konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../consultations/40100-finalal.docx · web...

34
Republika e Kosovës Republika Kosova - RepublicofKosovo Qeveria - Vlada - Government MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTIN PËR KONTESTET ADMINISTRATIVE 1

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Republika e KosovësRepublika Kosova - RepublicofKosovo

Qeveria - Vlada - Government

MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKEMINISTARSTVO JAVNE UPRAVNE /MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION

RAPORTINGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTIN PËR KONTESTET

ADMINISTRATIVE

Qershor 2017

1

Page 2: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Hyrja/sfondi

Rregullat themelore të procedurës për kontestet administrative janë përcaktuar me Ligji për Konfliktet Administrative Nr.03/L-202 (LKA) i cili ka hyrë në fuqi në nëntor 2010, në pajtim me nenin 80.5 të Kushtetutës së Kosovës pasi që nuk është nënshkruar nga Presidenti në përputhje me afatin e paraparë kushtetues. Nevoja për ndryshimin e legjislacionit për kontestet administrative vjen si rezultat i të metave dhe paqartësive të shumta që ky ligj i ka. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në praktikë janë hasur vështirësi gjatë zbatimit të tij për shkak se ky ligj rezultoi të ketë një numër të konsiderueshëm të zbrazëtirave dhe paqartësive ligjore, e që për pasojë ka mosefikasitetin dhe vonesat e shumta në procedurë gjyqësore administrative dhe në shkeljen e të drejtës së qytetarit për gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor siç parashihet me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të identifikuara dhe elaboruara në hollësi me draft Koncept Dokumentin për kontestet administrative. Koncept Dokumenti për kontestet administrative paraqet një dokument të politikave i cili bazuar në këto probleme jep opsionet dhe alternativat të cilat duhet të merren parasysh gjatë hartimit të Projektligjit të ri.

Hartimi i Draft Koncept Dokumentit për Ligjin për kontestet administrative është bërë nga Grupi Punues i udhëhequr nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, Zyra Ligjore e Kryeministrit, Zyra e SP/ZKM –së etj. Hartimi i Draft Koncept Dokumentit gjithashtu është mbështetur nga ana e ekspertëve të OECD/SIGMA-s. Procesi i i tubimit publik është mbështetur nga organizata OSBE.

Finalizimi i Draftit të Koncept Dokumentit është pasuar nga procesi i konsultimit i cili është bërë në formë elektronike dhe përmes takimeve më palët të cilat preken nga ana e Draft Koncept Dokumentit, ndërsa mundësinë për të dhënë komente e kanë pasur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ekspertë të ndryshëm përmes platformës elektronike te publikuar ne web faqen e MAP-it. Konsultimi i draft Koncept Dokumentit është bërë ne pajtim të plotë me Rregulloren Nr.05/2016 për standardet minimale për procesin e konsultimit publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Koncept Dokumenti për kontestet administrative është publikuar për konsultim me publikun në platformën elektronike për konsultimet me datë 18 prill 2017 dhe ka qenë i hapur për komente deri me datë 10 maj 2017. Sipas Rregullorës për

2

Page 3: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

standardet minimale të konsultimit publik Draft Koncept Dokumenti është publikuar së bashku me Dokumentin e Konsultimit për Koncept Dokumentin i cili në formë të shkurtër ka paraqitur informatat e përmbledhura për Koncept Dokumentin, qëllimet, objektivat, opsionet dhe hapësirën për konsultim, informatat për hapat pas përfundimit të procesit të konsultimit etj.

Përveç publikimit të dokumenteve për konsultim Ministria e Administratës Publike ka mbajtur takim me palët e interesit me 19 maj 2017. Në takim janë përfshirë disa kategori të palëve të interesit: gjyqtarë, përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile. Konsiderohet se takimi publik me palët e interesit dhe konsultimi përmes platformës elektronike, kanë qenë mjete të mjaftueshme për të marrë të gjitha kontributet nga ana e palëve të interesit, duke marrë gjithashtu parasysh edhe natyrën e tyre dhe interesat që prek Draft Koncept Dokumenti për kontestet administrative.

