te muzika gjej paqen

22
Shkolla:”Lasgush Poradeci” Projekt Tema:”Te muzika gjej paqen” Punoi:Anxhela Dosi Klasa:7A Lenda:Gjuhe Shqipe

Upload: antzela

Post on 16-Apr-2017

777 views

Category:

Art & Photos


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Te muzika gjej paqen

Shkolla:”Lasgush Poradeci”

ProjektTema:”Te muzika gjej paqen”

Punoi:Anxhela Dosi

Klasa:7A

Lenda:Gjuhe Shqipe

Objetivat

Page 2: Te muzika gjej paqen

Te jape mendimin e tij per rrymen muzikore qe I pelqen . Te evidentoni vlerat e muzikes shqiptare ne bote. Te tregoni lidhjen mes letersise dhe muzikes. Te diskutoni rreth ndjenjave qe percjell muzika te ju. Te organizojme nje mini festival muzikor.

Vendi:Ne shkolleKohezgjatja:180 minuta (4 ore mesimore)

SKEDAHistoriku I rrymes muzikore qe na pelqen.Kengetare dhe grupe te njohura.Histori roz te kengetareve.Kenge te njohura.

Muzika shqiptare dhe vlerat e saj ne bote.Kengetar shqiptar te njohur ne bote.Ese:”Te muzika gjej paqe”Lidhja e muzikes me letersine.

Hyrja

Page 3: Te muzika gjej paqen

Qellimi I ketij projekti eshte qe te mesojme me shume gjera per muziken dhe te studiojme temen qe kemi perzgjedhur. Duam te mesojme informacione qe nuk I dim plotesisht ose fare. Duam te mesojme dick ate re sepse na pelqen muzika dhe ajo qe do mesojme do mbete ne mendjen tone sepse na intereson . E adhurojme muziken dhe eshte nje lloje jetese per ne te rinjte. Duam te mesojme si filloi , ku ka arritur dhe si do perfundoi . Duam te mesojme si shprehen te rinjte me muziken , cfare u krijon , cila eshte lidhja e tyre me muzike dhe pse e kane me te lehte te shprehen me muziken se sa me fjalet ?

Mendimi im per muziken POP !

Muzika POP eshte vetja ime , prandaj me pelqen , prandaj e dua aq shume . Ritmi eshte rrahja e zemres time , melodite mendimet e mia dhe goditjet e lehta , ndjenjat tona . Kur degjoj muzike POP , perjetoj njekohesisht te shkuaren , te tashmen dhe te ardhmen time . Nese mendoj se sa thelle me degjimin e nje kenge POP ringjalle ndjenja te vjetra , te ndihem papritur e forte ose te frymezohem per te krijuar , vetem e paarsyeshme nuk degjohet kjo . Edhe pse forcen per te marre nje mendim per te ardhmen mund te ma jap nje shoqe , nje udhetim ose nje lajm I mire , eksperiencen e se jashtezakonshmes vetem

Page 4: Te muzika gjej paqen

muzika POP mund te ma fali. Bashke me te mund te udhetoj ne planete te tjere , te transformohem ne nje gje qe ekziston ose nuk ekziston , te ve flatra e te fluturoj ose edhe te zhdukem . Duket qe , si ushqimi ose nje perqafim I ngrohte , degjimi I nje melodie te preferuar me aktivizon ndjesine e lumturise. Nuk ben vetem kete muzika POP. Me muziken POP prek fantazin , endrrat , me lindin ide te reja dhe kuptoj disa njerez vetem nga muzika qe degjojne . Me degjimin e kengeve POP ndihem shume here me mire edhe pse mund te mos e kem fiksuar teksin, fjalet dalin ne menyre te cuditshme por I them sakte .

Evindetimi I vlerave te muzikes shqiptare ne bote !

Joe Boyd, producent amerikan mjaft i njohur, që jeton në Londër, flet për vlerat e muzikës polifonike shqiptare, për festivalin e Gjirokastrës dhe qytetin ku ka lindur shkrimtari Ismail Kadare.

 Në një intervistë të gjatë për BBC, ai rrëfen historinë e gjatë se si ra në kontakt me muzikën polifonike dhe kur për herë të parë dëgjoi disa këngë në vitin 1988, kohë në të cilën vendi ynë ishte i izoluar si pasojë e regjimit komunist.

