si tË nisËsh nË lushnje · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion,...

32

Upload: others

Post on 02-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime
Page 2: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime
Page 3: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

1

SI TË NISËSH

DHE TË

ZHVILLOSH

NJË BIZNES

NË LUSHNJE

Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Nërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e Tetra Tech dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

BASHKIA LUSHNJË

Page 4: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

2

Page 5: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

3

Guida e Biznesit është një botim i cili i vjen në ndihmë të gjithë të interesuarve që duan të hapin një biznes në Lushnje, duke ofruar informacion praktik dhe të hollësishëm për çdo hap që duhet të ndjekin në fillimin e ëndrrës së tyre.

Guida asiston jo vetëm me informacione mbi hartimin e një plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për kontakte dhe vendndodhje të përshtatshme, ashtu si edhe ndihmon në identifikimin e aktorëve të mundshëm për bashkëpunim me biznesin. Për më tepër, stafi i Bashkisë ofron shërbime të mëtejshme për biznesin duke synuar të përmbushë në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj dhe diskutime për përfshirjen në projekte të përbashkëta.

Lushnja është një qytet i cili ofron mundësi të shumta për çdo sipërmarrës i cili synon të zhvillojë biznesin e tij. Duke patur si formë kryesore të zhvillimit ekonomik Bujqësinë dhe Blegtorinë, Lushnja është quajtur edhe si kryeqëndra e eksporteve bujqësore, ku funksionojnë disa tregje të grumbullimit të produkteve bujqësore, të cilat janë lidhur me eksportues të ndryshëm jo vetëm nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian por po zgjerojnë hartën e prodhimeve “Made in Albania” edhe në vendet nordike, Norvegji e Suedi. Tashmë fermerët kanë rritur prodhimet jo vetëm me kultura bujqësore tradicionale, por po zgjerojnë sipërfaqet e mbjella edhe me manaferra e luleshtrydhe, mjaft të kërkuara për eksport.

Pas reformës territoriale Bashkia Lushnje është zgjeruar duke përfshirë dhjetë ish-komuna dhe 83 fshatra në territorin e saj. Duke qenë se qyteti i Lushnjes ka një strategji zhvillimi të orientuar kryesisht tek bujqësia dhe blegtoria, prioritet për Bashkinë Lushnje është përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore përmes shërbimit të agronomisë me qëllim nxitjen e zhvillimit bujqësor të qëndrueshëm dhe arritjen e standarteve, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetitit të ujitjes dhe kullimit, nxitjen e përdorimit të energjisë diellore në sektorin bujqësor përmes skemave mbështetëse qëndrore dhe vendore.

Në këtë aspekt, Bashkia mirëpret çdo iniciativë të sipërmarrësve, të individëve apo partnerëve, të cilët janë të interesuar me projekte konkrete për të zhvilluar iniciativat e tyre, duke rritur potencialin ekonomik të qytetit dhe rritjen e cilësisë së jetës për banorët.

Falënderoj Projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë Lushnje në përgatitjen dhe botimin e Guidës së Biznesit e cila do të ofrohet si pjesë e paketës promocionale të qytetit dhe si udhëzues me vlerë në çdo sportel ku ofrohen shërbime për biznesin.

Fatos Tushe

Kryetar i Bashkisë Lushnje

Page 6: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

4

1. Burimet për hapjen e biznesit 5

2. Informacionet bazë 6

a. Udhëzues për planin e biznesit

b. Ku mund të regjistroni biznesin tuaj

c. Taksat dhe tarifat

d. Lejet e ndërtimit

e.Udhëzuespërplanifikimin

d. Çështje të tjera

3. Zgjedhja e vendit 19

4. Sigurimi 20

5. Financimi 21

6 Institucionet Financiare 22

7. Krijimi i vendeve të punës 23

8. Lista e institucioneve 24

Përmbajtja

Page 7: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

5

Bashkia Lushnje Kongresi i Lushnjes, 9001, Lushnje

Tel: 035 222 139www.bashkialushnje.gov.al

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe Integrimit ka si mision të saj hartimin dhe ndjekjen e projekteve të zhvillimit të qytetit me fokus Agrobiznesin dhe trashëgiminë kulturore si bazë për rritjen ekonomike. Drejtoria harton dhe ndjek gjithashtu projekte me partnerë ndërkombëtarë dhe projekte të financuara nga BE.

Blv. Dëshmorët e Kombit. Kryeministria, Kati III, Tiranë

tel: +355 (0)42 251 [email protected]/[email protected]

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve synon tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.

Rr. Muhamet Gjollesha, Nr.56, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 22 28 318E-mail: [email protected]

www.azhbr.gov.al

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural - AZHBR mbështet sipërmarrësit në sektorin ushqimor në përgatitjen për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, ristrukturim, modernizim dhe specializim në produktet dhe tregjet specifike bazuar në avantazhet konkuruese të vendit.

