sot rama mbledh sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e ... · gentjan jahjolli, ashtu edhe...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Martë 8 Janar 2019 Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ministrive, pritet shkarkimi i atyre që kanë mbushur 5 vite në detyrë, ristrukturim total ministrive Ç m i m i 2 0 l e k ë Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum ministrave të rinj që të fokusohen tek lufta kundër korrupsionit, reforma në administratë dhe plotësi- mi i kushteve të BE.Të dielën shefi... Faqe 8 Studentët kanë refuzuar vendimet e qeverisë për të plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave të tyre. Ndonëse ekzekutivi vendosi të plotësojë shumë kërkesa dhe të bëjë lëshime... Opozita ka nisur tentativat për të kapur pro- testën e studentëve. Teksa sinjalet u dhanë disa ditë më parë nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dje pjesë e protestës së studentëve kanë qenë edhe të rinjtë e LRI dhe FRPD. Krahasuar... Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është fort e konsoliduar dhe e sigurt. Në një kohë kur nga zgjedhjet vendore na ndajnë vetëm... Studentët refuzojnë vendimet e qeverisë, u rikthehen protestave, gozhdojnë dyert e fakulteteve dhe shtojnë kërkesat PD-LSI në sulm për të kapur protestën, Rama: Mbyllja e fakulteteve, tregues i pengmarrjes së studentëve Zgjedhjet vendore, Basha mban në ankth Kryemadhin për koalicionin opozitar, PS paralajmëron shfarosjen e LSI Detajet e mbledhjes së qeverisë në Elbasan, Rama detyra emrave të rinj, urdhër të luftojnë korrupsionin dhe zbatojnë kërkesat e BE Faqe 6 Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Studentë kthehuni në auditore, mos u manipuloni! Viti i Ri, në vend të urimeve, mallkime e hipokrizi! Nga Pirro PRIFTI Nga Pandeli BARDHI Nga Besi BEKTESHI Pika 1 dhe 9 kthejnë protestën në politike! Faqe 5 Zbardhet lista, ja cilët janë 29 prokurorët favoritë për të marrë frenat e SPAK, BE- SHBA gati terrenin edhe për ngritjen e BKH Pranvera do të sjellë reprezalje në politikë e drejtësi. Deri më tani vetingu ka larguar nga detyra dhjetra gjyqtarë e prokurorë, por shumë shpejt do të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit, institucione të cilat do të dërgojnë para drejtësisë të gjithë abuzuesit. Në fund të 2018 ishte Këshilli i Lartë Gjyqësor që hapi garën për gjyqtarët e SPAK, ndërsa dje Këshilli i Prokurorisë hapi garën për... Taksa e banesës duket se po dështon sërish. Në kushtet e mungesës së kadastrës fiskale, por dhe të një bashkëpunimi të dobët mes institucioneve për shkëmbimin e të dhënave të pasurisë, bashkitë po hasin... Taksa e banesës sërish drejt dështimit, bashkitë probleme me mbledhjen e të dhënave, shkak mungesa e kadastrës fiskale Zbardhen dokumentet e CIA, ja si regjimi i Enver Hoxhës sulmonte vazhdimisht presidentin Nikson, SHBA armiku më i madh i komunistëve Faqe 10 Faqe 3 Meta sulm reformës në drejtësi dhe qeverisë, zbardh arsyet përse nuk dekretoi Bushatin, verifikime për ministrat edhe në Kosovë Fq. 7 Faqe 9 KLP alarmon politikanët e korruptuar, nis procedurat për ngritjen e SPAK, hapet gara për 15 prokurorët që do të hetojnë pushtetarët Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Faqe 12,13 Faqe 2

Upload: others

Post on 12-Oct-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Martë 8 Janar 2019

Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e

ministrive, pritet shkarkimi i atyre që kanë mbushur 5 vite në detyrë,

ristrukturim total ministrive

Çmimi 20 lekë

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum ministrave të rinj që të fokusohen tek lufta kundër korrupsionit, reforma në administratë dhe plotësi-mi i kushteve të BE. Të dielën shefi...

Faqe 8

Studentët kanë refuzuar vendimet e qeverisë për të plotësuar pjesën më të madhe të kërkesave të tyre. Ndonëse ekzekutivi vendosi të plotësojë shumë kërkesa dhe të bëjë lëshime...

Opozita ka nisur tentativat për të kapur pro-testën e studentëve. Teksa sinjalet u dhanë disa ditë më parë nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dje pjesë e protestës së studentëve kanë qenë edhe të rinjtë e LRI dhe FRPD. Krahasuar...

Aleanca mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është fort e konsoliduar dhe e sigurt. Në një kohë kur nga zgjedhjet vendore na ndajnë vetëm...

Studentët refuzojnë vendimet e qeverisë,

u rikthehen protestave, gozhdojnë dyert e fakulteteve

dhe shtojnë kërkesat

PD-LSI në sulm për të kapur protestën, Rama: Mbyllja e fakulteteve, tregues i pengmarrjes

së studentëve

Zgjedhjet vendore, Basha mban në ankth Kryemadhin për koalicionin opozitar, PS

paralajmëron shfarosjen e LSI

Detajet e mbledhjes së qeverisë në Elbasan, Rama

detyra emrave të rinj, urdhër të luftojnë korrupsionin dhe

zbatojnë kërkesat e BE

Faqe 6

Faqe 4

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Studentë kthehuni në auditore, mos

u manipuloni!

Viti i Ri, në vend të urimeve,

mallkime e hipokrizi!

Nga Pirro PRIFTI

Nga Pandeli BARDHI

Nga Besi BEKTESHI

Pika 1 dhe 9 kthejnë protestën në politike!

Faqe 5

Zbardhet lista, ja cilët janë 29 prokurorët favoritë për të marrë frenat e SPAK, BE-

SHBA gati terrenin edhe për ngritjen e BKHPranvera do të sjellë reprezalje në politikë

e drejtësi. Deri më tani vetingu ka larguar nga detyra dhjetra gjyqtarë e prokurorë, por

shumë shpejt do të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit, institucione të cilat do të dërgojnë para drejtësisë të gjithë abuzuesit. Në fund të

2018 ishte Këshilli i Lartë Gjyqësor që hapi garën për gjyqtarët e SPAK, ndërsa dje Këshilli i Prokurorisë hapi garën për...

Taksa e banesës duket se po dështon sërish. Në kushtet e mungesës së kadastrës fiskale, por dhe të një bashkëpunimi të dobët mes institucioneve për shkëmbimin e të dhënave të pasurisë, bashkitë po hasin...

Taksa e banesës sërish drejt dështimit, bashkitë probleme me mbledhjen e të dhënave, shkak

mungesa e kadastrës fiskale

Zbardhen dokumentet e CIA, ja si regjimi i Enver Hoxhës

sulmonte vazhdimisht presidentin Nikson, SHBA

armiku më i madh i komunistëve Faqe 10

Faqe 3

Meta sulm reformës në drejtësi dhe qeverisë, zbardh arsyet përse nuk dekretoi Bushatin, verifikime për ministrat edhe në Kosovë

Fq. 7

Faqe 9

KLP alarmon politikanët e korruptuar, nis procedurat për ngritjen e SPAK, hapet gara

për 15 prokurorët që do të hetojnë pushtetarët

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Faqe 1

2,1

3

Faqe 2

Page 2: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

2 GAZETA SOTE Martë 8 Janar 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të duhet që të fusë në veting me prioritet të gjithë kandidatët që aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK. Një kërkesë të tillë e bëri dje edhe anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari. “Do të përcjell listën me emrat e të gjithë kandidatëve që

përmbushin kriteret e sipërcituara dhe që nuk kanë kaluar vetingun pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në mënyrë që ky Komision të kryejë me përparësi dhe në një kohë sa më të shpejtë rivlerësimin e kandidatëve”, deklaroi gjatë mbledhjes së djeshme të KLP Antoneta Sevdari.

VETING I PËRSHPEJTUAR PËR KANDIDATËT E SPAK

LSI trembet nga krijimi i SPAK, Petrit Vasili: KLP organ i kapur nga kryeministri, nuk ka të drejtë të marrë vendimeHapja e procedurës për krijimin e Struk-

turës së Posaçme Antikorrupsion alarmoi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Teksa Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për 15 prokurorë që të jenë pjesë e SPAK, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili nisi sulmet ndaj këtij organi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se KLP nuk ka të drejtë të marrë vendime. Sipas tij, KLP është i kapur nga qeveria, por këto sulme dhe pretendimet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë

nuk ka të drejtë të marrë vendime vijnë në të njëjtën ditë kur “qeveria e prokurorëve” mori vendimin për të nisur procedurat për ngritjen e SPAK. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë me integritet shumë të ulët dhe në funksion të kapjes!!! KLP integriteti tepër të ulët i të cilit njihet publikisht sepse pjesa dërrmuese e anëtarëve të tij janë kontestuar nga Operacio-ni Ndërkombëtar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetëm nga ONM, megjithatë vazhdon të marrë vendime. Ecja në këtë rrugë është

në funksion të kapjes nga kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, megjithëse ligji i mundësonte konstituimin, por i pengonte veprime të tjera sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet përkatëse, po vazhdon në rrugën e paligjshmërisë”, tha Petrit Vasili. Në vijim, ai i bëri thirrje KLP që të mos vazhdojë të marrë vendime deri në momentin që do të

amendohen nenet e Gjykatës Kushtetuese. “Ka vakuum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejtash ka KLP dhe çfarë aktesh nënligjore mund të vendosë. KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pasi kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje. KLP ndalu me paligjshmërinë dhe kapjen!!!”, deklaroi Petrit Vasili.

Mimoza IBRA

Këshilli i Lartë i Prokuror-isë shkaktoi tronditje dje tek të gjithë politikanët e korruptuar. Nën drejtimin

e Genti Ibrahimit, KLP u mblodh me qëllim nisjen e procedurave për ngritjen e Strukturës të Posaçme Antikorrupsion. Ndryshimi i Kus-htetutës i dy viteve më parë para-shikon që SPAK do të jetë “krijesa” e reformës në drejtësi që do të hetojë të gjithë zyrtarët e lartë të korrup-tuar, përfshirë këtu kryeministrin, ish-kryeministrat, presidentin, depu-tetët, etj. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që janë të përfshirë në afera korrupsioni, po përjetojnë momente ankthi sepse krijimi i SPAK është më pranë se kurrë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u hap gara për të gjithë prokurorët e interesuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në mbledhje u votua unanimisht që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15. Proku-rorët e interesuar dhe që plotësojnë kriteret do të kenë një muaj afat të aplikojnë. Teksa hap pas hapi çdo gjë po bëhet gati për të nisur luftën antikorrupsion në nivele të larta, krijimi i SPAK është një zhvillim i pritshëm prej kohësh. Ndërkom-bëtarët thirrjet e tyre i kanë patur gjithmonë të fokusuara tek ngritja e kësaj strukture me qëllim që pushte-tarët e përfshirë në zullume të japin llogari para drejtësisë. Tani mbetet vetëm që 15 prokurorë të shfaqin interesin për të qenë pjesë e SPAK e për të hetuar pushtetarët, ndërsa ujërat e politikanëve të korruptuar kanë nisur të trazohen.

Paralajmërimi i KLPTeksa diskutohej për numrin e

prokurorëve që duhet të jenë pjesë e SPAK, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë paralajmëruan reprezalje nga ky organ. Alfred Bal-la u shpreh se me ngritjen e Struk-turës së Posaçme Antikorrupsion pritet që të ketë kallëzime pafund. “Pritshmëria është e madhe, mund të kemi kallëzime pafund nga in-stitucione të ndryshme që kanë pri-tur deri tani krijimin e kësaj struk-ture kështu që do të ishte shumë komode dhe efikase që të kishte një numër prej 20 prokurorësh që

Të interesuarit kanë një muaj afat për të aplikuar, ja kriteret që duhet të plotësojnë

KLP alarmon politikanët e korruptuar, nis procedurat për ngritjen e SPAK, hapet gara

për 15 prokurorët që do të hetojnë pushtetarëtDy seanca dëgjimore sot

në KPK, ja kush jep llogariKomisioni i Pavarur i Kualifi-

kimit do të zhvillojë ditën e sotme dy seanca dëgjimore njëra pas tjetrës. I pari që do të nisë seancat dëgjimore për vitin 2019 do të jetë këshilltari ligjor në Gjykatën e Lartë, Gentjan Jahjolli. “Subjekti: Z. Gentjan Jah-jolli, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupi gjykues: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Ora: 14:00”, thuhet në njoftimin e KPK. Puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të vijojë më pas me kryetarin e Gjykatës së Shkod-rës, Arben Zefi. Subjekti: Z. Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongre-seve), Salla B, Kati 0. Trupi gjykues: Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Ora: 15:30”, njoftoi KPK. Si Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës dhe aftësitë profesionale.

Rikthehet vetingu për krerët e gjykatave,

Alfred Gjoni në sitëKomisioni i Pavarur i Kual-

ifikimit e mbylli punën e tij për vitin 2018 duke zhvilluar seanca dëgjimore me krerë gjykatash, ku një pjesë e mirë e tyre u shkarkuan. Por mesa duket edhe ky fillim-viti puna e KPK do të fokusohet tek krerët e gjykatave sepse gjatë këtyre dy ditëve do të kalojnë në sitë dy të tillë. Përveç kryegjyqta-rit të Shkodrës, Arben Zefi që do të japë llogari sot para trupës gjykuese, ditën e nesërme do t’i nënshtrohet vetingut edhe kryeg-jyqtari i Kurbinit, Alfred Gjoni. Subjekti: Z. Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupi gjykues: Etleda Çiftja, Roland Ilia, Firdes Shuli. Ora: 10:00”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kujtojmë që gjatë dhjetorit të 2018 u shkarkuan nga detyra kryetari i Gjykatës së Pukës, kryetari i Gjykatës së Beratit apo edhe kryetari i Gjykatës së Korçës.

tuaj, integritetin tuaj. Të gjithë ju prokurorë që plotësoni kushtet morale dhe ligjore, mos hezitoni. Të qenit anëtarë të SPAK, sot është një privilegj”, deklaroi Balla.

KriteretProkurorët që duan të jenë

pjesë e Strukturës së Posaçme An-tikorrupsion duhet që më parë të plotësojnë edhe disa kushte, duke qenë se emërimi në të konsiderohet si rritje në detyrë. “Magjistrati të ketë ushtruar profesionin për 10 vite. Magjistrati të mos ketë marrë masë disiplinore. Magjistrati të ketë kaluar vetingun. Magjistrati nuk du-

het të jetë anëtar i KLP. Magjistrati duhet të justifikojë edhe të ardhurat në llogaritë bankare të familjarëve, bashkëshortëve dhe fëmijët, si dhe të gjithë personave të tjerë që qën-drojnë më shumë se 120 ditë në vit pranë tij. Magjistrati duhet të para-qesë dokumentet e siguruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kla-sifikuar. Magjistrati duhet të heqë dorë nga privatësia, duke lejuar kon-trollin periodik të llogarive bankare dhe të telefonit”, thuhet në ligj.

ta përballojnë me sukses punën”, tha Alfred Balla. Për ngarkesë pune për SPAK foli edhe Kostaq Beluri. “Do të ketë një shtim ngarkese duke patur parasysh që subjekte të posaçëm janë futur edhe kryetarë bashkie, prokurorë e gjyqtarë që nuk ka qenë mundësia që me reg-jistrat e vjetër ne t’i evidentojmë si numër çështjesh konkrete”, u shpreh Kostaq Beluri. Nga ana tjetër, Alfred Balla drejtoi edhe thirrje për prokurorët që të mos ngurrojnë të aplikojnë për SPAK. “Bëhuni pjesë e procesit, aplikoni pranë strukturës së re antikorrupsion, tregoni veten

1. Magjistrati të ketë ushtruar profesionin për 10 vite. 2. Magjistrati të mos ketë marrë masë disiplinore. 3. Magjistrati të ketë kaluar vetingun. 4. Magjistrati nuk duhet të jetë anëtar i KLP. 5. Magjistrati duhet të justifikojë edhe të ardhurat në

llogaritë bankare të familjarëve, bashkëshortëve dhe fëmijët, si dhe të gjithë personave të tjerë që qëndrojnë

më shumë se 120 ditë në vit pranë tij. 6. Magjistrati duhet të paraqesë dokumentet e siguruara

nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

7. Magjistrati duhet të heqë dorë nga privatësia, duke lejuar kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telefonit.

7 KUSHTET PËR TË QENË ANËTARË TË SPAK

Page 3: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjykata e Tiranës nxjerr shifrat, 24 mijë çështje të shqyrtuara gjatë 2018 nga 45 gjyqtarë, sytë te KLGJ për uljen e ngarkesës

Reforma në drejtësi ka sjellë shumë probleme në gjykata dhe prokuroritë e vendit. Rrudhja e kompetencave për Këshillin e Lartë të Drejtësisë bëri që të mos ketë emërime gjyqtarësh në vend gjatë 2 viteve të fundit. Kjo solli shumë ngarkesë në gjykatat e vendit, sidomos në atë të Tiranës. Kjo e fundit ka bërë bilancin e vitit që lamë pas dhe rezul-ton se janë shqyrtuar 24 mijë çështje gjyqësore nga vetëm 45 gjyqtarë. Bëhet fjalë vetëm për Dhomën Civile. Por kjo shifër është shumë e lartë, pasi një

gjyqtar mesatarisht ka shqyrtuar 533 çështje në vit, ose 44 çështje në muaj. Gjatë këtij viti që sapo ka filluar, Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës ka bartur mbi 5.000 çështje, të cilat nuk janë mundur të gjykohen gjatë viti të kaluar. Ndërsa mbi 8.000 çështje të tjera e kanë pasur kohëzgjatjen e gjykimit në mbi 6 muaj kalendarikë. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, numrin më të madh të padive në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës e kanë pasur ato për zgjidhje martese, me 2.100 të tilla; të ndjekura me

paditë për marrëdhënie pune, me 1.500; si dhe ato për shkaktim dëmi, me 1.274. Për të zhbllokuar situatën në gjykata, sytë janë te Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky organ zëvendësoi KLD dhe tani është në dorë të tij të bëjë emërime, shkarkime apo transferime. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë aspekt, ndërsa pritet që të gjendet një zgjidhje, pasi kemi disa nene që Gjykata Kus-htetuese i ka rrëzuar. Bëhet fjalë për nenet që i jap-in kompetencë KLGJ e KLP të emërojnë gjyqtarë

e prokurorë. Për sa kohë këto nene nuk ndrys-hojnë, lëvizjet në drejtësi mbeten në pikëpyetje. Megjithatë pritet që për të futur në shina gjykatat, KLGJ të marrë masa menjëherë. Gjatë muajve në vijim do të ketë mbledhje të vazhdueshme, për të plotësuar të gjitha vendet vakte, qoftë kjo dhe me emra të përkohshëm apo të komanduar. Po ashtu, falë KLGJ tani mund të funksionojë dhe Shkolla e Magjistraturës, pasi të diplomuarit e saj mund të emërohen në vendet vakante.

Kliti TOPALLI

Pranvera do të sjellë reprezal-je në politikë e drejtësi. Deri më tani vetingu ka larguar nga detyra dhjetra gjyqtarë

e prokurorë, por shumë shpejt do të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit, institucione të cilat do të dërgojnë para drejtësisë të gjithë abuzuesit. Në fund të 2018 ishte Këshilli i Lartë Gjyqësor që hapi garën për gjyqtarët e SPAK, ndërsa dje Këshilli i Proku-rorisë hapi garën për prokurorët e SPAK. Por kush janë më favoritët që të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion? Dje në mbledhjen e KLP u bë e ditur se kushti bazë është që prokurorët të kenë mbi 10 vite përvojë, ndërsa ka rëndësi të madhe karriera e tyre. Pra më favoritët janë ata që kanë shqyrtuar dosje të çështjeve që do jenë objekt i SPAK. I bie që favoritë janë emrat që kanë hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gaze-ta ka siguruar një listë me 29 emra, të cilët kanë përvojë dhe karrierën e tyre e kanë fokusuar te dosjet e bujshme. Bëhet fjalë për prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Prokuror-isë së Përgjithshme. Deri në muajin gusht të vitit 2017, ishte Prokuroria e Përgjithshme institucioni që het-onte korrupsionin në nivele të larta. Anëtarët e këtij institucioni kanë të gjithë një përvojë të gjatë në hetimin e ministrave, ish-ministrave, depu-tetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Ndërsa prokurorët e Krimeve të Rënda janë ata që kanë një përvojë shumë të gjatë në hetimin e bandave kriminale. Ndërkohë, që prej një viti dhe ata po hetojnë dosje korrupsio-ni. Madje dhe ligji e ka përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Sipas ligjit, 3 kus-htet bazë që duhet të plotësojnë kan-didatë janë: Të kenë kaluar vetingun, të heqin dorë nga privatësia dhe të marrin konfirmimin e familjarëve për tu verifikuar llogaritë bankare dhe për t’i mbajtur në përgjim. Mes emrave të mëposhtëm ka disa që e kanë kaluar vetingun. Ndërkohë që gjithë problemi është nëse do sigurojnë mbështetjen e famil-jarëve që ata të jenë në monitorim. Megjithatë dje KLP ka hapur garën për 15 vende vakante dhe kushdo prokuror mund të garojë. Ata që nuk

Më favoritët anëtarët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda

Zbardhet lista, ja kush janë 29 prokurorët më favoritë për të marrë frenat e SPAK,

SHBA-BE gati terrenin edhe për ngritjen e BKHJa prokurorët më të

favorizuar për në SPAK1. Arenc Çela, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda2. Olsian Çela, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda3. Behar Dibra, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda4. Njazi Seferi, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda5. Ened Nakuçi, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda6. Elisabeta Imeraj, ish-prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda7. Përparim Kulluri, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda8. Doloreza Musabelliu, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda9. Eugen Beci, Prokuror në Proku-rorinë e Krimeve të Rënda10. Klodian Braho, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda11. Edvin Kondili, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda12. Blerim Tominaj, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda13. Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda14. Manjola Kajana, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda15. Pranvera Hoxha, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda16. Sonila Muhametaj, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda17. Besim Hajdarmataj, ish-Dre-jtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda18. Donika Prela, kryetare e Proku-rorisë së Krimeve të Rënda19. Adnan Xholi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme 20. Adnand Kosova, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme21. Alfred Progonati, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme22. Alma Muca, Prokuror në Proku-rorinë e Përgjithshme23. Anila Leka, Prokuror në Proku-rorinë e Përgjithshme24. Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme25. Arqilea Koça, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme26. Avni Kraja, Prokuror në Proku-rorinë e Përgjithshme27. Kostaq Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme28. Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme29. Thoma Jani, Prokuror në Proku-rorinë e Përgjithshme

tria e Drejtësisë gjatë katërmujorit të parë do të miratojë të gjitha vendimet për godinën e SPAK dhe BKH. Kjo ministri ka bërë gati strategjinë se si do të sigurohet jeta e anëtarëve të SPAK dhe BKH, ndërsa po ashtu do mirato-het dhe godina ku do vendoset byroja. BKH do jetë polici gjyqësore vetëm në shërbim të SPAK. Për këtë arsye, prej

muajsh në Akademinë e Sigurisë, me asistencë të SHBA dhe BE ka nisur tra-jnimi shumë oficerëve dhe ekspertëve, në mënyrë që ata të garojnë për BKH. Po ashtu SHBA do sjellë dhe pajisje speciale, mes të cilave dhe makinën e së vërtetës. Pjesë e BKH do jetë dhe një agjent i FBI. Të gjitha janë gati dhe po pritet vetëm ngritja e SPAK.

1. Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën para gjykatave të posaçme të parashikuara në nenin 135, pika 2, të Kushte-tutës, si dhe para Gjykatës së Lartë.

2. Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Ligji vendos kritere të tjera për përzgjedhjen si dhe për procedurën transparente dhe publike të emërimit.

3. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit.

4. Prokurori i Prokurorisë së Posaçme shkarkohet për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një shkeljeje të rëndë disiplinore me dy të tretat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

PARASHIKIMET NË KUSHTETUTË

janë futur në veting do rivlerësohen me përparësi, ndërsa më pas KLP do zgjedhë figurat më me integritet. Por favoritë janë ata që kanë shqyrtuar dosjet e bujshme, pra prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ata të Krimeve të Rënda. Nuk dihet ende nëse disa prej tyre do të kandidojnë, por nëse e bëjnë, atëherë me shumë gjasë do jenë pjesë e organeve kundër korrupsionit.

Ngritja e Byrosë së Hetimit Përveç SPAK, një tjetër organ

mjaft i rëndësishëm do të jetë dhe By-roja Kombëtare e Hetimit. Sipas ligjit, puna për të do të nisë menjëherë pas ngritjes së SPAK. Do të jenë proku-rorët e SPAK që do të përzgjedhin anëtarët e BKH. Por së fundmi është bërë e ditur se terreni është bërë gati dhe për këtë strukturë. Qeveria ka bërë të ditur listën e akteve ligjore që do të miratohen gjatë vitit 2019 dhe Minis-

Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Ku-vendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë

të Drejtësisë, Kryetarit të Bash-kisë, deputetit, zëvendësminis-trit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kus-htetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

KOMPETENCAT E SPAK

Page 4: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

4 GAZETA SOTE Martë 8 Janar 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sali Berisha mesazh në distancë Ilir Metës, i kërkon të bllokojë sërish ndryshimet në qeveri

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi dje nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta që të bllokojë përsëri ndryshimet në qeveri. Teksa një lëvizje të tillë Meta e kreu kur diskutohej për dekretin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Berisha i bëri thirrje dje në distancë që njësoj të veprojë edhe me ministrat e tjerë të propozuar nga kryeministri Edi Rama që nuk janë deputetë. Gjatë një interviste televizive, i pyetur sesi e sheh vendimin e Metës për të marrë kohë për dekretet e 5 ministrave, Berisha i dha të drejtë kreut të shtetit. Ish-kryeministri theksoi se për pesë em-

rat e propozuar nga Rama që nuk janë deputetë Metës do t’i duhen rreth një muaj e gjysmë kohë për hetime. “Unë mendoj se presidenti së pari ka të drejtë sepse Kushtetuta përcakton që ministri duhet të plotësojë kushtet e deputetit. Pse? Sepse Kushtetua e barazon në një nen tjetër ministrin me deputetin. Presidenti dekretoi Erjon Braçen, që është një fatkeqësi kombëtare dekretimi i tij, por e dekretoi sepse e detyron Kushtetuta. Nuk mund të thotë që nuk e dekretoj sepse është deputet. Tani lidhur me këta të tjerët, sa të gjendet a plotësojnë kushtet e deputetit, pak

është të thuash që një muaj e gjysmë mund të ketë nevojë presidenti për hetim. Se çfarë do të bëhet, nuk mund të them”, u shpreh Sali Berisha. Por nëse Ilir Meta i vonon dekretet e 5 ministrave me gati dy muaj nën argumentin se po kryen hetime dhe verifikime, do të thotë se ai bllokon ndryshimet në qeveri. Sakaq, ish-kryeministri nuk i kurseu sulmet dje ndaj ministrit të ri të Jashtëm të propozuar nga Rama, Gent Caka. “Ky njeri vihet sepse është mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës. Kjo është një fatkeqësie madhe shqiptare kur diplomacia shqiptare uzurpohet nga një

njeri si ky. Unë nuk kam asnjë paragjykim prej krahinës, por ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin, Baton Haxhiun”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai po ashtu sulmoi edhe ministrin e Jashtëm në ikje, Ditmir Bushati. Sipas Berishës, Bushati dështoi me marrëveshjen e detit me Greqinë, por shtoi se në lidhje me negociatat Kosovë-Serbi për ndryshim kufijsh mbajti qëndrim korrekt. Për Sali Berishën, Ditmir Bushati është i lidhur me bandat kriminale të Shkodrës dhe për këtë arsye nuk e meritonte që nga fillimi të ishte pjesë e qeverisë.

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum min-istrave të rinj që të fok-usohen tek lufta kundër

korrupsionit, reforma në admin-istratë dhe plotësimi i kushteve të BE. Të dielën shefi i qeverisë zhvilloi një mbledhje informale të qeverisë në Elbasan, ku të pran-ishëm ishin ministrat e rinj dhe të larguarit. Ndërkohë që gazeta ka mësuar më shumë detaje nga kjo mbledhje me dyer te mbyllura. Mësohet se i pari i qeverisë ka kërkuar nga ministrat që të luftojnë korrupsionin në çfarë do lloj niveli qoftë ai. Madje, mësohet se Rama është shprehur optimist, duke u shprehur se pret që të nisë lufta me themel ndaj korrupsionit, kjo dhe për faktin se shumë shpejt do të ngrihen organet e reja të drejtësisë si SPAK dhe BHK. Po ashtu, gjatë mbledhjes së qeverisë, mësohet se Rama u ka bërë të qartë ministrave që të angazhohen fuqishëm dhe të nisin spastrimet në administratë, sidomos pas direktiva të kërkuara nga BE. Në këtë kontekst, mësohet se Rama ka urdhëruar ministrat që të nisin me shkarkimet e mili-tantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë që prioritet për t’u punësuar në shtet do të kenë studentët ekselentë. Një tjetër pikë tek e cila e ka ndalur theksin kryeministri ka të bëjë me detyrat dhe objektivat që duhet të plotësojë secili nga ministrat gjatë periudhës janar-qershor 2019, sidomos sa i takon realizimit të reformave inte-gruese. Mësohet se ka kërkuar nga ministrat e rinj por edhe të vjetrit angazhim maksimal, me qëllim plotësimin sa më shpejt të këtyre kërkesave të kërkuara nga Bash-kimi Europian. Në të njëjtën kohë, gazeta mësoi se gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të jenë çdo ditë në kontakt me bazën dhe të jenë tepër aktivë, jovetëm në fushatën e nisur nga Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por edhe të përmbushin brenda afateve të caktuara detyrat që ai iu ka lënë sa i takon riorganizimit të partisë. Gjithashtu, mësohet se Rama ka kërkuar nga të gjithë që të nisin kon-

Rama porosi ministrave: Mos neglizhoni riorganizimin e partisë dhe fushatën zgjedhore

Zbulohen detajet e mbledhjes së qeverisë në Elbasan, Rama listë me detyra emrave të rinj, urdhër të luftojnë korrupsionin dhe zbatojnë kërkesat e BE

sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes ven-dase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve pub-like; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, deklaroi kryem-inistri Edi Rama, ndër të tjera në statusin e tij. Ndërkohë nga ana tjetër, gazeta mësoi se detyrë të

rëndësishme për këtë vit do të ketë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili ngarkohet me detyrën e përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve publike dhe luftën kundër korrupsionit në adminis-tratë. Po ashtu, edhe Eduard Shalsit do t’i ngarkohet detyra për të rritur sipërmarrjen vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Autostrada Tiranë-Durrës, Gjiknuri inspekton punimet

Ministri në detyrë i Infrastruk-turës, Damian Gjiknuri inspektoi dje punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve. Gjatë një prononcimi për mediat, Gjiknuri u shpreh se kjo është ndërhyrja e parë serioze që po bëhet për sistemimin e një problemi që ka ekzistuar për shumë vite. Ai informoi se në segmentin nga Mbikalimi i Kasharit deri në Vorë do të bëhen ndërhyrje më pas për pastrimin e tombinove. “Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëm-bajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparim-in e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funk-sionon. Në total janë 250 kilometra ku është ndërhyrë për rehabilitim, rikonstruksion e rregullim shtresash asfaltime”, deklaroi Gjiknuri.

