titulli i praktikes : zyra me nje ndalese z1n ne bashkine...

13

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si
Page 2: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

PËRMBAJTJE:

Parathënie.

Si lindi nevoja e ngritjes së Qendrës?

Ngritja e infrastrukturës së Qëndres…

Si funksionon Qendra?

Shërbimet që ofrohen…

Rezultatet dhe Përfitimet!

Qëndrueshmëria.

Page 3: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

PARATHËNIE:

Bashkia Vau-Dejës përbëhet nga 6 Njësia Administrative, Vau Dejës, Bushat,

Hajmel, Vig Mnelë, Shllak, Temal dhe ka një popullsi prej 50042 banorë, ku

numërohen 416 të moshuar në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Komuna Bushat sot njësia Administrative Bushat, pjesë e rëndësishme e Bashkisë

Vau-Dejës, gjithmonë ka pasur në vëmendjen e saj shtresat në nevojë dhe integrimin

e tyre në politika të qarta dhe të mirëstudiuara.

Vëmendje të veçantë i është dhënë proçesit të integrimit të të moshuarve në jetën

aktive duke e konsideruar këtë kategori si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë e

cila meriton dita-ditës përkujdesje dhe shërbimet e duhura.

Page 4: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

SI LINDI NEVOJA E NGRITJES SË QENDRËS?

Në vitin 2014 u ngrit një grup punë me përfaqësues nga

Sektori i Shërbimit Social dhe Sektori i Financave vendore për

verifikimin e grupeve në nevojë në tërritorin e Komunës.

U konstatua se në Komunën Bushat ekziston një numër i

konsiderueshëm të moshuarish në vështirësi ekonomike dhe

sociale.

Të moshuarit rezultonin të prekur nga disa sëmundje

njëherësh, të braktisur dhe të harruar, kishin vështirësi në

marrjen e ilaçeve të duhura, vështirësi në ndjekjen e rregullt të

vizitave mjeksore, mungonin shërbimet sociale dhe jetesa ishte

e vështire si rrjedhojë e varfërisë.

Të moshuarit e vetmuar jetonin të braktisur për arsye të

zhvillimeve demografike, nga prirjet moderne të shoqërise

fenomene këto të shfaqura edhe në territorin e Komunës

Bushat, e bënin më të domosdoshëm se kurrë krijimin e një

qendre kujdesi të përsonalizuar, rezidenciale dhe ditore publike

për të plotësuar nevojat e tyre specifike.

Page 5: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

NGRITJA E INFRASTRUKTURËS SË QENDRËS…

Ideja për krijimin e Qendrës u aprovua nga Këshilli

Bashkiak me Vendimin Nr.7 dt.13.01.2015 dhe ishte një

bashkëfinancim ndërmjet Komunës Bushat dhe dhe

Fondacionit Change me Qendër në Hollandë,sipas Akt-

Marrëveshjes Nr.05 Prot dt.01.01.2015.

Ndërtesa u vu në dispozicion nga Komuna Bushat,

ndërsa rikonstruksioni i saj dhe pajisja e ambjenteve me

materialet e nevojshme u bë e mundur nga Fondacioni

Change.

Fondet fillimisht u akorduan nga Fondacioni “Change”

në llogarinë e të ardhurave të Komunës Bushat në zërin

“Donacion për Qendrën e të moshuarve Barbullush” për

mbulimin e të gjitha shpenzimeve, ndërsa menaxhimi i

këtyre fondeve u bë nga Komuna Bushat.

Trajnimi i Personelit u bë i mundur nga kompani që

ofrojnë shërbimë në këtë fushë.

Page 6: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

NGRITJA E INFRASTRUKTURËS SË QENDRËS (VAZHDIM)

Vendndodhja dhe plani i ndërtimit të shtëpisë janë të

përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve. Shtëpia është e

ngjashme me një shtëpi të zakonshme banimi. Ajo është e

sigurt dhe e mbajtur siç duhet, me ambiente të përshtatshme

për të fjetur, kaluar ditën, gatuar dhe për të ngrënë. Shtëpia

është e pajisur me mjediset e duhura higjenike (WC dhe

Dushe).

Shtëpia ka ujë, elektricitet dhe ngrohje të veten. Shtëpia

plotëson kushtet higjeno-sanitare dhe të sigurisë nga zjarri.

Mjedisi i fjetjes siguron respektimin e të drejtës së klientit

për privatësi. Respektohen kërkesat e Shërbimit Social

Shtetëror për sipërfaqen për frymë. Shtëpia ka së paku një

mjedis të përbashkët për ndenje, aktivitete, ngrënie etj.

Page 7: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

SI FUNKSIONON QENDRA?

Qendra Sociale për të moshuar “Besa” , institucion i

Bashkise Vau-Dejës ka një sipërfaqe totale 1040 m2

nga e cila ndërtesa është me sipërfaqe 326 m2 dhe

ndodhet në fshatin Barbullush të Bashkisë Vau-Dejës.

Qendra e ushtron aktivitetin e saj në përputhje me

legjislacionin shqiptar. Ajo është e pajisur me Liçensën

LN-9113-02-2015 “Për shërbimin e Përkujdesit

Komunitar dhe Liçensën LN-9130-02-2015 “Për

shërbimin Rezidencial”.