Jam i mahnitur, shprehet ai, nga muzika në tërësi dhe Shqipëria për mua ka qenë gjithmonë një vend misterioz për shkak të izolimit.

“Kisha marrë informacione të pakta lart e poshtë, derisa në vitin 1988 një person m’u afrua dhe më dha një kasetë video, këtu flasim për periudhën kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Në të kishte pamje të festivalit të Gjirokastrës. Ai e kish siguruar këtë video-kasetë, pasi shoqërohej me disa shqiptarë, të cilët punonin në televizion. E vendosa në video-regjistrator dhe pashë kalanë e Ali Pashës e flamuj kuqezi që valviteshin në një zonë malore të mbuluar me dëborë, ndërkohë

Page 5: Te muzika gjej paqen

që grupe polifonike, të përbëra nga këngëtar me qeleshe në kokë të cilët këndonin këngë popullore dhe të them të vërtetën ishte magjepsëse. Në atë moment i thashë vetes, unë do të shkoj një herë në atë festival”, thotë Boyd.

I mahnitur nga muzika polifonike shqiptare, kultura , folklori dhe natyra, Boyd me në fund vendos ta shohë nga afër këtë realitet, një vizitë të cilën e quan aventura ime shqiptare, transmeton atsh.

Sipas tij, Gjirokastra është një qytet spektakolar, është i famshëm për faktin se poeti i njohur shqiptar Ismail Kadare ka lindur aty dhe gjithashtu cilësohet si qyteti i gurtë. “Është i vendosur pranë maleve dhe festivali zhvillohet pikërisht në mal. Të gjitha ato pamje që kisha parë në video në 1988, arrita më në fund ti përjetoja kur vizitova Gjirokastrën”, shprehet Boyd.

Rrugët me kalldrëm, përshkruan ai, ishin vërtetë të veçanta, me kafenetë e vendosura në krah të tyre. Çdo natë, vijon Boyd rrëfimin, mijëra njerëz ecnin drejt kështjellës së Ali Pashës dhe kur dëgjoje muzikën i rrethuar nga malet aty pranë shumë njerëzve, ishte vertetë një nga eksperiencat më të paharrueshme.

Muzikanti dhe producenti i njohur ka studiuar gjithashtu muzkën shqiptare, origjinën e saj dhe influencat nga fqinjët, por sipas tij në vetvete pavarësisht të gjithave, ai e quan unike muzikën tonë popullore.

Muzika shqiptare , thotë Boyd, ka pak influence, por nuk i ngjan asaj turke. “Gjuha shqipe së bashku me atë baske dhe Gjeorgjiane është ndër gjuhët më të vjetra në Europë, Shqipëria është një vend antik me kulturë të vjetër dhe i izoluar për shkak të pozicionit gjeografik e politikës dhe pavarësisht se muzika aty është ndikuar disi nga ato sllave, greke e bullgare, në vetvete është unike, me tekstet dhe notat e mrekullueshme që ka, po ashtu ka shumë variacion mes muzikës së veriut dhe jugut të Shqipërisë, por unë personalisht jam më shumë i dhënë pas këngëve polifonike të zonës së Jugut”, nënvizon ai.

Joe Boyd rrëfen mbresat e festivalit te Gjirokatres, të cilin e ndoqi live vitin e kaluar dhe se si arriti ta çojë në Londër muzikën polifonike shqiptare. “Para një viti më në fund, arrita të isha i pranishëm në festivalin e Gjirokastrës dhe mbeta i mahnitur, aq sa kur i tregoja miqve te mi ata bënin shaka me mua, por kur i ftova të vinin ta shikonin mbetën mjaft të kënaqur nga muzika e festivalit dhe ambienti përreth, dhe më thanë mblidh një grup shqiptarësh që këndojnë në këtë festival e merri të performojnë në Londër”, tregon ai.

