vlerËsimi i performancËs policore nË menaxhimin e...

28
Raport Inspektimi Nr: 1/2015 VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E TURMËS GJATË PROTESTAVE QYTETARE ME 27.01.2015 (QERSHOR 2015) Aprovuar Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i IPK-së __________________________ DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT Inspektorati Policor i Kosovës Policijski Inspektorat Kosova Police Inspectorate of Kosovo REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova Ministry of Internal Affairs

Upload: dangtram

Post on 25-Feb-2018

238 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

Raport Inspektimi Nr: 1/2015

VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E TURMËS GJATË PROTESTAVE

QYTETARE ME 27.01.2015

(QERSHOR 2015)

Aprovuar Fitim Shishani

Kryeshef Ekzekutiv i IPK-së

__________________________

DEPARTAMENTI I INSPEKTIMIT

Inspektorati Policor i Kosovës Policijski Inspektorat Kosova Police Inspectorate of Kosovo

REPUBLIKA E KOSOVËS /

REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS

VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova

Ministry of Internal Affairs

Page 2: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

2

S H K U R T E S A T

PK Policia e Kosovës

DPP Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

IPK Inspektorati Policor i Kosovës

DI Departamenti i Inspektimeve

DIA Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë

DRP Drejtoria Rajonale Policore

NjSO Njësia Speciale Operative

NjSI Njësia Speciale Intervenuese

NJRSH Njësia për Reagim të Shpejt

NjHR Njësia e Hetimeve Rajonale

DSHSH Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore

KSHPF Komisioni për Shqyrtimin e Përdorimit të Forcës

UA Udhëzimi Administrativ

PSO Procedurat Standarde të Operimit

QKUK Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Page 3: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

3

P Ë R M B A J T J A

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ........................................................................ (4-5)

2. HYRJE ...................................................................................................................... (6-7)

3. TË GJETURAT........................................................................................................ (8-23)

3.1 Vlerësimi i organizimit/planifikimit për menaxhimin e protestës së datës 27.01.2015.........................................................................................................(8-10)

3.2 Vlerësimi i performancës në menaxhimin e protestave të zhvilluar me datë 27 janar 2015.........................................................................................(11-21)

3.3 Vlerësimi i angazhimit të PK-së, pas përfundimit të protestës..........(22-23)

4. VEPRIMET HETIMORË TË IPK-SË.............................................................(24-25)

5. PËRFUNDIMET .................................................................................................. (26-27)

6. REKOMANDIMET .................................................................................................. (28)

Page 4: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

4

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

1.1. Në bazë të nenit 24, paragrafi 2, të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), IPK-ja ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës (PK) lidhur me “Vlerësimi i performancës policore në menaxhimin e turmës gjatë protestave qytetare me 27.01.2015”. Me autorizim të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, ky inspektim është zhvilluar për të vlerësuar kryerjen e detyrave nga zyrtarët policor gjatë protestës së zhvilluar me 27.01.2015.

1.2. Inspektimit në këtë fushë i ka paraprirë, hartimi i programit inspektues duke përfshirë edhe përzgjedhjen e metodologjinë e punës. Programi inspektues ka paraparë fillimin e aktivitetit inspektues në terren më datë 23.02.2015 deri me datë 03.03.2015 dhe zhvillohet në bazë të protokollit zyrtar të inspektimit, i cili përmban orarin dhe listën e intervistave.

1.3. Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës në këtë fushë bëhet për të siguruar llogaridhënie, efikasitet dhe efektivitet në implementimin e ligjeve të aplikueshme, akteve nënligjore dhe procedurave tjera standarde të veprimit në fuqi si dhe për ngritjen e perfomancës së zyrtarëve policor në situatat e menaxhimit të turmave gjatë protestave të qytetarëve. Ky raport i inspektimit përfshinë të gjeturat dhe rekomandimet e dhëna për përmirësimin e gjendjes së gjetur.

1.4.Të gjeturat e inspektimit tregojnë se PK megjithëse nuk kishte qenë e njoftuar konform ligjit për tubimet publike për mbajtjen e protestës kishte arritur që me kohë t’i bëjë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet e duhura për menaxhimin sa më të mirë situatës para, gjatë dhe pas zhvillimit të protestës. Pra, me kohë ishin hartuar Urdhri Operativ nga DPP, Plani Operativ nga DRP Prishtinë, Plani Operativ i Njësisë Speciale Operative. Dokumente në të cilat janë paraqitur në mënyrë të detajizuar të gjitha detyrat konkrete lidhur me menaxhimin e situatës duke përfshirë sigurimin e lëvizjes së pa penguar në komunikacionin rrugor, lirinë e lëvizjes së qytetarëve, sigurimin e pjesëmarrësve në protestë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

1.5. Të gjeturat e inspektimit tregojnë se fillimisht protesta ishte zhvilluar e qetë e cila për një kohë shumë të shkurtër kishte eskaluar në protestë të dhunshme nga ana e protestuesve, me ç’rast ishin hedhur mjete të forta në drejtim të pjesëtarëve të PK-së. Krahas përshkallëzimit të situatës në protestë edhe PK-ja kishte reaguar duke ndryshuar si formacionet e zyrtarëve të vendosur në kordonin policor ashtu edhe në përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të cilat janë të destinuara për situatat e ballafaqimit me turmat gjatë zhvillimit të protestave. Pra, për menaxhimin e situatës dhe shpërndarjen e protestuesve janë angazhuar Policët e Rendit, Togjet Rezervë, Njësitë e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale Operative. Gjithashtu të gjeturat tregojnë se përdorimi i Spreji OC, gazi lotsjellës, municioni kinetik i gomës, topi i ujit dhe automjetet e blinduara ishte konform rregullativës ligjore me të cilën posedon PK-ja. Mirëpo, vlen të theksohet që në rastet për të cilat është dyshuar se ka patur tejkalim të autorizimeve nga ana e zyrtarëve policor IPK ka filluar procedurat hetimore.

1.6. Të gjeturat e inspektimit tregojnë se si rezultat i eskalimit të situatës në këtë protestë ka pasur lëndime si nga radhët e zyrtarëve policor ashtu edhe nga ana e protestuesve. Lidhur me lëndimet, Policia e Kosovës posedon të dhëna që tregojnë se gjatë kësaj proteste

Page 5: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

5

janë lënduar 20 (njëzet) protestues dhe 92 (nëntëdhjetë e dy) zyrtarë policor1. Sa i përket personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të ndryshme, IPK ka siguruar të dhëna edhe nga QKUK. Këto të dhëna tregojnë se numri i përgjithshëm i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore –shëndetësore është 170 persona, nga të cilët 107 kanë qenë zyrtarë policor, 53 protestues dhe 10 prej tyre kanë qenë qytetar. Ndërsa sa i përket personave të arrestuar, PK kishte arrestuar 162 protestues ku pas konsultimeve me prokurorinë e shtetit 154 prej të tyre janë dërguar në mbajtje.

1.7. Të gjeturat tregojnë që pas përfundimit të protestës të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë angazhuar duke përmbushur të gjitha përgjegjësit procedurale që kanë rrjedhur si rezultat i një situate të krijuar. Po ashtu menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës në nivelin e përgjithshëm dhe atë rajonal ka ndërmarrë hapat për të vlerësuar, konkluduar dhe ndërmarrë veprime me qëllim të zhvillimit të mëtejmë profesional.

1.8. IPK ka identifikuar rastet e dyshimta te sjelljes se policëve gjate kësaj proteste, ka pranuar ankesat nga qytetaret dhe nga Prokuroria Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka pranuar një autorizim për ndërmarrje e veprimeve hetimore pas kallëzimit penal të ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

1.9. IPK ka zhvilluar dhe përfunduar hetimet për te gjitha rastet e identifikuara dhe në konsultim dhe me udhëzim të prokurorit të rastit, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë raportin përmbledhës për të gjeturat dhe veprimet e ndërmarra nga IPK. Nga gjithsej katërdhjetë (40) raste, katër (4) raste IPK i ka dërguar në DSP për trajtim disiplinor, kurse në raportin përmbledhës për prokurorinë janë të përfshira tridhjetë e gjashtë (36) raste, ku nëntë (9) prej tyre mund të trajtohen si raste me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim trupor, ndërsa për njëzeteshtatë (27) raste nuk është mundur vërtetohen apo të gjinden elemente të veprës penale.

1.10. Lidhur me të gjeturat e paraqitura në këtë raport IPK me datë 06.05.2015, ka mbajtur edhe takimin përmbyllës me menaxhmentin e PK-së të fushës përkatëse. Në këtë takim janë diskutuar të gjitha detajet e paraqitura në raport ku si konkluzion i këtij takimi ka dalë se të gjithë të pranishmit janë pajtuar me këto të gjetura e këtij raporti.

1 Raporti Pas-Operacional DPP

Page 6: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

6

2. HYRJE

2.1 Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 24 pika 1 dhe 2, me autorizim të Kryeshefit Ekzekutiv, Departamenti i Inspektimeve nga data 23.02.2015 deri me 06.03.2015, ka bërë Inspektim të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës me temën “Vlerësimi i performancës policore në menaxhimin e turmës gjatë protestave qytetare me 27.01.2015”, në të cilën pati një përplasje në mes protestuesve dhe policisë ku pati të lënduar si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ana e Policisë së Kosovës. 2.2 Procesi i inspektimit – është një sistem administrativ që përdoret nga IPK-ja për të zhvilluar inspektime në Policinë e Kosovës për të garantuar se strukturat dhe personeli operojnë në përputhje me ligjet, rregulloret, parimet dhe procedurat e përcaktuara.

