thirrje per projekt aplikime lag “pashtriku” bashkia has has- thirrja per aplikim.pdfruajtja e...

12
Swedish International Development Cooperation Agency PROJEKTI I SHERBIMEVE MJEDISORE MBESHTETJA PER GRANTET LEADER THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME – LAG “Pashtriku” Bashkia Has 1.Informacion në lidhje me Prioritetet/ masat/Aktivitetet Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është përfitimi i Grantit në kuadrin e Projektit të Shërbimeve Mjedisore, në mbështetje të Strategjisë të Zhvillimit Lokal nga Grupi Lokal i Veprimit (LAG) "Pashtriku" në Bashkinë Has. LAG “Pashtriku”, në Bashkinë e Hasit shpall thirrjen për projekt aplikime sipas prioriteteve dhe objektivave të identifikuara nga komuniteti i kësaj zone, të cilat janë si më poshtë: Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi Përmirësime në Bujqësi: Shfrytëzimi i tokave të pa-kultivuara, të cilat përfaqësojnë rreth 60% të tokës bujqësore. Rritja e kapaciteteve prodhuese dhe perpunuese në sektorin e blegtorisë për grumbullimin dhe trajtimin e prodhimeve blegtorale Përmirësimi i infrastrukturës turistike alpine. Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisit Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga erozioni pyjor. Ruajtja e mjedisit. Përmirësimet në mjedis: Trajtimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza. Trajtimi dhe përmirësimi i kultivimit të bimëve medicinale, frutave të pyllit, mjaltit Rritja e kapaciteteve te komunitetit Ngritja e shkollave dhe/ose kurseve të trajnimit profesional në fushat e turizmit, bujqësisë, rritjes së kafshëve, agrobiznesit dhe marketingut. Mbështetje me kurse trajnuese dhe kualifikuese për femrat Realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese që promovon rrugë të reja inovative për të shfrytëzuar burimet ekzistuese

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

PROJEKTI I SHERBIMEVE MJEDISORE MBESHTETJA PER GRANTET LEADER

THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME – LAG “Pashtriku”

Bashkia Has

1.Informacion në lidhje me Prioritetet/ masat/Aktivitetet

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është përfitimi i Grantit në kuadrin e Projektit të Shërbimeve Mjedisore, në mbështetje të Strategjisë të Zhvillimit Lokal nga Grupi Lokal i Veprimit (LAG) "Pashtriku" në Bashkinë Has. LAG “Pashtriku”, në Bashkinë e Hasit shpall thirrjen për projekt aplikime sipas prioriteteve dhe objektivave të identifikuara nga komuniteti i kësaj zone, të cilat janë si më poshtë:

Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi

• Përmirësime në Bujqësi: Shfrytëzimi i tokave të pa-kultivuara, të cilat përfaqësojnë rreth 60% të tokës bujqësore.

• Rritja e kapaciteteve prodhuese dhe perpunuese në sektorin e blegtorisë për grumbullimin dhe trajtimin e prodhimeve blegtorale

• Përmirësimi i infrastrukturës turistike alpine.

Ruajtja e Pyjeve dhe Mjedisit

• Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga erozioni pyjor.

• Ruajtja e mjedisit. Përmirësimet në mjedis: Trajtimi i mbetjeve dhe ujrave të zeza.

• Trajtimi dhe përmirësimi i kultivimit të bimëve medicinale, frutave të pyllit, mjaltit

Rritja e kapaciteteve te komunitetit

• Ngritja e shkollave dhe/ose kurseve të trajnimit profesional në fushat e turizmit, bujqësisë, rritjes së kafshëve, agrobiznesit dhe marketingut.

• Mbështetje me kurse trajnuese dhe kualifikuese për femrat • Realizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese që promovon rrugë të reja inovative

për të shfrytëzuar burimet ekzistuese

Page 2: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

2. Përfituesit e pranueshëm

Përfitues të projekteve lokale mund të jenë cdo person juridik apo fizik, i cili aplikon për Grantet me qëllim implementimin e projekteve lokale. Përfituesit mund të jenë të ndryshëm:

✓ OJQ (organizata jo qeveritare) ✓ Kompani private ✓ Bashkia, institucione ✓ Shoqata dhe individë

Kriteret e Përfituesit Individual janë:

• Ta kenë rezidencën në zonën e LAG-ut Has (njësite administrative, fshatrat e tyre)

• Të jenë të paktën 18 vjec në momentin e aplikimit

• Të provojnë pronësinë/të drejtën e përdorimit/marrjen me qera të pronës që do përdoret nga projekti (nëse kjo ështe e aplikueshme)

Kriteret e Përfituesit Publik/Entitetet Private janë:

• Të jenë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë me vendin e regjistrimit apo aktivitetin ne zonën përkatëse të LAG-ut "Pashtriku"

• Të jenë entitete aktiviteti primar i të cilave të lidhet me fushën e aplikimit

• Të provojnë pronësinë/të drejtën e përdorimit/marrjen me qera të pronës së projektit (nëse kjo është e aplikueshme).

