si të bëhemi një shkollë e gjelbër - green schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/kurrikula e...

12
SI TË BËHEMI NJË SHKOLLË E GJELBËR Trajnim për mësuesit. Korçë, 9 - 11 Maj 2014 This project is co-funded by the European Union This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

Si të bëhemi një Shkollë

e gjelbërtrajnim për mësuesit. korçë, 9 - 11 maj 2014

This project is co-funded by the European Union

This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Page 2: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë
Page 3: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

Z/Znj

Page 4: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

Si të bëhemi një Shkollë

e gjelbërKarakteristikat kryesore të këtij moduli trajnimi duhet të jenë:

» Të jetë i lehtë për t’u kuptuar dhe përdorur » Të ketë integritet mes pjesëve përbërëse të tij » Të jetë i fokusuar në feedback, dhe në materialet mbështetëse » Të jetë i përshtatur për një audiencë profesionale njerëzish të rri-tur » Të ketë përputhshmëri midis programit të moduleve dhe kornizës së trajnimit » Të sigurojë drejtim edhe mbështetje edhe në procesin e vazhdim-it të punës pas përfundimit të trajnimit » Të sigurojë mbështetje me materiale strukturore, që ndihmo-jnë në ngritjen e punës për formimin e një shkolle të gjelbër me logjikën hap pas hapi.

Është e nevojshme që korniza kurrikulare e këtij trajnimi të ndërtohet duke pasur parasysh një strukturë efektive, e cila duhet të marrë në konsideratë elementë si:

» Objektivat e përgjithshme, të cilat duhet të arrihen gjatë trajnimit » Kush është grupi, që do të trajnohet » Rezultatet e të mësuarit, të cilat duhet të përfshijnë atë që duhet të jetë i aftë të bëjë e dijë secili prej të trajnuarve sipas etapave të trajnimit dhe në përfundimin e tij. » Qëllimin e metodave të trajnimit, si të sesioneve intensive të de-batit ballë për ballë, sesioneve të dhënies së informacionit dhe ato të drejtimit në sigurimin e referencave dhe materialeve on-line. » Metodologjinë e trajnimit, e cila konsiston në prezantimin e raste-ve studimore dhe grupeve të punës. Të gjithë aktivitetet didaktike bashkëshoqërohen me sesione teorike dhe praktike, ku përfshi-hen diskutime dhe ushtrime me zgjidhjen e situatave problemore

konkrete.

Programi i këtij trajnimi ka si qëllim ndërtimin e kompetencave tek të trajnuarit për të organizuar dhe drejtuar në mënyrë efektive një sërë aktivitetesh në kuadër të ngritjes dhe funksionimit në shkollat e për-zgjedhura të strategjive afat shkurtra dhe afatgjata për shndërrimin e tyre në shkolla të gjelbra.

Krijimin e një komponenti profesional për integrimin e informa-cionit teorik me ide dhe aktivitete inovative drejt arritjes së objekti-vave për krijimin e shkollave të gjelbra.

Ai ofron një mundësi për ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe shprehive për komunitetin e mësuesve pjesëmarrës si drejtues të procesit të mësuarit dhe në fushën e kurrikulave jashtëshkollore me rëndësi për ndërtimin e sjelljeve dhe qëndrimeve sociale dhe mje-disore.

Ai mundëson ndërtimin e aftësive analitike dhe planifikuese si baza e zhvillimit eksplorues, aftësimit për jetën dhe ngritjes së kapac-iteteve të ndikimit në nivelin e politikave dhe vendimmarrjes mje-disore.

Korniza kurrikulare e këtij trajnimi përfshijë dhe ndërtimin e një py-etësori vlerësimi ku duhet të evidentohen rezultatet e arritura prej tij.Në fundin e këtij trajnimi do të shpërndahet një certifikatë për pjesë-marrësit.

Objektivat e trajnimitObjektiva kryesore e këtij trajnimi është mbështetja e mësuesve të shkollave të rajonit të Korçës dhe Pogradecit me informacionin dhe eksperiencat e nevojshme për të asistuar komunitetin e shkollave të tyre dhe më gjerë në procesin e shndërrimit të tyre strategjik në

Korniza kurrikulare e trajnimit të mësuesve të shkollave 9-vjeçare të rajonit

të Korçës dhe Pogradecit

Page 5: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

shkolla të gjelbra.Ndërtimi i kompetencave për përdorimin e materialeve të këtij tra-

jnimi në procesin strategjik të ngritjes dhe funksionimit të shkollave të gjelbra, për këtë kjo kornizë kurrikulare ndërtohet bazuar në ana-lizën e nevojave dhe gjendjes të grupit në studim në përputhje me kërkesat dhe e adaptuar për audiencën të cilës i drejtohen.