2.3 Qëllimi i inspektimit është që të vlerësohet kryerja e detyrave nga ana e zyrtarëve të lartë të PK-së, përgjegjës për sjelljen e zyrtarëve të PK-së duke analizuar dhe vlerësuar performancën e strukturave policore të PK-së, para, gjatë dhe pas protestës së 27 janarit të vitit 2015, evidentimi i rasteve tjera të mundshme nëse kërkojnë trajtim sipas autorizimeve ligjore të IPK-së si dhe dhënien e rekomandimeve për mënyrat e përmirësimit të kryerjes së detyrave policore në situata të ngjashme në të ardhmen. 2.4 Objekt i këtij inspektimi të jashtëzakonshëm ishte menaxhimi i situatës gjatë protestave të 27 janarit nga strukturat policore të PK-së. Inspektimi i jashtëzakonshëm ka pasur për objekt planifikimin e kryer nga PK-ja për menaxhimin e situatës, mënyrën e menaxhimit të operacionit policor në ditën kritike dhe veprimet pas-operacionale të saj. 2.5 Subjekt i këtij inspektimi ka qenë struktura policore që ka menaxhuar me informacionin e grumbulluar mbi protestën e paralajmëruar, struktura policore që ka ndërmarrë veprimet në fushën e planifikimit të veprimeve pro-aktive, reaktive dhe pas operative policore, struktura menaxhuese policore në udhëheqjen e operacionit dhe njësitë operative policore që kanë zbatuar urdhrat dhe planet policore në operacionin policor.

2.6 Objektivat e këtij inspektimi ishin:

Vlerësimi i organizimit/planifikimit për menaxhimin e protestës së datës 27.01.2015;

Vlerësimi i përformancës në menaxhimin e protestave të zhvilluar 27 janar 2015;

Vlerësimi i angazhimit të PK-së, pas përfundimit të protestës; 2.7 E autorizuar të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm, IPK-ja ka angazhuar inspektorët, të cilët në vazhdën e nxjerrjes së informacionit të duhur, kanë siguruar:

të dhëna nga materialet audio vizuale të siguruara nga shtëpitë mediatike, pamje këto të transmetuara në opinion publik, si dhe ato të siguruara nga njësitë policore që kanë kryer incizime në vendngjarje në ditën e protestave,

dokumente të shkruara, si raporte të ndryshme, plane dhe urdhra operativë, radiologe, njoftime, fotografi dhe letra korrespondence, dhe

intervista nga punonjës policorë të nivelit të lartë drejtues, të nivelit zbatues dhe qytetarë të përfshirë në protestë, si në vijim:

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës për Operativë; Udhëheqësi i Përgjithshëm i Operacionit; Drejtori i Departamentit të Hetimeve të krimit;

Page 7: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

7

Drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse; Udhëheqësi i Dhomës Komanduese në DPP; Drejtori i Divizionit të Njësive të Specializuara; Drejtori i Drejtorisë së Njësive Speciale; Komandanti i Njësisë Speciale Operative; U.D. Drejtorit Rajonal në Prishtinë; Zëvendës Drejtori Rajonal në Prishtinë Shefi i sektorit të operatives në DRP Prishtinë/Komandant Taktik

Operacionit më datën 27 janar 2015; Komandanti taktik i stacionit policor Qendra në Prishtinë; Komandanti taktik i stacionit policor Veriu në Prishtinë; Komandanti taktik i stacionit policor Jugu në Prishtinë; Drejtorit Rajonal në Prizren; Udhëheqësi i NJRSH-së në Prizren; Drejtorit Rajonal në Pejë; Udhëheqësi i NJRSH-së në Pejë; Drejtorit Rajonal në Ferizaj; Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj; Drejtorit Rajonal në Gjilan; Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan; Komandantet taktik të stacioneve policore në DRP-Prishtinë; Zyrtarë policor të përfshirë në planin operativë në detyrë datën kritike;

2.9 Inspektimi i jashtëzakonshëm i zhvilluar nga inspektorët e Departamentit të Inspektimit (asistuar edhe nga hetues të Departamentit të Hetimeve) është përqendruar në këto fusha kryesore:

Veprimet para-operative të PK-së në menaxhimin e informacionit,

Veprimet policore në planifikimin e aktiviteteve për menaxhimin e situatës,

Organizimi, udhëheqja, koordinimi dhe kontrolli,

Përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë,

Komunikimi, logjistika dhe raportimi. 2.10 Inspektimi i jashtëzakonshëm i autorizuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së është bazuar në këtë kuadër ligjor:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës;

Konventa ndërkombëtare për Mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut;

Ligji i Policisë së Kosovës (2011 /04-L-076);

Ligji për Tubimet Publike (2009/03-L-118);

Ligji Për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, (2010/03-l-2460);

Udhëzimi Administrativ për Përdorimin e Armëve të Zjarrit nga zyrtarët policor (No. 03/2012);

Udhëzimi Administrativ për Përdorimin e Forcës nga ana e zyrtarëve policor (No. 02/2012);

Parimet dhe Procedurat e PK-së;

Koncepti Për ballafaqimin me turma i PK-së (Datë 14.02.2012);

Page 8: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

8

3. TË GJETURAT

3.1. Vlerësimi i organizimit/planifikimit për menaxhimin e protestës së datës 27.01.2015

3.1.1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 43, ku flitet për lirinë e tubimit, garanton lirinë e tubimit paqësor. Në nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-118 për Tubimet Publike, ku flitet për lajmërimin e tubimit të qetë publik, potencohet se lajmërimi bëhet më së voni 72 orë para se të mbahet tubimi i qetë publik. Kushtetuta gjithashtu parasheh se, e drejta për të organizuar tubime, protesta apo demonstrata, si dhe për të marrë pjesë në to mund të kufizohet me ligj nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Meqë tubimet publike duhet paralajmëruar në organet relevante të sigurisë, është detyrë e Policisë që duke lehtësuar këtë të drejtë, të sigurojë menaxhimin e trafikut rrugor, menaxhimin e masës së tubuar dhe sigurinë e përgjithshme, në drejtim të mbajtjes së rendit publik dhe mbrojtjes së pronës publike apo private. 3.1.2 Duke vlerësuar mbi këtë bazë, sipas informacionit të disponuar konstatohet se organizatorët e Protestës nuk kishin lajmëruar zyrtarisht mbajtjen e tubimit në Polici. Kjo nuk nënkupton se PK-ja nuk ka qenë në dijeni për mbajtjen e saj, por moslajmërimi i tubimit ka vënë PK-në në situatë të pafavorshme, ngase ajo ka qenë e hendikepuar me informacionin e plotë mbi agjendën dhe aktivitetin protestues.

LIGJI Nr. 03/L-118 PËR TUBIMET PUBLIKE

Neni 6 Lajmërimi i tubimit të qetë publik

1. Lajmërimi për organizimin e tubimit të qetë publik për qëllimin, vendin dhe kohën e organizimit bëhet para policisë së Kosovës në vendin ku mbahet tubimi. 2. Lajmërimi bëhet më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para se të mbahet tubimi i qetë publik. 3. Policia e Kosovës duhet që më së voni dyzet e tetë (48) orë para mbajtjes së tubimit publik të lajmëroj organizatorin për lejimin apo ndalimin e tubimit publik. Nëse në afatin e paraparë nuk shpallet vendimi i ndalimit, tubimi konsiderohet i lejuar. 4. Lajmërimi për tubimin publik duhet të përmbaj:

4.1. qëllimin, vendin ditën dhe kohën e mbajtjes së tubimit publik; 4.2. kohëzgjatjen e tubimit të qetë publik; 4.3. të dhënat e organizatorit apo të përfaqësuesit të tij; 4.4. të dhënat mbi udhëheqësin e tubimit publik; 4.5. numrin e kujdestarëve dhe 4.6. numrin e përafërt të pjesëmarrësve.

5. Për vendin dhe kohën e mbajtjes së tubimit vendos organizatori. Tubimet publike brenda hapësirës së një institucioni publik nuk janë të lejuara.

3.1.3 Protesta e mbajtur me datë 24.01.2015, ishte organizuar nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe Lëvizja “Vetëvendosje”. Protesta fillimisht kishte rrjedhë të qetë, gjatë fjalimeve të mbajtura në binë/foltore, situata kishte filluar të acarohej kur një grup i protestuesve kishin filluar të hedhin gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të policisë dhe objekteve të Qeverisë. Gjatë kësaj proteste ishin lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore 16 polic të NJSO, 4 Policë të Rendit si dhe 4 Qytetarë te lokali Centrum , ndërsa ishin arrestuar 22 protestues.

Page 9: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

9

3.1.4 Vlen të theksohet se protestuesit me datën 24.01.2015 kishin kërkuar nga Qeveria e Kosovës realizimin e kërkesave të tyre brenda 48 orësh ose përndryshe protestat nuk do të ndalën dhe do të vazhdojnë më datën 27 Janar 20152. 3.1.5 Pas përfundimit të afatit 48 orësh që kishin kërkuar realizimin e kërkesave të tyre me datën 26 Janar 2015, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë thirrje publike për vazhdimin e protestës më datën 27 Janar 2015. Mbështetje për protestën kishin shprehur edhe dy subjektet tjera politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Për Kosovën3. 3.1.6 Bazuar nga informacionet dhe vlerësimi i situatës që kishte siguruar Policia e Kosovës për të qenë në krye të detyrave që burojnë nga Ligji i Policisë së Kosovës, Drejtoria e Analizës dhe Inteligjencës / DIA, më kërkesë të Divizionit për Siguri Publike kishte përpiluar një raport analitik4 për shkallën e rrezikshmërisë në nivel vendi, me rastin e organizimit të protestës gjithë popullore (Datë 26/01/2015 Ref. 56423). 3.1.7 Në bazë të këtij raporti të vlerësimit nga DIA niveli i rrezikshmërisë të situatës së mundshme të krijuar ishte vlerësuar i nivelit MESATAR-LARTË. Deri te ky vlerësim është arritur duke marrë parasysh historikun e protestave ku kanë marrë pjesë aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” që në të shumtën e rasteve kishin shkaktuar incidente duke mos respektuar rendin dhe ligjin për siguri publike5. 3.1.8 Bazuar nga informacionet e pranuar përmes mjeteve të informimit për organizimin dhe mobilizimin për protestë si dhe duke u bazuar në raportin e vlerësimit të situatës të nxjerrë nga DIA lidhur me nivelin e rrezikshmërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës me datën 26.01.2015 kishte lëshuar Urdhër Operativ “Protesta 27.01.2015” REF. DDO 04-013-2015. 3.1.9 Qëllimi i këtij Urdhri Operativ ishte6:

Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatushmëria e ligjit.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës së paralajmëruar.