Metodat e Konsultimit Datat/kohëzgjatja Numri i pjesmarrësve/kontribuesve

1. Konsultimet me shkrim / në mënyrë elektronike;

15 ditë pune 8 Kontribues

2. Publikimi në ueb faqe/Platforma elektronike

15 ditë pune Konstribues

3. Takimi publik 19.05.2017 26 pjesëmarrës

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit

Kontributet për Draft Koncept Dokumentin për kontestet administrative nga palët e interesit janë dhënë kryesisht gjatë takimit publik të mbajtur me 19 maj 2017 nga ana e pjesëmarrësve. Gjatë këtij takimi janë dhënë propozime të cilat konsiderohen se janë relevante për temat e shqyrtuara në Koncept Dokument. Përveç kontributeve në takime, kontribute me shkrim janë dhënë gjithashtu përmes komunikimit të drejtpërdrejtë nga ana e palëve të interesit, d.m.th përmes emailit. Përmes emailit janë dhënë gjithsej gjashtë (6) propozime relevante. Vlen të theksohet se nuk ka pasur kontribute përmes platformës online të konsultimeve publike.

Çështje tjera

3

Page 4: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Me qëllim të finalizimit të Draft Koncept Dokumentit për Ligjin për kontestet administrative dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, është mbajtur takimi i Grupit Punues me datën 16.02.2017. Të gjitha kontributet e pranuara janë shqyrtuar veç e veç, ndërsa raporti i detajuar për komentet e pranuara, kontribuesit dhe statusin e kontributeve janë paraqitur në formë të plotë ne shtojcën nr. 1 të këtij raporti.

Hapat e ardhshëm

Draft Koncept Dokumenti për kontestet administrative është finalizuar dhe procedohet për miratim në Qeveri. Shtojca – tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të refuzuara.

Komentet per KD për kontestet administrative

Komentet e përgjithshme

Nga Sekretariati Koordinues Qeverisë kemi pranuar komente që kanë qenë të karakterit metodologjik rreth formës dhe përmbajtjes së këtij koncepti. Shumica prej tyre janë pranuar dhe integruar në tekst.

Nga Zyra e Kryeministrit kemi pranuar komentet si në vijim, të cilat janë pranuar dhe janë përfshirë në Koncept Dokument:

Titulli i koncept dokumentit duhet të ndryshohet dhe të trajtoj fushën e kontesteve administrative në vend të trajtimit të Ligjit për kontestet administrative. Në rrjedhë të saj, duhet cekur që Koncept Dokumenti trajton çështje/probleme te caktuara, përshkruan masa rregullative dhe jo-rregullative dhe si i tillë i ofron të dhëna vendimmarrjes në Qeveri për efektet që do të ketë adresimi i çështjes/problemit të caktuar. Duke marrë për bazë që Koncept dokumenti ka për synim analizimin e problemit të caktuar, në këtë rast mbi bazën e problemit dhe shkaqeve kryesore, ofron opsionet për adresimin e tyre ku njëri ndër opsionet është ndryshimi i ligjit përkatës apo nxjerrja e një ligji të ri. Prandaj titulli i Koncept Dokumentit duhet të jetë gjithëpërfshirës duke mos u kufizuar vetëm në ndryshimin e kornizës ligjore. Ky propozim është pranuar dhe ndryshohet titulli i concept dokumentit në “Koncept Dokumenti për konfliktet administrative”

Në pikën 2.4. Ligjet dhe aktet nënligjore, kërkohet të shënohen të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore të cilat ndërlidhen me problemin/çështjen që është duke u shtjelluar. Versionit aktual të draft koncept dokumentit i mungon një listim i tillë i legjislacionit përkatës.