CBS Zyra QendroreAdresa: Rr. Mustafa Matohiti, Nr 4, Kati III, Tirana, Albania

Email: [email protected]: +355 4 4536891

Creative Business Solutions (CBS) është një organizatë konsulence biznesi dhe projekt zbatuese. Përmes veprimtarisë së saj, CBS zbaton projekte zhvillimore në Shqipëri me ndikim edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. CBS ka ngritur ekspertizën e saj në bujqësi, mbështetje për mundësi financimi, teknologji, energji e gjelbër dhe turizëm.

Lagjja: Xhevdet Nepravishta Rr. “Kongresi” 37, Lushnje

Email: [email protected]. fondibesa.com

Tel: 035 224 671

Fondi Besa – Dega Lushnje është një institucion mikrofinanciar në Shqipëri, i cili u ofron individëve kredi mikro, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Klientët e Fondit BESA përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, të papunët dhe bizneset e sapokrijuara.

Lagjja: Xhevdet Nepravishta Rr. Marin Barleti, Lushnje

Tel: +355 68 40 29 806

Fondi Noa synon dhënien e kredive për individë, biznese të vogla dhe të mesme me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Bulevardi Kongresi i LushnjesTel:+355 3522277

[email protected]

FED-Invest është një institucion financiar i ndërtuar mbi parimet kooperative. Misioni tyre është që të ofrojë gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht ndaj popullsisë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë.

BURIMET PËR NISJEN E BIZNESIT

Nëse doni asistencë hap pas hapi apo për një nisje të menjëhershme në biznes, ka disa burime të lira dhe të jashtëzakonshme në Lushnje që mund t’ju vijnë në ndihmë në çdo hap në rrugëtimin tuaj.

Page 8: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

6

Në vijim do të gjeni hapat e para që duhet

të bëni për hapjen e një biznesi të ri.

Lexoni më poshtë për të marrë informacion të hollësishëm për secilën

nga këto hapa.

Vizitoni faqen e bashkisë: www.bashkialushnje.gov.al

për udhëzime në lidhje lejet e nevojshme për

biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe

kërkesat apo kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin

e biznesit që do hapni si dhe burime të

tjera informacioni të nevojshëm.

a. Hartimi i planit të biznesit

b. Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar

c. Aplikimi për NUIS në QKB

d. Marrja e numrit të sigurimeve shoqërore

e. Marrja e lejeve përkatëse për biznesin

f. Çështje të tjera

Hartimi planit të biznesit

Rëndësia e planit të biznesit

Dështimi në hartimin e planit do të thotë të planifikosh dështimin. Mbikëqyrjet dhe gabimet janë shumë më të lira në letër sesa në jetën reale. Plan i biznesit i ndihmon pronarët të shmangin kurthet që në fillim. Nëse keni nevojë për kapital, rëndësia e përgatitjes së një plani biznesi nuk mund të ekzagjerohet.

Asistenca për hartimin e planit të biznesit mund të gjendet tek organizatat që listohen në seksionin “Burimet për hapjen e biznesit”më sipër.

Mos e anashkaloni procesin e këshillimit. Para se të paraqisni planin në bankë ose tek ndonjë huadhënës tjetër, merr mendimin e një eksperti.

INFORMACIONET BAZË

Page 9: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

7

UDHËZUES PËR PLANIN E BIZNESIT

Më poshtë jepet pamja e një plani tipik biznesi, por ka shumë mënyra të tjera për hartimin e një plani të tillë. Në internet ka shumë shembuj të planeve të biznesit. Ky plan duhet trajtuar si dokument që i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme, nga i cili mësoni dhe përshtateni, si diçka që ju ndihmon t’i jepni jetë biznesit tuaj.

Hyrje• Bëni një përshkrim të hollësishëm të biznesit dhe qëllimeve të tij

• Diskutoni për pronësinë e biznesit

• Diskutoni për strukturën ligjore

• Listoni aftësitë dhe përvojat që ju i jepni biznesit

• Diskutoni për avantazhet që keni ju dhe biznesi juaj ndaj konkurrentëve në treg

Marketingu• Diskutoni për produktet / shërbimet e ofruara

• Identifikoni kërkesën e klientit për produktet / shërbimet tuaja

• Identifikoni tregun tuaj, madhësinë dhe vendndodhjen e tij

• Shpjegoni se si do të reklamohen dhe tregtohen produktet dhe shërbimet tuaja

• Shpjegoni strategjinë e çmimeve

Menaxhimi financiar• Shpjegoni burimin dhe shumën e kapitalit fillestar të kërkuar për të filluar biznesin tuaj

• Hartoni një buxhet mujor operativ dhe qarkullimin mujor të likuiditeteve për 3 vitet e para

• Bëni parashikimin e pasqyrave të të ardhurave dhe bilanceve për një periudhë 3-vjeçare

• Diskutoni për pikën 0 (fitimet mbulojnë të gjitha shpenzimet pa mbetur asnjë tepri)

• Shpjegoni bilancin tuaj personal dhe mënyrën e kompensimit

• Diskutoni se kush do të mbajë kontabilitetin dhe financat e biznesit tuaj dhe se si do të mbahen ato

• Jepni shpjegime për situatat “çfarë ndodh nëse” ku të trajtoni forma alternative për zgjidhjen e ndonjë problemi të mundshëm

Page 10: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

8

Operacionet• Shpjegoni si do të administrohet biznesi çdo ditë• Diskutoni për procedurat e marrjes në punë të personelit• Diskutoni për siguracionin, qiratë, dhe çështje të tjera që lidhen me to për biznesin tuaj• Llogarisni pajisjet që do t’ju duhen për produktet apo shërbimet që do të ofroni• Llogarisni prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve

Çështjet përmbyllëse• Bëni një përmbledhje të qëllimeve dhe objektivave të biznesit• Shprehni angazhimin tuaj për suksesin e biznesit

Regjistrimi i strukturës ligjore dhe emrit tregtar Regjistrohuni në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Lushnje.

