iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/pm_-bashkia-perrenjas.docx · web view7.ilustrime lidhur...

8
REPUBLIKA E SHQIPËRISË BASHKIA PRRENJAS Adresa: Qyteti Prrenjas Nr. Tel&Fax 0591 2404 – 2605 Nr.____Prot Prrenjas / / 2017 FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TE MIRA TE QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017 Titulli i praktikës: Ngritja e mekanizmit të koordinimit dhe referimit të trajtimit të rasteve të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje Bashkia: Bashkia Prrenjas Periudha e zbatimit: 6 Shtator 2016 - vazhdim Rajoni: Prrenjas Autori(ët) e aplikimit Emri/Mbiemri : Mirela Dashi, Pozicioni :Specialiste e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në familje në Bashkinë Prrenjas Cel: 069 563 6794 e-mail: [email protected] 1.Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social,ekonomik apo territorial ( shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar ). Projekti aplikohet në sferën e shërbimit social.Në territorin e Bashkisë Prrenjas nuk ka patur qëndër për trajtimin e dhunës në familje edhe pse ka qenë nevojshmëri pasi të gjitha rastet trajtoheshin në Stacionin e Policisë .Pas reformës territorial dhe me mbështetje të UNDP ky project ka arritur që të mbulojë dhe menaxhojë raste të dhunës në familje në 4 njësi

Upload: others

Post on 30-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

REPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA PRRENJAS

Adresa: Qyteti Prrenjas Nr. Tel&Fax 0591 2404 – 2605Nr.____Prot Prrenjas / / 2017

FORMAT APLIKIMI KONKURSI I PRAKTIKAVE TE MIRA TE QEVERISJES VENDORE EDICIONI 2017

Titulli i praktikës: Ngritja e mekanizmit të koordinimit dhe referimit të trajtimit të rasteve të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje

Bashkia: Bashkia Prrenjas

Periudha e zbatimit: 6 Shtator 2016 - vazhdimRajoni: PrrenjasAutori(ët) e aplikimit Emri/Mbiemri : Mirela Dashi,

Pozicioni :Specialiste e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në familje në Bashkinë Prrenjas Cel: 069 563 6794e-mail: [email protected]

1.Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi i kohezionit social,ekonomik apo territorial ( shkruani fushën për të cilën po aplikohet dhe jepni shpjegime mbi kohezionin e siguruar ).

Projekti aplikohet në sferën e shërbimit social.Në territorin e Bashkisë Prrenjas nuk ka patur qëndër për trajtimin e dhunës në familje edhe pse ka qenë nevojshmëri pasi të gjitha rastet trajtoheshin në Stacionin e Policisë .Pas reformës territorial dhe me mbështetje të UNDP ky project ka arritur që të mbulojë dhe menaxhojë raste të dhunës në familje në 4 njësi administrative ,Rrajcë ,Qukes,Stravaj dhe Prrenjas. Përmes këtij projekti viktimat kanë arritur të marrin një sërë përfitimesh ekonomike,si :

paketa ushqimore, transport falas për në gjykata, shërbim ligjor dhe psikologjik falas .

Përmes këtij projekti komuniteti është informuar dhe ndërgjegjësuar për problematikën e dhunës në familje,mënyrën e raportimit të rasteve si edhe masat ndëshkuese për dhunuesin. Gjithashtu mbështetje për punësim të viktimave,përfitim të ndihmës ekonomike,ndihmë shëndetësore etj. Aktualisht nëpërmjet këtij projekti është ngritur edhe strehëzae viktimave kundër dhunës në familjes.

2.Përshkrimi i problematikës së adresuar (jo më tepër se 100 fjalë).

Page 2: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

Fenomeni i dhunës në familje është një cështje shqetësuese në bashkinë Prrenjas .Gjatë viteve të tranzicionit është konstatuar forca e mentalitetit patriarkal.Ka pasur një nevojë të fortë në lidhje me mekanizmit të koordinimit dhe referimit të rasteve të dhunës,menaxhimit të tyre,mungesë shërbimesh,nivel I ulët të informacionit mbi mjetet ligjore që ofron ligji Nr.9669 dt.18.12.2006 .Gratë përballen me varfërinë,papunësinë,diskriminimin në vendin e punës,mungesën e aksesit në edukim apo shërbimet shëndetësore, si edhe në përfaqësim në politikë dhe vendimmarrje. Ka mungesë të shërbimeve rehabilituese mjekësore dhe psikologjike për gratë dhe vështirësia më madhe është denoncimi I rastet e dhunës dhe nuk pasur kapacitete të duhura për të trajtuar rastet.