Opsioni 2 është opsioni i rekomanduar nga organi propozues për të nxjerrë një ligj të ri për kontestet administrative i cili do të rregulloj tërë procedurën administrative. Duke marrë për bazë që opsioni 2 i preferuar nga organi propozues, ka implikime edhe në legjislacionin tjetër përkatës në fuqi sikurse u theksua më lartë duhet të ofrohen të dhëna se cilat dispozita të ligjeve duhet të harmonizohen me ligjin e ri i cili do të hartohet nga MAP dhe MD. Të ofrohet sqarimi se si do të bëhet ndryshimi i kornizës tjetër ligjore, hapat që duhet të ndërmerren, kush do të jenë organet propozuese që duhet të iniciojnë ndryshimet ligjore. Kur pritet që MAP dhe MD të përgatisin Ligjin e ri për konfliktet administrative pasi që te rekomandimi i Koncept dokumentit është thënë që të gjitha ndryshimet do të arrihen brenda 12 muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Por nuk është ofruar ndonjë informatë se kur përafërsisht do të propozohet ligji i ri.

4

Page 5: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Kapitulli 6 bënë analizimin e opsioneve të paraqitura në koncept dokument, duke ofruar të dhëna për përfitimet dhe pasojat negative të secilit opsion. Vlen të theksohet që nuk janë paraqitur të gjitha përfitimet dhe pasojat negative. Si shembull mund të marrim përfitimin e opsionit 2 në faqe 20, miratimi i një ligji të ri për konfliktet administrative. Në vend të asaj që është theksuar se të gjitha çështjet e identifikuara do të adresoheshin përmes këtij opsioni, konsiderojmë që duhet saktësuar se cilat janë përfitimet respektivisht të numërohen përfitimet, sikurse zvogëlimi i numrit të lëndëve nëpër vite, sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi, ulja e numrit të ditëve të zgjidhjes të një lënde,  ngritja e transparencës dhe përfitime tjera të cilat janë identifikuar gjatë zhvillimit të analizës. Po ashtu e njëjta gjë mund të ndiqet te pasojat negative. Të identifikohen të gjitha pasojat negative për secilin opsion.

Për më tepër, për sa i përket identifikimit të përfitimeve dhe pasojave negative, sugjerojmë që të shpjegohet ndikimi i tyre në procesin e integrimit evropian duke identifikuar përfitimet/pasojat negative të drejtpërdrejta dhe të tërthorta (Shih tek pjesa e rekomandimit kur është përmendur Raporti i Progresit për Kosovën).

Opsioni i rekomanduar ka të bëjë me nxjerrjen e një ligji të ri por këtu duhet pasur parasysh që Ligji Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative është në fuqi dhe se çështjet e adresuara ndoshta do të mund të rregulloheshin përmes ndryshimeve dhe plotësimeve përkatëse. Nëse një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë, të ofrohet sqarimi te opsioni 2 duke përcaktuar që ndryshimet e propozuara janë të shumta dhe në këtë rast është e pashmangshme hartimi i një ligji të ri i cili shfuqizon ligjin aktual.

Duke marrë parasysh implikimet që do të ketë ligji për AP duhet të sigurohet një tranzicion sa i përket ndryshimeve ligjore të cilat do të duhet të bëhen.

Temat e konsultimit

Komentet Kush ka komentuar Statusi i komenteve- pranuar, pjesërisht pranuar, nuk është

pranuar

Komente (komentimi për pranimin pjeserisht dhe mos pranimit te komenteve është i

detyrueshëm)

Tema 1:Efikasiteti i gjykatës

1. Ping pongu është i pranishëm Gjyqtari Krenar Berisha, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranuar Komenti më shumë është konstatim

5

Page 6: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

2. Të kufizohet vetëm një here kthimi i lëndës nga gjykata tek organit administrative.

GLSP, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet pjesërisht Përmes zgjidhjeve të reja të ofruara në koncept dokument është adresuar çështja e parashtruar, megjithatë mbetet të definohet me saktësi në fazat e mëvonshme.

