tregues performance pËr nivelin lokal qeverisËs … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek...

24
Nr. i Dokumentit: 22x.9-2017-08 TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017 Dokument diskutimi Prishtinë, korrik 2018

Upload: others

Post on 05-Sep-2019

26 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

Nr. i Dokumentit: 22x.9-2017-08

TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR

VITIN 2017

Dokument diskutimi

Prishtinë, korrik 2018

Page 2: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

2

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është

institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili

me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale,

financiare dhe operative. Zyra e Kombëtare e Auditimit kryen

auditime të rregullsisë dhe të performancës dhe për punën e

vet i jep llogari Kuvendit të Kosovës.

Misioni ynë është që përmes auditimeve cilësore të fuqizojmë

llogaridhënien në administratën publike për përdorimin

efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.

Ne kryejmë auditime në përputhje me standardet e njohura

ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik si dhe me

praktikat e mira evropiane.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë

drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike pasi që

ato ofrojnë bazë të qëndrueshme për të kërkuar llogari nga

menaxherët e çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne

rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë

një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të

palëve tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.

Përveç auditimeve mandatore, Zyra ka qenë e angazhuar edhe

në hartimin e raporteve apo dokument diskutimeve lidhur me

performancën financiare dhe jo financiare në fusha të caktuara

të qeverisjes lokale, dhe jo vetëm. Viteve të fundit vëmendje i

është dhënë matjes dhe krahasueshmërisë së disa treguesve

cilësor dhe sasior, pikërisht aty ku mund të kenë interes

qytetarët, si përdorues kryesor të atyre shërbimeve.

Raporti është rezultat i auditimit të kryer nga Ardita Sa lihu

nën mbikëqyrjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshëm, Valbon

Bytyqi.

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT – Adresa: Musine Kokalari, Nr. 87, Prishtinë 10000, Kosovë Tel: +383(0) 38 60 60 04/1011

http://zka-rks.org

Page 3: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

3

TABELA E PËRMBAJTJES

1 Hyrje .......................................................................................................................................... 4

2 Fushëveprimi dhe auditimi i të dhënave ............................................................................. 6

Kriteri 1. Opinioni i auditimit për vitin 2017 ............................................................................... 8

Kriteri 2. Investimet Kapitale ......................................................................................................... 8

Treguesi 1. Diskutimet në Kuvendet Komunale për Raportet e Auditimit ............................ 9

Treguesi 2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta .................................................................... 10

Treguesi 3. Disiplina financiare në pagesa ................................................................................. 11

Treguesi 4. Zbatimi i planit të prokurimit .................................................................................. 12

Treguesi 5. Verifikimi i pronave të paluajtshme ....................................................................... 13

Treguesi 6. Inkasimi i tatimit në pronë ....................................................................................... 14

Treguesi 7. Adresimi i rekomandimeve ..................................................................................... 15

Treguesi 8. Emërimi i menaxherëve të projekteve .................................................................... 16

Treguesi 9. Menaxhimi i kontratave ........................................................................................... 17

Shtojca 1. Opinioni i auditimit dhe realizimi i IK ..................................................................... 18

Shtojca 2. Diskutimi në Kuvend i raporteve të auditimit ........................................................ 19

Shtojca 3. Marrëveshjet për shërbime të veçanta ...................................................................... 20

Shtojca 4. Disiplina financiare në pagesa dhe zbatimi i planit të prokurimit ....................... 21

Shtojca 5. Përditësimi i regjistrit dhe arkëtimi i TP ................................................................... 22

Shtojca 6. Adresimi i rekomandimeve ........................................................................................ 23

Shtojca 7. Menaxherët e projekteve dhe menaxhimi i kontratave .......................................... 24

Page 4: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

4

1 Hyrje

Pavarësisht zhvillimit të sistemit të kontabilizimit të transaksioneve financiare dhe mirëmbajtjes së

të dhënave jo financiare, matja e performancës dhe saktësia e informatave, mbetet sfidë për çdo

vend apo institucion që merret me raportime të tilla.

Që nga viti 2013, Zyra Kombëtare e Auditimit ka prodhuar dokumente diskutimi mbi

performancën financiare dhe jo-financiare në fusha të caktuara të qeverisjes lokale. Rezultatet e

dala nga këto analiza thirren të shërbejnë si një matës dhe instrument vetë-kritik për përdorimin

sa më racional të fondeve publike. Përmbajtja e treguesve që janë krahasuar dhe matur, ka

ndryshuar vit pas viti. Kjo, me qëllim të përmirësimit të mëtejmë si dhe përshtatjes së nevojave për

raportim dhe krahasim midis komunave, në mënyrë që të bëhet një progres në llogaridhënien mbi

menaxhimin e parasë publike karshi shërbimeve të ofruara apo shpenzimeve të ndodhura. Në

vazhdën e iniciativave në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj tatimpaguesve

dhe palëve të interesit, kjo analizë provon të shtoj edhe një kulturë të shtuar përgjegjësie mbi

qeverisjen apo edhe të matjes ndër-departamentale të organizatës buxhetore, mbi efektivitetin,

efiçiencën dhe ekonomizimin e transaksioneve.

Ky dokument paraqet një analizë krahasuese të dy kritereve themelore si dhe nëntë treguesve

tjerë. Kriteret kanë të bëjnë me opinionin e auditimit, dhënë në raportet individuale financiare për

vitin që përfundon më 31 dhjetor 2017, si dhe realizimin e buxhetit të kategorisë së Investimeve

Kapitale.

Treguesit tjerë me disa nën tregues përcjellës, renditen si vijon: Diskutimi i raporteve të auditmit në

Kuvendin Komunal; Të angazhuarit sipas marrëveshjeve për shërbime të veçanta; Disiplina financiare në

pagesa; Zbatimi i planit të prokurimit; Verifikimi i tatimpaguesve të pronës dhe shkalla e inkasimit;

Adresimi i rekomandimeve të dhëna të auditimit për vitin 2016; Emërimi i menaxherëve të projekteve; si dhe

Menaxhimi i kontratave.

Analiza ka për qëllim të nxis debat rreth asaj se si mund të përdoren në Kosovë këta tregues kyç të

performancës për ta zhvilluar përmirësimin e performancës në përgjithësi duke mos u kufizuar

edhe në interesin e donatorëve për të konkluduar mbi përgjegjshmërinë e organizatave në disa

dimensione. Aktualisht, matja e performancës së shërbimeve komunale bëhet edhe nga Ministria

e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Performancë Komunale. Ajo

zhvillon sondazhe për kënaqshmërinë e qytetarëve, për të vlerësuar opinionet e tyre rreth

elementeve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve dhe të performancës komunale.