Page 6: Te muzika gjej paqen

I dëgjova, e vijon bisedën Boyd dhe atë bëra i ndihmuar edhe nga bashkëshortja ime. “Së bashku me disa miq të mi, të cilët janë eskpertë të muzikës shqiptare ndërtuam një grup me performuesit dhe këngëtarët më të mirë të muzikës me saze në Jugun e Shqipërisë. Pastaj menduam se duhet të regjistronim dicka për ta promovuar ardhjen e tyre, kështu që lancuam fushatën me emrin “dita e sazes” dhe u munduam të siguronim paratë për të rregjistruar një album”, thotë Boyd.

Por producenti është i mahnitur edhe nga subjekti i këngeve, nga mënyra si trajtohet dashuria mes djalit dhe vajzës, por edhe përzierja e dy zerave me dy intrumente. Sipas tij, kjo është një pjesë e një kënge me saze, e cila flet për një djalë që admiron një vajzë teksa ajo del nga banesa e saj, madje është i dashuruar me të, megjithëse ajo nuk i kushton vëmendjen e duhur, është një këngë shumë e bukur.

Ajo çfarë e bën unike, thotë ai, është përzierja e dy zërave dhe instrumenteve, kjo është polifonia e jugut ku ke disa vija melodike të ndryshme që i japin muzikës shqiptare një ndjenjë krejtësisht të veçantë. Ai shpreh besimin se në botë muzika autentike zë një hapësirë jo të madhe, megjithatë njerëzit janë në mënyrë të vazhdueshme në kërkim të diçkaje të re e të pazbuluar, ndërsa shpreh mendimin se ka ardhur koha e Shqipërisë, pasi ajo çfarë ata krijojnë është e mrekullueshme.

“Muzika ballkanike është shumë e njohur dhe ka pushtuar tregun, mendoj se edhe Shqipëria duhet të jetë po aq e famshme”, vlerëson Boyd. Megjtihatë, sipas Boyd ka edhe probleme me muzikën shqiptare, sic është ajo turbo folk e përzierë me elektonike.

Sipas Boyd, problemi më i madh i Ballkanit është ajo çka quhet turbo-folk, pra muzika popullore e përzierë me elektronike dhe ekziston edhe në Shqipëri.

Të them të drejtën nëse ata që prodhojnë muzikën e vërtetë të folklorit shqiptar do të zhvillonin një koncert në Tiranë, nuk besoj se do të kishte shumë spektatore, pasi muzika polifonike cilësohet tashmë si diçka e dalë mode, kjo ka ndodhur edhe me kultura të tjera, për këtë arsye duhet një sy që vjen nga jashtë për të kuptuar vlerat e kësaj muzike”, thotë Boyd. Këtu, ai sjell në vëmendje rastin e Kubës, ku të huajt thonë që është fantastike, ndërsa vendasit nuk e vlerësojnë, më pas kur i vihet në dukje thonë, në fakt nuk është edhe aq keq.

Sipas mendimit tim edhe muzika POP vleresohet si keto me siper , pasi kengetare te njohur amerikan kane pranuar te bashkepunojne me shqiptaret edhe nuk kane meduar se ne jemi shqiptare dhe nuk mund te realizojme bashkepunime te tilla .

Page 7: Te muzika gjej paqen

Bashkepunime si keto jane pelqyer teper nga vende te ndryshme te botes . Ne ditet e sotme nje kenge shqiptare perhapet shpejt dhe merr gjykime si per keq edhe per mire . Por asnjeri nuk ndalet ne rrugen e muzikes . Asnjeri nuk eshte dorezuar sot nga gjykimet, perkundrazi ata jane bere me te forte dhe perballojne kritikat .

Lidhja mes muzikes dhe letersise!