3.Ligji për konfliktet administrative është i ndërlikuar, i vështirë për zbatim. Pingopongu ekziston, gjykata e kthen lëndën në rivendosje.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranuar Komenti më shumë është konstatim

Tema 2:Autoritetet shtetërore nuk paraqesin dokumentet me kërkesën e gjykatës

1. Avokatura Shtetërore jofunksionale

Gjyqtari Krenar Berisha gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim

2. Kjo masë po pengon në natyrë, duke synuar zvogëlimin e numrit të rasteve në të cilat organi administrativ nuk i përmbahet kërkesës për paraqitjen e ndonjë informacioni përkatës në gjykatë. Kështu, duke krijuar një pasojë për një akt të tillë, MAP kërkon të krijojë një disincentivitet ndaj një sjelljeje të tillë.

GLSP, Gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim

6

Page 7: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Megjithatë, është e dyshimtë se masa e propozuar do të jetë e mjaftueshme për të siguruar një qëllim të tillë. Së pari, sepse transferimi do të ekzekutohet brenda buxhetit të Shtetit. Dhe së dyti, sepse duke i dhënë përgjegjësi organit administrativ, në mënyrë abstrakte, shpërndan detyrimin që duhet të shoqërojë praktikën.

Kështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale është e përcaktuar në ligj. Më konkretisht, tashmë ekziston një kërkesë absolute sipas nenit 51 të Ligjit për Shërbimin Civil për të kryer përgjegjësitë e lidhura me pozitën në pajtim me Ligjin. Për më tepër, neni 61 i të njëjtit ligj përcakton një mandat për të përmbushur urdhrat "që kanë të bëjnë me shërbimin" brenda kornizës ekzistuese.

Jo vetëm kjo, por edhe reforma e paraparë e Ligjit për Administratën Publike është vendosur që në mënyrë eksplicite të vendosë parimin e ligjshmërisë si gurthemel të funksionimit dhe organizimit të Administratës Publike të Kosovës. Ky dispozitë, veçmas, por sidomos kur shqyrtohet në lidhje me dy

7

Page 8: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

nenet e mësipërme, siguron që mungesa e bashkëpunimit me autoritetin gjyqësor lë fajtore administratën. Kështu, ekziston një bazë ligjore për të konsideruar mosplotësimin e kërkesave të gjykatës si një veprim që i nënshtrohet masave disiplinore dhe ne besojmë se duhet të përmendet në mënyrë eksplicite në kuadër të aktit nënligjor përkatës, përveç dispozitave që pritet të përfshihen në ligjin e ri.

E gjithë kjo duhet të kuptohet pa paragjykuar përgjegjësinë institucionale për mos bashkëpunimin me gjykatat dhe si e tillë, sigurisht që është e nevojshme të sigurohet një kornizë e qartë ligjore që parasheh dështimin eventual të përmbushjes së urdhrave dhe kërkesave të lëshuara nga gjykatat.

3. Të parashihet shtimi në numër dhe rritja e kapaciteteve të Avokaturës Shtetërore dhe personelit civilë të punësuar aty.

Nënkapitulli 2.2 thotë që Avokatura Shtetërore (ASH) nuk është në gjendje që në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë bashkëpunimin dhe komunikimin efektiv me organet administrative

OSCE Pranohet Kjo do të duhej të adresohej nga Ministria e Drejtësisë

8

Page 9: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

kundër të cilave është parashtruar ankesë në gjykatë për mungesë të kapaciteteve. Si rrjedhojë, gjykata nuk i pranon dokumentet dhe informacionet e nevojshme për konstatimin/konfirmimin e fakteve të lëndës. Rrjedhimisht, seancat shtyhen dhe merren vendime në mungesë në favor të parashtruesit të ankesës, thjeshtë për shkak të mungesës së kapaciteteve. Për të adresuar këtë problem, ne i sugjerojmë hartuesit që të parasheh në Kapitullin 4, opsionin 2 që numri dhe kapacitetet e Avokaturës Shtetërore dhe i personelit civil të punësuar në ASH do të rriten. Kjo mund të bëhet përmes një ndryshimi në rregulloren e brendshme të punës të Ministrisë së Drejtësisë dhe shtimit të buxhetit vjetor të ASH.

