tabela e përmbajtjes - public procurement...

51
Draft Strategjia e Trajnimeve Prokurimin Publik të Kosovës 2017 – 2021

Upload: others

Post on 10-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Draft Strategjia e Trajnimeve në Prokurimin

Publik të Kosovës2017 – 2021

Nëntor, 2016

Page 2: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban
Page 3: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Tabela e përmbajtjes

Përmbledhja Ekzekutive2. Hyrje 3. Strategjia e Trajnimve në Prokurimin Publik si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik4. Objektivat e Strategjisë së trajnimeve në prokurimin publik 5. Prioritetet e trajnimit (2017-2021)6. Qëllimi i strategjisë së trajnimit7. Konteksti përgjithshëm dhe sfidat8. Strategjia e Trajnimit për prokurim publik dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve9. Elementet kryesore të Strategjisë ë Trajnimit në Prokurimit Publik10. Avantazhet e trajnimeve të zhvilluara mirë11. Grupet e synuara të trajnimeve të prokurimit publik12. Llojet e trajnimeve në prokurimin publik12.1. Trajnimi i nivelit themelor dhe i avancuar për zyrtarët e prokurimit12.2. Trajnim për zyrtarët publikë, të cilët nuk janë

zyrtarë të prokurimit dhe nuk janë të përfshirë direkt në prokurimin publik

13. Metodat për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit13.1. Trajnimet në punë13.2 Trajnimi i trajnerëve14. Mekanizmat për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të strategjisë së trajnimeve 15. Buxheti i alokuar për trajnimShtojca 1. Plani për zbatimin e strategjisë aktualeShtojca 2. Struktura e trajnimit të prokurimit publik në Kosovë Shtojca 3. Katalogu i trajnimit për rifreskim të trajnimit te avancuar të prokurimit Shtojca 4: Përpilimi i materialeve të trajnimitShtojca 5: Përzgjedhja e trajnerëve dhe të trajnuarve Shtojca 6. Monitorimi dhe Vlerësimi i aktiviteteve të trajnimit

ëëëë

Page 4: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

ëëëë

Page 5: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Lista e akronimeve dhe shkurtesave

AQP Agjencioni Qendror i Prokurimit BE Bashkimi Evropian IKAP Instituti Kosovar për Administratë PublikeSKPP Strategjia Kombëtare e Prokurimit PublikSKTPP Strategjia Trajnimit të Prokurimit PublikPP Prokurimi PublikLPP Ligji i Prokurimit Publik KRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik OSHP Organi Shqyrtues i Prokurimit

Page 6: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Përmbledhja EkzekutiveStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban objektivat strategjike dhe masat që në periudhën e ardhshme afatmesme parashihet të ndërmerren për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve që merren me menaxhimin e procedurave të prokurimit publik dhe palëve tjera të interesit të cilat kanë rol në zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik. Strategjia synon drejtimin strategjik të aktiviteteve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik në lidhje me ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve. Kjo strategji i shërben drejtpërdrejtë zbatimit të kapitullit të Strategjisë Kombëtare të Prokurimit 2016-2020 që lidhet me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të prokurimit publik. Strategjia e trajnimeve në prokurimin publik përmban informatat bazike për situatën aktuale dhe sfidat që janë duke u paraqitur sa i përket kapaciteteve aktuale në prokurimin publik. Strategjia definon grupet e synuara të cilat do të jenë pjesë e programeve të ardhshme që harton dhe zbaton KRPP me ndihmën e IKAP-it dhe institucioneve tjera gjatë periudhës së ardhshme afatmesme. Trajnimi bazik për të gjithë zyrtarët e prokurimit publik në të gjitha autoritetet kontraktuese parashihet të finalizohet deri në fund të vitit 2017 ndërsa trajnime të nivelit bazik parashihet të organizohen edhe me tutje sipas nevojës. Gjatë viteve 2018, 2019 dhe më tutje parashihet që të organizohen trajnimet e nivelit të avancuar për të gjithë zyrtarët e prokurimit publik në të gjitha autoritetet kontraktuese. Trajnimet për sistemin e e-prokurimit do të mbulohen si në nivel bazik ashtu edhe në nivel të avancuar. Trajnimet e tilla do të rezultojnë me certifikimin e pjesëmarrësve ashtu siç parashihet me ligjin e prokurimit publik. Përveç këtyre trajnimeve parashihet që të organizohen trajnime me programe të përshtatura edhe për palë të ndryshme të interesit, përfshirë këtu institucionet që kanë rol të caktuar në zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik, si: auditorët, prokurorët, gjyqtarët etj. Gjithashtu në programet e trajnimit do të përfshihen përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe operatorëve ekonomik.

7

Page 7: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Strategjia parasheh ngritjen e kapaciteteve në fushën e prokurimit publik sipas metodave klasike të trajnimit dhe ngritjen e kapaciteteve përmes mentorimit dhe trajnimeve në vendin e punës. Strategjia përcakton mekanizmat e monitorimit të zbatimit dhe raportimit për zbatimin e saj si dhe përgjegjësitë vendimmarrëse gjatë periudhës së zbatimit të saj. Strategjia gjithashtu në pjesën e shtojcave përfshinë planin për zbatimin e strategjisë, udhëzuesit për hartimin e programeve të trajnimeve, përcaktimin e pjesëmarrësve, organizimin e trajnimeve, lista e programeve të trajnimeve bazike dhe trajnimeve të avancuara etj.

2. Hyrje Strategjia për trajnim ne Prokurimin Publik 2017-2021 përbën dokumentin e rishikuar të strategjisë së prokurimit publik 2014-2018 e cila synon të vendos drejtimin strategjik të ndërtimit të kapaciteteve në fushën e prokurimit publik në Kosovë në periudhën e ardhshme afatmesme. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Strategjie të Trajnimit në Prokurimin Publik është të rrisë cilësinë dhe sasinë e trajnimeve të prokurimit publik në Kosovë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e kompetencave dhe aftësive të stafit përgjegjës për prokurimin publik në kuadër të institucioneve dhe palëve tjera të cilat janë direkt të përfshira në procedurat e prokurimit publik në Kosovë përfshirë këtu trajnimet për sistemin e e-prokurimit.Qëllimi afatgjatë i kësaj strategjie është që në vend të një rritje të vazhdueshme të numrit të zyrtarëve të prokurimit, të formohet një grup i zyrtarëve të prokurimit me njohuri të thella dhe të gjithanshme teorike dhe praktike, të cilët mund të mbështesin zyrtarët dhe stafin tjetër. Kjo do të rezultojë në një efikasitet të autoriteteve kontraktuese, të cilat zbatojnë procedura efektive të prokurimit me cilësi të lartë dhe të kontribuojë në transparencën, përgjegjshmërinë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë.Grupet e synuara për trajnim në fushën e prokurimit publik përfshijnë zyrtarë të prokurimit publik, stafi i institucioneve qendrore të prokurimit publik dhe një gamë të gjerë të nëpunësve publikë, stafi i institucioneve në nivel lokal të qeverisjes, stafi që ka

8

Page 8: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

rol të drejtpërdrejtën dhe jo të drejtpërdrejtë në zbatimin e legjislacionit për prokurimin publik si, gjyqtarët, prokurorët, auditorët, operatorët ekonomikë dhe kategori të tjera të shoqërisë përgjegjës për prokurimin e fondeve publike.

Strategjia për prokurimin publik bazohet në Strategjinë Kombëtare për Prokurimin Publik 2016-2021 synimi i të cilës përmes objektives që lidhet më ngritjen e kapaciteteve synon që:

“Të trajnoj dhe të zhvillojë kuadro profesionale të prokurimit në sektorin e prokurimit publik për tu përballuar me një treg në rritje të prokurimit dhe rolin e tij të pritur në zhvillimin ekonomik kombëtar”. Kjo strategji gjithashtu është në pajtim me strategjinë për trajnimin e nëpunësve civil të miratuar nga Qeveria e cila në vija më të përgjithshme synon ngritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë, e të cilët përbëjnë një nga faktorët më të rëndësishëm të zbatimit të ligjit të prokurimit publik. Shumica e synimeve në këtë dokument janë bazuar në kërkesat që kanë dalur nga Ligji i Prokurimit Publik si dhe nevojat e ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve përgjegjës për prokurimit publik, nevojave të zhvillimeve dinamike bashkëkohore të proceseve të prokurimit publik. Temat e trajtuara nga modulet e propozuara të trajnimit të cilat janë pjesë e strategjisë së kaluar të trajnimeve në prokurim publik dhe të cilat janë vazhdimisht në rishikim dhe përshtatje me nevojat e zbatimit të legjislacionit të përshtatur dhe mjeteve të reja të prokurimit.

