te drejtat e femijeve dhe alo 116

14
TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE ALO 116 Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Albania) dhe Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët ALO 116

Upload: alo-116-linja-kombetare-e-keshillimit-per-femije-ne-shqiperi

Post on 18-May-2015

1.168 views

Category:

Education


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE ALO 116

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Albania) dhe Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët ALO 116

Page 2: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Neni 19 i Konventës mbi të drejtat e fëmijës

Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunёs fizike ose mendore, fyerjes ose keqtrajtimit, braktisjes apo mospёrfilljes, nëpërkëmbjes ose shfrytёzimit, duke përfshirë abuzimin seksual, për sa kohё që ai është nёn ruajtjen e kujdestarëve, të përfaqësuesit ose pёrfaqёsuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetёr të cilit i është besuar.

Page 3: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Informacion mbi “ALO 116”

ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim falas në

dispozicion të fëmijëve 24 orë në 24, në çdo ditë të javës i cili ofron:

Këshillim Psikologjik InformacionReferim në shërbimet përkatëse sipas specifikës së rastit.

Ky shërbim ofrohet nga një grup psikologësh dhe punonjësish socialë të cilët presin

telefonatat e fëmijëve dhe i këshillojnë për problemet dhe shqetësimet e tyre;

informojnë në lidhje me temat të cilët fëmijët dhe adoleshentët janë të interesuar;

referojnë në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë.

Page 4: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Shërbimet që ALO 116 ofron

Dëgjimi aktiv i fëmijëve dhe të rinjve;

Psiko-edukim mbi tematika të tilla si marëdhënia me kujdestarët, marëdhënia me bashkëmoshatarët, duhani, droga, infeksionet seksualisht të transmetueshme, karakteristikave që ndjekin fazat e zhvillimit psiko-social dhe fizik tek fëmijët etj.

Trajtim dhe ndërhyrje e menjëhershme për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Bashkëpunim me institucione shtetërore dhe organizata private për të mundësuar ofrimin e ndihmës së nevojshme fëmijëve dhe familjeve.

Page 5: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Shërbimi frekuentohet kryesisht nga vajza dhe djem të moshës 9-18 vjeç.

Fëmijët dhe adoleshentët: Kërkojnë informacion lidhur me stadet e zhvillimit të

moshës;

Raportojnë raste të keqtrajtimit

Page 6: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

57 % e telefonatave kryhen nga djem, 19 % nga vajza dhe 24 % nuk

janë identifikuar nëse janë djem apo vajza

39 % shprehin probleme në marrdhëniet me njeri-tjetrin

10.7 % thonë se kanë probleme në shkollë

Page 7: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Përse fëmijët telefonojnë ALO 116?

• Raportojnë raste të dhunës dhe keqtrajtimit;

• Ana është 13 vjeç dhe jeton me bashkëmoshatarët e saj. Për të kujdesen edukatorët, psikologia dhe mësuesit. Anës ka filluar të mos i pëlqejë shkolla edhe pse me parë i pëlqente shume. Njëra nga mësueset e shkollës sillet keq me të, e ofendon dhe e bën të ndihet keq. Ajo telefonon tek ALO 116 dhe kërkon ndihmë.

• Ç’farë duhet të bëjmë Ana ?!?!?

Page 8: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Përse fëmijët telefonojnë ALO 116?

Bulling-ngacmimi nga shokët

Andi është 11 vjeç dhe para një muaji ka ndryshuar shkollën dhe është zhvendosur në një shkollë të re. Në shkollën e re, tre shokët e klasës e gjuajnë dhe i thonë fjalë ofenduese, , kërkojnë lekët dhe sendet e tij personale. Ai nuk e di nësë duhet apo jo të njoftojë dikë të rritur!?!?!?

Page 9: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Përse fëmijët telefonojnë ALO 116?

Cyberbulling-ngacmimi online

Një vajzë 15 vjeçare thotë: Ai më gjen gjithmonë numrin e telefonit dhe më kërcënon. Nëse nuk lidhem me të ai do të më rrahi. Më thotë gjëra të tmerrshme dhe mendoj që jam fajtore për këtë sepse në fillim kam qenë unë ajo që doja të flisja. Ndjehem shumë fajtore dhe kam shumë frikë...........

Page 10: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Kërkojnë informacion për çështje që lidhen me shëndetin riprodhues dhe edukatën seksuale

Kërkojnë informacion, si të ndërtojnë marrëdhënie dhe të shmangin marrëdhëniet problematike në shkollë, në mjedisn ku jetojnë apo në komunitet

Kërkojnë këshilla apo informacion për drogën, duhanin, alkoolin dhe HIV/AIDS

Përse fëmijët telefonojnë ALO 116?

Page 11: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

ALO unë quhem....:

• ‘Do kisha dashur të vazhdoja shkollën si shoqet e mia. Tani une nuk kam më shoqe, se sjam në shkollë’.

• ‘Është hera e parë, që telefonoj tek linja juaj. Numrin tuaj e pashë në televizor dhe mendova t’iu telefonoj, pasi jam shumë e shqetësuar. Do doja shumë të më ndihmonit, pasi e vetme e shikoj, që e kam të pamundur të reagoj ndaj kësaj situate. Edhe pse jam përpjekur disa herë, më ka rezultuar e kotë…’

• Fillon bisedën duke u ankuar për një zënkë me një djalë në shkollë. Djali e kishte penguar në shkallët e shkollës dhe vajza e kishte goditur me një gur kur ai kishte dalë nga ambjentet e shkollës..

Page 12: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Fëmijët pranë ALO 116 raportojnë forma të :

Bullizmit

Diskriminimit

Mundësive të pabarabarta

Neglizhencës

Keqtrajtimit fizik

Keqtrajtimit emocional (epitete fyese dhe nofka)

Page 13: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Ç’farë bën ALO 116 në situatat e mësipërme!?

Hapi i parë është njohja dhe kuptimi i situatës në të cilin fëmija ose i riu ndodhet;

Hapi i dytë -përpjekjen për të punuar mbi emocionet që fëmijët shprehin dhe per të marre sërish kontrollin mbi veten;

Hapi i tretë - të kontaktosh me personat mbështetës për fëmijën;

Hapi i katërt - lidhet me veprimet e drejtpërdrejta me abuzuesin;

Hapi i pestë –mbështetje e vazhdueshme e fëmijës.

Page 14: TE DREJTAT E FEMIJEVE DHE ALO 116

Ju faleminderit nga ALO 116

Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë http://www.alo116.al

http://www.facebook.com/[email protected]