Tema 3:Problemet me dërgimin e dokumenteve

1. Digjitalizimi i sistemit gjyqësor.

Të dy propozimet janë të ndjeshme dhe një përgjigje e arsyeshme për problemin e identifikuar. Në fakt, trajnimi dhe pajisja e shërbimit postar duhet të ekzekutohet pa vonesë dhe pavarësisht nga qëllimi specifik i këtij koncepti, pasi do të lehtësonte punën e Administratës Publike dhe Gjykatave në përgjithësi, si dhe jetën e

GLPS Nuk pranohet Nuk mund të përcaktohet me KD për kontestet adminstrative

9

Page 10: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

qytetarëve. Për më tepër, pika e parë, që përcakton komunikimin elektronik si protokoll procedural, ka edhe më shumë potenciale.

Rrjedhimisht, ne propozojmë që kjo praktikë nuk kufizohet vetëm në lejimin ose kërkimin e përdorimit të e-mailit në mes të gjykatave dhe Administratës Publike. Qëllimi i rregullores duhet të zgjerohet deri në krijimin eventual të një platforme elektronike që menaxhon një komunikim të tillë në mënyrë të duhur dhe automatike. Ndërsa ky sistem është themeluar, e-mail duhet të konsiderohet si mjeti preferencial i korrespondencës. Në veçanti, një adresë specifike e-mail, për të cilën një person ose persona janë përcaktuar qartë si përgjegjës duhet të vendosen brenda secilës njësi administrative, duke siguruar një listë gjithëpërfshirëse të adresave që lejon gjykatat të identifikojnë me lehtësi dhe shpejt organin, personin përgjegjës dhe Të dhënat e kontaktit të përfshira në një rast të caktuar.

10

Page 11: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

Përpara, në një fazë të parë, platforma e lartpërmendur duhet të kufizohet në gjykatat, SAO dhe njësitë e tjera relevante të Administratës. Një fazë e dytë më ambicioze do të përfshinte edhe aktorët privatë që kanë të drejtë të merren me gjykatat administrative, si avokatët dhe palët e tjera të interesuara. Ky sistem duhet të jetë në gjendje të regjistrojë çdo mesazh në hyrje dhe në vazhdim, si dhe shpërndarjen e njoftimeve dhe dokumenteve relevante për të gjitha palët e përfshira në një rast specifik, reduktimin e vonesave dhe lehtësimin e komunikimit. Në një datë të mëvonshme, sapo të krijohet platforma dhe është testuar dhe lustruar, do të konsiderohet një zgjatje eventuale e urdhrave të tjerë gjyqësorë.

Tema 4:Rregullat jofleksibile të brendshme për ri-alokimin e stafit në DÇA

1. Përkrahja e fleksibilitetit dhe reagimi ndaj kërkesave të përditshme në organizimin e brendshëm të DAM. Futja e një kalendari për rezervimin e burimeve të përkthyesve (bazuar në të dhënat e disponueshme për pjesëmarrësit e ftuar në seancat

GLSP Pranohet pjesërisht

11

Page 12: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

dëgjimore) me qëllim që të shmangen mbivendosjet dhe shtyrjen e seancave për shkak të një përkthyesi jo të disponueshëm. Futja e një sistemi për zëvendësimin përkohësisht të stafit mbështetës në mënyrë që gjatë secilës pushim / pushim të ketë një zëvendësues të caktuar.Praktika e tillë duhet të sillet në vëmendje të Ministrisë së Drejtësisë dhe KGJK-së pa vonesë, pasi kërkon pak ndryshime ligjore, nëse ka, dhe zbatohet gjerësisht, do të përmirësonte efikasitetin e përgjithshëm të të gjithë sistemit gjyqësor, dhe jo vetëm atë të Gjykatat administrative.

