viti i kapaciteteve të plota operacionale të fsk-së...operacionale dhe është plotësisht e...

24
Prishtinë, 27 nëntor 2013 DITA E FORCËS Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së Gati! Me Forcën përpara! Gati! Me Forcën përpara! Gati! Me Forcën përpara! Gati! Me Forcën përpara! Viti i II • Nr. 19 •Edicioni festiv • Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

16 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Prishtinë, 27 nëntor 2013

DITA E FORCËS

Viti i Kapaciteteve të PlotaOperacionale të FSK-së

Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara! Viti i II • Nr. 19 •Edicioni festiv • Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Page 2: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara!Gati! Me Forcën përpara! Viti i II • Nr. 19 •Edicioni festiv • Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Viti i II •Nr. 19 • Edicioni festiv • Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Botues: Departamenti për Marrëdhënie me Publikun,

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Adresa: MFSK, Lagjja Emshir, Prishtinë

Adresa elektronike: [email protected], [email protected]

Tel: 038/551-379

www.mksf-ks.org

Përmbajtja

Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së ..........................................................................................................................3

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur Kapacitetet e Plota Operacionale ......................................................................................4Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përgëzoi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e FSK-së për KPO........5Forca e Sigurisë së Kosovës më e besueshmja për qytetarët e Kosovës .........................................................................................6FSK-ja parakalon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .................................................................................................................6Paradë dinjitoze e FSK-së në 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ....................................................................................................7FSK-ja shënoi 15 vjetorin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” ........................................................................................................7Ministria për FSK-në dhe Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë nënshkruajnë Marrëveshjen “SOFA”...............8FSK-ja në stërvitjen rajonale “Joint Reaction 2013”në Shqipëri ........................... ...........................................................................8FSK-ja në stërvitje të përbashkëta me ushtritë e vendeve të rajonit “Shared Resilience 13” në Republikën e Maqedonisë...9Kadetët e FSK-së në stërvitjen rajonale “ Kampi veror 13” në Krivollak .......................................................................................9FSK-ja demonstroi nivel të lartë profesionalizmi në Ushtrimin Fushor “Shqiponja 2”.............................................................10Koncert festiv për Vitin e Ri ...............................................................................................................................................................11FSK-ja me sukse të mëdha në fushën e deminimit ..........................................................................................................................12 Ddemolimi i bombës 500 kilogramëshe .............................................................................................................................................12FSK-ja me kontingjentin e Ushtrisë Suedeze pastrojnë Gërminë ..................................................................................................12FSK-ja ngriti urën mobile mbi lumin Drini i Bardhë ..........................................................................................................................13FSK-ja është e përgatitur profesionalisht për ndërtimin e urave ........................... ......................................................................13Komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjenerali Orr, vizitoi urën në Kramovik ............................................................14FSK-ja përuroi urën afër Manastirit të Deçanit ................................................................................................................................14FSK-ja ndihmoi qytetarët e Klinës pas përmbytjeve .......................................................................................................................15FSK-ja dhuroi gjak për qytetarët e Kosovës .....................................................................................................................................15Fushatë e gjerë për vetëdijesimin nga minat ......................................................... .............................................................................15Në “Ditën e Tokës” fidane në fshatin Malishevë të Gjilanit ..........................................................................................................16Nga radhët e minoriteteve edhe 30 pjesëtarë të rinj në FSK .............................................................................................................16Shkallë e lartë e respektimit të të drejtave të njeriut në MFSK-FSK ..................................................................................................17Diplomuan dhe u graduan kadetët e FSK-së të gjeneratës së pestë .............................................................................................17Konferenca e 6-të Rajonale e Kampit Euro-Atlantik “REACT” 2013 ....................... ...................................................................18Konferenca rajonale “Sfidat e Sigurisë të Adriatikut dhe Jonit” në Tiranë ................................................................................18Konferenca” SHBA-Karta e Adriatikut” në Slloveni ......................................................................................................................18Ministri Çeku në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s në Gjermani ....................................................................18Ministri Agim Çeku takime me personalitet e NATO-s në Bruksel ............................................................................................19Konferenca e ministrave të Mbrojtjes - Karta e Adriatikut – Ohër ..............................................................................................19Ministri dhe komandanti i FSK-së në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013” ......................................................................................19Ministri Agim Çeku dhe gjeneral Rrahman Rama në Senatin e Shtetit të Ajovës ......................................................................19Për Merita të Veçanta, gjeneral Kastrati nderohet me medalje nga Garda Kombëtare e Aiovës .............................................20Gjeneralmajor Rrahman Rama në Konferencën Ndërkombëtare të Fuqisë Ajrore dhe Hapësinore në Turqi .......................20Marrëveshje Bashkëpunimi mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë ...................................................................21Memorandum Mirëkuptimi mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Suedisë .....................................................................21Qendra e Ekselencës Rajonale e Kërkim-Shpëtimit ..........................................................................................................................21Trajnim i suksesshëm i njësisë së MKABK-së në Montana të Bullgarisë ...................... ...................................................................21Promovimi i broshurave ......................................................................................................................................................................22Marshimi i FSK-së në Holandë ...........................................................................................................................................................22

