vila per shitje ne tirane - shiten vila ne tirane

8
1 Rezidenca TiranaBluri Porta per te Investuar ne Shqiperi……… Rezidenca Tirana Bluri www.Albania-Estate.com ©

Upload: albania-property-albania-real-estate

Post on 18-May-2015

635 views

Category:

Real Estate


5 download

DESCRIPTION

Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

TRANSCRIPT

Page 1: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

1 Rezidenca Tirana Bluri

Porta per te Investuar ne Shqiperi………

Rezidenca

Tirana Bluri

www.Albania-Estate.com ©

Page 2: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

2 Rezidenca Tirana Bluri

Pse Shqiperia? 25% ritje ne cmimet e pronave ne Tirane dhe

Vlore ne 5 vitet e fundit 22% ritje ne Turizem 20% ritje ne numrin e pasagjereve qe udhetojne

nga Aeroporti i Tiranes Udhetime ditore direkte te British Airways,

Lufthansa, Austrian, Alitalia 700 mill Euro investuar ne projekte te

ndryshme ne infrastrukture Anetar ne NATO qe nga viti 2009 Anetar ne EU ne vitin 2014 422 mil Euro nga fondet e EU 10% takse te ardhurash Jo taksa per pronat Kosto të ulët jetese Mundësi për financim kredi Turizëm të fortë lokal që nënkupton kërkesë

për qiradhënie.

www.Albania-Estate.com ©

Page 3: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

3 Rezidenca Tirana Bluri

Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi

për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor,

turizmit aventuroz,etj.

Një vend shumë i këndshëm me karakter individual dhe bukuri natyrore, Shqipëria shtrihet përgjatë detit Jon dhe Adriatik. Me mbi 180 ditë me diell në vit Shqipëria është një përzierje interesante e kulturës dhe natyrës, maja malore dhe plazhet e shkreta, bukurinë dhe qytete me shumë jetë.

E karakterizuar nga plazhet e bukura me rërë të artë, vargjet malore dhe pamje mahnitëse, Shqipëria paraqet një mjedis të paprishur dhe të pacënuar. Deri tani Shqiperia ka qenë një sekret i përbashkët vetëm në mesin e pushuesve kureshtar dhe aventureskë. Kjo po ndryshon. Restorante që sigurojnë ushqim të cilësisë më të lartë, bukuri të mrekullueshme natyrore në bollëk, klimë e shkëlqyer, histori interesante, njerëz miqësorë dhe mikpritës – kjo është Shqipëria! Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë, Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore).

Kështu pra me një akses të shpejtë dhe të përshtatshëm, dhe tërheqëse si një parajsë unike e Mesdheut, Shqipëria ofron potencial i pashembullt qoftë si një shtëpi me mënyrë jetese në diell dhe/ose një mundësi për rritjen e investimeve, me qira ose rishitje.

www.Albania-Estate.com ©

Page 4: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

4 Rezidenca Tirana Bluri

Klimë e shkëlqyer gjatë gjithë vitit me

temperatura që variojnë nga 22-30 gradë duke

krijuar kështu potencial të mirë për qeradhënie.

Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" etj. Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik.

Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit.

Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).

www.Albania-Estate.com ©

Page 5: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

5 Rezidenca Tirana Bluri

Tirana–Kryeqyteti i Shqiperise

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese. Në historinë e popullit shqiptar, “Periudha e Pavarësisë (28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërisë.

“Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit. Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje. Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

www.Albania-Estate.com ©

Page 6: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

6 Rezidenca Tirana Bluri

........prezanton

Tirana Bluri

Fasada ka tre komponente.

Grafiato e cila vjen nga fabrika jone ital col ashtu si shume produkte te tjera si llaci i gatshem per muraturen.

Llaci i gatshem per suva, fino, kolla speciale dhe laccra te ndryshem izolues.

Mermer i skalitur

Betopan (material cimemtato me pak perqindje druri) i gjithi imitim druri. Te gjitha keto komponente vijne te trajtuara me detajet dhe specifikat perkatese dhe seicila prej tyre shkon ne harmoni me njera tjetren per te krijuar nje fasade dhe arkitekture perfekte.

www.Albania-Estate.com ©

Page 7: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

7 Rezidenca Tirana Bluri

Karakteristikat Kryesore:

Te ndertuara prane qendres komerciale TEG dhe unazes se madhe te Tiranes keto 24 vila jane unikale per nga vendndodhja dhe cilesia e ndertimit te tyre.

Vilat jane ndertuar me cilesine me te larte te punimit dhe te materialeve ne treg.

Vilat jane me sistem kapote termike ( termoizolim fasade i gjith nga jashte ) i trajtuar me te gjitha detajet teknike sipas standarteve europiane.

Cati druri me dru suedez qe mban firmen e VEKO shpk.

Sistemi ngrohje ftohje i instaluar nga firma SANITERMIKA shpk, perfaqesues ekskluziv i DAIKEN ne shqiperi.

Ky sistem lidh chillerin me boilerin dhe panelet diellore dhe uji perdoret per ngrohje-ftohje po ashtu dhe per sherbim sanitar.

Ky sistem eshte individual per cdo vile. Firma mbulon vetem instalimet dhe 3 panelet

diellore. pjesa tjeter i takon klientit per ta plotesuar. Persa i perket vetratave jane te tipit REHAU. pcv

plastike me profile celiku brenda profilit te plastikes. Hapesirat mes xhamave jane te mbushura me gaz . I gjithe ky sistem funksionon me se mire per

izolimin akustik dhe termik sebashku. Siperfaqia e ndertimit 3,200 m2.

www.Albania-Estate.com ©

Page 8: Vila per shitje ne Tirane - Shiten vila ne Tirane

8 Rezidenca Tirana Bluri

Skedula e Pageses* Me nenshkrimin e rezervimit – Reservimi / Cmimi I agjencise 2000 EUR Me nenshkrimin e kontrates 80% I pagohet ndertuesit Me nenshkrimin e kontrates - 700 EUR paguhen per sherbimet legale Me perfundimin e apartamentit 15% I pagohen ndertuesit Me marrjen e hipotekes – 5% I pagohen ndertuesit

* Skedula e Pageses ishte e sakte ne kohen e krijimit te broshures. Kjo mund te ndryshoje ne varesi te kohes se perfundimit te blerjes.

Per me shume informacion ju lutem na kontaktoni si me poshte: USA and Canada Sam Dardha - Executive Director Cell: +1 414 852 5513 Email: [email protected] Albania Ilir Dardha - Albania Director Email: [email protected]

www.Albania-Estate.com ©