terre - 1st transnational e-neswletter in...

8
e-Newsletter Botimi i parë Tetor 2013. Përmbajtja: 1. Hyrje 2. Rreth projektit TERRE 2.1 Partneriteti 2.2 Objektivat kryesore 2.3 Rezultatet e pritshme 3. Takimi i parë prezantues - Rimini 4. Takimi i dytë i projektit - Eisenstadt “Pë r një të ardhme më të gjelbë r të zonave rurale” 1. Hyrje Qëllimi i e-Newsletter të projektit TERRE është informimi i audiencës së jashtme, si p.sh.: kompanitë RES, organet publike, OJQ-të, agjensitë lokale për zhvillim, komunitetet lokale, fermerët, mbarështuesit, kompanitë e drurit dhe palët e tjera të interesuara rreth aktiviteteve të projektit TERRE, inisiativave të reja, eventeve dhe studimeve të tjera. tepër informacion rreth projektit TERRE mund të gjeni në : http://www.terre-project.eu

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

e-Newsletter

Botimi i parë

Tetor 2013.

Përmbajtja:

1. Hyrje

2. Rreth projektit TERRE

2.1 Partneriteti

2.2 Objektivat kryesore

2.3 Rezultatet e pritshme

3. Takimi i parë prezantues - Rimini

4. Takimi i dytë i projektit - Eisenstadt

“Përnjëtëardhmemëtëgjelbërtëzonaverurale”

1. Hyrje

Qëllimi i e-Newsletter të projektit TERRE është informimi i audiencës së jashtme, si p.sh.: kompanitë RES, organet publike, OJQ-të, agjensitë lokale për zhvillim, komunitetet lokale, fermerët, mbarështuesit, kompanitë e drurit dhe palët e tjera të interesuara rreth aktiviteteve të projektit TERRE, inisiativave të reja, eventeve dhe studimeve të tjera.

Më tepër informacion rreth projektit TERRE mund të gjeni në : http://www.terre-project.eu

2. Rreth projektit TERRE

TERRE synon të eksperimentojë dhe të tregojë se një shfrytëzim i mençur dhe i integruar i burimeve endogjene për të prodhuar energji të rinovueshme është një motor efektiv për një vetëgjenerim dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal në këto zona, bazuar në PPP (Partneriteti Publik Privat) midis institucioneve publike, operatorëve privatë dhe komunitetit lokal, për të marrë të ardhura dhe mundësi punësimi në zonat më pak të zhvilluara ose të margjinalizuara, dhe në këtë mënyrë për të promovuar shtigje të përshtatura për rritjen dhe zhvillimin bazuar në mirëpërdorimin e burimeve lokale. Projekti TERRE do të përpiqet të përcaktojë efektet pozitive afatgjata në politikat lokale për energjinë të cilat mund të kapërcejnë pengesat ideologjike mbi investimet për impiantet energjitike të shoqërisë civile dhe mund të bindë politikbërësit për të investuar në SER duke përshtatur modelet dhe ideologjitë, bazuar një një qasje multisektoriale, e cila vë në plan të parë mbrojten e mjedisit dhe peizazhit si dhe inputet sociale, të tilla si rishpërndarja e drejtë dhe punësimi, duke shfrytëzuar burimet natyrore për qëllime energjitike, për të patur ndikim të mëtejshëm pozitiv si punësimi në zonat e varfëra, pa prodhimtari apo me numër të ulët popullsie.

TERRE përfshin 13 zona të SEE-së të cilat kanë karakteristika të njëjta dhe rrjedhimisht sfida të njëjta: polarizimin urban me rrezikun konsekuent të shpopullimit të zonave periferike (zakonisht zonat rurale, kodrinore ose malore), rrezikun e uljes së prodhimit të të lashtave dhe humbje të sigurisë së territorit. Të gjitha këto zona kanë potencial të lartë për zhvillimin lokal si rezultat i energjisë së rinovueshme për shkak të disponibilitetit te burimeve natyrore ose të derivueshme, dhe projekti TERRE lehtëson adoptimin e modeleve të qëndrueshme PPP për të znatuar investimet RES duke respektuar peizazhin natyror.

