universiteti i gjakovËs ³fehmi agani - fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´...

54
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME LEKSIKU I VEPRËS HIJA E MALEVETE ERNEST KOLIQIT SI PASURI E VLERËS GJUHËSORE MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Saranda Ferati Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

113 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

LEKSIKU I VEPRËS “HIJA E MALEVE” TE ERNEST KOLIQIT SI

PASURI E VLERËS GJUHËSORE

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Saranda Ferati

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: LEKSIKU I VEPRËS HIJA E MALEVE TE ERNEST KOLIQIT SI PASURI E VLERËS GJUHËSORE

Komisioni:

Kryetar Kamber Kamberi

Anëtar Rovena Vata

Anëtar Emin Kabashi

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Saranda Ferati

Gjakovë, 2017

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

3

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE ......................................................................................................................................................... 4

KREU I: Pasuria leksikore në veprën e Ernest Koliqit ................................................................... 8

1.1 Vështrim mbi leksikun e gjuhës së Koliqit në veprën “Hija e maleve”................................ 8

1.2 Leksiku sipas fushës së përdorimit........................................................................................ 11

1.3 Shtresimi i leksikut ................................................................................................................... 12

1.4 Shtresimi i leksikut sipas burimit ............................................................................................ 13

1.5 Shtresa vetjake e leksikut të shqipes .................................................................................... 13

1.6 Shtresa e huazuar e leksikut të shqipes ............................................................................... 14

KREU II: Leksiku që lidhet me botën shpitërore dhe artistike të Koliqit ................................. 15

2.1 Leksiku popullor ........................................................................................................................ 15

2.2 Psikologjia e malësorit dhënë përmes leksikut .................................................................... 17

2.3 Mitologjia e veprës dhënë përmes leksikut .......................................................................... 20

2.4 Kodi zakonor i dhënë përmes leksikut .................................................................................. 25

KREU III: Leksiku i shqipes dhe leksiku dialektor......................................................................... 37

3.1 Leksiku konkret ......................................................................................................................... 37

3.2 Leksiku abstrakt ........................................................................................................................ 38

3.3 Leksiku vetjak (i krijuar nga E. Koliqi) ................................................................................... 40

KREU IV: Shtresa e huazimeve .......................................................................................................... 40

4.1 Huazime nga gjuhët orientale ................................................................................................. 40

4.2 Huazime nga gjuhët perëndimore neolatine (nga italishtja e frëngjishtja) ....................... 41

4.3 Huazime nga gjuhët sllave ...................................................................................................... 42

4.4 Huazime nga greqishtja ................................................................................................................ 42

PËRFUNDIME: .............................................................................................................................. 43

BIBLIOGRAFIA: ............................................................................................................................ 51

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Studimet gjuhësore në gjuhën shqipe në ditët e sotme janë të shumta, duke trajtuar, çështje, fenomene

apo dukuri, që u përkasin rrafsheve të ndryshme, në studime, referate apo monografi. Studiues të

shquar të gjuhës shqipe, si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Idriz Ajeti

kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke bërë studime me rezultate konkrete në disiplina të

ndryshme dhe duke krijuar kështu shkencën tonë gjuhësore.

Gjuha shqipe gjendet sot pikërisht në etapën e modernizimit. Rrafshi gjuhësor që u përgjigjet më

drejtpërdrejt kërkesave të modernizimit është leksiku. Për gjuhën shqipe, ku norma drejtshkrimore e

gramatikore ka arritur tashmë një shkallë të lartë qëndrueshmërie, modernizimin do të thotë, në radhë

të parë, pasurimin sistemor i leksikut, në mënyrë që ai t u përgjigjet me emërtime të sakta nocioneve,

veprimeve, objekteve të një shoqërie moderne1.

Në një vështrim të përgjithshëm mund të themi se për personalitetin e Ernest Koliqit janë bërë studime

të shumta, por ne e pamë të arsyeshme që në këtë kurorizim të katër viteve të marrim Koliqin si autor

në një aspekt krejt të veçantë, siç është Leksiku i veprës së tij si një pasuri e vlerës gjuhësore kombëtare

në veprën e njohur nga të gjithë ne Hija e maleve .

Tema e diplomës sonë, është e lidhur me këtë parashtrim të sapo bërë. Ajo titullohet Leksiku i veprës

Hija e maleve te Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore , e cila ndalet në studimet gjuhësore

dialektore, duke u drejtuar në fushën e leksikut, që është mbledhur nga vepra letrare e Ernest Koliqit, që

kohët e fundit është bërë shpesh objekt vjeljeje, hulumtimi dhe analize shkencore.

Në këtë punim krahas veçorive fonetike e morfologjike, është trajtuar gjerësisht edhe leksiku i vjelë nga

vepra e Koliqit. Ernest Koliqi bën pjesë në radhën e personaliteteve më të rëndësishme të kulturës dhe

të historisë së popullit tonë shqiptar. Puna dhe dija e tij shtrihen në disa fusha, ai dallohet si poet,

prozator, dramatug, studiues i letërsisë së shkruar dhe letërsisë gojore, publicist, kritik, themelues

revistash, siç është më e madhja që njohim është Shêjzat .

1 Idriz Ajeti & Emil Lafe, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, ë: Studi e filologjike , . , Akade ia e Shke ave e

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1998, f. 5-6.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Puna hulumtuese dhe studimore në fushë të gjuhësisë siç e kemi parë nuk është e lehtë. Trajtimi i një

çështjeje, dukurie a problemi kërkon qasje ndryshe nga tjetra, përgatitje të domosdoshme shkencore,

por edhe mundësi e aftësi për ta realizuar atë që nënkupton, një metodologji pune në përputhje me

objektin e studimit, me qëllimin e studimit, me objektivat e synimet që kërkohen të arrihen me këtë

studim, me adresimin e studimit etj.

Puna jonë përqendrohet tek leksiku i veprës së Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore. Gjuha e veprës

së Koliqit është shkruar në bazë të dialektit të Shqipërisë së Veriut dhe si rrjedhim mund të themi se

relacioni në mes gjuhës standarde dhe dialekteve është në varësi të ndërsjellë dhe shihet si një lidhje e

pashkëputshme, si pjesa me të tërën, sepse standardi qëndron mbi dialektet duke i zvogëluar jo pak

funksionin komunikues ligjërimor atij, në një kohë kur dialekti e pasuron këtë standard në mënyrë të

pandërprerë me mjete shprehjeje, sidomos me fjalë, njësi frazeologjike, në fjalëformim etj. Me gjithë

rezultatet e deritanishme, mendimi i përgjithshëm i studiuesve është se edhe me përparimin e bërë në

zotërimin e gjuhëve standarde, roli i dialektit / dialekteve nuk është shuar, nuk është mënjanuar dhe në

mbarë botën mbetet ende punë për t u bërë në lëmin e studimeve mirëfilli dialektologjike dhe

sociolinguistike.

Tema jonë e studimit: Leksiku i veprës Hija e maleve te Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore ,

ka si qëllim vjeljen dhe nxjerrjen e rolit të këtij leksiku në gjuhën shqipe si vlerë kombëtare. Vetë leksiku

ka të bëjë me krijimin e situatave komunikuese-ligjërimore nga jeta e përditshme e personazheve të

Koliqit, që në fund të fundit përfaqësojnë jetën e përditshme të njërëzve që jetonin në ato zona të thella

malore, ku interpretimi gjuhësor i të cilave shpesh ka vlerë të menjëhershme sidomos për ne që mund

të cilësohemi si studiues të rinj në fushën e studimeve dhe të kërkimeve.

Kjo temë është ndërtuar në bazë të përdorimit të disa metodave shkencore të cilat i kemi mësuar në

lëndën Shkrimi kreativ , si metodën krahasuese ku kemi krahasuar dialektin me standardin, metodën

sociologjike, duke pasur parasysh me këtë metodë kushtet dhe rrethanat në të cilat u rrit autori,

metodën psikologjike, pasi dimë që Koliqi ishte një njeri i dyzuar mes malit dhe detit, mes kodit zakonor

dhe kodit civil. Gjatë analizës në vepër kanë dalë edhe njesi dhe shprehje të cilat kanë bërë të mundur

që të përdorim si metodë studimi e shenjave. Përdorimi dhe kombinimi i këtyre metodave gjatë kësaj

pune përbën atë që quhet metodologji e punës kërkinore dhe shkencore.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

6

3. Baza teorike e punimit

Për realizimin me sukses të kësaj teme, përveç punës me veprat e Koliqit si lëndë e parë, jemi

mbështetur në një literaturë të nevojshme dhe tek autorë më në zë në studimet në fushën e

leksikologjisë dhe të semantikës. Pra, trajtimi i lëndës së grumbulluar dhe realizimi i këtij punimi është

bërë duke marrë për bazë parime e kritere studimi të zbatuara me sukses në studimet gjuhësore

shqiptare dhe sidomos në ato që lidhen me objektin e studimit. Duke u mbështetur në këto kritere, e

kemi pasur më të lehtë trajtimin e koncepteve, si: fjalë, leksik, leksik aktiv, leksik pasiv, fushë leksikore,

kuptim, njësi kuptimore, kuptim figurativ, ngjyrim kuptimor, lëvizje kuptimore, lëvizje e brendshme

kuptimore, lëvizje e jashtme kuptimore, emërtim nomenklature, leksiku dialektor, leksik krahinor, leksik

vendës, leksik i huazuar, fjalë të huaja, huazim gjuhësor, huazim historiko-kulturor, njësi frazeologjike,

shtresë aktive e leksikut, shtresë pasive e leksikut, motivim i brendshëm i fjalës, motivim i jashtëm,

gjedhe fjalëformimi, gjedhe popullore fjalëformimi, bazë logjike e formimit të fjalës, ndërkombëtarizëm,

orientalizëm, sllavizëm etj.

Këtu po përmendim vetëm disa nga autorët dhe veprat në të cilat jemi mbështetur në trajtimin teorik të

këtij punimi: Eqrem Çabej2, Eqrem Çabej3, Androkli Kostallari4, Jani Thomai5, Idriz Ajeti6, Shefkije

Islamaj7, Qemal Murati8, Jorgji Gjinari9, Gjovalin Shkurtaj10, Ragip Mulaku11, Valter Memisha12, Robert

Elsie13.

2 E. Çabej, Studime gjuhësore IV, VI, Prishtinë, 1988; Studime shqiptare (vepra të zgjedhura), Prishtinë 2008; Studime

etimologjike në fushë të shqipes, I, II; Për pastërtinë e gjuhës, Gjuha jo ë , Ti a ë, . 3 A. Xhuvani, E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe në BShSh, Tiranë, 1956; Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962.

4 A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1972; Kompozitat dëshirore dhe

urdhërore të shqipes, Tiranë, SF, 1968, 4; Kontribut për klasifikimin e tipave kryesorë të kompozitave në fushën e mikrooronimeve shqiptare, Tiranë, 1971. 5 J. Thomai, Prejardhja kuptimore e gjuhës shqipe, Tiranë 2009; Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001;

Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006; Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë 1982; Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010; Leksikografia shqipe-Trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2004. 6 I. Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III, IV, Prishtinë,1985,1989; Pamja historike e ligjërimit shqip të Gjakovës, në

fillim të shek xix, Prishtinë, 1978. 7 Sh. Islamaj, Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000; Gjuha Ligjërimi dh fjala, Prishtinë, 2004; Gjuha dhe Identiteti, Tiranë, 2008;

Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1985; Gjergj Fishta, gjuha dhe stili II, Prishtinë, 2012. 8 Q. Murati, Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetov, 1998. Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në

Maqedoni, Shkup, 2015; Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004. 9 J. Gjinari, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988.

10 Jorgji Gjinari & Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë; 2003.

11 R. Mulaku, Hulumtime dialektologjike dhe onomastike, Prishtinë, 2005; E folmja shqipe e rrethinave të Vuçitërnës, S.F,

Prishtinë, 1981-1982.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

7

4. Synimi i temës

Punimi ynë nuk mëton të jetë shterues për gjithë këtë kontribut të Koliqit. Ne jemi ndalur në rrafshin e

shprehjes, në atë gjuhësor, duke bërë një përqasje stilistikore ndaj veçorive të ndërtimit gjuhësor të

teksteve që formojnë korpusin e veprës së tij letrare, duke trajtuar çështje e dukuri që formojnë në fund

të fundit stilin e tij veçanërisht në prozë. Krejt në mënyrë të natyrshme gjatë studimit janë gërshetuar

elemente, dukuri, kategorialitete që ndërkëmbehen apo që nuk mund të ndahen si objekt studimi nga

stilistika gjuhësore e gjuhësia e tekstit.

Ernest Koliqi ka një krijimtari të pasur. Një gjysmë shekulli zgjati krijimtaria e tij letrare dhe po kaq zgjati

edhe kontributi i tij në fushën e mendimit letrar, kohë relativisht jo e shkurtër në jetën e një individi. Ai

erdhi në letërsinë dhe kulturën tonë shqipatre në fillim të viteve 20, për të mos u shkëputur për asnjë

çast prej tyre deri në fund të jetës së tij dhe, nisur vetëm nga kjo, mund të merret lehtë me mend se

kontributet e tij nuk janë të zakonta. Ai erdhi në letërsinë shqipe me një koncept të ri e të plotësuar,

refleks i një vetëdije të qartë, me një përkushtim të tillë që do të shpërfaqej fuqishëm në disa fusha

krijimi, si në atë të krijimeve të mirëfillta letrare, të përkthimeve dhe në mendimin letrar shqiptar. Dhe

në të gjitha këto ai la vlera që i qëndruan provës së kohës. Ai erdhi dhe mbeti në letërsinë dhe në

kulturën tonë në një kohë të trazuar për shqiptarët, kur jehonës së luftrave për liri, që ende ushtonte në

mendjet dhe në zemrat e tyre, po ia zinte vendin shkundja e mendësive dhe e gjithë rekuizitës së

pushtuesit14.

Ernest Koliqi bën pjesë në radhën e personaliteteve më të rëndësishme të kulturës dhe historisë

shqiptare. Puna dhe kontributi i tij shtrihen në disa fusha të dijes e të krijimtarsë shqiptare, u dallua si

poet, prozator e dramaturg, studiues i letërsisë së shkruar e i letërsisë gojore, publicist, kritik, eseist,

themelues revistash e botues veprash, përkthyes i mirëfilltë nga italishtja në shqip dhe anasjelltas,

hartues antologjish e profesor shumëvjeçar i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e

Romës La Sapienza (nga ku dolën shumë albanologë të njohur), Ministër Arsimi i Qeverisë shqiptare

(nga 1939) dhe atdhedashës i flakët ose, siç e quan Karl Gurakuqi, nacionalist i thalbit arbnor. Me një

12

V. Memisha, Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën shqipe, Gjirokastër, 1999; Dukuri e polisemisë te foljet e prejardhura, Seminari i XXI ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2003;

Studime për fjalën shqipe, 1, Tiranë, 2011; Studime për fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2015; Rreth intelektualizmit të leksikut të shqipes, Prishtinë, 2009; Standardi nuk është gjithëpërfshirje, por është përzgjedhje, Prishtinë 2010. 13

R. Elsie, Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë, 2005. 14

Fatbardha Hoxha, Vështrim mbi mendimin letrar të E. Koliqit, ë: Studi e pë auto ë të dalua , Qe d a e Studi eve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 2008, f. 114.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

8

fjalë, Ernest Koliqi është siç e thotë edhe studiuesi Anton N. Berisha personalitet i shumanshëm dhe

shumëfish i rëndësishëm i kulturës sonë ose siç e cilëson Martin Camaj, shtyllë e shkrimit shqip ,

themelues i prozës moderne shqiptare , vlersim ky tashmë i konsoliduar dhe i pranuar nga studimet

tona letrare. Po ashtu përcaktimi që Koliqi i bën Fishtës, interpret i shpirtit shqiptar , mund të përdoret

për atë vetë me të njëjtin qëllim, si interpret i psikës së njeriut shqiptar. Kjo vihet re më së miri, në

novelat dhe tregimet e tij Hija e maleve dhe Tregtar flamujsh , përmes rrëfimit artistik që është

parësor për prozatorin, Koliqi zbërthen edhe psikologjinë e njeriut shqiptar të kohës. Sipas Koliqit:

Personaliteti i tij çveshet nga të tâna siperstrukturat e ndryshme kulturore, a mâ mirë, i shkrin

elementet e tyne në flakën e prirjevet tipike shqiptare edhe na paraqitet poet i gatuem me brumë të

thjeshtë ethnik . Forca poetike e rrallë e Fishtës, depërtimi në jetën e shqiptarve e bën veprën e tij të

konsiderohet "një enciklopedi e vërtetë e botës genuine shqiptare15.

KREU I: Pasuria leksikore në veprën e Ernest Koliqit

1.1 Vështrim mbi leksikun e gjuhës së Koliqit në veprën “Hija e maleve”

Personaliteti i Ernest Koliqit, i njërit prej figurave më në zë në kulturën tonë kombëtare, ka shumë

komponente të spikatura. Ai vlerësohet si shkrimtar (si themelues i prozës moderne shqipe, si poet,

15

Ernest Koliqi, Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 74.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

9

romancier, dramaturg), ai vlerësohet si eseist, përkthyes, gazetar, si mbledhës dhe studiues i palodhur i

folklorit16.

Gjuha shqipe bën pjesë në mesin e gjuhëve më të vjetra të Ballkanit dhe Evropës. Dihet tashmë se ajo

është pjesë e familjes së gjuhëve indoevropiane. Në mesin e tyre, si më e pranueshmja dhe më e

argumentuara del të jetë teza ilire dhe, ashtu siç shprehet Çabej, shqipja është degë e veçantë e

familjes gjuhësore indoevropiane, nuk ka lidhje birërie me gjuhët tjera të kësaj familjeje, por lidhje

motërie 17, përmes kësaj pasuri gjuhësore arrin të ndërtojë veprën e tij edhe Ernest Koliqi.

Gjuha shqipe del si paradigm e kudondodhur, në çdo rresht e faqe, drejtpërdrejtë e tërthorazi. Ajo çka

bie në sy te ky autor është se Ernest Koliqi bën për gjuhën shqipe, pasi ky personalitet ecën në hullinë e

rilindësve të mëdhenj për të evokuar e lartësuar lashtësinë dhe shenjën më të patjetërsueshme të

etnitetit dhe identitetit të shqiptarëve, gjuhën amtare. Ai shkroi poezinë Gjuha shqipe , siç bënë Naimi,

Mjeda, Fishta, Poracedi, Kuteli18.

E dokumentuar disi vonë, shqipja e shkruar e autorëve të vjetër del e strukturuar mirë dhe me leksik të

pasur. Ajo përbëhet nga gjithë ajo pasuri mjetesh të shprehjes, nga sistemi i plotë fonetik, gramatikor,

leksikor, fjalëformues e stilistik, që ka shërbyer për komunikimin gjuhësorë të shqiptarëve19.

Fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i shekullit të ri u karakterizua me ndryshime të mëdha në të gjitha

fushat e jetës, qoftë ato material, por edhe shpirtërore të shqiptarëve. Pas viteve 90 të shekullit të

kaluar, fillimisht në Shqipëri e pak më vonë në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, pothuajse u krijuar

një realitet i ri politik e shoqëror, i cili ndikoi fuqishëm në krijimin e një realiteti të ri gjuhësor, i cili së

pari u shfaq kryesisht me pasurimin e jashtëzakonshëm të leksikut të përgjithshëm e sidomos të atij

terminologjik. Duke e trajtuar këtë gjendje të shqipes së këtyre ditëve, Valter Memisha shprehet se

Shqipja sot po përballet fuqishëm me sfidat e globalizmit dhe procesi i krijimit të termave është në

ballë të kësaj përballjeje 20.

Në kohën kur shkroi E. Koliqi, si para Luftës së Dytë Botërore ashtu edhe pas saj gjuha shqipe ka qenë në

një proces shumë të hovshëm zhvillimi, sepse në një proces të tillë u gjend dhe vetë bota materiale dhe

16

Valter Memisha, Vëzgime leksiko-semantike në veprën e Ernest Koliqit, ë: Studi e pë fjalë sh ipe II , Qe d a e Studi eve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2015, f. 165. 17

Eqrem Çabej, studime gjuhësore IV, Prishtinë, 1988. 18

Valter Memisha, Vëzgime leksiko-semantike në veprën e Ernest Koliqit, ë: Studi e pë fjalë sh ipe II , Qe d a e Studi eve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2015, f. 165. 19

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 245. 20

Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011, f.118.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

10

shpirtërore e shqiptarëve, pavarësisht nga zhvillimet politike dhe ideologjike. Për pasurimin e leksikut të

një gjuhe, dhe për pasojë edhe të gjuhës shqipe një rol të pazëvendësueshëm kanë luajtur dhe luajnë

shkrimtarët. Madje ata zënë kryet e vendit në këtë proces pasurimi dhe përpunimi. Me të drejtë

gjuhëtari A. Xhuvani shkruante Por për kujdesin dhe interesimin që të shkruhet nji gjuhë sa asht e

mundun e pastër, u bie barra ma tepër se tjetërkujt shkrimtarëvet të një populli të çdo gjinie që të jenë

këta. Mbi gjithë punonjësit dhe studimtarët e gjuhës ata që e kanë influencue edhe zhvillue gjuhën, kanë

qenë dhe janë shkrimtarët e nji populli, të çdo fare qofshin këta. Këta me veprat e tyre e kanë kanalizua,

si me thanë drejtimin e gjuhës dhe i kanë dhënë nji shtjellim për së mbari. Kjo ka ndodhë në cdo gjuhë të

botës. Shkrimtarët, pra, poetët e prozatorët, romancierët e publicistët e të tjerë kanë nji pjesë të madhe

në punë të shtjellimit e të përparimit të gjuhës. Nji novelist, nji romancier, nji poet, nji dramaturg, nji

publicist, nji gazetar që përdor një gjuhë të pastër e të kthjellët të popullit, pa ngjyrë e frymë të huej, që

shtie në shkrimet e tij fjalë konstrukte e fjalë shqipe, të marra nga thesari i pashterun i gjuhës së

popullit, ai bahet dorë që të shtrihet gjuha e drejtë dhe e pagabueshme në masat e popullit e të bahet

prona e malli i tij. Shkrimtarët pra, të çdo fare qofshin, me veprat dhe shkrimet e tyre e naltësojnë dhe i

japin nji zhvillim të mbarë gjuhës, shpërndajnë përdorimin e drejtë të saj në popull dhe e bajnë gjuhën

nji mjet të përsosun e të dobishëm për marrëdhaniet shoqërore të popullit. Por kuptohet vetvetiu se

shkrimtarët duhet ta dinë mirë gjuhën që shkruejnë, të dinë mirë konstruktin e natyrshëm e të drejtë të

saj, të kenë fitue nji pasuni fjalësh e frazash, gjithazi ta kenë ba për vehte e ta përdorin lehtas thesarin e

saj, tue mos u influencue prej konstruktesh nga gjuhët e hueja21.

Studiuesi Mehmet Çeliku thekson se Një pasuri ende të pashfrytëzuar deri më sot, ose të shfrytëzuar

shumë pak, përbën letërsia e autorëve gegë, sidomos leksiku dhe frazeologjia e pasur e veprave të

autorëve shkodranë e kosovarë22.

Kurse studiuesi A. Dodi pohon se pasuria gjuhësore e gegërishtes, leksiku, disa elemente të

nënsistemeve të tjera, pas rivlerësimit të mjaft shkrimtarëve të shquar që kanë shkruar në gegërishte,

duhet të zënë vend më të gjerë në gjuhën letrare standarde dhe të bëhet pasuri e përbashkët e

shqipes 23.

Në këtë linjë, studiuesi tjetër, V. Memisha, shkruan se Vepra letrare e këtyre autorëve ka qenë e

ndaluar, ndaj edhe ana gjuhësore e saj nuk është studiuar sa e si duhet. Ata shkruan në shqipe,

21

Aleksandër Xhuvani, Pastërtia e gjuhës, në Vepra 1, Tiranë, 1980, f. 195 22

Shih më gjerë Mehmet Çeliku, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2009, f. 365. 23

A. Dodi, Gjuha letrare shqipe përballë rreziqeve që e kërcënojnë, ë Letë sia sh ipe dhe gjuha let a e , P ishti ë, , f. 233.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

11

përkthyen në shqipe apo prej shqipes dhe në vazhdimësi e pasuruan atë në të gjitha nënsistemet, duke

krijuar vetjakësi, veçanërisht në leksik. Ata e nderuan dhe e vlerësuan fjalën shqipe, sepse, siç thotë vetë

Ernest Koliqi Fjalët as nuk shifen, as nuk preken, por në to asht drita e panjehun e syve qi nënqeshin tue

i folë, dridhja e buzëve të njoma e të rrudhuna qi i shqiptuen, loti e gazi i niqind gjeneratave të sosuna 24.

E Koliqi dhe autorë të tjerë të ndaluar, sidomos shkrimtarët katolikë, u shquan për kërkim e krijim

gjuhësor, duke u vetjakësuar me vlera e prurje të shumta e duke sjellë leksik nga thellësitë e shekujve

dhe nga koha kur jetojnë autorët. Fjala e tyre shënon e laton bukur e pastër, thjeshtësisht e

mençurisht. Dhe po ky studiues vazhdon më tej Letërsia e këtyre autorëve, e pavjelë gjuhësisht,

zakonisht shfaqet në prozë e në poezi dhe përdorimi i një leksiku të pasur nuk është vetëm pasion e

dëshirë, por dhe synim parësor i krijuesve të saj. Te romani Shija e bukës së mbrume E. Koliqi shkruan

se me dyqind fjalë të mësueme në rreth shtëpiak, nuk krijohet një letërsi . Për këtë autor shqipja asht

gjuhë e pasun dhe sqimatare dhe ftillon se ajo ka në vetvete gjallni kromatike e hire muzikore ende të

pazbulueme, të cilat, kur të dalin në shesh nëpër lavrim të palodhur të shkrimtarëve që ushtrojnë me

vetëdijë të ndritun zejen e tyne, do të jenë kënaqja e krenaja e breznive të përtardhuna... 25.

Studiuesi Gjovalin Shkurtaj shkruan se: Koliqi flet për pasurinë e gjuhës shqipe dhe është një nga ata që

parashtron dhe mbron me ngulm hiret e saj të shumta, shprehet me vlerësim shumë të lartë për

begatinë e saj, duke mos u pajtuar me mendime që duan ta paraqesin atë si një gjuhë të varfër: Dikush

ankohet për vobeksin’ e gjuhës s’onë. Paragjykim, ki qi duhet hjekë. Vërtetë që shumë fjalë të jetës

moderne e shumë skaje kulturore i mungojnë shqipes, por edhe gjuhët e hueja këto i kanë marrun prej

njëra-tjetrës ase i kanë krijue. Shqiptari asht bulk, asht blegtuer, e ka nji pasuri të çudiçme fjalësh e

frazash mbi bujqësi e mbi blegtori dhe mbi sende, veprime e ndiesi qi përfshin jeta bujqësore e

blegtorale. Shqiptari asht guximtar, asht besnik; e ka fjalë fraza panumër për me shprehun punë guximi e

bese. Shqiptari asht burrë. Burrnija asht prodhim i nji edukate heroike qi ka për bazë urtin, për maje

trimnin e për flamur të drejtën. E gjuha jonë më duket e vetmja qi mund me shpreh ndiesit tash të forta,

gadi deri n’egërsi, tash të buta deri n’ambëlsi, të majtuna e të turrëshme, që shpirti i shqiptarëve burra

ushqen herë mbas here 26.

1.2 Leksiku sipas fushës së përdorimit

24

Valter Memisha, Standardi dhe letërsia artistike, në Shqipja në etapën e sotme, politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të

sta da dit , Boti et Al a ologjike, Tiranë, 2011, f. 546 25

Ernest Koliqi, Shija e bukës së mbrume, Shkodër, 1996, f. 12 26

Gjovalin Shkurtaj, Pesha e fjalës shqipe, UFO Press, Tiranë, 2009, f. 122

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

12

Vepra e Ernest Koliqit sjell leksik nga thellësitë e shekujve dhe nga koha kur jetoi autori i saj, nga mjedisi

mbarëshqiptar dhe nga ai arbëresh. Fjala e tij shënon e laton bukur e pastër, me thjeshtësi e me

mençuri. Vepra e tij ka qenë e ndaluar, si e shumë autorëve të tjerë gegë, si e Martin Camajt etj.., ndaj

edhe nga ana gjuhësore e saj nuk është studiuar sa e si duhet27.

Vetë Koliqi shprehet se: Fjalët as nuk shifen, as nuk preken, por në to asht drita e panjehun e syve qi

nënqeshin tue i folë, dridhja e buzëve të njoma e të rrudhuna qi i shqiptuen, loti e gazi i niqind

gjeneratave të sosuna 28.

Organizimi dhe funksionimi i shoqërisë njerëzore është i pakuptimtë pa mjetin themelor, gjuhën. Vënia e

gjuhës në funksion të shoqërisë ua mundëson njerëzve që të merren vesh, pa marrë parasysh se në

çfarë raportesh gjenden me njëri-tjetrin. Krahas leksikut të përgjithshëm të një gjuhe, secili nga ne e ka

fjalorin e vet të të shprehurit. Në fjalorin e njerëzve dallohen dy shtresa fjalësh, shtresa e fjalëve aktive

dhe shtresa e fjalëve pasive. Me shtresë aktive të fjalëve nënkuptojmë përdorimin e përditshëm të

fjalëve për nevojat gjuhësore e komunikuese që na paraqiten në zhvillimin e marrëdhënieve me njerëzit.

Kjo shtresë fjalësh është e njohur mirë nga folësi dhe shërben si arsenal i parë dhe i gatshëm në

raportet shoqërore në mes njerëzve. Për dallim nga e para, shtresa pasive e fjalëve, nuk njihet mirë nga

folësit, përdoret shumë rrallë dhe në raste të caktuara për arritjen e efekteve speciale gjuhësore. Kjo

shtresë fjalësh nuk njihet prej të gjithëve dhe ka përdorim më të kufizuar.

Sipas përdorimit, shtresimi i leksikut të shqipes ndahet në: leksiku i vjetruar, në kuadër të cilit hyjnë

arkaizmat dhe historizmat; fjalët e reja - neologjizmat, fjalët profesionale dhe terminologjia, leksiku

dialektor e krahinor29.

1. 3 Shtresimi i leksikut

Në vështrim të parë leksiku i një gjuhe duket sikur nuk ka karakter sistemor, sikur në të nuk mund të

bësh grupime, nëngrupime, shtrezësime e nënshtrezime sipas kritereve e tipologjive të ndryshme sipas

prerjeve dhe këndvështrimeve subjektive e objektive. Kjo përshtypje të krijohet, meqenëse sistemi

leksikor është më i hapuri për ndryshime e zhvillime, për lëvizje të shumta (dalin nga përdorim fjalë,

27

Valter Memisha, Vëzgime leksiko-semantike në veprën e Ernest Koliqit, në: Studi e pë fjalë sh ipe II , Qe d a e Studi eve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2015, f. 166. 28

Ernest Koliqi, Vepra 2, Konica, Prishtinë, 2003, f. 297-298. 29

Shih më gjerë J. Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

13

frazeologji, kuptime, por ajo që është kryesore, hyjnë njësi të reja në përdorim dhe këto janë në numër

më të madh sesa ato që dalin nga përdorimi). Megjithatë leksiku i shqipes ka karakter sistemor dhe ai

mund të studiohet sipas kritereve të ndryshme, duke përcaktuar shtresa e grupe të paradigmatike të

ndryshme leksikore-semantike.

Leksiku i gjuhës shqipe, megjithëse përbën një sistem të vetëm tërësor, mund të shtresohet sipas

kriteresh të ndryshme: sipas burimit, sipas fushës së përdorimit, sipas territorit etj30.

1.4 Shtresimi i leksikut sipas burimit

Dihet tashmë se shqipja është gjuhë indoevropiane, por kjo nuk do të thotë se e gjithë pasuria e saj

leksikore është e burimit indoevropian. Zhvillimi i marrëdhënieve me popujt e tjerë, sidomos me ata

fqinjë, shoqërohet me ndërndikime në shumë fusha, edhe në gjuhë. Historia e gjuhës dhe etimologjia i

ndajnë elementet e huazuara nga elementet vetjake vendëse. Pra, sipas burimit në leksikun e gjuhës

shqipe dallojmë dy shtresa: shtresa vetjake dhe shtresa e huazuar31.

1.5 Shtresa vetjake e leksikut të shqipes

Shtresa vetjake e leksikut të shqipes mund të ndahet në dy nëngrupe:

Shtresa që përfshin fjalë të burimit indoevropian: atë, i butë, dal, darkë, emër, ëndërr, gji etj. I pari që e

ka trajtuar leksikun indoevropian të shqipes është Gustav Majeri në Fjalorin etimologjik të gjuhës

shqipe (1891). Ashtu siç dihet, Gustav Majer, nga 5140 fjalë që i kishte fjalori i tij, 400 i nxori të burimit

të vjetër indoevropian, 730 i la pa zbërthyer, kurse të tjerat i cilësoi si huazime greke, latine e turke. Për

rezultatet dhe konstatimet e Majerit ka pasur mendime e kritika të ndryshme. Prof. Jani Thomai

shprehet: Gustav Majeri prej këndej doli në një përfundim jo të drejtë shkencërisht: e quajti gjuhën

shqipe të përzier, gjysmëromane . Ai u mbështet në një krahasim numrash, duke lënë mënjanë cilësinë

a peshën e fjalëve. Veç kësaj, nuk e shqyrtoi vetëm elementin leksikor të përbashkët të shqipes, por u

mbështet edhe në të folme me ndikime të theksuara nga gjuhët tjera. Pastaj, nga 730 fjalë që Gustav

Majeri i la pa shpjegim, më pas u vërtetua se shumë prej tyre janë të shtresës së trashëguar

indoevropiane. Kurse albanologu i njohur Nobert Jokl, për konstatimet e Gustav Majerit shprehet:

Gustav Meyer çmonte se numri i fjalëve që ai nuk shpjegoi është nja 730 (Fj. et. F. XI). Po të mendojmë që

Fjalori etimologjik i Meyer-it, si e para vepër e këtij lloji, dhe mund të themi, si i pari fjalor i madh që

30

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 252. 31

Jani Thomai, po aty, f. 253.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

14

përfshin njëkohësisht disa nga dialektet e gjuhës, është larg së përfshiri gjithë thesarin e gjuhës, atëherë

mund ta marrim me mend se sa punë mbetet për ta kryer në fushën e interpretimit etimologjik të

fjalëve32.

2. Nëngrupin e dytë të shtresës vetjake e përbëjnë fjalët e parme të vet gjuhës si dhe fjalët e

formuara me prejardhje, me përbërje, me përngjitje, me paranyjëzim, me konversion etj., gjithmonë

duke e përdorur brumin vendës, si bërje, dimërak, gardhoj, mirësi, punëdhënës, ujkonjë, etj.

1.6 Shtresa e huazuar e leksikut të shqipes

Shtresa e huazuar e leksikut të shqipes përfshin huazimet që kanë hyrë në rjedhë të shekujve Procesi i

huazimeve gjuhësore konsiderohet si normal dhe i pashmangshëm në zhvillimin e një gjuhe. Kontaktet e

vazhdueshme apo për një periudhë, të drejtpërdrejta apo të tërthorta, marrëdhëniet ekonomike e

kulturore etj., janë disa nga faktorët që i krijojnë kushtet për huazime gjuhësore . Historia e popullit

tonë përgjatë rrjedhës kohore dëshmon se kontaktet e marrëdhëniet me disa popuj ishin intensive e të

natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato fqinjësore, ku fjalët huazoheshin si pasojë e shkëmbimeve

ekonomike, kulturore e ushtarake; deri tek ato të detyrueshme , ku trojet shqiptare ishin të pushtuara.

Në vijë me rrjedhën historike që ka kaluar populli shqiptar, nëse trajtohen shtresat e huazimeve

leksikore në gjuhën shqipe sipas gjuhëve dhënëse, në fondin e përgjithshëm leksikor kemi: fjalë të

burimit grek, fjalë të burimit latin e roman, fjalë të burimit sllav dhe fjalë të burimit turk.

Këtyre shtresave leksikore që tashmë e kanë zënë vendin dhe pothuajse janë integruar në gjuhën

shqipe, duhet t ua shtojmë edhe anglicizmat e ndërkombëtarizmat, e fjalë të tjera, që kanë burim nga

gjuhët me të cilat shqipja ka kontakte viteve të fundit.

32

Nobert Jokl, Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin shqip, Prishtinë, 2011, f. 22.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

15

KREU II: Leksiku që lidhet me botën shpitërore dhe artistike të Koliqit

2.1 Leksiku popullor

Jani Thomait se: Gjallërimi i lëvizjeve, përzierja e popullsisë, shkollimi e kulturimi i njerëzve, kontaktet e

dendura me qytetin, me krahina të tjera, me punonjës të kualifikuar, me mjetet e informacionit masiv

(libra, gazeta, radio e televizione) ndikojnë në thyerjen e kufijve të ngushtë të së folmes a të

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

16

nëndialektit, në përvetësimin e përdorimin më të shpeshtë të fjalëve e të shprehjeve nga gjuha letrare,

nga të folmet gjysmëdialektore të qyteteve, a nga të folmet e tjera 33.

Profesor Androkli Kostallari në studimin Disa grupe fjalësh të trojeve verilindore , shprehet se analiza

semantike e gjithë lëndës leksikore na lejon të dallojmë, siç u përmend më lart, edhe disa grupe

tematike, që kanë gjetur në të një pasqyrim deri diku të gjerë. Si grupe të tilla tematike ai i rëndit

emërtimet e lojërave popullore, emërtimet e kafshëve shtëpiake, emërtimet e bimëve dhe deri diku

emërtimet e sëmundjeve34.