Dëshirojmë të sqarojmë se përkundër që një numër informatash sigurohen nga Libri i

Përgjithshëm i Thesarit dhe Pasqyrat Vjetore Financiare të komunave, mbledhja e të dhënave jo

financiare bëhet pothuajse në mënyrë manuale dhe si i tillë i nënshtrohet rrezikut të saktësisë.

Prandaj, përkundër verifikimit të të dhënave nga ana e auditorëve, kërkojmë nga lexuesit të kenë

parasysh sigurinë e kufizuar për informatat e prodhuara jashtë sistemit qeveritar të kontabilitetit

(SIMFK).

Page 5: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

5

Të gjeturat kryesore

Nga analiza e bërë në shqyrtimin e raporteve të nivelit lokal, ne kemi identifikuar të gjeturat, si:

Vetëm 61% e komunave kanë diskutuar për raportet e auditimit të jashtëm në Kuvendet

Komunale, nga të cilat vetëm gjysma e tyre kishin diskutuar edhe për planet e veprimit;

Shumica e komunave kanë një tendencë të shfrytëzimit të kontratave për marrëveshje të

veçanta jo në përputhje me qëllimin e tyre. Madje, disa komuna të vogla angazhojnë numër

të konsiderueshëm të këtyre punonjësve;

Nën arsyetimin e mungesës së kapaciteteve, shumica e komunave nuk kryejnë verifikimin

e pronave të tatimpaguesve të pronës. Kjo ndikon në faturim jo sipas gjendjes reale në

teren;

Planet e prokurimit nuk janë mjaftueshëm të detajuara prandaj performanca në zbatimin e

tyre shpesh nuk paraqitet drejtë; dhe

Ekzaminimet në teren për pagesat ndaj punëve të kryera, në disa raste kanë treguar që

raportet e komisionit të pranimit apo organit mbikqyrës nuk kanë reflektuar gjendjen reale

dhe si pasojë janë çertifikuar disa pagesa përkundër që puna nuk ishte përfunduar.

Rekomandimet kryesore

Rekomandimet kryesore janë si në vijim:

Kuvendet Komunale duhet të mbajnë përgjegjës menaxhmentin e komunës që të raportojë

për gjetjet e auditorit si dhe për arsyet e përsëritjes së rekomandimeve, përkatësisht nivelit

të ulët të zbatimit të tyre. Veprime specifike duhet të merren për të monitoruar në

vazhdimësi planet e veprimit, mbi atë se deri ku është shënuar progres;

Komunat të vlerësojnë saktë nevojat për të angazhuar punonjës sipas marrëveshjeve për

shërbime të veçanta. Aty ku vërtet shprehet nevoja për ekspertë të jashtëm, të zbatohen

procedura të thjeshtuara rekrutimi si dhe të respektohet afati i kohëzgjatjes së tyre;

Komunat, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtojnë mundësitë për

ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në

mënyrë që të arrihen efektet maksimale nga kjo e hyrë;

Drejtoritë komunale të bashkëpunojnë me zyrën e prokurimit me qëllim të përmirësimit të

planifikimit të aktiviteteve që do të prokurohen; dhe

Kuvendet Komunale si dhe menaxhmenti i komunave duhet kërkuar llogaridhënie dhe

përgjegjësi për pagesat ndaj punëve të (pa) kryera në mënyrë që rastet e tilla të mos jenë

më pjesë e këtyre statistikave.

Page 6: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

6

2 Fushëveprimi dhe auditimi i të dhënave

Ky raport mbulon dy kritere dhe nëntë fusha nga aktivitetet e qeverisjes lokale. Si i tillë, i

përgjigjet pyetjeve siç përshkruhen në tabelën e mëposhtme:

Kriteret Çështjet e analizuara lidhur me kriterin

1. Opinioni i auditimit Opinioni i auditimit, për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2017 të jetë të paktën i Pamodifikuar me Theksim të Çështjes.

2. Investimet Kapitale Komuna duhet ta ketë shpenzuar së paku 75% të buxhetit final të aprovuar për investime kapitale në vitin 2017.

Treguesit Çështjet e analizuara lidhur me treguesin

1. Diskutimi i raportit të auditimit në Kuvendin Komunal

Në njërën nga mbledhjet e rregullta, Kuvendi Komunal ka diskutuar raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2016; dhe

Kuvendi Komunal ka diskutuar planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori i jashtëm për vitin 2016.

2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta përdoren në përputhje me legjislacionin

Janë zhvilluar procedura të thjeshtësuara të rekrutimit;

Marrëveshjet janë përdorur në përputhje me qëllimin e tyre, për punë specifike; dhe

Kohëzgjatja e tyre ishte në përputhje me ligjin.

3. Disiplina financiare në pagesa

% e pagesave të kryera brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

4. Zbatimi i planit të prokurimit

% e aktiviteteve të parapara me plan të prokurimit për të cilat është nënshkruar kontratë.

5. Përditësimi i regjistrit të tatimit në pronë

Deri në fund të vitit është bërë ri-anketimi i ndërtesave për tatim në pronë në përputhje me ligjin.

6. Niveli i arkëtimit të tatimit në pronë kundrejt faturimit

% e inkasimit të tatimit në pronë për vitin aktual kundrejt faturimit (pa kamata dhe dënime).

7. Adresimi i rekomandimeve

% e zbatimit të plotë të rekomandimeve dhënë në raportin e auditimit për vitin 2016.

8. Menaxherët e projektit të emëruar për monitorimin e zbatimit të kontratës

Kontratat publike për të cilat emërohet në mënyrë të rregullt menaxheri i projektit.

9. Menaxhimi i kontratave Organizata pranon punën e kryer para çdo pagese të certifikuar.

Kjo listë nuk ka për qëllim të jetë gjithëpërfshirëse por ofron tema për diskutim ku komunat mund

të bëjnë shqyrtimin e performancës së tyre kundrejt të tjerave. Për ta mbështetur këtë krahasim,

shtojcat e detajuara janë të bashkangjitura në fund të këtij raporti.