Qendro thirrje bizneseve: Mirëmbani rrugën

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro inspektoi dje punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar, teksa deklaroi se e ndërhyrja në këtë segment rrugor është bërë me qëllim parandalimin e përmbytjeve. Po ashtu, Qendro u bëri thirrje edhe bizneseve të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tombinove. “Është bërë një studim hidrik për gjithë këtë pjesë të autostradës dhe ka rezultuar si nevojë emergjente vendosja e dy tombinove. Këto dy tombino bashkë me pastrimin e kanaleve do të bëjnë të mundur që sasia e reshjeve në maksimumin e tyre të mos krijojë më përmbytje në autostradë. Është një projekt i bërë në kuadër të pro-gramit të qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërhyrjet që kanë bërë duhet të jenë në ndihmë të Autoritetit Rrugor sepse ne nuk mund të ndë-rhyjmë jashtë trupit të rrugës dhe të gjithë së bashku të punojmë që rruga të jetë në kushte normale, të mos përmbytet më”, deklaroi Qendro.

taktet me qytetarët derë më derë, ku prioritet duhet të kenë votuesit e lëkundur dhe kthimin e militantëve të LSI pranë PS. Po ashtu, mësohet se Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin piketimet e kandidatëve për kryetar bashkie. Në mbledhjen informale në Elbasan ishin të pran-ishëm dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamen-tar socialist, Taulant Balla.

Rama jep sqarimeKryeministri Edi Rama ka

reaguar pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i pari i qeverisë dy ditë më parë bëri me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipër-marrjes vendase për vitin 2019. “Ditë diskutimi për sfidat e 2019

Në draft-rekomandim, Bashkimi Europian ka ven-dosur edhe disa kushte për Shqipërinë, në mënyrë që në qershor të 2019 hapja e negociatave të jetë e sigurt. Kështu, një nga detyrat kryesore që i është vendosur Shqipërisë është lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet dhe ndaj krimit të organizuar. “Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim

mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultiv-imin dhe trafikimin e drogës”, thuhet në dokument.

BE: LUFTONI KORRUPSIONIN

1. Rama urdhër ministrave të lufto-jnë korrupsionin.

2. Kryeministri kërkon nga minis-trat e rinj dhe të vjetër të vijohet me përmbushjen e kushteve të kërkuara nga BE.

3. Rama kërkon angazhim maksi-

mal nga ministrat për riorgan-izimin e partisë.

4. I pari i qeverisë ka urdhëruar ministrat që të nisin takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe riorganizimit të partisë.

4 UDHËZIMET E RAMËS

Page 5: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Politika për ne nuk është ndeshje futbolli, por është mision. Partia Socialiste nuk u rrit me punësime të pamerituara. Përmes tyre, PS vetëm mund të rrëzohet. Partia Socialiste nuk u bë forca e vetme e shpresës dhe besimit, duke shpërdoruar pushtetin dhe ndarë tepsinë nëpër kushërinj, miq e shokë. Kush ka në kokë tepsinë

është tradhtar i misionit të Partisë Socialiste. Kush ka në kokë tepsinë nuk ka kuptuar akoma që Partia Socialiste nuk është as Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është as Partia Demokratike, nuk është asnjë nga ato bishtat e tjerë që ne i kemi të gjithë bashkë, kulaç, përballë”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

PUNËSIMET, KRYEMINISTRI: PS NUK ËSHTË SI LSI

Taulant Balla: Caka meriton të jetë ministër i Jashtëm, Meta nuk ka arsye të refuzojë kandidaturën e tij

Kliti TOPALLI

Shkarkimi i ministrave me mbi 5 vite në detyrë nuk do të jetë lëvizja e vetme e kryeminis-trit Edi Rama për të futur në

shina qeverinë. Gazeta ka mësuar se drejt largimit janë edhe Sekretarët e Përgjithshëm dhe Drejtorët e Përg-jithshëm në ministri, me mbi 5 vite në detyrë. Sot kryeministri do të zh-villojë një takim me të gjithë drejtorët e ministrive dhe sekretarët, ku pritet të njoftojë shkarkimin e disa prej krerëve, ndërsa do japë një sërë de-tyrash për emrat që do të mbeten. Dje Rama i ka informuar disa prej tyre se pritet të shkarkohen të parët të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm me mbi 5 vite në detyrë, ndërsa po ashtu dhe Drejtorët e Përgjithshëm të disa prej drejtorive kryesore në ministri, por dhe në drejtori të ndryshme jashtë tyre. Në takimin që do të mbahet sot, Rama pritet që t’u japë udhëzime të pranishmëve për të rinisur një tjetër reformë në administratën publike. Po ashtu do ketë një ristrukturim total të ministrive. Së pari, Rama sot do të bëjë të ditur se në administratë do të punësohen 1 mijë studentë ekse-lentë në vend. Kjo vjen në kuadër të premtimit që ai bëri gjatë protestave të studentëve. Por një tjetër detyrë që do u ngarkohet drejtorëve, është ajo e pastrimit të administratës nga mil-itantët e fundit që kanë mbetur. Kur Rama doli në fushatë në zgjedhjet e 2017, premtimi kryesor ishte pastrimi i institucioneve nga parazitët e LSI. Gjatë verës nisi një operacion i tillë dhe u shkarkuan me qindra perso-na. Por një pjesë e madhe arritën të mbijetojnë përmes manovrave dhe lidhjeve fisnore. Shumë të tjerë u kamufluan si militantë të LSI, ndër-sa të tjerë u bashkuan me PS. Por Rama sot do të urdhërojë që të mos mbetet asnjë këmbë militanti në ad-ministratë. Fokusi do jetë te njerëzit e LSI, pasi ka shumë nga ata që kanë marrë poste të rëndësishme. LSI u dha statusin e nëpunësit civil shumë drejtorëve dhe shkarkimi i tyre ishte shumë i vështirë. Falë qëndrimit të tyre në detyrë, nuk u shkarkuan dot dhe njerëzit që ata kanë në varësi. Por tani do ndryshojë gjithçka.

Reforma në administratëTë dielën, kryeministri Edi Rama

Kryetari i grupit të parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar dje zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek ndryshimet në qeveri. Gjatë një prononcimi për mediat, numri dy i selisë rozë ka vlerësuar ish-ministrat për punën e tyre, ndërsa të njëjtën konsideratë ka pasur edhe për ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Duke vlerësuar fig-urën e Gent Cakës për të qenë ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, Balla ka hedhur poshtë zërat kritikë në adresë të tij se është i ri dhe kosovar. Dhe për të argumentuar qëndrimin

e tij, deputeti i PS ka thumbuar në distancë Presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se mosha nuk ka lidhje se në Shqipëri historia ka treguar se ka pasur edhe kryeministra në moshë të Cakës, pra 28 vjeç. “Kjo është e qartë, duke njohur Metën. Në 1998 ka qenë zv/ kryeministër pas ndryshimeve të shtatorit në qeveri, kur iku Nano dhe erdhi Majko, ka qenë njëri prej zërave më të rëndësishëm të PS asokohe që u bënë thirrje shqiptarëve që të votonin këtë kushtetutë. Unë mendoj dhe jam i bindur, nuk e shkel kurë Kushte-tutën. Nëse ka ndryshuar nga 2017, tregon

se ka ndryshuar....Nuk e ka presidenti të drejtën për të refuzuar një propozim. Ne jemi Republikë e pastër parlamentare. Autoriteti themelor në këtë vend është Ku-vendi, mazhoranca përmes kryeministri ka propozuar këtë”, deklaroi ai. Më tej, Balla u shpreh se ndryshimet në qeveri nuk erdhën për shkak të protestave të studentëve dhe jovetëm. Madje, ai u shpreh optimist se PS do marrë një mandat të tretë qeverisës. “Në 2021 PS do të rikonfirmohet për një mandat të tretë. Nga sot deri në 2021 kemi filluar, në 2015 kemi miratuar ligjin për arsimin e

lartë, në dy vitet e para ka pasur vonesë na zbatim, ne e pranojmë, por është ndër ligjet më të mira. Është ligji i arsimit të lartë, i cili do të forcojë maksimalisht universitetet pub-like në Shqipëri. Nuk ka lidhje protesta me ndryshimet në qeveri, të jemi të qartë më ketë. Sigurisht që qeverisja ka në një moment të caktuar, bën edhe ndryshime në përfaqësinë e vet, secili prej tetë ministrave meriton të gjithë respektin për kontributin për suksesin apo ndonjë mos realizimin brenda afatit. Ne kemi një raportim për performancën e çdo ministri në çdo 6-mujor”, nënvizoi Balla.

Nga ristrukturimi i ministrive pritet dhe shkarkimi i militantëve të fundit të LSI

Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ministrive, pritet shkarkimi i atyre që kanë mbushur 5 vite në detyrë, ristrukturim total ministrive

Siguria ushqimore, AKU kontrolle në të gjithë vendin

Në kuadër të vijimit të kontrollit për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar ditën e djeshme se gjatë javës që lamë pas, që përkon dhe me festat e fundvitit është kryer një kontroll intensivisht të tregjeve në çdo qytet të vendit. Sipas njoftimit të AKU mësohet se gjatë një jave nga data 31.12.2018- 01/02 janar 2019 Inspektorët e AKU, kanë qenë nën monitorim për festat e fundvitit ku është konstatuar se gjithçka ka rezultuar sukses, pasi nuk u shënua asnjë rast helmimi nga ushqimi. Gjithashtu bëhet e ditur se ne data 3 dhe 4 janar 2019 janë kryer 125 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë. “Janë kryer 77 analiza në të gjithë vendin, ndër to: 56% të rasteve ka qenë nga kon-trollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar,28% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren,17% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Prefekti i Korçës: Do investojmë për

aeroportin e LumalasitQyteti i Korçës ka pasur aero-

port funksional prej vitit 1924 deri në viti 1944. Por duket se së shpejti do të rinisin punimet për rindër-timin e tij. Gjatë një prononcimi për mediat, prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari ka treguar histori-kun e krijimit të aeroportit si dhe detaje rreth investimit. “Korça ka pasur aeroport që prej vitit 1924 deri në 1944, qytetarë të Korçës dhe rre-thinave kanë fluturuar drejt Tiranës apo rrethinave të tjera. Studimi i fizibilitetit ka filluar prej vitit 2008, dhe në vitin 2015 është hartuar pro-jekti i plotë. Fondi Shqiptar i Zhvi-llimit është një mbështetje për këtë projekt ashtu si dhe instancat ven-dore të qarkut juglindor. Nisur nga fluksi i turizmit dhe rajoni përreth siç është Ohri dhe Selaniku që kanë aeroporte dhe qytetarët shkojnë dhe frekuentojnë dhe gjejnë bileta më çmime më të ulëta atëherë është plotësisht e mundshme që të vihet në funksion aeroporti i Lumalasit”, deklaroi Spirollari.

jithshëm të rinj do udhëzohen më vonë që të ndjekin të njëjtën rrugë. Çështja e militantëve në administratë ishte kthyer në mollë sherri në PS. Shumë deputetë përplaseshin me ministrat për këtë arsye. Madje në mbledhje grupi kishte dhe ankesa se ministra të caktuar mbajnë në detyrë militantët e Kryemadhit dhe nuk punësojnë njerëz të PS. Por Rama tani është rreshtuar krah de-

putetëve dhe ka udhëzuar që të ketë reprezalje në administratë. Por kjo vjen dhe në kuadër të zgjedhjeve, ku shefi i qeverisë si duket po mendon të krijojë sa më shumë vende pune. Socialistët janë shumë të zhgënjyer në këtë aspekt dhe tani po punohet që dhe ata të sistemohen. Megjithatë sinjalet janë se pas ministrave, tani shpata do zbresë te Sekretarët dhe Drejtorët e Përgjithshëm.

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS në shtator të vitit 2018 është ndalur tek pastrimi i administratës nga parazitët dhe grabitqarët. Pavarësisht, se e kishte përsëritur disa herë përgjatë gjithë vitit, shefi i qeverisë zbuloi se nuk është bërë aq sa duhet në këtë drejtim por dha një paralajmërim të fortë për militantët e partive të tjera. Sipas tij, shushun-

jat e shpërndara në administratë nga partitë e tjera, duke lënë këtu të nënkuptohet militantët e LSI, thithin gjak për llogari të shefave të tyre. “Shushunjat, e shpërndara nëpër trupin e shtetit nga partitë e tjera, thithin gjak për llogari të shefave dhe të klaneve që drejtojnë ato parti. Partia Socialiste, duke kopjuar shushunjat, thjesht humbet gjakun e vet”, deklaroi Rama.

MESAZHI I RAMËS PËR PARAZITËT NË ADMINISTRATË

zhvilloi një takim me ministrat e rinj dhe ata të vjetër në Elbasan. Aty u diskutua kryesisht për detyrat gjatë vitit 2019, ku një fokus i madh ishte te administrata. Rama ka kërkuar nga emrat e rinj të mos tolerojnë asnjë abuzim shkelje apo militantizëm në administratë. Të gjithë janë udhëzuar që të largojnë militantët nga funksio-net. Ky udhëzim do të shkojë për dre-jtorët, ndërsa dhe Sekretarët e Përg-

Page 6: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT6 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dashamir Shehi: Opozita duhet të kthehet në Parlament për reformën zgjedhore, sistemi elektoral duhet të ndryshojë

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i cili është edhe aleat i Partisë Demokratike, kërkon nga opozita rikthimin në Parlament. Gjatë një prononcimi mediatik, ai deklaroi se partitë opozitare duhet të vendosin të qëndrojnë në Parlament ose përndryshe kjo sjellje nuk do të shërbejë për asgjë. “Unë gjykoj që do jemi sepse hyr e dil, kjo nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe”, u shpreh Shehi. Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur opozita nuk ka marrë akoma asnjë vendim nëse për këtë sesion të ri parlamentar do të jetë prezente në komisione

dhe seanca plenare. Gjatë seancës së fundit parlamentare për 2018 mazhoranca i rrëzoi opozitës propozimin për veting në politikë, por opozitarët e patën vendosur si kusht që nëse nuk miratohet kjo nismë, nuk do të kthehen në Parlament. Por teksa nuk ka akoma një ven-dim përfundimtar, Dashamir Shehi gjykon se një arsye madhore se pse opozita duhet të jetë sërish pjesë e Parlamentit është edhe votimi i re-formës zgjedhore. Në këtë aspekt, Shehi kërkoi ndryshimin rrënjësor të sistemit elektoral. Në të kundërt, ai “kërcënoi” Bashën se nuk do të

pranojë një marrëveshje PS-PD për tu futur në zgjedhje me Kodin e vjetër Zgjedhor. “Opozita duhet të jetë në Kuvend për reformën zgjedhore. Me kodin e vjetër ne nuk shkojmë. Ne, pjesa tjetër e opozitës jemi kundër kësaj marrëveshje-je që mund të bëjë PD me PS-në. Në qoftë se nuk ka ndryshim sistemi brenda zgjedhjeve është e kotë”, u shpreh kreu i LZHK. Sa për aksionin opozitar, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi zbuloi se pjesë e skenarit janë edhe protestat, ndonëse për to ende opozita nuk ka një datë. “Ne si opozitë e kemi bërë detyrën

tonë, do vazhdojmë ta bëjmë tani në rrugë”, shtoi Dashamir Shehi. Ai komentoi edhe lëvizjet më të fundit në qeveri dhe mosdekretimin e 5 ministrave të rinj nga ana e presidentit Ilir Meta. Për aleatin e Bashës, zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit Edi Rama. “Duhet të ikë ky i pari. Teatër i kotë, i panevojshëm. Me këto Meta maksimumi kujton herë pas here se jam dhe unë këtu. Herën tjetër u vonua nja dy javë kreu i shtetit me ministrin e Brendshëm dhe si përfundim na doli që nuk paska qenë ndonjë hata e madhe”, tha Dashamir Shehi.

Zgjedhjet vendore, Basha mban në ankth Kryemadhin për koalicionin, PS paralajmëron shfarosjen e LSI

Petro Koçi: LSI do të shënojë humbje dhe do të marrë goditje në zgjedhje

Mimoza IBRA

Aleanca mes Partisë Demokra-tike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është fort e konsoliduar dhe e sigurt.

Në një kohë kur nga zgjedhjet vendore na ndajnë vetëm 5 muaj dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë afat deri në 1 maj për regjistrim e koalicioneve, nga PD nuk ka asnjë sinjal që të tregojë nëse në zgjedhje do të futet bashkë me LSI apo vetëm. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shumë shpesh ka deklaruar se në zgjedhjet vendore do të ketë një koalicion PD-LSI. Por deri tani këto deklarata kanë qenë më shumë mesazhe për Bashën sepse ky i fundit akoma nuk e ka ndarë mendjen nëse do të drejtohet drejt zgjedhjeve vendore bashkë me LSI. Një gjë të tillë e tregon fakti që akoma nuk ka një vendim a marrëveshje zyrtare për aleancën PD-LSI në zgjedhje dhe për bashkitë që du-het të ndajnë mes tyre. Sipas burimeve të gazetës, lideri demokrat, Lulzim Basha po heziton për koalicionin me partinë e Kryemadhit, pasi baza demokrate e kundërshton shumë fort diçka të tillë. Që në fillim demokratët nuk e pranuan bashkëpunimin opozitar me LSI pasi sipas tyre, kjo parti nuk ka moral sepse më parë ka qenë në pushtet me PS. Ndërkohë, një tjetër arsye pse Basha po e mban në ankth Kryemadhin është sepse kreu i PD nuk është i sigurt për bashkitë që duhet t’i japë LSI nëse futen bashkë në zgjedhjet vendore. Sipas informacioneve, LSI kërkon të zotërojë bashki të mëdha, ku dy më kryesoret janë ajo e Gjirokastrës dhe e Beratit. Por demokratët janë kundër që LSI të marrë këto dy bashki. Ajo që e tregon më së miri këtë fakt është deklarata e këshilltarit bashkiak të Gjirokastrës nga radhët e PD, Roland Bejkos, i cili teksa miratohej buxheti 2019 për Bashkinë Gjirokastër, u shpreh kundër rikandidimit të Zamira Ramit në krye të kësaj bashkie. Zamira Rami vjen nga radhët e LSI. “Kryetarja e bashkisë do na nderojë shumë me largimin e saj”, tha ai. Pra, presioni i ushtruar nga baza demokrate dhe ambicia e LSI për të marrë bashki të mëdha në zgjedhjet vendore kanë bërë që Lulzim Basha ta lërë pezull

Endrit Braimllari: Edi Rama duhet të largohet

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari kërkoi dje largimin e kryeministrit Edi Rama. Nga një studio televizive, Braimllari bëri fajtor Ramën për sit-uatën në të cilën ndodhet vendi dhe protestat e studentëve. “Rama është mjeshtër i heqjes së përgjegjësisë nga vetja e tij. Gjithmonë thotë që fajin e ka opozita, thotë që fajin e ka qytetarët, thotë që fajin e kanë anëtarët e partisë e të tjerë me radhë. I vetmi person që ka përgjegjësi konk-rete për shkatërrimin e vendit, për shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese është Edi Rama. I vetmi person që ka përgjegjësi konkrete për varfërinë që po kalojnë shqiptarët është Edi Rama, sepse ai e drejton këtë qeveri. Dhe nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie. Dhe jo të heqë 7 ministra ai, po sikur dhe të gjithë kabinetin ta lar-gojë, të heqë dhe ministrat e fundit që i kanë mbetur, duhet të iki Edi Rama. Sepse ai është përgjegjësi kryesor që Shqipëria është në këtë situatë”, tha Endrit Braimllari.

Manjani: Shumë njerëz të pakënaqur nga politika

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani deklaroi dje se numri i qytetarëve që janë të pakënaqur nga politika po vjen në rritje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se të pakën-aqurit nuk votojnë, por shtoi se diçka e tillë dëmton demokracinë. “Partia e indiferentëve është padyshim sot për sot më e madhja. Njerëz të pa-kënaqur e të zhgënjyer sa më s’ka nga politika janë shumë më shumë sesa ata që ende bëjnë tifozllëk për të. Ata që nuk duan më as të votojnë janë rritur shumë. Ka shumë dhe opozitarë madje që thonë “nuk votoj më”, “ ose do ja jap votën dikujt kot”… Mirëpo qytetarisht mosvotimi (mosp-jesëmarrja dhe shkatërrimi i votës) dëmton demokracinë. Kjo e fundit ka nevojë në mos për ndryshim politik, të paktën për rotacion. Rotacioni nuk ka shans të ndodhë nëse njerëzit nuk votojnë masivisht ose hedhin votë kuturu deri në pavlafshmëri të saj”, u shpreh Ylli Manjani.

koalicionin me LSI, duke mos marrë asnjë vendim zyrtar në këtë drejtim.

Paralajmërimi i socialistëveTeksa PD është në dilemë për futjen

në zgjedhjet vendore bashkë me LSI, Partia Socialiste është e prerë që nuk do të ketë asnjë aleancë me partinë e Monika Kryemadhit. Deputeti i PS, Bu-jar Çela tha për gazetën “SOT” se për LSI nuk ka asnjë derë të hapur. “Unë nuk besoj sepse ne e kemi provuar LSI. Unë mendoj se koalicioni me LSI do të ishte një gabim, PS do të kryente një gabim më të rëndë se ai i pari. Ale-anca e PS është kaq e qëndrueshme

dhe kaq e madhe me qytetarin, saqë nuk i duhet asnjë aleancë tjetër, pa përjashtuar partitë e vogla të majta që gjithmonë janë bërë pjesë e koalicionit. Nëse bëhet aleancë me LSI, PS godet reformën në drejtësi dhe lidh duart e veta, gjë të cilën unë nuk e besoj që kryetari i PS, zoti Rama e bën. LSI është parti interesash të vogla, deri në momentin që do të jetë me lugë në brez dhe pranë sofrës dhe në koalicion, do të ketë jetë”, u shpreh Bujar Çela. Edhe më i ashpër u tregua zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili është edhe nënsekretar për bashkëqeverisjen

dhe aleancat në PS. Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi shfarosjen e LSI në zgjedhjet vendore për shkak të goditjeve të forta që do të marrë. “Një pjesë e kësaj partie është realisht në mbështetje të PS. LSI ka një tkurrje të madhe, ka një humbje të identitetit të saj. Kur ka qenë në bashkëpunim me PS ka ruajtur identitetin e saj. Është bërë si një pjesë e PD. Kjo është arsye e fortë pse kjo parti do të shënojë humbje dhe do të korrë atë që ka mbjellë. Kuptohet që do të zëvendësohen të gjithë ata që nuk kanë energji”, tha Petro Koçi.

“Ne do të përpiqemi që edhe nga Lëvizja studen-tore të bëhen pjesë e listave tona. Ne jemi të hapur që përfaqësues të studentëve të jenë në lista. S’ka vetëm forume partiake, por do të ketë edhe njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme. Protesta i hapi sytë politikës, dhe me të drejtë Rama tha se lëvizja

studentore ishte një shuplakë. Në emër të kësaj mirënjohjeje dhe duke patur parasysh se ky është një resurs njerëzor i pazëvendësueshëm. Ata që kanë qenë pjesë e lëvizjes kanë mirënjohjen e Partisë So-cialiste”, tha dje nënsekretari për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi.

ZGJEDHJET, KOÇI: PJESË E LISTAVE TË PS EDHE STUDENTËT

Pak kohë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se është shumë pranë firmosjes së marrëveshjes me PD për tu futur bashkë në zgjedhjet vendore, duke i dërguar kështu një mesazh kreut të PD, Lulzim Basha që ta realizojë diçka të tillë. “Do të jemi shumë racional, nuk do të kënaqim egot tona, por të zgjidhim problemet kryesore. Akoma nuk

e kemi diskutuar se është akoma shumë herët për koalicionet, partitë janë në ‘gjueti’ për evidentimin e kandidaturave, që marrin përgjegjësi, jo për të pasur militantë. Jemi në diskutime, ka një lloj pozitivitet dhe dashamirësie, por jemi në diskutime për vendo-sur kriteret për kandidatin, jo emrat. Nuk kemi rënë dakord 100%, por aty-aty”, tha Kryemadhi.

MESAZHI I KRYEMADHIT PËR BASHËN PËR KOALICIONIN

Page 7: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Presidenti: Nuk kanë vlerë ndryshimet në qeveri nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes

Ilir Meta në sulm ndaj reformës në drejtësi dhe qeverisë, zbardh arsyet përse nuk dekretoi Bushatin

dhe shtrin në Kosovë verifikimet për ministrat

Presidenti Ilir Meta ka ven-dosur të marrë të gjithë kohën e nevojshme sa i takon dekretimit të minis-

trave të rinj. Sipas burimeve, ai ka shtrirë deri në Prishtinë verifikimet për emrat që vijnë nga Kosova. Nga ana tjetër ai ka dhënë dje një interv-istë për Adi Krastën në “News 24”, ku ka dhënë detaje mbi arsyet se përse bllokoi dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit. Ai tha se kjo u bë për të mos lënë vendin pa ministër të Jashtëm në asnjë moment. Nga ana tjetër ai nuk kurseu sulmet ndaj qeverisë, duke deklaruar se ndrys-himet janë të pavlera në qeveri nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes.

-Shkarkimi i ministrave nga kryeministri shkaktoi menjëherë dis-kutim në publik dhe publiku po pret përgjigjen tuaj praktikisht gjatë këtyre orëve që ne kemi njoftuar për pro-gramin në raport me mosdekretimin e zotit Bushati dhe në pritshmëri, çfarë do të ndodhë në raport me dekretimin e zotit Caka? Zoti President i Repub-likës, përse nuk e dekretuat ju zotin Bushati?

Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues. Në këtë drejtim besoj se u përgjigja menjëherë në lidhje me ministrat, pra me dekretimin e lirimit të tyre, përveç ministrit të Jashtëm, dhe me emërim-in e të gjithë deputetëve apo figurave të njohura politike në post ministri, të cilët për arsye të pozicioneve të tyre publike, i kanë kaluar disa filtra në të kaluarën. Lidhur me pjesën tjetër, ata që janë emra të rinj, kanë nevojë t’u nënshtrohen verifikimeve përkatëse. Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat. Çdo pozicion ministri është i tillë, por arsyet rreth përfshirjes së Shqipërisë në disa iniciativa mjaft të rëndësishme si në Trojkën e OS-BE-së, në…

-Institucioni duhet të ketë një lloj vazhdimësie…

… vazhdimësie, për arsye të inte-grimit europian dhe për çdo gjë tjetër. Dhe mendoj se Shqipëria nuk duhet të jetë për asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm.

-A mund të mendohet, mund të sugjerohet që mosdekretimi i shkarkimit të zotit Bushati nuk ka lidhje me të personalisht, por ka lidh-je me faktin që do të ketë një ‘veting’ më të gjerë e më të kujdesshëm ndaj ministrit të propozuar Caka?

Nuk ka të bëjë me këtë çësht-je, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit të Jashtëm që është një pozicion më delikat. Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet

nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.

-Zoti Meta, një nga analistët në Shqipëri, kishte hedhur teori konspiracioni, – nga ato 300 teoritë e konspiracionit që zakonisht prod-hohen në 24 orë, – që ky veprim jo domosdoshmërisht është një veprim institucional i Presidentit të Repub-likës së Shqipërisë, por kishte aluduar se është ‘një marrëdhënie e ndërlikuar midis Metës dhe Bushatit’, ‘një anti-pati reciproke’ dhe le të themi një lloj ‘futjeje e shkopinjve në rrota’ për çdo moment, gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kjo natyrisht që nuk është e vërtetë?

Unë besoj se marrëdhënia ime me të gjithë ministrat, me të gji-tha institucionet, nga ana e Presi-dentit të Republikës, por edhe nga ana personale, njerëzore, ka qenë jashtëzakonisht korrekte. Së dyti, nga ana institucionale, akoma edhe më korrekte, nga Institucioni i Presiden-tit. Dhe për këtë besoj se kanë qenë në dijeni edhe kryeministri apo edhe kryetari i Kuvendit, apo Komisioni i Jashtëm në Kuvend. Dhe ideja ka qenë për të mbështetur gjithmonë ministrin e Jashtëm, pavarësisht nga emri që ka qenë apo nga ai që mund të jetë në të ardhmen, për të përm-bushur ato detyra, të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe delikate, sepse lënë gjurmë të mira ose jo në planin ndërkombëtar dhe lidhen me interesa të sigurisë kombëtare, të integrimit europian, të detyrimeve ndaj NATO-s dhe partnerëve strategjikë. Pra janë çështje delikate.

-A ka reaguar kryeministri Rama ndaj mosdekretimit të shkarkimit të Bushatit dhe pritjes për të bërë një ‘veting’ ndaj ministrit Caka?

Nuk ka pasur ndonjë arsye të reagojë. Ne kemi bërë një bisedë në mbrëmjen e 4 janarit, kur ai ka kërkuar takim për të paraqitur dekretet. Ka dhënë edhe disa shpje-gime të tij, përveç materialeve sho-qëruese për propozimet.

-Si i gjykuat ju nga pikëpamja in-stitucionale, por edhe si politikan në Shqipëri, si një ish-kryeministër, që keni drejtuar vendin në momente të caktuara, nga pikëpamja institucion-ale, një mazhorancë, kur duke qenë kryeministër: Si ishte për ju ky shkarkim i rreth 70% të ministrave të qeverisë? Si e konsideroni ju këtë? E konsideroni një shprehje suksesi apo e konsideroni një shprehje krize?

