studim dhe vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar...

91
1 Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar Shqipëri

Upload: buithu

Post on 06-Feb-2018

265 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Page 1: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

1

Studim

dhe

Vlerësim

legjislacionit

mbi

aftësinë e kufizuar

Shqipëri

Page 2: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

2

Personat me aftesi te kufizuara në Shqipëri në të shumtën e rasteve

ndeshen me mohim apo mosrespektim të të drejtave të tyre njerezore. Në pjesën më të madhe ky fenomen ndodh, veç faktorëve të tjerë, edhe për shkak të hartimit të një kuadri ligjor, i cili në vetvete ka prodhuar “diskriminim” midis kategorive të aftësisë së kufizuar, por edhe për shkak të mosfunksionimit si duhet të mekanizmave detyrues ligjor që vënë në lëvizje zbatimin e LIGJIT në praktikë. Ky fenomen më pas reflektohet si në plan individual, si p.sh mohim i te drejtes per edukim, për punësim, shërbime shëndetësore dhe rehabilituese apo në forma te tjera, si p.sh. veçimi dhe izolimi per shkak te egzistences se barrierave fizike dhe sociale.

Nisur nga këto problematika, Programi Ligjor pranë FSHDPAK ka

ndërmarrë si incijativë kryerjen e këtij studimi mbi gjithë kornizën ligjore që afekton fushën e aftësisë të kufizuar në Shqipëri.

Në objektivin e studimit tonë do të jetë vlerësimi me synim përmirësimin e legjislacionit të spektrit të aftësisë të kufizuar nëpërmjet konstatimeve të gabimeve materiale apo në përmbajtje, deri në ironike, të gjetura në Ligjin Themelor dhe në ligje të posaçme, krahasimi me legjislacionin bashkëkohor si dhe opinione, rekomandime në lidhje me përmirësimin e situatës të personave me aftësi të kufizuar. Nuk mund të shmangen nga objektivi, gjetja e rrethanave të caktuara, të cilat, krijohen si rrjedhojë e moszbatimit korrekt të ligjit.

Për të arritur qëllimet e tij, studimi u fokusua në të gjithë kornizën ligjore që parashikon të drejtat dhe detyrimet e personave me aftësi të kufizuar. Në këtë mënyrë pjesë e studimit u bë jo vetëm ligji themelor, Kushtetuta e RSH, ligjet organike dhe specifike por edhe vendimet dhe rregulloret të cilat detajojnë më specifikisht këto të drejta. Studimi është i ndarë në fusha të veçanta dhe paraqet konkluzione përkatëse për çdo fushë.

Studimi në vlerësimin e legjislacionit dhe nxjerrja në pah e problematikave të tij është fokusuar edhe në shumë problematika që Programi Ligjor ka ndeshur gjatë trajtimit të rasteve konkrete të PAK dhe mungesave ligjore që në të shumtën e rasteve kufizojnë të drejtat dhe përfitimet e kësaj kategorie.

Page 3: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

3

Ky studim është i pari dhe i vetmi pas Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, i cili jep një pasqyrim të përgjithshëm të legjislacionit shqipëtar që vepron në këtë sferë dhe që ka përfshirë të gjitha kategoritë e PAK. Për përgatitjen e studimit u shfrytëzua materiale të ndryshme si Legjislacioni Shqipëtar që vepron në fushën e aftësisë të kufiuzar, Konventat e ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar dhe që lidhen direkt apo indirekt me aftësisnë e kufizuar, botime, artikuj studimor, raporte vlerësimi, dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Së fundi, FSHDPAK dhe grupi i studimit falënderon Komitetin Suedez të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili mundësoi financiarisht realizimin e këtij studimi, i cili do të vihet në dispozicion të të gjitha institucioneve të administratës publike dhe organizatave që veprojnë në fushën e aftësisë ë kufizuar.

Page 4: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

4

Përmbajtja

Kush quhet Person me Aftësi të Kufizuar sipas Legjislacionit Shqipëtar Të dhëna statistikore mbi Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri

Vlerësimi i Aftësisë së Kufizuar Kushtetuta e RSH

Kodi i Familjes Kodi Civil Kodi i Procedurës Civile Kodi i Procedurës Penale

STATUSET Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore”, nr. 9355 datë 10.03.2005 E DREJTA PËR ARSIMIM E drejta për punësim E DREJTA PËR TË VOTUAR PËRSHTATSHMËRIA E DREJTA PËR INFORMIM LIGJI NR. 8092 datë 21.03.1996 “PËR SHËNDETIN MENDOR”

Page 5: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

5

Kush quhet Person me Aftësi të Kufizuar sipas Legjislacionit Shqipëtar

Referuar terminologjisë të përdorur gjerësisht në legjislacion shqipëtar

personat me aftësi të kufizuar janë të identifikueshëm me terma të tillë si invalidë, të paaftë, handikapë, para-tetraplegjik, persona me prapambetje mendore, të verbër etj... Së fundmi me Strategjinë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar (miratuar Janar 2005) termat e lartëpërmendur janë zëvendësuar me termin “Person me Aftësi të Kufizuar” duke e përqasuar atë me terminologjinë e Kombeve të Bashkuara mbi barazinë dhe mundësitë e barabarta. Për herë të parë në këtë strategji gjejmë të parin përkufizim zyrtar mbi aftësinë e kufizuar. Ndërkohë që deri disa muaj më parë mund të gjenim përkufizimin, e aftësisë të kufizuar, në forma të ndryshme në ligje të ndryshme specifike, duke ju përshtatur kushteve klasifikuese për të përfituar nga njëri apo tjetri ligj. Shembull domethënës gjejmë edhe tek Ligji “Për Ndihmë dhe Shërbime Shqoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005 neni 4/3 rubrika përkufizimet ku; “Person me aftësi të kufizuar (PAK)” kuptohet individi, të cilit i është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikiko/mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin”. Duke e parë si tepër të nevojshëm dhe imedjat përcaktimin e përkufizimit të aftësisë të kufizuar Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar ka sjell përcaktimin e mëposhtëm; “Persona me Aftësi të Kufizuar” janë ata persona te të cilët funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shume se gjashtë muaj nga gjendja tipike për moshën përkatëse, gjë që sjell për pasojë kufizime të pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore. Si edhe mund të konstatohet ky përkufizim lë shumë vend për tu interpretuar. Në vështrim të përgjithshëm ky përkufizim mbetet ende shumë defiçitar

Page 6: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

6

lidhur me përkufizimin që ai i adrreson personit me aftësi të kufizuar dhe konceptit të aftësisë të kufizuar në tërësi. Përkufizimi ka tendencë të nxjerr në pah dhe të vërë më shumë theksin në ekzistencën e aftësinë e kufizuar apo mungesave si ato fizike, sensioriale, mendore te individi. Si edhe vazhdimin e strukturimit të mentaliteti që PAK janë dhe do të konsiderohen në çdo kohë “persona të sëmurë” dhe për shkak të kësaj gjendjeje ata do të jenë gjithmonë të izoluar dhe pa kurrfarë shprese për të qënë pjesë aktive e shoqërisë. Ndërkohë që theksi, tek ky përkufizim, duhej të vihej tek mungesat dhe barrierat që mjedisi social i ofron kësaj kategorie, të cilët kushtëzohen çdo ditë në ndjekjen e sistemit arsimor, për të qënë në dijeni me informacionet më të fundit në format më të përshtatshme për ta, të gëzojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe sociale, të ndihen të pavarur në rrugët e qytetit të tyre dhe të fitojnë mjetet e jetesës pa u bërë barrë e kërkujt. Përkufizimi duhet të nxjerrë në pah domosdoshmërinë për përshtatjen e mjedisit sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuar, në mënyrë që të sigurohen të drejtat e tyre për një jetesë të pavarur. Në mënyrë që të bëhet i mundur ushtrimi i të gjitha të drejtave të pakundështueshme, të drejtave si qytetarë dhe gjithashtu të bëhet i mundur eleminimi i stigmave që i kategorizojnë PAK si persona të cilët janë thjesht përfitues pasivë të shërbimeve dhe ndihmave sociale. Në këtë mënyrë e quajmë të nevojshme sjelljen në këtë studim të përkufizimit të aftësisë të kufizuar sipas WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë; botimi “It is our world too”) Termi aftësi e kufizuar përfaqëson bashkëveprimin midis dëmtimit dhe impakteve negative të ambjentit. Aftësia e kufizuar është një kontekst social dhe jo një përshkrim i kushteve mjeksore. Ajo pranon mënyrën sesi shoqëritë janë ndërtuar, si nëpërmjet karakteristikave të ambjentit të ndërtuar dhe llojet e sjelljeve e mendësive, rezultat që sjellin kufizimin e mundësive të PAK për të marrë pjesë në bazë të mundësive të barabarta. Të rriturit dhe fëmijët janë me aftësi të kufizuar për shkak të mendësive, paragjykimeve dhe stigmës (turpit), për shkak të diskriminimit direkt apo indirekt dhe pamundësisë të shoqërisë të përshtasë çdo gjë bazuar në nevojat e tyre. Principi sinjifikativ i këtij modeli social dhe ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura e cila mund të ndryshojë dhe të ofrojë mbështetje për personat me dëmtime individuale.

Page 7: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

7

Konkluzione Përkufizimi që Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar (Janar 2005) paraqet, ka shumë mangësi dhe është tepër defiçitar. Në këto kushte lind si domosdoshmëri plotësimi i këtij përkufizimi në mbështetje me politikat dhe praktikat ndërkombëtare, ku PAK të jenë më të afruar me prespektivën e të drejtave të njeriut, dhe me prespektivën për të moslimituar aksesin në çfarëdo aspekti të jetës që shoqëria mund ti ofrojë pjestarëve të saj në përgjithësi.

Page 8: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

8

Të dhëna statistikore mbi Personat me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri

Elemente mjaft domethënës dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në hartimin e politikave dhe përmirësimeve ligjore janë, ndër të tjera, edhe mbledhja e informacionit të duhur, përfshirë të dhënat e sakta statistikore mbi personat me aftësi të kufizuar.

Në Shqipëri të vetmet burime zyrtare informacioni mbi PAK, si në nivel kombëtar dhe lokal, janë Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shërbimi Social Shtetëror, Shoqata Kombëtare e Invalidëve të Punës të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e të Verbërve të Shqipërisë. Statistikat, që aktualisht këto institucione ofrojnë, parë në një këndvështirm kritik dhe analizues, kanë më tepër karakter sipërfaqësor dhe janë të natyrës të informacioneve të vakta, dhe jo në nivele të detajuara.

Kryesisht ato japin informacion mbi numrin në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar, llojet kryesore të aftësive të kufizuara, kategorizimin sipas statuseve të përfituara.

Ndërkohë që mungon informacioni mbi shkaqet që e ka shkaktuar aftësinë e kufizuar, frekuncën, përhapjen gjeografike, strukturë të detajuar gjionore dhe moshore, identifikimin e nevojave dhe llojet e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar.

Në vitin 2000 nga INSTAT u realizua rregjistrimi i parë zyrtarë dhe i përgjithshëm i popullsisë shqiptare. Ky mund të ishte momenti më i përshtatshëm për të ditur numrin e saktë të PAK në Shqipëri duke përfshirë edhe ata të cilët pretendonin se kishin aftësi të kufizuar. Por fatkeqësisht pyetja lidhur me AK nuk ekzistonte në formularët e rregjistrimit, ndërkohë që edhe vetë institucioni përgjegjës për grumbullimin e të dhënave dhe statistikave INSTAT nuk është në gjendje të ofrojë informacion për këtë kategori.

Aktualisht evidentohen gjithsej 75 044 persona me aftësi të kufizuar (informacion më i plotë mund të gjendet tek Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar). Në shifrën që kemi përmendur përfshihen vetëm ata persona me aftësi të kufizuara që janë komisionuar dhe trajtohen me pagesë mujore nga buxheti i shtetit.

Page 9: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

9

Në fakt numri i personave me aftësi te kufizuara është më i lartë. Aktualisht janë lënë jashtë skemës së komisionimit një numër i madh i personave me aftësi të kufizuar pasi janë të kushtëzuar nga njësërë kërkesash ligjore. Të tillë janë PAK të cilët: --- nuk plotësojnë vitet e detyrueshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore për të përfituar pension invaliditetit, --- persona të cilët aftësia e kufizuar u është shkaktuar gjatë punësimit në emigrim dhe kanë “punuar në të zezë”. --- PAK të cilët janë bërë të tillë gjatë trazirave të vitit 1997 dhe nuk kanë qënë në mardhënie pune, --- PAK të dëmtuar nga minat e papalasuara në zonat e minuara kryesisht në zonën veriore të Shqipërisë, --- PAK të cilët janë bërë të tillë pas moshës 21 vjeç, --- PAK të cilët nuk kanë informacion mbi të drejtat e parashikuara në ligj dhe proçedurat që duhet të ndjekin për tu komisionuar, --- persona të cilëve aftësia e kufizuar u ka ndodhur me mbushjen e moshës të pleqërisë, --- persona të cilët jetojnë në spitale apo janë endacak, --- persona që i përkasin komunitetit Rom dhe për shkak të mos qënies të rregjistruar nuk mund të përfitojnë, --- PAK apo fëmijë të cilët për shkak të qëndrimeve dhe mentaliteteve nga ana e familjarëve kanë mbetur të pa deklaruar si të tillë. Me ndryshimet e reja që pasuan në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore Nr.7703, date 11.05.1993 (i ndryshuar) dhe Ligjin “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005, pjesa më e madhe e kategorive të lartëpërmendura duhet të përfshihen në rrethin e përfituesve. Por ky proçes po vonohet për shkak të mosmiratimit të vendimeve të këshillit të ministrave për vënien në zbatim të tyre.

Konkluzione

Në Shqipëri të dhënat statistikore për pozitën e personave me aftësi të kufizuara janë të pakta, jo të plota dhe nuk tregojnë gjendjen reale të aftësisë së kufizuar. Në këto kushte tepër urgjent është krijimi i një databaze lidhur me numrin, llojin, kategoritë, diagnozat, shkaqet e aftësisë të kufizuar, frekuncën, përhapjen gjeografike, strukturën gjinore, në bazë të moshës së tyre, të identifikohen nevojat, llojet e shërbimeve dhe të identifikojë dhe adresojë barrierat që ndeshen nga personat me aftësi të kufizuar gjatë ushtrimit të së drejtave të tyre.

Page 10: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

10

Të dhënat statistikore duhet të ofrohen në mënyrën më të përshtatshme për PAK.

Legjislacioni duhet të parashikojë dispozita të veçanta mbi mbrojtjen e të dhënave, për të siguruar konfidencialitetin dhe respekt për jetën private të personave me aftësi të kufizuar.

Page 11: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

11

Vlerësimi i Aftësisë së Kufizuar

Vlerësimi i aftësisë të kufizuar, sipas legjislacionit Shqipëtar, përcaktohet nga Komisjonet Mjeksore të Caktimit të aftësisë për punë (KMCAP).

Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) është organi mjeksor dhe ligjor i cili përcakton shkallën e invaliditetit dhe shkallën e aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuar. KMCAP funksionon në nivel vendor dhe qëndror

1. KMCAP Rajonal (të cilat funksionojnë pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore )

2. KMCAP Epror (i cili është një i vetëm dhe funksionon vetëm në kryeqytet, Tiranë).

Neni 35 i ligjit për Sigurimeve Shoqërore parashikon mënyrën e funksionimit të KMCAP, dhe specifikuar më hollësisht në rregullore të miratuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Neni 35

Invaliditeti caktohet nga komisioni mjeksor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP) Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe

shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kunder vendimit te KMCAP-it te rrethit personi mund te ankohet ne KMCAP-in

epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, vendim i te cilit persa i perket caktimit te aftesise per pune eshte i formes se prere.

Rregullat per organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve caktohen me rregullore te ISSH dhe Ministrise se Shendetesise dhe te Mbrojtjes se Mjedisit.

Vlerësimi dhe komisionimi i aftësisë të kufizuar realizohet nga dy komisione kryesore;

Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, (KMCAP) i cili realizon komisionimin e grupeve të PAK te lindur ose që janë bërë të tillë deri në moshën 21 vjeç, 24 vjeç kur vazhdojnë ciklin universitar; personat e aksidentuar, të sëmurur me sëmundje profesionale dhe të përgjithshme të bërë gjatë punës, kur kanë qenë të siguruar, Invalidët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. KMCAP ka degë në 26 rrethe te vendit.

Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Verbërisë (KMPV), vepron vetëm në Tiranë dhe komisionon vetëm persona me probleme shikimi.

Page 12: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

12

Këto komisione janë në varësinë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale (ISSH dhe SHSSH).

Kjo mënyrë e vlerësimit dhe komisionimit të aftësisë të kufizuar ka tashmë një periudhë disa vjeçare që funksionon, por që nuk janë të pakta problematikat që vërehen lidhur me vlerësimin e aftësisë së kufizuar;

Së pari, vërtetimi i invaliditetit lëshohet nga komisione që kanë në përbërje të tyre vetëm staf mjeksor. KMCAP ka në përbërje të tij specialistë të disiplinave të ndryshme, si: mjekë pediatër, kardiolog, pathollog, okulistë, neorolog, psikiatër. Vendimi merret duke u bazuar në informacionin dhe rekomandimet të referuar nga grup ekspertësh të fushës mjeksore, duke patur në qendër të vlerësimit modelin mjeksor.

Në vendimin e KMCAP lloji i aftësisë të kufizuar përcaktohet në bazë djagnozash dhe shkallës së humbjes së aftësisë në punë. Vendimi nuk merr parasysh kushtet në të cilat jeton personi i komisionuar dhe nevojat që ata kanë për akses në mjedise të ndryshme sociale. Personi i cili ka aftësi të kufizuar nuk do të thotë se nuk ka mundësi të kryejë asgjë tjetër, por nënkupton që ai mund të ndeshë barriera në ambjentin social për të qënë pjestar aktiv në të. Në këtë mënyrë është e nevojshme përcaktimi i nevojave që ai ka për arritjen e gjithë aspekteve të jetës sociale dhe sigurisht këto duhet të jenë të përcaktuara në vendimin e komisionimit nga KMCAP.

Ligji parashikon detyrimin për paraqitje dhe rikomisjonim të personave me aftësi të kufizuar në KMCAP çdo vit, pavarësisht nga gjendja e pandryshueshme shëndetësore e tyre (një rast tipik janë amputacionet) dhe shpenzimet financiare të familjes (duke patur parasysh se shumica e PAK janë nga familje të shtresës më të varfër të popullsisë).

Konstatohet mospërshtashmëria ndërtimore në pjesën më të madhe të ndërtesave të KMCAP-ve, ambjenti i brendshëm aspak funksional për t’ju përgjigjur nevojave të PAK gjatë pritjes për komisionim dhe rikomisionim, distanca e largët e KMCAP me vendbanimin e PAK dhe nuk mungojnë ankesat lidhur edhe me trajtimin jo korrekt dhe herë herë fyes të grupit të vlerësimit të KMCAP ndaj të komisionuarve.

Me vendimin nr. 671 datë 15.12.2000 (i ndryshuar) është krijuar Komisioni Mjeksor për përcaktimin e Verbërisë i cili ka për komptencë komisionimin vetëm të personave me aftësi të kufizuar në të parë. Në të vërtetë krijimi i këtij komisioni nga njëra anë nuk është lehtësues për PAK me probleme shikimi, sepse ata janë të detyruar të komisjonohen në të vetmin komisionin të ngritur për ta dhe që ndodhet vetëm në Tiranë dhe nga ana tjetër ngritja e këtij komisjoni nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rritur shpenzimet financiare në buxhet për funksionimin e tij.

Page 13: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

13

Sipas legjislacionit shqiptar, të moshuarit, individët të cilëve me mbushjen e moshës për pension bëhen me aftësi të kufizuar, janë të përjashtuar nga vlerësimi dhe komisionimi në lidhje me aftësinë e kufizuar.

Përsa i përket nenit 35 të ligjit për sigurimet shoqërore problematik paraqitet edhe paragrafi në vazhdim

“Kunder vendimit te KMCAP-it te rrethit personi mund te ankohet ne KMCAP-in epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, vendim i te cilit persa i perket caktimit te aftesise per pune eshte i formes se prere.”

Për nga mënyra sesi është formuluar ky paragraf dukshëm konstatojmë gabim material dhe formal në përmbajtjen e tij. Ky formulim bie ndesh me parimin e përgjithshëm të jurisprudencës “të drejtën e ankimimit”. Ky nen është përdorur gjerësisht si një mjet kufizues për ankimin në gjykatë të vendimit të KMCAP Epror, duke u nisur nga përcaktimi që i është bërë si i “formës së prërë”. Sigurisht bazuar në dispozitat e Kodit të Proçedurës Administrative ky vendim mund të ankimohet konform proçedurave që përdoren për ankimimin e aktit administrativ gjë që ka gjetur shprehje edhe në vendimin nr. 20 datë 23.12.2004 të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë ndryshimi i formulimit të këtij paragrafi është një domosdoshmëri në ndryshimet e afërta që mund të bëhen në këtë ligj. Konkluzione

Si edhe e theksuam, vlerësimi i tanishëm i AK është më tepër i përqëndruar në modelin mjeksor. Ka ardhur koha që të orjentohemi tashmë drejt modelit social për të shkuar gradualisht në modelin bio-fizik-social. Modele të cilët kanë për qëllim që të nxjerrin së pari në pah nevojat që PAK kanë dhe mënyrat për plotësimin e këtyre nevojave në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i proçesit të gjithëpërfshirjes.

Nevoja për vlerësim nuk duhet konkludojë vetëm me dhenien e një vërtetimi, por gjithashtu edhe me pasqyrimin e një listë nevojash prioritare, të materializuara në ndërhyrje planesh individuale, kështu që individët mund të përfitojnë prej shërbimeve me qëllim mbështetjen e zhvillimit dhe zmadhimit të potencialeve të tyre, si dhe krijimin e shërbimeve mbështetëse konkrete.

Page 14: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

14

Vlerësmi duhet të bëhet nga grupe multidisiplinare me pjesmarrje të psikologut edhe punonjësit social si dhe në bashkëpunim të qëndrueshëm me përfituesit, të vlerësuarit dhe familjet e tyre.

Vlerësimi i aftësisë të kufizuar që përdoret sot në Shqipëri sjell nevojën imedjate për të standartizuar kategorizimin e shkallës së invaliditetit të PAK në përputhje me standartet ndërkombëtare, të cilat të jenë të standartizuara si për madhorët dhe fëmijët me aftësi të kufizuar.

Vlerësimi dhe rivlerësimi i aftësisë të kufizuar duhet të realizohet mbi plane individuale, në mënyrë që t’i përgjigjet ndryshimeve në jetën e PAK dhe familjeve të tyre.

Duhet të ndryshohet mënyra e formulimit të nenit 35 të Ligjit për Sigurime Shoqërore, në mënyrë që PAK të jenë në dijeni të kuptojnë drejtëpërsëdrejti të drejtat e tyre.

Vlerësimi duhet të realizohet në vende plotësisht të arritshme dhe të përshtatshme për PAK.

Duhet të ndryshohet dispozita përsa i përket detyrimit të PAK për t’u rikomisionuar çdo vit ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm prej tyre që gjendja shëndetësore nuk i ndryshon pavarësisht nga kalimi i viteve.

Ligji duhet të përfshijë në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar si edhe të komisjonojë dhe kategorinë e moshës së tretë, që bëhen të tillë pas mbushjes të moshës së pensionit.

Page 15: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

15

Kushtetuta e RSH Në Nenin 1 të “Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”

parashikohet: “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave...”. Pak a shume, e njëjta ide, gjen materializimin e saj edhe në Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë.