Vepra e Ernest Koliqit është e mbështetur shumë në gjuhën e popullit. Gjatë përzgjedhjes së mjeteve

gjuhësore, shkrimtarët shumë shpesh i kthehen gjuhës së vendlindjes dhe vjelin prej saj margaritarë

burimorë dhe më pas i vendosin bukur në veprat e tyre. Jani Thomai thekson faktin se Fjala shqipe

është një nga krijesat e pavdekshme të popullit, e cila duke kapërcyer shekujt, ka hyrë në kohën tonë më

pstër dhe më e fuqishme, sepse në të krijuesi i madh popull ka vënë dorën e dashurinë e vet. Gjuhëtari e

gjumoi me ngulm dhe ia zbuloi vlerat shkrimtarit e lëmoi dhe zbukuroi, poeti e futi në këngë dhe ia shtoi

forcën shprehëse. Në fjalën shqipe ka hyrë e ngjeshur tërë jeta shumëshekullore e popullit tonë të

lashtë e luftarak, kultura e tij e gjerë dhe e ruajtur mirë, një histori shumë e lavdishme plot beteja. Tek

ajo janë kthyer përherë sytë e brezave e kanë gjetur armë të fuqishme për mbrojtjen e njëjtësisë së vet

si popull e si komb.fjalës shqipe i janë përkushtuar breza të tërë luftëtarësh e atdhetarësh, dijetarësh e

dashmirësh të gjihës amtare. Gjuha shqipe ka heronjtë e dëshmorët e vet. Nuk ka vepër shkrimtari të

mirë që të mos të ketë nxjerrë në dritë një numër të madh fjalësh e shprehjesh të rralla e me vlerë të

burimit popullor. Leksiku shqipe dialektor është në bërthamën e leksikut popullor35.

Letërsia e vërtetë artistike i ka rrënjët në krijimtarinë popullore. Ja si shprehet Koliqi (1931) për

rëndësinë e madhe që ka gjuha popullore në një vepër letrare. Gjuha e jonë burimin e vet të

pashtershëm e ka në popull. Kur flasin njerëzit pa shkrim e pa këndim, nji melodi e pazaptueshme

rrëshqet në rreshtimin e fjalëve të tyre; thanja u del e njomë, fjalia ka lakime mrekullisht të bukura e të

zhdërvjellëta, lidhjet janë mjeshtërore e të natyrshme. At melodi, ato karakteristika duhet të përpiqemi

me shti në stil t onë për në daçim me shpesh ma s miri ndiesit e thella qi msheh shpirti i kombit36.

33

Jani Thomai, Leksiku dialektor e krahinor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002. 34

A. Kostallari, Vëzhgime mbi disa grupe fjalësh popullore të trojeve verilindore të shqipes, ë: Studi e i leksiku III, Ti a ë, 1989, f. 82. 35

Jani Thomai, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001, f. 238. 36

Pesha e fjalës shqipe, Tiranë, 2009, f. 120.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

17

Ernest Koliqi dihet se ka një njohje të thellë e të plotë të gjuhës shqipe dhe sidomos të leksikut të vendit

të tij. Leksiku që ai përdor në veprën e tij Hija e maleve është shumë i pasur, dhe kjo ka ndihmua edhe

në zhvillimin dhe shtimin e vlerës gjuhësore gjithnjë e më shumë. Sintaksa e të shkruarit dhe frazeologjia

e prozës së Ernest Koliqit me një tendencë të theksuar që t i afrohet gjuhës së gjallë e të folur, gjuhës

popullore, ia shton edhe më shumë vlerën dhe pasurinë gjuhës shqipe.

Letërsia na jep modelet e gjuhës më të lëvruar, modelet më të bukura të ligjërimit, ajo përbën shfaqjen

estetike të shqipes. Zbulimi i fuqive shprehëse të shqipes, i aftësive që jep ajo për krijimtari me

origjinalitet përbën një nga ndihmesat e shkrmtarëve për kulturën shqiptare. Megjithatë ka nevojë të

jepet një shpejgim plotësues. Nuk ëhstë e vërtetë që veprat letrare ndikojnë drejtpërdreëjt në të folurit

e njerëzve. Ato përcaktohen për t u perceptuar si tërësi të një bote letrare dhe jo modele për t u ndjekur

në jetën e përditshme. Ndikimi është i thërthortë. Duke qenë krijime artistike me lëndë gjuhësore, ato i

japin lexuesit një pasuri të brendshme, i ngulitin modele artistike më lëndë gjuhësore, ato i japin lexuesit

një pasuri të bdrendshme, i ngulitin modele eprore, që i shërbejnë si lartësi krahasimi për nivelin e vet,

ashtu siç ndodh me cilido ideal, drejt të cilit priremi, duke e ditur se ëhstë I paarritshëm 37.

2.2 Psikologjia e malësorit dhënë përmes leksikut

Në kuadër të trajtimit të çështjeve që lidhen me leksikun e shqipes, studiuesi V. Memisha, në artikullin

Rreth intelektualizmit të shqipes shprehet: Intelektualizmi i leksikut të shqipes shpërfaqet edhe në një

prirje tjetër, në atë të ripërmasimit semantik e stilistik të leksikut dialektor. Dhe në këtë proces kryet e

vendit e zënë shkrimtarët, prozatorë a poetë qofshin 38.

37

Xhevat Lloshi, Stlistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë, f. 241-242. 38

Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011, f.120.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

18

Vëllimin e parë në prozë Koliqi e botoi më 1929 në Zarë. Kjo përmbledhje tregimesh e novelash zgjoi

interes si te publiku ashtu edhe në shtyp, ku gjallonte mendimi kritik i kohës. Te Hija e maleve vihet re

ndikimi që ushtroi tek autori njohja si me jetën e maleve ashtu edhe me visarin shpirtëror, mitologjinë e

zakonet e veriut. Nga ana tjetër, kontakti me letërsinë italiane gjatë viteve të shkollës, përvoja e

grumbulluar gjatë studimit të kësaj letërsie, do të luanin një rol tepër të rëndësishëm në gjuhën e

prozave.

Ndërsa deri në atë kohë autorët që kishin lëvruar prozën ishin të intersuar të përçonin një mesazh të

caktuar te lexuesi, në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë e të kuptueshme, pa i dhënë shumë rëndësi

mjeshtërisë artistike, fjalorit e sintaksës poetike, me Koliqin nis një periudhë e re, ku shkrimtari në radhë

të parë është mjeshtër i përdorimit të gjuhës. Një fakt i rëndësishëm është ndërthurja te ky autor i

modernes me tradicionalen, që e vë atë në një pozicion të veçantë mes autorëve pararendës dhe një

grupi tjetër autorësh që do ta pasojnë.

Libri Hija e maleve nis me novelën Nusja e mrekullueshme novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik

shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e

kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin të cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë që përjeton me

nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen priftit të

fshatit, Don Markut, të riut intelektual që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë.

Prifti më shikonte ndër sy?. Un i ula për mos me m’u hetue në ta përshtypja tepër e thellë qi më kish bâ

tregimi. As nuk i a solla pyetjet e shuma qi ishin kah më delshin prej goje 39, është paragrafi me të cilin

përfundon kjo novelë.

Gjaku është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit dhe si asnjë tjetër vepër flet për dukurinë e

gjakmarrjes, plagë kjo e hapur, jo e panjohur për të tjerët, shumë e theksuar në trevat shqiptare. Kjo

novelë nis me programin e protagonistit, Dodës, program që shtrohet nëpërmjet një pyetjeje aprovuese:

A ka send mâ të mrekullueshëm në kët botë se me i sjell qytetrimin nji kombi zhytë n’errsín padíjes?40.

Këtë pyetje Doda, që është mësues, ia shtron vetes, të dashurës së vet shkodrane Nushës, e përmes tij

autori ua shtron lexuesve të vet. Pra, është një program që do të realizohet në një truall të ashpër

jetësor.

39

Ernest Koliqi, Nusja e mrekullueshme, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 17. 40

Ernest Koliqi, Gjaku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 18.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

19

Po ky protagonist, Doda, në fund të novelës, pasi ka marrë gjakun e vëllait përshkruhet nga autori në

këtë mënyrë: Valvitej, përbrênda, në nji kaos të pshtjellueshëm ndiesísh. Vetëm, në fund të shpirtit, diç

lehtësohej: ish si nji ndiesí e paçansueme lirimi 41.

Në këtë vështrim vepra është dhe një studim i thellë psikologjik i Dodës.

Një çështje mjaft e diskutuar që në kohën e daljes së librit ka qënë ajo e qendrimit të Koliqit ndaj

Kanunit. Tregimi Miku dhe novela Gjaku, na e bëjnë të qartë këtë, duke na dhënë dy anët e medaljes:

besën e gjakmarrjen. Në të parin përshkruhet me admirim gjesti i malësorit, që për më tepër është dhe

toger, i cili pret dhe nderon si mik gjakësin e të vëllait dhe armikun e qeverisë, pra, mposht dhimbjen e

harron detyrën në emër të diçkaje që qendron mbi gjithçka e për malësorin është ligj mbi ligjet: besën

Shtëpija e Uc Lleshit s’kishte njohtë kurr korí. Kushdo qi e kish mësy, kish qênë i sigurtë se gëzon proje

deri në fikjen e në rrënimin e plotë të saj. Nderi i shtëpís e zakonet e vêndit rrijshin për Ucin përmbi ç’do

interesë, përmbi ç’do udhën qeverrije e përmbi ç’do ndiesí e arsye tjetër.....Tashti je i shpëtuem, lum

zotnija. Përtej prronit â toka huej. Kam mêndue se prej ksaj gryke do të delshem kapidan e shum drue qi

këtu mbrêndë do të lâ ndoshta edhe togerllekun. Por aní, s’ka gajle: pa besë e pa miq s’ka ça na duhet as

jeta në këto malet t’ona. 42

Ndërsa novela Gjaku, më e polemizuara e Koliqit, përmbledh në vetvete probleme të rëndësishme, me

të cilat ballafaqohej intelektuali i viteve 30 dhe gjithë shoqëria shqiptare. Në këtë mënyrë, shohim

qëndrimin e dyanshëm të Koliqit ndaj kanunit. Ashtu siç respekton dhe vlerson frymën e një pjese të

mirë të ligjeve të tij , ashtu edhe ngre zërin për mënjanimin e atyre ligjeve që s janë humane e pengojnë

zhvillimin (siç është gjakmarrja). Mësuesi Dodë, që ka dëshira e plane të mëdha, siç është hartimi i një

libri leximi për edukimin dhe formimin e një brezi të ri e do synojë mënjanimin e një plage të rëndë si

gjakmarrja në rrethana të caktuara, shndërrohet vetë nga akuzues në autor të gjakmarrjes.

Qëndrimi i Koliqit ndaj kanunit shfaqet dhe në dy novela të tjera të Hijes së maleve: Ke tre lisat e Diloca.

Gjakmarrja hyn mes dashurisë, duke ndryshuar rrjedhën e jetës së të rinjve e duke lënë tek ato plagë të

pariparueshme. Te Ke tre lisat, ku familjet e dy të dashurve bien në gjak e vajza heq dorë vullnetarisht

nga i dashuri i saj, më shumë se me dukurinë e gjakmarrjes autori këtu merret me përshkrimin piktoresk

të jetës malësore. Tek Diloca, tërthorazi, por me intensitet të lartë shfaqet protreti i një prej viktimave të

gjalla të gjakmarrjes e zakoneve primitive. Vdekja tragjike e malësorit të ri prej familjarëve të atij që

duhet të ishte sipas zakonit burri i vajzës me të cilën ai qe larguar. Nuk është thjesht fundi tragjik i një

41

Ernest Koliqi, Gjaku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 54. 42

Ernest Koliqi, Miku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 95-98.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

20

dashurie, por një krim që shoqërisë patriarkale i duket se ka të drejtë legjitime ta kryejë. Aty ku shkelen

normat zakonore ndërhyet duke eliminuar ata që guxuan të ngrihen kundër ligjeve të shenjta kanunore.

Në novelat e Koliqit parakalojnë personazhe sikurse ai tek novela Kânga e re ku për protagonist kryesor

ka këngëtarin emblematik Ton Laskun, pa të cilin organizimi i çfarëdo evenimenti, e ka të garantuar

dështimin, ngaqë pa zërin e tij magjepsës ngjarjet gazmore në qytet ishin shumë të zbehta. Ton Lasku do

ta ketë një fund të gëzuar, ngaqë është kënga e tij e cila bën që ta ketë pranë të dashurën, për të cilën

çdo përpjekje tjetër kishte dështuar.

Në novelën Se qofsh, pleqnofsh Koliqi derdhë tërë fantazinë e tij prej një njohësi të thellë të gjithçkaje që

ishte shqiptare, për të na dhënë karaktere tipike të Malësisë së Shkodrës, situata konkrete herë-herë të

dhimbshme të një mentaliteti mbase arkaik me të cilin karakterizoheshin malësorët shqiptarë. Minja e

bija e Files dhe Sufës, mbetet shtatzënë pa dijeninë dhe pa dëshirën e prindërve dhe për një mëkat të

tillë, ajo do ta pësojë në mënyrën më tragjike, ajo vritet nga i ati, pasi me veprën e saj të turpshme u

kishte rënë ndesh zakoneve. Mirëpo tragjikja arrin kulmin e vet atëherë kur Hajdar Liti kërkon gjakun e

fëmijës, i cili ishte flijuar ende pa dalë në jetë. Për ta pleqruar këtë punë, autori ka krijuar tipin e Xhep

Nelit, i cili pyetjes provokative të plakut i cili përfaqëson Hajdar Litin, Pse m’a derdhe at miell?43.

Me mjeshtërinë e një pleqnari të sprovuar, i përgjigjet Ça kërkoi mielli i yt në thes t’em!44, për ta marrë

uratën e kundërshtarit të tij; Se qofsh, pleqnofsh! 45.Paska qênë dikur në Dukagjin nji vajzë mrekullisht e

hijëshme 46.

2.3 Mitologjia e veprës dhënë përmes leksikut

Puc, motër e vogël ândërrtare që hapë sytë e zez të mëdhâj edhe dridhesh nga ândja e sêndeve të

mrekullueshme kur të kallzoh ndonji përrallë,-Puc, shtegtare e palodhshme gjatë udhës lulzimplote të

përrallave, e vila në këtë jetë âsht ndoshta e vetmja që arrin deri te Fatbardhësia. –Puc, ndëgjoje, me

kureshtën e heshtshme që të pezullon krejt gjallninë e vizave të fytyrës e të gjymtyrëve që të pezullon

43

Ernest Koliqi, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79. 44

Ernest Koliqi, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79. 45

Ernest Koliqi, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79. 46

Ernest Koliqi, Kërcimtarja e Dukagjinit, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 80.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

21

krejt gjallninë e vizave të fytyrës e të gjymtyrëve të njoma, legjendën e vjetër të Kërcimtares së

Dukagjinit47.

Kështu nis tregimi i bukur Kërcimtarja e Dukagjinit. Një tregim në hulli të përrallës e të legjendës. Sikurse

tek një numër i konsiderueshëm i autorëve shqiptarë edhe tek Koliqi, bota mitike zë një vend me rëndësi

në krijimtarinë letrare të tij. Në novelat e tij bashkëjetojnë njerëzit e rëndomtë, zanat e shtojzovallet.

Fuqinë çudibërëse të zanave do ta provojë edhe Lulja, Kërcimtarja e Dukagjinit e cila falë zanave do ta

fitojë vendin e parë në garën e cila ishte organizuar pas fitores së Skënderbeut kundër turqve e në të

cilën merrnin pjesë edhe kërcimtarja turkinë dhe shkinë. Ky gërshetim i botës mitike më atë reale ka si

synim paraqitjen e botës shqiptare me të gjitha ngjyrat e saj.

Pra, siç shihet një grup tregimesh të këtij vëllimi kanë në qendër figurat mitologjike shqiptare, Zanat,

Orët. Duke qenë krijesa gjysmëhyjnore ato me fuqinë e mrekullinë që mbartin brenda vetes herë

dhurojnë kënaqësi ( Nusja e mrekullueshme ), herë i bëjnë shqiptarët të vetëdijshëm për bukuritë e

natyrës, ku ata jetojnë ( Kërcimtarja e Dukagjinit), herë paralajmërojnë të pashmangshmen, vdekjen

( Kur orët lajmojnë ) e së fundmi tregojnë ku duhen kërkuar rrënjët e qenies shqiptare – kënga e humbur

e zanës ( Zâna e fundme).

Ernest Koliqi është ndër ata letrarë që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çëshjtes së traditës e

raportit të saj me të renë. Njohja nga ana e shkrimtarit e "letërsisë gojore" të popullit përbën, sipas

Koliqit, një rrugë të drejtë për krijimin e së resë në letërsi. "Tradita, shkruan ai, âsht hullija e çilun nga të

parët dhe e njomun me gjak të tyne. Palci i saj përbahet nga përvoja e breznive të kalesës që vuejtën e

gëzuen tue përshkue nëpër faza të ndryshme të historis dhe tue ndjekë frymzimet e gjakut shqiptar që u

vlonte në zemër48.

Por traditën Koliqi nuk e sheh si diçka statike, të ngurtësuar, të vdekur e të prapambetur në jetën e një

kombi. Shkrimtarët në përgjithësi, sidomos shkrimtarët e rinj, nëse duan të krijojnë një letërsi që të

pëlqehet nga bashkatdhetarët e tyre, duhet medeomos që përvojën e vyer letrare e kulturore të

breznive paraardhëse ta kalojnë në sitën e mendësisë e të ndjeshmërisë së kohës së tyre49, duke e

përtërirë e gjallëruar atë në frymën moderne të kohës që jetojnë.

Kështu, duke u ndalur në veprën e Koliqit, vëmë re se ai artistikisht i drejtohet botës së hershme

shqiptare; besëtytnive, riteve, miteve, përrallave, legjendave, figurave mitologjike, rregullave kanunore.

Personazhet nuk mund të interpretohen as nuk mund të kuptohen pa këtë shtresë të personalitetit të

47

Ernest Koliqi, Hija e maleve, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 76. 48

Ernest Koliqi, Ndija historíke, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 22-25. 49

Enver Muhametaj, Ndihmesa të Ernest Koliqit në mendimin teoriko-letrar shqiptar, Kumi, Tiranë, 2008, f. 35.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

22

tyre, që megjithëse nuk është në vetëdije sepse kohët kanë ndryshuar, gjendet ende në pavetëdije.

Koliqi e njeh mirë këtë botë, siç dihet edhe nga shkrimet e tij të shumta për kulturën gojore, folklorin

shqiptar, mjafton të kujtojmë këtu studimin e tij Epika popullore shqiptare 50, me të cilin mbrojti

doktoraturën në Universitetin e Padovës, por edhe shumë shkrime për marrëdhëniet e Lahutës së

Malcís të Gj. Fishtës me poezinë epike popullore, apo të dhënurit plot zell e pasion, që në moshë të re,

pas gjurmimit dhe mbledhjes së këngëve popullore në Malësitë e Dukagjinit.

Studiuesi Kujtim Rrahmani, që është marrë në mënyrë të veçantë me lidhjen e veprës së tij me ligjërimin

popullor arrin në përfundimin se: Oralja ka përftuar statusin e substratit të rëndësishëm strukturor, si

prani e vërejtshme, më shumë eksplicite e më pak implicite, por nuk ka vepruar si gjedhe. Në këtë

mënyrë, Koliqi luan me folklorin e jo folklori me Koliqin. Ai ia ka dalë që ta fusë folklorin në lojën

strukturale të rrëfimit pa u bërë vetë pre e folklorit 51.

