tË drejtat e kompanive nË raport me kontratat...

16
SI RREGULLOHET PROKURIMI PUBLIK NË KOSOVË ANKESA NË LIDHJE ME PROKURIMIN A B C D E F G H PRETENDIMET NË LIDHJE ME MASHTRIMIN DHE KORRUPSIONIN PROCEDURA PËRMES ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT PROCEDURA ME MJETE GJYQËSORE NDAJ PROCESIT TË PROKURIMIT REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËS PËRMBARIMI NDAJ INSTITUCIONEVE PUBLIKE KONTAKTE TË RËNDËSISHME Mars 2014 Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE 15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

23 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

SI RREGULLOHET PROKURIMI PUBLIK NË KOSOVË

ANKESA NË LIDHJE ME PROKURIMIN

A

B

C

D

E

F

G

H

PRETENDIMET NË LIDHJE ME MASHTRIMIN DHE KORRUPSIONIN

PROCEDURA PËRMES ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMIT

PROCEDURA ME MJETE GJYQËSORE NDAJ PROCESIT TË PROKURIMIT

REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËS

PËRMBARIMI NDAJ INSTITUCIONEVE PUBLIKE

KONTAKTE TË RËNDËSISHME

Mars 2014Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 2: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

Prokurimi Publik ka të bëjë me blerjen e mallrave, shërbime dhe punë nga qeveria dhe nga zyrtarët në ndërmarrjet publike, të cilët shfrytëzojnë fondet publike. Rregullat e prokurimit publik kanë për qëllim të sigurojnë që këto fonde të shfrytëzohen në mënyrë transparente dhe efikase dhe që shfrytëzuesit e buxhetit ti japin llogari publikut të gjerë. Në bazë të një hulumtimi të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë të publikuar në vitin 2012, shumica e kompanive të anketuara (58%) u përgjigjën se ata ishin të përfshirë në aktivitetet e prokurimit gjatë dy viteve të fundit, ndërsa 42% thanë se ata nuk kanë aplikuar në aktivitete të prokurimit. Nga grupi i dytë (ata që nuk kanë aplikuar për aktivitetet e prokurimit), disa nga të anketuarit thanë se arsyeja e mos-aplikimit është sepse linja e tyre biznesore nuk mbështetet në ofertat e prokurimit.Si rezultat, numri i bizneseve në Kosovë të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre afarist përmes prokurimit publik mbetet mjaft i lartë, me potencial të rritjes. Gjatë gjithë këtij procesi,

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 3: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

SI RREGULLOHET PROKURIMI PUBLIK NË KOSOVËA A

Ligji i ri për Prokurim Publik Nr. 04/L-042 (LPP) është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Gusht të vitit 2011. Ky Ligj ka hyrë në fuqi më 05 Tetor 2011 ndërsa nga kjo ditë Autoritetet Kontraktuese të Kosovës janë të obliguara që për të gjitha aktivitetet e prokurimit ta zbatojnë Ligjin e ri.Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) është kompetent për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i jepen nga ky ligj.KRPP-ja ka edhe këto kompetenca dhe autorizime, të rëndësishme për sektorin privat në Kosovë:v Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të LPP-së;v Nxjerrë dhe publikon interpretime me shkrim, si dhe ofron ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin e dispozitave të LPP-së; Krijon dhe mirëmbanë faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të

pakufizuar në të dhënat mbi prokurimin publik në Kosovë, si dhe mundëson përmirësimin e publikimeve të kërkuara sipas LPP-së;

Të fillojë dhe mbështesë zhvillimin prokurimit elektronik dhe komunikimin mbrenda fushës së prokurimit publik;

Të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit publik dhe kontratat publike të dhëna;

Bashkëpunon me organizatata tjera brenda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik;

Propozon Qeverisë dhe Kuvendit masat për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik, dhe përmirësimin e këtij Ligji;

