tema griselda

24
8/13/2019 Tema Griselda http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 1/24 1 TEMA korrupsioni CORRUPTION PUNOI: GRISELDA DA MA  

Upload: jason-burns

Post on 04-Jun-2018

264 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 1/24

1

TEMA korrupsioni

CORRUPTION

PUNOI: GRISELDA DAMA  

Page 2: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 2/24

2

Permbajtja

Hyrje …………………………………………………………………………………………4

Korrupsioni ne fokusi historik…………………………………………………………….6

Kuptimi I Korrupsionit………………………………………………………………………10

Karakteristikat e krimit te korrupsionit…………………………………………………….11

Llojet e korrupsionit…………………………………………………………………………11

Veprat penale korruptive qe parashikohen nga kodi penal ……………………………13 

Shkaqet e korrupsionit………………………………………………………………….….. 14

Faktoret qe lindin dhe stimulojne korrupsionin…………………………………………...16 

Pasojat e Korrupsionit………………….……………………………………………………18  

-Pasojat ekonomike-Pasojat sociale-Pasojat psikologjike-Pasojat politike

-Pasojat ne cilesine e qeverisjes se shtetit-Pasoja socio-politike

Parandalimi dhe politikat antikorrupsion………………………………………………….21 

Konkluzione …………………………………………………………………………………24

Page 3: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 3/24

3

Hyrja

Fjala korrupsion eshte nje nocion i lashte ,pavaresisht kesaj eshte bere nje hit i kohes,

per te filitet kudo,duke e vleresuar si problemin paresore ne vendin tone dhe si

fenomenin me te rrezikshme te pandershmerise ,qe sot ne bote ka marre permasat e

nje fatkeqesie sociale. Bazuar ne materialet qe publikohen konstatohen raste te

mosnjohjes teorike te ketij fenomeni nga persona apo institiucione qe e kane per detyre

funksionale te angazhohen ne luften kunder tij,si pasoje e kesaj mosnjohje jane

pikerisht keto , ato qe jo vetem nuk kontribuojne ne luften e kesaj murtaje sociale te

shekullit por me fjalet dhe veprimet e tyre pasive krijojne pa dashur nje lloj pershtatje

dhe legjitimim te pranise se tij ,qe, me kalimin e kohes, per shkak te efektit ne opinionin

publik kthehet ne nje mbrojtje solide per korrupsionin.

Kjo klime pershtatje gjen pasqyrim ne konceptime te thjeshtezimit te rrezikshmerise qeperfaqeson korrupsioni.shpeshhere nga politikane dhe jurist shfaqen opinione qe

ngushtojne kuptimin e tij duke e identifikuar korrupsionin vetem me veprime ose

mosveprime te karakterit kriminal ose vetem me shkelje administartivo-disiplinore,dhe

per ta zhdukur ate kerkohet vetem zbatimi me rigorozitet I ligjit apo akteve te tjera

nenligjore. Nese ky do ishte problem per zhdukjen e korrupsionit atehere problemi do te

thjeshtezohej dhe do mund te zgjidhej nepermjet formulimit te nje legjislacioni efikas

dhe te arrire. Por ky fenomen eshte shume me I gjere dhe I komplikuar pasi nuk

qendron vetem ne marrdheniet e punes se zyrtareve te administrates shteterore por ne

te perfshihet e gjithe shoqeria duke perfshire edhe sipermarrjen private .

Korrupsioni shfaqet ne te gjitha sferat e e jetes shoqerore-shteterore, ai shtrihet ne

veprimtarine partiake te partive te spektrit politik shqiptare, ne qeverisjen qendrore dhe

ne ate vendore, ne organizatat shteterore dhe ato joqeveritare , ne ekonomine

shteterore dhe ne ate private.

Ne korrupsion mplekset e e drejta me moralin, qeverisja me burokracine , lufta per

egzistence me veprimtarine kriminale me qellim pasurimin, diktatura me demokracine,

kerkesa per nje jete me te mire me lakmin e pasurimit abuziv.

Korrupsioni eshte konkret , I nderlikuar por edhe abstarkt ne kuptimin dhe zberthimin e

tij.

Page 4: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 4/24

4

Bashkesia nderkombetare per rezikshmerine e korrupsonit ne konventen e Keshillit te

Evropes „‟ Mbi pergjegjesine penale ne luften kunder korrupsionit‟‟ thote :

„‟…Korrupsioni kercenon normat l igjore, demokracine, te drej tat dhe l i r i te e

njer iut , minon sistemin e drej t imin shteteror , drej tesine sociale dhe

ndershm erine , deformon konk urrencen e ndershm e , frenon zhvi l l imin ekonom ik

dhe b azat morale te shoqer ise ‟‟1 

1 Konventa ‘’ mbi pergjegjesine penale ne luften kunder koorupsionit’’ Strasburg 17,01,1999 fq.1 paragarafi 4  

Page 5: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 5/24

5

Korrupsioni ne fokusin historik

Fenomeni I korrupsionit eshte aq i vjeter sa vete shteti , ai njihet qe ne qyteterimet e

lashta te shoqerise njerezore. Ne fokusin historik perfaqeson anen e maskuar te

histories njerezore si nje veprim amoral I fshehte e per rrjedhoje me pak I ekspozuar ,

por fakte e ngjarje te vecanta qe bejne fjale per te i kane rezistuar kohes e kane

ardhur deri ne ditet tona.

