trafiku i droges raport nga venezuela per vellezeriteksplozivet “territori” bulqizË 200-vjetori...

24
Cyan magenta yellow black KUVENDI As Ukraina bashkon mazhorancë e opozitë FAQE 4 Shfuqizohen 121 leje minerare të dhëna për subjektet Ja lista, Gjiknuri: S’paguajnë taksa, dëm mjedisit “AdriaNet” e Durrësit bën propagandë për anëtarësime të reja në partinë e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës NËN HUNDË TË AMA-S Televizioni i ish-drejtorit të Postës Arqile Gorrea, organ i PD-së FAQE 3 “TERRITORI” EKSPLOZIVET 200-VJETORI BULQIZË Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda për tritolin Shpallet viti De Radian nga Këshilli i Librit Kreu i Inspektoriatit kontroll minierave FAQE 5 FAQE 10 FAQE 18 FAQE 13 LEKË 30 VITI IV - NR. 54 - E SHTUNË - 08-03-2014 NGA AFRIM KRASNIQI AV. AGIM I. TARTARI Koment Analizë 100 vjet nga Shqipëria e Princ Wied Anatocizmi bankar dhe uzura në Shqipëri T ermi ‘anatocizëm’ rrjedh nga greqishtja (ana – sërish, tokis – interes), ose, sipas një përkthimi të lirë: interes mbi interes, që nënkupton kapitalizimin e interesave, d.m.th. kalimin e interesave të maturuara në kapital në... D je u mbushën 100 vjet nga dita kur në Durrës arriti Wilhelm zu Wied, Princi i emëruar nga... NGA ARBEN DUKA Satirë politike Në faqen 20 bashkë me Aforizma dhe fjalë fluturake vijon në faqen 15 vijon në faqen 16-17 Hap dosjen sot, grryen halenë me shkop!.. FAQE 14 FAQE 6-7 Sali Berisha dhe Arqile Gorrea VI Sa S H TRAFIKU I DROGES Aksionerët e basteve nga Vlora, në rrjetin ndërkombëtar mes dy brigjeve të Atlantikut. Policia: Gramosi, në kërkim RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERIT MURATAJ të m

Upload: others

Post on 19-May-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

Cyan magenta yellow black

KUVENDI

As Ukraina bashkon mazhorancë e opozitë FAQE 4

Shfuqizohen 121 leje minerare të dhëna për subjektetJa lista, Gjiknuri: S’paguajnë taksa, dëm mjedisit

“AdriaNet” e Durrësit bën propagandë për anëtarësime të reja në partinë e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës

NËN HUNDË TË AMA-S

Televizioni i ish-drejtorit të Postës Arqile Gorrea, organ i PD-së

FAQE 3

“TERRITORI”EKSPLOZIVET 200-VJETORIBULQIZË

Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli

Ministri Tahiri: Dënime më të rënda për tritolin

Shpallet viti De Radian nga Këshilli i Librit

Kreu i Inspektoriatit kontroll minierave

FAQE 5 FAQE 10 FAQE 18 FAQE 13

LEKË 30 VITI IV - NR. 54 - E SHTUNË - 08-03-2014

NGA AFRIM KRASNIQI

AV. AGIM I. TARTARI

Koment

Analizë

100 vjet nga Shqipëria e Princ Wied

Anatocizmi bankar dhe uzura në Shqipëri

Termi ‘anatocizëm’ rrjedh nga greqishtja (ana – sërish, tokis – interes),

ose, sipas një përkthimi të lirë: interes mbi interes, që nënkupton kapitalizimin e interesave, d.m.th. kalimin e interesave të maturuara në kapital në...

Dje u mbushën 100 vjet nga dita kur në Durrës arriti Wilhelm zu Wied,

Princi i emëruar nga...

NGA ARBEN DUKA

Satirë politike

Në faqen 20bashkë me Aforizma dhe fjalë fl uturake

vijon në faqen 15

vijon në faqen 16-17

Hap dosjen sot, grryen halenë me shkop!..

FAQE 14

FAQE 6-7

Sali Berisha dhe Arqile Gorrea

VI

SaS

H

TRAFIKU I DROGES

Aksionerët e basteve nga Vlora, në rrjetin ndërkombëtar mes dy brigjeve të Atlantikut. Policia: Gramosi, në kërkim

RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERIT MURATAJ

të m

Page 2: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

2 E shtunë, 8 mars 2014Politikë

KRYEMINISTRIA një ditë pas takimit të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri ka zbardhur 11 konkluzionet e takimit, ku nënvizohet vlerësimi për dialogun mes mazhorancës e opozitës

INTEGRIMI

Fyle: Mbështetje nanciare dhe me

ekspertë për në BETakimi Shqipëri-BE: Konsensus ndërpartiak për reformat, duhen prova për rezultatet

JAKIN MARENA

TIRANE PËRFUNDIME TË PËRBASHKËTA NË DIALOGUN E NIVELIT TË LARTË MBI PËRPARËSITË KYÇE

Rekomandimet tënjëanshme, pa

ankesat e opozitës

BREGU:

— P a s p u b l i k i m i t t ë konkluzioneve të takimit të nivelit të lartë Shqipëri-BE, Partia Demokratike ka reaguar duke theksuar se këto konkluzione janë të njëanshme. Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu që ishte pjesë e tryezës ka theksuar në një deklaratë për mediat se rekoman-dimet e dhëna nga opozita nuk janë marrë parasysh nga konkluzionet e dala nga bashkëbisedimi BE-Shqipëri . Konkretisht Bregu theksoi se: “nuk re ektojnë situatën e krim-inaliteti në vend dhe lar-gimin nga puna të 5 mijë nëpunësve”.

Gatishmëri e BE-së për të mbështe-tur Shqipërinë me ekspert izë dhe nanciarisht.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle dhe është një nga 11 konkluzionet e publikuara dje nga takimi i dytë i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Komisioni Evropian vlerëson se konsul-timi sistematik e përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në pro-cesin e reformave është kyç. Vetëm një ditë pas takimit të nivelit të lartë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama

dhe Eurokomisioneri Ste-fan Fyle, kryeministria ka zbardhur dhe përfundimet e këtij takimi, ku ndër të tjera sikurse nënvizon raporti i dhjetorit të vitit 2013 nga Këshilli Europës mirëpret miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria, të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike e re-formën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Eurokomisioneri Fyle, thek-

soi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Ai përshën-deti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një

dokument të strukturuar mirë me afate realiste, duke theksuar se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Sh-qipërinë me ekspertizë si dhe

nanciarisht. Qeveria Shqip-tare konfirmoi angazhimin e saj për dialog politik kon-struktiv e të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për

qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Kryeministri Rama kon rmoi angazhimin e përforcimin e mëtejshëm të progresit, që garanton

zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu e bashkëpun-imi që çoi në miratimin e tij në maj 2013.

1. Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Štefan Füle drejtuan takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë(mbi Përparësitë Kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 6 mars 2014....

2. Takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik. Zbatimi i angazhimeve të ndërmarra sipas nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Komisioneri Füle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria. Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç.

3.Takimi i dytë i DNL zhvillohet pas Këshillit të dhjetorit 2013 që “mirëpriti miratimin me konsensus ndërpartiak nga Shqipëria të masave përkatëse kyçe për reformën e gjyqësorit, administratës publike dhe reformën parlamentare, si dhe kryerjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në qershor, përshëndeti masat e mëtejshme të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe angazhimin e qeverisë së re, përgëzon intensi kimin e përpjekjeve në këto fusha dhe nxiti autoritetet ta ruanin këtë vrull të ri”.... Këshilli shtoi se “me mirëkuptimin se Shqipëria vazhdon të mbështetet në progresin inkurajues të bërë deri tani, pret me padurim vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat asaj në qershor 2014, në varësi të miratimit të KE”.

4. Takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Füle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë Komisioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që BE i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament. Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit ai theksoi se si opozita ashtu e qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje e të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij. Komisioneri përshëndeti masat e marra në kuadrin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si konsultimin e zgjeruar të strategjisë kundër korrupsionit të kryer në dhjetor dhe ngritjen e një rrjeti pikash kontakti kundër korrupsionit, nënshkrimin e marrëveshjes operative me Europolin dhe punën e vazhdueshme me rëndësi për reformën në polici. Ai mirëpriti fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për Ligjin mbi Shërbimin Civil.

5. Komisioneri Füle përshëndeti projektin e Udhërrëfyesit për 5 Përparësitë Kyçe si një dokument të strukturuar mirë me afate realiste....

6. Komisioneri Füle theksoi se Komisioni është i gatshëm ta mbështesë Shqipërinë me ekspertizë dhe mbështetje nanciare.

7. Kryeministri Rama kon rmoi angazhimin e qeverisë së tij për forcimin e mëtejshëm të progresit të madh të arritur në reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht për vazhdimin e zbatimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, përfshirë politikën kundër korrupsionit, reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Rama shprehu besimin se zbatimi në vazhdimësi i reformave kyçe përbën një bazë të shëndoshë për vendimin lidhur me dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor 2014. Ai kon rmoi gjithashtu angazhimin e qeverisë së tij për krijimin e një lidhjeje të fortë mes qeverisjes ekonomike dhe shtetit të së drejtës, çka do çojë në një mjedis më transparent biznes....

8. Qeveria shqiptare kon rmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave....

9. Komisioneri Füle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të Ligjit për Shërbimin Civil me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013; për nalizimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe hedhjen e hapave për zbatimin e saj lidhur me përmirësimin e e kasitetit të veprimit në këtë fushë; për angazhimin me Komisionin e Venecias lidhur me procesin e reformimit të sistemit gjyqësor dhe për garantimin e zbatimit të qetë të legjislacionit në këtë fushë; si dhe për intensi kimin e luftës kundër krimit të organizuar përmes veprimtarive speci ke dhe bashkëpunimit të përforcuar mes organizmave të zbatimit të ligjit.

10. Qeveria mbetet e angazhuar ndaj përfshirjes së organizatave dhe grupeve të shoqërisë civile në procesin e reformave. Për këtë qëllim, Udhërrëfyesi për 5 Përparësitë Kyçe është ndarë me aktorët dhe organizatat e shoqërisë civile për komente dhe sugjerime....

11. Për t’u përgatitur për takimin tjetër të DNL të parashikuar në qershor 2014, u vendos që kontaktet në nivel pune të intensi kohen dhe të sigurohen raporte të rregullta mbi zbatimin e udhërrëfyesit nga pala shqiptare. Shqipëria do të japë kontribut lidhur me Raportin tjetër të Komisionit. Komisioneri Füle nënvizoi se në këtë periudhë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete lidhur me të gjitha pesë Përparësitë Kyçe, me fokus të veçantë mbi reformën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe asaj gjyqësore.

Page 3: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

3E shtunë, 8 mars 2014 Politikë

Arqile Gorea kthen televizionin e

tij në organ të PDTelevizioni durrsak “AdriaNet” propagandë politike

për anëtarësime të reja në Partinë Demokratike

TIRANEDiplomacia Arvizu darkë me ambasadorin

e ri të SHBA-së Donald LuPritet përfundimi i mandatit për rotacionin tek diplomatëtMisioni diplomatik i

ambasadorit ameri-kan në Tiranë, Alek-

sandër Arvizu, duket se është në fundin e tij. Diplomati Arvizu ka publikuar dje një fotogra në “facebook” ku ai po darkon me kreun e ri të diplo-macisë amerikane në Tiranë, Donald Lu. Në këtë foto Arvizu shkruan “Përshëndetje nga një Washington D.C. i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj?”,- shkruan ambasadori i SHBA-ve në Ti-ranë, Aleksandër Arvizu. Mesa duket kandidatura e Donald Lu është zhbllokuar nga Senati Amerikan dhe ai pritet që të vijë në Tiranë për të lluar punën e tij në krye të ambasadës së

SHBA-së. Kështë darka në Washington tregon se qartë largimi i ambasadorit Arvizu

nga Shqipëria, është çështje ditësh. Krahas kësaj, mendo-het se takimi ndërmjet Arvizu

dhe Lu në Washington mund të ketë shërbyer edhe si mundësi për t’i treguar pasardhësit situ-atën politike dhe ekonomike në Shqipëri, por edhe këshillat si të sillet me krerët e politikës shqiptare, pasi Arvizu është një ndër diplomatët amerikanë që ka qëndruar më shumë gjatë

me misionin e tij në Tiranë.Kandidatura e Donald

Lu-së për postin e kreut të ambasadës shqiptare në Ti-ranë është rmosur nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ba-rack Obama në 26 korrikun e vitit 2013. Por pas përplasjes që pati në Senatin Amerikan, kandidatura e Lu-së mbeti e bllokuar dhe pritet që pas pak kohësh ai të vijë në Tiranë për të marrë misionin e tij diplo-matik. Gjithsesi, deri atëherë, Arvizu do të jetë sërish në krye të misionit diplomatik ameri-kan në Shqipëri.

Donald LuKandidatura e Donald Lu është rmosur nga Presidenti i SHBA-ve Obama në 26 korrikun e vitit 2013, por pritet që ta marr mandatin pas pak kohësh.

ERVIN KOÇI

TIRANE

Propaganda

Televizioni privat AdriaNet në pronësi të ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Ar-qile Gorea, është kthyer në organ propagandistik

të Partisë Demokratike. Pavarësisht se është një televizion lokal, i cili i ka zyrat e tij në Durrës, ky televizion po bën propagandë për të thithur sa më shumë persona në PD, në kuadër të zgjerimit të anëtarësisë së kësaj partie për shkak të zgjedhjeve të brendshme. Por s i t u a t a b ë h e t edhe më kaotike, pasi Arqile Gorea është një nga per-sonat e afërt me Berishën, si edhe anëtar i Këshillit Ko m bëtar të Par-tisë Dem okratike. Veç kësaj, ai ka qenë edhe kan-didat për de-putet në listat shumë-emërore të PD-së si edhe i s h - k r y e t a r i Bashkisë së Dur-rësit po nga rad-hët e demokratë. Kësisoj, e gjithë p r o p a g a n d a e b ë r ë n g a t e l -eviz ioni që ai drejton, shkon direkte në shkelje të ligjit pasi tel-evizionet private nuk mund të bëjnë propagandë poli-tike në favor të një subjekti politik apo të ndonjë tjetri.

SKANDALIFakti që AdriaNet, një televizion

që është regjistruar si subjekt pri-vat kryen aktivitetin e një partie

politike, përbën një skandal shumë të madh për vetë Partinë Demokra-tike. Kjo pasi njoftimet e bëra ishin të detajuara me data, me orare dhe

me vende se ku dhe kur qytetarët e Durrësit duhet të bëhen anëtarë të demokratëve në kuadër të zgjerimit të partisë më të madhe opozitare.

Veç kësaj, pronari i kësaj mediaje audiovizuale është edhe një nga emrat më shumë të përfolur për t’u bërë edhe kreu i ri i Partisë

Demokratike për qytetin e Durrësit çka do të thotë se është edhe një nga prurjet e reja të Bashës për të drejtuar Partinë Demokratike. Kë-sisoj, interesat personale të Arqile Goresë për të bërë sa më shumë punë për PD-në kanë kaluar edhe kompetencat ligjore, pasi në legjis-lacionin për mediat audiovizuale në Shqipëri, propaganda politike është e ndaluar me ligj.

URDHRAT E BASHËSKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha ka shpërndarë një urdhër rreth 2 muaj më parë që të nis procesi i anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike. Pa-varësisht se ky afat duhet të mbar-onte në datën 28 shkurt të vitit 2014, PD vendosi që t’i shtyjë edhe më shumë këto anëtarësime, pasi numri i person-ave që u bashkuan me partinë më të madhe opozitare ishte jashtë prit-

shmërisë, pra tepër i ulët. Kësisoj, në bazë të këtij urdhri të dhënë nga Basha duket se i ka detyruar të gjithë anëtarët e lartë të PD-së që të kalojnë çdo kompetencë për të thithur sa më shumë prurje të reja në opozitë me argumentin se kjo forcë politike po reformohet.

GoreaArqile Gorea është një nga personat më të afërt të Berishës pasi ai ka qenë edhe një nga personat që ka kandiduar edhe me PD-në në zgjedhjet parlamentare.

NishaniPresidenti i vendit Bujar

Nishani ka dekoruar Arqile Gorenë me urdhrin Mjeshtër i Madh i Punës në kohën kur ka qenë

edhe kreu i Postës Shqiptare.

MUNGESA E BURIMEVE NJERËZORE

AMA, monitorimi i medieve përqendrohet në Tiranë

— Mesa duket, Arqile Gorea, pronari i AdriaNet është një njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për mediat audiovizuale. Konkretisht, Autoritetit për Medait Audiovizuale ka një procedurë konkrete në ndjekjen e këtyre subjekteve. Në pamundësi për shkak të burimeve njerëzore, AMA mbikëqyr të gjitha televizionet që janë të vendosura në Tiranë, lokale apo kombëtare. Por për televizio-net që janë të pozicionuara jashtë kryeqytetit, bëhen procedura të ndryshme. Konkretisht me të tilla raste AMA llon hetimin ndaj televizionit vetëm në rastin kur depozitohet një ankesë në rrugë zyrtare apo elektronike. Çka do të thotë se nëse nuk ka një ankesë, ky televizion që shkel ligjin mund t’i shpëtoj ndëshkimit, pasi pronari i saj është informuar mirë se AMA nuk mund ta monitoroj dot këtë rast për mungesë të burimeve njerëzore. Kësisoj, Arqile Gorea mund të bëjë propagandë politike në favor të subjektit partiak ku ai bën pjesë ,pasi deri më tani nuk është de-pozituar ndonjë ankesë në Autoritetin për Mediat Audiovizuale. Kësisoj, Gorea ka vijuar punën e tij për të bërë të gjithë punën e nevojshme për të favorizuar sa më shumë Partinë Demokratike në thithjen e anëtarësimeve të reja në PD.

NË FOTO:Aleksandër Arvizu dhe Donald Lu

Page 4: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

4 E shtunë, 8 mars 2014Politikë

8 MARSI

Seancë nga deputete

nga të gjitha trevat

— Sot do të zhvillohet një seancë plenare me të gjitha gratë deputete shqiptare nga të gjitha trevat shqip-folëse. Në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet deputeteve të parlamenteve të të gjitha trevave shqiptare, është vendosur që sot, me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme në nder të femrave. Ky aktivitet ë s h t ë o r g a n i z u a r n g a Aleanca e Grave Deputete, e cila drejtohet nga Mesila Doda dhe në seancën e sotme do të marrin pjesë r r e t h 2 0 d e p u t e t e n g a Kuvendi i Kosovës , 7 nga Maqedonia dhe pjesa tjetër nga parlamenti shqiptar. Aleanca e Grave Deputete ku marrin pjesë të zgjedhur nga të partitë PS, PD, LSI u themelua në muajin tetor të vitit 2013.

As “Ukraina” nuk bashkon PD

me mazhorancënKodheli raporton në Komision,

Bumçi: Rama nuk është shprehur

Edhe çështja e Ukrai-nës nuk bashkon dot Partinë Demokra-

tike me mazhorancën. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Jashtëm, ku u diskutua për qëndrimin që do të mbajë Shqipëria për situatën e krijuar në Ukrainë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodhe-li, theksoi se Shqipëria dënon situatën e krijuar në ish-shtetin e Bashkimit Sovietik. Ministrja Kod-heli ka theksuar se zhvil-limet në Ukrainë janë në vëmendjen e qeverisë dhe se kjo e fundit i ka dënuar ndërhyrjet. “Sh-qipëria e ka ndjekur që në llim krizën në Ukrainë,

përmes MPJ, qeveria e ka dënuar ndërhyrjen ruse në Kiev. Shqipëria është në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës.”- është shprehur Kodhe-li. Krahas Ministres së Mbrojtjes, edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade theksoi pas përfundimit të mbledhjes, se u arrit një qëndrim i uni kuar dhe falenderoi prezencën e ministres në këtë takim. Krahas kësaj, Dade pohoi edhe se Shqipëria është për një zgjidhje diplomatike të situatës dhe jo ushtarake. “Qëndrimi ynë është i uni -

kuar, në të njëjtën linjë me organizatat euroatlantike. Vlerësojmë punën e organi-zatave ndërkombëtare për zgjidhje. Jemi për zgjidhje diplomatike”,- tha Kryetar-ja e Komisionit të Jashtëm.

Por pavarësisht kësaj, Par-tia Demokratike, nëpërmjet deputetit Aldo Bumçit nuk arriti që të mbante një qën-drim pozitiv ndaj qeverisë, duke pohuar se deklarata e Kodhelit ishte e vonuar.

Veç kësaj, Bumçi pohoi gjithashtu se në emër të qeverisë duhet të kishte ardhur Kryeministri Rama dhe jo Ministrja Kodheli. “Shpreh shqetësimin që kryeministri i vendit nuk është shprehur për të dënuar agresionin rus në Ukrainë”,- pohoi Bumçi. Mbledhja e Komisionit të Jashtëm u bë pas propo-zimit të deputetit Ben Blushi, që një përfaqësues i qeverisë të shkonte në komision për të deklaruar qëndrimin e qeverisë për çështjen Ukrainase pasi sipas tij, vendi duhet të ketë një pozicion të qartë në këtë aspekt.

TIRANEQëndrimi

OpozitaDeputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi theksoi dje se Kryeministri i vendit Edi Rama, nuk ka mbajtur ende një qëndrim zyrtar.

META: Jam treguar shumë tolerant ndaj Partisë Demokratike, kompetencat e Nishanit u shkelën nga Topalli para një viti me emërimin e Xhukës

ILDKP

PD i trembet emërimit të Ganajt në krye të ILDKP-sëZbardhet mbledhja e Kryetarëve, Paloka: Shkarkoni Xhukën por mos shkelni dekretin e Nishanit Akuza

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka theksuar në mbledhjen

e Konferencës së Kryetarëve, se shqetësimi

kryesor ka qenë shpartallimi i ILDKP-së

nga Zana Xhuka

ERVIN KOÇI

TIRANE

Në m b l e d h j e n e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, kur u diskutua për

shkarkimin e Zana Xhukës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka thek-suar që kjo procedurë të bëhet, por jo duke shkelur kompetencat e Presidentit të Republikës. Në proces-verbalin e mbledhjes është theksuar nga ana e Palokës, se nëse mazhoranca kërkon të shkarkojë Zana Xhukën, të bëhet nëpërmjet rrugëve të tjera dhe jo duke shkelur kompetencat e presidentit, pra që të mos votohej kandi-datura e Shkëlqim Ganajt për postin e kreut të ILDKP-së. “Nëse doni ta shkarkoni Zana Xhukën kjo është çështje e juaja, ne ju kërkojmë të zbatoni kushtetutshmërinë e këtij vendi, sepse përndryshe ky parlament nuk ka asnjë ar-sye pse të ekzistojë. Pra edhe një herë, jemi këtu të gjithë, vetëm për t’ju kërkuar këtë. Nuk do të shkojmë në asnjë diskutim tjetër në qoftë se nuk shohim një vullnet që sig-urisht, unë e kam me dyshim, po nëse nuk shihet vullneti për ta kthyer këtë proces antikushtetues, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në Konferencë Kryetarësh”,- ka thënë Paloka në mbledhjen e datës 25 shkurt të Konfer-encës së Kryetarëve, 5 ditë pasi Kuvendi kishte miratuar shkarkimin e Xhukës nga posti i Kryeinspektores së IL-DKP-së. Por nga kjo deklaratë e Palokës, duket se i gjithë meraku i Partisë Demokra-tike ka qenë emërimi i Shkël-qim Ganajt në këtë post, pasi nga deklarata e Palokës duket qartë se shkarkimi i Xhukës edhe mund të bëhet, por emërimi i Ganajt jo.

