termometrat dhe llojet e tyre

14
Punoi:Ersa Krasniqi X/4 Tema:Termometrat dhe llojet e tyre Prof.Donika Shala-Lleshi

Upload: qakp-gjon-nikolle-kazazi-gjakove

Post on 14-Jan-2017

783 views

Category:

Education


17 download

TRANSCRIPT

Punoi:Ersa Krasniqi X/4Tema:Termometrat dhe llojet e tyreProf.Donika Shala-Lleshi

Termometrat dhe llojet e tyre

Temperatura është madhësi fizike me ndihmën e së cilës matet sa një trup shpërputhet nga baraspeshimim

termik me trupin tjetër.

Matja e temperaturesTemperatura matet në

mënyrë tipike me anë të një termometri apo me shpejtësinë e grimcave apo permes energjisë

kinetike

SShkalla CCelsius, është një shkallë dhe njësi matëse e temp. Eshtë emëruar nga astronomi suedez Anders Celsius(1701-1744).

SShkalla KEshtë njësi e masës së temp. Eshtë një shkallë absolute, temp. termodinamike duke përdorur si pika absolute zero.

Shkalla FEshtë një shkallë e temp. propuzar në vitin 1724 nga Daniel Gabriel Farenhajt.

Shkalla e REshtë një shkallë e temp. e emëruar sipas astronomit Ole Kristensen Romer në vitin 1701.

TermometriTermometri është mjeti që shërben për matjen e temperaturës. Kemi lloje te ndryshme termometrash. Termometri mjekësor dhe termometri mjedisor. Termometri mjekësor është i shkallëzuar nga 35 °C deri ne 42 °C. Ai ka një pjese te ngushtuar ne mënyre qe pasi është bere matja zhiva te mos bjere poshtë. Termometri qe shërben për matjen e temperaturës se mjedisit është i disa llojshem. Termometri me lëng (zakonisht me merkur). Termometri metalik qe ka dy flete metalike qe bymehen dhe tkurren. Termometri qe përbehet nga dy termocifte (flete metalesh te ndryshme) qe bashkohen vetëm ne skaje dhe njeri skaj mbahet ne temperature 0 °C, tjetri vendoset aty ku do te matet temperatura dhe me ane te një amperimetri te shkallëzuar me pare ne °C maten temperatura deri ne 1600 °C.

Kështu bazohet termometraVeglëritë të cilat në mënyrë të kënaqshme mund të tregojnë temperaturën e ndonjë trupi quhen termometra. Te termometrat, më së shpeshti, shfrytëzohet vetia e zgjerimit të trupit gjatë ngrohjes. Trupat e ngurtë dhe të lëngët gjatë ngrohjes, sado pak, bymehen, prandaj termometrat që bazohen në këtë dukuri konstuktohen ashtu që ndërrimet e vogla të vëllimit mund të përcillen në mënyrë të volitshme. Më së shpeshti zbatohet zgjerimi i merkurit të vendosur në gyp të qelqit. Merkuri gjendet në rezervuar, i cili ështëi lidhur me kapilarë të ngushtë, ashtu që edhe ndërrimet e vogla të vëllimit shkaktojnë ngritje të nivelit në kapilarë. Natyrisht, nga kapilari ajri është i nxjerrë. Për temperatura të ulëta përdoret alkooli i ngjyrosur, i vendosur në gyp kapilar.

Lloje të termometraveKa shumë lloje të termometrave, të cilët bazohen në parime të ndryshme. Do të përmendim, termometrin e gaztë, i cili punon në parimin e zgjerimit të gazit me temperaturë, termometrin metalik, i cili bazohet në lakimin e thuprës së bimetalit gjatë ngrohjes, termometrin me zezistencë elektrike, i cili përdoret në laboratore dhe në industri. Me ndihmën e këtij të fundit mund të maten temperaturat prej -190° deri në 660 °C. Pastaj mund të cekim pirometrat që janë veglëri të cilat e masin temeparaturën nga rrezatimi. Pirometrat mund të jenë kalorimetrik dhe optik dhe me ta mund të maten temparaturat deri në 1063 °C.Ekzistojnë edhe termometrat minimalë dhe maksimalë, në të cilët temperatura lexohet pasi të largohet nga trupi i nxehtë. Këta janë termometrat mjekësorë. Te këta termometra kapilari dhe rezervuari janë të lidhur me një kapilar të ngushtë ashtu që fija e merkurit pas largimit nga trupi i nxehtë këputet dhe merkuri mbetet në kapilar aty ku ka qenë. Termometrat mund të kalibrohen edhe në shkallë të tjera të temperaturës, në tëcilë kemi paraqitur një termometër me 4 lloje të pikave themelore: të Celsiusit, të Kelvinit, të Reomirit dhe të Farenhajtit.

