siguria e shqiptareve per te cilen flet bejta

5
SIGURIA E SHQIPTARËVE PER TË CILËN FLET BDI-ja Në një emison debativ në njërin nga telivizionet nacionale, nënkryetari I BDI-së e njëherit kryetar “24 karatësh” I komunës së Gostivarit, tha se BDI do ti fitojë edhe keto zgjedhje sepse “kur BDI është në pushtet, shqiptarët e Maqedinisë, ndjehen më të sigurtë”, Vallë, për cilën siguri të shqiptarëve flet BDI-ja permes nenkryetarit z. Bejta. Mos vallë z.Bejta po luan me intelegjencën e shqiptarëve! Mos vallë z.Bejta ka amnezion apo ndoshta dëshiron ti detyrojë shqiptarët që ta harrojnë realitetin e përditshëm. Apo ndoshta z.Bejta duke patur detyra më të rëndësishme rreth tenderave me përfitime personale nuk e jeton realitetin. Apo ndoshta z.Bejta edhe kujtesën e tij e ka të lënë në hipotekë tek partneri I kolicionit VMRO DPMNE dhe nuk mundet ta shfrytëzojë. Ja z.Bejta, ju kujtojme disa nga ato që përjetuan shqiptarët e Maqedonisë, në aspektin e sigurisë deri sa Ju dhe BDI jeni në pushtet, deri sa Juve unë dhe shumë të tjerë ju dhamë mbi 150000 vota për të na mbrojtur. Ju kujtohet z.Bejta RASTI I SOPOTIT? Të Ju kujtojmë , më vitin 2003 në një process të montuar, si gjithmonë organet shtetrore duke demostruar forcën dhe duke nëpërkëmbur shqiptarët, bastisën familjet shqiptare dhe arrestuan disa banorë të fshatit Sopot të Kumanovës të cilët edhe u dënunan me 156 vite burg. Ju ishit pjesë e asaj Qeverie dhe pushteti z.Bejta. Ju kujtohet z.Bejta likuidimi i 4 shqiptarëve ne Cair të Shkupit në mesin e të cilëeve edhe Ridvan Neziri, bashkëluftëtar I liderit Ahmeti dhe komandant I tri luftrave clirimatre. Likudim për të cilin edhe sot e kësaj dite nuk ka as të dyshuar dhe kurrë nuk u zbardhë. Së paku opinion I gjërë nuk u njoftua për atë, e ndoshta ju I njihni dhe I dini ekzekutorët. Po si z.Bejta, BDI ishte në pushtet. Të rikujtoj z.Bejta, vrasjen e Komandant Kushtrimit, Harun Aliut. z.Bejta edhe atëher BDI ishte në pushtet. Të rikujtojmë vitin 2003, kur prapë me aksione spektakulare dhe demostrimin e dhunës dhe forces në Kumanovë dhe rrethinë bëtë aksionin dhe arrestuat 9 shqiptarë, shumica e tyre ish ushtarë të UCK-së. Të gjithë këta u akuzuan dhe u dënuan me shumë vite burg, për gjoja shpërthimin e disa bombave në Kumanovë. Po edhe atëherë z.Bejta BDI ishte në pushtet. Po ju kujtohet z.Bejta, vdekja e mistershme në burg e ushtarit të UCK-së Ibrahim Sulejmanit, pikërisht në ditët kur pritej lirimi I tijë. BDI edhe atëher ishte në qeveri. Po vrasja e Komandat Shqiponjës në Kumanovë ketë vit z.Bejta. Apo ndoshta nuk ishit Ju ata që shkaktuat këtë vrasje dhe nuk ishit në qeveri! Po mire, tentim antentatet dhe vdekja në rrethana të dyshimta e Ruhi Bakiut në Kodrën e Diellit, ju kujtohet zotëri.

Upload: vjollca-murtezi

Post on 16-Feb-2016

234 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Siguria e Shqiptareve Per Te Cilen Flet Bejta

SIGURIA E SHQIPTARËVE PER TË CILËN FLET BDI-ja

Në një emison debativ në njërin nga telivizionet nacionale, nënkryetari I BDI-së e njëherit kryetar “24

karatësh” I komunës së Gostivarit, tha se BDI do ti fitojë edhe keto zgjedhje sepse “kur BDI është në

pushtet, shqiptarët e Maqedinisë, ndjehen më të sigurtë”,

Vallë, për cilën siguri të shqiptarëve flet BDI-ja permes nenkryetarit z. Bejta.

