërkon politika ndërkombëtarë dhe jo faktet, përsa i përket krimeve serbe në Kosovë.

Faktet që kërkon Tribunali i Hagës për krimet serbe në Kosovë, janë të ngjashme me historinë e hajdutit i cili vodhi një burrë të vjetër por në kuletën e tij nuk gjeti lekë. Burri i vjetër e akuzoi Hajdutin, dhe i tha: ̀ `si nuk ke turp që vjedh një burrë plak e pa përkrahje``. Hajduti ja ktheu: `Turp të kesh ti që del, dhe nuk mban asnjë lek në xhep``.

Së fundmi mund të them se Dyshimet për Drejtësitë që jep Tribunalin e Hagës janë të vërteta përsa i përket krimeve serbe në Kosovë, sepse serbët kryen genocide të pastër kundër shqiptarëve të Kosovës por shumë pak janë dënuar ose fshehur për shkak të simpative politike ndaj Serbisë. Po kështu ndoshta dhe akuzat ndaj gjeneralit Kroat Praljak mund të jenë të egzagjeruara ose jo kjo është në ndërg-jegjen e gjykatësit dhe të vetëvrarit.

Por një gjë mbetet: Gjykata e Hagës kurrë nuk duhet të barazojë krimet e kriminelëve me aktet mbrojtëse të viktimave si ajo që ngjau në Kosovë dhe Bosnjë. Shpresojmë që vetëvras-ja me helm e një gjenerali duhet të ngrejë dyshimin e arsyeshëm se midis akuzës dhe fakteve, sepse mesa duket, edhe në Tribunalin e nderuar të Hagës qëndron një hendek i madh përsa i përket paanësisë, sepse sot kandari i Perëndeshës së Drejtësisë Themis në Hagë është dëmtuar dhe anon nga Padrejtësia.

[email protected]

i jashtëzakonshëm thjeshtësie? E të gjithë këto dhe pse kanë modernizmat dhe trillet e tyre në veshje – janë një thjeshtësi zyrtare (fashion) e cila ka zyrtaren dhe të thjeshtën brenda, për të tre-guar seriozitetin dhe përuljen përpara njerëzve që kanë për detyrë të drejtojnë.

Ky është standardi dhe kjo është “rruga mësuese” e të sjellurit modern dhe sidomos eu-ropianist të një njeriu lart në politikë dhe akoma më lart në qeveri.

Jam i sigurtë se ato që përmenda sipër, e bëjnë këtë gjë sepse ashtu janë vërtetë?. Te ne ka diçka se “një kapadai cinik” dhe po të dojë të sillet kështu, të mundohet seriozisht, nuk ka derman të mos dalë te karakteri folklorik dhe “turbofolkmodern” që në fakt është. Sado që ta “detyrojë veten” do të shkaktojë diçka në sy të të gjithëve ose në zyrat e mbyllura të drejtimit – në kapadaillëk dhe cinizëm akut Mund të jetë shpeshherë interesant – por është jashtë standardit europian. Megjithatë ka një të mirë, se koha po i largon të tillë tipa sa vjen dita dhe më shumë. Sepse tashmë shumica e njerëzve të tillë kapadainj dhe cinikë, ju kanë kuptuar thel-bësoren se kanë një cilësi – vijnë për të mos qenë të tillë, duke kritikuar paraardhësit dhe bëhen gati më keq se sa ai (para/ardhësi) dhe vetë? Po po, e megjithatë vetëm ndryshimi cilësor në shoqëri – mund të ndalojë dhe standardin aspak të mirë në sjelljen e kapadainjve cinikë në politikë?

helmim të gjeneralit Praljak si `veprim heroik`. Kurse presidenti kroat Konlindad Grabar-Ki-taroviç, shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjes së gjeneralit Praljak duke e quajtur atë si: “burrë i cili preferoi të vdesë se sa të jetojë si fajtor për krime që nuk i kreu kurrë” (https://en.wikipedia.org/wiki/Slobodan_Praljak).

Vetëvrasja e gjeneralit kroat Praljak ngre dyshime mbi besueshmërinë e Tribunalit ndërkombëtar të Hagës përsa i përket mbledh-jes së fakteve me të cilat dënohen njerëzit. Këto dyshime shtohen kur kemi parasysh përpjekjet e Tribunalit të Hagës për të kapur e dënuar luftëtarët e UÇK, si p.sh., rasti z. Haradinaj i cili gjithashtu u paraqit vullnetarisht në Tribunal madje duke u dorëhequr nga posti i Kryemi-nistrit që kishte atëhere.

Sipas listës së të akuzuarve nga Tribunali i Hagës ka rreth 30 e ca serbë të akuzuar për krime në Bosnjë, nja 10 kroatë gjithashtu për krimet në Bosnjë, dhe vetëm 4 serbë për krimet në Kosovë (një, pra Sheshelj, doli i pa-fajshëm), dhe 8 shqiptarë (Ramush Haradinaj i pafajshëm dhe Ademi ishte për Bosnjën, por doli edhe ai i pafajshëm).

Më poshtë janë të akuzuarit shqiptarë dhe serbë për Luftën dhe kimet në Kosovë. Kriminelët serbë që ka arrestuar Tribunali i Hagës për krime në Kosovë janë: Slobodan Milosheviç, Milan Milutinoviç, Sheshelj (por i shfajësuar nga Haga), Vladimir Gjorgjeviç, Agim Murtezi, Isak Musliu, Fatmir Limaj, Ha-radinaj (shfajësuar nga Haga), Lahi Brahimaj, Idriz Balaj, Haradin Bala, Rahim Ademi (gjen-eral kroat me origjinë shqiptare kosovare- nuk ka lidhje me luftën në Kosovë- por i shfajësuar) (https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_peo-ple_indicted_in_the_International_Crimi-nal_Tribunal_for_the_former_Yugoslavia). Që këtu shihet barazimi midis kriminelëve serbë të ushtrisë serbe që shpërngulën rreth 400.000 shqiptarë të Kosovës drejt Shqipërisë,

Page 17: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Gjatë auditimit të zyrave vendore të

regjistrimit të pasur-ive të paluajtshme,

KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në poth-uajse të gjitha audi-

timet e zhvilluara. Në mënyrë të përmbled-

hur, shkeljet e konstat-uara në auditimet e

zhvilluara nga KLSH, konsistojnë në vone-

sa në administrimin e praktikave dhe tra-

jtimin e kërkesave në proces, regjistrimin e

lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror, regjis-

trimin e pasurive me ndryshime të zërave

kadastral, regjistrimin në bashkëpronësi të

paligjshme të pasurive bujqësore, mos reg-

jistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta në

ndërtimet e reja duke shmangur taksën e

kalimit të pronësisë, mos evidentimin dhe mos respektimi i pro-

cedurave të regjistrimit të pronave me mbiv-

endosje...

Regjistrimi i pronave, si proces i pandarë nga reformimi

i administratës publikeNga Besmir PAJAJ

Në kuadër të luftës kundër korrup-sionit, paaftësisë dhe arrogancës së administratës shtetërore, si dhe në përmbushje të detyrave të saj

kushtetuese dhe të objektivave strategjike Kon-trolli i Lartë i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë procesit të regjistrimit të pronave, transaksioneve të paligjshme të kryera me to, tjetërsimit të pronave publike,falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfit-imin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zo-nat turistike dhe bregdetare si dhe mënyrës së marrjes së shërbimit të ofruar qytetarëve nga zyrat e regjistrimit me qëllim rritjen e trans-parencës për publikun dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë në administratën publike.

Gjatë auditimit të zyrave vendore të reg-jistrimit të pasurive të paluajtshme, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e zhvilluara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, konsisto-jnë në vonesa në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave në proces, regjis-trimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror, regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral, regjistrimin në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore, mos regjis-trimin e sipërfaqeve të përbashkëta në ndër-timet e reja duke shmangur taksën e kalimit të pronësisë, mos evidentimin dhe mos respektimi i procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje, mos bërjen e bilancit sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfit-imin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zo-nat turistike dhe bregdetare. Nga një vështrimi i shkurtër mbi secilën prej problematikave të sipërpërmendura konstatohet si më poshtë:

Vonesat dhe zvarritjet e praktikave në proces janë evidente në të gjitha zyrat e reg-jistrimit, ku janë konstatuar praktika të papër-funduara që prej 5 vitesh pa dhënë shërbimin e faturuar, të cilat kanë sjellë si pasojë mung-esën e transparencës së punës së ZVRPP-ve ndaj publikut, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata.

Nga ZVRPP-t janë pranuar e regjistruar leje ndërtimi objektesh mbi truall shtetëror, me mangësi në formë e përmbajtje të dokument-acionin përbërës, duke mos refuzuar e kthyer dokumentacionin e mangët, mos kërkuar ndaj bashkive zgjidhjen e marrëdhënies së truallit me pasojë detyrimet e rrjedhura nga vlera e shitjes së truallit si dhe vlera e qerasë nga përdorimi dhe zënia me ndërtim pa titull pronësie, për të cilat ZVRPP-t nuk kanë vendosur as barrë mbi pronën mbi pasuritë ndërtimore të paktën në vlerën përkatëse të qirasë së përdorimit, duke shkaktuar dëm ekonomik të konsiderueshëm për buxhetin e njësive të qeverisjes vendore.

Regjistrimi i pasurive me ndryshime të zërave kadastralë pa dokumentacionin përkatës pra pa kërkuar dokumentet për vlerësimin apo kompetencën nga DAMT Qarkut, veprim në tejkalim të kompetencave të regjistruesit dhe në kundërshtim me ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin e strukturave për mbrojtjen dhe administrimin e tokës bujqësore” ndryshuar me ligjin nr. 10257, datë 25.3.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, veprime këto që kanë sjellë si pasojë zhvlerësimin e paligjshëm të vlerës së aseteve, resurseve nga zbritja në kategori e zërit ka-dastral, veprime këto me rezultate të pritshme

evazioni, në ulje të vlerës së detyrimit nga taksa vendore e tokës, taksë e cila diferencohet sipas kategorisë së zërit kadastral.