Page 3: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

i Kapaciteteve të Plota Operacionale (KPO) të FSK-së. Ky akt i pranimit ishte vlerësim dhe

certifikim i kapaciteteve operacionale të FSK-së. U mbajt ushtrimi fushor kompleks

“Shqiponja 2” në territor të gjerë të vendit, duke dëshmuar shkallë të lartë angazhimit,

mobilizimit dhe disiplinës. Këtë vit u bë nënshkrimi marrëveshjes së bashkëpunimit

ushtarak SOFA në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Në kuadër të

zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerë të jashtëm u realizuan vizita të shumta

të shefave të shtabeve dhe ministrave të mbrojtjes. Duke përfshi një numër të madh të

ushtarëve nënoficerëve dhe oficerëve janë bërë trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë

vendit. Nga matjet e opinionit publik FSK-ja u vlerësua më së larti si institucioni më i

besueshëm. Në bashkëpunim të ngushtë me popullatën civile, përmes Bashkëpunimit Civil-

Ushtarak (BCU), në të mirë të komunitetit u realizuan shumë vepra dhe punë ingjiinjerike

nga më të ndryshmet. Angazhimi i përhershëm i MFSK-së dhe FSK-së ishte respektimi i drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore sipas standardeve më të avancuara, me cka u arrit nivel i lartë dhe me tendencë ngritjeje. Po këtë vit me fushatë të veçantë u realizua rritja e numrit të aplikuesve të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe më të mirët prej tyre u pranuan në radhët e FSK-së. Nga ky nivel i arritjeve të tashme konkrete, padyshim se në vitin e ardhshëm FSK-në e presin sfida dhe suksese të reja.

Viti 2013 është vit i vazhdimësisë

së sukseseve dhe ngritjes së FSK-

së. Gjat këtij viti FSK-ja vazhdoi

me aktivitetin e vet të planifikuar

në arritjen e objektivave në

kuadër të misionit, duke rritë

shkallën e gatishmërisë dhe

profesionalizmit në të gjitha

drejtimet dhe sektorët. Në vitin e

katërt të themelimit të FSK-së

nga Selia e NATO-s u bë pranimi

3

Editoriali

Viti i Kapaciteteve të Plota

Operacionale të FSK-së

Page 4: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklari se “Forca e Sigurisë së

Kosovës ka arritur kapacitetin e saj të plotë operacional dhe është plotësisht e aftë për

kryerjen e detyrave të caktuara brenda mandatit të saj, sipas standardeve të përcaktuara nga

NATO. I përgëzoj të gjithë anëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës për arritjen e këtij hapi.

Falënderoj ushtarakët e KFOR-it për atë që kanë bërë në ndërtimin e Forcës së Sigurisë të

Kosovës. Misioni i Forcës së Sigurisë të Kosovës mbetet ai që ka qenë dhe më parë: Kryerja e

operacioneve të mbrojtjes civile dhe ndihma e autoriteteve civile në përgjigje të katastrofave

natyrore dhe emergjencave të tjera. Aleanca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe këshilla

nëpërmjet një ekipi ndërlidhës e këshillues të NATO-s. Misioni i KFOR-it mbetet gjithashtu i

pandryshuar: Të sigurojë një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë njerëzit e komunitetet në

Kosovë. Ne do të vazhdojmë ta përmbushim këtë mision në përputhje me mandatin tonë të

Kombeve të Bashkuara. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor gjendet tek dialogu dhe pajtimi.