Origjina historike e korrupsionit eshte periudha e lindjes se pushtetit ne epoken e lindjes

se shtetit. Me krijimin e shtetit u krijua mundesia qe ai te shfrytezohej dhe te

keqperdorej per interesat e ngushta material nga ana e administartoreve te tij. Historia

ka vertetuar qe cdo njeri qe zoteron pushtetin eshte i predispozuar per ta

keqperdorur ate 2.Ne Egjipt  ne v.3500 para lindjes se Krishtit, pushteti i pakufizuar i faraonit ku cdo

veprim i tij nuk i nenshtrohej asnje kufizimi, ka krijuar ne njefare menyre kushte reale

per sjellje kooruptive e keperdorim te tij nga personat e administrates shteterore,

ndonese publikisht sistemi deklarohej kunder korrupsionit.

Ne Mesopotami v.1800 para Krishtit korrupsioni ishte bere norme etike dhe menyre

 jetese per pushtetaret e te gjitha rangjeve . Ai nuk cilesohej si veper amorale dhe aq

me pak nje veprim kriminal, perkundrazi mosmarrja e rryshfetit nga ana e nenpunesit

krijonte keqkuptim dhe dyshime ne opinionin shteteror te komunitetit mbasi ne te

ardhurat e tij ekonomike te njohura zyrtarisht , pervec shperblimit shteteror

,perfshiheshin edhe te ardhurat apo dhuratat apo perfitimet e tjera te marra nga

qytetaret.

E njejta gje ka egzistuar ne vendet e Azise, si ne Kinen e Lashte  dhe me vone ne

Japoni, veprimet korruptive ne nje fare mase ishin te tolerueshme nga shoqeria dhe

forma me perhapur ishte rryshfeti.

Ne Asiri  ne shekullin e 13 para eres se re ka egzistuar nje evidence e vecante

administrative , ne te cilen jane gjetur rreth 150 mesazhe ku ishin regjistruar punonjes te

administrates se shtetit te asaj kohe qe pranonin rryshfet.

2 Kriminologjia prof.dr.Luan Gjoncaj , Av. Genci Gjoncaj fq 459

Page 6: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 6/24

6

Ne traktatin e vjeter Indian te shekullit te 4-te para eres se re qe ben fjale per artin e

te drejtuarit te shtetit nenvizohet se detyra me e rendesishme qe qendron para cdo

sundimtari eshte lufta qe duhet te zhvilloje kunder vjedhjes se pasurise shteterore.3 

Korrupsioni ne Antikitet

Mendimtaret e medhenj te antikitetit si Platoni dhe Aristoteli ne veprat e tyre e

permendin korrupsionin dhe pasojat qe sjell ai per shtetin, ekonomine ,politiken

,moralin, e psikologjine e shoqerise duke nenvizuar sidomos ndikimin e keqperdorimit

te pushtetit nga shtetaret. Aristoteli ne vepren e tij ‟‟Politika‟‟ e percakton korrupsionin jo

vetem si rezultat te shkeljes te se drejtes por si fenomen qe ka ndikim serioz mbi shtetin

e qe ne momente kritike eshet ne gjendje ta coje edhe ne shkaterrimin ose ne

degjenerimin e tij.

Ne kodifikimin e ligjeve te Perandorise Romake takohet per here te pare nje formolim ivecante per percaktimin e korrupsionit, ku kurropsionin e identifikon si nje personifikim i

te keqes, cka tregonte qendrimin negative te opininonit romak ndaj kesaj dukurie .

Ne te drejten romake per here te pare ndeshim nje ligj te perpiluar posacerisht per

korrupsionin.