Ajo që më shqetëson në këtë fillim janari, është ajo pikërisht që shpreha një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në qershor, se “Shqipëria do të ketë një mundësi qershorin e ardhshëm”, pra atë që po vjen, për çeljen e negociatave, nëse do të re-alizojë disa suksese në disa reforma kyçe që tashmë dihen. Madje edhe një ditë pas unë kam thënë që nuk është

koha për t’u gëzuar, sepse një vit kalon. Siç kalon një ditë, do të kalojë edhe një vit. Shqetësimi im është që në këto 16 muaj nuk kemi atë klimë përgjeg-jshmërie midis aktorëve kryesorë, në radhë të parë do të thosha të qeverisë e të opozitës, dhe të funksionimit të Kuvendit për të dhënë ato garanci që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë, ose partnerët ndërkom-bëtarë se Shqipëria do të mundë të çelë negociatat në qershorin që po vjen. Kjo është më e rëndësishmja. Tani çështja e ministrave: Kjo është një zgjidhje e kryeministrit për të bërë…

-Çështje e ekzekutivit? Është një përgjegjësi.

…për të bërë vlerësimet e tij, për të propozuar, për të dhënë shp-jegimet e tij. Për mua, sikurse e kam shprehur që ditën që jam njohur me këto ndryshime, duhet të ndryshojnë disa politika, sepse e kam thënë dhe e them prapë: Mund ta ndryshojë çdo ditë ministrin e Bujqësinë. Në rast se nuk do të ndryshojmë politikën për bujqësinë, mbështetjen për bujqësinë, kjo është një gjë që nuk do t’u shër-bente as fermerëve, as ekonomisë sonë kombëtare dhe askujt tjetër. Këtë gjë mund ta themi edhe për fusha të tjera dhe nuk na duhet për të mësuar kaq shumë nga Danimarka apo nga Holanda, që janë jashtëzakonisht të zhvilluara në këtë drejtim, por na duhet të mësojmë pak më shumë nga Maqedonia për çështjen e mbështet-jes së bujqësisë. Apo qoftë edhe nga Kosova në këtë drejtim dhe të jemi të sigurt se ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë, sepse edhe potencia-let e Shqipërisë për këtë zhvillim në fushën e bujqësisë e të agro-turizmit, janë të jashtëzakonshme.

-Dua t’ju flas pak për protestat. Ju i kuptuat? I mbështetët protestat e studentëve të universiteteve në Tiranë? A e kuptuat atë që ata donin të thonin?

E njoh prej kohësh shqetësimin e studentëve e të shumë pedagogëve e drejtuesve të përgjegjshëm…

-Jeni pro? Jeni kundër…?Shqipëria nuk ka vuajtur nga

protesta, por nga mungesa e protes-tave. Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen. Protestat janë një lajm i mirë, për aq kohë sa ato janë paqësore dhe zgjojnë ndërgjegjen e qytetarëve për të pasur kërkesa më të larta në radhë të parë ndaj vetes së tyre. Dhe kuptohet ndaj qeverisë, ndaj opozitës, ndaj institucioneve, sepse demokracia do të jetë aq e fortë sa ne e bëjmë atë.

-Përveç mendimeve që keni për protestat, ju zoti Meta, a keni kon-taktuar, a jeni takuar me ta? A jeni në brendësi të shpirtit të asaj që po ndodh me këta njerëz që kanë dalë për të protestuar?

Përsa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, si institucion i Presiden-

tit të Republikës jemi shprehur dy herë: përmes kthimit të ligjit dhe të argumenteve të kthimit, që besoj se kanë qenë mjaft solide. Përsa i takon çështjes së “Astirit” apo të banorëve të Unazës së Re, ne kemi bërë kërkimet tona ndaj institucioneve për të veri-fikuar se si qëndron e vërteta e këtij projekti. Duket qartë që i gjithë ky projekt ka probleme serioze të trans-parencës dhe të standardeve ligjore dhe etike që duhen ndjekur në një rast të tillë. Sigurisht që për interesin publik mund të dëmtohet apo mund të prishet prona, pavarësisht nga sta-tusi ligjor i saj, i cilitdo qytetari, por kjo duhet bërë në mënyrë të qartë dhe strikte ligjore dhe transparente, në mënyrë që askush të mos ndihet i diskriminuar, i papërfilluar apo më keq, i shtypur dhe njëkohësisht të mos ketë as hapësirë, po themi, për opozitën apo për segmente të saj për të instrumentalizuar gjithë këtë mungesë transparence apo mbi problemet ligjore.

-Po i ndiqni ju zhvillimet e vetin-gut dhe të reformës në drejtësi? Ka një perceptim popullor dhe një pjesë e mirë e institucioneve ekzekutive në Shqipëri punojnë me percepti-min popullor dhe ka një perceptim që ka probleme në veting, ka sele-ktivitet dhe që aktualisht situata e institucioneve juridike në vend është totalisht e paralizuar. E konstatoni ju këtë dhe nëse e konstatoni keni bërë ndonjë gjë që të mbushni boshllëkun?

Nuk jam aspak i preokupuar për protagonizmin e Presidencës në këtë drejtim dhe dua t’ju siguroj që Presidenca, ka përmbushur dhe do përmbushë me përgjegjshmëri mak-simale në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve në zbatim të saj, të gjitha de-tyrimet lidhur me çështjet e reformës në drejtësi, apo të marrëdhënieve me institucionet e drejtësisë. Kjo gjë është bërë në mënyrë të vazhdueshme, është bërë në mënyrë të dokumentuar zyrtarisht dhe mesazhet janë dhënë aq sa duhet. Në vlerësimin tim, pady-shim që ka patur dhe ka probleme se-rioze në zbatimin e Kushtetutës në re-formën në drejtësi. Unë këto çështje i

kam bërë të ditura, edhe në pozicionin e Presidentit tani, por edhe më parë në pozicionin e kryetarit të Kuvendit, por edhe në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë. Madje, dhe u kam kërkuar atyre, rasti më i fundit Dre-jtori i Përgjithshëm i Zgjerimit, zoti Danielsson, që të sjellin njerëz që të verifikojnë se si janë zbatuar të gjitha ato angazhime dhe detyrime.

-Mund ta konsideroni situatën sot të rrezikshme në raport me moskontrollimin e procesit?

E rëndësishme është që kjo re-formë u bë për të krijuar një besim të ri, në bazë të asaj nevoje ulëritëse që kishte për ndryshime në sistem, por edhe në bazë të një pritshmërie, që kjo reformë do ta frenojë korrupsionin, do t’i frenojë veprimet apo tundimet e pushtetarëve apo të zyrtarëve apo të politikanëve për të shkelur ligjin, për të shkelur Kushtetutën, për të bërë veprime jotransparente dhe abuzive. Nuk e di, nëse kjo gjë ka ndodhur, do të thoshim se reforma ia ka dalë. Pra, që pushtetarët, duke filluar nga Presidenti, nga kryeministri, nga min-istrat, nga opozita tani janë edhe më të shqetësuar, edhe me të kujdesshëm, se sa më përpara në zbatimin e ligjit, në gjithçka, në prokurimet, në tendera, etj.

-Mund të kishit dhënë një ton cinizmi këtu në një kuptim, sepse po ta dëgjojnë të shkruar njerëzit do thonë: Po, po ndodh. Nuk ka një dëshirë …

Unë këtë gjë nuk mund ta them. Ajo që mund të them është se sistemi është ende në kolaps, për shkak se tranzicioni ka zgjatur shumë më tepër. Mendoj që ky proces tranzicioni ka pasur probleme të rëndësishme, që të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Polarizimi i palëve ka patur efektin e tij, por megjithatë asnjëherë nuk është vonë për të përmirësuar funksionimin e këtyre institucioneve në të ardhmen dhe për të patur institucione tërësisht legjitime. Sepse ne gjithmonë kemi patur institucione në drejtësi, nuk është se nuk ka patur dhe në kohën e komunizmit ka patur.

Page 8: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT8 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Agron Duka nis distancimin nga Basha, PAA fillon fushatën për zgjedhjet vendore, apel qytetarëve të bashkohen

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka nisur distancimin nga partitë opozitare. Pasi deklaroi se mund të hyjë i vetëm në zgjedhje, dje Duka ka ndezur motorët e fushatës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se PAA po nis një rrugë të re duke hapur dyert për këdo që ka dëshirë të kontribuojë në vendin e vet përmes qever-isjes vendore. “Një rrugë e re në të cilën, ne si PAA, do të hapim dyert e partisë sonë dhe do t’i ofrojmë hapësirë, cilitdo që ka dëshirë

të punojë për vendin e tij duke u zgjedhur në organet e qeverisjes vendore, në secilën prej 61 njësive administrative të Shqipërisë. Me zemër në dorë, ju ftoj të bëheni pjesë e marshimit tonë drejt 30 qershorit. Një datë në të cilën bashkërisht mund dhe duhet të transformojmë revoltën ndezur brenda nesh, në një leksion politik që askush nuk do të harrojë”, tha ai. Duka u shpreh se pak muaj e ndajnë vendin nga zgjedhjet vendore, të cilën e quan si ditë të rëndësishme. Sipas tij, pas tre

takimesh elektorale, sistemi zgjedhor nuk po ndryshon. Kreu i PAA tha se politika është e paaftë për tu dhënë qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Më pak se gjashtë muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Një ditë e rëndësishme për jetën politike të vendit, në të cilën, fatkeqësisht, do të gjen-demi përballë një sistemi zgjedhor që prej tre takimesh elektorale nuk po ndryshohet. Dëshmi e qartë e një politike të paaftë për të punuar për konsensusin, dhe për t’iu dhënë

qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Duka. Për kreun e PAA, kjo është një rrugë e re me mbështetje të njerëzve që edhe pse janë të zhgënjyer, besojnë te politika. “Një rrugë të re për njerëzit me vullnet, kryelartë dhe të ndershëm, që, edhe pse të zhgënjyer, nuk kanë frikë të shpresojnë dhe besojnë se politika duhet të ketë vlera dhe parime të shenjta; që nuk janë ndryshe nga ato mbi të cilat ne krijojmë familjet, rrisim fëmijët dhe ndërtojmë miqësitë tona”, tha ai.

Studentët refuzojnë vendimet e qeverisë, u rikthehen protestave, gozhdojnë dyert

e fakulteteve dhe shtojnë kërkesat

Studentët: Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë, po humbasim vitin akademik

Elisjeda KIKO

Studentët kanë refuzuar vendi-met e qeverisë për të plotësu-ar pjesën më të madhe të kërkesave të tyre. Ndonëse

ekzekutivi vendosi të plotësojë shumë kërkesa dhe të bëjë lëshime të tjera, për studentët kjo është e pamjaftueshme. Për këtë arsye ditën e djeshme ata u janë rikthyer protes-tave, mbas tre jave pushim për shkak të festave të fundvitit. Me banderola nëpër duar, studentët kanë marshuar nga fakultetet e tyre në drejtim të Kryeministrisë. Por para se të nisnin marshimin, të rinjtë kyçën dyert e disa fakulteteve, përfshirë këtu edhe atë të Universitetit Politeknik, i cili u mbyll me gozhdë. Studentët paralajmëruan se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, ata do të dalin në grevë urie. Gjithashtu kanë kërkuar nga kryeministri plotësim të pikave sa më shpejt pasi po rreziko-jnë të humbasin vitin akademik. “Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë sepse po humbasim vitin akademik. Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët na mbështesin. Ekziston ideja edhe për grevë urie, por nuk kemi vendo-sur ende. Do vijojmë çdo ditë pro-testat. VKM nuk i zgjidhin kërkesat tona”, tha një student. Edhe pse ditën e djeshme pjesëmarrja e studentëve në protestë ishte e ulët, ata thanë se do rritet në ditët në vijim. Për ata, asnjë pikë nuk është përmbushur nga ana e qeverisë. “Disa pedagogë janë në mbështetjen tonë, por disa të tjerë jo. Është e habitshme që ka pak njerëz, por ne do luftojmë për kërk-esat tona. Ne presim pjesëmarrje më të madhe. Kryeministri t’i shohë pak më mirë kërkesat se mbase nuk i ka lexuar mirë. Asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar. Do vijojmë të protestojmë”, deklaroi një tjetër student. Edhe pse kreu i ekzekutivit foli pak ditë më parë për përjashtim nga tarifa të studentëve me statusin invalid, Jonid Ferhati nga Shkencat Sociale u shpreh se ligji për të verbrit nuk i përfaqëson. Ai ka kërkuar nga kryeministri Rama që të mos i kthejë në tallje premtimet. “Ne kemi para të arsye të protestojmë pasi kërkojmë të jemi të barabartë. Ne duam që kryeministri të mos tallet me ne. Ligji

Ngjela: Rama iu trembet studentëve

Avokati Spartak Ngjela tha se kryeministri Rama po u trembet protestës së studentëve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se kreu i ekzekutivit duhet të pranojë që Shqipëria është një vend i korruptuar. “Protesta e studentëve rifilloi. Kryeministri po iu lutet stu-dentëve. Por studentët duan rrëzimin e tij. Çfarë po ndodh në realitet? Sipas kësaj kuptohet që, nëse studentët do të vijojnë kërkesën për tetë pikat e tyre, atëherë Rama rrëzohet, sepse prani-mi i tetë pikave, është të pranuarit e Ramës që Shqipëria sot është një vend i korruptuar dhe korrupsioni drejtohet drejtpërsëdrejti prej tij. Rama mendoi se mund ta zhvishte pafundësisht Shqipërinë. Ai e filloi korrupsionin e tij galopant me lejet e ndërtimit, kur ky ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës. Në atë kohë, me grupin e tij të vjedhësve, ai bënte darka me muzikë, dhe arkitektëve të tij sekserë që ishin aty në kërcim, iu vinte me gëzim në ballë lejet e ndërtimit të shitura prej tij. Prandaj, Rama të tetave po iu trembet si djalli temjanit”, tha Ngjela.

Protesta e naftëtarëve, reagon Bankers Petroleum

Bankers Petroleum Albania ka reaguar pas protestës së naftëtarëve në Fier, ku është shprehur se ka qenë bashkëpunues me kompaninë Tosk-Energji, në mënyrë që rafine-ria të jetë funksionale pasi është e rëndësishme për jetën e banorëve të zonës. “Bankers Petroleum Albania është informuar përmes medias mbi protestën e punonjësve të kompanisë Tosk Energji, të cilët pretendojnë se puna në rafineri është ndërprerë si pasojë e mos-furnizimit me naftë bruto. Duke qenë tërësisht mirëkup-tues me punonjësit, Bankers dëshi-ron të informojë opinionin publik se ka qenë gjithnjë bashkëpunues me kompaninë Tosk-Energji për të mbajtur në punë rafinerinë, pasi është e rëndësishme për jetesën e banorëve të Ballshit. që prej Tetorit 2018, Bankers filloi negociatat me Tosk Energji për të nënshkruar një kontratë të shitjes së naftës së papër-punuar për 2019 ”, ka deklaruar Bankers Petroleum.

për të verbrit nuk na përfaqëson”, tha ai. Më tej studentët kanë vijuar edhe me akuza në drejtim të qeverisë, pasi sipas tyre po tenton të pengojë protestën. Ata akuzuan vajzën e deputetit socialist, Pjerin Ndreu për tentim të bllokimit të protestës. Ata thanë se ajo bëri thirrje për koncert te Korpusi, gjë që nuk është pranuar nga asnjë student. “Vajza e deputetit socialist ka bërë thirrje për organ-izimin e një koncerti te Korpusi gjatë ditës së sotme, por studentët nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Nuk ia doli, pasi nuk e hamë sapunin për djathë”, u shpreh studenti.

Studentët rrisin kërkesatEdhe pse protesta përpara Kryem-

inistrisë ishte për të njëjtën kauzë, ata ishin të ndarë në dy grupime. Njëri nga grupimet e studentëve, përveç 8 pikave që kanë dorëzuar në fillim kanë shtuar edhe një pikë tjetër. Ata kërko-jnë edhe shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. “Ulni tarifën e master; Vota studentore 50%; Dyfisho buxhetin; Anulo ligjin e arsimit të lartë”, kanë qenë kërkesat që studentët mbanin në duar. Por për të njëjtat kërkesa, paralelisht kanë protestuar edhe një pjesë e studentëve të universitetit të Elbasanit dhe të Korçës. Pjesa tjetër

Ditën e djeshme një student ka reaguar duke shpresuar që kryeministri të reflektojë për kërkesat e tyre. Sipas tij, thirrja e tyre për bojkot të mësimit ka ndikuar në uljen e numrit të studentëve , pasi një pjesë e konsiderueshme janë nga rrethet. Ai tha se protesta e tyre nuk ka një axhendë, por do të jetë spontane në ditët në vijim. “S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton

dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, u shpreh studenti.

STUDENTI: VAZHDIMËSIA E PROTESTAVE DO TË JETË SPONTANE

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin 1, pas protestës ditën e djeshme dy studentë, të cilët pro-testonin për plotësimin e kërkesave të tyre. Të shoqëruarit ishin Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta, të cilët mendohet se kanë gozhduar dhe kyçur dyert Universitetit Politeknik

dhe të Juridikut. Edhe më herët janë proceduar studentë dhe aktivist të par-tive politike për zhvillim të protestave pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborret e institucioneve publike.

Policia shoqëron dy protestues në komisariat

e studentëve në këto qytete ka vijuar me zhvillimin e procesit mësimor. Protesta e studentëve është shoqëruar edhe me hedhje të disa tymueseve në drejtim të Kryeministrisë.

Vajza e deputetit socialist ka bërë thirrje për organ-izimin e një koncer-ti te Korpusi gjatë ditës së sotme, por studentët nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Nuk ia doli, pasi nuk e hamë sa-punin për djathë...

Page 9: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD: Rama po grabit studentët përmes ligjit të arsimit të lartë, të japë sqarime për shtëpinë në Surrel

Partia Demokratike sa sulmuar kryeminis-trin Rama për protestat e studentëve. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se kreu i ekzekutivit po grabit studentët përmes ligjit të arsimit të lartë. Ajo deklaroi se kërkesat e paraqitura nga studentët që kanë dalë në protestë, nuk do të plotësohen sepse nuk ka lekë për të vjedhur. “Edi Rama nuk ka ndër-mend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes ligjit të arsimit të lartë dhe sot vetëm tallet me studentët”, tha ajo.

Zhupa më tej i kërkoj kryeministrit Rama tu jap sqarime shqiptarëve për shtëpinë e tij në Surrel. Ajo tha se kryeministri jeton mes luksit, ndërsa shumë fëmijë ushqehen vetëm një herë në ditë. Ina Zhupa deklaroi se fshehja e pasurisë nga ana e kryeministrit është arsyeja pse votoi kundër vetingut në politikë. “Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje

në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro. Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro. Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vetingut të politikanëve”, u shpreh ajo. Zëdhënësja e PD tha se kryeministri Rama ka detyrim të shpjegojë mospërputhjen midis luksit që jeton dhe pasurisë që ka deklaruar. Ajo gjithashtu e akuzoj se për të fshehur pasurinë, ai po përdor

si mburojë bashkëshorten e tij. “Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marra-mendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryem-inistri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë. Ndërsa përdorimi si mburojë poli-tike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete”, tha Zhupa.

PD-LSI në sulm për të kapur protestën, Edi Rama: Mbyllja e fakulteteve,

tregues i pengmarrjes së studentëve

Kryeministri: Kërkesat e studentëve, në fazën e realizimit

Elisjeda KIKO

Opozita ka nisur tentativat për të kapur protestën e studentëve. Teksa sinjalet u dhanë disa ditë më parë nga

kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dje pjesë e protestës së studentëve kanë qenë edhe të rinjtë e LRI dhe FRPD. Krahasuar me protestat e dhjetorit, dje kishte shumë pak fare studentë. Por ajo që binte në sy ishte fakti se pjesa dërrmuese ishin militantë partie. Kryemadhi prej javësh mobilizoi të rinjtë e LSI dhe ata dje dolën në shesh. Por ajo që e forcon më shumë këtë janë dhe reagimet që erdhën si nga PD, ashtu dhe nga LSI dje. Deputetja e LSI, Florida Kërpaçi ka akuzuar kryeminis-trin Rama si pengmarrësin e plotësimit të kërkesave të studentëve. Përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ajo u shpreh se kreu i ekzekutivit është pa maskë dhe se gjithë shqiptarët e dinë që është e keqja e vendit. “Edi Rama, ti je pengmarrësi i zgjidhjes së kërkesave të studentëve! Por sot je pa maskë, të gjithë Shqiptarët e dinë se ti je e keqja e këtij vendi. Protesto me studentët”, ka shkruar ajo. Por edhe një ditë më parë, deputetja e LSI, tha se bashkimi i studentëve do ti rikthejë shpresën Shqipërisë. Ajo ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët kundra qever-isë, e cila sipas saj ka mjeruar arsimin dhe ka thelluar varfërinë dhe papun-ësinë. Kërpaçi u shpreh se kishte detyrë për të shkuar tek çdo shqiptar e ti ftojë në protestë. “Bashkimi i studentëve, rikthen shpresën për një Shqipëri më të mirë! Detyra jonë është të shkojmë te çdo i ri dhe e re, qytetar Shqiptar, që nesër të bashkohemi për të refuzuar këtë qeveri, që ka mjeruar arsimin, ka thelluar papunësinë, ka varfëruar familjet Shqiptare”, tha ajo.

Reagon PDNë mbështetje të studentëve ishte

edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se studentët të qëndrojnë të bashkuar për të fituar. Përmes një posti-mi në rrjetin social Facebook, ai tha se qeveria nuk mund t’i bëjë ballë vendos-mërisë që të rinjtë kanë. Këlliçi deklaroi përmes një video për bojkotin masiv të studentëve të universiteteve të Tiranës. “Vijon bojkoti masiv i studentëve në

Balliu: Rama do mbahet mend për vjedhje

Banorët e Astirit kanë vijuar ditën e 65 të protestës së tyre. Ata kanë bllokuar sërisht rrugët, për të kundër-shtuar projektin e Unazës së Re. Në mbështetje të banorëve, ka qenë edhe deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët të mblidhen përpara Kryeministrisë kundra qeverisë. Ai u shpreh se kryem-inistri Rama do të mbahet mënd vetëm për kanabis dhe vjedhje të shqiptarëve. “I bëj thirrje dekanatit që të mbështesë studentët. Ilaçi për ta hequr këtë virus është bashkimi i shqiptarëve para kryeministrisë. Rama do të mbahet mend vetëm për kanabizimin dhe vjedhjen që i ka bërë shqiptarëve. Nëse këtu mendojnë që do të përdorin forcën e disa banditëve e kanë gabim se ask-ush nuk e ka forcën e sovranit. Ftoj të gjithë që t'ju bashkohen protestës tuaj sepse sot e keni ju, nesër do ta kenë ata këtë problem. Një ditë do të drejtojmë të gjithë bashkë”, deklaroi Balliu.

Minatorët në protestë:Na kanë mashtruar

Në mbështetje të protestës së studentëve ditën e djeshme kanë qënë edhe minatorët nga Puka dhe Mirëdita. Njëri nga minatorët u shpreh se u është vjedhur legjitimiteti duke shtuar se studentët kanë të drejtë të protestojnë. Ai tha se mbështesin studentët por gjithashtu kanë dalë edhe për kërkesat e tyre, pasi i kanë mashtruar për statusin për 28 vite të gjitha qeveritë. Minatori gjithashtu paralajmëroi se protestës do ti bash-kohen edhe minatorë të Bulqizës. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimite-tin. Siç ishte marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës, jo legjitime. Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbësh-tesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha minatori.

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhix-ho përmes një statusi në Facebook u shpreh se protesta e studentëve është më e fortë se kurrë dhe se ata kanë të drejtë për një arsim cilësor. “Protesta e studentëve sot më e fuqishme se kurrë. Sepse ata kanë të drejtë për të pasur një arsim cilësor dhe kushte dinjitoze në konviktet e tyre. Sepse arsimimi

është një e drejtë kushtetuese të cilën kjo qeveri jo vetëm nuk e ka prioritet, por e ka rrënuar totalisht me ligjin për arsimin e lartë dhe mos rritjen e buxhetit për arsimin në 5% të GDP siç e kishte premtuar. Gjithë Shqipëria është me studentët pasi të gjithë duam një jetë më të mirë për fëmijët tanë në vendin tonë, jo diku tjetër”, tha ajo.

XHIXHO: PROTESTA MË E FUQISHME SE KURRË

Tiranë. Studentët e bashkuar, kanë për të fituar. Nuk ka qeveri e regjim, që mund ti bëjë ballë vendosmërisë së studenteve e rinisë së një vendi”, tha Këlliçi. Ai gjithashtu deklaroi se edhe studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin për tu bashkuar me pjesën tjetër, për plotësimin e kërkesave që kanë paraqitur. “Studentët e mjekësisë në bojkot total, vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e plotë të tetë kërk-esave të tyre”

Reagon RamaRinisja e protestës së studentëve

mbas pushimeve të fundvitit, ka fil-luar me bojkot të mësimit dhe duke

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka paralajmëruar pak ditë më parë rifillimin e protestës. Ajo u bëri thirrje të gjithë qyte-tarëve të përfshiheshin bashkë me studentët, për nj Shqipëri me integritet. “Në këtë protestë duhen përfshirë të gjithë. Në këtë protestë duhen përfshirë të gjithë ata që dëshirojnë që të kenë një Shqipëri dinjitoze dhe me integritet. Në këtë protestë duhen përfshirë të gjithë ata që ju mendoni se e quajnë veten shqiptarë dhe që janë krenarë për të qenë shqiptarë. E themi këtë sepse është shumë e domosdoshme. Është e domosdoshme për të ardh-men e Shqipërisë. Ne kemi nevojë ta ndërtojmë vendin tonë dhe ta bëjmë si shtëpinë tonë”, deklaroi Kryemadhi pak ditë më parë.

Kryemadhi: Duhen përfshirë

të gjithë në protestë

Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvil-limit të një dialogu të brendshëm...gozhduar dhe kyçur dyert Univer-sitetit Politeknik dhe të Juridikut. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se studentët janë marrë peng nga opozi-ta. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai tha se protesta shembullore e studentëve ka kaluar në realizimin e kërkesave të tyre. Kreu i ekzekutivit u shpreh në mbështetje të studentëve duke thënë se po zhvillohet dialog i

brendshëm për çdo profil studimi për nevoja specifike. “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevo-jat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Page 10: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT10 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Automjetet, skafet e gomonet e bllokuara i kalojnë në Rezervave të Shtetit

Kredia në raport me PBB, tkurrje vjetore me 1.5% në tremujorin e tretë

Automjetet e bllokuara nga Policia e Shtetit do të kalojnë në administrimin e Rezervave Materiale të Shtet-it. Kjo parashikohet në një prej projektligjeve që pritet të propozohet gjatë këtij viti nga ministria e Mbrojtjes. Nisma ligjore parashikon marrja në administrim nga Rezervat Materiale të Shtetit të mjeteve rrugore të pajisura me leje qarkullimi nga organet kom-petente shqiptare/të mjeteve rrugore të paregjistruara e të pajisura me leje qarkullimi të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo

bllokimit nga organet e Pol-icisë së Shtetit deri në datën 31 dhjetor 2017. Po ashtu, në administrim të Rezervave Ma-teriale të Shtetit do të kalojnë edhe mjete lundruese të reg-jistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe me certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues, mjeteve lundruese të pareg-jistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe me certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Pol-icisë së Shtetit deri në datën 31 dhjetor 2017.

Kredia për sektorin privat vlerësohet në rreth 35.3% ndaj PBB-së, në fund të tremujorit të tretë të vitit. Banka e Shqipërisë njoftoi dje se ky, raport shfaqet në një trajektore rënëse. Kra-hasuar me të njëjtën periud-hë një vit më parë, kredia për sektorin privat ndaj PBB-së ka shënuar tkurrje me rreth 1.3 pikë përqindje, duke evidentuar performancën relativisht të dobët të kredisë për biznese gjatë kësaj pe-riudhe. Raporti i saj ndaj PBB-së i kredisë për biznesin vlerësohet në rreth 23.2%

në fund të muajit shtator, ngjashëm me një tremujor më parë, por rreth 1.3 pikë përqindje më i ulët se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në një këndvështrim afatgjatë, rritja e moderuar e kredisë për biznese në vitet e fundit është ndikuar si nga faktorë të kërkesës, ashtu edhe nga faktorë të ofertës. Nga njëra anë, kërkesa e bizneseve për financim ka rezultuar e paqëndrueshme, duke iu përgjigjur nga ana tjetër kushteve relativisht të shtrënguara të kreditimit për këtë segment.

Rimëkëmbja e energjisë, BB: Projekti ka vonesa, nuk kapen objektivat Rishikimi i fundit që

i ka bërë BB projektit për rimëkëmbjen e energjisë i nisur në vitin 2015 ka nxjerrë në pah vonesat e zbatimit që lidhen me disa hallka të sektorit. Janë pikërisht këto elementë që kanë bërë që vlerësimi për projektin të jetë “jo i kënaqshëm” në mënyrë të moderuar ndërkohë që edhe risku total i zbatimit cilësohet si i lartë. I njëjti vlerësim ishte edhe në rishikimin e mëpar-shëm që BB i bëri pak muaj më parë duke treguar se reforma nuk ka shënuar edhe aq pro-gres. Por çfarë nuk ka funk-

sionuar sipas BB? “Nuk është se paraqiten probleme të mëdha lidhur me çështjet mjedisore dhe sociale. Gjithsesi komponenti më i madh ai i “Përmirësimit të Infrastrukturës së Shpërndarjes” vijon të shfaqë vonesa në zbatim dhe nuk do të arrijë objektivat e caktuar për nëntorin 2019 që shënon edhe mbylljen e pro-jektit. Në këto kushte progresi i zbatimit të projektit renditet si jo i kënaqshëm në mënyrë të moderuar. OSHEE ka nevojë që të adresojë problemet e zbatimit si dhe të kompletojë sistemin e ri të faturimit sa më shpejt të jetë e mundur”, thekson BB.