KRPP në kuadër të punët së saj ka në dispozicion edhe Departamenti e Mbikëqyrjes dhe Monitorimit i cili ka për qëllim mbikëqyrjene zbatimit të LPP-së, përmes aktiviteteve të mbikqyrjes dhe monitorimit. Sektori privat mund të përfitoj nga mbikëqyrja dhe monitorimi i një numri sa më të madh të autoriteteve kontraktuese lidhur me zbatimin e dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë si dhe të rregullave të nxjerra nga KRPP-ja, përmes këtij departamenti.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik mund të kontaktohet për këshilla dhe informacione cdo ditë pune, prej ores 09:00 deri në 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në 15:00, përmes: Numrit direkt të telefonit 038 213 709, Postës elektronike [email protected].

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 4: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

ANKESA NË LIDHJE ME PROKURIMINB

Secila kompani sipalë e interesuar ka të drejtë të parashtron ankesë në çdo fazë të aktivitet të prokurimit pranë Organit të Shqyrtimit të Prokurimit (OSHP) dhe në disa raste edhe te Autoritetet Kontraktuese.

Shembull ilustrues: Nënjë njoftim për dhënie të kontratës për shërbime, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në pjesë e parë të saj ndodhen informacionet e sakta të autoritetit kontraktues, si vijon:

Në pjesën e fundit të njoftimit, gjithmonë ndodhen informatat e organit kompetent për paraqitje të ankesave:

Ankesat mund ti drejtohen edhe Autoritetit Kontraktuesi si organ relevant prokurues. Informatat në lidhje me personin përgjegjës pranë Autoritetit Kontraktues gjithmonë gjenden në pjesën e parë të njoftimit, siq është paraqitur nëshembullin ilustrues. Nëse kompania nuk është e kënaqur me mënyrën se si ankesa është shqyrtuar nga Autoriteti Kontraktues, ajo në cdo kohë mund ti drejtohet OSHP-së.

B

Regjioni: Prish�në

Zahir Bunjaku Telefoni 038 200 14 345

e-mail Fax: 038 200 14 349

Emri i AK: Zyra e Kryeministrit

Adresa AK: Ndërtesa e Qeverisë “Nënë Tereza”p.n

Qyte�: Prish�në Kodi postar:10 000

Personi Kontaktues

[email protected]

Qyte�: Prish�në Kodi postar: 10000

Personi kontaktues: Ardian Behra E-maili:[email protected]

Telefoni: 038/213 378 Faksi: 038/213 378

Emri zyrtar: ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT

Adresa e OSHP-së: Te Grandi- Rruga “GARIBALDI” pa nr.

URL (nëse aplikohet) : www.ks-gov.net/oshp

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 5: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PRETENDIMET NË LIDHJE ME MASHTRIMIN DHE KORRUPSIONINC

1. Cka konsiderohet mashtrim?

Kushdo që me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër, ose për t'i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit një person që të kryej apo të mos kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij apo të pasurisë së personit tjetër, dënohet si vijon: Nëse vepra penale e mashtrimit rezulton me dobi pasurore të kundërligjshme

ose shkakton dëme në vlerë prej 10.000 Euro apo më shumë, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 deri në 5 vjet.

Nëse qëllimi i mashtrimit është përfitimi i dobisë së kundërligjshme nga fondet publike, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Nëse mashtrimi rezulton në dobi pasurore të kundërligjshme ose shkakton dëm që tejkalon 50.000 Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej 3 deri në 10 vjet.

C

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 6: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PRETENDIMET NË LIDHJE ME MASHTRIMIN DHE KORRUPSIONINC

2. Cka konsiderohet korrupsion?

Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t'i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t'i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet. Shpërdorimi i detyrës zyrtare përfshinë, por nuk kufizohet në: Moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj; Pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së

detyrës zyrtare, përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me ligj;

Keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë sendit tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo posedimin e zyrtarit si rezultat i detyrës apo punës së tij;

Ndalimi ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të drejte, privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor, dhe shumë elemente tjera.

