vip që pritet të arrestohen ps ndez motorët për “shkrirjen ... · adelina mamaqi:...

24
Vetingu në drejtësi pritet të japë rezultate shumë shpejt,janari do të nxjerrë të dhënat e para për krerët kryesorë të drejtësisë, ndërsa më pas do të vijohet më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Por përveç drejtësisë, në sitë janë duke kaluar dhe politikanët shqiptarë. Sipas informacioneve... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Britanikët zbulojnë planin për goditjen e bosëve të krimit në Shqipëri, në tryezën e Xhafajt 50 emra VIP që pritet të arrestohen Pas drejtësisë, vetingu zbret në politikë, kontroll të plotë pasurisë së deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë ADELINA MAMAQI: Shkrimtarët në harresë, letërsisë për fëmijë t’i jepet vendi që meriton Reforma zgjedhore duket se po ecën në gjur- mët e reformës në drejtësi, të cilës iu deshën gati dy vite për t’u votuar. Teksa Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u miratua në tetor të vitit 2017 me konsensus me 116 vota... Shkrimtarja Adelina Mamaqi për dekada me radhë botoi libra me poezi, tregime, fabula, përralla. Me një krijimtari të pasur Adelina Mamaqi e cila vijon dhe sot ajo është një nga personalitetet e letërsisë shqipe... Tirazhi 7500 kopje E Diel 7 Janar 2018 DHIMITRAQ XHAMBAZI: FSHF më tepër vëmendje moshave, të rinjtë e kampionatit nuk çajnë dot në Kombëtare Futbolli në vend ka njohur vitet e fundit domin- imin absolut të Skënderbeut, i cili prej shtatë vitesh vijon të bëjë komandën në Superiore, por njëkohë- sisht duke bërë krenarë sportdashësit e shumtë shqiptarë me performancën cilësore në Ligën e Europës, ku këtë sezon luajti... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Opozita në protesta, kurban integrimin, peng reformimin Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI SHBA, mes shteteve që “bimën jeshile” e lejojnë në përdorim vetjak Nga Prof. Dr. Arben MANASTERLIU Na ishte një herë LSI, apo kujdes se u rikthye LSI PS ndez motorët për “shkrirjen” e LSI, Edi Rama ultimatum ministrave, deputetëve dhe degëve të marrin masa, zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Asamble Faqe 2-4 Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet plani politik për vitin 2018, shkarkohen 2200 mësues, të gjithë infermierët në testim Faqe 6 Zbulimi i pasurive korruptive, angazhohen 5 agjenci ndërkombëtare për të rënë në gjurmët e llogarive të pushtetarëve shqiptarë Faqe 9 Faqe 18 Ngec reforma zgjedhore, Kristaq Kume: PD-PS nuk e kanë marrë seriozisht, po skadon koha për futjen e teknologjisë Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 CIA zbardh lëvizjet e Apostol Tenefit kundër regjimit komunist, ja lidhjet e tij me Titon dhe Koçi Xoxen, si Ahmet Zogu bashkëpunoi me amerikanët F. 12,13 Kryeministri shpërthen ndaj partisë së Metës: LSI në panik nga reforma në drejtësi, po tenton të bllokojë hapjen e negociatave me BE Faqe 20 Reforma në drejtësi ka filluar të trembë jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.Vetingu pritet të sjellë tërmet në drejtësi, mirëpo shpresat e të gjithëve janë te arrestimi i politikanëve të korruptuar. Sytë janë te ngritja e SPAK, por deri më tani politika ka dhënë sinjale se nuk e do një gjë të tillë dhe ndërkombëtarëve duket se u ka sosur durimi, pasi janë... Faqe 7

Upload: others

Post on 25-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Vetingu në drejtësi pritet të japë rezultate shumë shpejt, janari do të nxjerrë të dhënat e para për krerët kryesorë të drejtësisë, ndërsa më pas do të vijohet më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Por përveç drejtësisë, në sitë janë duke kaluar dhe politikanët shqiptarë. Sipas informacioneve...

    CMYK

    Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

    Britanikët zbulojnë planin për goditjen e bosëve të krimit në Shqipëri, në tryezën e Xhafajt 50 emra VIP që pritet të arrestohen

    Pas drejtësisë, vetingu zbret në politikë, kontroll të

    plotë pasurisë së deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë

    ADELINA MAMAQI: Shkrimtarët në harresë, letërsisë për fëmijë t’i jepet vendi që meriton

    Reforma zgjedhore duket se po ecën në gjur-mët e reformës në drejtësi, të cilës iu deshën gati dy vite për t’u votuar. Teksa Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u miratua në tetor të vitit 2017 me konsensus me 116 vota...

    Shkrimtarja Adelina Mamaqi për dekada me radhë botoi libra me poezi, tregime, fabula, përralla. Me një krijimtari të pasur Adelina Mamaqi e cila vijon dhe sot ajo është një nga personalitetet e letërsisë shqipe...

    Tirazhi 7500 kopje E Diel 7 Janar 2018

    DHIMITRAQ XHAMBAZI: FSHF më tepër vëmendje

    moshave, të rinjtë e kampionatit nuk çajnë dot në Kombëtare

    Futbolli në vend ka njohur vitet e fundit domin-imin absolut të Skënderbeut, i cili prej shtatë vitesh vijon të bëjë komandën në Superiore, por njëkohë-sisht duke bërë krenarë sportdashësit e shumtë shqiptarë me performancën cilësore në Ligën e Europës, ku këtë sezon luajti...

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Opozita në protesta, kurban integrimin, peng reformimin

    Nga Bardhyl BEJKO

    Nga Besi BEKTESHI

    SHBA, mes shteteve që “bimën jeshile” e lejojnë

    në përdorim vetjakNga Prof. Dr. Arben MANASTERLIU

    Na ishte një herë LSI, apo kujdes se u rikthye LSI

    PS ndez motorët për “shkrirjen” e LSI, Edi Rama ultimatum ministrave,

    deputetëve dhe degëve të marrin masa, zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Asamble Faqe 2-4

    Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet plani politik për vitin 2018, shkarkohen 2200 mësues, të gjithë infermierët në testim

    Faqe 6

    Zbulimi i pasurive korruptive, angazhohen 5 agjenci ndërkombëtare për të rënë në

    gjurmët e llogarive të pushtetarëve shqiptarë

    Fa

    qe

    9

    Faqe 18

    Ngec reforma zgjedhore, Kristaq Kume: PD-PS nuk e kanë marrë seriozisht,

    po skadon koha për futjen e teknologjisë

    Faqe 8

    NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

    ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

    [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

    CIA zbardh lëvizjet e Apostol Tenefit kundër regjimit komunist, ja lidhjet e

    tij me Titon dhe Koçi Xoxen, si Ahmet Zogu bashkëpunoi me amerikanët F. 1

    2,1

    3

    Kryeministri shpërthen ndaj partisë së Metës: LSI në panik nga reforma në drejtësi, po tenton

    të bllokojë hapjen e negociatave me BE

    Faqe 20

    Reforma në drejtësi ka filluar të trembë jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë. Vetingu pritet

    të sjellë tërmet në drejtësi, mirëpo shpresat e të gjithëve janë te arrestimi i politikanëve të korruptuar. Sytë janë te ngritja e SPAK, por

    deri më tani politika ka dhënë sinjale se nuk e do një gjë të tillë dhe ndërkombëtarëve duket se u ka sosur durimi, pasi janë... Faqe 7

  • 2 GAZETA SOTE Diel 7 Janar 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Të gjithë jemi dësh-mitarë se ne rrezi-kuan qeverinë, por

    nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e Reformës në Dre-jtësi dhe u përpo-

    qëm që ta mbajmë gjallë Aleancën për

    Shqipërinë Euro-piane, si projekt

    strategjik të të ma-jtës së bashkuar,

    por pa kompromen-tuar Reformën në

    Drejtësi...Kryefjalë e kryeministrit Edi

    Rama, dje në asamblenë e PS-së ka qenë dhe sjellja e kryetarëve të bash-kive, të cilëve u ka bërë thirrje të jenë korrekt me punën e tyre. Sipas tij, suksesi në reformën e ujit do të jetë vendimtar për kryebashkiakët e PS nëse do të rikandidohen për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të vitit tjetër. “Për Reformën e Ujit u bëj thirrje kryebashkiakëve që kush do të bëjë politikë personale për zgjedhjet, nuk do

    të jetë kandidat i PS për zgjedhjet e ard-hshme. Dhe një nga kriteret themelore do të jetë suksesi në reformën e ujit i kryetarëve të bashkive. Lojë të vjetër me dy porta, që nga një anë qeveria kërkon të vendosë ligjshmëri dhe nga ana tjetër bashkia shkel syrin për ujin për vota nuk do të pranojmë. Rezultatet e reformës do të jenë kriteri i parë për rikonfirmimin e kryebashkiakëve për në mandat tjetër”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

    REFORMA E UJIT, EDI RAMA PARALAJMËRON KRYEBASHKIAKËT

    Ditmir Bushati: Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, opozita të mos bëhet pengesë

    Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur ditën e djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa i takon prioriteteve të qeverisë për vitin 2018. Kështu, gjatë fjalës së tij, Bushati deklaroi se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet pengesë. Sipas kryediplomatit, prioriteti nevralgjik i qeverisë “Rama 2” është hapja e negociatave me bashkimin Europian. “Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma.

    Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet. Në prill në presim që KE të hapë bisedimet për anëtarësim, që pritet të konk-retizohet në samitin e Sofjes dhe samitin e BE në qershor të këtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barri-kadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qever-

    isë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë” deklaroi ai. Nga ana tjetër Bushati e ka ndalur theksin edhe tek disa prioritet të tjera të qeverisë, të cilat pritet që të marrin jetë brenda këtij viti. Bushati deklaroi se reforma zgjedhore jo vetëm që ka ulur në një tryezë mazhorancën me opozitën, por shpreson që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. “ Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që

    ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ar-dhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi”, u shpreh ai. Ndërkohë Bushati ka folur edhe për negociatat me Greqinë sa i përket disa çështjeve të akumuluara ndër vite. Sipas tij, këto negociata janë tejet delikate dhe kërkojnë frymë bashkëpunimi. “Proces i vështirë por jemi të vendosur ta trajtojmë në mënyrë strategjike, bazuar në frymën dhe të drejtën evropiane dhe për të ndërtuar marrëdhënie me Greqinë të cilat do çlirojnë energji pozitive”, nënvizoi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

    Kryeministri shpërthen ndaj partisë së Metës: LSI në panik nga reforma në drejtësi, nuk e duan vetingun, po tentojnë të bllokojnë hapjen e negociatave me BE

