iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/shkodra.docx · web viewqeverisja e...

6
REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA SHKODËR FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017 Titulli i praktikës: Ne jemi transparent Bashkia: Shkodër Periudha e zbatimit: Janar 2017 – në vazhdim Rajoni: Shkodër Autori (ët) e aplikimit Bashkia Shkodër 1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial (shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar) Menaxhimi fiskal dhe financiar, Qeverisje me pjesëmarrje, e-Qeverisje 2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë) Qeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia, besimi, transparenca, efektiviteti, partneriteti dhe koherenca. Ajo ndërlidhet me aftësinë e Bashkisë për të siguruar shërbimin më të mirë për komunitetin ku çdo anëtar duhet të jetë aktiv për të dhënë kontributin e tij. Për të kontribuar komuniteti ka nevojë për informim konkret në kohë reale mbi të ardhurat vendore vjetore për një qasje aktive dhe pjesëmarrëse në buxhetimin e mirë dhe të drejtë të shpërndarjes së tyre, të përkthyer në investime dhe shërbime në territorin e Bashkisë ku jetojnë. Njëkohësisht buxhetimi me pjesëmarrje nënkupton përfshirjen e komunitetit në përgjithësi në procesin e ndërgjegjësimit në rritjen e të ardhurave vendore me qëllim përmirësimin e politikave publike, procedurave dhe praktikave lokale në favor të krijimit të mirëqenies qytetare.

Upload: others

Post on 02-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Shkodra.docx · Web viewQeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia,

REPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA SHKODËR

FORMAT APLIKIMIKONKURSI I PRAKTIKAVE TË MIRA TË QEVERISJES VENDORE

EDICIONI 2017

Titulli i praktikës: Ne jemi transparentBashkia: ShkodërPeriudha e zbatimit: Janar 2017 – në vazhdimRajoni: ShkodërAutori (ët) e aplikimit Bashkia Shkodër

1. Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social, ekonomik apo territorial (shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar)

Menaxhimi fiskal dhe financiar, Qeverisje me pjesëmarrje, e-Qeverisje

2. Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë)

Qeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia, besimi, transparenca, efektiviteti, partneriteti dhe koherenca. Ajo ndërlidhet me aftësinë e Bashkisë për të siguruar shërbimin më të mirë për komunitetin ku çdo anëtar duhet të jetë aktiv për të dhënë kontributin e tij. Për të kontribuar komuniteti ka nevojë për informim konkret në kohë reale mbi të ardhurat vendore vjetore për një qasje aktive dhe pjesëmarrëse në buxhetimin e mirë dhe të drejtë të shpërndarjes së tyre, të përkthyer në investime dhe shërbime në territorin e Bashkisë ku jetojnë. Njëkohësisht buxhetimi me pjesëmarrje nënkupton përfshirjen e komunitetit në përgjithësi në procesin e ndërgjegjësimit në rritjen e të ardhurave vendore me qëllim përmirësimin e politikave publike, procedurave dhe praktikave lokale në favor të krijimit të mirëqenies qytetare.

3. Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura (jo më tepër se 150 fjalë)

Buxhetimi me pjesëmarrje është një praktikë financiare që ndihmon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e çështjeve financiare. Është një mekanizëm që përfshin dhe i fuqizon njerëzit duke siguruar një shpërndarje të barabartë të investimeve dhe shërbimeve në territor. Është një instrument që mat dhe peshon kontributin e secilit prej nesh për tu përkthyer nëshërbime dhe investime më të mira për komunitetin. Është një proces i diskutimit demokratik dhe i vendimmarrjes me pjesëmarrje. Komuniteti lokal është ai që përcakton prioritetet për përdorimin dhe shpërndarjen

Page 2: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Shkodra.docx · Web viewQeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia,

e burimeve financiare. Buxhetimi me pjesëmarrje lejon qytetarët që të identifikojnë dhe të prioritizojnë projektet dhe shpenzimet publike duke u dhënë mundësinë për marrjen e vendimeve të drejta për mënyrën se si mblidhen dhe shpenzohen paratë. Çdo qytetar i Bashkisë Shkodër në kohë reale mund të kontrollojë: Sa para janë mbledhur në njësinë administrative ku jeton? Sa është kontributi komunitetit të njësisë së tij administrative? Sa janëtë përkthyera paratë e mbledhura në shërbime dhe investime? Në cilën fazë të realizimit ndodhen sherbimet dhe investimet e planifikuara? Sa para janë planifikuar, me sa para dhe kush ka realizuar secilin shërbim/ investim te klasifikuar sipas programeve buxhetore dhe njësive adminsitrative? A ka diçka për të raportuar apo përmirësuar? Nese po, qytetari sugjeron në kohë reale Bashkinë Shkodër mbi nderhyrjet që duhen bërë. Secili shpenzim dokumentohet me foto dhe bëhet i prekshëm në kohë reale.