Page 7: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

7

Informatat e prezantuara në këtë analizë janë nxjerrë nga raportet e publikuara të auditimit,

pasqyrat vjetore financiare, nga shënimet e sistemit të tatimit në pronë1 marrë nga Departamenti i

Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave si dhe nga evidencat që posedojnë drejtoritë

respektive të komunave.

Nga ana e ekipeve të auditimit janë bërë verifikime të të dhënave me qëllim që të reduktohet

pasaktësia eventuale. Sidoqoftë, përderisa një pjesë e rezultateve ka rrjedhur bazuar në mostrimin e

bërë gjatë auditimit të rregullt, palët e interesit duhet të kenë parasysh shkallën e kufizuar të

sigurisë sa i përket saktësisë së rezultateve të performancës për treguesit e lartshënuar.

1 Në prill 2018, ZKA ka publikuar një raport mbi efektivitetin e sistemit të tatimit në pronë. Ndër të tjerash, është

raportuar për dështim të procesimit të pagesave në sistemin aktual, gjë që rrezikon edhe saktësinë e raportimit të llogarive të arkëtueshme.

Page 8: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

8

Kriteri 1. Opinioni i auditimit për vitin 2017

Deri më 30 qershor, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikon raportet e auditimit të

rregullsisë për vitin fiskal për të gjitha Organizatat Buxhetore (OB) të Republikës së Kosovës. Të

dhënat për opinionet e nivelit lokal, janë si më poshtë:

Tabela 1. Opinionet e dhëna nga ZKA

Opinioni i pamodifikuar

(29 komuna)

Opinion i pamodifikuar

Pejë Lipjan Viti Ranillug

Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes

Prishtinë Mitrovicë Istog Shtime Novobërdë

Prizren Vushtrri Kamenicë M. Veriore Junik

Gjilan Gllogoc Deçan Obiliq Partesh

Gjakovë Skenderaj Kaçanik Shtërpcë Zubin Potok

Podujevë Fushë Kosovë Graçanicë Hani i Elezit Zveçan

Opinioni i modifikuar

(9 komuna)

Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes

Ferizaj Malishevë Klinë Mamushë Leposaviq

Suharekë Rahovec Dragash Kllokot

Kriteri 2. Investimet Kapitale

Destinimi i parave publike në investime kapitale nënkupton shërbime më të mira për qytetarin

dhe ndikon pozitivisht në mirëqenien e tyre. Komunat duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të

përmbushin projektet e dala në çdo vit sipas programit të investimeve kapitale. Në tabelën në

vijim në kemi prezantuar komunat të cilat kanë realizuar një performancë me të mirë buxhetore,

duke realizuar 75% të buxhetit final të destinuar për projekte kapitale.

Page 9: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

9

Grafiku 1. Realizimi i investimeve kapitale në raport me buxhetin final të aprovuar (mbi 75%)

Treguesi 1. Diskutimet në Kuvendet Komunale për Raportet

e Auditimit

Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me ndryshime2) si dhe Ligji për

Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, obligojnë menaxhmentin e komunës

të raportoj mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me gjetjet dhe

rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në Raportin Vjetor të Auditimit të pasqyrave financiare

të organizatës.

Janë gjithsej 23 komuna të cilat kanë diskutuar raportin e auditimit në Kuvendin Komunal. Por, jo

të gjitha kishin diskutuar edhe planet e veprimit. Vetëm 13 nga to kishin diskutuar edhe për

planet e veprimit dhe masat e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve.

Tabela 2. Diskutimi në Kuvend i raportit të auditimit të jashtëm si dhe plani i veprimit

Diskutimi në Kuvend i Raportit të Jashtëm të Auditimit

Komunat të cilat kanë diskutuar raportet e auditimit në Kuvendet Komunale (* kanë diskutuar dhe planin e veprimit)

Prishtinë Suharekë Istog* Graçanicë* Mamushë *

Prizren* Lipjan Klinë* Shtime Ranillug

Pejë* Malishevë* Kamenicë M. Veriore Partesh

Gjakovë* Rahovec* Dragash* Hani i Elezit*

Mitrovicë F. Kosovë Kaçanik* Junik*

Komunat të cilat nuk kanë diskutuar raportin e auditimit në Kuvendin komunal

(Mos) diskutimi i raportit të auditimit të jashtëm

Ferizaj Vushtrri Viti Shtërpcë Zubin Potok

Gjilan Gllogoc Deçan Novobërdë Zveçan

Podujevë Skenderaj Obiliq Kllokot Leposaviq

Po ashtu, Rahoveci, para asamblistëve ka paraqitur edhe raportin e auditimit të brendshëm dhe

është diskutuar për gjetjet e tyre.

2 Ligji Nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe

përgjegjësitë, neni 16 dhe 18 i cili plotëson nenin 44 dhe 46 të ligjit 03/L-048.

98% 91% 90% 90% 89% 88% 87% 87% 87% 86% 85% 84% 83% 83% 81% 79% 79% 78% 78% 77% 76% 75% 75% 75% 75%

Page 10: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

10

Treguesi 2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta

Legjislacioni kosovar për shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve përmban rregulla dhe

kufizime strikte për administratën publike. Në përputhje me planet strategjike qeveritare për

kategorizimin dhe kufijtë e shpenzimeve operative, përcaktohen edhe kufijtë e të punësuarve në

administratë komunale. Njëkohësisht, me ligjin për shërbimin civil3, lejohet që aty ku komuna ka

nevojë për angazhim të ekspertëve për një periudhë të kufizuar, të zhvillojë procedura të

thjeshtësuara të rekrutimit dhe se kontratat e tilla për shërbime të veçanta duhet të jenë deri në

gjashtë muaj.

Shënimet e mëposhtme nuk tregojnë arsyet apo të gjitha (pa) rregullsitë gjatë kontraktimit4. Kjo

analizë paraqet numrin e të angazhuarve krahas madhësisë së organizatës.

Grafiku në vijim tregon renditjen e komunave të cilat kishin angazhuar më së shumti punonjës në

raport me buxhetin e tyre.

Grafiku 2. Komunat me numrin më të lartë të të angazhuarve përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta

Grafiku 3 tregon Komunat të cilat kishin shpenzuar dhe kontraktuar më së paku apo fare në këtë

kod shpenzimesh. Vlen të përmendet se janë pesë komuna që nuk kanë angazhuar fare punonjës

dhe atë komunat Klinë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Ranillug.

