vizita në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe fa ... · dikur adrenalinën e kishte me...

16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 29 qershor 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 26 (8127) USHTRIA Imami: Shqipëria e interesuar që Maqedonia të jetë anëtare e NATO Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA shqiptare, gjeneralmajor Gjunkshi pritën në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë Zhvillon punimet Konferenca e 5-të e Integrimit të FARSH, nga (ACT) NATO vlerëson Forcat e Armatosura: Jini krenar për çfarë keni arritur faqet 4 Vizita në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe FA Ndihmës Shefi i Shtabit të Komandës së ACT-së (Komanda e NATO-s për Transformim) Gjeneralmajor Jon B. Lilland: - “Në tre vitet e fundit ju keni bërë shumë progres në fushën e integrimit dhe duhet të jeni krenar për çfarë është arritur deri tani” REPORTAZH/ KONTIGJENTI I 10-Të PAQERUAJTëS DREJT PëRFUNDIMIT Të MISIONIT Në AFGANISTAN Më thuaj gjeografinë e një vendi, të të them të ardhmen e tij VIZITA KONTRIBUTI I FA NË PASTRIMIN GJEOPOLITIKA NË PORTIN E DURRËSIT Atasheu i Mbrojtjes së Italisë vizitoi Brigadën Logjistike Kryekomunari i Maminasit letër falënderimi gjeneralmajor Gjunkshit “Iliria” dhe “Oriku”, si dy mise të “Open Port-2012” faqe 10 faqe 5 faqet 5 faqe 12 Baza “Camp Arena”, familja jonë e përbashkët faqe 8-9 faqe 2-3 Nëntetar Aleksandër Peci nderohet me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” TAKIMI FORCË AJRORE Certifikohen ushtarët profesionistë Përfundon me rezultate të shkëlqyera përgatitja teorike për pilotët e helikopterit COUGAR AS 532 AL Ajri dhe toka e një koloneli DEKORIMI Medalja e Artë e Shqiponjës”, me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rrezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë” PAS DYERVE TË SEKRETEVE NJERËZORE faqe 5 faqe 4 faqe 11 faqe 6-7 Ceremonia u zhvillua më 22 qershor në Qendrën e Stërvitjes Individuale Tashmë pilotët po i nënshtrohen fazës së dytë të trajnimit, e cila është ajo e përgatitjes në fluturime reale me helikopterin e ri COUGAR Dikur adrenalinën e kishte me bollëk, ndërsa sot i duhet ta frenojë, ta kontrollojë dhe ta kanalizojë për arritjen e sukseseve të reja. Po flasim për kolonel Syrja Gjokën, i cili është emëruar komandant i Policisë Ushtarake... E dhe pak ditë na ndajnë nga kthimi në atdhe i trupave të kontingjentit 10-të paqeruajtës shqiptar. Një ditar i mbushur me ngjarje e momente historike. Në bazën “Camp Arena”, Herat, Afganistan, nën juridiksionin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-West), përkrah trupave të aleancës, anëtarë të së cilës jemi kryejnë de- tyra aktualisht 223 misionar të paqes, përfshi këtu dhe një ushtarak në NTM-A (NATO Training Misson, në Komandën Rajonale të Stërvitjes Herat (RTC). Nëse i referohemi hartës së misioneve, gjeografia e tyre në Afganistan me angazhime konkrete e trupave të FA shqiptare është më e gjerë, e shtrirë kjo në Shtabin...

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 29 qershor 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 26 (8127)

ushtriaimami: shqipëria e

interesuar që Maqedonia të jetë anëtare e NatO

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA shqiptare, gjeneralmajor Gjunkshi pritën në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë

Zhvillon punimet Konferenca e 5-të e Integrimit të FARSH, nga (ACT)

NATO vlerëson Forcat e Armatosura: Jini krenar për çfarë keni arritur

faqet 4

Vizita në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe FA

Ndihmës Shefi i Shtabit të Komandës së ACT-së (Komanda e NATO-s për Transformim) Gjeneralmajor Jon B. Lilland: - “Në tre vitet e fundit ju keni bërë shumë progres në fushën e integrimit dhe duhet të jeni krenar për çfarë është arritur deri tani”

rEportazh/ KoNtigjENti i 10-të paqEruajtës drEjt përfuNdimit të misioNit Në afgaNistaN

Më thuaj gjeografinë e një vendi, të të them të ardhmen e tij

vizita

Kontributi i Fa në pastrimin

gjeopolitiKa

në portin e durrësitatasheu i Mbrojtjes së italisë

vizitoi Brigadën Logjistike

Kryekomunari i Maminasit letër falënderimi gjeneralmajor Gjunkshit

“Iliria” dhe “Oriku”, si dy mise të

“Open Port-2012”faqe 10

faqe 5

faqet 5

faqe 12

Baza “Camp Arena”,familja jonë e përbashkët

faqe 8-9

faqe 2-3

Nëntetar Aleksandër Peci nderohet me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”

taKimi

Forcë ajrore

Certifikohen ushtarët profesionistë

Përfundon me rezultate të shkëlqyera përgatitja teorike për pilotët e helikopterit COUGAR AS 532 AL

Ajri dhe toka e një koloneli

dekoriMi

Medalja e Artë e Shqiponjës”, me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rrezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”

Pas dyerve të sekreteve njerëzore

faqe 5

faqe 4

faqe 11

faqe 6-7

Ceremonia u zhvillua më 22 qershor në Qendrën e Stërvitjes Individuale

Tashmë pilotët po i nënshtrohen fazës së dytë të trajnimit, e cila është ajo e përgatitjes në fluturime reale

me helikopterin e ri COUGAR

Dikur adrenalinën e kishte me bollëk, ndërsa sot i duhet ta frenojë, ta kontrollojë dhe ta kanalizojë për arritjen e sukseseve të reja. Po flasim për kolonel Syrja Gjokën, i cili është emëruar

komandant i Policisë Ushtarake...

Edhe pak ditë na ndajnë nga kthimi në atdhe i trupave të kontingjentit 10-të paqeruajtës shqiptar. Një ditar

i mbushur me ngjarje e momente historike. Në bazën “Camp Arena”, Herat, Afganistan, nën juridiksionin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-West), përkrah trupave të aleancës, anëtarë të së cilës jemi kryejnë de-tyra aktualisht 223 misionar të paqes, përfshi këtu dhe një ushtarak në NTM-A (NATO Training Misson, në Komandën Rajonale të Stërvitjes Herat (RTC). Nëse i referohemi hartës së misioneve, gjeografia e tyre në Afganistan me angazhime konkrete e trupave të FA shqiptare është më e gjerë, e shtrirë kjo në Shtabin...

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 20122

mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), është shprehur se progresi i bërë gjatë tre viteve të fundit është shumë i madh. “E vlerësoj mbështetjen tuaj të madhe në këtë punë të rëndë-sishme dhe do të doja t’ju falënderoja shumë për integrimin dhe mbështetjen e madhe që më dhatë gjatë përgatitjes për këtë konferencë. Duke marrë parasysh pozicionin tim në NATO do të doja gjithashtu të falënderoja Shq-

NATO vlerëson Forcat e Armatosura: Jini krenar për çfarë keni arritur

zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në ambientet e Komandës së Doktrinave dhe Stër-vitjes, prej datave 27-28 Qershor 2012, zhvillon

punimet Konferenca e 5-të e Integ-rimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në NATO, me pjesëmarrjen e delegacioneve të mbërritura nga Komanda e Aleancës për Transformim, të Komandës së Operacioneve Aleate dhe JFC Napoli, si dhe krerëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm. Në Konferencë marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, ndihmës Shefi i Shtabit të Komandës së ACT-së (Komanda e NATO-s për Transformim), Gjeneral Major Jon B. Lilland, përfaqësues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarak të lartë nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, anëtarë të Komi-sionit Parlamentar për Sigurinë Kom-bëtare, Komandat e Forcave dhe Njësive kryesore të FARSH-së, si dhe delegacioni i lartë i Komandës së Aleancës për Transformim (ACT). Me hapjen e NATO-s për anëtarësim, ndaj vendeve të ish-bllokut komunist pas Luftës së ftohtë, Aleanca ka vendosur dhe përmirësuar me kalimin e viteve një Proces të Integrimit të vendeve të reja që do të anëtarësoheshin. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria së bashku me Kroacinë filluan ti nënshtroheshin të njëjtit proces integrimi si para-ardhësit e tyre (Çeki, Hungari, Poloni, Ru-mani, Bullgari, Vendet Baltike, Sllo-veni, Sllovaki), madje disa prej vendeve të ftuara para Shqipërisë, vazhdojnë ende të konsiderohen e t’i nënshtrohen procesit të integrimit. Integrimi i plotë i Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë nënkupton një proces të vazhdueshëm dhe dinamik të zhvillimit të Burimeve Njerëzore, strukturave, doktrinave dhe kapaciteteve me qëllim përmirësimin e efektshmërisë dhe ndërvepruesh-mërisë me NATO-n në mënyrën më të përshtatshme. Aleanca ka ngarkuar me kalimin e viteve njërën prej dy komandave Kryesore Strategjike të saj, për të udhëhequr këtë proces për ven-det që fitojnë anëtarësimin. Komanda

e Aleancës për Transformim është pikërisht struktura e NATO-s që ud-hëheq, mbështet dhe koordinon këtë proces intensiv integrimi. Që prej pranimit zyrtar në NATO, ACT si komandë drejtuese për integrimin, filloi bisedimet me vendet e reja sapo të pranuara, Shqipërinë dhe Kroacinë. Gjatë vitit 2010 u firmos edhe Memo-randumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe ACT, i cili përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve për procesin e transformimit. Fushat janë një përzgjedhje e menduar mirë dhe e bazuar në formatet dhe mangësitë që paraqesin zakonisht vendet me një të kaluar krejt të ndryshme nga anëtarët e tjerë tradicionalë të Aleancës. Në këtë kontekst, gjatë 3 viteve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm me ACT. Bashkëpunimi ka konsistuar në kryerjen e seminareve, trajnime e stërvitje, telekonferenca, takimeve periodike dhe konferencave. Komanda e Aleancës për Transformim ka vlerë-suar me nota shumë të larta punën e bërë për integrimin e Forcave tona të Armatosura. Ndihmësi i Shefit të Shtabit të ACT (Komanda e NATO për Transformim), i cili po merr pjesë në Konferencën e Pestë për Integ-rimin e FA në strukturat e NATO, e cila po zhvillohet në ambientet e Ko-

ipërinë për kontributin kombëtarë të dhënë në operacionet e NATO dhe në veçanti në misionet aktuale në Af-ganistan. Konferenca i mbyll punimet ditën e enjte, më 28 qershor 2012. Në tre vitet e fundi ju keni bërë shumë progres në fushën e integrimit dhe duhet të jeni krenar për çka është ar-ritur deri tani”, u shpreh gjeneralmajor Jon B. Lilland. Në hapjen e kësaj konference ishin të pranishëm ministri

i Mbrojtjes së Republikës së Shq-ipërisë, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kryetari i Komi-sionit të Sigurisë Kombëtare, z. Leon-ard Demi, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Arian Starova dhe z. Ekrem Spahiu, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e

Zhvillon punimet Konferenca e 5-të e Integrimit të FARSH, organizuar nga Komanda e Aleancës për Transformimin (ACT)

Ndihmës Shefi i Shtabit të Komandës së ACT-së (Komanda e NATO-s për Transformim) Gjeneralmajor Jon B. Lilland: - “Në tre vitet e fundi ju keni bërë shumë progres në fushën e integrimit dhe duhet të jeni krenar për çfarë është arritur deri tani”

Integrimi i plotë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

nënkupton një proces të vazhdueshëm dhe

dinamik të zhvillimit të Burimeve Njerëzore,

strukturave, doktrinave dhe kapaciteteve me qëllim përmirësimin e efektshmërisë dhe

ndërveprueshmërisë me NATO-n në mënyrën më të

përshtatshme.

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 3zyrtare

Armatosura, përfaqësues nga Ministria e Jashtme etj. Në konferencë merr pjesë edhe ndihmës shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Trans-formim (ACT), gjeneralmajor Jon B. Lilland, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë në Komandat e NATO. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami u shpreh: “Vlerësimet e punës së Forcave të Armatosura në fakt i takojnë Ko-mandës së Aleancës për Transformim. Ajo e zhvillon këtë konferencë me Forcat tona të Armatosura, në qendër të së cilës është vlerësimi i punës së bërë deri më tani dhe punës që duhet bërë në dy vitet e ardhshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një anëtarë krejtë-sisht i integruar i kësaj aleance të madhe. Përgatitjet tona gjatë këtij viti kanë qenë të jashtëzakonshme dhe besoj që përfundimet e kësaj konfer-ence do të jenë po kaq të shkëlqyera sa edhe fillimi i saj”. Duke folur për bashkëpunimin dhe ndihmën që kanë dhënë vendet anëtare të NATO-s dhe ato partnere për Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura, ministri Imami u shpreh: “Ne vlerësojmë me të vërtetë ndihmën që vendet tona aleate dhe partnere japin për Forcat tona të Ar-matosura, në të gjitha fushat e integ-rimit, si në drejtim të doktrinave, af-tësive ushtarake ose inkuadrimin strukturor. Integrimi ka qenë dhe mbetet një proces kompleks, i cili ka marrë një përkushtim shumë të madh të burimeve njerëzore. Megjithatë, ne jemi shumë krenar për progresin që kanë arritur Forcat e Armatosura në këto tre vitet e reformave të përshkallë-zuar. Unë shfrytëzoj këtë rast të falën-deroj të gjithë personelin ushtarak dhe civil për durimin, këmbënguljen dhe vullnetin e tyre, për të plotësuar të gjitha reformat e domosdoshme të nënshkruar. Falë tyre, FA shqiptare janë të krahasueshme me Forcat e Armatosura të Aleancës”. Ministri Imami theksoi se janë hedhur disa hapa shumë të rëndësishëm që nga Konfer-

enca e vjetshme e ACT. “Këtu më lejoni të nxjerrë në pah punën në shqyrtimin e Mbrojtjes Strategjike, Planifikimin e Mbrojtjes, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Standardiz-imin, Edukimin dhe Trajnimin, Legjis-lacionin, Demilitarizimi i municioneve të tepërta, etj. Shqyrtimi i disa doku-menteve të tjera të rëndësishme strat-egjike si: Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Kombëtare

Ushtarake do të vazhdojë paralelisht me rekomandimet nga procesi SDR”, u shpreh zoti Imami. Ministri Imami shprehu gjithashtu bindjen se FA shq-iptare janë të gatshme për të përm-bushur shumicën e kërkesave të NATO në një mënyrë shumë mirë të menduar dhe racionale, që e bënë më të lehtë zhvillimin e programit të punës dhe ngritjen e linjave të qarta kohore për zbatimin e paketës së re të Mbrojtjes

Konferenca e 5-të ka si objektiva kryesore:

- të prodhojë një vizion të qartë integrimi të shqipërisë deri në vitin 2014- të zhvillojë një politikë dhe strukturë koherente të menaxhimit të Burimeve Njerëzore që do të mund të ndihmojë FArsh në procesin e transformimit dhe integrimit në NAto- Të identifikojë sfidat e transformimit ushtarak përmes el-ementëve të DOTMLPFI dhe në këtë kontekst të specifikojë mbështetjen e NAto-s dhe përpjekjet kombëtare për kapërcimin e këtyre sfidave

së Zgjuar, “Smart Defence”, në për-puthje me kushtet e vendosura në Samitin e Çikagos. “Vitin e kaluar ne kemi punuar seriozisht me projektet në kuadrin e Mbrojtjes së Zgjuar, me qëllim të identifikimit të projekteve të rëndësishme për FA dhe për bash-këpunimin rajonal, ku një vëmendje të rëndësishme i kemi kushtuar edhe ideve të diskutuara me gjeneralin Abrial, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Shqipëria dhe vendet tona fqinje në rajon duket se ndajnë interes të përbashkët në fusha të tilla si të mbikëqyrjes dhe ruajtjes në detin Adriatik, mbikëqyrjen e ajrit dhe projektet rajonale në emergjen-cat civile, në të cilin ne jemi të përqendruar plotësisht”, është shpre-hur ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. Gjatë fjalës së tij përshënde-tëse, ndihmës shefi i Shtabit të Ko-mandës së Aleancës për Transformim (ACT), gjeneralmajor Jon B. Lil-land, tha se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura kanë bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të integrimit të saj në NATO. “Unë

jam tepër i lumtur që në Konfer-encën e Pestë të Integrimit të FA në NATO, vendi juaj ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtim të konsolidimit dhe integrimit të plotë në NATO. Gjej rastin këtu të shpreh mirënjohjen time të thellë, s i dhe gat ishmërinë për t ’ ju mbështetur në çdo reformë që do të ndërmerrni, në kryerjen e sem-inareve, trajnimeve e stërvitjeve të përbashkëta me vendet aleate dhe partnere, me qëllim që FA shq-iptare të konsolidohen tërësisht në NATO”. FARSH vijnë në këtë Konferencë pas një viti intensiv pune për të kryer transformim dhe integrim në fushat e identifikuara tashmë nga të dy palët. Gjatë zhvil-limit të Konferencës do të eviden-tohen arritjet e FARSH-it gjatë këtij viti dhe në bashkëpunim me ACT do të përpilohet një plan i qartë integ-rimi që do të mund t’i japë fund fazës së integrimit të plotë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë në NATO.