Përveç kësaj, ne besojmë se një koordinim dhe bashkim i tillë duhet të shoqërohet nga një decentralizim funksional brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës. Kështu, DAM, si dhe departamentet e tjera që veprojnë si një lloj shkalle e parë për të gjithë territorin e Kosovës duhet të jenë në gjendje të organizojnë punën e tyre të përditshme në një çështje më efektive, me kusht që të sigurohet koordinimi siç është

12

Page 13: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

paraparë më sipër. Në veçanti, ai duhet të jetë në gjendje të vlerësojë nevojat e veta dhe kërkesat buxhetore, si dhe të paraqesë propozime në këtë drejtim, për shkak të specificitetit të mandatit të tij.

Tema 5:Numri i vogël i stafit ndihmës për gjyqtarëtg

1. Rritja e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë

GLSP, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim

2. Rritja e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë si dhe rritja e numrit të gjyqtarëve

Ombuspersoni, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim, megjithatë kjo duhet të adresohet nga KGJK ..

3. Specializimi i gjyqtarëve dhe i stafit të gjykatës

Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim

Tema 6:Nuk ka mandat dhe obligim gjyqësor për të konstatuar faktet e lëndës; nuk ka mandat për të siguruar ekzekutimin e vendimeve nga organet

1. Ligji është i mangët nuk iu jep kompetencë gjyqtarëve që të detyrojnë palët të zbatojnë vendimet

Gjyqtari Krenar Berisha, gjatë takimit për konsultim publik të mbajtur me 19 maj 2017

Pranohet Komenti më shumë është konstatim

2. Të parashihet apeli i plotë i vendimeve administrative në Ligjin e ri për Konflikte Administrative.Aktualisht, LKA lejon vetëm shqyrtim të kufizuar gjyqësor të

OSBE Pranohet Komenti më shumë është konstatim

13

Page 14: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

administrative vendimeve të organeve administrative. Ky shqyrtim kufizohet në shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit por nuk konsiston në shqyrtimin e meritave të rastit. Një shqyrtim i tillë i kufizuar nuk ua mundëson gjykatave shqyrtimin efektiv tëvendimeve të organeve administrative. Ky problem është vënë në dukje edhe nga hartuesi në nën-Kapitullin 2.3.2. Prandaj, sugjerojmë që në Kapitullin 4, opsionin 2, të përcaktohet që LKA i ri do t’i specifikojë mundësinë që gjykata të zhvillojë një shqyrtim të plotë të apelit të një vendimi administrative, në vend se të shqyrtojë vetëm ligjshmërinë e tyre. Për më tepër, sipas sistemit aktual apelet e këtij lloji u marrin individëve kohë të konsiderueshme. Kjo vonesë – krahas fushëveprimit shumë të kufizuar të shqyrtimit ekzistues, sipas së cilit gjykata duhet të kthej rastin në organin administrativ që ka vendosur për të fillimisht – efektivisht i lë individët pa ndonjë mjet ligjor apo të drejtë efektive për ankim.

14

Page 15: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

3. Të themelohet mekanizëm për mbikëqyrje të zbatimit të vendimeve të gjykatës

Instituti i Kosovës për Drejtësi Pranohet Komenti më shumë është konstatim

4. Zgjidhja e propozuar: Hartimi i një ligji të ri për kontestet administrative, i cili [...] do të përmbajë dispozitat e mëposhtme:

A) Detyrimi i gjykatës për të konstatuar faktet e rastit me iniciativën e vet; B) të drejtën e mbrojtjes gjyqësore kundër veprimeve të paligjshme administrative dhe mosveprimit; C) Mbrojtja gjyqësore e ligjit objektiv kundër akteve nënligjore të organeve administrative (legjitimiteti, kompetenca, kushtet ligjore)

