universiteti i gjakovËs “fehmi agani”...progresit intelektual dhe i humanitetit. muzika është...

34
UNIVERSIT F PRO PUN INTEGRIMI I MUZIK Mentorja: Prof. asoc. Msc. Mimoza Ku 1 TETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT OGRAMI: PARASHKOLLOR UNIM DIPLOME KËS ME LËNDËT TJERA KURRIK Stude urshumlia Leonita Gjakovë, 2019. KULARE entja: a Berisha

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

INTEGRIMI I MUZIKËS ME LËNDËT TJERA KURRIKULARE

Mentorja: Studentja:

Prof. asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Leonita Berisha

Gjakovë, 2019.

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

INTEGRIMI I MUZIKËS ME LËNDËT TJERA KURRIKULARE

Mentorja: Studentja:

Prof. asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Leonita Berisha

Gjakovë, 2019.

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

INTEGRIMI I MUZIKËS ME LËNDËT TJERA KURRIKULARE

Mentorja: Studentja:

Prof. asoc. Msc. Mimoza Kurshumlia Leonita Berisha

Gjakovë, 2019.

2

Ky punim diplome u mbajt më: _______________ para komisionit vlerësues, i cili përbëhet nga:

1.__________________ Kryetar

2.__________________ Anëtar

3.__________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______.

3

PËRMBAJTJA

Mirënjohje.............................................................................................................................4

Abstrakt..................................................................................................................................5

Hyrja......................................................................................................................................6

KAPITULLI I

1. Muzika..............................................................................................................................7

1.1. Fëmijët dhe muzika............................................................................................8

1.2. Rëndësia edukativo - arsimore e muzikës .......................................................10

1.3. Objekti i metodikës së mësimit të muzikës .....................................................12

1.4. Muzika, lëndë që në parashkollor e më tej.......................................................14

KAPITULLI II

2. Lidhja e muzikës me fushat tjera kurrikulare..................................................................16

2.1. Lidhja e muzikës me matematikën dhe fizikën................................................18

2.2. Integrimi i muzikës brenda fushës së arteve dhe fushave tjera të të nxënit….20

KAPITULLI III

3. Korniza konceptuale e programit.....................................................................................22

3.1. Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës...................................24

3.2. Kompetencat që formohen përmes teknikave...................................................25

3.3. Programi muzikor, elementet e tij dhe zbatimi përmes planit tematik.............26

KAPITULLI IV

4. Qëllimet dhe objektivat e edukimit muzikor parashkollor..............................................28

4.1. Kurrikula dhe programi mësimor CF - Edukimi muzikor................................29

4.2. Plani mësimor...................................................................................................30

Rezyme……………………………………………………...………...........................….32

Burime nga literatura ……………..………………………...........................................….33

Burime nga internet……………………………………………………………………….34

4

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Dua të shpreh falënderime të veçanta për të gjithë ata persona që më mbështetën dhe

përkrahën gjatë këtyre viteve të studimit bachelor. Falënderime të përzemërta shkojnë për

profesoreshën time udhëheqëse Mimoza Kurshumlia, e cila me këshillat e saj profesionale e të

vlefshme, bëri që ky punim të jetë i kompletuar.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për familjen dhe kolegët për kohën, këshillat,

sakrificat e shumta përgjatë këtij rrugëtimi. Në këtë ditë të veçantë për mua, prezenca juaj është

një nder.

Faleminderit!

5

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema: "Integrimi i muzikës me lëndët tjera

kurikulare".

Siç dihet muzika është art. Ajo si lëndë shkollore, synon t`i aftësojë nxënësit për të

përjetuar dhe për të shprehur botën emocionale. Kjo lëndë synon të kultivojë shprehitë për të

kënduar, për të dëgjuar, për të luajtur, për të krijuar, për të zhvilluar të mënduarit kritik dhe

krijues.

Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit

zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse. Ajo në përgjithësi ofron

ndjenjë qetësuese dhe kënaqësie, këtë ndikim pozitiv ka edhe në emocionet e fëmijëve. Përveç

kësaj, u zbulua se fëmijët qe i bien ndonjë instrumenti kanë vetëbesim më të madh.

Muzika si lëndë shkollore, është e lidhur edhe me fushat tjera të të nxënit në kurrikulë, si

me matematikën, fizikën, gjuhën dhe komunikimin, shkencat shoqërore etj.

Fjalët kyçe: muzika, fëmijët, zhvillimi, integrimi, lëndët.

6

HYRJE

Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë universale që ndihmon nxënësit të

kuptojnë dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore, proceset dhe çështjet që i përkasin

muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe

ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës.

Vazhdimi i rrugëtimit të njohjës me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar

edukimin dhe formimin kulturor, zhvillimin e personalitetit të nxënësve, zhvillimin e aftësive të

tyre për të punuar dhe krijuar në mënyrë të pavarur e sistematike, si dhe për të menduar në

mënyrë krijuese dhe kritike.

Integrimi i muzikës me të gjitha lëndët tjera brenda fushës së arteve dhe fushave tjera të

kurrikulës, si dhe me temat ndërkurrikulare, ka si qëllim që të zotërohen sa më mirë kompetencat

kyçe dhe ato të lëndës.

Lënda e muzikës synon të edukojë dhe formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i

orientuar ata me kreativitet drejtë kuptimit të veçorive të ligjërimit muzikor, nga më e thjeshta te

më e ndërlikuara përmes gjuhës dhe komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit

në veprimtaritë muzikore individuale dhe në grup, përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt

formimit dhe krijimit të një vlerësimi dhe qëndrimi artisitik, në njohjen me muzikën shqiptare dhe

atë botërore, përmes formave dhe gjinive të ndryshme muzikore.

Mësimi i muzikës në shkollë ka të bëjë me njohjen, të kuptuarit dhe të zbatuarit e

koncepteve dhe shprehive muzikore, përmes njohurive muzikore dhe mënyrave të të gjykuarit dhe

vlerësuarit të muzikës në veçanti dhe arteve në përgjithsi..

7

KAPITULLI I

1. MUZIKA

Muzika qëndron mes të gjitha formave tjera inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi,

shkencave shoqërore e historike dhe shkencave artisitike), si një përbëres i barabartë me to, i

progresit intelektual dhe i humanitetit. Muzika është e lidhur me lëndët brenda fushës së saj, por

edhe me fushat tjera të të nxënit në kurrikulë.

Melodia, ritmi, harmonia, dinamika, tempi, forma, struktura etj., lidhen shumë mirë me

disiplinat tjera artistike brenda fushës së arteve, si: me kërcimin, artin pamor, teatrin, por edhe me

fushat tjera të të nxënit brenda kurrikulës, si: matematikën, gjuhën dhe komunikimin, shkencat

shoqërore etj.

Kështu mësimdhënësit duhet t’u japin mundësinë nxënësve të konsolidojnë dhe formojnë

përvojat që ata kanë krijuar, duke i pasuruar dhe duke u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre

përvojave.

Njohja me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar zhvillimin e personalitetit të

nxënësve, zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e sistematike, si dhe për

të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese dhe kritike.