Regjistrimi në bashkëpronësi të palig-jshme i pasurive bujqësore në kartelat pas-urive të paluajtshme të çelura nga Njësia e Menaxhimit të Projektit dhe pranuar e marrë në dorëzim nga ZVRPP-t, për të cilat nuk janë identifikuar e hapur kartelat e pasurive përkatëse sipas sipërfaqeve përcaktuar në AMTP-të, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me ligjin nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë lindjen e bashkëpronësisë së palig-jshme, pengesa në regjistrimin e pasurive nga pamundësia e lëshimit të certifikatave të pronë-sisë qytetarëve kërkues me cenim të së drejtës së pronësisë, në mënyrë të pa nevojshme, çuar-jen e zgjidhjes së problemit në gjykata, në vend të zgjidhjes në rrugë administrative nëpërmjet ZVRPP, ZQRPP dhe DAMT-ve të NJQV-ve; pra humbje e kohës dhe shpenzime për qytetarët pa shkak ligjor, rritjen e praktikave në proces, shteg për veprime të paligjshme korruptive mbi pasuritë si dhe pamundësinë e mos kon-firmimin e gjendjes juridike të pasurive të kërkuara për verifikim e vlerësim të titujve, mos shkëmbimin e informacionit nga ZVRPP për KVVTP Prefektit Qarkut.

Në regjistrimin e pasurive të llojit "pallat" nga firmat ndërtuese, nuk është llogaritur e kërkuar dokumentacioni për arkëtim dhe shlyerje detyrimi për regjistrimin e hapësir-ave të përbashkëta dhe tarifës së shërbimit R-11, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 10112, datë 09.04.2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” dhe Ligjin Nr. 33/2012, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, neni 50, “Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në ndërtesa”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë shmangien e taksës së kalimit të pronësisë nga shoqëritë ndërtuese, ndërkohë që apartamen-tet dhe njësitë e shitura qytetarëve përfshijnë në çmimin dhe vlerën e këtyre ambienteve të përbashkëta.

Nga ZVRPP-t nuk ka një evidencë të saktë të pasurive me mbivendosje, mungon identifikimi, raportimi, vendosja e një databaze, pasqyrimi në harta përkatëse si dhe ndjekja e procedurave ligjore të pasurive të rezultuara me mbivendosje, njoftimin e palëve të interesuara, orientimin drejt zgjidhjes gjyqësore, shpeshherë duke stimuluar përparësinë jo reale nëpërmjet kundërshtimit të paligjshëm dhe krijimit së vonesës së regjistrimit të parë, veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfi-time të dyfishta titujsh të paligjshëm pronësie nga mbivendosjet, trajtim të pabarabartë e favorizim të njërës palë duke krijuar probleme sociale ndërm-jet palëve si dhe cenimin paanësinë së ZVRPP.

Nga ZVRPP-t nuk është bërë bilanci AMTP-Libri i Ngastrave, Listave Printim III si dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve duke mos veçuar e regjistruar “Shtet” sipërfaqen tepër mbi normë, në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me nenin 25 të Ligjit nr. 33, datë 21.3.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, dekretin e Presidentit nr. 5747 datë 29.06.1978, si dhe Rregulloren nr. 184, datë 08.04.1999, ndryshuar nr. 7, datë 07.01.2000 “Për punën e zyrës së regjistrimit të pasurive të pal-uajtshme”, veprime këto që kanë sjellë si pasojë përfitimin e padrejtë të pasurisë shtet nga indi-vidët pa titull pronësie, kryerja e transaksioneve dhe tjetërsimi i saj duke sjellë të ardhura të mun-guara dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Gjatë periudhës 2013–2017 (9 mujori i parë), KLSH ka realizuar 23 auditime në zyrat e regjis-

trimit, ku është konstatuar një dëm ekonomik i matshëm në vlerën 654,681 mijë lekë, janë reko-manduar 72 masa “largim nga puna”, 96 masa “vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 129 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre. Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ZVRPP-ve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërbal-lueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Përsa i përket zbatimit të rekomandimeve të KLSH për dhënien e masave disiplinore thekso-jmë që përgjatë viteve 2013–2017 evidentohet një mungesë e theksuar e vullnetit dhe mosveprim, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve për-katëse, për zbatimin e këtyre rekomandimeve, duke e çuar në 60% nivelin e moszbatimit të re-komandimeve të KLSH-së dhe duke u mjaftuar në rastin më të mirë vetëm me dhënien e disa masave paralajmëruese.

Përsa i përket kallëzimeve penale, thekso-jmë që nga 23 auditime (në total) të zhvilluara nga KLSH në ZVRPP-t, përgjatë periudhës 2013–2017 (9 mujori i parë), në 20 prej tyre (86%) KLSH ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse të prokurorisë në rrethe kallëzime penale për 129 punonjës të këtyre institucioneve të nivelit: ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë (mesatarisht janë kallëzuar rreth 6 persona për çdo subjekt të audituar). Deri më sot, për aq informacion sa dhe ne disponojmë në lidhje me ecurinë e kallëzimeve tona penale në lidhje me shkeljet e evidentuara për ZVRPP ende nuk rezulton të jetë marrë si i pandehur apo gjykuar asnjë prej ish-Drejtuesve dhe Drejtuesve aktualë të këtyre institucioneve, madje as në nivelin e specialistit.

Përveç sa më sipër, theksojmë që nga KLSH administrohen çdo vit një numër i kon-siderueshëm ankesash të ardhura nga qytetarë të ndryshëm (mesatarisht 300-400 ankesa në vit) në lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, të cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm duke verifikuar pretendimet e qytetarëve rast pas rasti si dhe duke i tra-jtuar në një seksion të veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga KLSH në ZVRPP. Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe parregullshmërinë e veprimtarisë së ZVRPP-ve tregon jo vetëm për besimin që qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të saj por edhe për shkallën e lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione.

Me qëllim kryerjen e një reforme të mirëfilltë dhe të thellë në administratën publike është e thelbësore që krahas informacioneve dhe opin-ioneve të qytetarëve të cilat edhe KLSH i ka mar-rë dhe do vazhdojë ti marrë në konsideratë me seriozitetin maksimal, të merren në konsideratë edhe gjetjet dhe rekomandimet e kahershme të KLSH-së në auditimet e zhvilluara në ZVRPP, të cilat do ti shërbenin rritjes së transparencës për publikun dhe forcimit të kulturës së përgjeg-jshmërisë në administratën publike.

Page 18: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

18 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë dhe pritjes së or-ganizuar nga komuniteti shqiptar me këtë rast në Klubin Diplo-matik në Bukuresht, u nderuan miq të popullit shqiptar, akademi-ku Grigore Brancus, përkthyesi i mirënjohur dhe shkrimtari Mar-ius Dobrescu dhe ambasadori Gheorghe Micu, të cilëve iu dha një Diplomë Nderi si dhe një Pllakë përvjetori për kontributin e tyre në promovimin e miqësisë dhe lidhjeve shqiptaro-rumune, por edhe në fushën e shkencës e kulturës. Miq të Shqipërisë morën urimet dhe mirënjohjen nga të gjithë pjesëmarrësit. Programi i festimit të ditës së flamurit përfshiu valle popullore shqiptare dhe një recital me këngë lirike qytetare shqiptare, të interpretuara profesionalisht nga artistja lirike Florentina Barbu dhe nga kitaristi Daniel Bertesteanu. Në këtë eveniment festiv morën pjesë Alin-Bogdan Stoica, deputet në Parlamentin e Rumanisë dhe Radu-Cozmin Savulescu, kryetar i shoqatës ALAR. Morën pjesë, gjithashtu, personalitete të kulturës rumune me origjinë shqiptare, anëtarë të komunitetit shqiptar historik të Ru-manisë, si shkrimtari dhe dram atur gu i shquar Vlad Zografi, trashëgimtar i familjes së Dhimitër Zografit, një nga nënshkruesit e dokumentit të pa-varësisë, vajza e poet-it të shquar me orig-jinë shqiptare Cezar Ivanescu, shkrimtari me origjinë shqiptare dhe arkeologu i mirën-johur Dr. Liviu Lungu, profesorja universitare me origjinë shqiptare, Daniela Bordea etj. Ishin të pranishëm edhe studiues e profe-sorë universitarë si albanologia Catalina Vatasescu, studiuesit Nicolae Saramandu, Manuela Nevaci etj. Aktivitetin e nderu-an një numër i madh politikanësh, deputetë të parlamentit të Rumanisë, diplomatë, këshilltarë të Presidentit të Rumanisë, njerëz të kulturës, universitarë, gazetarë, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kanali kryesor TVR1, përgatiti një emision të posaçëm me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Është për të ardhur keq se në këtë eveniment, organizuar nga komuniteti shqiptar i Rumanisë, nuk mori pjesë Ilir Tepelena, Ambasadori i Shqipërisë në Rumani. Ky ambasador ka munguar edhe në veprimtari të tjera, me rëndësi të posaçme për kulturën dhe komunitetin shqiptar, siç janë promovimi i librit të poetes së mirënjohur shqiptare Rita Petro, simpoziumi kushtuar 70-vjetorit të vdekjes së Asdrenit, takimet me personalitete rumune, jeta dhe aktiviteti i të cilëve ka qenë ngushtësisht i lidhur me Shqipërinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Ministria e Kulturës: Situata nën kontroll, nuk ka dëmtime të rëndësishme

përmbytur dhe sipas specialistëve nëse pohohet nga ministria se nuk ka dëme të rëndësishme si arritën kaq shpejt ta pohojnë këtë gjë, duke sjell në vëmendje dhe rastin me zjarrin në Bibliotekën Kombëtare. “Nëse Ministria e Kulturës flet për dëmtime që nuk janë të rëndë-sishme kjo duhet ti takojë ekspertëve, pasi në gjendjen që ndodhen duhet patjetër të bëhen verifikime prej tyre. Por nga ministria po mendohen njëlloj si me zjarrin e Bibliotekës Kombëtare, që pa dalë punonjësit e zjarrfikësve që po fiknin ujin pohuan që nuk ka dëmtime të mëdha. Ai ambient aty nuk është i përsh-tatshëm për arkivin. Ministria e Kulturës të thotë çfarë destinacioni ka pasur më parë ai ambient. Arkivi është futur në katin nëntokë, e quajnë bodrum. Ka një rregull arkivi, që dhjetë vjet materialet arkivore mbahen në institucion dhe më pas kalojën në arkivin e shtetit”, pohojnë specialistë të kontaktuar nga gazeta.