3. Strategjia e Trajnimve në Prokurimin Publik si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik

Burimet njerëzore janë resurset më dinamike dhe më të rëndësishme të çdo organizate. Burimet njerëzore kanë nevojë për vëmendje të konsiderueshme nga Menaxhmenti në qoftë se dëshirojnë për të realizuar potencialin e tyre të plotë në karrierën e tyre. Prandaj është e rëndësishme që Komisioni Rregullativ i

9

Page 9: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Prokurimit Publik në Kosovë (KRPP) sipas mandatit të dhënë me Ligjin e Prokurimit Publik të luan një rol qendror në trajnimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, jo vetëm të fuqisë punëtore të saj, por edhe të gjithë zyrtarëve publikë, të cilat në mënyre direkte (si zyrtarëve të prokurimit) ose tërthorazi (gjyqësori, organet e auditimit) janë të përfshirë në prokurim publik. KRPP-ja do të jetë kështu institucioni kryesor përgjegjës dhe forca shtytëse për arritjen e objektivave strategjike të përcaktuara në këtë dokument.Prokurimi publik është një metodë vazhdimisht në ndryshim dhe zhvillim për blerjen e mallrave dhe shërbimeve dhe realizimin e punëve publike nga sektori publik. Kjo metodë ka nevojë që gjithmonë të inkorporojë si përvojën po ashtu dhe dispozitat e direktivave të BE-së, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kështu që trajnimet relevante duhet të jenë dinamike dhe të adaptueshme në përputhje me trendët ndërkombëtare dhe zhvillimet e metodave të prokurimit. Për më tepër, trajnimi duhet të paraqes edhe modele dhe metoda të reja në zhvillim e sipër në mënyrë që zyrtarët e prokurimit të përgatiten në mënyrë proaktive në ndryshimet e ardhshme dhe çështje të reja.Strategjia e Trajnimit në Prokurimin Publik është pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik (SKPP). Shtrirja e trajnimit dhe aktiviteteve të zhvillimit të burimeve njerëzore në fushën e Prokurimit Publik duhet ti shërbejnë arritjes së objektivave të SKPP dhe të jenë të lidhura ngushtë në të.SKPP dhe më konkretisht qëllimet dhe objektivat e saj strategjike, siç përcaktohen jo vetëm për institucionet publike kryesore të prokurimit (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik - KRPP, Agjencia Qendrore e Prokurimit - AQP dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit - OSHP), por për të gjithë sektorin publik të Republikës së Kosovës, mund të arrihet vetëm me staf profesional duke demonstruar kualitet të lartë të performancës. Trajnimi i ofruar nga KRPP-ja dhe me mbështetjen e Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) duhet të jetë i projektuar në atë mënyrë që të ndihmoj institucionet përkatëse për të arritur këto synime strategjike.Strategjia e Trajnimit në Prokurimin Publik, gjithashtu, do të marrë parasysh nevojën për të përdorur burimet e pakta në dispozicion në mënyrën më efektive dhe

10

Page 10: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

efikase, duke u fokusuar në një numër fushash të prioritizuara për periudhën 2017-2021 nga SKPP.

4. Objektivat e Strategjisë së trajnimeve në prokurimin publik Objektiva e përgjithshme e kësaj strategjie e cila derivon nga Strategjia Kombëtare e Prokurimit Publik për trajnimin është “Të trajnoj dhe të zhvillojë kuadro profesionale të prokurimit në sektorin e prokurimit publik për tu përballuar me një treg në rritje të prokurimit dhe rolin e tij të pritur në zhvillimin ekonomik kombëtar”.

Në pajtim më këtë objektivë janë zhvilluar edhe objektivat specifike të strategjisë së trajnimeve dhe të gjitha masat tjera i shërbejnë arritjes së këtij objektivi.

Si objektiva specifike në zbatim të kësaj objektive janë si në vijim:

zhvillimi i shkathtësive, përvetësimi i njohurive dhe profesionalizmit,

zhvillimi i mëtejshëm dhe përvetësimi i aftësive të specializuara

Prezantimi i anëtarëve të rinj dhe familjarizim me mjedisin e prokurimit publik të Republikës së Kosovës

Ndërtojë kapacitetet tek zyrtarët e prokurimit për tu ballafaquar me kërkesat e e-prokurimit.

korrigjimin e dobësive dhe qëndrimeve të pabindura të identifikuara gjatë vlerësimeve vjetore të zbatimit të kornizës ligjore të prokurimit publik

përgatitja e zyrtarëve të prokurimit që do të shpërblehen me certifikatat të nivelit themelor dhe të avancuar

Ngritja e njohurive tek operatorët ekonomikë dhe kategorive tjera të shoqërisë për prokurimin publik.

5. Prioritetet e trajnimit (2017-2021)Prioritetet e trajnimit për periudhën e ardhshme 5 vjeçare do të jenë gjithmonë në përputhje me gjendjen aktuale në sektorin e prokurimit publik në Republikën e Kosovës. Planet vjetore të trajnimit duhet të jenë të përgatitura në përputhje me

Pasqyrimin e nevojave reale për trajnim;

11

Page 11: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Mbulimin e çështjeve të reja dhe ndryshimet e kuadrit ligjor dhe procedural;

Përqendrimin në gabimet më të shpeshta të hasura dhe keqkuptimeve; dhe

Përcjelljen e praktikave më të mira nga vendet e tjera.

Për periudhën e ardhshme 5 vjeçare fokusi duhet të vihet në zbatimin e duhur të ligjit aktual të prokurimit publik dhe mbështetjes praktike për zyrtarët e prokurimit publik, duke u përqendruar në problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen. Vëmendje e veçantë duhet t'i jepet gjithashtu çështjeve qendrore të prokurimit.Fushat prioritare:

Zbatimi i duhur i legjislacionit sekondar Përmirësimet në cilësinë e njoftimeve të

prokurimit dhe dokumentacioneve të tenderit Prokurimi qendror Marrëveshjet Kornizë Monitorimin e kontratës dhe zbatimi i kontratës Direktivat e reja të BE-së

6. Qëllimi i strategjisë së trajnimitQëllimi i përgjithshëm i kësaj Strategjie është të rrisë cilësinë dhe sasinë e trajnimit të prokurimit publik në Kosovë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e kompetencave dhe aftësive të stafit.Qëllimi afatgjatë i kësaj strategjie është që në vend të një rritje të vazhdueshme të numrit të zyrtarëve të prokurimit, të formohet një grup i zyrtarëve të prokurimit me njohuri të thella dhe të gjithanshme teorike dhe praktike, të cilët mund të mbështesin zyrtarët dhe stafin tjetër. Kjo do të rezultojë në një efikasitet të autoriteteve kontraktuese, të cilat zbatojnë procedura efektive të prokurimit me cilësi të lartë dhe të kontribuojë në transparencën, përgjegjshmërinë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë.Për të arritur këtë objektiv, kjo strategji duhet të ndërtohet mbi një vizion të përbashkët se si trajnimi i zyrtarëve publikë duhet të zhvillohet në Kosovë. Ajo duhet të përfshijë menaxhmentin dhe anëtarët e tjerë të stafit, dhe duhet të jetë i bazuar në konsensus.Përveç kësaj, Strategjia e Trajnimeve duhet të fillojë në veprime në qoftë se dëshirohet që të jetë e suksesshme. Përvoja tregon se strategjitë e shumta të

12

Page 12: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

mira dhe ambicioze janë zhvilluar, por nuk arrijnë të zbatohen. Andaj duhet të sigurohet, që kjo Strategji do të pranohet nga institucionet dhe nga të gjithë anëtarët e stafit, si mjet i zhvillimit strategjik në të gjitha aspektet e trajnimit të prokurimit publik në Kosovë.Qëllimi i drejtpërdrejtë i strategjisë së trajnimit është të japë një vizion, fokus dhe drejtim për zhvillimin e trajnimit në fushën e prokurimit publik në Kosovë. Gjithashtu, shërben si një dokument bazë për përgatitjen e programeve vjetore për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit publik.

Vizioni: një sistem transparent trajnimit duke ofruar nivel të ndryshëm të dijes, të grupeve të ndryshme të synuara sipas nevojave të tyre.

Fokusi: trajnimi i strukturuar dhe sistematik, të standardeve dhe të kualitetit të lartë, duke adresuar nevojat reale dhe duke mbështetur zhvillimin e karrierës personale të të trajnuarve.

Drejtimi: udhëzim të detajuar për të gjitha nivelet e administratës publike (nga menaxhmenti i lartë deri në nivelin administrativ) se si të organizojnë sistemin e trajnimeve, si të zbatojnë planin e trajnimit, si të bëhet monitorimi i efikasitetin të trajnimit dhe si të zhvillohen më tej cilësitë e trajnimit.

Planifikimi i veprimeve: bazën e dokumentuar për elaborimin e Planeve Vjetore të Veprimit per Trajnim, me angazhimin e resurseve dhe prioriteteve, harmonizimin e programeve të trajnimit, të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, me iniciativat kombëtare dhe strategjinë e trajnimit.

