shkodra në parlamentin shqiptar në vitet 1920 1924. · shkodra e cila për një periudhë të...

256
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR” Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. Specialiteti HISTORI Kandidati Udhëheqësi Shkencor Ma. Marsel NILAJ Prof. Dr. Valentina DUKA Tiranë, 2016

Upload: others

Post on 07-Feb-2020

59 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 – 1924.

Specialiteti HISTORI Kandidati Udhëheqësi Shkencor Ma. Marsel NILAJ Prof. Dr. Valentina DUKA

Tiranë, 2016

Page 2: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacion në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR”

Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 – 1924.

Specialiteti HISTORI Kandidati Udhëheqësi Shkencor Ma. Marsel NILAJ Prof. Dr. Valentina DUKA

Mbrohet më datë ____. _____. 2017

1. ______________________________ (Kryetar)

2. ______________________________ (Anëtar Oponent)

3. ______________________________ (Anëtar Oponent)

4. ______________________________ (Anëtar)

5. ______________________________ (Anëtar)

Tiranë, 2016

Page 3: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

PASQYRA E LËNDËS: Parathënie………………………………………………………………………… III

Hyrje..................................................................................................................... VII

I. Zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri në fillim të viteve 1920: rasti Shkodër.

I.1. Kongresi i Lushnjës dhe situata në Shkodër.................................................. 1

I.2. Regjenca shqiptare dhe diskutimet në Senat................................................. 7

I.3. Organizimi i zgjedhjeve të para në Shkodër ................................................ 24

I.4. Kryengritja e Mirditës dhe roli i deputetëve të Shkodrës............................. 43

I.5. Shkodra Kryeqytet: grupimet pro dhe kundër............................................... 49

II. Grupimet politike në Shkodër dhe veprimtaria e tyre

II.1. Krahu politik i deputeteve të Shkodrës, në Parlament................................ 58

II.2. Deputetët, shkodranë në Bashkimin e Shenjtë............................................. 62

II.3. Ora e Maleve, nga grupim intelektual në grupim politik............................. 65

II.4. Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës shkodrane.................................................. 70

II.5. Zgjedhjet e vitit 1923, risitë që sollën për Shkodrën.................................... 76

III. Qëndrimi i deputetëve të Shkodrës në diskutimet me karakter ekonomik – social - politik

III.1. Çështjet e projektbuxheteve................................................................... 83

III.2. Çështjet ekonomike................................................................................ 96

III.3. Çështjet administrative.......................................................................... 104

III.4. Çështjet e votëbesimit të qeverisë.......................................................... 116

III.5. Çështjet sociale...................................................................................... 133

III.6. Çështjet në mbrojtje të interesave të Shkodrës....................................... 146

IV. Problemet e koncesioneve në diskutimet e deputetëve të Shkodrës

IV.1. Koncesioni i Vajit të Gurit................................................................. 156

IV.2. Koncesioni i Kripës dhe i Lëkurave................................................... 165

IV.3. Koncesioni i Pyjeve............................................................................ 174

IV.4. Koncesioni i Duhanit.......................................................................... 180

Page 4: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

V. Shkodra në ngjarjet politike të vitit 1924

V.1. Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave në qeverinë e kualicionit....................... 190

V.2. Veprimtaria e deputetëve të Shkodrës jashtë parlamentit në maj 1924............... 194

V.3. Shkodranët në qeverinë e Fan S. Nolit............................................................ 198

V.4. Veprimtaria diplomatike e Nolit dhe e Gurakuqit në qeverinë e Qershorit 1924. 208

V.5. Ftohja politike Noli – përfaqësuesit e Shkodrës.......................................... 212

Përfundime ........................................................................................................... 222

Bibliografia............................................................................................................ 228

Page 5: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

PARATHËNIE

Studimi “Shkodra në parlamentin shqiptar ne vitet 1920 – 1924”, të cilin jam duke

paraqitur, është një kontribut modest që çdo qytetar i këtij qyteti do ta kishte detyrim ndaj Shkodrës.

Arsyeja pse unë zgjodha këtë temë ka të bëjë së pari me rolin që ka luajtur Shkodra në këtë periudhë, në historinë e popullit shqiptar, në raport me pjesën tjetër të vendit, dhe njëkohësisht me njohjen time të parë me këtë fazë të historisë së vendit dhe të Shkodrës, gjatë punimit shkencor të masterit “Shkodra në rrugën e parlamentarizmit shqiptar 1920 -1922”. Ai studim më vuri përpara një larmi problemesh të cilat nisnin në atë periudhë dhe përfundonin në kuadrin e një periudhe 5 vjeçare.

Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës, ishte e detyruar ta përsëriste historinë e saj të dhimbshme, në një fazë identike. Ashtu sikurse edhe gjatë pavarësisë, ajo e gjen veten pas një pushtimi të forcave malazeze, e më pas malazezo-jugosllave, nën mbikqyrjen e forcave aleate. Një status krejt i veçantë dhe unik në trojet shqiptare.

Por shkodranët, edhe në këto kushte të vështira, në një kohë që emri i këtij qyteti gjendej në tryezat e bisedimeve diplomatike, ishin kontribues të rëndësishëm për fatet e atdheut, pas Luftës së Parë Botërore. Veprim ky që i tregonte ato njerëz vërtet largpamës, duke lënë të kuptohej se këto e kishin kuptuar se fati i Shkodrës, lidhej pazgjidhshmërisht me fatin e Shqipërisë, asaj politike, pavarësisht shkopinjve nën rrota që shtete të huaja, për qëllime të vetat subjektive, i vinin Shkodrës.

Faza pesë vjeçare pas 1920, me të gjitha problematikat e saj, që nga Kongresi i Lushnjës dhe deri në grushtin e shtetit të qershorit 1924, e gjen të përfshirë fuqimisht Shkodrën ose shkodranët, duke dhënë një kontribut ë rëndësishëm, i cili vlen që, si një e tërë të shihet me syrin e pozitivitetit, në kontributin e dhënë.

Përsa i përket përfshirjes së kësaj faze në historiografinë shqiptare, mund të ndahet në dy prizma, në konceptin e historisë sonë, ka studime të përgjithshme për krejt vendin tonë, ose për ndonjë ngjarje të rëndësishme. Brenda kësaj mund të thuhet është e përfshirë edhe Shkodra si pjesë e një të tërës. Ndërsa përsa i përket studimit të kësaj faze kohore për qytetin e Shkodrës, është shumë pak i prekur. Kryesisht mund të gjendet për figura kryesore, por edhe kjo krejt pak. Ose si fazë e jetës së tyre që mund të kenë dhënë kontributin në këtë kohë. Gjithashtu mund të jenë pjesë e artikujve shkencor për problematika kryesore në artikuj shkencorë, më së shumti të periudhës së studimeve përpara viteve 1990. Në fazën që vjen më pas, nis të zbehet studimi në ndonjërën nga problematikat që dalin në vendin tonë, në lidhje

Page 6: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

me Shkodrën. Ndërkohe që studim monografik për këtë fazë, për Shkodrën pothuajse mungon plotësisht.

Por studimet e përafërta në kohë dhe në subjekt më kanë ndihmuar për të krijuar imazhe të kohës, dhe personaliteteve në fjalë, që kishin lidhje direkte apo indirekte me studimin tim, si përpara viteve ’90 ashtu edhe në fazën pas tyre.

Struktura e tezës, është ndërtuar mbi bazën e parathënies, hyrjes dhe 5 kapituj të veçantë. Kapitulli i parë: Zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri në fillim të viteve 1920, rasti Shkodër. Kapitulli i dytë: Grupime politike në Shkodër dhe veprimtaria e tyre. Kapitulli i tretë: Qëndrimi i deputetëve të Shkodrës në diskutimet me karakter ekonomik – social - politik. Kapitulli i katërt: Problemet e koncesioneve në diskutimet e deputetëve të Shkodrës. Kapitulli i pestë: Shkodra në ngjarjet politike të vitit 1924. Dhe së fundi janë të përfshira në të konkluzionet e arritura nga ana e ime pas një sinteze shkencore, si dhe bibliografia e përdorur për këtë temë.

Trajtimi i një hyrjeje paksa të gjatë në fillimin e punimit, është bërë me një qëllim të caktuar shkencor. Në hyrje jam munduar të paraqes një panoramë gjithë përfshirëse, të të gjithë ngjarjeve që ndodhën në Shkodër, apo që patën ndikim në Shkodër, nga pavarësia deri në vitin 1920. Qëllimi i kësaj paraqitjeje është më tepër për të dhënë të kuptojë themelet mbi të cilat u shtri gjithë ajo pjesëmarrje politike e shkodranëve dhe e Shkodrës, në vitet 1920 – 1924. Për të treguar se ishin disa arsye të daljes në pah, apo edhe të rënies së Shkodrës gjatë kësaj kohe, nga ndikimi që pati ajo periudhë e dendur, tetë vjeçare.

Në kapitullin e parë janë trajtuar problematika të tilla si: 1. Kongresi i Lushnjës dhe situate në Shkodër, 2. Regjenca Shqiptare dhe diskutimet në Senat, 3. Organizimi i Zgjedhjeve të para në Shkodër, 4. Kryengritja e Mirditës dhe roli i deputetëve të Shkodrës. 5. Shkodra kryeqytet: grupimet pro dhe kundër. Një ndërtim i tillë i këtij kapitulli paraqet fazën e parë të problematikave të cilat kanë të bëjnë të gjitha në thelb me Kongresin e Lushnjës. Mbi bazën e vendimeve që u morën në atë kongres janë të përfshira të gjitha këto ngjarje të më vonshme, impakti që ato patën dhe se si ndikuan në Prefekturën e Shkodrës, ato vendime.

Në kapitullin e dytë përfshihen problematika si: 1. Krahu politik i deputetëve të Shkodrës në Parlament, 2. Deputet shkodranë në Bashkimin e Shenjtë, 3. Ora e Maleve nga grupim intelektual në grupim politik, 4. Luigj Gurakuqi, kreu opozitës shkodrane, 5. Zgjedhjet e vitit 1923, risitë që sollën për Shkodrën. Ndërtimi i këtij kapitulli ka të bëj më së tepërmi me problemin e organizimit politik, si u arrit të krijoheshin organizatat politike, problematikat që ato patën. Çfarë përfitimi dhe çfarë qëndrimi mbajtën deputetët shkodranë në karakter të qëndrimit politik, dhe aftësitë e tyre për t’u organizuar në dy palë zgjedhje, ato të vitit 1921 dhe ato të vitit 1923.

Kapitulli i tretë ka problematika si: 1. Çështjet e projektbuxheteve, 2. Çështjet ekonomike, 3. Çështjet administrative, 4. Çështjet e votëbesimit të qeverisë, 5. Çështjet sociale, 6. Çështjet në mbrojtje të interesave të Shkodrës. Është kapitulli më direkt që ka të bëjë me bisedimet dhe vendimet që u morën në Këshillin kombëtar gjatë tre viteve të jetës parlamentare të tij, në vitet 1921 – 1923. Përfshirja brënda këtyre diskutimeve e gjithë jetës ekonomike politike e sociale të Shqipërisë së asaj kohe, dhe ndjeshmëria e tyre e lartë për detyrën që u ishte dhënë, i bënte deputetët e Shkodrës të ishin të ndjeshëm dhe të merrnin pjesë me kontributin e tyre në çdo diskutim që bëhej në Këshillin Kombëtar. Deputetët ishin të të dy krahëve politikë, si të krahut qeverisës ashtu edhe atij opozitar. Kapitulli i katërt ka problematika si: 1. Koncesioni i Vajit të Gurit, 2. Koncesioni i Kripës dhe i Lëkurave, 3. Koncesioni i Pyjeve, 4. Koncesioni i Duhanit. Ky kapitull është i fokusuar plotësisht për koncesionet, duke i dhënë rëndësinë që duhet këtij problemi të shprehur në fusha të ndryshme. Në të jam munduar të paraqes, rolin që luajtën deputetët shkodranë në këtë problem, si në rastet pozitive, ashtu edhe në rastet jo shumë pozitive.

Page 7: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Kapitulli i pestë dhe i fundit i këtij punimi ka të bëjë me çështja të tilla si: 1. Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave në qeverinë e kualicionit, 2. Veprimtaria e deputetëve shkodranë jashtë parlamentit në maj 1924, 3. Shkodranët në qeverinë e Fan S. Nolit, 4. Veprimtaria diplomatike e Fan S. Nolit dhe Luigj Gurakuqit në qeverinë e qershorit 1924, 5. Ftohja politike Noli – përfaqësuesit e Shkodrës. Problematika e këtij kapitulli të fundit ka të bëjë kryesisht me ngjarjet që ndodhin gjatë gjithë vitit 1924. Një vit, që teorikisht duhet të ishte viti në të cilin Kuvendi Kushtetues duhet të diskutonte vetëm vendosjen e Kushtetutës, por që në fakt mori për të kundërt. Ai shpjegon edhe se si shkodranët luajtën rolin e tyre opozitar në përmbysjen e qeverisë Zogu – Verlaci, kontributin koalicionist dhe ndikimin e tyre në qeverinë e Nolit. Duke çuar përsëri në një prishje edhe të kësaj mbështetje të re që i kishin dhënë Nolit.

Së fundmi, teza në vetvete ka edhe konkluzionet dhe Bibliografinë e shfrytëzuar për punimin e saj.

Përsa i përket burimeve të shfrytëzuar, ato mund t’i ndaj në disa kategori, por burimet më të rëndësishme të cilat krijojnë boshtin e studimit janë burimet autentike arkivore, të lidhura drejtëpërdrejt me ngjarej të kohës, apo personalitete me ndikim në këtë periudhë, si dhe kontributit të tyre.

Arkivi që kam shfrytëzuar më shumë është Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar, kryesisht në fondet e institucioneve së pari, si: Parlamenti, Këshilli i Naltë, Kryemnistria, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Prefektura Shkodër, Bashkia Shkodër, Arqipeshkvia Shkodër; dhe së dyti, fondet personale, si: A Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Nikolla Ivanaj, Ahmet Zogu, Luigj Bumçi, Pal Dodaj, Avni Rustemi, At Benardin Palaj.

Me shumë rëndësi ka qenë shfrytëzimi edhe i Arkivit të Muzeumit të Shkodrës, kryesisht në fondet, Luigj Gurakuqi, Operacioni në Mirdite, Mark Raka, dhe Bashkia Shkodër 1920 – 1922. Kryesisht në dokumente të pashfrytëzuara më parë, që kanë lidhje direkte me punimin në fjalë.

Një rëndësi të veçantë ka edhe shfrytëzimi që i kam bërë edhe dokumenteve të kësaj periudhe në Arkivin e Ministrisë së Jashtme, në fonde si: Marrëdhëniet Shqiptaro – Italiane, Konferenca e Paqes e Parisit, Letërkëmbimet e Legatave të ndryshme me Ministrinë e Jashtme etj.

Por njëkohësisht një rëndësi jo të vogël ka pasur edhe shfrytëzimi i burime me dokumente të shtypura gjatë viteve për këtë fazë të cilët jam munduar t’i shfrytëzoj në masën e duhur.

Paralelisht për nga rëndësia dhe volumi i shfrytëzimit me dokumentet arkivore të kohës kanë qenë edhe Bisedimet e Këshillit Kombëtar (Senatit 1920, si dhe Këshilli Kombëtar 1921 – 1923, Këshillit Kushtetues 1924). Këto botime disa volumesh, janë pjesa më e rëndësishme e dokumentacionit të shfrytëzuar, sidomos për fazën e studimeve të aspektit politik të zhvilluar brenda parlamentit të kohës. Regjistrime të tilla, të bëra që në atë kohë në vend, dhe të ribotuara të plota në 2012, në kuadrin e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë qenë një mbështetje e fortë e imja në punën studimore.

Një burim shumë me vlerë i kohës, ka qenë edhe shfrytëzimi i shtypit të asaj kohe. Në kohën kur flasim, shtypi kishte një peshë të veçantë në rolin politik dhe informues të ngjarjeve të kohës, për popullsinë. Brenda tij është përfshirë me një informim të bollshëm çdo ngjarje e cila për këtë studim ka pasur një peshë. Ku brenda këtij kuadri, Shkodra është shquar në atë kohë për shtypin e saj, me mjaft vlera, dhe të shumtë në numër, i cili i përkiste si krahut qeveritar edhe atij opozitar. Kjo gjë më ka ndihmuar në këtë studim për të marrë edhe opinionin në kohë të ngjarjeve të ndryshme edhe impaktin që kishin këto ngjarje në opinionin publik të Shkodrës. Megjithatë edhe pse jo shumë here, jam munduar të shfrytëzoj edhe gazeta të kohës në të cilën ne jetojmë, sidomos për shkrimet që kanë pasur për veprimtarinë

Page 8: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

politike të ndonjë personaliteti të asaj kohe. Gazeta e revista të tilla të asaj kohe si: Agimi, Djalëria, Hylli i Dritës, Kuvendi, Posta e Korçës, Posta e Sqypnies, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, Shqiptarja.com.

Por njëkohësisht kam shfrytëzuar si burime dytësore, por edhe si parësore në problematika të veçanta, botimet e shumë autorëve shqiptarë apo të huaj, ku ndër to mund të përmend më tepër: Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar, Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Markus W. E. Peters. Përballja e Historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919 – 1993, Nikolla Ivanaj, Historia e Shqipëniës së Re, Pjesa I – II, Roberto Marozzo della Rocca, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 -1944, Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897 – 1942, Tonin Shiroka, Fjalime nga Fishta Harapi Koliqi. E bashkë me këto edhe shumë artikuj të tjerë, kryesisht në buletinin shkencor të Universitetit të Shkodrës, si dhe revista historike, sikurse është Studime Historike.

Burime me rëndësi kanë qenë edhe burimet nga interneti, ndonëse jo me një rëndësi parësore, por shumë shkrime publike të bëra për këtë fazë, kanë pasur një ndihmesë, në këndvështrim panoramik për mua.

Për mendimin tim, arritja kryesore e këtij punimi është trajtimi në mënyrë en block i gjithë veprimtarisë shumë dimensionale të Shkodrës, dhe të shkodranëve, në këtë fazë. Një punim i cili, i sjellë në trajtën e një monografie, jep një vështrim të detajuar të kësaj kohe, dhe arsyet që çuan në këtë rrjedhje ngjarjesh. Në të njëjtën kohë, jep të kuptoj edhe pse fazat e mëvonshme të historisë së Shkodrës, morën atë formë, pasi një ndikim tepër të madh deçiziv, sikurse për tërë Shqipërinë, pati kjo fazë kohore, për Shkodrën, e aq më tepër për shkodranët.

Së fundmi nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë ato që më dhanë ndihmesën e tyre në trajtimin e këtij punimi, së pari Departamentin e Historisë në Fakultetin Histori – Filologji, e cila pranoi idenë time për një temë të tillë, çfarë dëshmon edhe fakti që unë sot jam këtu, punonjësit e arkivave të ndryshëm ku unë punova për gati tre vjet si në Tiranë dhe në Shkodër, Bibliotekën e Shkodrës, kolegët e mi pedagogë në Shkodër, që më këshilluan shkencërisht gjatë kësaj kohe.

Por një falënderim shumë i sinqertë për prof. Dr. Valentina Duka, e cila më pranoi, dhe me udhëhoqi shkencërisht duke më këshilluar në pika deçizive të punimit, duke u paraqitur njëkohësisht si udhëheqëse shkencore dhe bashkëpunuese me mua njëkohësisht.

Uroj që ky punim të ketë një vlerë shkencore dhe të japë një kontribut të rëndësishëm si për historinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe atë të Shkodrës në veçanti, për këtë fazë kohore, në të ardhmen.

Page 9: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Hyrje

Viti 1912, do të ishte viti më domethënës, për krejt historinë e Shqipërisë. Ai ishte viti,

i cili ndante kufirin mes një populli, që me dhjetëra shekuj kishte ndenjur nën pushtimin e

huaj, nga një periudhë e re në të cilën, Shqipëria do të niste të ecte me këmbët e veta. Kjo

periudhë do të kishte po të njëjtën domethënie edhe për qytetin më të rëndësishëm të

territoreve shqiptare sidomos, në zonën veriperëndimore, Shkodrën. Qyteti i Shkodrës ishte

qyteti më i rëndësishëm për krejt trojet veriore shqiptare duke nisur që nga Kosova e deri në

Shqipëri të Mesme.1 Ky qytet antik i trojeve shqiptare kishte pasur rëndësi gjatë gjithë fazave

historike por sidomos zhvillimin ekonomik më të madh e mori, që nga periudha e Pashallekut

të Bushatllinjëve, e duke ardhur deri në shekullin XX.

Zona e Shkodrës, me rrethinat e malësitë përreth, një vit më parë kishte kaluar

kryengritjen e vitit 1911. Ky territor dhe popullsia e saj ishte përpjekur për të çliruar territoret

nga sundimi shekullor otoman. Gjatë vitit 1912, ky territor kishte qenë në entuziazmin dhe

nxitjen, jo vetëm të zonës përreth por edhe të krahinave të tjera të Shqipërisë. Luigj Gurakuqi,

i cili kishte qenë një ndër organizatorët dhe njerëzit më aktivë të kryengritjes së një viti më

parë, bashkë me Ismail Qemalin, përpiqen që në prill të 1912 të nisin organizmin e një

kryengritje të re, tashmë mbarë kombëtare, por me përgatitje të nxitjes nga veriu e kryesisht

nga Shkodra.2 Malësitë e Shoshit dhe të Shalës, kishin lidhur besën me të gjithë malësitë

veriore që në maj 1912 për të luftuar kundër turkut, dhe për t’i lënë të gjithë problemet e brendshme për një qëllim të përbashkët.

3 Gjithashtu një ndihmesë të madhe për nxitjen e

kësaj kryengritje e dhanë edhe priftërinjtë katolikë, të cilët jo rrallë herë shërbyen si strehë

apo tejçues të fjalës, për përhapjen e kryengritjes në trojet e veriut dhe të Shkodrës4.

Ndërkohë, edhe luftërat ballkanike të cilat kishin përfshirë të gjithë shtetet e Ballkanit

që nga tetori 1913, preken në mënyrën më të dhimbshme edhe trojet shqiptare. Pavarësisht se

shqiptarët u munduan që të ishin asnjanës në këto luftime, asgjë e tillë nuk u mor parasysh.

Trojet shqiptare u bënë arenë luftërash ku të gjithë dufet e inatit dhe interesat u hodhën mbi

tokat tona. Por vendi që e pësoi më shumë ishte Shkodra. Ky qytet duke qenë se ishte afër me

1 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912 – 2005(Tiranë: Kristalina – KH, 2007) 43.

2 Teuta Hoxha, përgat.,Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentash(Tiranë: 8 nentori, 1982) 190 – 191.

3Teuta Hoxha, Ismail Qemali,200.

4Teuta Hoxha, Ismail Qemali,196

Page 10: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Malin e Zi, do jetë objekt pushtimi i këtij të fundit gjatë gjithë kohës, jo vetëm në këto

luftëra, por edhe për vite me rrallë. Koha e Pavarësisë së Shqipërisë e gjen Shkodrën në

përballje me ushtritë malazeze, në dhjetor 1912 malësitë e Shkodrës luftonin me forcat serbo

– malazeze duke bërë një rezistencë të fortë.5

Rrethimi i qytetit të Shkodrës tashmë mbahej nga një gjeneral i ushtrisë osmane, Hasan

Riza Pasha, dhe nga shqiptari Esat pashë Toptani. Ai i pari tashmë e dinte se ky territor nuk

kishte për t’i mbetur më Perandorisë Osmane, pasi fati i saj në pjesën perëndimore të

Ballkanit po mbyllej njëherë e mirë, ama luftonte për të mos u dorëzuar përballë forcave

ballkanike dhe njëkohësisht kërkonte të dilte i armatosur dhe pa iu prekur ushtria e tij.6

Megjithatë falë tij, qyteti vazhdonte të qëndronte. Në prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion

i Perandorisë Osmane, i cili kishte mbetur i pamposhtur, pas Stambollit.7

Pas vrasjes së Hasan Riza pashës nuk vonoi shumë, dhe Esat Pasha në një marrëveshje

me malazezët e dorëzoi qytetin e Shkodrës në duart e malazezëve. Ky veprim nuk dukej

shumë i zgjuar dhe me një afat të gjatë pasi dihej se tashmë, pas hapjes së Konferencës së

Ambasadorëve në Londër, fati i shumë trojeve të Ballkanit, por edhe i Shkodrës, do të

vendosej nga kjo konferencë.8 Kjo gjë nuk u prit mirë nga Fuqitë e Mëdha të mbledhura në

Londër, ajo i befasoi. Sër Eduard Grej nuk e pranoi këtë gjë dhe dha mendimin që një forcë

aleate ndërkombëtare detare duhej t’i bënte bllokadë detare Malit të Zi, për çlirimin e Shkodrës.

9 Por më pas përveç kësaj, e cila nuk duket se e trembi fort Krajl Nikollën, ato i

paguan një shumë prej 6 milion franga ari atij për lirimin e qytetit.10

Megjithatë Fuqitë e

Mëdha ia komunikuan prerë që fati i Shkodrës nuk i përkiste më serbo – malazezëve,

deklaratë kjo që vetë Sër Grej ia komunikoi të dërguarve malazezë dhe serbë.11

Pas këtij

komunikimi me 5 maj 1913 Mali i Zi pranoi të dorëzonte Shkodrën, e cila do të drejtohej nga

admirali anglez Sesil Berni.12

Komisioni i oficerëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori

në dorëzim Shkodrën me 14 maj 1913. Megjithatë edhe pse e liruar nga trupat malazeze,

Shkodra ishte pothuajse e shkatërruar në pjesën më të madhe të arterieve ekonomike të saj.

Tashmë qyteti, i cili kishte duruar 6 muaj bombardime pa ndërprerje, për herë të parë pas disa

shekujsh, po shihte dritën e të qënurit i çliruar nga forcat e huaja pushtuese. Komisioni i

oficerëve menjëherë u mundua të merrte situatën nën kontroll, duke mbajtur qetësinë pas

kontrollit të postblloqeve në çdo rrugë të qytetit. Në të njëjtën kohë u vendos që të rregullohej

gjendja e shëndetësisë dhe e higjienës, së pari. Por arka e Bashkisë ishte bosh dhe mbledhja e

taksave ishte akoma më e vështirë, ndaj u bë e mundur marrja e një huaje nga Banka

Otomane, e cila akoma ishte e hapur në qytet.

Pavarësisht se kontrolli i këtij komisioni udhëhiqej nga admirali anglez, Austro –

Hungaria kërkonte që të kishte një ndikim më të madh në vend. Ajo e justifikonte me

interesimin dhe mbrojtjen e përhershme që i kishte dhënë kësaj zone, si protektore e kultit

dhe e arsimit. Edhe vetë shkodranët ishin të prirë gjatë kësaj kohe drejtë kësaj Fuqie,

megjithatë Sesil Berni u tregua i ekuilibruar duke shmangur herë pas herë dominimin e

ndonjërës nga forcat, e sidomos Austro Hungarisë.

5Dhimiter Kotini e të tj., Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj nëndor 1912 – janar 1914,

(Tiranë: botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të R.P.SH., 1963) 110. 6Arben Puto, Pavaresia Shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912 – 1914)(Tiranë: 8 Nëntori, 1978)

207. 7 Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911 – 1914, (Tiranë: UET Press, 2012) 556.

8 Sheradin Berisha, Veprimtaria antikombëtare e Esat pashë Toptanit 1912 – 1920, 7

9Romeo Gurakuqi, Shqipëria, 557.

10Romeo Gurakuqi, Shqipëria, 558.

11 Nuri Dragoi, Prapaskenat e Konferencës së Londrës (1912 – 1913),(Tiranë: Iceberg, 2013)150 – 151.

12 Romeo Gurakuqi, Shqipëria, 559.

Page 11: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Qeveria e Vlorës e cila kishte dashur që ta përfshinte me çdo kusht Shkodrën nën

qeverinë e Vlorës, në muajin Korrik dërgon Luigj Gurakuqin në Shkodër.13

Admirali anglez,

tregohet bashkëpunues me këtë veprimtari, duke i lënë dorë të lirë Luigj Gurakuqit, në

propagandën e tij kombëtare dhe mitingun që zhvillohet në Shkodër për të shprehur

entuziazmin për t’u bashkuar me qeverinë e Vlorës. Këtë dëshirë e shprehin në këtë kohë edhe dy prej njerëzve më me influencë në Shkodër në atë periudhë, Imzot Preng Doçi dhe Hil

Mosi, me anë të fjalimeve të mbajtura.14

Në tetor 1913, u vendos që në Shkodër të vendosej flamuri i ngjashëm me atë që kishte

qeveria e Vlorës,çka do të thoshte se dalëngadalë ky komision po e njihte qeverinë shqiptare

dhe rruga që po kalonte Shkodra, ishte ajo drejt bashkimit me pjesën tjetër të vendit.

Shumë vetë mendonin se ardhja e princ Vidit në Shqipëri dhe vendosja e tij, do të ishte

ose Vlora ose Shkodra, madje informacione të tilla fliteshin edhe në zyrat diplomatike të

kohës. Por nuk ndodhi kështu.15

Me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, vendi ishte i ndarë në 7

prefektura ku njëra prej tyre ishte ajo e Shkodrës. Tashmë ardhja e tij e gjente Shkodrën të

ndarë në zona të ngjashme me zonat e kapitulacioneve që kishte Shangai apo shtete të tjera në

Afrikë, por aspak dinjitoze për një qytet evropian si Shkodra.16

Vetë Vidi, kërkonte që të kishte më shumë hapësira për vete në qeverisje, dhe nuk e

shihte me sy të mirë Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Ai kishte tentuar që ta dërgonte

shpeshherë këtë komision në Shkodër, për të vepruar, me arsyen se atje gjendeshin të gjithë

trupat diplomatikë në Shqipëri, si dhe infrastrukturë e mirë godinash, të cilat mund të

shërbenin edhe si godina qeveritare. Megjithatë nuk ia kishte arritur.17

Pavarësisht se në Shkodër, në opinionin publik, Esat Pasha nuk gëzonte një vlerësim të

mirë ndaj tij, njerëz të tij të afërt përpiqeshin akoma që nëpërmjet Shkodrës ta sillnin në

pushtet. Alush Lohja ishte njëri nga më simpatizantët e Esatit dhe tek i cili Esati shpresonte të

forconte pozitat. Gjatë kësaj kohe, ky grup simpatizantësh tentoi ta destabilizonte Shkodrën,

duke u lidhur edhe me Beqir Grabenenë, për ta rrëzuar Ismail Qemalin. Gjithashtu ishte

përzier edhe në lidhjet që bënte Esati ndërmjet Malit të Zi dhe tij në Shqipëri, nëpërmjet

forcave të Alush Lohjes. Por pavarësisht kësaj, Shkodra e asaj kohe, e njohu princ Vidin dhe

shprehu dëshirë bashkëpunimi me të, nën një qeveri shqiptare të pavarur.

Deri në vitin 1914 në Shkodër ishin Forcat Ndërkombëtare që administronin qytetin,

por me plasjen e luftës, e ndarjen e tyre përfundimtare në grupe, ishte e pamundur të

qëndronin në Shkodër pa futur intrigat e tyre. Tashmë në gatishmëri ishte Mali i Zi i cili

shihte veprimet e Serbisë, aleatit të tij kryesor për të vepruar në drejtim të Shkodrës. Ky

antagonizëm i forcave aleate i hapi rrugën për të hyrë pa pengesa në Shkodër, Malit të Zi. Me

8 qershor dy kolona të këtyre trupave kaluan kufirin, njëra nga ana e Gucisë e tjetra nga ana e

Gjakovës.18

Tashmë qyteti ishte nën qeverisjen e një komisioni ku në përbërje kishte 12 vetë, nga 6

persona si nga besimi mysliman ashtu edhe nga ai katolik, që ishin njerëz me peshë politike e

shoqërore në qytet e më gjerë. Ndër to bënin pjesë: Sulço Bushati, Preng Pasha, Ndoc Çoba

etj.

Konsulli italian duke dashur ta mbështesë më shumë Esat Pashën, i dha dy alternativa

qytetit të Shkodrës; ose të vazhdonin nën udhëheqjen e Esat Pashës, i cili deklaronte se po

mbante qeverinë shqiptare në Durrës, ose të pranonin pushtimin malazez. Një diplomaci të

13

Teuta Hoxha, Ismail Qemali,309. 14

Teuta Hoxha, Ismail Qemali,310. 15

Dhimiter Kotini e të tj., Qeveria e Përkohshme e Vlorës,298. 16

Gazmend Shpuza, Kryengritja fshatare e Shqiperisë së mesme 1914 – 1915, (Tirane:8 Nëntori, 1986) 79. 17

Gazmend Shpuza, Kryengritja, 80. 18

Xhevat Repishti, Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918 – 1920, (Shkoder: Camaj – Pipaj,1998) 23.

Page 12: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

tillë kishte mbajtur edhe Vjena që në 1913, ndaj malazezëve.19

Por ky propozim nuk u pranua

as nga populli i Shkodrës e as nga ato personalitete politike shqiptare që kishin gjetur strehim

në Shkodër.

Megjithatë kjo nuk e shmangu hyrjen e malazezëve me 27 qershor në dy kolona; njëra

nga ura e Bunës e tjetra nga kalaja e qytetit. Jugosllavët më vonë këtë veprim e justifikuan me

mbrojtjen e vijës së vet kufitare,20

me idenë e përdorimit të strategjisë së tillë, megjithatë doli

që nuk ishte vërtetë e tillë, nga veprimet që ndërmorën. Pas kësaj në vend u vu administrimi

malazez. Në fillim të nëntorit u bënë përpjekje edhe për të krijuar një kongres kombëtar me

qëllim që t’i jepej një rrugëzgjidhje situatës së krijuar në fillim të Luftës së Parë Botërore. Aty do të vinin nga të gjithë qytetet dhe do të mbahej në qytetin e Shkodrës, pasi në këtë vend

ishin mbledhur e gjithë elita politike e kohës. Por ndikimi i konsullit austriak Halla ishte jo i

vogël në atë kohë në vend, ndaj mosdashja e tij për të lejuar këtë kongres të niste, çoi në

mosrealizimin e tij. Ai shprehej se do rriste përçarjen në vend, por në fakt kjo do rriste

bashkëpunimin dhe do ulte ndikimin e austro – hugarezëve.21

Në këtë kohë, qyteti i Shkodrës u bë strehë politike e shumë figurave të njohura

shqiptare, duke u bërë kryeqyteti politik i Shqipërisë. Njerëz të tillë si Preng Bibdod Pasha –

prijësi i Mirditës, Aqif Pashë Biçaku i Elbasanit, Lef Nosi, Idhomene Kosturi, Sotir Peci,

Kristo Floqi, Sali Nivica kishin vërtetë goxha peshë. Gjithashtu, veç kësaj, edhe një komitet i

fshehtë i krijuar në Durrës, që në kohën e Princ Vidit, u shpërngul në Shkodër pa ikur akoma

Vidi. Themelues të tij ishin Eshref Frashëri, Ali Shefqeti, Sejfi Vllamasi, Rexhep Mitrovica,

e pasi erdhën në Shkodër u shtua këtij grupi edhe Luk Luka, Koço Kota, Shefqet Korça. Këta

krijuan edhe një program të vetin.

“Komiteti qendror ngarkoi Sotir Pecin dhe mua që t’i propozojmë më parë Luigj

Gurakuqit dhe më pas Hilë Mosit për pjesëmarrje të tyre në organizatë, por ato refuzuan pasi

ato nuk deshën të pengojnë liritë e veprimit të tyre politik” kujton Sejfi Vllamasi në kujtimet e veta.

22

Por hyrja në Shkodër e malazezëve bëri që kjo organizatë të ndalonte aktivitetin. Me 17

korrik u arrestua edhe Luigj Gurakuqi në Cetinjë bashkë me Hilë Mosin, Preng Bibdodën e të

tjerë. Dom Ndre Mjeda, i cili mundohej që të mos i linte në fushën e Kuklit të qëndronin

gjatë, aty ku ky njeri bënte shërbesat fetare. Madje për një kohë disa mujore mes viteve 1915

– 1916 ai detyrohet të fshihet në shpellat e Kuklit. Më pas ai kapet por lëshohet pas një

periudhe burgosjeje 2 javore.

Fuqitë e Antantës nuk ia njohën këtë pushtim të parakohshëm Malit të Zi në Shkodër.

Ajo duhej t’i përmbahej Traktatit të Londrës më parë. Hyrja e forcave austro – hungareze do

jetë në të njëjtin krah si ato malazeze, e kjo do jetë nga ura e Bunës me 23 janar 1916. Sapo

erdhën, nxorën një shpallje që deklaronte se vinin vetëm për të larguar nga Shkodra

pushtuesit serbë dhe Italianë, tashmë të futur brenda një kampi dhe përfituese të Traktatit të

Londrës. Me 28 janar u lëshuan shpalljet e tjera nga Shkodra, ku pjesë e njerëzve që nxitën

popullin me këto shpallje ishin edhe Preng Bibdoda, Seit Pasha, Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi

dhe Aqif Elbasani. Në të shkruhej se s’ishte e nevojshme për t’i sjellë ndër mend të gjitha të ligat e mjerimet që ka hequr kombi ynë, përreth tre vjet nën zgjedhën barbare të armiqve tanë,

që jo vetëm na vranë njerëzit tanë, por deshën të na hiqnin nga faqja e dheut. Ne që këto vitet

e fundit kemi ndarë bashkë me ju të mirat dhe të ligat, prapë ne po u japim shembullin duke u

vënë njëherë e plotësisht nën urdhrat e autoriteteve Austro – Hungareze.23

19

Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914 1918),(Tiranë: 8 Nëntori, 1987) 72. 20

Muin Çami, Shqipëria, 20. 21

Muin Çami, Shqipëria, 124 – 125. 22

Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897 – 1942), (Tiranë: Neraida, 2000) 93. 23

A.Q.SH.,F. 347, D.19, fl. 18

Page 13: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Në pranverën e vitit 1916, pakënaqësia preku kulmet e shkodranëve. Një pjesë e

njerëzve që kishin popullaritet në qytet bënin propagandë për protesta, e bashkë me ta u

bashkuan edhe tregtarët e pazarit të cilët kishin pakënaqësitë e veta, pasi malli i tyre përdorej

për ushtrinë e nuk paguhej si duhej, duke dëmtuar shumë këtë shtresë.24

Kjo proteste vazhdoi

për tre ditë, ku nga dita në ditë rritej tensioni dhe në të njëjtën kohë edhe veprimet e

dhunshme. Kjo shtypje e kësaj revolte tregonte se mes shqiptarëve dhe austro – hungarezëve

po thellohej hendeku.

Të gjithë njerëzit që kishin marrë pjesë në qeverinë e mëparshme shkuan në Elbasan,

Mit’hat Frashërit, Luigj Gurakuqit, tashmë edhe Ahmet Zogut iu ofrua një post, duke parë gatishmërinë e tij

25.

Me 18 shkurt 1916 u bë një mbledhje paraprake nga organizatorët ku merrnin pjesë:

Ahmet Zogu, Simon Shuteriqi, Lef Nosi. Thanas Floqi etj, e që vendosi se me 2 prill do të

mblidhej në Elbasan një kongres kombëtar që do të bisedonte për punët e shtetit. Pas votimit

u pa se Kara Seid Pasha kishte 9 vota e po ashtu, 9 vota kishte edhe Luigj Gurakuqi26

. Ahmet

Zogu dhe Luigj Gurakuqi, i pari njeri shumë aktiv gjatë këtij kongresi dhe i dyti, një njeri që

ishte marrë dendur me politikë që pas shpalljes së Pavarësisë, nuk deshën të angazhohen

direkt në politikë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.

Megjithatë Komandanti Austriak në Elbasan shprehet se mbledhjet me qëllim politik

janë të ndaluara në zonat e shkelura nga ushtritë Perandorake, sepse këto mbledhje edhe në

Austri janë të ndaluara. Lejohen vetëm mbledhje ekonomike, edhe këto nëse i përshtaten

programit. Pas kësaj, një pjesë e këtyre protagonistëve u përfshinë në administratën e

Mbretërisë Dualiste. Luigj Gurakuqi hyn në administratë në sektorin e arsimit, ku meritë do

ketë në këtë kohë puna e tij për hapjen e 200 shkollave të reja në gjuhën shqipe. Drejtoria e

Arsimit nën veprimin tij, krijoi edhe organet e varura nga ajo në një pjesë të madhe të truallit

shqiptar me qendra në Shkodër, Tiranë dhe Berat. Shkolla normale, edhe pas atyre trazirave,

falë punës së Luigj Gurakuqit, me insistim u mbajt hapur deri pas largimit të forcave

austriake nga Elbasani. Madje u hap edhe një shkollë Normale në Shkodër në 1917, ku

rëndësinë e saj e pati me krijimin e Komisisë Letrare, nën këshillën e albanologut Rajko

Nahtigal.27

Ndërkohë që Nikolla Ivanaj i cili kishte qenë ndër ideatorët dhe ata që u përpoqën

për krijimin e këtij Kongresi u arrestua sapo u kthye në Shkodër, me 15 prill 1916, duke e

dërguar njëherë në Hungari e më pas në Austrinë Veriore, në kushte të vështira deri në fund

të luftës. Kurse Preng Bibdodën e mbajtën të izoluar brenda shtëpisë së vet. Komisia Letrare

ishte aktiviteti që u krijua me ndihmën e Mbretërisë Dualiste dhe i cili pati një domethënie

dhe qëndroi gjatë edhe pas pushtimit austro – hungarez. Nga 6 vetë që morën pjesë në

mbledhjen e parë të 1 shtatorit 191628

, 5 ishin shkodranë dhe ndër njerëzit me njohuri më të

shumta në gjuhësinë shqiptare, si; Luigj Gurakuqi, At. Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Mati

Logoreci, dhe At Ambroz Malaskaj. Ku i ftuar gjatë kësaj kohe ishte edhe Hilë Mosi. Në

fillim nga Komanda austro – hungareze u vendos kryetar Dr. Gjergj Pekmezi, por pas

largimit të tij të pa kuptimtë, kryesinë e mori Luigj Gurakuqi.

Përpjekja për të bërë një kongres të tillë më shumë kishte ardhur nga deklaratat e

ngrohta që Austro – Hungaria kishte bërë kur kishte hyrë në Shqipëri, por më pas u pa se do

ishte e kundërta. Politikanë të ndryshëm të Shkodrës u treguan shpesh herë të moderuar në

politikat e tyre, ose iu përshtatën rregullave të pushtuesit, duke menduar se veprimi në këtë

formë do i sillte më shumë përfitime Shkodrës.

24

Xhevat Repishti, “Revolta e masave të Shkodrës në pranverën e vitit 1916 kundër pushtuesve austro – hungarez”, Studime Historike, XXVII (X), (1973), 78. 25

Xhevat Repishti, “Revolta e masave të Shkodrës”, 91. 26

Lef Nosi, Dokumente Historike 1912 – 1918, (Tiranë: Akademia e Shkencave, 2007) 249. 27

Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912 – 2005, (Tiranë: 55, 2006) 75. 28

Tomor Osmani, Komisia Letrare në Shkodër 1916 – 1918,(Shkodër:Camaj - Pipaj, 2009) 165.

Page 14: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

I gjithë territori ishte i ndarë në katër distrikte, duke marrë parasysh aspektin politiko –

ushtarak: a) Shkodra dhe periferia e saj; b) Malësia e Shkodrës; c)Lezha dhe Zadrima; d)

rajonet e Shqipërisë së Mesme: Tirana, Shijaku, Kavaja, Durrësi, Peqini dhe Elbasani.29

Duke

parë këtë ndarje, kuptohet se territoret rreth Shkodrës e që kishin një lidhje të fortë me të,

ishin coptuar në 4 zona, në mënyrë që administrimi të ishte i ndarë, që këto mos të kishin një

lidhje direkte me Shkodrën.

Kjo perandori, duke qenë shumëkombëshe e duke pasur etni të ndryshme brenda vetes,

me gjuhë e zakone të veçanta, pranoi pa problem që edhe në Shkodër gjuhë zyrtare të ishte

shqipja në administratë, dhe po ashtu të ngrihej flamuri shqiptar.

Me 23 janar 1917, në përvjetorin e parë të hyrjes së ushtrive austro – hungareze,

gjenerali Trolman në një deklaratë gjermanisht, shpalli autonominë e Shqipërisë, duke thëne

se pavarësia do i jepej kur kushtet të ishin më të favorshme.

Baza e sulmeve dhe e rezistencës në Shkodër, kryesisht gjatë vitit 1918 u bënë malësitë

e Shkodrës; Shoshi, Shala, Kelmendi, që shpesh uleshin dhe godisnin ushtritë pushtuese

austro - hungareze. Shpesh dërgoheshin grupe ushtarake të cilat nuk ishin në gjendje të

shtypnin kryengritjet. E duke dashur të gjenin një zgjidhje mundoheshin të fusnin ndërmjetës

mes tyre dhe kryengritësve, Sulço beg Bushatin që kishte qenë anëtar i Komisionit

administrativ të Shkodrës deri para pushtimit malazez, dhe Muharrem Kazazin i cili kishte

drejtuar kryengritjen e pranverës 1916. Nga bisedimet dhe pas kërkesës së kryengritësve që të

largoheshin brenda një afati të caktuar, që u vendos data 28 tetor, austro – hungarezët nuk

pranuan të largoheshin. Kjo ishte rrjedhojë për nisjen e një kryengritjeje të re, tashmë në

territoret e Shkodrës. Tashmë ato që i rrinin gati Shkodrës ishin tek dera, serbët mundoheshin

të futeshin në këto luftime duke i lënë të kuptonin shkodranëve se rreziku ishte aty.

Tashmë austriakët duke e parë se nuk mund të shtyhej më tej edhe duke parë dëshirën

edhe të vetë qytetarëve nisën të tërhiqeshin. Duke zbardhur dita e 29 tetorit, në orën 5

hungarezët kaluan urën e Bunës. Me kaq përfundoi edhe pushtimi austro – hungarez në

Shkodër i cili kishte zgjatur 34 muaj, e që kishte lënë gjurmë në këtë qytet me pushtime të

shpeshta e shkatërruese.

Lufta e Parë Botërore la pasoja të mëdha në të gjithë Shqipërinë, ajo ishte një arenë

luftimesh për të grupimet ndërluftuese. Ushtritë ndërluftuese nuk njohën asgjë nga ajo çfarë

Shqipëria kishte, as integritetin e as kufijtë, ku këto të fundit ishin vendosur me konsensusin e

vetë këtyre Fuqive të Mëdha para luftës. Çdo ushtri kishte territorin e vet në Shqipëri, duke e

ndarë popullin copash. Në të gjithë Shqipërinë numri i të vrarëve shkoi në 70 000 vetë duke

lënë edhe dëme të konsiderueshme materiale për shtetin shqiptar që do krijohej pas luftës.

Ndërkohë që Shkodra kishte vuajtur më shumë se territoret e tjera të Shqipërisë. Ajo

kishte qenë shumë e lakmueshme për fqinjët malazezë që rrinin vigjilent çdo herë për të vënë

sundimin e tyre në qytet. Pushtimi i tyre gjatë luftës, jo shumë i gjatë në kohë, por me pasoja

sociale dhe në ekonomi, i pasuar nga ai austro – hungarez, kishin lodhur në të gjithë aspektet

Shkodrën, që deri në atë kohë qëndronte në krye përsa i përket zhvillimin në krahasim me

qytetet e tjera të vendit.

Aleatët e panë të arsyeshme që gjithë Shqipëria, me përjashtim të Shkodrës të pushtohej

nga Italianët. Kurse Shkodrës do t’i bëhej administrimi nga një trupë ndërkombëtare.30

Gjithashtu kjo do ishte mirë edhe për serbët, të cilët i shihnin francezët si ndihmës të tyre dhe

si filosllavë, për qëllimet e tyre në Shkodër. Gjithashtu ministria e Jashtme Franceze

deklaronte se Shkodra ndodhej në të njëjtën gjendje që ishte ndodhur edhe në vitet 1913 – 14

e që gjëja më e mirë për të, ishte të kishte një administrim të tillë si në atë kohë, pra aleat. Por

gjithashtu kjo gjë tregonte se ato donin që në një moment të caktuar të ndihmonin Malin e Zi

29

Valentina Duka, Histori e Shqipërisë,54. 30

Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore : 1 nëntor 1918-9 nëntor 1921: statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror, (Shkodër: Camaj – Pipaj, 2007) 16.

Page 15: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

në këtë veprim. Ky i fundit, gjatë gjithë kohës së luftës kishte shpresuar që të merrte

Shkodrën në fund të luftës, duke mos hequr dorë asnjëherë nga ëndrra e këtij qyteti.31

Italia e

pranoi këtë formë duke mos dashur që të linte futjen e serbëve në zonë, por ata kërkuan që

elementi serb të largohej nga ai francez dhe aleatët të kishin forcë deri mbi zonën e

Shëngjinit, që ishte nën administrimin italian.

Të parët që hynë në Shkodër ishin trupat e Malit të zi dhe të Serbisë që hynë me datë 30

tetor, kurse italianët, erdhën nga Lezha një ditë më vonë edhe pse kishin qenë në gatishmëri

të hyjnë ato të parët. Francezët mbërritën në qytet me 5 nëntor, e komandanti i tyre, i cili do

ishte edhe komandant suprem i aleatëve, hyri me 16 nëntor. Pater Benardin Palaj në ditarin e

tij të atyre viteve, përshkruan hyrjen e trupave aleate, e kryesisht atyre franceze, me një pritje

pa bujë më shumë si një bezdisje për shkodranët që në rrugët e tyre ishin mësuar të shihnin

parada të ushtrive të ndryshme. “N’nji t’masdite ndihen do bujria tuj ra kahë dugajët e reja, ishte hapë fjala se do t’vijshin Francezt n’ato dit. Ran dynjaja me pa – sidomos mlidhet

populli i fushë t’qelës. Ndër spectator kjeçë edhe vetë me do shokë. Prishin do oficera n’kual mandej vishin bataglionet e ushtris; infornteri, kalori, mitraljeza me topa malit e munitjon...

zgjati rrumull ½ h sahatit, as tha kush rrnoft Franca as çili gojë, te hin e te dole...! ka ndej

gjith ajo mori populli jo ndryshej po si me ken tuj pa nji skenë kinematografit. Mandej sejcili

shkoj n’pun t’vet.”32

Italianët gjatë gjithë kësaj kohe u munduan që të këmbëngulnin që trupat serbe të

largoheshin nga Shkodra edhe për faktin se nuk ishin pjesë e trupave nënshkruese për

Shkodrën, por ato, i kishte favorizuar Franca për këtë veprim. Përplasjet mes italianëve dhe

francezëve ishin jo të rralla, Francës i interesonte një territor sa më i madh, ndërkohë që

italianët kërkonin që ndikimi të mos ndihej jashtë zonës së qytetit. Marrëdhëniet mes palëve

nuk ishin normale, ky problem ishte një marrëdhënie krejt e pamundur dhe shqiptarët e

kuptonin këtë.

Italianët në fillim u pritën mirë e me entuziazëm nga Shkodra. Në përgjigje të ligjëratës

për Shkodrën do të ishte Z. Ndoc Çoba ai që do të mbante ligjëratën, i cili u shpreh entuziast

për ardhjen e italianëve në vend, e veçanërisht në qytetin tonë, si ushtri çlirimtare. Kjo ishte

më shumë për t’i treguar atë se çfarë prisnin prej italianëve, pra mbrojtja nga ato ushtri, të

cilat Gjenerali Ferrero i lëvdoi në fillim të fjalimit, ushtrive serbe.

Një ndër veprimet e para që bëri Bardi de Fortu kur erdhi në Shkodër, ishte përcaktimi i

administratës qeverisëse të qytetit.33

Megjithatë shqiptarët s’i panë me sy të mirë këta persona që në jetën sociale të vendit njiheshin më shumë si filosllavë.

Përsa i përket anës sociale, do shohim se Shkodra doli shumë e shkatërruar nga lufta.

Ky ishte qyteti më i madh shqiptar por që lufta e gjatë dhe masakrat e bëra nga të gjitha

ushtritë që erdhën në vend, bënë që të ulej numri i popullsisë së Shkodrës. Madje popullsia

katolike e qytetit kishte një ulje gati 6 % në krahasim me këtë popullsi të paraluftës.

Megjithatë qyteti ishte një zonë pritëse përsa i përket refugjatëve që vinin nga zonat shqiptare

që gjendeshin në Mal të Zi si grudianët, hotjanët etj. Ekonomia e Shkodrës tashmë që në këtë

kohë kishte nisur të merrte vetëm rënie. Që me vendosjen e kufijve të shtetit shqiptar me

1913, asaj i ishin shkëputur hinterlandi bashke me portet e Ulqinit dhe të Tivarit.

Vitet e luftës e kishin rrënuar ekonominë e vendit. Ushtritë e shumta që kishin ardhur

kishin gllabërua pasurinë dhe tregtinë e kësaj zone. Tashmë nuk kishte stabilitet ekonomik

dhe disa nga dyqanet e asaj kohe s’kishin mundësi të qëndronin hapur si para lufte. Ndërrimi

i disa valutave në të njëjtin kohë kishte qenë për të keqen e tregtisë së Shkodrës. Vlera e

këtyre valutave kishte qenë fiktive dhe mallrat merreshin me çmime që e varfëronin për herë

e më shumë ekonominë. Pastaj edhe taksat e detyrimet e qytetit ishin të vështira për t’u marrë 31

Muin Çami, Shqipëria, 113 32

A.Q.SH., F. 419 D. 33 fl. 5 33

A.Q.SH., F. 419 D. 33, Po aty

Page 16: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

nga Bashkia. Tregtia që ishte baza e ekonomisë së qytetit kishte dekada që bëhej me zonat

austriake, e pas ardhjes së tyre në vend, pjesa më e madhe, duke besuar se puna me to do

ishte më frytdhënëse, e kthyen gjithë pasurinë e tyre në koronë austriake. Po fundi i luftës dhe

falimentimi i vlerës së monedhës së perandorisë, i bënë këta tregtarë që të falimentonin

përgjithmonë.34

Lufta shkatërroi shumë ndërtesa, infrastruktura rrugore ishte shumë e dëmtuar, Gjatë

ikjes së forcave austro – hungareze u shkatërruan edhe dy urat që lidhnin qytetin me pjesën

tjetër të vendit, ura e Bunës dhe ajo e Drinit, duke paralizuar ekonominë dhe qarkullimin me

pjesët e tjera shqiptare.35

Paria e qytetit të Shkodrës nuk e shihte me sy të mirë këtë ndarje që i ishte bërë qytetit

nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Pavarësisht se tashmë s’kishte luftë, pakënaqësia e tyre ishte e madhe. Ata trembeshin se mos vallë qyteti i Shkodrës do të ishte i coptuar pas Konferencës

së Paqes në Paris. Pjesa më e madhe borgjezisë së qytetit kishte qenë aktive gjatë gjithë

kohës, në politikën e qytetit. Por jo vetëm kaq. Ajo kishte marrë pjesë edhe në momente të

ndryshme politike të popullit shqiptar, duke nisur që nga koha e Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit, në Kuvendin e Gërçes, etj. Gjithashtu duke pasur dalje të shumta jashtë vendit në

Perëndim, kjo shtresë kishte arritur të shkollohej dhe të njihte politikën dhe interesat e

këtyre popujve, për Shkodrën. E si rrjedhojë do shohim se kjo shtresë do jetë e përgatitur dhe

e organizuar mirë gjatë kësaj periudhe në mbrojtje të interesave të qytetit e më gjerë se kaq.36

Që në fillimet e vitit 1918, në Shqipëri vinin lajme për kthimet e politikës së luftës,

tashmë forcat e Bllokut nuk kishin më atë fuqinë e tyre të fillimit në përparësi. Kjo do të

thoshte se edhe Austro – Hungaria, ngadalë, do largohej një ditë nga Shqipëria.

Një ndër organizimet e para pra ishte kongresi i Tiranës, i cili në fakt qëllimet i kishte

për një shtet shqiptar, por delegatët që thërriste i kishte kryesisht nga Shqipëria e Mesme e

pjesërisht e Jugut. Megjithatë koha kur po mblidhej, përkonte me një kohë të papërshtatshme,

dhjetor 1918, kur disa politikanë shqiptarë, tashmë kishin nisur përpjekjet për një kongres

kombëtar në Durrës. Durrësi ishte akoma qendra politike në vend, e vendosur që nga ardhja e

Princ Vidit dhe aty mendohej të ishte organizimi i parë politik i pas luftës, edhe pse gjatë saj

nuk pat funksionuar si e tillë, rolin e saj e kishte marrë Shkodra. Tashmë në nëntor të ’18 kishte abdikuar Blloku Qendror dhe në janar të ’20 mendohej të bëhej Konferenca e Paqes në Paris, e kështu duhej që edhe vendi ynë të dërgonte një delegacion të mirëfilltë për

përfaqësim.

Kongresi u hap me pjesëmarrjen e rreth 50 delegatëve nga të gjithë trojet, me 25 dhjetor

1918 në orën 4 mbas dreke. Për zonën e Shkodrës delegatët do të ishin dy; Riza Dani dhe

Ndoc Çoba. Në mbledhjen e parë bie në sy mungesa e Ndoc Çobës. Ndërkohë që një

shkodran tjetër do merrte pjesë e do të ishte mjaft aktiv gjatë këtij kongresi e në qeverinë e

dalë nga ky kongres. Në mungesë të mundësisë për të ardhur në Durrës, Preng Bibdoda, si

përfaqësues i tij për krahinat e Shkodrës, Mirditës e Malësisë, do ishte Luigj Gurakuqi.

Megjithëse hyrja e tij nuk ishte në një formë të stisur, në një dokument që mban datën 8

Dhjetor 1918 e që është i shkruar nga Pjesëtarët Katolikë të Komisionit Kujdestar37

shprehet

se duke e parë rëndësinë e madhe që ka ky Kongres që do mblidhej për përfaqësimin e

Shqipërisë, për herë të parë në emrin e vet dhe e lirë, krejt populli katolik i Shkodrës e sheh si

njeriun më të denjë për t’i përfaqësuar, të jetë Luigj Gurakuqi. Me anë të kësaj letre ishte procesverbali që këtij i dha të drejtën më shumë se sa përfaqësues i Preng Bibdodës për të

34

Xhevat Repishti, Lufta, 73. 35

H. Kastrati, “Aspekte të zhvillimit ekonomik të Shkodrës në periudhën 1918 – 1920”, Buletinin Shkencor të institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër, 1 (1972), 168 – 169. 36

Xhevat Repishti, Lufta, fq. 85. 37

A.Q.SH., F.34 D.37 fl. 1

Page 17: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

marrë pjesë në Kongresin e Durrësit. E letra mbyllet me 66 firma të personave që përbënin

këtë komision e që ishin nga njerëzit më elitarë të katolikëve të Shkodrës.

Ky njeri do shihet se do jetë aktiv që në hapat e parë të kësaj mbledhje. Luigj Gurakuqi

na shfaqet si njeriu i cili i vlerësonte shqiptarët më tepër nga aftësia dhe roli që do luanin në

veprimtarinë politike, sesa nga paragjykimi krahinor apo fetar në atë mbledhje.

Akuzat se ky Kongres ishte filoitalian kanë ardhur deri në ditët e sotme, e një ndër ato

që akuzohet gjatë si i tillë ishte edhe vetë Luigj Gurakuqi. Por ndër falënderimet e para që u

bënë ishte ajo e Lef Nosit i cili falënderon qeverinë italiane e cila i lejoi që në vendin e tyre të

bënin një kongres kombëtar. Interesant dhe shumë domethënës është fakti që pas tij e merr

fjalën Luigj Gurakuqi i cili shpreh besimin në Qeveritë e Mëdha të Marrëveshjes (Aleatët

M.N.) i cili thotë se janë munduar të bëjnë një luftë të drejtë në ndihmë të popujve të vegjël,

ashtu sikurse edhe ne ishim, e nuk harron të falënderojë të gjithë personalitete amerikane që

nga presidenti Uillson që shpalli me anë të 14 pikave, që me anë të të drejtës së popujve

shpalli parimin e vetëvendosjes, e gjithashtu edhe tek ato që do ishin pjesëmarrës dhe

vendimtarë deçiziv në Konferencën e Paqes, Senatorin Lloxh. Në gjithë këtë falënderim të

gjatë ai nuk përmend askund qeverinë italiane, ai të paktën në këtë rast e nga komentet e

mëvonshme nuk shprehet shumë entuziast e nuk e ndjen të nevojshme që të falënderojë

Italinë që në vend të tij, t’i lejojë të bëjnë këtë organizim. Një përfaqësues tjetër i Shkodrës në

Kongres, që do të kishte një rol më të veçantë por ama vendimtar, do të ishte Riza Dani,

delegati i qytetit, i cili së bashku me Namik Delvinën do ishin dy themeluesit e programit që

do kishte qeveria e dalë nga Kongresi e që do jepte edhe përfaqësinë e parë diplomatike për

në Paris. Programi i kësaj qeverie, në pamje të parë është sa modern dhe i mbështetur mbi

parimet uillsoniane ashtu edhe me baza e themel kombëtar. Një qeveri për t’i bërë ballë

nevojave të sotme të Atdheut38

. Gjithashtu u zgjodh me anë të propozimit të këtyre dy

personave edhe përfaqësia e delegacionit për në Versajë.

Ministria e Arsimit, gjatë gjithë kohës së ekzistencës së qeverisë së Durrësit, është

mbajtur nga Luigj Gurakuqi. Madje ai edhe nga Parisi jepte urdhra dhe interesohej me anë të

korrespondencës që mbante me vartësit e vet, për funksionimin e saj. Këtë post e kishte

ushtruar me një përpikmëri të plotë duke bërë të përfitonte Shqipëria edhe gjatë pushtimit

austro – hungarez dhe njerëz të ndryshëm i dërgonin letra të shumta, edhe në Paris, ku kishte

të bënte më shumë me kërkesa që i shkonin për shtat rolit të ministrit sesa të delegatit.

Ndërkohë që Shkodra vetë, si qytet, nuk kishte mundësi të futej totalisht nën qeverinë e

Durrësit, ajo ishte akoma e mbajtur nga forcat aleate, e herë - herë rrezikohej nga sulmet e

shumta që bënin serbët në tokat shqiptare të krahinës së Shkodrës. Përfaqësuesit e këtij qyteti

do merrnin pjesë në Senatin e kësaj qeverie, por qyteti ishte i pakontrolluar nga kjo qeveri.

Megjithatë Shkodra ishte antiitaliane, në ditët kur ky kongres zhvillonte punimet, qyteti bënte

një miting të madh kundër mbajtjes nën pushtim të Vlorës nga Italia.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore, me fitoren e Bllokut të Antantës, detyrimisht do të

çonte në krijimin një konference paqeje për nënshkrimin e traktateve mes humbësve dhe të

fituarve. Edhe Kongresi i Durrësit, që në ditën e parë të hapjes njëkohësisht me krijimin e

qeverisë së saj, bëri edhe emërimin e grupit të delegatëve që duhet të shkonin në Paris.

Brënda kësaj qeverie ishte munduar të krijohej një delegacion shqiptar i cili duhej `uar në

Paris. Një delegacion që për sa i përket shpejtësisë së nevojës për ta krijuar, i ngjante Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit, e cila u krijua shumë shpejt, nga nevojat e lindura për të mbrojtur

kufijtë shqiptarë në Berlin, në 1878.

Qeveria e Durrësit nuk ishte e njohur nga Lidhja e Kombeve, sepse akoma Shqipëria

nuk njihej mirë në arenën ndërkombëtare, megjithatë delegacioni shqiptar u nis me 15 dhe me

25 shkurt 1919 për në Paris. Në përbërje të delegacionit përveç Turhan Pashës si Kryetar, ai

38

Lef Nosi, Dokumente, 292.

Page 18: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

njëkohësisht ishte edhe kryeministër i qeverisë së Durrësit, ishin edhe Ipeshkvi i Lezhës,

imzot Luigj Bumçi, Luigj Gurakuqi, Dr. Mihal Turtulli, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, dhe

Mehmet Konica.

Në përbërje të tij do ishte edhe një personazh tjetër nga Shkodra, i cili kishte një rol të

veçantë, At. Gjergj Fishta, i cili ishte sekretari i Imzot Bumçit. Vetë Ipeshkvi i Lezhës ishte

zgjedhur nga qeveria e Durrësit, pa qenë i pranishëm në mbledhje, me anë të një letre ku

lajmërohej se u zgjodhët anëtar i qeverisë së përkohshme dhe delegat për të shkuar në

Konferencën e Paqës. Letër e cila mbante emrin e Mehdi Frashërit. Por Bumçi ishte ipeshkëv

dhe rregulli kanonik nuk e lejonte një Ipeshkëv që të lëvizte pa një sekretar, aq më tepër në

një punë diplomatike kaq me rëndësi. E për këtë punë ai zgjodhi At. Gjergj Fishtën. Një gjë e

tillë nuk ishte vendosur nga qeveria jonë, por kur në rolin e sekretarit ishte vendosur Fishta,

aq mirë i njohur në atë kohë për vlerat e tij dhe ndjenjat patriotike, atëherë kjo gjë ishte e

vështirë për t’u kundërshtuar. Pra de jure Fishta nuk ishte sekretar, por njihej vetëm si sekretar i Imzot Bumçit, edhe pse shpesh, në dokumente të raportimit të mbledhjes, ishte ky

njeri që luante rolin e sekretarit në mbajtjen e protokolleve. Por kishte raste që nuk ishte

pranuar kjo lidhje, madje Imzot Bumçi i ankohet shpesh qeverisë shqiptare se pse nuk i

paguhej rroga sekretarit të tij, kur ishte e nevojshme mbajtja e tij për vetë rolin që kishte.

Delegacioni ishte i ndarë në dy pjesë në fillim, një pjesë e këtij delegacioni, me

përfaqësues Imzot Bumçin dhe At. Fishtën, u nisën për në Romë, ku do priteshin nga Papa i

asaj kohe, Papa Benedikti XV, ku u pritën nga vetë Papa me 6 mars. Ky takim, më shumë

ishte moral, por fjala e Papës ishte se ai do të mundohej me aq sa ishte e mundur, nga fuqia e

tij, të kishte një ndikim pozitiv në delegacionin italian, në mbrojtje të çështjes shqiptare.

Në fillim të ditëve të para të delegacionit, nuk ishte kryetar Imzot Bumçi, por duke

parë trazirat e mëdha që ishin në Shqipëri, Turban Pasha vendos të kthehet në vend dhe të

emërojë atë si kryetar të delegacionit.39

Tre përfaqësuesit nga Shkodra ishin mjaft aktivë gjatë gjithë kësaj konference, që të

tre kishin një kulturë dhe një njohje të mirë të Evropës dhe politikës së saj. Tek Imzot Bumçi,

delegata kishte gjetur njeriun e përshtatshëm e kjo u pa më tepër pas një paraqitje të keqe që

Kryedelegati ynë, Turhan Pasha kishte prezantuar ditën e parë përpara përfaqësuesve të lartë.

Një njeri i plakur i cili më shumë murmuriste se fliste dhe që i kishte mërzitur të huajt. Ai nuk

e dinte mirë shqipen e nuk e ndiente vetën të aftë të mbrojë çështjen e Shqipërisë në një gjuhë

që s’ishte e tija, apo më mirë të themi, që nuk e zotëronte si gjuhë të nënës. Por për At Gjergj

Fishtën nëse ky njeri nuk do të ishte kaq i vjetër në moshë, do të ishte njeriu i duhur për një

diplomat shqiptar, ai është njeri i drejtë dhe nuk është batakçi.40

Nga mesi i Korrikut 1919 e

në vazhdim, Imzot Bumçi do paraqitet shumë aktiv përballë Misëve të Konferencës. Shumë

nga letrat drejtuar konferencës, mbajnë firmën e tij se kryetar i delegacionit, pra në një ankesë

apo protestë ku ky është bashkëpërfaqësues, po nuk janë të pakta letrat ku vetë ky njeri i

dërgon përfaqësuesve të ndryshëm diplomatik të Konferencës, kryesisht atyre amerikanë.

Luigj Gurakuqi thotë se dy janë pikat që duhet t’u tërheq vëmendjen delegacioni shqiptar konferencës: çyshtja e kufijve dhe e syperames (sipërfaqes – M.N.) së shtetit

shqiptar.41

Italia tashmë po e shihte se përfaqësia shqiptare në Paris nuk po ndiqte vijën politike

të cilën donte qeveria fqinje, pakënaqësia ishte te përfaqësuesit shkodranë e në veçanti tek

Luigj Gurakuqi. Në një letër që i dërgon Kastoldi, përfaqësuesi italian në Paris, shprehet se

delegacioni zyrtar po mban të njëjtin qëndrim që kanë edhe grupet tjera shqiptare të cilat

ishin kundra Italisë. Ato nuk e pranonin sjelljen shqiptare si patriotike, kjo i cenonte interesat

italiane. Ndërkohë që në përgjigjen e tij, drejtuar Kastoldit, Luigj Gurakuqi nuk e pranon që

39

A.Q.SH., F. 17, D. 35, fl. 125. 40

AMPJ, V.1919, D. 9, fl. 259. 41

AMPJ, V. 1919 D. 8, fl. 59.

Page 19: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

sjellja e delegacionit shqiptar përbën faj, çka do të thotë se veprimet e tyre janë bërë me

vetëdije të plotë dhe se ata e kanë parë se është më mirë të bëhen ashtu. Gjithashtu kërkon

nga shtypi italian që të mos shihet Shqipëria si një objekt shpërblimi dhe popullin shqiptar të

papjekur dhe që ka nevojë për një mandat kolonial, gjë që nuk ishte aspak e denjë për një

popull që jetonte ne Evropë.

Imzot Bumçi në krahun tjetër i kërkon Klemansosë që për të frenuar një furi të

ushtrive ose greke ose jugosllave për të pushtuar territoret shqiptare, ose të rrijë edhe pak

ushtria franceze, ose të vijë një ushtri amerikane që të mbrojë vendin. Kjo na jep siguri të

themi se me anë të kësaj letre, ai nuk kërkon një Fuqi që të mbajë nën administrim këtë zonë

apo Shqipërinë por thjeshtë që të shërbejë për të mbajtur larg pushtuesit. Por Bumçi, në një

letër tjetër që i dërgon po Klemansosë mundohet t’i dalë zot shqiptarëve në Çamëri. Nëse

Bumçi do jetë përfaqësues i Shkodrës që do ketë përballje ndërkombëtare me përfaqësuesit e

lartë diplomatikë, Luigj Gurakuqi mundohet të jetë ai që të bëjë një rregullim mes delegatëve

dhe grupeve shqiptare, duke vënë një linjë mbledhjesh dhe pikash që duhet të paraqiten, e se

si duhet të jetë promovimi shqiptar në Paris. Ai nuk ishte i kënaqur me punën që ishte bërë

nga delegata shqiptare, edhe pse e shihte se kishte mbi shpatulla një barrë të rëndë,

përfaqësimin e shpresave të krejt shqiptarëve. Ai dëshiron që delegatët zyrtarë të Shqipërisë,

të mblidhen rregullisht 1 herë në dy ditë, derisa të jenë marrë vesh mirë shoq me shoq mbi

pikat themelore të çështjes sonë.42

At Gjergj Fishta do të përfaqësojë Shqipërinë në opinionin publik të Parisit kur të

marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ai së bashku me delegatët e tjerë besonte shumë në 14

Pikat që Uillsoni kishte vënë si kusht, nga ku do të ecnin vendimet e Konferencës. Nëse është

vendosur që të jetë përcaktimi i shteteve mbi parimin e vetëvendosjes më parë se askujt duhet

t’i takojë Shqipërisë, shprehet ai, pasi më mirë se ky popull askush se njeh vlerën e Lirisë në Ballkan.

Por me shumë rëndësi janë edhe letrat e dërguara nga Imzot Bumçi në drejtim të

përfaqësuesve të lartë, kryesisht amerikan. I gjithë delegacioni, por veçanërisht ai e shihte me

shumë rëndësi jetën e shtetit shqiptar si dhe shpresën e ekzistencën e këtij shteti tek Sh.B.A.

Më 12 janar 1920, përfaqësuesit më të lartë në Konferencë të Britanisë së Madhe,

Italisë, dhe Francës pritën fshehurazi Shteteve të Bashkuara, delegacionin e Mbretërisë SKS.

Kjo duke u ndjerë e lirshme në mbështetjen e tyre pretendoi të përfitonte maksimumin nga

tokat shqiptare. Franca pranonte që kufiri verior i Shqipërisë të shtrihej deri në Shëngjin. Por

më vonë u arrit kompromisi që të merrte vetëm Shkodrën dhe kufiri me Shqipërinë të binte në

Drin, dhe me dalje të mirë në detin Adriatik. Veprime të tilla mbase u munduan se do ishin të

pëlqyeshme më vonë edhe nga Uillsoni, e mbase u nxitën edhe nga nota e 27 tetorit 1919 në

të cilën Sh.B.A.. që i njihnin një dalje të lirë Serbisë në Shqipëri dhe lundrimin e lirë mbi

Bunë, po ashtu njihnin edhe Vlorën si territor për Italinë. Mbase kjo i nxiti më shumë të

vepronin në këtë mënyrë. Por një veprim i tillë nuk i pëlqeu Uillsonit, e kjo do jetë pika e

kthesës për shqiptarët e fatin e tyre. Me 6 mars 1920 Sh.B.A. u dërgon një notë përfaqësuesve

të fuqive aleatë në Konferencën e Paqes së Parisit, në të cilën shprehej qartë se çyshtja

shqiptare nuk duhej të përfshihej në diskutimet e propozimeve të përbashkëta të Italisë e

Jugosllavisë, dhe se Presidenti afirmonte se e konsideronte të pamundur ndonjë plan i cili i

caktonte Jugosllavisë, në krahinat veriore të Shqipërisë, kompetenca territoriale, për ato toka

në të cilat ajo ishte privuar diku tjetër.43

Pak ditë përpara kësaj deklarate, Luigj Bumçi, pasi ishte parë pra marrëveshja e

fshehtë mes shteteve të Antantës dhe Mbretërisë SKS i kishte dërguar një letër Presidentit

Uillson, duke i shpjeguar se si qëndronte e vërteta mbi të gjithë ato territore që donin t’i

42

A.M.P.J. V. 1919, D. 8, fl. 8-9 43

Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja, 86.

Page 20: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

jepnin fqinjëve. Ai shprehet se krahina e Korçës dhe e Gjirokastrës është e banuar prej 290

mijë shqiptarësh nga ku 170 mijë janë myslimanë e një pjesë e madhe e popullsisë së

krishterë është shqiptare, e kjo është e qartë se kërkesat greke janë fare të pabaza. Kjo duhej

marrë në konsideratë, shprehet Imzot Bumçi, për faktin se do mëkëmbëshin fatet e më shumë

se 200 mijë shqiptarëve.

Qeveria e Durrësit nuk e kishte jetën fort të gjatë. Ajo ra poshtë si filoitaliane e që nuk

arriti të mbronte mirë interesat e shqiptarëve, si brënda e jashtë Shqipërisë. Ajo akuzohej

shumë nga populli, i cili në fund të janarit 1920 arriti të mbledhë Kongresin e Lushnjës e të

bëjë një qeveri të re, me qëndrim në Tiranë, tashmë kryeqyteti definitiv i Shqipërisë.

Delegacioni që ishte në Paris, në atë kohë ishte i dalë dhe i emëruar nga qeveria e Durrësit

dhe duhej që të rishikohej nga qeveria e re e Sulejman Delvinës. Kongresi i Lushnjës, një

ndër vendimet kryesore që bëri, ishte edhe ribërja e delegacionit në Paris, ku përsëri Luigj

Bumçi mbeti në krye të delegacionit, ndërkohë Luigj Gurakuqi dhe At. Gjergj Fishta nuk

ishin më pjesë e delegacionit.

Imzot Luigj mundohet të hyjë në lidhje edhe me shqiptarë të tjerë të “Vatrës” që ndodheshin në SH.B.A. ka një korrespondencë të gjatë dhe shpeshherë këmbëngulëse

ndërmjet Bumçit në një anë, Kristo Dakos, Kostë Çekrezit dhe Zonjës Çiriazi, nga ana tjetër.

Në një letër të gjatë të dërguar nga Kosta Çekrezi, ishte këshilluar që të ndërhynte tek Senati

Amerikan nëse kjo do na ndihmonte më shumë që të kishim më afër nesh këtë vend. Bumçi

mendonte se nga Amerika do ishte më e lehtë të komunikoje me delegacionin amerikan në

Paris nëpërmjet instancave direkte të saj.

Imzot Bumçi, i cili e di mirë se nuk ka se çfarë të presë prej Senatit, por qëllimi i tij

është që amerikanët të njihen me Shqipërinë, të bëhet një problem i njohur në opinionin

amerikan Shqipëria. Ai i këshillon që të përpiqen me anën e shtypit e me të tjera mënyra

propagande që të njihet Shqipëria e populli shqiptar, prej popullit amerikan e që të tërhiqet

vërejtja e simpatia e tij mbi çështjen tonë.44

Gjithashtu Luigj Bumçi ndihet i acaruar që ishte

folur keq në qarqe të “Vatrës”, pasi një ideje që ishte hedhur për dërgimin e At’ Gjergj Fishtës si përfaqësues zyrtar në Amerikë. Kosta Çekrezi kishte thënë se Fishta nuk e di

gjuhën e nuk është i denjë për një post të tillë, po këtë gjë nuk e pranon Imzot Bumçi që t’i shajnë sekretarin e tij.

Imzot Bumçi, bashkë me Mehdi Frashrin kishin shkuar që në kohën e Krishtlindjeve

1919 në Romë për të folur edhe njëherë me Papa Benediktin XV. Atij iu kërkua që Italia të

influenconte në qeverinë italiane të mos kishte pretendime mbi Vlorën. Papa mbi të gjitha

kishte një ndikim të madh mbi partinë katolike në Parlament e cila kishte po një ndikim të

madh mbi qeverinë italiane, Niti. Në vendimet që u morën në Parlament, grupi i partisë

katolike i kërkoi Nitit që të mos bënte asnjë veprim që cenonte integritetin territorial të

Shqipërisë. Kjo gjë, ishte në një farë mënyre roli i Papës në këtë parti.

Në fillim të Shkurtit, më saktësisht me 5 shkurt do kemi një lëvizje tjetër tashmë drejt

Brukselit dhe Milanos për të takuar përsëri qarqet katolike të shteteve respektive. Atje u

pritën nga Kardinali Mersier, i cili i premtoi se ndihmën e tij do mundohej ta jepte vetëm

mbasi të lidhej po me qarqet katolike të Anglisë, me anë të Kardinalit Burn të Londrës, kontit

Balfur, marshallit Fosh etj. Ai premtoi se do të bënte sa të mundte për çështjen tonë.45

Grupi që do shkonte në Londër përbëhej nga Imzot Bumçi e Dr. Turtulli. Qëndrimi i

tyre ishte relativisht i gjatë, për aq sa mund t’i takojë një delegacioni. Ata qëndruan nga data 5 deri me 27 mars 1920. Qëllimi kryesor i kësaj rruge deri në Londër, ishte që me anë të

miqve të Shqipërisë, të arrihej që të zbutej politika angleze e t’i tregohej asaj se me veprimet e bëra, po i bëhej një padrejtësi një populli që kishte qenë historikisht aty.

44

A.M.P.J. V. 1919, D. 19, FL. 45. 45

A.M.P.J. V. 1920, D. 34, fl. 305.

Page 21: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Imzot Bumçi dhe Dr. Turtulli i kujtuan të pranishmëve në çdo bisedim, se ata nuk

dëshironin që të kishin një mandat apo që të përziheshin në punët e brëndshme të shtetit tonë,

fqinjët tanë Italinë, Greqinë dhe Jugosllavinë.

Luigj Bumçi i përkiste fesë katolike, e në përgjithësi në pjesën katolike të Shqipërisë,

protektorati italian shihej pozitiv jo vetëm në arritjen e kontekstit të bashkimit kombëtar, por

edhe si garanci e mbrojtjes së një minoriteti katolik në një shtet me shumicë muhamedane,

me një trashëgimi intolerance nga Perandoria Osmane. Humbja dhe dezertimi i Austro –

Hungarisë, së bashku me sjelljen e turpshme të trupave të saj në tërheqje e sipër nga

Shqipëria, i kishte bërë katolikët që pothuajse në bllok, të hidhnin sytë nga protektorati

italian.46

Megjithatë pavarësisht urdhrit të cilit i takonte, Imzot Bumçi mundohet të tregohet

më i drejtëpërdrejtë dhe i ekuilibruar në sjelljen e tij ndaj Italisë.

Sekretari tij personal, At Gjergj Fishta, kishte një karakter krejt tjetër nga Imzot

Bumçi në veprimet e tilla. Ai, nga dokumentet e letërkëmbimet qëka lënë, na paraqitet më

hapur dhe argumenton qëndrimin pro italian që mban. Në një letër të gjatë që i shkruan

udhëheqësit të tij Pater Vinçenc Prendushit, pas kthimit të tij nga Londra në prill të 1920, ai i

shpjegon çdo gjë në lidhje me këtë qëndrim që kishte. Së pari ai shprehet se delegacioni

shqiptar i Parisit ishte i padenjë për përfaqësimin e Shqipërisë. Përballë profesorëve,

doktorëve e diplomatëve grekë e sllavë në delegacionet përkatëse, vetëm Luigj Gurakuqin e

sheh si një njeri të denjë për përfaqësimin tonë atje. Madje këtë person e sheh si të vetmin të

aftë për një përballje të tillë. Ai i sheh këta “diplomatë” shqiptarë si të padenjë, për të nxjerrë në pah problemet tona e për t’ia bërë të ditur evropianëve, në atë nivel që duhet. Delegacioni

shqiptar ndihet inferior, shprehet ai, përballë tyre. E nga kjo gjë e sheh si të vështirë që me

këta persona të ngrihet një shtet civil. Shqiptarët, shprehet ai, mundohen më parë të shohin

balancimin e interesave të tyre, edhe ato fetare, e kjo i jep me të drejtë të huajve idenë se

shqiptarët nuk janë aq të zotë që të vetëqeverisen me objektivitet.

At Gjergj Fishtamadje nuk e sheh me sy të mirë as krijimin e Kongresit të Lushnjës,

kjo për faktin se sheh dorën e anglezëve në këtë kongres. E anglezët nuk i simpatizon si

përkrahës të grekëve.Ai gjithashtu është edhe kundra këshillave angleze të cilat ishin për t’i rënë grekëve në Korçë, sepse kjo do i jepte shkak Greqisë për të pushtuar viset Jugore me

armë. Ai shprehet në një letër dërguar At. Lorenco Mitroviqit se simpatia që ka ai për Italinë

s’duhet t’i bëjë ato të dyshojnë mbi patriotizmin e tij. Luigj Gurakuqi do jetë më i përfoluri për anën e italianëve që mbante gjithmonë, por

ka edhe dokumenta që nuk e japin realitetin kaq fiks. Gurakuqi nuk ishte kundra Italisë,

megjithatë a nuk donte të kishte cenime të saj në politikën kombëtare.47

Ai kritikon Konicën e

Dr. Turtullin, të cilët pas çdo marrëveshjeje që kishte mes shqiptarëve, shkonin tek Kastoldi

për t’i pajtuar. Luigj Gurakuqi ishte përkrahës i italianëve. Ai ishte më i pakti dhe që e përdorte pak këtë kartë atëherë kur shihej pengesa që nxirrnin italianët për veprimet e tija

atdhetare. Ai nuk bashkohet me asnjë nga grupet të cilat mundoheshin të bashkoheshin me

italianët.

Nikolla Ivanaj është një përfaqësues shkodran i cili nuk ishte delegat zyrtar i dalë nga

qeveria e Durrësit. Ai iu bashkëngjit delegacionit të Kristo Dakos, Partia Politike Kombëtare

e Amerikës.48

Në popull ishte i njohur si filosllav pasi ndihej shumë i lidhur me Ballkanin

dhe nuk e shihte si rrezik këtë, por shihte rrezikun italian. Ajo që është më shqetësuese, është

Lidhja që ka me përfaqësuesit jugosllavë që gjendeshin në Paris, si dhe Pashiqin që gjatë

gjithë kohës kishte qenë i lidhur me politikat serbe. Këtë të fundit, në letrat e ndryshme e

biografinë e tij, e paraqet këtë njeri si burrë shteti e fare të parrezikshëm për shqiptarët.

46

Raport i Kolonelit Phillips i datës 31 dhjetor 1913, cituar sipas Romeo Gurakuqi,Shqipëria dhe çështja, 94. 47

Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918 – 1920 (përmbledhje dokumentash), Vëll. II, (Tiranë: Instituti i Historisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit të RPSH, 1976), 409. 48

Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, 410.

Page 22: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

Dëshirat e tij nuk përkonin shumë me realitetin që Shqipëria jetonte. Të duket i çuditshëm

fakti se si ai nuk arrin ta dallojë këtë rrezik.

Shkodra do jetë një ndër katër problemet kryesore të pretendimeve tokësore të

fqinjëve. Qyteti i cili kishte vuajtur për gati një dekadë, pretendimet e Malit të Zi e që kishte

provuar të pushtohej disa herë, tashmë rrezikohej të ishte një kartë shkëmbimi mes Italisë dhe

shtetit të ri, Mbretërisë SKS. Problemet mes këtyre dy shteteve u futën në atë që njihet si

Çështja e Adriatikut dhe që qëllimi ishte, që pas shpërbërjes së Perandorisë Austro –

Hungareze, Italia dhe Jugosllavia të ndanin këto toka në mes të tyre. Shkodra do jetë një ndër

këto toka, ku Italianët duan ta ndërrojnë me Fiumën, një territor italian, në zonën kroate.

Megjithatë, si delegacioni zyrtar shqiptar, ashtu edhe shoqëria shkodrane e cila ishte mjaft e

shqetësuar për rrezikun që i kanosej, nuk ndenjën pasivë në këtë pikë. Do ketë protesta e

kërkesa nga të dy palët. Në Shkodër do ketë organizime dhe mendime të përbashkëta mes të

dy besimeve, për t’u bashkuar si një shembull për t’i treguar Konferencës unitetin e këtij

populli, pa asnjë lloj dallimi të përfolur.

Ndër të parat protesta ndaj padrejtësisë ndaj Shkodrës, është telegrami që grupi i

udhëheqësve të Klerit Katolik të Shkodrës, i dërgon, me anë të Italisë, Konferencës së Paqes.

Në të mundohet t’u bëhet e ditur se komuniteti katolik shqiptar do të ishte shumë i rrezikuar nëse tokat në të cilat ai banonte do t’i kalonin Jugosllavëve.49

Në fundin e letrës shohim

firmat e të gjithë prelatëve katolikë të kohës. Rruga nga e cila ishte nisur mund të themi se

mund të jetë e krijuar qëllimisht nga Italia duke u paraqitur si mbrojtësja e tyre, por në letër

nuk jepet asgjë që tregon se duan një proteksion direkt nga Italia. Ata e kërkojnë më shumë

mbrojtjen, nga vetë Konferenca.

Për një veprim të tillë u bë edhe Mbledhja e Bushatit mes përfaqësuesve të tre

komuniteteve fetare mysliman, katolik dhe ortodoks, me 2 Korrik 1919. Në këtë mbledhje u

bë një letër e cila iu dërgua Konferencës në Paris, ku diskutohej mbi padrejtësitë që po i

bëheshin popullit shqiptar, duke i hequr një sipërfaqe të madhe që nga Drini, e duke ia dhënë

Jugosllavisë. Kjo quhej gabim se popullin shqiptar po e bashkonte me një popull tjetër që

s’kishte asgjë të përbashkët, çka me këto fjalë sinjalizonte se do të kishte konflikt. Ata

mbështeten në parimet Uillsoniane, duke u shprehur se ata nuk besonin se po shpalleshin për

të gënjyer popullin. Me anë të kësaj proteste, ky grupim, i bën të ditur Konferencës se do të

ketë një qëndrim të fortë mbi mbrojtjen e tokave shqiptare, që me armë në dorë do të luftojnë

për të mbrojtur atdheun deri sa të kenë gjak nëpër damarët e tyre. 50

Në një letër të dytë

bashkangjitur me të, do jenë personalitete fetare katolike që i dërgojnë një letër më vete kësaj

konference. Në letrën e tyre, përveç nevoja që kanë, shqiptarët mundohen t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë krenarë për vendin e tyre, e se ky popull do edhe njëherë atë lulëzim që ka

pasur. Rëndësia e saj nuk ishte e vogël në një kohë kur flitej se shqiptarët nuk dinin të

qeveriseshin e në një kohë kur flitej se dallimet fetare e kishin përçarë vendin kjo letër ishte

një kundër shembull edhe mjaft i dobishëm për vendin tonë.

Gjatë ikjes së forcave austro – hungareze, në nëntor të 1918, shohim se në Shkodër,

mbase me mbështetjen e francezëve dhe me idenë se do të merrnin territoret që kishin pasur

më parë, vendoset flamuri jugosllav. Shkodranët reagojnë ashpër ndaj një veprimi të tillë. Ata

nuk pranojnë kurrsesi që ky flamur të shfaqet në Shkodër, duke e konsideruar si provokim,

dhe kërkojnë heqjen menjëherë nga Shkodra,51

Gjatë kësaj kohe kemi bashkëpunime të forta mes pjesëve nën rrezik nga pushtimet

serbe, e për këtë bashkëpunohet që të lihen mënjanë të gjitha sherret e ngatërresat e vendit,

derisa kjo çështje e rrezikshme të zgjidhet. Për këtë vendoset të bëhet një Besë nga Shqipëria

e mesme e lart. Kjo u bë kur u mor vesh në fillim të janarit 1920 që Shkodra me Drin duhet të

49

A.M.P.J., V. 1919, D. 10, fl. 276. 50

A.M.P.J., V. 1919, D. 10, fl. 236. 51

Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, 51.

Page 23: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

ndahet nga Shqipëria. Duhet të mbajmë moralin lart, sepse mjafton një kushtrim i juaji

shprehet në një komunikatë, e ky popull vjen për t’i bërë ballë rrezikut.52

Gjithashtu edhe nga Parisi delegacioni shqiptar e sheh me shumë shqetësim problemin

e Shkodrës. Imzot Bumçi, që në hapat e Parë të hapjes së Konferencës, i dërgon një protestë

Z. Klemanso, kryesues i Konferencës, me emrin Çështja e Shkodrës.53

E shkruar në një kohë

kur akoma delegacioni nuk ishte nisur për Paris, mundohet t’i paraqesë atij, përpara shkuarjes atje, rëndësinë që ky qytet ka. Si një njeri korrekt që ishte, mundohet të mbështetet në fakte, e

të jetë i përmbajtur mbi atë çfarë shkruan. Ai jep në këtë letër se karakteri shqiptar iu njoh po

nga perëndimorët që në 1913, ai përmend Sër Eduard Grej i cili e njeh si të padrejtë luftën e

malazezëve në këtë qytet në 1913, apo gjithashtu përmend edhe personalitete të larta ruse, që

brënda në Dumë, të cilat janë të gatshëm që Shkodra t’i lihet Shqipërisë. E ndërkohë që në ditët e sotme, ai e sheh si shumë të rëndësishme lënien e saj brenda kufijve, si një kryeqytet të

Shqipërisë. Ai e paraqet hapur pra se Shkodra është qendra kryesore, edhe morale e vendit, e

marrja e saj do ishte me pasoja negative për të gjithë Shqipërinë.

Delegatët shkodranë në Paris ishin kundër ndërkombëtarizimit të qytetit të tyre, ata e

shihnin me rrezik këtë veprim. Ato i rrinin gati çdo incidenti që mund të ndodhte në qytet për

të mos e lejuar.

Por me gjithë këtë përkushtim kaq të madh që kishin shkodranët, jashtë apo brënda

vendit, akoma nuk ishte arritur të merrej asnjë lloj sigurie për Shkodrën. Pika më e nxehtë

mbetej akoma brenda Çështjes së Adriatikut, shkëmbimi Fiume – Shkodër, që gati po shkonte

drejtë finalizimit, e pamundësia e shqiptarëve për ta ndalur, ishte e madhe. Por një rrjedhë

krejt tjetër do të marrë ngjarja e fati i Shkodrës. pas notës së protestës së 6 marsit 1920 ku

Uillsoni shprehet për Shqipërinë. Që në fillimet e Janari,t ekspertit anglez Liper i cili i

mbështet në mendim ekspertit amerikan Harrison, i thotë Imzot Bumçit, bashkë me Mehdi

Frashërin e Dr. Turtullin, që Shqiptarët të mbajnë të njëjtin qëndrim mbi këto toka, një

mbështetje kjo e nënkuptuar. Kurse ndërhyrja direkte e Uillsonit ndodhi kur deklaroi që në

bisedimet mes Romës e Beogradit të mos kishte kompensime që tokat e marra në një zonë të

kompensoheshin në një zonë tjetër. E kjo taktikë ishte përdorur me qytetet Fiume – Shkodër.

52

A.Q.SH.,, V. 1920, D. 173, fl. 1 53Shqipëria përpara konferencës së Paqes, Ble II,(Shkodër: Nikaj, 1921), 25 – 29.

Page 24: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

1

KAPITULLI I

Zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri në fillim të viteve 1920: rasti Shkodër.

I. 1. Kongresi i Lushnjës dhe situata në Shkodër

Në fillim të vitit 1920, qeveria e Durrësit e dalë nga i njëjti kongres, kishte më se një vit që përpiqej të qeveriste vendin, të cilin nuk e administronte plotësisht. Tashmë imazhi që kishte, se kontrollohej nga italianët, bënte që edhe vetë shqiptarët të mos e pëlqenin këtë qeveri. Njerëzit kryesorë që e krijuan, si Myfit Libohova, Fejzi Alizoti, gjatë gjithë kohës do quhen si njerëz të politikës italiane1. Edhe nga Shkodra, edhe pse nuk ishte nën administrimin e qeverisë së Durrësit, por me shpresën se një ditë do të largoheshin të huajt, e shihnin me dyshim këtë qeveri, e figurat e saj. Një pjesë e tyre shkruanin nëpër gazeta të ndryshme duke mos pasur vend tjetër për t’u shprehur, e këto kryesisht jashtë vendit. Për ta ministrat e kësaj qeverie nuk ishin aspak seriozë e nuk mendonin për vendin2. Korrupsioni i kishte bërë të pafytyrë, e mbi të gjitha, të gjithë nën hijen e postit që mbanin, mundoheshin t’i bashkoheshin një politike të huaj për të përfituar sa më shumë.3 Shkodranët kishin një dyshim mbi politikën e Italisë, nisur kjo edhe nga qëndrimi që mbante ky shtet ndaj Vlorës. Ata e dinin se edhe me krijimin e qeverisë së Durrësit, gjërat nuk do ndryshonin për mirë në vend. Shkodranët edhe nëse shpresonin për ndonjë protektorat, nuk e donin atë italian, por preferonin dhe ishin shprehur për një protektorat amerikan ose anglez.4 Shkodranët ishin kundra proteksionit italian dhe shpreheshin se gjithkush është zot në shtëpi të vet ndaj edhe shqiptarët kanë shtëpinë këtu. Kjo ishte një shprehje e qartë kundra italianëve që me propagandën e tyre, edhe në gazetat shqiptare që botoheshin në Itali propagandonin protektoratin italian.

1 Valentina Duka, Historia, 100. 2 Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështje, 129. 3 Nase Guga, “Premisat historike për thirrjen e kongresit kombëtar të Lushnjës”, Studime Historike, 1 (1970) 163 – 164. 4 A. M. P. J., V. 1920, D. 34, fl. 305

Page 25: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

2

Qeveria që ishte në Durrës mblidhej çdo ditë por nuk ishte e zonja të zhbllokonte situatën. Anëtarët e qeverisë kishin konflikte të shumta me njëri – tjetrin dhe vetëm akuzoheshin pa pasur frymën e bashkëpunimit në punë. Financat e shtetit ishin të vogla, taksoheshin vetëm qytetet që ishin afër Durrësit, e madje edhe disa nga ato nuk pranonin të derdhnin taksat në buxhet. Këto kritikohen edhe si shumë pasivë në punën e tyre dhe indiferentë ndaj trazirave që krijohen në vend, sikur janë të përjetshëm.5 Gjithashtu lëvizjet e protestat e shumta në vend janë për arsye sa ekonomiko – sociale, aq edhe politike. Të gjithë grupet sociale janë kundër kësaj qeverie, duke dashur të bëjnë një ndryshim e duke dashur të sigurojnë atë çfarë kjo qeveri s’po u jepte. E kjo pakënaqësi kishte kapur gjithë vendin. Tashmë nga veriu në jug po flitej se duhej marrë një rrugëzgjidhje e vetme, pa ndërhyrje të huaj. Edhe situata në politikën e jashtme të Shqipërisë nuk ishte e mirë, rrezikohej nga copëtimi i fqinjëve që çdo ditë e më tepër po forcoheshin në Paris.

Tashmë një grup njerëzish që e njihnin politikën shqiptare vendosen se gjëja më e përshtatshme për kohën do të ishte mbledhja e një kongresi të ri thjesht vetëm nga shqiptarët e pa ndikimin e të huajve që të përfshinte të gjitha krahinat.6 Vendi më i përshtatshëm u duk se ishte Lushnja, e cila e shtrirë në mes të fushës së Myzeqesë në kohë dimri, ishte e pakalueshme nga këneta që e rrethonte, në rast se do vinte ushtria italiane e mekanizuar për ta penguar një veprim të tillë. Data e hapjes së Kongresit u vendos të ishte 21 janar 1920, por meqenëse nga vonesa e letërthirrjeve nuk kishin ardhur shumica e delegatëve, delegatët e arritur u mblodhën në sallën e mbledhjes në shtëpinë e Kaso Jugës.7 Ata vendosën që Kongresi të shtyhej për një javë e të niste punën me datë 28 janar 1920. Kongresi i Lushnjës ishte meritë e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” me qendër në Shkodër e cila ishte krijuar nga patriotë kosovarë që rrinin në Shkodër, së bashku me patriotë nga jugu i Shqipërisë.8 Gjatë asaj kohe flitej se kishte mbështetjen e francezëve që administronin qytetin, për faktin se ai vepronte lirisht dhe pa u penguar asnjëherë nga Gjenerali de Fortu. Edhe forca franceze kishte ardhur me një grup ushtarësh nga Kosova. Bajram Curri e Hysni Curri shkuan në të gjithë Shqipërinë e Jugut për të mbledhë njerëz të tillë e për të vazhduar mbledhjen e këtij Kongresi.9

Por Shkodra që në këtë kohë nuk pati një përfaqësi të madhe qyteti, nuk e kishte të mundur një veprim të tillë, pasi pengohej nga italianët që ishin pjesë e aleatëve në Shkodër, e të cilët ishin kundër këtij Kongresi. As kleri katolik nuk mori pjesë me përfaqësues të vet në Kongres. Përfaqësuesit që dolën nga Shkodra ishin Ndoc Çoba, Mati Logoreci, Xhemal Naipi e Hoxha Kadri.10

5KUVENDI, 21 Shkurt 1920, fq. 3 6Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, 12. “Nyje I. Qëllimi i mbledhjes së përgjithshme asht sigurimi i vetqeverimit të plotë të Shqipnisë dhe forcimi i bashkimit kombëtar. Nyje IV. Çdo nënprefekturë do të përfaqësohet prej dy zotnive të zgjedhun prej popullit të qarkut. Nyje V. Çdo përfaqësues duhet të ketë një dokument përfaqësimi të vërtetuem prej katundarisë së vendit. Mbledhja do të mblidhet në Lushnjë me 21 të muajit kallnuer, të mërkuren ora 10 paradite. Lushnjë, 1 janar 1920” 7Hylli i Dritës, V. 1944, Nr. 1, fq. 26 8 Zaim Shtylla, Rreth krijimit të veprimtarisë së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në vitet 1918 –

1920, Studime Historike, 3 (1986) 104. 9A. Q. SH., F. 419, D. 33, fl. 8 10Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, 108 – 109. “Deri tashti Shqipëria e Veriut ka marrë pjesë në këtë Kongres vetëm me katër delegatë të Shkodrës Sabri bej Bushati dhe Xhemal Shaqir bej Bushati për muslimanët, Mati Logoreci dhe Ndoc Çoba për katolikët. Por këta delegatë arritën atje pas punimeve të kongresit. Disa të rinj katolik shkodranë, të shtyrë nga Perrikone dhe Arqipeshkvi, në çastin e nisjes së tyre tentuan të shkaktonin turbullira, gjoja me tendencë nacionaliste. Pasi urdhëruan që të mbylleshin dyqanet, shkuan të merrnin bandën e qytetit që e kish qendrën te Arqipeshkvi, dhe që nuk mund të dalë prej andej vetëm se me pëlqimin e këtij të fundit. Policia e lajmëruar shpejt, i shpërndau manifestuesit, me t’u nisur nga arqipeshkvia dhe arrestoi dy nxitësit kryesorë, Kolë Krajnin dhe Luigj shantojën, të cilët rrinë gjatë gjithë ditës me agjentë italianë. ”

Page 26: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

3

Gjatë ditëve të mbledhjes do të ishte i pranishëm vetëm Ndoc Çoba, të tjerët do të vinin më me vonesë, megjithatë ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të Shkodrës ndër mbledhjet e tjera ai u tregua pak aktiv. Ky njeri kishte qenë i ftuar edhe në Kongresin e Durrësit por ai nuk mori pjesë fare, s’ishte i pranishëm. Kongresi tregoi më vonë se kishte qenë më i rëndësishmi nga të gjithë organizimet e tjera politike që ishin bërë në Shqipëri, pasi disa nga vendimet e tij i qëndrojnë akoma kohës edhe në ditët e sotme.

Delegatët në këtë Kongres ishin rreth 50, të shpërndarë në varësi të popullsisë jo me numër të barabartë për çdo qytet.11 Kongresi nuk pati vështirësi nga qeveria e Durrësit, pasi pjesa më e madhe e kësaj qeverie ishte jashtë vendit në Paris. Në Durrës kishin mbetur vetëm Fejzi Alizoti dhe Mustafa Kruja. Madje ky i fundit kur e pa se nuk mund ta frenonte këtë kongres u mundua që ta drejtonte për t’u bërë në Krujë, duke menduar se nga aty mund ta komandonte, por e pati të pamundur.

Ai pastaj pengoi vetëm delegatët e Krujës të shkonin në atë kongres. Katër do ishin vendimet kryesore që ky vendosi; së pari ishte forma e shtetit, ku vazhdonte të njihej ajo e princ Vidit, pra principata. Prandaj delegatët zgjodhën një Këshill të Regjencës, të përbërë prej 4 anëtarësh, ku secili ishte prej njërit nga katër komunitetet fetare në Shqipëri, një bektashi, një sunit, një katolik e një ortodoks, respektivisht: Aqif pashë Elbasani, Abdi Toptani, Luigj Bumçi, Dr. Mihal Turtulli,12 ku këto dy të fundit ishin në Konferencën e Paqes në Paris. U vendos që të bëhej një qeveri e re, e cila nuk do të njihte qeverinë e Durrësit, e cila u quajt inekzistuese, me pjesëmarrës; Sulejman Delvina Kryeministër, Mehmet Konica Ministër i Punëve të Jashtme, Ahmet Zogu Ministër i Punëve të Brendshme, Riza Kolonja Ministër i Mbrojtjes Kombëtare, Sotir Peci Ministër i Arsimit, Kadri Prishtina Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba Ministër i Financave, Eshref Frashri Ministër i Bujqësisë dhe i Punëve Publike.13 Tashmë Kongresi zgjodhi delegacionin e ri për në Konferencë të Paqes, i cili përbëhej nga Imzot Bumçi, Dr. Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica. Tashmë dy nga tre shkodranët që ishin në delegacion u larguan nga ai, Luigj Gurakuqi, dhe At. Gjergj Fishta të cilët shpesh ishin përfolur si filoitalian. Gjatë kohës së vendimeve të Kongresit të Durrësit ishte folur edhe për një Senat i cili do luante rolin e një parlamenti, por që në fakt nuk u mblodh asnjëherë. Tashmë u vendos që të bëhej një Senat i ri, i cili do luante rolin e parlamentit, e që do zgjaste deri në zgjedhjet e para për parlament. Ky nuk do të bëhej me votim nga populli po secila krahinë do zgjidhte përfaqësuesit e vet në Senat.14

Italianët s’e kishin parë me sy të mirë këtë punë, ashtu si ata që varnin shpresat tek italianët. Ata pavarësisht se Lushnja ishte zgjedhur për nga pozicionit që ishte zgjedhur për t’u vetëmbrojtur, thirrën trupa të motorizuar për të shkuar aty që ta shuanin këtë organizim. U bënë përpjekje të çoheshin trupat kryesorë nga katolikët e Shkodrës, ku do të udhëhiqeshin nga Mark Raka. Numri i tyre nuk ishte i vogël, por plot 1200 ushtarë shqiptarë. Oficerët e xhandarmërisë nuk po i dëgjojnë urdhërat e komandës, i shkruante Fejzi Alizoti, në një raport qeveritar dhe fjala ishte për Mark Rakën dhe Meleq Frashërin. Ato duke menduar se do kenë besnikërinë e oficerit shkodran e dërguan bashkë me një grup djemsh ushtarë nga Shkodra. Edhe Qeveria e Durrësit mendoi se do të kishte mbështetjen e tij e do eliminonte këtë veprim i cili i rrezikonte ekzistencën e tij. Por Mark Raka nuk veproi siç donin italianët. Ai së bashku me forcat që kishte, u çoi fjalë pjesëtarëve të Kongresit që të vazhdonin punën se nuk do të cenoheshin nga ai, por as nuk do të lejonte të prekeshin nga ushtria që do të vinte.15 Sikur Mark Raka të kishte vepruar ashtu siç u urdhërua nga italianët dhe qeveritarët e Durrësit,

11 Kastriot Dervishi, Historia, 114. 12Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja, 118. 13

Qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të vjetit 1920, (Shkoder: 1920), 6. 14Marenglen Verli, “Kongresi i Lushnjës – akt kulmor në lëvizjen kombëtare shqiptare”, Studime Historike, (1 – 2) 2006, 165. 15 A. M. SH., F. Mark Raka, fl. 6.

Page 27: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

4

kongresin do ta kishte sulmuar grupi i ushtarëve të Shkodrës dhe ushtria italiane e mekanizuar mirë, dhe do ta kishte shuar krejt veprimin e Kongresit të Durrësit. Dhe fati i tyre do mbyllej aty.

Por një pjesë e përfaqësuesve të elitës shkodrane nuk ishin me këtë kongres. At. Fishta, i cili ndoshta duke e parë veten të larguar nga delegacioni i Parisit e akuzon këtë Kongres si dorë e anglezëve në Shqipëri, ai përmend edhe konsullin anglez Ejres në Shqipëri si një njeri që ndikoi shumë në këtë organizim. Edhe mospjesëmarrja e klerit katolik, të cilët gjithmonë kishin qenë të lidhur me politikën e vendit dhe kishin nxjerrë figura patriotësh të shquar, të lë të kuptosh se ato nuk e shihnin me sy të mirë, aq më tepër që veprimet e tij nuk do shiheshin për një kohë të gjatë me sy të mirë. Sidomos shpallja e Tiranës kryeqytet nga Kongresi i Lushnjës do nxiste polemika të shumta. E megjithatë njerëz nga Shkodra do jenë përfaqësues si në qeveri edhe në regjencë. Dy nga postet më kryesore. Nga puna me një patriotizëm të pastër e Imzot Bumçit, u vendos që ai të ishte një ndër katër krerët e shtetit. Ai do jetë ndër të parët që e njeh qeverinë e Lushnjës edhe pse deri në ditën e fundit të punës së qeverisë së Durrësit, komunikon me shumë korrektësi me to. Madje ai në një letër që i dërgoi Mehmet Konicës, edhe ky i emëruar Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina, shprehej se do ta njihte qeverinë e Lushnjës nëse ajo do punonte për vullnetin e popullit. E gjithashtu Ndoc Çoba do të zinte një ndër postet më të rëndësishme që ka një qeveri, atë të ministrit të financave. Ai do jetë i pari që do hapë gamën e ministrave të financave të cilat do jenë nga Shkodra.

Po cila ishte situata në qytetin e Shkodrës? Shkodra që në fundin e Luftës së Parë Botërore paraqitej me një shoqëri të tensionuar.

Ardhja e aleatëve nuk shihej me sy të mirë nga shkodranët. Pavarësisht rolit të tyre mbrojtës të cilin jo çdo herë arritën ta kryenin, ato shiheshin si paralizues, në njëfarë mënyrë, të jetës në vend. Grupe të ndryshme e ndanin qytetin në varësi të interesave.16 Kishte shumë njerëz që mendonin se duhej bashkëpunuar me jugosllavët, se ato ishin më mirë se italianët. Grupi i tillë përbëhej nga Lukë Luka, Alush Lohja e disa të tjerë më pak të rëndësishëm. Grupe të tjera, por që ishin të vogla dhe që nuk arritën të bëheshin të rrezikshëm, ishin esadistët. E tensioni vazhdonte.

Situata në Shkodër nuk ishte e mirë as përsa i përket kërcënimit jugosllav të kësaj kohe. Jugosllavia kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e Konferencës së Paqes në disa prej interesave të saj, kjo edhe falë bashkëpunimit që kishte pasur me shtetet e Antantës. Ajo tashmë ishte në tratativa shkëmbimesh mes territoresh. Ndër territoret që përfshiheshin në këtë politikë ishte edhe zona e Shkodrës. Ajo kishte pranuar që të tërhiqej me të butë nga pretendimet këmbëngulëse që kishte pasur ndaj Fiumes, e sidomos kur kishin dashur t’ia shkëmbenin me Shkodrën. Në janar 1920, në Shkodër kjo gjë kishte bërë bujë sidomos pas pohimit të këtij rasti nga Gjenerali Bardi dë Fortu, komandant i Forcave Aleate në Shkodër.17 Vetëm një muaj më vonë, trupat jugosllavë kishin tentuar të hynin nga krahu i Bunës dhe i

16Veli Dedi e tj., Dokumenta e material historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917 – 1941,

(Tiranë: Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të R. P. SH., 1959), 8. “Qeveria jugosllave me ndërmjetësinë e konsullatës malazeze të dikurshme, (sot zyra asht, natyra nuk i dihet), asht tue ba propagandën bashkë me ngatërresa të zakonëshme ballkanike, me një tufë agjentësh, prej të cilëve ka edhe shqiptarë të paguem. Maqina asht ngrehun për të vetmin qëllim të poshtëpërmendun: a) me içbashkue shqiptarët; b) me nxjerr anarshi ndër rrethe të Shkodrës; c) me nxjerr e çfarosë ata që njifen të pathyeshëm e të damshëm për sllavizëm. Lajmërohet prej burimeve të sakta se për me krijue nji çashtje të Shkodrës me këto mënyra, Beligrad i ka dhanë zyrës jugosllave në Shkodër nji subvencion prej fr. 500 000. ” 17Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, vëll. II, 50. “mendimi i përgjithshëm i rretheve të Shkodrës asht qi të formohet nji forcë disavetëshe, me të cilët të pushtohet Shkodra me njiherë, të ngrihet qeveria shqiptare dhe ashtu të mbrohet prej rrezikut që poi kërcënohet. Ky menim kishte me u zbatue pa farë zorimi, meqenëse kjo fuqi mund të ushqehet e mund të mbahet me nji fond të qeverisë. ”

Page 28: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

5

Taraboshit me forcat e tyre, çka çoi në këmbë reagimet e shkodranëve.18 Veprimi mund të ishte edhe një provokim jugosllav, por kjo i bëri që të ishin më të vendosur për t’u bashkuar me qeverinë e re që kishte lindur në Lushnjë e që po merrte rrugën drejt Tiranës. Gjithashtu edhe territoret e tjera, jo vetëm të qytetit të Shkodrës, por edhe të kësaj prefekture ishin pro bashkimit dhe njohjes së qeverisë së Tiranës. Mirdita e Lezha e konfirmojnë hapur këtë në shkallë të gjerë mbi mbledhjen e 12 bajraqeve të Mirditës kundrejt njohjes së kësaj qeverie dhe bindjen ligjore ndaj saj.19

Ngjarja do marrë kthesë pas 6 marsit 1920, për qytetin e për forcat ndërkombëtare që gjendeshin këtu. Deklarata uillsoniane, i rriti besimin popullit se s’do ndaheshin nga Shqipëria, ndërsa forcat ndërkombëtare e kuptuan se duhet lëvizur prej qytetit. Që nga fundi i shkurtit forcat ushtarake franceze ishin larguar, një pjesë në drejtim të Malit të Zi, ndërkohë që përfundimisht edhe vetë gjenerali francez Bardi de Fortu u largua nga qyteti me 13 mars 192020. Kjo gjë ndodhi pasi i ishte kërkuar mendimi edhe Ministrisë së Luftës Franceze, ministri nga e cila varej, dhe linte në zotërimin e qytetit vetë Bashkinë (Parlimtares). 21

Komiteti i mbrojtjes së qytetit kishte pasur tratativa për të hyrë në bisedime me qeverinë shqiptare edhe me anë të Hamit Gjylbegut, të cilin e kishin çuar në Tiranë për të bashkërenduar punët me qeverinë. Ahmet Zogu ishte nisur për Shkodër, e gjatë rrugës ishte ndalur edhe në Lezhë, një vend që gjithashtu i përkiste prefekturës së Lezhës e kishte njohur me të parë qeverinë e Lushnjës. Me 11 mars, dy ditë para se komandanti i aleatëve të ikte, u mor vesh se Ministrat po prisnin në Bushat dhe 6 vetë nga përfaqësia e komitetit për mbrojtjen e qytetit. I dolën para për të bërë një mbledhje,22 në të cilën u fol për gatishmërinë që kishte ky qytet për t’u rreshtuar nën qeverinë shqiptare, të dalë nga Lushnja.

Një rol të rëndësishëm kishte edhe gjenerali francez i cili duke e ditur se ishte në ikje dhe se fati i Shkodrës ishte i lidhur me qeverinë e Tiranës, nuk mori asnjë lloj iniciative për ta frenuar apo penguar, këtë sjellje të shkodranëve.

Vepra më e rëndësishme e kabinetit të Sulejman Delvinës ishte marrja e qytetit të Shkodrës atëherë kur nuk mendohej,23 e ishte në një situatë evazive. Meritë kishte Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Ahmet Zogu, një djalë 28 vjeç i cili bashkë me ushtrinë shqiptare erdhi në Shkodër personalisht. Bashkë me të ishte edhe Ministri i Drejtësisë Hoxha Kadri. Ministrat u pritën që në Bahçallek nga populli dhe pjesa më elitare e qytetit. Kryetari i shoqërisë “Vllaznia” Hilë Mosi24 doli dhe e priti bashkë me një grumbull të madh të popullit, ndër të cilin ishin Shuk Gurakuqi, Musa Juka, që si kryetar i Bashkisë, i uroi mirëseardhjen në qytet, e plot të tjerë. Gjithashtu kishte ardhur edhe Monsinjor Koleci i cili i uroi mirëseardhjen, çka tregon se edhe kleri katolik e pranoi pa problem qeverinë shqiptare dhe i barte tashmë shpresat në qeverinë shqiptare. Gjithashtu të nesërmen e ardhjes në qytet Ahmet Zogu ishte i ftuar për një drekë në Kuvendin e Gjuhadolit, nga komuniteti katolik. Për aq ditë

18Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, vëll. II, 105 – 106. “Ne të nënshkruarit, delegatë të popullit të Shkodrës, që duam të zhdukim çdo shkak turbullirash dhe të mbajmë marrëdhënie më miqësore të fqinjësisë së mirë në mes të vendit tonë dhe Jugosllavisë, protestojmë kundra dhunimit që është bërë nga këto trupa dhe i lutemi shkëlqësisë suaj të bëjë çfarë është e nevojshme për zbrazjen e këtyre tokave. ” 19Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, vëll. II, 130. 20Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, vëll. II, 135 – 137. 21Muin Çami e tj., Lufta e popullit shqiptar, vëll. II, 156. “Shkodër, 13 mars, 1920 Gjenerali De Furtu, Komandant i ushtrive aleate në Shkodër, me nji letër të vetën me 12 mars të k. v. ora 20, i ban me dijt Parlimtares se administrimin e qytetit poi a len këshillit të kësaj parlimtareje. Por tuj qenë se shkodra e ka njoftë edhe përparandej, qeverinë e re të Shqipenisë, tash, me të nisun të komandantit aleat, nuk mbetet ndonji pengim për të bashkuemit e administratës së Shkodrës me Shqipninë e lusim E. U. (Ekselencën t’Uej – M. N. ) me pasë mirësinë e me marrë masat e nevojshme për të marrunit e administratës së vendit. 22KUVENDI, 9 Mars 1920, fq. 3. 23A. Q. SH., F. 417, D. 33, fl. 9. 24Agimi, V. II, Maj 1920, Nr. 1, fq. 11 – 12.

Page 29: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

6

sa qëndruan në qytet dy ministrat, për të gjitha problemet e qytetit u konsultuan me komitetin e mbrojtjes së qytetit. Shkodranët tashmë të ndierë të lehtësuar ishin shumë të gatshëm të viheshin nën qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Më në fund pas një përpjekjeje të madhe, qoftë ushtarake, qoftë me anën e protestave e mbi të gjitha me tentativa të forta diplomatike, qyteti arriti të shpëtonte nga grabitja e Malit të Zi që ishte tashmë pjesë e Jugosllavisë.

Një ditë më pas Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu mbajti një fjalim përpara turmave të qytetit duke shprehur se Shkodra është ai vend në të cilin mbarë kombi ynë është betuar për të mos kursyer asgjë e për të mos i lënë asgjë të mangët. Pra qeveria i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur e për të siguruar të gjitha të drejtat e shkodranëve nën shtetin shqiptar. Kjo i dha besim më shumë qytetit se tashmë kishin mbrojtjen e shtetit të tyre, pa pasur nevojë për mbrojtje e asistencë ndërkombëtare.25

Edhe pjesëtarët e Klerit e shihnin me shumë gëzim bashkimin e Shkodrës me Shqipërinë. Me 19 mars, ditën e ngritjes së flamurit, u bë një festë e madhe e shumë personalitete të Shkodrës mbajtën fjalime. Një ndër ta ishte edhe Pater Vinçenc Prendushi i cili shprehte se atë ditë rruga që do të rrihnin do të ishte një e vetme dhe vaj për atë që do i shmangej. Me qeveri të re e për Shqipëri kjo do të jetë fjala që do të ushtojë nëpër vise të bekuara të atdheut.26 Marrëdhëniet kishin nisur pozitive në mes Klerit Katolik dhe Shtetit shqiptar, të përfaqësuar më së shumti në fillim të marsit 1920 nga ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Ai madje ndihet i nderuar nga pritja dhe bashkëpunimi me Klerin, saqë gjatë kohës që largohet nga Shkodra, i çon një letër falënderimi Klerit nën emrin e Arqipeshkvit Jak Sarreqi.27 Tashmë ishte hera e parë, që prej 8 vitesh që shteti shqiptar kishte marrë pavarësinë e që Shkodra ishte pjesë e shtetit shqiptar. Para dhe pas luftës ajo kishte qenë qeverisur nga forca ndërkombëtare e tani, qyteti ndihej i respektuar. Kjo ishte edhe dita e 6 vjetorit kur u ngrit flamuri shqiptar mbi kala të Rozafës, me ikjen forcave aleate të para. Gatishmëria për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare ishte e madhe. Menjëherë të rinjtë shkodranë u regjistruan vullnetarë për të hyrë në ushtrinë shqiptare të cilën e administronte Ahmet Zogu si Ministër i Brendshëm. Gjithashtu nuk u la pa u respektuar as vepra e Uillsonit që e mbrojti Shkodrën me anë të fjalimeve të ndryshme. Mitingu u mbajt me 22 mars, ku mori pjesë i gjithë populli. Qëllimi i tij ishte t’i falej nderës presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëllimin e tij duke i dalë zot çështjes së Shkodrës.28

Sesa ishin të lidhur me qeverinë e Lushnjës populli i këtij qyteti, na jepet të kuptojmë nga mbledhja e 6 marsit mes komitetit të Shkodrës dhe bajraqeve të qytetit. Kjo mbledhje

25A. Q. SH., F. 347, D. 51, fl. 2. 26 DIALERIA, Viti I, Nr. 5, Gusht 1920, fq. 2. 27A. Q. SH., F. 132, V. 1920, D. 13, fl. 1. “Per besnikië qi diftovi i ndershmi Kleri Katolik me Shkelqersën e juej në ball ndaj Qeverie e për sympatië qi u tfaqë me të, me nji mënyrë të posatshe, ndaj meje, po më shtyejën me krye, para se me u largue prej këtii të bukurit qytet, nji detyrë patriotike e njerzore tue i u falë nderës Shkëlqesës s’Uej e krejt Klerit të vlershëm të Shkodrës e të rrethit të Saj. Zemra jeme nuk ka për ta harrue kurr kët ndrë e sidomos ket gufin atdhetarie që shpërfevi në ket klasë elite të Shqipniës e kisha me ken dhe ma fatbardhë kur Shkeqesa e Juej nuk kishin me m’a kursye mirësien me ia diftue këtij Kleri të ndershëm se kam me kenë gjithmonë miku ma i mirë i tii e se këtë kam për të kallzue për çdo rasë. Me ket rasë; po i u lutem shkëlqesës s’Uej me ma çue në Tiranë nji shkrim qi do të keet mrende kret punët qi pata nderën me i bisedue me Shkëlqesën e Juejndër këeto ditët e këtë ndëpërmiet të Z. Bairam Fevzi begut, këshilltar i Prefektit të Shkodrës, per mos me pasë kurrfarë vanese rruget. Tue shpresue se për së afri kam me pas nderën fatbardhe me u paa prap i u lutem, Shkelqesë, me i pranue nderimet e mia ma të posatshëm.

Ministri i Punëve të brendshme Shkelqesës së tij

Shkodrë, me 20. III. 1920 Emzot Serreqi Arqipeshkvi Metropolit, Shkodre. 28A. Q. SH., F. 347, D. 51, fl. 5.

Page 30: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

7

ishte për të lidhur besën e cila si fillim konsistonte në pëlqimin e veprimeve të delegatëve të Shkodrës e të rretheve, duke i njohur vendimet e mbledhjes kombëtare të Lushnjës e qeverinë e re të Shqipërisë, të cilës e shihnin si detyrë t’u nënshtroheshin urdhrave që u jepte. Gjithashtu u lidh besa, ashtu siç bëhej në kohët e Kanunit, që të gjithë mëritë e brendshme të liheshin derisa qyteti të rregullohej nën qeverinë kombëtare.29 Nënshkrues të kësaj bese do jenë nga qyteti i Shkodrës, njerëz që gëzonin një reputacion të mirë në vend, e që më vonë do jenë të njohur edhe si figura politike për krejt vendin. Musa Juka që ishte kryetari i bashkisë e që këtë post e mbante për një kohë të gjatë; Sulço beg Bushati, Shuk Gurakuqi, një prej mësuesve të shkollave të jezuitëve; Muharrem Kazazi, Filip Suma, Pashko Ashiku, Hilë Mosi i cili ishte edhe kryetari i shoqërisë “Vllaznia” e një ndër ideatorët e kësaj bese. Fjalë të tilla linin për të kuptuar se ky qytet e njihte veten si çdo qytet shqiptar nën vendimet e Lushnjës. Shkodra e kishte të lehtë një veprim të tillë pasi për të ishte qeveria e parë dhe Kongresi i parë që njihte ligjërisht. Dalëngadalë nisi edhe integrimi me qeverinë shqiptare të këtij qyteti mbi bazën e detyrave dhe porosive që iu lanë edhe Perlimtares së Shkodrës. Ajo do të shërbente si një ndërmjetëse mbi bazën e analizave që do të bënte në mbledhjet e saj, duke i shfaqur qeverisë problematikën e vendit.30

Kongresi i Durrësit pavarësisht se në përbërje të tij kishte pasur edhe përfaqësues nga Shkodra, nuk e kishte pasur asnjëherë nën administrim Shkodrën. Këtë qytet e kishin pasur gjatë asaj kohe forcat ndërkombëtare, dhe italianët nuk kishin synuar që ta fusnin në juridiksion të asaj qeverie.31 Por edhe sikur të kishin dashur nuk ishte e mundur pasi qyteti qeverisej me urdhër nga forcat ndërkombëtare e nuk ishte krejtësisht në dorë të italianëve, të cilët ishin pjesë e këtyre forcave. Nga ana tjetër shkodranët ashtu si edhe forcat tjera nuk i shihnin me sy të mirë italianët. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër nuk kishte simpati për to, pasi shiheshin së bashku me francezët, si pushtuesit në kohë paqeje. E përderisa qeveria e Durrësit në popull njihej si qeveri e krahut italian, kjo nuk i bënte shkodranët të kishin simpati as nostalgji për të kur ra.

Tashmë situata politike në Shkodër, e gjithashtu pjekuria politike e shkodranëve, i bëri të kuptojë dhe i lehtësoi punën qeverisë për marrjen në dorë të qytetit. Pritja që i ishte bërë nga shkodranët përfaqësuesve të qeverisë, ishte shumë më e fuqishme se hyrja e tyre në Tiranë. Kjo sepse shkodranët në mungesë të tij ia kishin ditur me kohë vlerën ekzistencës së munguar të shtetit shqiptar.

I. 2. Regjenca shqiptare dhe diskutimet në Senat Kongresi i Lushnjës pavarësisht ndryshimeve thelbësore që kishte bërë për sa i përket

organizimit të shtetit shqiptar, formën e regjimit në vend nuk e ndryshoi. Regjimi do të ishte monarkik.32 Ky regjim ishte vendosur që në kohën e qeverisjes së Princ Vidit e që me ikjen e tij në vend, pavarësisht se s’kishte një mbret vendi ishte vakant. As qeveria e dalë nga Kongresi i Durrësit nuk e kishte ndryshuar këtë formë. Megjithatë duke dashur të ruajtur formën e qeverisjes, e duke mos pasur akoma një mbret, u vendos që në vend të qeverisej me Regjencë. Kjo formë u pa si optimale deri sa të zgjidhej një mbret në fron. Një formë të tillë kishin përdorur edhe monarkitë evropiane, por kryesisht kjo ishte e përdorur kur mbreti vdiste ose largohej nga froni dhe pasardhësi i tij ishte një i mitur, akoma i paaftë për të mbajtur mbi vete përgjegjësinë e qeverisjes. E kryesisht ishte një njeri i përshtatshëm e jo organ kolegjial.

29 Kahreman Ulqini, “Bashkimi i Shkodrës me administratën e Shtetit Shqiptar (mars 1920)” Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës, 2(1972), 307. 30 A. Q. SH., F. 347, D. 25, fl. 1. 31 Kuvendi, 9 Priell 1920, fq. 3. 32 Valentina Duka, Historia, 423.

Page 31: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

8

Vendimi i tretë prej katër vendimeve kryesore të kongresit të Lushnjës ishte zgjedhja e Këshillit të Naltë për të përfaqësuar mbëvetësinë e shtetit Shqiptar deri sa të vinte mbreti në thronin e Shqipëris.33 Betimi për këdo që bëhej regjent ishte: “Betohem në emër të Perëndisë, duke dhënë besën shqiptare e fjalën e nderit para mbledhjes së kombit, se do t’i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësisht, dhe do të mbroj ligjet dhe pavarësinë e plotë të Atdheut të Shenjtë. ” Fjalë ndoshta mjaft të goditura këto, por që jo gjithmonë shkonin sipas këtij veprimi edhe veprat e regjentëve.

Regjentët e parë të shtetit shqiptar ishin; Aqif pashë Elbasani (Biçaku), Abdi Toptani, Imzot Bumçi, Doktor Turtulli.34 Të katër këta njerëz i përkisnin katër formave të besimit që ishin në Shqipëri, edhe pse kjo gjë në fakt nuk ishte e përcaktuar me ligj, por ishte diçka që nënkuptohej sa herë që të kishte ndërrime regjentësh. Aqif pashë Biçaku përfaqësonte besimin bektashi, Abdi Toptani ishte i besimit mysliman sunit, Imzot Bumçi, edhe nga posti klerikal që kishte, dallohej se ishte i besimit katolik dhe pjesë e hierarkisë fetare, ndërkohë që Doktor Turtulli i përkiste besimit ortodoks shqiptar.

Në personat e parë që u vendosën regjentë, veprimet ishin mjaft mirë të studiuara edhe përsa i përket shpërndarjes gjeografike. Aqif pashë Biçaku ishte nga qyteti i Elbasanit, i cili gjithmonë, po sidomos pas shpalljes së Pavarsisë, kishte qenë një vend aktiv, që kishte nxjerrë njerëz patriotë e që ishte bërë një qendër arsimore, që pas Kongresit të Elbasanit e Shkollës Normale me 1908. Abdi Toptani, i përkiste një familje bejlerësh tiranas, një ndër familjet kryesore të Shqipërisë së Mesme, që ishte ndier gjithmonë e do vazhdonte në politikën shqiptare. Aq më tepër ishte nga Tirana, e cila tashmë ishte shpallur kryeqytet e që dikur kishte qenë një ndër qendrat kryesore të besimit mysliman sunit. Imzot Bumçi i përkiste Shkodrës, qendër e rëndësishme kulturore e që ishte qendra e katoliçizmit shqiptar. Doktor Turtulli, i cili kishte ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte nga qyteti i Korçës, vend ky që gjithmonë kishte rivalizuar me Shkodrën, përsa i përket kulturës, e që pas viteve ’20 do nxirrte disa figura politike me rëndësi në vend.