Dje përfundoi Konferenca e pestë e Integrimit e cila u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së

Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi. Konkluzionet paraprake të konferencës u mbajtën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi dhe nga Drejtuesi i ekipit të ACT , Major Jon B. Lilland. Ata vlerësuan organizmin, seriozitetin dhe profesionalizmin e lartë në të cilën u trajtuan çështjet e integrimit. Duke vlerësuar progresin e bërë nga Forcat e Arma-tosura Shqiptare që nga Konferenca e mëparshme Gjeneral Major Jon B. Lilland u shpreh:” Ne sot shohim të konkretizuar një punë jashtëzakonisht voluminoze dhe cilësore të bërë që nga Konferenca e katërt. Të gjitha reko-mandimet që ne paraqitëm pas asaj konference i shohim sot të vlerësuara dhe në një progres jashtëzakonisht të dukshëm. Për këtë vlerësoj gjithë punën të strukturave të FA veçanërisht të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ku Gjeneral Gjunkshi ka një rol të veçantë në këtë sukses. Vëmendja me të cilën u përcollën punimet e kësaj konference nga ministri Imami dhe përfaqësues të parlamentit shqiptar tregon cilësisht angazhimin për integrimin e plotë në NATO. Për këtë ne mund të shprehim vetëm kon-sideratat më të larta”. Gjeneral Gjunkshi, duke marrë fjalën pas vlerësimeve më të mira për ekipin e ACT, shprehu gjithashtu konsideratat më të larta

për strukturat që u angazhuan në organizimin dhe finalizimin me sukses të punimeve të kësaj konference. “ Forcat e Armatosura e kanë prioritet kryesor çështjen e integrimit dhe këtë ato e kanë shprehur me seriozitetin në të cilin e vlerësojnë këtë proces. Pas njohjes me rekomandimet e Kon-ferencës së Katërt, strukturat e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, hartuan një matricë ambicioze me përgjegjësi konkrete dhe ndoqën hap pas hapi realizimin e detyrimeve. Ata bashkëpunuan ngushtë me Komandën e ACT, dhe ndaj sot ne ndodhemi në një situatë optimiste për realizimin e gjithë rekomandimeve. Sigurisht mjaft punë është bërë dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që ka edhe mjaft për tu bërë ashtu siç jemi të bindur në angazhimin tonë maksimal për plotësimin e tyre.” u shpreh Gjeneral Gjunkshi. Më parë gjatë ditës, Konferenca e pestë i zhvilloi punimet në sindikata, ku ekspertët e Forcave të Armatosura dhe të ACT diskutuan thellësisht për çështje specifike dhe arritën në përfundime të cilat do të shërbejnë më vonë për hartimin e një plani të përbashkët dy vjeçar për procesin e integrimit. Një rol të veçantë në orientimin e punimeve të Konferencës së pestë të Integrimit, dha sindikata e drejtuesve kryesorë, punimet e së cilës u ndoqën gjatë gjithnjë kohës nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi.

Përfunduan me sukses punimet e Konferencës së pestë të Integrimit

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 20124 zyrtare

Paraditen e së hënës, në Ministrinë e Mbrojtjes zhvilloi një vizitë zyrtare shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA të Maqedonisë, gjen-

eralmajor Gorancho Koteski. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe dy Forcave tona të Armatosura. Kreu i FA të Maqedonisë u prit me ceremoni dhe truproje nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA shq-iptare, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Në vijim, gjeneral major Koteski la një shënim në Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Më pas, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami zhvilloi një takim të veçantë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, gjeneralma-jor Gorancho Koteski. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Ministri Imami, pasi i ka uruar mirëseardhjen në Tiranë gjeneralmajor Koteskit, ndër të tjera, u shpreh se Shq-ipëria është e interesuar që Maqedonia në një kohë shumë të shpejtë të jetë anëtare e NATO. Ky është vullneti i qytetarëve të Maqedonisë, ka theksuar z. Imami, por është edhe në interesin më të mirë të rajonit që të gjithë vendet tona të jenë anëtar të NATO. Ashtu sikurse për ju, edhe për Malin e Zi, besoj se kjo pers-pektivë duhet të jetë e shpejtë. Duke folur për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona, ministri Imami ka nënvizuar se, në rrafshin ushtarak marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë pasur ngritje gjatë gjithë këtyre kohëve, sidomos me stërvitje të përbashkëta, bashkëpunime të cilat ne do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për çfarëdo ndihme në rrugën e integ-rimit të përbashkët që kemi në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nga ana e tij, gjeneralmajor Gorancho Koteski, pasi ka

falënderuar ministrin Imami për pritjen që i rezervoi, ka shprehur vlerësime për arritjet e FA shqiptare dhe mbështetjen që Shqipëria ka dhënë dhe jep për in-tegrimin e vendit të tij në NATO, për bashkëpunimin në kuadër të A-5, si dhe në stërvitjet e përbashkëta, për mbështetjen që u është dhënë studentëve maqedonas, të cilët kanë studiuar në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë etj. Më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, gjeneralmajor Gorancho Koteski, zhvil-loi një takim me gjeneralmajor Gjunk-shin. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Gjeneral Major Gorancho Koteski, zhvilloi një takim kokë më kokë me Gjeneral Major Gjunkshi, i cili pasi i uroi mirëseardhjen, midis të tjerash, e njohu atë me kontributin që kanë dhënë e po japin Forcat e Armatosura Shqiptare në operacionet në Afganistan, duke vënë

Imami: Shqipëria e interesuar që Maqedonia të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO

Vizitë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, në strukturat e FT

Ministri i Mbrojtjes dhe gjeneralmajor Gjunkshi pritën në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe dy Forcave tona të Armatosura

“Smaret Defence” dhe kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për Qendrën e Trajnimit Mjekësor në Maqedoni, për ta kthyer atë në Qendër Rajonale, si dhe e falënderoi për mbështetjen që u është dhënë stu-dentëve maqedonas të cilët kanë studiuar në Akademinë e Mbrojtjes. Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu vlerësimin e tij për Qen-drën e Trajnimit Mjekësor si dhe shprehu dëshirën e tij për të pasur kursantë nga Maqedonia në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, dhe ofroi mbështetjen maksimale për ushtarakët maqedonas në Qendrën tonë të Gjuhëve të Huaja si dhe asistencë në procesin e asgjësimit të municioneve të tepërta. Të dy homologët vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të A-5 si dhe stërvitjeve të përbashkëta. Në fund të takimit, Gjeneral Major Gorancho Koteski, la në Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, përshtypjet e tij më të mira për Forcat e Armatosura Shqiptare. Më pas, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Gjeneral Major Gorancho Koteski, me anë të një brifingu me temë “ Forcat e Armatosura Shqiptare pas 3 vitesh anëtarësim në NATO”, u njoh me vizionin, rrugën drejt anëtarësimit në NATO, strukturën e FA, ngjarjet e rëndësishme dhe zhvillimet më të fun-dit, planin e integrimit të Shqipërisë në NATO. Gjatë këtij prezantimi, Gjeneral Major Gorancho Koteski, gjithashtu u njoh me planifikimin e mbrojtjes të Forcave të Armatosura Shqiptare për vitin 2012, perspektivat rajonale dhe “Smart Defence” dhe rrugët e sfidat drejt së ard-hmes. Më pas, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë Gjeneral Major Gorancho Koteski, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi një takim kortezie me Ministrin i Mbrojtjes Z. Arben Imami.

theksin në bashkëpunimin e shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeneralmajor Gjunkshi, ndër të tjera u shpreh se : -

”Synimi i Forcave të Armatosura Shqiptare është për të kaluar nga një forcë sasiore pjesëmarrëse në misione, në një forcë cilësore...”, duke vënë theksin në trupat e luftimit dhe OMLT. Më tej Gjeneralmajor Gjunkshi e infor-moi Gjeneral Major Gorancho Koteski, mbi reformat e Forcave të Armatosura Shqiptare, rishikimin e Strategjisë Ush-tarake, modernizimin e FA, duke veçuar këtu Forcat Detare dhe Forcat Ajrore (anijet dhe helikopterët), me punën e madhe për asgjësimin e municioneve të tepërta, duke nënvizuar se “Forcat e Armatosura Shqiptare, kanë bërë një punë të madhe në procesin e asgjësimit të municioneve të tepërta, duke u bërë

shembull në Evropë dhe në botë, proces i cili është bërë i mundur nga kontributi i buxhetit të Mbrojtjes në bashkëpunim të shkëlqyer me miqtë tanë që na kanë mbështetur në këtë proces të vështirë”, u shpreh gjeneralmajor Gjunkshi. Gjatë këtij takimi gjeneralmajor Gjunkshi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira me të gjithë vendet e rajonit, dhe me Maqedoninë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke e siguruar për bashkëpunim të shkëlqyer edhe në të ardhmen. Nga ana e tij, Gjeneral Major Gorancho Koteski, pasi e falënderoi gjeneralmajor Gjunkshin për mikpritjen, e njohu atë me zhvillimet më të fundit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë. Gjeneral Major Gor-ancho Koteski, shprehu konsideratë për vlerësimet që Forcat e Armatosura Shqiptare i bëjnë vlerësimit të iniciativës

Po të hënën Gjeneral Major Gorancho Koteski, Shef i Shtabit të Përgjithshëm

të Maqedonisë bëri një vizitë në Batalionin e Forcave Speciale dhe atë Komando. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Koteski shoqërohej nga Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së të RSH, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi dhe Ko-mandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi. Delegacioni në Garnizonin e Zall Herrit u prit nga Zv/Komandanti i Forcës Tokësore, Kolonel Sokrat Prifti dhe Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale, Kolonel Dritan Demiraj, të cilët i uruan mirëseardhjen. Komandanti i batalionit të forcave special, Kolonel Dritan Demiraj, prezantoi një brifing informues mbi misionin, detyrat, strukturën dhe angazhimet e këtij batalioni në përmbushjen e detyrimeve në përbërje të Forcës Tokësore. Nga ana e tij, Gjeneral Major Gorancho Koteski, pasi e falënderoi komandantin e bfs, u ndal tek

Stërvitja e përbashkët B-9 CJSE, e Forcave Speciale të vendeve të Ballkanit, e cila u zh-villua në Maqedoni, në javën e parë të muajit Qershor të këtij viti, ku shprehu falenderimet për performancën e shkëlqyer të forcave shq-iptare, në këtë stërvitje të përbashkët. Më pas

efektivat e batalionit të forcës special dhe atij komando, kryen një stërvitje demonstruese ku u pasqyruan aspekte stërvitore, qitje reale me preçizion kundër objektivave etj. Demostrimi i forcave vijoi me patrullim me mjete, qitje me mitraloz 12.7 mm, hapje zjarri nga mjetet e

lëvizshme në ecje dhe asgjësimi i objektivave të lëvizshëm dhe të palëvizshëm në distanca të ndryshme. Gjithashtu u zhvilluan qitje me snajper, qitje besimi kundër objektivave të ndryshëm të palëvizshëm, qitje speciale, hapja e zjarrit duke kombinuar qitjen me pushkë automatike ARX-160 të kalibrit 5.56 mm dhe pistoletë “Beretta PX-4” të kalibrit 9 mm. Stërvitja treguese vijoi me demonstrimin dhe kryerjen e operacioneve speciale në qendrat e banuara duke realizuar zbritjen e trupave nga helikopteri, zhbllokimin e pengjeve brenda ndërtesave si dhe zbritjen nga lartësitë e mëdha. Pas stërvitjes demonstruese Gjeneral Koteski, shprehu falenderimet për mikpritjen që iu rezervua si dhe uroi për arritjen e rezultateve të larta të Forcave të Armatosura të RSH si një vend anëtar i NATO-s. Në përfundim të vizitës së Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë në shenjë miqësie dhe mirënjohje u bë një fotografi e përbashkët

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 5aktiviteti

Nëntetar Aleksandër Peci nderohet me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”

eralmajor Gjunkshi nënvizoi konsideratën e tij të lartë për vlerësimet maksimale që kanë shprehur ndaj aktit të nëntetar Pecit edhe vendet partnere e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ajo që është e rëndësishme është që nëntetar Aleksan-dri pati vlerësim maksimal të partnerëve tanë, të shokëve, të vëllezërve që ishin së bashku me të në operacion. Po kështu ai pati mbështetjen e veçantë të Forcave të

Pasdite, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar një ceremoni e veçantë dhe shumë mbresëlënëse. Nëntetar Alek-

sandër Pecit, i cili u plagos në krye të detyrës gjatë misionit në Kandahar të Afganistanit, i është akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, “Medalja e Artë e Shqi-ponjës”, me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rrezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”. Në këtë ceremoni mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, këshilltarja ushtarake e Presidentit të Republikës, kolonele Manushaqe Shehu, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, drejtues të Batalionit të Forcave Speciale, si dhe familjarë dhe të afërm të nëntetar Pecit, të cilët kishin ard-hur enkas për këtë qëllim. Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, pasi i dorëzoi nëntetar Pecit “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, ka theksuar se ky vlerësim i bëhet jo vetëm dhe thjesht Aleksandrit, por ky është një vlerësim që i bëhet edhe të gjithë

efektivave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e në veçanti të gjithë trupave tanë që shërbejnë me mision jashtë atdheut. Duke u ndalur në detyrat dhe përgjegjësitë që ka çdo efektiv i FA, shefi i Shtabit të Përgjithshëm u shpreh se, nga ne kërkohet që të stërvitemi, përga-titemi dhe të jemi plotësisht të aftë për të përballuar situata si kjo që kaluam, pra për të mposhtur edhe vdekjen. Më tej, gjen-

Medalja e Artë e Shqiponjës”, me motivacionin: “Për aktin e shquar patriotik dhe qytetar të treguar duke shërbyer me besnikëri, trimëri dhe nder, deri në vënien në rr-

ezik të jetës, në detyrën fisnike të ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Ky vlerësim i bëhet jo vetëm dhe thjesht Aleksandrit, por gjithë efektivave të FARSH e në veçanti të gjithë trupave tanë që shërbejnë me mision jashtë atdheut

Ushtrisë Amerikane, që vërtetë në këtë rast spikati në mënyrë të veçantë ai vël-lazërim i veçantë midis FA shqiptare dhe FA amerikane, ku ushtarakët tanë i dhanë gjak ushtarakut amerikan të plagosur, por edhe ushtarakët amerikanë i dhanë gjak Aleksandrit. Kjo është ajo që ne ndajmë së bashku në fushën e operacionit”, - ka nënvizuar gjeneralmajor Gjunkshi. Më pas, nëntetar Peci shprehu falenderimet e tij të

NjOftiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKMEVE TE PERSONELIT

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4 22 21 03; Fax: ++355 4 23 41 62 Shtabi i Përgjithshëm i FA Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, për vitin akademik 2012-2013, në Institucionet Arsimore Ushtarake të Turqisë, si më poshtë vijon: 1. Shkolla e Lartë e Forcave Tokësore 2. Shkolla e Lartë e Forcave Ajrore 3. Shkolla e Lartë e Forcave Detare 4. Shkolla e Mesme Ushtarake Kuleli 5. Shkolla e Mesme Ushtarake e Detarisë 6. Shkolla e Mesme Ushtarake Ajrore Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku do të njihen me “Udhëzim-in”, mbi kriteret e pranimit, regjistrimit dhe procedurat e testimeve. Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë për kandidatët që do të aplikojnë për arsimimin e nivelit ushtarak universitar dhe 2.000 (dymijë) lekë për kandidatët që aplikojnë për arsimin e nivelit ushtarak parauniversitar. Regjistrimi fillon në datën 18 qershor 2012, ora 09.00 dhe përfundon më 06 korrik 2012, ora 15.00, në KDS. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të mos jetë i martuar.5. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 6. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen .7. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 8. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve sipas udhëzimeve të përcaktuara. 9. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit parauniversitar mbi 8. Kandidatët që janë në vijim e sipër të vitit të fundit të ciklit parauniversitar, të kenë notën mesatare mbi 8 për vitet e plota të përfunduara, si dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. 10. Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë, kimi. 11. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.12. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, atëherë ai s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet ushtarake jashtë vendit si dhe degën e preferuar.2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të notave të tre viteve të përfunduara të shkollës së mesme si dhe vërtetimi i notave të semestrit të parë.4. Fotokopje e noterizuar e certifikatës së TOEFL(nëse ka).5. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë.6. Fotokopje e kartës së identitetit 7. Certifikatë familjare, 1 copë 8. Fotografi për dokument, 2 copë 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë, ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit”. 12. Analiza e SIDA-s.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur studentë ushtarakë, të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve nënshkruajnë kontratën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(Akademia e Mbrojtjes) për vazhdimin e studimeve. Në kontratë parashikohet se studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën gjashtë vjet. Në rast të moszbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.

sinqerta për vlerësimin që i bëhet nga Presi-denti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Bamir Topi, por edhe për vlerësimet që i janë bërë nga qeveria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe nga të gjithë shqiptarët kudo që janë. “Këtë medalje të lartë do ta mbaj me nder, duke i shërbyer me devotshmëri atdheut dhe popullit tim”, - është shprehur nëntetar Peci. Në emër të familjes Peci përshëndeti edhe daja i Aleksandrit, i cili tha se nëntetar Peci dhe familja e tij do të jenë sistematikisht prezentë në të gjitha detyrat dhe në të gjitha nevojat që ka dhe do të ketë atdheu dhe kombi. “Jemi mirënjohës për gjithçka që keni bërë për ne. Po kështu jemi të lumtur dhe me fat që, falë ndihmës tuaj, Aleksandri arriti të shpëtojë, ta mundi dhe ta mposhti vdekjen, duke qenë tashmë prezent mes nesh. Le të mbetet ky një shembull i mirë për ushtrinë shqiptare, për shokët dhe për të gjithë pasardhësit tanë”. Nëntetar Aleksandër Peci, pjesëtar i Forcave Speciale të FA shqiptare që veprojnë në Afganistan, mbeti i plagosur rëndë më 20 mars 2012, gjatë kryerjes së misionit në zonën e Kandaharit, ndërsa kapiten Feti Vogli ra heroikisht dhe është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Kontributi i FA në pastrimin, kryekomunari i Maminasit letër falënderimi Gjunkshit