Prandaj, inkurajoj pjesëtarët e të gjithë komuniteteve në Kosovë të marrin në konsideratë

bashkimin me Forcën e Sigurisë të Kosovës, për të siguruar se ajo do të vazhdojë të bëhet një

forcë e vërtetë shumetnike dhe përfaqësuese”.

DITA E FORCËS

Deklarimi i Kapacitetevetë Plota Operacionale -KPO-ve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur Kapacitetet e Plota Operacionale

4

Page 5: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të FSK-së,

Më 09 korrik 2013, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur Kapacitetet e Plota Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara nga NATO. Arritja e Kapaciteteve të Plota Operacionale është një sukses i radhës i FSK-së, i arritur me përkushtimin, angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin e treguar nga të gjithë ju.Andaj, ju përgëzoj dhe ju uroj për këtë sukses të deklaruar nga NATO. Objektivi ynë kryesor është rrugëtimi drejt anëtarësimit në NATO dhe për të arritur këtë objektiv duhet të punojmë edhe më shumë në profesionalizimin e FSK-së.Kërkoj nga ju, që të angazhoheni edhe në të ardhmen, që sa më shpejtë të arrijmë edhe objektivin tonë kryesor, që FSK të evoluojë në forcë ushtarake e cila do të jetë një faktor paqeje për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, rajonin dhe më gjerë.

Urime dhe suksese! Kadri Kastrati, Gjenerallejtënant

Me rastin e deklarimit të Kapaciteteve të Plota Oparecionale

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përgëzoi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e FSK-së

DITA E FORCËS

5

Page 6: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar rezultatet preliminare të sondazhit “Barometri Kosovar i Sigurisë”, për këtë vit, në vlerësimin e sektorit të sigurisë, të drejtësisë dhe politikës së jashtme. Sipas këtij sondazhi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë të jetë më e besueshmja. 72% e qytetarëve të Kosovës, sipas këtij sondazhi, janë shprehur të kënaqur me punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës; 60 % e tyre janë të kënaqur me punën e KFOR-it ; 57% me punën e zjarrfikësve; 42 % me punën e Shërbimit Policor të Kosovës

Në 100- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

FSK-ja parakalon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në paradën e 100- vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar, për herë të parë mori pjesë edhe një kuadrat i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), në përbërje prej 65 pjesëtarëve, ku prej tyre 11 ushtare. “Është një ndjesi shumë e mirë, është privilegj dhe nder të marrësh pjesë për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për neve është një krenari shumë e madhe, mund të them krenaria më e madhe që unë kam përjetuar”, është shprehur një prej anëtarëve të FSK-së. Kuadrati i FSK-së u vlerësua i suksesshëm dhe u pëlqye nga qytetarët.

DITA E FORCËS

Forca e Siguris së Kosovës më e besueshmja për qytetarët e Kosovës

6

Page 7: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Paradë dinjitoze e FSK-së në 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në pesë vjetorin e Pavarësisë së Republikës të Kosovës, kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me kuadratet e Policisë së Kosovës si dhe të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, parakaluan solemnisht në manifestimin qendror shtetëror, që u mbajt në sheshin “Nëna Terezë“ dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në manifestim morën pjesë personalite të larta shtetërore vendore dhe të shumë shteteve të botës.

FSK-ja shënoi 15 vjetorin “Epopesë së UÇK-së”

Në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, u mbajt manifestimi me rastin e përvjetorit të 15- të të “Epopesë së UÇK-së”. Me këtë rast u përkujtua dhe nderua Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familja Jashari dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

7

Page 8: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Ministria për FSK-në dhe Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë nënshkruajnë Marrëveshjen “SOFA”

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, në një akt solemn në qytetin e Prizrenit, kanë nënshkruar marrëveshjen ushtarake “SOFA”. Marrëveshja”SOFA”, rregullon procedurat e hyrjes/daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civilë apo personave në varësi.