Pra siç e thamë, një prej regjentëve të parë që i përkiste besimit katolik do ishte Imzot Bumçi. Ky person do jetë i vetmi klerik katolik që do marrë pjesë në regjencë, nga tre katolikët që do jenë. Edhe pse të tre këto regjentë do jenë katolikë nga Shkodra. Luigj Bumçi kishte pasur një aktivitet të madh patriotik dhe jo vetëm fetar, edhe para vendosjes në këtë post.35 Por ajo që i jep vlerat e tija më të mira është përfaqësimi në mënyrë të denjë i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919.36 Në krah të tij, përveç përfaqësuesve të Shqipërisë kishte edhe Isa Boletinin, si mik i vjetër i tij. Ai do jetë ndër të paktët njerëz që mundohet të ngrejë zërin për Kosovën e do jetë ndër të vetmit që kërkon një asistencë amerikane në Shqipëri37 si dhe në Kosovë, gjë që u desh më se 70 vjet që të ndodhte. Po të shohim Bumçin, është ndër të paktët shkodranë që në atë kohë është një simpatizant i Amerikës, meqenëse nga Shkodra s’kishte pasur as kontakte me këtë vend, e këtë e pamë edhe nga korrespondenca që kishte me shqiptaro amerikanët, apo me letrat e tij me

33

Qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të vjetit 1920, (Shkodër: 1920), 10. 34“Shqipëria më 1937, Veprimi shtetnor gjat njizet e pesëvjeteve të para të vetqeverrimit”, Vëll. I, (Tiranë: Shtyp KristoLuarasi, 1937) 19. 35 Fritz Radovani, Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiçë, por plase!, http://www. voal-online. chçindex. php?mod=article&cat=POLITIK%C3%8B&article=5800 “Imzot Bumçi kishte lindur në Shkodër më 6 nëntor 1872. ishte veshur prift dhe i përkiste urdhrit françeskan, i cili do nxirrte njerëz patriot e personalitete pa u ndalur njëherë deri në vitin 1945. Aktiviteti i tij në lëmin e patriotizmit fillon në vitin 1911 kur gjendej pranë Imzot Serreqit në Shkodër. Në këtë kohë e gjejmë pranë malësorëve të Triepshit kur ato u çuan kundra Turqisë dhe padrejtësive të Malit të Zi duke ndenjur afër tyre gjatë gjithë kohës. Madje shpesh herë ky do ishte zëri i tyre në përfaqësimin e tyre, duke u njohur edhe cilësitë e tija oratoriale. ” 36 A. M. P. J., V. 1920, D. 9, fl. 259. 37 A. M. P. J., V. 1920, D. 19, fl. 45 – 46.

Page 32: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

9

përfaqësues amerikanë në Konferencë, apo ato drejtur direkt Uillsonit.38 Ai u zgjodh regjent pa qenë në Shqipëri e nisi të ushtronte pushtetin me vonë se të tjerët, sepse bashkë me Dr. Turtullin, ishin në Paris. Bumçi, me këtë post do shohim se do mbyllë jetën e tij në politikën shqiptare, shumë herët, dhe nga 1922 e deri në vitin 1945, kohë në të cilën ndërroi jetë, do i kushtohet vetëm veprimtarive fetare. Vdiq më 1 Mars 1945, si Ipeshkëv i Safës.

Po cili ishte roli i këtij institucioni shteti, e roli i personaliteteve të dala nga Shkodra? Imzot Bumçi si një njeri me ideale për vendin, e i bindur, ishte entuziast për qeverinë

Delvina, të dalë nga Kongresi, e këtë gjë ia shpreh edhe Mehmet Konicës, në korrespondencën me të. Gjithashtu edhe për detyrën që i ishte vënë, thotë se i bindet vullnetit të popullit.39 Marrëdhëniet me regjentët e tjerë ishin të mira, madje me Dr. Turtullin kishin punuar bashkë në Paris, e kështu i njihnin punën njëri – tjetrit. Edhe katolikët shqiptarë, e Shkodra në veçanti, ndiheshin të lumtur me këtë zgjedhje. Madje At Gjergj Fishta shpjegon se Këshilli i Naltë është i përbërë prej dy të krishterësh e dy myslimanësh, kur të krishterët janë jo më shumë se një e treta e popullsisë.40 Megjithatë nuk i ishte kërkuar edhe pas vendosjes në regjencë, që Imzot Bumçi të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të delegacionit në Paris. Por ai e dha dorëheqjen, së bashku me Dr. Turtullin. Kryeministri Delvina nuk është në gjendje të japë shpjegimet për këtë veprim, i thirrur posaçërisht për të dhënë shpjegimet në Parlament. Këtë veprim ata e kishin bërë në fund të Marsit 1920, dhe Z. Delvina u shpreh se me siguri do ishte ndërrimi politik i qeverisë së sotme. Pra që do të thoshte largimi i kursit politik të Shqipërisë nga Italia, i bëri Imzot Bumçin e Dr. Turtullin të japin dorëheqjen. Kjo nuk duket fort e saktë, duke ditur veprimtarinë e tij në Paris e vullnetin që shprehu për të njohur Kongresin e Lushnjës.

Gjatë vitit 1920, situata në Shkodër nuk ishte e favorshme e as e qetë, as pas bashkimit me qeverinë e Tiranës. Jugosllavët, pasi e panë se përpjekjet e tyre me anë diplomatike dështuan për të marrë Shkodrën, iu kthyen edhe njëherë stilit të tyre të dhunshëm të luftës.41 Në këtë kohë do jetë lufta e Koplikut, e cila do bëjë shumë bujë, edhe brenda, edhe jashtë Shqipërisë. Tashmë jugosllavët po thyenin një vendim të Konferencës së Paqes, dhe gjithashtu një urdhër të Uillsonit. Në këtë situatë të keqe që ishte krijuar në Shkodër, vjen njëri nga regjentët, dr. Turtulli, i cili pasi e sheh gjendjen, vendos t’i dërgojë një letër të gjatë sqaruese të gjendjes në vend, Z. Filip Keer, sekretar i Llojd Gjorgjit, kryeministrit anglez. I bëhej e ditur Z. Keer se qindra katunde rrotull Shkodrës e Dibrës janë krejtësisht të djegur nga zjarri, e duhet t’u jepeshin mbulesa e ushqim, afro 10 mijë të ikurve nga këto zona.

E gjithë lufta po mbahej në këmbë nga qeveria dhe popullsia e këtyre zonave duke e rënduar akoma edhe më shumë gjendjen.42 Por qeveria shqiptare nuk kishte pranuar as ndihmat në armë të dërguara nga D’Anuncio, duke e quajtur këtë si provokim italian, sepse të dyja shohin interesat e veta. Italia kërkonte të rimerrte Vlorën kurse Jugosllavia të ishte zotëruese e Shkodrës.43 I kërkohet Z. Keer që me ndërmjetësinë e tij tek Llojd Gjorgj, t’i kërkohej Jugosllavisë të largohej nga Taraboshi e të respektonte kufijtë e 1913 për Shkodrën e Dibrën. Letra e tillë ishte mjaft e drejtë për situatën në vend e dr. Turtulli po shikonte situatën siç mund ta shihte një zyrtar i lartë në vend. Megjithatë kjo nuk do krijojë probleme në konceptimin e veprimit nga shtetarët shqiptarë. Pas këtij veprimi, shohim se do kemi një letër drejtuar Regjencës, nga ministri shqiptar në Londër Z. Mehmet Konica, e që më shumë duket se ka karakter qortues.

38 A. M. P. J., V. 1920, D. 34, fl. 69. 39A. M. P. J. V. 1920, D. 34, fl. 305. 40Hylli i Dritës, v. 1921 Nr. 7, fq. 286. 41 Xhevat Rrepishti, Lufta, fq. 243. 42A. M. P. J. V. 1920, D. 34\1, fl. 482. 43Historia e Shqipërisë, Vëll. III, Redaktuar nga Stefanaq Pollo, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1965, fq. 151

Page 33: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

10

Ai shprehet se as Shkëlqësia Juaj (si një grup i vetëm, të katër regjentët njëherësh M. N.), as ndonjë nga anëtarët e Këshillit të Naltë, nuk ka të drejtë të bëjë, një politikë të veçantë, as të shkruajë letra zyrtare, pa u marrë vesh me shokët dhe qeverinë e cila është përgjegjëse për politikën e shtetit shqiptar.44 Pra me anë të kësaj, ai thotë se imazhi që ka bërë ky veprim është jashtë kompetencave që ligji i lejon këtij institucioni. Z. Konica e sheh si një qëndrim krejt më vete, në krahasim me politikën që bën shteti shqiptar. Megjithëse kur Z. Bumçi kishte qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Paris, u kishte dërguar letra, edhe zyrtare edhe personale, personaliteteve të ndryshme politike, e nuk ishte qortuar nga e njëjta qeveri. E të bie më shumë në sy fakti, se në fund të këtij “sqarimi” më shumë i kujton regjentëve të tjerë se kush është Dr. Turtulli, i cili ka mbajtur shpesh herë anën e Esat Pashës.45 Qëndrimi tashmë, edhe i Z. Konica, të lë për të dëshiruar.

Por regjentët e tjerë, një ndër to edhe Imzot Bumçi i cili kishte punuar me Dr. Turtullin, nuk ndajnë të njëjtin mendim me Z. Konica. Ata i shpjegojnë atij se qëndrimi i tij është i padrejtë dhe ky njeri nuk ka të drejtë të ndryshojë karakterin e letrës që ishte nisur nga Shkodra. Puna e Dr. Turtullit në Paris njihej mirë e s’mund të njollosej aq kollaj, madje sjellja e juaj, mbaron letra, nuk është ajo që lypset të ketë një ministër i shtetit shqiptar.46 Megjithatë, sjellja e Ministrit tonë në Londër nuk ishte vetëm e tija personale, po në njëfarë mënyre, edhe qëndrimi i shtetit tonë. Shteti shqiptar do ketë vështirësitë e veta, të cilat nuk do lënë pa përfshirë edhe Këshillin e Naltë.

Periudha më e mirë në mbarëvajtjen e punëve mes qeverive shqiptare dhe Këshillit të Naltë, është qeverisja e Sulejman Delvinës. Si Këshilli i Naltë edhe kjo qeveri, të dyja kishin dalë nga Kongresi i Lushnjës, e të dyja ishin pa probleme interesash. Me rëndësi është fakti se në mes këtyre dy institucioneve kishte marrëdhënie korrektësie për veprimet ligjore. Puna e Qeverisë Delvina është e vlerësueshme nga Këshilli i Naltë. Ai e vlerësonte punën e kësaj qeverie në kohët më kritike të vendit,47 që me marrjen e Shkodrës, me luftën e Vlorës e me problemet ekonomike në vend. Por edhe gjatë kësaj kohe, pati disa pakënaqësi nga ana e Senatit, kundrejt Këshillit të Naltë, për tejkalim kompetencash. Kjo ndodhi gjatë mesit të tetorit 1920, kur Këshilli i Naltë i dërgon një letër Senatit për kontroll të qeverisë. Faslli Frashëri e sheh si diçka që e thyen Statusin e Lushnjës, detyra e kontrollit të qeverisë i përket vetëm Parlamentit, e nëse Këshilli i Naltë ka ndonjë mendim mund ta thotë privatisht, e jo me anë të korrispondencës se kjo është fare jashtë Statusit.48

Ky veprim u diskutua edhe në seancën pasardhëse, e në mbrojtje të këtij veprimi doli Senatori i Gjirokastrës, Beqir Rusi, i cili tha se letra i është drejtuar kryetarit të Senatit e jo Këshillit Kombëtar. Këtë e mbështeti edhe Hilë Mosi, i cili ishte pjesë e komisionit parlamentar për shkrimin e letrave Këshillit të Naltë, dhe ngjarja u mbyll këtu duke ia dërguar kryetarit të Senatit si letër personale.

Gjithashtu një incident i dytë është letra që i dërgon Dr. Turtulli qeverisë Jugosllave duke qenë edhe mis i Këshillit të Naltë, kjo konsiderohet si politikë më vete e këtij institucioni, e palidhur me qeverinë. Senati shqiptar mundohet të ishte shumë i kujdesshëm që mos ta lejojë Këshillin e Naltë të dalë jashtë rregullave të përcaktuara nga ligji. Ata shiheshin si një person i vetëm dhe qëllimi kryesor i tyre ishte kontrolli i shtetit nga parlamenti, si organi më i lartë i qeverisjes së vendit, e jo një formë oligarkike që kishte Këshilli i Naltë. Ata krijojnë komision parlamentar për të rishikuar edhe njëherë kompetencat që i kishte lënë Statusi i Lushnjës këtij institucioni, një rishikim nga incidentet e ndodhura. Por kjo punë nuk mund të mbyllet gjatë sesionit të dytë të Senatit, e në vitin pasardhës, me krijimin e

44A. P. M. J. V. 1920, D. 34\1, fl. 491. 45 A. M. P. J. V. 1920, D. 9, fl. 258. 46 A. M. P. J. V. 1920, D. 34\1, fl. 493. 47A. Q. SH., F. 147, V. 1920, D. I-7, fl. 3. 48Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 1920, (Tiranë: Nikaj, 1920), 141.

Page 34: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

11

parlamentit të ri e problemeve që do ketë vetë ai, nuk do përmendet më komisioni i krijuar në Senat dhe as një rishikim i kompetencave të këshillit të Naltë.

Krijimi i qeverisë Vrioni I përkon edhe me mbylljen e Senatit dhe me periudhën e zgjedhjeve në Shqipëri. Zgjedhjet krijuan dy rryma kryesore në vend, përparimtarët dhe popullorët.49 Ndarja në dy grupe u bë në varësi të interesave. Përparimtarët ishin grupi i çifligarëve, i njerëzve që kryesisht komandoheshin nga Shefqet Verlaci,50 që për fat të keq ishte një prej rivalëve të Aqif pashë Biçakut, njërit nga regjentët shqiptarë. Tek popullorët futeshin deputet të cilët ishin jashtë atyre shtresave ku ndër to bënin pjesë edhe deputetet e Shkodrës, si edhe Ahmet Zogu dhe Fan Noli. E ky i fundit ishte edhe kreu i grupit.51

Megjithatë roli dhe funksioni i Regjencës nuk ishte i përcaktuar qartë as nga Parlamenti. Kjo shihet gjatë muajit qershor të 1921 pak kohë pasi ishte hapur ky institucion. Regjenti Abdi bej Toptani, kërkon një lloj largimi nga detyra për t’i qëndruar pranë fëmijës së tij të sëmurë, që nuk dihet qartë a është leje apo dorëheqje. Por koha në fakt ishte e pafavorshme, pasi dy nga katër regjentët nuk ndodheshin në detyrë. Luigj Bumçi kishte katër muaj që nuk ishte në vend dhe ishte larguar, gjithashtu edhe Dr. Turtulli ishte larguar e s’dihej në do kthehej në postin e tij apo do bëhej ambasador, e tash rrezikonte edhe një tjetër të jepte dorëheqjen.52 Megjithatë Luigj Gurakuqi mundohet të saktësojë se akoma, në Statusin e krijuar në Lushnjë, nuk ishte përcaktuar qartë se cili ishte roli dhe kur duhet pranuar dorëheqja e një regjenti. Ky e shihte të gjithë këtë ngërç me hapësirat boshe të cilat kishte lënë ky ligj. Ndërkohë në ligj ishte e përcaktuar se nuk ishte e mundur që të rrinte në Regjencë vetëm njëri nga të katërt, dhe se pa ardhur edhe një tjetër, nuk mund të largohej i treti, pasi ky ishte organ kolegjial, e ky ishte Aqif pashë Biçaku, të cilin deputetët duke i njohur interesat, kishin frikë të qëndronte pa praninë e kolegëve të tij.

E gjatë asaj kohe njëri nga regjentët, Imzot Bumçi kishte qëndruar në Shkodër për një kohë të gjatë, rreth 4 muaj. Ai gjatë kësaj kohe ishte njohur me situatën në vend, që gjatë zgjedhjeve, të cilat për Shkodrën u panë se ishte problematike, e gjithashtu edhe me paraqitjen e administrimit të prefekturës së Shkodrës e cila ishte më e madhja në vend. Mbas asaj që ai pa, në një letër që i dërgon kolegëve të tij regjentë në Tiranë, nga Shkodra, gjatë majit 1921, shprehet se situata duket shumë e rënduar e se qeveria nuk është përkujdesur.53 Akoma kjo prefekturë, edhe pse kishte 14 muaj që ishte futur nën administrimin e qeverisë së Tiranës, nuk kishte një prefekt, administrimi në malësitë e Shkodrës ishte i dobët, e kjo duhet pasur kujdes, sepse këto mund të dilnin jashtë kontrollit shpejt, duke mos qenë asnjëherë të futur nën një qeveri më parë, gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Gjithashtu ai e kishte parë se në këto territore, xhandarmëria ishte e dobët e në vend që të ruante popullin kishte kërcënime nga banda të ndryshme.54 Tashmë regjenca, në një kohë relativisht të shpejtë ishte e shpërndarë, e regjentët shpesh vepronin si individë e jo në bashkëpunim, si një organ kolegjial i cili ishin. Por ky lloj veprimi nxitej edhe nga situata e pastabilizuar në vend.

Lufta politike që kishte nisur gjatë procesit të zgjedhjeve, u mbart edhe gjatë kohës së hapjes së parlamentit. Të njëjtat interesa po jepnin rezultate negative në parlament. Pas rrëzimit të qeverisë Vrioni I, në qershor 1921, në korrik u krijua një parti koalicioni Vrioni II,55 por që nuk po jepte rezultat stabiliteti. Aq më shumë, kjo sjellje brenda parlamentit, qeverisë i kishte humbur forcat për të vepruar si duhej kundra serbëve që kishin hyrë në disa pjesë të territorit shqiptar. Por shumë deputetë që nuk e shihnin vetën pjesë të këtyre

49Kastriot Dervishi, “Kur popullorët bënin kualicion me përparimtarët”, 55, 30 qershor, 2011, fq. 16. 50 Nina Smirnova, Historia, 113. 51 Nina Smirnova, Historia, 114. 52B. K. K. V. 1921, 92. 53A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 40, fl. 33. 54A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 40, Po aty. 55 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë: Phoenix, 1998), 340.

Page 35: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

12

interesave personale, apo donin t’i linin mënjanë, për hir të interesave kombëtare, nga të dy grupet nisën të afroheshin me njëri – tjetrin. Qëllimi i tyre u kristalizua me atë që njihet me emrin “Bashkimi i Shenjë”, e që në brendësi të tij kishte deputetë të tillë si; Qazim Koculi, Hoxha Kadriu, Ramiz Daci, e gjithashtu edhe deputetët e Shkodrës, ku ndër më aktivët do të jetë Gjergj Fishta si dhe Ndre Mjeda. Në mbledhjen e parë të themelimit, ishte i pranishëm edhe regjenti katolik, Imzot Bumçi me 9 tetor 1920.56 Pakënaqësitë e këtij grupi ndaj qeverisë ishin të shumta, sidomos zëvendësimi për hir të interesave të ministrave e acaronte situatën. Në këtë kohë, një shkak tjetër ishte krijimi i një vatre të re tensioni nga ndikimi i serbëve, në Mirditë nga Marka Gjoni.

Regjenca e mbështeste “Bashkimin e Shenjtë”, së pari se dy nga regjentët kishin mbështetësit dhe interesat e veta. Imzot Bumçi e përkrahte këtë grupim për faktin se një pjesë e tij ishte e përbërë nga deputetë të Shkodrës, gjithashtu edhe Aqif Pashë Biçaku e përkrahte edhe më fort për interesat e tij se brenda tij ishin deputet që ishin kundra Shefqet Verlacit, rivalit të tij të vjetër nga Elbasani. Këta rrëzuan qeverinë dhe u munduan të krijojnë një qeveri të re me Pandeli Evangjelin në krye. E reja e kësaj ishte se të gjithë ministrat nuk i përkisnin shtresës së bejlerëve e kjo do të thoshte që do të kishte një përplasje interesash ndërmjet anës së bejlerëve dhe pjesës tjetër të “Bashkimit të Shenjtë”. Si pjesë e kësaj qeverie do të ishte edhe Hilë Mosi, si Ministër i Arsimit, ashtu siç edhe Luigj Gurakuqi u dërgua në Itali për një përmirësim të marrëdhënieve mes të dy shteteve. Tashmë, fill pas këtij veprimi nisën shkëputjen një pjesë e deputetëve me potencë të grupimit, ku një ndër to ishte edhe Ahmet Zogu, dhe ngjarjet do merrnin krejt drejtim tjetër. Gjithashtu, duke e parë situatën e pa këndshme të krijuar, e cila nuk jepte mbështetje në punë, Hilë Mosi e refuzoi detyrën e Ministrit të Arsimit. Gjatë këtij pastabiliteti politik do shohim se regjenca do ndërhyjë në varësi të interesave të saj. E rolin e gjithë veprimtarisë së Regjencës në këtë kohë do ta marrë përsipër Aqif pashë Biçaku. Ky njeri, i cili do i kamuflojë tre regjentët e tjerë, në këtë kohë shohim se krijon atë situatë që më vonë do njihet si ngjarjet e Dhjetori 1921.

Ky nuk e pranoi në vetvete që në qeveri të kishte më shumë kundërshtarë të tij dhe jo përkrahës, ai donte të fuste në qeveri njerëz të tij. Së pari, kjo gjë do të ishte në kundërshtim me rregulloren e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e me kompetencat që i ishin lënë në dorë regjentëve. Gjithashtu ndërhyrje pati edhe për lëvizjen e perfektit të Elbasanit i cili nuk i ishte bindur urdhrave të regjentit Bumçi, edhe pse nuk e kishte në kompetencë të ndërhynte në të, por kryeministri nuk u bind.57

Tashmë të bindur se nuk mund të bënin tjetër, për të arritur atë që donin, Këshilli i Naltë, e aq më tepër Aqif pashë Biçaku morën vendimin se gjëja më e mirë ishte shpërndarja e parlamentit, pasi ishte ky institucion i cili e pengonte të vepronte sipas interesit. Regjenca urdhëron kryeministrin Pandeli Evangjeli që të mbledhë parlamentin, me një pretekst tjetër, e gjatë seancës së datës 4 nëntor 1921, pasdreke, i bëhet e ditur vendimi i mbylljes së Parlamentit përpara kohës së planifikuar nga grafiku i punës.58 Duke pasur parasysh situatën politike të jashtme në të cilën varemi, dhe gjendjen e krijuar prej ngjarjeve të papritura të krijuara në verilindje, e gjithashtu, duke parë nevojën për një veprim më të lirë të qeverisë, për t’i bërë ballë situatës së vështirë e duke u mbështetur në të drejtën tonë dekretojmë mbarimin e këtij sesioni ekstra ordinar të parlamentit dhe urdhërojmë konvokimin e këtij me 4 janar 1922, e në fund të dekretit ishin firmat e tre prej katër regjentëve; Aqif Elbasani, Imzot Bumçi, e Abdi Toptani.59 Ky ishte një vendim i prerë dhe i shprehur me anë të një preteksti. Tashmë situata nuk ishte më e rëndë në politikë e jashtme se më përpara, e një gjë e tillë nuk ishte bërë. Aq më tepër në politikën e jashtme do jetë një situatë më e mirë, se do

56Hysen Kordha, “Ngjarjet e dhjetorit 1921”, Studimet Historike, 1 (1974), 48. 57A. Q. SH., F. 164, V. 1921, D. 419, fl. 2817. 58Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 572. 59 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty.

Page 36: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

13

kemi pranimin në Lidhjen e Kombeve, po gjatë atij muaji. Kjo krijoi indinjata të forta nga të pranishmit në parlament, e sidomos nga grupi i deputetëve që ishte kundërshtar i interesave të Aqif Elbasanit.

Seanca e asaj dite do të jetë e gjatë dhe diskutimi ka kompetenca të larta juridike. Ashtu si edhe interesat edhe mendimet mbi këtë dekret janë të kundërta, por të kanalizuara në dy grupe, ku njëri do të ishte për pranimin e këtij dekreti të lëshuar nga Këshilli i Naltë, si një vendim të domosdoshëm për situatën në vend, e kësaj i mëshonin më tepër.60 Grupi i dytë, duke u mbështetur gjithnjë në të drejtën ligjore e shohin si një vendim që duhet kundërshtuar e që ishte i pavlefshëm. Mbështetës kryesorë të kësaj regjence, do ishin Mustafa Kruja e Ali Këlcyra. Të dy e pranonin se ligji shqiptar nuk e parashikonte një veprim të tillë, por ama situata në vend ishte e tillë që duhej bërë ky veprim. Deputetët, ishte e nevojshme që të shkonin e të qartësoheshin në shtëpitë e tyre, sepse tashmë s’kishte objektivitet, më thoshte Mustafa Kruja.61 Ato e paraqitnin këtë gjë sikur regjenca po bënte një veprim të arsyeshëm për situatën në të cilën ndodheshim, sepse po merreshin me çështje personale dhe po harronin detyrën për të cilën ishin mbledhur.62 I gjithë debati në mbrojtje të vendimit zhvillohej nga këto dy persona e Stavro Vinjau, edhe pse në fund do dalin se do jetë një shumicë e madhe që do e pranojnë vendimin.

Ndërkohë që krahu tjetër, që e shihte si të abuzueshëm këtë vendim, do fliste mbi bazën e kompetencave juridike të Statusit të Lushnjës. Që në fillim të leximit, Bahri Omari do thotë që gjëja më e mirë është të hidhet poshtë ky vendim. Ky ishte një grusht shteti, thoshin deputetët kundërshtarë, sepse sipas Statusit të Lushnjës janë ndarë të drejtat e detyrimet e çdo institucioni, dhe mbi këtë, Kështilli i Naltë nuk ka të drejtë të veprojë.

Kjo gjë po bënte që grupit që mbështeste Regjencën t’i dilte nga kontrolli pak biseda, megjithëse ata ishin të vendosur që ta çonin deri në fund këtë detyre. Kështu që u dha një pretekst se meqë situata është e keqe në vend dhe nuk duhet të pranojmë vendimin e Regjencës, të bëjmë ne shpërndarjen e Parlamentit deri në një moment të dytë, deri në fillim të Janarit 1922. E mbi këtë nuk ishte e lehtë të shihej se pas votimit, edhe pse në një formë tjetër, u arrit i njëjti rezultat që kërkoi edhe Regjenca. Ajo që të bie në sy është se deputetët e prefekturës së Shkodrës, nuk morën pjesë në diskutime. Ata votuan pro mbylljes së parlamentit, por ama e pranuan këtë vendim në heshtje, me përjashtim të Hilë Mosit i cili nuk ishte i pranishëm.63 Një ndër ata që votoi pro vendimit, ishte edhe Ahmet Zogu, por që Regjenca nuk kishte besim tek ky njeri si dhëndëri i Shefqet Verlacit, të cilin Aqif pasha e shihte si rival. Veprimi i parë që u bë, u la që ushtritë për në Mirditë të komandoheshin nga Elez Isufi, e jo nga Zogu, duke bërë çarjen e parë mes këtij njeriu dhe Regjencës.

Regjenca tashmë kishte mbetur në përbërje të saj vetëm me Aqif Biçakun dhe Imzot Bumçin, të cilët gjithnjë e më tepër po mundoheshin të kontrollonin qeverinë me futjen e njerëzve të vet. Por disa prej tyre nuk e pranonin, duke e parë se kjo rrugë do mbeste në një pikë pa kthim, siç ishte rasti i Hilë Mosit, apo Shuk Gurakuqit. Madje kryeministri Evangjeli, vendosi Kolë Thaçin në Ministrinë e Financave duke qenë ky njeri larg interesave të Bumçit.64 Veprimi më i papranueshëm ishte rasti kur regjenca, e cila ishte e vendosur që të largonte Pandeli Evangjelin, me anë të kërcënimit e largon, e krijohet një qeveri me Qazim Koculin në krye. Pandeli Evangjeli nuk e pranon këtë veprim në fillim, ai shpjegon se veprimi i tyre është i padrejtë, sepse, e para qeveria ishte e krijuar nga njerëz që ishin zgjedhur nga vullneti i popullit. Gjithashtu edhe pas largimit të Zia Dibrës nga qeveria, linte në punë 6 nga 7

60Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 577. 61Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 578. 62 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 63Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 579. 64 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 267.

Page 37: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

14

ministrat e mundshëm, e nuk përbënte krizë qeveritare. Gjithashtu Regjenca për të bërë një veprim të tillë, duhej më parë të mblidhte parlamentin e të jepte shpjegime për veprimin. E mbi të gjitha, vetëm dy prej të katërve keni në shkresën që më dërgoni.65 Por nuk ishte e lehtë për këtë person të rezistonte nën kërcënim ndaj vendos të largohet nga detyra, e për të mirën e atdheut të japë dorëheqjen.66

Qeveria Koculi do jetë një qeveri nga më jetëshkurta në vend, vetëm datën 6 dhjetor 1921.67 Edhe përcaktimi i ministrave të tij, të orientuar nga Këshilli i Naltë, do jetë me një dokument joprotokollar, dhe i shkruar keq, me dorë. Zotërinjtë e sipërpërmendur pëlqehen edhe prej nesh, që të emërohen në ministritë e shënuara, shprehen Z. Aqif Biçaku, dhe Imzot Bumçi, dy prej katër regjentëve që ishin në detyrë. Pas tij do vijë Hasan Prishtina i cili, as ky nuk do e ketë jetën e gjatë si kryeministër, me vetëm një javë, e që mbajti në poste të njëjtin kabinet që kishte emëruar Z. Koculi.68 Ky donte të shtynte edhe më shumë mbledhjen e parlamentit e kjo bëri të kishte shumë pakënaqësi në vend. Iu bë thirrje Ahmet Zogut që të marrë ushtrinë në dorë, e që nga ky moment, ky njeri do shohë se ka ardhur koha të dalë në krye të situatës. Ai u drejtua drejt Tiranës për të mbrojtur vendin e për të rrëzuar qeverinë.

Tashmë po shihej se kjo formë nuk po ecte, njerëzit e parlamentit të cilët ishin larguar në drejtim të Elbasanit, e që nuk kishin mundur t’i ndalnin, po tregoheshin më të fortë. Brenda një jave kishin rënë dy qeveri, pa mundur të hyjnë në veprim. Hasan Prishtina detyrohet të japë dorëheqjen. Ai thotë se e pranoi postin, me qëllime të mira, vetëm që të mos linte vendin të shkonte nën anarki më të madhe, edhe kabinetin gjithashtu u mundua ta bëjë si mund të ishte më i pëlqyeshëm nga ana e regjencës, e nga kjo letër shihet se kërkesa e dorëheqjes ishte bërë nga vetë regjenca. Tashmë ata, duke e parë veten në një situatë që rrezikonte shumë vendin dhe postin e tyre, i kishin dërguar dy letra Eshref Frashërit për mbledhjen edhe njëherë të parlamentit, sidomos pas dorëheqjes së Hasan Prishtinës. Lajmërojmë parlamentin që të mblidhet një orë e më parë.69

Mbledhja e parë pas kësaj krize të parlamentit, do të bëhet me datë 22 dhjetor 1921.70 por në mbledhjen e dytë të kësaj dite, në orën 3 pasdite, diskutohet me imtësi procesi i këtyre trazirave. Kjo mbledhje më shumë i ngjante një gjyqi se një veprimi normal parlamentar, ku në fillim u mundua të jepte shkaqet e dorëheqjes së tij Z. Pandeli Evangjeli e duke paraqitur dokumente. Ai shpjegoi se faji ishte i regjentëve që kërkuan përtej kompetencave të tyre, se veprimet s’i kishte pranuar jo për shkaqe njerëzore, sa për shkaqe se Këshilli i Naltë kishte thyer Statusin e Lushnjës. Në këtë seancë do shihej se ishte fundi i dy prej regjentëve pjesëmarrës në këto trazira. Për Luigj Bumçin dhe për Aqif Biçakun, të cilët do largoheshin nga regjenca me vendim të parlamentit.

Në fakt vendimi për këta dy regjentë ishte i padrejtë sepse nuk ishte as kjo në kompetencë të parlamentit për të hequr regjentët, por veprimet e padrejta kishin nisur nga vetë regjenca në fillim, të cilët kishin ndërhyrë në qeverisje. Veprimi i parlamentit ishte i fundit për këtë situatë si vendim jashtë kompetencave të institucioneve përkatëse. Në vend të tyre u vunë regjentë të tjerë, ku vendin e Aqif pashë Biçakut e zuri Ymer pashë Vrioni, dhe vendin e Imzot Bumçit për regjentin katolik e zuri Ndoc Pistulli i cili kishte qenë zgjedhur deputet i Shkodrës në legjislaturën e vitit 1921.71

Por veprimi i parlamentit edhe pse nuk u kundërshtua nga dy regjentët e tjerë, nuk u pranua nga ana morale prej tyre. Dr. Turtulli dhe Abdi Toptani nuk kishin marrë pjesë në këtë

65A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. I – 18, fl. 6. 66A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. I – 18, fl. 7. 67 Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë: Periudha e Pavarësisë, 1912 – 1939 (Shkodër: Rozafat, 2006), 246. 68 Hysen Kordha, Ngjarjet e dhjetorit 1921, 51. 69A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. I – 18, fl. 19. 70Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 602. 71 Kastriot Dervishi, Historia, 128.

Page 38: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

15

komplot, por ato ama e morën përgjegjësinë mbi vete si pjesë e një institucioni kolegjial. Një vendim i tillë u duk i papranueshëm nga parlamenti, të cilin në fillim e ktheu mbrapsht por me insistimin e tyre, iu pranua dorëheqja duke vendosur në vend të Abdi Toptanit, Z. Refik Toptani, dhe në vend të Dr. Turtullit, z. Spiro Peci.72

Me një vendim të tillë u mbyll edhe veprimtaria në detyrë e regjentëve të parë të cilët në Statutin e Lushnjës kishin një afat kohor të qëndrimit të tyre në pushtet për 3 vjet.73 Ata duhet të ishin gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur mbreti shqiptar të vinte në fron. Veprimet e tyre tregonin pamundësinë e funksionimit të këtij organi, që nga mënyra e themelimit. Që në fillim ishte parë balancimi i anës fetare të vendit, nën rolin e një personi të vetëm “mbretit”, por kjo ishte e vështirë.

Së pari sepse të gjithë mundoheshin të shihnin interesat e veta dhe vendimet kolegjiale të tij ishin të pakta. Aq më tepër që edhe vetë shteti, rolin kryesor ia linte parlamentit dhe qeverisë, puna e tij ishte në momentin e krizave të mëdha qeveritare që nuk kishin zgjidhje nga parlamenti, e jo në momentin e parë të një krize. Vetëm nën qeverisjen e Sulejman Delvinës ishin një organ i mbledhur, mbasi të gjithë këto kishin dalë nga i njëjti kongres, Lushnja. Më pas, brenda grupit pati grupime e anarki.

Një pjesë e tyre, gjatë krizave qëndruan të distancuar ose u larguan nga krizat. Imzot Bumçi, i cili kishte bërë një figurë të shkëlqyer diplomatike në Paris, u gjet i përfshirë në këtë krizë të dhjetorit 1921, në mbështetje, më shumë sesa aktiv, të Aqif Pashë Biçakut. Megjithatë ai shihte prishje interesash me këto qeveri të vendosura që nga koha e qëndrimit të tij në Shkodër, gjatë kohës kur ishte regjent. Ai e pa se Shkodra po lihej pas dore e duhej të bëhej më shumë nga qeveria. Që nga ai moment e shihte vetën në kundërshtim me qeverinë. Kur në të vërtetë ai kishte qenë shumë entuziast nga qeveria Delvina. Megjithëse një patriot i madh, ai e mbylli jetën me një veprim që u përfol, ndoshta jo thjeshtë për veprim, por nga pasojat e pasivitetit të tij. Mbase Luigj Bumçi u zhgënjye nga politika në vend kur erdhi nga Parisi, por që nga fundi i 1921 ai nuk do të merret më me politikë deri në vdekje të tij me 1 mars 1945.

Edhe deputetët shkodranë shihnin një favorizim të vetes së tyre nëse bashkoheshin me këto veprime me regjencën në një situatë të tillë. Afria e tyre me këtë ngjarje nis që në kohën e Bashkimit të Shenjtë, ku ishte një grup i larmishëm i cili s’pati jetë të gjatë. Këtë grupim e kishte pasur me sy të mirë edhe vetë Bumçi, e kjo është arsyeja e lidhjen së tyre në mënyrë pasive ashtu si regjenti Bumçi me ngjarjet e dhjetorit. Por këta asnjëherë nuk morën pjesë aktive në mbështetje të mbylljes së parlamentit, edhe pse një pjesë e tyre ishte njohës i mirë i legjislacionit. Ato e dinin se nga ana ligjore ishin gabim, ndaj heshtën.

Këshilli Kombëtar, i ashtuquajturi Senat, filloi punimet me 27 mars 1920, në orën 9 e 45 minuta. Në fakt ky ishte i treti Senat që planifikohej në letër, që nga Pavarsia. Kur u shpall qeveria me 28 nëntor 1912 u vendos që bashkë me qeverinë të fillonte punën edhe një Senat. Por që nuk pat në realitet asnjë të tillë.74 Gjithashtu edhe kur u mblodh Kongresi i Durrësit u vendos që nga ky Kongres të dilte një Senat, i cili asnjë herë nuk pati forcë të mblidhej, duke qenë se ndodhej nën kontrollin italian.75 Tashmë Kongresi i Lushnjës, i cili u tregua më i vendosur në politikën shqiptare, si më të pavarur nga ndikimet e jashtme, u krijua ky Senat në funksionin e një parlamenti. E veçanta e tij ishte se prefekturat sillnin me delegim përfaqësuesit e tyre, senatorët të merrnin pjesë. Ky nuk ishte me vullnet të lirë të popullit. Për një veprim të tillë ishte akoma herët dhe gjithë qëllimi i këtij Senati në fund do kristalizohet me zgjedhjet e lira pas një viti.76 Gjithsej ky Senat pati 70 seanca të ndara në sesione. Sesioni

72A. Q. SH., F. 152, V. 1922, D. I – 62, fl. 1. 73 Valentina Duka, Historia, 429. 74

Shqipëria më 1937, 49. 75 Kastriot Dervishi, Historia, 115. 76

Historia e Shqipërisë, 499

Page 39: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

16

i parë pati 43 mbledhje nga 27 marsi deri me 27 maj të 1920,77 sesioni i dytë u hap më 23 shtator dhe vazhdoi punimet deri më 15 nëntor 1920 duke u mbledhur 37 herë.78 Senatorët ishin nga e gjithë Shqipëria e 1913, të gjitha prefekturat kishin senatorë, por ato ishin në varësi të numrit të popullsisë që kishte një prefekturë. Prefektura që kishte më shumë senatorë ishte prefektura e Shkodrës, ku quhej Shkodra dhe Lezha, e kishte gjithsej 6, të cilët ishin të ndarë, tre myslimanë e tre katolikë, që ishin Xhemal Naipi, Hafiz Sabriu, Xhemal Shkodra, Imzot Gjergj Koleci, Hilë Mosi dhe Kol Thaçi.79 Megjithatë, nga të gjithë këta vetëm dy të fundit do arrijnë të dalin deputetë të Shkodrës pas një viti, të zgjedhur nga populli dhe që do vazhdojnë jetën aktive në politikë gjatë viteve.80

Senatorët e Shkodrës do jenë ndër më aktivët gjatë jetës së shkurtër 10 mujore të Senatit shqiptar. Ata janë të gjithëpërfshirë në të gjithë llojet e diskutimeve dhe pothuajse në çdo fushë të politikës së vendit. Shkollimi i tyre dhe kultura e gjallë, e gjithashtu prejardhja me taban nga një qytet me tradita kulturore e politike, u shpalos ndër këto personalitete të para politike të jetës parlamentare. Duke nisur nga juristët si Xhemal Naipi,81 e duke përfunduar me njerëz me njohje të mirë në ekonomi si Hilë Mosi e Kol Thaçi, e gjithashtu aftësitë e tija diplomatike e njohëse të politikës, të Imzot Kolecit.

Senatorët shkodranë do jenë ata që do shpalosin aftësitë e tyre ndër të gjitha komisionet parlamentare. Në sesionin e parë, dy nga personalitete që do dalin nga Shkodra do të jenë në drejtim të Senatit, ku Xhemal Naipi do jetë Kryetar i sesionit të parë,82 e gjithashtu i pari drejtues i Këshillit Kombëtar Shqiptar, e gjithashtu Hilë Mosi, sekretari i parë i tij.83 Në sesionin e dytë, nuk do jetë përsëri kryetar i njëjti person tashmë kryetar do jetë Dhimitër Kacimbra, por rolin e sekretarit do ta ketë përsëri Hilë Mosi, falë aftësisë së tij të të qënurit korrekt, e pas largimit të tij me mision në Evropë vendin e tij do ta zërë përsëri një shkodran, Kol Thaçi. Xhemat Naipi, gjatë kohës së drejtimit të sesionit të parë, dallohet si një njeri i cili drejtoi me objektivizëm dhe paanësi. Në drejtim të tij nuk pat asnjëherë asnjë lloj ankimi. Ai gjithashtu u mundua të merrte pjesë në bisedime të ndryshme duke dhënë mendimin e tij, por posti që mbante, nuk e lejoi të shprehej apo të bëhej pjesë e fortë e debateve. Kjo duke e bërë që të respektonte ligjin dhe të ushtronte detyrën, deri ku i lejohej nga ky ligj.

Senati i Shqipërisë punoi me një aktivitet të plotë dhe me të gjitha funksionet që ka një parlament evropian, edhe pse ishte në hapat e para të tij. Nga ky parlament dolën komisione të ndryshme në fusha të veçanta që kontrollonin jetën politiko – ekonomike të vendit, e qeverisnin njëkohësisht. Në këto komisione, u pa se u veprua me përgjegjësi që në përzgjedhjen e njerëzve të aftë në lidhje me llojin e komisionit. Ndër këto komisione jo të pakta, Senatorët shkodranë ishin ndër përfaqësuesit kryesor të komisioneve, duke dhënë një kontribut të vlefshëm. Të gjithë Senatorët bënin pjesë në komisione të ndryshme, madje kishte nga ata që kishin role në dy apo tre komisione, siç ishte Hilë Mosi,84 apo sapo mbaronte punë në një komision caktohej në një komision tjetër.

Që në ditën e parë të hapjes, Xhemal Shkodra dhe Hilë Mosi do jenë në grupin e pesë senatorëve së bashku me Spiro Kolekën, Dhambi Goxhamani dhe Sejfi Vllamasin, për të përgatitur përgjigjen e fjalës drejtuar Këshillit të Naltë. 85 Në këtë kohë, vendi ishte në një situatë të vështirë nga jashtë dhe brenda vendit. Përkrahës të Esat pashës në Durrës dhe Kavajë, kërkonin me doemos pjesëmarrjen e tij në qeveri, ose do të krijonin protesta të 77 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920 (1923), Tiranë, 3. 78Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 71. 79 Kastriot Dervishi, Historia, fq. 114. 80 F. 347, V. 1920, D. 16, fl. 1. 81“55”, 4 Dhjetor 2004, fq. 12 82 Kastriot Dervishi, Historia, Po aty. 83 Kastriot Dervishi, Historia, Po aty. 84Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 65-66. 85Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 8.

Page 40: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

17

ndryshme. Senati, duke dashur të ulë këto protesta, krijoi dy komisione, ku njëri do shkonte nga ana e Krujës, dhe tjetri nga ana e Durrësit;86 në të parin do marrin pjesë Imzot Koleci dhe Xhemal Naipi, kurse në të dytin do jetë Hilë Mosi.

Në vend ishin krijuar njëkohësisht si qeveria edhe Senati dhe tashmë vendi po niste politikën nga fillimi, e shpeshherë do ketë bashkëpunime mes këtyre dy institucioneve, sidomos në aspektin ekonomik, për rregullimin e planifikimin e ekonomisë dhe të vendosjes së taksimit të saj. Ndër hapat e para që qeveria kërkoi bashkëpunimin e parlamentit do ishte shqyrtimi i projektit të Ministrisë së Financave mbi rritjen e shtimit të taksimit në kurs të arit. Komisioni do të kishte 8 vetë, ku një ndër to do të ishte Hilë Mosi, 87 i cili kishte njohuri të mira në ekonomi. Rolin e Hilë Mosit në komisione do e shohim kur ai bën edhe ndarjen edhe të misëve të tjerë në komisionet qeveritare të krijuara nga Senati, duke i ndarë në tre grupe të ndryshme; në komisionin për punë të brendshme dhe ushtarake do jetë vetë pjesëmarrës; në komisionin e financave do jetë i pranishëm Xhemal Beg Shkodra; në komisionin për arsim e punë botore Hafiz Sabri; si dhe në komisionin e drejtësisë do jetë Imzot Koleci e Xhemal Naipi. 88

Vendosja e tyre në këtë formë nuk ishte bërë e pa menduar mirë, të gjithë ishin vënë sipas aftësisë së tyre që kishin. Dihej se komisionerët e drejtësisë ishin njohës të mirë të të drejtës juridike si dhe asaj tradicionale, e për këtë arsye kishin aftësi ta kryenin me përpikmëri detyrën. Gjithashtu edhe vetë ai, do e shohim se do marrë pjesë shpesh herë në probleme të qetësisë dhe gjandarmërisë së vendit. Hilë Mosi do shihet edhe si një ndër ata njerëz të cilët kishin kredenciale edhe tek qeveria, e ai shpesh është pjesë e atyre komisioneve që Senati dërgon për të marrë një bashkëpunim me qeverinë apo mendimin e saj, si një njohës i mirë i punëve administrative dhe gjithashtu për rrjedhshmërisë e tij në komunikime të tilla.

Xhemal Naipi do jetë ndër ata senatorë që bën pjesë në komisionet ligjore e juridike, e gjithashtu në ato komisione ku Senati ka nevojë për konsulencë juridike të çështjeve me shumë rëndësi. Fill pas emërimit të tij si senator, edhe Kol Thaçi do jetë i emëruar në Komisionin e Financave në sesionin e dytë që u hap në shtator 1920. Ky ishte një njohës i mirë i financave dhe i ekonomisë, dhe gjatë gjithë karrierës së tij do të ecte përpara në këtë fushë, deri në rang ministri, për një kohë jo të shkurtër. Detyra e tij e parë do jetë ky komision ku do e tregojë veten mjaft aktiv. Gjithashtu, ky senator i Shkodrës do jetë edhe një ndër komisionerët që do i shkruajnë parlamentit francez në mbrojtje të Avni Rustemit, fill pas vrasjes që bëri ndaj Esat Pashës, e që gjendej në burg në Paris. 89 Puna e tij do shihet frytdhënëse në fushën e financave, saqë në fund të sesionit të dytë, ai do jetë pjesë e komisionit të projektbuxhetit së bashku me Hafiz Sabri Shkodrën, Komision ky mjaft me përgjegjësi sepse rregullonte financat e qeverisë për krejt vitin pasardhës qeverisës.

Veprimtaria e këtyre senatorëve të Shkodrës do jetë e gjerë dhe larmishme brenda Senatit Shqiptar. Ato do mbajnë përgjegjësi në hartimin e shumë ligjeve të shtetit shqiptar. Shumë nga këto ligje do jenë baza e projekt ligjeve më të sofistikuara që do bëjë parlamenti pasardhës në legjislaturat e tjera. Ama edhe pse ishte fillimi i një parlamentarizmi, falë këtyre senatorëve dhe të tjerëve të aftë, do shohim se ky Senat në organizim ligjor do ketë shumë arritje.

Senatorët janë njohës shumë të mirë edhe të problemeve administrative. Pjesa më e madhe e tyre, të mësuar për të punuar në administratën shtetërore në Shkodër, ishin shumë të kualifikuar, në veprimet administrative, apo në rregullimet e fundit që mund t’i bënin ligjeve. Hilë Mosi paraqitet si njeri shumë korrekt në këtë punë. Me vëmendjen e tij ai mundohet që shumë nga ligjet që propozohen nga Senati, të marrin një saktësim nga ai, me qëllim që me

86Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 22. 87Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 32. 88Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 44. 89Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 92.

Page 41: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

18

anë të kësaj punë të mos ketë abuzime, ashtu siç ndodh kur ligjet janë hartuar përciptas. 90 Gjithashtu mundohet të shohë ligjet edhe nga ana morale e sociale se sa janë këto dëmtues ndaj njerëzve ku bien. Ai shprehet se ligji nuk jep të drejtë që nëpunësit të hiqen pa pasur ndonjë shkak91, ndaj e sheh me arsye që ligjet të ndryshohen, qofshin këto edhe të Statutit të Lushnjës.

Gjithashtu ky kërkon që qeveria të dërgojë njerëz korrekt në delegacionet në shtetet fqinje si në Greqi, e në Jugosllavi. Situata në të cilën ndodhen marrëdhëniet tona me këto shtete, e bën këtë njeri që të kërkojë që përfaqësimi ynë të jetë i denjë përballë tyre e të dinë të mbrojnë të drejtat e interesat tona. Madje këshillon që të shihet me kujdes edhe marrëdhënia e qeverisë shqiptare me Italinë. Përpara se të komentohen veprimet të analizohen ato, se shprehjet e pavend mund të acarojnë situatën. 92 I ndalur gjatë, madje në disa seanca, do jetë edhe problemi i shtruar nga ai i Ministrit pa Portofol. Ky lloj posti ishte krijuar nga Statusi i Lushnjës dhe ishte një lloj posti zëvendësues ndaj ministrave që mund të largohen e që zëvendësohen nga Ministri pa Portofol. Megjithatë këtu ishte lënë hapësirë abuzimi dhe Hilë Mosi kërkon që të specifikohet drejt roli i tij në realitet.

Në qeverinë Delvina, e cila i përkiste kohës kur nisi diskutimi për ministrat pa portofol, në këtë rol ishin Bajram Curri, Hysen Vrioni, dhe Spiro Koleka, të tre të vendosur me 27 maj 1920. Ndërkohë që diskutimi kishte nisur në fund të sezonit të parë e në fillim të sezonit të dytë, do jetë po Hilë Mosi i cili hap diskutimin. Në këtë kohë, duke e parë se roli i tyre kishte qenë më shumë si përfaqësues të jashtëm të shtetit shqiptar në shtetet fqinje të cilat qeveria i kishte dërguar për të folur në emër të saj, ai nuk e sheh të arsyeshme që të hiqen nga posti, të paktën derisa misioni i tyre të kryhet.93 Kurse Kol Thaçi shprehet se përpara se ne të vendosim për heqjen e tyre, të pyetet qeveria nëse duhen më apo jo, pasi ajo i kishte vënë e nuk ishin pa një qëllim të caktuara. Një replikë ka edhe me Ramiz Dacin i cili shprehet se këta njerëz që kishin rolin e ministrit pa portofol, linin tre vende bosh në Senat e nuk kishin përfaqësi të atyre krahinave nga të cilat kishin dalë, ose duhet të kthehen ose duhet të japin dorëheqjen. Hilë Mosi shprehet se s’duhet vepruar kaq prerë, sepse ne ishim që i dërguam qeverisë këta persona e duhet pyetur a ka më nevojë për ta. Në një problem të tillë shohim se është Hilë Mosi ai që e kishte ngritur një problem të tillë por kur kishte parë se roli i tyre akoma s’kishte mbaruar, ishte tërhequr. Kjo tregonte se Senatorët e Shkodrës ishin objektivë në atë që bënin e mendonin. Ky nuk donte të pengonte qeverinë me heqjen e këtyre ministrave të cilët i kishte vënë në role deleguese.

Gjatë kohës së pushimit të Këshillit Kombëtar, kishte ndodhur lufta e Vlorës, e cila ishte kurorëzuar me fitoren e popullit tonë kundra italianëve, kjo ishte një gjë pozitive që duhej përgëzuar për Hilë Mosin. 94 Ai bën një thirrje që nga Senati ku i drejtohet krejt popullit shqiptar. Aty shfaqen falënderimet e Këshillit drejtuar popullit, për atdhetarinë e rrëfyer kur e lyp nevoja, e bashkimi e besa e lidhur të vazhdojnë përgjithmonë duke siguruar se këshilli kombëtar ka për të punuar me gjithë fuqinë e vet, për dobi, shpëtim e lulëzim të atdheut të dashur Shqipërisë. 95

90Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 10-12. 91 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 35. 92Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 59. 93Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 87. “Kurë kemi venduem me i dhanë qeveriës tre shokë si ministra pa portofol, më parë neve vetë e kemi pyet qeveriën edhe mbas pëlqimit të saj kemi zgjedhë edhe emnue tre ministrant, pra mbasi çashtja ka rjedhë kështu dhe këtë e dijnë të gjithë shokët, dhe nevoja e duhjes apo mosduhjes së tyre e ç’mori qeverija. Qeverija, proponon të pyetët qeverija a asht nevoja për të qenmit a mos të qenmit e tre ministrave sikurse e kemi pyet edhe kur i kemi dhanë qeveriës. ” 94Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 76. “… falenderimet e Këshillit të fatoshave qi luftuen trimnisht për shpëtimin e Vlorës, edhe nji herë edhe ringushllimet përzemërta fëmive t’atyne qi ranë dëshmorë në fushë të heroizmës. ” 95Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 74.

Page 42: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

19

Gjithashtu kërkohet që zgjedhjet për këshilltarë të mos jenë vetëm të perlimtareve, por edhe të prefekturave e nënprefekturave e të bashkive, duke i dhënë mundësi sa më të mëdha zgjedhjeve për këshill, edhe pse ky lloj Senati do të jetë i fundit me këtë lloj zgjedhjeje në Shqipëri. Lejet janë të shumta gjatë seancave të Senatit që kërkoheshin nga Senatorët për arsye të tyre personale, ndaj kërkohet nga Hilë Mosi që të vendoset me ligj se sa mund të jetë koha e lejes, në mënyrë që të mos abuzojë askush. Si një njeri që besonte te ligji, ai e sheh se duhet përcaktuar në mënyrë që të mos shkelej. Senati shqiptar përbëhej nga deputetë që nuk ishin zgjedhur në bazë të një rregulli, ndaj Hilë Mosi propozon që të vendoset mbi të gjitha një ligj i përcaktuar qartë për kriteret përzgjedhëse për një deputet, e roli që do ketë. Kjo ishte dashur të bëhej sipas tij, që në 1913, ndërkohë që ajo që i vinte në mendime të kundërta dy nga deputetët e Shkodrës, ishte veprimtaria ekonomike që duhet të bënin deputetët.

Shumë nga këta deputetë, pasi i kishin hyrë politikës, e kishin rritur edhe veprimtarinë personale e sidomos ekonomike, e kjo kishte ndodhur jo rrallëherë edhe nga favoret që i jepte posti, ndaj shumë vetë mendonin se u duhej ndaluar kjo. Hilë Mosi ishte kundër këtij mendimi e këtë e mbështeste se edhe shumë deputetë të Evropës ushtronin edhe aktivitete tjera me karakter ekonomik. Te ne duhej që mos t’u jepej e drejtë deputetëve tek ato veprime ekonomike apo koncesione që ishin monopol i shtetit ndër të tjera t’i lihej liri veprimi. 96 Ndërkohë që Kolë Thaçi kishte mendim krejt ndryshe. Ai shprehej se ne, për sa kohë që jemi në poste politike duhet të mendojmë vetëm për popullin e jo për interesat personale. 97 Për kohën kur jetohej e për vendin në të cilën bëhej politika, mendimi i Kolë Thaçit ishte më i vlefshëm, pasi i bënte që këto deputetë të ishin më të lidhur me politikën kombëtare, pa u përfshirë në interesa personale. Por që mbeti teorike.

Vendi ynë kishte dalë shumë i prapambetur e me kriza të mëdha në ekonominë e tij pas luftërave që u zhvilluan në të. Akoma në disa territore të Shqipërisë kishte shumë trupa të huaja, kryesisht jugosllave e italiane që dëmtonin ekonominë e popullit. Në shumë territore do ketë zi buke dhe qeveria do të duhet të japë edhe grurë falas, ndaj problemet e ekonomisë do jenë ato që do kontrollohen e do fliten më shumë në Senat. Në këtë kohë vendin po e mbushte prodhimi i huaj që asgjë nuk kishte mundur të hynte lirshëm në vend nga që nuk kishte ligje që ta frenonin këtë mall, ndaj Hilë Mosi thotë që taksat të jenë të larta që të mos e konkurrojnë krejt lehtë mallin vendas, madje ai kërkon që në taksën e oxhaqeve të shtohet edhe një taksë më e madhe se sa kërkon ministria e financave. Kurse Xhemal bej Shkodra thotë se mallit vendas t’i vihet taksa pasi të studiohet shitja dhe tregtimi i çdo malli në mënyrë që tregtari vendas mos të bllokohet nga taksat. 98

Duke parë se vendi në atë kohë po kalonte një krizë të thellë ekonomike, si rezultat i sulmeve në verilindje të vendit nga jugosllavët, Senatorët e Shkodrës e shohin si diçka negative eksportimin e disa produkteve. Hilë Mosi shprehet se në vend që të eksportohen shumë produkte, është mirë të ruhen e t’i shpërndahen popullsisë që është prekur nga sulmet jugosllave, sepse në këto vende popullsia e ka të pamundur jetën pas djegieve e shkatërrimeve të ndryshme. Kjo së bashku edhe me bagëtitë, të cilat shiheshin si një mundësi

96Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 139. “…deputetët zgjidhen prej njerëzve intelektual, nji deputet nuk mund të lidhi jeten e vet vetëm me rrogën e tij, se edhe ndër vendet e tjera shofim se deputettë merren edhe me avokatie e tjerë, e proponon se konsensionet qi nuk i jepen kërrkujt, të ndalohen edhe për deputet, edhe ato që u epen deputetëve t’u epen edhe deputetve. 97Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 139-140.

“Z. F. FRASHËRI, kërkonqi deputetët qi të mos marrin privilegje edhe konçesjone qijanë të ndalueme edhe epen me leje.

K. THAÇI, tha se më duket se mendimi i Z. Frashëri asht gjeti. Edhe ndër vende qi parlamentarët nuk paguhen, kjo çashtje bisedohet mjaft simbas ligjeve të konsensjoneve e tue mbështet mbi këto kërkon qi kurë nji deputet asht në shërbim të popullit, e nuk duhet të abuzojë detyrën tuj marrë leje prej Qeverisë për ato sende qi janë të ndalueme për të hymë e për të dalun papaës nji leje prejë qeverisë. ” 98Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 38.

Page 43: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

20

e pakët për t’u zëvendësuar në rast eksportit. 99 Kjo, normal që ulte volumin tregtisë së jashtme, por shihej si diçka e nevojshme për vetë kushtet që po kalonte vendi. Shumë programe të ekonomisë të dala nga Ministria e Financave, këta senatorë do i mbështesin, kjo edhe pse vetë ministri i financave të asaj kohe ishte një shkodran tjetër, Ndoc Çoba. 100 E kjo bënte që të ndiqej e njëjta ide ekonomike si njerëz të së njëjtës zonë ekonomike e që kishin kaluar të njëjtat kriza. Hilë Mosi do jetë partizan i mbrojtjes së ekonomisë së vendit. Ai kërkon që përpara se të vendosen taksat për mallra që kanë një konsum të madh, qoftë kjo gruri, kripa, apo duhani e alkooli, të dallohen taksat që janë për prodhimet e vendit e ato që janë për importet. Ai kërkon shpesh që taksat të rishikohen në Këshill Kombëtar në mënyrë që të jenë sa më efikase për ekonominë e vendit, sepse një taksë e keqe dëmton ekonominë e shtetit. 101 Ai beson shumë në mallin e vendit tonë. E sheh se shumë mallra si rasti i letrave të duhanit të vendit tonë kanë mundësi t’i bëjnë konkurrencë edhe atyre të prodhuara në Austri e në Jugosllavi, ndaj duhet lehtësuar industria që të mund të rritet sa më shumë. Duke ditur se taksa rëndon jo vetëm tregtuesin e mallit, por mbi të gjitha dëmton blerësin, ai propozon se miellit që është për bukë e që buka ishte ushqimi bazë i shqiptarit, të mos i merrej fare taksë. Një mënyrë lehtësimi kjo për popullin e varfër të asaj kohe. 102

Një diskutim i gjatë do jetë për taksën e alkoolit. Në mbrojtje të kësaj do jenë Kolë Thaçi e Hilë Mosi. I pari shpjegon se ky produkt të ndahet në dy pjesë, alkooli industrial të mos ketë taksa shtesë përveç atyre doganore, kurse alkooli që përdoret për pije e që vjen nga jashtë, të taksohet. Kjo së pari do ndihmonte industrinë vendase të prodhimit të pijeve, e së dyti do ndihmonte arkën e shtetit me taksa. 103 Kurse Hilë Mosi sheh si të mundur që alkooli të taksohet por jo birra e vera, të cilat nuk ishin shumë të prodhueshme në vend. Industria e lehtë dhe ushqimore e asaj kohe ishte në hapat e para të lulëzimit, e ato mundohen që të kenë më shumë ndihmë nga shteti. Këto Senatorë në të njëjtën kohë mundoheshin të mos dëmtonin shtetin me taksat e mbledhura, por edhe prodhuesi vendas të ishte i mbrojtur. Kjo do shërbente për ngritjen e një ekonomie me bazë vendase.

Në këtë kohë, taksat në natyrë ishin me sistem indirekt, ku njerëz të fuqishëm i merrnin këto taksa pasi i blinin e një pjesë i jepnin shtetit. Këtë sistem nuk e pranonte Hilë Mosi, duke thënë se kjo ishte më shumë një grabitje pasi, fshatarit i merrej më shumë se çfarë kishte në natyrë, e shteti nganjëherë s’merrte sa duhej nga kjo taksë. Ky, së bashku me Spiro Papën ishin për një sistemim të taksës së të dhjetave në natyrë nga shteti, e që këto taksa të përqendroheshin vetëm në dorë të shtetit. 104 Por realisht nuk ishte e lehtë të bëhej kjo punë, pasi duhej të kishte një staf më të madh në prefektura të vendit e Ministria e Financave nuk kishte mundësi për zhvillimin e këtij sistemi, kaq shpejt.

Largpamësia e senatorëve të Shkodrës shihet edhe nga veprimet e propozimet që bënin gjatë mbledhjeve. Hilë Mosi do jetë i pari që do propozojë krijimin e një ministrie për

99Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 83 “…me shkak qi serbët bane shumë rrënime ndër vise të Dibrës së Vogël, e të Lumës, shum muhaxhir kanë ardhë këndej qi veçanarisht janë tue vrejtë nga ana e ushqimit; pot ë marrim parasysh se edhe prodhimi i atyre viseve asht shqim krejt korrëne flakët të simjetëshme të së cilës i shtrohen edhe të gjihë emigrimet e Dibrës e të Lurës, do ta kuptojmë nevojën e shtëngicën e madhe qi do ta kemi për ushqim, prandaj proponon qi t’epet vendim për ndalimin e daljes t’artikujt të nevojshëm. ” 100 Kastriot Dervishi, Historia, 108 101Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 91 102Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 100 103Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 105 “Alkoli asht dy llojish; nji për industrië e nji për pije, a ii pijes paguan 75 % taksë. T’ardhunat e këtij të fundmit së jashtmit, damton industrien e vendit me qenë se ky artikull punohet edhe në vend. Punohen edhe sa pije tjera alkolike qi bahen në vend e qi janë ngarkue me taksa. Ma parë tue iu vu taksa edhe pijeve të mbrendshme u damtue e u paksue mjaft industrija e vendit. Alkoli qi vjen s’jashtmit të taksohet e alkoli e ato pije qi bahen në vend, të mos kenë taksë për përparimin e industriës së vendit, rrëfen se edhe Dette Publik qysh në kohë të Turqiës i ka pasë në kujdes këtë edhe taksat e alkolit të brendshëm nuk i kishte të rëndë, e kijo njikshtu e ka rujt industriën e vendit. ” 104Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 109

Page 44: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

21

bujqësi e për tregti. Duke parë se vendi, në një të ardhme, duhet të kishte prioritet këto dy fusha, ai kërkon krijimin e këtyre dy ministrive, në mënyrë që të ndahen nga Ministria e Financës, apo ajo Botore e që t’i kushtohej më shumë vëmendje kësaj. Një mendim të tillë e mbështet dhe debaton në mbrojtje të tij edhe Kolë Thaçi i cili shprehet se kur gjithë bota po mundohet për zhvillimin e tregtisë e për të hequr krejt luftërat, ne përkundra këtu në Parlament po formojmë ministri lufte e refuzojmë formimin e Ministrisë së Bujqësisë e të Tregtisë. 105 Të dy këto vinin nga një qytet që e kishte pasur zanat tregtinë dhe i dinin vlerat për zhvillimin e vendit. Ishte tregtia ajo që i dha mundësi pasurimi qytetit e rëndësinë që kishte në atë kohë. E këtë gjë ata e kishin parë me sytë e tyre e ishin rritur në të. Bisedimi për krijimin e kësaj ministrie vazhdoi deri në mbledhjen e fundit të këtij Senati. Debati ishte ndërmjet Kolë Thaçit e Xhemal Naibit, i dyti një njohës i mirë i ligjeve dhe që donte një zbatim rigoroz të tij, dhe i pari një njohës i mirë i ekonomisë e që shihte më shumë interesin ekonomik të vendit. Z. Naibi shihte në këtë veprim se duhej të kishte një ndryshim të rregullores së Lushnjës, për shtimin një instance qeveritare106, kurse Kolë Thaçi shprehej se kjo tashmë duhej kaluar sikurse u bë kur u krijua ministria e Luftës. 107 Megjithatë, pas gjithë këtij debati, deri në fund të këtij Senati nuk u arrit asgjë për krijimin saj duke mbetur vetëm propozim.

Kryesore gjatë vitit 1920 ishte ruajtja e qetësisë brenda vendit. Në vend nuk kishte vetëm sulme nga ana jugosllave apo prania e trupave italiane në Vlorë e në disa pjesë të vendit, problem ishte edhe pastabiliteti që kishte vendi. Njerëz që mbronin interesat e Esat Pashë Toptanit bënin trazira e kërcënonin hedhjen e shtetit nëse Esat Pasha nuk do ishte pjesë e qeverisë. 108 E kjo u diskutua gjatë në Parlament. Xhemat Naibi, në cilësinë e kryetarit të Senatit, gjatë sesionit të parë, shprehet se nëse kjo ndodh duhet çuar një komision nga ana e parlamentit e jo të merret parasysh fjala e katundarëve të cilët s’njohin mirë qëllimet e tij. Pra e shihte me shumë seriozitet punën. Po ajo për të cilën ishin më të pakënaqur ishte xhandarmëria shqiptare. Kjo ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme e cila drejtohej nga Ahmet Zogu. Hilë Mosi shprehet se nuk ishte e nevojshme që të kishim një xhandarmëri me një numër të madh ushtarësh, mjaftonte që edhe nëse do ishte më e vogël, të ishte efikase. Ky kishte propozuar edhe krijimin e një shkolle xhandarmërie që në kohën e Kongresit të Lushnjës, por që akoma nuk ishte realizuar. Kjo ishte baza e paaftësisë së kësaj strukture të ruajtjes së shtetit mendonte ai, sepse këto nuk ishin të specializuar për rolin. Në çdo veprim që shteti bënte shihet se Hilë Mosi ishte për një strukturim sa më serioze brenda hierarkisë shtetërore. 109

Në këto kushte ku ndodhej vendi, e situatës që ishte në rrethinat e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë Verilindore, kryeministri i asaj kohe Z. Sulejman Delvina propozon krijimin e një Ministrie Lufte, si një ministri e ndarë nga ajo e brendshme. Kjo është e pranueshme për Xhemal Naibin i cili e mbështet propozimin e kryeministrit. Ai e sheh se në një kohë të tillë

105Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 161. 106Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 162. 107Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 160-161. “Z. K. THAÇI neve po duem të formojmë nji Ministri të Tregtisë e të Bujqësisë, por deri tash nuk nigjova të flitet ndonji fjalë për tregtië ndonëse i pari mjet fitimi asht bujqësia i dyti asht tregtija; e dimë të gjithë thotë se tregtija me Shqypnië, asht tepër poshtë dhe tregtarë s’kemi fare, këjo ministrië përmbledh në vete edhe bankat q ii nxjerrin nji dobie të veçant Shtetit, sot tregtija e udhtimit të avulloreve, gjindet në duer të të huajve, e me pasë nji të tillë Ministrie, ajo kujdesohet me nxjerr dobie edhe prej kësajë, andej formimi i Ministriës të tregtiës e të Bujqësiës asht i domosdoshëm: kurë gjithë bota po mundohet për zhdrivillimin e tregtiës e me hek krejt luftat: neve këtu në Parlament po formojmë Ministrija luftee refyzojmë formimin e Ministriës së Tregtiës e të Bujqësisë qi asht gurra e fitimit për shtetin; Hirësija e tij Arqimandriti mund të ketë kompetencë e dije, por në degë të Teologijës e jo n’atë të Tregtiës, mbassi ai nuk ja din shpirtine tregtiës se asht marrë me teologjinë. ” 108 Valentina Duka, Historia, 115. 109Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 46.

Page 45: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

22

vendi ka nevojë për një vëmendje më të madhe ndaj kësaj ministrie, si mbrojtëse të territoreve që rrezikohen nga pushtuesit. 110

Senati hapi punimet vetëm pak pasi Shkodra u fut nën administrimin e qeverisë shqiptare. Kjo gjë u prit me gëzim nga qeveria e këshilltarët që e morën edhe si shembull gjatë fjalës së hapjes për territoret e tjera shqiptare. Me 11 mars 1920, qyteti i Shkodrës me gjithë rrethinat e veta, hyri nën sundimin e qeverisë kombëtare. Për pak kohë shpresojmë se të gjithë ato vende që në Konferencën e Londrës 1913, ishin futur brenda kufijve të Shqipërisë, kanë për ta pasuar Shkodrën111. Por Shkodra ishte në qendër të vëmendjes edhe nga vetë senatorët, që edhe pse ishin betuar që të punonin për të gjithë Shqipërinë, herë pas here shihnin interesat e qytetit nga i cili kishin dalë. Pas largimit të ushtrive franceze e angleze, italianët qëndruan përsëri në vend ose në rrethinat e prefekturës si në Shëngjin e Lezhë. Për këtë i kërkohet nga Senati vetë Ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Z. Hoxha Kadriu, i cili kishte qenë gjatë dorëzimit të Shkodrës së bashku me Ahmet Zogun, të japë shpjegime. Ai shprehet se kishte komunikuar me Gjeneralin italian Piaçentini e nuk kishte pranuar ndërkombëtarizimin e Shkodrës e se kjo kishte marrë fund me largimin e ushtrive të tjera aleate. 112 Në këtë kohë vetë qeveria kujdesej për Shkodrën duke mos e lënë të ikte përsëri nga duart e vendit.

Në mbrojtje të ekonomisë së Shkodrës do jetë edhe propozimi i ligjit të bujqësisë i bërë nga ana e Ministrisë së Financave. Në këtë propozim ishte vendosur se krahina e Shkodrës të paguante gjysmë korone sermi për berr e pjesa tjetër e vendit të paguante një frangë ari për berr. Kjo gjë bëri që ta kundërshtonin këtë projekt pjesa tjetër e senatorëve. Megjithatë, në mbrojtje të kësaj ideje, del Hilë Mosi që thotë se kjo taksë është e tillë sepse Prefektura e Shkodrës deri tani nuk ka qenë në sistemin e taksave shqiptare e kjo do çojë në protesta nëse do ketë taksa të larta, e së dyti, se kjo bëhet për të ndihmuar këtë zonë të dalë nga Lufta. 113 Gjatë kësaj kohe kemi një bashkëpunim ndërmjet Tefë Curanit e Hilë Mosit, të dy shkodranë, por që e shohin me të drejtë një vendim të tillë, për një pjesë të Shqipërisë e cila vonë ishte futur në qeverinë shqiptare. Një mbrojtje më e fortë e interesave të Shkodrës do të jetë kur në Senat, gjatë sesionit të dytë, do të vijë Kolë Thaçi i cili ishte zgjedhur nga një komision i prefekturës së Shkodrës. E që ishte zgjedhur edhe me pëlqimin e popullit duke ia njohur vlerat e aftësitë e tij në mbrojtje të vendit e të qytetit nga i cili doli. Gjithashtu interesat e këtij qyteti mbrohen edhe gjatë projektligjeve ekonomike, siç ishte rasti i letrës së cigareve, duke u shprehur se në Shkodër ka tre fabrika të tilla e nuk duhet të merret e njëjta taksë si këtyre të prodhuara në vend, edhe si atyre të jashtme. Këto fabrika ishin ndër të vetmet në vend e që kishin një prodhim të lartë jo vetëm për vendin por edhe për më gjerë.

Me rëndësi është edhe kujdesi që kanë këta senatorë të Shkodrës edhe për arsimin në këtë qytet. Shkodra që gjatë shekullit XIX kishte një sistem arsimor me taban shqiptar e gjatë viteve në fjalë kishte arritur shkallën më të lartë të zhvillimit me shkollat e mbajtura si nga

110Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 154 – 156. 111Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 4. 112Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 20 – 21. “…situation i Shkodrës asht shumë mirë; vetëm në Shingjin e në Kastrat, italjanët po duen me nxjerr ngatrrime kështu edhe në qytet; por me masat qi muer Prefekti i vendit, i u-thyë hovi. Kishte bat ë pjekun me komandantin italjan i cili i kishte thanë qi mbas urdhënit të Ministris së jashtme komunikue prej General Pjaçentinit, Shkodra duhet të hye prap n’internasjonale. Un it hash, thot Ministri se internasjonalizimi i Shkodrës, ka marrë fund qi më 13 Marse mbë u larguem ushtritë franceze e Ingleze. ” 113Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 39 – 40. “… Këndohet projekti i Ministriën së Financave mbi taksën e xhelepit qi thotë: 1) Për krahina të Shkodrës taksa e xhelepit 1\2 koronë sermi për berr. 2) për vise të tjera të Shqipniës, nji frangë arë për berr. Z. HIL MOSI proponon qi të pranohet në mënyrë qi e ka ba Ministrija e Financave, mbasi ato vise janë të vorfuna e mbasi si për herën e parë po paguajnë; shtimi e rritja e asaj tokse për at qark, do të shkaktojë ndonji pamarrveshtje, se gjith kryengritjet qi kanë ndodh ën ato vise janë shkaktue prej të tillë taksash. ”

Page 46: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

23

urdhrat katolik e ashtu edhe nga shteti. Në një diskutim të mbajtur për mbylljen e Normales së Elbasanit, Hilë Mosi do përmendë se mbyllja e saj do jetë e padrejtë, por madje më e padrejtë për të, ishte mbyllja e Normales së Shkodrës. Se nëse tek ajo e Elbasanit kishte mungesë të mësuesve të denjë për atë shkollë, në Normalen e Shkodrës kishte mësues që kishin mbaruar shkollimin e tyre në Itali e Austri e nxënësit e saj ishin të shumtë. 114 Pra në të dy pikat nuk gjendej pretekst për mbyllje. Ai mbron fort arsimin shqiptar të Shkodrës se ashtu siç ka rëndësi Liceu i Korçës përballë Greqisë, edhe Normalja e Shkodrës ka të njëjtin rol politik përballë Jugosllavisë. I të njëjtit mendim me Hilë Mosin është edhe Imzot Koleci, që përkundrazi mendon se duhet çuar më përpara e jo të mbyllej. Madje Hilë Mosi kërkon që mbyllja e Normales të Shkodrës të shihet me të njëjtin prioritet si ajo e Elbasanit e të vendoset diskutim për të në rend të ditës, por që s’pranohet. Mbrojtja e Shkodrës e nisur në këtë Senat të vitit 1920, do jetë më e organizuar në vitet e mëvonshme të parlamentit shqiptar kur nga Shkodra do dalin 12 deputetë të zgjedhur nga populli.

Interesi për politikën e jashtme shqiptare nga senatorët e Shkodrës do jetë realist. Ata mundohen t’i japin një rëndësi të veçantë politikës së jashtme, pasi me anë të saj ata e dinë se vendi do gëzojë një situatë më të qetë nga brenda. Imzot Koleci është një ndër senatorët më të interesuar për politikën e jashtme. Ai kërkon që shteti shqiptar të lajmërojë të gjithë shtete e Evropës për krijimin e qeverisë së re e mbi të gjitha tashmë ka ardhur koha të ndiqet ndonjë politikë e caktuar edhe me fqinjët. Një veprim konkret vetëm nga ana e qeverisë shqiptare ai e sheh se do të çojë në një marrëdhënie më të mirë me fqinjët.

Në një mbledhje në mes të tetorit 1920, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Mehmet Konica, erdhi në parlament për të folur mbi politikën e jashtme shqiptare. Ligjërata e tij u ndal më shumë tek fqinjët. Italia e cila pas luftës së Vlorës e shihte Shqipërinë me një sy krejt tjetër, do e njihte shtetin shqiptar si një shtet fqinj e mik. Gjithashtu edhe Venizellos kishte premtuar se nuk do të kalonte kufijtë e 1913. Edhe me Jugosllavinë kemi nisur të vendosim marrëdhënie të mira u shpreh Ministri pasi një delegacion shqiptar shkoi për t’u takuar me delegacionin jugosllav aty. 115 Ndërkohë që veprimet e politika që ndiqte Jugosllavia nuk ishte e pëlqyeshme nga senatorët shkodranë. Ata e dinin se Shkodra, pas largimit të aleatëve ishte bërë territor i pushtuar nga serbët. Hilë Mosi shprehu pakënaqësinë ndaj saj e cila kishte premtuar se e njihte Shqipërinë e 1913, por në të njëjtën kohë kishte shkelur kufirin shqiptar jo vetëm të 1913, por edhe të 1919 e kishte hyrë deri në Kastrat – Vrakë – Tarabosh, duke djegur rreth 135 katunde. 116 Por edhe Evropa nuk po e njihte si duhej Shqipërinë të cilës akoma, asnjë shtet i kontinentit nuk po i dërgonte një përfaqësi diplomatike, duke e parë vendin tonë si vend të Saharasë. Kjo lloj analize e bërë nga senatorët e Shkodrës, tregonte padurimin për një politikë zvarritëse që bënë shtetet evropiane. Ato e dinë se sa më shumë të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me Evropën, shteti shqiptar do të gëzojë përfitime e benifice të brendshme.

Kjo periudhë dhjetë mujore do ishte një provë e mirë që parlamentarizmi në Shqipëri kishte lëshuar rrënjët e tija. Por karakter krejt tjetër do ketë ai që do vijë pas tij. Në këtë periudhë nuk shohim se ka ndarje e grupe interesit. Senatorët punojnë në një konsensus dhe mirëkuptim qoftë me njëri – tjetrin e qoftë me qeverinë. Ata nisën rrugën e formimit ligjor të shumë prej politikave në vend. Fundi i senatit, përsa i përket mbledhjeve, do jetë në fund të 114Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 127. “…Ndonëse i kemi shanë atë randësie shkollës normale t’Elbasanit, por në të gjitha pikëpamjet pedagogjike nuk asht normale, se mbas lajmeve ajo ka qenë e përbame prej tre rendeev qytetsee nji kursi suplimentar e kështu nuk mund të quhet veçse gjysë normale; pot hemi se, të ketë shkolla sot, na mungojnë mësuesit, por jo edhe për atë të Shkodres se atje ka mjaft të tillë mësuesa të dalun prej shkollave të nalta pedagogjike t’Austriës e t’Italiës, e pyet përse u mbyll edhe ajo e Shkodrës në vend që nuk i mungonin as nxanësit se ka apsë 96, as mësonjësit se ka me të gjitha cilësit e nevojshme, veç kësaj në qoftë se shkolla e Korçës ka rëndësi politike prej Greqiës, edhe ajo e Shkodrës e ka atë randësie Jugosllaviës. ” 115Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 133. 116Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, Po aty.

Page 47: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

24

nëntorit, por gjatë kësaj kohe duke qenë se rreth 18 deputetë nuk erdhën më, e gjithashtu edhe 4 deputetët e Korçës u larguan, iu kërkua qeverisë e Këshillit të Naltë që sa më shpejt të nisnin përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare. 117

Gjithashtu senatorët e Shkodrës do jenë ndër përfaqësuesit më të denjë të atij institucioni duke marrë pjesë në shumë prej diskutimeve e duke qenë pjesë përbërëse e vendimeve që vazhduan gjatë edhe pas mbylljes së këtij Senati. Ata, gjatë kësaj kohe dhanë provën më të mirë se Shkodra kishte atë potencial që të nxirrnin figura me një nivel të lartë në politikën e vendit. Gjë që do vazhdojë edhe në periudhën pasuese.

I. 3. Organizimi i zgjedhjeve të para në Shkodër

Kongresi i Lushnjës kishte nisur të vinte themelet për të krijuar një shtet të drejtë e me

institucione ligjore në vend. Senati kishte qenë organi legjislativ i vendosur si paraprirës dhe përgatitës drejt rrugës së parlamentarizmit. Ky do të kishte një mandat të shkurtër e jo si një mandat i zgjedhur nga vota e popullit. Meqenëse nuk ishte bërë akoma regjistrimi i popullsisë, u vendos të mos bëheshin zgjedhje për asamble kushtetuese por për parlament. Ligji për zgjedhjet e deputetëve për Këshillin Kombëtar u bë me 5 dhjetor të 1920118 nën qeverinë e parë të Iliaz bej Vrionit.

Të drejtë vote duhet të kishin të gjithë burrat nënshtetas 20 vjeç e lart. Emri i çdo zgjedhësi do të afishohej e do të rrinte një javë përpara se të ishte dita e votimit. Deputetët zgjidheshin në rang prefekture dhe ai do mbulonte rreth 12 mijë nënshtetas meshkuj e femra edhe pse femrat nuk kishin të drejtë vote. Zgjedhësit e deputetëve do të bëheshin në dy rangje, me zgjedhës të parë që përpjestoheshin një zgjedhës i parë me 500 nënshtetas e për 1000 një zgjedhës i dytë. Çdo mashkull mbi 20 vjeç kishte të drejtë të regjistrohej si zgjedhës i dytë. Komisionet zgjedhore përbëheshin nga katër veta, ku dy ishin nga Këshilli i Bashkisë e dy të tjerë nga Këshilli i Drejtësisë. E dita e zgjedhësve të dytë ishte 15 ditë pas të parëve. E këta në të gjithë prefekturën brenda një dite e ore duhet të votonin për zgjedhjen e deputetëve. 119

Emërimi i deputetëve bëhej me anë të dy kopje protokolli, ku njëri i dërgohej Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, e tjetri i jepej në dorë vetë deputetit të emëruar si provë e emërimit. Të bie në sy se votuesi nuk kërkohej të ishte i shkolluar, ai mund të votonte vetë nëse kishte shkollë, ose t’ia besonte votën një miku apo një nëpunësi të gjendur aty e që ky i besonte. Në kushtet e një analfabetizmi të thellë në të cilin ndodhej Shqipëria, kjo gjë ishte optimale. Në Shqipërinë e Veriut në të cilën kishte pasur shumë probleme të sulmeve jugosllave, numri i banorëve duhej të merrej me afërsi120. Çdo deputet duhet të plotësojë kushtet si të dijë të shkruajë e të lexojë shqip, të jetë i lidhur me atdheun e të mos i shërbejë interesave të huaja si dhe të ketë mbushur moshën 30 vjeç. Gjithashtu nuk lejohej që në zgjedhje të kandidonin ata njerëz që ishin të punësuar në shërbimin ushtarak shqiptar, ose nëse këto donin ta bënin duhej më parë të jepnin dorëheqjen nga shërbimi ushtarak. 121

Periudha e punës së Parlamentit duhet të ishte 120 ditë në vit nga dita e çeljes. Ndarjen e periudhës e caktojnë deputetët vetë por kjo periudhë nuk do të jetë më shumë se një muaj e gjithsej katër muaj. Gjithashtu duke ditur se në Shqipëri kishte katër besime të ndryshme u vendos me ligj që raporti i deputetëve do t’i përshtatet raportit të besimtarëve në

117A. Q. SH., F. 146, V. 1920, D. 2, fl. 27. 118 K. Dervishi, Historia, 126. 119A. Q. SH., F. 146, V. 1920, D. 2, fl. 31. 120A. Q. SH., F. 146, V. 1920, D. 2, fl. 32. 121 A. Q. SH., F. 146, V. 1920, D. 2, Po aty. “N. 25 fuqija e armatosun, Komandarët, Oficjerat e Ushtarët nuk kanë të drejtë votet. N. 26 Oficerat qi venë konditurën, duhet të japin dorhekjen prej shërbimit ushtarak. ”

Page 48: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

25

një prefekturë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme për territore ku kishte ndryshime të theksuara të besimtare si në zonën e Korçës, e për më tepër në zonën e Shkodrës.

Shkodra ishte prefektura e cila kishte numrin më të lartë ndër prefektura të besimtarëve katolikë. Në të gjithë banorët e kësaj prefekture shihej dukshëm se kishte një lloj disniveli mes këtyre dy lloj besimesh, atij katolike e mysliman në vend; pasi numri i besimtarëve ortodoks ishte i vogël, e kryesisht ishin minoritete122. Menjëherë pas ardhjes në prefekturë të ligjit për zgjedhjen e deputetëve, Bashkia (Perlimtarja) e Shkodrës, e Pukës dhe e Lezhës nisën të përpilonin listat e zgjedhësve, e të organizoheshin kandidatët për deputetë. Në Shkodër, edhe pse ishte e vështirë, Perlimtarja bëri një punë të mirë në shpërndarjen e informacionit se si duhej votuar dhe këtë gjë e bënë edhe grupet e ndryshme që lidheshin me zgjedhjet, të cilat nuk ishin parti politike por organizata të ndryshme me karakter të interesit fetar, apo laik. Lajmërimi i parë nga Parlimtarja për zgjedhjet u bë me 5 shkurt 1920, ku u lajmërua se listat me emrat e votuesve do shpalleshin pas pesë ditësh e do të qëndronin aty për tetë ditë. Në rast se ndonjëri nuk e gjen emrin në listë, ai mund të dërgojë ankesën në gjyqin e shkallës së parë e në rast nevoje edhe në apelim, brenda 10 ditëve. 123

Votimi në shkallë të parë me votues të parë, u bë me 18 shkurt 1920 në të gjithë prefekturën për një ditë, pavarësisht vështirësive. Votimi për zgjedhës të dytë filloi pas një muaji me urdhër të Ministrisë së Brendshme. Në Shkodër si qendër prefekture u bë zgjedhja në sallën e Bashkisë me 19 mars, në orën 9. Zgjedhësit e dytë merrnin një dëshmi në të cilën shënohej, dëshmoj se mora prej Parlimtares së Shkodrës, letrën për zgjedhës të dytë i deputetëve. 124 E në të shënohej edhe emri i tij. Ndërkohë që zgjedhjet me të dy rangjet së bashku mbaruan me 5 prill 1920, në Shkodër vazhduan më gjatë e do ketë akoma probleme e zgjedhje edhe në maj.

Zgjedhësit e dytë votimin e tyre e bënë në fund të majit. Zonat ishin të ndara në varësi të lagjeve. Zgjedhësit e dytë bënë zgjedhjet për deputet, me 28 maj në Shkodër, e këtë e shohim nga lajmërimet që i bën Parlimtarja e Shkodrës lagjeve, të cilat lajmërohen se duhen mbledhur në vendet përkatëse për të zgjedhur deputetët. Por edhe për zgjedhësit e dytë ruhej raporti fetar. Në krahinën e Bushatit e cila ishte një zonë me një popullsi jo të vogël e që përfshinte fshatrat Berdicë, Beltojë, Ashtë, Kosmaçë, Stajka, Bushat, Barbullush, Kukël, Melgushë e Trush, do të nxirreshin 10 zgjedhës të dytë, nga të cilët 6 do ishin katolikë e 4 myslimanë, e kjo ishte vendosur sipas raportit që kishin këta banorë në besim. Komisionerët caktoheshin nga Perlimtarja edhe në ato zona ku nuk kishte nëpunës të Bashkisë apo fshatrave, me delegim, caktoheshin nga Shkodra personat dhe me anë të një vendimi lajmërohej se emërohej si përfaqësues i perlimtares për të bërë zgjedhjet e zgjedhësve të dytë. 125Ky lloj lajmërimi bëhej në çdo lagje të qytetit, duke dashur të saktësonte edhe detajet që duhet të zbatonin. 126Me aq sa ishte e mundur, Perlimtarja i tërhiqte vëmendjen edhe nënprefekturave për vonesat që mund të kishte nga krahinat e tyre në dërgimin e zgjedhësve të dytë. Ajo i lajmëronte Dukagjinin, 127 Pukën dhe Lezhën se duhej të respektohej orari e dita

122 Teki Selenica, Shqipërija, 119 – 121. “Në të gjithë prefekturën e Shkodrës kishte më pak se 2700 banorë ortodoks, të shpërndarë në: Qyteti i Shkodrës 765 banorë, Katundet e Krahinës së Obotit 65 banorë, Katundet e Qëndrës të Prefekturës së Shkodrës 1824 banorë. ” 123A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 1, fl. 48. 124A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 101, fl. 3. 125A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 101, fl. 47. 126A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 101, fl. 16. “Ju lajmohet për me i diftue të gjithë meshkujve të gjithë meshkujve të lagjes s’uej qi janë 20 vjetësh e përpjetë, si vendasve ashtu edhe atyne qi kanë nji vendbanim ma se gjasht muejsh në Shkodër, për me u duk nesër në orën 5 mbas dite në ndërtesën e posaçmepër me ba eleksionin e zgjedhësve të dyta të lagjes s’uaj.

Kanë për t’u gjetë në këtë vend edhe Këshilltarët e Parlimtares e nëpunësit e gjyqit. ” 127A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 40, fl. 20.

Page 49: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

26

e sjelljes, se përndryshe, në një kohë më të vonë të ardhjes së tyre, do ta humbisnin të drejtën e votimit.

Gjithashtu për Mirditën përgjigjej Kapedan Marka Gjoni, i cili mbante postin e nënprefektit të Mirditës128dhe gjithashtu mbante kontakte me Shkodrën për zgjedhjet duke dërguar zgjedhësit e tij në Shkodër. Mirdita kishte këtë lloj organizimi me anë të kapedanit e të cilit i kërkohej që të sillte në Shkodër zgjedhësit e dytë, ku ndër to ishte edhe ai vetë.

Procesi i zgjedhjeve në Shkodër ishte i gjatë e i lodhshëm për vendin e për sistemin parlamentar. Deputetët e Shkodrës ishin ata që dolën më vonë nga të gjithë deputetët e tjerë. Data në të cilën i përket njohja me deputetët e Shkodrës si prefekturë është data 6 qershor 1920, ku dolën 12 deputetë, të cilat nxori kjo prefekturë. Zgjedhësit e dytë ishin 280 të përcaktuar dhe nga këta u paraqitën vetëm 228 në votim, kurse zgjedhës të parë kishin qenë 1710 vetë129.

Në Shkodër, në fakt, pati dy herë zgjedhje. Kjo jo se ndodhi për shkak të zgjedhjes në mënyrë të përgjithshme të të gjithë deputetëve, por vetëm në një rast të vetëm. Në kohën kur Imzot Bumçin e rrëzuan nga Regjenca, vendin e tij e zuri Z. Ndoc Pistulli130, në Regjencë e vendi i deputetit të Shkodrës mbeti bosh131. Prandaj duhej zgjedhur një deputet i ri për këtë prefekturë, që të plotësohej numri 12, aq sa kishte Shkodra. Zgjedhjet për këtë kandidaturë u bënë më 20 shkurt 1922132, kurse për zgjedhësit e dytë pas një muaji, në Sallën e Bashkisë, 133 deputet këtë herë doli Z. Nikolla Ivanaj. Një njeri aktiv në qytetin e Shkodrës, por që jo gjithmonë gëzonte një emër të mirë në qytet. Një gjë e tillë shihet edhe nga një letër e Perlimtares së Shkodrës drejtuar nënprefekturave të saj, në të cilën shihet se numri i zgjedhësve të dytë kishte qenë i vogël e në disa raste, si në krahinën e Kthellës, s’kishte shkuar asnjëri të votojë. Në këtë kohë zgjedhjet mundën të bëheshin më të mira e më të organizuara, sepse tashmë rasti nuk kishte atë komplikim që kishte në vitin 1921 për Shkodrën. Tashmë dihej se deputeti do të ishte katolik sepse vendin e një deputeti katolik do zinte. Edhe vetë Z. Ivanaj kishte organizuar një “fushatë” në qytet me anë të një manifesti, ku paraqitej kandidatura e tij si një njeri i cili kishte punuar gjatë gjithë kohës për patriotizmin shqiptar, e për këtë ishte i dënuar shpesh herë nga shumë shtete të ndryshme. Me këtë manifest ishte munduar t’i përshtatej stilit i cili do prekte më shumë popullin shkodran duke nxjerr në pah heroizmat e patriotizmit. 134

Pavarësisht se qyteti i Shkodrës vonoi të nxirrte deputetët e vet, 135 shkodranët ishin entuziastë për Parlamentin e ri që po hapej, madje ata e quanin edhe parlamentin e parë në vend, duke qenë se Senati ishte bërë me përzgjedhje e nuk paraqiste vullnetin e popullit. Në shtypin e kohës trumbetohej se s’ishte e nevojshme që të ishe vetëm me zemër patriot, por duhej treguar kjo edhe me anë të votimit. Sepse Shqipëria shpëtohet prej rrënimit vetëm me një parlament të mirë. 136

Gjithashtu ata kërkonin që deputetët që do dalin të jenë njerëz të ndershëm, e me karakter burrëror, në mënyrë që të përballeshin me realitetin tonë, pasi Shqipëria kishte

128A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 1, fl. 14-15. 129A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 1, fl. 6. 130 K. Dervishi, Historia, 128. 131A. Q. SH., F. 347, V. 1922, D. 2, fl. 2. 132A. Q. SH., F. 347, V. 1922, D. 2, fl. 7. 133A. Q. SH., F. 347, V. 1922, D. 2, fl. 15. 134A. Q. SH., F. 44, V. 1921, D. 12, fl. 1. “Tue besue qi pakujdesinë çështjen e zgiedhjeve të deputetve të Shkodrës me rrethinë e vet, në vjetin qi kaloi, ju ka idhnue fort, përse u pa sheshit dami i math qi rrjedhi prej tij; e tue shpresue qi për tekndej, dishroni me zgiedhë për deputet njerëz, qi për at punë e barrë i kana to virtyte, cilësina e maritime të nevojshme, me kët rasje, qi për Shkodër me rrethina të vet, lypet zgiedhë një deputet i krishtenë, Partia Kombëtare, j’a u përporosit KANDIDATIN e vet… Pra ky asht KOL IVANAJ” 135A. Q. SH., F. 347, V. 1922, D. 2, fl. 4. 136TARABOSHI, V. III, Nr. 5, 10 prill 1921, 2.

Page 50: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

27

nevojë shumë më tepër që në deputetët e saj të kishte këto virtyte. Shqiptarët duhet të vepronin që të mbronin vendin e tyre që tashmë e kishin, edhe shkodranët gjithashtu duhet ta tregonin veten e mos t’i humbnin vlerat që gjithë vendi ia njihte, me zvarritje të tilla. I gjithë shtypi mundohej të jepte një entuziazëm, për këto zgjedhje sidomos në Shkodër që po zgjasnin më shumë se sa duhej e se kudo. 137

Vonimi i parlamentit për t’u hapur në të njëjtën kohë po i acaronte njerëzit të cilët gjithashtu po nisnin të hamendësonin shumë veprime, që shpesh herë ishin edhe të paqena, ndaj kërkohej me ngulm që hapja e tij të ndodhte sa më parë, në mënyrë që vendi të mos bënte një figurë të keqe, e sidomos te fqinjët, të cilët kishin qenë të parët që akuzonin vendin tonë se nuk dinim të qeverisnim.

Edhe votimi i zgjedhësve të dytë në fund të majit, u prit me entuziazëm nga opinioni shkodran, që pavarësisht asaj kohe të gjatë, arriti që të veprojë pa dhunë e incidente siç ndodhte shpesh në vendet e tjera. Tashmë besohej shumë në figurat që dolën nga prefektura jonë, pasi ata quheshin njerëz të denjë për përfaqësimin e interesave të popullit tonë. Gjithashtu bëhej thirrje që mos të lejohej ndërhyrja nga të tjerë për interesa personale, por duhet të punohej vetëm për shtetin shqiptar. Pas një kohe aq të gjatë në zgjedhje, si në asnjë prefekturë tjetër, pavarësisht kësaj klima dhe opinioni në Shkodër ishte i mirë, pasi besohej se këto deputet do punonin për vendin, e do përfaqësonin interesat e këtij qyteti138.

E në fakt këto zgjedhje, pavarësisht se ishin me dy raunde e jo të drejtëpërdrejta, zvarrisnin kohën shumë e linte vende për të bërë manipulime, do quheshin ndër zgjedhjet më të mira e më me pak ndërhyrje nga ato që u bënë deri në vitin 1945 në Shqipëri.

Zgjedhjet e vitit 1921, që u bënë në gjithë Shqipërinë, u pritën me entuziazëm edhe në Prefekturën e Shkodrës. Këtu popullsia e cila ishte pothuajse 100 %139 shqiptare, ishte zona më e madhe, ku përfshihet popullsia katolike e Shqipërisë si dhe qendra e katoliçizmit shqiptar. Për të dalë në pah të drejtat dhe për të ruajtur raportet ndërmjet dy besimeve u krijuan organizata laike për mbrojtjen e të drejtave të katolikëve. Kjo organizatë ishte “Shoqnia për të drejtat kombëtare” e krijuar nga Ndoc Pistulli së bashku me Pashko Ashikun e me sekretar Kolë Kamsin, të tre këta burra të familjeve më me tradita katolike në qytet. 140 Organizata ishte laike edhe pse në përbërje të saj kishte edhe njerëz të fesë, siç ishte Dom Ndre Mjeda, apo edhe Imzot Bumçi. Imzot Bumçi njihej haptazi si përkrahës i këtij grupimi, saqë të gjithë njerëzit e dinin këtë. Ata i drejtoheshin kësaj Shoqërie, që me ndërmjetësimin që mund të bënin tek Regjenti, të kryenin nevojat e tyre direkt nëpërmjet tij. 141

Një ndër rolet kryesore të kësaj shoqërie ishte krijimi i listave të kandidatëve për deputet të dalë nga Shkodra, si dhe listat e zgjedhësve. Ata shkonin në çdo shtëpi katolike duke i informuar për listat e duke bërë në një farë mënyrë “fushatën” zgjedhore të krahut katolik. Ata mundohen të kenë kujdes me emrat e personave që marrin pjesë në zgjedhje duke i dërguar letra edhe Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Ahmet Zogut, i cili ishte përgjegjës për zgjedhjet, që të ketë një korrektësi me listat e votuesve. 142

137DJALËRIA, V. II, Nr. 10, Kallnuer 1921, 2-4. 138TARABOSHI, V. III, Nr. 5, 10 prill 1921, 1. “Pra edhe pak ditt, shum shum dy a trië javë, Shkodra kë me pasë deputetët e vet n’Tiranë. Por kush… do të jenë? Çka… do t’jenë? A kanë me dit me i gjegjun shpresve e dishireve të popullit? Këtyne pvetjeve ju gjegjim tue ju thanun se “po” kanë me dijt me i gjegjun dishirevet e shpresvet të popullit, n’kjoftë se populli ka me dijt me veprue vetë e s’ka me ken i prijmë prej kuej turbulloj punët deri m’sot. Na kemë shpresë të plotë se Deputetët e Shkodres kan me kenë të dej për popullin e vet, q ii çon në Tiranë, n’kjoft se i zgiedh populli…

Populli t’i hapin syet e të mendojnë se në qilloftë ndonji nëpunsë qi don me përfitue prej kamës qi ka me shperdorime e urdhnime të pandershme e jashta zyrjet, n’zgjedhene deputetve mungon diçka. ” 139 Teki Selenica, Shqipëria, 134. 140A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, fl. 1. 141A. Q. SH., F. 447, V. 1921, D. 184, fl. 1. 142A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, Po aty.

Page 51: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

28

Raporti ndërmjet deputetëve ishte problematik në fillim, në lidhje edhe me qeverinë. Ata pretendonin se nëse respektohej raporti i besimit në popull, nga 12 deputetë që nxirrte Prefektura e Shkodrës 8 do të ishin katolikë e 4 myslimanë, por listat nuk u pranuan kështu nga qeveria. 143 Atëherë kjo organizatë merr vendim të prerë të ndalojë votimet në këtë prefekturë derisa të zbatohet ky lloj raporti. Në një letër që shpallet për popullin e krishterë të Shkodrës, shprehet se duke e parë se nuk po merret me kujdes siç lypet numri i të krishterëve, ka dhënë vendimin që të ndalet votimi deri sa të na çohen në vend të drejtat tona. 144 Kjo është një e drejtë që çdo popull e ka e që s’duhet të shkelet në vendin tonë. Ajo madje jep urdhër që asnjë të mos veprojë e të votojë pa dhënë shenjën e pranimit ky komitet. Letra duket se është shumë e vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij vendimi që edhe vetë qeveria e sheh se ishte një veprim serioz.

Gjatë kësaj kohe edhe vetë kleri katolik ka një mendim të përbashkët me këtë shoqëri. Ata, në mbledhjet të cilat i bëjnë bashkë, mundohen të jenë të bashkuar që grupi katolik të formojë një parti me persona që të dalin nën një zë të përbashkët si nga Shoqëria për të Drejtat Kombëtare, ashtu edhe nga Kleri. Ata kishin dërguar me 13 shkurt 1920, dy përfaqësues për të folur me Ministrin e Brendshëm; këto ishin Dom Ndre Mjeda dhe Luigj Muzhani. Por pas një premtimi që u dha nga ministri për ruajtjen e raportit 2 me 1, një komunikatë e pak ditëve më vonë drejtuar kësaj organizate nga Ministria, u dha urdhër që nga Shkodra të dilnin 6 deputet katolik e 5 myslimanë. Tashmë të dy përfaqësitë e katolikëve nuk e pranojnë këtë veprim. Ishte kjo arsyeja që i bashkoi më shumë këto dy përfaqësi, klerin bashke me organizatën: mbrojtja me vendosmëri e të drejtës së popullsisë katolike. Ky protokoll u mbajt një javë pas vizitës në Tiranë, dhe firmëtarë të saj ishin ndër njerëzit me reputacion në shoqërinë e qytetit, nga besimi katolik si Ndoc Pistulli, Gjon Çoba, Gasper Thaçi, Dom Ndoc Nikaj, Shuk Gurakuqi etj. 145

Gjatë kësaj kohe organizata gëzonte një besim të madh mes shkodranëve, të cilët i ishin afruar shumë asaj, ose e shihnin si një përfaqësuese të drejtë, sidomos katolikët. Grupe të ndryshme të papunësh kërkonin shpesh herë ndihmën e kësaj organizate apo njerëzve të saj për t’iu drejtuar qeverisë Vrioni, për punësim apo që kjo organizatë të ndihmonte shpenzimet për të shkuar në Tiranë tek kryeministri. Një ndër njerëzit që ishte në ndihmë të kësaj organizate e që vepronte në territoret e Lezhës, ishte edhe Imzot Bumçi, i cili edhe pse tashmë regjent, u bë pjesë e zgjedhjeve, në ndihmë të organizatës Mbrojtja për të Drejtat Kombëtare.

Veprimtaria e tij ishte në nënprefekturën e Lezhës, aty ku ishte edhe famullia e tij. Një implikim i tillë, më vonë do jetë edhe një ndër arsyet që do shprehet pakënaqësia ndaj tij në Parlamentin e dalë nga po këto zgjedhje, se me veprime të tilla ka dalë jashtë kompetencave që i jepte posti i regjentit. Pas shumë përpjekjesh u pa se edhe qeveria shqiptare do të pranonte raportin e deputetëve në besim 2 me 1. Por pas pak kohe nis problemi i ri, ai që do krijojë një konflikt mes përfaqësuesve katolikë dhe atyre të organizatës Shoqnia për të Drejtat Kombëtare. Të dy këto organizata do përballen me njëra – tjetrën edhe me veprimet e bëra edhe me anë të shtypit, ku Ndoc Pistulli do shkruaj një artikull në Gazetën e Korçës në korrik

143 A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, fl. 2. “Pikat ma të nevojshme për të zgjedhun të deputetve.

1. Të Krishtent shkruejnë frymët e veta posaçë. 2. Bahet nji tefterë sa frymë (mashkuj e femna) kan daman e të krishtenët prej mysylmanësh… 5. Kudo qi të bahen votimet, duhet me u gjetë aty nji npunës i Beledijes e nji i Gjygjit. ”

144A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, fl. 3. 145A. Q. SH., F. 133 V. 1921, D. 813, fl. 1.

Page 52: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

29

1921146, e pak kohë më vonë përfaqësuesi i klerit, At Ambroz Marlaskaj në revistën Hylli i Dritës147 do replikojë me këtë shkrim po për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve katolikë.

Organizata kishte rënë dakord që mes të zgjedhurve për kandidatë për deputetë të dilnin 6 deputetë të zgjedhur nga organizata bashkë me klerin dhe 2 deputetë të dilnin nga përfaqësia e klerit. Ku këto dy kandidatë duhet të dilnin nga kleri urdhëtar, e përfaqësuesit kryesor të Klerit dolën At Gjergj Fishta, një prej klerikëve më të njohur në Shkodër e në mbarë vendin dhe Luigj Gurakuqi, një ideolog dhe patriot i shquar i Shkodrës. Konflikti i parë ndodhi që me daljen në skenë të Luigj Gurakuqit si përfaqësues i klerit, ndërkohë që ky ishte një njeri laik. Kjo gjë nuk u pëlqye nga ana e organizatës. Sepse edhe raporti 6 me 2 që ishte vendosur ishte diçka e bërë mes tyre pa dhënë llogari para popullit. Por tashmë pas këtij veprimi, Ndoc Pistulli shprehet se iu bë e ditur klerit se ishte e mira që të dilte para popullit e t'i tregonte hapur se këto dy kandidatë ishin zgjedhur vetëm prej klerit e gjashtë të tjerët ishin zgjedhur nga kleri bashkë me Shoqëri. 148 Veprimet dhe prishjet mes këtyre dy përfaqësive i lihen si gabim vetëm Ipeshkvisë të cilët sipas Z. Pistulli ishin për të nxjerrë interesat e tyre në pah. Kjo nuk është e pranuar fort nga ana e shtypit e urdhrit françeskan, urdhër ky që kishte qenë protagonist dhe ishte afruar që në fillim me organizatën laike që drejtonte Ndoc Pistulli. Kleri në fakt, që në fillim kishte këshilluar dhe kishte pasur si qëllim që të sensibilizonte popullin e Shkodrës që kushdo që të dilte nga Shkodra deputet. duhej të ishte i aftë të mbronte e të përfaqësonte të drejtat e kësaj prefekture, pa pasur rëndësi besimi. Megjithatë gjatë kohës së konfliktit, pati pastabilitet mes vetë klerit të cilët u munduan të nxjerrin lista të reja me kandidatë të rinj e duke bërë kështu një garë më vete, pa u përfshirë me organizatën. Kjo krijoi një lloj turbullire mes votuesve të Shkodrës, e tek disa meshtarë, të cilët nuk votuan sipas urdhrave të ipeshkvijve. Atëherë Ipeshkvia hoqi dorë krejt nga zgjedhjet në Shkodër duke i lënë dot të lirë klerit shekullar të votojë e të përpilojë listat e reja me organizatën. 149

Që në vitin 1921, Vatikani përfaqësohej me një delegat apostolik që ishte në rangun e ambasadorit të shtetit të Vatikanit. Puna e tij e vërtetë ishte balancimi ndërmjet urdhrave të ndryshëm fetarë që gjëndeshin në Shkodër. Delegati i parë apostolik ishte Ernest Koci. 150 Ky ishte me origjinë austriake, i urdhrit jezuit i cili kishte qenë edhe më parë sekretar i arqipeshkëvit të Shkodrës. Njihej si njeri i dyshimtë për italianët. Ai e mori emërimin në dhjetor 1920 dhe erdhi në Shqipëri në fillim të 1921. Ky duke parë implikimin fort të madh që ka kleri katolik në vend në zgjedhje në Shqipëri, i bën thirrje arqipeshkëvit të Durrësit,

146POSTA E KORÇËS, V. I, nr. 23, dt. 21 Korrik 1921, 1. 147 Hylli i Dritës, v. 1921, Nr. 4, 179. 148POSTA E KORÇËS, V. I, nr. 23, dt. 21 Korrik 1921, Po aty. “Ipeshkvit mierisht nuk i ndejne premtimeve e fjalëve qi pak orë ma parë kishim folë para Perfaqësuesavet të popullit, për arsye se mshehëtas, vijune gjithnji me i qindruemun asaj liste kandidatësh qi kje e përbame e e pëlqyme vetëm prej tyne, e për të cillen, ndoj dit para mshetash ishin kenë lidhë me nji parti muslimane. Nji ket mendimine fshehët të vet Ipeshkvit kenë përkrah prej Fretneve Françeskan të cillve, pjestart e Shoqënis Tuj i xanë bes, i lanë në dorë me shkrueemnat e kandidatave ndër pusulla të nji shumicës elektorale të rrethit të Shkodrës, qi nuk dishin me shkrue, por mierisht Fretnit Françeskan, në vend qi me shkrue ndër pustulla emnat e njasaj listë pa të cilën pak orë ma parë, patne ken lidhë bashkë me Priften shekullar e mepjestar të Shoqënis mshehën ta shkrume nder pustulla emnat e listës të perparshme të Klerit të Naltë, e cila ksi dore dol ngallnyese, tujë shkaktue në Kler Shekullare, ne Popull nji deluzion e nji idhnim të fortë. Shoqënija për të drejtat komtare. ” 149Hylli i Dritës, v. 1921, Nr. 4, 186 “Ma parë kishe me dashtë me thanë, se ata freten françiskan qi mueren pjesë në përpilim të kësaj liste, nuk janë kenë asish që ka pas thirrën në mledhje të veta Shoqënija e Klubit! Prandaj nuk e di, se mbi çka asht kenë themelue shpresa e Shoqnis së Klubit, se ata e kanë pasë punen për njimend. Së dytit, prejë kuej e ka pasë Klubi tanë at auktoritet m’u lanë në dorë Fretënve Françiskan listat e zgjedhësve të një shumice të popullit të Shkodrës. Shkrimin e listave nuk ia ka lanë në dorë françiskanëve Shoqnija e Klubit, por zgjedhësit e dytë të maleve, të cilit, tuej u dukë te Shoqnija e Klubi, nuk doshin me thanë, se kishin ndërrue mendim mbi listë të paraqitëne e të pëlqyme jo vetëm prejë Ipeshkvijsh, por prejë të tanë Klerit zgjedhës, sikuer asht thanë shpesh deri tash, pse prap kje përsrit ky gabim prej Z. Kryetarit të Shoqnis. ” 150Roberto Morozzo della Rocca Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 – 194(Tiranë: Elena Gjika, 1994), 110.

Page 53: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

30

Pashk Bardhit. Ai theksonte se, tashmë nuk më duket aq e vështirë që të zgjidhet kjo situatë, pasi në të vërtetë mund të zgjidhet kushdo nga priftërinjtë e Shqipërisë, megjithatë tashmë nuk shihet me aq domosdoshmëri151, futja kaq thellë në politikë e klerit katolik, në kushtet e një vendi që ka arritur të fitojë pavarësinë e të jetë një shtet më vete.

E megjithëse asgjë nuk u tregua problematike në vend me fillimin e zgjedhjeve dhe me fitoren e grupit katolik të Shkodrës, deputetët që dolën nuk patën përplasje me njëri tjetrin. Në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë periudhës dy vjeçare të tyre në Parlament ishte një gjuhë e përbashkët mes të gjithë kandidatëve. Edhe me deputetët e besimit katolik pati një mirëkuptim. Mënyra e daljes së tyre si deputet ishte më e thjeshtë dhe zgjedhja u bë kryesisht nga kleri i lartë mysliman por me njerëz të denjë për Shkodrën. Kjo situatë nxori në pah disa elemente konflikti në zgjedhjet e para të vendit por që nuk çuan në acarime mes zgjedhësve dhe në prishjen e imazhit të qytetit.

Një pjesë e popullit apo shoqëri kulturore bënin thirrje që mos të shiheshin jo vetëm ndasitë politike, por as ato fetare. Kërkohej një bashkim brenda Shkodrës, nga kushdo që kishte qëllime të mira. Kjo të linte të kuptoje, se kjo fushatë zgjedhore, kishte shfaqur shenja lodhje përveç të tjerave në popull152.

Personat që dolën nga këto zgjedhje ishin njerëz që përfaqësuan vërtetë Shkodrën e të cilët e harruan mënyrën e stërholluar të nxjerrjes së tyre deputet. Nga të dy përfaqësitë dolën po të njëjtët njerëz që ishin planifikuar si At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi që kishte mbështetur kleri, e po ashtu si Ndoc Pistulli e Dom Ndre Mjeda që ishin ndër dy figurat më aktive të organizatës “Shoqnia për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare”. Risia e këtyre dy organizatave, ishte se ndryshe nga të gjithë territoret e Shqipërisë, përplasja dhe konflikti që u krijua për nxjerrjen e deputetëve, i bëri që të mendojnë mirë që figurat, që do të nxirrnin të ishin më të mirët në mbrojtje të qytetit të Shkodrës. Gjë që u reflektua edhe me punën e tyre voluminoze në Parlamentin e parë të formuar me të drejta të plota nga populli. Kjo ishte arritja më e madhe e këtij konflikti të gjatë që bëri, që deputetët e Shkodrës të hynin shumë më vonë në parlament.

Shkodra gjatë asaj kohe do jetë prefektura që nxori deputetët e saj më vonë se prefekturat e tjera të Shqipërisë. Veprim ky që kishte ndodhur nga problemi zgjedhor në vend, i cili kishte karakter fetar dhe kantonist153. Një problem ky më shumë se sa real nga popullsia e kësaj prefekture, i stisur nga njerëz me interesa të veçanta nga Tirana. Problemi fetar kishte pasur dy zona në Shqipëri që ishte bërë barrierë gjatë atyre zgjedhjeve. Problemi i parë ishte në Korçë që popullsia ortodokse e Korçës kishte dashur të kishte një autonomi dhe një parlament të vetin krahinor. 154 Veprim ky që edhe në këtë qytet ishte kërkuar nga njerëz që ishin të afërt me konjukturat greke, e që shtyheshin nga qeveria greke, si një formë për të ndërhyrë në vend. Por në Korçë nuk u mor parasysh një kërkesë e tillë dhe problemi fetar i cili ishte i krijuar nga jashtë nuk krijoi shqetësime më të gjata në zgjedhjen e deputetëve të asaj prefekture. Ndërkohë që problemi i Shkodrës ishte krejt i ndryshëm që nga origjina, mënyra se si dhe nga kush u veprua dhe kohëzgjatja e pengesa që nxori.

Në Shkodër më shumë se sa fetar problemi ishte personal. Ky problem u krijua me idenë e numrit të deputetëve shkodran që do dilnin të besimit katolik dhe atyre myslimanë. Prefektura e Shkodrës ishte prefektura më e madhe në vend si nga popullsia ashtu edhe nga sipërfaqja. Brenda kësaj zone, përfshiheshin 5 nënprefektura; e Pukës, Mirditës, e Lezhës, e Dukagjinit dhe e Malësisë së Madhe. Në këto territore jetonte një popullsi rreth 120 000

151 A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, fl. 5. “Më duket diçka shumë e mirë nëse cili do prej priftërinjve mund të marri pjesë në zgjedhje dhe të fitojë si deputet në parlament, mjafton që të jetë një njeri i cili bën për popullin. ” 152A. Q. SH., F. 447, V. 1921, D. 189, fl. 1. 153 Valentina Duka, Historia, 131. 154 K. Dervishi, Historia, 127.

Page 54: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

31

banorë. 155 Në këto territore dallohej dukshëm se popullsia që dominonte në numër ishte ajo katolike. Madje në këto territore kishte zona të tëra që jetonte vetëm kjo popullsi. Popullsia katolike e kësaj prefekture përbënte gati 90 % të popullsisë katolike që shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Kurse popullsia myslimane edhe pse ekzistonte në një masë të konsiderueshme kryesisht në Shkodër e Lezhë, ishte gati gjysma e asaj që përfshinte popullsinë katolike. Ndaj edhe kërkesa e popullsisë katolike dhe e përfaqësuesve të saj ishte që raporti nga 12 deputetë që do nxirrte Shkodra 8 të ishin katolikë dhe 4 myslimanë. 156

Mirëpo kjo nuk ishte në interes të klikës drejtuese të Tiranës. Në atë kohë Ministër i Brendshëm i cili kishte edhe organizimin e zgjedhjeve në dorë, gjatë qeverisë Vrioni I ishte Mehdi Frashëri. Realisht vendi akoma nuk kishte bërë regjistrimin e parë të popullsisë në vend dhe nuk dihej saktësisht numri i saj, por u mor me një mesatare që raporti mes dy besimeve të ishte 2 me 1 në favor të popullsisë katolike, pra rrjedhimisht edhe deputetët nga 12 që ishin gjithsej duhet të dilnin 8 katolikë dhe 4 myslimanë. Por një vendim të tillë nuk e pranon ministri i brendshëm. Ai i dërgon një letër shpalljeje Prelimtares së Shkodrës mbasi prej kohës së ngushtë, një statistikë e re tash për tash nuk mund të bëhej, qeveria qendrore u shtërngua për të marrë për bazë statistikën e Austrisë, përveç Malësisë së Gjakovës përmban 79836 katolikë, dhe 43150 mysliman,157 që do të thoshte se do ishin 7 deputet katolik dhe 4 mysliman.

Në kujtimet e veta Mehdi Frashëri shprehet se, raporti nuk ishte 2 me 1 siç pretendonin katolikët. Austriakët katolikë nuk mund t’i tregonin më shumë se ç’ishin myslimanët në realitet. Katolikët insistonin pa arsye. 158 Por edhe kjo nuk ishte e pëlqyeshme për ministrinë, ndaj vendoset që edhe nënprefektura e Bunjaj të futet nën prefekturën e Shkodrës. Bunjaj i takonin Tropojës së sotme e cila ishte shumë larg qendrës së Prefekturës dhe duhej të udhëtohej me vështirësi në Shkodër e të harxhohej shumë kohë, ndërkohë që Kukësin, që ishte qendra e prefekturës së Kosovës, e kishin brenda ditës të arritshme. Kjo ishte bërë me një qëllim të caktuar. Kjo nënprefekturë kishte popullsi myslimane, e duke e bashkuar me prefekturën e Shkodrës numri i popullsisë myslimane të Shkodrës rritej çka bënte që edhe raporti të ndryshonte në besimin e deputetëve që do dilnin. Deputetët katolikë do të ishin më shumë përsëri, por raporti mes tyre në diferencë nuk do të ishte kaq i madh.

Kjo gjë i interesonte më shumë se Mehdi Frashërit apo institucionit të Ministrisë së Brendshme, një personi tjetër, Ahmet Zogut. Ky kishte qenë shumë i njohur në Shkodër gjatë vitit 1920. Veprimtaria e tij nuk kishte qenë e vogël në këtë qytet dhe gëzonte një lloj simpatie në vend. Ai kishte qenë ndër ministrat që iu dorëzua Shkodra në mars të 1920159 nga forcat aleate. Gjithashtu ai ishte dërguar në Shkodër gjatë trazirave nga sulmet jugosllave të po atij viti, si organizator. Ai gjatë gjithë kohës kishte pasur një mosmarrëveshje me klerin katolik të Shkodrës, e në këtë kohë shumë nga deputetët e Shkodrës që dolën në këto zgjedhje kishin krijuar lidhje me të. Me 1 gusht 1920, ishte krijuar me ndihmën e tij Komisioni Përkujdesar i Ushtrive Vullnetare, në cilin merrnin pjesë njerëz që gjatë gjithë kohës nga viti 1920 e deri në 1924 mbanin anën e tij. 160 Me gjithë rolin pozitiv që kishte kjo organizatë, aspak e kritikueshme, kjo ishte lidhja e parë që ky njeri krijoi një bazë të mëvonshme në Shkodër për gjatë zgjedhjeve.

Por problemi, siç u përmend edhe më lart, kishte ndodhur edhe mes klerit katolik dhe Shoqnisë për të Drejtat Kombëtare. Kjo jo për qëllime direkte e për ndryshim të ideve patriotike, por më shumë për shkaqe të ndikimit të Ahmet Zogut. Gjatë kësaj kohe, por edhe

155Teki Selenica, Shqipëria më 1923, (Tiranë, 1923), 116. 156 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 250 – 251. 157 A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 1 fl. 5. 158Mehdi Frashëri, Kujtime 1913 – 1933 (Tiranë: Omsca1, 2005) 91. 159 DJALËRIA, V. I, Nr. 5, Gusht 1920, fq. 1 160 Gjon Zeka, Nëpër Lufta për liri, Kopliku 1920 – 1921, (Tiranë: Nikaj, 1932), 29.

Page 55: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

32

në kohët e mëvonshme, mes klerit katolik dhe tij ka shumë divergjenca. Konflikti ndodhi direkt vetëm për dy persona, për Luigj Gurakuqin dhe At Gjergj Fishtën. Këta dy persona u gjykuan nga kleri katolik si njerëzit më të denjë për të nxjerrë ky grupim për përfaqësimin e Shkodrës. 161 Njëri, njeri i klerit direkt, kurse Luigj Gurakuqi, i shkolluar dhe i formuar në duart e klerit katolik gjatë gjithë jetës. Madje do jetë Luigj Gurakuqi që do kërkojë më patjetër që për të qenë ai deputet do të ishte shumë më mirë të ishte At Gjergj Fishta në krah të tij se dikush tjetër nga kleri. Ahmet Zogu, që gjatë kësaj kohe me të dy këta njerëz kishte konflikte, donte që këta mos të dilnin. Mjaftonte të dilte kushdo nga katolikët e Shkodrës vetëm këto të dy jo. 162 Këtyre kandidatëve, si Shkodra e si Shqipëria, ia kishin provuar aftësinë e tyre gjatë viteve në punët politike e patriotike që kishin bërë, në periudha të ndryshme të historisë sonë, e në fusha të veprimtarisë atdhetare. Ahmet Zogu, si një njeri ambicioz e dinte se këta njerëz do t’i kishte rivalë dhe kundërshtarë të fortë në punën dhe zbatimin e planeve të tij.

Gjatë kësaj kohe kishte dy grupime që ishin në konflikt për këto dy figura kryesore: Shoqnia e të Drejtave Kombëtare, e Ndoc Pistullit, e cila kundërshtonte me çdo kusht futjen në listë për deputet të tyre, dhe “Një Tubë djelmëni Shkodrane” e drejtuar nga Kel Marubi, 163 një mik i Luigj Gurakuqit e përkrahës i idesë së klerit, që si At Gjergj Fishta dhe si Luigj Gurakuqi, donin me çdo kusht t’i fusnin në parlament. Mes këtyre dy organizatave kishte përplasje e “Një tubë djelmëni shkodrane” akuzonte shoqërinë e Ndoc Pistullit që ishin të ndikuar nga Ahmet Zogu. Rryma kundër Gurakuqit ishte e fortë, pse komisioni dy me një nuk donte të dilte Gurakuqi, kushdo të dalin, por ai jo. Jo vetëm kleri i lartë, por i gjithë kleri ishte pro Luigj Gurakuqit. Komisioni bëri propagandë e cila u bë me të164, e në Zadrimë gjatë kësaj kohe në mbështetje të Shoqnisë për Mbrojtje Kombëtare ishte edhe Imzot Luigj Bumçi, por ky nuk ishte kundra Luigjit, përkundrazi e kishte mik dhe kishin punuar bashkë si pjesë e delegacionit shqiptar në Paris.165 Madje kishte shërbyer edhe si përkthyes i këtij të fundit dhe shkrues i relacioneve, apo dokumentave në shqip, gjatë kohës që kishte punuar në Paris, si sekretar i Bumçit. 166

Edhe vetë Luigj Gurakuqi e pranon situatën, pak kohë para datës së fundit në zgjedhje në një letër që i çon Bumçit, se një pjesë e katolikëve është bërë tashmë me grupimin antiklerikal që i shërben Ahmet Zogut. Veprimi i tij nuk ishte pa qëllim në Shkodër, duke qenë se Shkodra ishte prefektura që nxirrte më shumë deputetë në Shqipëri. Atij i duheshin këta deputetë në Parlament. Me anë të tyre mund të rindërtonte edhe njëherë krahun e tij të partisë që përfaqësonte, Partisë Popullore. Por për ta bërë këtë, i duheshin deputetë që t’i përshtateshin e të pranonin veprimet e tij, por binomi Gurakuqi – Fishta, e së bashku me ta edhe Mjeda, nuk ishin njerëz që do pranonin të hynin nën ekidnën e tij.

Në këtë kohe po flitej që në vend të Patër Gjergjit të vihej Patër Vinçenc Prendushi. Një personalitet shumë i lartë i klerit katolik, por që nuk kishte atë karizmën dhe personalitetin politik që kishte At Fishta. Pasi ky i fundit e njihte shumë psikologjinë shqiptare, politikën shqiptare, duke qenë shumë kohë më përpara një personalitet që ishte marrë me politikë, shumë kohë më parë se Patër Prendushi. Por ky veprim nuk ishte i

161 Kolec Cefa, Luigj Gurakuqi ne nji optike te re, (Prishtine: Dukagjini, 2012), 112. “…na fretnit e kemi rujtë në kuvend tonin në Gjuhadol e mandej në Troshan, kemi pranue me hi në kundërshtim me qeverinë, për me zgjedhë atë deputet”. Mandej, më ka pohue edhe Pader Viktor Volaj, se “Gurakuqi, ka pasë dhomë të veten në Gjuhadol, e se ka ndej do kohë i fshehun edhe në Troshan”. 162 Kolec Cefa, Luigj Gurakuqi, 114. 163 Kolec Cefa, Luigj Gurakuqi, 115. 164Gazeta “55”, dt. 3 maj 2007, fq. 6. 165 A. M. P. J., V. 1919, fl. 80. 166

Shqipëria përpara Konferencës së Paqës, Ble II, (Shkodër: Shqypshkronja Françeskane, 1921), 4.

Page 56: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

33

paqëllimshëm, ishte eliminimi i At Fishtës, e rrjedhimisht edhe i Gurakuqit. Pasi tashmë ky binom do shfaqet në politikë vetëm pranë njëri – tjetrit. 167

Madje Gurakuqi shprehet se ai nuk e kishte me aq përzemërsi të dilte deputet, por vetëm nëse do ishte deputet edhe Fishta, pasi sipas tij, do ndihej më i fortë për të vepruar me atdhetari vetëm pranë Fishtës. Gjatë kësaj kohe, vërejmë se është periudha e dytë kur këta dy personalitete punojnë bashkë, por rolet kanë ndryshuar. Gjatë kohës kur po krijohej delegacioni zyrtar për në Konferencën e Paqes në Paris në 1919, do ishte Imzot Bumçi që do të kërkonte me çdo kusht që të hynte si sekretar i tij në delegacion, At. Fishta. Tashmë 2 vjet më vonë ishte Luigj Gurakuqi i cili po i kërkonte Imzot Bumçit që t’i jepte ndihmë ta fuste At. Fishtën në listën e deputetëve, sepse do ishte njeriu më i afërt për të punuar me të gjatë parlamentit. Këtë ndihmë po ia kërkonte tashmë Imzot Bumçit, i cili e njihte mirë At. Fishtën sepse të tre kishin punuar pak kohë më parë për të njëjtin ideal. Tashmë Imzot Bumçi do ishte në një pozitë më të lartë edhe më i fortë, si regjent katolik në Këshillin e Naltë.