Taksa e banesës sërish drejt dështimit, bashkitë probleme me mbledhjen e të dhënave pa kadastrën fiskale, vetëm gjysma e pasurive të regjistruara

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNga ky muaj qytetarët do të paguajnë me faturën e ujit edhe taksën e banesës

Taksa e banesës duket se po dështon sërish. Në kus-htet e mungesës së ka-dastrës fiskale, por dhe

të një bashkëpunimi të dobët mes institucioneve për shkëmbimin e të dhënave të pasurisë, bashkitë po hasin vështirësi në regjistrimin e të dhënave, për aplikimin e taksës së miratuar që në prill të 2018, por që ende nuk ka nisur zbatimi i saj. Kreu i Shoqatës së Bashkive, Agron Hax-himali deklaron se përsëri ngërçi qëndron në mbledhjen e të dhënave për pasuritë. Ndërkohë, Haxhimali u kërkon bashkive që të ngrenë grupe të posaçme për mbledhjen e tyre. “Ka një vullnet bashkëpunimi jashtëzakonisht të dobët. Thembra e Akilit, ajo që quhet kadastra fiskale e premtuar nga qeveria për t’u bërë brenda 2018, ka dështuar. Përsa kohë nuk kemi kadastër fiskale me të drejtë ju thoni, a do jenë në gjend-je bashkitë t’i mbledhin”, pohon ai. Aktualisht në Shqipëri janë të regjis-truara vetëm gjysma e pasurive fakt, i cili është një pengesë për zbatimin e metodologjisë së re të taksës. Ligji për mënyrën e re të përllogaritjes së takës për banesat ka hyrë në fuqi që në 1 prill por zbatimi i tij u shty për në janar të 2019, duke qenë se infrastruktura nuk ishte gati. E nëse ndonjë bashki do të guxojë ta nisë zbatimin e kësaj takse duke marrë si fillesë muajin prill kur ka hyrë dhe në fuqi, Haxhimali thotë se qytetarët nuk kanë asnjë detyrim ta paguajnë 9 mujorin e shkuar, pasi

përjashtohen nga taksa ku mes të tjerave: pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimpru-rëse; pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore; ndërtesat e banimit, që shfrytë-zohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara; banesat sociale në pronësi të bashkive; pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fe-tare, në funksion të veprimtarisë së tyre; strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcak-timit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension so-cial, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike; ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.

nuk janë njoftuar. “Asnjë qytetar nuk detyrohet të paguajë dhe nuk duhet ta paguajë taksën për 9 mujorin e kaluar, sa kohë nuk është njoftuar për të zbatuar dhe për të paguar këtë taksë nga bashkia. Çdo bashki që bën të tilla manovra është në shkelje të ligjit”, përfundon Kreu i Shoqa-tës së Bashkive, Agron Haxhimali. Në bazë të pagesës së re qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese dhe bizneset 0.2%. Një shtëpi në Tiranë që ka vlerën 100

mijë euro, do të paguajë 50 euro në vit ose 4.1 euro në muaj.

Taksa në faturën e ujit Faturat e janarit të Ujësjellësit

do të vijnë së bashku me taksën e banesës në bazë të metodologjisë së re. Nga ky muaj, qytetarët shqiptarë do të paguajnë në faturat e ujit taksën e banesës, e cila është 0.05% e vlerës së ndërtesës, llogaritur mbi çmimin e referencës. Në ndryshimet ligjore u përcaktua se taksë për ndërtesën do të paguajnë edhe ndër-

tuesit, të cilët nuk kanë përfunduar në kohë aktivitetin për të cilin kanë marrë leje. Kjo taksë është sa 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcak-tuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.Përjashtimi nga taksa e ndërtesës

Sipas ligjit janë të paktën dhjetë kategori ndërtesash që

Ekonomia shqiptare ka dhënë sinjale negative të ecurisë në tre muajt e fundit të 2018 duke shfaqur shenja pesimizmi. Banka e Shqipërisë njoftoi dje se, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) qëndroi në nivelin 100.2, duke rënë me 1.2 pikë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018. Me gjithë vijimin e ten-dencës rënëse, TNE-ja mbetet lehtësisht mbi mesataren e saj afatgjatë. Sipas Bankës, Di-namika e shfaqur e treguesit u përcaktua nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, të

tregtisë dhe të industrisë. Ndërkohë, besimi rezultoi i përmirësuar në sektorin e ndërtimit dhe për konsumatorët. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) ra me 0.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt. Treguesi vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike të tij, me 6.1 pikë përqindje. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 5.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, por ai vijoi të mbetet poshtë mesatares historike të tij. Përmirësimi i TBN–së pasqyroi rritjen e

dy balancave përbërëse të tij, aktivitetit ndër-tues me 6.1 pikë përqindje dhe kontratave porositëse me 4.1 pikë përqindje. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) vi-joi tendencën rënëse edhe gjatë tremujorit të katërt. Me gjithë rënien me 3.4 pikë përqindje, treguesi mbetet mbi mesataren historike të tij. Dinamika e TBSH–së reflektoi rënien e të dy komponentëve të tij formues, balancës së kërkesës me 3.6 pikë përqindje dhe balancës së ecurisë së biznesit me 3.1 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) vijoi të ndjekë prirjen rënëse. TBT–ja ra me 5.2 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt, duke qëndruar edhe më poshtë nivelit të mesatares historike të saj. Treguesi i bes-imit konsumator, TBK–ja u rrit me 0.7 pikë përqindje, duke qëndruar pranë mesatares historike të saj. Ndërkohë, balanca e katërt formuese e TBK–së – situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend – shënoi rënie me 1.1 pikë përqindje.

Bie besimi në ekonomi, bizneset në pesimizëm për të ardhmen

Page 11: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 11

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti Thaçi ruan epërsinë për dialogun: Mund të heqim taksën me Serbinë

Andi LAMKO

Bashkimi Evropian ka ftu-ar për konsultime sot në Bruksel ekipin negociator të zgjedhur nga qeveria

e Kosovës, por zëdhënësja Maja Kocijançiç tha se bisedimet në niv-el të lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë. “Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme e ka ftuar delegacionin nga Kosova, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruk-sel, më 8 janar. Ekipi do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Feder-ica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga BE. Por dialogu në nivel të lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe kjo nuk ndryshon", tha Kocijançiç për mediat, duke zbehur shpresat e përfaqësuesve të qeverisë Haradinaj për një rol më aktiv në negociata. Grupi negociator i Kosovës i kryesuar nga Fatmir Li-maj dhe Shpend Ahmeti, udhëtoi dje në Bruksel për konsultimet e sotme, për herë të parë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës në nën-tor. Çështja e të pagjeturve të luftës është tema e vetme e konfirmuar që do të diskutohet në Bruksel, ndërsa qëllimi kryesor i themelimit të tij

Turqi, Erdogan kërcënon se do të hedhë grekët në det

SHBA, bisedime tregtare me Kinën, luftanijet në Detin e Jugut

Mediat greke ankoheshin dje se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vazhduar retorikën e tij armiqësore ndaj Greqisë duke kërcënuar se “do t’i hedh grekët në det”, siç kishte thënë në një fjalim elektoral një ditë më parë në Izmir. Në fjalimin e tij Erdogan raportohet se kishte përdorur disa herë shprehjen armi-qësore, e cila në Turqi është gjithashtu varg i një kënge të njohur folklorike të shkruar në vitet e Katastrofës së Azisë së Vogël. Mediat greke thonin

se Erdogan e përdor këtë linjë për të shënuar pikë politike para zgjedhjeve lokale të mar-sit. Izmiri është një bastion i opozitës turke dhe presidenti ka fokusuar atje fushatën e tij me qasje nacionaliste. Në këngën në fjalë grekët përsh-kruhen si armiqtë e djallëzuar dhe krahasohen me “dhelprat”, ndërsa turqit quhen “luanë”. Në vargje të tjera të këngës thuhet “Grekët e mjerë nuk arrijë të bëjnë asgjë, ata thonë mos kalo, unë do të shkoj në Izmir, do t’i hedh grekët në det”.

Luftanija amerikane ‘Mc-Campbell’ ka lundruar dje pranë ishujve të kontestuar të Detit të Kinës Jugore kurse Kina e ka përzënë me luftani-jet dhe avionët e saj, në një kohë që dy vendet kanë nisur negocjatat për shuarjen e konfliktit tregtar. Luftanija raketore amerikane lundroi 12 milje pranë arkipelagut Paracel, njoftonte flota ameri-kane e Paqësorit, me qëllim“të sfidojë pretendimet e ekzag-jeruara detare”. Ministria e jashtme e Kinës kritikoi

kalimin në ujërat e arqipela-gut Paracel pa leje dhe tha se kishte depozituar ankesë në Uashington. “Ne nxisim SHBA të ndalojë këto provokime,” tha zëdhënsi i ministrisë Lu Kang, duke shtuar se Kina kishte dërguar luftanije dhe avionë për të identifikuar dhe para-lajmëruar anijen shkelëse. Ujërat e Detit të Kinës Jugore kontestohen nga disa shtete të rajonit. Dje nisën gjithashtu bisedimet tregtare të nivelit të lartë mes Kinës e SHBA në nivel zv. ministrash.

Mickoski: Pres fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale

Kryetari i opozitës maqe-donase OBRM-PDUKM, Hris-tijan Mickoski, tha dje se pret që partia e tij të fitojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në maj të këtij viti. “Unë person-alisht pres fitore të madhe të OBRM-PDUKM në zgjedhjet presidenciale. OBRM-PDUKM është parti transparente dhe për këtë arsye është hapur konkursi për kandidatin për president”, tha Mickoski, i cili mori pjesë në liturgjinë e kris-htlindjeve në Shkup. Ai shtoi se konkursi do të zgjasë deri më 31

janar dhe deri atëherë opinioni do të njihet me emrat që kanë aplikuar në konkurs. Mickoski tha se ka komunikim të vazh-dueshëm me kryetarët e partive politike shqiptare dhe tha edhe pse takimet nuk janë zyrtare, diskutohet për shumë tema përf-shirë edhe zgjedhjet presiden-ciale. Ndërsa i pyetur për Ligjin për korrupsion, Mickoski tha se vërejtjet e tyre janë parimore dhe janë shprehur në grupin e punës në Kuvend. Ai shpreson se LSDM do të tërheq ligjin nga procedura.

Anarkistët grekë "skuqin" me bojë

ambasadën e SHBAPolicia greke thotë se ka arrestu-

ar tetë persona lidhur me vandaliz-min me bojë të godinës së Ambasa-dës së SHBA në Athinë. Ambasada u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anti-stabili-ment anarkist “Rubikon”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate, u krye në hyrje të parkingut të ambasa-dës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane. Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbush-ura me bojë.

Trump: Tërheqja amerikane nga Siria

do jetë graduale Tërheqja e trupave amerikane

nga Siria, do të zhvillohet me një ritëm të përshtatur dhe në mënyrë të kujdesshme, garantoi sot presidenti Donald Trump. “Ne do të largohemi me një ritëm të përshtatshëm duke vazh-duar të luftojmë ISIS dhe të bëjmë atë që është kujdesshme, dhe e nevojshme për pjesën tjetër”, tha Trump, një ditë pas njoftimit nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare John Bolton, i cili tha kjo tërheqje duhet të bëhet duke garantuar mbrojtjen e aleatëve si Izraeli.

Mbytet anija tregtare në Turqi, raportohen

6 të vdekurGjashtë persona kanë humbur

jetën, pasi një anije u përmbys në bregdetin turk të Detit të Zi, raportuan autoritetet turke. ”Shtatë prej 13 per-sonave në bord u shpëtuan”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu. Sipas saj, skuadrat e shpëtimit përdorën dy anije, katër helikopterë dhe një aeroplan. Anija tregtare që udhëton-te nën flamurin panamez me ekuipazh ukrainas, azerë dhe rusë u mbyt për arsye ende të panjohura në orën 08:00, 130 kilometra larg brigjeve të Samsun.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Alpet e Evropës Qendrore gjatë fundjavës për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe ortekëve. Rastet fatale janë shënuar në Gjermani, Austri dhe Itali. Dy ortekë lanë të vdekur dy skiatorë gjermanë në malet “Vorarlberg” të Austrisë, ndërsa një skiator tjetër vdiq afër Salzburgut. Në rajonin e Bavarisë, në Gjermani, një skiator vdiq pas rrëzimit të një lisi, ndërsa një vajzë humbi jetën nga rrëshqitja e ortekut në malet Teisenberg. Dy viktima tjera janë raportuar në Alpet Italiane. Ekipet e shpëtimit i gjetën trupat e tyre në lartësi mbidetare prej 2800 metrave në Alpet që shtrihen në pjesën veriore të Torinos. Autoritetet janë duke vazhduar kërkimet për disa njerëz tjerë të zhdukur në Alpe.

Në vijim të konfliktit të tij publik me BE, ministri i brendshëm italian Matteo Salvini dhe partneri i tij i koalicionit kanë mbështetur haptazi protestuesit francezë Jelekët e Verdhë, dhe kanë akuzuar pres-identin Emmanuel Macron se po vepron kundër popullit të tij. “Unë mbështes qytetarët e ndershëm që protestojnë kundër një presidenti në pushtet që është kundër popullit të tij,” tha Slavini, por gjithashtu duke dënuar aktet e fundit të dhunës që janë shënuar në protesta. Ndërsa partneri i tij kryesor i koalicionit Lui-gi Di Maio, lideri i Lëvizja 5-Yje, nxiti demonstruesit të mos ulin intensitetin e rezistencës së tyre. “Politika, si në Francë e në Itali, është bërë e shurdhër ndaj nevojave të qytetarëve, që po lihen jashtë vendimeve të rëndësishme", tha Di Maio.

Dëbora dhe i ftohti në Gjermani, Austri e Itali shënon 7 viktima Qeveria e Salvinit mbështet Jelekët e Verdhë, kritikon Macron

BE: Konsultime me ekipin negociator të Kosovës,

dialogu vetëm me presidentët

ishte marrja e kontrollit të procesit të dialogut nga presidenti dhe eviti-mi i korrigjimit të kufijve.

Thaçi: Kosova mund ta heqë taksën me Serbinë

I fuqizuar nga ruajtja e kom-petencave të dialogut, presidenti Thaçi foli dje në mbrojtje të vizionit të tij, duke sugjeruar se Kosova mund të heqë taksën tregtare ndaj Serbisë nëse ka rrugë të qartë drejt marrëveshjes finale. “Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë. Këtë i kam thënë gazetës ‘The Washington Post’, duke kërkuar që SHBA të

marrë rol udhëheqës në koordin-imin për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Thaçi. Presidenti duket se po ruan avantazhin e tij teksa siç raportohet në fund të dhjetorit ai bëri një ud-hëtim të paraportuar në Berlin, ku u takua me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili njihet si njeri i afërt i presidentit Trump. Të dy ata më pas kanë dhënë intervista të veçanta për të përditshmen “The Washington Post” e cila raporton në artikullin e saj “Trump fton presidentët për mar-rëveshje paqësore në Rose Garden”, se presidenti Trump po punon pa zë për paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

Presioni i SHBA“Presidenti Thaçi dhe unë

biseduam për rëndësinë që të mer-ren vendime afatgjata në vend të reagimeve afatshkurta. Jam i kën-aqur që ai u pajtua dhe u zotua se do të punojë t’u jepet fund taksave që janë vënë tash vonë në produktet e Serbisë”, ka thënë ambasadori Grenell për “The Washington Post”. Nën presionin e administratës së presidentit Donald Trump dhe me premtimin e tij për një ceremo-ni paqeje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar të mar-rë një hap të madh drejt zgjidhjes së tensioneve me Serbinë. “The Washington Post” raporton edhe për letrat që presidenti Trump ia ka dërguar Thaçit dhe Vuçiç dhe, sipas këtij mediumi amerikan, Shtetet e Bashkuara e shohin këtë hap të presidentit Thaçi, si hap të parë drejt dhënies fund të eskalimit “një për një”, që është zhvilluar në muajt e fundit dhe kthim potencial në atë që duket se është përpjekje më frytdhënëse në këtë dekadë drejt një marrëveshje paqësore. Trump ka bërë një ftesë jashtëzakon-isht të drejtpërdrejtë për liderët e Kosovës dhe të Serbisë në kohën kur armiqësitë e 10 viteve të fun-dit kërcënojnë të shpërthejnë në konflikt të armatosur, ndërkohë që administrata e tij punon në kanale të fshehura që të ulë tensionet me Serbinë e mbështetur nga Rusia, shkruan Washington Post.

Page 12: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

12 GAZETA SOTE Martë 8 Janar 2019

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët kanë zbard-hur detaje se si regji-mi komunist sulmonte amerikanët. Aty jepen

detaje nga artikujt e gazetave shqiptare, ku shumë shpesh aku-zohej Presidenti Nikson. Madje reagime shumë të ashpra pati dhe sa i takon Luftës së Vietnamit.

Mendimet e CIADuke i mëshuar temës së saj të

përhershme se SHBA është në mes të një krize të brendshme, Tirana sugjeron se raporti reflekton një ndryshim të taktikave, por gjithsesi Uashingtoni ruan qëllimet e tij. Një artikull i gjatë në të përditshmen e partisë “Zëri i Popullit” në datë 25 shkurt 1970 sugjeron se për arsye të Vietnamit dhe trazirave të brendshme, SHBA po përpiqet të gjejë forma dhe mjete të tjera për të vazhduar rrugën e saj të vjetër, për realizimin e objektivave imperialiste kundër-revolucionare. “Pjesë e planit është krijimi i ale-ancës kundër-revolucionare me klikën Brezhnjev-Kosigin, teksa në të njëjtën kohë mbështeten në forcat e regjimit kukull për të vazhduar luftën në Vietnam”, thotë gazeta. Duke harruar të pranojë dëshirën e shprehur të presidentit për përmirësimin e marrëdhënieve të Pekinit me SHBA, artikulli i Zëri i Popullit argumenton se ky mesazh konfirmon se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të forcojnë kontrollin mbi aleancat agresive, për të shty-pur lëvizjen kombëtare të çlirimit, si dhe për të kundërshtuar dhe luftuar ndaj Kinës së madhe socialiste dhe popujve të tjerë revolucionarë. Ndoshta e shqetësuar për lidhje të mundshme Kineze-SHBA, Tirana ende nuk ka pranuar rihapjen e bi-sedimeve Kinë-SHBA në Varshavë.

Reagimet e mediave komuniste pas fjalimit të presidentit Nixon

Në një transmetim të datës 5 nëntor, që u përsërit një ditë më vonë nga agjencia telegrafike shqiptare, ishte i vetmi reagim deri tani nga Tirana zyrtare. Komenta-tori i Radio Tirana tha se fjalimi i Nixon “ngriti një tjetër valë zemëri-mi në popullin amerikan pasi përsëriste deklaratat e mëparshme demagogjike mbi luftën e Vietnamit, veçanërisht tetë pikat e planit të tij djallëzor”. Komentuesi tha se pres-identi deklaroi hapur se nuk kishte ndërmend të deklaronte një afat të qartë kohor për tërheqjen e trupave. Programi amerikan i vietnamizim-it është thjesht një përpjekje për intensifikimin e agresionit, duke shtuar asistencën për regjimin e Siagonit, e kombinuar kjo me disa reduktime të trupave dhe me re-torikën për zgjidhjen paqësore me anë të negociatave dhe tërheqjes reciproke. Në përsëritjen e datës 6 nga ATSH theksohej në një moment se “manovra djallëzore e Nixon në fjalimin e 3 nëntorit është një mbulim i vazhdimit të agresionit në Vietnam”.

Reagimi i Shqipërisë ndaj raportit të Pentagonit

Tirana përcolli me zhurmë të madhe raportin e Pentagonit deri në datë 22 shtator, kur radio shtetërore transmetoi komentin me titull “Uashingtoni është në panik” që në mënyrë tipike e përshkruante SHBA në një gjendje të avancuar krize pas publikimit të studimit. Duke u përpjekur të tregonte se Tirana kishte vetëm interes min-imal për çështjen, komentatori

Amerikanët japin detaje dhe për luftën që komunizmi i shpalli fesë

Presidentit Nixon hidhej poshtë si një “tentativë për legalizimin dhe nxitjen e politikave të agresionit dhe luftërave imperialiste”. Gazeta thoshte se dokumenti përfaqëson përpjekjen e parë që vietnamizimit t’i jepet një karakter global, “një strategji që po mbytet në oqeanin e pafund të luftës së popujve revolu-cionarë”. Duke luajtur sipas poli-tikës së njohur të dakordësisë me BRRSS, Zëri i Popullit theksonte: “Nixon nuk e fshehu kënaqësinë për zgjerimin e marrëdhënieve SH-BA-BRSS, për kufizimin e armëve bërthamore dhe për sferat e influ-encës në Evropë. Presidenti Nixon foli për perspektivën e shtimin të investimeve amerikane në Evropën Lindore, dhe për të qetësuar part-nerët e tij, revizionistët sovjetikë, pranoi si interes kryesor sigurinë e tyre në Evropën Lindore. Sa për politikat aziatike të presidentit, Zëri i Popullit kritikoi ashpër ak-tet e rrezikshme dhe të hapura të luftës në Vietnam, Kinë e Laos, të cilat rrezikojnë sigurinë dhe pa-varësinë kombëtare. Në artikullin e ATSH nuk përmendej pjesa e artikullit për Kinën, por në raport të shkurtër kritik të ATSH në datë 27, përmendej se “Nixon përsëri u përpoq të justifikonte politikën e tij të Dy Kinave”.

Reagimet për vizitën e Nixon në Lindjen e Mesme

Komenti i Tiranës theksonte se SHBA nuk kishin hequr dorë nga lidhjet e ngushta me Izraelin dhe po përpiqeshin të forconin influencën e tyre imperialiste në Lindjen e Mesme në kurriz të Moskës, edhe pse të dyja superfuqitë po vazhdonin të vepronin në bashkëpunim të fshehtë kundër vendeve arabe. Radio Tirana

theksoi tre objektivat kryesore të presidentit: Ta prezantonte imperial-izmin amerikan si paqedashës për të fituar kapital politik në shtëpi, të zh-dukte nga mendjet arabe imazhin e SHBA si pro-izraelite dhe anti-arabe, si dhe të minonin pozitën e Moskës, ashtu siç po bënte kjo e fundit me influencën e Uashingtonit. Ndërsa rivaliteti Rusi- SHBA konsiderohej si i zbutur nga një mirëkuptim i fshehtë mes dy fuqive për linjat kryesore të politikave në Lindjen e Mesme,

sipas të cilave konfliktet kryesore duhet të mbeteshin të hapura në mënyrë që ato të ndërhynin më pas si arbitre të fatit të popujve arabë, nën petkun e të ashtuquajturave “përgjegjësi të veçanta” për Lindjen e Mesme. E përditshmja Zëri i popullit mbante një artikull ku pretendohej se presidenti Nixon kishte qenë i detyruar të vizitonte vendet arabe për të kërkuar një dis-angazhim mes tyre dhe SHBA, pas sukseseve arabe në luftën e tetorit dhe kthimin e opinionit publik në favor të arabëve. E përditshmja paralajmëronte gjithashtu vendet arabe të mos gën-jeheshin nga premtimet e rreme për paqe nga SHBA, dhe manovrat e tyre diplomatike. Duke komentuar mbi artikujt e shtypit amerikan mbi rolin e Kissinger në përgjimet e skandalit Watergate, Tirana i paraqiste akuzat si të faktuara. Në një artikull me titull “Kisinger pjesëmarrës në përgjimet e Watergate”, Zëri i Popullit citonte një artikull të Star News ku thuhej “ai dështoi të tregonte të vërtetën në dëshminë para Senatit shtator-in e kaluar”. Një ditë më vonë në riprodhimin e ATSH thuhej se vizita në Lindjen e Mesme ishte për të shpëtuar fytyrën si të Nixon ashtu dhe Kisinger.

Persekutimi i KishësShtator 1953

Raportime të konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje

CIA zbardh detajet: Ja si regjimi i Enver Hoxhës sulmonte vazhdimisht presidentin

Nikson, SHBA armiku më i madh i komunistëvetheksoi se populli shqiptar nuk ishte surprizuar nga skandali në Uashington, pasi populli dhe partia u kishin treguar më parë njerëzve për ngjarjet në Vietnam dhe se i kishin demaskuar agresorët amer-ikanë prej kohësh. Por komentatori pranonte se dokumentet përbënin interes pasi tregonin se kësaj here liderët perëndimore po pranonin të vërtetën e luftës së pisët të Vietna-mit, dhe shtonte se u zbulua fytyra e vërtetë e imperializimit amerikan që kryente krime të tmerrshme nën maskën e qengjit. Me temën e vjetër të propagandës se nuk ka asnjë ndryshim mes partive të botës ka-pitaliste, komentatori përfundonte se të gjitha administratat e Shteteve të Bashkuara ndjekin të njëjtën politikë, atë të përshkallëzimit të agresioneve, të shoqëruara me fjalë boshe për paqen, këto të fundit për të fshehur strategjinë globale të luftës.

Reagimi i Tiranës ndaj raportit të Nixon në fillim të 1971

Reagimi i përhershëm arm-iqësor i Tiranës u regjistrua në 1 mars në një artikull të gjatë në Zërin e Popullit, ku raporti i

“Në një transmetim të datës 5 nëntor, që u përsërit një ditë më vonë nga

agjencia telegrafike shqiptare, ishte i vetmi reagim deri

tani nga Tirana zyr-tare. Komentatori i Radio Tirana tha se fjalimi i Nixon “ngri-

ti një tjetër valë zemërimi në popul-lin amerikan pasi

përsëriste deklara-tat e mëparshme demagogjike mbi

luftën e Vietnamit, veçanërisht tetë

pikat e planit të tij djallëzor”. Komen-

tuesi tha se...

Page 13: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2019 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët japin detaje dhe për luftën që komunizmi i shpalli fesë

tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin e Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar. Manastiret dhe semina-ret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, “Bolletino Albanese di Infor-mazioni”, zyrtarët e kishës katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë. Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Kasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Dur-resi, Gjegj Volaj Sapa, Franko Gjin Lleshi dhe Bernardo Sadiku. Nga 93 priftërinj që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dh-jetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg ku janë torturuar për disa muaj. Nga 92 murgjit e disa urdhrave të ma-nastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh. Raportime të tjera flasin për një fushatë të ashpër shtypjeje të regjimit komu-nist për kleriket muslimanë dhe të besimeve të tjera, si dhe të ndjekësve

të tyre. Informacioni është duke u mbledhur nga Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë në Itali.

Shërbimet mjekësore në ShqipëriKorrik 1962

Ky raport përfshin informa-cione mbi sëmundjet e zakonshme në Shqipëri, spitalet dhe këshilltarët mjekësorë sovjetikë. Raporti jep gjithashtu përshtypje të përg-jithshme mbi Shqipërinë gjatë fundit të viteve 1950-të. Standardet

mat e spitalit kanë nga 3-4 shtretër por shumica kanë rreth 30. Spitali është pranë një rruge balte dhe nuk ka instilacione sanitare si banjo, ujë të rrjedhshëm, kanalizime. Aty pranohen vetëm rastet më të rënda me rezultate pozitive Koch. Rastet që konsiderohen të pashpresa ven-dosen në krahët anësorë të spitalit, ku lihen pa trajtim në kushte të mjerueshme. Furnizimet ruse me streptomicinë, P.A.S dhe nikotinë janë të pamjaftueshme. Pacientët shtrohen në spital për një periudhë shumë më të shkurtër nga sa nevo-jitet prandaj mbeten një burim in-feksionesh, veçanërisht për familjet e tyre. Spitali i Tiranës raportohet se ka performuar një operacion në mushkëri, por metodat e tij janë primitive dhe të dhimbshme, dhe vdekshmëria e operacioneve është e lartë. Normalisht vdekshmëria nga tuberkulozi është e lartë por nuk ka statistika zyrtare. Vetëm një spital ushtarak ishte ndryshe nga të tjerët, i pastër. Drejtori i tij Sinan Imami ka shërbyer në të njëjtin post edhe gjatë pushtimit italian. Deri në vitin 1956 nuk ka pasur aparat to-mografie në Shqipëri. Punonjësit e uzinave dhe të administratës duhet

të kryejnë kontrolle periodike. Ka pasur zhurma se testime mikrografi kanë nisur në disa pjesë të vendit por prej mungesës së pajisjeve, doktorëve dhe personelit mjekësor, rezultatet nuk janë të dukshme.

Asistenca e BRSSPër të zgjidhur problemet e

tyre mjekësore Shqipëria ka ftuar këshilltarë nga BRSS, Rumania, Hungaria e Çekosllovakia. Si rregull shqiptarët pranojnë këshillat e sov-jetikëve nga frika, por nuk u vënë veshin këshillave të të tjerëve. Dok-torët çekë e hungarezë u larguan të zemëruar para mbarimit të kontrat-ave të tyre, vetëm rumunët qëndruan pa insistuar t’u plotësoheshin kërk-esat dhe kushtet e punës. Gjatë vitit 1955-1956 ka pasur pesë doktorë rumunë që shërbenin në Shqipëri: një specialist tuberkulozi, një dok-tor i sëmundjeve të brendshme, një bakteriolog dhe dy pediatër. Njëri që pranoi të qëndronte një vit, mori dhe familjen me vete. Gjatë qëndrimit në Shqipëri doktorët rumunë u paguan rrogën e tyre të plotë rumune plus 20.000 lekë dhe 350 lei, të cilat u paguan në rubla ruse. Ata lejoheshin të blinin në dyqane të veçanta ku cilësia e mallrave ishte më e lartë dhe çmimet më poshtë se tregu. Edhe shqiptarët që merrnin valutë nga jashtë mund të blinin në këto dyqane me ulje prej 30 për qind. Fillimisht doktorët rumunë u ako-moduan në hotel Dajti, hoteli më i madh e më i mirë në Tiranë. Më vonë atyre iu dhanë apartamente dhe ho-teli u rezervua vetëm për sovjetikët. Produktet ushqimore nuk kishin ekzaminime sanitare në Shqipëri. Mehmet Shehu, kreu i Këshillit të Ministrave dhe dytë në hierarki pas Hoxhës, është përgjegjës për problemet shëndetsore. Ai ka thirrur disa takime konsultimesh me mjekë të huaj për problemet e testimeve, vaksinimit dhe pajisjeve, por asnjë prej tyre nuk shkoi përtej fazës së diskutimit. Nga ana tjetër autoritetet kishin ngritur një spital të veçantë ër anëtarët e partisë, që ishte i pajisur mirë dhe drejtohej nga një profesor sovjetik.

Përshtypje të përgjithshmeNë vitet 1955-1956 Shqipëria

kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me Moskën bazuar në nënshtrimin e saj të plotë ndaj saj. Vendi ishte mbushur me ekspertë dhe personel sovjetik dhe regjimi ruante autorite-tin e tij me anë të rritjes së terrorit. Nëse një shqiptar largohej drejt Italisë ose Greqisë dhe nuk kthehej për tre muaj, e gjithë familja e tij ar-restohej. Të burgosurit politikë ishin të shumtë. Punët publike kryheshin prej tyre dhe të dënuarve kriminalë. Shpeshherë të burgosurit detyro-heshin të flinin jashtë. Sovjetikët ishin të përçmuar dhe megjithë frikën nga shërbimet e sigurisë edhe shqiptarë të njohur kishin shprehur urrejtjen e tyre. Ky përçmim vinte nga fakti se ata po merrnin kontrollin e vendit. Shqiptarët kishin gjithashtu pritshmëri të larta nga një bashkim i mundshëm me Italinë, siç ishte pretenduar gjatë pushtimit italian. Asokohe italianët kishin ngritur një numër maternitetesh, disa ndërtesa administrate, kishin shtruar rrugë, duke lehtësuar vuajtjet ekonomike të shqiptarëve. Shqipëria thuajse nuk ka industri. Deri në 1956 ekzistonte vetëm kombinati tekstil i Tiranës, i ngritur nga sovietikët. Shqiptarët nuk krihi besim në prodhimin e këtij kombinati dhe preferonin të blinin rroba nga pakot e ardhur nga jashtë.

e jetesës në Shqipëri janë shumë të ulëta. Paga mesatare ujore është 3-4000 lekë për një punonjës dhe rreth 5000 për një doktor, kur një palë sandale kushtojnë 3000 lekë. Familjet në zonat malore fshatare jetojnë në shtëpi të drunjta, pa dri-tare, dhe bashkë me bagëtitë. Në shumicën e shtëpive nuk ka insti-lacione sanitare si kanalizime, apo edhe lavamanë, prandaj standardet e shëndetit publik janë shumë të ulëta. Shërbimet mjekësore janë primitive. Spitalet dhe klinikat janë të pakta dhe u mundojnë pajisjet dhe doktorët. Shqipëria ka rreth 120 doktorë, nga të cilët 60 janë me eksperiencë ose janë diplomuar në Itali dhe një pjesë e vogël në Francë. 10 prej tyre supozohet të jenë spe-cialistë tuberkulozi por në fat vetëm pesë e njohin profesionin. 60 të terët janë diplomuar në shkolla të BRSS, Hungarisë, Rumanisë, Çekosllova-kisë e Jugosllavisë. Në vitin 1952 shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë.