7. Konteksti përgjithshëm dhe sfidat Zhvillimi i përshtatshëm i burimeve njerëzore dhe praktikës profesionale të prokurimit janë veprime thelbësore strategjike nëse qëllimi i sektorit të prokurimit publik është që të përmbush kërkesat kombëtare të zhvillimit dhe nevojat për rritjen e saj dhe konkurrencën e tregut. Pasi që sistemi i Prokurimit Publik është i ri, të gjitha palët e interesuara janë vetëdijesuar për rëndësinë e burimeve njerëzore për më shumë shërbime profesionale të prokurimit publik. “KRPP-ja është përgjegjëse për zhvillimin e moduleve të trajnimit dhe

13

Page 13: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

kurrikulës për kualifikimet në prokurim. KRPP-ja duhet të identifikojë personat, me përvojë në prokurimin publik, të përshtatshëm për mësimdhënie në kurset e prokurimit të hartuara nga KRPP-ja. KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP-in duhet të aranzhojnë zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të prokurimit ... KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP-in do të jenë përgjegjës për organizimin e provimeve”.1

Megjithëse rolin kryesor në zbatimin e ligjit të prokurimit publik e kanë autoritetet kontraktuese dhe të cilave në vazhdimësi ju është kushtuar vëmendje e veçantë për shkak të obligimit ligjor për certifikimin dhe trajnimin e tyre, një aspekt tjetër me rëndësi janë kapacitetet e institucioneve qendrore të prokurimit (KRPP, AQP, OSHP) për të kryer përgjegjësitë te tyre. Kapacitetet për zhvillim të legjislacionit dhe monitorimin e zbatimit në këto institucione nuk janë në nivelin e duhur si në aspektin e numrit të stafit ashtu edhe të njohurive sidomos të marrin përsipër detyrat e reja për monitorimin e performancës së autoriteteve kontraktuese dhe të menaxhojnë sistemet e reja, prokurimin elektronik dhe prokurimin e centralizuar. Certifikatat themelore profesionale të prokurimit janë të vlefshme për tri (3) vite nëse nuk anulohen më herët në pajtim me paragrafin 8. të nenit 25 te LPP-se. Personi i cili mban një certifikatë themelore të prokurimit dhe i cili nuk arrin të marrë certifikatën e avancuar brenda kësaj periudhe tri (3) vjeçare e humb të drejtën për të shërbyer si Zyrtar përgjegjës i Prokurimit përderisa ai/ajo të marrë certifikatën e avancuar. Certifikatat e avancuara kanë validitet të përhershëm dhe në rast se KRPP-ja organizon trajnime bartësit e tyre janë të obliguar që të ndjekin trajnimet.2

Sipas raporteve përkatëse vjetore, nuk është numri i madh i Zyrtarëve të Prokurimit Publik të kualifikuar (certifikuar) që paraqet një problem, por aftësia e tyre për të zbatuar praktikisht njohuritë e fituara. Sistemi i

1 Neni 25, para 1 & 2 i Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04?L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 2 Neni 25 i Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04?L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092

14

Page 14: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

prokurimit publik në Kosovë ka 570 zyrtar të licencuar të prokurimit. Ligji parasheh trajnimin e obliguar prej 15 ditësh si kusht për licencuar. Sipas të dhënave të IKAP-it gjatë vitit 2014 janë mbajtur 84 kurse të trajnimit ndërsa 264 ditë trajnimi me gjithsejtë 1984 pjesëmarrës.3

Gjatë vitit 2016 KRPP në bashkëpunim me IKAP kanë zhvilluar trajnimin themelor për grupin e parë të zyrtarëve të prokurimit të përbërë nga 320 zyrtarë të prokurimit. Ndërsa trajnimi i grupit tjeter i përbërë gjithashtu nga 320 zyrtar do të vazhdohet gjatë vitit 2017. Aktivitetet për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit kryhen edhe nga projekte të shumta të donatorëve dhe autoritetet kontraktuese me buxhetin e tyre.

Për hartimin e përmbajtjes së kurseve dhe programeve të trajnimit, KRPP-ja do të marrë parasysh bashkëpunimin me IKAP-in dhe partneritetin me institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e specializuara të trajnimit për zhvillimin e moduleve të trajnimit të cilat mbulojnë shtrirjen e plotë të kurseve që janë të nevojshme për ndërtimin e aftësive të prokurimit për Zyrtarët e Prokurimit.

Qeveria mund të inkurajojë trajnimin në prokurimin publik, si pjesë e trajnimit të sektorit publik dhe politikës së arsimit. Gjithashtu mund të inkurajojë dhe këshillojë institucionet e arsimit të lartë që të zhvillojnë kurrikula të trajnimit të cilat shënjestrojnë funksionet specifike të prokurimit.

Koncepti i mësimit elektronik mund të konsiderohet pasi që lejon një mundësi për të përmirësuar aftësitë dhe kredencialet profesionale nëpërmjet trajnimeve të arritshme online. Përveç kësaj, mësimi elektronik mund të përtërihet lehtë (nëse projektohet në mënyrë të përshtatshme), pasi që sistemi rritet dhe zhvillohet.

Si pjesë e detyrimit të saj për të rritur kapacitetin e ofertuesve për të paraqitur oferta të përgjegjshme, KRPP-ja mund të marrë iniciativën e trajnimit të ofertuesve të mundshëm për dispozitat e rëndësishme

3 Raporti i Vlerësimit të OECD/SIGMA për Kosovën për vitin 2014, faqe 105.

15

Page 15: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

të kornizës ligjore të Prokurimit Publik. Përveç kësaj, trajnimi dhe kurset informative mund të zhvillohen për palët e tjera të tilla si Auditorët, hetuesit (e organeve anti-korrupsion), shoqërinë civile, mediat etj.

8. Strategjia e Trajnimit për prokurim publik dhe Kornizën Kombëtare të KualifikimeveSipas Ligjit të Prokurimit Publik4 KRPP-ja, në bashkëpunim me MASHT-in, IKAP-in dhe Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, mund të vendos për akreditimin e programeve të certifikimit dhe për aprovimin e kualifikimeve të dhëna, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas kësaj trajnimet e synuara të prokurimit publik dhe sistemi i certifikimit është në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, të përshkruar në botimin përkatës të dhjetorit 2011 (një rezultat i projektit të financuar nga BE Nr: 2009/216-809 "Zhvillimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimit të AKK dhe KKK në Kosovë") Një kualifikim në KKK është përcaktuar në Ligjin e Kualifikimeve (Neni 2), si "një njohje zyrtare e të arriturave që pranon përfundimin e arsimit ose aftësimit ose realizimin e pranueshëm në një test ose provim." Për t'u përfshirë në KKK, të gjitha kualifikimet duhet të jenë në bazë të rezultateve të mësimit dhe duhet të jenë subjekt i vlerësimit të siguruar të cilësisë. Ata gjithashtu duhet të përmbushin kriteret për validim dhe të miratohet nga një organ i autorizuar. Çdo kualifikim në KKK do të vendosen në një nivel në KKK.Çdo kualifikim në KKK do të çojë në një certifikatë ose diplomë, e cila duhet të jetë e akredituar nga AKK.Kualifikimi i prokurimit publik duhet të vendosen në KKK Niveli 5, e cila është ende në një fazë relativisht të hershme të zhvillimit. Ai përfshin kualifikimet që bien në mes të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe të kualifikimeve të larta që rezultojnë nga programet e ciklit të shkurtër të arsimit. Niveli 5 KKK do të jetë veçanërisht i rëndësishëm në afat më të gjatë për të siguruar një bazë për njohjen e arritjes së kompetencave profesionale të nivelit të lartë nga ato

4 Neni 25, para 1 & 2 i Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04?L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092

16

Page 16: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

post-sekondare të programeve pasardhëse ose llojet e tjera të arsimit të vazhdueshëm të të rriturve dhe trajnimit.Individët që arrijnë kualifikime në këtë nivel do të kenë demonstruar së paku disa nga aftësitë në vijim ose kompetenca:Ata do të kenë njohuri të gjerë ose të specializuara faktike dhe teorike në dhe rreth një subjekti arsimor, profesionit, ose fushës profesionale. Ata do të jenë në gjendje të përdorin njohuritë për të arritur rezultate të cilat rezultojnë nga të mësuarit e strukturuar apo punë. Kjo mund të përfshijë:

përdorimin e njohurive gjithëpërfshirëse të specializuara, faktike dhe teorike brenda një fushe të punës ose studimit dhe duke treguar ndërgjegjësimin e kufijve të asaj dijes;

përdorimi i një njohurie të gjerë të fushës, tiparet përcaktuese, dhe fushat kryesore të një subjekti, zona disiplina e punës dhe njohuri të detajuara në disa zona;

të kuptuarit dhe përdorimi i një gamë të kufizuar të teorive kryesore, parimeve dhe koncepteve;

përdorimin e njohurive dhe të kuptuarit e disa çështjeve të mëdha aktuale dhe çështjeve të specializuara, dhe duke tërhequr në një skicë njohuritë dhe të kuptuarit e kërkimit ose proceset ekuivalente brenda kontekstit të punës ose studimit.

Të gjitha më lart janë të vërteta për zyrtarët e certifikuar të prokurimit publik.Kualifikimi i prokurimit publik mund të klasifikohet si kualifikim i tipit D në KKK, sepse

rezulton nga një trajnim profesional në bazë të standardeve kombëtare,

ka qëllim kryesor avancimin në punë dhe profesion, dhe

ofron si rezultate tipike aftësi profesionale, shkathtësi dhe kompetenca të bazuara në standardet kombëtare.

