tetori i roe mui i nereeii t n kneri t te g iri t!

16
ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 237 (2450) E SHTUNË, 06-10-2018 www.shqiptarja.com VAJZA, GRA , NENA BENI KONTROLLE TE PERVITSHME TE SHPETONI JETET TUAJA NISMA SOCIALE NJE KONTROLL SHPETON NJE JETE! TETORI MUAJI ROZE MUAJI I NDERGJEGJESIMIT NDAJ KANCERIT TE GJIRIT! KANCERI I GJIRIT ESHTE SHKAKU KRYESOR I VDEKSHMERISE SE GRUAS NE MBARE BOTEN. PARANDALIMI SHPETON JETE Për ju, Për familjen, Për jetën NJE KONTROLL SHPETON NJE JETE! SPITALI CONTINENTAL JUA SIGURON KETE

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 237 (2450) e shtunë, 06-10-2018 www.shqiptarja.com

Vajza, gra , nena beni kontrolle te perVitshme te shpetoni jetet tuaja

nisma sociale

Nje koNtroll shpeton nje jete!

TeTori muaji roze muaji i ndergjegjesimiT ndaj KanceriT Te gjiriT!

Kanceri i gjirit eshte shKaKu Kryesor i vdeKshmerise se gruas ne mbare boten. Parandalimi shPeton jete

Për ju, Për familjen, Për jetën

Nje koNtroll shpeton nje jete!

spitali continental jua siguron kete

2 E shtunë, 6 tetor 2018www.shqiptarja.comnisma sociale

Kush rreziKon më shumë?Gratë mbi 40 vjeç, të cilat nuk kanë realizuar lindje

FaKtorët që rritin rreziKunCikli menstrual i ardhur në moshë shumë të hershme tek vajzatMenopauzat në mosha shumë të mëdhaObezitetiPërdorimi i terapive hormonale zëvendësuese në menopauzëKonsumi i duhanitKonsumi i alkolitHistori të ngjashme familjarePrania e geneve që rritin riskun për sëmundje malinje Ekspozimi ndaj rrezatimeve

Një koNtroll shpëtoN Një jetë!Jeta është dhurata më e shtrenjtë! Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekshmërisë së gruas në mbarë botën. Kanceri i gjirit mund të konsiderohet me plot të drejtë si “vrasësi” më i madh i grave. Por ka një zgjidhje: një eko apo mamografi e gjirit ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Janë ekzaminime të shpejta, të thjeshta dhe vlejnë sa jeta

zbulimi i hershëm është Kura më eFeKtive për Kancerin e gjirit.Parandalimi shpëton jetë, ndaj mjekët specialistë rekomandojnë që të gjitha gratë dhe vajzat të kryejnë kontrolle të përvitshme për parandalimin e Kanceritë të Gjirit.

Spitali Continental Tiranë, deri më datë 31 tetor, do të ofrojë për të

gjitha gratë dhe vajzat paketën e kontrollit të gjirit, si më poshtë:1. Mamografi

500 lekë 2. Ekografi e gjirit 1.000 lekë

3. Vizitë me Onkologun Falas

një Kontroll shpëton një jetë!

DiagnostiKimi Nga mosha 25 deri në 40 vjeç çdo grua duhet të vetë-ekzaminohet në mënyrë të përmuajshme

Çdo ndyshim i formës, apo prekje e elementëve të rinj në strukturën e gjirit, duhet ta bëjë të drejtohet menjëherë tek mjeku onkolog

Ekografia dhe mamografia në këtë grup-moshë duhet të realizohen vetëm me konsultën e mjekut onkolog

ÇDo grua mbi moshën 40 vjeÇ Duhet të realizojë ÇDo vit EKOGraFiNë E Gjirit MaMOGraFi

Rr. Ali Demi, tek ish kombinati poligrafik, prane Kryegjyshates Boterore Bektashiane, Tirana, [email protected]

TeTori - muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimiT ndaj KanceriT Të gjiriT!TeTori - muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimiT ndaj KanceriT Të gjiriT!

Cyan magenta yellow black

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 237 (2450) e shtunë, 06-10-2018 www.shqiptarja.com

Vetingu

ZëVendës AmbAsAdorjA

KritiKu dhe gAZetAri

Paradoksi, KLd e shpall të aftë, KPK shkarkon gjyqtarin si të paaftë

Paralajmërimi, Ambasada e shbA: Zyrtarët e korruptuar do largohen

oscar Larussi: shqipëria ka dëshirë të madhe për të ardhmen

► fAqe 10

► fAqe 7

► fAqe 16 ► fAqe 4,5,6

Komando i Forcave Speciale Merviol Bilo është personi që ekzekutoi Fabiol Gaxhën dhe plagosi pronarin e kompanive të basteve dhe Eljon Haton. Policia shpall në kërkim komandon 41-vjeçar, të fejuarin e këngëtares Ervin Mata dhe Fabjol Alushin. Tentoi të arratiset në Greqi, arrestohet shoku i komandos

truProjA i eLVAnA gjAtes VrAu Ate te erVis mArtinAjt

PS koPjon PD Per cenSure financiare nDaj meDiaSSocialistët propozojnë ndalimin e reklamave politike në media kundrejt pagesës 3 muaj para zgjedhjeve. Hiqen komisionerët partiakë, ja kush do i numërojë votat

reformA Zgjedhore

► fAqe 8-9

E vërteta na duhet neve, jo Taulant Ballës

vijon në faqen 11

Andi Bushati kapi një aspekt të rëndësishëm mbrëmë në debatin e

organizuar nga Ylli Rakipi, në përpjekje për të kuptuar më mirë ngjarjen që përfshiu ish komisarin Emiljano Nuhu dhe vajzën e re nga Nikla, Xhisiela Maloku.

oPinionnga Artan Shabani

Rikthimi i përjetshëm i

artistëve të ‘900-s në atdheun e tyre

vijon në faqen 13

një ditë tipike vjeshte piemonteze të vitit 1996, prezantoja në Torino një

ekspozitë në rrugën që mban emrin e lumit Po. po, Më kujtohet ende lagështia e ajrit që hynte në sallë nga portikët e lartë, ajër Piemonti që shpesh e kam ndjerë në pikturat e Felice Casoratit apo të Gigi Chessa-s.

ZbArdhet VrAsjA ne bLLoK

PAKetA fisKALe 2019

finAncAt: JA Si do te tAkSohen pAgAt ngA 1 JAnAri i vitit te ArdhShemRritet pragu i taksimit për pagat e larta. Nga plastika, tek kromi; nga dividenti, tek cigaret, ndryshojnë formulat

► fAqe 12

nga valeria dedaj

nga esiona konomi dhe Adriatik doçi

Merviol Bilo

Fabiol Gaxha

Elvana Gjata

4 E shtunë, 6 tetor 2018www.shqiptarja.comVRASJA NE BLLOK

Zbardhet dinamika e vrasjes, truproja i Gjatës

qëlloi atë të MartinajtKomandoja i ushtrisë ekzekutoi Fabiol Gaxhën në kërkim tre persona, mes tyre dhe Ervin Mata

Zbardhet dinamika e vrasjes në qëndër të ish-bllokut që tron-diti Tiranën. Per-soni që ka qëlluar

është pikërisht komandoja i ushtrisë Shqiptare, Merviol Bilo, babai i dy fëmijëve i cili ishte punësuar si truprojë i këngëtares Elvana Gjata. Bilo ka qëlluar me tre plumba, Fabiol Gaxhën, ndërkohë që shumë shpejt ka qëlluar me armë dhe shtetasin Ervis Martinaj, të cilin e ka qëlluar në pjesën e qafës. Por në këtë përleshje me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe Eljo Hato, i cili ndodhen në gjëndje jo të mirë në spitalin Ushtarak. Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy nga të plago-surit, Ervis Martinaj, 36-vjeç, Geldo Hoti dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim si të përfshirë me ngjarjen tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Ti-ranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata. Konfirmohet se Merviol Bilo është specialist xhenjo në batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Bilo ka qënë 3 herë në misione në Afganistan dhe ka kaluar të gjitha testet profesionale me rezultate maksimale. Siç bëjnë shumë forca të rendit,kur janë jashtë shërbimit, punojnë si bodi-gard, pasi ligji aktual nuk e

Në qendër të vëmendjes së lajmeve të kronikës së zezë, ishte pikërisht këngëtarja e njohur, Elvana

Gjata. Ajo thuhet se ka qenë “molla e sherrit” pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pi-kave të basteve si edhe Eljon Hate. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo. Pas kësaj ngjarje, këngëtarja ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet në rrjetin social Instagram. Ajo ende nuk ka bërë një reagim për ndodhinë e mbrëmshme.

“Mollë sherri” për vrasjen në Bllok, ja çfarë bën këngëtarja Elvana Gjata

Reagimi në “Instagram”Të arresTuar

Ervis Martinaj banues në TiranëEljon Hato banues në ShkodërGeldo Hoti

Në kërkiM për NGjarjeN: Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë

Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në TiranëMerviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë

provaT e sekuesTruaraARMë zjARRI TIp “Glock”

11 GëzHojA10 000 EuRo

TRE AuToMjETEApARATE cElulAR

pengon. I vetmi detyrim është ai i të mosmbajturit me vete të armës së shërbimit. Bilo dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me Eljon Haton. Qitjet në lokal janë kryer nga komandoja i cili ka qëlluar

në kokë Fabiol Gaxhën duke e lënë të vdekur në vend. Në pjesën e qafës ka qëlluar edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi predhat nga arma e zjar-ri pistoletë e komandos, i kanë prekur organet jetike. Edhe Ervin Mata është një

emër i njohur në Tiranë, i cili mendohet se është i dashuri i Elvana Gjatës, ngacmimi i të cilës nga viktima Fabjol Gaxha solli edhe ngjarjen e rëndë brenda ambienteve të lokalit “Monopol” ku mes disa personave pati shkëmbim zjarri “Far Ëest”. Mata njihet si person që jeton në Hollandë dhe dyhohet se meret me ak-tivitet kriminal në këtë shtet. Ndërkohë që babai i tij, ka në pronësi disa biznese,si hotele dhe restorante. Policia njofton se personat e përfshirë në këtë ngjarje, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjar-ri tip “Glock”, 11 gëzhoja, 10 000 euro, tre automjete, aparate celular etj. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lart-përmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Ervin MataMerviol Bilo Fabjol Alushi

5www.shqiptarja.com

E shtunë, 6 tetor 2018VRASJA NE BLLOK

Vrasja e dy ditëve më parë në ish-Bllok tronditi Tiranën, ndërsa njëri nga të përfshirët është arrestuar dhe tre persona të tjerë janë në kërkim Ervin

Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekuti-mit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, ndërsa viktima është Fabjol Gaxha. Por a rrezikon që ngjarja mbrëmë në Bllok të pasohet me luftë grupesh? Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini u shpreh në emisionin “REPOLITIX” se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa sqaron se ai është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos dhe Fabjol Gaxhajt. Sipas avokatit, Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit “Monopol”, Pope-scu, kur ka nisur sherri. Ai tha se Martinaj ka njohje me Ervin Matën po jo konflikte, ndërsa sqaroi se nuk ka pasur armë me vete.

preTeNdiMi i avokaTiT

“Klienti është jashtë rrezikut, p o l i c i a n u k i ka marrë dësh-minë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit. Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga per-sonat në lokal. Personat në lokal k a n ë q e n ë t ë njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur, ai ka qenë në banak. Ka zgjatur në pak sekonda, Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin. Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martianj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin. Martianj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij, por kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Marti-naj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martianj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin. Ai ka njohje me Popescun. Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë...nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme. Martinaj nuk ishte

Hato urdhëroi nga burgu vrasjen

e mjekut Tarelli

kush ëshTë i plaGosuri

28-vjeçari Eljon Hato që tashmë ndodhet në gjëndje kritike në spitalin ushtarak, është një emër mjaft i

njohur për policinë e shtetit. Hato rezulton i dënuar me katër vjet burg në Shkodër për akuzën e armëmbajtjes pa lejë, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 30 vite bur-gim për të edhe për akuzën e tentativës së vrasjes se një mje-ku në Shkodër Agron Tarelli, akuzë për të cilën është shpallur i pafajshëm. Vras-jen e mjekut, Hato mësohet se e ka urd-hëruar nga burgu në Lezhë. Eljon Hato, i njohur ndryshe edhe me emrin Esmeraldo, akuzohet se plagosi më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër pas një grindje banale shtetasin Jetmir Mollën. Ai u arrestua së bashku me të vëllanë në 3 maj të vitit 2015 në Laç. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e arrestit me burg për të dy këta persona. Tre vite pas arrestimit dhe dënimit me 4 vjet burgim, Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha.