EpidemitëEpidemia e tifos dhe tuberku-

lozit janë të zakonshme në Shqipëri. Vendi ka rreth 1 milionë banorë, nga të cilët 150 000 jetojnë në Tiranë. Gjithsesi shifrat e censusit mund të konsiderohen të pasakta pasi në zonat malore popullsia nuk është regjistruar apo ekzaminuar. Në të gjithë shtetin ka te spitale tuberku-zolozi (Tiranë, Korce, Shkodër) të cilat kanë një maksimum prej 1200 shtretërish. Spitali i tuberkulozit në Tiranë mban rreth 300-400 shtretër. Ai është vendosur në një ndërtesë më parë private dhe në një sallë që italianët më parë përdornin për të mbajtur pëllumbat. Disa nga dho-

CIA zbardh detajet: Ja si regjimi i Enver Hoxhës sulmonte vazhdimisht presidentin

Nikson, SHBA armiku më i madh i komunistëve

“Komenti i Tiranës

theksonte se SHBA nuk kishin hequr dorë nga lidhjet e

ngushta me Izraelin dhe po përpiqeshin

të forconin influ-encën e tyre impe-

rialiste në Lindjen e Mesme në kurriz të Moskës, edhe pse të dyja superfuqitë

po vazhdonin të vepronin në bash-

këpunim të fshehtë kundër vendeve

arabe. Radio Tira-na theksoi tre ob-jektivat kryesore të presidentit: Ta

prezantonte imperi-alizmin amerikan...

Page 14: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT14 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë, nisin hetimet Një shpërthim i fuqishëm është shënuar para-

diten e sotme në një shtyllë të tensionit të lartë. Bëhet fjalë për një shtyllë e cila ndodhet në zonën e Fushë Krujës. Paraprakisht dyshohet se shtyllës i është ven-dosur lëndë plasëse, për ta hedhur në erë. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes. Sakaq mësohet se shtylla e dëmtuar, është e linjës Tiranë2- Podgoricë. Shtylla e tensionit është e nivelit 400 kilovolt, ndër më të lartat që ka vendi ynë dhe dëmtimi i saj rrezikon furnizimin me energji të gjysmës së vendit. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, shtylla nuk ka rënë dhe grupet e specialistëve po punojnë që të bëjnë të mundur që linja mos stakohet. Mësohet se skuadra

e Operatorit i Sistemit të Transmetimit, menjëherë pas shpërthimit e ka riparuar në kohë rekord shtyllën e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë e cila u hodh në erë. Sipas OST dëmtimi i kësaj shtylle rrezikonte të linte pa energji elektrike gati gjysmën e vendit. Aktual-isht në të gjithë vendin situata e furnizimit me energji është normale, por nëse shtylla nuk do të arrijë të riparohet, importet e energjisë që vijnë përmes kësaj linje do të bëheshin të pamundura për tu marrë, çka do të sillte edhe kufizimet në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Ministria e Infrastruk-turës dhe Energjisë informoi se nga shpërthimi është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës dhe fatmirësisht jo e tëra. “Aktualisht, Njësite speciale te OST janë duke

ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në të gjithë vendin”, thuhej në njoftim. OST dënoi këtë akt të rëndë krim-inal dhe ka kryer veprimet procedurale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Ndërkohe mësohet se policia e Fushë Krujës ka nisur hetim por ende nuk ka dalë në konkluzion për ngjarjen e cila sipas Kodit Penal duhet të hetohet për akt terrorist. Hetimet janë të vështira pasi shtrihet në një zonë malore ku dhe dëshmitarët mund të jenë të paktë. Momentalisht nga policia nuk ka ende asnjë person të dyshuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim dosjen “Habilaj”, veçohet dosja ndaj Saimir Tahirit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria dërgon për gjykim 9 persona, akuzohen për tre vepra penale

Elvis MYRTA

Organi i akuzës së Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj grupit të shumë

përfolur të Habilajve dhe i ka dërguar ato për gjykim. Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur dje, se hetimet në lidhje me grupin e Habilajve në Shqipëri, janë mbyllur dhe dos-ja është dërguar në gjykatë për tre vepra penale. Konkretisht, organi i akuzës kërkon të mar-rë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Ata akuzo-hen për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të struk-turuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve”. Ndërkohë, he-timet në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, janë veçuar dhe një vendim për të, do të merret përgjatë ditëve në vazhdim, kujtojmë se afati i fundit është data 17 janar. Pas kësaj date, prokuroria nëse nuk merr një vendim çështja pushohet, por burime bëjnë me dije se prokurorët do të kërkojë më shumë kohë për shkak të dy letër-porosive të dërguara në Itali, për këtë ata do t’i duhet t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për zgjatje afatesh, kjo pasi ka kaluar afati 1-vjeçar. Më pas, është gjykata, ajo që do të marrë një vendim për-fundimtar në lidhje me fatin e dosjes. Ndërkohë, në kërkesën për gjykim, që ka dërguar prokuroria në Gjykatë për 9 të dyshuar si anëtarë të grupit të “Habilajve”, bëhet lidhja e këtij grupi, me grupin e Treblovës, të dënuar tashmë nga Krimet e Rënda. Ndërkohë, referuar dosjes, prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, javën që shkoi kanë udhëtuar në Itali, ku i kanë komunikuar dy të pandehurve që janë të arrestuar atje, akuzat të cilat janë ngritur në Shqipëri për ta. Ndërkohë, prokurorët argumentojnë se ky grup, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndër ta edhe funksionarë të lartë të Policisë, kanë trafi-

kuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë. Akuza i referohet përgjimeve të grupit të Trablovës, ku i kon-sideruari si drejtuesi, Taulant Haxhiraj, në një nga përgjimet dëgjohet t’i thotë bashkëbise-duesit se “çdo gjë bëhet me shtet”, duke lënë të kuptoj se punonjës të policisë kanë dijeni dhe i favorizojnë ata në mënyrë që të ushtrojnë aktiv-itetin kriminal. “Për ushtrimin e aktivitetit kriminal të tyre, në fillim të kultivimit të bimëve narkotike, dhe më pas trafi-kimin e saj, i pandehuri Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, janë mbështe-tur, nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku dyshohet edhe ish Ministri i Brendshëm i Re-publikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilët kanë ndikuar me mbështetje në mos zbulimin e tyre gjatë kohës që ato kanë ushtruar aktivitetin kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë”, pretendon prokuroria.

ProvatNdër provat që prokuroria

ka paraqitur në gjykatë, janë disa fashikuj përgjimesh, pro-cesverbalet e disa parcelave të kultivuara me drogë dhe të asgjësuara nga policia, si dhe ngarkesa prej 4 ton drogë të sekuestruar në fshatin Babicë. Si prova janë përdorur edhe disa përgjime të autoriteteve

italiane, ku sipas tyre, i kon-sideruari si drejtuesi i grupit, Moisi Habilaj, flet me një shte-tas italian, në lidhje me një rast të trafikut me peshkarexhën “Fatima”, ku ndër të tjera, ai i përmend faktin se një polic i ka shpjeguar se nuk duhet t’i afrohen ujërave greke dhe të presin atje. Kujtojmë se në dosjen në ish-ministrit Tahiri, peshkarexha “Fatima” është përmendur dhe për të argu-mentohej fakti se është futur në territorin shqiptar dhe nuk është kapur nga radarët, kjo sipas tyre, sepse grupi në fjalë ndihmohej nga policia. “Ky mjet ka qenë nën përgjim am-biental nga autoritetet italiane dhe në datën 6 maj të 2015-ës, ka hyrë në mesnatë në ujërat e territorit shqiptar. Gjatë këtij momenti është identifikuar nga një prej radarëve që ishte

harruar ndezur, sepse tre të tjerët kanë rezultuar të fikur. Pasi është dhënë sinjali për hyrjen e këtij mjeti, i cili rezu-lton të ketë kaluar vetëm pak metra në ujërat greke, policia kufitare ka bërë kontrollet dhe për të identifikuar se çfarë ishte ky mjet, ka shkuar një grup me në krye personin nën hetim në të njëjtën dosje, Sokol Boden. Ky i fundit, i është larguar drejtësisë, pasi është në masë sigurimi “Arrest në burg”. Pas kontrollit, është bërë identifikimi i mjetit, por nga ky grup, është thënë se ishte një tjetër peshkarexhë që kishte dalë më herët në lundrim dhe tashmë ishte kthyer, kështu ka kaluar pa u identifikuar ky mjet lundrues i cili është mbushur me kanabis nga vetë Moisi Habilaj”, ka thënë proku-roria disa kohë më parë.

Me 182 km/h në rrugë dytësore, policia: Mos fluturoni

Efektivët e Policisë Rrugore po shihen gjithmonë e më rrallë në rrugë, kjo pas urdhrit të ministrit të Brend-shëm, Sandër Lleshaj që eliminon ‘postblloqet policore’ dhe praktikën e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Por, kjo nuk e ka penguar policinë që të evidentojë dhe gjobisë shkelësit e rregullave të qarkullimit, pasi janë shtruar patrullimet e kombinuara me automjete policie të shën-juara, punonjës policie në uniformë e mjete civile dhe punonjës pa uniformë. Për të treguar se puna vazhdon të jetë efektive edhe me mjetet e reja logjistike, policia ka bërë publik rastin e një drejtuesi që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas njoftimit bëhet me dije se një mjet është kapur nga radari teksa ecte me 182 km/h. Ndërkohë vlen të theksohet se në kuadër të masave të reja ekziston edhe projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës.

1 vit burg dhe dëbim nga Anglia, dënohet shqiptari

Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg në Angli. Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për kultivim dhe rritje kanabisi në një shtëpi në Gloucester. Prokurori i çështjes Brendan Moorhouse tha se çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuar për rritjen e kanabisit. Ai u ndalua më 30 Nëntor të vitit të kaluar. Policia kishte sekuestruar gjithsej 166 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Policia vlerësoi se nga shitja e lëndës narkotike do të përfitohej një vlerë prej 132,720 euro”. Ndërsa në gjykatë u tha se Hysenlikaj ishte thjeshtë një “kopshtar” dhe nuk kishte një rol kyç në prodhimin dhe shitjen e bimës narkotike. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha përpara gjykatës se klienti i tij nuk ka pasur mundësi punësimi dhe për këtë arsye ai u detyrua që të punonte aty dhe të siguronte një strehë, duke u shfrytëzuar nga persona të tjerë. Por gjykata i rrëzoi pretendimet e avokatit duke argumentuar se 39-vjeçari, nuk ishte i mitur që të shfrytëzohej.

Aksidenti në Levan, përkeqësohet gjendja e Jorgo Merajt

Një nga të plagosurit e aksidenteve me dy viktima të shënuara në aksin Levan-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën ndërsa është sjellë për mjekim të special-izuar në Tiranë. Ndërkohë një prej të mbijetuarve tregon se makina që i përplasi në rrugë ishte me shpejtësi të lartë dhe i mori përpara, ndërsa ata po tentonin të jepnin ndihmë Durim Lamajt që ishte viktima e parë. Një nga 5 të plagosurit e aksidentit tragjik me dy viktima në Le-van-Tepelenë, mbetet në gjendje kritike për jetën. Jorgo Meraj, u transferua me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ka fraktura e hemoragji të brendshme. Ai ishte drejtues i makinës që shkaktoi aksidentin e parë mbrëmjen e së dielës, ku për pasojë humbi jetën këmbësori Durim Lamaj. Ndërsa Haxhi Lamaj e Agron Çeçollari po trajtohen në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bashkë me Mënyr Lamajn. Ky i fundit nga spitali, tregoi se makina që i përplasi ishte me shpejtësi të lartë.

Organi i akuzës kërkon të marrë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Ha-bilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Mi-najn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Ata akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të narko-tikëve”, “Grup të strukturuar krimi-nal” dhe “Kultivim të narkotikëve”...

Page 15: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Kapja e 4 kg heroinë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit kyç

gojën: Nuk e di kush e ka futur drogën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet: Dyshohet se droga i përket një grupi të fuqishëm kriminal

Elvis MYRTA

Pa kaluar 24 orë nga kapja e 4 kg heroinë në Portin e Durrësit, mëng-jesin e djeshëm oficerë

të policisë gjyqësorë të krimeve të rënda kanë shkuar në qytetin bregdetar të Durrësit, ku kanë marrë dëshminë e 29-vjeçarit, të ndaluar si poseduesi i drogës së fortë. Përpara grupit hetimor i riu ka deklaruar se nuk e kishte idenë për drogën që ndodhej në kamion dhe aq më tepër se kush ja kishte futur atë në kabinë. Ai ka pohuar se ishte vetëm shofer i kamionit që kishte si destina-cion portin e Ankonës. Bledar Shqarthi, 29 vjeçari, tashmë i arrestuar ka mohuar të ketë dijeni për këtë trafik, duke mos dhënë asnjë detaj për emër për identifikimin e personave të tjerë që kanë lidhje me drogën. “Unë jam i punësuar si shofer kamioni. Puna ime është të çoj mallin në destinacionin që më thotë kompania, jo të pyes mbi përmbajtjen e saj. Unë nuk kam dijeni mbi drogën e gjetur. E mësova vetëm në momentin që u bllokua”, ka deklaruar Shqarthi përpara grupit hetimor. Por, pavarësisht kësaj dëshmie grupi hetimor ka dyshime se droga e gjetur në kamionin që drejtohej nga 29-vjeçari, fshihet një grup i fuqishëm kriminal. Dyshimet e policisë janë forcuar dhe nga dëshmitë e shoferit, i cili fillimisht e mori përsipër se ishte ai poseduesi i drogës dhe se e bleu atë tek disa persona që nuk mund ti identifikoi. Pas kësaj dëshmie i riu kërkoi të përfaqësohej nga një avokat, pasi nuk mund të jepte dëshminë pa praninë e avokatit të tij. Ndërsa në prezencë të avokatit ditën e djeshme Bledar Shqarthi, mo-hoi se kishte lidhje me drogën. Burime nga grupi hetimor për këtë çështje bëjnë me dije se 29-vjeçari, dyshohet se ka qenë vetëm një korrier. Dyshohet se 29-vjeçari, duke transportuar dhe dërguar drogën e fortë në destinacion do të paguhej me 2

mijë euro. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se pavarësisht deklarimeve të 29-vjeçarit, i cili nuk pranon të japë detaje rreth grupit kriminal, ka informacione dhe shumë shpejt do të arrestojmë bash-këpunëtorët e tij. Sipas të njëjtave burime Agjentët e Antidrogës e kanë mbajtur nën survejim 29-vjeçarin, për disa kohë dhe kanë informacione për funksion-imin e këtij grupi kriminal.

ArrestimiPolicia Kufitare në Portin e

Durrësit ka sekuestruar dje një sasi prej 4 kilogramë heroinë në një kamion, i cili do të nisej për në Itali. Referuar burimeve zyrtare, lënda narkotike e llojit heroinë u zbulua në një kamion me targa AA 519 TJ që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Mësohet se autoritete, kishin dijeni për rastin e trafikut dhe rasti është ndjekur deri në momentin e futjes në Portin e Durrësit, kur edhe është bërë kontrolli i imtë-sishëm i mjetit. Nga dokumentet e kamionit, dyshohet se droga kishte destinacion Italinë, ndërsa burime bëjnë me dije se u zbulua nga qeni antidrogë. Konkretisht, sasia e lëndës narkotike u gjet në kabinën e kamionit, në një çantë që mbante drejtuesi i mjetit, i

identifikuar si Bledar Shqarthi, një 29-vjeçar nga qyteti i Dur-rësit. Droga ishte e ndarë në 8 pako të mbështjellë me natriban. Pas identifikimit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar agjentet antidrogë, të cilët ush-truan kontrolle të imtësishme në mjet, për të parë nëse kishte ngarkesë tjetër, por përveç çantës nuk është gjetur sasi tjetër. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, të cilin e mori në pyetje, për të zbuluar më tepër rreth drogës dhe kush është rrjeti i trafikut. Drejtuesi i kamionit nuk ka dhënë informacion për drogën, por nga burime mësohet se 29-vjeçari nuk ka bashkëpunuar me agjentët e policisë, por i është përgjigjur vetëm pyetjeve për emrin, des-tinancionin ku do shkonte dhe vendin ku ai punonte. Po ashtu,

burimet bëjnë të ditur se policia ishte vënë në dijeni në lidhje me këtë trafik të lëndëve narkotike më herët, ndërsa kamioni ishte i ngarkuar me konfeksione dhe kishte destinacion veriun e Ital-isë. Zyrtarisht, policia nuk bënë të ditura shumë detaje, ndërsa mësohet se hetimet vazhdojnë për të gjetur personat të tjerë që mund të qëndrojnë pas këtij rasti trafiku. Gjithashtu, mësohet se disa ditë më parë, Shqarthi është ndaluar pasi është kapur me 3 emigrantë të jashtëligjshëm, të cilët do t’i kalonte në Portin e Durrësit për në Itali. Dyshohet se i riu ishte duke shfrytëzuar fluksin e emigrantëve, që të bënte të mun-dur edhe shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali, megjithëse skema e plotë e trafikimit do të mësohet pas hetimeve.

Kapen 11 kg heroinë, kaluan nga Shqipëria në Itali

11 kilogramë heroinë e pastër, e fshehur në rrënojat e një muri, në një fshat midis Putifigarit dhe Algheros, është gjetur nga karabinierët italianë. Droga ishte e ndarë në pako të vogla e cila e shitur në tregun “e pakicës” arrinte vlerën e mbi 8 milion euro. Carabinierët e Carbonia e gjetën dhe bllokuan drogën në bashkëpunim me kolegët nga Alghero, të cilët erdhën në vendin e fshehtë pas një sërë hetimesh të përpikta. Substanca narkotike e ishte e një cilësie shumë të pastër e destinuar për të furnizuar tregun e drogës në të gjithë Sardenjën. Ngarkesa, e fshehur në atë që quhet "dyqani më i madh i drogës në ishull", ka ardhur me siguri nga deti, sidomos duke pasur parasysh faktin se vendi ku u gjet ajo, ndodhet disa hapa nga bregu, ku është e lehtë të arrihet me një varkë. Dyshimet janë që drogë të ishte sjellë aty nga një anije e pajisur plotësisht për lundrim dhe ulje të lehtë pranë bregut. Sipas medieve italiane droga e konsiderueshme ka shkuar në Itali nga Shqipëria.

Policia italiane: Shqiptarët zotërojnë tregun e heroinës

Koloneli dhe komandanti i Policisë Provinciale në Berga-mo, Paolo Storone në një intervistë për “Corriere Della Sera” është shprehur se tregu i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë. “Në Bergamo, tregtimi i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë, të cilët kanë një rrjet të mirë korrierësh, raporte të drejtpërdrejta me grupet kriminale të huaja e nuk kanë probleme me kriminalitetin italian. Pra ndryshe nga Milano, ku tregu i drogës është në duart e mafias kalabreze Ndrangheta, në Bergamo zotërohet nga trafikantët e huaj kryesisht shqiptarë”, u shpreh ai , në një intervistë për “Corri-ere Della Sera”. Storone flet edhe për rikthimin e konsumit të drogës tip heroine në provincën e Bergamos. “Kemi verifikuar një shtim të konsumit të heroinës e cila sot kushton gati 1/3 e çmimit të saj të mëparshme e pothuajse më pak se kokaina, është shprehur ai. Përdorimi i heroinës ka një efekt psikologjik që ka ndihmuar në rritjen e kërkesës”, u shpreh ai.

Akuzohen për 200 vjedhje, para gjykatës 26 shqiptarë

Gjyqi për 26 shqiptarë, të cilët akuzohen për 200 vjedhje në Auvergne Rhône-Alpes dhe më gjerë, u hap këtë të hënë. Ata kanë dalë përpara gjykatës në Saint-Etienne, Francë. 19 shqiptarë dhe 7 kosovarë dolën sot përpara gjykatës, raporto-jnë mediat franceze. Ata u ndihmuan nga katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një person i akuzuar për vrasje. Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud, dëgjoi 16 persona të cilët ishin “viktima” të grupit të rrezikshëm. Ndërsa thuhet se 140 presona kanë qenë në total “viktima” të bandës famëkeqe shqiptare. Gjithashtu bëhet e ditur se 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës 25 deri në 45 vjet. Grabitjet banda e shqiptarëve i kryente natën. Zakonisht ata i kryenin vjedhjet nëpër shtëpi të braktisura apo kur nuk kishte njerëz në banesë.

“Unë jam i punësuar si shofer kamioni. Puna ime është të çoj mallin në destinacionin që më thotë kompania, jo të pyes mbi përmbajtjen e saj. Unë nuk kam di-jeni mbi drogën e gjetur. E mësova vetëm në momentin që u bllokua...

Korçë, babai i dehur plagos me thikë të birin, i riu jashtë rrezikut për jetënNjë sherr në familje ka përfunduar me një

të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës. Në familjen Sulejmani, një sherr banal mes babait dhe djalit ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit. Ylli Sulejmani ka qëlluar me thikë në qafë djalin e tij Renato Sulejmanin. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga familjarët e tjerë të familjes Sulejmani dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga bluzat e bardha të qytetit të Korçës thonë se i riu ka mbërritur në spital me një plagë në qafë. Sipas mjekëve të spi-talit plaga është shkaktuar nga mjete prerëse. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, i riu nga Korça ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Babi i të plagosurit, Ylli Sulejmani ka

qenë në gjendje të dehur kur pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me thikë djalin e tij. Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët menjëherë pas reagimit të kryefamiljarit kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Uni-format blu të Korçës me të mbërritur në familjen Sulejmani, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të babait që plagosi djalin. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes së djeshme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje e cila fatmirësisht nuk pati viktima. Pritet stabilizimi i gjendjes e të plagosurit dhe marrja e tij në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë, burime thonë se autori i

plagosjes së djalit të tij nuk ka thënë asnjë fjalë përpara oficerëve të policisë gjyqësore të qytetit juglindor. Krimi në familje është një fenomen që ka prekur shumë familje shqiptare, pavarësisht ndryshimit të kodit penal, ku kjo vepër penale dënohet maksimalisht. Plagosja e djalit nga babai mbrëmjen e djeshme është rasti i dytë i krimit në familje për këtë fillimit. Kujtojmë se ditën e dytë të këtij viti një 34-vjeçar, nga Ballshi tronditi mbarë opinionin publik duke vrarë në mënyrë mizore bashkëshorten 31-vjeçare, dhe kunatën 18-vjeçare. Gazment Musta qëlloi mizorisht plot 12 herë bashkëshorten e tij Gentjana Çaushajn si dhe 17 herë kunatën, Marisa Çaushaj, duke i shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Page 16: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

16 GAZETA SOTE Martë 8 Janar 2019

Nga Pandeli BARDHI

Si edhe për çdo fes-të tjetër, qytetarët uruan njëri tjetrin, të afërmit, miqtë dhe

shokët me urime zemre, për një vit më të begatë, për më shumë dashuri, për më shumë harmoni e për më shumë shpresa për të ardhmen... Kaq ishin urimet e tyre për t’ja lënë vendin mallkimeve të politikanëve, secili në po-zicionin e vet për realizimin e synimeve të veta. Nga njëra anë kemi qeveritarë të hallakatur që kërkojnë të mbijetojnë, opozitarë inatçorë që kërkojnë pushtet me sharje, mallkime, akuzave e kundërakuzave, që nxitin urrejtje e hakmarrje. Askund nuk dëgjon e nuk sheh të shpërndahet pak dashuri pak ngrohtësi që aq shumë kanë nevojë qytetarët as në këto ditë të ftohta të këtij mesdimri. Urrejtje e ftohtësi nga krahët e politikës për qytetarin e papashpresë. Ah kjo klasë politike! Një fjalë goje është të thuash kjo klasë politike, por është kjo përgjegjëse që në tërë këta vite ka krijuar një “Piramidë” e cila vetëm lartësohet në kulmin e saj me një pakicë shumë të vogël oligarkësh me mbështetjen e politikës dhe nga ana tjetër thellon edhe më shumë “greminën e errët” të shumicës të zhytur në skamje e mjerim. Edhe qeveria, edhe opozita përdorin me mjeshtëri “armën” e hipokrizisë. Për të mbijetuar, qeveria bëri disa “arnime” në kërk-esat e studentëve, por nuk i zgjidhi hallet e tyre. Të kuptohemi, edhe sikur t’i zgjidhi, ata përsëri do të jenë të “pakënaqur” sepse “lepuri” fle gjetkë dhe “gjahtarët” qëndrojnë prapa “shkurreve! Nuk i bëri këto lëshime e investime për të zgjidhur hallet që studentët kërkojnë por për të hedhur “lumin” edhe këtë rradhë. Opozita nga ana e saj, gjeti edhe ajo “armën” e preferuar studentët për të realizuar edhe ajo synimet e saj kundër qeverisë. Është kjo dëshmia më e mirë e kësaj opozite pa ideale, pa programe, e hallakatur dhe shfrytëzon me ç’ti dali përpara për të ardhur në pushtet. Nga ana tjetër, edhe studentët janë të vetëdijshëm që edhe sikur tetë pikat, edhe sikur tetëmbëdhjetë pika të plotësohen nga qeveria, ata përsëri do të vazhdojnë deri në qëllimin fi-nal! E fillojmë nga hipokrizia qeveritare: Çfarë treguan veprimet e saj të fundit? Treguan atë që ajo është zhytur thellë në “llumin” e korrupsionit dhe tani e ka të vështirë të dali prej andej sepse nuk do të “tradhtojë” atë klasë oligarkësh që i ka joshur me tendera, me koncesione, me njëmijë

Nga Gjon NEÇAJ

Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqë-sisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sis-

temet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të për-vuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë push-uar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.

Në këndvështrimin historik dhe sho-qëror, asnjë qeveri, që nga e para me Ismail Qemalin kryeministër që themeloi shtetin e parë shqiptar, nuk shpëtoi pa u kritikuar nga

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Viti i Ri, në vend të urimeve, mallkime e hipokrizi!

Forca e ligjit dhe korrupsioni

e një forma e rrugë të ndryshme, nuk mund të çajë atë “mur korrupsioni” që ka çimentuar për vite me radhë edhe me “bazën materiale” të paraardhësve. Masat e fundit tregojnë atë që për të ruajtur karrigen e vet Edi Rama, largoi shtatë karrige qeveritare, uli disa tarifa për studentët, apo investoi shuma për përmirësimin e konvik-teve e shumë të tjera. Kujt i hyn në punë largimi i disa ministrave më të aftë dhe emërimi i disa të tjerëve më të paaftë?

Edhe këtu, Presidenti gjen “shesh e bën përshesh”! Vetvetiu të lind pyetja: Pse qeveria të priste protestat e studentëve që të vihej në lëvizje përderisa i kishte këto mundësi për t’i plotësuar qysh prej kohësh? Pse qeveria nuk i thërret mendjes, që për kushtet në konviktet e studentëve u ngritën ata qysh në vitin 1990 dhe përsëri e njëjta gjendje pas tridhjetë vitesh? Kushdo e kupton që qeveria është viktimë e këtij sistemi dhe nuk ka se çfarë të bëjë më shumë sepse në këtë sistem të gjithë janë fajtorë por ja që “kopjo gjashta” i mbeti në dorë kësaj qeverie. Ata që recitojnë “O djem rrëmbeni pushkët e ja vdekje ja liri” janë këta që ndërtuan këtë sistem paçavure që sot, nuk ka zot që të gjejë fillin e të keqes. Unë do të isha dakord me “rezilin” që i ka mbetur ora tek armët dhe revolucionet, sikur të kishte “recituar” në Parlament dy vargjet e para: “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”. Këto vargje nuk i interesojnë sepse është autori i robërimit të Shqipërisë, i djegies së saj, i mplak-jes dhe i braktisjes, i shkatërrimit të Shqipërisë dhe i vrasjes së shqiptarëve! Ai dhe “shpura” e tij”pushtuese”, “pushtim” që vazhdon, i bëri Shqipërisë atë që nuk ja ka bërë asnjë pushtues i huaj! As nuk mund të justifikohet që nuk i di këto vargje sepse Palokën aty pranë e ka patur!

Nën shembullin e kryeministrit, hipokrizitë politiko mediatike vazhdojnë në pafundësi. Çfarë do të tregojë kryeministri me atë që i ndërton një shtëpi falas një hallexhiu në mos gaboj në Shkodër? Kjo është detyra e tij? Detyra e tij dhe e qeverisë që drejton është të ndërtojë politika sociale të tilla që t’i vijë në ndihmë qin-dra mijëra familjeve e shtresave në nevojë, pen-sionistëve, të pastrehëve, fermerëve që derdhin djersë e nuk marrin as një të dhjetën e djersës që derdhin për prodhimet e tyre. Kryeministri nuk është një biznesmen i rëndomtë, që aq i ka mundësitë e aq bën, por është kreu i qeverisë dhe ai orienton në zbatimin e një programi të caktuar për të gjitha shtresat. A ka ai mundësi që t’i ndërtojë banesa mijëra e mijëra të pastre-hëve? Nëqoftëse jo, është më mirë të heshti e të mos bëjë shou, që i ngjan atyre emisioneve të

pasardhësit, duke mohuar kategorikisht çdo përpjekje në drejtimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar dhe njohjen e tij te fuqitë e mëdha. Kështu që, me ardhjen në pushtet të komunistëve, në zgjedhjet e fillimvitit 1945, qeveria e Enver Hoxhës vazhdimisht, për 46 vjet injoroi qeverinë e Ahmet Zogut. Pas shembjes së sistemit komunist dhe lindjen e pluripartizmit, demokratët që morën pushtetin në fillimet e proceseve demokratike, “fshinë” çdo gjë të bërë nga Enver Hoxha gjatë qever-isjes së tij pothuaj gjysmë shekullore. I njëjti avaz forme qeverisjeje vazhdoi edhe gjatë këtij çerekshekulli demokraci.

