sistemi tatimor në kosovë - administrata tatimore e...
TRANSCRIPT
Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve - ATK
Prishtinë, Nëntor, 2015
Sistemi Tatimor në Kosovë
1
Çfarë janë tatimet ?
Tatimet janë pagesa të cilat mblidhen nga Shteti, për të cilat nuk merret asgjë si shkëmbim në formë të shërbimeve dhe mallrave në mënyrë direkte.
• Shuma e parave të paguara si tatim, nuk është e ndërlidhur direkt me ndonjë produkt apo shërbim të caktuar.
2
Neni 119 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës
“Secili person është i obliguar që të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me Ligj.”
3
Si mblidhen tatimet ?
BUXHETI I KOSOVËS 4
Tatimin e dallojnë katër elemente:
• Tatimi është pagesë:
Që shkon në buxhetin e shtetit,
E detyrueshme,
E pakthyeshme, dhe
Natyrë tatimi ka edhe ndëshkimi administrativ, së bashku me interesin për pagesë të vonuar.
5
Çfarë janë taksat ?
Taksa është një kontribut i kërkuar për t’u paguar nga çdo person, i cili drejtpërdrejt përfiton një shpërblim publik (1 për 1). P.sh. Taksa lidhur me marrjen e një Çertifikate të lindjes.
6
Taksën e dallojnë tri elemente:
• Taksa është:
Kontribut i kërkuar,
Paguhet nga çdo person,
Realizohen përfitime në mënyrë të drejtpërdrejt për një shërbim publik.
7
Trupat Administrativ Tatimor
Administrata Tatimore e Kosovës;
Dogana e Kosovës;
Drejtoritë Tatimore lokale – Komunat (për sa administrojnë tatime dhe taksa lokale)
8
Llojet e tatimeve
Një klasifikim i zakonshëm i tatimeve është:
• Tatime direkte, dhe
• Tatime indirekte.
9
Cilat tatime aplikohen në Kosovë?
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
Tatimi në të Ardhura Personale
Tatimi në të Ardhura të Korporatave
Tatimi në Lojërat e Fatit (Licencimi)
Kontributet Pensionale
Administrata Tatimore e
Kosovës
Taksat Doganore
Akcizat
Dogana e Kosovës
Tatimi mbi Pronën
Taksat lokale
Komunat e Kosovës
10
Sistemi Tatimor në Kosovë
• Sistemi tatimor në Kosovë mbështetet në Ligjet dhe Udhëzimet e nxjerra, për të siguruar vendosjen dhe grumbullimin e të ardhurave nga tatimet për buxhetin e Kosovës.
11
Sistemi Tatimor në Kosovë
• Përfshin edhe infrastrukturën institucionale që ndërtohet për të siguruar grumbullimin e tatimeve dhe taksave, si dhe aplikimin e kërkesave të Ligjeve përkatëse.
• Ngritja e një sistemi të përshtatshëm e modern tatimor, ka një rëndësi shumë të madhe e të shumëfishtë.
12
Baza ligjore e administrimit të tatimeve në Kosovë
13
Nr Emri i Ligjit Nr. i Ligjit Nr. i Udhëzimit
Administrativ
Nr. 04/L-223 Nr. 15/2010
Nr. 04/L-102 Nr. 01/2015
Nr. 03/L-222
Nr. 05/L-037 Nr. 03/2015
Nr. 04/L-108 Nr. 10/2010
Nr. 03/L-146
Nr. 05/L-028 Nr. 09/2010
Nr. 04/L-104 Nr. 13/2010
Nr. 03/L-161
Ligji për Tatimin në të Ardhura Nr. 05/L-029 Nr. 08/2010
të Korporatave Nr. 04/L-103 Nr. 14/2010
Nr. 03/L-162
5 Ligji për Lojërat e Fatit Nr. 04/L-080
Ligji për Fondet Pensionale të Nr. 04/L-168
Kosovës Nr. 04/L-1016
3Ligji për Tatimin në të Ardhurat
Personale
4
1Ligji për Administratën Tatimore dhe
Procedurat
2 Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
Normat tatimore
Lloji i tatimit Pragu i
qarkullimit Norma
tatimore
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar - TVSh 30,000€ 18% 8%
Tatimi në të Ardhura të Korporatave - TAK 50,000€ 10%
Tatimi në të Ardhurat Personale - TAP 50,000€
Të ardhurat Vjetore nga 0 deri 960 0%
Të ardhurat Vjetore nga 960 - 3000 4%
Të ardhurat Vjetore nga 3,000 deri 5,400 8%
Të ardhurat Vjetore nga 5,400 e tutje 10%
Tatimi në Qira 10%
Tatimi i mbajtur në Burim në Qira 9% Tatimi i mbajtur në burim në Interes dhe të drejta pronësore
10%
14
Llojet e bizneseve Në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë - ARBK, (Qendrat One-Stop-Shop)regjistrohen këto lloje të bizneseve:
Biznesi Individual - B.I.