Muzika është pjesë e marrëdhënieve të letërsisë me artet e tjera. Marrëdhëniet e para të muzikës me letërsinë kanë qenë të ndërsjella më pas ato u shndëruan në forma të ndryshme komunikimi. Këto forma realizohen në varësi të evolucionit të arteve. Aristoteli e cilësonte muzikën si parametër analog me muzikën dhe konsiderohej si strukrurë verbale. “Midis shtatë arteve të bukura, muzika zinte vendin e parë dhe ishte më fisnikja e shkencave të qytetëruara”.Veprat e artit duke qenë produkte të mendjes dhe shpirtit njerëzor, përfshirë këtu sigurisht dhe muzikën, kanë një lidhje të veçantë të të dhënave natyrore të njeriut me to. Arkitektura, skulptura dhe artet vizive, paraqiten në përgjithësi si projektime të strukturës në hapësirë pasi janë drejtpërdrejti në funksion të syrit njerëzor. Ndërsa letërsia dhe muzika strukturohen në një formë më të dukshme për veshin sesa për çfarëdo organi tjetër duke u quajtur “arte të dëgjuemit”. Mes letërsisë dhe muzikës, ka pika të përbashkëta si prsh: marrëdhëniet e tyre me kohën, aspektit tingëllues, intonativo-fonetik të fjalës. “Ashtu si perceptojmë muzikën e ekzekutuar, ashtu perceptojmë edhe tingujt e artikuluar të fjalës ose gërmat e saj”.Klasifikimi i përbashkët i muzikës dhe letërsisë pasqyrohej edhe në prezencën e tyre në Olimp. Muzika dhe letërsia nuk mund të zëvendësojnë njëra tjetrën, pasi poezia nuk priret drejt muzikës, kurse muzika nuk ka nevojë për fjalë. Letërsia shkon drejt thellësisë së parametrave, të ngjashme me ato muzikore. Poezia gjithashtu përparon brenda ligjësive të masës, dhe më shumë se me prozën ajo ngjan me muzikën sepse i bashkon një gjenezë e përbashkët e kërkimit të një impulsi psiqik joracional, jokartezian. Shkrimtarët dhe kompozitorët gjithmonë e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kanë qenë shumë të lidhur me njëri – tjetrin. Tek poeti-muzikant konstatojmë të njëjtin proçedim teknik mbi unitetin e të dy gjuhëve: gjuhës së fjalëve dhe asaj të tingujve, siç ka qënë për Bahun një mënyrë e të menduarit:hyrja

Page 8: Te muzika gjej paqen

dhe përsëritjet e mëtejshme të fugës. Më pas, në kohët e reja u vu re një reduktim i këngeve lirike në favor të fjalës së aktorit.Marrëdhëniet e muzikës me letërsinë vërehen në dy drejtime. Drejtimi i parë i shikon ato në folklorin gojor shqiptar, ndërsa i dyti në letërsi, duke filluar që nga letërsia e vjetër, e Rilindjes, në veprën e krijuesve të shquar të fillimit të shek XX e deri në letërsinë e ditëve tona. Disa nga dukuritë që shoqërojnë këto marrëdhënie, si p.sh. “muzika” (muzikaliteti) që “prodhohet” nga përdorimi i materialit gjuhësor e letrar, nuk janë të reja për letërsinë shqipe. Një situatë më e drejtpërdrejtë e marrëdhënieve të muzikës me letërsinë konstatohet në historinë e muzikës shqiptare, e konkretisht në një pjesë të saj, që lidhet me zhvillimin e këngës patriotike në vitet e Rilindjes. Shkrimtarë si Asdreni, M.Grameno, Th.Mitko, V.Pasha etj. çuditërisht muzikojnë vetë poezitë e tyre, ndërkohë që edhe një pjesë e madhe e muzikës vokale të krijuar në këtë kohë u vu në shërbim të drejtpërdrejtë të përhapjes së gjuhës dhe letërsisë shqipe.Shkrimtarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjallimin e konceptit mbi muzikën si pjesë e kulturës në përgjithësi dhe e asaj kombëtare në mënyrë të veçantë. Kuptohet që detyra e tyre nuk është e njëjtë me detyrën e profesionistit të muzikës, por thjesht një detyrim që mund të lindë nga shtrati i përbashkët i këtyre dy arteve, nga vetëdija e njëjtë e trashëguar nga folk-etnosi, si dhe nga veçoritë e konceptimit të muzikës nga ana e secilit prej tyre.Në Greqinë e lashtë, arti përfaqësohej nga tre elementë : poezi, muzikë dhe valle të cilat kanë qenë interpretuar nga aktorë-këngëtarë-valltarë të njëjtë.Muzika më e lashtë në botë është ajo iraniane. Zërat e bukur të asaj kohe përdoreshin në ritet fetare. Edhe në këtë rast muzika është e lidhur ngushtë me letersinë. Poezia është në një farë mënyre muzikë pra, ritëm I fjalëve. Këtë e ka thënë Husejnali Melah në botimin e tij “lidhja e muzikës dhe letërsisë”

Ndjenjat qe percjell muzika te mua !