Muzika është e pranishme në aktivitetet tona të përditshme (p.sh. klasë, shtëpi, tv, film, koncert,

teatër, veprimtari brenda dhe jashtë shkollës, ngjarje të komunitetit etj.).

Muzika nuk mund të kuptohet pa marrjen e disa njohurive themelore baze si njohja me gjuhen

muzikore dhe komunikimin permes saj, zbatimin permes teknikave dhe procesve muzikore,njohja

me zhvillimin historik te saj dhe lidhjen e ngushte me njeriun, njohuri qe bejne te vetedijshem

nxenesit per rolin e muzikes ne jeten e perditshme.

Me anë të muzikës, nxënësit interpretojnë këngë të ndryshme, tashmë, duke zhvilluar më

tej teknikat e këndimit, kuptojnë rëndësinë e këndimit vetëm dhe në grup, duke zbatuar teknikat e

të kënduarit, njohin më tej zhvillimin e muzikës dhe kompozitorëve të ndryshëm që bënë epokë

me muzikën e tyre.1

1 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-Shkalla-1-2.pdf

8

1.1. FËMIJET DHE MUZIKA

Vitet e para të jetës janë një kohë e veçantë, gjatë të cilës prindërit dhe fëmijët mund të

luajnë së bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme.

Gëzimi që provojnë prindërit dhe fëmijët kur ata dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë, forcon

lidhjet ndërmjet tyre. Kjo do ta ndihmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit, gjatë

gjithë jetës së tij. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës që i këndon fëmijës së

saj. Kur foshnja i përgjigjet, atëherë midis të dyve fillon një duet që forcon dashurinë dhe besimin

reciprok.

Muzika, është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinen, me

rrënjët e tyre. Një këngë popullore, një ninullë e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të

familjes. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t`i bërë fëmijët më të sigurt. Studimet

kanë treguar se muzika ndikon gjithashtu në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëvë të vegjël. Ajo

krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvillimin social,

emocional dhe intelektual.

Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato krijojnë me ju.

Nëpërmjet këngës, dëgjimit, kërcimit dhe lojës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siç duhet.

Muzika ndihmon trupin dhe mendjen për punë. Fëmijët e vëgjël janë të tërhequr nga struktura dhe

lloji i muzikës. Ata e shfaqin këtë në disa mënyra, si p.sh., duke përplasur duart në fund të këngës

ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës. Gjithashtu, muzika i njeh fëmijët me

tinguj dhe kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës. Këngët me alfabet dhe numra e

ndihmojnë fëmijën të mbajnë mend radhën e germave dhe numrave. Këngët tjera u tregojnë atyre

si funksionojnë gjërat.

Muzika u jep fëmijëvë një mundësi të bashkëveprojnë me fëmijët tjerë, në mënyrë të

gëzueshme dhe me dashuri. Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit, sa

më shumë fëmijët të jenë, aq më shumë mësojnë.

Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë dhe

imagjinatën. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të rinj për t`ju

përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ata këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre. E

gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit, së bashku me gjuhën. Krijimi i këngëvë të

reja për foshnjat është një mënyrë perfekte për të nxitur krijimtarinë, siç janë këngët që

9

shoqërojnë rutinën e përditshme për ju (p.sh. banjën e foshnjës). Duhet përdorur mendjen për t`i

bërë me zbavitëse këto. Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të

shprehen për vetën.

Fëmijët mund të zemërohen, të kërcejnë nga gëzimi etj. Muzika është edhe një zbavitje e

mirë, duke u nisur nga ajo se ju mund të këndoni një këngë humoristike, për ta larguar fëmijën që

nuk do të futet në shtëpi,pas një shëtitjeje apo që nuk do të dalë nga makina.2

Pra, nga ajo që u përmend, mund të themi se muzika luan një rol të mrekullushëm në jetën

e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Nëpërmjet muzikës, fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe

kuptojnë botën që i rrethon. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e

tyre, deri tek loja muzikore me shokët. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për

fëmijët dhe familjen, pavarësisht nga mosha, ata mund të luajnë dhe të zbaviten, të jenë të ëmbël

dhe të butë, të lumtur dhe plot dashuri.

2 http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI

10

1.2. RËNDËSIA EDUKATIVO - ARSIMORE E MUZIKËS

Edukimi muzikor në mënyrë të veçante për fëmijët është i jashtëzakonshëm pasi ai luan

rol të rëndësishëm dhe synon të formojë nxënësit si përjetues të muzikës, duke shprehur

nëpërmjet saj botën e tyre emocionale. Ajo edukon nxënësit nga pikëpamja estetike dhe muzikore,

duke orientuar ata në mënyrë të saktë drejt kuptimit të vlerave estetike dhe muzikore.

Artet edukojnë dhe arsimojnë nëpërmjet mjeteve shprehëse specifike. Muzika edukon dhe

arsimon me mjetet e saj shprehëse - tingujt muzikorë të organizuar në pikëpamje melodike,

metro-ritmike, harmonike, formale, stilistike, dinamike, koloristike etj.

Ajo, ndryshe nga disa arte të tjera, është e zhveshur nga vizualiteti dhe semantika e ngushtë dhe e

drejtpërdrejtë. Ajo shpreh gjendjen emocionale të njëriut duke i mundësuar përjetim dhe

përceptim estetik të realitetit, pra "muzika është njohje emocionale e botës shpirtërore".

Raportet dhe dukuritë në shprehjen muzikore nuk janë statike, por paraqiten në lëvizje dhe

zhvillim të vazhdueshëm.

Mirëpo, fuqia e madhe shprehëse që ka ky art, bën që të depërtojë thellë në vetëdijen, madje edhe

në nënvetëdijën tonë. Pikërisht këtu qëndron mundësia për ndikim edukativo-arsimor të muzikës.

Muzika, si komponent i edukimit estetik - edukimi dhe arsimimi muzikor merr pjesë në

edukimin estetik duke e zhvilluar muzikalitetin e nxënësit, duke e aftësuar për ta përjetuar dhe

kuptuar të bukurën muzikore. Para se gjithash, duke e aftësuar ta ndjejë karakterin shprehës të

veprës së dëgjuar ose të interpretuar. Përjetimi emocional dhe nxitja e veprimtarisë krijuese

muzikore e pasurojnë personalitetin e nxënësit në aspektin estetik, gjë që çon drejt burimit dhe

formimit të ndjenjave muzikore estetike.

Muzika si komponent i formimit moral-shoqëror - nxënësi duke kënduar, dëgjuar muzikë

ose duke luajtur në instrument, bashkë me nxënësit tjerë e përjeton vetën si pjesëtar i grupit, duke

koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e vet me kërkesat e përbashkëta. Ai, në këtë mënyrë,

mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson të ketë konsideratë ndaj shokëve. Kështu fillon të

gërshetohet puna dhe përgjegjësia vetjake dhe e përbashkët e nxënësit. Puna në klasë, në kor, në

orkestër është një rregullator, ku veprimtaria e çdo nxënësi sublimohet me kërkesat e muzikimit të

përbashkët, duke kuptuar se vetëm një zë i bukur nuk mund ta zgjidhë problemin e muzikimit të

përbashkët, ndërsa ai është harmonik vetëm kur zërat e të gjithëve rrjedhin dhe shkrihen në pajtim

11

të plotë. Pra, ndjenja e qëllimit të përbashkët shoqeror gjen udhërrëfyes të vërtetë në edukimin

dhe arsimimin muzikor.

Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës morale të

nxënësit, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij. Kompozimet e ndryshme,

sidomos këngët me përmbajtje letrare-muzikore që kanë karakter atdhetar, heroik, liridashës,

fuqimisht ndikojnë në kultivimin e ndjenjës patriotike, që është atribut i formimit shoqëror.

Muzika si komponent i zhvillimit fizik të nxënësve – edukimi dhe arsimimi muzikor, duke

nxitur procese psikike njëkohësisht ndikon në proceset fizike, sepse ato janë të ndërlidhura dhe të

kushtëzuara. Kjo është plotësisht e kuptueshme, kur dihet se muzika ndikon edhe në tërë qenien

fizike të njeriut. Ajo ndikon në lëvizjet, frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut. Këndimi, në

mënyrë të veçantë zhvillon aparatin e këndimit, ngase të gjitha organet që marrin pjesë

funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar. Lidhjet e muzikës dhe të lëvizjes janë të thella dhe

shumëfish të gërshetuara.3 Lëvizjet e nxënësve me muzikë janë më të organizuara, më të gjalla,

emocionalisht më të ngjyrosura. Sidomos lojërat dhe valët janë forma e shkëlqyeshme e punës

edukativo-arsimore, nëpërmjet së cilës, në mënyrë harmonike, zhvillohen lëvizjet euritmike të

nxënësve. Ndikimi i tërsishëm i muzikës në zhvillimin shpirtëror dhe fizik të nxënësit është i

rëndësishem, sepse bart gëzim shpirtëror dhe gjallëri fizike në jetën e tij.

Muzika komponent i aktivizimit të proceseve psikike - në procesin edukativ-muzikor nxiten

dhe zhvillohen proceset psikike në mënyrë specifike, pikësëpari nëpërmjet përjetimit dhe njohjes

së vetëdijshme. Duke dëgjuar ose kënduar përmbajtje të caktuara muzikore, nxënësi vëren tërësitë

dhe elementet shprehëse të tyre, vëren dukuri të ndryshme dhe si rrjedhim i kësaj vijnë duke u

shtuar përfytyrimet muzikore dhe duke u përvetësuar koncepte të reja. Format e ndryshme të

punës edukativo- muzikore zhvillojnë vëmendjen herë në ritem, herë në melodi e herë në të dyjat.

Po ashtu, duke e nxitur dhe trimeruar të shprehurit e lirë muzikor, sidomos spontanitetin në

improvizime muzikore, ndikohet në zhvillimin e imagjinatës krijuese te nxënësit.

3Spahiu, S., METODIKA E MËSIMIT TË MUZIKËS, "Libri shkollor“, Prishtinë.

12

1.3 OBJEKTI I METODIKËS SË MËSIMIT TË MUZIKËS

Metodika e mësimdhënies së përgjithshme muzikore aftëson studentët – mësimdhënësit e

rinj, si nga ana teorike, ashtu edhe nga ajo praktike, që të realizojnë me sukses në mënyrë sa më

kreative, efikase dhe racionale edukimin e përgjithshëm muzikor.

Në këtë aspekt, objekti i metodikës së mësimdhënies muzikore merret me trajtimin e

procesit edukativo-arsimor, nëpërmjet të cilit nxënësit i zhvillojnë dispozitat e tyre muzikore në

mënyrë sa më optimale, fitojnë shkathtësi, shprehi dhe dituri muzikore me udhëheqje profesionale

pedagogjike. Pra, kjo disiplinë, merret me studimin e procesit edukativo-muzikor që realizohet me

qëllim të caktuar, në mënyrë sistematike dhe të planifikuar brenda klasës dhe në kuadër të

shkollës. Metodika e edukimit dhe e arsimimit muzikor trajton edhe pjesëmarrjen e nxënësve në

kuadër të asociacioneve të ndryshme kulturore, ku ata mund të inkuadrohen në ansamble korale,

instrumentale, në klube të muzikëdashësve duke marrë pjesë në koncerte, shfaqje muzikore dhe

veprimtari të tjera, në mënyrë të organizuar.

Krahas pranisë gjithnjë e më intensive të artit muzikor në jetën e njeriut bashkëkohor,

rritet rëndësia dhe interesi për edukimin muzikor. Për këtë arsye, duhet t`i kushtohet kujdes i

duhur metodikës së edukimit dhe të arsimimit muzikor, me qëllim që, në mënyrë sa më racionale

dhe efikase, me forma dhe procedura metodike që plotësisht përkojnë me kërkesat bashkëkohore

muzikore-didaktike, të ngrihet niveli i edukimit dhe i arsimimit muzikor.

Objektin kërkimor të metodikës së mësimit të muzikës e përbëjnë dukuritë, proceset dhe

çështjet që i përkasin edukimit muzikor, përkatësisht mësimit të muzikës. Duke vërejtur, kërkuar,

shpjeguar dhe përgjithësuar një numër të caktuar fenomenesh dhe çështjesh, kjo metodikë krijon

specifiken e saj si disiplinë shkencore. Nga vet objekti i metodikës së edukimit dhe të arsimimit të

përgjithshëm muzikor, dalin më afër objektivat studiuese që i referohen. Këto pikësëpari janë:

1. Qëllimet dhe objektivat e edukimit dhe të arsimimit muzikor, si dhe përcaktimi i

përmbajtjeve muzikore, duke marrë parasysh kriterin edukativo-muzikor, në pajtim të plotë me

kërkesat që i parashtrohen edukimit dhe arsimit të përgjithshëm.

2. Duke u bazuar në kërkimet e pedagogjisë muzikore, pedagogjisë së përgjithshme,

psikologjisë së fëmijëve, psikologjisë së aftësive muzikore, didaktikës, si dhe shkencave tjera

ndihmëse, t`i studiojë dhe përcaktojë metodat, format dhe procedurat më të përshtatshme që

13

sjellin rezultate më të kënaqshme në realizimin e qëllimeve dhe të objektivave të edukimit dhë të

arsimimit të përgjithshëm muzikor.4

4Spahiu, S., METODIKA E MËSIMIT TË MUZIKËS, "Libri shkollor“, Prishtinë.

14

1.4. MUZIKA, LËNDË QË NË PARASHKOLLOR E MË TEJ

Edukimi muzikor në arsimin parashkollor për moshën 5-6 vjeçare, ka si qëllim të aftësojë

fëmijët e kësaj moshe, për të kuptuar, krijuar dhe vlerësuar artet gjatë jetës. Ata mësojnë të

zbulojnë vetën dhe të shpjegojnë se mendimet, ëndërrat dhe dëshirat mund të shprehen, jo vetëm

me fjalë, por edhe përmes arteve të tjera.