Kryetari i Komunës Maminas, Zoti Ismail Gjergji, i ka përcjellë një letër falenderimi dhe mirënjohje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, mbi ndihmesën e dhënë duke i bërë kalim kapital të një mjeti transporti, për pastrimin e mbetjeve urbane të cilat kanë qenë një shqetësim serioz dhe i vazhdueshëm për banorët e kësaj komune, e cila është një zonë me një natyrë të pasur dhe me interes të madh turistik, ku ndër të tjera shkruhet: “ I nderuar Gjeneral Gjunkshi! Në radhë të parë Ju urojmë suksese të mëtejshme në detyrën Tuaj të lartë. Nisur nga vlerësimi që Ju i kushtuat kërkesës së Komunës Maminas për të na ndihmuar me një mjet transporti kamion që na shërbeu për pastrimin e mbetjeve urbane në zonën tonë,Unë si Kryetar Komune së bashku me stafin tim dhe në emër të komunitetit, Ju shpreh falenderimet e mija më të sinqerta për kontributin që dhatë në ndihmë të komunitetit tonë. Edhe një herë Ju falenderojmë sinqerisht”. Kryetari Ismail Gjergji

Atasheu i Mbrojtjes së Italisë, Gjeneralbrigade Vito Dell’Edera vizitoi Brigadën Logjistike

Ditën e Premte më datë 22 qershor 2012, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Gjeneral Brigade Vito Dell’Edera si edhe Komandanti i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), Kapiten i Rangut II Massimo Pelegrini vizituan Brigadën Logjistike. Vizitorët u pritën me nderime të larta nga Komandanti i Brigadës Logjistike, Kolonel Bardhyl Hoxha. Fillimisht Kolonel Hoxha, njohu Gjeneral Dell’Edera dhe Kapiten i Rangut II Pelegrini me anë të një prezantimi të shkurtër lidhur me misionin, strukturën, njësitë vartëse të Brigadës Logjistike. Pjesë e prezantimit ishin edhe arritjet e deritan-ishme veçanërisht puna kolosale lidhur me procesin e asgjësimit të municioneve ku u paraqit me shifra realizimi i këtij procesi i cili është drejt përfundimit. Gjithashtu u bë e njohur puna e bërë lidhur me menaxhimin e materialeve dhe eliminimin e stoqeve si dhe synimet për të ardhmen ne përmbushjen e misionit te BrL. Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Gjeneral Brigade Vito Dell’Edera u interesua lidhur me prioritetet e Brigadës Logjistike siç është asgjësimi i municioneve , (Qendrën AME) si edhe për menaxhimin e materialeve të tepërta si dhe për vështirësitë që hasen në këtë fushë jetike për përmbushjen në tërësi të misionit të FA. Pjesa më e madhe e bisedës kishte të bënte me logjistikën, funksionimin dhe rëndësinë e saj në Forcat e Armatosura, kjo edhe për faktin se ashtu si Komandanti i Brigadës Logjistike, Kolonel Hoxha edhe Gjeneral Brigade Vito Dell’Edera i përkiste specialitetit Logjistikë. Në fund të takimit Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Gjeneral Brigade Vito DELL’EDERA si edhe Komandanti i Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), Kapiten i Rangut II Massimo Pellegrini falenderuan Kolonel Hoxhën për pritjen e bërë. Nga ana tjetër Komandanti i Brigadës Logjistike i falenderoi ato për vizitën , dhe ju dhuroi atyre diçka simbolike nga Shqipëria.

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 20126

Ajri dhe toka e një koloneli

policia ushtarake

lavdrim litabejdo malo

Pas dyerve të sekreteve njerëzore

Dikur adrenalinën e kishte me bollëk, ndërsa sot i duhet ta frenojë, ta kon-trollojë dhe ta kanalizojë

për arritjen e sukseseve të reja. Po flasim për kolonel Syrja Gjokën, i cili është emëruar komandant i Policisë Ushtarake. “Kam kapërcyer këtë derë për të provuar një eksperiencë të re për një progres në karrierë dhe në këndvështrimin tim tek funksioni i komandantit të Policisë Ushtarake kam vlerësuar elementë të diploma-cisë, të lidershipit, elementë juridikë, elementë të kriminalistikës e eksper-tizës, si dhe të gjitha këto së bashku janë avantazhe të mëdha për një ushtarak që ka gradën e kolonelit”, janë fjalët e para të dialogut me ko-mandantin e policisë ushtarake, i cili para pakë kohësh ka bërë një kërcim pindarik në karrierën e tij.

Ai është një prej pilotëve me kar-rierë më të gjatë, i shquar për cilësi efikase në aviacionin ushtarak dhe pandryshuar ngjyrën e uniformës ka krijuar oazën e tij në katin e tretë të policisë ushtarake në Sauk të Tira-nës. Zyra e tij është një aerodrom në miniaturë. Aty gjen të sintetizuar tërë jetën e këtij piloti dhe këtij ushtaraku që ka ngjitur e zbritur dhe prapë ringjitur të gjitha shkallët e karrierës në armën e tij dhe tani po provon një eksperiencë të re. Ai e çmon këtë emërim dhe e quan një përgjegjësi të madhe. Në dialogun me të ai vlerëson shumë punën e mëparshme të Policisë Ushtarake dhe e konsideron si një institucion të konsoliduar dhe kjo falë paraardhësit të tij, kolonel Xhevdet Zeneli. Megjithëse është përpara një sfide, synimi është që brenda limiteve të vogla kohore të japë një impuls të ri. Kjo ishte dhe porosia e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, në momentin e komunikimit të detyrës. Dialogu me të sa vjen e bëhet më i vështirë sepse ky komandant duhet të shkëputet brenda orës që kemi në dispozicion për të rreth tetë herë për të komunikuar me eprorët dhe për të dhënë detyra për zbatim. Dy telefona mobil dhe një telefon zyre bien me in-tervale të papara. Gjithsesi ajo që nuk ka ndryshuar tek ky kolonel është de-likatesa e komunikimit si në aviacion. Pilotët kanë një specifikë gjuhësore

në komunikim. Janë të drejtpërdrejtë dhe flasin me fjali dëftore pa di-gresione kohore. Kanë artin e tyre të marrëveshjes, të bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit. Zbatojnë logjikën stoike të komunikimit sepse siç kanë dy veshë dhe një gojë, pra, dëgjojnë dy herë dhe flasin një here. Afërmendsh, “dora për të qenë pilot është dhuratë e zotit”, thotë koloneli të tjerat kanë rëndësi të dytë. Kudo që të jesh cilësitë e dorës së pilotimit nuk ndryshojnë kurrë. Kur shikon “oazën” e tij në katin e trete bindesh se ai ka marrë shpirtin e tij që prej vitit 1978 e deri në vitin 2012 me vete. I ka për përqendrim për të marrë vendime të kthjellëta edhe në momente më të vështira sepse detyra e komandantit të policisë është sa delikate aq dhe e komplikuar. Kryesore tek mbarëva-jtja e punës së pari janë njerëzit, është jeta e tyre dhe marrëdhëniet që krijon me ta, pastaj është ana estetike e cila ndikon në ecurinë e mëtejshme sqaron për gazetën “Ushtria” ai. Por më të vështirë në sfidën e tij në këtë detyrë është administrimi i kuadrit admin-istrimi i tërë sistemit të detyrës punës dhe tërë dinamikës së ditës.Piloti nostalgjik

Pasqyrën e jetës së tij e ka krijuar me gjerat më të shtrenjta në zyrën e tij të punës por ne i kërkuam që të na krijojë një tjetër pasqyrë të saj me ngjyrat e fjalës së dalë nga goja e tij.

“Ah, thotë: më keni prekur në telat e violinës. Jeta ime e vërtetë fillon në 1981 kur hipa për herë të parë në avionin MIG dhe në vitin 1983 mori një tjetër ngjyrë pasi unë mora përgjegjësi të plota që të më besohej një mjet që kushtonte miliona dol-

larë. Deri në vitin 1993 kam bash-këjetesën më të bukur me MIG-un, thotë ai. Ishim një trup e një shpirt. Për katër vjet isha shef i shtabit të FA dhe në 1997 u përballa me shumë sfida të vështira. Momenti më de-likat i jetës sime ishte riatdhesimi i

gjashtë helikopterëve nga Italia. Por pasi kalova këtë sfidë të vështirë unë dhashë dorëheqjen e fillova nga e para jetën e pilotit të thjeshtë. Tre muaj dhe u emërova shef i taktikës dhe i qitjes në FA. Pastaj erdhi dhe detyra e komandantit të Regjimentit

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 77policia ushtarake

Pas dyerve të sekreteve njerëzore

të helikopterëve. Kështu deri në vitin 2004 që isha në këtë detyrë kam punuar me shumë përkushtim dhe me shumë përgjegjësi sidomos për implementimin e teknikës së re emergjencat civile të cilat në vitin 2002 kanë arritur kulmin dhe në shumë e shumë detyra të tjera të rëndësishme. Na pëlqen ky ushtarak që ka vlerësim dhe respekt për këtë pjesë të jetës së tij që ka dhënë shumë nga vetja e tij për të arritur objektivat. Por karriera e tij pësoi një tjetër hop në aerodromin ush-tarak të Kuçovës ku ai të flet për transformimin rrënjësor të tij.fleta e re e historisë së jetës

Katër janë shtyllat ku duhet të mbështetem në punën time është disiplina, bashkëveprimi koor-dinimi me njësitë dhe sidomos puna me stafin. Tek stafi im kam katër pika parësore mbi të cilën mbështetem për të realizuar këtë mision. Së pari është shefi i shtabit nënkolonel Medi Kuçi dhe detyrat që ai ndjek. Një pikë shumë e rëndësishme është shefi i shtabit Ramiz Mulgeci shefi i krimeve nënkolonel Artan Meçe dhe shefi i rendit major Elmaz Sulaj. Po ashtu një shtylle mbështetëse dhe efikase e punës sime janë dhe katër komandantët e kompanive dhe tërë komandantët e togave. Më të vërtetë koloneli besoj se ata janë shtylla

kurrizore e Policisë Ushtarake. “Unë mendoj se sekreti i sukse-seve është puna në grup”, thotë nënkoloneli. Modeli i disiplinës që unë kam gjetur këtu është thembra e Akilit. “Janë të gjithë ushtarakë që u pëlqejnë konceptet e reja që e duan ndryshimin. Të katër komandantët e kompanive janë ushtarakë të rinj në moshe kapitenë të shkolluar në perëndim dhe me frymëmarrje bashkëkohore – dhe vijon më tej komandant Gjo-ka– Po ashtu vlerësoj dhe punën e komandantëve të togave të cilët janë togerë me shumë perspek-tive”. Kur e pyesim se cilët janë raportet me ta ai thotë se: “U jap eksperiencën time e cila në thelb ka parimin sa më frymë kolektive, sa më të sinqerte me njeri tjetrin dhe sa më të sinqertë me vartësit. Unë kam për detyrë t’u jap me-sazhe dhe frymëmarrje të re dhe këtë mirëkuptim e kam gjetur që ditën e parë me ta dhe po e kon-solidoj çdo ditë. Orientimet bazë të punës sime janë perfomanca e disiplinës dhe bashkëveprimi mes të dy forcave. Një pikë e rëndë-sishme është dhe bashkëpunimi me partnerët tanë dhe me të huajt të cilin e kemi ngritur në një stad të ri”. Ndër të tjera shprehet Kolonel Gjoka, “Mendoj se ajo që duhet të përmirësohet është niveli i spe-

cialiteteve në Policinë ushtarake. Niveli i specialistëve në fushën e luftës kundër krimit ushtarak është dhe A-ja e tërë programit të punës sonë. Duke filluar nga disiplina formale qarkullimi i mjeteve ushtarake në qytet figura e ushtarakut dhe uniforma e tij, si dhe zbardhja e tërë ngjar-jeve të jashtëzakonshme sipas standardeve të NATO-s. Shefi i rendit brenda strukturave ga-ranton të gjitha mjetet kontrollin e parregullsive dhe specifikon tërë destinacionet. Ju them se “Policia Ushtarake bën mbi 12 shoqërime në ditë duke filluar që nga shoqërimi i delegacio-neve tërë protokolli i Ministrit të Mbrojtjes me homologë të huaj, të Shefit të Shtabit dhe shumë e shumë detyra të tjera delikate që për shkallën e sigurisë varen nga përkushtimi i Policisë Ushtar-ake” shton komandanti i policisë ushtarake. Pastaj “dinamika e punës sonë është 24 orë për 24 orë. Ne jemi duke përgatitur dhe tre toga të cilat janë për misione paqeruajtëse dhe toga është gati që më datën 25 shtator 2012 do të shkojë në Afganistan. Ne jemi certifikuar nga specialistët që ndjekin mbarëvajtjen e misioneve paqeruajtëse për elementet e sig-urisë dhe anës dokumentare ne veprat penale jemi certifikuar për elementët baze të pikës së kon-trollit, për elementet e marshimit të alpinizmit, për elementet e përballjes me fushat e minuara, për tërmetet dhe për shumë e shumë operacione të tjera që lidhen me paqeruajtjen. Në Bizë ne kemi bërë stërvitjet dhe atje është parë konk-retisht shkalla e përgatitjes së këtyre efektivave”. Duket ashiqare që në pak ditë ka “shtënë në dorë” situatën

me të për 24 orë rresht.Bota personale e kolonelit

Koloneli që aktualisht mban “dy kapele” atë të kolonelit aviator dhe atë të kolonelit si numri një i

policisë ushtarake është nga Vlora dhe thotë që arsimimin tetëvjeçar e ka kryer në këtë qytet. Paskëtaj skenderbegas. Dhe tërë arsimi tjetër është i lidhur me aviacionin ashtu siç ka në vijim shume e shumë spe-cializime në fushën që ai dashuron

më shumë. “Punën efektive e nis në orën 7.00”- thotë koloneli -“dhe iki në orën 22.00”. Janë me dhjetëra dokumente që do të kaloj në duar dhe mbi 150 komunikime në telefonat e

punës. Ai brenda kësaj dinamike gjen kohë të lexojë dhe të ndjekë tërë situ-atën e ditës. Të shikojë filma dhe të përkushtohet për njerëzit e tij të afërt të cilët i konsideron dhe mbështetësit kryesore. Ai është një njeri i butë dhe që fjalët i përzgjedh për të respektuar dhe vlerësuar bashkëbiseduesin.

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 20128

Kontigjenti i 10-të paqeruajtës drejt

përfundimit të misionit

reportazh

major nexhbedin basha

Baza “Camp arena”- familja jonë e përBashkët

Edhe pak ditë na ndajnë nga kthimi në atdhe i tru-pave të kontingjentit 10-të paqeruajtës shqiptar. Një

ditar i mbushur me ngjarje e mo-mente historike. Në bazën “Camp Arena”, Herat, Afganistan, nën juridiksionin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-West), përkrah trupave të aleancës, anëtarë të së cilës jemi kryejnë detyra aktualisht 223 misionar të paqes, përfshi këtu dhe një ushtarak në NTM-A (NATO Training Misson, në Komandën Rajonale të Stërvitjes Herat (RTC). Nëse i referohemi hartës së mision-eve, gjeografia e tyre në Afganistan me angazhime konkrete e trupave të FA shqiptare është më e gjerë, e shtrirë kjo në Shtabin e ISAF-it në Kabul, në Kandahar me “Eagle 4” të forcave speciale, me kontingjentin e OMLT-2 dhe kontingjentet e Policisë Ushtarake dhe Policisë së Shtetit në Kabul etj. Siç shihet kemi jo vetëm një shtrirje gjeografike në disa provinca të Afganistanit, por dhe natyra të ndryshme misioni, si për ruajtje e sigurim baze, detyra specifike luftimi, këto nga “Eagle 4”, trajnim të ush-trisë dhe policisë afgane etj. Referuar historikut te misioneve te kryera në kuadër angazhimit NATO-ISAF në bazën “Camp Arena”, FA shqiptare kane kontribuar me, 13-të misione, gjithsejtë 1780 ushtarakë. Personeli oficer, nënoficer dhe ushtarë profe-sionistë kanë kryer dhe kryejnë de-tyra në këtë bazë, si vend partner dhe anëtarë të aleancës përkrah shteteve anëtarë të NATO-s si; Itali, SHBA, Spanjë, Bullgari, Lituani, Sloveni e Hungari dhe jo anëtarë të aleancës; Gjeorgjia dhe Ukrahina. Në arkivin

e bazës “Camp Arena”, të NATO-s, të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe të historisë së misioneve gjenden të regjistruar emrat e komandantëve të kontingjenteve që kanë shërbyer në harkun kohor korrik 2007-korrik 2012 në Herat, Afganistan në kuadër të ISAF-it. Major Gëzim Marku si komandanti i kontingjentit të pare u pasua nga komandantët e kon-tingjenteve të tjerë, kapiten Kastriot Çera, major Eduad Ismolli, major Ferdinand Ziu, major Abaz Bregu, major Petrit Zhuzhi, major Sokol Pitomina, major Naim Dani, major Paulin Paluku, major Fatmir Minja, nënkolonel Tefik Cepa, kolonel Sokrat Prifti dhe nënkolonel Arben Kingji, i cili pasohet në korrik të këtij viti, nga nënkolonel Lavdrim Oshafi. Një histori, kjo e mbushur me shumë eksperienca, si për drejtuesit e kontingjentit, po ashtu dhe drejtuesit në nivele reparti, n/reparti, togë e deri tek ushtari. Kjo është një vlerë, një histori që do trashëgohet brez pas brezi. Ndaj në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, jemi krenar se Shqipëria është prezente në Afganistan, si kontribuuese për paqen dhe sigurinë e një populli që kërkon dritë.