Korrupsioni ne Mesjete

Ne kete periudhe korrupsioni ka qene nje fenomen i pandare i qeverisjes feudale te

asaj kohe . Prania dhe perhapja qe ai pati justifikohet me kushtet specifike te

brendshme te cdo vendi, traditen historike dhe eksportin e ndersjellet te menyrave te

qeverisjeve e bashke me to dhe korrupsionin perkates. Vecorite e drejtimit shteteror

dhe kishtare te asaj kohe kane zene vend ne veprat e shkruajtura nga filozofe te

medhenj te kohes . Nikola Makiaveli ne veprene e tij „‟ Sovrani‟‟ e shikon shtetin dhe

veprimtarine e tij nga pozicionet etike te natyres njerezore dhe vendos si baze e

vleresimit per shtetin etiken shoqerore dhe moralin, korrupsionin  e percaktonte si te

keqe shteterore , ne baze te te cilit qendron shfrytezimi i mundesive publike per

interesa private4. Ne mesjete percaktimi i korrupsionit dhe ne vecanti kuptimi i tij

ndryshe nga e drejta romake filloi te zvogelohej , duke u kufizuar vetem ne elemente te

3 Kriminologjia prof.dr Luan GJoncaj, Av. Genci Goncaj fq 460

4 Nikola Makiaveli “Sovrani’’ 

Page 7: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 7/24

Page 8: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 8/24

8

rrjedhoje e ketij angazhimi u arriten rezultate. Ne sistemet diktatoriale kufizimi dhe

venia nen kontroll e korrupsionit behet me masa repressive shpeshhere bie ndesh edhe

me parimet universale te lirive dhe te drejtave te njeriut., moszbatimi I te cilave e minon

demokracine.

- Mbas ndryshimit te sistemit ne vitet „90 , ne legjislacionin penal u tentuan te beheshin

korrigjimet e nevojshme per te ulur ortekun e e korrupsionit qe shpertheu ne

administarten publike, keshtu ju ben ndryshime Kodit Penal duke perfshire ne te edhe

figura krimi qe nuk ishin parashikuar me pare si psh: „‟Korrupsioni Politik‟‟, ne fillim

angazhimi ne luften ndaj korrupsionit ishte I madh dhe I zellshem por cuditerish me

kalimin e kohes lufta ndaj korrupsionit u harrua dhe u kalu nga ekstremi tjeter duke e

quajtur ate si nje „dukuri te zakonshme qe shoqeron sistemin kapitalist‟ per rrjedhoje

korrupsioni mori permasa kercenuese dhe te frikshme per shoqerine pasojat e te cilit Ivuajm edhe sot e do na ndjekin per nje kohe te gja ne te ardhmen7 .

7 Kriminologjia prof.dr.Luan Gjonca av.Genci Gjoncaj

Page 9: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 9/24

9

Kuptimi dhe percaktimi i korrupsionit

Korrupsioni perbehet nga dy ane, njera ane eshte sheklja e rregullit te vedosur nga ligje

dhe ana tjeter eshte devijimi moralo-etik.

Korrupsioni ekziston gjithmone kur zyrtari do te administroje ne interest e tij burimet dhe

te ardhurat qe nuk I perkasin nepermjet ketyre rrugeve:

1-te marrjes apo mosmarrjes se vendimeve

2-te kryrjes apo te moskryerjes se detyres funksionale.

Fenomeni I korrupsionit ne gjuhen shqipe gjen kete kuptim: korruptim kuptohet: “Prishja

e dikujt nga ana morale, qe e detyron qe te marre rruge te keqe per qellime te caktuara

ose shtyn dike nepermjet dhuratave , ryshfeteve qe te veproj ne kundershtim me

detyren qe ka , te shkel ligjin etj”8.

Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës nësubjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e

drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar,

ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t‟u marrë për veten apo për një

person tjetër 9. Ky përkufizim përfshin korrupsionin aktiv dhe pasiv të personave zyrtarë

që mbajnë një funksion publik ose ushtrojnë një shërbim publik, të personave

përgjegjës për drejtimin dhe administrimin e shoqërive tregtare si dhe të personave që

 janë iniciatorë të sjelljeve korruptive. 

Korrupimi juridik  paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë

kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i

shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë që janë në

gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime10.

Per te dhene nje percaktim konciz kuptimi i tij do te ishte : „‟ Shperdorim i fuqise se

besuar per te nxjerre perfitime materiale’’.

8 Fjalor I gjuhes se sotme shqipe fq 873, tirane 1980

9 Ligji kunder korrupsionit nr.2004/34 kreu  neni 2

10 Esat Stavileci Kontibute per Studentet

Page 10: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 10/24

10

Karakteristikat e krimit te korrupsionit dhe llojet e tij 

Nder karakteristikat e krimit te korrupsionit mund te permendim :