Avokati: Martinaj ndërhyri t’i ndajë por u qëllua i pari

Pretendimi i mbrojtjes: Hyri rastësisht në lokal. Kapet në Kakavijë i kërkuari Geldo Hoti

nisur për te “Motropol”, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë diçka. Nuk e di se për çfarë është ndalur Ervis Martinaj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet. Martinaj nuk ka pasur armë me vete. Pas ngjarjes ai është larguar me taksi për në spital”-thotë avokati.

arresTiMi Në kakavijë i Geldo hoTiT

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje mbrëmjen e djeshme u arrestua në Kakavijë në tentativë për t’u arratisur në Greqi, Geldo Hoti. Ai ishte personi i katërt në kërkim, ndërsa në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Pas arrestimit ai pritet që të transportohet nga Gjirokastra në Tiranë. Geldo Hoti

mbrëmjen e djeshme ishte në tavolinë së bashku me truprojën e Elvana Gjatës, komandon Merviol Bilo, të dashurin e këngëtares Ervin Mata dhe me Fabjol Alushin.

Viktima Fabjol Gaxha

Ervis Martinaj

Avokati Mirash Martini

Eljon Hato

Vendi ku ndodhi ngjarja

6 E shtunë, 6 tetor 2018www.shqiptarja.comVRASJA NE BLLOK

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 12.10.2018 ora 16:00- Apartament me sip.58 m2, ZK 8518, me adrese Plazh/13, Durres, në pronësi të z.Klodian Minga, me çmimin fillestar 3,560,000 lekë.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-2, të pasurive të paluajtshme, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 30.10.2018 ora 16:00- Are me sip.1800 m2, me adrese Spitalle, Durres, në pronësi të z.Myrtezan Selman Alija, me çmimin fillestar 1,890,000 lekë.

artan hoxha: komandoja s’përdori armën e shërbimitGazetari i Report TV zbardhi i pari dinamikën e

ngjarjes: kush i thirri autorët e vrasjes në ish-Bllok?

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ishte ftuar në studio për të hedhur dritë mbi përplasjen

me armë mbrëmë në Bllok, duke u ndalur te Merviol Bilo që vrau Fabjol Gaxhën, Hoxha u shpreh se komandot kanë qenë të përfshirë ne disa nga ngjarjet kriminale në Tiranë, por edhe në rrethe në vitet e fundit. Ai kujtoi rastin e gra-bitjes së blindave të bankave në Qafë Kashar që kishin autor komando, ndërsa shtoi se edhe në Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë komando në ngjarjet kriminale. “Rrogat që marrin komandot nuk janë të mjaftueshme. Shteti duhet ti shikojë si armë, do i mbajë shteti, ligji apo do ua lerë grupeve kriminale. Në disa ngjarje të fundit, në Elbasan, Shkodër, por edhe grabitjes në Rinas ishin komando. Kjo vjen pasi ata janë të trajtuar e kanë institikt. Grabitja në Kashar u bë për tre minuta”, tha Hoxha.

Nga grabitja në Rinas, te vrasja në Bllok, ngjarjet ku janë përfshirë komandot

përplasjet“Bilo, sapo ka konstatuar se Gaxha ka armë, ka hapur zjarr ndaj tij. por, një detaj

tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e

tij të shërbimit për të kryer vrasjen.”

Reagimi i komandos

Gazetari i Report TV Artan Hoxha zbardhi dje i pari dinamikën e deta-jet nga përleshja

e armatosur në Bllok, ku u vra Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mi-kun e tij Eljon Hato. Gazetari Artan Hoxha ishte ftuar dje në studion e Report TV për të hedhur dritë mbi përplasjen me armë mbrëmë në Bllok që përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përket konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gax-hën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty. Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen. Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë.

Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t’i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima. “Deri në këto momente në Tiranë ka pasur një ekuilibër mes grupeve që kontrollonin kryeqytetin. Kjo ngjarje prish balancat. Në rast se nuk ndë-rhyhet nuk është çudi të themi se jemi në pragun e një serie të re vrasjesh në kryeqytet”, theksoi Artan Hoxha.

Për ngjarjen dimë që një Komando ka vrarë truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?

Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ng-jarje. Kjo vrasje ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja a ndodhur në zonën e ish-Bllo-kut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme. Kemi një territor të frekuentuar

Edhe biznesmeni tjetër Memli Begalla u vra në mes të Bllokut...

Po jo vetëm ai. Kemi po ashtu vrasjen e të ndjerit Artan Santo në një distancë fare të afërt. Presupozohet se është një nga zonat më të sigurta,

por rrinë edhe persona me precedent penal. Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja është një lokal i vogël. Aty kanë ndenjur gjithë deputetët e ministrat e qeverisë. Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka një tavolinë të madhe në mes, një banak në krah të djath-të dhe ca tavolina të vogla. Është ambient për takime intime. Aty rrinin persona VIP, politikanë e biznesmenë. Kam hyrë për herë të parë se s’doja të isha tek lokali ku rrinin deputetët, aty shikoja kolegë, analistë që rrinin me deputetë. Në një lokal që është edhe pak i rezervuar tregon se edhe klientela nuk është e zakonshme. Kamerat e jashtme i ka cilësore por të brendshmet nuk është se janë dhe aq të forta. Megjtiahtë nga një kqyrje e parë e tyre

duket se fillimisht ka ardhur biznesmeni Vis Martinaj, shumë i fuqishëm në lojërat e fatit, lëviz i shoqëruar e kam parë edhe në raste të tjera ka ardhur me rrjet shoqëror per-sona besnikë që i qëndrojnë afër. Janë ulur tek tavolina e madhe iu është shërbyer verë, gotat janë të paprekura. Pra ngjarja ka ndodhur sapo është servirur vera. Në momentin që 4 persona janë ulur në tavolinë, Ervis Martini mendohet të ketë qenë në banak me pronarin. Kamerat e sigurisë dëshmojnë se kanë hyrë katër persona të tjerë në lokal. Është fakt që janë thirrur të vinin në atë lokal. Në momentin që kanë hyrë ka pasur konflikt në lokal, njeri nga viktimat Fabjol Gaxha ka pasur konflikt me personat e hyrë në lokal. Nga informa-cionet që kam unë ka një sërë

pistash dhe asnjëra prej tyre nuk përjashtohet. Është fakt që personat që kanë hyrë në lokal janë thirrur, i ka thirrur dikush për të shkuar aty. Ka pasur konflikt fizik mes Marjol Bilos dhe viktimës. Komandoja mësohet se është pjesë e Bere-tave të kuqe. Kemi komando me Bereta blu, të kuqe dhe të zeza. Në bazë të uniformës kanë edhe përgatitjen dhe detyrat. Pjesëtari që ka ndërhyrë është pjesëtar i komandove. Men-jëherë sapo ka nxjerrë armën viktima, edhe komandoja ka nxjerrë armën. Aty është gje-tur një pistoletë, dyshohet se është e Fabjan Gaxhës dhe me të ka qëlluar vetëm një herë, plumbi i dytë i ka mbetur në gojë. Gjatë këqyrjes.

Personat janë larguar men-jëherë pas ngjarjes?

Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje.

Emri i Elvana Gjatës është përmenduar, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë?

Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë dekla-rime. Ajo është parë në ambi-entet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua dhe dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konf-likti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde.

Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë VIP dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.

Po për pronarin e lokalit çfarë mund të na thoni?

Lokali ishte nga ata që synonte klientelë VIP, si bari dhe restoranti, donte klientelë luksi. Aty ka shishe vere nga 300 euro në 3 apo 4 mijë euro. Pronari i lokalit ka synuar këtë klientelë. Besoj që ka qenë në rregull me ligjin e taksat. Ai është i shoqëruar se çfarë di për ngjarjen. Kjo është pjesë e hetimit të policisë. Edhe në këtë ngjarje ka pasur persona VIP dhe jo të tjerë

Si nisi i gjithë konflikti thatë që Martinaj ishte në banak?

Informacioni që unë kam është një pjesë e këqyrjes së kamerave të policisë. Një pjesë e dëshmitarëve janë të traumatizuar nga ajo që ndo-dhi. Një nga personat është goditur në nofull dhe nuk flet dot, Martinaj është goditur në qafë dhe ai e ka të pamundur të flasë. Është shumë e rëndë-sishme të zbardhet motivi, në bazë të dinamikës dhe personave të përfshirë. Nuk besoj se motivi është banal. Këto motive banale shërbejnë si shkak për të zbuluar motive të tjera.

Marvjol Bilo

7www.shqiptarja.com

E shtunë, 6 tetor 2018PARALAJMëRiMi

shpallje aNkaNdiShOqërIa PërMbarIMOre “COrreCTOr” ShPk, zhvIllON aNkaNdIN e I-rë, Për ShITJeN e PaSurISë Së PaluaJTShMe

Ankandi zhvillohet dt. 09/10/2018, ora 16.00 në adresën, Rruga “Kavajes”, Ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i III –te, Tiranë.

kONTakT: cel. 0684000061 oSe në ADreSën e e-mail: [email protected]

Pemtore me sipërfaqe 975 m², me Nr.Pasurie 419/10, Vol.7, Fq.201, Zona Kadastrale 3140, ndodhur në Radhimë, regjistruar në pronësi të hipotekuesit Elidon Binaj, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.

CmImI I ANKANdIT Të pARë ësHTë ALL 7,040,000 (shtatë MilioN E dyZEtë Mijë lEKë).

shqipëria është zyrtarisht pjesë e Eurojust, agjencisë së Bash-

kimit Evropian e cila merret me bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale midis shteteve anëtare. Min-istrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Presidenti i Eurojust, Ladislav Ham-ran kanë nënshkruar sot marrëvesh-jen për të fuqizuar bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust. Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan që bëhet pjesë e kësaj agjencie. Vendi ynë do të përfitojë nga aksesimi i sistemeve informative të Eurojust-it si dhe nga shkëmbimi i të dhënave personale dhe provave ndërmjet prokurorëve dhe hetuesve nga e gjithë Evropa. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes merrnin pjesë edhe

Apartament me nr. Pasurie 30/18+1-6 Volum 8, Faqe 152, Zonë kadastrale 8511, me siperfaqe 86 m², me vendodhje, rr. Aleksander Goga, Pallati 20, Durres, në pronësi të Islam dhe Vjollca Alikaj, mbi të cilen është vënë hipotekë ne favor te Alpha Bank, per Shumen 15,000 euro.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 34,400 (tridhjete e kater mije e katerqind) eUro.

Ankandi do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “reAl BAIlIFF SerVICe” sh.p.k, në datë 10.10.2018 në orën 16:00, në adresën: rr. “Pjeter Bogdani”, Palati 8/1, Kati 1, Tiranë. Cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

shoqëRia PëRMBaRiMoRE “REal BailiFF sERViCE” sh.P.Kdo të ZhVillojë aNKaNdiN E PaRëPëR PasuRiNë E PaluajtshME:

ambasada e shBa: Zyrtarët e korruptuar do largohen

Zëvendës ambasadorja amerikane leyla Moses-ones: Mbështesim ngritjen e sPaK dhe BKh, të vijojë hetimi ndaj tahirit dhe shullazit!

Adriatik Doçi TIrAne

kryetarja e LSI, Monika kryemadhi ka zbardhur ak-sionin e opozitës, ndërsa ka bërë edhe një deklaratë ta

pazakontë. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha qytetarët duhet të dalin në rrugë me opozitën, për të rrëzuar kryem-inistrin Edi Rama. Sipas saj, LSI së bashku me Bashën, nuk mund ta rrëzojnë dot Ramën vetëm. Kryetarja e LSI kërkoi ngritjen e qytetarëve në protestë, por pa dhënë detaje konkrete nëse vërtetë opozita ka një plan rikthimi protestash kundër qeverisë. “Sfida e opozitës është që të dalim me qytetarët në rrugë dhe të rrëzojmë Edi Ramën. Monika me Lul Bashën nuk e rrëzojnë dot vetëm Ramën. Sot ka ardhur koha që të gjithë të dalim dhe ta rrëzojmë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI, deklaroi gjithashtu se po përndiqet nga struktura të shtetit dhe struktura kriminale, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Edhe më herët Kryemadhi është shprehur se ajo dhe familja e saj përgjohem. “Ndiqem, ka ndodhur që të ndiqem. Mua më ndjekin struktura të shtetit, struktura kriminale. Edhe gjatë fushatës zgjedhore më ka ndodhur të përndiqem”, pohoi ajo.

kryemadhi: unë dhe luli nuk e rrëzojmë dot Ramën

Misioni

Ndryshimi i ambasa-dorëve të Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës në Shqipëri nuk ndryshon pozicionin

amerikan në raport me re-formën në drejtësi dhe betejën kundër krimit dhe korrup-sionit. Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, u shpreh se zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, duke iu referuar në këtë rast prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të largohen. “Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush. Ata mbajnë po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim tek publiku. Shërbyen disa me nderim, por shumë nga ata diskretituan sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre të sundimit të ligjit. Të korruptu-arit do të largohen. Ata do të jenë e shkuara dhe ju e ardhmja. Mbani premtimin. Diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit”, tha Leyla Moses-Ones. Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri artikuloi një mesazh të fortë teksa tha se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë. “Ju përfaqësoni fytyrën e ndry-shimit. Gjithçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e palëkundur e SHBA për shtetin ligjor dhe Shqipërinë. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë, SHBA do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona për një gjyqësor etik, SHBA do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që përdorin pozitat e tyre për t’u

presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim Komisionerin Euro-

pian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Presidenti vlerësoi nismat flamur të Komi-sionit Europian për “Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin” dhe për “Forcimin e Shtetit Ligjor”, dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri. “Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, u shpreh

ilir Meta takon Avramopoulos: Bashkëpunim për kufijtë

Shqipëria bëhet pjesë e Eurojust, firmoset marrëveshja

pasuruar, për të favorizuar të fortit apo për të shmangur dhe vetë drejtësinë e tyre. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur, i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm”, pohoi ajo. Zëvendës Ambasadorja ka thënë se duhet të vijojnë hetimet

për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi. “Duhet të vijojë hetimi ndaj Tahirit dhe Shullazit!”, tha Moses-Ones.

spak dhe BkhZëvendës Ambasadorja

Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka kërkuar ngrit-jen e organeve të SPAK-ut, të projektuara për të luftuar

krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. “Gjithashtu do të vazhdojmë përpjekjet për të ngritur SPAK-un dhe BKH. Këto institucione do të forcojnë kapacitetet e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosjes së korrupsionit dhe

përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar”, tha përfaqësuesja e SHBA. Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që të punojnë bashkë për emërimin e këtyre magjistratëve. “SHBA do të vazhdojnë gjithashtu të nxisin drejtuesit politik të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të të mirë për të

gjithë, të kërkojë që depu-tetët e Kuvendit të punojnë së bashku. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar ligjin e qeverisjes në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot”, pohoi Moses-Ones.

“Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush. Ata mbajnë po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim tek publiku. Shërbyen disa me nderim, por shumë nga ata diskretituan sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre të sundimit të ligjit. Të korruptuarit do të largohen”.

Të korruptuarit

“SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë, SHBA do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona për një gjyqësor etik, SHBA do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”.

Mesazhi

Komisionerja e BE për çështjet e Drejtësisë, vera Jouroa dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, vendit që mban presidencën e BE, Josef Moser. Ndër-kohë që prej vitit 2017, Shqipëria ka marrë pjesë edhe në dy ekipe hetimi të përbashkët, duke përfshirë një me Italinë. Bisedimet formale për hyrjen në një marrëveshje bashkëpunimi filluan më vitin 2016.

Presidenti Meta. Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi parësore rezultatet konkrete në përmbush-jen e reformave kyçe. Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ball-kanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

8 E shtunë, 6 tetor 2018www.shqiptarja.comDRAfti i PS

hiqen komisionerët partiakë, ja kush do i numërojë votat

Dy kushtet për t’u bërë anëtar i komisioneveqë do të administrojnë zgjedhjet e ardhshme

Esiona Konomi Adriatik Doçi

TIrAne

REPORT TV zbardhi dje draftin e Partisë Socialiste për Re-formën Zgjedhore. Në draftin e PS,

propozohen 52 ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ndër ndry-shimet kryesore është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në tre nivele, KZAZ, KQV dhe GNV. Propozohet përzgjedhja me short dhe jo më nga partitë politike të anëtarëve të tre strukturave. Largimi i komisionerëve partiakë është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR, por një propozim i tillë është refuzuar nga Partia Demokratike. Ndërkaq, sipas draftit të PS, komisionerët që do të zgjidhen me short. Dy janë kushtet që duhet të plotësojë një shtetas për t’u bërë numëru-ar, anëtar i KZAZ apo anëtar i komisionit të qendrën së voti-mit. Ata duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë si dhe të kenë përfunduar me sukses kurset e trajnimit pranë KQZ. “Grupet e Numërimit të Votave përbëhen nga dy anëtarë secili. Anëtarët e

NeNi 7Neni 29 ndryshohet si vijon:Përbërja e KZaZ-së

1. KZAZ-ja përbëhet nga 3 anëtarë dhe sekretari joanëtar, të cilët përzg-jidhen nga KZQ-ja me short të hedhur mes shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me sukses kurset e trajnimit të KQZ-së dhe janë certifikuar prej saj si administrator zgjedhorë. nga shorti përjashtohen personat ndaj të cilëve janë vendosur masa disiplinore për marrëdhënien e tyre si administratorë zgjedhorë. në aktin e emërimit KQZ-ja përcakton administratorin zgjedhor me moshën më të vjetër si kryetar të KZAZ-së dhe atë që vjen menjëherë pas tij në moshë në detyrën e zëvendëskryetarit të KZAZ-së.

NeNi 11Neni 36 ndryshohet si vijon: Përbërja e KqV-së

1. KQV-ja përbëhet nga tre anëtarë nga të cilët njëri prej tyre është sekretar i KQV-së. Anëtarët e KQV-së përzgjidhen me short nga KZAZ-ja midis shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me sukses kurset e trajnimit të KQZ-së dhe janë certifikuar prej saj si administratorë zgjed-horë. nga shorti përjashtohen personat ndaj të cilëve janë vendosur masa disiplinore në marrëdhënien e tyre si administratorë zgjedhorë. Anëtari i përzgjedhur nga shorti me moshën më të vjetër kryen njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të KQV-së.

NeNi 21Në nenin 67, pika 6 ndryshohet si vijon:

“6. Për çdo zonë zgjedhore jo më pak se një në çdo tri emra të njëpasn-jëshëm të listës shumëmërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore për çdo këshill bashkiak një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje duhet t’i përkasë secilës gjini. ”

NeNi 25Në nenin 84 bëhen këto ndryshime:

- Pika 4 ndryshohet si vijon: “4. Partitë politikë dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politikë kundrejt pagesës 3 muajt fundit para datës së zgjedhjeve.”

- Pika 5, pika 6, pika 7, pika 8 dhe pika 9 shfuqizohen.- Pika 10 ndryshohet si vijon: “10. ndalohet transmetimi i reklamave të

paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publik apo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të atyre që transmetohen për rritjen ndërgjegjësimit të zgjedhësve, nxitjen

e pjesëmarrjes në votim apo aspekte të tjera të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara me ligj.”

NeNi 29Neni 88 bëhen këto ndryshime:

- Pika 2 në fund shtohet fjalia: “Përdorimi i burimeve njerëzore përfshin edhe presionin ose ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit.

- Shtohet pika 4 dhe pika 5 me këtë përmbajtje: “4. ndalohet transmetimi nga radio Televizioni Publik i aktiviteteve të institucioneve publike qendrore dhe vendore për qëllime zgjedhore. një aktivitet është për qëllime zgjedhore kur ai promovon arritjet institucionale, investimet ose progresin me punët publike ose kur promovon aspekte specifike të programit zgjedhor të subjektit zgjedhor.

NeNi 30Në nenin 89 bëhen këto ndryshime:

- Shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milionë lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik.”

NeNi 31Në nenin 90 bëhen këto ndryshime:

- Pika 3 ndryshohet si vijon: “3. Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore, në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i fushatës zgjed-hore dokumentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Për zbatim të këtij Kodi “shpenzim për fushatë” është çdo shpenzim që bën një parti ose kandidatët e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë.”

NeNi 32Pas nenit 90 shtohen nenet 90/1,neni 90/2 dhe neni 90/3 me këtë përmbajtje:

NeNi 90/1deklarimi dhe publikimi

1. Subjektet zgjedhore janë të detyruara të paraqesin raport Financiar

Dy janë kushtet që duhet të plotësojë një shtetas për t’u bërë numëruar, anëtar i kzAz apo anëtar i komisionit të qendrën së votimit. Ata duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë si dhe të kenë përfunduar me sukses kurset e trajnimit pranë kQz.

kushtet

disa NGa NdryshiMeT Në kodiN ZGjedhor Të propoZuara NGa pspër fushatën zgjedhore në KQZ brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.

2. raporti i përmendur në pikën 1 të këtij neni dorëzohet sipas një modeli të miratuar nga

KQZ-ja. Ai duhet të përmbajë informacion në lidhje me:- Çdo dhurim që i është bërë partisë/subjektit zgjedhor (duke përfshirë

edhe degët dhe kandidatët e saj) gjatë fushatës zgjedhore dhe gjashtë muaj para fushatës dhe burimin e tij, përfshirë edhe dhurimet në natyrë.

- Të ardhurat për qëllime të fushatës zgjedhore nga të gjitha burimet e tjera të lejuara.

- Të gjithë zërat e shpenzimeve për qëllime të fushatës zgjedhore siç përcaktohen në vendimin e KQZ-së dhe në nenin 90.

- Bilancin e aseteve dhe detyrimeve të partisë politike për periud-hën nga dekretimi i Datës së Zgjedhjeve deri në Datën së Zgjedhjeve. [Shqiptarja.com]

3. Çdo parti politike që merr pjesë në zgjedhje mban dhe ruan në arkivë për një periudhë prej 7 vjetësh, dokumentacionin e plotë dhe të hollësishëm të statusit të saj financiar dhe të degëve të saj për periudhën që mbulon ky raport, duke përfshirë:

-librat e llogarive/kontabilitetit, mbajtur në përputhje me legjislacionin në fuqi, ku pasqyrohen të gjitha të ardhurat sipas burimit dhe shumës, identifikohet si është bërë pagesa, si dhe pagesat e bëra personave të tretë, qëllimet e pagesave dhe se si është kryer çdo pagesë;

-Dokumentacionin e të gjitha shpenzimeve të bëra;-Situatën dhe lëvizjet në llogarinë e saj bankare;- Dokumentacionin e plotë të pronave të paluajtshme që zotëron

partia politike, si dhe çdo kontratë të lidhur për marrje me qira, dhënie me qira, porositje, apo shitje të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme.

NeNi 90/2Monitorimi i fushatës zgjedhore

1. Jo më vonë se një muaj para fillimit të fushatës zgjedhore, KQZ-ja cakton një numër të mjaftueshëm personash për të monitoruar përm-bushjen nga subjektet zgjedhore të detyrimeve në lidhje me financimin e fushatës. monitoruesit duhet të përzgjidhen nga personat me përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

2. KQZ-ja përcakton me një udhëzim të posaçëm kriteret për përzgjedh-jen e monitoruesve si dhe për objektin e monitorimit. Monitorimi kufizohet me vëzhgimin e respektimit të verifikueshëm lehtësisht të detyrimeve të subjekteve zgjedhore në lidhje me fushatën zgjedhore, duke përfshirë respektimin e ndalimeve dhe kufizimeve të formave të caktuara të fushatës

Grupit të Numërimit të Votave përzgjidhen nga KZAZ-ja me short midis shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me suk-ses kurset e trajnimit të KQZ-së si administrator zgjedhorë. Nga shorti përjashtohen personat për të cilët është marrë masë disiplinore në marrëdhënien si administrator zgjedhorë. Në ven-dimin për emërimin e e Grupit të Numërimit të Votave anëtari më i vjetër në moshë emërohet numërues i parë ndërsa anëtari i dytë është sekretar”, parashikon drafti. Ndërkaq, KZAZ-ja për-bëhet nga 3 anëtarë dhe sekretari joanëtar, të cilët përzgjidhen

nga KZQ-ja me short të hedhur mes shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me sukses kurset e trajnimit të KQZ-së dhe janë certifikuar prej saj si administrator zgjedhorë. “Nga shorti përjashtohen personat ndaj të cilëve janë vendosur masa disiplinore për marrëdhënien e tyre si administratorë zgjedhorë. Në aktin e emërimit KQZ-ja përcakton administratorin zg-jedhor me moshën më të vjetër si kryetar të KZAZ-së dhe atë që vjen menjëherë pas tij në moshë në detyrën e zëvendëskryetarit të KZAZ-së. Sekretari i KZAZ-së zgjidhet nga radhët e personave

disiplinore në marrëdhënien e tyre si administratorë zgjedhorë. Anëtari i përzgjedhur nga shorti me moshën më të vjetër kryen njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të KQV-së. Sekretari i KQV-së përzgjidhet midis per-sonave që plotësojnë kushtet sipas pikës 1 të këtij neni dhe që janë diplomuar në sistemin universitar”, thuhet

kaNdidaTeT GraNjë tjetër risi është edhe

propozimi për të shmangur fenomenin e Lezhës me PS-në dhe Beratit me PD-në ku kandidatet gra në lista hiqnin dorë nga mandati për t’ia kaluar meshkujve. Në draft PS propozon që mandati t’i kalojë kandidatit me të njëjtën gjini në listat e partisë aleate, me herësin më të lartë. Drafti përmban disa nga reflektimet ndaj rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por jo kërkesat e PD për votim elektronik, edhe pse PS ka dhënë OK për testimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Në draft nuk gjendet e përkthy-er as kërkesa e PS për votimin e emigrantëve. Burime pranë Partisë Socialiste shpjeguan për Report TV se ky draft është vetëm detyrimi që Shqipëria ka ndaj organizatave ku është

partnere. Të njëjtat burime thonë se PS i ka gati edhe variantet për çështjet që janë në diskutim në tryezë me PD, por nuk mund t’i parashtrojë ato pa konsensusin e opozitës. Drafti është propozuar nga PS, ndërsa opozita e ka bo-jkotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

që plotësojnë kushtet e pikës 1 të këtij neni dhe që ka formimin jurist”, parashikon drafti i PS.