FSK-ja në stërvitjen rajonale “Joint Reaction 2013”në Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi me sukses stërvitjet e përbashkëta të ushtrimit të koduar “Joint Reaction 2013” (Reagimi i Përbashkët 2013) me vendet e rajonit, të mbajtura në Zall-Herr të Republikës së Shqipërisë. Ushtrimi “Joint Reaction 2013” ka filluar me 2 qershor dhe ka përfunduar më 7 qershor, përveç FSK-së, kanë marrë pjesë forcat ushtarake nga: Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qëllimi kryesor i stërvitjes “Joint Reaction 2013” ka qenë rritja e ndërveprimit të forcave të përbashkëta, të krijimit të procedurave standarde të punës, bazuar në standardet e NATO-s, si dhe bashkëpunimi në fushat e tjera të sigurisë.

8

Page 9: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

FSK-ja në stërvitje të përbashkëta me ushtritë e vendeve të rajonit “Shared Resilience 13” në Republikën e Maqedonisë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përfundoi me sukses stërvitjen kryesore në ushtrimin e përbashkët “Shared Resilience 13”, që u mbajt në Pepelishtë të Republikës së Maqedonisë, nga data 27 maj deri më 7 qershor 2013. Në këtë stërvitje morën pjesë kontingjentet e Sllovenisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ushtrimi fushor “Shared Reseilence 13” u realizua duke u bazuar në skenarë të operacioneve për t'u përballur me fatkeqësi natyrore dhe ndihmë humanitare, nën përkujdesjen e NATO-s, Komandë së Bashkuar Amerikane për Evropë dhe Kombeve të Bashkuara (UN), në të cilin u demnostrua ndërveprimi i ushtrive dhe organizatave tjera në regjion.

Kadetët e FSK-së në stërvitjen rajonale “Kampi veror 13” në Krivollak

Kadetët e FSK-së, së bashku me përfaqësues të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe, Malit të Zi, Maqedonisë dhe të Bullgarisë kanë marrë pjesë, për 10 ditë, në realizimin e ushtrimit të përbashkët, si një trup i vetëm, në poligonin ushtarak “Krivollak” të Maqedonisë. Objektiv i përgjithshëm i “Kampit veror 13'' ishte që të sjellë në praktikë, me anë të stërvitjeve, sfidat komplekse të operacioneve në konflikte dhe pas konflikteve, operacionet që kadetët pjesëmarrës-luftëtarë të ardhshëm të paqes mund të përballën.

9

Page 10: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

FSK-ja demonstroi nivel të lartë profesionalizmi në Ushtrimin Fushor “Shqiponja 2” Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog dhe në terren, për 11 ditë, ka realizuar ushtrimin fushor “Shqiponja 2”. Ushtrimi fushor ,,Shqiponja 2” është finalizim i suksesshëm i ciklit të stërvitjeve individuale dhe kolektive të FSK-së, për këtë vit. FSK-ja në realizimin e ushtrimit fushor, ka angazhuar 1951 pjesëtarë me 161 automjete. Ushtrimi ka filluar më 3 tetor dhe ka përfunduar më 8 nëntor dhe u zhvillua në pjesën perëndimore të Republikës së Kosovës, kryesisht në Regjionin e Pejës dhe Prizrenit. Qëllimi i ushtrimit fushor “Shqiponja 2” ishte që të testohen aftësitë komanduese, reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara me skenar adekuat për matjen e efikasitetit të reagimit në terren.

10

Page 11: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Koncert festiv për Vitin e Ri

Me rastin e festave të fund vitit, Orkestra Frymore e FSK-së, për herë të parë, ka dhënë një koncert festiv në Hotelin Emerald. Në koncert morën pjesë, ministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, ambasadorë dhe atashe ushtarakë, oficerë të KFOR-it, të FSK-së, si dhe personalitete të tjera të jetës politike, artistike dhe kulturore të Kosovës.