  Te dyja palet perfituese veprojne me miratim te dyanshem

  Te dyja palet perfitojne te mira material apo privilegje

  Te dyja palet ne vazhdim bejne perpjekje per te mbuluar apo per te fshehur

gjurmet perkatese te ketij aktiviteti kriminal

  Marrja e vendimeve te padrejta

  Shkelja e ligjit apo normave

  Sjellja ne kundershtim me moralin shoqeror 11 

Llojet e korrupsionit

Korrupsioni ekonomiko-administrativ

Korrupsioni ekonomiko-administartiv eshte ai lloj korrupsioni ku personat qe kane

pushtetin ekonomoko-administrativ ne kryerjen e detyrave funksionale diktohen nga

interesat private

Korrupsioni politik

Ky lloj korrupsioni ne thelb perfaqeson shkembimin jozyrtare dhe jashte kontrollit te

transparences demokratike te resurseve qe disponojne partite politike nepermjet elites

ne pushtet me strukturat e tjera te shoqerise . korrupsioni politik lidhet me zgjedhjet

elektorale qe ne thelb te saj ka blerjen e votes se zgjedhesve12 

Korrupsioni I lidhur me boten e krimit

Karakteristike e ketij lloj korrupsioni eshte se ky korrupsion nuk synon vetem pasurimin

e paligjshem por edhe pushtetin politik . me fitimin e ketij pushteti politik , me pas vjen

shteti criminal dhe shoqeria perkatese me te gjitha pasojat qe mund te imagjinohen.

11 Kriminologjia prof.dr Luan Gjoncaj av.Genci Ggjoncaj

12 Kriminologjia Ragip Halili

Page 11: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 11/24

11

Korrupsioni nderkombetare

Korrupsioni nderkombetare eshte korrupsioni qe lind ne marrdheniet qe krijohen

ndermjet shtetit dhe ekonomise nacioconale me shtetet apo ekonomite internacionale.

Nenshkrimi I kontratave me humbje te shtetit shqiptare shpjegohet vetem me blerjetkorruptive te bera nga te huajt ne segmente te caktuara qe kane pasur ne dore

perfundimin e ketyre marreveshjeve apo prokurimeve publike.

Korrupsioni ne sipermarrjet private

Zyrtari qe punon ne organizimin privat dispunon resurse qe nuk I perkasin e per

rrjedhoje I shfrytezon ato ne interest e vete , I krijohet mundesia te pasurohet me

ndihmen e veprimeve korruptive qe demtojne interesat e organizimit privat duke

vepruar faktikisht ne kundershtim me detyren funksionale qe I eshte caktuar.

Korrupsioni masiv

Korrupsioni masiv eshte I perhapur ne nivelet me te ulta e te mesme te administrates

qendrore e lokale dhe eshte I lidhur me mardheniet ndermjet ketyre zyrtareve dhe

popullit. Ky lloj korrupsioni shfaqet kryesishte ne sferen e tatimeve, doganave, organete

administrimit te drejtesise , gjykata ,prokurorite , policia etj

Korrupsioni qendror

Ne kete lloj korrupsioni perfshihen politikanet, nenpunesit e larte apo te mesem

shteteror, eshte I lidhur me marrjen e vendimeve te rendesishme si formulimi I ligjeve ,

shperndarja e porosive shtetrore, tenderat e rendesishem privatizimet etj. Ky

korrupsion eshte I rezikshem jo per shkak te aktoreve qe marrin pjese por per shkak te

demeve te konsiderueshme ekonomiko-morale qe mund ti sjell shoqerise.13 

13 Ragip Halili kriminologji

Page 12: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 12/24

12

Veprat penale korruptive qe parashikohen nga kodi penal jane :

  Shperdorimi I detyres neni 248 K.P

  Shperdorimi I kontributeve te dhena nga shteti neni 256 K.P14 

  Perfitimi I paligjshem I interesave neni 257 K.P  Refuzimi per deklarim, fshehja dhe deklarimi I rreme I pasurive I personave te

zgjedhur si nenpunes publike 257/a K.P

  Keshtu kemi figuren e veprës penale të korrupsionit aktiv në sektorin privat (neni

164/a K.P),

  korrupsionin pasiv në sektorin privat (neni 164/b),

  korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike (neni 244),

  korrupsionin aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

(neni 245),

  ushtrimin ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

(neni 245/1),

  korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike (neni 259),

  korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve

vendorë (neni 260),

  korrupsionin aktiv të dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit (neni 312),

  korrupsionin aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë

(neni 319),

  korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të

organeve të drejtësisë (neni 319/a),

  dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve, parashikuar nga neni 328 i Kodit

Penal.

  Dhenia e shperblimeve dhe premtimeve neni 328 kodit penal15 

14 Kodi penal I Republikes se Shqiperise

15 Kodi penal I Republikes se Shqiperise

Page 13: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 13/24

13

Shkaqet, kushtet dhe faktoret e korrupsionit

Korrupsioni eshte rrjedhoje e faktoreve qe e kushtezojne lindjen , zhvillimin apo

dinamiken e tij, ku perfshihen edhe problemet social-ekonomik dhe politik qe kalon nje

vend ne nje kohe te caktuar.

  Renia ekonomike dhe mungesa e stabiliteti politik

Renia ekonomike dhe mungesa e stabilitetit ekonomik ndikon ne krijimin apo

favorizimin e e korrupsionit ne nje shtet ku mund te permendim : -Veshtiresite te

krijuara nga pamjaftushmeria e treguesve makroekonomik si inflacioni , papunesia etj.  – 

mungesa e stabilitetit politik krijon nje pasiguri ne lidhje me te ardhmen ndaj dhe

zyrtaret mund te joshen nga cdo fitim I paligjshem dhe korruptiv.