• Në momentin e aplikimit, të paraqesin një kartë të vlefshme identifikimi apo një dokument të Regjistrit Kombëtar.

• Nëse aplikanti kryesor aplikon së bashku me partnerë të tjerë, të gjitha palët duhet të plotesojnë kërkesat për përfituesit e granteve.

Page 3: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

3.Projektet e pranueshme

Aplikimet e projekteve që të konsiderohen të pranueshme duhet:

• Të dorëzohen brenda afateve të caktuara deri më 28 Shkurt 2019

• Të implementohen në zonat e përcaktuara nga Strategjia përkatese (duke përjashtuar zonat e mbrojtura)

• Të jenë në përputhje me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të LAG-ut

• Të kenë një kohëzgjatje jo më shumë se 6 muaj nga firmosja e Marrëveshjes së Grantit (përjashtim mund të ketë vetëm në rast të aktiviteteve të pyllëzimit/ripyllëzimit (mbjelljeve) nëse ka)

• Të kenë vlerën më të ulët se nivelet e granteve dhe vlerat limit të tyre (ref kriterit 6,7 në këtë thirrje)

• Një përfitues mund të aplikojë vetëm me një aplikim në kuadrin e Strategjisë Lokale të Hasit.

• Përfituesi të sigurojë që punimet, shërbimet apo mallrat janë blerë apo kryer në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara.

• Investimi i paraqitur apo edhe një pjesë e tij, nuk duhet të jetë duke përfituar mbeshtetje nga një program tjeter për të njëjtat aktivitete apo investime, apo po përfiton mbështetje nga burime të tjera (bashki, donator apo entitete të ngjashme).

Aplikantët i dorëzojnë aplikimet nëpermjet plotësimit të një formulari bashkëlidhur kësaj thirrje (Aneksi 2)

Shembuj të Projekteve potenciale:

✓ Projekte rehabilituese dhe rinovuese të infrastruktrës mbrojtëse nga

erozioni në pyje (gardhe , prita malore) ✓ Rritja e kapaciteteve për mbjelljen, trajtimin, perpunimin dhe

administrimin e bimeve mjekesore, frutave të pyllit, mjaltit. ✓ Pastrim dhe rehabilitim i kullotave. Ndërtimi i lerave/ rezervuarët e

vegjël të ujit për gjedhet dhe të imtat (lope, dele, dhitë) ✓ Ndërtim kolektorësh të ujrave të zeza ✓ Përmiresimi i infrastrukturës turistike alpine, shtimi i kapacitetit

akomodues me qëllim promovimin e turizmit malor ✓ Rehabilitim dhe gjelbërim i shkollave apo ndërtim kënde lojrash per

fëmijë ✓ Ndërtimi i strukturave sportive, clodhëse dhe edukuese për komunitetin

4.Lloji i Thirrjes (Metoda e aplikimit)

Thirrje e hapur për aplikime lokale.

Page 4: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

5. Procedurat e përzgjedhjes

Aplikimet do të vlerësohen në përputhje me kërkesat e mëposhtme:

• Shkalla në të cilën projekti harmonizohet me masat dhe aktivitetet e përcaktuara në Strategjinë e Zhvillimit

• Komuniteti të jete i përfshirë në pergatitjen dhe implementimin e projektit.

• Shkalla në të cilën projekti është i dobishëm për komunitetin lokal

• Aktivitetet e projektit të jene të realizueshme dhe realiste.

• Projekti të ketë partnere dhe bashkëpunim dhe me sektorë të tjerë

• Rezultatet të jenë të qëndrueshme

• Projekti të perfshije grupe të margjinalizuara si dhe të përfshijë gra në nivelin jo me pak se 30% të stafit të projektit dhe ekspertizes (brenda mundësive)

Secilit kriter do t’i jepen 10-15 pikë. Detajet e nevojshme për vlerësimin mbi cdo kriter i gjeni në manualin e procedurës. Vlerësimi maksimal i projektit – 90 pikë. Kufiri minimal për aplikimet – 40 pikë

6. Shkalla e mbështetjes së granteve

Niveli i granteve (apo intensiteti i kontributit) ndryshon në përputhje me llojin e projektit

• Masa e mbështetjes është 85% për investime publike dhe 60% per investime private (biznes, bujqesi, etj.)