Imzot Bumçi, edhe pse do kritikohet gjatë në Parlament, u mor shumë me zgjedhjet parlamentare të 1921, në mbështetje të katolikëve, sidomos në zonën e Zadrimës e të Lezhës, në ato zona të cilat kishte më shumë ndikim. Mbështetja për Gurakuqin nga Imzot Bumçi do ishte e madhe, e pas zgjedhjes së tij, Luigj Gurakuqi, në një letër më 12 qershor, do t’i shprehte falënderimet më të larta për mbështetjen, duke iu betuar se do të punonte me atdhedashuri. 168

Por gjatë zgjedhjeve, siç thashë, përveç Shkodrës kishte pasur probleme edhe qyteti i Korçës, e për këtë arsye, ministri i brendshëm, Ahmet Zogu, së bashku me Bajram Fevzinë erdhën në Shkodër. Të dy ishin deputet të Matit. Qëllimi i tyre ishte për t’u takuar me Luigj Gurakuqin të cilit i kërkuan që të mos kandidonte në zgjedhje. Dhe arsyetimi që i bënë për këtë veprim ishte se tashmë me mbështetjen e Bajram Currit kishte dalë deputet Mustafa Kruja, kurse Shefqet Verlaci kishte nxjerrë deputet Mehdi Frashërin. Të dy këto personalitete ishin njohur si filoitalianë dhe anëtarë të qeverisë së Durrësit. Ku në këtë qeveri kishte qenë edhe Luigj Gurakuqi ministër, e duke u njohur qeveria e Durrësit si filoitaliane, e këto personalitete si më tipikët, parlamenti do merrte një ngjyrë të tillë në opinionin e vendit. Pra mospjesëmarrja e Luigj Gurakuqit, thoshte Zogu, do shpëtonte opinionin që kishin për këtë qeveri169. Por Luigj Gurakuqi, duke i njohur këto hile, nuk kishte pranuar as kur i ishte ofruar një post diplomatik në Londër, Paris, ose Romë. Falë insistimit të fortë të klerit ai pranoi të zgjidhej deputet. 170

Problemi fetar i zgjedhjeve në Shkodër nuk shkoi pa u vënë re edhe në Parlament, tashmë Shkodra vazhdonte me zvarritje zgjedhjet, kur parlamenti kishte kohë që kishte nisur punën. Në mbledhjen e 29 të Këshillit Kombëtar, Ali Këlcyra kritikon administratën që thotë se nëpunësit bëhen veglat e bejlerëve, gjithashtu edhe paaftësinë që tregoi qeveria në zgjedhjet e prefekturës së Korçës, Bunjajve dhe Shkodrës. Përgjigje për këtë, i jep ministri i brendshëm, që gjatë kësaj kohe ishte Mehdi Frashëri. Me fjalën e tij ai mundohet të shpjegojë situatën në këtë prefekturë duke mos i lënë asnjë faj ministrisë që ai drejtonte dhe vetes së vet. Ministria ishte munduar të marrë në konsideratë regjistrimin e Austrisë, por shkodranët katolikë kërkonin regjistrimin e Turgut pashës, sepse e njihnin më të saktë, gjë që qeveria nuk kishte pranuar. E kjo nxirrte 6 deputet katolikë dhe 4myslimanë, që nuk u pranua nga 167 Markus Ë. E. Peters, Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919 – 1993, (Tiranë: Qëndra Botuese Jezuite, 2010), 43. 168 Kolec Cefa, Luigj Gurakuqi, Po aty. 169Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 172. 170 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 251. “Gurakuqi, duke e ditur se populli katolik në shumicën dërrmuese e ka patur kundërshtar për politikën e tij proteksioniste, në fillim nuk ka dashur të vendos kandidaturën, por më vonë, ndërroi mendim për dy arsye: 1. Insistimi Klerit Katolik, 2. Insistimi i Riza danit dhe i rrethit të tij. Kleri s’mund të gjente person më të përshtatshëm se Gurakuqi për interesat e tij, dhe Riza dani smund të fitonte ndër zgjedhjet pa qenë në listën e Gurakuqit. ”

Page 57: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

34

katolikët. Atëherë Ministria, duke parë se katolikët u ankuan nga ky përpjestim, e panë të nevojshme që krahina e Kthellës që përbën 7000 njerëz, që ndodhej përtej Matit e që nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e Krujës të ngjitej me Shkodër171, e kjo e ndryshonte numrin 7 me 4 në favor të katolikëve, por pas protestave të shumta u pranua që nga katolikët të kishte 8 deputetë. E gjithashtu u pranua që krahina e Bunjajve, me dy deputetë, të hiqej nga krahina e Shkodrës. Qeveria, duke e parë se nuk kishte forcë të kundërshtonte katolikët e Shkodrës, ishte tërhequr duke i lënë të lirë dy zonave të vendosnin pas komunikimit me njëra – tjetrën. Megjithatë, mbas kësaj përgjigje të butë dhe shpjegimit në rrugë administrative, vetë Zogu shprehet se barrikadat e vëna në këto zona ishin për të ndaluar konfliktet që ishin mes katolikëve dhe myslimanëve, dhe se kishin qëllim patriotik. Por kjo nuk qëndronte, për faktin se situata në Shkodër nuk kishte qenë kaq e tendosur dhe s’kishte pasur aspak dhunë mes dy besimeve.

Megjithatë, në prefekturë kishte pakënaqësi nga populli i Shkodrës e sidomos ai katolik. Në këtë kohë ka kritika të shumta për Prelimtaren e Shkodrës, të drejtuar nga Musa Juka. Dihej që qyteti paguante rreth 1 milion e 200 mijë franga ar taksa, por pak nga këto të ardhura shpenzoheshin në qytet. Tashmë pasuria e qytetit po dilte jashtë me rritjen gjithnjë e më të madhe të importeve. Xhandarmëria e qytetit shihej si jo efektive, në të kishte njerëz që merrnin rrogën e që figuronin si emër në listat e Perlimtares por që nuk punonin vërtetë si xhandar. Gjithashtu administrata ishte më e fryrë se sa ishte nevoja për nëpunës, e këta nuk zgjidheshin në bazë të aftësive, por më shumë në bazë të miqësisë dhe hierarkisë shoqërore. Gjithashtu katolikët ishin të shqetësuar se gjatë kësaj kohe u ishte hequr e drejta për të pasur një nënkryetar Prelimtareje, siç e kishin pasur gjithmonë në kohët e më përparshme. Shumë faje i liheshin Prelimtares e cila akuzohej se abuzonte me arkën e vendit, pasi ishte vënë në krye të organizimit të luftës kundra jugosllavëve që në 1920, por ajo asnjë herë nuk i kishte paraqitur qytetit një pasqyrë të shpenzimeve të luftës, edhe kur ishte kërkuar nga populli, saqë në fund këto i kishin dërguar letra ankese edhe Ministrit të Luftës për këtë veprim172.

Gjithashtu, me shkatërrimet e ndërtimet që bëheshin në vend, asnjëherë nuk jepej shpjegimi se cila ishte nevoja e tyre apo dëmshpërblimi. Papunësia ishte duke u shtuar përditë në vend e kjo gjendje e vështirë është fort e rrezikshme për popullin173. Shumë njerëz nga popullsia katolike i dërgonin letra Imzot Bumçit, tashmë regjent i zgjedhur nga besimi katolik duke i treguar për situatën që ishte në vend174. Megjithatë gjatë kësaj kohe nuk pati konflikte të mirëfillta fetare, aq më pak të dhunshme. Në shtypin e kohës flitej për një bashkim mes shqiptarësh në Shkodër, pa parë besimin e popullit, por idealin kombëtar.

Tashmë në shtyp flitej vetëm për bashkim, se ata që nxisnin katolikët edhe myslimanët në konflikt me njëri tjetrin, paraqisnin jo vetëm ligësi në vete por edhe tradhëti, se kjo dobësonte atdheun175. Nuk duhej dëgjuar asnjë që fliste për këto përçarje, sepse nuk kërkonin për t’i shpëtuar as katolikët e as myslimanët, por më shumë donin të pasuroheshin vetë mbi këto veprime. Aty bëhej thirrje të shiheshin banorët e Shkodrës si nënshtetas të këtij shteti e jo si fetarë, të ndarë në parti fetare. 176 Një veprim i drejtë i këtyre njerëzve, do i mbyllte hipotezat që fqinjët hidhnin për ne, duke na parë si një shtet me përçarje fetare, mes katolikëve e myslimanëve e mes gegëve e toskëve. Por për të bërë një gjë të tillë duhet bashkëpunim. Gazeta “Taraboshi” e asaj kohe në Shkodër, e drejtuar nga Terenc Toçi, shkruan një artikull: “Pse nuk afritena?”, ku shprehet se kjo është fjala që ndihet prej të gjithë

171Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 127. 172A. Q. SH., F. 132, D. 3, fl. 2. 173A. Q. SH., F. 132, D. 3, fl. Po aty. 174A. Q. SH., F. 132, D. 3, fl. 1. 175 TARABOSHI, V. III, Nr. 2, dt. 19 Marc 1921, fq. 1 176 TARABOSHI, V. III, Nr. 2, dt. 19 Marc 1921, fq. 2

Page 58: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

35

qytetarëve, si mysliman si kristian po askush nuk është kah vepron. 177 Se duhet të ketë bashkëpunim se këto nuk shkonin, për të marrë pjesë fetare por kombëtare. Hapja e parlamentit u përjetua me gëzim në shtypin e kohës që dilte në Shkodër, por përsëri nuk ishin të lumtur kur e dinin se dasitë fetare në qytet pengonin hyrjen e deputetëve të Shkodrës e të Malësisë së Gjakovës. E në vendin tonë tashmë ka ardhur koha që të mos kemi ndasi fetare pasi tashmë me krijimin e shtetit shqiptar kemi të gjithë një nënshtetësi. Tashmë ne duhet të kemi besim në parlamentin tonë, si një institucion që do na bashkojë e do na mbrojë nga fqinjët gjithmonë të acaruar ndaj nesh. 178

Edhe shtypi i kohës luajti rolin e vet në sensibilizimin e vendit, e të kësaj shoqërie gjithmonë të kulturuar në Shkodër e që problemet fetare nuk i kishte të natyrshme, por ishin të krijuara për interesa të dikujt tjetër, që donte të ndikonte mbi këto deputetë. Megjithëse me vonesë aty në atë parlament ishin figurat më të mira që dolën nga Shkodra e që i dhanë vlera demokratike institucionit e nxorën në pah, vlerat e qytetit nga i cili kishin dalë.

Pas një rruge të gjatë dhe me peripeci nga më të ndryshmet, në zgjedhjet e Prefekturës së Shkodrës dolën 12 deputetë, më shumë se në të gjitha prefekturat e tjera, e kjo falë popullsisë e shtrirjes së madhe që kishte kjo prefekturë. Porsa i përket renditjes së kësaj liste të deputetëve, e dalë me datë 6 qershor 1921 ishte e tillë: Hilë Mosi 218 vota, Ndoc Pistulli 210 vota, Kolë Thaçi 200 vota, Shuk Gurakuqi 196 vota, Riza Dani 134 vota, At Gjergj Fishta 125 vota, Dom Ndre Mjeda 121 vota, Maliq Bushati 120 vota, Luigj Gurakuqi 119 vota, Halid Rroji 99 vota, Xhemal Begu (Bushati) 86 vota, Patuk Saraçi 82 vota179. Në këtë listë shihet se deputetët katolikë kishin dalë ato të grupimit Shoqnia për të Drejtat Komtare si edhe deputetët e mbështetur nga krahu i klerit katolik, edhe pas aq shumë replikash mes këtyre dy grupimeve si edhe deputetët e besimit myslimanë, të cilët nuk ishin të replikuar gjatë fushatës. Megjithatë, deputetët e Shkodrës do hynin vetëm në shtator në parlament, në sesionin e dytë të parlamentit të vitit 1921. 180Nga shumë këto personalitete të cilët u shoqëruan me aq shumë kundërshtime, ishin zgjedhur njerëzit që mendohet se kishin një atdhedashuri për vendin.

Gjithashtu disa prej tyre ishin njohës të mirë të politikës, kishin qenë edhe përpara krijimit të parlamentit shqiptar, aktivë në politikën e vendit gjatë pushtimeve të ndryshme edhe organizatorë shteti, me aq sa u ishte lënë hapësirë, edhe në kohë paqeje. Disa prej tyre ishin ish – senatorë të vendit në Senatin shqiptar të dalë gjatë Kongresit të Lushnjës181. E do jenë po këta njerëz që do kërkojnë, që me veprimtarinë e tyre në parlament, të çojnë përpara shumë iniciativa të marra në legjislaturën e mëparshme. Këta deputetë kishin njohuri të mira dhe ishin të aftë në shumë nga fushat jetësore që mbajnë gjallë një shtet, si në ekonomi, në arsim, në politikë të jashtme, e gjithashtu disa kishin qenë punonjës administrate në vend dhe e njihnin mirë funksionimin e saj. Do jenë po këta deputetë të cilët do mundohen të japin kontributin e tyre në mbajtjen apo ngritjen e administratës shtetërore shqiptare gjatë atyre viteve të parlamentit shqiptar. Personalitete të vërteta kishte nxjerrë Shkodra:

177 TARABOSHI, V. III, Nr. 8, dt. 24 Prill 1921, 3. “Pse nuk afritena?Kjo asht fjala qi ndihet prej të gjith gjytetasve, si musliman, si kristian po se kerkushë nuk asht kah e ven në veprim. Pra asht mirë qi të merret para syësh kjo punë kaq e randsishme e cila na ka lan larg prej shoqi shoit pa farë nevojet. T’marrunit vesht id y palve kishte me prue godin pa nevojën e tretit. Kujtojmë qi te tanë kena nji dishir e te tanë shohim nevojen, e kerkush nuk ban kamë me fillue. Dasija ndermjet nesh bie levertin e të hujve, të cilet nuk dishrojn tjetër veç me na pamun të damë e të kequn me shoqi shojn. Pra tuj kenë se të gjith e dijn e të gjith e shofim, pse nuk shpejtojm me u perpjek me i afrue me ndjerz t’aftë e te zot a nacionalista si kristian si musliman?” 178 TARABOSHI, V. III, Nr. 2, dt. 19 Marc 1921, 4. 179A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 1, fl. 16 180 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 294 181

Shqipëria më 1937, 44

Page 59: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

36

Hilë Mosi, ishte kryesuesi i listës së deputetëve shkodranë. Kishte lindur me 22 Prill 1885182, ishte i biri i Mark Mosit, i një familje që ishin shquar si veprimtarë të zellshëm në mbrojtje të çështjes kombëtare. Që në vogëli, i lindur në një qytet me zhvillim të mirëfilltë arsimor, arriti të ndiqte shkolla me një cilësi të lartë pedagogjike. Arsimimin e nis në shkollën italiane që ishte atëherë në qytet, për ta vazhduar në shkollën tregtare dhe për ta mbyllur në Kolegjin Saverian të Jezuitëve. Më pas ndjek Shkollën Normale të Klagenfurtit, për mësuesi. Që gjatë kësaj kohe mundohet të ndjekë traditën familjare e t’i vijë në ndihmë trojeve shqiptare, me anë të propagandës patriotike në botimet që bën.

Rruga që filloi e bëri të njihet me personalitete të kohës dhe t’i hapeshin shtigjet. U njoh dhe u miqësua me Gjergj Pekmezin gjatë kohës që ishte në Vjenë. Që në 1902 është bashkëpunëtor me Shoqërinë “Dija”, që e ndihmoi të nxirrte një kalendar shqip vjetor, kurse vetë nisi të punojë për punën e tij të madhe të mëvonshme, krijimin e fletores në shqip “Vllaznia”, që vite më vonë në Shkodër, do të arrijë ta ngrijë më lart, në një shoqëri.

Pas revolucionit të Turqve të Rinj, do kthehet në Shkodër, që me 1908, ku do veprojë nga Shkodra, duke themeluar shoqërinë “Gegnia”, 183; po në të njëjtin vit do jetë përfaqësues në Kongresin e Manastirit, bashkë me figurat më të ndritura të botës shqiptare që shkonin nga Shkodra, si At Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, që me të gjithë këto punoi në kohët e mëvonshme edhe politikisht. Gjatë kryengritjeve në prag të pavarësisë, ai ishte anëtar i Komitetit të Kryengritjes së Malësisë së Veriut, e gjatë kësaj kohe edhe lufton me armë.

Gjatë kohës së pushtimit, duke dashur të japë një kontribut më të madh në aspektin kulturor e letrar, pasi aftësitë e tij kryesore ishin ato letrare, bëhet pjesë e Komisisë Letrare gjatë pushtimit austro – hungarez nga viti 1916 – 1918. Që nga krijimi i kësaj Komisie e jep kontributin e tij në këtë fushë që e zotëronte mirë. Gjatë vitit 1919 dy shoqëritë kulturore të cilat ishin krijuar në varësi të besimit fetar “Vaso Pasha” nga katolikët, dhe “Mustafa Pasha” nga myslimanët, arritën të bashkoheshin nën emrin “Vllaznia”184, që ishte shumë kuptimthënës, e cila kishte po të njëjtin emër që fletorja e Hilë Mosit kishte dalë shumë kohë më parë se kjo ide. Një ndër njerëzit që pati më shumë rol në bashkimin e saj ishte Hilë Mosi. Ky njeri arriti të drejtonte këtë shoqëri për një kohë të gjatë dhe të kishte sukses në fushën kulturore të vendit, duke pasur vlerësimin si një ndër shoqatat më të rregullta e të organizuara në vend, brenda këtij lloji.

Jeta e tij politike do jetë shumë e larmishme edhe përpara hyrjes së tij në parlament në 1921. Ai ishte senator i Shkodrës në senatin e dalë nga Kongresi i Lushnjës si përfaqësues i prefekturës së Shkodrës. 185 Puna e tij në këtë Senat do të jetë goxha e madhe, ai do jetë sekretar i senatit gjatë gjithë kohës, deri në momentin që ikën me mision pranë Lidhjes së Kombeve, gjithashtu gjatë kësaj kohe merr pjesë edhe në shumë komisione të ndryshme që krijon senati, si në aspektin e politikës së jashtme, asaj të brendshme dhe ekonomike186. Duke përfaqësuar më së miri Shkodrën e duke pasur ide të qarta për krijimin e funksionimin e shtetit shqiptar, ky person gëzonte një reputacion të mirë në Shkodër, për gjithë këtë veprimtari të pasur që kishte bërë në vend. Jo më kot arriti të dalë si deputeti i parë në listë me më shumë vota se kolegët e tij vijues.

Por Hilë Mosi edhe gjatë kësaj kohe do të njihet si një njeri që e kishte dashur artin e letërsisë dhe ishte munduar të jepte edhe ai kontributin tij. Që gjatë kohës kur ishte në Vjenë ai botoi në fletoret shqiptare në vend si dhe shpesh herë në revistën Albania të Faik Konicës,

182Hilë Lushaku “Poeti që u bë drejtor policie, si nisi konflikti i Hilë Mosit me At Gjergj Fishtën” në http://www. tiranaobserver. al/poeti-qe-u-be-drejtor-policie-si-nisi-konflikti-i-hile-mosit-me-at-gjergj-fishten/ 183 Tomorr Osmani, Komisija, 27. 184 Hilë Mosi, Jetëshkrimi në:

http://letersia. zemrashqiptare. net/neës/id-1126//id88/Hil_Mosi_%281885_1933%29. html 185Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 5. 186Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1920, 22.

Page 60: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

37

me pseudonime të ndryshme si Zog Dushmani, Speci etj, apo edhe në gazeta e revista të tjera në të gjithë vendet ku kishte shqiptarë. Në 1913 arrin që së së bashku me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, të themelojë të përdyjavëshmen “Shqypnia e Re” që e mbajtën hapur deri me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Gjiithashtu do njihet edhe si përkthyes i dramave të ndryshme nga autorë evropianë. Hilë Mosi me të vërtetë ishte një ndër personalitetet që dolën nga Shkodra, e shkodranët nuk ishin të gabuar, në zgjedhjen që bënë.

At Gjergj Fishta ishte një ndër figurat më të vlerësuara në Shkodër gjatë kohës që doli deputet, por jo vetëm në Shkodër. Pavarësisht problemit të madh që u krijua nga polemika për zgjedhjen e tij deputet, ndërmjet një mbështetje të fuqishme dhe insistimi të klerit dhe Shoqnisë "Nji tubë djelmni Shkodrane” e Mati Logorecit si dhe kundërshtimit po të fortë të shoqërisë katolike por laike “Shoqnia për Mbrojtjen Kombëtare” të Ndoc Pistullit, ai në popull gëzonte një mbështetje të madhe. Kishte lindur në fshatin Fishtë të Zadrimës me 2 tetor 1871 dhe emri i tij i vërtetë ishte Zef Ndoci. Ishte fëmija më i vogël pas tre vëllezërve dhe një motre. Emrin Gjergj e mori gjatë pagëzimit, kurse Fishta ishte emri i vendit ku kishte lindur. Që në moshën 6 vjeçare atë e sjellin në Shkodër në Kuvendin Françeskan e më pas në kuvendin e Troshanit, pas hapjes. Një ndër mësuesit e tij kryesorë e që la gjurmë tek At Fishta, ishte Lorenco de Martini. Në vitin 1886 ai dërgohet në Bosnje për t’u bërë meshtar187 nën emrin e pagëzimit Jozef, por me pranimin e kushteve të rregulltarit ai kishte bërë ndërrimin e emrit nga Jozef në Gjon. Studimet e tij të kësaj kohe i përkasin kuvendeve të Sudikës dhe Livnosit. Që në vitin 1892 i dërgon eprorëve të vet një letër ku kërkon krijimin e një shoqërie letrare shqiptare, e emri i nënshkruar i tij në këtë kohë do jetë Enea – Silvio – Giorgio Fishta, dhe që në këtë kohë, njihet me emrin Gjergj Fishta. Përfundoi studimet në Bosnje në vitin 1893, më 1894 shugurohet meshtar e po atë vit kthehet në vend, duke bërë shërbime liturgjike në Troshan e Gomsiqe. I lindur gjatë Rilindjes Kombëtare dhe aktivist i madh gjatë shekullit XX në politikën shqiptare, ai do jetë personaliteti që do i bashkojë të dyja këto botë, duke u munduar të lidhë anët më pozitive të tyre. Formimi që mori ishte një atdhedashuri rilindëse, në një politikë moderne. Që në 1899, së bashku me Dom Ndoc Nikën e At Pashk Bardhin. do formojnë shoqërinë letrare “Bashkimi” nën drejtimin e Abatit të Mirditës, Preng Doçi. 188 Kjo ishte një shoqëri kulturore, shumë e nevojshme për kohën. Ata arrtën të botojnë edhe fjalorin shqiptaro – italisht të 1908 që ishte më i miri i gegërishtes. Gjatë kësaj kohe, At Gjergj Fishta ishte i afirmuar në jetën sociale të Shkodrës.

Në 1902 ai bëhet drejtor i shkollës françeskane të Shkodrës, duke qenë drejtori i parë shqiptar i kësaj shkolle. Veprimi kryesor i kësaj kohe ishte futja e gjuhës shqipe si gjuhë kryesore edhe pse nuk ishte e lejueshme. Një ndër veprimet e tij më të rëndësishme, përpara shpalljes së pavarësisë, ishte pjesëmarrja në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, si përfaqësues i Shoqërisë “Bashkimi”, përballë Dom Ndre Mjedës dhe shoqërisë “Agimi”. Ai bëhet pjesë edhe e komisionit për përcaktimin e alfabetit shqip me shkronja latine. Në atë kohë, ky njeri po njihej në të gjithë trojet shqiptare.

Pas vitit 1912, tashmë At Fishta ishte themeluesi i revistës kulturore “Hylli i Dritës” që e themeloi me 1913. 189 Gjatë pushtimit austro – hungarez, ai drejton gazetën e themeluar nga ai “Posta e Shqypniës”190 e financuar nga pushtuesit, që pavarësisht se në shumë shkrime mbajti anën e propagandës së Mbretërisë Dualiste, ai i ishte kundërvënë shumë me shkrimet e 187 Fishta në Dokumenta të panjohur, në https://www. shqiperia. com/lajme/lajm/nr/9416/Fishta-ne-dokumente-te-panjohura 188 Kastriot Marku, At Gjergj Fishta 1871 – 1940 në 140 vjetorin e lindjes, në: http://www. voal-online. ch/ index. php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=18645 "Kur më 1899 themeloi Shoqninë Letrare "Bashkimi" së bashku me abatin dinamik të Mirditës, Imzot Preng Doçi, At Gjergj Fishta i zotnonte të gjitha nivelet e komunikimit në gjuhën shqipe, nga modulimet e ambla dhe eufemizmat e të folmes femnore, në tonin therës dhe satirik të bejtexhijve, deri në të folmen madhështore të zonave alpine. " 189 Hylli i Dritës, V. I (1913), Nr. 1, fq. 8. 190 Posta e Shqypniës, V. I (1916), Nr. 1 fq. 1.

Page 61: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

38

tij bullgarëve dhe politikës së tyre në Shqipëri, pavarësisht se ishin aleatët e austro – hungarezëve. Për këtë arsye, populli i Beratit, i cili kishte qenë i pushtuar nga bullgarët, e vlerëson me dhënien e një pende të artë në shenjë nderimi e mirënjohje për provën e re të shkëlqyeshme që kishte dhënë si atdhetar. 191 E për këtë nderim dhe dhënie të kësaj pende, ishte caktuar Luigj Gurakuqi, pasi ky i fundit kishte qenë në Berat. Gjatë kësaj kohe do të jetë edhe në Komisinë Letrare të Shkodrës192 së bashku me figurat e tjera të Shkodrës, që politika do i bashkonte disa herë rresht, më vonë.

Gjithashtu do shihet roli i tij i madh edhe në diplomacinë shqiptare sidomos gjatë vitit 1919 në Paris, si sekretar personal i kryetarit Luigj Bumçi193 në fillim, pastaj i gjithë delegacionit zyrtar në Konferencë, ku do shquhet me fjalimet e tij të gjata në mbrojtje të interesave dhe tokave shqiptare194. Gjithashtu do jetë edhe i dërguari shqiptar në Nju Jork për të mbrojtur interesat e vendit, në këtë shtet. Gjatë kohës përpara zgjedhjes deputet, ai ishte edhe drejtor i shkollës françeskane në Shkodër me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirikum), e një ndër më aktivitet nga kleri katolik, në jetën politike e sociale të vendit. Luigj Gurakuqi, pavarësisht pozicionit në listën e deputetëve të Shkodrës, të cilin nuk e kishte shumë të mirë, kjo sepse ashtu si në rastin e mikut të tij të ngushtë do jetë po i njëjti rivalitet që u mundua t’i prishë reputacionin në opinionin shkodran, ishte një ndër figurat më të duhura të Shkodrës, gjatë kësaj kohe, në jetën parlamentare të vendit. Lindi në Shkodër me 19 shkurt 1879, në një familje me tradita shkodrane nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Edukimi i tij ishte nën kujdesin e vazhduar të të atit. Familja e tij ishte familje tregtarësh e shtëpia e tij ishte një vend ku diskutoheshin problemet e vendit nga miqtë e njohur dhe me potencë në tregti, që i ati i kishte miq. 195 Shkollën fillore dhe një pjesë të shkollës së mesme e ndoqi në Kolegjin saverian, që ishte shkolla më e mirë që mund të kishte Shqipëria në kushtet e vështira që kishte arsimi shqiptar. Pas kësaj kohe, në moshën 13 vjeçare, ai futet në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës, 196 e mësuesin e tij të parë kishte De Radën i cili i la mbresa gjatë gjithë kësaj kohe. Gurakuqi ishte nxënësi i parë nga trojet shqiptare që shkelte aty. Gjatë viteve 1901 – 1906 vazhdoi universitetin e Napolit për letërsi dhe udhëheqës kishte shkrimtarin tjetër shkodran, Filip Shiroka. Gjatë kësaj kohe vazhdon të shkruajë e të botojë me sukses ndër shqiptarë e revista të kohës. Gjatë viteve 1906 – 1908 ai merr pjesë në organizimin e çetave për kryengritjet që do bëhen në veri të Shqipërisë, duke bashkëpunuar edhe me Bajo Topullin. Kthimi i tij në vend u prit me shumë entuziazëm nga shkodranët. Në 1908 merr pjesë së bashku me të sipërpërmendurit në Kongresin e Manastirit. Tre vitet e më pastajme do jenë shumë produktive në lëmin e atdhetarisë nga Gurakuqi. Me 1909 bëhet drejtori i parë i Normales së Elbasanit197, në vitin 1911, së bashku me At Vinçenc Prendushin, harton Memorandumin e Gërçës (Libri i kuq), 198 dhe merr pjesë në lëvizjet patriotike në Malësi të Madhe. Një vit më vonë, do jetë pjesë e mbledhjes së Bukureshtit dhe firmëtar i Pavarësisë, së bashku me Ismail Qemalin199. Që në qeverinë e parë shqiptare të drejtuar nga Ismail Qemali, emërohet Ministër i Arsimit, post që do ta mbajë disa herë, deri në fund të jetës së tij, si njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Që në herën e parë si Ministër i Arsimit, vendos me ligj arsimin e detyrueshëm fillor për djem e vajza. 200 Më pas arrestohet e

191 A. Q. SH., F. 17, D. 36, fl. 19 – 20. 192 Tomorr Osmani, Komisija, fq. 23. 193 Pal Dukagjini, Jeta dhe vepra e Fishtës, (Shkodër: Botimet Françeskane, 2007), 113. 194Tonin Shiroka, Fjalime nga Fishta, Harapi, Koliqi, (Tiranë: UEGEN, 2009) 5 – 52. 195 Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi, 23. 196Hylli i Dritës, V. XX, (1944), Nr. 3, fq. 55-56. 197 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, (Tiranë: Dituria, 2005), 93. 198 Joseph Swire, Shqipëria, 98. 199 Kastriot Dervishi, Historia, 20. 200 Kastriot Dervishi, Historia, 23.

Page 62: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

39

internohet nga malazestë në Cetinjë201, kur pushtuan Shkodrën deri në 1916, kohë kur erdhën austro – hungarezët. Gjatë kësaj kohe meritë të padiskutueshme ka pjesëmarrja në Komisinë Letrare të Shkodrës202, ku ishte edhe drejtor i arsimit (ekuivalent me ministrin në kohën e pushtimit austro – hungarez për krejt territoret e pushtuara nga perandoria dualiste). Gjithashtu, po në 1916 merr pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit, të thirrur, nga Ahmet Zogu

dhe Nikolla Ivanaj po nuk pranon të marrë asnjë post në qeverinë që këta duan të krijojnë. Po ashtu gjatë pushtimit austro – hungarez është edhe kryetar i saj, pas ikjes së Dr. Gjergj Pekmezit. 203

Ndërkohë do zërë përsëri postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit e dalë nga Kongresi i Durrësit dhe do jetë pjesëmarrës edhe i këtij Kongresi204. E gjithashtu është pjesë kryesore në delegacionin zyrtar shqiptar në Paris205, gjatë kohës së qeverisë së Durrësit. Deri në zgjedhjet e vitit 1921, do ishte një ndër shkodranët më aktivë në jetën politike të vendit, duke qenë njohës i thellë i jetës dhe politikës shqiptare dhe me kredencialitet të lartë në mbarë diasporën shqiptare. Do ishin këto vlera që do bëjnë klerin katolik shqiptar që të jetë një mbështetës i fuqishëm për daljen e tij deputet i Shkodrës. Veprim ky që nuk e zhgënjeu aspak besimin tyre që kishin mbi këtë intelektual me formim perëndimor, brenda një shteti që akoma s’kishte gjë të mirëfilltë perëndimore.

Dom Ndre Mjeda do jetë kleriku i dytë nga Shkodra që do përfaqësojë denjësisht qytetin e tij, ashtu sikurse At. Gjergj Fishta. Nëse Fishta do jetë i urdhrit françeskan shqiptar, Dom Ndre Mjeda do jetë një ndër përfaqësuesit më atdhetarë të jezuitëve në Shqipëri, në një kohë kur jezuitët shqiptarë ishin të pakët. Lindi në Shkodër nga i ati Jakë Zefi dhe e ëma Donika Thaçi, e motra e ipeshkvit Thaçi. Origjina e të atit ishte nga Mirdita kurse e të ëmës nga malësia e Pukës. Që në fillim, i shkolluar në jezuitë, e duke e parë inteligjencën e tij, jezuitët vendosën ta bënin prift. Dy nga mësuesit e tij të asaj kohe ishte jezuiti Anton Xanoni, si dhe Leonardo de Martini, dy nga intelektualët më të mirëfilltë në tokat shqiptare, për kohën. Më pas studimet i kreu vite me rrallë në perëndim në Itali, Spanjë e Poloni. Deri rreth viteve 1890 ai do studiojë në një sërë shkollash e universitetesh jezuite, duke marrë një formim të plotë fetar dhe kulturor.

Në të njëjtën kohë, ai shkroi një numër jo të vogël poezishë dhe jetë shenjtorësh jezuitë, gjithashtu ishte edhe lektor muzike në kolegjin Marko Gjirolamo Vida, në Kremona të Italisë. Në 1891 njihet me albanologët Gustav Majer dhe Holger Pedersen. 206 Në 1898 ai gjendet i përfshirë në një konflikt mes jezuitësh që në fakt ishte një konflikt mes Vatikanit dhe Austrisë, e si rrjedhojë jep dorëheqjen nga urdhëri jezuit. Por me ndihmën e të vëllait, ipeshkvit Lazer Mjeda, e të abatit Preng Doçi ai futet mësues në Vig. Në fillim ai merr pjesë në shoqërinë Bashkimi të krijuar nga At Gjergj Fishta, e më pas, në 1901 krijon shoqërinë Agimi, së bashku me të vëllain, ku shkruan një sërë librash në gjuhën shqipe me po këtë alfabet. Gjatë vitit 1908 u bë pjesë e komisionit për hartimin e alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit, e gjithashtu në 1916 – 1917 ishte pjesë e Komisisë Letrare. Ndërkohë që më parë kishte qenë i arrestuar nga malazeztë, pas pushtimit të Shkodrës në vitin 1915. Ky ishte një njeri me një kulturë të gjerë, jo shumë aktiv në jetën politike, po shumë i sakte dhe me një personalitet shumë të vlerësueshëm në jetën e qytetit të Shkodrës.

201 A. M. SH., F. Luigji Gurakuqi, f. 2. 202 Tomorr Osmani, Komisija, 22. 203Tomorr Osmani, Komisija, 36. 204 Kastriot Dervishi, Historia, 87 205 Valentina Duka, Historia, 108 206 Mentor Quku, “Dom Ndre Mjeda guximtari, rebeli, reformatori përballë De Martinos, At Junggut dhe Gustav Mayer”, Shqiptarja. com Supliment, 26 Maj 2013, fq. 13

Page 63: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

40

Halid Rroji ishte një ndër deputetët që dolën nga Shkodra gjatë asaj kohe. Ai kishte lindur në Shkodër me 3 janar 1860 në një familje qytetare të vjetër tregtare. 207 Gjyshi i tij kishte lidhje me shumë zona tregtare në perëndim, si në Venedik etj. Ishte i biri i Mustafa agë Rrojit që ishte pjesë e parisë së Shkodrës. I ati u internua nga Stambolli pasi deshi të zbatoheshin reformat e Tanzimatit dhe pas një viti që u rikthye në vend, vdiq duke e lënë Halidin e ri nën mbrojtjen e dajës së tij që ishte kadi. Ai mbaroj shkollën e mesme turke dhe zotëronte mirë turqishten dhe italishten. Ai nuk zgjodhi rrugën e traditës tregtare siç e kishte familja por preferoi të bëhej nëpunës, e më vonë u bë drejtor dogane në Shkodër. Megjithatë nuk qëndroi jashtë tregtisë. Ai së bashku me Jonuz Rrojin, me Nush Topallin dhe Dan Matin, themelojnë të parën shoqëri tregtare me emrin “Shkodra”. Gjithashtu, gjatë luftës së Koplikut nën mbështetjen e Musa Jukës, kryetar i Bashkisë së Shkodrës dhe nën udhëheqjen e Ahmet Zogut, është krijues bashkë me disa të tjerë, të Komisionit Përkujdesat të Ushtrive Vullnetare. 208 Ai njihet edhe si hapës i Medresesë së parë në vend. Gjatë kohës kur u emërua për deputet, ishte këshilltar në perlimtare të Shkodrës. Halid Rroji ishte ndër ato njerëz që dolën nga administrata e thjeshtë e Shkodrës, si kandidat për deputet. Dalja e tij deputet ishte edhe në favor të mbrojtjes së kryetarit të Bashkisë të asaj kohe, Musa Juka.

Riza Dani, ishte një ndër deputetët e besimit mysliman që doli nga Shkodra. Ai punoi edhe para se të bëhej deputet për çështjen kombëtare. Ishte mik i At Gjergj Fishtës dhe Luigj Gurakuqit.209 Gjatë viteve 1908 – 1911 së bashku me këta që sapo përmenda, e gjejmë në “Klubin e gjuhës shqipe” themeluar nga Kel Marubi. Gjithashtu ishte edhe nën kryetar i shoqërisë “Vaso Pasha”, njëra nga shoqëritë që krijoi më vonë shoqërinë Vllaznia. Ishte mik i Gurakuqit dhe sipas Sejfi Vllamasit ishte insistimi i tij që bëri që Riza Dani të dilte deputet. Në kohët e mëvonshme do jetë gjatë gjithë kohës me Luigj Gurakuqin, deri në vdekjen e këtij të fundit. Kurse vetë do jetë ndër të paktët personalitete të kësaj kohe që do arrijë të dalë deputet edhe në legjislaturat komuniste, ku aty pati edhe mbylljen e jetës së tij, në mënyrë të dhimbshme.

Maliq Begu (Bushati) lindi në Shkodër me 1880, dhe i përkiste derës së Bushatllinjve. Vazhdoi shkollën në shkollën Ruzhdije në Shkodër, kurse studimet e larta në Robert Kollixh në Stamboll, një institut amerikan i arsimit në Perandorinë Osmane, ku i përfundoi në 1910. Ishte pjese Komitetit të Stambollit gjatë kohës kur qëndroi atje, e më vonë kur erdhi në Shkodër, ishte një nga themeluesit e Komitetit Lidhja Kombëtare në Shkodër, që luajti një rol të rëndësishëm në Shkodër gjatë viteve të Luftës së parë Botërore. Gjithashtu drejtoi gazetën “Populli” një nga gazetat kryesore që dilnin në qytet. Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore ishte anëtar i këshillit bashkiak, dhe shef i degës së shëndetësisë në Bashki. Rridhte nga një familje me tradita atdhetare në Shkodër, dhe u bë pjesë e asaj elite shkodrane që përfaqësoi më së miri qytetin e vet.

207 Halid Rroji, në: http://www. forumishqiptar. com/threads/8719-Halid-Rroji 208 Xhevat Rrepishti, Lufta, 221. “Me 1 gusht, me porosinë e Ahmet Zogut, pranë Bashkisë së Shkodrës u krijua Komisioni Përkujdestar i Ushtrive Vullnetare, i cili luajti një rol të rëndësishëm për furnizimin e frontit. Komisioni përbëhej prej 7 vetësh: Musa Juka, kryetar i ba\shkisë, Ndrekë Vogli, nënkryetar i bashkisë, Junuz Repishti, Elez Sokoli, Kolë Çoba, Lec Boriçi, Loro Pistulli. Kryetar ka qenë Musa Juka, i cili e drejtoi mirë, me përkushtim dhe qe shumë aktiv gjatë tërë kohës së luftës. Komisioni, nga dita e krijimit, nësa vullnetarët po merrnin rrugën e frontit përballoi detyrën e rëndësishme, po tejet të vështirë, d. m. th. paisjene furnizimin e masës së vullnetarëve. Me shtimin e numrit të vullnetarëve e me rritjen e volumit të kujdesjeve për ta, u pa e nevojshme që komisioni të zmadhohej e të kthehej në një intendencë të rregullt. Përbërja e intendencës ka qenë: Musa Juka, Jonuz Repishti, Elez Sokoli, Pjetër Koka, Patuk Saraqi, Het Gjyrezi, Zenel Mandiqi, Kol Gjinaj, Halid Rroji, gjithnjë kryetar Musa Juka. ” 209 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 251.

Page 64: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

41

Xhemal Bushati i cili ishte kushëri dhe nga një derë, ajo e Bushatllinjve me Maliq Bushatin, lindi në vitin 1885 në Shkodër. 210 Ai do të merrte pjesë në mbrojtjen e Shkodrës kundër agresionit jugosllav në dy periudha të vështira për qytetin, në pushtimin malazez 1912 – 1913, dhe në luftën e Koplikut 1920, ku këtë herë mbante edhe rolin e komandantit të formacionit të vullnetarëve. Ai do nisë jetën e tij politike që në mars të 1920-tës ku do jetë firmëtar i Komitetit të Shkodrës në takimin e Bushatit, në memorien që i dërguan Konferencës së Paqes së Parisit, në kohën e rrezikut të Shkodrës. 211 Gjithashtu ishte delegat në Kongresin e Lushnjës212 e njëkohësisht edhe senator i Shkodrës në këtë kohë, në Këshillin Kombëtar të dalë nga Kongresi. Veprimtaria e tij këtu do jetë e plotë dhe mjaft e gjerë në fusha të ndryshme. Jo rrallëherë u mundua të mbronte interesat e Shkodrës dhe ato shqiptare, duke marrë pjesë edhe në komisionet e senatit në këtë kohë. Gjithashtu ai e lë Kuvendin Kombëtar në 1920 e vjen në Shkodër për të luftuar në luftën e Koplikut, 213 ku do të jetë komandant i grupit të ushtarëve që qëndronin në Vrakë, përballë Jugosllavëve. 214 Veprimi i tij aq i lartë e patriotik, ishte një pasqyrë e mirë që tregonte se zgjedhja sërish si deputet i Shkodrës, do ishte gjëja më e duhur nga besimi mysliman, pavarësisht se ai ishte një patriot e nuk shikonte ndasitë fetare.

Patuk Saraçi, do jetë një nga deputetët e dalë në listën e deputetëve shkodranë e që kishte marrë më pak vota nga të gjithë fituesit. I përkiste një familje shkodrane me tradita. Kishte punuar në Perlimtare si këshilltar i Perlimtares e kryetar i shoqërisë Vllaznia gjatë kohës që nuk ishte Hilë Mosi. Gjithashtu ishte edhe pjesë e Komisionit Përkujdestar të Ushtrive Vullnetare gjatë luftës së Koplikut me 1920215, së bashku me Halit Rrojin e Musa Jukën, dhe kishin një mbështetje të fortë nga Ahmet Zogu. Kishte dalë deputet nga lista që kishte vendosur Shoqnia për të Drejtat Kombëtare, e Ndoc Pistullit. Gjatë kohës që doli deputet ai do ishte ndër deputetët që u paraqit më pak aktiv nga Shkodra, e duke qenë gjithnjë simpatizant i politikës së Ahmet Zogut, njeriut që kishte ndikuar indirekt për daljen e tij deputet.

Ndoc Pistulli u lind në Shkodër më 1873. 216 Në fëmijëri ndoqi kolegjin saverian. Gjimnazin e kreu pranë urdhrit Françeskan, po në Shkodër. Më pas u diplomua në Selanik për ekonomi tregtare dhe jurispondencë. Në fillim ishte marrë me tregtinë e mëndafshit, me jashtë sidomos me Italinë dhe Japoninë e cila mbante monopolin tregtar të mëndafshit. Ky ishte kryetari i Shoqnisë për të Drejtat Kombëtare, 217 të krijuar gjatë kohës së zgjedhjeve si një organizatë laike për mbrojtjen e interesave të katolikëve. Megjithatë gjatë kësaj kohe, në përplasjen me klerin katolik në Shkodër, ajo u etiketua si një shoqëri e mbështetur nga Ahmet Zogu për qëllimet e veta. Ishte një njeri me intelekt të lartë dhe rridhte nga një familje e vjetër shkodrane. Megjithatë pjesëmarrja e tij në parlament do të ishte e vogël, deri në momentin që doli regjent nga krahu i katolikëve, pas rrëzimit nga ky post të Imzot Luigj Bumçit.

210 Kabil Bushati, Xhemal Bushati, në: http://www. shkodradaily. com/2013/04/xhemal-bushati. html “Jetën politike aktive e filloi si kundërshtar politik i grupit "Sejadi Milet" dhe i esadistëve që në atë kohë gëlonin nëpër Shkodër. Përfaqësuesit e Shkodrës nuk arritën të merrnin pjesë në Kongresin e Lushnjës. Më 13 shkurt 1920, dy ditë pasi institucionet e reja shtetërore u vendosën në Tiranë, at'herë kyeqytet i pashpallur, parlamentarët Xhemal Bushati, Hilë Mosi, Ndoc Çoba e Sabri Bushati paraqitën një deklaratë në emër të popullsisë së Shkodrës e cila miratonte pa rezervë gjithçka ishte vendosë ne Kongresin e Lushnjës. Më 26 korrik ushtria mbretërore e serbo-kroato-sllovene, pa bërë asnjë paralajmërim sulmoi nga ana e Hanit të Hotit dhe pushtoi disa fshatra të Koplikut. Popullsia e Shkodrës reagoi menjëherë, mes të tjerëve Xhemal Bushati u caktua komandant në sektorin luftarak të Vrakës. ” 211 A. M. P. J., V. 1920, D. 10, fl. 237. 212 Xhevat Rrepishti, Lufta, 142. 213A. Q. SH., F. 260, V. 1920, D. 18, fl. 29. 214 Xhevat Rrepishti, Lufta, 203. 215Xh. Repishti, Lufta, 221. 216 Kastriot Dervishi, Historia, 189. 217A. Q. SH., F. 132, V. 1921, D. 1, fl. 1.

Page 65: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

42

Kolë Thaçi ishte vëllai i arqipeshkëvit të Shkodrës, i njohur si një njeri me tradita patriotike, me origjinë nga Puka. Ishte djalë i tezes së Dom Ndre Mjedës, të dy deputetë të Shkodrës. Ishte hera e dytë që dilte deputet, pas futjes në Senatin Shqiptar, në sesionin e dytë të tij, në shtator të 1920, i zgjedhur nga populli i Shkodrës si një përfaqësues i denjë i asaj kohe, i Shkodrës. Kishte punuar drejtor i doganës në Shkodër dhe kishte njohuri të mira ekonomike, kjo falë edhe shkollës që kishte kryer e punës në administratën e doganës. Merrte pjesë në organizime mbledhjesh që kleri katolik i Shkodrës bënte, duke u marrë si përfaqësues i denjë laik i katolikëve, së bashku me Shuk Gurakuqin. Arrin ta përfaqësojë më së miri qytetin dhe interesat ekonomike të vendit, duke qenë iniciator i shumë veprimeve ekonomike së bashku me Hilë Mosin, në senat. 218 Veprimi i tij do jetë shumë i çmuar edhe me hapjen e parlamentit nga ku do të ketë shpesh herë rolin e Ministrit të Financave. 219

Shuk Gurakuqi ishte një ndër 12 deputetët e dalë nga Shkodra, gjatë zgjedhjeve të 1921. Ishte përfaqësues i familjes shkodranë të Gurakuqëve, i të njëjtës familje ku ishte edhe Luigj Gurakuqi. Gjatë kohës kur doli deputet, ishte këshilltar në Prefekturë e kryetar i “Shoqërisë Rozafat”. Kishte qenë edhe mësues deri vonë në Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër. Gjithashtu merrte pjesë edhe në organizime që kleri katolik bënte për vendosjen e rendit në vend, por gjithnjë duke mbrojtur interesat kombëtare e të Shkodrës, më shumë se ato fetare. Ndodhte shpesh që të kundërshtonte edhe jezuitët me të cilët ai punonte, kur e shihte se ata cenonin interesat apo simbolet kombëtare. Do jetë shumë aktiv gjatë vitit 1920 në Shkodër, në luftën kundra agresionit jugosllav. Prefektura e Shkodrës do e dërgojë si përfaqësues të saj pranë qeverisë së Tiranës, për të komunikuar situatën në vend. Gjithashtu, së bashku me Xhemal Bushatin dhe Maliq Sokolin, do shkojnë si komision i shkodranëve tek komandanti jugosllav për të bërë armëpushimin mes shqiptarëve e jugosllavëve. 220 Veprimtaria e tij më e madhe do jetë pasi të hyjë në parlament, me botimin një gazete e gjithashtu me krijimin e grupit politik krejtësisht katolik, në zgjedhjet e mëvonshme të 1923.

Nikolla Ivanaj do jetë deputeti i futur në një kohë më të vonë në parlamentin shqiptar si përfaqësues i Prefekturës së Shkodrës. Ai do hyjë në vend të deputetit Ndoc Pistulli, kur ky i fundit mori postin e regjentit. Përfaqësonte katolikët e Shkodrës, por do ishte ndër ata deputetë që gjatë gjithë kohës vepronte kundra katolikëve, më shumë për qëllime personale se sa të laicitetit të deklaruar prej tij. Ai do hyjë në parlament gjatë vitit 1922, në kohën kur kishte kaluar një vit nga zgjedhjet, dhe tashmë ishin parë edhe gabimet që ishin bërë gjatë këtyre zgjedhjeve, ndaj gjatë kohës së daljes së tij deputet do ketë një fushatë të mirëfilltë nga Komiteti Organizativ i stafit të tij. Nikolla Ivanaj lindi në Shkodër me 1 Nëntor 1879, por fëmijërinë e tij e kaloi në Podgoricë221. Do jetë fëmijëria e tij që i dha formimin sllav e interesin dhe vlerësimin e lartë që pati gjatë gjithë kohës, për sllavët. Ai do e kalojë jetën mnë vende të ndryshme, ku arriti të shkojë në Trieste, Vjenë, Zagreb e Dalmaci, nga ku mori dhe arsimin e mesëm. Deri në vitin 1905 qëndron në Serbi, ku punoi në administratën e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, në Beograd. Pas kësaj kohe kthehet në Shkodër, ku ndiqet nga turqit po mbështetet nga Kuvendi Françeskan, nga priftërinjtë kroatë që qëndronin aty. Më pas, jeta e tij do vazhdojë në Dubrovnik ku do krijojë edhe një gazetë për shqiptarët e Raguzës. Gjatë kësaj kohe është aktiv në jetën politike e sociale të Italisë dhe në Bullgari, ku takohet edhe me mbretin Boris, gjatë vitit 1910. 222

Viti 1912 e gjen në Boston, ku integrohet me diasporën shqiptare duke krijuar lidhjet e para me të. Në vitin 1913, së bashku me Faik Konicën dhe Dervish Himën merr pjesë në

218Diana Estefi. përgat, Ligjëvënësit 1912 – 2005, Kuvendi i Shqipërisë, (Tiranë: Botimet e Kuvendit të Shqipërisë, 2005), 9. 219 Kastriot Dervishi, Historia, 114. 220Xhevat Repishti, Lufta, 196. 221Nikolla Ivanaj, Historija e Shqipëniës së re, Vuejtjet e mia, Pjesa parë, (Tiranë: 1943), 15. 222Nikolla Ivanaj, Historija, 49.

Page 66: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

43

Konferencën e Triestes ku diskutohej për Shqipërinë. Krijon komitetin “Lidhja Kombëtare” dhe mban lidhje me Hil Mosin në Shkodër dhe gjatë kësaj kohe, të dy do jenë aktivë në qytet me konferencat e mbajtura. Gjatë vitit 1914 ai ishte pjesë e delegacionit që shkon nga Shkodra tek Princ Vidi. Gjatë Luftës së Parë Botërore, veprimi më i rëndësishëm i tij është ai së bashku me Ahmet Zogun, në përpjekjen e tyre për krijimin e Kongresit të Elbasanit në mars 1916. Më pas do kapet nga forcat austro – hungareze dhe për dy vjet ai burgoset në fillim në Hungari, më pas në Kautzen, në Austrinë e Sipërme. 223

Gjatë Konferencës së Paqes në ParisNikollë Ivanaj do jetë pjesë e delegacionit të partive politike shqiptare të Amerikës, të kryesuar nga Kristo Dako, nga ku mbron interesat e Shqipërisë por gjithnjë e më tepër kërkon të ketë një lidhje dhe mbrojtje nga Jugosllavia. Ai është një simpatizant i Pashiqit, të cilin e kishte njohur edhe nga afër. Me gjithë kulturën e tij të madhe ai do jetë një ndër personalitetet e dala nga Shkodra që do i kundërvihet gjatë gjithë kohës grupimit të deputeteve shkodranë.

Deputetët që dolën nga Shkodra nuk ishin persona që i shtyu fati në veprime të tilla apo që kishin si qëllim që të afirmoheshin në politikën shqiptare. Ishin njerëzit më të përzgjedhur që kishin pasur një karrierë të gjatë në politikë apo në administratë. E veçanta dhe ajo çfarë e bën të rëndësishëm këtë grup, është veprimi dhe bashkëpunimi i tyre në kohët e më përparme, në udhëkryqet politike të Shkodrës e Shqipërisë. Pavarësisht përkatësisë në besime të ndryshme fetare ata kishin punuar me njëri – tjetrin më shumë se një herë, edhe para futjes në parlament. Edhe kur puna e tyre s’kishte qenë e përbashkët, ata ia njihnin punën njëri – tjetrit, përmes gjurmëve që pati puna e çdo njërit në lëmin patriotik. Të gjithë këta njerëz e bënë Shkodrën të krenohet më fort me njerëzit që nxori.

I. 4. Kryengritja e Mirditës dhe roli i deputetëve të Shkodrës

Prefektura e Shkodrës, territorin më juglindor të saj kishte krahinën e Mirditës. Ajo

ishte e futur pothuajse thellë në territorin shqiptar dhe nuk kishte në asnjë zonë të saj kufij shtetëror. Ajo e kishte larg kufirin, dhe nga ana natyrore, e po ashtu edhe rrezikun e kanosur gjatë fillimit të viteve ’20, nga fqinjët tanë. Rreziku më i madh që i kanosej Prefekturës sonë ishte rreziku jugosllav. Gjatë gjithë kohës, Jugosllavia, edhe pse kishte pranuar të kishte një shtet shqiptar me kufijtë e 1913, nuk hezitonte të përfitonte sa më shumë toka që të ishte e mundur nga territori shqiptar. E një ndër zonat e mësymjes së përhershme të saj ishte pjesa veriore e Shkodrës. Që gjatë muajve qershor – korrik 1920, kishte pasur mësymje nga ushtritë jugosllave në zonën e Kastratit, saqë kishte detyruar shkodranët të organizoheshin në ushtri vullnetare për mbrojtjen e vendit. E në të njëjtën kohë i ishte raportuar qeverisë për një sulm jugosllav, e cila nga ana e saj, gjithnjë për të ruajtur qetësinë, kishte dërguar një komision shqiptar për të folur me përfaqësuesin jugosllav në Shkodër, Z. Nançiq por pa arritur rezultat konkret. 224

Gjatë kësaj kohe kishte nisur ajo që njihet si lufta e Koplikut, ku peshën më të madhe të kësaj lufte e mbajtën vetë shkodranët sepse pavarësisht ndihmave që jepte, qeveria shqiptare ishte në pamundësi për të mbajtur një luftë në dy fronte e me dy armiq të ndryshëm. Në jug ishte lufta e Vlorës e nisur në të njëjtën kohë kundër Italisë që zaptonte këtë qytet me hinterlandin e saj dhe njëkohësisht ishin luftimet kundra jugosllavëve në Shkodër. Muaji gusht do të ishte periudha me luftimet më intensive gjatë luftës së Koplikut, ku do të kishte ndeshje në të gjithë frontet. Edhe pas armëpushimit që u vendos mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Beogradit, e që u bë në Shkodër, si territori më i përshtatshëm jashtë dy kryeqyteteve, nuk pati ndonjë arritje konkrete. Ardhja e delegatit amerikan nga Italia, ndryshoi situatën

223Nikolla Ivanaj, Historija, 70. 224 Xhevat Repishti, Lufta, 308.

Page 67: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

44

duke e bërë edhe Jugosllavinë të ndryshojë kurs politik, e duke e bërë që në shkurt të 1921 të largonte krejtësisht trupat e saj nga territoret shqiptare të 1913.

Kjo ishte edhe përpjekja e dytë që jugosllavët bënin në territoret shqiptare për të arritur objektivat e tyre në Shkodër dhe Shqipëri. Në fillim ishte Esat pashë Toptani të cilit ata i subvenciononin politikën e tij në favor të interesave jugosllave225. Edhe shumë revolta dhe situata krize të krijuara nga ai dhe përkrahësit e tij, deri në qershorin e 1920 ishin të mbajtura nga jugosllavët deri sa ai vdiq. Në Shkodër kishin krijuar një grupim të vogël në mbështetje të politikës së Esatit, madje të gjithë ata që përkrahnin ardhjen e jugosllavëve në Shkodër i përkisnin grupit esadist, ku në përbërje të tij ishin Alush Lohja, Luk Luka, dhe Pader Anton Ashiku. Megjithatë esadistët në Shkodër nuk patën jetë të gjatë dhe as forcë vepruese as gjatë luftës së Koplikut, pasi pjesa më e madhe e shkodranëve nuk i donte jugosllavët226.

Jugosllavia gjatë gjithë kohës ishte munduar të shfrytëzonte pakënaqësitë e brendshme të shqiptarëve për t’i përdorur për interesa të veta për depërtim në Shqipëri. Qeveria e parë shqiptare e Sulejman Delvinës kishte pasur dy luftëra për të zgjidhur e njëkohësisht dhe shumë revolta të brendshme. Në të njëjtën kohë, brenda kufijve të 1913 gjendeshin ushtri të huaja që kishin hyrë pothuajse në qendër të Shqipërisë, siç ishte rasti i jugosllavëve që kishin hyrë nga zona e Dibrës. Në një situatë të tillë, qeveria Delvina, dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ahmet Zogu, jep urdhër për mbledhjen e armëve në të gjithë territoret e Shqipërisë. Kjo shihej si një mënyrë e mirë që i gjithë vendi të hynte nën administrimin e rendit shtetëror, e të arrinte të ndalonte organizimin e protestave të ndryshme. Po jo të gjithë territoret e pranuan këtë urdhër që armët e tyre t’i lëshonin pa dhunë. Një prej këtyre zonave ishte edhe Mirdita, e cila gjatë gjithë historisë së saj i kishte mbajtur armët dhe jeta e tyre varej nga arma. Kjo shihej si një veprim fyes për këtë territor, aq më tepër që dukej si një veprim i parakohshëm sepse këto armë kishin shërbyer çdo herë edhe për mbrojtje ndaj invazioneve të huaja. 227 E në këtë kohë qeveria shqiptare nuk kishte një ushtri të fortë e cila mund të mbronte qytetarët e saj, pa ndihmën e vullnetarëve. Aq më tepër edhe sikur të ndodhte kjo, besimi në popull e sidomos tek mirditorët nuk ishte.

Pakënaqësia kishte qenë e madhe edhe në aspektin ekonomik për këtë zonë e cila kishte qenë gjatë gjithë kohës e varfër. Mirdita ishte e përbërë nga 3 mijë shtëpi, që jetonin në pesë bajraqe, e besimi i tyre ishte krejtësisht katolik. Gjendja ekonomike ishte e vështirë. Të mësuar të jetonin nën një vetëqeverisje, ato e kishin të vështirë të paguanin taksa, e para se nuk ishin mësuar kurrë të paguanin dhe në konceptin e tyre nuk ekzistonte taksa shtetërore. E dyta, për shkak se ishin të varfër, e kjo do të rëndonte më së tepërmi ekonominë e tyre. Kjo çoi në pakënaqësi akoma më të madhe kundrejt shtetit. Por përveç kësaj, shpesh flitej se mirditorët e shihnin më sy jo të mirë krijimin e qeverisë në Tiranë, e cila nuk kishte asnjë pjesëmarrës të tyre në të, e mbi të gjitha dominimin fetar nga myslimanët.

Këtë ide e kishte përhapur dhe e përdorte më shumë se askush qeveria e Beogradit, e cila duke parë se besimi i tyre është i pastër katolik, i nxiste gjithnjë që të ishin kundër qeverisë së myslimanëve të Tiranës. Një veprim i tillë, edhe kur kishte dashur ta bënte në Shkodër, nuk i kishte ecur. Shkodranët edhe pse kishin qendrën e katolicizmit shqiptar brenda, e dinin rrezikun e jugosllavëve, të cilët pas këtij postulati fshihnin interesat e veta, e nuk e kishin pranuar. Ndërkohë as prelatët fetarë në Mirditë nuk e kishin pranuar, e gjithashtu asnjë pjesë e popullsisë së thjeshtë. Jugosllavët kishin gjetur mbështetjen e tyre tek kapedanët e Mirditës, familja e Gjo Markajve. Ai ishte shumë i fuqishëm brenda territorit të vet, një

225Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 7 fq. 287 226 Xhevat Repishti, Lufta, 306. 227Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 7 fq. 288

Page 68: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

45

figurë katolike që kishte mundësi të mobilizonte 2000 burra njëherazi, nën emrin e tij. Ishte pasardhës i Preng Bib Dodës dhe gëzonte reputacionin e tij228.

Në prill të 1921, pasi kishte shkuar në Tiranë së bashku me disa kapedanë tjerë të Mirditës, kishte kërkuar që të gëzonte nga qeveria të njëjtat privilegje që Mirdita i kishte pasur gjithmonë229. Kjo kërkesë ishte edhe për faktin se Mirdita ishte një ndër krahinat më të varfra: me një tokë shumë të varfër për bujqësi, me një nëntokë të pasur por të pashfrytëzuar deri në atë kohë. Qeveria shqiptare nuk kishte pranuar krejtësisht privilegjet që ai kishte kërkuar, por kishte pranuar për t’i dhënë një funksion dhe një rrogë prej 400 franga ari. Ai do të ishte kryetari i Komisionit të Kanunit Xhibal230, e do të kishte edhe një grup xhandarësh prej 120 vetësh. Ky komision do të kishte detyrë pajtimin e gjaqeve, sigurimin e qetësisë, ruajtjen e vendeve të tyre prej çdo kusarie, si edhe të lidhte besën për të gjithë bajraqet. Ndërkohë, Mirdita duhet t’i jepte qeverisë nga një burrë për çdo shtëpi kur ajo të kishte nevojë. 231 Kjo bëhej me qëllim që t’i jepej një detyrë Marka Gjonit, cili kishte shprehur pakënaqësitë dhe në të njëjtën kohë ky t’i shërbente qeverisë me anë të ruajtjes së qetësisë në këto zona. Por kjo nuk e kishte kënaqur Marka Gjonin.

Shumë vetë, më vonë kur ngjarja fillojë të kalonte në gjendje lufte, e shihnin shkakun e luftës tek këto veprime mes qeverisë dhe Marka Gjonit. Ato akuzonin që qeveria i kishte dhënë disa koncesione Marka Gjonit dhe në momentin kur qeveria duhej të përgjigjej kundrejt tij, Iliaz Vrioni kishte kundërshtuar duke e detyruar të merrte atë rrugë të gabuar, ndaj qeverisë. Ai në verën e vitit 1921, filloi kryengritjen kundra qeverisë shqiptare. Në atë kohë ishte kryeministër Iljaz Vrioni. Ai u nis në Prizren me pretekstin që bënte tregti, por atje mori mbështetjen e jugosllavëve. 232 Sapo u kthye nga Prizreni, mblodhi 12 bajraktarët e vendit dhe rreth 120 vetë të cilëve u mori besën se do t’i qëndronin besnikë. Ai tha se qeveria e Tiranës nuk kishte se çfarë të bënte në Mirditë, dhe as mirditorët me qeverinë e Tiranës, por i lihej rruga hapur kujtdo që donte të kalonte nëpër Mirditë. 233 E vetëm njerëzve më besnikë të tij i tregoi se mbështetja kryesore ishte Jugosllavia. Gjithashtu me 17 korrik, shpalli të ashtuquajturën “Republikë të Mirditës”, 6 ditë pasi Iliaz Vrioni kishte formuar qeverinë e dytë me një përbërje koalicioni nga të dy grupet parlamentare. Dukej paradoksale se President i Republikës do ishte vetë Marka Gjoni, kur ishte analfabet. Ministër i jashtëm ishte Pader Anton Ashiku; Ministër i Luftës, Preng Lleshi; Ministër i Punëve të Brendshme, Zef Ndoci. 234 Në një proklamatë që ai bëri me rastin e Shpalljes së pavarësisë së Mirditës, thoshte se të gjithë dëshirojmë të kemi një vend të arsimuar e me infrastrukturë të rregullt, por kjo gjë nuk bëhet me qeverinë e Tiranës, e cila ishte një Turqi e re në Ballkan. Ai nuk pranonte që njerëzit e Turqisë së re me i mbyt priftërinjtë e tyre, e mos me i lanë zhvillim. Gjatë kësaj kohe, ishte dërguar edhe një përfaqësi prej qeverisë së tij në Gjenevë, për të marrë në konsideratë kërkesat e tij, duke u shprehur se Tirana nuk përfaqëson interesin e krejt shqiptarëve, pasi mirditorët nuk i respekton e nuk ua njeh të drejtat. Në deklaratë shprehet hapur se interesat e vendit tonë mund të na i mbrojë vetëm Serbia, që do një shtet shqiptar të 1913 e jo Italia që po e përdhunon edhe kishën. Në Deklaratën e Parë që mbështetje totale kishte vetëm nga Jugosllavia, dhe ai vetë shprehej se mbështetje kishte gjithashtu edhe nga Franca, e cila në vetvete ishte filosllave. Edhe pse ishte krejt zonë katolike ai nuk pati mbështetje prej kishës, në një kohë kur shumë katolikë mendonin që territori shqiptar të 228Romeo Gurakuqi, Shqipëria, 197. 229 Posta e Korçës, V. I, Nr. 32, 13 Gusht 1921, fq. 1. 230 A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 40, fl. 7. 231A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 40, fl. 2. 232 Bajram Xhafa, Historia, 229. 233Hylli i Dritës, V. II, (1921) Nr. III, fq. 137 234 Joseph Swire, Shqipëria, 286. “Në telegram thuhej që të krishterët mirditorë, të zemëruar nga përpjekjet e qeverisë “xhonturke” të Tiranës, për t’i asgjësuar kishte vendosur të ngrinin një shtet autonom dhe të hynin sa më shpejt të ishte e mundur në marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera. ”

Page 69: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

46

ndahej në tre kantone, ku në veri të ishte ai katolik, në Shqipëri të Mesme ai mysliman, dhe në jug ai ortodoks, por të gjithë këto nën një shtet të vetëm. 235 Populli dhe shtypi i prefekturës së Shkodrës nuk ia përkrahu veprimet, sidomos pas lidhjes së fortë dhe marrjes së parave nga Jugosllavia, sepse u kuptua se me anë të këtij veprimi tashmë ishte manovra e re që jugosllavët donin të hynin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare kishte dy mundësi; ose të dërgonte një grup njerëzish të bashkëbisedonte me mirditasit, ose të dërgonte një grumbull ushtarësh për të luftuar kundër tyre. Në atë kohë, deputetët e Shkodrës kishin dalë dhe ishin futur në parlament. Ato kishin 8 deputetë katolikë që për të dalë në këtë detyrë kishin marrë edhe votën e mirditorëve. Ato i njihnin mirë këto zona e dinin mirë temperamentin e tyre, ndaj i shkruajnë një letër qeverisë, më shumë si një këshillë, se si duhej të vepronte ndaj këtij problemi që të qetësoheshin mirditorët. Në letër shprehej se faji kryesor në planin e brendshëm i binte qeverisë, se ajo nuk kishte bërë asnjë veprim pozitiv për territorin e prefekturës së Shkodrës, që nga 11 marsi kur kjo prefekturë ishte bashkuar me qeverinë shqiptare. Disa territore janë lënë krejtësisht pas dore, e gjithashtu edhe veprimet ushtarake të mos jenë në dëm të vendit, por të përdoren me shumë kujdes. Përkrahje të madhe i jepej, nëse komanda e ushtrisë merrej nga Bajram Currin, 236 i cili e njihte zonën, e në të vërtetë nuk donin t’ia linin në dorë Ahmet Zogut, sepse dihej se do kishte konflikt më të madh mes tij e Marka Gjonit. Gjithashtu kërkohej edhe një prefekt i ri për Shkodrën. Në fund letra kishte firmat e 8 deputetëve shkodranë si Patuk Saraçi, Gjergj Fishta, Riza Dani, Maliq Bushati, Shuk Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e Kolë Thaçi. 237

Kjo letër tregonte se nuk ishte faji krejt i mirditorëve, ato shpreheshin se që në kohën e marrjes së prefekturës s’ishte vënë dorë, e kjo do thoshte se edhe në Shkodër kishte pakënaqësi në lidhje me qeverinë. Por Shkodra duke e parë rrezikun e jashtëm që kishte ky veprim, e përkrahte më shumë qeverinë se sa lëvizjen në Mirditë. Gjithashtu edhe populli katolik shkodran nuk e pranoi këtë veprim, madje një grup të rinjsh katolikë nga Shkodra shkuan në Mirditë për t’u marrë vesh me protestuesit, në mënyrë që t’u hiqej ideja se atyre po u bëhej një padrejtësi fetare, por nuk arritën ndonjë rezultat të mirëfilltë. Ata u pritën paqësisht por nuk iu dëgjua fjala për të lënë kryengritjen.

Shkodra si qendër prefekture pati një rëndësi të veçantë në rregullimin e kësaj situate. Të gjithë komanda ushtarake vinte nëpërmjet prefektit të Shkodrës e gjithashtu një pjesë e batalioneve që shkonin në Mirditë, niseshin nga Shkodra. Vau Dejës dhe Gomsiqja ishin dy zonat ku ushtria qeveritare kishte pikën e pushimit dhe prej aty niseshin në thellësi të Mirditës, dhe komanda ishte edhe me qendrën në Shkodër, kryesisht me Prefektin e Shkodrës Xhafer Ypi. Në një letër që i dërgohet komandantit të detashmentit të Gomsiqes Zef Palit, nga Komandanti i Përgjithshëm i operacionit Ali Kolonja, i jepet urdhër që të shihen me vëmendje veprimet e kryengritësve, nëse ata duan të fitojnë kohë të mos pranohet asnjë

235M. Petërs, Përballja e historisë së kishës, 48. 236 Posta e Korçës, V. I, Nr. 25, 26 Korrik 1911, fq. 1. “Por disa njerëz të urtë e t’ndershëm, të cillët fatin e Atdheut nuk e kqyrin me sy inatesh të veçanta, por vërtetë dëshirojnë të mirën e kombit, dyke njoftum mirë gjëndjen e Mirditës, këshilluan qeverinë që para ushtrisë të çojnë nji komision, i cili të kishte për qëllim ndreqjen e punëve me të mirë, e ushtria të përdoreshe, vetëm kur ky komision ta shihte nevojën e përdorimit të saj.. kështu edhe qe vendosur. Për pjesëtarë të këtij komisioni qenë propozuar z. Bajram Curri (i cili do të kishte sundimin e përgjithshëm të ushtrisë), P. Pal Dodaj, Dan Hasani, Ndoc Çoba, e Ndoc Pistulli. Qeveria e pëlqeu propozimin, veç se për Bajram Currin, ministrant u ndanë në dysh, dyke u-kundreshtuar disa nisjen e tij. Mas nji insistence të deputetëve të Shkodrësqe pranuar Bajram Curri, si kryetar i këtij komisioni, por jo si kryetar i përgjithshëm i ushtrisë. Por Bajram Curri nuk e pranoi meqenëse pa pasur në dorë ushtrinë nuk mund ta përmbushte misionin e vet si duhej. Pjesëtarët e tjerë të cilët bajram Currin e deshtën me doemos, dyke parë këtë puën dhanë edhe këto dorëheqjen”. 237 A. Q. SH., F. 152, v. 1920, D. 13, fl. 16.

Page 70: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

47

kompromis me ta, ndërsa nëse dorëzohen të mos preket asnjë. 238 Edhe vetë kleri katolik në Mirditë ishte me qeverinë, e kundra kryengritjes. Hyrja e ushtrisë u përshëndet me shumë gëzim nga françeskanët që gjendeshin aty, duke i dhënë mbështetje qeverisë. Gjithashtu edhe Kuvendi Françeskan në Shkodër, çdo komunikim që kishte nga françeskanët e Rubikut, përmbi situatën e atjeshme, ia komunikonte prefektit të Shkodrës. Dëmtimet kishin qenë të mëdha edhe në territoret e kishës në Rubik. Aq ishte shkatërruar, saqë kërkohet ndihmë edhe nga provinciali i Kuvendit Françeskan, P. Pal Dodaj. 239 Kuvendi i Françeskanëve në Rubik, i erdhi në ndihmë qeverisë duke u solidarizuar me të që nga data 8 Korrik kur togeri shkodran Luigj Shantoja240, që ishte pjesë e ushtrisë shqiptare, u prit me gëzim dhe qëndroi në kuvend. Një pjesë e madhe e bajraktarëve që vinin me popullin për të bërë lidhjen edhe njëherë me qeverinë, bënin betimin në Kishë të Françeskanëve ose në oborrin e kësaj kishe. Ajo shërbeu si bazë e lidhjes mes mirditorëve dhe qeverisë, ku duhet thënë se pjesa më e madhe e banorëve nuk ishin kundra qeverisë shqiptare. Kjo ishte edhe shkaku i djegies nga ana e kryengritësve të kësaj kishe. 241

Deputetët shkodranë katolikë nuk e pranuan sjelljes e përfaqësuesve të Republikës së Mirditës, sidomos të atij që vepronte si Ministër i Jashtëm, P. Anton Ashikut. Ata i dërgojnë një letër Parlamentit shqiptar ku tregonin se distancoheshin nga sjellja e tij pranë Lidhjes së Kombeve, duke u shprehur se ai ishte i njohur që herët në Shkodër se luante rolin e politikës së jugosllavëve, dhe se ai përfaqëson veten e vet e askënd tjetër. 242 Kjo tregonte se deputetët katolikë shkodranë i jepnin më shumë rëndësi bashkimit kombëtar se pse e dinin se cili ishte rezultati që sillte kjo manovër. Shumë gazeta të kohës akuzonin edhe deputetët e Shkodrës që duhet të ishin më aktivë në mbrojtje të kësaj çështjeje, duke e këshilluar qeverinë për veprimet. Pasi rekomandimi që deputetët e Shkodrës i bënë qeverisë nuk u bë publik. Në fund të nëntorit 1921 gjendja ishte e qetësuar plotësisht dhe në dhjetor të 1921 përfaqësues të Mirditës, por jo Marka Gjoni i cili kishte shkuar përsëri në Jugosllavi, erdhën në Tiranë për të bërë lidhjen edhe një herë me qeverinë e Tiranës. U duk qartë se veprimet e bëra kishin qenë dora e Serbisë. Gjatë kohës që operacionet vazhdonin në Mirditë, Serbia hidhte trakte dhe shkruante në shtypin serb se qeveria e Tiranës ishte një Turqi e re, se përbërja e saj ishte e gjitha myslimane dhe se nuk kishte vend për të krishterë. Fjalë të tilla kishte përdorur në deklaratën e tij të parë edhe Marka Gjoni, çka tregonte se propaganda dhe mbështetja direkt, ishte nga ato zona. Ndërkohë që kjo u kundërshtua rëndë edhe nga At Gjergj Fishta në një shkrim të revistës së tij “Hylli i Dritës”243.

Në të gjithë këtë situatë kaotike në vend, qeveria bëri gabime jo të vogla në lidhje me këtë kryengritje. Së pari, se u mendua që në fillim rruga e dhunshme kundrejt Mirditës më parë se ajo paqësorja e bisedimit, ashtu si deputetët shkodranë sugjeruan në letrën e tyre. Gjithashtu vetë ushtria kur hyri në Mirditë bëri masakra të mëdha në popull dhe në pasuritë e atyre njerëzve, duke u djegur edhe shtëpitë e kjo çoi në acarimin edhe të atyre që s’kishin 238A. M. SH. F. Operacioni në Mirditë, nr. Inv. 3840. 239 A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 153, fl. 182. 240Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 7 fq. 320. “Gjeverija me pruejt çë do rrezik që mund të ndodhte n’ato anë çoi menjiherë Z. Shuk Serreqi e T. Luigj Shantoja me do ushtarë të cilët pos a mrrine në Lesh, ku gjeten edhe Z. Bajram Currinu përpoqën me të njoftunin Kol Tomën, bajraktarin e Velës, e kështu në pak kohë u shuajt aj zjarm tuj ndreqë malcinë e Lezhës me Gjeveri. Ktu shihet çiltas se ku merret puna me urti shkon ma marë. Për shembull kemi çitën vullndetarë të kshtenimit të Shkodrës e cila posa hyni në Kalivaç, mrrini me e pajtue vendin aq marë e mirë sa edhe sot përmendet urtija dhe burrnija e atyne zotnive të ndershëm e vërtetë atdhetarë. ” 241 Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 4, fq. 187. “Më 9 të muajit Korrik mbërrini ushtria në Rrubik, ku kje prit e pershndet me shum gzim prejë Franciskajve të vendit, të cilve masi ju fal nderës kryetari i ushtrisë, ai vet me shtatin madhuer shkoj me banue në kuvend e ushtria tjetër duel lumit Fandit e zune vend në fushore të Parasporit. ” 242Mentor Quku, Mjeda 4 (Tiranë: Ilar, 2006), 401. 243Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 6, fq. 285

Page 71: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

48

qenë me Marka Gjonin, e gjithashtu edhe grave e fëmijëve. Por ky veprim ishte i pamenduar mirë, pasi kur të mbaronte lufta, i gjithë ky popull do i kërkonte ndihmë shtetit për të ndërtuar edhe një herë vendin, pra do ishte një shpenzim i shtetit më shumë. Vrasja e priftit në Mirditë nga ana e qeverisë, në mënyrë akoma të pa shpjegueshme bëri që akuzat që kishin ndaj qeverisë myslimane në Tiranë t’i kishin edhe më të përforcuara, duke u shprehur kjo gjë edhe tek fjalët e Marka Gjonit, në deklaratë.

Pavarësisht se nuk pati mbështetjen e Klerit Katolik, mirditorët e kishin parë se Mirdita, e cila pas futjes nën qeverinë e Tiranës nuk ishte marrë aq seriozisht sa kishte pretenduar, ishte një zonë e madhe dhe krejtësisht kompakte nga feja. Pas vdekjes së Preng Bib Dodës, atyre nisi t’i bjerë rëndësia. Kjo ishte edhe për faktin se pas tij, nuk doli një figurë në të njëjtin rang që t’i përfaqësonte dhe të kërkonte për to rëndësinë që u duhej. Marka Gjoni, i cili nuk kishte ndonjë reputacion aq të mirë edhe brenda Mirditës, ishte njeriu më i papërshtatshëm për t’i zënë vendin. E kjo u pa shpejt nga serbët, të cilët u munduan ta bënin për vete që të përfitonin. Fakti se politika e tij ishte e drejtuar nga Serbia, shihej edhe nga njeriu që vuri për Ministër të Jashtëm, P. Anton Ashiku. Ky person që ishte nga Shkodra, që herët i kishte shpreh ndjenjat e tij pro jugosllave. Madje që në fund të Luftës së Parë Botërore, ai kishte bërë pjesë në një klub që ishte krijuar në Shkollën Normale të Shkodrës nga D. Pjetër Gurra244, e në të cilën ishte futur edhe vëllai i tij P. Lec Ashiku. Këto së bashku me drejtorin e Shkollën Normale, Ndue Paluca, e të tjerë ndiqnin programin e Lukë Lukës që rrinte në Podgoricë.

Ato shpreheshin se me myslimanë nuk veprohej. Edhe sikur Shqipëria të dalë më vete përsëri nuk mund të bëhej punë se nuk e linte Turqia. Për ne është vetëm Serbia e cila do të na japë autonominë e do na njohë si popull, shpreheshin ato, në një kohë që tashmë kërkesa e autonomisë ishte kaluar me kohë nga shqiptarët dhe diskutohej ruajtja e pavarësisë e fituar që në 1912. Ky klub në atë kohë u mundua të bënte shumë propagandë në qytet, por populli nuk ia dëgjonte fjalën. Në të njëjtën kohë, një mbështetje të heshtur kishin edhe nga francezët, por edhe Neshiqi, përfaqësuesi jugosllav në Shkodër, investonte për to. Grupi ku ishte P. Anton Ashiku s’pati forcë. Megjithëse ky gjatë gjithë kohës rrinte duke folur në popull, se Serbia është afër dhe duhet ta presim si shpëtimtaren tonë që në kohën kur iku Austro – Hungaria. Ai bashkë me grupin e tij mblidheshin natën me përkrahës të tjerë të sllavëve. Veprimet e tij dukeshin të pakuptimta e të papranuara edhe nga Kleri katolik. Duke mos gjetur mbështetje në Shkodër, ai u nis në Mirditë ku do të bashkëpunonte me Marka Gjonin, pa hequr dorë nga Serbia, e me sa duket me këshillën e tyre.

Ai do dalë si përfaqësues i Republikës së Mirditës edhe në Lidhje të Kombeve, por pa qenë një person i aftë për atë punë. Edhe deklaratën për Republikën e bëri përfaqësuesi jugosllav. Kjo gjë e bëri jo serioze këtë përfaqësi përballë Këshillit. Mendimi që rolin kryesor dirigjues e luante Jugosllavia, shihej edhe në dy fakte të tjera. Së pari, pas tërheqjes së Marka Gjonit në Serbi, kur ushtria shqiptare kishte hyrë paqësisht në Mirditë edhe me mbështetjen e vetë banorëve. Kjo do të thoshte se fundi i kësaj proteste të shkurtër, futi Halit Lleshin, një shqiptar major nën shërbimin e Jugosllavisë, me një fuqi të madhe jo plotësisht shqiptare por edhe me serbë e kosovarë. 245 Kjo ishte kohë jo e përshtatshme për trazira për shtetin shqiptar, të cilët në këtë kohë pritnin delegatët e Lidhjes së Kombeve për vendosjen edhe njëherë të kufijve të 1913. Veprimet të tilla, e duke ditur se pas tyre fshihej Jugosllavia, i bënë delegatët e Lidhjes së Kombeve që të përshpejtonin ardhjen. Ato kaluan edhe nëpër Mirditë për të parë gjendjen, por pa i bërë premtime mirditorëve e për më tepër duke mos u takuar me Marka Gjonin.

244A. Q. SH., F. 419, D. 33, fl. 6. 245Posta e Korçës, V. I, Nr. 32, dt. 13 Gusht 1921.

Page 72: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

49

Në opinionin politik shqiptar, pavarësisht faktit që Jugosllavia donte të përfitonte nga ky rast, fajin kryesor e kishte qeveria e Iliaz Vrionit, e cila nuk e kishte marrë seriozisht Marka Gjonin. Dhe që s’do ishte diçka negative nëse edhe ai do merrte gradën e kolonelit ashtu si e kishin marrë shumë të tjerë që nuk e kishin merituar. Aq më tepër sepse dihej se ky mund të krijonte një forcë besnike me potencën që kishte tek mirditorët për qeverinë. Partia kundërshtare e Iliaz Vrionit, deputetët e partisë Popullore, kërkuan interpelancë deri në atë pikë sa e rrëzuan qeverinë e parë të Iliaz Vrionit. Me anë të kësaj ngjarje dhe asaj që i përkiste regjencës, e cila lindi edhe si rezultat të paaftësisë së qeverisë së Iliaz Vrionit: të parës dhe të dytës të kontrollonte vendin; populli jetonte në një periudhë anarkike. Vrasjet mes shqiptarëve edhe pas vdekjes së Esat Toptanit vazhdonin, edhe pse deri në atë kohë gjithë fajet i ishin lënë atij për situata të tilla. Pas kësaj kohe, shihet se tashmë edhe njeriu i vetëm që mund t’ia bllokonte rrugën seriozisht Ahmet Zogut, kishte marrë fund. Ai njeri i dobët nga intelekti në krahasim me paraardhësin e tij Preng Bib Dodën e kishte kompromentuar veten me politikën sllave dhe në Shqipëri s’i besonte më kush246.

Ndërkohë në këtë kohë për Mirditën do niste të binte fuqia e rëndësia e saj. Ajo nuk do lihej më si një zonë kompakte, por do hiqeshin pjesë duke iu vendosur prefekturave të tjera. Kjo bëri që gjithnjë të binte forca e kësaj krahine katolike. Periudha e asaj kohe ishte e pafavorshme për katolikët, të cilën gjatë asaj kohe ishin nën një qeveri me përbërje bejlerësh dhe me një stil anadollak të vjetër.

E përsëri Kleri katolik, me qendër në Shkodër, duke e parë situatën e pafavorshme për të kërkuar veprime të tilla; pasi shqiptarët ishin në kushte të brishta përballë fqinjëve agresorë, nuk kërkoi të ndaheshin nga territoret e nga qeverisja qendrore e Tiranës. Ato i bënin të ditur Serbisë, se dëshira e tyre nuk ishte që të krijonin një qeveri brenda qeverisë e të organizonin një shtet brenda këtij që i administronte. Ato e shihnin se e mira e tyre ishte të vepronin e të punonin me vëllezërit e tyre myslimanë, në mënyrë që vendi të shpëtonte nga copëtimi. Roli i Klerit Katolik në atë kohë ishte ndërgjegjësues ndaj popullit mbarë. Këtë gjë e bëri më së miri si ndërmjetës në Mirditë edhe në Dukagjin. 247 E duke pasur parasysh se Kleri kishte një ndikim tek populli katolik i Shqipërisë, roli i tij ishte i madh për të frenuar shumë nga veprimet që mund të ndillnin nga rreth 100 mijë katolikët që gjendeshin në vend.

I. 5. Shkodra Kryeqytet: grupimet pro dhe kundër

Një çështje me rëndësi gjatë kësaj periudhe për të cilën flasim mbetet edhe ajo e

vendosjes përfundimtare të kryeqytetit të Shqipërisë. Shteti shqiptar, nga krijimet e tij e deri kur ne flasim (1920 – 1924), kishte ndërruar tre qendra kryeadministrative si kryeqytetet; Vlorën, Durrësin dhe së fundi Tiranën. Dy të parët nuk e kishin pasur jetën e gjatë; Vlora kishte qenë kryeqytet, edhe pse i pavendosur me një ligj aq sa kishte pasur forcë dhe jetëgjatësi qeveria e Vlorës pas Pavarësisë, nga viti 1912 deri në vitin 1914, me ardhjen e princ Vidit në Shqipëri. Durrësi ishte zgjedhur si qendër rezidence me ardhjen e Princ Vidit, në mars 1914, por edhe pse jeta e tij në Shqipëri si princ i saj nuk kishte qenë e gjatë, Durrësi mbahej simbolikisht si kryeqendër edhe gjatë Luftës së madhe, edhe në Kongresin e Durrësit, dhe qeverinë e dalë prej saj nga fundi i i vitit 1918 deri në fillim vitin e 1920. Kongresi i Lushnjës (janar 1920) i cili vuri disa nga bazat e shtetit të ardhshëm shqiptar, si emër për kryeqytetin e vendit, kishte tre qytete të rëndësishme në shumë fusha të jetës, Shkodrën Korçën dhe Durrësin248. Por të tre këto qytete u panë si të papërshtatshëm nisur nga një situate gjithnjë e tensionuar që kalonte vendi, e zgjodhi si qendër të shtetit të ri shqiptar,

246Romeo Gurakuqi, Shqipëria, 211. “Marka Gjoni i justifikoi hapat që ndërmori para popullit të Mirditës me pretendimin që“Turqit në Tiranë, janë duke u përpjekur të ndalojnë katoliçizmin”. 247Hylli i Dritës, V. II (1921), Nr. 6 fq. 282 – 283. 248 Valentina Duka, Historia, 113.

Page 73: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

50

Tiranën, një qytet i vogël në qendër të shtetit. Dhe me 11 shkurt 1920 pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet.

Ajo që duhet theksuar është fakti se që në Statutin Kombëtar të Lushnjës, Tirana ishte vendosur si kryeqytet de facto, dhe provizorisht, pra aspak si një kryeqytet i përhershëm i shtetit shqiptar. Kjo gjë dihej tashmë nga të gjithë dhe ato qytete që kishin pasur dëshirën dhe që e shihnin të logjikshme se u takonte të ishin kryeqytet, ishin akoma në këmbëngulje që në një të ardhme, në momentin e përshtatshëm, të gëzonin këto këtë status.

Një ndër qytetet që kishte jo vetëm dëshirën dhe këmbënguljen, por edhe që në momente të rëndësishme kishte luajtur rolin e një kryeqëndre për të gjithë vendin, e jo rrallë herë për krejt trojet shqiptare, ishte qyteti i Shkodrës. Që në periudhën e pavarësisë së Shqipërisë, Shkodra, apo personalitetet e dala nga ky qytet, kishin pasur rol në fatet e vendit. Luigj Gurakuqi njihej si një krah i djathtë i Ismail Qemalit, dhe shkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Në qytetin e Shkodrës, gjatë Luftës së Madhe, një pjesë e personaliteteve të kohës, gjetën jo vetëm strehim në qytetin e Shkodrës por edhe mundën të organizoheshin politikisht, çka parimisht e bënte një qytet qendër të të gjithë atdhetarëve. 249 E njëjta gjë ndodhi edhe pas kësaj lufte. Pjesëmarrja aktive e shkodranëve në Kongresin e Durrësit (1918), apo Lufta me jugosllavët për mbrojtjen e Koplikut (1920), e kishte bërë qytetin akoma më të përmendur gjatë kësaj periudhe.

Përpjekjet e shkodranëve për ta vendusur si kryeqytet Shkodrën, do t’i shohim në dy aspekte: së pari do të jetë ai institucional duke këmbëngulur në Kuvendin Kombëtar sidomos gjatë vitit 1922, dhe se dyti, edhe më dendur se në të parën replikat dhe polemikat e shumta në shtypin e kohës, të Shkodrës dhe jo vetëm. Nëse në të parin shohim përpjekje institucionale të deputetëve të Shkodrës për ta shpallur institucionalisht kryeqytet, në shtypin e kohës, janë gazetat më të rëndësishme të kohës që pretendojnë, këmbëngulin e replikojnë për këtë problem. Në këto gazeta, e bukura është se janë shkrues edhe ata deputetë të Shkodrës të cilët, duke e parë se nuk kishin hapësira dhe forcë në parlament në lidhje me këtë çështje, kërkonin sensibilizimin e opinionit publik te qytetit dhe shqiptar, për Shkodrën kryeqytet.

Kërkesa për të shpallur Shkodrën kryeqytet ishte bërë gjithmonë në ato kohë të mëdha për vendin, në ato kohë kur ndër shumë probleme themelore që kishte Shqipëria, diskutohej edhe vendosja e kryeqytetit. Ndër mementet e para që shohim si pretendim për kryeqytet të Shkodrës, i kemi që në vitin 1914, në muajt e parë të tij, në një artikull të kohës të shkruar në Hylli i Dritës250. Në mars 1914 erdhi në Shqipëri si Princ i Vendosur nga Fuqitë e Mëdha për principatën shqiptare, Princi Vilhelm Vidi. Rezidenca e tij e parë ishte Durrësi, megjithatë duke mos qenë asgjë përfundimtare e duke menduar se shumë më mirë do të ishte vendosja e qendrës në qytetin e Shkodrës, u pa një shpresë më shumë për këtë pretendim për t’u zbatuar. Hylli i Dritës ishte revista më prestigjioze e kohës e cila po merrej me ketë problem. Një shkrim ky analitik që shpaloste disa prej arsyeve se pse Shkodra duhej të shpallej kryeqytet, pasi vendosja e Durrësit si një qytet i tillë, e zbehte atë shpresën që shkodranët, jo vetëm ata të “Hyllit të Dritës”, por tek të gjithë, kishte qenë për shpalljen e qytetit të tyre si midja e Shqypnies 251. Disa prej arsyeve të cilat jepen në këtë kohë janë në fakt arsyet të cilat gjatë gjithë kohës do të shoqërojnë pretendimet e shkodranëve për këtë ngjarje edhe në fillesat e viteve ’20. Së pari, një qytet me një histori të madhe e cila niste që nga koha ilire si mbretëri, e vazhdonte si qendër e provincës romake, e vilajetit turk e deri në kohët e atëhershme kur flitej. Gjithashtu bëhej fjalë për një nivel të lartë kulturor – arsimor dhe patriotik të këtij qyteti, niveli i lartë i ekonomisë dhe i tregtisë së jashtme që kishte qyteti dhe pozita e mirë

249 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 93. 250 Hylli i Dritës, (1914), V. I, nr. 4, fq. 106 - 110 251Hylli i Dritës, po aty. Fq. 106

Page 74: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

51

strategjike për vendin si dhe një rritje e besueshmërisë në këtë vend të pjesëve veriore të Shqipërisë. 252

Edhe rikthimi i këtij diskutimi dhe ringjallja e shpresave për shpalljen kryeqytet, nuk ishte e pa argument. Së pari ishte shpallja e Tiranës si kryeqytet i përkohshëm, nga statuti i Lushnjës që në vitin 1920. Kjo bënte që të kuptohej se një kohë të caktuar do të kishte edhe njëherë një rihapje të këtij diskutimi në Shqipëri. Diskutimi nisi të rihapej edhe më shumë në vitet 1922 deri në vitin 1924. Në 1922 po rihapej edhe njëherë Statuti i Lushnjës dhe po kërkohej të ribëhej edhe njëherë për të kaluar në Statutin e Zgjeruar të Lushnjës. Në vitin 1923 u hap më së shumti, për një arsye më të madhe e cila ishin Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese me 27 dhjetor 1923. 253Ky pretekst u përdor disa herë nga grupet politike gjatë fushatës elektorale të kohës, gjatë këtij viti në deklaratat që bënin gjatë vitit 1923. Dhe një rast tjetër do të ishte periudha e mbledhjes së Kuvendit në Vlorë, pas vrasjes së Avni Rustemit në 1 – 3 maj 1924, ku u diskutua gjatë për këtë problem. Megjithatë Shkodra nuk ishte e vetmja që propagandonte dhe pretendonte për këtë titull. Ndoshta të nxitur nga pretendimet e forta të Shkodrës, por me argument të fortë edhe nga ana e tyre paraqiteshin edhe qyteti i Durrësit, Elbasani dhe Korça. Dhe vetë Tirana, e cila tashmë pas dhënies së vlerësimit kryeqytet nuk donte ta lëshonte, pretendonte shumë për një gjë të tillë për ta mbajtur në këtë garë.

Pretendimi më institucional ishte ai i bërë në Kuvendin kombëtarë gjatë vitit 1922 nga grupi i deputetëve të Shkodrës. Në mbledhjen e 58të në stinën e dytë Sesionit të parë, me datë 11 tetor 1922 u fut në rendin e ditës diskutimi për çështjen e kryeqytetit, ku merret vesh se diskutimi më i madh do të bëhej në lidhje me Shkodrën. Edhe pse një grup deputetësh prej 50 vetësh, kishin bërë një mocion254 për një gjë të tillë, kjo çështje nuk duket se ka atë seriozitetin e duhur. Së pari, dy prej deputetëve të Shkodrës, At Gjergj Fishta, dhe Riza Dani nuk gjendeshin fare në mbledhje, i pari mungonte kurse i dyti kishte marrë leje255. Deputetët të cilët do të mbajnë peshën kryesore në këtë diskutim do jenë Hilë Mosi dhe njëkohësisht Luigj Gurakuqi. Megjithatë debate mbeti pak në gojën e shkodranëve. Në fakt bëhej fjalë për një diskutim në Këshill Kombëtar dhe jo për një projekt ligj për këtë ngjarje. Ai që do të ishte shumë i dhënë pas respektimit të ligjit dhe që kjo ngjarje të bëhej ashtu siç e parashikonte rregullorja, ishte deputeti i Gjirokastrës Koço Tasi. Ai shprehet se parlamenti mund ta ketë të drejtën për ta transferuar kryeqytetin në një vend tjetër, po kjo bëhet me projektligj. 256Ky do jetë deputeti kryesor i cili do të përballet gjatë gjithë kohës me deputetët e Shkodrës për këtë problem. Ai si një deputet i komisionit të ligjeve, ishte i prirur që kjo të ishte sa më institucionale. Luigj Gurakuqi në mënyrë të bute e duke dashur të mos mbyllet kjo çështje me kaq, kërkon që të vazhdohet ky diskutim e më pas, në një kohë më të vonë, grupi që kishte bërë këtë kërkesë të dilte me një projektligj po për kryeqytetin. 257 Qëllimi i tij është që të mos i ikte ky shans nga dora e të mos duket kjo ngjarje si e një rëndësie të dytë, duke mos marrë minutat e duhura. Edhe pse duket se e sheh se paraqitja nuk është e bërë ashtu siç duhet dhe ia njeh rëndësinë e bërjes së një projektligji.

Shumë më këmbëngulës shihet deputeti tjetër i Shkodrës Hil Mosi, i cili kishte qenë një ndër 50 mocionistat për Shkodrën kryeqytet, dhe gjatë gjithë besimit mundohej të fliste mbi bazën e parimit institucional. Biseda e tij më së shumti është në një përballje ligjore me Koço Tasin duke i ndenjur në të njëjtin nivel ligjor. Ai shprehet se de jure kryeqytet është

252Hylli i Dritës, po aty. Fq. 110 253 Kastriot Dervishi, Historia, 181 – 182. 254 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 286. 255Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 277. 256Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 281. 257 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 285.

Page 75: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

52

Durrësi, ndërkohë që de facto është Tirana kryeqytet258. Kur flasim për një formë de facto në aspektin juridik, nuk është asgjë ligjore, çka do të thotë se Z. H. Mosi nuk e shihte si kryeqytet Tiranën me anë të një ligji të posaçëm. E përderisa ky qytet tashmë kishte këtë status, fare mirë mund ta kishte edhe Shkodra të njëjtin status. Ai shprehet se Statusi i Lushnjës (1920), edhe pse fliste për shpalljen e një ligji për ndryshimin e një zyre administrative, apo të një fshati nga një rreth në një tjetër, nuk ka asnjë ligj i cili të përcaktojë se kryeqytet të jetë Tirana. 259 Qëllimi i tij është që të jetë sa më korrekt në replikat që bën me Koço Tasin, i cili pas vetes po përfshinte edhe deputet të tjerë si Haxhi Jusuf Banka, i cili thotë se ky diskutim është më mirë që të bëhet në Asamblenë Kushtetuese, e cilado ta ketë këtë kompetencë, 260 ashtu sikurse Milto Tutulani i cili shprehet se deri sa të bëhej Asambleja të pranohet de facto Tirana, 261 apo edhe Sulejman Delvina i cili këmbëngulte se kryeqyteti ishte shpallur nga Kuvendi i Lushnjës262.

Qëndrimi i kryeministrit Xhafer Ypi është më i palëkundur dhe mundohet të mbajë një lloj ekuilibri ndërmjet dy grupeve; atyre pro daljes së Shkodrës kryeqytet dhe atyre të krahut legjitim të shpalljes së kryeqytetit. Ai në fakt kishte qenë edhe prefekt në Shkodër, e njihte dhe kishte simpati për këtë qytet siç edhe vetë deklaronte, ama mundohet që ta hiqte edhe peshën nga Kuvendi Kombëtar edhe vëmendjen, duke dashur ta kthej në një projektligj qeverie. Kjo gjë do ta largonte edhe acarimin në mes të deputetëve apo krahinave të ndryshme.

Asnjë nga deputetët e tjerë të Shkodrës nuk mori pjesë në diskutime, edhe ndër ata që ishin zëri më i fortë në mbrojtje të saj ishte Hil Mosi, edhe pse nuk arriti të ishte aq i balancuar përballë një grupi më të madh deputetësh të cilët, të paktën në pamje të pare, edhe për procedure, ishin kundra. E vetmja arritje ishte që kjo çështje u rendit në kominisonin e administratës263 sipas propozimit të kryetarit të Kuvendit. Një komision që realisht edhe nuk kishte fort kopetencë për një veprim të tillë.

Përpjekjet për vendosjen e Shkodrës si kryeqytet janë edhe më të hershme se sa kjo seancë parlamentare. Në vitin 1921 një grup njerëzish me rëndësi i dërgojnë një letër Imzot Luigj Bumçit, i cili ishte anëtari katolik i Regjencës, me qëllim që ky i fundit të ishte një ndërmjetës në momentet vendimtare në krahun e Shkodrës për tu zgjedhur kryeqytet. Ata shpresonin se edhe nëse vendimi do të merrej nga Këshilli Kombëtar, ai të kishte mirësinë e të kërkonte të drejtat e Shkodrës edhe në Këshill të Naltë, edhe në ndonjë ministri që kishte të bënte me këtë vendim. 264 Ato shprehen në letër se edhe delegatët që do të dalin deputetë janë të përgatitur për këtë kërkesë kur të shkojnë në Këshill Kombëtar për një kërkesë të tillë. Përsëri edhe ky veprim është në një moment të përshtatshëm. Jemi përpara zgjedhjeve të vitit

258Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 282. HIL MOSI “Kongresi i Lushnjës në Kallnuer të vjetit 1920, tue vue themelet e para të Shtetit Shqiptar, nga pike-pamja juridike, caktoi qi kryeqyteti i Shqipnis duhet të jetë Durrësi, por për arsye kundërshtimi qi u bane prej fuqisë ushtriake italiane, Tirana mbeti si kryeqytet provizor de fatko, dhe jo kurrë de jure, se de jure duhet të jetë Durrësi. Kur kemi paraqitë këtë çashtje e kemi proponue qi Shkodra të transferohet provizorisht kryeqytet, kam kujtue edhe kujtoj, se e kemi këtë të drejtë ta kërkojmë mbasi tuej u bazuem në pikëpamjen juridike, Tirana de jure nuk ka të drejtë të jetë kryeqytet, mbasi si kryeqytet prej Kongresit të Lushnjës asht caktuem, Durrsi, kur për arsyena qi tregova, ma sypër nuk ka muejt m’u ngrehë, kështu qi edhe Parlamenti ka të drejtë me caktuem në mëndyrë provizore Shkodrën si kryeqytet, po m’atë mndyrë sikurse asht de fakto edhe Tirana. Pra ata qi thonë se Parlamenti nga pikëpamja e legalitetit nuk ka të drejtë të caktojë nji gja të i tillë, kundërshtojnë së vërtetës e vet-vetës. 259Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 285. 260Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 284. 261Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, po aty. 262Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 285. S. DELVINA “Kryeqyteti në Tiranë në asht vendosë me kararin e Kongresit të Lushnjës, kështu qi për me prishë kët kararë, lypset nji kararë prej Asamblesë. ” 263Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Vol II, 286. 264A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 7 fl. 1.

Page 76: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

53

1921 dhe jemi në atë kohë kur edhe vetë Imzot Bumçi, jashtë kompetencave të tij, do të marrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve në zonën e Lezhës. Madje i kërkohet që nëse ai nuk ka asnjë peshë në këtë veprim, ta mbajë të fshehtë këtë letër. E ashtu si në çdo rast tjetër, edhe këtu kërkojnë t’i tregojnë se Shkodra ka shumë kushte që i plotëson për të qenë kryeqytet, si në aspektin urbanistik dhe rezidencial, ashtu edhe në atë të lidhjes me jashtë duke qëndruar si Nunci Apostolik, ashtu edhe zyrat e shteteve perëndimore që akoma ishin të hapura në qytet265 edhe pas kalimit të kryeqytetit në Tiranë.

Aspekti i shtypit të kohës ishte i një karakteri krejt tjetër. Brenda këtij shtypi shohim se kemi një pretendim më të fortë dhe më këmbëngulës për shpalljen e Shkodrës kryeqytet. Gazeta dhe revista të kohës, do të jenë shpeshherë protagonistë të kapjes në dorë të kësaj çështjeje, duke nisur që nga revista Hylli i Drits, e duke vazhduar me gazetën Ora e Maleve, gazetë opozitare të viteve 1923 – 1924. Qoftë si artikuj thirrës dhe sensibiluzues ashtu edhe polemizues me të tjerë.

Aty ku shohim një tentativë të fortë të këmbënguljes së këtij problem është gazeta Ora e Maleve. Ajo, në disa numra të saj merret me ketë problem tepër, në disa prej artikujve pa autor e në disa me autore ku ndër to përmendim edhe vetë Luigj Gurakuqin, i cili kishte një lidhje të fortë me këtë gazetë opozitare të krahut të tij. Artikulli i parë në lidhje me këtë problem është një artikull satirik, i cili bën fjalë për një malësor që habitet kur një qytetar, në bisedë e sipër, i tregon se kryeqytet është Tiranë. Qytet i panjohur për të e vendosur në një tokë argjile, një qytet në tokë të kuqe, kur ka zi të madhe në vend e sidomos buke. 266 Lidhja duket shumë e goditur për kohën sepse malësitë e Shkodrës dhe të krejt veriut ishin në zi buke e që jo rrallëherë mbaheshin me ndihma gruri nga jashtë. Një artikull tjetër, disa kohë më vonë, mban nënshkrimin e Luigj Gurakuqi, nën titullin Shkodra, kryeqytet. Ai mundohet të jetë analitik se cilat janë arsyet që ai sheh për këtë qëllim. Artikulli ashtu si edhe shumë të tjerë të kësaj kohe, të shkruar në këtë gazetë apo të një viti më vonë tek Hylli i Dritës, mbajnë të njëjtën bosht shkrimi. Në fillim analizohet kultura hapësirat që ka qyteti, urbanizimi i tij e gatishmëria e shkodranëve. Megjithatë në kohën kur flasim e sidomos në këtë artikull shohim se tashmë nuk ka vetëm një krenari për ta bërë Shkodrën kryeqytet, por edhe një nevojë që tashmë ishte për ta shpëtuar këtë qytet. Qyteti shihej si i largët për t’u lidhur me qytetet e tjera të vendit, por lidhjet e reja komunikuese do ta zgjidhnin këtë problem. 267Artikulli është i shkruar në një kohë fushate elektorale, dhe përpara hapjes së Asamblesë Kushtetuese, e cila mendohej se do të diskutonte edhe problemin e kryeqyteti. Ky shërbente edhe si një afrim e këtij kandidati për deputet me qytetarët e Shkodrës, të cilët e kishin shumë përzemër këtë veprim, edhe për t’i treguar Asamblesë që do hapej, se pritej një veprim i tillë.

Por përpjekjet nuk mbetën vetëm në kuadrin e një fushate zgjedhore, apo artikujve gazetareskë, edhe pse këta të fundit kishin mjaft peshë në popull. Ditën e hapjes së Asamblesë Kushtetuese (21 janar 1924), u bë një miting i madh përpara bashkisë së qytetit, pro Shkodrës kryeqytet268. Ky miting pati një numër të madh shkodranësh të cilët morën

265A. Q. SH., F. 347, V. 1921, D. 7 fl. 2 – 3. 266 Ora e Maleve, V. I, 22 priell 1923, Nr. 2, fq. 1. 267 Ora e Maleve, V. I, 17 Nanduer 1923, Nr. 33, fq. 1 “Deri sa të mos kemi mjete komunikimi, kryeqyteti, kudo

qi të jetë, ka me qenë lark. Kur të bahen udhat, largësimi nuk do të ketë kuptim ndë nji Shqipni, mjerisht, kaqë të

ngushtë. ” 268Ora e Maleve, V. II, 25 Kallnuer 1924, Nr. 5, fq. 2 “Mbas dishirit të Popullit, Kshilltarët e Bashkis s’onë, morën nisjativën, ditën e hapjes së Kuvendit kushtetues, e gatuen në pak kohë nji meeting të madhnueshem. N’orën 4 mbasdite të gjitha tregtoret e Qytetit u mbtllën e populli rrani me shumicë të madhe para pallatit t Bashkis. Nxansate Shkollës së Fretenve, me bandën e tyne e me flamuj në ball ashtu edhe të gjith nxansat e shkolles s’Jezuitvet, rresht e rresht, xuen vend nën balkue të Bashkis. Banda e Qytetit, qi me kohë kishte dalë në treg qi me mledh gjinden e me mbyll tregtoret, arrijti n’orën 4 1\2 para Bashkis me popull aq shum sa sheshi e udhët e afërme u mbushen krejt. Rrall herë pau Shkodra mledhje kaq të madhnueshme. I

Page 77: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

54

pjesë në të, gjë që tregonte se tash shkodranët prisnin me padurim por edhe po organizoheshin për të tërhequr vëmendjen dhe po kërkonin me forma plebeshitare këtë veprim. Një ndër njerëzit më me peshë që kishte marrë pjesë këtu me një fjalim, ishte edhe At Gjergj Fishta i cili ishte shpallur për të dytën herë deputet i Shkodrës, tashmë si pjesë e grupit opozitar Ora e Maleve.

Viti 1924, ishte një vit me një dendësi më të madhe të këtyre kërkesave të Shkodrës, dhe bëri që të rritej edhe polimizimi ndërmjet shkodranëve dhe qyteteve të tjera, ku një ndër to ishte edhe Elbasani, qytet që pretendonte të njëjtën vlerësim sikurse Shkodra. Një gazetë e Elbasanit e asaj kohe Ura e Shkumbinit, akuzonte shkodranët se po hakërreshin dhe po i mëshonin më shumë se sa duhej që Shkodra të ishte kryeqytet, duke vendosur mbi interesat kombëtare, ato ekonomike. Këtë vendim e kishte në dorë Asambleja Kushtetuese, dhe ne duhet të kemi në mbrojtje më shumë interesat kombëtare, shprehet artikulli269. Kjo gjë, bën që shumë shpejt të ketë një artikull replikues nga ana e Orës së Maleve, vetëm dy javë më vonë. Të bie në sy se artikulli i pa autor, është i vendosur për të mos hapur replika personale mes dy gazetave apo dy qyteteve pretenduese. Ama është një shprehje e qartë për herë të pare se qëllimet pse nuk e duan Shkodrën kryeqytet, janë personale dhe aspak objektive, përderisa të gjithë thonë se duhet ta zgjidhë vetë dhe nuk është e nevojshme të jetë Shkodra kaq këmbëngulëse. 270

Artikujt gjithnjë e më shumë nisin e bëhen edhe më të ashpër dhe këmbëngulës tashmë duke iu afruar atyre muajve gjithnjë e më të nxehtë për sa i përket tensioneve në vend dhe në Asamblenë kushtetuese. Gjithnjë e më tepër flitet hapur se Shkodrën nuk e duan ata që bëjnë politika bizantiniste dhe që i përkasin klikave të Tiranës 271. Në kohën kur flasim jemi pas atentatit të Ahmet Zogut, dhe ardhjes në pushtet të qeverisë së Shefqet Verlacit, të cilët ishin të njohur si pjesë e grupit të Klikës të viteve 1922 – 1923. Në prill të 1924 pak kohë përpara se deputetët e Shkodrës të braktisnin Asamblenë Kushtetuese, mbahet në Shkodër një konferencë e cila titullohej “Shkodra Kryeqytet” nga ku Dom Lazer Shantoja272, i cili ishte një ndër njerëzit më të zellshëm në mbrojtje të kësaj teze, megjithatë shpeshherë shpresat dhe arsyet ishin me superlative.

Aspekti kulturoro – fetar luante rolin e vet në pengesat që ekzistonin për të nxjerrur Shkodrën kryeqytet. Ky qytet përmblidhte qendrën administrative të krejt katolikëve, dhe kishte një popullsi të shumtë në numër të këtij besimi. Jo vetëm kjo, por kleri katolik kishte një aktivitet të gjërë patriotiko – politik, e në kohën kur flasim, një pjesë e deputetëve të Shkodrës kishin lidhje me klerin ose ishin etër klerikë. Shumë njerëz e përkthenin këtë, se në rast se kryeqyteti i Shqipërisë do të shkonte në Shkodër politika duhet të ishte e manipuluar nga ky kler.

At Gjergj Fishta ishte një ndër ata deputetë të dalë nga Shkodra, që nuk e shihnin me sy të mirë vendosjen e kryeqytetit në Tiranë. Ai e shikonte Tiranën si një qytet me një shpirt të pastër dhe ngushtësisht islamik. 273 Një qytet më shumë aziatik se sa shqiptar, një Ankara e vogël, apo një Shivas. 274Në një artikull të vitit 1924, revista françeskane Hylli i Dritës, boton

paraqitun prej kshilltarit Z. Kolë Mjeda, muer fjalën prej balkonit të Bashkis, Vjershatarii madh i komit t’onë, At Gjergj Fishta. ” 269 Ura e Shkumbinit, V. I, 2 Shkurt 1924, Nr. 38, fq. 1. 270Ora e Maleve, V. II, 16 Fruer 1924, Nr. 8, fq. 2 : … se kishin me ba mire me na provue: 1) Se Shkodra nuk ka

të drejtë të preferohet ndër të gjithë Qytetet të tjera; 2) Se asht dami, a se nuk asht e mira e Shqypnis qi Shkodra

të bahet kryeqytet. 271 Ora e maleve, V. II, Nr. 14, 29 marc 1924, fq 1. 272 Ora e maleve, V. II, Nr. 17, 19 priell 1924, fq 3. 273A. Q. SH., F. 132, D. 35, fl. 41, Letër e dërguar nga At gjergj Fishta nga Tirana për Provincialin e Kuvendit Françeskan në Shkodër, At Pal Dodaj. Dt. 17 – X - 21 274 A. Q. SH., F. 132, D. 35, po aty.

Page 78: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

55

artikullin e saj në numrin 5 – 6 me titull “Çashtja e Kryegjytetit e Kleri katolik”. 275Artikulli nuk mban autorin e saj në fund, ama ishte e shkruar nga At Gjergj Fishta, artikulli më i fortë i tij në mbrojtje të kësaj çështjeje.

Argumenti më i rëndësishëm në këtë artikull për kohën kur bëhet fjalë (1924) ishte problem që shumë prej njerëzve të politikës së Tiranës, që nga Hylli i Dritës, deklarohen si politikanë që punën e tyre e bënin kafeneve, deklaronin se në qytet ishte në dominancë klerikatolik. Një akuzë të tillë ata mundohen ta analizojnë përsëri sipas të njëjtit stil që kishin analizuar favoret që kishte ky qytet për t’u bërë kryeqytet, pra nga pikëpamja ekonomike, politike e kulturore.

Arsyeja ekonomike e cila ishte një ndër më të fortat që u përmend në krye të artikullit nuk shihet fare me rrezik se mund të dominohej nga kleri katolik. Përkundrazi, kleri nuk shihet se kishte shumë pasuri të tij brenda territorit ku bëhej fjalë. Ajo që të bie në sy është përdorimi i fjalës “Vakëf276” i cili nuk ishte në fjalorit katolik, por që përdorin për pronat apo pasuritë e Kishës. Gjatë gjithë kohës, kjo futur në thonjëza kishte një kuptim tjetër, atë që do të thoshte se kisha katolike nuk kishte aq shumë toka e prona siç kishte një pjesë e çifligarëve të Shqipërisë së Mesme, apo e tre besimeve të tjera që ishin në vend. Ata po, me politikën e tyre dhe me sipërfaqet që zinin, kishin vakëfe dhe ishin pengues e dominues të politikës shqiptare.

Edhe në në aspektin politik kleri nuk kishte arsye pse të akuzohej, pasi asnjëherë gjatë jetës së tij në këto troje nuk i kishte ardhur rreziku shqiptarëve, qoftë i coptimit të tokave, apo me politikën që kishte bërë, nga ky besim. Çka linte të kuptohej se kleri katolik e distanconte veten nga besimet tjera që ishin në Shqipëri edhe me fakte se asnjëherë, ndryshe nga besimet që ishin në vend, nuk kishte krijuar problem të tilla. Gjithashtu shembull i fortë ishte jo rrallë herë edhe pjesëmarrja e klerikëve të ndryshëm si pjesëmarrës në politikën e vendit, edhe shumë më parë, por edhe në kohën kur flasim. Ku përveç atyre që përmenda më sipër, mund të shtonim edhe Dom Ndre Mjedën.

Kultura shihej nga Hylli i Dritës si arma më e fortë e tyre për ta kundërshtuar këtë akuzë që i bëhej klerit katolik. Kjo për faktin se një pjesë e mirë e shumë nga fushat që kishte një çasje Shqipëria e Shkodra vinin nga kleri katolik, duke nisur që nga shtypi apo shkollat, të cilat deri pak më parë i paraqitën si pjesa më e mirë e Shqipërisë Oksidentale.

Problem për të qënë në qendër të vëmendjes, qyteti i Shkodrës merret në dorë në Asamblenë Kushtetuese në një formë krejt tjetër, në muajin maj të Vitit 1924. Me 16277 të atij muaji, në Asamble këndohet një telegram i ardhur nga qyteti i Shkodrës i cili fton të gjithë asamblistët që të vinin në Shkodër e të punonin në qetësi në këtë kohë trazirash që po kalonte vendi. Në fundin e kësaj letre shoqërohet edhe me firmat e 200 vetëve që i bashkangjiteshin propozimit. Kjo letër u dërgua në Asamble ditën e hapjes së asamblesë, pas 18 ditë pushimi që ajo asamble kishte marrë për punë të festave fetare të tre besimeve, të cilat kishin përkuar afër njëra tjetrës. Megjithatë, shumë gjëra kishin ndodhur në vend, ngjarje që një pjesë të asamblistave i kishte bërë të linin sallën, e ndër to edhe ato të Shkodrës.

Kërkesa hasë në kundërshtimin e fortë të Z. Eshref Frashëri, i cili kërkon që t’i shkruhet një telegram Bashkisë së Shkodrës, ku t’i thuhet se problemet ekonomike të vendit nuk zgjidheshin për Shkodrën, nëse asambleja shkonte në atë qytet. E se duhet asamblistat e atij qyteti të ktheheshin në këtë institucion për t'i dalë zot Shkodrës278. Në fakt, në telegram nuk kishte aspak lidhje me ankesat e vështirësitë ekonomike të Shkodrës, por qëllimi i Eshref Frashërit ishte ta zvogëlonte dhe t’i humbiste kuptimin telegramit, të cilit ai ia kuptonte fare mire kontekstin dhe rëndësinë që kishte veprimi po të ndodhte. Duke qenë se ishim në një

275Hylli i Dritës, (1924), V. V, nr. 5-6, fq 144 – 152. 276 Hylli i Dritës, (1924), po aty, fq 150. 277 Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese, V. 1924, Vol II, 504 – 505. 278 Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese, V. 1924, Vol II, 508.

Page 79: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

56

stad që në Asamble mund të ishte e diskutueshëm edhe problem i kryeqytetit, ai e dinte se prania në Shkodër e Asamblesë do të ishte shkak për t’u ndikuar, që të presionohej, për të ndodhur ky ndryshim. Ai ishte i sigurt se telegrami e kishte nën perde kontekstin279. Kjo nuk mbeti pa përgjigje nga deputeti i Shkodrës, i krahut të qeverisë Halid Rroji, duke u shprehur se Shkodra ka vërtetë probleme të mëdha ekonomike dhe se duhet ndihmuar280. Megjithatë kjo nuk ishte përgjigjja më e mirë që duhet të jepej, për faktin se edhe ai me anë të kësaj përgjigje e trajtonte këtë telegram si interes ekonomik, dhe aspak nuk i përmendte qëllimin e tij kryesor. Më shumë se sa një përgjigje në mbrojtje të kërkesës shkodrane, me qëllim apo jo, i dha të njëjtin drejtim që kërkonte Zoti Frashëri t’i jepte.

Ngjarjet e majit dhe Revolucioni i Qershorit 1924, i japin një rrugë krejt tjetër këtij problem. Pas atentatit dhe vrasjes së Avni Rustemit, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, ku ndër to edhe ata të Shkodrës, të cilët kishin shkuar për të bërë nderimet në varrosjen e të ndjerit, marrin pjesë në një mbledhje që bën opozita këtu për të bërë një përmbysje të këtij sistemi dhe për të marrë në dorë qeverisjen dhe për të ndryshuar situatën.

Mbledhja u mbajt me 1 dhe me 2 Maj 1924, në Vlorë281. Ditën e dytë, një ndër temat e diskutimit ishte edhe problem i kryeqytetit. Deputetet shkodranë, tashmë do jenë krejt ndryshe nga sjellja e dy viteve më parë. Tashmë duke qenë se ishin brenda grupeve opozitare ndiheshin më të sigurtë e më me shpresë se do të dëgjoheshin më shumë. Edhe një herë rikthehen ato replikat e vjetra në mes qyteteve që duhet të kishin rolin kryesor për të marrë statusin e kryeqytetit. Propozimin e Shkodrës për kryeqytet, e bën deputeti i prefekturës së Vlorës, Mustafa Trajasi. Ali Këlcyra mendon se shumë më mirë është të shkojmë në një qytet të vogël ku të mos jetë në dorë të Ahmet Zogut, ai akoma shihej si i fuqishmë me mbështetësit e tij që kishte në vend, edhe pse vetë ai ishte në Jugosllavi. Ndërkohë Spiro Koleka, edhe pse e sheh se nuk është koha për të diskutuar lidhur me kryeqytetin, e pranon se shumë më mirë është që të vendoset për kryeqytet Shkodra, më mirë se sa Durrësi. Ndërkohë që Sulejman Delvina është ai që i qëndron besnik mendimit të tij të thënë dy vjet më parë në Këshillin Kombëtar, duke tentuar që të merret parasysh Lushnja së pari, jo për kryeqytet por që të vazhdohej veprimtaria politike nga ai qytet. Nëse dy vjet më parë ai ishte shprehur që Tirana është zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, tash kërkon këtë veprim të dytë. Qëllimi i tij ështe se deputetët e Shqipërisë së Mesme nuk kanë për të pranuar për të shkuar në Shkodër. Në një kundërpërgjigje të tij, deputeti i Shkodrës, Nush Bushati, duke kundërshtuar mendimin e Sulejman Delvinës, indirekt e pranon se shpallja e Shkodrës kryeqytet, ka për t’i ndihmuar të ketë një organizmi më të mirë me opozitën, edhe në Veri282. Rrjedhimisht nga kjo na lë të kuptojmë se Shkodra do t’i bashkohej veprimeve të tilla që kërkonte opozita, vetëm duke e shpallur qytetin e tyre, kryeqytet. E gjithashtu edhe At Ambroz Merlaskaj kundërshton haptaz Sulejman Delvinën duke i thënë se Shkodra i ka aftësitë dhe kapacitetet për t’i bërë ballë një sulmi të Ahmet Zogut, më shumë se sa Lushnja e ndaj duhet të jetë po ky qytet283. Fan Noli, i pranishëm dhe aktiv në këtë mbledhje, nuk pranon aspak që të jetë Shkodra si një qytet i tillë, por pranon që të jetë Lezha, një qytet aspak i përmendur deri më tash në lidhje me këtë veprimtari. Në pamje të parë duket sikur nuk ka qëllime kundërshtimi veriut, ama e sheh si një kundërpeshë ndaj zgjedhjes së qytetit të Shkodrës.

Që në këtë pikë shohim se Fan Noli nuk e pranon si kryeqytet Shkodrën, gjë që shpejt do të kuptohet nga shkodranët. Kjo gjë, me ardhjen e tij në pushtet, do jetë një ndër arsyet kryesore që nis ftohja me të, ashtu sikurse një ndër arsyet e afrimit me të kishte qenë ky qëllim.

279Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese, V. 1924, Vol II, Po aty. 280Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese, V. 1924, Vol II, 509. 281 55, 1 nëntor 2010, fq 17. 282 55, 1 nëntor 2010, po aty. 283 55, 2 nëntor 2010, fq 17.

Page 80: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

57

Edhe pse në pamje të parë duket se në këtë mbledhje, shkodranët ishin më afër qëllimit të tyre duke e parë për t’u realizuar, në fakt doli se ishte shumë zhurmë për asgjë. Idetë nganjëherë ishin kundëride dhe aspak serioze, shpeshherë për t’i dhënë një ngjyrim tjetër bisedës futej brenda një diskutimi ndërmjet përplasjes toskë gegë, çka shihej si tabu një konflikt i tillë, dhe kjo mbase do t’i bënte të tërhiqeshin nga ky muhabet. Sa herë gjatë mbledhjes kishte një këmbëngulje nga shkodranët, kalohej në këtë anë të bisedës, edhe pse në të vërtetë nuk kishte një lidhje direkte apo ndikuese mes këtyre dy temave. Ky diskutim, kur nisi të kapte pikën e tij më të nxehtë u la për t’u bërë pasditen e 2 majit por që në fakt nuk u hap asnjëherë më, në atë mbledhje.

Gjatë kohës së qeverisë së Nolit, në kohën që shkodranët kishin pritur me shpresa të mëdha për t’u bërë kryeqyteti në Shkodër, del artikulli i gjatë i Orës së Maleve për këtë problem. Një artikull që në një krah del si një zhgënjim që kanë shkodranët tashmë tek qeveria për këtë punë, dhe njëkohësisht edhe tek nevoja emergjente e tij. Për herë të parë shihet se Shkodra tashmë ndihet në një fazë të vështirë kryesisht ekonomike brenda saj. Tashmë qyteti kishte nisur të binte nga aspekti i tregtisë së tij, dhe lidhja me jashtë po ashtu. Një veprim i tillë, pra shpallja kryeqytet, do ta shpëtonte qytetin më të madh nga rënia284. Shkodra ishte qyteti më i madh e një qytet me një popullsi e cila do të binte në varfëri e mësuar me një jetë ekonomike të mirë, dhe me një pozitë nderi në politikë, tashmë duke u ndier e veçuar do të çonte në lidhjen mbase të disave prej tyre, me elementë armiq të vendit285.

Përpjekjet e shumta dhe dëshirat e shkodranëve nuk mjaftuan aspak për të kthyer ato vendime që në fillim ishin marrë provizorisht për Tiranën, në Kongresin e Lushnjës. Sado që u paraqitën argumentues shkodranët për nderin që i takonte Shkodrës për t’u shpallur kryeqytet, si edhe nevojat e mëvonshme që dolën në pah gjatë vitit 1924, nuk i ndihmuan që ky qytet të shpallej kryeqyteti i vendit. Edhe pse Tirana ishte një qytet i një rëndësie më të pakët po të krahasohet me Shkodrën e asaj kohe, tashmë dalëngadalë kishte marrë një pjesë të vëmendjes për peshën politike që zinte. Gjithashtu qyteti i Shkodrës kishte infrastrukturën më të mirë në vend, me godina të ndërtuara me hapësira të përshtatshme për ndërtesa qeveritare, por politika me tensionet e vendit e gjithashtu luftërat që kishte mbajtur mbi shpinë të saj që nga koha e pavarsisë, si rrethimi i Shkodrën nga malazezët (1912-’13), Lufta e Madhe (1914 – 1918), Lufta e Koplikut (1920), kishin bërë që ekonomia e saj të dobësohej nga hera në herë. Problem tjetër që në fakt më shumë u nënkuptua por që nuk u përmend asnjëherë ishte fakti që në Shkodër ishte qendra e kishës katolike dhe forca e saj e ndikimi në vend nuk ishte i pakët. Shpeshherë diskutohej në mënyrë indirekte kjo gjë edhe për faktin se një pjesë e deputetëve apo mbrojtësve të idesë së Shkodtrës kryeqytet, ishin nga kleri katolik. Edhe pse ky kler katolik kishte qenë më tepër një mbrojtës i ideve kombëtare dhe aspak një ndarës apo pengues në mbarëvajtjen në paqe të shqiptarëve.

284 Ora e maleve, V. II, Nr. 27, 28 qershor 1924, fq 1. 285 Ora e maleve, V. II, Nr. 27, po aty.

Page 81: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

58

KAPITULLI II

Grupimet politike në Shkodër dhe veprimtaria e tyre

II. 1. Krahu politik i deputeteve të Shkodrës në Parlament Periudha e gjatë e zgjedhjeve në vendin tonë karakterizohet me veprime minimale

gjatë kohëve normale për fushat zgjedhore në Evropë, gjatë të njëjtës periudhë. Parlamenti i dalë me 1921, do ishte i pari parlament i dalë me zgjedhje të votës së popullit. Ndërkohë, që në Shkodër problemet kishin qenë më të forta dhe me karakter më specifik se në të gjithë Shqipërinë, e nisur kjo më shumë me problemin fetar, që nga grupimi katolik u nis për një veprim kantonik në një kohë të më vonshme por që nuk u arrit ndonjë rezultat.

Në territoret e Shqipërisë nisën të organizoheshin grupime të ndryshme në vend, që kishin formën e një partie politike me një program të vetin që i paraqitej popullsisë. Pavarësisht se këto zgjedhje ishin të lira dhe deputetët dolën nga populli, situata sociale në vend ishte në kushte shumë të vështira si ekonomike, por edhe arsimore e kulturore. Vendi ynë kishte një popullsi që gati 80 përqind e saj jetonte në fshat e më shumë se kaq kjo popullsi, si rrjedhim i kushteve të vështira të sipërpërmendura, por edhe ato politike gjatë dekadave, ishte analfabete. Vendi në atë kohë, në varësi të këtyre kushteve kualifikuese kishte tre lloje shtresash në vend; në pjesën jugore dhe atë qendrore të Shqipërisë, ku historikisht kishte mundur që të vendosej Perandoria Osmane gjatë shekujve, ishte shtresa intelektuale e bejlerëve ku një pjesë e tyre shkollimin e kishin marrë nga Perandoria Osmane, apo edhe disa të brezave të rinj duke ardhur shthurja e perandorisë nisën të çojnë fëmijët në disa nga shkollat evropiane. Këta më shumë i përkisnin besimit mysliman. Një grupim tjetër intelektual ishte në pjesën veriore të Shqipërisë, kryesisht ishin katolikë e pothuajse të gjithë kishin kryer shkolla në Perëndim nga ku ishin familjarizuar me idetë perëndimore si në Austri, në Itali, Francë apo Gjermani. Gjatë kësaj kohe, këta kishin mësuar një kulturë të gjerë, e shumë gjuhë të huaja. Kishin jetuar në vende që kishin krijuar shtetet shumë breza para nesh dhe kishin parë duke jetuar në to, se si duhej ndërtuar një shtet.

Në këtë mënyrë ishin njohur me ide iluministe dhe romantike të cilat i kishin sjellë me idetë e veprimet e tyre në vendin tonë. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve i përkisnin klerit katolik që gjithmonë shkollohej dhe sillte ide me hapjen e shkollave me stil perëndimor në

Page 82: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

59

Shqipëri. Por gjithashtu kishte edhe njerëz të tjerë nga jugu i Shqipërisë, të besimit ortodoks që kishin marrë kulturë nga vendet ortodokse apo emigracioni amerikan. Gjithashtu edhe një pjesë e brezit të ri të të rinjve myslimanë të cilët nuk kishin të përbashkët asgjë me shkollimin osman por kishin një shkollim të pasur perëndimor. Grupimi i tretë ishte masa e gjerë e njerëzve të varfër që nuk kishin pasur mundësi të shkolloheshin, ose ishin shkolluar në disa shkolla fetare me ide të pakta apo të ndaluara patriotike. Një mase e madhe e njerëzve nuk kishin mundësi të konceptonin se si mund të ishte një shtet perëndimor dhe nuk arrinin të kuptonin se sa rëndësi kishte ndërtimi i një shteti shqiptar me këto parametra.

Deputetët shkodranë dolën nga zona ku popullsia ishte më e shkolluar, ku idetë patriotike ishin të pastra. Rëndësia e ndërtimit të shtetit shqiptar kuptohej nga kjo popullsi lidhur kjo edhe me rrezikun e provuar nga këta njerëz gjatë pushtimeve të ndryshme të fqinjëve dhe jo vetëm. Aq më tepër, këta deputetë të cilët pavarësisht debateve dhe mënyrës së zgjedhjeje i përkisnin elitës brenda kësaj prefekture.