Struktura e propozuar trajnimit dhe certifikimit për prokurimin publik është në përputhje me KKK dhe mund të përshtatet sa herë që ajo do të konsiderohet e përshtatshme.

17

Page 17: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Sidomos sistemi i zgjedhjes së modulit për trajnimin e avancuar të prokurimit publik dhe të certifikimit, në bazë të numrit të ditëve të trajnimit të mbledhura nga çdo praktikant, lehtë mund të konvertohet në sistemin e kredive, siç përcaktohet në KKK.Megjithatë duhet të theksohet se për momentin nuk ka asnjë referencë të drejtpërdrejtë në sistemin e Kredisë Evropian për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (ECVET) në një profesion të ngjashëm ose homolog të "zyrtarit të prokurimit publik", të përcaktuar në LPP të Republikës së Kosovës.

9. Elementet kryesore të Strategjisë së Trajnimit në Prokurimit Publik

Sistem transparent i trajnimit Katalogu dinamik i moduleve të trajnimit për

trajnim të avancuar për zyrtarët e prokurimit publik

Sistemi i zgjedhjes së moduleve për trajnimet e avancuara për zyrtarët e prokurimit publik

Sistem transparent i certifikimit për zyrtarët e prokurimit

Qëndrueshmëria Sistem fleksibël, zhvillim i vazhdueshëm Nxitur nga nevojat personale

10. Avantazhet e trajnimeve të zhvilluara mirë Trajnimet sistematike dhe të zhvilluara mirë, potencialisht do të sjellin përfitime të shumta në Republikën e Kosovës. Studimet dhe literatura e identifikuar, mes të tjerash, do të sjell përfitimet e mëposhtme nga trajnimet me cilësi të lartë:

Ofrimi i një studimi të fuqisë punëtore të kualifikuar për Kosovën

Përmirësimi i aftësive ekzistuese dhe zhvillimin e aftësive të reja

Rritja e njohurive dhe përvoja e stafit Rritja e motivimit të stafit Përmirësimi i performancës së punës me

rezultate në përmirësimin e sistemit të prokurimit të përgjithshëm

Përmirësimi i transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë

Rritja e aftësisë për tu adoptuar në një mjedis që ndryshon me shpejtësi

18

Page 18: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Reputacion i përmirësuar i OSHP-së, KRPP- së dhe AQP-së dhe autoriteteve kontraktore si punëdhënës kompetente dhe atraktive

Angazhimi më i madh i stafit.11. Grupet e synuara të trajnimeve të prokurimit publik Grupet e synuara të aktiviteteve të trajnimit në prokurim publik janë si në vijim:

Zyrtarët e Prokurimit Publiko Niveli Qendroro Niveli lokal

Personeli i institucioneve qendrore të prokurimit publik

o KRPPo AQPo OSHP

Përveç zyrtarëve të prokurimit, grupe të synuara janë edhe shoqëria civile dhe operator ekonomik si dhe autoritete e institucione nga sektori i gjerë publik,

Auditorët Gjyqtarët Stafi i OJQ-ve, të cilët marrin dhe

menaxhojnë fondet nga donatorët publike (kombëtare dhe ndërkombëtare)

Operatorët Ekonomik Grupet tjera të publikut të gjerë (p.sh.

gazetarët)Grupet e mësipërme të synuara përfshijnë - në një grupim të ndryshëm - zyrtarët që mund të ndërmarrin, në rrjedhën e detyrave të tyre, përgjegjësitë përkatëse të prokurimit si në vijim:

Menaxherët e Prokurimit/Specialist të Prokurimit/ Personeli i Njësisë së Prokurimit; apo zyrtarë të tjerë detyrat e të cilëve përfshijnë angazhimin në aktivitetet e rregullta të prokurimit;

Anëtarët e Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave;

Specialistët teknik, të përfshirë në përgatitjen e specifikacioneve teknike dhe termat e referencës;

Zyrtarët e Departamentit të Administratës / Departamentit të Financave të përfshirë në planifikimin e prokurimit, kontraktimin, monitorimit, miratimet dhe pagesat e kontraktorëve;

19

Page 19: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Inxhinierët / Projektuesit të cilët janë kryesisht të përfshirë në zbatimin e kontratave për punët publike (projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen)

12. Llojet e trajnimeve në prokurimin publik

12.1. Trajnimi i nivelit themelor dhe i avancuar për zyrtarët e prokurimit Sipas LPP të gjithë zyrtarët të prokurimit duhet të kryejnë programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe vendimet përkatëse të KRPP-së deri më 31.12.2016. Të gjitha certifikatat ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016. Sipas kësaj dhe në pajtim me Strategjinë Kombëtarë të Prokurimit Publik gjatë vitit 2016 janë trajnuar dy grupe me nga 330 ndërsa gjatë vitit 2017 parashihet të trajnohen edhe 300 zyrtarë të prokurimit publik.

Sipas LPP-së, zyrtarët e prokurimit janë të obliguar të

20

Page 20: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

marrin pjesë rregullisht në aktivitetet e trajnimit. Sipas Ligjit certifikimi i zyrtarëve të prokurimit bëhet në dy nivele. Sistemi i trajnimit për zyrtarët e prokurimit parashikon një trajnim dy-nivelesh, domethënë një cikël themelor dhe të avancuar trajnimi. Certifikimi për nivelin themelor të prokurimit bëhet për tri vite. Personi i cili mban një certifikatë themelore të prokurimit brenda kësaj periudhe tri (3) vjeçare pas kalimit të trajnimit të avancuar mund të marrë certifikatën e avancuar e cila ka validitet të përhershëm. Trajnimi i nivelit të avancuar për zyrtarët e prokurimit synohet të organizohet në dy runde. Rundi i parë parashihet të mbahet në vitin 2018 ndërsa rundi i dytë gjatë vitit 2019. Këto aktivitete trajnuese organizohen nën përgjegjësinë e KRPP-së, dhe në bashkëpunim me IKAP-in5.

12.2. Trajnim për zyrtarët publikë, të cilët nuk janë zyrtarë të prokurimit dhe nuk janë të përfshirë direkt në prokurimin publik

12.2.1. Orientimi / Trajnimet hyrëse

Një trajnim hyrës mbi atë se si funksionojnë institucionet publike të prokurimit (juridikisht, profesionalisht) në kushtet e ofrimit të shërbimeve të tyre dhe mbi veprimtarinë e qeverisë në përgjithësi, duhet t'i ofrohet:

Anëtarëve të ri të emëruar të bordit të KRPP-së, OSHP-së, AQP- së,

drejtorëve të rinj në autoritetet e ndryshme kontraktuese,

Zyrtarëve të rinjë të rekrutuar ndërkohë në KRPP, OSHP, AQP

Qëllimi i këtij trajnimi është që të ofrojë një pamje të përgjithshme të udhëheqësve të rinjë mbi mjedisin e prokurimit publik dhe operimin e saj në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të mbështeten të marrin vendime strategjike.Kurrikulat dhe përzgjedhja e trajnerëve për këto aktivitete trajnuese duhet të vendoset nga KRPP-

5 Neni 25 i ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04?L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092

21

Page 21: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

ja e cila gjithashtu është përgjegjëse për organizimin e tyre në bashkëpunim me IKAP-in. 12.2.2. Trajnime të nivelit menaxherial për autoritetet kontraktuese

Profesioni i prokurimit publik është shumë dinamik dhe është në ndryshim të vazhdueshëm. Në përputhje me këtë, pritet që autoritetet kontraktuese do të pësojnë zhvillime të konsiderueshme gjatë viteve të ardhshme. Trajnimi në prokurimin publik në këtë mënyrë duhet të ofrohet në nivelin menaxherial të të gjitha autoriteteve kontraktuese, si një pjesë integrale e përgatitjes së tyre për menaxhimin e ndryshimit.Kurrikulat dhe përzgjedhja e trajnerëve për këto aktivitete trajnuese bëhet nën përgjegjësinë e KRPP-së, në mënyrë që të sigurohet që informacioni i paraqitur është në përputhje të plotë me LPP-në. Organizimi i aktiviteteve trajnuese (koha, përzgjedhja e pjesëmarrësve) duhet t'u lihet autoriteteve përkatëse përfituese. Përgjegjësia e organizimit i mbetet IKAP-it.

