te njohesh shkrimin brail nr.4

12

Click here to load reader

Upload: roland-lela

Post on 06-Mar-2016

230 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Reviste tre mujore sociale, kulturore dhe edukative

TRANSCRIPT

Page 1: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

1

“Të njohësh shkrimin Brail”

Revistë tremujore sociale - kulturore dhe edukative

Kjo revistë realizohet dhe botohet në kuadër të projektit:”Mbrojtja,unifikimi dhe nxitja e shkrimit special

Brail” financuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe fondacioni Vodafone Albania,implementuar nga

Shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj reviste është ndërgjegjësimi mbi njohjen dhe përdorimin e shkrimit brail,duke e parë këtë shkrim

si akses mbi marrjen e çdo informacioni.

Revista:“Të njohësh shkrimin Brail” ka si synim përhapjen e shkrimit brail duke bashkëpunuar me të gjitha

anëtarët e degëve të të verbra të Shqipërisë me qëllim që ky shkrim të mos zhduket ,duke ditur se zhdukja e tij

do të përkthehet në analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e këtyre personave në

shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale.Duke sjellë pranë jush tema të ndryshme sociale,edukative dhe

informuese,shpresojmë të zgjojmë dëshirën dhe interesin tuaj për të qenë”konsumatorë”të kësaj reviste me

qëllimin e vetëm, ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shkrimit brail.

Punoi dhe ideoi: Nora Islami

Koordinatore/projekti

Transkriptoi:Nora Islami

Adresa: Rruga “Nikolla Lena’’ Nr 62, Tirane.

Tel: 04 259635, Tel/Fax 04 259611

E-mail: [email protected], www.shvsh.org.

Financuar nga Fondacioni Vodafone Albania dhe Implementuar nga Shoqata e të

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë Verbërve te Shqipërisë

Page 2: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

2

PËRMBAJTJA

1.Historia e emrit shqiptar ................................................................

2. Profesionet e mundshme të personave të verbër............................

3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me ................................

4. 25 Zbulimet shkencore .................................................................

5. Për ju amvisa ...............................................................................

6.Së bashku mbi brailin ....................................................................

Page 3: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

3

1.Origjina emrit Shqiptar

Është interesant fakti se si shqiptarët quajnë vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga të huajt. Vendi

ku shqiptarët jetojnë sot quhet Shqipëri dhe banorët pikërisht shqiptar, ndërsa të huajt vendin e quajnë Albania

dhe banorët albanesi ose Albanians.

Pa pasur pretendimin për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë çështje, le të përpiqemi të kuptojmë nëpërmjet

shkrimeve të disa studiuesve arsyen e këtij ndryshimi në emërtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në vitin 1847 Vincenzo Dorsa në librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundësi: “diskutohet

midis kritikëve mbi origjinën e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmë asnjë gjurmë në shkrimet e autorëve antik. Ka

disa që mbështesin teorinë që ky emër rrjedh nga Albanët, popull i Azisë i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe

detit të Zi. Këta popuj sipas këtyre autorëve formuan disa koloni në Maqedoni dhe në Epir”.

Por Dorsa nuk është i bindur për këtë teori. Në fakt na jep një tjetër të dhënë: “Palmerio (Graccia antiqua,

Libro 1, Cap. 14),na ka lënë të shkruar që Shqipëria (Albania) quhej kështu për shkak të maleve të larta, dhe

kur Galët arritën në atë vend e quajtën Albani sepse kështu quheshin alpet në gjuhën e tyre”.

Duke u bazuar në këtë teori Dorsa shpjegon termin Albania duke e lidhur me natyrën e “atij vendi”.

Shkrimtari antik Tolomeu na thotë që në Maqedoni ekziston një mal Albanus, popuj Albani, dhe një

qytet Albanopolis. Vetë Straboni kujton malin Albia ose Albion. Në këtë pikë Dorsa bën pyetjen përse mos ti

japim rëndësi kësaj të dhëne? Një e dhënë e vetmuar por që na flet qartë.

Versioni personal i Dorsës është ky: Në Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtë, trashgimi i pasardhësve të Eneas.