Të trajnuarit duhet të fitojnë me përfundimin e trajnimit një përmirësim të qëndrueshëm të njohurive dhe kompetencave të tyre si në përcaktimin e një shkolle të gjelbër, në planifikimin strategjik, në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen mje-disore në shkollë.

Ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese dhe krijimi i aleancave të gjel-bra në rajon, përmes fushatave sensibilizuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Aktivitetet trajnueseAktivitetet trajnuese do të ofrohen përmes një përafrimi mix, i cili përfshin si metodat tradicionale ashtu edhe ato interaktive duke iu përshtatur natyrës, nevojave dhe kulturës së grupit fokal. Në kuad-rin e seancave trajnuese “ballë për ballë”, do të përdoren dy nivelet e metodave mësimdhënëse, 1. leksion në grup të madh i bashkësho-qëruar me shembuj praktikë ose me punë në grupe të vegjël; 2. in-

formim në grupe të vegjël për problemet më teknike dhe praktike, i cili kërkon përqendrim më të lartë dhe pjesëmarrje më efektive. Kjo metodë mund të klasifikohet edhe më thellë në praktikë të strukturu-ar-“ushtrohem në praninë dhe ndihmën e trajnerit”; shembuj pune-“mësoj më shumë duke aplikuar aspekte të veçanta në një skenar specifik”; mësoj gjatë aplikimit të asistuar-“aplikoj në mënyrë aktive njohuritë (know-how),e përfituara nga i mësuari gjatë kursit”.

Rezultatet e prituraKursi i trajnimit pritet që të sigurojë një seri intensive leksionesh, vep-rimtarish praktike dhe rastesh studimore në praktika se si mund të shndërrohemi në një shkollë të gjelbër. Në fund të kursit pjesëmar-rësit duhet të jenë të aftë që:

» Të përdorin shërbimet e ofruara nga faqja e internetit e prodhuar nga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë dhe Organizatat mjedisore Maqedonase (OXO) në bazë të nevojave të tyre specifike dhe aftë-sive të tyre strategjike. » Të sigurojnë një integrim operativ të elementëve të ofruar nga tra-jnimi gjatë punës së tyre me komunitetin e shkollave për të ndër-tuar strukturat mbështetëse në një shkollë të gjelbër. » Të komunikojnë, vlerësim dhe mirëkuptim të platformës së bashkëpunimit ndërkufitar të realizuar në kuadrin e këtij projekti, duke ndihmuar e shërbyer si përdorues dhe shpërhapës të saj në komunitetet e shkollave të tyre por dhe më gjerë.

Analiza e nevojave të grupit fokalAnaliza e nevojave të grupit fokal mbetet në bazë të ndërtimit të përmbajtjes së moduleve të trajnimit. Një bashkësi problematikash mjedisore të nevojshme për zhvillimin strategjik të një shkolle të gjel-bër të identifikuara, që u përkasin të gjithë pjesëmarrësve të grupit fokal përbëjnë bazën e informacionit teorik dhe praktik të moduleve të këtij trajnimi. Për të plotësuar të gjithë nevojat e grupit fokal ma-terialet e trajnimit do të përgatiten që më parë. Përpara zhvillimit të trajnimit kërkohet mendim për pritjet e pjesëmarrësve, në mënyrë që modulet e trajnimit të përgatiten me kujdes në përputhje me nevojat e tyre specifike. i gjithë informacioni i nevojshëm së fundmi rregullohet sipas eksperiencës të grupit fokal dhe pritjeve të tij. Ma-terialet orientuese shpërndahen pak kohë përpara fillimit të trajnimit së bashku me agjendën e tij.

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të nevojave të shkollave dhe kërkesave bazale të tyre. Moduli i trajnimit ndërtohet për t’u për-shtatur me tre grupe të mundshme 1. Administratoreve të shkollave; 2. Mësuesve; 3. Drejtuesve lokalë të DAR. Ata duhet të kenë formim në një fushë të shkencës, që mund të afrohet me njohuritë mjedisore për të lehtësuar pjesëmarrjen dhe përhapjen e njohurive në vazh-dim; të jenë aktivë dhe të motivuar; të kenë shprehur dëshirën për të marë pjesë dhe angazhuar edhe në vazhdim.

Page 6: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

Modulet e trajnimit dizenjohen për të qenë të përdorshëm dhe të kuptueshëm nga i gjithë komuniteti i shkollave në studim.