Pas kësaj deklarate, Paloka është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku

do të vendosej për kalendarin tri javorë të punimeve në Ku-vend. Pas largimit të Palokës, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka cilësuar si shkelje të kompe-tencave të presidentit votimin e vitit 2013, kur në krye të IL-DKP-së është emëruar Zana Xhuka dhe nuk është votuar kandidatura tjetër Shkëlqim

Ganaj. Sipas tij, ILDKP është institucion që varet nga Ku-vendi i Shqipërisë dhe për këtë, ky institucion mund të marrë çfarëdo lloj vendimi. Veç kësaj, Meta ka theksuar se, ai si Kryetar Kuvendi është treguar shumë tolerant ndaj PD-së në hapësirat që i ka dhënë. “Çështjen që ngriti

grupi parlamentar i Partisë Demokratike, më vjen keq se ata që në llim kanë ard-hur në parlament me idenë edhe të vijnë edhe të ikin, pavarësisht se unë bashkë me ju, kemi bërë maksimumin për të treguar tolerancë dhe përfshirje, duke i dhënë gjithë hapësirat për t’u shprehur, e

kështu në vijim. Për çështjen në fjalë, unë duhet të them që kjo nuk është një çështje e re,

është një çështje e vjetër , është një çështje e krijuar që në mo-mentin që është bërë votimi në parlament. Në fakt, nuk është respektuar por është cenuar edhe vetë dekreti i Presidentit të Republikës, përpara një viti, ku dhe rregullorja nuk është zbatuar, ku dhe kontestimet kanë qenë të rëndësishme.

Mimi Kodheli

Page 5: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

5E shtunë, 8 mars 2014

Is h - k r y e m i n i s t r a t Bashkim Fino, Alek-sandër Meksi e Ylli Bu kanë dhënë qëndrimin e tyre për reformën e

territorit. Mori pjesë dhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spar-tak Braho etj. Deputeti i PS Bashkim Fino tha se duhet ndërhyrje në Kushtetutë për realizimin e reformës territo-riale. Duke folur në prezanti-min e rezultateve të studimit ‘Reforma territoriale nëpërm-jet konsultimit të qytetarëve’, Fino theksoi se nuk ka asnjë justi kim politik për mungesën e opozitës në komisionin e re-formës territoriale. “Duhet të zgjidhim, nëse do prekim apo jo Kushtetutën për ndarjen e re territoriale. Sot qarku është jashtë loje. Me kompe-tencat që ka e kreu i qarkut duhet të zgjidhet nga populli. Për ta mundësuar këtë duhet të preket Kushtetuta. Duhet të prekim Kushtetutën për reformën territoriale–admin-istrative. Në shtator bashkë me hartën e re territoriale, në Kuvend do të shkojnë dhe ndryshimet në ligjin organik të pushtetit vendor”, tha ai. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Fino nënvizoi se: “Eshtë një reformë mbarëkombëtare, ku përfshihet gjithë territori i vendit prandaj duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe të gjithë aktorët politikë duhet

të përfshihen në proces”, tha ish-kryeministri.

MEKSI DHE BUFINdërsa ish-kryeministri

Aleksandër Meksi theksoi se kontrolli mbi territorin s’mund të vazhdojë siç është sot dhe se strategjia e re për territorin nuk duhet të bëhet vetëm nga shumica, por nga të gjitha palët politike. “Studimi që u paraqit nga fondacioni “web-shtet” duhet vlerësuar si një hap

serioz për thellimin e çështjes. Rreth muajve shtator-tetor ndarja e re administrative duhet të miratohet në Kuvend, pas një procesi gjithëpërfshirës në mënyrë që të mund të shër-

bejë në zgjedhjet e reja për qeverisjen vendore. Duhet të jenë rreth 100-110 bashki pas konsultimeve dhe në bazë, do ishin një ndarje normale territori(shteti propozonte në studimin e vet 88 bashki)”, tha Meksi. Ai propozoi 7 qarqe plus Tiranën si metropol e këto qar-qe do të ishin Shkodra(Lezhë, Mirditë), Durrësi(Kurbin, Kavajë), Vlora(me Gjirokas-trën), Elbasani, Korça, Tirana, Berati(me Fierin) e qarku Dibër-

Kukës. Projekti i qeverisë kërkon 6 qarqe. Meksi tha se diskutimi dhe studimi i mëtejshëm duhet të ketë parasysh lidhjet mes kra-hinave, traditën, interesat e për-

bashkëta të zhvillimit ekono-mik etj. “Krahas qarqeve, të riorganizohen dhe prefekturat si përfaqësuese të shtetit në territor, që mund të mos jenë në të njejtën qendër qarku, për

të ruajtur zhvillimin e qyteteve traditcionale. Por, kjo reformë kërkon reformimin e plotë në kushtet e reja dhe në stadin e sotëm të zhvillimit, procesin e decentralizimit duke ia kaluar shumë nga funksionet qeverisjes qendrore asaj vendore”, tha ai. “Për të shmangur keqinter-pretimet se reforma e territorit bëhet me qëllime elektorale, të futet korrektimi kombëtar për zgjedhjet e ardhshme par-lamentare, ndërsa për krerët e

bashkive votimi të bëhet me dy raunde. Dhe Këshilli i qarkut e bashkive të jetë i zgjedhur me votën e popullit”, tha Meksi. Ndërsa Ish-kryeministri Ylli Bu tha se riorganizimi territo-

rial duhet të shoqërohet me re-formë në strukturën e pushtetit vendor. “Kemi qeverisje ven-dore të fragmentizuar por jo të tejskajshme. Njësitë vendore

administrojnë 7% të fondeve publike e 93% e shpenzi-meve kryhen nga qeveria qëndrore. Duhet reformë tërësore e reforma territoriale të ecë paralelisht me re-formën e decen-

tralizmit. Duhet të ngrihet komitet ndërministror me ministrat përgjegjës për decentralizimin e për ta monitoruar komitetin duhet të krijohet një komision parlamentar”, tha Bu .

Politikë

Zyra Përmbarimore “ALPER 2011” me përmbarues gjyqësor Altin Lati shpall ankandet për pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

1- Pasuria e llojit Truall me Nr. 1/52, me sipërfaqe totale 383 m2, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Çmimi llestar i ankandit është 745,000 Lekë. Ankandi zhvillohet në datën 24.03.2014, ora 16.00. 2- Pasuria e llojit Arë me Nr. 4/10, me sipërfaqe totale 2060 m2, e ndodhur në Shkallë, Durrës. Çmimi llestar i ankandit është 1,200,000 Lekë. Ankandi zhvillohet në datën 26.03.2014, ora 16.00. 3- Pasuria e llojit “Apartament”, me Nr. 7/83+2-11, me sipërfaqe 37 m2, e ndodhur në Lagjen “11 shkurti”, Kuçovë. Çmimi llestar i ankandit është 896,000 lekë. Ankandi zhvillohet në datën 30.03.2014, ora 16.00.

Ankandet zhvillohen në adresën: Blv.Gjergj Fishta, Kulla Nr.1, K.3.Ap.14, TiranëPër kontakt: Cel: 0692087566, email: [email protected]

SHPALLJE ANKANDIS J

TIRANE“Territori” Reforma, Ambasadorët: Duhet

konsensus. Çuçi: Jua garantojmëMinistri i Çështjeve Vendore, takim informues me ambasadorët

Ambasadori i OSBE në Tiranë Florian Raun-nig kërkon përfshirjen

e gjithë aktorëve politikë për realizimin e reformës territo-riale. Bashkë me ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, ambasadori i OSBE theksoi se kjo reformë kërkon edhe konsensusin e opozitës.

“Është reformë mbarëkom-bëtare që përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë ndaj dhe duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës ku të përfshi-hen të gjithë aktorët. Janë dy rryma: teknike ku kërkohet zbatimi i reformës dhe politike ku duhet të jetë një konsen-sus dhe një pjesëmarrje e të gjithë aktorëve në Shqipëri”, tha Raunnig. Ndërsa ministri për Çështjet Vendore Çuçi shprehu vullnetin e qeverisë për bashkëpunim me opoz-itën për realizimin e kësaj reforme. “Unë i garantova të gjithë Ambasadorët se qeveria

është e bindur se është një nga reformat më të rëndësishme që duhet bërë. Të gjithë ranë da-kord që është një nga reformat që i duhet Shqipërisë e i garan-tova vullnetin e palëkundur që opozita duhet të jetë pjesë e kësaj reforme aq më tepër që opozita nuk ka kundërshtim për reformën, por kundërshtime politike për cështje të tjera. Unë mendoj se duhet ta ndajmë poli-tikën nga nevoja që ka Shqipëria për një rindarje territoriale”, tha Çuçi. Ministri zhvilloi një takim informues me ambasadorët e BE që i informoi për përgatitjet për reformën administrativo-territoriale. Çuçi theksoi se do të vazhdojë procesi i konsultimeve dhe marrjes së mendimeve. “Përsa i përket procesit të decen-tralizimit kërkojmë të krijojmë mundësi më të forta që ata të ushtrojnë kompetencat që ju jep ligji dhe kompetenca të

tjera që nuk u jepen qeverisjes vendore për shkak të mangë-sive nanciare e administrimit. Ne jemi të vendosur ta kemi pjesë opozitën nëse ajo zgjedh

që të bojkotojë është zgjedhje e saj. Vendimmarrja kërkon kohë”, tha Çuçi. Ku shprehu vendosmërinë e realizimit të reformës në afat.

Vetëm PDIU“Të zgjedhurit e

vendorë të opozitës, me përjashtim të atyre të PDIU-së, nuk janë

prezent në grupet e punës të ngritura sipas qarqeve dhe që drejtohen nga

Prefektët”.

TAVO:

InterpelancëTahirit për sigurinë e

minoritarëve

— Deputeti i Lëvizjës Socialiste për Inte-grim, Vangjel Tavo theksoi dje se do të kërkoi një inter-pelancë me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për sigurinë e minoritetit grek në Shqipëri. Në një takim që ai po zhvil-lon në krahinat mi-noritare në jug të ven-dit, Tavo tha se duhet të punësohen policë edhe nga Dropulli që të garantohet siguria e minoritetit grek. “Do kërkojmë inter-pelancë me ministrin Tahiri, pasi duhet të aktivizojmë në radhët e policisë të rinj nga Dropull”, ka theksuar deputeti i LSI.

Fino: Kushtetuta të ndryshojë, kreu i qarkut

votë populloreMeksi: 8 qarqe, 100 bashki. Korrektim kombëtar për zgjedhjet 2017. Bu : Paralel dhe dentralizimi Qendrimi

“Ndryshimet demogra ke e ndryshimet, në

vendbanime janë krijuar vendbanime të reja e janë shtuar popullsi, ashtu si të tjera janë zvogëluar, e bëjnë të domosdoshme

reformën e territorit”.

BLLOKIMI I PD “Komisioni i posaçëm

parlamentar i ngritur një muaj më parë nuk ka zhvilluar

asnjë mbledhje për shkak të mungesës së opozitës.

LIGJI ZGJEDHOR “Për të shmangur

keqinterpretimet se “territori” bëhet me qëllime elektorale, të futet korrektimi kombëtar

për zgjedhjet e 2017”.

JAKIN MARENA

TIRANE

“Territori”

Page 6: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

6 E shtunë, 8 mars 2014Aktualitet

DUKUMENTI që tregon kush është i kërkuari i italianëvë që Gjykata e Apelit Vlorë i dha mundësinë për tu arratisur, duke e lënë në “arrest shtëpie”

SKANDALI

Grupi i Gramos Murataj, tra k droge nga Venezuela deri në KanadaNë grupin e drogës dhe vëllai i Gramozit,Besnik Murataj aksioner i kompanisë së basteve

Se cilin person ka liruar Gjykata e Apelit Vlorë, duke sjellë dështimin e ekstradimit të tij në Itali për shkak të arratisjes, e tregon ky vendim i vitit 2011 i Gjykatës së Lartë të Vezuelës. Gjykata e vendit të Amerikës së

Jugut duke shqyrtuar një çështje ekstradimi të një trafikanti polak që kërkonte drejtësia itali-ane, ka shtjelluar edhe veprimtarinë kriminale të Gramos Murataj. Trafikanti vlonjat për të cilin drejtësia italiane kishte kërkuar arrestimin dhe ekstradimin me çdo kusht në Itali, nga Sh-qipëria, rezulton i përfshirë në një grup të madh droge, që trafikonte heroinë, hashash, marjuanë dhe kokainë në shumë zona të Italisë. Banda e drejtuar nga shqiptarët, kishte planifikuar të trafikonte drogë në Amerikën e Jugut dhe Kanada. Madje për të vënë në jetë planin, në Shqipëri ka mbëritur dhe një shtetas

k a n a d e z , m e q ë l l i m ndarjen e detyrave. Vendimi i Gjykatës Venezuliane, nxjer në skenë dhe një doku-ment të gjykatës së Leçes, e cila tregonte të gjithë dinamikën e veprimtarisë krimi-nale të këtij grupi. Mes personave të implikuar në këtë r r j e t j a n ë d h e shtetas i tal ianë. Ndërsa tepër aktiv tregohet dhe roli i vëllezërve Gra-mos dhe Besnik Murataj. Këta dy të fundit rezulto-jnë në Shqipëri të dy biznesmenë dhe aksionerë

në një kompani bastesh sportive, që nga verifikimet ka rezultuar se quhet “Eccobet”. Vendimi i Gjykatës së Lartë Venezuliane, ka marrë spunto nga një kërkesë për ekstradimin e shtetasit polak Piekarniak Tomazs, i cili është dënuar nga gjykata e Leçes me 9 vite burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarët Ninishka Kuipo Brisenjo, Deyanira Nieves Bastidas, Blanca Rosa Már-mol De Leon, Eladio Ramón Aponte Aponte, Héctor Coronado Flores Dhe Gladys Hernandez Gonzalez.

DEKLARATË E GJYQTARES VENEZUELIANE

Në 24 mars të vitit 2011 u depozitua kërkesa për ekstradim e qyterarit polak Piekarniak Tom-azs, datëlindja 11.2.1975 në Varshavë dhe rezi-dent në Jesolo të Venecies, nga ana e Ambasadës

së Italisë, që kërkohej nga prokuroria e Leçes. Ndaj këtij personi ishtë shpallur dënim me 9 vjet burg nga Gjykata e Leçes. Sipas Gjykatës, ai kishte kryer krimin e shitjes së substancave narkotike në bashkëpunim me qytetarët: Agron Xhafaj, Ervin Qezi, Tomasz Piekarniak, Gramos Murataj, Besnik Murataj, Rino Gerardi, Altin Maci, Fadil Papa, Edi-son Sali, Orges Seferaj. Droga ishte e llojit heroinë, marihuanë dhe hashash. Sipas autoriteteve italiane, Fadil Papa, sillte në Itali drogën, duke e shitur edhe në Jug të Italisë, në zonën e Alentos.

NDARJA E ZONAVENjë pjesë e saj tra kohej në Venecia dhe Trevizo,

ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi. Ndërkohë në Bolonja operonin Agron Xhafaj dhe Orges Seferaj, në Parma, Altin Maci dhe në Imperia, Edison Sali. Sipas hetimeve, qytetari polak Tomasz Piekarniak bënte pjesë në një grup të organizuar krimi, që ishte vërtetuar nga përgjimet telefonike.

KANADEZI NË SHQIPËRIKy grup importonte hashash, heroinë dhe mari-

huanë nga Shqipëria dhe kishte plani kuar tra kim të heroinës dhe kokainës ndërmjet Italisë, SHBA, Kanadasë dhe Shqipërisë. Piekarniak përdori hashash dhe marihuanë për ta tra kuar nga Emilia Romanja e Italisë në Poloni përmes qytetarit shqiptar Besnik

Murataj dhe atij kanadez Frank Morello, i cili kishte udhëtuar edhe në Shqipëri. Besnik Murataj ishte lidhur me italianin Paolo lo Sasso, që jetonte në SHBA dhe ishte shumë aktiv në shkëmbimin e kokainës të prodhuar në Amerikën e Jugut me heroinë që vinte nga Shqipëria, e destinuar për tregun amerikan.

ROLI I KUNATITFadil Papa, me pseudonimin Ndriçim Haxhiaj (Çimi)

furnizonte drogat nga Shqipëria për në Salento, në Bolonjë e shiste Agron Xhafaj (Goni) me Orges

ë

h j nga prokuroria ell r dënim me

i

N

kTNOEPq

K

h

de

Mu

Në VeneciaNjë pjesë e drogës tra kohej në Venecia dhe Trevizo, ku operonte Besnik Murataj, në bashkëpunim me Tomasz Piekarniak, Rino Gerardi dhe Ervin Qezi.

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë Venezueliane ku tregohet veprimtaria e grupit kriminal

ShkëmbimiHetimet

nxorrën në pah faktin se Besnik

Murataj dhe Paolo lo Sas-

so, që ishte mik i Gramos

Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte re-

alizuar shkëm-bime heroine-

kokainë

Gjykata e Apelit në Vlorë

Page 7: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

7E shtunë, 8 mars 2014 Aktualitet

SHPALLJE E ANKANDIT IPërshkrimi i pasurisë:Objekti: “Ndërtesë 2-katëshe dhe truall”, me sipërfaqe trualli 200 m2, nga të cilat 120 m2 janë sipërfaqe ndërtese, me numër pasurie Nr. 318/9, e ndodhur në Zonën Kadastrale 1646, e regjistruar në regjistrin hipotekor Mat, me vol. 1, fq. 174, me adresë në: Lagja “31 Korriku”, Mat, e ku zuar nga veriu me pasurinë nr. 318/3, nga jugu me pasurinë nr. 318/3, nga lindja me pasurinë nr. 318/3 dhe nga perëndimi me pasurinë nr. 318/3, regjistruar në emër të Mexhit Hasan BUNA.

Çmimi llestar: 3.584.000 (tre milion e pesëqind e tetëdhjetë e katër mijë) Lekë.Data e çeljes: 04.03.2014.Data e mbarimit: 19.03.2014 deri në orën 16.00

Ankandi zhvillohet në ambjentet e STUDIOS PËRMBARIMORE L.D.C., Përmbarues Gjyqësor Lefter CANAJ të ndodhur në

adresën: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tiranë.Ofertuesit të drejtohen pranë STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C.,

ose të kontaktojnë nëpërmjet numrit të tel: 0682026575 dhe e-mailit [email protected] ose [email protected].

NGA STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C.SHPALLJE E ANKANDIT

Përshkrimi i pasurisë:Objekti: “Apartament”, me Nr. Pasurie 5/4+5-26/1, e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr. 8270, regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e ndodhur në adresën Rr. “Muhamet Gjollesha”, Pll. 17, Shk. 5, Kati 1, Ap. 26, Tiranë, vol. 18, faqe 43, me sipërfaqe 31.80 m2. Në pronësi të bashkëshortit Alfred Islam Saliasi sipas Kontratës së shitblerjes nr. 413/96, si dhe Tefta Saliasi në cilësinë e blerëses.

Çmimi llestar: 38.400 (tridhjetë e tetëmijë e katërqind) Euro.Data e celjes: 04.03.2014.Data e mbarimit: 19.03.2014 deri në orën 16.00

Ankandi zhvillohet në ambjentet e STUDIOS PËRMBARIMORE L.D.C., Përmbarues Gjyqësore Lefter CANAJ të ndodhur në adresën:

Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tiranë.

Ofertuesit të drejtohen pranë STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojnë nëpërmjet numrit të tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@

yahoo.com ose [email protected].

NGA STUDIO PËRMBARIMORE L.D.C.

Policia e Shtetit:Murataj ndodhet

ende në kërkim ndërkombëtar

Arratisja pas lirimit nga Gjykata e Apelitnë Vlorë. I kërkuari rrezikon 5 vite burg

TIRANE

Arratisja

Gramos Murataj, edhe pse ka ar-r i tur të f i tojë përbal l jen me prokurorinë për

ekstradimin e tij në Itali, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg, vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit. Gjatë ditës së djeshme burime pranë policisë kanë reaguar pas shkrimit të gazetës “Sh-qiptarja.com”, ku kanë po-huar se shtetasi Gramos Mu-rataj vijon të jetë në kërkim, pasi në prokurorinë e Vlorës një tjetër proçedim penal është ngritur kundër tij. Sipas burimeve Murataj dyshohet se është larguar jashtë shtetit, që pas arratisjes nga banesa e tij në Vlorë. Murataj ak-tualisht vijon të gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qën-drimit” e cila parashikon deri në 5 vite burg. Ky proces vijon të zhvillohet në mungesë të tij. Ndërkohë që ekstradimi në Itali, është mbyllur për-fundimisht, kjo pasi në datën 29 janar të këtij viti Gjykata e Lartë ka rrëzuar dy vendimet e gjykatave të Vlorës që r-mosnin ekstradimin e bi-znesmenit.

LARGIMI NGA BANESA

Gjithçka është prishur me një vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë i marrë në 6 maj 2013, që caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për biznesmenin e basteve sportive Gramos Murataj. Ndaj këtij të fundit, prokuroria kërkoi masën e “arrestit në burg”, por treshja e gjyqtarëve të Apelit, e liroi me argumentin se nuk ka rrezik ikje. Mirëpo pa kaluar shumë muaj nga ky vendim, Gramos Murataj arrin të ar-ratiset nga banesa, duke sjellë dështimin e ekstradimit. Ar-ratisja ka ndodhur pikërisht në periudhën kur ishin ndërmarë dy vendime gjyqësore që mira-tonin ekstradimin e tij në Itali. Një o cer policie ka shkuar në banesën e tij, për të ekzekutuar

vendimin, por ka konstatuar se i kërkuari i drejtësisë italiane, i dënuari me 20 vite burg nga gjykata e Leçes, ishte arratisur nga banesa.

PROÇEDIMI PENALNë kushtet e konstatimit të

largimit nga banesa e Gramos Murataj, menjëherë prokuroria e Vlorës ka urdhëruar rregjis-trimin e një procedimi penal për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” bazuar në nenin 323 të Kodit Penal. Nga hetimet nuk është arritur të gjendet vendodhja e Murataj dhe për pasojë në 11 korrik 2013, dosja penale në ngarkim të Murataj është rregjistruar në Gjykatën e Vlorës. Momental-isht në këtë gjykata janë zhvil-luar disa seanca gjyqësore, por ende trupi gjykues nuk ka dalë me një vendim konkret.

KRYETARJA

Liçaj pjesë e gjykimit

të Murataj

— B u r i m e p r a n ë P r o k u r o r i s ë s ë P ë r g j i t h m e j a n ë shprehur se në vendi-mi për lirimin e Gra-mos Murataj ka qënë anëtarë në trup gjyk-ues, kryetarja e kësaj gjykate Alma Liçaj. Burimet shprehen se për këtë rast kanë shfaqur ankesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por nuk dihet se çfarë është vendo-sur lidhur me këto kërkesa. Tashmë në Gjykatën e Vlorës ka nisur një inspektim për të veri kuar me imtësi të gjithë prak-tikën ligjore që Gjyka-ta e Apelit Vlorë, ka përdorur në rastet e ekstradimeve.

Seferajn (Gesi), në Parmë Altin Maci (Miu), në Im-peria Edison Sali (Soni) dhe në Venecia Besnik Murataj. Fadil Papa ishte kunati i Besnik Muratajt. Ky i fundit siguronte të gjitha drogat, sipas përgjimeve telefonike. Hetimet nxorrën në pah faktin se Besnik Murataj dhe Paolo lo Sasso, që ishte mik i Gramos Muratajt, vëllai i Besnikut, kishte realizuar shkëmbime heroine-kokainë.

PRANGOSJA NË 2000Më 2 dhjetor 2000 Frank Morello mbërriti në Vene-

cia. Vëllai i tij Antony Morello ishte në Vlorë, ku më datë 4 u takua me Fadil Papën, që i gjeti një kg hero-inë, por u arrestua nga policia shqiptare më 7 dhjetor 2000. Përgjimet konstatuan se ishte përfshirë në tra k babai i tij. Ndërkohë, Gramos Murataj, vëllai i Besni-kut, doli nga burgu në Zvicër, ku mbahej për akuzën e tentativës së vrasjes dhe menjëherë tentoi të tra konte 40 kg heroinë, më 3 tetor 2001 në Stamboll. Nisur nga këto konstatime, autoritetet italiane kanë nxjerrë urd-hër arresti me burg për këta persona, të implikuar në tra kun ndërkombëtar të drogës: MURATAJ Besnik, GERARDI Rino, KACI Naltin, LO SASSO Paolo, MACI Atin, MORELLO Anthony, MORELLO Frank, MURATAJ Gramos, PAPA Fadil, PIEKARNIAK Tomasz, QEZI Ervin, SALI Edison, SEFERAJ Orges, SZAMBOROËSKI Adam, TORO Julian, XHAFAJ Agron. Besnik Murataj kishte një punë “mbuluese” në picerinë “Bucintoro” në Jesolo, Itali. Murataj dhe Tomasz banonin në të njejtën shtëpi.