Për rrjedhojë, deri më tani kombi nuk paska patur shtet! O tempora, o mores! Një lloj politikanësh 20-vjeçarë, të cilët hapën librezat e punës në profesione ministrash, deputetësh, kryeministrash e zëvendësish, e që vazhdojnë ende sot punën e tyre në Shqipëri, në poste

të njëjta, duke ndërruar vetëm dy gjëra: koll-tukun dhe ngjyrën e flokëve në të bardhë. Rezultatet e punës së tyre janë të njëjta dhe kalimi e ndërrimi i viteve që vijnë e shkojnë, për ta nuk kanë rëndësi, nuk lënë gjurmë, por çdo vit shtojnë asetet personale të tyre, familjeve dhe farefisit, me ndërrim veturash nga “Land Rover në X5, shtëpi, vila, derdhje valute lumë në llogaritë bankare dhe benefite të tjera familjare.

Nëse partitë politike, mazhorancë dhe opozitë e ato parlamentare, do të ishin në unison e me një synim të përbashkët, (që do të thotë marrja e vendimeve dhe realizimi i objektivave të vëna nga Këshilli i Europës dhe pranimi në gjirin e familjes europiane), do të realizonin ëndrrën e viteve 1990 të të gjithë shqiptarëve, që jemi në mes të Europës, por jashtë saj.

Kjo praktikisht do të thotë se gjuha e

politikanëve duhet filtruar, mendja e tyre të zmbrapset për një qëllim madhor të elektoratit, demokracia të davaritet me synimin e ndrys-himeve rrënjësore ekonomike e social-politike. Demokracia në përgjithësi ndërtohet mbi parimet e zhvillimit kombëtar, të traditës, kul-turës, dokeve, ligjeve e zakoneve kombëtare të shtetit shqiptar. Ndaj së pari vetë sovrani popull duhet të bëjë spastrimin politik të atyre njerëzve që flasin për demokraci e përfitojnë materialisht nga prona publike, në emër të pozicionit zyrtar apo politik që zotëron, etj. Përdorimi i “dhunës” ligjore ndaj këtyre shpër-doruesve të pushtetit, është mënyra e vetme për luftimin e së keqes, siç thoshin filozofët dikur. “Dhuna” ligjore, që nënkupton arrestimin e të gjithë atyre që edhe dyshohen për keqpërdorim parash, sidomos të parave publike, që vijnë nga ne, tatimpaguesit. Sepse kjo do të ishte tregues i qartë se po zbatohet demokracia.

ikën! Përse? Për të marrë pagën e për të ardhur tani mbas gjashtë muajve, duke menduar se si të bllokojnë negociatat me BE-në, bashkë me “kryeopozitarin” President.

Të gjithë këta farë politikanësh sot hedhin nga një “gur”, hedhin nga një “urë zjarri” dhe sikur nesër të digjet Shqipëria, janë këta që do të “ngrohen” dhe do të kërkojnë “kontributin” e tyre! Deputetët e opozitës i kanë harruar zonat e tyre elektorale, banorët e të cilëve nuk janë më mirë nga ata të Astirit, të cilëve mirë që “gomari u ka ngordhur”, por nuk i lënë rehat as “mizat”. Atje e ka vendin edhe Basha, e çirret për “mos o Zot” drejtësi! Atje e ka mësuar rrugën edhe Balliu, që shkon e u “qan hallin”! Po pse kanë gjetur vetëm këtë rrugë? Sepse atje ja pret “rra-dakja” që është pushteti! Gjashtë vite në opozitë, nuk e mësuan se si merret pushteti, se si binden votuesit, këta që dinë vetëm të shajnë rrugëve si rrugicë të rëndomtë më keq se në parlament! Nuk menduan për asnjë alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë aktuale, por gjithçka pritën që të vijë e t’ua mësojë Klevisi i Balliut, ashtu si di ai!

Eh Shqipëri hallemadhe që të keqen e ke nga brenda! As një fjalë të mirë, asnjë grimë dashuri, asnjë këshillë nga të mençurit por vetëm vrer, mllef e mallkime me “tërheqje zvar-rë” nga politikanë dhe sekserët e tyre të mediave që na i servirin e na i stërservirnin gjatë gjithë ditës! Nga ana tjetër nuk ka zot e nuk ka qeveri të shkallmojë këtë sistem të korruptuar në çdo qelizë të tij. Ç’mund të presësh përveç urrejtjes dhe babëzisë në një sistem ku nëntëdhjetë për-qind e popullsisë jeton në “guvën e akullt” dhe dhjetë përqind në parajsën përrallore? A mund të krijohet dashuri nga kjo “kastë” batakçinjsh, që t’i thonë fakirëve që nuk kanë për të ngrënë “Doni të kaloni pushimet në Dubai!? Kësaj i thonë të të rrjepin lëkurën, të zhvatin, të lënë në mes të katër rrugëve dhe më në fund edhe të tallen. Dhe këtë e bëjnë me këto media që bëhen shërbëtore të njërës apo të tjetrës palë. Ngado që të shkojnë këta “qengja” do të përfundojnë në thonjtë e “kasapëve”, tek avokati sekser, tek noteri, tek polici, tek prokurori, tek gjykatësi, tek mjeku, tek pedagogu e mësuesi, tek sekserët e ç’do institucioni të kësaj administrate e kudo. Të gjithë zhvatin qysh nga ai që sheh matësin e sahatit të ujit e të dritave e deri tek Kryeministri, deri tek firmat fantazmë që zhvatin me anë tenderash, koncesionesh apo dhjetra e dhjetra forma që shpikin vetëm për të vjedhur. A mund të zgjidhen këto me rrugën që kanë nisur duke i qepur këtij sistemi, vetëm “mballoma?

mediave, që ai i quan “kazan”, që na dalin me disa pako makaronash në duar duke “ndihmuar” familjet në nevojë! Më shumë se sa tregojnë ata të vobektët, na tregojnë se si “ndihmat” e tyre po nxjerrin në “selamet” Shqipërinë! Ah kjo “flamë” e ndjenjës së të dukurit dhe “mburravecllëkut” sikur po “përmbysim malet”, sa thellë ka zënë vend tek ne.

Edhe kryetari i bashkisë na del me një përparëse të bardhë e me një garuzhde në dorë duke shpërndarë supë për të moshuarit! Mirë që një vakt e “zgjidhën” të moshuarit, po një mijë e nëntëdhjetë e katër vakte të tjerë, çfarë do të hanë? Mirë bën ai që e bën një gjë të tillë, por do të ishte më mirë të siguronte kushte për mijëra të moshuar që u duhet të paguajnë tre fishin e pensionit që marrin, në shtëpitë e të moshuarve apo të sigurojë kushte për ngrohje për mijëra fëmijë në kopshte e në klasat e shkollës!

Hipokrizia fillon nga Kreu i Shtetit. “Shpresojmë, thotë ai që këtë vit të hapin ne-gociatat me BE-në”! E thotë këtë ditën, kurse natën mendon se çfarë pengesash do të ven-dosë që këto negociata të mos hapen kurrë! “Të shikohen me përparësi kërkesat e studentëve”, thotë më tej dhe vazhdon: “Emigrantët të vijnë të protestojnë në oborrin e Presidencës”! Kaq është detyra e këtij “Simboli” të unitetit, për të qenë “në rregull” edhe me qytetarët, edhe me studentët, edhe me emigrantët. Ja, për këto, ai bëhet “politikani i vitit”! Mjerë ai që i ka “rënë llotaria” për të tërhequr “parmendën”! E çfarë do të zgjidhi ai duke ftuar emigrantët të bër-tasin e të ulërijnë në oborrin e tij “personal” të Presidencës? Pse ky President nuk e vë gishtin atje ku dhëmb “plaga”, por shkon sipas parimit “larg b... time”?

Monika nga ana e saj, “urimet” për vitin e Ri shkon e i jep tek gjimnazistët, duke ju shprehur që “Është krenare që ata janë pjestarë në pro-testë”, duke ju uruar një Vit të Ri, “pa Edi Ramën”. Ku ishte më parë kjo “Profesore-Doktore” për Ligjin për arsimin e lartë? Si një “shosharkë” shkon qytet më qytet në takimet me LRI-në, për t’i “uruar” ata të mos harrojnë për protestë përpara Kryeministrisë. Nuk e zë në gojë Monika atë që gjysmën e buxhetit të qeverisë për arsimin e Lartë, e zhvatin rektorë, dekanë e profesorë të të gjitha markave që zhvatin e zhvatin nga shteti, zhvatin nga studentët e sot qëndrojnë sehirxhinj duke menduar jo për kërkesat e studentëve por për milionat e tyre si shumë e shumë oligarkë të tjerë që ky sistem i ka joshur! Deputetët e opozitës, erdhën për nja dy seanca në Parlament. Erdhën, panë, shanë dhe

Page 17: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2019 17

Nga Pirro PRIFTI

Duke qenë se djallë-zia nuk ka kufi, kjo mund të shihet qa-rtë se si tentakulat

e politikanëve të korruptuar janë kapur pas rinisë studen-tore duke i mikluar dhe duke i nxitur studentët të bëjnë atë që nuk mund ta bëjnë dot me votë: rrëzimin e pushtetit nëpërmjet një pseudo kauze, e cila edhe nëpërm-jet mediave kërkohet të realizohet. Kjo pseudo kauzë e pjekur në zjarrin e antiligjit, përpiqet të mashtrojë sa më shumë studentë, të cilët sipas kuzhinierëve të opozitës duhet të dalin, të pro-testojnë dhe të largojnë Ramën dhe pushtetin e fituar me votë. Kjo pseudo kauzë nuk ka lidhje fare me universitetet, por është një zhurmues i mirë për të fshehur klithmat e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për zullumet e të kaluarës dhe të së tashmes të pas 1990. Shumë studentë nuk e kuptojnë se pas frazave të bukura të rritjes së buxhetit, të uljes së tarifave, të rregullimit të bordeve, të cilat janë lehtësisht të rregullueshme dhe të amendueshme nga qeveria, qëndrojnë uj-qit e vjetër të antiligjit, të cilët e lanë Shqipërinë në 20 e ca vjet në tranzicion, ish-at e PPSH të cilët zbatuan Katovicën duke arritur deri në `97, kur shkatërruan shtetin për të treguar se kapitalizmi nuk është më i mirë se socializmi që ishte para `90; studentët nuk e kuptojnë se strategjia e këtyre ish-ave të cilët qëndruan në pushtet për një kohë të gjatë, ishte:

- shmangia e shtresës intelektuale nga drejtimi i pushtetit

- vendosja e militantëve partiakë jo-profe-

Nga Besi BEKTESHI

Ka të çuditshmen e saj protesta e stu-dentëve! Ka të "çu-ditshme" se në apa-

rencë nuk do parti politike brenda! E kjo sigurisht është mesazhi më i madh dhe më i qartë i saj. Ka të "çuditshme" një luftë të madhe të politikës për ta zaptuar dhe përdorur atë! Opozita me lëvizjet dhe "nënkëmbësat" e saj dhe vetë kryeministri që luan (afrohet) kryeprotestues-in sikundër e thotë dhe vetë! E përderisa ai thotë si kundër peshë e fjalisë mbi "kazanin" dhe PD-në apo LSI-në që tentojnë përdorimin e protestës dhe vetë ai si KM dhe kryetar i socialistëve, kur bën kryeprotestuesin, do të thotë se politikisht do ta përdori! Ka gjithfarë manovrash dhe momentesh që e bëjnë protestën interesante në llojin e saj paqësor dhe padyshim po ashtu lojrat që bëhen pas saj me ndërhyrje dhe filozofi të "backstage" të cilat luhen për të kalëruar mbi protestë!

Por tashmë sipas meje protesta nuk është thjesht ekonomike, as punë tarifa e taksash, apo lekësh të vogla apo kërkesa të tjera absolutisht të drejta mbi universitetet! Tashmë dhe nga "interesantja e çuditshme" tjetër apo biseda e kryeministrit me ta, studentët pra, kuptohet qartë se kjo protestë dhe pse nuk ka një grup drejtues, apo kokë proteste po shkon drejt asaj politike!

Pse? Sepse e para pika një ose "buxheti 5%" i arsimit, nuk është kërkesë as ekonomike dhe as thjesht numër në buxhet! Ajo është kërkesë mirëfilli është politike! Ajo nuk mund të realizo-het nga një vendim i kryeministrit! Biles as nga mazhoranca sot dhe ministria e financave apo e ekonomisë?! Ai është objektiv i cili i thënë gabim apo në faj elektoral nga vetë Rama dikur nuk plotësohet dhe ka të bëjë me objektiv politik! Nuk është baraz me tarifat e shkollimit! Ka të bëjë politikisht me buxhetin i cili zgjidhet politikisht!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Studentë kthehuni në auditore, mos u manipuloni!

Pika 1 dhe 9 kthejnë protestën në politike!

sionistë në drejtimin e shtetit- vendosja e të ashtuquajturve ̀ intelektualë

katundarë` në drejtimin e vendit - shkatërrimi i vendit nëpërmjet shpresës

së rreme të çekut të bardhë - vazhdimi i konfliktit politik me të gjitha

mjetet me qëllim që Shqipëria të qëndrojë vazhdimisht e destabilizuar- kjo e fundit porosi e qarqeve politike fqinjë

- pengimi i Integrimit të Shqipërisë në BE nëpërmjet mbajtjes së Shqipërisë në konflikt dhe të destabilizuar - gjithashtu porosi e qarqeve politike ekstremiste fqinjë

Sfondi politik që po i jepet protestës së studentëve tregon qartë se politikanët e kor-ruptuar të Opozitës por edhe individë të veçantë të Pozitës, nuk e kanë fare ndërmend që të rregullojnë sistemin e Arsimit të Lartë, sepse kuptohet: si mundet që po këta politikanë që dëmtuan rëndë Arsimin e Lartë duke hapur pa kriter shkollat e larta private vetëm e vetëm për të zhvatur para nga familjet e studentëve, -sot u qajnë hallin për tarifat e larta në publik??!!

Një pyetje të thjeshtë të nderuar studentë protestues: Po studentët e universiteteve të mbetura private përse nuk bëjnë zë, në një kohë kur ata i paguajnë këto tarifa nja 5-10 herë më shtrenjtë se ju që po protestoni?

Një pyetje tjetër për ju studentë që po ju tërheqin për hunde politikanët e korruptuar:

Nuk e kuptoni se duke lënë pas dore shkollën duke u marrë me protesta ju nuk mund të kaloni dhe të merrni vitin për shkak se nuk po e harxhoni kohën për të studiuar?

Një pyetje të tretë të nderuar studentë: De-risa qeveria ju plotësoi shumicën dërrmuese të kërkesave me përjashtim të rritjes së buxhetit,

Studentët nuk janë kontribuentë financiarë të buxhetit, janë thjesht individë që marrin nga kon-tributi i prindërve të tyre, nga shoqëria dhe paratë e shoqërisë, janë vendim politik në buxhet! Kjo është mëse e qartë! Jo sot, por as nesër qeveria shqiptare nuk e bën dot 5% buxhetin për arsimin! E para, se nuk ka mundësi dhe e dyta edhe pse shumë e drejtë si kërkesë, si kjo qeveri dhe ato më përpara saj akoma më keq, nuk e kanë pasur as dëshirën dhe as mendjen të bëjnë një hap të tillë cilësor europian dhe për të mirën e kombi të tyre me buxhetin 5% për arsimin! Ne nuk kemi pasur asnjë herë qeveri kaq të sinqerta dhe largpamëse! Kërkesa e tillë nuk është as thjesht ekonomike dhe as studentore dhe pse është shumë e drejtë, por është kërkesë politike dhe shumë e qartë!

Sot u shtua dhe kërkesa nëntë ose ajo e "ligjit për arsimin e lartë"! Kjo kërkesë e bën padyshim akoma më politike protestën e studentëve! An-ulimi i ligjit për arsimin e lartë është plotësisht kërkesë politike! A është e drejtë, sigurisht për mua po! Ligji "Arsimit të Lartë "pikon në shumë vende dhe ka qenë një "studim" jo kaq shumë i qartë si teknikisht dhe në filozofinë e një ligji të mirë menduar dhe mirë përshtatur, por sigurisht ligji "Arsimit të Lartë" është vullnet politik dhe kur kërkohet anulimi është sërish një vullnet po aq politik, por dhe një interes i padiskutueshëm i studentëve! Të dy pikat janë politike dhe janë absolutisht vështirësia e qartë dhe e vërtetë si e "dialogut" të famshëm të KM-së dhe po ashtu shtysave të opozitës në forumet e tyre të stu-

dentëve! Por nuk ka pse ti mbetet hatri askujt, as kryeministrit vetë! Kështu janë universitetet tona! Janë të stërpolitizuara me forumet politike të të rinjve, apo dhe përzgjedhjeve si rektorate dhe dekanate! Fut hundët politika dhe kaq shumë, sa vjen era qindra km larg! Janë për mua marrëzi organizative të cilat pa dyshim do të përziheshin në protestë, sepse në fund të fundit, është si mosha dhe detyra e tyre! Janë studentë përpara se të jenë "freshistë, forumistë demokratë dhe lërëistë"! Kjo përplasje e qetë dhe e edukuar e studentëve me shtetin i cili duhet thënë se nuk ju ka ndërhyrë kaq shumë me polici, përkundrazi së paku me studentë policia ka qëndruar larg - nuk mund dhe nuk do të qëndronte larg politikës! Në kushtet tona jo! Nuk do të qëndronte në vendin europian më të politizuar në mënyrë fatkeqe! Nuk shkojnë më ankimet e kryeministrit me batutën "fytyra e peng-marrësve" dhe që kuptohet se e ka për opozitën dhe format e saj, as zhurmimet e opozitës për të kapur dhe përdorur protestën për qëllimet e veta politike dhe rrëzimin e Ramës! Janë në të njëjtin grazhd dhe në të njëjtën "kualitet" demokracie që nuk ka lidhje realisht me demokracinë!

Si pika një dhe ajo nëntë (e shtuar) janë tepër, por tepër të vështira, për tu plotësuar dhe kjo dihet! Prandaj ku është fundi i protestës?! Ka disa funde, por ajo që mund të kuptohet është fillimi i saj si protestë tarifash dhe pastaj nga rrëmuja dhe paqartësia politike në 360 gradë kthimi i saj në politike! A ka ndonjë gjë të keqe dhe kthimi i protestës në politike! Jo asgjë nuk ka,

por shpallja si e tillë është ndershmëri! Të nëntë kërkesat, janë të drejta dhe kjo nuk bën humbje për protestën! Edhe studentët votues janë, dhe kanë të drejtën me Kushtetutën e Shqipërisë të mbajnë qëndrim politik dhe e deklamojnë, por dhe protestojnë për qëndrimet e tyre politike apo ekonomike! Idea është se ne kemi një arsim (jo vetëm të lartë) që vuan, lëngon, që është bërë i pa besueshëm njësoj pothuaj si sistemi i drejtë-sisë! Ai (sistemi arsimor) ka vite që ka dalë nga diktatura dhe nuk ka hyrë si shumë sisteme në Shqipëri, pikërisht në demokraci! Është pa asnjë dyshim një mish-mash dhe një padrejtësi e cila nuk rregullohet ekonomikisht! Pra vetëm me vullnet politik, ndoshta po! E këtë vullnet politik kush e ka? Forcat politike të cilat kush më shumë e kush më pak, por të gjitha bashkë e kanë sëmurur, e kanë bërë të pa besueshëm, të korruptuar dhe sipërfaqësor, të sëmurë si në publik dhe akoma më keq në privat!? Këto forca politike do ta shërojnë, kur janë ato që e kanë shkatërruar dhe nxjerrë "cullak" për faqe të zezë në shoqëri? Unë besoj se ka dhe elementë të tjerë që janë akoma më lart dhe ndoshta dhe jashtë që këtë protestë studentësh me kërkesa shumë të drejta e kërkojnë?! Mbase dhe lartësi që janë mërzitur si nga opozita delirante dhe e pa alternativë dhe nga pozita arrogante deri në delir! Nga njëra anë shfrytëzimi për të marrë pushtet dhe nga ana tjetër "drejtim proteste" për të mbajtur pushtet! Te ne kaq ka politika! Jo më tepër se sa kaq! Sepse nuk është as realiste, as e sinqertë dhe aq më pak serioze!

nëpërmjet udhëzimeve konfliktuoze.- Zgjedhjet e drejtuesve në universitete

bëhen jo të rregullta me këto udhëzime të dala nga MASR, sepse ato duhen bërë me komi-sion të veçantë dhe me dosje, duke përfshire dhe punën dhe etikën e pedagogëve që do të propozohen.

- Rrogat e pedagogëve janë të vogla gjë që ndihmon ryshfetin dhe korrupsionin.

- Fondet e caktuara për universitetet publike duhet të rigrupohen në zëra të veçantë dhe të rinj

- Duhet një reformë në financat e Arsimit të Lartë, sepse tashmë Financat e Arsimit të Lartë keqpërdoren

- Duhen ndarë sipas ligjit- Fakultetet nga Shkollat e Larta Profesionale

Nuk mund të anashkalohet që fondet e cak-tuara për pagesën e pedagogëve vonohen, nuk jepen duke shkelur madje dhe Kodin e Punës, si në rastet kur pedagogët punojnë të shtunave dhe të djelave, por nuk marrin pagesën e ditës së pushimit.

Në përfundim mund të themi se vazhdimi i protestës jo vetëm është absurd, i pakuptimtë dhe aspak në dobinë e studentëve, por protes-ta nëse vazhdon ajo nuk mund të jetë aspak studentore por politike; sepse mbrapa kësaj proteste (përfaqësuesit e të cilës janë anonime si hajdutët), qëndrojnë vetë të korruptuarit dhe ata që nuk e duan zbatimin e Ligjit. Pa dyshim që refuzimi i dialogut, është pjesë e lojës në të cilën Studentët kurrsesi nuk duhen përfshirë. Studentët kanë mision tjetër: atë të diplomimit dhe të daljes në tregun e punës. Kjo do të jetë zgjidhja më e mirë: Studentë të Nderuar, shkoni në auditorë të filloni mësimin.

[email protected]

i cili nuk mund të rritet për këtë vit por që vetë pjesa e buxhetit për arsimin mund të modifiko-het- përse nuk e zhvilloni këtë kërkesë nëpërm-jet këshillave studentore?

Bota studentore perëndimore drejtohet nëpërmjet këshillave studentore dhe bordeve të universiteteve. Asnjë universitet perëndimor në Botë nuk drejtohet nga një person ashtu si kërkojnë opozitarët tanë të nderuar, sepse ashtu ka korrupsion të madh- por drejtohen me borde. Dhe unë shpresoj që dhe spitalet rajonale dhe QSU, të drejtohen me borde dhe jo me drejtorë. Bordi, ky është ilaçi më i mirë kundër shpërdorimit të fondeve në universitete e spitale.

Përse ju të nderuar studentë rrini rrugëve për të protestuar sepse u manipulon opozita duke ju kërkuar djallëzisht heqjen e ligjit, kur ky ligj është bërë sipas ligjeve të universiteteve perëndimore por, nëpërmjet këshillave studen-tore mund të kërkoni:

Fonde për laboratorëtFonde për praktikat profesionaleFonde për kërkimin shkencorFonde për ngrohje dhe për kampusetPërse ju të nderuar studentë nëpërmjet

këshillave studentore, nuk kërkoni standar-tizimin e programeve mësimore dhe ngritjen e komisioneve përkatëse për këtë qëllim por rrini rrugëve duke u manipuluar nga opozita? Gjend-ja e universiteteve publike nuk është e mirë për arsye që ju nuk i kuptoni se sa djallëzisht është luajtur për të menaxhuar këto universitete. Dhe problemet akute të universiteteve qëndrojnë në diku të tjetër, të cilat kanë shkaktuar uljen e cilësisë së mësim dhënies, dhe këto janë:

- Pa-aftësia e Drejtorisë së Arsimit të Lartë, drejtori e cila e ka shkaktuar këtë konfuzion

Page 18: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT18 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor bën me dije se 326 mijë spektatorë kanë ndjekur shfaqjet në skena gjatë vitit që lamë pas. TKOBAP shkruan se jo vetëm në Tiranë që shfaqjet u dhanë në disa skena, por dhe në qytete të tjera nuk munguan. “326 mijë spektatorë ndoqën aktivitetet tona në vitin 2018. Shfaqet tona pushtuan skenat e kryeqytetit në Pallati i Kongreseve, Muzeu Historik Kombëtar, Sheshi “Skënderbej”, Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse, “arTurbina”, Reja, Akademia e Arteve. Nuk u ndalën dhe në skenat e qyteteve Krujë, Lushje, Korçë, Elbasan, Vlorë, Kavajë, Vau i Dejës, Tepelenë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Himarë, Durrës, Shkodër. Shfaqjet tona u ngjitën në skenat ndërkombëtare: turne në Itali në Leçe, Bisceglie, Bari, Fogia, në Sofje- Bullgari, Zagreb- Kroaci, Bruksel- Belgjikë, Tetovë- Maqedoni, Essen- Gjermani, Munich- Gjermani, Beograd- Serbi”, shkruan teatri. Në emër të institucionit drejtoresha Zana Çela shprehet se viti që kaloi ka pasur ndikim tek të gjithë artistët. “Viti 2018 ka pasur një ndikim të rëndësishëm tek të gjithë ne, artistët dhe stafi i TKOB. Ditëm jo vetëm të mos humb-nim performancat skenike për arsye të mungesës së skenës së teatrit tonë në rikonstruksion, por i shumëfish-uam ato sepse gjetëm shumë teatro e skena të tjera në mbarë vendin. Shtu-am publikun në një shifër teje të lartë si asnjëherë tjetër, duke këmbëngulur shumë që me kohën perceptimi i këtij institucioni dhe performanca jonë të evoluojnë nga pozicioni i të qenit elitist, në një institucion të hapur për një publik të gjerë, por edhe duke mos humbur asgjë nga te qenit special, me artistët që do të vazhdojnë të quhen elitë”, shkruan drejtoresha e TKOBAP. Për titullaren e institucionit çdo performancë operistike, që është shfaqur gjatë vitit që kaloi, ka qenë një rast i mrekullueshëm për tu prezantuar operën edhe atyre që ndoshta e ndiqnin për herë të parë këtë art të kombinimit të jashtëzakonshëm të muzikës, kërcimit, dramës, skenografisë e kostumeve të mjeshtrisë më të lartë artistike dhe të gji-tha këto në një performancë. “Edhe në këtë vit që sapo nisi, një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë është të tërheqim sa më shumë publik, në mënyrë të veçantë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në shfaqjet tona, apo që mund të mos e kenë menduar fare se do të vijnë, madje edhe ata të cilët mund të intimidohen nga të tjerët për ardhjen në opera. Është përg-jegjësia jonë ta hapim artin tonë në të gjithë shoqërinë”, shprehet Çela.

Regjisorë dhe aktorë pohojnë se qeveritë kanë bërë krim me Teatrin Kombëtar

thërrasë mendjes dhe të thotë ky teatër duhet shpëtuar, por jam i bindur që ajo nuk ka asgjë në dorë”, pohon regjisori Edmond Budina. Në reagimin e tij ai shpreh keqardhjen që politikanët në vend nuk e njohin teatrin. “Të gjithë ministrat e Kulturës nuk kanë bërë asgjë për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar, as nga e majta dhe nga e djathta. Fakti është që shumë pak nga politikanët shqiptarë vijnë në teatër, shumë pak e njohin, shumë pak shohin filma shqiptarë, shumë pak poli-tikanë shqiptarë merren me kulturën e vendit të tyre dhe ndaj ne jemi në këtë gjendje. Politikanët tanë nuk e njohin teatrin”, vijon regjisori Edmond Budina.

Kumbaro shkatërroi nuk mbrojtiAktori Neritan Liçaj shprehet se

do të mbrojnë Teatrin Kombëtar, por ministrja e Kulturës në largim Mirela Kumbaro nuk bëri asgjë për artistët dhe teatrin. “Kërkesat tona janë të di-tura për teatrin. Të kthehet ligji për te-atrin, të bëhet statusi i artistit, të rikon-struktohet godina e teatrit. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk bëri asgjë për teatrin, por shkatërroi, dhe tani do të shkojë përpara gjyqeve. Ne do ta çojmë në prokurori, nuk e lemë. Më vjen keq që godina ka degraduar,

u la pa vëmendje prej vitesh”, shprehet aktori Liçaj. Për aktorin Sokol Angjeli godina e Teatrit Kombëtar ka vlerat të mëdha dhe për lindjen e institucioneve të tjera të artit. “Një godinë, që është ndër gjërat e mia më të dashura në jetë. TK është një godinë që nga rrjedha e historisë ka shkruar një pjesë të historisë së Shqipërisë dhe të lindjes së një pjese të madhe të institucion-eve artistike, që vazhdojnë të japin kontribut në jetën artistike në vend, duke filluar që nga TOB, Filarmonia Shqiptare që është themeluar po në ambientet e teatrit, tek institucionet e tjera që thotë dhe studiuesi Aurel Pla-sari, të Institutit të Arteve sepse klasa e parë e amatorëve dhe regjisorët e rinj kanë filluar në ambientet e Teatrit Popullor ato vite”, pohon aktori. Më tej ai shprehet se ndër vite të gjitha qeveritë nuk pyetën për teatrin. “Kanë munguar investimet për mirëmbajte të teatrit, të gjitha qeveritë nuk pyetën për teatrin”, shprehet aktori Sokol Angjeli. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi të dielën një mbrëmje nën shoqërinë e poezisë, këngës në sheshin e teatrit për të përkujtuar 80-vjetorin e vendosjes së gurit të parë për ndërtimin e komplek-sit të Teatrove Kombëtare.