DITA E FORCËS

11

Page 12: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

FSK-ja me sukse të mëdha në fushën e deminimit

Kompania e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është angazhuar maksimalisht në pastrimin e të gjitha fushave të minuara, me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurt në Kosovë. Kompania e Deminimit ka angazhuar pesë ekipe në terren të shpërndara në : Gërmi, Luzhnicë, Kazermën në Ferizaj, Koshare dhe Harilaq. Gjatë këtij viti Kompania e Deminimit ka pastruar 107,752 metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 204 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, ndërsa që nga fillimi i punës ka pastruar mbi 814.273 metra katrorë dhe ka shkatërruar 1939 mjete të pashpërthyera, si: mina, eksploziv, granata dore etj. Përveç njësive që zhvillojnë operacionet e deminimit humanitar në terren, FSK-ja ka edhe dy njësi që kujdestarojnë 24 orë gjatë javës, për intervenime në rastet kur qytetaret hasin në mjete të ndryshme eksplozive dhe lajmërojnë për largimin e tyre. Këto ekipe kanë intervenuar në 366 raste dhe kanë demoluar 505 mjete të ndryshme eksplozive.

Demolimi i bombës 500 kilogramëshe

Deminerët e Kompanisë së FSK-së, së bashku me ata të KFOR-it amerikan, më 31 mars të këtij viti, në Harilaq (afër kodrës së Goleshit) kanë demoluar-shkatërruar me sukses një bombë të përmasave të mëdha mbi 500 kilogramëshe.

FSK-ja me kontingjentin e Ushtrisë Suedeze pastrojnë Gërminë

Kompania e Deminimit e FSK-së e ndihmuar edhe nga Regjimenti i Xhenios “Göta”, i Forcave të Armatosura të Suedisë, me makineri të rëndë kanë pastruar rrënojat e një objekti në parkun “Gërmia”nëPrishtinë. Për këtë bashkëpunim dhe kontribut,në parkun e Gërmisë në Prishtinë është vendosur një pllakë përkujtuese si shenjë falënderimi, mirënjohjeje dhe bashkëpunimi në mes të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

DITA E FORCËS

12

Page 13: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

FSK-ja ngriti urën mobile mbi lumin Drini i Bardhë

Skuadra e urave e Batalionit të Xhenios e Brigadës Mbështetëse Operacionale të FSK-së, në një afat rekord ka ngritur urën mobile mbi Lumin Drini i Bardhë, që lidh aksin rrugor Klinë-Gjakovë. Ura është e gjatë 55 metra, e gjerë 5 metra, e rëndë 75 ton dhe mbanë peshën deri në 30 ton. Ngritjen e urës e kanë ndihmuar KFOR-i zviceran, Ministria e Infrastrukturës si dhe Komuna e Rahovecit dhe ajo e Gjakovës. Kjo urë është donacion nga KFOR-i austriak dhe është ngritur nga FSK-ja.

FSK-ja është e përgatitur profesionalisht për ndërtimin e urave

Oficeri i KFOR-it, OF2 Knupp Oliver JLSG HQ KFOR, specialist i ndërtimit të urave ka theksuar: ”FSK-ja është e përgatitur profesionalisht për ngritjen e veprave të rëndësishme. Bashkëpunimi me pjesëtarët e FSK-së është shumë i mirë, madje shumë më i mirë se sa e kam menduar. Këta janë shumë të organizuar dhe të përgatitur profesionalisht për ngritjen e urave mobile. Në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur ta montojnë urën mbi lumin Drini i Bardhë. Me gjithë se kam vetëm tetë muaj në Kosovë ,, jam i befasuar për të mirë, sepse këtu njerëzit janë shumë të mirë, janë human dhe mysafirët i presin me zemër hapur. Është një ndjenjë e mirë kur i sheh pjesëtarët e FSK-së se me çfarë profesionalizmi bëjnë ngritjen e urës. Gjatë dhjetë ditëve pune këtu nuk ka pasur as më të voglin problem”.