Pozita e GLPS: Reforma e propozuar është vetëm për t'u mirëpritur, për aq sa do të sigurojë një shkallë më të lartë të sigurisë ligjore dhe efikasitetit në marrjen e mjeteve juridike nga qytetarët. Sidoqoftë, kur gjykatat vendosin mbi bazueshmërinë e rastit, vlen të përmendet se në të gjitha shumë raste ato ende e bëjnë këtë nga një qasje shumë formaliste. Kjo

GLSP Pranohetr Komenti më shumë është konstatim

15

Page 16: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

reformë duhet ta shfrytëzojë rastin për të riafirmuar parimet e veprimit administrativ dhe për të siguruar që gjykatat të zbatojnë vendimet e tyre. Në veçanti, duhet të merret parasysh dimensioni administrativ i nenit 6 të KEDNJ-së, si dhe ofrimi më i gjerë i shërbimit, që mbulon çështjet formale dhe materiale.

Tema 7:Gjyqtarët detyrohen të punojnë paralelisht me dy kode të procedurës (LKA dhe LPK)

1. Ligji për konfliktet administrative (“LKA”) parasheh në mënyrë të qartë se dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore zbatohen në raste ku procedura kontestimore nuk mbulohet nga dispozitat e LKA. Pavarësisht nga kjo, gjyqtarët e divizionit fiskal zbatojnë dispozitat e Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat, duke siguruar 60 ditë afat për ankesë kundër vendimit të tyre, e ndryshe nga afati prej 15 ditëve që përcaktohet me LKA. Në këtë drejtim, rekomandojmë që hartuesi të theksojë këtë çështje në nënkapitullin 2.3.2dhe të propozojë harmonizimin e kësaj në Kapitullin 4, Opsioni 2.

OSCE Pranohet pjesërisht Komenti më shumë është konstatim. KD për kontestet administrative e ka adresuar çështjen e harmonizimit me LPK. Sa i përket ndryshimit të Ligjit për Administratën Tatimore mbetet të adresohet në fazat e mëvonshme.

Tema 8:Shumë mundësi të obligueshme të ankesës

1. Lehtësimi i procedurës administrative për të shmangur një numër të tepërt të rasteve që kanë të bëjnë me të njëjtin rast është pa

GLSP Pranohet Komenti më shumë është konstatim

16

Page 17: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

brenda administrates

dyshim një përparësi. Megjithatë, është e dyshimtë që zgjidhja e propozuar, duke reduktuar kërkesën e apelimit administrativ fillestar në minimum, do të ketë efektin e dëshiruar, gjë që po redukton numrin e ankesave në gjykatë.

Përkundrazi, një efekt i mundshëm është se shqyrtimi administrativ do të ishte, përveç atyre rasteve kur ajo mbetet e detyrueshme, të neglizhuar nga ndonjë palë e dëmtuar, e cila automatikisht do të përdorë masa gjyqësore, gjë që do të përkeqësonte situatën aktuale të diferencës së mbetur.

Kështu, ne propozojmë që së bashku me rishikimin e regjimit të apelimeve administrative për të vlerësuar se në cilat raste reduktimi i rrugës procedurale është në rregull, një linjë e dytë e veprimit është ndërmarrë me një përqendrim më të madh në trajnimin e rregullave materiale dhe procedurale për ata që vendosin në instancat administrative .

Më konkretisht, rishikimi i mësipërm nuk duhet të trajtohet me zvogëlimin e numrit të rasteve në të cilat ankimi administrativ është i

17

Page 18: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

detyrueshëm, por për të racionalizuar përdorimin e tyre dhe për të përcaktuar qartë se kur shtegu administrativ është shterur. Për shembull, në rastin e një organi të pavarur për të cilin Ligji parashikon mundësinë e ankesës në ministrinë përkatëse pas përfundimit të rrugës së brendshme, minimumi i zhveshur duhet të shterojë mjetet juridike brenda agjensisë së pavarur të sipërpërmendur. Në këtë rast, të paktën dy raste janë të garantuara para se të çojnë çështjen në sistemin gjyqësor. Përndryshe, ekziston një rrezik i lartë i mbingarkimit të gjykatave me ankesa kundër vendimeve themelore, të para, të cilat lehtë mund të përmbysen administrativisht.