16 URDHËR ARRESTE Besnik Murataj Rino Gerardi Altin Kaci Paolo Lo Sasso Atin Maci Anthony Morello Frank Morello Gramos Murataj Fadil Papa Tomasz Piekarniak Ervin Qezi Edison Sali Orges Seferaj Adam Szamborowski Julian Toro Agron Xhafaj

17 prill Në datën 17 prill 2013 ky biznesmen arrin të lokalizohet dhe arrestohet nga policia e Vlorës, por në 6 Maj 2013, arrin të dalë nga qelia si pasojë e vendimit të Gjykatëssë Apelit Vlorë.

Gramos Murataj

Page 8: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

8 E shtunë, 8 mars 2014Aktualitet

Piroli qëlloi vëllezëritkur po i çonin në spital “Jam shtetas italian, dua të ekstradohem në Itali”

ELTON QYNOTIRANE

VendimiGjykata e Laçit vendos “arrest me burg” për Altin Pirolin

LAJMEshkurt

DëshmiaI pyetur

rreth vrasjes së dy

vllezërve, si para policise

gjyqesore ashtu

edhe para prokurorit, i arrestuari ka pranuar faktin se ka

vrarë me armë zjarri

dy vëllezërit

Hyrje-DaljeAltin Piroli ka hyrë dhe dalë disa herë

nga lokali, dhe në një moment, rreth orës 8:30, Altini ka hyrë përsëri dhe pasi ka nxjerrë nga brezi dy pistoleta, ka qëlluar me to

Jam shtetas italian dhe nuk mund të më gjykoni. Duhet të ek-stradohem në Itali”. Kështu është shpre-

hur para gjykatës së Laçit i arrestuari Altin Piroli, që tre ditë më parë vrau dy vëllezërit Genti dhe Andrea Cara, ndër-kohë që ka plagosur me armë zjarri shtetasit Anton Gjini dhe Nikoll Ndoi. Gjatë se-ancës gjyqësore Piroli ka shfaqur çrregullime mendore duke folur përçart, por këtë situatë nuk e ka lejuar shumë gjyqtari, i cili ka vendosur të lerë në masën e sigurisë “ar-rest me burg”. Në vendimin e gjykatës urdhërohet që të arrestuarit Altin Piroli, t’i kryhet një vizitë mjekësore nga psikiatri, me qëllim qartësim e përgjegjësisë së tij në këtë krim të rëndë, që trondit qytetin e Laçit. Sipas prokurorisë së Laçit, autori i krimit Piroli ka qëlluar dy viktimat me dy pistoleta luf-tarake, teksa vëllezërit ishin duke pirë kafe në një lokal. Piroli ka hyrë disa herë në lokal dhe ka dalë sërisht, por herën e fundit që ka hyrë, ka hapur zjarr në drejtim të dy vëllezërve Cara, duke i shkaktuar atyre vdekjen. Në raportin hetimor të proku-rorisë theksohet se Piroli ka qëlluar plot 18 fishekë, ndërsa në momentin e arres-timit i janë sekuestruar 15 fishekë në xhepin e xhupit.

“MË BËNË PRESION”I pyetur rreth vrasjes së

dy vllezërve, si para policise gjyqesore ashtu edhe para prokurorit, i arrestuari ka pranuar faktin se ka vrarë me armë zjarri pistoletë shteta-sit Genti Cara (Enri Duka) dhe Andrea Cara, duke dhë-në edhe shpjegime të tjera mbi rrethanat e kryerjes së veprës. Sa i përket motiveve të vrasjes, i arrestuari Altin

Piroli, pretendon se këtë veprim e kishte kryer për shkak të presionit që kishin ushtruar viktimat mbi të. Njëkohësisht i arrestuari shpjegon se ka vuajtur nga sëmundje mendore dhe për këtë, ai është vizituar tek mjekët neurolog në qytetin

e Laçit dhe në Tiranë, madje është shtruar 2 javë edhe në spitalin nr.5 Tiranë.

QËLLOI ME DY ARMËNë interes të sqarimit të

rrethanave të vrasjes, policia gjyqësore ka marrë deklarime nga punonjësit e lokalit, të cilët kanë qënë dëshmitarë okulare, dhe e kanë parë gjithë skenën e ndodhjes së krimit. Altin Piroli ka hyrë dhe dalë disa herë nga lokali, dhe në një moment, rreth orës 8:30, Altini ka hyrë përsëri dhe pasi ka nxjerrë nga brezi dy pistoleta, ka qëlluar me to, Gent Carën dhe Andrea Carën të cilët në ato momente kanë qënë ulur në tavolinë duke pirë kafe në këtë lokal. Në momentin kur disa persona kanë ardhur dhe

kanë marrë të dëmtuarit dhe i kanë nxjerrë jashtë për ti dër-guar për ndihmë mjekësore, kanë parë Altin Pirolin me dy pistoleta në dorë i cili, ka vaj-tur dhe i ka qëlluar përsëri të plagosurit, edhe në momen-tin që ato ishin jashtë lokalit, ku po futeshin në makinë për

ti transportuar në spital.

GRANATA NË SHTËPINë vijim të veprimeve

hetimore të kryera, policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të veprës, Altin Piroli, dhe pikërisht në dhomën e tij të gjumit, ka gjetur dhe sekuestruar edhe një granatë dore ngjyrë jeshile, e cila është sekue-struar me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme në laborator. Nga sa më sipër, nga veri kimet e bëra nga prokurori, rezulton se nga policia gjyqësore, janë respektuar drejt dispozitat ligjore të parashikuara nga nenet 251, 252 dhe 255 te K.Pr.Penale, që kanë të bëjnë me arrestimin në agrancë të autorit të dyshuar Altin Piroli.

TIRANEFalja Gjykata ul dënimin

me 90 ditë burg për Kazanovën Tollia

Vendimi në 3 mars, nga gjykata e TiranësGjykata e Tiranë vendos

t’i ulë dënimin me 90 ditë Arben Tollisë, i

cilësuar si “kazanova” Sh-qiptar. I dënuari për përd-hunim të femrave, kishte depozituar kërkesën për ulje dënimi në datën 11 shkurt të këtij viti ndërkohë në 3 mars gjyqtari Bujar Kras-niqi, ka vendosur të pranojë kërkesën e uljes me 90 ditë të dënimit të Arben Tollisë. Në vendimin e shkurtimit të dhënë nga Gjykata e Ti-ranës thuhet se: “Pranohet kërkesa e kërkuesit Arben Tollia. Uljen e dënimit në

të Rënda Tiranë. Urdhëro-het sekretaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Ti-ranë, t’i dërgojë një kopje të vendimit I.E.V.Penale “Vaqarr”, Nr. 327, Tiranë”-thuhet në vendim. Arben Tollia i dënuari me 12 vite burg nga drejtësia Shqiptare për akuzën e përdhunimit, u bë pak kohë më parë sërisht

personazh i një përdhunimi në Durrës. Koha kur është kryer krimi daton 6 muaj më parë, kur Tollia mësohet se kishte përfituar një leje shpërblyese nga burgu ku vuan dënimin. Në fakt sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Durrësit, Tol-lia kishte disa kohë që njihej me shtetasen 30-vjeçare, të

cilën e ka njohur nëpërm-jet “Facebook”. I dënuari i është prezantuar me emër të rremë dhe pas disa ko-munikimeve të gjata, Tol-lia dhe shtetasja 30-vjeçare kanë vendosur të takohen. Pikërisht ky takim është bërë kur Tollia ka dalë nga burgu me një javë leje 5 ditore, dhe ka përdhunuar 30-vjeçaren.

masën 90 ditë, për të dënua-rin Arben Tollia, nga pjesa e pavuajtur e dënimit të dhënë me vendimin nr.45, datë 25.10.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve

Naço: Gjyqtarët do të vlerësojnë vetenDisa gjyqe zhvillohen në zyra tha kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Fatri Islamaj gjatë analizës vjetore të këtij institucioni. Por zëvendëskryetari i KLD-se Elvis Cefa i kujtoi gjyqtarëve se asgjë nuk e justi kon moszbardhjen e vendimeve në kohë. Analiza e vitit ishte një rast i mirë për t’u ankuar para kamerave të televizioneve nga gjykatësit. “Nuk ka ambiente të mjaftueshme për një punë normale”, - tha Kryetari i Gjykates Fatri Islamaj. Por ky ishte një problem dytësor për zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa. Asgjë nuk e justi kon zvarritjen e zbardhjes se vendimeve, që i le kohe palëve të shantazhojnë njëri-tjetrin. Ministri Nasip Naço paralajmëroi për një projektligj të ri, që vetë gjyqtarët të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Xhakja rekurs në Gjykatën e LartëDosja në ngarim të Ili Xhakjes, të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, mbërrin në Gjykatën e Lartë. Xhakja i ka bërë rekurs vendimit të Apelit, që la të pandryshuar burgimin e përjetshëm ndaj tij. Rekursi i Xhakjaës është depozituar në 5 mars në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Xhakja kërkon të për tojë uljen e dënimit nga kërkesa e gjykimit të shkurtuar, kërkesë që nuk ju pranua në Shkallën e Parë e në Apel.

Punime artizanale në qelitë e burgjeve Një ekspozitë me pikturat dhe punimet artizanale; krijime të grave, vajzave dhe të miturve realizuar në qelitë e burgut dhe ambientet e paraburgimit është prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar. Çdo objekt i shitur në këtë ekspozite shkon për llogari të personit i cili i ka krijuar këto vepra arti. Ekspozita promovon vlera artistike nga punë të kryera prej grave në Shtëpitë e Riedukimit, te miturit, 18-22 vjeçare, te rriturit, si dhe nga dy punonjës te sta t policor të Burgut 313.

Endri Cara

Andrea Cara

Altin Pirolli në Gjykatë

Arben Tollia

Page 9: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

9E shtunë, 8 mars 2014Aktualitet

I arrestuari: Tritolin e mbaja për hapje rrugeAvokati: Balijaj i sëmurë, u përjashtua nga ushtria

ELTON QYNO TIRANE

DeklarataI moshuari deklaron se disa armë i blinte në fshatin Dragoç

Alo, policia ?! Në banesën e shteta-sit Taf Balijaj po dëgjohen të shtëna armësh. Ju lutem,

merrni masa pasi ndihemi të frikësuar». Kjo është fjalia e vetme që ka mbëritur me anën e telefonit në sallën operative të policisë së Shkodrës, ku një banor i fshatit Kurte në zonën e Malësisë së Madhe, denon-conte veprimet e Taf Balijajt. Kjo solli më pas zbulimin e një baze të tritolit, ku është sekuestruar një sasi e kon-siderueshme tritoli në banesën e Balijajt dhe armatime të ndryshme. Ndërkohë është arrestuar menjëherë shtetasi Taf Balijaj, i cili sipas poli-cisë, një pjesë të armatimit e kishte fshehur në banesën e tij, ndërsa një pjesë tjetër e kishte fshehur në një faqe Mali. Gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Shkodrës është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Balijajt, ku pas dëgjimit të palëve, trupi gjyk-ues ka vendosur të lejë në qeli 75-vjeçarin nga Malësia e Mad-he. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, Balijaj ka pohuar se dijeni për lëndën eksplozive dhe armët kishte vetëm ai dhe askush nga anëtarët e tjerë të familjes. Sipas tij, disa prej armëve i kishte blerë gjatë vitit 1997 e në vijim, ndër-kohë që sasinë e tritolit e kishte gjetur në një kanal, të cilin më pas e ka marrë me qëllim për ta përdorur në hapjen e rrugës së fshatit.

I SËMURË PSIQIKNë seancën gjyqësore

avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata që të urdhëronte kry-erjen e një ekspertimi psiqik për të moshuarin, pasi ai ishte përjashtuar në vitin 1958 nga ushtria si pasojë e çrregulli-meve mendore. Më tej, avokati shtoi që Taf Balijaj t’i caktohet një masë e butë sigurimi, kjo dhe për shkak të moshës së tij dhe për faktin se nuk re-zulton me precedentë penalë. Nisur nga kjo situatë avokati mbrojtës paraqiti kërkesën për shtrimin e 75-vjeçarit në një spital psiqiatrik. Ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesi i prokurorisë, kërkoi caktimin me masën e sigurisë, arrest me burg për 75-vjeçarin Taf Balilaj, pasi në banesën e tij u sekuestruan 236 kallëpe tritoli, 97 granata luftarake, qindra metra til dhe kapsolla detonatorë. “Në vitin 1958 ai është liruar nga ushtria pasi ka shfaqur probleme men-dore dhe epilepsi”, mësohet se ka thënë avokati mbrojtës i Taf Balilajt. Ndërkaq, vetë i pande-huri në sallën e gjyqit, ka thënë se tritolin e kishte përdorur për të hapur rrugët në fshat. Dëshmitarë të ndryshëm kanë thënë se ai ka hapur dy rrugë të fshatit si dhe ka pastruar fushat e fshatrave nga masivet e gurëve që kishin rënë.

BLERJA NË DRAGOÇGjatë intervistimit nga poli-

cia, i pyetur si person në hetim, shtetasi Taf Balijaj ka deklaru-ar se sendet që janë fiksuar gjatë kontrollit, janë të tijat dhe ishin të fshehura nëpër shtëpi, prandaj për këtë fakt nuk kanë pasur dijeni as familjarët e tij. Së dyti, ai ka deklaruar se armët e zjarrit i kishte blerë

nga një person i panjohur në vitin 1997 në fshatin Dragoç, pushkën 20-she e kishte gje-tur në mal përpara 8 vitesh, ndërsa arma e gjahut ishte me leje të lëshuar nga komisari-ati i policisë Malësi e Madhe. Po kështu, lidhur me lëndën plasëse tritol, pretendon se e ka gjetur në fshatin Dragoç në kanal dhe këtë sasi tritoli e kishte marrë për ta përdorur për të hapur rrugën, pasi ishte shumë e keqe. Ai deklaron se armët e zjarrit nuk i kishte përdorur dhe i kishte mbajtur në banesë për vetëmbrojtje. Personi nën hetim ka sqaruar se kishte dy djem, të cilët prej vitesh jetonin me familjet e tyre larg shtëpisë së të atit. Gjithashtu ai ka sqaruar se nuk kishte kon ikte apo probleme me ndonjë person.

AkuzaMë datë 4 mars 2014, ora 14:00, është bërë arrestimi në agrancë i shtetasit Taf Balijaj, për veprën penale të

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake

dhe e municionit”.

OPERACIONI I POLICISË

Kashar sekuestrohen 4 pako me lëndë eksploziv

— Policia e Tiranës ka ar-ritur të bllokojë katër pako me tritol në një banesë që ndodhet në zonën e Kasharit. Pas kontrolleve të kryera në një banesë në zonën e Kasharit, pasi ishte marrë informacion për vendndodhjen e një individi të dënuar nga gjykata, u arrit të gjendej lënda plasëse dhe është bërë arrestimi i pronarit të shtëpisë. Ai është shtetasi Ismail Shehu, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme është marrë në pyetje mbi burimin e kësaj lënde dhe qëllimet që kishte ai për përdorimin e saj. Në dësh-minë e tij të dhënë në polici, i arrestuari Imail Shehu, ka deklaruar se sasinë e tritolit nuk e ka

përdorur asnjëherë për qëllime të këqija. Katër pakot e tritolit kanë mbe-tur në banesë që prej disa vitesh, kur i kishte sjellë pas gjetjes në disa shkurre. Momentalisht, ndaj Shehut është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe mate-rialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

GREQI

Shqiptarët lirojnë

mjekun nazist

— Një mjek nga Se-laniku, anëtar i “Agimit të Artë”, i cili u gjet me fotogra në e Hitlerit në shtëpi dhe që u akuzua se kishte diskriminuar emigrantët e huaj, mes tyre shumë shqiptarë, u la i lirë vetëm pasi bashkëkombësit tanë dëshmuan pro t i j në gjyq. Prokuroria kishte kërkuar 16 muaj burgim, me kusht për tre vjet dhe një gjobë prej 2500 euro. Mjeku 57 vjeç, me special-itetin neurolog, u ar-restua në New Mi-haniona, për shkak se ai kishte postuar në derën e klinikës, një frazë në gjermanisht, ku shaheshin çifutët. Mjeku, i cili dysho-het se është anëtar i “Agimit të Artë” është dënuar për shkelje të ligjit kundër diskri-minimit racor.

Armët e sekuestruara nga policia

Taf BalijajTritoli i sekuestruar

Rothmans Leggera

Njofton se duke filluar nga data 10 Mars 2014, çmimet e reja maksimale

të shitjes me pakicë për produktet e saj të duhanit do të jenë si vijon:

MARKA Çmimi

maksimal për paketë i shitjes

me pakicë MARKA

Çmimi maksimal për

paketë i shitjes me pakicë

Kent Nanotek (Infina) 270 Lucky Strike Click & Roll 230

Kent HD Futura 270 Lucky Strike Additive Free (Red) 230

Kent HD (6mg katran) 270 Lucky Strike Additive Free (Blue) 230

Kent HD Neo 270 Rothmans International 280

Kent HD Infina 270 200

Kent HD Neo 10 cigare 130 Rothmans of London (Sky Blue) 170

Kent HD Infina 10 cigare 130 Rothmans of London (Blue) 170

Kent Convertibles 270 Rothmans of London (Silver) 170

Lucky Strike Red 220 Peter Stuyvesant Blue 220

Lucky Strike Silver 220 Peter Stuyvesant Silver 220

Lucky Strike Red 10 cigare 110 Kent Demislims Spectra 250

Lucky Strike Silver 10 cigare 110 Kent Demislims Neo 250

*Çmimet shprehen në Lek Njoftimi i mësipërm bëhet në përputhje me pikën 9.5.3 (c) të Udhëzimit të Ministrit të

Financave Nr. 17, datë 13.05.2008 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar.

British American Tobacco Albania sh.p.k. Tiranë, Rr:”Kavajës”, ish Kombinati Ushqimor

web: www.bat.com office phone: +355 (0) 42 255084

British American Tobacco Albania sh.p.k.

Page 10: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

10 E shtunë, 8 mars 2014

NDRYSHIMET E PROPOZUARA

Aktualitet

Tahiri: Dënime më të ashpra për tritolin Propozimet pas atentateve të fundit me ekploziv

KLODIANA KOTORRITIRANE

Projektligji Ministria e Brendshme propozon ndryshime në Kodin Penal

Aksidenti i minibusit arrestohen 2 shoferët

TIRANEHetimi

Ngjarja shkaktoi vdekjen e dy femrave dhe plagosjen e 17 personave, 3 rëndë

Aksidenti me pasojë vdekjen e dy femrave dhe plagosjen e 17 per-

sonave, është pasuar me ar-restimin e dy drejtuesve të mjeteve. Policia e Elbasanit bëri të ditur dje, se janë arres-tuar Fatjon Spaho me banim në fshatin Kotodesh të qytetit të Librazhdit, si edhe Bajram Kodra 48 vjeç me banim në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi dy ditë më parë, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në fshatin Urakë, Fatjon Spaho duke drejtuar mjetin Ford-Fiesta me targë AA 803 CT ka

bërë një parakalim të parregullt duke u përplasur me mjetin tip-Benz minibus me targë AA 074 AX, i cili drejtohej nga Bajram Kodra. Si pasojë e përplasjes së mjeteve, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Klaudia Nushi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Atlie Toska, 82 vjece, banuese në Tiranë. Mësohet se drejtuesi

i mjetit tip-Ford, i cili i preu rrugën minibusit, drejtonte mjetin pa leje drejtimi, apo siç thuhet ndryshe pa patentë. Në ngarkim Kodrës rëndojnë dy akuza, “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” si edhe “drejtim mjeti pa leje drejtimi” ndërsa ndaj drejtuesit të mini-busit rëndon akuza e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Mësohet se minibusi me 19 pasagjerë, kryesisht pen-sionistë ishte nisur nga Tirana drejt Maqedonisë. Udhëtimi zhvillohej me rastin e festave të 7-8 Marsit. Në momen-tin që minibusi ndodhej në fshatin Urakë, një tjetër mjet ka tentuar ta parakalojë atë. Shoferi i minibusit ka ten-tuar të shmangë përplasjen, por ka dalë nga rruga duke shkaktuar dy të vdekur dhe 17 të plagosur. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

AKSIONI NE BREGDETIN E SEMANIT

Ndiqet gomonia, do të mbushej me drogë

— Sinjalizimi se një go-mone ka mbërritur në bregdetin e Semanit për t’u ngarkuar me drogë vuri në alarmë policinë. Disa skafe të policisë zhvilluan dje një operacion në det në ndjekje të gomones e cila do të furnizohej me drogë. Mësohet se në operacion morën pjesë katër mjete lundruese në bregdetin e Semanit, së bashku me forca të shumta policore. Por deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones. Mjeti lundrues u sinjalizua nga radarët, të cilët janë vënë së fundmi në funksion nga Ministria e Mbrojtjes. Në operacion morën pjesë edhe tre mjete të Guardia di Financas. Deri në orët e vona të mbrëmjes, poli-cia nuk ka konfirmuar kapjen e gomones. Ndër-kohë që kontrolle janë ushtruar edhe në zonën e Semanit Fier, për të rënë në gjurmët e personave

të cilët do të furnizonin mjetin lundrues me lëndë narkotike. Burime nga policia e Vlorës, e cila ka ndërmarrë operacionin pas sinjalizimit, bënë të ditur se skafet vazhdojnë të kontrollojnë gjatë të gjithë bregdetit të Seman-it. Ndjekja ka nisur në Vlorë mëngjesin e djeshëm, ndër-sa dyshohet se tra kantët i janë drejtuar Semanit pasi zona e pyllëzuar iu krijon atyre mundësi t’i shpëtojnë policisë dhe të humbasin gjurmët.

Atentatet me ek-sploziv të ndod-hura gjatë javëve të fundit në vend, kanë detyruar

Ministrinë e Brendshme të propozojë ndryshime në Ko-din Penal për të ashpërsuar dënimet. Ministri Saimir Tahiri, ka propozuar ndry-shimet e dënimit për dy vepra penale që parashi-kojnë krimet e prodhimit e shpërndarjes së eksploz-ivëve”, si dhe “shkeljes së rregullave për ruajtjen e tyre”. Burime nga dikasteri blu thanë se Tahiri i ka dërguar dje Ministrisë së Drejtësisë, propozimet si dhe relacionin shpjegues. Në relacionin shoqërues të projektligjit për rishikimin e Kodit, Ministria e Brendshme, e cila e ka hartuar, shpjegon se: “Duke marrë shkas nga veprimtaria kriminale e përdorimit të lëndëve plasëse, prej të cilave siguria e rendit është e cenu-ar, nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, është bërë një analizë e hollësishme dhe është arritur në konkluzi-onin se veç shkaqeve të tjera, kjo situatë favorizohet edhe nga masa e ulët e dënimit të parashikuar në dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”. Ministria Brendshme ka konstatuar, krahas veprave penale me lëndë plasëse, edhe shkelje në rregullat e

ruajtjes, magazinimit, ad-ministrimit, transportit të lëndëve plasëse për përdorim civil nga subjektet e licensuar në këtë veprimtari. Në vendin tonë ka një numër të madh të subjekteve që janë licensuara për veprimtarinë e import-eksportit dhe përdorimit civil të lëndëve plasëse, të cilët kryejnë aktivitet në shfrytëzimet nëntokësore, guroreve, etj. Sipas Ministrisë së Brendshme, si rezultat i keqadministrimit të lëndës plasëse nga subjektet e li-censuara në veprimtarinë me lëndët plasëse për përdorim civil, Policia e Shtetit ka ka-pur në agrancë dhe ka bërë

LAJMEshkurt

Në nenin 278 bëhen këto ndryshime:

a) Në paragra n e tretë, fjalët “dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet”.

b) Në paragra n e pestë, fjalët “dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet”.

Në nenin 282, bëhen këto ndryshime:

a) Në paragra n e parë, fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet”.

b) Paragra i dytë, fjalët “dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”.

282 të Kodit Penal, mendo-jmë se janë të pamjaftueshme sanksionet e parashikuara në rastet e konsumimit të veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luf-

tarake dhe të municioneve” si dhe “shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, thuhej në relacionin e ministrisë së Brendshme.

sekuestrimin e lëndës plasëse duke referuar materialet në Prokurori për veprën penale, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“ parashikuar nga neni 282 i Kodit Penal. Por personat përgjegjës janë ndjekur në gjendje të lirë nga organi i prokurorisë, pasi shkelja në Kodin Penal është e përcaktuar si kundërvajtje e lehtë penale. “Duke u nisur nga nenet aktuale 278 dhe

NdryshimetTahiri, ka propozuar ndryshimet e dënimit

për dy vepra penale që parashikojnë krimet e

prodhimit e shpërndarjes së eksplozivëve”, si dhe “shkeljes së rregullave

për ruajtjen e tyre”.