Romakët të cilët erdhën në Maqedoni dhe në Epir, kur panë qytetin e Albës ose të Albanopolis, ju erdhi në mend

qyteti që quhej Alba në atdheun e tyre (në Lazio). Kështu për ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtën Alba-nia,

domethëne Alba e re (nia - e re ), siç kanë quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka që u bë vëndi i perandorisë

së re […]”.

Edhe për emrin shqipëtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipëtari. Questo secondo

nome na çon tek σχίφος që Eskili shpjegon duke përdorur fjalën ξίφος shpatë, përdorues të shpatës […]”.

Më 1877, në Paris publikohet libri La Grèce avant les Grecs i autorit Louis Beonleë. Beonleë kërkon të

shpjegojë fjalën shqiptar me teorinë e Xylander. Fillon analizën e tij duke thënë që fjala shqiptar ngjason me

fjalën shqiptoj, por e braktis shpejt këtë teori sepse nuk është shumë e besueshme. Beonleë krahason

fjalën shqiptar me shqiponjë. Po të marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi në shkëmb, dhe po të

konsiderojmë që skifteri quhet edhe petrit atëherë kjo fjalë na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkëmb. Si

rrjedhojë, Shqiptarët quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorë të shëmbinjëve, malësorë.

Sami Frashëri në veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" (Bukuresht 1899), thotë që; Prindërit

tanë të vjetër u quajtën arbën, fjalë të cilën toskët për shkak të zakonit që kanë për të kthyer n në r e bënë arbër

siç përdoret edhe sot. D.m.th. ata që punojnë arën, që korrin e mbjellin. Këtë fjalë Romakët e kanë kthyen në

Page 4: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

4

alban duke quajtur vendin Albania[…] dhe kombi i tërë ka marrë emrin shqipëtar dhe vendi ynë emrin

Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes zogut të bekuar të Hyjit që faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi

edhe në flamur[…] .

Robert d’Angely në librin e tij “Enigma” thotë që fjala shqiptar në kundërshtim me mendimin e Vaso Pashës i

cili e quante këtë fjalë shumë të vjetër dhe e kundërvinte me fjalën albanë, të cilën ai e besonte si një krijim të

albanologëve të sotëm, fjala shqiptar pra nuk datohet në realitet më përpara se viti 1375 në Shqipëri; ajo bëhet e

njohur dhe e famshme për shkak të një ushtrie të vogël shqiptare (d.m.th. bartëse e shqiponjës, e shqipes), të

princit legjendar Gjergj Kastrioti.

Edhe studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” thotë që emri shqiptar e ka

orgjinën e tij nga ushtria e Skënderbeut që mbante flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Kurse për

emrat Alban dhe Arbëresh , Arishtidh Kola thotë që nuk ka asnjë diferencë midis tyre dhe që janë e njëjta gjë.

Historianët Pollo dhe Puto pohojnë që fjala Alban ka prejardhje historike, ndërsa fjala Arbëresh prejardhje

gjeografike. Kola nxjerr në pah edhe një here teorinë që emri Albani është një fjalë antike çeltike.

2. Profesionet e mundshme të personave të verbër

Një ndër problemet që çdo shtet ka si prioritet është ulja e shkallës së papunësisë për qytetarët e kombit

të tij.Çdo komb apo shtet ka potikëbërjen e tij për punësimin.Nëse fjalës punësim i bashkangjisim dhe fjalën

apo përcaktorin e personave të verbër pra: punësimin e personave të verbër,duhet thenë se kjo është një çështje

që brenda saj përfshin shumë sfida.

Përsa i takon punësimit mbi personat e verbër duhet pohuar se ata kanë mundësi mëse të mjaftueshme

për të marrë një profesion për të hyrë në tregun e punës,dhe për tu integruar në profesionin e tyre përkatës.Në

edukimin profesional që ata marrin nëpër institucione të ndryshme qoftë qendra profesionale ,apo universitete

ata mund të specifikohen në tre nivele punësh:

Page 5: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

5

Niveli i parë: Ti aftësojë ata për punë manuale (pra ata mund të jenë fuqi apo specialistë

prodhimi).