    Rama “kërcënon” kryetarët e bashkive: Ka ikur koha kur luhej me dy porta

    Rigels SELIMAN

    Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje në akuza ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku u diskutua për një sërë çështjesh të ndryshme. Mirëpo, edhe gjatë këtyre punimeve, kreu i ekzeku-tivit sulmoi hapur si LSI ashtu edhe PD. Kështu, qysh në fillimi të fjalë së tij, shefi i qeverisë u tregoi hapur so-cialistëve se reforma në drejtësi ndau përfundimisht koalicionin e partisë së tyre me LSI-në. Madje, Rama theksoi se reforma në drejtësi ndau vendin në dy kampe, ku nga njëra anë ishte PS, ajo e cila e donte reformën dhe nga ana tjetër kampi i opozitës. “Reforma në Drejtësi, e ndau politikën shqiptare në sytë e të gjithë njerëzve të arsyeshëm të këtij vendi, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, në dy kampe; nga njëra anë, kampi i reformistëve, i Partisë Socialiste dhe i të gjithë atyre që e duan këtë reformë të shkojë deri në fund, sepse është e vetmja mundësi për të pasur më në fund një drejtësi të drejtë dhe kampi i të tremburve nga Reforma, i cili tanimë është zgjeruar edhe me përfshirjen haptas kundër Reformës në Drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë. Të gjithë jemi dëshmitarë se ne rrezikuan qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e Reformës në Drejtësi dhe u përpo-qëm që ta mbajmë gjallë Aleancën për Shqipërinë Europiane, si projekt strategjik të të majtës së bashkuar, por pa kompromentuar Reformën në Dre-jtësi. Besoj se në fund, qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë, për të mos e kompro-mentuar Reformën në Drejtësi, ndau përfundimisht edhe rrugët tona me aleatin e deridjeshëm të mandatit të parë qeverisës”, deklaroi ai.Rama: PD-LSI nuk e duan vetingun

    Duke e kthyer kokën pas tek opozita e para një viti, Rama deklar-oi se nëse në fillim të vitit të shkuar ishte vetëm një parti në çadër, tashmë koalicioni i konsoliduar PD-LSI sipas tij, po ripërsërit situatën e çadrës për të penguar drejtësinë të cilën e kanë frikë. “Viti pati si kulminacion të vetin vetingun, i cili u kthye në një arsye për t’u parë edhe më dukshëm, edhe më qartë ndarja; nga njëra anë ne dhe nga ana tjetër ata që u mblodhën në

    imit të Bashkimit Europian që do pub-likohet në shkurt. Por, sipas shefit të qeverisë vendi ynë mund të mos marrë hapjen e negociatave për anëtarësim nëse opozita PD-LSI bllokon zba-timin e reformës në drejtësi. Dhe për këtë kryeministri i bëri thirrje Lulzim Bashës të punojë për Shqipërinë Europiane. “Jemi në kushtet kur po kërcënohet një arritje historike çelja e negociatave, po kërcënohet nga bren-

    da Shqipërisë, nga frika prej reformës në drejtësi e kthyer në një politikë destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë mund t'i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme njerëzit të dinë që ky stacion 6 mujor është optimal për të stacionuar Shqipërinë aty ku prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes europiane. Thirrja nuk është thjesht për të larë gojën”, nënvizoi ai.

    “Ajo çka u pa në seancën e fundit e Kuvendit për vitin e shkuar nxori në pah, me ngjyra të forta dhe me kërcitje të mëdha, ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërim-it dhe e mungesës së vizionit, mungesës së strategjisë, mungesës së ideve përballë faktit se Reforma në Drejtësi po bëhet përditë e më e pandalshme, ndërkohë që Procesi

    i Vetting-ut ka nisur. Jam besimplotë se në 2-3 muajt e parë të vitit, ne do kemi rezultate konkrete, që do të tregojnë qartësisht edhe vlerën e madhe të kësaj beteje, por edhe përputhjen e aspiratave të njerëzve që e mbështetën dhe e mbështesin Reformën në Drejtësi me atë ç'ka ata presin konkretisht”, deklaroi kryeministri Rama.

    KRYEMINISTRI: VETINGU KA NISUR, JA PSE PROTESTOI OPOZITA

    çadër në Bulevard, për disa muaj me radhë, me gjithfarëlloj alibish, por me betimin për të mos lejuar Vetting-un. U arrit të bëhej një marrëveshje. E faktikisht jemi në kushtet kur opozi-ta, tanimë e konsoliduar si një kamp kundër Reformës në Drejtësi, pra, jo vetëm Partia Demokratike, por edhe partia tjetër me të cilën ndamë 4 vite përpjekje dhe shumë rezultate të rëndësishme të reformave tona, janë rikthyer në çadër me të njëjtën pllakë gramafoni, me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim, që është mos lejimi i çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi”, tha ai.

    Opozita po bllokon integriminKryeministri Rama deklaroi se

    Shqipëria është në strategjinë e zgjer-

    Manastirliu: Kush pi duhan në ambiente publike,

    do të ndëshkohetMinistrja e Shëndetësisë dhe

    Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e djeshme, se do të forco-het lufta kundër pirjes së duhanit në ambiente publike. Madje, Manastirliu paralajmëroi se kushdo që gjendet në shkelje do të ndëshkohet. “Lufta me duhanin në ambientet e mbyllura nuk do të jetë më me aksione sporadike por me kontrolle dhe rikontrolle ditën dhe natën, në çdo bar, restorant apo ambiente të tjera publike, në zbatim të ligjit që ndalon rreptësisht konsumin e duhanit në ambiente të mbyllura, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve. Gjatë takimit me inspektorët e Ins-pektoratit Shtetëror Shëndetësor dis-kutuam për planin konkret për ta çuar deri në fund luftën me këtë fenomen që shkakton dëme të jashtëzakonshme në shëndet. Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin” deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndër të tjera në fjalën e saj.

    Berisha “thumbon” Ramën: Mirëdita o llum kazaniIsh-kryeministri Sali Berisha ka

    reaguar dje për mbledhjen e Asam-blesë së PS-së, ku kryeministri fillim-isht ngacmoi gazetarët, me përshën-detjen e vjetër “Mirëmëngjes kazan”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha “thumboi” Ramën duke e etiketuar si llum kazani. “Mirëdita o llum Kazani! Noriega përshëndet gazetarët me fyerjen me poshtëruese! Të dashur miq, prej pothuaj një viti Ed-vin Kristaq Rama fyen dhe poshtëron gazetarët shqiptar me shume se sa ask-ush tjetër në histori në botë. Ai në çdo takim dhe ne çdo rast i quan ata dhe mediat e tyre “kazan”, fjalë kjo që në kuptimin e përdorimit të saj figurativ nga Konica përfshinë pak a shumë të gjitha fjalët e pista. Kurse në kuptimin popullor të përditshëm të fjalës, kazani është objekti ku hidhen të gjitha llojet e plehrave që krijon njeriu. Pra Rama, në vend se ti quaj mediat pampers, hale, ushqim i prishur, berllog, pluhura shtëpie, qese plastike etj, ai nuk lodhet me specifikime por përmbledhtas i quan kazan, shkruan ai.

  • GAZETA SOT E Diel 7 Janar 2018 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Një tjetër temë tek e cila e ka ndalur theksin dje diskutimin sek-retari i Përgjithshëm, Taulant Balla gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura ka të bëjë me analizën dhe zgjedhjet në Partinë Socialiste. Balla ua ka bërë të qartë krerëve të PS në rrethe se për ato degë që janë në proces e sipër, apo edhe për ato zona dre-jtuesit e së cilave kanë dalë humbës e që u është kërkuar të dorëhiqen, dhe që ende nuk janë larguar, duhet të mbyllet sa më shpejt procesi. Gjithashtu, Balla u ka lënë porosi krerëve të degëve se kryeministri Edi Rama ka vënë si kusht që drejtuesit e rinj të Organizatave Socialiste, apo kryetarët e degëve jo vetëm që duhet të jenë të arsimuar e gëzojnë mbështetje në komunitet, por edhe duhet të ketë barazi gjinore.

    Analiza dhe zgjedhjet në PS

    “Balla ka urdhëruar strukturat e Partisë So-cialiste që të punojnë fort duke rikthyer në

    parti gjithë militantët e LSI që i janë bashkuar kësaj force politike qysh kohë më parë, ndër-sa ua ka bërë të qartë se ish-aleatja e PS në mandatin e parë duhet të shkojë e “gjymtuar”

    dhe e rrudhur në këto zgjedhje, me qëllimin final “shkrirjen” e kësaj force politike...

    Petrit Vasili i përgjigjet kryeministrit Rama: Pa votat e LSI nuk do të kishte reformë në drejtësi

    Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme gjatë punimeve të mbledhjes së Asam-blesë së Partisë Socialiste, kundrejt ish-aleatit të tij qeverisës LSI, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Petrit Vasili. Kështu, dje teksa ishte në një bashkëbisedim me gaze-tarët, Vasili ironizoi kreun e ekzekutivit, duke deklaruar se pa votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk do të kishte reformë në drejtësi. Sipas Vasilit, kryeministri Edi Rama është i vetmi autor i vdekjes së reformës në drejtësi. “Reforma në drejtësi kishte nevojë për një konsensus të

    madh sepse ishte reformë e gjithë shqiptarëve. Këtë reformë me 140 vota siç e dini publikisht dhe në mënyrë të qartë për gjithë shqiptarët u realizuar falë këmbënguljes së drejtpërdrejt të LSI dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës si kryetar i LSI, në atë kohë. Pra pa votat e LSI nuk do të kishte reformë në drejtësi. Kryeministri është mashtrues. Rama nuk e do reformën në drejtësi. Ai i është mashtrues, mosmirënjohës dhe i pabesë. Rama është autori i vdekjes së reformës në drejtësi. E një-jta gjë është për ligjin për prokurorinë , për gjithë paketën e ligjeve që duhet të miratoheshin dhe të

    gjitha këto kanë pasur votën e LSI dhe pa të nuk do të ishin sot në fuqi”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Vasili akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që ka pasur një merak si ta vinte drejtësinë nën kontroll, duke përmendur votimin e kryeprokurores. Dhe për këtë, Vasili ironizoi edhe ndërkombëtarët pa përmendur emra konkretë. “Kemi qenë të qartë në reformën në drejtësi për të mbështetur shtetin ligjor. Reformën në Drejtësi e minoi me zgjedhjen e prokurores me 69 vota që ishte anti-reforma më e thellë dhe ishte vdekje e reformës në drejtësi. Po ua them prapë ai që e vdiq reformën në drejtësi

    është Edi Rama. A do pranohet autorësia për vdekjen e reformës, do pranohet në shqip apo do pranohet në anglisht nuk ka asnjë rëndësi në dy gjuhët”, u shpreh ai. Ndërkohë Vasili e ndali theksin tek qeveria “Rama 2”, teksa deklaroi se ka kaos në disa sektorë, mes tyre shëndetësia, ndërsa sipas tij, është rritur edhe papunësia si dhe krimi në vend. “Rama pengoi drejtësinë për Tahirin. Trafiku dhe krimi është ulur këmbëkryq. Qeveria ka vetëm një arritje, kanabisi”, nënvizoi kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