Ministria: Nuk ka dëmtime të rëndësishme

Interesimit për përmbytjen e arkivit dhe dëmtimet Ministria e Kulturës iu

përgjigje se arkivi është i dixhitalizuar dhe situata është nën kontroll. Bodru-mi i përmbytur, por për Ministrinë e Kulturës në arkiv nuk janë bërë dëmtime të rëndësishme. “Arkivi nuk ka dëmtime të rëndësishme. Çdo gjë është në kontroll. Arkivi i Ministrisë së Kulturës është i dixhitalizuar. Çdo gjë është në kontroll. Nuk ka probleme”, ishte përgjigja nga zyra e shtypit e Ministrisë së Kulturës. Një arkiv që ndodhte në bodrum, ku edhe pse nga ministria pohohet se nuk ka probleme burimet bëjnë me dije se arkivi noton në ujë dhe forcat e emergjencës janë parë dje në ministri, duke nxjerrë ujin me pompa nga ato ambiente. Nëse nga ministria flitet për dixhitalizim të arkivit, sërish burimet pohojnë se kjo nuk është plotësuar dhe kjo përmbytje duket se ka fshirë punën e ministrisë këto vite. Tashmë i takon Ministrisë së Kulturës që të bëjë transparente dëmtimet që kanë ndodhur në arkivin, të cilin ajo edhe pse ishte një ambient që u përmbyt më parë sërish e zbriti në bodrume.

Bukuresht, Diploma Nderi për miq të popullit shqiptar

Përmbytet arkivi i Ministrisë së Kulturës në bodrum, specialistët japin alarmin

Julia VRAPI

Përmbytet arkivi në bodrumet e Ministrisë së Kulturës, spe-cialistët japin alarmin, por për ministrinë dëmtimet nuk janë

të rëndësishme. Burime pranë minis-trisë bëjnë me dije se arkivi ndodhet në të njëjtat ambiente, që pati përmbytje dhe në vitin 2015. Gjatë këtij viti janë bërë punime në bodrumet e Ministrisë së Kulturës dhe arkivi është dërguar në ato ambiente, ku pranë ndodhet dhe kafja e ministrisë. Arkivi që duhej të ishte në mjedise me elemente sigurie ndodhet në të njëjtin ambient ku është dhe kafja, duke treguar se sa rëndësi ka arkivi për ministren Mirela Kumbaro. Burime pranë ministrisë bëjnë me dije se arkivi i ministrisë i cili nuk duhej të ishte në bodrum u vendos pasi gjatë këtij viti u bënë punime, dhe duket se nga drejtues të ministrisë edhe pse pa elementet e sigurisë mungojnë bodru-mi u pa i përshtatshëm për materialet arkivore. Ende nuk dihet se sa mund të jenë dëmtimet që janë shkaktuar edhe pse nga Ministria e Kulturës pohohet se çdo gjë është në kontroll kur arkivi noton në ujë. Përmbytjet në bodrume kanë bërë që dje të jenë në Ministrinë e Kulturës forcat e emergjencës për të nx-jerrë ujin. Ndërkaq që specialistët japin alarmin për shkatërrimin e arkivit. Ata pohojnë se ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk mund ta çonte arkivin në bodrume. Arkivi i ministrisë qën-dron për dhjetë vjet në institucion, gjatë kësaj kohe ai përdoret nga punonjësit e ministrisë, më pas kalon në Arkivin e Shtetit. “Ministria e Kulturës duhet të japë sqarime pse është arkivi në atë mjedis kur bëhet me dije se është përm-bytur më herët në 2015. Ka hapësira të specializuara për arkiv, që janë të ndër-tuara për materialet arkivore, që është Arkivi i Shtetit, i cili ka sistem izolimi etj, që administrohet vetëm nga arkivi, por këto mjedise të tjera në Ministrinë e Kulturës duket se janë të përshtatura për arkiv pa elemente sigurie, bodrumi nuk është konceptuar për arkiv, këtë e tregon dhe përmbytja. Nëse nga Ministria e Kulturës thuhet që nuk ka dëmtime të rëndësishme, pranohet se ka përmbytje dhe duhet të sqarojë deri në çfarë mase janë këto dëmtime në arkiv, i cili nuk duhet të ishte kurrsesi në ato mjedise” pohojnë specialistët. Puna e Ministrisë së Kulturës për një dekadë i bie të jetë vendosur në ato ambiente, që janë

Pesë filma kosovarë para selektorëve të Brelinales

Dy pulla postare në 45-vjetorin e baletit kosovar

Pesë filma të Kosovës janë prezantuar para selektorëve të Berlinales. Katër filma të metrazhit të gjatë dhe një do-kumentar janë prezantuar para selektorëve të Berlinales, filma këta të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmat artistik të metrazhit të gjatë që po synojnë Berlinalen janë: “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, “Njeriu i Dosjeve” nga Ismet Sijarina, “Një tregim Prishtine”, nga Burbuqe Ber-isha, dhe “Qiej të trazuar” nga Anton Ndreca. Kurse doku-mentari që do të prezantohet po

ashtu para selektorëve është “Me dasht’, me dasht’, me dasht” nga Ilir Hasanaj. Mbetet të shihet se nëse ndonjë nga këta filma mund të shfaqet edhe premierë në këtë festival prestigjioz. Filmi francez “Django”, një rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Rein-hardt, me regji të Etiennea Co-mara, çeli edicionin e festivalit të 67-të ndërkombëtar të filmit, në Berlin të Gjermanisë këtë vit. Këtë vit në festivalin Ber-linale garuan gjithsej 18 filma. Në edicionin e 67 të festivalit u shfaqën 400 filma nga 70 shtete të ndryshme.

Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla postare me rastin e 45-vjetorit të themelimit të trupës së baletit kosovar. Trupa e parë e Baletit të Kosovës u formua në vitin 1972 në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Gjenerata e parë dha një kontribut të çmuar në krijimin e skenës së artit në Kosovë. Me punën e madhe dhe përkushtim u përgatitën shumë shfaqje, siç janë “Sokoli & Mirusha”, “Halili & Hajria”, “Bo-lero”, “Legjenda mbi ngadhën-jimin”, “Romeo dhe Xhulieta”, “Kënga e Rexhës”, “Besa”, “Don Kishoti”, “Fyelltari”, “E bukura

More” etj. Ata gjithashtu morën pjesë shumë herë në Festivalin Ndërkombëtar “Bienalja e Baletit” në Lubjanë dhe në “Lojërat Verore në Dubrovnik”. Në vitin 1991, regjimi serb i hoqi me dhunë nga teatri kërcimtarët e baletit të Kosovës. Ata kthyen në teatër në vitin 2001 me shfaqjen “Fyell-tari”, e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm. Baleti kosovar ka shfaqur shumë shfaqje të suk-sesshme, moderne dhe klasike. Pasi u rigrupua baleti, trupa punoi shumë ngushtë me koreografin shqiptar Gjergj Prevazi duke arritur suksese të njëpasnjëshme.

Metodologjia dhe kërkimi shkencor, në ASH

Akademia e të Rinjve e Shqipërisë, me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizon konfer-encën e parë mbarëkombëtare shkencore të kërkuesve të rinj me temë: “Metodologjia dhe kërki-mi shkencor: traditë dhe risi”. Përmes propozimeve dhe disku-timeve, konferenca synon të çojë përpara debatin shkencor për një çështje kaq gjithëpërfshirëse dhe aktuale për studimin shkencor. Konferenca do të zhvillohet në 4 dhjetor 2017, në mjediset e Akad-emisë së Shkencave të Shqipërisë, në kuadër të veprimtarive për

promovimin e Akademisë së të Rinjve, si organizëm i ri shkencor në Shqipëri. Konferenca foku-sohet në ndryshimet e thellë që ka pësuar kërkimi shkencor në Shqipëri. Ndër më të rëndësishmit janë metodat kërkimore të zbatu-ara dhe metodologjitë e studimit si në shkencat shoqërore, ashtu edhe në ato natyrore e teknike. Një pjesë e kërkimeve ende re-alizohen me metoda dhe qasje interpretuese tradicionale, edhe pse prirja mbizotëruese është “reformimi” metodologjik. Kjo ka sjellë, evidentime të fakteve të reja, analiza të tjera, etj.

Gjatë këtij viti janë bërë punime në bodrumet e Ministrisë së Kulturës dhe arkivi është dër-guar në ato ambiente, ku pranë ndodhet dhe kafja e ministrisë. Arkivi që duhej të ishte në mjedise me elemente sigurie ndodhet në të njëjtin ambient ku është dhe kafja...

Page 19: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 19

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

Autori dhe regjisori Erion Kame me shfaqjen “Një jetë me ty” po vijon prezantimin përpara publikut korçar në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”. Shfaqja tregon se Ai dhe Ajo janë një çift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes. Gruaja e interpreton krejt ndryshe nga i shoqi. Sipas saj, kjo vajzë po prish marrëdhënien e tyre. Pas një skene të një ngatërrese të madhe lidhja tyre merr fund. Por vuajtja tyre është e madhe pa njëri - tjetrin. Ardhja në jetë e fëmijës së dytë është shkaku për të sqaruar gjithë mosmarrëveshjet e tyre dhe të rilidhen. Por jo çdo gjë do vazhdojë në harmoni mes tyre përgjithmonë. Vepra vjen me aktorët Suela Bako, Romir Zalla dhe Ina Gjonçi, skenogra-fia nga Noset Shijaku. Kjo është një vepër që vjen në skenën e Korçës vetëm pak ditë pasi aktori Romir Zalla u vlerësua me çmim-in “Aktori më i mirë” në festivalin e teatrit “Othello” në Gostivar. Pas skenës së Korçës komedia do të vijojë një tur në skena të ndrys-hme të teatrit në vend, që regjisori bashkë me aktorët kanë menduar të vijojnë për t’u prezantuar para publikut. Komedia ka si sub-jekt martesën. Çfarë është ajo? Si përkufizohet? Pse duhet të martohemi? Janë këto pyetjet që protagonistët i japin përgjigje në mënyrë humoristike. Aktori i njohur për publikun Romir Zalla vjen në rolin e bashkëshortit dhe dy interpretueset e tjera Suela Bako në rolin e gruas dhe Ina Gjonçi në rolin e “vajzës së fotokopjes”, e cila shkakton xhelozi tek gruaja. Çifti në shfaqjen teatrore rrëfen historinë që nga njohja deri tek martesa e lindja e fëmijëve si dhe peripecitë e kaluara midis tyre. Si gruaja ashtu dhe burri kanë një version të vetin të ngjarjeve, duke i parë nga një këndvështrim tjetër. Si autor i veprave shqipe, në teatër Erion Kame ka vënë në skenë dhe të tjera shfaqje, që kanë angazhuar aktorë të njohur dhe të rinj. Ndërsa me këtë komedi më të fundit “Një jetë me ty”, që rreket të tregojë një jetë bashkëshortore, janë problemet e zakonshme të një çifti që mund t’i çojnë ata deri në divorc. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës.

k u l t u r e www.sot.com.al

“Boeing- Boeing”, pas Fierit vjen në Elbasan

in e saj. Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Ber-nardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë. E gjithë komedia është e ndërtuar kështu, është një punë e bërë me dëshirë dhe impenjim”, vijon aktorja Xhemalaj, që këtë herë është në veprën e francezit Marc Camoletti.

