sigurimi i ushqimit dhe faktorët përcaktues

2
Sigurimi i ushqimit dhe faktorët përcaktues Përkufizimi aktual (FAO World Food Summit, 1996) Sigurimi i ushqimit arrihet kur të gjithë njerëzit, sigurojnë gjatë gjithë kohës, akses të mjaftueshëm fizik, social dhe ekonomik ndaj ushqimit të sigurt dhe me vlera ushqimore për të plotësuar nevojat e tyre dietike dhe preferencat ushqimore për një jetë të shëndetshme dhe aktive. MDG ACHIEVEMENT FUND United Nations ALBANIA Sigurimi i ushqimit- një koncept në zhvillim: Në vitet 1950…60, Sigurimi i ushqimit barazohej me plotësimin e nevojave në ushqimet bazë; Në vijim të Konferencës Botërore të FAO-s në 1974, Sigurimi i ushqimit përcaktohet si akses ndaj ushqimit të mjaftueshëm; Këta komponentë janë: disponueshmëria, aksesi, qëndrueshmëria dhe përdorimi. Faktorët përcaktues për çdo komponent: Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Përkufizimi i sigurimit të ushqimit Katër komponentët e Sigurimit të Ushqimit dhe faktorët përcaktues Disponueshmëria e ushqimit Prodhimi vendas Kapaciteti importues Rezervat ushqimore Ndihma me ushqime Aksesi fizik dhe ekonomik ndaj ushqimit Fuqia blerëse Të ardhurat e popullsisë Infrastruktura e transportit dhe tregut Stabiliteti i furnizimit dhe aksesit Ndryshueshmëria e motit Lëvizjet e çmimeve Faktorët politikë Faktorët ekonomikë Përdorimi i ushqimit Siguria ushqimore Praktikat e përpunimit dhe të higjenës të aplikuara në: prodhimin bujqësor, vjeljen dhe magazinimin, përpunimin e ushqimeve, transportimin, shitjet, familjet. Cilësia dhe shumëllojshmëria e dietes: plotësimin e nevojave energjitike makro dhe mikro elementëve. Përkufizimi i sigurisë ushqimore Siguria ushqimore nënkupton: - mungesën, ose - praninë në nivele të pranueshme dhe të sigurta të kontaminuesve, toksinave natyrale ose çdo substance tjetër që e bën ushqimin të rrezikshëm për shëndetin në formë akute ose kronike. Sipas OBSH, çdo vit në botë ndodhin rreth 4 bilion raste të sëmundjeve diarreike të transmetuara nga uji ose ushqimet. Këto sëmundje përkeqësojnë problemet e kequshqyerjes dhe janë përgjegjëse për 1,8 milion vdekje në vit në botë. Standarte të papranueshme të sigurisë ushqimore e bëjnë ushqimin të papërshtashëm për konsum human duke rrezikuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik. Siguria dhe vlerat ushqimore janë elemente thelbësore të sigurimit të ushqimit. Përpjekjet për të përmirësuar sigurimin e ushqimit duhet të zhvillohen paralelisht me ndërhyrjet për të përmirësuar sigurinë ushqimore.

Upload: phamthuan

Post on 01-Feb-2017

372 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sigurimi i ushqimit dhe faktorët përcaktues

Sigurimi i ushqimitdhe faktorët përcaktues

• Përkufizimi aktual (FAO World Food Summit, 1996)

• Sigurimi i ushqimit arrihet kur të gjithë njerëzit, sigurojnë gjatë gjithë kohës, akses të mjaftueshëm fizik, social dhe ekonomik ndaj ushqimit të sigurt dhe me vlera ushqimore për të plotësuar nevojat e tyre dietike dhe preferencat ushqimore për një jetë të shëndetshme dhe aktive.