12.2.3. Trajnimi për personelin e autoriteteve kontraktuese i angazhuar në aktivitete suplementare për prokurimin publik dhe zbatimin e kontratës

Zyrtarët publik të përfshirë në hartimin e specifikimeve teknike gjatë fazës përgatitore e cilësdo procedurë të prokurimit dhe në menaxhimin e kontratës, pas përfundimit të procedurës së prokurimit duhet të njihen me parimet themelore dhe "logjikën" e sistemit të prokurimit publik.Kurrikulat dhe përzgjedhja e trajnerëve për këto aktivitete trajnuese bëhet nën përgjegjësinë e KRPP-së, në mënyrë që të sigurohet që informacioni i paraqitur është në përputhje të plotë me LPP-në. Organizimi i aktiviteteve trajnuese (koha, përzgjedhja e pjesëmarrësve) duhet t'u lihet autoriteteve përkatëse përfituese. Përgjegjësia e organizimit i mbetet IKAP-it. 12.2.4. Trajnimi i stafit administrativ në kuadër të KRPP-së, OSHP-së dhe AQP-së

Stafi administrativ i të gjitha niveleve ( stafi i BNj, stafi i TI, sekretarët, etj), në organet qendrore të prokurimit publik si KRPP-ja, OSHP-ja dhe AQP-ja duhet gjithashtu të jenë të trajnuar për funksionimin e përgjithshëm të sistemit të prokurimit publik, me theks të veçantë në Kornizën Ligjore të tanishme, dispozitat dhe zbatimin e saj.

22

Page 22: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Kurrikulat dhe përzgjedhja e trajnerëve për këto aktivitete trajnuese bëhet nën përgjegjësinë e KRPP-së, në mënyrë që të sigurohet që informacioni i paraqitur është në përputhje të plotë me LPP-në. Organizimi i aktiviteteve trajnuese (koha, përzgjedhja e pjesëmarrësve) duhet t'u lihet autoriteteve përkatëse përfituese (KRPP, OSHP dhe AQP).

12.2.5. Trajnimet për operatorët ekonomikShtylla e dytë e prokurimit publik janë padyshim operatorët ekonomikë, të cilat ftohen në mënyrë aktive të marrin pjesë në çdo aktivitet të prokurimit duke paraqitur ofertat e tyre. Operatorët ekonomikë duhet, sikurse edhe autoritetet kontraktuese, të familjarizohen me dispozitat, kufijtë dhe mundësitë e ofruara nga sistemi i prokurimit në një mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike. Qëllimi i trajnimit për operatorët ekonomikë do të jetë qe të prezantohen rregullat prokurimit në përgjithësi, të shpjegohen të drejtat e tenderuesit dhe procedurat e rregullimit, dhe prezantimin e teknikave, në përgatitjen e një oferte të vlefshme me një cilësi të mirë dhe, duke ndihmuar ofertuesit të shmangin gabimet madhore.Kurrikulat për trajnimin e Operatorëve ekonomik do të zhvillohen nga KRPP dhe IKAP-i.

12.2.6. Përditësimi i publikut të gjerë mbi çështjet e prokurimit publik.

Prokurimi publik është dhe do të mbetet gjithmonë në qendër të aktivitetit ekonomik të Republikës së Kosovës. Prandaj është e rëndësishme të mbahen grupe specifike të synuara të publikut të gjerë të informuar në mënyrë korrekte dhe zyrtare për procedurën përkatëse. Këto grupe të synuara përfshijnë në mënyrë indikative, por jo vetëm

Stafi i OJQ-ve, të cilët i marrin dhe i menaxhojnë fondet nga donatorët (kombëtar dhe ndërkombëtar) publik,

Organizatat profesionale, Mediat dhe gazetarët, të cilët formojnë opinionin

publik, etj

12.2.7. Trajnim për grupet e tjera të synuara Në mënyrë për të shërbyer nevojat e trajnimit të grupeve të ndryshme të synuara (përveç zyrtarëve të

23

Page 23: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

prokurimit) duhet të krijohet një katalog i plotë i moduleve të trajnimit, i përbërë nga modulet e trajnimeve të specializuara, të dizajnuara për grupe specifike qëllimore.Formati, përmbajtja dhe mirëmbajtja e kësaj liste duhet të jenë të njëjta si për katalogun e trajnimit të paraqitur më lart.

Tab. Prezantimi i përmbledhjes së llojeve të propozuara të trajnimit të prokurimit publik

Kurrikula

Përzgjedhja e

trajnerit

Përzgjedhja e

trajnerit

Organizimi i

trajnimitTrajnimi i nivelit bazik dhe të avancuar për zyrtarët e prokurimit

KRPP KRPP KRPP IKAP

Trajnime për fokus grupet e veçanta të sektorit publik, të përfshira në procesin e prokurimit publik

KRPP KRPP KRPP IKAPPërfitue

sit e trajnimit

Trajnim për zyrtarët publikë, të cilët nuk janë zyrtarë të prokurimit dhe nuk janë të përfshirë direkt në prokurimin publik

KRPP KRPP KRPP IKAP

Orientimi / Trajnimi hyrës

KRPP KRPP Institucioni

përfitues i

trajnimit

IKAPInstituci

oni përfitue

s i trajnimit

Trajnimi i nivelit menaxherial për autoritetet kontraktuese

KRPP KRPP Institucioni

përfitues i

trajnimit

IKAPInstituci

oni përfitue

s i trajnimit

24

Page 24: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Trajnimi për stafin e autoriteteve kontraktuese të përfshirë në aktivitete suplementare për prokurimin publik dhe zbatimin e kontratës

KRPP KRPP Institucioni

përfitues i

trajnimit

IKAPInstituci

oni përfitue

s i trajnimit

Trajnimi i stafit administrativ në kuadër të KRPP-së, OSHP-së dhe AQP-së

KRPP KRPP KRPP, OSHP, dhe AQP

KRPP, OSHP, dhe AQP

Trajnimi për operatorët ekonomik

KRPP KRPP KRPP

Përditësimi i publikut të gjerë mbi çështjet e prokurimit publik.

KRPP KRPP KRPP

13. Metodat për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit

13.1. Trajnimet në punëTrajnimi në punë është veçanërisht efektiv pasi lejon qe i trajnuari te mëson në mjedisin ku ai / ajo në të vërtetë i aplikon ato aftësi që do ti fitoj. Trajnimi në punë ka tendencë për tu bërë metodë më efektive trajnimi, dhe kështu duhet të inkurajohet. Përveç kësaj trajnimi zhvillohet në të njëjtën kohë me punën e përditshme dhe nuk ndikon në produktivitetin e përgjithshëm të organizatës.Në kuadër të strategjisë aktuale, KRPP-ja duhet të përpiqet që në vitet e ardhshme të inkorporoj parimin e "trajnimit në punë" në aktivitetet trajnuese sa më shumë të jetë e mundur.Forca shtytëse e "trajnimit në punë" do të jenë oficerët e trajnuar dhe të certifikuar të prokurimit. Ata do të sigurojë trajnim për vartësit dhe kolegët e tyre në rrjedhën e planifikimit, përgatitjen dhe ekzekutimin e aktiviteteve të prokurimit në autoritetet kontraktuese të ndryshme, duke marrë në praktikë, rolin e udhëheqësit të ekipit për ato aktivitete.

25

Page 25: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

13.2 Trajnimi i trajnerëveAktualisht 40 trajnerë të trajnuar dhe të certifikuar në PP janë funksionalë në Kosovë. Ata kanë qenë të trajnuar në fusha të ndryshme të PP nga institucione të ndryshme të trajnimit.Në mënyrë që të vendoset një sistem i qëndrueshëm i trajnimit në prokurim publik, KRPP-ja dhe IKAP-i duhet të kenë një minimum prej 20 trajnerëve të profilit të lartë në dispozicion, të trajnuar dhe me përvojë si teorike po ashtu dhe praktike profesionale. Një nga objektivat e strategjisë aktuale të trajnimit është për të vendosur kornizën e trajnimit " trajnerët në shtëpi ", të cilët tashmë kanë njohuri të afërta të asaj që është e përfshirë në prokurimin publik dhe se si funksionon sistemi i PP në Kosovë.Roli i trajnerëve të trajnuar do të përfshijë:

përgatitjen e materialeve të trajnimit dhe të kryejë hulumtime në fushat e tyre të mësimdhënies

ofrimi i trajnimevetë përgatisë teste

Trajnimi i trajnerëve duhet të dizajnohet dhe te organizohet nga KRPP në bashkëpunim me IKAP-in, me qëllim që trajnerët të mësohen me metodologjinë e trajnimit dhe tu përcillet njohuria dhe shkathtësia në parimet e të mësuarit te të rriturve, metodat e mësimdhënies dhe aftësitë teknike dhe prezantuese.