DITA E FORCËS

13

Page 14: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneralmajor Rrahmnan Rama së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës (SHBA), gjeneral major Timoty Orr, vizituan urën mbi lumin Drini i Bardhë, e cila u montua nga Njësiti i Xhenios i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BM0) i FSK-së.Gjenerali Timoty Orr u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që po sheh në terren vepra të xhenios së FSK-së, të cilat do t'u shërbejnë qytetarëve për lehtësimin e jetës së tyre. Ai tha se edhe Garda Kombëtare e Aiovës shpesh ftohet nga komuniteti për t'i mbështetur autoritetet civile, dhe se veprat e tilla janë në të mirë të të gjithë qytetarëve.

FSK-ja përuroi urën afër Manastirit të Deçanit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Batalioni i Xhenios (BXH) i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), ka përfunduar punimet në ndërtimin e urës tip montazh, afër manastirit të Deçanit, në Komunën e Deçanit. Batalioni i Xhenios në bashkëpunim me KFOR-in (kontingjentin e Suedisë, Italisë, Danimarkës dhe atij të Francës), kanë qenë të angazhuar në këtë projekt, që nga data 2 deri më 20 shtator të këtij viti.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjenerali Orr, vizitoi urën në Kramovik

14

Page 15: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

FSK-ja ndihmoi qytetarët e Klinës pas përmbytjeve

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pas vërshimeve-përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të shiut, më 15 mars, përmes një operacioni të gjerë kanë bërë evakuimin e qytetarëve në shumë vendbanime të Kosovës e sidomos në komunën e Klinës, Pejës, Skenderajt dhe Mitrovicës.

FSK-ja dhuroi gjak për qytetarët e KosovësFSK-ja ka një traditë të organizimit dhe të dhurimit humanitar të gjakut. Ky është viti i pestë që FSK-ja po dhuron gjak. Pjesëtarët e FSK-së, jo vetëm gjatë organizimit të aksioneve të rregullta, por ata po dhurojnë gjak edhe jashtë këtyre organizimeve. Ata janë gjithmonë të gatshëm për dhurimin e gjakut edhe në rastet emergjente për nevojat e pacientëve. Pjesëtarët e FSK-së, çdoherë i janë përgjigjur me vullnet këtij aksioni dhe janë donatorë të rregullt të dhurimit të gjakut. FSK-ja, deri më tani ka dhurua mijëra doza gjak që janë përdorë në shërbim të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për të.Aksionin humanitar e kanë kryer infermieret e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGJK), në bashkëpunim me infermierët e Batalionit të Mjekësisë së FSK-së.

Fushatë e gjerë për vetëdijesimin nga minat Qendra Koordinuese për Deminim në MFSK-së dhe Kompania e Deminimit, në bazë të planifikimit, kanë realizuar me sukses ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, për rrezikun nga mjetet e pashpërthyera siç janë: mina, eksploziv, granata dore etj.. Bazuar në planin e hartuar që më parë, Kompania e Deminimit e FSK-së, gjatë periudhës dimërore, ka mbajtur ligjërata në 18 komuna ku janë përfshirë 50

shkolla. Ligjëratat i kanë përcjellë më shumë se 2599 nxënës.

DITA E FORCËS

15

Page 16: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Në “Ditën e Tokës” fidane në fshatin Malishevë të Gjilanit

Ministri Agim Çeku, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama, qëndruan sot në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, ku në mënyrë simbolike filluan aksionin e mbjelljes së fidanëve nga pjesëtarët e FSK-së me rastin e 22 Prillit, Ditës së Tokës.

Nga radhët e minoriteteve edhe 30 pjesëtarë të rinj në FSK

Këtë vit Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 30 pjesëtarë të rinj, nga radhët e komuniteteve pakicë: 26 serbë, 2 boshnjak, 1 turk dhe 1 ashkali. Me pranimin e pjesëtarëve të rinj, nga radhët e komuniteteve, FSK-ja po realizon standardet e larta për barazi të komuniteteve.