Gjatë kësaj kohe që nga fundi i vitit 1920 e gjatë fillimit të vitit 1921, nisën të organizoheshin grupime të mëdha në formë partish, të tilla si Partia Popullore dhe Partia Përparimtare, të cilat edhe kur zgjedhjet mbaruan, hynë si grupime politike në Parlament, ku përveç tyre ishte edhe grupimi i indipendentëve që e mbanin veten si të palidhur akoma me asnjërin grup. Por një grup vendimtar në atë kohë ishte edhe grupi i deputetëve të Shkodrës që në fillim hynë 12 së bashku, por interesat e mëvonshme i ndanë mes grupeve të mësipërme. Si progresistët, po ashtu edhe përparimtarët kishin pothuajse të njëjtin program; të dyja flisnin për reforma, arsim dhe zhvillim material të vendit. 286 Në Partinë Popullore bënte pjesë Fan Noli, Ahmet Zogu e deputetë të tjerë jashtë bejlerëve. Deputetët e Partisë Progresiste e cila kishte një emër që nuk shkonte në unison me veprimet dhe njerëzit që ishin bashkuar në të. Në këtë Parti kryesor ishte Mehdi Frashëri, por ishin bashkuar edhe deputetë si Shefqet Verlaci dhe një pjesë e ministrave të qeverisë së Durrësit dhe njiheshin si grupim italofil. Përbërja e tyre ishte latifondiste dhe ata ishin në një grup për të mbrojtur interesat e tyre që i kishin pasur kohë më parë e që nuk donin t’i humbnin. Më vonë kjo parti u quajt Partia e Bejlerëve. Nëse popullorët ishin për një politikë të jashtme të balancuar dhe pa anuar në asnjë krah, këta i kundërshtonin duke ndjekur vetëm linjën italofile, madje ata kërkonin që edhe bashkimin e tokave shqiptare ta bënin vetëm me ndihmën italiane. Kjo ishte ndër pikat e para të ndarjes së tyre. Partia Popullore ishte derivat i një komiteti të fshehtë që ishte krijuar që në 1919 me emrin Krahu Kombëtar ku elementë kryesorë kishte deputetë të jugut të vendit, me në krye Eshref Frashërin, Sejfi Vllamasin dhe Regjep Mitrovicën, i cili kishte bashkuar me këtë grup edhe deputetët e Kosovës sepse ata mendonin se duke u bashkuar me këta mund të arrinin të zgjidhnin çështjen e Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë.

Po cili ishte roli i deputetëve shkodranë? Deputetët e Shkodrës hynë 12 vetë njëherësh, por këta nuk arritën të qëndronin të bashkuar në një grup të vetëm, apo të gjithë bashkë t’i bashkoheshin një grupi. Qëllimi i tyre ishte i ndryshëm ashtu si interesat dhe mënyra e përkrahjes për futjen e tyre në rrugën e politikës. Të dy grupet, si popullorët ashtu edhe përparimtarët nuk kishin marrë aq shumë vota për të formuar qeverinë apo për të krijuar një shumicë në Parlament, çfarë ishte shumë e domosdoshme për të votuar ligjet që do krijonte qeveria. Hyrja e deputetëve të Shkodrës bëri që këto grupe të kishin një luftë më të ashpër dhe të ishin të interesuar që grupin e Shkodrës ta afronin sa më shumë afër vetes.

Idetë brenda këtyre deputetëve të Shkodrës ishin të ndryshme. Luigj Gurakuqi por së bashku me të edhe At Gjergj Fishta hodhën idenë e krijimit të një grupi unik i cili nuk do të merrte pjesë në asnjë parti që ishte në Parlament, por të ishte grup më vete. Roli i këtij grupi do ishte balancues i parlamentit duke qenë si një parti e qendrës, pra duke mos u vendosur në një krah. Ata e shihnin veten si parti të qendrës, por që për kohën ishte një veprim jo

286Romeo Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja, 199.

Page 83: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

60

krejtësisht i lehtë. Në një parlament që pa filluar mirë kishin nisur polarizimet madje edhe ekstreme, shpeshherë ishte e pamundur që të gjendje një përkrahje për këtë ide, që në fakt ishte perëndimore.

Grupi i Shkodrës hyri në Parlament me 18 qershor 1921, në mbledhjet e 23 të sesionit të parë. 287 Që në fillim pati ndarje mes grupimeve të deputetëve. Do jetë si një grup i vetëm Blloku katolik, ku përfshihen deputetët katolikë të Shkodrës, por disa nga ata largohen e bashkohen me grupet e tjera. Afërsi në politikë, edhe pse jo gjatë gjithë kohës dhe jo krejtësisht me kursin politik të ndjekur, këta deputetë do afrohen më shumë me partinë popullore, pasi në të do ketë disa nga figurat që kishin lidhje gjatë gjithë kohës edhe në vitet e mëvonshme, siç ishte rasti i Fan Nolit, Mustafa Krujës, Stavri Vinjau, etj. Në këtë kohë, në këtë grup ishte edhe Ahmet Zogu, që në të vërtetë shihej si një kundërshtar që gjatë zgjedhjeve në Shkodër, me dy prej figurave që kishin dalë deputetë, si Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta, por për kohën situata nuk ishte e nevojshme të tregohej kaq e acaruar. Partia në të cilën aderonte edhe Ahmet Zogu, popullorja kishte nevojë për mbështetjen e deputetëve të Shkodrës. Vetë Eshref Frashëri dhe Qazim Koculi i kishin kërkuar Luigj Gurakuqit duke e parë si njeriun më me personalitet në grupin e deputetëve të Shkodrës, por që me to ishin bashkuar edhe deputetët e Kosovës, që të bashkohej me Partinë Popullore. Ai ishte konsultuar me miqtë e tij deputetë të grupeve të tij dhe ideja e sipërpërmendur nga ai, ishte kundërshtuar nga deputetët e tij, të cilët shihnin interesat e veta.

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta edhe Mustafa Kruja ishin për Partinë Përparimtare. Siç e thashë edhe në fillim, në këtë parti ishin njerëz që besonin tek Italia apo kishin pasur lidhje me të, edhe në kohët kur ishin marrë me politikë. E të tre këta persona ishin pjesë e politikës, apo e kishin simpatizuar më së paku politikën italiane në vend. Luigj Gurakuqi, dhe Mustafa Kruja kishin qenë ministra gjatë qeverisë së Durrësit, dhe ishin më afër kësaj politike. Gjithashtu, edhe At Gjergj Fishta e kishte shprehur hapur filoitalianizmin e tij në kohët e më përparshme duke e argumentuar madje edhe me fakte se ajo ishte një shtet, i cili nga perëndimi ishte i vetmi që po na përkrahte në rrugën e zhvillimit. Regjep Mitrovica dhe Mehdi Bushati ishin për Partinë Popullore, ku brenda saj ishte edhe Ahmet Zogu. Ndërkohë që Patuk Saraçi, Kolë Thaçi, e Halit Rroji, me Partinë Popullore, po jo krejtësisht hapur e kishin shprehur krahun e veprimit. Si Patuk Saraqi edhe Halit Rroji kishin mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Musa Jukës, i cili ky i fundit ishte shumë i lidhur me Ahmet Zogun i cili bënte pjesë në këtë parti, në këtë periudhë. Ato madje do t’i qëndrojnë gjatë kësaj lidhje e do marrin pjesë edhe në shtypin e kohës, në mbështetje të Ahmet Zogut. Kolë Thaçi, i cili kishte pasur mbështetjen e Ndoc Pistullit, mbante krahun e popullorëve, lidhur kjo edhe pse Ndoc Pistulli kishte pasur lidhje, madje opinioni në Shkodër ishte hapur që gjatë zgjedhjeve që Shoqnia për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare ishte e krijuar nga Ahmet Zogu i cili qëndronte në prapaskenë. Pra lidhja kryesore ishte nëpërmjet këtij personi i cili vetë nuk mori pjesë deri në momentin kur u zgjodh regjent. Madje Kolë Thaçi do jetë deputeti që gjatë periudhës dy vjeçare të këtyre zgjedhjeve, do qëndrojë më gjatë si ministër dhe vetëm në një dikaster, në Ministrinë e Financave, sidomos kur në pushtet të vijë Ahmet Zogu si kryeministër. Xhemal Bushati u mundua të qëndronte indipendent, megjithatë gjatë kohës, shpesh herë u bashkua me grupin e shumicës së deputetëve të Shkodrës që shkuan me përparimtarët. Pjesa tjetër e deputetëve, ku futej edhe Riza Dani, apo Dom Ndre Mjeda i qëndruan besnikë grupit kryesor që ishte me përparimtaret. Megjithatë, pavarësisht kësaj ndarje, deputetët shkodranë u munduan mjaft mirë të mbronin interesat e Prefekturës nga ku kishin dalë, e madje shpesh herë pavarësisht se cilit grup i përkisnin, ata arritën të bënin lobim për Shkodrën, si një interes i përbashkët. Në një mënyrë apo në një tjetër, këta

287Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 79.

Page 84: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

61

deputetë, nga pozicioni ku ishin apo që zgjodhën të ishin, punuan në një farë mënyre për Shkodrën.

Qeveria e parë e Vrionit nuk arriti të kishte sukses; sidomos gjendja në Mirditë e futja shpesh herë e jugosllavëve brenda kufijve, kishte bërë që krahu që ishte opozitar i kësaj partie, ta akuzonte si të paaftë në qeverisje, e prandaj Vrioni dha dorëheqjen me 1 korrik 1921. Tashmë asnjëri nga grupet nuk mund të bënte qeverinë vetë, me numrin e deputetëve që kishte. Ardhja e deputetëve të Shkodrës i krijoi mundësi parlamentit që të mos shkonte në krizë. Që kur hynë në parlament, deputetët e Shkodrës treguan se nuk donin të merrnin asnjë post ministror por e rëndësishme ishte krijimi i një qeverie sa më efikase për vendin. Ata dhanë dy alternativa në këtë kohë: ose nga të dy grupimet të zgjidheshin njerëzit më të qetë e largpamës për krijimin e një qeverie koalicioni, pra njerëz që arrinin të punonin së bashku për vendin, ose të merreshin njerëz nga jashtë parlamentit288 e të krijohej një qeveri pa futur brenda asnjë deputet, deri në momentin që të qetësohej gjendja. Këto deputetë i propozuan një qeveri, të tillë ku kryeministër të ishte Pandeli Evangjeli; Tefë Curani të kishte financën, Ahmet Dakli të udhëhiqte punët e brendshme, Avni Dabulla drejtësi, Iliaz Vrioni financë, Lef Nosi arsimin, Spiro Koleka punët e jashtme. Mirëpo kjo nuk u pranua nga të dy partitë, të cilat më të mirë e panë zgjedhjen e një partie të re me ide koalicioni, që ishte ideja e parë e deputetëve të Shkodrës, nën udhëheqjen sërish të Iliaz Vrionit, me 11 korrik 1921. Një qeveri të tillë e votuan edhe deputetët e Shkodrës, madje Gurakuqi ishte entuziast e u shpreh se qëkur u pa se në vend po lindte një krizë parlamentare, janë përpjekur të bëjnë të kuptojnë deputetët, se qeveria e koalicionit me njerëzit më të butë nga të gjithë krahët do e kalojë krizën e vendit. Ato i dhanë votëbesimin parlamentit duke menduar se zbatimi i programit që Iliaz Vrioni shprehu, kishte për të qenë përmbushës i dëshirave. Këto e shihnin se në kohë krize duheshin ndaluar kritikat, në mënyrë që vendi mos të shkonte më thellë në një krizë. Qeveria e re u përbë nga Iliaz Vrioni, kryeministër, që i përkiste Partisë Përparimtare, Sulejman Delvina i Partisë Popullore që mbante Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mehdi Frashri, Ministër i Punëve Botore dhe i Bujqësisë, i përkiste Partisë Përparmtare. Selaudin Shkoza ishte Ministër i Luftës, dhe kishte dalë nga Partia Përparimtare. Dhimitër Kacimbra i Partisë Popullore ishte Ministër i Drejtësisë, Pandeli Evangjeli ishte Ministër i Punëve të Jashtme dhe ishte nga Partia Popullore, Tefë Curani ishte Ministër i Ekonomisë, 289 edhe pse jo deputet, ishte i Partisë Përparimtare; Sotir Peci Ministër i Arsimit, nga Partia Popullore, Koço Tasi ishte nënministër i Punëve të Brendshme, nga Partia Popullore, si dhe Mustafa Shehu i Partisë Popullore nënministër Lufte.

Në këtë qeveri, pavarësisht se ishte një qeveri koalicioni dhe ishte pranuar nga të gjithë, shihej qartë se vendet strategjike i kishte Partia Përparimtare me ministritë që drejtonte, ndërkohë ministritë e tjera nuk kishin rolin kontrollues të shtetit, duke përjashtuar Ministrinë e Jashtme të cilën e kishin Popullorët. Pavarësisht se Ministrinë e Ekonomisë e mbante një shkodran, Tefë Curani; deputetët e Shkodrës nuk morën pjesë në qeveri ashtu siç patën thënë. Ato kishin dhënë formulën për të kaluar një krizë të cilën do ta ndjekë një krizë tjetër e ky koalicion nuk do ta ketë jetën e gjatë.

Këto parti të krijuara pa një program të qartë, dhe me një jetë fare të shkurtër, do të zëvendësojnë koalicione me qëllime të tjera pas krizës së dhjetorit 1921. Ama kjo qeveri arriti të ketë meritën e pranimit të shtetit shqiptar të 1913, me 9 nëntor 1921. Deputetët shkodranë gjatë kësaj kohe, pavarësisht se nuk u pranua të kishin këtë rol gjatë gjithë kohës ashtu si Gurakuqi kërkoi, luajtën rolin e një partie të qendrës me këtë koalicion të krijuar. Krahu politik i këtyre deputetëve më saktë s’do jetë i përcaktuar, por do ketë dy grupime, njëri që është gjithmonë në koherencë me pozitën e kohës, pra që merr pjesë dhe përkrah

288 Agimi, V. III (1921), Nr. 3 fq. 52 289Kastriot Dervishi, Historia, 124.

Page 85: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

62

qeverinë me cilindo kryeministër, si dhe grupi i dytë që mundohet të përfaqësojë shpeshherë interesat e Shkodrës dhe zgjedh të bërit opozitë përballë cilësdo qeveri, duke parë më shumë të metat e qeverive sesa arritjet që nuk ishin të shumta për hit të së vërtetës. Në këtë grupim do jenë një pjesë e bllokut katolik që gjithmonë qëndroi opozitare. Futja më vonë e deputetit nga Shkodra, Nikolla Ivanaj, do shtojë edhe një përkrahës të qeverive shqiptare, kjo kryesisht për t’iu kundërvënë më shumë bllokut katolik, si një deklarues të laicitetit dhe antifetar por më tepër si antiklerikal. Gjatë kësaj kohe Shkodra nuk kishte pasur prefekt, e madje shkodranët i ishin ankuar qeverisë së parë të Vrionit, ashtu si edhe deputetët shkodranë sapo hynë në Parlament për vendosjen e një prefekti energjik në Shkodër. Gjatë muajit Gusht do vijë në Shkodër Xhafer Ypi, që kishte qenë Ministër i Drejtësisë dhe përkohësisht Ministër i Brendshëm. Njihej si një përkrahës i Ahmet Zogut dhe do jetë kryeministri më jetëgjatë deri me ardhjen e Zogut në pushtet. Megjithatë Shkodra e priti me entuziazëm duke shpresuar që ky do qetësonte gjendjen edhe në nënprefekturën e Mirditës, ku kishte nisur kryengritja.

II. 2. Deputet shkodranë në Bashkimin e Shenjtë

Viti 1921 kishte nisur me ligjin për zgjedhjet e prillit 1921; kishte vazhduar me këto

zgjedhje të cilat kishin nxjerrë për herë të parë një Këshill Kombëtar të zgjedhur nga vota e shqiptarëve në dy shkallë. Brenda Shqipërisë nuk kishte pasur parti politike të plota, kishin nisur të krijoheshin grupime politike që pretendonin se ishin parti, megjithatë akoma ishin në hapat e parë. Në vend ekzistonin dy grupime të tilla politike që ishin në Parlament; Partia Popullore e krijuar me 24 prill 1921290, dhe pak ditë më vonë u krijua edhe një parti tjetër, Partia Përparimtare. Grupimet nuk ishin koherente brenda vetes, sidomos partia e parë. Kur u krijuan këto parti, deputetët e Shkodrës, për shkaqet të cilat janë përmendur më parë, akoma nuk ishin të përfshirë në asnjërën prej partive. Megjithatë me hyrjen e tyre në parlament ishin afruar drejt Partisë Popullore.

Në këtë vit të parë të parlamentit shohim se jo vetëm problemet brenda parlamentit janë të pranishme, por edhe probleme jashtë tij, ama madhore për vendin, nisin të kenë ndikim në ecurinë dhe stabilitetin e vendit. Kërkesat e herëpashershme nga Mirdita për autonomi, dhe shfrytëzimi i kësaj situate nga Jugosllavia, e kishin acaruar situatën në vend. Deputetët shkodranë e kishin bërë alarmuese një situatë të tillë duke i veshur edhe qeverisë fajet e saj, për të cilat që nga marsi i 1921 nuk ishin marrë masat e duhura. 291Në këtë kohë ishte kryeministër Iliaz Vrioni, në qeverinë Vrioni 1 (15 nëntor 1920 – 1 korrik 1921) dhe Vrioni 2 (11 korrik – 16 tetor 1921)292. Gjatë kësaj kohe shohim se deputetët e Shkodrës, kryesisht ato katolikë, nuk ishin të kënaqur me veprimtarinë e tij në Mirditë. Arrihet deri aty sa At Gjergj Fishta shprehet në “Hylli i Dritës” se qeveria me sjelljen e tij, duke e lënë pas dore Mirditën, e shtynte në veprime të tilla.

Kërcënimi jugosllav në Mirditë, u pa se vuri në rrezik kufijtë e brishtë të Shqipërisë, dhe në një rast të tillë, deputetë të veçantë nga të dy partitë menduan që do të ishte më mirë të ishte një bashkim interesash në këtë rast rreziku. Ky lloj bashkimi u quajt “Bashkimi i Shenjtë”293 me një emër tepër pompoz, por rruga e të cilit nuk do të ishte e gjatë. Brenda këtij grupimi, që në ideimin e tij, shohim edhe rolin e deputetëve të Shkodrës: në krye të tyre qëndronte Hasan bej Prishtina, Mustafa Merlika – Kruja dhe Luigj Gurakuqi294. Megjithatë pjesë e kësaj organizate ishte edhe At Gjergj Fishta. Nëse për Luigj Gurakuqin dëshmitë vijnë

290 Kastriot Dervishi, Historia, 131. 291 A. Q. SH., F. 152\3, V. 1921, D. 13 fl. 175 292 Kastriot Dervishi, Historia, 124, 133 293 Kristo Frashëri, Histori e qytetërimit shqiptar, Akademia e Shkencave (Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008) 259. 294Eqerem bej Vlora, Kujtime Vëll. 2 (1912 – 1925), (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001), 182.

Page 86: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

63

nga bashkëkohësit, At Gjergj Fishta e deklaron vetë në një letër të cilën i nis provincialit të tyre, At Pal Dodaj, një letër në të cilën mban datën 12 tetor 1921, duke deklaruar se në mbrëmjen rreth orës 11, kishin formuar Bashkimin e Shenjtë295, duke parë se vendit i nevojitej një bashkim më i fortë me qëllim për të ruajtur kufijtë e 1913. Deputetë nga Partia Popullore, Partia Progresiste dhe deputetët e pavarur ishin bashkuar në këtë qëllim296. Lajmërimi jepet po nga At Gjergj Fishta në “Hylli I Dritës” të po atij muaji, ku bashkë me nënshkrues organizatorë si Ferid Vokopola, Bahri Omari, Qazim Koculi, është edhe emri i At Gjergj Fishtës. Megjithatë deputetët Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta nuk ishin të vetmit që ishin të përfshirë. Në protokollin e krijimin të datës 10 tetor 1921, brenda grupit të 40 deputetëve janë edhe deputetë të tjerë shkodranë si nënshkrues, të tillë si: Riza Dani, Ndre Mjeda, Patuk Saraçi, Kolë Thaçi, Maliq Bushati dhe Halid Rroji297.

Suksesi i A. Zogut, i cili drejtonte forcat ushtarake në Mirditë, dhe dobësimi që po shfaqte qeveria Vrioni 2, bënë që Iliaz Vrioni të paraqiste dorëheqjen me 16 tetor 1921, pas një kërcënimi të cilit i ishte bërë atij nga katër vetë që ai nuk i përmend me emër298. Ai shprehet se pranon vetëm në mënyrë zyrtare të gjykohet sipas ligjeve në fuqi e siç e shprehte rregullorja, duke e vendosur qeverinë e tij përpara parlamentit për votëbesim. Kjo qeveri votohet për t’u rrëzuar dhe nga 55 deputetë të pranishëm në sallë, 39 nga ato votojnë për ta rrëzuar qeverinë299. Të bie në sy se në atë seancë të shkurtër nuk ishin të pranishëm vetëm Hil Mosi dhe Xhemal Bushati, kurse pjesa tjetër e deputetëve të Prefekturës së Shkodrës që ishin të pranishëm nuk mori fjalën, duke heshtur në këtë ngjarje. Një koncept që të lë të kuptosh se në heshtje e pranonin dorëheqjen e kësaj qeverie, duke qenë se ishin pjesë nënshkruese e Bashkimit të Shenjtë. Rezultati i dytë i këtij bashkimi ishte krijimi i qeverisë se re nën emrin e Pandeli Evangjelit, deputetit të Korçës. Ky kishte qenë një mik i ngushtë i Dom Ndre Mjedës që herët, në kohën kur ky i fundit kishte qenë seminarist në Krakov. Sipas shënimeve për këtë ngjarje në ditarin e vet, At Pal Dodaj shprehet se ditë përpara se të bëhej kryeministër, kishte pasur një takim mes këtyre të dyve300.

Votëbesimi i qeverisë se re u bë në mbledhjen pasardhëse vetëm tre ditë më vonë, me datë 19 tetor 1921, ku shihej qartë se në të ishte krijuar një ndasi e re. Në parlament bënin pjesë vetëm deputetët që ishin pjesëtarë të Bashkimit të Shenjtë, kurse një pjesë e deputetëve kundër tij, nuk kishin marrë pjesë. Për sa i përket deputetëve të Shkodrës, nuk merrte pjesë Riza Dani dhe Halid Rroji, të cilët mungonin, Hil Mosi i cili ishte nisur me mision dhe Xhemal Bushati i cili kishte marrë leje. 301 Këto dy të fundit nuk ishin pjesëmarrës në fakt në 295 Benedikt Dema, At Gjergj Fishta, (Shkodër: At Gjergj Fishta, 1943), 124. 296HD, V. 1921, nr. 6, fq. 40. 297 A. Q. SH., F. 818, D. 3, fl. 1. 298Bisedime të Këshillit Kombëtar, V. 1921, 483 – 484. “Zotërinj! Mbas propozimit q’u ba nga grupi i bashkuarë erdhnë 4 veta e më thanë me dhanë dorëheqjen e unë refuzova, nuk donja kurrë të bije nga puvuari me nji mister qi nesër mund të konsiderohet me nji ngjyrë tjatër si faj ose si tradhtië. Desha rënja të dihet nga gjithë populli e duhet të kuptohen shkaket çiltazi. Nuk jam nga ato qi duen kolltukun, por si kam ardhun për të marrë fuqinë në dorë me ballë të çelët, kam një të drejtë të shkojë prapë ashtu me ballë të hapët. Zotërinj! Sa për veprimin e Qeveriës s’eme të dytë në këto tre muej e nuk mund t;ju them se kemi bërë punë të mbëdha, por me gjithë këtë punë janë ba, edhe sa do të pakëta qofshin, por mos harroni se pengesa ma e madhe nuk ka qenë vetëm nga neve, por ka qenë edhe nga Parlamenti, në këtë kohë më tepër nga punërat e Shtetit janë okupuarë me bisedat e zotëris s’uej dhe me ligjet e parashtrueme. Me gjithë atë sa do që kemi shkue kohë shumë kritike me fuqinë e Zotit si në kufitë kemi mbajtur nderin e Shqipniës, ashtu edhe në Mirditë rëfyem zotësin’ e Qeveriës. Pra zotërinj kërkimi jem që donja asht: qi mosbesimi të çfaqet zyrtarisht. Nuk asht për të ruajtë fronë, por asht q’i ta dijë populli shqiptar se asht përgatitë ma parë nji rëzim, i cili nuk ka nonji shkak, por se u formue nji grup, i cili sistematikisht kërkon të bjerë nji cabinet nga njerëz të tjerë d-m-th ne po rëzohemi, por me faqe të bardhë. Prandaj fjalët e oratorëve që do të mbajnë nuk i shof me novojë, dhe kërkoj të vihet në votë si mbesim apo mosbesim. ” 299 Bisedime të Këshillit Kombëtar, V. 1921, 486. 300A. Q. SH., F. 734, D. 2, fl. 283. 301 Bisedime të Këshillit Kombëtar, V. 1921, 487.

Page 87: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

64

Bashkimin e Shenjtë. Qeveria ishte më shumë një kompromis ndërmjet dy partive, përparimtare dhe popullore, megjithatë nuk kishte personalitetet më të zotë në ato dikastere, ajo thjeshte u nda përgjysmë, kurse kryesimin e mori njeriu i popullores. 302

Programi i paraqitur në parlament nga Pandeli Evangjeli është ndër më të shkurtët që kishte paraqitur një qeveri në parlament, gjatë gjithë legjislaturës së parë, dhe shihet se më tepër ka një karakter formal. Ai shprehej se ka si qëllim njohjen e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe se në politikën e brendshme, parimi i qeverisjes do të ishte “Qeverim i pëlqyer prej të Qeverisurve”303. Gjithashtu qëllimi i kësaj qeverie do të ishte edhe rritja e arsimit në shoqërinë shqiptare duke shtuar numrin e shkollave si edhe atyre pedagogjike për rritjen e numrit të mësuesve, e krijimin e një shkolle të lartë për nxjerrjen e nëpunësve të ardhshëm, të aftë. Gjithashtu në aspektin ekonomik, do të rritej taksa doganore, dhe qeveria duhet të ishte në kursim, megjithatë nuk e analizonte mirë fushën ekonomike të shpërndarë në sektorë të veçantë, për të thënë se cila do të ishte mënyra e balancimit të buxhetit.

Ajo që të bie në sy është mungesa e analizës së kësaj qeverie, nga ana e Luigj Gurakuqit, i cili gjatë gjithë kohës analizonte programet e qeverive të të dy legjislaturave. Ndërkohë që me këtë qeveri nuk pati asnjë kundërshti dhe asnjë analizë. Përkundrazi, veprimi i tij ishte i tillë, që deklaroi se ne vërtetë e dëgjuam programin, por realisht kjo nuk ishte fort e nevojshme, sepse vetë Pandeli Evangjeli, së bashku me ministrant e përzgjedhur janë një program më vete. 304 Këto ministra, sipas Gurakuqit, plotësonin dy cilësi; zotësinë dhe atdhetarinë, çka i bënte ata që votëbesimin t’ia jepnin votëbesimin me gjithë dëshirë. Fjalimi i tij në këtë moment ishte një superlativë përgëzimi më shumë se asgjë, e kjo na jep vërtetë fakte për të kuptuar rolin që kishte pasur ky deputet në Bashkimin e Shenjtë. Ndërkohë që deputetët e tjerë të Shkodrës nuk dhanë asnjë lloj sugjerimi tjetër. Dhe qeveria u votëbesua.

Në votëbesimin e qeverisë, si pjesë e qeverisë nga deputetët shkodranë ishte vetëm Hilë Mosi në rolin e Ministrit të Arsimit, i cili vetëm pak kohë më vonë u zëvendësua nga Rexhep Mitrovica. Kurse po pak më vonë Kolë Thaçi, pjesë e Bashkimit të Shenjtë, zuri vendin e Ahmet Daklit në Ministrinë e Financave, 305 pas kundërshtisë që i bërë fort, kryeministri Evangjeli, regjentit të Këshillit të Naltë, Aqif pashës, i cili donte të vendoste Shuk Gurakuqin, një tjetër shkodran.

Megjithatë kjo parti nuk e pati jetën e gjatë fort, ajo u rrëzua me 6 dhjetor 1921. Grupimi ishte një bashkim më shumë utopik i njerëzve me qëllime dhe interesa shpeshherë të ndryshme. Të nisur nga një situatë e cila tashmë kishte përfunduar, siç ishte rreziku i dalë nga sulmi jugosllav në Mirditë në pranverë – verën e 1921.

Qeveritë që dolën më pas ishin shumë jetë shkurtra, dhe vetëm brenda dhjetorit, kriza e atij muaji prodhoi 4 qeveri. Tashmë grupi ishte shpërbërë, ama afërsia mes anëtarëve të veçantë vazhdonte. Ndër ideatorët kryesorë, u fol që kishin qenë Hasan Prishtina si edhe Luigj Gurakuqi, të cilët, edhe pse Bashkimi i Shenjtë tashmë kishte përfunduar, e vazhdonin këtë lidhje nën këtë ndjesi, nën këtë bashkim. Në qeverinë 5 ditore të Hasan Prishtinës, (7 – 12 dhjetor 1921) në korpusin qeveritar, një ndër ministrat do të ishte edhe Luigj Gurakuqi si Ministër i Financave. Megjithatë, në këtë kohë Luigj Gurakuqi nuk ishte në Shqipëri dhe as nuk ishte i pranishëm aspak në atë kohë pesë ditore fare të shkurtër, për të marrë pjesë në qeverisje. Megjithatë rreth 1 vit e gjysmë më vonë, në një replikë me Terenc Toçin drejtuesin

302Mustafa Merlika, Antologji Historike, (Elbasan:Sejko, 2001), 297. 303 Bisedime të Këshillit Kombëtar, V. 1921, 488. 304Bisedime të Këshillit Kombëtar V. 1921, 489. “L. Gurakuqi. Është zakon në të gjithë shtetet konstitucionale se para se të jepet votbesimi nji kabinetit, dëgjohet program i tij; kshtu u ba edhe sot. Ndofta këtë herë nuk do të jetë nevoja e programit, pse kabineti i ri nënë kryesinë e Z. P. Evangjelibashkë me kolegët e tij janë vetë nji program. Për formimin e Kabinetit duhet që ministrant duhet të kenëdy cilësina: Zotësië e Atdhetarië. Cilësi të cilat i shohim në personatë e pjesëtarë të këtij kabineti. Prandaj neve votbesimin ua japim me gjithë dëshirë. ” 305 Kastriot Dervishi, Historia, 147.

Page 88: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

65

e gazetës “Shtypi”, shprehet se nuk e mohon se e ka mik Hasan Prishtinën306. E gjithashtu shprehet se ai nuk mund të thoshte sot si do të vepronte nëse do të ishte në Shqipëri ama të linte të kuptoje se do të ishte i pranishëm brenda këtij formacioni. Gjithashtu njëri ndër anëtarët e Regjencës, Imzot Bumçi një njeri i dalë nga Prefektura e Shkodrës, kishte dhënë dorëheqjen. Ai ishte simpatizant i “Bashkimit të Shenjtë”307 dhe mbante lidhje të ngushta me grupin e deputetëve të Shkodrës. Një ndër njerëzit që kishte qenë pjesë e Bashkimit të Shenjtë, por që relativisht kishte mbetur jashtë ministrive gjatë gjithë kohës që ajo kishte vepruar, ishte Ahmet Zogu. I përkiste grupit të popullorëve në fillim, megjithatë lënia jashtë qeverive, e sidomos vendosja në vend të tij si Ministër i Brendshëm i Luigj Gurakuqit në qeverinë e Hasan Prishtinës, bëri që gradualisht të prishej marrëdhënia e brishtë ndërmjet këtyre dy personaliteteve.

II. 3. Ora e Maleve nga grupim intelektual në politikë

Në vitin 1923, kishim pothuajse dy vjet organizim politik mbi baza parlamentare në

Shqipëri. Një organizim i nisur me qëllim të mirë, megjithatë i pa formuar ashtu sikurse duhej, apo ashtu sikurse teorikisht funksiononte. Grupimet parlamentare brenda parlamentit, me tepër funksiononin si grupime politike, sesa në kuadrin e partive. Dy partitë e krijuara që në 1921, të vetquajtura të tilla, ishin Partia Popullore e ajo Përparimtare308, të cilat veprimtarinë e tyre politike e ushtronin brenda Këshillit Kombëtar, ishin më tepër të ngjashme me grupimet politike. Në grupimin e parë përfshiheshin kryesisht deputetët e shtresave të larta, bejlerë, ndërkohë në grupimin e dytë, atë popullor, që nga emri ishin të përfshirë ato deputetë të cilët ishin më tepër afër shtresave të popullit e interesave të tyre. Por edhe brenda tyre kishte një bashkim më tepër opozitar se një grup interesi të përcaktuar saktë. Ngjarjet e grushtit të shtetit 1921, dhe trazirat e Marsit 1922 në Tiranë, bënë që të prishej grupi i popullorëve për shkak të qëndrimeve të kundërta lidhur me këto ngjarje. Tashmë kemi një ridimensionim të grupimeve ku në një krah ishte Bashkimi i Shenjtë, e në krahun tjetër Klika, që më vonë njiheshin si grupimi qeveritar, e opozitar.

Shkodra që në zgjedhjet e para kishte nxjerrë deputetë në një formë krejt më të veçantë sesa prefekturat e tjera. Deputetët dilnin mbi baza fetare, ku u vendos dalja e tyre në një raport të tillë, dy katolik me një deputet mysliman, e kjo pas shumë peripecish. Një pjesë e deputetëve shkodranë; sidomos ata që mbështeteshin nga kleri e shtresa e katolikëve të Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilës jetonte brenda kësaj prefekture, për një periudhë gati 3 vjeçare të shtetit shqiptar, e kishte ndjerë veten të zhgënjyer nga ajo që priste nga politika e kohës309. Kjo pjesë e deputetëve në këtë kohë ishte e pozicionuar në krahun opozitar. Veprimtaria e tyre mjaft e dendur në politikë, si në atë parlamentare ashtu edhe në atë të shtypit të kohës, po ashtu. Kjo gjë shihej edhe në gazetat e revistat e kohës, si fjala vjen në “Hylli i Dritës”, organ i Françeskanëve të Shkodrës. Megjithatë kulmin politik katolikët, në organizimin politik në shtyp, e arritën me një gazetë shumë të njohur nga viti 1923 deri në fund të vitit 1924: “Ora e Maleve”.

“Ora e Maleve”, nuk ishte thjesht një gazetë opozitare, ajo u krijua si një grupim opozitar, i cili mblodhi rreth vetes një pjesë të madhe të elitës katolike të kryesuar me klerin që nga viti 1922. Sikurse e shpreha edhe më lart, që në 1922, grupimi i popullores u shpërbë, ose e humbi atë bashkimin e fillimit të deputetëve. Ndër deputetët e parë pas ngjarjeve që ndodhën ishin edhe një pjesë e deputetëve katolikë si Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda e të tjerë. Këto deputetë mbronin fuqishëm interesat katolike të kohës, si dhe

306Ora e maleve, V. I, Nr. 13, 8 korrik 1923, fq 2-3. 307Eqerem bej Vlora, Kujtime Vëll. 2, 184. 308 Valentina Duka, Historia, 131. 309 Roberto Morozzo Della Rocca, Kombësia, 84.

Page 89: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

66

kishin një lidhje të fortë me udhëheqësit fetarë në qytetin e Shkodrës. Grupimi në fillim u krijua si grupim intelektual nën idenë dhe udhëheqjen e Dom Lazër Mjedës, arqipeshkvit të Shkodrës që nga 1922, i cili ishte edhe vëllai i deputetit shkodran Dom Ndre Mjeda310. Ky person kishte hedhur tezën e ndarjes së Shqipërisë në tre kantone kohë më parë, të cilën edhe në këtë kohë e mbronte si të nevojshme tezën. Kjo sipas tij, për t’i dhënë më shumë çlirim situatës në të cilën ndodhej vendi311. Në përbërje të këtij grupimi intelektual ishin ato deputetë shkodranë që ishin në krahun opozitar, sikurse At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda dhe Shuk Gurakuqi, apo edhe intelektualë fetarë aktivë në shtypin e kohës si Dom Lazer Shantoja apo edhe At Benardin Palaj, ish deputeti i Shkodrës dhe ish Ministri i Financave Ndoc Çoba, edhe plot figura të tjera të njohura në Shkodër.

Qëllimi i krijimit të grupimit nuk kishte qëllim ndarës, ai madje shprehet si një qëllim bashkimi i të gjithë shqiptarëve, por mbi të gjitha i bashkimit të katolikëve, ashtu sikurse shprehet edhe Luigj Gurakuqi në një letër që i drejtohet Dom Lazer Mjedës nga Tirana, me 30 tetor 1922: Nevojitet një organizim hierarkik dhe një organizim i dioqezave apo i arkidioqezave nën një person juridik të njohur nga shteti shqiptar kundrejt ligjeve. 312Pra shihej se kjo krijesë duhet të ishte kundrejt të gjithë ligjeve në fuqi. Brenda këtij grupimi u përfshinë shumë grupime të mëparshme edhe kulturore të kohës, e dy ndër më kryesoret ishin shoqëria “Rozafat” dhe ajo “Bogdani”. Të dyja këto e ndjenin nevojën se duhej të ishte një fletore e kohës. Veprimi më i mirë u duk bashkimi i tyre me grupimin e “Orës së Maleve” dhe nxjerrja e një fletoreje të përbashkët. Tashmë grupi ishte i mbledhur dhe i njohur si pro katolik dhe antiqeveritar, me qëllim mbrojtjen e interesave të Shqipërisë. Megjithatë ato ishin si një lobim mbi baza fetare, mbrojtës të katoliçizmit.

Numri i parë i kësaj gazete doli me 15 prill 1923, e do të zgjasë deri me 25 prill 1924313. Gazeta kryesisht shpërndahej në dyert e kishave të Shkodrës, por shpërndahej edhe me abonime, si edhe në territore jashtë prefekturës së Shkodrës. Kurse dy kryeredaktorët ishin: i pari Shuk Gurakuqi, deputet gjatë gjithë kësaj kohe, dhe më pas Luigj Mjeda. 314 Që në numrin e saj të parë, në një prezantim të vetes, por që nuk mund ta quash një program të saktë të saj për të ardhmen, ato shprehen se do të jenë mbrojtës të interesave të prefekturës së Shkodrës, por pa iu larguar atyre mbarëshqiptare. 315 Në njëfarë mënyre paraqitet haptazi në mbrojtje të interesave të qytetit të Shkodrës, kjo gazetë, ky grupim, që në krijimet e tij ashtu sikurse edhe një pjesë e deputetëve të lartpërmendur që merrnin pjesë në këtë grupim, edhe në parlament, jo rrallëherë kishin bërë lobim për Shkodrën. Gazeta paraqitet si një gazetë gjysmërajonale e gjysmëkombëtare, edhe pse në të ardhmen do jetë e përfshirë thellë edhe në probleme mbarëkombëtare që ndodhin jo vetëm brenda kësaj prefekture.

Padyshim që një ndër njerëzit më aktiv të kësaj kohe në këtë gazetë dhe brenda këtij grupi ishte Luigj Gurakuqi. Ky deputet njihej si një ndër deputetët kryesorë të grupit opozitar dhe i nëngrupimit katolik. Gjithashtu Luigj Gurakuqi ishte ai që mbante peshën kryesore në këtë gazete. Një pjesë e artikujve më të rëndësishëm të kësaj gazete janë të shkruar nga Luigj Gurakuqi, kryesisht gjatë vitit të parë të jetës së saj. Ai bashkëpunoi thellë me këtë gazetë në shkrime dhe redaktime ideologjike dhe gjuhësore, e së bashku me të edhe Pader Anton Harapi. 316

Gjatë gjithë kohës kjo gazetë shkroi artikuj kryesisht kundër qeverisë e jo rrallëherë në mbështetje të opozitës. Megjithatë veprimtarinë e tij kryesore opozitare, e nisi rreth fundit

310Shqiptarja. com, 14 shtator 2013, fq. 12 311Markus Ë. E. Peters; Përballjet, 58. 312 http:\\www. shqiperiaetnike. de/html/body_koleq_qefa. html. 313 Shqiptarja. com, po aty. 314 Galeazzo Pretota, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, (Tiranë:Kristalina – KH, 2008), 443. 315Ora e maleve, 15 priell 1923, fq. 1. 316Hylli i Dritës, v. 1944, nr. 3, fq. 66 – 70.

Page 90: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

67

të shtatorit 1923, në atë kohë kur ishte mbyllur legjislatura e parë parlamentare, dhe kishte nisur ai boshllëk, i cili dalëngadalë po përdorej për fushatën e ardhshme elektorale. Një pjesë e artikujve të kohës janë therës dhe kritikues ndaj qeverisë që ishte aktualisht, e veçanërisht kryeministrit (A. Zogu). Kjo gazetë ishte ajo që e godiste më tepër Ahmet Zogun, dhe është e qartë arsyeja pse. Luigj Gurakuqi ishte një ndër deputetët më kritikues të Ahmet Zogut brenda Këshillit Kombëtar, e kjo gazetë ishte gazeta kryesore që publikonte shkrimet e tij. Edhe pse ai nuk e kishte pranuar të ishte kryeredaktor i saj, ai ishte një ndër njerëzit që e drejtonte këtë gazetë. Megjithatë nuk ishte i vetmi kritikues ndaj qeverisë brenda gazetës.

Artikuj të ndryshëm nisin me thirrjen se shqiptarët nuk duhet t’u besonin gjithkujt kur jepnin votën, e me anë të kësaj, shprehej akuza indirekte në lidhje me premtimet ku kishte pasur edhe mashtrime në kohën e veprimtarisë politike pas zgjedhjeve të para. Jo rrallëherë u kujtohet panorama si ishte periudha dyvjeçare e legjislaturës së parë. E duke shprehur se koncepti i nacionalizmit kishte rënë më poshtë se ai i interesit personal317, akuzonte deputetët që jo rrallëherë kishin humbur kontaktet me elektoratin të cilët i kishte zgjedhur. Artikuj shpeshherë u drejtoheshin edhe deputetëve të Shkodrës, të cilët ishin pak të lidhur me Shkodrën apo me elektoratin shkodran, sidomos ato të cilët ishin në krahun e qeverisë.

Në një artikull të tetorit 1923, në një kohë kur tashmë nuk kishte më Kuvend Kombëtar, deklarojnë haptazi tashmë se kjo gazetë, ky grupim, është një grupim në mbrojtje të interesave të katolikëve, dhe jo domosdoshmërisht opozitar, ama në mbështetje të veprimeve të tyre kur ato janë në të njëjtin krah me interesat e tyre. Një shprehje e qartë kjo për herë të parë, se grupimi katolik ishte një grupim më vete me interesat e tyre dhe që bashkëpunonte në veprimtari të veçanta me opozitën. Ato janë të mendimit që në fillim ishte dashur krijimi i Kuvendit Kushtetues pra një sistem që të ishte më afër krijimit të një sistemi të plotë kushtetues në Shqipëri, por interesat qeveritare nuk e kishin lënë këtë318. Madje ato ishin për një rritje të mëtejshme të sistemit zgjedhor, për një hapje të tij në votim direkt ose një rritje të zgjedhësve të dytë, një pikë kjo që i bashkonte me opozitën.

Ato çdoherë i kujtonin qeverisë se pjesa më e madhe e fajeve që gjendja e Shqipërisë ishte e tillë ishte për shkak të qeverisjes së tillë. Deputeti i Shkodrës Hil Mosi shkruante shpesh në këtë gazetë, ku shprehej, se edhe nëse opozita ka faje që nga komisionet e ligjeve i cili drejtonte, kishte sjellë për miratim ligje jo kompetente; faji ishte i qeverisë, e cila kishte pranuar t’i zbatonte. Gjithashtu akuzohet direkt qeveria e cila ishte në këtë kohë, pra ajo e Ahmet Zogut e cila edhe pse fajëson ligjet që kishte gjetur nuk bëri ligje të reja për të përmirësuar gabimet që kishin bërë komisionet ligjore319.

Megjithatë sjelljen totalisht vlerësuese pro opozitës e shohim në nëntorin e 1923, në atë kohë kur në vend kishte nisur plotësisht fushata elektorale. Në këtë artikull shohim ndoshta kulmin e shkrimit opozitar të kësaj gazete, një artikull shumë i goditur po në shumë raste edhe i fryrë ndoshta në shprehje e në vlerësime ndaj opozitës. Krahasimet që i bën opozitës janë tepër superlative duke e krahasuar atë me të bukurën e dheut, e që qëllimi i vetëm i saj ishte çarmatosja e popullsisë. Ndër ato që kritikohen apo lakohen më shumë ishte Ahmet Zogu dhe deputeti tjetër shkodran, Ministër i Financave për një kohë tepër të gjatë, Kolë Thaqi. Ky i fundit akuzohet se kishte rritur krizën dhe zinë e bukës në pjesën veriore të vendit dhe njëkohësisht se kishte blerë drithë në një sasi tepër të pakët, për qëllime të tjera e jo me qëllim për të ulur urinë e këtyre zonave320. Jemi në një kohë kur veriu i vendit e një pjesë e Prefekturës së Shkodrës vuante shumë nga kriza e urisë. Një muaj më vonë do jetë drithi përsëri, i cili bëhet shkak të akuzohet qeveria e cila abuzon me të duke e shpërndarë në 317Ora e maleve, V. I, Nr. 25, 29 shtatuer 1923, fq 4-5. 318Ora e maleve, V. I, Nr. 27, 13 Tetuer 1923, fq 1. “1) të sgiellunit e sgiellsve të dytë krye 100 frymësh, 2) msheftësin e votimit, 3) të ndryemit e fuqis së armatisme ndër kazerma. ” 319Ora e maleve, V. I, Nr. 29, 22 Tetuer 1923, fq 1. 320Ora e maleve, V. I, Nr. 32, 10 Nanduer 1923, fq 2-3.

Page 91: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

68

zonat elektorale të Mirditës për të fituar vota në krahun e proqeveritares321. Çka do të thotë se në njëfarë mënyre e bën përgjegjës edhe ministrin shkodran që e njihte këtë zonë.

Në Shkodër, në këtë kohë ekzistonte edhe një gazetë tjetër mjaft prestigjioze për kohën, nën emrin “Republika”, e drejtuar nga Mirash Ivanaj, vëllai i deputetit tjetër të Shkodrës, Nikolla Ivanaj gjatë legjislaturës së parë, i cili jo rrallëherë replikonte me artikuj të ndryshëm në fillim me gazetën e më pas me deputetët e dalë nga “Ora e Maleve”. Në një artikull të saj, ai e lidh gazetën plotësisht si një vazhduese të gazetës pro austro-hungareze të asaj kohe, “Posta e Shqipnisë”322. E kjo gjë nuk shihet si fyerje as si një mospranim nga ana e grupimit, i cili shprehet se edhe nëse ishte i tillë e kishte për nder, por të mos harronin shqiptarët se vetë Nikolla Ivanaj kishte qenë bashkëpunëtor jo rrallëherë me të323. Në fakt, ata nuk e shprehin në mënyrë të plotë, ama shihet qartë se në këtë kohë ishte një gazetë që kishte ruajtur stilin e po asaj gazete, në të cilën një pjesë e atyre të cilët kishin qenë aktiv më pak se një dekadë më parë.

Për gjatë tre muajve ato ishin shprehur mjaft për organizimin e zgjedhjeve, kishin komentuar madje edhe ligjin zgjedhor apo kishin paraqitur edhe programe të grupeve të tjera politike të cilët merrnin pjesë. Programi i tyre u paraqit tepër vonë në krahasim me atë që bënin grupet e tjera. Ky program në gazetë u shfaq vetëm një javë përpara zgjedhjeve dhe ky ishte një program i vogël prej 10 pikash. Në fakt në krahasim me partitë e tjera, ai ishte një program i vogël racional, çka bën të dyshimtë ngritjen e tyre në një shkallë më të lartë se grupi politik në atë të një partie. Dihej që drejtues nderi ishte Dom Lazer Mjeda, ai që e kishte themeluar grupin që në 1922, por që nuk ishte drejtues i kësaj partie. Gjithashtu edhe Luigj Gurakuqi ishte njeriu më aktiv i këtij grupimi, edhe në rangun e deputetit të ardhshëm nën siglën e “Orës së Maleve”, por as ai nuk ishte në cilësinë e kryetarit. Ishte një grupim politik pa një kryetar de jure, dhe me dy kryetar de facto, Dom Lazer Mjeden si kryetar fetar, dhe drejtues laik Luigj Gurakuqi.

Në programin e tyre ato ishin për një regjim monarkik, çka rrjedhimisht do të thoshte se deri në zgjedhjen përfundimtare të një mbreti ato njihnin regjencën324. Gjatë gjithë kohës ky grupim, por edhe deputetët katolikë të legjislaturës së pare, e kishin njohur si formën më të mirë mbajtjen e një regjence, dhe prisnin kalimin drejt një drejtimi nën një monark të ardhshëm. Arsyeja kryesore ishte sepse i qëndronin besnikë atij vendimi që konferenca e Ambasadorëve kishte dhënë për Shqipërinë si formë e organizimi shtetëror, principatë autonome sovrane dhe e trashëgueshme, 325 që do të thoshte një njohje e një sistemi monarkik. Dhe arsyeja e dytë ishte se në regjencë duke qenë katër vetë, një për çdo besim, do të thoshte se brenda saj ruhej influenca e grupimit katolik.

Një ndër pikat kryesore e të domosdoshme ishte diskutimi i kryeqytetit për të cilin këmbëngulnin që të ishte Shkodra. Duke qenë se zgjedhjet ishin për Asamble Kushtetuese, ishte shpresa se do të flitej edhe për kryeqytetin dhe në bazë të kësaj mendohej se ishte moment më i duhur. Programi i kësaj partie, sikurse vërehej, ishte i krijuar mbi idetë e

321Ora e maleve, V. I, Nr. 43, 24 Dhetuer 1923, fq 3. 322Republika, nr. 4. 323Ora e maleve, V. I, Nr. 35, 22 Nanduer 1923, fq 2. 324Ora e maleve, V. I, Nr. 42, 20 Dhjetuer 1923, fq 1. “1. – Ndonse, në parim, monarhistë, pjestarët e Grupit t’ “Orës së Maleve” mund të pranojnë edhe regjimin e sotshëm për n jë kohë të shkurtër, për t’u caktuem, por me konditë që Misët e Këshillit të Naltë të zgjidhen prej popullit e t’u epen edhe disa të drejta. 2. – Shkodra kryeqytet i Shqipnis, 3. – nderim e ushtrim i lir i besimeve e mostrazim i Shtetit në punët e tyre. 4. – Shtatut personal mbas parimit të secilit besim. 5. – Shigurim i lirisë personale, i liris së fjalës, shtypit, mbledhjes e shoqnimit dhe i të drejtës së pronsis. 6. – Administratë e qendralizueme pa privilegje për askënd, por me nji ndryshim të vogël, qi t’u përshtatet nevojave e zakoneve të vendit. 7. – Liri për shkollat private me të drejtë për shtetin qi të vezhgojë mbi to. 8. – Kontrolim i financave publike. 9. – Lehtësim e përmirësim i shërbimit ushtarak. 10. – Pavarsi e Gjykatavet. ” 325 Bajram Xhafa, Historia, 98.

Page 92: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

69

hedhura, si dhe mbi bazat e atyre diskutime të cilat ato kishin prekur gjatë bisedimeve në Kuvendin Kushtetues. Programi jo vetëm ishte i shkurtër, po realisht në shumë gjëra kërkonte të ruante status quo-n aktuale. Kërkohej mbajtja e shkollave private të cilat ishin sulmuar shumë gjatë gjithë kohës; kërkohej martesa fetare të njihej; madje edhe administrata kërkohej të ruhej dhe t’u përshtatej nevojave të vendit ku ndodhej, çka do të thoshte që në zona të ndryshme të ruhej raporti shpeshherë edhe fetar siç ishte rasti i Shkodrës. Anë tepër pozitive ishte kërkesa për kontroll të financave publike, investimeve të ndryshme që bëheshin në Shqipëri, apo edhe kerkesa me çdo kusht e pavarësisë së sistemit gjyqsor, me një fjalë ruajtje e moscënimit të pushtetit të tretë.

Grupi ishte i bashkuar edhe me grupimin mysliman të Sulçe beg Bushatit326. Edhe pse ishin pra një grup pro katolik, kishin të bashkuar interesat së bashku me këtë grupim, i cili ishte po ashtu kundër grupit të Musa Jukës, që ishte i krahut proqeveritar dhe mbështetës i Ahmet Zogut që në zgjedhjet e vitit 1921. Pas bashkimit të këtij grupimi, i cili kishte bashkuar forcat me “Orën e Maleve”, u arrit të kishte mbështetje edhe në krahun mysliman të qytetit, duke nxjerrë më vonë deputetë myslimanë brenda krahut opozitar në Prefekturën e Shkodrës.

Fushata zgjedhore edhe pse nuk ishte shprehur fort mbi probleme fetare, ku tashmë diheshin raportet fetare në Prefekturën e Shkodrës, kishte pasur një fushatë me një konkurrencë të ashpër. Në një krah ishte grupi i “Orës së maleve” dhe në krahun tjetër ishte grupi proqeveritar i Musa Jukës. Propaganda e bërë nga krahu i Orës së Maleve ishte e organizuar më mirë, e dukej se po jepte më rezultat një grup i cili kishte rreth një vit e gjysmë që ishte krijuar, me një pjesë të deputetëve të legjislaturës së mëparshme të përfshirë brenda, dhe bënte që kjo fushatë të ishte në favorin e tyre. Por jo rrallëherë e kishin pasur edhe të vështirë. Grupi proqeveritar ishte i organizuar zyrtarisht shpeshherë kishte pasur kapje flagrante ku zyrtarë të shtetit në rangje të larta deri edhe nënprefektë ishin zënë duke bërë hapur fushatë elektorale, siç ishte rasti i Z. Këlliqi, nënprefekt i Lezhës327. Një rast shumë acarues. Edhe pse nuk pati incidente të shumta, ato ishin më shumë në zonat jashtë Shkodrës si qytet, aty ku ndoshta organizimi dhe syri i qendrës nuk ishte i fortë në pamje të parë.

Megjithatë një pjesë e këtyre shkeljeve u demaskuan që herët, kryesisht në zgjedhësit e dytë. Shkelje të shumta kishte në zonën e Koplikut në të cilën kishte pasur mbyllje të votimit para kohe e kërcënime të shumta atyre zgjedhësve të dytë të cilët njiheshin se ishin pro Orës së Malëve. Gjithashtu, duke lëvizur qendrat e votimit nga Nënshkodra e duke i kaluar këto të fundit në Koplik, e për të gjithë votuesit proqeveritarë të cilëve u ishin paguar makina për t’i dërguar deri atje.

Rasti tjetër ishte siç u përmend, edhe nënprefektura e Lezhës, në të cilën përfekti kishte nisur thasët me drithë në zonën e Mirditës për t’i sjellë rreth vetës votuesit. E gjithashtu kishte përdorur edhe shantazhin ndaj At Klement Miraj që i përkiste grupimit Ora e Maleve, duke dashur ta largonin me çdo kusht nga zona e votimit328.

Por veprimet ishin sporadike për sa i përkiste incidenteve zgjedhore. Pas zgjedhjeve të mbajtura me 27 dhjetor 1923, grupimi i Orës së Maleve fitoi bindshëm në të gjithë zonat e votimit. Ky ishte një sukses i plotë i këtij grupimi. Në pesë zona që u morën vesh rezultatet e votimeve të nesërmen e datës së zgjedhjeve rezultati ishte 4 me 1, në favor të grupimit të Orës së Maleve. E vetmja zonë e cila kishte një fitore të lehtë sipër në këtë prefekturë ishte Kopliku, ndërkohë që nga zona e Mirditës akoma nuk kishin ardhur rezultatet, por shihej se cilido që të ishte rezultati atje, nuk përmbysej asgjë në rezultatin e përgjithshëm329. Përsa i

326 Kastriot Dervishi, Historia, 193. 327Ora e maleve, V. I, Nr. 43, 24 Dhjetuer 1923, fq 3. 328Ora e maleve, V. I, Nr. 43, 24 Dhjetuer 1923, po aty. 329Ora e maleve, V. I, Nr. 43 (Shtojcë), 28 Dhjetuer 1923, fq. 1 “E drejta e popullit duel në shesh

Page 93: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

70

përket Koplikut, grupimi i Orës së Maleve, gjatë gjithë kohës ishin ankuar për parregullsi edhe për ndërhyrje të nëpunësve të shtetit në këtë zonë zgjedhore.

Organizimi politik nën emrin Ora e Maleve, ishte hera e parë që grupimi katolik organizohej kaq mirë në zgjedhje, ndryshe nga legjislatura e parë ku kishte pasur konflikte edhe mes grupimeve katolike. Në këtë kohë shohim se kemi një grupim më solid të cilëve kjo punë i dha një sukses të plotë. Duhet thëne se puna edhe e Dom Lazer Mjedës ishte tepër e plotë në një organizim të tillë të klerit dhe laikëve katolikë si një grupim i tillë. Dom Lazer Mjeda edhe pse nuk arriti të krijonte një kanton katolik, arriti të bënte të parin grupim politik në parlamentin shqiptar. Një grupim i cili kishte në përbërje të tij njerëz mjaft aktivë në parlamentin e ardhshëm, jetëshkurtër.

Dom Lazër Mjeda, edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve i kishte shkruar një letër baritore të gjithë votuesve katolikë duke dashur të ulte gjakrat dhe të ruante qetësinë në vend për zgjedhjet që do të vinin. Roli i tij ishte tepër paqësor dhe në korrektësi të mirë me ligjin zgjedhor në fuqi. Organizimi i mirë në njërin krah ishte sekret i suksesit, por nuk duhet harruar se ishte edhe një kohë e cila prefekturën e Shkodrës, më shumë e kishte larguar nga qeveria e Zogut. Rreth dy vite rresht Shkodra kishte ndjerë pak dorën e qeverisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të punëve botore apo të problemeve kufitare. Siç ishte rasti i përmbytjeve në Shkodër nga Drini, apo rasti i kufinjve veriorë duke u ndjerë të kërcënuar herë pas here. Problem i zisë së bukës, në shumë prej zonave veriore apo të zonës së Mirditës, që herë pas herë kërkoheshin fonde të veçanta apo vinin ndihma nga jashtë për t’i mbajtur me bukë. E ajo që ishte shumë më e rëndësishme brenda qytetit të Shkodrës, ishte zhgënjimi nga qeveria, e shkodranëve, për ta spostuar kryeqytetin në Shkodër. Edhe nëse gjatë legjislaturës parlamentare kjo nuk ishte kompetencë as e qeverisë as e Kuvendit Kombëtar, tashmë me krijimin e Kuvendit Kushtetues, ishin ngjallur shpresat e mëdha se kjo do të ndodhte. Dhe i vetmi grupim që e kishte në program të saj kërkesën për kalimin e kryeqytetit në Shkodër ishte grupimi i “Orës së maleve”.

II. 4. Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës shkodrane

Luigj Gurakuqi, pa dyshim që ishte një ndër figurat kryesore që doli në politikën

shqiptare gjatë viteve 1920 – 1924 nga qyteti i Shkodrës. Megjithatë jeta e tij nuk kishte nisur në aktivitet vetëm gjatë këtyre viteve, megjithëse në këtë periudhë ai ka kulmin qoftë të lavdisë së tij politike ashtu edhe të kontributit që ai jep në politikë. Kontributi i tij njihet qysh përpara shpalljes së pavarësisë kur mori pjesë në kryengritjet e vitit 1911 në veriun e Shqipërisë. Ai ishte një ndër njerëzit që shoqëroi delegacionin e Qsmail Qemalit gjatë

Vullneti i popullit fitoi – Dishiri i tij u mbarue Rezultati i zgjedhjeve Në pesë zonat e Prefekturës së Shkodrës “Ora e Maleve” triumfoi. Shkodër Partia e Opozitës vota 85 “ proqeveritare “ 55 Lesh Partia e Opozitës vota 40 “ proqeveritare “ 22 Koplik Partia e Opozitës vota 34 “ proqeveritare “ 39 Pukë Partia e Opozitës vota 29 “ proqeveritare “ 7 Prekal Partia e Opozitës vota 24 “ proqeveritare “ 8 212 131 Prej Mirdite nuk kemi lajme të shigurta; me gjithë këtë votat e saj nuk mund ta ndryshojnë fitimin t’onë. ”

Page 94: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

71

bisedimeve në Vjenë për dhënien e pavarësisë së Shqipërisë (1912), e gjithashtu ishte edhe shkrues dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti i tij nuk ishte vetëm në kuadrin patriotiko – politik, por edhe në atë kulturor e arsimor. Më parë se me ngjarjet politike, jeta e tij kishte nisur me botime poetike e me ese pedagogjike, duke ia njohur rëndësinë që do të kishte arsimi në zhvillimin e vendit tonë. Është drejtor i Normales së parë shqiptare, asaj të Elbasanit (1909). Gjithashtu vitet e pavarësisë janë shumë aktive për Luigj Gurakuqin, një aktivist i mirëfilltë patriotik gjatë pushtimit austro – hungarez e po ashtu një njeri në kuadrin e diplomacisë në Konferencën e Paqes së Parisit (1919).

E gjithë kjo veprimtari e dendur në disa prej fushave jetike të vendit e kishin bërë një ndër shqiptarët me më shumë reputacion në vend. Ndaj zgjedhja e tij si deputet që në zgjedhjet e vitit 1921 dhe këmbëngulja e shkodranëve, e veçanërisht e klerit katolik nuk ishte diçka e rastësishme. Përkundrazi ishte diçka e menduar dhe e vlerësuar me gjakftohtësi. Ai nuk përkrahu asnjë lloj mbështetjeje për t’u zgjedhur deputet, as në aspektin kombëtar. Shqipëria qendrore e jugore nuk e shihte me sy të mirë zgjedhjen e tij deputet. 330 Në këtë periudhë, duke parë se kundërshtitë e shumta për të mos u zgjedhur do t’i rrezikonin edhe jetën, ai në një periudhë të caktuar u fsheh edhe në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit, apo atë të Troshanit. 331

Që në legjislaturën e pare, atë 1921 – 1923, Luigj Gurakuqi spikat si një ndër deputetët kryesor të vendit. Si një njeri me ide të qarta dhe me një pikësynim politik më shumë atdhetar se personal, ai largohet së bashku me Nolin nga Partia Popullore që ai kishte kontribuar për ta themeluar, kur kjo parti filloi të devijonte nga programi i saj. 332 Gjatë gjithë jetës së tij e pa veten në krahun opozitar. Ai i përkiste rrymave liberale, dhe ishte mbështetës i fortë i interesave të Shkodrës si dhe mbrojtjes i të drejtave të popullsisë katolike.

Ishte një ndër oratorët kryesorë të opozitës. Ai merr pjesë në çdo lloj problematike dhe diskutimi në mbrojtje të interesave të vendit, si brenda parlamentit ashtu edhe në shtypin e shkruar, brenda apo jashtë vendit. Në të shumtën e rasteve, i prerë në mendime dhe deçiziv në atë që shprehte, paraqitet si kundërshtar i anëtarëve të Partisë Popullore apo edhe i grupit të Klikës. Por kundërshtia e tij më e madhe e në mënyrë të veçantë ishte me Ahmet Zogun sidomos gjatë kohës kur ai qëndroi kryeministër.

Në Këshill Kombëtar ai shprehet si një mbrojtës i mirë i interesave të vendit kryesisht atyre ekonomike, duke i njohur mirë nevojat e ekonomisë në tregtinë që ajo duhet të bënte, si për të shitur ashtu edhe për të blerë. Në rastin e koncesionit të duhanit ai shprehet me rezerva për futjen nga jashtë të duhanit, duke pasur parasysh se vendi edhe prodhonte edhe kishte mundësi të shtonte prodhimin në të ardhmen. Në çdo shtet lejohej marrja e lëndëve të para, por jo kur ato gjendën në vend, si në rastin e duhanit, 333 shprehet ai në një kundërshti që ka, në lidhje me këtë problem, me Mehdi Frashërin. Gjithashtu ai shpeshherë kërkonte llogari në parlament kundrejt ministrave dhe kryeministrit, në lidhje me veprimtarinë ekonomike, me masat që merrnin për sjelljen e ekspertëve të huaj në vend, 334 apo teknikëve të ndryshëm që vendi kishte nevojë.

Luigj Gurakuqi nuk ishte asnjëherë pro dhunës, kjo shihet jo vetëm nga idetë që ai paraqiste por edhe nga veprimtaria e tij. Vrasja e Abdyl Ypit që ndodhi gjatë legjislaturës së 330A. Q. SH., F. 34, V. 1920, fl. 48. 331 Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi, 111. 332 Ora e maleve, V. II, Nr. 14, 29 marc 1924, 1. 333Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 195. “Mue m’intereson qi me anën e formave modeleve të përmirësohet lavrimi i duhanit të Shqipniës e punëtorët t’onë të punojnë duhanin t’onë. E vërteta asht se edhe në vendet e tjera importimi i landave të para (matiere permire), asht i lirë, por vetëm atëherë kur këto nuk gjinden në vend, por kur vend ii nxjerr këto landë, nuk asht nevoja qi të bahen prej së jashtunit, por shteti dhe populli do të përpiqen për përmirësimin e tyre prandej insistoj në proponim të parë qi koha për me sjellë duhan të caktohet për 5 vjet. ” 334 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 196.

Page 95: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

72

parë, nuk e sheh të përfshirë sepse ai gjendej në Itali. Po ashtu edhe në Grushtin e Shtetit të v. 1921. Në gjithë proçesin që u bë, asnjëherë nuk përmendet emri i tij si i përfshirë apo që ka gisht në të. 335 Pavarësisht kësaj ai u vendos në letër si Ministër i Brendshëm, në projektimin e kabinetit të ri nga Hasan Prishtina. Megjithëse ai gjendej jashtë shtetit dhe mori vesh kur kjo qeveri ra brenda tre ditëve. Ai nuk shprehet nëse do ta kishte pranuar apo jo por thotë se kishte për të marrë çdo përgjegjësi patriotike në të mirë të vendit. 336 Gjithashtu as në kryengritjen e Mirditës, një kryengritje e nxitur nga jugosllavët dhe jo nga italianët, për të cilët Luigj Gurakuqi shihej se ishte pro tyre.

Spikatjen më të madhe e ka në lidhje me kundërshtitë që i bën veprimtarive të qeverisë. Ai jo rrallëherë ka kundërshti edhe në lidhje me transparencën dhe korrektësinë që ka kjo qeveri me popullin. Rasti më tipik është pakënaqësia që ky deputet ka me botimin shumë me vonesë, e pas afateve, të bisedimeve të Këshillit Kombëtar. Kjo është me qëllim për ta lënë popullin në një disinformim për punën që bën ky institucion dhe është e qëllimshme për arsye se qeveria dëshiron të zbehi veprimet pro popullsisë së opozitës337.

Gjithashtu ky deputet edhe pse i Shkodrës, edhe pse një njeri i lidhur shumë me interesat e këtij qyteti nga ku kishte dalë mis i Kuvendin Kombëtar, shprehet se ishte më parë shqiptar e më pas shkodran, 338 ama e shihte me shumë interes edhe për Shqipërinë, hapjen e një normaleje edhe në Shkodër, kjo për arsyet e intelektualizmit të madh potencial që kishte ky qytet. Megjithatë ai shprehet herë pas here se qeveria e ka lënë pas dore Shkodrën, dhe cilat janë arsyet pse qeveria nuk e çoi gishtin që ta bënte Shkodrën kryeqytet. Ai e shihte Shkodrën si kryeqytet edhe nga nevoja, se përndryshe ky qytet i lënë pas dore, do të vdiste një ditë. 339

Buxheti ishte një fushë tjetër shumë me interes për Luigj Gurakuqin duke e ditur çfarë peshe të madhe ka kjo për shtetin, e aq më tepër për një shtet të dobët si ishte ky i yni në atë kohë. Ai kërkon që buxhetet të jenë të saktë në kohë nga qeveria, si projekte e më pas në shqyrtimin e tij nga parlamenti. Qeveria duhet ta ketë gati të biseduar e të pranuar buxhetin e

335Hylli i Dritës, v. 1944, nr. 3 fq. 9. 336Ora e maleve, V. I, Nr. 13, 8 korrik 1923, fq 3. “miqesin t’eme me Z. Hasan Prishtina nuk e kam mohuem as nuk e mohoj. Por nuk del gja prej kesaj. Më ka emnuem pjesëtar të kabinetit të tij ashtu sikurse edhe Nolin e Z. Koço tasin. Duhet mos me pas rrojtun ne Shqipni, per mos me e dijtun se si formohen ndër ne kabinetet”. 337Ora e maleve, V. I, Nr. 13, 8 korrik 1923, Po aty. 338 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, fq. 508. “Po tham edhe nji herë se për këtë shkollë as ka program e as asht ba ndonji rregull si duhet. Programet ndahen dysh syntetik dhe analytic e Ministrija e Arsimit nuk ka ba as njenin as tjetrin. Për sa thotë Z. Ivanaj se unë nuk due qi shkolla të hapet në Shkodër, poi përgjigjem zotnisë së tij se unë jam ma parë shqiptar, se sa Shkodranë. E kam për princip qi të ruaj interesin e Shtetit, se sat ë vështroj favoritismën për njanin ase tjjetrin qytet. Tu pranue të hapunit e kësaj shkolle, i baj nji dam jo vetëm të gjithë pjesëve të tjera të Shqipnis por edhe Shkodrës vetë pse edhe këjo, posë damit, asnji përfitim tjetër s’do të ketë. Aqë materijalisht sa edhe intelektualisht ka për të nxjerrë edhe Shkodra pse përpjesërisht ka për të marrë pjesë edhe këjo si në shpenzimet ashtu edhe në mësuesit e pa aftë qi prej kësaj shkolle do të dalin. ” 339Ora e maleve, V. I, Nr. 40, 8 dhjetor 1923, fq 2. “Kisha deshir qi Kuvendi Kushtetues të vepronte në liri të plotë, qi t’i jepte Shqipnis nji shtatus të mirë, e të merrte masa edhe për shpëtimin e Shkodrës, të cillës qeverija nuk ja ka dashtun kurrë të mirën. E me të vërtetë, pot ë kishin pasur qeverrija e partija e shumicës qëllime të mira për Shkodrën, pse e lane kaq shumë mbas dore? Këjo qeverri ka qenë gjithnji e mbështetur për nji shumicë të madhe: me 15 Shtatuer 1922 Opozita kishte vetëm 13 pjesëtar e qeverija 65 deputetë q ii përkrahshin. Pas kësaj qeverrije, pse kësaj shumice nuk i ra kurrë ndërmend për Shkodër? Ai Gisht, qi me gjithë kundërshtimet e Opozitës, i mbuloi sa faje qeverris, e qi i votoi buxhete fantastike, pse nuk u ngrit njiher edhe për Shkodrën kryeqytet? Kush e ndalonte? E kanë kot, pra, pjesëtarët e ish – shumicës parlamentare, qi t’i bainë sot premume popullit, qi t’i thonë sot fjalë të mira shkodrës: e kanë pasur në dorë, për dy vjet rresht, qi t’i bajnë ato që po premtojnë sot në rasë të zgjedhjevet, por sot asht tepër vonë. Sa për mue, e kam thanë edhe njiherë tjetër se e dua Shkodrën për kryeqytet, jo vetëm si shkodranë, por edhe si shqiptar, pse më asht mushun mendja se Shkodra i ka të gjitha cilësitë për me kenë kryeqytet, pse kam frigë se Shkodra e lanun mbas dore mund të vdesë. ”

Page 96: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

73

ri përpara se të mbaroj tjetri, apo viti i ri. Në rast se qeveria akoma nuk e ka të përgatitur, asaj qeverie duhet t’i jepet një kredi financiare, duke parë aktivitetin e saj të mëparshëm. 340

Luigj Gurakuqi ishte një njeri që e shihte se kapitali i huaj ishte shumë i rëndësishëm për vendin e gjithashtu investimet e huaja edhe koncesionet duheshin të ekzistonin, ne duhet të vepronim mbi bazën e tyre në ekonomi. Megjithatë ai nuk ishte për lidhje ekonomike të një krahu siç ishte e qartë dhe fort e kundërshtueshme nga ana e tij kundërshtimi i lidhjes se koncesioneve me kompaninë angleze kur për interesat shqiptare ishte shumë më e favorshme lidhja me kompanitë jo angleze. 341 Duheshin kondita më të mira për një përqendrim fitimi më të lartë dhe garanci për shtetin shqiptar në lidhje me shfrytëzimin. 342

Luigj Gurakuqi shihej si një ndër figurat më të ndritura të Shkodrës, ai gëzonte një reputacion të lartë sepse jo rrallëherë kishte qenë shumë këmbëngulës në mbrojtjen e të drejtave apo interesave të Shkodrës. Shkodra ishte shumë e lidhur me Luigj Gurakuqin edhe për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe, nga Shkodra brenda dy legjislaturave kishte fituar opozita dhe kjo e bënte edhe më shumë të respektuar këtë figurë historike. Ardhja e tij në Shkodër pas dy vjetësh që kishte dalë deputet nga Tirana, bën që Shkodra ta presë me një ceremoni të veçantë. Hyrja e tij në Shkodër pritet me ceremoni dhe Ndoc Çoba mban fjalim për nderin e tij të ardhjes. 343

Veprimtaria e tij opozitare ishte e fortë edhe në shtypin e kohës, qoftë nga Shkodra edhe jashtë saj. Gazeta në të cilën ai shkruan dhe bën replikat e tija më të forta është gazeta opozitare “Ora e Maleve”. Një gazetë e cila flitet që ishte krijuar nga ai dhe që ishte një ndër mbështetësit e saj kryesor. E kjo mbështetje ishte një simbiozë.

Luigj Gurakuqi e mbron opozitën e grupin me të cilin bën pjesë edhe nëpërmjet kësaj gazete, ai rrallëherë e sheh veten si një figurë opozitare të ndarë nga ideja e grupit opozitar, apo e grupit të deputetëve të Shkodrës. Ai thekson se opozita nuk ka qëllim që të pengojë qeverinë në punën e saj, por ta korrektojë atë. Kjo opozitë ka votuar e ka pranuar çdo ligj i cili ka qenë i ndërtuar mirë dhe në të njëjtën kohë i ka shërbyer vendit. Akuzat se opozita është e aftë për të marrë pushtetin, siç citohej nga gazetat pro qeveritare Populli dhe Shtypi, ai i thekson se ky nuk është qëllimi i opozitës, sepse qeverisja nuk ka nevojë të merret me dhunë. Kundërshtimi që bën ky grupin parlamentar, nuk ka qëllim karrigesh e postesh, por më tepër për ta bërë qeverinë që të rregulloj gabimet e saj. 344Ai gjithashtu kritikon edhe administratën e vendit, e cila është tepër e fryrë dhe një veprim i tillë në rradhë të pare, bëhej për çështje politike dhe në rrallë të dytë, si rrjedhojë e kësaj, ai shihte një sistem burokratik të paaftë e që dëmtonte buxhetin e vendit duke e fryrë artificialisht345. Kundërshtarët e tij e akuzonin se idetë e tij ishin liberale, se ai ishte me mendime të cilat nuk i përshtaten prakticitetit të kohës, por ai shprehet se njeriu s’duhet të kënaqet vetëm me një kafshatë bukë, sepse ashtu Shqipëria e kishte edhe në kohët e pushtuesve, por që duhet të mbushet me idealet e shpirtit, ideale që do të shërbejnë në të ardhmen. Nuk është keq shprehet ai që në fillim të kënaqemi me pak dhe ta mbushim shpirtin me ideale të larta346 Gjithashtu ai i kushtoi shumë vëmendje problemit fetar, jo thjeshtë balancave por më tepër marrëdhënieve ndërfetare. Balanca fetare ishte diçka, e cila në të vërtete nuk vendoste ura lidhje, po i ndante në kampe grupet fetare në Shqipëri. Ai bën një mbrojtje të tillë edhe në Kuvendin Kombëtar, por edhe në shtyp, sidomos në atë të Orës së Maleve. Jo pa qëllim në Shkodër ndodhi kjo. Shkodra kishte qenë një ndër dy zonat, bashkë me Korçën, e cila në

340 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1049. 341 Rilindja Demokratike, dt. 16 mars 1991, fq. 4. 342Ora e maleve, V. I, Nr. 22, 1 Shtatuer 1923, fq 1. 343Ora e maleve, V. I, Nr. 12, 1 korrik 1923, fq 2 – 3. 344Ora e maleve, V. I, Nr. 7, 27 maj 1923, fq 1. 345Shqipëri e re, V. V, Nr. 141, 19 gusht 1923, fq. 1. 346Ora e maleve, V. I, Nr. 31, 3 Nanduer 1923, fq 1-2.

Page 97: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

74

zgjedhjet e vitit 1921 kishte pasur një vonesë në zgjedhje për shkak të mos rregullimit të balancave fetare, edhe në deputetë. 347 Tashmë duke e ditur këtë problem, Luigj Gurakuqi me anë të një artikulli, mundohet të nxjerrë bazat e bashkëpunimit në mes të krishterëve dhe muhamedanëve duke thënë se gjuha dhe koncepti i kombit i lidh më tepër shqiptarët sesa i ndanë feja të cilën ato besojnë348. Shkrimi është i bërë në nëntorin e viti 1923, ku ishte edhe mesi i fushatës për zgjedhjet për asamblenë kushtetuese të vendit, dhe një shkrim i tillë bënte thirrje, që shqiptarët të ishin të bashkuar më shumë nën këtë koncept, të kombit e në kohen kur flasim, të shtetformimit. Nuk mund të themi se ky artikull ishte dominues për të krijuar marrëdhënie më të mira në ekzistencën bashkëfetare po një sensibilizim i tillë i herëpashershëm me anë të shtypit, edhe nga ana e Luigj Gurakuqit, bëri që territori i Shkodrës të mos kishte ato probleme të përsëritura fetare si në vitin 1921. Aq më tepër forca oratorike e tij bëri që një pjesë e madhe e shkodranëve, pa dallim fetar të votonin më shumë për grupin e opozitës, Ora e Maleve, që drejtohej nga ky njeri.

Kontributi i madh i tij opozitar, pra shihet edhe në zgjedhjet e dhjetorit 1923. Me anë të artikujve të shumtë, ai bën një analizë të asaj çfarë ka kaluar nga qeveria e mëparshme dhe jep edhe arsyet që tashmë duhet të ishin për të votuar këtë opozitë. Ndryshe nga viti 1921, në të cilin Luigj Gurakuqi dhe deputetët e Shkodrës, shkuan në parlament pa grupim politik po iu bashkëngjitën asaj të popullores, tashmë në vitin 1923 kjo gjë ishte më ndryshe, tashmë ishte më i organizuar, mbi baza fetare por edhe mbi baza politike, në grupin e tij lokalist fetar “Ora e Maleve”. Ky grup, siç do ta shohim edhe më vonë, falë edhe prezencës së fortë të Luigj Gurakuqit dominojnë zonën e prefekturës së Shkodrës. Në zgjedhjet e 1923, ai mundohet t’i mbrojë vetë zgjedhjet nga manipulimet, edhe pse përplasjet apo incidentet në mes grupimeve fetare në Shkodër tashmë ishin më të zbutura, ekzistonin përsëri problemet të tilla kryesisht në ato zona që kontrolloheshin nga mbështetësi i Ahmet Zogut, Musa Juka. Ai ankohet vetë te drejtuesi i komisionit zgjedhor, duke e shprehur me guxim këtë padrejtësi që po i bëhej. 349 Përballja e Luigj Gurakuqit kishte qenë e ashpër edhe gjatë Legjislaturës së parë në parlament, e po ashtu edhe gjatë zgjedhjeve. Luigj Gurakuqi kishte qenë një kundërshtar i ashpër i veprimeve të qeverive shqiptare, sidomos asaj të Ahmet Zogut. Kjo armiqësi, edhe pse e heshtur, kishte vazhduar edhe gjatë periudhës elektorale, me grupimet pro Zogut në Shkodër, kryesisht nga ato të besimit mysliman, që shpreheshin në periudhën zgjedhore. Kjo shihej hapur edhe nga populli. Nëse i referohemi kujtimeve të një bashkëkohësi të tij Rexhep Disdarit, ai shprehet se Zogu, duke mos ia arritur t’i kundërvihej në aspektin politik, gjurmonte që ta diskriditonte në aspektin moral. 350 Megjithatë ai nuk dëshironte të sillte trazira duke bërë kundërshti të forta të tilla, në kohët që ndodhej vendi nuk ishte mirë sepse mund t’i jepej shkak armiqve të jashtëm. 351 Konflikti i heshtur në mes të tyre kishte zgjuar edhe interesin e Konsullatës Italiane në Shkodër e cila shprehej në një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme të Italisë në Shtator 1923, se Ahmet Zogu, tenton përherë një atentat ndaj tij. Ai kërkon që të shkojë në Shkodër apo të dalë diku jashtë vendit, në mënyrë që kjo gjë të mos i lihet atij, nëse do ta bënte këtë në Tiranë. 352 E kjo periudhë ishte në fundin e legjislaturës së parë dhe fillimin e fushatës elektorale.

Kundërshtinë që ka ndaj Ahmet Zogut edhe grupit të klikës ai e shpreh hapur në parlament edhe në shtypin e kohës. Ai shprehet se vendi është në një anarki, e njerëzit e grupit tashmë që Klika, apo “Qarku” siç i quan ai, u shpërbë, nuk merren vesht me njëri -

347

Historia e Shqipërisë, Vol, III, 180. 348Ora e maleve, V. I, Nr. 32, 10 Nanduer 1923, fq 1. “…ndryshimi i besimit siell pengime shumë ma të mëdhaja, n’Irlandën e qytetnueme e të përparueme, se sa në vendin t’ënë të mjerë. ” 349AMSH, D. Luigj Gurakuqi, fq. 1565. 350AMSH, D. Luigj Gurakuqi, fq. 3141. 351 AMSH, D. Luigj Gurakuqi, fq 750. 352 AQSH, F. 163, V. 1923, D. 24, fl 1-2.

Page 98: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

75

tjetrin. Kryeministri, Ahmet Zogu akuzohet direkt se i kontrollon deputët e tij, se kur nis dikë në një zonë, nis pas tij edhe një tjetër me demek për t’i bërë shoqëri, po në fakt është për ta kontrolluar. Gjithashtu kritikon edhe programin që kjo parti ka, duke thënë se ajo nuk sjell gjëra të reja por merr e kopjon pika të programit të Partisë Liberale. Artikuj shpeshherë janë direkt e shpeshherë përdoret ironia e hollë, por që për kohën vlerësohet tepër Luigj Gurakuqi.

Në kohën kur flasim, pavarësisht mosmarrëveshjeve, nuk shohim se ka ndonjë artikull direkt nga Ahmet Zogu kundër Luigj Gurakuqit. Kundërshtaret më të forta të tij ishin gazeta “Populli” e Shkodrës, dhe gazeta “Shtypi” e Terenc Toçit, një gazetë gjysëm zyrtare e kohës. Të dyja këto të lidhura me qeverinë e që Luigj Gurakuqi shprehet, se ato janë vegla në dorë të kryeministrit.

Koncepti i tij si liberal del qartë edhe në atë mënyrë se si ai i cilëson zgjedhjet dhe lidhjen që duhet të ketë mënyra e votimit me popullin. Ai i jep vlerë vetëm votës së lirë, për ta quajtur funksional procesin zgjedhor. Mbi të gjitha, kjo votë duhet të jetë e fshehtë sepse jo vetëm që kështu është në vendet perëndimore, por edhe për faktin se njerëzit duke pasur shum miq e të njohur, deklarimi i votës, bën që të krijojë shpeshherë ngatërresa në mes të tyre. 353 Kjo e paraqet edhe një njohës të mirë të politikës e mentalitetit shqiptar.

Zgjedhjet e dyta të fundit dhjetorit 1923 dolën mjaft të suksesshme për opozitën sidomos në Shkodër, e veçanërisht për “Orën e maleve” e këtë Luigj Gurakuqi e sheh si një fitore të opinionit publik. Besa, burrnia, urtia e vjetër e këtij populli shkëlqyen në kohën e zgjedhjeve më tepër se kurrë, shprehet ai me gëzim të plotë për suksesin e grupimit të tij në zgjedhje.

Me gjithë fitoren e grupimit të tij dhe të disa deputetëve miq të tij të opozitës, edhe në këto zgjedhje, ai nuk arriti të fitonte aq deputetë e grupimet me të, për të bërë një qeveri. Edhe në legjislaturën e dytë, ai bashkë me grupin politik që përbënte dhe miqtë e tij, mbeti në opozitë. Një opozitë që nuk ndryshonte shumë nga stili. Megjithatë ajo që ndryshonte në këtë kohë ishte situata që kaloi Shqipëria pas marsit 1924. Ku për hir të Shqipërisë dhe të grupit të tij sakrifikoi edhe idealet e veta dhe u fut në qeverinë e kualicionit të Shefqet Verlacit.

Ky person shumë dimensional në Shqipëri mbeti gjatë gjithë kohës një ndër figurat më popullore jo vetëm për Shkodrën por edhe për të gjithë Shqipërinë. Ai ka një lidhje dhe miqësi të fortë me të gjithë deputetët shqiptarë, kryesisht ato të opozitës por jo vetëm. Në një kohë kur ishte i sëmurë nga gripi, paralel me kohën kur në shtrat nga atentati ishte edhe Ahmet zogu, Avni Rustemi shprehet se Opozita po pushon përderisa kemi Gurakuqin e sëmurë. 354 Kjo tregonte rolin e madh që i jepnin miqtë e tij opozitarë dhe nevojën që kishin për një figurë si ai.

II. 5. Zgjedhjet e vitit 1923, risitë që sollën për Shkodrën.

Institucioni i parë parlamentar në vendin tone, i ashtuquajturi Këshilli Kombëtar, e

nisi jetën e tij në prillin e vitit 1921. Legjislatura e parë e parlamentit të parë shqiptar, qëndroi e hapur për dy vjet e 5 muaj nga prilli 1921 deri në gusht 1923. Me gjithë ato probleme që

353Ora e maleve, V. I, Nr. 41, 13 dhjetor 1923, fq 1-2. “Nji nga konditat, qi shigurojnë e garantojnë lirinë e votës, asht edhe fshehtësia e saj. Njerëzit janë të lidhun me miqsi, janë të lidhun me gjak e gjini, janë të lidhuna me interesa njeni me tjetrin. Po t’ishte, pra, se vota do t’epej e haptë, shumë do të shtërngoheshin mos me e përdorun lirisht këtë të drejtë nga friga qi të mos prishen me miqtë, të mos hidhnohen me gjinit, të mos damtojnë interesat personale të veta. Ndër nji shtëngim të tillë do të gjindeshin edhe zyrtarët e nëpunësit e Shtetit, sidomos nd’ato vende ku, si për tregim, në Shqipni, nuk e kanë të garantume me ligj nëpunësin e vet. Po të mos ishte vota e fshehtë, zyrtarët e nëpunësit nuk do të guxojshin me e shfaqun lirisht mendimin e vet kundrrejt qeverisë në fuqi. Vota duhet të jetë, pra, e lirë e për ma tepër, edhe e fshehtë; për ndryshe, nuk do t’ishte ma nji e drejtë e nuk do të delte për fitim, por për dam të popullit qi e ushtron. ” 354 Ora e maleve, V. II, Nr. 13, 22 marc 1924, fq 1.

Page 99: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

76

pati që nga koha e fillimit të fushatës zgjedhore për nxjerrjen e deputetëve, veçanërisht në Shkodër, e deri në fundin e saj, mbetet ndër periudhat më të mira të parlamentit shqiptar. Megjithatë në kohën kur flasim koncepti parlament, koncepti pushtet legjislativ për vendin tonë ishte akoma në shkallën më minimale dhe të thjeshtëzuar të nocionit. Sistemi parlamentar nuk kishte parti të mirëfillta të krijuara me një organizim institucional. Partitë e krijuara vonë para zgjedhjeve të 1921, në kohën kur flasim në fundin e parlamentit ishin shpërbërë plotësisht, si ajo popullore edhe ajo përparimtare. 355 Në kohën e fundit të sesionit parlamentar të 1923, një ndër veprimet kryesore që duhej të bëhej ishte përcaktimi i Ligjit për Zgjedhjet, tashmë jo të një sistemi thjeshtë parlamentar, por kushtetues.

Shumë kohë më parë ishte kërkuar për të pasur një Asamble Kushtetuese, madje që në kohën e Senatit të vitit 1920, shumë deputet kishin bërë kërkesë që mos të votohej për Këshillin Kombëtar, por për një Asamble Kushtetuese. Edhe gjatë gjithë kohës brenda tre viteve parlamentare ishte bërë shpeshherë një thirrje e tillë. Edhe deputetët e Shkodrës jo rrallë herë kishin shrehur nevojën për një veprim të tillë. Megjithatë hapja e një Asambleje, do të thoshte rishikimi edhe një herë i shumë prej procedurave qeverisëse apo institucionale. Do të rishikohej, së pari krijimi i një kushtetute, e në të do të vihej në pikëpytje institucioni i Këshillit të Naltë, gjithashtu mund të hapej edhe pikëpyetja e fjetur deri në këtë kohë për një kryeqytet.

Dy mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar, u bënë paraditen e pasditen e datës 30 shtator 1923. 356Këto dy mbledhje nuk ishin thjeshtë mbledhjet rutinë të një mbyllje parlamenti, për veprimet që ato ndërmorën mund të jenë ndër mbledhjet më të rëndësishme për gjithë 1923. Në këto dy mbledhje u miratua ligji i zgjedhjeve për zgjedhjet që do të mbaheshin brenda atij viti.

Ligji zgjedhor që në nenin e tij të parë thoshte se sistemi është universal i tërthortë. 357 Kjo nënkuptonte se zgjedhjet duhet të ishin me dy kohë, vetë ky sistem ishte realisht i mangët sepse një sistem i tillë në kohën kur flasim ishte hequr në pjesën më të madhe të Evropës. Një deputet (Miss), zgjidhej në një raport të tillë 1 për 8000 banorë, dhe votuesit ishin meshkuj. Kjo tregonte një mangësi tjetër se nuk kishte në përfshirje të këtij votimi kombëtar gjysmën e popullsisë duke lënë jashtë femrat, gjë që çonte përsëri në një të metë të dytë të tij. Të përjashtuar ishin edhe ata meshkuj të cilët ishin në burg apo me të meta mendore (art. 8). Të gjithë ata që nuk kishin drejtë votimi, sikurse ata që duhet të votonin, shpalleshin në dyert e bashkive dhe të perfekturave. 358Këto të fundit shërbenin si qendrat elektorale për të gjithë zonën e prefekturës. Për t’u bërë deputet i Asamblesë Kushtetuese, mjaftonte vetëm të dije shkrim e këndim shumë mirë në gjuhën shqipe (art. 9)359. Një kërkesë kjo mjaft minimale për një person i cili do të merrte pjesë në një institucion kaq me përgjegjësi e që do të hapej për herë të parë në Shqipëri. E këta duhet të regjistroheshin për t’u bërë deputet së pakut 15 ditë360 para afatit dhe të nesërmen duhet të dilnin listat me kandidatët. Gjithashtu një zgjedhës i dytë do të dilte në raprtin 1 me 250 banorë. Raporti i daljes së zgjedhësve të dytë kishte qenë një debat i hapur në mes qeverisë dhe opozitës, në fakt qeveria kishte dashur raportin 1 me 500361, ndërkohë që opozita 1 me 200362. Si pjesë e këtij raporti të fundit opozitar ishin edhe pjesa më e madhe e deputetëve të Shkodrës të cilët i përkisnin grupimit opozitar. Arsyeja kryesore ishte se do të kishte më shum zgjedhës të dytë, çka do të thoshte më shumë

355Historia e Shqipërisë, Vol. III, 14. 356Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, 423. 357Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, Po aty. 358Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, 425. 359Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, Po aty. 360Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, 427. 361

Historia e Shqipërisë, Vol. III, 215. 362 HD, v. 1923, Nr. X, 436.

Page 100: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

77

pjesëmarrës në votime. Kjo e dyta ishte në favor të kombit shqiptar se raporti i dytë do të nxirrte rreth 1200 zgjedhës të dytë kundrejt 240 vetëve që kërkonte qeveria. E kjo do të thoshte se një numër më i madh, ishtë më i vështirë për t’u korruptuar nga kushdo manipulator.

Një pikë tjetër e kritikueshme nga opozita, edhe shkodrane, ishte edhe problemi i ushtrisë, ditën e zgjedhjeve. Qeveria ishte shprehur në projektin e saj për zgjedhjet që atë ditë duhet të ishte në gatishmëri për të ruajtur qetësinë, ndërkohë që opozita kishte kërkuar të ndryhej në kazerma. 363 Pasi opozita kishte frikën se ajo do të ndërhynte në krahun e qeverisë, gjë që në incidente jo të rralla edhe ndodhi kështu. Në fakt në Parlament u votua si pjesë e ligjit zgjedhor që të ndryhej ushtria atë ditë nëpër kazerma, (art. 92)364 ashtu siç e kishte kërkuar opozita.

Me gjithë kundërshtitë që pati ky ligj arriti të merrte votëbesimin e Këshillit Kombëtar, edhe pse opozita doli përjashta, ajo arriti të kalonte numrin e nevojshëm. Përsa i përket deputetëve të Shkodrës nuk kemi asgje të papritur, deputetët e krahut proqeveritar si Halid Rroji, Patuk Saraqi, Nikolla Ivanaj, dhe Kol Thaçi, në rolin e Ministrit të Financave nga krahu i qeverisë, votuan pro miratimit të këtij ligji, ndërkohë që deputetët e krahut opozitar nga Shkodra sikurse ishin At. Gjergj Fishta, Xhemal Bushati, Hil Mosi, Riza Dani, Dom Ndre Mjedja, Luigj Gurakuqi, Shuk Gurakuqi, ishin kundra këtij ligji365.

Gjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore shohim se kemi dy grupime në Shkodër atë të krahut pro qeveritar, të cilin krahu opozitar e quante krahu Musajukan, i cili në krye të këtij grupi kishte Musa Jukën, drejtuesin e bashkisë së Shkodrës dhe një mik i afërt i Ahmet Zogut. Dhe në krahun tjetër, me drejtim opozitar kundër qeverisë aktuale, e veçanërisht kundër Ahmet Zogut, ishte grupi katolik i Orës së Maleve.

E reja e këtyre zgjedhjeve ishte se problemi fetar nuk ishte më aq i theksuar brenda besimit katolik, sikurse në zgjedhjet e v. 1921, ku pamë grupin e krahut klerikal, në një anë e grupin e katolikëve laikë, që edhe pse në pamje të parë ishte një fillesë e një opinion publik në Shkodër, u përdor nga krahu i Ahmet Zogut. Në këto zgjedhje kjo nuk do të përsëritej. Tashmë grupimi katolik, për herë të parë po dilte në një bllok katolik, të cilët ishin regjistruar në bashki si një bllok i vetëm në mesin e nëntori 1923366, në kohën e fundit të afatit të përcaktuar nga ligji.

Megjithatë krahu qeveritar kontrollonte tepër veprimtarinë e klerit katolik ne këto zgjedhje, në Shkodër, e jo vetëm të atij katolik por edhe të komuniteti mysliman dhe atij ortodoks. Një kontroll i imtësishëm dhe një raportim i imtësishëm i shkonte Ministrisë së Brendshme në lidhje me veprimtarinë që bënte kleri shumë kohë përpara zgjedhjeve, që në tre mujorin e parë të vitit 1923.

Këto zgjedhje kishin disa ndryshime nga ato të vitit 1921, sepse në atë kohë, grupet konkurronin me njëri tjetrin, por nuk ekzistonte koncepti pozitë opozitë. Parlamenti që do të dilte në 1921 ishte i pari si nocion dhe grupet luftonin pothuajse njëlloj pa u provuar më parë. Në kohën kur flasim kishte një ndryshim sepse shohim se tashmë deputetët e Shkodrës, gjatë dy viteve e gjysmë pothuajse kishin qenë të ndarë një grup i vogël me pozitën, ku njëri prej tyre për një kohë jo të shkurtër kishte qenë Ministër Finance, Kolë Thaçi, por pothuajse pjesa më e madhe deputetëve të Shkodrës ishin deputetë të një grupi të veçantë në parlament por që bashkohej me qëndrimet e opozitës. Dhe fushatën të cilin e bënin ky grupim i cili një pjesë e tyre ishin përsëri si kandidatë e vinin nën siglën opozitare. Grupi Ora e Maleve, edhe pse i pa provuar më parë, duke pasur parasysh se bazën e kishte me deputetët që kishin qenë më parë në Parlament opozitarë, e quante veten opozitar. 363 HD, v. 1923, Nr. X, 433. 364Bisedimet e Këshillit Kombëtar, v. 1923, 477. 365 HD, v. 1923, Nr. X, 443. 366 Ora e Maleve, V. I, Nr. 37, 19 nanduer 1923, fq. 2.

Page 101: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

78

Krahu opozitar në këtë kohë ishte më i bashkuar se sa krahu qeveritar, organizimi i tyre dhe përdorimi i gazetës me të njëjtin titull Ora e Maleve, ishte një propagandë e fortë pro tyre dhe kundra qeverisë. Mundoheshin që të prekeshin të gjitha pikat që qeveria shqiptare e deputetët e pozitës, sikurse edhe ato shkodranë të cilët ishin në pozitë, nuk kishin bërë në Shkodër.

Pikë e gjatë e fushatës ishte edhe rreziku verior i Vermoshit, ku në disa artikuj rresht u fol për këtë problem, jo vetëm te gazeta e lart përmendur, por edhe në Hylli i Dritës. Kjo çështje bëri një bujë jo të vogël në popull e për një veprim të tillë duke dashur të ulte afërsinë e njerëzve me opozitën katolike, prefekti i Shkodrës, A. Nepravishta, i cili në këtë kohë edhe pse ishte nëpunës i shtetit vepronte për krahun politik të qeverisë së asaj kohe, bëri një miting në Shkodër, për Vermoshin, me anë të komitetit “Vllaznia Popullore” e cila kishte edhe një gazetë të tyren në Shkodër dhe ishte pro qeverisë dhe Ahmet Zogut. Ky miting u bë vetëm që të mos i mbeste në dorë kjo çështje opozitës367. Mitingu u mbajt vetëm një javë para mbylljes së Parlamentit, me 23 Shtator368. Edhe pse ishte pothuajse i balancuar ku kishin marrë pjesë në fjalime edhe katolikë, apo edhe të krahut opozitar, mitingu dhe fjalimet ishin të kontrolluara, dhe nuk lejohej asnjë fjalë kundra Jugosllavisë369.

Problem i Vermoshit në prag të fushatës i kishte bërë aq shumë presion qeverisë dhe i kishte ulur pikë asaj në vlerësimin e opinionit në Shkodër, nga artikujt që kishte shkruar gazeta opozitare kryesisht saqë ato kishin tentuar ta mbyllnin dhe t’i konfiskonin plotësisht numrat e asaj gazete në atë kohë. Madje ishin mbajtur në polici edhe shpërndarësit e gazetës370. Kundërshtia e fortë që iu bë nga deputetët e Shkodrës, mbështetës dhe drejtues të kësaj gazete, sikurse ishte vetë Luigj Gurakuqi, e bënë Kryetarin e Parlamentit t’i drejtohej kryeministrit (A. Zogu) me anë të një shkrese zyrtare, që të vijë në interpelancë Ministri i Brendshëm për t’u pyetur se çfarë masash kishte marrë kundrejt veprimit të Prefektit të Shkodrës, lidhur me këtë veprim371.

Gjithashtu gjatë gjithë vitit 1923, në Shkodër kishte pasur raste kur ishin hedhur trakte të ndryshme ose ishin vënë në vende publike kundra qeverisë dhe grupit të Klikës. Duke i bërë thirrje qysh herët që të mos votohej më ky lloj qeverisës apo këto lloj deputetësh372. Këto lloj shpalljesh apo traktesh jo rrallë herë kishin rënë edhe në dorë të organeve kompetente të Xhandarmërisë së asaj kohe, e cila e shihte me shqetësim dhe që jo rrallë herë e dinte se pas tyre fshiheshin njerëzit që mbështesnin grupin katolik të asaj kohe në parlament.

Veprimtaria e klerit katolik kontrollohej dhe studiohej imtësisht në atë kohë në Shkodër. Ministrisë së Punëve të Brendshme i shkonin telegrame të herëpashershëm në këtë kohë në lidhje me lëvizjet e priftërinjve katolikë. At Pal Dodaj ishte në vëmendje të tyre shpesh here, sidomos pas vizitës së tij në Greqi në gushit e 1923. Ai dyshohej se mos kishte shkuar në atë vend për të bërë një lloj lidhje politike me ortodoksët, të cilët dyshoheshin se mos lidhja dhe mbështetja do ju vinte nga Greqia, dhe do të dilnin së bashku në zgjedhje373. Në të vërtetë rruga për atje ishte në kuadrin e konvertimit të një pjese të shqiptarëve të besimit ortodoks në atë katolik, dhe lidhjes së Kishës Uniate në Shqipëri, të këtyre zonave374. Gjatë kohës zgjedhore dhe më përpara politika nuk ishte duke u bërë vetëm nëpërmjet mitingjeve dhe gazetave apo shtypit në përgjithësi, por jo rrallëherë përdoreshin edhe vendet

367A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 67, fl. 1. 368A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 67, fl. 2. 369A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 67, Po aty 370A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 100 fl. 57. 371A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 100 fl. 59. 372A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 101 fl. 1. 373A. Q. SH., F. 152, V. 1923, D. 1041 fl. 1. 374 M. Ë. E. Peters, Përballja, 64 – 65.

Page 102: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

79

e kultit për një veprim të tillë. Në kisha dhe xhamia jo rrallë herë në predikimet e tyre, përdoreshin edhe ide politike. Në të dy krahët kishte ndikim politik aspekti fetar, grupimi politik Ora e Maleve, i përkiste katolikëve dhe drejtues ideologjik kishte Imzot Lazër Mjedën, Arqipeshvin e Shkodrës, dhe vëllain e Dom Ndre Mjedës, deputet që ishte në krahun e bllokut të ri katolik. Aktivitet i fortë bëhej jo vetëm në Shkodër por edhe në zona të forta katolike siç ishin Mirdita apo edhe Lezha, ku ipeshkvinj edhe priftërinj të ndryshëm bënin mbledhje375 e propagandonin në lidhje me votimin në krahun e opozitës katolike.

Ndërkohë që Z. Kalluçi, nënprefekti i Lezhës, shpeshherë kishte bërë thirrje që të arrestoheshin një grup prej këtyre priftërinjve sepse shihej se propaganda ishte kundra qeverisë376. Megjithatë asnjëherë nuk ndodhi një veprim i tillë dhe arsyeja ishte se në një kohë të tillë një veprim si ai i lartkërkuari, do të kishte bërë bujë tepër të madhe dhe do të përdorej politikisht nga blloku katolik, duke akuzuar qeverinë për një cënim të të drejtave zgjedhore. E kështu qeveria edhe pse ishte në dijeni nuk merrte asnjë masë të tillë, edhe pse nënprefekti, edhe pse jo brenda kompetencave të tij, jo rrallëherë vepronte në krahun e mbështetjes së krahut zogist. Jo si Ahmet Zogut kryeministër por e Ahmet Zogut si drejtues politik i grupimeve pro tij në zgjedhje.

Megjithatë edhe ndërmjet klerit kishte mosmarrëveshje edhe pse ata ishin sporadike. Disa prej tyre tashmë nxiteshin të dilnin edhe jashtë urdhërit të fretërve duke u lidhur me interesa përtej kufirit shqiptar, siç mund të ishte lidhja që kishin ata në Zadrimën me Jugosllavinë dhe pagesat që merrnin nga ky shtet. Apo siç ishte rasti i Monsinjor Kolecit i cili akuzohej nga qeveria se bashkë me fretërit e tjerë merrte subvencione nga 5 – 25000 franga ari. 377Një pjesë e subvencioneve merreshin nga ndërlidhësi Lukë Luka, 378 i cili njihej edhe në Shkodër si filojugosllav, e nuk kishte fort emër të mirë që në përfshirjen e Shkodrës nën qeverinë e Tiranës, në 1920.

Një element tjetër, që u përdor më së tepërmi në këto zgjedhje, ishte edhe përdorimi i tezës kantoniale nga katolikët në këtë kohë. Vetë Monsinjor Lazer Mjeda kishte shprehur këtë mendim për një veprim të tillë. Ai e shihte zonën me besim katolik si një zonë e cila mund të përfshinte një kanton të katolikëve në veri të Shqipërisë. Ai e shihte zonën katolike si pa hapësira politike dhe në qeverisje, sepse këtë qeveri e kishin zënë më së shumti toskët. 379Megjithatë kjo propagandë që nuk zuri fort rrënjë në pjesën më të madhe të atyre kandidatëve të mëvonshëm, ishte një tezë që mund të ketë shtuar pikë, për t’iu afruar më shumë këtij grupi një pjesë e elektoratit të kohës. Por kjo nuk ishte aspak e favorshme e aq më shumë e nevojshme, për të ndodhur në Shqipërinë e asaj kohe, kur vetë gazeta opozitare propagandonte se kufiri i veriut ishte në rrezik nga Jugosllavët380.

Gjithashtu nën kontroll ishte edhe besimi ortodoks edhe ai mysliman. Tek i pari kontrolli ishte më i pakët. Në përgjithësi ata kontrolloheshin në lidhjet që kishin me Jugosllavinë, për shkak se krahu ortodoks i veriut e kryesisht i Prefekturës së Shkodrës, lidhjen e kishte me këtë Shtet. Besimtarët ortodoksë, duke qenë se ishin të pakët në numër, nuk kishin ndonjë organizim politik të mirëfilltë në prefekturën e Shkodrës. Megjithatë gjatë gjithë vitit 1923, kishte pasur një ardhje më të shpeshtë të priftërinjve ortodoksë nga Beogradi. 381 E gjithashtu disa prej tyre kishin shpërndarë edhe para, 382 për të pasur një mbështetje më të madhe në popullsinë ortodokse në vend, në krahasim me ata që kishin qenë

375A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 197 fl. 6. 376A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 197 fl. 11. 377A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 200 fl. 19, 21. 378A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 200 fl. 18. 379A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 200 fl. 13. 380Ora e maleve, V. I, Nr. 25, 29 Shtatuer 1923, fq. 1. 381A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 201 fl. 3. 382A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 201 fl. 6.

Page 103: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

80

më parë. Por asnjëherë nuk shihej se kishte një propagandë politike, ngaqe ishin interesa dhe fuqi politike pothuajse inekzistente në Prefekturën e Shkodrës.

Komuniteti mysliman në këtë prefekturë përbëhej nga besimtarë etnikë të hershëm që gjëndeshin në pjesën më të madhe të zonave elektorale të kësaj prefekture, duke qenë në një numër më të paktë në Mirditë dhe në Lezhë. Pjesa më e madhe e atij grupimi që njihej si musajukan nga grupimi i orës së maleve, i përkiste besimit mysliman dhe në të njëjtën kohë ishte mbështetësja më e madhe në numër e qeverisë. Por në këtë kohë nuk shohim se kishte një parti politike të mirëfilltë që kishte një gazetë e cila mbështeste pozitën. Gazeta “Vllaznia”, ishte një gazetë e cila ishte në krahun e pozitës dhe në këtë kohë ishte gazeta më e fortë prozogiste në prefekturë. Propaganda politike ishte më e pakët ose më e fshehur në kultet fetare. Vetë hoxhallarët kërkonin një nxitje më të fortë për të nxjerrë më tepër figura politike nga ana e tyre, për t’u përballur me krahun katolik sikurse ishte At Fishta, apo Imzot Bumçi383. Kjo tregonte se mbështetja politike që bënte kleri katolik, ishte duke dhënë rezultate edhe politike. Një gazetë e vetme nuk kishte forcë përballë gazetës “Ora e Maleve”, dhe revistës “Hylli i Dritës”, që i jepnin mbështetjen kryesore bllokut katolik.

Qeveria ushtron kontroll të madh jo mbi besimin mysliman apo njerëzit e fesë myslimane, por mbi elemente të veçantë të besimit mysliman të cilët mund të shiheshin se ishin kundër krahut qeveritar. Një vëzhgim i imtësishëm në këtë kohë, shohim se bëhet mbi Sulçe beg Bushatin. Ai ishte ndër njerëzit të cilët ishin kundër qeverisë. Gjatë gjithë vitit 1923 shtëpia e tij ishte vëzhguar dhe dihej që bëheshin mbledhje për të bërë propagandë antiqeveritare, 384 e gjithashtu botoheshin edhe libra kundër qeverisë. Në një kundërpërgjigje të dhënë nga vetë Ministri i Brendshëm, ku mban firmën e Ahmet Zogut, ai lajmëron që Libri automatikisht të mos lejohet të botohet e të shpërndahet. 385 Grupimi që do krijojë në këtë kohë Sulçe begu, do të bashkëpunojë më vonë gjatë fushatës zgjedhore për t’u përfshirë me grupimin e Orës së Maleve386, kundër grupimeve prozogiste. Një gjë e tillë dihej me kohë nga Ahmet Zogu, i cili kishte bërë një kontroll të imtësishëm të veprimtarisë së tij. Por ky bashkëpunim duhej parë me sy pozitiv dhe në një kuadër vërtet model, përsa i përket bashkëpunimit fetar dhe mungesës së incidenteve, sikurse kishte ndodhur në zgjedhjet e mëparshme. Tashmë nuk diskutohej aspak raporti fetar mes dy grupimeve, sepse ishte i ruajtur aq sikurse kishte qenë më parë. E gjithashtu tashmë, siç edhe u tha, as brenda grupimit katolik.

Ajo që shihet nga çka u tha më sipër është fakti se ndër tre komunitetet fetare, krahu katolik ishte kontrolluar gjatë gjithë kohës nga qeveria dhe veçanërisht Ahmet Zogu. Deputetët katolikë, ata që i përkisnin opozitës, ishin ndër kundërshtarët më të fuqishëm të tij edhe para zgjedhjeve në replika të shumta parlamentare. Megjithatë konkurrencë dhe akuza nuk kishin vetëm me krahun qeverisës dhe atë musajukan në Shkodër, por edhe me një grup tjetër pro qeverisë dhe kundërklerikal.

Një grup tjetër, i cili u krijua në Shkodër, ishte edhe grupi i vëllezërve Ivanaj, grupimi Republika. Edhe ky grupim kishte gazetën e vet me të njëjtën emër, që kryesues kishte Nikolla Ivajan, ish deputetin e Shkodrës në legjislaturën e parë të v. 1921. Grupi gjithashtu kishte mbështetje nga Ahmet Zogu dhe konsullata Italiane të cilat edhe e subvenciononin. 387 Karakteristikë e këtij grupimi dhe risi e këtyre zgjedhjeve në këtë kohë në Shkodër, është larmishmëria që sollën, në lidhje jo vetëm idesh, por edhe konceptesh. Që në emrin e tyre flitej për një sistem republikan të qeverisjes së Shqipërisë. Ky grupim nuk shihte thjesht një

383A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 202 fl. 7. 384A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 201 fl. 12. 385A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 202 fl. 16. 386Ora e maleve, V. I, Nr. 43, 24 Dhjetuer 1923, fq. 1. 387 Kolec Çefa, Luigj Gurakuqi, 129.

Page 104: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

81

luftë idesh, por një luftë njerëzish e interesash. 388 Në programin e saj të shprehur që në numrin e parë të gazetës, ajo ishte për një sistem republikan, një shkollë shtetërore fillore dhe të mesme, e gjithashtu për heqjen e fesë dhe simboleve fetare nga shteti, pasi kjo nuk është askund në shtetet e mëdha perëndimore. 389Kështu shprehet ky grupim në programin e tij. Kjo gjë tingëllonte dhe replikonte edhe me grupimin e “Orës së Maleve”, i cili ishte një grupim proklerikal i krijuar nga ai vetë. Ajo që në këtë rast është si kundërpërgjigje, është fakti që si gazeta ashtu edhe revista katolike, nuk merren aspak me konceptin e grupimit politik partiak republikan, por me nëntekstin që ai përmbante.

Në muajin dhjetor 1923, janë dy shkrime, njëri tek “Hylli i Dritës”, e tjetri tek gazeta “Ora e Maleve”, të cilët janë si paralajmëruese të rrezikut të socializmit, 390 si dhe Masonerisë391. Me anë të këtyre artikujve mundoheshin të paraqisnin rrezikun që i kanosej vendit nga këto dy rryma fort të lidhura me njëra–tjetrën. Ky botim në këtë kohë, aq më tepër në prag të votimeve të zgjedhësve të dytë, ishte më tepër një kundërshti ndaj grupimit të Republikës dhe drejtuesit të saj Nikolla Ivanaj, i cili ishte një antiklerikal dhe një njeri framason të cilin edhe vetë e deklaronte. 392Ata deklarojnë se, masonët thonë se nuk janë kundër fesë, po kundër klerit. 393Si pjesë e kundërshtisë së një sistemi klerikal në jetën politike, ishte edhe grupimi Republika. Element pozitiv i grupimit ishte fakti se ata kërkonin njëherë e mirë zgjidhjen e problemit të qeverisës: kërkonin një sistem republikan, sepse kjo nuk e personifikonte në një njeri shteti por në një të mirë të përbashkët. 394Personifikimi në një njeri të vetëm ishte sistemi mbretëror, në kuadër të të cilit ishte edhe Këshilli i Naltë. Kurse grupimi i Orës së Maleve njihte tërthorazi apo direkt vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të cilët e kishin lënë Shqipërinë një sistem mbretëror.

Megjithatë edhe grupi i Republikës nuk pati ndonjë mbështetje të madhe në popull. Ai nuk arriti të nxirrte asnjë deputet, dhe vetë Nikolla Ivanaj nuk arriti të fitonte edhe pse kishte një njohje të mirë në Shkodër. Por duke pasur parasysh lidhjen e fortë shpirtërore të shqiptarëve, akoma me nocionet fetare, e duke pasur një lidhje të fortë të idesë politike me atë

388 Republika, V. I, Nr. 1, 24 Tetuer 1923, fq. 1. “Programi i ynë për realizimin e të cillit e kena temelue kët fletore, përmban: 1. Shkolla fillore dhe e mjesme ka me kenë vetëm në dorë t’organve qeveritare. 2. Organizimi, mbi temele të reja, i Drejtësis – si gjygje ashtu ende jashtë – që bashkë me shkollën asht ma inalti funkcion i Shtetit modern. 3. Reorganizimi, organizimi, e sidomos për kohnat e para, për bashkimi administrative, përjashtimi, për sat ë jenë e mundur, i të huajve, dhe të marrunit në punë i njerzve competent për msime të kryeme dhe të pa njollë për moralitet politik e shoqnuer; kshtu do të zhduket i turpshmi spektakël i nepotizmit, i vijuem si nji trashëgim oriental, prej disave, përse shum të padijshim, me dam të nalt të popullit edhe të përparimit të ti, i zanë sot ma të naltat e ma të delikatshmet vende të mashinës shtetnore. 4. T’ardhunat direkte të dhetat – arsyetisht progressive tue i përjashtue pasunitë e vogla tue mos i vorrfenue ata të naltat: rezhimi special për tokët e punueme drejt per drejt prej pronarve; t’ardhunat direkte – gjymryqet e tj. – krejt e san ë nji hise përjashtimi i prodhimeve të nevojës kombëtare. 5. Ndima e lecime i zhvillimit tregtar të përmbrendshmit e të përjashtëshmi. 7. Punimi i rrugëve modern tue i lidhë gjytetet ndërmjet tyne si dhe me dhenat e jashtme. 8. çfrytimi racional i nëntokës edhe i pasunive në natyrshme. 9. Revizioni i pasunive mbendshme për përfitime t’atyne qëllimeve shoqnore, që me ligj të veçantë do të caktohen – i të gjith pasunive të pa tundshme të komuniteteve fetare të ndryshme edhe ndalimi i çfarëdo pronie a të drejtës pronie për t’ardhshme. 10. Të demit absolute të çfarëdo fejet a besimit prej Shtetit: të gjithë ata akte me karakter civil qi deri sot kan kenë në kompetencë të fenave të ndryshme, do të kryhen prej organeve shtetnuer. 11. Ndalimi absolute edhe i përgjithshmi – por pa përjashtime, qi mund të shtinë dyshime, prej të gjitha zyreve edhe prej çdo fazet t’ Arsimit shtetnuer i ministrisë e të fenave a të sekteve fetare mbasi që ky parim asht i gjendur edhe në shtete të mbëdhaja të gjytetnueme edhe nji fejet aq ma tepër do të ndiqen edhe do të shtihen në veprim në Shqypni, ku ministritë e fenave të ndryshme, në vend që me dishrue edhe me pasë në kujdes fatëbardhësinë e popullit, e deshtne e patne në kujdes. 389 Republika, V. I, Nr. 1, 24 Tetuer 1923, Po aty. 390 H. D., V. 1923, Nr. XII, fq. 543 – 545. 391Ora e maleve, V. I, Nr. 39, 4 Dhjetuer 1923, fq. 1. 392Nikolla Ivanaj, Historia e Shqipëniës së Re, 67 393Ora e maleve, V. I, Nr. 39, 4 Dhjetuer 1923, Po aty. 394 Republika, V. I, Nr. 1, 24 Tetuer 1923, Po aty.

Page 105: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

82

fetare në bllokun katolik, idetë dhe mendimet e tij e patën të vështirë të krijonin pasuesit e nevojshëm pas vetes.

Shprehja më e lartë e marrjes së Klerit Katolik të asaj kohe, në zgjedhje në mbështetjen politike që i jepte grupit të Orës së Maleve; është letra që i drejtohet zgjedhësve të parë dhe të dytë përmbi zgjedhjet e Kuvendit Kushtetues395. Mbi bazën e kësaj letre, e cila mbante datën 30 tetor 1923, shprehej mbështetja që i jepej grupimeve politike të cilat mbështesnin zhvillimin e politikës mbi baza e parime të krishtera. Në fakt letra është e tillë që flet në parim dhe nuk përmend aspak grupimin Ora e Maleve, por lë të nënkuptohet se përderisa ky grupim është i krijuar mbi këto parime siç edhe Kleri i lartë, i jep mbështetjen. Nënshkrues të kësaj letre ishin Arqipeshkvi i Shkodrës dhe Durrësit, si dhe Ipeshkvinjtë e Safës, Pultit, dhe Ipeshkvi Abat i Mirditës. 396Letra ishte pothuajse një muaj përpara zgjedhësve të parë, të cilët kishin për të votuar me datë 26 nëntor, kurse zgjedhësit e dytë një muaj më vonë. Numri i zgjedhësve të dytë për Shkodrën si qytet ishte 40 vetë397, çka nënkuptonte se numri i zgjedhësve të parë, sipas rregullit të vendosur: 1 zgjedhës i dytë për 250 zgjedhës të parë, duhet të ishte rreth 10 000.

Zgjedhjet në fakt përfunduan me një sukses të plotë të grupit opozitar të Orës së Maleve dhe të Sulçe begut. Nga 6 zona që kishte Prefektura e Shkodrës, raporti ishte 5 me 1 për Opozitën, ku vetëm në Nënprefekturën Koplik fitoi grupimi proqeveritar398. Opozita arriti të fitojë mbi 66 % të votave në rang prefekture dhe shpalli si Ministra të Kuvendit Kushtetues vetëm kandidatët e Opozitës. Prefektura e Shkodrës ishte ajo që nxirrte më shumë deputetë, rreth 13, të cilët ishin të shpërndarë në një numër 8 katolikë dhe 5 myslimanë. Deputetët katolikë ishin Luigj Gurakuqi, Shuk Gurakuqi, Nush Bushati, Dom Ndre Mjeda, At Ambroz Merlaska, Luigj Koliqi, Hil Mosi, Pjetër Bumçi, ndërkohë që deputetët myslimanë ishin Xhemal Bushati, Ibrahim Gjyrezi, Hafiz I. Repishta, Iliaz Muka, Riza Dani. 399 E 7 prej tyre ishin për herë të parë deputetë nga Prefektura e Shkodrës.

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të dhjetorit 1923, në krahasim me zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të prillit 1921, në prefekturën e Shkodrës, ishin më të mirë ---------organizuara. Nuk pati asnjëherë probleme madhore apo incidente gjatë zgjedhjeve. Tashmë kishin një organizim më tipik politik, dhe jo një rrëmujë sikurse kishte ndodhur dy vite më parë. Këtu partia proqeveritare doli më dobët se kudo tjetër, e grupimet liberale ishin më të forta edhe falë ndihmës që u dha Kleri Katolik400. Problemet fetare ishin inekzistente, ndërkohë që grupimet ideologjike nuk munguan. Përsa i përket Klerit Katolik, ai arriti kulmin e tij politik në atë kohë, duke krijuar një grupim politik të mirëfilltë me baza demokristiane, të përngjashme me ata evropiane.

395 Fletore e Klerit Katalik të Shqypnis, V. I, Nr. 5, 1923, 107 – 110. 396 Fletore e Klerit Katalik të Shqypnis, V. I, Nr. 5, 1923, Po aty. 397A. Q. SH., F. 346, V. 1923, D. 7 fl. 2 – 6. 398Ora e maleve, V. I, Nr. 43 (Shtojcë), 28 Dhjetuer 1923, fq. 1. 399 Shtypi, V. I, Nr. 57, 28 Dhjetor 1923, fq. 1. 400 Dielli, 26 Prill 1924, fq. 2.

Page 106: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

83

Kapitulli III

Qëndrimi i deputetëve të Shkodrës në diskutimet me karakter ekonomik – social

- politik

III. 1. Çështjet e projektbuxheteve

Ashtu sikurse edhe shumë veprimtari të cilat gjatë vitit të parë të parlamentit ishin

kaluar në një formë të dobët në Këshillin Kombëtar, e njëjta gjë ndodhi edhe me problematikën e buxhetit. Parlamenti ishte hapur vetëm pas mesit të prillit 1921. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e viti kishte kaluar dhe se për këtë vit, buxheti dhe planifikimi i hyrjeve dhe i daljeve, ishte vendosur që në vitin 1920. Gjithashtu problematikat e shumta të dala që gjatë zgjedhjeve të 1921 dhe strukturimi administrative i parlamentit, në ndarjen e deputetëve në komisionet përkatëse, kishte marrë edhe kjo kohën e vet.

Koha kur nis të diskutohet vërtetë buxheti, është koha e qeverisë së Pandeli Evangjelit, pas tetorit 1921. Projekti erdhi me 27 tetor 1921, 401 dhe në të vërtetë nuk pati bisedime fort të zgjatura. I vetmi që u mundua të bënte një analizë të thellë dhe me detaje ishte deputeti Stavri Vinjau. Ai u mundua të tregonte të gjitha detajet që kishte ky buxhet me hyrjet e daljet, dhe u mundua të bënte një lloj nivelimi në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Ky buxhet kishte vështirësi të mëdha pasi ishte buxheti i parë, i cili realisht, nuk kishte një mbështetje mbi buxhetet e mëparshëm të shtetit tonë. 402

Një e metë tjetër e këtij buxheti ishte ndërrimi i qeverive, të cilat kishin kaluar nga një dorë në tjetrën. Pavarësisht se Vrioni nuk e kishte mbajtur fort shkurt qeverisjen, ai nuk kishte mundur të bënte asnjë plan buxhet. Kjo edhe për pengimin mbase politik të ndasive të grupeve në parlament.

Qeverisja e Pandeli Evangjelit, e dalë nga një koalicion i brishtë si ai i Bashkimit të Shenjtë, me sa duket kishte arritur të krijonte një buxhet të tillë. Ky projekt nuk kaloi krejt lirshëm herën e parë që u paraqit në Parlament. Stavri Vinjau, në një fjalim të gjatë të mbajtur në parlament i bëri një analizë të tillë të detajuar krejt projekt buxhetit. Ai u mundua të paraqiste çdo lloj vlerësimi, në të gjithë sektorët e përshkruar në projekt.

Ajo që më duket e çuditshme, ndryshe prej dy viteve të më vonshme, në paraqitjen e parë, Luigj Gurakuqi, nuk jep asnjë lloj komenti, as pozitiv, as negative. E po ashtu asnjë nga deputetët shkodranë që ndodheshin aty. Edhe pse në të vërtetë ishin të gjithë, përveç Dom Ndre Mjedës, i cili mungonte. 403

401 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 521. 402 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 524. 403 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 521.

Page 107: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

84

Arsyeja e vërtetë e një veprimi të tillë, është te fakti i ndërtimit të qeverisë. Kjo qeveri e cila kishte dalë nga koalicioni që u përmend më sipër, kishte pasur si iniciatorë edhe deputetët e Shkodrës të cilët kishin dhënë mirëkuptimin për një koalicion e qeveri të tillë. Kjo i bënte ata përgjegjës në veprimtari dhe mbështetës të kësaj qeverie. Madje edhe mungesa e Dom Ndre Mjedës nuk ishte e rastësishme. Ai kishte qenë ndër deputetët që kishte ndërmjetësuar për krijimin e atij koalicioni, dhe mbi të gjitha, me Pandeli Evangjelin kishte njohje të hershme.

Përderisa ky projektbuxhet linte për të dëshiruar, normal që ata nuk kishin se çfarë të lëvdonin apo të mbronin, ndaj zgjodhën rrugën e heshtjes. Por ajo që vërehej më shumë, ishte sjellja e Luigj Gurakuqit, të cilin lidhja në Bashkimin e Shenjtë, e kishte bërë subjektiv, edhe pse pasiv.

Pas gjithë asaj faze pastabiliteti që ndodhi gjatë muajit dhjetor 1921, fundi i vitit e gjeti vendin me një qeveri më të qëndrueshme, e cila do të qëndronte për gati një vit. Kjo ishte qeveria e udhëhequr nga Xhafer Ypi. 404 Edhe pse ishte fundi i viti 1921, dhe në këtë kohë nuk kishin mundur për më shumë se një gjysmë viti, që të krijonin një buxhet apo plan buxhet, për 1922, nga ana e qeverisë, viti i ri qeveritar ishte në rrezik të niste pa një plan ekonomik sesi do të operohej në të ardhmen.

Tre ditë pasi qeveria kishte ardhur në pushtet, nisi diskutimi për buxhetin e viti të ardhshëm. 405 I gjithë diskutimi varionte, ndërmjet përdorimit të buxhetit të vjetër, apo marrjes së një kredie mbi bazën e këtij buxheti të papërdorur. Për Stavro Vinjaun, i cili kishte qenë edhe një ndër njerëzit të cilët e kishin kundërshtuar shumë planbuxhetin e vendosur në kohën e Pandeli Evangjelit, është pikërisht faji i këtij të fundit i cili nuk arriti të rakordonte me parlamentin për krijimin e një buxheti, apo që e la të digjej buxheti i parlamentit. 406

Për herë të parë shohim edhe një reagim të Luigj Gurakuqit, i cili e pranon që tashmë nuk ka kohë për një buxhet të plotë, në një kohë që viti po mbyllej, por e mira ishte të veprohej për marrjen e një kredie nga ana e qeverisë dhe të veprohej me të. 407 Ky në fakt duket një propozim, cili jepet për të dalur nga situate. Këtë e pranon edhe vetë kryeministri, i cili e pranon që të përdoret, edhe pse ka shumë mangësi, edhe pse viti 1922 parashikohej të kishte një volum pune, dhe plane krejt tjera nga ai i vitit që sapo po mbyllej. 408

Sikurse shihet qeveria është pro përdorimit të atij viti, por falë mungesës së një përshtatjeje nga viti në vit, ky buxhet linte hapësira për mungesa. Si rezultat i kësaj, një pjesë e mirë e probleme që do të dalin në qeverisje deri sa të krijohet buxheti i ri, do të vinin si rezultat i këtij defekti. Ajo që të bie në sy, është fakti se Luigj Gurakuqi, nuk e kundërshton faktin e mos përdorimit të buxhetit nga Pandeli Evangjeli, kjo të lë të kuptosh se tashmë pasi çdo gjë ishte fashitur në ndarje, nga ai kualicion i brishtë, e kupton edhe ai që ai kryeministër kishte qenë pasiv në veprimet e tij politike, dhe detyrat që do të ishte dashur t’i kryente. Atij 404 Kastriot Dervishi, Historia, 156. 405 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 650. 406 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 651. 407 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 652. “Pra për me mbet në Ligjë, lypset që qeveria të nderojë vendimin e parlamentitpër q’i përket buxhetit të vitit 1921, i cili t’i vejë si bazë, apo të vijë para se të kalojë moti të kërkojë nji kredi provizuar. Mendimi im asht qi qeveria të mbajë vendimin e parlamentit mbi atë të vitit 1921, se tue kërkue nji kredi për dy muaj e në tjetrën anë Parlament e Qeveri t’i japin dorën shoqi shoqit për të formue nji buxhet të ri sa më parë, tue pat buxhetin e 1921 për bazë, për me kenë në rregull duhet qi qeverija të pervedojë nevojat dhe jo të bahet sikurse asht ba qi deri sot prej nji kaptine të hollat hidhen ne nji tjatër. ” 408 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 665. “Z. KRYEMINISTRI. Qeverija e sotshme ket buxhet e pranon, por si e dini Zotnija e j’Uej nevojat shtetnore nuk janë në qëndrim te perparshem, e shpenzimet jane shtue: p. sh. Ministria e P. Botore vjet nuk ka pas inxhinier të huej dhe sivjet ka 50; gjith’ashtu në Ministrinë e P. të Brendshme organizasioni asht shtue me rasen e lirimit të kufive. Nga këto arsyena, qeverija me gjithë që do të mbajë si për bazë buxhetin e vërtetuem prej Z. s’Uej, do të jetë i shtërnguem me ba ca ndryshime. Me qenë që kjo qeveri ka vetëm tri dit qi asht në fuqi, dhe qi nji buxhet para tre muajve nuk mund të paraqitet, Z. s’Uej për 5 – 6 ditë nji buxhet provizor për dy tre muaj, deri kur do të mundim, t;u paraqitim buxhetin definitive. ”

Page 108: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

85

nuk i kishte mjaftuar as përkrahja e të dy krahëve për të pasur hapësira në parlament për shumë veprime, në të cilët do të ishte dashur bashkëpunimi i Parlamentit. E në rastin konkret përgatitja e kalimi i buxhetit për vitin 1922.