3. Si të denoncohet mashtrimit dhe korrupsionit?

Përcaktimet më lartë të mashtrimit dhe korrupsionit janë pjesë e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla ndjeken sipas detyrës zyrtare nga Prokurori Shtetëror, pas denoncimit.

Në rast të dyshimit të mashtrimit dhe korrupsionit në procedurën prokuruese, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka autorizimet dhe obligimet ligjore ti dërgojë dokumentet tek autoriteti relevant, tek Auditori Gjeneral ose tek Prokurori Publik.

Paralelisht, përfaqësuesit e kompanive duhet të njoftojnëAgjencionin Kundër Korrupsion të Republikës së Kosovës në lidhje me pretendimet e tyre. Të gjitha mënyrat e raportimit në Agjencion janë të besueshme dhe konfidenciale. Raportimi i rasteve korruptive mund të bëhet si vijon:· Përmes linjës së telefonit pa pagësë 0800 10 800. Shërbimi i thirrjeve pa pagesë funksion prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

C

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 7: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PRETENDIMET NË LIDHJE ME MASHTRIMIN DHE KORRUPSIONINC

3. Si të denoncohet mashtrimit dhe korrupsionit?

Përcaktimet më lartë të mashtrimit dhe korrupsionit janë pjesë e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla ndjeken sipas detyrës zyrtare nga Prokurori Shtetëror, pas denoncimit.

Në rast të dyshimit të mashtrimit dhe korrupsionit në procedurën prokuruese, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka autorizimet dhe obligimet ligjore ti dërgojë dokumentet tek autoriteti relevant, tek Auditori Gjeneral ose tek Prokurori Publik.

Paralelisht, përfaqësuesit e kompanive duhet të njoftojnëAgjencionin Kundër Korrupsion të Republikës së Kosovës në lidhje me pretendimet e tyre. Të gjitha mënyrat e raportimit në Agjencion janë të besueshme dhe konfidenciale. Raportimi i rasteve korruptive mund të bëhet si vijon: Përmes linjës së telefonit pa pagësë 0800 10 800. Shërbimi i thirrjeve pa pagesë funksion

prej orës 08:00 deri në orën 16:00. Përmes paraqitjes në zyrat e Agjencionit, në adresën rruga Nazim GafurriNr. 31, Prishtine. Me anë të postës së rregullt, duke adresuar shkresën në adresën e zyrës së Agjencionit. Përmes postës elektronike [email protected]

Policia e Kosovës ka në dispozicion Drejtorinëpër Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Misioni i kësaj drejtorije është hetimi i veprave penale të lidhura me krimet ekonomike, korrupsionin dhe krimet financiare, përmes mbledhjes së fakteve dhe dëshmive që dëshmojnë fajësinë dhe pafajësinë e të dyshuarve. Tre sektorët që funksionojnë në kuadër të kësaj drejtorie janë: Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike Sektori i Hetimeve të Korrupsionit Sektori i Hetimeve të Krimeve Financiare.

Denoncimet e rasteve në këtë drejtori të specializuar për krime ekonomike mund të bëhen: Përmes formës së denoncimeve online, në faqen e Policisë së Kosovës

http://www.kosovopolice.com/?page=1,57 Përmes numrit të telefonit pa pagesë 080019999, ku të gjitha thirrjet janë anonime, pa

pagesë dhe konfidenciale. Përmes adresës elektronike [email protected].

C

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 8: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PROCEDURA PËRMES ORGANIT SHQYRTUES TË PROKURIMITD

OSHP është organ i pavarur administrative, autoritet publik dhe organizatë buxhetore dhe i nënshtrohet ligjeve të aplikueshme në Kosovë. OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas Ligjit për Prokurim publik në Kosovë dhe Ligjit përProcedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje. OSHP-ja ka ndër të tjera, këto kompetenca: Vendimet mbi shqyrtimin e prokurimeve Shqyrtimi i vendimeve të APP-së Shqyrtimi i vendimeve të KRPP-së Vendimet mbi masat Ndëshkuese Ankesat e refuzuara (të pakompletuara).