16

Page 17: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

17

Shkallë e lartë e respektimit të të drejtave të njeriut në MFSK-FSK

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) krahas ngritjes së kapaciteteve të plotaoperacionale, rëndësi të veçantë i kushton respektimit dhe avancimit të të drejtave tënjeriut dhe barazisë gjinore, fakt që është dëshmuar në mënyrë të përhershme që ngathemelimi i kësaj force. Aktualisht në MFSK përqindja e femrave është 32%. Ndërsa përqindjae femrave në uniformë në MFSK/FSK është 8.23%, përkatësisht 188 femra në uniformënë gradën e oficerit dhe nënoficerit.

Diplomuan dhe u graduan kadetët e FSK-së të gjeneratës së pestë

Më 5 korrik, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të FSK-së, gjenerata e pestë, viti 2013. QSU e FSK-së deri më tani ka shkolluar pesë gjenerata me kadet, të cilët me sukses po i bartin njohuritë e reja në të gjitha njësitë e FSK-së.

Page 18: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Konferenca e 6-të Rajonale e Kampit Euro-Atlantik “REACT” 2013

Ministri Çeku ka ligjëruar në Konferencën e 6-të Rajonale të Kampit Euro-Atlantik “REACT” me temën: “Republika e Kosovës në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Bashkëkohore”,i cili është mbajtur në qytetin e Plavës në Mal të Zi.

Konferenca rajonale “Sfidat e Sigurisë të Adriatikut dhe Jonit” në Tiranë

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit” (Adriatic and Ionian Security Challenges), që është mbajtur në Tiranë të Republikës së Shqipërisë nga data 28 deri më 30 maj 2013.

Konferenca” SHBA-Karta e Adriatikut” në Slloveni

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Sllovenisë, z. Roman Jakiq, ka marrë pjesë në Konferencën, “SHBA Karta e Adriatikut-A5”, (takim gjithëpërfshirës i ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit), nga data 30 shtator deri më3 tetor 2013, që është mbajtur në qytetin e Bërdos në Slloveni.

Ministri Çeku në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s në Gjermani

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, me ftesë të komandantit Suprem të NATO-s Admiralit James Stavridis, në Shtutgart të Gjermanisë ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s nga Admirali James Stavridis tek gjenerali Philip Breedlove.

DITA E FORCËS

18

Page 19: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

Ministri Agim Çeku takime me personalitet e NATO-s në Bruksel

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministri i FSK-së Agim Çeku i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjatë qëndrimit në Bruksel kanë zhvilluar takime të rëndësishme në Selinë e NATO-s dhe të BE-së.

Konferenca e ministrave të Mbrojtjes - Karta e Adriatikut - Ohër

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi kryesues i radhës, ka marrë pjesë në Konferencën e ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit, “SHBA-Karta e Adriatikut”, me temë “Së bashku drejt paqes dhe sigurisë globale” që është mbajtur në Ohër të Republikës së Maqedonisë, më 13 dhe 14 qershor 2013.

Ministri dhe komandanti i FSK-së në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013”

Ministri i FSK-së Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka marrë pjesë (në ditën e personave shumë të rëndësishëm) në ushtrimin “LUANI SHQIPTAR 2013” (Albanian Lion 2013). Ky ishte ushtrim i përbashkët i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe. Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kanë qenë mysafirë nderi dhe njëherësh e kanë përcjellë nga afër ushtrimin e koduar “Luani Shqiptar 2013”.Për të përcjellë ushtrimin e përbashkët kanë marrë pjesë personalitet më të larta të Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe të rajonit.

Ministri Agim Çeku dhe gjeneral Rrahman Rama në Senatin e Shtetit të Ajovës

Senati i Ajovës e ka shpallur Agim Çekun qytetar nderi, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Ajovës. Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime të shumta me personalitetet më të larta të SHBA-s, në Pentagon dhe në Shtetin e Ajovës. (Me Shtetin e Ajovës dhe Gardën Kombëtare të Ajovës, është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes Kosovës dhe MFSK-në).

DITA E FORCËS

19

Page 20: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Për Merita të Veçanta, komandant Kadri Kastrati nderohet me medalje nga Garda Kombëtare e Aiovës

Komandant i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, është nderuar me medalje për Merita të Veçanta nga Garda Kombëtare e Aiovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në emër të Gardës, medaljen gjeneral Kastratit, ia ka dorëzuar Adjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare, gjeneralmajor Timoty Orr.