Ndërmarrja e masave të nevojshme operative policore për të siguruar që protesta të kaloj pa ndonjë incident dhe qytetarët/pjesëmarrësit të shprehin në mënyrë demokratike në suaza Ligjore protestën e tyre për çështjet në fjalë.

Ndërmarrja e masave Ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore, dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jo stabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.

PK ti angazhoj të gjitha resurset e nevojshme që ka dispozicion si ato njerëzore dhe materiale, në realizimin e detyrave policore të dala nga Urdhri Operativ lidhur me protestën e paralajmëruar.

3.1.10 Për të realizuar qëllimet e cekura me lartë në bazë të këtij urdhri operativ, urdhërohen dhe përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë për të gjitha Departamentet vartëse të DPP-së, duke përfshirë hapjen e dhomave komanduese dhe hartimin e planit operativ nga DRP.

2 Plani Operativ “Protestë” 26.01.2015 3 Portalet elektronike 26.01.2015

4 Raport analitik mbi vlerësimin e rrezikshmërisë (Datë 26/01/2015 Ref. 56423)

5 Raport analitik mbi vlerësimin e rrezikshmërisë (Datë 26/01/2015 Ref. 56423)

6 Urdhër Operativ Protesta 27.01.2015 REF. DDO 04-013-2015

Page 10: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

10

3.1.11 Lidhur me përbërjen e ekipeve në kuadër të dhomave të komandimit, nga niveli qendror komandues ishte publikuar një listë me emrat e eprorëve vendim marrës, si pjesë e ekipeve brenda dhomave. Sipas kësaj liste, në përbërje të ekipeve konform Urdhrit ishin caktuar përfaqësues nga Departamenti i Operativës, Hetimeve, Burimeve Njerëzore, Policisë Kufitare, Përfaqësuesi i DNJS-së, Përfaqësuesi i Mediave, Llogmbajtësi dhe Përfaqësuesi i Shërbimeve Mbështetëse7. 3.1.12 Bazuar nga detyrat dhe përgjegjësitë komanduese që dalin nga “Urdhër Operativ

Protesta 27.01.2015” REF. DDO 04-013-2015, Drejtoria Rajonalë e Prishtinës më datën 26.01.2015 ka hartuar Planin Operativ “Protestë” Datë 27.0102015 me Ref:04/1-01-SOR/007/2015. Ky plan operativ në vete përmban në mënyrë të detajuar të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e njësive policore të përfshira në këtë plan operacional policor, duke përfshirë përcaktimin e pozitave komanduese në terren, pozicioneve/lokacioneve, formave të komunikimit zyrtar si dhe numrin e zyrtarëve policor. 3.1.13 Bazuar nga detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga ky plan operativ për implementimin e tij do të angazhohen burime njerëzore dhe materiale nga8:

Drejtoria Rajonale e Prishtinës;

Të gjitha stacionet policore në kuadër të DRP-Prishtinë;

Njësitë e Reagimit të Shpejtë nga DRP Prishtinë, DRP Prizren dhe DRP Pejë;

Togu rezervë nga DRP Ferizaj dhe DRP Gjilan;

Njësia e Komunikacionit Rrugor DRP-Prishtinë;

NJHR-Prishtinë;

Njësia e Inteligjencës Prishtinë;

Shërbimet shëndetësore DRP-Prishtinë;

Njësitë Speciale Operative;

Organizatat tjera(Zjarrfikës, Higjenoteknika); 3.1.14 Për implementimin e këtij plani operativ, për të siguruar mbarëvajtje të qetë dhe të sigurt të protestës Policia e Kosovës kishte angazhuar gjithsej 750 zyrtarë policor dhe atë:

225 zyrtarë policor të rregullt;

299 zyrtarë policor nga togjet rezervë;

88 zyrtarë policor nga Njësitë për Reagim të Shpejtë;

138 zyrtarë policor nga Njësitë Speciale Operative;

7 Urdhër Operativ Protesta 27.01.2015 REF. DDO 04-013-2015

8 Plan Operativ Protestë Datë 27.0102015 me Ref:04/1-01-SOR/007/2015.

Page 11: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

11

3.2. Vlerësimi i performancës në menaxhimin e protestave të zhvilluar me 27 janar 2015

3.2.1 Në bazë të organizimit dhe aktivitetit konform Urdhërit Operativ Protesta 27.01.2015 REF. DDO 04-013-2015 dhe planit operativ të hartuar nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës Plan Operativ Protestë Datë 27.0102015 me Ref:04/1-01-SOR/007/2015, në orën 10:00 është hapur Dhoma Komanduese e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Kurse dhoma komanduese e Drejtorisë Rajonale të Policisë të Prishtinës ishte hapur një orë më herët pra në ora 09:00. 3.2.2 Të dy dhomat komanduese si ajo e DPP-së ashtu edhe Dhoma Komanduese e DRP-së kanë qenë në përbërje të plotë konform PSO-së për Dhomat Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve Policore. Qëllimi i hapjes së këtyre dhomave komanduese ka qenë për reagim dhe menaxhim të kontrolluar policor të situatave apo ngjarjeve të veçanta, në të cilat domosdoshmërish kërkohen këshillat, sugjerimet dhe vendimmarrjet specifike nga niveli më i lartë i policisë për menaxhimin e situatave konkrete në terren. 3.2.3 Gjatë intervistave të zhvilluara me zyrtarët e lartë të PK-së të cilët kanë udhëheqë me dhomat komanduese, IPK ka kuptuar se roli i dhomës Komanduese të nivelit rajonal ka qenë në menaxhimin e njësive policore të rendit duke përfshirë NJRSH-të dhe Togjet rezervë. Gjithashtu, detyrë e tyre ka qenë koordinimi i veprimeve ndërmjet njësive policore dhe pozicionimi i zyrtarëve policor të ardhur në mbështetje të DRP Prishtinës nga Drejtoritë tjera Rajonale. Ndërsa sa i përket marrjes së vendimeve dhe dhënies së urdhrave apo autorizimeve për aktivizimin e Njësive të Specializuara dhe përdorimin e pajisjeve policore si: gazit lotsjellës, topit të ujit dhe automjeteve tjera të blinduara kanë qenë në kompetencë të Dhomës Komanduese të DPP-së. 3.2.4 Pas grumbullimit të zyrtarëve policor nëpër qendrat e caktuara regjionale, të gjithë janë paraqitur në detyrë në hapësirat e Drejtorisë Rajonale në Prishtinë. Në këto hapësira fillimisht është mbajtur takimi i mëngjesit (brifingu) ku janë njoftuar me detyrat konkrete duke përfshirë edhe njoftimin me strukturat komanduese për këtë operacion. Vendosja e zyrtarëve policor në pozicionet e caktuara sipas planit operativ ka filluar në ora 10:00. Njësitet policore ishin të përqendruara për rreth objekteve qeveritare, objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku vlerësohej se do të zhvillohet aktiviteti protestues. 3.2.5 Ligji për tubimet publike me Nr.03/L-118, rregullon qartë të drejtat dhe kufizimet që kanë të bëjnë me tubimet publike. Neni 4 i këtij ligji përcakton kufizimet dhe ndalimet e tubimeve publike. Kurse neni 7 i këtij ligji përcakton dhe rregullon lejueshmërinë e vendeve apo hapësirave ku mundë të organizohen tubimet publike, sipas paragrafit 4.4 të këtij neni nuk lejohet mbajtja e tubimeve publike “në afërsi të përmendoreve apo objekteve me vlerë të lartë kulturore dhe historike me qëllim të mbrojtjes nga dëmtimi përveç rasteve të kremtimeve dhe të përkujtimeve të qeta”.

Page 12: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

12

LIGJI Nr. 03/L-118 PËR TUBIMET PUBLIKE

Neni 7 1. Tubimet që mund të mbahen pa u lajmëruar janë ato që mbahen në lokale të mbyllura apo lokale të parapara për qëllime të tilla si: mbledhjet, tribunat, tryezat e rrumbullakëta të subjekteve të ndryshme . 2. Gjithashtu nuk lajmërohen ato tubime nëse mbahen në: stadiume, salla kinemaje, teatro etj dhe të cilat nuk kërkojnë masa shtesë të sigurisë. 3. Tubimet publike mund të mbahen në çdo vend të përshtatshëm për to. 4. Përjashtim nga paragrafi 3 i këtij neni , bëjnë pjesë vendet në:

4.1. afërsi të spitaleve, dhe vendeve ku mund të pengohen automjetet e ndihmës së pare dhe të prishet qetësia e të shtrirëve në spital. 4.2. në afërsi të çerdheve për fëmijë dhe shkollave fillore gjatë kohës së mësimit. 4.3. në parqet nacionale dhe parqet e mbrojtura natyrore përveç rasteve kur tubimi publik ka për qëllim mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit. 4.4. në afërsi të përmendoreve apo objekteve me vlerë të lartë kulturore dhe historike me qëllim të mbrojtjes nga dëmtimi përveç rasteve të kremtimeve dhe të përkujtimeve të qeta. 4.5. në udhëkryqe dhe magjistrale, për të mos penguar qarkullimin e automjeteve. 4.6. në vende të tjera duke marr parasysh kohën e mbajtjes së tubimit numrin e pjesëmarrësve, dhe qëllimin e tubimit mund seriozisht të shqetësoj një numër të madh të qytetarëve.