Kodi i Projektit:

SEE/D/0276/4.2/X

Buxheti i Projektit:

2.185.630,00 €

Data e fillimit/përfundimit të projektit:

2012­12 / 2014­12

LEAD PARTNER Provinca e Riminit

2.1 Partnerët Provinca e Rovigo-s Via Celio 10, 45100 Rovigo, Italy Tel: +39 425 386171 Fax: +39 425 386170 Website: www.provincia.rovigo.it Bashkia Szolnok, Qarku Rank H-5000 Szolnok Kossuthtér 9.,Hungary Tel: +36 56 503 821 Fax: +36 56 503 424 Website: www.szolnok.hu

Bashkia e Odorheiu Secuiesc Piaţa Városháza, no. 5, Odorheiu Secuiesc, 535600 Romania Tel: +40 266 218145 Fax: +40 266 218032 Website: www.varoshaza.ro Agjensia Rajonale e Energjisë në Istria Ltd., Rudarska 1, 52220 Labin, Croatia Tel: +385 52 351 550 Fax: +385 52 351 555 Website: www.irena-istra.hr

Universiteti Iuav i Venecias Ca’Tron, S.Croce 1957 Venezia, 30135 Italy Tel: +39 041 2571726 Fax: +76 041 2572424 Website: www.iuav.it/climatechange

Promovimi i Teknologjisë Burgenland Ltd. Marktstraße 3,7000 Eisenstadt, Austria Tel: +43(0)5 9010-2220 Fax: +43(0)5 9010-2210 Website: www.tobgld.at

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm Rural Kranj, Strahinj 99A, 4202 Naklo, Slovenia Tel: + 386 4 257 88 26 Fax: + 386 4 257 88 29 Website: www.ctrp-kranj.si

LIR Evolution Petra Kočića 3, 78000 Banja Luka , Bosnia and

Herzegovina Tel: +387 51 329 750 Fax: +387 51 329 751 Website: www.lir.ba

C.so D’Augusto 231 Rimini, Italy Institucioni : Autoriteti Lokal Përfaqësuesi legal : Mr. Stefano Vitali Tel: +39 0541 716224 Fax: +39 0541 716273 Website: www.provincia.rimini.it

Qeverisja Lokale e Ujszilvas Szent Istvan utca 6, Ujszilvas, 2768, Hungary Tel: +36 53 387 001 Fax: +36 53 587 519 Website: www.ujszilvas.hu

Qendra Evropiane për Energjinë e Rinovueshme Ltd. A-7540 Güssing, Europastraße 1, Austria Tel: 00433322 9010 85020 Fax: 0043 3322 9010 85012 Website: www.eee-info.net

Bashkia e Dimitrovgrad 15 “G. S. Rakovski” Blvd, Dimitrovgrad 6400, Bulgaria Tel: +359 391 68228 Fax: +359 391 66996 Website: www.dimitrovgrad.bg

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Rruga e Kavajës, nr. 6 Tirane 1001, Albania Tel: +355 4 5800932 Fax: +355 4 2227997 Website: www.cci.al

2.2 Objektivat kryesore

- të analizojë karakteristikat e veçanta për çdo territor (burimet natyrore dhe njerëzore, peizazhin edhe karakteret kulturore dhe ekonomike), mundësitë e tyre për prodhimin e biomasave nga pyjet, aktivitetet bujqësore dhe mbarështimit, rrezatimin diellor dhe kapacitetin e erës dhe të ujit gjithashtu, sipas kërkesave që kanë për energjinë (përfshirë dhe ngrohjen)

- të përpunojë, bazuar në potencialin e parashikuar për prodhimin e energjisë së rinovueshme, nëpërmjet zbatimit të një sistemi mbështetës ndërkombëtar, plane teknike dhe ekonomiko-financiare në çdo zonë, në mënyrë që të promovojnë zhvillimin e qëndrueshën lokal nga ana ekonomike, sociale dhe mjedisore

- të forcojë jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit lokal sipas proçeseve të strukturuara të mundësive të zhvillimit

dhe me pjesëmarrjen e aktorëve lokalë. Qëllimi është përpunimi dhe ndarja me institucionet publike, grupet e interesit

(operatorë lokalë privatë dhe investitorët në energjinë e rinovueshme) si dhe me komunitetet lokale, katalogun e sipërpërmendur

të mundësive të investimit.

- të promovojë mundësitë e zhvillimit (duke patur parasysh njohuritë & burimet njerëzore si “energjia e rinovueshme” më e fortë dhe më

jetëgjatë, drejtuar politikanëve dhe zyrtarëve të cilët duhet të fitojnë përvojë në planifikimin e integruar dhe në qeverisjen e zonave në

zhvillim, bazuar në PPP-në & rrjetin midis niveleve institucionale të ndryshme (rajonet, provincat, bashkitë) dhe zonave të ndryshme në

rritje në shkallë rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare

2.3 Rezultatet e pritshme

zhvillimi i 12 skenarëve mbi potencialin e energjisë së rinovueshme dhe ndikimet mjedisore dhe social-ekonomike dhe që do

të ketë në këto territore bazuar në aplikimin e një sistemi Vendim Mbështetës të përbashkët (DSS)

përcaktimi i një modeli Ndërkombëtar të TERRE-s lidhur me shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të SER-it si një motor për zhvillimin lokal për t’u përdorur si drejtues për përgatitjen e planeve tekniko-finaciare lokale e aftë për të thithur investime

projektimi i 12 planeve tekniko-ekonomiko-finaciare lokale të cilat do të trajtojnë strategji dhe veprime për zhvillimin lokal

bazuar në SER;