Edukimi artistik përbëhet nga katër linja apo drejtime: vallëzimi, drama, muzika dhe arti

figurativ. Programet do të përmbledhin, jo vetëm të krijuarin dhe të studiuarin e arteve, por edhe

rolin e tyre, duke mësuar sesi të përshtatin dhe t`iu përgjigjen punëve të artit.

Veprimtaritë në edukimin artistik realizohen përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme në

këndim, në vizatim, në vallëzim, tregimin apo interpretimin e një historie apo drame të vogël.

Në këtë fushë të gjitha veprimtaritë që kryhen përmes linjave, lejojnë dhe i japin mundësi

nxënësve të komunikojnë përmës paraqitjes vizuale, tingujve muzikorë, shprehje dramatike,

kërcimit, mjeteve audiovizive etj. Kështu fëmijët duke vizatuar imazhe të ndryshme, duke

kënduar dhe dëgjuar muzikë, duke kërcyer, duke përdorur fjalë dhe gjeste, mësojnë të shprehin

emocionet dhe mendimet e tyre. Gjithashtu, kjo mënyrë e të shprehurit të vetvetës i jep liri

imagjinatës së tyre.

Synimet - Programi i muzikës për këto mosha ka si qëllim të përfshijë dhe të sigurojë një sërë

përvojash të cilat drejtohen nga:

1. Imagjinata muzikore (aftësia për të dalluar tingujt nga zhurmat apo tingujt vokal të njëri-

tjetrit).

2. Kuptimi i njohurive muzikore (aftësia për të kuptuar konceptet muzikore).

3. Pjesëmarrja në muzikë (përvojat e tyre përmes krijimit, shprehjes, degjimit, improvizimit

me muzikën).

Objektivat - Veprimtaritë muzikore përgjatë programit të kopshteve duhet:

1. Të zhvillojnë aftësinë për të dalluar tingujt natyrorë dhe muzikorë, në mjedisin e tyre dhe

jashtë saj.

2. Të5 shpjegojnë lidhjen e tyre me muzikën në klasë, shtëpi apo komunitet.

3. Të zgjerojnë njohuritë e tyre për muzikën për femijë, popullore, klasike etj.

4. Të inkurajojnë nxënësit në përzgjedhjen e këngëve apo lojërave muzikore.

5http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/1Program

15

5. Të udhëheqin nxënësit për të krijuar, dëgjuar, diskutuar, duke i bërë ata të ndjehen shumë

mirë me muzikën.

Lënda e muzikës në gjimnaz - është pjësë domethënëse e kulturës njerëzore, e cila zë një

hapësirë shumë të rëndësishme dhe një ndikim shumë të madh në krijimin e gjendjeve të

ndryshme emocionale tek njeriu.

Si një lëndë brenda fushës së arteve që zhvillohet në gjimnaz, muzika luan një rol shumë të

rëndësishëm në kontributin dhe zhvillimin e veprimtarive kulturore dhe artistike të shkollës. Ajo

merr një rëndësi të veçantë në organizimin dhe zhvillimin e festivaleve apo ngjarjeve të tjera

artistike, që do të përcaktojë shkolla, ku aftësitë përformuese në këto veprimtari, jo vetëm ato

muzikore, por edhe të lëndëve tjera në fushën e arteve (art pamor, teater dhe kërcim), do të

konsolidojnë edhe më shumë njohuritë e nxënësve për kulturën e tyre, kulturat e krahinave tjera

dhe më gjerë në rajon. Zhvillimi i kësaj lënde do t`i ndihmojë ata të vlerësojnë diversitetin e

kulturave muzikore, duke kuptuar bashkëveprimin e kulturave dhe formave të artit midis njëra-

tjetrës. Gjithashtu, kjo lëndë kërkon që përmes studimit të përmbajtjes që ajo ofron, të mundësojë

zhvillimin personal të nxënësve, ku ata të shohin vetën e tyre si pjesë e shoqërisë dhe kontribues

aktiv në të, si dhe të përgatisë nxënësit si qytetarë aktivë të një shoqërie evropiane.6

Synimi i lëndës - ky program synon:

Të edukojë nxënësit nga pikëpamja estetike dhe muzikore, duke i orientuar ata në mënyrë të saktë

drejt kuptimit të vlerave estetike dhe veçorive të ligjërimit muzikor nga abstraktja te konkretja, në

njohjen me gjinitë dhe llojet e ndryshme të muzikës, si dhe duke u njohur me zhvillimin historik

të muzikës, në kontekste dhe kultura të ndryshme.7

6http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/3Programet

7 http://izha.edu.al/Biblioteka/3ProgramCikli%20Parashkollor/203_PROGRAME_PER_PARASHKOLLORI-Programe-te-Arsimit-Parashkollor.pdf

16

KAPITULLI II

2. LIDHJA E MUZIKËS ME FUSHAT TJERA KURRIKULARE

Muzika është e lidhur me lëndët brenda fushës së saj, por edhe me fushat tjera të të nxënit

në kurrikulë. Melodia, ritmi, harmonia, dinamika, historia etj., lidhen shumë mirë me lëndët tjera

artisitike brenda fushës, por disa koncepte studiohen në disa fusha të tjera në kontekstin e objektit

të studimit që ata kanë, si: matematika, gjuha dhe komunikimi, shkencat shoqërore dhe natyrore,

edukimi fizik, sporti dhe shëndeti, TIK-u. Kështu që, në arsimin fillor mësuesit përmes mësmit të

shumë përmbajtjeve mësimore, duhet t`u japin mundësinë fëmijëve/nxënësve të konsolidojnë

përvojat që ata kanë krijuar dhe që i sjellin në klasë, duke i pasuruar dhe duke u dhënë drejtim të

mëtejshëm këtyre përvojave.

Gjatë studimit të fenomenve dhe dukurive muzikore, nxënësit duhet të zhvillojnë

kompetencen e komunikimit dhe të përdorin drejt gjuhën dhe terminologjinë artistike. Nëse

nxënësit shprehin rrjedhshëm mendimet e tyre rreth informacioneve muzikore në veçanti dhe

atyre artistike në përgjithësi, ata zhvillojnë saktë kompetencën e komunikimit të gjuhës. Por,

njëkohësisht edhe lëndët brenda fushës së arteve, kontribuojnë në zgjerimin dhe përpunimin e

fjalorit artistik të nxënësve, duke i nxitur ata të parashtrojnë qartë dhe saktësisht idetë e tyre,

përmes komunikimit apo përmes diskutimeve mbi përshkrimin e punëve krijuese dhe shpjegimit

të rezultateve të tyre e krijuar një fjalor artisitik.

Studimi i muzikës lidhet me fushën e shkencave shoqërore, pasi nëpërmjet saj nxënësit

marrin informacion mbi historitë e zhvillimit të arteve në periudha të caktuara historike në vende,

kontekste dhe kultura të ndryshme.