QeNdraT e voTiMiT Në të njëjtën formë do të

zgjidhen edhe anëtarët e Komi-sioneve të Qendrave të Votimit. Konkretisht, drafti parashikon që anëtarët e KQV-së përzgjidhen me short nga KZAZ-ja midis shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me sukses kurset e trajnimit të KQZ-së dhe janë certifikuar prej saj si administratorë zgjedhorë. “Nga shorti përjashtohen personat ndaj të cilëve janë vendosur masa

9www.shqiptarja.com

E shtunë, 6 tetor 2018DRAfti i PS

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand të pasurive të paluajtshme, ne pronesi te z.Bledar Vokshi, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 18.10.2018 ora 16:00- Truall me sip.861 m2, ZK 8516, me adrese Shkozet, Durres, me çmimin fillestar 22,794 Euro.- ndertese me sip.705 m2, ZK 8516, me adrese Shkozet, Durres, me cmimin fillestar 215,364 Euro.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3 të pasurive të paluajtshme, ne pronesi te z.Petrit myrtaj, si me poshtë, lënë garanci për “nBG Bank”

Në datë 19.10.2018 ora 16:00- Truall me sip.270 m2 dhe 200 m2 ndertese, ZK8642, me adrese Lagja nr.3, Sarande, me çmimin fillestar 90,720 Euro.

Partia Social iste, njëlloj si Partia Demokratike një vit më parë, propozon ndryshime në Ko-

din Zgjedhor për të penguar median të transmetojnë rekla-ma të partive apo të enteve shtetërore. Atë që propozoi Lulzim Basha para zgjedh-jeve parlamentare të 2017, për ndalimin e reklamave kundrejt pagesës në media, Partia Socialiste e ka përf-shirë në draftin e hartuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në draftin e socialistëve për reformën zgjedhore që Report TV ka siguruar, propozohet që partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt e fundit para datës së zgjedhjeve. Po kështu edhe institucioneve shtetërore dhe enteve publike nuk u lejohen gjatë kësaj periudhe të trans-metojnë reklama të paguara apo financuara prej tyre. Kjo është tentativa e dytë për të dëmtuar financiarisht medi-an, pas propozimit të Lulzim Bashës në 2017. Në paktin politik të 18 majit, Rama dhe Basha ranë dakord të detyro-jnë mediat të transmetojnë pa pagesë reklamat e partive. Asokohe kjo u sanksionua në ligjin për financimin e partive politike, ndërsa kësaj radhe, socialistët kërkojnë që kjo të vendoset në Kodin Zgjed-hor, një dokument më i lartë shtetëror. Ky parashikon është një goditje e drejtpërdrejtë kundër lirisë së mediave në Shqipëri, ndërsa jo rastësisht nuk përfshihet në rekoman-dimet e OSBE/ODIHR për përmirësimin e ligjit zgjed-hore. Konkretisht, drafti i propozuar nga PS parashikon ndryshimin nenit 84 “Fushata zgjedhore në radiot dhe tel-evizionet private”, pika katër. Sipas draftit, partitë politikë dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politikë kundrejt pagesës 3 muajt fundit para datës së zg-jedhjeve. Kjo pikë parashikon që “Vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara për zgjedhje kanë të drejtë të transmetojnë reklama politike gjatë peri-udhës zgjedhore në radiot, televizionet apo mediat audio-vizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit

PS kopjon PDpër censurë financiare

ndaj mediasPS propozon ndalimin e reklamave

politike në media kundrejt pagesës 3 muaj para zgjedhjeve

partia Socialiste, një lloj si partia Demokratike një vit më parë, propozon ndryshime në kodin zgjedhor për të penguar median të transmetojnë reklama të partive apo të enteve shtetërore.

propozimi

Ndër ndryshimet kryesore është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në tre nivele, kzAz, kQV dhe GNV. propozohet përzgjedhja me short dhe jo më nga partitë politike të anëtarëve të tre strukturave.

Ndryshimi

Në draftin e socialistëve për reformën zgjedhore që Report TV ka siguruar, propozohet që partitë të mos bëjnë reklama politike kundrejt pagesës 3 muajt e fundit para datës së zgjedhjeve.

Ndalimi

të sinjalit. Reklamat politike të koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohës së partive politike anëtare të koalicionit, sipas marrëveshjes individuale të secilës parti me operatorin radioteleviziv. Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës. Në rast se reklama politike nuk është identifikuar

qartë, KQZ-ja urdhëron pe-zullimin e menjëhershëm të transmetimit të saj derisa të bëhet identifikimi i kërkuar nga kjo pikë”.

kufiZiMeT e Tjera Kufizime parashikohen

edhe për shpenzimet në fushatë, ku shuma e shpenzuar nga një parti politike, përfshirë

kandidatët e saj, nuk duhet të jetë m,ë e madhe se 2-fishi i parave që subjekti zgjedhor ka marrë nga fondet publike për ato zgjedhje. “Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kan-didatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore, në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore dokumentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Për zbatim të këtij Kodi “shpenzim për fushatë” është çdo shpenzim që bën një parti ose kandidatët e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë”, thuhet në draftin e PS.

disa NGa NdryshiMeT Në kodiN ZGjedhor Të propoZuara NGa psdhe shpërdorimit të burimeve shtetërore.

3. monitorimi nuk duhet t’i ekspozojë monitoruesit ndaj rreziqeve të panevojshme.

4. monitorimi nuk kërkon që monitoruesit të llogarisin shpenzimet totale për fushatë zgjedhore nga subjekti zgjedhor ose variablat e ndryshme financiare që kërkojnë mbledhje të metadatave të zgjeruara.

5. në rastet kur monitoruesit vërejnë shkelje gjatë procesit të monitorimit, ata informojnë KQZ-në përmes mënyrës së përcaktuar nga KQZ-ja, në të njëjtën ditë që bëhet vëzhgimi.

NeNi 48Neni 173 ndryshohet si vijon:

“NeNi 173sanksione në lidhje me financimin e fushatës

1. Shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore nga personi përgjegjës i financës së një partie politike dënohet me një gjobë nga 100 000 deri 200 000 lekë.

2. Pengimi ose mosbashkëpunimi i subjektit zgjedhor me audi-tuesin e KQZ-së dënohet me një gjobë nga 2 000 000 deri 3 000 000 lekë, si dhe me pezullim të financimit publik të partisë politike për deri në 5 vjet.

3. Mosparaqitja e një raporti financiar për fushatën brenda afatit ligjor dënohet me një gjobë prej 2 000 000 lekë. Paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë prej 500 000 deri 1 000 000 lekë.

4. Fondet jopublike të përftuara nga një parti politike, identiteti i dhuruesit të të cilave nuk dihet ose nuk përcaktohet qartësisht, transferohen në llogarinë e KQZ-së. Moskalimi çon në konfiskimin e fondeve të marra dhe në një gjobë të barabartë me shumën e fondeve të marra.

5. Pranimi i fondeve private më vlerë më të madhe se 30 mijë lekë dhe kur transaksioni nuk është bërë përmes llogarive bankare dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe në kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.

6. Pranimi i fondeve nga donatorë të ndaluar siç specifikohet në nenin 89.3 dënohet me kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së dhe me një gjobë të barabartë me dyfishin e shumës së fondeve të marra.

7. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zg-jedhor dënohet me një gjobë prej 5 000 000 lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë.

10 E shtunë 6 tetor 2018www.shqiptarja.com

Komisioneri Publik i kërkon Ko-legjit të Posaçëm të Apelimit që

të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërpre-rjen e Vetingut për këshilltarn ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Valbo-na Bala. “Komisioneri Publik, bren-da afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit, për subjektin e rivlerësimit

znj. Valbona Bala (Pajo), këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin e Komisionerit Pub-lik, pjesa urdhëruese e vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk është marrë në zbatim të plotë të dispozitës së nenit G të Aneksit të Kushtetutës, si dhe praktikës gjyqësore orientuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim. Komisioneri Publik i kërkon Ko-

legjit që të korrigjojë mangësitë në vendimin e KPK. “Bazuar në përmbajtjen e pikës 3 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që kjo mangësi në vendimmarrjen e Komi-sionit të Pavarur të Kualifikimit të korrigjohet, pas shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të Rregullores së Institucionit të Komisionerëve Pub-

Paradoksi

KLD e shpall të aftë, KPK shkarkon

gjyqtarin si të paaftëKomisioni i Vetingut shkarkon gjyqtarin

Ahmet Jangulli si të paaftë, KLD e vlerësoi si të aftë në vitin 2017, ja vendimi

adriatik doçi Tirane

Ashtu siç edhe pritej, komisioni bazë i Vetin-gut ka shkarkuar dje nga detyra gjyqtarin në Gjykatën Administrative

Shkodër, Ahmet Jangulli, si të paaftë profesionalisht, por edhe për fshehje pasurie dhe marrje ryshfeti. Gjatë seancës dëgjimore, trupa gjykuese tha se Ahmet Jangulli nuk di të shkruajë qartë vendimet dhe se ka zvarritur disa çështje. Për këto, edhe disa arsye të tjera, të cilat do të detajohen në vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Ahmet Jangullin. “Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.10.2018 për subjektin e riv-lerësimit, z. Ahmet Jangulli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.10.2018 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Val-bona Sanxhaktari, znj. Brunilda Bekteshi relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK.

Ashtu siç edhe pritej, komisioni bazë i Vetingut ka shkarkuar dje nga detyra gjyqtarin në Gjykatën Administrative Shkodër, Ahmet Jangulli, si të paaftë profesionalisht, por edhe për fshehje pasurie dhe marrje ryshfeti.

Shkarkimi Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjyqtari Ahmet Jangulli është i aftë për të shërbyer në sistemin e drejtësisë. Një vit më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka vlerësuar me ‘mirë’ gjyqtarin e gjyqtarin në Gjykatën Administrative Shkodër.

KLD

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti, do të

dalë ditën e hënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatin e hetimit ndaj saj, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e zonjës Prifti, përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja. Pas zonjës Priftit, para komisionit të Vetingut do të dalin të gjithë krerët e gjykatave dhe prokurorive në Shqipëri.

Gjyqtarja Entela Prifti të hënën del para Vetingut

Rivlersimi

Për KLD është i aftë Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

gjyqtari Ahmet Jangulli është i aftë për të shërbyer në sistemin e drejtë-sisë. Një vit më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka vlerësuar me ‘mirë’ gjyqtarin e gjyqtarin në Gjykatën Ad-ministrative Shkodër, Ahmet Jangulli. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 22.09.2017, mbështetur në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve” i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur si dhe projek-taktin përfundimtar të vlerësimit të përgatitur nga Kryeinspektori i KLD, vendosi yë vlerësojë “Mirë” gjyqtarin Ahmet Jangulli për peri-udhën kohore 2007 - 2009, sipas tabelave “Vlerësimi Përfundimtar” bashkëlidhur. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit në dosjen e tij”, thuhet në vendimin e KLD.

refuzimi i shKarKimit Vetëm disa muaj më parë, Këshil-

li i Lartë i Drejtësisë, refuzoi me shumicë votash për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin, duke rrëzuar kësisoj kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë. Referuar procesverbalit të mbledhjes, anëtarët e KLD Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha dhe Astrit Haxhi-alushi kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit Jangulli. Ndërkaq, kryetari i KLD, Ilir Meta, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe anëtari Vangjel Kosta kanë votuar pro shkarkimit të gjyqtarit. Anëtari i KLD, Xhezair Zaganjori, në cilësinë kryetarit të Gjykatës së Lartë, rezulton se nuk ka marrë pjesë në votim. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pohuar në KLD se gjyqtari Jangulli ka kryer shkelje të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. “Propozimi për marrjen e masës disiplinore ka ardhur në vijim të konstatimeve të dala nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati

i KLD-së, i cili bazuar në urdhrin e verifikimit datë 04.03.2016 ka verifikuar ankesën e paraqitur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit ndaj veprimtarisë së gjyqtarit Ahmet Jangulli të Gjykatës Administra-tive të Shkallës së Parë Shkodër për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative”, ka pohuar Gjonaj. Gjyqtari Ahmet Jangulli ka dhënë në

KLD versionin e tij për pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë. Jangulli ka pohuar se kërkesa e ministrisë nuk ka bazë ligjore. Ndërsa sipas anëtarit të KLD, Gjon Gjoni, ministrja e Dre-jtësisë nuk ka asnjë kompetencë lig-jore për të kërkuar masa disiplinore për gjyqtarët. Gjin Gjoni ka pohuar se as KLD nuk mund të vendosë për shkarkimin e gjyqtarëve.

anKimimi

Komisioneri Publik kërkon Veting për Valbona Balën

likë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngri-tur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar

të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

11www.shqiptarja.com

E shtunë 6 tetor 2018

Përse ish-komisari, sa ishte në Shqipëri deligjitimoi institucionet dhe preferoi të denonconte faktet e tij të rënda te ish-kryeministri Berisha e më pas në media, ndërsa tani, që është në komoditetin dhe sigurinë e azilantit në Zvicër, kur i kërkohen fakte, i bëhen pyetje për të shkuar tek e vërteta e rëndë, ai hesht duke thënë se “do t’i drejtohet institucioneve”? Carlo Bolli-no i bëri një tjetër pyetje ish-komisarit: Përse në denoncimin e tij të parë për kërcënim, apo gjatë kalimit të infor-macionit ish-kryeministrit Berisha, Nuhu harroi të shkruante faktin e rëndë të presioneve me armë, sipas tij, të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut të Krujës? Përse u shtua më vonë prej tij dhe opozitës ky version i tyre?