Ortakëri e Përgjithshme - O.P.
Shoqëria Komandite - SH.K.M.
Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuara - SH.P.K.
Shoqëritë Aksionare - SH.A
Kompani e huaj - “DEGA NË KOSOVË”
Ndërmarrjet Shoqërore – N. Sh.
Ndërmarrjet Publike – N.P.
Kooperativat Bujqësore – K.B.
15
Përgjegjësitë e ATK-së
ATK, është përgjegjëse për inkasimin e tatimeve qendrore qeveritare ku bëjnë pjesë:
TVSh në furnizimet e brendshme,
Tatimi në të Ardhurat e Korporatave,
Tatimi në të Ardhurat Personale,
Tatimet e mbajtura në burim,
Kontributet Pensionale,
Dhënia e licencave për lojërat e fatit,
Mbikëqyrja e përmbushjes së obligimeve nga aktivitetet e lojërave të fatit dhe zbatimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
16
Vizioni i ATK-së
Vizioni i ATK-së është:
Të ruaj imazhin pozitiv për të mirën e shtetit të Kosovës,
Të respektohet nga tatimpaguesit dhe të njihet nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare,
Të përbëhet nga personeli profesionist dhe energjik që do të garantojnë një nivel të lartë të transparencës dhe modernizimin e shërbimeve tona në raport me tatimpaguesit, përmes të cilëve do të bëhemi burimi kryesor i të hyrave për shtetin e Kosovës.
17
Misioni i ATK-së
Misioni i ATK-së është:
Të shtohet në maksimum përmbushja vullnetare e obligimeve, duke i dhënë përqëndrim të plotë legjislacionit tatimor;
Të ofrojmë shërbime profesionale, transparente dhe efektive për komunitetin e tatimpaguesve, në mënyrë që ata të kuptojnë obligimet e tyre të pagesës së tatimeve; dhe
Të sigurojmë zbatim të drejtë dhe të njëtrajtshëm si dhe fuqizimin e ligjeve tatimore, me qëllim që të mblidhen të hyra për buxhetin e Kosovës në një mënyrë efikase dhe me kosto të ulët.
18
Njohuri për efektet e tatimeve
• Respektimi i ligjeve tatimore është përgjegjësi esenciale qytetare.
• Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera, të cilat financojnë programet qeveritare, ofrimin e shërbimeve publike, si dhe standardet e larta të arsimit, mirëqenies, shëndetit, mbrojtjes, infrastrukturës së përgjithshme, etj.
• Të gjitha këto mund të sigurohen dhe të bëhen të mundshme vetëm me mbledhjen e duhur të tatimeve.
19
Identiteti i ATK-së
20
Përshkrimi i Logos së ATK-së
21
Përmbushja e detyrimeve tatimore
Objektivë e Administratës Tatimore të Kosovës, është ngritja e përmbushjes vullnetare në nivelin më të lartë të mundshëm, bazuar
në ligjet e aplikueshme dhe me
kosto sa më të ulët.
22
Kërkesat ndaj përmbushjes së detyrimeve tatimore
23
Çfarë është përmbushja e detyrimeve tatimore?
• Kërkesat bazë të përmbushjes së detyrimeve tatimore:
• Regjistrimi,
• Dokumentacioni,
• Deklarimi,
• Pagesa.
• Mospërmbushja është dukuri komplekse:
• Që nga gabimet e vogla të shkaktuara nga mosdija,
• Deri te mashtrimet me dashje prej mijëra euro.