17

Në këtë figurë është paraqitur ndërlidhja e muzikës me lëndët tjera, si: me gjuhët, matematikën,

edukimi fizik, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, TIK- teknologjia etj.8

8 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-2.p

17

Në këtë figurë është paraqitur ndërlidhja e muzikës me lëndët tjera, si: me gjuhët, matematikën,

edukimi fizik, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, TIK- teknologjia etj.8

8 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-2.p

17

Në këtë figurë është paraqitur ndërlidhja e muzikës me lëndët tjera, si: me gjuhët, matematikën,

edukimi fizik, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, TIK- teknologjia etj.8

8 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-2.p

18

2.1. LIDHJA E MUZIKËS ME MATEMATIKËN DHE FIZIKËN

Muzika dhe matematika kanë role shumë të ndryshme në shoqëri, mirëpo ato janë të

lidhura me njëra-tjetrën. Për shumë njerëz, matematika është një enigmë e cila merret me

zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Ajo karakterizohet nga numrat natyrorë, racionalë,

abstraktë, të njohur, të panjohur, të ftohtë dhe të pashpirt. Nga ana tjetër muzika është art i bukur

që ka të bëjë me emocionin, me ndjenjat dhe me jetën.

Në kohën e grekëve të lashtë, matematika dhe muzika ishin të lidhura ngushtë. Muzika u

konsiderua si një disiplinë rigoroze matematikore, e cila trajtonte marrëdhëniet, raportet dhe

proporcionet. Në kuadrin (kurrikulë e shkollës) muzika ishte e vendosur në të njëjtin nivel si

aritmetika, gjeometria dhe astronomia.

Muzika ishte shkenca e „shëndoshë“ dhe në harmoni me matematikën, e cila nuk duron

paqartësi, sepse nuk tingëllon mirë, vetëm një harmoni në mes notash sjell rezultat të duhur, sikur

edhe matematika që kërkon saktësi në llogaritje.

Si lidhen muzika dhe matematika me njëra- tjetrën?

Ka aspekte të ndryshme të cilat tregojnë këtë lloj marrëdhënie.

1. Së pari, disa hulumtime kanë dëshmuar se fëmijët duke luajtur në piano, shpesh tregojnë

aftësi të përmirësuara në shkenca të aplikuara, në zgjidhjen e problemeve (enigmave),

duke luajtur shah në kryerjen e veprimeve matematikore.

2. Së dyti, në një analizë të veçantë krahasuese, nxënësi duke marrë një kurs muzike, tregoi

rezultate më të mira rreth 11% mbi mesataren në mësim.

Në aspektin psikologjik ndjenjat që shkaktohen gjatë zgjidhjes së një problemi muzikor, duket të

jenë të ngjashme me zgjedhjen e një enigme matematikore.

Muzika është art, ndërsa matematika ka shumë nga karakterisitkat e një arti të identifikuar

me periudha artisitike (barok, klasis, renesance etj.), kjo dhe çfarëdo lidhje tjetër që ekziston në

mes muzikës dhe matematikës, mund të themi se, edhe pse kanë shumë të përbashkëta, të dyjat pa

dyshim janë disiplina shumë të ndryshme.

Muzika dhe fizika - Konceptet që ne përdorim për t`i kuptuar ato, kanë një ngjashmëri në shumë

aspekte. Për shembull, ne flasim për e „lartë“ dhe e „ulët“, „shpejtë” dhe “ngadalë”, drejtvizore,

valore, tingulli etj., ndoshta pa e kuptuar sesa e thellë është metafora në këtë kontest.9

9http://illyriapress.com/lidhjet-e-muzikes-matematiken-dhe-fiziken/

19

Në muzikë, si në fizikë çfarëdo shkon përpjetë duhet të bjerë poshtë, sepse shumica e

sistemeve të organizimeve muzikore dhe fizike kanë një pikë fikse referimi duke u tërhequr drejt

saj, ideja është se kanë tërheqje gravitacionale apo një fushë magnetike. Të dy fazat janë në

ekuiliber: energjitë e tyre janë komplementare, format e tyre janë një imazh i njëri- tjetrit, ata janë

si dy anët e një ekuacion "reverzibil".

Ngjashmërinë më të madhe në mes të muzikës dhe fizikës e hasim më shumë tek

instrumentet, ndërtimi i tyre dhe mënyra sesi ato lëshojnë tingullin, bjen fjala flauta është në thelb

një tub që është i hapur në të dy anët. Ajri është në lëvizje nga fillimi gjer në fund dhe kështu

krijojnë një ton në bazë të vullnetit dhe dëshirës. Kjo është nga aspekti teknik i ndërtimit dhe

ekzekutimit të instrumenteve.

Muzika dhe fizika, sado që kanë terminologji bukur të ngjashme, ato plotësisht janë të

ndryshme.

20

2.2. INTEGRIMI I MUZIKËS BRENDA FUSHËS SË ARTEVE DHE FUSHAVE TJERA TË

TË NXËNIT

Integrimi i muzikës në kurrikulën e shkollës, ka të bëjë me transferimin e njohurive dhe

aftësive të fituara përmes kësaj lënde, në lëndët tjera dhe anasjelltas, gjë që realizon lidhjet

ndërlëndore, duke synuar homogjenitetin e parimeve të mësimdhënie-mësimnxënie dhe

përdorimin e teknikave të njejta në të gjitha lëndët.

Mësuesit, si përdoruesit kryesorë të programit të lëndës së muzikës, duhet të përpiqen

(ose të priren) të mbajnë parasysh mundësitë e lidhjes së kësaj lënde me lëndët tjera. Realizimi në

praktikë i kësaj lidhjeje ndërlëndore do të ndihmonte në zhvillimin më tej të kulturës dhe ideve

artistike dhe do të rriste motivimin e nxënësve për këtë lëndë.

Lënda e muzikës është një nga lëndët bazë të fushës së arteve, njohuritë dhe aftësitë e së

cilës mund të integrohen mjaft mirë edhe me ato të arteve tjera. Realizimi i integrimit ndërlëndor

është ndër detyrat më të vështira, për arsye se çdo lëndë zë një vend të caktuar në planin mësimor

të shkollës.

Gjuha dhe letërsia

Gjuha është një lëndë themelore që ndihmon, përveç të tjerave, edhe për të shprehur sa

më mirë emocionet që na percjell muzika. Kjo për faktin se nxënësit duhet të përdorin strategjitë e

përshtatshme gjuhësore, për të zbuluar prezantuar dhe komunikuar të kuptuarit e tyre artisitik.

Përmes lëndës së gjuhës integrohen njohuritë dhe aftësitë që kanë të bëjnë me hartimin e

eseve, gjetjen dhe shfrytëzimin e materialeve mediatike, shkrimin, leximin dhe komunikimin e

informacioneve për artet në përgjithësi dhe për muzikën në veçanti. Aftësitë e gjykimeve, të

analizave, të qëndrimeve kritike apo të menduarit reflektiv, kërkojnë përdorimin e gjuhës letrare

dhe profesionale artistike edhe në muzikë. Nxënësit duhet të dinë të shprehin një ide artisitke

muzikore, në forma të ndryshme gjuhësore, duke thelluar kështu të kuptuarin e tyre konceptual

dhe zgjerimin e aftësive të tyre gjuhësore për komunikimin e ideve, mendimeve, qëndrimeve apo

vlerësimeve të veta përballë të tjerëve.