Edhe këtë herë, të gjithë ne jemi të përfshirë në një situatë gjigande vorbulle e mjegulle, nga e cila kërkojmë të dalim vetëm përmes të vërtetës. Por e vërteta duhet kërkuar. Në të njëjtën kohë ndodh një tjetër çudi: Të njëjtët gazetarë që me ashpërsi dhe vendosmëri “gozhduan” Xhisielën se përse nuk e pohon para kamerave që është dhunuar e djegur barbarisht nga ish i fejuari i saj, Rexhep Rraja, sot në pranga, djali i deputetit të PS, shqetësohen nëse të tjerë gaze-tarë përpiqen të kuptojnë këtë tjetër ngjarje që nëse rezulton e vërtetë, do të prekte e dhunonte një vend të tërë, idealet, familjet, ëndrrat e një populli për drejtësi e shtet: A ishte i pranishëm atë natë, me pistoletë në kokën e institucioneve, kreu i grupit të PS Taulant Balla dhe kreu i Bashkisë

së Krujës, në përpjekje për të fshehur dhunën, arrogancën dhe idiotësinë e djalit të deputetit socialist?

Kush kërkon të zbardhet ky aspekt i rëndë i ngjarjes, i hedhur në publik përmes ish-komisarit, opozitës dhe ndjekësve të saj të bërë përherë e më agresivë dhe gjykues në rrjetet sociale, kërkon të krijojë një alibi për Taulant Ballën dhe të tijët? Aspak.

Nëse deri tani, me gjithë kontradik-tat e vajzës, kemi një hap konkret nga drejtësia për të ndaluar dhe gjykuar djalin-dhunues, ngjarja e dytë tepër e rëndësishme është sqarimi dhe transparenca mbi përfshirjen apo jo të pushtetit në varrosjen e të vërtetës. Por këtu duket se ata që e mbështetën, besuan, shpërndanë me shpejtësinë e erës versionin e Nuhut, bezdisen, nëse dikush kërkon të shohë më mirë e të kuptojë më qartë. “Ti nuk i beson Nuhut? Ti mbron pushtetin!” Por pyetjet dikush, pa asnjë kompleks e me profesionalizëm duhet t’i bëjë e për ato pyetje pritet ende një përgjigje.

Dikush nuk e beson fare që Taulant Balla të ketë shkuar në ato anë, “s’ishte e nevojshme” thonë sikur ajo që tha ish-komisari të jetë një kapriço e hedhur sa për të përfituar azil. Por pas bombës së hedhur, duhet të shohim qartë pasojat dhe viktimat e saj: A është i drejtë dhe i sinqertë Emiljano Nuhu ashtu si dhe Xhisiela? A është ai i shtyrë të sajojë për përfitime ekonomike dhe politike apo thotë të vërtetën? A kemi njerëz dhe struktura shtetërore që kanë nisur të distancohen e ta dënojnë edhe moralisht kriminalitetin apo jemi rrethuar ende njerëz që flirtojnë dhe e miklojnë atë?

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dëshmuar dje

në prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat në dre-jtim të ministrit Fatmir Xhafaj për çështjen Babale. Salianji ka dëshmuar përreth 120 minu-ta, ku siç pohoi pasi doli nga ambientet e organit të akuzës, ka dorëzuar një material për personat që po hetohen në këtë çështje. Salianji tha se çështja po zvarritet dhe se ministri Xhafaj ka fshirë provat. Salianji ka mohuar faktin se ekspertiza që ka ardhur nga Britania e Madhe provon se materiali i publikuar nuk është autentik.

“Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me pro-cesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di. Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsyee nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të

fshirë provat. Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryem-inistrin Edi Rama. Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD. Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla. Kemi para-qitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta. Kam prova për

personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, ka deklaruar deputeti Ervin Salianji.

Thirrja në prokurori e de-putetit demokrat vjen vetëm disa ditë pasi nga Anglia ka ardhur përgjigja e audio-përg-jimit të pretenduar mes Albert Veliut njohur si Babalja dhe Agron Xhafajt vëllait të min-istrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Nga të dhënat e para mësohet se ekspertët anglezë kanë mbërritur në përfundimin se përgjimi nuk është autentik. Prokuroria e Tiranës regjistroi

DeKLarata / “S’kam beSim tek Prokuroria, dorëzova një material Për çëShtjen”

“Babalja”, deputeti Salianji pyet për 2 orë në prokurori

E vërteta na duhet neve, jo Taulant Ballës

Edhe këtë herë, të gjithë ne jemi të përfshirë në një situatë

gjigande vorbulle e mjegulle, nga e cila kërkojmë të dalim

vetëm përmes të vërtetës.

Skrupoloziteti në zbadhjen e plotë të kësaj ngjarjeje na ndihmon të gjithëve të shohim mirë në fytyrë ata që thonë të vërtetën, por edhe të dallojmë njëherë e përgjithmonë gënjeshtarët e manipulatorët.

Askush nuk ka pse të mërzitet nëse i bëhen pyetje ish-komisarit Nuhu se përse në denoncimin e tij të parë harroi të shkruante e të përmendte emrat e titullarëve të lartë të strukturave politike e të shtetit dhe përse i shtoi më vonë, ai, ish-kryeministri Berisha, disa gazetarë... Askush nuk ka pse të mërzitet pse Xhisiela këmbëngul dhe thotë se ç’tha komisari ishin gënjesh-

tra dhe ç’thotë ajo për ish-të fejuarin e saj ishin “hakmarrje për xhelozi”. Janë të gjitha dëshmi që ndihmojnë të vërtetën që ende e plotë, në dritë të diellit, nuk ka dalë.

Askush nuk duhet të mërzitet për çdo pyetje që bëhet për të dalë në dritë ngjarja; deri më tani kemi faktet se Xhisiela është dhunuar dhe përndjekur nga ish i fejuari, pavarësisht asaj që vajza mohon; deri tani nuk kemi ende provat e ngjarjes që na prek të gjithëve dhe që na i tha ish-komisar Nuhu. Presim pikërisht këto.

Mbi këtë vërtetë asnjë nga ne nuk duhet të bëjë asnjë skonto, nuk duhet

të kundërsulmojë e të hedhë tjetër tym për depistim (një gazetar shqetësohej që të verifikohej se me ç’makinë kishte dalë nga Shqipëria Nuhu!!!). Ishte apo jo Taulant Balla në komisariat për të bërë presion, nuk ndihmon Taulantin. Ai, si Xhisiela, e di vetë të vërtetën në ishte apo s’ishte atë natë. Drejtësia mbi këtë rast na ndihmon të gjithëve për të kuptuar nëse ka apo jo shpresë të ribëjmë Shqipërinë, apo, ta konsiderojmë edhe këtë herë, si një përpjekje të disave, të mërzitur pa masë për privilegjet dhe kohët e arta kur në pushtet kishim PD-LSI, qajnë për atë kohë dhe punojnë që të rivijë.

vijon nga faqja 1

procedimin penal pasi mori një kallëzim nga Agron Xhafaj, i cili u vetëdorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin. Mbetet për t’u parë nëse Salianji do të merret përsëri në pyetje apo do t’i komunikohet akuza. Në datë 21 maj të këtij viti, tre zyrtarët e Partisë Demokra-

tike, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rën-da, lidhur me përgjimin e PD, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

12 E shtunë 6 tetor 2018www.shqiptarja.comPaketa Fiskale 2019

financat: Ja si do të taksohen pagat

nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Nga plastika, tek kromi; nga dividenti, tek cigaret, ndryshojnë formulat

Genc kondiTirane

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paraqi-tur në grupet e interesit propozimet e saj për të ndryshuar disa nga

formulat aktuale të taksimit, në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Këto propozime, të cilat kërkojnë ndrys-hime në disa ligje që kanë lidhje me sistemin fiskal, duhet të kalojnë më pas në Këshillin e Ministrave e më në fund në shqyrtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

PagatDeri tani, ishte folur për një draft

lidhur me pagat më të larta, që kishte të bënte me uljen e përqindjes së tatimit mbi të ardhurat personale nga 23 për qind, që është aktualisht, në një shifër më të ulët – mendo-hej 18 për qind. Kjo bëhet për atë kategori pagash, që kalojnë qoftë edhe me një lek të vetëm kuotën e 130.000 lekëve.

Ndërkohë, në draftin që u është paraqitur shoqatave të ndryshme të biznesit vihet re një ndryshim tjetër: nuk ulet përqindja e taksimit, por do të rritet më tej limiti i kategorisë që

pagave, që konsiderohen si pagat më të larta. Kështu, nga 130.000 lekë, ky kufi do të kalonte në 150.000 lekë, duke pakësuar numrin e atyre që taksohen me normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale – 23 për qind.

Sipas Financave, përfitues do të jenë 15.400 persona.

fitimetNga ana tjetër, gjithnjë në fushën

e taksimit të të ardhurave, parashi-kohen edhe dy ndryshime, të cilat kanë të bëjnë me dividentin dhe me tatim fitimin e jo-rezidentëve. Dividenti, apo fitimi që gjeneron pjesëmarrja në ortakëri në një sho-qëri tregtare, aktualisht taksohet me normën 15 për qind, ndërkohë që Financat kanë hedhur për diskutim nivele të tjera, si 8 për qind, apo 10 për ëind, gjithnjë më të ulta se niveli aktual. Në rast se miratohet kuota e parë, atëhere kjo praktikisht gati e pergjysmon të ardhurën që shteti siguron nga një gjë e tillë. Ndërkohë, për të vendosur shenjën e barazisë midis të huajve dhe shqiptarëve edhe në fushën e transaksioneve të shit-blerjeve të aksioneve apo licensave, mendohet që të vendoset tatimi mbi të ardhurat personale edhe në rastet kur transaksionet i kryejnë persona,

që nuk janë rezidentë në vendin tonë. Kjo kërkon një ndryshim në ligjin tjetër, atë të procedurave tatimore.

tVshNjë ndryshim në ligjin për Ta-

timin mbi Vlerën e Shtuar ka si synim të lehtësojë ato pak kompani shqiptare që prodhojnë materiale farmaceutike. Konkretisht, Paketa Fiskale parashikon që lëndët e para që importojnë këto ndërmarrje t’i përjashtojë nga detyrimi i pagesës së TVSH-së. Por këto lëndë do të përcaktohen nga qeveria, ashtu sikurse Ekzekutivi do të hartojë një listë me pajisje që kanë të bëjnë me punimet bujqësore, autobusë elektrikë, që përjashtohen nga TVSH-ja, ose lehtësohen, njësoj si edhe kompani nënkontraktore që punojnë me fasonet, eksportues të këpucëve dhe veshmbathjeve.

aKcizatSa u përket akcizave, cigaret dhe

duhani nuk “shpëtojnë” dot vitin e ardhshëm nga rritja e çmimit, që kishin shmangur për këtë vit. Ky është një angazhim që ka lidhje me aderimin e Shqipërisë në BE, e cila ka një program frenues shumëvjeçar për duhanin duke rritur gradualisht

çmimet. Ndërkohë, parashikohet të hiqet sërish akciza për fishekzjarrët, llampat dhe bateritë.

rentaNjë ndihmë për kompanitë e

përpunimit të kromit mund të konsiderohet propozimi tjetër, që ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për

taksat kombëtare, që do të ngarkonte eksportuesit e kromit me një rentë 9%, nga 6% që është aktualisht. Kjo do të nxitë minierat që ta shesin në vend kromin e nxjerrë.

Po në këtë ligj, Paketa e re para-shikon zgjerimin e taksimit të plas-tikës të të gjitha llojeve dhe jo vetëm për ambalazhet me këtë material.

Paketa Fiskale parashikon që mos ulet 23-përqindëshi i taksimit, por të rritet më tej limiti i kategorisë që pagave, që konsiderohen si pagat më të larta. Nga 130.000 lekë, kufiri do të kalonte në 150.000 lekë

Cigaret nuk “shpëtojnë” dot nga rritja e çmimit, që kishin shmangur këtë vit. Ky është një angazhim që ka lidhje me aderimin e Shqipërisë në BE, e cila ka një program frenues për duhanin duke rritur çmimet

rrogat ViP

Duhani

reformat në fushën ekonomike të qeverisë Rama kanë sjellë

rezultate të prekshme, tha dje, në një konferencë për shtyp, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në krahasim me dy eme-timet e mëparshme, Eurobondi preku interesin më të ulët, me kupon 3.5%, me maturitet më të lartë, me vlerë rreth 500 milionë euro. Kjo tregon besimin që investitorët kanë te ekonomia shqiptare. Megjithatë, u shpreh ai, ulja e borxhit publik

është domosdoshmëri dhe detyrë kombëtare, deri kur ne ta çojmë sa 45% e PBB.

