udhëzime për aplikimin në programin lead albania

15
LEAD ALBANIA 1/21/2015 Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Si të aplikoni?

Upload: leadalbania

Post on 08-Aug-2015

543 views

Category:

Government & Nonprofit


1 download

TRANSCRIPT

LEAD ALBANIA

1/21/2015

Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

Një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Si të aplikoni?

Si të aplikoni?

1/21/2015

Shkoni në www.aadf.org/lead dhe klikoni në seksionin «Aplikoni»!

Si të aplikoni?

1/21/2015

Në seksionin «Aplikoni», klikoni për të nisur aplikimin tuaj!

1/21/2015

Si të aplikoni? Në faqen që hapet klikoni «Regjistrohu»!

1/21/2015

Si të aplikoni? Në faqen pasuese plotësoni fushat dhe klikoni «Regjistrohu»! Në adresën e postës tuaj elektronike do t’ju vijë një mesazh me udhëzimet dhe të dhënat përkatëse për të hyrë në llogarinë tuaj.

Si të aplikoni?

1/21/2015

Pas hyrjes fillestare në llogarinë tuaj do t’ju shfaqet informacioni i mëposhtëm. Lexoni udhëzimet dhe klikoni butonin «Aplikimi» për të nisur aplikimin tuaj!

1/21/2015

Si të aplikoni? Në faqen pasuese plotësoni fushat e formularit me të dhënat personale dhe të punësimit dhe klikoni butonin «Ruaj»!

1/21/2015

Si të aplikoni? Në faqen pasuese mund të vazhdoni me plotësimin e fushave të tjera të aplikimit (deklaratat personale, rekomanduesit, arsimimi etj.)

1/21/2015

Si të aplikoni? Shembull: Në pjesën e arsimimit, klikoni butonin «Shto» për të shtuar informacione rreth arsimimit tuaj!

1/21/2015

Si të aplikoni? Shembull: Në faqen pasuese plotësoni fushat përkatëse, klikoni butonin «Ruaj» dhe kthehuni mbrapa për të shtuar kualifikime të tjera ose vazhduar me plotësimin e pjesëve të tjera të aplikimit!

1/21/2015

Udhëzime rreth rekomanduesve

Aplikantët duhet të japin emrat dhe të dhënat e kontaktit të rekomanduesve.

Në rast përzgjedhje për në fazën e parë, personat e dhënë si referencë kontaktohen nga Programi me anë të një mesazhi në adresën e postës elektronike dhe u kërkohet të shkruajnë dhe të dorëzojnë letrën e rekomandimit nëpërmjet sistemit online ose nëpërmjet postës elektronike.

Aplikantët nuk mund të shohin letrat e rekomandimit. Një mesazh konfirmimi do të dërgohet në adresën e postës elektronike të aplikantëve menjëherë pasi çdo letër rekomandimi është dorëzuar.

1/21/2015

Si të aplikoni?

Pasi të keni plotësuar të gjitha pjesët e aplikimit, atëherë mund të dërgoni aplikimin.

1/21/2015

Nisni procesin e aplikimit sa më shpejt që të jetë e mundur! • Përgatitja e një aplikimi të qartë, të plotë dhe konkurrues vlerësohet të marrë shumë orë. Letra rekomandimi nga individë të ndryshëm • Këshillohet që një rekomandim të jetë nga një individ, i cili mund të flasë për kompetencat dhe

arritjet tuaja profesionale në fushën tuaj, dhe të paktën një rekomandim nga dikush që njeh veprimtaritë tuaja në komunitet dhe ato qytetare. Rekomandimi i fundit duhet të jetë nga eprori juaj aktual. Një rekomandim nga një epror i mëparshëm është gjithashtu i pranueshëm.

Esetë • Shkruani në mënyrë të përmbledhur dhe në lidhje me temën!

• Shembull : Nëse shkruani një memorandum për kreun e institucionit të preferuar, duhet të bëni një propozim konkret për një politikë të caktuar për institucionin në fjalë.

Si të përgatitni një aplikim konkurrues?

1/21/2015

Afati i fundit i dorëzimit është data 15 mars 2015, ora 17:00.

Intervistat e fazës së parë –maj Aplikantët njoftohen në prill/maj nëse janë përzgjedhur për intervistat e fazës së parë, të cilat do të kryhen nga një panel i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Intervistat nga Komisioni Përzgjedhës - qershor Kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë do të intervistohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës.

Intervistat me institucionin pritës - korrik Finalistët e përzgjedhur nga Komisioni u rekomandohen institucioneve pritëse, drejtuesit e të cilave zhvillojnë intervista me ta dhe bëjnë përzgjedhjen finale.

Kalendari

1/21/2015

Për të mësuar më shumë rreth Programit apo mënyrës së aplikimit, ju lutemi të vizitoni

www.aadf.org/lead

ose

të na kontaktoni në [email protected]

Pyetje të tjera

Faleminderit!