Në ndryshim me Deklaratën Universale, në Kushtetutën Shqiptare dhe në ligjet rrjedhëse, barazia merr forma të ndryshme deri në atë pikë, kur mund të thuhet se: “Njerëzit e shëndetshëm janë pak më të barabartë se njerëzit me aftësi të kufizuara”.

Jo vetëm për nga rëndësia e ligjit por, edhe nga fakti që, “gabimet” e lejuara në ligjin themelor, transmetohen në ligjet e posaçme, jemi të detyruar që opinionet tona t’i fillojmë me Ligjin Themelor. Aktet kryesore të cilat shërbejnë si baza udhërrëfyese dhe krahasuese janë “Konventa Evropiane e Lirive Themelore të Njeriut” dhe “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut”. Në Kushtetutën e Republikës, e parë në të njëjtat optika sikurse aktet e përmendura, vërehet e njëjta problematike e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara. Kjo problematikë mund të grupohet në dy çështje:

Çështja e parë ka të bëjë me gjendjen kur, në dispozita të caktuara, aftësia e kufizuar nuk përmendet, për rrjedhoje edhe personat me aftësi të kufizuara, duke lënë mundësi, për praninë e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara, në ligjet rrjedhëse.

Çështja e dytë, ajo gjendje kur, aftësia e kufizuar dhe personat me

aftësi të kufizuara, përmenden posaçërisht, duke bërë që ky evidentim, kur është i panevojshëm, të shërbejë si bazë diskriminimi. Çështjet e sapo përmendura gjejnë materializimin e tyre në Kushtetutë në mënyrë të turbullt dhe, ndonjëherë mjaft të qartë, sidomos në rastet e Nenit 18, rastin e Kreut të Trete, në Kreun e Katër dhe në Kreun e Peste të saj.

Neni 18 i Kushtetutës se Republikës.

Page 16: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

16

“1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia,

raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura

në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjie e arsyeshme dhe objektive...”

Në Paragrafin e Dytë, ligjvënësi ka parashikuar edhe elementin e

mosdiskriminimit, ndër të tjera, edhe gjendja sociale, e cila mund të interpretohet si një mjet ligjor për të mbrojtur kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, në rast se do të ndodheshim përpara situatave apo kushteve diskriminuese. Megjithatë për të ruajtur koherencën e qëllimeve të Ligjit Themelor, dhe duke qënë të ndërgjegjshëm për mos zbatimim dhe diskriminim të të drejtave të PAK, por ndërkohë për t’ju përgjigjur edhe evoluimit të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, ky paragraf duhet të zgjerohet duke përfshirë edhe kategori të tjera të grupeve në nevojë ku sigurisht kërkohet prania edhe i termit i personave me aftësi të kufizuara. Kjo ka bërë që Shqipëria e ka patur dhe e ka të nevojshëm miratimin e ligjit mosdiskriminues duke përfshirë të gjitha grupet në nevojë. (Me inicjativën e Grupit Shqiptar për të drejtat e njeriut është në proçes hartimi i ligjit mosdiskriminues, në të cilin me komentet e veta është përfshirë edhe FSHDPAK, kryesisht në dispozita të cilat lidhen direkt me AK.)

Në këtë studim është e nevojshme, për të ballafaquar edhe kulturat

kushtetuese të Shqipërisë me vende të tjera. Po riprodhojmë zgjidhjen qe i ka dhënë Kushtetuta Italiane kësaj lënde, në nenin 3 të saj:

“Të gjithë shtetasit kane dinjitet të njëjtë shoqëror janë të barabartë përpara ligjit pa

dallim... të kushteve personale dhe shoqërore. Është detyre e Republikës të heq çdo pengese të sistemit ekonomik e shoqëror, që

kufizojnë në fakt lirinë dhe barazinë e qytetarëve, pengojnë zhvillimin e plote të njeriut dhe pjesëmarrjen efektive të të gjithëve...” Neni 3 i Kushtetutës Italiane.

Ndërkohë që paragrafi i dytë i kushtetutës italiane ka parashikuar si

detyrë të Republikës Italiane të heqë çdo barrierë që pengojn zhvillimin e plote të njeriut dhe pjesëmarrjen efektive të të gjithëve.

Page 17: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

17

Paragrafi i 3 i kushtetutës të RSH parashikon përligjien e diskriminimit “nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive” paragraf i cili lë shumë për të diskutuar dhe në vetvete kufizon mundësitë ligjore për të mbrojtur dhe kërkuar të drejtat e tyre grupet në nevojë. Ku sigurisht një shembull i mirë diskriminimi apo trajtimi i pafavorshëm i PAK në krahasim me grupet e tjera të shoqërisë ata e ndeshin çdo ditë si përsa i përket përshtatshmërisë ndërtimore e cila sjell mosrespektim të të drejtës të lëvizjes, pjesmarrjes në jetën shoqërore, të drejtës për punësim, arsimim, shërbime shoqërore dhe shëndetësore etj....... gjë që sjell si pasojë mosqënushmërinë e këtij paragrafi.

Në Kreun e Pestë, objektivat sociale, duke u trajtuar me

“përkujdesje” të tepruar, objektivat sociale në përgjithësi dhe për personat me aftësi të kufizuara në veçanti, në realitet behet veçimi i personave me aftësi të kufizuara, veçim i cili, i vendos këto subjekte në një pozite e cila duket e privilegjuar, por që në fakt, për shkak të mos konkretizimit dhe mos materializimit në ligj, nuk ngelet gjë tjetër veçse diskriminim. Gjë që bëhet edhe më e dukshme në pikën 2 të nenit 59 ku kushtëzohet e drejta për të kërkuar përmbushjen e këtyre objektivave në gjykatë.

Neni 59

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në

plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjithë personave të aftë për punë; .... e) përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët; .... f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të

paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës;

2. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave.”

Dispozita e mësipërme afirmon të drejtat natyrore të çdo individi të

cilat çdo shtet duhet t’i përmbushë dhe t’i plotësojë për shtetasit e tij. Por nga mënyra sesi ky nen është formuluar të lihet përshtypja se shteti shqiptar kërkon ta shmang përgjegjësinë e tij në plotësimin e këtyre të drejtave në mënyrë të plotë dhe të barabartë për të gjithë.

Page 18: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

18

Paragrafi i parë të pikës 1 të nenit 59 parashikon “1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private synon” dhe me të drejtë lind pyetja se kush në të vërtetë më shumë se shteti i ka mjetet për t’i siguruar shtetasve të tij standartin më të lartë shëndetësor fizik, mendor, përkujdesjen, shërbimet riaftësuese dhe shëndetësore etj.... Me pranimin e këtij neni diskriminimi dhe veçimi i grupeve në nevojë bëhet edhe më i dukshëm duke e kufizuar kërkimin e këtyre të drejtave edhe në gjykatë.

Miratimi i dispozitave të tilla “ligjërojnë” diskriminimin dhe mungesën e vëmendjes ndaj personave me aftësi të kufizuar, dhe grupeve të tjera në nevojë, gjë që konstatohet mësë miri edhe në realitetin shqiptar ku e drejta për arsim, punësim shërbim shëndetësor dhe riaftësues, për jetesë të pavarur etj... mungon dhe nuk është arritur të plotësohet as në nivelet minimale për këto kategori gjë që reflektohet edhe me shifrat e ulta të akorduara çdo vit në buxhetin e shtetit.

Të vlerësuara në frymën e përgjithshme të këtij kreu, në pamundësinë e ushtrimit të realizimit të drejtpërdrejtë dhe pa pengesa të të drejtave të renditura në këtë Kre, krijojnë opinionin për qartësimin dhe rregullimin e nenit 59 të Kushtetutës së Republikës.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 128, 140, 147, pika

6 ka parashikuar disa standarde të cilat garantojnë parimin e patundshmërisë së gjyqtarit. Për rrjedhoje, këto standarde mbahen parasysh edhe në përzgjedhjen dhe emërimin e tij në këtë detyre,

Neni 128

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 140 Gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Neni 147

Page 19: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

19

6. Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose për pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi gjyqtari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara.

Si edhe vërehet në nenet që kemi paraqitur parashikohet se Gjyqtari i

Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjyqtar i çdo niveli mund të shkarkohet nga organi kompetent edhe për shkak të paaftësisë mendore dhe fizike.

Shkarkimi i gjyqtarit mund të bëhet vetëm kur vërtetohen një nga katër

kushtet e parashikuara në këtë dispozitë kushtetuese. Shkaqet që lidhen me kryerjen e një krimi dhe me paaftësinë mendore apo fizike përbëjnë fakte të tilla, të cilat, duhet të vërtetohen nga organe të specializuara, dhe përbejnë njëkohësisht dhe kritere kushtetuese në përzgjedhjen e tij.

Por kush është kuptimi dhe volumi i togfjalëshit “paaftësi mendore

apo fizike”. Sigurisht është shumë i gjerë dhe nuk mund të pretendohet të jetë i shpjegueshëm në dispozitat e kushtetutës por një shpjegim të tillë nuk e gjejmë as në ligje materiale dhe vazhdojnë të jenë të pasqarueshme këto koncepte (si edhe e kemi vënë në dukje disa herë tashmë), duke lejuar të përdoren dhe shpjegime të tilla si: “i mungon njëra dore apo dy këmbët në rastin e paaftësisë fizike, apo, gjendje represive me emision aktiv në rastin e paaftësisë mendore..”. Ku sigurisht praktika ka treguar krejt të kundërtën, persona me vështirësi të theksuara në lëvizje kanë arritur të drejtojnë në mënyrë të sukseshme shtete të fuqishme ku ja vlen të përmendim rastin e presidentit Rusvelt (përdorues i karriges me rrota).

Mënyra sesi këto nene janë formuluar, boshllëku ligjor dhe mosveprimi midis ligjeve lënë shteg për të shkarkuar apo larguar pa të drejtë nga funksionet e tyre titullarë të cilët mund të kenë probleme të lehta fizike apo qoftë edhe të rënda fizike gjë që nuk e pengon atë aspak deri në momentin kur vendi i punës së tij është i përshtatshëm dhe i përgjigjet nevojave të tij gjatë proçesit të punës.

Por nga ana tjetër ja vlen të nxjerim në pah mënyrën sesi neni 127 i Kushtetutës të RSH është hartuar

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur: d) me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i paaftë për të vepruar

Mënyra sesi është formuluar ky nen mund të gjente shprehje edhe për nene 128, 140, 147 duke e kushtëzuar të drejtën për t’u zgjedhur apo shkarkuar nga

Page 20: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

20

funfsioni i gjyqtarit vetëm kur kjo është e përcaktuar me vendim të gjykatës të formës së prerë.

Kodi i Familjes

Ne Kodin e familjes ka zhvillime të dukshme në lidhje me drejtimin e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, pikërisht në këtë Kod, gjendet në disa raste diskriminim i dukshëm i personave me aftësi të kufizuara.

Me i prekshëm ky diskriminim dallohet në Nenin 12, i cili vjen në kontradikte të hapur me nenin 53 të Kushtetutës së Republikës:

“1. Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje. 2. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. 3. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.”

Ndërsa citojmë nenin 12 të Kodit të Familjes: Nuk mund të lidhe martese personi që vuan nga një sëmundje e rëndë psikike ose

ka zhvillim mendor të metë, që e bën të paaftë të kuptoje qëllimin e martëses.” Karakteri kategorik, përjashtues, i kësaj dispozite vjen në kundërshtim jo vetëm me dispozitën kushtetuese por edhe me vetë frymën e përgjithshme dhe të posaçme të Kodit të Familjes kur rregullon martesën dhe fatin e saj.

Kjo dispozite nuk mbulohet tërësisht nga përcaktimet e nenit 35 të Kodit të Familjes, i cili e konsideron të pavlefshme martesën, vetëm në praninë e një sëmundjeje të rëndë psikike.

“Martesa e lidhur nga një person që vuan nga një sëmundje e rëndë psikike ose ka zhvillim mendor të metë, që e bën të paaftë të kuptoje qëllimin e matëses, është e pavlefshme.” Neni 35 i Kodit të Familjes.

Sidoqoftë, të dy këto dispozita vijnë ndesh me lejimin kushtetues të parashikuar në nenin 53 të Kushtetutës së Republikës. Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje. Në këto kushte lind nevoja imediate për përcaktimin e saktë dhe kategorizimin e sëmundjeve të rënda psikike në mënyrë që të mos

Page 21: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

21

ketë vend për diskriminim dhe kufizim në të ardhmen për të drejtën e lidhjes për martesë.

Konventa për të Drejtat Civile dhe Politike (ratifikuar nga Shteti

Shqiptar në 1991) garanton të drejtën për martesë në nenin 23 të saj. “ 2. E drejta për t’u martuar dhe për të formuar familje i njihet burrit dhe gruas duke filluar nga mosha e pjekurisë” Në këtë mënyrë kjo konventë nuk ka kushtëzuar të drejtën për të lidhur martesë për shkak të gjendjes fizike apo mendore.

Edhe e ka garntuar këtë të drejtë në të njëjtën mënyrë Kushtetuta Italiane, në nenin 29/2 të saj, garanton vetëm barazinë morale dhe juridike të bashkëshorteve, duke evituar të shprehet direkt për llojin e kufizimeve dhe duke ja besuar këtë mundësi delegimit të tyre në ligje të posaçme.

Neni 245 i Kodit të Familjes në piken “b” parashikon ndalimin e

birësimit e lidh me sëmundjen psikike ose me zhvillimin mendor të metë:

“Personi nuk mund të birësojë kur:

a) i është hequr nga gjykata përgjegjësia prindërore; b) vuan nga një sëmundje psikike ose ka zhvillim mendor të metë, si dhe vuan nga

një sëmundje, e cila mund të verë në rrezik shëndetin dhe jetën e atij qe do të birësohet;..”

Pikërisht në piken “b” dallohet diskriminimi me objekt të drejtën

natyrale për të pasur fëmije, midis prindërve biologjik dhe prindërve adoptues dhe, midis vete prindërve adoptues. Ky diskriminim dallohet në volumin dhe natyrën e paaftësisë psikike apo mendore, por në veçanti nga specifikimi, “vuan nga një sëmundje, e cila mund të verë në rrezik shëndetin dhe jetën e atij qe do të birësohet”.

Në kete rast nënkuptohet një sëmundje ngjitëse e rrezikshme për jetën. Së pari, nuk ka pse të jetë ndalim për të drejtën e birësimit dhe, së dyti,

kjo gjendje nuk parashikohet në ligj si shkak për heqjen apo kufizimin e përgjegjësisë prindërore.

Shkaqet për heqjen e përgjegjësisë prindërore nga gjykata përfshijnë

edhe sëmundjen e rëndë psikike. Kryesisht në shkaqet qe ndalojnë birësimin

Page 22: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

22

bëjnë pjesë, përveç shkaqeve qe lidhen me sjelljen morale, edhe ato qe nuk kane të bëjnë me gjendjen fizike në veçanti me mundësinë e birësuesit për të mirërritur dhe edukuar një fëmijë.

Në lidhje me paaftësinë dhe papajtueshmërinë për të qenë

kujdestar në piken ë të nenit 270 të Kodit të Familjes midis të tjerave, parashikohet:

“Nuk mund të caktohet kujdestar personi qe: e) ka mbushur moshën 65 vjeç; ë) për shkak të gjendjes se tij shëndetësore nuk mund ta ushtroje me lehtësi

kujdestarinë....” Mosha mbi 65 vjeç nuk është situate qe përfshin të gjithë subjektet me aftësi të kufizuara, por është parashikuar si ndalim në rastin e ushtrimit të kujdestarisë. Kjo gjendje, mosha e larte, ka qene e parashikuar edhe në ndalimin për të kryer birësimin. Togfjalëshi “për shkak të gjendjes se tij shëndetësore” është shumë i gjerë dhe lë vend për interpretim, në të ardhmen duhet të shikohet si një paragraf që lë vend për tu ndryshuar ose të hiqet ose të specifikohet kur pamundësia e tij shënndetësore është e njohur si e tillë nga organet kompetente.

Kreu II Kujdestaria Mbi Personat Qe U Eshte Hequr Ose Kufizuar Zotesia Per Te Vepruar

Neni 307

Gjykata, ne vendimin per heqjen ose kufizimin e zotesise per te vepruar, cakton dhe kujdestarin per personin qe i hiqet ose i kufizohet zotesia per te vepruar.

Neni 311 Te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec dhe ndodhet nen pergjegjesine prinderore, kur i hiqet zotesia per te vepruar, nuk i caktohet kujdestar, por vazhdon te jete nen kujdesin e prinderve, si i mituri qe nuk ka mbushur moshen katermbedhjete vjec.

Page 23: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

23

Kur i mituri behet madhor dhe nuk i eshte kthyer zotesia per te vepruar, gjykata i cakton nje kuj destar , qe mund te jete nje nga prinderit ose nje person tjeter. Këto nene janë të lidhura me nenin 382 të Kodit të Procedurës Civile ku parashikohet

Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, bëhet me kërkesë të bashkëshortit, gjinisë së afërt, të prokurorit si dhe të personave që kanë interes të ligjshëm për këtë fakt.

Deri këtu gjithcka është rregulluar më së miri, por referuar edhe

praktikave, nuk kanë qënë të pakta rastet kur është abuzuar dhe janë përdorur emrat e PAK me prapambetje mendore dhe fizike për përfitime materiale apo pasurore duke qënë se nuk ka parashikim ligjor që të detyrojë personat që janë parashikuar në nenin 382 për të kërkuar heqjen e zotësisë për të vepruar kryesisht gjë që realiteti kërkon që për kategorinë e personave me prapambetje mendore apo zhvillim të vonuar kërkesa të jetë e detyrueshme për paraqitje me mbushjen e tyre 18 vjec dhe caktimin e kujdestarit.

Kodi i Familjes nuk është shprehur në asnjë prej dispozitave të tij për caktimin e kujdestarit të personit me aftësi të kufizuar në të parë.

Kujdestar për këtë kategori personash ti nënshtrohet procedurave gjyqësore dhe të ligjërohet me vendim gjykate duke patur parasysh edhe interesat pasurore të personit të verbër në mënyrë që të mos i lërë shteg dhe për të ndaluar abuzimet që mund të ndodhin me hartimin e një deklaratë noteriale për caktimin e kujdestarit. ndërkohë që KF nuk është shprehur për kujdestarin që duhet t’i caktohet PAK të verbër gjë që duhet edhe përcaktimi i kësaj kujdestarie duke patur parasysh edhe interesat e personit në fjalë.

Kodi Civil Ne parimet e përgjithshme të përvijuara në Kodin Civil nuk dallohen

mangësi apo kontradikta në lidhje me barazinë e personave me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara janë subjekte të barabartë në

marredheniet juridike qe rregullohen dhe gjejnë mbrojtje nga dispozitat e Kodit Civil.

I vetmi moment qe mund të diskutohet është zotësia juridike për të

vepruar. Ligji i kufizon këta subjekte në mundësinë për të kryer veprime juridike të ndryshme, për të disponuar lirisht pasurinë e tyre si edhe në

Page 24: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

24

institute të tjera më pak të rëndësishme. E vetmja oponence në këtë fushë është vlerësimi i drejte i gjendjes se tyre shëndetësore, kryesisht për personat qe vuajnë nga sëmundje psikike.

Në këtë kategori subjektesh duhet mbajtur parasysh në mënyre të

përgjithshme dhe individuale ecuria e sëmundjes. Nga kjo ecuri, dhe gjendja reale e subjektit, mund të përcaktohet aftësia e tyre për të qene pjesëmarrës në marrëdhënie juridike të caktuara.

Opinioni ynë është qe subjektet, të cilëve mund t’u kufizohet zotësia

juridike për të vepruar, nuk duhet të klasifikohen sipas përcaktimit të gjendjes se tyre shëndetësore në të kaluarën, por sipas vlerësimit të gjendjes shëndetësore në çastin e kryerjes se veprimit juridik.

Për të qartësuar opinionin tone, në Kodin Civil, pazotësia juridike për

të vepruar nuk duhet të këtë për baze një person me aftësi të kufizuara, në veçanti në drejtim të gjendjes psikike, por duhet të udhëhiqet nga gjendja psikike pavarësisht nga cilësitë e personit me apo pa aftësi të kufizuara.

Në qofte se do të pranohet ky opinion, krijohet nevoja e rivlerësimit të

neneve 10, 11, 109 etj. Të Kodit Civil, të cilët duhet të jene në harmoni me frymën e materializuar në nenet 4, 94, paragrafi i pare, shkronja “c” të Kodit Civil.

Gjithashtu, në Kodin Civil, në rastin e personave me aftësi të kufizuara

nuk behet dallim midis veprimeve të cilësuara “personale” me veprimet e tjera juridike të zakonshme. Në doktrine cilësohen si veprime juridike personale rastet e trashëgimisë, marteses etj.

Kodi i Procedurës Civile “Ndalimi i pyetjes si dëshmitar Neni 235 Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:... - personat që për shkak të metash fizike ose psikike nuk janë të aftë të kuptojnë

drejt faktet që kanë rëndësi për çështjen dhe të bëjnë dëshmi të rregullt...”

Page 25: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

25

Ndoshta është e vetmja dispozite, në Kodin e Procedurës Civile, e cila përfshin personat me aftësi të kufizuar. Fakti qe ka karakter ndalues, për rrjedhoje edhe diskriminues ndaj mundësisë se këtyre subjekteve për të thënë të vërtetën tregon qe dispozita vetë ka nevoje për rishikim duke përcaktuar në mënyre me konkrete dhe të qarte kufijtë e të metave fizike e psikike të cilat e bëjnë dëshminë jo të rregullt.

Megjithatë kjo dispozite është e paevitueshme dhe përjashton

mundësinë e fshehjes së të vërtetës ose situatave tragjikomike kur një i verbër deklaron se “pa x person duke vrapuar” etj.

Ne përgjithësi në Kodin i Procedurës Civile, të drejtat procedurale të

personave me aftësi të kufizuara janë të barabarta me ato të personave të tjere të zakonshëm.

Edhe në praktikat gjyqësore subjektet me aftësi të kufizuara trajtohen

duke i ruajtur atyre dinjitetin dhe mundësitë fizike për të dëshmuar. Kodi Penal

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal në lidhje me mbrojtjen e posaçme

të subjekteve me aftësi të kufizuara, apo me dënimin e atyre kur kane konsumuar vepra penale janë hapa të rëndësishme në përfshirjen dhe integrimin me të drejta të barabarta të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, në veçanti në mbrojtjen e posaçme të këtyre subjekteve nga veprimtaritë kriminale.

Po evidentojmë disa prej tyre që në opinionin dhe vlerësimin tone janë

përkrahje serioze për subjektet me aftësi të kufizuara.

Neni 79 "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë

ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

Page 26: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

26

"Neni 110/a Trafikimi i personave Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave

nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike...”

"114 a) Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer: 4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia

fizike ose mendore e personit...” “Neni 114/b Trafikimi i femrave Rekrutimi, .... ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike a psikike ose

dhënies apo marrjes se pagesave ose përfitimeve, për të marre pëlqimin e një personi qe kontrollon një person tjetër, me qellim shfrytëzimin e prostitucionit ....”

Kodi i Procedurës Penale

Ashtu sikurse në Kodin e Procedurës Civile, në Kodin e Procedurës

Penale nuk gjenden kufizime apo diskriminim në ushtrimin e të drejtave procedurale penale, pavarësisht nga cilësia e subjektit me aftësi të kufizuara. Me termin cilësi kemi parasysh të gjitha rastet kur një subjekt i tille është i përfshirë ne një proces penal dhe, ky term, përfaqëson cilësinë e të pandehurit, të dëmtuarit, paditësit civil apo dëshmitarit.

Kufizimet në nenin 140 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me

njoftimin, dhe nenin 150 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me zotësinë për të dëshmuar, janë të domosdoshme për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

Neni 140 i Kodit të Procedurës Penale:

Page 27: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

27

“Njoftimi i të pandehurit të lirë... 3. Kopja e njoftimit nuk mund t'i dorëzohet një të mituri nën 14 vjeç ose një personi

me paaftësi të dukshme intelektuale.”