Sherri mes të rinjve, plagoset 24-vjeçari Dy persona po hetohen nga policia pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur të rinjtë J. P. 22 vjeç dhe F. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “ Tom Kola” të qytetit Shkodër, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, duke i shkatuar dëmtime të lehta, shtetasin S. L., 24 vjeç. Ky i fundit u transportua në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia bëri të mundur identi kimin e autorëve të dyshuar.

Vidhnin banesat në Dropull, kapen 3 të rinjTre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës ditën e djeshme, pasi akuzohen për vjedhjen e disa banesave në fshatrat e Dropullit. Florenc Mahmud, 20 vjeç nga Elbasani, Fatmir Braho, 23 vjeç nga Cërriku dhe Albion Shahu, 32 vjeç nga Kuçova dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një numër të madh banesash në fshatrat e Dropullit, Dhuvjan, Terihat, Jergucat e Bularat. Gjithashtu, ata akuzohen se kanë hyrë në banesa të pabanuara, duke mos kryer vjedhje, por me qëllim krijimin e panikut tek banorët e minoritetit.

Qentë sulmojnë fëmijën e shpëton shqiptari Një emigrant shqiptar ka shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç, pasi ndërhyri në momentin që ai u sulmua nga dy qen. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Itali, në rrethinat e Aostas, kur i mituri po ushqente qentë e racës “Rottweiler”, në momentin që u sulmua prej tyre. Emigranti shqiptar, 42 vjeç, i ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë menjëherë, duke e shpëtuar fëmijën, nga sulmi i qenve. Mësohet se djaloshi, ka marrë plagë në njërën këmbë, ku dhe ju nënshtrua me sukses një operacioni, ndërsa emigranti shqiptar ka shpëtuar me disa plagë të lehta.

Ministri Saimir tahiri

Furgoni i aksidentuar

Page 11: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

11E shtunë, 8 mars 2014 Aktualitet

LAJMEshkurt

VLORËHetimi

Vlorë, arrestohet në krye të detyrës polici rrugor

Inspektori mori rryshfet nga një drejtues mjeti

Një tjetër efektiv policie është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit

të Brendshëm për marrje ryshfeti. Pas arrestimit të tre ditëve më parë të një efektivi në Tiranë, SHKB çoi të en-jten në pranga në policinë e Vlorës, inspektorin Eduart Mustafa. Burime zyrtare nga ministria e Brendshme thanë se Mustafa, me de-tyrë efektiv i Komisariatit të Policisë Vlorë, me detyrë “trupë shërbimi” në sek-sionin e Policisë Rrugore u kap rreth orës 16:00 të së enjtes në një nga kryqëzimet e rrugës Trans–Ballkanike, teksa i merrte një drejtuesi automjeti një shumë parash. Mësohet se policia kishte siguruar informacione në rrugë operative se efektivi i

policisë rrugore merrte rrysh-fet nga shoferët të cilët kon-statonte mungesë dokumen-tacioni apo shkelje të tjera të kodit rrugor. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të njoftuar për korrupsion-

in nisi menjëherë hetimet duke mbajtur nën vëzhgim efektivin. Dy ditë më parë Mustafa u kap teksa merrte rryshfet në krye të detyrës. Policia tha se ndaj tij u mor masa e arresit për veprën

penale të “Korrupsionit Pa-siv”. Tre ditë më parë SHKB, arrestoi 27-vjeçarin Ariel Rama, 27 vjeç, me detyrë pu-nonjës policie në Komisari-atin Nr.2 Tiranë. Ai akuzohet se së bashku me Kristela

Rama, 32 vjeç, punonjëse e Postës Shqiptare, kanë marrë një shumë rreth 2000 euro, për favorizim në këmbim të “heshtjes” së policisë, për të mos mbështetur përmba-ruesin. Policia tha se arres-

timi i dy kushërinjve u krye pas denoncimit të shtetases E.H. Gjatë kontollit efek-tivit të policisë iu gjet shuma prej 1500 euro, të njëjta në numër serie me ato të dhena nga kallëzuesja.

Vlorë Inspektori i policire

rrugore Eduart Mustafa u kap teksa merrte rryshfet

nga një drejtues mjeti në një nga kryqëzimet e

rrugës Trans–Ballkanike në Vlorë.

Tiranë Ariel Rama, efektiv i

komisariatit nr.2, Tiranë u ndalua nga o ceret e

Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Gjatë

kontollit atij iu gjet shuma prej 1500 euro.

Tahiri e Didi në policinë e Fushë-KrujësMinistri i Brendshëm, Samir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, Artan Didi, kanë kryer një inspektim të palajmëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Fushë-Krujës, i cili gjatë kohëve të fundit është bërë objekt i dy sulmeve më lëndë plasëse. Shpërthimi i parë u shënua me 20 janar, teksa persona të paidenti kuar hodhën një sasi tritoli në ambientet e komisariatit, ndërsa sulmi i fundit ndodhi pak ditë më parë me granatë.

Digjet kamioni në autostradë, policia nis hetimetNjë kamion i ngarkuar me kondicionerë është përfshirë nga akët e zjarrit në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 pranë mbikalimit të Rinasit në Qafë-Kashar.Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarr këse. Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas policisë drejtuesi i kamionit ka dalë menjëherë sapo konstatoi akët. Policia mbërriti në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa mori në pyetje drejtuesine kamionit.

Plaçkiste makinat në spital, arrestohet i riu

I prangosuri dyshohet dhe për 15 vjedhje të tjera

KLODIANA KOTORRITIRANE

OperacioniPolicia: Autori vodhi sende në 7 makina brenda pak minutash

ParatëPolicia e Tiranës deklaroi se në pesë

automjete, 28-vjeçari Alfred Dedja ka vjedhur në kohë dhe vende të ndryshme një shumë

prej 1 milionë e 730 mijë lekë të vjetra.

Shtatë makina të parkuara në ambi-entet e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë janë gjetur dy ditë

më parë, nga pronarët e tyre, me xhama të thyer ndërsa sendet personale ishin vjed-hur. Brenda pak minutash në policinë e kryeqytetit u denoncuan vjedhjet njëra pas tjetrës, duke bërë që efektivët blu të organizonin një aksion për identi kimin dhe kapjen e autorit. Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para u bë i mundur identifkimi i autorit të dyshuar i cili re-zulton të jetë Alfred Dedja, 28 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i dënuar më parëpër vjedhje.

VJEDHJETNë bazë të hetimeve të

kryera, policia ka mundur të zbardhë mekanizmin e plaçkitjeve të disa makinave të parkuara në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime nga policia thanë se 28-vjeçari Alfred Dedja, dyshohet se rret orë 12:00 të së enjtes ka thyer me një levë xhamat e makinave të parkuara në spital dhe më pas ka marrë të gjitha sendet personale e shuma parash. Mësohet se ai vëzhgonte makinat kur parkoheshin dhe ndiqte lëvizjet e pronarëve të tyre. Sapo ata largoheshin ai sulej për të kryer plaçkitjet. Sipas policisë, 28 vjeçarit i duheshin jo më shumë se 10 sekonda për të kryer vjedhjen e sendeve që ndodheshin në një makinë. Gjithçka ndodhte me shpejtësi dhe pa zhurmë duke mos tërhequr vëmend-

jen e kalimtarëve. Megjithatë i riu është dekonspiruar nga një person i cili ka mundur të ksojë të dhënat e tij zike duke i raportuar në polici.

ARRESTIMIPas denoncimeve policia

e komisariatit nr.4, organizoi një operacion duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen brenda pak orësh të

autorit të dyshuar i cili është Alfred Dedja. “Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezulton se i ar-restuari është autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura më parë në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë” thanë burimet policore. Mësohet se ai pasi kryente vjedhjet largohej për në banesën e tij në Burrel dhe rikthehej sërish

në kryeqytet pak ditë më pas për të kryer vjedhjen e rradhës. Policia deklaroi se ai ka vjed-hur shuma parash, dokumente dhe sende të tjera personale edhe në 15 automjete të tjera. Këto vjedhje janë kryer gjatë vitit 2013 dhe 2014. “Shtatë prej plaçkitjeve kanë ndodhur gjatë vitit 2014. Rezulton se i dyshuari ka plaçkitur një au-tomjet më datë 5 mars të këtij

viti dhe të nesërmen, më datë 6 mars kreu serinë e vjed-hjeve në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” thanë burimet policore të cilat shtuan se i riu u kap teksa po tentonte të lar-gohej në drejtim të Burrelit. Policia tha se po vazhdojnë hetimet për të dokumentuar të tjera vjedhje të mundshme të kryera nga 28-vjeçari i ar-restuar dy ditë më parë.

Momenti i arrestimit të autorit të vjedhjeve Alfred Dedja

Page 12: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

12 E shtunë, 8 mars 2014Sociale

Urime dhe dhurata për mësuesit në festën e 7 MarsitNikolli: Mirënjohje për punën e palodhur dhe snike që bëni

Nikolli: Ju garantoj se do

të bëjmë gjithçka të mundur në mënyrë që ky profesion i nderuar

të vijë në lartësinë e misionit snik që ka

çdo mësues.

Meta:Shoqëria ka një borxh të pashlyeshëm mirënjohje

që trashëgohet brez pas brezi dhe sado të

tregojmë mirënjohje ndaj mësuesve tanë do të

mbetemi borxhlinj.

Rama:Akademia e Arteve dhe Liceu duhet të trajtohen ndryshe. T’i japim shtysë përmirësimit të kushteve të cilësisë ku mësohet arti.

Ditën e djeshme, në të gjithë shkollat e vendit është festuar 7 Marsi.

Lulet dhe dhuratat e shumta kanë qënë mënyra e falender-imit për punën e palodhur të mësuesve, nga ana e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Aktiv-itete të shumta janë zhvilluar me rastin e kësaj feste ku e gjithë vëmendja është përqën-druar në vlerësimin e punës dhe meritave të mësuesve në edukimin e brezave të rinj. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolli, ka zgjedhur që urimin e saj për të gjithë mësuesit e vendit, ta bëjë nga qyteti i Elbasanit. Duke marrë pjesë edhe në 100 vjetorin e Drejtorisë Arsimore Elbasan, Nikolli ka garantuar mësuesit se do të bëj gjithçka për të ngritur në vlerat e mer-ituara profesionin e mësuesit.“ I uroj 7 Marsin mësuesve dhe pedagogëve në të gjithë Shqipërinë dhe njëherë ju ga-rantoj dhe në emër të Kryemi-nistrit Rama, se do të bëjmë gjithçka të mundur në mënyrë që ky profesion i nderuar të vijë në lartësinë e misionit snik që ka çdo mësues”, theksoi

Ministrja e Arsimit. Kryemin-istri Rama ka zgjedhur Liceun Artistik,shkollën në të cilën ka studiuar edhe vetë, për të bërë urimet për festën e 7 Marsit.Gjatë takimit edhe me

disa prej ish-mësuesve të tij, Rama ka theksuar se kushtet në të cilat mësohet arti sot janë jashtë standardeve dhe duhen ndryshuar menjëherë. Në takim, kryeministri Rama

shoqërohej edhe nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila vlerësoi faktin që prej disa javësh studentët e arteve japin shfaqe në ambjentet e Minis-trisë së Arsimit. Ndërkohë në vazhdimësi të promovimit të arsimit professional, Min-istri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje për mësuesit e Qendrës së Formimit Profesional Nr.1 në kryeqytet. Sipas Veliajt, duhet të promovohet më shumë ky arsim i cili në fokus duhet të ketë vajzat dhe grate, pasi deri tani vetëm 16% e tyre frekuentojnë arsimin profesional.” Mirënjohje ndaj mësuesve tanë, gjithë jetën do jemi borxhlinj ndaj punës

së tyre”, është shprehur kry-etari i Kuvendit Meta ditën e djeshme nga Universiteti Bu-jqësor i Tiranës. Sipas Metës, 7 Marsi është një ditë që kujton gjithmonë mirënjohjen dhe respektin ndaj atyre që na kanë edukuar si prindër. “Duke uru-ar festën e 7 Marsit për të gjithë ata profesorë, mësues, peda-gogë, dua të shpreh bindjen se shoqëria jonë ka një borxh të pashlyeshëm mirënjohjeje që trashëgohet brez pas brezi”, është shprehur Meta. Një me-sazh urimi për mësuesit, është bërë edhe nga deputeti i PD-së Genc Pollo, i cili ka vlerësuar punën e mësuesve por ka hed-hur akuza ndaj shkarkimeve nga qeveria dhe ngrirjen e pagave të mësuesve.

Bozdo: Rama po del mbi vendimet e gjykataveNënkryetari kërkon ndalimin e sulmeve ndaj Bashkisë

JUXHIN MUSTAFARAJTIRANE

Deklarata

INUK ka bllokuar vazhdimin e punimeve me pretendimin e rishikimit të dokumentacionit pas ankesave të svhumta nga ana e qytetarëve për çështjen e shpronësimeve

BULEVARDI

ShpronësimetSipas nënkryetarit Bozdo, Rama ka të

gjithë atributin ligjor për të ndryshuar çmimin e

tokës, që është e drejtë eskluzive e qeverisë dhe

të plotësojë interesat e banorëveN

ënkryetari i Bas-hkisë Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ka aku-

zuar kryeministrin Edi Rama, për pezullimin e punimeve të bulevardit të ri të Tiranës. Bozdo e ka quajtur të paaftë dhe të verbuar nga xhelozia kreun e qeverisë për ndalimin e një projekti kaq të rëndë-sishëm për të gjithë banorët e kryeqytetit. “Mercenarët e tritolit faktuan dje se pas

urdhërit politik për bllokimin e bulevardit, qëndron she i tyre Edi Rama. Kjo bandë e tritolit e komanduar nga Edi Rama që shkatërroi qindra objekte prone private, që la pa shtëpi qindra familje në mënyrë antiligjore dhe

jo njerëzore, mori përsipër dje të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese, gjykatën su-preme të vendit. Ky është një veprim xheloz i një kryemin-istri të paaftë, që ka vendo-sur të kryejë çdo funksion në këtë vend, përveç atij për të cilin është mandatuar.”, u shpreh Bozdo. Sipas nënk-ryetarit të Bashkisë, me vendimin e djeshëm Rama ka bërë hapa prapa duke na rikthyer në kohët e errëta të para viteve 90, duke urd-hëruar “në emër të popullit”, pezullimin e punimeve të bulevardit. Bozdo i ka bërë thirrje kreut të ekzekutivit Rama, të tërhiqet nga sul-met ndaj Bashkisë dhe të mos bëjë si i shqetësuar për qytetarët që vetë nuk do t’i rrisë vlerën e kompensimeve.

“Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, ai ka të gjithë atributin ligjor për të ndryshuar çmimin e tokës, që është e drejtë eskluzive e qeverisë. Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, nuk do të bllokonte për dy muaj buxhetin e bashkisë. Nëse do

të ishte vërtet i shqetësuar për qytetarët, nuk do të bllokon-te shpronësimet për var-rezat. Nëse do të ishte vërtet i shqetësuar për banorët, nuk do të bllokonte kreditë për të pastrehët si dhe vendime të tjera që bien në kundërshtim me interesat e tyre”, përfun-

doi nënkryetari i Bashkisë. Vendimi për bllokimin e puni-meve të Bulevardit të Ri të Tiranës, u mor ditën e djeshme nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, me pretendimin e ankesave të shumta nga ana e qytetarëve për çështjen e shpronësimeve.

8 MARSI

Dhuratë për nënat

nga të burgosurit

— Një mënyrë tepër të veçantë kanë zgjedhur për të uruar nënat e tyre në ditën e 8 Marsit, disa prej të dënuarve nga burgje të ndry-shme në vend. Piktura, aksesorë të ndryshëm, punime artizanale kanë qenë dhuratat e krijuara për të gjitha nënat. Në mbështetje të projektit mes Drej-torisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe peda-gogut të Komunikimit Zylyftar Bregu, punët e të burgosurve janë dër-guar në dyqanin “Art nga Qelia” e ndodhur në qendrën tregëtare “City Park” ku edhe janë marrë nga nënat dhe gratë e të burgo-surve. Por punimet me vlera monetare tepër simbolike janë vendosur në stenda duke u ofruar për shitje për këdo që ka dashur të bëjë një dhuratë të veçantë për gruan apo nënën e tij.

Punimet për Bulevardin e ri të Tiranës

Enno Bozdo

Page 13: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

13E shtunë, 8 mars 2014 Sociale

ISHP ushtron kontroll në minierën e Bulqizës

Dritan Ylli: Siguroni punëtorët, rrisni standartet

JUXHIN MUSTAFARAJBULQIZË

KontrolliKërkohet përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës

Gratë e larguara nga

puna para kryeministrisë

PROTESTA

— Vajzat dhe gratë e larguara nga adminis-trate, do të jenë mes-ditën e sotme në orën 11:30 në protestë para kryeministrisë. Sipas Lidhjes Demokratike të Gruas, protesta e sotme është një thir-rje për respekt ndaj qeverisë për të gjithë vajzat dhe gratë e talentuara në profe-sionet e mësuesve, mjekëve dhe infermi-erëve, kundër spas-trimeve politike nga administrata.

Meta të mërkurën me shoferët e furgonave TIRANE

Letra

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura letër me kërkesa për kryetarin e Kuvendit Kreu i Bashkimit të Sindi-

katave të Pavarura Gëzim Kalaja dhe për-

faqësues të furgonave 8+1, ditën e djeshme kanë nisur një letër në drejtim të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Në ditën e 36 të protestës së tyre që bazohet në kërkesën për rishi-kimin e ligjit të vitit 1998 që i ndalon drejtuesit e furgonave të marrin pasagjerë në rrugën e kthimit, shoferët kanë kërkuar takim me kreun e kuvendit Meta . Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që t’u jepet të pak-tën dy vjet kohë për të shlyer borxhet e marra për blerjen e furgonave të tyre përpara se të merret vendimi për t’i lënë të papunë. Sipas sindi-kalistëve, mendohet që takimi me kryetarin e Kuvendit Meta të realizohet ditën e mërkurë dhe në takim do të diskutohen të gjitha kërkesat e tyre. Dy ditë më parë shoferët e furgonave 8+1, kanë realizuar një protestë para selisë së Parlamentit dhe Kryeministrisë, me kërkesën e një dialogu me qeverinë për rishikimin e ligjit të vitit 1998 dhe kontrollin e konkur-rencës së pandershme. Kreu i

Kuvendit Meta, ka deklaruar gjatë një interviste se çështja e furgonave është një çështje delikate dhe mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut dhe jo protestave. Sipas kryesindi-kalistit Kalaja, Meta e kupton më mirë se kushdo se çfarë pasojash sociale ka zbatimi i një ligji të tillë pasi edhe vetë kur ka qënë kryeministër ka

zgjedhur të mos e zbatojë. Kërkesa për dialog me Metën ka ardhur edhe si pasojë e bisedimeve të acaruara mes drejtuesve të furgonave dhe Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Hax-hinasto, që është njëkohësisht edhe deputet i LSI-së. Zgjid-hjet e ofruara nga ministri Haxhinasto nuk janë pranuar nga shoferët e taksive 8+1, të cilët në protestat e tyre kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit. Bashkimi i Sindikat-ave të Pavarura, kërkon nga ana e qeverisë anulimin e futjes në fuqi të ligjit 1998 që i ndalon shoferët e taksive 8+1 të kthe-hen pa pasagjerë, gjë që sipas tyre do t’i çonte drejt falimen-timit. Drejtuesit e mjeteve kanë paralajmëruar se nëse edhe pas takimit me kryeparlamen-tarin Meta, nuk do të arrihet të gjendet një zgjidhje, ata do bllokojnë akset nacionale dhe do të futen në greva

ISHP

“Situata gripale në vend drejt

rënies”

— Instituti i Shën-detit Publik ka njoftu-ar se situata gripale në vend ka pasur prirje drejt rënies. Nga kampionet e marra në shqyrtim ditën e djeshme nga ky institucion, kanë rezultuar pozitive vetëm 4 mostra, dy prej të cilave me A/H1 dhe dy të tjera me A/H3. Nga të dhënat e marra nga sistemet e survejencës, është dalë në përfundimin se në Shqipëri ekzis-ton një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të gripit, me prirje në rënie në ditët në vijim. Nga 662 mostrat e dysh-uara për grip, vetëm në 110 është izoluar virusi i gripit.Rastet e identifikuara me infeksion AH1 janë 60 dhe me AH3 50 në të gjithë vendin.

Në një vizitë në minierën e Bul-qizës , kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Pu-

nës, Dritan Ylli ka inspektuar nga afër kushtet e punës të minatorëve. Vizita është re-alizuar për t’u njohur më nga afër me kushtet e punës në minierë, funksionimin e kontratave të ligjshme mes punëdhënësve dhe punë-marrësve dhe plotësimin e të gjithë masave ligjore për të krijuar vende pune të sigurta. Gjatë takimit që ka pasur me drejtues të kompanisë që administrojnë minierën dhe përfaqësues të sindi-katave të minatorëve, Ylli, është informuar për masat e marra nga kompania për pajisjen e minatorëve me pajise mbrojtëse dhe veshjet përkatëse. “Jemi të kënaqur me përmirësimin e kushteve të punës për minatorët e kësaj miniere, por natyrisht që ne si Inspektoriat i Punës kërko-jmë një rritje të mëtejshme të standardeve për të pasur një proces pune më të mirëqenë, më dinjitoz dhe të shëndet-shëm. Industria minerare aktualisht është ndër sektorët më të vështirë të ekonomisë, për vetë natyrën e punës, e cila ofron një risk të lartë për aksidentet dhe dëmtimin e

shëndetit të punonjësve, do të jetë gjithnjë në kontroll të vazhdueshëm dhe monitorim nga inspektorët e punës” u shpreh kreu i ISHP Dri-tan Ylli. Në vijim të vizitës së tij, Kreu i Inspektoratit

Dritan Ylli, ka zhvilluar një takim me 50 përfaqësues të biznesit në zonën e Dibrës dhe Matit. Takimi kishte për synim shkëmbimin e ideve për mbirritjen e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në

punë. Ylli u shpreh se institu-cioni i tij ka nisur një luftë të vazhdueshme kundër ak-tiviteteve informale dhe pu-nësimit ilegal. “ Do të ndërto-jmë një komunikim intensiv me ju si punëdhënës por edhe me të gjithë punëmar-rësit për të arritur të gjitha synimet dhe objektivat që ne kemi”, u është drejtuar Ylli përfaqësuesve të biznesit në Dibër dhe Mat. Duke i ftuar të investojnë më shumë për krijimin e vendeve të reja të punës , drejtuesi i ISHP-së ka theksuar se ky investim do të

sjellë vetëm për time nga ana e investitorëve. Përfaqësuesit e biznesit kanë premtuar të jenë bashkëpunues dhe mjaft korrekt në luftën kundër infor-malitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta që ata kanë me ISHP-në. Ylli ka kërkuar nga të gjitha subjektet që ofrojnë punë, të respektojnë në mënyrë rigoroze 3 kushte që lidhen me procesin e pu-nës, pajisjen e minatorëve me veshjet përkatëse, masat mbrojtëse individuale dhe re-spektimin e kontratës ligjore të punës. Në këtë rreth, në 3 muajt e fundit janë eviden-tuar rreth 350 subjekte të palicensuara dhe 415 punon-jës që punonin në të zezë.

RrezikuIndustria minerare

aktualisht është ndër sektorët më të vështirë të ekonomisë, për vetë natyrën e punës, e cila ofron një risk të lartë për aksidentet dhe

dëmtimin e shëndetit të punonjësve

LAJMEshkurt

Sarandë, nxënësit mësojnë mes lagështirësNxënësit e shkollave 9-vjeçare në Sarandë janë të detyruar të mësojnë mes lagështirës dhe papastërtive duke qënë gjithnjë të rrezikuar nga infeksionet. Me anë të një letre dërguar kryebashkiakut të Sarandës, nxënësit e shkollës “Adem Sheme” kanë kërkuar rikonstruksionin e godinës dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Shqetësimi bëhet publik edhe nga mësuesit e kësaj shkolle të cilët kanë kërkuar akoma më shumë fonde për rritjen e cilësisë në këtë institucion arsimor. Ndërkohë që problematika ka edhe me mungesën e laboratorëve, duke i lënë nxënësit pa praktika mësimore.