OSHP në bazë të një ankesë të parashtruar me shkrim nga një Kompani (Operator Ekonomik) kundër njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga Autoriteti Kontraktues, është autorizuar që ta shqyrtoj zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteti përkatës të prokurimit si dhe pretendimet ankimore të parashtruara në ankesë, si dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendosjes së asnjë lëndë, objekt i të cilët është shqyrtimi ankesa dhe aktiviteti i prokurimit për të cilin është parashtrua ankesa.

Te gjitha vendimet dhe urdhrat e OSHP-së janë objekt i shqyrtimit gjyqësor nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Cështje Administrative, përmes kërkesë padisësipas procedurës së konfliktit administrativ. Mirëpo dorëzim, dërgimi ose rezultati i kërkesë së OE për shqyrtim gjyqësor nuk do të ketë ndikim të mëtutjeshëm në zbatimin e prokurimit përkatës, me përjashtim të kompozimit të dëmit ekonomik të paditësit.

D

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 9: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PROCEDURA ME MJETE GJYQËSORE NDAJ PROCESIT TË PROKURIMITE

Me ndryshimin e Ligjit mbi Gjykata, kompetente për konflikte administrative është Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Cështje Administrative.Në rast se kompania është e pakënaqur me rezlutatin e ankesës së parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, mjeti gjyqësor për atakim të procedurës së prokurimit dhe ndarjes së kontratës është Padia sipas procedurës së konfliktit administrativ. Në këto raste, ndarja e kontratës nuk ndërprehet por kompania, në rastin se e fiton rastin sipas mjeteve gjyqësore, do të ketë të gëzoj të drejtën e kompenzimit të dëmit.

Duke pas parasysh se procedurat pranë OSHP-së dhe përgatitja e padisë për Gjykatë kërkojnë ekspertizë specifike profesionale, kompanive i rekomandohet angazhimi i një avokati ose zyre ligjore për ta adresuar sa më mirë cështjen.

Lista e Avokatëve të licencuar në Kosovëështë në dispozicion në faqen e internetit të Odës së Avokatëve të Kosovës http://www.oak-ks.org/lista-e-avokateve-26-0-1 E

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 10: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËSF

Me realizimin e të drejtave tuaja në procedurë të prokurimit publik, kompania juaj ftohet për nënshkrimin e kontratës me autoritetin kontraktues.

Kontratat nënshkruhen në varësi të llojit të punës, shërbimeve ose mallrave. I gjithë legjislacioni sekondar i ndërlidhur me procedurat gjatë prokurimit dhe pas dhënies së kontratës mund të gjindet në faqen e internetit të KRPP-së e casshme përmes adresës http://krpp.rks-gov.net.

Në procedurë të nënshkrimit të kontratës, në format standarde të ofruara nga KRPP, parashihen dispozita për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Autoritetit Kontraktues dhe Kompanisë (Operatorit Ekonomik).

Të gjitha kontratat me institucionet publike parashohin që: Palët duhet t'i bëjnë të gjitha përpjeke për të zgjidhur në mënyrë miqësore të gjitha

mosmarrëveshjet që mund të ndodhin ndërmjet tyre. Sapo të shfaqet ndonjë mosmarrëveshje, palët do ta lajmërojnë njëra tjetrën me shkrim për qëndrimet e tyre në mosmarrëveshje dhe për ndonjë zgjidhje që ata konsiderojnë se është e mundshme. Nëse cilado palë e sheh të dobishme, palët do të takohen dhe të mundohen ta zgjidhin mosmarrëveshjen.