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) mbështet edhe të mësuarit e muzikës.

Nxënësit mund të përdorin programe të ndryshme, të cilat i ndihmojnë ata në realizimin e punëve

artisitike, përdorin programe të shkrimit të notave muzikore, prezantojnë materiale informuese

21

rreth jetës dhe veprimtarisë së kompozitorëve të ndryshem, kërkojnë në internet (të dhena p.sh për

jetën e përfaqësuesve të një periudhe të caktuar) etj. Së fundi kjo lëndë nuk mjaftohet vetëm me

njohjen dhe përdorimin e TIK-ut, po shtyhet deri në përdorimin e kompjuterit për të prodhuar

muzikë për veprimatri personale, të klasës apo të shkollës.

Fizika

Këtu nxënësit duhet të jenë të qartë për lidhjen e fizikes me muzikën. Njohuritë që

ndërthuren mes fizikës dhe muzikës lidhen me: akustiken, tingujt, dritat dhe përthyerjen e dritës

në skenë etj. 10

Nxënësit dallojnë tingujt sipas karakteristikave të tyre, diferencojnë tingullin nga zhurma

kuptojnë ligjet e pasqyrimit dhe përthyerjes së dritës, përfitojnë ngjyra të ndryshme nga

mbivendosja e dritës, duke krijuar kështu efekte skenike.

10https://palidanigorre.files.wordpress.com/2014/11/artet.pdf

22

KAPITULLI III

3. KORNIZA KONCEPTUALE E PROGRAMIT

Hartimi i programit lëndor rrjedh nga: korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula

bërthamë dhe plani mësimor i arsimit bazë. Si i tillë, ky dokument i shërben:

1. Nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të

kompetencave të lëndës së muzikës, në mënyrë që ata të përballojnë sfidat e jetës dhe të

integrohen në shoqëri.

2. Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjet

e nxënësve në klasë dhe jashtë saj.

3. Prindërit, për njohjën e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kriteret e vlerësimit në

periudha të caktuara.

4. Hartuesit të teksteve mësimore dhe të materialeve ndihmëse, për mësuesit dhe nxënësit.

Programi i muzikës ka në thelbin e tij krijimin e kushteve për ndërtimin kompetencave të

lëndës si dhe të kompetencave kyçe që lidhen me to. Realizimi i temave ndërkurrikulare

nëpërmjet lëndës së muzikës është një komponent i rëndësishëm i programit për kontributin e

muzikës dhe të gjitha arteve të tjera që përbëjnë fushën e arteve, në shoqëri dhe në jetën e

përditshme. Programi, përmban tri tematika që janë të përbashkëta në të gjitha disiplinat artisitke

të fushës së arteve dhe krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë dhe zbatojë njohuritë, shkathtësitë,

qëndrimet dhe vlerat në funksion të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe. Në

program, gjithashtu, përshkruhet lidhja e muzikës me fushat tjera, në mënyrë që kurrikula e

arsimit bazë, të shihet si një e tërë për realizimin e qëllimit kryesor të formimit të nxënësve.11

11http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-Shkalla-1-2.pdf

23

Në këtë figurë është paraqitur korniza konceptuale e programit, lidhja e muzikës me fushat tjera.

23

Në këtë figurë është paraqitur korniza konceptuale e programit, lidhja e muzikës me fushat tjera.

23

Në këtë figurë është paraqitur korniza konceptuale e programit, lidhja e muzikës me fushat tjera.

24

3.1. LIDHJA E KOMPETENCAVE KYÇE ME KOMPETENCAT E FUSHËS

Kompetencat shprehen nëpërmjet përdorimit të njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve në

trajtimin e plotë dhe të kuptueshëm të situatave të kontekstit, të cilat do t’u ndihmojnë nxënësve

që të ballafaqohen me sfidat e epokës digjitale, të ekonomisë së tregut të lirë dhe të bazuar në dije,

në një botë të marrëdhënieve të ndërvarura.

Gjatë mësimit të muzikës për realizimin e kompetencave, mësuesi përdor mjete didaktike

dhe burime të ndryshme, të cilat nxënësi i dëgjon, i përjeton, i përdor etj. Ai/ajo përdor mjete

vizuale, teknologji të nevojshme, jep ndihma të veçanta, përshtat shembuj të ndryshëm muzikorë,

krijon mjedisin për aktivitete alternative.

Ndërtimi dhe zbatimi i kompetencave kyçe nga nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies

dhe nxënies, kërkon që mësuesi të mbajë parasysh lidhjen e kompetencave kyçe me kompetencat

e lëndës, për secilën shkallë. Për të realizuar këtë lidhje, mësuesi duhet të përzgjedhë situatat,

veprimtarinë, metodat dhe mjetet e përshtatshme të procesit të të nxënit.

Kompetenca përcaktohet si integrim i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve që një

nxënës duhet t`i fitojë gjatë procesit të nxënies. Organizimi i mësimit të muzikës me bazë në

kompetenca, përqëndrohet në atë që nxënësi duhet të dijë të bëjë saktë dhe të shpjegojë pse e bën.

Kur nxënësi realizon kompetencat muzikore, ai njëkohësisht është duke zhvilluar edhe

kompetencat kyçe. P.sh. kompetenca e muzikës „Interpetimi dhe përformimi i veprave“ (këngëve

dhe lojërave muzikore), përfshin shumë nga teknikat e të kënduarit apo luajtjes me instrumente

muzikore, por jo vetëm kaq, në arritjen e kësaj kompetence ndihmojnë dhe procese të tilla si

improvizimi, interpretimi, analizimi tekstual dhe muzikor i këngëve dhe lojërave që këndojnë apo

i veprave muzikore që dëgjojnë.12

12http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-Shkalla-1-2.pdf

25

3.2. KOMPETENCAT QË FORMOHEN PËRMES TEKNIKAVE

Bazuar në kurrikulë, lënda e muzikës synon të ndërtojë dhe zhvillojë tri kompetenca të

lëndës, të cilat lidhen me kompetencat kyçe që një nxënës duhet të zotërojë gjatë gjithë jetës së tij

dhe që përmbushen përmes njohurive të zhvilluara nëpërmjet tri tematikave kryesore.

Kompetencat e lëndës:

Kompetenca 1: Krijimi muzikor.

Kompetenca 2: Përformimi/ interpretimi muzikor.

Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave muzikore.

Tematika e lëndës:

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi muzikor.

Tematika 2: Teknikat dhe proceset muzikore.

Tematika 3: Historia, muzika dhe shoqëria.

Në figurë tregohen kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj.

25

3.2. KOMPETENCAT QË FORMOHEN PËRMES TEKNIKAVE

Bazuar në kurrikulë, lënda e muzikës synon të ndërtojë dhe zhvillojë tri kompetenca të

lëndës, të cilat lidhen me kompetencat kyçe që një nxënës duhet të zotërojë gjatë gjithë jetës së tij

dhe që përmbushen përmes njohurive të zhvilluara nëpërmjet tri tematikave kryesore.