Përmbushja e standardeve, prioritet i misionit

Berretat e zeza të dy batalioneve Poshnje Berat dhe Vaudejës Shkodër të ndarë në dy kompani, përbejnë kontingjentin e 10-te paqeruajtës. Me një strukturë, që bazohet në një shtab drejtimi dhe dy kompani luftimi, per-soneli i kontingjentit nën drejtimin e nënkolonel Arben Kingji, komandant kontingjenti, filloi misionin më 19 janar të këtij viti. Një strukturë me efektsh-mëri në kryerjen e detyrës, që ndikoi në rritjen e nivelit operacional dhe shndërrimin e kontingjentit në një njësi luftarake fleksibël. Personeli oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë përfshi këtu shtabi i drejtimit i përbërë me specialistë nga gjitha fushave si; operacionale, stërvitjes, zbulimit, inteligjencës, logjistik, ndërlidhje, per-sonel/psikologji, policisë ushtarake dhe të shëndetësisë, që në ditët e para nisi me agjendë te ngjeshur detyre në përmbushje të misionit. Nëpërmjet brif-ingjeve, mbajtur nga specialistët italianë të “Force Protection u morën njohuritë e duhura për elementet sigurisë në bazë, shoqërim VIPA, ruajtje e kontroll në aeroportin ushtarak të bazës e civil të Heratit, për procedurat e patrullimit, për hyrja dalje të ë misioneve dhe njohje

të modelit ID që përdorë personeli civil e ushtarak për hyrje dalje në aeroporte civil e ushtarak dhe postblloqe, pra në detajë për secilin element, njohuri këto jo të panjohura për efektivin e trupës, pasi tema të kësaj natyre ishin zhvilluar para ardhjes në mision me program të posaçëm në repartet nga vinin, në stërvitjet fushore dhe në stërvitjen paradislokuese në Gjermani. Në ditët, javët e muajt në vijim kjo praktikë pune u pasua më tej, me instruktime të veçanta jo vetëm nga zv.Komandanti i Kontingjentit, nënkolonel Fatmir Pupa, njëkohësisht dhe komandant i “Force Protection” për palën shqiptare dhe specialistët në shtai, por edhe koman-dantët e dy kompanive major Kastriot Yzo e Kapiten Aurel Tabaku, te cilët me eksperiencën e tyre ne misionet e kaluara kane arritur profesionalizëm te larte te efektivave ne realizimin e detyrave. E nëse shfleton ditarin e ko-mandantit të kontingjentit, nënkolonel Kingji, gjen të evidentuar gjithçka që ka të bëjë me “zemrekun” e misionit. Këto ide e problematika nuk janë mbajtur si “pronë” vetëm e tij, por në vijimësi janë bërë, objekt diskutimi, reflektimi dhe zhvillimi në të gjitha takimet di-tore, analizat e punës si me shtabin drejtues të kontingjentit, me stafin e kompanive, oficer, nënoficer , po ashtu edhe me efektivin e kontingjentit, për mbarëvajtjen sa më mirë të misionit. Kjo praktikë pune ndikoi në rritjen e mëtejshme të përgjegjësisë, të forcimit të disiplinës, forcimit të elementeve të sigurisë për pozicionin luftarak që i ishte besuar gjithsecilit. Ditët ndonëse nuk janë të njëllojta në bazë për efek-tivat, pasi veç detyrimit te planizuara për shërbimin, për personelin shqiptar ka edhe ditë të tjera të ngarkuara me detyra të ngjeshura, me procedura operacionale, me angazhime të reja në përputhje me situatat që paraqiten në provincat, ku operon Komanda e Kra-hut Perëndimore të ISAF-it. Ndonëse nuk jemi pjesë e të gjitha eventeve që zhvillohen në bazë, që nuk janë të pak-ta, si (ceremoni të ndryshme, inaugurim aerporti civil, pritje personalitete të lartë ushtarakë e civil të NATO-s, guverna-tor, organizata jo qeveritare, ushtarakë të lartë të ushtrisë dhe policisë afgane, konferenca) etj, në kuadër të misionit jemi prezent me trupa në ruajtje, sigu-rim shoqërim dhe kontroll të personelit

dhe automjeteve civile dhe ushtarake. Në stërvitjet simuluese të zhvilluara, si “goditje me rraketa”, “evakuim në rast rënie zjarri në portin ushtarak”, në situata të ndryshme kushtrimi, apo dhe operacione të diktuara nga situate në këtë rajon, ku janë përfshirë edhe trupat shqiptare, në konkluzionet e zhvilluara si Forcë Protekshën, jemi vlerësuar me nota pozitive, për perfor-macë të mirë dhe dinjitoze në kryerjen e detyrave operacionale si nga Komanda e “Force Protection” dhe Komanda e Bazës Mbështetëse të Përparuar (FSB). Ne te gjithë ditët e misionit efektivi i kontingjentit ka pasur vazhdimisht edhe përkujdesjen e MM, SHP te FA, Komandës se Forcës Tokësore dhe ne mënyrë te veçante te Shefit te Shtabit te Përgjithshëm te FA Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi dhe Komandantit te Forcës Tokësore, Gjeneral Brigade Viktor berdo, Komandës se Forcës Tokësore, ku me masazhet e here pas hershme , kane ndikuar ne ecurinë e misionit te kontingjentit 10-te. Kontributi i secilit, bën të tërën…

Nëse do bënim një rezyme të ecurisë misionit, mbarëvajtja, ka “vulën”, kontributin e secilit pjesëtar të kontingjentit. Edhe te ushtarit ne kulla, ku lista e të dalluar është e gjatë, efektivit të patrullimit dhe shërbimit të gatshëm në shoqërim personeli civil afgan të kantierit e ITAL-FORIT, që kanë ditur jo vetëm të kryejnë mirë detyrat, por edhe të ofrojnë kulturë në komunikim si me ushtaraket e huajt dhe me afganët. Një gjë e tillë mund thuash edhe për personelin nënoficer e ushtarë profesionistë, që kryen detyra në nyjet kyce të shërbimit në postblloqe, ku hyjnë e dalin misione të ushtarakëve

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 9reportazh

Baza “Camp arena”- familja jonë e përBashkët

e shumë e shumë personel civil e ushtarak, personalitete të larta civile e ushtarake. E kur kujton çfarë pune kanë përballuar kodistët e BDOC, nuk mund ti lësh pa përmendur të pesë ushtarët e dy kompanive, nëntetarët Adriatik Gega, Indrit Bojku dhe Ushtarët profesionistë Mariglen Kukaj, Vilson Toka dhe Emiliano Selamaj, të cilët me përkushtim dhe aftësi profesionale kanë ditur të marrin dhe japin mesazhe për detyra operacionale për gjithë aktivitetin 24 oresh të shërbimit në bazë, ku njohja mirë nga ana e tyre e gjuhës italiane e angleze me të cilët kanë kryer detyra kanë bërë që në mënyrë shumë profesionale të japin informacionin në instancën eprore me saktësi dhe shumë korrekt dhe të zbatojnë të gjitha procedurat standarde për menaxhimin e situatave të ndryshme. E natyrisht pa mbështetjen dhe mbajtjen në gatishmëri të ndërlidhjes nga major Haxhi Gjeta dhe tetar Emiliono Mitre nuk do të kishim plotësuar të gjitha detyrimet e misionit për komunikim të shpejtë dhe fleksibël si brenda bazës dhe me Forcën Tokësore e Shtabin e Përgjithshëm të FA. Në treguesit e misionit është ndjerë veçanërisht kontributi dhe përkushtimi për detyrën i zv.komandantit të Kon-tingjentit nënkolonel Fatmir Pupa, i cili me prezencën e përditshme pranë pozi-cionit luftarak të personelit të shërbimit, ka ruajtur e mbajtur një gjendje te larte situatën e ruajtjes dhe sigurisë, e këtu ka ndikimin e vetë jo vetëm instruktimi në mënyrë profesionale, por edhe insistimi për të zbatuar procedurat sipas SOP-ve. Ndaj edhe bërja e kontrolleve efektive me specialistin e operacioneve major Bedo Shameti e stafin e kontingjentit ka vlerën e vetë pozitive. Në këtë ndërmarrje detyrash është ndjerë edhe përkushtimi

i specialistëve të Policisë Ushtarake, kapiten Leonard Haxhiu dhe tetar Afrim Deliu, të cilët në vijimësi kanë pasur bashkëpunim efektiv me komandantin e kontingjentet e kompanive dhe me Karabinierinë Italiane me të cilën kanë zgjidhur një sërë detyrash operacionale për të mbajtur një nivel të lartë disipline në bazë. Padyshim pa informimin mbi situatën e zbulimit në tërësi dhe situatën në veçanti në Afganistan dhe në provincat ku Operon Komanda e RC-Ëest, te spe-cialistit te zbulimit kapiten Eneriol Harka dhe specialistet e inteligjencës kapiten Xhavit Brecani e toger Syrja Myftrai, nuk do kishim reagim të menjëhershëm dhe reflektim nga secili në pozicionin e tij luftarak. Gjithë stafi ka funksionuar si “një ansambël”, ku së bashku secili në

pozicionin e tij ka bërë më të mirën e mundshme. Në këto arritje është ndjerë edhe puna e koordinatorit dhe specialistit të logjistikës nënkolonel Besnik Balla, i cili së bashku me operatorin n/tetar Dritan Dritorja, një njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane, kanë ditur të bashkërendojnë me shërbimin logjistik të strukturave eprore në bazë, duke krijuar kushte sa më të mira pune e jetese për efektivin, stafet e kompanive dhe kontingjentin. Përkujdesja nga psikologu e specialisti i personelit dhe shërbimi i shëndetësisë nënkolonel Ferit Ndregjoni me dy ndihmësit e tij Kimetin dhe Kujtimin, efektiv të dy kompanive dhe me bashkëpunimin me spitalet Rol-1 e Rol-2, te mjekëve bullgarë, spanjoll e Italian janë përkujdesur për gjendjen shëndetësore te efektivit. Strumbullari i këtyre arritjeve është drejtimi më kom-petencë profesionale i komandantit të kontingjentit nënkolonel Arben Kingji dhe dy bashkëpunëtorëve të tij komandantët e kompanive të luftimit major Kastriot Yzo e kapiten Aurel Tabaku, me të cilët është bashkëpunuar dhe janë bashkërenduar detyrat dhe kontributi i secili, përfshi edhe komandantëve togave, bën të tërën, përmbushjen me sukses të misionit.

Gjeneral Chiapperini: “Ushtarakët shqiptar janë shumë profesional”Bashkëpunimi me të huajt në bazë

ka qenë i mire. “Frytet” e suksesit reflektohen edhe në vlerësimet e ush-tarakëve italiane e spanjoll me të cilët kemi pasur bashkëpunim te frytshëm dhe kemi zgjidhur detyra të përbashkëta. Në përmbushje të detyrimeve të misionit kemi pasur mbështetjen e Komandës së RC-Ëest, FSB dhe ITAL-FOR, ku kemi marrë vlerësime pozitive. Koman-danti i Komandës Rajonale Perëndimore, Gjeneral Brigade Chiapperini, këto vlerësime ja transmetoi edhe Kryemi-nistrit Sali Berisha dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, gjatë vizitës të 14 prillit 2012, që bëri në Bazën “Camp Arena”, Herat Afganistan. Gjeneral Chiapperini duke çmuar kontributin e FA shqiptare në Afganistan mes të tjerave u shpreh: “Trupat shqiptare që kryejnë mision në “Camp Arena” janë

shumë profesional e të përgatitur në zgjidhjen e situatave në përmbushje të detyrimeve që ka misioni”. Po kështu si “Force Protection”, që është pala shqiptare pati rastin të punoj edhe me tre komandantë italianë të kësaj strukture vartëse si, kapiten Perrota, Nënkolonel Tafuri dhe kapiten Rame, secili me eksperiencë shumë vitesh misionesh si në Herat Afganistan dhe në Kosovë. Nënkoloneli italian Tafuri në ditën e prezantimit të oficerëve shqiptar të “Force Protection” me komandantin e ri marrës të detyrës, kapiten Rame, pasi vlerësoj bashkëpunimin e frytshëm me ushtarakët shqiptar në kryerjen me sukses te misionit, mes te tjerave u shpreh: - “Kam qenë me fat, që për tre muaj, punova si Komandant i Force Protection Italian, me një ekip profesional ushtarakësh shqiptar. Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre për sigurinë dhe ruajtjen e bazës, më dha mundësinë të përmbyll me sukses misionin”.

“Baza Camp Arena, shtëpia jonë e përbashkët”

Baza ka nacionalitete te ndryshme, italianë, spanjollë, bullgarë, sllovene, amerikanë dhe të gjithë i njohin shqiptarët, “shqiptarët janë garanti jetës sonë, po bëjnë një punë të shkëlqyer, faleminderit “, kështu shprehen ata kur ti i përshëndet në mëngjes në rrugë duke u shpërndarë nëpër zyrat dhe vendet e tyre të punës. Ditët kalojnë, de-tyra kryhet shumë mirë dhe kushdo nga ne ndihet krenar kur shikon ushtarët shqiptarë me uniformë të rregullt, kur përshëndetin dhe buzëqeshin duke thënë “Camp Arena, është shtëpia jonë e përbashkët, na është bërë si një familje e dytë...” Nuk ndodh rrallë të shohësh edhe grupe të përbashkëta italianë, shqiptarë, spanjoll, bullgar, amerikanë, litu-anezë, e kështu me radhë duke konsumuar një kafe të shkurtër në ato pak minuta pushimi, apo duke vrapuar së bashku në maratonën e atletikës, duke kryer ushtrime në palestër, etj. Shqiptarët dinë të ndërtojnë marrëdhëniet më të tjerët, dinë të ndërtojnë miqësi të forta, të cilat shoqërohen me shkëmbime adresash, nr telefoni dhe ftesa për të vizituar Shqipërinë. Të qenit shqiptare mbart me vete edhe frikën e paragjykimit si

shkak i stereotipeve të ndërtuara në vite, por në këtë kontekst ku çdo ditë duhet të tregosh durimin, karakterin dhe kulturën, shume lehtë mund të kuptosh se ne tashmë jemi pjesë e kulturës perëndimore. Kjo jo vetëm se bëjmë pjesë në NATO si shtet me kon-tribute dhe te drejta të barabarta, jo vetëm sepse ndihemi të lirë nga heqja e regjimit të vizave, por edhe se kudo shfaqim kulturë, profesionalizëm dhe etike. Së pari kjo re-flekton kur pothuajse shumica e personelit të kontingjentit ka aftësinë të komunikojë në një gjuhë të huaj anglisht, italisht ose së dyti kur në rastet me të vështira të kushtrimit ata janë të parët që me shkathtësi dhe organizim të shpejtë janë në krye te detyrës dhe së treti ajo çfarë është për t’u vlerësuar dhe për tu bërë shembull, fakti se djemtë tanë kanë dhënë një shembull të shkëlqyer në aspektin e ndërtimit të marrëdhënieve me ushtarakët e ushtrive të tjera. Duke punuar bashkë, kryer shërbimin, komunikuar dhe kryer kontrolle të ndryshme, duke pasur si gjuhe të përbashkët dëshirën për pune, respektin reciprok, nderin dhe moralin e forte të shqiptarit.

Gjëja e parë që të tërheq vëmendjen sapo ke mbërritur në bazën “Camp Arena”, është flamuri ynë kuq e zi që valëvitët mes flamurëve të shteteve të tjera. Ashtu mes emocioneve të para dhe mallit për atdheun që kemi lënë pas, secili nga ne i bëri një betim para këtij flamuri, i cili ka parë shumë trimëri dhe sakrifica nga populli shqiptarë, betimi është se do ta mbajmë me krenari dhe nder. Pavarësisht vështirësive të fil-limit, organizimi u vendos shumë shpejt, secili u njoh me detyrat dhe përgjegjësitë, secili nga efektivat u be pjesë vitale e punës dhe kryerjes së misionit. Akoma janë të freskëta fjalët e komandantit të kontingjentit nënkolonel Kingji, në takimin e ditës së parë me efektivin e kontingjentit, ku mes të tjerave theksoi: “Ju të dashur ushtarak keni në krah të uniformës dy simbole, njëri është simboli i flamurit kombëtar shqiptar dhe tjetri është simboli i aleancës,. Në këtë rast në bazën “Camp Arena”, me tepër se vehtëvehten, përfaqësoni Forcat e Armatosura shqiptare, Shqipërinë, si anëtare e denjë e NATO….° “…Para agimit në Afganistan, një dritë e re në horizont…”

“Koha e luftës po përfundon dhe disfata e Al-Kaidës tashme është afër…. Ne kemi udhëtuar për më tepër se një dekadë nën mjegullën e zezë të luftës, tani këtu, para agimit në Afganistan, mund të shohim një drite të re në horizont”. Kështu u shpreh, presidenti i SHBA, Barak Obama në fjalimin e tij televiziv nga Baza Ajrore Bagram në Afganistan, ku kryejnë detyra nga viti 2001 trupat amerikane. Dhe kjo të sjell në kujtesë se tashmë “jeta e kolbes”, “fishkëllimat e mallkuara, gjëja që urrej më shumë”, të trajtuara nga shkrimtari Khaled Hossein, në librin “Një mijë dije vezullues”, janë një e shkuar për afganët dhe se për ta po nis një jetë e re. Pas 12 vjetësh nga viti 2001, kur “zbarkuan” ushtarakë dhe teknologjia modern e NATO-s në territorin afgan, tani sheh të bërë nje realitet ndryshe...