14. Mekanizmat për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të strategjisë së trajnimeve

Këshilli për Monitorimin e Strategjisë Kombëtare për Prokurim Publik i cili themelohet sipas Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik për monitorimin e kësaj strategjie do të jetë gjithashtu përgjegjëse për të monitoruar zbatimin e strategjisë dhe për të marrë vendimet e nevojshme në lidhje me zbatimin e strategjisë së trajnimit.Roli i Këshillit në raport me strategjinë për trajnimet në prokurim publik do të jetë:

të shqyrtojë funksionimin e sistemit të trajnimit në prokurimin publik

të vlerësojë aktivitetet e trajnimit

26

Page 26: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

shprehë opinionin e tij mbi propozimet lidhur me sistemin e trajnimit në prokurimin publik,

vendosë mbi modulet e trajnimit që do të përfshihen në katalogun e trajnimit

vendosë mbi modulet e trajnimit të detyrueshëm për trajnime themelore dhe të avancuara

përzgjedh trajnerët diskuton planin vjetor të trajnimit te përgatitur

mbi bazën e Strategjisë Kombëtare të Trajnimit në Prokurimit Publik

Propozimet përfundimtare të bëra nga Këshilli për monitorimin e zbatimit të strategjisë së trajnimeve do të duhet të miratohet nga KRPP-ja.Në kuadër të Strategjisë së Trajnimeve në Prokurimin Publik, KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP do të përgatisë një Plan Vjetor të trajnimit, i cili do t'i paraqitet Këshillit për monitorimin e strategjisë e trajnimeve. Afati i fundit për paraqitjen e Planit Vjetor të Trajnimit Kombëtar është 30 tetori i çdo viti, i cili do të mbulojë vitin e ardhshëm kalendarik.Këshilli duhet të takohet së paku një herë në tre muaj për të shqyrtuar progresin e zbatimit të strategjisë së trajnimeve. Institucionet zbatuese duhet të raportojnë në zbatimin planit vjetor të trajnimeve në baza tremujore dhe vjetore. KRPP është përgjegjëse për koordinimin raportimit ta zbatimit të strategjisë. Raportet do të shqyrtohen në Këshillin për monitorimin e strategjisë së trajnimeve.

15. Buxheti i alokuar për trajnim

15.1. Burimet e financimitSipas ligjit të PP, IKAP është përgjegjëse për planifikimin, zhvillimin dhe ofrimin e trajnimit të prokurimit publik. IKAP vepron si një agjenci në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Kështu, trajnimi i prokurimit publik është i financuar drejtpërdrejt nga fondet e qeverisë së Kosovës.Për shkak të rëndësisë së prokurimit publik për zhvillimin ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës dhe rëndësinë e madhe për qeverisje të mirë dhe demokratike, duhet të parashikohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit për trajnim në fushën e prokurimeve publike.

27

Page 27: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Përveç financimit kombëtar, IKAP duhet gjithashtu të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga donatorë të huaj, për trajnim në prokurimin publik.Gjithashtu, pasi operatorët ekonomikë janë specifikuar si një nga grupet e synuara, IKAP duhet të konsiderojë opsionin për të ngarkuar me tarifa ata qe shfaqin interesim për trajnime, të cilat nuk janë zyrtarë publikë.

15.2 Qëndrueshmëria e trajnimit Zbatimi i strategjisë aktuale të trajnimit është i bazuar në angazhim të fortë dhe mbështetje të qëndrueshme të të gjitha palëve të interesuara.Kufizimet buxhetore paraqesin rrezik të madh, dhe për këtë arsye, fondet e donatorëve ndërkombëtar duhet të përdoren në maksimumin e mundshëm.Zbatimi i katalogut të trajnimit, së bashku me perputhjen e moduleve të trajnimit të trajnuesve dhe të sistemit të kredisë (për trajnimin e avancuar të zyrtarëve të prokurimit) pritet të mbajë koston e sistemit të trajnimit të prokurimit publik në një nivel të arsyeshëm, pasi vetëm elaborimet e reja të moduleve të trajnimit, përditësimi i moduleve ekzistuese dhe riprodhim i materialit të trajnimit do të thithin burime shtesë.Buxhetimi i trajnimit duhet të jetë një parametër i rëndësishëm i planeve vjetore të trajnimit.

28

Page 28: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Shtojca 1. Plani për zbatimin e strategjisë aktuale

Detyrat

Nga kush

Deri kurPërgatit

ja MiratimiKrijoj katalogun e trajnimit KRPP KRPP 1/9/2017Krijoj Komisionin e Vlerësimit të Trajnimit KRPP KRPP 1/9/2017Përputhje e trajnerëve me modulet e trajnimit KRPP KRPP 1/9/2017

Përpilimi i materialeve trajnuese KRPP KRPP

1/9/2016 dhe të

vazhdojëPrezantimi i sistemit të kredive për trajnimin e Zyrtarëve të Prokurimit KRPP KRPP ??Zhvillojë sistemin e certifikimit apo provimit / për certifikim të avancuar KRPP KRPP

31/12/2018

29

Page 29: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Detyrat

Nga kush

Deri kurPërgatit

ja MiratimiHartimi i sistemit të certifikimit të trajnerëve KRPP KRPP

31/12/2017-8

Përpilimi i sistemit të monitorimit dhe raportimit IKAP KRPP

31/12/2017

Përpilimi sistemit të vlerësimit të trajnimit IKAP KRPP

31/12/2017

Përgatitja e Planit Vjetor të Trajnimit IKAP KRPP

30/10/2016 dhe pas çdo

viti

Përgatitja e Raportit Vjetor të Trajnimit IKAP KRPP

1/3/2016 dhe pas çdo viti

Shpërndarja e Kombëtare të Trajnimit në Prokurimin Publik KRPP KRPP

1/12/2016 dhe të vazhdojë

Shtojca 2. Struktura e trajnimit të prokurimit publik në Kosovë

Trajnimi i Zyrtarëve të ProkurimitSipas LPP, çdo zyrtar përgjegjës i prokurimit duhet të jetë në posedim të një certifikate të vlefshme themelore ose të avancuar në mënyrë që të lejohet të marrë përsipër detyrat e tij.Çdo zyrtar përgjegjës i prokurimit është i detyruar për të marrë certifikatën e avancuar 3 vjet pas marrjes së certifikatës themelore.

Trajnimit Bazik në Prokurimin PublikTë gjitha modulet e trajnimit bazik, qe të dërgon në provimet e certifikimit bazë, janë të detyrueshme për të trajnuarit. Ato mbulojnë të gjitha njohuritë, aftësitë dhe teknikat e nevojshme për

30

Page 30: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

të zbatuar sistemin e prokurimit publik të Republikës së Kosovës.Trajnimi themelor i Prokurimit Publik aktualisht përbëhet nga 10 module, si më poshtë:

1. Ligji i Prokurimit Publik, Nr.04/L-042 me Plotësim dhe Ndryshimi te LPP Nr. 04/L-237. LPP Nr. 05/L-068 LPP Nr. 05/L-092

2. Procedura e Kufizuar3. Prokurimi i shërbimeve 4. Integriteti ne Prokurim Publik 5. Procedura e negociuar 6. Prokurimi elektormik7. Dosja e tenderit 8. Menaxhimi i Kontratës 9. Kontratat kornizë 10. Shqyrtimi i ankesave

Modulet e trajnimit të përgjithshëm duhet të përfshijnë në agjendë edhe trajnimin e zyrtarëve të prokurimit për përdorimin e sistemit elektronik. Prandaj Prokurimi elektronik mund te trajtohet qofte përmes moduleve te përgjithshme të prokurimit. Një modul i veçantë 2-3 ditor për trajnimin e e-prokurimit do të mbulojë trajnimin zyrtarëve për përdorimin e platformës elektronike të prokurimit dhe aspektet që nuk mbulohen nga ana e moduleve të përgjithshme të trajnimit. Kohëzgjatja e secilit modul te trajnimit është 6 orë dhe kështu 5 modul kane kohëzgjatje prej 2 ditësh dhe 5 module përfundojë në një ditë.10 modulet e trajnimeve themelore të prokurimit publik ri-dizajnohen dhe te amendamentohen kurdo qe amendamentohet ligji i PP.

Trajnimi i Avancuar i Prokurimit PublikTë gjithë zyrtarët e prokurimit janë të obliguar që të fitojnë certifikimin e avancuar brenda 3 viteve të marrjes se certifikatës bazë. Sistemi i ri-certifikimit i cili ishte paraparë të përsëritet çdo 3 vjet është hequr me ligjin e prokurimit Publik. Sipas Ligjit në kurset profesionale të trajnimit mund të marrë pjesë çdo person nëse ka hapësirë të mjaftueshme pas akomodimit të Zyrtarëve të Prokurimit dhe punonjësve të njësive të Prokurimit.

31

Page 31: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

KRPP-ja mund të vendosë një tarifë të arsyeshme për pjesëmarrje për personat që marrin pjesë në këto kurse.Qëllimi i trajnimit të avancuar është për të thelluar njohuritë dhe aftësitë e zyrtarëve të prokurimit dhe përditësimin e tyre në ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor. Meqenëse të trajnuarit kanë punuar tashmë në këtë fushë, si zyrtarë të prokurimit për 3 vjet, trajnimet të avancuara duhet të jenë në gjendje për t'i shërbyer atyre me një hapësirë të dyfishtë:

për të thelluar më tej specializimin e të trajnuarve, qe është arritur si nga praktika e përditshme në mjedisin e tyre të punës, ose, ndryshe,

zgjerojnë horizontin profesional të të trajnuarve, të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në kontakt me spektrin e plotë të procedurave të prokurimit në punën e tyre të përditshme.

