teoritë e të nxënit studim rasti

23
Teoritë e të nxënit Studim rasti PUNOI: Valbona Imeraj

Upload: valbona-imeraj

Post on 30-May-2015

6.467 views

Category:

Education


9 download

DESCRIPTION

Studim rasti

TRANSCRIPT

Page 1: Teoritë e të nxënit studim rasti

Teoritë e të nxënitStudim rasti

PUNOI: Valbona Imeraj

Page 2: Teoritë e të nxënit studim rasti

Qëllimi i studimit

Propozimi i aplikimit të teorisë konjitive mbi proçesimin e informacionit si një mundësi për të formuar tek nxënësit dije të qëndrueshme në kohë.

Page 3: Teoritë e të nxënit studim rasti

Objektivat

Të zbulojë faktorët e kontekstit kurrikular, të cilët janë pengesë për formimin e dijeve të qëndrueshme tek nxënësit.

Të paraqesë një strategji të sukseshme të nxënëi, nëpërmjet së cilës formohen dije të qëndrueshme tek ata.

Page 4: Teoritë e të nxënit studim rasti

Metodologjia

Studim i bazuar mbi të dhëna sasiore.Mbledhja e të dhënave do të bëhet nga:

statistikat e notave të nxënësve, gjatë sem. të parë dhe asaj të testimit të fund-sem të parë, të dhënat numerike të programit lëndor “Gjuhë shqipe 3”, të dhënat e programit të vlerësimit sem-I, analizë e përmbajtjes së tekstit.

Page 5: Teoritë e të nxënit studim rasti

Konteksti

Elementet e kontekstit

NxënësitProgrami lëndorPërmbajtja/ilustrimet Programi i vlerësimit

Page 6: Teoritë e të nxënit studim rasti

Nxënësit Klasa e tretë , arsimi fillor

Mosha 8-9 vjeçNOTA E NX. PARA TESTIMIT TË FUND- SEMESTRIT

NOTA E NXËNËSIT NË TESTIMIN E FUND- SEMESTRIT

Nota mesatare

NOTA NR. I NXËNËSVE NOTA NR. I NXËNËSVE

Para T Pas T

4 - 4 -

5 4 5 4

6 1 6 5

7 4 7 7

8 11 8 10

9 10 9 8

10 5 10 1

Gjithsej

35 35 8 7.5

Page 7: Teoritë e të nxënit studim rasti

Programi lëndor (gjuha shqipe 3)

Orë gjithsej: 210Orë përsëritje gjithsej: 8Testime gjithsej: 2210:8≈261orë përsëritje, në 26 orë mësimore1 orë testim në sem. e parë: 18 javë x 6 orë në javë=102 orë

Page 8: Teoritë e të nxënit studim rasti

Përmbajtja/ilustrimet

NJË FIGURË VLEN SA NJËMIJË FJALË!A e përmban këtë parim, tema e mësimit?Jo sepse, figurat nuk kanë lidhje të qartë dhe të

kuptueshme me përmbajtjen ose kemi vetëm fjalë të pashoqëruara me figura për t’i ilustruar ato. Kështu nuk krijohet mundësia e të nxënit gjenerativ (ofrimi i informacionit në fjalë në të njëjtën kohë me atë figurativ, për të krijuar një sistem kompleks të të kuptuarit).

Ushtrimet nuk ndihmojnë të nxënët. Ato janë ndërtuar vetëm me fjalë.

Page 9: Teoritë e të nxënit studim rasti

Programi i vlerësimit për sem. I Të dhënat për notën mblidhen nga:

vlerësimet me shkrim të d.sh., d.kl., përgjigjet me gojë, leximi, vlerësimi i dosjes së punëve të nxënësit.Linja Orë gjithsej Nr. I

vlerësimeve

Gjuhë e folur 8 1

Lexim 45 2

Gjuhë e shkruar 13 1

Njohuri rreth gjuhës

30 2

Testime 1 1

Vlerësime gjithsej

7

Page 10: Teoritë e të nxënit studim rasti

Problemi

Nxënësit shfaqin harresë, të njohurive të trajtuara gjatë semestrit, në testin përmbledhës të fund-semestrit.

Page 11: Teoritë e të nxënit studim rasti

Pikëpamja konjitive mbi kujtesën afatgjatë

…strategjitë e të nxënit që nxisin përfshirjen e nxënësve dhe çojnë në nivele më të larta atë që mësohet në fillim ( përmes përsëritjeve, testeve, vlerësimeve, kontrollit të dijeve dhe përfshirjes aktive në projekte të ndryshme të të nxënit), bëjnë të mundur që njohuritë të mbahen mend për një kohë të gjatë.