Aplikimi për NIPT tek organet tatimore vendoreRegjistrohuni tek organet tatimore vendore dhe në bashki, ku do të merrni informacionin e nevojshëm për këtë regjistrim.

Page 11: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

9

KU MUND TË REGJISTRONI NJË BIZNES?

• Në sportelet e QKB • Në mënyrë elektronike • Për më shumë informacion mbi Regjistrimin e Biznesit tuaj, ju lutemi referojuni në

faqen e internetit të QKB: www.qkb.gov.al

Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në Bashkinë Lushnje. Kosto e paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarësisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.

Kërkesa për aplikim përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese dhe provuese përkatëse. Aplikanti ose një person i autorizuar prej tij mund të paraqesin kërkesën për aplikim në sportelin e shërbimit të QKB. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formularin e kërkesës për aplikim.

Page 12: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

10

Taksa e ndërtesës është 0,2 % të vlerës së ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.Informacioni: Drejtoria e te Ardhurave Vendore. E-mail: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

Taksa për truallin që përdoret për qëllime biznesi është 20 lekë në vit për m2.Informacioni: Drejtoria e te Ardhurave Vendore. E-mail: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. Është subjekt i këtij tatimi çdo biznes që kryen veprimtari ekonomike me qarkullim vjetor deri në 14 milion lek. Për ato biznese të vogla që kanë qarkullim vjetor deri në 2 milion lek, ky tatim është 0. Për bizneset e vogla që kanë qarkullim vjetor 2-14milion lek, ky tatim është në masën 5% të fitimit. Tatim i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është taksë vendore që administrohet nga administrata tatimore qendrore e në rastin e pagesës, paguhet në katër këste. Pagesa e parë duhet të kryhet brenda datës 20-Prill, pagesa e dytë duhet të kryhet jo më vonë se data 20 korrik, pagesa e tretë duhet të kryhet jo më vonë se data 20-tetor dhe pagesa e katërt duhet të kryhet jo më vonë se data 20 dhjetor.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë që Qeverisja Vendore vendos mbi ndërtimet e reja dhe e ndihmon atë për financimin e infrastrukturës publike në funksion të shërbimeve në rritje, që sjell ndërtimi i ri. Kjo taksë aplikohet vetëm një herë dhe paguhet nga investitori për llogari të Bashkisë që lëshon lejen e ndërtimit.

TAKSAT DHE TARIFAT VENDORE

Page 13: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

11

Taksa e Ndikimit në infrastrukturë- për objektet qe legalizohen, niveli i taksës 0.5% e vlerës së investimit ku si vlerë investimi do të merret kosto e ndërtimit/shitjes/m2 e përcaktuar me VKM në fuqi. Leje për stalla, objekte ndihmëse funksionale të stallave apo serrave, objekte për tharjen dhe trajtimin paraprak të produkteve, serrave me themel të vazhduara (objekte të përcaktuara me VKM 283, datë 01.04.2015), niveli i taksës 1%. Leje për objekte për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore e blegtorale përfshirë dhe ato frigoriferike, për përpunimin e produkteve primare bujqësore dhe blegtorale, niveli i taksës 3%. Leje për objekte për grumbullimin dhe ruajtjen e produkteve bujqësore e blegtorale përfshirë dhe ato frigoriferike, për përpunimin e produkteve primare bujqësore dhe blegtorale niveli i taksës 1 % për ndërtimin me sipërfaqe më të madhe se 5000 m2. Ndërsa taksa e ndikimit në infrastrukturë për qëllime banimi është 3% për banime një familjare.

Taksa për fjetjen në hotel dhe njësitë akomoduese në territorin e Bashkisë Lushnje aplikohet përkatësisht:- 70 lekë për person në natë, për fjetjen në njësi të tjera akomoduese si bujtina, etj. Informacioni: Drejtoria e te Ardhurave Vendore. E-mail: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

Taksa e Tabelës Taksa e Tabelës, është taksë vjetore që zbatohet për të gjitha subjektet të cilat vendosin tabelë të lëvizshme apo të palëvizshme, për të identifikuar veprimtarinë e tyre apo reklamuar atë ose të personave të tretë. Në rastin e tabelave në funksion të ekspozimeve të ndryshme, panaire, spektakle etj., taksa paguhet për periudhën kohore të aktivitetit, sipas lejes së dhënë nga Bashkia. Taksa e tabelës ndryshon në bazë të qëllimit të përdorimit dhe të sipërfaqes që subjekti ka vendosur.Informacioni: Drejtoria e te Ardhurave Vendore. E-mail: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