3 Neni 12, pika 4 e Ligjit 03/L-149 përkufizon që emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë

muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedure e thjeshtësuar e rekrutimit.

4 Për të parë detajet lidhur me kontratat në vepër të një komune në veçanti, referoju raporteve individuale të auditimit.

18

90

10 7

49

9

5231

53

23

46

24

76 71

226

70

161

49

78

5

32

-

100

200

300

400

500

600020406080

100120140160180

,00

0€

Page 11: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

11

Grafiku 3. Komunat me numrin më të ulët të të angazhuarve krahasuar me madhësinë buxhetore

Ne kemi mbledhur informata edhe nga aspekti i zbatimit të ligjit që rregullon këtë fushë: nëse

janë zbatuar procedura të thjeshtuara rekrutimi, nëse kohëzgjatja e kontraktimeve ishte ligjore (jo

më shumë se gjashtë muaj) si dhe nëse të angazhuarit thirren për ndonjë punë të veçantë apo

ekspertizë e jo për punë të zakonshme të cilën mund të kryejnë edhe zyrtarët e rregullt komunal.

Nga ky kënd, shumica e komunave nuk kanë respektuar kërkesat e mësipërme. Është vetëm Hani

i Elezit që ka përmbushur të tre kërkesat kur ka angazhuar pesë punonjës si dhe Ferizaj dhe

Dragash, që kryesisht kishin përmbushur kriteret gjatë kontraktimit. Për me tepër referoju shtojcës

nr.3.

Treguesi 3. Disiplina financiare në pagesa

Ligji për menaxhimin e financave publike, bën përgjegjës çdo zyrtar kryesor financiar që të

siguroj se çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe shërbimet e furnizuara

dhe/ose punët e realizuara për OB-të të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas pranimit të

faturës ose kërkesës për pagesë nga organizata përkatëse buxhetore. Në rast të mos kryerjes së

obligimeve nga ana e OB-ve, lëshuesi i faturës mundet ta dorëzojë një kopje të faturës ose kërkesës

për pagesë në Thesar. Ligji përmban edhe një nen tjetër i cili obligon Thesarin të kryejë pagesat

sipas vendimeve të prera gjyqësore nëse OB-të nuk kanë përmbushur obligimet e tyre.

Shtojca 4, paraqet shkallën e pagesave për të cilat faturat janë paguar në kohë brenda 30 ditësh.

Megjithatë duhet të merret parasysh edhe një fenomen tjetër negativ për të cilën ZKA ka raportuar

vazhdimisht, dhe që në njëfarë mënyre mund të ndikojë gjendjen e këtyre rezultateve për

disiplinën financiare. Urdhërblerja (porosia e mallit) e cila gjenerohet nga sistemi aktual i

kontabilitetit, shpesh nuk bëhet me kohë apo në rastin e porositjes së mallit (apo nënshkrimit të

kontratës tek projektet kapitale), por vetëm pasi që OB e pranon faturën apo punën.

Sidoqoftë, shtojca tregon një mesatare prej 86% të përmbushjes së këtij obligimi nga Komunat,

duke shpalosur kështu gjithsej 14 komuna të cilat janë nën këtë mesatare.

6

12

2123

9

18

68

46 6

0 0 0 0 0

-

500

1,000

1,500

2,000

2,500

3,0000

5

10

15

20

25

,00

0€

Page 12: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

12

Tabela 3. Disiplina financiare në pagesa

Komunat me shkallë të ulët të kryerjes së obligimit ndaj faturave brenda afatit ligjor

Pagesat e kryera brenda afatit ligjor

Hani i Elezit 85% Lipjan 81% Kaçanik 76% Pejë 71% Ferizaj 57%

Zveçan 82% Gjakovë 78% Mitrovicë 73% Junik 63% Leposaviq 32%

Prizren 82% Suharekë 77% Deçan 73% Shtërpcë 59%

Të qenit mos përgjegjës ndaj shlyerjes së faturave, mund të shkaktoj që komunat të jenë subjekt i

kamatave dhe ndëshkimeve të cilat burojnë qoftë nga klauzolat kontraktuale ashtu edhe ligji për të

drejtat dhe detyrimet.

Treguesi 4. Zbatimi i planit të prokurimit

Për çdo vit, komunat duhet të planifikojnë aktivitetet që do të prokurohen për 12 muaj të vitit.

Ndër të tjerash, planifikimi duhet të eliminoj nevojën për prokurime emergjente si dhe ndarjen e

tenderëve. Të gjitha furnizimet, shërbimet, punët si dhe konkurset e projektimit duhet të

përfshihen detajisht në parashikim dhe të dorëzohen në Autoritetin Qendror të Prokurimit.

Për të planifikuar sa më mirë, zyrtari i prokurimit duhet të bashkëpunoj me të gjitha drejtoritë dhe

në veçanti me Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave.

Ne kemi inicuar një analizë e cila do të tregonte shkallën mbi atë se sa kontrata janë nënshkruar në

krahasim me planin.

Gjatë verifikimit në teren ky tregues del të jetë jo tërësisht i krahasueshëm dhe i saktë meqë planet

e dorëzuara kanë përfshirë aktivitete të grupuara të prokurimit. Si rezultat, shkalla e realizimit në

disa komuna ishte mbi 100%5.

Janë 16 komuna të cilat kanë realizuar mbi 90% të planit të prokurimit. Përderisa, komunat në

grafikun e mëposhtëm kanë pasur një performancë më të dobët në këtë drejtim.

5 Komunat Pejë, Podujevë, Obiliq, Vushtrri, Istog, Viti dhe Dragash kanë realizuar mbi 100% të planit si rezultat i një

planifikimi jo adekuat. Në anën tjetër Komuna Partesh nuk ka përgatitur plan të prokurimit si dhe nuk ka raport të kontratave të nënshkruara.

Page 13: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

13

Grafiku 4. Komunat të cilat kanë realizuar më pak se 90% të planit të prokurimit

Treguesi 5. Verifikimi i pronave të paluajtshme

Komunat janë përgjegjëse për regjistrim të pronave të paluajtshme dhe sigurim të informacionit të

nevojshëm në lidhje me to, për qëllim të administrimit të tatimit në pronë. Ndryshimi i

vazhdueshëm i tipareve të pronave si dhe ndërtimet e vazhdueshme që ndodhin, duhet të jenë

pikë vrojtimi i anketuesve në teren, sepse nga gjendja dhe madhësia e pronës varet edhe faturimi

ndaj një tatimpaguesi. Neni 13 i UA për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave mbi Pronën

dhe Tatimpaguesin obligon Komunën që çdo vit të bëjë verifikimin ne teren të 1/3 -ës së pronave

të regjistruara. Procesi i verifikimit është krejtësisht i ngjashëm me atë të regjistrimit përveç se nuk

rezulton me regjistrimin e një prone të re mirëpo me përmirësimin e shënimeve ekzistuese.