3.2.6 Pas vendosjes së zyrtarëve policor në pozicionet e caktuara, ata kanë ndërmarr hapat e nevojshëm lidhur me ngritjen e shkallës së sigurisë. Pra, kanë vendosur barrierat metalike përmes së cilave është bërë sigurimi i zonës së lirë vepruese për zyrtarët policor, sigurimi i hapësirës ku do te zhvillohet protesta, si dhe është bërë sigurimi i lapidarit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Barrierat metalike janë pajisje ekipore për ballafaqimin me turma, përmes së cilave bëhet sigurimi i hapësirës ku do të zhvillohet një tubim apo ngjarje e caktuar9. 3.2.7 Krahas aktiviteteve policore në shpërndarjen e zyrtarëve policor në pozicionet e caktuara, PK ishte e angazhuar edhe në grumbullimin e informacioneve nga të gjitha qendrat e Kosovës që kanë të bëjnë me numrin e qytetarëve të cilët do të udhëtonin në mënyrë të organizuar në drejtim të Prishtinës me qëllim të protestimit. Kështu që në qendrën komanduese arrinin informacione se nga të gjitha qendrat e Kosovës ka nisje të autobusëve më qytetarë që do ti bashkëngjiten protestës. 3.2.8 Në periudhën e grumbullimit të qytetarëve në Prishtinë para fillimit të protestës, njësitet policore ishin të angazhuara në lehtësimin e qarkullimit në komunikacionin rrugor duke ju siguruar edhe lëvizje të lirë dhe orientim automjeteve që hynin në Prishtinë me qëllim të grumbullimit të qytetarëve për protestë. Mirëpo për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në trafik kishte raste kur në segmente të caktuara të rrugës kishin vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve. Gjithashtu duhet theksuar se njësitet policore ju kishin shpërndarë qytetarëve të cilët udhëtonin për në Prishtinë disa fletushka në të cilat ishin të përshkruara të drejtat e qytetarëve për protesta të qeta si dhe ju bëhej thirrje qytetarëve të protestonin në mënyrë paqësore10.

9 Koncepti për ballafaqim me turma

10 Fletushka e bashkangjitur me Plan Operativ Protestë Datë 27.0102015 me Ref:04/1-01-SOR/007/2015.

Page 13: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

13

3.2.9 Rreth orës 12:15 masa protestuese ishte mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” dhe se masa protestuese sa vinte e shtohej ku sipas vlerësimeve policore numri i protestuesve kishte arrit shifrën prej 1500 – 2000 protestues11. Rreth orës 12:30 masës protestuese ju ishin drejtuar organizatoret e protestës me fjalime nga një binë/foltore e improvizuar në një kamionë. Njëri nga organizatorët e protestës me megafon nga bina/foltorja i kishte dhënë ultimatum policisë që brenda 15 minutave të hiqen barrikadat nga sheshi. Pas kësaj thirrje masa e protestuesve kishte filluar që të marshoj drejt barrierave metalike dhe kordonit policor ku edhe kishin filluar me demontimin e barrierave, hedhjen e shkrepëseve dhe shisheve në drejtim të policisë. 3.2.10 Duhet të theksohet se gjatë kësaj periudhe kohore prapa barrierave policore të cilat ndanin turmën e protestuesve dhe policinë për të evituar ndonjë përplasje të panevojshme ka qenë i vendosur kordoni policor nga njësitet policore të rendit të cilët janë policë të rëndomtë patrullues dhe nuk janë ekskluzivisht të trajnuar për ballafaqim me turma. Vendosja e këtij formacioni me polic të rendit në aspektin taktik paraqiste nivelin e parë të autorizimeve policore- prezencën e policit duke mos paragjykuar mbi sjelljen e protestuesve dhe duke përfaqësuar prezence paqësore jo kërcënuese për protestuesit. Policët e Rendit, në bazë të kompetencave dhe përvojave të tyre patrulluese kanë raporte të rregullta me qytetarët dhe shquhen si njësitet më paqësore dhe bashkëpunuese në Policinë e Kosovës.

Policët e rendit Policia e rendit bazuar në strukturën organizative të PK-së qëndron në divizionin për siguri publike , të cilët janë të përqendruar në stacione policore të Drejtorive Rajonale Policore. Detyrë primare e policisë së rendit është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike detyrë kjo e cila ushtrohet përmes patrullimeve. Policët patrullues të PK-së dhe njësiteve tjera organizative janë ata të cilët duhet t’i zbatojnë të gjitha ligjet e Kosovës dhe kanë përgjegjësi për zgjedhjen e shumicës së rasteve duke përfshirë këtu arrestet, rikthimin e pasurisë, ndihmën ofruar qytetarëve dhe mbrojtjen e përgjithshme të popullsisë12.

FOTO 1: POLICET E RENDIT PARA BARRIKADAVE METALIKE

3.2.11 Duke vërejtur se turma e protestuesve po tensionohej dhe situata po eskalonte duke tërhequr barrikadat policore si vije ndarëse ne mes policisë dhe turmës së protestuesve e cila

11

Radiologu DRP Prishtinë 12

Doracaku i Parimeve dhe Procedurave të PK-së

Page 14: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

14

deri atëherë kishte evituar përplasjet në mes tyre, njëri nga udhëheqësit e policisë në ora 12:4013 me anë të megafonit ju kishte bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë dhe të protestojnë në mënyrë të qetë në lokacionin e paraparë në Sheshin “Skënderbeu” duke zbatuar parimin e dhënies së urdhrit policor para përdorimit të çfarëdo lloji të forcës legjitime. Turma protestuese nuk është qetësuar por ka vazhduar me tërheqjen e barrikadave dhe hedhjen e gurëve. Më saktësisht hedhja e gurëve dhe mjeteve tjera të forta në drejtim të policisë kishte filluar në ora 12:43. Kurse në ora 12:45 kishte gjuajtje edhe me mjete tjera të rrezikshme14. 3.2.12 Udhëheqësit operacional në vendngjarje, duke parë se njësitet policore të rendit për shkak të paraqitjes paqësore me uniforma të rregullta pa pajisje adekuate për ballafaqim me turma si dhe rritjes së presionit nga ana e protestuesve, nuk do të kenë mundësi që ta mbajnë gjendjen nën kontroll, kanë vendosur që të bëjnë zëvendësimin taktik të njësive policore në kordonin policor duke i zëvendësuar fillimisht me pjesëtarët e NJRSH-ve15 të cilët kishin tentuar të krijojnë kordon më pastaj është kërkuar edhe intervenimi i pjesëtarëve të NJSO-ve16. Zëvendësimi i njësiteve policore të rendit me pjesëtarët e NJRSH-ve dhe NJSO-ve është bërë pasi që këto njësi janë të trajnuara dhe të pajisura me pajisjet adekuate për ballafaqimin me turma. Vlen të theksohet se këto zëvendësime janë zhvilluar shumë shpejt pasi që edhe eskalimi i situatës nga ana e protestuesve ka qenë i shpejtë.

PSO “Njësia Speciale Operative” DPP/DNJS/NJSO/001/10 NJSO- Njësia Speciale Operative: Është njësi e specializuar e cila funksionon në kuadër të Departamentit për Operacione. Aktivitetin, funksionin dhe veprimtarinë e saj e ushtron duke ofruar mbështetje dhe përkrahje operative në nivelin qendror për tërë vendin. NJSO angazhohet në operacionet si njësi kryesore për implementimin e detyrës ku niveli i rrezikut është i Mesëm dhe asiston në operacionet policore ku niveli i rrezikut është i LARTË dhe i LARTË EKSTREM. Një nga detyrat dhe përgjegjësit e NJSO-së janë mbajtja dhe rendi i qetësisë publike në të cilën përfshihet përballja me trazira qytetare (civile) siç janë demonstratat,protestat, grevat. FOTO 2: NJESIA SPECIALE OPERATIVE

13

Radiologu DRP Prishtinë 14

Radiologu DRP Prishtinë 15

Koncepti për ballafaqim me turma; PSO “Njësia Speciale Operative” DPP/DNjS/NjSO/001/10; PSO “Njësia për Reagim të Shpejtë” DPP/DNjS/NjRSH/001/13. 16

Koncepti për ballafaqim me turma; PSO “Njësia Speciale Operative” DPP/DNjS/NjSO/001/10; PSO “Njësia për Reagim të Shpejtë” DPP/DNjS/NjRSH/001/13.

Page 15: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

15

PSO “Njësia për Reagim të Shpejt” DPP/DNJS/NJRSH/001/13 NJRSH- Njësitë e Reagimit të Shpejt: Është njësi e specializuar e cila përveç një numri të detyrave të specifikuara funksionin, angazhimet dhe implementimin e detyrave policore i kryen në nivelin ku rreziku është i ULËT kah i MESËM. Po ashtu asiston në detyra sekondare në operacionet policore ku niveli i rrezikut është i MESËM kah i LARTË. Duhet theksuar që një nga detyrat e NJRSH-të është edhe përballja me trazira qytetare (civile) siç janë demonstratat,protestat, grevat.