7. Kufinjtë e granteve

Vlera minimale e grantit për një projekt (ALL) – 1,500,000 Vlera maksimale e grantit për nje projekt (ALL) – 4,000,000

Page 5: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

8. Kostot e pranueshme

• Kostot e prokurimit të mallrave, pajisjeve, materialeve apo sherbimeve.

• Kostot e Asistencës Teknike, workshop-e, seminare, fushata të medias.

• Kostot e printimeve të materialeve promovuese (fletepalosje, broshura, libra dhe të tjera).

• Kostot operacionale (karburant, faturat e energjisë, ujit, etj)

• Shpenzimet e transportit dhe akomodimit (për lektoret dhe të ngjashëm me ta).

• Kostot për mbajtjen e zyres, nëse ështe fjala per shoqata apo organizata jo-fitimprurëse, të cilat kanë paraqitur nje projekt aplikim.

• Pajisjet e zyrave si dhe pajisje të nevojshme për të realizuar workshop-e, seminare, leksione apo aktivitete të ngjashme me to.

• Shpenzimet administrative (mbajtja e llogarive, pagesa e Liderit të Projektit) deri në 15% të vlerës totale të projektit.

• Pergatitja e dokumentacionit teknik per investime infrastrukturale (pergatitja e propozimeve teknike, studimeve te fizibilitetit, hartat e nderhyrjes, licensat, aprovimi nga autoritetet përgjegjese për punime dhe investime, punime pyjore, plane biznesi, buxhete, etj), mund të pranohen si shpenzime të pranueshme. Vlera e pranueshme e shpenzimeve për këtë qellim nuk duhet të kalojë 7% të vlerës totale të projektit.

• Shpenzimet e promovimit mund të jenë deri në 1% të vlerës së përgjithshme të projektit.

• Faturat do të paguhen së bashku me vleren e TVSH-se.

• Të gjithë shpenzimet duhen kryer pas firmosjes së Kontratës së marrjes së Grantit.

Page 6: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

9. Kosto jo të pranueshme

• Kosto të blerjes apo marrjes me qera të tokës dhe mjediseve ekzistuese.

• Kosto të gjobave dhe dënimeve të tjera në vlerë leku apo shpenzime gjyqësore.

• Kosto e pajisjeve dhe makinerive të perdorura.

• Kosto bankare, kosto të garancive dhe kosto te tjera te ngjashme.

• Kosto e zhvlerësimit të mirembajtjes dhe kosto te qerase.

• Kosto që kanë të bëjnë me kontrata qeraje, sic janë fitime të qeradhenesit, shpenzime zyre dhe kosto sigurimesh.

• Kosto të investimeve në toka të cilat janë formalisht apo jo-formalisht të zëna apo të përdorura nga palë të treta, cka do të rezultonte në zhvendosjen e tyre.

• Kosto të investimeve të cilat mund të kishin impakt negativ ndaj habitateve natyrore të rëndësishme, ekosistemeve të mbrojura apo biodiversitetit.

• Kosto që kanë të bëjnë me prodhimin e alkoolit, drogave apo nikotinës.

• Kosto të promovimit të partive politike dhe subjekteve fetare.

• Kosto të shpenzimeve të kryera përpara firmosjes së marrëveshjes së grantit.

10. Detaje të tjera Thirrja është shpallur në gazetën lokale dhe faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe

Mjedisit www.mjedisi.gov.al, si dhe atë të Projektit www.esp-albania.com Seminari informues në lidhje me thirrjen për projekte dhe përgatitjen e aplikimeve do të mbahet sipas një kalendari të përcaktuar, i cili do të komunikohet në vijim.

Aplikimi duhet dërguar me postë zyrtare të çertifikuar dhe duhet të përmbajë

një vulë që të tregoje datën ekzakte të dorëzimit në zyren e postës, treguar tek

Thirrja Publike me shënimin “Aplikim për Grantet LEADER”. Aplikanti

mund të zgjedhë gjithashtu ta dorëzojë Formularin e Aplikimit personalisht

dorazi.