MDG ACHIEVEMENT FUND

United NationsALBAN IA

Sigurimi i ushqimit- një koncept në zhvillim: • Në vitet 1950…60, Sigurimi i

ushqimit barazohej me plotësimin e nevojave në ushqimet bazë;

• Në vijim të Konferencës Botërore të FAO-s në 1974, Sigurimi i ushqimit përcaktohet si akses ndaj ushqimit të mjaftueshëm;

Këta komponentë janë: disponueshmëria, aksesi, qëndrueshmëria dhe përdorimi. Faktorët përcaktues për çdo komponent:

Ministria e BujqësisëUshqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Përkufizimi i sigurimit të ushqimit

Katër komponentët e Sigurimit të Ushqimit dhe faktorët përcaktues

Disponueshmëria e ushqimit• Prodhimi vendas• Kapaciteti importues• Rezervat ushqimore• Ndihma me ushqime

Aksesi fizik dhe ekonomik ndaj ushqimit• Fuqia blerëse• Të ardhurat e popullsisë• Infrastruktura e transportit dhe tregut

Stabiliteti i furnizimitdhe aksesit• Ndryshueshmëria e motit• Lëvizjet e çmimeve• Faktorët politikë• Faktorët ekonomikë

Përdorimi i ushqimit• Siguria ushqimore• Praktikat e përpunimit dhe të higjenës të

aplikuara në: prodhimin bujqësor, vjeljen dhe magazinimin, përpunimin e ushqimeve, transportimin, shitjet, familjet.

• Cilësia dhe shumëllojshmëria e dietes: plotësimin e nevojave energjitike makro dhemikro elementëve.

Përkufizimi i sigurisë ushqimoreSiguria ushqimore nënkupton: - mungesën, ose- praninë në nivele të pranueshme dhe të sigurta të kontaminuesve, toksinave

natyrale ose çdo substance tjetër që e bën ushqimin të rrezikshëm për shëndetin në formë akute ose kronike.

Sipas OBSH, çdo vit në botë ndodhin rreth 4 bilion raste të sëmundjeve diarreike të transmetuara nga uji ose ushqimet. Këto sëmundje përkeqësojnë problemet e kequshqyerjes dhe janë përgjegjëse për 1,8 milion vdekje në vit në botë. Standarte të papranueshme të sigurisë ushqimore e bëjnë ushqimin të papërshtashëm për konsum human duke rrezikuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik. Siguria dhe vlerat ushqimore janë elemente thelbësore të sigurimit të ushqimit. Përpjekjet për të përmirësuar sigurimin e ushqimit duhet të zhvillohen paralelisht me ndërhyrjet për të përmirësuar sigurinë ushqimore.

Page 2: Sigurimi i ushqimit dhe faktorët përcaktues

Ndikimi pozitiv i sigurisë ushqi-more në sigurimin e ushqimit: • Përmirësimi i sigurisë ushqimore

gjatë zinxhirit ushqimor redukton humbjet e ushqimit, duke rezultuar në disponueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe përdorimin e ushqimit

• Aksesi ndaj ushqimit të sigurtë redukton sëmundjet e lidhura me ushqimin dhe implikimet sociale dhe ekonomike

• Përmirësimi i sigurisë dhe cilësisë së ushqimit kontribuon në përmirësimin e shëndetit dhe gjendjes së ushqyerjes

Sfidat madhore në arritjen e sigurimit të ushqimit• Ndryshimi i klimës• Përdorimi i shtuar i prodhimeve

bujqësore si karburant• Çmimet në rritje të ushqimeve• Sisteme ineficiente të sigurisë

ushqimore

Problemi i kequshqyerjes në mikroelementë - Strategjitë bazuar në ushqimin FAO referon që afërsisht 1.02

miliard njerëz ishin të kequshqyer në 2009; Dy miliard njerëz vuajnë nga forma

të ndryshme të urisë, kequshqyerjes dhe problemeve shëndetsore të lidhura me to.