24
Njohuri për efektet e pagesës së tatimeve
Pagesa e tatimit:
• Krijon privilegje, në mënyrë të organizuar dhe shumë eficiente;
• Mundëson gjëra të cilat nuk do të mund t’i krijojë kurrë një
njeri i vetëm, si: Arsim, shëndetësi, infrastrukturë, etj.
• Sjell shumë më shumë të mira nga sa e kanë vlerën vetë, pra Investim me rrezik të ulët.
25
Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, janë:
• Lehtësim në zhvillimin ekonomik me prioritete të caktuara;
• Qëndrueshmëria dhe evitimi i ndryshimeve të shumta;
• Transparenca, pra trajtimi i barabart i të gjithë tatimpaguesve, si dhe njoftimi në kohë për detyrimet e tyre tatimore;
• Thjeshtësimi i procedurave me qëllim që të jenë lehtë të kuptueshme;
• Shpërndarja e drejtë e Barrës tatimore dhe zgjerimi i saj;
26
• Kuponi Fiskal,
i cili definon
obligimin tatimor
për TVSh
(Tatimi indirekt)
27
Elementet e tatimeve
Tatimet përfshijnë dy elemente, bazën tatimore dhe normën tatimore.
• Baza tatimore përshkruan se në çfarë shume mblidhet tatimi.
• Norma tatimore është vlera e cila i aplikohet bazës tatimore për të përcaktuar shumën e cila duhet paguar si obligim.
28
Lehtësitë në pagesën e tatimeve
29
Deklarimi elektronik i tatimeve për të gjithë tatimpaguesit,
Qendra e Shërbimit dhe Edukimit te tatimpaguesve në Prishtinë dhe në të gjitha Zyrat Regjionale,
Qendra e Thirrjeve (Call Center) përmes së cilës tatimpaguesit mund informohen lidhur me risitë në ATK dhe obligimet tatimore,
Përgatitja e udhëzuesve, pamfleteve e informatorëve tjerë në mënyrë që opinioni të jetë në dijeni dhe t’i kuptoj obligimet e veta tatimore
Staf i përgatitur profesionalisht për të ofruar shërbime transparente dhe efikase
Komunikimi i drejtpërdrejtë përmes seminareve, mediave, etj.
Komunikimi elektronik (e-mail, sms, vërtetime elektronike, etj.)
Reduktim dhe thjeshtim i formave tatimore dhe shikim i gjendjes
30
Tatimet që mund të deklarohen dhe paguhen në mënyrë elektronike
Deklarata vjetore per TAP
Deklarata vjetore per TAK
Deklarata vjetore per Ortakri
Deklarata TM per Qira
Deklarata mujore per Qira, Interes
Tatimi i Vleres se Shtuar
Tatimi i mbajtur ne burim
Kontributet Pensionale
Pasqyra TM Korporata
Pasqyra TM Bizneset Individuale
31
Doracak me Pyetje & Përgjigje • Regjistrimi i biznesit • Çregjistrimi i biznesit • Deklarimi • Deklarimi elektronik • TVSh • TAP • TAK • Pagesa e Tatimeve • Arkat Fiskale • Ankesat • Mbledhja e Detyrueshme • Raportimi i blerjeve mbi 500
euro • Tjera
32
33
Pas pagesës së tatimeve Para pagesës së tatimeve
Vetëdijësimi për të marrë kuponin fiskal
34
“Merrë Kuponin Fiskal, përfito para !”
• Për të gjithë klientët që dërgojnë kuponët fiskal në ATK do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal në muajin pasues të çdo tremujori, sipas këtyre kritereve:
• Grupi I - Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10 €;
• Grupi II - Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€;
• Grupi III - Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800 €, do të rimbursohen në vlerën 20€;
35
“Merrë Kuponin Fiskal, përfito para !”
36
Shëno numrin e plikos të marrur nga aplikacioni
INFORMATAT PERSONALE
Numri Personal Emri Mbiemri Numri i llogarisë bankare
Emri i Bankës Numri i telefonit
Vizitoni web faqën e ATK-së www.atk-ks.org
38
Ju faleminderit për vëmendje!
39