Niveli i dytë:Është ai i shërbimeve (personat e verbër mund të marrin edukimin përkatës si:

daktilografistë ,sekretarë ,çentralistë, fizioterapistë etj).

Niveli i tretë: Është ai i edukimit universitar (personat e verbër mund të punojnë si

juristë,avokat,pedagog ,mësues etj.).

Edhe në vendin tonë ka rezultuar se personat e verbër,kanë qenë punëmarrës si centarlistë,sekretar,mësues,etj.,

por në sajë të njohjes të shkrimit brail ata kanë hyrë në tregun e punës. Pra njohja e shkrimit brail ka qenë

kriter kryesor në edukimin dhe integrimin profesional të personave të verbër.

Dhe vetë personat e verbër dëshmojnë mbi rëndësinë e njohjes së shkrimit brail.Përmend këtu znj.Maryanne

Diamond presidente e ËBU-së që flet mbi rëndësinë e shkrimit braile.

“Unë i jam gjithnjë borxh Louis Braille për trashëgiminë që ai na la. Braili është një mjet kryesor i komunikimit

dhe punësimit për ne, që jemi të verbër në një botë gjithnjë e në ndryshim. Është në dorën të gjithëve ne, për

të siguruar që Braille duhet përdorur gjithnjë e më shumë në të ardhmen”.

Në çdo lloj punësimi qoftë i nivelit të parë, të dytë apo të tretë ai gjithnjë do të jetë i domosdoshëm.

Madje mund të përmendim këtu disa nga profesionet më të përshtatshme për përsonat e verbër marrë nga libri:

”Të verbërit në punë” nga z. Philip Chazal, President i Komisionit të Unionit Europian të të Verbërve për

Rehabilitimin, Trajnimin Profesional dhe Punësimin një ndër specialistët më të njohur europianë për punësimin

e të verbërve

Disa nga profesionet e frekuentuara nga të verbërit të ndarë sipas fushave të caktuara janë:

Në fushën e komunikimit.

Profesioni që ushtrohet më shpesh është ai I çentralistit.Është ndër profesionet më të frekuentuar në të

gjithë botën pavarësisht faktit se progresi teknologjik ka sjellë një rënie të numrit të atyre që ushtrojnë këtë

profesion, të cilëve u duhet të zhvillojnë më tepër aftësitë e tyre profesionale dhe të njohin një gjuhë të huaj.

Pra ai që në ditët e sotme njihet si profesion i recepsionistit duke qenë se ka një rol të veçantë në

institucionet e mëdha do të rrisë numrin e të punësuarve në kompani të ndryshme, spitale, institucione

qeveritare etj.

Profesioni i sekretarit ushtrohet gjithashtu nga të verbërit.Këtu kërkohet dhe ndërtimi i një

bashkëpunimi të mirë dhe me kolegët e tjerë. Progresi i kohëve të fundit në drejtim të teknologjisë së

kompjuterave, përdorimi i gjerë i grafikëve dhe imazheve në prezantimin e teksteve të ndryshme, kërkimet që

duhet të bëhen nëpër ëebsite të ndryshëm që jo gjithnjë kanë lehtësi në drejtim të navigimit në to kanë krijuar

dyshime nëse ky profesion do të vazhdojë të jetë akoma i përshtashëm për të verbërit në të ardhmen.

Pak ushtrojnë profesionin e përkthyesit për shkak se kjo kërkon më tepër përqendrim sesa kolegët e tyre

me shikim normal dhe ata hasin në vështirësi në drejtim të familjarizimit të tyre me fjalorët, bazat e të dhënave

që kërkohen për një plotësim eficent të kësaj detyre.

Page 6: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

6

Konsulentet telefonike në kompanitë telefonike fikse dhe ato celulare, duke dhënë jo vetëm këshilla në

drejtim të telefonit por dhe duke menaxhuar dhe llogaritë e klienteve dhe duke i propozuar atyre produktet e reja

që do të hidhen në treg.Gjithsesi problemi më kryesor në drejtim të këtij lloj profesioni për të verbërit është

aksesi në drejtim të paketave të reja që hidhen në treg për programe të ndryshme softëare, të cilat shpeshherë

përbëjnë vërtet një problem.