Vlorë, fillon zgjerimi i parcelave të varreveKëshilli i Qarkut të Vlorës ka nisur punën për zgjerimin me 5 hektar të parcelës që ndodhet në komunën qendër. Këshilli i qarkut të Vlorës i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm Tahiri dhe ministrit të Çështjeve Vendore Çuci, të kryejnë menjëherë shpronësimet me qëllim që ky problem të zgjidhet sa më parë. Alarmi për mungesën e hapësirave për varre në këtë qytet ishte ngritur prej kohësh nga agjensitë funerale.

Koalicioni për arsimin, kërkesa për mësimdhënienKoalicioni për Arsimimin e Fëmijve ka kërkuar nga Ministria e Arsimit përmirsimin e mësimdhënien dhe vlerësimin e të gjithë nxënësve në vendin tonë. Sipas këtij koalicioni duhet punuar për rishikimin e teksteve dhe me trajnimet profesionale të mësuesve. Certi kimi dhe vlerësimi i pavarur i mësuesve dhe sta t akademik , janë sygjerimet e këtij koalicioni në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Dritan Ylli në minierën e Bulqizës

Page 14: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

14 E shtunë, 8 mars 2014

LISTA E LEJEVE MINERARE PER TE CILAT KA NISUR PROCEDURA E REVOKIMIT

Ekonomi

SUBJEKTILEJA MINERARENr. Date

KUMEGA 126 11.01.1995 ALBA 301 9.07.1996 EROVINI 416 06.06.1998 M.I.D-AL 549 27.04.2000 SINA 98 573 05.09.2000 MC INERTE 592 28.12.2000 DEMOLLI 606 28.02.2001 GURI I BARDHE 608 16.03.2001 SHALA 612 SHEHU 614 26.03.2001 ARANITAS 629 03.07.2001 VOGLI 631 10.07.2001 DEALKA 637 01.08.2001 MUSTAFARAJ 651 22.10.2001 EKOBETON 658 15.05.2002 EDEN KONSTRUKSION 663 04.07.2002 ALFA 664 05.07.2002 HYTAL 668 18.07.2002 PALMA 670 25.07.2000 TARE FHK 678 10.10.2002 KALAJ 680 22.11.2002 DOKU 681 26.11.2002 RD - 2 692 28.01.2003 REHOVICA 693 05.02.2003 HAPJA 696 25.03.2003 LOCI 702 29.05.2003 NDERTUESI BOCI 706 06.06.2003 JANIMAR 710 08.07.2003 ALITA 713 23.07.2003 DINAMIKA 714 24.07.2003 CARA 727 18.09.2003 KAPTINA 741 05.12.2003 SHPETIM BOCI 746 29.12.2003 ZOTO - ZZ 748 19.01.2004 ZOTAJ - Z 757 31.03.2004 ALION 766 16.06.2004 OSMEN ZEZA 767 16.06.2004 ALION 770 28.06.2004 RENALDO 778 26.07.2004

ANONIME 780 26.07.2004 IKERAL 784 03.08.2004 VELLEZERIT KURTI 820 10.10.2004 BITRI 823 27.10.2004 I.B.E. 836 30.12.2004 ALFA NIKEL 845 07.03.2005 2 D 847 18.03.2005 SHAMETI 855 29.04.2005 HOAL 863 02.06.2005 RUBIN PETROL 889 11.07.2005 KEGLI - DURI 900 08.08.2005 BARDHI DHIMA 901 18.08.2005 FRALI 919 09.09.2005 RUBIN PETROL 929 15.02.2006 ABDURAMANI 935 17.04.2006 DRAC 944 17.07.2006 ALB GRANIL 951 18.07.2006 EUROVINI 952 18.07.2006 GMS INERTE 961 04.09.2006 MEZURAJ 962 04.09.2006 MEZURAJ 963 04.09.2006 AREN 2003 984 08.01.2007 ELITE ALBANIA CONSTRUCTION 993 13.02.2007 PASHKASHESH 1002 21.03.2007 GOLDEN ALBANIA PROPERTIES 1003 21.03.2007 ALB STONE 1029 03.07.2007 LEK BEZHANI 1041 16.07.2007 INTERNATION RESURS 1049 31.07.2007 SHOQERIA 2001 1050 03.08.2007 QUSHKU & CO 1056 03.08.2007 FRALI 1062 03.08.2007 ISTALBA ASFALT 1063 20.08.2007 HAVERIKU 97 1074 28.09.2007 KRONOS 1083 06.11.2007 D & G KONSTRUKSION 1095 03.12.2007 FEBA 1107 06.12.2007 QERAMIKA E JUGUT 1108 06.12.2007 C.E.F. 1127 08.01.2008 HAVERIKU 97 1148 04.02.2008 NIKU 1159 04.03.2007 2 D 1170 02.04.2008

BEKIMI 1191 12.06.2008 DAMASO 1196 01.07.2008 ALB - KACA 1204 02.07.2008 BALLO 1206 02.07.2008 ISUFAJ 1217 21.07.2008 ALITA 1226 30.07.2008 FRALI 1243 29.09.2008 ALB - KACA 1244 13.10.2008 NDILE 1245 13.10.2008 ALPA 1262 17.10.2008 SOFIMPEX 1272 30.10.2008 MJESHTRI 1287 18.12.2008 TEROLLI 1316 02.02.2009 LE-KO 1317 03.02.2009 VOLALBA 1318 03.02.2009 AMADEO 1323 03.02.2009 BUNA MAT 1328 17.03.2009 PALUCA - SA 1329 17.03.2009 ADRIATIKO BLU 1332 14.04.2009 POJANI 2000 1333 14.04.2009 BEKTESHI INERTE 1348 22.05.2009 BESA KERKOVE 1351 26.05.2009 RAMIZI LIS 08 1363 09.06.2009 SALICA 1364 10.06.2009 BEDINI 1368 18.06.2009 APERTO 1385 22.07.2009 SHIMA 1401 24.08.2009 M.I.D. - AL 1414 08.09.2009 BFINAL 1431 11.09.2009 DOKU - P 1439 01.10.2009 PAKO 1444 24.11.2009 PAKO 1445 02.12.2009 APERTO 1471 24.05.2010 MROZI 1480 13.07.2010 LESKAJ INERTE 1484 28.07.2010 RAJFI 1504 13.09.2010 F.L.GEGA 1517 12.11.2010 BASITAL 1526 01.12.2010 VOLALBA 1537 03.03.2011 STUDIO PROJEKT

GJEOMIN - EX 1539 04.03.2011 TOPI EKI 1548 27.06.2011

Haxhinasto: Pa ujë të pijshëm

20% e popullsisë

TAKIMI

— Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve nuk kanë aksesin e nevojshëm të ujit të pijshëm “Kemi një shqetësim të vazh-d u e s h ë m p ë r t ë përmirësuar shërbi-min ndaj qytetarëve, dhe për t’i ofruar shër-bimin e ujit të pijshëm 20% të popullsisë, që nuk e ka akoma atë,” tha ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto. Deklarata e tij vjen gjatë një takimi të djeshëm me donatorë të huaj, për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Shfuqizohen 121 leje të subjekteve minerareNuk janë paguar detyrimet dhe ka dëme mjedisore

ILIR SINANAJ

TIRANE

Ka filluar proce-dura e revokimit (shfuqizimit) të 121 lejeve minerare. Kjo vjen pas urd-

hërit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjik-nuri, sipas të cilit strukturat e dikasterit, që ai drejton, kanë ushtruar kontroll për subjektet të cilat janë pajisur me leje për zhvillimin e aktivitetit minerar. Nga ky kontroll ka re-zultuar se subjekteve në fjalë, në përgjithësi u ka përfunduar leja minerare ose nuk kanë paguar detyrimet nanciare ndaj Shtetit.

KONTROLLINumri i lejeve, të cilat

janë në proces të revokimit, përbëjnë 16% të lejeve min-erare totale. Sipas procesit të kontrollit, një pjesë e këtyre lejeve u ka mbaruar afati llestar i lejes dhe nuk kanë

bërë kërkesë për zgjatje të saj.

Një pjesë tjetër e subjekteve e kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre minerare dhe si rrjed-hojë Ministria e Energjisë dhe AKBN-ja kanë kërkuar rehabilitimin mjedisor të zonës, e cila është dëmtuar nga veprimtaria e ushtruar. Ndërkaq, ka edhe subjekte që rezultojnë, të zhvillojnë aktivitet të rregullt minerar, por nuk janë korrekt me pagesat e garancive për zhvil-limin e këtij aktiviteti. Këto subjekte nuk kanë paguar garancinë për rehabilitimin e mjedisit për vitet 2011-2012,

siç kërkohet nga ligji. Për një kategori të caktuar të këtyre subjekteve, është konstatuar se zhvillojnë aktivitet minerar në zona të mbrojtura mjedis-ore dhe se u ka mbaruar afati llestar i lejes. Këto subjekte,

megjithëse kanë kërkuar zg-jatjen e afatit të lejes, kjo nuk u është pranuar nga Ministria e Energjisë, pasi në zonën e li-censuar nuk lejohet aktiviteti minerar. Përveç këtyre 121 lejeve për të cilat ka nisur pro-cedura e revokimit, për disa subjekte të tjera janë vendo-sur penalizime me gjoba. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë

Page 15: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

15E shtunë, 8 mars 2014 Opinion

Koment

NGA AFRIM KRASNIQI

vijon nga faqja 1

100 vjet nga Shqipëria e Princ Wied

...Fuqitë e Mëdha në krye të Principatës Shqiptare të dalë nga Konferenca e Londrës. Është përvjetori i ditës së parë të 180 ditëve të një modeli, në të cilin Princ Wied ishte dhe mbetet kryetari i shtetit me formim dhe mbështetje më perëndimore në historinë shekullore të shtetit shqiptar. Ai ishte gjerman, nga familja mbretërore e këtij vendi të madh, propozim i Austro Hungarisë shtetit më pro-shqiptar të kohës, dhe me mbështetje të fortë llestare nga Italia dhe Rumania, dy vende ak-

tive në zhvillimet që lidheshin me Shqipërinë.Në ndryshim nga modelet historike gjer-

mane me mbretër të deleguar edhe në Greqi apo Bullgari në llim të shekullit XVIII, Wied përbën një rast unik në një situatë të jashtëza-konshme. Mandati i tij nisi në kohën kur ushtria e ndonjë vendi fqinj ishte ende forcë pushtuese në vend, kur shqiptarët e ndarë nga Perandoria Otomane nuk kishin as shtet, as institucione, as kulturë politike perëndimore dhe as një bazë

solide sociale, kulturore dhe infrastrukturore që mundësonin diçka të tillë. Ishte koha kur theme-luesin e shtetit shqiptar e kishim detyruar të emigrojë, kur vendi ndodhej në dilemë historike midis zgjedhje orientale dhe oksidentale, dhe kur shqiptari më i pushtetshëm në vend ishte një nga modelet më negative të historisë tonë kombëtare, Esat Pashë Toptani.

Fuqitë e Mëdha premtuan mbëhstetje nanciare, mbështetje ushtarake, mbështetje

politike, shtet dhe administratë, drejtësi dhe forca sigurie, - pra gjithçka që mungonte dhe që fatkeqësisht i mungoi Shqipërisë në vitin e trishtë 1913-1914. Wied arriti në tokën shqip-tare me betimin se do të bënte më të mirën dhe siç e tipizon diplomati Italian F.Salleo “ai ishte betuar se do të kishte në zemrën e vet vetëm të mirën e nënshtetasve të vet, kurse o cerët dhe funksionarët e huaj e ruanin të pacenuar besnikërinë e parë dhe ekskluzive ndaj vendit të vet”, një kontrast që shpjegon konkluzionin e çdo studiuesi të periudhës së tij, se Wied u la në mëshirë të fatit nga vetë Fuqitë e Mëdha, pavarësisht nga kërkesat e shumta për ndihmë. Një numër studiuesish bëjnë përgjegjës për bilancin tragjik të shtetit të ri gjendjen e jashtëzakonshme brenda ven-dit dhe shpërthimin e Luftës Botërore, kurse një prej mendimtarëve kryesorë shqiptarë, Fan Noli, është më i prerë: “Princ Wied mund ta fajësojmë vetëm për një gjë: që Widi nuk mund të bënte mrekulli”. Një epitaf simbolik i mbretërimit 6 mujor të Wied gjendet në për-shkrimin profesional të Arbër Xhaferi, sipas të cilit, “përmes princ Wied Shqipërisë iu ofrua mundësia e oksidentalizimit të sistemit te saj.

Oferta u refuzua, u ngatërrua me interesa të vogla të despoteve të vegjël, intelektualëve të paardhur, diktatorëve paranoikë, për të vonuar procesin historik thuajse tetë dekada”.

Wilhelm Wied dhe bashkë me të edhe Shqipëria pati një fat dramatik. Ai u dëbua nga vendi, u braktis nga Fuqitë e Mëdha, u bë viktimë e Luftës së Parë Botërore, u përball denjësisht me Luftën e Dytë dhe pas saj, me vendosjen e sistemit komunist Wied vdiq nën persekutim në Rumaninë sovjetike, Shqipëri hyri në orbitën sovjetike. Kritikët shpesh merrem me nivelin intelektual të Wied dhe mosnjohjen sa duhet të realitetit shqiptar, duke pranuar dominues dhe thelbësor këtë të fundit, pra realitetin dhe mentalitetin vrastar, otoman dhe gati feudal të një shoqërie në embrionet e saj shtetërore. Kritikët merren me Paktin e Korfuzit pa i kushtuar rëndësi faktit se ai u negociua dhe u imponua nga Fuqitë e Mëdha dhe jo nga autoritetet vendore. Kritikët merren me “thyerjen e besës nga Princi” duke kërkuar alibi për fushatën brutale dhe primitive të modeleve të Haxhi Qamilit. Kritikët ankohen për aftësinë e tij ushtarake duke harruar një detaj me rëndësi, se Pa-kti i Londrës nuk lejoi ngritjen e një ushtrie shqiptare dhe se fati i shtetit do varej nga sjellja e prijësve lokalë dhe tru-pave të parregullta nën komandën e tyre. Në thelb, çdo regjim tjetër që vijoi pas Wied, përfshirë monarku shqiptar dhe më pas edhe diktatori e diktatura, bënë përpjekje për fshirjen nga memoria historike e vendit të modelit të Principatës evropiane të Wied, njeriut që solli pianon e parë në Shqipëri, bashkëshortja e të cilit shkroi sonetin e parë evropian mbi Skënderbeun, prijësin që refuzoi çdo ofertë tjetër në respekt të kurorës së pa-mundur shqiptare dhe njeriun, që më së paku, nuk i solli asgjë negative këtij vendi, përveç shërbimit të tij modest dhe aristokratik.

Pas 100 vitesh Shqipëria aspiron ftesën për procesin anëtarësues në BE, pra ribashkimin politik me Evropën që nisi pas sukses rreth një shekull më parë. Të zënë me politikën provinciale të ditës, debatin mbi furgonët apo replikat populiste në facebook, askush nuk politika, shteti dhe institucionet nuk u kujtua të mendojë një sekondë të vetme për 100 vje-

torin e Principatës, e cila në fakt, përbën aktin e parë të njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri shqiptar. Shumë prej politikanëve të korrup-tuar dhe aventurierë që kanë (keq)qeverisur kanë sot shtatore, buste, emërtime shkollash e rrugës, monogra dhe mbi ata bëhen konfer-enca periodike, jepen nderime presidenciale dhe imponohen të jenë pjesë me rëndësi në memorien pozitive të shtetit shqiptar. Kurse për Princ Wied, princin evropian të Shqipërisë, nuk ka as shtatore dhe as bust, as emërtim shkolle dhe as botime, ka një rrugë disa metra diku në periferinë e Durrësit, kurse konakun (selinë e tij) e kemi prishur për të ndërtuar një pallat shumëkatësh në valën e betonizimit timprurës të qyteteve gjatë tranzicionit. Me

15 mars në UAMD për herë të parë një grup historianësh e studiuesish mblidhen në një konferencë për Wied, bilancin, periudhën dhe trashëgiminë e tij, - një akt sa akademik, mod-

est aq edhe qytetar për të korrigjuar një padrejtësi historike, mosmirën-

johje shekullore ndaj Princit dhe gjithçka perëndi-

more që ai përfaqësoi në familjen, misionin, qëllimin, zgjedhjen dhe mandatin e tij oksidental mbi Sh-qipërinë.

Sot është 100 vjetori i ardhjes së Wied. Ai qëndroi 6 muaj. Më pas pro-jekti evropian për

Shqipërinë u ndal. Dhe erdhën me rrallë

të gjithë ata që deshën sundim personal, familjar

apo krahinor, partiak apo ide-ologjik, klientelist apo oligark, - për të

arritur aty ku jemi, ende me shtet të brishtë, ende në prag të Evropës, ende me potencial për krizë, ende nën sundimin e mentaliteteve feu-dale të pushtetit dhe politikës absolute, ende të marrë peng nga Esatët që mendojnë për veten dhe pastaj Shqipërinë, ende në kërkim të Evropës, ende në një mjedis, siç Wied e përshkruan në deklaratën e lamtumirës, - ku disa shpirtra konfuzë nuk ishin në gjendje të kuptonin vlerën e reformave dhe refuzuan të mbështesnin idetë novatore. Një bilanc i brishtë që duhet të na bëjë të mendojmë, na fron të re ektojmë dhe na këshillon në s dën tonë shekullore me veten, - të kemi kurajën për të mësuar nga gabimet e të kaluarës si para-kusht për ecjen përpara, drejt shtetit, lirisë, integrimit dhe zëvendësimit të sundimtarëve lokalë me ligje, kushtetutë, institucione legji-time dhe funksionale.

nga Klevis BEGAKASTRO ZIZO

DHE TË SHTUNËORA 22:30

LIVE NË TV

ÇDO TË MËRKURË

Të zënë me politikën

provinciale të ditës, debatin mbi furgonët apo

replikat populiste në facebook, askush nuk politika,

shteti dhe institucionet nuk u kujtua të mendojë një sekondë

të vetme për 100 vjetorin e Principatës, e cila në fakt,

përbën aktin e parë të njohjes ndërkombëtare të shtetit

të ri shqiptar

Page 16: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

16 E shtunë, 8 mars 2014Analizë

...mënyrë që të llojë përllogaritja e interesave mbi kapitalin e ri, pra mbi kapitalin llestar plus interesat e kaitalizuara. Në praktikën bankare, këto interesa quhen “interesa të përbëra”

Gjatë historisë, qëndrimi ndaj anatocizmit ka qenë i ndryshëm. Legjislacionet fetare (Budizmi, Judaizmi dhe Islami) në përgjithësi e ndalonin dhënien e huave me interes. Kështu p.sh. në Testamentin e Vjetër thuhej se, kur i jep të holla ndonjërit...ti nuk bëhesh kreditor i tij dhe as i kërkon atij interes (Exodus 22:24 (25), kurse në Testamentin e Ri thuhet “jepi atij që kërkon diçka, dhe mos kundërshto atë që të kërkon hua” (Ungjilli sipas Mateut, 5/42) apo “përse pritni nga Zoti një shpërblim në qoftë se u jepni hua vetëm atyre nga të cilët shpresoni që t’ju a kthejnë? Edhe të pafetë japin hua që të marrin aq sa dhanë” (ungjilli sipas Llukës, 6:34). Por, është për t’u theksuar se ky ndalim i dhënies së të hollave hua kundrejt përqindjeje ekzistonte edhe në marrëdhëniet midis hebrejve, por kjo nuk ndalohej në huat midis një hebraiku dhe tjetrit1. Edhe feja islamike e ndalon shprehimisht dhënien e huas kundrejt interesi (shih suren e Lopës (Al Bakarah) 2. 275 dhe 2.276-280; suren Al-Imram 3.130 etj.). Edhe te babilonasit ndalohej pagimi i interesave për të hollat e dhëna hua. Gjurmë të dhënies së huas kundrejt përqindjeje interesi ndeshim në Egjiptin e lashtë, duke lluar që nga shekulli III para erës së re e më vonë. Kjo dukuri është shfaqur edhe në Romën e lashtë dhe në Greqi, megjithëse shumë mendimtarë, si Moisiu, Juezusi, Muhameti, Platoni, Katoni Ciceroni, Seneka Plutarku etj., duke përfshirë edhe Guatma Budën (lindur në verilindje të Indisë në 563 dhe vdekur në 483 p.e.r., themelues i budizmit) e kishin kritikuar këtë praktikë. Madje Aristoteli thuhet se ishte shprehur se paraja nuk lind para (nummis nummum parere non potest). Ligjet reformuese te Republikës romake (lex “Genucia”, viti 340 p.e.r.) e ndalonin dhënien e huas kundrejt përqindjeje, por më vonë kjo dukuri u lejua. Kështu, p.sh. në kohën e Jul Cesarit te hollat jepeshin hua kundrejt një interesi prej 12%, kurse në kohen e Justinianit kjo normë interesi zbriti në 4-8%.

Më vonë, në Koncilin e Lionit (1274) dhe më vonë, në atë të Vjenës (1311), marrja e një shpërblimi për huan e dhënë ndalohej shprehimisht dhe dënohej me arsyetimin se, koha është një pasuri e përbashkët.

Pavarësisht nga sa më sipër, ideja që për huan e dhënë është e drejtë të marrësh një shpërblim lloi të bëjë rrugë dhe, kështu, dukurinë e përqindjes së interesit dhe mbi huan e hasim qysh në Kodin Civil francez (1804), neni 1154 i të cilit thotë se “interesat e maturuara të kapitaleve mund të japin interesa ose nëpërmjet një kërkese gjyqësore, ose të një marrëveshjeje të posaçme, me kusht që si në kërkesë, ashtu edhe në marrëveshje, të bëhet fjalë për interesa të detyruara prej së paku një viti”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qysh nga viti 1660 ekzistonte një ligj për ku zimin e interesit të tepërt (6%), duke e konsideruar çdo normë interesi mbi këtë ku si uzurë.

Sidoqoftë, fakti është se sot me termin ‘anatocizëm’ nuk kuptohet më kapitalizimi i çfarëdo interesi, sepse edhe interesat - në varësi nga burimi ose nga shkaku i

Anatocizmi bankar dhe uzura në Shqipëri

AV. AGIM I. TARTARI

vijon nga faqja 1

tyre - janë të ndryshëm. Falë një ku zimi tradicional që i është bërë autonomisë private, tani përgjithësisht ekziston një ndalim i normave të interesit, që janë më të larta se ato që praktikon tregu dhe që sot quhen norma anatocistike, ose norma uzure.

Dhënia hua e të hollave kundrejt interesi është konsideruar gjithmonë një e keqe shoqërore dhe ligjvënësit janë përpjekur ta shmangin (p.sh., neni 289/1 i KC gjerman shprehej se “nuk mund të merren interesa vonese nga interesat”). Por, revolucioni francez i vitit 1789 çeli një kohë të re: atë të nxitjes të zhvillimit të një rendi të ri ekonomik. Si rrjedhojë, sot në Francë kemi 12 lloj huash, që kanë përqindje të ndryshme interesi. Banka e Francës boton çdo tremujor përqindjen përkatëse të tregut për secilin lloj huaje dhe vetëm tejkalimi i kësaj përqindjeje konsiderohet uzurë.

Në Spanjë, ku ri i normës së interesit caktohet nga gjykata, rast pas rasti, dhe qysh nga 28 qershori 1908 aty ekziston një ligj kundër uzurës sipas te cilit ato kontratat që përmbajnë norma interesi jo në përputhje me rrethanat e çështjes quhen të pavlefshme, qëndrim ky i kon rmuar edhe nga dy vendime të Gjykatës së Lartë të Spanjës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, secili shtet e cakton vetë se cili do të jetë ku ri i normës së lejuar të interesit. Por, në ato raste që praktikohet një normë interesi, që është sa dy shi i maksimales së lejuar, do të jemi para një uzure, e cila është vepër penale federale. Në disa shtete, si p.sh. në Nju Jork, kontratat me norma interesi që tejkalojnë ku rin e lejuar, interpretohen si të pavlefshme qysh nga llimi (ab inicio) dhe viktima e uzurës nuk kthen as kryegjënë.