Duke mos qenë të përgatitur për një buxhet të plotë, qeveria e Ypit si mënyrën më të mirë për të diskutuar buxhetin dhe për të bërë një buxhet, krijoi një pjesëtim të buxhetit që duhet të ishte i plotë. Për herë të parë u krijua buxheti tre mujor. Edhe pse sikurse u tha, për krijimin e buxhetit të viti 1922, u mor për bazë ai i një viti më parë, ndryshimet me të dolën që në fillim. Tashmë ishte krijuar Ministria e Punëve Botore, e cila do të shihej si një ndër më të rëndësishmet deri në fund të periudhës. Tashmë kjo e kishte ndryshuar pak strukturën e mëparshme. 409

Në këtë kohë e në vazhdim, do shohim se deputetët shkodranë, gjithnjë e më shumë bëhen aktivë, në analizimin e buxheteve, sikurse ata që shohin hapësirat abuzuese dhe bëjnë kritika, ashtu edhe ata që në fakt edhe pse lehtas japin një mbështetje e mbrojte këtij buxheti. Që nga kjo fazë e më pas shohim se dalin nga amullia e vitit të mëparshëm.

Luigj Gurakuqi ishte një ndër deputetët më aktiv të kësaj kohe sidomos për sa i përket buxheteve. Ai ishte edhe drejtues i komisionit parlamentar të buxhetit, sikurse të administratës dhe këto dy komisione lidheshin mjaft mirë, edhe në punën që ai bënte në Parlament. I interesuar për çdo pjesë të buxhetit, propozon që të diskutohet për çdo ministri, e jo en block sikurse ishte propozuar nga qeveria. 410 Kjo do të thoshte se i duhej kushtuar çdo detaji vëmendja e duhur, dhe se nuk ka vend që të kalohen pjesë apo ministri të tëra në buxhet, pa u diskutuar.

Sjellja e tij ishte e tillë që gjatë gjithë kohës, kërkon që të shohë gjithnjë e më shumë se ku gjenden hapësirat për të kursyer. Sjella e tij është një përpjekje mes dy kufijsh, në një krah ishte kursimi i madh, që kërkonte të bënte komisioni i buxhet, kryesues i të cilit ishte vetë ai, dhe në krahun tjetër shpenzimet më të mëdha që kërkonte të bënte qeveria. Megjithatë shpesh herë nuk kishte një kornizë të saktë të kësaj forme e stili. Në disa aspekte edhe Luigj Gurakuqi nuk është në atë politikën e tij kursimtare, madje ndodh që të jetë edhe në krahun e qeverisë. Dy janë fushat më të rëndësishme ku pa diskutim afrohej me qeverinë në buxhetin e vitit 1922.

Aspekti i pare është trajtimi që i duhet bërë Regjencës. Buxheti i këtij institucioni, si më i larti institucion personifikues i shtetit duhet të ishte një buxhet, i cili duhet ta justifikonte rolin që kishte regjenca në vend. Ai kërkon me çdo kusht që buxheti i këtij institucioni aspak mos të zvoglohet, si rradhë herë një kërkesë e tillë, ama e justifikuar nga ana e tij. Duke qenë se regjenca ishte institucioni përfaqësues edhe në aspektin diplomatik ajo duhet të ishte e kompletuar, e rregulluar, me një stil të ngjashëm me ekuivalentët e tyre në Evropë.411 Për të ishte e papranueshme që Regjentët prisnin delegacionet e huaja në Ministrinë e Jashtme sepse Regjenca nuk ishte e kompletuar aspak. Ky lloj bisede të lije të kuptoje edhe për trajtimin që i bëhej këtij institucioni, deri sa diskutohej edhe mobilimi i tij, dhe se shumë takime ishin bërë në Ministrinë e Jashtme, do të thoshte se kjo ministri tentonte ta paraqiste veten si monopol i marrëdhënieve diplomatike. Megjithatë për Luigj Gurakuqin shohim se këtu ka një kritikë; ai nuk pranon që mobiljet të blihen jashtë por brenda vendit, edhe nëse këto janë më shtrenjtë, sepse paraja qarkullon në vend.

Aspekti i dytë kur bëhet palë me qeverinë në organizmin dhe mbështetjen e buxhetit të një ministrie, është rasti i Ministrisë së Luftës. Ushtria ka një rëndësi të madhe për Luigj Gurakuqin. Kushtet dhe rrethanat që kishte Shqipëria e asaj kohe, shumë pak vite larg nga luftërat e shumta për dekada me rrallë, kërcënimi i fqinjëve nga ana tjetër, shto këtu edhe brishtësinë e kufijve që kishte vendi ynë, e bënte këtë njeri të afërt me ushtrinë dhe këtë 409 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 112. 410 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 111. 411 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 131.

Page 109: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

86

ministri. Për të ishte e rëndësishme, që së pari të dallohet objektivi i ushtrisë sonë, nëse kërkonte të ishte një ushtri për mbrojtje apo për sulm. 412 Qëllimi i tij ishte që të mos mbahej një ushtri kazerme, ajo kërkonte shpenzime të mëdha. Për të, rezervizmi do të ishte gjëja më e mirë, e kjo do ta fuste vendin në një shpenzim më të vogël se sa një ushtri e cila rri gjatë gjithë kohës, e veshur, dhe nuk ka nevojë vendi ynë për diçka të tillë. 413 Me rëndësi është se edhe me Ministrinë e Luftës, punët shkojnë mirë, ata jo rrallëherë e falënderonin Gurakuqin për gjuhën e përbashkët që kishin gjetur, sidomos në të njëjtën përpjekje për të krijuar buxhetin e kësaj ministrie. 414 Mbi bazën e kësaj mund të themi se pavarësisht sjelljes gjithnjë e në rritje opozitare që kishte ky deputet shkodran, në rastet kur qëllimet ishin kombëtare dhe mbi grupet politike, ai nuk bëhej çdo herë, palë penguese.

Madje Komisioni i Buxhetit është ai i cili lëvdon Ministrinë e Luftës për kursimet që kishte bërë, gjatë dhënies së kredisë, përpara se të bëhej buxheti i vitit 1923. 415 Kjo lloj marrëdhënie tillë pozitive nuk shihet me ministritë e tjera. Por objektivi i përbashkët i sigurisë territoriale, e bënte të ishte palë me ministrinë.

Nisur nga kjo shohim konceptin e tij të një qarkullimi të brendshëm të parasë në Shqipëri, jo në idenë e daljes së parasë jashtë. Difiçiti monetar ishte një ndër të këqijat më të mëdha të ekonomisë sonë të dobët, dhe ai e dinte fare mirë këtë.

Por kursimi për të duhet të vinte padyshim edhe në Ministrinë e Financave. Gjatë gjithë kohës, Luigj Gurakuqi, ishte për një shkurtim të administratave, por sidomos asaj të Ministrisë së Financës. Ai kërkon me çdo kusht në fillim rritjen e cilësisë së nëpunësve dhe më pas shkurtim në sektorët ku mund të bëhej kjo. 416 Renditja ishte e logjikshme, rritja e kualitetit të tyre do të thoshte që këta njerëz të bënin punë shumë më tepër dhe me kualitet se më parë, e kjo si rrjedhim do të ulte numrin e tepërt të nëpunësve, por puna nuk do të binte. Jo më kot ky deputet edhe në komisionin e administratës kishte kërkuar krijimin e ligjit për nëpunësin civil. Ky ligj do të vendoste kushtet e punës për administratën, dhe njëkohësisht nuk do të bënte të prekshëm njerëzit e aftë brenda kësaj administrate. Pavarësisht se Ministria e Financave shprehet se ka nevojë për nëpunës, për pensionet që duheshin dhënë, madje edhe për një skaf për të luftuar kontrabandën ujore, 417 për Gurakuqin, përpara se të jepen nevojat dhe shpenzimet që duhen bërë, duhet të thuhet se ku duhen të merren të ardhurat, cila është forma e burimit të tyre dhe sa duhet të jenë taksat që do mblidhen. 418 Racionalizimi i tillë me siguri do ta bënte më përgjegjëse qeverinë dhe sidomos Ministrinë e Financave, për kërkesa. Në një shumicë rastesh, shkurtimi i personelit vinte si kërkesë për këtë ministri. Një ministri e cila duhet të ishte shembulli për kursimin, jo rrallë herë kërkonte që të rriste personel. Nga njëra anë kërkohej që të mblidheshin taksat dhe kjo ishte justifikimi i saj për rritje personeli,

412 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 198. “Besoj se gjithë shtetet kur ja nisin organizacionin e ushtrisë, marrin parasysh qëllimin që do të ketë kjo ushtri d. m. th. a do të ketë qëllim ofensiv apo defensive. Besoj se qëllimi i ushtrisë shqiptare do të jetë defensive, dhe do të ketë qëllim përmbajtjen e qetësisë së vendit massi sbesoj kurrë se buxheti ynë do të na përmetoj të ngrefim nji ushtri offensive, e se ushtrija jp0në do të ketë qëllim me mbajt qetësinë, dhe për me shkel ngatërresat e mbrendshme. ” 413 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 205. -206. 414 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 199. 415 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1203. 416 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 137. “Reformimi i organizimit asht kurdoherë i mirë, por massi neve gjindemi në nisje, mund t’i epet shtetit t’onë, nji organizim sa ma i sempeltë, qi të jetë tue vu nëpunësa pak të zott e të shpejtë. Më 1919 kam qenë në Mal të Zi, n’Ylqin në nji vend bregdetit qi ka 4000 banues. Atje kam pa se nji njeri vetëm bante detyrën e Perfektit, të gjandarmërisë, të policisë, të limanit dhe shikonte edhe gjymrykun, edhe ndonjiher bante edhe hezifen e direktorit të postës, massi n’Ylqin se kish nevojë për nji drejtor poste, se gjithsej nuk vinin veç se 5 – 6 letra në javë. Në këtë mënyrë administrate shkonte far mirë, dhe arka e shtetit nuk u randonte me pagesë. ” 417 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 152. 418 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 155.

Page 110: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

87

por përderisa nuk kishte një justifikim me punë, gjëja më e mirë shihej që të mos rritej personeli.

Racionalizimi i nëpunësisë u kërkua nga deputetët shkodranë të opozitës edhe gjatë kohës së qeverisjes së Ahmet Zogut, sidomos kjo të ishte e kryer përpara vendosjes së buxheteve në Parlament. 419 Kjo do të thoshte që një pjesë e diskutimeve të buxhetit mbi bazën e fondeve të nëpunësve të ishin të përfunduara. Një ligj i saktë për këtë kategori do të shmangte debatet dhe abuzimet në vend. Pavarësisht se shumë prej deputetëve, kryesisht qeveritarë e akuzonin se kërkonte uljen e rrogave të nëpunësve, apo heqjen nga puna të tyre, qëllimi i tij ishte që buxheti të shkurtohej, të futej brenda hapësirave të mundshme të kapacitetit shqiptar. 420 Kundërshtari më i fortë i tij sidomos në këtë aspekt ishte Bedri Pejani, i cili ishte një përkrahës i qeverisë, pasi i përkiste partisë nga e cila qeveria Zogu kishte dalë. Ai shprehej se Gurakuqi vepronte pa e njohur situatën qeveritare, por vetëm atë parlamentare. 421 Shumë deputetë e dinin se një kërkesë e tillë ishte më se e drejtë, edhe se në shumë vende evropiane, ishte bërë, kjo formë e uljes së buxhetit, por duke qenë se ishin të krahut qeveritar, subjektivizmi i tyre shprehej qartë. Sidomos kjo u kundërshtua fort, me ardhjen në qeverisje të Ahmet Zogut, kontrolli që i bënte ai parlamentit, një pjesë të reformave i bënte të pakalueshme, edhe kur këto do e ndihmonin buxhetin.

Ministria të cilës kërkon që t’i shkurtojë në mënyrë racionale buxhetin, ishte Ministria e Jashtme. Ai kërkonte me çdo kusht që të lidheshin marrëdhënie diplomatike me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, si dhe me shtetet që kishin ndikim në vendin tonë, por ai kurrsesi nuk kërkon që shpenzimet të ishin tepër të mëdha. 422 Kjo gjë do të thoshte të tregoheshim racionalë. Për të ishte shumë e nevojshme të dihen edhe objektivat e politikës së jashtme dhe një rëndësi të madhe duhej t’i jepej edhe marrëdhënieve ekonomike jo vetëm politike. Nëse aspekti politik, qoftë ai i mbrojtjes nga kërcënimet e jashtme apo mbështetja në organizata ndërkombëtare ishte edhe i përkohshëm në disa raste, aspekti ekonomik i një vendi ishte i përhershëm. Marrëdhëniet ekonomike duhet të ishin në atë nivel që duhej ta ndihmonin vendin tonë, i cili për fat të keq ishte vendi më i varfër në Evropë.

Një kursim i rëndësishëm ishte edhe fakti i përmbledhjes së disa konsullatave nën një konsullatë të përgjithshme, sikurse ai merr shembull atë të Londrës dhe të Parisit. 423 Ky lloj bashkimi ndërmjet këtyre vendeve, e kishte si qëllim edhe për shkak të një politike të përafërt që kishin këto vende, si në aspektin evropian, ashtu edhe në marrëdhëniet me ne. Në të dy këto vende ishte vendosur fati ynë, në Konferencat e Ambasadorëve si në Londër ashtu edhe në Paris. Kjo sipas Gurakuqit duhet të na i bashkonte edhe ne Konsullatat. Por një shembull të tillë nuk e jep për shtete të tjera.

Krejt më i veçantë është perceptimi që ka ky deputet shkodran, për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shprehet se aspekti ekonomik duhet të jetë ai që duhet të dominojë për momentin, në krahasim me aspektin politik, në marrëdhëniet me këtë shtet dhe kjo duhet të jetë arsyeja që duhet të na bëjë ne, të vendosim një konsullatë atje. 424

Si një deputet i interesuar shumë për ekonominë, ai i trembet marrëdhënieve ekonomike pa përfaqësim. Situata ekonomike që kishte vendi ynë, dhe mësymja e huaj në

419 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 988. 420 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 990. 421 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 993. 422 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 213. 423 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 214. “Sa për legacionet, sit ha edhe ministri vetë lypset të gjëndena si njerëzish që të pëlqehen në dy hobore b. f. në Londër dhe Paris. Po unë jam i mendimit që në këto dy vende duhet të kemi njerëz t’onët dhe të zottë të dy, n’asht se nji nuk asht i pëlqyer në të dy hoboret, massi akoma nuk ka zanë vend qetësia në botë dhe vendi ynë nuk asht i konsoliduar si lypset, që të dijmë se ç’mejtojnë ata rrethe për neve. ” 424 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty.

Page 111: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

88

resurset tona natyrore, shpesh herë do e bëjë Gurakuqin, si një njeri i cili i sheh marrëdhëniet e jashtme të vendit tonë, më shumë nën prizmin e interesave ekonomike.

Synimi i tij në shkurtim fondesh duhet të vinte edhe në shpenzime individuale të stafeve diplomatike, qoftë në rrogat e tyre, qoftë edhe në akomodimin e tyre, për të cilët propozon që të jetojnë brenda legatave të tyre, duke përgjysmuar kështu qeratë. 425

Qëllimi i tij ishte për një diplomaci aktive, por në raport me buxhetin e vogël që kishte vendi ynë. Ka një ngjashmëri ndërmjet strukturimit të Ministrisë së Jashtme dhe strukturimit të administratës, mbi bazën e nëpunësve. Në të dy këta sektorë kërkon që më shumë se sa numri, të jetë cilësia e punës dhe aftësia e këtyre personave që duhet të sjellë rezultate. Pasi ai e shikonte se këta dy sektorë ishin ata që merrnin shumë fonde, dhe jepnin pak rendimente. Madje komisioni i shkurton fondin prej 300 000 frangash kësaj ministri duke mos e lënë të shtrihej në hapësira më të mëdha gjeodiplomatike në fillim të janarit 1923, gjatë dhënies së kredisë dy mujore. 426

Sektori i arsimit do të shohim se gjatë gjithë diskutimeve të buxheteve në vend, merr një trajtim të veçantë nga deputetët shkodranë por sidomos nga Luigj Gurakuqi. Ky njeri e njihte më mirë se shumë deputetët të tjerë këtë sektor, pasi gjatë viteve të mëparshme kishte qenë një ndër figurat kyqe të arsimit shqiptar. Aktiviteti i tij në arsim kishte nisur që në kohën e pushtuesve osman. Ndaj gjatë gjithë kohës, vepron midis një hapësire të tillë, ku nga njëra anë kërkon edhe këtu strukturim dhe ridemensionim gjeografik të shkollave, dhe nga ana tjetër kërkon që të mos i kursehet buxheti efektiv arsimit.

Ai e pranon se një pjesë e shkollave ishin hapur nga pushtuesit e ndryshëm në vend kryesisht ata të kohës së Luftës së Parë Botërore, dhe se sot ishin më të shumta në numër sesa duhej, dhe se merrnin fonde që më shumë harxhonin se jepnin rezultat. 427 Qëllimi i hapjes së tyre nga ana e pushtuesve kishte qenë afrimi i popullit shqiptar me këta pushtues, e që ndoshta ishin mbajtur me fonde të shumta mbi normën, por kjo kishte pasur qëllimin politik. Ama qeveria shqiptare e asaj kohe nuk e kishte atë qëllim, sikurse pushtuesit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ajo nuk kishte aq shumë fonde sikurse ata për mbajtjen e tyre. Megjithatë kjo lloj mbyllje nuk ishte e lehtë pasi gjëja më e mirë ishte që kjo të ndodhte nga një inspektim i njerëzve të aftë të arsimit, e jo mbi urdhëra qeveritar. 428

Vendi ynë kishte problem të madh jo vetëm mungesën e mësuesve, por edhe dy probleme të tjera; së pari ishte cilësia e ulët e tyre, dhe së dyti largimi i tyre nga arsimi dhe punësimin e tyre në sektorë të tjerë. Kjo e fundit e kishte shkakun nga rrogat e ulëta që kishte arsimi. E vetmja zgjidhje ishte rritja e rrogave të tyre, kur një mësues të kishte një rrogë të paktën të ngjashëm me një në punë të shtetit ai nuk do të largohej nga arsimi. 429 Një trajtim i tillë do të thotë që mësuesve t’u bëhej një trajtim i barabartë me nëpunësit, që do të thotë indirekt të njihej si nëpunës me status të njëjtë nga shteti si pjesë e administratës, pasi arsimi do të ishte ai sektor që në të ardhmen do të formonte kuadrot e rinj për administratë. Ky lloj vlerësimi që u duhej bërë arsimtarëve gjeti mbështetje edhe në deputetët e tjerë, sikurse ishte Ali Koprecka, i cili ishte plotësisht dakord me Gurakuqin, për rritjen e rrogave të mësuesve. 430

Efektiviteti i shkollave të fshatrave nuk do të vinte me hapjen e tyre në çdo katund, por bashkimi i tyre në një qendër katundi së bashku me vendet e qëndrimit. 431 Ky trajtim ishte i njëjtë me premtimin e përhershëm të qeverisë, për hapjen e konvikteve, kërkesën e Hil

425 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 215. 426 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1214. 427 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 176. 428 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 178. 429 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty. 430 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 181. 431 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 182.

Page 112: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

89

Mosit për to, ku ky i fundit, sikurse Gurakuqi ishte një njohës i mirë i realitetit arsimor në vënd.

Por përsa i përket arsimit shihet se deri para buxhetit të vitit 1923, si komisioni i buxhetit ashtu edhe projektbuxheti qeveritar, shkojnë pothuajse paralel. Qëllimi i përbashkët që kanë, bën që edhe në kredinë e fillim vitit 1923 të mos ketë përplasje dhe ajo kredi për arsimin të kalohej lehtësisht, edhe pas një kritike nga ana e At Gjergj Fishtës, ndaj qeverisë, për mos realizimin e strehës vorfnore në Tiranë. 432

Situata e vitit 1922 nuk dukej fort më ndryshe, se sa ajo e vitit 1921, për sa i përket buxheteve. Edhe në këtë vit buxheti për vitin 1923 nuk ishte i përfunduar brenda vitit 1922. Por nëse situata e vitit 1921 ishte ajo e cila e justifikonte mospërgatitjen në kohë të buxhetit te vitit 1922, me rrezikun e jashtëm në ndërhyrjen në Mirditë, me ndërrimin e herpashershme të qeverive, me grushtin e shtetit të dhjetorit 1921, dhe mbi të gjitha me aspektin e fillimit për herë të parë të buxhetit në vendin tonë, viti 1922 nuk kishte pasur këto probleme. Ky vit pothuajse i plotë kishte qenë nën një qeveri, dhe lëvizja e marsit 1922 nuk kishte lënë pasoja të shumta dhe ishte mbyllur shumë shpejt. Kjo shpjegohej vetëm me mosrakordimin e plotë ndërmjet parlamentit dhe qeverisë në përgatitjen e buxhetit. 433

Megjithatë në fund të dhjetorit 1922, qeveria e re tashmë e Ahmet Zogut kërkon dhënien e një kredie katër ditë përpara se të mbyllet viti për fillimin e vitit 1923. 434 Luigj Gurakuqi është totalisht kundra këtij veprimi, ai shprehet se qeveria po kërkon një kredi mbi bazën e buxhetit të ardhshëm, kjo është e papranueshme. Si do të bëhej një kredi mbi parashikimet se si do të ishte e ardhmja. 435 Logjika të çonte që në situata të tilla të veprohej ashtu sikurse bënte bota perëndimore, duke dhënë një kredi mbi buxhetin e kaluar. Por edhe ky buxhet asnjëherë nuk kishte qenë i plotë por i copëzuar në pjesë. Veprimi nuk duket nga një anë se ishte i rastësishëm, vendosja e një kredie të tillë në fund të vitit, ishte një taktikë qeveritare që në momentin e fundit të parlamentit të përfitohej ose një kredi, apo buxheti të kalohej me mjaft lehtësi në këtë moment. E përderisa buxheti fillonte me 1 mars 1923, të përfitohej një periudhë dy mujore shtesë dhe pa kontroll parlamenti. Megjithatë qeveria në gojën e Spiro Kolekës, shprehej se edhe nëse jepej një kredi nën parashikimin e të ardhmes, nuk do të ishte diçka absurde, pasi qeveria me buxhetin e kaluar nuk kishte dalur difiçit. 436 Qëllimi i komisionit të buxhetit që kërkonte mbështetjen e kredisë në buxhetin e kaluar, ishte fakti se duke qenë se buxheti i vitit 1922 ishte më i vogël, edhe kredia kishte për të qenë më e vogël. 437 Bashkë me Gurakuqin në një linjë ishte edhe Fan Noli i cili si drejtuesi i opozitës, e bëri më të fort kushtin duke deklaruar se e vetmja zgjidhje ishte kredia me bazë buxhetin e vitit të kaluar. 438 Ky diskutim u soll edhe si një replikë në mes të Komisionit të Buxhetit dhe Ministrit të Financave, Kolë Thaçi. Ministria e Financave e përgënjeshtroi akuzën se qeveria

432 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1216. 433 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1050. 434 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1049. 435 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1050. 436 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1051. 437 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1062. “Budgëti i 1921 për nji muej e gjysë e ka pasë shqyrtue Komisioni i Budgetit, e edhe pse u votue en bloc gjithnji ka pasë kalue neper duer të Komisionit. Gjithashtu edhe kredija e tre mujshme qi ju dha Qeveris, ju dha gjithmon në bazë të nji budgetit qi asht kenë parovue; makare en bloc, prej parlamentit. Qeverija na dolli përpara e na kërkon nji kredi në bazë të nji budgetit qi nuk e njofim aspak, e po ta provojmë këtë, do të bajmë ma keq se vjetin e parë, se atëherë pak a shumë parlamenti ka pasë nji idhe mbi atë budget e se sot nuk ka dijeni fare. U krijue fjala… X e u tha se budget ii paraqitur prej Qeveris asht i balancuem me të ardhunat. Mund të jetë se të ardhunat janë 18 milion e të prishunat 14 milion, por nuk mjafton kaqë, se duhet të dimë se ku e si prishen ata pare, ku janë ba kursimet, a asht nji kursim i vërtetë, pse nuk duam ta ngarkojmë popullin, po jo edhe ta gënjejmë”. 438 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1068.

Page 113: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

90

nuk ka sjellë një plan buxhet në parlament, duke deklaruar se këtë gjë e ka bërë në fillim të dhjetorit 1922. 439 Kjo ministri ishte kundërshtuese e kësaj kredie me bazë buxhetin e 1922. Madje në një deklaratë në janar 1923, Thaçi shprehet se qeveria buxhetin e bën mbi bazën e parashikimeve se si do të shkojë viti, por nuk mund të thotë ekzaktësisht se si mund të shkojë puna brenda një viti. 440

Në një kundërshti të tillë të fortë të Ministrit, Luigj Gurakuqi, fillon e ndryshon sjellje, ai tregohet më racional, duke kërkuar të vihet në votë. Pati dy propozime, ai i Nolit dhe ai i Sejfi Vllamasit, një prej anëtarëve të partisë së Zogut. 441 E që në fund mbi bazën e votave, fitues del propozimi i Vllamasit për kredinë mujore deri në shpallje të buxhetit të 1923. Duke u nisur nga përfundimet e këtij debati, mund të arrijmë në dy përfundime. Nga njëra anë, propozimi i Vllamasit kaloi në parlament për shkak të shumicës që ata kishin si parti qeverisëse dhe opozita nuk arriti të kishte votat e nevojshme për ta hedhur poshtë. Por nga ana tjetër, Gurakuqi pas deklarimit të Ministrit të Financave se qeveria e kishte sjellë buxhetin në dhjetor 1922, nuk u prononcua më për këtë problematik. Kjo të lë të kuptosh se në këtë rast, Komisioni i Buxhetit, me qëllim për t’i bërë një barrë qeverisë, kishte dashur ta pengonte dhënien e kredisë.

Por buxheti më serioz që u arrit të krijohej ndonjëherë dhe që u vu në raport të drejtë në një debat, ekonomiko – administrative – politik ishte buxheti i vitit 1923. Tashmë shumë kushte ishin krijuar sikurse duhej, kishte pasur një buxhet të kaluar, i cili edhe pse me shumë defekte, kishte arritur të regjistrojë në mënyrë të saktë të ardhurat e vendit si në dalje ashtu edhe në hyrje të ekonomisë shqiptare. Fakt tjetër ishte krijimi i copëzuar dhe kreditë e marra, të cilat për nga stili i përngjanin diskutimeve dhe menaxhimeve që duhet të bëheshin në një buxhet të plotë një vjeçar. Një faktor tjetër i rëndësishëm, ishte edhe qëndrueshmëria politike, qeveria e Xhafer Ypit dhe ajo e Zogut kishin pasur ngjashmëri në mënyrën e qeverisjes. Të dyja kishin në përbërje Ahmet Zogun i cili kishte kontrollin në to, dhe ishte i njëjti stil qeverisës. Kjo do të thotë se në një aspekt kishte pozitivitet, se kritikat bëheshin mbi bazën e një praktiket relativisht të gjatë qeverisëse. Nga ana tjetër drejtimi i Komisionit të Buxhetit i cili ishte në dorë të Luigj Gurakuqit, kishte bërë që edhe Parlamenti të mbante një qëndrim më uniform, drejt një minimizimi të shpenzimeve mbi të ardhurat.

Mbi bazën e kësaj pjekurie qoftë profesionale dhe kushteve në të cilat krijohej buxheti, ky buxhet mund të themi se ishte i vetmi që u arrit të analizohej sikurse duhej në Parlament.

Komisionin i Buxhetit, nën Luigj Gurakuqin gjënë e parë që bëri në lidhje me këtë buxhet ishte heqja e kredive të dhëna gjatë kohës që nuk ishte miratuar buxheti i vitit 1923. 442 Kjo do të thoshte se pavarësisht shumës së plotë që duhet të kishte buxheti, qeveria këtë buxhet e kishte nisur kohë më parë dhe kështu një pjesë e tij ishte shpenzuar. Por kjo realisht kishte edhe një problematikë tjetër, përderisa ishte marrë pa u miratuar, mbi bazë të kredive, një pjesë e tij duhet të ishte sjellur në parlament mbi bazën e veprave. Kështu që mosrealizimi apo mosfillimi i realizimit të shumë prej veprave ishte në krah të kundërt me qeverinë, dhe kjo shihej si pikë e dobët, që do të thoshte se ulte besushmërinë për buxhetet e ministrive përkatëse.

439 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1064. 440 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1200. 441 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1072. “Budget ii vitit 1923 en detail të lihet të bisedohet në Mars, por për me i lehtësue punën qeverisë, t’i jepet nji kredi e përmujshme në bazë të këtij budgeti. Nga ana tjetër për mos me votue nji budgetme sy myllun, e për me studiue disa pika, qi mund të kenë diferencë të madhe ndërmjet budgetit 1922 qi ka shqyrtue Komisioni i Budgetit, e qi meritojnë nji kritikë serioze, çdo pjesë e budgetit t’i jepet Komisionit q’i i përket. Komisionet e ndryshme t’i studiojnë pikat ma me randësi, tue thirrë edhe Ministrat competent. E kështu të Djelë ose të Martën mund të paraqitet budgeti në Parlament për bisedim, edhe në bazë të këtij të japim kredinë qeveris. ” 442 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 964.

Page 114: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

91

Luigj Gurakuqi analizimin e tij për buxhetin e bën mbi bazën e dy shtyllave; së pari mbi atë se cilat duhet të ishin taksat që duhet të vendoseshin, dhe së dyti mbi bazën e shpërndarjes së taksave në terren, pra taksa faktike. E gjithë kjo bëhej në mënyrë që populli mos të rëndohej me taksa dhe mbi të gjitha, qeverisja të ishte në shërbim të tij. 443

Sipas tij 10 ishin taksat kryesore, ku duhej parë me kujdes të cilat ndaheshin në tre kategori, a) ata që kishin të bënin me të ardhurat në natyrë, b) të ardhurat në blegtori – peshkim e industri, c) taksat e marrëdhënieve administrative. Shumë rëndësi kishte vendosja e taksës së të dhjetave. Kjo ishte një taksë bujqësore e cila vendosej mbi prodhimtarinë që toka prodhonte. Grupi i dytë i taksave ishte ajo që kishte të bënte me prodhimin qoftë blegtoral, apo edhe atë industrial. Taksa që ishte mbi kafshët e njohur, si taksa e xhelepit, ku së bashku me taksën e gjakut të shkonin në një të vetme. 444 Tashme edhe peshkimi sipas tij duhet të taksohej sidomos taksimi të ishte edhe nxitës për të krijuar mundësi edhe përpunimi në vend jo vetëm nxjerrjes si lëndë të parë. Në grupin e tretë përfshiheshin si taksa e trashëgimisë, e kadastrës, apo ajo e gjykatësit dhe e noterit. 445

Vendosja e taksave në këtë kohë shihet se është e studiuar mirë, ajo është bërë mbi bazën e një analize krahasuese ndërmjet modelit të vitit të kaluar, modelit të propozuar nga qeveria, dhe atë të parashikuar nga Komisioni i Buxhetit.

Taksat në praktikë ishin rreth 38 kategori, dhe ajo që vlen të theksohet është se në disa taksa kërkohej një ulje e tyre, sidomos në ata sektor të cilët kanë nevojë për t’u nxitur në rritjen e tyre në ekonominë e vendit. Kurse në disa tjera ka një rritje nga ana e komisionit për to. Kryesisht këto taksa ishin të atij lloji të cilët frenonin hyrjet e mallrave nga jashte me qëllim nxitjen e prodhimit vendas, tek këto mallra. Gjithashtu shihet se ndryshe nga herët e tjera nuk ka ndonjë tendencë direkte për t’u ndeshur me qeverinë. Si rrjedhojë, inatet partiake politike duket se janë lënë mënjanë, dhe arsyeja u shpjegua më sipër, mosrëndimi i popullsisë së thjeshtë.

Edhe nga ana e qeverisë shihet se ka një bonsens bashkëpunimi, sidomos pas pranimit të shumë prej kritikave nga ana e Ministrisë së Financave, që i bënte Komisioni i Buxhetit. Kol Thaçi e pranon se kritikat e Luigj Gurakuqit, ishin të buta por therëse, 446 një deklaratë e tillë, e paraqet këtë të fundit në një nivel finok kritikimi. Qëllimi i këtij stili ishte që të mos ndeshej direkt qeveria, në mënyrë që të mos prekej fryma e bashkëpunimit, por ama të thuheshin ata kritika, e ata pika të dobëta të cilat duheshin rregulluar.

Mënyra e mbledhjes së të dhjetave ishte me ankand që do të thotë, që qeveria kërkonte një shumë të caktuar për një zonë, të cilët njerëz të veçantë e merrnin përsipër t’ia siguronin këtë taksë, duke përfituar edhe vetë diçka. Për Gurakuqin kjo ishte e padrejtë se taksa kalonte nga 10 % deri në 30 % në zona të veçanta. Kjo gjë ishte e gabuar, e sidomos për faktin se njerëz të veçantë nuk kishin forcë për të mbledhë këto taksa, pasi ishin në moshë të thyer, e kjo mjaftonte për të mos u bindur. 447

Dy pikat që ndanin më tepër në taksa komisionin, ishte xhelebi me taksën e gjakut në njërën anë, dhe taksa e peshkimit. Ministria e Financave nuk e pranon formën e komisionit që taksa të vendosej, tek ai që e blen bagëtinë (e gjakut), dhe jo tek ai që e ushqen (xhelepi). Pasi

443 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 965. 444 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 966 – 967. 445 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. 446 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 976. 447 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 977. “Neve kemi dhanë urdhënat e nevojshëm, qi të merren të gjitha masat qi të mos të ngjanë padrejtësina në dam të atyne qi kanë për tëp ague të dhetën e veçanarisht për Shkodrë, ku dhetimi bahet, edhe massi të korret bereqeti. Gjetkë ngjajnë ma pak padrejtësina pse dhetimi bahet kur bereqeti asht pa korrë edhe e gjindet ndër kappa. Këto janë masa partielle, por unë qi e kam pa nevojën e përmirësimit kam dëshirue qi të merret nji masë radikale, qi njiherë e përgjithmonë të mos ketë ngatërresa, edhe kam paraqit nji projektligjë, mbi ndryshimin e sistemit të dhetave. Këjo projekt-ligjë gjindet në Parlament, po Komisioni, duket prej punvet të teperme nukka mujtë me e qitë. ”

Page 115: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

92

të ardhurat i merr ai i pari. Qeveria nuk ishte dakord në një strukturë të tillë, pasi kjo do të sillte ulje të ardhurash në buxhet. 448Nga kjo del në pah ai kontradiksioni në mes këtij mentaliteti dhe atij të Gurakuqit, që taksat të ishin në mbrojtje të popullsisë dhe jo në mbushje të arkës. Gjithashtu fakti i peshkimit për qeverinë, qëndronte tek popullsia. Ajo nuk donte që të sillte këtu industri peshkimi joqeveritare, edhe kur kjo e kishte favorizuar, popullsia kishte zgjidh rrugën më të shkurtër, të tregtisë si lëndë të parë. 449 Mendim të njëjtë kanë edhe për taksimin mbi alkool dhe vënien e tij si monopol shtetëror, ama me një ndryshim. Taksat doganore të vendoseshin për alkoolin e importit, por me kusht veç për atë lloj alkooli, i cili nuk dëmtonte industrinë e cila ishte e varur direkt nga ky lloj alkooli. 450 Një ndër ato paaftësi që qeveria kishte në marrjen e taksave ishte edhe taksa e trashëgimisë, e cila nuk ishte e mundur të merrej pasi duhej të taksoheshin njerëz të fuqishëm si në ekonomi ashtu edhe në politikë. 451

Përtej taksave diskutimet ishin të një stili të përhershëm, diskutimi për ministritë përkatëse dallonte totalisht nga pjesa e parë e debatit. Në këtë aspekt, vazhdohej një përballje mes qeverisë dhe komisionit, ku fitonte ndonjëherë racionalizmi, e ndonjëherë kush kishte forcën e numrave.

Kundërshtimi më i parë për Ministrinë e Brendshme ishte për shpenzimet që ajo bënte në krijimin e infrastrukturës së godinave. Ndërtimi i godinave qeveritare pa kriter, apo aty ku nuk ishte e nevojshme duhej të ndalej, sepse kjo i rriste shpenzimet e kësaj ministrie në një mënyrë jo të dobishme. Komisioni kërkonte që të ulej numri i administratës për të ulur shpenzimet, kjo gjë ishte përtej konceptimit të saj. 452 Megjithatë kjo kishte një qëllim të caktuar nga ana e qeverisë, ndërtimi i godinave të shumta ishte për përmirësim të imazhit tek popullsia që kishte qeveria. Duke qenë i pamundur përmirësimi i cilësisë së punës së qeverisë, kërkohej përmirësimi i imazhit të saj. Megjithatë kjo nuk jepte rezultatet të prekshme pozitive.

Ministria e Brendshme, ishte ajo ministri e cila brenda saj përfshinte edhe sektorin e shëndetësisë. Kjo traditë kishte mbetur nga gjendja e luftës që kishte kaluar pa ndërprerje vendi ynë për vite me rrallë, e që sistemi shëndetësor dhe i spitaleve duhet të ishte ai i spitaleve ushtarak. Megjithatë dalja me vete si një ministri, do të kërkonte kushte të veçanta së pari jo vetëm një rritje buxheti, por krijimi i një buxheti të posaçëm për të. Së dyti kërkohej një staf mjekësh që të përbënin administratën e kësaj ministrie, kur në fakt mungonin edhe mjekët e përgjithshëm në shumë zona. Së treti kërkohej ndërtimi i një infrastrukture të përshtatshme me llojet përkatëse të spitaleve dhe qendrave shëndetsore. Por në të vërtetë një veprim i tillë, me kushtet shëndetsore që kishte populli shqiptar, ishte e domosdoshme dalja më vete dhe rritja e buxhetit. Rritja e numrit të shtretërve dhe e fondeve për ilaçe duhej bërë patjetër, sipas komisionit të buxhetit.453 Kjo do të thoshte se duhet të kishte një fond më të madh kjo ministri për këtë sektor që mbulonte.

Gjithashtu në vendin tonë prej pak kohësh ishte krijuar edhe Kryqi i Kuq Shqiptar. Kjo ishte diçka pozitive, një organizatë e tillë e cila kontribuonte në ndihma në shumë sektorë të jetës, në shumë vende të botës, e rriste rëndësinë e vendit tonë, edhe në aspektin ndërkombëtar, por njëkohësisht teorikisht na jepte ne përfitime më të mëdha. Gurakuqi shprehet se fondi i tij duhej të mbikqyrej e mos të lëshohej pa u parë rezultatet. Një pjesë e 448 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 978. 449 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. 450 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 979. 451 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 978 “U përmend edhe nji taksë tjetër, taksa mbi trashëgiminë. Edhe këjo asht nji taksë e mirë edhe e nevojshme e randon mbi ata qi ja kanë takatin, mirëpo të gjitha përnjiherë nuk mundë të bahen. Veç kësaj meqenëse taksa mbi trashëgim, vret nji klasë njerëzish qi janë kapiutaliste e meqenëse u hap çeshtja agrare, kishe me thane se asht ma mirë të abhet njena e pastaj tjetra. ” 452 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1190. 453 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1140.

Page 116: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

93

fondit shkonte vetëm për pagimin e administratës. Ai ishte pro ekzistencës së tij në vend, ama duhej më shumë bashkëpunim me vepra nga ana e kësaj organizate. 454 Një formë e tillë na lë të kuptojmë si edhe shumë fakte të tjera se ky njeri nuk e paraqiste në botëkuptimin e tij, përulësinë e vetëm kontakteve me jashtë, qofshin këto shtetërore, apo në nivel organizatash. E rëndësishme për vendin ishte çdo gjë e prekshme, pasi vendi kishte nevojë për ndihma apo ndërhyrje konkrete.

Ndërkohë që për Ministrinë e Jashtme bisedimet ishin gjithmonë në kuadrin e një ristrukturimi. Në këtë komision Luigj Gurakuqi ishte anëtar i tij, 455 dhe si rezultat i kësaj ai ishte edhe një njohës i kësaj ministrie dhe fliste me kompetenca për buxhetin e saj. Qëllimi i tij ishte të krijonte edhe një sistem të një politike të jashtme në përputhje me porositë e Lidhjes së Kombeve e cila ishte shprehur për një politikë modeste të Shqipërisë në këtë fushë. 456 Për sa i përket politikës së jashtme të drejtuar gjeografikisht nga Perëndimi, vëmendja i kushtohej Anglisë dhe Francës me të cilat kërkonte në një propozim të parë që të bashkoheshin nën një legatë, 457 madje ai arrin edhe më thellë duke dashur të krijojë një legatë treshe ndërmjet Romës – Parisit dhe Londrës. 458 Kjo do të ishte zgjidhur fare mirë nëse këto të tria do të bashkohen në një ambasador të vetëm, i cili të qëndronte nga katër muaj në vit në çdo njërin kryeqytet. 459

Përsëri marrëdhëniet që i sheh më të ridimensionuarat janë ato me Shtetet e Bashkuara. Ai shprehet deri në mbylljen e kësaj legate, pasi mbajtja e saj ka shpenzime të shumta për shtetin shqiptar, e barabartë me disa konsullata njëherit, kjo falë qerave të larta. 460 Kjo në fakt e alarmon qeverinë, pasi kurrsesi nuk kërkon që të mbyllet kjo legatë, Ministri i Jashtëm lutet për mosmbylljen e saj,461 kurse ministri përgënjeshtron se marrëdhëniet me këtë shtet nuk janë vetëm politike por edhe ekonomike. Megjithatë Gurakuqi shprehet se mbajtja e ambasadës amerikane tek ne, ishte në kuadrin e interesave të saj ekonomike, sidomos në atë të vajgurit. 462 Edhe pse jo në mënyrë direkte, Hil Mosi mundohet ta mbështesë Gurakuqin, duke u shprehur se shumë shtete e bëjnë një veprim të tillë, tërheqje legatash për mungesë fondesh, sikurse Rumania, atëherë pse edhe ne të mos e bëjmë. 463 Kjo do të thotë se e shihte si normale, por nuk kërkon të përfshihet në bisedë si protagonist i drejtëpërdrejtë.

Pavarësisht se Gurakuqi bën kërkesë për të shkurtuar fonde, për të mbyllur legata, ai gjithashtu bën kërkesë për hapjen e një konsullate në Bavari, të Gjermanisë, me qëllimin e mirë për të rritur në të ardhmen marrëdhëniet tregtare me këtë shtet. 464

454 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1195. 455 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1280. 456 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1289. “Z. Kryetar! Nji nga këshillat ma të çmueshme e ma të vjefshme qi miqt e Lidhjes së Kombeve kanë pasë dhanë Shtetit Shqyptar ish ky: Shqypnija nuk asht mirë të bajnë nji politikë të jashme aktive, dhe qëllimi që kish komisioni i Lidhje së Kombeve tue na dhanë nji këshillë të tillë nuk ishte qi të bajmë nji politikë pasive, porse mekët fjalë deshtën të thonë qi Shteti Shqyptar mbassi akoma nuk asht organizue mirë, lypset ma parë të marrë parasysh nevojat e saj të brendshme dhe të gjith fuqitë e veta t’ia sjelli këtij organizimi. Prandaj shteti shqiptar sot për sot deri sat ë mos forcohet brenda, nuk asht mirë të jepet në nji politikë aventureske. ” 457 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1281. 458 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1290. 459 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty 460 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty 461 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1303. 462 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1294. “Z. B. PEJANI: …Z. Gurakuqi e sheh të tepërt legatën e Ëashingtonit, po unë e pves Z. e tij në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kurrfarë interesi, pse janë të përfaqësuem me nji Ministër në Shqypni? Z. L. GURAKUQI: Asht voji i gurit!” 463 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1292. 464 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1309.

Page 117: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

94

Sinteza e veprimeve të tij në lidhje me këtë ministri është e tillë se i kushtëzuar nga rrethanat e kohës, Gurakuqi marrëdhëniet diplomatike i sheh në planin afatshkurtër. Për të është shumë e qenësishme marrëdhënia e vendit tonë me Anglinë e Francën, për rëndësinë Evropiane që kanë këto vende. ShBA nuk do t’i kushtonte vëmendje të fortë, me qëllim për t’u mbrojtur nga veprimet e saj ekonomike tek ne, sidomos për interes të vajit të gurit. Kjo formë më shumë e shikonte si një mënyrë për t’i ftohur marrëdhëniet me këtë shtet. Kurse përsa i përket Gjermanisë, parashikimet e tij ishin për një shtet që mund të ngrihej në të ardhmen në stadin e një shteti ekonomikisht të fort, dhe kështu kontaktet me të duhet të ishin të pranishme.

Për sa i përket buxhetit të ministrisë së financave, kryetar i komisionit të financave është një tjetër deputet shkodran, Shuk Gurakuqi. Ai së pari tregon se një pjesë e buxhetit të kësaj ministrie, është marrë nëpërmjet kredive e si rezultat, kjo ministri e ka harxhuar më përpara buxhetin e saj. 465 Si rezultat i kësaj duket prandaj ka një kursim më të madh nga të gjithë ministritë e tjera kjo. Duket Thaçi duke i ditur kritikat e tjera që vinin në kurriz të tij, ishte munduar që ministrinë e tij ta menaxhonte më së mirit. Kundrejt kësaj ministrie Gurakuqi kushtëzon që së pari të vendoset ligji i kontributeve dhe i kontabilititeti, përndryshe ai nuk do të fliste më për marrëdhëniet ekonomike, sidomos në buxhete.466 Kjo kërkesë ishte në kohën e duhur, në një kohë kur kërkohej të bëhej ligji për pensionet, pa u ditur kontributet e njrëzve në punë dhe kategoritë e tyre nuk mund të flitej për pensione. E në të njëjtën kohë, pa pasur një ligj për mbajtjen e kontabilitetit për çdo ministri, si duhet të llogariteshin hyrjet e daljet e të ardhurave në çdo ministri.

Madje ai kërkon që edhe inspektimi për shpenzimet në Ministrinë e Financave të bëhet nga një inspektor, dhe jo nga dy. Kërkesa e tij ka të bëjë me uljen e shpenzimeve, sepse kërkesa e ministrisë ishte, që për të kontrolluar shpenzimet, të shpenzohej dyfish. 467

Ndërkohë që i vetmi buxhet që kalonte më shpejt nga të tjerët, si zakonisht ishte buxheti i Ministrisë së Luftës. Aty i vetmi që bëri kritika, ishte Hil Mosi, i cili kërkonte që të trajtoheshin sikurse e meritonin ushtarët, kjo do i rriste atyre vlerën personale dhe në aspektin e jashtëm. 468 Por kjo kuptonte edhe një frikë nga ana e tij, se mos këto çoheshin në kundërshti e protestim ndaj qeverisë, për arsye të mospagesës; e kjo do ta penalizonte fort vendin, duke cënuar sigurinë e brishtë të tij.

Ministria më e kritikuar nga deputetët shkodranë, sidomos nga Luigj Gurakuqi dhe Hil Mosi, ishte Ministria e Punëve Botore. Në këtë kohë, kjo ministri ishte ndër ato që kishte buxhetin më të madh brenda qeverisë. Kjo në fakt, vinte si rezultat i prapambetjes së madhe që kishte në komunikacion, në sistem kanalizimesh dhe në sistemimin e natyrës në tokat shqiptare. Prapambetja shekullore osmane dhe luftërat e gjata që kishte kaluar vendi ynë, e kishin bërë këtë territor, shumë të prapambetur në lidhjet e brendshme dhe të jashtme. Ashtu si në shumë sektorë të tjerë, duke mos pasur në vend teknikë të zotë, që të projektonin shumë prej ndërtimeve që duheshin bërë në vend, ishte gjetur mënyra më e mire e sjelljes së teknikëve dhe projektuesve nga jashtë. Por Luigj Gurakuqi ishte i pakënaqur nga puna e tyre, ai shprehej se fakti që i sillnin në Shqipëri, me kontrata të lira pune, nuk kishin se çfarë të

465 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1083. 466 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1085. 467 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1107. 468 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1117. “Veçanarisht per xhindarmeri kishe me dishrue me fol do fjalë, e me u drejtue qeveris qi të rregullojë pagesën e tyne. Edhe vetë si kundërshtar i qeverisë, kur shoh se disa qarqe qahen se nuk i marrin rrogat, unë nuk e kuptoj punën se si do mbesi xhindarët e shkretë kur të mbesi 6 muej pa marrë rrogë; unë them qi pagesa të fillojë me gjindarët dhe të mbeten të tjerë nëpunësat, tue fillue me Ministrat, o të zbresin ndonji përqind nga rrogat e nëpunësve e tu jepen gjkindarëve, se prej saj varet ndera e shtetasve shqyptar. Sa për ligj e rregullore të gjindarmërisë njeres mjaft qi dijnë t’i përmbledhin e kështu t’na e paraqesin n’sessionin tjetër qi ta votojm ligjen. ”

Page 118: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

95

prisnim, që ata të kryenin ndonjë punë. 469 Por edhe ata që vinin të mirë, ose paguheshin mirë, dhe vinin për shkak të kësaj rroge që e merrnin lehtësisht për shkak se nuk kishte asnjë kontroll, apo kusht kontrate që t’i penalizonte.

Gurakuqi shprehej se ministria nuk duhej të shqetësohej se kritikohej nga parlamenti herë pas here, pasi kjo formë ishte për të punuar me më shumë përgjegjësi ministria. Ndërkohë Hil Mosi thotë se lidhja në mes të Tiranës dhe veriut ishte tepër e ulët dhe tepër e vështirë. 470 Kjo ishte edhe si rezultat i një prapambetjeje, por edhe për shkak të një terreni më të vështirë në sektorë të ndryshëm. Megjithatë kjo vinte si pasojë edhe e një lloj moskoordinimi në mes të ligjeve që duheshin vënë për këtë sektor, dhe buxhetit i cili duhet të ishte më i shumtë, për të parë një efektivitet. 471

Një pikë tjetër e kritikueshme e kësaj ministrie ishte edhe Post – Telegrafi. Ky ishte sektori i cili mbulonte marrëdhëniet me jashtë të shtetit shqiptar në komunikimin e gjithë përfshirjes. Aq shumë merr rëndësi brenda buxhetit të vitit 1923, ky sektor, saqë për të mbrojtur buxhetin e vet dhe për të dhënë llogari për këtë, thirret direkt drejtori i postë – telegrafit. Në këtë kohë flitet për një rritje gjithnjë e më të madhe të shkëmbimeve, dhe ky ishte edhe justifikimi i kësaj drejtorie, për rritje stafi. 472 Megjithatë, keqmenaxhimi i orareve nuk duhet të ishte një arsye për të shtuar staf, thotë Gurakuqi, sepse kjo do të ishte e kotë. Volumi i tyre është më se i mjaftueshëm për stafin që ekziston. Por posta në fakt ishte shtuar në volum dhe në shtrirje komunikimi; marrëdhëniet e saj shkonin sidomos me telegrafin, deri në 7000 km, duke shërbyer edhe si tranzit për vendet e tjera dhe jo vetëm për Shqipërinë. 473 Por pika më e pakënaqshme për Luigj Gurakuqin ishte blerja e një radioje transmetimi me valë për telegrafin, e cila ishte i teknologjisë më të fundit të kohës. Kjo kishte problem së pari faktin se teknikë për të, në Shqipëri nuk kishte, e kjo do të thoshte se në rast defekti, do ishte i vështirë riparimi, dhe së dyti vendi ynë nuk kishte nevojë për një mjet të tillë kaq të përparuar, kur kishte shumë problem të tjera për të zgjidhur, edhe brenda këtij sektori. 474 Qëllimi i shtetit tonë për të qenë të pavarur nga fqinjët, në pikat e kalimit tranzit, nuk e justifikonte këtë shpenzim.

Megjithatë, nuk ishte i vetmi veprim tek i cili ishin bërë shpenzime të kota. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me blerjen e aeroplanëve për transport, të cilët nuk ishin vënë në punë, e po kështu tani me radion. Problemi këtu ishte se buxheti, edhe pse nuk ishte aq i madh për nevojat e shumë sektorëve brenda kësaj ministrie; kishte shpenzime të kota ose të parakohshme që ishin jo të pakta. Kritikat që herë pas here bënte Gurakuqi, apo edhe Mosi, ishin për të parandaluar edhe këto veprimtari, joefikase.

Gjatë këtyre buxheteve, shpaloset edhe një ide shumë interesante e Luigj Gurakuqit, në konceptin e një shteti larg fesë. Ai nuk pranon dhënien e parave direkt për ndërtimin e xhamisë së Korçës, por pranon që t’i kalojnë kësaj xhamie nëpërmjet institucionit të gjyqit të Sheriatit. 475 Kjo së pari ka një domethënie që të mos kishte përzierje të shtetit në punët e fesë, e së dytit që shteti si një zinxhiri hallkave intitucionale, çdo veprim ta kalonte mbi këto hallka. Organi më i lartë ku kjo xhami ishte e lidhur ishte ky gjyq. Një vit më vonë, për një problem të ngjashëm, është kalimi në buxhet direkt i një shume prej 50 000 frangash,

469 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1207. 470 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1218. 471 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, fq. 1219. “Z. L. Gurakuqi tha se një doktor që ri në Berlin s’mund të më shërojë mua këtu, po një shtatmadhuer në Berlin me kartat përpara mund të bajë plene defansi, kështu edhe një ingjinier i mirë, me ata kartat përpara, me buxhetin e me ligjat e shtetit mund t’i bëjë projektet me dy orë. Në këtë organizim asht sistemi kantonier, kështu që s’ka nevojë t’i shohë në vend organizatari. Pastaj edhe organizacionin mund ta bëjë me shumë teknikë dhe mbi kartë. 472 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1068. 473 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1071. 474 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1074. 475 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 157.

Page 119: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

96

Klerit.476 Kjo është totalisht e papranueshme për Gurakuqin. Një kalim i tillë, mund të bëhet vetëm nëse brenda klerit, deklarohen njerëzit që do të përfitojnë, dhe arsyet e përfitimit. 477 Por pavarësisht kundërshtisë së Gurakuqit, kjo pagë u miratua për t’u dhënë, 478 pasi Ahmet Zogu kishte gjithnjë respekt për Selinë e Shenjtë. 479

Ai i frikësohej shumë ndërhyrjes së qeverisë, që të luante me kartën fetare. Kundërshtia e nisur në 1922, gjeti vazhdim dhe mbështetje në 1923. Ajo të cilës i trembej Gurakuqi, ishte përdorimi i këtij Kleri. Në fillim, Gurakuqi ishte kundër ndërtimit nga qeveria të xhamisë, për arsyen se përdorimi nga ana e kësaj të fundit të një komuniteti fetar, të një popullsie me 70 % myslimanë, do të thoshte një mbështetje e madhe për qeverinë. Shto këtu edhe ndikimin e madh që kishte në atë kohë kleri në popullsi. E njëjta gjë ishte edhe për dy fetë e tjera, që u trembej kthimit të tyre në detektiv, proqeveritar. Prandaj nuk pranonte që në buxhet kurrsesi të diskutoheshin edhe fonde për Klerin.

III. 2. Çështjet ekonomike

Vendi ynë, në gjysmën e parë të viteve ’20, në shekullin XX, kaloi vështirësi nga më

të ndryshmet. Kjo realisht ishta faza e një prove rezistence, pavarësisht mungesës së sulmeve të forta, dhe sfiduese ushtarake. Këto sulme nga ushtritë e huaja kryesisht fqinje, munguan, u frenuan nga status – quo e vendosur nga politika e të mëdhenjve evropianë. Megjithatë pavarësisht këtij elementi qetësie në vend, sfida të tjera të brendshme kaloi shteti i sapo formuar si ndërtim administrativ. Sfida ekonomike, ishte një nga sfidat e cila luajti një rol të rëndësishëm në dështimin apo suksesin e politikës, përballë popullit tonë, të varfër.

Përpjekjet ndërmjet qeverisë dhe parlamentit, herë në përballje e herë në bashkëpunim, nuk ishin të vogla për gjetjen e zgjidhjeve thelbësore, por edhe të shpejta. Nganjëherë gabimet në aspektin politik, apo mossukseset tepër të dukshme dhe jetëgjata, vinin edhe si rezultat i pamundësisë së krijimit të politikave të shtrira në kohë, politikave afattgjata. Zgjidhja e momentit ishte kryefjala, edhe pse nuk mund të lemë pa përmendur krijimin e ligjeve të cilat lanë gjurmë ose zgjidhën situate më afatgjata se problematika e momentit.

Shumë deputetë në parlamentin shqiptar iu përkushtuan me seanca të tëra dhe brenda afatit tre vjeçar, problemeve ekonomike, ose një problematike të caktuar në aspektin ekonomik. Edhe deputetët e Shkodrës, dhanë kontributin e tyre në këtë fushë të bisedimeve brenda atij parlamenti, si në diskutime ashtu edhe si pjesë përbërëse e komisioneve që kishin lidhje direkte apo indirekte me ekonominë. Duke pasur parasysh se ekonomia ishte hallka lidhëse me të gjithë fushat e jetës, edhe reagimi i tyre në shumë çështje, të cilat diskutonin, e lidhnin me ekonominë e vendit, ose me impaktin që kishte kjo ekonomi për to.

Ekonomia jonë ishte në këtë kohë në kushtet e një ekzistence, vetëm gjalluese, e si e tillë raporti bazë, mbi të cilat ekuilibrohet çdo ekonomi, ai i raportit të import eksporteve, ishte tepër alarmues. Vendi ynë ishte një vend i dalë nga një prapambetje e një shteti perandorak që nuk kishte pasur aspak lidhje me stilin e ekonomisë kapitalste që kishte Evropa deri në atë kohë, ku ne, për më tepër, kishim qenë ndër pjesët më të prapambetura të saj, dhe ekonomia jonë nuk llogaritej. Nga ana tjetër për një periudhë jo të vogël kohe, por sidomos brenda atyre 8 viteve jetë të pavarur, gjysma e asaj kohe, ishte zënë nga faza e Luftës së Parë

476 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1183. 477 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1185. “Do ta pranoj në bazë të proponimit që kam unë se unë nuk jam kundërshtar i klerit, por një shumë të tillë mund ta pranoj vetëm atëherë kuer Z. Kryeministër këto 50 000 franga t’i ndajë e t’i shënojë këtu brenda muhamedanëve kaqë, orthodoksëve kaqë, dhe katalikëve kaqë, jo edhe atje të ketë qeverija gisht. Deri atëherë unë them se nuk janë tjetër veç paga detektivësh”. 478 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1229. 479 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1187.

Page 120: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

97

Botërore, ku në tokën shqiptare u bënë shumë luftëra, për interesa të marrjes së tokave shqiptare apo jo vetëm. Të gjitha këto kishin lënë impakt, mbi ekonominë tonë, e cila pothuajse nuk kishte prodhimtari për të bërë eksporte me peshë, aq sa për t’i dhënë një drejtim më të mirë ekonomisë sonë.

Fakti që në jetën e përditshme kërkoheshin shumë produkte, edhe pse ne ishin në minimumin e konsumimit për shkak të kushteve ekstreme qe kishin, e meqë ne nuk i prodhonim vetë shumë prej tyre, na detyronte që t’i blinim jashtë e kështu importet në vend ishin një pushtim më tepër për ne, në kohë paqeje.

Kjo ndikonte direkt në njësinë bazë të ekonomisë së një vendi, në metalet e çmuara që kishte ai vend, arin dhe argjendin. Për Luigj Gurakuqin ishte alarmant raporti i ekonomisë sonë ndërmjet import eksportit, I cili shkonte në 20 % me 80 %. 480 Kjo gjë bënte që ari dhe argjendi i vendit të dilnin jashtë, e kjo ishte shumë alarmante edhe për një njeri që nuk dinte shumë në ekonomi. Ky lloj bilanci negativ i ekonomisë sonë, sidomos në tregti ishte ndjerë që në vitin 1920, ku tregtarët ankoheshin për këtë humbje të arit të vendit. 481Kjo rrjedhje e këtij metali të çmuar, njësi etalon për matjen e forcës së ekonomisë së një vendi, duhej ndalur tek ne sepse ashtu si kishte ndodhur në shumë shtetet te tjera, kjo, do të na bënte jo vetëm të varur politikisht, por edhe ekonomikisht. 482 Për të dalë nga kjo krizë, e rëndësishme për deputetin shkodran ishte edhe vëmendja e qeverisë e cila duhej të drejtohej drejt ndërtimit të një industrie, apo të një favorizimit të kushteve të përshtatshme për punë, si bujkut ashtu edhe blegtorit vendas. 483 Shumë e rëndësishme ishte që të menaxhoheshin situatat në kohë. Si shkak i mosmenaxhimit jo rrallëherë edhe nga qeveria, ishte edhe pasoja e prapambetjes ekonomike sidomos në bujqësi. Qeveria duhet ta orientonte sidomos bujqësinë drejt blerjes së farës në një kohë më të lirë dhe shitjen e produktit në kohë kur ai mund të shitej më shtrenjtë. Në vend ndodhte e kundërta e kështu ekonomia nuk nxirrte fryte. Një mbështetje të kësaj teze gjen edhe tek deputeti A. Resuli. 484 Megjithatë qeveritë e mëvonshme, deshën të bënin përpjekje, edhe në formën e shkëmbimit të eksperiencave sidomos në bujqësi e në blegtori. Sidomos kjo do të ndodhte me sjelljen e kolonëve të ndryshëm, nga ato zona ku kishin pasur traditë të mëparshme bujqësore dhe blegtorale, sidomos nga Austria485 dhe Gjermania. 486

480 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 357. 481A. Q. SH., F. 149, V. 1920, D. III – 74, fl. 1. 482 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 483 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 358. “Duhet pra qi jo vetëm Qeverija e Parlamenti, por edhe gjith’ata qi kanë për zemër zhvillimin ekonomik kombtar të Shqipnisë, të përpiqen me i dhanë shkasë indystrisë ndër ne, kështu qi sot e mbrapa, mos të kemi ma nevojë për nji importatë të madhe prej visevet të huaja. Asht e vërtetë se indystrija nuk mund të krijohet e nuk mund të përparojë për nji herë, por në mos tjetër duhet të shikojmë q’ata indystri qi ndodhen sot në nisje të përparojnë sa ma shpejt e sa ma fort qi me prodhimet e veta mbushin, jo vetëm nevojat e vendit, por edhe nji tepricës, për eksportatë. Dy nga industritë qi ndonëse në një formë primitive, qi ndodhen sot në Shqipni janë: bujqësija e bagëtij. Shumica e madhe e kombit shqiptar, mirret me bujqësi dhe besoj se prodhimi i tij asht i mjaftë për nevojat t’ona; faji mund të jetë i qeverisë shqiptare qi kan kalue deri sot qi nuk janë përpjek të bajnë nji statistikë të rregullueshme mbi tokat qi punojen e mbi prodhimin e tyre. 484 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 359. 485A. Q. SH., F. 152, V. 1922, D. 223, fl. 1. “Ardhja e bujqve austriakë në Shqypnië në pikëpamje thjeshtë e vetëm bulqesore përgjithsisht, shifet e pëlqyeshme per arsye: a) qi popullsia e shtetit t’onë asht përgjithsisht shumë e paktë, kështu qi bashkë me mungesë të mjeteve modern, mund të thohet se mungojnë edhe krahët me punue të gjithë e si duhet tokën tonë, e shtimi i popullsisë së shtetit kishte me kerkue nji kohë të gjatë. b) qi bulku i jonë primiticv, si në mentalitet si në çdo lloj punimit kishte për të pasë prej tyre shemblla të mira nga ana e praktikës bulqesore, e rojtjes, e ekonomisë shtepiake etj., gja qi sot Qeverija duhet por nuk ashte zoja me e ba. c)qi kishin me prue përmirësime në gjendjen e tokës, tuj paksue përhapjen e tokave të punume ujtake, tue dlirë e qirue, e tuj ba veprime të tjera të cilat njiherit kishin me i dhanë shkaz shtetsës së prodhimit. d) qi kishin me e que konkurrencën qi asht shpirti i tregtisë. 486A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III – 467, fl. 14 – 16.

Page 121: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

98

Por një rëndësi të madhe kishte edhe argjendi. Dihej se me anë të kësaj monedhe bëhej një pjesë e tregtisë, sidomos pas nxjerrjes së monopolit të shtetit mbi arin. Por ndalimi edhe i argjendit, realisht krijonte probleme edhe në ekonominë e blerjes, pra të importeve. E rëndësishme ishte nëse do të bllokohej ky metal përsëri i çmuar dhe vlerë tregtimi, shteti të nxirrte, para letre, në ekuivalencë me faturën që kishte malli. 487 Kjo do të thoshte se prerja e letrave duhet të ishte e njëjtë me peshën e argjendit që ishte në treg. E një gjë e tillë bënte të mundur ndalimin e inflacionit. Këtë problem Gurakuqi e sjell në parlament, sipas ankesës së disa tregtarëve shkodranë të cilët kishin hasur në këtë problem. Shkodra ishte akoma një ndër zonat më të forta tregtare të vendit. Pjesa më e madhe e import – eksportit bëheshin nëpërmjet skelës së saj. Dhe heqja e përdorimit të këtij metali të çmueshëm edhe për tregtinë do të thoshte paralizimin e ekonomisë jo vetëm të Shkodrës, por edhe të një pjesë të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tregtisë bëhej me anë të metaleve të çmueshme dhe monedhave të huaja, pasi monedha e vendit akoma nuk ekzistonte dhe kjo ishte një plagë, akoma më e madhe.

Prerja e parave, e cila nisi të mendohej për t’u bërë në vitin 1922, kërkonte një siguri të madhe për ruajtjen e sekretit. Në asnjë mënyrë qeveria dhe komisioni i cili e kishte marrë përsipër këtë punë nuk duhet të lejonin vjelljen e tyre. 488 Kjo duhej të ndodhte patjetër në mënyrë që në këtë kohë të shmangej falsifikimi i tyre. Ekonomia shqiptare do të shkatërrohej në mënyrën më tragjike nëse do të ndodhte kjo gjë, prandaj deputetët e Shkodrës, shqetësoheshin edhe kur lajme të rreme të tilla dilnin si disinformim. 489

Një vend të rëndësishëm duhet të ishte edhe ruajtja e raportit të hyrjeve dhe daljeve në shpenzimet dhe kursimet që duhej të bëheshin në buxhet. I rëndësishëm ishte kursimi në të gjitha format dhe në të gjithë fushat. Gurakuqi shqetësohet për mosbërjen në kohë të rrogave të nëpunësve, nga ana e ministrisë së financave në 1922, në mënyrë që të ruante raportin e hyrjeve dhe të daljeve. 490 Kjo kishte si qëllim, që në raport të rrogave të nëpunësve të cilat nuk mund të luheshin, pasi mbi bazën e tyre vlersohej puna dhe mbanin familjen, të mundoheshin të ulnin shpenzimet aty ku mundnin, në sektorët e tjerë. Gjatë gjithë kohës, ky deputet ka mbrojtur tezën e ruajtjes së raportit mes hyrjeve dhe daljeve, në favor të të parit për buxhetin

Por për ruajtjen e këtij raporti i duheshin parë të gjithë sektorët e ekonomisë, si ata në lidhje me ekonominë e brendshme, ashtu edhe me ata shpenzime që vinin nga blerjet nga jashtë. E për këtë duhej shikuar edhe dogana. Por qeveria në fakt ndiqte një politikë të tillë, e cila në mallrat që duhet të ishin monopol shtetëror, sikurse letër cigare shkrepëse etj, vendoste taksa deri në 100 %, kurse në mallrat që mund të prodhoheshin në vend taksat ishin shumë të larta, madje deri në gjysmën e çmimit kurse ata që duhet pa tjetër të importoheshin kishin një taksë shumë më të ulët. 491 Një politikë e tillë takse doganore, ishte në fakt e menduar mjaft mirë, në disa artikuj duhej nxitur prodhimi, dhe nuk duhej lënë futja e tyre në tregun tonë. Kurse në disa artikuj që ne e kishim të pamundur t’i prodhonim vetë, por që ishin esencialë për mbarëvajtjen ekonomike të vendit, taksat duhet të ishin më të ulëta. Kjo për të mos penguar përdorimin e tyre në vend.

Halit Rroji kërkon me çdo kusht që të bëheshin ligjet e doganave. 492 Kjo ishte një ankesë të cilën ai e sjell në parlament, si zëdhënës i shumë tregtarëve të vendit, të cilët merreshin me tregtinë e jashtme. Vendosja e rregullave dhe ligjeve të sakta doganore, do të rregullonte edhe tregun e mallrave, të hyrjeve dhe daljeve, dhe do të ishte më lehtë të krijohej

487 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 102. 488 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 103. 489 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty 490 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 988. 491A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 483, fl. 77. 492 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1208.

Page 122: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

99

në një ekuilibër ashtu sikurse e kërkoi edhe Gurakuqi. Sidomos dogana e Shkodrës, kishte edhe një rëndësi jetike të madhe për vendin, pasi nëpërmjet asaj dogane, vinin në Shqipëri një pjesë e mirë e ilaçeve që importoheshin në vend. 493 Falë kësaj ndërhyrje edhe pse jo shumë herët, në vitin 1923, u vendos ligji doganor edhe për barnat e importuara. 494 Halit Rroji ishte një deputet nga prefektura e Shkodrës, i cili nuk shfaqej shpesh aktiv, në bisedimet në parlament. Megjithatë, më së shumti kërkesat apo ndërhyrjet e tij, ishin tek ekonomia, apo edhe doganat. Kjo për faktin se ai për vite të tëra kishte punuar në doganën e Shkodrës dhe e njihte mirë këtë sektor.

Gjithashtu edhe Shuk Gurakuqi kërkon që taksat e doganave të mblidheshin nga Zyra e Financës, e cila ishte e lidhur me Ministrinë e Financave. 495 Kjo ishte si qëllim që të respektohej hierarkia shtetërore, sepse doganat kishin lidhje direkte me Ministrinë e Financave, dhe për lehtësim procedurash, ishte në interesin e të gjithë palëve.

Deputetët e Shkodrës në aspektin e ekonomisë së vendit shfaqeshin me përgjegjësi të lartë. Shuk Gurakuqi kërkon që të mos e përfshijnë në komisionin e buxhetit, pasi ishte i përfshirë në komisionin e ushtrisë, ku kishte shumë punë aty.496 Kjo nuk tregon aspak një neglizhencë, por përkundrazi një përgjegjësi të lartë. Ai duke e ditur se pjesëmarrja në komisionin e buxhetit kërkonte seriozitet të lartë, dhe kohën ai nuk e kishte për të dhënë një kontribut, ashtu sikurse edhe duhej, më mirë pranon të mos marri pjesë. Në të njëjtën formë dhe kërkesë, edhe Gurakuqi i cili kishte njohuri të shumta për buxhetet, nuk merr pjesë në komisionin e Buxhetit, me pretekstin se ai ishte tek Komisioni i Administratës. 497 Megjithatë për Gurakuqin, mund të kenë qenë edhe arsye të tjera, për faktin se në bisedimet e buxhetit Gurakuqi ishte mjaft aktiv. Kjo mendoj se kërkohej nga ana e tij, për t’u gjendur më i lirshëm në kritikat që do të bënte, nëse do të ishte pjesë e atij komisioni, ai do të mbante përgjegjësi, që të gjithë ato kritika, t’i shndërronte në ndryshime parlamentare që mund t’i bëheshin buxhetit nga komisioni parlamentar përkatës.

Një fushë tjetër që kishte lidhje deçisive me ekonominë, ishte edhe vendosja e taksave. Ajo duhet të ishte korrekte dhe e regjistrueshme në zyrat civile të shtetit. Ky regjistrim deri në atë kohë i kritikueshëm sepse bëhej sipas stilit osman,498 kërkohej që të risistemohej mbi bazë të një taksimi evropian. Kjo do të ishte shumë më e lehtë sidomos për Ministrinë e Financave, për vjeljen e tyre dhe kontrollin e tyre. Taksat e rëndësishme ishin edhe ato që kishin të bënin me produktet ushqimore. Por paralelisht me to, kishin shqetësim edhe për taksat e rrugëve, apo të punimit të rrugëve.

Edhe pse këto dy forma taksimi, dukeshin krejt të largëta, për kushtet shqiptare ishin shumë të afërta dhe ishte e nevojshme shpeshherë të diskutohej paralelisht. Rrugët ishin arteriet bazë ku kalonte ekonomia dhe produktet e vendit, por duke qenë se në një pjesë të madhe të vendit tonë, lidhja ndërmjet zonave, kryesisht rrugore mungonte fare, zona të tëra të Shqipërisë nuk lidheshin me njëra – tjetrën. Ndaj edhe marrëdhëniet tregtare, dhe të shkëmbimit, kryesisht për produktet ushqimore aq të kërkuara në disa zona, dhe në gjendje krize ekonomike, mungonin fare. Por kishte raste që për shkak të mungesës së këtyre rrugëve, rritej kostoja e kalimit të një produkti nga një zonë në një tjetër. Ndodhte që shpesh herë kjo

493A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III – 20, fl. 1. 494A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III – 20, fl. 2 “Neni 1. Anullohet lista për barna mjekimi qi ashtë në tarifen doganore të vjetit 1923. Neni 2. Të gjithë barnat mjekimi paguejn tager doganuer 20 % mbas vleftës – ad valorem --. Neni 3. Perjashtohet nga tagri doganuer: a) Kininat e të gjitha barnat qi janë me këtë emër. b) të gjiotha serumet dhe vaccinat. c) Pastat e pluhun dhamësh – patas dentrifice – brusha dhambësh, dhe të gjitha langjet antiseptike per pastrim dhambësh. Neni 4. Ngjere ditën e hyrjes në fuqi të kësaj ligje qendron në fuqi neni 250 i listës së barnave të tarifes Doganore. ” 495 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 846. 496 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 69. 497 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. 498 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 380.

Page 123: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

100

të çonte në një formë paradoksale por të vërtetë, që disa produkte ishte më e leverdisshme për t’i blerë nga jashtë, sesa nga një zonë e brendshme e cila e prodhonte. Një ndër arsyet më të rëndësishme se pse ndodhte kjo, ishte mungesa e rrugëve.

Për Luigj Gurakuqin, pavarësisht se për një kohë të gjatë, kërkonte me këmbëngulje për ardhjen e ekspertëve edhe për rrugët në vendin tonë, ai në asnjë mënyrë nuk do që të ndalohet puna në rrugët që ishin në proçes pune.499 Ai nuk kërkon të ndalojë puna në to, përkundrazi duhet të vazhdojë dhe të shkojë deri në fund. Së pari, sepse disa prej rrugëve që ishin në proçes nuk kishte arsye për të ndalur, duke e ditur vështirësinë që kishte tek ne, edhe fillesa e punës, jo vetëm projekti në një rrugë. Shumë rrugë, edhe pse ishin në letër nuk bihej dakord se kush do punonte, si e sa do paguhej. Së dyti, ato rrugë ku ishte e nevojshme ndërhyrja apo projektimi nga inxhinierë të huaj nuk kishin filluar akoma, ato që ishin në proces pune nuk ishin të kësaj rëndësie. Ndaj këto rrugë nuk kishin nevojë për ndërhyrje në to. Së treti, bllokimi i këtyre rrugëve, do të thoshte bllokimi i ekonomisë, për vetë kushtet që u shpjeguan më lart.

Në një diskutim të bërë për rrugët, ndoshta në më seriozin për këtë problem të bërë gjatë vitit 1921, Luigj Gurakuqi kundërshton fort idenë e Shefqet Vërlacit. Ky i fundit kërkonte që çdo prefekturë të përfundonte rrugët e veta. 500Gurakuqi është kategorikisht kundra kësaj ideje, ai me të parë e quan këtë formë një decentralizim dhe një formë për të shkuar drejt kantonizimit të vendit. Ai shprehet se duhet të ketë dy lloj rrugësh, një palë që janë nacionale, për të lidhë zonat e rëndësishme të vendit, dhe të dytat që janë ato krahinore. Të dytat mund t’i liheshin prefekturave, por hapja dhe rregullimi i rrugëve nacionale duhet të ishin patjetër ekskluzivitet i qeverisë. Edhe pse një pjesë e taksave kishte shkuar për të paguar rrogat e nëpunësve, 501 ai përsëri nuk ishte me këtë ide. Qeveria duhet kontrolluar për të mos bërë gabime të tilla, si këto, por jo nëpërmjet kësaj rruge. Në mbështetje të idesë së Gurakuqit, është edhe Hil Mosi i cili thotë se edhe moratarium mbi Korçën, u pa me sy të keq nga Lidhja e Kombeve dhe në kuadër të decentralizimit. 502 Çfarë të linte të kuptoje edhe në aspektin ndërkombëtar, duhet t’i shmangeshim kësaj ideje, sepse nuk shihej me sy të mirë. Pavarësisht se shumë vetë këtu mendonin se nuk duhet të ishte shteti por prefektura, sikurse shprehej Zoti Vinjau, se një prefekturë nuk ka interes, me godit rrugët e një prefekture, ku nuk ka ndikim,503 ideja e Gurakuqit u duk ma triumfuese në këtë bisedë. Për Gurakuqin kjo bisedë as që duhej të niste për faktin se çdo njeri dhe çdo prefekturë pjesën e vet ka për të punuar, 504 ama e kontrolluar nga shteti.

Qëllimi i tij ishte më shumë kombëtar, dhe me idenë e moskrijimit jo vetëm të ndasive sociale, dhe një mbyllje në vetvete të prefekturave, por edhe një diferencim ekonomik. Vetë prefekturat në shumicën e rasteve ishin të ndara në grupime kulturore të njëjta e shpeshherë fetare, sikurse ishte ajo e Shkodrës. Edhe një ndarje e tillë ekonomike, do të kishte thelluar edhe më shumë këtë ndasi. Shto këtu edhe faktin se për kushte të ndryshme, por sidomos të ndasive mbi forcën e pushtuesve të huaj, shqiptarët nuk kishin pasur komunikim të fortë mes krahinash. Kjo do të kishte shërbyer si katalizator i mëtejshëm për ftohjen e këtyre

499 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 444. 500 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 560. “Taksat qi paguan se cila Prefekturë, të ëprdoren përderisa të mbarohen rrugët e saja, e mandej të disponohen gjetkë. ” 501 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 562. 502 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 563. 503 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty 504 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 566 “Gjëndja jonë e sotmja asht e tillë qi nuk lipset as me nji mënyrë të tregojmë shemblla ndarje dhe interesë lokale por të mundohemi me ç’do sakrifisë të tregojmë njisi të plotë në gjithë degat se për ndryshe do të lindin pakënaqësi, se grindje të përbrendshme, kemi të mjafta e mos ta kapim zjarin me dorë por me mashë kurse mundemi. Pra unë jam krejt kundra sistemit të proponuem prej Z. Vërlacit, dhe të përkrahun prej disa zotnivet, dhe proponoj që t’i lehet në dorë qeverisë të bajë punën e saj, si ta shohë ma mirë. ”

Page 124: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

101

marrëdhënieve. Megjithëse në kushte ku ndodhej Prefektura nga e cila vinte Gurakuqi, mund të kishte pasur edhe favore. Prefektura e Shkodrës ishte akoma ndër prefekturat që kishte të ardhura të mira, falë qendrës së saj Shkodrës, e cila gjeneronte ekonomi. Por ky nuk preferoi këtë kantonizëm, sipas shprehjes së tij, por më mirë një bashkim, edhe për ruajtjen e imazhit në arenën ndërkombëtare. Gjë që u mbështet edhe nga Hil Mosi.

Ndërkohë që pjesa e taksave të produkteve ushqimore, varionte nga taksat për peshkun, pijeve, të derrave, apo të kripës. Për Halit Rrojin dhe Gurakuqin, ishte e rëndësishme që peshkimi nga të huajt të bëhej vetëm me një leje nga shteti shqiptar. 505Ata donin që edhe të kishte një kategorizim, midis peshkut lumor dhe atij detar. Ishte shumë i rëndësishëm ky kategorizim, sepse në det, kishte shumë më tepër mundësi peshkimi, kështu që shteti duhet të taksonte më shumë këtë lloj peshkimi. Kurse futja në peshkimin lumor, do të thotë futja brenda territorit tonë, gjë që do të thotë që vetëm shteti duhet ta mundësonte këtë leje.

Gjithashtu duhet të kishte një dallim mes taksës që duhej të merrej për pijet nga ajo që ishte për drithërat. Për pijet taksat duhet të merreshin për shishe e jo për peshë litri, apo kilogrami. Kjo sepse pijet nuk janë aq të domosdoshme, për të ushqyerit e shoqërisë, e duke qenë se ishin më tepër si diçka qejfi, duhet të taksoheshin më shtrenjtë sipas Shuk Gurakuqit. 506 Synimi i tij, ishte që mos të kishte një barazi ndërmjet asaj që ishte më esenciale, dhe asaj që ishte më shumë si diçka qejfi në ushqim. Kjo do të frenonte edhe konsumimin e këtyre pijeve nëse taksat do të ishin më të larta, sidomos për ata alkoolike.

Një taksë e rëndësishme që duhej të rishikohej lidhur me lehtësimin e saj ishte taksa e derrave (thive). Kjo kafshë jo vetëm që ishte burim ushqimi për disa zona, sidomos për ato të krishtera, por për shumë kënd ishte edhe burim fitimi. Një pjesë e blegtorëve merreshin me rritjen e kultivimin e derrave, për eksport në këtë kohë. Derrat duke qenë se nuk kishin shpenzime të mëdha në mbajtje dhe për shkak të shumimit të tyre të shumtë, shiheshin me leverdi për mbajtjen dhe mbarështrimin e tyre. Luigj Gurakuqi, për të nxitur gjithnjë e më shumë rritjen e derrave për eksport thekson se gjëja më e mirë, për vendosjen e taksës së derrave ishte që ajo të niste pas 6 muajsh që ata mbaheshin, dhe në gjysmën e dytë të vitit, taksa të ishte gjysmë frangu ar. 507

Kjo nuk ishte si qëllim vetëm për të ulur taksat dhe për të nxitur shtimin e tyre, por edhe për faktin se, në gjashtë muajt e parë kjo kafshë shpesh herë kishte humbje nga sëmundjet e ndryshme, kështu që blegtori pas kësaj faze, bënte bilancin se sa ishte grupimi që kishte për tregtim të jashtëm. E si rrjedhojë edhe shteti e dinte numrine tyre dhe kishte mundësi më të saktë taksimi, të kësaj kafshe. Por në një parlament, ashtu sikurse në një vend ku shumica e popullsisë i përkisnin besimit islam, ku për një pjesë të tij derri ishte i mallkuar e i ndaluar, Hil Mosi e merr parasysh edhe këtë fakt të traditës. Ai i kërkon falje të gjithë deputetëve, dhe shpjegon se qëllimi nuk është për të fyer askënd me këtë temë, por qëllimi është për të mbrojtur ata blegtorë të cilët merreshin me ketë kultivim. 508 Kjo tregon edhe kujdesin e respektin që kanë për kolegët e tyre, dhe për atë pjesë shqiptare e të besimit që përfaqësojnë. Ama me interesimin e tyre janë gjithëpërfshirës, duke dashur të mbrojnë edhe atë pjesë të vogël e cila merrej me tregtimin e një kafshe jo shumë të pëlqyer për disa. Por kjo kishte edhe një interest ë veçantë, faktin se tregtia me jashtë për derrat bëhej me Evropën, e ky ishte ndër të paktët produkte që ne tregtonim në Evropë.

Por në mënyë që të kishte një tregtim sa më të drejtë dhe me qëllim, që produktet esenciale të mos shtrenjtoheshin artificialisht, deputetët e Shkodrës jo rrallë herë ndërhynin edhe në disa lloj taksimesh, që për disa mund të quheshin thjeshtë detaje. Luigj Gurakuqi,

505 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, fq. 101 506 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, fq. 517 – 518 507 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, fq. 975 508 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 988.

Page 125: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

102

kundërshoi shitjen e kripës së djathit rreth 10 qindarka arit. Për të është e nevojshme që të jetë e barabartë me kripën që përdoret për tharje e peshkut. 509 Kjo nuk kishte pse të ishte më shtrenjtë se peshku, kur dihet se produkti i djathit ishte shumë më i rëndësishëm dhe shumë më i përdorshëm për dietën tonë ushqimore. Pastaj një pjesë e këtij djathi bëhej në formë artizanale, në zonat malore. Kjo do të thoshte se një pjesë e atyre fshatarëve, kishin edhe kosto rruge për të blerë kripën në zonat ku tregtohej, e kështu kishin kosto shtesë. Kjo formë do t’u lehtësonte pak, këtë shpenzim. Shto këtu që kripa tek ne bëhej vetë dhe nuk importohej, ndaj s’kishte arsye pse të shitej aq shtrenjtë.

Por diskutimi më i gjatë dhe që mori më shumë kohë, dhe përpjekje gjatë çështjeve ekonomike ishte bisedimi për sigurimin e taksimin e drithit. Vendi ynë kishte herë pas here probleme aq të mëdha, saqë në zona të veçanta, apo për tërë Shqipërinë kishte jo vetëm mungesë të bukës apo drithit, por edhe zi buke dhe vdekje nga mungesa e saj. Ndaj në një situatë të tillë e cila ishte shumë problematike dhe kronike, kërkohej një zgjidhje imediate, që së paku të shmangeshin sa të mundeshin viktimat.

Për Luigj Gurakuqin, i cili me këtë çështje u mor më së shumti, si fillim duhet të shihet se ku kishte teprica dhe ku kishte mungesa drithi, dhe të bëhej shpërndarja. 510 Kyishte ai që në fillim kishte kundërshtuar blerjen e artikujve nga jashtë, tashmë nuk e kishte problem nëse blihej drithi nga jashtë sepse ishte më i lirë, mjafton që ai të shuante urinë e popullit dhe të kushtonte më lehtë. Kjo shkaktoi një kundërshtim të fortë sidomos gjatë vitit 1921, tek Mustafa Kruja i cili shprehet se nuk ka pse të favorizohen skelat e Shqipërisë në këtë rast nga Shkodra në Sarandë për blerje drithi më lirë. 511 Në plan të parë kjo duket e tillë, pasi duke qenë se këto ishin skela, e kishin më të lehtë blerjen direkte të drithit më lirë. Megjithatë këto kishin edhe hinterlande të mëdhenj pas vetes, sidomos Shkodra sepse deri në Shkodër kishte kosto rruge, e drithi barazohej në çmim me pjesën tjetër të Shqipërisë. Gjithashtu Gurakuqi shprehej edhe kundra vendosjes së një sasie fikse që duhet të sjellin tregtarët në vend. Kjo së pari sepse një tregtar mund ta gjente drithin në një pjesë të vitit më lirë dhe mund të blinte më shumë. Së dyti, dhe ajo që ishte më e keqja, shumë tregtarë do të spekullonin duke deklaruar drith të blerë deri në kufirin e vendosur, dhe kështu shteti do të kishte humbje. Kjo ishte sipas tijjo e domosdoshme, dhe se do të krijonte shmangie fiskale në të ardhmen. Por në 1921 u arrit të vendosej një taksë doganore mbi bazën e një ligji parlamentar për drithin e tregtuar nga jashtë. 512 Ajo që të bie në sy është një taksë më e ulët për misrin, 513 i cili në ndryshim nga një pjesë e madhe e Evropës, ishte akoma baza e ushqimit për njerëzit, sikurse dihej edhe bazë ushqimi për kafshët. Kjo tregon edhe nivelin tonë të ulët ekonomik, ku në raste më të rralla diskutohej për grurë, pasi ishte edhe më i shtrenjtë për t’u blerë dhe nuk ishte mundësia të përdorej gjerësisht në ushqimin e popullit tonë.

Por ky problem nuk kaloi me kalimin në vitin 1922. Në disa zona, edhe në këtë vit, sidomos në malësitë e veriut kishte shumë probleme të mungesës së drithit, gjë që e çonte këtë zonë, në kufijtë e zisë së bukës. E gjendur në këtë situatë edhe qeveria Ypi vendosi të krijonte një fond për blerje drithi për malësitë. Kjo ishte me qëllim për të lehtësuar këtë situatë në ata zona. Por për Hilë Mosin kjo gjë ishte e vonuar, 514 duhej të ishte bërë me kohë.

509 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 104 – 105. 510 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 362. 511 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 363. 512A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 483, fl. 106. 513A. Q. SH., F. 152, V. 1921, D. 483, fl. 109. “I. Mielli dhe të gjithë drithënat e të lashtat si gruri, elbi, ekna e fara e linit qi hyjnë në Shqipëni nga jashtë do të paguajnë 45 % taksë doganore nga çmimi i tyne, përveç kallamoqit, i cili do të paguejnë taksën 25 % për të gjitëh skelat e Shqipnies. II. Qeverija auktorizohet që kur të sheh nevojë të zbrazi taksin e përmendun në nenin e I-rë. III. Kjo ligjë ka fuqi prapavepruese për të gjithë ata sasi që do të gjinden ndër tregtarë pa u shitun, në qoftë se vërtetohet në regjistrate doganës që kanë hymë prej së jashtmi. ” 514 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 509.

Page 126: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

103

Pra duhet të ndodhte kjo pa iu afruar kufirit të zisë së bukës. Gurakuqi, si zgjidhje shihte edhe ndalimin e eksportimit të drithit, nga ana e tregtarëve. Këtë gjë duhet ta bënte shteti me qëllim që të shihte situatën në vend për lehtësimin e kësaj gjendje. 515 Veprime të tilla qeveritë e mëparshme i kishin ndërmarrë që në vitin 1920 dhe kishin pasur një efekt zbutës ndaj krizës së drithit. 516 Nisur nga kjo praktikë pozitive, Gurakuqi ishte këmbëngulës. Kjo aspak nuk kishte për ta frenuar, apo dëmtuar tregtarin, pasi këtë sasi ia blinte shteti i cili nuk e dëmtonte tregtarin, por edhe lehtësonte fshatarin, i cili nuk kishte elementin bazë të ushqimit. Situatën shpeshherë Gurakuqi e krahasonte me atë që ishte në Shkodër, ku atje sillej çdo ditë gruri nga Durrësi, për ndryshe ky popull do të shkatrrohej.517 Gjithashtu e rëndësishme ishte edhe pagesa e taksës së xhelebit që për grurin të mos paguhej në mesin e 1922, por në mars të 1923, 518 ku të niste për të gjithë Shqipërinë në të njëjtën kohë. Kjo ishte më tepër për të lehtësuar disa zona nga taksa, dhe kjo si rrjedhojë do të ulte çmimin.

Në 1923, kryeministri Ahmet Zogu tashmë i përballur sërish me të njëtin problem, së bashku me Ministrinë e Financave kërkon të vendosë një taksë fikse nga shteti për importin e drithit. Kjo do të ulte abuzimet e shumta që mund të ndodhnin në vend. 519 I këtij mendimi për këtë moment, si në pak raste kur ishte në një mendje të njëjtë me Ahmet Zogun, ishte edhe Gurakuqi I cili pranon që të sillet drithi nga jashtë. Kjo tregonte në çfarë gjendje të keqe ishte situate tek ne, kur bënte të gjithë palët së bashku në veprim. Kryeministri shprehet se, edhe mundësia për të parë se sa ishte sipërfaqja e punueshme e vendit, ishte e pamundur pasi mungonin jo vetëm mjetet shkencore, por edhe regjistrimi kadastral akoma nuk ishte përfunduar. Gjithashtu edhe koha nuk kishte qenë e favorshme, gjatë vjeshtës dhe dimrit 1922 – 1923, kishte pasur shumë përmbytje që kishin shkaktuar dëme të mëdha edhe në tokat e punueshme në veriperëndim, si rasti i zonës fushore të prefekturës së Shkodrës, 520 si dhe në të njëjtën kohë, po nga ky mot i keq dalja e lumenjve në zonën jugore, duke përmbytur ata toka të pakta që kishte në hinterlandin jashtë Sarandës. 521Të gjithë këto ndikonin në këtë problem, kaq madhor.

Gurakuqi në këtë kohë shpreh edhe një mosbesim ndaj bashkive, duke thënë se nëse do t’i lihej në dorë bashkive për të sjellë konsumin e tyre dhe nevojat që kanë, ata edhe mund të abuzonin. 522 Tashmë rolin e tregtarëve abuzues do ta zinin bashkitë, e kjo ishte një dëm akoma edhe më i madh. Një shmangie tjetër abuzimi ishte edhe ulja e taksave doganore për drithin, kjo do t’i shmangte hilet që bënin spekulantët. Ulja e doganave, do të çonte në

515 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 710. 516A. Q. SH., F. 147, V. 1920, D. III – 74, fl. 2 – 4. 517 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1112 “Z. ministri i Financave na tregon sot se ka nji mungesë prej 25 Mil. Kg., e mue më duket se statistika e paraqitun edhe në qoftë se nuk asht ekzakte, i afrohet shumë mirë të vërtetës. Zotni Ministër i Financave na difton se për konsumimin e vendit lypet nji sasi prej 77 Milionësh kg. Mue më duket se vendi ka nevojë për më tepër, se kur caktohet nevoja e nji shpisë, duhen të merren paarsysh edhe nevojat e saj për kafshët, etj, kështu që sasija që na tregon Zotnija e tij më duket tepër poshtë. ” 518 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1206. 519 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 202. “Çështja e drithit asht e lidhun me jetën e popullit, dhe qeverija asht tue pa se populli vuante nënë përgjegjesinë e vet, i hapi udhët bereqetit të huej. Asht e vërtetë që i mungon bezi, pambuku e tjera dhe se ashti vobektë, por sendi me ma randsi asht buka, dhe këtë ky popull i vobektë duhet ta hajë lirë. Qeverija asht e mendimit qi taksa mbi gjanat e ushqimit të importueshme të ngrihet fare. Për ta çue drithin prej Beratit në Diber, Kosovë, ose gjeti, duhet 40 fr. ar për qase shpenzime transportit. Këtë shifrë u a them tue u bazue mbi raporten e këshillit Administratare e cila në dy mbledhje qi pati qe i mendimit se nuk mundet me u transportue me ma pakë. ” 520A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 53, fl. 17 521A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 53, fl. 18 522 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 208.

Page 127: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

104

pamundësinë e tyre për të bërë hile me çmimin. Megjithatë Luigj Gurakuqi, ishte kundër heqjes së taksës për grurin në Korçë, për të mos rritur abuzimet në atë prefekturë. 523

Por në lidhje me Korçën, kundërshti jo të vogla pati Gurakuqi, edhe në rastin e Moratariumit të borgjeve në Korçë. Ai së bashku me një grup deputetësh ishin kundra atij moratariumi kaq të hapur, që i ishte bërë Korçës. Ai kërkonte që borxhet që kjo prefekturë kishte që kur kishte hyrë nën shtetin shqiptar, të paguheshin sipas rregullave të këtij shteti dhe të mos kishte favorizime. 524 Edhe pse gjendja në Korçë nuk ishte aq e rëndë në të vërtetë siç ishte përshkruar, pasi tregtia me Selanikun, dhe emigracioni me Amerikën, vazhdonte të sillte të ardhura të mëdha edhe në masë të arit. 525

Nga replikat që ai bën, është kundra një favorizimi të tillë, edhe për faktin se shprehet se edhe zona të tjera kishin qenë kaq të dëmtuara nga lufta, apo pushtues edhe më të egër, si rasti i Shkodrës me malazeztë, 526e atyre nuk i bëhej asnjë favorizim i tillë. Ky moratarium ishte i padrejtë edhe për Hil Mosin sikurse e përmenda më sipër, dhe shihej në një veprim jo të mirë, në aspektin ndërkombëtar.

Aspekti ekonomik ishte një ndër aspektet më të rëndësishme të botës parlamentare në të cilën morën pjesë deputetët e tyre me dhënien e ideve apo replikave të ndryshme. Disa nga ndryshimet që iu bënë ligjeve ekonomike të kohës, ishin falë këtyre deputetëve. Ndërhyrje të tilla, ishin me mjaft kompetencë, pasi një pjesë e tyre ishte e lidhur direkt me jetën ekonomike, edhe jashtë Parlamentit.

III. 3. Çështjet Administrative Deputetët e Shkodrës u futën në Parlamentin shqiptar disa seanca pasi ai ishte hapur,

por kjo nuk i pengoi që ata të ishin aktivë që në seancat e para. Grupi i deputetëve të Shkodrës përbëhej nga njerëz me formim të mirë juridik dhe me formim po aq të mirë në shumë prej fushave të jetës, të cilat do të ishin pjesë e diskutimeve, në jetën dyvjeçare të këtij Parlamenti. Ky institucion ishte i vetmi institucion ligjvënës në Shqipëri, i vendosur edhe në kapitullin (kaptinën) e parë të shtetformimit në Statusin e Lushnjës. 527 Ashtu sikurse edhe në shtetet e tjera me ekzistencë të një institucioni të tillë, ky institucion dha kontributin e tij të rëndësishëm në krijimin e shtetit ligjor të asaj kohe. Një kohë kur Shqipëria ishte në stadin e brishtësisë së shtetformimit.

Përsa i përket aspektit administrativ, pjesë të bisedimeve dhe të projekteve që bëheshin në Parlament, kanë një rëndësi të veçantë. Ata zënë një pjesë të rëndësishme qoftë kohore, qoftë të rëndësisë së përcaktimit ligjor, si edhe të njohurive, përpjekjes dhe veprimtarisë së deputetëve të parlamentit shqiptar. Deputetët e Shkodrës, do të jenë mjaft aktivë brenda këtyre diskutimeve. Ata shpeshherë me kontributin e tyre janë thelbësorë në shumë vendime, apo i japin një rrjedhë krejt tjetër vendimeve apo ligjeve që diskutohen.

Temat e diskutimit janë shumë të larmishme në këtë fushë, për vetë faktin se aspekti administrativ i kësaj fushe, kishte të bënte me krijimin ligjor të vendit. Shqipëria ishte një vend në formim e sipër, edhe në aspektin ligjor. Shteti shqiptar edhe në këtë fushë kishte nisur pothuajse nga zeroja çdo sistem ligjor të brendshëm.

Statusi i Lushnjës, ishte paketa ligjore më e rëndësishme e cila ishte në veprim në Shqipëri në këtë kohë, e dalë nga Kongresi i Lushnjës që në janar 1920. 528 I krijuar si në nxitim, rrjedhojë kjo e domosdoshmërisë që kishte vendi për një ligj themelor në kushtet

523 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 736. 524 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 546. 525A. Q. SH., F. 178, V. 1923, D. I – 527, fl. 31. 526 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 551. 527 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, 423. 528Kastriot Dervishi, Historia, 103.

Page 128: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

105

kritike ku ndodhej Shqipëria, ai Status u mor në shqyrtim disa herë gjatë dy viteve të parlamentit. Deputetët e Shkodrës janë shumë aktivë edhe në këtë pikë.

Në fakt diskutimet për ndryshim të këtij statusi ishin shtyrë nga Parlamenti, pasi deputetët që në seancat e para të prillit 1921 kishin dashur të nisnin diskutimet për rishikimin e tij. Shkak i shtyrjes ishte bërë edhe vonesa e hyrjes në Parlament të grupit të deputetëve të Shkodrës. Menjëherë pas futjes së tyre në Parlament, Riza Dani, deputeti shkodran, kërkoi nga parlamenti që të kishin në dorë një kopje të këtij ligji. 529 Qëllimi i tyre ishte informimi sa më i saktë dhe i plotë me këtë status. Kjo në fakt nuk do të thoshte, se ata nuk ishin në dijeni të këtij Statusi, pasi ky ishte i publikuar edhe në gazeta të ndryshme të vendit, ku ndër to edhe në Shkodër. Qëllimi i tyre ishte njohja dhe diskutimi i tij, brenda grupit parlamentar, dhe dalja me një përfundim të qartë edhe si grup parlamentar.

Jo rrallëherë shohim se deputetë të Shkodrës, veçanërisht Luigj Gurakuqi, si një njohës i mirë i Statusit dhe një njeri i cili njihte sistemin e ligjeve të shtetit, arrinte të gjente hapësira boshe ku ligji i Statusit të Lushnjës nuk arrinte t’i mbulonte. Ose jo rrallëherë dallohej se nëse i hyhej me një kritikë të detajuar këtij Statuti nuk ishte menduar plotësisht si duhej ndërtimi i tij. Një rast i rëndësishëm është edhe koha kur Regjenti i Këshillit të Naltë Abdi Toptani, kërkon dorëheqjen për të dytën herë. Mirëpo Luigj Gurakuqi shprehet se Parlamenti nuk e ka të drejtën as të dhënies së lejes anëtarëve të Këshilit të Naltë dhe as pranimin e dorëheqjes duke qenë se i përket të drejtës kushtetuese. 530 Kjo do të thoshte se ky Statut kishte lënë shumë boshëlleqe duke mos bërë një prognozë për situatat të tilla. Kurse përsa i përket Gurakuqit nuk do të ishte hera e vetme kur do mundohet të jetë konstitucional, dhe këshillon që të mos të dilet përtej kompetencave të institucionit të parlamentit. Gjithashtu e rëndësishme për këto deputetë shihet se ishte edhe rëndësia e vendosjes së një hierarkie, mbi bazën e nevojës që kemi për të diskutuar nga ligjet më të rëndësishme, e duke u munduar që të klasifikohen, edhe të drejtat e njerëzve të mos shkelen. 531 Luigj Gurakuqi, për këtë problem, është tepër këmbëngulës në lidhje me rregullimin e plotësimin e Statusit të Lushnjës. Ai madje kërkon që pavarësisht se po vinte mbyllja e sesionit të parë me afrimin e verës të Parlamentit, ky institucion të mos mbyllet pa u zgjidhur këto probleme. Kjo do të thoshte se më e rëndësishme ishte që të plotësohej me korrektësi sistemi ligjor, pasi gjatë kohës kur parlamenti do të mbyllej qeveria do të ishte institucion i pakontrolluar. Një veprim i tillë mund të çonte në abuzime qeveritare, për shkak të hapësirave që krijonte Statusi. Luigj Gurakuqi gjatë gjithë kohës parlamentare ishte mjaft i kujdesshëm në rolin kontrollues që kishte parlamenti ndaj qeverisë.

Njohja e këtij deputeti dhe e Dom Ndre Mjedës me ligjet, të dy me një kulturë të madhe juridike, e bën kryesinë e parlamentit por edhe deputetët aty që të jenë në një mendje që në komisionin e krijimit për rregullimin e Statusit të Lushnjës, të merrnin pjesë këto dy deputetë të Shkodrës532.

Gurakuqi gjatë gjithë kohës mundohet të jetë shumë konstitucional në veprime dhe në këshillimin që jep për ecurinë e institucionit të Parlamentit. Në fillimin e janarit 1922, ai shprehet se parlamenti e hapi sesionin e dytë me dekret të Këshillit të Naltë. 533 Kjo do të thoshte se vetëm ky institucion ka të drejtën e nisjes së Parlamentit dhe mbylljes së tij, çfarë na lë të kuptojmë se ky institucion për Luigj Gurakuqin në veprimet shtetërore duhet të shihet si kreu i shtetit shqiptar dhe i duhen respektuar të gjitha të drejtat që ka për t’i ushtruar.

529 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 91. 530 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 92. 531 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 244. “L. Gurakuqi – Unë jam i mendimit të plotësohen vetëm ata të meta që janë më të nevojshme, do me thanë detyrat e trifuqive të Shtettit: executive, legislative, dhe judiciare; dhe të tjerat të lihen kur komisioni legjislativ të përgatisë Statusin definitivisht. ” 532 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 247. 533 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 4.

Page 129: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

106

Gjëja më e rëndësishme për shtetin shqiptar dhe për vendosjen e një politike gjithpërfshirëse, ishte dhe votimi. Nga votimi niste struktura demokratike në qytetërimin perëndimor. Luigj Gurakuqi shqetësohej shumë edhe për mënyrën sesi votohej në Shqipëri. Kjo e shprehur në dy nivele. Në nivelin e parë dhe më të lartë, shqetësues ishte fakti kur deputetë të ndryshëm votonin për shokun e tyre pa qenë i pranishëm në seancë. Kjo gjë dukej absurde, kur ky deputet, i cili ishte zgjedhur nga populli të përfaqësonte votën e popullit në këtë mënyrë. Kjo do të thoshte se ishte abuzuese. Asnjëri nuk duhet t’i shmangej përgjegjësisë, dhe të bëhej kaq haptas një veprim që dukej sheshit që ishte abuzues. Por përderisa deri në atë kohë askush nuk e kishte përmendur, tregon se kjo ishte praktikë normale dhe aspak shqetësuese për pjesën më të madhe të deputetëve.

E në planin e dytë, po e njëjta strukturë abuzimi ishte edhe në votuesit e pare që abuzohej me to, me votën e tyre, sepse një pjesë ishte analfabete. 534 Mbi bazën e kësaj ne mund të kuptojmë edhe llojin e demokracisë që kishte Shqipëria e asaj kohe, kur ky lloj votimi praktikohej kaq lirshëm në parlament në popull e kjo ishte dukuri masive.

Shqetësimi i tij lidhet jo vetëm me votimin e ligjeve apo të këtij statusi, por edhe me kohën e zgjedhjeve që do të vinin. Kjo ishte një apel, pra që bëhej në 1923, për faktin se nga fundi i vitit do të niste fushata për zgjedhjet e 1924. Luigj Gurakuqi po demaskonte dukurinë që të përpiqeshin, jo vetëm me sensibilizim, që mos të ndodhte më.

Një diskutim të rëndësishëm do të fillojë në Parlament edhe për krijimin e Asamblesë Kushtetuese. Që në 1922, Nikolla Ivanaj, i cili kishte hyrë në Parlament më vonë sesa deputetët e tjerë të Shkodrës, kërkon që Këshilli i Naltë të luajë rolin e kreut të Shtetit deri në krijimin e Asamblesë. 535 Kjo do të thoshte se ky deputet, por edhe deputetët e tjerë të Shkodrës ishin për këtë lloj qeverisjeje, derisa askush nuk e kundërshtoi. Por mesa duket, edhe vetë Ivanaj, në këtë kohë ishte pro kësaj mënyre qeverisje, sepse akoma nuk e shihte momentin për ndërrim forme qeverisjeje. Një gjë të tillë do ta kërkojë më vonë në zgjedhjet e 1923, ku me partinë e tij, kërkon që të krijohet republika në vend.

Megjithatë shumë më me vendosmëri kërkohet nga ana e Gurakuqit, vetëm një vit më vonë, në 1923, që të hapet Asambleja Kushtetuese. Së pari, në kohën kur po diskutohej afati i Parlamentit, kur duhej të zgjatej koha e punës së tij. Luigj Gurakuqi tregohet i fortë së pari në qëndrimin e tij se nuk duhet mbyllur parlamenti pa kaluar në Asamble Kushtetuese. 536Projektligji për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, të cilin e kishte bërë Komisioni i Administratës, që e kryesonte po vetë ky deputet, ishte për një formë zgjedhjeje më anë të votimit me saçma. 537 Realisht kjo nuk ishte e pamenduar, edhe pse mbase dukej shumë e

534 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 316 – 317. 535 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 910. “N. Ivanaj – Unë proponoj qi art. 1 të formohet dhe të pranohet kështu: “Shqipnija asht shtet veturdhnues e parlamentar. Regjimi i saj do të caktohet me kostitucion, të cilin do t’e përbajnë dhe do t’e caktojnë e Madheja Mbledhje Kombëtare (Asamblea), kurë të mblidhet për at punë. E deri atëherë në ballë t’administracionit Shtetit do të rrinë, përkohësisht, Këshilli i Naltë me të drejtat e detyrat e caktueme në këtë Status të përkohshëm. ” 536 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 879. “L. Gurakuqi – S’asht nevoja të themi se ky asht vijim i senatit të LushnjësKy ka dhene vendim qi të bahen sgjedhje të reja e se të sgjedhunit do të qenë vijuesit e tyne. Po të hedhim syt n’statutin tonë, n’art. 36, pikë për pikë marrë nga aa i Lushnjës, kur vjen në kundërshtim Këshilla e naltë me senatin, duhet të thirret asambja e cila do të vendosje mbi rrezimin e Këshillit të Naltë apo të pendamunit e parlamentit. Këjo d. m. th. se shpirti i legjislatarit ish se senati do të vazhdonte deri në asamblen e re. … Kështu duhet të vijojë edhe ky parlament deri sat ë happen dyert e asamblesë. Ky parlament duhet të vdesë, po, por, kuer të hapet asambleja. … Parlamenti i sotshëm, përpara se të caktojë të shpërndamunin e tij duhet të caktohet edhe kur mblidhet asambleja, asambleja them e jo parlamenti. ” 537 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1467. “L. Gurakuqi – Nji fjalë qi na e tha Z. e tij, (Min i Drejtësisë – MiltoTutulani. Shënimi imi M. N. ) u kufizue vetëm në sistemine shasmeve dhe tuj thane se kjo ka shumë inkonveniente, sa solli për shembull Greqinë. Mirë po edhe për këtë dolli këtu nji shok i shkollës e i tha se kur u reformue Statuti në Greqi, prapë e mbajtën këtë sistem nga shkaku i analfabetizmit. Tashti pra tuj kenë se na nga

Page 130: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

107

prapambetur për praktikën evropiane që kërkonte Gurakuqi të çonte shtetin. Por nuk ishte e pamenduar, nëse kohë më parë ai kishte kritikuar votimin në emër të njerëzve që ishin analfabetë dhe abuzohej me to, kjo do të hiqte sadopak nivelin e abuzimit. Me këtë votim një votues analfabet, nuk kishte nevojë për të votuar dikush për të se mund ta kryente vetë veprimin. Megjithatë për deputetët shkodranë dhe të gjithë parlamentit, ishte normale në atë kohë që një deputet të vendosej deri në 3 zona kandidimin dhe nëse fitonte në më shumë se një të zgjidhte ku të donte ai për t’u emëruar.538

Një problem i rëndësishëm i cili duhej të zgjidhej me anë të ligjit, sidomos gjatë dy viteve të para, 1921 – 1922, ishte edhe marrja e nënshtetësisë shqiptare nga vendas të riatdhesuar apo nga të huaj. Duke pasur parasysh se periudha e Shqipërisë e një dekade si shtet i pavarur, kishte pësuar ulje e ngritje nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, L. Gurakuqi propozon që të rishikohet edhe njëherë hapja për shqiptarët e jashtë kufijve politikë për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.539 Kjo duket shihet si e nevojshme pas djegies së shpresave për një bashkim të kombit edhe një herë nga konferenca e Ambasadorëve të Parisit, ku përsëri me qindra mijëra shqiptarë mbetën jashtë shtetit shqiptar. Gjithashtu absurde për deputetët e Shkodrës ishte edhe heqja e nënshtetësisë një personi shqiptar, pra sistemi espulsit nga vendi yt. Është e papranueshme për Gurakuqin krahasimi i vendit tonë me Turqinë në këtë pikë. Ne nuk duhet të mbështeteshim në këtë fakt, sepse Turqia ishte një vend diktatorial. 540 Situata të cilën vendi ynë kishte kaluar, ku shumë kriza dhe ngjarje të hidhura të vendit kishin ndodhur jo vetëm nga faktorë të jashtëm, por se pikërisht, këto faktorë të jashtëm kishin gjetur bashkëpunëtorë shqiptarë, kishte çuar në nevojën e një ligji të tillë. Megjithatë, duke shpresuar se situata duhet të ndërgjegjësohej dhe të përmirësohej në të ardhmen, e për më tepër kur ligji që shpallej kishte një afat të gjatë veprimi, Gurakuqi paraqitet kundër. Së dyti, në një ligj të tillë mundet që shpeshherë, për qëllime arbitrare, të përdorej në të ardhmen kundër kundërshtarëve politikë.

Një këndvështrim më i veçantë shihet edhe rasti i një koncepti në lidhje me nënshtetësinë. Nëse deri në atë kohë fjala bazë ishte nënshtetas, tashmë ky koncept në fakt nuk përdorej shumë në Evropë. Prandaj Luigj Gurakuqi kërkon ta heqë fare nga vendi ynë. Fjala më e përshtatshme do të ishte qytetar. 541Koncepti nënshtetas kishte një karakter më nënshtrues. Që nga ky shpjegim psikologjik shohim se si tentohet nga këto deputetë, ashtu sikurse Ivanaj apo Klosi, ta çonin vendin drejt praktikave perëndimore.

Në ndryshimet ligjore që kërkonin të bënin, shoqëroheshin me një logjikë të fortë në oratorinë e tyre. Një rast që shihet lehtësisht, është edhe problemi i dhënies së vizave dhe pasaportave. Shuk Gurakuqi së bashku me Nikolla Ivanajn, kërkojnë që pasaporta për të varfërit të jepej falas. Kjo tregonte se nga të qënurit qytetar të mos privoheshin të varfërit. Një veprim i tillë, nëse do të bëhej kundrejt taksës, do të privonte më shumë se gjysmën e Shqipërisë, për shkak të gjendjes tejskajshmërisht të varfër. 542 Ndërkohë që vizat për të dalë jashtë vendit, shprehet Hil Mosi, nuk kanë pse të jenë falas, për askënd. Një njeri i cili, ka mundësi për të dalë jashtë vendit dhe që i lypset viza, atëherë ka para për ta blerë edhe vizën sikurse mundësinë për të ikur. 543

Edhe në politikën e jashtme, deputetët shkodranë, shohin nevojën e një korrektësie administrative, sidomos në marrëdhënie të brishta apo edhe të acaruara që kishte vendi ynë

pikëpamja e analfabetizmës jena ma mrapa se grekët, pse mos ta pranojmë këtë sisitem, qi mbas në parim të sistemit të Ministrisë të Drejtësisë mund të thuhet se asht nji sistem ingenioze. 538 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1648. 539 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 87. 540 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 681. 541 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 681. 542 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 806. 543 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 790.

Page 131: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

108

me shtete të veçanta, një ndër të cilat ishte edhe Jugosllavia. Si përgjigjës i telegramit ndaj Jugosllavisë, ishte vënë Luigj Gurakuqi, por ai ankohet se mjetet për një gjë të tillë mungojnë. Së pari postë-telegrafi ynë duhej rregulluar, në mënyrë që të marrim lajme të sakta. 544 Kjo korrektësi e kërkuar me çdo kusht, kishte arsyen e vet. Ai kërkonte që mesazhi i marrë apo i dhënë me këtë shtet, të ishte sa më korrekt e të mos krijonte incidente, për veprime të tilla të pakujdesisë. Gjthashtu ky njeri beson shumë edhe tek institucioni i parlamentit, për të zgjidhur situatat tona të vështira ndërkombëtare. Ai shpreh bindjen se është shumë mirë, që nëpërmjet parlamentit shqiptar, të lidhen marrëdhënie me parlamentet evropiane, në mënyrë që të ndikojnë në veprimet e qeverive të tyre, në lidhje me politikën serbe ndaj shqiptarëve. 545

Kjo gjë do të thoshte se një marrëdhënie parlament – parlament do të thoshte një marrëdhënie popull – popull. Kjo për faktin se parlamenti ishte institucioni që zgjidhej nga populli. Pra populli shqiptar nëpërmjet përfaqësuesve të tij, i drejtohej një populli tjetër për të zgjidhur këtë situatë. Një politikë largpamëse dhe gjithëpërfshirëse, e shprehur si një taktikë administrative.

Aspekti i rregullimeve administrative, aspekti i një lakimi të ligjeve në formën më të duhur juridike dhe me efikasitet të lartë, është pjesë e bisedave dhe replikave parlamentare për deputetët shkodranë. Pjesa më e madhe e tyre, gjatë gjithë kohës merret me rregullimin e këtyre ligjeve administrative e sidomos Luigj Gurakuqi. Ky i fundit mbante edhe kryesinë e Komisionit të Administratës në parlament.

Por përveç Luigj Gurakuqit, edhe At Gjergj Fishta, në aspektin administrative, kishte një funksion të lartë në ecurinë e institucionit. Ai u zgjodh nënkryetar parlamenti, me një shumicë të lartë votash të marra, 48 vota. 546 Të dy këto deputetë shkodranë, mbi bazën e pozicionit që kishin, do japin kontributin e çmuar në këtë parlament. Por për fat të mirë nuk do të jenë të vetmit.

Luigj Gurakuqi i jep një rëndësi të madhe parlamentit dhe aspektit të administratës shtetërore, edhe kur kërkon që faljen për gjyqe politike duhet ta kalonin më parë në Komisionin e Administratës, sesa në atë të Drejtësisë. 547 Kjo në të vërtetë kishte një rëndësi të veçantë për shkak se administrata përbënte praktikisht shtetin. Dhe meqë këto njerëz janë çuar kundër shtetit, atëherë institucioni dhe komisioni më i afërt me të ishte ai komision që duhej respektuar: komisioni i administratës. Qëllimi i tij është të ruhen hallkat hierarkike të institucioneve, gjatë gjithë kohës, për një mirëinformim të shtetit. Ai kundërshton me forcë, kur Ministri i Luftës, Selaudin Shkoza, sjell një letër në Parlament pa u kaluar nga zyra e Kryeministrisë, ashtu sikurse ishte praktika administrative. 548Kjo lloj shmangieje, përkthehej edhe në mosmbajtje të përgjegjësisë nga ana e kreut të qeverisë më vonë. Por duke pasur parasysh kohën në të cilën ndodheshim dhe rëndësinë kritike që kishte kjo ministri në vend, Luigj Gurakuqi e kritikon mjaft me ngulm një taktikë të tillë. Një kritikë jo të vogël, në vitin 1923, i bën edhe Ahmet Zogut, në atë kohë kryeministër. Gjatë një interpelance që kishte ndodhur me Ministrin e Punëve Botore, Spiro Koleka, ai e kritikon Zogun, se nuk ka ndjekur zbatimin e rregullores. Në rregullore nuk duhet të kishte një braktisje nga ana e kryeministrit në një moment të tillë, ndaj ministrit të tij, ai ose duhej ta mbronte, ose duhet të kërkonte votëbesimin e qeverisë edhe njëherë. 549 544 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 80. 545 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 157. 546 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 204. 547 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 192. 548 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 315 – 316. 549 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 620. “Në qoftë se Z. kryeministrë nuk donte të vinte në Parlament e të baheshe bujë, mundte fort mirë me dhanë dorëheqjen, e mbasi ka shumicën e Parlamentit doemos do e merrte përsëri mandatin për së dyti, dhe në tri orë u paraqitëte këtu pa atë ministër dhe emrrte votmesimin, ashtu sikurse bajnë komandantët e bvaporëvet, qi në kohë të rrezikut, largjnë zavaret qi janë tepër.

Page 132: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

109

Luigj Gurakuqi, si drejtues i Komisionit të Administratës, bënte thirrje shumë shpesh, që në vitin e parë të marrjes së këtij pozicioni, për korrektësi, nga ana e deputetëvenë pjesëmarrje në komisione. Pavarësisht se ata mund të kishin edhe punë në dy, tre komisione, të krijohej grafiku i punës. Nuk do të jenë të rralla rastet kur kjo këmbëngulje e tij, shoqërohet edhe me kërkesë për penalitete ndaj tyre. 550 Kjo gjë do të thoshte se deputetët të cilët zotoheshin në punën e tyre të mbanin përgjegjësitë. Gjithashtu përpjekja e tijpër të mbajtur në këmbë komisionet, e sidomos atë të buxhetit është mjaft e madhe, sidomos pas një rregulloreje që ai sjell në parlament për të mbajtur në këmbë këtë strukturë parlamentare, e mbi të gjitha atë të buxhetit. 551 Madje shpesh herë kërkon që edhe koha e pushimeve të jetë më e shkurtër sesa projektohet nga kryesia, si në rastin e mbylljes së sesionit të majit 1922, kur kërkon që të mos mbyllet parlamenti pa u kryer të gjithë ata projekte ligjore, e mbi të gjitha përsëri këmbënguljen e ka tek buxheti. 552 E po ashtu e njëjta kërkesë e përsëritur nga ana e tij për të njëjtat qëllime, u bë edhe në 1923. 553 Madje edhe lejet që jepeshin nga parlamenti duhet të ishin të kontrolluara të mos ishin më shumë se 6 brenda një afati të caktuar. 554 Shumë fakte të tilla na çojnë në vlerësimin e këtij njeriu si partizan të punës, dhe një njeri që kërkonte të vendoste një administratë të fortë, mbi një rregull të qartë të shkruar.

Në vitin 1923 pavarësisht se mbledhjet po tentonin të bëheshin përditë, kjo mbase edhe për faktin se në këtë vit parlamenti do të ishte më i shkurtër për shkak të mbylljes së tij më herët, si rezultat i zgjedhjeve. Por kjo gjë nuk e kishte përmirësuar punën, për shkak të kësaj ishte shtuar numri i mungesave të deputetëve gjatë seancave e njëkohësisht paraqisnin një amulli në punën e tyre. Kjo gjë e bën Luigj Gurakuqin që të shohë se nuk është më e arsyeshme të kemi një parlament që të punojë çdo ditë, por më mirë një parlament i cili të japë një efekt më të madh në punë, duke punuar vetëm tri ditë në javë. 555 Kjo na bën të kuptojmë se një person i tillë, i cili pavarësisht se kishte qenë partizan i zgjatjes së parlamentit, kur pa se kohëzgjatja nuk po jepte efekt, kërkoi të shkurtohej koha e punës së tij brenda një jave. Ai nuk e shihte seriozitetin vetëm tek kohëzgjatja e punës, madje ajo kur ishte e tepërt duhej të shkurtohej. Cilësia dhe rezultatet arriheshin nëpërmjet një performance me seriozitet në punë.

Për të buxheti ka një domethënie aq të madhe, saqë kërkon me çdo kusht nga kryesia, që në mënyrë që të mos pengohej puna e tij, anëtarët që mungojnë të zëvendësohen me të tjerë. 556 Puna e tij në Komisionin e Buxhetit shprehej herë pas here edhe në atë të administratës, sidomos në formën e këtyre ankesave.

Në qoftë se nuk donte këtë mënyrë dhe donte të çfaqte arsyetë, atëherë mund të merrte nji mënyrë ma kavalereske, vinte këtu e mbronte M. e punëve Botore, e në mos tjetër, për të vetmin qëllim se kishte punue bashkë për dy vjet me këtë dhe paskësaj vinte e merrte votëbesimine qevërisë së re. 550 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 325. “Veprimet e Komisionevet janë shumë të pakta, pse tuj mungue pjesëtarët e Komisionevet aj nuk mundet me dhanë vendim. Proponoj pra që të mblidhen kryetarët e komisionevet, për me caktue horarin e komisionevet, pasi shumica e deputetëve merr pjesë në dy anë tre komisjone e orari qi asht tash në veprim nuk u gjegj orarit me atë të komisionit tjetër. Proponoj qi të vendoset edhe nji liber që të shkruhen misët e komisionit vetë ditë më ditë, për me dijt kush vjen e kush mungon, e emnat e atyre që mungojnë të botohen nëpër gazetat. Proponoj edhe qi nji mis i komisionit i cili nuk merr pjesë nën shqyrtimin e nji projekt ligjeje të tjera të mos të ketë të drejtë të marrë fjalën në parlament. ” 551 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 347. “Kemi vendue edhe deputetët që ndodhen përkohësisht në Komisionin e Buxhetit si dhe Ministrat dhe nënëministrat nuk numërohen për formimin e shumicës. Komisionet mund të veprojnë se cili do me nji shumicë si vazhdon. Komisioni i administratës me nji shumicë prej 7 vetash, Komsioni i Luftës me nji shumicë prej 3 vetash, Komisioni i arsimit me nji shumicë prej 4 vetash, Komisioni i Drejtësisë me 8 veta, Komisioni i Financës, Posta telegrafi me 5 veta, Komisioni i P. Botore e Bujqësie me 5 veta, Komisioni i P. të Jashtme me 7 veta, Komisioni i lutjeve me 3 veta, Komisioni i Buxhetit me 8 veta. ” 552 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 347. 553 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1102 – 1103. 554 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 9. 555 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 468 – 469. 556 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 595.

Page 133: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

110

Gjithashtu në buxhet sikurse edhe në administratë, në projektligjet që bëjnë komisionet te të cilat ai është pjesëmarrës, kërkon që të nxisë ardhjen e teknikëve të huaj mbi bazën e shtimit të shpërblimeve të tyre. Stimulimi i tillë do t’i bënte ata të vinin tek ne. 557

Ky njeri nuk lodhet aspak madje është denoncues i fortë për të disatën herë edhe gjatë vitit 1922, kur kërkon që puna e komisioneve të vijojë dhe të merret më me seriozitet. Për të, kjo strukturë pune nuk është punë. 558 Mbi bazën e këtyre ankesave arrijmë të kuptojmë që shpeshherë, puna e komisioneve ishte fiktive. Një pjesë e defekteve dhe hapësirave abuzuese, që qeveria akuzohej se shfrytëzonte, vinte edhe si rezultat i kësaj pune joserioze e komisionerëve. Madje shpeshherë edhe vetë qeveria nuk ishte e pranishme në parlament gjatë bisedimeve të rëndësishme. Kjo çonte jo rrallëherë në debate për interesa dhe rrugë veprimi të kundërta ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë. 559

Në shumë raste, për ligje jo pak të rëndësishme, të cilat kishin nevojë për diskutim, qeveria nuk ishte e pranishme në sallë. Ose në raste të tjera teknicienë të fushës së asaj ministrie vinin e diskutonin, në emër të ministrisë. Kjo gjë nisi të shihej si një shmangie e debatit e replikës, nga ana e qeverisë, me qëllimin për të vënë ligje të cilat nuk kalonin direkt në parlament. Kjo gjë nuk u la pa u akuzuar nga deputetët e Shkodrës si Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, apo Shuk Gurakuqi. 560

Por korrektësia e tij në parlament shprehet edhe në vërejtjet që i bëheshin Kryetarit, që urdhrat e ditës të ishin të qartë kohë më parë, edhe njerëzit të cilët duhet të fliteshin. Kjo do të ruante qetësinë në parlament dhe nuk do të krijonte rrëmuja, apo bisedime jashtë grafikut të ditës. Ai jo rrallëherë e vendoste në sedër edhe qeverinë me replikat direkte me të, duke pasur edhe raste të tilla kur ministra të veçantë i kërkonin parlamentit kohë të përgatiteshin, për replikat në parlament. 561

Pas situatës së grushtit të shtetit të dhjetorit 1921, parlamenti në ditën e parë ishte i rrethuar nga jashtë me ushtarë, e kjo gjë ishte e papranueshme nga ana e Luigj Gurakuqit. Një veprim i tillë nuk ishte askund në rregulloren e parlamentit. Kjo shihej nga ana e tij më shumë si një veprim për t’i mbyllur gojën dhe për presion sesa për t’i mbrojtur. Ushtria nuk e kishte këtë kompetencë. 562

Problem i deputetëve të Prefekturës së Drinit në këtë kohë hapi një debat të gjatë, pas zgjidhjes së problemit të pushtimit të kësaj zone nga ushtria serbe. Gjatë kohës së zgjedhjeve të prillit 1921, ajo zonë ishte e pushtuar dhe deputetët e asaj zone dolën me delegim, të pazgjedhur direkt nga votuesit, për shkak të këtyre kushteve. Pas tërheqjes së popullsisë banorët e asaj zone dërguan letra në parlament për të ribërë edhe njëherë zgjedhje të reja, tashmë të njëjta me prefekturat e tjera. Kjo hapi debat të madh në parlament. Ndërkohë që Luigj Gurakuqi nuk e shihte me sy të mirë një gjë të tillë, hapjen e zgjedhjeve në atë zonë, ai shprehej se kjo gjë duhet të zgjidhej vetëm nga gjykata e Kasacionit (Kushtetuese), por përderisa ajo nuk ishte e krijuar akoma nuk duhej të merrej direkt parasysh kërkesa nga ana e parlamentit. 563 Përgjigjja e Gurakuqit hap replika të forta në parlament, ku kundërshtarët më të fortë e idesë së tij janë Ibrahim Xhindi dhe Stavri Vinjau. Ky i fundit mundohet të marrë për shembull Statutin e Turqisë, e cila ia jep këtë të drejtë parlamentit. 564 Nisur nga ky debat

557 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 948. 558 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 765. 559 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 7 – 8. 560 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 918 – 919. 561 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 593. 562 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 586. 563 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 593 – 594. 564 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 596. “Z. Vinjau: Z. Gurakuqi kontestoi të drejtën e parlamentit për interpretimin e Shtojcës së Ligjës për zgjedhjet e Deputetëve, Z. e tij sjellet ndofta me këtë gabim pse pështetet në kanune që kanë disa vende, dhe kjo është e vërtetë, se bje fjala Statuti i Turqisë këtë të drejtë ia heq parlamentit e ja jep nji tjetri. Suikur të kishim neve nji statut të tillë, i cili pot ë shohë që interpretimi i një ligjës

Page 134: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

111

të bie në sy edhe botëkuptimi shtetëror që duan të dy palët, kur Gurakuqi kërkon një gjykatë kushtetuese, ashtu si shumë shtete perëndimore e kishin. Për zgjidhjen e kësaj situate, Vinjau akoma sheh nga krahu i ligjshmërisë së Turqisë.

