uniartpro1.webnode.com · web viewnë këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të...

4
Impresion i vogël për një libër të madh PREKAZI BREZNI TRIMASH, të autorit Dibran Fylli LIBËR QË DUHET TË RISHKRUHET NË NJË PLLAKË TË MADHE MERMERI Shkruan: Gani XHAFOLLI Librin e lexova tri herë. E incizova edhe në kasetofon. Provova ta lexoi sa më bukur për ata të cilët do të lindin shumë stinë e kohë pas meje. Dhe nuk di a kam lexuar mirë. Lisa nga Berlini më ka thënë në telefon shumë bukur. Një natë më vonë provova të shkruaj edhe një ese të vogël për këtë libër shumë të madh... Që duhet të rishkruhet në një pllakë mermeri të madhe, dhe secilës germë t’i jepet dritë edhe natën, pa ndërruar asnjë zanore dhe asnjë bashkëtingëllore, pa lëkundur asnjë pikë dhe asnjë presje. Shihet Adem Jashari, është i madh sa vet Historia. Është artist i përsosur i pushkës dhe artit, i atij arti që quhet LIRI. Adem Jashari është i papërsëritshëm... Nuk ka aktorë që mund ta zëvendësojnë atë, as si pamje, as si strateg, në asnjë film dhe në asnjë dramë... Është dhe do të mbetet simbol i përjetshëm lirie edhe 100, edhe 200 edhe 300 vjet, edhe katër shekuj, edhe pesë shekuj, edhe gjashtë epoka...

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewNë këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve

Impresion i vogël për një libër të madh PREKAZI BREZNI TRIMASH, të autorit Dibran Fylli

LIBËR QË DUHET TË RISHKRUHET NË NJË PLLAKË TË MADHE MERMERI

Shkruan: Gani XHAFOLLI

Librin e lexova tri herë. E incizova edhe në kasetofon. Provova ta lexoi sa më bukur për ata të cilët do të lindin shumë stinë e kohë pas meje. Dhe nuk di a kam lexuar mirë. Lisa nga Berlini më ka thënë në telefon shumë bukur. Një natë më vonë provova të shkruaj edhe një ese të vogël për këtë libër shumë të madh... Që duhet të rishkruhet në një pllakë mermeri të madhe, dhe secilës germë t’i jepet dritë edhe natën, pa ndërruar asnjë zanore dhe asnjë bashkëtingëllore, pa lëkundur asnjë pikë dhe asnjë presje.Shihet Adem Jashari, është i madh sa vet Historia. Është artist i përsosur i pushkës dhe artit, i atij arti që quhet LIRI. Adem Jashari është i papërsëritshëm... Nuk ka aktorë që mund ta zëvendësojnë atë, as si pamje, as si strateg, në asnjë film dhe në asnjë dramë... Është dhe do të mbetet simbol i përjetshëm lirie edhe 100, edhe 200 edhe 300 vjet, edhe katër shekuj, edhe pesë shekuj, edhe gjashtë epoka...

THEM: Të gjithë ata që kanë hyrë dhe hyjnë nëpër legjenda janë të Dërguarit e Zotit – vriten që të mos vdesin kurrë. Janë Yje që nuk shuhen për mot të moteve. E Ademi është i madh e shumë i madh, sepse i dha dritë edhe Diellit. I dha gjak edhe atdheut edhe lirisë. Edhe lulet, edhe pemët edhe gjithçka mbi tokë morën aromë tjetër, krejtësisht tjetër.

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewNë këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve

Në këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve si; Azem e Shotë Galica, Ahmet Delia, Shaban Palluzha e as Tahir Meha dhe shumë e shumë Yje të Lirisë, që nuk u mposhtën nëpër zjarre e furtuna gjatë shekujve. Ky libër i përgatitur nga Dibran Fylli, është një medaljon që ruan kujtesën e Prekazit legjendar dhe të Familjes së shenjtë JASHARI, që u bënë Kur(b)an i të gjitha trojeve Ilire. Ky libër është një medaljon i artë i një Lufte të Shenjtë Çlirimtare, i një Historie të re me dritaret e hapura të dritës në Prekazin e Adem Jasharit e të Tahir Mehes. Ky libër është një letërnjoftim dhe një vulë e një Lufte hyjnore që hyri në legjendë duke u dhënë frymëmarrje të gjitha baladave, duke e rikthyer dritën dhe oksigjenin kësaj toke të ujitur me Lule Gjaku. Kjo as preket e as humbet por gjithmonë do të shndrisë në tokën Ademjashariane.Adem Jashari u shndërrua në dritë dielli së bashku më të gjithë ata që u flijuan për tokën martire.

Këtë shkrim timin të vogël ia lexova edhe njëherë Lises në telefon

THA: Bukur ke shkruar... por zgjate, e zgjate, e zgjate edhe më shumë. Fotografinë e Ademit e mbajmë edhe ne në dhomë, besa unë e mbajë e do ta mbajë për jetë e mot edhe në zemër. Ua kam treguar edhe shoqeve të klasës në Berlin, por, asnjëra nuk më ka besuar që nuk është ndonjë aktor i madh filmi. Unë u kam premtuar që librin PREKAZI BREZNI TRIMASH, do t’ua sjell edhe gjermanisht. Të gjitha me kanë përqafuar, edhe mësuesja gjithashtu.

PËR FUND TË FUNDIT: Në ditarin tim vazhdova; Interesant, nuk di pse për filmat dhe veprat e Dibran Fyllit shkruhet e thuhet pak?! Mund të thuhet se ekziston edhe një heshtje! Dibran Fylli është një krijues dhe artist i përveçëm. Ka dhënë shumë edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës (ta kujtojmë pjesën skenike “AI ËSHTË I GJALLË”, të cilën e përgatiti dhe e shfaqi në male nëpër flakë të luftës, ishte themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, ideator, themelues e skenarist i Manifestimit më të madh në vend 5, 6 e 7 Marsit “Ditët e Përndritjes” tash “Epopeja e UÇK-së” ose

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewNë këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve

e njohur si NATA E ZJARREVE, ideator e themelues i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë, autor i mbi 20 filmave dokumentar, autor i mbi 200 fotografive gjatë kohës së luftës...). Është krijues që ka sjellur risi edhe në vepra artistike edhe në filma. Portreti i tij në një mënyrë është i mbuluar me perde të heshtjes! Nuk është dashtë dhe nuk duhet askënd ta pengojë puna e tij. Xhelozia duhet lënë anash, sidomos të krijimtaria dhe të krijuesit. Dibran Fylli, para lufte kishte censurë të madhe, dihet pse e nga kush!? Me librin e fundit për Prekazin na e ka dhuruar një vepër madhështore në 50.000 kopje plus në gjashtë gjuhë tjera nga 5000 kopje. Kjo nuk është pak.