Vepra në skenëMe regji nga Kiço Londo “Boe-

ing Boeing” është në skenë me aktorët Amos Muj Zaharia, Rudi-na Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alessia Xhemalaj, Andi Xhunga, Linda Jarani. Ngjarjet ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe

ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashu-rore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. “Tri st-juardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Ber-nardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

“Një jetë me ty”, në mbrëmjet korçare

për publikun

Kiço Londo sjell dashurinë, tradhtinë dhe miqësinë në komedinë “Boeing Boeing”

Julia VRAPI

Komedia “Boeing Boeing” vjen në skenë me regji nga Kiço Londo, i cili premierën nuk e prezan-

toi në fillim në skenat e Tiranës si ndodh zakonisht, por në teatrot e qyteteve. Vepra ka vijuar turin në skena të ndryshme të teatrove, ku pas teatrit “Migjeni” të Shkodrës po vijon këto net në teatrin “Skam-pa” në qytetin e Elbasanit. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camo-letti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Award në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit. Aktorja e tal-entuar e teatrit Alessia Xhemalaj, e cila po spikat me role të ndrys-hme jo vetëm në skenën e teatrit, tregon se premiera e komedisë “Boeing Boeing” ishte në qytetin e Fierit më parë, ku mikpritja ishte befasuese, më pas ajo vijoi me te-atrin e Shkodrës dhe tani së fund-mi është për publikun në qytetin e Elbasanit. Sipas aktores që këtë herë luan stjuardesën përmes këtij turi teatror qëllimi është që të jenë sa më pranë publikut, i cili do të gjejë në teatër një komedi plot jetë dhe energji pozitive. “Qëllimi jonë është të shkojmë sa më pranë spektatorit edhe kur ai nuk ka mundësi të vijë. Është një nismë e re e Teatrit Kombëtar Eksperimental, i cili ka ngritur teatrin e rajonit për ti shkuar sa më pranë shqiptarëve. Teatri nuk është vetëm në Tiranë, teatri është kudo. Ne e ftojmë publikun të nd-jek një komedi plot dritë, plot jetë dhe energji pozitive dhe të harrojë stresin dhe rutinën e përditshme për 1 orë e 30 minuta. Tek komedia “Boeing Boeing” do të gjeni edhe dashurinë edhe tradhtinë edhe mi-qësinë”, pohon aktorja Xhemalaj. Vepra e cila vjen e përkthyer nga Nasi Lera është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Real-da Malo dhe art-design Klea Mani. Aktive në skenën e teatrit këtë herë aktorja Alessia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. “Per-sonazhi që unë interpretoj është stjuardesa franceze, Zhaklin. Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuar-

“Krishtlindje të rriturish” vjen këtë fundjavë për fëmijët

E ardhmja e Kosovës në dhjetë vite, në një ekspozitë

Këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental vjen premiera më e re "Krishtlindje të rritur-ish". Një komedi për fëmijë, që trajton historinë e mis-tershme të një Krishtlindjeje për moshat nga 4 deri 104 vjeç. Sa herë kemi menduar të veshim takat e mamit apo t’i marrim çelësat e mak-inës së babit, kur kemi qenë fëmijë? Thonë që i ndodh të gjithë fëmijëve të duan të sillen si të rritur. Kjo e ka frymëzuar edhe Françeska Hysin, për të sjellë shfaqjen “Krishtlindje të rriturish”.

“Fëmijët që ëndërrojnë të rri-ten, i shkruajnë babagjyshit për këtë dëshirë. E si me magji të nesërmen zgjohen të rritur. Përgjatë një dite kuptojnë se të jesh i rritur ka shumë përgjegjësi”, pohon regjisorja. Françeska është përpjekur që brenda kësaj vepre të përcjellë disa mesazhe, dhe jo vetëm për fëmijët. Shfaqja është ndërtuar e gjitha në shqip. Skenografia na sjell më afër festave, me ngjyrën e kuqe dhe pemën e Vitit të ri. Edhe muzika festive e fund-vitit është në shqip.

Në katër tema të ndryshme, duke përfshirë edhe idetë e pjesëmarrjen e komunitetit, do të bazohet një ekspozitë, e cila ka për qëllim që të parashikojë të ardhmen e Kosovës në dhjetë vjetët e ardhshëm. Kjo ekspozitë, e cila do të zërë vend në Lapi-dariumin e Muzeut të Kosovës, do të paraqitet edhe online në mënyrë që të krijojë një ndikim më të madh të ekspozimit të vlerave të Kosovës edhe përtej kufijve. Në këtë formë “Kosovo Future Exhibition” mëton që të promovojë vlerat e vendit. Koncepti i saj është prezantuar

të enjten në Muzeun e Kosovës, dhe parashihet që të inauguro-het në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë, më 17 shkurt të vitit që vjen. Chiayo Kuo, drejtoresha e Asociacionit për Shkëmbim Kulturor mes Tajvanit e Kosovës, është ideatorja e këtij projekti, të cilin do ta realizojë në bash-këpunim me projektin “Do-main for Kosovo” dhe qendrën që drejtohet nga komuniteti, “Termokiss”. “I am Kosovar”, “Future life”, “Future society” dhe “Future democracy” janë katër temat që do të zbërthehen përmes ideve kreative.

Ministri Gashi premton zgjidhje për teatrot e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës sindikale të teatrit të qytetit të Gjilanit të prirë nga Naser Zymberi. Ministri Gashi gjatë këtij takimi u njoh për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u balla-faquar aktorët e teatrit të qytetit të Gjilanit, me theks të veçantë me pagat e aktorëve. Naser Zymberi, kryetar i sindikatës të teatrit të qytetit të Gjilanit njoftoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vonesat në ekzekutimin e paga-ve, duke kërkuar që ministria të

angazhohet në zgjidhjen e statusit ligjor të aktorëve të teatrit të qytetit të Gjilanit. Ministri Kujtim Gashi gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të tij që të angazhohen fuqishëm në adresimin e kësaj çështje prob-lematike për aktorët e teatrove jo vetëm të Komunës së Gjilanit, por edhe të komunave tjera në Republikën e Kosovës, duke pot-encuar faktin se së shpejti përmes institucioneve përgjegjëse, do të filloj punën për formimin e grupit për të adresuar të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar teatrot.

Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbush-ur me dashuri për të fejuarin e saj. Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bash-kë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë....

Page 20: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

20 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kamza do të përballet nesër me Teutën në transfertë, sigurisht nëse nuk do të kemi një shtyrje të kampion-atit për shkak të situatës atmosferike që ka përfshirë vendin tonë këto ditë. Të mërkurën këtu dy ekipe u ndanë në “paqe” në Kupë, teksa në barazimin 1-1 shënuan Rezi dhe Latif Amadu. Trajneri Ramadan Ndreu po bën lloga-ritë për ndeshjen me durrsakët dhe ka marrë një lajm të mirë. Sulmues Ermir Rezi, i cili doli i dëmtuar nga fusha e lo-jës në ndeshjen e Kupës, nuk ka asnjë problem shqetësues, madje dje ka dalë në stërvitje me grupin. Shqetësuese mbetet gjendje e Ivan Fushtar, që në ndeshjen me Kukësin mori një goditje në kofshë dhe ka një hematomë, e cila po e mban atë jashtë fushave.

SQARIMI

KUKËSI

Komisioni po vepron me dy standarde, Flamurtarin e dënoi katër ndeshje pse shanë tifozët

Skandali i Disiplinës, dhunën në Laç e “përkëdhel” me dy ndeshje pa tifozëAdriatik BALLA

Një vendim skandaloz ka marrë dje Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit,

duke dënuar vetëm me dy ndeshje pezullim klubin e Laçit, në një kohë që në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Kukësit pati dhunë masive ndërmjet tifozerive, dhunë ndaj tifozerisë së Kukësit dhe dhunë ndaj lojtarëve të Kukësit, dëshmuar me gjakosjen e mbrojtësit Albi Alla, që jepet me zë e me figurë. Nuk dihet ku i paska pasur sytë Komisioni që nuk i ka parë këto pamje, një horror ndodhur në Laç. Ky është një qëndrim me dy standarde. Kjo pasi i njëjti komision ka dënuar Flamurtarin me katër ndeshje pezullim vetëm pse tifozët kanë sharë nga shkallët e stadiumit, ndërsa dhuna në Laç “përkëdhelet” me dy takime pezullim, ku me siguri një do të shlyhet kundrejt pagesës e një tjetër do të kalojë me pezullim. Janë goditur futbollistë të Kukësit në fushë, Ethemi, Kale dhe Alla, ka pas-ur gurë drejt tifozëve të Kukësit, por dënimi është sërish me dy ndeshje pa tifozë, ndërkohë që Flamurtari është dënuar më parë me 4 ndeshje vetëm për fyerje apo banderola ironike ndaj pulave. Një vendim skandaloz. Ky është një vendim me standard të dyfishtë, i turpshëm.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të tifozerisë duke përdorur fjalë ofenduese në kor, duke hedhur gurë e mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve e zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me

SUPERIORE

zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spek-tatorë në stadiumin përkatës. 2.KF “Kukësi”, detyrohet të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktu-ara në stadiumin e KF “Laçi” gjatë ndeshjes “Laçi- Kukësi”, luajtur me datë 25.11.2017. 3.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS,dënohet me 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. 4. Lojtari i KF

“Delvina”,Ardian Xhibro, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 5.KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese dhe hed-hur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa

Moti i keq me reshje të dendu-ra shiu në të gjithë vendin bllokon pjesërisht edhe futbollin shqiptar. Java e 13-të e Kategorisë Superiore do të luhet në tre ditë dhe jo në dy siç ishte parashikuar fillimisht sepse sfida Luftëtari-Flamurtari është shtyrë për të hënën në orën 13:00. Kjo sfidë ishte planifikuar për t’u luajtur të shtunën në këtë orar por reshjet e dendura të ditëve të fundit e bëjnë të pamundur zhvil-limin e sfidës. Ndërkohë, të shtunën, ndeshja Teuta-Kamza do të luhet rreg-

ullisht por në orën 14:00, ndërsa supers-fida Skënderbeu-Kukësi nuk ka ndrys-hime, skuadrat do të zbresin në fushë të shtunën në orën 17:00. Nuk ka ndrys-hime as përsa u përket ndeshjeve të së dielës me Partizanin që do të vizitojë stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës në orën 13:00 dhe në po të njëjtin orar do të luhet edhe takimi Vllaznia-Laçi. Përsa i përket Kategorisë së Parë dhe të gjitha kategorive të tjera inferiore, të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave janë shtyrë dhe do të luhen në një datë tjetër.

