vuthaj 2010

9

Click here to load reader

Upload: shba-pashtriku

Post on 22-Mar-2016

223 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Nëpër shtegun jo fort të mundishëm me pamje të mrekullueshme të luginës së Valbonës prapa nesh, dhe pamje të shkrepave e majeve t,bjeshkëve t`Kollatës pranë, ecëm dhe arritëm me lehtësi e pa mund deri të stanet e Preslopit (rreth 2000m lmd) në qafën në të majt të bjeshkës së Kollatës. Marshi i shba Pashtriku në Vuthaj me rastin e festës së alpeve shqiptare Në shtegun kah lugu i Preslopit

TRANSCRIPT

Page 1: Vuthaj 2010

Marshi i shba Pashtriku në Vuthaj me rastin e festës së alpeve shqiptare

Tetë bjeshkatarë të shba Pashtriku(Suphi Xharra,Zegjane Qarri,Islam Lama,Besnik Dujaka,Reshat Muhaxhiri,Ruzhdi Shtaloja,Remzi Kusari dhe Teki Zeka) muarrën pjesë në takimet tradicionale të festës së alpeve shqiptare në Vuthaj(Mali i Zi).Nisja nga Gjakova me dt.31 Gusht 2010 n`orën 6 për luginën e Valbonës.Kalimi i kufirit Kosovë/Shqipëri në doganën e Morinës pa probleme ,kështu që në luginën e Valbonës të mulliri arritëm kah ora 8 prej nga u nisëm këmbë lugut të Preslopit rrënzë bjeshkëve të Kollatës.

Në shtegun kah lugu i Preslopit

Nëpër shtegun jo fort të mundishëm me pamje të mrekullueshme të luginës së Valbonës prapa nesh, dhe pamje të shkrepave e majeve t,bjeshkëve t`Kollatës pranë, ecëm dhe arritëm me lehtësi e pa mund deri të stanet e Preslopit (rreth 2000m lmd) në qafën në të majt të bjeshkës së Kollatës.

Page 2: Vuthaj 2010

Pas takimit me dajën e Ali Selimajt në stanet e Lugut të Preslopit dhe freskimit me ujin shum të mirë të bjeshkëve për rreth,vazhduam për Mal të Zi duke kaluar pastaj në një teren shkamborë mjaft të rrezikshëm port të shënuar mjaft mirë nga ana e bjeshkatarëve nga Plava e Gusinja të cilët shpesh marshojnë këtij shtegu deri në majën e Kollatës(lmd :2550m).

Gjatë shtegut kaluam pranë shpellës së akullit nga gryka e së cilës ndihej një freski akulli që njeriu normal nuk mund ta duronte të qëndroje ma tepër se 3 minuta pranë sajë.

Page 3: Vuthaj 2010

Te shpella e akullitPas një marshimi gati katër orësh , u ulëm për të pushuar dhe ngrënë në një vend mbi shkëmbinjtë për rreth,

por askund burim uji.pranë.

Në vazhdim për Vuthaj,duke përcjellur gjithnji shtegun e shënuar në një livadh hasëm në tre pjestarë të policisë malazeze, të cilët na pyetën se kush ishim dhe kah shkojmë ,e pasi na legitimuan , me mirësjellje na deshiruan qëndrim të këndshëm në takimet e Vuthajve.

Në Vuthaj arritëm kah ora 15 pas një marshute rreth 16 km prej fshatit Valbonë.

Page 4: Vuthaj 2010

Arritja në VuthajShkuam deri te derdhja e lumit në vrimën pa fund ,pastaj në vend takimin e bashkatdhetarëve ku ishin mbledhur dhe bredhëshin një masë e madhe njerzish nga viset e ndryshme(kishte targa automjetësh edhe nga SHBA).

Atmosferë feste në VuthajAty u takuam edhe me disa bjeshkatarë nga shba Prishtina(Gani Sylën ,Fatmir Eminin etj. )Pasi ata treguan se ishin vendosur dikund jasht Plavës në një vend malorë, atëherë edhe ne vendosëm t`ju bashkangjitemi edhepse duhej të

Page 5: Vuthaj 2010

bënim një rrugë gati 50 km deri atje.Për sigurimin e transportit deri ate villat u angazhua Besniku.pasi ai kishte vuar kontakt më parë me një vendas nga Plava.