Zana Çela: Përgjegjësia jonë ta hapim artin tonë në të gjithë shoqërinë

80 vjetori i Teatrit Kombëtar, artistët: Politikanët tanë nuk e njohin teatrin,

e lanë qëllimisht të degradonteJulia VRAPI

Aktorë dhe regjisorë shpre-hen se për Teatrin Kombëtar ndër vite nga Ministria e Kulturës nuk është mendu-

ar, duke e lënë që të degradonte. Në 80- vjetorin e vendosjes së gurit të parë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ata shprehen se kanë munguar investimet dhe mirëmbajtja për godinën e teatrit dhe sipas tyre përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës. Regjisori Edmond Budina shprehet se është një krim ajo që është bërë më godinën e Teatrit Kombëtar ndër vite. “Është një krim që është bërë për godinën e teatrit pa investime prej vitesh me qëllim për ta shkatërruar atë, për të shkatërruar kulturën kombëtare dhe teatrin në përgjithësi. Për mendimin tim qeveritë e lanë ashtu në mënyrë të qëllimshme. Ne do ta mbrojmë teatrin, ai mund të rikonstruktohet, por mund të kthehet në një teatër funksional me të tëra parametrat dhe komoditetet. Për këtë jam fare i bindur dhe kam biseduar me arkitektë që janë specialistë dhe jo si ata që i takon rrugëve”, shprehet regjisori Budina. Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar regjisori i njohur pohon se ndër vite ka qenë një jetë artistike e mbushur me evenimente. “80 -vjetori i asaj godine është një jetë artistike e stërmbushur me evenimente, me ng-jarje, me histori. Që kur është themel-uar ai teatër është kujtesa emocionale e kombit shqiptar e përmbledhur në atë ndërtesë”, vijon regjisori Budina. Për regjisorin apeli për ministren e re është që duhet ti thërrasë mendjes, pasi godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të shembet. “Të gjithë ministrat që po shikoj këtu në Shqipëri për mendimin tim janë kukulla në dorën e një njeriu. Kjo është për të ardhur keq, sepse në një vend normal demokratik një ministër duhet të kishte pavarësinë dhe mendi-min e tij, por tek ne shohim që askush nuk ka një mendim të vetin, të gjithë janë lolo në duart e njërit. Hiq Haxhiun dhe vër Aliun. Edhe kjo ministre e re për këtë arsye është vënë, të shembi Teatrin Kombëtar dhe ta shkatërrojë. Apeli im për ministren e re, ajo duhet ti

Artistja Majlinda Kelmendi, ekspozitë në Romë

Akademia e Shkencave: Fan Noli, gjeniu i kulturës

Muzeu Laboratori i Artit Bashkëkohor në Universitetin Sapieza Romë do të hapë ek-spozitën personale të Majlinda Kelmendit, artiste e njohur e artit e cila është e vlerësuar ndërkombëtarisht.“Coestisten-za” titullohet ekspozita, e cila përfshin punën e dy viteve të fundit të artistes Kelmendi. Majlinda Kelmendi (e lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri) është gjithashtu themeluese e Galerisë ExpoArt40. Majlinda Kelmendi ka ekspozuar punën e saj në vende të të ndryshme ndërkombëtare si Italia, Aus-

tria, Gjermania, Hungaria, Por-tugalia, Belgjika, Spanja, Polo-nia, Texas / SHBA, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, duke marrë çmime të rëndësishme dhe mirënjohje. Në ceremoninë hapëse të ekspozitës do jenë prezent presidenti fondacionit Sapienza Romë, Antonello Folco Biagini dhe drejtori i MLAC Claudio Zambianchi. Ekspozita do të hapet më datë 16 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 janar 2019 në Muzeun Laboratori i Artit Bashkëkohor në Univer-sitetin Sapieza në Romë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim e respekt të madh, kolosin e kul-turës shqiptare, Fan Nolin, në 137-vjetorin e lindjes së tij. Fan Stilian Noli ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dije-tar, historian e muzikolog. Ai lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (Ibrik-Tepe, Turqi). Fan Noli është protagonist i përpjekjeve dhe i zhvillimeve politike e kulturore gjatë Rilindjes Kombëtare e pas saj, duke luajtur një rol themelor në këto zhvillime. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e

brendshme e të jashtme, Noli i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 192-1924. “Personal-itet poliedrik, erudit poliglot, Noli është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX. Një pjesë të mirë të forcave të tij, Fan Noli ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës duke bërë objekt kritike realitetet sho-qërore e politike të shoqërisë shqiptare në vitet e monarkisë. Noli është ndër mjeshtrit e poezisë shqipe. Përmbledhja e parë dhe e vetme poetike e tij është “Albumi” (Boston, 1948)”, shkruan ASH.

“Albanian Harvest Fetsival”, edicioni i 19 në muajin mars

Festivali shqiptar në Shepparton të Australisë është pretendent për çmimin e aktivitetit më të mirë të vitit në komunitet. Minis-tri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se aktiviteti, i cili realizohet çdo vit në muajin mars, është një pasqyrim i kulturës dhe traditave shqiptare. Shënimet historike nxjerrin se shqiptarët e parë që zg-jodhën ta quajnë Australinë si shtëpi të tyre u vendosën në Shepparton pas Luftës së Parë Botërore, në vitet ‘20

të shekullit të kaluar. Komu-niteti shqiptar në Shepparton njihet si i pari në Australi, kryesisht me të ardhur nga rajoni i Korçës. Si punëtorë të vyer ata zgjodhën për arsye te ndryshme të vazhdojnë jetën e tyre në Australi. Për të kujtuar të parët e tyre, për të shprehur respekt për vlerat kulturore dhe vazhdimin e traditës shqiptare në Australi, komunitetit i Shepparton-it organizon Festivalin e Vjeljes, (Albanian Harvest Fetsival), që në mars të 2018 zhvilloi edicionin e tij të 19.

Page 19: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Orkestra Simfonike e RTSH e nis këtë vit artistik me koncertin e datës 11 janar, që do të zhvillohet në skenën e Universitetit të Arteve. Me një program të pasur muzikor koncerti vjen nën di-rigjimin e mjeshtrit të njohur Oleg Arapi. Në programin muzikor janë vepra të autorëve si Beethoven, Martinu, Brahms, dhe solistë janë Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel. Mjeshtri Oleg Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj. Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli , Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Kapelën Per-andorake në Shën-Petersburg. Ka drejtuar koncerte me Orkestra Filharmonike: në Poloni, Moskë, Ukrainë, Ecuador, Pragë, Shen-zhen Kinë, Mendoza Argjentinë, Kazan, Voronezh. Repertori i Di-rigjentit përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Në 29 Prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kom-pozitorit Italian Salvatore Va-lente. Në Prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medal-jen “Ylli i Artë”. Në Qershor 2013, dekorohet me medaljen “Pushkin” të Federatës Ruse. Në dhjetor 2017 dekorohet me medaljen “ Glorias Artis ” nga ministri Kulturës njëkohësisht zv. kryeministri Polak. Pianistja Cordelia Hofer ka një aktivitet artistik është shumë të gjerë, duke përfshirë koncerte solo me orkestra të njohura në shumë vende të Evropës, në SHBA dhe në Japoni. Violinistja Lena Neudauer ka një aktivitet të pasur artistik. Ka luajtur me Orkestrën Simfonike MDR, Orkestra Gjermane e Radio Filarmo-nisë Saarbrucken, Orkestra e Kamerës së Mynihut, Simfonika e Nurembergut, Simfonika e Bernës, etj. Violonçelisti Leonhard Roczek në përvojën e tij orkestrale përfshin shfaqje me Filarmon-inë e Vjenës dhe Camerata Salzburg. Për më tepër ai shpesh luan trio, duo me piano dhe solo violonçel. Pianisti Zamir Kabo ka qenë i ftuar si solist nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare për të interpretuar: “Nei suoni dei Luoghi””-Itali, “Ohrid Summer Festival”- Maqedoni, “We gather friends”- Salla Rachmaninov e Konservatorit Çajkovski - Moskë (Rusi), koncerte të fondacionit “Eutherpe”-Spanjë, koncerte të qytetit Graus-Spanjë. Në koncertet brenda vendit ai ka sjellë për publikun shqiptar gjithmonë vepra premierë. Veçohet si një instrumentist me cilësi të larta interpretimi.

Vepra e shkruar nga Stefan Çapaliku, një shfaqje që do të ngjasojë si një akt rrëfimi

për filologji shqipe në Universitetin e Tiranës. I pason studimet në Itali, Çeki dhe Angli. Në vitin 1996 përfun-don doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka qenë profesor i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 ishte drejtor i Departamentit të Librit në Ministrinë e Kulturës. Që nga viti 2005 punon si studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Nga viti 1995 merret sistematikisht me teatër. Tekstet dhe shfaqjet e tij janë dhënë në disa festivale ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime. Disa nga veprave e tij janë përkthyer në gjuhët kryesore europiane. Stefan Çapaliku u shpall nga Ministria e Kulturës si dhe nga ente të tjera të specializuara

si dramaturgu më i mirë për vite me rradhë. Kohët e fundit krijimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e regjisë së teatrit dhe filmit. Është kryereda-ktor i revistës “Studime për artin”. Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Merr mësime aktrimi në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) dhe i ndërpret studimet për arsye ekono-mike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku edhe pen-sionohet më 2016. Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh. Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant.

Orkestra e RTSH nis vitin artistik me vepra të autorëve të njohur

Monodrama “Dome”, premiera e parë këtë vit në Teatrin Eksperimental

Julia VRAPI

Monodrama “Dome” shkru-ar dhe me regji nga Ste-fan Çapaliku vjen pre-mierë mbrëmjet e datave

12 dhe 13 janar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo është dhe premiera e parë që vjen këtë vit për publikun në skenën e këtij teatri. Autori Stefan Çapaliku shprehet se “Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata mes autorit dhe aktorit ndër procese pune apo ndenje të rastësishme. Ajo që i ka bërë përshtypje autorit gjatë këtyre bisedave ka qenë gjithmonë sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën, së cilës i përk-isnin. Çapaliku tregon se e i kanë bërë përshtypje gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanërisht mungesa e mllefeve dhe inateve. “Si çdo person tjetër edhe aktori Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet. Herë ndër marg-jina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt”, tregon autori Stefan Çapaliku. Në këtë monodramë autori ka dashur të shkruajë e më vonë të ndërtojë një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”, një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë. Muzika e maestro Haig Zacharian është një ndër elementet gjithashtu të çmuara të kësaj shfaqje që do të jetë në skenë dy mbrëmje me radhë për publikun e teatrit. Në jetën artistike të teatrit si autor dhe regjisor Stefan Çapaliku është një emër i vlerësuar për aktiv-itetin e tij. Edhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ai ka sjellë vepra që kanë përcjellë mesazhe, dhe këtë herë vjen me një monodramë që do të interpretohet nga një aktori i njohur si Enver Hyseni.

Aktiviteti krijues dhe artistikStefan Çapaliku u lind në Shkod-

ër, në vitin 1965. Më 1988 diplomohet

Muret antikë të Hundëcovës, me vlera në trashëgimi

Filmi “Gardhi”, në vlerësimin e kritikëve të kinemasë

Muret antikë të Hundëcovës ndodhen midis fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, mbi rrugën kom-bëtare Vlorë-Sarandë, në faqen e malit Shebeden. Në faqen e malit janë vendosur në formë tarracimesh disa mure antikë me gjatësi të konsiderueshme. Muri qendror është ndërtuar me teknikë trapezoidale dhe në qendër të tij ndodhet një kanal, që ka shërbyer për evakuimin e ujërave. Muret e tjerë janë punuar në mënyrë më primitive me teknikë trapezoidale dhe poligonale të kombinuar. Siti është identifikuar fillimisht nga

arkeologu anglez Hammond, por kontributin kryesor për njohjen e tij e ka dhënë arke-ologu shqiptar Dhimosten Budina. Përveç mureve ai për-shkruan disa banesa, të cilat nuk dallohen më në sipërfaqe dhe disa materiale arkeolog-jike, ndër të cilat qeramikë me vernik të zi të shek. III p.Kr dhe qeramikë të periudhës romake. Vetë funksioni i këtyre mureve nuk është i qartë. Në këtë monument nuk janë kryer ende gërmime arkeologjike, që do ndihmonin për të sqaruar hipotezat e Budinës.

Kritiku James Prestridge e ka përfshirë filmin nga Kosova “Gardhi” në mesin e tridhjetë filmave më të mirë të shkurtër të vitit 2018. Por kjo listë është veç edhe një konfirmim për nivelin e këtij filmi, pasi edhe në fund të vitit kishte edhe kritikë të tjerë që e kategorizuan në mesin e më të mirëve. ““Gardhi”, film i me-trazhit të shkurtër, i realizuar me mjeshtëri, është “Birdmani” i tub-imeve të familjeve jofunksionale. Film me realizim mbresëlënës dhe gjykime të mprehta”, shkru-an ai. Lista me titujt e filmave është publikuar në “Close-Up

Culture”, që publikon kritika, intervista e shkrime për film-in. Në këtë listë “Gardhi” është renditur i pesti. Përveç filmit të regjisores kosovare, mes më të dalluarve në këtë listë janë edhe “Fauve” nga Jeremy Comte, “All the Creatures” i Charles Williams, “Caroline” nga Celine Held e Logan George, “Skin” i Guy Nattiv e të tjerë. Bujar Kabashi, produ-cent i “Gardhit”, ka thënë se ky nuk është lajmi i parë i këtij lloji. Filmi “Gardhi” ka marrë pjesë deri tani në festivale të rëndësishme të filmit.

Saimir Pirgu, në operën “Një ballo me maska” në ParmaTenori Saimir Pirgu

do të interpretojë në op-erën “Një ballo me maska” të Xhuzepe Verdit, që nis sezonin artistik 2019 në Teatrin Regio di Parma në Itali në 12 janar. Opera “Një ballo me maska” i është kushtuar muzikantit milanez Marcello Conati i ndarë nga jeta gjatë dh-jetorit të vitit që lamë pas. I frymëzuar nga figura e mbretit të Zvicrës, Gustavi III, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska, opera

fillimisht ishte menduar për t’u vënë në skenë në teat-rin “San Carlo” të Napolit. Propozimi i teatrit të Re-gio-s për të rikuperuar këtë zhvendosje historike të veprës ka gjetur dashurinë e artistëve italianë, por jo vetëm për të sjellë përmes teknologjisë dhe punës teatrale një copëz të së shkuarës. Skenografia e realizuar synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë, bazuar në traditën më të pastër të teatrit italian.

Page 20: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT20 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

MERKATO

Sulmuesi kavajas nuk shihet më planet e Goztepesë dhe ka nisur diskutimet me klubet e tjera

Adriatik BALLA

Sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi është vënë në kërkim të një skuadre të re, pasi Goztepe, ekipi i tij në su-

perligën e Turqisë, ia ka bërë të qartë se nuk e ka më në planet e veta dhe nëse nuk dëshiron ta shohë veten në tribunë, duhet që të gjejë një skuadër për të luajtur brenda merkatos së janarit. Janë vetë mediat turke që shkruajnë se Sokol Çikalleshi mund të jetë i detyruar që të kërkojë më me shpejtësi një skuadër tjetër gjatë janarit, pasi rrezikon seriozisht të kalojë pjesën e dytë të sezonit në tribunë. Gjithçka ka të bëjë me situ-atën e Goztepe, që ka regjistruar të huaj mbi numrin limit për vijimin e sezonit pas afrimeve të fundit ndaj duhet të largojë të paktën dy për pjesën e dytë. Normalisht, skuadrat turke lejohet të federojnë 28 lojtarë për sezonin, ndërsa 14 prej tyre mund të jënë të huaj. Por skuadra e Goztepe aktualisht ka 16 futbollistë të huaj në përbërjen e saj dhe 2 prej tyre pritet të sakrifikohen në mer-katon e janarit, ose të çregjistrohen duke mos pasur mundësinë të luajnë në kampionat. Sipas mediave turke, emrat e përzgjedhur nga Goztepe janë Cikalleshi dhe mbrojtësi argjentinas Grillo, të cilëve u është bërë e qartë se nuk kanë hapësira për të luajtur

në pjesën e dytë të sezonit dhe nëse qëndrojnë, do të jetë vetëm si spek-tatorë në tribuna pasi shumë shpejt do të çregjistrohen nga ekipi i parë. Kësisoj, sulmuesit shqiptar i mbetet të kërkojë me shpejtësi një skuadër për t’u aktivizuar, në mënyrë që të ketë një rol protagonisti në pjesën e dytë të këtij sezoni. Cikalleshit i duhet të gjejë skuadër për veten në radhë të parë, që të shpëtojë karrierën e tij, ndërkohë që i duhet një skuadër ku të luajë që të ketë minutazh në këmbë, pasi vetëm kështu mund të marrë ftesë nga trajneri italian i Kombëtares, Kristian Panuçi. Interesimi i disa klubeve turke

është sinjal pozitiv, por futbollisti nuk po nxitohet, duke dashur që të marrë një vendim të drejtë.

Hysaj “peng” i klauzolës tekk Napoli

Një prej lojtarëve të Kombëtares që nuk po e gjen dot veten këtë sezon është mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj. Shkodrani ka qenë prej tre vjetësh pikë reference e mbrojtjes napolitane, por kjo i përkiste periud-hës kur ekipin e drejtonte Mauricio Sarri, kurse tani që në Napoli ka ardhur Karlo Ançeloti, Hysaj gjithnjë e më shumë po sheh nga stoli, diçka e paimagjinueshme për të. Sepse Hy-

Thomas Strakosha është një prej futbollistëve më të aktivizuar në Serinë A në këtë edicion. Kjo shihet qartësisht nga statistikat e publikuara nga “Panini Digital”, që ka mbledhur të dhënat e skuadrave të elitës së futbollit italian. Sipas përllogaritjes së minutave të kohës së rregullt dhe shte-save që akordohen në fund të pjesëve, Strakosha ka luajtur 1835 minuta deri tani në këtë sezon, po aq sa shoku i tij i skuadrës, Açerbi dhe Donaruma i Milanit. Lojtari me më shumë minuta është portieri Alesio Kranjo i Kaljarit, i cili ka qëndruar 1852 minuta në fushën e lojës. Pas tij është mbrojtësi Nikolas N’Kulu i Torinos, me 1850 minuta, si dhe mbrojtësi i Xhenoas, Davide Bi-raski, me 1840 minuta.

PORTIERIStrakosha në 4-shen me më shumë minuta

në Serinë A

saj është prej atyre lojtarëve që janë në top-listën e lojtarëve më të aktiv-izuar në Serie A gjatë dy viteve të fundit. E thënë ndryshe, javët e fundit te Napoli ka lindur çështja “Hysaj”. Por klauzola e tij me klubin napolitan që është 50 mln euro duket se e mban “peng” shqiptarin në radhët e kësaj skuadre. Është pikërisht klauzola që i largon edhe klubet e interesuara, sidomos ato italiane, pasi transferimi bëhet i kushtueshëm dhe i vështirë. Për mbrojtësin shqiptar, siç bën me dije “Il Mattino”, ka një pikëpyetje të madhe. Pas shpërthimit të agjentit të lojtarit, Mario Xhufredi, drejtuesit e Napolit po vlerësojnë situatën. Në klubin napolitan duan të dinë qartë-sisht se çfarë do të ndodhë me Hysa-jn, por kuptohet që nëse ka një krisje, duhet që të sistemohet gjithçka sa më shpejt, duke nisur nga sot, kur ekipi do të grumbullohet për të nisur përgatitjet. Pak ditë më parë, agjenti i Hysajt, Xhufredi, deklaroi se mbro-jtësi është kthyer tashmë në një zg-jedhje të katërt për trajnerin Ançeloti dhe se Napoli duhet ta shesë. Çelsi në Angli dhe Atletiko Madrid në Spanjë janë dy skuadrat e përmen-dura si destinacione të mundshme të futbollistit shqiptar, por deri në këtë moment mbeten vetëm hipoteza. Ajo që kuptohet qartë ka të bëjë me fakti se marrëdhëniet Napoli-Hysaj janë ftohur shumë kohët e fundit.

Trajneri i Kombëtares U-17, Elvin Beqiri, shpalosi dje në një konferencë shtypi objektivat e tij në krye të përfaqësueses së kësaj moshe, sidomos në prag të një turneu në Turqi, “Mercedes Cup”, ku marrin pjesë 8 vende, madje skuadra me peshë europiane në këtë moshë. Ky aktivitet do të zhvillohet në Turqi duke nisur nga data 13 janar e deri më 20 janar. Tekniku i kuqezinjve u shpreh se Shqipëria ka një grup të vështirë, meg-jithatë ka një skuadër cilësore dhe shpreson që të bëjë surprizën. “Është hera e parë për këtë vit që grumbullohet U17. Do të kemi një turne miqësor në Turqi nga data 13 deri më 20 ku do të ketë 8

ekipe në dy grupe. Në grupin tonë janë Spanja, Rusia dhe Maqedonia dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë pasi do të kemi përballë ekipe të forta. Shpresoj që vlerat e lojtarëve që do të grumbullojmë të shfaqin vlerat e tyre dhe të jemi sa më të kënaqur me performanca e tyre gjatë këtij aktiviteti. Kemi parë shumë elementë cilësor dhe shpresoj të jenë të mirë. Është fat për ne që kemi edhe një tjetër turne pas 2 muajsh në Maltë dhe do të shohim elemente të rinj sërish. Shpresoj të gjejmë më të mirët për eliminatoret zyrtare, megjithatë lufta është e gjatë deri në nëntor dhe kanë rrugë të gjatë deri te ekipi A”,

u shpreh Beqiri. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, komentoi gjithashtu dëshirën e të rinjve që të luajnë për Shqipërinë, por i mëshoi faktit se do të kenë më shumë vëmendje lojtarët e tregut vendas. “Në përgjithësi, të gjithë lojtarët kanë pas-ur dëshirë të madhe të përfaqësojnë Shqipërinë. Dëshira është e madhe dhe ne duam të zgjedhim ata që janë të zotët për të luajtur. Dëshira është e madhe dhe ne falënderojmë prindërit që i afrojnë te Kombëtarja. Kryesorja është që ne zgjedhim më të mirët dhe të denjët për Kombëtaren. Me sistemin e ri këtë vit në ekipet e moshave, do të kemi shumë ndeshje miqësore për lojtarët

që luajnë brenda Shqipërisë, pasi ato që janë jashtë nuk i shkëpusim dot shpesh kështu që do të shohim më shumë tregun vendas. Natyrisht do të shohim edhe jashtë, por çdo dy javë do të kemi ndeshje kontrolli për këto që janë këtu. Ne do të fokusohemi më shumë te këto futbollistë por vëzhgohen edhe ata jashtë. Shpresoj që të na përgjigjen klubet dhe t’i lejojnë lojtarët që të afrohen dhe fokusimi më i madh është në vend. Jam i fokusuar te pozicioni që kam aktualisht dhe më vonë, do të shohim. Përgjegjësia është më e madhe, është e vështirë, por ne do të bëjmë më të mirën”, përfundoi Beqiri.

Elvin Beqiri shpalos objektivat tek U-17, synon “Mercedes Cup” në Turqi

Besnik Prenga dhe skuadra e Laçit janë duke ndjekur një strategji ndryshe, duke afruar lojtarë të talentu-ar këtë sezon, pse jo për t’i shitur ata më pas. I fundit që është bërë pjesë e kurbinasve është lojtari me origjinë nga Kopliku, Enis Çokaj, i cili vjen në formë huazimi nga radhët e skuadrës kroate të Lokomotivës së Zagrebit. Kujtojmë, që ka qenë pikërisht trajneri aktual i Laçit, Besnik Prenga, ai i cili ka bërë të mundur kalimin e koplikasit te skuadra e Zagrebit. Në verë, bardhez-injtë afruan një tjetër lojtar të ri i cili ka treguar një performancë mjaft të mirë, Jon Mersinaj. Çokaj pritet që të ketë më shumë hapësira, aq më tepër që edhe trajneri i Laçit, Besnik Prenga e njeh mirë 19-vjeçarin.

Prenga sjell nga Zagrebi në Laç

talentin Enis Çokaj

VLERËSIMITrajneri i Ingolshtadit: Na duhej mentaliteti

i MavrajtTrajneri i Ingolshtadit në Bun-

desligën 2, Jens Keler, e ka vlerësuar pozitive ardhjen e Mërgim Mavrajt në skuadër, duke besuar se do të sjellë mentalitet fitues. “Të gjithë djemtë e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm se në çfarë situate ndodhemi, por jo të gjithë e ndjejnë këtë situatë dhe moment të vështirë. Është e rëndësishme që ata që hyjnë për të luajtur, të bëjnë gjithçka për të marrë pikët. Përveç cilësisë që e kishim në skuadër, na duhej shumë edhe mentaliteti për të qenë më të ka-rikuar. Me mentalitetin e tyre, Mavraj dhe Shauner mund të bëjnë djemtë që të kuptojnë më mirë situatën në të cilën ndodhen”, u shpreh trajneri i Ingolshtadit, duke iu referuar Mavrajt dhe portierit të skuadrës.

Duket absurde, por një pikë e veçantë në rregulloren e federatës spanjolle nuk lejon futbollistin shqiptar Armand Sadiku që të transferohet nga klubi i Levantes gjatë kësaj periudhe përveçse nëpërmjet shitjes së kartonit të tij. Gjithçka është pasojë e rregullave të Federatës Spanjolle të Futbollit sa i përket regjistrimit dhe çreg-jistrimit të lojtarëve nga ekipi i parë që përbehet prej 25 emrash. Edhe pse Sadiku ishte fillimisht pjesë e Levantes, ai u desh të çregjistrohej nga klubi në muajin

gusht, për t’u bërë vend emrave të tjerë në 25-shen e kampionatit, duke i dorëzuar edhe numrin 7 që mbante në shpinë Simon Moses. Kjo, pasi ai u dëmtua gjatë një miqësoreje para kampionatit në gusht dhe ishte e qartë se nuk do të mund të luante në pjesën e parë të sezonit. Por te Levante nuk ka hapësira që t’i mundësojnë atij aktivizimin e ngadaltë derisa të kthehet në formën më të mirë dhe në klub mendojnë se më e mira do të ishte që ia të gjente një ekip tjetër. Sipas medieve spanjolle,

këtë ia pengon rregullorja e Fed-eratës Spanjolle. Në nenin 116 të rregullores së aktivitetit para-shikohet që një lojtar nuk mund të regjistrohet e çregjistrohet dy herë në një klub brenda të njëjtit sezon. Meqenëse është kryer njëherë procesi i ç’regjistrimit i Sadikut, me pak fjalë Levante nuk mund ta bëjë për një herë të dytë në këtë edicion. I vetmi opsion është ai i shitjes së kartonit të tij që parashikohet në rregullore, ose mbajtja dhe aktivizimi në pjesën e dytë të sezonit.

ZHGËNJIMI/ Sadiku dëshiron largimin, federata spanjolle i nxjerr pengesa

Cikalleshi ende pa skuadër në Turqi, Hysajn e mban

“peng” klauzola e Napolit

Page 21: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

MBROJTËSI

UEFA i çon një shkresë federatës ku i bën të qartë se gjirokastritët po hetohen për trukim

Adriatik BALLA

Nuk është vetëm Skënder-beu në prag falimentimi nga vendimet e UEFA-s që e kanë penalizuar me

10 vjet përjashtimin nga aktivitetet e saj, si dhe një gjobë 1 milion euro-she, por edhe Luftëtari është futur në rrjetën e hetimit dhe rrezikon të përjashtohet me disa vite nga UEFA. Shkak janë trukimet e ndeshjeve. Luftëtari mori pjesë për herë të parë në historinë e vet në një kompeticion të UEFA-s, siç është Liga e Europës. Dhe përballë kishte që në turin e parë skuadrën letoneze të Ventspilsit. Duelin e parë skuadra gjirokastrite e humbi me shifrat e thella 5-0 më 12 korrik 2018, ku të pesë golat u shënuan në pjesën e parë, kurse në të dytën asnjë gol. Në ndeshjen e kthimit më 19 korrik 2018 Luftëtari barazoi me rezultatin 3-3 në një ndeshje të luajtur në “Elbasan Arena”. Në të dyja ndeshjet ka pasur dyshime për trukim të rezultatit dhe UEFA ka prej disa muajsh që ka nisur hetimet. Pra, prania e Luftëtarit në Ligën e Europës është përfolur më shumë si pazar sesa një lojë e ndershme dhe duket se UEFA ka qenë vigjilente në këtë drejtim. Dhe në fakt, ashtu siç ishte parala-jmëruar prej shumë muajsh, UEFA ka filluar një hetim zyrtar për trukime ndeshjesh kundër klubit të Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite mori pjesë në Ligën e Europës për herë të parë në historinë e vet në këtë edicion por u njollos

me dy paraqitje të shëmtuara të cilat të kombinuara me luhatjet e frikshëm të koeficienteve bënë që në të gjithë botën të ndizeshin sin-jalet e dyshimeve për manipulime të rezultatit në favor të basteve sportive. UEFA ka nisur hetimin prej disa muajsh por është de-tyruar së fundmi të lajmërojë edhe FSHF-në se i ka bllokuar pagesën klubit gjirokastrit si pjesë e këtij hetimi. Në dokumentin e publi-kuar nga “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, që i drejtohet sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku, i bëhet e ditur palëve që të mos bëjnë asnjë koment deri në një moment të dytë. Pra Luftëtari nuk do të fitojë asnjë kacidhe sa kohë çështja është për gjykim prej UEFA-s, të paktën

deri në marrjen e një vendimi. Në të kundërt, nëse ka fajësi, atëherë klubi gjirokastrit mund edhe të përjashtohet nga kompeticionet e UEFA-s e të marrë gjobë të rëndë si në rastin e Skënderbeut.

Dokumenti i ardhur nga UEFADokumenti i UEFA-s ka mbër-

ritur tashmë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe është në dorën e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku. Situata nuk është aspak komode, përkundrazi, edhe për vetë federatën tonë kjo është një prishje imazhi mjaft e rëndë. Mos harrojmë se më herët hetime ka pasur edhe për Kukësin nga prokuroria austri-ake, teksa në dosjet voluminoze të UEFA-s vite më parë të dyshuara si të manipuluara kanë qenë një

Klubi i Partizanit po tenton të bëjë goditje të forta në treg dhe për këtë ka zgjedhur Lindjen, domethënë lojtarë që vijnë nga kampionatet e vendeve të lindjes europiane e deri në Azi e Afrikë, por ende në gjirin e të kuqve nuk ka mbërritur ndonjë emër i madh që bën diferencë. Të gjitha blerjet deri tani janë “në letër”. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit po qarkullojnë zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit Kuame Karikari në kam-pionatin shqiptar dhe është Partizani, klubi që interesohet për shërbimet e tij. Partizani shpreson të afrojë nga një lojtar cilësor për çdo repart, sidomos një sulmues të mirë, por edhe një mes-fushor që bën diferencë, pa harruar ndonjë përforcim në mbrojtje.

