web viewkolegji universiteti për biznes dhe teknologji - ubt. shkencat kompjuterike dhe...
TRANSCRIPT
Kolegji Universiteti për Biznes dhe Teknologji - UBTShkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri
Lënda: Sistemet Operative
Fletore e Ushtrimeve Laboratorike
Prof. MSc. Selman Haxhijaha
Viti Akademik 2012/2013
Laboratori 1: Instalimi i Windows 7 ne Virtual PC 2007 SP1
Paisjet e rekomanduara per kete laborator
Një kompjuter me Sistem Operativ Windows XP / Vista . Windows 7 Microsoft Virtual PC 2007 me SP1 Nje kopje e Windows 7 ne HDD te kompjuterit.
Hapi 1
Ne kompjuter te laboratorit ne diskun C:\ krijoni nje follder te emërtuar me grupin tuaj dhe Win7 p.sh Gr1_Win7
Startoni Microsoft Virtual PC. Ne dritaren e hapur te Microsoft Virtual PC klikoni ne opsionin File\New Virtual Machine Wizard
Do te ju paraqitet nje dritare si ne vijim.
Klikoni next
Si ne figure e zgjedhni opsionin e pare Create a virtual machine dhe pastaj klikoni Next
Ne këtë dritare ne shiritin ku shkruan Name and location: e shënoni emrin se si do ta emëroni Sistemin Operativ (ky emër është emer identifikues i virtual makinës qe do te radhitet ne konzolën e Virtual PC). Si ne figure si emer shkruani “Win7-Lab”. Klikoni butonin Browse… dhe e vendosni këtë virtual makine në follderin që e keni krijuar ne fillim p.sh D:\ Gr1_Win7.
Mos beni ndonje ndryshim ne kete faqe vetem klikoni Next.
Edhe ne kete faqe nuk do te ndryshojme asgje dhe do te klikojme Next.
E krijojme nje disk te ri virtual duke e zgjedhur opsionin A new virtual hard disk dhe pastaj klikojme Next.
Klikojme Next.
Ne fund klikojmë Finish për ta përmbyllur procesin e konfigurimit te virtual makinës.
Ne konzolën e Virtual PC do ten a paraqitet virtual makina e zbrazet me emrin win7-Lab.
Hapi 2
E zgjedhim Win7-Lab dhe klikojmë Start per te nisur procesin e instalimit te sistemi operativ Windows 7. Ne dritaren qe do te paraqitet shkoni ne meny CD dhe zgjidhni opsionin capture ios image. Navigoni deri ne diskun D:\Win7 dhe e zgjidhni fajllin ISO te sistemit operativ Windows 7.
Kur te paraqitet kjo dritare klikoni ne ndonjë buton te tastierës për të vazhduar instalimin nga DVD-ja.
Kjo dritare tregon se ka filluar kopjimi i fajllave te sistemit operative.
Pas kopjimit te fajllave Sistemi Operative ka filluar te startoj.
Paraqitet dritarja Install Windows. Shtypim butonin Next.
Klikojmë install now.
Në këtë dritare duhet të pajtohemi me kushtet e licencës duke përzgjedhur opsionin “I agree to license service” dhe pastaj shtypim butonin Next.
Në këtë dritare e zgjedhim opsionin “Custom Advanced Install”.
Ne ketë dritare do te përcaktojmë se ne cilin disk to ta instalojmë sistemin operative si dhe e definojmë madhësinë e diskut. Ne nuk ndryshojmë asgjë klikojmë Next.
Në këtë moment fillon instalimi i sistemit operative Windows 7 duke kopjuar fajllat e nevojshëm në diskun e ngurtë HDD.
Kompjuteri do të ri-startohet.
Në këtë dritare nga ne kërkohet që krijojmë një llogari (username) të përdoruesit si dhe të definojmë edhe një fjalëkalim.
Në këtë dritare duhet të vendosim çelësin e produktit. Pasi jemi duke e bërë instalim në laborator atëherë nuk shënojmë asgjë por vetëm vazhdojmë duke klikuar në Next.
Në këtë dritare konfigurojmë regjionin orën dhe datën e saktë të kompjuterit.
Kur të paraqitet kjo dritare ne do te duhet te vendosim se ne cilën rrjete është i lidhur kompjuteri ynë. Këtu kemi tre opsione për të zgjedhur:
1. Kompjuteri është i lidhur ne Rrjetin e shtëpisë (Home)2. Kompjuteri është i lidhur ne Rrjetin e Kompanisë (Work)3. Kompjuteri është i lidhur ne Rrjetin Publike (Public Location)
E zgjedhim opsionin e dytë rrjetën e kompanisë.
Tani përfundon procesi i instalimit të sistemit operative dhe në fund kyçemi në desktop të sistemit operativë.
Me ketë përfundon instalimi i Sistemit Operativ Windows 7 me çrrastë edhe do të na shfaqet dritarja kryesore e dektopit.