FOTO 3: NJËSIA E REAGIMIT TË SHPEJT

3.2.13 Me qëllim të mbajtjes nën kontroll të turmës së protestuesve, mbrojtjes së kordonit policor si dhe barrierave të vendosura njësitet policore të NJRSH-së, në kordon përballë masës protestuese kishin ndërhyrë duke përdorur shufra dhe sprej të dorës (OC)17. Meqë masa protestuese ishte e madhe dhe kordoni i parë i policisë (policia e rendit) nuk arrinte të ndalonte këtë masë protestuese ofensive drejt kordonit të cilët nuk kishin përfillur nivelin e prezencës së policit dhe urdhrit policorë për qetësi. Atëherë, Komandanti taktik kishte autorizuar18 ndërhyrjen e Njësive Speciale Operative për përdorimin e gazit lotsjellës.

17

Udhëzimi administrative 02/2012 për Përdorimin e Forcës nga Zyrtarët Policor. 18

Radiologu DRP Prishtinë

Page 16: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

16

Udhëzimi Administrative Nr 02/2012 për përdorim te forcës nga zyrtaret policor Neni 9

Përdorimi i mjeteve kimike dhe gazit lotsjellës 1. Mjetet kimike, lëndët shpërthyese, bombat shokuese, bombat me tym apo gazi lotsjellës për

paaftësim të përkohshëm përdoren nga njësit special me rastin e prishjes së rendit dhe qetësisë

publike në përmasa të mëdha. Këto mjete përdorën ndaj turmës ose grupit të personave që nuk i

përfillin apo i kundërshtojnë urdhëratë e zyrtarëve policor për shpërndarje. Këto mjete përdoren

edhe për ti larguar personat nga objektet e mbyllura apo barrikaduara, për ti zgjidhur rastet e

pengmarrjes, pastaj kur rrezikohet jeta e zyrtarit policor dhe personave të tjerë.

2. Përdorimi i mjeteve kimike gjithmonë bëhet me urdhrin e komandantit taktik për intervenime19.

3.2.14 Pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës turma e protestuesve kishte filluar që të largohej nga kordoni policor, me ç’rast është krijuar një distancë në mes kordonit policor dhe turmës së protestuesve. Mirëpo, shumë shpejtë turma protestuese ka arrit që të riorganizohet, ku e ndarë në disa grupe ka filluar me gjuajtjen e gurëve, kubëzave dhe mjeteve tjera të forta në drejtim të kordonëve policore. 3.2.15 Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në radiologun e DRP Prishtinë, vërehet se që nga ora 13:15 deri në ora 13:52, në vazhdimësi kishte lajmërime për shtim të dhunës nga ana e grupeve të caktuara të protestuesve. Turmat e dhunshme të protestuesve ishin të ndara në disa grupe, një pjesë e tyre ishin të vendosura në afërsi të Hotelit “Union”, një pjesë në afërsi të Teatrit Kombëtar dhe një pjesë në sheshin “Skënderbeu” në drejtim të Hotelit “Swiss Diamond”. 3.2.16 Këto grupe të protestuesve vazhdimisht gjuanin me gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të zyrtarëve policor. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në radiolog, një grup tjetër i protestuesve të dhunshëm të cilët gjendeshin në rrugën “Agim Ramadani” kishin filluar me dëmtimin edhe të pronave private. Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe kohore (prej orës 13:15 deri në ora 13:51) nga udhëheqësit taktik tri herë ishte kërkuar aprovimi për përdorimin e topit të ujit dhe mjeteve tjera të blinduara, pasi që situata ishte tejet e tensionuar. Mirëpo aprovimi për përdorimin e këtyre pajisjeve nuk ishte dhënë deri në ora 13:5220. 3.2.17 Saktësisht në ora 13:52, nga të dhënat e paraqitura në radio-log jepet autorizimi për përdorimin e topit të ujit dhe mjeteve tjera të blinduara me rekomandimin për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të tyre.

19

Udhëzimi administrative 02/2012 për Përdorimin e Forcës nga Zyrtarët Policor. 20

Radiologu DRP Prishtinë

Page 17: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

17

Udhëzimi Administrative Nr 02/2012 për përdorim të forcës nga zyrtarët policor Neni 11

Topi i Ujit me Shtypje

1. Përdorimi i topit të ujit me shtypje përdoret ndaj grupit të personave apo turmës të cilët janë

mbledhur-tubuar dhe me veprimet e tyre të kundërligjshme i kundërshtojnë urdhrat e zyrtarëve

policor për shpërndarje, e prishin rendin dhe qetësin publike, e rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe

shkaktojnë dëme dhe pasoja në përmasa të mëdha.

2. Përdorimi i topit të ujit bëhet me urdhrin e udhëheqësit të dhomës komanduese.

3. Në rastet urgjente, kur vonesat e marrjes së urdhrit për përdorimin e topit të ujit mund të

rrezikojnë jetën dhe pronën, urdhrin për përdorimin e topit të ujit mund ta jap edhe komandanti

taktik i njësisë special i cili është përgjegjës për operacionin.

FOTO 5- TOPI I UJIT

Page 18: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

18

Udhëzimi Administrative Nr 02/2012 për përdorim të forcës nga zyrtarët policor Neni 13

Përdorimi i automjeteve të veçanta

Policia, në rast të nevojës mund të përdor edhe automjete të veçanta, përfshirë edhe automjetet e blinduara. Këto automjete kryesisht përdorën për shpërndarjen e turmës së mbledhur në mënyrë të kundërligjshme, të cilët e prishin rendin dhe qetësin publike në përmasa të mëdha dhe e rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pronën e tyre.

FOTO 6- AUTOMJETET E BLINDUARA

3.2.18 Përkundër angazhimit policor në shpërndarjen e masës, protestuesit kishin arritur të riorganizoheshin në grupe dhe rreth orës 14:52, protestuesit kishin filluar të gjuajnë koktej molotovi në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë të përqendruar tek sheshi “Nëna Terezë“ dhe Hotel “Swiss Diamond”21. 3.2.19 Pas ndërhyrjes të njësiteve të policisë me përdorimin e gazit lotsjellës, autoblindave, përdorimit të topit të ujit si dhe marshimit të njësiteve dhe togjeve policore për shpërndarjen e turmave të masës protestuese , policia arrin të largoj masën protestuese nga sheshi, dhe tani masa e protestuesve shpërndahet një pjesë në drejtim të rrugës “Agim Ramadani” nëpërmjet rrugës “Tring Ismaili” dhe një pjesë tjetër e masës protestuese largohet nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të rrugës “Gjorgj Bush” dhe tek Katedralja. Gjatë këtij avancimi rrugët anësore përgjatë sheshit kanë qenë të mbuluar me togje rezervë dhe Njësit e Reagimit të Shpejtë, njësi të cilat janë ballafaquar me mungesë të gazit lotsjellës dhe pajisjeve tjera të nevojshme për kontrollin e turmës. 3.2.20 Vlen të theksohet që gjatë kësaj periudhe ka pasur informacione për lëndime si nga ana e zyrtarëve policor ashtu edhe nga ana e protestuesve, është bërë arrestimi i disa protestuesve të dhunshëm në protestë22. Po ashtu vlen të theksohet që grupet e protestuesve të dhunshëm kanë qenë të përqendruar në lokacione të ndryshme tek Toskana në sheshin Zahir Pajaziti, Hotel “Grandi” si dhe tek rruga Gjorgj Bush. 3.2.21 Krahas avancimeve për shpërndarjen e protestuesve nga ana e Njësisë Speciale Operative grupet e protestuesve kanë ndërruar lokacionet dhe janë përqendruar në