    Rigels SELIMAN

    Partia Socialiste ka ndezur dje motorët për të eliminuar Lëvizjen Socialsite për In-tegrim nga jeta politike. Në ambientet e një hoteli në periferi të Tiranës, ditën e djeshme socialistët mbajtën mbledhjen e Asamblesë Kom-bëtare, ku u trajtuan një sërë çështjesh. Qëllimi i këtij takimi ishte hartimi i axhendës politike të vitit 2018, teksa fokusi kryesor do të jenë dy qëllime, siç është pastrimi i administratës publike nga militantët e LSI dhe zgjedhjet vendore të 2019. Përveç fjalimeve në prani të mediave, drejtuesit e asam-blesë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me gjithë krerët e degëve të partive, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm edhe disa deputetë si dhe ministra. Kështu, në emër të kryemi-nistrit ka folur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka deklaruar se Rama është i pakën-aqur me reformën në administratë. Balla u ka bërë të ditur se vetë kreu i ekzekutivit është i pakënaqur me kryetarët e degëve, deputetët, ministrat dhe krerët e degëve, duke nënvizuar se Rama do t’i ndëshkojë, në rast se nuk largojnë njerëzit e Lëvizjes Socialsite për Integrim nga administrata pub-like. Nga ana tjetër, Balla ka shtuar se porosia e kryeministrit Edi Rama për strukturat e partisë lidhet edhe me një tjetër aspekt të rëndësishëm siç është çelja e fushatës së zgjedhjeve vendore, pavarësisht se duhet edhe gati një vit e gjysmë. Dhe sa i takon kësaj, Balla ka urdhëruar strukturat e Partisë Social-iste që të punojnë fort duke rikthyer në parti gjithë militantët e LSI që i janë bashkuar kësaj force politike qysh kohë më parë. Kjo do të thotë se LSI në mandatin e parë duhet të shkojë e “gjymtuar” dhe e rrudhur në këto zgjedhje, me qëllimin final “shkrirjen” e kësaj force politike. Megjithatë, Balla ndezjen e motorëve të fushatës së zg-jedhjeve vendore e ka lidhur edhe me një tjetër çështje, teksa ka nënvizuar se fituesi i këtyre zgjedhjeve, sipas tij, është edhe triumfator i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

    Punësimi dhe premtimetNjë tjetër pikë e rëndësishme ku

    u fokusua dje mbledhja me dyer të mbyllura ka të bëjë me punësimet dhe premtimet e qeverisë. Gjatë diskuti-

    në takimin me dyer të mbyllura. Në mbledhje, Sekretari i Përgjithshëm ka qenë i prerë duke kërkuar që të gjithë ata që kanë punuar kundër partisë duhet të identifikohen. Ndër-sa një tjetër çështje që u diskutua ka të bëjë me dixhitalizimin e regjistrit të anëtarësisë së partisë, më konkret-

    isht Balla ka kërkuar që për këtë viti partia duhet të ketë shtim anëtarësh, që sipas tij, pjesëmarrja e grave duhet të dominojë. Ndërkohë që Balla u ka bërë të qartë edhe një tjetër porosi të kryeministrit, duke iu thënë se refor-ma në arsim si dhe ajo në drejtësi duhet të vijoj me ritme të larta.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij përpara Asamblesë Socialsite njof-toi se një anëtar i partisë do të ndëshkohet, pasi sipas tij, gjatë fushatës kishte bashkëpunuar me një parti tjetër. Megjithatë, ai u kujdes duke mos ia bërë publik emrin. “Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi në fushatë

    nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport”, deklaroi Balla, teksa shtoi se ka rregulla Vangjush partia. Madje, më pas Balla saktësoi për të pranishmit në sallë, duke theksuar se personi në fjalë, ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje.

    BALLA PARALAJMËRON NDËSHKIM PËR “TRADHTARIN” BRENDA PS

    mit të këtyre dy çështjeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ua ka bërë të qartë krerëve të degëve, deputetëve dhe ministrave se kryem-inistri Rama ka kërkuar që punësimi do jetë prioritar gjatë këtij viti, ku më të privilegjuarit do jenë ata persona që gëzojnë respekt në komunitet dhe plotësojnë kriteret profesionale. Ndërkohë që pika tjetër ka të bëjë me mbajtjen e premtimeve të dhëna nga qeveria. Dhe pikërisht sa i takon kësaj, Balla ka qenë i prerë se premtimet duhet të mbahen, sidomos ato që janë jetike dhe lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e qytetarëve, aq më tepër që jemi përpara zgjedhjeve vendore.

    Identifikimi i “tradhtarëve”Ashtu siç edhe e bëri të ditur

    gjatë fjalës së tij përpara Asam-blesë, që ka edhe persona që kanë punuar kundër partisë në fushatë, Balla sërish e ka prekur këtë temë

    Spiropali sulmon ashpër LSI: Jashtë administratës

    tepsixhinjtëKoordinatorja për bashkëqever-

    isjen, Elisa Spiropali ditën e djeshme gjatë fjalës së saj përpara Asamblesë së Partisë Socialiste ka sulmuar ash-për Lëvizjen Socialsite për Integrim, duke deklaruar se duhet të pastrohet administrata nga tepsixhinjtë. “Duhet të heqim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata. Këtë sfidë duhet ta fitojmë me çdo kusht. Pranë kryem-inistrisë punojnë 24 koordinatorë, ndjekin problemet e ardhura”, deklaroi Spiropali. Ndërkohë deputetja e PS shpalosi edhe objektivat për 2018, tek-sa ftoi gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e portalit online “Shqipëria që Duam”. “Në janar- mars 2018 aksion për të regjistruar dhe bërë pjesë të portalit të gjithë qytetarët që i afrohen zyrave dhe për të marrë fund stili i vjetër nëse ke një hall duhet të njohësh një mik apo deputetin. Qytetari duhet të marrë përgjigjen për 15 ditë për problemet. Aksion për të bërë pjesë e portalit sa më shumë burra dhe gra”, nënvizoi Elisa Spiropali.

    Mazniku: PS po riorganizohet për zgjedhjet

    vendore të 2019Nënkryetari i bashkisë së Tiranës,

    Arbian Mazniku ka komentuar dje aktualitetin politik në vend, ndërsa dha edhe detaje rreth mbledhjes së Asamblesë Socialiste. Kështu, teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Mazniku deklaroi se ka nisur puna për përgatitjen e 61 strukturave të Partisë Socialiste në të gjitha rrethet para se të vijnë zgjedhjet vendore të vitit 2019. “ Partia Socialiste mbledh forumet e saja për të marrë masa për angazhim të mëtejshëm për aktivitetet politike që janë planifikuar në vazhdimësi. Është normale që duhet të filloj puna për garën e radhës prandaj duhet të fillojnë zgjedhjet brenda strukturave të PS për përmirësimin e strukturave. Një nga degët është në pushtetin lokal kjo do ndikoj për rezultatet e zgjedhjeve sepse e vetmja aleancë e jona është ajo me qytetarët. Kemi të bëjmë me një platformë që po realizohet, kanë filluar produktet sepse PS është shumë reaguese ndaj çdo problematike që kanë qytetarët”, deklaroi ai.

    PS ndez motorët për “shkrirjen” e LSI, Rama ultimatum ministrave, deputetëve dhe degëve të marrin masa,

    zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Asamble

    PS nis punën për zgjedhjet e 2019, brenda këtij viti administrata duhet të pastrohet nga militantët e LSI

  • 4 GAZETA SOTE Diel 7 Janar 2018

    4,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alZgjedhjet në PS, Taulant Balla: Gjatë shkurtit

    2018 do të jenë zgjedhur të gjithë kryetarët e rinjMbledhja e Asamblesë i shërbeu PS-së

    për të ndezur motorët elektoralë për zgjedhjet vendore të 2019-ës, një test i rëndësishëm për mazhorancën qeverisëse. Teksa kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryetarët aktualë të bashkive, duke ju vënë dy kushte për rikandi-dim, njëra prej të cilave reforma e ujit. Sekretari i ri i përgjithshëm Taulant Balla, tha se do të kryhet një testim paraprak për të zgjedhurit aktualë socialistë. “Në Agjendën Vjetore Poli-

    tike ne kemi përcaktuar fillimin në pranverë të anketimeve për vlerësimin e performancës së përfaqësuesve tanë në krye të bashkive, por edhe në këshillat bashkiakë. Për askënd nuk do të ketë mbështetje dhe “kreditim” të mbështetjes politike të Partisë Socialiste në rast se aleati ynë i vetëm “qytetarët”, nuk do të japin dakordësinë për kandidaturat. Të jemi të gjithë të qartë se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, ne kemi vetëm një koalicionin, Aleancën me Qytetarët”, deklaroi

    Balla. Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Taulant Balla u ndal edhe tek zgjedhjet brenda partisë. Sipas tij, deri tani janë zhvilluar zgjedhjet në pjesën më të madhe të Organizatave Socialiste, teksa nënvizoi se brenda shkurtit do të jenë zgjedhur të gjithë kryetarët e rinj. “Nga 4978 organizata gjithsej, janë zhvilluar mbledhje në 4754. Në objektivat e këtij viti organizimi i grave do jetë kryesor. Kanë përparësi qarqet Korçë, Fier, Kukës. Në bazë të ndarjes së re territoriale janë ngritur 400 këshilla

    socialistë, janë konsistuar 323, kur të tjerët në proces konstituimi. Është treguar kujdes për moskandidimin e kryetarëve që patën rezultate të ulëta nga zgjedhjet e kaluara. 47 bashki kanë dërguar listat me përbërjen e re të të gjithë këshillave socialistë. Brenda shkurtit 2018 do të zhvillohen të gjitha zgjedhjet e reja në parti për kryetarët e rinj. Deri tani është zgjedhur kryetari në Përmet dhe do të zgjidhen edhe kryetarët e tjerë”, tha socialisti Taulant Balla.

    Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet plani politik për vitin 2018, shkarkohen

    2200 mësues, të gjithë infermierët në testim

    Ja ndryshimet me sekretariatet

    Mimoza IBRA

    Partia Socialiste mblo-dhi paraditen e djeshme Asamblenë Kombëtare, ku u bë një bilanc i 100 ditëve të para të qeverisjes së “Rama 2”. Gjithashtu gjatë mbledhjes, theksi u vu tek agjenda vjetore politike dhe organizative e qeverisë, si edhe tek ndryshimet në sekretar-iatet e PS. Teksa zbardhi planin politik për këtë vit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se 2200 mësues do të lar-gohen nga sistemi gjatë këtij viti, në kuadër të reformës në arsim. Kështu, të gjithë ata mësues të cilët kanë dalë me rezultate të dobëta në testimet e bëra do të largohen nga detyra. Kjo lëvizje e pritshme e kabinetit qeveritar “Rama2” bëhet në kuadër të re-formës së ndërmarrë në arsim. Po ashtu, një tjetër pikë diskutimi gjatë mbledhjes së Asamblesë ishte edhe punësimi i edukator-eve. Ashtu siç e deklaroi edhe Edi Rama, vendin e punës nëpër çerd-he e kopshte e kanë zënë shumë punonjës të paaftë për atë pozi-cion, ndërsa personat e aftë nuk punësohen për interesa të ndrys-hme. Në vijim të kësaj, brenda vitit 2018 pritet që edhe edukatorët të emërohen përmes portalit dhe ky i fundit të bëhet ligj në mënyrë që mos ketë më asnjë mundësi abuzimi. Gjithashtu, një gjë tjetër që parashikohet të ndryshojë gjatë këtij viti janë edhe Drejtoritë Arsi-more. Konkretisht, do të ketë katër Drejtori Arsimore të përgjithshme si edhe Zyra Arsimore që nuk do të merren më me punësimet, por vetëm me standardet.