Megjithatë përsa i përket transparencës që duhej të kishte, qeveria ishte një mendje me Stavro Vinjaun. Të dy këto deputetë donin që qeveria të kishte një transparencë të plotë me popullin, por sidomos me parlamentin. Ata nuk e pranonin që qeveria të kishte traktate sekrete, me shtetet e tjera pa u kaluar në parlament, për shkak të abuzimit apo të fshehjes. Një veprim i tillë do të thoshte se përgjegjësia e qeverisë do të ishte më e madhe në këtë lloj marrëdhënieje të jashtme nëse do kalonte në parlament. 565

Një tjetër deputet që përpiqet të japë kontributin e tij në çështje administrative, është nënkryetari i Parlamentit Hil Mosi. Ai ndihet i shqetësuar nëse ka fyerje në parlament. Madje ai kërkon të ketë edhe gjoba, edhe ndëshkime, në mënyrë që kjo të jetë një masë që të kufizojë këtë veprim të pahijshëm. 566 Megjithatë ky veprim e propozim, nuk u mor parasysh, sepse mbeti në pakicë. Me sa duket deputetët kishin frikë se mund të binin vetë pre e kësaj gjobe. Një pjesë e ligjeve që kalonin nëpër parlament për t’u miratuar, merreshin nga praktika botërore, ku në të shumtën e rasteve ishin ata të perëndimit. Megjithatë jo të gjithë ligjet ishin të përshtatshme ashtu sikurse ishin të marra direkt. Hil Mosi jo rrallëherë mundohet të bëjë një ndërthurje ndërmjet ligjit të jashtëm dhe situatës në vend apo mbi të gjitha duke iu përshtatur psikologjisë së vendit, si një njohës i mirë i saj. 567 Ashtu sikurse Gurakuqi, edhe Hil Mosi shpeshherë kërkon që të mos dilej nga grafiku i punës së ditës, por të qëndronin brenda një rendi i cili duhej respektuar për hir të punës. 568 E po ashtu të mos flitej kuturu, vetëm për të zënë kohën në parlament. 569

Nga ana e tjetër, Luigj Gurakuqi është kundër dënimeve kolektive në parlament për raste të gabimeve të deputetëve. Është krejt normale që të ketë një solidaritet grupi në marrëdhënie me parlamentin, ama nëse një deputet kryen një gabim nuk ka pse të dënohet krejt grupi parlamentar, apo ai i komisionit që i përket. 570 Kjo mënyrë në fakt kishte një impakt të fort, pasi një deputet i cili do të gabonte e dinte se nuk do të kishte mbështetjen e grupit, te i cili bënte pjesë. Kjo mungesë mbështetjeje në faj do e bënte atë të frenohej ndaj gabimeve apo të ishte më i kujdesshëm.

Shuk Gurakuqi në këtë kohë, kërkon që të jenë më korrektë edhe me informimin e popullit, sepse pjesa më e madhe e bisedimeve të parlamentit nuk dilnin në kohë. Kjo ishte një disinformim i popullsisë; ose dilnin mbas kohe, kjo e ftohte lidhjen dhe informimit të popullit. 571

nuk i përket ligjbërsit do të bashkoheshe me mendimine Z. Gurakuqi, por mbasi neve jemi të zotët e kësaj të drejte, idhërohem shumë kur Zotënija e tij vështron të na mohojë kë të të drejtë. ” 565 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 933. “L. Gurakuqi: Më duket se në diplomacinë para lufte, vetëm disa tractate mbetëshin të fshehtë. Ndër ne nuk duhet të kermi tractate aq të msheftë, e se pot ë ja apim qeveris nji të drejtë, mos me diftue aktet rezervate, ateherë kam frigë se do të ngjasë ajo që thotë Z. Vinjau, qi ministri ka me thanë ky apo aj akt asht i mshehtë e do të mbulojë fajin e tij. Pra jam i mendjes qi për mos me ndodh të tilla gjana, ky artikull të mbesë ashtu si asht. ” 566 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 29 – 30. “H. Mosi: Simbas rregullavet të përgjithshme, atij qi fjet pa leje ase turbulon rregullen ase flet fjal të fyeshme, për herën e parë i hiqet vërejtja, për herën e dytë i shënohet emni në proçes – verbal e për herën e tretë i shpallet emni në gazetën zyrtare. …për me kryesue nji mbledhje kur ka turbullime asht shumë e vështirë, dhe duhet qi kryesija të ketë të drejtë, në qoftë se turbullimet përsëriten për të katërtën herë, ate ase ata, q ii shkaktojnë t’i dëbojnë nag dhoma e Parlamentit apo të dënohen me nji gjobë prej 100 frangash arrë. ” 567 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 256. 568 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 932. 569 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1205. 570 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 327 – 328. 571 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1408.

Page 135: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

112

Një vlerë jo të vogël, deputetët e Shkodrës, kishin edhe në korrektimin e ligjeve, qofshin këto nga ana gjuhësore apo edhe juridike. Një ligj, i cili duhet të shpallej përballë popullit, duhet të ishte sa më i kuptueshëm për të gjithë popullin, pavarësisht nivelit të tij. 572 Kjo kishte një vlerë të madhe për një popull, te i cili ligji në të shumtën e rasteve, ose kishte munguar, ose kishte qenë në dëm të tij.

Dy prej korrektimeve gjuhësore më të rëndësishme të ardhura nga deputetët shkodranë janë ata të bëra nga Luigj Gurakuqi dhe Dom Ndre Mjeda. I pari kërkon që qendrat administrative të qyteteve të mos quheshin më katundarí por bashki. 573 Kjo në fakt ishte mjaft e rëndësishme dhe i rriste vlerën qendrës administrative të qytetit, dhe deri në atë kohë s’dukej si paradoks, ku një qendër qyteti quhej katundarí. E dyta më shumë se asgjë lidhej me idenë e përkthimit nga gjuhët latine të fjalës latine “Comune”. I dyti ndryshim i cili na vjen nga Mjeda, është ndryshimi i konceptit të ecurisë ditore të parlamentit. Deri në atë kohë, fjalë kryesore për të paraqitur ecurinë ditore të parlamentit ishte fjala urdhri i ditës, ndërkohë që Mjeda pranon se është më mirë të thuhet rendi i ditës. 574 Në këtë rast kishim të kundërtën e rastit të Gurakuqit. Këtu kishim një përkthim direkt të fjalës latine “Ordine” por që nuk kishte të njëjtin kuptim direkt e të përshtatshëm për konceptin parlamentar.

Luigj Gurakuqi është ai, i cili në të vërtetë shohim se është një partizan i korrektimit gjuhësor të ligjeve. Së pari ishte një njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe si i tillë, nuk toleronte të lindnin hapësira abuzuese në ligje për shkak të gjuhës. E dyta ishte se shumë prej ligjeve që vendoseshin kishin terminologji turke. Ndoshta kjo jo me të keq nga ligjvënësit, por sepse pjesa më e madhe e tyre kishin një formim osman të kulturës juridike, dhe se ky ligj deri para 10 – 12 viteve kishte qenë ligji bazë i vendit. Ndërkohë që Gurakuqi, ishte një partizan i kthimit të terminologjisë ose në bazë shqiptare, ose në bazë të terminologjisë perëndimore. 575 Kjo të jep të kuptosh fare qartë drejtimin të cilin donte t’i jepte vendit ky personalitet i parlamentit.

Shpeshherë korrektimet gjuhësore duhet të ishin shumë ekzakte dhe të kujdesshme, pasi një ndryshim i tyre mund të çonte në pasoja të mëdha për njerëzit dhe për shtetin. Një rast delikat ishte edhe gjyqi që po bëhej ndaj Emin Matragjiut, i cili dënohej në një formë gjyqi politik ushtarak dhe jo si një gjyq civil. Luigj Gurakuqi, kërkon me çdo kusht të ndryshohet koncepti për këtë rast. Mosnjohja e konceptit gjyq politik do të çonte në pasoja për këtë njeri. 576 Nën të njëjtin prizëm ishte edhe pasja kujdes me konceptin e internimit dhe të dëbimit të njerëzve. Ligji duhej të ishte i përcaktuar saktë në lidhje me kushtet që duhet të kishte për të dhënë këtë dënim. 577 Pasojat në këto raste do të ishin të mëdha, ndaj duhej një sqarim sa më i mirë ligjor.

572 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 176. 573 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 228. 574 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 3. 575 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 311. 576 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 398 – 399. “L. Gurakuqi: Gjykatares politike unë i kisha harrua emnin e vetëm ndashti e mora vesht qi jetuaka edhe sot (të qeshura). Mos besoni se dua me qeshë se me të vërtetë nuk e dinja qi të jetonte khjo gjykatare. Gjithë ata qi kanë pasë rastin e janë marrë ma përpara me ngjarjet e Shqipnisë, e dinë se kjo gjykatare u ngrehte në nji kohë të posaçme e të rrezikshme për të ndjekun disa propagandist të rrezikshëm për qetësinë e sigurinë e vendit. Mirpo kjo gjykatare q’u ngreh po për disa faje, mandej në vend qi të kryente detyrën e vet e të vepronte në baz të ligjit, ju bind urdhënave të ministrisë, as nuk arrestoj njerëz q’ishin nëpër male e as thirri e as pyeti ata qi ndodheshin atëherë të zanun e u gjindshin ndër disa oda shumë ma të mira se ajo qi ndodhet sot Emin Matraxhiu (Duartrokitje). Pra ministri do të kishte ba shumë mirë me lanë jashtë dore nji gjykatare q’i mundej detyrës së vet. Mas ligjet politike, gjykatarja politike nuk ka të drejtë me u marr me fajet q’i ngarkohen E. Matragjiut. Prandaj E. Matraxhiu lypset të lëshohet e Prokuroria të mprojë të veprojë çikurse i urdhënon ligja, ta dërgojë në gjykataren civile, pse kodi penal ka artikulla mjaft të rreptë, pë rata qi veprojn kundra qetësisë e sigurimit t’Atdheut. ” 577 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 703.

Page 136: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

113

Po kjo nuk do të ishte e vetmja. I rëndësishëm për Gurakuqin ishte edhe rregullimi që duhej bërë ndaj konceptit vullnetar në ushtri. Përcaktimi i saj duhet të ishte mirë, dhe të mos ngatërrohej me fjalën rezervist. 578 Megjithëse, pavarësisht në cilin prej stadeve që ndodhej një njeri në raport me ushtrinë ai duhej t’i shërbente vendit të tij me çdo kusht. 579 Kjo në fakt kishte rëndësi të madhe për të mos lënë hapësira abuzimi në praktikë. Në rast të një lufte duhej të dihej se çka quhej vullnetarizëm. Kjo do të ndihmonte shumë edhe sistemin e oficerëve, por edhe do të shmangte devijimet në popull ndaj detyrës mbrojtëse të atdheut. Por problemet me korrektimet në lidhje me ushtrinë nuk ishin vetëm tek ligjet, por edhe me raportet e Ministrisë së Luftës. Gurakuqi shprehet se duhet një korrektim i plotë gjuhësor i atyre raporteve që kjo ministri sillte, dhe se ishte turp të paraqiteshin diku ashtu. 580 Nisur nga kjo deklaratë, ne arrijmë të kuptojmë jo vetëm përgjegjësinë që kishte Gurakuqi, por edhe nivelin e ulët të formimit që kishte ushtria jonë deri në shkallën më të lartë të saj, Ministrinë.

Një koncept tjetër që duhej përcaktuar saktë ishte edhe dallimi mes vendbanimit dhe shtëpisë së një individi. Shqiptarët duhet të kuptonin se shtëpia nuk ishte gjithmonë vendbanimi. Vendbanimi ishte lidhja që kishte njeriu me shtetin në lidhje me pozicionimin e tij. Pra regjistrimi i tij në shtet për vendndodhjen e tij, kurse shtëpia ishte një e drejtë dhe një pasuri e paluajtshme e tij. 581 Për një vend i cili kishte një regjistrim të pakët të pasurisë së tij, dhe ku njerëzit mund të lëviznin krejt lirshëm në një zonë tjetër për një jetë më të mirë, kjo kishte një rëndësi të madhe. Regjistrimi i tillë, kërkonte një matje të plotë të popullsisë në zonat administrative. Këtë, deputeti i Shkodrës, e kuptonte fare mirë, ndaj e theksonte me këmbëngulje.

Edhe Dom Ndre Mjeda nëpërmjet një kritike të një praktike që ndodhte në parlament mundohet të bëjë një saktësim gjuhësor dhe funksional në të njëjtën kohë. Ai shprehet se çdo lutje më parë duhet të kalojë në Komisionin e Lutjeve, para se të vijë në parlament. 582 Kjo kishte të bënte se përderisa ekzistonte një komision për këtë problem, t’i qëndronin krejt saktë këtij koncepti në funksionimin e tij, dhe të mos shmangej.

Një problem tjetër me rëndësi të madhe, brenda çështjeve administrative ishte edhe problemi i gjykatave, dhe mbi të gjitha krijimi i një gjykate të lartë. Projektligji gjatë kohës që po krijohej, kishte çuar në ide të kundërta edhe në komisionin e drejtësisë, duke dhënë dy ide të ndryshme për Gjykatën e Lartë. Megjithatë, për Luigj Gurakuqin kjo nuk ishte shqetësim. Së pari, kjo gjë tregonte se kishte dy ide që duheshin krahasuar dhe po të ishte e mundur edhe bashkuar. 583 Idea e tillë u përkrah edhe nga deputetë të tjerë si A. Këlcyra, D. Kacimbra, S. Vinjau, dhe u votua nga shumica. Ama vlera e kësaj mbi të gjitha ishte bashkimi që arriti t’i bënte një komisioni. Gurakuqi e dinte mirë se çdo të thoshte puna në grup e një komisioni, ai ishte ankuar shpesh për këtë, ndaj u mundua të jepte një zgjidhje.

Luigj Gurakuqi gjatë gjithë kohës ishte pro gjykatësve dhe institucionit të gjykatës, ai ishte për një mbrojtje ndaj tyre. Gjithashtu ai ishte që t’i lihej liri, që ata të bënin punën e tyre me efikasitet, por jo deri në atë pikë sa ata të mund të abuzonin me punën. 584 Ai shprehet se mund të ekzistojë edhe mundësia e dërgimit të një deputeti në Gjykatën e Lartë, por vetëm nëse më parë vendoste parlamenti, edhe nëpërmjet një kërkese nga një grup deputetësh prej 10 vetësh. 585 Por gjithashtu hetimi t’i kalonin edhe parlamentit, jo vetëm gjykatës. Kjo do të

578 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 361. 579 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 849 – 850. 580 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 816. 581 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 232 – 233. 582 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 520. 583 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 663. 584 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 959. 585 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 31 – 32.

Page 137: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

114

thoshte, se në një rast të tillë, duhet më parë të njihet institucioni ligjvënës përderisa personi në fjalë i përkiste këtij institucioni.

Një pikë e veçantë ishte edhe debati që u hap për gjykatën e viseve të Dibrës dhe të Kosovës. Shumë kritika u bënë si nga Hil Mosi ashtu edhe nga Luigj Gurakuqi. I pari shprehej i pakënaqur që këto dy zona janë të lidhura me gjykatën më të afërt, e para me Tiranën dhe e dyta me Shkodrën, pasi kjo ja vështirëson akoma më shumë marrëdhënien për shkak të distancave. Ndërkohë që Luigj Gurakuqi shprehet i pakënaqur në një pikë tjetër. Ai nuk e pranon assesi që në ato zona të ketë një ligj dhe gjykim mbi ligjet e Turqisë. 586 Kjo ishte e papranueshme nga ana e tij, që të gjykohet ai popull me ligjet e një pushtuesi 500 vjeçar të asaj zone. Ndërkohë, më absurde ishte përgjigja e Koço Tasit, i cili thotë se atje është lënë fakultative aplikimi e zbatimi i gjykatës shtetërore, derisa populli të ndërgjegjësohej vetë. Kjo ishte një veprimtari jo vetëm absurde, por mbi të gjitha kërkonte një ndërgjegjësim të lartë në popull, gjë që mungonte, dhe duhej të ishte pikërisht shteti që të rriste këtë gjë, nëpërmjet institucioneve të tij. Këtë kërkonte Gurakuqi.

Gjatë diskutimit për Gjykatën e Lartë, në fillim të vitit 1922, dhe rolin që duhet të kishte Këshilli i Lartë në të, Luigj Gurakuqi mban një fjalim të gjatë në dy shtylla diskutimi. Së pari, mundohet të shpjegojë rolin që ka Mbreti dhe në rastin kur ai nuk është Këshilli i Lartë (Regjenca), në këtë gjykatë. Ai shprehet gjatë gjithë kohës se mbreti e po ashtu edhe institucioni i lartpërmendur është i paprekshëm çfarë do që të bëjë, dhe mbi bazën e kësaj sjell edhe praktikat ndërkombëtare evropiane, si Anglinë, Portugalinë etj. Në planin e dytë, e kalon këtë diskutim në planin shqiptar të regjencës dhe të veprimeve që ajo kishte bërë. Ai shprehet se Këshilli i Naltë nuk e shpërndau Parlamentin por e mbylli me kërkesë të kryeministrit, Pandeli Evangjeli. Kjo gjë nuk i vinte në faj ata për veprimin, jo vetëm nga prerogativa e paprekshmërisë, por edhe se kishte pasur si kërkesën e kryeministrit, por edhe parlamenti vetë kishte dashur një gjë të tillë. 587 Në këtë fjalim të gjatë, më shumë se për të mbrojtur një veprim administrativ, qëllimi ishte mbrojtja e Këshillit të Naltë, i cili kishte qenë i përfshirë në atë që njihet si grushti i shtetit i dhjetorit 1921. Por dihet se njëri nga regjentët 586 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 607. “L. Gurakuqi: Përsa i përket Gjykatave administrative të prefekturave të Kosovës e të Dibrës, do të baj nji vërejtje dhe vëtrejtja asht këjo. Jo pse jam edhe unë fis dhe dua të përkrah ligjet e fisit, mbassi edhe unë dëshiroj që ligjet të jenë nji për të gjithë popullin, por e vërteta asht se ligja atëher mund të thohet se asht e mirë, zbatahet mirë e asht e pëlqyeshme prej popullit kur bazohet mbi zakonet e vendit. Po të vemë tashti na menjiherë e të themelojmë gjykatare në Malësi në themel të Kanunit të Turkisë, të cilin Turjkija për 500 vjet nuk ka mundur ta zbatajë as me fuqi, do të bajmë nji padrejtësi të madhe kundrejt popullit t’atyne viseve, mbasi aj kanun asht kundër shpirtit të popullit e kundër zakoneve të tij. Në qohtë se ka mbet gjallë ndonji general i Turikisë që ka qenë në Shqipni, në vjett 1909 – 10, e pot ë ndigjojë nji gja të tillë do të na falenderojë dhe do të na thotë bravo u qoftë, pse atë qi nuk mundi ta bëjë Turkija me fuqi për 500 vjet e batë ju vetë!” 587 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 18. “L. Gurakuqi: Sa për pikën tjetër që i përket të drejtës së përndamit të parlamentit nuk mund të thuhet se Statuti i Lushnjës ja ka hequr kët të drejtë K. të Naltë; por vetëm ja ka kufizue, tue vu ndërmjet të tij e të Parlamentit mbledhjen kombëtare, me atë të cilës, K. i Naltë mundet me përndamun Parlamentin. Pastaj pot ë vijmë në praktikë, në mos t drejtën e të përndamunit K. i Naltë i ynë ka përndorur të drejtën e pushimit të Parlamentit. Siç e dini me 4 të nëntorit të shkuar, qeveria e Z. P. Evangjeli i pat propozuem K. të Naltë, pushimin e Parlamentit, edhe K. i Naltë pat nxjerrë nji dekret të këtillë. Mjerisht nuk kam ndodhun ata ditë në Parlament e proçesverbali i asaj dite nuk është ëkndu, e kështuqë nuk di mirë se cilët kanë qenë ata oratarë që kanë mbrojtur të drejtën e dekretit të Këshillit të Naltë, të gjithë e mbajmë mend se oratarët mbrojtës nuk kanë munguem. Në tjetër anë shumica e parlamentit edhe pse bani kinse nuk po mbështetet në dekret të K. të Naltë, prap tue votue mbylljen e sessionit në mos drejt për drejtë terthuras ja njohu Këshillit të naltë të drjetën e pushimit të Parlamentit. Përveç kësaj qeveria e Z. P. Evangjeli nguli këmbet në ligjeshminë e atij dekreti tue dhanë nji vendim mbas të cilit ajo nuk do të njifte e as nuk do të respektonte as njanin prej atyne vendimeve qi parlamenti kishte dhanë me 4 nanduer mbas këndimit të dekretit të pushimit prej anës së Këshillit të Naltë. Prej sa thashë më sipër del pra shehsazi se Statutit i Lushnjës mund t’ja kufizojë, por nuk ja mohon këshillit të Naltë asnjë nga të drejtat e prerogativat suprinore. Qëndroj pra në mendimine përparshëm që misët e Këshillit të Naltë, për punimet q’i përkasin detyrës së tyre, janë të papërgjegjshëm e si të tillë nuk mund të dërgohen në gjykatare. ”

Page 138: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

115

ishte shkodrani Imzot Bumçi, ndaj për këtë arsye, Gurakuqi tenton ta mbrojë kaq shumë. Nëse do pranonte se shpërndarja e parlamentit nuk ishte kopetencë e tyre, do të thotë se me këtë veprim, ata kishin thyer njërin nga ligjet e Statutit të Lushnjës. Meqë ky ishte ligji më i lartë themelor, ai do të përfundonte në Gjykatën e Lartë për krim të rëndë ndaj shtetit. Nga ana tjetër, edhe nëse do të merrej se kjo ishte e gabuar, dhe kështu kishte qenë, Gurakuqi u shpreh qartë se si mbreti apo regjenti, ishte i paprekshëm dhe i padënueshëm.

Po ashtu edhe Dom Ndre Mjeda u shpreh se ishte kryeministri Pandeli Evangjeli, ai i cili i ka kërkuar Këshillit të Naltë që të mbyllte parlamentin pasi nuk i kishin pëlqyer vendimet e tij. 588

Gjithashtu një hap i rëndësishëm nga ana e Luigj Gurakuqit si kreu i Komisionit të Administratës, ishte edhe kërkesa e herëpashershme që bënte gjatë vitit 1921, për krijimine Ministrisë së Punëve Botore. Kjo ministri ishte vënë për t’u krijuar edhe në Statusin e Lushnjës, por qeveria nuk kishte bërë asnjë veprim në muajt e parë të vitit 1921. 589 Një ministri e tillë ishte shumë e nevojshme për kushtet e vendit tonë. I cili nga luftërat intensive dhe shkatërruese të viteve të fundit, dhe nga pushtimi disa shekullor osman, kishte dalë i shkatërruar, shumë rrugë, e ura duheshin ndërtuar, shumë toka e këneta duheshin bonifikuar e tharë, ndaj vërtetë vendi kishte nevojë për një veprim të tillë. Aq më tepër që qeveria ishte pa një ministri në organikën e vet. Megjithatë falë këmbënguljes së tij, jo shumë kohë më vonë edhe kjo minstir u krijua nga ana e qeverisë. 590

Si pjesë e bisedimeve të parlamentit në nji nivel administrative, përfshiheshin edhe diskutimi për bashkitë apo edhe për ligjin e tyre. Luigj Gurakuqi dhe Hil Mosi ishin ata të cilët më shumë se deputetët tjerë u morën me këtë fushë.

Luigj Gurakuqi kërkon që pavarësisht se mund t’u ketë mbaruar mandatet kryetarëve të bashkive, ata ose të qeverisin me anë të një këshillit ose të rrinë përsëri në post. 591 Kjo për arsyen e vetme se, vendi pa një kryetar bashkie do të ishte më i rrezikuar se sa nga një njeri që i ka mbaruar mandati, por që është akoma në punë për këtë qëllim. Tjetër arsye ishte se nëse nuk duhej të mbaheshin akoma të vjetrit atëherë duhej bërë një reformë e re administrative dhe duheshin emëruar të rinjtë. Por përsa i përket vlerësimeve të dëmshpërblimeve që duhet të japin bashkitë në ndërtimet publike që bëjnë janë dimensionalisht kundër dy prej deputetëve që më shumë u morën me çështjet administrative. Hil Mosi ishte ai, i cili thoshte se nuk është e nevojshme të dëmshpërblehet çdolloj shtëpie që shembej për qëllime publike, kur ishte dëmshpërblyer në vlerë toke. 592 Kurse Luigj Gurakuqi kërkonte që mbrojtja e ligji ndaj tyre të ishte edhe në dëmshpërblimin ndaj shtëpisë edhe tokës, pavarësisht se shtëpia mund të ishte e vjetër apo me vleftë të vogël. Kjo gjë realisht e kërkuar nga Gurakuqi, kishte si qëllim që të mbronte civilët, të paktën nëpërmjet ligjit, përderisa nuk kishin qenë të rralla rastet kur shumë shtëpi e prona ishin marrë nga shteti njerëzve e nuk ishin dëmshpërblyer.

Kur vjen puna tek ligji i bashkive dhe taksat e saj, të gjithë shkodranët mundohen të jenë aktivë në rregullimin e këtij ligji. Halit Rroji, i cili nuk kishte qenë fort aktiv në shumë prej diskutimeve të mëparshme, shprehet se taksat e bashkisë për dhënien e depove të saj me qera t’i mbesin bashkisë. 593 Ky njeri ishte njohës i mirë i Bashkisë sepse kishte punuar për vite me rrallë në atë të Shkodrës, dhe shembullin. më shumë se asgjë e merrte nga kjo bashki. Gjithashtu Luigj Gurakuqi është ai që i kushton një vëmendje të madhe marrjes së taksave në

588 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 269 – 270. 589 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 190. 590 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 281. 591 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 249. 592 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 968 – 969. 593 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 404.

Page 139: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

116

bashki. Ai shprehet se çdo taksë e marrë në bashki, duhet të jetë e justifikuar përballë qytetëtarëve të saj, në punë dhe veprime konkrete për to. 594

Madje ai kërkon që taksat të mos vendosen pa u studiuar mirë zona ku do të vendosen këto taksa dhe sa është mundësia e tyre për t’i mbledhur. 595 Kjo do të thoshte që të kishte një studim të mirë edhe në rang bashkish, jo vetëm në rang madhor të Ministrisë së Financave. Luigj Gurakuqi, është ndër të parët në Shqipëri që kërkon në atë kohë që të vendoset një taksë e barabartë në Shqipëri, në masën 10 %. 596 Kjo taksë e ngjashme me taksën e sheshtë do të ishte një taksë, e cila nuk do të bënte dallime dhe do shihej forca gjithkund e barabartë e shtetit për të shtrirë forcën mbledhëse të taksave.

Luigj Gurakuqi disa herë gjatë bisedimeve të parlamentit mundohet t’i dalë në mbështetje nëpunësve. Duke ditur se nëpunës të aftë dhe të mbrojtur, ishin baza e një administrate të shëndoshtë, ai jo rrallëherë kërkon që nëpunësit të jenë të mbrojtur nga ligji. Qëllimi i ligjit ishte t’i shërbenin njerëzve dhe njëkohësisht të mbronin nëpunësit. 597 Jo rradhë herë kërkohen që nëpunës të lartë të administratës të paguhen në një nivel të përafërt me ministrin, dhe kërkon që këta njerëz të mbrohen të mos lëvizen nga pozicioni i tyre. Këtë ndihmë dhe mbrojtje ai kërkon që ta bëjë me anë të ligjit të fortë për ta. Kjo gjë ishte shumë e mirë edhe për faktin se nëse një ministër ishte një post partiak, dhe i përkohshëm, nuk mund të thuhej se ishte e njëjta gjë edhe përsa i përket nëpunësit. Përkundrazi nëpunësi duhet të ishte një njeri i qëndrueshëm brenda administratës, përderisa ishin pikërisht këto hallka të administratës që mbanin në këmbë administratën shtetërore.

Për sa i përket diskutimeve me karakter administrativ, jo të gjithë deputetët e Shkodrës ishin pjesëmarrës dhe aktivë në vendimmarrjet e tyre. Më shumë nga të gjithë ishte Luigj Gurakuqi, i cili drejtoi edhe komisionin e administratës e po ashtu edhe Hil Mosi, i cili ishte nënkryetar i Parlamentit. Pjesa e tjetër ose ishin sekuencor, ose nuk morën pjesë në këto bisedime. Megjithatë puna e Z. Gurakuqi u bë vëndimmarrëse në shumë prej ligjeve ku ai kërkoi të jepte kontribut. Dëshira e tij ishte të ndërtoheshin ligje të cilat të shikonin nga perëndimi por të mbështeteshin fuqishëm në traditën e zakoneve dhe psikologjinë e vendit. Një gërshetim i tillë do të jepte efektin e duhur në një vend që ligjin kombëtar kishte pak vite, që kishte nisur ta ndërtonte.

III. 4. Çështjet e votëbesimit të qeverive Ndërtimi i shtetit shqiptar kishte nisur praktikisht, që në nëntor të 1912, kur Ismail

Qemali bashkë me shpalljen e pavarësisë, kishte krijuar edhe qeverinë e parë të pavarur shqiptare. Edhe pse për një periudhe 8 – 9 vjeçare tepër të vështirë që kaloi Shqipëria, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, ndërtimi i qeverive pati probleme të shumta. Kjo nisur edhe për shkak të konceptimit të saj nga shqiptarët, kur shohim se shpeshherë kishim qeveri paralele, apo raste kur kishte edhe pamundësi të shtrirjes së kopetencave të qeverive legale. E kjo ndodhte ose për shkak të mos njohjes së zonave të caktuara të cilat i përkisnin një figure politike të kohës, ose për shkak të pushtimit në zonat kufitare, apo rasti i Luftës së Parë Botërore.

Periudha pas kësaj lufte gjithëpërfshirëse të tokave shqiptare, e ku për të cilën mund të themi se u përdor, jo vetëm si shpalosje të interesave tokësore, por edhe si shesh lufte, do shohim se do kemi krijimin e qeverive të para shqiptare, në kushte më paqësore, por edhe të

594 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 436. 595 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 401. 596 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 435. 597 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 547 – 548.

Page 140: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

117

specifikës së kohës. Qeveria e Turhan pashë Permetit e krijuar që në 25 dhjetor 1918598, u akuzua për ndikim italian, që në krijimin e saj. E në fakt akuzat jo rrallëherë ishin të sakta. Kjo qeveri nuk pati një shtrirje të plotë në tokat shqiptare së parit në zonën e Shkodrës, që ishte zënë nga forcat jugosllave në fillim e më pas nga forcat ndërkombëtare dhe të Vlorës ku ishte ndikimi italian me anë të pushtimit të territorit të saj. Por për shkak të akuzave të forta të ndikimit italian, Kongresi i Lushnjës, që u mblodh krijoi ndër të tjera edhe një qeveri të re nën udhëheqjen e Sulejman bej Delvinës. 599

Të dy këto qeveri ishin qeveri, të cilat e nisën punën e tyre pa kushtin bazë që duhet të kishte një qeveri për tu njohur për të qenë e ligjshme, votëbesimin. Si e para edhe e dyta nuk kishte një organ të tillë, që të bënte njohjen e tyre e ky ishte parlamenti. Qeveria që do të vij më vonë do jetë ajo e Iliaz Vrionit, e njohur si qeveria Vrioni 1.600 Brenda kësaj qeverie shohim se u krijuan edhe zgjedhjet e para gjithëpërfshirëse në vend, dhe u hap parlamenti i parë i dalë nga këto zgjedhje me 21 prill 1921. 601 Kjo qeveri vazhdoi në pushtet deri në korrik 1921, të cilët kushtet e vështira të brendshme, me ndikim të rrezikshëm nga jashtë e bënë që Iliaz Vrioni të kërkoj votëbesimin për të dytën herë në parlament.

Ngjarja që ishte më domethënëse ishte ajo e shpalljes së republikës, dhe kërcënimit të ndërhyrjes dhe mbështetjes jugosllave në të. 602 Edhe pse kjo qeveri njihet si qeveria Vrioni 2, në fakt është qeveria e parë e dalë nga votëbesimi i parlamentit, në krejt historinë e shtetit shqiptar. Në fakt kjo qeveri ishte një qeveri kualicioni, e krijuar nga dy grupimet politike që ndodheshin në parlament; Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. 603 Ndoshta kjo bëhej për të pasur një mbështetje sa më të madhe, në Këshill Kombëtar në fillim si dhe në popull. Pasi një pjesë e deputetëve e kishin akuzuar direkt qeverinë në parlament apo në shtyp për shkak të keqmenagjimit të situatës, me çështjen e Mirditës.

Në prezantimin e tij para këshillit Kombëtar, Iliaz vrioni paraqiti një program për të shpjeguar pikat kryesore të punës së tij në të ardhmen e qeverisë. Ky program edhe pse ishte i pari brenda një parlamenti shqiptar, në fakt ishte ndër më të shkurtrit programe qeveritare që do të paraqiteshin në parlament nga viti 1921 – 1924. Programi përbëhej nga tetë pika që ishin pak a shumë fushat më kryesore të cilat i përkisnin saktësisht ministrive përkatëse. Pika më e rëndësishme ishte ruajtja integrale e kufijve të 1913604. Kjo do të thoshte se me anë të kësaj bënte me dije se nuk do të lejonte cënimin e territoreve të krijuara si shtet, nga Konferenca e Ambasadorëve të 1913, një përgjigje kjo ndaj intervencionit jugosllav në Mirditë. Gjithashtu kërkohej edhe lidhja me Italinë në marrëdhënie diplomatikë, të shkëputura këto pas luftës së Vlorës. Kërkohej me anë të kësaj qeveri që të krijohej edhe nji ushtri rezerviste, për situate gatishmërie. Në aspektin e brendshëm i vihej më shumë rëndësi prurjen në vend të teknikëve të huaj, në sektor deciziv të vendit si kurse ishin ato për Ministrinë e Punëve Botore dhe në Financa. Gjithashtu do i kushtohej vëmendje edhe Ministrisë së Arsimit, ku në këtë formë tentohej të rritej niveli dhe dendësia e shkollave fillore dhe të mesme.

598 Kastriot Dervishi, Historia, 87. 599 Jeseph Swire, Shqipëria, 254. 600 Valentina Duka, Historia, 128. “Qeveria e Sulejman Delvinës i kishte bërë shërbime të mëdha vëndit, sidomos në fushën politike, me largimin e kërcënimit të jashtëm, rritja e rolit të Zogut si dhe dëshira e shumë politikanëve të tjerë për të zënë vënde në qeveri, acaroi luftënebrendshme politike. Kjo situatë e ndërlikuar e detyroi Sulejman Delvinën të japë dorëheqjen me 14 nëntor 1920, dhe jo më larg se pas 4 ditësh, pikërisht me 19 nëntor 1920, u krijua qeveria me Iliaz bej Vrionin. Ky meqenëse rridhte nga një familje bejlerësh, do të përfshinte në qeverinë e tij shumë nga këto element. Ky grupim njihte vetëm variantin osman të funksionimit të administratës, pafektshërinë dhe pa rendimient. 601 Kastriot Dervishi, Historia, 130. 602 Valentina Duka, Historia, 133. 603 Jeseph Swire, Shqipëria, 284. 604 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 143.

Page 141: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

118

Në fakt ky program ishte jo vetëm i shkurtër, por edhe mjaft konçiz. Aty thuhej se do të silleshin teknikë nga jashtë, po nuk thuhej se cilës fushë do t’i kushtohej më shumë vëmendje, që të silleshin këto teknikë. Apo kërkohej rritja e arsimit fillor dhe të mesëm, por asnjëherë nuk u fol për shtrirjen që kishte ai, analizën se si do të bëhej ky, kur mungon një ndër elementët më të rëndësishëm të procesit, mësuesit.

Gjatë gjithë fazës katër vjeçare të sa e sa qeverive të votëbesuara në Këshill Kombëtar, deputetët e Shkodrës do ishin ato që në të shumtën e rasteve ishin oponenca më e fortë e qeverive. Në rastin e qeverisë së dytë të Vrionit, shohim se kritikat ndaj saj do jenë të munguara, kurse lëvdatat nuk do të mungojnë. Luigj Gurakuqi shprehet se ky program ka shumë të meta, por në situatën në të cilën ndodhet vendi është mjaft i dobishëm për kohën. 605 Është interesant fakti se ky deputet tepër aktiv në të ardhmen si oponent, më shumë se të japë kritika ndaj qeverisë, lëshon lavde për përfshirjen e Pandeli Evangjelit brenda kësaj qeverie606. Ky i fundit mbante postin e ministrit të jashtëm, dhe ishte i ardhur nga Amerika, por i kishte përkitur, shqiptarëve që ndodheshin në koloninë e Rumanisë.

Ky njeri në të ardhmen do të formojë një qeveri të dalë nga një grupim i bërë nën zë, të njohur si Bashkimi i Shenjtë dhe pikërisht, marrëdhëniet për veprime të tilla shihet se kanë nisur të ndodhin që në këtë kohë. Në fakt nuk do të jetë hera e parë që Gurakuqi bëhet pjesë e këtyre veprimeve sidomos në raste të tilla, kur ai është pjesë e këtyre kualicioneve e paraqet veten besnik të tyre, sikurse do shohim edhe në fillim të 1924.

Një ndër pikat më me shumë merak mund të ishte ajo e financave, e cila nuk duhet të kalohej pa u marrë në shqyrtim, po asnjëri nga deputetët e Shkodrës nuk e bëri këtë direkt, e për më tepër as Gurakuqi, i cili gjatë gjithë kohës në të ardhmen do e shohim me analiza të gjata ndaj financave. Po në këtë kohë në Ministri të Financave ishte Tefë Curani, i cili nuk ishte deputet i Këshillit Kombëtar, por ishte nën siglën e Partisë Përparimtare. 607 Këtu shohim se ka edhe një lloj heshtjeje mund të themi, si mbështetje përballë Tefë Curanit, të cilit mbase i duhej më shumë kohë në veprime sikurse u shpreh edhe Luigj Gurakuqi.

Në fakt edhe në qeverinë Vrioni 2 nuk kishte ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar, dhe Tefë Curani kishte mbajtur edhe në qeverinë e parë të Iliaz Vrionit, Ministrinë e Financave. Dhe si duket Vrioni për të marrë mbështetjen edhe të deputetëve të Shkodrës kishte mbajtur përsëri këtë figurë. Mbështetja e tyre do të ishte e domosdoshme për të, edhe për shkak se ngjarja e krijimit të Republikës së Mirditës që kishte ndodhur në ato muaj, ishte brenda juridiksionit të prefekturës së Shkodrës.

Një ndryshim taktik mund të themi që në këtë kohë bëri Iliaz Vrioni ishte ndërrimi i Ministrit të Jashtëm, ndërmjet Sulejman Delvinës dhe Pandeli Evangjelit. E them taktike sepse arriti të ndërrojë një ministër mysliman me një ministër ortodoks, e kjo mendoj se u bë për shkak të rrezikut të jashtëm jugosllav duke dashur për t’i paraqitur një ministër, i cili kishte të njëjtën fe sikurse edhe jugosllavët. Një stil të tillë të ngjashëm kishte bërë edhe vetë

605 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 144. 606 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. “Në formimin e kabinetit që sot po na paraqitet mund të kemi pasur ndryshime mendimesh, jo po kurrë mbi burrat qi e përbajnë, pse për ta kemi nderin, por për dikasteret qi do të mirshin përsipër. Sa për programin qi na shfaqi Shkelqësa e Tij, Z. Kryeministri, më duket tepër i shkurtë, e për ta biseduem ashtu si lypsej do ët kishim nevojë të ëkrkoshim mjaft shpejgime e shkoqitje mbi shumë pika të tij e sidomos mi financat. Me gjithë këtë koha e vështirë në të cilën ndodhemi, na ban të besojmë se kabineti ka nevotjë të ketë duart e lira, qi të futet sa ma parë në veprim dhe të ketë votëbesimineparlamentit. Përpara rrezikut të atdheut duhet të heshtim dhe ma të voglat kundërshtime, duhet të pushojnë kritikat. Bashkë me disa shokë të mi pra po deklaroj se jemi gati t’i apim kabinetyit votëbesimin, me shpresë se me plotësimin dhe zbatimine mirë të programit, ka për t’na i mbushë deshiret. Mbasi po kam fjalën në gojë nuk dua ta kapercej ket rasë pa kujtuem me nderim q ii përket nji fytyre të shkëlqyeshme qi për të paren herë po merr pjesë ndë nji kabinet shqiptar, due me thanë Z. pandeli Evangjelin, veteranin t’ene, apostullin e lashtë t’ides kombtare. ” 607 Kastriot Dervishi, Historia, 133

Page 142: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

119

Delvina në marrëdhëniet me serbët në Shkodër kur si përfaqësues kishte dërgjuar Sotir Peçin, një ortodoks tjetër.

Përtej prapaskenave, e rëndësishme është për t’u theksuar, se ky lloj votëbesimi na jep të kuptoj edhe stadin e ulët në të cilën ndodhej politika qeveritare e Shqipërisë edhe në stad procedurial. Votëbesimi u bë, dhe pothuajse ishte unanim në votim përveç njërit i cili nuk votoj këtë qeveri.608 Por thënia në formë të tillë nga ana e kryetarit të Këshillit Kombëtar pa deklaruar emrin, dhe pa shpallur një listë të votuesve, do jetë në kundërshtim me procedurat e mëvonshme.

Gëzimi i zgjidhjes qeveritare dhe paqtimi mes grupeve, bën që të kalohen edhe format e rregullta proceduriale. Por në të njëjtën kohë do shohim se këto forma edhe pse me ledhatime politike, nuk do ta kenë jetën e gjatë në vend.

Por situate e rënduar gjatë verës 1921, nga ndërhyrja jugosllave në Mirditë, pa mundësia e qeverisë për të rregulluar këtë situatë, si dhe fakti se shumë prej anëtarëve të parlamentit, shumë ambicioz nuk kishin marrë pjesë në qeverisje, bënë që qeveria të ndodhej në një situatë të vështirë. Një ndikim të madh kishte pas edhe mbyllja presionit të parë të parlamentit gjatë verës, ku partitë qeveritare brenda parlamentit kishin kriju atë që njihet si grupi Bashkimi i Shenjtë. Një emër pompoz por që pavarësisht se pati bekimin e atyre që e krijuan, nuk bëri një punë të gjatë dhe fort të bekuar.

Drejtuesi i qeverisë së dalë nga ky bashkim do të ishte Pandeli Evangjeli. Ky person u paraqit në Bashkimin Kombëtar në mbledhjen e 22 tetorit 1921 për të marrë votëbesimin e parlamentit. Edhe kjo qeveri në programin që paraqiti shohim se nuk ka shumë ndryshime me atë të qeverisë së mëparshme Vrioni 2. Kjo mbase vinte, se në disa pika ishte një vazhdues i asaj qeverie në të cilën ai kishte mbajtur postin e ministrit të jashtëm. Këtë herë brenda këtij program mund të dallojmë rreth 9 pika, ku mund të shohim se program është i shkurtër për të paraqit qeverisjen e plotë të një vendi. Detajet janë të përfshira brenda një fjalie. Pikat më të rëndësishme më të derivuara ishin se do të bëhej një reformë administrative, marrja e masave për shëndetësinë, kryesisht në sëmundjet që rrezikojnë më shumë popullsinë. Gjithashtu përmendeje dhe krijimi i një shkolle për financier609, kjo do të ishte diçka pozitive, kur mendohej se për një veprim të tillë, vendi ishte ngushtë shpeshherë edhe në instance të larta. Përherë të parë në këtë qeveri kërkohej dhe është në pikësynime krijimi i bankës shqiptare. 610

Megjithatë kjo qeveri në shumë veprime është një de – javu e qeverisë të sapo dorëhequr të Vrionit, e mbi të gjitha për sjelljen që kanë deputetët e Shkodrës. Nëse në qeverinë e mëparshme marrëdhëniet në një kualicion të përbashkët dhe përgjegjësia morale nuk e kishin lënë Gurakuqin për të dhënë asnjë kundërshti, në lidhje me programin dhe anëtarët e qeverisë. Kjo e dyta e krijuar pikërisht nga Evangjeli që ai e lëvdoi së tepërmi, mori vetëm lëvdata nga ana e tij, dhe një votëbesim të hapur. Nga kjo mund të shohim edhe një aspekt tjetër të karakterit të këtij deputeti shkodran, në të shumtën e rasteve ai jep votëbesim atyre qeverive që është e sigurt se do të marrin në formë unanime votëbesimin e krahëve. Vazhdues i fjalëve të Gurakuqit do të ishte edhe Ali Këlcyra i cili e cilëson këtë qeveri ndër më të mirat e dala për gati dhjetë vjet shtet shqiptar. 611

608 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 145. 609 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 488. 610 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 611 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 490. “Kjo Qeveri përfaqëson popullin shqiptar bashkë me demokrasinë. Ç’do shpirt shqiptari liridashës me gjithë ndalimet qi mund të dalin prej kohës duhet të ketë shpresën e gjallë, se kjo qeveri dotë mbushi detyrën e rëndë qi ka marrë përsipër e do sjellë ndryshimet si përbrenda ashtu edhe për jashta. Nji qeveri nënë kryesinë e Z. P. Evangjeli e cila lindi prej bashkimit të shejtë meriton të ketë besimin e plotë të ç’do atdhetari, e ç’do atdhetar i vërtetë lypet të quhet përkrahës i kësaj qeverije. RROFTË QEVERIJA E RE RROFTË DEMOKRASIJA SHQIPTARE. ”

Page 143: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

120

Përsa i përket deputetëve të Shkodrës pavarësisht se u votua me unanimitet, 612 nuk ishin të pranishëm të gjithë, 613 ku një pjesë prej tyre duke e pasur të sigurt votën kjo qeveri nuk u përfshinë. Një aleancë e tillë pavarësisht se mund të ulte gjakrat mes partive dhe binte në një interes të përbashkët, i hiqte seriozitetin qeverisjes, pasi kur kjo e dinte se kishte mbështetjen e palëve e shihte më të lehtë sidomos kalimin në parlament. Fakti më kryesor që e thotë këtë është program i shkurtër dhe relativisht i dobët që paraqiti në parlament.

Karakteristika e kësaj qeverisje ishte edhe përfshirja përsëri e deputetëve shkodran nën qeverisje, ku në fillim shohim se kemi vendosjen e Hil Mosit si Ministër i Arsimit, ku më vonë u zëvendësua nga Rexhep Mitrovica614, e më vonë kemi përfshirjen e Kolë Thaçit në qeveri si Ministër i Financave. 615 Ndërrimet nuk duket se janë të rastësishme, pasi qëllimisht shohim së parit ruajtjen e posteve ku një ministër nga deputetët katolik dhe shkodran, zëvendësohet me një tjetër po me këto karakteristika. Kjo mund të themi ishte një lloj ruajtje ekuilibri me grupimin e deputetëve shkodran po sidomos atyre katolik brenda Bashkimit të Shenjtë.

Një analizë tjetër e kësaj qeverie, në lidhje me deputetët shkodran, mund të shohim se kemi qeverinë e tretë që në postin e Ministrisë së Financave vendosim një shkodran. Ku ky i fundit do të jetë ministri më jetëgjatë i financave brenda periudhës katërvjeçare. Fakt ky që të lë të kuptosh që këto shkodranë të ardhur nga një traditë tregtare e njihnin mirë ekonominë dhe financat si profesion por edhe atë të vendit, pasi pjesa më e madhe e ekonomisë dhe e financave të Shqipërisë kishin kaluar nga tregtia shkodrane.

Kjo qeveri pati edhe anët e mira të saj, pasi nuk përfshiu një pjesë të bejlerëve që tradicionalisht përfshiheshin në qeverisje, por në të njëjtën kohë prishi marrëdhëniet në mes të grupeve, duke i çuar deri në kuadrin e armiqësive, deri edhe personale. Një rast e tillë nga ky moment e mbrapa shohim prishjen e marrëdhënieve të një pjese të deputetëve shkodran dhe Ahmet Zogut. Ky i fundit ishte shumë i acaruar, sidomos nga mos përfshirja e Bashkimit të Shenjtë.

Por kjo qeverisje nuk e pati jetën shumë të gjatë, ajo në fillim të dhjetorit 1921, u kërcënua me armë për të dhënë dorëheqjen. 616 Një qeveri, e cila u krijua për të mbyll një krizë të brendshme, çoi në hapjen e një krize të re, atë që njihet me emrin grushti i shtetit i dhjetorit 1921. Kjo kohë prodhoi edhe tri qeveri të cilat ishin të krijuara, jashtë parlamentit pas shpërndarjes së tij nga Këshilli i Naltë. Ajo e Qazim Koculit617, Hasan Prishtinës, dhe Idhomene Kosturit618 të cilat të tria u krijuan dhe u shpërbënë brenda dy javëve. Por kjo periudhë u pa se nuk do të nxirrte gjë në dritë për asnjërën palë të vendit, ndaj me 24 dhjetor 1921 u rihap përsëri parlamenti.

Tashmë qeveria që do të vij në pushtet do të jetë ajo e Xhafer Ypit, i cili ndryshe nga ato tri të sipërpërmendurat do të kaloj aprovimin e saj nëpërmjet votëbesimit të parlamentit. Në paraqitjen e tij në parlament me pikat e programit të tij, shohim se të rejat që sjell kjo qeveri nuk ishin të shumta. Shumica e pikave programit janë një përsëritje e keqe e pikave të programeve të kaluara në qeveritë e Vrionit dhe të Evangjelit. Ai shprehet me fjalë të

612 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 613 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 487. “munguen H. Rroji, H. Mosi (mision), R. Dani, Xh. Bushati (me leje). 614 Kastriot Dervishi, Historia, 147. 615 Kastriot Dervishi, Historia, Po aty. 616 Hylli I Dritës, V. 1921, Nr. 8, 371. 617 Hylli I Dritës, V. 1921, Nr. 8, 372. 618 Kastriot Dervishi, Historia, 150 – 151.

Page 144: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

121

përgjithshme për arsimin dhe për financat, 619 edhe pse këto dy pika ishin ndër më të rëndësishmet çështje për të quar para vendin.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se pavarësisht se pjesa më e madhe e deputetëve shkodranë gjënden në parlament, asnjëri nga ato nuk merr pjesë në këtë diskutim. Nuk ka asnjë që e kundërshton, por asnjë nuk ka as që i jep një lëvdatë, këtij program, apo këtij kombinimi qeveritar. Arsyeja gjëndet pikërisht tek grushti i shtetit ku në këtë kohë edhe në parlament më pas do të akuzohet Këshilli i Naltë që krijoi grusht shteti duke shpërndarë parlamentin. E si pjesë e kësaj Regjence ishte edhe Imzot Luigj Bumçi, nga Shkodra. Kjo do të thotë se ato s'donin t’ia kalonin paq pa u ndier, për arsyet e shpërndarjes së parlamentit, e cila krijoi tri kriza qeveritare.

E rëndësishmja e kësaj qeverie për deputetët shkodran është se, që nga kjo qeveri e në vazhdim, grupimet dhe tendencat drejt shkuarjes në polet ekstreme, nisin tani nga kjo qeveri për deputetët shkodranë. Në këtë qeveri janë të përfshirë së bashku Kolë Thaçi si Ministër i Financave, dhe Ahmet Zogu si Ministër i Brendshëm. Dy njerëz që për dy vjet do të bashkëpunojnë shumë me njëri – tjetrin, ndërkohë që nga ky moment e mbrapa deputetë të tillë si Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Riza Dani e Shuk Gurakuqi do të shkojnë gjithnjë e më shumë drejt krahut opozitar.

Megjithatë pavarësisht se si u bë ardhja e tij në pushtet nga rrethanat kushtëzuese, qeveria që Xhafer Ypi kryesoi arriti të qëndrojë në pushtet për gati një vjet deri në dhjetorin e 1922. Por në mesin e tetorit 1922, Xhafer Ypi u paraqit për të dytën herë për të marrë votbesimin. Në fakt, cilat do të ishin kushtet e ardhjes së tij për të marrë votëbesimin, veprimi nuk dukej korrekte nga ana ligjore. Së pari, ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga qeveria e tij, për të marrë një votëbesim të dytë, sikurse kishte ndodhur një vit me parë me Iliaz Vrionin. Juridiksht kjo nuk dukej shumë e rregullt.

Një ndër deputetët që e kundërshtoi më shumë këtë veprim, ishte Luigj Gurakuqi. Ai që në momentin eparë shprehu habi për një veprim të tillë nga ana e kryeministrit. Duke dashur të jetë korrekt nga aspekti administrative – institucional, ai thotë se nuk ka mundësi të vijë një qeveri për t’u votëbesuar pa sjellë një program të sajin në parlament, ku të kemi mundësi se për çfarë të votojmë programin e qeverisë. 620I të njëjtit mendim me të, është edhe deputeti tjetër, Visarion Xhuvani. Por Fan Noli i cili në mendimin e tij, ishte i njëjtë me të Gurakuqit, shprehet se në fakt qeveria ishte dashur të jepte edhe dorëheqjen më parë, sidomos për shkak të monopoleve që kishte nisur të krijonte në dhënie koncesioneve, si dhe deputetët e Durrësit të cilët ishte dashur të rrëzoheshin sepse ishin zgjedhur dhe jo votuar. 621

Debate më i madh bëhet ndërmjet Luigj Gurakuqit dhe Spiro Kolekës, ku ky i fundit ishte Ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë. Gurakuqi akuzon se ideja e një krize qeveritare lindi nga vetë ministrat e tij të cilët hapën këto fjalë, ndaj ishin aty për t'u vetëbesuar, sepse në të vërtetë nuk kishte një krizë qeveritare në momentin që flasim. 622 Kurse Koleka e përgënjeshtron këtë duke u shprehur se këto thënie janë bërë nga delegacionet e huaja, dhe se

619 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 642. “Në arsim do të përpiqemi me e zhdrivillue me nji pikpamje ma të hapët tue rregullue, tue vue për fije e me plotsue shkollat që janë si dhe tue shtue të tjera mas nevojet të vendit. Në zhdrivillimin arsimuer qëllimi i ynë ma i parë e ma i naltë ka për të qenë të formimit e nji karakterit fjesht kombëtar ner zemrat të nxanësvet. Në çeshtjen financiare nuk do të them shumë, vetëm se do të mundohena të largojmë, ato prishjet e kota qe i kan prue nji dem arkes së shtetit e do të përpiqemi me i shtue të ardhunat e arkes tue kerkue mjete e burrimet ma të lehta në mënyrë qi të mos i vijë rendë popullit. ” 620 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 560. 621 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 562. 622 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 560.

Page 145: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

122

votëbesimi i qeverisë, mbi bazën e një program vjen vetëm për herën e parë të një qeverie. 623 Megjithatë Luigj Gurakuqi shprehet se vetë Xhafer Ypi kërkonte një pretekst për të lëshuar qeverinë. 624 Akuzave të tilla nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur edhe vetë Xhafer Ypi625 i cili e përgënjeshtroi totalisht këtë thënie, çka do të thotë se i qëndronte tezës së Spiro Kolekës. Në akuzën e Gurakuqit, u përmend edhe emri i Dom Ndre Mjedës, deputetit tjetër të Shkodrës të krahut opozitar tashmë. Por pavarësisht se ai ishte i pranishëm në sallë, ai nuk u çua të dëshmonte mbi këtë akuzë nëse vërtetë kishte thënë një gjë të tillë Ypi apo jo, kjo të linte të dyshoje, mbi vërtetësinë e dyanshme të akuzës.

Po ajo që të bie në sy përherë të parë, shohim se përveç faktit që deputetë shkodranë, ishin pjesë të qeverive të kohës, dhe nuk ishin të gjithë të krahut opozitar, që nga ky rast e në vazhdim do të ketë edhe deputet të cilët do të mbajnë krahun e qeverisë. Madje jo rrallëherë, jo vetëm me votë, por edhe me fjalimi. Rasti më i rëndësishëm dhe në fjalë, ishte deputeti i futur më vonë në parlament, Nikolla Ivanaj.

Fjalimi i tij i formuar mbi dy boshte të pozitiviteti të qeverisë sonë, mbi atë se nëse ne arrijmë të ndërrojmë qeveri herë pas here, kjo gjë shihet si një moment krize në arenën ndërkombëtare, dhe së dyti kjo qeveri i dukej pak ambicioze. 626 Madje ai thotë nëse gjëndja është e keqe në vend, është për shkak pra të ndikimit ndërkombëtar, ama kjo qeveri po e mban vendin larg borxheve të shumta që do ta paralizonin ekonominë. 627 Sjellja e Ivanajt është një formë që na jep të kuptojmë sjelljen e tij plotësisht në krahun qeveritar. Shpeshherë veprime të tilla nga ana e tij më shumë sesa për të qenë objektiv i krahut qeveritar, është sjellja e tij si një kundërshtim të krahut klerikal shkodran. Megjithatë ky së bashku me disa prej deputetëve të tjerë, në mënyrë të heshtur ishin kthyer në krahun qeveritar.

Në fakt si rezultat i mënyrës se si shkojnë ngjarjet brenda një viti, shohim se situate për krizë vërtetë ishte krijuar nga brenda qeverisë. Dhe kjo ka të ngjarë nga Ahmet Zogu. Pas më pak se dy muajsh në krye të qeverisë vjen Ahmet Zogu për ta mbajtur relativisht gjatë atë post. Ky person edhe në kohën e qeverisë së Ypit kishte qenë Ministër i Brendshëm, kështu që përgjegjësia e plotë binte mbi atë njeri nëse kishte një krizë sikurse thonin të jashtmit sipas hipotezës qeveritare. Por edhe nëse kjo ishte thënë nga ato, kjo mund të ishte favorizuar nga veprimet e Zogut, i cili kishte qëllim për ta rrëzuar Ypin dhe për të ardhur në pushtet vetë. Kështu që akuza e bërë nga Gurakuqi ishte e saktë se më shumë se nga jashtë ishte prej fjalëve të brendshme për krizën, e cila ishte e stisur. Të bie në sy se në këtë rast vetë ministri i brëndshme, Ahmet Zogu nuk u çua të kundërshtonte aspektin e krizës.

Është interesat fakti se nga tetë deputetët e Shkodrës që ishin të pranishëm, 5 prej tyre votuan pro qeverisë së Ypit në votëbesim. 628 Ndërkohë që At Gjergj Fishta mungonte, dhe

623 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 564 – 565. “S. KOLEKA: Z. gurakuqi tha se ku e ka qeveria programin ta shohim dhe apskësaj të japim votëbesimin. Ësht me të vërtetë çudi dhe Zotri e tij e din fort mirë që nji qeveri paraqet program kur vjen të marrë votën e vesimit nga parlamenti për herën e aprë, por kurrë nuk parashtrojnë programe sa herë qi u a lyp nevoja të shfaqen në Parlament dhe të lypin përsëritjen e votëbesimit. ” 624 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 567. “Z. Koleka tha se fjalët për nji krizë nuk janë hapun nga minisrija. Unë bazohem mbi fakte kur flas. Z. kryeministri vetë më ka thanë përpara Z. Mjedës qi dua t’ap dorëheqjen po nuk po mund të gjej njerës qi t;a marrin barrën përsipër. Prej kësaj shihet se qeverija ka kuptue se nuk mund t’u bajë ballë nevojve qi ka sot populli”. 625 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty. 626Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 561. “N. IVANAJ: Këjo qeveri ndoshta qi të ketë bae edhe do gabime të vogla, porn a t’i rekomandojmë qi të jetë ma e kujdesshme për të ardhmen dhe të mos vështrojmë për kapricë dhe paarsye të mjafta të ndrojmë qeverri në muaj nji herë, se këtë mënyrë veprimi unë e shoh të keqe nga dy pikëpamje; mund qi kjo qeveri të moj jetë fjeshtë si e andrrojmë na, por gjëndja jonë parliamentare, ambicionet, përçarjet dhe partitë nuk munden kurr se si em na sigurue ma të meritueshme se këjo. Pika e dytë asht se ndrrimi i shpeshtë i qeverrinave rrëzon krediten e shtetit si brenda e jashtë. ” 627Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 564. 628Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 572. “H. Rroji: po, H. Mosi: po, L. Gurakuqi: jo, Dom N. Mjeda: jo, N. Ivanaj: po, P. saraçi: po, Sh. Gurakuqi: jo, Xh. Bushati: po. ”

Page 146: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

123

Riza Dani ishte me leje. 629 Nga votimet e më vonshme rezulton se këto deputet gjatë gjithë kohës ishin një grup i pathyer në procese votimi me Luigj Gurakuqin, shohim se më shumë se gjysma e deputetëve të Shkodrës i përkiste votimit pro qeveritar në këtë rast, nëse marrim pa asnjë dyshim edhe Kol Thaçin i cili ishte ministër i kësaj qeverie.

Por ngjarjet rrodhën shumë shpejt dhe pas kësaj faze, Xhafer Ypi nuk do të qëndroj më në rolin e kryeministrit. Ai do të emërohet nga Këshilli Kombëtar në postin e regjentit, i krahut mysliman sunit, së bashku me Gjon Çobën, për katolikët. 630 E në pozicionin e kryeministrit që nga ajo fazë e deri në shkurt të 1924 do vijë në pushtet Ahmet Zogu. Së pari, ambiciet e tija për gati dy vjet kishin qenë gjatë gjithë kohës, për një pozicion të tillë. Ambicie aq të forta këto saqë e kishin bërë të prishej me grupin e anëtarëve të Bashkimit të Shenjtë që kishin qenë me të, dhe me deputetët e Shkodrës. E së dyti, meqenëse kishte qenë njeriu numër dy në qeverisje në kohën e qeverisë së Xhafer Ypit, si Ministër i Brendshëm, ishte një ndër njerëzit që e njihte mirë situatën e vendit dhe gëzonte një popullaritet edhe në parlament. Kush gëzonte postin e kësaj ministrie, për mentalitetin e vendit tonë dhe kushtet e herëpashershme të tensionuara që kalonte vendi, gëzonte një respekt të madh.

Në seancën e dytë brenda të njëjtës ditë, me 2 dhjetor 1922, paraqitet Zogu për të marrë votëbesimin e qeverisë. Fakti që për një kohë rreth dy orësh kalon nga dorëheqja e Xhafer Ypit, dhe paraqitja me një program qeveritar për t’u votëbesuar nga Ahmet Zogu, të lë të kuptosh se çdo gjë kishte qenë parapërgatitur.

Program i shfaqur në Parlament ishte më i gjati i paraqitur përballë deputetëve për të marrë votëbesimin. Ai nis me një hyrje jo të shkurtër, ku i bën elozhe popullit shqiptar për aftësitë e tija dhe mundohet të ndaj vendin në zona kulture, duke paraqit një jug shumë të kulturuar, një Shqipëri të Mesme e cila nuk kishte pasur mundësi të marrë kulturë e qytetërim, dhe një pjesë të malësive të veriut të cilat ishin të paqytetëruara plotësisht. 631 Megjithatë interesant është fakti se program hapet me qëllimet fetare që ka qeveria e tij, duke u shprehur se do me mbajt marrëdhënie të mira me të gjitha fetë dhe për të krijuar lidhje edhe me jashtë në këtë aspekt. 632 Në kushtet e një mentaliteti shqiptar, ku kishte ndikim të madh edhe vlerësimi fetar, ky fakt u mundua të përdorej mirë nga Ahmet Zogu. Ai me anë të kësaj dëshironte të bënte për vete, si patriotët ortodoks të cilëve tashmë e kishin bërë kongresin e Beratit, ashtu edhe katolikët dhe myslimanët duke dashur t'i godiste në pikat e tyra më të larta të emocionit fetar.

Në fakt nuk ka ndonjë element të veçantë ky program, dhe nuk mund të themi se brenda programit mund të dallojmë një drejtim të caktuar. Qëllimi i tij është të bëhet pak nga të gjitha. Për këtë arsye do shohim më vonë se Luigj Gurakuqi në oponencë me të, shprehet se nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet këtij program dhe atij të Xhafer Ypit. 633 Një pikë të veçantë i kushton edhe mbledhjes së armëve në vend shumë të përhapura historikisht ato prej kushteve të jashtme e të brendshme. Madje ai shprehet në formë poetikë, do u heq armën e do u vë plugun, 634 që do të thotë t’i largojë konceptin e luftës këtij popull duke e drejtuar drejt punës.

629Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 559. 630Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 866. “Z. Xhafer Ypi fiton 34 vota, Z. Gjon Çoba 33 vota, Z. Shefqet Vërlaci 31 vota, Z. Kol Parruca 27 vota, Z. Ndoc Çoba 4 vota, Dom Ndre Mjeda 1 votë, të bardha 2 vota” 631Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 868. 632Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty. “Qeverija do të përpiqet t’organizohet Gjemjeti islamije e do të vështrojë me hy në marrëdhënie me Selnë e Shenjtë. Me veprimin e orthodoksëve në Kongresin që u mbajt në Berat, u ba nji hap tepër i madh, sa nuk shpresoshe edhe ëprfundimi kje me sukses të madh. ” 633Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 875. 634Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 869.

Page 147: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

124

Qëllimi i qeverisë së Zogut ishte edhe shkurtimi i buxhetit nëpërmjet uljes së numrit të nëpunësve, e në këtë drejtim edhe shkurtimin dhe ridimensionimin e prefekturave. E kjo duket se mund të bëhet vetëm me rritjen e transportit të cilit tenton ta shtojë më vonë me anë të rritjes së buxhetit të Ministrisë së Punëve Botore. Kjo pikë është e pakënaqshme për Luigj Gurakuqin i cili është i vetmi që kundërshton nga deputetët shkodran. Ky shprehet se, kjo punë është e pamundur të bëhet, edhe punët që ishin për t’u bërë deri tani nuk janë bërë në këtë ministri dhe se duhen sjellë organizator të huaj në të, për të bërë studime rrugësh e urash. 635 Kjo do ta shohim gjatë gjithë kohës do jetë problem për vëndin. Së parit se vëndi ishte shumë i shkatërruar dhe se në ndërtimin e tij duheshin bërë studime të mira, dhe projeklte afatgjata, të cilat ishin më të fortë se kapaciteti mbajtës i buxheteve tonë. Së dyti, investimet në këtë sektor nuk ishin të rikthyeshëm menjëherë, e kjo gjë ishte një e metë e madhe për ne, pasi nuk kishim mundësinë e investimeve që frytet mund t’i merreshin shumë më vonë, apo indirekt.

Një kushtim në program domosdoshmërisht i kushtoi edhe arsimit por nga mënyra se si shprehet duket se studimi i tij dhe rëndësia që po i jep nuk është ajo e duhura, pasi në mesin e çështjes së arsimit flet për problemin e organizatorëve të jashtëm. Kjo nuk kishte lidhje të fortë me arsimin. 636 E reja e këtij program ishte futja e konvikteve për ato nxënës që shkollën e kishin larg, një gjë e tillë nuk ishte bërë deri në atë kohë. Por Luigj Gurakuqi shprehet se, që në shkurt ishte premtuar një gjë e tillë për shkolla e akoma nuk ishte parë gjë me sy në arsim. 637 Indirekt kjo do të thoshte se vërtetë program është i kopjuar nga ai që ishte më parë. Edhe arsimi linte shumë për të dëshiruar. Fakti që në veri nuk kishte qytetërim sikurse edhe Ahmet Zogu e përmendi, vinte edhe nga fakti se në veri mungonin pothuajse fare shkollat.

Problem ushtarak të cilin e trajtoj Ahmet Zogu ishte për heqjen e armëve vendit, por nëse duhej me të bëhej një gjë të tillë, duhej të krijohej një ushtri efektive, një ushtri që nuk kishte mbase nevojë për një numër të shumtë, por për ushtarë cilësor. Kjo arrihej vetëm me specialist të huaj sipas Gurakuqit. 638 Në të ardhmen do shohim se në shumë drejtime Gurakuqi ishte për ruajtjen e traditave të vënë që nga viti 1912. E një ndër to ishte edhe sjellja e specialistëve të huaj për të ndërtuar ushtrinë shqiptare, ku dihej që ndër më të rëndësishmit e ardhur ishte gjenerali Tompson i ardhur në 1914. Kjo edhe për një arsye mendoj unë, për faktin se në këtë kohë duke qenë se edhe ministrinë e brendshme do e drejtonte Ahmet Zogu, Gurakuqi nuk donte që të kishte ky njeri një forcë kaq të madhe në dorë.

Me gjithë kundërshtitë që bënë disa nga deputetët e parlamentit, si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Ali Këlcyra, apo edhe Luigj Gurakuqi, ku për hir të së vërtetës duhet thënë se ishte i vetmi që mori fjalën në këtë votëbesim, qeveria e Ahmet Zogut nuk u rrezikua nga opozita. Kjo qeveri arriti të marrë votëbesimin e tij me më shumë se 63 % të votave nga votuesit që morën pjesë në votim të qeverisë. 639 Nëse analizojmë mënyrën e votimit të deputetëve të

635Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 875. 636Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 871 – 872. “Do të përpiqemi t’i japim nji education fëmijëve mbi baza patriotike, qi kështu brezi i ardhshëm të mos ketë asnji mosmarrëbveshje në mes, e të bajmë qi populli shqiptar të përparojë sa më fort tue përgatit për jetën oksidentale. Në ato vise ku nuk do të arrijë forca e jonë do të sjellim organizator të huaj. Do të ketë ndonji prej Zotnisë t’uej qi mund të dyshojë se edhe kjo qeveri nuk ka për të sjellë organizatorë, por unë ju siguroj se përsë shpejti do të sjellim organizatorët për çdo degë, e se organizatori për financë në tri javë e sipër do të vinë. N’ato vise, ku nxansit nuk mund të ndjekin shkollat rregullisht, apo prindja e atyne nuk janë në gjëndje ekonomike që t’i dërgojnë nëpër shkolla do të përpiqemi të hapim “internata”, qi mund të ëprfitojnë edhe fëmijët e prindve të vorfën. ” 637Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922,. 875 638Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty. 639Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 883 “Z. Kryetar: Votimi rezulton: 37 vota po, veç Ministrave deputet; 15 jo, e 6 abstenime, kështu që qeverija e Ahmet Zogut mori votmesimin”.

Page 148: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

125

Shkodrës shohim se rreth 20 % e votuesve kundra qeverisë janë deputetë shkodranë. 640 Një pjesë e deputetëve shkodranë në këtë kohë, si ato që zakonisht ishin pro qeverisë edhe ato që ishin kundra saj gjatë muajve të mëparshëm në qeveritë e kaluara, ku i pranishëm ishte edhe Ahmet Zogu, nuk ishin në votim. Kjo sepse kjo qeveri dihej se do të merrte votëbesimin sepse kishte një mbështetje të gjerë dhe ato të krahut pro e dinin këtë gjë, edhe ato të cilët ishin kundra e kuptonin se pavarësisht kundërshtimit të tyre, vota e tyre nuk do të sillte ndryshim. E rëndësishme më duket për t’u analizuar ishte vota e Hil Mosit, ku në këtë kohë është abstenues ndaj kësaj qeverie. Një votë e tillë mund të themi ishte për arsyen se ky njeri duket nuk ishte i bindur nëse duhet dhënë një votë kundra tij ashtu sikurse deputetët e tjerë opozitar të Shkodrës. Por gjithashtu as nuk mund të themi se ishte plotësisht dakort pasi sjellja e Ahmet Zogut dhe program i vakët në shpresa nuk do të sillte një ndryshim qeverisës. Megjithatë disa muaj më vonë ky deputet nuk do të ishte hezitues në kundërshtimine kësaj qeverie. Veprimet qeveritare e bënë që peshorja e vlerësimit të këtij deputeti të kalojë nga krahu opozitar, për Ahmet Zogun.

Në mars 1923, rreth një vit pas kryengritjes së Marsit 1922, dhe dy muaj rreth tre muaj pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Ahmet Zogu shkoi në Palament për të dhënë shpjegimin mbi gjendjen e vendit nën qeverisjen e tij. 641 Në një raport prej 6 faqesh, ai shpjegon situatën në vend, dhe nga mënyra e trajtimit të situatës, ka ngjashmëri me modelin e një program qeverie që është në votëbesim. Por kjo tashmë është në krah të kundërt, një formë e paraqitjes mes asaj çfarë ishte planifikuar dhe asaj që ishte arritur. Nga kjo paraqitje duket se Zogu veprimtarinë e qeverisë së tij e sheh me mjaft pozitivitet derisa arrin të bëjë një paraqitje të tillë në një kohë mjaft të shkurtër pas ardhjes në qeveri.

Për të ka shumë rëndësi që ka nisur të formohet një lloj opinion publik në vend, njerëzit tashmë nisin të reagojnë më shumë ndaj situatave të ndryshme që ka vendi, si në aspektin e ruajtjes së kufijve si të atyre të ekonomisë. 642 E në fakt populli kishte të drejtë që shqetësohej për ruajtjen territorial të vendit nga kërcënimi i jashtëm, pasi me mijëra njerëz jetonin në zonat kufitare duke u ekspozuar së tepërmi ndaj rrezikut. Gjithashtu gjendja e vështirë ekonomike, bënte akoma më shumë të reagonin të gjithë shqiptarët, por kjo nuk do të thotë se ishte një reagim nga e mira, por nga vështirësia ekonomike që po kalonte vendi.

Pika më e rëndësishme e suksesit ishin në fushën e marrëdhënieve të jashtme të Shqipërisë, si lidhja e marrëdhënieve me Greqinë, përpjekjet me Jugosllavinë dhe pranimi në Lidhje të Kombeve. Këto ishin shumë të rëndësishme sepse vendi i ynë nuk kishte si të qëndronte i veçuar aq më tepër i izoluar nga fqinjët, por kjo nuk ishte e prekshme menjëherë nga populli, i cili jetonte në kushte ekstremiteti edhe të ushqimit.

Ajo që u përmend përherë të parë nga kryeministri, ishte problem i koncesioneve i cili kishte nisur të shihej me më kujdes, kjo edhe për faktin e rritjes së interesit nga jashtë, dhe po ashtu rritja e kujdesit nga brenda në përzgjedhje të kompanive. 643

Të bie në sy një zhvillim interesant pas këtij fjalimi të Ahmet Zogut, qëndrimi që do të mbajnë deputetët shkodranë. Viti 1923 do të jetë ai që do të sjellë në mënyrën më të hapur një lloj ndarje në idetë e tyre në qëndrimet pro dhe kundër qeverisë.

Si gjithmonë, Luigj Gurakuqi, një ndër drejtuesit e pashpallur të opozitës ishte totalisht kundra këtij raporti që kishte sjellë qeveria. Bisedimi i tij nis me ironi duke e çuar në një nivel më të ulët të vërtetën e raportit qeveritar. Një sjellje e tillë shihet edhe në një lloj

640Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 882 – 883. “At Gjergj Fishta: jo; Z. halit Rroji: po; Z: Hil Mosi: abstenon; Z. L. Gurakuqi: jo; Z. Maliq Bushati: po; Dom Ndre Mjeda: jo; Nikolla Ivanaj: po; Z. patuk Saraqi: mungon; Z. Riza dani: mungon; Z. Shuk Gurakuqi: jo; Z. Xhemal Bushati: mungon. ” 641Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 113. 642Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 114. 643Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 119.

Page 149: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

126

përbuzjet të nivelit intelektual të Kryeministrit në raport me Gurakuqin. Megjithatë ai është krejtësisht kundra ndaj çdo pike të programit.

Për të nuk është e vërtetë se po bie niveli i krimit dhe po merren armët në mënyrë të qetë. Ushtria po bën terror në popull sidomos në veri të vendit, për mbledhjen e armëve e kjo shpeshherë ishte edhe fallco. 644 Kundërshti ka edhe Hil Mosi për ushtrinë dhe mënyrën se si po mbahet ajo duke shpenzuar shumë nga buxheti i shtetit. 645 Gjithashtu Gurakuqi nuk është dakord as për arsimin, mënyra se si ai po zhvillohet, dhe se si po planifikohet. Është interesant fakti se në një retrospektiv të fakteve pranon se edhe ai ka gabime në sjelljen e tij ndaj arsimit, ama sheh se vendi në arsim ka mbetur në stanjacion. 646 Gjithashtu si zakonisht mbrojtja e tij ose kritikat që ai bën, jo rrallëherë janë lidhur edhe me ndikimin apo arritjet që qeveria ka në Shkodër. Ai ndihet i pakënaqur se si ka mundësi që Shkodra ka më pak shkolla se Gjirokastra.

Karakteristikë e forcës oratorike që ka Gurakuqi është hapja nga ana e tij e polemikave apo e kundërshtive të shumta më shumë se njëherë vetë kryeministri replikoj me Luigj Gurakuqin direkt. Fjala e Gurakuqit ishte më shqetësuese se e shumë deputetëve të tjerë. Kryeministri shprehet se nuk janë të vërteta ato që thotë për rend e qetësi. Aq më shumë thotë se në rastin e Krumës u shpenzua disa fish më pak se në operacionin e Mirditës. 647 E gjithashtu edhe Bedri Pejani, një ndër kundërshtarët më të fort direkt me Luigj Gurakuqin i krahut të qeverisë, shprehet se situate është shumë më mirë se ka qenë, më parë. 648 Kjo do të thoshte që pavarësisht detajeve që shpreh Gurakuqi, koha është më ë mirë nën këtë qeverisje.

Por një lëvdues i të mirave më direkt se sa Pejani, e që për Shkodrën kishte më rëndësi, ishte Nikolla Ivanaj. Ai si ndër të paktat herë në këtë mbledhje merr fjalën, duke i dhënë një këndvështrim më pro qeveritar situatës së vendit. Ai është entuziast për mbrojtjen që po i bën vendit kjo qeveri duke sjell rregull qetësi, 649 e mbi të gjitha ishte e para qeveri ajo e Zogut që ka një kufi të përcaktuar saktë. 650 Megjithatë këto kufij nuk duhej harruar se nuk

644Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, fq. 128. “Unë them qi asht ma mirë qi qeverija të ndjekë udhën e aprapamjes e jo të shtypjes.. shtypja len nji paknaqsi, nën shtypjen qetësia asht vetëm e dukshme asht si nji thengjill i mbuluar qi ndizet prep. Na kërkohet qitësi me bindje. Pse kështu i asht mbush mendja e popullit e jo pse i duhet. Përkundra qetësin duhet me e shti në popull, duke i mbush menden se i duhet, e jo em fuqi tue shtypun. Mbasi nuk jam mësue të flas vetëm fjalë, por edhe të sjell shemblla, këtu dua të ju paraqes edhe disa fakta…. Në Nikaj Mërtur, qi skanë marrë pjesë në kryengritje, nji kapter postkomandant i xhendarmërisë, asht sjell aq ligsht me at popull, qi ka kapërcye gjithë ligësit qi kan pas rasën me i përmend herën tjetër…. Njeni ka çnderue gruen e Deli Ndout ën Rajë. Ky zotni ka shnderue edhe dy gra të tjera. Njeni duke i thanë popullit se keni armë, ka shtërngue 2 a 3 vetë të blejnë pushkë. ” 645Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 150. 646Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 131. “Mjerisht dua të them të drejtën se që me 1912 e deri më sot çashtja e arsimit s’ka gjet asnji njeri qi t’i japë atë udhen e duhun, e kur them për veten time, se kam qenë njiherë në krye të kësaj dege. E them mbassi asnji ska mujt t’i japë drejtimin e nevojshëm, e rpandaj t’mlidhemi e ta mejtojm së bashku. Ato qi kanë tradikcione në arsim asht veshtir të ndrrojn methodat. Për ne asht kollaj e prandaj te mendohemi qi ta përhapim arsimin. ” 647Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 135. 648Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 153. “L. Gurakuqi, kur flet me të vërtetë beson nji njeri se ka diçka narkotike e të çudit. Flet shumë mirë dh eta kam pas than edhe nji herë tjetër këtë gja. Po thot se sjemi në xhenet e pot ë kishim nji narkotik do të harrojshim situacionin e sotshëm. Zotnija e tij mban mend situacionin qi ka pasë me mue në Vlonë, Durrës e Shkodër, ndër vjetet 1912 – 14 – 15. Po edhe në Podgoricë. Besoj se nji njeri qi ka pasë vetin gjithnjë në vojtje, tash i duket se po ndodhet në Eden. Bajonetat e huja si ka në prak të derës. Ndoshta asht pak i vorfen, por edhe atëherë s’ka qenë ma zingjin. Se për qetësin reale a jo reale qi na përmendi zotnija tij, unë i them se ka qetsi aty ku ka forcë, ka qetësi aty ku nderohet jeta, lirija e pasunija. E këto dy pika mund ta sigurojnë qetësinë. ” 649Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 136. “1) Qeverija e sotëshme mërriti me sigurue pagjin e qetësinë qi nuk ka kenë kurrë qysh se a yan kombi shqiptar. 2) qeveria e sotshme mbërriti me stue kredinë e besimit të Shtetit Shqyptar, gja që nuk e ka pasë kurrë qysh se asht shteti shqyptar. ” 650Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 137.

Page 150: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

127

ishin meritë e qeverisë shqiptare që ishin të vendosur e që s’po prekeshin, por e urdhërit të mbrojtjes që kishte dhënë për këtë shtet Konferenca e Ambasadorëve të Parisit. Në këtë pikë dallohet lirshëm kundërshtimi indirekt që ka me Luigj Gurakuqin, pasi kohë më parë po Ivanaj ishte shprehur se pasuksesi i politikës së jashtme dhe kufitare nuk i përkiste qeverisë, pasi kjo ishte spektatore. Një qëndrim pra ky dy standartesh.

Megjithatë sjellja e tij kishte një ndikim të lartë në qeveri, parlament por edhe brenda Shqipërisë. Pasi Ivanaj i përkiste Shkodrës, zonën nga dilnin edhe pjesa tjetër e deputetëve shkodran. Gjithashtu ishte i dyti katolik që ishte bashkëpunëtor me qeverinë së bashku me ministrin e financave, dhe njëkohësisht një njeri antiklerikal, sikurse edhe Zogu akuzohej për antikatolik.

Qëndrimi më pak i anshëm në këtë debat ishte ai i Hil Mosit. Ai e di se qeveria ka probleme, duke nisur që nga ushtria që është e madhe në numër dhe jo efektive. Po ashtu është shumë e gabuar për të fakti që një rrugë punohet disa here duke humbur shumë fonde Ministrisë së Punëve Botore. 651 E gjithashtu sikurse Gurakuqi, është kundra veprimit me hapjen e shkollave të cilat nuk kanë bord pedagogjik, qofshin edhe ato të rejat në Shkodër. Duke dalë kundra edhe Halit Rrojit, deputetit tjetër shkodran i cili e shihte si të mirë hapjen e shkollave shtetërore në Shkodër. 652 Gjithashtu mundohet të jetë racional edhe në aspektin ekonomik duke mos e mohuar se kriza ekonomike në botë ka ndikuar edhe në vendin tonë. 653 Fjalimi i tij është më objektiv në rastin në diskutim. Ndryshe nga Luigj Gurakuqi, i cili me gjithë forcën e tij intelektuale dhe karizmën politike, jo rrallëherë e shohim se është subjektiv i krahut opozitar, Hil Mosi është në pjesën gri të deputetëve votues, por pavarësisht kësaj vota e tij nuk ndryshon nga ajo e Gurakuqit. Megjithatë deputetë të tillë subjektiv kemi edhe deputetë të krahut të qeverisë sikurse ishte Halit Rroji, apo Patuk Saraqi, të cilët ndryshe nga Gurakuqi, ishin edhe pasiv në diskutimet parlamentare.

Ahmet Zogu kishte në fakt numrin e nevojshëm për të marrë votëbesimin e kësaj seance, pavarësisht se u votua nga krahu shkodran. Shumica e madhe e krahut qeveritar, dhe pakica e vogël e kundërshtarëve opozitar, nuk e bën plotësisht deçizive numrin e votuesve shkodran. 654

Një ndër ndërrimet e para që u bë në qeverinë e Zogut gjatë vitit ishte ajo e ministrit të Ministrisë së Punëve Botore, Z. Spiro Koleka. Ky njeri pas një kundërshtie të fortë dhe interpelancave të gjata kishte pranuar të jepte dorëheqjen e tij si ministër. Kjo ministri kishte qenë gjatë gjithë kohës e sulmuar nga shumë deputet, sidomos nga ato të opozitës, ku një ndër më të shumtit akuzues kishte qenë Luigj Gurakuqi. Ky i fundit duke qenë se vinte nga Shkodra deri në Tiranë në një distancë rreth 100 km larg, shihte situatën e një pjesë të madhe të Shqipërisë, dhe infrastrukturën e saj të rrënuar. Gjithashtu duke qenë se vinte nga një zonë e cila ishte e pozicionuar nga tre lumenj, dhe një liqen i madh, e shihte se më shumë se për asgjë, qyteti i tij kishte nevojë për investimet e Ministrisë së Punëve Botore.

Por në situatën ku ndodhej Ministri në kohën kur dha dorëheqjen gjykimi i Luigj Gurakuqit, ishte krejt i ndryshëm nga ai i herëve të tjera për këtë ministër. Për Luigj

651Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 151. 652Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 132. 653Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 152. “Sa për Financas sikurse thashë nuk kam me thanë shumë, se mjerisht shohim nji krizë në të gjithë botën, e se nuk mundet Shqipnia, e cila doli e shkundun prej vojtjeve të shumta, me pa nji permirsim të madh, pernjiherë, vetëm i lutem ministrit koetent, kolegut t’im, bare në pagesa të mbahet nji rregull, qi nëpunsat gjithkund të paguhen njisoj. Pra sikurse thashë vrejtjet e mija i bana vetëm me qëllim për me i dhanë Z. së tyre nji këshill sikurse atdhetar e mik e s’e kam për t’iu mohue votën time deri sa mos të shoh se bahen veprime të liga, në kundërshtim me ligjët në fuqi. ” 654Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 191. “At Gjergj Fishta: jo, Halid Rroji: po; Hil Mosi: jo; Luigj Gurakuqi: jo; Maliq Bushati: po; Dom ndre Mjeda: jo; Nikolla Ivanaj: po; Patuk Saraçi: po; Shuk gurakuqi: jo; Xhemal bushati: jo; Kol Thaçi: po.

Page 151: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

128

Gurakuqin është totalisht e padrejtë që kryeministri i kësaj qeverie, ku është edhe kjo ministri pjesë e saj, nuk është e pranishme në një mbledhje mos besimi ndaj ministrit të vet. 655 Por përveç kësaj në atë mbledhje nuk u lexua as procesverbali i datës së interpelancës së ministrit, kohë kur as vetë kryeministri nuk kishte qenë në mbledhje. Por përveç kësaj përgjigjen mbështetëse të Ahmet Zogut e jep Bedri Pejani, i cili e sheh si të arsyeshme mos përkrahjen nga ana e qeverisë, pasi Koleka tradhtoi partinë e tij edhe qeverinë. 656 Pavarësisht interpelancave dhe mbrojtjeve që i bën Luigj Gurakuqi, i cili më shumë se personale e sheh një mbrojtje intitucionale, Spiro Koleka merr mocion mosbesimi.

Ajo që të lihet të kuptohet nga kjo është fakti se sa fort arrin Ahmet Zogu të kontrollojë parlamentin. Kishte dy arsye të një shkarkimi të tillë me dorëheqje, nga ana e kryeministrit. Së pari, duhet kërkuar më heret, që në kohën kur u dha mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Xhafer Ypit rreth një vit më parë, 1922. Mbrojtja që Spiro Koleka i bëri asaj qeverie ku kishte të njëjtin post, ishte në disfavor të Ahmet Zogut, i cili kishte qëllimin që ia arriti më vonë, kjo shihet se kishte ftohur marrëdhënien në mes këtyre të dyve. Dhe së dyti, duket se duke qenë se kjo ishte ministria që merrte më shumë fonde në këtë kohë dhe ndryshimet e dukshme ishin të pakta, qeveria akuzohej herë pas here në parlament. Kjo ishte një mënyrë për t’ia hequr përgjegjësitë nga vetja kryeministri dhe për t’ia kaluar direkt ministrit përkatës.

Kjo gjë nuk u kuptua vetëm nga Luigj Gurakuqi, por edhe nga Hil Mosi, i cili kërkoj që jo vetëm, ministri të votëbesohet, por edhe kret qeveria, pasi kjo ministri është pjesë e një qeverie. 657 Kjo do të thoshte se kryeministri nuk mund të dilte nga përgjegjësia. Por në fakt arriti të dilte, falë kontrollit të plotë që i bënte pjesës më të madhe të parlamentit.

Problemet nuk ishin të vogla, as nuk munguan edhe gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut, e cila ishte më e gjata për hir të së vërtetës në atë faze 5 vjeçare, 1920 – 1924. Ekonomia e cila vazhdonte të ishte e shkatërruar, zija e bukës që kishte kapluar vendin, shëndetësia që me gjithë përpjekjet e bënte popullin tonë ndër më të dobëtit në Ballkan dhe Evropë. Gjithashtu edhe administrata i kishte pasur ndryshimet positive të pakta, por pavarësisht kësaj Zogu u mundua të kishte përpjekje për të arritur një stabilitet në vend. Një ndër premtimet e qeverisë ishte edhe krijimi i Asamblesë Kushtetuese brenda vitit 1923, vit në të cilën mbaronte edhe afati dy vjeçar i Këshillit Kombëtar.

Zgjedhjet ishin vendosur që të zhvilloheshin në dhjetor 1923 për Asamblenë Kushtetuese, cka do të thoshte që drejt kësaj kohë Këshillit Kombëtar do t’i vinte fundi. Mandate i tij mbaronte përpara kësaj periudhe. Por qeveria kishte për të vazhduar më gjatë, ajo të paktën do të qëndronte në veprim deri në mbarim të zgjedhjeve të reja dhe shpalljen e qeverisë së re.

Për të qenë sa më legale dhe sa më e drejtë procedura, lipsej që të vendosej kjo qeveri që ishte në votëbesim. Një veprim të tillë Ahmet Zogu si kryeministër e bëri në mbledhjen e 27 të sesionit të dytë, me 27 shtator 1923. 658 Kjo lloj mbledhje e ky lloj votëbesimin, kishte një rëndësi më të madhe për qeverinë e Ahmet Zogut, se dy votëbesimet e mëparshme. E gjithashtu ishte edhe më i rëndësishëm se të gjithë votëbesimet që nga fillimi i Këshillit Kombëtar, pasi do t’i jepej votëbesimi një qeverie e cila do të vazhdonte punën kur Këshillit Kombëtar i kishte mbaruar mandate.

655Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 656. 656Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 658. 657Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 655. “Prandaj unë ftoj Parlamentin në bazë të nenit … të Shtatutit të votojmë këtë motion: “Me qenë qi nga bisedat qi rrodhën me rasjen e interpellacionit provohet çkoçur, se kabineti i tanë i ka sjellë m. të Punve Botore, ndalime në mbarimin e detyrës së tij, tue shkelë ligjen, e jo në interest ë shtetit, parlamenti e konsideron te tanë kabinetin e përgjigjshëm, edhe i nep votë mos-besimi të tanë parlamentit kolektivisht. ” 658Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1561.

Page 152: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

129

Një rëndësi tjetër ishte edhe sprovë për Ahmet Zogun dhe partinë e tij për të ardhmen, për të arritur që të kuptonte se sa ishte mbështetja nga këto deputet edhe në të ardhmen gjatë zgjedhjeve. E rëndësishme ishte edhe për votëbesimin, kjo për faktin se mbi bazën e kësaj ato tashmë kishin pikën e fundit të shpalosjes së kritikimit përpara qeverisë. Dhe e rëndësishme për të dy palët ishte kjo mbledhje, edhe për faktin se kjo mbledhje duke u shfaqur në periodikun e bisedimeve të parlamentit, të dy palët i paraqitnin alternativat e veta popullit shqiptar. Ishte më mirë të themi, fundi i një parlamentarizmi dhe fillimi i një fushate.

Ahmet Zogu në rolin e kryeministrit u paraqit me një program të detajuar, shumë më tepër se herët e mëparshme. Kjo tregonte edhe për seriozitetin që kishte për të kjo seancë. Në këtë fjalim që mund të konsiderohet, mjaft i gjatë, shohim se analizohet në çdo fushë të qeverisë. Ajo që të bie në sy është edhe përballja në mes deputetëve shkodranë, përballë ideve të qeverisë. Pavarësisht rëndësisë së seancës asgjë nuk kishte të re, apo të papritura. Edhe brenda këtij grupi, vazhdonte një de – javu e sjelljes së mëparshme. Kritikues të fort të qeverisë shfaqen Luigj Gurakuqi dhe Hil Mosi, kurse një mbështetës mjaft i fortë, është Nikolla Ivanaj.

Për Ahmet Zogun koha në fjalë nuk paraqiste ndonjë problematikë të rëndësishme për diskutim, apo mbi të gjitha për kritikë. 659 Kurse për Luigj Gurakuqin ishte krejt e kundërta. Ai nuk shkon shumë larg po mbi të gjitha analizon gjëndjen kritike brenda Shkodrës. Krimi ka nisur të rritet së tepërmi, qeveria jo vetëm nuk po arrin të ruaj situatën por edhe nuk po ka aftësi të menagjoj sigurinë në atë qytet. 660 Disa dhjetëra vetë janë vrarë brenda një kohe shumë të shkurtër në atë qytet, deklaron edhe Hil Mosi. 661 Ndërkohë që krejt e kundërta është për sa i përket vlerësimit që bën Nikolla Ivanaj. Ai shprehet se situate nuk është ashtu aq alarmante, për të ishte krejt e lehtë të akuzoje. 662 Ndërmjet një akuze që ka disa dhjetëra të vrarë dhe asaj që situate është krejt e qetë nën këtë qeveri ka një hendek të madh, por këtu shihet se krahu qeveritar më shumë se nga kryeministri direkt, sulmohet nga krahu qeveritar nga Shkodra. Një stil i tillë kishte më shumë peshë në kundërshtim dhe përplasje se sa vetë kundërshtia e kryeministrit.

Problem i nëpunësisë qoftë në aspektin e një numrit të madh qoftë edhe në një mungesë efikasiteti ishte e diskutuar që në 1921. Qeveria ishte përpjekur të bënte edhe konkurse për të shpallur me anë të meritës fituesit. 663 Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë për opozitën, sidomos atë shkodranë. Konkurse ishin bërë vetëm sa për sy e faqe sepse nëpunësit hynin në punë pa konkurs, ose nuk hapej fleta e vlerësimit të konkursit, 664kjo do të thoshte se nëse hapej një pjesë e nëpunësve të krahut qeveritar duhej të iknin.

Akuzat nuk ishin të vogla as ndër rastin e përfektëve, këto sillen si mbretër në zonat e tyre shprehet Gurakuqi,665 duke marrë para sysh situatën që kishte ndodhur ndërmjet Prefektit të Shkodrës, Zotit Nepravishta dhe gazetës Ora e Maleve. Ahmet Zogu vetë tashmë

659Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1562. 660Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1590. 661Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1604. 662Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1602. “Përmbi çashtjen e përmbrendshme, mbi të cillën u sulmue ma të shumen kritikat e kundërshtarëve, s’asht nevoja me fol shumë, sepse flasin punët vetë. Qetësija përgjithësisht, me të vërtetë asht gjithnji tue vijue edhe asht n’at shkallë, qi sa patne vend kritikat – qortimet e sotshme. … Flitet e shkruhet prej kundërshtarëve tendencioz, qi janë 10 vjet qi Shqypnije asht e lirë dhe prandaj, gjueja, asht faji i kësaj qeveri për sat ë mbetat, si dhe pse s’u çue deri sot Shteti e kombi ynë. – kahë ç’do pikëpamje – në nji shkollë ma të naltë. Por jo, Z. kryetar e z. z. deputet, nuk asht e vërtetë qi Shqypnija ashte lirë tash 10 vjet, sepse këtyne 10 vjtevë do të hiqen 8 ase 7; mbeten pra vetëm 3 vjet, të shumtën, qi Shqypnija asht e lirë tjerat mbeten të kohëve të okumacioneve të huaja. ” 663Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1562. 664Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1610. 665Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1592.

Page 153: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

130

prononcohet për këtë aspekt duke thënë se do të dënojmë çdo lloj propaganda që mund të bëj kushdo, pra edhe ajo gazetë. 666 Në fakt gazeta, e cila kishte një mbështetje të fortë në parlament Gurakuqin, dhe që ishte e fortë opozitare e grupimit katolik opozitar, kishte shfaqur shpeshherë tituj bombastik, për të tërheqë vëmendjen e popullsisë në këtë kohë. Dhe jo rrallëherë brenda saj kishte më shumë propagandë antiqeveritare.

Kjo çështje realisht u diskutua edhe për sa i përket situatës së jashtme, që pavarësisht se ishte e sukseshme ashtu sikurse kryeministri shprehej, Gurakuqi shprehet se qeveria jo rrallëherë i fsheh problematikat në vend, 667 deri në atë pikë sa Shqipëria më pas informohet nga Lidhja e Kombeve. Por këtu nuk ka atë kundërshtinë e fortë Gurakuqi, sepse edhe pse do të donte të kishte një kritikë më të ashpër ai e pranon se jo çdo gjë ishte në dorë të Shqipërisë, por kërkon një mbështetje më të madhe e bashkëpunim me Parlamentin. 668 Kurse Hil Mosin e shqetëson një problem krejt tjetër. Ajo diplomaci për të cilën po krijojmë në ditët e sotme është nepotike, është e lidhur me interesat e deputetëve, të cilët çojnë njerëzit e tyre. 669Ky ishte një shqetësim që të gjithë e dinin, ishin të prekur, edhe në interesa, e kjo bëri që askush të mos kundërshtonte ashpër. Madje as Nikolla Ivanaj i cili ishte shprehur se në politikë të jashtme Shqipëria ishte spektatore. 670

Ajo që ishte më e çuditshmja e asaj kohe, ishte përfshirja e sektorit të shëndetësisë brenda Ministrisë së Brendshme, dhe se një gjë e tillë e linte këtë fushë, në rangun e një sektori ministror. Kur ky sektor duhet të ishte në rangun e një ministrie, jo vetëm për t'i rritur rëndësinë, por për nevojat që kishte populli i ynë, i cili sikurse edhe kryeministri e pranon se sifilizi dhe malarja kishin një shtrirje të tillë saqë shpërndaheshin edhe ilaçe falas. 671 Kjo nuk ishte e plota sipas Hil Mosit, por mbi të gjitha ishte mungesa e mjekëve, si në rastin e Shkodrës që kishte mungesë kirurgu. 672 E kur në qytetin më të madh në vend, mungonte një mjek kaq i rëndësishëm, kuptohet si ishte situate shëndetësore dhe e plotësimit me mjek, ndër qytete më të vogla apo zona rurale.

Një pjesë e debateve ishin si një luftë e të kundërtave, nëse për kryeministrin, kishte një rëndësi shtimi i linjave telegrafike, apo vendosja në punë e telegrafimit me valë, 673 për Hil Mosin situate ishte e tillë që mungonin edhe pullat e postës në qytete, për të mos folur më shumë për zonat fshatare. Një antitezë e tillë ku qeveria shihte anën plot të gotës dhe deputetët shkodranë shihnin atë që mungonte, dhe që nuk ishte e pakët, nxirrte në pah, përparësitë dhe problematikat që kishte pasur kjo qeveri.

Edhe Ministria e Arsimit nuk bën përjashtim, nga ky stil analizimit. Në disa zona të vendit ishte bërë përpjekje për të rritur edhe nivelin arsimor të mësuesve si hapja e kurseve pedagogjike në Korçë, e kjo ishte më shumë një mënyrë për të mos mbyll shkollat në atë zonë, por e keqja ishte përpjestimorja e keqe ndërmjet vendosjes së shkollave. Veriu vazhdonte të kishte shkolla shumë më pak, se sa zonat e tjera të vendit. Ndërkohë që vetë terreni i tillë i veriut më i ashpër dhe me popullsi më të pakët kishte bërë që shkollat të ishin

666Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1599. “Shifet se Z. gurakuqi ç’do përfekt që të shkojë në prefekturën e tij si kje me diplomë si s’kje. Na gjithherës kem dergua atje njerëz qi kanë dalë prej shkollave të nalta. Z. gurakuqi nuk i pëlqen e shkaket i din Z. Gurakuqi. Sa shkrujn gazetat nuk mund t’i vemë vesh. Mbi veprimin qi ka ba Perfekti i Shkodrës mbi “Orën e Maleve, kur të dalë nji gazetë e të bërtasë qi Shqipërija asht në rrezik, ky ka pasë të drejtë. Propaganda bahen vetëm për zgjehdje e jo për me i shti botës mënderën”. 667Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1591. 668Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1593. 669Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1608. 670Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1603. 671Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1566. 672Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1608. 673Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1567.

Page 154: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

131

larg njëra tjetrës, ndaj mënyra më e mirë ishte hapja e konvikteve, sipas Hil Mosit. 674 Në fakt premtimin për konvikte e kishte pasur që në fillim të programit të tij, Ahmet Zogu kur kishte ardhur në qeverisje, por kjo gjë pak ishte realizuar. Po problematikë shqetësuese nuk ishte vetëm kjo por edhe përfitimi që donin të nxirrnin shumë deputet nga botimi i librave, e ky interes ekonomik kishte bllokuar shumë libra për botim duke lënë edhe bibliotekën pa tituj të rinj, edhe fëmijët pa tekste të nevojshme shkollore. 675

I sulmuar në këtë kohë ishte edhe Ministria e Drejtësisë dhe, po ashtu edhe vetë ministri, Milto Tutulani. Në fakt edhe vetë Kryeministri e pranon se kjo ministri ka probleme që nga struktura e saj, por ai shprehet se drejtësia nuk mund të bëhet menjëherë. 676 Madje ai shprehet se kushdo që do të bëj propagandë dhe terro do të dënohet, 677 duke i thënë për të dytën herë Gurakuqin, ndaj atyre që po mbronte si për Orën e Maleve, ashtu edhe Haki Ismailin, të cilin Gurakuqi pretendonte se nuk ishte gjykuar sikurse duhej. Pas këtij shpjegimi, Gurakuqi duket se tërhiqet pak në këtë pikë, ama i kërkon që të japë dorëheqjen Z. Tutulani nga ajo ministri sepse nuk kishte mbajtur të njëjtën sjellje kur ishte bërë ministër me kohën e mëparshme, pasi kishte qenë më bashkëpunues. 678 Por shqetësimi më i madh për Hil Mosin, ishte shkolla e kursit të drejtësisë të cilën e quanin edhe universitet, e ku në të vërtetë aty as nuk bëhej mësim. 679

Jo më pak ishte e kritikuar edhe Ministria e Punëve Botore, sepse edhe në fjalimin e Kryeministrit më shumë flitej për projekte sesa veprime praktike që janë bërë në vend. Akuza të forta vijnë në këtë rast nga deputetët e Shkodrës, vetëm me veprimet që duheshin bërë në Shkodër. Luigj Gurakuqi shprehet se në Shkodër nuk ka asnjë investim, penda e Kirit akoma nuk është bërë, sipërfaqja e pellgut të liqenit nuk është ulur, rrugët mungojnë për të bërë lidhjen me pjesën tjetër të vendit.680 Kjo ministri kishte marrë shumë kritika gjatë këtyre viteve nga deputetët shkodranë, pasi investimet e munguara jo rrallë herë kishin bërë që ekonomia e Shkodrës të binte, mungesa e infrastrukturës e kishte larguar atë, si nga lëndët e para, ashtu edhe nga tregjet për produkte. Kjo prapambetje që kishte nisur të shfaqej në Shkodër nuk arriti të kundërshtohej as nga deputetët që ishin pro qeverisë, këto akuza jo vetëm këtë herë, por edhe herë të tjera kaloheshin në heshtje. E jo vetëm kaq, por ato nuk kishin pasur as forcën për të ndërhyrë që të siguronin mbështetej nga qeveria për këtë zonë.

Kundërshti të madhe shfaqet edhe në rastin e financave, ku Luigj Gurakuqi, si njeriu që ishte marrë gjatë me buxhetin dhe me financat e vendit interesohej për dy pika krijimin e një banke, dhe qëndrimin larg monopoleve. 681 Por në vënd që të përgjigjej ministri përkatës i financave, Kol Thaçi, si kopetent dhe njeriu që direkt kishte për t’u marrë me këto veprime ekonomike, përgjigjet kryeministri. Ai shprehet se ka nis procedurat për krijimin e një banke. 674Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1609. “Ministrija e Arsimit, ndë vend që me çilë në malësina tona shuëm assi shkollash, qi nuk sjellin asi dobi, sikur e ka pa prej shembullave qi ka bamë, do të bante shumë ma mirë me hapë asi internate, ku fëmija qi janë larg, të bujnë e të mësohen. Për posë kësaj, Ministrija të kujdesohet, mësuesit e ri, qi merr, jo vetëm t’i provojnë, por edhe të marrin informata mbi moralin e tyre, me qenë se ato do të edukojnë masen e re, e mos të marrin sikur ka ndodhë, njerëz, qi kanë qenë të dënuem me burg. 675Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1597. 676Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1568. 677Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1600. “Në këtë parlament s’ka pesë muej qi Z. A. Këlcyra tha se nuk ka kalue koha e propagandave fetare. Kjo ka ndodhë te Z. Haki Ismaili. I mblodh njerst, i vuni një be të mbësheftë për me shtye popullin shqiptar për me emigrue në Turqi se këtu nuk ka fe muhamedane. Të bahet nji bashkim i plotë, ku në shtetin e lirë shqyptare të bahet ky veprim? Për mos ngja sin a ka ngja në 1914, mrme ato masa. Unë jam i mendimit qi të gjithë ato qi bahen vegla fetare për me prish shtetin, të merrenmasa ma të rrebtta kundër tyne. Kjo u ba me nji mënyrë legale. ” 678Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1594. 679Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1609. 680Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1595. 681Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1637.

Page 155: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

132

Një fjalë e tillë e dalë nga goja e ministrit do të ishte shumë më e besueshme, por fakti që e tha kryeministri përveç mungesës së besueshmërisë, shohim edhe atë lloj kontrolli që kishte mbi qeverinë Zogu, i cili në veprimtari decizive e merrte ai fjalën, e jo ministri përgjegjës.

Kjo seancë mjaft e gjatë e me pushime ndërmjetëse disa herë eci në dy shtylla debati; në atë për veprimtarinë qeveritare dhe prognozat për të ardhmen, përballë kritikave, kurse shtylla e dytë ishin debatet me karakter politik në mes deputetëve të krahëve të ndryshëm. Ku në krahun opozitar një forcë jo të vogël i jepnin edhe deputetët shkodranë.

Luigj Gurakuqi e kritikon tepër Ahmet Zogun, është hera e dytë kur shihet haptazi përbuzja ndaj intelektit të Ahmet Zogut, duke e cilësuar atë një kopjues të Kol Thaçit, në fjalimet që sjell në parlament. 682 Gjithashtu ai arriti të shpreh haptazi edhe një nivel të ulët të kryeministrit, kur e krahasoj me fjalimin e Fan Nolit, duke u shprehur se nuk pati një fjalim aq dinjitoz, kryeministri për t’u përballë me oponentin e tij. 683

Ai madje e paraqet Ahmet Zogun edhe si diktator, në një fjalim të shkurtër ai bën listën e eleminimeve politike që kishte bërë Ahmet Zogu brenda partisë së tij, e ku i sheh të gjithë të eleminuarit jo si fajtorë po si viktima të kryeministrit. 684 Por jo çdo gjë u kundërshtua nga deputetët shkodranë nga pikat e arritjeve që shpalosi kryeministri Ahmet Zogu. Sikurse ishte hapja e shkollës së xhandarmërisë në vend, apo sikurse ishte thirrja e mjekëve nga jashtë për të eleminuar sifilizin, 685 përpjekja për me hap një shkollë ushtarake686, apo në arsim hapja e shkollës së vashave që po tentohej të hapej. 687

Por me gjithë këto të mira të pranuara në mënyrë anonime disa nga deputetët e Shkodrës nuk e shihnin të arsyeshme të jepnin votëbesimin sikurse ishte Luigj Gurakuqi, 688 apo edhe Hil Mosi. 689 Ndërkohë që deputeti tjetër i vetmi deputet aktiv nga deputetët pa poste qeveritare i cili ishte aktiv nga krahu i mbështetjes që i jepte qeverisë ishte Nikolla Ivanaj. Ai e shihte me sy më të mirë se të tjerët deputet të lartpërmendur, sidomos në ato tipa ku ai ndërhynte, që ishte politika e jashtme dhe qetësia. E këto pika e kishin bërë atë një njeri pro kësaj qeverie. 690 Pavarësisht replikave të gjata pro edhe kundër nga deputetë shkodranë,

682Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1588. 683Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. 684Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. “Ju bie, domosdo, në men, Zotni deputet, se, kur, vjetin, qi shkoi, shkëlqesa e tij Zotni, Xhafer Ypi, u paraqit, për herën e dytë, me kërkuem votbesimin, disa prej shokëve të shumicës, ndfër to edhe Bedri Pejani e Zotni Sejfi Vllamasi, qi sot asht ministër – preferum, mos me ndodhun pranë për mos me thanë as po as jo “kanë dalë në mal”, bërtitej atëherë tuje qeshun në parlament kur përmendeshin emrat e tyne. Sonte mungojnë shtatë, ndër të tjerët edhe bajraktari i partisë, Zotni Bedri Pejani. Por këta nuk mjaftuen me kaq. Tue pamun se veprat e qeverisë nuk po ipërgjigjeshin ma idhealit të tyre, e se me gjithë mundimin, nuk ishin të zotët me e tërhekun nga udha e keqe që kishte marrë, u shternguen me dhanë dorëhekjen nga partija për mos me mbështetun me votën evet nji qeveri qi po largohej ditë ëpr ditë nga programe demokratike e komtare. Për njiherë me shokët qi u larguen nga partija popullore, dha dorëhekjen edhe Ministri i Luftës, Zotni Ismai Haki Tatzati. ” 685Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1566. 686Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1567. 687Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1568. 688Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1598. “Për të gjithë këto arsye qi përmenda nuk mund t’i ap votëbesimin kësaj qeverie, e cila përveç të metave e shpërdorimeve nuk qe e zonja të na tregojë asnjë veprim të fitimshëm për përparimin e vëndit. ” 689Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1610. “Qeverijanuk ka se na premton zbrazje kënetarsh, kanalizim lumenjsh, ndertime rrugësh etj, etj, se populli nuk na beson, ngase ai do punë edhe bukë, e s’do premtime. Asht nji fjalë qi populli i jugut përdorë. Sa pare bën Shqipnija, kur në bark bjen vjolija! Për arsyet e tregume unë përsëri kësaj qeverije, ja moheoj voten teme të besimit. ” 690Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1603 – 1604. “Sidomos due kenëse kryetari i kësaj qeverie qi ka virtyte e maritime qysh dhet vjet e deri sot, ende disa herësh e ka shpëtue shtetin – si me diplomacy ashtu edhe me pushkë në dorëprej armiqve edhe rreziqeve të përbrendshme dhe të përjashtme. Pastaj jo nuk mund të thohet se jesa as sot as n’at gjëndje qi kje shteti dhe kombi kur – mbasi e mbaroj lufta botnore – tha për Z. Cemenceau

Page 156: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

133

por jo vetëm qeveria e Zogut arriti të marrë votëbesimin duke e mbyllur të parin parlament të dalë nga zgjedhjet me një betejë, që edhe pse jo ushtarake, e ashpër me fjalë. 691

III. 5. Çështjet Sociale Një hapësirë jo të vogël në diskutimet e Parlamentit Shqiptar brenda tre viteve, e zuri

edhe aspekti social i shtetit shqiptar. Bisedime e mbledhje të tëra prekën fusha të rëndësishme të jetës së përditshme. Ndikimi që politika ka në jetët tona, është gjithmonë i pashmangshëm, jo vetëm në ditët e sotme, por edhe në atë kohë. Përkundrazi në kohën kur flasim, ndikimi dhe varësia ndaj asaj politike, ishin akoma edhe më të mëdha në popullin shqiptar. Politika e kohës shkonte në kufij të gjerë, të tillë si nga sigurimi i bukës së përditshme, deri në marrëdhëniet fetare; nga amnistia e të dënuarve politik deri në të drejtën dhe lirinë e shtypit; nga të drejtat e grave, qofshin këto edhe politike, deri në rregullimin me ligj të marrëdhënieve mes njerëzve dhe ndalimi i veseve. Koshientë për këto nevoja gjithëpërfshirëse, edhe deputetët shqiptarë mundoheshin nga mbledhja në mbledhje dhe nga viti në vit, të vendosnin konturet e një shoqërie të shëndoshtë dhe me tradita kombëtare. Ku ndër këto deputetë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe deputetët e Shkodrës.

Ndikimi i tyre në këtë aspekt social të parlamentit shqiptar nuk ishte i vogël. Një pjesë e tyre u dalluan si njerëz me një vetëdije të lartë sociale. Njerëz të cilët përveç ligjvënësit, bënin edhe rolin e një opinioni publik brenda këtij parlamenti. Njerëz të cilët mundoheshin që aktualitetin e Shqipërisë së ndjeshme, e Shqipërisë së prekshme, ta sillnin në atë sallë, për ta bërë atë ligj të lidhur fort me realitetin, që në të shumtën e rasteve, për ne ishte i hidhur. Një numër i tillë deputetësh i dhanë një drejtim parlamentit në çështje vendimtare. Megjithatë për hir të së vërtetës, një pjesë e këtyre deputetëve shkodranë, dhanë një kontribut modest, apo edhe më pak se kaq. Kjo ndoshta jo për shkak të aftësive të tyre, por më shumë të një pasiviteti të përgjithshëm në çdo fushë të jetës politike parlamentare.

Zelli është karakteristika kryesore e punës së një pjesë të mirë të deputetëve të Shkodrës në punë. Hil Mosi kishte pranuar të rrinte rreth një vit pa shkuar në shtëpi, vetëm ndaj përkushtimit që kishte pasur për punën. Ai njeri ishte kthyer në rrugë kur e kishin lajmëruar se duhej kthyer në Parlament. 692 Kurse Luigj Gurakuqi, kërkonte që në kohë festash mos të jepej më shumë se tre ditë pushim, në mënyrë që të mos bllokohej puna e parlamentit. 693 Këto deputetë kishin një qëllim serioz për punën. Ata nuk donin në asnjë moment bllokimin e punës. Shuk Gurakuqi kërkonte që Komisioni i Anketës, (statistikës) të vazhdonte punën edhe me ata deputetë të cilët kishin dalë nga mandate të emëruar, kur ishin bërë zgjedhjet në përfekturat përkatëse. 694 Qëllimi i vetëm ishte që të mos ndalej puna, të mos ndalej kontrolli, i cili duhet të ishte në ministritë të cilat punonin nga taksat e qeverisë.

Gurakuqi ishte partizan i mbajtjes së shtetit me anë të ndërgjegjësimit të popullsisë dhe jo me anë të shtrëngesës. Abuzimet që mund të vinin nga kjo, nuk e qetësonin situatën, por vetëm rritnin presionin, i cili në të ardhmen do të çonte në protesta. 695 Luigj Gurakuqi

se ishte i mirë për kohën e luftës por jo për pagj. Tue kenë pra se ne ende sot nuk jena në nji gjendje që kombi e shteti i Francës kje edhe n’at kohë kur mbaroj lufta botënore unë – me shokë të mi – po japë voting e besimit. ” 691Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1639. “Atë Gjergj Fishta: jo; Halid Rroji: po; Hilë Mosi: Jo; Luigj Gurakuqi: jo; Maliq Bushati: mungon; Dom Ndre Mjeda: jo; Nikolla Ivanaj: po; Patuk Saraqi: po; Riza Dani: jo; Shuk Gurakuqi: jo; Xhemal Bushati: jo; Kol Thaçi: po. ” 692 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 633. 693 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 694 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 357. 695 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1123. “Dje mora nji telegram prej Zadrimet e më thonë se në Pistull nji tregtarit i kan zaptue gjindarët tjegullat e blame. Kjo gja ka ndodh tash tri ditë e edhe kjo nuk i ban nder gjindarmëris. Për këtë pra unë nuk do të lodhem kurr tuj kritikue, se nuk due qi të jete nji qetësi vetëm me

Page 157: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

134

donte një popull, i cili të respektohej në identitetin e tij si individ, dhe që të ishte në rregull edhe me ligjin e shtetin. E këtë gjë e bënte edhe vendosja e mbiemrave. Populli ynë i cili kishte qenë si pjesë e Perandorisë Osmane me shekuj të tërë, ishte përfshirë në rregullin shoqëror të saj me hir ose jo. E një ndër rregullat fetaro – sociale, ishte mospasja një mbiemër, e njerëzve, duke u njohur të gjithë si njerëz të barabartë para Zotit. Por situata e këtij populli me frymë perëndimore, kur deputetë të veçantë kërkonin ta çonin drejt qytetërimit perëndimor, kërkonte vendosjen e mbiemrave. Kërkesën e Ali Këlcyrës, për vendosjen e një mbiemri për të gjithë shqiptarët, Gurakuqi e mbështet duke dhënë si shembull shtetet perëndimore. Kjo gjë e nxirrte në pah individin, por ishte më e lehtë edhe për shtetin me anë të regjistrimit të popullsisë, çdo individ dallohej, dhe kështu kjo krijonte edhe dosje për kriminelë të veçantë. 696 Kjo do të thoshte se do shmangte edhe krimin i cili tashmë nuk mbeste më enigmë, por identifikohej. Por ajo që ishte më e rëndësishme ishte njehsimi perëndimor që duhej të kishte populli shqiptar.

Gurakuqi e kishte në parim respektimin e individit, qenien e tij. Ai në shumicën e rasteve fliste në parim për situatën pa përmendur emra.697 Kjo ishte për të analizuar, apo kritikuar dukurinë, por jo individin si qenie njerëzore, qoftë kjo edhe për kolegët.

Një plagë e madhe e vendit tonë në atë kohë, ishte edhe trajtimi që i bëhej femrës shqiptare. Në atë kohë, prapambetja e lartë e vendit dhe arsimimi i ulët, kishte çuar në një trajtim shumë të ulët për gruan. Deputetët e Shkodrës, ndiheshin të shqetësuar nga kjo. Ata kërkonin që ndryshimet në vend për trajtimin e gruas, të ishin në kuadrin e reformave. 698Këto deputetë, së bashku me Vinjaun dhe Këlcyrën, ishin ndër më reaguesit ndaj kësaj plage. Por një vit më vonë, në 1923, në një kohë kur kishin nisur të bëheshin ndryshime jo të vogla në aspektin ligjor, Hil Mosi arrin të gjejë një hapësirë të tillë për kërkesa të tilla. Bëhet fjalë për ligjin zgjedhor dhe në një aspekt të tillë, ai mendon t’i japë të drejtë grave të votojnë, sidomos atyre që dinë shkrim e këndim.699 Ai kërkon që të jetë e përfaqësuar edhe gruaja, derisa në atë kohë, edhe një maloku pa shkollë i jepej e drejta e votës. 700 Një kërkesë e tillë na vendoste ne si vend, shumë më përpara se mjaft shtete të tjera evropiane. Mendësitë e tyre ishin tepër të përparuara edhe për Evropën e asaj kohe. Kurse për vendin tonë, një inkubator xhami nga ku shihej vetëm nga brenda, aty ku ishin këto deputetë. Por nuk ishte krejt e rastësishme që vinin këto shprehje nga deputetë të cilët i përkisnin Shkodrës dhe besimit katolik. Në Shkodrën e asaj kohe, e cila ishte zona më e kulturuar shqiptare, kishte shumë gra të shkolluara dhe të afta për t’u përfaqësuar edhe deri në shkallën e parë të votimit, 701 e gjithashtu duke qenë se ishin katolike, i përkisnin një kulture evropiane, ku femra kishte pasur një stad të rëndësishëm në shoqëri, shekuj me rrallë.

Për Gurakuqin dhe Hil Mosin, e rëndësishme ishte që ligjet të ishin të lidhura me shoqërinë shqiptare, me kulturën tone. Kjo do të ishte më e kuptueshme dhe e zbatueshme për këtë popull, 702 dhe për shtetin kishte për të qenë më efikas ndërtimi i këtyre gjykatave. Gjithashtu në moral duhet të ishte e bazuar edhe puna e gjykatësve. Gurakuqi kërkon që puna e gjykatësve të jetë e papërlyer, po ashtu edhe personaliteti i tij, qoftë edhe nga akuzat e

fjalë, se e kam tregue se jam nga ata qi duem rregullimin e vendit e nuk due qi tq dalë nji njeri të trazojë qetësinë. Po më tjetrën anë nuk due qi të pushtnohet populli, nuk due qi të merret me dajak, se nji popull kur humb nderen e vet, nuk duhet as për veten e tij as për shoqni. Pra ky popull duhet me ken amor proprio e atëherë mund të bajnë punë të mëdhaja. Po ju hoq ndera aj popull ka mbarue e nuk mund të presim ma gja prej tij. ” 696 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 254. 697 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1033. 698 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 420. 699 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1436. 700 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1503. 701 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1502. 702 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 15.

Page 158: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

135

popullit, 703 ama personaliteti i tij nuk duhej të ishte i përlyer. Një njeri që ka për të gjykuar, nuk duhet të jetë për t’u gjykuar. Por edhe gjykimi në njerëz duhet të jetë i tillë që të mos ketë as dëme të cilat lënë pasoja më shumë sesa krimi, as që fyejnë integritetin personal. Ai është kundra djegieve të shtëpive ndaj njerëzve që kanë bërë krime; kjo do ta rriste më shumë kriminalitetin i cili nuk është aq i madh sesa është në shumë vende të Evropës. E si shembull merr qytetin e Napolit, në Itali. 704 Megjithatë ky shembull ishte për të lehtësuar sedrën shqiptare dhe për të kundërshtuar ndoshta ligjin kundër djegies së shtëpive, sepse realisht Napoli dihej se ishte qyteti me bilancin më negativ, si shumë i përfolur për krimin.

Situata në dhjetë vitet e para të pavarësisë sonë, ishte e tillë qenë shumë raste zonat shkonin afër gjendjes së anarkisë. Në një rrezik të tillë, qeveri të ndryshme kërkonin që t’i jepnin zgjidhje të shpejtë situatës. Por forcimi i menjëhershëm i shtetit vendosej edhe mbi bazën e disa ligjeve gati barbare. Një ndër to, ishte edhe ligji i cili vendoste që një i arratisur për vrasje, të vritej nga një gjaksor dhe ky i fundit nuk kishte asnjë lloj dënimi. Për një ligj të tillë ishte pro edhe vetë kryeministri i kohës. 705 Por ky ligj e tmerronte Luigj Gurakuqin. Ai shprehet se asgjë pozitive nuk sjell ky ligj. Nëse analizojmë situatën dhe psikologjinë shqiptare, një ligj i tillë do të çojë në gjaqe e konflikte akoma më të mëdha. Nga ana tjetër nuk mund të zgjidhej një situatë e tillë padrejtësie, me një drejtësi, e të merrej si një zgjidhje e paqtë. Ky ishte një ndër ligjet, në fakt, më abuzues të kohës, i cili nuk gjeti zgjidhje e përkrahje të madhe. Ama ky reagim i Gurakuqit shprehte botëkuptimin e tij për ligje larg barbarizmit lindor.

Varfëria e tejskajshme nga njëra anë dhe protestat apo kryengritjet me pasoja shkatërrimtare, brenda dy viteve 1921 – 1922, kishin varfëruar fort popullsinë. Varfëria e madhe kishte çuar deri në formën më ekstreme të saj, zinë e bukës. Shumë deputetë kishin kritikuar, përpara se të ndodhte kjo gjë, qeverinë për mospërgatitjen në kohë të kësaj situate, dhe për çmimet e larta që kishin vënë për misrin e grurin. Ku ndër ta si çdo herë ishte edhe Gurakuqi. Ai madje kishte qenë kritik shumë ndaj qeverisë e cila në letër krijonte edhe kredi, por në popull asgjë nuk shkonte. 706 Qeveria në zyrë e krijonte, e në popull asgjë nuk shkonte, kjo kritikë ishte bërë nga ai edhe për përmbytjet në zonën e Shkodrës, edhe për zinë e bukës, edhe për fondin e zgjerimit të spitalit të Tiranës, 707 por populli nuk e kishte ndjerë këtë ndryshim, apo ndihmesë.

Në kontekstin social, deputetët e Shkodrës, sidomos Luigj Gurakuqi, shquheshin edhe për mprehtësinë e mendimit dhe mënyrën e logjikimit për probleme të ndryshme. Në një debat për ligjin mbi huadhënien, deputetët Koço Tasi dhe Stavro Vinjau ishin për mbrojtjen e huamarrësit. Ky njeri merrte hua, por i jepte më shumë huamarrësit dhe kështu ishte më i rrënuar. 708 Por në një këndvështrim krejt tjetër e shihte situatën Gurakuqi. Ai shprehet se edhe huadhënësi duhet të mbrohet, nëse një grua e vejë e jep me fajde pasurinë e saj dhe me

703 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 414. “Mund të jetë se gjykatësi i përmendun është i pafajshëm, mund të jetë edhe se e ka vram të vëllanë padashun, por prap ai nuk asht ma për nji punë të tillë. Nji njeri, të cilin ndodh nji rrezik ksi soji, nhuk asht ma i zoti të vazhdojë nji detyrë aq me randsi, si asht zyra e drejtësis. ” 704 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 13. “Po të kontrolojmë vrasjet që behen në Evropë dhe vrasjet qi bahen në Shqipni, shofin se vrasjen ndër ne në disa vise janë shumë ma të pakta. Kam ba nji barasim ndërmjet Shqipnis dhe qytetit të Napolit, i cili asht nji vend i cili ka nji popullsi sa tan Shqipnia dhe po ta shikojmë kronikën shohim se vrasjet janë shumë më tepër se në Shqipni e të thuash në rend të ditës. ” 705 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 366. “Kjo ligjë lehtëson detyrën e qeveriës, pse t’aratisunit me krim nuk asht e mundur nji qeverie t’i nxanë e se t’aratisun ka në çdo shtet. Prandaj në këtë ligjë kemi dy dobi nji gjaksuer vritet dhe ai që e vret futet e hynë në jetën sociale të njerziës. Në këtë mënyrë kemi ptroponue këtë ligj. ” 706 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 706. 707 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 709. 708 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 355.

Page 159: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

136

të jeton, kush do e mbrojë nëse jo ligji. 709 Në këndvështrimin e Gurakuqit, më shumë sesa mbrojtja e fajdexhive, nisur nga shembulli që jep, ka të bëjë me konceptin e tij që ka për mbrojtjen e gruas nëpërmjet ligjit. Shembulli i marrë nuk duket i kotë por i goditur, nën shembulline mbrojtjes ligjore, të grupit shoqëror më të shtypur, atij gjinor femëror.

Këndvështrimi i tyre në krah të reagimit social, është edhe për mbrojtjen sociale për qytetet shqiptare apo për profesione të veçanta në shumë raste. Korça është ai qytet, që jo rrallëherë, deputetët shkodranë këshilluan, apo tentuan t’i mbronin popullin. Gurakuqi kundërshton prerjen e monedhave vetëm për atë qytet, pas futjes së monedhave të shumta të huaja. Ai e di se prerja në bazë ari, ka për të rritur çmimet, e kjo ka për të ndikuar në jetën sociale të qytetit. 710 Gjithashtu, gjatë zisë së bukës së 1923, Shuk Gurakuqi, kryetari i komisionit të financës, ishte kundër edhe heqjes së taksës doganore për miellin që do të vinte në atë qytet. 711Kjo për faktin se në atë qytet ka mjaft mullinj dhe është më mirë ta bluajnë vetë. 712 Qëllimi i tyre ishte i tillë, se nëse do i hiqej miellit dogana, ata do të dërgonin miell nga jashtë, e kështu nuk kishin leverdi më që të shkonin tek mullisët për të bluar grurë, kështu një zeje mbeste plotësisht pa punë. Por ky nuk duhet të ishte qëllimi i shtetit.

Në të njëjtën formë flitet edhe për Shëngjinin, të cilin nuk pranojnë kurrsesi të lihet pas dore dhe të vendosej kablloja e telegramit vetëm nga Durrësi, asht sikurse edhe Italia kërkonte. Qëllimi i tyre ishte i dyanshëm, edhe të mos krijonin një linjë që Italia e donte për qëllime të veta, edhe në mënyrë që mos të lihej pas dore një qytet i tërë. 713 Hil Mosi arrin të sensibilizojë deputetët e zonës bregdetare, të cilët kishin lidhje me tregtinë e peshkut, për dhënien e një ndihme nga ana e qeverisë, me anë të uljes së taksave për këtë lloj profesioni. 714 I këtij mendimi, më pas, është edhe Qazim Koculi dhe Dhimitër Kacimbra, të cilët kërkojnë të bëhet për gjithë zonën bregdetare. Aftësitë sensibilizuese bënë të ngrihet ky lloj reagimi edhe nga deputetët e lartpërmendur.

Gjitashtu, Hil Mosi e shihte me shumë rëndësi ndërtimin e rrugës që lidhte Krujën me Tiranën. Për të, ky qytet duhet parë në shumë dimensione, por edhe si një qytet nga ku doli Skënderbeu. 715 Ndaj ky qytet duhet nderuar, e si formë e tillë ishte edhe ndërtimi i kësaj rruge që do t’i rriste rëndësinë dhe mbi të gjitha do ta çonte atë drejt kthimit në një qendër për zonën përreth, sepse nga Shkodra deri në Tiranë, nuk ekzistonte asnjë e tillë. Kjo do të thoshte edhe një zhvillim më shumë për zonën e pjesës mbi Shkumbin, e madje me qytete që vërtetë e kishin një rëndësi edhe shekullore.