Tre deficiencat më të përhapura në mikroelementë që përbëjnë problem për shëndetin publik janë:• Vitamina A (haset më shpesh në

fëmijët e vegjël. Nëse nuk trajtohet shkakton rezistencë të ulur ndaj infeksioneve respiratore, verbim dhe vdekje)

• Hekur (më e shpeshta ndër deficien-cat, që prek më shumë femijët dhe gratë e moshës riprodhuese. Ajo shkakton anemi, që kontribuon në mënyrë të dukshme në vdekjet fëminore dhe amtare)

• Jodi (deficienca ndodh në zonat ku Jodi është larguar nga toka si rrjedhojë e përmbytjeve. Është shkaku

më i shpeshtë i prapambetjes mendore të parandalueshme, përfshirë uljen e koeficientit intelektual. Pamjaftueshmëria e rëndë jodike mund të çojë në kretinizëm, lindje parakohe dhe defekte të lindura).

Strategjitë për eliminimin e deficiencave në mikroelementë përfshijnë:• Shumëllojshmërinë e dietës• Fortifikimin e ushqimeve• Shtesat e vitaminave dhe

mineraleve• Ndërhyrje të shëndetit publik dhe

kontrollin e sëmundjeve

Zbatimi i strategjive të bazuara në ushqimin - qasje efikase afat mesëm dhe afatgjatë për të përmirësuar gjendjen e ushqyerjes

• Kopshtet familjare me fruta dhe zarzavate - burim ushqimesh të pasura me mikroelementë

- Marrja në konsideratë e kushteve lokale, skemave të të korrave, përdorimi i varieteteve të përshtashme të bimëve, shumëllojsh-mëria e prodhimit bujqësor.

- Projekte të pemtarisë dhe promovimi i ushqimeve tradicionale

- Kufizimet në tokë dhe mundësitë e ujitjes mund të kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve lokale

• Prodhimi i kafshëve të vogla (lepuj, dhi, shpendë, peshk - burim i mirë mikroelementesh përfshirë hekurin dhe vitaminën A.

- Promovimi dhe mbështetja e projek-teve të rritjes së kafshëve të vogla, shpendëve dhe akuakulturës;

- Shërbime bujqësore dhe të edukimit për ushqyerjen të ofruara për prodhuesit dhe konsumatorët në nivel lokal

• Reduktimi i humbjeve pas të korrave dhe nga magazinimi, duke shtuar disponueshmërinë e

ushqimeve sezonale që janë të pasura në mikroelementë dhe përdorimi i mirë i burimeve në nivel familje.

- Përmirësimi i tregëtimit, paketimit, transportit dhe ruajtjes në temper-aturë optimale

- Ruajtja e ushqimeve në familje (konservimi, përdorimi i temper-aturave të përshtatshme për konser-vim)

- Ngritja e njësive lokale të përpunimit të ushqimeve

- Zhvillimi i njohurive të gatimit të ushqimeve, të mësuarit e përgatijes tradicionale të ushqimeve

- Edukimi i ushqyerjes për planifikimin e një menuje të balancuar

• Rishikimi i politikave dhe ndikimit të tyre në gjëndjen e mikroelementeve - një hap i rëndësishëm në planifiki-min e strategjive bazuar në ushqimin

Politikat shtetërore dhe rregullorët në fushën e bujqësisë, tregëtisë dhe industrisë së prodhimit të ushqimeve ndikojnë shumë në disponueshmërinë dhe çmimet e ushqimeve të pasura në mikroelementë, si dhe përfitimet nga prodhimi, përpunimi dhe tregëtimi i këtyre ushqimeve.

Suksesi i programeve të bazuara në ushqim me fokus në eliminimin e deficiencave në mikroelementë varet nga pranimi i komunitetit dhe mbështetja politike. Objektivat nutriticionale duhet të përfshihen në politikat bujqësore dhe programe të sektorëve të tjerë.

Për më shumë informacion kontaktoni: Grigor Gjeci, Drejtor i Politikave Rurale, MBUMK,Tel/Fax: +355 (04) 2 22 38 06, Cel: +355 68 20 20879, E-mail: [email protected]