Tarifat Vendore paguhen për Bashkinë Lushnje nga Bizneset që përfitojnë një shërbim të ofruar ose një të drejtë të marrë. Ndër tarifat kryesore janë: a. Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave; b. Tarifa e Ndriçimit; c. Tarifa e Gjelbërimit Publik; d. Tarifa për zënien e hapësirës publike.Për më shumë informacion se si dhe ku mund të paguhen këto detyrime vendore për Bashkinë Lushnje, referojuni www.bashkialushnje.gov.al ose drejtohuni pranë Drejtorisë te Ardhurave Vendore, Bashkia Lushnje, në [email protected]

Taksa kombëtareNjë informacion të detajuar mbi taksat kombëtare që duhet të paguani mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

Page 14: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

12

LEJET E NDËRTIMIT

Në mbështetje të VKM-së Nr.408 datë 13.05.2015 - i

ndryshuar, ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje

ndërtimi janë:

-1- Ndërhyrje të mirëmbajtjes së

zakonshme

-2- Punimet për eleminimin e

barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të

kufizuara.

Kur nuk më duhet leja?

Leja e ndërtimit është e nevojshme për çdo ndërtim,

riparim, restaurim apo prishje të objekteve ekzistuese.

Dokumenti i lejes së ndërtimit përshkruan të

gjitha kushtet për kryerjen e punimeve të ndërtimit me dokumentacionin shoqërues të aplikimit dhe normave dhe standardeve të përcaktuara në

këtë ligj.Për më shumë informacion,

vizitoni faqen online: www.bashkialushnje.gov.al

dhe e-Albania.

Kur më duhet leja?

Vizitoni faqen e bashkisëwww.bashkialushnje.gov.al

për të marrë informacione në lidhje me lejet dhe llojet e tyre që duhen sipas profilit të biznesit që do të hapni.

Page 15: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

13

Gjeta një hapësirë në shtëpi për të hapur biznes. A më duhet leje?Po, ju duhet Leje Zhvillimi dhe Leje Ndërtimi.

Leje zhvillimi është akti i përcaktimit të kushteve zhvillimore për një pronë të caktuar,që shërben si bazë për pajisjen me leje ndërtimi. Dokumentet e vetme që duhet të paraqesë pronari ose zhvilluesi për t’u pajisur me leje zhvillimi janë:a) Kërkesa për leje, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në rregulloren e zhvillimit të

territorit dhe në sistemin elektronik të lejeve; b) Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet

nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesitc) Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe,

nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën;ç) Planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i licencuar; d) Projektidenë arkitektonike të zhvillimit; dh) Kopje të licencës së topografit dhe projektuesit, sipas shkronjave “ç” dh “d”;e) Mandatpagesën e tarifës së aplikimit, e cila do të jetë, në mbështetje të VKB nr.102 datë

19.12.2016 “Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre në Bashkinë e Lushnjes dhe penalitetet për kundervajtjet administrative për vitin 2017”.

Leje ndërtimi është akti i miratimit të kërkesës për leje ndërtimi dhe i lejimit të punimeve përkatëse. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi janë:a) Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik

të lejeve; b) Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një

zhvillim, e rifreskuar e tre muajve te fundit , përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;

c) Plani i vendosjes së ndërtimit ne shkalle 1:500 mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese; ç) Plan sistemimi i sheshit;d) Fragment i hartes se parceles/ave ku do te kryhet zhvillimi, i rilevuar nga topograf i licensuar;e) Projekti i ndërtimit hartohet konform kushteve të përcaktuara në lejen e zhvillimit/

dokumentet e planifikimit dhe në bazë të tij lëshohet leja e ndërtimit.

Në varësi të llojit të ndërtimit, projekti përmban:i) projektin arkitektonik, relacionin arkitektonik, licenca e arkitektit, përfshirë eliminimin e

barrierave arkitektonike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj;ii) projektin konstruktiv,relacioni konstruktiv, licensa e konstruktorit;iii) projektet e instalimeve hidrosanitare, elektrike dhe të ngrohje-ftohjes, kur është e detyrueshme

me ligj të shoqëruar me relacionet shpjeguese dhe licensat individuale të çdo projektuesi;iv. projektin për mbrojtjen nga zjarri, në rastet kur është e detyrueshme me ligj;

Page 16: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

14

v) projektin e eficiencës energjetike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj;

f) Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;

g) Preventivi;

gj) Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;

Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit;

i) Mandatpagesën/at e tarifës/ave të aplikimit;

j) Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale;

k) kopje e lejes së zhvillimit, kur është e nevojshme pajisja paraprakisht me të;

l) oponenca e objektit e kryer nga enti shtetëror (Instituti i ndërtimit) kur objekti kalon vlerën 100 milion lekë;

Po nëse dua të bëj ndryshime në fasadën e ndërtesës?Nëse jeni duke kryer riparime të vogla në pjesën e jashtme të ndërtesës ju duhet të merrni leje në sistemin e -Albania në ato raste kur keni ndryshime nga gjendja ekzistuese e objektit dhe merret vetëm me konfirmimin nga projektuesit që ka bërë projektin e objektit.