*Psikolog dhe specialist person-eli kontingjentit 10-të paqeruajtës

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 201210 farsh

Ushtari Profesionist Ervin Tosku, kontribut human për ruajtjen jetës se njerëzve

Më datën 23 qershor, rreth orës 10.30 në zonën e Poligrafikut në qytetin e Tiranës ka rënë zjarr në një objekt punishte druri. Forcat e Armatosura kanë dërguar menjëherë një mjet zjarrfikëse të Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Ndërkohë Ushtar Profesionist Ervin Tosku, efektiv i skuadrës se Mbrojtjes nga Zjarri ne Brigadën Logjistike, ka shkuar vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, pasi është banor i lagjes ku ka rënë zjarri. Nga shpërthim që ka ndodhur nga brenda objektit presioni i ka goditur nga parapa Ushtarin Ervin Tosku duke i sjellë asfiksim. Personeli i zjarrfikësve i ka dhënë ndihmën e parë duke e dërguar menjëherë në Spitalin “Nënë Tereza” Ndërkohë, nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar është nisur në drejtim të vendngjarjes një mjet autoambulancë me personelin shëndetësor për të dhënë

ndihmën mjekësore. Sipas informacionit të dhënë nga mjeku i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar Major Tajar Asqeriu, i plagosuri Ushtar Profesionist Ervin Tosku ka pësuar një helmim intoksikacioni me monoksid karboni pa dëmtime të jashtme, i stabilizuar dhe po va-zhdon të trajtohet në urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”. Rreth orës 13.00 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i shoqëruar nga Kolonel Bajram Bega, Drejtor i Inspektoriatit te Shëndetësisë ne Shtabin e Përgjithshëm, ka vizituar në Urgjencën e Spi-talit “Nënë Tereza” Ushtarin Profesionist Ervin Tosku dhe ka lënë detyra për ndjekjen dhe trajtimin mjekësor të tij. Nga ana e Tij Gjeneralmajor Gjunkshi uroi ushtarit Tosku shërim te shpejte dhe e falenderoi për aktin në ndihme te rrezikuarve nga zjarri.

Nga data 22-24 Qershor, në ambientet e Portit më të madh të vendit tonë u zhvilluan ditët e “Open

Port-2012”, me aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe artistike. Është viti i tretë rresht që Autoriteti Portual i Durrësit zhvillon një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen masive jo vetëm të qytetarëve durrsakë, por nga të gjithë trevat mbarëshqiptare. “Open Port-2012,-ishte ideuar dhe konceptuar mësë miri si aktivitet që zhvillohet në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, ndaj ai pati më tepër cilësi, larmi dhe masivitet në krahasim me vitet e tjera.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë dhe Forcat Detare, sipas një plani bashkëpunimi midis Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, zotit Eduard Ndreu dhe zv/komandantit të FD, Kapiten i Ranguttë I-rë Ferdinant Kreshpani. Shefja e BCU në FD, n/kolonele Leti Sulaj, na shpjegon detajet e këtij plani bashkëpunimi, ku krahas pjesëmarrjes së kuadrove dhe efekti-vave të FD, familjeve të tyre, në “Open Port -2012”, Forca Detare mori pjesë me 2 anijet e saj të mëdha patrulluese, anijet flamurtare “Iliria” dhe anijen më të re “Oriku”, frut i punës e mundit të anijendërtuesve të Kantjerit Detar në Pashaliman. Me mijëra qytetarë durrsakë dhe shqiptarë të ardhur nga të gjithë trojet shqiptare u dyndën për të vizituar anijet tona, përqafonin ekuipazhet e tyre, bënin foto e puthnin anijet, veçmas “Orikun”, madje dikujt i shpëtonin dhe lotë mallëngjimi. E ndoqa me vëmendje këtë varg njerëzish pa mbarim, që sidoqë në të njëtin kohë kishte dhe aktivitete të tjera, koncert, lojëra, sport, etj, preferonin të vizitonin anijet tona. Ishin momente tepër emo-cionuese, -Iliri, birdetari durrsak, duke mos e fshehur dëshirën për tu bërë oficer marine, interesohej për çdo detaj të anijeve, të dhënat, kushtet komode,

motorët e fuqishëm “Caterpillar”, të cilët i japin anijes shpejtësinë e duhur për operacionet e sotme. Ndërsa Ramizi nga Gjakova, kishte ardhur enkas për të pare anijen tone më të re;- kisha dëgjuar që është lëshuar në det anija “Oriku”,- thotë Ramizi, nuk më zinte vendi pa e parë, dhe ndjehem krenar me këtë anije kur shohim flamurin tone kombëtar të valëvitet nga direku i saj. Në respekt të vargut të madh të njerëzve që nuk shterruan për të treditët e aktivitetit, komandantët e dyanijeve, Kap.LtBlerimHoxha, Kap.Lt. Ilir Çobo, zëvendësit e tyre Kap.Lt. Edison Hoxha, Erald Hasko Celaj dhe gjithë ekuipazhi qëndruan në këmbë për këto ditë, pa gjumë dhe më një mikpritje, mirësjellje e edukate që la përshtypjet më të mira tek të gjithë vizitorët.

Në këtë mënyrë ata përfaqësuan denjësisht jo vetëm anijet e flotiljet e tyre, por gjithë Forcat e Armatosura.

Drejtori i Autoritetit Portual Dur-rës, z.Eduard Ndreu në emër të stafit organizator shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen dhe ndihmën e Forcave Detare në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti mad-hështor. Ata marinarë, oficerë e n/oficerë të rinj, të veshur bukur dhe me anije të prodhimit të fundit perëndimor i dhanë bukuri dhe hijeshi molit 5 të portit tonë,- thotë Drejtor Eduard Ndreu Ndërsa unë në ato ditë feste të larm-ishme rikonfirmova faktin se qytetarët kanë një dashurie respekt të kultivuar në vite për uniformën e marinarit, për ekuipazhet dhe anijet tona.

ShefqetKërcelli

“Iliria” dhe “Oriku”, si dy mise të

“Open Port-2012”

Në datën 22 qershor në Qendrën e Stërvitjes Individuale u zhvillua ceremonia e certifikimit të ushtarëve profesionistë të cilët përfunduan kursin e stërvitjes individuale bazë (SIB) dhe kursin e stërvitjes individuale avancuar(SIA). Stërvitja 10 javore qe zhvilluan këto kurse ka filluar që prej datës 09.04.2012. Në kursin e stërvitjes individuale bazë(SIB) u trajnuan dhe u certifikuan 28 kursantë, (22 meshkuj dhe 6 femra) dhe në kursin e stërvitjes individuale të avancuar (SIA) u trajnuan 48 kursantë dhe u cer-tifikuan 44 kursantë. Fjalën përshëndetëse për efektivat dhe personelin e QSI-së e mbajti zëvendëskomandanti i Qendrës Nënkolonel Vilson Bufazi. Në fjalën e tij Nënkolonel Bufazi theksoi: Sot, kjo ceremoni ju dedikohet juve, djem dhe vajza, që jeni rreshtuar në këtë shesh, që për më shumë se 10 javë këtu në Bunavi, demonstruat zellin, sakrificat, dinjitetin, durimin, motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin, për të realizuar objektivat e programit të Stërvitjes Individuale te Avancuar dhe programit te Stërvitjes Individuale Baze. Ju kaluat me sukses testet dhe detyrat ne fund te stërvitjes Individuale te Avancuar po ashtu edhe për Stërvitjen Individuale Baze dhe keni merituar te certifikoheni si ushtare te përgatitur për te marre me vehte detyra te tjera me te rëndësishme ne radhët e FA te RSH.

Me këtë rast, ju përshëndes për arritjet tuaja në këtë kurs, ju urojë suksese në detyrat tuaja funksionale dhe ju inkurajoj për të vijuar kar-rierën ushtarake si nënoficerë në FA. Gjatë këtij 6-mujori, në Qendrën e Stërvitjes Individuale, është punuar për rishikimin e programeve të stërvitjes me qëllim shndërrimin e tyre në programe bashkëkohore, për te ju përgjigjur kërkesave të luftimit të sotëm, si dhe duke vendosur një balancë të drejtë midis detyrave që kryen ushtari në operacionet tradicionale me detyrat në operacionet aktuale. Nëpërmjet këtyre përmirësimeve kemi synuar që ushtarët të familjarizohen e aftësohen në detyrat themelore për misionet që dominojnë sot skenën e veprimeve luftarake në botë, si në ato paqeruajtëse, luftës kundër terrorizmit, operacionet humanitare dhe emergjencave civile. Kjo përbën një bazë të shëndoshë, për të synuar në kalimin gradual të përgjegjësisë për zhvillimin e Stërvitjes Individuale të Avancuar për të gjithë special-itetet e tjera të komponentit tokësor, i cili është edhe objektivi ynë ne te ardhmen. Në emër të ushtarëve profesionistë që përfunduan kursin e stërvitjes individuale avancuar përshëndeti PR-I Genc Quku duke theksuar: Në këtë ditë të shënuar, ndihem mjaftë, i emocionuar për nderin qe mu bë’, që të përshëndes me rastin e certifikimit në Programin e Stërvitjes Individuale të Avancuar bashkëmoshataret e mi dhe personelin oficer, nënoficer në Qendrën e Stërvitjes In-dividuale. Me përfundimin e Programit të Stërvitjes Individuale të Avancuar, ndihemi më të kompletuar, më të aftë dhe më të përgatitur për ti shërbyer Forcave të Armatosura Shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në emër të ushtarëve profesionistë të Kursit të Stërvitjes Individuale të Bazë, përshëndeti ushtarja profesioniste Aida Dis-hani. “Sot ne certifikohemi si “Ushtarë profesionistë të Forcave te Armatosura. Për ne kjo është një ditë e veçantë, një emocion i veçantë, një titullim i veçantë dhe fisnik. Për ta merituar certifikatën e ushtarit profesionistë na është dashur shumë punë dhe djersë, na është dashur të përshtatemi në jetën kolektive, të stërvitemi shumë, të testohemi dhe ritestohemi për të realizuar standardet e larta të këtij programi. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kemi përfituar një përvojë krejtësisht të re, e cila do të na shërbejë në realizimin me sukses të detyrave në repartet tona” tha Dishani. Në përfundim të ceremonisë për ushtarët profesionistë të cilët gjatë kursit janë dal-luar për arritje të larta në disiplinë, në stërvitje si dhe në jetën e përditshme në repart u ndanë certifikatat ku ndër ta dallohen: PR-I Ervin Ndreu, PR-I Irida Barjami, PR-I Aida Dishani.

Kapiten Askerdian Merjo,SHEF i BCU

Ceremonia u zhvilluar më 22 qershor në qendrën e stërvitjes individuale

Certifikohen ushtarët profesionistë

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 11 kulturë

Përfundon me rezultate të shkëlqyera përgatitjes teorike për pilotët e helikopterit COUGAR AS 532 AL Në bazë të kontratës së firmosur midis

Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe asaj të Francës, përfshirë kjo në paketën e blerjes dhe trajnimit të pilotëve dhe teknikëve të helikopterit COUGAR, më datën 3 qershor 2012 filloi kursi i trajnimit për 4 pilotët e parë të Forcës Ajrore në helikopterin e ri COUGAR AS 532 AL. Kursi po zhvillohet në kompaninë “Eurocopter” në Marsejë të Francës dhe do të zgjatë 7 javë. Më datë 22 qershor pilotët përfunduan me rezultate të shkëlqyera fazën teorike të përgatitjes, ku edhe nga drejtuesit e kompanisë “Eurocop-ter” u shprehën vlerësimet më të mira për nivelin e lartë të përgatitjes së pilotëve, si dhe seriozitetin dhe korrektësinë e treguar prej tyre gjatë kësaj faze. Tashmë pilotët po i nënshtrohen fazës së dytë të trajnimit, e cila është ajo e përgatitjes në fluturime reale me helikopterin e ri COUGAR. Helikopterët COUGAR që do të vijnë në Forcat Ajrore janë prodhim i kompanisë “Eurocopter”, një kompani kjo civilo-ushtarake, franko-gjermane. Ardhja e helikopterëve të rinj COUGAR do të rritë më tej shkallën e operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë së Forcës sonë Ajrore me strukturat dhe vendet e NATO-s, si dhe trajnimi i ekuipazheve fluturuese në këtë tip helikopteri do të bëjë të ndihemi më të afërt dhe më të barabartë me homologët tanë në NATO. Zhvillimi i këtij kursi dhe modernizimi i teknikës ajrore do të ndikojë në rritjen e profesionalizmit, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë së Forcës Ajrore me repartet e tjera të Forcave të Armatosura, si dhe me pushtetin vendor e lokal në rast emergjencash civile. Në kuadër të bashkëpunimit dhe me qëllim çuarjen përpara të projektit të modernizimit të flotës ajrore shqiptare me helikopterë COUGAR, është ngritur edhe Komiteti i Pilotimit, i cili përbëhet nga përfaqësues të Forcës Ajrore Shqiptare, si dhe nga përfaqësues francezë. Takimi i parë i këtij Komiteti është zhvil-luar gjatë muajit shkurt në Komandën e Forcës Ajrore, duke u vlerësuar si mjaft i rëndësishme nga të dyja palët, pasi në kontekst diskutohet për realizimin e pro-jekteve me vlerë për Forcën Ajrore siç janë p.sh. marrëveshja dypalëshe e blerjes së helikopterëve COUGAR, trajnimi i

pilotëve, si dhe procedurat e marrjes në dorëzim dhe ardhja në Shqipëri e helikop-terit të parë COUGAR. Po në kuadër të mbarëvajtjes së marrëveshjes për blerjen

e helikopterëve të rinj COUGAR, në Ko-mandën e Forcës Ajrore ka zhvilluar vizitë edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri zonja Christine Moro. Qëllimi i vizitës ka

Tashmë pilotët po i nënshtrohen fazës së dytë të trajnimit, e cila është ajo e përgatitjes në fluturime reale me helikopterin e ri COUGAR

qenë njohja nga afër e Forcës Ajrore, si dhe organizimi i takimeve me drejtuesit e Forcës Ajrore dhe Bazës Ajrore Farkë për t’u njohur me organizimin, funksionimin

dhe aktivitetet që kryen Forca Ajrore, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimit të kontratës me kompaninë “Eu-rocopter”.

Komandanti i Forcës Ajrore, vizitë zyrtare në KosovëMe ftesë të komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës,

gjeneral lejtnant Kadri Kastrati, nga data 11 deri më 13 qershor 2012 zhvilloi një vizitë në Kosovë një delegacion i Forcës Ajrore. Delegacioni kryesohej nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari dhe kishte në përbërje, nënkolonel Bedri Meçuli, shef Zbulimi, nënkolonel Kuto Hasani pilot dhe nënkolonel Kujtim Hoxha specialist i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes. Qëllimi i vizitës ishte njohja e Forcës Ajrore Shq-iptare me misionin, strukturën e FSK, arritjet dhe perspektiva e saj, si dhe gjatë vizitës u diskutua mbi konceptin operacional të njësitit të helikopterëve të FSK, misioni, detyrat, struktura dhe vendosja e pikave të kontaktit për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy forcave. Ditën e parë të vizitës u zhvillua një takim ndërmjet Ministrit të FSK-së zotit Agim Çeku dhe gjeneral brigade Dhori Spirollari, më pas takimi vijoi me Komandantin e FSK-së gjeneral lejtnant Kadri Kastrati nga i cili u bë një ekspoze e zhvillimeve të fundit në MFSK, prespektivën e saj si dhe mundësitë e bashkëpunimit midis palëve. Gjeneral brigade Dhori Spirollari pasi falenderoi komandantit e FSK për ftesën vlerësoi kontributin e rëndësishëm që luajnë Forcat e Sigurisë së Kosovës për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit të ri të Kosovës. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e delegacionit u njohën

me misionin, strukturën, arritjet dhe perspektivat e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Një çështje me rëndësi ishte edhe diskutimi mbi konceptin operacional të njësitit të helikopterëve në Forcat e Sigurisë së Kosovës, misioni, detyrat, struktura dhe vendosja e pikave të kontaktit me Forcën Ajrore për një bashkëpunim të afërt. Gjatë këtij takimi edhe pala jonë me anë të një brifingu bëri një panoramë të shkurtër mbi Forcat Ajrore Shqiptare, misionin, detyrat, strukturën dhe planet e zhvillimit dhe mod-ernizimit të Forcës. Modernizimi i flotës ajrore me helikopterë COUGAR, operimi gjatë stërvitjeve të ndryshme ajrore të zhvil-luara me standardet e NATO-s, bashkëpunimi me homologët e huaj për të arritur këto standarde, është një hap më shumë drejt standardizimit të procedurave të fluturimit dhe përmbushjes së objektivave ajrore. Ndërsa përsa i përket ruajtjes së sovranitetit ajror të Republikës së Shqipërisë shefi i Sigurisë së Forcës Ajrore nënkolonel Bedri Meçuli u shpreh se në qendër të vëmendjes ka qenë mbajtja në gatishmëri e sistemeve të komunikimit për realizimin e detyrave të komandim drejtimit të Forcës Ajrore dhe komunikimi për Policimin Ajror me strukturat e NATO-s. Për kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare është koordinuar puna midis strukturave përgjegjëse të Forcës Ajrore dhe strukturave të NATO-s, CAOC-5 dhe CAOC-7 në realizimin e Policimit Ajror,

si dhe janë realizuar dhe realizohen me sukses stërvitjet e plani-zuara “Tango Screamble”. Si detyrë e rëndësishme e së ardhmes mbetet implementimi i programit për shkëmbimin i pasqyrave ajrore me NATO-n, programi i Air Policing, modernizimi me pajisje të reja, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin e frytshëm me ANTA-n. Vendosja e pikave të kontaktit dhe koordinimi i punës mes dy institucioneve mbetet një prioritet i afërt për rritjen e bashkëpunimit mes njësisë së helikopterëve të FSK dhe Forcës Ajrore Shqiptare. Nga ana jonë u dha mbështetje për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, në përgatitjen e strukturës, misionit, detyrave që rrjedhin nga misioni si dhe konceptin e përdorimit operacional të strukturës ajrore. Gjatë vizitës së tij në Kosovë delegacioni ynë zhvilloi një vizitë të shkurtër në ambientet e Qendrës Studimore Universitare në Komandën e Forcave Tokë-sore dhe në KDS ku u pritën në takim nga komandantët e tyre dhe u njohën me detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, komandanti i Forcave Ajrore gjeneral brigade Dhori Spirollari vlerësoi punën e bërë dhe arritjet e treguara në përmbushjen e misionit të FSK, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të përfshirë FSK në të gjitha programet e bashkëpunimit me qëllim përafrimin e standardeve në fushën e mbrojtjes.

helikopteri As 532 AL me dy motorë është dizenjuar nga kompania Eurocoopter. Ai është një helikopter me një peshë mesa-tare dhe me një kabinë të gjerë, kryesisht i përdorur për transportim trupash.As 532 AL është i pajisur me një sërë pa-jisjesh të veçanta të cilët bëjnë të mundur që ky helikopter të përdoret për këto misione:- transport trupash,- transport ngarkesash,- sAr,- Combat sAr,- Evakuim të plagosurish,- mbështetje në misione kundër zjarrit.Fakti që është i pajisur me 2 motorë, e kombinuar kjo me fuqinë e madhe rezervë të tij, e bën atë një helikopter të përshtatshëm për misione të veçanta dhe paraqet siguri operacionale në lartësi dhe temperatura të ndryshme. Veçoria e këtij mjeti është se rezulton në një performancë optimale edhe

në kushtet e fluturimit me një motorr.- Ekuipazhi minimal:- VFr: 1 pilot (me të paktën njërën linjë të secilit autopiloti të aktivizuar- IFr: 2 pilotë- transport trupash:- 1 lider trupash dhe 24 ndenjëse tru-pash,- 1 lider trupash dhe 18 ndenjëse trupash të përshtatshme kundër përplasjeve.- Evakuimi i të plagosurve:- 6 barrela dhe 11 ndenjëse për pacientet dhe/ose stafin mjekësor.pesha standarde boshe e helikopterit duke përfshirë karburantin e papërdorshëm dhe vajin e motorit është 4610 kg, ndërsa pesha maksimale e tij gjatë ngritjes është 9000 kg.pesha maksimale operative me ngarkesë të jashtme arrin deri në 9350 kg, ndërsa kapaciteti maksimal i tërheqjes arrin deri në 4500 kg.

të dhëna të përgjithshme për helikopterin cougar

Gazetarë francezë vizitojnë Forcën AjroreThierry Munch, Jean-Pierre Letourneur

dhe Vincent Bourdier, gazetarë të SIRPA (Shërbimi i Informimit dhe Marrëdhënieve me Publikun) i Forcave Tokësore Franceze, nga data 5 deri më 7 qershor vizituan Komandën e Forcës Ajrore dhe Bazën Ajrore Farkë, ku u njohën me historikun, misionin detyrat dhe zhvillimin në vite të reparteve. Qëllimi i vizitës së gazetarëve ishte përgatitja e një reportazhi mbi bashkëpunimin e Forcës Ajrore Shqiptare me atë Franceze, ardhja e helikopterëve të rinj COUGAR, si dhe kontributi i homologut të tyre francez instruktorit kapiten Thierry Solignac, i cili është atashuar dhe ka që prej muajit shkurt që drejton kursin teorik për trajnimin e pilotëve dhe teknikëve në helikopterin e ri COUGAR në Bazën Ajrore Farkë.