Une e dua muziken dhe me te merrem me passion me intereson per te. Muzika eshte nje lloji I te shprehurit tek une. Shpreh absolutisht ndjenjat e mia , me gezon , sepse shpreh ato qe une nuk I them dot me fjale , me kenaq , me ben te ndihem me mire kur kam problem ose kur nyk ndihem mire, me ngre humorin, me qeteson ose me ngre. Disa here me thith , me te harroj , enderroj , me muziken udhetoj , me kujton moment te vjetra, kohe te vjetra. Νganjehere perben nje menyre te hapur sepse mund te them ate qe ndjej . Muzika me zgjon, me jep besim , me bent e lumtur. Une frymezohem nga muzika dhe ndonjhere mundohem te imitoj nje yll POP-i si nga veshja dhe nga karakteri. Brenda muzikes gjej elemente nga e jeta ime e perditshme shume here te lidhura me te. Muzika nuk eshte vetem shprehje por eshte nje menyre

Page 9: Te muzika gjej paqen

jetese per mua.

Historia e rrymes muzikore POP !

Evoluimi i muzikës perëndimore “pop”, që prej viteve ’60 e deri në ditët e sotme, është analizuar nga disa shkencëtarë që kanë ardhur në përfundimin se “invadimi” nga grupet muzikore britanike në SHBA shënon një revolucion muzikor.Një ekip nga Universiteti “Mbretëresha Mari” i Londrës dhe Kolegji Perandorak i Londrës vëzhgoi mbi 17.000 këngë nga “US Billboard Hot 100”.

Page 10: Te muzika gjej paqen

Ata thonë se muzika kaloi përmes tri revolucioneve, më 1964, 1983 dhe 1991, dhe gjurmuan zhdukjen e “blues”-it nga ranglistat, sikurse lindjen e muzikës “disko”, raporton BBC.

Studiuesit shqyrtuan karakteristikat e ndryshme të muzikës, duke përfshirë harmoninë, ndryshimin e akordeve dhe timbret (kualitetit tonal të muzikës) dhe pastaj analizuan se si këto ndryshuan përgjatë viteve.

Në vend të akordeve të hasura tek muzika “xhaz” dhe “blues”, më 1964, “invadimi” i bendeve britanike , që nga “Bitëlls” tek “Rolling Stons”, inkuadroi një zë të ri radikal “rok”.

Revolucioni i dytë i madh në “pop” ngjau më 1983, me zbulimin e teknologjisë së re – sintisajzerëve, sempllerëve dhe të “drum machines”

Kurse i treti – njëherësh kryesori, sipas tyre – ndodhi më 1991 me futjen në skenë të muzikës “rap” dhe “hip-hopit”.

Kengetare dhe grupe te njohura !

Drake

Justin Bieber

Rihanna

The weeknd

Taylor Swift

Sia

Meghan Trainor

Charlie Puth

Chris Brown

Shawn Mendes

Page 11: Te muzika gjej paqen

Ariana Grande

Selena Gomez

Justin Timberlake

Fifth Harmony

Maroon 5

One direction

Demi Lovato

The chainsmokers

Lukas Graham

Twenty one pilots

Zara Larsson

DNCE

Bebe Rexha

Imagine Dragons

Coldplay

Daya

Rita Ora

Dua Lipa

Noizy

Ledri Vula

Mozzik

Elvana Gjata

Page 12: Te muzika gjej paqen

Alban Skenderaj

Capital T

Kida

Majk

Era Istrefi

Samanta Karavella

Butrint Imeri

Dhurata Dora

Dafina Zeqiri

Flori Mumajesi

Enca

Xhensila Myrtezaj

Histori roz te kengetareve !

Selena Gomez dhe Justin Bieber.

Selena flet për lidhjen me Justin Bieber, e cila ka shkaktuar shumë dramë.

Gomez dhe Bieber janë ndër çiftet më të përfolur të skenës së muzikës botërore.Ata ka një kohë tani që janë ndarë dhe që në fakt, kanë qëndruar të ndarë për një kohë më të gjatë se zakonisht.