  Sistemi ligjor I paformuar dhe me mangesi

Si pasoje e reformave te medha dhe nderrimit te sistemeve si c ndodhi ne vendi tone u

shoqeruan me ndryshimin e akteve baze normative duke filluar nga kushtetuta deri ne

aktet nenligjore e rregulloret perkatese. Ne kete drejtim kane ndikuar:

-Mangesite per rregullimin ligjor, aktet e dala shkaktuan shume konfuzion dhe kane

pasur mangesi thelbesore qe edhe sot nuk ju jepet zgjidhje

-Bazat ligjore te paarrira , shpeshhere te transplantuara nga vende me kushte teresisht

te pangjashme me vendin tone.

-Legjislacion me mangesi ,apo apasaktesi dhe medyshje

-Mungesa e predispozites dhe gatishmerise ligjore te sistemit te drejtesise per zgjidhjen

e problemeve te sipermarrjes private.16 

16 Vito Tanzi, “Korrupsioni në mbarë botën, shkaqet, pasojat, qëllimi, trajtimi”, fq. 38.  

Page 14: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 14/24

14

  Pamjaftueshmeria e efiktivitetit te pushtetit

Ne kuader te ndryshimeve te sistemeve shoqerore qe permendem pushteti qe erdhi ne

fuqi pesoi nje nje ulje te ndjeshme te efektivitetit te tij , duke krijuar keshtu kushte te

favorshme per zhvillimin e korrupsionit.

  Tradita si faktor korruptiv

Pavaresisht ndryshimit te sistemeve nuk u evitua dot ndryshimi i mendesise se te

qeverisurit ai u trashigua nga sistemi I mepareshem kjo per faktin se shumica e

administartoret aktual jane produkt I nje formimi te tille pasi kane mbarruat shkollat

perkates te atij sistemi duke mbart me vete te njetin mentalitet qeverises.

  Mungesa e traditave demokratike

Ky eshte nje faktore qe ndikon ndjeshem ne prodhimin e koorrupsionit. Demokracia dhe

respektimi I te drejtave perkatese ul mundesin e perhapjes se korrupsionit .

  Ulja e vemendjes se shoqerise civile

Cdo shtet demokratik ka per detyre te zgjidhe me transparece dhe ne bashkpunim me

institute e shoqerise civile problemet qe lindin. Ulja e vemendjes se shoqerise civile

shfaqet kryesisht ne kushtet e renieve ekonomike shoqerore apo deshtimit te reformave

te proklamuara qeveritare dhe kur shoqeria peson deziluzion per fatet e saj.keto

ndikojne ne uljen e vigjilences se shoqerise civile e per pasoje edhe ne rritjen e

korrupsionit.17 

  Nderhyrja e shtetit ne ekonomi

Nderhyrja ekonmike e shtetit ne jeten publike , private e shoqerore gjithmone

shoqerohet me shfaqjen e fenomenit te korrupsionit, per rrjedhoje cdo nderhyrje neekonomi nga ana e shtetit mbart ne vete edhe rrezikun e infektimit te ketij sektori nga

korrupsioni egzistues shteteror

17 Vito tanzi ‘’ Korrupsioni ne mbare boten , shkaqet ,pasojat, qellimi, trajtimi’’ fq.38. 

Page 15: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 15/24

15

  Procesi I privatizimit

Gjate procesit te privatizimit te pasurise shteterore ne te gjitha vendet e botes jane vene

re shfaqje te fenomenit te korrupsionit, per faktin e thjeshte se administrata publike qe

merret me te perdor nje resurs shoqeror mbarekombetar qe nuk I dhimbset askujt ndajdhe ne kete process ka me shume gjasa te shfaqet fenomeni I korrupsionit.18 

Faktoret qe lindin dhe stimulojne korrupsionin

-Faktoret ekonom ike  

Faktore ekonomik qe kane lidhje te drejtperdrejt me zhvillimin e korrupsionit jane: pagat

e ulëta të zyrtarëve në sektorin publik, dëshira për pasurim të shpejtë personal, krizat e

ndryshme ekonomike ,inflacioni, mungesa e stabilitetit ekonomik , luhatjet ekonomikeetj, jane faktore qe ndikojne drejtperdrejte ne zhvillimin dhe perhapjen e korrupsionit.19 

-Faktoret p ol i t ike  

Faktoret politik kane rolin paresore dhe eshte kryesori kur gjykojme per nje shtet apo

shoqeri te caktuar. Eshte vertetuar historikisht se cdo tentative per te marre pushtetin e

kujtdo dhe ne cdo kohe te etapave te histories te shoqerise njerezore behet dhe

shoqerohet me perfitime perkatese te privilegjeve qe rrjedhin nga pushteti.