21

Radio Logu -DRP Prishtinë 22

Radio Logu -DRP Prishtinë

Page 19: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

19

udhëkryqin kryesor të qytetit tek Katedralja dhe më pastaj tek Posta Kryesore. Përshkallëzimi i dhunës nga ana e grupeve të protestuesve është fokusuar pikërisht tek këto dy lokacione e cila situatë është përcjell edhe me gjuajtje të Koktej Mollotovi23 tek Posta Kryesore nga ana e protestuesve në drejtim të policisë dhe automjeteve të tyre. 3.2.22 Nga të dhënat e paraqitura në dokumentet zyrtare të PK-së, si: radiologu, raportet e ndryshme post operacionale si dhe raportet individuale të zyrtarëve policor, vërehet se krahas përshkallëzimit të dhunës nga protestuesit është rritë edhe shkalla e reagimit policor nga ana e zyrtarëve policor. Pra, përveç përdorimit të gazit lotsjellës, topit të ujit dhe automjeteve të blinduara ka pasur edhe përdorim apo shkrepje të municionit kinetik të gomës i cili nuk ka aftësi depërtuese dhe nuk është vdekjeprurës në asnjë rrethanë, por që brenda posedon një pluhur i cili shërben për shënjimin apo piketimin e personave të cilët i prekë. Gjithashtu gjatë analizimit të dokumentacioneve të lartë cekura IPK ka vërejtur se në një rast ka pasur edhe shkrepje në ajër me armë zjarri nga ana e një zyrtari policor. Rast ky i cili është trajtuar nga Departamenti i Hetimeve në IPK. 3.2.23 Municioni kinetik i gomës bënë pjesë në grupin e mjeteve kimike dhe gazit lotsjellës, i cili është i përcaktuar në Udhëzimin Administrativ 02/2012 “Për përdorimin e forcës nga ana e zyrtarëve policor”, konkretisht në nenin 9 të këtij UA. Këto mjete përdorën nga njësitë speciale me rastin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa të mëdha. Këto mjete përdorën ndaj turmës ose grupit të personave që nuk i përfillin apo i kundërshtojnë urdhrat e zyrtarëve policor për shpërndarje duke manifestuar rezistencë aktive duke përdorur dhunë të nivelit të lartë që me mjete tjera nuk mund të vihet në kontroll. Përdorimi i mjeteve kimike gjithmonë bëhet me urdhrin e komandantit taktik për intervenime. 3.2.24 Gjatë analizimit të përdorimit të municionit kinetik të gomës, IPK ka gjetur se ka pasur keqkuptime në mes palëve lidhur me llojin e municionit të përdorur duke ju referuar si përdorim të plumbave të gomës pa bërë dallime dhe pa dhënë specifika lidhur me llojin e municioneve të përdorura gjatë kësaj proteste dhe nivelin e rrezikut për protestuesit. 3.2.25 Municioni kinetik i gomës gjendet në posedim të NjSO-së, të cilët janë të trajnuar për përdorimin e tyre. Ky lloj municioni megjithëse është i përfshirë në listën e pajisjeve të veçanta, vlen të theksohet se IPK gjatë analizimit të dokumentacioneve relevante si dhe infrastrukturës ligjore mbi përdorimin e këtij lloji të municioni ka vërtetuar se përdorimi i tyre është bërë konformë UA 02/2012 “Për përdorimin e forcës nga zyrtarët policor” si dhe kurikulave të trajnimit për përdorimin e tyre. Gjithashtu IPK ka vërejtur se ekziston një konfuzion sa i përket emërtimit të këtyre pajisjeve (municioni), pasi që palët kanë ngatërruar këtë lloj të municionit me Butonat e gomës apo Plumbat e gomës. 3.2.26 IPK gjatë inspektimit ka gjetur dhe analizuar municionin e përdorur gjatë protestës si dhe ka identifikuar nivelin e rrezikut të këtij municioni kinetik të gomës i përdorur gjatë kësaj proteste duke krahasuar me Butonat e gomës apo Plumbat e gomës të cilët nuk ishin përdorur gjatë kësaj proteste.

23

YouTube – “Jabllanovic jashtë! Trepcça është e jona!”

Page 20: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

20

DALLIMI NË MES MUNICIONIT KINETIK TË GOMËS DHE “BUTONAVE TË

GOMËS”

MUNICIONI KINETIK I GOMËS “BUTONAT E GOMËS”

Është përdorur gjatë protestës Nuk është përdorur gjatë protestës

KARAKTERISTIKAT KARAKTERISTIKAT

Është municion për gjuajtjen e të cilit nuk mundë të shënjestrohet caku dhe nuk gjuhet në drejtim të një personi por gjuajtja e tij bëhet në afërsi të turmës së dhunshme.

Është municion për gjuajtjen e të cilit duhet të shënjestrohet caku dhe gjuhet në personin e dhunshëm.

Përdorimi apo gjuajtja e këtij municioni bëhet nga lansuesit e gazit lotsjellës.

Përdorimi apo gjuajtja e këtij municioni bëhet me armë të gjata të zjarrit.

Për aktivizimin e tij duhet që boca-gëzhoja me gjithë municion fillimisht të bjerë në tokë apo në ndonjë sipërfaqe të fortë për mundësuar që të shpërndahen sferat e gomës të cilat gjenden në bocë-gëzhojë.

Aktivizimi i tij bëhet sikurse me municionin e zjarrit. Shënjestrohet, aktivizohet dhe goditet direkt shënjestra- individi.

Forcën goditëse, jo e forte, jo paralizuese, shumë më të vogël se butoni i gomës.

Forca goditëse, e fort, paralizuese, jo vdekjeprurëse.

Përdoret si element taktik dhe hutues me qëllim të krijimi të një zone të sigurt për tërheqje, pra nuk i lejon protestuesit të ofrohen.

Përdoret si element taktik dhe parandalues me qëllim të neutralizimit rezistencës aktive pa shkaktuar vdekje.

Në përdorim të Njësive Speciale Operative- NJSO

Në përdorim të Njësisë Speciale Intervenuese – NJSI

3.2.27 Për dallim nga butonat e gomës apo plumbave të gomës të cilët gjuhen me armë të gjata dhe të cilët gjuhen direkt në shënjestër duke shënjestruar cakun , municioni kinetik i gomës është municion i cili gjuhet me lansues të gazit lotsjellës dhe përmes të cilit nuk mundë të shënjestrohet personi (caku) dhe nuk gjuhet në drejtim të një personi por gjuajtja e tij bëhet në afërsi të turmës së caktuar duke shënjestruar token apo në sipërfaqe të forte për t’u aktivizuar, jo drejtpërdrejt personi. Municioni kinetik i gomës pas lansimit për tu aktivizuar, fillimisht duhet që të bjerë në tokë apo në ndonjë sipërfaqe të fortë mandej të

Page 21: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

21

shpërndahen sferat e gomës të cilat gjenden në bocë-gëzhojë. Vlen të theksohet se municioni kinetik i gomës përdoret si element taktik dhe hutues me qëllim të krijimi të një zone të sigurt për tërheqje, pra nuk i lejon protestuesit e dhunshëm të ofrohen. 3.2.28 Të gjeturat e IPK-së tregojnë se, protesta ka zgjatur deri në orët e vona të pasdites, apo më konkretisht deri në ora 17:50, kur edhe NJSO tërhjeket nga pozicionet e saja dhe shkon në drejtim të parkingut të MPB-së24. Pas tërheqjes së NJSO-së nga pozicionet e saja, NJRSH-të së bashku me togjet rezervë kanë vazhduar me patrullimet nëpër rrugë deri në orët e vona të natës në mes 27 dhe 28 janarit 2015. 3.2.29 Gjatë analizimit të dokumentacioneve relevante, IPK ka gjetur të dhëna të cilat tregojnë se gjatë protestës janë lënduar një numër i konsiderueshëm i protestuesve dhe i zyrtarëve policor. Lidhur me lëndimet, Policia e Kosovës posedon të dhëna që tregojnë se gjatë kësaj proteste janë lënduar 20 (njëzet) protestues dhe 92 (nëntëdhjetë e dy) zyrtarë policor25. Sa i përket personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të ndryshme, IPK ka siguruar të dhëna edhe nga QKUK. Këto të dhëna tregojnë se numri i përgjithshëm i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore –shëndetësore është 170 persona, nga të cilët 107 kanë qenë zyrtarë policor, 53 protestues dhe 10 prej tyre kanë qenë qytetar.26 3.2.30 Ashtu siç është cekur më lartë në menaxhimin e protestës kanë marrë pjesë njësi të ndryshme policore. Duke filluar nga njësitë patrulluese, togjet rezervë të cilat janë të formuara në kuadër të Drejtorive Rajonale Policore, NJRSH-të dhe NJSO. Koordinimi i veprimeve në mes të gjitha këtyre njësive policore është sfidë në vete pasi që këto njësi dallojnë në mes vete si për nga pajisja me pajisjet e nevojshme për ballafaqim me turma ashtu edhe për nga trajnimet e nevojshme. 3.2.31 Përderisa NJSO është e kompletuar me të gjitha trajnimet e nevojshme si dhe me të gjitha pajisjet për ballafaqimin me turmat, NJRSH-të janë mirë të trajnuar mirëpo nuk kanë qenë të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme si p.sh. nuk kanë qenë të pajisur me hedhës të gazit lotsjellës por kanë qenë të pajisur vetëm me granata dore të gazit lotsjellës. Po ashtu NJRSH-të nuk kanë shenja identifikuese në uniformën e tyre gjë që e vështirëson edhe më shumë koordinimin e veprimeve në mes tyre. Ndërsa sa i përket togjeve rezervë duhet të theksohet se nuk janë të pajisur me pajisjet adekuate për ballafaqimin me turma pasi që posedojnë vetëm mburojat dhe helmetat por që nuk posedojnë pajisje tjera të nevojshme. Këto togje gjithashtu duhet theksuar se nuk janë të trajnuar sa duhet për situata të ballafaqimit me turma. 3.2.32 Me gjithë këto sfida të koordinimit të veprimeve ndërmjet njësive të ndryshme policore me pajisje dhe trajnime të ndryshme, IPK gjatë inspektimit të zhvilluar ka vërejtur se veprimet e njësive policore kishin qenë mirë të koordinuara ndërmjet tyre.

24

Radio Logu -DRP Prishtinë 25

Raporti Pas-Operacional DPP 26

Njoftim nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dërguar përmes adresës elektronike (email

zyrtar) në IPK-së.