Përmbytjet “çakordojnë” Superioren, ndryshon data dhe orari i ndeshjeve

Kamza ka kontigjent cilësor,

Rezi tjetër alternativë

Luftëtari mohon lidhjet me një teknik italian,

i jep besim Likës

spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%. 6.Zyrtari i KF “Tomorri “, Albano Ziu, për sjellje jo sportive ndaj zyr-tarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS,dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiv-iteti duke ju ndaluar qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhve-shjes dhe territorin përreth fushës së lojës. 7.Lojtari i KF “Naftëtari”, Lorenc Koci, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit duke përdorur lojë të rëndë dhe duke e sulmuar fizikisht, në bazë të nenit 48/1/b) dhe 48/1/e) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8.Lojtari i KF “ Shkumbini”,Emilian Lluca, për sulm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezu-llim nga aktiviteti. 9.Lojtari i KF “ Naftetari”, Xhafer Kajo, për sulm me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10.Lojtari i KF “Shkumbi-ni”, Fadil Meta,për sulm me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 11. Lojtari i KF “Maliqi”, Nikolin Rapo, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofen-duese,në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 12.Lojtari i KF “Këlcyra”, Aristidh Coli, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezul-lim nga aktiviteti. 13.KF “Këlcyra”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të ndërmerren masa disiplinore.

Situata e emergjencave nuk e pengoi Kukësin dhe trajnerin Milinkoviç (që shpeshherë e përsërit se “lufta nuk do t’ia dijë për shiun apo të ftohtin”), që të vijonin sipas planit përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Stërvitjen nuk e pengoi as fakti që zhvillimi i ndeshjeve të javës së 13-të ishte në dyshim deri pas mesditës së të premtes. Lojtarët dolën në stërvitje, ndërsa në fushë në ushtrimet e zhvilluara u angazhua edhe vetë Milinkoviç. Fillimisht në fazën e nxemjes, duke punuar personalisht me lojtarët dhe më pas në kuadrat, me trajnerin që tregoi se ende nuk i ka humbur aftësitë me topin. Me skuadrën punoi edhe sulmuesi Alijev, që vijon të ketë probleme pas dëmtimit të pësuar

në kavilje në ndeshjen me Laçin dhe pritet të jetë një prej mungesave në Korçë. E njëjta gjë vlen edhe për malazezin Krkotiç, që megjithë tentativat e stafit mjekësor mesfushori pritet të mungojë. Ndërkohë, në fushë nuk do të jetë edhe mbrojtësi Albi Alla i pezull-uar me kartonë. Pavarësisht mungesave verilindorët kërkojnë ta befasojnë Skënderbeun, pasi dueli direkt është rasti më i mirë për të rihapur kampionatin dhe ngushtuar me tre pikë diferencën nga kryesuesit. Te Kukësi e kanë të qartë rëndësinë e duelit dhe faktin se ky mund të jetë shansi i fundit për të mbrojtur titullin. Milinkoviç pritet ti besojë formacionit fitues në sfidën e fundit me Laçin, me Idrizin që do të pozicionohet në

krahun e djathtë të mbrojtjes, i preferuar përpara ka-pitenit Hallaçi dhe Rustem Hoxhën në qendër përkrah Shametit. Eni Imami do të rreshtohet së bashku me Musollin në mesfushë përpara mbrojtjes, ndërsa Ethemi mendohet të jetë sërish titullar me Alijev që ka probleme. Tetovari do të jetë përkrah Kale dhe Bakajt në mbështetje të sulmit Sidrit Guri, ndërsa Kukësi synon golat e tyre për të regjistruar fitoren e parë pas katër vjetëve në Korçë. Formacioni dhe skema e Kukësit për ndeshjen e nesërme ndaj Skënderbeut do të jetë si më poshtë: Kukësi (4-2-3-1) me përbërje Koliçi, Idrizi, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Imami, Musolli, Ethemi, Bakaj, Kale, Guri.

Kukësi me probleme para Skënderbeut, por Milinkoviç beson fitoren në Korçë

Kukësi e realizoi gjysmën e ob-jektivit me fitoren e arritur në Laç me një gol të shënuar në fillim të takimit nga Ylli Shameti, ndërkohë që tashmë është një sfidë mjaft e vështirë në transfertë me Skënder-beun. Objektivi janë sërish tre pikët, ndryshe mund të ketë masa, sidomos në rast humbjeje, pasi një barazim edhe mund të pranohet duke pasur parasysh kundërshtarin që kanë përballë. Gjithsesi, presidenti Gjici i ka menduar të gjitha dhe ka urd-hëruar që ekipi të shlyhet për muajin tetor, pasi ajo pagë ishte “ngrirë” prej rezultateve të dobëta. Kjo është një mënyrë për të motivuar ekipin për-para kryesfidës me Skënderbeun në Korçë. Pra morali i ekipit është i lartë.

Gjici premton supershpërblim nëse mundet Skënderbeu

Luftëtari ka mundësinë të për-gatitet më shumë se të tjerët për ndeshjen me Flamurtarin, pasi kjo përballje do të zhvillohet ditën e hënë për shkak të kushteve atmos-ferike në Gjirokastër, që i kanë penguar bluzinjtë edhe të stërviten. Ndërkohë, sot ka qarkulluar një lajm se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, po mendon të ndryshojë traj-nerin e skuadrës dhe madje po sheh jashtë vendit. Konkretisht thuhej se po shihet për një trajner italian, gjë që është hedhur poshtë nga ana e Luftëtarit, që me anë të një dekla-rate në faqen e vet në “Facebook” ka sqaruar se e kanë trajnerin, Hasan Likën, dhe se kanë besim tek ai.

“Janë goditur futbollistë të Kukësit në fushë, Ethemi, Kale dhe Alla, ka pasur gurë drejt tifozëve të Kukësit, por dënimi është sërish me dy ndeshje pa tifozë, ndërkohë që Flamurtari është dënuar më parë me 4 ndeshje vetëm për fyerje apo banderola ironike ndaj pulave...

NDESHJET E JAVËS 12 TË SUPERIORES

E SHTUNËTeuta-Kamza 14:00

Skënderbeu-Kukësi 17:00

E DIELËVllaznia-Laçi 13:00

Lushnja-Partizani 13:00

E HËNËLuftëtari-Flamurtari 13:00

Page 21: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 21

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Zvicra ka mësuar kundërshtarët

në fazën e grupeve në Botëror. Shorti i hedhur sot në Moskë e ka vënë Zvi-crën përballë Serbisë në Grupin E. Në këtë grup janë edhe Brazili e Ko-sta Rika. Për shqiptarët e Zvicrës ky është një short i jashtëzakonshëm, jo vetëm pse do të ndeshen me Bra-zilin, por edhe se do të përballen me një skuadër “armike”, si Serbia, duke e bërë këtë ndeshje të ngjasojë me një derbi ballkanik. Gjithmonë du-elet sportive midis shqiptarëve dhe serbëve marrin vëmendje maksi-male, megjithëse këtë herë përballë serbëve është skuadra kombëtare helvetike, e cila ka në p[ërbërjen e saj gjysmën e titullarëve lojtarë me origjinë shqiptare.

PESHËNGRIT-JE

SULMUESI

SHORTI

Mbrojtësi kuqezi ka ambicie për të qenë kampion i Serisë A italiane, në të kundërt largohet

Hysaj mund të largohet nga Napoli, vë kusht titullin kampion

Adriatik BALLA

Mbrojtësi i skuadrës kom-bëtare, Elseid Hysaj, ka marrë interesim nga klube të mëdha të kon-

tinentit, duke përfshirë klube elitare në Angli, Gjermani e Spanjë, por edhe brenda Italisë nga Juventusi. Natyrisht, në verën e ardhshme Hysaj mund të marrë një vendim për ta braktisur Napolin, por më parë mbrojtësi i përfaqësueses tonë dëshiron të fitojë një titull kampion me napolitanët. Ka prej tre sezonesh që luan në nivel të lartë, duke luajtur minuta maksimale me skuadrën që udhëheq “Skudeton” në Itali. Hysaj ka kaluar 100 ndeshje me Napolin në Serie A dhe është një ndër lojtarët më stabël të formacionit. Ai ka be-simin absolut të trajnerit Mauricio Sarri dhe ka qenë vazhdimisht një zgjedhje ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes. Por Hysaj po përdoret së fundmi edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, për shkak se Napoli ka mungesa dhe shqiptarit i është kërkuar të mbajë me forcë këtë detyrë, gjë që nuk është në rolin e tij natyral, por shkodrani Hysaj ka shkëlqyer edhe këtu. Me vështirësi, por ia ka dalë he për këtë ka marrë vlerësimin maksimal të stafit teknik të skuadrës de medias sportive italiane. Por pyetja shtrohet: a do të qëndrojë Hysaj edhe më tej me Na-polin, apo do të vendosë të largohet në merkaton e verës për një klub të madh europian. Menaxheri i tij Mario Xhiufredi është shprehur se do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë dhe ofertat që do të vijnë deri në verë, por nuk do të nxitohen për të marrë një vendim që nuk do të lejonte

lojtarin të luante në nivele të larta. Pra, nëse Hysaj vendos të largohet do ta bëjë këtë për një klub të madh dhe ku të ketë mundësi aktivizimi, në të kundërt nuk do të marrë aven-tura dhe do të qëndrojë me Napolin. Elseid Hysaj në një intervistë për me-diat italiane ka folur për objektivat e klubit si dhe dëshirën e madhe për të fituar titullin kampion. Mbrojtësi që po luan sezonin e tretë me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Sarri shpre-son të bëjë realitet këtë dëshirë të

parealizuar prej vitesh për tifozët e Napolit. Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonët e radio “Kiss Kiss Napo-li”: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë në qytetin e Napolit nëse ne fitojmë titullin kampion. Misioni kryesor është të bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm, që nuk festojnë prej kohësh.”Hysaj ka folur edhe për Champions League dhe për momentin e formës që po kalon: “Personalisht ndihem shumë mirë dhe uroj që sa më shpejt të

Kategoria Superiore po ecën mirë për skuadrat pretendente, sidomos për Skënderbeun që mban kryesimin, por edhe për disa ekipe të tjera që patën një ngërç për disa javë por tani ndihen në rrugën e duhur e një ndër to është Teuta. Ekipi durrsak duket se ka lënë pas ecurinë negative të fazës së parë, me trajnerin Gugash Magani që ka gjetur ilaçin e duhur për të shëruar skuadrën e tij. Teuta është skuadra me mbrojtjen e dytë më të dobët në kampionat, pas Lushnjës, pasi në 12 javë ka pësuar 19

gola. Pikërisht këtë aspekt ka rregulluar trajneri peqinas, pasi në 4 ndeshjet e fundit, janë pësuar 3 gola, duke regjis-truar 2 fitore dhe 2 barazime. Për një ekip që në 8 javët e para kishte pësuar 16 gola, me një mesatare dy për ndeshje, ky është një ndryshim shumë i madh, pasi mbrojtja sjell qetësinë në skuadër dhe në një kampionat të luftuar, ruajtja e ekuilibrave është shumë e rëndësishme. 8 pikët e grumbulluara në këto 4 javë kanë rikthyer humorin në skuadër dhe sigurisht që për Teutën tashmë nis

sezoni i vërtetë. Paradoksi qëndron tek fakti se skuadrat që kanë bërë investime shumë herë më të mëdha se Teuta në repartin e sulmit, po hasin vështirësi, ndërkohë që djemtë e detit kanë për momentin sulmin e 3-të më të mirë, pas Skënderbeut dhe Kukësit. Parë në këtë aspekt, kuptohet më mirë që ‘thembra e Akilit’ tek Teuta në startin e këtij sezoni, ishte mbrojtja me golat e pësuar, një e metë e evidentuar nga stafi teknik, çka ka sjellë rikuperimin e problemeve dhe ringritjen në klasifikim.