Gjatë vizitës së tyre gazetarët intervistuan pilotë dhe teknikë të cilët vazhdojnë kursin e trajnimit me kapiten Thierry Solignac, për procedurat e mësimdhënies si dhe mënyrën e sjelljes dhe përshtatjes me të. Pjesë e reportazhit të tyre ishte edhe zhvillimi i një interviste me komandantin e Forcës Ajrore gjeneral brigade

Dhori Spirollari, i cili vlerësoi dhe falënderoi Forcat e Armatosura Franceze, të cilat falë marrëveshjes së nënshkruar bënë të mundur modernizimin e flotës ajrore shqiptare me helikopterë tepër modernë, si dhe ardhjen e instruktorit Soulignac dhe zhvillimin e kursit të trajnimit për këtë tip helikopteri në Shqipëri. Gjen-eral Spirollari vlerësoi korrektësinë dhe angazhimin

e kapiten Solignac në përmbushje të misionit të tij. Në përfundim komandanti i Forcave Ajrore gjeneral brigade Dhori Spirollari falenderoi palën franceze për kontributin që ka dhënë e jep për reformimin, forcimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe ushtrive do të vijojë me projekte dhe ndihma të tjera, duke rritur e zgjeruar më tej fushat e bashkëpunimit dhe asistencës franceze në strukturat e Forcave tona Ajrore. Gazetarët u larguan me përshtypjet më të mira për mikpritjen që iu rezervua nga personeli i Forcave Ajrore, si dhe shprehën dëshirën dhe gatishmërinë për të filmuar dhe zhvilluar një tjetër reportazh mbi ardhjen në Forcat Ajrore

të helikopterit të parë COUGAR. Kjo është hera e dytë brenda pak vitesh që Forcat Ajrore viz-itohen nga gazetarë francezë, me qëllim njohjen e audiencës franceze me përmbushjen e misionit të ushtarakëve të tyre të cilët janë të atashuar në vendin tonë, si dhe me historikun dhe veprimtarinë e Forcave Ajrore Shqiptare.

Florinka Alla

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 201212 gjeopolitika

Në parathënien e librit e “Problemi i Azisë”, Mahan i tregon lexuesit, se është i bindur se “Ecja para e botës përcaktohet kryesisht, si në vlerë edhe në drejtim, nga kushtet gjeografike dhe fizike.” Ai vazh-don duke shpjeguar: “Shtoi atyre edhe karakteristikat racore dhe ne ndoshta kemi përbërësit kryesorë të lëndës së parë, e cila, nën impulset e ndryshme nga brenda e nga jashtë, është përpunuar gradualisht në histori”. Ai shkroi se incidentet mund të duken kaotike dhe fillimisht mund të çorodisin kërkimin, por ato qeverisen nga “kushte vendimtarë.” Libri “Problemi i Azisë” kishte si një prej qëllimeve të mëdhenj, përzgjedhjen dhe prezantimin e këtyre karakteristikave të përhershme. Sigurisht, Mahan e bën të qartë se ai është duke u përpjekur që të nxjerrë mësime nga historia. Megjithatë, ai është duke u përpjekur gjithashtu, për të shkruar një formulim parashikues, mbështetur në atë që ai beson se si ri-zhvillohen kushtet me bazë gjeografike. Këto koture të këtij formulimi parashikues janë të çiltra. Ma-han besonte se shtrirja mespërmes Azisë, ndërmjet gjerësisë gjeografike veriore 30°-40°, duke përfshirë “veçoritë naty-rore më vendimtare” ngrinte një “zonë të debatueshme dhe debatuese”. Gjendja politike e veriut dhe jugut të kësaj zone politike, ishin relativisht por jo absolutisht të qëndrueshme. Brenda kësaj zone kishte një lloj polariteti; ndërsa akset e gjata të zonës zgjateshin në lindje e perëndim.

Konteksti i Zonës së Debat-ueshme të Mahan

Mahan shkroi në zenit të një epoke të flaktë. Që të spostoheshe nga konsideratat popullore të racës, fuqisë dhe territorit, në 1850, drejt konsiderimeve të ngjashme në 1900, do të ishte si të spostoheshe nga një shfaqje televizive për me diskutime shumë te qeta e të qeshura, në një tjetër që ishte e ndezur zjarr, me debate e grindje. Gjuha është e çjerrë, retorika e egër dhe pjesë-marrësit theksojnë vazhdimisht nevojën për veprime urgjente. Dhuna zotëron skenën kryesore dhe fjala që përsëritet më shpesh është mbijetesa. Bota gazetareske e 1900 është një vend ku studiues seriozë e të talentuar, mund të shkruajnë pa skuqur prej turpit, për një racë saksone, një racë teutonike apo një racë sllave. Shkruesit mund të pranojnë rëndësinë e një fakti të padiskutueshëm se si këto ‘raca’ në njëfarë mënyre ishin të paracaktuara prej fatit, në kombinime të ndryshme, që të ishin pjesë e një beteje titanike me njëri-tjetrin, për dominimin e botës. “Zona e Debatueshme” e Mahan, lindi në një botë ku shkrimet gazetareske ishin të fiksuara në mënyrë përfundimtare.

Shumë lexues të shkrimet tij pranonin si “shkencë” ide të tilla si determinizmin që vinte prej vendndodhjes dhe për-dorimin e ekspansionit si treguesi i duhur i qëllimit të paanshëm kombëtar. American Manifest Destiny, koncepti i Darvinizmit Social të konfliktit njerëzor, ishin veçse një pjesë e vogël e përzierjes gazetareske. Determinzmi racial, veçanërisht steri-otipet mbi karakteristikat e supozuara kombëtare të Teutonëve, Sllavëve dhe Anglo-saksonëve, ishin pjesë e praktikës së gazetarisë së pranuar. Në shtypin në

Më thuaj gjeografinë e një vendi, të të them të ardhmen e tij

gjuhë angleze, këto pasuroheshin edhe nga një ndjenjë e fortë anti-ruse. Përdorimi i shpjegimeve të tilla, veçanërisht për sa i përket lidhjeve të tyre me Azinë, mund të shihen ndryshe edhe si grupimi i për-pjekjeve serioze intelektuale që përpiqen të përballen me problemet e parashikimit shkencor në një periudhë kur mjetet për një parashikim të tillë ishin shumë të ash-pra; ose, përdorimi i tyre mund të shihet si një mekanizëm i qëllimeve kryesisht propagandistike në avancimin drejt inte-resave të tyre kombëtare.

Në esetë e tij, Mahan thekson tre ide: rëndësia e Azisë, kërcënimi i Rusisë dhe përdorimi i hartave për të bërë formulime parashikuese mbi të ardhmen e zhvillimit kombëtar. Secila prej këtyre ideve gjendej në mënyrë të vazhdueshme në gazetat ku Mahan i publikonte shkrimet. Për disa vjet, Harper’s New Monthly Magazine, u përpoq që të rriste interesin drejt Azisë. Në numrin e nëntorit 1899, John Barrett, ministri amerikan në Siam, shkruante mbi “parimet e ekspansionit”, duke thënë se ky e kishte dominuar jetën amerikane

në shek. 19-të. Ai argumentonte se në shekullin e ri ky parim duhet të zgjerohej përmes Paqësorit “aty ku mundësitë e Amerikës për tregti dhe influencë janë të pa-rivalizuara nga ato të ndonjë shteti tjetër”. Kërcënimi i Rusisë për Azinë, ishte një temë e preferuar e Harper. Në 1888, Julian Ralph i paralajmëronte lexuesit e revistës se të gjithë rusët inteligjentë ushqenin besimin se “herët a vonë ata do të përthithnin brenda të gjithë Azinë, përfshirë edhe Indinë ”. Në të njëjtin numër Archibald Colquhoun publikoi një artikull duke e titulluar thjesht “Siberia”, në të cilin ai vinte në dukje rrezikun nga Rusia. Më shumë prej kësaj retorike anti-ruse u hodh edhe në shkurt 1900, kur Colquhoun botoi “Russia in Central Asia”. Revista North American Review e cila botoi edhe artikullin e dytë të Mahan për “Zonën e Debatueshme” (“The Effect of Asiatic Conditions Upon World Politics”) botonte vazhdimisht artikuj me këto ide.

E njëjta revistë i kërkoi një oficeri të ushtrisë gjermane, nënkolonel Rogalla,

që të bënte një shkrim vlerësues për mundësitë teknike të ndërhyrjes push-tuese ushtarake ruse në Indinë britanike nëpërmjet Azisë Qendrore. Artikulli i kushtoi vëmendje të vërtetë çështjes logjistike. Akoma edhe më të forta ishin qëndrimet e ministrit kanadez të Drejtë-sisë, David Mills, i cili përziente një racizëm zhurmëmadh me propagandë antiruse në qershor 1898, në artikullin e quajtur “Kush do sundojë, saksonët apo sllavët”, duke arritur në konkluzionin se Oqeani Paqësor mund të bëhej një liqen rus dhe kufiri i tij lindor të ishte në brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut”. Mahan kishte njëjtin dyshim për Rusinë. Një nga admiruesit britanikë të Mahan dhe korrespodent me të, ishte Leopold Maxse, pronar dhe botues i revistës Na-tional Review. Maxse e citon Mahan në një sërë rastesh. Lidhjet Mahan-Maxse janë të rëndësishme pasi Maxse ishte një anëtar i një grupi të vogël diskutimi politik e ekonomik, i cili përfshinte mes emrash të tjerë të njohur edhe Halford Mackinder. Gjithsesi, edhe pse Mahan dhe Maxse

binin dakord për shumë gjëra, pikëshi-kimet e tyre ndaheshin thellësisht në atë që ishte zemra e teorisë së “Zonës së De-batueshme” të Mahan: rëndësia supreme e Azisë. Në 1902 ata shkëmbenin letra në lidhje me Gjirin Persik. Maxse mendonte se Gjermania ishte rreziku i madh, ndërsa Mahan argumentonte se si në aspektin racor edhe atë të hapësirës, Rusia ishte rreziku më kërcënues. Mahan shkruante se “kishte një ndjenjë me rrënjë të thella mosbesimi ndaj sllavëve, veçanërisht nën mbretëritë e Carëve dhe një besim të fortë ndaj rrethanave të qëndrueshme si Teutonët vs Sllavizmit...”.

Një vit më pas se Mahan botoi “The Problem of Asia” u botua libri i Colquhoun, “Russia Against India”. Colquhoun, ashtu si dhe Mahan ishte një kontribuues te Harper dhe ka mundësi që determinizmi i tij gjeografik dhe ndjenjat antiruse, të kenë ndikuar Mahan. “Nëse i hedhim një shikim nga sipër, progresit të Rusisë që nga koha e Pjetrit të Madh, teksa shikojmë hartat e Rusisë atëherë dhe tani, madje harta të 60 viteve më parë, ne nuk mund të ndjehemi shumë të sigurt edhe në kohët tona”. Ashtu si dhe Mahan asokohe, ai pa një botë ku sllavët dhe latinët do të rreshtoheshin bashkërisht kundër teutonëve dhe saksonëve. Në fillim të librit të tij “China in Transformation” ai citon Victor Cousin: “Më thuaj gjeografinë e një vendi dhe unë do të të them të ardh-men e tij”. Mahan e kuptoi se hartat mund ta bënin lehtësisht Rusinë që të dukej një armik natyral. Ai shkruan për këtë se “pas një vështrimi në hartë, një fakt vigan nxjerr në pah vetveten- hapësira, masa e pandarë e Perandorisë Ruse...”. Joseph Hume, në një fjalim në Parlament në vitin 1836 do të tho-shte se zotëria në Whitehall dhe Downing Street “kishte folur kaq shumë për Rusinë, sa që ata ishin të trembur nga përbindëshi që kishin krijuar”. Por, shumë shpejt koha do të tregonte se gjeografët nuk kishin gabuar aspak në përkufizimet e tyre. Gjeopolitika tashmë, kishte dhënë parashikime e formula të sakta. Hume do të kishte heshtur po qe se do të kishte lexuar veprën e Mackinder dhe me keq akoma, ‘do të kafshonte gjuhën’, po qe se do të ishte gjallë akoma në periudhën e Luftës së Ftohtë.

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

Një emër i ri në Përfaqësinë e FA në Bruksel

Emri i nënkolonele Flora Dako, nuk është as i ri e as i panjohur për FA. Në të gjitha detyrat që ajo ka kryer, që nga njësitë e thjeshta ushtarake, në Shtabin e Përgjithshëm, në KDS në detyrën e parë të saj si shefe finance, por edhe vitet e fundit, në detyrën e Shefes së G5, nënkolonele Flora është karakterizuar nga korrektësia, serioziteti, ndjenja e përgjegjësisë dhe niveli i lartë profesional. Ritmi i punës, problemet e përditshme, por edhe arsye të tjera të cilat nuk është vendi dhe koha për t`i trajtuar në këtë shkrim, kësaj here mundësuan një ceremoni disi të veçantë nga ato me të cilat jemi mësuar të bëhen në kësi rastesh. E themi këtë, pasi zakonisht ceremoni të tilla sado të thjeshta, i organizojnë efektivat-kolektivi i punës. Këto ditë të nxehta vere në sallën e shtabit të KDS nënkolonele Flora Dako e cila u lirua nga detyra si Shefe e G 5 në Shtabin e KDS-së për të vazhduar me detyrë në Përfaqësinë ushtarake të përhershme të RSH në NATO, në Bruksel, zhvilloi një takim “lamtumire” me gjithë efektivin dhe Shtabin e Ko-

mandës. Në ceremoni morën pjesë Komandanti i KDS Gjeneral Brigade Agim Lala, Shefi i Shtabit të kësaj njësie kolonel Dedë Prenga, si edhe personel nga institucionet e tjera të KDS. Si organizatore e kësaj ceremonie të thjeshtë por plot mesazhe, Flora Dako e hapi vetë atë, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët: “Arsyeja pse mendova të mblidhemi sot këtu, është të përshëndetem me të gjithë kolegët e mi, me të cilët kam punuar për një kohë jo të shkurtër e të cilët do të më mungojë shumë. Kam punuar në njësi të ndryshme të FA, por përvojën e vlefshme të KDS, nuk e kam gjetur askund. Në mënyrë të veçantë, çmoj kontributin e Komandantit të kësaj Komande Gjeneral Brigade Agim Lala, tek i cili kam gjetur një mbështetës të rëndësishëm por edhe frymëzim të veçantë në realizimin e detyrës.” Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Agim Lala, duke shprehur vlerësime maksimale për punën e nënkolonele Flora Dako, i uroi asaj një përfaqësim sa më dinjitoz në strukturat ku ajo do të shërbejë duke thënë: “Flora

është një ushtarake e cila tanimë e ka plotësuar figurën e saj, në të gjitha detyrat dhe pozicionet e ndryshme në FA. Ndër vite, ne ushtarakët kemi njohur një Flora të përkushtuar e të ndershme, me një zemër të madhe, që di të ndajë të mirën nga e keqja, por edhe që jep zgjidhjen e duhur, në momentin e duhur”. Në këtë takim, të gjithë pjesëmarrësit dhanë mesazhet e tyre dhe vlerësimet pozitive për punën e palodhur, dashamirësinë e zemërgjerësinë por edhe mendimet e dhëna me shumë kujdes aty ku ato kanë qenë të nevojshme e të vlefshme. Kolonel Lulëzim Xhafës, u shpreh: “Na vjen shumë keq që Flora po largohet nga Komanda jonë, por nga ana tjetër ndjehemi mirë që ajo është përzgjedhur për detyrën në Përfaqësinë tonë në Bruksel. Kurse shefi i G1-shit, nënkolonel Leonard Çoku, theksoi: “Më vjen mirë që për detyra të një rëndësie të tillë përzgjidhet Flora apo të tjerë si ajo”. Kjo ceremoni u mbyll me keqardhje për largimin dhe kënaqësi për nivelin e prezantimit që do të kenë FA.