Për sa i përket legjislacionit tonë: Kodi Civil i vitit 1929 e trajtonte huan në nenet 1760-1769, duke e përcaktuar si “...një kontrato me të cilën njena nga palët i dorëzon ose obligohet me i dorezue tjetrës nje sasië të caktueme të hollash ose sendesh të tjera që konsumohen ne përdorim, dhe huamarrësi obligohet me i kthye aq të holla ose sende t’atij lloji dhe kaliteti” (neni 1760). Pra, rregulli i përgjithshëm ishte që për huat të mos paguhej interes. Por, përjashtimisht, neni 1766 lejon pagimin e kamatës në rast se është pranuar nga palët dhe neni 1767 përcaktonte se ku ri i kamatës ligjore ishte 8%/vit për çështjet civile dhe 9%/vit për ato tregtare, kurse kamata konvencionale mund të shkonte deri në 12-15%/vit, respektivisht.

Më 17 maj 1945 doli ligji nr. 61 mbi shfuqizimin e dispozitave ligjore të shpallura gjatë pushtimit të huaj, mbi pavlefshmërinë e vendimeve penale të dhëna gjatë asaj kohe prej autoriteteve ushtarake dhe mbi vleftën e dispozitave ligjore që ishin në fuqi para datës 7 prill 1939 (nënvizimi im). Në bazë të dispozitave të këtij ligji, legjislacioni i nxjerrë gjatë pushtimit quajt i paqenë, ndërsa ai para kësaj date u konsiderua i shfuqizuar dhe që kishte humbur fuqinë ligjore për të ardhmen (shih interpretimin e dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr. 392, dt. 25.1.1947). Kjo gjendje e bëri të domosdoshme që sa më parë të dilte një legjislacion i ri dhe, për rrjedhojë, kemi ligjin nr. 2359, dt. 15.11.1956 “mbi veprimet juridike dhe mbi detyrimet” (hyrë në fuqi më 1.03.1957), i cili u pasua nga një legjislacion i tërë si Kodi Civil i vitit 1981 etj.

Por ky legjislacion “i ri” nuk mund t’u përgjigjej nevojave të zhvillimit të një shoqërie demokratike. Prandaj, më 1 nëntor 1994 hyri në fuqi Kodi i ri Civil i Republikës së Shqipërisë, i cili (përfshirë dhe ndryshimet që i janë bërë ndërkohë) është në fuqi edhe sot.

Ajo që të bie në sy në Kodin Civil në fuqi, ndër të tjera, është jo vetëm mos kristalizimi i gjuhës juridike përdorur në të gjithë tekstin, por edhe mospasja

HUAJA Dhënia hua e të hollave kundrejt interesit është konsideruar një e keqe shoqërore dhe ligjvënësit janë përpjekur ta shmangin. Por, revolucioni francez i vitit 1789 çeli një kohë të re, të nxitjes të zhvillimit të një rendi të ri ekonomik

parasysh e instituteve të reja juridike të lindur dhe zhvilluar ndërkohë. Pa u zgjatur në të gjitha problemet e reja, ku zohem në detyrimet monetare (Pjesa IV, Titulli I, Kreu V i Kodit Civil dhe në nenin 445 që parasheh parimin se “detyrimi për të paguar një shumë parash shlyhet me vleftën e vet nominale, përveç kur rezulton ndryshe nga ligji apo kontrata” (nënvizimi im). Por, kur kalojmë në Pjesën V, Titulli II (‘Kontrata të veçanta’), Kreu XVIII (‘Kontratat bankare’) shohim se “hapja e kredisë bankare është një kontratë me të cilën banka detyrohet të mbajë në dispozicion të palës tjetër një shumë parash, për një periudhë të caktuar kohe ose për një kohë të pacaktuar” (neni 1031), pa u përmendur gjë për pagimin e ndonjë interesi eventual etj. Në kreun pasues (Kreu XIX) bëhet fjalë për kontratën e huasë dhe sipas nenit 1050 të Kodit Civil në fuqi (i cili është i njëjtë, jo i ngjashëm, me nenin 412 të LVJD të vitit 1956, hyrë në fuqi më 1 mars 1957), një kontratë të tillë kemi kur “... njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit”.

Ku qëndron ndryshimi midis “kredisë”, përmendur nga neni 1031 i Kodit Civil dhe “huas” përmendur nga neni 1050 i këtij Kodi? Personalisht, neni 1050 i KC më duket më i plotë dhe përfshin, pa dhënë shkak për ndonjë keqkuptim, edhe gurën juridike të huas bankare. Unë do të isha për shmangien e termit “kredi bankare”, edhe për faktin se në nenet 1031 e vijues të Kodit Civil nuk thuhet asgjë për ndonjë detyrim eventual të huamarrësit (pagimi i ndonjë përqindjeje interesi), megjithëse dihet që asnjë

DallimiDallimi midis “kredisë bankare” dhe “huasë bankare” do të qëndronte në faktin se, ndërsa e para është pa interesa, e dyta është kundrejt një përqindjeje interesi, një interpretim që nuk kishte për të qenë as i drejtë dhe as i saktë, sepse bankat nuk mund të funksionojnë falas

ANALIZE

Page 17: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

17E shtunë, 8 mars 2014 Analizë

MASHTRIMI Dhënia e të hollave hua përkundrejt një norme interesi nuk mund të jetë vjedhje, as mashtrim. Por, ka vepër penale kur ka shpërdorim besimi, që synon kalimin e pronësisë tek një tjetër, pa lindur ndonjë detyrim ligjor të ndërsjellë për pronarin “e ri”

RECIPROCITETI Huamarrësi ka nevojë për para; huadhënësi pranon që t’ia plotësojë këtë nevojë. Por këto të holla huadhënësi mund t’i përdorte dhe duke investuar, duke pasur një për tim prej këtij investimi. Është e drejtë që ai të kërkojë diçka prej huamarrësit

bankë nuk jep kredi apo hua pa interesa. Madje, neni 1051 i KC thekson se, “përveç kur me marrëveshje të palëve është parashikuar ndryshe, huamarrësi duhet t’i paguajë huadhënësit kamatat” dhe në paragra n e dytë të kësaj dispozite saktësohet se, këto “kamata” paguhen “çdo vit”, përveçse kur palët kanë parashikuar ndryshe.

Ajo që ka më tepër rëndësi, është se paragra i tretë i këtij neni, i cili saktëson se “mospagimi i kamatave përbën mospërmbushje thelbësore të detyrimit”.

Nga sa sipër do mund të thoshim se dallimi midis “kredisë bankare” dhe “huas bankare” do të qëndronte në faktin se ndërsa e para është pa interesa, e dyta është kundrejt një përqindjeje interesi, një interpretim që nuk kishte për të qenë as i drejtë dhe as i saktë, sepse bankat nuk mund të funksionojnë falas.

Lidhur me këtë çështje qysh në vitin 2000 i kanë rënë kambanës Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, por nuk është dëgjuar ende. Duke bërë interpretimin e një kontrate huaje “të lidhur në përputhje të plotë me kërkesat e K. C. për kontratën e huas, e konkretisht nenet 1050 dhe 1051 të tij” dhe duke e vlerësuar marrjen e huas “të ligjshme dhe të vlefshme”, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë theksojnë se vërtetë “Kodi Civil nuk ka përcaktuar ndonjë ku maksimal të kamatave të lejuara, siç parashikojnë legjislacione të vendeve të tjera” (nënvizimi im), por analiza e nenit 422 të K.C., që urdhëron palët të sillen ndaj njëri-tjetrit me korrektesë, me paanësi dhe sipas kërkesave të arsyes, të shpie në përfundimin, se “liria e kontraktimit nuk është absolute” sepse, kur ekzistojnë faktorë ekonomikë e moralë, ajo mund edhe të kufizohet. Në zgjidhjen e çështjeve që

shqyrton, gjykata duhet t’i ketë parasysh këto faktorë, përndryshe do të ishim para një mungese

proporcionaliteti apo dëmtimi “të shpërpjestuar të interesave të palës kontraktuese, gjë që nënkupton që vullneti (pëlqimi) i kësaj pale nuk ka qenë krejt i lirë”. Duke u nisur nga këto premisa, Kolegjet e Bashkuara, duke pasur parasysh edhe nenin 686/2 të Kodit Civil, arrijnë në përfundimin se në raste të tilla “pjesa e kamatave që kapërcen limitin e lejuar nga logjika ekonomike, arsyeja e morali...” është e pavlefshme, gjë që nuk do të thotë se është i pavlefshëm i gjithë veprimi juridik, përfundim të cilin e theksojnë pra edhe Kolegjet e Bashkuara2 (nënvizimet të mijat).

Më 1 qershor 2007 hyri në fuqi ligji nr. 9662, dt. 18.12.2006 “për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i cili pesë vjet më vonë, me ligjin nr. 10481, dt. 17.11.2011, pësoi jo pak ndryshime (ndryshime patën 24 nene nga 134 që ishin gjithsej dhe nga këto, vetëm neni 4 pati 19 ndryshime!). Neni 69 i këtij ligji detyron bankën dhe degët e bankave të huaja që të “shpallin rregullisht afatet dhe kushtet e llogaritjes së normave të interesit, që lidhen me depozitat monetare, me kreditë ose huat dhe ndryshimet e tyre, metodologjinë e llogaritjes së tyre, sipas mënyrës dhe formës së parashikuar në aktet nënligjore të Bankës së Shqipërisë”.

Lidhur me sa sipër, mendoj se do të ishte më mirë që, llimisht, të përcaktohet, pak’ a shumë me saktësi, domethënia e disa prej termave që përdoren kur trajtohet kjo çështje, në mënyrë që të shmangen, sa të jetë e mundshme më tepër, keqkuptimet. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe 2006, i cili, fatkeqësisht, është i njëjtë me atë të vitit 1980, me termin interes nënkuptohet pjesa e timit që nxirret me një përqindje të caktuar për të hollat që janë vënë në bankë ose që janë dhënë hua, timi që sigurohet nga një hua a nga një kredi e

dhënë; kamatë. Me termin kamatë nënkuptohet 1) pjesa e timit, e shprehur në përqindje, të cilën e merr dikush për huan ose borxhin që i ka dhënë dikujt; interes; 2) shtesa mbi pagesën enjë detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin e caktuar; kamatëvonesë Sipas këtij Fjalori, termi fajde nënkupton shumën e të hollave që merrte fajdexhiu mbi borxhin e dhënë; me termin borxh nënkuptoheshin të hollat ose sendet që janë marrë ose dhënë për një kohë të caktuar dhe që duhet të kthehen përsëri, hua; me termin parà Fjalori nënkupton një mall të veçantë “që qarkullon në trajtën e monedhave, i cili shpreh vlerën e gjithë mallrave dhe shërben si ndërmjetës për shkëmbimin e tyre” ose “pasuri në të holla, kapital”. Pra, sipas këtij Fjalori, termi interes është i njëjtë me kamatë, termi borxh është i njëjtë me hua, termi kamatë përfshin edhe termin kamat-vonesë, termi parà nënkupton të holla, etj.

Siç shihet, Fjalori në fjalë, përveç që nuk ka përku zime të sakta, ka edhe turqizma (borxh, parà, fajde etj), gjë që nuk ndihmon për të dhënë koncepte të sakta, përkundrazi.. Për sa i përket termit uzurë, ai rrjedh prej termit latin usus dhe është përqindja që duhet të paguajë përdoruesi i të hollave për ato që ka marrë hua. Në Fjalor gjejmë edhe shpjegime të tilla: uzurë - kamatë që merrej mbi paratë e dhëna borxh; interes. Shohim përdorimin e turqizmave, që do të ishte mirë të shmangeshin..

Duke pasur parasysh sa më sipër, unë kisha për të shmangur termat “kredi” , “kamatë” , “fajde”, “parà” dhe “borxh” dhe do të kufizohesha tek termat”hua bankare”, “përqindje/normë interesi” dhe “uzurë”, duke u dhënë atyre këto kuptime: hua bankare, shuma e të hollave që një bankë ia jep në pronësi një personi zik apo juridik me detyrimin që brenda një

afati apo afatesh të përcaktuar në kontratë, të kthejë të njëjtën shumë të hollash plus interesin për të cilën është rënë në ujdi në kontratë; përqindje apo normë interesi: shpërblimi që i përket huadhënësit për huan e dhënë, e shprehur në përqindje mbi shumën e të hollave të dhëna hua; uzurë: shuma që, në çastin e dhënies së huas, tejkalon përqindjen e interesit ligjor përcaktuar nga Banka e Shqipërisë dhe që sot i përgjigjet termit anatoczëm.

Duke iu referuar legjislacionit në fuqi dhe praktikës bankare në Shqipëri, me siguri mund të thuhet vetëm se kjo çështje është parë në prizmin e së drejtës penale, por nuk është trajtuar ndonjëherë nga pikëpamja e së drejtës civile.

Nga pikëpamja e së drejtës penale: me nenin 43 të ligjit nr. 8733, dt. 24.01.2001, Kodit Penal i është shtuar neni 143/a me këtë përmbajtje: “organizimi dhe vënia në funksionim i skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim timi material, dënohet me burgim “ gjer në 10 vjet. – Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në njëzet vjet” Kjo dispozitë është përfshirë në kapitullin që et për vjedhjet me anë mashtrimi. Në fakt, neni 143 KP parasheh se “vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet. – Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga 3 gjer në 10 vjet dhe kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga 10 gjer në 20 vjet.”

Por, lidhur me sa sipër, duhet të kemi parasysh se dhënia e të hollave hua përkundrejt një norme interesi nuk mund të jetë as vjedhje dhe as mashtrim. Në Kodin Penal mungon një përcaktim i veprës penale “vjedhje”, por mendoj se me vjedhje duhet të nënkuptojmë një veprim, duke përfshirë edhe atë të shpërdorimit të besimit, që synon kalimin e një të drejte pronësie tek një person tjetër, pa lindur ndonjë detyrim ligjor të ndërsjellë për pronarin “e ri”, kurse në rastin e huas, huamarrësit i lind detyrimi që t’i kthejë pronarit të mëparshëm të njëjtën sasi të hollash ose të njëjtat sende si lloj dhe cilësi që ka marrë (neni 1050 KC). Kurse në rastin e mashtrimit, dhënësi i të hollave duhet të ketë përdorur një gënjeshtër, të ketë thënë diçka të pavërtetë

dhe të ketë shpërdoruar besimin e huadhënësit, për të bindur palën tjetër që të pranojë një detyrim në një shumë të dhënë3. Kurse në rastin e huadhënies bëhet fjalë për veprim thjeshtë civil, pa elemente penale. Bëhet fjalë për një interes të ndërsjellë: huamarrësi ka nevojë për një shumë të caktuar të hollash për një kohë të caktuar dhe huadhënësi, duke i pasur mundësitë, pranon që t’ia plotësojë këtë nevojë. Por këto të holla huadhënësi mund t’i përdorte dhe duke investuar diku tjetër, duke pasur një për tim prej këtij investimi, prandaj është e drejtë që ai të kërkojë diçka edhe prej huamarrësit. Por sa mund të jetë kjo “diçka”? Duhet të jetë logjike, po cila është logjike në këto rrethana? Mund të thuhet se kjo “diçka” duhet t’u përgjigjet kërkesave të tregut, por si përcaktohen këto?

Duke pasur parasysh sa sipër mund të themi se legjislacioni ynë në fuqi nuk arrin t’i japë përgjigje të

kënaqshme asnjërit prej problemeve të sipërme. Kam pasur rastin të shoh disa kontrata “kredie”

dhe nuk munda të mos vë re se në to ekzistojnë mundësi të ndryshme anatocizmi. Kështu

p.sh. në një kontratë të vitit 2006 ku huadhënëse ishte Banka Amerikane e Shqipërisë, jepej kredi (hua) kundrejt një norme interesi të “barabartë me ankandin e fundit të Bonove të Thesarit me afat maturimi 1 vjeçar plus 3%” dhe në rast mos-shlyerje në afat, kësaj norma interesi i shtoheshin 10% (pika 2.1 dhe 2.2 të kësaj kontrate). Më poshtë, kjo kontratë parasheh se “çdo pagesë e bërë nga kredimarrësi

kundrejt Borxhit... do të vendoset dhe debitohet si më poshtë:...b.

zhdëmtimi si rezultat i tatimeve të vendosura dhe interesi mbi to; c. interesi

sipas renditjes së mëposhtme: interesi mbi interesin e akumuluar, interesi në rast

mospagimi dhe interesi kontraktor ...” etj. Kurse në një kontratë të vitit 2011, Intesa San Paolo

Albania Sh.A., kontratës), si interes për huan të paguhej LIBOR-i4 plus 4.50%, por gjithmonë jo më pak se 7.5% (pika 2 e kontratës), një komision “angazhimi” (?) prej 1% mbi shumën e kredisë të miratuar por të palëvruar (pika 3.1), etj. etj. deri sa në pikën 7.c të kontratës thuhet qartë se në pagesat e kredimarrësit hyn edhe “interesi i akumuluar mbi interesin”etj (nënvizimi im). Nuk kërkohet shumë mundim që arrish në përfundimin se në raste të tilla kemi “marrëveshje” sarafësh dhe jo bankash.. Banka ka një funksion jo të vogël shoqëror: atë që të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe jo ta rrënojë atë. Është e vërtetë që në Kushtetutë gjejmë vetëm një nen ku të përmendet banka5, por Banka e Shtetit Shqiptar, që është Banka Qendrore e Shtetit Shqiptar, vëzhgon dhe kontrollon veprimtarinë e të gjitha bankave që veprojnë në Shqipëri, duke përfshirë edhe degët e bankave të huaja.

Siç u përmend më lart, neni 69 i ligjit “për bankat” urdhëron bankat e vendit ose degët e bankave të huaja që “të shpallin rregullisht kushtet e llogaritjes së normave të interesit, që lidhen ... me kreditë ose huat ...” , por nuk përcakton as afatet dhe as pasojat e mos botimit të tyre. Në literaturën që lidhet këtë probleme, thuhet se ”sipërmarrës vendas kanë kon rmuar se ritmi i huamarrjes në ‘tregun e zi’ vijon të mbetet i lartë, ndërkohë që interesat të cilat në këtë treg janë mesatarisht 2-3% në muaj, kanë arritur edhe në ku jtë e 4-5% në muaj ‘.për ata që e kanë lakun në fyt’.Madje për shuma të vogla, interesi mund të shkojë edhe 7% në muaj”6 (nënvizimi im). Duke analizuar këtë dukuri, autori i këtij artikulli shkruan se “kryesisht këto para vijnë nga veprimtari joligjore dhe si pasojë nxisin edhe kriminalitetin në vend” , sepse është kriminaliteti ai që nxit këto lloj huamarrjesh.

Duke pasur parasysh sa më sipër jam i mendimit se, sot është imperative që sa më parë të rishihet gjuha e Kodit Civil në përgjithësi, duke përfshirë edhe huan bankare, për ta sjellë atë vetëm në gjuhë shqipe, si edhe gjuha e kontratave bankare, duke saktësuar përmbajtjen e tyre, përmbajtja e të cilave duhet t’u përmbahet neneve 1050 dhe 1051 të Kodit Civil në fuqi.

A mund të shpresojmë që së fundi do t’i jepet një zgjidhje e drejtë këtij problemi?

TermatËshtë

imperative që të rishihet gjuha e Kodit

Civil, duke përfshirë edhe

huanë, për ta sjellë në

gjuhë shqipe, si edhe gjuha e kontratave

bankare, duke saktësuar

përmbajtjen e tyre

Page 18: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

18 E shtunë, 8 mars 2014Kulturë

RIKTHEHET Këshilli Kombëtar i Librit. Shpall 2014-n si “Viti i Jeronim De Radës”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe

200-VJETORI

Shpallet Viti DeradianProjekte dhe ide për botimin e veprës së rilindësit arbëresh dhe për çeljen e bibliotekave e librarive nëpër rrethe

DHURATA HAMZAI

TIRANE

Këshilli Kombëtar i Librit nuk ka funksionuar që nga viti 2008, duke shënuar plot 6 vjet mungesë. Dje në Ministrinë e Kulturës është shënuar mbledhja e parë e këtij këshilli nën

drejtimin e Ministres Mirela Kumbaro Furxhi. Kryetema e kësaj mbledhjeje ishte shpallja e vitit 2014 si “Viti i Jeronim De Radës”, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe. Gjatë këtij takimi u tha se Ministria e Kulturës Shqiptare me bashkëfi nancim të Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të botojnë veprën e plotë të Jeronim De Radës për këtë jubile. Ministrja Kumbaro ka zhvilluar dje takimin me përfaqësuesit e propo-zuar Shaban Sinani, Persida Asllani, Brikena Çabej, Eda Derhemi, kryetari i Shoqatës-Petrit Ymeri, Arlinda Dudaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Mbledhja u zhvil-lua në mungesë të dy anëtarëve: Shaban Sinani dhe Persida Asllani. Në fjalën e saj ministrja Kumbaro, theksoi se “Unë besoj se çdo ministër ka nevojë, por edhe detyrë të këshillohet e të

Duhet t’i kthehen pronat Bibliotekës

Kombëtare

MYZAFER KORKUTI

— Në takimin e parë të Këshilli Kombëtar të Librit me ministren Kumbaro, pasi disa nga të pranishmit Petrit Ymeri, Irena Toçi, Zija Çela, Edmond Tupe, Arlinda Dudaj, etj, i janë rikthyer problemeve të librit dhe marrëdhënieve me Bibliotekën Kombë-tare dhe libraritë e lex-uesit ka pasur debate. Ndërkohë, në mesin e tyre, kryetari i Aka-demisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, ngriti prob-lemin e pronësisë së Bibliotekës Kombëtare. “Unë propozoj të shqyr-tojmë dhe çështjen Bib-liotekës Kombëtare”, tha Korkuti, duke argumentuar se: “Ka një paradoks këtu. Institucionet fetare i kanë marrë objektet në pronësinë e tyre, ndërsa pronat e Bibliotekës Kombëtare, që është institucion shtetëror nuk janë marrë. Ta ngremë këtë çështje, të largohen të gjithë ata që kanë zaptuar Bibliotekën kombë-tare dhe institucioni t’i kthehet shtetit”, u shpreh akademiku Myzafer Korkuti.

Përmendorja

Që nga viti 1997, sipas një projekti dhe një leje ndër-timi, të dhënë në KKRT

e Tiranës së asaj kohe, është larguar nga sheshi ku qëndronte që prej vitit 1962, busti i Jeronim De Radës, vepër e Odhise Paskalit. Me zhvendos-jen e bustit të De Radës është marrë Rubens Shima, atëherë punon-jës ne Drejtorinë e Kul-turës, i ngarkuar për ar-tet figurative pranë kësaj Bashkie. Që nga ajo kohë vepra mbeti në një nga

bodrumet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Projekti i “Vitit De-

radian” shpallur nga Ministria e Kulturës, përfundimisht do ta nxjerrë veprën e skulptorit të shquar sërish në një nga

sheshet më të përshtat-shme të kryeqytetit. Viti

Deradian do të hapet pikërisht me riven-dosjen e kësja vepre në një nga sheshet kryesore të Tiranës.

Përmendorja e De Radës është e derdhur

në bronz.

Del nga bodrumi i Galerisë Kombëtare “De Rada” i Paskalit

shkëmbejë mendime me komunitetin e fushave me të cilat lidhen vendimmarrjet e ministrisë. Në politikën që duam të zhvillojmë, duam të krijojmë më shumë hapësira për të mbështe-tur krijuesit ku pa më të voglin dyshim përf-shijmë autorët njësoj si dhe përkthyesit”, u shpreh Kumbaro. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit pati në fokus edhe nxitjen e leximit, ku u fol për: Sfidat e librit shqip në realitetin e sotëm artistik, ekonomik, juridik dhe teknologjik; Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i au-diencave, librarive dhe bibliotekave. Dje u quajt e rëndësishme edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”. Brikena Çabej u shpreh: “Jam e gëzuar që shpallet “Viti i de Radës”. Ajo e përcaktoi si shkrimtarin që 50 vjet para i priu Rilindjes Kombëtare. “Duke e shpallur vitin 2014 si “Vitin e de Radës”, ne me këtë përfaqësues të shquar ne kemi shpallur vetvetiu vitin e kulturës shqiptare të diasporës”, tha Çabej.