Grupi i trajnerëveTrajnerët do të përzgjidhen në bazë të nevojave dhe moduleve. Për modulet specifike do të kërkohet mbështetja e ekspertëve të qen-drave kërkimore dhe universitare. Trajnerët duhet të kenë aftësi për të trajnuar në grup, të njohin çështjet e mësimdhënies dhe ato mje-disore.

ModuletStruktura e trajnimitObjektiva e trajnimit është që tu sigurojë përfaqësuesve të komu-niteteve të shkollave në studim njohuritë teorike dhe praktike për strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë për shndërrimin në një shkollë të gjelbër.

AgjendaTë gjithë modulet paraprihen nga një agjendë specifike, në të cilën duhet të përfshihen pikat e mëposhtme:

» Mirëseardhja » Prezantimi i moduleve, përshkrimi i qëllimeve dhe objektivave të sesioneve » Prezantimi i trajnerëve dhe pjesëmarrësve » Zhvillimi i seksioneve didaktike (një tabelë specifike duhet të për-shkruajë kohën e fillimit të sesioneve, kohën e mbarimit të tyre si dhe pushimet gjatë ditës së punës), të formës teorike dhe asaj praktike sipas temave » Diskutimin dhe vlerësimin progresiv » Pyetësorin e vlerësimit » Rishikimin e arritjes së objektivave dhe përmbushjen e pritsh-mërive të pjesëmarrësve.

Dizenjimi i modulevePas vlerësimit të kurrikulës ndërtohen programet e moduleve në për-puthje me nevojat dhe kapacitetet e pjesëmarrësve. Niveli i pjesë-marrësve do të përcaktojë dhe nivelin final të përmbajtje së modulit dhe materialeve që do u shpërndahen pjesëmarrësve.

Fushat e trajnimit që do të mbulohen përgjatë tij janë:

1. Ngritja e një shkolle të gjelbërNë këtë fushë do të përfshihet informacion për:

» Principet mbi të cilat përkufizohet një shkollë e gjelbër » Hapat për t’u shndërruar në një shkollë të gjelbër » Rruga se si mund të ngrihet një EKO-klub/EKO-bord dhe funksio-net e tyre » Rruga se si motivohen nxënësit dhe mësuesit për t’u bërë aktivë

në procesin e shndërrimit në një shkollë të gjelbër

Materiali i paraqitur në këtë modul mund të përfshijë materialet e mëposhtme:

Nismat për ngritjen e shkollave të gjelbra përfshijnë integrimin e përpjekjeve për reduktimin e shkollave me gjurmë mjedisore dhe për mbështetjen e shkollave ku i gjithë mjedisi është më i shëndet-shëm dhe ku i gjithë komuniteti punon dhe mendon për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi çdo ditë. Këto nisma përfshijnë gjithçka nga mirëmbajtja e shkollës e deri te mirëmbajtja e oborrit, sjelljet mjedisore ndaj mjedisit si dhe kurrikula të specializuara me fokus edukimin mjedisor. Shkollat e gjelbra i ndihmojnë nxënësit e tyre të bëjnë ndryshimin, ato i mësojnë ata me vlerat e mjedisit dhe shëndetit, duke i aftësuar për të gjithë jetën.

Principet e një shkolle të gjelbër janë:

1. Shkolla si mjedis i shëndetshëm (pa lëndë toksike, pesticide, ujë të pastër, etj.)

2. Një mjedis i gjelbër dhe i shëndetshëm (shkollë e pastër, kopsht i gjelbëruar, bimë të shëndetshme)

3. Përdorim i qëndrueshëm burimeve natyrore (uji, energjia)

4. Redukto; Ripërdor; Riciklo

5. Mëso, Mësoj; Fitoj (mjedis edukues, nxënës pjesëmarrës, komu-

Page 7: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

nitet i ndërgjegjësuar e pjesëmarrës).

Pse një shkollë e gjelbër?Sa më shumë shkon koha aq më shumë të gjithë ne po ndërgjegjëso-hemi se e ardhmja e fëmijëve tanë varet nga mirëqenie a planetit ku ne jetojmë. E ardhmja e racës njerëzore do të varet nga aftësia që ajo do të ketë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tij. Por për të realizuar këtë të gjithë ne në radhë të parë duhet të dimë të edukojmë fëmijët tanë, brezat e qytetarëve që do të vinë me aftësitë e nevojshme për zgjidhjen e problemeve globale mjedisore metë cilat, ne përballemi çdo ditë. Por si mund të kemi një të ardhme të gjelbër dhe një ekonomi të gjelbër pa ndërtuar më parë një shkollë të gjelbër?