709 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 354. “Fjala vjen, nji grua e ve, merr e shet pasuninë e ata pare i jep me fajde për me mujt me majt familjen e fëmijët me ata fajde, e ai që i merr ndofta fiton me to 100 %. Kjo grua që ka dhanë këtë pare, të cilat janë lotët e saj, do të detyrohet me i marrë, pse n’asht se huadhanësi e gjen në nji fajz ma të poshtë it hot hajde merri paret tuaja se nuk meë lypsen e mba kësaj ligje, kjo e mjera asht e detyrume me i marrë. Në këtë mënyrë damtohen ma shumë gratë e veja të cilat mundohen me majt gjallë fëmijët e vet. Prandej asht ma mirë të respektohet akti i huamarrjes e huadhanjes e të mund të shtërngohet vetëm kur të mbarojë afati. ” 710 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1197. 711 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 736. 712 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 741. “Ky miell u porosity për shkak të fitimit e jo të nevoje. Na nuk mund të durojmë kurr që të bajn spekulacione disa tregtarë, tue tahnë se nuk mund të bihet gruni. Na edijm se italija nuk ban bukë për vete e furnitorët e ushtrisë tonë kan prue grurë nga Itlaija e s’ju ka ra ma shtrejtë se nga nji koronë kilogrami, këtu në Tiranë. Po të duan tregtarët e korçës mund të bajnë edhe ata kështu, hem edhe në këtë mënyrë i bajn popullit lehtësina, hem fitojnë edhe ata vetë. ” 713 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 450. 714 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 230. “Në kohë të pushimit të Parlamentit kur u ndodghesha në Shkodër, mu ankuene peshkatarët nga shkaku se taksat e gjuetisë së peshkut ishin tepër të randa. Këto peshkatarë janë shumë të vorfen e nuk kanë ndonji send tjetër, përveç se gjuetisë së peshkut. Veç kësaj duhet të merret para syesh se ka ndryshim midis atyne qi marrin leje me gjue peshk për qef e midis atyne qi e punojnë këtë mjeshtri për me jetue. ” 715 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 405 – 406.

Page 160: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

137

Me qëllim të mos shpëdorimit në mënyrë të paefektshme të fondeve, Hil Mosi kërkon edhe ndaljen e dhënies së fondeve Kryqit të Kuq, pa një ligj të posaçëm. 716 Kjo kishte rëndësi të bëhej me ligj, me idenë e shfaqjes së shumës dhe të arsyes së dhënies. Si ky deputet, ashtu edhe Gurakuqi, nuk ishin të kënaqur me punën e kësaj organizate, e kjo e shprehur edhe në bisedimet e buxhetit. Qëllimet e tyre ishin që të mos shpërdorohej asgjë e huaj e të favorizoheshin të huajt. Madje edhe dhënia e koncesioneve më parë të favorizonte vendasit, e më pas të huajt. 717 Edhe pse kjo e fundit të linte pak për të dëshiruar, pasi jo gjithmonë, sipërmarrësit shqiptarë kishin kapital të nevojshëm, aq sa kërkonte një koncesion.

Karakterin e tyre social, deputetët e Shkodrës, e sidomos Hil Mosi dhe Luigj Gurakuqi, e shprehin edhe në nderimet e tyre për figurat e njohura në kontribut, ndaj vendit tonë. Ky i fundit ka një vlerësim tepër pozitiv për figurën e Avni Rustemit, të cilin e kishte njohur që student, në Elbasan. Madje, ai kërkon që shteti shqiptar, shoqërinë e tij ta ndihmojë me një shumë prej 50 000 franga ari, si dhe me hapjen e një lotarie, e bashkë me të, të ardhurat e një pulle poste. E gjitha kjo për të ndihmuar shoqërinë e tij Bashkimi. 718 Megjithatë i gjithë qëllimi, i cili ishte për të nderuar A. Rustemin, binte në kundërshtim, kur kërkonte të krijonte një lotari për këtë shoqatë, me konceptin e tij për ndalimin e bixhozit dhe të gjitha formave të tjera të lojrave fitimprurëse. 719 Një vlerësim të lartë kishte edhe për dy figurat më të larta shqiptare që vinin nga zona amerikane, Faik Konicën dhe Fan Nolin. Për këtë të fundit, Luigj Gurakuqi është plotësisht për dhënien e një pensioni për kontributin patriotik që ka bërë, e sidomos kjo në Lidhjen e Kombeve. Megjithatë ai kundërshton dhënien e tij qëkur ishte në parlament. Ai shprehet se kjo të nisë kur të jetë në moshë te pleqërisë. 720 Kjo kishte të bënte edhe me konceptin që kishte Gurakuqi për pensionin, duke qenë se ishte i lidhur shumë mbi qëndrimin standard ndaj koncepteve juridike. Por edhe me idenë se dy të ardhura në të njëjtën kohë nuk ishintë kuptimta.

Një ndër pikat, ku ne mund të shohim bujarinë e Luigj Gurakuqit, është në trajtimin që i bën Faik Konicës, gjatë bisedimeve në parlament për të njëjtën lloj bisede, sikurse për Nolin. Akuzave të Mehdi Frashërit, se Faik Konica ishte një njeri që kishte akuzuar Sulejman Delvinën si ministër nën Turqi, i cili kishte vrarë armenët, se Iliaz Vrioni e shet Shqipërinë për një kazan raki, dhe se lufta e Vlorës është e kotë;721Gurakuqi i përgjigjet se ky njeri është një ndër më të mirët shqiptarë që lëvroi gjuhën shqipe dhe kjo i duhet njohur pa asnjë dyshim. Ai shprehej se si do që t’i ketë ai marrëdhëniet me Konicën, nuk mund t’ia mohojë karakterin e tij patriotik, dhe kontributin në gjuhën shqipe. 722

Ai gjithashtu vlerëson kontributin edhe të kolonel Herbert, anglezit të madh, mik të shqiptarëve, duke i çmuar kontributet e tij, e duke i kërkuar parlamentit e qeverisë, t’i çonin ngushëllime familjes së tij, dhe të mbahej për të 10 minuta heshtje.723 Elemente këto që paraqisnin karakterin e fortë në ndjesitë sociale të deputetëve të Shkodrës.

716 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 60. 717 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 808. 718 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 324. “Sa më tepër do të ketë fitim kjo shoqënie prej vepers asaj aq më tepër pemë të mira do të na vijshin nga shkaku qi kjo nuk do të përzihet me politikë. Vepra e kësaj shoqnie do të jetë në dobi t’asaj n’atë ma të mirën pjesë të Shqypnies, masës së re, d. m. th. për naltësimin arsimuer, cultural e moral të gjithë atyne birëve të shqypnies. 719 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 854. 720 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 110. 721 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 714. 722 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 736. “Z. M. Frashëri më përmendi nji zihje t’eme me Faikun: po zotni, jemi zanë e mund të zihemi prapë, por gjithonë, ballë për ballë, e jo me sharje prapa kurrizit. zihja personale nuk do të shtërngojë kurrë të haroj shërbimet e tij. Qeverija, brenda kufinit të ligjës, mund të marrë masa, porn a nuk mund të bisedojmë mbi to. ” 723 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1552.

Page 161: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

138

Aspekti i shëndetësisë së vendit tonë, ishte i prekshëm shumë, në disa prej mbledhjeve të parlamentit vit pas viti. Vendi ynë ishte me një popullsi shumë shëndetlig dhe mbi të gjitha me mungesë qoftë mjekësh, qoftë edhe farmacistësh. Nga dëshira për të ofruar sa më shumë farmacistë në vend, Gurakuqi ishte i mendimit që të mos provoheshin në testim ata farmacistë të cilët vinin me diplomë, 724 e pas kundërshtimit të përfaqësuesit të shëndetësisë, se kjo bëhet për vërtetim diplomash, ai pranon se më mirë të paktën ata të huajt që vinin nga jashtë. 725 Por kjo nuk do të thotë se nuk e merrte me seriozitet këtë gjë. Pasi për të njëjtin problem, ai ishte kundra Ali Këlcyrës, i cili shprehet se një praktikant që ka bërë 5 vjet praktikë, të marrë licencën, për të hapur vetë farmaci. 726 Por Gurakuqi së pari duke pasur kujdes, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish, dhe së dyti si dashamirës i strukturës arsimore dhe i shkollës, nuk e pranon kurrë këtë, e as justifikimin e Këlcyrës se kështu ndodhte edhe në kohë të Turqisë. 727 Megjithatë pas këmbënguljes së fortë të Gurakuqit dhe Taqi Budës, u vendos që vetëm mjekët të kenë të drejtë të hapin farmaci, sepse ata e kanë shkollën. Insistimi i këtyre të dyve e shpëtoi, në atë formë sa mund të shpëtohej nga diletantizmi alkimist, ky sektor jetik.

Por nga kjo bisedë mund të kuptojmë edhe gjendjen e shëndetësisë në Shkodër që e krahasuar me qytetet tjera ishte shumë më e zhvilluar aty gjendeshin 6 farmacistë me diplomë, 728 kur në qytete të tjera edhe të mëdha nuk kishte asnjë.

Gjatë diskutimit për zgjerimin e Statutit të Lushnjës, shumë nga ligjet e mëparshme ose u morën në shqyrtim edhe njëherë, ose u krijuan ligje të tjera shtesë. Ai status i cili ishte krijuar në Lushnjë, ishte i bërë shpejt dhe kryesisht me nenet themelore dhe më vendimtare që duhet të ishin. Përderisa tashmë ishte krijuar edhe institucioni ligjvënës, parlamenti, kushtet kishin nisur të krijoheshin për vendosjen edhe të ligjeve të reja. Megjithatë disa prej këtyre ligjeve hynë në vazhdën e diskutimeve të parlamentit, me qëllim rregullimin e tyre, dhe çuarjen e tyre në nivel më qytetar. Në artikullin 4, komisioni i ligjeve kishte tentuar të hiqte ekspulsionin e shtetasve shqiptarë. Dëbimi i shtetasve shqiptarë, apo më së shumti, ndalimi i disa të tjerëve për të ardhur në trojet tona, kishte qenë i vendosur me ligj. Kjo, me qëllim krijimin e një sigurie të tillë me anë të mos pranisë së tij. Por sipas Mehdi Frashërit, tashmë kësaj forme po niste t’i ikte koha e përdorimit, shteti duhet të kishte masa të brendshme për ndalimin e rrezikut nga njerëz të tillë. 729

Edhe Luigj Gurakuqi është i një mendimi të tillë, madje ai shkon edhe përtej duke e fajësuar qeverinë me ligjet dhe masat shtërnguese, si shkak i protestave që ndodhnin në vend. Presioni i tillë çonte popullin në një kundërveprim të tillë, për t’u çliruar. 730 Ai pranon që çdo shqiptar nga jashtë, të pranohet të hyjë në Shqipëri, edhe ata të Turqisë, ama këtyre të fundit u ndalohej përfshirja në administratë. Kjo ishte një lloj mase për të ruajtur administratën nga mendësia osmane, të cilën ata do të sillnin me vete. Duke dashur që këtë administratë tashmë ta sillnin me fytyrë nga perëndimi, kjo lloj fryme osmane duhej ndaluar të hynte në hallkat humane më të rëndësishme të administratës, nëpunësit. Gjithashtu, së bashku me Qazim Koculin, kërkon që ligjet për mbrojtjen e lirisë së individit, jo vetëm të shpallen nga parlamenti, por të kontrollohen edhe si ato zbatohen. 731 Kjo do të thoshte që edhe qeveria të merrej nën mbikqyrje nga Parlamenti.

724 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 409. 725 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 411. 726 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 451. 727 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 453 – 454. “Nuk asht e drejtë që kjo rregull të jenë vetëm për farmacinat e jo për degë të tjera. Në Shqipni, kemi shumë doktora qi s’kanë na nji diplomë e se edhe në Turqi, këta nuk ishin të ndalum nga profesioni i tyre. ” 728 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 415. 729 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 683. 730 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 687. 731 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 703.

Page 162: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

139

Në kuadrin e mbrojtjes së lirisë së individit, Gurakuqi e shihte edhe konfiskimin e pasurisë vetëm me vendim gjykate, dhe në kohën efektive të vet. 732 Që do të thotë se nuk kishte askush të drejtë që ta bënte këtë përveç gjykatës, dhe gjithashtu askush jashtë kohës së gjykimit. Këto ide e shpjegojnë mjaft mirë faktin, se përse Gurakuqi një vit më vonë e kundërshtoi nxjerrjen e ligjit për konfiskimin e pasurisë së Esat pashë Toptanit. 733 Ai e justifikonte këtë se parlamenti nuk ka të drejtë të përzihet në punët e qeverisë, që do të thoshte se ne nuk duhet të jemi një shtojcë qeveritare, për të justifikuar punën e saj. E mbi të gjitha fakti që ishte vendosur shumë vonë për t’u bërë ky ligj, nuk kishte më efekt.

Një ndryshim perceptimi në një aspekt social të fortë, ishte edhe ndryshimi i mentalitetit ndërmjet deputetëve të Shkodrës, për përceptimin e përfshirjes së njerëzve të fesë në politikë. Në artikullin 62, në të cilin flitej që deputeti nuk duhet të ishte i dypunësuar, Nikolla Ivanaj shprehej se ai nuk duhet të ishte as klerik. Koncepti i tij afetar laik, ishte për largimin e fesë nga politika, duke bërë ashtu si shumë shtete të tjerë kishin bërë në perëndim.734 Mehdi Frashëri ishte kundërshtari më i fortë i kësaj teorie të tij. Ai më tepër i druhet abuzimit se fjala kler, e cila përfshinte vetëm besimet e krishtera, kishte për të përjashtuar vetëm atë pjesë të fetarëve, e jo atë myslimane. Kjo do të nxiste konflikte fetare, për arsye politike. 735Gurakuqi mbështet Frashërin, duke thënë se përpara këtij gjykimi duhet të merret parasysh kontributi i klerit, që ka që në vitin 1555, 736 e këtu nënkuptohej ai katolik.

Ivanaj nuk gjen mbështetje për propozimin e tij, për të lënë jashtë klerikët nga politika. Kjo sepse ndikimi që ka feja në shtresat e larta, qofshin këto edhe në politikë, dhe sidomos në popull, ishte i madh. Largimi i saj nga parlamenti do të ftohte marrëdhëniet me popullsinë, e cila shpesh e lidhte këtë marrëdhënie së bashku. Por nga ana tjetër, edhe vetë Ivanaj është subjektiv në ligjëratën e tij. Kultura e tij e gjerë e përfshin edhe konceptin e klerit brenda. Kështu që ai e di mirë se me këtë fjalë, përfshihej vetëm ai i krishterë, e më shumë ai katolik, të cilin ai do e ketë tendencë gjithmonë ta sulmojë. Pavarësisht dallimeve të ndryshme në parlament, mbi bazë fetare, tendenca për ruajtjen e një qetësie mbi bazë ekuilibrash fetarë, çoi në mospranimin e kësaj ideje.

Infrastruktura dhe sjellja e administratorëve të huaj tek ne, ishte një temë tjetër ku deputetët e Shkodrës, e sidomos Luigj Gurakuqi ndjenin shqetësim për to. Hil Mosi kërkonte që rrugët të bëheshin me stilin më të fundit të ndërtimit të tyre, ashtu sikurse i bën edhe bota, madje ato të bëheshin nga administratorë të huaj, të cilët ishin më ekspertë sesa ndërtuesit

732 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 707. 733 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 375. 734 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 723. “Këtu në Shqipëri kermi më shumë arsye që anëtarët e klerit t’i perjashtojmë prej detyrës së deputetësis. E para na jemi nji shtet i pafe, kemi tre besime por zyrtarisht nuk njohim asnjenin. E dyta, fetarët në Shqipëri, të secilit besim njohin si kryetar, kryetarin fetar të përgjithshëm të tyre, e nuk e njohin shtetin. Ata tuj qenë të lidhun moralisht e shpirtënisht, doemos janë të penguem ndofta të bajnë detyrën e vet, sikurse deputetët tjerë që janë prej popullit, pse sikur e dini nuk asht e mundurt’i shërbehet përnjiherit dy komandantëve. çdo anëtar i Klerit asht i lidhun e i penguem, pse asht nji njeri i sektit të organizuem, qi ka detyrat e veta ndaj sektit të vet, e edhe me detyrat e veta fetare asht i lidhun ma fort se me detyrat e shtetit. Pastaj parlamenti nuk asht nji consiglio fenash, qi të përmblidhen në të Priften e Hoxhallarë. ” 735 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 723 – 724. “Z. e tij midis arsyenave dhe inkonvenientevepër mos pranimin e Klerit në punët e popullit e të shtettit, përmend lidhjen spiritual të klerit me disa auktoritete jashtë shqipnijet e se atam und t’i shtyjnë të punojnë kundra atdheut ose nuk mund të kujdesen aq për interesat e popullit pse janë lidhë ma fort me detyrat fetare. Kjo pikë së pari nuk asht e drejtë, meqenëse kemi pranuar që shteti i jonë nuk ka fe zyrtare, të katër fetë që janë në Shqipëri, marrëveshjet e tyre spirutuale, me auktoritetet që janë jashtë Shqipnijet, mbeten vetëm për formë e çka i përket dogmës, jo për tjetër send. Me ligjen e posaçme qi asht qitë, parlamentit kjo pikë asht e marrun parasysh e si e tillë kleri nacionalizohet. … Veç kësaj duhet të marrim parasysh edhe nji gja, qi asht se në rast se sot populli shqiptar ka nji sympathye ka nga ajo qi katër fetë shkojnë mirë njena me tjetrën, e mund të bashkohen në nji shtet, e se pot ë pranojmë nji gja të tillë do të humbasim sympathin që kemi jashtë. ” 736 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 725.

Page 163: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

140

shqiptarë. 737 E për ndërtimin e tyre dhe të shumë gjërave të tjera në vend, ai së bashku me Luigj Gurakuqin kërkojnë me ngulm ardhjen e tyre. Është e domosdoshme ardhja e tyre për të dalë nga prapambetja më e madhe që ka vendi ynë, krahasuar ky edhe me Ballkanin. 738 Ndërkohë, ndërtimi i tyre nga shqiptarët, duhej të bëhej në dy forma: me punë me pagesë dhe me punë komunare për shtetin. Nëse dikush nuk pranonte të punonte kështu, e mira e tyre ishte të paguanin një taksë në këmbim të punës. 739 Ai madje është për një taksë progresive për këtë punë, duke e argumentuar këtë me idenë, se të pasurit duhet të paguajnë më shumë, sepse përfitojnë më shumë nga ndërtimi i rrugës. Kjo lloj takse ishte normale për të, nëse duam të shkojnë drejt formës evropiane të taksimit, pasi me model të tillë ishte edhe Evropa.

Edhe administratorët duheshin parë me kujdes kur të silleshin në Shqipëri. Gurakuqi shprehet se ata duhet të jenë të tillë që të jenë të një mendimit, dhe të një stili pune. 740 Por edhe pse ai i kërkonte organizatorët me këmbëngulje, ai i trembej lidhjes me investitorë apo organizatorë, nga shtete që janë tepër të fuqishëm dhe kanë interesa në vendin tonë. Shtetet neutrale ishin forma më e mirë dhe më me përfitim që duhet të kishim. Ashtu sikurse kishte qenë Hollanda për ndërtimin e ushtrisë sonë, ashtu duhet të ishte për teknikë Austria tashmë. Një shtet krejt i parrezikshëm dhe që e njihte vendin tonë krejt mirë. 741 Këto teknikë në fakt ishin edhe të lirë tashmë, sepse kishin mbetur shumë të papunë pas shpërbërjes së Perandorisë Dualiste, dhe në të njëjtën kohë, ata, gjatë dekadave që kishin ndenjur, apo kishin pasur ndikim mbi ne, kishin bërë studime në tokat shqiptare të cilat mund të ripërdoreshin. Luigj Gurakuqi, disa here, në kërkesat e tij do të nxjerrë në pah idetë dhe nevojën e lidhjes me popujt gjermanishtfolës, kjo edhe për faktin se ata i shihte të parrezikshëm në aspekt kërcënimi ndaj nesh. Por pavarësisht dëshirave të tij, shteti merrte gjithnjë parasysh marrëdhëniet politike dhe më pas ata ekonomike në lidhje të tilla, 742 që do të thotë se shpeshherë në lidhjet ekonomike që bënim ishim të kushtëzuar nga politika që duhet të ndiqnim.

Situata e vendit ishte e keqe për pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare, të mbetur jashtë kufinjve shqiptarë të 1913. Një pjesë e kësaj popullsie, duke mos dashur të rrinin te trojet e tyre, nën shtetet e përcaktuar nga Evropa, apo edhe dëbimeve nga ata troje; kishin kaluar brenda Shqipërisë politike, duke e ndjerë veten më të sigurt këtu. Këta refugjatë në tokat e tyre njiheshin si muhaxhirë. Ishin një pjesë e madhe akoma të pa sistemuara, kjo jo për faj të shtetit shqiptar, por për shkak të kushteve të vështira që kishte edhe populli brenda kufijve. Por deputetët shkodranë shprehnin herë pas here shqetësim për sistemimin e tyre. Luigj Gurakuqi shprehej se duhej me patjetër që muhaxhirëve t’u sigurohej vendbanim, ushqim, e po të mundej edhe punë nga shteti, për ndërtimin e rrugëve, urave apo punëve të tjera botore, që të integroheshin sa më shpejt. 743 Në fakt ideja e punës ishte e vështirë për t’u bërë, pasi punë të tillë nuk kishte as për popullsinë tjetër shqiptare, por qëllimi i tij ishte që të vendoste në përgjegjësi qeverinë që t’i dilte për zot kësaj popullsie. Gjithashtu një trajtim i veçantë kërkohej për të gjithë ata muhaxhirë që vinin nga Hoti e Gruda, duke i vendosur edhe në toka të shtetit. 744Madje Luigj Gurakuqi kërkonte që çdo herë edhe Hoti e Gruda, njerëzit e

737 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 443. 738 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 443. 739 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 444. “N’asht se fitimi me bataljona asht ma i madh, Z. vinjau thotë të bahet me këto. Këtu në Shqipni formimi i bataljoneve ka nji pengim, ne vend qi nër vise qi ka popull shumë, atje formimi i bataljoneve asht shum i lehtë. Kam frigë se shqiptarët janë pak kryelartë, e do të kundërshtojnë tue thanë se na kena detyrë me i shërbye vendit me pushkë dhe jo me kazma, e nuk do të ndigjojnë”. 740Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 391. 741 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 392. 742 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 743 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 370. 744 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 242. “Tue ba këtë punë, jo veç parlamenti e qeveria do të bajnë detyrën e vet karshi Hotit e Grudës, të cilën, në cilëndo rasë dëshmuen për Atdhe e derdhën gjakun për të. Asht

Page 164: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

141

ardhur nga aty të quheshin muhaxhirë, pasi duke u quajtur të tillë, do të përfitonin statusin e tyre dhe do të përfitonin edhe nga fondi i muhaxhirëve. Mendim të tillë kanë edhe Mehdi Frashëri dhe Koço Tasi.

Por, ndihmat për këtë shtresë, duhet të kategorizoheshin sipas Gurakuqit, një pjesë do të ishin ata që kishin mundësi ta blinin misrin me çmimin më të lirë që vendoste shteti, kurse ata që nuk kishin për ta paguar të bënin pagesën me anë të punës vullnetare për shërbim të komunitetit. 745 Këto njerëz në mënyrë që të mos merrnin ndihmë dhe të mos kthenin asgjë kurrë, të paktën të kishin këtë formë pagese, edhe pse Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, e kundërshtoi këtë gjë. Kundershtim ky që dukej se ishte vetëm për qëllim ndaj kundërshtarit politik, pasi u përkrah edhe nga deputetë të tjerë.

Kurse Hil Mosi kërkon që muhaxhirë mos të quheshin vetëm ata njerëz që kishin hyrë në Shqipëri gjatë periudhës 1912 – 1922, por edhe në periudhat e mëvonshme nëse do të vinin. 746 Kjo do të thoshte, se shteti shqiptar, kurdo që të vinin shqiptarë nga trojet, të gjenin mbështetje në të. Kjo nuk do u mbyllte asnjëherë rrugën atyre në vendin e vet.

Ligjshmëria ishte forma më e mirë, për të çuar përpara një shtet. Një formë të tillë shtetërore, çdo herë kërkohej që të bëhej në vendin tonë, nga deputetët shkodranë. Megjithatë, ata nuk lejonin që të abuzohej me postin, sidomos në kurriz direkt të shoqërisë. Pas shfaqjes së një rasti nga ana e Fan Nolit, të një xhandari, i cili kishte abuzuar me një tregtar, duke i marrë atij rreth 500 franga ari mall dhe duke i dhënë një faturë për 100 franga, Luigj Gurakuqi, së bashku me Ali Këlcyrën, mbajnë qëndrim. Ata të dy kërkojnë që ministria përkatëse, ajo e Brendshme, të mbajë përgjegjësi për këtë. Madje Gurakuqi nuk mjaftohet me kaq, por kërkon që ky individ të mos shihet si një njeri i thjeshtë, por si pjesë e shtetit, pasi përfaqëson xhandarmërinë e vendit. 747 Mbi këtë kërkesë, ai kërkon që të mbrojë atë tregtar si pjesë e pambrojtur e shoqërisë përballë shtetit. Dhe së dyti, institucioni të mbajë përgjegjësi e ky xhandar të mos shihet i vetëm në veprim, por si nëpunës i shtetit dhe administrata qeveritare të mbajë përgjegjësinë përkatëse. Gurakuqi, sikurse shpeshherë e kemi parë në mbrojtje të nëpunësve, ashtu kërkon që edhe këto të mos jenë abuzues kundrejt shoqërisë.

Gjithashtu, edhe Halid Rroji dhe Xhemal Bushati, gjatë asaj kohe ndërhyjnë në Ministri të Drejtësisë për rehabilitimin e gjykatësve të hequr pa të drejtë nga Tirana, për shkak të disa akuzave të paprovuara me gjyq. 748 Së bashku me to, Gurakuqi kundërshton fort faktin se kjo masë është marrë pa u provuar akuza. Kjo ishte absurde për një shtet që shkon me akuza, por pa prova. 749 Qëllimi i tij ishte të përdorej baza e drejtësisë, provimi i fajit mbi prova e jo mbi akuza. Kur një veprim i tillë ndodhte me një gjykatës, çfarë mund të themi se mund të ndodhte me një shqiptar nga malet dhe analfabet?... E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me disa zgjedhës të dytë, të cilët ishin akuzuar në Pogradec që kishin dashur t’i çonin telegram kryeministrit, e në fakt nuk kishte qenë e vërtetë, por Ministria e Drejtësisë kishte reaguar me vonë për t’i nxjerrë nga burgu. Kjo dukej se ishte cenim i hapur i lirisë së

detyra e jonë ta ruejm racën e Hotit e të Grudës, të cilët kanë braktisë gja e mall për Shqipnin, pse këto nuk munden ma të kthejnë në për shtëpija të tyne, por janë të shtërnguem t’i shtrohen fatit ët pamëshirshëm me ndej larg shtëpijave të veta. Prandaj me njenën anë t’i ndihmojmë prej shumës së muhaxhirëve, e me tjetrën anë t’i fusim nëpër çifligjet e shtetit, qi mund të sigurojnë ndopak jetesën e vet e të familjeve të tyre. ” 745 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 783. 746 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 890. 747 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 491. 748 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 797. 749 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 798. “Tashti ne duam që t’i jepet e drejta kujt i përket. Kur tjetri ka dalë nga gjyqi në ballë të hapët duhet që t’i viret nderi në vend. Ne qahemi se nëpunësit s’punojnë mirë, po si mundte të ngjajë kjo kur nuk janë independent? E aq më shumë nëpunësit e gjykatarevet, të cilët kur varren nga mendimi i tjtrit, s’mund të jenë kurrë independent. Këtu s’është çështja pse varen nga mendimi i tjetrit, po është edhe nji padrejtësi. … nuk dua t’u jepen dëmshpërblime, por e drejta si çdo nëpunësi. Z. Zëv. i Ministritthotë se nuk duam të lajmë fajin e parë me një faj tjetër, pse gjykatësit e rinj janë emnue me dekret. Po unë shtoj se po t’i lini të parët pa punë, po bëni edhe nji padrejtësi më të madhe duke i çnderuar akoma pa asnji të drejtë.

Page 165: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

142

individit për Gurakuqin. Ai shprehej se është e vështirë të pretendohet mbrojtja e individit në këtë formë. 750 Por abuzimet e tilla, të bëra direkt nga shteti, i përmend shpeshherë edhe Hil Mosi. Ai deklaron haptas, se veshjet e ushtarëve blihen të vjetra, të papërshtatshme, apo kalben në magazinë. Kjo pse dikujt i intereson. Ai nuk ndalet as pas kundërshtive të kryeministrit Ahmet Zogu,751 duke i thënë se vetëm ju nuk e ditkeni, zoti Kryeministër, sepse jashtë kjo flitet gjithkund. Guximi i tillë nuk e ndal z. Mosi për të mbrojtur atë që ishte e drejtë, ndaj asaj që abuzonte shteti.

Shpeshherë merreshin shembuj që nuk përbënin një masë të madhe rastesh, me qëllim që të tregohej se kishte drejtësi në vend. Ndërkohë nganjëherë kjo bëhej e padrejtë. Gurakuqi nuk pranon që të nxirret nga ushtria një oficer, i cili ishte marrë edhe me politikë, përderisa kjo nuk kishte ndodhur herë tjetër, apo nga oficerë të tjerë. 752 Por qëllimi i shtetit ishte për të bërë shembull që rastet të mos shtoheshin. E kjo ishte diçka, që mundohej të frenohej në këtë mënyrë, pavarësisht reagimit pozitiv nga ana e deputetit të Shkodrës.

Problemi i armëve ishte ai që kishte shoqëruar përherë popullin shqiptar. I gjendur në rrethana luftarake gjatë gjithë historisë së tij, e kishte detyruar shqiptarin që të mbante armë në shtëpi. Por me përfundimin e luftimeve dhe rreziqeve emergjente, shteti sidomos gjatë kohës kur Ministër i Brendshëm ishte Ahmet Zogu, kishte nxjerrë urdhëra për mbledhjen e armëve. Por Gurakuqi shprehet në 1922, se në fakt, duhet të mblidhen në mënyrë të barabartë dhe në të gjithë zonat, jo në katunde të mblidhen e në malësi të mos ketë forcë shteti të mbledhur. 753 I nxitur edhe nga kjo akuzë, poi njëjti person, në të njëjtin post, Ahmet Zogu, akuzave të Dom Ndre Mjedës për mbledhje të padrejtë armësh në zona të caktuara, i përgjigjet me fjalët e njëjta të Luigj Gurakuqit e jo dikujt po e dikujt jo. 754 Por Mjeda akuzon direkt, duke u shprehur se po shiten armët e mbledhura, se po u mblidhen e po u shiten sërish e ky është abuzim që vjen si rezultat i moskontrollit të ushtarëve në baza, nga lart.

Si njohës i mirë i psikologjisë shqiptare, Mjeda është kundër rrahjes si masë ndëshkimi nga ana e shtetit ndaj njerëzve. Kjo është fyerje për dinjitetin shqiptar. E njohës i mirë i kësaj psikologjie, është edhe Hil Mosi, ku nuk pranon që të vendoset kufiri i pirjes së duhanit në moshën 18 vjeç në vend. 755 Në këtë moshë ne kemi edhe baballarë. Kjo do të thoshte se për një njeri të tillë, me këtë status, do të ishte fyerje t’i thotë se nuk e keni mbushur moshën për të pirë duhan, ndaj kërkon që të ulet kjo moshë me dy vjet.

Një diskutim mjaft i nxehtë i cili zgjati me kohë të veçanta, që nga viti 1921 deri në vitin 1923, ishte edhe urdhri i amnistisë, i nxjerrë nga qeveria shqiptare. Jemi në një kohë, kur nuk kishte më shumë se një dekadë që ishte krijuar shteti shqiptar. Brenda kësaj kohe, kishte pasur shumë ngjarje me rrezik, nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, kishte çuar në një grup njerëzish të cilët dënoheshin për krimet që i kishin bërë gjatë kësaj periudhe. Por për Luigj Gurakuqin, ka një abuzim me konceptin, pasi ata që janë dënuar, nuk kanë bërë krime të tilla, që të cilësohen krime politike sikurse i cilëson bota. 756 Por Gurakuqi është kundër 750 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 101. 751 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 200. “Parlamenti mundet të bajë nji anqet dhe atëherë do të vërtetëohet në janë pa jigiuj dhe pa xhepa. Unë qysh prej 14 muajsh qi ndodhem edhe si ministër edhe si kryeministër nuk kam ndigjue ndonji fjalë të këtillë. Por pos kësaj u vërtetoj qi çdo send qi asht blemë, asht marrë në dorzim, pas sia sht sqyrtue prej nji komisioni të përbamë jo vetëm prej oficerash, por prej gjithë degëvet t’administratës. Në qoft pra Z. mosi se Komisioni parlamentar vërteton fjalët që thonë, atëherë edhe unë bashkë me Zotnien tuej do të them që janë bamë “sende të poshtme”, po gjer atëher askush nuk ka të drejtë të përdor fjalë këso doret. ” 752 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 396. 753 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 251. 754 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 262. 755 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 860. 756 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 260. “Kur flasim për delikte politikë në Shqipëri besoj se lajthitemi. Në shqipëri s’ka kësi fajtorësh. Në vise të tjera për delikte politike kuptohen fajet qi mund të bajë nji parti për të rrëzuem tjatrën, e pot ë nji togu njerëzish të cilët tuj qenë të pakënaqun prej regjimit nën të cilin

Page 166: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

143

kësaj amnistie, më shumë për qëllimin e saj. Shumë prej deputetëve kërkojnë që në amnisti të përfshihen ish esadistët, të cilët tashmë nuk dukeshin të rrezikshëm. Gurakuqi thotë që është krejt e kundërta, ata janë njerëz që akoma paraqesin rrezik, kurse ju doni për t’i amnistuar, ndërkohë quani gjaksorë njerëz që kanë vrarë për të mbrojtur shtëpinë e tyre, gjatë kohës së luftës. Kjo në fakt ishte një drejtësi e njëanshme, e me qëllime krejt të hapura subjektiviste. Përfitimi për esadistët në amnisti, mbështetej edhe nga Ministri i Brendshëm, në vitin 1921, Mehdi Frashëri, i cili ishte një mbështetës edhe i Ahmet Zogut. Për to ishte më shumë e rëndësishme nxjerrja e Osman Baliu, mbështetësit të Esat Toptanit, sesa Alush Lohjes, po mbështetësit të Esat Toptanit, nga Shkodra. 757 Si Gurakuqi mendonin edhe deputetë të tillë si Hoxhë Kadriu, apo Taqi Buda, të cilët nuk ishin për faljen e tyre. Gurakuqi akuzon, se njerëz të atij krahut janë duke u sjellë lirshëm në Tiranë, për të bërë presion, por ne nuk kemi frikë. Askush nuk dha një kundërshtim për këtë. Kjo lloj amnistie, e bërë shumë shpejt, rreth një vit pas vrasjes së Esat Toptanit, për mbështetësit e tij, pa u bërë një gjyq dhe pa u vlerësuar provat, kuptohet qartë se ishte ndikimi i Ahmet Zogut, i cili ishte nipi i Esat Toptanit, që i kërkonte ata njerëz t’i sillte në krahun e vet.

Një vit më vonë, Hil Mosi kërkon që faljet të jenë vetëm me ligj nga parlamenti. 758 Qëllimi i tij ishte që të paraqiten kushtet e faljes, për festën e 28 Nëntorit. Kjo do të thoshte, që ligji të ishte ai që përcakton, sepse përndryshe do të kalohej në falje subjektive për qëllime të njerëzve të veçantë, pasi jo rrallëherë përfundonte në këtë formë. Ajo që ishte për t’u kritikuar këtu, ishte se një pjesë e deputetëve të Shkodrës, kërkonin faljen e të gjithë atyre që kishin marrë dënime nga pushtuesit e huaj. Por një gjë e tillë nuk ishte e drejtë. Nëse një njeri kishte kryer krime që dënoheshin nga ligjet ndërkombëtare njëlloj, atëherë nuk kishte pse të liroheshin, pasi edhe ligji shqiptar mund të përdorte të njëjtat standarte. Por e mira ishte vetëm ata të dënimeve politike.

Por shpeshherë amnistia përdorej me një taktikë hileqare dhe selektive. Në amnistinë për festën e 28 Nëntorit, në vitin 1922, Ministria e Brendshme e pranon se në listë nuk janë të gjithë, sepse nuk kemi mundur të bëjmë në kohë një listë të plotë, por nëse biem dakord mund ta shtyjmë për më vonë amnistinë. Ndër ata që kundërshton më fort, është Hil Mosi, i cili shprehet, të paktën të falen këto në listë, e më vonë të falen të tjerët. 759 Ai e kuptonte se kjo ishte tendencioze, nëse festa e Pavarësisë kalonte, atëherë edhe amnistia harrohej, pasi festa kishte kaluar dhe nuk do të kishte arsye më për të falur, ndaj ai kërkon që të paktën të amnistoheshin lista e parë. Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, falenderoi shumë deputetë që dhanë mendime në lidhje me amnistinë, por asnjërin nga deputetët kundërshtues të tij shkodranë, edhe pse edhe ata dhanë mendime.

Një vit më vonë Luigj Gurakuqi, bën pyetjen nëse amnistitë janë të vërteta apo me hile, 760 sidomos pas mospranimit për të amnistuar dy oficerë që kishin mbetur. Kjo tregonte se ai nuk kishte besim në këtë aspekt të qeverisë, tashmë kur ajo, meqë nuk kishte më nevojë për rritjen e reputacionit të saj me anë të kësaj mënyre, nuk bënte amnisti.

Si partizan i lirive të individit, Luigj Gurakuqi, por edhe deputetë të tjerë të Shkodrës, ishin edhe për një liri të plotë të shtypit, pa ndikim nga aspekti politik, dhe pa përfitime nga ky i fundit prej shtypit. Që në vitin 1921, ai është një mbrojtës i shtypit nga detyrimi që duhet

ndodhen, kërkojnë ta rrëzojnë e po ta përmirësojnë duke përdorur edhe armë kundër fuqive të Shtetit. Deliktet për të cilat flet projekti i qeverisë, ma tepër se me kët emër, munt të thirret (haute trahison) d. m. th. trathësi, pse ky kuptim del edhe prej fjalëve të qeveris. Me ket nuk dua të them se të gjith ata që ndodhen sot të burgosun ja t’arratisun, nën pandehje, të jenë fajtorë, mbasi shumica prej tyne apo gati të gjithë nuk u asht bam gjyqi. Fajtorë i bani pa të drejtë qeverija me projektine vet për amnisti, pse amnisti nuk i jipet përveç se atyre të cilve u asht vërtetu faji. ” 757 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 280. 758 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 392. 759 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 825. 760 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 952 – 953.

Page 167: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

144

të ketë ky shtyp për botimin e lajmeve qeveritare. 761 Ai gjithashtu ishte edhe kundër censurës së artikujve të gazetave dhe gjithashtu për moskontrollin e letrave të postës, 762 vetëm nëse bëhej nga prokuroria. Ai e dinte se dikush nuk mund të akuzohej nga një letër, për të cilën edhe mundet që nuk e kishte shkruar vetë. Sikurse edhe shumë krime më të mëdha po faleshin gjatë kohës së amnistisë, 763 edhe dënimet për fajet e shtypit duhet të ishin të amnistueshme.764 Një njeri, i cili kërkonte që të kishte një liri shtypi të madhe në vend, nuk kishte se si të mos kërkonte amnistimin e këtyre dënimeve. Por Ahmet Zogu nuk e pranon këtë gjë, që të hiqen këto faje e të amnistohen. Kjo kishte si qëllim që t’u jepte të kuptonte atyre gazetarëve, që janë jashtë, që të kishin kujdes, sepse shkeljet e propagandën e shtypit nuk e fali, ndaj nuk duhet të shkruani kundër.

Deputetët e Shkodrës shprehën propozimin, që bisedimet e Këshillit Kombëtar të botoheshin në gazetën zyrtare. Kjo do i jepte një rëndësi dhe seriozitet më të madh publikimit të tyre. Por Ministri i Brendshëm nuk e pranon një gjë të tillë, duke nxjerrë pretekstin se gazeta ka pak faqe dhe se për të bërë një gjë të tillë, duhet jo vetëm shtuar numri i faqeve, por edhe fondi për këtë gazetë. 765 Qëllimi i vërtetë ishte tjetërkund. Nëse kjo gazetë do të shtypte këto bisedime, ata do të merrnin një karakter më të lartë. Ndërkohë që shtypja në gazetat e tjera do t’ia mundësonte qeverisë të shkruante se bisedimet që janë botuar aty janë të ndryshuara, dhe jo të vërteta. Kjo ia lehtësonte asaj mbajtjen e përgjegjësisë, si qeveri përballë popullit, dhe diskutimet që bëheshin ndërmjet saj dhe parlamentit.

Por edhe kur u kalua kjo kërkesë, sikurse kishin thënë këto deputetë, qeveria nxirrte pretekste të shumta për mosfillimin e shtypjes së tyre, deri edhe mungesën e një vegle tipografike. 766 Madje edhe kur ndodhi kjo, Shuk Gurakuqi, në vitin 1923, akuzon qeverinë se po modifikon bisedimet e parlamentit. Ai arrin deri aty, që tashmë përsëri të kërkojë heqjen e atyre bisedimeve nga gazeta zyrtare. 767 Kjo e vërtetonte më së mirë atë dëshirë që qeveria kishte pasur për të mos i botuar aty, e përderisa nuk ia arriti qëllimit, tentoi t’i modifikonte sipas interesit të saj. Viti 1923, i cili ishte edhe viti më dinamik në bisedimet e parlamentit, por edhe në volumin e punës së qeverisë, bëri që të ishte shqetësuese edhe shfaqja e bisedimeve të këtij parlamenti. Luigj Gurakuqi akuzonte herëpashere, se deputetë të veçantë hynin dhe shikonin bisedimet në letër, përpara se ata të lexoheshin në parlament si procesverbal.768

Në fakt përpjekja për një shtyp të lirë dhe të paprekur, ishte një ndër armët më të forta që opozita kishte për t’u shprehur lirshëm. Por edhe liria e tepërt apo kapja fort pas shtypit, kalonte edhe caqet e demokracisë nganjëherë.

Ligji për komunitetet fetare, ishte ai që hapi një debat të fortë në parlament e për rrjedhën që mori biseda, debati kthehet në një debat kryesisht në mes të deputetëve të Shkodrës. Për Luigj Gurakuqin, e rëndësishme njëherë në fillim, duhet të ishte përcaktimi i saktë se çfarë quajmë fe, sekt e kult. E të respektoheshin katër fetë ekzistuese në vend. 769 761 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 110. 762 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 722. 763 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 836. “U tha se sot çashtja e faljes asht nji çeshtje e caktueme e se nuk mundet me u bisedue mbi faljen e fajtorëve të Shtypit. Flasim për faljen e fajtorëve për delikte politike, ndër të cilët kemi të dënuem me vdekje apo me 101 vjet burg, dhe më duket çudi pse nuk mund të flasim edhe për të tjera faje politike si janë ata të shtypit. Ndër faje politike, ma i vogli faj ash tai i shtypit. Na këtu po falim njerëz qi me dashje apo pa-dashje suellën armët kundra qeverisë dhe atdheut e nuk duem të falim punëtorët e pendës, të cilëtme veprëne tyre mundohen të shndrisin popullin shqiptar e t’i japin të kuptojë se ç\do me thanë liri e se cilat janë themelet e cili duhet të jetë veprimi i një shteti e i nji qeverije kushtutore. ” 764 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 825. 765 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 901. 766 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1143. 767 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 326. 768 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 253. 769 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 719 – 720.

Page 168: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

145

Brenda këtij ligji kërkohej të vendosej, që klerikët të ishin të lindur shqiptarë, por kjo për Petro Hariton dhe Luigj Gurakuqin, nuk ishte e arsyeshme, pasi në vend gjëndeshin shumë klerikë, që kishin vite që jetonin në Shqipëri, dhe ishin integruar mirë në jetën e përditshme shqiptare. Për këtë të fundit mjafton të dinin gjuhën e vendit dhe të bënin ritet në gjuhën shqipe. Hil Mosi e sheh me një prespektivë krejt më të gjerë. Duke qenë se ai njeri kishte marrë pjesë edhe në Lidhjen e Kombeve, e sheh të drejtën e organizmit të pakicave fetare, si një e drejtë e nënshkruar edhe nga Shqipëria, 770 e si të tillë duhet të mbanin përgjegjësi. Ndre Mjeda, si anëtar i klerit dhe njohës i mirë i strukturave fetare, shprehet se shumë më me rëndësi, është që shteti të krijojë hierarkitë fetare dhe kreu i saj të jetë shqiptar. 771 Duke pasur parasysh se në komunitetet fetare ka një hierarki që i bindej gjithnjë e më lart shkallës hierarkike, e për më tepër kryesuesit, ky do ta kishte më lehtë të kontrollonte rangjet më të ulëta, nëse ky do të ishte shqiptar. Ndaj klerikët e huaj, nën këtë rang, do të ishin të kontrolluar nga kjo formë.

Por ai që i dha një rrjedhë tjetër bisedimit, ishte njëri nga deputetët e Shkodrës, Nikolla Ivanaj. Ai shumë herë ishte shprehur në forma të ndryshme, kur ishte gjetur situata e përshtatshme, për ndarjen e fesë nga shteti, apo shfuqizimin e klerikëve nga punët politike. Ama sot ishte biseda më e përshtatshme, për të shpalosur deri në fund idetë e tij. Ai, haptas, deklarohet se ishte kundër klerit të krishterë, e veçanërisht kundër strukturës së Urdhrit Jezuit. 772 Gjëja më e rëndësishme për të ishte kontrolli i shkollës nga ana e shtetit, e jo e jezuitëve. Fjalimi i tij i gjatë, i cili shpeshherë krijoi edhe bezdi për gjatësinë e tij në parlament, ishte i përgatitur mirë. Qëllimi i tij ishte për të dhënë shembuj të rrezikut që kishte kaluar bota nga ky urdhër, e që ta largonin edhe ne nga vendi ynë për të mos e pësuar njëlloj. Megjithatë, në të shumtën e ligjëratës, ai nuk jep shembuj të rrezikut të këtij urdhri në vendin tonë, sidomos nga shkolla e tyre.

Pavarësisht kundërshtisë që ka në Parlament, duket se gjen mbështetjen e Kryetarit të parlamentit dhe kryeministrit Ahmet Zogu. Një fakt i rëndësishëm që e vërteton mbështetjen e të parit, është urdhri që jep ai, pas ligjëratës së Ivanajt, që të mos zgjateshin shumë në diskutime se kishte shumë pika rendi i ditës. 773 Nëse do të ishte vërtet kështu, i duhej prerë disa herë fjala Ivanajt. Ndërsa mbështetja që kishte nga kryeministri, shfaqet haptas nga mosreagimi i tij në asnjë moment, përveç ndonjë momenti të vogël për të mos e zgjatur. 774 Një shprehje kjo që i hidhte benzinë më shumë dhe e ndizte më tepër ligjëratën e Ivanajt. Ahmet Zogu ishte kryeministri i të gjithë shqiptarëve, si pjesë e postulatit, pa dallim krahine, feje dhe ideje, e si rezultat duhet ta ndjente të detyrueshme një reagim, një reagim në mbrojtje të një pjese të qytetarëve të tij të besimit katolik, të cilët po sulmoheshin. Por këtë nuk e bëri. Madje këto fjalë, nën Ivanaj, ishin shumë të dobishme, sepse ishte njeriu i duhur për dy aspekte: së pari, ishte nga Shkodra dhe së dyti, ishte pjesë e listës së katolikëve. Bashkëpunimi ndërmjet Zogut dhe Ivanajt, ishte parë sa herë që deputetë shkodranë kishin 770 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 797. 771 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 899 – 900. 772 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 904. “Kujtoj se tue pasë para sysh kohën në të cilën gjindena, s’mundena me pranue qi kleri jonë të ketë shkolla të tjera veç atyre të teologjisë. Perse janë prova të mjaftueshme, prej të cilave po ju përmendi e çfaqi disa: Të gjithë të panjehunat legjone nën ndigjesën e Vatikanit, të temelume prej klerit shekulluer, a se prej kongregacjoneve fetare, e kanë nji mendje të vetme, si rregull e prise, e ky asht mendimi i Sh. Injac Loiola; nji vegël e vetme e veprimit edhe e luftës, dora e zezë e gjezuitëve. Shoqnija e gjezuitëve, kjo tufë e rrezikshme për njerzi, i shtin veprimet e guzimshme dhe i ngreh kurthat e veta nëpër gjithë katalikët. Kështu i shofim, t’ardhun disa vjet edhe në Shkodër, ku me dije e mjeshtri ashtu të thanun djallzore, e kan robnue e zaptuer jo vetëm shpirtin e mendjen e gjysës së popullsisë katalike, por edhe pasuninë edhe shtëpijat e nji të katërtës së tyre me pretekst qi të shpëtojnë shpirtin e ndonji plakut a plakës, tue ja u dergue gjueja kta! – si perfaqësuesit e Perendies-ne lumenien e pasosme; dhe kështu, shpesh herë, tue i qitë në rrugë të madhe fëmijt e pleqve fatzez të friguem prej ferrit. ” 773 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 912. 774 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 907 – 908.

Page 169: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

146

kundërshtuar qeverinë e Zogut. Ai kishte qenë i vetmi ndër deputetët shkodranë pro qeverisë, pa post, i cili i kishte dalë në mbrojtje asaj me fjalime, e nuk ishte vetëm një aprovues pa oratori, sikurse deputetët e tjerë të Shkodrës.

I vetmi, i cili doli kundër fjalëve të Ivanajt, nga krahu prozogist, nga deputetët e Shkodrës, ishte Ministri i Financave, Kolë Thaçi, duke e ndjerë veten krenar që kishte qenë pjesë e shkollave katolike në Shkodër. 775 Kurse nga deputetët katolikë të Shkodrës, ata që replikuan me Ivanajn, janë Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta. I pari ishte ai, i cili një pjesë të emrave që Ivanaj i përmendi, me anë të citimeve të tyre, si paralajmërues të rrezikut nga kisha, punonin sot në bashkëpunim me fashizmin, për një shkollë në lidhje me kishën. 776 Ndërkohë, Fishta me anë të fakteve, e nën rrobën klerikale i tregoi se nuk ishte më pak patriot se Ivanaj në momentet deçizive të vendit. 777 Por të bën përshtypje edhe mosreagimi i deputetëve shkodranë myslimanë, të paktën për solidaritet të të njëjtit vend, nga ku kishin dalur, Shkodrës. Provë kjo, që e vërteton se kishte edhe një karakter ndarës, në interesa, edhe pse mbase jo të rrezikshëm, por faktik, mes dy komuniteteve.

III. 6. Çështjet në mbrojtje të interesave të Shkodrës

Pavarësisht se deputetët e Shkodrës i përkisnin atij Keshilli Kombëtar i cili, i përkiste të gjithë territorit të Shqipërisë, dhe të gjithë popullit, ata jo rrallë herë vepruan edhe si shkodranë. Të gjithë këta deputet ishin të njohur në këtë qytet nga i cili kishin dalë, dhe qyteti i Shkodrës priste shumë nga ana e përfaqësimit të tyre. Shkodra e cila tashmë, pas pavarësisë kishte nisur të kishte probleme të shumta të cilat nuk i kishte pasur në kohët e mëparshme, dhe kryesisht këto probleme ishin ekonomike, shpresonin shumë të zgjidhja e këtyre problemeve, nëpërmjet mënyrës së përfaqësimit të këtyre deputeteve në parlament dhe qeveri.

Ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e Shqipërisë, përballej me probleme nga më të shumtët, sikurse e thashë edhe më sipër, ata që ishin më problematikët ishin ato probleme që kishin të bënin me ekonominë. Vendi i cili kishte dalë i shkatërruar dhe vazhdonte akoma me po atë stil ekonomik të mbartte problemet e mëparshme dhe të shtonte edhe të reja, bënte që popullsia jonë të ishte më e varfra në Evropë. Situata në vend ishte e tillë saqë për 4 vite me rrallë, nga 1921 – 1924, në vend nga mungesa e drithit, popullsia të përfshihej në atë që njihet si zija e bukës. Zonat veriore, zonat malore dhe me popullsi të varfër si dhe malësi të tëra të Prefekturës së Shkodrës, këtë problem madhor e kishin më të prekshëm.

Problematika e drithit do të jetë ajo ku herë pas here, në legjislaturën e parë, do të përfshihet në bisedimet e këshillit Kombëtar, ku në një shumicë rastesh kjo temë do të bëhej

775 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 921. “Më vjen keq qi s’kam ndodh dje këtu kur foli Zoti Ivanaj mbi klerin katalik, e po ndijë si nji detyrë të flas edhe vetë pak mbi këtë gja. Unë jam edukue në shkolë të klerit katalik e në asht se shifni ndonjë send të pëlqyeshme në veprimin tem, unë ja di për nder edukimit të tyre. në shkollë të klerit kam ndie për të parën herë se çka asht dashnija për atdhe. aty i kam xanë emrat e patriotve të mdhaj si Naim be Frashërit, Kristoforidhit e të tjerë patriotëve. Unë u falem nderës atyne se ata me të vërtetë merren me kulturë kombëtare e me atëdhetarizem. Për këto arsyena unë nuk jam aspak dakort me mendimin e Z. Ivanaj. ” 776 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 917. 777 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 918. “Nuk dua me përmend vepra me pikëpamje kulturale vetëm dua me thanë nji punë, se kleri katalik i ka sjell kombit shumë punë të mira, qi nuk mund t’i qes poshtë Z. Ivanaj. Kur janë ngrehë armt, kush ka shkue me i pajtue?Unë, apo Ivanaj?Kur ka shkue në burg o në konop, kush ka shkue me i dalë zot? Unë kam shkapërcye mallet e bjeshkët dhe kam kërkue begun, agën, korcllen e valien e kam nxjerr atë njeri prej burgut. Kur ka mbet malcori pa bukë, kush ka marrë me i ndimue ati, unë apo Z. Ivanaj? Unë nuk mund të ndahem prej popullit. Gjaku i P. Luigj Paliqit, dëshmorit të Kosovës, që u vra në nji mnyrë ma mizore prej armikut, pse nuk desht me digjue atë qi thotë, Z. Ivanaj asht nji provë e gjallë se kleri i rrit njerëzit për komsi. ”

Page 170: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

147

si kërkesë apo do të hapej nga deputetët e Shkodrës. Në vitin 1921, Luigj Gurakuqi, kërkonte që taksa e drithit për skelat e Shkodrës, Himarës dhe të Sarandës, mos të ishte 45 % por të ulej në 25 %. 778 Kjo për arsyen se këto zona kishin dalë të dëmtuara nga luftërat, sikurse ishte rasti i Shkodrës, dhe sepse ato nuk arrinin as të plotësonin nevojat e veta, e jo më për të nxjerrë përtej territorit të vet. Megjithatë kryeministri i asaj kohe, me të drejtë shprehej se kjo mund të çonte në abuzim. Fakti ishte se nëpërmjet këtyre tri skelave, më vonë mund të kalonte e gjithë pjesa tjetër e drithit. Rënia e kësaj takse gati në përgjysmim do të çonte në një rritje të interesit nga e gjithë pjesa tjetër e vendit. Megjithëse e mira do të ishte të bëhej vetëm për një masë e cila mund të ishte e përafërt me konsumin vjetor që kishin këto zona, kjo pastaj do të ulte në masë të madhe abuzimin. Pasi kur të përfundonte kjo masë nuk do të kishte më lejim ndaj kësaj takse e kështu frenimi do të ishte i tepërm nga ana e këtyre tregtarëve. Kjo ulje takse u përkrah edhe nga Komisioni i Finacave, i cili në përbërje të saj kishte shkodranë dhe gjirokastritë, deputetë të cilët i përkisnin atyre prefekturave, që kishin nën juridiksion këto skela. Stavri Vinjau është i një mendimi me këtë propozim, madje ai e justifikon këtë veprim për faktin se këto zona dolën shumë të dëmtuara nga luftimet. 779 Kurse deputeti Irfan Ohri shprehet se kjo lloj vendosjeje takse me diferencim, ka për të sjellë një lloj ndikimi të keq në popullsi. Ata kanë për ta marrë si diçka të padrejtë kundrejt atyre që kanë këtë taksë në masën 45 %.

Megjithatë në vitin 1921, debati është më i butë dhe në kuadrin e propozimeve. Kjo na lë të kuptojmë se situata nuk ishte aq e rëndë si në vitet e mëvonshme. Por pikërisht në këtë vit duket se janë rrënjët e kësaj problematike e cila do të vijë të ashpërsohet në vitin tjetër. Në vitin 1922, Luigj Gurakuqi, kërkon me këmbëngulje që të ndalohet me çdo kusht eksportimi i drithit jashtë derisa, në prefektura jo të vogla si ajo e Shkodrës, ka mungesë të theksuar drithi. 780 Për të ishte më së miri, që të gjithë tepricat që kishin prefekturat e tjera të kalonin për t’u shitur këtu. Kurse Hil Mosi shihte se kjo mungesë e drithit kishte bërë që të ndryshonte çmimi shumë ndërmjet prefekturës së Korçës e cila prodhonte me shumicë, Tiranës, e cila e kishte pak më të lartë çmimin, dhe prefekturës së Shkodrës e cila kishte çmimin më të lartë në vend. 781 Më shumë se asgjë ishte e nevojshme barazimi dhe mbajtja e një standarti të njëjtë në të gjithë vendin të paktën të bukës. Por deputetë si Spiro Papa dhe Milto Tutulani ishin kundërshtarë të kësaj gjëje, ata donin dhe e shihnin si diçka pozitive eksportimin e drithit, si ndër të paktët produkte që ne eksportonim. 782 Në bazë të kësaj shohim se pavarësisht se deputetët ishin për të mbrojtur nevojat e popullit mbarë, ata jo rrallë herë shfaqeshin lokalistë, edhe kur nuk duhej bërë kjo. Të dy këta deputetë vinin nga prefektura të cilat kishin tepricë të drithit dhe eksportonin jashtë si Elbasani ashtu edhe Gjirokastra, e kjo do t’u ndalonte atyre eksportimin e drithit. Megjithatë Komisioni i Financave vendosi krijimin e një projektligji i cili kishte të bënte me mosdaljen e drithit jashtë për eksport. 783 Ky ligj shihet si një ligj, i cili pothuajse është në përputhje të plotë me kërkesat që kishte Luigj Gurakuqi kur ishte në këtë komision. Megjithë kundërshtitë që bëhen në parlament edhe qeveria vendos të ndalojë disa të dhjeta të drithit të merren në zonën e

778 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 349 779 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 350 780 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 510 781 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 511 782 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 512 783 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 620. “Projekt për ndalimin e eksportit të drithnavet. 1. Eksportimi i drithavet jashta Shqipniet ndalohet per nji kohë gjashtë javësh tue fillue nga data e shpalljes së kësaj ligjë. 2. Ministria e Financavet asht e detyrumeme me bae statistikë mbi sasin e nevojshme për konsum vendi deri qi të dalin drithnat e reja. 3. Në qoftë se mbas statistikës të bame resulton nji sasi drithni aq sa lypet për konsum të vendit, atëherë vijon ndalimi i eksportimit deri në korrën e re; në qoftë se rezulton nji sasi ma e madhe se nevoja e kosumit në vënd Ministria e Financavet ka të drejtë me lirue eksportimin për shumën e sasis qi tepron. 4. Ministria e Financës asht e detyrueme për zbatimin e kësaj ligje. ”

Page 171: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

148

Shkodrës, 784 kjo për të lehtësuar çmimin së pakut. Sikurse e njëjta gjë ndodhi edhe me barin, i cili tashmë duhej të përdorej direkt për bagëti, 785 mbasi pjesa e drithit që përdorej për to, të mos ndikonte në mungesë direkte tek konsumi i njerëzve.

Një mbështetje të fortë i jep idesë së shitjes së brendshme edhe Osman Haxhi i cili shprehet se është shumë më mirë të ketë një qarkullim të brendshëm në fillim. Në një fjalim të mbajtur në një seancë për çështjen e drithit, Gurakuqi mundohet të shpjegojë drejt situatën dhe arsyen e këmbënguljes së tij. Situata në Shkodër ishte vështirësuar shumë edhe pas përmbytjeve të atij viti, i cili kishte bërë që ujërat të merrnin me vete të gjithë të korrat duke i tretur larg vendit tonë. 786 Deçizive është ndërhyrja e ministrit të financave, Z. Kol Thaçi i cili ishte edhe deputet i Shkodrës, i cili në të njëjtën kohë bën edhe përshkrimin e situatës. 787 Është e vërtetë se shumë vetë pretendojnë për të shitur jashtë drithin, po më shumë u kalbet në hambarë se sa e shesin për shkak të çmimit më të lartë se cilësia e ofruar, dhe nga ana tjetër spekullimet e tregtarëve që e shesin më shtrenjtë jashtë ose e grumbullojnë për rritje artificiale të çmimit. 788

Por problem i një partikulacioni nuk ishte vetëm në prefektura të tjera, edhe brenda prefekturës së Shkodrës kishte problemet e veta, kur disa tregtarë më parë pranonin ta shisnin drithin jashtë, që të fitonin më shumë dhe nuk shikonin interesat e popullit të vet. Ndërkohë që Gurakuqi u bënte thirrje prefekturave të tjera, ai në fakt duhej të demaskonte edhe këtë formë abuzimi nga tregtarët në Shkodër. Një analizë të tillë, me një denoncim mbi këtë fakt e bën edhe Mehdi Frashëri i cili e thotë haptazi këtë dukuri, e cila ndodhte në Shkodër. 789

Për Gurakuqin ishte e rëndësishme që të mos luhej me bukën e popullit, drithi mos të ishte ai që duhej të hynte fort në kërkesë ofertë, për një vend sikur ne që ishim të varfër. E rëndësishme ishte që popullit të mos i mungonte buka. Dhe ai e pranon se shitjet në Mal të Zi kanë për të ekzistuar çdo herë sepse në Shkodër vjen pjesa më e varfër e tij, e cila nuk mund ta blejë në Amerikë, e ku me këtë nënkupton pjesën shqiptare e cila ishte më e varfra dhe e kishte blerë çdo herë në Shkodër në kohët e kaluara, si pjesë e hinterlandit të saj që kishte qenë.

Gjatë vitit 1923 situata do të ishte edhe më e rëndë, në lidhje me drithin në këtë prefekturë, por për fat të keq, kushtet që çojnë në këtë gjë, nuk do të jenë një apo dy por disa. Bisedimet në parlament në lidhje me këtë problematikë do të vinin së bashku me problematikat e tjera ndikuese, ku më e rëndësishmja do të ishte ajo e përmbytjes. Shumë fshatra kërkonin që t’u falej e dhjeta në bujqësi, 790 për të shpëtuar një pjesë të drithit. Situata do të agravojë aq shumë sa zyra e financës në Shkodër i kërkon Ministrisë së Financave të

japë një zgjidhje të shpejtë, 791 sepse me sa duket Prefektura nuk kishte mundësi ta menaxhonte më këtë situatë.

784A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292, fl. 8. 785A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292, fl. 103. 786 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 626. “Kësisoj edhe atë pakicë bereqeti qi u ba sivjet, Drini e Bujana e kanë hedhun në Adriatik, valët e të cilit e kanë shty deri në skelat e Dalmacis e ma tutje. Neve na jep dorë ta sjellim bereqetin prej Jugosllavisë, pot hemi qi jo, do ta blemë në vend sikur ta hamë edhe ma shtrenjt, vetëm për të mos lanë qi të dalë parja jashtë. Në këtë mënyrë fitimi do të rrijë në duart e shqiptarëve dhe ma shumë në duart e bujkut, se ky asht produktori ma i madh, e kësisoj ka me u inkurajue bujqësija. Për ç’ka i përket çmimit, zotnitë e viseve pjellore mund të jenë të sigurt se në Shkodër do të gjejnë satisfakcjonin ma të madh. ” 787 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 627. “Me këtë sasi bereqeti qi ka Shkodra nuk di a ka me id al për tre muaj bukë a jo. Në këtë rasë mund të ndodhen edhe nji punë tjetër. Atje mund të ndodhen spekullatarë të cilët mund të mbledhin bereqetin e kështu me e shtrejtue. Malazezt sa do qi u vjen bereqeti prej Ameriket prapë vijnë në Shkodër dhe e blejnë misërin aty. Kjo gja u vjen Shkodranëvet pse e shesin ma shtrenjtë. ” 788 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 629. 789 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 628. 790A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292, fl. 136. 791A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292, fl. 158.

Page 172: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

149

Problemet në Shkodër vinin edhe për shkak të pasojave që kishin lënë luftërat pa ndërprerje. Edhe gjatë kohës së Austrisë, në Luftën e Parë Botërore, kishte pasur dëme në valutë, nga mbledhja që i kishin bërë valutës së vendit, degë të bankave të ndryshme vjeneze. Kursi i arit kishte qenë i ulët dhe në të njëjtën kohë kishte shkatërruar ekonominë e Shkodrës. Një ankesë dhe problematikë të tillë, si shumë shqetësuese, deputetët shkodranë e nxorën gjatë kohës që po diskutohej moratorium i Korçës. 792 Situata e tillë vazhdonte edhe gjatë viteve të mëvonshme. Në vitin 1923 qeveria akordoi një fond prej 30 000 franga ari, për malësitë e Pukës, Lezhës, Koplikut e Vuthajve. 793 Kjo kredi do t’i kalonte Ministrisë së Punëve Botore dhe Bujqësisë794 për shpërndarjen e këtyre fondeve për ushqimin e këtyre zonave. Situata e drithit dhe koha e keqe në këtë zonë, dhe mungesa e theksuar e një ekonomie rigjeneruese në këto zona, bënë qeverinë që për të shpëtuar nga kjo situatë jetën e banorëve të këtyre zonave, të shpallnin këtë kredi për lehtësim gjendje. Megjithatë shohim se ka një mospërputhje për idenë e përdorimit dhe larjes së kësaj kredie ndërmjet dy ministrive. Përsa i përket asaj të financës, e cila ishte edhe burimi i daljes së kësaj kredie e cila ishte vendosur nga Parlamenti, kërkonte që larja e saj të vinte me anë të punimit në rrugën Shkodër – Pukë. 795 Pra të bëhej shlyerja e kësaj kredie duke dhënë një kontribut pa pagesë nga ana e atyre që përfitonin në rregullimin e kësaj rruge. Një ide të tillë shpeshherë e kishin dhënë deputetët e Shkodrës, e që tashmë mbante firmën e ministrit të financave që ishte shkodran, Kolë Thaçi. Megjithatë, Sejfi Vllamasi dhe ministria që ai drejtonte në atë kohë, Ministria Botore dhe e Bujqësisë ishte kundra kësaj ideje. Ai shprehej se kjo shumë është dhënë qëllimisht nga Parlamenti për ushqim, dhe nuk është parashikuar larja e saj me këtë formë. Ajo shumë nuk duhej të prekej për shtrimin e rrugës, përndryshe do të ishte marrëzi nëse bëhej.796 Në fakt kjo ishte më e logjikshme, pasi jo të gjithë nga zonat më të largëta kishin mundësinë për të ardhur deri në atë zonë për rregullim rruge. Kështu i binte që të largoheshin nga shtëpia për një kohë të gjatë. Por me sa duket, ministria me anë të kësaj kërkonte të kursente një pjesë të fondit për rregullimin e kësaj rruge, e cila do të shkonte për fondin e kësaj rruge për pagesë punëtorësh.

Për shkodranët interes të madh kishte edhe puna që bënte Ministria e Punëve Botore në tërësi, e sidomos në rregullimin e infrastrukturës së komunikacionit. Pas vendosjes së kufirit në 1913, Shkodra e pa veten në pjesën periferike të Shqipërisë politike. Ajo tashmë e kishte akoma më të vështirë, komunikimin me qendrën, kur kryeqytet u bë Tirana. Deri në Tiranë, nuk kishte asnjë qytet tjetër të ndërmjetëm për të bërë lidhjen me Shkodrën, ndaj rrugët dhe portet ishin arteriet e Shkodrës për marrëdhëniet me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Në interpelancën që pati Luigj Gurakuqi me ministrin përkatës, ai u mundua me këmbëngulje të gjente arsyet e mos rregullimit të urës së Matit dhe të Lezhës të cilat kishin një rëndësi të madhe për Shkodrën, 797 në ndërlidhjen që do bënin me pjesën tjetër të Shqipërisë. Megjithatë për ministrinë, e cila shprehet se kishte bërë projekte për rregulimin e

792 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 546. 793 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 791. 794A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 27, fl. 1. 795A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 27, fl. 2. 796A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 27, fl. 5. “Kredija 30000 frangave asht nji kapitull në vetii shtuem prej parlamentit per ndihme te shume viseve ne vend qi ndreqja e rruges Shkoder – Puke do të bahet me fondet e buxhetit prej kreditit “Ndreqje Rrugësh” e krediti 30000 franga të mbetet për t’u shpenzue ndër ata vise të përshkrueme prej Ligjës. ” 797 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 72. “Sikur’e dini të gjithë qyteti i Shkodrës ka pasë dikur nji tregti të madhe, por që kur mjerisht u ndanë disa copa prej Atdheut t’onë, atëherë qyteti i Shkodrës u ngushtue nga interlandi dhe kështu sot gjendja ekonomike e këtij asht fort e vështirë. me tjetrën anë asht edhe fatkeqësija e Qeverisë që nuk kujdeset për përmbajtjen e rrugëve si dhe për kanalizimin e urave kështu qi edhe ajo pakicë rrugash qe ndodhen për qark të Shkodrës, ndodhet shumë e keqe edhe populli asht në nji shterngim të madh edhe dugajt po mbyllen dita me ditë, kështu qi prej pa punet janë të shtërnguem të dalin prej vendit të vet. ”

Page 173: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

150

këtyre urave dhe meremetimin e tyre ishte problem edhe mospagimi i detyrimeve që kishte Shkodra në këtë kohë në lidhje me këtë problem. 798 Një problem ky që pranohet edhe nga vetë Gurakuqi, e kjo na lë të kuptojmë se kur edhe Gurakuqi e pranon këtë, i cili është përherë në mbrojtje të Shkodrës, por jo irracional, ky problem ekzistonte. Por Gurakuqi tashmë është edhe në ulje të kostos, dhe është kundër Vinjaut i cili shprehet se është më mirë të vendosen automobil për kalimin drejt Tiranës, sepse kjo do të rriste koston e udhëtimit, dhe do ta bënte përsëri të kufizuar udhëtimin. Tashmë jo për shkak të mos pasjes së një ure apo rrugëve, po për shkak të mbylljes së mundësisë ekonomike.

Problem ishte edhe skela e Shëngjinit, e cila duhej të merrej në dorë për të qenë më në parametra pune. Edhe kjo skelë kishte rëndësi të madhe për prefekturën e Shkodrës, sepse ishte skela e dytë pas asaj të Shkodrës, e cila bënte lidhjen me ekonominë jo vetëm jashtë, por edhe brenda vendit. Ministri ankohet se këto gjëra nuk është e mirë të thuhen në parlament dhe se shumë më mirë është të merret direkt në ministri informacioni. Por qëllimi i Gurakuqit është më shumë institucional, por edhe taktik. Ai i kërkon ministrit të japë premtimin për të bërë këtë punë. Fakti që ky diskutim bëhet në parlament kur fare mirë mund të bëhej edhe direkt në ministri e ka qëllimin brenda. Së pari, ai kërkon që shqetësimi të bëhet institucional, dhe të marrë më shumë reagime se sa një marrëdhënie individuale në ministri, së dyti, bisedimet në parlament ishin të faktuara pasi ato shtypeshin dhe dilnin në shitje, kështu që dokumentohej çdo përgjigje dhe ministri mbante më shumë përgjegjësi se çfarë fliste në Parlament. Me anë të kësaj merrte informacion edhe populli shqiptar, pra edhe ata të Shkodrës, që nga njëra anë deputetët e tyre interesoheshin për çështje jetike, edhe nga ana tjetër që ministri kishte dhënë zotim për një veprim të tillë.

Debati për këtë problem u përsërit edhe në vitin 1923, ku Halid Rroji shprehet se një pjesë të fondeve për rregullimin e urave i ka dhënë edhe bashkia e Shkodrës, dhe nuk kanë mbesë vetëm me rregullimin që ka bërë Austria.799 Çka do të thoshte se një pjesë të punës që i përkiste Ministrisë së Punëve Botore e kishte bërë bashkia e qytetit. E po ashtu edhe Shuk Gurakuqi, kërkon që për urat që janë ndërtuar nga bashkitë apo meremetuar, të nxirrej një taksë për urën derisa të nxirreshin ai fond që kishte kushtuar ura. Kjo do të thoshte që bashkia ta rigjeneronte atë fond nga ata njerëz që kishin përfituar më shumë nga kjo urë.

Megjithatë kjo ministri nuk është se nuk e kishte marrë me seriozitet punën. Problem ishte se periudha e vitit 1923 ishte gati një periudhë e një krize financiare. 800 Ajo kishte një buxhet të kufizuar, dhe shpeshherë ankohej se taksat që merreshin nën qëllimin e punëve që kishte për të bërë kjo ministri, përdoreshin për qëllime të tjera. 801 Ajo madje e dinte edhe se Shkodra e kishte problem serioz mungesën e rrugëve, dhe se duhej bërë një trajtim më i veçantë për të rregulluar këtë problem madhor dhe kritik të Shkodrës. 802

798 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 73. 799 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 352. 800A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 8, fl. 5. 801A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 8, fl. 6. “Buxheti i Ministries Punvet Botore & Bulqesies esht i kufizuem per vjetin 1923 në 2 miljon frangë ari, fond i cili, edhe me qenë se ka posibilitet të vihet it ere ne dispotion, ka me mjaftue vetëm për reparation të disa rrugëve pricipale, ca urave të vogla, për majtjen e nji bataljoni puntoresh, për nji shkollë në Lushnjë e jo për tjeter punë aq të frytëshme sa sa lypsej. Në nji buxhet financjar të shtetit 17 miljonesh Fr. ari pjesa e ndame për punë botore e bulqësie, përpjestimisht është tepër e pakët, sa që nuk do të permetojë kurr te bahet punra progressive e rrugavet. E vetmja e ardhun qi mblidhet për punë botore asht taksa e cilla ca paguhet me të hlla ca me punim vetjak, e ktë dytën lloj pagese e bën gategori e vorfen. Duke e vështruar në theoriekjo taksë duket nji ardhje e mirë por experjenca na tregoj se e vumja në praktikë nuk qet frytin e duhun. ” 802A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 8, fl. 7. “Për me daasht pra me i dhanë krah propozitës së prefekturës së Shkodrës duhen mjete financjare, e këtyne shpenzimeve kjo ministrie me buxhet qi ka nuk mund u bajnë ballë po se pat nji të hyeme extraordinare qi Prefektura e Shkodrës kshillon me nji kursim shpenzimesh shtetnore ase nji huaje në popull.

Page 174: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

151

Por një ndër problematikat më të mëdha që iu shtua atyre ekzistuese që kishte Prefektura e Shkodrës, ishte përmbytja (indondata) e ndodhur në dimrin e vitit 1922 – 1923. Shkodra e gjendur në një pozitë të favorshme gjeografike, nëse do të kishte një menaxhim të mirë të tre lumenjve, në kushte natyrore dhe pa ndërhyrje mbrojtje, bëhej rrezik për periudha të gjata brenda vitit. Kjo përmbytje kishte një ndikim të madh në popull dhe në ekonominë e vendit, sipërfaqe të tëra të banueshme deri në qytet dhe një pjesë e madhe e fshatrave fushore, në zonën e pellgut ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës, dhe lumenjve Drin, Kir dhe Buna, kishin përmbytur me furi tokat. Kjo gjë kishte bërë që një pjesë e madhe, edhe e prodhimit bujqësor, e gjithashtu edhe krerë kafshësh e shpendësh të blegtorisë së zonës të mbyteshin.

Një situatë e tillë kaq e rëndë e një prefekture, e cila për vite me rrallë kishte ankuar mungesën e drithit dhe jo rrallë herë kishte provuar edhe zinë e bukës, vështirësonte edhe më shumë jetën në këtë prefekturë. Kjo gjë bëri bashkë deputetët e Shkodrës të cilët bënë një propozim së bashku në parlament për zgjidhjen e situatës së vendit, në vitin 1922. 803 Sikurse shihet edhe në këtë kërkesë, në të janë bërë bashke edhe ata kundërshtarë aktivë, edhe ata të heshtur nga kjo prefekturë, edhe ata që përkrahnin anën e qeverisë, si rasti i Halid Rrojit, dhe Nikolla Ivanaj, edhe Luigj Gurakuqi, një kundërshtar i përhershëm i qeverisë. Përfshirja e dy deputetëve të krahut të qeverisë, por sidomos e Halid Rrojit, i cili pothuajse nuk ishte aktiv asnjëherë në parlament, duket më shumë se luante kartën e Bashkisë së Shkodrës. Kjo bashki, e cila mbahej nga Musa Juka, i cili ishte krahu i djathtë i Ahmet Zogut në Shkodër, nuk mund të protestonte apo të kërkonte direkt ndaj qeverisë, ndaj në shumë interesa që kishte kjo bashki, dilte si zë brenda parlamentit Halid Rroji. Si në rastin e Doganave edhe në këtë rast. Megjithatë rasti në fjalë kishte edhe karakter social sepse kishte sjellë shkatërrime të mëdha edhe në të gjitha shtresat.

Kjo gjë e shqetëson shumë edhe Prefekturën e Shkodrës, e cila i dërgon herë pas here letra informimi edhe ankese Ministrisë së Brendshme për t’i shpjeguar, dhe jo rradhë herë për t’i kërkuar një zgjidhje për këtë situate e cila ishte e tillë që asgjë nga të mbjellat dhe blegtoria, nuk kishte mbetur për t’u marrë, në zona të tëra. 804 Kjo gjë, nëse nuk do të merreshin masa për plotësimin me bukë të paktën të këtyre zonave, do të çonte në trazira që s’do të ishin të vogla, 805 gjë kjo që e trembte fort prefekturën e Shkodrës. Të njëjtin shqetësim kishte edhe Luigj Gurakuqi, i cili në fakt shpjegon se, dëmet e kësaj përmbytje ishin ndjerë deri në Jugosllavi. 806 Gjithashtu aty ka një ndarje të punës që është bërë

Edhe kjo ministrie e sheh se me te vertëtë krahina e Shkodrës asht në mungesë të madhe për komunikacjone, dhe nuk ekziston veçse nji rrugë e udhëtueshme qi tue fillue në kufi lidhe Shkodren me Podgoricën e kahë jugu mandej vion deri në Shengjin – Lesh – tiranë. Dhe n’anën tjetër hinterland ma i begatshëm i qytetit të Shkodrës ka mbet në sundim të huaj. Gjenden kritike t’ekonomies së Prefekturës së Shkodrës e shohim me do e mos të randsishme, dhe pas mejtimit tonë do ishte e mirë me qenë se Qeveria i paraqet Parlamentit çashtjen i cilli tue çmue ket çashtje te randësishme mund të gjejë nji solucjon definitive për përmirësim. ” 803 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, fq. 672. “Këndohet proponim i deputetëve Z. Z. L. Gurakuqi, Halid Rroji, Xhemal Bushati, Nikolla Ivanaj, Shuk Gurakuqi, Maliq Bushati, si vijon: 1. Auktorizim nga ana e Parlamentit qi Qeverija të nxjerr nga fondet e reserves nji shumë për t’u caktue, e cila t’u përndahet, si ndihmë e hë-përhëshme, banorve të nënprefekturave të Shkodërs, e të Lezhjes, qi ndodhen ma tepër të damtueme në nevojë ma të madhe. 2. Formim i nji komisije qi të shqyrtojë e të çmojë damet e shkaktueme nga indondata qi kshtu të munden me u marrë masa tjera për t’u lehtësuemjerimin banorve të përmendun. 3. Caktimi i nji shume nga fondet e Ministris së Punve Botore për ndreqjen e pendës (digës) së Kirit, punë për të cilën Bashkija e Shkodrës asht tue u përkujdesun. 4. Urdhun nga an’e Ministris së Punëve Botore, për me bamun sa ma shpejt studimet teknike të nevojshme për rregullimin e Drinit e të Bojanës, masë e domosdoshme për të shpëtuem ekonomikisht e hygjenikisht popullsinë e prefekturës së Shkodërs. ” 804A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 8, fl. 2. 805A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 8, Po aty. 806 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 674. “Po hedhim nji sym bi katundet për qark do të tmerrohemi prej dameve qi ka ba Drini. Katundet ma të mira të Zadrimës, e cila, pot hue ashte vetëmja fushë pjellore e Prefekturës së Shkodrës, janë mbytë faret prej Drinit. Edhe ai pak misër qi ka qenë korrë, e ka marrë Drini me

Page 175: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

152

ndërmjet Bashkisë dhe Prefekturës së Shkodrës. Për Gurakuqin, Bashkia ka bërë punën që i takon në rregullimin e argjinaturave dhe një lloj shmangie të këtij rreziku, por krejt e kundërta është me Prefekturën, e cila nuk kishte arritur t’i çonte punët deri në fund, ashtu siç e kishte detyrë. Por me sa duket sikurse e pamë, edhe prefektura nuk kishte faj, pasi nuk kishte gjetur mbështetje më lart.

Gjithashtu bëhet thirrje edhe për çuarjen atje edhe të një inxhinieri hidrik i cili të studiojë këtë situatë dhe të bëjë rregullimin e hyrjes së Drinit në Bunë. Këtë ide e mbështet edhe Mehdi Frashëri. 807 Ky në fakt kishte qenë edhe Ministër i Punëve Botore dhe e njihte mirë rëndësinë e këtij veprimi, pasi kishte tentuar shumë kohë më parë të sillte inxhinier hidrik në vend, për rregullimin e këtyre problemeve lumore, edhe në Zonën e Shkodrës. Por kryetari i Keshillit Kombëtar shprehet se një pjesë e fajit i takonte edhe shkodranëve, të cilët nuk kishin pranuar të bënin pendën e Kirit në një zonë, e cila kalonte përmes varrezave të Rmajit, sepse kishin dashur të ruanin këto varreza. Këto varreza ishin varrezat katolike të Shkodrës, megjithatë nuk ishte vetëm vlera religjioze, por për faktin se këto varreza kishin një jetëgjatësi që nga koha e Bushatllinjve dhe se shumë njerëz të rëndësishëm të Shkodrës dhe Shqipërisë, pushonin aty. Mbase kjo ishte edhe arsyeja e moslejimit të prishjes së tyre. Ama duhet të ishte e vërtetë sepse një fat të tillë asnjëri nga deputetët nuk e kundërshtoi.

Por qeveria nëpërmjet Prefekturës kishte krijuar një komision krijimi i të cilit kishte kushtuar rreth 600 franga ari, 808 një shumë kjo e madhe për shpenzimet e krijimit të një komisioni. Ky komision në fillim u mor me vlerësimin e dëmeve në Zadrimë, që në nëntor të 1922, në atë zonë ku edhe dihej se ishte ndër ato pjesë që jepte prodhimtarinë më të madhe të bujqësisë dhe të blegtorisë brenda kësaj prefekture. Ata do të merreshin me vlerësimin e dëmit të krijuar në bujqësi, blegtori, përmbytje fushash, dëme në njerëz, godina si dhe dëmet e tjera. 809 Raporti i tij i duhej kaluar më pas Parlamentit dhe qeverisë për vitin 1923. E njëjta gjë ndodhi edhe me komisionin e krijuar në shkurtin e vitit 1923, për krejt prefekturën tashmë. 810

Në hapje të sesionit parlamentar të atij viti, Luigj Gurakuqi që në fillimet e tij, i bën thirrje qeverisë, për këtë problem. Ai kërkon të dijë se çfarë ka bërë kjo qeveri për të ulur dëmet dhe të zgjidhë situatën. Për të mënyra e vlerësimit ishte totalisht e keqe, pasi në fakt ishte një vlerësim, i cili ishte bërë në rang fshati e jo në rang dëmi individual. 811 Kjo në fakt ishte një formë e cila, nuk zhdëmtonte plotësisht familjet që kishin pësuar dëme, dhe ndodhte që për shkak të vlerësimit kolektiv, edhe ato familje që nuk kishin pësuar asgjë nga përmbytja, të përfitonin, dhe të dëmtuarit e vërtetë të mos merrnin sa kishin vlerë dëmi. Por kjo ishte me vlerë për qeverinë më shumë se nëse një fshat nuk kishte përqindje të lartë dëmi, mund të vlersohej me një dëmtim të lehtë, kur brenda këtij fshati ata të dëmtuar mund të kishin pasur dëme të mëdha nga pasuria e nuk u jepej vlera reale.

Edhe vetë ministri i financave, Z. Kol Thaçi një shkodran edhe ai, bashkohet me Gurakuqin duke e pranuar se dëmet janë shumë të mëdha, duke i vlerësuar si dëme të cilat shkonin në 200 mijë franga në banesa e godina, dhe rreth 700 mijë franga nga ana e bujqësisë dhe blegtorisë. 812 Por zgjidhja sipas tij nuk mund të ishte një dëmshpërblim direkt, por

vete, e misrat e tjerë, qi ndodhen pa u korrë gjinden nën ujë, e pot ë shkojë nji kohë e gjatë, do të kalben. Damet janë të panjehuna: dame në në bereqet e dame në bagti, qi janë mbytun e po ngordhin urije. Edhe katundet e Bregut të Drinit, si bahçellëk, Bërdicë, Beltojë, Fushat, Barbullush, e deri në Shëngjin janë mbytun fare nën ujë. Nji mjerim i tillë ka gjetë edhe katundet në breg të Bojanës, e banoret e atyne vendeve kanë qenë të shtërnguem të dalin me familje e me gja të gjallë, në kodrate Dajçit e të pentarit. ” 807 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 675. 808A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 123\1. 809A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 123\2. 810A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 135. 811 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 10. 812 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 37.

Page 176: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

153

nëpërmjet lirimit nga taksat. Kjo do të bëhej duke liruar në fillim ata mbledhës të të dhjetave, të cilët këto do të lironin fshatarët e dëmtuar. Ky sistem zinxhir, ishte një sistem të cilin ligji krijonte këto hapësira për të vepruar, por ama nuk ishte shumë efektiv. Ministria e Financave i kishte bërë thirrje të gjithë fshatrave të kësaj prefekture, për të bërë një bilanc të dëmeve dhe nëpërmjet Prefekturës të dërgoheshin këto të dhëna në Ministri të Financave. 813 Gjithashtu edhe atyre dhjetarëve, të cilët kishin për të marrë të dhjetat në këto zona duhet që të dërgonin në gjyqin e Shkodrës, ankesën për uljen e të dhjetave për këtë arsye, brenda afatit të caktuar, për ndryshe nuk do u njihej ulja e të dhjetës. 814

Por jo rrallë herë kishte pasur incident ndërmjet dhjetarëve dhe fshatarëve, gjë që edhe në parlament, deputetët e Shkodrës, kryesisht ata opozitarë e kishin denoncuar si fakt. Nga një anë i jepej lajmërimi fshatarëve që të mos paguanin të dhjetën të plotë, sepse shteti i kishte lehtësuar, por nga tjetër, pavarësisht asaj shpalljes së mësipërme, shumë prej dhjetarëve nuk i kishte lehtësuar. Ndodhte që shumë dhjetarë të zonën së Shkodrës i çonin ankesa Ministrisë së Financave, e arrinte puna deri aty sa të shpreheshin se do të hidhnin në gjyq shtetin. 815

Diskutimi për përmbytjen e Shkodrës diskutohet edhe pas ikjes së ujit dhe tokave të thara tashmë. Situate e re natyrore, vazhdonte me probleme të vjetra, ndërmjet popullsisë dhe shtetit për këtë përmbytje. Muaj më vonë Luigj Gurakuqi, deklaron se ata të përmbytur nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim në dorë. 816 Ai shprehet se, edhe pse janë diskutuar disa herë në Parlament fondet për këto përmbytje, nuk është bërë asgjë konkrete. 817 Pra populli akoma nuk ka mundësi të fillojë ripërtëritjen e kësaj zone në aspektin ekonomik. Por duket se qeveria nuk e ka të mundur të bëjë dëmshpërblim të këtyre zonave, me dëme të shumë të rënda dhe të shtrira në sipërfaqe. Atëherë mënyrën më të mirë të kompensimit të tyre, e sheh me anë të faljes së taksave të të dhjetës, si për Shkodrën, 818 ashtu edhe për Pukën. 819 Ky ligj i bërë nga Komisioni i Financës, ishte zgjidhja përfundimtare për këtë situatë e cila gjeti zgjidhje, pas mesit të vitit 1923. Ky komision i cili kishte në përbërje të tij edhe deputetë shkodranë, arriti në atë konkluzion se e vetmja mënyrë për të lehtësuar ato zona, jo vetëm nga dëmet, por edhe nga labirintet ligjore që duhet të kalonin palët si ato që paguanin të dhjetën ashtu edhe ato që e vilnin, ishte kjo. Të bëhej falja e të dhjetës për atë kohë.

Megjithatë pavarësisht se kjo ngjarje ishte një fatkeqësi natyrore, e ftohu akoma më shumë vlerësimin dhe afërsinë që kishte kjo prefekturë me qeverinë. Së pari e ftohu, me atë neglizhencë investimesh që nuk ishte bërë në këtë prefekturë në këto pika strategjike hidrike, kërkesë që ishte bërë disa herë, dhe që nuk kishte dhënë rezultate. Kjo edhe kur Ministria e Punëve Botore kishte punuar, për projekte afatshkurtëra për pamundësi ekonomike. Së dytit, ishte vlerësimi negativ i bërë ndaj dëmeve, i cili ishte më shumë në favor të ministrisë se sa

atë të dëmtuarve, si me rastin e krijimit të herëpashershëm të komisioneve të vlerësimit, ashtu edhe në labirintet ligjore mes palëve të të dhjetave. Së treti, pavarësisht se ministri i financave, i cili ishte shkodran, ishte përpjekur jo pak për të zgjidhur këtë situatë, asgjë nuk

813A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 137. 814A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 148 – 149. 815A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 292 fl. 154 “Tue qenë se damet qi kan me m’u shkaktue nuk ka me qenë e mundun me i pranue kot edhe me i durue, e në qoftë se nuk kan me mu ba përkrahjet ligjore për të zjerunit e të drejtave të mija, asht e dijtun se kam me qenë i shtërnguem me ngreh padije kundra Drejtories Finances tue kërkue të gjitha damet. Prandaj per mos em e çue punën në padi e në anmiqësi i lutem Shkëlqësies s’Uejme anë të Ministris Financave me i dhan urdhun Drejtoris Financave të Shkodrës, me më ba përkrahjen e nevojshme për me zjerë nji orë e ma parë të dhetat e katundave të sipërpërmendun edhe me ba me heq dorë Ministriën e Financave prej nderlikimevekundra disposisjoneve të ligjevet qi janë në veprim. ” 816 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1466. 817 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 484. 818 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1680. 819 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1689.

Page 177: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

154

dukej konkrete dhe e prekshme në popull. Ky fakt i cili, mund të ishte shumë i mirë, për të afruar popullin nga ana e qeverisë, më shumë e largoi atë. Të gjitha këto patën ndikimin e mëvonshëm në zgjedhjet e fund vitit 1923.

Por Shkodra nuk kishte vetëm këto probleme madhore të lartpërmendura. Shpeshherë disa probleme më të vogla e në dukje për tërësinë shqiptare të parëndësishme, akumuloheshin për këtë prefekturë dhe çonin në shpërthimin e atyre problemeve që më pas mund të kishin impakt edhe në trojet tjera të vendit.

Deputetët e Shkodrës, një rëndësi të veçantë i kushtonin edhe doganës së qytetit, ku nëpunësit e saj, të përzgjidheshin. Aty të çoheshin njerëz korrekt të cilët t’ia dinin punës. 820 Kjo doganë nuk i përkiste vetëm Shkodrës, por aty kalohej një pjesë e mallit, e cila vinte për të gjithë Shqipërinë por jo vetëm. Kjo ishte edhe arsyeja që disa deputetë kërkojnë me çdo kusht që Shkodra të kthehej në një zonë të tregtisë transite. 821 Disa depo dhe magazina të bashkisë të përdoren për këtë lloj tregtie. Një ndër njerëzit që e kundërshton Ali Këlcyrën fuqimisht, për shfaqje abuzimi është Halid Rroji, i cili shprehet se malli do deklarohet kur është transit dhe nuk ka pse të shihet si abuzim. E gjithashtu edhe Shuk Gurakuqi shprehet se edhe kjo ka nevojë kategorizimi, si transit i jashtëm apo i brendshëm. Kaq shumë e shihnin të nevojshme këtë lloj veprimtarie dhe përfitimi nga transiti tregtar, saqë flisnin sikur të kishin një projekt të gatshëm. Një nevojë të tillë, e kishin shprehur me kohë deputetët shkodranë por asnjëherë nuk mori rrugën e formimit ligjor.

Gjithashtu kërkohet edhe favorizimi doganor i ish zonave të hinterlandit të dikurshëm të Shkodrës, kryesisht fshatrave të Anamalit, ku përfitimi ishte i dyanshëm. 822 Kjo do të ndihmonte që edhe zona e Shkodrës të shihte një lloj lëvizjet tregtare, por edhe ata zona shqiptare, që jetonin përtej kufirit të mos i humbnin lidhjet me Shqipërinë. Por lidhjen me hinterlandin e cunguar të Prefekturës së Shkodrës, nuk e shihnin vetëm si një interes ekonomik, por edhe si një lidhje shpirtërore dhe humane. Shpeshherë ishte bërë kërkesa nga deputetët shkodranë për rregullimin e sistemimin e muhaxhirëve nga Hoti e Gruda. Kjo edhe si pjesë e hinterlandit të dikurshëm të Shkodrës, njerëz të cilët gjatë gjithë kohës e kishin pasur të lidhur jetën më këtë qytet. 823 Gjatë gjithë viteve shqetësimi për këto malësi ishte i madh si nga ana e Gurakuqit, ashtu edhe nga ana e Mosit. Ky i fundit madje në fund të vitit 1923 shprehej se nuk besoj më tek kjo qeveri se ka për t’i ndihmuar. 824

Por Gurakuqi ishte shumë i kujdesshëm që mos të shkonin nga favorizimi në abuzim, në dogana. Ai ishte kundra kalimit të disa mallrave pa doganë që ishin për murgeshat stigmatine, ashtu sikurse donte shteti. 825 Kjo sepse më pas do të linte vend për abuzime të tilla, ku shumë prej mallrave nën mashtrimin e kalimit për interesa të institucioneve do të kërkonin të mos paguanin doganë. Një gjë e tillë do të fajësonte edhe klerin pa pasur shkak dhe do të prishte imazhin e tij. Më mirë ishte që të paguheshin nga Ministria e Arsimit. Pra nga një anë Kleri nuk paguante, por edhe nga ana tjetër, veprohej në bazë të rregullave ligjore të vendit tonë.

820 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 224. 821 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 411. 822 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 231 – 232. “Sot Shkodra tue mos pasë nji Hinterland, ka met me të vërtetë në nji gjendje fare të mjerueshme. Dy krahinat fare afer kufinit të Shkodrës, kraja e Ana e Malit, e kanë pasë si qendër pazarin e këtij gjyteti, kështu qi Shkodra ka humb nji Hinterland qi ka pasë dhe ata anë kanë humb qendrën e tyre. … Përveç sentimentalizmës qi e kemi për detyrë t’u ndihmojmë këtyne vëllazënve t’onë qi kanë mbet jahstë kufinit, ulja e taksës doganore i ndihmon edhe lëvizjes së tregtis së Shkodërs, pse ata bijn disa plaçka e i shesin në pazarin e gjytetit, dhe jo vetëm paret qi nxjerrin, prej shitjes së prodhimeve të tyre, por edhe tjera i derdhin në pazarin e Shkodrës, kështu qi nuk kemi asnji humbje në pikëpamje financjare e ekonomike por dobi. ” 823 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 241 – 242. 824 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 485. 825 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 47.

Page 178: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

155

Interes të fortë shprehet edhe për shkollimin në këtë zonë. Shkodra kishte qenë në fillimin e pavarësisë zona me më shumë institucione arsimore, e disa prej tyre ishin të një niveli të lartë akademik e të krahasueshme me shumë prej institucioneve arsimore që kishte Evropa. Gjatë viteve 1920 – 1924, edhe kjo zonë po kalonte në sistemin reformues të arsimit që po bënte qeveria. Megjithatë deputetët e Shkodrës, kryesisht ata opozitarë nuk ndiheshin të kënaqur me këtë formë të organizimit. Luigj Gurakuqi i cili e njihte mirë këtë fushë nuk ishte i kënaqur me mbylljen e shumë shkollave në Prefekturën e Shkodrës. Hil Mosi shprehej se mbyllja nuk ishte bërë, sepse kishte qenë e nevojshme por se mësuesit e këtyre shkollave po çoheshin në zona të tjera. 826 Për deputetët e Shkodrës, kjo zonë duhet të shihet si strategjike në arsim. Kjo kishte kuptimin se në këtë zonë, e cila është kufitare, duhet të mbahet një arsim i fortë dhe patriotik, ku nuk duhej lënë që të asimilohej, apo të kishte një rënie kulture në brezat e ardhshëm, me qëllim që të përdoreshin në këtë frymë.

Interesimi nuk ishte i vogël as në fushën e drejtësisë, ku deputetët e Shkodrës, donin që të shmangej në maksimum, padrejtësia sidomos kur bëhej kjo nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet varëse ndaj popullsisë. Luigj Gurakuqi e mbron me çdo kusht çështjen e Orës së Maleve, dhe konfiskimit të saj. Ky ishte një cenim i shtypit të lirë, dhe sidomos i shtypit të Shkodrës. 827 E gjithashtu kjo ministri duhet të kishte një dëmshpërblim, kur disa prej të dënuarve dalin të pafajshëm, nga ajo prefekturë, ose të paktën të mos mbahen më pas vendimit. 828 Një praktikë e tillë ndodhte shpesh në vendin tonë, ku njerëz të cilët në gjyq, fitonin pafajësinë akoma mbaheshin nëpër burgje. Kjo tregonte se sa ngadalë komunikonin hallkat e drejtësisë në vend, dhe se sa ato kishin peshën e së drejtës përballë imazhit që krijonin në popull.

Deputetët shkodranë pavarësisht se një pjesë e tyre, e sidomos e atyre më aktivë, ishin pjesë e opozitës, ditën të mbronin mjaft mirë interesat e Shkodrës. Jo rrallëherë kishte edhe bashkëpunim ndërmjet atyre të opozitës dhe atyre të krahut qeveritar, sidomos kur problemet ishin mdahore. Ndoshta në këtë lloj problematike, shihet më së miri interesi i tyre ndaj Shkodrës, dhe ajo lloj përgjegjësie që kishin përballë elektoratit të prefekturës së tyre.

826 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 74. “Disa prej kolegëvet të mij hidhënohen pse u janë mbyll 40 ose 60 shkolla, ner disa prefektura por atyne rap u kanë mbetun mjaft të tjera. Për tregim, Gjinokastrës i janë mbyllun 18, por asaj prefekture i kanë mbetë 99. E prefektura e Shkodres qi edhe për popullsi asht ma e madhe edhe ka nji randsi të veçantë, asajë sado qi ka pasë pak, prapë i kanë hequn të tjera duke lanë vetëm 36. Pos kësaj edhe mësuesit t;onë qi janë ma të mirët e ma të zotët po na i marrin nji nga nji e po na i çojnë ner prefektura të tjera. Këjo duket çiltas se asht nji luftë q ii bahet prefectures s’onë e me hir o me pahir nga min e Arsimit. ” 827 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1391. 828 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1429.

Page 179: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

156

Kapitulli IV

Problemet e koncesioneve në diskutimet e deputetëve të Shkodrës

IV. 1. Koncesioni i Vajit të Gurit. Pavarësisht domosdoshmërisë për të krijuar shtetin shqiptar, një shtet i krijuar në

mesin e tokave të veta, ajo që u bë në 1912 – 13 krijoi një vështirësi të madhe për ekzistencën e këtij shteti. Problemet ishin të mëdha në të gjitha fushat e jetës së këtij shteti, ato ishin si një renditje dominosh të cilat binin të gjitha tek njëra – tjetra. Problemet politike të brendshme, si copëzimi krahinor i vendit dhe armiqësitë e brendshme, çonin në parcelizim të influencave në vend. Kjo ishte e lidhur dhe me ndikimin e interesave nga jashtë Shqipërisë, të cilat për vete kishin interesa shpeshherë të kundërta. Këto probleme gjithnjë e më shumë dilnin në pah, të lidhura edhe me probleme ekonomike.

Pavarësisht dëshirës së mirë të njerëzve të veçantë apo politika, të cilat ishin shumë të brishta, gjendja ekonomike ishte e rënduar. Vendi ynë nuk kishte forcë ekonomike për të përballur aspak as politikën e ushqimit të popullit. Ndaj mënyra më e mirë ishte, të krijohej një stil politik, i cili kishte zënë vend në të gjithë shtetet ballkanike pasi kishin dalë të pavarura dhe kjo ishte politika me anë të një ekonomie konçensionare. Në fakt me një politikë të tillë, bile edhe në standarte më të rënda, kishte vazhduar jetën e saj Perandoria Osmane, pjesë e të cilës kishim qenë edhe ne, mbi bazën e politikës së kapitulacioneve. Tashmë kërkohej edhe një studim i kësaj mënyre se në cilat fusha duhet të bëheshin këto dhënie koncesionesh. Si në shumë fusha të tjera, edhe në këtë fushë vendi ynë ishte i paeksperiencë, dhe për këtë arsye kërkohej që të veprohej me korrektësi.

Studimi i tregut ishte gjëja më e rëndësishme e kësaj situate, për të vërejtur se cilat ishin fushat më të mira për konçensione. Duke qenë se ishin afër Luftës së Parë Botërore, dhe duke parë se në shtetet perëndimore, zhvillimi ekonomik po bëhej gjithnjë e më i zgjeruar, dhe i lidhur me teknologjinë, e kjo teknologji po shihej se kishte pikën e saj më të dobët te konsumi i naftës (Vajit të Gurit), u pa se kjo duhej të ishte një ndër fushat më të rëndësishme, në të cilën duhej të synonin të bënin këto lloj konçensionesh.

Po me anë të këtyre konçensioneve nuk synohej vetëm një zhvillim ekonomik. Për të bërë një politikë komplekse dhe të ngjashme me politikën evropiane, duhej që të kishte një ndërthurje ndërmjet ekonomisë dhe impaktit, që ajo do të kishte në politikën e vendit. Përfitimet ekonomike, duhet të kontribuonin edhe në politikën e madhe të shtetit.

Nisur nga kjo dhe pozita në të cilën ndodhej vendi ynë pas Konferencës së Versajës, shteti shqiptar i dalë pas 1920 e shihte veten dhe shpresat e tij të lidhura me politikën angleze. Si rezultat i kësaj Iliaz Vrioni, kryeministri shqiptar i vitit 1921, kishte si qëllim të fitonte interesin e anglezëve me anë të joshjes së koncesionit vajguror. 829 Kompania shtetërore e lidhur më shumë me ndikim me shtetin anglez, ishte Kompania Anglo – Persian Oil

829 Kastriot Dervishi, Historia, 183.

Page 180: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

157

Company, e cila kishte në duar edhe fushat e Mosulit dhe krejt Persisë. Koncesioni në aspektin kontrakturor u nënshkrua me 25 mars 1921. 830 Edhe shteti anglez e pa me interes të madh këtë gjë, dhe në shkëmbim të kësaj pranonte që të ndikonte për përfshirjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. 831

Megjithatë për dy vite e gjysmë me rradhë nuk u arrit të merrte formë zyrtare asgjë përveç kësaj kontrate. Debati nisi të bëhet gjithnjë e më i pranishëm në qershor 1923 në shtypin e kohës, dhe mbi të gjitha në sesionin e fundit të legjislaturës së parë në fund të shtatorit 1923. 832

Ashtu sikurse ishte normaliteti i çdo parlamenti, pati shumë replika në lidhje me këtë problem ndërmjet opozitës dhe pozitës e qeverisë në krahun tjetër. Por e veçanta e kësaj kohe për këtë debat ishte edhe copëzimi i pozitës, në të cilën disa prej deputetëve, ku ndër ta edhe kreu i grupit parlamentar të krahut qeveritar Bedri Pejani, nuk ishin të pranishëm për të dhënë votën për këtë koncesion. 833 Dita e martë, 25 shtatar 1923, pati dy seanca ku në të parën u fol nga krahu qeverisës për këtë koncesion dhe arsyet pse ishin bërë ato përzgjedhje, dhe në mbledhjen e dytë u fol nga krahu opozitar për arsyet se pse nuk ishin dakort. Deputetët e Shkodrës, dhe kryesisht Luigj Gurakuqi ishte ndër deputetët që folën pasdite duke qenë se ishte kundra dhënies së këtij koncesioni.

Në fakt krahu opozitar i dalë nga Shkodra kishte qenë pro dhënies së koncesioneve në ekonomi për shkak se vendi ynë nuk kishte kapital të vetin për zhvillimin e ekonomisë. 834 Megjithatë pranohet se zakonisht kapitali i huaj hyn në ato vende që janë të varfra dhe jo në shtete të cilat kanë ekonomi të tillë që gjenerojnë vetveten. Kjo do të thoshte se ato kapitale që vijnë në vend vijnë sepse kanë interesa edhe të vetat këtu dhe nuk vijnë vetëm se duan zhvillimin tone. Kjo do të nënkuptonte se përfitimet e këtyre kapitaleve të shiheshin me dyshim, nëse këto do të ishin në dëm a në të mirë tonë. Por e rëndësishme së pari, sipas shtypit shkodran opozitar, ishte në fillim të bëheshin ligjet e një shteti të rregullt, sepse ne kishin pasur një trashëgimi osmane. 835 E për shkak të kësaj trashëgimie, ne duhet të kishim kujdes që të mos merreshim në konsiderate, ashtu sikurse dikur ishte marrë kjo perandori, me një stil kapitulacionesh.

Vetë Gurakuqi kishte shkruar në gazetën Ora e Maleve, dy artikuj në muajin shtator, të dy këto para se të niste sesioni i ri parlamentar. Qëllimi i tyre sikurse ai vetë e deklaron, ishte se si deputet e kishin për detyrë ta informonin popullin, mbi çdo gjë me rëndësi në politikën e vendit, 836 dhe se ai kurrë nuk kishte për t’u ndalur edhe nëse do ta kërcënonin. 837 Megjithatë qëndrimi i tij kishte qenë mjaft korrekt dhe nuk kishte dhënë asnjë prononcim gjatë kohës së verës 1923, kohë në të cilën qeveria kishte qenë duke bërë shqyrtimin e kompanive të ofruara, për këto koncesione, në mënyrë që të mos bënte asnjë ndikim apo figurë negative në dëm të shtetit tonë.

830A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 327 fl. 12. 831 Iliaz Fishta, Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912 – 1944, prapambetjet e saj,

shkaqet dhe pasojat, (Tiranë: Mihal Duri, 1983), 40. 832 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1509. 833Teki Selenica, Shqipëria më 1923, (Tiranë: 1923), 107. 834 Ora e Maleve, V. I, Nr. 10, 17 Qershuer 1923, fq. 1. 835 Ora e Maleve, V. I, Nr. 10, 17 Qershuer 1923, Po aty. 836 Ora e Maleve, V. I, Nr. 22, 1 Shtatuer 1923, fq. 1. 837 Ora e Maleve, V. I, Nr. 10, 22 Shtatuer 1923, fq. 1. “Ndonëse e dij shumë mirë se me artikujt e mij mbi çashtjen e vojit të gurit kam fituem e do të fitoj mënin e shumë kuj, prap e shoh me detyrë qi ta mbaj fjalën t’eme e të kthej edhe nji herë mbi këtë çështje, e cila ka nji randsi kryesore për jetën ekonomike të vendit t’onë. Gabimet e bamuna në konçesjone, qi jepen për nji kohë të shkurtun, aknë edhe ata damet e veta, por janë gabime qi mund të ndreqen, janë dame qi mund të mbahen; në vend qi nji lajthim i bamun në të dhanun të nji konçesjoni me nji randsi të madhe e për nji kohë të gjatë, si ky i vojit të gurit,, mund të ketë rrjedha aq të liga sa qi të kompromentojë ndë një mënyrë të pandreqshme shvillimin ekonomik e financjar të popullit tonë., e të sjellë mbi krye tonë mallkimet, jo vetëm të bijve por edhe të nipave e stërnipave tanë. ”

Page 181: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

158

Kjo sintezë për koncesionet ishte një paraprirje e krejt politikës kundërshtisë dhe krahut që mbajti më vonë Gurakuqi në këtë mbledhje. Në seancën e asaj dite kryesisht flitej qartë arsyeja e përzgjedhjes së Shoqërisë Anglo – Persiane. Komisoni e pranoi haptas se ishte marrë në konsideratë edhe marrëdhënia që kishte lidhur Iliaz Vrioni në vitin 1921 me këtë kompani. 838 Në fakt ajo kontratë kishte pasur shumë tolerime ndaj asaj kompanie angleze dhe dukej qartë se më shumë se një koncesion me qëllim përfitimi të shtetit shqiptar ishte një falënderim ndaj Anglisë dhe një qëllim joshjeje për kapitalin anglez. Ajo në nenin e parë shprehej se kompania kishte të drejta të plota për tre vjet me rrallë, dhe në ato toka që merrte të mund të shfrytëzonte sipërfaqen për çfarë të dëshironte. 839 Ko do të thoshte që kompania në një sipërfaqe prej 200 000 ha. të bënte kërkime dhe shfrytëzim të nëntokës, për çdo mineral që gjendej në zonën koncesionare. Megjithatë përveç dorës së lire, e frikshme ishte edhe sipërfaqja të cilën do ta merrte në përdorim kur nga studimet gjeologjike të bëra dihej se sipërfaqja petrolifere në vend nuk ishte më shumë se 150 000 ha. 840 kështu që edhe fakti se kontrata e re e bërë nga Ministria e Punëve Botore me këtë kompani, nuk kishte ndonjë diferencë të madhe nga aspekti monopolizues që kishte pasur në kontratën e parë kjo kompani.

Ndërkohë që Gurakuqi shprehet se ne duhet t’i jemi mirënjohës Anglisë për çdo lloj ndihme që na ka dhënë deri tani, ama duhet të jemi edhe për politikë të dyerve të hapura, dhe jo të jemi kaq të lidhur në këtë mënyrë falënderimi. 841 Madje ai shprehet se sot çdo gjë është e stilit të Anglo Persian, edhe shifrat madje që po jep ministri i Punëve Botore. Në këtë kohë Ministër i Punëve Botore ishte Sejfi Vllamasi. 842 Ky person dihet se ishte një ndër ata njerëz që njihej në politikën shqiptare si pro anglez. Dhe në fakt në këtë ditë ishte një ndeshje mes dy të kundërtave. Në një krah ishte qëndrimi filo anglez i ministrit Vllamasi dhe nga ana tjetër ishte qëndrimi anti anglez i Gurakuqit. 843 Megjithatë Anglia e vitit 1923, kishte dhënë një mbështetje indirekte në këtë kohë për këtë kompani që nga muajt e parë të vitit 1923, me një përshtatje të infrastrukturës politike. Në shkurt 1923, shteti shqiptar kishte kërkuar si këshilltar të Ministrisë së Brendshme, guvernatorin britanik të Jafës, nënkolonelin Sterling. 844 Ai ishte një njeri që njohu dhe ju përputh mentalitetit vendas, dhe në të njëjtën kohë shihte për të bërë edhe propagandën në shtypin britanik pro Shqipërisë. Kjo nuk ishte e rastësishme, as pozicionimi i tij, as fjalët e propagandës së tij. Anglezët që në Kongresin e Lushnjës e kishin favorizuar Ahmet Zogun, e kështu kjo ishte në vazhdën e saj. Ai ishte këshilltar në atë ministri ku Zogu përveç se ishte kryeministër ishte edhe Ministër i Brendshëm. Kjo do të thoshte se ishte në kontakt me të direkt.

Gjithashtu edhe propaganda e cila bëhej në shtypin britanik, se Shqipëria ishte një vend i qetë në këtë kohë e jo ashtu sikurse thuhej, ishte më shumë për t’i mbushur mendjen atyre aksionerëve britanikë të kësaj kompanie angleze së në Shqipëri ia vlente për të investuar.

838 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, Po aty. “Arsyet për të cilat Komisioni ndalojti për kaq kohë shqyrtimin dhe elaborimin e këtij projekti janë: e para, mungesa e nji specialist të duhur për një çështje teknike, e dyta, nevoja që kish komisioni të ndodhej gjithnjë në kontakt me qeverinë duke insistuar që ajo të kërkonjë nag kompanija ndryshimete duhuna, se komisioni për arsye të veçanta nuk e pa të nevojshme ta refyzojë menjiherë projektin e paraqitun. ” 839A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 327 fl. 12 – 13. 840 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1510. 841 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, 457 – 458. 842 Kastriot Dervishi, Historia, 184. 843Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike, 331. “Luigj Gurakuqi për të marrë hakën e Kongresit të Lushnjës dhe për të mos forcuar pozitën e Partisë Popullore ka qenë kudnër SHoqërisë Britanike, dhe përveç kësaj ai njëkohësisht tërthorazi ka mbrojtur edhe interesin e amdh që ai ka patur për vajgurin shqiptar. Këtë të fundit ma ka thanë, bazhanaku, por kundërshtari im dhe shoku i Luigj Gurakuqit, Riza Dani. ” 844 Joseph Swire, Shqipëria, 328.

Page 182: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

159

Luigj Gurakuqi, që në vitin 1921, ndër problemet më të mëdha administrative shihte krijimin e Ministrisë së Punëve Botore dhe Bujqësisë. Kjo për shkakun se ishte pikërisht kjo ministri e cila kishte kompetenca direkte në rrugën e dhënies së këtyre koncesioneve. Megjthatë nuk ishte një parashikues i kësaj domosdoshmërie. Ai i informuar se që në 1921 kryeministri Iliaz Vrioni kishte lidhur këtë kontratë, e shihte me domosdoshmëri krijimin e kësaj ministrie. Pikërisht nisur nga kjo edhe vetë ministria e krijuar më vonë nuk e njeh plotësisht këtë kontratë që ka bërë kryeministri Vrioni, për shkak se është bërë pa protokoll zyrtar. 845 Po protokollin zyrtar ia jep ministria e cila në atë kohë nuk ishte formuar akoma. Dhe së dyti, duke mos qenë nëpërmjet rrugëve institucionale ministrore, edhe vetë kryeministri nuk ka një institucion direkt ndërlidhës, dhe kështu më shumë duket si një aventurë sesa si një veprim direkt zyrtar shtetëror.

Megjithëse ishte e vërtetë se ishte kjo kompani angleze, e cila kishte ardhur e para, në harkun e dy viteve kishte pasur edhe kompani të tjera edhe shtete të tjera të cilat kishin hyrë në lojë, me anë të kërkesave të tyre për këtë lloj koncesioni. Të tilla si; Shoqëria Amerikane Sinkler nga fundi i gushtit 1922, Sindikat Franko – Albaneze me 1 shtatar 1922, Standart Oil Kompani me 24 tetor 1922, 846 si edhe kompani të tjera të cilat përveç koncesioneve të tjera si bitum, apo miniera, kërkonin edhe vaj gurit.

Luigj Gurakuqi gjatë gjithë kohës, për këtë problem ishte shprehur dhe ngulmonte pro kompanive amerikane, si kompani prej të cilave, shteti shqiptar kishte për të fituar më shumë. Në një fjalim tepër të gjatë të mbajtur në Parlament në seancën e dytë për këtë problem, ai bëri edhe një historik të gjatë të dy vendeve kryesore, të cilat kishin shprehur interesat më direkte për vendin tonë, në vajguri. Interesat angleze krahasoheshin me ata amerikane.

Ai e deklaron se interesat për vajguri nuk janë vetëm për Shqipërinë, por ndërkombëtare. Anglia dhe Franca kishin dashur të merrnin ndikimin e fushave të Vajit të Gurit që në Santremo, mbi tokat e Perandorisë Osmane, por ishte shfaqja e Shteteve të Bashkuara, me parimin e saj të dyerve të hapura që nuk i la të vepronin kështu. 847 E nëse e shohim lindjen e ngjarjeve donte të thoshte se edhe në vendin tonë po shkohet drejt kësaj linje, një veprim, një konceptim të interesave të ngjashme me interesat e kushtet e kontratës që I ishin vënë Turqisë, pra edhe Shqipërinë akoma në perceptim ekonomik e shihnin si pjesë të asaj Perandorie.

Ky njeri i kishte mëshuar shumë konceptit ekonomik të dyerve të hapura, si në shtyp ashtu edhe në parlament. Ky koncept ishte i amerikanëve të cilët në shumë vende të botës po kërkonin këtë aplikim. Ky koncept në vija të përgjithshme do të thoshte se përfitues i këtyre koncesioneve do të ishte ajo kompani që shtetit i ofronte kushtet më të mira për përfitim, në një anë. Kurse ana tjetër ishte që edhe shtetet nuk duhet të kishin paragjykime, e parapëlqime për shtete të veçanta, të cilët t’i përzgjidhnin edhe pse nuk ishin oferta më e mirë.

E gjithë filozofia e fjalimit të tij ishte e ndërtuar në 7 pika, të cilat nga e përgjithshmja e asaj çfarë duhet të kishte shteti kujdes që të bënte gjatë dhënies së konçensioneve, dilej direkt tek ajo, se cila ishte oferta më e mirë sipas Gurakuqit.

a. Për Gurakuqin e rëndësishme ishte që kontrata të ishte e shkruar mirë, dhe qartësisht. Në një marrëdhënie ekonomike kaq të rëndësishme për ne, dhe duke pasur parasysh se kishim të bënim në një marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare kjo kishte një vlerë të madhe. Për më tepër sepse kompanitë të gjitha kishin një kërkesë të madhe për përfitim dhe një anashkalim, apo një pikë e pa studiuar në detaj do të krijonte hapësira të mëdha përfitimi nga ana e kompanisë. Jo rrallëherë, mes atyre dy viteve pika të shumta kontratash nuk ishin të qarta, e në shumë raste shteti kishte kthyer mbrapsht këto kontrata. Në shumë raste shteti shqiptar nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje detajeve, në një krah për të 845A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 29. 846 Iliaz Fishta, Veniamin Toçi, Gjendja, 41 847 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, fq. 461 - 462

Page 183: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

160

nxitur kompanitë, në krahun tjetër, nga mosnjohja mirë e kësaj fushe. Ajo në shumë kontrata e shihte normale që çdo material që blihej për punën e kompanisë dhe makineritë nuk duhet të paguanin taksa doganore. 848 E kjo gjë do të vazhdonte kështu edhe nëse kjo gjë do të zgjaste për 75 apo 80 vjet. 849 Një veprim i tillë më pas nisi të shihej edhe nga vetë ministria përkatëse se ishte gabim, për shkak se një favorizim i tillë lidhej direkt me abuzimin. Një kompani duke e ditur se mund të fuste në çdo kohë mallra pa doganë për punën, ajo nuk nxitej në kohë të veçanta të blinte në fillimet e saj teknologji të re, sepse e kishte në çdo kohë të mundur. 850 Ndaj kërkesa e parë e një saktësimi në pikat e kontratës ishte e përcaktuar shumë saktë nga ana e Gurakuqit.

b. Ai e shihte se forma më e mirë e veprimit ishte ideja e portave të hapura. Këtë gjë e kishte shprehur në shtyp pak ditë përpara se të futej në Parlament, 851 dhe nëse në shtyp nuk e jep direkt dhe të plotë deklaratën për mbështetje të kompanive amerikanë, në Parlament e sheh të rëndësishme këtë gjë. Kjo gjë do të shmangte monopolet në vend, të cilat me anë të futjes angleze, kishte për të ndodhur kështu, dhe gjithashtu kompania nuk do të vendoste çmimin sipas interesit të vet. 852 Në fakt qeveria shpeshherë e dinte se kishte një ofertë më të mirë nga kompanitë amerikane, por ishte zotuar me atë angleze e mbi bazën e saj kishte bërë koncesionin. 853 Madje kishte kompani që ofronin shumë më tepër të cilat kishin interes që të hynin në tregun shqiptar sikurse ajo franceze. 854 Këtë e pranon më vonë edhe këshilltari ekonomik Hunger në analizën që i bën të gjitha kompanive. 855 Kjo nuk ishte politikë e dyerve të hapura, por një stil i ngjashëm me kapitulacionet e kohës së Perandorisë Osmane ku vendi lidhej pazgjidhshmërisht me një vend, i cili mendonte se i detyrohej, dhe nuk kishte mundësi, të shmangej. Kjo ishte një mendësi e tillë, me karakteristika kombëtare, duke e parë këtë si një dhënie bese, por në kuptimin më të keq të kësaj.

c. Sipërfaqet e tokës nuk duhet të jepeshin të plota dhe të mëdha, e mundësisht krejt tokën sikurse kërkonin në fillim kompania angleze Anglo – Persian. Po më mirë ishte copëzimi i kësaj toke, dhënia e parcelave të vogla në fillim. Kjo sillte dy të mira, shmangte monopolizimin, dhe i rriste vlerën copave të tjera në të ardhmen.856 Qëllimi i tij ishte që toka të mos jepej plotësisht, po nga një anë të luhej me një diplomaci tregu, ku në fillim të jepeshin disa toka mbase edhe më lirë, por pas një kohe, e kur të nxirrnin kompanitë fitime nga këto toka petrolifere të para, e kur oreksi për toka të reja të rritej, të ngrihej edhe çmimi nga ana e qeverisë. Kështu që sipërfaqet e mëdha nuk ishte mirë të jepeshin. Një koncept i tillë ishte i ngjashëm me atë që në seancën e mëngjesit kishte shprehur Spiro Koleka. Edhe ai kishte qenë kundër kësaj dhënie në sipërfaqe të mëdha, nganjëherë më të mëdha se ishte kapaciteti i menduar në vend. 857 Ky person kishte qenë Ministër i Punëve Botore para Sejfi

848A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 25 849A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 22 850A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 68 851 Ora e Maleve, V. I, Nr. 10, 22 Shtatuer 1923, Po aty. 852 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1538. 853 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 329. 854A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 43. 855A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 55. 856 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, 463. 857 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1517 – 1518, “Ekskluziviteti asht nji princip qi nuk është n’asnji shtet t’Europës as t’Asis. Ekskluziviteti asht nji princip në kundërshtim me principet të cilat janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik të një kombi. Sikur e dini Zotërinj dherat Petrolifere ndahen me kategori mbas probabilitetit gjeologjik qi kan për voj guri. Ka dhera të kategorisë së parë, të dytë, dhe mund të themi edhe të tretë. Dherat e kategoris së parë janë ata qi përmbajnë ma të shumat, ku pas idesë të gjeologjikve është vendi ku koncentrohet voji i gurit.

Page 184: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

161

Vllamasit, dhe e njihte mirë situatën, dhe këtë problem. Një pjesë e kontratave ishin prezantuar për herë të parë në dorë të tij. Ai ishte një njeri që me kundërshtimet e tij së bashku me Gurakuqin kishin një peshë të madhe, për koncesionin e vajit të gurit. Por kundra kësaj sipërfaqe en bloc kishte qenë edhe Faslli Frashëri, i cili në fakt nuk ishte kundër dhënies së Konçensionit Anglo Persianit anglez. 858 Edhe këtu kishte hapësira që ishin të rregullueshme nëse flitej edhe për kompani të tjera dhe politikës së dyerve të hapura. Francezët kishin kërkuar një zonë deri në 30 000 ha., italianët deri në 4 000 ha. dhe shoqëria angleze Benk Limitid deri në 10 000 ha. 859 Megjithatë asnjëra prej tyre nuk merrej parasysh përpara kompanisë angleze. Kurse amerikania Standart Oil dhe asnjë sipërfaqe tjetër. 860 E kjo pasi ishin bërë studimet ekzakte dhe e dinte saktësisht zonën në të cilën kishte për të punuar. E vetmja kompani që kishte bërë një gjë të tillë në vend. Në këtë pikë Luigj Gurakuqi dhe të tjerë kritikonin tepër. Një sipërfaqe e tillë e dhënë në vend, dukej e frigshme kur ishim sa 1 e 8 e sipërfaqes së përgjithshme e Rumanisë, vendit që shpesh merrej si shembull për veprimtarinë e saj në politikën tregtare të vajit të gurit.

d. E kritikueshme në të njëjtën mënyrë ishte edhe koha e dhënë në shfrytëzim këtyre kompanive, nga ana e Luigj Gurakuqi, dhe kjo ishte e qartë nuk kishte shumë nevojë për komente, shprehej ai. 861 Një pjesë e kompanive, qofshin këto kompani edhe amerikane, kishin ardhur me periudha të gjata kohore që kërkonin të merrnin në shfrytëzim territorin shqiptar. Një pjesë e këtyre kompanive merrnin në shfrytëzim në periudha deri në 75 vjet nxjerrjen e Vajit të Gurit. 862 Në fakt në kontratën e parë Kompania Anglo – Persian kishte kërkuar një afat 30 vjeçar, 863 si duket edhe ajo nuk kishte qenë e sigurt në jetëgjatësinë e kësaj veprimtarie në vendin tonë. Apo kishte edhe prej atyre që nuk e përcaktonin saktë kohën, e kjo ishte akoma më e rrezikshme sepse një mungesë afati nuk të jepte asnjë siguri për jetëgjatësinë e bashkëpunimit dhe seriozitetin e firmës.

e. Përqindja të cilën do ta merrte shteti kishte një rëndësi akoma më të madhe. Një përqindje gjithnjë e më e lartë ishte akoma më e mirë, dhe në shërbim të vendit tonë. 864 Kjo ishte e lehtë për t’u kuptuar por ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sidomos kur nuk kishte një politikë të dyerve të hapura. Përqindjet që dëshironin të jepnin kompanitë të cilat donin të hynin në këtë koncesion varionin. Kompania e cila nisi të merrte formë në marrjen e vajit të gurit ishte Anglo Petrol, por kjo kompani kishte gati përqindjen më të ulët që ofronte. Ajo në ofertën e fundit në Kontratë shkonte në 13. 5 %. 865 Kopmania Sinkler Eksplorejshën Kompani ofronte një shumë për shtetin që shkonte rreth 12. 5 %, 866 të nxjerrjes së produktit të përvitshëm. Megjithatë ajo kishte shprehur edhe mundësinë e saj për të ndikuar në një

Në asht se neve i apim nji Shoqerije të drejtën ekskluzive të zgjedhin në të gjithë token shqiptare mbi 200 000 ha. A dini çka do me thanë? Ajo Shoqëri do të zgjedhin të gjithë, të gjithë vendet e kategorisë së parë qi kanë ma probabilitet për vaj guri edhe kusurin do të thotë urdhëroni Zotërinj se nuk më duhet. ” 858 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1510. 859A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 73. 860A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 49. “Për të plotësum dëshirën e Qeverisë Shqiptare kundër monopolit, Shoqnia Standart Oil Company of Neë York bëri studime të kushtueshme mbi një pjesë të ngushtë të tokave petrolifere të Shqipnisë, edhe tue pasë përpara pozitën ekzakte si edhe karakterin teknik të posaçmë të kësaj sipërfaqeje të ngushtë i parashtroj qeverisë proponime të posaçme për shndrivillimin të 35 000 hektarëve tokë, të cilat proponime mund të zbatahen vetëm mbi këtë tokë dhe kurrsesi mbi nji tjetër. ” 861 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, 464. 862A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 107. 863A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 14. 864 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, fq. Po aty. 865A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 110\1. 866A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 24.