Mungesa e stabilitetit politik eshte faktore tjeter qe ndikon ne zhvillimin dhe rritjen e

korrupsionit.20 

18 Vito Tanzi, “Korrupsioni në mbarë botën, shkaqet, pasojat, qëllimi, trajtimi”, fq.  38. 

19Kriminologjia prof.dr Luan Gjoncaj av.Genci Ggjoncaj

20 Kriminologjia prof.dr Luan Gjoncaj av.Genci Ggjoncaj

Page 16: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 16/24

16

-Faktoret e se dr ejtes  

E drejta ka nje funksion te vecante si ne parandalimin e tij dhe venien nen kontroll,

ashtu edhe per krijimin e kushteve dhe mundesive per rritjen dhe perhapjen e tij. Mund

te permendim mungesen e percaktimit normative per kuptimin e korrupsionit nepergjithesi dhe krimit te korrupsionit ne vecanti.21 

-Faktoret e kultures moralo - etike

Faktoret moralo-etike ashtue edhe ato shpirteror-religjoz , si pjese e pandashme e

shoqerise kane nje ndikim te pazevendesueshem per lindjen dhe zhvillimin e

korrupsionit apo frenimin apo venien ne kontroll te tij. Ne rrafshin moralo-etik nje ndikimshume te madh kane dogmat apo ligjet etike-morale te pashkruara qe bejne fjale per

parimet kapitale te shoqerise njerezore.sic jane : drejtesia, ndershmeria , barazia

shpirtetrore e sociale etj. Keto koncepte kthehen ne rregullues te jetes se shoqerise

edhe kur pushteti shteteror nuk funksionon si ne drejtim te bindjes se njerezve ne

respektimin e rregullave shteterore te pranuara ashtu edhe ne drejtim te zgjidhjes se

situatave dhe vendosjes se te drejtes se munguar.22 

21 Kriminologjia prof.dr Luan Gjoncaj av.Genci Ggjoncaj

22 www.drejtesiashqiptare.com 

Page 17: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 17/24

17

Pasojat e korrupsionit

  Pasojat në fushën ekonomike

Përvoja ka treguar se korrupsioni ka dy pasoja kryesore mbi zhvillimin ekonomik.

E para, meqenëse suksesi ekonomik varet kryesisht nga shpërndarja optimale e

burimeve, ndryshimi i destinacionit të fondeve, nëpërmjet aktiviteteve të

korruptuara të menaxherëve dhe zyrtarëve përfaqëson një çrregullim të

shpërndarjes dhe rrjedhimisht redukton burimet e disponueshme për rritje

ekonomike.

E dyta, korrupsioni frikëson investitorët dhe dekurajon investimet e huaja direkte

duke zvogëluar kështu përdorimin e një burimi kapitali jetësor .

  Korrupsioni i zë frymën konkurrencës së lirë, në mënyrë të veçantë kompanive

të vogla.

  Me rënien e konkurrencës, ulet edhe cilësia e mallrave dhe e shërbimeve.

  Ulen të ardhurat shtetërore dhe rritet ekonomia në hije (informale).

  Aty ku tolerohet korrupsioni, punonjësit civilë marrin të ardhura të vogla dhe mbi

qytetarët e thjeshtë rëndon mita që ata duhet të paguajnë për zgjidhjen e

problemeve të tyre.  Investitorët e huaj kanë më pak besim tek shteti dhe, për këtë arsye, kontributi i

tyre ndaj ekonomisë së vendit bie.23 24 

  Korrupsioni sjell rritjen e borxheve shteterore

Pasojat sociale

Pasojat sociale të korrupsionit janë të shumta, por ato më të rëndësishmet dhe që kanë

lidhje të drejtpërdrejtë me pasojat ekonomike të korrupsionit janë:

  ulja e nivelit të jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë, pasi duke

ndryshuar destinacionin e fondeve, krijohet një hendek midis dy grupeve atyre që

23 www.mesazhi.com/fenomeni-i-korrupsionit 

24 Kriminologjia prof.dr. luan gjoncaj av. Genci gjoncaj

Page 18: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 18/24

Page 19: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 19/24

19

Por nga ana tjetër ulja e besimit ndaj qeverisjes dhe qeverisë shoqërohet me pasoja të

rënda për shoqërinë që lidhen me forcimin dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe

shtetit social, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore etj.

Shteti humbet ligjitimitetin politik elektoral dhe forcen institucionale perpara shtetasve.

Si shembullin më të mirë mund të sjellim korrupsionin në sistemin e drejtësisë, i cili ul

ndjeshëm besimin qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë, gjë e cila është mjaft e

dëmshme për demokracinë e një vendi, pasi lidhet drejtpërdrejtë me respektimin e të

drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Këto të fundit mund të shihen si pasoja

indirekte politike të korrupsionit.