SUPERIOREPartizani në hall,

lojtarët e pretenduar janë ende në “letër”

numër i madh ndeshjesh në Super-tiore, mbi 100 takime në 6-7 vjetët e fundit. “Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të sol-idaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019. KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komi-sioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit. Siç jeni në dijeni, UEFA ka një detyrim të mbrojë integritetin e kompeticion-eve të saj dhe të parandalojë të gji-tha mënyrat që mund të rrezikojnë rregullsinë e ndeshjeve apo aktiv-iteteve apo të lindin dyshime për abuzim me futbollin në përputhje me Nenin 2 të Statutit të UEFA. Si rrjedhojë, ne do të kërkonim që FSHF dhe klubi në fjalë të mos bëjë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë komunikim dhe përmba-jtjen e tij. Ju do të kontaktoheni nga Komisioni i Integritetit i UEFA në momentin e duhur nëse ndonjë gjë tjetër do të kërkohet nga ju në lidhje me këtë çështje”, shkruhet në letrën që UEFA i ka nisur FSHF-së. Pra UEFA i ka çuar FSHF-së një ultimatum, ku i bën të qartë të heshtë, pra të mbyllë gojën, sa kohë çështja është nën hetim nga organet e saj të specializuara. Kjo shkresë ultimative bën me njollë edhe vetë Fdederatën Shqiptare të Futbollit, imazhi i së cilës është cenuar.

Sulmuesi brazilian Danilo Alvesh e ka braktisur Flamurtarin prej disa ditësh dhe ndodhet në Brazil, duke mos ardhur në sean-cat stërvitore të klubit, ndërkohë që adminis-tratori Sinan Idrizi është shprehur se çështja e lojtarit do të shkojë në FIFA, me arsyetimin se ai ka thyer të gjitha rregullat. Palët kanë qëndrime të ndryshme, pasi lojtari pretendon se nuk është paguar, kurse në Vlorë, zyrtarët e klubit thonë se bëhet fjalë për një ngërç të momentit dhe se rrogat e prapambetura do të jepen në momentin më të parë. Pra, pushimet e fundvitit nuk kanë rezultuar edhe aq pozi-

tive për Flamurtarin, duke qenë se sulmuesi brazilian Danilo Alvesh nuk është rikthyer ende në Shqipëri për të nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë, administratori Sinan Idrizi ka reaguar për këtë çështje. Ai doli dje para mediave në një konferencë të jashtëzakonshme, duke folur në lidhje me vonesën e sulmuesit brazilian, ku edhe ka bërë me dije se ka depozituar një letër në FIFA dhe pranë futbollistit. Ai u shpreh se vonesat e pagave tolerohen, por jo thyerjet disiplinore. “Alvesh duhet të vinte në kohë pranë ekipit, nuk mund të qëndronte

plazheve të Brazilit. Kështu që ne jemi të de-tyruar ti dërgojmë një letër FIFA-s në lidhje me kontratën e lojtarit. I pranoj vonesat e rrogave, por nuk toleroj thyerjet disiplinore si të Alveshit. Mesa duke dielli në Brazil po zgjat shumë”, tha Idrizi. Në fakt, javët e fun-dit, problematika e pagave të prapambetura prej disa muajsh bëri këdo të mendojë për një falimentim të grupit investues nga Tur-qia, me administrator Sinan Idrizin. Ky i fundit, në një intervistë për “Top Channel”, sqaron pozicionin e investitorëve. “Të jeni të qetë, ne nuk kemi ndërmend të ikim e nuk

kemi ikur nga investimi ynë”. Ndërkohë, sa u përket pagave të prapambetura, Idrizi thekson se çdo gjë është brenda kontratës. “Siç kanë marrë nga 3 rroga parapagim, kemi edhe ndonjë vonesë të prapambetur”. Në fund, Idrizi mbyll gjithçka me një me-sazh ndaj qytetarëve vlonjatë. “Qytetarëve të Vlorës u kam kursyer 6 milionë euro nga taksat e bashkisë dhe u kam respektuar fanellën e klubin, duke mos shitur ndeshje e duke qenë korrekt. Por, nëse dikush di ta bëjë më mirë se mua, le të vijë që sot dhe unë largohem”, tha Idrizi.

Danilo Alvesh braktis Flamurtarin për shkak të mospagesave

Mbrojtësi Fidan Aliti është shpre-hur për “RTSH Sport” se Skënderbeu do të reagojë shpejt dhe në dy fazat e mbetura do të ngjitet në vendin që i takon, ndërsa për merkaton ai ka pranuar se ka pasur bisedime me disa klube, por ka theksuar se ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin korçar: Kam kontratë deri në fund të sezonit me Skënderbeun. Kemi biseduar me disa ekipe, por nuk është detyra ime të komentoj këto gjëra. Jam i përqendruar 100% këtu. Dy fazat e mbetura do të na ndihmojnë të ngri-hemi aty ku e meriton Skënderbeu, ku e meritojmë të jemi ne. Do të japim maksimumin që ta bëjmë këtë gjë”, tha Aliti, i cili beson se Skënderbeu mund ta kapë sërish kreun në fazën e tretë.

Aliti: Kam oferta, por jam në kontratë me Skënderbeun

KLUBI

Kastrioti harron krizën e lojtarëve, nisin afrimet e reja

Eksodi tek Kastrioti ka përfunduar dhe tashmë po mendohet vetëm për kompletimin e skuadrës. Përveç mbro-jtësit Edison Ndreca, Kastrioti mund të firmosë me dy futbollistë të tjerë dhe bëhet fjalë për Arsid Krujën dhe Elson Demin. Kruja u largua nga Teuta, duke qenë se me durrsakët nuk kishte hapë-sira dhe te Kastrioti, mund të gjejë minu-tat e duhura për të synuar një hap më lart në karrierë. Sakaq, Demi vjen nga skuadra e Ilirisë së Fushë-Krujës dhe mund të japë ndihmën e tij për skuadrën që tashmë drejtohet nga Bledar Devolli që është njëkohësisht edhe trajneri i tretë që drejton Kastriotin këtë sezon. krutanët ndodhen në vendin e fundit të renditjes, me 10 pikë në 18 javë garë.

Përfaqësuesja e moshës deri në 19 vjeç do të grumbullohet në Durrës për pesë ditë me radhë nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede. Tekniku i cili prej një muaji ka qenë në vëzhgim të futbollistëve të rinj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, Greqi e Maqedoni, paraprakisht duket i kënaqur me elementët që ka monitoruar. “Ky është një grumbullim që bëhet për të parë elementët dhe prurjet e reja që vijnë nga seleksionimet që bëjmë nga stafi, si në Maqedoni, Greqi apo Itali dhe riseleksionimet e bëra në

Shqipëri. Informacioni që kam marr është i mirë, por më qartë do të flas pasi t’i shoh. Zhvillimi i lojtarëve në këto mosha është pak delikate pasi ata mbarojnë te moshat U-19 dhe është e vështirë të kalojnë te ekipet e para. Kanë shumë ulje ngritje dhe kjo është diçka që nuk më bën të qartë. Kam një listë të gjatë dhe do të kenë vëmendjen time. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë”, theksoi Dede. Gjashtë futbollistë janë përzgjedhur nga grup-moshat e Shkëndijës së Tetovës, teksa vetëm 1 është nga futbolli i Kosovës. Në

këtë pikë tekniku sqaron se ka një marrëdhënie specifike me Kosovën teksa parashtron dy argumente për të bindur të gjithë ata të cilët për momentin nuk kanë zgjedhur Shqipërinë. “Maqedonia është si një treg për të ushqyer moshat. Nuk ka qenë zero, por meriton një vëmendje të madhe dhe do të jenë të rëndësishëm për ne, pasi janë shqiptarë siç ka qenë Kosova. Edhe në Angli ka shumë shqiptarë dhe duhen parë për të forcuar ek-ipin tonë kombëtar”, vijon më tej tekniku kuqezi i U-19-ës.

Trajneri/ Nevil Dede grumbullon U-19, 6 lojtarë vijnë nga Shkëndija e Tetovës

UEFA ultimatum FSHF-së: Luftëtari është nën hetim, mos bëni asnjë deklaratë

Page 22: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

22 GAZETA SOTE Martë 8 Janar 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

“Bohemian Rhapsody” për Freddie Mercury më i miri në Golden Globes

1-I thuhet kalit me qime të kuqe e të kuqerremtë...2-Lëvizja e ajrit...3-Ish futbollisti anglez Frenk...ka luajtur me Çelsin...4-Pikë turistike në veri me disa liqenj...5-Tokë e mbjellë...6-Humoristi italian Desika në inic...7-Shtylla e një varke me vela...8-Ai drejton një manastir...9-Kular që i vihet qeve në qafë kur janë në qerre...10-Shkrimtari Lera në inic...11-Janë vende të gjera pa drurë, me bimësi të varfër dhe me klimë të butë...13-Një ndër filmat e parë shqiptarë...14-Variete rrushi...16-Veshje sportive...17-Inat, smirë...18-Plikot...20-Ekspozitë për para-qitjen e prodhimeve tregëtare për tu njohur edhe për shitje...22-Veriu për an-glezët...23-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...24-Ka edhe një të tillë për drejtimin e punëve në një dikaster apo institucion...25-...Kemp-bell, topmodele...26-Magazinë e madhe drithi hangar ose...27-Ka për kryeqytet Ukraina, i pashquar...29-Lloj pudre që e përdorim për foshnjat...30-Shkrimtari...Kuqali...31-Ajo shoqëron vargun në një poezi...33-Kush?, ital/...34-Shkrimtari Tomas...35-Starova i futbollit...36-Dodani i letrave në inic...37-Përemër vetor...

1-Pengesë që ngrihet për një ujëmbledhës apo për të penguar vër-shimin e ujërave...4-Tip autoveture ruse...7-Shtet në SHBA...12-Stacioni televiziv...Njus...13-Banor i Izmirit...14-I thatë, lung me qelb...15-Ndrys-he për bakërpunuesin...15-Ndryshe për bakërpunuesin...17-Shqetësim, sekëlldi, sevda...18-Komuniteti Evropian...19-Ajo është burimi i të gji-tha të mirave materiale...20-Ato duhen të ulen e të bisedojnë...21-Prift ortodoks...22-Një komedi e Shekspirit “...e dymbëdhjetë”...23-Ndryshe për çallmën e hoxhës...24-Aktori Ymer...25-Bija e Kelmendit...27-Këlysh qeni...28-Agjencia e Rihabilitimit Dinamik...29-Përkrahës i zjarrtë e një ekipi futbolli...30-Vegla gjimnastikore për forcimin e muskujve të du-arve...32-Organizatë Demokratike...33-Vendqëndrim i anijeve...34-Amb-jenti...36-Qytezë në Rrethin e Kurbinit...37-I padjallëzuar, i papërvojë, beson lehtë...38-Pije alkoolike që e përdoin shumë piratët...39-Treg-ues...40-Mjet i rëndë luftimi...41-Elsa e këngës lirike...

Filmi “Bohemian Rhapsody” rrëmbeu dy çmimet në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të Golden Globes. Biografia e vokalistit të grupit “Queen”, Fred-die Mercury, mori në shtëpi trofeun për “Filmi më i mirë dramë” dhe “Aktori më i mirë dramë” për Rami Malek, që shkëlqeu në rolin e këngëtarit. Pavarësisht se u nominua për pesë çmime, “A Star Is Born” i Brad-ley Cooper dhe Lady Gagës, mori në shtëpi vetëm një çmim, atë të “Këngës më të mirë origjinale” për Shalloë. Green Book, ishte një tjetër fitues i madh i mbrëmjes, duke siguruar tri çmime. Ai mori çmimin “Komedia muzikore ose filmi komedi më i mirë”, “Skenari më i

mirë” dhe “Aktori më i mirë mbështetës” për Mahersh-ala Ali. Fitoret në Golden Globes e bëjnë Green Book si një nga favoritët për Oscarët e muajit të ardhshëm. Një nga surprizat e tjera të natës në kategoritë e fil-mave ishte Glenn Close, që mori çmimin “Aktorja më të mirë dramë” për rolin e saj në “The Wife”. Ajo mundi konkurrenten Lady Gaga, e cila pritej të fitonte për “A Star Is Born”. Freddie Mercury ishte një këngëtar, kompozitor anglez. Ai lindi me 5 shtator 1946 dhe vdiq më 24 nëntor 1991. Disa nga këngët me të famshme të bandës ishin: We will rock you, Show must go on, We are the champions, Bohemian Rhapsody, etj.

TitanikuDy policë rrugorë ndalojnë

për një kontroll normal një makinë Ferrari, e cila drejtohej nga një zezak. Ata i afrohen dhe i thonë:

-Dokumentet ju lutem.Drejtuesi nxjerr patentën dhe

dokumentet të cilat janë të rregull-ta. Shefi i patrullës lexon:

-Emri: LeonardoI habitur sheh shoferin dhe

vazhdon leximin:-Mbiemri: Di Caprio. Një tjetër vështrim i çuditshëm

drejt drejtuesit të makinës:-Sytë: bojqelliNë këtë moment i drejtohet

shokut të tij duke i thënë:-Antonio: Titaniku është fundo-

sur, apo është djegur?

Babai i shëndetshëmFëmija po sheh albumin e

dasmës së prindërve dhe në një foto pyet nënën e tij:

-Mama, kush është ky djali, i ri dhe i bukur në këtë foto?

Nëna që i përgjigjet:-Është babai, shpirti imFëmija i çuditur sërish e pyet:-Nëse ky në foto është babai,

atëherë ky zotëria i shëndoshë që kemi në shtëpi kush është?

Historia Dy shokë janë ulur në një

bar dhe tregojnë për pushimet që kanë kaluar. I pari fillon të tregoj një ngjarje që i ka ndodhur kur po ktheheshin:

Babai im ndalohet nga policët, ndërsa ishim duke ardhur për në shtëpi. Afrohet njëri dhe i kërkon që të marr shokun e tij e ta çoj në qytetin më të afërt. Babai im pranon me kënaqësi. Polici ulet në vendin e parë dhe në prehrin e tij mban një valixhe, jo vetëm të rëndë, por edhe të madhe që e pen-gonte shumë drejtuesin e makinës. Atëherë babi nuk po duronte dot dhe i thotë:

-Mund ta vendosni valixhen, në bagazh ka vend

Polici i përgjigjet:-Ti më bëre një nder mua,

atëherë duhet t’i bëni edhe valix-hes sime.

7 6

4 9 1

3 7 4 2

3 5

6 5 4 9 1 3

1 6

6 7 9 3

2 8 5

2 9

6

2 7 3

8 5 9

1 6

7 9 1 6 3 5

6 8

4 9 7

9 8 5

3 1

1 4 8

4 3 6

3 5

6 9 5 3

2 9 4 6

2 1 7 4

4 2

1 4 9

5 3 7

Page 23: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT E Martë 8 Janar 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Duhet të përqendroheni maksimalisht në të ardhmen tuaj, duke vlerësuar me më shumë kujdes një sërë sek-torësh të jetës suaj.

23 shattor - 22 tetor

Do të përfshiheni në të reja interesante në sferën profesionale, por edhe në atë private. Do të arrini që të realizon një sërë objektivash.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do jeni nën ndikimin negativ të Saturnit, ndaj mun-dohuni që të shmangni çdo përplasje. Rrezikoni që të mi-noni qetësinë gjatë kësaj dite.

Kujdesuni më shumë për financat gjatë kësaj dite, duke evituar çdo shpenzim të kotë. Përqendrohuni më shumë në menaxhimin e situatave.

Do të përjetoni një ditë mjaft të favorshme. Në sferën profesionale duhet të vlerësoni me kujdes të gjitha mundësitë me të cilat përballeni.

Dashi Demi

Duhet të jeni luftarakë tej mase gjatë kësaj dite. Par-ashikohet një dinamizëm maksimal për të lindurit e kësaj shenje.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do merrni disa vendime të qarta gjatë kësaj dite, pavarë-sisht kritikave me të cilat do të përballeni. Duhet të kanalizoni siç duhet jetën sentimentale.

Do mund ti adresoni men-dimet tuaja lidhur me karri-erën profesionale. Po ashtu do arrini që t’ia dilni me sukses pavarësisht vështirësive.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Përqendrohuni më mirë në përgatitjen e një terreni tejet të favorshëm për jetën tuaj. Duhet të tregoheni më të përkushtuar në sektorin profesional.

Samsung sjell laptopin e ri të lojërave,

Notebook Odyssey

Duhet të përqendroheni kryesisht në dëshirat tuaja gjatë kësaj dite. Listoni pri-oritetet tuaja dhe merruni me realizimin e tyre.

Horizontal

Do vijoni që të jeni të mbë-shtetur nga Venusi gjatë kësaj dite. Ndërkohë parashikohet një përmirësim i ndjeshëm në fushën e ndjenjave.

Do arrini që të gjeni një zgjidhje me vlerë lidhur me disa situata kritike në fushën e ndjenjave, të cilat i keni zvarritur.

Pothuajse çdo krijues i kompjuterit ka provuar fatin e tyre në laptopët e lojërave, por ajo që është e habitshme për Samsung është se kurrë nuk ia ka qëlluar. Kjo mund të ndryshojë me Odyssey-n e fundit në serinë Notebook, makinerinë e saj të parë që mbështet grafikat NVIDIA-s RTX 2080. Ashtu si Notebook e tjerë me RTX të NVID-IA-s, Odyssey përmban një ekran 1080p 15.6 inç që funksionon në 144Hz me mbështetjen e GSYNC. Për fat të keq, kjo është rezoluta e vetme që do të mbështesë për tani, por është ideale për lojtarët që kujdesen për performancën e qetë me ritme të larta të kuadrove. Sa i përket harduerëve të tjerë, do të shfaqë CPU Intel Core i7 hexacore, deri në 16GB RAM dhe mbështetje për dy NVMe SSD dhe një hard disk 2.5''.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Teatri i Elbasanit...6-Lloj pudre që e përdorim për foshnjat...7-Lumë në Rusinë Lindore rrjedh nga malet Vërkojansk dhe derdhet në Detin e Veriut...8-Sektor Edukativ...9-Humrositi anglez Atkinson në inic...10-Ish Kancelar i Gjermanisë Helmut...11-Rikardo...ish futbol-list brazilian ka luajtur me Realin...12-Një perime bish-tajë me farëza...16-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...17-Khajami i rubairave...18-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...19-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente...20-Njëlloj si shkak apo arsye...22-Hymni ndërkombëtar...23-Është metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon...24-Vend i cekët ku mund të kalohet lumi...25-Ka për kryeqytet Estonia...26-Mesi, apo qemeri siç thonë rrobaqepësit, pa të fundit...27-I thonë shalqirit korçarët...29-Një gjykatës turk...30-Ai jeton në manastir dhe e drejton atë...31-Ajo mund të jetë edhe elektromagnetike...32-Orar pune i vazhdueshëm pa push-im...33-Vepër muzikore për një ose dy vegla...35-Patrioti...Sadria...36-Rojtar pyelli...37-Flori...38-Tregim i shkurtër në vargje apo prozë ku si personazhe janë kafshë, bimë ose sende...39-Pohojnë rusët...40-Një sundimtar i fuqishëm i Trojës, i ati i Hektorit që u vra nga Akili, i pashquar...41-Prift ortodoks...42-Njeri i prapë, i vrazhdë...43-Njëlloj si zakone...

1-Qyfyre, të qeshura dhe argëtim me tre-gime dhe anekdota për të qeshur...2-Solo me klarinetë...3-Shkrimtari Abdihoxha...4-Mar-tini tek filmi “Përballimi” në inic...5-Preparat që lufton tensionin e lartë arterial...8-Rrugicë, me dialekt...10-Armiku i bagëtisë...11-I thonë plëncit të pulës...12-Aksi ose...13-Përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbër-jen e shumë kripërave...14-Qendër...15-In-stitucioni Riedukimi...16-Gur i çmuar...18-Pronë shtetërore...20-Një fshat malor i Ti-ranës...21-Patrioti Nivica...23-Tas i thellë për çorbë...24-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht...25-Vërshim i popullit në shesh...26-Mikael...ish futbollist gjerman...28-Qingj i urtë që i shkon së ëmës mbrapa...29-Ka të tillë edhe televiziv...31-Masë ose..që nxë një lëng në enë...32-Kështu e thërrasin priftin...33-Ish futbollisti shkodran...Bizi...34-Pjesë gare çiklistike...36-I plotëson nevojat për një marshim...38-Një grua gjer-mane...39-Cohë për rroba pune...40-Partia Republikane...41-Lumë në Italinë Veriore...

Malajzi, mbreti heq dorë nga froni për modelen

Më mirë të kesh përkrah një modele se sa të jesh mbret. Këtë gjë e ka faktuar mbreti Muhamed V, i cili hoqi dorë nga froni i mbretërisë së Malajzisë dhe u arratis me të dashurën e tij. Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e vendit aziatik dhe se mbreti ishte dashuruar me modelen Oksana Voevodina 25 vjeçe, fituese e garës së bukurisë së Miss Moska në 2015. Vajza gjithashtu ishte konvertuar në fenë Islame, duke ndryshuar emrin e saj në Rihana Oxana Gorbatenko. Mbreti në detyrë që nga viti 2016, është bërë një ish për popullin e tij. Thashethemet tani kanë çmendur jo vetëm Malajzinë, por të gjithë rrjetin, ku fotografitë e 49 vjeçarit Muhammed V, janë publikuar në Moskë.

Page 24: Sot Rama mbledh Sekretarët e Përgjithshëm dhe drejtorët e ... · Gentjan Jahjolli, ashtu edhe Arben Zefi do të japin llogari para KPK për pasurinë, integritetin e figurës

GAZETA SOT24 E Martë 8 Janar 2018

6,7,8,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Lëvizja më e bujshme në treg gjatë verës së vitit 2018 ishte padyshim kalimi i

Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit drejt Juventusit, një lëvizje që vetë portugezi e kishte paralajmëruar që para se të hapej kampionati botëror në Rusi. Dhe ndo-dhi një lëvizje e bujshme, ku portugezi tani luan me ngjyrat bardhezi në Torino dhe shpreson që me Juven të njohë rekorde të reja në as-pektin personal. Dhe në fakt, dikush si Kristiano Ronaldo, i cili kërkon që të qëndrojë gjithmonë në majë, nuk mund të gjente një skuadër më të mirë se Juventusi që kërkon gjithmonë të fitojë dhe që për ngjyrat bardhezi është shumë i rëndësishëm. Të dy palët janë ndjekje të rekordeve. Portugezi tashmë është ambi-entuar me shtëpinë e tij të re dhe është gati për një 2019-të plot suksese kolektive, por edhe personale. Askush tjetër përveç sulmuesit portugez nuk ka arritur dot të fitojë tre herë titullin si golashënuesi më i mirë i kampionatit në

SHQETËSIMI/ Reali mbledhje urgjente pas

disfatës ndaj Sociedadit

SULMUESI Ka një futbollist në këtë moment në Europë që është lider në të gjitha drejtimet, qoftë si golashënues, ashtu dhe si asistues. Këta dy tregues spor-tiv i ka më mirë se çdo rival tjetër. Dhe ky futbollist është argjentinasi i Barcelonës, Lionel Mesi. 16 gola në 16 ndeshje, më mirë se kaq nuk mund të niste ky sezon për “pleshtin”, i cili po shkruan faqe të reja rekordesh me Barcelonën në kampionatin spanjoll. Një statistikë tjetër tregon që Leo Mesi është duke zhvilluar

edhe një sezon fantastik. Pra, Lionel Mesi po shkëlqen në La Liga dhe po kryeson renditjen e golashënuesve. Por, argjentinasi nuk ngelet prapa pas as për sa i takon asistimeve. Ai numëron 10 të tilla deri më tani, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Pablo Sarabia i Seviljes. Një statistikë tregon që Mesi vetëm këtë stinor, është po aq produktiv sa e gjithë skuadra e Realit të Madridit. Kështu, ekipi “Los Blancos” kanë re-alizuar vetëm 26 gola në La Liga këtë

stinor, kurse Mesi ka kontribuar në 26 gola të Barçës, duke realizuar 16 dhe asistuar në 10 raste, asistime që janë shndërruar në gol nga lojtarët e tjerë të Barcelonës. Me formën që po kalon, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, duket se do ta udhëheqë Barcelonën drejt një titulli tjetër në Spanjë. Por Mesi është në pozita të mira dhe në Champions,pasi ka plot shanse ta mbyllë si golashënuesi më i mirë, sepse deri tani ka shënuar 6 gola në katër ndeshje.

SURPRIZA DEKLARATA MERKATO

Vlerësimi i CIES: Mbape më i vlefshmi, Mesi i shtati

Siti 90 mln stërlina për Dibala, rivalitet me PSG e Bajern

Racizmi, Eto: Të zinjtë duhet të bojkotojnë

Një studim i kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Sportit, CIES, e ka vlerësuar Kilian Mbape të PSG-së dhe Kombëtare së Francës si lojtarin më të vlefshëm në botë. Çmimi i Mbapesë vlerësohet të jetë rreth 218.5 milionë euro, 18.2 milionë euro më se sul-muesi i Totenhemit dhe Kom-bëtares së Anglisë, Harry Kane, i cili pozicionohet në vendin e dytë. Bashkëlojtari i Mbapesë në PSG, Nejmar, radhitet i treti në tabelën e publikuar nga studiuesit e futbollit në CIES. Braziliani vlerësohet me 197.1 milionë euro, ndërsa Rahim Sterling dhe Mohamed Salah

“Zgjidhja është që të gjithë futbollistët me ngjyrë të thonë: ‘Nuk luaj më’. A do të jetë efikase? Shumë njerëz do të humbasin të ardhurat dhe kur preken xhepat, gjenden edhe zgjidhjet”. Kështu shpre-het Samuel Eto, ish-sulmuesit i Interit dhe Barcelonës në lidhje me çështjen e racizmit. Ai është intervistuar nga Olivier Dakur, ish-mesfushor i Interit për dokumentarin e “Canal +” me titullin: “Nuk jam një majmun”. Duke treguar historinë e tij personale, Eto ka përdorur një fjalor të ash-për ndaj disa kolegëve: “Ka gjithmonë nga këta skllevër

Merkato po hyn në një fazë të nxehtë, por blerjet më të bujshme ka gjasa të ndodhin në verë. Kështu, një nga emrat më të lakuar në treg është argjentinasi Paulo Dibala. Mësohet nga mediat britanike se Mançester Siti ka bërë një ofertë për Dibalanë e Juventusit, për ta transferuar atë gjatë verës. 25-vjeçari ka shënuar 75 gola në 162 ndeshje për klubin që nga viti 2015, kur u transferua prej Palermos. Këtë sezon, arg-jentinasi ka shënuar 7 gola në 22 takime në të gjitha garat. Sipas “Daily Mail”, klubi i “qytetarëve” anglezë ka ofru-

e kompletojnë top pesëshen. Dibala ndodhet në vend të gjashtë dhe Lionel Mesi zë vetëm vendin e shtatë dhe vlen 171.2 mln euro.

ar 90 milionë stërlina, duke rivalizuar Bajernin e Mynihut dhe Paris Saint Germain. Në verë gjithçka mund të ndodhë rreth argjentinasit.

pesë ligat kryesore europi-ane siç janë Serie A, Premier League, Bundesliga dhe kam-pionati francez. Disa prej bomberave janë ndalur tek numri 2, duke mos e thye dot yllin portugez. Ibrahimoviç, për shembull, në Itali gjatë kohës kur luante me Interin dhe Milanin dhe në Francë. Por ashtu edhe Kavani, në po të njëjtat shifra, bashkë me të janë edhe Suarez e Xheko. Ndërkohë Ronaldo pasi është shpallur si golashënues me Mançester Junajtid në se-

Ronaldo shpall objektivin e sezonit: Kryegolashënues në Itali dhe në Europë

Lojtarët e Real Madridit janë mbledhur në një takim krize në qendrën stërvitore të klubit, Val-debabas, të hënën, pas humbjes befasuese të dielën në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Sociedadit. Kjo humbje nënkupton që Madri-di tani ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Barcelonës, në rendit-jen tabelore të La Ligës. Kapiteni Serxhio Ramos kishte dhënë sinjale se ekipi do të takohej pas humbjes të dielën. Duke folur pas humbjes 2-0, qendërmbrojtësi

spanjoll tha se skuadra duhej të mblidhej për të folur ballë për ballë. Pas diskutimeve, lojtarët nisen përgatitjet për ndeshjen e ardhmes ndaj Leganes në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit, këtë të mërkurë. Trajneri Santiago Solari pritet të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen në kupë. Ai me gjasë do të startojë me Keylor Navas, Alvaro Odriozola, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Sergio Reguilon, Fede Valverde, Dani Ceballos dhe Isko.

zonin 2007/2008 dhe tre herë të tjera me Realin, me plot 48 gola në sezonin 2014/15, syn-on që të shpallet mbret duke fituar sërish trofeun individ-ual në tre liga të ndryshme europiane. 14 gola në Itali është një numër i kënaqshëm për sulmuesin dhe sigurisht premtues për t’u shtuar. Nëse Juventusi fiton sërish titullin kampion i teti radhazi që duket mëse i mundshëm do ta bënte Ronaldon të parin lojtar debutues në Serinë A që fiton kampionatin dhe

Leo Mesi shënon më shumë se krejt Reali bashkë

PIKË është diferenca midis Barcelonës kryes-uese dhe Realit të Madridit në vend të katërt. Një diferencë e tillë pas 21 javësh garë shihet

e parikuperueshme prej “Los Blancos”, prandaj dhe situata është ndezur në kampin madrilen.

10

Portugezi tenton të thyejë rekord golash në “Scudeto” dhe pas Premier Ligës angleze e La Ligës spanjolle të thyejë rekordin edhe në Serinë A italiane

të zinj që bëjnë moralistin dhe kërkojnë që të mos ekzag-jerohet me këtë fakt. E bëjnë vetëm për t’u pëlqyer të tjerëve me atë që thonë”.

çmimin si golashënuesi më i mirë. Aq sa për t’i kujtuar të gjithëve se ai është num-ri një në botë. Kur ish-ylli i Mançester Junajtid dhe Real Madridit u pyet për të ardhmen e tij, ai nuk e re-fuzoi mundësinë e kthimit në Portugali për të luajtur për klubin e fëmijërisë së tij, Sporting. “A do të kthehem në Sporting si Nani? Në futboll nuk mund ta dish asnjëherë”, ka thënë Ronaldo në një intervistë për “Fox Sports”. Mund të kalojë një kohë mjaft e gjatë derisa të vjen momenti për një transferim të tillë pasi që Ronaldo ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Juventusit gjatë afatit paraprak kalimtar, kur kaloi nga Real Madridi në Itali. Pesë-herë fituesi i Topit të Artë e filloi karrierën e tij si futbollist profesionist në Sporting, ku luajti nga viti 2002. Gjatë kohës së tij në atë klub, ai i bëri 25 ndeshje për Sportingun. Një kthim në Portugali mund të ndodhë në të ardhmen, por për momen-tin Ronaldo është i fokusuar tek Juve, ku shpreson të fitojë gjithçka e të regjistrojë re-korde personale.