KLUBI/ Teuta rrit pretendimet, mbrojtja tani i jep garanci

Shqiptarët e Zvicrës përballë Serbisë, Xhaka me shokë duan fitoren

Evangjeli Veli e 8-ta në Botërorin e SHBA-së

shënoj golin tim të parë me Na-polin”, shprehet Hysaj. Të gjitha këto tregojnë që mbrojtësi kuqezi është rritur mjaftueshëm për të qenë një lojtar i kalibrit më të lartë dhe mund të luajë titullar në çdo skuadër elitare europiane. Pista angleze mund ta tundojë Hysajn, sidomos klubet si Çelsi, Mançester Junajtid apo Arsenali, por ai nuk do të ndërmarrë ndonjë hap që mund të verë në diskutim arritjet e tij të deritanishme, prandaj po i shqyrton mundësitë me kujdes. Fakt është se Hysaj i ka vendosur Napolit kushte dhe kushti është titulli kampion. Shqiptari do titull dhe nëse Napoli e realizon, atëherë kjo është diçka mjaft pozitive për karrierën e tij jo vetëm në Serie A italiane.

KombëtarjaSa i takon skuadrës kombëtare,

Hysaj është titullar i padiskutuar dhe një lider i mbrojtjes. Së bashku me Mavrajn përbëjnë dyshen më të mirë e më të shtrenjtë të skuadrës tonë përfaqësuese. Janë dhe lojtarë me eksperiencë dhe përfaqësuesja ka fituar mjaft në këtë drejtim. Hysaj cilësohet lojtar i nivelit të lartë dhe që kur është futur për herë të parë nga de Biazi në Kombëtare nuk është vënë në diskutim ftesa për të. Ai është lojtari më i kuotuar dhe me siguri që do të ketë një karrierë të gjatë në përfaqësuese. Praktikisht, Hysajt i mungon vetëm një gol me ekipin kombëtar, i cili shpresohet të vijë në eliminatoret e ardhshme. Vetë trajneri Kristian Panuçi është shprehur se i vetmi lojtar që nuk e diskuton ftesën në Kombëtares është Elseid Hysaj dhe e thënë në këtë formë tregon qartë peshën dhe rolin që ka Hysaj në Kombëtaren kuqezi.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë rënduar jo vetëm rrugët e qarkullimit në vend dhe kanë sjellë përmbytje të shumë qyteteve dhe rajoneve, por nuk ka mbetur jashtë situatës së vështirë as futbolli, ku fushat në shumë stadiume e qytete të vendit janë shndërruar në “pishi-na”, pra të papërshtatshme për të luajtur ndeshjet e futbollit. Për këtë arsye, edhe vetë FSHF është “pajtuar” me vendimet e marra nga shumë klube për të shtyrë ndeshjet në Kategorinë e Parë dhe në Kategorinë e Dytë, sepse është e pamundur që të ketë ndeshje

normale kur fushat janë pushtuar nga uji. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka dalë me një vendim publik për ndesh-jet e kësaj jave, por klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë janë njoftuar që ndeshjet e kësaj jave nuk do të zhvillohen. Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë, ndërkohë që edhe kampionatet e moshave nuk do të zhvillohen. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Superiore, pasi intensiteti i reshjeve ka rënë disi dhe nisur nga fushat e mira në të cilët luhen ndeshjet, mund edhe të zhvillohet kjo javë.

Përmbyten fushat e futbollit, FSHF shtyn ndeshjet në kategorinë e Parë e të Dytë

Rei Manaj u transferua këtë verë në Spanjë, ku iu bashkua skuadrës së Granadës në formë huazimi nga skuadra e Interit, që zotëron kartonin e sulmuesit nga Lushnja. Manaj ka gjetur shumë pak hapësira te spanjollët, duke luajtur vetëm si zëvendësues në nëntë takime. Kjo ka ndikuar edhe te marrëdhënia e tij me golin, teksa ka shënuar vetëm një herë. Së fundmi për të ka pasur edhe probleme fizike, që e penguan sulmuesin të stërvitej të hënën, por dje është bashkuar me grupin dhe është stërvitur normalisht, duke lënë të kuptohet që është i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Rajo Val-ekanos. Granada renditet e treta në klasifikim dhe është kandidate për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll.

Harrohet dëmtimi, Rei Manaj zbret në fushë e

nis stërvitjen

Shqipëria starton me një vend të tetë në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Anaheim të SHBA. 26-vjeçarja, Evangjeli Veli nuk shkoi më shumë se vendi i tetë në garimin deri në 58 kg. Peshëngritësja e lindur në Fier, u ngjit në pedanë në orët e para të mëngjesit të së Premtes dhe në stilin e shtytjes ajo arriti të ngrinte 90 kg, ndërsa në atë të shkëputjes 113. Në total, Veli ngriti 203 kg, një rezultat jo shumë pozitiv edhe pse pritshmëritë për 26-vjeçaren nuk ishin të mëdha. Në këtë eveniment, Veli ka garuar në peshën 58 kg, ndryshe nga Europiani i disa muajve më parë kur ajo garoi në 53 kg. Tashmë është radha e Briken Çaljes që do të pasohet nga konkurri-mi i Erkand Qerimajt.

“Fakt është se Hysaj i ka vendosur Napolit kushte dhe kushti është titulli kampion. Shqiptari do titull dhe nëse Napoli e realizon, atëherë kjo është diçka mjaft pozitive për karrierën e tij jo vetëm në Serie A italiane...”

GRUPI B

Devolli-DelvinaTepelena-ElbasaniMemaliaj-GramoziMaliqi-OrikuPërmeti-KëlcyraAlbpetrol-DomosdovaButrinti-Skrapari

KATEGORIA E PARË – JAVA 10 KATEGORIA E DYTË – JAVA 11

GRUPI A

Tërbuni – BesëlidhjaDinamo – BesaKorabi – ErzeniKastrioti – BurreliVllaznia B – Egnatia

GRUPI B

Bylisi – ShkumbiniNaftëtari – TurbinaPogradeci – TomoriIliria – TiranaShënkolli – Apolonia

GRUPI A

Partizani B-Tirana BKlosi-KevitanLuzi-GramshiSpartaku-InternacionaliSopoti-Kukësi BVora-Ada VelipojëVeleçiku (pushim)

Page 22: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

22 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Fiton çmimin “Gruaja e Vitit”, Selena Gomez: E meriton vajza që më dhuroi veshkën

1-Emil ... shkrimtar francez. 2-Gjika e skenës. 3-Një dijetar i madh grek. 4-Një shpend shtëpiak femër. 5-Kafshë e egër e pyjeve tona. 6-Këngëtari Ruso në inic. 7-Akuzoj, kallxoj. 8-Një shtet gjiton me Jordaninë. 9-Gazeta që ke në dorë. 10-Hotel Ndërkombëtar. 11-Njëlloj si inisiativa. 13-Krahina në veri. 14-Vinçenso ... kom-pozitor italian, pa fund. 16-Një komedi e Shekspirit “... e dymbëdh-jetë”. 17-Arturo ... futbollist kilian, luan me Bajernin. 18-Fortinë. 20-Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha. 21-Një fshat shumë afër Tiranës. 22-Foshnjë. 23-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi. 24-Pjesa e përparme e anijes, i pashquar. 25-Dua, italisht. 26-Trimi suliot... Boçari. 27-Qendra. 29-Antoni ... shkrimtar amer-ikan. 30-ngjyrosës flokësh. 31-Flloko i skenës. 33-Ai mban çatinë. 34-Shkrimtari amerikan Tomas ... 35-Lloj kërcimi modern. 36-Ak-tori amerikan Pek në inic. 37-Notë muzikore.

1-Ka edhe një lloj gjarpëri të tillë... 4-Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port. 7-Një ujëmbledhës artificial për banjo. 12-organizatë Ndërkom-bëtare Ushtarake. 13-Vagabond, imoral. 14-Titull fisnik në Angli. 15-Një fshat afër Tiranës në rrugën për në Krujë. 17-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht. 18-Motorçiklisti i garave Stoner në inic. 19-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit. 20-Kryeqyteti Santiago ka për shtet... 21-Disponoj. 22-Aktorja italiane Laura ... (1927-2004). 23-Një qytet spanjoll. 24-Aktori Ymer ... 25-Një lloj uji që tregtohet. 26-Gaz pa erë që prod-hojnë tokat kënetore. 27-Felipe ... i garave të formulës uno. 28-Lumë në Rusinë Lindore, buron nga malet Altai. 29-Ka një të tillë edhe televiziv. 30-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë. 32-Makinat e Lezhës. 33-Fytyra, surrati ose ..., i pashquar. 34-Një vepër madhore e Gjon Buzukut. 36-Paja, që sjell me vete nusja e re. 37-Dëshirë e shfrenuar për të patur diçka. 38-Arixhi. 39-Piano në kishë. 40-Këngëtarja me ngjyrë Turner. 41-Dashnor ... këngëtar i “bananes”.