Institucionet shtetërore.

Specialiste të sherbimeve sociale, specialistë të punës etj. mund të jenë një profesion i përshtatshëm për

të verbërit.Përveç ndjekjes së periudhave të trajnimit për këto profesione dhe me ndihmën e zyrave të

sekretarive që i bashkangjiten këtyre punëve, atyre që ushtrojnë këto profesione u duhet të përmbushin të gjitha

detyrat që priten të realizohen prej tyre si egzaminimi i dosjeve të ndryshme, kërkimi i informacioneve, marrja e

vendimeve, përgatitja dhe monitorimi shpeshhere i buxheteve të rënda, menaxhimi i personelit etj.

Bujqësia

Të verbërit mund të punësohen dhe në bujqësi.Me pak teknologji të adaptuara në këteë sektor në

përputhje me nevojat e tyre ata mund të jenë në gjendje të kryejnë procese të tilla të nevojshme në këtë drejtim

si ushqimi i kafshëve, mbledhja e vezëve, dhe punë të tjera në fermë.Në Shqipqëri ka shumë të verbër që jetojnë

punojnë në fshat,duke u përfshirë në të gjitha punët që kërkon jeta në fshat.

Artet dhe zbavitja

Shumë të verbër mund të bëjnë punë dore të ndryshme,edhe pse tani janë ndërthurur me mjete teknologjike ajo

përsëri ngelet një punë që është bërë dhe më përpara dhe bëhet dhe tani në ditët e sotme nga persona të verbër.

Madje mund të themi se në shumë qendra rehabilitimi për persona të verbër ajo sherben dhe për të rritur

ndjeshmërinë e gishtave të dorës duke përdorur material të ndryshme.

Arsimimi

Profesioni i mësuesit ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft i përhapur tek të verbërit.Kryesisht mësues të

letërsisë, gjuhës, matematikës dhe më rrallë të historisë, gjeografisë dhe sporteve. Me ndihmën e një asistenti që

shpesh është i nevojshëm, veçanërisht në detyrat e shtëpisë së nxënësve.

Page 7: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

7

Profesionet ligjore

Profesionet ligjore kanë gjetur një përhapje të gjereë tek të verbërit. Profesione si avokat , gjygjtar apo

prokuror kanë rezultuar si shumë të suksesshme.Aftësia për tu përqendruar, dëgjuar dhe për të studiuar të tjerët

janë faktorë pozitive plus ,që sjellin të verbërit në këto profesione.

Të verbërit kompesojnë defiçitet e tyre vizuale me një zhvillim të mirë të shqisës së të prekurit, kështu

që profesionet e masazhatorit apo të fizioterapeutit sot gjejnë një përdorim shumë të gjerë për të verbërit

Politika

Ka patur shumë raste ku të verbërit janë parë dhe si deputete nëpër Parlamente.

Në mjaft studime të nivelit europian dhe botëror janë përshkruar llojet e profesioneve që mund të jenë me të

përshtashme për të verbërit duke patur parasysh aftësinë e tyre të kufizuar.

3.Personalitete të njohura botërore, jetojnë me …

Muzikanti Afrikano- Amerikan Ray Charless u admirua gjerësisht si një këngëtar,pianist dhe kompozitor I

muzikës.Ai ka arritur të kombinojë elementët e xhazit ,psalmet ungjillore me ritëm dhe gjendjë të dëshpëruar për

të krijuar një lloj të ri të muzikës afrikano-amerikane të njohur si soul.

Ray Charles Robinson lindi në Albany, të Gjeorgjisë , më 23 shtator, 1932.Babai i tij, Bailey Robinson, punonte

si mekanik hekurudhor dhe nëna e tij, Aretha Robinson, ka punuar në fabrikë një sharre,po ashtu ajo lante shpesh herë rrobat e

njerëzve të tjerë për të fituar para shtesë,duke e bërë këtë si një punë të dytë.

Familja Robinson u vendos në Greenville, Florida, kur Charles ishte ende një fëmijë. Në moshën pesë vjeçare Charles u lëndua shumë

shpirtërisht kur pa vëllain e tij katër-vjeçar tek mbytet në një vaskë lavanderie, pavarësisht nga përpjekjet për të shpëtuar vëllain e tij.