4. A mund tëpërshkruhet ndërhyrja si inovative (jo më tepër se 100 fjalë)

Pjesëmarrja qytetare është detyrim kushtetues e ligjor dhe zbatimi i saj në praktikë përcillet me sfida dhe vështirësi. Një ndërsfidatishte qasja e re e qytatëve gjatë prezantimit të projekteve buxhetore të Bashkisë Shkodër të përkthyer dhe të klasifikuar sipas funksioneve dhe detyrave në 12 programe buxhetore. Për herë të parë në vitin 2016 miratohet një libër buxheti në zbatim të ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe ligjittë ri për financat vendore, i detajuar në 12 programe buxhetore. Secili prej programeve për herë të parë prezantohet me të gjithë fishprojektet përkatëse të detajuara me përshkrime situatash aktuale, qëllime për t’u arritur, rezultate të pritshme, ndarje aktivitetesh financiare e deri në përcaktimin e strukturës organizative vendore përgjegjëse për realizimin e plotë të tyre. Kjo ishte një formë e re inovative e prezantimit të një libri buxheti tëlexueshëm, të kuptueshëm dhe të gjurmueshëm hap pas hapi në realizimin e tij. Ky model u vlerësua nga Ministria e Financave në vitin 2016 si një praktikë e mirë për t’u ndjekur nga të gjitha bashkitë e tjera, duke mundësuar nga një kopje për secilën prej tyre. Ndërkohë që bashkia Shkodër këtë model e ka përmirësuar në vitin 2017 duke përkthyer të gjitha funksionet e reja të deleguara nga pushteti qendror në 13 programe buxhetore.Vitet e fundit pas zbatimit të RAT, TIK po luan një rol të veçantë në zhvillimin e njësisë territoriale vendore të Shkodrës. Përkthimi i Librit të Buxhetit nga një formë e re hardcopy në një platformë online transparente si dhe në një aplikacion mobile të aksesueshëm nga kushdo dhe kurdo, është një ndërhyrje tjetër inovative e buxhetimit me pjesëmarrje. Në këtë mënyrë kemi garantuar transparencë, profesionalizëm, cilësi, korrektësi, ofrim shërbimesh pranë qytetarit dhe luftë kundër korrupsionit duke e pagëzuar me titullin: Transparenca e Buxhetit.

5. Informimi e pjesëmarrja komunitare (jo më tepër se 100 fjalë)

Bashkia Shkodër në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit dhe të komunikimit, të ligjit të ri për financat vendore dhe ligjit të vetëqeverisjes vendore ka zhvilluar disa dëgjesa publike në bashkinë qendër dhe njësitë adminsitrative të saj për prezantimin e programve buxhetore dhe fishprojektet përkatëse. Faqja zyrtare e internetit është një mjet komunikimi paraprak i njoftimeve dhe materialeve për konsultim për çdo dëgjesë publike të shpallur. Çdo informacion është ndarë me komunitetin dhe janë marrë në konsideratë të gjitha kërkesat për ndryshime dhe përmirësime. Të gjithë rezultatet e komunikimit dhe pjesëmarrjes qytetare janë botuar në Librin e Buxhetit 2016 dhe 2017. Ndërkohë kemi vijuar me prezantimet intensive të platformës online dhe aplikacionit mobile të Transparencës së Buxhetit gjatë muajve maj-qershor 2017. Prezantimet kanë synuar të gjitha grupet e interesit dhe janë fokusuar në informimin mbi procesin dhe në përdorimin e Transparencës së Buxhetit online. Gjithashtu, fushata informuese ka përfshirë të gjithë elementët e publicitetit që shërbejnë për te sensibilizuar dhe informuar komunitetin (kapele, spila, postera, fletëpalosje dhe kartolina udhëzuese për prezantimin e mënyrës së përdorimit të platformës online).

6. Qëndrueshmëria e praktikës (jo më tepër se 100 fjalë)

Page 3: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Shkodra.docx · Web viewQeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia,

Buxhetimi me pjesëmarrje është praktikë e qëndrueshme, në radhë të parë sepse është detyrim ligjor. Bashkia Shkodër e ka kthyer në një praktikë të sukseshme duke avancuar në ndërtimin e një praktike sa më transperente, me anë të aplikimit të elementëve inovativë që ofron TIK (platformë dhe aplikacioni mobile), përmbajtja e të cilit është pronë e bashkisë Shkodër dhe nuk kërkon investim fillestar, fakt që demostron edhe qendrueshmërinë financiare të praktikës.Për më tepër, standarti i vendosur nga bashkia Shkodër në vitin e parë të zbatimit të ligjit për financat vendore, do e nxis komunitetin që të kërkojë përmirësim të vazhdueshëm të kësaj praktike, në mënyrë që të jetë sa më aktiv dhe prezent në bashkëqeverisjen e bashkisë.

7. Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime, foto, video, gazeta)Foto nga takimet për prezantimin e platformës Transparenca e Buxhetit:

https://www.facebook.com/pg/bashkiashkodres/photos/?tab=album&album_id=1173961829376349

Page 4: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Shkodra.docx · Web viewQeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia,

https://www.facebook.com/pg/bashkiashkodres/photos/?tab=album&album_id=1187831344656064

https://www.facebook.com/pg/bashkiashkodres/photos/?tab=album&album_id=1181321441973721

Page 5: iditurihost.comiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/Shkodra.docx · Web viewQeverisja e mirë lokale bazohet në parimet si: sundimi i ligjit, përgjegjësia, llogaridhënia,

Shënim: Materialet e tjera ilustruese gjenden në CD bashkëlidhur aplikimit.

Konfirmoj se informacioni i dhënë në dokumentet e këtij aplikimi është i saktë.

Sinqerisht,

KRYETAR

Voltana Ademi

Konceptoi: H.Sallaku