Po ky studiues sqaron se: Duhet qartësuar mirë një konstatim që do pasur parasysh kur shihen

korrelacionet e prozës së Koliqit me strukturat gojore duke ritheksuar se Ernest Koliqi nuk ka bërë prozë

sipas modeleve të krijimeve gojore, me përjashtime të vogla. Për të, nuk kanë pasur vlerë imitimi, as

modelet e eposeve të mëdha gojore, as përrallat e baladat, as lirikat e gojëdhënat; pos në nja dy-tri

raste kur mund të flitet për përafrime të mundshme modelesh. Në prozën shqipe, kishte autorë në

kohën e Koliqit, sikur që ka sot, të cilët harlisen pas modeleve narrative gojore dhe pas pikëshikimeve

modeluese po edhe pas syzheve që janë tipike për oralitetin. Koliqi hulumtonte, seleksiononte dhe stiste

me mjeshtëri idetë dhe procedetë. Fryma e ideve dhe përmasat e vijave proseduale të tregimeve të tij,

janë të modernitetit evropian, tjetër pse gjuha dhe ana ambientale e tregimeve të tij mund ta

mashtrojnë lexuesin.

Kur është fjala për bartjen e disa syzheve me shenja mitologjike e popullore në tregimet e Koliqit, duhet

të shtojmë se këto syzhe nuk barten në tregimet e tij ad hoc, veçse gati kryekreje të ristrukturuara. Këto

bartje realizohen herë në mënyrë restriktive e të tkurruna deri në konstruksione simbolike syzhesh, herë

në mënyrë të zgjeruar e të përplotësuar, herë në mënyrë të pjesshme e herë në mënyrë të riorganizuar

nga pikëshikime origjinale të autorit. Gati në të gjitha rastet, këto syzhe komunikojnë me nivelet e tjera

semantike, stilistike e kompozicionale të tekstit të niveleve të ndryshme dhe të dëshirueshme semantike

dhe u nënshtrohen pothuajse gjithëherë intencave autoriale52.

50

Ernest Koliqi, Poesia popolare albanese, Edizione Fussi, Casa Editrice Sansoni, Firenze, 1957. 51

Kujtim Rrahmani, Intertekstualiteti dhe oraliteti E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Akid, Prishtinë, 2002, f. 42. 52

Kujtim Rrahmani, Intertekstualiteti dhe oraliteti E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Akid, Prishtinë, 2002, f. 74.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

23

Një vështrim në mitologjinë shqiptare, bën të na bjerë në sy një nga figurat më kryesore të besimeve

popullore Zanën, si mbrojtëse e udhëheqëse e heroit. "Zana - hyjni e natyrës, të cilat sipas traditës kanë

dy karaktere: i zbutur, në vetvete Zanat kanë forcë hyjnore për të shëruar, për t’i bërë njerëzit të

fuqishëm, për t’i shpëtuar nga rreziku dhe idhnak, sepse në rrethana të caktuara Zanat paraqiten të egra

e armike të njerëzve për vdekje, veçanërisht kur u prishin qetësinë a kur degradojnë natyrën e virgjër.

Ndonjëherë i bëjnë njerëzit sakatë e të mangët nga mëntë; mundet dhe që t’i bëjnë të vdesin53, "Ora -

hyjni mbrojtëse e njeriut, e fisit, e një bashkësie territoriale të caktuar54.

Pikërisht një grup tregimesh, kur themi tregimesh, këtu e tutje, do të kemi parasysh edhe novelat e

Koliqit dhe ndonjëherë edhe rrëfenjat e tij poetike, kanë në qendër figurat mitologjike shqiptare. Kështu

mund të pëmendim Nusja e mrekullueshme, Kërcimtarja e Dukagjinit, Kur orët lajmojnë, Zâna e fundme.

Siç shihet, edhe nga titujt, në secilin prej tyre, në qendër është vënë Zana, nëpërmjet së cilës krijohet

mjedisi mitik tipik shqiptar, një mjedis që është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me qënien tonë.

Tregimi i parë i përmbledhjes Hija e maleve, i titulluar Nusja e mrekullueshme ka në qendër dy

protagonistë, Lekën dhe Zanën, ku kjo e fundit, më shumë se mbrojtëse e heroizmit, del si përfytyrimi i

dashurisë. Nusja e mrekullueshme arrin të na japë një efekt të veçantë jo thjesht nga ngjarja që rrëfen.

Në rast se tregimi do të mbetej këtu, ai do të ishte i ngjashëm me rrëfenjat popullore, ku një qenie

gjysmëhyjnore si Zana bashkëjeton me një djalosh të ri dhe, kur djali shkel paktin, tregon martesën e

çuditshme, mbetet pa gojë.

Në tregimin e Koliqit përshtypja më e madhe krijohet ngaqë ngjarja rrëfehet nga një prift, përfaqësues i

një besimi e morali që i kundërvihet paganizmit55 dhe për më tepër përfaqësues i një të riu intelektual

që ishte shkolluar jashtë Shqipërisë.

Ndërsa tregimi tjetër, Kërcimtarja e Dukagjinit, ka në qendër marrëdhënie të tjera mes njerëzve e

Zanave. Ndërkohë tregimi i parë elementin mitologjik e vendos si një ngjarje të vërtetë brenda botës

reale, tek Kërcimtarja e Dukagjinit historia që rrëfehet është përrallë dhe të gjithë janë koshientë për

këtë. Ndryshe nga Zana e tregimit të parë, që del drejtpërdrejt si Zanë, këtu ajo fshihet nën petkun e një

personazhi, Lules, dhe vetëm në fund kuptohet që transformimi i Lules s`është gjë tjetër veçse një

zëvendësim. Edhe këto shndërrime luajnë një rol të veçantë në vepër. Lulja transformohet nga një vajzë

e ngathët në një vajzë të hareshme e plot gjallëri.

53

Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004, f. 111. 54

Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004, f. 112. 55

Dihet që Zanat janë figurat më autentike, nëpërmjet të cilave arrijmë të konstatojmë gjurmët që ka lënë paganizmi. Për më

tepër shih: Kapitujt përkatës në librin e Laura Smaqit, Zbuli i i vetvetes ’pas y ë t’let avet (proza e shkurtër e E. Koliqit),

Maluka, Tiranë, 2009, f. 13-75.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

24

Në të dy tregimet që shqyrtuam më lart vihet re se Zana e Koliqit nuk është një simbol i heroizmit, por i

dashurisë, për një njeri, tek Nusja e mrekullueshme, dhe për tokën nga ka dalë tek Kërcimtarja e

Dukagjinit. Përveç kësaj, të bie në sy fakti se ndryshe nga besimi popullor në të cilin Zana56 na shfaqet si

dashakeqe, hakmarrëse, një qenie para së cilës njeriu ndjen frikë e pasiguri, për Koliqin kjo qenie është

simbol i gjithçkaje të mirë, të bukur, të mrekullueshme.

Por veçoria specifike e Zanës shqiptare, karakteri i saj heroik që është edhe më kryesori, na shfaqet në

tregimin Zâna e fundme. Pjesa e hyrjes të kujton hyrjet e përrallave. Gjëja e parë që shfaqet është

"kacija me plot zjarm të shkëndijshëm", e cila të jep idenë e një kohe pa cak, ku e djeshmja, e sotmja, e

nesërmja janë një57.

Njëri nga protagonistët tregon një përrallë, që ka lidhje me një "histori" të ngjashme me legjendat tona.

Koliqi është i vetëdijëshëm se periudha herioke ka kaluar prej kohësh dhe këtë e jep artistikisht përmes

vdekjes së qenieve më autentike që përfaqësojnë këtë periudhë, Zanave. Ato largohen nga skena kur e

shohin se kohë të tjera kanë ardhur. "Shkulmat muzikorë të kangës së saj u shprazën kaltërtit e

prarueme të natës. Hâna e ndali udhëtimin e vet ajror: rrezet iu ngrînë e s`patën mâ kurrnji të dridhun.

Ujnat ecën mâ ngadalë për me ndëgjue të Lumen e Krojeve. Gjethët mênë piplimin. Bilbili preu vargun në

gjysmë dhe fluturoi në një gem mâ të afërm dhe të ulët për mos me humbë asnji notë të melodisë së

përmallshme58.

Gjysmë perëndi, mrekullisht e hijshme, krye perëndeshe, duer zânash, përrallë, Zâna kângtare, Zâna e

fundme, Zânat e vdekuna, Zâna të ngjallme, Zana si zë, Zana prani e dukshme, Zana si gojë e kuqe, Zana

si dhi, Zana si vajzë e bukur.

Më poshtë japim citime nga vepra Hija e maleve :

Ai që kalon nëpër popull me hedhë farën për një jetë mâ të mirë, ai që e ndriçon me një dritë mâ të bukur

tokën që na ushqen, ai që bâ me ngadhenye agimet në muzgun e pacaktuem të shpirtnave; shkurt: kush i

difton popullit një udhë të re qytetnie të vërtetë, âsht i denjë me qênë i nderuem si gjysmë perëndie (f.

16).

56

1- Zana e egër që dënon prishësit e rregullave në territorin e zotëruar prej saj; 2- Zana me natyrë amazone, por me një forcë

në rënie e që mundet nga kreshnikët, 3- Zana ndihmëse vëllazërore e heronjve, e vënë tërësisht në shërbim të heroizmit. Mark

Tirta, Shtresime mitologjike, "Çështje të folklorit shqiptar", nr.3/1988, f. 200. 57

Laura Smaqit, Zbuli i i vetvetes ’pas y ë t’let avet (proza e shkurtër e E. Koliqit), Maluka, Tiranë, 2009, f. 13-75. 58

Ernest Koliqi, Zâna e fundme, Hija e maleve, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 158.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

25

Paska qênë dikur në Dukagjin një vajzë mrekullisht e hijshme. Për në dhé tonë asokohe mund të thohej

se nuk kishte si me u gjetë një tjetër mâ e bukur. Hijeshia e fytyrës e përsosja e gjithë pjesëve të trupit,

linte për një copë herë pa mend para saj kêdo që e shifte së pari. Kryet, krye perëndeshe: duer zânash:

kâmbët aq të vogla e të lehta sa me t’u bâ hê-hê po qesin fletë e po çojnë fluturim në ajri. Me dy fjalë:

një kryevepër natyre (f. 77).

Na kallzo një përrallë, Reshid. Përrallë?! Më ka marr malli me ndëgjue një përrallë (f. 155).

Ândërrtare e paqortueshme kjo Semihaja e jonë. Mâ tepër se ti, Reshid. Aman, kallzoja një përrallë se

përndryshe po na nisë me qa si kalamâ. Qeshte dhe e përkundte me krah. Reshidi tha: Shikoni: s’due

ndalime as pyetje të kota. Përrallat janë tisa të hollë që mëshefin të vërtetën. Prandej kësaj që po u

kallzoj duhet t’i besoni (f. 156).

Sikurse do ta keni ndëgjue sa herë e herë, vêndi i ynë motit ishte anë e kând i populluem me Zâna

kângtare. Çdo kreshtë e kaltërt, cdo shé gurgullues, cdo zabel i lulëzuem kishte Zânën e vet. Ishin

mbrojtëset e Shqipnisë. (f. 156).

Qëndresa e dishshprueme e kreshnikëve të fundëm u dha Zânave lândë me këndue nonji kângë e cila

dilte, po, e përzieme me vajë, por ishte me gjithë këtê ngushullim për shpirtnat e tyne (f. 157).

Kush të dijë me e përsëritë ndër mote të ardhshme këtë kângë, ai ka me ngjallë Zânat e vdekuna (f. 159).

Kângës e Zânës së fundme, ai bariu ia mësoi nuses së vet, e cila me tê u ndillte gjumin djemve e vajzave

që pat prej tij (f. 159).

Në atë ças Zânat kanë me u ngjallë me një fshâmë ngushëllimi, shpella ka me shkëlqye mbi maje të

maleve si një agim i ri he prej saj kanë me dalë tuba-tuba e dora-dora kângëtaret hyjnore për me zbritë

ne fushat e atdheut (f. 160).

2.4 Kodi zakonor i dhënë përmes leksikut

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

26

Prirjen e gjakmarrjes duhet me e bâ të zhduket prej shpirnavet të njomë, më sa që ato të besës, të

burrnisë, të mikpritjes etj., lypset me i forcue tue i dhânë një drejtim të mbarë, sepse shpesh edhe këto

cilësi të mira shqiptari i vên në shërbim të një qëllimi të mbrapshtë 59.

Deri tani analizuam tregime që lidhen drejt për së drejti me mitologjinë, por në një grup tjetër tregimesh

e novelash, ai që zë vendin kryesor është kodi zakonor, si një tërësi ligjesh të pashkruara e të

pamiratuara nga ndonjë organ legjislativ, por që shërbejnë si një mjet i domosdoshëm për rregullimin e

marrëdhënieve shoqërore. Si ilustim po sjellim në analizë novelën Gjaku të tipit si:

Unë jam i mêndimit që, ndër shkolla fillore nëmos, duhet të marrim parasysh prirjet e mira e të këqia që

çdo kalamâ shqiptar ka trashigue, bashkë me gjak, pre të parëve60.

Çdo kalamâ shqiptar, në shpirtin e njomë të tij, ndër sa tjera, ushqen dy ndiesi që janë karakteristike në

gjithë popullin tonë: ndiesinë e shpagimit edhe atê të besës61.

Tue ndjekë zakonin që ka dalë e ka zânë vend tash vonë në Shkodër, Doda, mbas fejesës, vinte për gjithë

të dielë mbasdite me ndejë te e fejuemja62.

Edhe ti, djalë malesh je, ti je mâ i pari i fisit tâand, sepse një shok i tretë mâ i madh e kishte marrë fyesin

në besë, por atë ditë ai i madhi, bestari, kishte ndjehë i sëmuet dhe kishte ndêje ratë, të parin, që âsht

ndjesia e shpagimit, prirja e gjakmarrjes, duhet ta shrrânjosin prej shpirtit të kalamâjve, të huejt e qesin

gjakmarrjen si provë kryesore, prirjen e gjakmarrjes duhet me e bâ të zhduket prej shpirtnavet të njomë,

më sa që ato të besës, të burrnisë, të mikpritjes, fjala darsëm e bânte me ândrrue, gjaku i tij,-gjaku i

trashiguem prej etënvet luftarë që s’kishte gëzue kurrë një ças paqe, gjâma e burrave, vaji i grave,

vorrimi, dreka, i nxorën prej syshë lot të panjehun, kujtimi i Zekës së vdekun e mbushte me një

mallëngjim të rândë dhe e bânte me fsha ndër netë pa gjumë, ma rrëzoi pushka e ma mbuloi dheu i zi,

shukatni, he ju raftë plasja fytit!, por një amanet due me ta lânë: në mos të pastë zhburrnue krejt

shkolla, mos e le pa krye atë borxh që ke, tânë bajraku flet për ty, vritet djali e gjaksi na del e na bân

qef, nuk bân gjaku pare, parja e bardhë për ditë të zezë, s’kam lânë gjak pa marrë deri në ditë të sotit,

shumë gjaqe, me ndërmjetësinë tonë, pajtohen për gjithë vjetë, dëshirin e shpagimit e kemi në gjak të

gjithë na shqiptarët e von e vonë ka me na u hjekë, sa erdh lajmi se iu mor gjaku vllaut të vramë të tij,

gjaku ujë s’bâhet, t’i kishe me mêndue se unë s’hyj me ta marrë gjakun për mos me humbë Nushën,

59

Ernest Koliqi, vepra, Hija e Maleve, novela Gjaku, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 21. 60

Ernest Koliqi, vepra, Hija e Maleve, novela Gjaku, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 19. 61

Ernest Koliqi, vepra, Hija e Maleve, novela Gjaku, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 19. 62

Ernest Koliqi, vepra, Hija e Maleve, novela Gjaku, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 22.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

27

kurrkush nuk mund të thotë që mos me ia marrë gjakun vllaut, gjaksor nuk âsht ai që qet pushkë për erz,

gjaksorë janë të gjithë ata që derdhin gjak njeriun, s’ka kush tam err gjakun e shkoni gjakhupët, po unë

s’due me marrë gjak prej kurrkujt!

Koliqi ka treguar shpesh herë një lloj interesi në lidhje me Kanunin63, duke vlerësuar frymën e tij të

përgjithshme e tiparet fisnike që rrjedhin prej tij dhe dënon gjakmarrjen e në mënyrë të veçantë vrasjen.

Pra, doket e zakonet shqiptare, fjala e dhënë, besa, sikurse edhe për të tjerë krijues kanë ngjallur

kureshtjen edhe të Koliqit. Këto doke e zakone janë pasqyruar mjeshtërisht në novelën Miku.

Besa ka qënë kod i pashkelur në malsinë shqiptare në veçanti, edhe protagonistët e Koliqit e respektojnë

këtë normë të shenjtë, thyerja e këtij kodi ishte akt i ulët moral, dhe meqë besa ishte e shenjtë, si e tillë

respektohet edhe tek malësorët shqiptarë. Përveç besës kjo novelë i kushton një vend kryesor mikut e

nderimit të tij. Institucioni i mikut, i lidhur ngushtë me atë të besës, ngrihet mbi çdo lloj rrethane e

situate, duke kërkuar që të nderohet kushdo që troket në derë, qoftë ky edhe gjakësi, madje edhe të

përcillet. Shtëpija e Uc Lleshit s’kishte njohtë kurr korí. Kushdo qi e kish mësy, kish qênë i sigurtë se

gëzon proje deri në fikjen e në rrënimin e plotë të saj. Nderi i shtëpís e zakonet e vêndit rrijshin për Ucin

përmbi ç’do interesë, përmbi ç’do udhër qeverrije e përmbi ç’do ndiesí e arsye tjetër.....Tashti je i

shpëtuem, lum zotnija. Përtej prronit â toka huej. Kam mêndue se prej ksaj gryke do të delshem kapidan

e shum drue qi këtu mbrêndë do të lâ ndoshta edhe togerllekun. Por aní, s’ka gajle: pa besë e pa miq s’ka

ça na duhet as jeta në këto malet t’ona64.

Ndër të tjera tematika që trajton Koliqi në krijimtarinë letrare të tij përgjithësisht, është edhe vështirësia

me të cilën ballafaqohet individi në "luftë" kundër kolektivitetit, pamundësia e individit në ndërrimin e

gjërave të cilat në psiken e kolektivit ishin bërë norma. Këtë do ta provojë Diloca në nolvelën me të

njëjtin titull Diloca, ku protagonist kryesor ka vajzën e cila ishte fejuar që në djep. Fati apo fataliteti bën

që vajza të dashurohet me një tjetër person. Kjo është fatale për vajzën, e cila ka thyer doket e Malësisë

dhe për këtë do të duhet të ndërshkohet sipas zakoneve të cilat mbretëronin në Malësi. Ajo humb

dashurinë, ngase i dashuri i vritet, në të njëjtën kohë ka humbur edhe familjen, ngase ajo do të

përfundojë në jetimore. Siç shihet, shkelja e normës paguhet me gjak. Është vrarë jo vetëm personi i saj i

dashur, por edhe shpirti i Dilocës, e cila nuk mund të dashurojë më, bashkë me Markun ajo ka varrosur

edhe zemrën e saj. Po të një linje janë edhe novelat Se qofsh, pleqnofsh, Ke tre lisat.