Page 12: Teoritë e të nxënit studim rasti

Analiza SWOT

• 4. Aplikimi i strategjive të të nxënit që ndihmojnë në ndërtimin e dijevetë qëndrueshme

• 3. Tekste me përmbajtje që nuk ndihmojnë në ndërtimin e dijeve të qëndrueshme

• 2. Orë të pakta përsëritjesh dhe shumë të pakta testimesh

• 1. Vlerësime të shpeshta dhe gjithpërfshirëse

Pikat e forta

Pikat e dobëta

Mundësitë

Kërcënimet

Page 13: Teoritë e të nxënit studim rasti

TEMA/ OBJEKTIVAT E ORËS SË MËSIMIT

Tema : ZBULOJMË ELEMENTET E PËRRALLAVE

OBJEKTIVAT:1. Të emërtojnë elementet e përrallave,

duke u nisur nga përvoja e tyre me përrallat;

2. Të identifikojnë elementet e përrallave në një tekst të dhënë duke u bazuar në modelin e dhënë;

3. Të krijojnë një përrallë, nga fantazia e tyre, duke u bazuar në elementet e përrallave.

Page 14: Teoritë e të nxënit studim rasti

STRATEGJIA/Metodat dhe teknikatTË NXËNËT BASHKËVEPRUES/Formimi i dijeve

deklarative dhe proçeduriale.Stuhi mendimesh, analogji, punim sipas modelit,

kërkim në burime të ndryshme informacioni, krijim.

ORGANIZIMI I KLASËSPunë me grupe të mëdha nxnësish.

Page 15: Teoritë e të nxënit studim rasti

Pikëpamjet konjitiviste rreth kujtesës ( ruajtja e informacionit në 5 faza)

Kujtesa afatgjatë = K.D +K.P.= TË NXËNËT

K.Deklarative SI?

1.Përdor informacionin e vjetër për të bërë lidhjen me të riun

2. Përdor shembuj ose

analogji

K.Proçeduriale PSE?

3. Puno sipas udhëzimeve (faza

konjitive)

4. Puno në vende dhe kohë

të ndryshme(faza

asociative)

5. Puno i pavarur (faza autonome)

Page 16: Teoritë e të nxënit studim rasti

1.Përdor informacionin e vjetër për të bërë lidhje me

informacionin e ri.

Çfarë dini ju për përrallat?

Page 17: Teoritë e të nxënit studim rasti

2.Përdor shembuj apo analogji për të krijuar konceptin e ri. A mund t’a besoni që përralla ngjan me një kek? Po,

sepse një kek gatuhet duke bashkuar përbërësit e tij ndërsa një përrallë duke bashkuar elementet e saj. Përbërës=Element

Page 18: Teoritë e të nxënit studim rasti

3. Puno sipas udhëzimeve të dhëna

Duke parë listën me elementet e përrallës, i gjeni ato në përrallën e dhënë në libër.

Page 19: Teoritë e të nxënit studim rasti

4. Puno në vende dhe faza të ndryshme

Gjeni elementet e përrallës në librat me përralla të shokëve të klasës, apo të bibliotekës.

Page 20: Teoritë e të nxënit studim rasti

5. Puno i pavarur

Krijoni një përrallë nga fantazia juaj.

Page 21: Teoritë e të nxënit studim rasti

Rezultatet e të nxënit

Një javë pas zhvillimit të këtij mësimi nxënësit bënë një testim me 3 kërkesa: 1. Emërtoni elementet e përrallave 2. Në përrallën”Borëbardha dhe 7 xhuxhat gjeni dhe shkruani elementet e kësaj përralle. 3. Shkruani një përrallë ku të keni përfshirë shtatë elementet përbërës të saj.

Rezultatet Notat Nr. I nxënësve

4 1

5 2

6 2

7 3

8 5

9 2

10 20

N.mesatare 8.7

Page 22: Teoritë e të nxënit studim rasti

Konkluzione

Disa elementë të kurikulës si: programi lëndor apo teksti shkollor, krijojnë pengesa për të nxënin e qëndrueshëm në kohë.

Aplikimi i strategjive që bazohen në krijimin e lidhjeve midis koncepteve të reja dhe të atyre që zotëron fëmija dhe më pas aplikimin e tyre në fillim sipas modelit e më pas në mënyrë të pavarur, kombinuar këto edhe me të nxënit bashkëveprues, bëjnë që nxënësi të formojë dije të qëndrueshme në kohë.

Page 23: Teoritë e të nxënit studim rasti

FALEMINDERIT!