    Testim për infermierëtNga ana tjetër, gjatë punimeve

    të djeshme të Asamblesë së PS, u prek edhe tema e infermierëve, për të cilët pati edhe një paralajmërim. Gjatë vitit 2018, pritet që për këtë kategori të nisin testimet, njësoj siç u bë me mësuesit gjatë man-datit të parë qeverisës. Gjithashtu, për infermierët do të ketë edhe një portal, përmes të cilit do të kryhet edhe punësimi i tyre në bazë të pikëve. Sakaq, prioritet përgjatë këtij viti do të jenë edhe drejtuesit e burgjeve, pasi parashikohet që së shpejti të ketë emërime të reja,

    mirëpo me kushtin që ashtu siç prefektët, edhe kandidatët të kenë sa më shumë përvojë në Forcat e Armatosura. Një tjetër prioritet i vendosur dje nga kryeministri Edi Rama për 2018 ishte edhe ai i qumështit, ku pritet që sfida e radhës të jetë ndalimi i shitjes së qumështit jashtë standardeve.

    Ndryshimet në sekretariateNë mbledhjen e djeshme të

    Asamblesë së PS u diskutua edhe mbi ecurinë e zgjedhjeve në par-ti, ku u miratuan ndryshimet e sekretariatit ekzekutiv. Si fillim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që sekretariateve momentale,

    ndryshe nga ç’ishte përfolur, t’u jepet një mundësi e dytë dhe të mos ketë asnjë ndryshim. Ndër-kohë, ndryshimi i vetëm ishin dy sekretariatet e reja: një për çësht-jet ndërkombëtare, që ia besuan zv/ministres së Brendshme, Teuta Vodo dhe një për çështjet zgjed-hore, ku u emërua Bledi Çuçi. Elisa Spiropali do të vijojë të jetë Sekretare për Rininë, edhe pse është Koordinatore Kombëtare për Koalicionin me Njerëzit, ndërsa Blerina Gjylameti do të vijojë të

    mbajë detyrën e Sekretares për Koordinimin Elektoral, edhe pse është paralelisht kryetare e PS në Tiranë. Edhe pse PS nuk qeveris më në koalicion me aleatët, Musa Ulqini do të vijojë detyrën e tij si Sekretar për Marrëdhëniet Bren-da Koalicionit. Edhe Alfred Peza qëndron si Sekretar për Çështjet Digjitale, pavarësisht se nuk u bë më deputet. Ndërkohë, ashtu siç propozoi Balla, Asambleja vendo-si që Gramoz Ruçi të jetë anëtar i kryesisë së partisë.

    Në periudhën shtator-dhjetor 2017 u zhvilluan zgjedhjet në strukturat vendore të Partisë Socialiste. Nga 4978 Organizata Socialiste gjithsej në shkallë vendi, janë zhvilluar mbledhjet zgjedhore në 4785 OS. 193 OS janë ende në proces dhe përbëhen kryesisht nga 179 OS në Bashkinë e Tiranës. Sipas dokumenti të PS, 90% e kryetarëve të OS të sapozg-

    jedhur do të menaxhojnë procesin e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor në 2019. Po ashtu, është zbatuar kriteri që ish-kryetarët e OS nuk duhet të rikandidonin kur rezultati i zgjedhjeve të 2017 ishte më i ulët se në 2013. Sakaq, janë zgjedhur 1352 krye-tarë OS për herë të parë, teksa ka edhe një rritje të treguesve arsimorë të kryetarëve të OS.

    JA ECURIA E ZGJEDHJEVE BRENDA PARTISË Moszbatimi i detyrës, shkarkohen

    3 drejtorë të AKUTre drejtorë rajonal të Au-

    toritetit Kombëtar të Ushqimit u shkarkuan ditën e djeshme. Sipas informacioneve, largimi i tyre erdhi për shkak të shkeljeve të vazhdueshme me detyrën dhe mospërputhjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimore. Drejtorët e larguar ishin në qarkun e Korçës, Dibrës dhe Lezhës. Ndër-kohë, sipas AKU, procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejtuese e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnjë rast në mos përmbushjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sig-urisë ushqimorë në vend. Pak kohë më parë, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, pas një denoncimi nga një qytetar, urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme ndaj Drejtorit të AKU dhe duke vazhduar me ins-pektorët përgjegjës në Qarkun Fier sepse rezultoi se veprimtaria e AKU në këtë qytet ka qenë në kundërsh-tim flagrant me ligjin.

    Pjerin Ndreu “shpërthen” në akuza kundër PS

    Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu shpërtheu në akuza ditën e djeshme kundër kampit të majtë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pak orë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u bë një bilanc i 100 ditëve të para të qeverisjes së “Rama 2”, Pjerin Ndreu u shpreh se arritja më e madhe për këtë periudhë është ruajtja e tepsisë. Sipas deputetit socialist, disa politikanë e kanë fshirë nga memoria personin që i mban akoma në pushtet, ndërsa në fund të reagimit bëri edhe një urim. “Arritja më e madhe e 100 ditëve të qeverisjes është ruajtja e tepsisë! Ca qeveritar-ucë kanë harruar se kush i ka sjellë e i mban në pushtet! Gëzuar Baftjar!”, deklaroi përfaqësuesi i Par-tisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndërkohë, sipas infor-macioneve, Pjerin Ndreu nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme të Asamblesë socialiste, ndërsa siç duket kritikat ka preferuar t’i bëjë publikisht përmes rrjeteve sociale.

    Teksa zbardhi planin politik për këtë vit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se 2200 mësues do të largohen nga sistemi gjatë këtij viti, në kuadër të reformës në arsim. Kështu, të gjithë ata mësues të cilët kanë dalë me rezultate të dobëta në testimet e bëra do të largohen nga detyra. Kjo lëvizje e pritshme e kabinetit qeveritar “Rama2” bëhet në kuadër të reformës së ndërmarrë në arsim...

    Teuta Vodo-Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Bledi Çuçi-Sekretar për Çësht-jet Zgjedhore Blerina Gjylameti-Sekretare për Koordinimin Elektoral Gramoz Ruçi-Anëtar i kryesisë së partisë

    NDRYSHIMET NË SEKRETARIATE

  • GAZETA SOT E Diel 7 Janar 2018 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak ditë më parë gjatë takimit të mbajtur me bazën e PD në zonën e Kombinatit, tha se bete-ja e nisur nga opozita në mbrojt-je të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve, është një betejë e shu-micës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminalizuar. “Këta janë një pakicë absolute, që u bënë mil-ionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me koncesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit. Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund”, deklaroi Basha pak ditë më parë.

    Kreu demokrat: Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë

    “Vetingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vetingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vetingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vetingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vetin-gun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa

    veting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e reformës në drejtësi”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha dje.

    BASHA: RAMA KA FRIKË NGA REFORMA NË DREJTËSI

    e vlerave më të mira të shqiptarëve. PD ka bërë sakrifica këto 27 vjet dhe i tillë ishte viti 2017. Beteja jone do të vazhdojë çdo ditë, sepse interesi ynë nuk është pushteti, por interesi i vendit dhe çdo qytetari. I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve, t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes nga kjo situatë. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se

    të nesërmen do ta ndërtojmë në vend. A jemi gati t’i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korrup-tive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar? Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha.

    Endri ARIZI

    Partia Demokratike është hed-hur në sulm kundër drejtësisë. Edhe pse drejtësia ishte në shërbim të demokratëve, PD pas emërimit të Markut në krye të prokurorisë duket se ka nisur valën e sulmeve ndaj kësaj të fundit. Ka qenë vetë kreu demokrat Lulzim Basha, i cili teksa ishte i pranishëm dje në qytetin e Fierit, në kuadër të 27-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, lëshoi akuza të hapura ndaj kryeprokurores Arta Marku. Basha akuzoi Markun se, sipas tij, kjo e fun-dit pas ardhjes në krye të prokurorisë po mbron Saimir Tahirin. Më tej, ai sulmoi dhe kryeministrin Rama pasi, sipas tij, kërkon me ngulm mbylljen e dosjes së Tahirit. “Saimir Tahiri përfi-toi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22-vjeçar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gramë hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22-vjeçarin që ndërpreu jetën për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin. Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me çdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij. Rama bëri fushatë 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e re-formës së vërtetë në drejtësi. Por ne nuk do ta lëmë vendin peng të korrup-sionit, të krimit. Është iluzion për këdo që të besojë se një kryeministër i kapur nga krimi, do të ketë vullnet të luftojë krimin dhe të bëjë reformën zgjedhore. E kundërta është e vërtetë”, u shpreh Basha. Por kreu demokrat nuk i ndali sulmet ndaj kryeministrit, pasi teksa u ndal tek situata ekonomike në vend u shpreh se shqiptarët nuk kana para për t’u ushqyer. “Në Shqipëri janë 300 mijë shqiptarë që nuk ushqehen dot, 43% e shqiptarëve që nuk ngrohen dot. Kjo është fatura e korrupsionit të qeverisë se Edi Ramës, që ka para për palma dhe 350 mijë euro për kondi-cionerë për kryeministrin, por nuk

    “Partia Demokratike është hedhur në

    sulm kundër drejtësisë. Edhe pse drejtë-sia ishte në shërbim të demokratëve, PD pas emërimit të Markut në krye të proku-rorisë duket se ka nisur valën e sulmeve

    ndaj kësaj të fundit. Ka qenë vetë kreu demokrat Lulzim Basha...

    Klevis Balliu: Rama po justifikon dështimet Deputeti i PD, Klevis Balliu dje,

    në kuadër të asamblesë të mbajtur nga socialistët, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka sulmuar kryeministrin Rama. Sipas Balliut, kryeministri po përgatit justifikimet për dështimet e qeverisë. “Rama i tmerruar nga fundi kërkon të gjejë fajtorët gjetkë. Il Capo Dei Capi po përgatit justifikimet e dështimeve spektakolare të qeverisë tij. Nuk ka faj opozita për çështjen e integrimit por krimi në pushtet dhe droga e mbjellë në mbarë vendin me urdhër të Edi Ramës. Bashkëqeverisja me krimin izolon vendin dhe bën hapa pas në rrugën e integrimit në BE. Plani për shpëtim për Edi Ramën është vetëm një: Varfërimi i shqiptarëve. Këtë Edi Rama kërkon ta arrijë edhe nëpërmjet krerëve të bash-kive, të cilët sot i kërcënoi hapur se nuk do ti rikandidojë më në rast se ata nuk rrisin çmimin e ujit për shqiptarët. Por fundi s’ka kthim për krimin në pushtet. Shqiptarët do ti japin shumë shpejt atë që ai meriton”, u shpreh ai.