Sa kohë duhet për të marrë leje?Procedura e dhënies së lejes së ndërtimit zgjat 45 ditë pune ose 60 ditë kalendarike.

Sa do të më kushtojë për të marrë një leje?Kostoja për leje ndërtimi është 3% të vlerës së investimit për banesa individuale dhe 5 % për njësi shërbimi.

Ndërtesa ku ndodhet biznesi im nuk është e përshtatshme për t’u aksesuar nga personat me aftësi ndryshe.Çdo objekt në fazë projektimi parashikohet vendosja e rampave apo elementëve të tjerë në funksion të personave me aftësi të kufizuar. Duhet të aplikoni për leje për vendosjen e këtyre elementëve pranë objektit tuaj.

Page 17: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

15

Informacioni mbi zonat e planifikuara për t’u ndërtuar nga biznesi mund t’a gjeni në website-in e Bashkisë Lushnje www.bashkialushnje.gov.al. Në faqe mund të gjeni planin e përgjithshëm vendor me hartat përkatëse ose në faqen e AKPT. Për çdo paqartësi mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Zbatimi i vendimeve/rregulloreve të bashkisëNë bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit- i ndryshuar dhe në Rregulloren Pjesë e Planit të PërgjithshëmVendor (PPV) përcaktohen kriteret për marrje leje ndërtimi.

UDHËZUES PËR PLANIFIKIMIN

Kur do të më duhet të kontaktoj me bashkinë për Punët Publike?

Informacionin për thirrjet e Bashkisë në lidhje me punët publike mund t’a gjeni në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik www.app.gov.al. Në këtë sistem kryhen elektronikisht të gjitha procedurat e prokurimit publik, përfshirë prokurimet me vlerë të vogël, si dhe faza e parë e procedurave koncesionare/partneriteteve publike private, sipas parashikimeve legjislative përkatëse.

A më duhet të plotësoj ndonjë formular për të marrë leje ndërtimi?

Po, formulari i aplikimit për leje ndërtimi plotësohet online në sistemin elektronik të lejeve në e-Albania.

Sa kohë duhet për të marrë leje ndërtimi?

Procedura e dhënies së lejes së ndërtimit zgjat 45 ditë pune ose 60 ditë kalendarike dhe varion në varësi të llojit të lejes së ndërtimit.

Punët Publike Pyetje që bëhen shpesh

Page 18: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

16

A më duhet leje e veçantë për instalimet elektrike, hidraulike, etj.?

Për vendosjen e linjave elektrike dhe hidraulike në objekt nuk është e nevojshme marrja e lejes së ndërtimit por një deklaratë pranë Njësive Administrative për ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi.

A do të më duhet t’i mbyll lejet që më janë dhënë për projektet?

Në fund te procesit të marrjes së lejes, autoriteti përgjegjës i planifikimit lëshon Certifikatën e përdorimit të objektit,që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me lejen e ndërtimit. Për tu pajisur me Çertifikate përdorimi aplikohet në sistemin e lejeve e-Albania.

A mund të më sugjerojë bashkia ndonjë ndërtues/kontraktor për të bërë punimet e ndërtimit?

Për të bërë të gjitha punimet e kryera subjekti i zbatimit/ kontraktori zgjidhet me dëshirë të personit që do të ndërtojë.

Sa shpejt mund të vijë inspektori për kolaudim?

Pas përfundimit të marrjes së lejes, përcaktohet afati i mbikëqyrjes së punimeve dhe i kolaudimit. Brenda 30 ditëve nga dita e deklarimit të përfundimit të punimeve sipas ligjit “Për Kolaudimin dhe Mbikqyrjen e punimeve të ndërtimit”.

A mund t’i bëj vetë instalimet elektrike/hidraulike për biznesin tim?

Punimet elektrike/hidraulike kryhen vetë me dëshirën e personit që ndërton. Mund t’i skiconi planet vetë.

Ku mund ta dorëzoj aplikimin për leje?

Aplikimi për leje kryhet elektronikisht në sistemin elektronik të lejeve e-Albania.

Çështje të tjera specifike Vizitoni faqen www.bashkialushnje.gov.al për udhëzime në lidhje me lejet e nevojshme për biznesin tuaj. Në të do të gjeni edhe kërkesat dhe kushte të tjera që mund të kenë lidhje me llojin e biznesit që do hapni si dhe burime të tjera informacioni të nevojshëm.

Page 19: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

17

RESTORANTE

BARE

KAFENE

BUJTINA

KATERINGU

ARGËTIMI

LEJET E NDËRTIMIT Për të gjitha objektet restorante, bare, kafe për marrjen e lejes së ndërtimit ndiqet e njëjta procedurë aplikimi në sistemin e –Albania në përputhje me ligjin Nr.107 /2014, Për planifikim e Zhvillimin e Territorit Neni 38,Neni 39,Neni 40, Neni 41, Neni 42, Neni 43, Neni 44, Neni 45, Neni 46, Neni 47.