Shkollat e gjelbëra mund të luajnë një rol shumë të madh në ar-ritjen e këtyre objektivave. Ato mund të shërbejnë si vatra të rritjes së një brezi të ri plot vlera, i cili mund të mundësojë me përpjekje përmirësimin e gjendjes mjedisore në planet. Këto shkolla ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve dhe të arritjeve të tyre në mësime, por pavarësisht nga kjo ato janë akoma shumë të pakta në numër.

Realiteti tregon se sot shkollat përdorin pesticide, të cilat janë tok-sina tepër të rrezikshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, ato kanë një sistem shumë të varfër ajrimi duke bërë që shumë fëmijë të vuajnë nga azma dhe obeziteti. Shkollat sot konsumojnë sasi shumë të mëdha energjie, prodhojnë tonelata me mbetje duke ndikuar në

cilësinë mjedisore dhe duke mos e mare as nga larg parasysh se si mund të ndikojnë e ndihmojnë sadopak në përmirësimin e cilësisë së mjedisit përmes sjelljeve të thjeshta miqësore ndaj mjedisit.

Shkollat e gjelbra janë realitete jo futuriste ato janë vatra të dijes e zhvillimit shumë rentabël, e kjo duket edhe ne kursimin e burimeve natyrore, si uji dhe energjia për të cilat ato mendojnë e ngrenë plane menaxhimi.

Shkollat e gjelbra ndihmojnë edhe në përmirësimin e rezultateve në edukim, pasi është tashmë e provuar shkencërisht se sa më të mira të jenë kushtet e mjedisit në shkollë, ajrimi, ndriçimi, aq më të mira janë arritjet e nxënësve si dhe dashuria e tyre për shkollën kra-hasuar me grupet e kontrollit.

Një shkollë e gjelbër i bën nxënësit e saj qytetarë më të mirë të botës, i aftëson ata për të përdorur në mënyrë efikase të gjitha mjetet e nevojshme që sigurinë një zhvillim të qëndrueshëm, që respektoj mjedisin dhe ekuilibrat në të.

Në të duhet të përfshihen shembuj mbi shkolla të gjelbëruara në botë, strategjinë që ato kanë ndjekur dhe parimet që kanë zbatuar. Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën: http://www.eco-schools.org.uk/gettingstarted/casestudies

2. Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollaveKjo analizë duhet të përfshijë material teorik dhe praktik mbi vlerësimin e gjendjes mjedisore në shkolla në tre drejtime:

» Menaxhimi i ujit » Menaxhimi i energjisë » Menaxhimi i mbetjeve

Për secilin prej këtyre tre fushave duhet të përfshihen njohuri teorike të përgjithshme, analiza e rezultateve të pyetësorëve sipas fushave si edhe masat që duhen marrë për përmirësimin e gjendjes.Materiali teorik duhet të bashkëngjitet me materialin praktik në formën e ushtrimeve në grup mbi hapat konkretë që duhen ndër-marrë sipas shkollave për përmirësimin e gjendjes.

3. Si të ndërtoni “Kodin e Gjelbër” të shkollës suajNë këtë modul duhet të trajtohet material teorik mbi mënyrën e ndërtimit të “Kodit të Gjelbër” të shkollës; kush janë pjesëtarët dhe organizuesit e strukturave mjedisore të shkollës ECO-klubi, ECO-bor-di (Klubi i gjelber, Bordi i gjelber), të cilat janë përgjegjëse për zhvil-limin dhe implementimin e strategjive dhe aktiviteteve për shndër-rimin e shkollës në një shkollë të gjelbër.

Materiali duhet të bashkëshoqërohet me shembuj.Rregullat e ndërtimit të një kodi të gjelbër janë si mëposhtë:

“Kodi i Gjelbër”, rregullaKodi i gjelbër duhet të negociohet me të gjithë nxënësit dhe stafin e mësuesve dhe punonjësve të shkollës si për planin e aktiviteteve dhe për kurrikulën.

Të gjithë duhet të ndjehen se kanë dhënë kontribut për formimin e tij

Page 8: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

pasi kështu do e zbatojnë atë edhe me më shumë ndërgjegje dhe përkushtim.

Ai nuk është një listë komentesh, por një përkushtim për të inkura-juar sjelljen miqësore ndaj mjedisit dhe jetës.

Secila prej sentencave të tij duhet të përshkruaj një veprim, që të gjithë komuniteti i shkollës duhet ta kryejë e mbështesë.Kodi i gjelbër duhet të vendoset në një vend të dukshëm për të gjithë.