çështja e një Katalogu Ndërkombëtar për Mundësitë e Investimeve mbi Energjinë e Rinovueshme për Zhvillimin Lokal, i cili –

pas analizës së çështejeve kyçe për çdo plan lokal

realizimi i 3 investimeve pilot dhe një sërë aksionesh tashmë të aktivizuara për të katalizuar fondet dhe investimet bazuar në

projektin TERRE dhe planet lokale të secilit, më konkretisht duke testuar mundësinë e qasjes të përcaktuar nga projekti rritja e njohurive e administratave të përfshira si dhe komuniteteve të tyre lokale nëpërmjet organizimit të ngritjes së

kapaciteteve lokale e cila konsiston në fuqizimin dhe rritjen e vetëdijes, në përpunimin e preferencave të grupeve të interesit

gjithashtu, aspiratat dhe vizionet, hartimi i një vizioni kalimtar të qartë si dhe konfliktet që lindin nga shfrytëzimi i SER-it në

zonat e caktuara të projektit përfshirja, falë përdorimit të duhur të disa kanaleve të komunikimit, i 260.000 personave, nga të cilët 150.000 do të arrihen direkt nëpërmjet mesazhit

do të analizojë potencialet e SER për çdo territor të përfshirë në projekt nga shtatë

sektorë të ndryshëm:

Energjia e erës

Sektori bujqësor

Hidrocentralet

Mbetjet

Energjia Diellore

Sektori i pylltarise

Energjia Gjeotermike

3. Takimi i parë prezantues – Rimini

Takimi i parë midis partnerëve të projektit TERRE umbajt në Rimini të Italisë më 19 mars 2013. Në këtë takim morën pjesë 11 partnerë nga 9 shtete: Austria, Bullgaria, Hungaria, Italia, Rumania, Sllovenia, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina dhe Kroacia. Takimi u fokusua në aktivitetet administrative dhe financiare të projektit , zhvillimin e guidës, implementimin e fushatës mediatike gjatë zbatimit të projektit dhe të diskutojnë për fazat e ardhshme të projektit. Të nesërmen, 20 mars, partnerët vizituan impiantin e biogazit BIOMAX dhe dy impiante të energjisë diellore fotovoltaike afër Riminit. Ato çfarë mësuan atje do të jenë të dobishme për partnerët gjatë zbatimit të projektit pasi vetë projekti bazohet në zhvillimin e zonave rurale nëpërmjet përdorimit të burimeve për energjinë e rinovueshme si biomasa dhe energjia diellore.

4. Takimi i dytë i projektit - Eisenstadt

Seminari i parë trajnues – 23 shtator 2013

Përfaqësuesit e universitetit IUAV, koordinatorët e seminarit, prezantuan fillimet e TERRE dhe objektivat kryesore duke theksuar faktin që projekti nuk është projekt energjitik në kuptimin e mirëfilltë por një projekt i cili supozon që energjitë e rinovueshme janë burime potenciale të përshtatshme për zhvillimin dhe punësimin lokal. Prezantimet u bënë rreth:

� Instrumentët e ardhshëm financiarë të BE-së 2014-2020

� Prezantim me tre nivele mbi direktivat për energjinë të BE 2020, mjetet dhe planet për enrgjinë.

� Konceptin e Shërbimit të Ekosistemit dhe si t’i konsiderojmë Burimet e Energjisë së Rinovueshme si Shërbim të Ekosistemit.

IUAV-i prezantoi një lojë simulimi dhe u ftuan gjithë pjesëmarrësit të luanin gjatë pjesës së dytë të takimit të pasdites. U prezantuan rregullat e lojës (qëllimet, lojtarët dhe metoda) dhe se si ajo ndihmon në proçesin e ndërtimit të kapaciteteve. Në lojë u përfshinë të gjithë pjesëmarrësit (partnerët dhe palët e interesuara)

Takimi i dytë territorial – 24 shtator 2013

Në takim u bë një përmbledhje e përgjithshme e aktiviteteve kryesore, e afateve kohore dhe afatet për çdo WP të projektit. Takimi u fokusua në aktivitetet administrative dhe financiare të projektit, zhvillimin e guidës, implementimin e fushatës mediatike gjatë zbatimit të projektit si dhe u diskutua për fazat e ardhshme të projektit. Të gjithë koordinatorët e WP-ve (Rimini, IRENA, EEE, TOB, IUAV( prezantuan aktivitetet, output-et, rezultatet dhe afatet e WP përkatëse.

Pas takimit partnerët bënë një vizitë studimi në “Lichtenegg”

�����������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������������