  Pasojat në cilësinë e qeverisjes së shtetit

  Ulet numri i investimeve publike dhe efikasiteti i ndërmarrjeve shtetërore.

  Fushat e aktiviteteve qeveritare dhe strukturat e shpenzimeve i nënshtrohen

ndryshimit – zyrtarë publikë të korruptuar “miratojnë” projektet, të cilat garantojnë

shuma më të mëdha.

  Egoizmi i zyrtarëve publikë lë në hije të menduarit strategjik në kuptimin e

nevojave të shtetit, prandaj mungon vëmendja e duhur për problemet ekonomike

dhe sociale.

  Ulet cilësia e shërbimeve publike.27 

  Pasojat socio-politike

  Mirëqenia personale gjithnjë e më shumë vlerësohet më e rëndësishme se

mirëqenia publike, e cila pothuajse lihet në harresë.

  Politikanët dhe punonjësit civilë fillojnë të keqpërdorin pozitën e tyre për të

krijuar mirëqenie personale.

  Të rinjtë i shohin shërbimet civile si një mënyrë jetese sa e përshtatshme, aq

edhe tërheqëse.

  Shoqëria e korruptuar nuk arrin të shohë as motivet e luftës kundërkorrupsionit. Vetë njerëzit nuk arrijnë të dallojnë nëse:

 janë të pakënaqur me praninë e korrupsionit si të tillë, apo me faktin

që dikush tjetër dhe jo ata ka siguruar përfitime të mëdha ose më të

mëdha?

27 Prof.dr. luan gjoncaj , av. Genci gjoncaj kriminologji

Page 20: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 20/24

20

  Niveli i korrupsionit mund të lidhet me kulturën, mentalitetin dhe traditat e një

shoqërie të caktuar . Në shoqëritë ku korrupsioni gati përligjet është shumë

më e vështirë të ndryshohen veset e jetesës dhe të menduarit.

  Punonjësit civilë mund të demoralizohen nga pagat e ulëta, nga përgjegjësitë e

punës që nuk kanë të bëjnë me llojin dhe cilësinë e saj, nga qëllimet jo të qarta

të organizatës për të cilën punojnë dhe nga klientelizmi ndërmjet/midis eprorit

dhe vartësit, etj 28 

Parandalimi I korrupsionit dhe politikat antikorrupsion

Lufta kunder korrupsionit perfaqeson perpjekjet e shoqerise per krijimin e nje sistemi

shoqeror te ndershem , te paster dhe efikas. Kjo lufte realizohet me shmangjen e

shkaqeve dhe pasojave te , duke rrit efikasitetin e e funksionimit te pushtetit shteteror

dhe krijimin e besimit qytetar te organete sherbimit publik shteteror. Pervec sa

permendem me larte strategjia e luftes kunder korrupsionit perfshin :

-Reformimin tersore te institutive kryesore te shtetit duke e vene theksin ne sistemin e

drejtimit

-Sigurimin kontrollit dhe dhenies llogari te organeve shteterore

-Transparencen

-Ndryshimin e normave moralo-etike qe mbizoterojne ne shoqeri

-Terheqjen ne zgjidhejn e ketyre problemeve jo vetem organet shteterore por edhe

biznesin privat e shoqerine civile.29 

Masat me karakter legjislativ

  Perfeksionimi I legislacionit

28 www.google.com 

29 Konventa penale mbi korrupsionin , strasburg

Page 21: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 21/24

21

  Legjislacioni specifik antikorrupsion: Qëllimi i miratimit të ligjeve të veqanta të

antikorrupsionit është vetëdijësimi i popullsisë dhe përkufizimin e sjelljeve që

 janë subjekt i ndalimit të korrupsionit dhe fushat e veqanta që janë tejet të

ndjeshme për korrupsionin.

  Ligjitimimin e mjeteve të veqanta për luftimin, zbulimin dhe hetimin e

korrupsionit.

  Ratifikimin e koventave ndërkombëtare të fushës juridiko-penale,

  Ligjitimimin e strukturave të vecanta antikorrupsin dhe përcaktimin e detyrave të

tyre duke ruajtur skajshmërisht paanësin dhe pavarësin e tyre.

  Kufizimi I mundesive qe lejojne infiltrimin e elementeve kriminal ne pushtetin

legjslativ dhe ndikimin e tyre ne procesin ligjvenes

  Vendosja e ekspertizave te detyrueshem per ato ligje qe parashikojne rritjen e

kompetencave te organeve qeveritare apo personave ne pushtet

  Krijimin e kushteve per nje kontroll efektiv per strukturen , transparencen dhe

veprimtarine e organeve qendrore e vendore

  Kufizimi I mundesive per veprimtari arbitrare nga ana e organizmave shteteror

  Reduktimi I sanksioneve te ndryshme per nje shkelje te vetme

  Rregullimie specifike ne ligjin per korrupsionin aktiv dhe pasiv30 

Masat organizative

Per politikat antikorrupsion mund te permendim:

- Pjesmarrjen dhe integrimin e shoqerise civile

- Lirimi I praktikave te biznesit nga korrupsioni

- Transparenca ne privatizim

- Thjeshtezimi I procedurave te licensimit

- Menaxhimi I financave publike dhe mekanizmat e kontrollit

- Bashkepunimi nderkombetar ne sferen juridike

31

 Pavaresisht ketyre masave te lartpermendura duhet te vullnet politik dhe perkushtim

qytetar per ti zbatuar e per te fituar mbi korrupsionin.