Sipas Ahmetajt, rritja ekono-mike në tremujorin e dytë është mbi nivelin e parashikimit vjetor, duke shkuar drejt 4.2% në fund të këtij viti. Energjia ka qenë një nga kontribuesit, por kemi kontribut të konsoliduar të shërbimeve dhe të industrisë. Ndërkohë, 234 mijë vende të reja pune janë hapur dhe 52% është rritur punësimi që nga 2013-ta.

Shkalla zyrtare e papunësisë 15 vjeç e lart është 12.4%, më e ulëta historike. Por, gjithsesi, beteja me varfërinë vazhdon, sepse 76 mijë qytetarë janë të regjistruar si të papunë.

Në periudhën janar–shtator janë krijuar 9.357 biznese të reja neto dhe besoj që do të shkojë të paktën 12 mijë, vuri në dukje min-istri. Dhe rezulton që në vitin 2017 fitimi i kompanive është rritur me 16.7 miliardë lekë. Turizmi është një sukses më vete: gjatë vitit 2018,

numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952, 26.9% rritje. Në vitin 2022 do të presim 10 mil-ionë turistë dhe zëri i shërbimeve të lidhura përgjithësisht me turizmin u zgjerua me vlerën 785 milionë euro ose 8.7 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Edhe tregtia e jashtme - eksportet po rriten në nivele dyshifrore, im-portet (makineri dhe pajisje) në nivele 7.8% dhe importet në tërësi 4%, tha Ahmetaj.

situata eKonomiKeAhmetaj: Reformat sollën rezultate të dukshme në PBB, punësim, turizëm

TË JETË I GATSHËM PËR

TË PUNUAR NË TEREN

PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË KËTË ADRESË:

[email protected]

VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

DHE TË KETË PËRVOJË PUNE

TË KETË ARSIM

TË LARTËOFERTË PUNËSIMI

Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

13www.shqiptarja.com

E shtunë 6 tetor 2018

Vizitorët e shumtë ishin kuriozë për të parë prurjet e piktorit të ri dhe ndaleshin përballë portreteve tipike të malësoreve ose të burrave me fus-tanella të Jugut shqiptar, piktura që kërkonin të shkëmbenin vështrimin e publikut me atë të ngurtësuar në kolor dhe në pastozitetin e penelat-ave. Në një moment hyn një zotëri dhe më pyet për vendin nga vija;u përgjigja që isha nga Shqipëria, befas ne portretin e tij rezatoi nje shkëlqim i thellë qe buronte natyrshëm.

Kishte diçka që nuk arrija ta deshifroja brenda vetes, një mozaik që nuk e kompletoja dot plotësisht. Ndërsa i shoqëroja për t’u treguar punimet, nisëm të bisedonim për Shqipërinë dhe zotëria me fliste për artistët shqiptar gjatë viteve mes dy luftërave. Mbas pak më fton për një Bicerin [bitʃeˈriŋ] diku në Piazza ‘Cavour’. Qëndruam gjatë.

Ishte një burrë fisnik, me mjaft kulturë, kishte studiuar në Torino gjatë viteve para luftës. Biseda e tij hidhte dritë mbi një Itali për mua të panjohur plotësisht; më foli veçanërisht për studentët shqiptarë që ato vite kishin frekuentonin shkollat italiane, nga Trieste në Torino, nga Milano në Napoli, nga Roma në Firence, e kështu me radhë, por kënaqësinë më të madhe e pati kur tregonte për piktorët dhe skulptorët e diplomuar në akademitë italiane. Shpjegonte me zellin e një kuratori të përkryer, fort i dashuruar pas artit dhe kulturës. Në fjalët e tij ndihej entuziazmi i periudhës kur Italia spikaste me avangardën, me krijimin e grupimeve artistike, me efektet e rrymës futuriste, një lëvizje intelektuale që depërtoi në poret e shoqërisë italiane falë gjenisë së artistëve si Umberto Boccioni, Gino Severini, Giacomo Balla, Bruno Munari, Giorgio de Chirico, Arturo Martini, Aligi Sassu, Lucio Fontana, Felice Carena, Orfeo Tamburi, Felice Carena, Carlo Levi, etj, të cilët thyen ekuilibrin e pikturës akademike duke lënë gjurmë të pashlyueshme në historinë e artit të Nëntëqindës. Është periudha kur komponentët kulturorë të “Belpaese” njohin një pasurim të madh. Shumë artistë, intelektualë nga USA apo vende të ndryshme të Europës frekuentonin qëndrat e kulturës si Roma, Venecia, Firence, Napoli, Torino, Trieste etj, duke e kthyer Italinë në një desti-nacion të rëndësishëm për kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme, dhe kryesisht për artet e bukura.

Janë pikërisht vitet në të cilat shumë shqiptarë të talentuar, për t’i

Rikthimi i përjetshëm i artistëve të ‘900-s në atdheun e tyre

bërë ballë mungesës së strukturave akademike në vendin e tyre, shkonin në Itali, veçanërisht në Romë dhe Firenze, për të frekuentuar shkollat e arteve italiane. Artistët si Andrea Mano, Abdurrahim Buza, Abdulla Cangonji, Bukurosh Sejdini, Hasan Reçi, Kristina Koljaka, Sabri Tuçi, Kol Idromeno, Zef Kolombi, Guri Madhi, Foto Stamo, Odhise Paska-li, Fadil Pellumbi, Vangjush Mio, Shefqet Agalliu, Qamil Grenza, Vladimir Jani, Ibrahim Kodra, Kel Kodheli, Simon Rrota, Dhimiter Çani, Vangjush Tushi, Nexhmedin Zajmi, etj përjetuan një moment të papërsëritshëm të kulturës ital-iane, që kushtëzoi formimin dhe krijimtarinë e tyre të hershme dhe përfaqësoi më pas bagazhin kultu-ror që i përcollën gjeneratave që arsimuan në Akademinë e Tiranës.

Ndryshe nga artistët italianë - arti i të cilëve nuk u kushtëzua nga censura apo propaganda politike, por pas Luftës së Dytë Botërore qenë të lirë për të eksploruar botën e qytetëruar, duke rënë në kontakt me galeritë më të mira të Parisit, Londrës apo Neë York-ut, - artistëve shqiptarë të formuar në akademitë italiane dhe të kthyer në Shqipëri, pak vite pas përfundimit të luftës nacional-çlirimtare iu desh të për-ballen me frymën bolshevike, me pikturën e artit të angazhuar dhe të propagandës së një vendi të izoluar ku arti shpejt do të kthehej në një mjet edukues për masat e një sho-qërie të re, të formuar me idealet e Partisë së Punës.

Burri i mençur z. Sherko më rrëfeu për kthimin e tij në Tiranë ashtu si u rikthyen edhe mjaft artist shqiptar. Ishte pra, edhe ai, një nga shqiptarët e rikthyer në atdhe pas luftës. Më tregoi bisedat me Jusuf Vrionin, miqësitë me fotografin Pleurat Sulo, Zef Simonin, Sabiha Kasimatin dhe me shokët e viteve studentore. Me atë rast kuptova kurthin që jeta u ngriti atyre që

oPinion

nga afrim krasniqi

vijon nga faqja 1

11 vjeç, pat shkuar në Korfuz për të vazhuar shkollën tetëvjeçare. Zotëronte në mënyrë të përkryer rusishten, shqipen, italishten dhe frengjishten; në Korfuz perfeksionoi dhe greqishten e latinishten. Më 1936, në moshën 16 vjeçare, shkoi në Torino për të studiuar në kolegjin San Giuseppe, që frekuentohet ende sot nga elita e Torinos. Në kursin e një viti më poshtë ishte dhe avokati Giovanni Agnelli. Mbas përfundimit të liceut më ‘41 vazhdoi fakultetin ekonomik me korrespondencë, meqë ishte kohë lufte. Me fillimin e bombardimeve në Torino më 1943, u kthye në Shqipëri ku mbeti për pesëdhjete vjet në izolim. Kur u rikthye në Itali shokët e rinisë i gjeti tashmë 70 vjeçarë. Mes miqve të tij kishte qenë dhe Nako Spiro, me të cilin ishte njohur në Korfuz dhe më pas kishte ndarë shtëpinë në Torino në Corso Vinzaglio.

Në Itali e thërrisnin Sergio, në Shqipëri; nga Sergej i thirrën shoku Sergj.

I përkiste brezit të fundit që studioi në akademitë italiane dhe në Europën perëndimore në përg-jithësi. Për të gjithë të tjerët një mundësi e tillë do të mbetej një ëndërr e ndaluar deri pas rënies së Murit të Berlinit.

Secili prej artistëve shqiptar të lartpërmendur ka histori për të shkruar, për ta ekspozuar, për t’u treguar gjeneratave të reja histori të paharruara.

Koleksioni që prezantohet në Rezidencën italiane është pjesë e vyer e trashëgimisë kulturore të artistëve të atij brezi, konservuar me dashuri të pamasë dhe me kujdes të veçantë prej familjarëve. Çdo vepër e këtij katalogu, që Ambasada e Italisë ka nderin të ekspozojë dhe të publikojë, mbart intimitetin e një jete të tërë, që ne e trajtojmë me respektin që u takon artistëve dhe kujtesës së tyre.

Ky koleksion i drejtohet art-

dashësve dhe publikut të gjerë, vecanërisht brezave të rinj, të cilëve u jepet mundësia të njohin më mirë zhvillimet e historisë së artit shqiptar. Në këtë ekspozitë janë të prezantuar vetëm një pjesë e atyre artistëve që gjatë viteve ndërmjet dy luftrave botërore studiuan në Romë, Firence, Trieste, Milano, etj. Disa nga veprat e këtij katalogu vijnë për herë të parë dhe kjo, shpresoj, e shton edhe më tej kureshtjen e shikuesit. Ideja e projektit shtrihet në paraqitjen para publikut të disa punime në pikturë, grafikë, vizatim, pastel etj, kriteri i përzgjedhjes së të cilave është bërë kryesisht duke pasur parasysh rendin kronologjik të krijimit.

Me shumë mirënjohje falënderoj Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin Alberto Cutillo, për mundësinë e kr-ijuar në ekspozimin dhe publikimin e veprave në Rezidencën italiane. Njohja dhe ruajtja në mënyrën më dinjitoze të mundshme të kësaj pjese të historisë është detyrë e të gjithëve, nga institucionet publike deri në arkivat familjare të cilat trashëgojnë pikturat, skicat, skulp-turat dhe gjithçka që ka lënë shenjë në krijmtarinë e secilit artist.

Një falënderim të veçantë ISTI-TUTIT ITALIAN TE KULTURËS, familjarëve te artistëve dhe kol-eksionistëve shqiptarë, z. Maksim Mitrojorgji, z. Kozma Dashi, z. Fuli Kalivopulli, z. Pandi Madhi, z. Ilir Voci, z. Agron Pellumbi, z. Shpëtim Reçi, z. Bukurosh Reçi, që me shumë kujdes dhe pasion kanë hulumtuar pareshtur për të zbuluar dhe për të ruajtur trashëgimisë artistike të gjysmës së parë të Nëntëqindtës shqiptare, si dhe studiuesve që me punimet e tyre prestigjioze kanë ndihmuar në njohjen dhe vlerësimin e krijimtarisë së kësaj periudhë.

* Drejtor dhe kurator i ekspozitës. Shënim: Ekspozita do çelet në Rezidencën

Italiane, Tiranë gjatë periudhës tetor-dhjetor 2018.

patën jetuar jashtë atij vendi të vogël në fillim të shekullit të shkurtër; një shaka e hidhur për aspiratat e të gjithë atyre që u kthyen me en-tuziazëm për t’u vënë në shërbim të ndryshimit të asaj Shqipërie të varfër, ku nevoja për dije dhe kulturë ishte më e madhe nga mbijetesa shekullore.

Po kush ishte z. Sherko? z. Sergej? shoku Sergj? kush ishte ky zotëri që sot rikthehet si dëshimtar i kohës?