Ray Charless

Shumë shpejt pas kësaj ngjarje Charles filloi të verbohej . Në moshën shtatë vjeçare sytë e tij nuk shikonin më asgjë kështu që ai u

bë tërësisht i verbër. Ai u dërgua në Shkollën e Shën Augustini për të verbërit, në Florida, ku ai mësoi për të lexuar dhe mësuar

shkrimin Braille . Shumë shpejt ai filloi të luajë në piano, klarinetë dhe saksofon. Në moshën

pesëmbëdhjetë vjeçare Charles humbi nënën, dhe dy vjet më vonë i ati i tij ndërroi jetë.Me humbjen vëllait të tij disa viteve më parë

Page 8: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

8

dhe të dy prindërve më vonë Charless përjetoi vuajtje të mëdha,duke mbetur kështu jetim dhe I verbër.Megjithëkëto fatkeqësi që e

ndoqën njëra pas tjetrës muzika i shtoi atij thellësinë e ndenjave.

Fillimi I karrierës Pas diplomimit nga Shkolla Shën Augustini, Charles udhëtoi nëpër Florida performon me bandën e vendeve perëndimore. Kjo

ishte një përvojë që ndihmoi atë më vonë, kur ai shtoi këngët perëndimore të shfaqjeve të tij. Menjëherë më pas ketyrë shfaqjeve ai

filloi turne me” rhythm-and-blues bands”, organizimin dhe kompozimin e muzikës,aq mirë sa luante në piano,

klarinetë dhe saksofon. Në mënyrë që të mos u ngatërruar me kampionin e boksit Ray Robinson (1921-1989), ai ndërroi mbiemrin e

tij dhe e bëri Charles,pra si Ray Charles.

Charles I lodhur nga Florida, vendosi të përdorë kursimet e tij për të shkuar sa më larg të jetë e mundur. Ai vendosi të shpërngulet në

Seattle,në Ëashington, ku ai formoi një grup të quajtur Trio McSon. Ky grup kishte vet shfaqjen e televizive lokale. Ai gjithashtu

bëri disa regjistrime për kompaninë rekord Sëingtime. Në vitin 1950 ai u zhvendos në Los Angeles, Kaliforni ku vazhdoi të regjistrojë

dhe të jap shfaqje atje.

Si këngëtarë blues Guitar Slim (1926-1959) dhe Percy Mayfield ndikuan tek Charles. Në piano, aranzhimet jazz të LloydGlenn e

influencuan shumë atë. Duhet theksuar se ndikimi i muzikës së ungjillit ishte gjithmonë i pranishëm në stilin e tij të të kënduarit. Të

kënduarit e Charles me këngë romantike vazhdon në traditën e Nat "Mbreti" Cole (1917–1965), Zëri i tij i fortë,me

përzierjen stileve, dhe aftësitë e tij si një muzikant i dha një njohje ndërkombëtare.

Zbulimi I muzikës soul

Në vitin 1954 në një seancë incizimi me Records Atlantikut ai kombinoi ungjillin me ritmin-dhe-gjendje të dëshpëruar,duke e

dëgjuar këtë muzikë ata e themeluan dhe e quajtën "I ëmbël stil I ri" në muzikën amerikane. Charles përdori e dy format muzikës

së ungjillit dhe bluz standard në regjistrimin e këngëve të tilla si "Jezusi i im është gjithë Bota për Mua," "Unë kam një grua", dhe

"E dashur më mbaj në dorën tënde “Charles ju referua shpikjes së tij të muzikës soul si një kombinim të xhazit dhe ungjillit. Ai

vazhdoi turnetë, duke kaluar pjesën më të madhe të viteve 1950 në rrugë.