Neni 155 i Kodit të Procedurës Penale: “Zotësia për të dëshmuar 1. Çdo person ka zotësi për të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të të

metave mendore ose fizike nuk janë në gjendje të dëshmojnë. 2. Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi i aftësive fizike ose

mendore për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse.”

Duket qarte që në rregullimet e cituara ligjvënësit kanë qenë me të

kujdesshëm se në Kodet e tjera, duke mënjanuar diskriminim të subjekteve për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Page 28: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

28

STATUSET

Legjislacioni Shqipëtar përfshin një numër të madh ligjesh në fushën e aftësisë së kufizuar. Prej vitit 1993 deri në vitin 2000 janë miratuar 3 ligje kryesore që përcaktojnë statuset për kategori të veçanta të aftësisë të kufizuar, invalidët e punës, para-tetraplegjikët dhe të verbërit. Në përmbajtjen e tyre këto statuse garantojnë të drejta për kategoritë e lartëpërmendura të personave me aftësi të kufizuar por sigurisht nga këto statuse nuk mund të përfitojnë të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Pjesa tjetër që nuk mund të përfitojë për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore të statuseve rregullohen me ligjin “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore”. Në rreshtat në vijim kemi nxjerrë disa nga problematikat ligjore që mbartin në vetvete këto statuse të cilat direkt apo indirekt kanë krijuar diferencim dhe gati gati diskriminim midis kategorive të aftësisë të kufizuar.

Ligji nr. 7889, datë 14.12.1994 “Mbi Statutin e Invalidëve të Punës” (i ndryshuar)

Statusin e invalidit e gezon personi i aksidentuar ne pune i semure nga semundje profesionale semundje te ndryshme,dhe që perfiton pension invaliditeti nga Sistemi i Sigurimeve Shoqerore,

sipas ligjit nr. 4171, date 13.9.1966 “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”(i ndryshuar), ligji nr. 4976, date 29.6.1972 “Per pensionin e ish-anetareve te kooperativave bujqesore” (i ndryshuar) dhe ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar)”.

Ky ligj në përmbajtjen e tij parashikon të drejtat dhe shërbimet e mëposhtme, për personat që gëzojnë statusin e invalidit të punës ku përveç pensionit të invaliditetit, invalidët përfitojnë edhe të ardhura të tjera, si: 100% rimbursim të trajtimit mjekësor për invalidët e plotë dhe 50% për ato që kanë humbur pjesërisht aftësinë për punë. Dispozita mbi mjetet lëvizëse parashikon përjashtimin e invalidëve nga taksat direkte dhe ato doganore për pajisje të ndryshme rehabilituese, duke përfshirë automjetet rimbursim prej 4000 lekësh për karburantin. Shërbimi publik i transportit është falas, në

Page 29: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

29

masën 100% në rrjetin urban dhe 50% të vlerës në rrjetin interurban, përjashtim nga taksat e drejtëpërdrejta dhe ulje të tatimit mbi fitimin të sipërmarrjeve të cilat punësojnë persona me statusin e invalidit të punës. Konpensim të faturës së dritave dhe për koston minimale për ushqim, për personat me statusin e invaliditetit të cilët kanë qënë të punësuar më parë. Shteti mbron invalidët e punës nga të gjitha format e shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe talljes, ruajtjen e kofidencjalittit, statusi i invalidit të punës vazhdon edhe pas mbushjes së moshës për pension. Si edhe dukshëm konstatohet, por edhe në rast se do të krahasohet me kategoritë e tjera të aftësisë të kufizuar, sigurisht që personat me statusin e invalidit të punës janë dhe do të jenë edhe në vazhdim të “privlegjuar” nga përfitimet ligjore. Dhe sigurisht e gjitha kjo lidhet me të qënurit e tyre kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore.

Statusi i të verbërit Nr. 8098 datë 28.03.1996 Sipas nenit 1 të këtij ligjit parashikohet se; “përfitojnë nga ky ligj të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjeksore janë të paaftë për punë në kushte normale” Përfitimet nga ky status në vija të përgjithshme mbulojnë; Pagesë mujore invaliditeti dhe kujdestarë me pagesë (kur plotësohen kushtet ligjore). U ofrohen disa shërbime bazë të cilat nuk varen nga të ardhurat familjare si: transport urban falas, 50% ulje të transportit privat bashkë me kujdestarinë, tarifa telefonike të nivelit të parë dhe 700 impulse pa TVSh dhe duhet të paguajnë vetëm 20% të faturës mujore telefonike. Të verbrit përjashtohen nga taksat doganore për makinat e tyre dhe kur janë të vetë-punësuar, paguajnë vetëm gjysmën e taksave. Ata paguajnë vetëm 20% të faturës së energjisë elektrike në muaj. Grupi i parë përfiton falas 1 dhomë. Përshtatjet e mjedisit bëhen me fonde nga shteti. Nenet të cilat konsiderohet më problematike në lidhje me këto dy statuse janë neni 4 dhe neni 13 (statusi i të verbërit). “Invalidët pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi. Dëshmia lëshohet nga Shoqata e Invalidëve të Punës në bazë të vendimit të KMCAP”

Page 30: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

30

Ky nen përbën shkelje flagrante të nenit 46 të Kushtetutës të RSH “e drejta e organizimit” dhe nenit 11 të Konventës Europjane të Drejtave të Njeriut. Me anë të këtij neni është kufizuar e drejta kushtetuese e organizimit për personat me aftësi të kufizuar, pasi ligji u ka dhënë kompetenca thelbësore vetëm disa shoqatave (Shoqata e Invalidëve të Punës të Shqipërisë, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë) dhe për pasojë PAK duhet të antarësohen vetëm në to, për të përfituar lehtësitë dhe të mirat e parashikuara nga ligji. Ndërkohë që shoqata të tjera që veprojnë në fushën e aftësisë të kufizuar nuk i gëzojnë këto kompetenca. Ky nen bie ndesh edhe me të të drejtën themelore të individit për të qënë i lirë për të zgjedhur antarësinë e tij, si edhe është parashikuar nga Konventa Europiane e të Drejtave të njeriut Neni 11 Koventa Europjane e të Drejtave të Njeriut “1. Kushdo gëzon të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe të mbledhjes në shoqatë duje përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerët të sindikatave dhe të pjesmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij. Gjykata Euopiane e të Drejtave të Njeriut me disa vendime të saj (Chassagoun dhe të tjerë kundër Francës datë 29.04.1999 dhe Young, James dhe Websters kundër Britanisë së Madhe) në interpretim të nenit 11 dhe nenit 9 dhe 10 “liria e mendimit opinionit dhe shprehjes”, ka vendousur se askush nuk mund të detyrohet, të aderojë në një sindikatë apo të jetë antarë në një shoqatë në mënyrë që të përfitojë të drejta apo benifite të caktuara nga antarësia në to. Si tek Statusi i Invalidit të Punës edhe Statusi i të Verbërit, e drejta e personave me aftësi të kufizuar për të përfituar nga këto statuse, është kushtëzuar me detyrimin për të qënë antarë kontribues në bazë të një tarife të përcaktuar vjetore, në Shoqatën Kombëtare të Invalidëve të Punës dhe Shoqatën Kombëtare të të Verbërve të Shqipërisë. Të drejtat legjitime, çdo person sigurisht nuk mund ti përfitojë duke qënë antar në këtë apo atë shoqatë. Çdokush është i lirë të zgjedhë mënyrën e vetë të organizimit të të qënurit pjesë e këtij apo atij grupimi. MPÇSHB, së fundmi me Udhëzim të Ministrit ka hequr këtë kriter por që gjithësesi kjo nisëm nuk duhet të mbetet deri këtu. Neni 4 duhet të shfuqizohet sipas proçedurave të përcaktuara ligjore.

Në vazhdim për nga mënyra e formulimit, problematik paraqitet edhe neni 18 i Statusit të Invalidit të Punës.

Page 31: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

31

“shteti financon veprimtarinë e shoqatës të invalidëve të punës sipas mundësive dhe burimeve financiare të planifikuara për këtë qëllim. Mjediset që shteti vë në dispozicion të shoqatës s invalidëve të punës për të zhvilluar veprimtarinë e saj jepen në përdorim pa shpërblim” Sigurisht ky nen ka patur vlerat e tij në fillesat e këtij ligji, referuar dhe kohës kur është miratuar (1993), ku roli i shoqërisë civile nuk ka qënë në nivelet që është sot dhe stimujt nga shteti kanë qënë të nevojshme për të promovuar të drejtat e kësaj kategorie. Por sigurisht, sot nuk mund të pretendohet financim i drejtëpërdrejtë nga shteti i këtyre shoqatave, të cilat duke qënë të ndërvarur financiarisht nuk mund të bëjnë oponencën më të mirë për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Diferencim midis kategorive të aftësisë të kufizuar, apo përfituesve të statuseve, në disa raste ka qënë favorizuar edhe nga vendime këshilli ministrash. Një shembull domethënës konstatohet me përfitimet e parashikuara nga VKM 381 datë 20.05.1996 dhe VKM 204 datë 16.04.2004 për personat përfitues të statusit të invalidit të punës. Bazuar në nenin 7 të Statusit të Invalidit të Punës “Invalidët që kanë qënë të punësuar ne ndermarrjet, institucionet shteterore, ish-kooperativat bujqesore, repartet ushtarake, si dhe ushtaret e sherbimit te detyrueshem, që vuajne nga semundje profesionale, ose jane te aksidentuar ne pune apo kane semundje te ndryshme,dhe që marrin pension invaliditeti bazuar në sistemin e sigurimeve shoqërore( ne mbeshtetje te ligjit nr. 7703 datë 11.5.1993 "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shgiperise", të ndryshuar ose të ligjit 4976 datë 29.06.1972 “Për pensionet e ish-antarëve të kooperativave bujqësore” të ndryshuar) përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit si përfitim paaftësise nga buxheti i shteti”. VKM 204 datë 16.04.2004, ka parashikuar si shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, shumën që varjon 3000 lek për invalidin e plotë dhe 2000 lek për invaliditetin e pjesshmin, por vetëm në ato raste kur invalidët e punëse kanë përfituar pension invaliditetit bazuar në sistemin e sigurimeve shoqërore, pra të ligjit ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar)”,

Page 32: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

32

Ndërkohë që kategoria e dytë, të gjithë ata invalidë të cilët e kanë fituar statusin e invalidit të punës pas daljes të ligjit Nr.7889, date 14.12.1994 “Per statusin e invalidit te punes” (i ndryshuar), rregulluar me VKM 381 datë 20.05.1996 “Për zbatimin e ligjit nr. 7889 datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit” (i ndryshuar), shtesa mujore për këtë kategori reduktohet në nivele të ulta si 850 lek, 1100 lek. Si edhe mund të konstatohet kjo mori e madhe vendimesh, udhëzimesh dhe rregulloresh sjell konfuzion edhe në mënyrën e interpretimit dhe rregullimeve ligjore për kategorinë e personave që gëzojnë statusin e invalidit të punës. Nga ana tjetër vazhdon ende të përdoren forma diferencuese në mënyrën e trajtimit dhe përfitimeve monetare për këto kategori.

Statusi i invalditit të punës bashkëvepron ngushtësisht me ligjin “Për Sigurimet Shoqërore” Nr.7703, date 11.05.1993 (i ndryshuar) përsa i përket fushës së aftësisë së kufizuar. Kushtetuta e Republikës të Shqipërisë ka sanksionuar në nenin 52/1 “Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj”.

Në këtë mënyrë, Kushtetuta e RSH i njeh të drejtën çdo individi, i cili ka derdhur kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore, për të përfituar pensionin e pleqërisë (për të moshuarit) dhe pensionin e invaliditetit për personat të cilët deklarohen të paaftë për të punuar, me vendim të Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në mënyrë specifike neni 52/1 i Kushtetutës, ka gjetur shprehje në Ligjin Nr.7703, date 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), ku sipas këtij ligji, sistemi i sigurimeve shoqerore, parashikon mbrojtje te detyrueshme për te gjithe; personat e punesuar, punëmarrësit, ne rastin e pakesimit te te ardhurave si

pasoje e paaftesise se perkohshme te shkaktuar nga semundja, barrëlindja, aksidenti ne pune, semundja profesionale, ..... etj.....

personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetpunësuarit), që ushtrojnë veprimtari ekonomike pavarësisht nga kohëzgjatja e saj, për përfitimin e pensionit të pleqërisë. invaliditeti .... etj....

Page 33: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

33

Ligji “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” fillimisht mbronte me të ardhura vetëm personat të cilët për shkaqe të ndryshme bëheshin me aftësi të kufizuar gjatë mardhënieve të punës dhe kushtit kryesor të të qënurit kontribues në këtë skemë në momentin kur ndodhte aftësisa e kufizuar. Me ndryshimet që pësoi ligji nr. 9377 datë 21.04.2005, duhet të theksojmë se ndër të tjera solli zgjerim të rrethit të përfituesve të cilat kryesisht i vijnë në ndihmë kategorisë së parë të invaliditetit, por ende lënë të pa mbuluar kategoritë e tjera të personave me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga plotësimi i kontributeve të derdhura në skemën e sigurimeve shoqërore.

Neni 35

Kushtet e perfitimit

1. Personi qe behet i paafte, ( është hequr “gjate kohes qe eshte i siguruar”) merr pension invaliditeti, kur ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit dhe per cdo arsye, veç aksidentit ne pune ose semundjes profesionale. Ai e merr kete pension kur behet i paafte; a) per cdo veprimtari ekonomike ; b) kur ka gjymtime te forta dhe demtime fizike (duke pershire verbimin). Invaliditeti caktohet nga komisioni mjeksor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP)

Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.

Kunder vendimit te KMCAP-it te rrethit personi mund te ankohet ne KMCAP-in epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, vendim i te cilit persa i perket caktimit te aftesise per pune eshte i formes se prere.

Rregullat per organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve caktohen me rregullore te ISSH dhe Ministrise se Shendetesise dhe te Mbrojtjes se Mjedisit.

2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç.

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

3. Personi qe perfiton pension per invaliditet, kur ploteson moshen, ka te drejte te kerkoje pension pleqerie, nese ky do te jete me i favorshem per te .

Page 34: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

34

Si edhe vërehet me ndryshimet që ka pësuar neni 35 me ligjin nr. 9377 datë 21.04.2005 është hequr detyrimi për të përfituar nga ky ligj edhe kategoria e personave të cilët ishin bërë të paaftë për të punuar gjatë kohës që nuk ishin të siguruar (neni 35 pika 1). Fillimisht ky kufizim linte jashtë përfitimit nga kjo skemë persona të cilët u ishte kufizuar aftësia për punë, jo gjatë kohës së punësimit apo për shkak të punës, dhe në këto kushte ata nuk mund të përfitonin nga asnjë ligj tjetër. Parë në një këndvështrim kritik nga ky nen përfitojnë vetëm kategoria e parë e invaliditetit dhe përsa i përket kategorive të tjera, gjithçka ka mbetur si më parë, ata mund të përfitojnë vetëm në rast se aftësia e kufizuar ka ndodhur gjatë kohës që personi ka qënë në mardhënie pune.

Për herë të parë neni 35 pika 2 ka parashikuar akordimin e masës së pensionit të invaliditetit të reduktuar pavarësisht nga fakti i plotësimit të periudhës minimale të sigurimi.

Konkretisht “Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.” Neni 35/2 Për sa më sipër pavarësisht nga fakti se një person nuk ka vitet e duhura të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas përllogaritjes për periudhën minimale të sigurimit, dhe kur aftësia e kukfizuar për punë nuk ka ardhur gjatë kohës së sigurimit apo shkaqeve të punës, ligji ka parashikuar edhe për këtë kategori personash përfitimin e një pensioni invaliditeti të reduktur. Edhe ky ndryshim ka sjell një risi dhe element të rëndësishëm në zgjerimin e rrethit të përfituesve nga skema e sigurimeve shoqërore. Kjo kategori personash, si rrjedhim përfiton Statusin e Invalidit të Punës dhe përfitimet e tjera që burojnë nga ky ligj.

Neni 37 i këtij ligji parashikon kushtet për të përfituar pensionin e

pjesshëm të invaliditetit. Gjithashtu edhe me anë të këtij neni ka ndryshuar periudha e detyrueshme për përfitimin e këtij pensioni, konkretisht nga 20 vite të detyrueshme për tu plotësuar më parë, tashmë kjo shifër është ulur në jo më pak se 15 vjet dhe jo më shumë se 35 vjet. Ky ndryshim i ri ka ndikuar në zgjerimin e rrethit të përfituesve jo vetëm ata me invaliditet, por edhe përfitues të pensionit të pleqërisë, por nga ana tjetër kjo kategori mund të përfitojë vetëm gjatë kohës së sigurimit, duke krijuar kështu elemenentë “diskriminues” ndërmjet kategorive të invalidëve të punës.

Page 35: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

35

Pika e 3 e nenit 35 të këtij ligji ka parashikuar

3. Personi qe perfiton pension per invaliditet, kur ploteson moshen, ka te drejte te kerkoje pension pleqerie, nese ky do te jete me i favorshem per te. Sigurisht nga mënyra se si është formuluar, kjo dispozitë sjell edhe një përfitim më shumë për përfituesit nga skema e sigurimeve shoqërore, por praktika ka treguar se punonjësit pranë zyrave rajonale të sigurimeve shoqërore nuk informojnë invalidët e punës në momentin kur mbushin moshën për pension për të zgjedhur midis pensionit të invaliditetit apo të pleqërisë. Kjo sjell si domosdoshmëri ofrimin e informacionit në mënyrë të plotë, të përgjegjshme dhe në mënyrën më të përshtatshme për PAK .

Ligji “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik”. Nr. 8626, 22.6.2000

Statusin e Invalidit para-tetraplegjik, sipas nenit 1 të këtij ligji, e përfitojnë; “te gjithe invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike, paveresisht nga mosha, koha, vendëndodhja aksidentit dhe çasti i sigurimit. Por megjithëse u mendua se ky ligj do të përfshinte dhe do të mbronte të drejtat e një numri të gjerë PAK përsëri rrethi i përfituesve mbeti i cunguar, pavarësisht nga çfarë parashikohet në Neni 1të këtij statusi. Ndërkohë që edhe neni 2 ka kushtëzuar rrethin e përfituesve, ku parashikohet se “Ne kuptimin e ketij ligji: 1. “Paraplegjik” nenkupton çdo person qe vuan nga paraliza e dy anesive te poshtme si pasoje e demtimit te palces kurrizore nga shkaqe te ndryshme. 2. “Tetraplegjik” nenkupton çdo person, qe vuan nga paraliza e katër anësive si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe të ndryshme dhe i klasifikuar si i tille me vendimin e Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune.” Referuar këtij neni, statusin e para –tetraplegjikut mund ta përfitojnë vetëm PAK të cilëve pamundësia në lëvizje u ka ardhur si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe të ndryshme. Ndërkohë që një numër i madh PAK të

Page 36: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

36

cilët janë në kushte shumë të vështira fizike dhe në gjëndje të plotë tetraplegjie dhe vështirësia në lëvizje u është shkaktuar sipasojë e dëmtimeve në pjesën e sistemit nervor apo sëmundje të tjera ku mund të përmendim “distrofinë muskulare” nuk mund ta përfitojnë këtë status. Gjë që na bën të vazhdojmë të pranojmë që diferencimi dhe diskrimimi i PAK midis kategorive të tyre, vazhdon ende të jetë i dukshëm.

Para e tetraplegjikët që janë invalidë punë, trajtohen me pension të plotë ose të pjesshëm sipas Ligjit 7703 dt 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”, ndërsa sipas Ligjit “Per ndihmën dhe përkujdesin shoqëror” ata përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar në masën 6 800 lekë dhe për kujdestarin e tyre në masën 6 000 lekë. Sipas Ligjit nr.8626, dt.22.06.2000 “Per Statusin e Paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij përfitojnë: mjekim falas dhe shërbime në banesë, rimbursim disa disa medikamenteve, udhetim me mjete shtetërore falas, me mjete private 50% së bashku me kujdestarin, tarifa favorizuese për telefonin dhe energjinë elektrike. Para-tetrtalegjikët përfitojnë një pagesë mujore invaliditeti dhe pagesë kujdestarie, Para-tetraplegjikët me statusin e të pastrehut trajtohen me përparësi me strehim, nëpërmjet kredive të dhëna dhe në kushte lehtësuese apo apartamente të përshtatura, falas. Dispozita të mëtejshme rregullojnë përjashtimin e këtyre personave me aftësi të kufizuar nga 11 lloj taksash dhe nga taksat doganore për impportimin e pajisjeve për përdorim vetjak. Gjithashtu, ata marrin rimbursim të kostove për blerjen e karburantit ose vajit lubrifikant dhe përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar. Shteti mbron paratetraplegjikët nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, dskriminimit, abuzimit fyerjes dhe talljes

Me miratimin e Ligjit “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005 në dispozitat e fundit të këtij ligji, neni 2 është shfuqizuar, gjë që nënkupton që këtë status mund ta përfitojnë edhe kategoritë e tjera të personave me vështirësi të rënda në lëvizje por për shkaqet që përmendëm më sipër nuk mund të përfitonin më parë. Gjithësesi është e nevojshme nxjerrja e vendimeve të këshillit të ministrave dhe udhëzimeve përkatëse për mënyrën sesi do të proçedohet më tej si dhe të bëhet i mundur informimi i PAK që mund të përfitojnë nga ky ndryshim.

Statusi i para-tetraplegjikut Neni 4

Shteti mbron te semuret paraplegjike dhe tetraplegjike nga te gjitha llojet e shfrytzimit, te diskriminimit, te abuzimit dhe te fyerjes.

Page 37: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

37

Është një nen tepër i përgjithshëm dhe nuk jep mekanizmat ligjorë mbi mënyrën se si shteti mbron këtë kategori. Qartësimi dhe përcaktimi i kësaj dispozite është tepër i nevojshëm në mënyrë që kjo dispozitë të përdoret si një mjet ligjor nga personat me statusin e para-tetraplegjikut kur përballen me fenomene të tilla. Ndërkohë që në statusin e të verbërit ky nenin është zgjeruar dhe ka parashikuar saktë proçedurat për ndjekjen e problematikës kur konstatohen raste të abuzimit, talljes, diskriminimit, shfrytëzimit,,,,, Statusi i të verbërit Neni 3 Shteti mbron te verberit nga te gjitha llojet e shfrytezimit, diskriminimit abuzimit ,fyerjes dhe talljes .Kur keto perbejne veper penale ,iniciativen per fillimin e çeshtjes penale, pervec kujdestarit e ka edhe organi i prokurorise apo organizata,ne te cilen ata bejne pjese ose kujdesen per ta.

Statusi për para-tetraplegjikët ka parashikuar në nenin 10 “Të sëmurët para-tetraplegjik që janë në gjendje të rtëndë dhe në pamundësi për tu paraqitur në institucionet shtetërore, përfitojnë shërbimin në banesë nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist për ato proçedura mjeksore që mund të kryhen në mënyrë ambulatore dhe në kushte shtëpie.” Dispoziatat ligjore në të shumtën e raste janë formuluar relativisht mirë për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë personave të cilët e kanë shumë të nevojshëm shërbimin mjeksor falas dhe asitimin në ambjentin familjar, por realiteti është krej i ndryshëm. Skema e sigurimeve shëndetësore duhet të jetë më funksionale. Momentalisht kjo skemë ka të përfshirë vetëm shërbimin ambulator dhe atë spitalor, ndërkohë që tepër i nevojshëm është edhe shërbimi dentar, i cili në pjesën më të madhe është privatizuar dhe është tepër i kushtueshëm dhe në të shumtën e rasteve i papërballueshëm nga PAK dhe familjarët e tyre.