Taksa kombëtareNjë informacion të detajuar mbi taksat kombëtare që duhet të paguani mund ta gjeni në adresën: www.tatime.gov.al

Taksa vendorePaguhen pranë Bashkisë Lushnje dhe klasifikohen si më poshtë:

1. Taksa mbi ndërtesat

2. Taksa mbi truallin

3. Taksa për fjetjen në hotel

4. Taksa e Tabelës

Page 20: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

18

Tarifa Vendore1. Tarifa e Pastrimit

2. Tarifa e Ndriçimit

3. Tarifa e Gjelbërimit

4. Tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike

5. Tarifë regjistrim veprimtarie biznesi

Paguhen pranë Drejtorisë së të Ardhurave Vendore Bashkia Lushnje.

Për më shumë: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

LEJE PËR PIJE ALKOOLIKEKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Lushnje.

Për më shumë: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

LICENCË PËR KATERINGKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në rrethe.

LEJE PËR ARGËTIMKërkesat për aplikim për leje dhe/ose licencë për këtë kategori, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKB, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë Bashkisë Lushnje.

Për më shumë: www.bashkialushnje.gov.al

SHITËSIT AMBULANTËShitësit ambulantë pajisjen me leje të përkohshme nga Drejtoria e të Ardhurave Vendore të Bashkisë.

Për më shumë: [email protected] / www.bashkialushnje.gov.al

Page 21: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

19

ZGJEDHJA E VENDIT Ku mund të hap një dyqan?

Hapi 1 Shih hartën zyrtare të planifikimit në adresën www.bashkialushnje.gov.al nëse e di se ku ndodhet zona juaj, gjejeni në hartë dhe përcaktojeni se cili planifikim ju përfshin.

Hapi 2 Konsultohuni me bashkinë nëse lloji i biznesit që do të hapni lejohet në zonën ku synoni ju. Drejtoria përkatëse për t’u konsultuar: Drejtoria e të Ardhurave Vendore Bashkia Lushnje. www.bashkialushnje.gov.al.

Kini parasysh

• Sa hapësirë ju nevojitet?• Sa është kostoja për metër katror?• A mund të vijnë punonjësit në atë zonë me lehtësi?• A ka transport publik në atë zonë?• Sa konkurrencë keni në atë zonë?• A varet biznesi nga blerës që vijnë në këmbë dhe jo me automjete?• A ka hapësirë të gjelbër?• A ka vende për parkim?• Si ndikon zona në kostot e publicitetit?• Si do të mirëmbahet prona?

Page 22: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

20

SIGURIMI

Kompanitë e sigurimit ofrojnë paketa sigurimi për shëndetin, automjetin dhe pronën.

Kompanitë e sigurimit ku mund të drejtoheni për t’u siguruar janë si më poshtë:

Albsigwww.albsig.com.al

Atlantikwww.atlantik.com.al

EUROSIGwww.eurosig.al

INSIGwww.insig.com.al

INTERSIG - Vienna Insurance Groupwww.intersig.al

SIGAL UNIQAwww.sigal.com.al

Sigma Interalbanian - Vienna Insurance Groupwww.sivig.al

Page 23: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

21

Evidentimi i mundësive për krediNëse aplikoni për kredi, sigurohuni që historia juaj me kreditë e mëparshme të jetë e pastër. Kjo gjë do ta bëjë më të thjeshtë marrjen e një kredie nga bankat apo institucionet financuese. Në kërkesën për kredi duhet të keni planin e biznesit dhe dokumente të tjera që vërtetojnë seriozitetin tuaj dhe jeni të angazhuar plotësisht për ta shlyer kredinë.

Aftësia pagueseAftësia paguese është me rëndësi të madhe për bankën, e cila kërkon të dijë si do ta shlyeni kredinë. Banka do të shqyrtojë qarkullimin e likuiditeteve, afatin e shlyerjes dhe mundësitë që biznesi juaj të ketë sukses për shlyerjen e kredisë.Për të krijuar një klimë pozitive biznesi, janë ndërmarrë një sërë reformash, ku mund të përmendim:

• Krijimin e Regjistrit të Kredive, me anën e të cilit institucionet financiare mund të ndajnë informacionin mbi kreditë. Kjo reformë i lejon bankat të vlerësojnë më mirë aftësinë për të paguar huamarrësit potencialë, duke lehtësuar aksesin tek kreditë për firmat dhe individët.

• Fuqizimin e mbrojtjes së investitorëve.

• Hapjen e bizneseve të reja, e cila u lehtësua edhe me tepër me publikimet online, uljen e kostos së regjistrimit, konsolidimin e taksave, sigurimeve shëndetësore dhe regjistrimit të punonjësve.

• Reformimin e pagesave të taksave, ku formularët dhe aplikimet e nevojshme bëhen online, si dhe janë të lidhura elektronikisht me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, fakt ky i fundit, i cili ndikon edhe në uljen e informalitetit në ekonomi.