63

"Kanuni supozohet dhe pohohet në mënyrë eksplicite të përmbajë thelbin e mbetjeve nga paganizmi me prejardhje të lashtë

indoevrpiane, ku nderi, besa e burrnia janë kategori çelës shpirtërore". Rexhep Ismajli, Etni e modernitet, Dukagjini, Pejë, 1994,

f.121. 64

Ernest Koliqi, Miku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 95-98.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

28

Gjaku është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit, ku raportet individ-mjedis, instikt-kulturë ndërthuren

me njëri-tjetrin. Doda një i ri i shkolluar larg vendlindjes, por i brumosur deri në palcë me mentalitetin

shqiptar, dëshiron të bëhet një zë i fuqishëm, i cili artikulon idenë e krijimit të një shoqërie

përparimtare, e cila dukurinë e gjakmarrjes do ta kujtonte si një relike të shëmtuar. Vrasja e të vëllait,

Zekës, shikimi tundues i babait në sytë e të cilit lexonte fjalën hakmarrje, rrethi i cili do ta tallte për jetë

e mot nëse nuk do të hakmerrej, e vendosin Dodën para dilemash të mëdha, të cilat gjithsesi do të kenë

një fund tragjik, ngase Doda do të duhej "rënë viktimë e opinionit të cilim vet e kishte ngritur" në

mënyrë që ndërgjegjja e tij "të pastrohet".

Në të gjitha tregimet e novelat që trajtuam, vemë re, me përjashtim të Dilocës, se njeriu si individ është

gati plotësisht "i mbytur" nga kodi zakonor, i cili është protagonisti kryesor, individët janë thjesht

nënshtrues, që nuk janë në gjendje të veprojnë me vullnetin e tyre të lirë, por janë thjesht instrumente

të asaj që quhet "drejtësi e maleve".

Koliqi krijoi një individualitet në prirjen drejt poetikave të prozës moderne europiane. Tregimet e tij kanë

një temë sa kombëtare aq dhe universale. Ai trajton konfliktin ndërmjet së resë dhe së vjetrës mbytëse

që shkatërron çdo ëndërr dhe pasion. Askush nuk mund t'i thyejë kornizat e një mentaliteti të vjetër,

askush nuk mund të dalë jashtë tyre, kushdo që guxon realitetin, përfundon i sfiduar.

Proza e Koliqit e tërheq lexuesin në një botë pothuajse të prekshme, që shihet dhe përjetohet

emocionalisht, në të cilën shfaqen karaktere të veçanta, marrëdhënie të ndryshme në hapësirë dhe në

kohë, rrjedhje ngjarjesh në përmasa dhe mjedise të caktuara, ka një proces specifik kalimi, nga përjetimi

i autorit në botën e veprës letrare. Raporti që krijon autori me personazhet, me lexuesin, vendosja e

dialogut, monologut, shfrytëzimi në një moment të caktuar i rrëfimit mbi ngjarjet, ndërrimi i vendeve të

episodeve shpalosin shumë prej elementeve të prozës moderne shqiptare. Përshkrimi, që sjell Koliqi në

vepër, bashkon në vetvete vëzhgimin e jashtëm me vështrimin e brendshëm, është një lloj përshkrimi

krijues që ka logjikën e vet të përcaktuar nga bota e brendshme e autorit. Përshkruan natyrën duke

theksuar dhe përforcuar funksionin emocionues. Përshkrimi i saj merr një domethënie psikologjike dhe

bëhet mjet figurativ i krijimit artistik të botës së njeriut.

Rolin e rrëfimtarit e luan vetë autori, një rrëfimtar i paidentifikuar ose një nga personazhet. Mënyrat e

realizimit të rrëfimit në aspektin e aktivizimit rrëfimtar – autor apo personazh janë të shumta. Rrëfimi i

ngjarjeve nuk është një riprodhim i thjeshtë, por ka me vete një qëndrim të autorit ndaj dukurive që

krijon, pasqyron shqetësimin, revoltën e Koliqit, për marrëdhëniet e caktuara të jetës njerëzore .

Dinamika e formave rrëfimtare shpreh qëndrimin e autorit dhe dëshmon më hapur prirjen e tij për të

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

29

ndikuar më drejtpërdrejt dhe më fuqishëm në ndjenjat dhe emocionet e lexuesit. Ngarkesa emocionale

e rrëfimit përcakton ritmin e rrjedhës së rrëfimit në përputhje me gjëndjen shpirtërore të personazheve,

në mprehjen e konfliktit themelor, në momentet më dramatike të ndeshjeve të brendshme ose të

jashtme të personazheve, të luftës psikologjike të tyre.

Studiuesi Sabri Hamiti shprehet se modeli shkrimor dhe kulturor i këtij autori është i veçantë në

letërsinë shqipe. Duke argumentuar këtë konstatim Hamiti saktëson se në krijimtarinë e tij hetohet

këmbëngulja që vlerat e moçme duhet të jenë bazë për çfarëdo rindërtimi të ri krijues, ndërsa nga ana

tjetër, shton se shkollimi në Itali dhe kontaktet me krijues eminentë të Evropës kishin bërë që Koliqi të

kërkonte një stil të ri të shkrimit letrar. Konstatimi i Hamitit përfundon me thënien se Koliqi kishte arritur

të bëjë pajtimin e këtyre dy kërkesave, në dukje, të papajtueshme.

Në novelën "Hija e maleve", në të gjitha tregimet autori përzgjedh tema që e kanë gjenezën në moralin

e Malësisë dhe të malësorit, duke i shtjelluar më tej ato me gjithë dramacitetin dhe tragjicitetin e tyre

edhe në mesin urban. Kjo përzgjedhje del hapur te tregimi "Gjaku" dhe përsëritet herë më e sforcuar e

herë më e zbehtë edhe në tregimet e tjera.

Ernest Koliqi është ndër ata letrarë që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çëshjtes së traditës e

raportit të saj me të renë. Njohja nga ana e shkrimtarit e "letërsisë gojore" të popullit përbën, sipas

Koliqit, një rrugë të drejtë për krijimin e së resë në letërsi. "Tradita, shkruan ai, âsht hullija e çilun nga të

parët dhe e njomun me gjak të tyne. Palci i saj përbahet nga përvoja e breznive të kalesës që vuejtën e

gëzuen tue përshkue nëpër faza të ndryshme të historis dhe tue ndjekë frymzimet e gjakut shqiptar që u

vlonte në zemër65.

Por traditën Koliqi nuk e sheh si diçka statike, të ngurtësuar, "të vdekur" e të prapambetur në jetën e një

kombi. Shkrimtarët në përgjithësi, sidomos shkrimtarët e rinj, nëse duan të krijojnë një letërsi që të

pëlqehet nga bashkatdhetarët e tyre, duhet medeomos që përvojën e vyer letrare e kulturore të

breznive paraardhëse ta kalojnë në sitën e mendësisë e të ndjeshmërisë së kohës së tyre66.

Kështu, duke u ndalur në veprën e Koliqit, vëmë re se ai artistikisht i drejtohet botës së hershme

shqiptare; besëtytnive, riteve, miteve, përrallave, legjendave, figurave mitologjike, rregullave kanunore.

Personazhet nuk mund të interpretohen as nuk mund të kuptohen pa këtë shtresë të personalitetit të

tyre, që megjithëse nuk është në vetëdije sepse kohët kanë ndryshuar, gjendet ende në pavetëdije.

65

Ernest Koliqi, Ndija historíke, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 22-25. 66

Enver Muhametaj, Ndihmesa të Ernest Koliqit në mendimin teoriko-letrar shqiptar, Kumi, Tiranë, 2008, f. 35.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

30

Koliqi e njeh mirë këtë botë, siç dihet edhe nga shkrimet e tij të shumta për kulturën gojore, folklorin

shqiptar, mjafton të kujtojmë këtu studimin e tij "Epika popullore shqiptare67.

Studiuesi Kujtim Rrahmani, që është marrë në mënyrë të veçantë me lidhjen e veprës së tij me ligjërimin

popullor arrin në përfundimin se: "Oralja ka përftuar statusin e substratit të rëndësishëm strukturor, si

prani e vërejtshme, më shumë eksplicite e më pak implicite, por nuk ka vepruar si gjedhe. Në këtë

mënyrë, Koliqi luan me folklorin e jo folklori me Koliqin. Ai ia ka dalë që ta fusë folklorin në lojën

strukturale të rrëfimit pa u bërë vetë pre e folklorit68.

Po ky studiues sqaron se: "Duhet qartësuar mirë një konstatim që do pasur parasysh kur shihen

korrelacionet e prozës së Koliqit me strukturat gojore duke ritheksuar se Ernest Koliqi nuk ka bërë prozë

sipas modeleve të krijimeve gojore, me përjashtime të vogla. Për të, nuk kanë pasur vlerë imitimi, as

modelet e eposeve të mëdha gojore, as përrallat e baladat, as lirikat e gojëdhënat; pos në nja dy-tri

raste kur mund të flitet për përafrime të mundshme modelesh. Në prozën shqipe, kishte autorë në

kohën e Koliqit, sikur që ka sot, të cilët harlisen pas modeleve narrative gojore dhe pas pikëshikimeve

modeluese po edhe pas syzheve që janë tipike për oralitetin. Koliqi hulumtonte, seleksiononte dhe stiste

me mjeshtëri idetë dhe procedetë. Fryma e ideve dhe përmasat e vijave proseduale të tregimeve të tij,

janë të modernitetit evropian, tjetër pse gjuha dhe ana ambientale e tregimeve të tij mund ta

mashtrojnë lexuesin.

Kur është fjala për bartjen e disa syzheve me shenja mitologjike e popullore në tregimet e Koliqit, duhet

të shtojmë se këto syzhe nuk barten në tregimet e tij ad hoc, veçse gati kryekreje të ristrukturuara. Këto

bartje realizohen herë në mënyrë restriktive e të tkurruna deri në konstruksione simbolike syzhesh, herë

në mënyrë të zgjeruar e të përplotësuar, herë në mënyrë të pjesshme e herë në mënyrë të riorganizuar

nga pikëshikime origjinale të autorit. Gati në të gjitha rastet, këto syzhe komunikojnë me nivelet e tjera

semantike, stilistike e kompozicionale të tekstit të niveleve të ndryshme dhe të dëshirueshme semantike

dhe u nënshtrohen pothuajse gjithëherë intencave autoriale69.

Një vështrim në mitologjinë shqiptare, bën të na bjerë në sy një nga figurat më kryesore të besimeve

popullore Zanën, si mbrojtëse e udhëheqëse e heroit. "Zana - hyjni e natyrës, të cilat sipas traditës kanë

dy karaktere: i zbutur, në vetvete Zanat kanë forcë hyjnore për të shëruar, për t’i bërë njerëzit të

fuqishëm, për t’i shpëtuar nga rreziku dhe idhnak, sepse në rrethana të caktuara Zanat paraqiten të egra

67

Ernest Koliqi, Poesia popolare albanese, Edizione Fussi, Casa Editrice Sansoni, Firenze, 1957. 68

Kujtim Rrahmani, Intertekstualiteti dhe oraliteti E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Akid, Prishtinë, 2002, f. 42. 69

Kujtim Rrahmani, Intertekstualiteti dhe oraliteti E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Akid, Prishtinë, 2002, f. 74.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

31

e armike të njerëzve për vdekje, veçanërisht kur u prishin qetësinë a kur degradojnë natyrën e virgjër.

Ndonjëherë i bëjnë njerëzit sakatë e të mangët nga mëntë; mundet dhe që t’i bëjnë të vdesin"70.

Pikërisht një grup tregimesh, kur themi tregimesh, këtu e tutje, do të kemi parasysh edhe novelat e

Koliqit dhe ndonjëherë edhe rrëfenjat e tij poetike, kanë në qendër figurat mitologjike shqiptare. Kështu

mund të pëmendim Nusja e mrekullueshme, Kërcimtarja e Dukagjinit, Kur orët lajmojnë, Zâna e fundme.

Siç shihet, edhe nga titujt, në secilin prej tyre, në qendër është vënë Zana, nëpërmjet së cilës krijohet

mjedisi mitik tipik shqiptar, një mjedis që është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me qënien tonë.

Tregimi i parë i përmbledhjes Hija e maleve, i titulluar Nusja e mrekullueshme ka në qendër dy

protagonistë, Lekën dhe Zanën, ku kjo e fundit, më shumë se mbrojtëse e heroizmit, del si përfytyrimi i

dashurisë. Nusja e mrekullueshme arrin të na japë një efekt të veçantë jo thjesht nga ngjarja që rrëfen.

Në rast se tregimi do të mbetej këtu, ai do të ishte i ngjashëm me rrëfenjat popullore, ku një qenie

gjysmëhyjnore si Zana bashkëjeton me një djalosh të ri dhe, kur djali shkel paktin, tregon martesën e

çuditshme, mbetet pa gojë.

Në tregimin e Koliqit përshtypja më e madhe krijohet ngaqë ngjarja rrëfehet nga një prift, përfaqësues i

një besimi e morali që i kundërvihet paganizmit71.

Ndërsa tregimi tjetër, Kërcimtarja e Dukagjinit, ka në qendër marrëdhënie të tjera mes njerëzve e

Zanave. Ndërkohë tregimi i parë elementin mitologjik e vendos si një ngjarje të vërtetë brenda botës

reale, tek Kërcimtarja e Dukagjinit historia që rrëfehet është përrallë dhe të gjithë janë koshientë për

këtë. Ndryshe nga Zana e tregimit të parë, që del drejtpërdrejt si Zanë, këtu ajo fshihet nën petkun e një

personazhi, Lules, dhe vetëm në fund kuptohet që transformimi i Lules s`është gjë tjetër veçse një

zëvendësim. Edhe këto shndërrime luajnë një rol të veçantë në vepër. Lulja transformohet nga një vajzë

e ngathët në një vajzë të hareshme e plot gjallëri.

Në të dy tregimet që shqyrtuam më lart vihet re se Zana e Koliqit nuk është një simbol i heroizmit, por i

dashurisë, për një njeri, tek Nusja e mrekullueshme, dhe për tokën nga ka dalë tek Kërcimtarja e

Dukagjinit. Përveç kësaj, të bie në sy fakti se ndryshe nga besimi popullor në të cilin Zana72, na shfaqet si

70

Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004, f. 111. 71

Dihet që Zanat janë figurat më autentike, nëpërmjet të cilave arrijmë të konstatojmë gjurmët që ka lënë paganizmi. Për më

tepër shih: Kapitujt përkatës në librin e Laura Smaqit, Zbuli i i vetvetes ’pas y ë t’let avet (proza e shkurtër e E. Koliqit),

Maluka, Tiranë, 2009, f. 13-75. 72

Zana e egër që dënon prishësit e rregullave në territorin e zotëruar prej saj; 2- Zana me natyrë amazone, por me një forcë në

rënie e që mundet nga kreshnikët, 3- Zana ndihmëse vëllazërore e heronjve, e vënë tërësisht në shërbim të heroizmit. M. Tirta,

Shtresime mitologjike, "Çështje të folklorit shqiptar", nr.3/1988, f. 200

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

32

dashakeqe, hakmarrëse, një qenie para së cilës njeriu ndjen frikë e pasiguri, për Koliqin kjo qenie është

simbol i gjithçkaje të mirë, të bukur, të mrekullueshme.

Por veçoria specifike e Zanës shqiptare, karakteri i saj heroik që është edhe më kryesori, na shfaqet në

tregimin Zâna e fundme. Pjesa e hyrjes të kujton hyrjet e përrallave. Gjëja e parë që shfaqet është

"kacija me plot zjarm të shkëndijshëm", e cila të jep idenë e një kohe pa cak, ku e djeshmja, e sotmja, e

nesërmja janë një73.

Njëri nga protagonistët tregon një përrallë, që ka lidhje me një "histori" të ngjashme me legjendat tona.

Koliqi është i vetëdijëshëm se periudha herioke ka kaluar prej kohësh dhe këtë e jep artistikisht përmes

vdekjes së qenieve më autentike që përfaqësojnë këtë periudhë, Zanave. Ato largohen nga skena kur e

shohin se kohë të tjera kanë ardhur. "Shkulmat muzikorë të kangës së saj u shprazën kaltërtit e

prarueme të natës. Hâna e ndali udhëtimin e vet ajror: rrezet iu ngrînë e s`patën mâ kurrnji të dridhun.

Ujnat ecën mâ ngadalë për me ndëgjue të Lumen e Krojeve. Gjethët mênë piplimin. Bilbili preu vargun në

gjysmë dhe fluturoi në një gem mâ të afërm dhe të ulët për mos me humbë asnji notë të melodisë së

përmallshme74.

Besa ka qënë kod i pashkelur në malsinë shqiptare në veçanti, edhe protagonistët e Koliqit e respektojnë

këtë normë të shenjtë, thyerja e këtij kodi ishte akt i ulët moral, dhe meqë besa ishte e shenjtë, si e tillë

respektohet edhe tek malësorët shqiptarë. Përveç besës kjo novelë i kushton një vend kryesor mikut e

nderimit të tij. Institucioni i mikut, i lidhur ngushtë me atë të besës, ngrihet mbi çdo lloj rrethane e

situate, duke kërkuar që të nderohet kushdo që troket në derë, qoftë ky edhe gjakësi, madje edhe të

përcillet. Shtëpija e Uc Lleshit s’kishte njohtë kurr korí. Kushdo qi e kish mësy, kish qênë i sigurtë se

gëzon proje deri në fikjen e në rrënimin e plotë të saj. Nderi i shtëpís e zakonet e vêndit rrijshin për Ucin

përmbi ç’do interesë, përmbi ç’do udhër qeverrije e përmbi ç’do ndiesí e arsye tjetër.....Tashti je i

shpëtuem, lum zotnija. Përtej prronit â toka huej. Kam mêndue se prej ksaj gryke do të delshem kapidan

e shum drue qi këtu mbrêndë do të lâ ndoshta edhe togerllekun. Por aní, s’ka gajle: pa besë e pa miq s’ka

ça na duhet as jeta në këto malet t’ona75.

Ndër të tjera tematika që trajton Koliqi në krijimtarinë letrare të tij përgjithësisht, është edhe vështirësia

me të cilën ballafaqohet individi në "luftë" kundër kolektivitetit, pamundësia e individit në ndërrimin e

gjërave të cilat në psiken e kolektivit ishin bërë norma. Këtë do ta provojë Diloca në nolvelën me të

73

Laura Smaqit, Zbuli i i vetvetes ’pas y ë t’let avet (proza e shkurtër e E. Koliqit), Maluka, Tiranë, 2009, f. 13-75. 74

Ernest Koliqi, Zâna e fundme, Hija e maleve, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 158. 75

Ernest Koliqi, Miku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 95-98.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

33

njëjtin titull Diloca, ku protagonist kryesor ka vajzën e cila ishte fejuar që në djep. Fati apo fataliteti bën

që vajza të dashurohet me një tjetër person. Kjo është fatale për vajzën, e cila ka thyer doket e Malësisë

dhe për këtë do të duhet të ndërshkohet sipas zakoneve të cilat mbretëronin në Malësi. Ajo humb

dashurinë, ngase i dashuri i vritet, në të njëjtën kohë ka humbur edhe familjen, ngase ajo do të

përfundojë në jetimore. Siç shihet, shkelja e normës paguhet me gjak. Është vrarë jo vetëm personi i saj i

dashur, por edhe shpirti i Dilocës, e cila nuk mund të dashurojë më, bashkë me Markun ajo ka varrosur

edhe zemrën e saj. Po të një linje janë edhe novelat Se qofsh, pleqnofsh, Ke tre lisat.