    Strazimiri: Drejtësia nuk po bën punën

    Deputeti i PD, Gent Strazimiri dje, ashtusikurse kreu demokrat, ka sul-muar drejtësinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri duke ironizuar me institucionet e drejtësisë, deklaroi se drejtësia nuk po shqetëson as pushtetin as trafikantët. “Rast unikal është që dre-jtësia nuk shqetëson Pushtetin! Rast un-ikal është fakti që drejtësia nuk shqetë-son Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafën, Haki Çakon dhe asnjë prej kanabizuesve me uniformë të shpallur apo të pashpallur në kërkim! Rast unikal është fakti që drejtësia nuk shqetëson asnjë prej kriminelëve deputetë apo ish deputetë që publikisht luajnë fijet e pushtetit pa ndërruar as adresën e as vendin e krim-it...Rast unikal është që drejtësinë po e bën dhe po e pret me hare e ngazëllim vetë kriminalizuesi, shoku i Visit, shoku i Turit, shoku i Gjushit, shoku i Lalës! Rast unikal do të ishte nëse askush nuk do të shqetësohej për drejtësinë që po e pastron vetë pushteti i trafikantëve të drogës, me të njëjtat duar të infektuara me krim”, tha ai.

    ka para për shqiptarët. Korrupsioni, krimi, kapja e drejtësisë dhe vjedhja e zgjedhjeve janë produkt i një qeverie ilegjitime”, tha Basha.

    Basha thirrje demokratëve për protesta

    Kreu demokrat Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë demokratëve të qytetit të Fierit që t’i bashkëngjiten PD-së gjatë protestave që do të organizojë kjo forcë në fund të janarit. Basha u shpreh para elektoratit të tij se interesi i PD nuk është pushteti por interesi i qytetarëve. Madje ai deklaroi se PD është gati që t’i prijë qytetarët për të rikthyer shpresën. “PD është aleanca

    Basha: Korrupsioni, kapja e drejtësisë dhe vjedhja e zgjedhjeve janë produkt i një qeverie ilegjitime

    PD në sulm kundër drejtësisë, Basha akuza Arta Markut se po mbron Saimir Tahirin,

    thirrje demokratëve të ngrihen në protesta

    Niko Peleshi: 2018 risi për bujqësinë, gati rritja e granteve dhe subvencionimeve për fermerët

    Ekuacioni i ri i qeverisë për zhvillimin e bujqësisë ka vënë theksin në rritjen e mirëqenies dhe kontributit të sektorit në ekonomi. Minis-tria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pritet që përmes skemës së mbështetjes të korrigjojë pikërisht ato variabla që premtojnë sukses duke nxitur bashkimin e fermerëve në grupe, kulti-vimin e kulturave që sot janë lider në eksport apo do zëvendësojnë importin si dhe nxitjen e të rinjve që janë e ardhmja me ide inova-tive. Sipas ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi ndonëse bujqësia vazhdon të jetë një ekonomi për mbijetesë, profili i fermerit me skemën e

    re pritet që të komercializohet pasi qeveria do të risë grantet. “Nuk ka ndonjë zhvendosje domethënëse nga ajo çfarë ka bërë Ministria e Bujqësisë në katër vitet e kaluara. Është një model i ndryshëm por jo i përmbysur tërësisht. Thjesht janë reflektuar ato që janë mësuar nga e kaluara për ta bërë më eficente. Është më e fokusuar dhe më e qartë. Në skemat tona të mbështetjes, ne kemi vendosur të japim grante dhe subvencione në gjithë zinxhirin e vlerës për 15 produkte të përzgjedhura si produkte me konkurrueshmëri të lartë. Pra, në potencial eksporti, që aktualisht eksportohen ose në po-

    tencial për të zëvendësuar importet. Ndryshimi është që në vend të nisemi nga shpërndarja apo thërrmimi i subvencioneve për të kapur sa më shumë fermerë, pavarësisht sesa konkurrues janë ata, apo pavarësisht sesa fermerë janë ata. Ne tani skemën e mbështetjes do ta fokusojmë tek ajo kategori produktesh dhe kulturash që premtojnë rritje ekonomike, sepse ky është kuptimi i mbështetjes dhe paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë në një drejtim me politikat e zhvillimit social”, tha Peleshi për një media tjetër. Sakaq Peleshi duke u ndalur tek risitë e vitit 2018 deklaroi se bujqësia do të

    fokusohet gjatë këtij viti në 15 kultura bujqësore që janë përzgjedhur nga ekspertët. “Pra, japim më shumë subvencion nëse janë të grupuar dhe kooperojnë sesa po të aplikojnë si fermerë individualë. Thënë shkurt, risitë e kësaj skeme për vitin 2018 janë: e para fokusohemi në 15 kul-tura që janë analizuar jo vetëm nga ne por edhe nga takime me grupe ekspertësh, universitete, kompani me përvojë, eksportues të mëdhenj të produkteve bujqësore. Ky produkt është diçka që ka dalë nga ky bashkëpunim. Pra këto 15 kultura nuk janë diçka që janë përzgjedhur pa ndonjë metodologji”, u shpreh ai.

  • 6 GAZETA SOTE Diel 7 Janar 2018

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    • Dekriminalizimi i procesit zgjed-hor

    • Votim dhe numërim elektronik• Kritere ndaluese për përdorimin

    e administratës në fushatë• Transparencë për financimin e

    partive politike• Kushte të barabarta për “zaptimin”

    e medias• Lista e zgjedhësve dhe sistemi i

    adresave• Votimi i emigrantëve• Rishpërndarja e mandateve• Roli i policisë në zgjedhje• Rishikim i kornizës ligjore për

    referendumet

    DISA NGA PROPOZIMET E PARTIVE POLITIKE

    Ish-kreu i KQZ: Klasa politike u kushton vëmendje çështjeve të ditës

    Ngec reforma zgjedhore, Kristaq Kume: PD-PS nuk e kanë marrë seriozisht, po skadon koha për futjen e teknologjisë

    “Reforma zgjedhore nuk duhet bërë si hutim, pra ndryshime për rregullime të vogla në ligjin zgjedhor pas një procesi zgjedhor por ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime të thella në legjislacion që mund të na mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve brenda stand-ardeve të pranuara. Ka shumë probleme që duhen trajtuar dhe që janë shprehur edhe palët që duhet

    të punojnë për t’i realizuar, por mesa duket klasa jonë politike vazhdon të sillet në të njëjtat forma dhe mënyra si deri sot. Ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhjet trajtojnë një çështje me të cilën ne do të përballemi pas gati dy vjetësh”, deklaroi ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ditën e djeshme gjatë një pron-oncimi për gazetën “SOT”.

    KUME: SHUMË PROBLEME QË DUHEN TRAJTUAR

    në zgjedhjet që do të vijnë do të bë-jnë të mundur që të mos ndodhemi përpara situatave të përsëritura, siç është pamundësia e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar pa qenë fare prezent në Shqipëri, mundësitë për të përdorur teknologjinë. Për të dy këto probleme të mëdha janë shprehur që duan t’i trajtojnë, por që nëse nuk niset nga puna që sot, është e pamundur të gjendet zgjidhja për zbatimin e tyre nesër. Me këtë ritëm pune, do të jetë shumë e vështirë për

    reformë zgjedhore. Për teknologjinë e informacionit dhe për votat e emi-grantëve kërkohet kohë jo vetëm për të hartuar legjislacionin, sepse ligjin ulesh dhe e shkruan, por do shumë kohë për ta realizuar. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Dhe në rast se ne zvarrisim pafundësisht procesin e ndryshimeve që duan të bëjnë në ligj, praktikisht, ne do të mundësojmë zbatimin e tyre në mo-mentin e fundit”, përfundoi reagimin e tij Kristaq Kume.

    Mimoza IBRA

    Reforma zgjedhore duket se po ecën në gjurmët e reformës në drejtësi, të cilës iu deshën gati dy vite për t’u votuar. Teksa Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u miratua në tetor të vitit 2017 me konsensus me 116 vota pro dhe u caktuan edhe anëtarët e saj, ende nuk ka asgjë konkrete. Deri më tani, Komisioni i Reformës Zgjed-hore ka zhvilluar dy mbledhje, por përfaqësuesit e partive politike kanë dorëzuar vetëm propozimet për ndryshimet ligjore. Ndërkohë, i vetmi “fryt” pune mund të konsi-derohet vendimi për të caktuar tetë ekspertë që do të me rren me amen-dimet ligjore, katër nga mazhoranca dhe katër nga opozita, ndërsa punë të tjera konkrete për reformën zg-jedhore nuk ka akoma. I të njëjtit mendim është edhe ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i cili gjatë një pron-oncimi për gazetën “SOT”, u shpreh se forcat politike po e zvarrisin këtë reformë. Sipas tij, Partia Demokra-tike dhe ajo Socialiste nuk e kanë marrë seriozisht zbatimin e re-formës zgjedhore sepse fokusohen më shumë në çështjet dhe problemet e ditës. “Absolutisht që ka një zvar-ritje të politikës sa i takon reformës zgjedhore. Politika jonë nuk e kon-sideron akoma si prioritet të punës së saj në përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme. E mbi të gjitha nuk është duke mbajtur as fjalën e dhënë. Edhe PD, edhe PS kanë deklaruar në marrëveshjen e 18 majit se e para gjë që do të bëjnë pas mbarimit të zgjedhjeve të 25 qershorit do të jetë reforma kushtetuese dhe reforma zgjedhore. Kanë bërë sikur e kanë nisur punën me vendimmarrjen për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, i cili kanë kaluar gati afro dy muaj dhe s’ka bërë pothuajse asgjë. Për mendimin tim, mungon serioziteti në real-izimin e kësaj detyre të madhe të marrë përsipër. U kushton vëmendje të madhe çështjeve të ditës dhe anashkalon detyrat që lidhen me ng-jarjet që nuk kanë lidhje me ditën”, deklaroi Kristaq Kume.

    Futja e teknologjisëNga ana tjetër, ish-kreu i KQZ

    “Absolutisht që ka një

    zvarritje të politikës sa i takon reformës zgjedhore. Politika jonë nuk e konsid-

    eron akoma si prior-itet të punës së saj

    në përgatitjen për zg-jedhjet e ardhshme.

    E mbi të gjitha nuk është duke mbajtur

    as fjalën e dhënë. Edhe PD, edhe PS kanë deklaruar në marrëveshjen e 18 majit se e para gjë që do të bëjnë pas mbarimit të zgjedh-jeve të 25 qershorit

    do të jetë reforma kushtetuese dhe

    reforma zgjedhore

    Pylli Orbital, 110 pemë të reja nga studentët

    Sipërfaqet e gjelbra në Tiranë janë shtuar me mbjelljen e 110 pemëve të reja nga qytetarët. Ditën e djeshme nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj iu bashkua edhe një grup studentësh. Së bashku, ata mbollën 110 pemë të reja të dhuruara nga biznesi, për të vijuar pyllëzimin e qytetit. “Falë bujarisë së donatorëve po mbjellim 110 pemë të reja, për të ecur me idenë e Pyllit Orbital. Më vjen mirë për studentët, jo se na lipset krahu i punës, sepse kemi mjaftueshëm njerëz që kontribuojnë, por unë besoj se shënjon një trend të ri. Trendet nuk janë vetëm celularë, rrjete sociale apo kafene, por trend është edhe sjellja që kemi ndaj qytetit që kemi trashëguar e që duhet t’ia lëmë dikujt tjetër trashëgim”, tha Veliaj. Ai shtoi se nisma të tilla janë pozitive për të ndërgjegjësuar të rinjtë për rëndësinë e krijimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe për ku-jdesin ndaj mjedisit.