Sergej Sherko lindi në Odessa në 1920, nga baba shqiptar (Mi-hal Sherko) dhe nënë ruse (Elena D’Arkudinski), vajza e kryebash-kiakut të Odessës. Familja e saj bënte pjesë në aristokracinë ruse me lidhje gjaku me Romanovët. Më 1924 ikin nga Rusia e vijnë në Shqipëri. Z. Sherko e kishte nisur shkollën fillore italiane më 1926 në Tiranë dhe më 1931, kur ishte

një kujtim i rrallë nga torinoja me shqiptaro- italianin, sergej sherko, dhe ekspozita me artistët shqiptarë të ‘900-s që studiuan në akademitë italiane

14 E shtunë 6 tetor 2018www.shqiptarja.com

Në morinë e dorësh-krimeve , letërkëm-bimeve e dosjeve të shumta të tim eti , letërkëmbimi me

prof . Selman Riza është më i veçanti . Dallohet një respekt e miqësi e ndërsjelltë . Në bisedat familjare shpesh për-mendej ,po ashtu, albanologu dhe atdhetari i përveçëm prof .Riza. Një letër e tij në kohën kur ishte larguar nga Instituti

Një letër e rrallë e Selman Rizës dërguar tim ati, Dritëro Agollit

Letra përmban vëzhgime kritike gjuhësore e stilistike për poemën “Baballarët”. U mahnita se ç’gjuhë e stil të kulluar

kishte në 1969-n albanologu i përndjekur nga regjimi

elona agolliTirane

i Gjuhësisë dhe shërbente në muzeun dhe bibliotekën e Beratit, dëshmon shumë më tepër se çdo dokument historik , mendjehaptësinë , kulturën e komunikimit , çiltërsinë dhe kurajon për të vijuar jetën e intelektualit të rrallë edhe në kushtet e vështira të jetesës në Berat , larg qendrës studimore albanologjike .

Letra e shkruar në vitin 1969, të befason me zhdërv-jelltësinë e bukurinë e gjuhës . Në fakt ajo përmban vëzhgime kritike gjuhësorë e stilistike për poemën “Baballarët” ,

botuar nga Dritëroi po atë vit:“I dashamirësuari Dritëro

Agolli,Në poemën tuaj(jo)të fun-

dit (brendinë e së cilës unë prozaikisht do ta përmblidh-nja kështu:”vlerësim reciprok ekzaltues i dy brezave barabar heroikë”),përdorja alterna-tive”baballarë(t)”:”etrit tanë” mendoj se përbën një keqkup-tim gjuhësoro-stilistik, midis tjerash, për këto arësye:

1) Në letërsinë tonë fjala “baballarët”(psh. “të kombit “) është përdorur më fort si pezhorative;

2) Në titullin dhe trupin e poemës , emri “baballarët”pat-jetër është më i pacaktuar , më indirekt dhe, si të thuash, më i ftohtë se togfjalëshi “ etrit tanë”;

3) Përdorje alternative të këtyre dy quajtjeve unë në trupin e poemës nuk i gjeta dot asnjë funksion diferencues të asnjë lloji;

4) Si kumbim, fjalës “ba-ballarët” a nuk është për t’iu parpëlqyer togfjalëshi “etrit tanë”?

5) Si prejardhje , anadol-lakizmit kaba “ baballarët” a nuk është gjithashtu për t’iu

parpëlqyer lashto-shqiptariz-mi i zhdërvjelltë”etrit tanë”?

Mora këtë mundimth për të ju kumtuar këtë vërejtjezë një sepse nga ribotimi i poemës suaj kaq të brumët si brendi e kaq të hovshëme si derdhje mund dhe duhet mënjanuar edhe ai më i lehti stonim stilis-tiko-gjuhësor , dy sepse desha të krijonj vehtes rastin për tëju shprehur dashamirësinë time dhe respektin tim .

12.6.1969Selman Riza Pranë Bibliotekës së Shtetit Berat

aktori i shquar i kine-matografisë, Birçe Hasko

është kthyer në sheshxhirim pas disa vitesh mungesë. Me një ftesë për të interpretuar në filmin artistik “Sfida” me metrazh të mesëm me skenar dhe regji të Lulzim Sulës, aktori i njohur, aktualisht është në përfundim të punës me xhirimet. Hasko luan me aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Suela Konjari. Xhirimet e filmit “Sfida” janë përqen-druar kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa filmi pritet të jetë premierë në fund të këtij

fiLmi artistiK “sfiDa”

Birçe Hasko, rikthehet pas shumë vitesh në sheshin e xhirimit

viti. “Sfida” vjen si një pro-duksion i ri nga “Production Cinemania” me producent

Skënder Jaçe. Producenti Skënder Jaçe tregon se tashmë kalon në post-produksion, ku

do të ketë një montazh digji-tal, miksazhin dhe kolonën zanore, që do ti besohet një kompozitori të njohur. Ky film trajton një temë të ditës dhe ka në qendër të vëmendjes njeriun e thjeshtë. Një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajo të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qeraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara etj. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të

papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike. Si do të vejë fundi i kësaj gruaje të dëshpëruar, e cila jeton e vetme me vajzën e saj? Gjith-monë në jetë ka një forcë en-ergjie, që qënies njerëzore i jep kurajo, për të arritur që të jetë diçka në jetë, duke menaxhuar

mirë personalitetin njerëzor. Gjatë xhirimeve aktori i njo-hur Birçe Hasko ka tërhequr vëmendjen e publikut, rrëfejnë kolegët e tij. Producenti Jaçe shprehet se “ndihem i lumtur që në filmin tim luan një aktor si Bircce Hasko, është një vlerë që rrallë do t’i vijë filmit shqiptar.”

dorëshkrimet

Dritëro Agolli Selman Riza

ELona Agolli

15www.shqiptarja.com

E shtunë, 6 tetor 2018

Përgjigje

rg

jig

je

10 4 6 2 4 6 11 1 3 4 1

19 5 1 1 2 1 1 4 5 12

6 5 4 8 2 13 1 7 7 1 1

2 12 1 4 11 8 3 5 9 8

3 2 8 4 14 8 10 10 7 1 12

5 2 1 7 2 2 1 3 16 5 11 1

11 15 7 9 9 6 9 1 3

4 8 2 5 6 11 5 6 17 8 11

13 8 2 2 5 18 9 5 3 T3 16 1 3 8 10 5 2 1 2 1 6 O1 1 7 3 15 1 2 1 3 4 G10 7 8 7 7 1 16 1 7 7 9 1 A

????????????????????????????PARADË

fjalËkryqesh

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Genc KonDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout & dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: Spiro MeShini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi pa skemë

Fjalëkryqi sportiv

DuHeT Të nxini 36 KuTi

Përgjigje e fjalëkryqit Pa skemë

i kriptografuarFjalekryqi

1 2 3 4 5 6

7 8 9 10

11 12 13 14 15

16 17 18

19 20 21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33 34 35

36 37 38 39 40 41 42

43

Përgjigje e fjalëkryqit sPortiv

G R B I V P I T G A A SB E N I C O N L I B R I

T A R T A R I O K L O S EL S P O R T E T E E R E N

T S M A R C E L L O L I P R I N GA K A L B A O O E M B A S E IT O S A R L S K E LA D A M D E E K S A A TM A R I O M A N D Z U K I CI O A N D R E S I L V A

N E R I A D G M A SO L I C A N A R I E AT A M A N I F E S T I ME H E R E T I K U T R UR R O G A A N E I RI R E A T I A A

G J Y S M A T S U P IA L E A T E T A N D YD I A N A R O S S R E R

N N T I A T L E T ET A S U M M E R Y J EO R U S I A O L A D

PlotËSoni venDet boSh nË MËnyRË qË çDo RReSht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

S H E R R E T B U R S E H A K OH S A R A A B A I L P G O LI L K A R A P A R I S M AT E R E S A M A G N E T I K EE V I T A V I Z I O N A R E TS I T A M I R A N D A L A N AI M W A T E R G A T E D ST R E N A T S E E P R E S A

E T E R A I T R A A Z I LA B N R S T A K R E D I LD E F T E S A H E R E Z I F AA L L E N S D I M E N S I O N E T

SUDOKU

HORIZONTAL1. Është edhe ai i krahërorit4. italia në tabela7. Seksion botues Autonom10. një folje ndihmëse11. Samir portier15. në krye të tabelës16. Kërcimi me stilin fosbury17. Diku në qendër18. Metheny kitarist19. Mesfushor gjerman22. Skuadër e jona

24. Kërkon talent25. Sodiq te Partizani26. Daja trainer27. Kufizojnë botimet29. Agjenci transporti Gramsh30. Kastile në fund31. Pak latinisht33. Diftong në teatër36. Personazhi në foto43. Personazhi në foto

VERTIKAL1. Shteti me ottawa2. janë krahë zogu3. një pjesë e zoologjisë4. immanuel Kant5. një tapet për judo6. Është diletanti7. orges portier8. Gareth te Real Madrid9. lauda ish-pilot12. Është edhe ajo elektrike

13. M’baye te torino14. Arturo mesfushir kilian16. Saktë pa zanore18. Mirashi ish-futbollist19. Kështu fillon sulmi20. De Sciglio te juventus21. Mbyllin një manastir23. qendër banimi27. Match...topi i fundit në tenis28. Është dalldia31. Është parabola e tenistit32. një pemë34. një Khan i ismailitëve35. ente urbane Durrës37. në fillim të vitit38. ente ekonomike39. igli tare40. Kështu fillon rubrika41. Fund heroi42. Kështu fillon dimri

HORIZONTAL1. janë zona të kufizuara. -u shkrua nga Kipling. -në fund të pritjes2. Fiorucci i modës. -lumi i bernës. -Mund të jetë i kondicionuar.3. një koinçedencë. -Kalimi në ekstreme. -Mbreti i... francezëve. 4. një raketë europiane. -Crusoe i Defoe. 5. Pritet në kufij. -Fillojnëromanin. -qe perandoria e... justinianit 6. Diftong në dietë. -janë kundërshtarët e idealistëve. 7. janë aktivistë të partisë. -Mbyllin takimin. 8. janë fushat... sportive. -takat pa ekstreme. -unë dhe ti. -Fillojnë titrat. 9. një çiklist në velodrom. -Fundi i një fundi. -Mendes regjisor.10. Është princ arab. -Ringrihen nga kreu. -Është fiksimi. 11. tri të parat në atletikë. -janë lajmet e bujshme. 12. Fillojnë poshtë. -qe kampion i tenisit.

VERTIKAL1. një intensive me ilaçe. -një tip për Fred Astaire.2. qe Porta e Divanit. -inicialet e Presley. -qedër ditore.3. Dino regjisor italian. -Satelit i uranit.4. një club me ingranazh. -janë të ndryshme në resme.5. brian i Roxy Music. -Kanë lindur nga prindër të racave të ndryshme.

6. ela e famshme e tenisit. -nuk mungojnë në xhami.7. zanore oazi. -një artiste me tutu.8. inicialet e Redford. -Mund të jetë fetar. -inicialet e Seagal aktor.9. emër vajze. -tre asa.10. Fillojnë tatëpjetën. -janë kasollet. -Charles Mingus.11. Përdoret kundër malarias.

-Rripa pa kufij.12. janë në skenë. -Christian në modë.13. edukatori i Dionisit. -në mes të një kanali.14. janë katolikë të libanit. -Gjysma e maskës.15. norah kantautore. -Gjysma e sallës.16. veriu pa kufij. -ishin gjigantë si hiperioni.17. qendër mësimi -Është si shkatërrim.

SHKRONjA E NjëjTë pëR NUmëR Të NjëjTë

Do të jeni shumë të organizuar dhe strategjik dhe kjo gjë do ju lejojë që të zgjidhni brenda një kohe të shkurtër të gjithë ato probleme të cilat nuk ju kanë lejuar të arrini një objektiv të përcaktuar. Horoskopi i 4 tetorit, ju fton që në dashuri të jeni më të përkushtuar.

Do të jeni të fortë, karizmatikë dhe të motivuar. Megjithatë kur bëhet fjalë për ndjenjat, prireni që të mbylleni në veten tuaj. Keni frikë të gaboni, të lëndoheni, por kjo situatë mund të rezultojë e rrezikshme.

Parashikohet një javë e cila do ju lejojë që të merrni lajme të mëdha dhe konfirmime të rëndësishme në vendin e punës. Megjithatë së fundmi mund të provokoni shumë partnerin/en, çka mund të krijojë disa keqkuptime.

Kjo ditë do të jetë mjaft konfuze dhe do ju bëjë tejet nervoz, ndaj për këtë arsye është më mirë që të ruani një profil të ulët në punë. Këshillohet që në çështjet e familjes të ruani qetësinë.

Duhet të jeni më të matur lidhur me situatën tuaj ekonomike, pasi ky është momenti që nuk përjashton të papritura të vogla, me të cilat do të përballeni. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të rinovuar një marrëveshje apo për të eksperimentuar në vendin e punës.

Tashmë që po arrini një objektiv ambicioz, do të rigjeni sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja, shkruan noa.al. Duhet të jeni të gatshëm për tu hapur më shumë në raportin në çift, pasi në mbrëmje parashikohen takime mjaft të favorshme.

Parashikohet një ditë mjaft e favorshme për të zyrtarizuar një raport. Këshillohet që të ndiqni instinktin në vendin e punës, pasi intuita juaj e shkëlqyer do ju çojë drejt suksesit.

Kjo është periudha gjatë së cilës do të jeni më të fortë dhe do të rezultoni fitues, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku mund të merrni më shumë përgjegjësi. Duhet të jeni gati të përfshiheni në aventura të reja romantike, pasi sharmi juaj do të jetë maksimal.