Nënkolonele Dava Farruku

Dinjitozja Flora – KDS ‘humbet’ një emër të aftë, por atë e fiton Brukseli

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 13academicus

Revolucioni informativ: Tani çdo lloj lufte ka dy fronte

Komunikimi me publikun kthe-het në një kërkesë të rëndësishme kur FA kryejnë detyra jashtë kufijve kombëtarë dhe subjekte të një au-toriteti ndërkombëtar. Kjo kërkesë ushqehet edhe nga vetë rritja e in-teresimit të qytetarëve kur zhvillohen operacione ndërkombëtare prej FA. Duke kujtuar periudhat e ndërhyrjes ushtarake të njësive ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë por edhe në Afganistan dhe në Irak na vjen ndërmend dominimi i media-s së shkruar dhe televizive prej zëd-hënësve ushtarake dhe analistëve në fushën e sigurisë. Është për t’u kuj-tuar përkrahja morale dhe pranimi i njëzëshëm prej publikut i ndërhyrjes në Bosnjë-Hercegovinë por edhe në Kosovë. Shkruhej në atë kohë në një gazetë të mirënjohur: “Tashmë jemi mësuar të shohim ushtarakët gjith-monë përkrah njerëzve që vuajnë; pasi ka ndodhur një kataklizëm, një tragjedi somaleze, Bosnja ose pasi është dikush që gjendet në gjendje të mjerueshme dhe të frikshme. Nëse i thuhet një fëmijë te vizatojë në fletore disa ushtarë, do e bënte duke menduar ushtarë që ndihmojnë dhe mbrojnë.” Rëndësi të mëtejshme merr komunikimi me publikun në organizatat ndërkombëtare të sigurisë siç është dhe NATO; e cila konsideron komunikimin me publikun si një prej faktorëve më të rëndësishëm që garantojnë funksion-imin e saj. Politika e komunikimit mbi çështjet ushtarake të Aleancës Atlantike qëndron në konceptin e sigurimit të informacionit të plotë, të saktë dhe të specializuar për misionet, komandantët, forcat dhe qëllimet ushtarako-politike si ne çështjet e brendshme ashtu dhe për ato të jashtme. Objektivi i Zyrës së Informacionit Publik për çështjet ushtarake është që të furnizojë me informacione qytetarët e shteteve anëtare dhe aleate. Objektivi për-fundimtar është që të angazhojë publikun dhe të marrë përkrahjen e publikut për aktivitetet e aleancës. Për këtë qëllim informacionet janë të ofruara në mënyrë të atillë që me-diat dhe qytetarët të jenë në gjendje që të gjykojnë të pavarur dhe në të njëjtën kohë të jenë koherente me politikat e NATO-s, sigurinë opera-cionale të trupave dhe personelit të angazhuar në zbatimin e detyrave institucionale të organizatës.

Dezinformimi si art komunikimiDuke trajtuar komunikimin nuk

mund të mos flitet për bindje, (sh)këshillim, manipulim dhe shpërhapje të informacioneve false. Duke qenë se janë dhe koncepte të Artit të Luftës gjejnë fusha zbatimi në çdo

konflikt. Shpërhapja, manipulimi dhe (sh)këshillimi për të influencuar opinionin publik të jashtëm janë teknika të përdoruara në të shkuarën si, për shembull, propaganda fash-iste musoliniane në Itali për t’i fshehur realitetin e fushëbetejave të luftërave të kryera prej trupave uzurpatore italiane në vendet e sul-muara; artikujt pro-demokratike në shtetet e Europës Lindore të Bllokut Sovjetik etj. Por të përdoruara edhe aktualisht: si programi komunikues “Shared Values” amerikan, kom-pleksiteti i konfliktit Kinë-Tajvan që shpesh herë “kryhet” virtualisht prej mediave (ka një kërcënim të vazhdueshëm kinez për përdorimin e armëve bërthamore për të shuar konfliktin eventual që parashikon në bazë të marrëveshjeve të vjetra, angazhimin amerikan në ndihmë të Tavanit(Mungesa e informa-cionit te saktë (INFORMATION BLACK-OUT) për potencialin luftarak kinez por edhe rritja e madhe ekonomike e saj bëjnë të paevitueshëm dëmin katastrofik që do të shkaktonte një konflikt i tillë); por edhe rastet që of-roi Kosova (shërbimi i fshehtë amerikan vazhdimisht tentonte të minonte nga brenda kabinetin e Milosheviçit duke telefonuar fshehtësish bashkëpunëtorët e tij por edhe duke informuar popullin serb për objektivat dhe qëllimet e sulmeve ajrore ndërkombëtare gjatë Luftës së Kosovës). Manovra të tilla janë mjaft komplekse, pasi mund te kthehen kundër (BOO-MERANG EFFECT) dhe kanë nevojë për një përkujdesje të va-zhdueshme pasi në rast demaskimi,

thjeshtësisht i arritshëm falë rolit të rëndësishëm të arritur prej me-diave dhe World Wide Web-it në opinionin publik, mund të dështoj çdo operacion jo vetëm informativ e politik por edhe ushtarak. Në rastin e SHBA Pentagoni kryen një punë të madhe që kjo të mos ndodhë. Aktualisht teknika të tilla refuzohen në operacionet e përkrahjes së paqes pasi politiki-sht rrezikohet shumë në rastin e dështimit të tyre. Nga shembulli amerikan rezulton se njëra prej humbjeve të parashikuara në rast të përdorimit të teknikave komunikuese manipuluese është dhe besueshmëria dhe konsen-susi i përftuar nga komandantët e forcave në misione jashtë ter-ritorit kombëtar (që janë fytyra e SHBA në sytë e botës) me qytetaret e vendit ku ata oper-ojnë. Janë të shumtë shembujt që mund të merren në lidhje me këtë argumente ashtu siç mund të jenë të shumta mundësitë për të shpërhapur informacione false si në territorin ku operohet por edhe në territorin kombëtar (si fushata informuese fi l lestare gjate Luftës së Vietnamit në SHBA, ku fshihej e vërteta e përleshjeve të para të ushtareve amerikanë me forcat vietnam-eze). Duke kaluar në një tjetër profi l të pashmangshëm, atë të komunikimit në shërbim të Shtabeve Madhore të FA hasim në inteligjencën , e cila i ofron komandanteve pajisjet dhe me-todat më efikase për të shfrytë-zuar komunikimin me publikun. Zyrat e inteligjencës shqyrtojnë

pushtet in e komunikimit dhe ndërmarrin masat përkatëse për qëllimin dhe situatën. Pushteti i komunikimit në shoqëritë e infor-macionit është vendimtar kështu që duhet zhvil luar në shumë drejtime që shkojnë nga siguria ekonomike tek siguria fizike e shtetit dhe e qytetarëve të tij. Të informosh, për të parapërgatitur përgjigje efikase dhe për të para-shikuar akte kundër sigurisë së shtetit, për të bërë të tejdukshme dhe të mirë-kuptueshme punën e Shërbimeve të Fshehta(deri në një pikë të pranueshme) dhe të së gjithë administratës publike, për të përkujdesur in teresa t kombëtare në global iz imin e ekonomisë, kthehet në një fak-tor kryesor për mbijetesën e një shteti modern. Me ngjarjet e fundit dhe ndërkombëtarizimin e terrorizmit l ind nevoja për të përshtatur një politike të re komunikimi për të përballuar kriza dhe emergjenca që të ndër-lidhë të drejtën për informim me nevojën për të evituar alarmimin dhe panikun e pakontrollueshëm. Pikërisht për të evituar rrjedhime të padëshiruara dhe për të in-formuar publikun për çështje të rëndësishme organet kompetente krijojnë, rivlerësojnë dhe kor-rigjojnë burimet e informacionit. Kryesisht në rrugë informative agjencitë e inteligjencës të shumë vendeve po ofrojnë gjithnjë e me tepër informacione (që shkojnë nga buxheti vjetor tek organizimi i strukturës tek objektivat e shërbimit dhe të dhëna të domosdoshme) për të gjithë frekuentuesit e rrjetit.

edval zoto Revolucioni i teknologjisë së informacionit

Shekulli i njëzetë është quaj-tur dhe shekulli i revolucionit në çështjet ushtarake të bazuara në teknologjinë e informacionit. Di-mensioneve strategjike tradicionale: detare, ajrore dhe tokësore dhe që nga vitet ’60 ajo hapësinore iu është shtuar edhe një tjetër: dimensioni elektromagnetik që përbën bazën e sistemeve C3I (komandimi, kon-trolli, komunikimi dhe inteligjen-ca) të cilët u sigurojnë kohezion, ndërveprim dhe për më tepër fuqi, forcave të armatosura. Beteja e zhvilluar në hapësirën elektromag-netike (CYBER) dallohet edhe nga një karakteristikë tjetër, mundësia e saj për t’iu drejtuar drejtpërdrejt opinionit publik: të brendshëm, armik dhe ndërkombëtar, për të gjetur mbështetës të veprimeve strategjike të ndërmarra nga një shtet. Nuk është absolutisht një dukuri e re. Vlera e propagandës, e dezinformimit dhe e manipulimit të realitetit e perceptuar që në kohërat biblike, u rikujtua nga Sun-Tzu, strategu që jetoi në Kinë në shek. IV p.e.s. Teknologjitë e reja të me-diave kanë përcaktuar një kapërcim të veçantë në kualitetin dhe fuqinë e luftës informatike (SOFT WAR), duke influencuar në një masë të pal-logaritshme dhe me të madhe se në të shkuarën mbi vendimet operacionale dhe taktike. Në fakt, mediat sot janë në gjendje të amplifikojnë detaje të parëndësishme në pamje të parë, duke i kthyer në ngjarje që marrin një domethënie, impakti politik i të cilave kthehet vendimtar në zhvil-limet komplekse. Me futjen e “video strategjive” ose “video politikave” (CNN POLITICS), çdo operacion ushtarak fillon të zhvillohet në dy vija – atë të betejës ushtarake dhe atë të komunikimit- të cilat ndërthuren dhe ndër-veprojnë në mënyre shumë komplekse. Revolucioni informativ ka përmirësuar shpejtësinë dhe përku-jdesën e informacioneve dhe mbi të gjitha transmetimin e rrufeshëm dhe të përshtatshëm të së dhënave të përftuara. Informacione që u përcil-len atyre që mund t’i përdorin në mënyrën më të dobishme, qoftë atyre që drejtojnë mjete të fuqishme zjarri mbështetës por edhe atyre që koman-dojnë forcat manovruese në thellësi të frontit. Revolucioni ushtarak ka thyer dhe ato që quheshin tabu për politikat komunikuese të shtetit me publikun qytetar. Tashmë në qendër të komunikimit qëndron nevoja për të stimuluar tek publiku “kulturën e sigurisë”, që nënkupton një pjesë-marrje të vetëdijshme të çdo qytetari mbi zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe paqen jo vetëm në rëndësinë e kufi-jve kombëtarë por edhe në botë.

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 201214 nato

NjOftiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURIMEVE NJERËZOREDREJTORIA E MENAXHIMIT DHE KUALIFIKMEVE TE PERSONELIT

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4 22 21 03; Fax: ++355 4 23 41 62 Shtabi i Përgjithshëm i FA Italiane ka ofruar dy të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, për vitin akademik 2012-2013 si më poshtë vi-jon:1. Akademia Ushtarake e Forcave Detare 1 vend2. Akademia Ushtarake e Forcave Ajrore 1 vend Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ku do të njihen me “Udhëzim-in”, mbi kriteret e pranimit dhe të procedurave të testimeve. Regjistrimi bëhet sipas tarifës prej 3.000 (tremijë) lekë. Regjistrimi fillon në datën 18 qershor 2012, ora 09.00 dhe përfundon më 06 korrik 2012, ora 15.00, në KDS. Për datat e zhvillimit të testimeve, kandidatët do të njoftohen ditën e regjistrimit në KDS. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë. 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të mos jetë i martuar.5. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 6. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndoshë në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen .7. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 8. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve janë sipas udhëzimeve të përcaktuara, të cilat do t`i gjeni pranë KDS. 9. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit parauniversitar mbi 8. Kandidatët që janë në vijim e sipër të vitit të fundit të ciklit parauniversitar, të kenë notën mesatare mbi 8 për vitet e plota të përfunduara, si dhe të semestrit të parë të vitit të fundit. 10. Kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8 veças për lëndët matematikë, fizikë, kimi. 11. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.12. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, atëherë ai s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim të firmosur nga kandidati për të vazhduar studimet ushtarake jashtë vendit si dhe degën e preferuar.2. Fotokopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë së shkollës së mesme.3. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të notave të tre viteve të përfunduara të shkollës së mesme si dhe vërtetimi i notave të semestrit të parë.4. Fotokopje e noterizuar e certifikatës së TOEFL(nëse ka).5. Dëshmi penaliteti nga Ministria e Drejtësisë.6. Fotokopje e kartës së identitetit 7. Certifikatë familjare, 1 copë 8. Fotografi për dokument, 2 copë 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.11. Raporti shëndetësor nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë, ku të theksohet “i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit”. 12. Analiza e SIDA-s.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur studentë ushtarakë, të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para fillimit të studimeve nënshkruajnë kontratën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(Akademia e Mbrojtjes) për vazhdimin e studimeve. Në kontratë parashikohet se studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën gjashtë vjet. Në rast të moszbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve. Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit vizitoni faqen e internetit: www.mod.gov.al në rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Sekretarisë Mësimore të Akademisë së Mbrojtjes “Spiro MOISIU”

Analiza/ Siria, Turqia dhe mbrojtja kolektive e NATO-s

Nga Lavdrim Lita

Përgjegjësia më e madhe e Aleancës së At-lantikut të Veriut është mbrojtja, ruajtja e

territoreve dhe popujve tanë kundër sulmeve, siç është përcaktuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Aleanca nuk konsideron asnjë vend si kundërshtar të saj. Megjithatë, askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e NATO nëse siguria e ndonjë prej anëtarëve të saj do të kërcënohet. Ky përkufizim vlen sidomos për Sirinë, e cila goditi një avion rikonjicioni turk pa paralajmërim pasi ky shkeli pa dashje vijën ajrore të saj. NATO-ja i dërgoi një paralajmërim diktatorit sirian Bashar Al-Assad “kurrë më!”. Aleanca u mblodh sipas nenin 4 të traktatit, në të cilën shprehet se kur një vend anëtar i NATO-s ndjehet “se i është kërcënuar territori, pa-varësia politike apo siguria”, e gjithë Aleanca mblidhet për të aktivizuar nenin 5 të mbrojtjes kolektive.

Kuptohet vetiu shefi i qeverisë turke Erdogan u shpreh se ky “ishte një akt krimi-nal”. Duke folur përpara parlamentin turk, kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, theksoi se “do t’i përgjigjemi çdo shkelje të kufirit” me Sirinë. Goditja e avionit “nuk do të ngelet pa përgjigje” - tha Erdogan, edhe pse tani për tani mendon të qëndrojë brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar. “Ne nuk kemi marrë asnjë paralajmërim, asnjë notë proteste nga ana e Sirisë, kanë qëlluar pakujdesje”, më tej ka shtuar kryeministri turk se “nga 1 janari e këtej hapësira ajrore turke është dhunuar 114 herë. Madje në 5 raste territori turk është pushtuar nga helikopterët sirianë”. Këto shkelje janë raportuar në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ndërveprimi i NATO-s në çështje i jep siguri të fortë Turqisë, megjithëse, në të njëjtën kohë i hedh benzinë konfliktit që vetëm në dukje nuk është përhapur në rajon. Në fakt, dhuna e ndërsjellët midis forcave të Assad dhe kryengritësve, i pari i mbështetur nga Rusia dhe Irani dhe të dytët nga vendet arabe-sunite, Turqia dhe vendet perëndimore, rrezikon të kalojë nga një fazë me intensitet të ulët në një luftë konvencionale.

Aleancat që mbështesin dy palët krye-sore të sjellin ndër mendje rreshtimet e Luftës së Ftohtë. Në këtë pikëpamje ndë-rhyrja e NATO-s, edhe pse në një formë jo ushtarake, duhet të marrë parasysh një rritje të tensioneve me Rusinë, e cila ka vendosur t’i dal në krah importuesit të saj kryesor të armëve dhe regjimit të Damas-kut. Kohët e fundit Rusia nëpërmjet dy porteve Tartarus dhe Latakia ka furnizuar ushtrinë siriane me armë të rënda dhe këshilltarë ushtarakë.

Pikërisht për këtë arsye Turqit kanë vendosur t’i apelohet neneve të traktatit të Aleancës si një mënyrë për të çaktivizuar një konflikt të mundshëm që do të kishte pasoja të rënda rajonale. Të rejat strategjike janë të një rëndësie të veçantë. Përpos afrimit të Turqisë së Erdogan me vendet e NATO-s dhe SHBA-të, gjasat janë që mund të rilid-hen fijet e bashkëpunimit të Ankarasë dhe Tel Avivit kundër kërcënimit të përbashkët sirian. Ndonëse presidenti rus Putin fluturoi tre ditë më parë drejt Izraelit duke premtuar kontrata të majme dhe një spondë për Sirinë. Ndër të tjera kjo çështje mund të ngurtësojë pozicionin e Turqisë ndaj Iranit, një prej aleatëve të Assad, dhe të programit të saj atomik. Për vendin tonë, anëtare e NATO-s, detyrimet dhe përgjegjësitë janë të ditura. Ndërgjegjësimi për këtë konflikt që mund të aktivizojë mbrojtjen kolektive duhet të jetë i niveleve të larta.