Page 22: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

22

3.3. Vlerësimi i angazhimit të PK-së, pas përfundimit të protestës

3.3.1. Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve konform ligjeve në fuqi dhe në përputhje me planifikimet operacionale, rrjedhën e zhvillimeve të situatës së sigurisë në përgjithësi, ka arritur që të bëjë shpërndarjen e protestuesve me ç’rast qyteti i Prishtinës ju është kthyer normalitetit . 3.3.2. Kështu që si rezultat i angazhimeve policore të zhvilluara nga Policia e Kosovës normaliteti i tërësishëm i qytetit është krijuar rreth orës 19:2927, kur edhe është regjistruar informata e arritur nga tereni sipas së cilës në rrugët e qytetit nuk janë vërejtur më grupe të protestuesve. 3.3.3. Mirëpo përkundër shpërndarjes së protestuesve dhe rikthimit të jetës normale në qytet, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një varg veprimesh tjera të cilat kanë rrjedhur si shkak i protestës së zhvilluar. 3.3.4. Duhet theksuar që Udhëheqësi i Dhomës Qendrore Komanduese (DPP), me datë 28.01.2015 në ora 10:4528 ka urdhëruar që të mbyllen të gjitha dhomat komanduese në të gjitha drejtoritë rajonale policore. Ndërsa dhoma komanduese e Drejtorisë Rajonale Prishtinë e cila në përputhje me kompetencat që dalin nga zonat e përgjegjësisë dhe me urdhrin e dhënë nga udhëheqësi i dhomës Qendrore Komanduese, ka mbyllur dhomën e saj komanduese në ora 10:5529 me datë 28.01.2015. 3.3.5. Pas përfundimit të protestës si në nivelin e drejtorisë rajonale ashtu edhe në nivelin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës janë mbajtur takime (debrifing) me qëllim të vlerësimit të angazhimit policor dhe arritjes së objektivave dhe detyrave –përgjegjësive që PK-së i ka të përcaktuara ligjërisht. 3.3.6. Në zbatueshmëri të planit operativ të dalë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, Njësiti i Hetimeve Rajonale ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të menaxhuar me numrin e protestuesve që kanë qenë të ndaluar si dhe të përmbushin të gjitha obligimet ligjore për çështje hetimore dhe procedurale ndaj personave të ndaluar. 3.3.7. Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë ka zhvilluar hetimet e nevojshme dhe ka përmbushur veprimet procedurale për 15430 protestues të ndaluar të cilët më pastaj me kërkesën e prokurorit të shtetit janë dërguar pranë gjyqtarit të procedurës paraprake me qëllim të caktimit të masës së paraburgimit. 3.3.8. Të gjithë zyrtarët policor që kanë përdorur cilëndo lloj të forcës, në përputhje me bazën ligjore kanë plotësuar formularët për përdorimin e forcës të cilat duke i respektuar çështjet procedurale i kanë përcjell për trajtime të mëtejme pranë Komisionit për Shqyrtimin e Përdorimit të Forcës .

27

Radio logu DRP-Prishtinë 28

Radio logu DPP-Prishtinë 29

Radio logu DRP-Prishtinë 30

Kallëzim Penal-shtesë Nr.ref. 2015 AB 0254

Page 23: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

23

3.3.9. Komisioni për Shqyrtimin e Përdorimit të Forcës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është angazhuar për të trajtuar të gjitha rastet e raportuara të përdorimit të forcës, dhe pas shqyrtimit të rasteve ka marrë vendimet për secilin prej tyre31. 3.3.10. Zyrtarët Policor të cilët kanë qenë pjesë e angazhimeve në protestë kanë përpiluar raportet e oficerit dhe i kanë proceduar përmes zinxhirit komandues të cilat më pastaj janë arkivuar në zyrat administrative dhe operative të secilës njësi që kanë qenë të angazhuar në protestë. 3.3.11. Departamenti për Burime Njerëzore konkretisht drejtoria e shërbimeve shëndetësore (DSHSH), ka vizituar zyrtarët policor për të cilët kanë konsideruar se kanë pësuar lëndime më të rënda. Kurse po kjo drejtori në angazhimin e saj ka përfshi psikologët të cilët për tri ditë radhazi kanë mbajtur takime me përafërsisht dyqind (200) zyrtarë policor që kanë qenë të angazhuar në protestë e të cilët i kanë trajtuar çështjet në fushën psikologjike dhe emocionale. Po ashtu gjatë këtij takimi, ekipit të psikologëve nga DSHSH i kanë asistuar edhe këshilltarët e Ekipi për Këshillim dhe Përkrahje nga DRP-Prishtinë, DRP-Mitrovicë, DRP-Prizren, DRP-Ferizaj dhe DRP-Gjilan32. 3.3.12. Të gjitha njësitë policore si dhe zyrtarët policor që kanë qenë të angazhuar në protestë kanë përpiluar shkresat përmes të cilave kanë bërë raportimin e dëmtimeve të mundshme të pajisjeve policore. 3.3.13. Departamenti për Shërbime Mbështetëse ka ndërmarrë aktivitete duke angazhuar Flotën Operative e cila ka formuar ekipe të cilat është dashur të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe raportimin e tyre sa i përket kostos. 3.3.14. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, NJSO-Vrellë dhe NJSO-Belvederë, kanë përpiluar Raportet Pas Operacionale në të cilat specifikisht dhe në mënyrë kronologjike kanë përshkruar të dhënat dhe rrjedhën e mbarëvajtjes së protestës si dhe menaxhimin e saj nga ana e PK-së. 3.3.15. Vlen të theksohet që në Raportet Pas Operacionale, janë potencuar konkludime dhe rekomandime që kanë dal si rezultat i tërë ngjarjes që është zhvilluar ditën e protestës. Kështu që bazuar në këto konkludime dhe rekomandime PK-së, ka vazhduar aktivitetet e saj duke organizuar trajnime për togjet patrulluese dhe Njësit e Reagimit të Shpejtë me temë të veçantë “ Trajnim për Ballafaqim me Turma.”

31 Raport mbi punën e KSHPF në shqyrtimin e rastit të protestës së VV me 27.01.2015 (Ref :07-03/KSHPF/57/2015. 32

Raport përmbledhës për debrifing me NjSO nga DSHSH.

Page 24: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

24

4. VEPRIMET HETIMORE TE IPK-SE

4.1 Lidhur me protestat e datës 27.01.2015, Kryeshefit Ekzekutiv i IPK-së ka formuar grupin punues për hulumtim dhe vlerësimin e kryerjes së detyrave nga zyrtarët policorë në menaxhimin e situatës gjatë protestave të organizuara nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Organizata “Thirrjet e Nënave” dy subjektet tjera politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. 4.2 Bazuar në të dhënat e siguruara nga zyrtaret e IPK-së duke iu referuar raportit informues të datës 28.01.2015 nga KMDLNJ, janë kontaktuar zyrtarët e këtij institucioni dhe janë siguruar të dhëna për protestuesit që kanë deklaruar se janë keqtrajtuar nga policia. Nga KMDLNJ janë siguruar dosjet e këtyre protestuesve të lënduar së bashku me raportet e mjekut dhe fotografitë e bëra në momentin e pranimit në qendrën ndalimit. 4.3 Nga të gjitha TV kombëtare, IPK ka kërkuar që të na ofrojnë, materiale filmike të pa transmetuara (bruto) meqë pamjet e transmetuara ishin siguruar më herët nga IPK-ja përmes KPM-së, nga RTK kemi siguruar pesë CD me pamje bruto të kamerave nga vendi i ngjarjes, nga RTV 21 janë siguruar gjithashtu pamje të protestës të cilat janë marr nga materialet bruto të kamerave. Pasi KTV-ja ka transmetuar gjatë gjithë kohës drejtpërdrejt, ato pamje janë të siguruar përmes KPM-së, janë shikuar dhe analizuar pamjet e tjera filmike nga portale dhe rrjete të ndryshme sociale. 4.4 Në bazë të raporteve të siguruara nga ana e policisë, në baze të raportit informues të datës 28.01.2015 të KMLDNJ, në bazë të raporteve mjekësore të siguruara nga entet shëndetësore, në bazë të shikimit dhe analizimit të video-incizimeve të siguruara kemi evidentuar që duhet të trajtohen nga ana e IPK-së gjithsej; njëmbëdhjetë (11) raste, për të cilat është vlerësuar se mund të ketë elemente të tejkalimit të kompetencave nga ana e policisë. Në kuadër të këtyre rasteve është edhe rasti i gjuajtjes më armë zjarri të një zyrtari policor gjatë protestave. 4.5 Nga njëmbëdhjetë (11) rastet e filluara sipas detyrës zyrtare nga ana e IPK-së, shtatë (7) raste janë hetuar nën dyshimin për vepra penale duke përfshirë edhe rastin e gjuajtjes më armë zjarri nga ana e zyrtarit policorë, kurse katër (4) raste pas trajtimit nga ana e IPK-së janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale për hetim disiplinor. 4.6 Ndërkohë nga Prokuroria Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, IPK ka pranuar një autorizim për ndërmarrje e veprimeve hetimore pas kallëzimit penal të ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në kuadër të atij autorizimi janë njëzet e katër (24) deklarata si dhe një CD me incizime të shtatë inserteve, ku dy prej tyre inserteve janë të përfshira në njëmbëdhjetë (11) rastet ku IPK paraprakisht kishte filluar hetimet sipas detyrës zyrtare, dhe pastaj autorizimi shtesë nga e njëjta prokurori edhe nëntë (9) deklarata të ankuesve. 4.7 Nga autorizimi i prokurorisë, ku në kallëzimin penal të Lëvizjes Vetëvendosje, janë gjithsej tridhjetë e tri (33) deklarata dhe shtatë (7) inserte në CD, gjithsej katërdhjetë (40) dëshmi . Për gjashtë (6) deklarata dhe dy (2) incizime nga CD-ja ndërlidheshin me rastet ku IPK kishte filluar paraprakisht hetime sipas detyrës zyrtare. Pra nga njëmbëdhjetë (11) rastet e filluara sipas detyrës zyrtare nga IPK, shtatë (7) raste ishin të njëjta me rastet e autorizuara nga prokuroria. 4.8 Me autorizim të prokurorit të rastit, nga IPK është kërkuar që të intervistohen palët e përfshira, të identifikohen të dyshuarit dhe dëshmitarë të mundshëm. Për këto veprime