Aktorja e njohur e skenës dhe ekranit, Margarita Xhepa, sot do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në Qendrën

Spitalore Universitare në Tiranë. Muajt e fun-dit gjendja shëndetësore e aktores së shquar të teatrit dhe kinemasë është rënduar, ndërsa që prej një viti i janë shfaqur dukshëm problemet me ecjen. Aktorja i ka përballuar vështirësitë e ecjes me kurajë të madhe, buzëqeshje, fi snikëri, dhe nuk ka munguar gjatë vitit që shkoi në asnjë aktivitet artistik. Por gjatë dy muajve të fundit gjendja e aktores Margarita Xhepa është rënduar mjaft. “Aktorja ka pasur dhimbje dhe vështirësi për të ecur dhe tashmë nuk mund të dalë as nga shtëpia”, pohojnë miqtë e saj më të ngushtë. Të afërmit janë

Margarita Xhepa

Aktorja sot i nënshtrohet një operacioni të vështirëtë shqetësuar për ecurinë e këtij operacioni, për të cilin pohojnë se do të jetë i një shkalle të lartë vështirësie, sepse aktorja nuk ecën dot më. Ndërkohë mësojmë se ky operacion i vështirë do të zhvillohet sot në kujdesin e mjekëve më të mirë shqiptarë dhe italianë, ku do të jetë i pranishëm edhe i biri që është mjek. Të afërmit nuk dëshirojnë të bëjnë publike hollësi të tjera, duke pasur kujdes që të mos i shkaktojnë tronditje emocionale artistes.

Aktorja Margarita Xhepa në prill do të festojë edhe 70-vjetorin e lindjes së saj, i cili do të kurorëzohet me filmin e xhiruar nga regjisori Kujtim Gjoni, “Margarita”. Regjisori Gjonaj pohon se tashmë është në

procesin e montazhit. Gjithashtu regjisori është shprehur dje për gazetën se i uron aktores sukses në operacionin që do të bëjë, ndërkohë që e telefon herë pas here për të ditur më shumë rreth shëndetit të saj. Ndër-kohë gazeta “Shqiptarja.com” i bashkohet shqetësimit të familjarëve dhe miqve të saj duke i uruar aktores Margarita Xhepa që ta kapërcejë me sukses këtë operacion, i cili do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Sipas familjarëve nuk është përcaktuar një orar i saktë për operacionin, sepse çdo gjë do të varet nga gjendja emocionale e aktores dhe procedurat parapërgatitore. Lusim shërim sa më të shpejtë për ikonën e artit shqiptar, zonjën Margarita Xhepa. Dhu. HaAktorja Margarita Xhepa

NË FOTO:Ministrja e

Kulturës,Mirela

Kumbaro,dhe Bardhyl

Londo,Edmond

Tupja e Brikena Çabej dje në takimin

me Këshillin Kombëtar të

Librit

Page 19: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

19E shtunë, 8 mars 2014 Kulturë

PIKTORJA e njohur, njëkohësisht pedagoge në Universitetin e Arteve, rrëfen sekretet e profesionit të kostumografes.

INTERVISTA

BERINA KOKONAJeta ime mes pikturës

e kostumogra sëDobësia ime e madhe e jetës është mjeshtri Agim

Zajmi. Si i përjetoj premierat nën mantelin e veshjeve

DHURATA HAMZAI

TIRANE

Të jesh kostumografe dhe skenografe është një pro-fesion i vështirë. Aq më i vështirë bëhet kur mjesh-trit e kësaj pune janë të

rrallë, dhe ata një ditë “do të duhet” t’u lënë lamtumirën nxënësve. Biseda me Berina Kokonën, një pik-tore e talentuar, kostumografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, nis me një rekuiem për mjeshtrin e kostumogra së Agim Zajmi, i cili ka pak muaj që është ndarë nga jeta (më 3 nëntor 2013). Dhe ajo ndjek tashmë gjurmët e tij. “Berina u jep jetë premierave”. Kështu thotë për të regjisori i njohur Kiço Londo. Prej vitesh ai ndihet i sigurt kur imazhin e veprave të tij e lë në duart e Berina Kokonës. “Kopshti i qershive”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Zonjushë Mar-garita” e dhjetëra premiera të tjera mbajnë firmën e kostumografes e skenografes Kokona. Punon përsosmërisht me kostumet, por nuk bën bujë, duke ua lënë vendin veprave të flasin në skenë.

Berina, kostumografia është një profesion që duket si i lënë në harresë. Si e ndjen veten kur ky profesion nuk të bënë aq të njohur sa je bërë si piktore?

-Unë jam edukuar nga një pro-fesor i jashtëzakonshëm si Agim Zajmi, që në momentet e para të mësimdhënies ma ka bërë shumë të afërt teatrin, kostumin dhe ske-nën, si dhe çdo gjë tjetër që ka lid-hje me botën e teatrit. Megjithëse gjërat vijnë për inerci për një stu-dent, duke qenë e pranishme me të gjithë ata që duan teatrin arrin të dashurohesh me këtë fushë dhe të krijosh një identitet tëndin. Kur arrij këtë, e ndjej veten mirë.

Ka kohë që skena e teatrit është bërë pak më miks, ku përzihen zhanre të ndryshme artesh, ku nuk mungon as piktura. Si perceptohen në ko-stumogra këto risi bashkë-kohore?

-Unë kam filluar ta bëj publike krijimtarinë time nëpërmjet pik-turës. Asaj i jam dedikuar në vitet e para të jetës. Pas shkollës kam dalë me ekspozitën e parë person-ale, duke punuar shumë ngushtë me pedagogun Orion Shima. Pastaj nisi karriera ime si pedagoge. Kështu që u ndjeva e detyruar të thellohesha e të punoja më tepër me teatrin. Kësh-tu nisa punën time si kostumografe dhe skenografe dhe kështu nisën edhe s dat me zhanret. Me teatrin unë nisa një lidhje të ngushtë me të gjitha premierat e Kiço Londos. Tani kam punën time dhe tashmë të gjitha këto zhanre i krijoj së bashku, krijoj në studio, krijoj për teatrin. Janë gjëra që nuk ndahen. Teatri dhe artet vizive nuk mund t’i ndash nga njëra-tjetra.

Sigurisht, por besoj që do ketë qenë shumë emocionuese kur ke bërë kostumet e pre-

mierës së parë. Çfarë kujton në këtë rast?

-Premiera e parë ka qenë një bashkëpunim me një regjisor francez. Ka qenë një projekt i ambasadës franceze me Teatrin e Metropolit dhe me Akademinë e Arteve. Aty kam qenë si skenografe kostumo-grafe dhe aty ka qenë njohja me regjisorin Kiço Londo. Bëhej komedia “George Dande” e Molierit. Pas kësaj

drejtim dhe besoj se në një mënyrë apo tjetër ia kam dalë mirë.

Ngacmimi për këtë interv-istë erdhi nga dy shfaqjet më të afërta që “Shtëpia e Bernarda Albës” dhe “Zonjushë Marga-rita”. Kostumet të lënë vërtetë mbresë...

-Faleminderit. Ishte momenti i parë kur unë punova me dy aktore

shumë të rëndësishme dhe me dy emra të njohur si Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti. E kam për-jetuar me tension në llim punën me kostumet për këto dy zonja të skenës, por pastaj, më vonë u ndjeva komode dhe u mësova me mënyrën e tyre të punës. Unë e nisa fillimisht me mënyrën sesi regjisori lexon veprën, regjisori vendos parap-rakisht konceptet, kostumografi përpiqet që shfaqja të jetë sa më e qartë. Jemi të gjithë në ndihmë të njëri-tjetrit. “Shtëpia e Bernarda Albës” ishte një shfaqje e vështirë se ishte e gjitha e errët. Të veshësh pesë vajza të një familjeje, të gji-tha në të zeza, duket e vështirë se duhet bërë diferenca mes tyre. Por për këtë të ndihmon edhe vetë Lorka, sepse emrat e vajzave të propozojnë karaktere të ndryshme. Kështu që kostumet morën për-shtatje me secilën prej tyre.

Je vënë në vështirësi kur ke vetëm një personazh në ske-në, siç ka qenë Luiza Xhuvani tek “Zonjushë Margarita”?

-Duhet të ndaloj një sekondë. Unë dua të shpjegoj se nga “Shtë-pia e Bernardës...” tek “Zonjushë Margarita”, kur u bënë premierat e tyre ka kaluar një kohë prej 1 viti e gjysmë diferencë. Unë atëherë merrja një eksperiencë të jashtëza-konshme në Akademinë e Brerës, si pedagoge e ftuar për të ndjekur një diplomë me një nga regjisorët më të mirë italianë, Francesco Mikeli dhe gjithçka u realizua në Akademinë Brerës, të gjitha punët, me ngjyrosje, pikturim, kolazh, etj. Kjo shfaqje erdhi pas një përvoje të tillë. Në fakt ti më pyete për Luiza Xhuvanin, por artistikisht ajo nuk mbeti me një kostum. Në këtë monodramë unë kam bërë edhe dekorin. Është shumë e rëndësishme ta theksojë se me aktoren përdora disa kostume që dramatizoheshin duke shkuar tek e errëta përmes bardhësisë në një skenë nale.

Na trego pak për pikturën?-Piktura është dashuria ime e

parë dhe e vetme. Me të jam ndry-she, jo si në teatër. Jam egoiste dhe me të dua unë të jem unë i pari dhe i fundit, por nuk është kështu në teatër. Aty bashkëpunojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin. Unë bëj edhe fotogra dhe më pëlqen të punoj në drejtime të ndryshme. Në pikturë unë merrem me objekte të vogla. Më pëlqejnë edhe gurat nudo, dua t’i ndjejë ato duke pasur modelin pranë. Të them të drejtën piktura ime pëlqehet më shumë jashtë se në Shqipëri.

Cilët janë nga disa profe-sorët ose kolegët e tu që bëjnë sot kostume e skenografi të mirë?

-Është një atelie ku unë jam rritur artistikisht përkrah pedagogëve të tjerë si Ilir Martini, Taulant Pustina, etj, etj. Por dobësia ime e madhe e jetës është Agim Zajmi, që na ka lënë para disa muajsh. Do të doja të ishte me ne edhe disa vite të tjera, sepse neve na duket sikur jemi rritur, por ja që nuk jemi rritur asnjëherë.

bashkëpunuan për “Kopshtin e vish-njave” të Çehovit. Pikërisht, ka qenë kjo shfaqje, që për mua ka qenë më e dashura, sepse pas një pune me pasion është realizuar më së miri çdo “kapriçio” imja si kostumografe dhe i jam mirënjohëse regjisorit që gjetëm gjuhën e përbashkët për realizmin e konceptit.

Si i vesh personazhet, çfarë mendon për ta?

-Duhet të dini një gjë, që çdo reg-jisor, çdo aktor në krijimin artistik mban një vulë të vetën personale, dhe unë pas kaq vitesh besoj se njerëzit që merren me këtë punë ar-rijnë ta dallojnë vulën time personale dhe kjo sjell edhe besimin, sepse njeriu artist kur vesh personazhin, pavarësisht, do të fus diçka nga vetja. Është njëkohësisht një pjesë imja brenda në dekor dhe kostum. Për mua është shumë rëndësishme që të mos ndiehet varfëri në teatër. Është shumë e rëndësishme që të jetë i pasqyruar saktë edhe për publikun. Pra, si nale personazhet duhet “të vishen” me karakterin e tyre. Ky është nocioni bazë i kostumit. Që në llim unë përpiqem që publiku të lexoj per-sonazhin, përpara se personazhi të arrijë të asë. Punoj shumë në këtë

Drama “Shtëpia e Benarda Albës” Benarda Alba

Artistja Berina KokonaDrama “Kopshti i vishjeve”

Page 20: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

20 E shtunë, 8 mars 2014

Të hapësh dosjet sot, njëlloj si të grryesh halenë me shkop!..

Krijimtari

POLITIKESATIRË

Shënim: Për mendimet dhe sugjerimet që kini për këtë faqe mund të kontaktoni me mesazhe me numrat e telefonit 0696031369 & 0696546873 . Mendimet dhe sugjerimet tuaja do të vlerësohen nga autori

NGA ARBEN DUKA

rs 2014

Ne kemi njerëz të ditur,s’ka gjëkund sa kemi ne,duke ikur-duke shpikur,thonë ndonjë gjë “të re”

E filloi Totozani,e vijoi Ballauri,dhe si kusht për politikën,hapjen e dosjeve vuri!

Pyes pak me kërshëri,meqë jam këtu dhe unë,përse pikërisht tani,përse hyn në punë kjo punë?!

Ç’dosje kërkohen të hapen,nuk se e di dhe aq mirë,por them se do kryqëzohen,ca të varfër e fakirë!

Ustallarët e vërtetë,në ajër do më kuptonin,këto dosje s’kanë të bëjnë,me Ligjin e Lustracionit.

Propozimi i Totozanit,s’i jep ndonjë rol zhvillimit,thjesht do dimë se kush ka qënë,bashkëpuntor i Sigurimit?!

Kjo kërkesë-në këtë kohë,s’zgjidh asgjë në të vërtet’,mijra s’mund të kryqëzojmë,vetëm për kuriozitet!

Nuk e di në janë akoma,ato dosje pluhurore,po për mua hapje e tyre,është krejt antiligjore!

Këtu kishim një sistem,dhe një atdhe që jetonim,dhe shumica e shumicës,tek sistemi fort besonin!

Edhe Sigurimi i Shtetit,qe një armë e sistemit,dhe e shumtë e bashkëpuntorëve,me ndëgjegje i shërbenin.

Dhe shpesh mendonin se bënin,dhe punën e më fisnikut,se punonin për Atdheun,domosdo kundër armikut!

Ta kuptojnë sot të rinjtë,atë kohë do qe e kotë,psikoza e asaj kohe,nuk mund të gjykohet dot!

Sipas vëndit dhe kuvëndi,i pari s’e ka thënë kot,ndaj propozimin e Totos,do ta quaja idiot!

Ndaj i them dhe Ballaurit,merre pakëz më ngadale,se hap-hapja e atyre,çështje të mëdha sociale.

Se ka mijëra denoncime,dhe këtë e di së paku,se ka mijëra denoncime,dhe nga njerzit e një gjaku!

Asnjëherë nuk do ta dimë,bënte keq a mirë shteti,po një gjë qe e sigurtë,nuk të delte kurrë sekreti!

Të shumtit qenë rekrutuar,me dëshirë-pa diskutim,po ka pasur dhe të tjerë,që pranonin nën shtrëngim.

Dhe shumica që shtrëngohej,mbase e keni dëgjuar,zgjidhej shpesh nga ajo shtresë,që quhej e deklasuar!

Padyshim e padyshim,ajo kohë aq e kuqe,kishte bërë bashkëpuntorë,me qindra edhe në burgje!

Po burgun o Totozan,ti ende s’e ke provuar,dhe nuk e di se çfarë gjërash,të bësh je i detyruar!

Azemi ka thënë dikur,se kishim një milionë,i bie një në tri vetë,të kenë qënë në vendin tonë.

Kjo është shifër shumë e fryrë,kurrë s’e kam besuar unë,po dhe aq sa ka pasur,mendoj se ka pasur shumë.

Mbase të shumtit kanë vdekur,mbase të shumtit jetojmë,po s’kemi kurrfarë të drejte,që ne t’i dekonspirojmë.

Mund të ketë kundër BP-ve,plot pasione kafshërore,po ata punën e tyre,s’e dinin antiligjore!

Nëse orët edhe datat,në ato vite i vëmë,asnjëherë antiligjore,punë e tyre nuk ka qënë.

Sot po merrem me parimin,për të tjerat s’kam shumë nge,dhe s’më hyn fare në punë,qe e ndershme-apo s’qe?!

Ka gjithkund një farë pranimi,se sistemi qe i tmerrshëm,ndaj sot një aksion me dosje,do qe një akt i pandershëm.

E kam krijuar idenë,dhe nga ideja nuk lëviz,se në kohë të komunizmit,bashkëpuntorë kish në çdo fis.

E njoh Iglin edhe Elsën,hyjnë në rendin e të rinjve,po mund të kenë bashkëpuntorë,një pjesë të kushërinjve.

Çudira që mund të dalin,as që e kini idenë,unë ju them-se di më shumë:“Mos e grryeni halenë!..”

Është e sigurt që nuk hapen,nuk guxon asnjë pushtet,po nuk kaluan këtu,të paktën dhe tridhjetë vjet!

Që s’u hapën gjer tani,ka menduar ndonjë burrë,se thjesht’ do hapej një sherr,që nuk do të sosej kurrë!

vijon nga faqja 1

Zëmërmirët janë njerëzit më të zhgënjyer të kësaj bote.Sa më i pakulturuar të jetë një komb, aq më shumë të vrarë dhe të humbur do të ketë në popullin e tij.

Stinët e vitit dhe stinët e jetës së njeriut janë të njëjta. Ato nuk ndryshojnë kurrë.

Fakti që sot bota ka kaq shumë gjykatës, prokurorë, policë dhe ushtarë tregon se drejtësia njerëzore, njëlloj si para dhjetë apo njëzet shekujsh, është në krizë të thellë.

Asgjë e vdekshme nuk mund të jetë plotësisht e përsosur.

Askush nuk mund të jetë miku i të gjithëve. Kështu ai nuk është miku i askujt.

Sytë e varfërisë dhe sytë e urrejtjes janë vëllezër.

Karakteret e njerëzve janë më të paqëndrueshme se retë e qiellit dhe rëra e detit.

Çdo gjë që realizohet me sforcim, prishet shpejt.

Për të dënuar egoizmin e njerëzve, Zoti shpiku vdekjen.

Helmi i nepërkës nuk është asgjë para xhelozisë midis grave.Indiferenca nuk mund të jetë asnjëherë

arma e të dobtëve dhe të vegjëlve.

Aty ku ka shumë egoizëm, ka pak ose aspak dashuri.

Zëmra e njeriut të lig është pusi më i errët.

Në qoftë se një mik të bëhet armik, ai është armiku më i rrezikshëm që ti ke.

Nuk ka ndonjë kufi ndarës perfekt midis botës së njerëzve dhe botës së kafshëve. Jo

rastësisht ka shumë njerëz me emra kafshësh dhe aq shumë kafshë me emra njerëzish.

Një e dashur është aq sa duhet, shumë të dashura janë statistikë.

Pavarësisht nga dukja, të gjithë vrasësit jetojnë në ankth dhe në ethe.

Bota ka vetëm një kontradiktë të përjetëshme, atë midis të pasurve dhe të varfërve ose padronëve dhe shërbëtorëve. Kjo është kontradikta që lind gjithë kontradiktat e tjera dhe që shpërthen luftat.

Page 21: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

21E shtunë, 8 mars 2014 Spektakël

Kalendari Kulturor

Rikthehen në Teatrin e Komedisë në datat 8, 9 mars gjigantët e ekranit dhe të skenës Robert Ndrenika e Viktor me shfaqen “Djemtë Gazmorë”. Shfaqja e shkruar nga amerikani, Nill Sajmon dhe me regji te Sulejman Rushitit, sjell në skenë dyshen e arrirrë, Ndrenika dhe Zhusti, në rolet Uilli Klark e El Ljuis, dy aktorë karriere që pas 11 vitesh mungese në skenë dhe mos komunikimi me njeri-tjetrit, ribashkohen për të dhënë shfaqjen e tyre të fundit para një gjenerate të re.

Teatri Kombëtar i Komedisë

PROGRAMI I FILMAVE NE RRJETIN IMPERIAL

SALLA 1 -”300:Rise Of An Empire” 3D/

13:00 / 20:30 / 22:30 / çmimi 500 leke

-”Three Days To Kill” 2D/ 18:00 / çmimi 500 leke

-”Mr.Peabody And Sherman” 3D/ 10:30 / 15:30 / çmimi 500 leke

SALLA 2 -”Saving Mr.Banks” 2D / 18:30

/ 21:00 / çmimi 500 leke

-”Frozen” 2D/ 11:00 / 13:30 / 16:00 / çmimi 500 leke

-”300:Rise Of An Empire” 3D/ 13:00 / 21:00 / çmimi 500 leke

-”Three Days To Kill” 2D/ 19:00 / çmimi 500 leke

-”Mr.Peabody And Sherman” 3D/ 10:30 / 17:00 / çmimi 500 leke

-”The House Of Magic” 3D/ 15:00 / çmimi 500 leke

-”300:Rise Of An Empire” 3D/ 15:00 / 17:30 / 20:00 / çmimi 500 leke

-”Three Days To Kill” 2D/ 22:00 / çmimi 500 leke

-”The House Of Magic” 3D / 10:00 / 12:30 /çmimi 500 leke

PREMIERE BOTERORE dt. 13.03.2014

1- 12 Years A Slave

“BIG BROTHER”

Ndryshojnë rregullat e lojëssë ‘BB’, vajzat tojnë imunitet

Eleminohet Daniela, vajzat kanë në dorë fatin e djemve

Pas sprovës së Vëllait të Madh që në llim të spektakëlit, vajzat

u lumturuan kur morën lajmin që këtë javë kanë imunitet, nuk mund të nom-inohen. Pasi ia shpjegon lojën, Arbana i tregon se nëse ton s dën, do të tojë një dhuratë të madhe për të gjitha vajzat për festën e 8 Marsit, ditën e sotme. Nevila mundohet të mbajë topin me këmbë, duke i numëruar të gjitha herët, edhe pse ankohet që topi nuk është shumë mirë i fryrë. Ajo tregon se ka mun-

Nevila ton sprovën:

Imuniteti, dhurata për vajzat për 8 Marsin

dur të bëjë 86 xhonglime, ndërkohë që Vëllai i Madh i kishte vënë një shifër prej 50 xhionglimesh. Kështu, Nevila ton s dën dhe dhu-ratën për vajzat dhe të gjitha futen të gëzuara në shtëpi.

IZAURA NDOJ

TIRANE

Një javë e mbushur me surpriza, por edhe eleminime! Daniela, vajza e cila shijoi për dy javë

qëndrimin në shtëpinë më të famshme të “Big Brother Alba-nia” u eleminua pasi publiku ka votuar individualisht, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar më parë, një kërkesë kjo e Vëllait të Madh. Që në fillim të spek-taklit, Daniela ka treguar se ka pasur mosmarrëveshje në çift dhe kjo për faj të Fatjonit, sipas saj. Daniela shprehu, se do të ndihej shumë mirë nëse do të mund ta bënte lojën e vetme, por ky është vendim i Vëllait të Madh dhe nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, një mosmarrëveshje që çoi në eleminimin e saj. Spektakli “Big Brother” çdo javë e më tepër po vë përballë çifteve sfidën për të mbijetuar me lojërat e tyre dhe ngjarjet më pikante mes tyre. Ajo çka suprizoi mbrëmë ishte imuniteti i vajzave nga loja e Nevilës me topin. Vëllai i Madh ju ka dhënë imunitet gjatë javës, duke pasur në dorë fatin e djemve, por ajo çka i dëshpëroi ato ishte se secila nga vajzat nuk mund të shpëtoj partnerin e lojës.

RACIZMI, DEBATE MES OPINIONISTIT DHE ERALDIT

Një tjetër moment pikant i show-t ishte edhe ndryshimi i partneres së parë të Eraldit, Es-terinës, ku opinionisti Armand Peza e komentoi si një refuzim

racist për shkak të origjinës së saj egjyptiane. Por, Eraldi e mohoi kategorikisht duke thënë se; “Ndryshova partnere dhe zgjodha Esidën, jo për shkak të origjinës së Esterinës, por sepse Esidën e pashë si një partnere të fuqishme në lojë”. Për këtë arsye, produksioni i ka bërë një surprizë Esterinës, duke e takuar në oborrinë e shtëpisë me gjy-shin e saj Shefqet, pas rrë mit të historisë familjare shumë të dhimbshme.

LOJA E PUTHJEVE, MATILDA MOHON DASHURINË E VËRTETË

Debate i javës së shtëpisë më të famshe të “Big Brother” ka qenë edhe afrimiteti i Fatjonit me Julianën, një afrimitet që nga ana e Matildës është kthyer në xhelozi të hapur mes çiftit. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ka qenë moderatorja Arbana Osmani që ka pyetur Matildën për javën dhe për banorët me të cilët është më e lidhur. Ajo pohoi se është shumë e lidhur me Jonën dhe me asnjërin prej banorëve të tjerë, duke mohuar xhelozinë që e bren përbredna për bashkshortin e saj real Fatjonin.

Por, Arbana nuk ndalet duke e ngacmuar dhe e pyet se cili nga djemtë i pëlqen më shumë dhe se çfarë duhet të ketë një mashkull që asaj t’i pëlqejë, por Matilda thotë se për mo-mentin nuk mund të japë as-një detaj. Reagimi i Matildës ishte shumë shokues duke dal kundër puthjeve që kanë ndodhur mes çifteve, por ka qenë Juliana ajo që ka thënë se është pro lojës së puthjeve.