3.Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura (jo më tepër se 100 fjalë)

Bashkia Prrenjas me mbikqyrjen e UNDP ka firmosur a)Memorandumin e Mirëkuptimit midis aktorëve përgjegjës në zbatimin e ligjit kundër dhunës ne familje :

Bashki Prrenjas( tre njësitë Administrative) Posta e Policisë Prrenjas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan . Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan Zyra Përparimore Elbasan Zyra e Përmbarimit Elbasan Dhoma e Avokatisë Elbasan Zyra Arsimore Librazhd Drejtoria Arsimore Rajonale Elbasan Spitali Prrenjas Qëndra Shëndetësore e Bashkisë Prrenjas OJF –Forumi I Gruas Elbasan Tjetër Vizion

b)Edukimi dhe ndërgjegjësimi publikut në përgjithësi në Prrenjasc) Bashkia Prrenjas ka ngritur strukturën në Sektorin e Shërbimeve Sociale dhe Ndihmës Ekonomike .

4. A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative (jo më tepër se 100 fjalë)

Eshtë ngritur Mekanizmi i Koordinimit dhe Referimit të rasteve të dhunës në familje, pranë Bashkisë Prrenjas;

Eshtë forcuar bashkëpunimi i bashkisë Prrenjas me institucionet përgjegjëse me qëllim parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje;

Janë menaxhuar me sukses raste të dhunës në familje; Eshtë rritur bashkëpunimi me organizatat jofitimprurëse që punojnë në fushën e parandalimit dhe

mbrojtjes nga dhuna në familje si Forumi i Gruas Elbasan, etj; Janë rritur kapacitetet e anëtarëve të ekipit teknik në lidhje me njohuritë mbi kuadrin ligjor të

përmirësuar si edhe mbi praktikën e zbatimit të këtij kuadri ligjor; Edhe takimi i Komitetit Drejtues shërbeu jo vetëm për firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit por edhe për rritjen e nivelit të informacionit të anëtarëve të këtij mekanimi mbi kuadrin ligjor të përmirësuar dhe problemet në lidhje me zbatimin e tij në praktikë.

Eshtë rritur ndërgjegjësimi i komunitetit dhe të rinjve në shkolla mbi raportimin e dhunës në familje; Janë rritur kapacitetet e koordinatores vendore të dhunës në familje në bashkinë Prrenjas mbi

regjistrimin e rasteve të menaxhuara në databasen e rasteve të menaxhuara të dhunës në familje në këtë bashki;

Eshtë rritur vizibiliteti i punës së bërë nga bashkia Prrenjas në lidhje me zbatimin e projektit duke përdorur facebook dhe ëebsite e bashkisë si një mjet informimi dhe ndërgjegjësimi;

Page 3: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

Eshtë rritur aksesi i viktimave të dhunës në sistem përmes ofrimit të shërbimit psikologjik, transportit falas për në institucione të ndryshme, shërbimeve ligjore, ndihmës për viktimat e dhunës në familje të pajisura me urdhra mbrojtje etj.

Zbatimi i projektit ka kontribuar në zbatimin e planit gjinor të bashkisë Prrenjas.

5.Informimi e pjesëmarrja komunitare (jo më tepër se 100 fjalë)

Organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese.

-Bashki.Takime me ekipin drejtues dhe teknik.

-Komunitet .Takim me kryetarët e fshatrave të Njësive Administrative dhe gratë

- Fshatra .Informim për strehëzën e grave te dhunuara dhe tek të cilat organe do të gjejnë mbështetje.

-Aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla me nxënësit klasave X-XII

- Shpërndarjes e fletëpalosjeve rreth 300 copë për marrjen e informacionit.

6.Qëndrueshmëria e praktikës (jo më tepër se 100 fjalë)

Ngritja dhe funksionimi I një rrjeti të koordinuar të autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen ,mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave dhe parandalimin e dhunës në familje si dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje do të rriste efektivitetin e punës parandaluese dhe mbrojëse.Shërbimet e nevojshme për viktimat e dhunës në familje janë si afat shkurtra (mbrojtje emergjente ,siguri ,ndihmë shëndetësoore ,strehim ,transport në një vend të sigurt ,informacion /ndihme për marrjen e urdhërit të mbrojtjes ,referim në shërbime të tjera) dhe afatgjata (mbështetje për punësim , ndihmë ekonomike ,strehim ,këshillim dhe ndihmë ligjore ,ndihmë për procedurat e divorcit , këshillim dhe terapi ,ndihmë për fëmijët, etj.)

7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta).

Page 4: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

1.Mbledhje nga Ekip Teknik i Drejtues

2.Takim me nxënësit e shkollave

3.Takim me gratë

Page 5: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

4. Fletepalosje

Page 6: iditurihost.comiditurihost.com/.../2017/11/PM_-Bashkia-Perrenjas.docx · Web view7.Ilustrime lidhur me praktikën (1-2 ilustrime ,foto ,video,gazeta). 1.Mbledhje nga Ekip Teknik i

5.Qendra e grave te dhunuara

Sinqerisht,

KRYETARI I BASHKISË

MIRANDA RIRA