Adresa ku do dorëzohen aplikimet: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Projekti i Shërbimeve Mjedisore Person Kontakti: 1. Adisa Bala - Koordinator Kombëtar i LAG-ve ( [email protected]) 2. Erion Istrefi- Koordinator i Projektit të Shërbimeve Mjedisore ([email protected])

Page 7: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

Aneksi 2. Modeli i projekt aplikimeve lokale – për Përfituesit (individuale dhe organizata)

PROJEKTI I SHERBIMEVE MJEDISORE

MBESHTETJA PER GRANTET LEADER

FORMULARI I PROJEKT APLIKIMIT

Numri i references se projektit ____________________________ (ky numer jepet pas pas dorezimit te aplikimit)

I. INFORMACIONI I PERGJITHSHEM RRETH APLIKANTIT

1. Emri i aplikantit (person juridik)/Emri dhe mbiemri (nese eshte person fizik individual)

Adresa e aplikantit (rruga, numri i shtepise, zona, qyteti/fshati)

Tel. / Mob.

E-mail:

Website:

NIPT-I i personit juridik (nese eshte person juridik) /Numri personal te

aplikantit 0 ID apo No. i pasaportes (njera prej tyre)

Data e regjistrimit (nese eshte e aplikueshme)

Detajet e bankes:

Emri i bankes

Adresa e bankes

Llogaria bankare

SWIFT code

IBAN

Page 8: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

2. Emri dhe mbiemri i partnerit te projektit (nese ka)

Adresa e perfaqesuesit te aplikantit

Fshati

Qyteti

Rajoni

Tel. / Mob.

E-mail:

Personi i kontaktit te partnerit te projektit (emri, mbiemri, No. i ID apo

Pasaportes, adresa, telefoni, mobile, e-mail)

II. INFORMACION SPECIFIK NE LIDHJE ME INVESTIMIN

3. Titulli i projektit

4. Adresa e vendodhjes ku ekzekutohet projekti

5. Kategoria e investimit Zhvillkmi ekonomik dhe Turizmi

Pylltaria dhe Sektori i Mjedisit

Sektori Social

6. Buxheti i pergjithshem i projektit

LEK

7. Grant-i i kerkuar LEK

8. Fillimi i projektit --/--/----

9. Perfundimi i projektit --/--/----

10. Kohezgjatja e projektit (muaj)

III. PERSHKRIMI I PROJEKT APLIKIMIT

11. Nevoja per projektin

12. Qellimi i pergjithshem i projektit

Page 9: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

13. Objektivat e projektit

14.

Pershkrimi i aktiviteteve te projektit

15.

Perfshirja e komunitetit ne projekt (fazat e pergatitjes, zhvillimit dhe implementimit)

16.

Partneriteti me sektore te tjere dhe puna vullnetare ne projekt

17. Perfshirja e personave te margjinalizuar

18. Qendrueshmeria e projektit

19. REZULTATET E PROJEKTIT

Rezultati Njesia e matjes Indikatoret (sasiore dhe cilesore)

p.sh. Numri i perfituesve finale persona 30

p.sh. Siperfaqe Publike e pastruar Meter katrore 150

20. GRAFIKU I AKTIVITETEVE (NE TRE-MUJORE)

Aktiviteti 2018 2019

2Q 3Q 4Q 1Q 2Q 3Q 4Q

Page 10: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

p.sh. prokurimet X

Blerja e pajisjeve X

Instalimi i pajisjeve X

Pergatitja e raportit final X

21. LLOGARITJA E BUXHETIT (TE GJITHE APLIKANTET DUHET TE PLOTESOJNE KUTITE DUKE

LLOGARITUR SHPENZIMET E INVESTIMEVE TE PARASHIKUARA PERFSHIRE EDHE TVSH)

No Shpenzimet Kosto (LEK)

Grant-i i kerkuar

Kontributi “In-kind”

Buxheti i pergjithshem i

projektit

(LEK)

(LEK)

(LEK)

1 Kostot e implementimit

1.1 2. Mbeshtetja teknike (max 7%)

2.1.

3. Kostot promocionale (max 1 %)

3.1.

4. Kostot Administrative (max 15 %)

4.1

Totali

Page 11: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

IV. LISTA E DOKUMENTAVE TE PERGJITHSHME QE DUHEN DOREZUAR

NO. LLOJI I DOKUMENTAVE YES N/A

1 Leter percjellese

2 Formulari i Aplikimit

3 Çertifikate nga Qendra Kombetare e Regjistrimit/apo zyra e taksave ku jane te

regjistruara shoqatat) ne momentin e aplikimit.