• Ndërmarrjen, gjithashtu të reformave të konsiderueshme, edhe për sa i përket fushës së Licencimit, me hapjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), e cila funksionon si One-Stop-Shop Center, e lidhur online me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, si dhe ulja e numrit të licencave, duke shënuar liberalizimin e tyre në shumë fusha të rëndësishme ekonomike.

FINANCIMI

Page 24: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

22

BANKAT DHEFINANCIMETALTERNATIVE

Në Lushnje operojnë disa Banka si më poshtë:

ABI BANKwww.abi.al

Alpha Bankwww.alphabank.al

Banka Credinswww.bankacredins.com

BANKA KOMBËTARE TREGTARE www.bkt.com.al

Fibank - First Investment Bank Albaniawww.fibank.al

Intesa San Paolowww.intesasanpaolobank.al

RAIFFEISEN BANK www.raiffeisen.al

Societe Generale Albaniawww.societegenerale.al

Tirana Bankwww.tiranabank.al

Union Bankwww.unionbank.al

Fondi Besa www. fondibesa.com

NOAwww.noafin.al

AK-Investwww.ak-invest.com

KolateraliKolaterali është një tjetër formë dhe mundësi sigurie për bankën. Kolaterali është lënia peng e një prone të patundshme në pronësi të huamarrësit për bankën apo institucionin financues. Kjo pronë vihet në shitje nga banka në rast se huamarrësi nuk shlyen kredinë dhe deklaron falimentin.

KapitaliKapitali janë paratë që ka investuar personalisht pronari i biznesit. Është tregues se ke shpenzuar për të siguruar që biznesi do të lulëzojë. Bankat apo institucionet financiare duan që edhe huamarrësi të kontribuojë financiarisht për kredinë që do të marrë.

KarakteriKarakteri ka të bëjë me përshtypjen në përgjithësi që lë pronari i biznesit tek banka apo institucioni financiar. Huadhënësi do të krijojë një ide nëse huamarrësi është person i besueshëm dhe i ka mundësitë dhe dëshirën për të shlyer kredinë apo për të krijuar një biznes fitimprurës. Këtu futen edhe përvoja dhe arsimi i huamarrësit.

KushtetKushtet lidhen me qëllimin e deklaruar të huasë.Si do të përdoren fondet: për kapital, blerje pajisjesh, likuiditet, etj.? Banka do të shqyrtojë edhe situatën e bizneseve të tjera të fushës përpara se të marrë një vendim.

Page 25: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

23

Para se të merrni dikë në punë, përcaktoni:• Vendin e punës• Përvojën/arsimin që duhet• Pagën dhe përfitimet e tjera që doni të ofroniEdhe pse një pjesë e madhe e vendimit merret me intuitë, punëdhënësi duhet:• Të ndjekë një proces të rregullt që përcakton aftësitë e aplikantit

për vendin e punës• Të shqyrtojë CV dhe aplikimin e punëkërkuesit• Të kërkojë referenca nga punëdhënës të mëparshëm• Ta testojë aplikantin• Të vlerësojë paraqitjen dhe logjikën e punëkërkuesit. Të hartohet një politikë personeli që trajton çështje si:• Trajnimet• Numri i orëve/ditëve të punës çdo javë• Ditët pushim dhe pagesa për punën jashtë orarit• Lejet vjetore dhe leja mjekësore• Leje për nevoja personale• Procedurat për leje në rast fatkeqësish familjare• Përfitimet (siguracion/etj.)• Pensioni• Vlerësimi dhe analiza e punës• Ngritja në detyrë• Pushimi nga punaZyra e Punësimit Lushnje është Institucioni ku mund të paraqiteni për gjetjen e vendeve te punës apo fuqinë punëtore. Adresa: Lagjia: “Kongresi i Lushnjes” www.shkp.gov.al

Tatimi mbi pagën dhe taksa të tjeraKonsultohuni me një llogaritar/kontabilist për të kuptuar plotësisht kërkesat për sa i përket tatimit mbi pagën dhe taksat të tjera përkatëse, si sigurimet shoqërore, etj. Këshillohet që bilancin e biznesit ta konfirmojë apo ta mbajë një kontabilist i licencuar me qëllim që të njihet nga organet tatimore.

KRIJIMI I VENDEVE TË PUNËSDuke qenë se punësimi i të njerëzve është një proces kompleks dhe i kushtueshëm, vendimi për të punësuar dikë duhet të përshtatet me qëllimet tuaja, siç përshkruhet në planin tuaj të biznesit. Procesi i punësimit duhet të trajtohet me kujdes.