    Nis sistemi i patronazhimit në shëndetësi

    Nis sistemi i patronazhimit në fushën e shëndetësisë. Në spitalet rajonale dhe bashkiake ka filluar prej tri ditësh kujdesi për nënën dhe fëmijën, ku mjekët e mater-nitetit “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit. Sistemi që po përdoret është ai i rotacionit, ku dy mjekë, me shërbim 24 orë po plotësojnë nevojat për mjekë gjinekologë në këtë spital. Mungesa e mjekëve specialistë gjine-kologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës, për këtë shërbim. Sistemi i patronazhimit, i lançuar nga Min-istria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevo-jave me mjekët e rinj që përfundojnë studimet vitin e ardhshëm. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh pak ditë më parë se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndi-hmon dhe në formimin profesional të mjekëve në spitalet rajonale.

    theksoi se në rast se do të vijohet më këtë ritëm pune, rezultatet e reformës zgjedhore nuk do të jenë ato të pritsh-met. Kume e argumentoi një gjë të tillë, duke e vënë theksin tek përdori-mi i teknologjisë në zgjedhje dhe vota e emigrantëve. Kristaq Kume tha se pikërisht këto dy pika kërkojnë shumë kohë për t’u realizuar, ndaj zbatimi i tyre mund të mos jetë bren-da pritshmërive tona. “Ajo që duhet bërë në këtë rast është domosdoja për të realizuar ndryshimet të cilat

    Pandeli Majko: I fituam zgjedhjet nga puna, por edhe si dhuratë nga kundërshtari, ja këshilla për PS

    Ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko ka bërë një analizë të situatës aktuale politike në vend, duke u ndalur edhe tek ka-bineti qeveritar “Rama 2”, tek Presidenca e Ilir Metës si edhe tek platforma e regjistrimit dhe votës së emigrantëve shqiptarë. Dje, gjatë një interviste televizive, Pandeli Majko ndër të tjera deklaroi se zgjedhjet e 25 qershorit u fituan si pasojë e punës dhe përkushtimit nga ana e Partisë Socialiste, por edhe si një dhuratë nga

    kundërshtari. “Viti 2017 ishte vit shumë i çudit-shëm. Ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari. Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem, sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, tha Majko. Ndërkohë, i pyetur për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, socialisti Majko theksoi se ky i fundit nuk do të veprojë në mënyrë të gabuar sepse një gjë të tillë nuk do t’ia lejojë

    eksperienca që ai ka. “Eksperienca nuk do e lejojë të veprojë edhe kur mund të mendojë në mënyrë të gabuar. Për sjelljen e tij në zyrën e presidentit nuk ke çfarë t’i thuash. Kam besim që Ilir Meta do të arrijë të jetë në lartësinë e detyrës së Presidentit të Republikës”, e vijoi më tej fjalën e tij ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko. Nga ana tjetër, Majko kishte rezervuar edhe një këshillë për Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi

    se në mënyrë që kampi i majtë të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, duhet që duhet ruajtur me shumë kujdes distanca njerëzore me njerëzit. “Nëqoftëse ne do të ruajmë distancën pa u mpirë në zyra, distancën njerëzore me njerëzit, ne do të qëndrojmë në pushtet. Po u mpimë dhe e humbëm këtë distancë, ne do të ikim nga pushteti edhe pse nga këto zgjedhje dolëm me një rezultat shumë të mirë, ku arritëm të korrim fitore krejtësisht të vetëm”, tha Pandeli Majko.

  • GAZETA SOT E Diel 7 Janar 2018 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    1. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo heti-meve të përbashkëta.

    2. Sektori drejtohet nga një proku-ror i posaçëm i caktuar nga Dre-jtuesi i Prokurorisë së Posaçme për një periudhë tre vjeçare.

    3. Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë diplomë masteri të nivelit të dytë në drejtësi ose arsim të lartë juridik të njësuar me të sipas ligjit për arsimin e lartë.

    4. Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë në fushën e drejtësisë si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhen shqipe dhe angleze.

    Përbërja e zyrës për bashkëpunimin

    ndërkombëtar në SPAK

    Në një dokument të publikuar nga EURALIUS pak kohë më parë, thuhet se janë dy mënyra që ndiqen në Kro-aci e Rumani dhe pritet të zbatohen në Shqipëri sa i takon sekuestrimit të pasurive kriminale. E para kur pasuritë zbulohet se janë kriminale dhe e dyta kur nuk justifikohen dot. “Tipi bazë i konfiskimit të fitimeve nga krimi, me fitime të verifikuara nga aktivitetet kriminale. Dhe konfiskimi i aseteve që nuk vërtetohet se janë fituar nga shkelja krimina-

    le, për të cilët personi po ndiqet (ndërhyrje e gjerë në asetet e të akuzuarit dhe personat e lidhur me të). Në raste të tilla kur i akuzuari zotëron asete që nuk përputhen me të ardhurat e tij, supozohet se ato janë fitime të krimit, përveç raste kur ai tregon burimin legal të tyre. I akuzuari ka barrën e provës për të treguar origjinën e aseteve që zotëron. Asetet mund të konfiskohen nëse i akuzuari nuk arrin të tregojë origjinën e tyre legale”, thuhet në dokument.

    JA SI DO SEKUESTROHEN PARATË

    e SPAK do ketë metoda akoma dhe më speciale për të zbuluar paratë e korrupsionit. Në SPAK do të jetë një drejtori e posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar, ku do japë dhe marrë informacione për çdo zyrtar, prokuror a gjyqtar. “Se-ktori për bashkëpunimin ndërkom-bëtar, bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëve-shjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konk-ret, me qëllim hetimin, ndjekjen

    penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të korrupsionit; mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet kon-sultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtues-in e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente”, thuhet në ligj.

    Kliti TOPALLI

    Reforma në drejtësi ka filluar të trembë jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë. Vetingu pritet të sjellë tërmet në drejtësi, mirëpo shpresat e të gjithëve janë te arresti-mi i politikanëve të korruptuar. Sytë janë te ngritja e SPAK, por deri më tani politika ka dhënë sinjale se nuk e do një gjë të tillë dhe ndërkom-bëtarëve duket se u ka sosur durimi, pasi janë vënë që tani në lëvizje për të bërë gati dosjet. Gazeta prej disa ditësh e ka deklaruar se agjentët e FBI në Tiranë, por dhe ekspertë të tjera ndërkombëtarë kanë filluar bashkëpunimin me Drejtorinë e Pastrimit të Parave për të gjurmuar dhe zbuluar llogaritë bankare të pushtetarëve shqiptarë, përfshirë ministra, ish-ministra, deputetë apo gjyqtarë dhe prokurorë. Por përveç DPPPP, në lëvizje janë vënë dhe disa agjenci ligjzbatuese europiane, të cilat po japin asistencë në këtë mision kaq të rëndësishëm. Pak ditë më parë, gazeta e deklaroi se një politikani i janë gjetur para të fshehura në Londër, ndërsa zbulohet dhe agjencia që arriti t’i identifikojë të gjitha paratë. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, paratë në fjalë janë gjetur nga “Scotland Yard”. Bëhet fjalë për një shërbim special policor në Londër, i cili kujdeset për krimin në kryeqytetin britanik dhe po ashtu jep asistencë për vende të ndryshme sa i takon fshehjes së parave që bëhen në këtë shtet. Politikani shqiptar ra pikërisht në rrjetën e tyre dhe dosja tashmë ka mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë, kjo nuk është agjencia e vetme që po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të rënë në gjurmët e parave dhe llogarive që kanë dalë nga vendi ynë. Letër-porosi u janë dërguar dhe: Europol, Eurojust, FATF dhe Edmond Group. Ky i fun-dit është një rrjet ku bëjnë pjesë të gjitha shtetet e botës dhe siguron të dhëna për shumicën prej tyre sa i takon pastrimit të parave. Këto janë agjencitë më të rëndësishme në botë sa i takon zbulimit të parave të pista

    Byroja e Hetimit vendoset te Ministria e Shëndetësisë

    Byroja Kombëtare e Hetimit do të vendoset në një godine të re, vetëm pak metra larg Policisë së Shtetit. Burime konfidenciale nga qeveria thanë se BKH do të vendoset në godinën ku ka qenë Ministria e Shëndetësisë. Person-at që do të hetojnë zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar do të qëndrojnë në të njëjtën godinë. Plani për të vendosur BKH në godinën ku ka qëndruar Ministria e Shëndetësisë është i mbuluar me mistere dhe mba-het sekret. Godina ku do qëndrojnë personat që do hetojnë zyrtarët e lartë do të lidhet me një tunel me Policinë e Shtetit. Është menduar që BKH dhe Policia të lidhen ose me tunel nën-tokësor, ose me tunel ajror. Mundësia me madhe është që BKH dhe Policia të komunikojnë nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm, në mënyrë që çdo informacion të mos dalë jashtë këtyre dy godinave dhe të mbahen sekrete të dhënat që do të zbulohen. Arsyeja e lidhjes së dy godinave me tunel, lidhet vetëm me faktin që zyrtarët e lartë të cilët do hetohen të mos marrin të dhënat sekrete.

    Dita e Ujit të Bekuar, presidenti Meta në Korçë

    Me rastin e festës së shenjtë të “Ujit të Bekuar” Presidenti i Repub-likës, Ilir Meta, vizitoi qytetin juglin-dor të Korçës ku u prit përzemërsisht nga Mitropoliti Imzot Johani, Prefekti Dhori Spirollari, autoritetet vendore si dhe drejtues të bashkësive fetare. Presidenti Meta u ndal fillimisht në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” duke marrë pjesë në ceremoninë e hedh-jes së kryqit të shenjtë dhe festimin e ditës së “Ujit të Bekuar” në Korçë. Presidenti i Republikës, i shoqëruar edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bek-tashinjve Baba Edmond Brahimaj vizitoi gjithashtu edhe Mitropolinë e Korçës ku u uroi Imzot Johan Pelushit e drejtuesve fetarë dhe besimtarëve ortodoksë festën e shenjtë dhe u takua e u përshëndet me banorë të shumtë korçarë. Me këtë rast Pres-identi Meta duke vënë në dukje se vështirë të gjesh një ditë kaq të bukur edhe me dëborë, edhe me diell.

    dhe tashmë ato janë vënë në gjurmët e pushtetarëve shqiptarë që për mbi 20 vite kanë nxjerr miliona euro jashtë vendit.