Duhet të sforcoheni dhe të kontrolloni impulset tuaja, sidomos nëse në vendin e punës po përballeni me disa çështje mjaft delikate dhe të rëndësishme për karrierën tuaj. Horoskopi këshillon bëni kujdes në familje.

Kjo ditë do të jetë mjaft paqësore dhe relaksuese, megjithatë nuk do të jeni plotësisht të kompletuar. Kjo e enjte do të sjellë mundësi të shumta për të planifikuar me detaje gjithë ato projekte që keni nisur prej kohësh.

Parashikohen ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar, por mos u druani pasi ky është momenti më i mirë për tu rikthyer në lojë dhe për të çuar përpara propozime të reja në vendin e punës.

Do të keni një intuitë të mprehtë, e cila do ju lejojë që ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni rezultate mjaft të favorshme në vendin e punës. Përfitoni nga koha e lirë, për ta kaluar me personat që i keni përzemër.

DASHI

LUANI

SHIgjETARI

DEmI

VIRgjERESHA

bRIcjApI

bINjAKET

pESHORjA

UjORI

gAfORRjA

AKREpI

pESHqIT

16 E shtunë 6 tetor 2018www.shqiptarja.comIntervIsta

‘Shqipëria ka dëshirë të madhe

për të ardhmen, jo e lodhur si Europa’

Kritiku dhe gazetari Oscar Larussi flet gjatë promovimit “Të shkosh për vende

filmike” në sallën COD, në Kryeministrivaleria Dedaj

Tirane

Por ndoshta është edhe një mënyrë për të kuptuar edhe se ndryshe nga sa flitet nuk është një botë e korruptuar, përkun-drazi është një botë mjaft normale sepse nuk jemi më në Holliëoodin e viteve ‘40. Kinemaja është një mikrobotë, e vogël sepse janë të paktë njerëzit që bëjnë kinema të paktën në Itali, por edhe në vendet e tjera. Njihen të gjithë me njër-tjetrin, janë pak a shumë si një familje ku ka dashur dhe urrejtje që ndryshojnë me kalimin e kohës edhe sepse duhet të bëhen bashkë për të bërë filma. Edhe pse ka njerëz shumë simpatikë në kinemanë italiane, shumë të disponueshëm, madje edhe në kinemanë shqiptare. Sepse, një njeri si Ilir Butka që prej vitesh merret me promovimin e kinemasë shqiptare, ai ka bërë kineastin, organizatorin, drejton Qendrën Kinematografike, ndërmerr iniciativa si Balkan Film Market, pra janë njerëz që i vënë në shërbim të gjitha mjetet në shërbim të kolektivit, vendit dhe kineastëve të tjerë. Pra do të thosha që më mirë të mos e njohësh nga afër një mit, por nëqoftëse ke mundësi të hysh në një ambient, të kesh të bësh me kineastë si këta do të ishte diçka e mirë.

A mund të më thoni emrin e një miti, të cilin e keni njohur nga afër?

-Janë disa që kam njohur, për shem-bull kam shkruar dy libra për Federico Fellini-n. E kam njohur rastësisht, sepse unë asokohe kam qenë shumë i ri, e kam njohur në një restorant. Ai kishte vizatuar diçka në një pecetë siç bënte shpesh. Por kjo ishte diçka magjike, sepse unë një ditë më vonë duhet të merrja pjesë në konkursin që mund të më lejonte të bëhesha pjesë e një shkolle kinemaje dhe ai më tha: “Sipas meje ti do t’ia dalësh”. Dhe unë në fakt ia dola. Është diçka që më ka goditur shumë, por nuk e kam njohur mirë për fat të keq. Unë isha ende shumë i ri dhe ai u nda nga jeta shumë shpejt. Dhe ai është një mit të cilin unë e kam studiuar shumë dhe kam mësuar rreth tij edhe nëpërmjet miqve të tij. Nuk e kam njohur, sepse është ndarë nga jeta kur unë isha ende i ri, por do të më kishte pëlqyer të njihja Pier Paolo Pasolinin. Është një autor që e kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë.

Jeni gjithashtu pjesë e komisionit

të Venecias. Ç’mund të na thoni rreth cilësisë së filmave, kemi më shumë filma komercialë apo ?

-Veçanërisht në Venecia mbërrijnë mijëra filma çdo vit. Janë realisht 3 ose 4 mijë filma, shumica e të cilëve janë filma autor. Ndaj edhe puna është shumë e vështirë sepse nuk janë filma komercialë të cilët mund “t’i hedhësh poshtë” me lehtësi. Krye-tari i komisionit Alberto Barbera bën pikërisht këtë, vëren me kujdes dhe seleksionon. Në fund mbeten vetëm 70-80 ndaj është shumë e vështirë të zgjedhësh pikërisht, sepse janë filma autorë. Ka edhe filma komer-cialë që provojnë të vijnë por më të shumtët janë filma autori. Ndërkohë që ne kemi mundësi të vërejmë edhe ndryshimet që pëson kinemaja në të gjithë botën nga viti në vit . Nga ky këndvështrim është një punë shumë interesante sepse ti shikon atë që po ndodh, tendencat.

Dhe cilat janë tendencat për këtë periudhë?

-Nga një këndvështrim vërehet një tendencë prodhuese që është ajo e plat-formës Netflix, që ofron mundësi për të prodhuar një film. Dhe pastaj shikohet në televizion në vend të kinemasë, është një tendencë që në Venecia po përha-pet. Jo rastësisht filmi që këtë vit fitoi “Luanin e artë”, “Roma” nga Alfonso Cuaron është një film i prodhuar nga Netflix. Pra ka një tendencë prodhuese, pastaj ka edhe tendenca tematike që nga viti në vit ndryshojnë, por që arrijnë të mirëpriten.

A keni një film të preferuar, që e shihni herë pas here?

-Ka më shumë se një, përshembull është filmi “C’era unavolta in America” i Sergio Leones që sa herë mundem e shikoj. Por ka edhe filma komercialë, përshembull unë shikoj “Flashdance” me Jennifer Beals, por më pëlqen gjithashtu i “Pretty ëoman” që e shikoj shpesh pasi janë filma më inteligjentë nga sa mendohen. Shikoj gjithashtu filma si “ Toto’ Peppino e la malafemmi-na”, apo “Il segreto di Santa Vittoria”, një film që flet për pushtimin italian gjatë nazizmit. Kështu që janë disa filma që sa herë më rastisin i shikoj deri në orët e vona.

Vendet e preferuar kine-matografikë të Oscar Larus-si-t janë Bari dhe Venecia. Bari-n, sepse e cilëson vendin më të zhvilluar, përsa i përket

kontributit që ka dhënë në zhvillimin e historisë së Italisë nëpërmjet kin-ematografisë. Ndërsa, qytetin tjetër, Venecia-n, e ka përzemër, jo vetëm sepse bashkëpunon si anëtar i Komitetit të ekspertëve të Ekspozitës së Venecia-s, por edhe sepse sa herë që e prek këtë vend prej tij “rrëmben” magji. Libri “Të shkosh për vende filmike” i autorit italian Oscar Larussi-t u promovua në Qendrën për Hapje edhe Dialog në Tiranë. Oscar Larussi është autor i disa librave për kinemanë, gazetar dhe eseist, përgjegjës për Kulturën dhe Spektaklet në “Gazzetta del Mezzogior-no”. Ai rrëfen për “Report Tv” emrat e dhjetë qyteteve të kinemasë, por edhe arsyet, se këto vende kanë frymëzuar breza të tërë kineastësh. Kritiku i kine-matografisë tregon edhe se si Shqipëria mund të kthehet në një vend prodhimi kinematografik.

Zoti, Larussi e fillojmë bisedën nga titulli i librit, përse “Vendet e kinemasë”?

-Sepse është një mënyrë për të rrëfyer Italinë përmes tregimeve që kanë të bëjnë me letërsinë, në këtë rast me kinemanë. Bëhet fjalë për vende që bëjnë të mundur rrëfimin e historisë italiane e traditës italiane përmes kinemasë. Flitet për filma të rëndësishëm apo për aktorë dhe aktore të rëndësishme lidhur me 10 qytetet që kam rrëfyer në libër. Fillon nga Venecia, pastaj në veri janë edhe Torino, Milano, pastaj zbresim në Bolonja dhe Firence, mandej është Bari, Matera, Palermo, Napoli dhe në fund është Roma.

Cili është vendi që ju keni më për zemër?

-A mund të them të paktën dy?

Po, sigurisht...-Një normalisht që është Bari, sepse

është qyteti në të cilin jetoj, edhe sepse është qyteti ku unë kam zhvilluar refl-eksione rreth historisë që janë të rëndë-sishme përsa i përket kinemasë,dhe flas këtu për lidhjet mes Barit-Puljas dhe Shqipërisë, për të cilën flas shumë në libër. Pra çdo gjë që ndodh në Pulja pas mbërritjes së anijes “Vlora” në ’91-shin.

Dhe qyteti tjetër që pa dyshim është në zemrën time është Venecia, sepse unë bashkëpunoj me ekspozitën e Venecias dhe ndoshta do të duket banale kur e dëgjoni por është një magji e pastër...

Cilat janë arsyet që zgjodhët Puljan (Puglia), si vend për të bërë xhirimet atje?

-Përveç bukurisë së peizazhit që gjendet gjithashtu në shumë vende të Evropës, gjithashtu edhe në Shqipëri mendoj se është vendimtar roli që mund të ketë një “film comission” (komision filmi). Në punën që kemi bërë në Pulja kam qenë president gjatë viteve të kalu-ara, dhe është një punë që është bërë edhe në vitet pasardhës me presidentët e tjerë. Është vendimtare ajo që bën një komision filmi. Një komision filmi prodhon produksione, pra nuk është një festival nuk është një Ministri e Kulturës, dikush që merret në mënyrë specifike për të tërhequr produksionet në territor, t’i ndihmojë dhe të bëjnë që të rritet puna e kineastëve vendas, të përmirësohen çështjet tekniko-artistike të produksionit, si skenografia apo kos-tumografia, por edhe lidhur me njerëzit që punojnë në sheshxhirim. Pra, ajo që

ka funksionuar në modelin e Puljas ishte pikërisht kjo, ky krijim i këtij organizmi që bëri të mundur që të vinin trupa dhe produksione, edhe ndërkombëtare që vijnë sot nga e gjithë bota.

Ka rezultuar e suksesshme në Pulja, por a mendoni se mund të ndodhë kjo edhe në Shqipëri? Si duhet të veprohet që diçka e tillë të realizohet?

-Unë mendoj se mund të ndodhë, dhe duhet të ndodhë, pasi unë vërej këtu një vitalitet të madh artistik. Shqipëria është tanimë prezentë në shumë festivale ndërkombëtarë me filmat e vet, me artistë shqiptarë. Është një rast shumë i mirë si “Balkan Film Market” që po mbahet këto ditë këtu në Tiranë që të jep mundësinë

për të takuar operatorë, shpërndarës, përfaqësues të Festivaleve të të gjithë Ballkanit dhe Evropës, shumë prej të cilëve janë edhe nga Italia. Pra është një panoramë shumë interesante, ndoshta bëhet fjalë për të nxitur dhe kërkuar më shumë, diçka që mund të bëhet e mundur edhe nëpërmjet “film comission” (komisioneve të filmave). Kjo mund të jetë një nismë shtetërore, ose e qytetit të Tiranës, këtë nuk mund ta them me siguri, por sipas meje do të ishte me rëndësi të madhe të punohej në këtë drejtim. Sepse, i shikoj të gjitha mundësitë që Shqipëria të punojë në kinema të rëndësishme, pasi ka një peizazh shumë variabël, sepse ka det, ka mal etj., është gjithashtu një vend i ri. Kështu nuk gjej asnjë motiv përse të mos ngjall interes për kinemanë e huaj.

Cilat janë impresionet tuaja person-ale rreth Shqipërisë?

-Unë kam sensacionin se Shqipëria është një vend që ka një dëshirë të madhe për të ardhme... Dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë evropiane edhe Shqipëria, nuk vuan nga lodhja. Sepse në shumë vende të tjera vihet re një lodhje, një rënie e përgjithshme që

vjen ndoshta si ndjesi për diçka që nuk arrihet të ndryshohet. Nga ajo që unë kam parë dhe dëgjuar, mua më duket se këtu ka një dëshirë të madhe për një të ardhme shumë të fortë. Dhe kjo është një pikë që krijon një avantazh të madh që sipas meje duhet shfrytëzuar.

Si është kinemaja e parë nga afër ?-Kinemaja e parë nga afër?! Ndon-

jëherë do të ishte mirë të mos e shikosh shumë nga afër. Sepse, ndonjëherë t’i shikon personazhe që i konsideron legjenda dhe që pastaj kupton se si të gjithë burrat dhe gratë e tjera kanë pikë të dobëta, apo anë të shëmtuara. Unë e them gjithmonë se nëse ke një mit, atëherë përpiqu të mos e njohësh nga afër, sepse ndoshta do të të zhgënjejë.

Oscar Larussi

Pjesëmarrësit në promovim