Selena Gomez ia ka dedikuar çmimin “Gruaja e Vitit” të Billboard për mikeshën që ajo ia shpëtoi jetën. Gjatë fjalimit me rastin e pranimit në ceremon-inë e “Billboard Women In Music 2017” në Hollywood, natën e së enjtes, Gomez qau ndërkohë që fliste për Francia Raisan, e cila i dhuroi veshkën yllit të Popit gjatë këtij viti. “Të jem e sinqertë, mendoj se Fran-cia duhet ta marrë këtë çmim, sepse ajo më shpëtoi jetën”, tha para audiencës, Gomez. E dashura e Justin Bieber, Gomez ndër të tjerash pohoi se ishte femër “tepër me fat”. “Sinqerisht, nuk mund të jem mos mirënjohëse për pozicionin që më është dhënë në karrierë deri më tani”, tha ajo. Kujtojmë se Gomez

zbuloi përmes një fotografie dhe një mesazhi në llogarinë personale në Instagram në shtator se ajo kishte transplantuar veshkën për shkak të lupusit dhe se Raisa ishte dhuruese. Gomes ka kohë që ka nisur punën për të dhuruar fonde për kërkimet mbi këtë sëmundje. Lupus është një sëmundje inflamatore kronike, që ndodh kur sistemi imun i trupit sulmon indet dhe organet e veta. Inflamacioni i shkaktuar nga Lupusi mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, përfshi këtu gjymtyrët, lëkurën, veshkat, qeli-zat e gjakut, trurin, zemrën e mushkëritë. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi për shkak se simptomat imitojnë ato të sëmundjeve të tjera.

Gjahu dhe Nastradini

Një ditë Nastradini shkon me një shok për gjah dhe gjuajnë një lepur. Pasi kanë marrë kafshën shkojnë të dy në shtëpinë e Nastradinit, dhe e gatuajnë lepurin. Në fillim e ziejnë dhe më pas e hanë. Pas një jave në shtëpinë e Nastradinit vijnë për vizitë pesë veta dhe i thonë: Do të na mbash për drekë, sepse jemi miqtë e shokut tënd me të cilin gjuajtët lepurin të dielën.

Nastradini detyrohet t’i mbaj për drekë të gjithë personat. Kalojnë ditë dhe në shtëpinë e tij sërish vijnë për vizitë 10 veta të cilët i thonë:

-Jemi miqtë e shokut tënd të gjahut. Do të na mbash për darkë.

Tepër i mërzitur nga veprimi i këtyre personave Nastradini, vë një tenxhere me ujë në zjarr, e ngroh dhe më pas ua vë përpara miqve të paftuar dhe i thotë:

-Ky është lëngu, i lëngut të lepu-rit që gjuajtëm dhe hëngrëm atë ditë me mikun tim!.

Televizori dhe mendjemadhësia

Pasi ka parë për herë të parë në televizion shokun e tij, Agimi niset për ta takuar të nesërmen dhe i thotë sapo i jep dorën: Po sa mendjemadh që u tregove more Agim.

Agimi: Përse, cila është arsyeja?Shoku: Po, ja të pash mbrëmë në

televizion dhe t’i nuk më fole fare me gojë, bëje sikur nuk më njihje.

Shqiptari në MarsNë planetin Mars do të dërgohej

një astronaut që nuk do të kthehej më në tokë. Në fillim pyesin inxhinierin dhe i thonë: Sa para do që të shkosh në Mars? Inxhinieri përgjigjet: Më mjaftojnë 1.000.000 dolla rë dhe këto para do t’i dhuroj për bamirësi një shoqate humanitare.

Të dytin pyesin një mjek astro-naut, i cili kërkon 2.000.000 dollarë në shkëmbim të udhëtimit të tij sepse: 1.000.000 dollarë i duhen për familjen dhe një mijë të tjera për kërkimet mjekësore.

Të tretin pyesin shqiptarin i cili kërkoi 3.000.000 dollarë, sepse: 1.000.000 do t’i marr për vete, 1.000.000 do t’jua jap juve dhe me 1.000.000 do të çojmë inxhinierin në Mars.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 2 1 7

9

5 6 3

7 5 2

8 4 5

1 2 6

6 4 5

7

7 3 4 2

6 5 7 3

7 1 2

5 8 2

2 8 9

9 3 6

6 1 2

5 4 6

2 9 5

7 5 4 9

7 2 6

2

9 7 4 1 5

9 6 1 4

3 6 2 5

4 9 7 3

5 6 7 1 8

1

7 5 3

Page 23: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

GAZETA SOT E Shtunë 2 Dhjetor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Hëna në shenjë sot do t'ju dhurojë më shumë tolerancë dhe përkushtim kundrejt të tjerëve. Duhet të tregoheni këmbëngulës.

23 shattor-22 tetor

Arritjet në fushën profe-sionale nuk do t'ju mungojnë këtë periudhë. Jeni vërtet intelektualë, vazhdoni kështu, gjithçka është e mundur.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot do të jeni tepër të mër-zitur, kjo për shkak të stresit në punë. Mund ta kapërceni këtë periudhë të vështirë, vetëm nëse punoni shumë.

Nëse ndiheni vetëm, mun-dohuni t'i përkushtoheni sa më shumë miqësive. Mësohuni të mos e kërkoni dashurinë me çdo kusht.

Gjithë të dashuruarit sot do të shijojnë momente tepër të bukura. Partneri do t'ju përkushtohet totalisht.

Dashi Demi

Mundohuni të bëni një sforcim dhe të mos shkatër-roni veten për sensibilitetin e tepërt që tregoni. Fati do të jetë me ju gjatë ditës.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Formë e shkëlqyer gjatë gjithë ditës së sotme. Mos bëni premtime nëse nuk jeni në gjendje t'i mbani. Kujdes me shpenzimet.

Sot do të keni ndonjë problem për t’u përqendruar. Duhet të dini që ndonjëherë në ato raste kur nuk arrijmë të përqendroheni mirë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Nëse në mëngjes jeni po-thuajse gjithmonë pa qejf. Partneri mund të irritohet së tepërmi nga ky fakt, mundo-huni të qeshni më shumë.

Raport: Amerikanët s'mund të jetojnë pa telefonat e tyre

Sot do të tregoheni tepër të vëmendshëm ndaj sjelljeve të të tjerëve. Do të shihni që jo çdo gjë që shkëlqen është vërtet thesar.

Horizontal

Ditët për ju sa vijnë dhe bëhen më të bukura. Nëse punoni në fushën artistike ose të modës, sot do të arrini të mahnitni shumë persona.

Bëhuni të zotë të vetvetes, nuk mund të prisni gjithmonë nga të tjerët. Mundohuni të mos bini pre e së kaluarës dhe e mendimeve melankolike.

Hulumtuesit kanë gjetur një ç’ekuilibër në kimikën e trurit të të rinjve të varur nga telefonat dhe internetit, sipas një studimi të paraqitur sot në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës Veriore (RSNA). Sipas një studimi të kohëve të fundit të Pew Research Center, 46 për qind e amerikanëve thonë se nuk mund të jetonin pa telefonat e tyre. Ndërsa kjo ndjenjë është qartë hiperbolë, gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen më shumë të varur nga smartfonët dhe pajisje të tjera portative elektronike për lajme, informacione, lojëra dhe madje edhe telefonata të rastit. Së bashku me një shqetësim në rritje që të rinjtë, në veçanti, mund të shpenzojnë shumë kohë duke u ndezur në telefonat e tyre në vend të bashkëveprimit me të tjerët, vijnë pyetje për efektet e menjëhershme në tru dhe pasojat e mundshme afatgjata të zakoneve të tilla.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Me liqene e kodrina artificiale, një pronë madhështore në Teksas ka një sipërfaqe prej 266 kilometrash katrorë, dhe është nxjerrë së fundmi në shitje nga miliarderi amerikan, T. Boone Pickens, për 250 milionë dollarë. Ai që do ta blejë, do të marrë edhe 32 kilometra me përrenj artificialë, kodrina të ngritura artificial-isht, pyje private për gjueti zogjsh, zona të mbrojtura për kafshët e egra, liqene artificialë, fushë aviacioni e disa shtëpi të shpërndara nëpër hyrjet kryesore të pronës. Biznesmeni, i cili është bërë miliarder me tregtinë e naftës, njihet për faktin që një pjesë të madhe të pasurisë e ka falur për bamirësi. Ai e ka modifikuar vit pas viti këtë pronë, dhe paratë e shitjes do t’ia kalojë fondacionit të tij bamirës.

Fjalëkryq i shifruar

Prona 266 kilometra katrorë në shitje 250 milionë dollarë

1-Është fshat në Rrethin e Vlorës. 6-Lumi ... Darja në Mesopotami të Irakut. 7-Vajza më e bukur. 8-Ish futbollisti italian Rosi në inic. 9-Shkrimtari turk Nesin në inic. 10-... Spencer. 11-Është burimi i të gjitha të mirave materiale. 12-Janë kodra prej rëre në shkretëtirë. 16-Lidhja harmon-ike e tingujve të një melodie. 17-Fillon të zbardhë. 18-... Sejdini, ish futbollist i joni. 19-Patrioti ... Sadria. 20-Plazh në Lezhë. 22-Këngëtari Ruso në inic. 23-Kuzhinat, viset, trevat. 24-Zotëron. 25-Cipa e kokërd-hokut të syrit. 26-Lokal, kafe... 27-Pjestar. 29-Lumë në veri, degë e lumit Drin. 30-Njëri nga muskëtierët. 31-Dhoma e lartë e par-lamentit rus. 32-“Mbret” i Kuvajtit. 33-Lloj makaronash italiane. 35-Shprehje që e përdorim kur luajmë poker. 36-Mbretërit e balsamosur të Egjyptit. 37-Objekt Zyrtar. 38-Njëvjeçar. 39-Pohojnë rusët. 40-Emri i mëparshëm i Egjyptit. 41-Fjalë pa kuptim. 42-Gadishull në Europën Jugore. 43-më mirë syri se sa ai.