30 Konventa penale mbi korrupsionin

31 Krimionologjia e prof.dr.luan gjoncaj , av. Genci gjoncaj

Page 22: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 22/24

22

Konkluzione

Korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë

njerëzimi. Është në natyrën e vetë njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe

përfitime personale pa marrë parasysh nevojat e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të

tjerëve. Në këtë kuptim nuk përjashtohen as segmente të shoqërisë shqiptare. Shfaqja

e praktikave korruptive në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe veprimtarisë

shtetërore, bën që qytetarët ta konsiderojnë atë si një fenomen normal. Ai konsiderohet

thjesht si një mjet që mundëson zgjidhjen e shpejtë të problemeve të tyre, duke mos e

perceptuar faktin se janë përfshirë edhe vetë në një akt korruptiv. Korrupsioni

perceptohet nga qytetaret si një fenomen jetik, i pranishëm në të gjitha aspektet eveprimtarisë së tyre të përditshme, ku shpeshherë ata vetë bëhen gjenerues dhe nxitës

të tij. Nëse ky fenomen shoqërohet edhe nga problemet e burokracisë, paaftësisë

profesionale dhe neglizhencës shtetërore, ai përbën shkakun kryesor për humbjen e

besimit të qytetarëve ndaj autoritetit shtetëror. Vetem vullneti politik dhe nej perkushtim

I tij po ashtu dhe I shoqerise civile do bente te mundur qe reformat e ndermarra ndaj

korrupsionit te jepnin efekt.

Nese do pretendonim ne zhdukjen totale te korrupsionit atehere do kishim nje beteje te

humbur akoma pa e filluar pasi ne asnje vend te botes nuk eshte e mundur qe

korrupsioni te zhduket plotesisht, por ai ai ehste teresisht I kapshem mund te frenohet

dhe te mbahet nen kontroll po jo te zhduket .

Korrupsioni nuk mund te luftohet vetem duke perdorur forcen e se drejtes por duke

kombinuar forcen me aplikimin e politikave sociale te gjithaneshme dhe afatgjata.

Korrupsioni është një fenomen që ka lindur me njerëzimin dhe do të zhduket bashkë me

të. Por, duke qenë një ulçër e të gjitha shoqërive, që shkaktohet nga rrethana të

përgjithshme të natyrës njerëzore dhe nga faktorë të veçantë që pasqyrojnë zhvillimin

dhe natyrën e një shoqërie të caktuar, dhe që shoqërohet me pasoja negative të

natyrës ekonomike, sociale dhe politike, lufta ndaj tij mbetet përherë një sfidë e hapur

dhe mjeti më efektiv për ta realizuar është zbatimi praktik i legjislacionit. Në këtë drejtim,

Page 23: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 23/24

23

protagonistë janë vetë qytetarët, duke zbatuar vullnetarisht ligjin, për shkak të

besnikërisë ndaj tij.

Page 24: Tema Griselda

8/13/2019 Tema Griselda

http://slidepdf.com/reader/full/tema-griselda 24/24

24

Bibl iob rafia :

1-Konventa „‟ Mbi pergjegjesine penale ne luften kunder koorupsionit‟‟ Strasburg7,01,1999 fq.1 paragarafi 4

Kriminologjia prof.dr Luan GJoncaj, Av. Genci Goncaj fq 460

Nikola Makiaveli “Sovrani‟‟ 

Sharl Lui Monteskie “Mbi frymen e ligjeve „‟ 1747 

Historia e Popullit Shqiptare pjesa l fq 619

Fjalor I gjuhes se sotme shqipe fq 873, tirane 1980

Ligji kunder korrupsionit nr.2004/34 kreu   neni 2

Esat Stavileci Kontibute per Studentet

Kriminologjia prof.dr Luan Gjoncaj av.Genci Gjoncaj

Ragip Halili kriminologji

Kodi penal I Republikes se Shqiperise

Vito Tanzi, “Korrupsioni në mbarë botën, shkaqet, pasojat, qëllimi, trajtimi”, fq. 38 

Konventa penale mbi korrupsionin , strasburg

www.drejtesisashqiptare.com 

www.mesazhi.com/fenomeni-i-korrupsionit 

www.google.com