Mos vallë z.Bejta po luan me intelegjencën e shqiptarëve!

Mos vallë z.Bejta ka amnezion apo ndoshta dëshiron ti detyrojë shqiptarët që ta harrojnë realitetin e

përditshëm. Apo ndoshta z.Bejta duke patur detyra më të rëndësishme rreth tenderave me përfitime

personale nuk e jeton realitetin. Apo ndoshta z.Bejta edhe kujtesën e tij e ka të lënë në hipotekë tek

partneri I kolicionit VMRO DPMNE dhe nuk mundet ta shfrytëzojë.

Ja z.Bejta, ju kujtojme disa nga ato që përjetuan shqiptarët e Maqedonisë, në aspektin e sigurisë deri sa

Ju dhe BDI jeni në pushtet, deri sa Juve unë dhe shumë të tjerë ju dhamë mbi 150000 vota për të na

mbrojtur.

Ju kujtohet z.Bejta RASTI I SOPOTIT? Të Ju kujtojmë , më vitin 2003 në një process të montuar, si gjithmonë organet shtetrore duke demostruar forcën dhe duke nëpërkëmbur shqiptarët, bastisën familjet shqiptare dhe arrestuan disa banorë të fshatit Sopot të Kumanovës të cilët edhe u dënunan me 156 vite burg. Ju ishit pjesë e asaj Qeverie dhe pushteti z.Bejta.

Ju kujtohet z.Bejta likuidimi i 4 shqiptarëve ne Cair të Shkupit në mesin e të cilëeve edhe Ridvan Neziri, bashkëluftëtar I liderit Ahmeti dhe komandant I tri luftrave clirimatre. Likudim për të cilin edhe sot e kësaj dite nuk ka as të dyshuar dhe kurrë nuk u zbardhë. Së paku opinion I gjërë nuk u njoftua për atë, e ndoshta ju I njihni dhe I dini ekzekutorët. Po si z.Bejta, BDI ishte në pushtet.

Të rikujtoj z.Bejta, vrasjen e Komandant Kushtrimit, Harun Aliut. z.Bejta edhe atëher BDI ishte në pushtet.

Të rikujtojmë vitin 2003, kur prapë me aksione spektakulare dhe demostrimin e dhunës dhe forces në Kumanovë dhe rrethinë bëtë aksionin dhe arrestuat 9 shqiptarë, shumica e tyre ish ushtarë të UCK-së. Të gjithë këta u akuzuan dhe u dënuan me shumë vite burg, për gjoja shpërthimin e disa bombave në Kumanovë. Po edhe atëherë z.Bejta BDI ishte në pushtet.

Po ju kujtohet z.Bejta, vdekja e mistershme në burg e ushtarit të UCK-së Ibrahim Sulejmanit, pikërisht në ditët kur pritej lirimi I tijë. BDI edhe atëher ishte në qeveri.

Po vrasja e Komandat Shqiponjës në Kumanovë ketë vit z.Bejta. Apo ndoshta nuk ishit Ju ata që shkaktuat këtë vrasje dhe nuk ishit në qeveri!

Po mire, tentim antentatet dhe vdekja në rrethana të dyshimta e Ruhi Bakiut në Kodrën e Diellit, ju kujtohet zotëri.

Page 2: Siguria e Shqiptareve Per Te Cilen Flet Bejta

Po kur u vranë dy të rinjtë në Gostivar nga ana e policit maqedonas, BDI nuk ishte në pushtet?! Nga numri shumë I madhë I shqiptarëve të rinjë të rrahur në rrugët e qyteteve në Maqedoni z.Bejta, po të rikujtojë vetëm ca.

Të kujtohet shqiptari 16 vjecarë i rrahur në Aerodrom të Shkupit në janar të 2013, ta kujtojmë me këto foto z.Bejta.

Po rrahja e 4 të rinjëve shqiptarë me 05 janar 2013 , ju kujtohet z.Bejta?

Ju lutem z.Bejta ti flitni për siguri të shqiptarëve të riut Isuf Islamit nga Dizhoni I rrahur në Lisicje më 28 korrik 2013, do ishte apsurde. Por ndoshta e keni harruar. Ju kujtojmë z.Bejta me ketë fotografi.