AJO ÇKA suprizoi mbrëmë ishte imuniteti i vajzave nga loja e Nevilës me topin.

XheloziaDebate i javës së shtëpisë më të famshe të “Big Brother” ka qenë afrimiteti i Fatjonit me Julianën, një afrimitet që nga ana e Matildës është kthyer në xhelozi të hapur mes çiftit

NË FOTO: Daniela banorja e eleminuar

Page 22: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

22 E shtunë, 8 mars 2014Sport

Kosova “kërcënon” me armë alarmohen serbët, thirrje FIFA-sPRISHTINE

Kosova

Miqësorja, Turqia zbarkon më 21 Maj në Mitrovicë

Dallku: Dy ndeshje nuk i

harroj kurrë

Demi bind Bakajn të

vishet i kuq

LARGIMI

MESFUSHORI

— Mbrojtësi Armend Dallku ka rrëfyer për largimin nga Shqipëria. “Nuk ka qenë vendim i lehtë, jam menduar gjatë që të tërhiqem para ndeshjes me Bjel-lorusinë. Vendosa te tërhiqem nga Kom-bëtarja sepse po e shoh se nuk kam se çka t’i jap me këtij ekipi. Për 8 vite rresht kam pas dëshirën dhe lumturin maksimale të jem pjesë e ekipit Kombëtar, mirëpo arriti një moment qe t’i them vetes stop. Dy ndeshje nuk i harroj, debutimi kundër Ukrainës dhe torja e fundit ndaj Nor-

vegjisë” u shpreh ai.

— Elis Bakaj, edhe pse jo zyr tar isht mund të cilësohet futbollit i ekipit të Partizanit. Mesfush-ori pas largimit nga Chernomorets Ode-sa në kampionatin ukrainas të futbollit ishte në kërkim të një ekipi të ri. Pasi nuk arriti marrëveshjen në Rumani me Dina-mon e Bukureshtit ka mbërritur në Shqipëri dhe deri në qershor do të jetë në Super-ligë. Sipas burimeve nga klubi i kuq, Bakaj do të veshë fanellën e kuqe. Mesfushori mësohet se ka re-alizuar një takim me Presidentin e ekipit të Partizanit, Gaz Demi, i cili e ka bindur që të pranojë ofertën për t’u rikthyer në ekipin që e bëri të njohur në Shqipëri. Marrëveshja pritet që të bëhet zyr-tare në ditët në vazh-dim gjatë prezantimit të futbollistit.

Sot në 14:000 rik-thehet kampionati kombëtar i futbollit me 6 ndeshje mjaft të rëndësishme. Vë-

mendja është përqendruar te vendi i dytë dhe zona e ftohtë e renditjes, pasi përsa i përket vendit të parë, Skënderbeu po shkon i qetë drejt titullit të radhës kampion. ‘Ngac-mimet’ sporadike të Partizan-it dhe Teutës, herë herë edhe të Kukësit nuk kanë arritur që t’u prishin gjumin korçarëve që ende nuk kanë rivalë.

VENDI I DYTËNë Durrës Teuta dhe Par-

tizani luajnë për vendin e dytë. Në prag të ndeshjes sul-muesi Daniel Xhafaj shprehet se “Objektivi ynë është torja me Partizanin, luajmë në shtëpi dhe torja vlen dy sh, pasi nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve, por edhe se lëmë pas një kundërshtar direkt për vendin e dytë”. Ndërsa portieri i të kuqve, Alban Hoxha thotë se: “Respekto-jmë Teutën, por tojmë në Durrës”.

ZONA E FTOHTËLushnja, Kastrioti, Besa,

Vllaznia dhe sigurisht Tirana janë në garë për të siguruar mbijetesën. Pikët janë mjaft të rëndësishme në javët e fundit, pasi kampionati po i afrohet verdiktit nal. Lushn-ja pret Flamurtarin, që akoma nuk është zgjuar në 2014. Të besuarit e Banos vetëm torja i mban në garë për të qënduar. E njëjta gjë është edhe për Kastriotin, teksa udhëton në fushën e vështirë të Laçit, ku vetëm një mrekulli mund t’i nxirrte me pikë. Besa udhë-ton në transfertën e vështirë

të Shkodrës. Vllaznisë nuk i lejohet asnjë hap fals, pasi është me një këmbë në Kat-egorinë e Parë. Në Korçë para-shikohet një s dë e lehtë për vendasit që luajnë me Bylisin.

STAROVA-MAGANINdeshja Tirana-Kukësi

mund të cilësohet edhe si një s dë mes trajnerëve të dy ekipeve, pasi janë ata që kanë sjellë freskinë dhe rezultatet javët e fundit. Tirana në drejtimin e Magan-it në 5 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje, teksa edhe Kukësi nën drejtimin

e Starovës ka ecuri pozitive duke u ngjitur i dyti. Në dy vitet e fundit historia flet për verilindorët, por Magani mendon se’ statistikat nuk thonë asgjë, me Kukësin do të luajmë për tore. Sot, ton Tirana dhe objetiv është

qëndrimi’ tha ai.

Zona e ftohtë, Magani: Do ta rrëzojmë KukësinTeuta pret Partizanin në 14:00 në ‘Niko Dovana’

DYLBER BALLATIRANE

KampionatiFlamurtari udhëton në Lushnjë, Vllaznia pret Besën

Futbollistët e ekipit të fut-bollit të Kosovës janë hedhur në ‘sulm’ pas

miqësores së parë, teksa kanë postuar në rrjetet sociale një foto ku duken të armatosur me pistoleta në duar. Fotoja ka bërë xhiron e mediave ndërkombë-tare, por më shumë ka ngjallur debate në Serbi, të cilët shpre-hen se “FIFA të shikoj mirë se kë e ka pranuar. Kosova është vend i armëve dhe luftës. Lojtarët e Kosovës po festojnë me armë, FIFA duhet ta shikoj këtë” shkruhet në mediat serbe. Por, drejtuesit e ekipit të Kosovës nuk janë shqetësuar aspak, pasi vazhdojnë me projektet. Presidenti Vokrri ka arritur të sigurojë një ndeshje miqësore me Turqinë më 21 Maj, po në stadiumin që mban emrin legj-

endar ‘Adem Jashari’. Drejtuesit e ekipit përfaqësues të Kos-ovës dhe Presidenti janë duke punuar për të afruar futbollistë të rinj në ndeshjen me Turqinë. Nuk përjashto-het mundësia që për ndeshjen e dytë miqësore të ketë rrjed-hje nga ekipi përfaqësues i Shqipërisë. Mitrovica dhe ndeshja e parë u ka dhuruar mjaft emocione edhe arbitrave të ndeshjes me Haitin. Krye-sori zviceran, Kloser shprehet se “Më ka bërë përshtypje af-

tësia ekstreme për tu entu-ziazmuar, që ndjehej aty. Nuk ishte një ndeshje si të tjerat. Që në momentin kur erdhëm në stadium, tribunat ishin plot

dhe atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur po kontrollonim rrjetat e portave, na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol. Federata e Futbollit të Ko-sovës ishte për-

gatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë një ndeshje ndërkombëtare cilësore. ” deklaroi Klossner.

MIQËSORJA Presidenti Vokrri ka arritur të sigurojë

një ndeshje miqësore me

Turqinë më 21 Maj.

LAJMEshkurt

Tevez-tifozëve: Mos ushtroni presion Sulmuesi i Juventusit, Tevez shprehet se Seria A është kampionati më i fortë në botë. “Nga të gjithë kampionatet ku unë kam luajtur, Seria A është kampionati më i vështirë dhe më taktik. Kam punuar fortë për t’u përshtatur sa më mirë. Jam shumë i kënaqur që jam bërë pjesë e një klubi të madh si Juventusi”. Champions? “Është diçka që e ëndërrojnë të gjithë. Nëse fansat duan që ne të tojmë Champions nuk duhet të ushtrojnë presion pasi në këtë mënyrë do të jetë e pamundur për ne” tha argjentinasi.

“Mesin s’e shëruan as specialistët”Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino i është përgjigjur interesit të mediave për gjendjen e Mesit në ndeshjen me Rumaninë, ku vodhi në fushë. “Është një gjë që nuk është normale, por kjo nuk ndikon në performancën e tij. Kjo i ndodh rregullisht. Ai është kontrolluar shpeshherë te specialistët e vendit dhe ata nuk kanë zgjidhur problemin e tij. Por, kjo nuk është një arsye për t’u alarmuar, pasi gjendja e tij është e mirë dhe nuk e prek në punën që po e bën” ka thënë Martino

TIRANA - KUKËSI

VLLAZNIA - BESA

SKËNDERBEU - BYLIS

LUSHNJA - FLAMURTARI

TEUTA - PARTIZANI

LAÇI - KASTRIOTI

SUPERLIGA SOT

Lojtarët e Kosovës duke pozuar me armë

Page 23: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

23E shtunë, 8 mars 2014 Zbavitje

Dash

iPe

shor

jaGa

forr

aBr

icja

piDe

mi

Akre

piLu

ani

Ujo

riBi

njak

ëtSh

igje

tari

Virgjë

resha

Pesh

qit

K R I M B S P P A G A NU R A B A A M K A B AB G D E L E G A N T E PI R I T O M A S E E D OK I M U N I T E T E T A LO P E R A T O R E T P I

I D I E R A A F UF E I N N E T O A L L IA M A A N T I K O L AR I T T E K I P O R EU T I E T I L E N I EK O K A T I S I R T A R I

SHKRONJAE NJËJTË

PËR NUMËRTË NJËJTË

Plotësoni vendet

bosh në mënyrë

që çdo rresht

e kolonë të ketë

numrat nga 1-9

16 1 6 7 10 2 6 1 3 16 16B2 6 8 9 2 2 13 15 2 9 R10 8 6 1 2 6 4 5 1 9 1 E2 14 $ 5 1 9 7 8 6 1 3 17G7 5 1 13 8 12 15 1 9 2 3

1 3 1 9 8 12 2 4 2 9 1 3

3 9 2 4 1 3 6 1 4 3

14 1 3 1 9 8 4 3 1

10 2 13 2 16 1 15 8 14 12

14 8 9 4 7 4 8 3 9 2 3

4 2 3 2 4 17 1 6 8 1 3 2

2 12 8 2 3 9 1 17 7 15 8 9

I KRIPTOGRAFUAR

Do keni debate te zjarrta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beni kujdes me çdo fjale qe do nxirrni nga goja. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Do iu duket vetja si ne ëndërr. Financat do jene shume te stabilizuara për shkak se ju do tregoheni te arsyeshëm dhe largpamës.

Do njiheni me disa persona te rinj gjate kësaj dite dhe kjo mund t’ua turbulloje paksa mendjen juve qe jeni ne një lidhje. Kujdes mos bëni gabime sepse do pendoheni shpejt. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do arrijnë dot as sot te krijojnë një lidhje te qën-drueshme. Financat do i keni te mira. Rrini te qete dhe mos u merrni me problemet e te tjerëve.

Te dashuruarit do kenë një dite pozitive, por pa asgjë te jashtëzakonshme. E rëndësishme është qe do ndihen mire. Nëse jeni ende vetëm duhet te re ektoni me kujdes gjate kësaj dite për atë qe doni me te vërtetë te bëni. Mos u ndikoni aspak nga fjalët e te tjerëve. Financat do jene here pas here problematike për shkak te disa shpenzimeve mar-ramendëse qe do kryeni.

Sa here te kini debate dhe probleme ne çift do preferoni te largoheni dhe te distancoheni sot. Ne fakt kjo nuk është gjeja me e mire qe mund te bëni. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe sado qe ta kërkojnë princin e kaltër nuk do mund ta gjejnë dot. Ne planin nanciar do jeni me fat, por edhe do tregoheni shume te kujdesshëm me shpenzimet.

Mos u mbyllni ne vetvete sot pas çdo problemi qe do keni ne jetën tuaj ne çift, por isni hapur me partnerin dhe gjejuni një zgjidhje atyre qe iu mundojnë. Beqaret do marrin deklarata te bukura dashurie dhe do e ndry-shojnë tërësisht jetën. Ne planin nanciar fatmirësisht do keni fat dhe sukses. Situata do ketë përmirësime te menjëhershme.

Dite perfekte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te pafundme kështu qe duhet shfrytëzuar çdo minute deri ne maksimum. Beqaret do kenë goxha ftesa dhe propozime, por duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo hap. Ne planin nanciar do jeni mjaft te organizuar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.

Jeta ne çift nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do keni here pas here debate te zjarrta dhe asnjeri pre jush nuk do tregohet i gatshëm te hape rruge. Beqaret mezi do presin te marrin propozime dhe do hidhen ne krahët e te parit qe do iu dale para syve. Kujdes! Ne planin nanciar problemi juaj nuk është te toni sa me shume para, por te dini si te mos shpenzoni pa limit.

Nuk do besoni aspak tek partneri juaj sot dhe kjo mund te sjelle ndonjë debat me te. Nëse keni pasur probleme qe me herët situata do vazhdoje te jete e turbullt. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe te shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për takime. Ne planin nanciar duhet shmangur çdo operacion i rrezikshëm. Situata nuk do jete aspak e favorshme.

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Saturni do jete planeti qe do influencoje jetën sentimentale te çifteve dhe mund te sjelle disa mosmarrëveshje. Kujdes sepse po e tepruar me kokëfortësinë situata mund te dale jashtë kontrol-lit. Beqareve do iu buzëqeshë fati gjate kësaj dite. Përgatituni për emocione te mëdha. Financat do llojnë dalëngadalë te përmirësohen. Mos prisni ne pasuroheni menjëherë.

Dashuria për çiftet nuk do ece me se miri sot. Nuk do jeni aspak ne humor edhe për te marre vendime te rëndësishme. Nuk Beqaret do takojnë persona interesante ne dukje, por me te cilët nuk do mund te krijojnë dot një lidhje te qëndrueshme. Ne planin nanciar do jeni largpamës dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim pa pare njëherë gjendjen e nancave.

Jeta ne çift do jete shume e mire dhe e mbushur me momente te këndshme sot. Partneri do mundohet ne çdo moment t’ua beje qej n. Beqaret nuk do realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe do mbeten serish vetëm. Kjo nuk do te thotë qe do vuajnë sepse miqtë nuk do i lënë te mërziten. Gjendja nanciare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

FJALËKRYQI PA SKEMË

HORIZONTAL1. Fillojnë poshtë. -Mund të jetë një slalon më ski. -Mund të zihet brumë.2. Qytet italian. -Lionel te Barça .3. Seksione Sportive Sarandë. -Smith fi lozof. -Gjysmë durimi. -Ferri pagan.4. Janë enë bakri ose alumini të tilla. -Jep mendime politike një i tillë.5. Sonte s’ka kufi j. -Mxirren nga të dhënat.6. Lumë në Gjermani. -Janë ideologë.7. Numër i shkurtër. -Ushtrohet edhe ai psikologjik.8. Kështu thirrej Jupiteri. -Dragoi pa çift e. -Një shtyoi është gazeta.9. Eshtë kafeja e... pabluar. -Ai kmbëtar luhen nga banda. -Ishin bisedimet ndërmket super-fuqive dikur.10. Një material si eternit. -Konkurrent e Volvo-s. -Një formacion politik.11. Fillojnë lidhjen -Nëna e... Ciceronit. -Ishin xhuxhët e Oberon. -Pak daktilografi 12. Qe zot i erërave.

E M I R A T E T S U K S E S IF I T O R E T E S K U U LE N E T M A V P U T R A TK I R O N I M E T A L U R G E TT M E R R P I R A T E R I A SE A I A R S E N E L U P I NT L M S P A R T A N E A I P

A N T E N A T T I T A K AI Z R A E L I T J A Z Z T O R

M I S T R I A E E L O K A L EA L H I M S T A T U T I I TM I I L I T U A N E I R E N E

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

PARADE FJALEKRYQESH NGA KADRI VOKOPOLA

-Jetojnë të vetmuar. -Fiks... në Top Channel.

VERTIKAL1. Dos shkrimtar. -Është dhelpra.2. Komisari i Frédéric dard.3. Janë manovrat me trupa.4. Inicialet e Dalì. -Eshtë fj alë... teknike.5. ... Bar lokal. -Eshtë ëmbëlsirë me qiri.6. Akoma është ndryshe. -Nuk shihet në njën tillë. -Fillojnë takimin.7. Centrale Elektrike Autonome. -Një mund të jetë fi lmi. -Një pjesë e sesionit.

Sudoku

FJALEKRYQI

FJALËKRYQI SPORTIV1 2 3 4 5 6 7 8

9 10 11 12

13 14 15 16 17 18 19 20

21 22 23 24 25 26

27 28 29 30 31 32 33

34 35 36

37 38 39 40

41 42 43 44 45 46 47

48 49 50 51

52 53 54

HORIZONTAL1. Tyson i ringut.3. Pogba te Juventus.5. Luan në kategorinë e parë.9. Të parat në adresë.10. Fillojnë xhiron.11. Inicialet e Ancelott i-t.12. Në këtë ditë.13. Komisari me katër këmbë.

15. Para de Triomphe.17. Pak marramendëse.20. Të parat në stadium.21. Një pjesë e emisionbeve.22. Agjenci Vendore Tiranë.24. Roshi sulmues i ynë.26. Dift onmg në teori.27. Cana te Lazio.30. Personazhi në foto.

34. Të parat në olimpiadë.35. Personazhi në foto.36. Në fund të fundit.37. Lushta që luajti te Juventus.39. Mund të kërcejnë me shkop të tillë.41. Lendl ish-tenisti.42. Një luft arak si kung fu.

44. Kufi zojnë lëvizjet.45. Një gol për Tott i-n.48. Një mund të jetë fi lmash.49. Gjysmë krenar.50. Ekstreme itinerari.51. Ryan aktore.52. Rifi llojnë nga kreu.53. Një pjesë e satelitëve.54. Skuadra e Zeman.

VERTIKAL1. Hamšik te Napoli.2. Njëlloj për latinët.3. Ekstreme në plazh.4. Pak urrejtje.5. Leandro bomber brazilian.6. Eshtë ylli i skuadrës.7. Victor te Chelsea.8. Rehhagel trainer.10. Demneri që qe trainer.14. Janë shkëndijat.15. Skuadra e Bilbao-s.16. Këndi në... Stamford Bridge.18. Arseni pa çift e.19. Jupi ish-mesfushor.

23. Gianluca, ish-bomber italian.25. Janë tek në dënes.27. Capirossi motoçiklist.28. Kahn ish-portier.29. Ka kryeqytet Teherean.31. Ignazio te Milan.32. Ente Operative Tiranë.ë33. Mbyllin ndeshjet.35. Një Granit te Mönchengladbach.38. Hidhet për shesh.40. Një Skënder trainer i Under 21.43. Në rrjet kur nuk je.46. Pak emocionuese.47. Një pjesë e tematikës.

S A P A N B O S E R E N A OA L P I I I T A L I A NZ B E C K E N B A U E R EZ P A O L O P S T

F I T O R E T S K U A D R A TS A I L A B A S T R I K ET T R A S T I R T EA U R A A P T O M O R IF R A N C E S C O T O T T IF A L A L B A N M E H A I

Përgjigje e fjalëkryqit sportiv

Përgjigje e fjalëkryqit pa skemë

8. Një mund të jetë diesel. -Një vijë e lakuar.9. Dy asa në dorë. -Eshtë këngë.. satirë.10. I thureshin Dionisit.11. Përbëhet nga fi shekë një i tillë -Fillojnë lehtë.12.Michelangelo, alias Caravaggio. -Inicialet e Truff aut.13. Fise pa fe. -Caroliona që qe balerinë e famshme.14. Sergej i poezisë ruse. -I ka të ndryshme risia.15. Janë këngëtaret si Ermonala Jaho. -Vdes për nuk dorëzohet sipas Cambronne.16. Teliti regjisor -N jë vend ku prehen heronj.17. Butet pa zanore. -Një fj alë e... lashte.

Përgjigje

Përgjigje

DUHET TË NXINI 33 KUTI

Page 24: TRAFIKU I DROGES RAPORT NGA VENEZUELA PER VELLEZERITEKSPLOZIVET “TERRITORI” BULQIZË 200-VJETORI Fino: Kreu i Qarkut të zgjidhet nga populli Ministri Tahiri: Dënime më të rënda

24 E shtunë, 8 mars 2014Reklamë

LAJMEnga bota

Departamenti i Marketingut:Vera Përleka

Cel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba Malltezi - Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group ; Genc Kondi - Kryeredaktor Admirina Peçi Kryeredaktore e “Rilindasi” ; Politikë: Jakin Marena ; Aktualitet: Elton Qyno ; Sociale: Sonila Isaku ; Ekonomi: Ilir Sinanaj ; Kulturë: Dhurata Hamzai ; Sporti: Dylber Balla ; Design: Altin Aliaj, Genti Manelli ; Website: Suela Gera ; Shpërndarja: Spiro Meshini cel: +355696088847

Përse armët kimike të Sirisë duhet të vinin pikërisht në Shqipëri?

Përse kryeministriheshti aq gjatë?

Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit?

Kush qëndronte pas protestave

në shesh?

Si shpjegohet heshtja e gjatë

e opozitës?

HESHTJA E DYFISHTËE vërteta për armët kimike në Shqipëri

Një libër që përmes dëshmitarëve dhe fakteve, synon të hedhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërisë së Edi Ramës

NË TREG

Botimet TOENA & KOHA

hqipë

Një libër nga CARLO BOLLINO

Rusia i kërkon 1.9 miliardë USD borxh UkrainësKompania gjigande ruse e naftës dhe gazit Gazprom nuk përjashton mundësinë të ndërpresë furnizimin me gaz për vendin fqinj. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Gazprom-it tha se data 7 mars ishte afati i fundit që Ukraina të bënte pagesën e muajit shkurt. Deri më tani, borxhi që Ukraina i detyrohet gjigandit rus shkon në 1.89 miliardë dollarë. Nëse Ukraina nuk paguan faturat e prapambetura, ekziston rreziku i një krize të ngjashme me atë të vitit 2009, kur furnizimet me gaz për Europën u ndër-prenë për 20 ditë, për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Më parë gjatë javës, presidenti rus Putin tha se duke nisur që prej 1 prillit Gazprom nuk do të bëjë më ulje çmimi për Ukrainën, siç u vendos në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Rusia do t’i jepte Ukrainës 15 mld dollarë nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit si dhe një ulje prej 33% të çmimit të gazit.

Presidenti gjerman kërkon falje për krimet nazistePresidenti gjerman Hoakim Gauk i ka kërkuar falje popullit grek, në emër të Gjerman-isë, për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Gauk vizitoi fshatin e Ligiades, në veri-perëndim të Greqisë, ku në tetor të vitit 1943 forcat gjermane vranë më shumë se 90 banorë të fshatit, mes të cilëve 34 fëmijë. Sipas tij, ajo që ndodhi në fshatin e vogël grek ishte një padrejtësi. Gjatë ceremonisë presidenti gjerman vendosi një kurorë me lule tek memoriali, së bashku me homologun e tij grek Karolos Papulias, i cili hapi dhe temën e kompensimit, që vendi i tij duhej të merrte nga Gjermania. Por presidenti gjerman u përgjigj se bëhej fjalë për një çështje të mbyllur tashmë. Ai pranoi se Gjermania i detyrohej Greqisë vetëm një ‘borxh moral’ për masakrat e ushtarëve nazistë. Gajermania i ka dhënë Greqisë në vitin 1960 një shumë prej 115 milionë markash si kompensim për Luftën e Dytë Botërore.

Erdogan paralajmëron “YouTube” dhe “Facebook” Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëru-ar se Turqia mund të ndalojë që rrjeti social “Facebook” dhe kanali “Youtube” të përdoren në Turqi. Këto programe në inter-net, sipas tij, janë keqpërdorur nga shumë kundërshtarë të tij politik pas zgjedhjeve lokale të 30 marsit, tha ai. Komentet e tij, Erdogan i ka bërë gjatë një in-terviste të dhënë për televizionin privat ATV, dhe atë teksa po diskutohej për një skandal të korrupsionit të nivelit të lartë, ku janë të përfshirë aleatët kyq të politikës dhe bizneset e Erdoganit. Erdogan së fundi ka shtuar kontrollin e qeverisë mbi gjyqësorin dhe internetin, veprime këto të cilat kanë rezul-tuar me kritika të shumta rreth aspektit të të drejtave të njeriut, në Turqi dhe jashtë saj.