Page 25: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

25

hetuesit e IPK-së kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë kanë raportuar vazhdimisht prokurorit të çështjes. 4.9 IPK ka siguruar të gjitha raportet mjekësore të personave të lënduar, janë siguruar raportet dhe dosjet e personave të ndaluar në qendrat e ndalimit, janë siguruar kallëzimet penale të ushtruar nga ana policisë ndaj protestuesve për dhunë në protestë, si dhe të gjitha raportet e eprorëve policor lidhur me mbarëvajtjen e protestës. 4.10 IPK ka realizuar dhjetëra intervista me të ankuarit, dëshmitarët e mundshëm dhe me zyrtarë policor, mirëpo IPK ka hasur në vështirësi për intervisitim të disa viktimave, për shkak të refuzimit të tyre për tu paraqitur për të dhënë deklaratë në IPK lidhur me rastet. 4.11 Me gjithë vështirësitë e paraqitura, IPK ka ndërmarrë veprime hetimore për të gjitha rastet dhe në përputhje me bazën ligjore ka vlerësuar për nivelin e trajtimit. Pra, për të gjitha rastet për të cilat prokuroria ka kërkuar që të bëjmë veprimet e nevojshme, IPK i ka ndërmarr ato veprime. 4.12 IPK ka përfunduar hetimet, në konsultim dhe me udhëzim të prokurorit të rastit, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë raportin përmbledhës për të gjeturat dhe veprimet e ndërmarra nga IPK. Nga gjithsej katërdhjetë (40) raste, katër (4) raste IPK i ka dërguar në DSP për trajtim disiplinor, kurse në raportin përmbledhës për prokurorinë janë të përfshira tridhjetë e gjashtë (36) raste, ku nëntë (9) prej tyre mund të trajtohen si raste me elemente të veprës penale për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim trupor, ndërsa për njëzeteshtatë (27) raste nuk është mundur vërtetohen apo të gjinden elemente të veprës penale.

Page 26: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

26

5. PËRFUNDIMET 5.1. Edhe për kundër faktit që Policia e Kosovës, nuk ka pasur informatat zyrtare rreth organizimit të protestës nga ana e organizatorëve, gjithnjë bazuar në bazën ligjore që rregullon tubimet publike, ka arritur që të ketë organizim dhe planifikime të mirëfillta lidhur me protestën e datës 27.01.2015. 5.2. Bazuar në tërë ngjarjen e zhvilluar në protestë Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për Inteligjencë dhe Analiza (DIA) ka arritur që të bëjnë vlerësim të drejtë të nivelit të rrezikshmërisë duke e përcaktuar atë si Mesatar - Lartë. Mirëpo PK, duhet vënë theks informacioneve më konkrete me qëllim që në raportet e përcaktimeve të niveleve të rrezikshmërisë të përcaktohen detaje të cilat do ta pasqyronin çështje të rëndësishme për organizatën.

5.3. Dhoma Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve në nivelin e DPP-së dhe Dhoma Komanduese e DRP-Prishtinë, kanë arritur që pa asnjë problem të menaxhojnë tërë rrjedhën e situatës apo më konkretisht protestës. Mirëpo përkundër kësaj në rrethana të paraqitjes së nevojave për hapje të dy apo më shumë dhomave komanduese, atëherë specifikimet tek baza ligjore që rregullon çështjen e Dhomave Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve duhet të konkretizohen detyrat dhe përgjegjësit e se cilave prej dhomave komanduese.

5.4. Policia e Kosovës ka arritur që të menaxhojë tërë operacionin me mjaft sukses, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë përdorimit të forcës e në të cilën kategori përveç tjerash hyjnë edhe topi i ujit dhe automjetet e blinduara. Por, duhet theksuar që ka pasur raste individuale të cilat janë identifikuar si të mundshme për tejkalim të autorizimeve varësisht nga klasifikimet ligjore janë trajtuar nga Departamenti i Hetimeve pranë IPK-së.

5.5. Përveç përdorimit të gazit lotsjellës, topit të ujit dhe automjeteve të blinduara gjatë ballafaqimit me turmën e protestuesve ka pasur edhe përdorim apo shkrepje të municionit kinetik i gomës. Municioni kinetik i gomës gjendet në posedim të NJSO-së, të cilët janë të trajnuar për përdorimin e tyre. Ky lloj municioni megjithëse është i përfshirë në listën e pajisjeve të veçanta, vlen të theksohet se IPK gjatë analizimit të dokumentacioneve relevante si dhe infrastrukturës ligjore mbi përdorimin e këtij lloji të municioni ka vërtetuar se përdorimi i tyre është bërë konformë UA 02/2012 “Për përdorimin e forcës nga zyrtarët policor” si dhe kurikulave të trajnimit për përdorimin e tyre. Gjithashtu IPK ka vërejtur se ekziston një konfuzion sa i përket terminologjisë apo emërtimit të këtyre pajisjeve (municioni), pasi që shpesh herë palët përdorin terminologjinë e gabuar duke e ngatërruar municionin kinetik të gomës me Butonat e gomës apo Plumbat e gomës.

5.6. Policia e Kosovës konkretisht Njësia Speciale Operative ka qenë e pajisur me pajisjet e duhura policore që nevojiten për ballafaqim me turma, gjë e cila nuk ka qenë në nivelin e njëjtë edhe për Njësit e Reagimit të Shpejtë dhe Togjet Rezervë. Përderisa pajisjet e NjRSH-ve janë pothuajse të njëjta më pajisjet e NjSO-së, e njëjta gjë nuk vlen edhe për Togjet Rezervë pasi që këto togje janë të pajisura vetëm me helmeta, mburoja dhe shufra për ballafaqim me turma. 5.7. Po ashtu në të njëjtin nivel qëndrojnë edhe sa i përket çështjes së trajnimit, gjë e cila e vendos Njësinë Speciale Operative në nivel më të lartë të përgatitjes sa i përket ballafaqimit me turma duke marrë gjithmonë për bazë se kjo njësi angazhohet pothuajse në baza ditore për trajnimin e personelit të njësisë lidhur me konceptin për ballafaqim me turma. Për

Page 27: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

27

dallim nga NjSO dhe NjRSH-të që janë mjaft mirë të trajnuara për ballafaqimin me turma, vlen të theksohet se pjesëtarët e togjeve rezervë kanë të kryer vetëm trajnimin bazik për ballafaqim me turma.

5.8. Policia e Kosovës ka arritur të menaxhojnë edhe çështjet hetimore ndaj një numri konsiderueshëm të madh protestuesve që kanë qenë të arrestuar në protestë. Megjithëse i tërë procesi i hetimeve ishte menaxhuar me mjaft sukses, vlen të theksohet se Njësia e Hetimeve ishte ballafaquar me shumë sfida. Këtë e themi duke pasur parasysh se e tërë rrjedha e arrestimit në ato situata ka kaluar nga një njësi në tjetrën i ka shkaktuar probleme njësive hetimore në mbledhjen e të gjitha dëshmive dhe kompletimin e dosjes hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.

5.9. Pas përfundimit të protestës të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë angazhuar duke përmbushur të gjitha përgjegjësit procedurale që kanë rrjedhur si rezultat i një situate të krijuar. Po ashtu menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës në nivelin e përgjithshëm dhe atë rajonal ka ndërmarrë hapat për të vlerësuar, konkluduar dhe ndërmarrë veprime me qëllim të zhvillimit të mëtejmë profesional.

Page 28: VLERËSIMI I PERFORMANCËS POLICORE NË MENAXHIMIN E …ipk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/02/VLERËSIMI-I... · PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ... efikasitet dhe efektivitet në implementimin

28

6. REKOMANDIMET

Në drejtim të përmirësimit dhe ngritjes së vazhdueshme të performancës së personelit policor, IPK-ja nxjerrë për PK-në këto rekomandime kryesore: 1. IPK rekomandon menaxhmentit te larte te PK-se që në ardhmen të intensifikikoj e aktivitetet

policore të të gjitha niveleve policore, nga stacionet policore deri ne qendër, në mbledhjen dhe

shpërndarjen e informacioneve inteligjente me qëllimin e plotësimit të raportit të

rrezikshmërisë me informata sa më të konkretizuara.

2. IPK rekomandon menaxhmentin e lartë të PK-së që menjëherë të bëj rishikimin e UA 02/2012

për Përdorimin e Forcës nga Zyrtarët Policor, në mënyrë që të precizoj çështjen e përdorimit

dhe emërtimit-definicionit të secilit mjet dhe municion të përdorimit të forcës me theks të

veçantë: barrierave metalike, municionit kinetik të gomës dhe butonave të gomës.

3. IPK rekomandon Departamentin për Shërbime Mbështetëse që të mbështes Njësitë e Reagimit të

Shpejtë dhe Togjet Rezervë duke bërë furnizime sa i përket pajisjeve të domosdoshme për

ballafaqim me turma siç janë : helmetat, mburojat, maskat e gazit, dhe mbrojtëset e gjunjëve dhe

të duarve.

4. IPK rekomandon menaxhmentin e lartë të PK-së që të angazhohet në rishikimin dhe avancimin

e infrastrukturës ligjore te dhomave komanduese dhe “konceptit kosovar për menaxhimin e

turmave” dhe të organizoj trajnime të vazhdueshme dhe të përbashkëta në mes Njësive Speciale

Operative, Njësive të Reagimit të Shpejtë, Togjeve Rezervë dhe njësive tjera policore.

5. IPK rekomandon menaxhmentin e lartë të PK-së që të krijojë mundësinë e identifikimit me

shenja identifikuese për zyrtarët policor të Njësive të Reagimit të Shpejtë dhe Togjeve Rezervë si

dhe te merr ne konsiderate mundësinë që zyrtarëve policor të angazhuar në protesta tu

shpërndahen pranga me numër të veçantë e cila do të mundësonte të identifikonin zyrtarin

policore i cili ka bërë arrestin.