Kompetencat e lëndës:

Kompetenca 1: Krijimi muzikor.

Kompetenca 2: Përformimi/ interpretimi muzikor.

Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave muzikore.

Tematika e lëndës:

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi muzikor.

Tematika 2: Teknikat dhe proceset muzikore.

Tematika 3: Historia, muzika dhe shoqëria.

Në figurë tregohen kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj.

25

3.2. KOMPETENCAT QË FORMOHEN PËRMES TEKNIKAVE

Bazuar në kurrikulë, lënda e muzikës synon të ndërtojë dhe zhvillojë tri kompetenca të

lëndës, të cilat lidhen me kompetencat kyçe që një nxënës duhet të zotërojë gjatë gjithë jetës së tij

dhe që përmbushen përmes njohurive të zhvilluara nëpërmjet tri tematikave kryesore.

Kompetencat e lëndës:

Kompetenca 1: Krijimi muzikor.

Kompetenca 2: Përformimi/ interpretimi muzikor.

Kompetenca 3: Vlerësimi i veprave muzikore.

Tematika e lëndës:

Tematika 1: Gjuha dhe komunikimi muzikor.

Tematika 2: Teknikat dhe proceset muzikore.

Tematika 3: Historia, muzika dhe shoqëria.

Në figurë tregohen kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj.

26

3.3. PROGRAMI MUZIKOR, ELEMENTET E TIJ DHE ZBATIMI PËRMES PLANIT

TEKNIK

Elementet e para të edukatës muzikore fëmija i merr në familje që në moshë të hershme.

Me pas, në arsimin parashkollor, përmes këngëve të thjeshta, imitimeve të ritmeve apo të tingujve

të ndryshëm nga jeta e përditshme dhe lojërat muzikore, kalohet në një punë të organizuar për t’i

pajisur fëmijët me elemente muzikore dhe për t`i përjetuar ato. Të gjithë këto elemente muzikore,

të cilat ndërthuren gjatë të kënduarit, të dëgjuarit, të shprehurit të muzikës janë forma fillestare të

të kuptuarit të saj, të cilat do të vijojnë të zhvillohen më tej në arsimin fillor dhe më tej.

Kurrikula e edukimit muzikor shtrihet përgjatë 9 viteve shkollore dhe është e ndarë në dy

cikle: CF (cikli fillor) dhe CMU (cikli i mesëm i ulët), ku CF shtrihet në pesë vite dhe CMU në

katër vite.

Përmbajtja e kurrikulës së edukimit muzikor në CF13 jepet përmes pesë linjave bazë dhe

elementeve muzikore. Ato janë:14

Linjat e programit mësimor:

1. Të kënduarit dhe lojërat muzikore.

2. Bazat e arsimimit muzikor.

3. Dëgjimi muzikor.

4. Shprehje dhe krijim muzikor.

Elementet muzikore që mësohen përmes programit:

1. Ritmi.

2. Melodia.

3. Vetitë e tingullit: gjatësia, lartësia, intensiteti, timbri.

4. Notat.

5. Ritmet e thjeshta me dy, tri dhe katër goditje.

6. Tempi.

7. Termat dinamike dhe shenjat e ngjyrimit.

13 CF –Cikli Fillor14

Shamku, V., & Hala, M., Libër mësuesi edukim muzikor,, "Mediaprint".

27

Të nxënit e integruar - Tërheqja e nxënësve në veprimtaritë muzikore dhe integrimi i muzikës me

lëndët tjera, sigurisht kërkon realizimin e objektivave jo vetëm në muzikë, por edhe nga lëndët

tjera. Kjo është një mënyrë efektive e të mësuarit dhe një nga parimet me të rëndësishme që ka

kurrikula e edukimit muzikor.

Temat e integruara kanë një motivim dhe kënaqësi të lartë për nxënësit. Ndërhyrja e

linjave me njëra-tjetrën apo e njohurive të nxënësit i bën veprimtaritë e kësaj lënde të këndshme

dhe të dashura. Për shembull, mësuesit duhet të kenë parasysh që gjatë zhvillimit të linjës së

BAM15, njohuritë e kësaj linje mund të lidhen shumë mirë me linjen e dëgjimit, ku nxënsit

dëgjojnë atë çka mësuan në linjen e BAM-it.

Integrimi me artet dhe lëndët e fushave tjera - Disa nga aspektet e shprehjes dhe

imagjinatës nga fushat tjera të arteve, lidhen edhe muzikën, p.sh. koncepti i ritmit apo i formës në

artin figurativ, mund të ilustrohen edhe në muzikë.

Integrimi me gjuhën amtare - Në të gjitha nivelet, kurikula e edukimit muzikor ka si

qëllim që nxënësit të dëgjojnë dhe t`i përgjigjen muzikës në rrugë të ndryshme.

Këngët sigurojnë te nxënësi një të kënduar të rjedhshëm dhe të saktë të tyre, gjithashtu ato

kërkojnë të zhvillojnë më tej gjuhën amtare që ata mësojnë çdo ditë. Gjatë mësimit të këngëve

apo njohurive muzikore BAM, nxënësit njihen dhe ushtrojnë konceptet, si: theksi në gjuhën e

folur dhe muzikë ose koha e theksuar e pa theksuar. Këto mund të demonstrohen pasi një këngë

është mësuar shumë mirë, duke u kërkuar nxënësve të gjejnë fjalë dyrrokëshe, trerrokëshe dhe

katërrokëshe.16

Shembull integrimi me gjuhën amtare: Theksi në muzikë dhe gjuhën e folur.

> - > - - > - - -

Mo - lla Eks- kur-sion Ta-vo-li-na

1 2 1 2 3 1 2 3 4

Shenja “>” quhet theks i fortë, ndërsa shenja “-“quhet theks i butë.

15 BAM- Bazat e arsimit muzikor16 Shamku, V., & Hala, M., Libër mësuesi edukim muzikor,, "Mediaprint".

28

KAPITULLI IV

4. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E EDUKIMIT MUZIKOR PARASHKOLLOR

Qëllimi i edukimit dhe i arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i kushteve për

zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve, duke iu mundësuar në këtë

mënyrë që zhvillimi i tyre i mëtejmë, të jëtë më i suksesshëm dhe më i plotë.

Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i

edukimit muzikor, që është i shprehur në mënyrë koncize, do të thotë: nxitja e fëmijëve për ta

përjetuar artin muzikor dhe për t`u shprehur në mënyrë të lire, me mjetet shprehëse muzikore,

varësisht nga mundësitë e tyre.

Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një

proces i gjatë i transformimit kuantitativ i dispozitave muzikore të trashëguara. Prandaj, edukimi

muzikor ka një varg objektivash të qarta edukative:

1. Para se të gjithash, veprimtaria muzikore duhet t`u sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si

dhe të nxisë emocione pozitive.