1-... Myler, futbollist i Bajernit. 2-Reg-jisori Musliu. 3-Banor i Petrogradit. 4-Aktori italian Benini në inic. 5-hajat shkodran. 8-ikje në rrëmujë të trembur. 10-Vegël muzikore karakteristike greke. 11-Janë me nam ato kubaneze. 12-Një frut. 13-Tokë e punuar por e pambjellë. 14-Nismë Operative Ministrore. 15-Shkrimtari turk Nesin në inic. 16-Diku atje tej. 18-Fukara. 20-Është kripë e kaliumit, përdoret për prodhimin e plehrave kimike, sapunit etj. 21-Një qytet bregdetar italian. 23-Njëri muaj i vitit. 24-Ka të tillë edhe televiziv. 25-Një pjesë e syrit. 26-Një perime bishtaje. 28-Koha e faljes së besimtarëve muslimanë. 29-Shtëpia e pulave. 31-Venë gjaku. 32-Perëndesha e dashurisë, sipas mitologjisë greke. 33-Njësi shitje e vogël e tregtimit të rrobave të gatshme. 34-... Faria, tek filmi “Konti i Montekristos”. 36-Patrioti Hile ... 38-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë. 39-Emër që vihet para emrit të një prifti katolik. 40-Meksi e politikës në inic. 41-Disponon.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Zbardhet loja e Llallës me hetimet ndaj Bashës, …...2 javor të asistencës për mbledhjen e borxheve, kërkon specializime të thelluara për tatimorët Mblidhet Komisioni i Reformës

24 GAZETA SOTE Shtunë 2 Dhjetor 2017

7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Kupa e Botës mësoi dje tetë grupet me nga katër skuadra secila, duke u dhënë

mundësinë pjesëmarrësve të njohin kundërshtarët dhe të bëjnë llogaritë e tyre për duelet e verës së ardhshme në “Rusi-2018”. Ishte një short spektakolar, pasi nuk u evitu-an dot duelet e mëdha. Dhe sigurisht vëmendja shkon tek ekipet europiane, ku Belgji-ka gjen Anglinë, Gjermania Suedinë, Spanja Portugalinë, Franca gjen Danimarkën etj. Padyshim interesant është dhe Brazil-Zvicër, Rusi-Uru-guai, Argjentinë-Kroaci, apo dhe Poloni-Kolumbi. Pritet të jetë një Botëror spektakolar, mjaft i fortë në termat spor-tivë, i pazakontë në fitimet financiare dhe në imazhin tel-eviziv. Botërori i Rusisë i vitit 2018 mori jetë kështu dje nga shorti i hedhur në kryeqytetin rus, Moskë, një aktivitet që do të mbajë mbërthyer mil-iona futbolldashës në mbarë botën. Në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë, u hodh shorti i grupeve të finaleve

TRAJNERI/ Murinjo po kërkon lojtarin “magjik”

për Junajtid të 2018-s

MERKATO Merkato ndodhet ende larg, por klubet e mëdha po bëjnë ç’është e mundur të vënë në “shinat” e duhura ob-jektivat e tyre. Barcelona është një prej klubeve që synon të arrijë më të mirën në merkato dhe ka zgjedhur elementët e saj të preferuare, me të cilët po negocion për t’i sjellë në “Kamp Nou”. Nuk do të jetë e lehtë, por për Felipe Kutinjon që e kishte objektiv edhe në verë ia vlen të insistohet. Barcelona dhe Felipe Kutinjo, një martesë e destinuar për t’u finalizuar vitin e ardhshëm. Klubi katalanas nuk

arriti ta bindte Liverpulin ta lëshonte brazilianin në merkaton e verës, por Josep Maria Bartomeu nuk ka hequr dorë nga plani për ta transferuar mes-fushorin me tipare sulmuese në “Camp Nou”. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 25-vjeçari i “The Reds” është shumë pranë transferimit në Katalonjë sepse Liverpul është gati ta lerë të lirë për 145 milionë euro, rreth 5 milionë më pak se shuma e refuzuar në merkaton e verës për shkak të këmbënguljes së Jurgen Klop për ta mbajtur brazilianin

në “Anfield Road”. Në këtë mënyrë, Barcelona mund ta kompletojë trans-ferimin që në merkaton e dimrit pasi marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt. Një tjetër objektiv i rëndësishëm por në dalje për skuadrën e Valverdes është edhe gjetja e një skuadre për Arda Turan. Mesfushori turk që nuk po gjen hapësira ka kërkuar largimin dhe me shitjen përfundimtare të tij, Barcelona mund të arkëtojë rreth 30 milionë euro që do të zbusnin sadopak sforcimin financiar për Kutinjon.

PËRPLASJA PORTIERI BOTËRORI

Federata angleze i kërkon llogari Guardiolës

Xhaka i lumtur për duelin Zvicër-Serbi

Ndeshja e mesjavës midis Mançester Sitit dhe Sau-themptonit pati një përplasje jo të zakontë e cila është bërë objekti hetimi nga federata angleze e futbollit. Ishte një përplasje e trajnerit me një lojtar në fushë. Federata an-gleze i ka kërkuar sqarime trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola. Lidhur me reagimet e tij ndaj mesfush-orit anësor të Sauthamptonit, Nathan Redmond, në një moment nervoziteti në fushë. Spanjolli ka pasur shkëm-bim fjalësh ndaj anglezit pas fitores dramatike të Sitit me

Interi po bën një perfor-mancë cilësore këtë sezon dhe ndodhet në vend të dytë në Serie A. Në prag të merkatos së dimrit vjen dhe një rinovim i rëndësishëm kontrate me një lojtar cilësor. Kështu, portieri i përfaqësueses së Sllovenisë, Samir Handanoviç, e ka zg-jatur kontratën me klubin italian, Inter, deri në vitin 2021. Lajmi është bërë i ditur nga In-teri në faqen zyrtare të klubit. Handanoviç do t’i kalojë edhe katër vite tjera në “San Siro”. Slloveni iu bashkua Interit nga Udineze në vitin 2012, si zëvendësues i Julio Cesarit

Mesfushori i Zvicrës, Gran-it Xhaka është ndarë i kënaqur me shortin e sotëm për fazën e grupeve në Botëror. Në Grupin E, Zvicra do të ketë përballë Serbinë, Brazilin e Kosta Rikën. “Përshëndetje fansa, a jeni të lumtur me shortin e Kupës së Botës 2018? Unë jam!”, ka shkruar Xhaka. Ndeshjen e parë Zvicra do ta zhvillojë ndaj Brazilit më 17 qershor 2018 nga ora 19:00, përderisa me Serbinë përballet më 22 qershor, kurse ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Kosta Rikës më 27 qershor. Në instagram ka reaguar edhe mesfushori Xherdan Shaqiri,

rezultat 2-1. Redmond pohoi se Guardiola i ka thënë fjalë të mira për të, derisa spanjolli ka afat që deri të hënën t’u përg-jigjet kërkesave të Federatës.

dhe deri tani ka 195 paraqitje për skuadrën nga Milano. Është një nga pikat e forta të Interit dhe nuk është vënë në diskutim roli i tij si titullar.

i cili ka kujtuar se e pëlqen këtë short dhe se ndihet gati të shkruajë historinë e Zvicrës në Botëror, tashmë në Botërorin e dytë për djaloshin kosovar.

Argjentinasit do të jenë në një grup rivalësh të fortë me Nigerinë, Islandën dhe Kroacinë. Gjermanët “buzëqeshin” në grupin F, spikat edhe Belgjikë-Angli

të botërorit ‘Rusi 2018’. Në ceremoni morën pjesë shumë yje të futbollit, trajnerë të skuadrave të kualifikuara, por edhe presidenti rus, Vladimir Putin, që përshëndeti eventin dhe uroi për një botëror mjaft të suksesshëm. 4 vazo me nga 8 ekipe, u ndanë në 8 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa u për-caktua edhe ndeshja hapëse. Ndeshja hapëse, më 14 qershor do të jetë Rusi-Arabia Saudite, një short mjaft i favorshëm për pritësit e eventit, që të startojnë me fitore. Grupi ku ndodhet Argjentina cilësohet edhe si

grupi i “vdekjes”. Kjo pasi ka kundërshtarë shumë të fortë. Kështu, skuadra që llogaritet më pak favorite në këtë grup është Nigeria, e cila e mundi Argjentinën në miqësoren e dy javëve më parë në Rusi, me shifrat 4-2. Nga ana tjetër, në këtë grupo janë dhe dy rivalët e njëjtë që ishin në grupin H, me Kosovën, Kroacia dhe Islanda. Islandezët janë më në formë dhe zunë vendin e parë në grup. Ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur, pasin kanë mbrojtje të hekurt dhe një kundërsulm vrastar. Ajoq

Shorti i Botërorit/ Argjentina në grupin e “vdekjes”, Spanja përballë Portugalisë

Rikthehet çështja “Kutinjo” te Barcelona, flitetpër 145 mln euro

Handanoviç rinovon kontratën me Interin

Premier League është bërë mjaft e fortë këtë sezon dhe janë të paktën shtatë skuadra që lakmojnë trofe, ose të pa-ktën zonën top-4, zonë që të siguron një “biletë” për në Ligën e Kampioneve. Natyrisht, difer-enca që ka krijuar Mançester Siti me ndjekësit i jep skuadrës së Pep Guardiolës avantazhe për të fituar titullin, por në garë për tre vende të tjera në kryesim janë plot 6 ekipe, si Junajtid, Çelsi, Arsenali, Liv-erpuli, Totenhemi, e madje dhe Bërnli që është surprizë e këtij edicioni. Junajtid po kërkon një lojtar “magjik” që të bëjë dif-erencën. Trajneri Hoze Murinjo raportohet se ka kërkuar nga

Mançester Junajtid që gjatë janarit t’ia gjej një “magjistar”. Portugezi dëshiron një lojtar kreativ për të mundësuar re-alizimin e më shumë golave, edhe pse për 14 ndeshje ekipi aktual ka 32 pikë, por është tetë pikë larg liderit, Mançester Siti. Menaxheri i Junajtid është në kërkim të një lojtari që mund t’u shkaktojë probleme mbrojt-jeve kundërshtare dhe “mung-esën e kreativitetit” e sheh si ar-sye e dallimit në pikë me Sitin. Të premten është raportuar se Nejmari i Paris Saint Germain është në “radarët” e Mançester Junajtid ndërsa gjatë javëve të fundit janë përmendur edhe Griezman e Ozil.

ë e bën të fortë Islandën është ndjenja e grupit dhe aspekti kolektiv i lojës. Janë skuadër fizikisht e pazakontë dhe janë tepër efikasë në veprime. Pra Islanda është një skuadër racionale në fushë. Nga ana tjetër, Kroacia është një ekip me peshë botërore. Nëse ka-lon grupin, Argjentina do të jetë realisht një pretendente e fortë e titullit botëror. Kroatët kërkojnë kalimin e grupit me çdo kusht dhe kanë lojtarë shumë cilësorë për të rritur objektivat e tyre.

Botërori “Rusi-2018”

Grupi A – Rusia, Arabia Sau-dite, Egjipt, UruguaiGrupi B- Portugalia, Spanja, Marok, IranGrupi C- Franca, Australia, Peru, DanimarkaGrupi D- Argjentina, Is-landë, Kroaci, NigeriGrupi E- Brazil, Zvicër, Kos-ta Rika, SerbiGrupi F- Gjermania, Meksi-ka, Suedi, KoreaGrupi G- Belgjika, Panama, Tunizi, AngliGrupi H- Polonia, Senegali, Kolumbia, Japonia