Meqenëse me dukej e palogjikshme të bënim kte rrugë pas një marshi aq të gjatë që kishim bërë më parë,duke menduar se do te gjenim vend për fjetje në Vuthaj apo Gusinje, unë në fillim, shpreha pakënaqësinë për kte ndrrim të programit sidomos duke ditur se të nesermën ishin takimet në burimet e AliPashës pastaj kishim disa vende atraktive për të vizituar(si p.sh.Syrin e kaltërt,Mjekrrën e Vezirit ,burimet e Alipashës) Megjithate ,pasi pritëm një kohë xhipin që kishte me na bartur deri të vendi i vendosjes , vazhduam për Gusinjë, Plavë dhe deri të villat në bjeshkët n`jug lindje t`Plavës(afër majës Starac)

Te burimet e Alipashës, Vuthaj,Gusinje

Gjihnjë me brengën se si do të ktheheshim prap të nesërmen deri në Vuthaj edhe 50 km nga këtu,dhe duke kërkuar zgjidhje për kte situatë të re,dikur pranuam propozimin e shoferit që të nesërmën të vazhdojmë për Bogiqe dhe kalojmë kufirin Mal i Zi/Kosovë që ishte afër nga vendi ku u vendosëm.

Pasi u vendosëm dhe rregulluam llogaritë me shoferin dhe pronarin e villës ,në mbramje ndezëm zjarrin dhe shtruam sofrën në verandën pranë villës ku kaluam një mbramje të bukur .

Page 6: Vuthaj 2010

Në verandën para villës

Një befasi e këndshme ishte festimi i ditëlindjes së djalit të Arben Lilës, i cili si nikoqir i lumtur sëbashku me Mimozën dhe Editën na gostiti me kët rast me torte dhe kafe.

Të nësermën pasi kishim pushuar e fjetur mirë dhe pasi u përshendetëm me kolegët tanë nga Prishtina ,u nisëm kah Bogiqe dhe kufiri ,Mal i Zi/Kosovë ,ku pas dy ore marshimi nëpër një ambient të bukur e të mrekullueshëm malorë, kaluam pa proleme në bjeshkët e Kosovës

Page 7: Vuthaj 2010

Përshendetje me bjeshkatarët nga Prishtina para nisjes kah Bogiqe

Bogiqe, brezë kufitarë Mali i Zi/Kosovë

Duke kaluar pranë staneve të Dobroshit aty takova nxënsin B.Rexha i cili me familjen e vet me priti e përcjelli ngrohtësisht..

Page 8: Vuthaj 2010

Familja e B.Rexhës ,stanet e Dobroshit

Në vazhdim të marshit kah zalli i Ropës dhe lugina e Prroit shqiptarë ,gjithnjë në dilemë se a e ka marrë Uka mesazhin e Besnikut që mos të del me na pritë në Valbonë por te HE “Lumbardhi”në grykën e Deqanit,ecëm duke u ndalur aty këtu për tu freskuar në ujërrjedhëjet e burimet shumta të luginës së Prroit shqiptarë

Pushim dhe drekim te zalli i Ropës

Page 9: Vuthaj 2010

Pasi një rrugëtimi pothuajse maratonik(rreth 17km)arritëm të restorani “Prroi shiptarë “ ku gjindej edhe bazeni për kultivimin e troftës.Aty u freskuam me nga një birrë në krigël duke shpresuar se edhe Uka e ka pranuar mesazhin e Besnikur apo Fatmir Eminit të cilin e kishim porositur që t`ja përcjellë atij ndrrimin e marshutës sonë Me dyshimin se mund të mos kët marrë mesazhin dhe se ndoshta do të duhej të vazhdonim marshutën këmbë .,u nisëm dhe kur arritëm te HE Lumbardhi në një qast ndëgjova zërin e Zegjanit e cila e kishte parë kombin ngjyrë portokall duke ardhur dhe me gëzim bërtiti :Erdh Uka ! me q`rast u çliruam të gjithë nga ankthi e brenga që na mundonte së si do të ktheheshim për Gjakovë nga këtu.Pasi u freskuam edhe me bostanin që e kishte sjellur Uka shoferi i ynë besnik dhe mjaft i kujdesëshëm ,u nisëm për Gjakovë ku mbërrim kah ora 18 mu ashtu si kishim planifikuar.

Kështu përfundojë një ekspeditë/avanturë e veqantë e bjeshkatarëve më të guximshëm të shba Pashtriku të cilët kanë guximin dhe dijnë të ballafaqohen me gjithfarë sfidash pa probleme të mëdha sepse të gjitha ato dijnë t`i zgjidhin kurdoherë me mirëkuptim ,harmoni e marrëveshtje shoqërore.

Për dy ditë, arritëm të kalojmë trekufirin Kosovë-Shqipëri -Mal i Zi në një perimetër 170km .Edhepse mbi krihë kisha gjitha marshimit një barrë me peshë afro 1/3 të peshës sime trupore(kisha marrë me vehte edhe tendën e rrobat për fjetje në natyrë) ,arrita të kalojë këmbë sëbashku me grupin në kte marshutë një distancë rreth 34km

Gjatë këtij udhëtimi kemi fotografuar me Besnikun e Ruzhdiun mjaft ,dhe disa nga fotot mund të merren në Internet(fotogaleria e shba Pashtriku dhe facebook Islam Lama).

3.Gusht 2010Udhëpërshkruesi: Islam Lama