Termometri me rezistencë elektrikeNë elektomagnetikë mësohet se rezistenca e përcjellësit ndërron me temperaturën. Me ndërrimin e rezistencë do të ndërrojë edhe rryma elektrike nëpër përcjellës. Temperatura lexohet në instrumentin për matjen e rrymës. Këta termometra përdoren me të madhe në laborator dhe në industry. Si veqori shumë positive e tyre është mundësia e leximit të temperatures në largësi të konsideruar nga vendi ku matet (burimi). Termometri I këtillë me rezistencë të platinit shfrytëzohet për matje të temperatures në intervalin nga -190 deri +660 C

2. Termometri metalikNdërtimi I këtij lloji të termometrave bazohet në vetinë e bymimit të ndryshëm të trupave të ndryshëm me rritjen e temperatures. Si pjesë kryesore e tij është thupra bimetalike e cila lakohet duke iu rritur temperature, (fig.10.9a). Kjo thupër përbëhet prej dy metaleve të ndryshme të cilët bymehen ndryshe me rritjen e temperatures për qka shkaktohen edhe lakimi I saj. Në skajin e thuprës vendosen treguesi I cili nga lakesa e thuprës lëviz nëpër shkallë rrethore. Termometrat e këtillë kanë saktësi të vogël dhe shpesh duhet të kalibrohen (standardizohen).

TermoelementiNëse qarku elektrik përbëhet prej dy metaleve të ndryshme, ashtu që të dy skajet e tyre janë të lidhura në dy kontakte, në atë qark do të krijohet rryma elektrike nëse dy kontaktet e metaleve nuk qëndrojnë në temperature të njëjtë. Metalet 1 dhe 2 mund të jenë: baker-hekur, nikel-baker, platin dhe aliazhet e platinit me rodium etj. Njëri kontakt mbahet me temperature të njohur T1, kurse kontakti tjetër në vendin ku dëshiron të matet temperatura*(në burim). Në vend të përshtatshëm lidhet instrumenti mates, galvanometric G, kurse shkallëzimi I galvanometrit bëhet në grade dhe në vend të lexojmë intesitetin e rrymës drejtpërdrejt në të lexojmë temperaturën e pannjohur T2. Me termoelement mund të maten temperatura të larta, p.sh. në furra ku shkrihen metalet, por edhe temperatura të ulëta, sepse njëri kontakt mund të bëhet në formë gjilpëre dhe të futet në organizëm të insektit apo kafshës që t’I matet temperatura.

4. PirometratPirometrat paraqesin veglëri me të cilat mund të matet temperatura me ndihmën e rrezatimit. Tregohet se rrezatimi I trupit të nxehur shumë shpejt rritet me temperaturën. Kur termoelementi vendoset pranë këtij rrezatimit pëcaktohet temperatura e trupit rrezatues. Janë ndërtuar disa lloje pirometrash, kurse më kryesorët janë: pirometrat optic dhe kalorimetrik. Me pirometra mund të maten vetëm temperaturat e larta, sepse në temperatura të ulëta rrezatimi I trupit është I dobët.

Nuk dihet me saktësi, pasi historikisht shpikjen në Pieter van Musschenbroek dhe Josias Wedgwood, në mënyrë të pavarur, është dhënë për shkak se ata zhvilluan shumë të ngjashme me atë që njihet sot si pajisje pyrometer.Parimi bazë [edit]Çdo objekt me një temperaturë mbi 0 Kelvin lëshon rrezatim termik. Ky rrezatim do të kapet dhe të vlerësohet nga pyrometer. Kur objekti ka një temperaturë më të ulët se pyrometer ajo është negative rrezatimi fluksi. Gjithsesi ju mund të masë temperaturën.

Një nga pirometrat më të zakonshme është pyrometer thithjen-emisioneve, e cila është përdorur për të përcaktuar temperaturën e gazeve nga matjen e rrezatimit të emetuara nga një burim referimi kalibruar para dhe pas ky rrezatim ka kaluar nëpër gaz dhe eshte zhytur pjesërisht nga ajo. Të dy matje janë bërë në të njëjtën gamë të gjatesi vale.

Për të matur temperaturën e një metali të nxehtë, vihet re përmes pyrometer, dhe një unazë është ndërruar për të rregulluar temperaturën e një filament të flaktë të parashikuar në fushën e mendimit. Kur ngjyra e filament është identike me metal, mund lexuar temperaturë në një shkallë sipas rregullimit ngjyra e hollë.

Termometri mjekësorTermometri mjekësor është termometër që përdoret për matjen e temperaturës se njeriut. Termometri mjekësor ka shifrat e temperaturës nga 35 °C deri ne 42 °C. Nëse temperatura e njeriut zbret nen 35 °C ose rritet mbi 42 °C atëherë njeriu mund edhe që të vdes. Te ky termometer në dalje të rezervuarit kapilari është i ngushtuar, ashtu që merkuri gjatë bymimit kalon nëpër këtë ngushtim. Gjatë ftohjes, merkuri në rezervuar tkurret dhe shtylla kapilarike në ngushtim kapilarik do të ndërpritet. Pjesa e mbetur e shtyllës së merkurit në kapilar në skajin e lartë të vetit tregon temperaturën maksimale. Për përdorim të sërishëm të termometrit, ai duhet të shkundet me qëllim që merkuri i mbetur në shtyllën kapilarike të kthehet në rezervuar. Te ky lloj i termometrave, lëngu që përdoret brenda kapilarit do të qëndrojë në pozitë maksimale.

Ndonjë pyetje?1. Qka janë termometrat?

2. Përshkruaj termometrin me rezistencë elektrike.

3. Përshkruaj termometrin metalik.

4. Përshkruaj termoelementin?

5. Qka janë pirometrat?

6. Si ndahen pirometrat

7. Qka është termpometri mjeksor?

PUNOI: Ersa Krasniqi