    Roli që do të ketë SPAKSynimi i qeverisë është që deri

    në qershor, kur do të merret dhe vendimi nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave, të ketë nisur vetingu dhe Brukselit t’i jepen rezultate në goditjen e pushtetarëve të korruptuar. Për këtë arsye, këto ditë po punohet fort nga prokuroria, Drejtoria e Pastrimit të Parave dhe shërbimet partnere. Por me ngritjen

    Ja kush është agjencia që po zbulon pasuritë e politikanëve shqiptarë në Londër

    Zbulimi i pasurive korruptive, angazhohen 5 agjenci ndërkombëtare për të rënë në

    gjurmët e llogarive të pushtetarëve shqiptarë

    Spartak Ngjela: Në mars nis arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, ja kush ministër gëzon mbështetjen e amerikanëve

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar dje se arrestimi i “peshqve të mëdhenj” do të nisë shumë shpejt. Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në “News24”, ai tha se brenda muajit mars, do të ketë lëvizje, duke shtuar se shenjat flasin që këta ‘peshq’ do të dorëzohen. “Ligji thotë se marsi është koha e kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’. Po problemi është se kanë bllokuar SPAK-un. SPAK-un e nxjerr Kushtetua. Është Prokuroria Speciale, Gjykata Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që bëjnë SPAK. Nëse këto nuk zhbllokohen, nuk fillon dot lufta kundër krimit. Por shenjat janë që do të dorë-

    zohen, ka shumë gjasa që brenda marsit”, tha Ngjela. Po ashtu Ngjela theksoi se janari do të japi testin e parë të reformës në drejtësi, që janë gjyqtarët dhe prokurorët. “Korrupsioni i niveleve të larta ndër vite, të gjithë kryeministrat, përveç Majkos, kanë qenë të korruptuar. Një denoncim ndërkombëtar që kërkon zgjidhje dhe Amerika thotë; ‘do t’i japë zgjidhje’. Se nëse nuk gjen zg-jidhje, do të dështojë politika amerikane. Nëse nuk zbatohet reforma në drejtësi, dështon poli-tika amerikane. Nuk e nxjerr Ramën në rang të dytë për akuza, por ai ka mazhorancën në dorë. Pa të nuk bëhet reforma (mazhorancën). Berisha

    është i frikësuar nga reforma në drejtësi. Kur shohim interesimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, kuptohet që ka të bëjë me interesa shqiptar. Këta (Politika shqiptare) janë të trem-bur nga reforma”, tha Ngjela. Avokati ka zbul-uar një nga figurat politike, si pjesë e kabinetit qeveritar ‘Rama’ që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjela theksoi se i preferuari nga Uashingtoni është ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, nëse largohet kryeministri Edi Rama nga pushteti. “Interesi i tij e ka që duhet të tërhiqet, pasi nuk ka bazament për reformën. Krijoi dyshim të

    madh me Bashën në marrëveshjen e majit. Dhe nuk ka aftësi për reformë. Nuk e drejton dot atë pasi nuk ka kapacitet profesional për të drejtuar një reformë. Shqiptarët kanë qenë të pavëmend-shëm në zgjedhjen e kryeministrave. Ky ishte fati i hidhur i PS që ka një kryeministër që nuk njeh drejtësinë. Nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë ai që s’njeh drejtësinë. Kë do donte Amerika si kryeministër të Drejtësisë kjo është çështja! Më afër nga qeveria Rama sot mua më rezulton Fatmir Xhafaj që ka përkrahjen e Uashingtonit. Nuk e shfaq, por ka mbështetjen e SHBA”, u shpreh Spartak Ngjela.

  • 8 GAZETA SOTE Diel 7 Janar 2018

    4,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.alKodi i Procedurës Penale mbetet pezull, Gjykata

    Kushtetuese ende pa vendim mbi ankimimin e prokurorëveGjykata Kushtetuese nuk ka marrë ende

    një vendim sa i takon ankimimit që proku-rorët kanë bërë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Më 1 gusht 2017 hynë në fuqi ndryshimet që u bënë në të dhe ndër pikat më kryesore është se tani mbyllja e he-timeve nuk është më në dorë të prokurorëve, por të gjykatës. Pas 1 gushtit, çdo prokuror kur vendos të pushojë hetimet për një çësht-je, duhet të marrë aprovim nga gjykata. Por prokurorët nuk janë pajtuar me këtë gjë dhe

    ju drejtuan Kushtetueses, e cila më 19 dhjetor zhvilloi seancën e fundit, por nuk mori asnjë vendim. Momentalisht ende nuk është ven-dosur nëse do pranohen kërkesat e tyre apo jo. Nëse seancën e fundit, Unionit të Proku-rorëve deklaroi se kalimi i vendimmarrjes te gjykata cenon pavarësinë e prokurorit, duke i dhënë gjykatës atribute që Kushte-tuta ia njeh prokurorisë. “Prokurorit i janë hequr atribute të rëndësishme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale, atribute të cilat

    ja ka dhënë Kushtetuta. Konkretisht i është hequr e drejta për të disponuar në përfundim të çështjes, nëse kjo çështje do të pushohet, apo do të dërgohet në gjykim”, thanë Proku-rorët. Por përfaqësuesit e Kuvendit në këtë proces deklaruan ndryshe. “Vetëm pavarësia, pa kontrollin e gjykatës mund ta çojë proku-rorin në papërgjegjshmëri dhe në funksion-im në mungesë transparence në interes të dëmshëm, jo vetëm ndaj të pandehurit, por edhe në dëm të interesit publik dhe intere-

    save të viktimës”, deklaruan përfaqësuesit e Kuvendit. Nëse ligji qëndron siç është, proku-rorët i druhen faktit se SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që pritet të krijohet për të hetuar pikërisht veprat e korrupsionit në politikë e drejtësi, do të ketë një filtër në gjykatë pa filluar ende procesi. Pra, një gjyqtar i vetëm do të vendosë nëse një hetim i caktuar, për të cilin mund të jenë dashur muaj të tërë hetime, do të shkojë apo jo për gjykim.

    Pas drejtësisë, vetingu zbret në politikë, kontroll të plotë pasurisë së deputetëve,

    ministrave dhe zyrtarëve të lartë

    Nis deklarimi i pasurisë nga zyrtarët për vitin 2017

    Kliti TOPALLI

    Vetingu në drejtësi pritet të japë rezultate shumë shpejt, janari do të nxjerrë të dhënat e para për krerët kryesorë të drejtësisë, ndërsa më pas do të vijohet më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Por përveç drejtësisë, në sitë janë duke kaluar dhe politikanët shqiptarë. Sipas informacioneve, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kanë nisur të dorëzohen deklaratat e para për të ardhurat e vitit 2018. Afati përfundimtar është marsi, ndërsa këtë vit pritet që të ketë tërmet në radhët e deputetëve, ministrave, gjyqtarëve, prokurorëve, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të tjerë që deklarojnë pasurinë pranë ILDKP. Burime të gazetës nga ky dikaster thanë se raporti vjetor është drejt fundit, ndërsa bëhet me dije se gjatë vitit që lamë pas ka pasur një kontroll të plotë pasurie për një numër të madh zyrtarësh, përfshirë dhe politikanë në rangje të larta. Sipas informacioneve, janë bërë mbi 1000 kontrolle të plota për individë të caktuar dhe familjarët e tyre, duke kontrolluar të dhënat që nga deklarata e parë e pasurisë e deri më sot, për të parë se si ka ndryshuar trajektorja e pasurisë. Një ndikim në këtë mes kanë pasur dhe denoncimet që kanë ardhur përmes qytetarëve dhe përmes medias. Por një burim i rëndësishëm i tha gazetës se për vitin 2018 synohet që të rritet numri i zyrtarëve që i nënshtrohen kontrollit të plotë. Me ndryshimet që ju bënë ligjit për deklarimin e pasurisë një vit më parë, ky institucion detyrohet që një herë në dy vite të bëjë kontroll të plotë të pasurisë për: Presidentin e Republikës, deputetët, Kryeminis-trin, Zëvendëskryeministrin, minis-trin, zëvendësministrin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, si dhe anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. Për shumicën prej tyre do të bëhen verifikimet që parashikon ligji. Hera e fundit që është ndërmarrë një ak-sion për kontrollin e plotë të pasurive të zyrtarëve më të lartë shqiptarë ka qenë në vitin 2014, ndërsa në mënyrë sekretë ka pasur kontrolle për raste të veçanta. Interesant është fakti se janë me mijëra ata që do të kalojnë në

    sitë. Por problemi këtë herë është se do të ngrihet SPAK gjatë 2018. Deri më sot të gjithë emrat që shkonin në prokurori nga ILDKP ja hidhnin paq, ndërsa me ngritjen e SPAK kushdo që ka fshehur pasuri do të duhet të japë llogari.

    Ndryshimet në ligjin e ILDKPNë verën e viti që lamë pas,

    u ndryshuan një sërë ligjesh të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, mes të cilëve dhe ai për deklarimin e pasurisë. Sipas ligjit, zyr-tarëve u ndalohet të kenë më shumë se 15 milionë lekë të vjetra CASH. “Subjektet e këtij ligji që plotësojnë deklarimin për herë të parë sipas nenit 5/1 të tij, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në CASH, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1,5 (një

    1. Të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lid-hur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre, personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjithë llojet e deklarimit, ose me mjete të komunikimit elektronik të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë.

    2. Nëse dorëzimi bëhet personalisht në strukturat përkatëse të institucioneve, pasqyrohet në një pro-cesverbal, që përfshin të dhënat për identifikimin

    e deklaratës së dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga nëpunësi dhe marrësi.

    3. Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik, vlerësohet e marrë në përputhje me parashikimet e legjislacionit për nënshkrimin dhe dokumentin elektronik.

    4. Subjektet të cilët nuk janë zyrtarë në momentin e dorëzimit të deklaratës, e dorëzojnë atë pranë Inspek-toratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, sipas përcaktimeve të këtij neni, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj.

    DORËZIMI I DEKLARATAVE TË INTERESAVE PRIVATE Ikin emigrantët, ja situata në pikat kufitare

    Muriqan, të qenit i një pikë kontrolli e përbashkët për dy vendet Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe funksionimi i disa sporteleve bëjnë të mundur shmangien e pritjeve të gjata të kalimtarëve, kryesisht emi-grantë nga Shqipëria dhe Kosova që pas festave kthehen në vendet e tyre të punës. Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e kufirit dhe emigra-cionit në dy ditët e fundit përmes pikë kalimit kufitar të Muriqanit kanë kaluar në dalje nga Shqipëria 6100 shtetas vendas dhe të huaj me rreth 1800 automjete ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptar 4500 per-sona me afro 1050 mjete. Ndërkohë fluksi më i madh i kalimeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të zi, si në Muriqan ashtu dhe në Ha-nin e Hotit, pritet të shënohet në dy ditët e fundjavës. Në Portin e Vlorës hyrje- daljet e pasagjerëve në fund-vitin e 2017-ës e këto ditë të para të 2018-ës pothuajse janë përgjysmuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    PD braktis festën e themelimit të degës në Kukës

    Dita e premte ishte një nga më të rëndësishme për Partinë Demokratike të Kukësit, pasi festonte 27-vjetorin e themelimit të saj. Por si për çudi kjo datë e rëndësishme për demokratët e Kukësit nuk kishte shumë vlerë për selinë e PD në Tiranë. Gjatë festës së organizuar munguan figurat kryesore të PD-së me përjashtim të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi dhe Eno Boz-dos. Me përjashtimin e këtyre dy figu-rave që nuk përfaqësojnë kupolën më të lartë të PD-së, personalitetet e tjera me peshë në këtë parti, munguan. Nuk ishin prezentë drejtues të partisë, por edhe deputetët Flamur Noka dhe Isuf Çela që janë zgjedhur në këtë qark. Vlen të përmendim faktin se qarku i Kukësit ishte i vetmi në rang vendi, ku Partia Demokratike doli fituese në zgjedhjet e fundit dhe kjo braktisje që i ka bërë PD e Tiranës duket disi e pav-end. Ndërkohë si për ironi, dje në Fier, ku u festua po 27 vjetori i themelimit, ishte i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

    Raporti vjetor është drejt fundit, ndërsa bëhet me dije se gjatë vitit që lamë pas ka pasur një kontroll të plotë pasurie për një numër të madh zyrtarësh, përfshirë dhe politikanë në rangje të larta. Sipas informacioneve, janë bërë mbi 1000 kon-trolle të plota për in-dividë të caktuar dhe familjarët e tyre...