Ju lutem z.Bejta, keni guximin dhe shkoni flitni për siguri të shqiptarëve në kohën kur BDI është në pushtet 12 të rinjëve shqiptarë nga Batinca dhe 15 te nxenesve nga Cifliku I Shkupit.

Ju lutemi, keni guximin dhe shkoni flitni për siguri të shqiptarëve para familjes Zeqiri nga Radishani. Familje të cilën e detyruat në shpërngulje se ishit të paaftë ta mbroni para sulmeve të grupeve maqedonase të kordinuara nga policia e pushtetit pjesë e së cilës ishit edhe ju z.Bejta. Ju kujtohet kjo? Ta rikujtojmë z.Bejta me disa fotogtafi.

Page 3: Siguria e Shqiptareve Per Te Cilen Flet Bejta

Ju kujtohet z.Bejta, cilën rrugë kaloje nga Gostivari për në Shkup kur dhunohej dhe digjej cdo gjë shqipëtare në Gjorce Petrov nga miku juaj Mijalkov dhe bandat maqedonase.

Të Ju kujtoj z.Bejta se kur digjeshin këto pasuri të shqiptarëve ju jo që I mbrojtët por për Gostivar e Shkup udhëtonit rrugëve alternative dhe silleshit sikur asgjë nuk ju ndodhë shqiptarëve. Apo ndoshta nuk ishit në pushtet në atë kohë z.Bejta!

Po nëncmimi qu ju bë shqiptarëve e në vecanti motrave dhe nënave shqiptare gjatë aksionit të cilin JU e emëruat ”MONSTRUM” , ju kujtohet z.Bejta?. Të zgjojmë kujtesën tuaj z.Bejta me disa foto të motrave dhe nënave tona, të cilat I etiketuat si terroriste, ekstremiste dhe radikaliste islamike.

Page 4: Siguria e Shqiptareve Per Te Cilen Flet Bejta

Po keni ndërgjegjen e pastërt ju z.Bejta, të flitni për siguri të shqiptarëve kur ju kujtohen shqiptarë e pafajshëm të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Të llogaritësh siguri të shqiptarëve, kohën e BDI-së , kur shqiptarët rrahen dhe dënohen me nga disa vite burgë, për guximin e tyre të protestojnë ndaj padrejtësive që u bëhen, është më tepër se amnezi z.Bejta, është cmenduri.

Po ctë themi z.Bejta për sigurinë e shqiptarëve kur BDI-ja është në pushtet pas asaj që ndoshi në Kumanovë me 9 dhe 10 maj 2015, z.Bejta. Edhe ketë e harruat. Të ju rikujtojmë z.Bejta. U vranë 20 veta, u shkatërruan me dhjetra shtëpi shqiptare, u arrestuan 30 shqiptarë z.Bejta, u traumatizuan me mijra fëmijë shqiptarë z.Bejta.

Keni guximin të flitni për sigurinë e shqiptarëve në kohën kur BDI është në pushtet para kësaj fotografije të vajzës shqiptare të traumatizuar dhe trishtuar në Kumanovë z.Bejta?!

Page 5: Siguria e Shqiptareve Per Te Cilen Flet Bejta

Ju kujtohen z.Bejta keto pellgje te mbushura me gjak shqiptari ne shtepite e “Lagjes se trimave” në Kumanovë, BDI-ja dhe Ju ishit ne pushtet z.Bejta.

Po z.Bejta shikoni mire këto foto e në fund ndoshta ky gjakë shqipëpatari dhe lotët e kësaj vogëlushe dhe mijra shqiptarëve të tjerë në Maqedoni do të jenë të mjaftueshme që Juve tu kthejë nga amnezioni I plotë që ju kapluar.

Krejt në fund z.Bejta, nëse kjo është sigurija juaj për shqiptarët e Maqedonisë për të cilën edhe unë Ju kam votuar “JU FALEMINDERIT”. Ju faleminderit që më ndihmuat për tu vetëdisuar mua dhe shumë shqiptarë te tjerë, se ketë llojë sigurie tuajën NUK E DUAM MË.

Bashkim Murtezi Kumanovë

P.S. Kete reagim e ilustrova me fotografi, per ti ndihmuar BDI-se dhe z.Bejta te kthejne me lehte

kujtesen e humbur, qe te kene parasyshe se cka u kujtohet shqiptareve nga siguria e kesaj kohe.