Sërish është aktuale përsëritja e rekomandimeve mbi këtë, meqë komunat ende shënojnë një

mesatare të ulët të verifikimit të pronave në teren. Madje, vetëm tri komuna janë në pajtueshmëri

me këtë nen, duke verifikuar mbi 33% apo afro 1/3 të pronave të regjistruara.

Grafiku 5. Komunat të cilat kanë verifikuar mbi 10%të pronave të regjistruara

88% 85% 85% 83% 82% 82% 81% 81% 81% 80% 77% 76% 76% 72%67% 64% 60%

55%50%

36%

0%

100%

35% 35% 32% 31% 28% 24% 24% 20% 17% 14% 13% 13% 11% 11%

Page 14: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

14

Grafiku 6. Komunat të cilat kanë verifikuar 0% apo më pak se 10% të pronave të regjistruara6

Arsyetimi nga Departamentet e Tatimit në Pronë për mos verifikim të tillë, kryesisht është

mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore për anketim në teren.

Treguesi 6. Inkasimi i tatimit në pronë

Tatimi në pronë është kategoria më domethënëse e të hyrave komunale, jo vetëm për nga vlera

inkasuese por edhe për qëllimin se pse mblidhet kjo e hyrë. Në veçanti, për këtë të hyrë, komuna

duhet të shpërblej qytetarët në të mira publike apo investime, kryesisht në infrastrukturë.

Që nga fillimi dhe deri më sot, tatimi në pronë është tatimi i vetëm që është decentralizuar në nivel

komunal. Sistemi i Tatimit në Pronë në Kosovë, ka filluar aplikimin në mbarë Kosovën në vitin

2003 kur është bërë regjistrimi i parë gjithëpërfshirës i pronave. Sistemi menaxhohet nga

Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) në Ministrinë e Financave.

Ka qenë gjithmonë e theksuar që niveli lokal duhet të marrë masat e nevojshme në mënyrë që

inkasimi të jetë sa më i lartë. Sa më i lartë inkasimi aq më i lartë numri i projekteve potenciale që

mund të mbulohen nga të hyrat komunale. Me rastin e planifikimit të buxhetit, komunat nuk

buxhetojnë vlerë inkasimi aq sa faturojnë! Kjo për arsye se një numër projektesh do të mbeteshin të

parealizuara nëse nuk do të inkasohej paraprakisht ajo shumë. Rrjedhimisht, komunat planifikojnë

të mbledhin bazuar në trendin paraprak të të hyrave nga kjo kategori. Por, edhe në këtë drejtim

ZKA ka raportuar për një planifikim jo adekuat të tyre. Në disa raste, pa arsye planifikohet të

inkasohet më pak se vitet paraprake. Planifikimet e tilla jo ambicioze kanë ndikim në tërë

mbarëvajtjen buxhetore.

Shënimet e mëposhtme tregojnë se sa kanë mundur komunat të inkasojnë vetëm kryegjënë e

faturuar për tatim në vitin 2017 pa përfshirë dënimet dhe kamatat7. Nga gjithsej 34 komuna që

inkasojnë tatim në pronë, mesatarja e përgjithshme e inkasimit të faturimit për vitin 2017 ishte

43%. Mbi ketë mesatare janë 16 komuna të cilat janë prezantuar në grafikun në vijim.

6 Suhareka dhe Kllokoti nuk kanë verifikuar 1/3 e pronave por edhe nuk kemi arritur të marrim informata se deri në

ç‘shkallë është bërë verifikimi (nëse është verifikuar ndonjë pronë), andaj në shtojcën nr.5 janë prezantuar me 0%. 7 Shënimet janë marrë nga Departamenti i Tatimit në Pronë, pranë Ministrisë së Financave.

9% 9%8% 8%

5% 4% 4% 3%3%

1% 1% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0%

Page 15: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

15

Grafiku 7. Komunat me shkallën më të lartë të inkasimit të tatimit të faturuar për vitin 2017

Grafiku 8. Komunat me shkallën më të ulët të inkasimit të tatimit të faturuar për vitin 2017

Shënim: Faturimi total për vitin 2017 duke përfshirë vetëm kryegjënë, pa kamata dhe dënime ishte

26,968,073€ derisa inkasimi ishte 11,714,734€ apo 43%.

Treguesi 7. Adresimi i rekomandimeve

Rëndësia e raporteve të auditimit qëndron në dhënien e rekomandimeve praktike të cilat do të

përmirësonin apo ndryshonin qasjen apo veprimet e gabuara të një organizate. Një qasje serioze

nga menaxhmenti i çdo komune për zbatim të rekomandimeve, është thelbësore që të arrihen

përfitimet maksimale nga raporti i auditimit. Por, në nivel të përgjithshëm, Zyra Kombëtare e

Auditimit, ka raportuar8 për një nivel jo të kënaqshëm të zbatimit të rekomandimeve. Dukuria e

përsëritjes së rekomandimeve qëndron edhe në vitin aktual.

Për vitin 2017, në nivel lokal, mesatarja e përgjithshme e zbatimit të rekomandimeve është 25.38%.

8 Shih Raportet Vjetore të Auditimit sipas viteve, http://www.zka-rks.org/publications/

68%

56%51% 48% 48% 47% 46% 45% 45% 45% 44% 44% 43% 42% 42% 42%

40% 40% 39% 39% 38% 38% 37% 37% 37% 36% 35% 33% 31% 30% 27% 25% 24%20%

0% 0% 0% 0%

Page 16: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

16

Grafiku 9. Komunat me % më të lartë të zbatimit të rekomandimeve apo mbi mesataren e përgjithshme (25.38%)

Grafiku 10. Komunat me % më të ultë të zbatimit të rekomandimeve apo nën mesataren e përgjithshme (25.38%)

Treguesi 8. Emërimi i menaxherëve të projekteve

Korniza ligjore mbi prokurimin publik në Kosovë vazhdimisht është amandementuar nga

ligjvënësit dhe është mjaft specifike. Kjo, për të mundësuar blerjen sa më të favorshme të

shërbimeve dhe projekteve kapitale.