Në vitin 1959, në etiketën ABC-Paramount, Charles shënoi famën e tij me këngën” e tij të famshëm "Gjeorgjia në mendjen time", e

cila më vonë u bë kënga zyrtare e shtetit të Gjeorgjisë. Charles fitoi dhjetë çmime Grammy në Akademinë Kombëtare të Arteve. Në

vitin 1976 ai regjistroi këngën “Porgy and Bess” nga GeorgeGershëin me Cleo Laine. Një reklamë televizive për Pepsin në1990 e

ndihmoi Charlesin që të jetë më i njohur për një brez të ri të dashuruar muzikë. Ai gjithashtu ka bërë albume si: “Botën time”, “Më i

miri Ray Charles”Vitet Atlantike”, si dhe “Çështje dashurie”. Ai gjithashtu u shfaq në filmat e tillë si në balada Blue,Vëllezërit Bluz.

Vite më vonë

Charles është i martuar me Della,Altwine dhe ajo ish këngëtare e ungjillit , me të cilin ai ka tre fëmijë. Ai është gjithashtu mik shumë

i mirë me Stevie Ëonder (1950 -), Quincy Jones (1933 -), si dhe me muzikantë të tjerë. Në intervistë me Jeff Levinsonai është

shprehur se: "Muzika është frymëmarrja ime”.

Ray Charles shquhet për donacionet e tij bujare të institucioneve arsimore. Në vitin 2000 ai dha universitetit të Ëilberforce në

Ohajo një dhuratë prej dy milionë dollarësh për të financuar bursa për muzikë, dhe në vitin 2001 ai dhuroi një milion dollarë për të

gjithë kolegjin në Morehouse në Atlanta, Gjeorgji. Charles gjithashtu u shfaq në Las Vegas, Nevada, në vitin 2001 për të

promovuar një linjë të re të makinave me monedha (automat) të Korporatës Gaming Aleanca që ka krijuar makina për ti përdorur të

verbërit në lojëra.

3.25 zbulimet shkencore

Page 9: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

9

Cila është zbulimi dhe progresi shkencor më i madh i të gjitha kohërave? E përditshmja amerikane “Usa

Today” propozon 25 prej tyre, të cilat rastësisht kanë ndodhur në 25 vitet e fundit. Seleksionimi është arbitrar, i

kryer nga një grup ekspertësh. Shkencëtarë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme, megjithatë, këto mbeten

zbulimet dhe arritjet që kanë modeluar teoritë moderne dhe kanë hapur rrugë të reja për mjekësinë dhe

shkencën.

1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikat largohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë

përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një

shpjegim.

2. Genomi njerëzor (2000)

Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom

njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike.

3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga

“shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.

4. “Hubble” (1990)

Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers

dhe një simbol i progresit shkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të

cilit janë lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në

bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme

dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

Ian Ëilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt

do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit,

qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin

e rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e

rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda

yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit

diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.

Page 10: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

10

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

Biologët Andreë Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me

gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore.

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila

kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës

së materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që

thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve.

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një

planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të

përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Ëisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale

njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të

kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën.

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër i

Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia

njerëzore.

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe

projektuar jetën.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit,

përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies të universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-1985)

Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më

shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se

modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore.

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive

në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

Page 11: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

11

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila

është një pjesëz e dritës.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet

mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje

të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke

prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë,

duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Një skuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habit paleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar

mbetjet e të ashtuquajturit “Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve më parë, me trurin e

reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për të gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari

5. Për ju amvisa

1.Tavë dheu me karkaleca deti dhe pana

Gjëja e parë që bëhet është të ngrohen tavat e dheut ne 220 gradë.

Si fillim skuqen karkalecat me gjalpë dhe pas 10 min shohet edhe mielli. Trazohen derisa edhe mielli të skuqet

pak dhe më pas shtohet panna. Nëse pana nuk është shumë e lëngshme mund të hollohet me qumësht. Lihen

vetem për pak minuta së bashku dhe më pas shtohet djathi kaçkavall (guda) i cili duhet të jetë i grirë në mënyrë

që të shkrihet. Lihen në zjarr për nja 5 min dhe më pas e gjithë masa hidhet në tavat e dheut të cilat tashmë janë

mëse të ngrohta. Hapi i fundit është pjekja në furrë derisa të marri një ngjyre si të verdhë

Për 4-5 persona duhen:

gjalp 50 gr. karkaleca 200 gr. miell 40 gr, pana 200 gr, djathe 100 gr.