Pala do të i përgjigjet kërkesës për zgjidhje miqësore brenda 15 ditësh pas kërkesës. Periudha maksimale që jepet për arritjen e kësaj zgjidhjeje do të jetë 30 ditë nga fillimi i procedurës. Nëse përpjekja për të arritur zgjidhje miqësore dështon ose nëse pala dështon të përgjigjet me kohë ndaj kërkesave për zgjidhje, të dyja palët do të jenë të lira të vazhdojnë në fazën e ardhshme të procedurës së zgjidhjes së mosmarrëveshjes duke e lajmëruar tjetrën.

Gjithashtu të gjitha kontratat me institucionet publike parashohin mundësinë e vazhdimit të procedurës së zgjidhjes së kontestit, para paraqitjes në Gjykatë ose Arbitrazh, në një institucion të 'pajtimi'. Në këtë mënyrë, në rast se Kompania juaj e specifikon në kushte tëvecanta të kontratës zgjidhjen përmes pajtimit, ju mund të vendosni që të kaloni në procedurë të administruar të ndërmjetësimit përmes: Qendrave të ndërmjetësimit në qytetet ku vepron kompania juaj, ose në qytetin më të afërt; Në Odën Ekonomike të Kosovës, ose Në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kontrata me institucionet publike kornizë ju lejon gjithashtu të zgjedhin mundësin e shkuarjes në arbitrazh ose në gjykata vendore. Neni 21 i kontratës kornizë parasheh që se nëse nuk mund të arrihet zgjidhje brenda 30 ditësh nga fillimi i procedurës miqësore për zgjidhje të mosmarrëveshjes, secila palë mund të kërkojë:

a) vendim nga gjyqi; ose b) kurdo qe palët pajtohen, vendim arbitrimi në pajtim me KVK (Kushtet e vecanta të kontratës).

Para nënshkrimit te kontratës palët duhet te vendosin për mënyrën e zgjidhjes se mosmarrëveshjes, gjykata apo arbitrazhi.

F

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 11: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËSF

1. Përcaktimi i forumit për zgjidhje të kontestitNë përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratave publike kornizë, Autoriteti Kontraktues dhe Kompania (operatori e1. Përcaktimi i forumit për zgjidhje të kontestitkonomik) mund të zgjedhin forumin përkatës për zgjidhje të kontesteve, i cili nuk është detyrimisht Gjykata. Palët duhet të përcaktojn këto zgjidhje në Pjesën III – Kushtet e vecantatë kontratës kornizë.

Në rast se palët pajtohen të zgjedhin ndërmjetësimin para padisë në gjykatë ose arbitrazh, atëherë pjesa e tabelës në Pjesën III – Kushtet e vecanta

duhet të plotësohet si vijon:

Sa i përket zgjedhjes së arbitrazhit si mënyrë e zgjidhjes së kontesteve, gjithashtu në tabelën nëPjesën III – Kushtet e vecanta:

duhet të plotësohet si vijon:

F

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjes 20.2[Specifikoni departamentin e Komisionit përgjegjës

për pajtim]

Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjes 20.2 Në rast të ndonjë kontesti që rrjedh nga kjoKontratë, cilado palë mund t’ia dërgojë një njoftim

me shkrim palës tjetër, duke e dërguar kontestin përndërmjetësim nën patronazhin e Qendrës për

Zgjidhje Alternative të Kontesteve pranë OdësEkonomike Amerikane në Kosovë ose të Tribunalit

të Përhershm të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomiketë Kosovës. Forumi kompetent i ndërmjetësimit do të

jetë në Odën në të cilën paraqitet kërkesa e parë.Kontesti dërgohet për ndërmjetësim sipas rregullavetë zbatueshme të atëhershme të ndërmjetësimit në

Kosovë që zbatohen nga një odë e tillë.