Sipas udhëzimit për prokurim publik, ndër të tjerash, pas nënshkrimit të kontratës nga operatori

fitues dhe autoriteti kontraktues, zyrtari kryesor administrativ emëron një Menaxher të Projektit i

cili mbahet përgjegjës për menaxhimin apo mbikëqyrjen e kontratës dhe për ta mbajtur të

informuar Zyrtarin e Prokurimit. Pra, menaxhimi i kontratës, përveç kompetencës për të

ndryshuar apo ndërprerë, në këtë moment kalon nga Departamenti i Prokurimit tek Menaxheri i

Projektit. Menaxheri i projektit duhet të përgatis një plan për menaxhimin e kontratës si kusht për

54%47% 47%

40% 38% 38% 38% 37% 36% 36% 35% 35% 33% 33% 32% 32%29% 27% 27% 27% 26%

25%22%

18% 17% 17% 15% 15%12%

9% 8% 8% 8% 7% 7% 5%

0% 0%

Page 17: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

17

zbatimin e kontratës, duke përdorur formularin standard të miratuar nga Komisioni Rregullativ i

Prokurimit Publik9.

Ne kemi vlerësuar nëse për kontratat e mostruara, emërimi i menaxherit të projektit është bërë në

mënyrë të rregullt. Në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme sa i përket emërimit të tyre. Por, në

raportet individuale të auditimit, shpesh është përmendur si fenomen që planet e menaxhimit të

kontratës nuk azhurnohen gjithmonë me rastin e krijimit të kushteve të reja në teren. Nga Shtojca

7, vërehet se në disa raste të izoluara ky emërim nuk është bërë si duhet dhe atë në Komunën e

Kllokotit dhe Graçanicës.

Treguesi 9. Menaxhimi i kontratave

Rregullorja për shpenzimin e parave publike përcakton elementet thelbësore të kontrolleve të

brendshme dhe linjave të llogaridhënies, në bazë të të cilave duhet vepruar organizatat. Të gjitha

hapat e cekur në rregullore duhet t’i paraprijnë çertifikimit të dokumentacionit për pagesë. Zyrtari

çertifikues është përgjegjës për mos çertifikim të asnjë pagese nëse mungon ndonjë nga

dokumentet. Zyra Kombëtare e Auditimit, për vitin 2017 ka raportuar për katër komuna për të

cilat nga mostrimi është vërejtur se pagesa është kryer edhe pse puna/malli nuk është pranuar.

Tabela 3. Pagesa të ekzekutuara pa pranim të punës/mallit

Pagesa të ekzekutuara pa pranim të punës/mallit

Komuna Nr. i rasteve të evidentuara

Çështja e raportuar në raportet individuale të auditimit

Podujevë 1 rast Çështja 12 - Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave

Gllogoc 1 rast Çështja 10.3 - Mangësi në planet për menaxhimin e kontratave

Shtërpcë 1 rast Çështja 11.4 - Menaxhimi i dobët i kontratave

Leposaviq 2 raste Baza për opinion të kualifikuar

Asnjë detyrim që është rezultat i një dokumenti, marrëveshje apo aranzhimi nuk duhet zbatuar

nëse dokumenti nuk i përmbushë kushtet e përcaktuara në LMFPP dhe rregulloret përcjellëse.

9 Plani i menaxhimit të kontratës do të përgatitet për të gjitha kontratat përveç për kontratat me vlerë minimale.

Page 18: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

18

Shtojca 1. Opinioni i auditimit dhe realizimi i IK

Nr. Komuna Kriteri 1. Opinioni i pamodifikuar i auditimit Kriteri 2. Realizimi i investimeve kapitale