Page 13: Te muzika gjej paqen

Por, tani fansat mendojnë se është koha që ata të bashkohen përsëri, transmeton lajmi.net, e Selena ka folur për mundësitë në numrin më të ri të ELLE.

Selena ka thënë për Bieber: “Unë gjithmonë do ta mbështes dhe do ta dua atë në një mënyrë që… ne jemi rritur bashkë. Mendoj se njerëzit duan që të jetë ndryshe. Ne jemi shumë të ri për kaq shumë dramë. Por unë e respektoj atë dhe mendoj se edhe ai më respekton mua.”

E pyetur nëse ajo do të lidhej përsëri me Justin, Selena nuk e ka mohuar, vetëm ka tënë: “Nuk e di, duke qeshur dhe duke ndërruar tonin e zërit.

Drake dhe Rihanna.

Jo vetëm për turin “Summmer sixteen” erdhi fundi, por edhe për lidhjen e shumëpërfolur Rihanna dhe Drake.

Çifit dukej aq i lidhur gjatë muajve të fundit, duke e bërë lidhjen zyrtare gjatë muajit korrik. Që atëherë ata i shihje të ishin pothuajse gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nëpër koncerte,  party, evente, jetën e përditshme,  i shihje kudo bashkë. Madje ish çifti bënë edhe një tatuazh të njëjtë bashkë.

Dhe të mos harrojmë momentin më të rëndësishëm nga të gjithë: kur Drizzy rrëfeu publikisht dashurinë e tij për Ririn në 2016 MTV VMAs.

Por e gjitha kjo do të mbetet vetëm një kujtim pasi secili po sheh veten e tyre. Por çfarë ka ndodhur saktësisht?

Burime pranë E! Neës tregojnë se Rihanna dhe Drake nuk janë më ekskluzivë për njëri-tjetruin pasi janë parë në shoqërinë e personave të tjerë.

Ata ende e duan njëri-tjetrin por or axhendat e ngarkuara u kanë prishur punë.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se lidhja e tyre mori fund për përgjithmonë pasi çdo gjë mund të ndryshojë mës tyre, për mirë ose për keq. Ata janë ende në jetën e njëri-tjetrit.”, shton burimi

Por tani për tani Drake ka gjetur ngushëllim tek një femër tjetër, India Westbrock personazh i një reality shoë, e cila ka pasur një histori dashurie edhe me reperin 'The Game'.

Page 14: Te muzika gjej paqen

Kjo nuk është hera e parë që ata rilidhen dhe rindahen dhe mund të mos jetë as e fundit. Revista People ka raportuar se çifti në fakt nu është ndarë, por është thjesht në një lidhje të hapur.

Ky lajm vjen vetëm pak pasi Rihanna postoi në Instagram: “Asnjë nga ish-ët e mi nuk është martuar ose ka një lidhje të lumtur, kështu që mund të them pa frikë se nuk isha unë problemi.” Këto ditë këngëtarja po kalon më shumë kohë pranë mamasë së saj.

Taylor Swift dhe Calvin Harris.

Këngëtarja Taylor Swift dhe DJ Calvin Harris i kanë dhënë fund lidhjes së tyre,

raportojnë mediet amerikane.

Burimet e revistës “People” kanë bërë të ditur se dyshja është ndarë miqësisht pasi

lidhja e tyre nuk funksiononte.

Një burim i afërt me Taylorin ka konfirmuar për DailyMail se raportimet e revistës

“People” janë të sakta.

Bukuroshja 26-vjeçare dhe Calvin filluan lidhjen në mars të vitit 2015.

Kenge te njohura !

o The Chainsmokers - Closer ft. Halsey

o Ariana Grande - Side To Side ft. Nicki Minaj

o The Weeknd - Starboy ft. Daft Punk

o Major Lazer - Cold Water (feat. Justin Bieber & MØ)

o twenty one pilots: Heathens

o Bruno Mars - 24K Magic

o DJ Snake ft. Justin Bieber - Let Me Love You

o Charlie Puth - We Don't Talk Anymore (feat. Selena Gomez)

o Maroon 5 - Don't Wanna Know

o Shawn Mendes - Treat You Better

o Little Mix - Shout Out to My Ex

Page 15: Te muzika gjej paqen

o The Chainsmokers - Don't Let Me Down ft. Daya

o Charlie Puth - Dangerously

o Sucker for Pain - Lil Wayne, Wiz Khalifa & Imagine Dragons w/ Logic & Ty

Dolla $ign ft X Ambassadors

o Martin Garrix & Bebe Rexha - In The Name Of Love

o CAN'T STOP THE FEELING! 

o Zara Larsson - Ain't My Fault

o Shawn Mendes – Mercy

Kengetare shqiptare ne bote!