4 Kopje e noterizuar e statutit te personit juridik (nese eshte e aplikueshme)

5 Kopje e dokumentit te identifikimit ID (ID/ose pasaporte) e perfaqesuesit te

aplikantit

6. Konfirmimi nga gjykata qe aplikanti apo perfaqesuesit e tij ligjore nuk jane nen investigim (deshmia e penalitetit) leshuar jo me heret se 30 dite me para se sa data e dorezimit te formularit te aplikimit

7. Kopje e dokumentit te identifikimit ID (ID/ose pasaporte) e perfaqesuesit te

aplikantit (nese eshte e aplikueshme)

8. Çertifikata e pronesise (nese eshte e aplikueshme) e dorezuar

9 Leja nga pronari i prones eshte e perfshire (nese eshte e aplikueshme)

10 Çertifikate origjinale e leshuar nga Zyra e Tatimeve per organizmat juridike, apo e

leshuar nga Bashkia per Personat Fizike, qe verteton qe aplikanti i ka permbushur

detyrimet per te paguar taksat (perfshire sigurimet shoqerore & shendetesore) per

vitin e fundit fiskal

11 Nje kuotim nga nje furnitor per pajisjet/sherbimet per te cilat eshte dorezuar

aplikimi se bashku me deklaraten e origjines se mallit qe do levrohet (nese eshte e

aplikueshme)

12 CV e liderit te projektit apo manaxherit te aplikantit, eshte e bashkengjitur

13 Nje kopje elektronike e Aplikimit (CD-ROM)

14 Ne rast se nuk ekziston ndonje dokument i pronesise/ se drejtes per ta perdorur nje

prone te caktuar, aplikanti duhet te dorezoje nje marreveshje qeraje me pronarin

15 PROJEKT PROPOZIMI, duke perfshire edhe dizajnet dhe preventivat per cdo

aktivitetet te propozuar

16 Kontratat me palet e tjera (nese eshte e aplikueshme)

17 Implementimi i projektit ka impakt pozitiv ndaj mjedisit

Page 12: THIRRJE PER PROJEKT APLIKIME LAG “Pashtriku” Bashkia Has HAS- Thirrja per aplikim.pdfRuajtja e Pyjeve dhe Mjedisit • Rehabilitimi dhe rinovimi i infrastrukturës mbrojtese nga

Swedish International Development Cooperation Agency

SHENIM: Te gjitha dokumentat e dorezuara duhet te jene origjinale apo kopje te noterizuara. Çdo

dokument original ne nje gjuhe te huaj duhet te perkthehet zyrtarisht ne gjuhen Shqipe. Tabela per

llogaritjen e Shumes Totale te Investimit te Planifikuar.

V. DEKLARATA E GRANTEVE TE PERFITUARA ME PARE NE KUADRIN E PROGRAMEVE KOMBETARE APO IPARD

a. Skemat kombetare Masa/Investimi Shuma e perfituar

Po Jo/Aplikueshme

b. Programi IPARD Masa/Investimi Shuma e perfituar

Po Jo/Aplikueshme

DEKLARATE:

- Deklaroj që informacioni i dhënë më lart është i vërtetë dhe i plotë dhe që po paraqes të gjitha

dokumentat e nevojshme për këtë aplikim.

- Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që nuk do të ndryshoj destinacionin e aktiviteteve për të

cilat po aplikoj dhe pranoj që ESP PMT/MOTE të ndërmarrë veprime kundër meje/nesh në rast

deklaratash fallso.

- Deklaroj që nuk kam përdorur fonde të donatorëve të tjerë për të njëjtin investim për të cilin po

dorëzoj këtë aplikim.

- Unë deklaroj që kam/nuk kam aplikuar për të njëjtin investim në programe të tjera.

- Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që do të plotësoj të gjitha kërkesat e deklaruara ne

projekt.

- Në rast se unë nuk do të përmbush kërkesat e kësaj deklarate apo nëse deklaratat e

përmendura më lart janë të pavërteta, do të mbaj përgjegjësi sipas kërkesave të legjislacionit

Shqiptar.

- Unë nuk kam lidhje financiare dhe konflikt interesi me furnitorët e përzgjedhur; unë bie dakord

në lidhje me publikimin e të gjithë informacionit përkates financiar në lidhje me Shumën e

grantit të marrë në përputhje me kërkesat e ligjit për mbrojtjen e informacionit.

Ora dhe Data e dorëzimit,

Vendi i dorëzimit

Emri i plotë dhe mbiemri i Aplikantit

Nënshkrimi

VULA (nëse ekziston)