Ai duhet të pasurohet sa herë që është nevoja për të adresuar prob-lematika dhe përkushtime të reja.

Kodi i gjelbër është specifik për secilën shkollë.Kodi i gjelbër duhet të jetë publik si për shkolla të tjera ashtu edhe

për shtypin dhe pushtetin lokal.

4. Ndërtimi i planeve strategjike për një shkollë të gjelbërKy modul duhet të përfshijë informacion teorik mbi:

» Planifikimin strategjik » Mjetet që përdoren për planifikim » Shkrimin e projekt propozimeve

Veprimtaria mësimdhënëse duhet të jetë e tipit të leksionit e sho-qëruar me shembuj, diskutim dhe punë në grupe.

5. Monitorimi i procesit të “gjelbërimit”, të shkollaveNë këtë modul duhet të ndahen me pjesëmarrësit teknikat e moni-torimit, indikatorët e arritjes së rezultateve mënyrat e matjes së tyre. Për të aftësuar pjesëmarrësit në këtë proces duhet të organizohet

punë në grupe të vogla, të cilat duhet të dalin me prezantime konk-rete të skemës së monitorimit të progresit.

6. Shpërndarja e informacionitNë këto modul duhet të flitet për metodat e shpërndarjes së informa-cionit, si brenda grupit edhe jashtë tij. Metodat e punës me komu-nitetin, me medien dhe pushtetin lokal. Kjo pjesë e kurrikulës duhet të ngrihet në formën e një bashkëbisedimi të hapur, të drejtuar nga trajnuesi me produkt një listë të rrugëve për shpërhapjen e informa-cionit.

Materialet e trajnimitMaterialet e trajnimit do të përfshijnë Manualin e trajnimit dhe mate-riale në faqen e projektit ne web, dhe programin e trajnimit. Materi-ale specifike si fletë pune do të shpërndahen së bashku me modulin, si pjesë e tij. Trajnimi do të ketë dhe një prezantim të strukturuar në Power Point.

Plani i vlerësimit dhe treguesit e suksesitKjo detyrë përfshin përkufizimin e kritereve të vlerësimit dhe treguesve të suksesit. Për këtë do të ndërtohet një pyetësor vlerësi-mi me zgjedhje të shumëfishtë. Vlerësimi do të marrë kohë gjatë seancës së fundit të trajnimit. Vlerësimi i shkruar do të pasohet nga diskutim i hapur në grup.

Page 9: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë

ProgramiDita e parë

0900 Mirëseardhja0910 - 0930 Prezantimi dhe pritjet0930 - 1130 Ngritja e një shkolle të gjelbër Principet mbi të cilat përkufizohet një shkollë e gjelbër Hapat për t’u shndërruar në një shkollë të gjelbër Rruga se si mund të ngrihet një ECO-klub/ECO-board (Klubi i gjelber/ Bordi i gjelber) dhe funksionet e tyre Rruga se si motivohen nxënësit dhe mësuesit për t’u bërë aktivë në procesin e shndërrimit në një shkollë të gjelbër1130 - 1200 Pushim1230 - 1330 Punë në grupe1330 - 1500 Dreka1500 - 1630 Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollave Menaxhimi i ujit Menaxhimi i energjisë Menaxhimi i mbetjeve1630 - 1700 Vlerësimi i ditës së parë

Dita e dytë0900 Mirëseardhja0910 - 1130 Analiza e vlerësimit mjedisor të shkollave (vazhdim) Menaxhimi i ujit Menaxhimi i energjisë Menaxhimi i mbetjeve1130 - 1200 Pushim1230 - 1330 Punë në grupe1330 - 1500 Dreka1500 - 1630 Si të ndërtoni “Kodin e Gjelbër” të shkollës suaj Rregullat dhe parimet Shembuj1630 - 1700 Vlerësimi i ditës së dytë

Dita e tretë0900 Mirëseardhja0910 - 1130 Ndërtimi i planeve strategjike për një shkollë të gjelbër Planifikimin strategjik Mjetet që përdoren për planifikim1130 - 1200 Pushim1230 - 1330 Punë në grupe shkrimin e projekt propozimeve1330 - 1500 Dreka1500 - 1630 Monitorimi i procesit të “gjelbërimit”, të shkollave Shpërndarja e informacionit

Page 10: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë
Page 11: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë
Page 12: Si të bëhemi një Shkollë e gjelbër - Green Schoolsgreen-schools.org/uploads/pdf/Kurrikula e Shkolles se Gjelber.pdf ne Korce, Shqiperi;.pdfnga Shoqata e Biologëve të Shqipërisë