Zgjedhja e qëllimit të paraparë duhet t’i lihet të trajnuarit.Me qëllim që:

për të shërbyer qëllimin e mësipërm të dyfishtë, për të shmangur përsëritjen e moduleve të

trajnimit gjatë cikleve të ndryshme të trajnimit,është futur një sistem përzgjedhje, duke lejuar zgjedhjen e një numri minimal të moduleve për një periudhë të trajnimit prej një katalogu të pasur të trajnimit.Siç është përcaktuar në LPP, KRPP në bashkëpunim me IKAP-in duhet të aranzhojnë zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të prokurimit me kohëzgjatje të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë për trajnime bazike dhe dhjetë (10) ditë për trajnime te avancuara. KRPP ja siguron që kurse të tilla të përgatiten dhe mbahen nga një person i trajnuar ose Institucion i trajnimeve që ka ekspertizë substanciale në praktikat më të mira ndërkombëtare të prokurimit dhe në sistemin e prokurimit të BE-së. (Neni 25 i LPP) Diagrami i mëposhtëm përshkruan rrugën e mundshme të një zyrtari publik, i cili dëshiron të bëhet Zyrtar i Prokurimit Publik.

32

Page 32: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Sipas diagramin te mësipërm: çdo zyrtari publik është i lejuar që të përpiqet 2

herë qe ai të fitojë certifikimin themelor të prokurimit publik, ndërsa në rast të një dështimi të 2 ai ka për të marrë pjesë përsëri në Trajnimin Bazik të Prokurimit,

çdo zyrtar i prokurimit publik, qe mbanë certifikatën themelore, është i obliguar të marrë pjesë në provimet e certifikimit të avancuara pas 3 vjetësh për herë të parë. Në rast se ai nuk mbledhë 15 kreditë gjatë periudhës 3 vjeçare, ai nuk do të lejohet të marrë pjesë në provimet e certifikimit dhe certifikata e tij do të tërhiqet,

një zyrtar i prokurimit publik, qe posedon certifikatën themelore, në qoftë se ai dështon në provimin e tij të parë të certifikimit të avancuar, e ka mundësinë që të ri-ekzaminohet, kurse në rast të dështimit të dytë ai ka të drejtë që të merr pjesë përsëri në Trajnimin e Avancuar të Prokurimit. Certifikimi i trajnimit të avancuar është i përhershëm.

Trajnimi i avancuar për prokurimin publik aktualisht përbëhet nga modulet e mëposhtme:

LISTA e propozuar për modulet e avancuara

33

Page 33: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Nr TEMA Nr. i ditëve

1 Menaxhimi i rrezikut: Identifikimi i nevojave te prokurimit dhe faza para-tenderimit

2

2 Menaxhimi i rrezikut: Faza e Tenderimit dhe Menaxhimit te kontratës

2

3 Përgatitja e specifikimeve teknike dhe funksionale, duke përfshirë kriteret mjedisore dhe sociale (Prokurimit Publik i Qëndrueshëm -PPQ)

2

4 Aspektet sociale dhe mjedisore në prokurimin publik

2

5 Vlerësimi i tenderit duke përdorur kriteret e peshuara dhe shpenzimet e jete-gjatësisë (LCC)

2

6 Menaxhimi i ndryshimeve të kontratës (praktikat më të mira në zbatimin e variacioneve)

2

7 Tenderi ekonomikisht me i favorshëm 2

total14

Modulet e trajnimeve të avancuara duhet të përfshijnë edhe trajnimin e zyrtarëve të prokurimit për përdorimin e sistemit elektronik në nivel të avancuar. Prandaj Prokurimi elektronik mund te trajtohet qofte përmes moduleve të përgjithshme të prokurimit.Pasi që prokurimi publik është një sistem praktik dhe me zhvillimin e rregullave të përhershme, në periudhën afatmesme duhet të konsiderojmë mundësin për të lejuar mbledhjen e krediteve jo vetëm duke marrë pjesë në aktivitetet e trajnimit, por edhe duke zbatuar procedurat e suksesshme të prokurimit. Kreditë e fituara nga kjo metodë shtesë nuk duhet të kalojnë 6 nga 15, me çdo procedurë prokurimi të kompletuar të numërohet me 2 kreditë. Ky opsion duhet të jetë në dispozicion pas marrjes së certifikatës së avancuar, për ri-certifikimit e cikleve. Kështu qe ri-certifikimi jo vetëm që do të bazohet në njohuritë dhe aftësitë, por edhe në përvojën praktike. Kjo qasje do të sigurojë që zyrtarët e prokurimit të nivelit të avancuar do të jenë ekspertë me njohuri të gjëra teorike dhe

34

Page 34: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

praktike të dëshmuara. Certifikatat e avancuara kanë validitet të përhershëm dhe në rast se KRPP-ja organizon trajnime bartësit e tyre janë të obliguar që të ndjekin trajnimet.

Shtojca 3. Katalogu i trajnimit te avancuar të prokurimit Katalogu i trajnimit konsiston në listën e moduleve të trajnimeve tematike, secila me një përshkrim të shkurtër te përmbajtjes, kohëzgjatjen, nivelin (bazik, të avancuara) dhe audiencë të synuar.Në mënyrë indikative, të dhënat e përfshira në katalogun e trajnimit për secilin modul mund të jenë:

Kodi i modulit të trajnimit Titulli i modulit të trajnimit Qëllimi unik i modulit të trajnimit Deri në 4 objektivat e modulit të trajnimit Përshkrimi i planit të trajnimit në formë

tabelare (tabela me 4 kolona, që përmban temat kryesore të trajnimit, metodologjia e trajnimit dhe mjetet që do të përdoren)

Autori i materialit të trajnimit Data e publikimit të modulit të trajnimit Kohëzgjatja e trajnimit në ditë

Mbledhja e të gjitha moduleve të trajnimit në dispozicion dhe materialet përkatëse të trajnimit në një katalog të vetëm, në formën e një database të zakonshme, është përgjegjësi e KRPP-së në bashkëpunim me IKAP-in Ata janë gjithashtu përgjegjës për përditësimin e katalogut të trajnimit dhe materialeve të trajnimit, duke i bërë ato në gatshme për implementim.Katalogu i trajnimit është një dokument publik dhe përherë në zhvillim (publikuar në faqet e internetit të KRPP-së / IKAP), nga e cila çdo zyrtarë publik i interesuar (përfshirë këtu gjyqtarët, auditorëve, etj) dhe operatorët ekonomikë mund të zgjedhin trajnimin e duhur për të marrë pjesë, në bazë të nevojave të tyre.Katalogu i trajnimit gjithashtu është një dokument i hapur dhe çdo person apo institucion i interesuar mund të propozojnë tema shtesë të trajnimit dhe module shtesë. Këto propozime do të diskutohen në Komisionin e Vlerësimit për Trajnim, i cili, pas konsultimeve, do të paraqesë opinionin e tij, të

35

Page 35: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

dokumentuar para KRPP-së për vendimin përfundimtar.

Shtojca 4: Përpilimi i materialeve të trajnimitMaterialet adekuate dhe të hartuara mirë të trajnimit janë një prej disa faktorëve të një aktiviteti të suksesshëm të trajnimit. Materiali i trajnimit në njërën anë duhet të jetë një plotësues dhe shtesë e trajnimit dhe nga ana tjetër të jetë e lehtë për t'u përdorur si një manual reference për punën e përditshme të të trajnuarve.Do të jetë përgjegjësi e KRPP-së për të zhvilluar materiale trajnimi, të shqyrtojë ato rregullisht dhe të bëjë përditësime të nevojshme.Në rrjedhën e prodhimit të materialit të trajnimit duhet të mbajmë në mendje aspektin e kostos, sidomos koston e riprodhimit. Duhet të konsiderohet mundësia për të shpërndarë materialin në formatin elektronik (CD, DVD) apo edhe të bëjë atë të disponueshëm në internet.Pasi që strategjia aktuale ka ambicie për të siguruar një kornizë të veçantë të trajnimit të prokurimit publik në Republikën e Kosovës, udhëzimet e përpunuara

36

Page 36: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

tashmë nga IKAP për përgatitjen e materialeve të trajnimit duhet të ndiqen në mënyrë rigoroze.Sipas këtyre procedurave një paketë trajnimi përbëhet nga:1. Përshkrimi i programit të trajnimit

Titulli i Trajnimit, qëllimi unik, objektivat (objektivat SMART, jo më pak se 2 dhe jo më shumë se 4), tema, kohëzgjatja.

2. Orari i trajnimitTitulli i Trajnimit, emri i trajnuesit, tavolina që përmban kohën, përmbajtjen, metodologjinë, mjetet). Orët e trajnimit duhet të jenë 9:00-16:00, me 15 minuta pushim para drekës, një (1) orë pushim për drekë, dhe 15 minuta pushim pas drekës.