Gjaku është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit, ku raportet individ-mjedis, instikt-kulturë ndërthuren

me njëri-tjetrin. Doda një i ri i shkolluar larg vendlindjes, por i brumosur deri në palcë me mentalitetin

shqiptar, dëshiron të bëhet një zë i fuqishëm, i cili artikulon idenë e krijimit të një shoqërie

përparimtare, e cila dukurinë e gjakmarrjes do ta kujtonte si një relike të shëmtuar. Vrasja e të vëllait,

Zekës, shikimi tundues i babait në sytë e të cilit lexonte fjalën hakmarrje, rrethi i cili do ta tallte për jetë

e mot nëse nuk do të hakmerrej, e vendosin Dodën para dilemash të mëdha, të cilat gjithsesi do të kenë

një fund tragjik, ngase Doda do të duhej "rënë viktimë e opinionit të cilim vet e kishte ngritur" në

mënyrë që ndërgjegjja e tij "të pastrohet".

Në të gjitha tregimet e novelat që trajtuam, vemë re, me përjashtim të Dilocës, se njeriu si individ është

gati plotësisht "i mbytur" nga kodi zakonor, i cili është protagonisti kryesor, individët janë thjesht

nënshtrues, që nuk janë në gjendje të veprojnë me vullnetin.

Letërsia, është arti i fjalës, ndërtohet me fjalën dhe ekziston përmes fjalës e kjo e diferencon letërsinë

nga artet e tjera. Çdo gjë që ekziston në veprën letrare jo vetëm që është realizuar me anë të gjuhës,

por edhe njihet me anë të gjuhës. Fjalët, fjalitë dhe lidhjet midis tyre (fjalive) ndërtojnë strukturën

gjuhësore, por edhe realitetin e veprës, d.m.th. botën e brendshme të saj (personazhet, peizazhet,

enterierët, ngjarjet, ndjenjat dhe idetë). Botën e brendshme të veprës e përjetojmë si një lloj të botës

reale vetëm përmes përbërjes gjuhësore të veprës. Personazhet e një romani, p.sh. ndërtohen me anë

të gjuhës me të cilën përshkruhen, nga një varg fjalësh dhe fjalish me të cilat shkrimtari flet për to ose

me të cilat ai flet vetë për veten. Dhe vetëm përmes fjalëve dhe fjalive ata nga vepra depërtojnë në

vetëdije to ë dhe a i ka akte i e e ieve të ilat ekzistoj ë pe so alisht…Vep a let a e ë

përgjithësi, jo vetëm që është e shkruar plotësisht në gjuhë, por edhe plotësisht varet nga organizimi i

saj76.

76

Shih ë gje ë ga i te eti li ku Letërsia art i fjalës .

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

34

Kurse për leksikun e prozës po ky studiues shkruan se Në variantin e prozës kemi një leksik shumë më të

gjerë. Letërsia pasqyron çdo fushë të jetës. Në një roman mund të përfshihen ngjarje nga çdo fushë e

veprimtarisë shoqërore, nga natyra etj. Prandaj edhe leksiku i veprave letrare është i pasur dhe i

gjithanshëm. Në të përfshihen fjalë të poezisë dhe të prozës artistike, terma të degëve të ndryshme të

prodhimit, leksiku i të gjitha ligjërimeve etj. Kjo varet nga tema që trajtohet. Elementet e stileve të tjera

e bëjnë më të përpiktë pasqyrimin artistik. Në fjalorin e veprave artistike përfshihen fjalë me ngjyrime

emocionuese-shprehëse, fjalë të zgjedhura, që mund të tipizojnë si duhet figurat artistike e mjediset

shoqërore, fjalë që karakterizojnë një kohë (historizmat, arkaizmat), fjalë të ligjërimit të thjeshtë e fjalë

krahinore, fjalë të reja të krijuara nga autori77.

Pleqt, simbas dokes së Malësisë, djem krenësh, djem bajraktarësh, a e zên besë, mâ i pari i fisit, djalë

malesh, prej të parëve, ndiesinë e shpagimit, ndiesinë e besës, prirjen e gjakmarrjes, të besës, të burrnisë,

të mikpritjes, tue ndjekë zakonin, gjaqe, bajrak me bajrak, amanet, borxh, zhburrnue, zakoni i

gjakmarrjes, mentalitet të egër, zhytë duert në gjak, ndiesisë së nderit,

Pleqt, me të ecun të matun e plot madhni, fytyrën e rrethueme në shalla të bardhë si bora, kërkuen hijet

e lisave dhe u shtruen rrotull me bâ kuvend tue pi duhan (f. 6).

Nuese gra u përgatiten me i falë shêjtrit shamia të reja, shputa gjithnduer ngjyrash e çarapë të bardhë të

leshtë, simbas dokes së Malësisë, kur, qe, ia behi një djalë i ri e çau njerëzinë e grumbullueme rreth

fituesit (f. 7).

A e zên besë që më përqethet shtati në një mënyrë të çuditshme kur shof në klasë para meje tridhetë

kalamâj që, pa bâ zâ, rrijnë e ndëgjojnë fjalën teme? E shumta e tyne vijnë prej maleve dhe janë djem

krenësh e bajraktaktarësh (f. 17).

Edhe ti djalë malesh je. Asnji prej gjindve të tu, atje në Malësi, s’dinë me këndue e me shkrue. Ti je mâ i

pari i fisit tând që kapë libra e pênë në dorë. (f. 18).

Unë jam i mêndimit që, ndër shkolla fillore nëmos, duhet të marrim parasysh prirjet e mira e të këqia që

çdo kalamâ shqiptar ka trashigue, bashkë me gjak, prej të parëve. (f. 19).

Që çdo kalamâ shqiptar, në shpirtin e njomë të tij, ndër sa tjera, ushqen dy ndiesi që janë karakteristike

në gjithë popullin tonë: ndiesinë e shpagimit dhe atê të besës (f. 19).

77

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 323.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

35

Prirjen e gjakmarrjes duhet me e bâ të zhduket prej shpirnavet të njomë, më sa që ato të besës, të

burrnisë, të mikpritjes etj., lypet me i forcue tue i dhânë një drejtim të mbarë, sepse shpesh edhe këto

cilësi të mira shqiptari i vên në shërbim të një qëllimi të mbrapshtë (f. 21).

Tue ndjekë zakonin që ka dalë e ka zânë vend tash vonë në Shkodër, Doda, mbas fejesës, vinte për gjithë

të dielë mbasdite me ndejë te e fejuemja (f. 22).

I dukej se gjindej, tashma, jshta rrymës së mëndershme që përlan jetën e malësorëve ndër gjaqe, ndër

kryengritje, ndër luftime bajrak me bajrak; e njehte veten të mbrojtun në atë oaz të njomë e të

ndritshëm dashunie (f. 24).

Po … jë amanet due me ta lânë: në mos të pastë zhburrnue krejt shkolla, mos e le pa krye atë borxh që

ke… f. 28 .

Rrêhen fort e fort-e këtu prifti u mbështoi fjalëve, -ata që mêndojnë se zakoni i gjakmarrjes ishte zhdukë

po të ishte kujdesue kleri pak mâ tepër (f. 33).

Ajo fytyrë mbi tryezë e nxiste me i dalë kundra ballafaqe paragjykimeve të shtrêmbta të botës,

mentalitetit të egër që shtynte njerëzit me i zhytë duert në gjak për jë keqkuptim të ndiesisë së nderit (f.

36).

Bajraku murmuron tue thânë se deri më sot s’ka pasë pjesëtar që të ketë lânë gjak me hupë (f. 45).

Zakoni i maleve âsht mâ i fortë se dashunia atnore (f. 69).

Kur tagri i gjakut âsht i açikshëm, mjafton një pushkë e.. (f. 72)

Por kur puna âsht e ngatrrueme dhe s’din njeriu a e ke borxh gjakun a por ia kanë borxh, atëherë âsht

hall.. (f. 72)

S’je as i pari as i mbrami në male tona që e bën këtë punë (f. 73)

Por bashkë me njeriun tând ke vrá edhe fëmijën e tjetërkuj (f. 73)

Hajdar Liti me vllazën e kushrij ishte çue peshë e briste anë e kând se Sufa i kish gjakun borxh. Në anën

tjetër, ky, ankohej se mbasi e kishin shnderue donin edhe t’i mbesin në qafë me një pretezë e cila deri në

atë ditë s’ishte ndie ndër male tona (f. 74).

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

36

Të gjithë mendonin se pleqësia do të ishte e gjat edhe e ndërlikueme, madje të thuesh, e

pazhdirvillueshme (f. 74)

Pleqt e të dy palëve u ndeshën në ditë të shënueme në vend ku ish ndá oroku (f. 784)

Gjaksin, që kërkoi kot një vjetë rresht nëpër vetmitë e bjeshkëve për t’i ra pushkë lules së ballit, qe, e

kishte përpara. E zakoni e detyronte me e pritë e me bisedue me tê si me mâ të shtrêjtin dshamirë, mbasi

i kishte ra mik te shpia! (f. 90)

Shqipnia ka zakone të çuditshme (f. 92)

Nderi i shtëpisë e zakonet e vêndit rrinin për Ucin përmbi çdo interesë, përmbi çdo urdhën qeverie e

përmbi çdo ndiesi e arsye tjetër! (f. 92)

Sa për mue, nuk do të kursehem me ia la borxhin që na kanë lânë të parët për mikun (f. 92)

Unë ta kam prû me ma marrë me ndore e me ma qitë shëndosh andej kufînit, pse e di mirë që, pa

ndihmën tânde, kufînin, në këtë anën tonë, s’ka burrë që e kalon (f. 92)

Na kanë vra Ndokën. Kanë qitë kushtrim për me ndjekë gjaksin (f. 129)

Dhe Mrika qau dëshprueshëm kur mori vesht se kushërînin ia kish vra Palush Gjini, vllau i Gracit, për një

çështje të vjetër e të ndërlikueme gurësh kufîni. (f. 129)

Kjo âsht e mbrâmja herë që shifemi. Shiko, pra, e mos u rrêj, në të thirrtë kush në emën tem. Pse unë

s’kam me të thirrë mâ kurrë. Kemi gjakun ndërmjet.. (f. 133)

Atë vajzën-më tha-prindja e kanë fejue në djep për një farë Vuksan Gjelit, i cili mêndoj se do të jetë shi ai

malësori që keni pa te dera e oborrit tuej (f. 148)

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

37

KREU III: Leksiku i shqipes dhe leksiku dialektor

3.1 Leksiku konkret

Ernest Koliqi shkroi në të folmen veriperëndimore, e folme që përfshihet në të folmet veriore apo në

dialektin e gegërishtes. Për këtë të folme janë bërë studime të ndryshme, duke nxjerrë karakteristikat,

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

38

afritë me të folmet e tjera, por edhe veçoritë që e dallojnë prej tyre. Spikatin këtu punimet e studiuesve

B. Beci, Gj. Shkurtaj, J. Gjinari78.

Në krijimtarinë letraro-artistike të Koliqit mbizotëron e folmja e qytetit të Shkodrës, për të cilën shkruan

se Tue e kundrue ligjirimin e qytetit të Shkodrës në vetit’e veta, mund të thomi se ai dallohet për nji

gjallni të lëvizun trajtash, për nji pjekuni thanjesh plot trill me frymë të njerëzishme, për nji prirje kah

shprehja e krypun dykuptimesh. Ligjërimi i pikatun e i ndjeshëm zotnijsh i përshkuem e i kulluem nëpër nji

traditë qytetare shekujsh, përtri hove hove nga nji valë e re, freskuese, fjalësh e frazash popullore, burue

nga shtresat shoqnore të vogjlis, plot realizëm e xixëllime squetije, të mëlmyeme me nji shpirt të hollë

hokatar, të qëndisuna me epitete a përshtuesa të guximshëm. 79.

Në veprën e E. Koliqit i gjejmë të gjitha llojet e leksikut. Vepra e tij është një kozmos , një botë më vete,

ndaj asaj nuk mund t i mungojë asnjë fushë, nënfushë a mikrofushë leksikore, leksiku amtar apo ai i

huazuar, leksiku konkret apo ai abstrakt, leksiku asnjanës apo ai konotativ, leksiku i mbarë shqipes apo

ai me kolorit lokal, shkodran etj.

Krejt logjikshëm dhe natyrshëm leksiku konkret në vepër ka një vend qendror, sidomos kur fjala lidhet

me gjuhën e prozës:

Kriteri themelor për dallimin e kuptimeve, - shkruan prof. J. Thomai, - përcaktohet nga lidhja e tyre me

realien, nga natyra e realies (rrjedhimisht nga mënyra si e perceptojmë atë), dhe nga vendi që zë çdo

kuptim në strukturën kuptimore të fjalës. Duke u nisur nga pjesë të veçanta të këtij kriteri të

përgjithshëm, mund të dallojmë disa tipa kuptimesh leksikore. Dallimi i këtyre kuptimeve konkrete

bëhet thjesht sipas natyrës së realieve që shënohen nga fjalët përkatëse dhe sipas mënyrës se si i

perceptojmë ato realie. Pra, janë konkrete ato kuptime që u referohen realieve të perceptueshme me

anë të shqisave; p.sh. kuptimet e para konkrete të fjalëve bardhësi (bardhësia e borës), bimë, dru, gur,

hë ë, gjy ë, je i, zhu ë …, ose të prejardhura, si te bishti i karvanit, dylli i veshit, gur shahu, këmba e

karriges, krahu i aeroplanit80.

3.2 Leksiku abstrakt

78

J. Gjinari Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988; Gj. Shkurtaj, Dialektet e shqipes, Tiranë, 2013;B. Beci, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2005. 79

Ernest Koliqi, Vepra 5, Konica, Prishtinë, 2003, f. 60. 80

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 147 .

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

39

E. Koliqi është mjeshtër i përshkrimit të mjediseve dhe të personazheve, aq sa është mjeshtër dhe

arkitekt i shpirtit njerëzor. Ai di të skalitë me pasion, me art botën e brendshme emocionale dhe

mendësinë e atyre që zënë vend në faqet e krijimtarisë së tij letrare. Ndaj edhe leksiku abstrakt zë një

vend shumë të rëndësishëm në gjithë prodhimin e tij letraro-artistik. Për kuptimet abstrakte J. Thomai

shkruan se ato u referohen realieve të perceptueshme mendërisht, intelektualisht, si te bardhësi të

qenët i bardhë , besim, durim, të folurit aftësia e njeriut për të folur , lumturi, mendim, punë, shpejtësi,

vuajtje, zhurmë bujë rreth dikujt a diçkaje për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve … Kupti i a st akt

mund të jetë kuptim i parmë, si tek emrat e veprimit, tek emrat e cilësisë etj., dhe kuptim i prejardhur, si

në shembujt e mësipërm e në fjalë të tjera të ngjashme. Në rrafshin teorik të përgjithshëm, mbiemrat,

foljet, ndajfoljet etj. merren si klasa fjalësh me kuptim abstrakt, sepse shënojnë cilësi e veprime, por në

rrafshin konkret pranohet që në këto klasa fjalësh ka kuptime konkrete, kur shënohen tipare a veprime

të perceptueshme me shqisa; p.sh. bardhë (i, e) mb. me kuptimin abstrakt të cilësisë dhe me kuptimin

konkret të ngjyrës (mur i ba dhë … ; sharroj kal. me kuptimin abstrakt të veprimit dhe me kuptimin

konkret të lëvizjeve që shihen (kur sharrojmë dru ...), por përsëri me kuptim abstrakt kur themi

sharrova për të ngrënë , sharroi nga malli …81.

I dukej se gjindej, tashmâ, jashta rrymës së mëndershme qi përlan jetën e Malsorve ndër gjaqe, ndër

kryengritje, ndër luftime bajrak me bajrak; e njehte veten të projtun n at oázi të njomë e të ndritëshëm

dashunije. Kështu, për vjet e vjet rresht, kurdoherë qi ndodhej vetëm, në heshtine kullosave tingëllonte

ajo thirrje misterioze. Kthen në shtëpi mêndueshëm. Sa i kaloi habija e parë, gjuetari joshi qênt

idhnueshëm, i nxiti e i u vû mbrapa me tânë shpejtín qi kishte. Drandja, pa çue syt nga fija e pênit të

shtjellun, zû të kallzojë mâ parë disa punë të saj mbandej ato të gjindes, tue dalë prej nji llafje në tjetrën

me at udobí kapërcimesh qi vetëm grát kanë në biseda të tyne. Ajo skutë fatbardhsije, qi duert e njoma

të Nushës do të lulzojshin për ditë me drandofille të përvoesueme, a thue kishte për t u zhdukë si ândërr

e avullt qi fshin drita e diellit? Dodës i ra në kujtim se kishte lexue në nji libër qi, për me ndiellë âmbëlsit

e lulkuqave të Morfeut, duhej largue ç do mêndim e duhej njehë sy mbyllë me mend, pa u sjellë nëpër të

shtrueme deri sa gjumi t a këpusë vargun e numravet. Herët tjera kjo ndiesî kishte qênë, në tê, si nji

deshir i paçansuem fatbardhsije, nji shkas i lehtë kah këndelljet e shpirtit, nji përmallim i shkurtë e

kalues; por kët here ishte nji nevojë imperative e krejt ekzistencës së tij, nji hov i madh kah kënaqsít e

panjohuna te nji jete mâ të mirë, nji obsesjonâmbëlsije qi po e robnonte përditë mâ tepër. Ai qi kalon

nëpër popull tue hjedhë farën për nji jetë mâ të mirë, ai qi e ndriçon me nji dritë mâ të bukur tokën qi na

81

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f. 146-147.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

40

ushqen, ai qi bân me ngadhnjye agimet në muzgun e pacaktuem të shpirtnave; shkurt: kush i difton

popullit nji udhë të re qytetnije të vërtetë, â i denjë me qênë i nderuem si gjysmë perendije.

3.3 Leksiku vetjak (i krijuar nga E. Koliqi)

Interesante, jo vetëm për veprën letrare të E. Koliqit, por për krejt shkrimtarët tanë të të gjithë

kohërave, do të ishte të veçonim leksikun e krijuar nga ai vet prej leksikut të shqipes të përdorur prej tij.

Por vështirësitë janë të pakapërcyeshme për momentin. Ne nuk kemi një fjalor të gjuhës shqipe, të

hartuar para se ai të fillonte krijimtarinë artistike, për ta marrë si pikë referimi dhe krahasimi, (qoftë ky

edhe një fjalor shpjegues i çfarëdo lloji). Gjithashtu, edhe pse ne jemi marrë me leksikun e veprës së tij,

kemi paraqitur edhe një fjalorth në pjesën e tretë të punimit tonë për doktoraturë, ne nuk kemi punuar

me ndonjë metodë të gjuhësisë statistikore, ta kemi segmentuar të gjithë pasurinë leksikore e

frazeologjike dhe të bënim vëzhgimet, analizat dhe të nxirrnim përfundimet e nevojshme. Kjo vlen edhe

për pasurinë vetjake semantike, për kuptimet që mund të ketë krijuar pena e tij mjeshtërore. Le të

mbetet kjo një nga detyrat e mia të punës shkencore në të ardhmen.