Turqia, artileri të rëndë në kufi me SirinëTurqia ka zhvendosur raketa-hedhes dhe artilerinë e rende, përgjatë kufirit më Sirinë, një javë

pas ushtria siriane goditi dhe rrezoi një avion ushtarak turk. Kolona automjetesh ushtarake janë pare nga Baza e Iskenderun-it dhe Dijabakër-it drejt kufirit, shumë pranë zonës ku u rrëzua avioni. Televizioni Turk shfaqi pamje te një kolone kamionësh me kundra-ajrore ne bazën ushtarake ne afërsi te qytetit kufitar Jailadagi. Te tjera automjete udhëtuan drejt qytetit Rejhanli ne provincën Hatai. Pilotet e tij konsiderohen ende te humbur. Turqia është përgjigjur, ashtu siç deklaroi dite me pare ne Parlament, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan “me ndryshimin e angazhimit ushtarak”. Ai tha se çdo “element ushtarak” qe do ti afrohet kufirit turk nga Siria do te trajtohet si një kërcenim dhe një shënjestër ushtarake”. Për autoritetet turke, “Siria është një kërcenim i pastër”.

NATO mbështet Turqinë, Erdogan i tërheq vërejtjen Sirisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka premtuar se NATO-ja do “të qëndrojë bashkë me Turqinë” në mes të tensio-neve të rritur me Sirinë pas rrëzimit të një avioni turk në javën e kaluar. “Ne i konsiderojmë këto akte si të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm. Ky është një shembull tjetër se autoritetet siriane nuk respektojnë normat ndërkombëtare, paqen e sigurinë si dhe jetën e njeriut”, tha Rasmusen. Megjithatë, në takimin e NATO-s nuk u nxor neni 5, i cili do të kategorizonte rrëzimin e aeroplanit të paarmatosur zbulues, si një sulm ndaj aleancës në tërësi dhe do ta obligonte tërë aleancën që të ndërmarrë masa për ta mbrojtur Turqinë. Ndërkohë, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u zotua se ushtria turke do të reagojë ndaj ndonjë formë tjetër të shkeljes së kufirit të Turqisë nga ana e njësive ushtarake siriane. Duke folur para parlamentit turk, Erdogan tha se vetëm në kohën e fundit, helikopterët sirianë kanë shkelur hapësirën ajrore turke pesë herë dhe Turqia nuk ka reaguar. Por, ai tha se Turqia nga tash e tutje, do të “kundërpërgjigjet ndaj të gjitha shkeljeve të Sirisë në kufi”. Zyrtarët sirianë thanë se në incidentin e fundit të së premtes, aeroplani turk ka shkelur hapësirën ajrore siriane dhe ush-tria siriane ka pasur të drejtë të qëllojë dhe rrëzojë avionin. Turqia tha se edhe pse avioni kishte hyrë pa qëllim në hapësirën ajrore të Sirisë, ai ishte kthyer tashmë në hapësirën ndërkombëtare kur është qëlluar. Turqia ka kërkuar takimin e NATO-s nën nenin 4 të aleancës, në të cilin thuhet se shtetet e NATO-s do të konsultohen kurdo, kur sipas tyre, “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e ndonjë vendi anëtar kërcënohet. Zëvendëskryemi-nistri turk Bulent Arinq tha para takimit të

NATO-s se Ankara ka kërkuar mbrojtje nga Siria nën nenin 5 të statutit të NATO-s. Por, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se Këshilli Veri-Atlantik nuk e ka diskutuar nenin 5. “Nuk e diskutuam nenin 5. Zhvilluam konsultime në bazë të nenit 4, që janë

normale. Turqia ka kërkuar konsultimet e tilla. Ne diskutuam situatën dhe aleatët kanë shpre-hur mbështetjen e fuqishme dhe solidaritetin me Turqinë”, tha Rasmusen. Ai refuzoi të ofrojë detajet e paraqitura nga Ankaraja në Këshillin Veri-Atlantik.

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 2012 15kulture

Sot në QKMBM, përkujtohet 63-vjetori i Ansamblit “Kuvendi” të Dardhës

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të FARSH, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), në bashkëpunim me Drejtorinë e BCU në SHPFA, Shoqatën Kulturore Artistike “Valët e Drinit”, Tiranë, komunën Zall-Dardhë, Dibër do të orga-nizojnë aktivitetin në përkujtim të 63-vjetorit të Ansamblit “Kuvendi”, Zall-Dardhë, sot ora 10.00, në sallën e madhe të QKMBM. NË këtë aktivitet do të ketë një ekspozitë

fotografike e Ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës ndër vite; sesion shkencor kushtuar personaliteteve: Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu dhe Xhelal Cerpja; dokumentar kushtuar Ansamblit “Kuvendi”; koncert me këngë dibrane me pjesëmarrjen e artistëve të Ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës; Liri Rasha; Shaban Mziu; Qerim Sula; Caje Poleshi; Sherif Dervishi, etj si dhe do të jepen vlerësime për artistët nga Shoqata Kulturore Artistike “Valët e Drinit”.

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe konkursin për fotografinë më të mirë të bërë

nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresë[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 01.12.2012DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Ekspozita “Përmeti nga ajri”, e cila çeli serinë e aktiviteteve në kuadër të festivalit “Përme-ti Multikulturor”, ishte një

mrekulli më vete, që të befasonte me këndvështrimin e fokusimit në objektiv të pjesëve të veçanta të këtij relievi. Për këtë arsye, i apasionuari pas fotografisë zoti Aleksandër Çala, pjesëtar i Forcës Ajrore, pas një pune disa vjeçare, përzgjodhi fotot më të mira dhe na i solli në një fotoekspoz-itë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura, por edhe në kuadër të një veprimtarie unikale që u organizua në qytetin e Përmetit në kuadër të diversitetit kulturor nga data 21 – 24 qershor 2012. Ekspozita kishte rreth 30 fotografi, ku dalloheshin pejsazhet e Bredhit të Hotovës, fshatrat e Rrëzës, lugina e Vjosës, qyteti i Përmetit, zona e Dëshnicës dhe e Brezhanit, etj. Për 3 ditë me radhë para artdashësve të shumtë përmetarë, u shfaq Përmeti dhe rrethinat e tij, të cilat ndodhen në pjesën Juglindore të Shqipërisë, me një pejsazh shumë të bukur, një natyrë të mrekullueshme, ku kryqëzohen malet me kodrat dhe fushat e luginës së Vjosës, Bredhi i Hotovës me ujërat e pastra të Vjosës dhe me dhjetra rrugë pafund që përshkojnë këtë terri-tor gjeografik. Aq më i bukur duket ky pejsazh i parë nga lart, nga ajri, çka flet për një punë të kujdesshme të fotografit ushtarak Aleksandër Çala, që këto pe-jsazhe i ka fiksuar në aparatin fotografik nga helikopteri. Është gjë e bukur që në këtë 100 vjetor jo vetëm banorët e qytetit të Përmetit por edhe vizitorët e shumtë që u ndodhën në këto ditë vere në këtë qytet të mrekullueshëm, të shi-jonin bukuritë e vendlindjes së tyre, në një kënd tjetër vështrimi. Qëllimi i këtij projekti ishte edukimi i artdashësve me të bukurën, dashurinë për vendlindjen, për Atdheun dhe të krenohemi me këtë vend të mrekullueshëm ku jetojmë. Ekspozita hapi siparin e disa veprimtarive që u zhvilluan në kuadër të festivalit “Përmeti Multikulturor”, më datën 21 qershor, në ora 19.00, në sallën e Qendrës Mul-tifunksionale të qytetit të Përmetit. Në ceremoninë e çeljes së saj morën pjesë përfaqësues nga administrata e qytetit, drejtues të forcave politike, qytetarë nderi të Përmetit, ushtarakë pjesëtarë të Forcës Ajrore, nxënës shkollash, studentë të fili-alit të Universitetit “Kristal”, qytetarë,etj. Drejtori i Festivalit z. Niko Mihali foli për tematikën, autorin e saj dhe donatorin e kësaj veprimtarie që ishte Universiteti “Kristal”, Tiranë dhe drejtuesi i tij z. Ahmet Muça, “Qytetar Nderi” i qytetit të

Fotografi ushtarak në festivalin “Përmeti Multikulturor”

Përmetit, që nga viti 2011. Z. Aleksandër Gjoni, i cili ishte dhe kuratori i ekspoz-itës, foli për veçoritë dhe specifikat e fotografisë së bërë nga ajri, si dhe punën e bërë për këtë ekspozitë. Në një interviste për gazetën “Ushtria” flet Aleksandër Çala si lindi ideja e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, me sa punime u paraqitën si dhe paraqet projektet për të ardhmen. Ja si shprehet më tej ai.

Si lindi ideja e pjesëmarrjes në këtë aktivitet?

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura orga-nizohet konkursi me krijimet më të mira të fotografisë së bërë nga jeta dhe veprimtaria e Forcave të Armatosura. Si i apasionuar

me fotografinë, dërgova disa foto nga vep-rimtaria stërvitore e Forcës Ajrore për këtë konkurs pranë Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin në QKMBM. Mjaft prej këtyre fotografive janë pëlqyer e përzgjedhur për publikim nga organet e shtypit ushtarak si gazeta “Ushtria” dhe revista “Mbrojtja”. Midis fotove të dërguara për konkurs ishte dhe një e qytetit të Përmetit, e fotografuar nga helikopteri. Kur flitet e ka diçka të bukur për Përmetin nuk mund të kalojë pa vëmendjen e një përmetari të mirë si z. Vasil S. Tole, i cili është Drejtor i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin në QK-MBM. Nga drejtuesit e festivalit “Përmeti Multikulturor” më erdhi ftesa për të marrë

pjesë me një ekspozitë fotografike me pamje nga ajri i rajonit të Përmetit. Projektin ia paraqita komandantit të Forcës Ajrore gjeneral-brigade Dhori Spirollari, i cili më përkrahu e inkurajoi vazhdimisht deri sa u bë e mundur realizimi i kësaj ekspozite.

Me sa punime u paraqitët në këtë ekspozitë?

Pas një pune me të vërtet cilësore të bërë nga Z. Aleksandër Gjoni.(Përgjegjës Sektori pranë QKMBM-së, i cili ishte dhe kuratori i ekspozitës u arrit të përzgjid-heshin rreth 30 fotografi, kjo dhe në vartësi të sallës së Qendrës Multifunksion-ale ku do të çelej ekspozita në Përmet. Në punime u përzgjodhën pamje nga gryka e Këlcyrës, zona e Rrëzës, qyteti i Përmetit, lugina e Vjosës, parku kombëtar i Bredhit të Hotovës, Frashëri e pa harruar kanionet e bukura të Bënjës.

Si u prit kjo ekspozitë nga art-

dashësit përmetarë?Së bashku me kuratorin e ekspozitës

menduam që artdashësit përmetarë të shikonin qytetin e tyre nga një dimen-sion i ri, të parë nga qielli dhe prandaj e titulluam “Përmeti nga ajri”. Ekspozita ngjalli kureshtje të madhe për tu parë edhe për arsyen se ishte veprimtaria që hapte siparin e festivalit “Përmeti Mul-tikulturor”. Qytetarë të Përmetit, njerëz të shquar të artit dhe kulturës, pushtetarë vendorë e qendrorë thanë fjalët më të mira për punimet e paraqitura e me kërkesë të drejtuesve të Qendrës Multikulturore u dyfishua koha e qëndrimit hapur të ekspozitës.

Cilat janë disa nga projektet për të ardhmen?

Ekspozita “Përmeti nga ajri” është e dyta që unë hap për këtë vit. Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po organizohen në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura, në muajin prill, me rastin e 61 vjetorit të krijimit të Forcës Ajrore, hapa ekspozitën “Heronjët e Ajrit”, me temë nga historiku dhe veprimtaritë e kësaj Force. Periudha e gjatë e punës në Forcën Ajrore, pasioni për fotografinë më kanë dhënë mundësinë e realizimit të një numri të madh fotografish nga ajri, pothuajse për të gjithë territorin e vendit tonë. Shqipëria është vend shumë i bukur e me resurse të mëdha për turizmin, e në këtë drejtim kam gati disa projekte të tjera artistike. Po kështu 100 vjetori i Pavarësisë dhe krijimi i Forcave të Armatosura na angazhon që të realizojmë sa më shumë aktivitete. Ndihma dhe përkrahja e komandantit të Forcës Ajrore dhe fryma e bashkëpunimit që gjejmë tek personeli i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Mar-rëdhënieve me Komunitetin në QKMBM, më bëjnë besimplotë se disa nga këto projekte do te realizohen.

Faleminderit dhe suksese.Përgatiti. Ludmilla Karabolli

vlerësime për ekspozitënGjeneral brigade Dhori spirollari Komandant i Forcës Ajrore: “Jam i befasuar nga këto pamje shumë të bukura të përmetit, urime e suksese të tjera Aleksandrit”.Z. Gilbert Jaçe, Kryetar i Bashkisë përmet: “Falenderim i veçantë për Forcat Ajrore që na sollën një përmet ndryshe dhe kaq të bukur”.Z. Vasil s. tole, Drejtor i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe marrëd-hënieve me Komunitetin në qKmBm: “Ekspozitë që na ngjalli emocione e kujtime të bukura”.Aleksandër todhe, specialist i kulturës, piktori i permetit: “Jam i mrekulluar nga punimet e kësaj ekspozite të veçantë”. Z. Aleksandër Gjoni, përgjegjës i sektorit të Aktiviteteve në qK-mBm: “Një ekpozitë ku turbulenca ajrore së bashku me teknikën e fotografimit ishin në “garë” për të na dhuruar emocione mbresëlë-nëse të një natyre magjike...”

major® aleksandër Çala

Lindur më 10.02.1959 në Fier.Titulluar oficer në vitin 1983, special-iteti i Artilerisë Kundërajrore.Gjatë karrierës së tij në Forcat e Armatosura ka kryer detyra të ndryshme si:Komandant baterie AKA, Koman-dant i kompanisë së riparimit në Forcat Ajrore, shef i seksionit për vlerësimin e qitjeve, Oficer shtabi për gatishmërinë në Forcat Ajrore, shef i seksionit artilerisë/raketave/radarëve në KDs, shef i degës BCU në Forcën Ajrore. Aktualisht kryen detyrën e shefit të sektorit të aere-ologjisë në shërbimin meteorologjik Ushtarak të Forcës Ajrore.pasioni i tij janë fotografia dhe letërsia.

INTERVISTA/Flet Aleksandër Çala: Si lindi ideja e pjesëmarrjes në këtë aktivitet

ushtriaE prEmtE, 29 qErshor 201216

Pjesëmarje kurajoze në kamPionatin e Parë të të rinjve në volejboll meshkuj

Nga datat 9 dhe 10 qershor në qytetin e Shkodrës u zhvillua kampionati në volejboll për para të rinj. Pjesë-marrja në këtë kompeticion ishte

shumë e madhe, ku për herë të parë merrte pjesë edhe ekipi i fëmijëve me emrin “DARDA-NIA”. Kjo skuadër në përbërjen e saj ka vetëm fëmijët e oficerëve të ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Këta fëmijë të moshave nga 13 deri në 15 vjeç, stërviten pranë ambienteve të KDS falë ndihmës shumë të madhe të kësaj komande në bashkëpunim me QKMBM , Drejtorinë e Ak-tiviteteve Sportive, që tashmë është e atashuar pranë këtij institucioni, të cilët bënë të mundur që këta fëmijë të stërviten me kohë të plotë në këto ambiente, me kushte shumë të mira, falë kjo edhe punës shumë të mirë, serioze dhe lavdëruese të trainerëve Andi Lundra për meshkuj dhe Arben Sako për femra.

Në këtë kompeticion ekipi i meshkujve tre-goi se në punën që ka bërë dhe vazhdon të bëjë mund të arrijë rezultate shumë të mira.

Në Drejtorinë e Sporteve po punohet me plane të detajuara, (përveç përmbushjes së misionit të drejtorisë), që këta fëmijë krahas stërvitjeve që bëjnë, duke kaluar një pjesë të kohës së tyre në palestra dhe jo në rrugë, të bëhen dhe sportistë të mirë pse jo të arrijnë dhe nivele të larta brenda mundësive që ata kanë.

Skuadra e para të rinjve “DARDANIA” krahas shumë skuadrave pjesëmarëse, gjithsej 10, u rendit në vendin e 5-të. Ky sukses i parë në këtë eveniment padyshim i shkon punës së palodhur të trajnerit të kësaj skuadre Andi Lundra. Por krahas kampionatit të meshkujve po punohet që vitin e ardhshëm të arrihet dhe objektivi i pjesëmarrjes në kampionat edhe me skudrat e femrave “DARDANIA” me një ekip të rejash, para të rejash dhe ekipin vajzave te vogla, nga mosha 10 deri 12 vjeç.

Në muajt në vijim në pushimet verore po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar dhe dy ekipe të volejbollit të plazhit ku këta të fundit do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme si në kampionatin kombëtar të volejbollit të plazhit, që do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë kryesisht në

Durrës, Vlorë, Velipojë, Pogradec etj. Duke u bazuar tek rezultatet e arritura në këto ndeshjeve synimi i drejtuesve të ekipit “Dardania” është pjesëmarrja dhe në aktivitete ndërkombëtare si për meshkuj ashtu dhe për femra. Për të arritur këto ob-jektiva dhe synime tepër ambicioze por dhe

plotësisht të realizueshme, stërvitjet kanë filluar me një punë dhe përkushtim edhe më të madh dhe serioz, duke i dhënë besim ekipit dhe drejtuesve të tyre se rezultatet do të jenë premtuese falë kjo dhe ndihmës së madhe të drejtorisë së Aktiviteteve Sportive pranë QKMBM.