Tema 9:Sipas LKA-së të dyja palët bartin shpenzimet e veta pavarësisht se argumenti i kujt triumfon

1. Qasja në drejtësi është dhe duhet gjithmonë të mbetet një element kritik i qeverisjes së mirë. Sidoqoftë, veçanërisht në rastin e Drejtësisë Administrative, pasi ajo përmbush një funksion të dyfishtë; Sigurimi i mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të qytetarëve ndaj Shtetit dhe kontrollimi i praktikave të Administratës Publike.

Kështu, ajo shërben si një qëllim privat dhe publik. Megjithatë,

GLSP Pranohet Komenti më shumë është konstatim

18

Page 19: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

vepron vetëm me kërkesë të palës së interesuar, sipas parimit të nemo iudex sine actore (nuk ka kontest pa paditës). Kështu, qytetari mbetet në thelb të kontrollit të administratës nga gjykatat dhe një qasje e shpejtë në mjetet juridike është një element kritik i zbatimit të tij efektiv.

Tema 10:Mundësia që këshilltarët ligjorë të nënshkruajnë dokumente të gjykatës dheurdhra procedural të ndërmjetëmqë nuk mund të apelohen

1. Hartuesi e parasheh, si hap për t’u zbatuar në Kapitullin 4, Opsioni 2, mundësinë që këshilltarët ligjorë të nënshkruajnë dokumentet e gjykatës dhe urdhrat procedural të ndërmjetëm kundër të cilëve nuk mund të bëhet ankesë.Nuk është e qartë nga draft-Koncept Dokumenti se për cilat dokumente/urdhra është qëllimi të mbulohen. Veç kësaj, nuk parashihen garanci mbrojtëse për të shmangur mundësinë e keqpërdorimit. Për të adresuar këtë, është e këshillueshme që hartuesi t’i elaborojë këto çështje, shkurtimisht në Kapitullin4, opsioni 2 dhe më gjerësisht në Kapitullin 2.

OSCE Nuk pranohet KD për kontestet administrative pikërisht çështjen e ngarkesës së gjyqtarëve e ka trajtuar si problematike, andaj përmes zgidhjes së ofruar tentohet që këshilltarët ligjorë të nënshkruajnë vendimet gjyqësore kundër të cilave nuk lejohet ankesa. Sa i përket masave për shmangien e keqpërdorimeve, vet fakti që këto vendime nuk mund të apelohen tregon se këto vendime kanë pasoja procedurale minimale dhe gjithsesi se e tërë kjo do të bëhet nën mbikëqyrjen e gjyqtarit përgjegjës.

Propozohet të shtohet edhe objektivin/aktivitetin relevant në kuadër të planit të punës së Qeverisë 2017 sipas të cilit është paraparë përgatitja e këtij dokumenti, si dhe,

SKQ Pranohet Komenti më shumë është konstatim

19

Page 20: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

nëse ka ndërlidhje edhe me Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike.

Propozohet që në faqen 3 i Koncept Dokumentit paragrafi e parafundit “Procedura gjyqësore administrative rregullohet me Ligjin për Konfliktet Administrative (LKA) i cili ka hyrë në fuqi me datën 6 tetor 2010, në pajtim me nenin 80.5 të Kushtetutës së Kosovës – pasi që nuk ishte nënshkruar nga Presidenti në përputhje me afatin e paraparë kushtetues” të qartësohet.

SKQ Pranohet

20

Page 21: konsultimet.rks-gov.netkonsultimet.rks-gov.net/.../Consultations/40100-FinalAl.docx · Web viewKështu, ne propozojmë që, përveç kësaj kërkese organizative, përgjegjësia personale

21