2. Nëpërmjet procedurave edukativo-muzikore përkatëse me moshën, të inicohet interesimi

për muzikë, përkatësisht për dëgjim të muzikës.

3. Të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra

të nxiten mundësitë krijuese të tyre.

4. Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëpërmjet ndjenjës ritmike, melodike e të

memories muzikore.

5. Të kultivohet dhe të zhvillohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim dhe

muzikim individual dhe të përbashkët.

Realizimi i objektivave edukative-muzikore, gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese të

fëmijëve të kësaj moshe.17

17Spahiu, S., METODIKA E MËSIMIT TË MUZIKËS, "Libri shkollor“.

29

4.1. KURRIKULA DHE PROGRAMI MËSIMOR CF - EDUKIMI MUZIKOR

Kurrikula bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, krahas dokumenteve tjera

kurrikulare, e bën të zbatueshme kornizën e kurrikulës të arsimit parauniversitar, të miratuar nga

MASHT-i. Me këtë dokument përcaktohen rezultatet për kompetenca dhe rezultatet për fusha të

kurrikulës, të shprehura në njohuri, shkthtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen dhe

arrihen nga nxënësit deri në fund të periudhave të caktuara kohore, si dhe qasjen metodologjike të

zbatueshmërisë, përfshirë mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin. Gjithashtu, ky dokument

përcakton shpërndarjen e kohës mësimore (oreve mësimore), për fusha të kurrikulës dhe

ndërlidhjen e tyre, të cilat mundësojnë progres në zhvillimin e kompetencave të nxënësit.

Mësimi i muzikës në arsimin e detyruar 9 vjeçar, synon të aftësojë nxënësit për të

përjetuar dhe për t‘u shprehur nëpërmjet muzikës. Ky program synon të kultivojë shprehitë për të

kënduar, për të dëgjuar, për të luajtur, për të krijuar si dhe për t’u shprehur duke vlerësuar

muzikën.

Edukimi muzikor në arsimin fillor, synon të formojë nxënësit si përjetues të muzikës duke

shprehur nëpërmjet saj botën e tyre emocionale.

Linjat e programit:

1. Këndimi e lojërat muzikore.

2. Bazat e arsimimit muzikor.

3. Luajtja në instrument.

4. Dëgjim muzikor.

5. Shprehje dhe krijim muzikor.

Veçoritë e arsimit fillor - në këtë nivel, përvojat mësimore në shkollë kontribuojnë për kalimin

gradual nga të nxënit përmes lojës, në të nxënit më të sistemuar të nxënësve. Puna edukativo-

arsimore përqendrohet në përvetësimin e shkrim-leximit themelor, matematikës elementare,

njohjes së mjedisit natyror e shoqëror të rrethinës, elementet e edukimit estetik dhe fizik në

kontekstin e vendosjes së një baze të shëndoshë për zhvillimin njohës, socio-emocional dhe

motorik. Kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv

të tij për të nxënit, që ndihmon zhvillimin e shprehive themelore për mësimin për të nxënë.

30

4.2. PLANI MËSIMOR

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet; Lënda: Ed. Muzikore; Shkalla e kurrikulës: 1; Klasa: Parafillor.

Tema (nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):

Muzika, lëndët tjera. luajmë lojëra të ndryshme ku përfshihet edhe matmatika, gjuha shqipe, edukimi fizik

etj.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuar):

I-4, III-1, IV-1, IV-2.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuar):

1.3, 2.2.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Vizatojmë dhe ngjyrosim ylberin

Fjalët kyçe: ylberi, shiu, dielli, 7 ngjyrat.

Rezultat-i/et e të nxënit të orës mësimore:

Të mësojmë këngen ylberi, teksa mësuesja luan në piano. Fëmijët do të mësojnë si krijohet ylberi dhe sa

ngjyra ka.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: karton, letra me ngjyrë, gërshërë, ngjitës.

Lidhja me lëndët tjera mësimore apo me çështje ndërkurrikulare dhe situatë jetësore:

Ed. Muzikore - Kënga “Ylberi”.

Matematikë - Numërimi i ngjyrave të ylberit.

Ed. Figurative - Ngjyrosja dhe vizatimi i ylberit.

31

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS

MËSIMORE.

Rutina ditore - fillojmë me datën, ditën, muajin, vitin dhe stinën. Pastaj formojmë një rreth, pyesim fëmijët

për ylberin se sa ngjyra ka, cilat janë ato dhe kur formohet ylberi. Pastaj këndojmë këngën “Ylberi” derisa

secili nga fëmijët ta mësojë këngën.

Aktiviteti i radhës është formimi i ylberit me karton, letra me ngjyrë etj.

Vlerësimi i nxënësve: Vëzhgojnë portofolion.

Detyrat dhe puna e pavarur: Punojnë dhe vizatojnë ylberin në mënyrë të pavarur.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore: Të gjithë fëmijët morën pjësë në aktivitet.

32

4.3. REZYME

Nga të gjitha që u thanë më lartë, shohim se muzika dhe lëndët tjera janë mjaft të

rëndësishme dhe të nevojshme në zhvillimin e fëmijëve. Edukimi muzikor është pjësë e jetës sonë

të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes tingujve

dhe simboleve muzikore. Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave,

duke i përdorur ato për t`u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat.

Integrimi me lëndët tjera synon të intëgrojë lëndën e muzikës me lëndët tjera. Nxënësit do

të mësojnë të zbulojnë lidhjet midis muzikës dhe edukimit figurativ, gjuhës, edukatës qytetare,

edukimit fizik dhe të kuptojnë rëndësinë e muzikës si burim kënaqësie.

Si përfundim, nga hulumtimet e këtij punimi kam arritur të shoh sesi muzika integrohet

me të gjitha fushat e kurrikulës. Për më tepër, ajo që kam kuptuar është se muzika luan një rol

themelor në edukimin e fëmijës, në vetëbesimin, zhvillon aftësitë fizike të fëmijëve dhe i përballë

fëmijët me kultura të ndryshme.

33

BURIME NGA LITERATURA

MËTODIKA Ë MËSIMIT TË MUZIKËS . Prof.mr Seniha Spahiu Prishtinë- ShtëpiaBotuese Libri.

LIBËR MËSUESI , EDUKIMI MUZIKOR . Msc. Majlinda Hala, Violeta ShamkuShtëpia Botuese mediaprint.

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR . Msc. Majlinda Hala Tiranë 2001 METODIKE E EDUKATES MUZIKORE. Ajmone dhomi, Prishtine 2000.

34

BURIME NGA INTERNETI

http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-Shkalla-1-2.pdf

http://www.ikub.al/CONTENT_SHENDETI

https://palidanigorre.files.wordpress.com/2014/11/artet.pdf

http://illyriapress.com/lidhjet-e-muzikes-matematiken-dhe-fiziken/

1 http://izha.edu.al/Biblioteka/3Programe%20Lendore/1Program

http://izha.edu.al/Biblioteka/3ProgramCikli%20Parashkollor/203_PROGRAME_PER_PARASH

KOLLORI-Programe-te-Arsimit-Parashkollor.pdf