Page 26: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

24

Bashkia LushnjeKryetari i Bashkisë / tel 03522139 / www.bashkialushnje.gov.al / [email protected] i Këshillit Bashkiak / www.bashkialushnje.gov.al / [email protected] e të Ardhurave Vendore / tel 0353522028 / www.bashkialushnje.gov.al / [email protected] e Planifikimit Urban / tel 03522139 / www.bashkialushnje.gov.al / [email protected] e Politikave të Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe Integrimit / tel 035222139 / www.bashkialushnje.gov.alDrejtoria e Bujqësisë BashkiaLushnje / www.bashkialushnje.gov.al Zyra e Informacionit Bashkia Lushnje / www.bashkialushnje.gov.al

Shkolla e Mesme “18 Tetori” / Lagjia: Skënder LibohovaShkolla e Mesme “Jani Nushi” / Lagjia: Skënder LibohovaShkolla e Mesme Profesionale Lushnje / Lagjia: Skënder Libohova / www.profesionalelushnje.vet.al

Zyra e Punësimit Lushnje / Lagjia: Kongresi i Lushnjes

Shërbimi i Provës – Zyra Vendore / Lagjia: Çlirimi në katin e dytë të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Lushnje Email: klodian.hajvazi@shërbimiprovës.gov.al

Bashkia Lushnje 035222139Urgjenca 127Policia Bashkiake +355682085866Spitali i Fëmijëve 127Policia 129Policia Rrugore 126Posta Shqiptare 08004141Prefektura +35532234141Ndihma e Shpejtë +3553223422Ndihma e Shpejtë Rrugore 126Zjarrfikësja 128

ShqipëriDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve / www.tatime.gov.al Drejtoria e Përgjithshme e Doganave / www.dogana.gov.alAgjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA / www..aida.gov.al

LISTA E INSTITUCIONEVE VENDORE

Page 27: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

25

Informacione të përgjithshme:Distanca nga:Aeroporti Nënë Tereza 90 kmPorti i Durrësit 51.76 kmPorti i Vlorës 67 kmPorti i Sarandës 193 kmPika Kufitare Kapshticë 210 kmFier 14.61 kmLushnje 37.21 kmRrogozhinë 21.53 kmDivjakë 22.69 km

Informacione të Territorit:Bashkia Lushnje Koordinatat V 400 56’31 ”, L190 42’ 18” Lartësia 200 m mbi nivelin e detitSipërfaqja 372.72 km2 Popullsia 83,659 banorëNdarjet Qyteti Lushnje, Karbunarë, Saver

Kodi Postar 9001Prefiksi 035Dita e Festës 18 Tetor

Page 28: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

26

Dokumenti më i hershëm historik i zbuluar deri më tani, e citon Lushnjën si qendër banimi që i përket shek. XV. Bazuar në dokumentin osman i cili daton në vitin 1431, vit në të cilin u bë dhe regjistrimi i dokumentuar i popullsisë së Myzeqesë. Myzeqeja në atë kohë kishte 33 fshatra dhe 58 familje ndërsa “Lusnia” (Lushnja) që në këtë periudhë ishte një katund i vogël, na del me 15 shtëpi dhe rreth 100 banorë.

Fillimi i vitit 1701 e gjen Lushnjën me një popullsi të dyfishuar, por ajo ruante akoma karakterin e një fshati. Lushnja përgjatë gjithë shekullit XVIII fillon gradualisht të zgjerohet dhe të marrë pamjen e një qendre të rëndësishme banimi dhe tregtie. Në vitin 1830, Lushnja citohet për herë të parë në Fjalorët enciklopedik evropianë. Pas vitit 1870 Lushnja filloj të dallohej si qendër dhe të marrë pamjen e një qyteti. Në vitin 1920 në Lushnjë, u mbajt “Kongresi Kombëtar” që njihet në histori si Kongresi i Lushnjes, i cili i zhvilloi punimet nga data 21 deri më 31 janar.

Page 29: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

27

Lushnja është një qytet në Shqipërinë qendrore. Qyteti i Lushnjës shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë. Territori i tij zë një sipërfaqe prej 37 km². Qyteti është i ndarë në tetë lagje, të organizuara në pesë rajone. Lushnja gjendet në perëndim të Shqipërisë, pikërisht në të ashtuquajturën Ultësira Perëndimore. Karakterizohet nga një reliev i butë, me pjesën dërrmuese të sipërfaqes të zëne nga fusha dhe kodra të buta.

Lushnja ka një pozicion te favorshëm gjeografik duke qene një udhëkryq shumë i rëndësishëm, afër me portet kryesore te vendit, si dhe aeroportin e vetëm të vendit. Objektet e pushtetit vendor janë të vendosura në sheshin qendror, po këtu janë edhe institucionet kulturore artistike, historike, sportive etj. si: Kinoteatri, Muzeu Historik, Biblioteka Publike, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Stadiumi etj. Kinoteatri mban emrin e këngëtares së madhe Vaçe Zela. Stadiumi i qytetit të Lushnjës mban emrin e legjendës së futbollit lushnjar dhe atij shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Page 30: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

28

Page 31: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime
Page 32: SI TË NISËSH NË LUSHNJE · plani biznesi, këshilla praktike për marketing dhe promocion, informacione mbi qytetin dhe sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe Integrimit ka si mision të saj hartimin dhe ndjekjen e projekteve për zhvillimin e qytetit, me

fokus agrobiznesin dhe trashëgiminë kulturore si bazë për rritjen ekonomike.

Drejtoria harton dhe ndjek gjithashtu projekte me partnerë ndërkombëtarë dhe projekte të �nancuara nga BE.

Bashkia Lushnje, Lagjia “Kongresi i Lushnjes”, 9001 LushnjeTel: 035222139 / www.bashkialushnje.gov.al