Opinioni i auditimit Buxheti final IK

Realizimi Shkalla e realizimit

1 Prishtinë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 31,486,064 17,803,525 56.54%

2 Prizren Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 16,263,659 13,984,206 85.98%

3 Ferizaj Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 9,686,186 8,620,886 89.00%

4 Pejë Opinion i pamodifikuar 7,474,530 6,485,738 86.77%

5 Gjilan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 5,129,362 3,863,208 75.32%

6 Gjakovë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 7,465,982 5,476,889 73.36%

7 Podujevë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 6,238,768 4,899,844 78.54%

8 Mitrovicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,745,279 3,130,176 83.58%

9 Vushtrri Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 4,880,060 3,668,704 75.18%

10 Suharekë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,908,385 4,167,361 84.90%

11 Lipjan Opinion i pamodifikuar 4,495,597 3,741,768 83.23%

12 Gllogoc Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 4,322,801 3,377,939 78.14%

13 Malishevë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,150,411 3,590,954 86.52%

14 Rahovec Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,003,150 3,536,486 88.34%

15 Skenderaj Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,437,086 3,369,827 98.04%

16 Viti Opinion i pamodifikuar 1,812,308 1,473,069 81.28%

17 Fushë Kosovë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 5,689,428 2,935,774 51.60%

18 Istog Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,710,803 2,070,342 76.37%

19 Klinë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 2,624,099 2,178,292 83.01%

20 Kamenicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 381,624 241,427 63.26%

21 Deçan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,254,705 1,486,128 65.91%

22 Dragash Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 3,004,391 1,766,606 58.80%

23 Kaçanik Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,494,610 1,178,859 78.87%

24 Graçanicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,912,422 2,894,316 73.98%

25 Shtime Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,764,553 1,583,023 89.71%

26 M. Veriore Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,975,169 3,116,763 78.41%

27 Obiliq Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,028,030 1,521,227 75.01%

28 Shtërpcë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,262,621 951,581 75.37%

29 Hani i Elezit Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 993,295 767,590 77.28%

30 Novobërdë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 419,644 364,888 86.95%

31 Junik Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 532,013 479,604 90.15%

32 Mamushë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 781,576 553,847 70.86%

33 Ranillug Opinion i pamodifikuar 614,303 366,872 59.72%

34 Partesh Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 78,570 50,558 64.35%

35 Kllokot Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 352,793 65,007 18.43%

36 Zubin Potok Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,247,497 1,130,096 50.28%

37 Zveçan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,779,052 1,862,913 67.03%

38 Leposaviq Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 2,630,284 2,385,933 90.71%

Gjithsej 162,031,110 121,142,226 74.76%

Page 19: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

19

Shtojca 2. Diskutimi në Kuvend i raporteve të auditimit

Nr Komuna Raporti i auditimit të jashtëm Plani i veprimit

1 Prishtinë Po Jo

2 Prizren Po Po

3 Ferizaj Jo Jo

4 Pejë Po Po

5 Gjilan Jo Jo

6 Gjakovë Po Po

7 Podujevë Jo Jo

8 Mitrovicë Po Jo

9 Vushtrri Jo Jo

10 Suharekë Po Jo

11 Lipjan Po Jo

12 Gllogoc Jo Jo

13 Malishevë Po Po

14 Rahovec Po Po

15 Skenderaj Jo Jo

16 Viti Jo Jo

17 Fushë Kosovë Po Jo

18 Istog Po Po

19 Klinë Po Po

20 Kamenicë Po Jo

21 Deçan Jo Jo

22 Dragash Po Po

23 Kaçanik Po Po

24 Graçanicë Po Po

25 Shtime Po Jo

26 Mitrovicë Veriore Po Jo

27 Obiliq Jo Jo

28 Shtërpcë Jo Jo

29 Hani i Elezit Po Po

30 Novobërdë Jo Jo

31 Junik Po Po

32 Mamushë Po Po

33 Ranillug Po Jo

34 Partesh Po Jo

35 Kllokot Jo Jo

36 Zubin Potok Jo Jo

37 Zveçan Jo Jo

38 Leposaviq Jo Jo

% Po 61% 34%

Page 20: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

20

Shtojca 3. Marrëveshjet për shërbime të veçanta

Nr. Komuna Janë zbatuar procedura të thjeshtuara?

Janë angazhuar për punë specifike?

Kohëzgjatja ishte ligjore?

Nr. i të angazhuarve

Nr. i mostrave

Përmbushja e kërkesave ligjore

1 Prishtinë 11% 0% 0% 161 9 0%

2 Prizren 100% 0% 100% 78 8 0%

3 Ferizaj 100% 33% 100% 70 6 33%

4 Pejë 43% 0% 51% 49 49 0%

5 Gjilan 100% 0% 100% 76 6 0%

6 Gjakovë 0% 0% 100% 71 1 0%

7 Podujevë 100% 0% 0% 23 10 0%

8 Mitrovicë 0% 33% 100% 32 3 0%

9 Vushtrri 100% 0% 100% 18 3 0%

10 Suharekë 0% 0% 100% 53 2 0%

11 Lipjan 100% 0% 100% 6 2 0%

12 Gllogoc 17% 0% 0% 21 6 0%

13 Malishevë 100% 0% 0% 46 2 0%

14 Rahovec 0% 0% 100% 6 6 0%

15 Skenderaj 25% 0% 50% 8 4 0%

16 Viti 33% 67% 33% 90 6 33%

17 Fushë Kosovë 100% 0% 100% 52 2 0%

18 Istog 100% 0% 100% 49 5 0%

19 Klinë 100% 100% 100% 0 0 100%

20 Kamenicë 0% 17% 50% 22 6 0%

21 Deçan 0% 0% 100% 31 2 0%

22 Dragash 100% 56% 100% 9 9 56%

23 Kaçanik 20% 0% 100% 24 5 0%

24 Graçanicë 0% 0% 0% 12 4 0%

25 Shtime 100% 0% 100% 4 1 0%

26 M. Veriore 100% 0% 80% 6 5 0%

27 Obiliq 0% 0% 0% 23 5 0%

28 Shtërpcë 0% 0% 50% 6 6 0%

29 Hani i Elezit 100% 100% 100% 5 3 100%

30 Novobërdë 0% 33% 100% 6 3 0%

31 Junik 0% 0% 100% 9 1 0%

32 Mamushë 100% 0% 100% 18 6 0%

33 Ranillug 100% 100% 100% 0 0 100%

34 Partesh 0% 0% 100% 7 6 0%

35 Kllokot 0% 0% 0% 10 10 0%

36 Zubin Potok 100% 100% 100% 0 0 100%

37 Zveçan 100% 100% 100% 0 0 100%

38 Leposaviq 100% 100% 100% 0 0 100%

Gjithsej 1,101 202

Mesatarja 29 5

Page 21: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

21

Shtojca 4. Disiplina financiare në pagesa dhe zbatimi i planit

të prokurimit

Nr. Komuna Numri i mostrave (MSH dhe IK)