    Në ligjin për deklarimin e pasur-isë, janë bërë një sërë ndryshimesh të rëndësishme sidomos për njerëzit e drejtësisë. Janë futur disa dispozita ku përveç subjektit dhe familjarëve, duhet që të deklarohet dhe pasuria e kushërinjve. “Mbartin detyrimin për deklarimin e pasurisë dhe të interesave private: ç)kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrup-sionit dhe krimit të organizuar si dhe familjarët e afërm të tyre sipas par-

    ashikimeve të legjislacionit që rreg-ullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrup-sionin dhe krimin e organizuar; d)kandidatët për prokuror, oficer hetimi, personel administrativ i Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe familjarët e afërm të tyre sipas parashikimeve të legjisla-cionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në ligjin e ri.

    NË SITË TË AFËRMIT E ZYRTARËVE

    presje pesë) milion lekë”, thuhet aty. Interesant është fakti se ILDKP tani do ketë të drejtë të kryejë verifikime edhe jashtë vendit. Deri më tani ajo nuk e bënte dot këtë gjë dhe ja ka-lonte prokurorisë, por ligji ja jep të drejtën. Nga ana tjetër ata detyrohen të deklarojnë llogaritë jashtë vendit. “Subjektet e përcaktuara në nenin 3/1

    të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave interesat private, burimet e krijimit të tyre, si dhe detyrimet fi-nanciare, brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me nenin 5/1 të këtij ligji dhe sipas afateve të parashikuara në leg-jislacionin në fuqi”, thuhet në nenin 4.

  • GAZETA SOT E Diel 7 Janar 2018 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    paguar nga mafia”, shkruan The Times në artikull.

    Shqipëria luftë kanabisit Puna e qeverisë për të parandal-

    uar çështjen e kanabisit si dhe për ta zhdukur këtë fenomen nga vendi ynë duket se ka marrë dhe vlerësimet e para nga britanikët. Prestigjiozja britanike “The Times” shkruan se pas marrjes së detyrës në vitin 2013, qeveria Rama u shpalli luftë të hapur trafikantëve. Madje The Times duke u ndalur tek çështja e

    kanabisit sjell nëpër mend ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Më pas në artikull i kushtohet vëmendje edhe rezultateve të arritura nga qeveria ndaj këtij fenomeni më 2017-ën, ku thuhet se qeveria ka bërë një punë të mirë. “Pas marrjes së detyrës në vitin 2013, zoti Rama dërgoi atje (në Lazarat) policinë, e cila kapi 71 ton drogë në fshat dhe më shumë se 400 armë automatike, një mitraloz anti-avion, granatë-hedhës, mortaja dhe armë anti-tank. Në përgjigje, trafikantët

    punësuan një ushtri fermerësh për të përhapur kultivimin në të gjithë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale. Me rritjen e fluturimeve mbikëqyrëse të policisë italiane, zoti Rama goditi përsëri, duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë në vitin 2016. Qeveria tha se vetëm 58 plantacione janë vërejtur vitin e kaluar (2017), nga më shumë se 2,000 një vit përpara. Është inkurajuese që fermerët të rritin bimët mjekësore në vend”, shkruan The Times.

    Ervin Bushati: Reforma në drejtësi të vihet në zbatim menjëherë, opozita t’i lërë pretekstet

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka deklaruar që është koha që reforma në dre-jtësi të vihet në zbatim. Dje, teksa ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti Ervin Bushati nuk i kurseu as sulmet ndaj PD dhe LSI pasi, sipas tij, opozita ndryshe deklaron e ndryshe vepron. Madje deputeti i PS theksoi se reforma është një proces që duhet bërë dhe duhet vënë në zbatim menjëherë. Sakaq Bushati ripërsëriti edhe njëherë mesazhin për opozitën se reforma nuk është një farsë siç menduan këta të fundit. “Këta janë si ajo përralla e ujkut, ‘ujku, ujku’ dhe ja fusin gjumit.

    Por nuk është më kështu. Ka ardhur momenti që reforma në drejtësi të vihet në zbatim. Partitë opozitare menduan se ishte një farsë. I pashë teksa erdhën të votonin por më pas ndaluan së votuari. Dhe nxorën pretekstin se kjo ka të bëjë me sovranitetin e udhëheqësit. Por nuk është kështu. Nuk mund të them që Partia Socialiste e pret me krahë hapur, por është diçka që duhet bërë”, tha deputeti i PS Ervin Bushati. Por veç reformës deputeti i PS komentoi edhe situatën e 100 ditëve të para të qeverisë si dhe ndryshimet që qeveria ka bërë. Bushati theksoi se ndonëse

    nuk është bërë na një ndryshim i madh qeveria ka bërë një punë të mirë. “Nuk kemi thënë që në 100 ditë pushtet do të bëjmë investime reale. Nga një sistem i shkatërruar dhe i shpërdoruar siç ishte, nuk mund të pretendojmë që brenda kaq pak kohe të jetë bërë një ndryshim i madh. Është shumë e vështirë, madje as deri në fund të mandatit nuk do të jetë përfunduar kjo reformë. Nuk jemi magjis-tarë që të realizojmë gjithçka në 100 ditë. Por jemi të kënaqur që energjia elektrike nuk është më një pushkë elektorale”, u shpreh ai. Bushati gjithashtu u ndal edhe tek ekonomia e vendit ku theksoi se

    ka bërë hapa pozitivë. “Qytetarët shqiptarë kanë më tepër besim në ekonominë e vendit, pasi janë regjistruar shumë më tepër biznese. Kemi arritur të mbledhim rreth 28% të mbledhjes totale të taksave në raport me GDP-në. Po rriten ndërtimet dhe investimet dhe kjo është një gjë pozitive”, tha ai. Ndërkaq Bushati deklaroi se PS nuk e ka garën me opozitën por me arritjen e kritereve të integ-rimit. “Shqipëria është aq shumë larg standardeve europiane, saqë të merremi me opozitën më duket gjeja më e pakonsiderueshme. Ne garën politike nuk e kemi me opozitën”, u shpreh Bushati.

    Endri ARIZI

    Britanikët kanë zbardhur planin e qeverisë për goditjen e krimit të organizuar. Në një artikull kus-htuar Shqipërisë, gazeta “The Times”, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë pritet të ndodh në muajt e ardhshëm në vendin tonë, në kuadër të luftës që ka nisur qeveria kundrejt korrupsionit dhe arrestimit të bosëve të krimit. Në artikull thuhet se në tryezën e ministrit të Brend-shëm, Fatmir Xhafaj, ndodhet një listë me 50 bosë krimi që pritet të arrestohen. Ndërkohë, prestigjiozja britanike thotë se nga këta 50 emra, 20 prej tyre operojnë jashtë Shqipërisë. Më pas gazeta britan-ike duke u ndalur tek këta persona citon edhe deklaratën e ministrit Xhafaj, ku ky i fundit ka pohuar që do të goditen të gjithë këta persona. “Ne jemi duke kon-trolluar taksat, pronat dhe bizneset. Ne do t’i kapim ata, duke ndjekur paratë”, citohet Ministri Xhafaj në artikullin e “The Times”. Por veç zbardhjes së këtij plani që ka ndërmarrë qeveria shqiptare kundrejt bosëve të krimit, prestigjiozja britanike, ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare me atë britanike. Madje gazeta ka sjellë në mendje edhe opera-cionin e vitit të kaluar që ndërmori qever-ia shqiptare së bashku me atë britanike ku u goditën një grup shqiptarësh që trafikonin armë të paligjshme.

    Britanikët vlerësojnë punën e qeverisë

    Në artikullin kushtuar Shqipërisë, gazeta britanike “The Times” është ndalur edhe tek letra që kryeministri Rama u çoi në nëntor krerëve të BE, ku u kërkoi bashkëpunim për kapjen e kriminelëve shqiptarë në Europë. Madje duke u ndalur tek letra e kryeministrit, The Times ka nxjerrë në pah edhe prob-lemet e drejtësisë pasi, sipas prestigjozes britanike, pavarësisht punës që po bën qeveria kriminelët po ia hedhin paq sepse po ndihmohen nga drejtësia. “Ky është një debat i madh që kam pasur me Boris Johnson, kriminelët shqiptarë nuk janë barra dhe problemi i Shqipërisë nëse rriten dhe nëse janë aktivë në ven-det e tjera. Sigurisht që ka një mënyrë për të trajtuar këtë problem së bashku, sepse ata kanë lidhje dhe familje këtu (…) Ne po bëjmë arrestime, por të nesër-men ata lirohen, tha zoti Rama, duke shtuar se janë duke u forcuar kontrollet e pasurisë për gjyqtarët e dyshuar si të

    Kryeministri Edi Rama para pak kohësh përmes një letre informuese ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian për luftën ndaj bosëve të krimit. “Tani ne kemi marrë përgjegjësinë e një tjetër hapi ambicioz, të luftojmë krimin e organizuar. Ne i kemi dhënë paralajmërim bandave të organizuara; kudo që ato fshihen ne do t’i gjejmë e do t’i arrestojmë, me besim te sistemi i ri i drejtësisë. Ne do të konfiskojmë asetet e tyre të jashtëligjshme. Kultura e krimit që shqiptarët po durojnë prej vitesh do të marrë

    fund. Ne jemi në procesin e ndërtimit të infrastrukturës kombëtare anti-krim, që ka si qëllim çrrënjosjen e kësaj kulture që të mos infektojë brezat e ardhshëm. Shqiptarët nuk janë vetëm në vuajtjet nga plaçkitja e krimit. Ne e dimë se disa prej tyre banojnë dhe lulëzojnë në kombin tonë, duke përfituar nga prostitucioni, trafiku njerëzor, drogat dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ne kërkojmë ndihmën tuaj dhe ofrojmë tonën në këmbim, për të kapur këta njerëz”, ka shkruar Rama para pak kohësh.

    RAMA: U KEMI DHËNË PARALAJMËRIM BANDAVE TË ORGANIZUARA

    Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj ka prezantuar para pak kohësh në Bruksel planin e qeverisë kundrejt luftës së krimit për vitin 2018. “Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Ministri Fatmir Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumen-tin politik të punës së Ministrisë së Brendshme, në këtë mandat qeverisës. Ai u ndal te lufta antikanabis duke e vënë theksin tek qëndrueshmëria e rezultateve. Ministri nënvizoi

    se janë marrë që tani masat për 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë. Një vend të rëndësishëm në bisedën mes palëve, zuri njohja me Planin e Veprimit, Operacioni “Forca e Ligjit”, duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale”, njoftoi zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme para pak kohësh.

    XHAFAJ: KEMI SKANUAR GRUPET KRIMINALE

    “Në një artikull kus-

    htuar Shqipërisë, gazeta “The Times”, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë pritet të