3. Plan i detajuar për çdo sesion trajnuesShënime të hollësishme mbi përmbajtjen e secilës seancë, me titullin, temat, metodologjinë dhe mjetet. Gjatësia e seancës: 45-50-60 minuta

4. SllajdetNë sllajdin fillestar titulli i trajnimit, emri i trajnuesit dhe datat e trajnimit. Struktura e sllajdit: Sfondi i bardhë, me shkronja të zeza, fonti i shkronjave: Arial, madhësia e fontit: për tituj jo më e vogël se 28 dhe jo më e madhe se 48, për pika jo më e vogël se sa xx dhe jo më e madhe se 22. Çdo sllajd nuk duhet të ketë më shumë se 6-8 pika. Capital / italik mund të përdoret për ilustrime (diagramet, listat, simbolet, tabela, etj). Numri i sllajdeve në ditë trajnimi nuk duhet të jetë më pak se 18 dhe jo më shumë se 30. Prezantimi i sllajdeve duhet të jetë pa animacione. Sllajdet duhet të jenë të shtypura 2 ose 3 për faqe.

5. Manuali pjesëmarrësitPërveç titullit të trajnimit (në qendër), datat dhe rendin (poshtë), dhe emrin e autorit, Manuali duhet të përmbajë Hyrje (faqet 1-2), përpunimi i lëndës dhe botëkuptimi (1-2 faqe).

6. Shënime për trajnerinShënimet janë një kombinim i manualit të pjesëmarrësit dhe planit të detajuar të sesionit trajnues, që përmban një tekst plotësues për materialet e trajnimit, i cila nuk do të

37

Page 37: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

shpërndahet për pjesëmarrësit. Shënimet duhet të referohen aspekteve praktike të zbatimit të trajnimit. Në fund është paraqitur një listë e literaturës

7. Ushtrimet, studimet e rasteveÇdo modul trajnimi duhet të përfshijë të paktën dy ushtrime dhe studime plotësuese të rasteve.

8. Testet e trajnimitTesti mund të jetë i mbyllur ose i hapur në strukturën e tij.

9. Raportet e trajnerëve10. Lista e publikimeve për lexim shtesë11. Referenca materiale dhe dokumente shtesë

38

Page 38: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Shtojca 5: Përzgjedhja e trajnerëve dhe të trajnuarve

Përzgjedhja e trajnerëveTrajnerët në fushën e prokurimeve publike duhet së pari të zgjidhen nga lista e trajnerëve të certifikuar që mbahet nga KRPP-ja dhe IKAP. Megjithatë, KRPP-ja dhe IKAP mund të angazhojnë edhe trajnerë të tjerë, të cilat nuk figurojnë në listën e mësipërme, në përputhje me nevojat.Në këtë rast, KRPP-ja dhe IKAP do të elaborojë një listë të dokumentuar të kualifikimeve për trajnerët qe do të jenë të angazhuar, që përmban të paktën përvojën minimale të kërkuar dhe kriteret mbi njohuritë e përgjithshme dhe specifike dhe aftësitë e nevojshme. Trajnerët e angazhuar jashtë listës duhet të kenë kualifikime të krahasueshme me trajnerë të certifikuar.Të gjithë trajnerët e certifikuar kanë të drejtë të paraqesin modulet e trajnimit themelor të prokurimit publik për zyrtarët e prokurimit. Sa i përket moduleve të trajnimit të avancuar të prokurimit publik për zyrtarët e prokurimit dhe modulet e trajnimit të specializuar, KRPP do të organizojë një studim në mesin e tyre, në mënyrë që trajnerët të deklarojnë preferencën e tyre për modulet qe ata do të deshironin për të mësuar. Çdo trajner nuk duhet të zgjedhë më shumë se 5 module. Duhet të thuhet qartë se preferencat e deklaruara nuk janë detyruese për KRPP-ne, që duhet të përpiqet; (a) të shpërndajë në mënyrë të barabartë modulet e katalogut të trajnimit për trajnerët në dispozicion dhe (b) të caktojë së paku 3 trajnerë për secilin modul, në mënyrë që të sigurohet disponueshmëria konstante. Përputhja mes trajnerëve të certifikuar dhe të moduleve të trajnimit duhet të diskutohet në Komisionin e Vlerësimit të Trajnimit dhe të dorëzohet në KRPP për miratim. Për modulet që nuk mund të mbulohen mjaftueshmërisht, duhet të caktohen trajnerët jashtë listës.Pjesë integrale e sistemit të përzgjedhjes së trajnerëve është një sistem i vlerësimit të performancës. Vlerësimi i sistemit të performancës së trajnerëve duhet të jetë transparentë dhe i bazuar në vlerësimet e audiencës së trajnuar. Një format i standardizuar i vlerësimit ("VLERËSIMI PËR TRAJNERË") duhet të përdoret dhe të plotësohet menjëherë pas përfundimit të aktivitetit të trajnimit, anonime.

39

Page 39: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

Raporti i vlerësimit i çdo ushtrimi trajnues do të dorëzohet në Komisionin për vlerësimin e trajnimit, i cili pas konsultimeve, do të paraqesë pikëpamjen e saj të dokumentuar në KRPP për secilin trajner të certifikuar

të mbes në listë dhe të vazhdojë të jap trajnime, te ndryshojë modulin e trajnimit dhe i njëjti

trajner të ligjeroj, të pezullohet përkohësisht nga lista dhe ti

nënshtrohen trajnimit , ose që të pezullohet përgjithmonë nga lista e

trajnerëve të prokurimit publik.Për trajnerët e pa-certifikuar, Komisioni per Vlerësimin e Trajnimit mund të propozojë

t'i regjistrojë ata në listë, ose të ndaloj bashkëpunimin e mëtejshëm me ta.

Në raste të veçanta, specifike trajneri mund të plotësohet në detyrat e tij me zyrtar me përvojë të prokurimit publik në temën e trajnimit (p.sh. në një trajnim rreth prokurimit qendror, një zyrtar i prokurimit AQP-së mund të marrë pjesë dhe të përkrah trajnerin).

Përzgjedhja e të trajnuarve për trajnimin e zyrtarëve të prokurimit publik

Të gjithë zyrtarëve e prokurimit - aplikantëve për trajnim do t’iu kërkohet të plotësojnë një formular të projektuar posaçërisht për këtë. Aplikacioni fillimisht do të dërgohet tek udhëheqësi i sektorit të aplikuesit e më pastaj pas miratimit përkatës, do të dorëzohet në KRPP .KRPP ne bashkëpunim me IKAP do të jetë përgjegjës për të organizuar dhe planifikuar aktivitetet trajnuese për

trajnimi bazik për zyrtarët e prokurimit, trajnimi i avancuar për zyrtarët e prokurimit,

dhe trajnime për grupet e tjera të synuara,

bazuar në numrin e kërkesave të paraqitura.Aplikacionet mund të dorëzohen në çdo kohë, edhe pse ato vlerësohen nga KRPP çdo 3 muaj, në mënyrë që të përpunojë planin e trajnimit që do të botohet çdo tre muaj.Në mënyrë që të ofrohet një modul i trajnimit dhe që trajnimi përkatës të organizohet, duhet qe një numër

40

Page 40: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

minimal prej 10 pjesëmarrësve të interesuar të paraqesë aplikacione të vlefshme (p.sh. të miratuar nga kreu i sektorit). Në rastin kur kemi të bëjmë me aplikacione të një grupi (d.m.th. nga dhomat profesionale) kërkesa ekzaminohet menjëherë dhe trajnimi mund të ofrohet dhe të organizohet jashtë planit aktual të trajnimit.

Shtojca 6. Monitorimi dhe Vlerësimi i aktiviteteve të trajnimitPër monitorimin e sistemit të trajnimit të prokurimit publik, IKAP duhet të zhvillojë një sistem informacioni, në mënyrë për të ruajtur dhe ndryshuar:

katalogun e trajnimit, materialin trajnues, listën e trajnerëve të certifikuar, përputhja midis trajnerëve dhe moduleve të

trajnimit, historia e trajnimit të çdo zyrtari të prokurimit

publik (kursi i punës dhe certifikatat e dhëna)Sistemi Informativ Menaxherial për trajnime në prokurim publik duhet të lehtësojë

aplikimi për regjistrim në module të veçanta të trajnimit

dorëzimi, mbledhja dhe ndryshimi i të gjitha raporteve të vlerësimit,

përgatitja e planit (vjetorë) të trajnimit. Në mënyrë qe trajnimet e ofruara nga IKAP dhe KRPP-ja të përmirësohen vazhdimisht, të trajnuarit dhe

41

Page 41: Tabela e përmbajtjes - Public Procurement Systemkrpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/draftLS/2017/Draft... · Web viewStrategjia për trajnimin në Prokurimin Publik 2017-2021 përmban

trajnerët do të vlerësojnë kursin e trajnimit qe janë duke marrë pjesë. Dy forma të ndryshme të standardizuara vlerësuese do të përdoren për vlerësimet e mësipërme ("vlerësimi i kursit trajnues nga të trajnuarit", dhe vlerësimi i kursit trajnues nga trajnerët ").Formularët duhet të plotësohet menjëherë pas përfundimit të aktivitetit trajnues në mënyrë anonime.Komisioni i Vlerësimit për Trajnime do të jetë përgjegjës për të përmbledhur rezultatet e vlerësimit për secilin kurs dhe ti paraqesin ato si pjesë e Raportit Vjetor të Trajnimit.

42