Mostrat ku pagesa është kryer brenda 30d

% e pagesave të kryera brenda 30d

% e kontratave të nënshkruara/plani

1 Prishtinë 193 193 100% 82%

2 Prizren 177 145 82% 80%

3 Ferizaj 182 103 57% 64%

4 Pejë 66 47 71% 325%

5 Gjilan 87 79 91% 83%

6 Gjakovë 36 28 78% 50%

7 Podujevë 94 91 97% 194%

8 Mitrovicë 79 58 73% 55%

9 Vushtrri 98 97 99% 126%

10 Suharekë 65 50 77% 88%

11 Lipjan 62 50 81% 91%

12 Gllogoc 101 99 98% 101%

13 Malishevë 105 104 99% 76%

14 Rahovec 105 91 87% 76%

15 Skenderaj 100 94 94% 81%

16 Viti 72 66 92% 115%

17 Fushë Kosovë 79 74 94% 72%

18 Istog 62 55 89% 125%

19 Klinë 65 58 89% 67%

20 Kamenicë 24 23 96% 81%

21 Deçan 22 16 73% 36%

22 Dragash 68 68 100% 110%

23 Kaçanik 71 54 76% 82%

24 Graçanicë 91 90 99% 60%

25 Shtime 33 32 97% 100%

26 M. Veriore 72 72 100% 100%

27 Obiliq 65 63 97% 135%

28 Shtërpcë 41 24 59% 81%

29 Hani i Elezit 85 72 85% 85%

30 Novobërdë 38 33 87% 90%

31 Junik 16 10 63% 90%

32 Mamushë 45 45 100% 77%

33 Ranillug 44 44 100% 98%

34 Partesh 28 26 93% N/A

35 Kllokot 31 31 100% 0%

36 Zubin Potok 46 41 89% 100%

37 Zveçan 68 56 82% 85%

38 Leposaviq 75 24 32% 100%

Mesatarja 2,791 2,406 86% 94%

Page 22: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

22

Shtojca 5. Përditësimi i regjistrit dhe arkëtimi i TP

Nr. Komuna Verifikimi i 1/3 së pronave

% e verifikimit

Tatimi i vlerësuar Viti 2017

Tatimi i inkasuar Viti 2017

% e inkasimit krahas faturimit

1 Prishtinë Jo 24% 8,078,266 3,802,866 47%

2 Prizren Jo 9% 2,264,112 981,399 43%

3 Ferizaj Jo 31% 1,908,089 833,183 44%

4 Pejë Jo 1% 2,004,143 756,167 38%

5 Gjilan Jo 14% 1,608,856 678,829 42%

6 Gjakovë Jo 24% 1,557,667 694,877 45%

7 Podujevë Jo 9% 512,837 159,741 31%

8 Mitrovicë Jo 0% 845,703 250,404 30%

9 Vushtrri Jo 8% 651,697 316,013 48%

10 Suharekë Jo 0% 741,472 329,058 44%

11 Lipjan Jo 8% 874,305 446,474 51%

12 Gllogoc Jo 5% 423,663 157,191 37%

13 Malishevë Jo 20% 287,739 69,851 24%

14 Rahovec Jo 3% 375,355 145,420 39%

15 Skenderaj Jo 13% 220,107 81,209 37%

16 Viti Jo 28% 371,424 139,725 38%

17 Fushë Kosovë Jo 0% 700,095 312,099 45%

18 Istog Jo 4% 348,431 168,724 48%

19 Klinë Jo 32% 332,509 131,813 40%

20 Kamenicë Jo 4% 298,119 124,253 42%

21 Deçan Jo 0% 258,989 85,433 33%

22 Dragash Jo 13% 217,450 75,648 35%

23 Kaçanik Jo 17% 272,468 107,636 40%

24 Graçanicë Po 100% 604,568 338,273 56%

25 Shtime Po 35% 149,677 63,382 42%

26 M. Veriore Jo 0% - - 0%

27 Obiliq Jo 11% 390,196 263,567 68%

28 Shtërpcë Jo 11% 274,707 54,069 20%

29 Hani i Elezit Jo 0% 98,787 44,089 45%

30 Novobërdë Jo 1% 92,320 33,742 37%

31 Junik Po 35% 51,662 23,769 46%

32 Mamushë Jo 3% 31,282 7,681 25%

33 Ranillug Jo 0% 36,015 13,989 39%

34 Partesh Jo 0% 12,458 4,432 36%

35 Kllokot Jo 0% 72,906 19,727 27%

36 Zubin Potok Jo 0% - - 0%

37 Zveçan Jo 0% - - 0%

38 Leposaviq Jo 0% - - 0%

Gjithsej Po 3 (7.89%) 0%

Gjithsej Jo 35 (92.10%) 0%

Mesatarja e verifikimit/ Gjithsej 7.89% 26,968,073 11,714,734 43%

Page 23: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

23

Shtojca 6. Adresimi i rekomandimeve

Nr. Komuna Rekomandimet e dhëna në vitin 2016

Rekomandimet e zbatuara plotësisht

Shkalla e zbatimit

1 Prishtinë 26 7 26.92%

2 Prizren 16 0 0.00%

3 Ferizaj 29 5 17.24%

4 Pejë 19 9 47.37%

5 Gjilan 18 6 33.33%

6 Gjakovë 22 7 31.82%

7 Podujevë 17 3 17.65%

8 Mitrovicë 22 7 31.82%

9 Vushtrri 20 7 35.00%

10 Suharekë 11 1 9.09%

11 Lipjan 16 6 37.50%

12 Gllogoc 18 4 22.22%

13 Malishevë 13 2 15.38%

14 Rahovec 13 2 15.38%

15 Skenderaj 20 7 35.00%

16 Viti 18 3 16.67%

17 Fushë Kosovë 19 5 26.32%

18 Istog 16 4 25.00%

19 Klinë 17 8 47.06%

20 Kamenicë 13 1 7.69%

21 Deçan 20 8 40.00%

22 Dragash 15 1 6.67%

23 Kaçanik 24 9 37.50%

24 Graçanicë 21 7 33.33%

25 Shtime 11 4 36.36%

26 Mitrovicë Veriore 17 2 11.76%

27 Obiliq 19 7 36.84%

28 Shtërpcë 15 4 26.67%

29 Hani i Elezit 15 4 26.67%

30 Novobërdë 14 5 35.71%

31 Junik 14 4 28.57%

32 Mamushë 13 1 7.69%

33 Ranillug 13 7 53.85%

34 Partesh 13 5 38.46%

35 Kllokot 20 1 5.00%

36 Zubin Potok 13 1 7.69%

37 Zveçan 14 1 7.14%

38 Leposaviq 16 0 0.00%

Gjithsej rekomandime dhe mesatarja e zbatimit

650 165 25.38%

Page 24: TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS … · ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

24

Shtojca 7. Menaxherët e projekteve dhe menaxhimi i

kontratave

Nr. Komuna % e kontratave publike ku MP emërohet në mënyrë të rregullt

% e kontratave për të cilat Komuna pranon punën para kryerjes së

pagesës

1 Prishtinë 100% 100%

2 Prizren 100% 100%

3 Ferizaj 100% 100%

4 Pejë 100% 100%

5 Gjilan 100% 100%

6 Gjakovë 100% 100%

7 Podujevë 100% 98%

8 Mitrovicë 100% 100%

9 Vushtrri 100% 100%

10 Suharekë 100% 100%

11 Lipjan 100% 100%

12 Gllogoc 100% 99%

13 Malishevë 100% 100%

14 Rahovec 100% 100%

15 Skenderaj 100% 100%

16 Viti 100% 100%

17 Fushë Kosovë 100% 100%

18 Istog 100% 100%

19 Klinë 100% 100%

20 Kamenicë 100% 100%

21 Deçan 100% 100%

22 Dragash 100% 100%

23 Kaçanik 100% 100%

24 Graçanicë 96% 100%

25 Shtime 100% 100%

26 Mitrovicë Veriore 100% 100%

27 Obiliq 100% 100%

28 Shtërpcë 100% 96%

29 Hani i Elezit 100% 100%

30 Novobërdë 100% 100%

31 Junik 100% 100%

32 Mamushë 100% 100%

33 Ranillug 100% 100%

34 Partesh 100% 100%

35 Kllokot 80% 100%

36 Zubin Potok 100% 100%

37 Zveçan 100% 100%

38 Leposaviq 100% 97%