Gjeneralmajor Rrahman Rama në Konferencën Ndërkombëtare të Fuqisë Ajrore dhe Hapësinore në Turqi

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të Forcave Ajrore të Turqisë, gjeneral Mehmet Erten (gjeneral me katër yje) ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Fuqinë Ajrore dhe Hapësinore, që është mbajtur në Stamboll të Turqisë.

20

Page 21: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

DITA E FORCËS

Marrëveshje Bashkëpunimi mes MFSK-

së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të

Sllovenisë

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Agim Çeku, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë, z.Jakiq, ka vizituar Slloveninë. Ministri Agim Çeku dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë Roman Jakiq kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në mes të dy

ministrive, asaj të Sllovenisë dhe të Ministrisë së FSK-së.

Memorandum Mirëkuptimi mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të SuedisëNë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, (MFSK) më 4 prill është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të armatosura të Suedisë, për trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe për operacionet e Deminimit në Kosovë.

Qendra e Ekselencës Rajonale e Kërkim-Shpëtimit “Te Pishat”, në fshatin Sllatinë e Madhe, Komuna e Fushë-Kosovës, u mbajt ushtrimi i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të FSK-s ë n ë k ë r k i m - s h p ë t i m u r b a n .

Trajnim i suksesshëm i njësisë së MKABK-së në Montana të Bullgarisë Një Tog i Kompanisë së Mbrojtjes Kimike-Atomike dhe Biologjike (MKAB) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përbërje prej 20 pjesëtarëve, ka qëndruar për një trajnim gjashtë javësh, në Qendrën Profesionale të Trajnimit të Drejtorisë së Përgjithshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në qytetin Montana të Republikës së Bullgarisë. Trajnimi i Togut të MKABK-së, në kursin “Lëndë të rrezikshme” ishte organizuar me ndihmën e Grupit për Mbrojtje Civile, pranë Komitetit për Planifikim Civil Emergjent të NATO-s. Trajnimi ishte i destinuar për ata që

reagojnë të parët në raste të aksidenteve me lëndë të rrezikshme. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit në trajnim të përfitojnë sa më shumë njohuri praktike për zvogëlimin e pasojave në raste aksidentesh me lëndë të rrezikshme.

21

Page 22: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

20

DITA E FORCËS

Promovimi i broshurave Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka bërë prezantimin e dy broshurave: “Të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në MFSK dhe FSK” dhe “Gratë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Broshurat janë botuar në gjuhën shqipe, serbokroate dhe atë angleze.Gjatë promovimit të këtyre broshurave u prezantua puna, aktiviteti dhe pozita e femrës në Ministri dhe FSK. Gjinia femërore në MFSK luan një rol të madh në ngritjen e besueshmerisww së FSK-ë si në prezantimin me dinjitet të uniformës ashtu edhe të gjithë punës së këtij institucioni

Marshimi i FSK-së në Holandë

Për herë të tretë rresht kontingjenti i FSK-së është kthyer me sukses të plotë nga pjesëmarrja në marshimin tradicional që është mbajtur në Njimengen të Holandës., Kanë marrë pjesë ushtritë e 53 shteteve anëtare të NATO-s dhe të shteteve të tjera të botës. Marshi ushtarak i Njimengenit daton që nga viti 1909 dhe është ngjarja më e madhe e këtij lloji në botë. Këtë vit, Marshimi tradicional është mbajtur nga data 14-21 korrik 2013. Kontingjenti i FSK-së është përfaqësuar me 30 pjesëtarë, në mesin e tyre kanë marrë pjesë edhe 4 pjesëtare të FSK-së. Edhe këtë vit kontingjenti i FSK-së e arriti suksesin e viteve të kaluara, duke arritur që të gjithë pjesëtarët e kontingjentit të kalojnë shtegun prej 160 km.

22

Page 23: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara
Page 24: Viti i Kapaciteteve të Plota Operacionale të FSK-së...Operacionale dhe është plotësisht e aftë për kryerjen e detyrave të saj brenda mandatit që ka dhe standardeve të përcaktuara

www.mksf-rks.org