Përgatitja per 4 persona:

6 kunguj mesatarë tulin e të cileve do ta hiqni

2 qepë mesatare

150 gr kimë

nje grusht oriz

kopër, majdanoz

kripë,piper i zi

1 filxhan kafeje vaj(mund të jetë dhe vaj ulliri apo sojë)

Në një tas përzini mirë qepët e grira hollë , orizin e lagur dhe zbutur më parë me ujë të nxehtë, mishin e grirë,

kripën,koprën,majdanozin,vajin dhe piperin dhe përzijini mirë deri sa të krijojnë një fare mase homogjene.Më

pas mbushni me këtë masë shtretërit e boshatisur të kungujve dhe pasi të keni mbaruar punë , vijeni për tu

pjekur në furrë.Ju beftë mirë.

Ne gjithashtu këtë e bëjmë dhe vetëm me perime dhe pa mish dhe jo të pjekur por të gatuar në tigan.Në vened të

Page 12: Te njohesh shkrimin Brail nr.4

12

mishit të grirë i shtojme 3 domate të pjekura fort dhe salcë speci të kuq.Pasi i vendosim në tigan i shtojmë pak

ujë dhe i lemë të zihen në zjarr të ulet.Ju bëftë mirë!

2.Oriz me kërpudha

Përbërësit: 500 gr. oriz,200 gr. majanzoz,1 litër lëng mishi,500 gr. kërpudha,njeë kokërr qepë,një thelpi

hudhër,vaj ulliri.50 gr. gjalp,djathë i grirë.Kini parasysh se çdo lloj orizi mund të gatuhet me kavardisje me një

bazë që quhet soffrito e pëerbërë nga qepa dhe hudhra dhe sipas dëshirës selinoja karota,etj.Marrim qepen dhe

hudhrën,i grijmë hollë dhe i hedim një tenxhere të gjatë bashkë me vajin e ullirit.I vëmë në zjarr dhe i përziejmë

pa pushim.Kur të kenë marrë ngjyrë ari hedhim kërpudhat e qëruara dhe të prera në feta të holla.Përziejmë

derisa kërpudhat të marrin ngjyrë të kuqërremtë.Në atë pikë hedhim orizin dhe gjysmën e

majdanozit,vazhdojmë të përziejmë masën duke pas parasysh që orizi të mos ngjisë dhe të mos digjet.Kur

shohim se kokrrat e orizit janë në ngjyrë ari atëherë fillojmë e hedhim pak e nga pak me durim lëngun e

mishit.Lëngu hidhet nga pak duke shterruar çdo herë e duke përzierë pa pushim në mënyrë që mos të ngjisë

derisa të ziejë komplet.Kur shohim se orizi është i zierë fikim zjarrin marrim gjalpin,majdanozin që na mbeti

dhe djathin e grirë e hedhim brenda orizit dhe e përziejmë në mënyrë energjike duke përfshirë gjithë masën.E

lëmë të pushojë 5 minuta me kapak sipër dhe e servirim me pak djathë të grirë në pjatë.Ju bëftë mirë.

6.Së bashku mbi brailin

Të dashur lexues !

Stafi i kësaj reviste është i interesuar të bashkëpunoj me ju më qëllim integrimin dhe ndërgjegjësimin mbi

rëndësinë e shkrimit brail.Duke e parë brailin si një identifikim të gjuhës dhe jo gjuhë më vete ai është i

barabartë me pavarësi,në marrjen e çdo informacioni.Ne shpresojmë shumë që ky shkrim të mos zhduket ,duke

ditur se zhdukja e tij do të përkthehet analfabetizëm.Dhe analfabetizimi do të ketë si pasojë mos integrimin e

këtyre personave në shoqëri apo në rrethe të ndryshme sociale.

Për këtë jeni të lutur të bashkëpunoni me ne,duke dhënë idetë tuaja mbi përhapjen e këtij shkrimi,apo dhe

shfaqur kritikat,opinionin tuaj mbi temat e revistës ”Të njohësh shkrimin Brail” dhe stafi ynë do të jetë

mirënjohës në bashkëpunimin tuaj.

Lexim të këndshëm!