Neni 11 (statusi i para-tertraplegjikut; statusi i të verbërit; statusi i

invalidit të punës) parashikon “udhëtimi urban i të sëmurëve bashkë me shoqëruesin e tyre bëhet falas në mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat, ndërsa udhëtimi interurban rimbursohet deri në masën 50 % të vlerës.” Dispozita sado mirë e formuluar nuk i vjen aspak në ndihmë PAK. Transporti si publik dhe ai urban është i pa aksesueshëm dhe i pa përshtatshëm për PAK nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ky ligj ka mbetur vetëm në letër për shkak se mungojnë mekanzimat zbatues dhe kontrollues, në veçanti për linjat

Page 38: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

38

interurbane, të cilat në të shumtën e rasteve janë inefiçente në lidhje me vënien në të neneve respektive. Lidhur me këtë fakt, duke ju referuar edhe praktikave të shteteve të tjera, sygjerojmë që më dinjitoze për PAK do të ishte dhënia e një pagese mujore ose vlerë e cila mund të ishte e llogaritur në masën e pensionit të invaliditetit, e cila do të kishte të përfshirë brenda saj një shumë të caktuar që PAK do t’i shërbente si për lëvizje, shërbime të aksesit në telefon apo të energjisë elektrike gjë që nga njëra anë jo vetëm do të ndikonte në uljen e shpenzimeve të tepërta të shtetit, por nga nga tjetër është më dinjitoze për personat me aftësi të kufizuar. PAK do të ndiheshin më të barabartë me qytetarët e tjerë gjatë udhëtimit me mjetet publike pa dashur të identifikohen si persona të varfër dhe të padëshirueshëm për të qënë udhëtarë të subjekteve private duke krijuar që në këtë moment diferencim dhe veçim me qytetarët e tjerë. ----Dispozita të mëtejshme rregullojnë përjashtimin e personave me aftësi të kufizuar nga 11 lloj taksash dhe nga taksat doganore për importimin e pajisjeve për përdorim vetjak. Gjithashtu, ata marrin rimbursim të kostove për blerjen e karburantit ose vajit lubrifikant dhe përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar. Edhe në këtë rast PAK hasin burokraci dhe proçedura të tejzgjatura dhe në të shumtën e rasteve është konstatuar se PAK që kanë të gjitha kushtet për të përfituar nga përjashtimi nga detyrimi doganor nuk përfitojnë duke ja dhënë padrejtësisht këtë mundësi personave të tjerë.

Një element tjetër, mjaft evident është mungesa e infomacionit që PAK kanë mbi legjislacionin dhe të drejtat që ai parashikon, gjë që në të shumtën e rasteve ndodh që PAK mos të plotësojnë si duhet dokumentacionin, të ndjekin me rigorozitet proçedurat ligjore dhe afatet përkatëse.

Me vendimin nr. 407 datë 29.08.2002 “Per menyren e trajtimit me strehim te invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike” janë parashikuar mënyrat për të trajtuar me ambjent banimi PAK me këtë status. Nga njëra anë është për t’u përgëzuar miratimi i këtij vendimi por nga ana tjetër konstatohet se ka mbetur ende i pazbatueshëm. Për më tepër Parlamenti Shqipëtar ka miratuar ligjin nr. 9232 datë 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” neni 5 parashikon kriteret e përzgjedhjes të përfituesve ku me përparësi do të trajtohen edhe invalidët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbërit të grupit të parë, të invalidit para ose tetrapelgjik, të invalidit të punës dhe invalidit të luftës nacionalçlirimtare.

Page 39: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

39

Edhe ky ligj ende nuk ka filluar nga zbatimi për shkak të mungesës jo vetëm të vendimeve të këshillit të ministrave dhe udhëzimeve të ministrisë të linjës, por edhe për fondin e limituar në buxhetin e shtetit.

Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore”, nr. 9355 datë 10.03.2005

Ligji nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore”, ka për qëllim të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike dhe shoqërore.

Ky ligj, ka shfuqizuar ligjin nr. 7710 datë 18.05.1993 “Për ndihmë dhe përkujdesje shoqërore” (i ndryshuar), dhe ka parashikuar në dispozitat e tij elementë të rinj në ndihmë të PAK, por gjithësesi edhe në këtë ligj ndihen ende “nota diskriminuese” midis kategorive të personave me aftësi të kufizuar për sa i përket përfitimit ekonomik. Sipas nenit 7 të këtij ligji, përfitues të pagesës së aftësinë e kufizuar janë:

1. Të verbërit, me mungesë të plotë ose të pjesshme të shikimit, të lindur ose të fituar, të cilët janë deklaruar të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Verbërisë (KMPV).

2. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit

Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.

3. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të

Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).

4. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë nje shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit , sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Page 40: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

40

Në krahasim me ligjin e mëparshëm Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005 ka zgjeruar rrethin e përfituesve,

me heqjen e kufizimit moshë, duke përfshirë në skemën e pagesës të aftësisë të kufizuar edhe kategorinë e personave të cilëve AK nuk u ka ardhur vetëm sipasojë e lindjes apo për shkaqe të tjera deri në moshën 21 vjeç (apo deri 24 vjeç kur vazhdojnë shkollën e lartë),

ka përfshirë edhe kategorinë e PAK, të cilët janë bërë të tillë, për shkaqe të cilat nuk lidhen me punësimin, pra aftësia e kufizuar nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit në punë apo mardhënieve të punës dhe pavarësisht nga fakti nëse ata kanë qenë kontribues në skemën e sigurimeve në ndodhjen e saj.

Pikërisht këtu përfshihen një numër i madh prej tyre, të cilët janë ende të paidentifikur për shkak se nuk mund të përfitonin si nga ligji i mëparshëm “Për ndihmë dhe përkujdesje shoqërore” ashtu edhe nga sistemi i sigurimeve shoqërore. Në këtë kategori përfshihen shumë individë të cilëve i’u është kufizuar aftësia për të vepruar për shkaqe nga më të ndryshme, shëndetësore, aksidente rrugore, të cilët nuk kanë derdhur kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore, kanë punuar në “punë të zezë”, si pasojë e trazirave të vitit 1997, apo raste të individëve të emigruar jashtë Shqipërisë.

Përfitues të pagesë të aftësisë të kufizuar, të cilët do të trajtohen nga ky ligj, janë edhe kategoritë e PAK (të verbërit) me mungesë të plotë apo të pjesshme shikimi, të lindur apo të fituar, para dhe tetraplegjikët, të caktuar me vendim të KMCAP, pavarësisht nga shkaku dhe mosha dhe invalidët e punës që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të sipas statusit të invalidit të punës.

Në këtë kontekst, është për t’u përshëndetur përfshirja edhe e kategorive të tjera të PAK, megjithatë nuk do të lëmë pa theksuar se ende me këtë ligj, vërehet se PAK me aftësi te kufizuar mendore mbeten ende të diskriminuar midis kategorive të tjera (pavarësisht nga mosha)

si në aspektin ekonomik, mungesa e statusit përkatës për këtë kategori (përfitimet që ofrojnë statuse të ndryshme të PAK),

ashtu edhe në aspektin e parimit të gjithëpërfshirjes.

Sipas këtij Ligji, të gjithë përfituesit e pagesës të aftësisë të kufizuar, të cilët me vendim të komisione të posaçme mjeksore, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe kujdestar me pagesë. Neni 8 “Personat perfituese qe percaktohen ne piken 1,2,3 te nenit 7 te ketij ligji, te cilet me vendim te komisioneve

Page 41: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

41

mjekesor te posaçme dhe percaktohen se kane nevoje per perkujdesje, perfitojne edhe nje kujdestar me pagese”.

Në këtë mënyrë është hequr kufizimi i kaq viteve me rradhë, ku të drejtën për të përfituar përkujdesje me pagesë e kishin vetëm PAK të cilët ishin pjestarë të familjeve e cila përfitonte pagesë nga skema e ndihmws ekonomike. Ndërkohë që për personat me aftësi të kufizuar mendore të një shkalle edhe më të lehtë, ende mbete në fuqi kufizimi për të mospërfituar kujdestar me pagesë, pavarësisht nga fakti se ata nuk mund të jenë pjesë aktive në angazhimet e jetës të përditshme pa praninë e kujdestarit apo ndihmësit.

Për herë të parë në Ligjin “Për Ndihmë dhe shërbime Shoqërore”, Mars

2005, në nenin 25 “është përcaktuar e drejta e aplikuesit, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitimin e pagesës të aftësisë të kufizuar ose të shërbimit shoqëror me vendim të këshillit të njësisë të qeverisjes vendore, ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim në gjykatë”. Ndërkohë që kjo e drejtë nuk ishte e parashikuar në ligjin e mëparshëm “Për ndihmë dhe përkujdesje shoqërore” dhe jo në pak raste PAK që pretendonin të përfitonin pagesën e aftësisë të kufizuar ndodheshin përballë mjeteve të kufizuara ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ligji nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” përcakton, ndër të tjera, llojet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve shoqërore për individët dhe grupet në nevojë.

Institucioni i cili përgjigjet për zbatimin e politikave të Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale në fushën e ndihmës dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror është Shërbimi Social Shtetëror .

Me “Shërbime shoqërore” sipas ligjit nr. 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” kuptohet tërësia e shërbimeve që u ofrohet individëve dhe grupeve në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë, me burimet që kanë, nevojat e tyre jetësore, për ruajtjen, zhvillimin dhe rehabilitimin e mundësive individuale, për të kapërcyer nevojat emergjente apo kronike.

Page 42: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

42

Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore” ka paraqitur në mënyrë të përgjithshme llojet e shërbimeve shoqërore si ato në nivel komunitar dhe rezidencjal.

Me VKM nr. 658 datë 17.10.2005 janë miratuar Standartet e shërbimeve shoqërore. Ky vendim përcakton në mënyrë të detajuar standartet e shërbimeve shoqërore të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga ofruesit e shërbimeve gjatë aktivitetit të tyre në qëndra ditore, rezidencjale për të gjitha grupet në nevojë dhe që janë përfitues shërbimesh.

Parë në këndvështrimin e aftësisë të kufizuar këto standarte nuk janë detajuar dhe standartizuar sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuar, të cilat sigurisht janë të ndryshme nga nevojat të cilat paraqiten për fëmijët e braktisur apo jetim.

Standartet gjithashtu nuk kanë prekur edhe një element të rëndësishëm në aspektin e aftësisë të kufizuar dhe pikërisht familjen, dhe mbështetja që duhet t’i jepet asaj në momenetin që ndodh apo shfaqet aftësia e kufizuar dhe pas saj.

Duhet gjithashtu të fuqizohet roli i punonjësit social dhe administratorit shoqëror (në Bashki dhe Komuna) me qëllim mirëfunksionimin e shërbimeve komunitare, gjë që deri tashmë ka qënë gati inefiçentë. Konkluzione

Aftësia e kufizuar mendore mbetet ende e diskriminuar midis kategorive të tjera, gjë që afirmohet edhe me ligjin “Për ndihmë dhe Shërbime shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005. ky fakt sjell si domosdoshmëri unifikimin e statuseve në një ligj të vetëm dhe miratimin e një ligji mbi baza të barabarta në përfitime dhe trajtim të të gjitha kategorive të aftësisë të kufizuar

Ligjet në fushën e aftësisë të kufizuar duhet të kenë të formuluar dispozita sanksionuese dhe me afate kohore përcaktuese me qëllim vënien në zbatim të tyre.

Lind nevoja për nxjerrjen sa më të shpejtë të VKM specifike për përfituesit e statusit të para-tetraplegjikut në zbatim të neni 2 i statusit të para-tetraplegjikut, shfuqizuar me ligjin për ndihmë dhe shërbime shoqërore,.

Neni 4 (Statusi i invalidit të punës) dhe nenit 13 (Statusi i të verbërit) duhet të shfuqizohen. Me anë të këtyre dispozitave është kufizuar e

Page 43: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

43

drejta kushtetuese e organizimit, neni 46 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të njeriut. Ligji u jep kompetenca thelbësore vetëm disa shoqatave (të përcaktuara nominalisht nga ligji) dhe për pasojë PAK duhet të anëtarësohen vetëm tek ato, për të përfituar lehtësistë e parashikuar nga ligji.

Të përfshihet në rrethin e përfituesve nga sistemi i sigurimeve shoqërore edhe kategoria e invalidëve të pjesshëm, pavarësisht nga qënia kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore apo në mardhënie pune në momentin e ndodhjes së aftësisë të kufizuar dhe që kanë plotësuar periudhën minimale të sigurimit.

Duhet të synohet drejt përmirësismit të legjislacionit të sigurimeve shëndetësore për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar duke përfshirë si shërbimin ambulator, spitalor, dentar etjj..

Rishikimi i masës së llogaritjes të pensionit të invaliditetit apo pagesës të aftësisë të kufizuar, duke aplikuar formulën e akordimit të një kuote fikse mujore, në mënyrë që të përfshihen brenda saj edhe shpenzime të tjera (transport, ujë, energji elektrike etj..) që PAK i nevojiten gjatë aktiviteteve sociale.

Neni 25 i ligjit “Për Ndihmë dhe Shërbime Shoqërore” nr. 9355 datë 10.03.2005 duhet të saktësohet në lidhje me aftatet për kërkimin e kësaj të drejtë në gjykatë.

Miratimi i standarteve të shërbimeve shoqërore, specifikepër personat me aftësi të kufizuar dhe ti përgjigjet nevojave të tyre si dhe fuqizimi i rolit të punonjësit social dhe administratorit shoqëror.

Page 44: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

44

E DREJTA PËR ARSIMIM

E drejta për arsimim është një nga të drejtat themelore të njeriut. Në Legjislacionin Shqipëtar kjo e drejtë është sanksionuar si në ligjin themelor, Kushtetutën e RSH ashtu edhe në ligje specifike. Por pavarësisht nga hartimi në nivele bashkohore i Kushtetutës dhe ligjeve tona realiteti është krejt i ndryshëm, e drejta për arsimim nuk është ofruar në plotësim të nevojave dhe aftësive të çdo nxënësi apo studenti me aftësi të kufizuar. Përpjekjet për ti udhëhequr fëmijët dhe të rinjtë të pa përfshirë në edukim kanë qënë të pamjaftueshme nga ana e qeverisë. Shumë fëmijë me AK akoma nuk janë përfshirë në sistemin e edukimit, e për më tepër në atë gjithpërfshirës. Gjithpërfshirja në arsim cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon shanse të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me apo pa aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet diskriminuese ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit, për të cilat një shoqëri e emancipuar ka shumë nevojë, dhe lehtëson integrimin social të tyre në jetën e ardhshme si të rritur. Përveç dobisë arsimore, edukimi gjitpërfshirës i kushton shumë më pak shoqërisë njerëzore. Për këto arsye dhe të tjera, shumë vende të zhvilluara të botës e kanë përqafuar herët praktikën gjithpërfshirëse dhe sot janë duke reflektuar vlerat e shumëfishta që burojnë prej saj.

Gjithpërfshirja arsimore në Shqipëri ende përbën një proçes në hapat e tij të parë. Nxitja dhe mbështetja e këtij proçesi, kryesisht ka ardhur nga organizmat jo qeveritare lokale dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, politikat qeveritare në këtë aspekt, kanë qënë të pakta, ndërsa praktikat gjithpërfshirëse mjaft të ngadalta. Gjithësesi, në 7 vitet e fundit mund të konstatohet lehtësisht se është rritur në mënyrë progresive vetëdija dhe përpjekja e përbashkët për të pranuar dhe instaluar arsimin gjithpërfshirës.

Kuadri ligjor ekzistues qe garanton arsimimin e femijeve me Ak ne kushtet e arsimit gjithperfshires

Kushtetuta e RSH

.Neni 57 1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj.

Page 45: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

45

3. Arsimi i mesëm i përgjithshëm publik është i hapur për të gjithë. 4. Arsimi i mesëm profesional dhe i lartë mund të kushtëzohet vetëm nga kritere aftësie. 5. Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas. 6. Nxënësit dhe studentët mund të arsimohen edhe në shkolla jopublike të të gjitha niveleve, të cilat krijohen e funksionojnë në bazë të ligjit. 7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.

Nenin 59 Objektivat Socialë

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe përgjegjësisë private, synon… f) riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës.

Pas nënshkrimit zyrtar të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijës (në shkurt, 1992), Shteti Shqiptar ka reaguar pozitivisht ndaj të drejtave të fëmijëve me AK dhe është përpjekur hap pas hapi t`i pasqyrojë ato me akte ligjore përkatëse.

Në këtë kuadër, mund të përmendim miratimin e ligjit nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i cili për herë të parë shpalli se:

Neni 3

Shtetasit e RSH gëzojnë të drejta të barabarta për t`u arsimuar në të gjitha nivelet e arsimimit pavarësisht nga gjendja sociale, shëndetësore, dhe niveli ekonomik.

Neni 39:

Arsimi special publik është pjesë përbërëse e sistemit arsimor publik në RSH. Arsimi special publik synon që nëpërmjet përdorimit të formave dhe metodave të veçanta, të sigurojë zhvillimin sa më të plotë të mundësive të personave të cilët paraqesin paaftësi fizike, mendore ose emocionale, në përputhje me nevojat e tyre dhe kërkesat për një jetë sa më dinjitoze.

Neni 40 Arsimimi i fëmijëve që paraqesin nevoja të veçanta kryhet falas në institucionet arsimore publike. Shteti merr masa për sigurimin gradual të kushteve të nevojshme për realizimin e integrimit.

Page 46: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

46

Ky ligj është specifikuar në Dispozitën Normative (DN) për shkollat publike, të miratuar nga Ministria e Arsimit, dhe që detyronte organet përgjegjëse ta zbatonin atë. Në adrresë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Dispozitat Normative në fjalë lejonte arsimimin e tyre si në shkollat speciale ashtu edhe në shkollat e zakonshme. Shprehimisht në të thuhej:

Neni 62/1 Shkollat e arsimit special për nxënësit me paaftësi të ndryshme janë pjesë e rrjetit të institucioneve shkollore parauniversitare publike në RSH;

Neni 62/8

Në fshatra ose qytete ku nuk ka shkolla të arsimit special, fëmijët me paaftësi të ndryshme mund të arsimohen në shkollat 8-vjeçare publike, 1-2 xënës për klasë;

Kjo dispozitë ligjore nuk është shoqëruar me dekrete të veçanta për aplikime

konkrete, duke lënë kështu shteg për interpretime të ndryshme veçanërisht në aspektin praktik të edukimit. Në këtë mënyrë, ligji as i ndalon fëmijët me aftësi të kufizuara të frekuentojnë shkollat e zakonshme, as nuk garanton edukim të përshtatshëm për ta.

Për shumë vite, ambiguiteti kuptimor i ligjit u ndoq nga konfuzioni i rolit të shkollës dhe sigurisht në një rast të tillë, konseguencat bien mbi nxënësit, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta, prezenca e të cilëve në klasat e rregullta shpesh shmanget, refuzohet ose shikohet si barrë nga mësuesit dhe jo si përgjegjësi edukative për të përmbushur nevojat e tyre për rritje dhe zhvillim.

Por, me aprovimin e Disozitës Normative të Dhjetorit 2002, situata ligjore ndryshon disi duke mbështetur pa ekuivoke të drejtën e fëmijëve me AK për t`u arsimuar në mënyrë të përshtatshme. Megjithëse me vonesë, Dispozita Normative e vitit 2002, shënon arritje në proçesin e përmirësimit të kuadrit ligjor mbi të drejtën e fëmijëve me AK për t`u arsimuar sikurse moshatarët e tjerë normalë.

Miratimi i saj, i hapi rrugën arsimit gjithpërfshirës në Shqipëri. Në këtë dispozitë gjen shprehje, për herë të parë dhe në mënyrë të qartë, tendenca bashkëkohore e integrimit të fëmijëve me AK në shkollat e zakonshme, kundrejt veçimit të tyre në institucione speciale, dhe shpallet si i domosdoshëm arsimi gjithpërfshirës. DN nuk përjashtojnë asnjë kategori fëmijësh nga arsimi i detyruar, pavarësisht nga aftësitë që ata kanë. Në të njejtën kohë, kjo garanton tre forma të realizimit të edukimit të tyre, si: shkollat e zakonshme, shkollat e veçanta dhe institucione të tjera (p.sh., shtëpi), për atë grup fëmijësh të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të ndjekin as shkollën e zakonshme as shkollën e veçantë.

Page 47: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

47

[2] Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara realizohet në dy forma:

a) Integrimi i tyre në shkollat e arsimit publik (shkollat e zakonëshme), në kuadrin e gjithëpërfshirjes dhe trajnimit te tyre

b) në shkolla apo klasa publike të veçanta (speciale), sipas kategorive e specifikave që ata paraqesin, të cilat janë pjesë e rrjetit të institucioneve shkollore parauniversitare publike të R SH

[16] Personeli mësimor-edukativ bën përpjekje që nxënësi me aftësi të kufizuara të mos largohet nga shkolla. Në rast se ai largohet, sipas parashikimit arsimimi i tij mund të vijojë në shtëpi, nëse prindi e dëshiron një gjë të tillë.

Pavarësisht se DN janë miratuar në vitin 2002 ende mund të hasim lehtësisht problematika përsa i përket mënyrës së formulimit, gjë që sjell konfuzion më pas në lidhje me zbatimin e tyre. Kjo vërehet konkretisht në pikën 1 të DN ku pretendohet të jepet përkufizimi se çfarë do të kuptohet me “nxënës me AK” dhe shpjegohen dy kategori ata me aftësi të kufizuar dhe ata me prirje të veçanta të talentuar të cilët kurrësesi nuk mund ti përfshijmë brenda kategorisë të nxënësve me AK. Rrjedhimisht kjo sjell konstatimin e një gabim material në hartimin e këtij ligji, për më tepër që në vijim të përmbajtjes të DN nuk ka të shprehur asnjë rresht mbi mënyrën e trajtimit dhe programeve mësimore për nxënësit me aftësi të veçanta, të talentuar.

K r e u XIII Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara

Neni 57

[1] Me termin nxënës me aftësi të kufizuara, do të kuptojmë të gjithë ata fëmijë apo të rinj, që paraqesin veçori anatomo – funksionale specifike. a- Ata mund të jene: - me prirje dhe aftësi të vecanta (te talentuar), duke u dalluar ne menyre te dukshme nga norma e zakonshme - me aftesi te kufizuara, te natyres mendore, fizike, shqisore ose organike.

Në funksion të proçesit të integrimit dhe të gjithpërfshirjes, neni 57 i DN, parashikon edhe një sërë detyrimesh të tjera ligjore në adrresë të shkollës së zakonshme, që kanë të bëjnë me mënyrën e zbatimit të planit mësimor, programeve lëndore, teksteve, vlerësimin e fëmijëve me AK, kalimin e tyre

Page 48: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

48

nga një klasë në tjetrën, gjithashtu dhe mënyrës së vlerësimit të mësuesit në rast se ai do të ketë në klasë nxënës me aftësi të kufizuar.

[13] Për t`u ardhur në ndihmë dhe për të lehtësuar punën e mësuesve që japin

mësim në klasat e rregullta ku ka nxënës me aftësi të kufizuar (1-2 nxënës për klasë), mësuesit mund të përfitojnë një nga alternativat e mëposhtme:

a) Për çdo nxënës me aftësi të kufizuar ulet me 3 (tre) numri i nxënësve të klasës;

b) Mësuesit i ulet ngarkesa javore me 2 (dy) orë mësimore; c) Për çdo 4 (katër) orë mësimi të zhvilluara mësuesi paguhet 1(një)

orë suplementare. Forma e hartimit të kësaj dispozite mbetet shumë problematike në lidhje me mënyrën sesi përcakton detyrimin që ka mësuesi për të arsimuar nxënësit me aftësi të kufizuar në mënyrë të barabartë me nxënësit e tjerë. Që këtu fillon diskriminimi i nxënësve me aftësi të kufizuar, pasi në momentin kur mësuesit nuk do të stimulohen materialisht nuk e quajnë më si pjesë të detyrës mësimin e kësaj kategorie nxënësish. Vlerësojmë se është një pikë e cila duhet riparë duke i mëshuar më shumë faktit të tërheqjes të ndihmës-mësuesve nëpër klasa, qoftë edhe vullnetarisht, për të asistuar gjatë proçesit të mësimdhënies. Pikërisht hartimi i dispozitave të tilla ka sjellë edhe moszbatimin e saj në vazhdim.

Problematika të tjera ligjore, të cilat konstatohen lidhur me zbatimin e Dispozitave Normative dhe sistemit të arsimi gjithëpërfshirës në tërësi;

ende nuk është hartuar kurrikuli i shkollës së zakonshme, që favorizon proçeset gjithëpërfshirëse;

nuk është miratuar akti normativ, që rregullon punën me PEI-në (plani edukativ i individualizuar) dhe saktëson proçedurat e pranimit dhe të vlerësimit fillestar e në proçes të nxënësve me nevoja të veçantë;

mungojnë standardet që të orientojnë mësuesin se në ç`nivel duhet të përvetësojnë programet lëndore nxënësit me AK në raport me bashkëmoshatarët e tyre normalë, programet lëndore që të përputhen me mundësitë e tyre;

mungojnë paketa me udhëzime praktike, materiale didaktike dhe standarde integruese në ndihmë të shkollave për ecurinë e proçesit të gjithëpërfshirjes;

mungojnë dispozitat ligjore që të sigurojnë ndërhyrje edukative më e hershme për fëmijët me AK. Në këtë kuadër, procesi gjithpërfshirjes duhet të shtrihet qysh në kopsht, pra në nivel parashkollor;

Page 49: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

49

Mosrregullimi ligjor për kategorinë e fëmijëve me AK të cilët mund të vazhdojnë arsimin parauniversitar (të mesëm të përgjithshëm). Dispozitat normative kanë parashikuar për këtë kategori vetëm vazhdimin e shkollës të detyrueshme (arsimin 8-vjeçar) ndërkohë që për sistemin e mesëm të përgjithshëm mosshprehja në ligj për dhënien e mundësië për vazhdimin edhe të këtij sistemi arsimor, në shumë raste ka bërë që drejtorët e shkollave ta mbyllin derën për këtë kategori nxënësish pasi edhe vetë programet që ata ofrojnë nuk i përputhen kërkesave të nxënësve me aftësi të kufizuar.

Pika 14 e DN paraqet rëndësi për tu trajtuar gjatë këtij studimi për nga

mënyra sesi është formuluar në mënyrën se si ndihmon në tërheqjen e të gjithë fëmijëve të cilët janë me aftësi të kufizuar për të qënë pjesë e sistemit arsimor me mbushjen e moshës së kërkuar.

[14] DA u bën të njohur drejtorëve të shkollave të veçnta listat e fëmijëve 6-vjeçarë me aftësi të kufizuara që nuk janë regjistruar në klasën e parë të shkollave të zakonëshme. Për kontigjentet e nxënësve të rinj shkollat e veçanta marrin informacion edhe në zyrat e përkrahjes sociale pranë bashkive ose komunave. Mbështetur në këto të dhëna, drejtoria e shkollës së veçantë bën verifikime për pranimet e reja.

Për sa mësipër, proçedura e identifikimit të fëmijëve me AK, duket disi e paqartë sepse në të shumtën e rasteve prindërit nuk kanë njohuritë e mjaftueshme mbi proçedurat që duhet të ndjekin për t`u drejtuar te mjeku që të pajisen me raport mjekësor ose për arsye të ndryshme, nuk mund ta përfitojnë këtë raport. Këta fëmijë mbeten jo vetëm pa përfituar pagesën e aftësisë së të kufizuar, por edhe të paidentifikuar si persona me AK, ose në raste të tjera për shkak të mentalitetit prindërit nuk i deklarojnë fëmijët e tyre me aftësi të kufizuar. Në këto kushte ata mbeten të paidentifikuar dhe si rrjedhim edhe të paarsimuar dhe për më tepër ende nuk ka një statistikë të detajuar për fëmijët me AK dhe problemet e tyre. Ka akoma fëmijë të cilët janë të padukshëm, të cilët nuk janë ende të identifikuar në statistika dhe që nuk janë duke marë arsimimin e nevojshëm ku këtu përfshihen jo vetëm ata në gjendje tepër të rëndë, por edhe ata të cilët kanë vetëm probleme fizike. Gjithashtu edhe të rinj të cilët nuk janë të integruar në shërbime të ofruara për arsimim special edhe për t’u bërë profesionitstë. Ka të rinj të cilët jetojnë në izolim të plotë pa përfituar asnjë ndihmë.

Nga ana tjetër pavarësisht nga mënyra se si është formuluar, pika 14 e DN ajo ka mbetur e pazbatuar, kjo për shkak të mospasjes në strukturën e zyrave të përkrahjes sociale pranë Bashkive dhe Komunave një person

Page 50: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

50

përgjegjës i cili të ketë si detyrë të identifikojnë në terren vetëm personat me AK. Pavarësisht se ekziston pozicioni i administratorit social përsëri ai nuk mund të merret posaçërisht me këtë kategori për shkak të mbingarkesës në punë (justifikim i cili është i bëhet prezent nga këto nënpunës). Në këtë mënyrë dukshëm konstatohet mungesa e organizimit dhe funksionimit të zyrave të shërbimit social për të përmirësuar arsimimin e fëmijëve me AK.

Ligji Nr.8872, datë 29.03.2002 Për Arsimin Dhe Formimin Profesional në RSh

Ky ligj njeh të drejtën për arsim për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga statusi i tyre social, gjendja shëndetësore....... Në këtë ligj parashikohet hapja e shkollave dhe klasave të posaçme si dhe kualifikimi i personelit për të punuar me PAK. Nga ky ligj përfitojnë: a) të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e detyruar; b) personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç, që janë kërkues pune dhe/ose dëshirojnë të formohen profesionalisht; c) grupe të veçanta, që dëshirojnë riaftësim profesional, si personat me aftësi të kufizuar, nënat me shumë fëmijë, personat nën 18 vjeç, të papunët afatgjatë, personat nga familje nën nivelin e varfërisë dhe çdo kategori tjetër që do të përcaktohet si e tillë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pavarësisht se eksizton ligji mbi formimin profesional deri tashmë nuk ka praktika në lidhje me ofrimin e kjëtij shërbimi. Mungojnë shkollat apo qëndrat për rehabilitimin dhe trajnimin profesional të PAK si për ata të bërë me AK të lindur ashtu edhe në moshë madhore.

Arsimi universitar

Legjislacioni ka parashikuar në disa prej neneve të Statuseve kryesore vëmendjen që duhet ti kushtojë shteti shqiptar kësaj kategorie për ushtrimin e të drejtës për arsimim, në të gjitha nivelet, përfshirë edhe sistemin universitar. Statusi i Invalidit të Punës

Page 51: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

51

Neni 15 “Invalidët favorizohen në ndjekjen e kurseve të kualifikimit dhe rikualifikimit profesional, si dhe ndjekjen e shkollave të larta” Statusi i Invalidit para-tetraplegjik Neni 8 “Shteti favorizon arsimimin e të sëmurëve para-tetraplegjik në shkollat e larta të sistemit shtetëro. Këshilli i ministrave merr masa përcakton fonde për ngritjen e shkollave dhe të institucioneve për arsimimin, edukimin dhe rehabilitimin e invalideve para-tetrplegjik” Statusi i të verbërit Neni 8 “Arsimimi i të verëbrve në sistemin shtetëror bëhet falas, kurse paranimi i tyre në arsimin e zakonshëm bëhet me kritere të veçanta të përcaktuara nga ministria e arsimit.......” VKM dhe udhëzime për vëninen në zbatim të ligjit “Për ndihmë dhe përkujdesje shoqërore” parashikohen përfitimin e 2-fishit të paagesës të aftësisë të kufizuar kur ndiqet arsimi i mesëm dhe 3-fishi e pagesës së aftësisë të kufizuar kur ndiqet arsimi i lartë nga nxënësit apo studentët e komisionuar me aftësi të kufizuar si dhe për studimet paasuniversitare dhe që kanë fituar gradën doktor i shkencave. Si pjese e permiresimeve ligjore ( ne ligjin per arsimin e larte ) pershendesim VKM e Shkurtit 2006 “Per perjashtimin nga tarifat e veçanta te shkollimit ne kuotat dytesore per studentet e verber dhe para-tetraplegjik” por ne vazhdimesi sygjerojme te krijohet hapesire me e gjere per te gjithe studentet me aftesi te kufizuar, qe kane deshire te ndjekin kete arsim, dhe te mos kufizohet vetem tek ata qe perfitojne status, nepermjet alternatives se-

stimulimit të tyre për hyrjen në shkollat e larta me anë të përcaktimit të nje % te caktuar brenda kategorise se aftesise se kufizuar bazuar mbi meritat.

Kjo ben te mundur qe nje numer i madh personash me aftesi te kufizuar, mbas mbarimit te shkolles te dalin nga skemat sociale dhe të kenë më shumë mundësi punësimi. Konkluzione Si mund të përmirësohet dhe të garantohet e drejta për arsimim për të gjithë;

Arsimimi i përshtatur për PAK mundet vetëm të arrihet në kontekstin e një reforme globale në sistemin e edukimit dhe me anë të ndryshimit në kulturën dhe praktikat sociale.

Page 52: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

52

Lind si domosdoshmëri përpilimi dhe mbajtja e statistikave të detajuara për fëmijët me AK dhe problemet e tyre.

Duhet rishikuar përkufizimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të arsimit gjithpërfshirës. Në këtë kontekst nxënësi me AK duhet përkufizuar si nxënës që “mëson ndryshe” dhe të kategorizohen qartë llojet e aftësive të kufizuara.

Të përshkruhen qartë proçedurat ligjore për pranimin, vlerësimin fillestar dhe rregjistrimin e fëmijëve me AK në klasën e parë të shkollës së zakonshme.

Duhet të rishikohen aktet normative që rregullojnë punën me planit edukativ individual (PEI)

Nevojshmëria e përmirësimit të shërbimeve mbështetëse për mësuesit, futja e një asisteti ose ndihmës mësuesi, edhe mbi baza vullnetare, i cili mund të jetë edhe një mësues që ka dalë në pension por që ndihen i aftë për të kontribuar për shkollën.

Të parashikohet në legjislacion se si do të proçedojë arsimi gjithpërfshirës për arsimin parashkollor dhe në ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare, pavarësisht se ky nivel nuk është i detyrueshëm.

MASH duhet të sigurojë ndërhyrjen e hershme arsimore të fëmijëve me AK të shoqëruara edhe me dispozita ligjore. Kopshtet duhet të jenë po aq të përgatitura sa dhe shollat e zakonshme për të pritur dhe arsimuar fëmijët me AK.

Përshtatja e kurrikulave, programeve lëndore dhe teksteve për arsimin gjithpërfshirës duhet të parashikohet në ligj se kush duhet ta bëjë dhe si është më mirë të bëhet, ose sa duhet thjeshtuar dhe si duhet përshtatur.

Kuadri ligjor duhet të shoqërohen me akte nënligjore që vihen në lëvizje në rast se ligji nuk zbatohet.

Integrimi i fëmijëve me AK në klasat e zakonshme, sigurisht që nuk mund të zgjidh tërë problemet e fëmijëve me AK. Në këto rrethana duhet të mbështeten edhe format e tjera të edukimit dhe trajtimit të tyre si: shkollat speciale, klasat speciale brenda shkollave të zakonshme, edukimin në shtëpi, qendrat ditore, etj.

Ne standartet, qe percakton Ministria dhe mbi te cilat bazohen hartuesit e kurikulave, te specifikohet edhe kerkesa per perfshirjen e problematikes se aftesise se kufizuar, qe ne fazat me te hereshme te ciklit shkollor, duke bere keshtu qe te gjithe nxenesit ta pranojne ate ne menyre te natyrshme, gje qe shmang diskriminimin dhe veçimin e nxenesve me aftesi te kufizuar.

Përmirësimi i kuadrit ligjor për sistemin universitar duke parë mundësinë e kualifikimit të PAK.

Page 53: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

53

Rishikimi i sistemit të rehabilitimit dhe formimit profesional për personat me aftësi të kufizuar duke patur parasysh evoluimin dhe kërkesat e tregut të punës.

Ngritja e shkollës për trajnimin e qenve shoqërues për tu ardhur në ndihmë personave me probleme në shikim

Page 54: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

54

E drejta për punësim

Punësimi është një nga elementet kyç për gjithëpërfshirjen sociale dhe pavarësinë ekonomike për personat me aftësi të kufizuar në moshë pune. Sigurimi i të drejtës së punësimit për personat me aftësi të kufizuar duhet të jetë objektiv i rëndësishëm për një vend demokratik pasi përmirësimi i politikave dhe situatës së punësimit të PAK sjell përfitim jo vetëm për ta, por edhe për gjithë shoqërinë në tërësi. Garantimi i kësaj të drejte duhet të sigurohet në kushte të barabarta edhe për PAK si edhe për shtetasit e tjerë, në mënyrë që kjo kategori të jetë e aftë të gëzojë jetën në të gjitha aspektet e saj, të kenë një punë të përshtatshme dhe të kenë të ardhura nga puna e tyre si rrjedhim edhe integriteti i tyre njerëzor respektohet. Por në krahasim me personat e tjerë që nuk kanë aftësi të kufizuar, punësimi dhe pagat e PAK në Shqipëri janë shumë të ulta dhe garantimi i kësaj të drejte pavarësisht nga çfarë është parashikuar në legjislacion nuk zbatohet në praktikë. Kushtetuta e RSH ka garantuar të drejtën e punësimit Neni 49

1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme. Që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.

2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës Neni 50 Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës Neni 51, garantohet e drejta për grevë që ka të bëjë me mardhëniet e punës Neni 52 1. Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj Nenin 59 “Objektivat Socialë” Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe përgjegjësisë private, synon…a) punësimin në kushte të përshtatshme të të gjthë personave të aftë për punë.

Në kapitullin e të drejtave sociale kushtetuta ka garantuar edhe të drejtën për punësim të të gjithë shtetasve. Ndërkohë që në nenin 59 objektivat socialë ligjvënësi përsëri vazhdon ti konsiderojë PAK si persona të paaftë për punë

Page 55: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

55

duke e paraqitur këtë formulim në një mënyrë sa diferencuese dhe diskriminuese. Duke patur si qëllim të vetin punësimin në kushte të përshtatshme vetëm të personave të aftë për punë. Hartimi i kësaj dispozite ka lulëzuar mendësinë e të konceptuarit të PAK si persona të paaftë për punë dhe pa kurrëfarë aftësie apo dobie tjetër, gjë që ka pasuar edhe në ligje të tjera materiale të cilat parashikojnë kushte ligjore për të përfituar vetëm pensione invaliditeti apo pagesa të aftësisë të kufizuar, pa u përqëndruar në politikat reale të cilat duhet të ndërmarri shteti shqiptar për punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Referuar vlerësimit të KMCAP të gjithë PAK mendorë dhe invalidët me grup të plotë, janë të paaftë për punë dhe si rrjedhim nuk mund të përfitojnë apo shteti nuk ka për detyrim sistemimin e tyre në punë. Ndërkohë që praktika tregojnë që edhe PAK në gjendje të rëndë mendore apo fizike janë të aftë për të punuar në profile pune të përshtatura apo me ndihmën e asistentit.

Kodi i Punës

Kodi Punës, Ligji për nxitjen e Punësimit dhe në bashkëveprim me ligje të tjera të fushës së aftësisë të kufizuar kanë garantuar të drejtën për punësim. Sigurisht ashtu si edhe shumë ligje të tjera që kemi shtjelluar edhe ligjet mbi mardhëniet në punë mbartin problematikën e tyre përsa i përket garantimit të të drejtës për punë për PAK, por do të donim të veçonim Kodin e Punës dhe pikërisht nenin 9 të tij, i cili pavarësisht se është miratuar në vitin 1995 mbart në vetevete elementë bashkohorë me standartet ndërkombëtare. Termi diskriminim në mardhëniet e punës është shpjeguar në një mënyrë të hollësishme dhe ka përfshirë edhe kategorinë e personave me të meta fizike dhe mendore për ta mbrojtur edhe këtë kategori nga çdo diskriminim në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit.

Neni 9 “Ndalimi i diskriminimit” parashikon

1. Nalohet çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit. 2. Me diskriminim kuptohet çdo dallim, përjashtim ose parapëlqim që bazohet në racë,

ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, të meta fizike ose mendore që cenon të drejtën e individit për të qenë i barabartë në punësim dhe trajtim. Dallimet, përjashtimet ose parapëlqimet që kërkohen për një vend pune të caktuar nuk konsiderohen si diskriminime. Masat e veçanta mbrojtëse

Page 56: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

56

për punëmarrësit të parashikuara nga ky Kod me VKM ose me kontrata kolektive nuk quhen si diskriminime.

3. Me punësim dhe profesion kuptohet orientimi dhe formimi profesional, zënia me punë dhe në profesione të ndryshme, si dhe kushtet e punësimit që lidhen me shpërndarjen e punës, kryerjen e saj, shpërblimin, ndihmën shoqërore, ditëpunën ose përfundimin e kontratës së punës.

E njëjta frymë bashkohore shprehet edhe në nenin 20 të Kodit të Punës në lidhje me “aftësinë per te kontraktuar” (1) Kanë të drejtë të lidhin kontratë pune:

a) personat që gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar sipas dispozitave të Kodit Civil; b) personat me zotësi të kufizuar, por të autorizuar shprehimisht ose në heshtje për

të kryer punë nga përfaqësuesi i tyre ligjor. (2) Personat e përmendur në pikat a dhe b të këtij neni ushtrojnë të drejtat dhe

përmbushin detyrimet që rrjedhin nga kontrata si gjithë punëmarrësit e tjerë.

Veç të tjerave Kodi i Punës në disa nga dispozitat e tij parashikon; “Ndalohet te punojne ne punen e nates punemarresit nen moshen 18 vjeç dhe ata te deklaruar invalidë mbi bazen e raportit mjeksor sipas ligjit per sigurimet shoqerore. Orët e punës për PAK të pjesshme reduktohen në 6 orë në ditë. Nenin 22 ka parashikuar të drejtën e punëmarrësit të ndihmohet nga një i tretë gjatë proçesit të punës pasi është marrë pëlqimi i punëdhënësit dhe në këtë rast ndihmësi ka statusin e punëmarësit, detyrimet e punëdhënësit për të siguruar teknikisht dhe fizikisht vendin e punës si dhe përballimin e shpenzimeve nga punëdhënësi si rezultat i aksidenteve në punë ose sëmundjeve profesionale (neni 39).” Kodi i punës ka prekur sipërfaqësisht edhe detyrimin e punëdhënësve për përshtatjen e ambjentit dhe vendit të kryerjes së proçesit të punës. Nga mënyra sesi janë formuluar dispozitat e kodit të punës jemi të mendimit se i domosdoshëm është edhe formulimi më specifik i neneve që parashtruam të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me mardhëniet e punës për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, ku theksi sigurisht duhej të vihej tek;

përshtatshmëria e ambjentit të punës, përshtatshmëria e vendit të punës, ambjentit funksional të ambjentit të punës (tualetet, ambjentet e

ngrënies, etj...), sigurimin e përshtatshmërisë e të pajisjeve që do ti shërbenin për

realizimin e punës, asistimin dhe supervizimin gjatë mardhënieve të punës,

Page 57: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

57

lejimin e justifikuar për të munguar gjatë orëve të punës për rehabilitim, vlerësim ose trajtim mjeksor,

ofrimin e trajnimeve, kualifikimeve profesionale në kushte të përshtatura,

ofrimin e një lexuesi, interpretuesi dhe kujdestarit gjatë proçesit të punës,

informacionet, njoftimet, lajmërimet gjatë procesit të punës duhet të ofrohen në mënyrën më të përshtatshme për të gjithë PAK,

vendi i punës në të gjitha pjesët përbërëse duhet t’i përshtatet me natyrën e punëve që kryhen dhe sipas aftësisë së punëmarrësit për kryerjen e kësaj pune.

Kodi i Punës ka parashikuar dispozita edhe përsa i përket Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Sigurisht edhe në këtë aspekt duhet të rregullohen dispozitat ligjore, ku t’i jepet një vëmendjen e veçantë mënyrës së inspektimit të Inspektorëve për kushtet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Inspektoriati Shtetëror i Punës duhet të ketë në përbërjen e tij specialistë të aftë për kontrollin e vendeve të punës dhe rekomandimin për krijimin dhe sigurimin e kushteve të përshtatura për personat me aftësi të kufizuar gjatë mardhënieve të punës.

Ligji nr. 7995 datë 20.09.1995 “Per nxitjen e punësimit” ka të përcaktuar një kapitull të veçantë mbi kushtet dhe mënyrat për nxitjen e punësimit të PAK. Pavarësisht nga fryma bashkohore e këtij ligji problematikë mbetet moszbatimi i tij.

Kreu IV Punesimi i PAK

Riaftesimi profesional Neni 14

1. Sherbimet e riaftesimit profesional jane te mundshme per te gjithe PAK, me kusht qe ata te mund te pergatiten per to dhe te kene perspektive te arsyeshme per sigurimin dhe mbajtjen e puneve te pershtatshme. 2. Parimet menyrat e veprimit dhe metodat e pergatitjes profesionale te zbatuara pergjithesisht ne kualifikimin e personave jo me aftesi te kufizuara, zbatohen ne rastin e personave me aftesi te kufizuar deri ne masen qe lejojne kushtet e tyre mjekesore dhe arsimore.

Page 58: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

58

3. Shteti merr te gjitha masat e nevojshme, te mundshme e praktike, per te krijuar e zhvilluar brenda kuadrit te zyrave te punesimit sherbimet e specializuara te formimit profesional per personat me aftesi te kufizuara qe kerkojne ndihme ne zgjedhjen dhe nderrimin e punes.

Neni 15 Detyrimet e punedhenesit per te punesuar personat me aftesi te kufizuar 1. Çdo punedhenes qe puneson me teper se 24 punonjes, eshte i detyruar te punesoje nje person me aftesi te kufizuar per çdo 25 punonjes te personelit te tij. 2. Nje punedhenes mund te punesoje nje person me handikap te rende ne vend te pese personave me handikap te lehte. Ministria percaktoh se kush do te quhet person me handikap te rende. 3. Inspektoriati Shteteror i Punes kontrollon zbatimin e ketij neni.

Neni 16 Stimujt per inkurajimin e punesimit te PAK

1. Punedhenesi mund te kerkoje subvension nga zyra kompetente e punesimit per te paisur sic duhet vendin e punes te PAK dhe per t’i siguruar atij/asaj nje pergatitje thelbesore per punen. Rregulla te hollsishme caktohen nga Ministria. 2. Paga qe nje punedhenes i paguan nje PAK qe ai puneson perjashtohet nga taksat deri ne nje mase qe caktohet nga Keshilli i Ministrave. 3. Nje punedhenes qe nuk puneson numrin e rekomanduar te personave me aftesi te kufizuara, sic percaktohet ne nenin 15, eshte i detyruar te paguaje ne nje llogari te vecante ne Fondin Kombetar te Punesimit shumen e barabarte me minimumin e pages, per cdo muaj dhe cdo person me aftesi te kufizuar qe ai duhej ta kishte punesuar, por qe nuk ka vepruar keshtu. Keto te ardhura krijohen per te kerkuar vende pune per personat me aftesi te kufizuar. 4. Keshilli i Ministrave cakton rregullat per zbatimin e paragrafit te mesiperm te ketij neni. Sipas Statusit të para-tetraplegjikut (neni 6)/ të verbërit (neni 6)

Persona juridik shtetëror/privat që punësojnë PAK me status para-tetraplegjik/statusin e të verbërit përfitojnë ulje të tatimit mbi fitimin të barabartë me përqindjen e fuqisë puntore.

Kur ushtrojnë veprimtari private personat me statusin e të verbërit/invalidit të punës nuk përjashtohen nga taksat. Personat me statusin e invalidit para-tertraplegjik kur vetpunësohen si persona fizik dhe janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël, kuota e tatimit fiks është sa gjysma e përcaktuar mbi ligjin për biznesin e vogël

Page 59: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

59

Risistemimi në punë i PAK me statusin e të verbërit bëhet me përparësi nën kujdesin dhe mbykqyrjen e MPCSSHB. Ligji nr. 7995, dt.20.09.1995 “Per nxitjen e punësimit” pavarësisht nga sanksionet dhe garancitë dhe mënyra bashkohore e hartimit të tij nuk ka gjetur zbatim real në praktikë dhe kjo për disa arsye;

Në vend kryesisht mbizotrojnë biznese të vogla të cilat nuk kanë numrin e kërkuar mbi 24 punonjës, ose deklarojnë numër fiktiv punonjësish duke stimuluar punën në të zezë.

Edhe ato biznese të cilat kanë numrin e detyruar (24 punonjës) nuk kanë informacionin mbi stimujt inkurajues për punësimin e PAK, informacioni jepet i cunguar edhe nga nënpunësit në zyrat kompetente të punësimit apo inspektoriati shtetëror i punës dhe kjo për shkak se nuk ka punonjës apo strukturë të veçantë që të jetë i ngarkuar posaçërisht me kategorinë e PAK.

Personat me aftësi të kufizuar apo familjarët e tyre janë të pa informuar mbi të drejtat që ligji i ka garantuar personave me aftësi të kufizuar përsa i përket mardhënieve të punësimit.

Mungon një kordinim i mirë midis zyrave të punës, inspektoriatit të punës dhe sipërmarrjeve për dhënien e informacionit dhe aplikimin e sanksioneve që ekzistojnë në ligj.

Ka mungesë koordnimi pune midis Drejtorisë të Tatim-taksave-Inspektoriatit të Shtetëror të Punës, Shërbimit Kombëtar të Punësimit (Zyrat Rajonale të punësimit) për vënien në zbatim të nenit 15.

Konkluzione

Legjislacioni Shqipëtar në fushën e punësimit duhet të sigurojë që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat kushte punësimi, të drejta dhe privilegje, si gjithë shtetasit e tjerë.

Duhet të ratifikohet neni 15 i Kartës Europiane të Rishikuar Sociale, mbi të drejat e PAK lidhur me trajnimin rehabilitimin profesional.

Parlamenti Shqipëtar duhet të ratifikojë Konventën Ndërkombëtare të punës, trajnimit, rehabilitimit dhe punësimit.

Rishikimi dhe përmirësimi i dispozitave të Kodit të Punës lidhur me përshtatjen e ambjentit, mjeteve dhe proçesin e punës për personat me aftësi të kufizuar.

Duhen marrë masat konkrete dhe ligjore për zbatimin e nenit 15 të Ligjit “Për nxitjen e punësimit” duke i detyruar punëdhënësit të

Page 60: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

60

raportojnë numrin e saktë të vendeve të punës dhe SHKP të rekomandojë marrjen në punë të PAK.

Në vend nuk ekziston as sistem dhe as proçedura rehabilitimi profesional për PAK, dhe për këtë arsye është e domosdoshme marrja e nismave ligjore për ngritjen e tyre.

Nxitje dhe mbështetje per krijimin e vendeve të mbrojtura të punës për PAK dhe sigurim i lëvizjes se tyre në vende pune në tregun e hapur të punës, si dhe përmirësimi i politikave dhe programeve për trajnimin dhe formimin profesional të PAK

Shërbimi Kombëtar i Punësimit t’i jepen më shumë kompetenca në zbatimin e legjislacionit për punësimin dhe arsimimin profesional të aftësisë së kufizuar.

Page 61: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

61

E DREJTA PËR TË VOTUAR

E drejta për të votuar është një nga të drejtat themelore e cila është në

themel të të drejtave të njeriut dhe duhet t’i sigurohet në mënyrë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë çdo individi pa dallim. Garantimi i kësaj të drejte është e lidhur ngushtë me garantimin e të drejtës të çdo individi për të qënë pjesë aktive e jetës politike dhe publike në një shoqëri demokratike.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që PAK mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke u siguruar atyre një mjedis të përshtatshëm në mënyrë që të kenë mundësinë për të marrë pjesë në jetën politike të të gjitha niveleve përfshirë ato lokale, rajonale dhe kombëtare.

Në Republikën e Shqipërisë, Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet organike, kanë parashikuar dispozita që garantojnë këtë të drejtë themelore.

Kushtetuta e RSH

Neni 45

1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me

vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.”

Me problematike në këtë Kre, paraqitet Pika 2 e nenit 45 të Kushtetutës së Republikës.

Koncepti të “paaftë mendërisht” është shumë i gjerë dhe i qëndrueshëm, duke përbërë në vetvete mundësi të mëdha diskriminimi. Sigurisht që lind nevoja për specifikimin dhe qartësimin e këtij nocioni në ligjet specifike.

Në objektin e vendimit gjyqësor, në raste të tilla, është deklarimi i

përgjegjësisë juridike për të vepruar, i subjekteve që vuajnë nga sëmundje psikike. Në objektivin gjyqësor nuk është dallimi i mundësive të subjektit konkret në se, ai ka aftësitë mendore për të pasur preferenca politike apo për të vlerësuar në zgjedhjet e tij.

Por në kushtet që na ofron Ligji, pas vendimit gjyqësor, subjektit të deklaruar i paaftë mendërisht, juridikisht i hiqet mundësia të kryejë çfarëdollojë veprimi juridik, përfshirë edhe të drejtën për të votuar.

Page 62: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

62

Në këtë moment kurrësesi nuk mund të biem dakort që ky kufizim të ekzistojë edhe në të ardhmen ku me vendim gjyqësor të përgjithshëm, këtij subjekti nuk mund t’i mohohen të drejta politike.

Në Amendamentin 26, paragrafi 3, të Kushtetutës Amerikane, i

vetmi kufizim, është minimumi i moshës 18 vjeç, fakt që qartëson mungesën e diskriminimit për çdo shkak tjetër.

Personat me aftësi të kufizuara ose aftësia e kufizuar, në varësi me

evoluimin e karakteristikave individuale ose të gjendjes së aftësisë së kufizuar, mund të përbejnë shkak për kufizimin e të drejtave politike. Opinioni ynë është qe, kjo lende, të gjeje rregullim në ligje të posaçme siç mund të jene Kodi Zgjedhor ose Kodit Civil në përputhje me Kodin e Familjes duke u hequr Pika 2 e nenit 45 e Kushtetutës së Republikës. Ku kanë qënë jo të pakta rastet në SHBA ku vetë PAK me sindromën Down kanë drejtuar dhe menaxhuar zgjedhjet në zona të caktuara votimi.

Në Nëntor të viti 2004 me propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë u inicjuan përfshirja e disa ndryshimeve në nenet e Kodit të Familjes ku një vend të veçantë ju kushtua edhe specifikimit dhe kategorizimit të diagnozave të rënda për “sëmundjet e rënda psiskike” dhe “zhvillimit të metë mendorë”. Kjo sigurisht ishte një inicjativë inkurajuese e cila do t’i linte vend ndryshimeve të mëpasshme përsa i përket edhe garantimit të të drejtës për të votuar, gjë që sigurisht duhet të jetë përsëri në vëmendje të ligjvënësit. Kodin Zgjedhor

Legjislacioni shqiptar në sistemin zgjedhor edhe pse nuk është diskriminues ndaj pjesëmarrjes së zgjedhësve me aftësi të kufizuar në proçeset zgjedhore, nuk ofron të gjitha alternativat e mundshme në praktikë.

Ne Kodin Zgjedhor i cili vuan parimet baze të së drejtës kushtetuese nuk dallohen kundërshti midis të drejtave të përcaktuara në Kushtetutë dhe rregullimit të ushtrimit të tyre. Janë prezentë me intensitet me të ulet “mangësitë” kushtetuese të trajtuara në lidhje me të drejtat politike të personave me aftësi të kufizuara.

Neni 103 në Kodin Zgjedhor garanton të drejtën e votimit për zgjedhësit me aftësi të kufizuar duke filluar me identifikimin ne lista, duke

Page 63: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

63

krijuar akses përshtatshmërie dhe mjetesh votimi në qëndrën e votimit dhe duke i’u ofruar asistence zgjedhësve të cilët nuk mund të shkojnë dhe të votojnë vetë në qendrën e votimit

Neni 103

Zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë 1. Zgjedhësi që, për arsye fizike, nuk është në gjendje të kryejë vetë proçedurat e votimit, mund të kërkojë ndihmën e një familjari ose zgjedhësi tjetër, që është në listën e zgjedhësve të asaj zone të qendrës së votimit. Të dy zgjedhësit duhet të jenë të pranishëm në qendrën e votimit kur përdoret kjo procedurë. 2. Një person mund të ndihmojë vetëm një zgjedhës që nuk mund të votojë vetë. 3. Para se të shënojë në fletën e votimit, personi që ndihmon një zgjedhës tjetër, bën një deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së se do të votojë sipas udhëzimeve, se nuk do të ndikojë në vendimin e zgjedhësit, se nuk do të bëjë publike votën dhe se ai vetë nuk ka votuar për llogari të një zgjedhësi tjetër. 4. Anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve nuk mund të ndihmojnë asnjë zgjedhës që nuk mund të votojnë vetë. 5. Shënimi në fletën e votimit bëhet detyrimisht në dhomën e fshehtë. 6. Brenda periudhës së rishikimit të listave të zgjedhësve, zgjedhësit e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni kanë të drejtë ti kërkojnë kryetarit të njësisë të qeverisjes vendore, që përgatit listën e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit, rregjistrimin e tyre si zgjedhës që nuk mund të votojnë vetë. Kërkesa për rregjistrim shoqërohet me dokumentacionin zyrtar që provon llojin dhe kategorinë e paaftësisë. Regjistrimi si zgjedhës që nuk mund të votojë vetë bëhet për të lehtësuar votimin e këtyre zgjedhësve. 7. Në çdo rast kur ka zgjedhës të rregjistruar, sipas pikës 6 të këtij neni, të cilët kanë vështirësi hyrjeje në mjedisin e qendrës të votimit, caktimi i qendrës së votimit dhe organizimi i saj bëhen në mënyrë të tillë që të garantojnë hyrjen e lirë për këtë kategori zgjedhësish. Në rast se kjo është e pamundur, në përputhje me udhëzimet dhe me shpenzimet e KQZ-së, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore caktojnë personel ndihmës për të garantuar hyrjen e lirë. 8. Në rastin e zgjedhësve të verbër, kryetari i njësisë të qeverisjes vendore njofton KQZ-në për zgjedhësit e verbër dhe qendrat e tyre të votimit. KQZ-ja, në përputhje me proçedurat dhe afatet e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, pajis komisionet e këtyre qendrave të votimit me mjete të posaçme votimi, të cilat lejojnë zgjedhësit që të lexojnë ose të kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur. Zgjedhësi i verbër informohet nga KQV-ja për mënyrën e votimit me mjete të posaçme votimi dhe, me kërkesën e tij, pajiset me to. Në rast të kundërt, zgjedhësi voton në përputhje me pikat 1 dhe 3 të këtij neni.

Page 64: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

64

Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, (Janar 2005) 3.1) në Fushat e ndërhyrjes, Fusha e veprimit 1 : Jetesa pa barriera – Masat që do të merren thuhet shprehimisht : …….Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesëmarrjes së tyre ( PAK) në jetën politike, veçanërisht në pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithëshme dhe ato vendore, meqë pjesëmarrja është një e drejtë e domosdoshme që e gëzojnë njerëzit me aftësi të kufizuar. 3.2) në Planin Kombëtar të Veprimit, objektivi 1, pika e) thuhet : …..Përshtatshmëria e mjediseve publike, qendrave të votimit, etj, për të

siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të PAK në jetën shoqërore.

E drejta për të votuar e zgjedhësve me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga fakti se ka pësuar ndryshime deri në përmirësime rrënjësore të nenin 103 (në fuqi) të Kodit Zgjedhor në përputhshmëri edhe me standartet ndërkombëtare, ende mbetet shumë për të bërë. Kodit Zgjedhor, neni 103 ende ofron mangësi apo paqartësi që ndikojnë në uljen e numrit të zgjedhësve me aftësi të kufizuar në votime. Kjo dispozitë duhet të përmirësohet në tërësinë e saj, duhet të jetë më e qartë dhe e plotë në mënyrë që e drejta për të votuar t’i garantohet të gjitha kategorive të PAK. Disa nga problematikat ligjore të konstatuara në nenin 103; - Mungesa e alternativave ligjore për zgjedhësit me aftësi të kufizuar

të cilët e kanë te pamundur te levizin nga qendrat e banimit, këtu përfshihen zgjedhësit me aftësi të kufizuara fizike si të lehta dhe të moderuara si dhe të moshuarit, të cilët e kanë të pamundur të lëvizin nga qendrat e banimit, për shkak të gjendjes së rënduar. Për arsye të ndryshimeve në kodin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë nuk e ndjek më praktikën e përdorimit të kutive të lëvizshme të votimit, e cila është një praktikë standarte zgjedhore në shumë vende. Kjo praktikë është ndërprerë disa vjet më parë për arsye të shqetësimeve në lidhje me manipulimin. Megjithatë, nuk u përdor asnjë mekanizëm tjetër

Page 65: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

65

për t’i ndihmuar qytetarët që e kanë të pamundur të largohen nga shtëpitë e tyre për të votuar.

- Paqartësia në nenin përkatës të Kodit Zgjedhor përsa i i përket

aksesit dhe lehtësirave që u ofrohen zgjedhësve me aftësi të kufizuar fizike që mund të lëvizin, që të mund të shkojnë dhe të hyjnë në qendrën e votimit, paqartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe koordiniminim mes strukturave përgjegjëse për realizimin e këtij proçesi.

- Pika 6 e nenit 103 parashikon vetëidentifikimin e zgjedhësve të cilët nuk

mund të votojnë vetë “Brenda periudhës së rishikimit të listave të zgjedhësve, zgjedhësit kanë të drejtë t’i kërkojnë kryetarit të njësisë të qeverisjes vendore që pregatit listën e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit, rregjistrimin e tyre si zgjedhës që nuk mund të votojnë vetë....”. Ndërkohë që identifikimi i tyre duhet të bëhej në momentin e hartimit të listave nga pushteti vendor, por në të vërtetë kjo pikë nuk ka funksionuar. Në raundin e kaluar elektoral (Korrik 2005) u konstatua se në momentin e hartimit të këtyre listave rubrika e identifikimit të kësaj kategorie nuk ishte parashikuar dhe aq më tepër nuk u ofrua as informacioni i nevojshëm lidhur me të. Si rrjedhim duhet të parashikohet një mekanizm i efekshëm që të bëjë të mundur identifikimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

- Pika 7 e nenit 103 “Në çdo rast kur ka zgjedhës që nuk mund të votojnë vetë, të

cilët kanë vështirësi hyrjeje në mjedisin e qendrës së votimit, caktimi i qendrës dhe organizimi i saj bëhet në mënyrë të tillë që të garantojë hyrjen e lirë për ketë kategori zgjedhësish. Në rast se kjo është e pamundur në përputhje me udhëzimet dhe shpenzimet e KQZ-së kryetarët e njësive të qeverisjes vendore caktojnë personel ndihmës për të garantuar hyrjen e lirë.”, Kjo pikë duhet të përcaktohet qartë në lidhje me hyrjen e lirë të PAK në

qëndrën e votimit, në këtë rast KQZ duhet të parashikojë paraprakisht në buxhetin përkatës fond për përshtatshmërinë e qendrave të votimit pasi në rast se do të mbetemi tek personeli ndihmës, ky jo vetëm është një veprim fyes dhe aspak dinjitoz karshi PAK, por nga ana tjetër vendosja e rampi në çdo qëndër votimi do të mbetet si një investim edhe për të ardhmen, dhe do ti shërbejë komunitetit në tërësi.

- Pika 8, parashikon mënyrën votimit nga zgjedhësit me probleme shikimi.

Në të është parashikuar si mënyrë votimi vetëm me anë të fletës së përshtatur të votimit ndërkohë duhet të parashikohet si mënyrë alternative edhe mënyra e votimit me audio. Nga praktika është vërejtur se jo të gjithë personat e kategorizuar të verbër njohin shkrimin brail, kjo për shkak se janë bërë të verbër gjatë jetës apo për shkak të moshës e kanë të rënduar

Page 66: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

66

shikimin. Në këtë rast parashikimi i alternativës për votimin edhe me audio do të jetë një hap më tej në plotësimin e standarteve dhe garantimin e plotë dhe me vullnet të lirë të çdo shtetasi për të votuar.

- Kodi zgjedhor nuk ka parashikuar edhe dispozita rregulluese për sa i përket

garantimit të të drejtës për të votuar për zgjedhësit me probleme dëgjimi, personat me vështirësi / apo që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Kjo kategori has vështirësi dhe mungesë aksesi mbi informimin dhe komunikimi para dhe gjatë proçesit zgjedhor, mungojnë përkthyesit të gjuhës së shënjave.

- Mungon nje sistem i organizuar masash administrative për zbatimin e

legjislacionit egzistues (sistemi i transportit). - Si rezultat i paqartësisë ligjore, mungon përshtatshmëria në shumicën e

objekteve publike që përzgjidhen si qendra votimi, duke lënë jashtë proçesit të votimit shumë zgjedhës që dëshirojnë të marrin pjesë.

- Personat me aftësi të kufizuara afatshkurtër ( te hospitalizuar) përbëjnë nje

segmentet më të mëdha të cilët për shkak të neglizhencës dhe moskordinimit nuk u ofrohet mundësia për të ushtruar të drejtën për të votuar me anë të mos ngritjes së qendrave të posaçme të votimit.

- Personat me aftësi të kufizuara mendore, të cilët për aq kohë sa nuk janë të

përjashtuar me vendim gjyqesor, askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë të drejtën për të votuar. Kjo e drejtë praktikisht kësaj kategorie ende ju mohohet.

Konkluzione

Përmirësimi i mëtejshëm i Kodit Zgjedhor për të krijuar mundësi për pjesëmarrje të plotë të personave me aftësi të kufizuar në votime mund të realizohet nëpërmjet :

Sanksionimit në dispozitat ligjore të votimit edhe jashtë qendrës së

votimit si mënyra më e mirë për realizimin e pjesëmarrjes sa më të gjerë në proçeset e votimit, që edhe një qytetar i vetëm të mos mbetet jashtë proçesit të votimit.

Përmirësimit të nenit 103 të Kodit Zgjedhor në lidhje ne alternativën e aksesit në qendrat e votimit.

Page 67: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

67

Parashikimin e alternativës të shërbimit të përkthimit për personat me probleme dëgjimi.

Përmirësim në përgatitjen dhe përdorimin e mjeteve të votimit të

posaçme për të verbërit.

Për personat me humbje të pjesshme apo të plotë të shikimit, mbetet të përcaktohet dhe të përzgjidhet mënyra dhe modeli i mjeteve të posaçme të votimit, të tilla që të mundësojë që edhe personat që nuk njohin shkrimin brail të mund ta përdorin duke mundësuar votimin e tyre të drejtpërdrejtë.

Sigurimin që informacioni i votimit të jetë i gatshëm dhe i aksesueshëm

në të gjitha formatet e përshtatshme dhe i lehtë për t’u kuptuar

Partitë politike duhet të inkurajohen së bashku me shoqatat e shoqërisë civile për të ofruar informacion dhe të organizojnë takimet e tyre publike gjatë fushatës elektorale në një mënyrë të përshtatshme edhe për PAK.

Page 68: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

68

PËRSHTATSHMËRIA

Lidhja e ndërsjelltë e njeriut me mjedisin, gjen reflektimin e vet perfekt, në planifikimin hapsinor, ku ndërthuren dhe harmonizohen të gjithë komponentët fizikë, mjedisorë, ekonomikë dhe socialë, si pozita gjeografike, demografia, ekonomia, arsimi, historia, arti kultura, mjedisi etj.. Nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, problemi i habitatit është trajtuar në disa samite të shkallës botrore, në bazë të të cilës është njeriu dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, me moton e formuluar në vizionin “Zhvillim i Qëndrueshëm”. Të gjitha vendet e botës së qytetruar kanë punuar dhe po punojnë në funksion të këtij vizioni. Në këtë kuadër është përpunuar një legjislacion bazë për të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor, një ndër të cilat është edhe planifikimi urban dhe ndërtimet. Në kohën që legjislacioni ynë, në një periudhë të zgjatur tranzicioni, po pëson ndryshime të vazhdueshme në drejtim të përmirësimit, është momenti për të përfshirë në të elementët e domosdoshëm për të krijuar mjedisin e përshtatshëm për njërën nga kategoritë që pavarësisht aftësisë të kufizuar, ka forcën, dëshirën dhe të drejtën për të përdorur mjedisin njëlloj si gjithë të tjerët. Tentativat e vazhdueshme për përmirësime të ligjit “Për Urbanistikën” reflektojnë kërkesësn e qëndrueshmërisë në fushën e planifikimit urban e njëkohësisht faktin që nuk është arritur ende të hartohet një ligj i plotë e bashkëkohor në këtë fushë. Legjislacioni në vetvete ka mungesa të thella përsa i përket fushës së Ndërtimeve, Transportit dhe Telekomunikim të Përshtatur për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK) për të mundësuar integrimin dhe gjithëpërfshirjen e e tyre në jetën shoqërore. Dokumentat ligjore bazë në fushën e planifikimit urban dhe ndërtimeve janë ligji “Për Urbanistikën”dhe “Rregullorja e Urbanistikës”të miratuara në vitin 1998 dhe amendamentet ligjore të miratuara në vitin 1999, 2000 dhe në vitin 2003. Sipas nenit 2 të ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” citohet “Urbanistika në kuptim të këtij ligji, shpreh dhe përcakton rregullat e përgjithshme të

Page 69: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

69

vendosjes dhe të arkitekturës së ndërtimeve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.” Janë për tu vlerësuar tentativat në ligjet e veçanta për personat mne aftësi të kufizuar si në Ligjin nr. 7889 datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit” (i ndryshuar)

Neni 2 “Shoqeria dhe shteti marrin ne mbrojtje invalidet, ne menyre qe ata te marrin pjese ne jeten shoqerore njelloj si te tjeret, t`u sigurohet niveli ekonomik i nevojshem per te jetuar ne menyre dinjitoze, te kene kushte banimi, te shfrytezojne mjedisin e jashtem, te kene nje pune te pershtatshme, si dhe t`u krijohen mundesi normale per kurim, arsimim dhe veprimtari clodhese e argetuese”

Neni 13 13.1. Mjediset e institucioneve shendetsore, te perkujdesjes shoqerore dhe ato publike pershtaten per perdorimin e tyre nga te verbrit dhe paraplegjiket. Procedurat e fazat e pershtatjes percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

13.2.Te gjitha ndertimet e reja publike qe realizohen pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, duhet te ofrojne mundesi perdorimi nga kategorite e ndryshme te personave me aftesi te kufizuara. Ministria qe mbulon ndertimin, strehimin dhe rregullimin e territorit nxjerr aktet nenligjore perkatese.

Ligji nr. 8626 datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit para-tetraplegjik”

Neni 20 “Ne vendet publike (aeroporte, stacione treni, stadiume, hotele etj.) krijohen mjedise per levizjen, qendrimin dhe sherbimin per te semuret paraplegjike sipas ligjit nr. 7889, date 14.12.” statusi i invalidit” Neni 20.2 Ministritë dhe institucionet e tjera qëndrore përkatëse nxjerrin aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ligji nr. 8098 datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”

Neni 7 “Keshillat e Rregullimit te Territorit dhe organet e urbanistikes nuk miratojne asnje projekt per rruget dhe mjediset publike, neqoftese ne to nuk jane mbajtur parasysh pershtatjet e nevojshme dhe te mundshme te tyre per te verberit.” Neni 17 Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministritë përkatëse të nxjerrin aktet nenligjore në zbatim të këtij ligji. Në të gjitha nenet që parashtruam më lart nuk parashikohet përshtatja e vendqëndrimeve të udhëtimit dhe e mjeteve të udhëtimi, si ato publike dhe private.

Page 70: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

70

Ndërkohë që të gjitha këto ligje detyrojnë institucionet dhe ministritë përgjegjëse, për të hartuar ligjet e veçanta në zbatim të kërkesave të tyre, asnjë rezultat nuk ka ende, në legjislacionin bazë në fushën e planifikimit urban, të ndërtimit dhe të transportit. Falë inicjativës së FSHDPAK në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Urbanistike u pregatitën dhe u miratuan rregulla të veçanta në përmirësim të “Rregullores të Urbanistikës” përsa i përket përshtashtmërisë të mjedisit urban për tu bërë më i arritshëm për të gjithë duke miratuar Rregulla dhe Norma Urbanistike dhe Arkitektonike per PAK, si kapitull i veçante ne Rregulloren e Urbanistikes (VKM nr. 401 datë 25.06.2004). Konkluzione Në fushën e planifikimit urban janë kryer disa ndërhyrje ligjore për të përmirësuar situatën urbane dhe koordinimin e ndarjen e pushteteve, si edhe për të plotësuar kuadrin ligjor, në përputhje me standartet bashkohore europjane. Megjithatë përsa i përket fushës së aftësisë të kufizuar mbetet ende shumë për të bërë në këto nivele;

Duhet të jepet përkufizimi i përshtatshëmrisë për çdo pjesë zone apo ndërtimi me mundësinë e pjesmarrjes në planifikim dhe vendimamarrje të grupimeve të personave me aftësi të kufizuar.

Mungon ende një ligj për përshtatshmërinë e ambjentit për të përfshirë edhe përshtatshmërinë në institucione publike, arsimore, restorante, zyra, shërbime të hapura për publikun, përshtatshmërinë e telefonave publik për PAK

Te pershpejtohet hartimi dhe miratimi i neneve te veçanta per aftesine e kufizuar brenda legjislacionit baze te ndertimit .

Te parashikohen fonde shtese ne nivel lokal per te siguruar pershtatshmerine e ambjenteve publike egzistuese, perfshire ketu institucionet shteterore arsimore, shendetesore, te artit e te kultures.

Te ngrihet strukture e perhereshme me perfaqesues te aftesise se kufizuar prane strukturave vendimmarrese egzistuese te miratimit te lejeve te objekteve te reja, per te parandaluar miratimin e ndertimit te objekteve te papershtatura.

Projektet e institucioneve shendetesore qe do te ndertohen e rikonstruktohen duhet te marrin ne konsiderate normat per aftesine e kufizuar.

Page 71: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

71

Të pasqyrohet ne lendet per legjislacionin ne Fakultetin e Inxhinjerise se Ndertimit si dhe i konceptit të ndërtimit pa barriera në konceptet kryesore të mësimdhënies në universitetin e politeknik dhe përgatitja e specialistëve të matet edhe nga ky këndvështrim.

Fusha e turizimit

E drejta e PAK si individë për të qënë plotësisht të integruar në shoqëri varet nga pjesmarrja e tyre në jetën kulturore, sportive, kohën e lirë, turizëm të një shoqërie.

Sigurisht realiteti në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Legjislacioni ka parashikuar hyrjen me 50 % të vlerës së biletës në aktivitet kulturore si kinema, teatro apo muze po sa të arritshme janë ato për PAK kjo është çështja për tu diskutuar.

Barriera kryesore që ato ndeshin janë ato ndërtimore. Mospërshtatshmëria e ambjenteve të tilla bën që ato të jenë shumë pak të frekuentueshme nga PAK pavarësisht nga lehtësistë që ka parashikuar legjislacioni.

Në këto kushte shumë emergjente janë;

Konkluzione

Respektimin dhe permiresimin e kuadrit ligjor per krijimin e nje mjedisi ndertimor turistik, kulturor e sportiv te pershtatur per personat me aftesi te kufizuar, nepermjet ofrimit te lehtesirave per perdorimin e tij nga personat me aftesi te kufizuar.

Krijimin e mundesive per pjesemarrje te barabarte te personave me aftesi te kufizuar ne jeten kulturore e sportive, nëpërmjet krijimit dhe dhënies së mundësive për të qënë pjesë aktive e shoqërisë

Adaptimi dhe përshtatja ndërtimore dhe në informacion e të gjitha ambjenteve sportive, kulturore, të kohës së lirë

Duhet që ofruesit e shërbimeve të inkurajohen dhe njëkohësisht të detyrohen ligjërisht për ofrimin e shërbimeve në fushën e kulturës, kohës së lirë, sportit turizmit në mënyrën më të përshtatshme për PAK.

Page 72: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

72

Fusha e transportit

Fusha e transportit rregullohet me anë të njësërë ligjesh të cilat ashtu si

edhe shumë ligje të tjera nuk garantojnë në mënyrë të plotë dhe të barabartë të drejtën e lëvizjes lirisht për personat me aftësi të kufizuar. Më poshtë po citojmë disa nga ligjet dhe kodet të cilat afektojnë fushën e transportit në të gjitha natyrat e tij;

1. transport rrugor (publik dhe privat), 2. transport hekurudhor, 3. transport ajror, 4. transport detar, 5. shërbimi i sinjalistikës,

në mënyrë që të sjellim në vëmendjen e ligjëvënësist domosdoshmërinë për ndryshim, përqasje me nevojat e përsonave me aftësi të kufizuar dhe zbatim të legjislacionit në fushën e transportit. Transporti rrugor

Transporti rrugor ka si ligj të përgjithshëm Ligjin nr. 8308 datë 8.03.1998 “Për transportet rrugore” i cili zbatohet për të gjitha llojet e transportit rrugor në RSH dhe ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të mallrave për të tretët. Në nenin 9 parashikohet “Shteti nëpërmjet organeve të veta, organizon transportin e udhëtarëve, kur ai kryhet me mjete motorike, përveç atyre të përdorimit vetjak. Transporti i udhëtarëve lejohet vetëm me mjete origjinale të prodhuara për këtë lloj transporti. Kushtet që duhet të plotësojnë këto mjete përcaktohen me udhëzim të Ministrisë.” Në zbatim të këtij neni ka dalë Udhëzimi i Ministrit nr. 1649 datë 16.08.1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta për transportin rrugor të udhëtarëve” pika 10 përcakton që në mjetet e transportit qytetas të parashikohet dhe të vendoset shënimi përkatës për vendet e personave me aftësi të kufizuar. Por ky udhëzim si edhe udhëzime të tjerë në vazhdim nuk kanë parashikuar pajisjen e këtyre mjeteve me atrecaturë apo rrafshet e pjerrët për të lehtësuar lëvizjen e PAK. Kodin Rrugor, ligji nr 8378 datë 22.07.1998 parashikon disa nene të veçanta në lidhje me fushën e aftësisë së kufizuar.

Neni 115 “Lejedrejtimi dhe çertifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve” pika 5 sanksionon të drejtën e personave me aftësi të kufizuar për tu

Page 73: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

73

pajisur me leje drejtimi të kategorive A, B, dhe C. Ata kufizohen nga e drejta e ushtrimit të mjeteve të shërbimit taksi ose me qiradhënie me drejtues mjeti për transport njerëzish a në shërbime në linjë, autoambulancat dhe mjetet që përdoren në transportin e mallrave të rrezikshme ose në transportin e më shumë se 8 pasagjerëve, përveç drejtuesit të mjetit. Neni 117 parashikon “Kërkesat fizike dhe psikike për marrjen e lejedrejtimit të mjetit” me anë të të cilit përcaktohet se nuk mund të marrë lejedrejtimi ose autorizim për të drejtuar në mënyrë të sigurit një mjet me motor personi kur është i prekur nga sëmundje fizike a psikike, që ka paaftësi organike a të meta psikike, anatomike ose funksionale. Neni 156 “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve” parashikon ndalimin e pushimit dhe qëndrimit të mjeteve në hapësirat e rezervuara për qëndrimin dhe pushimin e mjeteve për invalidë, në rrafshet e pjerrëta......” Neni 186 “Qarkullimi dhe shërbimi i mjetetve në shërbim të invalidëve”

1. Për qarkullimin dhe pushimin e mjeteve në shërbim të invalidëve, entet pronare të

rrugës janë të detyruara të ndërtojnë dhe mirëmbajnë strukturat përkatëse, si dhe sinjalizimin e nevojshëm për të lejuar e lehtësuar lëvizjen e tyre, siç është përcaktuar në aktet në zbatim.

2. Subjektet që kanë të drejtë të shfrytëzojnë strukturat e përmendura në pikën 1, marrin autorizimin përkatës nga kryetari i bashkisë a komunës ku ata banojnë, sipas kufizimeve dhe formaliteteve të përcaktuara në aktet në zbatim.

3. Mjetet në shërbim të invalidëve të autorizuar sipas pikës 2, nuk janë të detyruar të respektojnë kufijtë e kohës kur pushojnë në zonat e parkimit me kohë të kufizuar.

4. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1, pa autorizimin e përcaktuar në pikën 2, ose nuk i përdor siç duhet këto struktura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

5. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1, duke pasur autorizimin përkatës sipas pikës 2, por nuk zbaton kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në këtë autorizim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Dispozitat e mësipërme kanë sjellë një hap përpara përsa i përket mënyrës të garantimit të të drejtës për përfitimin dhe ushtrimin e drejtimit të automjetit nga personat me aftësi të kufizuar, vendparkimit të rezervuar për kategorinë e PAK. Ky ligj bashkëvepron me ligje të tjera si Statusi i Invaidit të Punës i cili në nenin Neni 8 ka parashikuar “Instituti i Sigurimeve Shoqerore administron pajisjen e invalideve me: a) mjete levizese perfshi edhe autovetura dhe pajisje te ndryshme ortopedike......... 8.2.Invalidet nuk paguajne taksa doganore per mjetet levizese dhe ndihmese te percaktuara ne pikat a , b ,dhe c te pikes 8.1 te nenit 8”.

Page 74: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

74

Me anë të këtij neni ligji i jep mundësi kategorisë të PAK që gëzojnë statusin e invalidit të punës për ti lehtësuar nga tarifat doganore kur makina importohet nga një shtet tjetër për përdorim vetjak të individit. Neni 11 ka parashikuar “11.1. Udhetimi i invalideve me mjetet e komunikacionit shteteror dhe privat qytetas behet falas. 11.2. Udhetimi me mjetet e komunikacionit shteteror dhe privat nderqytetas behet me 50 perqind te vleres se biletes. 11.3. Te gjitha mjetet e udhetimit qytetas dhe nderqytetas rezervojne vende te vecanta per invalidet.” Ligji ka parashikuar rimbursimin e biletave dhe ka dalë edhe udhëzim në zbatim të kësaj pike dhe formulari përkatës për tu respektuar kjo pikë nga të gjitha mjetet private të transportit publik. Por si shumë ligje të tjera edhe kjo pikë nuk zbatohet përsa i përket rimbursimit të biletave në linjë interurbane.

Kodi i ri Hekurudhor dhe Kodi Detar nuk kanë parashikuar në asnjë prej disapozitave të tyre ligjore, gjithashtu edhe në rregulloret në zbatim, dispozita mbi përshtatshmërinë si të mjeteve hekurudhore dhe detare për të lehtësuar hyrjen, qëndrimin dhe zbritjen e personave me aftësi të kufizuar. Konkluzione

Transporti rrugor Me qëllim plotësimin e legjislacionit në fushën e përshtatshmërisë në të gjitha aspektet e saj lind si nevojë imediate;

Plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për akses në shërbim dhe mjete transport-telekomunikimi për Personat me Aftësi të Kufizuar, në përputhje me standartet ndërkombëtare në kuadrin e përshpejtimit të hartimit dhe miratimit të neneve te veçanta per aftesine e kufizuar brenda legjislacionit baze te transportit.

Hartimi i Normave Vendore të përshtatshmërisë ndërtimore, të infrastruktures e transportit ( në rang bashkie e komune ).

Përfshirja në kushtet e licensimit të mjeteve lëvizëse edhe detyrimi për përshtatshmëri për PAK.

Ngarkimi me përgjegjësi i Min. së Financave për të zbatuar legjislacionin egzistues të rimbursimit e biletave gjatë linjave urbane dhe interurbane për përfituesit nga statusi i invalidit të punës, të verbërit, para-tetraplegjikut.

Parashikimin e vendeve të parkimit në infrastrukturën urbane për drejtuesit e automjeteve PAK, bazuar në Kodin rrugor, si dhe pajisja

Page 75: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

75

nga struktura përkatëse e invalidit me shënjën dalluese si drejtues automjeti.

Përmirësim ligjor në lidhje me mënyrën dhe mjetin e identifikimit të PAK përfitues

Forcimi i rolit bashkëpunues MPPTT me Bashkitë për mjete, informacion dhe sinjalistikë të përshtatur.

Legjislacioni duhet të parashikojë sanksione dhe afate kohore për vënien në zbatim të ligjit në të gjitha llojet e ofrimit të shërbimeve në transport apo për monitorimin e tij.

Në ligjin e përgjithshëm të transportit rrugor dhe ofrimin e shërbimeve

në rrjetin urban dhe interurban të problematikës së përshtatshmërisë për PAK duhet të kihen parasysh Direktivat e Komunitetit Europian, (Shqipëria është në proçes antarësimi);

1. Mjetet e transportit publik duhet të kenë të paktën një hyrje e përshtatshme për karrigen me rrota. Një sistem i kombinuar me ramp apo hyrje lëvizëse duhet të instalohet për të mundësuar hyrjen e PAK.

2. Duhet të projektohet një hapësirë për karrige me rrota dhe sistem për të siguruar qëndrueshmërinë e karriges me rrota

3. Të paktën 4 vende kryesore, në autobuzat urban, duhet të jenë të gatshme për PAK, pranë derës të hyrjes

4. Poshtë ndenjëseve ose afër tyre duhet të ketë të paktën hapësirë për qenin shoqërues për PAK me probleme shikimi.

5. Ndriçim i përshtatur duhet të të ofrohet për të ndriçuar hapësira brenda dhe menjëherë jashtë mjetit të transportit, për të mundësuar hyrjen e sigurt të PAK me probleme shikimi

6. Komunikim i përshtatur duhet të vendoset afër cdo ndënjëse të përcaktuar për PAK dhe hapësirës për karrigen me rrota. Ai duhet të jetë lehtësisht i lezueshëm me pëllëmbën e dorës dhe duhet të jetë me kontraste ngjyrash.

7. Të parashikohet si detyrim mosliçencimi i mjeteve të transportit publik me dysheme të lartë hyrjeje.

Transporti ajror

Legjislacioni duhet të parashikojë dispozita për të ndaluar diskriminimin dhe refuzimit të udhëtimit në linjë ajrore për shkak të AK

Page 76: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

76

Ndërhyrje në marrveshjet konçesionre/ajrore /hekurudhore në kuadrin e rishikimit të tyre në çështjet e përshtatshmërisë së mjeteve dhe shërbimeve për PAK.

Parashikimin në legjislacion të dispoziatave për sigurimin e assitencës (falas) për PAK gjatë plotësimit të proçedurave në aeroport.

Transporti hekurudhor

Ndërhyrje e menjëherëshme në Kodin hekurudhor për hartimin e akteve nenligjore të posaçme;

Lidhur me përshtashëmrinë e të paktën një prej vagonave për lehtësimin e ngjitjes dhe zbritjes të PAK.

Përshtatshmëri e infrastrukturës hekurudhore. Përshtatshmëri e inventarit të hekurudhës. Informacion të përshtashëm gjatë udhëtimit për të gjitha kategoritë e

PAK, asistencë, falas, gjatë udhëtimit. Vendosjen e afateve kohore për realizimin e këtij proçesi.

Transporti detar

Ndërhyrje në Kodin Detar lidhur me; Akses të përshtashëm në hyrje dhe në bordin e mjetit të lundrimit. Sinjalistikë e përshtatur, mesazhe alarmi apo të formave të tjera. Informacion dhe shërbim i përshtatur për të gjithë udhëtarët.

Prokurimet Publike

Si domosdoshëmëri për përshpejtimin e proçesit të gjithpërfshirjes me anë të sigurimit të një mjedisi të përshtatshëm për të gjithë domosdoshmëri është edhe ndërhyrja në dispozitat e ligjit nr. 7971 datë 26.07.1995 “Për Prokurimet Publike” (i ndryshuar).

Duke patur në vëmendje që çdo entitet publik që operon në sektorët si energji, ujë, transport dhe shërbime postare, duhet të parashikojë në proçedurat e prokurimit edhe çështjen e përshtatshmërisë

Përfshirja në “kushtet skualifikuese” të proçedurave të prokurimit edhe çeshtja e standartizimit të transportit dhe pajisjeve teknologjike.

Page 77: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

77

E DREJTA PËR INFORMIM

Page 78: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

78

E drejta për informim është një e drejtë që u përket të gjithë individëve. Kjo e drejtë përbën një pjesë themelore të të drejtës të lirisë së shprehjes dhe të informimit. Natyrisht që në përputhje me aktivitetin, interesat, aftësitë duhet të standartizohen edhe nivelet e infomacionit në mënyrë që të bëhen të arritshme për të gjithë. Personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, veç barrierave të cilat i kemi shqyrtuar hollësisht në kapitujt e mësipërm, ndeshin gjithashtu barriera edhe në aksesin për informacion qoftë përsa i përket mungesës në mjete, por edhe në ofrimin e formës më të përshtatshme për ta. Legjislacioni Shqipëtar ka mungesa evidente përsa i përket rregullimit të mardhënies për ofrimin e informacionit në mënyrën më të përshtatshme për të gjitha kategoritë sociale dhe veçanërisht kategorisë të personave me aftësi të kufizuar. Nga këndvështrimi në praktikë, dukshëm konstatohet mungesa e ofrimit të njësërë shërbimesh lidhur me rregjistrimin e librave dhe materialeve informuese në audio magnetic ose audio elektronik për mbështetjen e shkollave dhe librarive publike për personat me probleme shikimi, por që do i vinte së tepërmi në ndihmë edhe moshës së tretë. Në asnjë nga libraritë publike, biblioteka apo ofrim shërbimi zyrtar nuk është i përfshirë edhe shërbimi i librave në braill, në shirita audio, CD ose në format elektronik. Të vetmet përpjekje të bëra deri tashmë kanë qënë nga shoqata/organizata jo fitimprurëse, të cilat i kanë ardhur në ndihmë PAK me probleme shikimi por në të shumtën e rasteve janë të papërballueshme për ta dhe familjarët e tyre. Të njëjtën problematikë ndeshin edhe familjarët e PAK me probleme mendore për marrjen e informacionit të cilat do t’u vijnë atyre në ndihmë me anë të librave që paraqesin imazhe lehtësisht të aksesueshme, në mënyrë që ti zhvillojnë këto persona për aftësitë e tyre sociale. Personave me aftësi të kufizuara duhet t’u sigurohet akses si përsa i përket informacionit publik ashtu dhe të informacionit lidhur me ushtrimin e të drejtave të tyre. Ky akses është i një kërkese të dyfishtë: 1). Duke përfshirë nevojën për personat me aftësi të kufizuar që të perceptojnë informacionin 2) t’u jepet mundësia për të interpretuar atë informacion që ata perceptojnë.

Page 79: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

79

Në Shqipëri vepron Ligji Nr. 8503 datë 30. 06. 1999 “Për të Drejtën e Informimit mbi dokumentat zyrtarë” ku neni 3 i këtij ligji parashikon se çdo person ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë informacion mbi dokumentat publike pa qënë i detyruar të shpjegojë motivet se përse ai/ajo e kërkon këtë informacion.

.Neni 7. ka përcaktuar format e dhënies së informacionit “Kërkuesit i vihet në dispozicion një kopje e plotë e dokumentit zyrtar, për të cilin kërkohet të informohet. Autoriteti publik, me kërkesë të personit të interesuar ose duke sygjeruar vetë, mund të ofrojë kërkuesit forma të tjera të dhënies të informacionit, përfshi formën verbale. Në çdo rast të tillë, kërkuesi jep me shkrim pëlqimin për formën e ofruar” Në paragrafin e dytë të nenit 7 është parashikuar si aleternativë edhe forma të tjera të dhënies së informacionit që sigurisht mund të përdoret si mënyrë interpretuese për të siguruar ofrimin e informacionit në formën më të përshtatshme për PAK, me anë të formës braill apo gjuhës së shenjave, por kjo dispozitë ka mbetur e pazbatuar. Jo vetëm nuk ka gjetur rregullim në rregulloret e autoriteteve kompetente për mënyrën dhe format sesi do të ofrohet ky informacion kësaj kategorie por mungon edhe prania e një stafi të specializuar për të lehtësuar marrjen e informacionit. Konkluzione

Legjislacioni Shqiptar dhe në veçanti ky ligj, duhet të parashikojë dispozita të cilat të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë dhe përhapur informacionin në baza të barabarta me të tjerët dhe nëpërmjet gjuhës së shenjave, Braille, komunikimit shkresor dhe alternativ dhe të gjitha mjetet, mënyrat dhe format e komunikimit të aksesueshme sipas zgjedhjes së tyre.

Informacioni i konceptuar për publikun në tërësi duhet të sigurohet edhe për personat me aftësi të kufizuar në formate dhe teknologji të aksesueshme, të përshtatshme për lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar në kohën e duhur dhe pa kosto shtesë, fakt i cili duhet të gjejë mbështetje ligjore.

Legjislacioni duhet të parashikojë detyrimin për zyrtarizimin e përdorimit të gjuhës së shenjave në institucionet publike, përfshirë edhe gjykatat.

Page 80: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

80

Subjektet private duhet të nxiten që të sigurojnë shërbime për publikun në përgjithësi, përfshirë dhe internetin, të sigurojnë informacion dhe shërbime në formate të aksesueshme dhe të përdorshme për personat me aftësi të kufizuar.

Autoriteti Publik, duhet të ketë stafe të specializuara në mënyrën dhe sigurimin sipas formave të ndryshme të dhënies së informacionit për personat me aftësi të kufizuara.

Autoriteti publik me anë të rregulloreve duhet të përcaktojë mënyrat e duhura për sigurimin dhe ofrimin e informacionit dhe ndaj personave me AK me anë të stafit që ai ka për qëllim, duke patur parasysh se informacioni është i aksesueshëm nëse PAK mund t’a perceptojë atë nëse i siguron atij/asaj mundësinë për interpretimin e duhur.

Legjislacioni mbi të drejtën e autorit duhet ti sigurojë një mbrojtje të veçantë të drejtës të autorësisë të PAK duke e vënë atë në kushte të barabarta dhe jodiskriminuese dhe sigurimin e plotë të përfitimeve nga pronësia e tyre artistike.

Ligji Nr. 8410 datë 30. 09. 1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë” rregullon veprimtarinë e radios dhe televizionit publik dhe privat në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por ndonëse i kompletuar, përsëri shfaq mjaft mangësi përsa i përket fushës së Aftësisë së Kufizuar. Kjo konstatohet edhe në mënyrën sesi nene të veçanta janë hartuar duke anashkaluar garantimin e të drejtës për informim për të gjitha kategoritë sociale ku fokus të veçantë sigurisht duhet të kishte edhe aftësi e kufizuar. Konkretisht kjo vërehet tek neni 4 “Parimet themelore të zhvillimit të veprimtarisë radio televizive” ku ndër të tjera parashikohet “ ..........Veprimtaria radiotelevizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij. Në këtë veprimtari respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat dhe kërkesat morale dhe ligjore të të miturve” Si edhe vërehet ky nen shprehet për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Do të ishte plotësisht e pranueshme në rast se në këtë nen do të ishte i shprehur edhe garantimi i të drejtës për informim në formë më të përshtatur për përsonat me aftësi të kufizuar. Të miturit sigurisht janë një target grup i cili kërkon një vëmendje të veçantë por nuk mund të mbetet pas edhe kategoria e personave me aftësi të kufizuar

Page 81: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

81

në mënyrë që edhe ligjërisht të ishte e shprehur domosdoshmëria për ofrimin e informacionit në mënyrën më të përshtatur për ta. Neni 41 parashikon detyrimin e operatorëve radio dhe televizivë për trasmetimin e edicionet infomative në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. As në këtë dispozitë dhe as në ato në vazhdim nuk gjejmë rregullime ligjore mbi detyrueshmerinë që operatorët radio-televiziv duhet të kenë për transmetimin e edicioneve informative për të qënë të arritshëm edhe për personat me probleme dëgjimi. Mungesa e dispozitave të tilla ka bërë që për vite ofrimi i informacionit nga mediat elektronike për këtë kategori personash të jetë i cunguar dhe aspak i përshtatshmë për ta. Gjithashtu nuk mund të lemë pa përmendur realitetin të cilin duhet të ndeshin shpesh organiztat jofitimprurëse të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e aftësisë të kufizuar. Për realizimin e emisioneve apo kronikave për të nxjerrë në pah problematikën e aftësisë të kufizuar iu duhet të kryejnë pagesa të konsiderueshme si në televizionet private, por edhe në atë publik. E pikërisht veprime të tilla abuzuese vijnë për shkak se edhe vet në këtë ligj nuk parashikohen dispozita rregulluese dhe njëkohësisht detyruese përsa i përket vëmendjes që operatorët radio televiziv duhet të kenë në trajtimin e problematikave të tilla sociale dhe sygjerimin për ti patur pjesë të programeve televizive në vazhdimësi. Ligji Nr 7756 “Për Shtypin”

Ligji “Për shtypin” është një nga ligjet e miratuar në filimin e viteve ’90 dhe ka mbetur ende në fuqi, ndërkohë që nuk i përgjigjet nevojve të kohës përsa i përket mediave të shkruara dhe aq më pak fushës së aftësisë të kufizuar, në ato pjesë që ajo duhet ta prekte këtë fushë. Në vitin 2003 dhe gjatë viti 2004 u përpilua me inciativën e një grup deputetësh (kryesisht me profesion gazetarë) draft ligj mbi “Aktin e lirisë të shtypit”. FSHDPAK u përfshi me rekomandimet e tij përsa i përket fushës së aftësisë të kufizuar duke përfshirë në një prej neneve të tij garantimin e mosdiskriminimit nga media e shkruar për shkak të AK. Pavarësisht nga debatet e kohës, ky ligj nuk është miratuar ende dhe që sigurisht sjell si domosdoshmëri miratimin e tij sa më të shpetë, e cila vjen si domosdoshmëri e kohës.

Page 82: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

82

Shypi i shkruar duhet t’u sigurojë akses personave me aftësi të kufizuara për leximin e tij. Kjo gjë afekton më tepër personat me probleme shikimi. Si rrjedhhim, këshillohet që çdo gazetë apo shtyp i shkruar të ketë edhe një rubrikë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara, ku të sigurojë aksesin për informacion në mënyrën më të përshtatshme për ta. Konkluzione

Të kompletohet legjislacioni në fuqi me propozime lidhur me aksesin për informacion dhe komunikimin, në mënyrë që informacioni të jetë i arritshëm në të gjitha aspektet e jetës së përditshme përfshirë edhe atë profesionale, sociale dhe kulturore, informacionet nëpërmjet faqeve të internetit etj..

Ndërhyrje në ligjin “Për Radio dhe televizonin Publik” përsa i përket detyrimit të operatorëve televizivë për ofrimin e informacionit, edicioneve informative dhe emisioneve në formën më të përshtatshme për të gjitha kategoritë e PAK.

Duhet të sanksionohet ligjërisht detyrimi i operatorëve publik dhe privat për ofrimin e informacionit, edicioneve informative etj.., me anë të interpretuesit të gjuhës së shenjave apo me titra për ta bërë informacionin e arritshëm edhe nga kategoria e PAK që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin.

Parashikimin e dispozitave ligjore për të gjithë operatorët radio televizivë për ofrimin rregullisht të informacioneve mbi masat e marra për promovimin e mundësive të barabarta për PAK duke patur si qëllim kontributin për ndryshim të mentalitetit të krijuar për PAK.

Page 83: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

83

LIGJI NR. 8092 datë 21.03.1996 “PËR SHËNDETIN MENDOR”

Në vitin 1996 Parlamenti Shqiptar miratoi Ligjin për Shëndetin Mendor

i cili ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor nëpërmjet sigurimit të kujdesit shëndetësor, të një mjedisi social të përshtatshëm për të sëmurët mendorë, si dhe nëpërmjet ndjekjes të një politike parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor. Për kohën kur ky ligj u miratua ishte një hap drejt ndërgjegjësimit institucional mbi të drejtat e njeriut në kuadrin e personave me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë që Shqipëria ka fituar ndërgjegjësim më të madh në fushën e të drejatve të njeriut ky ligj vazhdon të mbetet i pazbatueshëm. Të drejtat e njeriut, të personave me probleme të shëndetit mendor, vazhdojnë të dhunohen në dy nivele;

Institucionet psikiatrike nuk aplikojnë tërësisht proçedura të përshtatshme për sa i përket shtrimit dhe mënyrës së trajtimit në terma ligjorë dhe situata ku jetojnë/ku janë rezidentë të sëmurët me probleme të shëndetit mendorë, dhunon të drejtat e tyre.

Jashtë institucioneve psikiatrike, të drejat e personave me probleme të shëndetit mendor dhunohen në burgje me anë të mosofrimit të kujdesit bazë mjeksor dhe rehabilitues.

Situata ka mbetur e pandryshuar pavarësisht se Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor që garanton dhe mbron këtë kategori. Kushtetuta e RSh në nenet respektive 21, 25, 27, garanton të drejtën e jetës dhe dinjitetit të njeriut, të drejtën e të qënurit të lirë nga nënshtrimi i torturës, dënimit apo trajtimit mizor çnjerëzor ose poshtrues, të drejtën e cënimit të lirisë përveç rasteve që neni 27 parashikon “2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme: d) kur personi ëhstë përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë; Parlamenti Shqiptar ka ratifikuar edhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut neni 5 garanton “E drejta për liri dhe siguri”

Page 84: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

84

Kjo sjell nevojën imediate që sistemi i legjislacionit aktual mbi

Shëndetin Mendor të përmirësohet, të miratohen proçedurat për zbatimin e tij dhe ajo çka është edhe më e prekshme ndërgjegjësim tek grupet e interesuara. Përmirësimi i ligjit duhet të synojë në ofrimin mbështetje pacientëve dhe shërbime duke ruajtur të drejtat e tyre themelore, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përmirësimin e kushteve të tyre dhe përfshirjen e profesionistëve të ndryshëm të shëndetit mendor. Ajo çka është më problematike në këtë fushë qëndron si tek nevoja imedjate për përmirësimin e legjislacionit por edhe tek kushtet me të cilat përballet individet në spitalet psikiatrike, si ato fizike dhe mjeksore. Në repartin e pranimit në urgjencën e spitaleve ku ka mungesa të theksuara të xhamave, krevateve, ushqimit, mungesë medikamentesh dhe çarçafeve si dhe përmirësimi i kushteve në pavionet psikiatrike. Pacientët në spiatelet psikiatrike konsiderohen thjesht si të sëmurë dhe nuk ofrohet asnjë shërbim me qëllim rehabilitimin dhe integrimin e tyre në jetën sociale. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veçanërisht të drejtave të personave të cilët ndodhen në burgje dhe janë me probleme të shëndetit mendor apo me prapambetje mendore. Ata janë një grup i harruar dhe të pa trajtuar me medikamentet e nevojshme dhe shërbimet rehabilituese. Gjithashtu legjislacioni penal nuk ka parashikuar qënien prezente të psikologut gjatë akuzave që i bëhen një të dyshuari me probleme të shëndetit mendor. Personi me probleme mendore në momentin që konsiderohet i dyshuar ndalohet në të njejtat dhoma paraburgimi me personat e tjerë, pa marrë në konsideratë gjëndjen e tij shëndetësore dhe ndikimin që mund të ketë në gjendjen e tij psikologjike ambjenti ku ai ndodhet. Legjilsacioni duhet të parashikojë edhe domosdoshmërinë për përshtatshmërinë e burgjeve në të gjitha ambjentet e tyre funksionale. Kodi i Proçedurës Penale nuk ka parashikuar në nenet e tij rrethana të cilat lidhen me PAK me probleme të shëndetit mendor apo me prapambetje mendore, si përreth natyrës të marrjes së tyre si të pandehur në një proçedim penal, ku sigurisht veç mbrojtësit të zgjedhur prej tyre apo kryesisht, është e nevojshme dhe prania e psikologut apo punonjësit social si element mjaft i rëndësishëm gjatë marrjes të tij në pyetje. Neni 259 i Kodit të Procedurës Penale parashikon vleftësimin e masës së arrestit kur personi është kapur në flagrancë. Në vendimin e saj gjykata përveç

Page 85: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

85

vleftësimit të masës së arrestit duhet të marrë në konsideratë edhe gjendjen shëndetësore të personit veçanërisht kur kjo është e dukshme në mënyrë që personit të mos agravohet më tepër gjatë ndalimit. Gjë që sigurisht kërkon vlerësim të individit paraprakisht me një psikolog, prokurorin dhe mbrojtësin e të dyshuarit. Është e rëndësishme për të përfshirë në fushën e edukimit dhe politikat e shëndetit edhe problematikën e shëndeti mendor duke u fokusuar kryesisht në ndryshimin e sjelljeve, perceptimit që shoqëria ka për këtë kategori.

Problematike paraqitet edhe përcaktimi i kujdestarisë/kujdestarit të personit me probleme mendore. Sipas nenit 382 të Kodit të proçedurës Civile parashikohet “Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar bëhet me kërkesë të bashkëshortit, gjinisë të afërt, të prokurorit si dhe personave që kanë interes të ligjshëm për këtë fakt” Në të shumtën e rasteve proçedurat për caktimin e kujdestarit fillohen në momentin që lind nevoja për rregullimin e mardhënieve të pronësisë dhe kjo e diktuar nga gjykata kur çështja është bërë konflikt gjyqësor. Në asnjë rast tjetër caktimi i kujdestarit nuk fillohet kryesisht nga subjektet e kërkuara nga ligji, dhe kjo jo në pak raste ka sjellë abuzim me të drejtat e pronësisë të personit me probleme të shëndetit mendor apo të drejta të tjera që lidhen me të ku mund të përmendet edhe e drejta për të votuar. Në këtë mënyrë lind si nevojë aprovimi i dispozitave detyruese për t’ju drejtuar gjykatës për caktimin e kujdestarit dhe kufizimin/heqjen e zotësisë për të vepruar, në momentin e komisionimin nga KMCAP të personit me probleme mendore.

Për më tepër ende vazhdon të ekzistojë në legjislacionin Shqiptar e drejta për të bërë kërkesë për heqjen apo kufizimin e zotësisë për të vepruar nga prokurori. Kjo ka mbetur si reminishencë e vitetve të diktaturës për ndërhyrjen e prokurorit në mardhëniet vetjake midis palëve civile. Duke qënë se Parlamenti Shqiptar ka pranuar juridiksionin e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut ligjvënësi në vazhdim duhet të ketë në vëmendje vendimet që kjo gjykatë ka pranuar në lidhje me këtë fakt. Konkluzione

Rishikim dhe përmirësim i dispozitave bashkëvepruese në Kodin e

Familjes dhe Ligjin e Shëndetit Mendor lidhur me proçedurat gjyqësore

Page 86: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

86

për përcaktimin e kujdestarit ligjor me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave me probleme mendore

Përcaktimin e proçedurave dhe komisionimit përgjegjës për vendimin e kufizimin fizik të personave me probleme mendore (neni 23)

Hartimi dhe zbatimi i politikave rehabilituese në institucionet psikiatrike si dhe standartizimin e shërbimeve komuniare dhe rezidenciale

Rishikim dhe përpunim i dispozitave mbi kufizimet fizike, izolimin dhe mardhënien me policinë (neni 24)

Përmirësim i ligjit mbi tipet e terapisë medikamentoze që kërkojnë miratimin e pacientit dhe kujdestarit ligjor (neni 33)

Parashikimi në dispozitat e Kodit të Proçedurës Penale mbi praninë e psikologut apo punonjësit social gjatë ndalimin, marrjes në pyetje dhe zhvillimit të proçesit penal në ngarkim të të dyshuarit me probleme të shëndetit mendor.

Në vendimin e Gjykatës për vleftësimin e masës së arrestit duhet të merret në konsideratë edhe gjendja shëndetësore e personit të dyshuar kur ai dihet apo është e dukshme gjendja e tij mendore, në mënyrë që ë sigurohet trajtimi i përshtatshëm mjeksor edhe gjatë kohës së gjykimit penal.

Pas viteve ‘90 shumë ligje janë bërë pjesë e sistemit Legjislativ Shqipëtar. Këto ligje dhe rregullore, pavarësisht nga qëllimi i mirë në fillimet e tyre, janë hartuar me dilentatizëm ku në pjesën më të madhe gjenerojnë

Page 87: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

87

diferencime apo elementë diskriminues midis tipeve të ndryshme të aftësisë të kufizuar.

Kjo diferencë ka ardhur për shkak se disa organizata kanë qënë më të dukshme dhe kanë ushtruar më tepër presion për të përfituar të drejtat për kategorinë që përfaqësonin. Nga ana tjetër ligjet respektive, për të disatën herë janë riparë, rishikuar apo amenduar, duke i trajtuar PAK si përfitues pasiv të të drejtave financiare, ose si të drejta që mund të shprehen si një përjashtim nga disa pagesa apo taksa të caktuara. Në pjesën më të madhe proklamohet se legjislacioni është gjithëpërfshirës. Megjithatë mund të konstatohet se ai nuk ndërhyn në të gjitha llojet dhe kategoritë e aftësisë të kufizuar referuar këtu edhe përfitimeve jo të barabarta midis tyre, apo në të gjithë kërkesat e jetës sociale, në mënyrë që të favorizojë dhe garantojë barazinë e mundësive të PAK në jetën e gjithëpërfshirjen sociale. Në legjislacion disa masa speciale mbrojtëse si parandalimi, trajtimet, riaftësimi, edukimi, integrimi social në pjesën më të madhe thjesht janë deklaruar dhe nuk ka apo janë të pamjaftueshëm mekanizmat ligjorë për të vënë në zbatim ato. Politikat dhe ligjet në fushën e AK janë akoma të bazuara në modelin mjeksor të aftësisë të kufizuar, duke dështuar në arritjen dhe garantimin e barazisë të mundësive në stimulimin e pavarësisë dhe vetëvendosjes të PAK. Proçesi i Shqipërisë drejt aderimit final në familjen e madhe Europiane gjithashtu kërkon zbatimin e politikave dhe ligjeve koherente per PAK të cilat nuk mund të realizohen pa një legjislacion të përshtatur në të gjitha fushat që prekin PAK. Si rrjedhim është domosdoshmërisht e nevojshme kryerja e reformave legjislative në mënyrë që politikat e Qeverisë Shqipëtare të jenë në të njëjtën linjë me politikat Europiane dhe standartet ndërkombëtare.

Ligjet në vazhdim duhet të hartohen duke patur si parim të përgjithshëm gjithëpërfshirjen, e cila do të përfshijë masa të qarta, afate konkrete dhe sanksione për tu përmbushur.

Ende nuk ka një ligj mos diskriminues për të garantuar të drejtat e PAK si dhe të synohet drejt një ligji gjithëpërfshirës.

Egziston nevoja per miratimin e një kuadri ligjor më explicit (duke filluar me Kushtetutën e RSh dhe ligjet specifike) qe do te siguroje te drejtat e të gjitha kategorive të personave me aftesi te kufizuara ne te gjitha aspektet- politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore- mbi baza te barabarta me te gjithe njerezit e tjere.

Page 88: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

88

Duhet të synohet drejt miratimit të një ligji gjithëpërfshirës për të gjitha kategoritë e PAK në mënyrë që t’i jepet zgjidhje diskriminimit egzistues mbi baza statusesh (Statusi i invalidit të punës, Statusi i të verbërit, Statusi i para-tetraplegjikut) dhe per te promovuar shanse të barabarta per personat me aftesi te kufizuar në zhvillimin social te vendit.

Duhet rishikohet përkufizimi i “Personit me aftësi të kufizuar” dhënë nga Strategjia Kombëtare e PAK si dhe të eleminohet përdorimi i termave ofendues dhe stigmatizues për PAK. Terminologjia që do të përdoret duhet të jetë e përshtatur dhe e unifikuar, dhe të ketë pasqyrim në të gjitha ligjet e vendit dhe dokumenta që hartojnë politika.

Duhet të realizohet në një kohë sa më të shpejtë databaze mbi të dhënat e PAK lidhur me numrin, llojin, kategoritë, diagnozat, shkaqet, frekuencën, përhapjen gjeografike, strukturën gjinore, në bazë të moshës së tyre, identifikimin e nevojave, llojet e shërbimeve dhe të identifikohen dhe të adrresohen barrierat që Pak ndeshin gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre.

Përmirësimi i legjislacionit lidhur me mënyrën dhe strukturimin e komisionimit, rikomisionimit dhe vlerësimit të PAK.

Shpesh normat e vendosura nga aktet nënligjore nuk janë të shoqëruara me afate dhe fondet e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve me qëllim zbatimin e tyre.

Shfuqizimi i nenit 4 (Statusi i Invalidit të Punës) dhe neni 13 (Statusi i të Verbërit) të cilët kanë kushtëzuar të drejtën kushtetuese të organizimit.

Përmirësim i kuadrit ligjor në fushën e arsimit, në të gjitha nivelet, përfshirë proçedurat e pranimit, përshtatjen e kurikulave, shërbimet mbështetëse gjatë proçesit mësimor për të zbatuar praktikisht arsimin gjithëpërfshirës.

Shteti Shqipëtar duhet të ratifikojë nenin 15 të Kartës Europjane të Rishikuar Sociale.

Rishikim i legjislacionit të punësimit si dhe përmirësim i politikave dhe programeve për trajnimin dhe formimin profesional.

Neni 103 i Kodit Zgjedhor duhet të garantojë të drejtën për të votuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuar në plotësim të nevojave të tyre.

Përmirësim i legjislacionit në fushën ndërtimore, transportin rrugor, detar, ajror, hekurudhor, parashikimin e afateve dhe dispozitave sanksionuese për zbatimin e këtij kuadri ligjor.

Legjislacioni Shqipëtar duhet të sigurojë ushtrimin e të drejtës për informim mbi baza të barabarta për të gjithë personat me aftësi të kufizuar në mënyrën më të përshtatshme për ta, si nga autoritet publike, gjyqësore, media e shkruar dhe elektronike etj..

Page 89: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

89

Legjislacioni duhet të parashikojë dispozita mbi detyrimin për importimin apo prodhimin e teknologjive të reja të cilat të jenë në përputhje me zhvillimin aftësisve të PAK dhe aksesit të tyre në jetën sociale

Rishikim i legjislacionit me përcaktimin e kujdestarit ligjor, kufizimet fizike, izolimin, mardhëniet me policinë si dhe standartizimin e shërbimeve komunitare dhe rezidencjale për personat me probleme të shëndetit mendor.

Duhet të merren masa dhe të parashikohen dispozita më të forta sanksionuese në mënyrë që të vihet në zbatim kuadri ligjor në sferën e aftësisë të kufizuar.

Literature e përdorur

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Konventat e ratifikuara nga Parlamenti Shqipëtar

Page 90: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

90

Konventa Nërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP)

Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore (KNDESHK), e ratifikuar në vitin 1966,

Konventa Kundër Torturës dhe Dhunës, Trajtimin apo Ndëshkimin Çnjerëzor dhe Poshtërues (1949);

Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (1979);

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve (1989); Konventa Ndërkombëtare mbi mënjanimin e të gjitha formave

të diskriminimit racial (1966). Karta e rishikuar sociale europiane Konventa europiane e të drejtave të njeriut Kodi zgjedhor (Ligji 9341 datë 10.01.2005) Kodi i Familjes (Ligji nr. 9062 datë 8.05.2003) Kodi Civil Kodi i Proçedurës Civile Kodi Penal Kodi i Procedures Penale Kodi Rrugor Kodi Punës Ligji “Për nxitjen e punësimit” nr.7995 date 20.09.1995 ( i

ndryshuar) VKM nr. 67 datë 10.01.2003 “Për miratimin e strategjisë të

punësimit dhe të formimit professional” Lig ji “Per statusin e invalidit te punes” nr.7889, date 14.12.1994

(i ndryshuar) Ligji “Per sigurimet shoqerore në RSH” Nr.7703, date

11.05.1993 (i ndryshuar) Ligj nr. 8626, 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe

tetraplegjik” Ligj “Per statusin e te verberit” nr.8098, dt 28.03.1996 Ligji “Për ndihmë dhe shërbime shoqërore”nr. 9355 datë

10.03.2005 Rregullore “Për organizimin të drejtat, detyrat dhe funksionimin

e komisjonit mjeksor të caktimit të aftësisë për punë të invalidëve”

VKM nr. 658 datë 17.10.2005 “Për standartet e shërbimeve shoqërore”

Ligj nr.8092 datë 21.3.1996 “Per shendetin mendor” Ligj nr.9207, datë 15.03.2004 "Për sigurimet shëndetësore në

Page 91: Studim dhe Vlerësim legjislacionit mbi aftësinë e kufizuar ...adrf2.grigorsevo.info/wp-content/uploads/2014/05/studim-dhe... · ndërveprues i AK është mjedisi social dhe kultura

91

Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar) Strategjia Kombetare per Femijet Ligji “Per sistemin arsimor parauniversitar” nr. 7952 date

21.06.1995(ndryshuar me ligjin 8387 date 30.07.1998) Ligji 8872 date 29.03.2002 “Për arsimin dhe formimin

profesional në RSh” VKM nr. 538 date 12.08.2004 “Strategjia kombetare per arsimin

parauniversitar Dispozitat normative për arsimin parauniversitar Kodi rrugor Kodi hekurudhor Kodi detar Ligji “Për transportet” 8308 date 18.03.1998 Ligji “Për të drejtën për informim” nr. 8503 datë 30.06.1999 ligji nr. 8410 datë 30. 09. 1998 “Për Radion dhe televizionin

publik e privat në RSh” Ligji nr 7756“Për shtypin” Ligji nr. 9232 datë 13.05.2004 “Për programet sociale” Strategjia kombëtare e personave me aftësi të kufizuar (VKM nr.

8 datë 7.01.2005) Strategjia e shëndetit mendor Studimi i FSHDPAK dhe Save the Children “Analizë e kuadrit

ligjor që garanton edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në kushtet e arsimit gjithëpërfshirës”

Raporti i FSHDPAK “E drejta për të votuar e zgjedhësve me aftësi të kufizuar” (Korrik 2005)