[shëno te dyja]

a) Çdo mosmarrëveshje ndërmjet palëve të cilat

mund të lindin gjatë ekzekutimit së kësaj kontrate dhe se nuk është e mundur të zgjidhet ndryshe ndërmjet palëve do të dorëzohet [specifikoni

gjykatën kompetente] në pajtim me ligjin në Kosovë.

ose

b) kurdo qe palët pajtohen, çdo mosmarrëveshje

ndërmjet palëve të cilat mund të lindin gjatë ekzekutimit së kësaj kontrate dhe se nuk është e mundur të zgjidhet ndryshe ndërmjet palëve do të dorëzohet në arbitrazh të [specifiko organin për

zgjedhjen e mosmarrëveshjes] në pajtim me [specifiko rregullat e arbitrazhit (rregullat e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Komisioni i Kombeve të

Bashkuara mbi Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare, apo procedura të tjera të arbitrazhit të njohura

ndërkombëtarisht)].

Zgjidhja e mosmarrëveshjes me procedure gjyqësore

21.1

Page 12: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËSF

1. Përcaktimi i forumit për zgjidhje të kontestit

duhet të plotësohet si vijon:

F

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Zgjidhja e mosmarrëveshjes me procedure gjyqësore

21.1 Nëse kontesti nuk zgjidhet brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të njoftimit të tillë për dërgimin e kontestit për ndërmjetësim, palët e zgjedhin çdo

mosmarrëveshje apo pretendim që ka të bëjë me këtë Kontratë, përfshirë sa i përket anulimit dhe vlefshmërisë së saj, përmes arbitrazhit nën

patronazhin e Qendrës për Zgjidhje Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ose të Tribunalit të Përhershm të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës në Kosovë.

Arbitrazhi kompetent do të jetë ai në të cilin cilado palë e dorëzon padinë së pari. Rasti do të zgjidhet sipas rregullave kosovare të arbitrazhit të zbatueshme në atë kohë dhe që zbatohen nga një

odë e tillë. Rasti do të zgjidhet nga tre arbitra ndërsa gjuha e arbitrazhit do të jetë gjuha shqipe.

Page 13: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

REALIZIMI I TË DREJTAVE PAS NËNSHKRIMIT TË KONTRATËSF

2. Kontratat nën jurisdiksion të Gjykatës

Në rastin kur kontrata mes kompanisë (operatorit ekonomik) dhe autoritetit kontraktues nuk përmban dispozita të qarta në lidhje me jurisdiksionin e arbitrazhit, atëherë parimisht kompetente për zgjidhjen e kontesteve janë Gjykatat. Çështjet administrative dhe ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Departamenti për Çështjet Ekonomike që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës, do të jetë kompetent për gjykimin e rastit tuaj me autoritetin kontraktuese.

Në këtë rast, proceduralisht për zgjidhje të kontestit vlejnë dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore i aplikueshëm në Kosovë.

F

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 14: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PËRMBARIMI NDAJ INSTITUCIONEVE PUBLIKEG

Ligji për Proecurën Përmbarimore në Kosovërregullon procedurën përmes së cilës Gjykatat dhe përmbaruesit privat përcaktojnë dhe zbatojnë përmbarimin në bazë të dokumenteve përmbarues dhe dokumenteve të besueshme, përveç nëse me ligj të veçantë parashihet ndryshe. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për përmbarimin e vendimit të marrë në procedurën administrative dhe për kundërvajtje me të cilin është caktuar detyrimi në të holla, përveçse kur për përmbarimin e tillë është paraparë me ligj kompetenca e organit tjetër

Procedura e përmbarimit fillohet me propozimin e kreditorit, në këtë rast të kompanisë. Përmbaruesi privat nxjerr urdhër në bazë të propozimit për kryerje të përmbarimit dhe kryen përmbarimin me qëllim të plotësimit të kërkesës së debitorit në bazë të dokumentit përmbarues.