Hapja e Qendrës sociale rezidenciale dhe ditore për

të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si qëllim

përmiresimin e kushteve të jetesës të përsonave të

moshuar duke zvogëluar vetminë dhe mungesën e të

ardhurave për të përballuar strehimin, ushqimin,

problemet shëndetësore, problemet fizike, problemet

emocionale dhe psikologjike.

Page 8: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

SI FUNKSIONON QENDRA (VAZHDIM)?

Qendra e të moshuarve Barbullush Bashkia Vau-

Dejës përbëhet nga 15 punonjës si më poshtë:

1 (Drejtues i qendrës), 2 (Punonjes Social),

1 (Psikolog), 2 (Infermier), 1(Ekonomist),

1 (Kuzhinier), 1 (Ndihmes Kuzhinier), 1 Sanitare,

3 (Kujdestare) dhe 2 (Roje), si dhe një mjek i

përgjithshëm i cili kontribuon në kohë të pjesshme.

Këtu nuk kemi përfshire pjesëmarrjen e vullnetarëve

si brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë një rol të

veçantë sidomos në shërbimet për banorët

rezidenciale të cilët sipas kushteve janë deri në 5

persona.

Page 9: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

SHËRBIMET QË OFROHEN…

Qendra e të moshuarve Barbullush ofron këto

shërbime:

1. Të përkujdesit komunitar për të moshuar

2. Të përkujdesit rezidencial për të moshuarit.

Qendra momentalisht ofron shërbime për 35 të

moshuar që marrin shërbim rezidencial dhe 20 të

moshuar që marrin shërbime komunitare.

Ku ofrohen shërbimet :

Strehim

Ushqim

Veshmbathje

Mbështetje psikologjike/këshillim

Aktivitete kreative

Shërbime shëndetsore dhe trajtim

mjeksor parandalues.

Aktivitete Sociale

Page 10: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

SHËRBIMET QË OFROHEN (VAZHDIM)

Të moshuarve u është krijuar mundësia ta jëtojnë jëtën

në përputhje me interesat dhe kërkesat e tyre shoqërore

dhe shpirtërore.Përsoneli i ka nxitur dhe mbështetur

lidhjet e tyre me familjet , miqtë dhe përfaqësuesit e

komunitetit lokal sipas dëshirës së tij/saj.

Rutina e jetes dhe aktiviteteve të përditshme ka qenë e

ndryshme dhe është përshtatur dëshirave,kërkesave dhe

kapaciteteve të tyre.

Qendra në bashkëpunim të ngushtë me të moshuarit ka

hartuar një plan aktivitetesh sociale për çdo muaj .

Gjithashtu u është krijuar mundësia të marrin pjesë në

aktivitete fetare, sportive dhe artistike në komunitet sipas

dëshirës së tyre

Qendra ka siguruar një dietë të shumëllojshme dhe me

vlera ushqimore në përputhje me nevojat dhe kërkesat

personale .

Page 11: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

REZULTATET DHE PËRFITIMET…

55 perfitues të drejtpërdrejtë–Qendra garanton

shërbime cilësore, te personalizuara per banorët e saj,

bazuar ne VKM Nr.821 dt.06.12.2006 “Per miratimin

e standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror

për të moshuarit në qendrat rezidenciale.

Rritja e performances: Rreth 15 punonjës të

Qendrës tashmë kanë përformancë më të mirë në

shërbimet ndaj të moshuarve.

Rritje e bashkëpunimit: Krijimi i Qendrës së të

moshuarve bëri të mundur nxitjen e bashkëpunimit më

organizata dhe institucione si brenda dhe jashtë

vendit.Shoq.MaxMagejelik,Shoq.Malteser,Universitet

i Shkoder, Caritas Dioqezan Shkoder, Shoq.Islamic

Relief, Qendra Komunitare “Kuka”Tirane, Rinia e

fshatit, Shkolla 9-vjeçare”Barbullush”, QKAS Vau-

Dejës,Agjensia e Udhetimit “Arnik Tours” etj.

Page 12: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

QËNDRUESHMËRIA

Qendra e Shërbimeve të Përkujdesit Komunitar dhe Rezidencial “BESA“ duke filluar

nga viti 2018 mendohet të jete institucion buxhetor i transferuar në Bashkinë Vau i Dejës.

Qendra plotëson të gjitha kushtet sipas standarteve të Shërbimit Social. Kjo e bën më të

qëndrueshme ne kohë. Gjithashtu dhe komuniteti është ndërgjegjësuar për vlerat e

qendrës, pasi kërkesat për tu akomoduar në këtë qëndër janë përherë në rritje.

Eksperienca pozitive e krijuar ka bërë të mundur ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të

përsonalizuara, duke përmiresuar kushtet e jetesës së të moshuar duke zvogëluar vetminë,

duke mundësuar strehimin, ushqimin, shëndetin e tyre, problemet fizike,problemet

emocionale dhe psikologjike.

Page 13: Titulli I praktikes : Zyra me nje ndalese Z1N ne Bashkine ...iditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/7.-Bashkia-Vau-Deje.pdf · të moshuarit në Bashkinë Vau-Dejës , ka si

Vau Dejës, me 14 Nëntor 2017

Valjeta Nika

Hozelito Gjergji