Rita Ora

Era Istrefi

Bebe Rexha

Dua Lipa

Alber Stanaj

Eleni Foureira

Claydee

Ese: “Te muzika gjej paqen”

Muzika eshte nje arme e forte dhe fuqia magjike e vibracioneve te saj mund te krijoje te njeriu I ri perzjerje te ndjenjave dhe sjelljeve. Njeriu ka nevoje per muziken ne cdo shprehje te jetes se tij. Zerat dhe degjimi I muzikes behen pjese e jetes sone dhe kur behet formon te ne kulturen dhe edukaten.

Eshte e njohur qe muzika transmeton karakter , formon perceptimin , ndersa forcon disa trende dhe vret disa te tjera. Karakteri I njerzve , ndjenjat e tyre , justifikimet e tyre kane te gjitha lidhje te ngushte me muziken dhe pelqimet e secilit.Reagimin e muzikes ne karakter dhe ne shpirtin e njeriut mundet secili thjesht ta gjej ose nga eksperienca personale ose duke ndjekur rruget e muzikes.

Muzika perben nje pjese te pandashme ne jeten time. Qekur jemi te vegjel e kuptojme rendesine e muzikes dhe kemi nevoje per te. Muzika ka sjell drite ne jeten

Page 16: Te muzika gjej paqen

time ajo eshte dielli im dhe pa te ditet me duken te kota , fundosem. Cdo stine ne jeten time perfaqesohet nga nje lloj muzike. Muzika eshte gjuha e shpirtit. Ajo prek anen kreative dhe krijon ndjenja nga me te dryshme. Ajo pasqyron cdo fjale qe du ate shpreh . Muzika me fton te jem e lirshme dhe ajo me udheheq shpirtin dhe mendjen. Muzika reagon ne menyre drastike ne e jeten time ne shume menyra . Nje nga keto menyra eshte ndikimi qe ajo ushtron me mua ne trup dhe ne psikologji . Muzika me zgjon shpirtin, gjithcka dhe me gjalleron . Muzika luan me ndjenjat e mia cdo here . Here me ul moralin e here ma ngre , varet se si do jete ajo.

Nuk e di perse ne disa caste ka shume nevoje per muziken. Mund te them qe ajo eshte doktoresha ime . Sa here vizitohem ajo me jep ilace dhe ndihem shume me mire. Muzika eshte nderthurur me jeten time dhe shpresoj qe kjo nderthurje mos te prishet asnjehere.Kjo nderthurje nxjerr ne pah anen time tjeter. Muzika per mua nuk ka moshe ajo gjithmone do jete e re dhe nuk do plaket kurre. Muzika eshte perbere me disa pika mrekulli dhe harmoni, kjo gje e ka bere ate aq perfekte. Forca psikologjike e ritmit dhe muzikes eshte gjigande. Ritmet rreshkasin brenda ne trurin tim dhe ne vazhdim ndikon ngado. Muzika eshte nje gjuhe e folur e shume fuqishme. Eshte raporti tonal I jetes emocionale.Mund te shpie ne entuziazem, ne emocione dhe ne lehtesim. Ka forcen te mposhti akthin , te krijoi nje shpirt te pafajshemose te mbledhi ndjenjat qe na fundosin dhe t’I hedhi ne nje lume dhe te zhduken pergjithmone. Me fjale te tjera muzika eshte terapi per mua , te ajo gjej paqe dhe perhumbem ne nje bote pa trishtim , ankth e stres.

Page 17: Te muzika gjej paqen

Shprehje ne lidhje me muziken !

Muzika eshte arratisja ime, heshtja e botes dhe shqtesimi im.

Muzika eshte jeta dhe teksti historia.

Muzika eshte se si ndjenjat tingullojne.

Muzika te con ne vendet qe enderron.