KREU IV: Shtresa e huazimeve

4.1 Huazime nga gjuhët orientale

Në veprën e E. Koliqit ndeshen shumë orientalizma. Studiuesi Xh. Lloshi thekson se Për stilistikën kanë

vlera shprehëse huazimet, për të cilat bëhet e dukshme që janë diçka e huaj kundrejt brumit të shqipes

ose tekstit rrethues shqip. Rrjedhimisht, huazimi i veçuar kërkon përftesa të posaçme që ta tërheqin

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

41

vëmendjen te ky vështrim nga prejardhja: ruhet trajta shkrimore, ndonjë veçori tingullore ose fonetike,

jepen togje të tëra sintaksore, shoqërohet me fjalën përkatëse shqipe ose me shpjegime të tjera82.

Kultura dhe mendësia orientale ka lënë gjurmë të shumta që nuk mënjanohen lehtësisht dhe që një

pjesë e madhe e tyre as nuk mund të mënjanohen sepse janë bërë pjesë përbërëse e kulturës dhe e

botës shqiptare. Ndaj në vepër ne gjejmë shumë fjalë turke, arabe etj. që lidhen më së shumti me

pushtimin 500-vjeçar të Shqipërisë nga Perandoria Otomane, shembujt e mëposhtëm janë tregues i

kësaj dukurie dhe e kësaj gjendjeje:

çakçir, gajtan, fyshek, dyshek, ahêng, bel, kalldrëm, odë, branavrekë, anteri, jelek, çarapë, tanuz,

derman, bajrak, raki, sarahosh etj.(Të gjatë e të zhdërvjellët, çakçirët e bardhë me gajtana të zez e të

shëndritshëm, me rryma fyshekësh të ngjeshur për bel, tue ecun të lehtë e të shpejtë mbi bar të butë,

me armë në dorë, m u dukshin çetë heronjsh e dalun prej ndonji poemi epik. Gëzimi i ahêngjeve nuk i a

joshte asnji fije shpirti e përmbledhun në nji mêndim zotnues: si me u pá, si me folë më Atê. Kualt

pritshin para kështjellit të Dukagjinve tue rrahë kalldramin me thundra të padurimshme, tue tërfatë e

tue hingllue. Sa hynte njeriu n’odë, nalt në mur përkundër derës, nji zotni i gjatë, - veshë me branavekë,

me anterí të mëndafshtë,jelek të zi, çarapë të bardhë, këpucë të shkurta lustrafinit, tanuz të vûmë mbi

njânin sy e tufën qitë mbi krah, - të pritte me nji buzqeshje të hollë e t ëmbël: axha Filip, vllau i gjyshit të

Netës. Kishte nji tube të madhe lulesh ndër krahë dhe i shkatrroi mbi dyshek tuethânë, buzë-

qeshun...M a kallzo mue hallin se i a gjejun dermanin gjithçafes? I dukej se gjindej, tashmâ, jashta

rrymës së mëndershme qi përlan jetën e Malsorve ndër gjaqe, ndër kryengritje, ndër luftime bajrak me

bajrak; e njehte veten të projtun n at oázi të njomë e të ndritëshëm dashunije. Pinte sa ku mujte për me

harrue, donte at mendim m e mbytë në pije, por në fund të gotës shifte ata dy sy të butë qi e dënojshin,

por mbi gjith rakín qi kapërdinte vetëm kujtimi i asaj mbrâmjeje pluskonte. Po, ishte i lig, i keq e

sarahosh, por vajzën e vet e donte.

4.2 Huazime nga gjuhët perëndimore neolatine (nga italishtja e

frëngjishtja)

Huazime nga gjuhët neolatine (nga italishtja e frëngjishtja) ose që kanë nga këto gjuhë në shqipe.

Huazimet nga italishtja e frëngjishtja lidhen dhe me një aspekt kulturor të dukshëm, jemi në vitet 30 të

shekullit XX dhe qyteti i Shkodrës është më i hapur se asnjë vend tjetër dhe më i hapur se kurrë ndaj

kulturës perëndimore, me të cilën nuk i kishte shkëputur kurrë lidhjet.

82

Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë, 2005, f. 117 .

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

42

autosugjestjon, pjanofortë, kambanë, misterioze, sekret, melankolik etj. (A kje, mbandej, aventurë e

jetueme prej tij a por efekt i nji autosugjestjoni, s dij e thâ ë…. Neta ishte sjellë e shiko te e çudi

lulet me fletëza të zjarrshme qi shkëlqejshin mbi pjanofortë. Këndojnë bashkë në mëngjese pesë

kumbonare, këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë...Kështu, për vjet e vjet rresht, kurdoherë qi

ndodhej vetëm, në heshtín e kullosave tingëllonte ajo thirrje misterioze. Shpirti i im kërkonte nji shteg

me depërtue në zêmër të ndryme të tyne për me gjetun në tê at nye qênësuer qi, po u zgjidh, falë

sekretin e bukurís. Me gjith këtê syt e balli e buza e tyne nga nji herë kanë, për shqyrtuesin e censhëm,

shprehje të paprituna bukurije melankolike qi nuk mund ta kenë burimin ndër ndiesít e zakonshme të

jetës qi bâjnë, por rrjedhin ndoshta nga ndonji mall misterioz, qi u flên i pandërgjegëjshëm në fund të

shpirtit, i trashiguem gjatë qindvjetave prej stërgjyshve qi njohtën kohnat e lumnís.)

4.3 Huazime nga gjuhët sllave

Nuk mund të mungonin në veprën e E. Koliqit edhe fjalë që janë huazuar nga gjuhët sllave. Gjithashtu,

edhe ato në pjesën dërrmuese janë pjesë e leksikut të shqipes. Po japim disa prej tyre në përdorime në

fjali:

Zakon, ograjë, prozhme, etj. Mos bieni prej së jashtmi zakone qi s bâjnë për né, por përtrîni, tue qortue e

mirsue, ata qi ju kena lânë na. Ai kapërcente prroje e ograja baltanike, përshkohej në përçufra e murriza,

u binte për tërthuer prozhmeve të dênduna e lugjeve të ndritëshme.

4.4 Huazime nga greqishtja

Zakonisht këtu kemi huazime shumë të vjetra. Vetë shtrirja e tyre edhe në të folmet shqipe veri-

perëndimore tregojnë për këtë vjetërsi:

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

43

Trëndafil etj. (Âmsimi i drandofilleve të vjetra qi përtriheshin në ç do verë i flitte shpirtit si nji zâ i hollë e

depërtues.

PËRFUNDIME:

Gjuha shqipe gjendet sot pikërisht në etapën e modernizimit. Rrafshi gjuhësor që u përgjigjet më

drejtpërdrejt kërkesave të modernizimit është leksiku. Për gjuhën shqipe, ku norma drejtshkrimore e

gramatikore ka arritur tashmë një shkallë të lartë qëndrueshmërie, modernizimin do të thotë, në radhë

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

44

të parë, pasurimin sistemor i leksikut, në mënyrë që ai t u përgjigjet me emërtime të sakta nocioneve,

veprimeve, objekteve të një shoqërie moderne. Duke qenë para këtij fakti si dhe në një vështrim të

përgjithshëm mund të themi se për personalitetin e Ernest Koliqit janë bërë studime të shumta, ne e

pamë të arsyshme që në këtë kurorizim të katër viteve të marrim Koliqin si autor në një aspekt krejt të

veçantë, siç është edhe Leksiku i veprës së tij si një pasuri e vlerës gjuhësore kombëtare në veprën e

njohur nga të gjithë ne Hija e maleve .

Tema e diplomës sonë, është e lidhur me këtë parashtrim të sapo bërë. Ajo titullohet Leksiku i veprës

Hija e maleve te Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore , e cila ndalet në studimet gjuhësore

dialektore, duke u drejtuar në fushën e leksikut, që është mbledhur nga vepra letrare e Ernest Koliqit, që

kohët e fundit është bërë shpesh objekt vjeljeje, hulumtimi dhe analize shkencore.

Në lidhje me metodologjinë dhe metodat e punës: Puna hulumtuese dhe studimore në fushë të

gjuhësisë siç e kemi parë nuk është e lehtë. Trajtimi i një çështjeje, dukurie a problemi kërkon qasje

ndryshe nga tjetra, përgatitje të domosdoshme shkencore, por edhe mundësi e aftësi për ta realizuar

atë që nënkupton, një metodologji pune në përputhje me objektin e studimit, me qëllimin e studimit,

me objektivat e synimet që kërkohen të arrihen me këtë studim, me adresimin e studimit etj. Për të

realizuar këtë temë diplome kemi përdorur metodën krahasuese ku kemi krahasuar dialektin me

standardin, metodën sociologjike, duke pasur parasysh me këtë metodë kushtet dhe rrethanat në të

cilat u rrit autori, metodën psikologjike, pasi dimë që Koliqi ishte një njeri i dyzuar mes malit dhe detit,

mes kodit zakonor dhe kodit civil.

Puna jonë përqendrohet tek leksiku i veprës së Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore. Gjuha e veprës

së Koliqit është shkruar në bazë të dialektit të Shqipërisë së Veriut dhe si rrjedhim mund të themi se

relacioni në mes gjuhës standarde dhe dialekteve është në varësi të ndërsjellë dhe shihet si një lidhje e

pashkëputshme, si pjesa me të tërën, sepse standardi qëndron mbi dialektet duke i zvogëluar jo pak

funksionin komunikues ligjërimor atij, në një kohë kur dialekti e pasuron këtë standard në mënyrë të

pandërprerë me mjete shprehjeje, sidomos me fjalë, njësi frazeologjike, në fjalëformim etj.

Qëllimi i kësaj teme: Leksiku i veprës Hija e maleve te Ernest Koliqit si pasuri e vlerës gjuhësore , ka

si qëllim vjeljen dhe nxjerrjen e rolit të këtij leksiku në gjuhën shqipe si vlerë kombëtare. Vetë leksiku ka

të bëjë me krijimin e situatave komunikuese-ligjërimore nga jeta e përditshme e personazheve të Koliqit,

që në fund të fundit përfaqësojnë jetën e përditshme të njërëzve që jetonin në ato zona të thella

malore, ku interpretimi gjuhësor i të cilave shpesh ka vlerë të menjëhershme sidomos për ne që mund

të cilësohemi si studiues të rinj në fushën e studimeve dhe të kërkimeve.

Page 45: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

45

Kjo temë është ndërtuar në bazë të përdorimit të disa metodave shkencore të cilat i kemi mësuar në

lëndën Shkrimi kreativ , si metodën krahasuese ku kemi krahasuar dialektin me standardin, metodën

sociologjike, duke pasur parasysh me këtë metodë kushtet dhe rrethanat në të cilat u rrit autori,

metodën psikologjike, pasi dimë që Koliqi ishte një njeri i dyzuar mes malit dhe detit, mes kodit zakonor

dhe kodit civil. Gjatë analizës në vepër kanë dalë edhe njesi dhe shprehje të cilat kanë bërë të mundur

që të përdorim si metodë studimi e shenjave. Përdorimi dhe kombinimi i këtyre metodave gjatë kësaj

pune përbën atë që quhet metodologji e punës kërkinore dhe shkencore.

Lidhur me bazën teorike të punimit mund të themi se për realizimin me sukses të kësaj teme, përveç

punës me veprat e Koliqit si lëndë e parë, jemi mbështetur në një literaturë të nevojshme dhe tek autorë

më në zë në studimet në fushën e leksikologjisë dhe të semantikës. Pra, trajtimi i lëndës së grumbulluar

dhe realizimi i këtij punimi është bërë duke marrë për bazë parime e kritere studimi të zbatuara me

sukses në studimet gjuhësore shqiptare dhe sidomos në ato që lidhen me objektin e studimit.

Këtu po përmendim vetëm disa nga autorët dhe veprat në të cilat jemi mbështetur në trajtimin teorik të

këtij punimi: Eqrem Çabej83, Eqrem Çabej84, Androkli Kostallari85, Jani Thomai86, Idriz Ajeti87, Shefkije

Islamaj88, Qemal Murati89, Jorgji Gjinari90, Gjovalin Shkurtaj91, Ragip Mulaku92, Valter Memisha93, Robert

Elsie94.

Për synim në lidhje me ketë temi kemi pasur:

83

E. Çabej, Studime gjuhësore IV, VI, Prishtinë, 1988; Studime shqiptare (vepra të zgjedhura), Prishtinë 2008; Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, II; Për pastërtinë e gjuhës, Gjuha jo ë , Ti a ë, . 84

A. Xhuvani, E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe në BShSh, Tiranë, 1956; Prapashtesat e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962. 85

A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1972; Kompozitat dëshirore dhe urdhërore të shqipes, Tiranë, SF, 1968, 4; Kontribut për klasifikimin e tipave kryesorë të kompozitave në fushën e mikrooronimeve shqiptare, Tiranë, 1971. 86

J. Thomai, Prejardhja kuptimore e gjuhës shqipe, Tiranë 2009; Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001;

Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006; Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë 1982; Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010; Leksikografia shqipe-Trashëgimi dhe perspektivë, Tiranë, 2004. 87

I. Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III, IV, Prishtinë,1985,1989; Pamja historike e ligjërimit shqip të Gjakovës, në fillim të shek xix, Prishtinë, 1978. 88

Sh. Islamaj, Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000; Gjuha Ligjërimi dh fjala, Prishtinë, 2004; Gjuha dhe Identiteti, Tiranë, 2008;

Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1985; Gjergj Fishta, gjuha dhe stili II, Prishtinë, 2012. 89

Q. Murati, Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetov, 1998. Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015; Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004. 90

J. Gjinari, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988. 91

Jorgji Gjinari & Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë; 2003. 92

R. Mulaku, Hulumtime dialektologjike dhe onomastike, Prishtinë, 2005; E folmja shqipe e rrethinave të Vuçitërnës, S.F, Prishtinë, 1981-1982. 93

V. Memisha, Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën shqipe, Gjirokastër, 1999; Dukuri e polisemisë te foljet e prejardhura, Seminari i XXI ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2003;

Studime për fjalën shqipe, 1, Tiranë, 2011; Studime për fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2015; Rreth intelektualizmit të leksikut të shqipes, Prishtinë, 2009; Standardi nuk është gjithëpërfshirje, por është përzgjedhje, Prishtinë 2010. 94

R. Elsie, Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë, 2005.

Page 46: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

46

Punimi ynë nuk mëton të jetë shterues për gjithë këtë kontribut të Koliqit. Ne jemi ndalur në rrafshin e

shprehjes, në atë gjuhësor, duke bërë një përqasje stilistikore ndaj veçorive të ndërtimit gjuhësor të

teksteve që formojnë korpusin e veprës së tij letrare, duke trajtuar çështje e dukuri që formojnë në fund

të fundit stilin e tij veçanërisht në prozë. Krejt në mënyrë të natyrshme gjatë studimit janë gërshetuar

elemente, dukuri, kategorialitete që ndërkëmbehen apo që nuk mund të ndahen si objekt studimi nga

stilistika gjuhësore e gjuhësia e tekstit.

Ernest Koliqi ka një krijimtari të pasur. Një gjysmë shekulli zgjati krijimtaria e tij letrare dhe po kaq zgjati

edhe kontributi i tij në fushën e mendimit letrar, kohë relativisht jo e shkurtër në jetën e një individi. Ai

erdhi në letërsinë dhe kulturën tonë shqipatre në fillim të viteve 20, për të mos u shkëputur për asnjë

çast prej tyre deri në fund të jetës së tij dhe, nisur vetëm nga kjo, mund të merret lehtë me mend se

kontributet e tij nuk janë të zakonta. Ai erdhi në letërsinë shqipe me një koncept të ri e të plotësuar,

refleks i një vetëdije të qartë, me një përkushtim të tillë që do të shpërfaqej fuqishëm në disa fusha

krijimi, si në atë të krijimeve të mirëfillta letrare, të përkthimeve dhe në mendimin letrar shqiptar. Dhe

në të gjitha këto ai la vlera që i qëndruan provës së kohës. Ai erdhi dhe mbeti në letërsinë dhe në

kulturën tonë në një kohë të trazuar për shqiptarët, kur jehonës së luftrave për liri, që ende ushtonte në

mendjet dhe në zemrat e tyre, po ia zinte vendin shkundja e mendësive dhe e gjithë rekuizitës së

pushtuesit.

Struktura e lëndës është e ndërtuar në këtë mënyrë: fillon më hyrjen pra siç edhe e përmendim në fillim,

ku e kemi menduar ta realizojmë në 5 krerë ose kapituj me nënçështjet përkatëse si:

Në kreun e parë: Pasuria leksikore në veprën e Ernest Koliqit, kemi nënçështjet: Vështrim mbi leksikun e

gjuhës së Koliqit në veprën Hija e maleve , Leksiku sipas fushës së përdorimit, si p.sh.; shtresimi i

leksikut sipas përdorimit të shqipes ndahet në: leksiku i vjetruar, në kuadër të cilit hyjnë arkaizmat dhe

historizmat; fjalët e reja - neologjizmat, fjalët profesionale dhe terminologjia, leksiku dialektor e

krahinor.

Shtresimi i leksikut, si p.sh.; leksiku i gjuhës shqipe, megjithëse përbën një sistem të vetëm tërësor,

mund të shtresohet sipas kriteresh të ndryshme: sipas burimit, sipas fushës së përdorimit, sipas

territorit.

Shtresimi i leksikut sipas burimit, si p.sh.; sipas burimit në leksikun e gjuhës shqipe dallojmë dy shtresa:

shtresa vetjake dhe shtresa e huazuar.

Shtresa vetjake e leksikut të shqipes, e cila ndahet në dy nëngrupe: a) Shtresa që përfshin fjalë të burimit

indoevropian: atë, i butë, dal, darkë, emër, ëndërr, gji dhe b) Shtresa vetjake që përfshin fjalët e parme

Page 47: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

47

të vet gjuhës si dhe fjalët e formuara me prejardhje, me përbërje, me përngjitje, me paranyjëzim, me

konversion etj., gjithmonë duke e përdorur brumin vendës, si bërje, dimërak, gardhoj, mirësi,

punëdhënës, ujkonjë, etj.

Shtresa e huazuar e leksikut të shqipes. Shtresa e huazuar e leksikut të shqipes përfshin huazimet që

kanë hyrë në rjedhë të shekujve Procesi i huazimeve gjuhësore konsiderohet si normal dhe i

pashmangshëm në zhvillimin e një gjuhe. Në vijë me rrjedhën historike që ka kaluar populli shqiptar,

nëse trajtohen shtresat e huazimeve leksikore në gjuhën shqipe sipas gjuhëve dhënëse, në fondin e

përgjithshëm leksikor kemi: fjalë të burimit grek, fjalë të burimit latin e roman, fjalë të burimit sllav dhe

fjalë të burimit turk.

Në kreun e dytë: Leksiku që lidhet me botën shpitërore dhe artistike të Koliqit, me nënçështjet: Leksiku

popullor,

Psikologjia e malësorit dhënë përmes leksikut, si p.sh.: Libri Hija e maleve nis me novelën Nusja e

mrekullueshme novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase

edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës. Ngjarjet që lidhen me tragjicitetin të

cilin e pëson Leka, si pasojë e dashurisë që përjeton me nusen e mrekullueshme, zanën, që i shfaqet

gjatë kohës kur ky kulloste bagëtitë, ia rrëfen priftit të fshatit, Don Markut, të riut intelektual që ishte

shkolluar jashtë Shqipërisë. Gjaku është një tjetër novelë e realizuar e Koliqit dhe si asnjë tjetër vepër

flet për dukurinë e gjakmarrjes, plagë kjo e hapur, jo e panjohur për të tjerët, shumë e theksuar në

trevat shqiptare. Tregimi Miku dhe novela Gjaku, na e bëjnë të qartë këtë, duke na dhënë dy anët e

medaljes: besën e gjakmarrjen.

Mitologjia e veprës dhënë përmes leksikut, si p.sh.: Në sferën mitologjike leksikun më të shumtë e hasim

në një grup tregimesh të këtij vëllimi kanë në qendër figurat mitologjike shqiptare, Zanat, Orët. Duke

qenë krijesa gjysmëhyjnore ato me fuqinë e mrekullinë që mbartin brenda vetes herë dhurojnë kënaqësi

( Nusja e mrekullueshme ), herë i bëjnë shqiptarët të vetëdijshëm për bukuritë e natyrës, ku ata jetojnë

( Kërcimtarja e Dukagjinit ), herë paralajmërojnë të pashmangshmen, vdekjen ( Kur orët lajmojnë ) e së

fundmi tregojnë ku duhen kërkuar rrënjët e qenies shqiptare – kënga e humbur e zanës ( Zâna e

fundme ). Ndërsa tregimi tjetër, Kërcimtarja e Dukagjinit, ka në qendër marrëdhënie të tjera mes

njerëzve e Zanave. Ndërkohë tregimi i parë elementin mitologjik e vendos si një ngjarje të vërtetë

brenda botës reale, tek Kërcimtarja e Dukagjinit historia që rrëfehet është përrallë dhe të gjithë janë

koshientë për këtë. Ndryshe nga Zana e tregimit të parë, që del drejtpërdrejt si Zanë, këtu ajo fshihet

Page 48: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

48

nën petkun e një personazhi, Lules, dhe vetëm në fund kuptohet që transformimi i Lules s`është gjë

tjetër veçse një zëvendësim. Edhe këto shndërrime luajnë një rol të veçantë në vepër. Lulja

transformohet nga një vajzë e ngathët në një vajzë të hareshme e plot gjallëri.

Në të dy tregimet që shqyrtuam më lart vihet re se Zana e Koliqit nuk është një simbol i heroizmit, por i

dashurisë, për një njeri, tek Nusja e mrekullueshme, dhe për tokën nga ka dalë tek Kërcimtarja e

Dukagjinit. Përveç kësaj, të bie në sy fakti se ndryshe nga besimi popullor në të cilin Zana95, na shfaqet si

dashakeqe, hakmarrëse, një qenie para së cilës njeriu ndjen frikë e pasiguri, për Koliqin kjo qenie është

simbol i gjithçkaje të mirë, të bukur, të mrekullueshme.

Por veçoria specifike e Zanës shqiptare, karakteri i saj heroik që është edhe më kryesori, na shfaqet në

tregimin Zâna e fundme. Pjesa e hyrjes të kujton hyrjet e përrallave. Gjëja e parë që shfaqet është

"kacija me plot zjarm të shkëndijshëm", e cila të jep idenë e një kohe pa cak, ku e djeshmja, e sotmja, e

nesërmja janë një.

Kodi zakonor i dhënë përmes leksikut, si p.sh.: Kurse kodi zakonor dhënë përmes leksikut te Koliqi ka

treguar shpesh herë një lloj interesi në lidhje me Kanunin, duke vlerësuar frymën e tij të përgjithshme e

tiparet fisnike që rrjedhin prej tij dhe dënon gjakmarrjen e në mënyrë të veçantë vrasjen. Pra, doket e

zakonet shqiptare, fjala e dhënë, besa, sikurse edhe për të tjerë krijues kanë ngjallur kureshtjen edhe të

Koliqit. Këto doke e zakone janë pasqyruar mjeshtërisht në novelën Miku.

Besa ka qënë kod i pashkelur në malsinë shqiptare në veçanti, edhe protagonistët e Koliqit e respektojnë

këtë normë të shenjtë, thyerja e këtij kodi ishte akt i ulët moral, dhe meqë besa ishte e shenjtë, si e tillë

respektohet edhe tek malësorët shqiptarë.

Në kren e tretë: Leksiku i shqipes dhe leksiku dialektor, kemi nënçështjet:

Leksiku konkret, si p.sh.: Kuptimet e para konkrete të fjalëve bardhësi (bardhësia e borës), bimë, dru,

gur, hë ë, gjy ë, je i, zhu ë …, ose të prejardhura, si te bishti i karvanit, dylli i veshit, gur shahu,

këmba e karriges.

Leksiku abstrakt, si p.sh.: Në rrafshin teorik të përgjithshëm, mbiemrat, foljet, ndajfoljet etj. merren si

klasa fjalësh me kuptim abstrakt, sepse shënojnë cilësi e veprime, por në rrafshin konkret pranohet që

në këto klasa fjalësh ka kuptime konkrete, kur shënohen tipare a veprime të perceptueshme me shqisa;

95

Zana e egër që dënon prishësit e rregullave në territorin e zotëruar prej saj; 2- Zana me natyrë amazone, por me një forcë në

rënie e që mundet nga kreshnikët, 3- Zana ndihmëse vëllazërore e heronjve, e vënë tërësisht në shërbim të heroizmit. M. Tirta,

Shtresime mitologjike, "Çështje të folklorit shqiptar", nr.3/1988, f. 200

Page 49: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

49

p.sh. bardhë (i, e) mb. me kuptimin abstrakt të cilësisë dhe me kuptimin konkret të ngjyrës (mur i bardhë

… ; sha oj kal. me kuptimin abstrakt të veprimit dhe me kuptimin konkret të lëvizjeve që shihen (kur

sharrojmë dru ...), por përsëri me kuptim abstrakt kur themi sharrova për të ngrënë , sharroi nga

malli . Pa dashur të mohojmë edhe leksikun vetjak (i krijuar nga E. Koliqi).

Në kreun e katërt: Shtresa e huazimeve, kemi nënçështjet: Huazime nga gjuhët orientale, Huazime nga

gjuhët perëndimore neolatine (nga italishtja e frëngjishtja), si p.sh.: autosugjestjon, pjanofortë,

kambanë, misterioze, sekret, melankolik etj. (A kje, mbandej, aventurë e jetueme prej tij a por efekt i nji

autosugjestjoni, s dij e thâ ë…. Neta ishte sjellë e shiko te e çudi lulet e fletëza të zja sh e i

shkëlqejshin mbi pjanofortë. Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare, këndojnë në ajri mbi

Shkodër ende fjetë...Kështu, për vjet e vjet rresht, kurdoherë qi ndodhej vetëm, në heshtín e kullosave

tingëllonte ajo thirrje misterioze.

Huazime nga gjuhët sllave, Nuk mund të mungonin në veprën e E. Koliqit edhe fjalë që janë huazuar nga

gjuhët sllave. Gjithashtu, edhe ato në pjesën dërrmuese janë pjesë e leksikut të shqipes. Po japim disa

prej tyre në përdorime në fjali:

Zakon, ograjë, prozhme, etj. Mos bieni prej së jashtmi zakone qi s bâjnë për né, por përtrîni, tue qortue e

mirsue, ata qi ju kena lânë na. Ai kapërcente prroje e ograja baltanike, përshkohej në përçufra e murriza,

u binte për tërthuer prozhmeve të dênduna e lugjeve të ndritëshme.

Huazime nga greqishtja, si p.sh.: Trëndafil etj. (Âmsimi i drandofilleve të vjetra qi përtriheshin në ç do

verë i flitte shpirtit si nji zâ i hollë e depërtues.

Dhe në kreun e pestë e kmei përmbyllur me përfundimet dhe me bibliografinë.

Pra gjatë kësaj teme kemi kaluar në këto përfundime si:

Studimet gjuhësore në gjuhën shqipe në ditët e sotme janë të shumta, por kontribut të veçantë kanë

dhënë studiuesit e gjuhë shqipi si: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Idriz

Ajeti kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke bërë studime me rezultate konkrete në disiplina të

ndryshme dhe duke krijuar kështu shkencën tonë gjuhësore.

Puna jonë gjatë këtij punimi u përqendrua tek leksiku i veprës së Ernest Koliqit si pasuri e vlerës

gjuhësore, në veprën Hija e maleve . Gjuha e veprës së Koliqit është shkruar në bazë të dialektit të

Shqipërisë së Veriut dhe si rrjedhim mund të themi se relacioni në mes gjuhës standarde dhe dialekteve

është në varësi të ndërsjellë dhe shihet si një lidhje e pashkëputshme, si pjesa me të tërën, sepse

Page 50: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

50

standardi qëndron mbi dialektet duke i zvogëluar jo pak funksionin komunikues ligjërimor atij, në një

kohë kur dialekti e pasuron këtë standard në mënyrë të pandërprerë me mjete shprehjeje, sidomos me

fjalë, njësi frazeologjike, në fjalëformim etj. Me gjithë rezultatet e deritanishme, mendimi i përgjithshëm

i studiuesve është se edhe me përparimin e bërë në zotërimin e gjuhëve standarde, roli i dialektit /

dialekteve nuk është shuar, nuk është mënjanuar dhe në mbarë botën mbetet ende punë për t u bërë

në lëmin e studimeve mirëfilli dialektologjike dhe sociolinguistike.

Ernest Koliqi dihet se ka një njohje të thellë e të plotë të gjuhës shqipe dhe sidomos të leksikut të vendit

të tij. Leksiku që ai përdor në veprën e tij Hija e maleve është shumë i pasur, dhe kjo ka ndihmua edhe

në zhvillimin dhe shtimin e vlerës gjuhësore gjithnjë e më shumë. Sintaksa e të shkruarit dhe frazeologjia

e prozës së Ernest Koliqit me një tendencë të theksuar që t i afrohet gjuhës së gjallë e të folur, gjuhës

popullore, ia shton edhe më shumë vlerën dhe pasurinë gjuhës shqipe.

Letërsia na jep modelet e gjuhës më të lëvruar, modelet më të bukura të ligjërimit, ajo përbën shfaqjen

estetike të shqipes. Zbulimi i fuqive shprehëse të shqipes, i aftësive që jep ajo për krijimtari me

origjinalitet përbën një nga ndihmesat e shkrmtarëve për kulturën shqiptare. Megjithatë ka nevojë të

jepet një shpejgim plotësues. Nuk ëhstë e vërtetë që veprat letrare ndikojnë drejtpërdreëjt në të folurit

e njerëzve. Ato përcaktohen për t u perceptuar si tërësi të një bote letrare dhe jo modele për t u ndjekur

në jetën e përditshme. Ndikimi është i thërthortë. Duke qenë krijime artistike me lëndë gjuhësore, ato i

japin lexuesit një pasuri të brendshme, i ngulitin modele artistike më lëndë gjuhësore, ato i japin lexuesit

një pasuri të bdrendshme, i ngulitin modele eprore, që i shërbejnë si lartësi krahasimi për nivelin e vet,

ashtu siç ndodh me cilido ideal, drejt të cilit priremi, duke e ditur se është i paarritshëm.

Ernest Koliqi është ndër ata letrarë që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çëshjtes së traditës e

raportit të saj me të renë. Njohja nga ana e shkrimtarit e "letërsisë gojore" të popullit përbën, sipas

Koliqit, një rrugë të drejtë për krijimin e së resë në letërsi. Tradita, shkruan ai, âsht hullija e çilun nga të

parët dhe e njomun me gjak të tyne. Palci i saj përbahet nga përvoja e breznive të kalesës që vuejtën e

gëzuen tue përshkue nëpër faza të ndryshme të historis dhe tue ndjekë frymzimet e gjakut shqiptar që u

vlonte në zemër.

Page 51: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

51

BIBLIOGRAFIA:

Ajeti, Idriz, & Lafe Emil, Njëzet e pesë vjet nga kongresi i Drejshkrimit, në: Studime filologjike , nr. 12,

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1998.

Ajeti, Idriz, Studime gjuhësore në fushë të shqipes, III, IV, Prishtinë,1985,1989; Pamja historike e ligjërimit

shqip të Gjakovës, në fillim të shek xix, Prishtinë, 1978.

Page 52: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

52

Beci, Bahri, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë, 2005.

Çabej, Eqrem, studime gjuhësore IV, Prishtinë, 1988.

Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore IV, VI, Prishtinë, 1988; Studime shqiptare (vepra të zgjedhura),

Prishtinë 2008; Studime etimologjike në fushë të shqipes, I, II; Për pastërtinë e gjuhës, Gjuha jonë ,

Tiranë, 1981.

Çeliku, Mehmet, Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2009.

Dodi, A, Gjuha letrare shqipe përballë rreziqeve që e kërcënojnë, në Letërsia shqipe dhe gjuha letrare ,

Prishtinë, 1998.

Elsie, Robert, Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë, 2005.

Gjinari, Jorgji & Shkurtaj, Gjovalinj, Dialektologjia, Tiranë; 2003.

Gjinari, Jorgji, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988.

Gjinari, Jorgji, Dialektologjia shqiptare, Tiranë, 1988; Gj. Shkurtaj, Dialektet e shqipes, Tiranë, 2013.

Hoxha, Fatbardha, Vështrim mbi mendimin letrar të E. Koliqit, në: Studime për autorë të ndaluar ,

Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 2008.

Islamaj, Shefkije Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000; Gjuha Ligjërimi dh fjala, Prishtinë, 2004; Gjuha

dhe Identiteti, Tiranë, 2008; Çështje të sinonimisë në gjuhën shqipe, Prishtinë, 1985; Gjergj Fishta, gjuha

dhe stili II, Prishtinë, 2012.

Islamaj, Shefkije, Gjuha dhe identiteti, Tiranë, 2008.

Ismajli, Rexhep, Etni e modernitet, Dukagjini, Pejë, 1994.

Jokl, Nobert, Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin shqip, Prishtinë, 2011.

Koliqi, Ernest Vepra 2, Konica, Prishtinë, 2003.

Koliqi, Ernest, Gjaku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 18.

Koliqi, Ernest, Gjaku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 54.

Koliqi, Ernest, Hija e maleve, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004.

Koliqi, Ernest, Kërcimtarja e Dukagjinit, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 80.

Koliqi, Ernest, Miku, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 95-98.

Koliqi, Ernest, Ndija historíke, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 22-25.

Koliqi, Ernest, Ndija historíke, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 22-25.

Koliqi, Ernest, Nusja e mrekullueshme, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 17.

Koliqi, Ernest, Poesia popolare albanese, Edizione Fussi, Casa Editrice Sansoni, Firenze, 1957.

Koliqi, Ernest, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79.

Page 53: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

53

Koliqi, Ernest, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79.

Koliqi, Ernest, Se qofsh, pleqnofsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 79.

Koliqi, Ernest, Shija e bukës së mbrume, Shkodër, 1996.

Koliqi, Ernest, Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003,

Koliqi, Ernest, vepra, Hija e Maleve, novela Gjaku, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 21.

Koliqi, Ernest, Zâna e fundme, Hija e maleve, Camaj-Pipa, Shkodër, 2004, f. 158.

Kostallari, Androkli, Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1972;

Kompozitat dëshirore dhe urdhërore të shqipes, Tiranë, SF, 1968, 4; Kontribut për klasifikimin e tipave

kryesorë të kompozitave në fushën e mikrooronimeve shqiptare, Tiranë, 1971.

Kostallari, Androkli, Vëzhgime mbi disa grupe fjalësh popullore të trojeve verilindore të shqipes, në:

Studime mbi leksikun III, Tiranë, 1989.

Lloshi, Xhevat, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë, 2005.

Lloshi, Xhevat, Stlistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Tiranë.

Memisha, Valter, Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën shqipe,

Gjirokastër, 1999; Dukuri e polisemisë te foljet e prejardhura, Seminari i XXI ndërkombëtar për gjuhën,

letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2003; Studime për fjalën shqipe, 1, Tiranë, 2011; Studime për

fjalën shqipe, 2, Tiranë, 2015; Rreth intelektualizmit të leksikut të shqipes, Prishtinë, 2009; Standardi nuk

është gjithëpërfshirje, por është përzgjedhje, Prishtinë 2010.

Memisha, Valter, Standardi dhe letërsia artistike, në Shqipja në etapën e sotme, politikat e përmirësimit

dhe të pasurimit të standardit , Botimet Albanologjike, Tiranë, 2011.

Memisha, Valter, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011, f.120.

Memisha, Valter, Studime për fjalën shqipe, Tiranë, 2011.

Memisha, Valter, Vëzgime leksiko-semantike në veprën e Ernest Koliqit, në: Studime për fjalën shqipe

II , Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2015.

Muhametaj, Enver, Ndihmesa të Ernest Koliqit në mendimin teoriko-letrar shqiptar, Kumi, Tiranë, 2008.

Muhametaj, Enver, Ndihmesa të Ernest Koliqit në mendimin teoriko-letrar shqiptar, Kumi, Tiranë, 2008.

Mulaku, Ragip, Hulumtime dialektologjike dhe onomastike, Prishtinë, 2005; E folmja shqipe e rrethinave

të Vuçitërnës, S.F, Prishtinë, 1981-1982.

Munishi, Sh, Barazia e gjuhëve në Kosovë dhe perspektiva evropiane, në: Kongresi Ndërkombëtar

Ballkanik , Prishtinë, 2009.

Murati, Qemal, Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetov, 1998. Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga

trojet e shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015; Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Prishtinë, 2004.

Page 54: UNIVERSITETI I GJAKOVËS ³FEHMI AGANI - Fakulteti · 1 universiteti i gjakovËs ³fehmi agani ´ fakulteti i filologjisË dega: gjuhË shqipe punim diplome leksiku i veprËs ³hija

54

Rrahmani, Kujtim, Intertekstualiteti dhe oraliteti E. Koliqi, M. Kuteli, A. Pashku, Akid, Prishtinë, 2002.

Smaqi, Laura, Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet (proza e shkurtër e E. Koliqit), Maluka, Tiranë, 2009.

Smaqi, Laura, Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet (proza e shkurtër e E. Koliqit), Maluka, Tiranë, 2009.

Shkurtaj, Gjovalin, Pesha e fjalës shqipe, UFO Press, Tiranë, 2009.

Tirta, Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004, f. 111.

Tirta, Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë, 2004.

Tirta, Mark, Shtresime mitologjike, Çështje të folklorit shqiptar", nr.3/1988.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Thomai, Jani, Leksiku dialektor e krahinor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.

Thomai, Jani, Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.

Thomai, Jani, Prejardhja kuptimore e gjuhës shqipe, Tiranë 2009; Leksiku dialektor e krahinor në shqipen

e sotme, Tiranë, 2001; Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006; Çështje të frazeologjisë së gjuhës

shqipe, Tiranë 1982; Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2010; Leksikografia shqipe-Trashëgimi

dhe perspektivë, Tiranë, 2004.

Xhuvani, Aleksandër & Çabej, Eqrem, Parashtesat e gjuhës shqipe në BShSh, Tiranë, 1956; Prapashtesat

e gjuhës shqipe, Tiranë, 1962.

Xhuvani, Aleksandër, Pastërtia e gjuhës, në Vepra 1, Tiranë, 1980.