1. Cilat konsiderohen dokumente përmbaruese?

Akgjykimi i formës së prerë i Gjykatës dhe pajtimi gjyqësor; Vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi/ujdia; Dokumenti noterial i përmbarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë; Marrëveshja e lidhur në procedurën e ndërmjetësimit ne pajtim me Ligjin mbi

ndërmjetësimin pas aprovimit të Gjykatës; Vendimet dhe marrëveshjet përmbaruese të arbitrazhit në Republikën e Kosovës

të shpallura të ekzekutueshme nga Gjykata; Kontrata për hipotekën e vërtetuar nga organi kompetent dhe regjistruar në

regjistrin publik sipas ligjit; Vendimi gjyqësor i vërtetuar si urdhër përmbarues evropian;

2. Cilat janë dokumente të besueshme për përmbarim?

Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm i cili mund të jetë: · Kambialet dhe çeqet me potest dhe faturë kthyese, po që se janë të nevojshme për themelimin e kërkesës; · Ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të

G

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 15: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

PËRMBARIMI NDAJ INSTITUCIONEVE PUBLIKEG

2. Cilat janë dokumente të besueshme për përmbarim?

Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm i cili mund të jetë: Kambialet dhe çeqet me potest dhe faturë kthyese, po që se janë të nevojshme

për themelimin e kërkesës; Ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të

furnizimit me ujë, energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave; Faturat; Dokumentet që sipas dispozitave ligjore të posaçme kanë rëndësinë e

dokumenteve publike;

Llogaritja e kamatës konsiderohet si pjesë e dokumentit të besueshëm. Dokumenti i besueshëm është i përshtatshëm për përmbarim po qe se në të është treguar kreditori dhe debitori, si dhe objekti, lloji, shuma dhe koha e përmbushjes së detyrimit monetar.

3. A përjashtohet ndonjë detyrim i shtetit nga përmbarimi?

Obligimet nga marrëdhëniet kontrakutese në mes të Shtetit (në këtë rast autoritetit kontraktues) dhe kompanive nuk mund të përjashtohen. Të vetmet përjashtime sa i përket objektit të përmbarimit mund të jenë: Objekt përmbarimi nuk mund të bëhen sendet jashtë qarkullimit juridik, pasuritë

nëntokësore dhe pasuritë tjera natyrore. Objekt përmbarimi nuk mund të bëhen objektet, armatimi dhe pajisjet e forcave

të armatosura dhe të policisë, e as mjetet financiare të siguruara për dedikime të këtilla.

G

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 16: TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKEkontrata.net/...e_kompanive_n%EB_raport_me_kontratat_publike_878852.pdf · Të drejtat e kompanive në raport me kontratat publike

KONTAKTE TË RËNDËSISHMEH

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik Ndërtesa e ish-Gërmisë, zona B, Prishtinë Numrit direkt të telefonit 038 213 709. Posta elektronike: [email protected]. Faqja zyrtare: http://krpp.rks-gov.net/.

Organi Shqyrtues i ProkurimitRruga “GARIBALDI” p.n. (përball Hotelit Grand) Prishtinë Numrit direkt të telefonit 038 213 378. Posta elektronike: [email protected] Faqja zyrtare: http://oshp.rks-gov.net/.

Agjencionin Kundër Korrupsion Nazim Gafurri Nr. 31, Prishtine. Linja e telefonit pa pagësë 0800 10 800. Posta elektronike: [email protected]. Faqja zyrtare: http://www.akk-ks.org/. Forma e denoncimeve online: http://www.akk-ks.org/?cid=1,49

Policia e Kosovës Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Linja e telefonit pa pagësë 0800 19999 Posta elektronike: [email protected]. Formae denoncimeve online:http://www.kosovopolice.com/?page=1,57 Faqja zyrtare: http://www.kosovopolice.com.

H

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

TË DREJTAT E KOMPANIVE NË RAPORT ME KONTRATAT PUBLIKE

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo