statuti i shba pashtrikut

13

Click here to load reader

Upload: shba-pashtriku

Post on 09-Mar-2016

263 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Statuti i shoqerisë bjeshkatare alpiniste PASHTRIKU, Gjakovë

TRANSCRIPT

Page 1: Statuti i shba PASHTRIKUT

1

FEDERATA BJESHKATARE ALPINISTE E KOSOVËS

SHOQËRIA BJESHKATARE ALPINISTE

“PASHTRIKU” GJAKOVË

STATUTI

I

SHOQËRISË BJESHKATARE ALPINISTE

“PASHTRIKU” GJAKOVË

Gjakovë

2008

Page 2: Statuti i shba PASHTRIKUT

2

Në bazë të neneve 20 dhe 49 të Ligjin për sportin të Kosovës nr. 2003/24, udhëzimeve administrative nr.

01 dhe 02/20005 të Ministrisë për Kulturë, Rini Sport dhe qëdhtje Jorezidente-Departamentit të Sportit,

për regjistrimin e klubeve dhe shoqërive spsortive, përkatësisht regjistrimin dhe licencimin e federatave

dhe shoqërive sportive, nenit 20 të Statutit të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK),

Kuvendi i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur më

13.05.2008 e miratoi:

S T A T U T I N E

SHOQËRISË BJESHKATARE ALPINISTE

“PASHTRIKU”

DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1

Me këtë Statut Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku”e Gjakovës, e rregullon veprimtarinë e

vet në tërë territorin e Komunës së Gjakovës, organizimin e brendshëm, qeverisjen, mënyrën e

anëtarësimit, të pushimit të anëtarësimit, të drejtat dhe obligimet, emërtimin, selinë, emblemën,

mjetet financiare dhe çështjet të tjera të rëndësishme për sportin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit në

Komunën e Gjakovës.

Neni 2

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku e Gjakovës (në tekst të mëtejmë: SHBAPGJ është

asociacion sportiv amator, e cila merret me veprimtarinë e bjeshkatarisë dhe alpinizmit në

Komunën e Gjakovës, në të cilën anëtarësohen bjeshkatarët dhe alpinistët për t`i realizuar dhe

përparuar qëllimet e përbashkëta, interesat dhe veprimtarinë bjeshkatare në Komunën e

Gjakovës.

Neni 3

3.1 SHBAPGJ është person juridik me përgjegjësi të plotë dhe regjistrohet në divizionin për

regjistrimin e organizatave jo qeveritare pranë Ministrisë së Shërbimeve Publike.

3.2 Emërtimi i plotë i kësaj shoqërie është “Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku”Gjakovë

dhe përkthimi në anglisht është ' MOUNTAINEERING AND ALPINISTS ASSOCIATION “PASHTRIKU”

GJAKOVA.

3.3 Selia e SHBAPGJ është në Gjakovë, Rr. Nëna Tereze, nr. 159/I

Page 3: Statuti i shba PASHTRIKUT

3

Neni 4

4.1 SHBAPGJ ka flamurin, emblemën dhe shenjën e vet.

4.2 Flamuri i SHBAPGJ ka ngjyrë të bardhë, me raport të gjerësisë dhe gjatësisë 2x1 dhe shenjën

– logon e SHBAPGJ në mes.

4.3 Shenja-logoja e SHBAPGJ është me maja të theksuara, udhë, lumë, male, fusha, bredhi, viti i

themelimit me globalizim e përkufizim me simbolin e shatorit.

4.4 SHBAPGJ ka vulën e rrumbullakët me dimensionin 25 mm. Në rreth është i shkruar emri i

SHBAPGJ në gjuhen shqipe dhe anglishte, kurse në mes shenja e SHBAPGJ

4.5 SHBAPGJ ka vulën katrore me tekst të njejtë si në 4.4 dhe vendin për evidentimin e

protojkolit.

Neni 5

5.1 SHBAPGJ është themeluese dhe anëtare me të drejta të plota në Federatën Bjeshkatare dhe

Alpiniste të Kosovës.

5.2 SHBAPGJ mund të anëtarësohet edhe në organizatat tjera të vendit dhe ndërkombëtare që

janë me interes për sportin të bjeshkatarisë dhe alpinizmit që nuk është në kundërshtim me

kushtetutën, ligjin në fuqi dhe Statutin e FBAK-ut.

Neni 6

SHBAPGJ e përfaqëson kryetari/ja i SHBAPGJ, ndërsa, në mungesë të tij/saj, nënkryetari, apo

personi të cilin e autorizon kryetari.

Neni7

Puna e SHBAPGJ është publike. Puna publike mundësohet përmes njohjes së FBAK, shoqërive

bjeshkatare alpiniste dhe organizatave të tjera, të interesuara me programet, vendimet, synimet

dhe konkluzionet e SHBAPGJ.

Neni 8

SHBAPGJ është Organizatë joqeveritare, jopartiake dhe jofitimpruese, e themeluar me vullnetin

e lirë të qytetarëve, për zhvillimin e sportit amator të bjeshkatarisë dhe alpinizmit në territorin e

Komunës së Gjakovës.

Neni 9

9.1 SHBAPGJ nuk do të bëj kurrfarë shpërndarje të fitimit ose të profitit eventual te asnjë

individ, por fitimin eventual do ta përdor për mbështetjen e qëllimeve jo fitimprurëse të zhvillimit

të sportit të bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Gjakovë.

9.2 SHBAPGJ mund të bëj pagesë për punët e kontraktuara sipas porosive, me vendim apo sipas

urdhëresës së personit të autorizuar, deri në një vlerë të arsyeshme deri 1000 €.

Page 4: Statuti i shba PASHTRIKUT

4

QËLLIMI

Neni 10

a) Qëllimi i SHBAPGJ është i bazuar në nenin 2 të udhëzimit administrativ nr. 02/2005 për

zhvillimin dhe përhapjen e sportit amator të bjeshkatarisë alpinizmit ndër qytetarë, sidomos

ndër të rinjtë pa diskriminim në baza politike, racore, religjioze, gjinie dhe forcimin e miqësisë

ndërmjet anëtarëve dhe shoqërive të bjeshkatarëve alpinistëve të të gjitha nacionaliteteve.

b) Prezantimi i sportit të bjeshkatarisë, alpinizmit të Komunës së Gjakovës në botën e jashtme.

c) Bashkëpunimi me të gjitha organizatat dhe klubet tjera sportive.

d) Koordinimi dhe harmonizimi i aktiviteteve programore të anëtareve.

e) Përforcimi i punës profesionale të anëtarëve të SHBAPGJ duke organizuar seminare dhe

ligjërata.

f) Organizon shkollimin, aftësimin, trajnimin e bjeshkatarëpve, alpinistëve, speleologve,

shpëtimtarëve, leximin e hartave dhe përdorimin e busullave, udhërrëfyesve në bjeshkë,

ruajtjen e ambientit dhe ruajtjen nga vendet e minuara.

g) Kryen dhe detyrat tjera që dalin nga ligji për sportin e Kosovës, të vendimeve të Komitetit

Olimpik të Kosovës, të FBAK-ut, dhe të Kuvendit të SHBAPGJ.

VEPRIMTARIA

Neni 11

Përveç veprimtarisë së përshkruar në nenet paraprake, SHBAPGJ, kryen edhe këto veprime:

- Përfaqëson Gjakovën në sportin e bjeshkatarisë-alpinizmit.

- Organizon Takime të bjeshkatarisë me karakter lokal dhe ndërkombëtar dhe gara të tjera me

rëndësi për sportin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

- Është bashkëpjesëmarrës me FBAK-un në përgatitjen dhe organizimin e garave

ndërkombëtare të bjeshkatarisë dhe alpinizmit me interes të Kosovës.

- Për realizimin me sukses të qëllimeve të veprimtarisë, SHBAPGJ bashkëpunon me organet

shtetërore, FBAK-un, institucionet arsimore dhe me organizatat tjera.

ANËTARËSIMI

Neni 12

12.1 Anëtarë i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” Gjakovë, mund të jetë çdo qytetar i

Komunës së Gjakovës dheRepublikës së Kosovës, nën kushte të njëjta të caktuara me Ligjin

për Sportin, Udhëzimin administrativ nr. 01/2005 të MKRSQJ-Departamentit të sportit, me

këtë Statut, dhe që ka të paguar anëtarësinë.

12.2 Anëtar i SHBAPGJ mund të jetë çdo qytetar i shtetit tjetër, nën kushtet të cilat i cakton

Bordi i FBAK-ut, Rregulloret e punës së FBAK-ut dhe Kryesia e SHBAPGJ.

Page 5: Statuti i shba PASHTRIKUT

5

12.2 Anëtarët e SHBAPGJ mund t`a kenë statusin e:

a) Anëtarit të rregullt,

b) Anëtarit të nderit dhe

c) Anëtarit të merituar.

Neni 13

13.1 Anëtar i rregullt i SHBAPGJ mund të jetë qytetari i cili aktivisht bën pjesë në realizimin e

detyrave të kësajë shoqërie dhe merr pjesë në aktivitete dhe manifestime bjeshkatare si dhe

ndihmon zhvillimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

13.2Anëtarët e rregullt kanë të drejtë të zgjedhin dhe të janë të zgjedhur në organet e SHBAPGJ.

Poashtu kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë paajisjet dhe mjetet financiare për të marrin pjesë në

të gjitha manifestimet sportive dhe garat të cilat i organizon SHBAPGJ, shoqëritë tjera

bjeshkatare alpiniste të Kosovës dhe FBAK-u.

13.3Anëtar i rregullt i SHBAPGJ mund të bëhet çdo qytetar i cili aplikon për anëtarësim duke e

plotësuar dhe nënshkruar fletëanëtarësimin në SHBAPGJ duke i pranuar obligimet dhe të

drejtat që rrjedhin nga anëtarësimi.

13.4 Anëtarë i rregullt i SHBAPGJ konsiderohet personi i cili posedon librezën e SHBAPGJ-s me

anëtarësi të paguar.

13.5 Anëtar i nderit i m SHBAPGJ mund të jetë qytetari i cili me veprimet e veta në jetën

shoqërore dukshëm ka kontribuar në afirmimin e bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

13.5 Vendimi mbi shpalljen e anëtarit të nderit e aprovon Kuvendi i SHBAPGJ.

13.7 Anëtarit të nderit i jepet certifikata, në bazë të së cilës i njihen të gjitha të drejtat e anëtarit

të SHBAPGJ bazuar me këtë statut.

13.8 Anëtar i/e merituar i/e shoqërisë – SHBAPGJ mund të shpallet qytetari i cili se paku 30 vjet

është anëtarë aktiv i kësaj shoqërie - dhe i cili/a dukshëm ka kontribuar në zhvillimin dhe

përparimin e sportit të bjeshkatarisë-alpinizmit.

13.9Vendimin për shpallje të anëtarit të merituar e aprovon Kuvendi i SHBA-ve me propozim të

kryesisë.

13.10 Anëtarit të merituar i lëshohet certifikata me të cilën i pranohen të gjitha të drejtat të

parapara me statut.

Neni 14

Lartësinë e regjistrimit në shoqëri e cakton SHBAPGJ -ja vet. kurse anëtarësinë për regjistrim në

FBAK e cakton bordi i FBAK-ut.

Page 6: Statuti i shba PASHTRIKUT

6

Neni 15

15.1Ndërprerja e anëtarësisë në shoqëri bjeshkatare alpiniste mund të behet:

a) me lëshimin e shoqërisë në bazë të deklaratës me shkrim të anëtarit,

b) me përjashtim në bazë të vendimit fuqiplotë të Kuvendit të SHBAPGJ,

c) me shlyerjen, për shkak të mos plotësimit të obligimeve të parapara në periudhë të

caktuar, ose për shkak të dënimit për vepra ndëshkuese, ose për kundërvajtje,

d) me vdekjen e anëtarit.

15.2 kushtet e veçanta të kalimit të anëtarit nga një shoqëri në ndonjë shoqëri tjetër, do të

caktohen me vendim të veçantë të Kryesisë së .

ORGANET E SHBAPGJ

Neni 16

Organet e SHBAPGJ janë:

a) Kuvendi

b) Kryesia

c) Këshilli mbikëqyrës,

KUVENDI I SHBAPGJ

Neni 17

17.1 Kuvendi i SHBAPGJ është organi me i lartë i qeverisjes së SHBAPGJ.

17.2 Kuvendi i SHBAPGJ përbëhet prej 30 anëtarëve të zgjedhur nga anëtarësa e SHBAPGJ në

bazë të kriterit të anëtarësisë së paguar për vitin aktual kalendarik.

17.3 Secili anëtarë në Kuvend ka të drejtën e një vote.

17.4 Me punën e Kuvendit të SHBAPGJ, udhëheqë Kryetari ose Zëvendëskryetari.

17.5 Mandati i anëtarëve dhe kryetarit të SHBAPGJ është katër (4) vjet me mundësi rizgjedhjeje.

17.6 Anëtarëve dhe kryetarit të Kuvendit të SHBAPGJ mund t’i pushojë mandati edhe para

skadimit të afatit në të cilin është zgjedhur në rastet:

a) e dhënies së dorëheqjes,

b) të revokimit

c) shkarkimit për shkak të moskryerjes së detyrave apo keqpërdorimeve të renda, dhe

d) të rrethanave për shkak të cilave anëtari nuk mund t’i kryej detyrat e organeve të

SHBAPGJ.

Page 7: Statuti i shba PASHTRIKUT

7

Detyrat e Kuvendit të SHBAPGJ:

Neni 18

18.1 Përpos kompetencave që ka Kuvendi i SHBAPGJK sipas statutit, ai

gjithashtu ka edhe këto detyra:

a) Kuvendi i SHBAPGJ ka përgjegjësi të lartë për politikën dhe qështjet financiare të

SHBAPGJ,

b) Miraton Statutin e SHBAPGJ si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij,

c) Miraton Rregulloren e punës së Kuvendit dhe aktet tjera të SHBAPGJ,

d) Aprovon përvetësimin e pasurisë mbi vlerën e caktuar deri 1000 €.

e) Harton projekte për zhvillimin e sportit të bjeshkatarisë dhe alpinizmit në komunë,

f) Miraton plan programin e SHBAPGJ për periudhën njëvjeçare,

g) Aprovon planin financiar për periudhën njëvjeçare,

h) Aprovon raportin e punës për periudhën e kaluar,

i) Aprovon raportin financiar për vitin paraprak,

j) Merr vendim mbi pushimin e punës se SHBAPGJ

k) Aprovon vendime për anëptarësim në organizata tjera të vendit dhe ndërkombëtare

l) Zgjedhë Kryesinë dhe Këshillin mbikëqyrës.

m) Kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj, me rregullat e SHBAPGJ dhe me këtë statut,

18.2 Vendimet e Kuvendit janë të plotëfuqishme nëse miratohen me aklamacion, në bledhjen ku

sigurohet kuorumi, në të cilën marrin pjesë me shumë se gjysma e anëtarëve të kuvendit (50%+1).

18.3 Për miratimin, ndryshimin apo plotësimin e Statiutit, nevojiten (50%+1) e votave të

anëtarëve të Kuvendit me vota të mshefta.

18.3 Kryetari i kuvendit zgjidhet me vota të mshefta.

18.4 Kuvendi zgjedhë kryesinë e SHBAPGJ me keshill mbikqyres ku ne mbledhjen zgjedhore

propozohen kandidate nga anetaresia 13 per 9 me vota te mshefta.

Kompetencat tjera do të përcaktohen me Rregulloren mbi punën e Kuvendit.

Mbledhjet e Kuvendit të SHBAPGJK

Neni 19

19.1 Kuvendi i SHBAPGJK do të takohet së paku një herë në vit, ku do të shqyrtohet: Raporti i

punës për vitin paraprak, mjetet financiare, obligimet, shpenzimet e të hyrave dhe qështje të tjera

me rëndësi për veprimtarinë e SHBAPGJ, Plan programi për vitin vijues.

19.2 Kuvendi i SHBAPGJK mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e

jashtezakonshme, kurdoherë qe kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga Kryesia.

Një kërkesë e tillë duhet t'i drejtohet Kryesisë e cila do të lajmeroje për takimin të gjithe

anëtarët, në pajtim me procedurat te shpjeguara në

paragrafin vijues.

Page 8: Statuti i shba PASHTRIKUT

8

19.3 Lajmerimi me shkrim per mbledhjen e rregullt vjetore ose mbledhjen e jashtëzakonshme

duke perfshirë datën dhe vendin e mbajtes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës, do t'u

shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.

19.4 Për mbajtjen e mbledhjes, është i nevojshme kuorumi (50%+1 i anëtarëve).

Nëse ky minimum (kuorumi) nuk arrihet takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më

vonë dhe lajmerimi i ri do t'u dergohet të gjithë anëtarëve.

19.4 Vendimet ne Kuvendin e SHBAPGJK do të merren me shumicën e votave të anëtarëve

prezent.

19.6 Secili anëtar i Kuvendit të SHBAPGJK mund të abstenojë nga votimi ose marrja e vendimit

në çfarëdo qështje.

19.7 Me Rregullore të punës së Kuvendit mund të caktohet edhe mënbyra e votimit me vota të

mshefta.

19.8 Puna e Kuvendit me hollësisht është e rregulluar me rregulloren e punës se Kuvendit.

19.9 Kuvendi mund të delegojë ndonjë përgjegjësai të tij, tek kryesia apo ndonjë organ tjetër të

SHBAPGJ, përveç përgjegjësisë për aprovimin e statutit apo rregulloreve të SHBAPGJ.

KRYESIA E SHBAPGJ

Neni 20

20.1 Kryesia e SHBAPGJ është organ kolektiv i Kuvendit të SHBAPGJ, i cili organizon mbledhjet

e Kuvendit, i zbaton vendimet dhe konkluzionet e kuvendit dhe kryen edhe punë të tjera të

cilat ia cakton kuvendi.

20.2 Kryesia përbehet prej 9 anëtarëve, prej të cilëve së paku një e gjinisë femërore.

20.3 Për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë, propozohen 13 anëtarë.

20.4 Anëtarët e kryesisë, mund të rizgjidhen pas skadimit të mandatit për të cilin janë zgjedhur.

20.5 Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë bëhet me vota të mfshehta.

20.6 Kryesia për punën e vet i përgjigjet Kuvendit te SHBAPGJ,

20.7 Në rast se numri i anëtarëve të Kryesisë zvogëlohet për më shumë se një të treten, Kryesia ka

për detyrë të thërras Kuvendin e jashtëzakonshëm të SHBAPGJ për zgjedhje plotësuese të

anëtarëve të rinj.

Page 9: Statuti i shba PASHTRIKUT

9

Neni 21

Detyrat e Kryesisë së SHBAPGJ:

21.1 Zbaton vendimet dhe konkluzionet e Kuvendit,

21.2 Përgatit materialet për mbledhjet e Kuvendit,

21.3 Përgatit propozimet për aprovimin e statutit dhe të akteve normative, si dhe ndryshimet dhe

plotësimet e tyre,

21.4 Raporton Kuvendit mbi punën e vet,

21.5 Përcjell programin dhe kalendarin e punës së SHBAPGJ

21.6 Propozon për pranimin dhe pushimin e anëtarëve të SHBAPGJ

21.7 Koordinon punën me FBAK-un, institucionet shtetërore, organet dhe organizatat tjera,

21.8 Zgjedh këshillat dhe trupat e veta ndihmese,

21.9 Organizon seminare për trajnimin e trajnerëve, alpinistëve, speleologëve, shpëtimtarëve,

udhërrëfyesve, orientim me harta dhe busulla,

21.10 Propozon ndarjen e trofeve, diplomave, mirënjohjeve dhe shpërblimeve,

21.11 Përgatit planet vjetore dhe llogaritë vjetore,

21.12 Propozon kandidatet për anëtarë të nderit,

21.13 Kryesia takohet sipas nevojës, e së paku katër herë në vit.

21.14 Vendimet i aprovon me aklamacion të shumicës prezent të numrit të përgjithshëm të

anëtarëve.

21.15 Për kryerjen e punëve të caktuara, kryesia formon organet, komisionet e përhershme në

përbërje prej 3 anëtaresh, të cilët në mes veti zgjedhin kryetarin, si vijon:

a) Komisioni statutar,

b) Komisioni profesional,

c) Komisionet e seksioneve të SHBAPGJ,

KRYETARI I SHBAPGJ

Neni 22

Përgjegjësitë e Kryetarit :

22.1 Kryetari i SHBAPGJ është edhe kryesues i mbledhjeve të Kuvendit dhe të Kryesisë.

22.2 Kryetarin e zgjedh Kryesia (ose organi tjeter i SHBAPGJ) nga radhët e delegateve me mandat

4 vjeçar dhe mund të rizgjidhet përsëri,

22.3 Kryetari e përfaqëson SHBAPGJ për të gjitha qështjet e autorizimeve të përshkruuara në

Statut, Rregullore dhe akte tjera të SHBAPGJ

22.4 Cakton mbledhjet e Kryesisë së SHBAPGJ.

22.5 Nënshkruan aktet e përgjithshme, vendimet dhe konkluzionet e nxjerra në organet që i

kryeson,

22.6 Është urdhërdhënës i shërbimit profesional të SHBAPGJ

Page 10: Statuti i shba PASHTRIKUT

10

22.7 Kryen edhe punë të tjera dhe detyra të caktuara me statut, Rregullore apo vendime të

organeve të SHBAPGJ.

22.8 Kryetari mund të përmbahet nga zbatimi i vendimeve dhe konkluzioneve, apo propozimeve

nga të gjitha organet e SHBAPGJ për të cilat mendon se janë në kundërshtim me Statutin, ligjin

dhe në dëm të zhvillimit të sportit të bjeshkatarisë alpinizmit, përveç vendimeve të Kuvendit,

Per këtë përmbajtje, kryetari është i obliguar ta njoftoi Kryesinë në afat prej 8 ditësh, kurse

Kuvendin në mbledhjen e parë,

22.9 Kryetari i SHBAPGJ për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të SHBAPGJ

22.10 Shkarkimin e Kryetarit bënë organi i cili e ka zgjedhur.

22.11 Kryetari mund ti mbart autorizimet e veta tek Nënkryetari,

NËNKRYETARI (ZËVENDËSKRYETARI) I SHBAPGJ

Neni 23

23.1 Nënkryetari i SHBAPGJ e zëvendëson kryetarin kur ai është i zënë ose mungon në kryerjen

e punëve dhe detyrave të caktuara në Statut, përkatësisht në Rregulloren mbi punën e Kuvendit të

SHBAPGJ.

23.2 Nenkryetari kryen edhe detyrat për të cilat e autorizon Kryetari, dhe e zevendeson atë në rast

të mungesës.

23.3 Autorizimi për zëvendësimin e kryetarit, për qështjet e përshkruara në nenin 23.1, si dhe për

kryerjen e veprimeve të tjera me interes për SHBAPGJ, mund të bartet në formë të shkruar, apo

duke e bërë komunikimin publik në prani të organeve të SHBAPGJ.

KËSHILLI MBIKËQYRËS

Neni 24

24.1 Këshillin mbikëqyrës e zgjedh Kuvendi i SHBAPGJ,

24.2 Këshilli mbikëqyrës kontrollon afarizmin e SHBAPGJ ,

24.3 Këshilli mbikëqyrës përbëhet prej 3 anëtareve dhe 3 zëvendësve, të cilët në mes veti zgjedhin

kryetarin.

24.4 Anëtarë të këshillit mbikëqyrës nuk mund të jenë anëtarë të organit tjetër punues të SHBAPGJ

Page 11: Statuti i shba PASHTRIKUT

11

24.5 Këshilli mbikëqyrës është i autorizuar:

a) Për kontrollimin e punëve financiare të SHBAPGJ,

b) Për kontrollimin e punëve dhe obligimeve kontraktuese të SHBAPGJ,

c) Për analizën e realizimit të planit financiar të SHBAPGJ,

d) Shërbimi profesional dhe organet tjera të SHBAPGJ janë të obliguara që këshillit

mbikëqyrës t’i ofrojnë të gjitha shënimet e kërkuara, t’i mundësojnë shikimin e

dokumentacionit dhe t’i sigurojnë kushtet për punë,

e) Për punën e vet këshilli mbikëqyrës i përgjigjet Kuvendit dhe i raporton kryesise së

SHBAPGJ,

f) Për konstatimin e pa rregullsive, këshilli mbikëqyrës e njofton kryesine, përkatësisht

Kuvendin e SHBAPGJ si dhe organin në punën e të cilit ka ndodhur parregullsia,

g) Nëse parregullsia e konstatuar nuk mënjanohet në afatin e duhur, këshilli mbikëqyrës

është i obliguar qe për këtë të njoftoj organin e autorizuar shtetëror.

SHËRBIMET PROFESIONALE

PUNËT ADMINISTRATIVE PROFESIONALE

Neni 25

a) Punët administrative, teknike, profesionale dhe të tjera i kryen një numër i caktuar i

veprimtareve në bazë të rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës në punët e

shërbimit profesional të SHBAPGJ,

b) Mjetet për të ardhura dhe punë të punëtorëve në SHBAPGJ, sigurohen me plan financiar

në pajtim me programin e punës se SHBAPGJ apo me mjetet e donatorëve.

c) Në shërbim profesional nuk mundet të mbarten punët dhe detyrat për të cilat vendosin

organet e SHBAPGJ.

SEKRETARI i SHBAPGJ

Neni 26

26.1 Sekretarin e SHBAPGJ e emëron kryesia me mandat 4 vjeqar memundësi rizgjedhjeje.

26.2 Përgjegjësitë e sekretarit:

a) Siguron ligjshmërinë e punës dhe funksiuonimin e rregullt të të gjitha organeve të

SHBAPGJ

b) Përgjigjet për përgatitjen e materialit për mbledhjet e organeve të SHBAPGJ,

c) Kujdeset për ekzekutimin e vendimeve dhe të konkluzioneve të SHBAPGJ,

d) Siguron transparencën e punës në SHBAPGJ,

e) Kryen edhe punë të tjera të caktuara me statut, me aktet tjera të përgjithshme dhe me

vendime të organeve të SHBAPGJ,

f) Për punën e vet sekretari i përgjigjet kryetarit dhe kryesisë së SHBAPGJ.

Page 12: Statuti i shba PASHTRIKUT

12

ARKATARI I SHBAPGJ

Neni 27

27.1 Arkatarin e zgjedhe Kryesia me mandate 4 vjeqar me mundesi rigjedhjeje

edhe për një mandat.

27.2 Për punen e vet arkatari i pergjigjet Sekretarit dhe Kryesisë së SHBAPGJK,

27.3. Detyrat dhe pergjegjesite e arkatarit janë:

a) Mban dokumentacionin financiar të SHBAPGJ

b) Bën pranimin e te hyrave dhe pagesën e obligimeve të SHBAPGJ,

c) Mban shenimet në perputheshmëri me rregullat e bankes,

d) Mban kontabilitetin për mjetet themelore dhe shpenzimet materiale dhe përpilon bilanset

periodike dhe perfundimtare në bashkëpunim me ekspertin e angazhuar.

e) Zbaton vendimet dhe urdheresat e Kryetarit, nenkryetarit dhe sekretarit

f) Kryen dhe punë të tjera sipas vendimeve dhe urdhërave të urdhëruesve

g) Per punën dhe angazhimin nuk paguhet, puna ështe vullnetare.

Për kryerjen e detyrave të përshkruara në nenin 28./b,c,d, arkatari mund të kërkojë ndihmën e

profesionistëve të kontabilitetit etj.

PASURIA DHE VEPRIMTARIA MATERIALE - FINANCIARE

Neni 28

d) Pasurinë e SHBAPGJ e përbejnë, pasuria e tundshme, të drejtat dhe mjetet monetare,

e) SHBAPGJ i siguron mjetet financiare nga pjesa e anëtarësisë, donacionit nga komiteti

olimpik, departamenti i sportit të Kosovës, mjetet nga sponzorimi, donatoret dhe burime

tjera,

f) Mjetet monetare, sipas rregullës, gjenden në xhirollogarinë e SHBAPGJ,

g) Shpërndarja e mjeteve të gjithmbarshme financiare behet me planin financiar në pajtim

me programin e punës,

h) Realizimi i fitimit eventual në afarizëm, me plan financiar përcaktohet në vitin e ardhshëm

për qëllime të përparimit të sportit të bjeshkatarisë alpinizmit,

i) Planin financiar të SHBAPGJ e aprovon, ndryshon dhe e plotëson Kuvendi i SHBAPGJ në

propozim të këshillit drejtues,

j) Urdhërdhënës për realizimin e planit financiar të SHBAPGJ është kryetari i SHBAPGJ,

kurse këshilli drejtues me vendimin e vet mund të caktoj edhe persona tjerë me autorizime

në afarizmin materialo-financiar,

k) Afarizmi materialo-financiar i SHBAPGJ organizohet dhe udhëhiqet në pajtim me ligjin

dhe aktet e përgjithshme financiare të SHBAPGJ,

l) SHBAPGJ mund të fitoj patundshmërinë, pasurinë e tundshme dhe të drejtat,

m) Vendimin për shitjen, mbartjen ose tjetërsimet e patundshmërive dhe të drejtave për to, e

mitraton Kuvendi i SHBAPGJ në propozim të Këshillit Drejtues,

n) Mjetet monetare do të përdoren për pagesën e obligimeve të arritura të SHBAPGJ, kurse

shuma e mbetur do të u shpërndahet në pjesë të njëjta anëtarëve.

Page 13: Statuti i shba PASHTRIKUT

13

PUSHIMI I PUNËS SË SHBAPGJ

Neni 29

o) SHBAPGJ-ja pushon së vepruari kur plotësohen kushtet ligjore ose me vendimin e

Kuvendit të SHBAPGJ,

p) Vendimi mbi pushimin e punës së SHBAPGJ merret me shumicën e numrit të

përgjegjshëm të anëtarëve të Kuvendit.

q) Në rast të ndërprerjes së punës së SHBAPGJ, pasuria dhe të drejtat e SHBAPGJ,

shpërndahen në mënyrë të barabartë anëtarësisë së SHBAPGJ, ose i barten për ruajtje

Drejtorisë për Sport të Komunës së Gjakovës.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 30

a) Këtë statut si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tij, e aprovon Kuvendi i SHBAPGJ në bazë

të vërejtjeve dhe propozimeve të anëtarëve delegateve,

b) Sqarimet e dispozitave të statutit i jep Kuvendi i SHBAPGJ,

c) Statuti hyn në fuqi ditën e aprovimit,

d) Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij statuti, pushojnë të vlejnë

dispozitat e statutit të aprovuar më parë,

e) Shërbimi profesional i SHBAPGJ, është i obliguar që aktet normative t’i harmonizoi me

tekstin e ri të statutit në afat prej gjashtë muajsh.

Ndryshimi apo plotësimi i këtij statuti bëhet sipas procedurës së rregullt të miratimit të tij nga

Kuvendi i SHBAPGJ.

Ky statut hun në fuqi në ditën e aprovimit nga Kuvendi i SHBAPGJ.

Me hurjen në fuqi të këtij Statuti, shfuqizohen të gjitha dispizitat e Statutit të mëparshëm të

aprovuar më datë 20.12.2000

Kuvendi i Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” të Gjakovës,

Nr. 01/08 me datë 13.05.2008

Kryetari i SHBAPGJ

________________________

Z. Suphi Xharra