Page 185: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

162

bankë Nju Jorkeze, për marrjen e një kredie deri në 1 milion dollar, (5 milion franga ari, të monedhës sonë), me një përqindje të ulët rreth 8 %. 867

Ndërkohë që një ndër kompanitë që jepte më shumë përqindje nga fitimi shtetit shqiptar ishte ajo e Marsel Dejonzh, i cili kishte sjellë këtë kontratë me anë të Justin Godard. Ai do t’i jepte shtetit shqiptar rreth 30 % të fitimit vjetore. 868 Por në këtë kohë kaq shumë shteti shqiptar ishte i dhënë pas marrjes në shqyrtim të kompanisë Angleze, saqë e shprehte se nuk kishte pasur kohë ta merrte në shqyrtim një kompani të tillë, 869 që ofronte një shumë kaq të mirë për shtetin shqiptar. Përqindje të lartë jepte edhe shoqëria italiane e prezantuar nga Inxh. Nobili, që shkonte deri në 13 %. 870 E duhet thënë se këto dy të fundit kërkonin sipërfaqe tepër të vogla nga ajo që kërkonte Anglo – Persian.

f. Gjithashtu kërkon që të ketë një garanci të madhe në marrjen e këtyre koncesioneve. Së pari duhet parë nëse vërtetë po shfrytëzohet sa duhet e si duhet. 871 Kjo kishte një rëndësi të madhe sepse vërtetë që çdo kompani vinte në vend për të përfituar, por përfitimi varet se si mund ta shihte ajo kompani. Për të një përfitim ishte bllokimi i kompanive të tjera për të mos marrë këtë koncesion. E në fakt nuk mund të themi se edhe këtu nuk po ndodhte kështu. Shpeshherë për kompani të ndryshme shteti shqiptar nuk gjente garanci të plotë të të ardhurave apo kapitaleve të tyre. 872 E në të njëjtën formë kërkonte edhe Anglia, e cila e donte si një pikë strategjike të afërt, por jo për ta shfrytëzuar në nxjerrje sepse qëllimet e saj ishin shfrytëzimi i fushave persiane (Iran – Irakut), 873 ama kjo ishte një pikë strategjike, për të ardhmen, dhe për të mos i lënë shtetet tjera t’i afroheshin asaj në gjysmën e rrugës. Por një pjesë e tyre ishin edhe persona të cilët kërkonin të përfitonin, apo edhe të provonin aventurën në Shqipëri. 874 Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kompanitë amerikane e sidomos atë Standart Oil, e cila ishte një ndër kompanitë më të mëdha në botë, duke mbuluar 1\3 e krejt prodhimit botëror. Kurse në kushtet e kontratës me shoqërinë tjetër amerikane, Sinkleir Petrolium, që mban datën 7 nëntor 1922, një ndër kushtet ishte mirëmbajtja e puseve dhe mbyllja e tyre, vetëm gjatë kohës që nuk do të kishte më produktivitet. 875 Një pikë e

867A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 2. “1. Kompania do të bëjë atë që i mundet dhe do të përdorojë influencën e saj ma të mirë për me arranxhue nji Hua, qi të jetë aq e math sat ë barabitet me sigurimet qi ofron Governa. 2. Guverna shtron prej të ardhunave në para (Dogana, të ardhura prej Dherave Botore etj. ) aq sat ë a gjykojnë të nevojshme që të sigurojë nji ksi Huaje bankjerat qi kan me bae Huanë. 3. Kompania siguron të arranxhojë nji hua prej NJI MILION DOLLARËSH brenda në jo më pak se 9 muaj. Kontrakti i vojit, qi permban nji pagesë paresh prej 500 000 frangash flori asht garantia. 4. Kompanija siguron fajdeja nuk do të kalojë 8 % në vit (Mbase Bankjerat kanë me kërkue komisionin e tyre të zakonshim. )” 868A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 44. 869A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 43. “E nder Ministrija e P. Jashtme me shkresen Nr. 3397 me 17\XI\922 na pati shkrue se Z. Marçel Dejanzh pyet ku gjindet kërkesa e tij për shfrytëzimin e vajit gurit të Qarkut të Vlorës, tue shtue se për së afërmi ka me u kthye bashkë me Z. Justin Godard i cili interesohet për këtë konçesjon. Prandaj kjo Ministrie me Nr. 2222 me 22\XI\922 pat paraqit kërkesën e Z. Dejonzh. Nuk treguem mendimin t’onë mbi këtë kërkesë nga shkaku se atë ditë me anëshkr Nr. 2217 na ishte kthye letra jonë mbi kërkesën e Shoqnies Anglo Persjane ajo e Shkel. Kryes. thonte se qeverija shqyptare asht penguem me Shoqnien e naltpermendun per koncesionin e vajit të gurit. ” 870A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 73. 871 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, Po aty. “Këjo asht nji nga konditat ma me randësi qi duhet të figurojë në kontratat për konçesjonin e shfrytëzimit të vojit të gurit. Shfrytëzimi mund të bahet në shumë mënyrë e shkallë shkallë. Shoqnit koncensjonare, kur të mos shohin fitim ndë nji shfrytësim intensive e kur të mos jenë lidhun me kondita të forta, gjejnë gjithmonë udhë për ta paksuem e për ta ndalun fare shfrytësimin. Po të hedhim nji sym bi sipërfaqen e botës, ku ka koncesje tokësh petrolifere, do të shofim se kanë ndodhun dredhi të tilla nga ana e Shoqnivet koncesjonare. E dredhi këso dore mund të bahen, jo vetëm në periudhëne shfrytëzimit, por edhe ndë atë të kërkimeve. Duhen marr pra garanti të mjafta kunder ç’farëdo dredhije. ” 872A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 43. 873 Tajar Zavalani, Histori, 275. 874 Joseph Swire, Shqipëria, fq. 328. 875A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 22.

Page 186: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

163

rëndësishme kjo, e vënë nga ministri Spiro Koleka, por që në kontratat e bëra nga ministri i mëvonshëm Sejfi Vllamasi, mungonte në shumicën e kontratave e sidomos në atë me Anglo – Persian. Ndërkohë që tek Gurakuqi, frika për hilet gjatë gërmimit, konsistonte në atë, që një kompani mund të gërmonte më cekët ose në një zonë që nuk kishte vërtetë shumë vaj guri, e mbi bazën e kësaj në të ardhmen të shprehej se nuk ka aq vajguri, sa kemi vënë kushte në kontratë. Kjo do të thoshte edhe një herë rishqyrtim të pikave të saj, apo një proçes të zvaritur arbitrazhi.

g. Luigj Gurakuqi, gjatë kësaj kohe ashtu si edhe në problemet tjera në vazhdim kërkonte të ruante edhe interesat e vendit. E një ndër mënyrat për të rritur interesat e vendit, dhe për të qenë sa më shumë i ndjeshëm në popull, ky lloj koncesioni ishte për të ndërtimi i një rafinerie nafte, për naftën që nxirrej në vend. 876 Ai është këmbëngulës në këtë punën e kërkesës së ndërtimit të një rafinerie, duke e parashikuar si një faktor rritës punësimi për shqiptarët, dhe si një përfitues, vendi ynë nga nënproduktet e naftës. 877 Këtë të metë ai e sheh të kjo kompani angleze me të cilën qeveria ka lidhur kontratën dhe nuk i ka bërë përshtypje fort kjo pikë e rëndësishme. Ai madje kritikonte edhe direkt Sejfi Vllamasin, ministrin aktual për tolerimin që i kishte bërë kësaj pike të rëndësishme. Por vetë ish ministri i asaj kohë në kujtimet e tij, e sheh si të pavlerë përfshirjen e kësaj pike në kontratë. Për të, një rafineri e tillë nuk do të kishte ndryshuar asgjë në ekonominë tonë. 878 Por sido që të ishte puna, një rafineri e tillë, ndoshta vërtetë në vitet e arta të kontratës nuk do të sillte asnjë të mirë në vend. Por duke pasur parasysh se kontratat shkonte deri në 75 vjet, prania e një rafinerie të tillë dotë bënte ndryshimin. Kjo pastaj do të na ndryshonte ne nga vendet tëcilat ishin të destinuara për lëndë të para, e zakonisht këto vende nuk ishin evropiane, kështu që ne nuk duhet ta barazonim veten me shoqëri të tilla.

Gjatë gjithë këtij fjalimi të gjatë, Luigj Gurakuqi mundohet të paraqesë edhe njerëzit të cilët ishin përgjegjës për këtë lloj dhënie të koncesionit. Në një krah ai është pro Spiro Kolekës i cili ishte edhe ai më në favor të shoqërive amerikane për vajin e gurit, dhe kundërshtonte Sejfi Vllamasin për mënyrën se si bënte këtë koncesion. Disa prej pikave të cilat shtërngonin këto kompani ishin vënë vërtetë kur Koleka kishte qenë ministër. Ai i kishte kthyer kërkesë kontratën për herë të parë shoqërisë amerikane Sinkleir Petrolium, 879 për mos plotësim të interesave të vendit tonë, dhe për shkaqe se nuk paraqiste seriozitet. Për të ishte e rëndësishme që kompanisë angleze nuk i duhej dhënë çdo gjë që kërkonte sepse kjo do t’ia ulte vlerën vendit dhe askush tjetër nuk do të bënte një ofertë të dytë. 880 Një mendim ky që 876 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1540. 877 Hylli i Dritës, V. IV, 1923, Nr. 10, 470. “Edhe këtë konditë Shoqnija Anglo – persjane nuk e pranon, e Qeverija jonë kënaqet vetëm me nji premtim të thatë që kjo na ban se dikur do të mundohet qi të na e plotësojë dëshirin. Por ky dishir nuk do të shkojë kurr në vënd; vetë Z. Çarls Grinuej, kryetar i Shoqnis Anglo – persiane, me nji artikull të shkrum në Mançester Guardian Komerçal më 26 Tetor 1922, na e shuan këtë shpresë. Tue folun mbi industrin e rafinerimit të vojit të gurit. Z. Grinuej thotë: “Përpara ka qenë zakon me i ndërtuem Rafinerit pranë burimeve të prodhimit, po këjo praktikë, përveç shpenzimeve të randa qi sillte, nuk i përgjigjej as qëllimit; në vënd qi ndërtimi i tyne në vendet e konsumit kushton ma pak e del ma i fitimshëm. Politika tregtare angleze ka pasur kurdoherë për qëllim, me importuem landë të para e me eksportuem prodhime të punueme. ” 878 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 329. 879A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 25 – 26. “Art. 5 cakton 12 1\2 % nga produkti nett. mbi vaj të gurit pa punuar qi del nga sonda, kurse për metale të tjera qi punohen ma lehtë, thotë se do të pagonjë kuer t’i shes e jo kur punohen; pra na duket fare si e ngatërruar. Art. 2 paragrafi c. thuhet se ka të drejtë të ngrehë depozita pip – line, mjete transporti, ofiçinë destileri ett. Edhe nuk pranon as – nji kontroll qeveritar mbi këto ndërtesa ët cillat mund të sjellin shumë ngatërresa edhe dëm për popullin shqiptarë. Për këto pika themelore, qi janë kudnra interesit të shtetit edhe të tjerat të meta ma të vogla qi përban projekti bashkënjitun, kjo ministri asht e mendimit qi kontrata të rrëzohet dhe ka nderin të propozojë asaj së Shkëlqyeshmes Kryeministri qi mos të nxitohemi në të tilla proponime, se edhe të tjera shoqëni mund të paraqesin kondita të pëlqyeshme. ” 880A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 77.

Page 187: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

164

edhe Luigj Gurakuqi e shprehu haptazi. Ai mendonte se nga pikëpamja politike, dhënia e koncesionit vetëm kësaj kompanie do të shkaktonte incidente diplomatike jo vetëm me shtetet e tjera si Shtetet e Bashkuara, Francë, apo Itali, por edhe me vetë Anglinë. Sepse ky shtet nuk kishte vetëm këtë kompani, por edhe kompani të tjera. 881 Të gjitha këto ide, ishin ide të cilat ishin të ngjashme me ato të Luigj Gurakuqit i cili mbi bazën e atij fjalimi oponent, u mundua të bënte dallimin edhe midis dy ministrave të asaj ministrie direkt përgjegjëse për atë koncesion.

Luigj Gurakuqi kritikoi edhe Ali Këlcyrën, që gjykonte me dy standarte, i cili për anglezët kërkonte që puset të shpoheshin më cekët, kurse për amerikanët duhet më thellë të ndodhte kjo gjë. Por edhe Ali këlcyra i përkiste krahut që mbështeste dhënien e koncesionit anglezëve të Anglo – Persian. 882

Por nuk mbeti pa e kritikuar as këshilltarin ekonomik në Shqipëri, Hungerin. Ky ishte i sjellë tek ne nga Lidhja e Kombeve pas kërkesës shqiptare, në qershor të vitit 1923, 883 për një këshilltar të tillë, edhe pse ajo nuk e kishte në kompetencë të saj një veprimtari të tillë. Ardhja e tij në një kohë aq të vonë në Shqipëri në lidhje me këtë koncesion, kur bisedimet për të kishin nisur që në mars të 1921, dhe vetëm 3 muaj përpara se koncesioni të merrte dorën përfundimtare të miratimit, e bënte atë në fakt të vonë në kohë. Në fillim ishte dashur të vendosej si këshilltar i tillë, Lordi Paterson, një anglez. Por Franca nuk kishte pasur këtë dëshirë, duke e ditur se qëllimi i tillë për Anglinë do të ishte vaji i gurit. 884 Por edhe emërimi i një hollandezi sikurse ishte Hunger, ishte fort pro interesave angleze të vajit të gurit, kur dihej se interesat hollandeze të vajit të gurit ishin të lidhura ngushtësisht me ata britanike.

Që në fillim të shtatorit 1923, Gurakuqinë artikullin e tij tek gazeta Ora e Maleve, 885e akuzon Hungerin, i cili shprehej se të gjithë kompanitë të pranoheshin po prioritet të kishte ajo kompani që kishte ardhur e para. 886 Megjithatë kjo nuk është korrekte për Luigj Gurakuqin, kjo ishte një mënyrë e një stili të dobët diplomatik, për të thënë se kompania, e cila duhet të përfitojë e para, duhet të jetë ajo anglo – persiane. Në fakt edhe qeveria, dhe ministri Vllamasi, u shpreh mbi bazën e kësaj logjike ishte bërë edhe përzgjedhja, sikurse kërkonin amerikanët për dyert e hapura, e Luigj Gurakuqi ishte shumë partizan i kësaj taktike.

Në fakt edhe shteti shqiptar, pavarësisht detyrimeve të bujarisë, sikurse shprehej, në fakt detyrimet i kishte më shumë politiko – ekonomike. Ai premtim i dhënë nga kryeministri Vrioni, nuk ishte gojor por ishte i nënshkruar dhe i njohur në instancat politike dhe ekonomike angleze dhe nuk kishin se ku të shmangeshin plotësisht. Gjithashtu duhet pasur parasysh se edhe forca jonë diplomatike por edhe kundërshtuese ishte shumë e dobët për kohën që flasim.

Megjithatë edhe kompanitë amerikane nuk mbetën pa mbështetje, që nga maji 1923, Legata Amerikane në Tiranë ishte shprehur në mbrojtje të kompanive amerikane dhe të taktikës së dyerve të hapura. 887 Nota mban datën 6 maj 1923, dhe është pak ditë pasi kontrata e koncesionit të vajit të gurit midis shtetit shqiptar dhe kompanisë angleze po merrte formë zyrtare. Ajo shprehet se shteti shqiptar nuk është i lidhur në mënyrë të pazgjidhur me premtimet që ka dhënë më parë, dhe se duhet të shohë politikën e dyerve të hapura. Kjo ishte një formë, e cila ishte forma më diplomatike për t’i dhënë mbështetje kompanive amerikane.

881A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 30. 882 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, Po aty. 883 Valentina Duka, Historia, 141. 884 Tajar Zavalani, Historia, 275. 885 Ora e Maleve, V. I, Nr. 22, 1 Shtatuer 1923, Po aty. 886A. Q. SH., F. 149. V. 1923, D. III – 454, fl. 53 – 54. 887A. Q. SH., F. 149. V. 1922, D. III – 327, fl. 147.

Page 188: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

165

Kjo lloj note, dhe kjo taktikë i jepte forcë akoma më të madhe Luigj Gurakuqit për ta kundërshtuar këtë kontratë ashtu sikurse edhe Hungerin.

Ky koncesion pati edhe impakt politik të brendshëm, pasi politika shqiptare brenda dhe jashtë parlamentit u nda në dy pjesë. Në një krah që përkrahte kompaninë angleze anglo – Persiane dhe ku qëndronte qeveria, e cila pavarësisht kundërshtive bëri të mundur dhënien e këtij koncesioni kësaj kompanie. Gjithashtu në këtë krah ishte edhe partia e cila kishte formuar këtë qeveri, Partia Popullore. 888 Kurse grupi i cili ishte kundër dhënies së këtij koncesioni kësaj kompanie, ishte një pjesë e deputetëve të opozitës, ku ndër to ai që ishte më aktiv, ishte Luigj Gurakuqi. Ky i fundit me qëndrimin e fortë antibritanik, sidomos në këtë moment deçiziv do t’i kushtonte shumë në planin politik, edhe jetësor, sipas Gjergj Fishtës, 889 një njeri i afërt i Gurakuqit. Megjithatë pavarësisht këtij debati të zjarrtë asgjë nuk ndodhi në planin praktik. Pasi anglezët asnjëherë nuk erdhën në Shqipëri për të eksploruar për vaj guri. Në shtator të 1923 nuk u vendos asgjë dhe kjo u la që të zgjidhej në 1924, por situata e vitit 1924, bëri që kjo kurrë mos të bëhej realitet. Sidomos pas marrjes vesh se në Shqipëri nuk kishte vaj guri sa pretendohej, anglezët u tërhoqën, kjo mbeti në dorë të italianëve. 890 Pavarësisht se kjo politikë ishte një politikë ndërkombëtare dhe forca e saj, qëndronte më së shumti, jashtë kompetencave dhe influencave që Luigj Gurakuqi kishte, qëndrimi i tij i fortë në mbrojtje të interesave të vendit, bëri që shumë deputet të ishin kundra atij vendimi për t’i dhënë këtë koncesion anglezëve. Suksesi i tij arriti deri aty sa të merrte në krahun e tij edhe deputetë të pozitës.

IV. 2. Koncesionet e Kripës dhe të Lëkurave.

Situata e vendit tonë, përreth një dekadë pas pavarësisë, ishte me një ekonomi ku çdo gjë duhej të diskutohej nga fillimi, ose së paku të rinisej. Dekada më vonë bisedimet e Parlamentit të kësaj kohe, në vitet ’20, mund të dukeshin shumë të pakuptimta, apo si probleme që tashmë nuk kishte përse të përfshiheshin në bisedime parlamentare. Por për kohën kur flasim shumë prej problematikave kalonin në parlament si rezultat i rishikimit ekonomik, apo i fillimit nga e para të shumë prej fushave ekonomike. Vendi i cili nuk kishte forcë gjeneruese në ekonomi ashtu sikurse edhe në shumë prej fushave të tjera, tentonte që një pjesë të ekonomisë ta zhvillonte me ndikim nga jashtë. Forma më e mirë ishte huaja ekonomike, dhe koncesioni. Ajo që shihet më së shumti ishte përdorimi i koncesioneve, por në shumë raste këto koncesione shoqëroheshin në një ndër kushtet edhe me sigurimine një huaje për shtetin shqiptar. Ndodhte shpesh që shumë kompani, duke e ditur se kjo ishte e nevojshme dhe kërkohej nga shteti ynë, e vendosnin vetë në pikat e kushteve të kontratës, të koncesionit që donin të merrnin.

Një ndër fushat që në ekonomi shteti mendonte që të krijonte një koncesion i cili për të, dhe për popullin do të dilte i fituar, ishte fusha e lëkurave dhe e kripës. Vendi ynë i cili kishte një territor më shumë malor se sa kodrinor e fushor, ishte i favorizuar nga blegtoria, dhe nga prania e kafshëve të egra (egërsirave). Por një prirje e tillë nuk ishte vetëm natyrore, por edhe e përfshirë në kushtet që ndodhej territori i ynë, ku fushat të cilat ishin të pabonifikuara, nuk lejonin fort përdorimin e tokës për bujqësi, sepse ose ishte sipërfaqe e vogël ose rendimenti ishte i tillë. Kurse përsa i përket kripës, dihej që vendi i ynë ishte detar, por një pjesë e kripës nxirrej në vend, për shkak se infrastrukta që mund ta favorizonte këtë nuk ishte e mjaftueshme për një rritje rendimenti. Nga ana tjetër edhe aspekti i ndërlidhjes sonë të komunikacionit nga zonat bregdetare në ata të brendshme ishte i ulët, për shkak të mungesë së rrugëve. 888 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 328. 889 Kolec Cefa, Luigj Gurakuqi, 164. 890 Iliaz Fishta, Veniamin Toçi, Gjendja, fq. 42

Page 189: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

166

Në fushën e lëkurave ishte vendosur që të jepej një koncesion kjo edhe për lehtësimin e situatës. Shoqëria e cila u ofrua e para për këtë lloj koncesioni ishte ajo franceze, Brandoff. 891 Ajo ishte ofruar pranë shtetit shqiptar në vitin 1922, krejt në hapat e parë të lëshimit të kësaj kërkese nga ana e qeverisë shqiptare për marrjen e këtij koncesion. Në konfigurimin e saj të parë, ajo kishte kërkuar që këtë koncesion në fillim ta merrte për 5 vjet. 892 Në këtë kontratë e cila përbëhej prej 13 pikave jepeshin në vija të përgjithshme të gjithë aspektet e lidhjes së marrëdhënieve ekonomike për këtë aspekt. Ata kërkonin një blerje të lëkurave me shumicë dhe pakicë nga vendi ynë. Një lloj rishikimi i çmimit të tyre çdo dy muaj, 893 dhe se për çdo marrëveshje pranonte që të ishte arbitër i zgjidhjes Ministria Shqiptare e Financave. Madje sipas saj, ajo do të rihynte edhe një herë në garë nëse një kompani e re ofrohej, dhe se kjoe fundit mund të ishte më e favorshme për shtetin shqiptar. 894

Kontrata dukej me tone të buta, dhe kushtet në plan të parë dukeshin të favorshme. Së pari, duke nisur që nga koha e lidhjes së kontratës, pra afati, i cili nuk dukej shumë i gjatë, dhe deri tek arbitrimi që i besohej direkt edhe nga shoqëria, Ministrisë së Financave. Madje ajo që të bënte më shumë përshtypje, ishte fakti se ajo edhe pasi donte ta fitonte kontratën, pranonte të rishikohej ajo, nëse për shtetin shqiptar kishte një kompani tjetër më të favorshme. Një gjë të tillë, në asnjë prej koncesionarëve të kësaj kohe nuk e kishte vënë si kusht, por as nga shteti shqiptar nuk i ishte kërkuar. Dukej si shumë e çuditshme. Megjithatë Ministria e Financave e kishte kundërshtar këtë kontratë të parë duke dashur që ajo të bënte rishikime e nuk e kishte pranuar me të parën herë. 895 Ajo vetë kishte vënë kushte të tjera dhe e kishte dërguar në Këshill të Ministrave për ta diskutuar. 896 Projekti sipas qeverisë kishte ndryshime, ai projekt i cili ishte bërë para se të shkonte në Parlament. Sipas kësaj ministrie, konçensioni do të ishte për 8 vjet dhe jo për pesë. Një ndryshim tjetër ishte fakti se çmimi duhet të ishte i ndryshueshëm dhe i informuar, dy herë në muaj, çdo 15 ditë. Së treti, përveç taksave që duhet të paguante, të monopolit dhe të veterinerit, i duhej të paguante shtetit shqiptar një taksë prej 4 % të fitimit mbi lëkurat. 897 Dhe gjithashtu ajo nuk mund ta shkëpuste kontratën, pa lajmëruar gjashtë muaj më parë. Kjo kontratë duket më standarte, dhe në pamje të parë dukej më korrekte për interesat tonë. Kjo kontratë kishte të përfshirë jo vetëm një çmim më korrekt nga ai që ishte vepruar gjithmonë nga ana e shitësve shqiptarë, por kishte edhe taksën të cilën fitonte shteti mbi vlerë lëkure. Ku kjo nuk ishte në kontratën e parë të shoqërisë.

Megjithatë, nuk mund të themi se një koncesion mund të jepej vetëm nga marrëdhënie e cila përbëhej nga shoqëria marrëse dhe Ministria përkatëse. Një hallkë e rëndësishme ishte edhe parlamenti si për çdo ligj edhe për koncesionet. Aq më tepër që për kohën kur flasim, në hedhjen e bazave ekonomike, ky institucion kishte një peshë akoma më të rëndësishme.

Në fillim të tetorit 1922, në më pak se një muaj pasi kishte nis hapja e marrëdhënies financier ndërmjet Ministrisë dhe asaj shoqërie u soll për diskutim në parlament. Por nëse në pamje të parë u pa se kishte një anë pozitive, për komisionin e financës, ku në përbërje të saj ishin edhe deputet shkodranë, kjo kontratë nuk ishte aspak e favorshme. Tashmë përballja në një shumicë rastit, brenda këtij debate, përbëhej nga përballja mes shkodranëve. Në një krah do të ishin komisioni i financave dhe Hil Mosi, dhe në krahun tjetër ishte Ministria e Financave me në krye Kol Thaçin.

891A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 19 892A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 1 893A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, Po aty 894A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 2 895 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 427. 896A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 3. 897A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 4.

Page 190: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

167

Për komisionin shihte katër pika të kritikueshme. Së pari kjo kontratë nuk kishte për të bërë mrekullira në vend, sepse sezoni i gjuetisë ishte i përcaktuar nga natyra. Kështu që nuk kishte se si të shtohej tregtia apo gjuetia sepse kjo shoqëri kishte nisur punën këtu. 898 Edhe pse kjo shoqëri thoshte se do të rriste gjuetinë, 899 në fakt kjo pikë e kontratës ishte e pakuptimtë, një veprimtari natyrore, totalisht e pavarur nga kjo nuk kishte se si të rritej gjuetia dhe të rritej numri i lëkurave të tregtueshme.

Së dytit, kjo nuk ka për të shkurtuar kohën900 në të cilën këta tregtarë i mbajnë lëkurat në magazinë, sepse edhe më parë ata i kanë mbajtur në magazinë për të pritur rritjen e çmimit. Kjo ka për të ndodhur përsëri për të njëjtën gjë, ndaj nuk sjell ndonjë gjë të re ky koncesion.

Edhe shpenzimet e rrugës i ulte sepse tashmë nuk kishin për të shkuar shumë larg për t'i shitur, po do t’i shisnin në vend. Kjo ishte një fitore për xhepin e tyre.

Si ministër i financave dhe si një njeri që mbante përgjegjësi nga ana shqiptare për këtë koncesion Kol Thaçi nuk ishte dakord me këtë analizë që i bënte Komisioni i Financës. Ai shprehet se i kishte thënë edhe më parë anëtarëve të komisionit, që ta hartonin së bashku koncesionin, madje edhe të ballafaqoheshin me Shoqërinë Brandoff, por këtë gjë nuk kishin pranuar ta bënin. 901 Në fakt kjo kishte për të qenë gjëja më e mirë nëse bëhej në të gjithë koncesionet por jo rrallëherë nuk kishte bashkëpunim ndërmjet parlamentit dhe qeverisë dhe punën e bënin nga llogoret përballë.

Madje ministri deklaron se në fakt ka kontaktuar me shumë prej shitësve dhe janë po ata të cilët kanë shprehur ankesën se u vonohej shumë blerja e lëkurave. Duke qenë se ishte një shitje e lirë e vetë fshatarëve dhe të cilët shpeshherë edhe nuk dinin, ndodhte që edhe të nënvlersoheshin nga ana e vlerës. Kjo shprehte gati një lloj lehtësimit për këtë masë fshatarësh të cilët nuk ishin të paktë, dhe që nuk gjenin treg direkt, ose që kishin pak lëkura.

Çmimi i lëkurave do të ishte sipas tregjeve të Italisë dhe Jugosllavisë, këtë masë ministria e kishte marrë duke marrë shkak nga ai vend ku ata tregtonin më së shumti, e këto të dy ishin tregjet bazë për ne. Akuzës së komisionit se kjo do të mbyllte dyqanet e shumë tregtarëve, ministri Thaçi i kundërvihet duke thënë se atyre u është ndaluar blerja direkt nga ana e fshatarëve kësaj firme. Kjo ishte me qëllim që të mos liheshin jashtë disa hallka të dyqaneve që kishin blerë më parë, por realisht kjo jo gjithmonë mund të shpëtonte, pasi vetë forma do të ishte që indirekt kjo firmë do të blinte nga fshatarët duke e gjetur më lirë këtë lloj malli. Së dyti edhe në shumë herë duke qenë në një nivel më profesionist se fshatarët, mund ta blinte më lirë se sa tregtari i cili do të dinte më shumë vlerën dhe cilësinë e lëkurave. Edhe pse ministri shprehej se me të huajt mund t’i shisnim këto lëkura më shtrenjtë sesa vendasve se ata nuk do t’i njihnin sa ne. 902 Por përsëri kjo në fakt nuk duket shumë e vërtetë sepse njohuria e asaj firme nuk do të ishte në një nivel të tillë, kaq të ulët sa të pranohej kështu, pasi s’do mend, se edhe ajo do të kishte pranë vetës specialistë lëkure.

898 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 425. 899A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 6. 900A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, Po aty. 901 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 427. 902 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 430. “Unë Zotni due t’i u tregoj nji fasë i e kam pa me sy të mi nji ditë kur u ndodhesha në konsulladë t’Austrisë në Shkodër. Kur u ulen Shaljant me lëkura sidomos egërcina, këqyrin me ja u shit të huajve pse jau paguajnë ma mirë, edhe në këtë rasë erdhi kavazi pruni nji lekurë dhe i tha a don Z. e jote me e ble, aj e pyti sa ban, kavazi i përgjigji 5 mexhida dhe e mori lëkurën. Unë u interesova ma fort për kuriozitet se sa kushtonte nji lekurë ksi sojit në treg, ku më thane se vlefta e saj nuk asht ma tepër se dy megjida. Kështu qi katundari të vetit nuk mundet me ja shit shtrenjtë, pse ky i din. mimet, kurse të huajit jam ban sat ë dojë. Veç kësaj nuka sht e vërtetë qi shoqnija do ta blejë mallin, sat ë dojnë vetë, se çmimi do të caktohet, e në asht se shoqnija ban nji punë të tillë, atëherë bjen marrëveshtja edhe çmimet do të caktohen në bazë të çmimeve të pjacës së jashtme. ”

Page 191: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

168

Megjithatë një ndër kundërshtarët më të fortë të këtij koncesioni, i cili për shumë deputetë mund të dukej, ndoshta jo në nivelin e atyre koncesioneve të tjerë, ishte deputeti i Shkodrës Hil Mosi. Ai nuk ishte një njeri që kishte njohuri në këtë fushë aspak, megjithatë ai edhe fjalimin e analizën e tij e bëri në një këndvështrim krejt tjetër. Nëse ishim mësuar që shumë deputetë të flisnim me anë të analizën nen për nen, ky deputet e sheh në një këndvështrim tjetër. Fjalimi i tij duhet të ishte edhe borizanë për shumë koncesione të mëvonshme.

Fjalimi i tij kishte edhe një vlerë tjetër si kundërshtim, sepse ai ishte pro kësaj qeverie e mënyrës së saj në parim të punës, ama në këtë koncesion kundërshton fort. Së pari ai e shihte se ky koncesion, nuk kishte asgjë ndryshe nga monopoli. Nëse ne mendojmë me heq monopolet ky është një i tillë, nga ajo formë që është nënshkruar. Shitja në këtë shoqëri franceze e krejt lëkurave, 903 si nuk mund të quhej monopol. Pra në parim vetë fakti që ishte vetëm një kompani e vetme të çonte drejt atij koncepti, edhe pse ministri u shpreh se nuk është ofruar kush tjetër.

Këto ishin monopole dhe mënyra e dhënies së koncesioneve ishte e tillë, saqë nëse dikujt nesër do t’ia ndalonim dhënien e atij koncesioni, ka për të marrë shembull këtë rast. Për të ky ishte shembulli më i keq i dhënies së një koncesioni sepse çdo pikë e këtij koncesioni ishte një formë se si nuk duhej dhënë një koncesion.

Lidhja direkte ndërmjet firmës dhe shitësve të parë, ajo që thuhet se ka për të rritur fitimin këtyre të fundit, ka për të krijuar dëme ekonomike e sociale. Pjesa më e madhe e atyre shitësve të dytë e të tretë të lëkurave ka për të falimentuar, ka për të dalë jashtë lojë, në këtë tregti. 904 Por nuk duhej harruar se ata kishin familje. E në fakt kjo ishte diçka që te shteti shqiptar kishte për të ndikuar negativisht. Këto familje kishin për të qenë kundër shtetit, kundër qeverisë. Kjo do të thoshte se do humbte në të ardhmen edhe vota. Pastaj kalimi dorë në dorë i lëkurave kishte edhe një rritje çmimi dhe kalimi në vlerë aktuale, se sa do që t’ia merrnin fshatarit përsëri do të ishte një vlerë më e ulët se sa në të vërtetë kishte për të vlejtur.

Por kishte pasur edhe deputet të cilët ishin pro këtij vendimi, sikurse rasti i deputetit të Tiranës, O. Muderrizi, i cili ishte shprehur se shumë tregtarë shqiptarë endeshin rrugëve për të shitur lëkurat e tyre në Itali. 905 Megjithatë kjo ishte një shprehej e marrë më shumë nga mënyra e të shkruarit nga vetë firma që kishte kërkuar këtë koncesion. 906 Por Hil Mosi shprehet se shembulli nuk është i duhuri, pasi tregtarët e Tiranës nuk kanë atë kapacitet tregtar që kanë shumë qytete të tjera që merren me tregti. Një pjesë e këtyre qyteteve tregtojnë edhe deri në Angli, lëkura. E ky shtet njihej për përpunimin e lëkurave të një cilësie të lartë. Këto lëkura pra, shihet se kishin një cilësi të lartë, fitimet ishin më të mëdha nga kjo tregti e lirë, dhe ishin shumë më të larta se mund t’i mblidhte kjo shoqëri.

Megjithatë në fjalët e Myderrizit, ishte më shumë ajo pjesë e asaj shoqërie, e cila nuk kishte hapësira të mëdha tregtare dhe se afrimi i një të huaji afër tyre ishte një sukses aq i madh, përderisa ata vetë nuk mund të shkonin tek tregtarët e huaj, ose më së shumti arrinin të shkonin deri në Itali. Për këtë kategori njerëzisht të kësaj tregtie, koncesioni ishte një sukses.

Nga ana tjetër ishte Hil Mosi i cili vinte nga Shkodra, për të cilën e dinte shumë mirë që kishte pasur traditë shitjen e lëkurave, dhe se e njihte mirë, tregtinë dhe analizimin e psikologjisë së këtyre shoqërive të huaja që vinin në vend. Kjo përballje ishte, një ballafaqim, 903A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 7. 904 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 454. “Asht thanë këtu se tuj u dhanë këjo e drejtë nji shioqnije, atëherë s’ka me qenë nevoja për simsarin ( ose sengserin, si i thojmë na në Shkodër), simsarin e simsarit, blerësine parë, stërblerësin, etje., se fitimet qi kanë kenë kan me i mbet shitësit të parë të lëkurës, e jo këtyne. Sikur edhe të ishte e vërtetë kjo, atëherë prapë ekonomija jonë kishte me pasë një dam, se në nji vend qi me fitue e me jetue edhe nja 100 a 500 familje të tjera, kish me fituerm vetëm e vetëm shoqnija, e ata njerëz kishin me mbet pa bukë, e ndofta të gjithë kishim me i pasë këtu, tuj u lut me i shti në ndonji pun stetnore. ” 905 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 449. 906A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 20.

Page 192: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

169

mes një tregtie të vjetër dhe që kishte arritur të çante vetë, papasur nevojë për koncesione dhe kishte krijuar një eksperiencë. Dhe në krahun tjetër ishte grupi i qyteteve të reja, të cilët po tentonin të hynin shpejt në tregti. Por meqë nuk e kishin hapësirën vetë dhe në një kohë të shpejtë e shihnin mënyrën më të mirë të afirmimit tek konçensionet e huaja. Në këto të fundit, futej edhe Tirana, ku edhe pse kryeqytet, ishte e re në veprimtaritë tregtare, pasi ishte bërë si një qytet administrativ, dhe jo mbi vlera kulturale apo ekonomike.

Në fakt një veprim i tillë, ishte mënyra më e mirë që tregonte se këta njerëz të shtetit nuk mbanin përgjegjësi. Ata nuk e vinin veten në rolin e tjetrit, u mungonte empatia, se për ndryshe nuk do të jepnin këtë koncesion. 907 Pra ne nuk jemi duke parë aspak aspektin social, një aspekt i cili shumë shpejt ka për t’i rënë sipër qeverisë, zgjidhja e situatës në një formë të tillë ishte dritëshkurtër. Së pari duhej t'i jepej kësaj pune një numër nëpunësish, si kontrollor cilësie për lëkura, që këto të kishin mundësinë t'i ndanin në kategori. E kjo ishte së pari një kosto shtesë që shteti duhet ta mbante mbi kurriz sipas Hil Mosit. Edhe vetë kompania kishte shprehur një indinjatë të tillë se besonte plotësisht në gjykimin e një arbitri të vënë nga qeveria. 908

Por një mendim i tillë mbështetej edhe nga Stavro Vinjau, i cili ishte edhe ai tregtar lëkurash dhe i cili shprehet se ka për të pasur konflikte per nje lëkurë, në mes shoqërisë dhe fshatarëve. E për më tepër ai e thellon më tej analizën duke mos pasur besim se ata nëpunës do mbrojnë fshatarin. 909 Kjo ishte në fakt nga prespektiva e përhershme e nëpunësisë së vendit tonë, e cila lehtësisht shikonte interesat e veta, dhe përgjegjësinë e mbante mjaft rrallë dhe pak. E në një standard të tillë nëpunësie kjo formë kontrolli, pak herë do të ishte objektive në krahun e fshatarit. Aq më shumë që nga ky fshatar nuk do të kishte ndonjë përfitim.

Shumë më mirë do të ishte ndërtimi i një fabrike këtu në vënd, nga ana e shtetit, ose edhe e kompanisë nëse donin që të kishte një fitim të dyanshëm. Ai ishte në kundërshti edhe për faktin se kontrata ishte tetë vjet, kur mund të kishte një rritje të punimit të këtyre lëkurave në vend. Këtu kishte shumë nëpunës edhe pse artizanal, të cilët edhe mund të ecnin më përpara të ngrinin standartin e prodhimit në një stad më lart. Fakti që do të ishte shumë më mirë ndërtimi i një fabrike përpunimi të lëkurave në vend pranohet edhe nga ministri Kol Thaçi, por përderisa nuk kishte një mundësi të tillë vendi ynë, gjëja më e mirë ishte eksportimi i tyre si lëndë e parë. 910 Nga kjo kuptohet qartë se edhe shteti shqiptar e shihte si një aspekt pozitiv ndërtimin e fabrikave ose të një industrie përpunuese në shumë sektorë, por një pamundësi e tillë i çonte ata në drejtim të dhënies së koncesioneve. Në shumë kontrata

907 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 455. “Unë jam sigur, se po t’ishte se ky konçesjon të ëprfshinte edhe vojin e mundrën qi janë dy (materje), landë të para për fabrikimin e sapunit, Z. mydeziri, si fabricant sapuni, ma i pari kishte me kundërshtue, tue thanun se kjo gja asht e damshme për industrin e vendit. Unë për vete, si thashë edhe ma sipër, nuk mirrem as me nji tregti; por tue menduem e tue biseduem, mos të kqyrim vetëm rreth vetes e na damton vetëm interesin tonë, por të marrim parasysh interesin e të gjithë popullit, i cili na ka zgjedh e na ka çue këtu, për me ja përkrahë të drejtat e tij. Mos të harrojmë nji fjalë të ungjillit qi thotë: mos i ban tjetrit, ç’ka nuk ta ka kanda me t’u – ba ty!: ose në doni nji fjalë të profetit Muhamed qi thotë: nuk asht musliman asnji prej jush, qi dëshirjon me i ba tjetrit nji punë qi ai nuk deshiron ti bahet atij!: pra mos të çelim jakina, sepse nji fjalë e urtë latine thotë: sot mu e neser ty!” 908A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 27. 909 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 437. “Ministrija e mbrendshme asht e detyrueme të kërkojnë kajmekan qi janë lëkuraxhi, edhe kështu do të kemi nderin të jemi kajmekam edhe unë se jam lëkuraxhi, por Ministri nuk do të jenë këto të sotmit që sjanë lëkuraxhi. Ta zamë se kajmekami i jep të drejtë fukarasë. Shka unë nuk e besoj, se kajmekami do të rrijë tërë kohën me nëpunësin ekësaj shoqënije do të hanë e do të pinë bashkë e do t’u mbaj krahun atij. A ashte mundun t’i kjahet halli fukarasë kurse e vërteta asht kështu? Unë them jo! ta zamë se me të vërtetë i kjan hallin, po çfarë soj halli i qahet kur katundari të ngrehet e të shkojë të kajmekami që t’i caktojë fijatin e nji apo dy lëkurave të sjelluna në Pazar për me i shitë?” 910 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 458.

Page 193: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

170

thuhej se në fund të koncesionit të gjithë makineritë i mbesnin shtetit shqiptar. 911 Kjo tregonte se në fund të çdo njërës kontratë shteti shqiptar kishte si prespektivë të vazhdonte atë lloj industrie vetë. Ndaj koncesionet i shihte si një hap kalimi, dhe si një formë për të mbledhur kapitalin fillestar të mëvonshëm për të vazhduar këtë aktivitet industrial.

Koncepti i tij në fakt është largpamës, pavarësisht se nuk mund të ishte një kohë e gjatë dhënia e një koncesioni për 8 vjet, përsëri atij i duket shumë. Kjo sepse ai mendon se brenda kësaj periudhe vendi ynë do ta kishte atë mundësi për të arritur të dilte me një industri të veten. Ky mendim ishte i tillë duke u nisur për një fushë që shqiptarët dinin diçka dhe punonin diçka e nuk ishte si koncesione të tjera që ne nuk kishim praktikë pune sikurse nafta apo minierat.

Por edhe qeveria nga ana e saj nuk kishte faj në këtë pikë që e kishte çuar kohën e koncesionit në 8 vjet nga 5 vite që e kishte kërkuar Shoqëria Brandoff. 912 Kjo për faktin se një shoqëri koncesionare në një periudhë të tillë të pakët, nuk kishte për të parë frytet e punës. Mbas ca kohësh kjo kompani kishte për t’u ankuar se koha ishte e pakët për të realizuar të gjitha pikat e kontratës, dhe kështu edhe detyrimet ndaj shtetit shqiptar që mund të mbesnin të paplotësuara të justifikohej me këtë gjë se nuk kishte arritur që t’i plotësonte për shkak të kohës së shkurtër të saj. Ndaj kalimi në 8 vite ishte i arsyeshëm nëse donim të bënim vërtetë një koncesion si duhej. Një kohë e cila ishte optimale.

Hil Mosi kërkon që më shumë të mbështeten ata tregtarë apo ata artizanë të cilët merreshin me këtë lloj industrie, sepse kjo edhe nxiste zhvillimin edhe ishte më e butë me shqiptarët, pasi njihte karakterin dhe ishin të të njëjtit komb. Ai e dinte se brenda atij parlamenti ishte edhe Halid Rroji dhe familja e tij që merrej me lëkura, e kjo do të ishte shumë e mirë apo ndonjë tjetër që merrej me të njëjtin biznes që t’u jepej atyre.

Por ajo që të bie në sy është se ky deputet i Shkodrës, i cili në fakt kishte interesa direkte, dhe njohuri shumë më të mira në këtë fushë se shumë të tjerë, shohim se nuk ishte pjesëmarrës në këtë bisedim për këtë koncesion. Edhe pse ky mund të prekej direkt nga kjo kontratë, nuk mori pjesë aspak. I njëjtë me të ishte edhe Stavro Vinjau po ndryshe nga ky deputet Vinjau ishte aktiv në kundërshtim të kësaj kontrate, duke mbrojtur interesat e popullit dhe të vetat direkt. Kjo lë të kuptohet se së pari, ishte shumë i lidhur me atë qeveri dhe në një farë mënyre në formën më pasive i qëndron besnik asaj, por nuk i jep asaj një mbrojtje sepse dihej se kjo shoqëri nuk mund të jepte një kontratë për t’u vlerësuar, ndaj nuk i del asaj plotësisht në mbrojtje. Por as deputetët e tjerë të Shkodrës, nuk marrin pjesë në këtë diskutim. Edhe pse një pjesë e tyre nuk ishin asnjëherë pro qeverisë, këtë herë nuk folën aspak për ta kundërshtuar. Ata duket nuk e shihnin me një interes direkt këtë koncesion apo prekje direkte të interesave të Shkodrës, ndaj edhe nuk morën pjesë. Një veprim i tillë shprehte një qëndrim jo pak lokalist, duke e përjashtuar rastin e Mosit i cili pati një oponencë me një analizë të fortë.

Kundërshti të fortë pati edhe nga Fan Noli, dhe replikat mes tij e Thaçit nuk munguan, por asnjëherë në një përballje të fortë. Dalëngadalë ndikimi i fjalimit të Mosit dhe qëndrimet bashkëpunuese edhe pse në distancë mes tij dhe Vinjaut, e dhanë një rezultat të kënaqshëm, kur nuk u pranua që të jepej një vendim i tillë i plotë në këtë kohë por pasi të rishikohej edhe njëherë nga Ministria e Financave. 913 911 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 456 – 457. “Shoqëria Brandoff, ose Qeveria jonë në qofshin se duen, njena me marrë e tjetra me dhanë nji konçesjon, le të bajnë nji ujdi për të ngrehunit e një fabrikës së likuravet në Shqipni. Edhe ne të gjithë kishim me e përkrahë, kishim edhe e me e ndihmue, tuj i vu taksa të nalta likurave të manifakturueme qi vijnë nga jashtë, sepse e dijmë se atëherë në vend q’i lëkurat t’ona t’i blejmë të manifakturueme jashtë, kemi me i blemë në vend, e qarin qi na e merr punëtori i huej kish me na e marrë, punëtori i Shqipnies që na rrin pa punë. ” 912A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 12. 913 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 460.

Page 194: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

171

Pavarësisht interesit të shfaqur nga Shoqëria franceze Brendoff, dhe deklarimit për një qëllim të mirë që kishte ndaj Shqipërisë, 914 kjo nuk mjaftoi për të qenë e suksesshme për marrjen e e këtij koncesioni. Tashmë pranohet qartasi se Parlamenti, ai që kjo shoqëri mendonte se do të kishte mbështetje, nuk dëshironte që ky koncesion të merrej nga të huajt, 915 por të mbeste tek shqiptarët. Kjo shoqëri kishte kërkuar edhe bashkëpunimin e kryesisë së Kuvendit Kushtetues, 916 por kjo nuk kishte ndonjë forcë të madhe, pasi vendimet merreshin me anë të votimit të deputetëve, të cilët kishin votuar mbi 40 vetë për shtyrjen dhe rishikimin e këtij koncesioni. 917 Kjo shoqëri kishte premtuar se do të ishte porta hyrëse e grupeve kapitaliste franceze, 918 dhe që për një gjë të tillë, vendi ynë kishte nevojë të madhe, por që as kjo nuk dukej shumë bindëse për Parlamentin, e as për Hil Mosin i cili e shihte me dyshim lidhjen me një vend si Franca e cila i eksportonte lëkurat e veta jashtë si lëndë të parë. 919 Pra një vend si Franca e cila po kalonte për vetë një krizë ekonomike nuk dukej fort e bindshme ndaj këtyre premtimeve. E gjithë kjo situatë e bëri edhe ministrin e financave, Kol Thaçin të dorëzohej dhe të pranonte që kjo kompani të mos merrte këtë koncesion. Ai bën mbylljen e bisedimeve me këtë Shoqëri në prill të vitit 1923. 920

Padyshim që ndikimi i atij fjalimi, i cili shihej se në vetvete kishte një analizë të fortë të bërë nga Hil Mosi kishte pasur rolin e vet. Shumë deputetë nuk e morën fjalën por ndikimi i këtij fjalimi, kishte bërë që ata të mos e pranonin një koncesion të tillë.

Ndërkohë që edhe kripa ishte një koncesion tjetër që kërkohej të jepej dhe rregullimi i ligjshmërisë së saj, për përcaktimin e çmimit kaloi në seanca parlamentare, për gati dy vjet, në vitet 1922 – 1923. Ky produkt i vlefshëm gjatë gjithë historisë njerëzore për të gjithë qytetërimet zuri vend edhe në bisedimet e parlamentit tonë. Dihej që zona bregdetare ishte një prodhuese e saj, por nuk mund të themi se të gjithë nevojat e vendit plotësoheshin nga kjo pjesë. Një pjesë e kripës edhe importohej. Ajo që u diskutua më së shumti ishte çmimi i kripës dhe koncepti që kishte qeveria dhe komisioni i financës për çmimin e këtij produkti.

Pika kryesore në të cilën nuk u ra dakord ishte ndryshimi i çmimit, ku komisioni theksonte se çmimi duhet të ishte 31 qindarka franga ari për kuintal, kurse ministria ngulte këmbë në raportin e saj, që ky çmim të ishte 35 qindarka, për kuintal. 921 Qëllimi i kësaj diference në çmim për ministrinë ishte se duhej barazuar krejt çmimi në të gjithë Shqipërisë, ndaj kërkohej që të kishte këtë masë standarte. 922 Madje ministria shprehej se kjo nuk kishte ndonjë diferencë e madhe dhe se askund nuk prishte punë.

Edhe pse e thjeshtë në pamje të parë kjo hapi debat më të shumtë se sa mund të mendohej. Një ndër arsyet ishte se disa prej zonave prekeshin direkt. Një ndër këto zona ishte edhe ajo e Shkodrës. Shkodra ishte një prefekturë, e cila së pari, kishte një popullsi tepër të madhe dhe një zonë fshatare e cila blinte kripën në Shkodër. Kjo kripë në përgjithësi blihej ose nga zonat e brendshme, ose deri vonë ishte blerë edhe nga jashtë vendit, sidomos gjatë kohës së pushtimeve të huaja. Së treti kjo zonë për veç konsumit vetjak, duke qenë se ishte 914A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 8. “Shoqnija Brandoff, dëshiron të bëjë në Shqipëri nji punë jo vetëm për interesin e saja ekonomike, por edhe nji të mirë Shqipnisë, mbasi fondatarët e kësaj shoqërie dhe kryetarët janë me të vërtetë filo – shqiptarë. Lëkurat janë nga ata kapitale që përsëriten çdo mot, pra edhe sikur të fitojë shoqërija nji shumë të madhe, mbasi si të sosset afati shqiptarët vetë munden të dinë si organizohen shoqëritë dhe munden të zënë këtu vendin e Shoqërisë Brandoffse për ndryshe tërë pasuni e lëkurëvet të Shqipënisë do të vejë si ak vajtur gjer më tani hymbur. ” 915A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 13. 916A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 18. 917 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty. 918A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 326, fl. 20. 919 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 455. 920A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III – 455, fl. 1. 921 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 728. 922 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1144.

Page 195: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

172

një zonë peshkimi, e favorizuar edhe nga aspekti natyror me praninë e detit, liqenit dhe lumenjve, i duhej për tharjen e këtij peshku. Peshk që në të shumtën e rasteve tregtohej jashtë vendit.

Një ndër deputetët që ishte kundër këtij ndryshimi të çmimit për rritje, ishte Luigj Gurakuqi, në ndryshim nga koncesioni i lëkurave, këtu e shohim se është më shumë aktiv. Për të ishte e rëndësishme edhe përcaktimi i çmimit të shitësit në mënyrë që të mos abuzonte me blerësin e fundit. Një kërkesë e tillë vinte si rezultat i ankesave të shumta që vinin nga Shkodra, sidomos nga ata peshkatarë të cilët e lypnin kripën për tharje peshku. Ndryshimi i çmimit vinte edhe nga një zonë në një tjetër. Çmimi i kripës në Shkodër ishte më i lartë se ai i Himarës. 923 Megjithëse për shtetin nuk kishte ndonjë çmim të lartë për konsum në popull, për industri e blegtori, kishte një vlerë çmimi që ishte e ndjeshme.

Por për shtetin kjo ishte normale, nëse shiheshin interesat e shtetit. Sepse nëse çmimi ulej shteti nuk kishte për të fituar asgjë, nga ky monopol i saj. 924

Një reagim të fortë në lidhje me unifikimin e çmimit bën edhe deputeti tjetër i Shkodrës, i cili edhe pse përkrahës gjatë gjithë kohës i qeverisë, nuk e pranonte këtë lloj unifikimi. Së pari ishte e palogjikshme ata që nxirrnin kripë, të kishin çmimin më të lartë të blerjes, dhe të barazohej me ata që nuk kishin fare dhe detyroheshin ta blinin. Sipas llogarive të tij, edhe shteti do të kishte shumë dëme nëse e kalonte si monopol të plotë të vetin këtë mall, pasi nëse do të mbeste vetëm në dorë të shtetit, kjo do të rriste numrin e nëpunësve të monopolit deri në 5000 vetë, nëse shteti donte për të kontrolluar plotësisht, këtë shitje deri në fshatrat më të largët. 925

Kjo do të thoshte se një organikë e tillë nuk kishte logjikë që të krijohej, kaq e fryrë, ndaj gjëja më e rëndësishme ishte të mos lihej plotësisht kripa si monopol shtetëror. Ndryshe prej shumë produkteve të tjera, kjo mund të ishte shumë më e lirshme se sa ata. Edhe Rroji vinte nga një zonë e cila kishte ankesa për kripën, e duke qenë se kishte qenë vetë punonjës dogane, e dinte shumë mirë se zyra e monopoleve haste gjithmonë ankesa nga tregtarët e peshkut në Shkodër.

Shumë tregtarë në Shkodër kërkonin që të blihej kripa nga jashtë, sidomos për kripjen e peshkut që ishte për eksport. Ata theksonin se kripa e Vlorës, nuk e kishte atë cilësi si nga jashtë dhe e prishte cilësinë e peshkut. 926 Një pjesë e kripës ose blihej tash në Mal të Zi, ose çohej atje e kripej. Megjithatë duke qenë se ishte një mall monopol për qeverinë, kjo ishte e papranueshme. Pastaj për të ishte një mall më i mirë ky i yni, sipas Drejtorisë së Monopoleve në Durrës, sepse ishte më i pastër, por kjo ishte pikërisht e keqja sipas peshkatarëve sepse bënte kalbëzimin e peshkut dhe nuk e fermentonte si duhej. 927

Duke qenë se peshku ishte një mall i cili eksportohej jashtë vendit, dhe si i tillë kishte një interes edhe për qeverinë shqiptare, prefektura e Shkodrës, u mundua të vërtetonte nëpërmjet kësaj bashkie, nëse kjo ishte e vërtetë. Gjë që bashkia e konfirmonte duke thënë se kjo bënte që t’i binte pak çmimi. 928 Të gjithë këto probleme që kalonin në zonën e Shkodrës reflektoheshin edhe në parlament. Ideja për të hequr këtë monopol nga dora e shtetit, e hedhur edhe nga Milto Tutulani, u pranua edhe nga Gurakuqi. 929 Shumë më mirë të ishte tregtia në dorë të tregtarëve, ku qeveria do të merrte një taksë ekstra për të. Në fakt kjo do të lehtësonte edhe atë problem që kishte lindur në Shkodër. Nëse kripa s’do të ishte monopol, tregtia e lirë e kripës do të zgjidhte atë situatë, e cila kishte nisur të bëhej serioze në vend.

923A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 280 fl. 2. 924A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 280 fl. 3. 925 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1147. 926A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 283 fl. 1. 927A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 283 fl. 2. 928A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 283 fl. 6\1. 929 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, Po aty.

Page 196: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

173

Por Shkodra kishte një rëndësi për sa i përket kripës edhe për krejt shtetin shqiptar. Shpeshherë institucione të ndryshme, por sidomos ushtria furnizohej nga depot e prefekturës së Shkodrës me kripë. Shpesh herë edhe me sasi të mëdha deri në 100 apo 150 tonë. 930 Kjo ishte shumë më e leverdisshme për shtetin ndaj nuk lejonte qarkullimin e kësaj kripe me atë që vinte nga jashtë sepse prishte interesat e saja. Së dytit kjo ishte edhe një arsye e fortë që kërkonte që të futej kripë vetëm nga Vlora e jo nga jashtë. Sepse një konsum i tillë kaq i mall i kripës nga kjo prefekturë do të bënte futjen e po një sasie të madhe kripe nga jashtë.

Megjithatë Ministri i Financave, Kol Thaçi i qëndronte fortë idesë se nuk duhet lëshuar asgjë nga kripa, sepse ishte monopol i shtetit. Ai shprehej se edhe në zonat ku nuk kishte kripë do të vendoseshin depot e kripës. 931 Kjo i jepte fare mirë përgjigje edhe shqetësimit të Halid Rrojit, i cili kishte atë problem se organika e Zyrës së Monopoleve do të rritej së tepërmi.

Asgjë nuk ndryshoi as në vitin 1923. Të dy palët si Komisioni i Financave ashtu edhe Ministria e Financave sollën të njëjtët projekt ligje, me të njëjtën formë dhe me të njëjtën qëndrim ndaj çmimeve. Ministria kërkonte 35 qindarka, kurse komisioni 31 qindarka. Tashmë ministri i ndodhur nën një presion më të madh, shprehet se kjo gjë është vënë për të balancuar çmimin në tërë vendin, por në një formë që, ata që kanë kripën në zonën e tyre të paguajnë edhe koston e transportit për pjesën tjetër që ka edhe kosto të transportit, për shkak të largësisë nga zona e tregtimit. 932 Ky justifikim, në vend që të sqaronte dhe të bëhej më i pranueshëm, nisi të bëhej edhe më pak i pranueshëm dhe reagimet të shtoheshin.

Mehdi Frashëri i cili i përkiste qëndrimit pro qeveritar shprehet se edhe në ata zona fshatare ku donin ta çonin duheshin kontrolluar sepse ndodhte që abuzohej me këtë produkt kur i shitej fshatarëve. Kurse reagim të fortë ndaj politikës së ministrit pati edhe Qazim Koculi deputeti i Vlorës. Ai shprehej se nuk ishte zgjidhja më e mirë kjo, pasi taksën e transportit më mirë ta paguante qeveria e jo të rëndohej populli. 933 Reagimi i tij kishte një kuptim për këtë problem. Ai vinte nga prefektura e Vlorës e cila ishte ndër ata prefektura që kishte kripë edhe madje tregtonte në të gjithë Shqipërinë. Atje kjo taksë ishte e panevojshme për të, dhe e shihte ky deputet se kostoja për zonën e tij shtohej artificialisht, ndaj nuk e pranonte këtë taksë në këtë formë.

Por në një farë mënyre edhe Luigj Gurakuqi, ishte kundra vendosjes së kësaj takse sikurse edhe Koculi, duke pranuar që kjo diferencë të mbulohej nga shteti. Ai shprehet se në fakt ka një rregullore por nuk zbatohet. Shteti duhet të jetë ai që të mendojë për popullsinë, edhe nëse fiton më pak. 934 Kjo nuk është e kundërshtueshme as nga ana e qeverisë as nga ndonjë deputet më tej.

E gjithashtu shohim se në këtë vit, 1923, Ministria e Financave, mundohet të lehtësojë në një farë mënyre çmimin e kripës për tregtimin e peshkut, duke e ulur këtë çmim në 10 qindarka ari për kg. 935 por me kusht që ky person që e blen të deklarojë se e do vetëm për këtë punë, për eksport të peshkut të thatë, përndryshe të paguaj shtesën e çmimit të kripës. 936

930A. Q. SH., F. 178, V. 1922, D. I – 283 fl. 20. 931 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1148 – 1149. 932 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 106. 933 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 107. 934 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 108. “Mandejkemi nji ndryshim mbi çmimin e deritanishëm, Ministria e Financave kërkon të shtohet çmimi i shitjes për të nxjerr shpenzimet e të bartunit të krypës. Komisioni i Financave thotë ata të prishuna të zbriten, në fitim e mos të shtohet ma çmimi i kripës. Unë jam i mendimit qi të prishunat e bartjes të nxiren nga fitimi pse nuk munt të randohet me taksa të randa nji gja kaq e nevojshem si kripa, për të cilat kanë ma tepër nevojë viset malore. sa për t’i arri qëllimit tjetër, qi krypa të shitet kudo me nji çmim, ajm i mendjes qi t’i dërgohet Komisionit të Financave përsëri e të redaktohet nji projekt – ligjë tue u mbështetë ën rregulloren në veprim. ” 935A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III – 19 fl. 1. 936A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III – 19 fl. 2 – 3.

Page 197: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

174

Pavarësisht se për të gjithë Shqipërinë nuk kishte ulje të çmimit dhe se ky ligj u la më shumë si pezull, për tregtinë e peshkut, pati një ulje çmimi. Me këtë veprimtari, ministri u mundua të zbuste pak tregtarët e peshkut, duke i ulur koston, e kjo do t’i ndihmonte tepër. Por në fakt ankesa e tyre që ishte importimi i kripës nga jashtë nuk u pranua, kjo sepse Ministri e shihte si diçka e cila nuk duhej luajtur nga koncepti monopol.

IV. 3. Koncesioni i Pyjeve Në kuadrin e koncesioneve që shteti shqiptar kërkonte të jepte, si qëllim i

përmirësimit të ekonomisë së tij, ishin edhe ata burime natyrore të gjalla. E ndër këto burime të gjalla, ndër më të shumtët që gjendej në vendin tonë ishin edhe pyjet. Territori shqiptar, i dalë nga një sundim, i cili kishte krijuar prapambetje në vendin tonë, dhe nuk kishte bërë ndonjë zhvillim ekonomik, kishte lënë aspektin natyror të vendit tonë të pa prekur. Ky territor i gjendur edhe në një zonë klimatike mjaft të mirë, brenda pozitës gjeografike mesdhetare, dhe me një numër të madh lumenjsh dhe degësh lumore, kishte favorizuar rritjen e këtyre pyjeve. Nga ana tjetër edhe sistemi jonë malor i pranishëm në të gjithë territorin kishte bërë që në lartësi të ndryshme kishim pyje të llojeve të ndryshme drurësh. Kjo e bënte më të larmishme sistemin e pyjeve shqiptar. Ndërhyrjet shqiptare kishin qenë në këto pyje më shumë në kuadrin natyror, dhe konsumit familjar më së tepërmi, çfarë kishte bërë të mundur që në Shqipëri të kishte një sistem pyjor gati të virgjër. Po kjo gjë në një Evropë e cila kishte kaluar dy revolucione industrial, të cilët e kishin përdorur pyllin si sipërfaqe zgjërimi dhe lëndë energjitike, për industrinë, apo për nxehje, ishte shumë e çmueshme.

Ndaj në këtë mënyrë shteti shqiptar e shihte me sy të mirë idenë e dhënies me koncesion të sipërfaqeve tona pyjore. Kjo edhe do të rriste ekonominë tonë, do të afronte edhe investitorët e huaj, dhe në një farë mënyre do të rigjeneronte pyjet shqiptare.

Përpjekje dhe interesim për pyjet shqiptar, shteti nisi të kishte që në fundin e vitit 1920. Si shumë aspekte të jetës politike që zënë baza të themelta në vitin 1920, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për pyjet. Tashmë shteti shqiptar nis të analizojë se cilët janë sipërfaqet, të metat, dhe pronësia e tyre. Edhe zona e Shkodrës duke qenë se ishte prefektutra më e madhe duke shkuar në veri deri në pjesën më të skajshme të Shqipërisë, në Vermosh, dhe kufirin më jugor të saj, deri në ndarjen me Matin, e duke përfshirë në lindje deri në Pukë, tregon, se vëndi për nga sipërfaqja ishte tepër i madh. Në të njëjtën kohë larmiteti i pejsazhit gjeografik e bënte këtë vend shumë të dëndur me pyje, ndër më të dendurit në Shqipëri.

Por territori i ynë e sidomos zonat pyjore ishin shumë vështirë për t’u dalluar aspekti shtetëror dhe privat në këto zona. Në këto territore pyjore, as Perandoria Osmane nuk kishte arritur të vendoste nën mbikqyrje të shtetit këto pyje të Prefekturës së Shkodrës, 937 territori i thepisur, zonat malësore që jetonin në to, i kishin mbrojtur mirë duke mos lënë ndërhyrjen e shtetit. Në këto zona as psikologjikisht nuk e konceptonin se pyjet e tilla ishin pronë shtetërore, ata i përdornin për të bërë qymyr dhe në mes komunitetit bëhej rregullimi i pronës së përbashkët. 938Ndaj nuk ishte rastësore që, Luigj Gurakuqi që në fillimet e Këshillit Kombëtar, në vitin 1921 kërkon që të krijohej ligji i pyjeve në vend. 939 Kjo do të përcaktonte numrin e taksave, pronësinë e pyjeve dhe do të ndante raportet mes shtetit dhe komunitetit. I ardhur nga Prefektura e Shkodrës, ky e njihte mirë këtë situatë dhe mentalitetin e këtyre zonave. Megjithatë nuk ishte një zonë që bënte përjashtim, kjo ishte e përgjithshme në vëndin tonë. Territoret e tilla, konceptoheshin me vështirësi si pronë shtetërore.

Megjithatë edhe në kuadrin e vlerësimit të këtyre pyjeve edhe shteti kishte shpeshherë disa veprime që shfrytëzues të ndryshëm apo koncesionarë të vegjël ankoheshin kundrejt tij. 937A. Q. SH., F. 177, V. 1921, D. 69, fl. 1\1. 938A. Q. SH., F. 177, V. 1921, D. 69, fl. 2. 939 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 253.

Page 198: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

175

Këto koncesionarë të vegjël, sikurse SABA (Shoqëria Anonime e Pyjeve Shqiptare), ankohej se paguante për çdo lloj druri që priste të njëjtën taksë për m3, ndërkohë që nuk ishte e njëjtë vlera e tyre në treg. 940

Por edhe kompanitë nganjëherë abuzonin me shtetin duke kërkuar dëmshpërblime apo edhe ulje të taksimit, për shkak të vlerësimi të gabuar. Megjithëse shteti mundohej të ishte korrekt në shumë raste, kur logjikoheshin të drejta, duke i rikthyer shumat të cilat mund të ishin taksuar gabimisht. 941 Nga ana tjetër shtetit favorizonte çdo lloj ndryshimi që kërkonin të bënin në ambjent këto koncesionarë mjaftonte që mos të dëmtohej pylli, sepse ajo ishte pasuri kombëtare. 942

Ministritë përkatëse të cilat kishin të bënin me këto koncesione, ashtu sikurse edhe me krejt koncesionet e tjera, ishin Ministria e Financave si dhe ajo e Punëve Botore. Ku e para që duhet të hynte në bisedime koncesionare ishte Ministria e Punëve Botore, ndërkohë që aspektin ekonomik e vlerësonte Ministria e Financave. Por jo gjithmonë kishte rakordime ndërmjet këtyre dy ministrive në dhënien e këtyre koncesioneve. Ministria e Financave kërkonte nga Ministria e Punëve Botore në vitin 1922, që të kishte një rakordim të plotë ndërmjet këtyre dy ministrive, për dhënien e këtyre koncesioneve në të mirë të vendit, duke mos harruar se çdo konçësion është një pasuri e shtetit. 943 Kol Thaçi si ministër i financave në këtë kohë e shihte me nevojë të madhe një bashkëveprim, ndërkohë që Ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka, i indinjuar nga kjo kritikë, nëpërmjet kryeministrit kthen përgjigje se nuk e sheh me arsye kritikën e kolegut të tij dhe se për koncesione të vogla ishte kjo ministri përgjegjëse. 944

Në fakt nuk ishte hera e parë që kishte pasur një konflikt ndërmjet këtyre dy ministrive, edhe në vitin 1921, një konflikt i tillë kishte ndodhur ndërmjet Tefë Curanit, Ministri i Ekonomisë, dhe Mehdi Frashërit, si Ministër i Punëve Botore, për koncesionin e duhanit. Më shumë kjo gjë ndodhte për arsye se nga dëshira për të fituar më shumë vëndi, jepeshin koncesione të pa kriterta, dhe pa një bilanc ekonomik se sa do të ishte fitesa jonë nga ky veprim. Ndërkohë që ministri i financave cilido që të ishte mbante përgjegjësi për faturën ekonomike.

Koncesionarët për pyje fillojnë e shfaqën që nga viti 1922, si gjithmonë prioriteti nis e i jepet atyre kompanive të cilët vinin nga jashtë. E një ndër to ishte edhe kompania gjermane “Internationale aerogeodätische Ges. m. b. H. Danzig”, 945 e njohur ndryshe si “Inag”. Kjo kompani kishte shfaqur interesin për koncesionin e pyjeve në vendin tonë, që në mesin e shtatori 1922, duke dashur të bëjë një studim në vendin tonë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Në pamje të parë disa prej pikave ishin shumë të levërdisshme për vendin tonë, për sa i përket kontratës që këto kërkonin të lidhnin. Ishte ndër të paktat kompani e cila ofronte për shtetin shqiptar rreth 50 % të aksioneve të dalura nga Kompania. Ndërkohë që asnjë koncesion tjetër nuk e kishte parë shtetin tonë si të barabartë në koncesion. Gjithashtu kishte ofruar edhe pyllëzimine tokave në ata zona ku do të priste pyjet, pra një rigjenerim të vendit, ku do të punonte. E në të njëjtën kohë kishte premtuar ndërtimin në të ardhmen një fabrikë

940A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 24. 941A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 69. 942A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 2. 943A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 4. “Në këtë rast kena nderin me ju lajmue se, mbasi pasunitë e Shtetit gjinden nën administrimin e kësaj ministrie vjen prej vetit qi kur të nepet nji Konçesjon, ose kur mendohet të bahet nji veprim tjetër mbi këto pika, së pari lipset të merret edhe mendimi i kësaj Ministrie, për ndryshe, për posë qi të dy ministritë, do të bijnë në konflikte do të shkaktohen edhe ndalime ndër veprime e dame me randësi shtetit. ” 944A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 3. 945A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 136.

Page 199: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

176

çimentoje, një stacion elektrik, 946 dhe krijimin e një sistemi për të matur vendin në ndihmë të kadastrës.

Kjo kompani kishte hyrë në kontakt me Ministrin e Punëve Botore të asaj kohe Spiro Koleka, të cilit i kishin pëlqyer ofertat e tij dhe kërkonte që të merrej në konsideratë thirrja e tij në vendin tonë, për të diskutuar për këtë ofertë. 947 Ministria e shihte si të diskutueshme dhënien e pyllit të Ishmit deri në Krujë.

Por koha e ardhjes në parlament si diskutim në ditët e fundit të dhjetorit 1922, ishte në një kohë jo të përshtatshme, kur po bëhej edhe mbyllja e atij viti. Megjithatë diskutimi u mor me shumë seriozitet aq më tepër kur kishte të bënte me një shoqëri të huaj që kërkonte koncesion. Përsa i përket deputetëve të Shkodrës i vetmi që ishte aktiv ishte Luigj Gurakuqi. Ai parimisht është i kënaqur që në të vërtetë është një kompani e cila vjen nga Gjermania për këtë punë, por sipas tij Ministria e Punëve Botore nuk ka bërë ndryshimet e duhura ashtu sikurse ishte dashur të bëheshin. 948

Megjithatë këmbëngul që të bëhen ndryshimet përkatëse shumë shpejt dhe të mbahet lidhja me këtë shoqëri. Në fakt, për një njeri i cili kritikonte shumë lidhjet koncesionare, deklarimet e tij relativisht të buta duken të çuditshme. Megjithatë nuk ishte hera e parë që ai ishte shprehur për lidhje ekonomike me zonën gjermane, si me Austrinë dhe Gjermaninë direkt. Ky njeri edhe pse jo me deklarime të herë pas hershme, kishte dashur që të kishte lidhje të tilla me kompanitë gjermane, apo me teknikë të tillë. Ndryshe nga disa që e shihnin zhvillimin e Shqipërisë më të shumtë në lidhje me Anglinë, apo Italinë, Luigj Gurakuqi në deklarimet e tij të hapura, më shumë kishte shprehur gadishmërinë në lidhje me këto vende, deri në hapjen e konsullatës në Bavari për qëllime të një ekonomie prespektive.

Përsa i përket kësaj kontrate Ministri e mbrojti fort edhe përballë kundërshtive të Gurakuqit duke deklaruar se këto ishin kushtet më të mira që mund të kishim vënë. 949 Ku një qëndrim të tillë e kishte deklaruar përherë edhe para kryeministrit, duke i parë këto kushte si të mirëqena edhe për shpëtimin e pyjeve tona. 950 Por entuziazmi i madh ndaj kësaj kompanie kishte bërë që në pikat e kontratës së koncesionit që ishin vënë nga ministra përkatëse, ishte edhe lejimi i shfrytëzimit të çdo gjëje që kishte të bënte me atë sipërfaqe ku gjendej pylli. 951 Kjo për Luigj Gurakuqin ishte e papranueshme sepse kishte një shfrytëzim përtej kompetencave që lëshonte koncesioni, dhe mbi të gjitha kjo ishte e vënë nga shteti shqiptar sepse nuk ishte në kontratën e parë që kërkonte kjo Shoqëri. E në fakt kjo gjë në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 24 tetor 1922 nuk ishte e përfshirë. 952 Megjithatë ministria duke mos e parë të mundur ndarjen e territorit të pejsazhit përreth me zonën e pyllit dhe materialit drusorë e përfshinte në atë koncesionin për dy arsye. Së pari, duke qenë se ishte brenda të njëjtës sipërfaqe, ujërat do t’i shërbenin asaj kompanie edhe për transport të materialit drusorë. Ashtu sikurse bëhej në shumë vënde ku mungonin rrugët e komunikimit. Së dyti, për të bërë një ofertë më të mirë asaj kompanie e cila po sillte kushte të favorshme për Shqipërinë dhe për nxitjen e biznesit gjerman, ashtu sikurse donte edhe të merrte shumë përsipër kjo kompani.

946A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 135. 947A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 9. 948 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1084. 949 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1085. 950A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 17. 951A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III - 334, fl. 18. “Qeveria shqiptare i dorëzon Shoqeris viset pyjore shtetnore që gjëndën në vëndet e shënuara më lart dhe të tejra pasuni tioke si përmend më sipri, ndër të cillat edhe fuqi ujrash e toke shtetnore, të pa punuara, si edhe druën e rrëzuem që gjënden në këto vise për të cillin nuk është parapa nji përdorim. ” 952A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 138.

Page 200: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

177

Për Gurakuqin kishte rëndësi të madhe edhe korrektësimi i gjuhës së kontratës. Ai nuk është dakord që në kontratë të përdoret fjala shpyllëzim por shfrytëzim. 953 Në fakt që në shpalljen e kërkesave të para kompania kishte përdor fjalën shpyllëzim, dhe kështu ishte vazhduar më pas edhe nga Ministria ynë. Por fjala shfrytëzim, nga njëra anë ishte më e përshtatshme me zhargonin e koncesioneve, dhe kështu ishte e nevojshme të qëndronim brenda kësaj korrektësie. Nga ana tjetër shprehja shfrytëzim kishte detyrime të tjera nga ajo e shpyllëzimit, kështu që në të ardhmen kjo shoqëri duhej t’i rrinte korrekt ndaj të gjitha pikave të kontratës, për shfrytëzimin e këtyre pyjeve.

Por pyjet duhet të ishin të shfrytëzueshëm deri në një pikë ku nuk linin dëme në vendin tonë. Pasi së pari diheshin edhe dëmet që vinin nga mungesa e tyre edhe në aspektin natyror. Ndaj për të ishte shumë më me rëndësi të jepej urdhër që një pjesë e pylli të pritej plotësisht, në mënyrë që brenda periudhës 20 vjeçare të shfrytëzimit që kishte koncesioni, 954 disa drurë të ripërtëriheshin. Qëllimi i kësaj ishte që në ikje apo në përfundim të kësaj kontrate kjo Shoqëri të mos linte dëme në vend, si dhe kjo sipërfaqe të ishte e rishfrytëzueshme përsëri. Ky ishte një këndvështrim largpamës ndryshe nga Ali Këlcyra i cili nuk i jepte rëndësi këtij detaji, dhe kundërshtonte Luigj Gurakuqin.

Duke qenë se pylli i Ishmit ishte afër një zone e cila në të vërtetë kishte në afërsi të saj edhe një ndër zonat e pakta që vendi ynë kishte dekovil, në pikat e kontratës së Koncesionit, i ishte lënë në përdorim kësaj Shoqërie përdorimi i dekovilit, për qëllim të transportit, pa pagesë, 955 por rregullimin dhe mirëmbajtjen e tij, do ta mbante shoqëria me shpenzimet e veta. 956 Kjo nuk përbënte asgjë të keqe për Gurakuqin, dihej se kjo do të ishte një plus i madh si për shoqërinë, ashtu edhe për shtetin shqiptar i cili ishte ndër të rrallat herë që i ofronte një shoqërie konçensionare një mënyrë më të lehë transporti, për produktet e saja. Aq më tepër që materiali drusor i cili mund të ishte shumë voluminoz e kishte më se të nevojshme këtë dekovil. Por për të kishte një tjetër shqetësim, ai kërkonte që shoqëria gjatë kohës së përdorimit të mos kishte vetëm ajo të drejtën e përdorimit në mënyrë që vendi të paralizohej nga ky mjet. 957 Por edhe ky përcaktim do të kishte rëndësinë e vet. Duke qenë se ishte ndër të vetmet linja, ajo Vorë – Shkodër, nuk duhet të ishte e pengueshme për përdorim tjetër ekonomik, apo njerëzor.

Ashtu sikurse edhe shoqërive të tjera ndër koncesione të tjera shteti shqiptar i vendoste edhe kushte shtesë, edhe në këtë koncesion kishte kushte të tilla. Në fakt në pjjesën më të madhe të koncesioneve kushti bazë ishte përfitimi i një kredie. Por në këtë koncesion nuk kishte të bënte me sigurimin e një kredie, mbase për disa arsye. Së pari në këtë koncesion nuk kishim të bënim me një shoqëri angleze, ku në tregjet e Londrës mendohej se kjo ishte më e sigurt për t’u fituar, ndërkohë që në zonën gjermane, kishte shumë probleme ekonomike, pak vite pasi kishte dalë e shkatërruar nga Lufta e Madhe. Nga ana tjetër kjo firmë tashmë kishte një material i cili mund të përdorej direkt, në vend dhe mund të ishte i dukshëm menjëherë. Druri i firmës do të ishte shumë i mirë për ndërtimin e urave. Një arsye tjetër ishte se këto dy interese, si koncesioni ashtu edhe ura do të ishin në dorë të Ministrisë së Punëve Botore.

Ura që u vendos të ishte ajo që do të rregullohej ishte ura e Matit. 958 Firma do të merrte përsipër punimet e cila do t’i fillonte maksimumi deri në qershor të vitit 1923 me të gjithë shpenzimet e veta. Kjo urë ishte shumë e rëndësishme, për të lidhur një qytet të rëndësishëm sikurse ishte Shkodra, e Tiranën dhe pjesën tjetër më në jug. Për urën e Matit

953 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1093. 954A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III - 13, fl. 3. 955A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 160. 956A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III - 13, Po aty. 957 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1096. 958A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III - 13, fl. 4.

Page 201: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

178

ishte kundërshtuar, kritikuar, dhe hyrë në interpelancë shumë shpesh me deputetë të Shkodrës dhe veçanërisht me Luigj Gurakuqin. Kështu rregullimi i kësaj ure, do të bënte dy punë edhe lidhjen e pjesës veriore me pjesën tjetër të Shqipërisë, dhe nga ana tjetër edhe uljen e kritikave nga deputetët e Shkodrës. Por përsëri Luigj Gurakuqi ka nevojë që të ketë një korrektësi kontraktuale në këtë aspekt, sepse kërkon që të vendosen kushte përfundimit të saj, edhe teknikë, dhe të ketë një kontroll në fund të saj nga ana e shtetit. 959 Kjo do të thoshe që ndërtimi mos të ishte një ndërtim i cili ta lehtësonte këtë Shqipëri nga barra e kushtit që kishte në kontratë, por të kontrollohej më në detaje për cilësinë e ndërtimit. Qëllimi i tillë i ministrisë ishte në të vërtetë në dukje më i prekshëm, përfitimi nga koncesioni dukej më i lehtë për t’u përfituar se shumë prej shpresave për kredi. Ndaj një lloj përfitimi i tillë mund të ishte më fitimprurës nëse kushte të tilla ku ne mund të kompensoheshim brenda vendit do të bëhej më lehtësisht.

Por ajo që gjithmonë kishte qenë e diskutueshme për çdo shoqëri e cila duhet të merrte koncesionin në vendin tonë, ishte shuma e garancisë e cila duhet të vendoste për përfitimin e saj. Shumë prej shoqërive kundërshtonin një formë të tillë, ose kundërshtonin sasinë si shumë të madhe. Megjithatë kjo gjë ishte e pakuptimtë për Gurakuqin, i cili kundërshton me çdo kusht që mos të tolerohet as për këtë shoqëri. Ai shprehet se nëse shoqëria nuk ka mundësi të paguaj 200 mijë lireta, nuk ka forcë as të veprojë, kur në vetvete kërkon të marrë rreth 50 000 m3 drurë nga vendi ynë. 960 Ndërkohë që kjo shumë u vendos si kusht në kontratë në mënyrë të panegociushme dhe nëse Shoq. Inag nuk do të plotësonte kushtet e kontratës, shtetit shqiptar i mbeste kjo shumë. 961

Por kjo shoqëri arriti ta merrte këtë kontratë koncesionare në fillimin e vitit 1923, pas aprovimit edhe nga ana e Këshillit të Naltë. 962

Por Shoqëria Inag nuk ishte e vetmja që kërkoi koncesione në lidhje me pyjet. Ndryshe nga koncesionet e tjera këtu asnjëra nuk kërkonte të kishte monopolin. Ndoshta se për sipërfaqe kaq të mëdha pyjesh askush nuk donte t’i menaxhonte në një shtrire aq të gjerë sikurse ishin pyjet. Në muajt tetor 1923 edhe dy zotërinj francez François Thevenot dhe Eugene Loius Blenchet, kërkonin pyjet e zonës së Shkodrës dhe të Kosovës. 963 Në këtë zonë gjendeshin një pjesë e dendur e pyjeve shqiptare, por më shumë se askund tjetër në këto zona ishin të shfaqura problemet e pronësisë së shtetit apo komunitetit lokal. Sali Vuçiterni shpjegon se ka pasur konflikt ndërmjet banorëve të asaj zone dhe shoqërisë, por Halid Rroji e kundërshton se ata nuk kanë asnjë dokument pronësie. 964 Qëndrimi i Halid Rrojit duket që është thelbësisht në mbështetje të qeverisë, pasi dihej se probleme të tilla kishte edhe në zonën e Shkodrës, dhe nuk ishte e vetmi ky rast, që popullsia kishte kundërshti ndaj firmave apo edhe ndaj vetë shtetit për pyjet. Duke qenë një njeri që kuptonte mirë psikologjinë e shqiptarit dhe duke e ditur që ky pyll ishte vërtetë me një rëndësi jetike për ata banorë, pas fjalëve kundërshtuese të Vuçiternit, Gurakuqi bëhet më skeptik në lidhje me kontratën.

Kontrata e zotërinjve francez në fakt kishte ngjashmëri me kontratën e firmës gjermane, pothuajse në mënyrën e ndërtimit. Edhe kjo kontratë kishte një afat prej 20 vjetësh. Me sa duket shteti shqiptar këtë masë kohore e shihte normale në lidhje me zhvillimin e shfrytëzimin e pyjeve, dhe e njëjtë ishte edhe masa e drurëve në shfrytëzim, i cili nga viti në

959 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1097. 960 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 1100. “Unë kujtoj se me gjithë lehtësit q’i duhet t’i bajmë shoqnive të hueja, duhet edhe të sigurohemi prej tyre, e mos të japim ma konçesjone pa garanti pse jemi djeg kumujsh e duhet t’i fryejmë kosit, e duhet në mos tjetër, aj installation qi të ngrehin ajo Shoqni, të ketë e paka vleftën e garantis të depozitueme në të holla. ” 961A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III - 13, fl. 5. 962A. Q. SH., F. 147, V. 1923, D. III - 17, fl. 1 – 2. 963A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III - 461, fl. 7. 964 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1923, 1542.

Page 202: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

179

vit do të vazhdonte të rritej.965 Kjo kompani e këtyre dy zotërinjve e kishte vështirë transportin nga zona veriore e verilindore e Shqipërisë, ndaj i ishte lënë që lëvizja të bëhej nëpër lumin Drin, kjo do të ishte forma më e lehtë e lëvizjes. Kundërshtimet e Luigj Gurakuqit nuk ishin të mëdha për këtë koncesion por realisht mungonte edhe ai entuziazmi që kishte shprehur ndaj asaj firmën gjermane Inag. Por nuk ishte hera e vetme që shfaqte një pakënaqësi ose një mosbesim ndaj firmave franceze, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe ndaj koncesionit të lëkurave. Ndoshta shqetësimi i tij edhe në aspektin politik se në dorë kujt bien këto konçensione të shprehur në koncesionet e tjera e bënte që të mos kishte këtë entuziazëm. Pasi tek Franca shihte shijet e saj shpeshherë të deklaruara filosllave.

Por Luigj Gurakuqi në këtë kontratë shpreh pakënaqësitë e tij, së pari, edhe për firma enigëm që shpesh herë shfaqen në Shqipëri dhe ne i japim çdo lloj koncesioni pa i kërkuar garanci. Kjo në fakt tregonte atë varësinë dhe përuljen tonë që kishit duke e shfaqur përballë të huajve. Qëllimi i jonë i shoqëruar me shpresë ishte se marrja e koncesioneve nga të huajt do të ishte një reklamë e mirë për vendin tonë, për të rritur popullaritetin tonë për të thithë investime të tjera të huaja. E kjo dëshirë më shumë imagjinare sesa faktike për ne, nuk na linte të shihnim realitetin që kishim nga këto kompani. Kur këto kompani kishin probleme për të siguruar shuma minimale të kapitalit të tyre për të vënë garanci, shihej qartë sa ishte forca e tyre. Gurakuqi kishte shumë herë gatë në çdo koncesion i cili kërkonte garanci kapitali bazë të krejt kompanisë jo vetëm të koncesionit. Megjithatë kjo vetëm merrte vota mosaprovimi. Shprehja e tij në atë moment gati gati ishte një shprehje e një nervozizmi dhe një mosbesimi ndaj çdo firme që vinte nga jashtë se do të merrnim ndonjëherë nga koncesionete tyre. Megjithatë ky koncesion lidhej direkt me jetët e shumë banorëve të atyre zona, në formën më të drejtpërdrejtë, e ndaj kjo gjë e bëri që të reagonte më ashpër ndaj këtyre lloj koncesionesh.

Krejt më ndryshe ishte forma e dhënies së koncesioneve për firmat e brendshme, apo persona të brendshëm të cilët kërkonin koncesione. Këto persona, e kishin më të vështirë u kërkoheshin shumë më shumë kushte dhe garanci kapitale, edhe pse duke qenë plotësisht shqiptar i kishin më nën kontroll dhe lehtësisht më të verifikueshëm. E njëjta gjë ndodhte në Shkodër, kur firma të ndryshme të cilët kërkonin të fusnin disa lloj industrish në vend si stabiliment elektrik, tramvajin ndërtimin e urave, apo sistemin bankier nuk merreshin parasysh. Kjo nuk ndodhte as kur për garanci futeshin marrëdhëniet me firmat zvicerane të njohura për këto industri, apo as kur vetë zëvendës perfekti këshillonte qeverinë që të merrej në konsideratë, kjo lloj oferte. 966

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me një firmë shqiptaro – amerikane me qendër në Vlorë, e cila në vitin 1922, kishte kërkuar të merrte pjesë në koncesionin e pyjeve dhe as nuk ishte marrë parasysh nga shteti shqiptar fare. 967 Pavarësisht kërkesave të herëpashershme edhe deri tek kryeministri Xhafer Ypi. Të gjitha këto të linin të kuptoje se, shumë prej këtyre firmave merreshin nga shkaku i emrit që kishin, apo i kushteve shtesë që vendoseshin, ku ajo më shpresuesja për ne ishte sigurimi i një huaje me kushte mjaft të buta, nga tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë edhe ky koncesion arriti të siguronte përfitimin e tij nga ana e francezëve në tetor 1923. 968

Ky lloj koncesioni ndryshe nga të tjerët pati një debat më të qetë dhe më konstruktiv, pavarësisht mosbesimeve dhe përplasjeve. Kjo edhe për faktin se kushtet në këtë kohë të firmave që kërkonin koncesionin ishin më të buta sesa të koncesioneve të tjerë dhe mbi të gjitha asnjëra nga firmat nuk kërkonte të kishte monopolin. E njëjta gjë edhe nga ana e shtetit, 965A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III - 461, fl. 9. 966A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 2, fl. 2. 967A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 133, fl. 174 – 175. 968A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. III – 12, fl. 1 – 2.

Page 203: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

180

i cili nuk kërkonte për të vënë monopol shtetëror, ngaqë sipërfaqet me pyje për kohën kur flasim ishin të shumta dhe gati në të gjithë sipërfaqen e Shqipërisë. Kjo ishte një arsye që nga bolleku, dhe egërisa e vogël në kërkim, çoi në një ekuilibrim. Por ky koncesion nxori në pah, si përherë, ama tashmë në mënyrën më të hapur nga deklarata e Luigj Gurakuqit, në lidhje me atë përuljen që kishim ne ndaj firmave të huaja, gjë që ftohu dhe pengoi zhvillimin e industrisë së brendshme, edhe në ato raste të rralla kur kishte mundësi të krijohej, me pak nxitje.

Por dëshira e Luigj Gurakuqit për të dhënë koncesione dhe zona në shfrytëzim ndaj shqiptarëve, do të plotësohet kur të vijnë në pushtet Noli. Gurakuqi do të jetë Ministri i Financave, duke zënë një post të rëndësishëm për vlerësimin ekonomik të koncesioneve. Gjatë kësaj kohe ai i jep Pjetër Darragjatit, në koncesion pyjet e Prefekturës së Shkodrës. 969 Të njëjtit person i cili kishte kërkuar edhe koncesionin e duhanit dhe letrave të duhanit por që nuk kishte mundur ta merrte. Megjithatë dhënia e tij do të jetë në një kohë të shkurtër, vetëm në tetor 1924, në një kohë që fundi i qeverisë së Nolit ishte duke ardhur.

IV. 4. Koncesioni i Duhanit

Një ndër diskutimet të cilat u mor në diskutim nga Parlamenti dhe Qeveria në kuadrin e koncesioneve, ishte koncesioni i duhanit, letrave të duhanit dhe shkrepseve. Në pamje të parë dukej diçka më e thjeshtë por një industri e tillë, hapi interes që në vitin e parë të parlamentit Shqiptar, dhe kërkesat ishin më të shumta. Këtë herë duke qenë se bëhej fjalë për një industri, e cila në formë manifakturore kishte me shekuj që bëhej edhe në vënd. Me idenë e një ndërtimi më pozitiv të ekonomisë, dhe në kuadrin e modernizimit të saj, ishin bërë përpjekje për të industrializuar edhe duhanin. Por meqenëse ekonomia ynë për t’u industrializuar në shumë prej sektorëve, ku kërkohej një kapital i madh dhe ku duhej të bëhej shpejt ishte dhënë me koncesion, në të njëjtën formë shihej të shkonte edhe duhani. Dhënia e koncesionit të duhanit kishte një karakteristikë tjetër ashtu sikurse edhe tek lëkurat, në koncesionin e duhanit përveç firmave të huaja kërkonin marrjen e këtij koncesioni edhe shqiptar, firma apo individ të cilët në bashkëpunim me të huaj donin të merrnin këtë koncesion.

Shkodra e cila ishte një ndër zonat që edhe nga kushtet natyrore ishte e favorizuar më shumë për kultivimin dhe rritjen e duhanit, ishte ndër zonat më të interesuara për këtë koncesion. Shumë tregtarë të ndryshëm, edhe pse në formë manifakturore apo në formën e firmave me formën më minimale të prodhimit, kishin tregtuar duhan të fabrikuar vetë si brenda vendit ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Shumë firma jetonin edhe me krijimin e letrave të cigareve, që edhe kjo formë shumë pak në zonat e tjera të vendit tonë, ishte e lëvruar. Në këtë pikë, Shkodra pothuajse kishte monopolin natyror gjatë gjithë kohës.

Sikurse shihet edhe nga ajo që ishte kaluar deri në vitit ’20 të shekullit XX, interesi i shkodranëve për këtë lloj koncesioni ishte shumë i madh. Si rezultat i kësaj, edhe në përpjekjet për një rregullim ligjor për koncesion si dhe në bisedimet për këtë çështje, deputetët e Shkodrës i shohim aktiv.

Në vitin 1921 shohim se në krye të Ministrisë së Financave gjatë kohës që po bëhej ky diskutim ligjor për këtë koncesion, ishte një shkodran tjetër, Tefë Curani. 970 Ai ishte ministër në këtë post në të dy qeveritë e Iliaz Vrionit, duke e mbajt këtë post deri në tetorin 1921, kur u krijua qeveria e dalë nga koalicioni i Bashkimit të Shenjtë.

Një pjesë e diskutimit bëhet në mes shkodranëve si të krahut që ishin kritik ndaj këtij ligji ashtu edhe ndaj ministrit vetë shkodran, edhe pse kishte edhe pika që ishin të afërta dhe të takueshme në mes tyre në këtë koncesion. Luigj Gurakuqi i lidhur shumë me interesat e

969A. Q. SH., F. 147, V. 1924, D. III - 32, fl. 1 – 2. 970 K. Dervishi, Historia, 133.

Page 204: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

181

qytetit të tij në veçanti, si dhe me interesat ekonomike të Shtetit shqiptar është një ndër më aktivët e këtyre bisedimeve. Ai kërkon që nëse duhet diskutuar një ligj i tillë duhet të jetë i pranishëm edhe ministri i financave. 971 Kjo do të ishte mënyra më e mirë, edhe për t’i dhënë një rëndësi më të madhe edhe nga ana institucionale këtij ligji, por nga ana tjetër prania e tij në sallë, do të thoshte edhe një korrektësi më e madhe për sa i përket bisedimit. Ky person ishte njeriu më përgjegjës për lidhjen konçensionale mes shtetit shqiptar dhe firmave të interesuara. Për njëherë me ligjin diskutohet edhe koncesioni për duhanin. E më saktë nga kushtet që do të kishte koncesioni dilte edhe ndërtimi ligjor për këtë koncesion. Si në shumë prej koncesioneve të tjera, ndër të parët që ishin ofruar tek ne për këtë koncesion ishin anglezët. Duke qenë se ky vend kishte shumë eksperiencë në këtë fushë, shihej edhe me sy të mirë nga shqiptarët. Anglezët ishin ndër prodhuesit dhe kultivuesit më të mëdhenj të duhanit në botë, me një shtrirje konçensionare në shumë vende të botës. Kështu që kjo eksperiencë do të shërbente për pozitivitet ndër ne.

Gjatë kohës që kishte nisur bisedimi dhe disa prej kushteve të kësaj firme ishin vënë të lidhur kontratën, vetë ministri shqiptar i financave nuk gjendej në Shqipëri por në Evropë për idenë e lidhjes së një kontrate për krijimin e bankës shqiptare. 972 Ndaj sikurse e shohim gjatë bisedimeve dhe gjatë deklarimit të tij, në fillim në disa prej pikave konkrete të kontratës ai nuk është dakort. Një bisedë me qëndrime të forta ishte edhe ndërmjet Luigj Gurakuqit dhe Mehdi Frashërit në qëndrime të kundërta. Së pari, që në këtë kohë edhe pse jo direkt Gurakuqi nxjerr në bisedën e tij bindjet anti angleze në konçensionet ekonomike tek ne. E kundërta ishte me Mehdi Frashërin, i cili më shumë se Gurakuqi e shihte me pozitivitet këtë kontratë dhe ishte një mbrojtës, edhe pse jo me deklarim direkt, por me veprime e mbështetje ligjore, si një pro anglez në koncesionet që donim të jepnim.

Por biseda nuk ishte plotësisht e qetë, sidomos po t’i referohemi fjalëve të Ministrit i cili shprehet se kontratat i lidh qeveria e jo komisioni i financave. 973 Kjo na lë të kuptojmë se këmbëngulja e komisionit të financave ishte aq e madhe saqë ministri e sheh se kjo ishte një tejkalim kopetencash. Ky është ndër koncesionete para dhe shohim se eksperienca e të dy palëve nuk është shumë e madhe. Vendi ynë e shihte si të mirë këtë lloj përfitimi ekonomik, por nga ana tjetër shohim se është edhe ngurrues.

Një ndër pikat që nuk biet dakord mes palëve është përqindja e shtetit shqiptar që duhet të ketë brenda këtij koncesioni. Duke qenë se ishte në kuadrin e një monopolizimi, ky koncesion duhet t’i linte një hapësirë të madhe shtetit shqiptar. Ministri është edhe kundra faktit se shqiptarët duhet të kishin rreth 49 % të aksioneve dhe anglezët 51 % të tyre. ai nuk e shihte me sy të mirë këtë aspekt dhe kjo sipas tij ishte një formë që nuk kishte për të na sjell të mira, nga ky koncesion jo vetëm nga përfitimi monetar, por nga impakti që do të kishte në lidhje me të gjithë beneficet që do të binin në marrëdhëniet mes dy palëve. Në rëndësi të madhe ishte edhe përcaktimi i llojit të shoqërisë. Duke qenë se ishte koncesioni i parë në vend, diskutimi që shtrohej ishte edhe për karakterin që duhet të kishte koncesioni. Për ministrin e financave koncesioni duhet të ishte më i mirë për ne në formën e një koncesioni në formën e një shoqërie të komanduar dhe jo anonime. 974 Kjo shoqëri do të ishte një shoqëri anonime, nën emrin Shoqëria Anonime Shqiptare e Tabakëve, 975 që do të thotë që do të ishte një shoqëri e cila do të vepronte me aksione, dhe mbi bazën e një tregtie të lirë të pakontrolluar nga shteti forma e veprimtarisë së saj. Ndërkohë që kjo lloj forme dukej mbase akoma e parakohshme në vend, duke qenë se rregullat e kapitalizmit duhet të futeshin me shumë kujdes, në një shoqëri që ekonominë akoma e kishte në formën e ekonomisë shtëpiake

971 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 114. 972 K. Dervishi, Historia, 134. 973 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 115. 974 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 975A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 10.

Page 205: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

182

të konsumit vetjak. Për ministrin forma më e mirë do të ishte e komanduara ku kontrolli i shtetit ishte shumë më i madh dhe në vendime deçizive të kompanisë duhej marrë edhe aprovimi. Një formë e tillë edhe pse në tregtinë e lirë nuk mund të kishte një hapësirë të madhe nuk mund të themi se nuk ishte në përdorim. Përdorim i cili gjente hapësirë edhe në vende si shumë të zhvilluara të sistemit të ekonomisë kapitaliste, sikurse ishte edhe vetë Britania, vendi nga i cili vinin këto kompani për të vepruar tek ne.

Qëllimi i kësaj forme ishte sipas ministrit edhe për arsyen se duhej të tregonim një lloj kontrolli më të fortë ndaj shoqërive të ndryshme që vinin në vend. Një imazh më i fort i kontrollit shtetëror, do të thoshte që edhe puna e tyre do të merrej me më shumë seriozitet. Nga ana tjetër kjo do të shmangte shumë aventurierët ekonomik të huaj që do të vinin tek ne, gjë që në të ardhmen edhe njerëz të tillë, nuk është se munguan. Dy mbështetës të rëndësishëm të kësaj ideje ishin Stavri Vinjau dhe Luigj Gurakuqi. Vinjau si një njeri me bindje të deklaruara socialiste e shihte me sy të mirë, çdo lloj përfitimi maksimal që mund të kishte vendi dhe jo të huajt, por ai e dinte se një veprim të tillë nuk ishte nga dëshira, por nga kërkesat që vetë anglezët kishin bërë. 976 Ndërkohë që Gurakuqi, është plotësisht dakord me ministrin për kalimin në 50 % të pjesës shqiptare, madje ai kërkon të dijë nga Kominisioni i Financës, pse nga 1\3 që ishte kërkuar nga Kompania, ky komision e kishte lënë në 49 % dhe nuk e kishte barazuar. 977 Nga kjo shohim se kjo kompani e cila vinte nga një shoqëri e cila kishte rregulla të sakta ekonomike edhe për koncesionet dhe kishte eksperienca të gjata në koncesione, kishte kërkuar rreth 34 % të kishte shtetit shqiptar. Por komisioni e kishte rritur këtë në një masë gati të barabartë. Por ndalja në atë pikë, përsëri nuk i kishte prishur shumë punë kompanisë pasi kjo kompani në fakt pavarësisht fitimit më të vogël, ruante akoma raportet e një shumice minimale. Ndaj edhe Gurakuqi e shihte këtë ndalim të pakuptimtë. Më shumë se një mbështetje që mund të themi i jepte ministrit si shkodran, shohim mbështetje në interes të vendit.

Kundërshtari më i fortë i kësaj forme ishte Mehdi Frashëri, i cili ishte edhe Ministri i Punëve Botore në të dy qeveritë e Vrionit. 978 Kjo ministri kishte kompetencat por edhe përgjegjësitë për dhënien dhe lidhjen e të gjithë koncesioneve së bashku me Ministrinë e Financave. Idetë që ai shpreh në fillim duket edhe si një lloj antiteze me atë të ministrit të financave. Mehdi Frashëri ishte ai që e shihte më shumë nga të gjithë me pozitivitet këtë koncesion. Ai mban një qëndrim të fortë ndaj kësaj kontrate, duke i dalur hapur edhe ministrit të financave, duke dhënë vetëm këshillën e dorëheqjes përpara ndryshimit të saj. 979 Një gjë e tillë ishte tashmë e nënshkruar në kontratë, 980 por kjo realisht nuk ishte në kopetencë të plotë vetëm në dorën e Ministrit të Punëve Botore. Por kundërshtar nuk ishin këto dy shkodran të cilët mund të kishin edhe interesa direkte në lidhje me këtë biznes në zonën e Shkodrës, i një mendimi me to është edhe Spiro Koleka, i cili në një të ardhme do të zërë vendin e Mehdi Frashërit në të njëjtën ministri. Ai shprehet se nëse kështu është ligji anglez të cilët ata kërkojnë ta zbatojmë ne nuk jemi të detyruar të zbatojmë atë ligj i cili nuk ka dalë nga parlamenti ynë.

Në fakt mbi bazën e kësaj shohim edhe një formë përulje që ka po institucioni ligjvënës dhe ministra të caktuar në lidhje me kompani edhe shtete të huaja. Vetë institucioni ligjvënës shqiptar, komisioni i dalë prej tij, i nënshtrohej kësaj kërkese, me justifikimin se i tillë ishte ligji anglez. Madje edhe shihej se kjo formë ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në

976 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 117. 977 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 117 – 118. 978 Kastriot Dervishi, Historia, 133 979 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 118. “Un them qi kur u ba kjo marreveshje, Z. Curani ishte me mision në Romë prej 6 muejsh. Kur u këthye kjo ish pranuar. Tani ky çfaqë mendimine vet. Në mos i pëlqeftë s’ka veç se t’apë dorëheqjen, po s’kam dyshim se edhe ky n\mendimin t’onë asht. ” 980A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 12

Page 206: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

183

marrëdhënie kapitaliste, apo për t’u integruar në qytetërimin evropian, 981 sikurse shprehej edhe Mehdi Frashëri, ministër në qeverinë shqiptare.

Por Luigj Gurakuqi kishte edhe një shqetësim tjetër. Ai e shihte të nevojshme të diheshin edhe interesat direkte që kishin këto koncesionarë dhe të tjerë në vazhdim në vendin tonë. E shqetësimi kryesor i tij ishte, nëse këto koncesione mund të binin në duar të fqinjëve, Serbisë dhe Greqisë. Shqetësimi nuk ishte i pafakt, nëse bëjmë një lidhje logjike në këtë kohë. Nëse shohim, anglezët kishin më shumë se një shekull që ishin filogrek, dhe interesat e tyre ekonomike, por edhe lidhjet me këtë shtet ishin të shumta. Kjo ishte një fakt që mund të çonte në këtë frigë. E sidomos fakti i të qenit një shoqëri anonime mbi bazën e aksioneve, do ta bënte lehtësisht të mundur shitblerjen e këtyre aksioneve. E njëjta gjë ishte edhe në lidhje me Jugosllavinë, ku Anglia e shihte një lidhje me këtë shtet të mundshme.

E vetmja zgjidhje sipas Gurakuqit ishte, që të përcaktohej me ligj, që shitblerja e aksioneve të ishte vetëm nga nënshtetas të të dy palëve nënshkruese, anglezëve dhe shqiptarëve. 982 Një ide e tillë mbështetet edhe nga Minnistri i Punëve Botore, vetë Mehdi Frashëri, si një praktikë që ishte edhe në perëndim sikurse ishte rasti i Francës. Kjo i jepte një fakt më shumë idesë së Gurakuqit, edhe pse nuk po gjente mbështetjen e duhur. Madje ai nuk arriti të kishte mbështetje që një veprim i tillë të bëhej vetëm për pjesën shqiptare, por edhe kjo nuk pati përkrahje duke marrë vetëm 14 vota, gjatë kohës që u vu në votim. 983 Qëllimi i tij, ishte që edhe pse nga kjo lloj kontrate po humbnim në aspektin ekonomik, duke mos e pasur shumicën e thjeshtë, të ruheshim edhe nga humbja politike. Mëgjithatë koncepti i lirisë ekonomike dhe kapitaliste nuk e pranonte këtë aspekt. E duke dashur t’i qëndronin besnik këtyre parimeve deputetët dhe qeveria nuk guxonin të krijonin një klauzolë të tillë. Megjithatë, nuk është hera e vetme që ai kërkon të ruhet edhe politikisht ekonomia ynë, pasi një kërkesë të tillë do ta shfaqte herë pas here. Sidomos në interesat që kishin anglezët të cilët në shumë raste i kundërshtonte në format koncesionare, sikurse ajo e vajit të gurit.

Gjithashtu shqetësuese ishte fakti i asaj shumice që kishin anglezët, më shumë se sa humbja ekonomike, pa mundësia e mëvonshme që në këto raporte të ruanim të drejtat tona. Në një koncesion ku shteti ynë kishte pakicën, edhe pse ishte forma më e lartë e personit juridik, qeveria, nuk do të kishte mundësinë të mbronte dhe të ndryshonte vendimit, kur me këtë kompani, në një kontratë konçensionale ai kishte nënshkruar. Në fakt nga një anë mbrojtja e tij kaq e fortë shpreh edhe idetë e tij anti angleze, por nuk duhet harruar se edhe në vende si Anglia koncesionet jepeshin në raporte të tilla, ku shteti kishte te paktën 51 %. Edhe kur këto koncesione jepeshin të brendshme, personave apo kompanive angleze.

Por një reagim jo të vogël ndodhi jo vetëm nga shkodranët që ndodheshin brenda parlamentit, por edhe në Shkodër. Nga ky qytet i cili kishte dekada që merrej me prodhimin e cigareve dhe duhanit, nuk shihnin një kënaqësi nga lidhja e kësaj kontrate. Ata më shumë se të tillë, e shihnin si kërcënuese këtë kompani që po mendonte të lidhte punën shteti shqiptar. Shumë kompani në Shkodër ishin të gatshme të merrnin përsipër ndërtimin e industrisë së duhanit në këtë qytet, madje edhe me kushte më të mira. 984 Një interes kaq të mall i tërheq në të ardhmen vëmendjen edhe kryeministrit të asaj kohe Xhafer Ypi, i cili interesohet se si ishin të vërtetat e kompanisë angleze. Kjo nënkupton se ai po kalonte në një gatishmëri, për të kaluar nga anglezët që nuk po kishin produktivitet, në një industri të brendshme.

Ky koncesion që edhe pse mund të kishte kushte të cilat nuk mund të ishin të pëlqyeshme për ne, po shihej me kujdes, ai vazhdoi për dy vjet diskutimin e tij, edhe brenda vitit 1921 me disa seanca. Në një fazë të dytë në po këtë vit nis të diskutohet edhe për kapitalin që duhet të kishte firma që do të merrte këtë koncesion. Ajo duhet të ishte e

981 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 120 982 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 225 983 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, fq. 229 984A. Q. SH., F. 347, V. 1922, D. 111, fl. 1.

Page 207: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

184

regjistruar si person juridik shqiptar me një kapital 50 000 deri në 100 000 lireta. 985 Kjo shihej me një sy shumë pozitiv nga ana e Luigj Gurakuqit, por ai për të pasur një siguri edhe më të fortë, kërkon që të vendoset edhe kapitali të cilin duhet të ketë kompania që vjen në Shqipëri. 986 Kjo kishte një rëndësi thelbësore për ne, për kohën që ishin duke diskutuar këtë koncesion por edhe për prespektivën. Një kompani me kapital të vogël, e cila mund të ishte një kompani aventuriere, pavarësisht kushteve të mira që mund të vendoste, ajo nuk kishte kapital për të mbajtur përgjegjësitë e saj nënshkruese. Ndërkohë një kompani me një kapital të madh të vetin, mund të ishte më serioze dhe kishte burime për të zbatuar kontratën dhe për të nisur punën. Një gjë që kishim nevojë së tepërmi. Një kufi kapitali, mund t’i mbyllte rrugën shumë kompanive të padobishme për ne, dhe mund t’u hapte rrugën shumë kompanive më serioze.

Kompania në kontratë kishte një afat konçensioni për 21 vite, 987 por Gurakuqit ky afat nuk i dukej normal, për të ishte shumë i gjatë. nga një shtet, i cili nuk kishte një eksperiencë në dhënien e ekonomisë së saj me koncesion nuk ishte e mirë të kalonte në afate shumë të gjata. Shumë më mirë do të ishte një afat 15 vjeçar, 988 sesa aq sa ishte nënshkruar. Afatet e gjata realisht kishin rriskun brenda nga njëra anë, sepse një koncesion i shkuar keq disa vite me rrallë do të ishte barrë për ekonominë e vendit. Ndërkohë që nga ana tjetër, konçensionet me afate të shkurtra, kishin problemet e veta. Së pari një afat i shkurtër, nuk mund të sillte fryte për vendin sikurse një afatgjatë. Së dytit, edhe kompanitë rrezikonin që të mos e merrnin një konçension me afat të shkurtër, për faktin se koha e shfrytëzimit mund të dilte vetëm sa për të nxjerr shpenzimet, ama jo për të krijuar fitim, e sidomos atë fitim që ata pretendonin. Por një koncesion i tillë, sipas Luigj Gurakuqit, tregon edhe pa siguri duke mos ditur se si do të shkojnë një gjë e tillë.

Në kontratën e koncesionit të duhanit me anglezët, u lejonte atyre që të sillte duhan të një cilësie më të lartë në vend për të prodhuar cigare luksi, me qëllim kryesisht eksportin. 989 Kjo pikë nis të bëhet shqetësuese për Luigj Gurakuqin. Ai është totalisht kundra kësaj për derisa vendi ynë ka shumë duhan cilësor, ose në të kundërt t’i lihet një afat 5 vjeçar kohe, deri në kultivimin e një duhani të tillë në vend. Por shumë nga deputetët justifikohen se prurja e një duhani të tillë do të përmirësonte cilësinë e duhanit tonë, nëse e përzienim. Një formë e tillë duket se ishte më shumë si një parim hileje se sa një nevojë aktuale. Pasi tentohej të shitej duhani i ynë sikur ishte i një cilësie më të lartë se në të vërtetë ishte. Kjo nuk ishte shumë shqetësuese për Gurakuqin, pasi në këtë formë nuk e kritikoi direkt. Qëllimi i tij ishte se mos kjo kompani do të sillte në Shqipëri duhan të tillë, pa kriter dhe do ta shiste për duhan shqiptar së pari. Dhe frika e dytë ishte se mos vallë marrja kaq shumë me këtë duhan e mirë, mos do të linte pas dore duhanin shqiptar, për të përmirësuar cilësinë e tij. Dhe në momentin që nuk do të kishte përmirësim të tillë kjo kompani do të kërkonte lehtësim nga kushtet e kontratës për shkak të një cilësie të dobët që do të kishte ky duhan.

Qëllimi ishte që punëtoria shqiptare mos të përdorej për të zgjidhur punët e botës, 990 pra të mos shihej vendi ynë si një shtet i cili të ofronte një treg të lirë pune. Ky karakter më pas do ta barazonte vendin tonë me kontinentin e Afrikës dhe Amerikës Latine. Pasi në një kontratë të tillë nuk do të kishte mundësi as që të mbroheshe në gjykatë kur çdo gjë në këtë kontratë fliste në favor të tyre. Ai madje tenton që të shkojë edhe përtej duke i kërkuar që të 985A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 10. 986 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 187. 987A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, Po aty. 988 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 188. 989A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 11. 990 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 196. “Un due qi ligjet e artikujt e kontratës të jenë të kjarta që mos të kemi nevojë të sjellim ehrë për herë gjyqeve e avokatëve. Z. Vinjau i shtoi mandej si socialist, se n’emën të socialismit, por të nji socialism të vërtetë asht si e kuptoj un qi nuk duhet të permetojnë qi të shfrytësohet puntoria shqiptare. ”

Page 208: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

185

vendosen edhe sa të jetë numri i fermave për kultivim dhe vendi ku do të ndërtohen këto ferma. 991 Megjithëse kjo ishte e përcaktuar edhe në kontratë, 992 kërkesat e tij ishin të një karakteri shtërngues me qëllim që këtyre të huajve mos t’u liheshin hapësira abuzimi. Edhe këtu sikurse më sipër shihet pasiguria që kishte ndaj kësaj forme ekonomike. Megjithatë kjo formë zvarritje, dhe diskutimi e replikimi për çdo nen të kontratës e acaroi së tepërmi Mehdi Frashërin, ministrin i cili ishte marrë me këtë koncesion, ai u shpreh se nëse s’doni ta kaloni më mirë shprehuni direkt. Por një lodhje e tillë nervash nuk e pengonte Gurakuqin për t'u shprehur. Ai e pranonte këtë koncesion si parim, por kjo nuk e detyronte për të heshtuar, nëse ishte diçka kundra interesave të Shqipërisë. 993 Një lodhje e tillë nervash duket ishte shprehje e qartë e asaj se dalëngadalë, në shumë pika kontrata po paraqiste pas një analize kritike, shumë dobësi, ose e bërë e pa menduar mirë, por më shumë në shenjë dashamirësie. Por nga njëra anë ky ministër dhe shumë të tjerë ishin për një shoqëri anonime dhe jo të komanduar kurse nene të saj shprehnin kontrollin direkt të shtetit mbi këtë kompani. 994 Këtë aspekt të kësaj antiteze nuk mund ta linte pa kaluar Luigj Gurakuqi. Ai shprehej se kjo më shumë është për një shoqëri me komandim, sepse shteti nuk ka aspak të drejtë të kontrollojë krejtësisht kompaninë. 995

Kurse një antitezë e dytë po brenda kësaj kontrate ishte, që edhe pse kërkonin të kishin një kontroll më të drejtëpërdrejtë të shtetit mbi këtë shoqëri, nga ana tjetër këshilltari ynë në këtë kompani, kërkojnë që të mos ketë detyra të paktën këshillimi në vendimmarrje. 996 Sipas Ali Këlcyrës kjo do të ishte shumë e padrejtë sepse kjo do të pengonte më shumë punën e Shoqërisë, pasi ky do të mbështeste vetëm qeverinë. 997 Ndërkohë që për Luigj Gurakuqin kjo gjë ishte pozitive për ne, se do të kontrollonte çdo padrejtësi që do të ndodhte në kompani, për Fan Nolin, kjo ishte si ta mbysje kompaninë. 998 Por shteti mundohej të vepronte edhe me kujdes, që kërkesat tona mos të ishin të një forme të tillë, që më shumë se të nxitej të punonte ta bënte cilëndo kompani të ikte nga vendi ynë. Vendi ynë në këtë aspekt ndodhej ndërmjet kufinjve të liberalizmit qeveritar, dhe një kufiri të një kontrolli të skajshëm që vinte si rezultat të frigës, nga e reja e panjohur nga koncesionet, e shprehur më së shumti nga Gurakuqi.

Një pikë tjetër e rëndësishme për momentin dhe që do të jetë si justifikim i mëvonshëm për të ndërruar krejt rrjedhën e punës do të ishte përfshirja brenda kësaj kontrate e një kredie. Edhe pse nuk kishte të bënte aspak me duhanin dhe me kompaninë që do të krijohej, shteti shqiptar që nga ky konçension e në vazhdim do të operojë me anë të këtyre koncesioneve edhe për gjetjen e kredive. Vendi kishte në fakt nevoja të shumta ekonomike, dhe mungesa e fondeve ishte në formën më ekstreme, kështu që shteti mundohej të luante me këtë formë për sigurimin e këtyre kredive. Ndër pikat e fundit të kësaj kontrate ishte edhe

991 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 204. 992A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 12. 993 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 206. 994A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, Po aty. 995 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 210. 996 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 237. 997 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, Po aty. 998 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 239. “Deputeti i Shkodrës, Z. Gurakuqi, qi komiseri, të ketë drejtë me ndalue shitjen. Kjo asht sikur ta vrasim kompaniën. I ndershme deputet i Shkodrës, kërkon përveç 49 perqind nga aksionet e 50 perqind nga fitimi i qeverisë t’i përziehet edhe në punë të brendshme të administratës me anë të komiserit, të cilit do që t’i akordohet, edhe nji e drejtë me të cilën kurdoherë, qi të dojë qeverija të mund të paralizojë kompaninë. Shembëll: Nesër vjen nji qeveri e cilla s’do të punojë me kompaninë, ep instrukcjonet e duhuna komiserit, ky intervenon në çdo çështje, ndalon të gjithë veprimin e saj sistematikisht, kështuqë në pak kohë, detyron kompaniën me dhanë falimento. Atëherë ç’bajmë zotri? Bajmë nji kontratë dhe kërkojmë 50 % nga fitimi, 49 % nga aksionet e duam ta kemë të lidhur qi kur të duam t’i biem në kokë e ta shkatrrojmë. ”

Page 209: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

186

sigurimi i një kredie nga kjo shoqëri në tregun e parasë londineze. 999 Për Luigj Gurakuqin kjo pikë e kontratës ishte e panevojshme. Nuk kishte pse shoqëria e duhanit të përzihej në një punë të tillë, sidomos me detyrim. Ajo nëse do të kishte interesa në lidhje me këtë ndërmjetësi, do të ofrohej vetë. 1000 Por Mehdi Frashëri e të tjerë e shihnin si detyrë këtë veprim të bërë nga ana e saj, ata mendonin se sikur ne i bënim një të mirë asaj kompanie edhe ajo duhej të na bënte ne. Nga kjo kuptojmë se në këtë kohë shumë nga ato pikat që ishin në favorin e kompanisë, kishin pasur një kusht të rëndë prapa që ajo duhet të zotohej për këtë. E përderisa njëri nga këto njerëz që e shihet me sy të mirë këtë gjë, ishte po pikërisht po ky njeri i cili në të vërtetë kishte vendosur çdo gjë sipas dëshirës së kompanisë, me qëllimin për të përfituar këtë kredi.

Megjithatë qëllimi i qeverisë ishte edhe diku tjetër. Ajo vepronte mbi bazën e këtyre formave koncesionare, për t’i vënë si kushte për marrjen e kredive, duke e paraqitur veten si më të garantueshëm në Evropë, në aspektin ekonomik. Kur një ndërmjetës të jetë një kompani e huaj e cila kishte biznese në vendin tonë, ky vend nga firmat bankare do të shihej si një shtet i cili mund të gjenerojë para. Kështu që shumë prej këtyre kompanive mund të shihnin në vendin tonë një garanci më të madhe për të dhënë hua, sepse edhe banka në të ardhmen mund të ketë leverdi. Nga ana tjetër kapitalin e hedhur nga kjo kompani, apo cilado tjetër në të ardhmen e vendoste si garanci për huanë e marrë.

Por Luigj Gurakuqi në kuadrin e atyre mosbesimeve që kishte pasur më përpara e përfshinte edhe këtë, pasi ai mendonte se ajo për të përfituar koncesionin do të deklarojë se është përpjekur për ta siguruar e nuk ia arrit qëllimit. Nfakt shumë shpejt një gjë e tillë do të bëhet faktike.

Në fillim të vitit 1922, kjo kompani sjell një kërkesë në parlament për ndryshim emri, nga Shoqëri Anonime Shqiptare e Cigareve në Shoqëri Angleze e Cigareve, për shkak se në Angli nuk pranonin ta regjistronin si kompani të huaj. 1001 Kjo tregon se dalëngadalë asaj nisën t’i dalin probleme që pa nisur mirë punën, edhe pse kishte një detyrim që brenda 6 muajve të niste punën.

Në një letër me datë 9 tetor 1922 që Z. Barnes i dërgon kryeministrit të asaj kohe Xhafer Ypit, mundohet t’i tregojë situatën e vështirë të tij bankare edhe për pamundësinë e marrjes së asaj huaje. Së pari askush nuk pranon që të marrë nga kjo kompani kalimin e kapitalit të koncesionit të duhanit, italianët kërkojnë që të ishin pjesëmarrës në këtë koncesion. Kurse Z. Bërns nuk pranon konditat italiane. 1002 Gjithashtu dështimi për sigurimin e fondeve për krijimin e koncesionit të duhanit dështon edhe nga zhvlerësimi i markës, për të lidhur kontratë me gjermanët e kompanisë Seferiades. 1003 Kështu që kjo kompani tashmë jo vetëm që nuk po mund të siguronte një kredi, por as që kishte mundësinë të niste këtë koncesion sikurse ishte menduar më parë dhe nënshkruar në kontratë në mes qeverisë sonë dhe anglezëve. Për këtë kompani gjëja më e mirë ishte zgjatja edhe 6 muaj e afatit dhe të pritej sapo në Angli të mbaronin zgjedhjet me shpresën se banka të ndryshme mund të nisnin interesimin për koncesionin shqiptar të duhanit. 1004 Por në një kusht të tillë, të

999A. Q. SH., F. 149, V. 1921, D. III – 120, fl. 13. “Art. XVI. ZZ. Majori Barnes dhe Koloneli Ëallace, do të eknë për barrë për me huajtun te mirat e tyne sherbesa, me hy si ndërmjetës, midis Qeverisë Shqiptare dhe kapitalistëve inglis, për me i siguruem Qeveris, midisjen per me kontaktue nji hua prej 2 000 000 Lirash Sterlina (Dymiljon) armbi pjacëne Londrës. Huaja do të jetë me nji uzure t’arsyeshme, dhe Kapitalistët inglis detyrojnë me pranue çdo garanci prej anës së Qeverisë Shqiptare, por t’ardhunat motake, rrjedhun prej Shoqnis Shqiptare të Tabakve. ” 1000 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1921, 233. 1001 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 251. 1002A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 331, fl. 6. 1003A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 331, fl. 7. 1004A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 331, fl. 8. “Pritet n’Engletere se zgjedhjet do të marrin funt për së afërmi, ndofta në muajin e Shkurtit 1923 ose me von. Pa mbaruar zgjedhjet nuk do t’jetë e lehtë t’interesoj të tjera

Page 210: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

187

mosrealizimit të asgjë prej atyre që shteti shqiptar kishte vënë në kontratë, qeveria ynë detyrohet të ndërpresë kontratën me këtë kompani, dy ditë më vonë. 1005

Përnjëherë pas kësaj shumë kompani të tjera kërkonin marrjen e këtij koncesioni. Edhe amerikanët menjëherë nisin të interesohen në vitin 1923 duke tentuar të hyjnë në kontakt me shtetin shqiptarë. Ata mundohen të ndërhyjnë në vend duke u munduar të sjellin kushte më të mira në këtë konçension për vendin tonë. 1006 Një gjë e tillë i duket joshëse edhe Ahmet Zogut, kryeministër në vitin 1923, i cili kërkon që të shihet me prioritet kjo lloj oferte, 1007 por që realisht me ndryshimin e kushteve politike e me nisjen e zgjedhjeve dhe problemeve në vitin 1924, kjo gjë nisi të zbehej. Dhe asgjë nuk u realizua me kompanitë amerikane, në kuadrin e këtij koncesioni.

Përsa i përket bisedimit të letrave të cigareve e para gjë që të bie në sy është numri më i madh i deputetëve shkodran që marrin pjesë në këtë diskutim. Dhe së dyti ajo që shihet si rrallë ndonjëherë, është se ata deputet të cilët morën fjalën ishin pothuajse të të njëjtit qëndrim. Letrat e cigareve kishin një interes jo të vogël për shtetin shqiptar nga taksimi që ata nxirrnin, duke shkuar deri në 800 mijë franga ari, nga taksat. 1008 Mbi bazën e kësaj e rëndësishme ishte nxjerrja e një ligji i cili duhet ta kthente në monopol shtetëror, dhe ta jepte me koncesion. Brenda atij ligji vendosej që zyra e monopoleve të ruante kontrabandën, dhe të kishte pikat shpërndarëse si për letrat e cigareve ashtu edhe për shkrepëset. Kjo të lë të kuptosh për seriozitetin që po i jepte qeveria këtij produkti.

Por sikurse e thashë edhe më sipër ky produkt shumë më shumë sesa duhani prekte interesat e shkodranëve, të cilët disa syresh merreshin me këtë biznes, dhe jetonin prej tij. Xhemal Bushati është i pari që kundërshton për numrin e shumtë të taksave monopol që po pësonte duhani, për një cigare në atë kohë duhej të paguhej taksë monopoli tre fish, për duhanin, për letrën e cigares dhe për shkrepësen. Kështu do të arrinin sa që askush të mos pinte më duhan. 1009 Rezultat i kësaj ishte se kishte për të rënë tregtia e duhanit, në Shqipëri dhe sidomos në zonën e Shkodrës, ku të paktën letra prodhohej me shumicë.

Madje vetë ministri i financave kërkon që ata letra cigare që dalin jashtë të mos paguajnë taksë dogane, pasi një pjesë e tyre kalon në zonën e Kosovës dhe furnizon shqiptarët nën Jugosllavi. Në fakt ajo zonë kishte qenë me dekada pjesa më skajore e hinterlandit të Shkodrës, njerëz nga Peja, Gjakova apo Prizreni, kishin blerë shpesh duhan në Shkodër, e aksesorët që u ishin dashur për këtë punë. Megjithatë jo pak hasi në kundërshtime, duke u shprehur se mund të çojë në abuzim kontrabande, Xhemal Bushati deklaroi se kjo nuk është kontrabandë për ne, por për shtetin e huaj, ndaj kjo duhet të shqetësojë atë shtet. 1010 Pasi normal më shumë se sa ligjet ndërkombëtare ky deputet shihte interesat e prefekturës nga ku kishte dalë.

Megjithatë shkodranët nuk ishin vetëm prodhues, shumë prej tyre ishin edhe ndërmjetës, apo zëdhënës edhe të kompanive të huaja për marrjen e koncesionit të letrave të

shtepui Britannike për monopolin e duhanit, ashtu, që ne qoftë se pranoninzgjatimin e opsionit edhe njiherë akoma duhet beret ë pakëtën për gjashte muaj d. m. th. gjer me 31 Mars 1923. Do të jem shumë mirënjohës në të ndershmen Qeverinë t’uaj pot ë doni ta bëni këtë gjë. Besoj se ju kam kandisur me çdo gjë që kam shkrojtur këtu nalt, se mos mbarëvajtja e përpjekjeve t’ime për të gjetur të holla për Shoqërinë Shqipëtare te Duhanit, nuk asht as fare faj im. Përkundrazi, kuxoj të them se as ndonji tjetër Engles nuk do të përpiqesh kaq për të sjellë ndonjë përfundim të mirë, sa jam përpjekur unë përpara pengimeve të cilant nuk është e mundur që t’ua bëj t’i jepni vleftën. Se unë kuptoj me çfarë shkalle qëndrojnë në themel të kalbur, dyshimi, pabesimi të cilat ndjen Bota tregtare e Londres kundrejt të rilindurit shtet të Shqipërisë. ” 1005A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 456, fl. 12. 1006A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 199, fl. 2. 1007A. Q. SH., F. 177, V. 1923, D. 199, fl. 3. 1008 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 290. 1009 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 293. 1010 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 297.

Page 211: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

188

cigareve. Një ndër këto do të ishin vëllezërit Prendushi, nga Shkodra të cilët për llogari të firmës Olleschau, kërkonin koncesionin e letrave të cigareve në vend. 1011 Kjo ishtenjë firmë e letrave të cigareve, nga Çekia, për kohën firma më e madhe në Evropë, dhe që kishte nisur aktivitetin që nga 1862. Në të vërtetë ishte një ndër firmat më serioze në Evropë, e cila po kërkonte një koncesion në vendin tonë. Ndërkohë një tjetër shkodranë në bashkëpunim me një ortak të tijin kroat kërkonte që të kishte një koncesion të plotë të letër cigare dhe shkrepësave. 1012 Madje këto të dy janë këmbëngulës, duke shpreh gatishmërinë e plotë, në një kohë që askush nuk kishte arritur akoma ta merrte përsipër për ta shfrytëzuar këtë koncesion. 1013 Ndërkohë që shkodranë të tjerë, sikurse ishte Pjetër Daragjati, kërkonte të merrte koncesionin e shkrepëseve. 1014

Të gjitha këto tregojnë se këtë lloj biznesi, jo vetëm që e kishin marrë seriozisht, po njerëz të veçantë ishin në gjendje të mbulonin edhe një koncesion të tërë.

Ndërkohë që në parlament diskutimi zgjati shumë edhe për kualitetin e letrave dhe taksimin e tyre. Në fakt në varësi të taksimit do të ishte edhe llojshmëria e kualiteteve të letrave, dhe në të kundërt, larmia e shumëllojshmërisë së letrave, duhet të çonte në taksim të ndryshëm. Në fakt ai që hapi këtë debat ishte Shuk Gurakuqi, njëri nga deputetët e Shkodrës që shihte me pozitivitet vendosjen e një taksimi të barabartë për të gjithë letrat e cigareve. 1015 Ndoshta qëllimi i tij ishte që duke qenë e njëjta taksë, letrat të cilat do të jenë më të dobëta me taksa të larta do të eleminohen nga tregu, e kështu do të rritet cilësia. Por pikërisht kjo hapi debat dhe kundërshti edhe tek deputetët e tjerë të Shkodrës. Xhemal Bushati dhe Patuk Saraçi ishin dy nga kundërshtarët më të fortë të asaj, saqë arritën t’i kthenin mendjen e dhe Shukut, i cili nisi të analizonte në shumëllojshmërinë e taksave në përpjestim me cilësin e tabakut. Patuk Saraçi kërkon të paktën të ketë rreth 5 – 6 lloje letrash sipas kategorisë së letrës. Larmia në fakt nuk ishte vetëm për llojshmërinë e letrës qëllimi ishte se, kishte edhe kategori njerëzish me ekonomi të ndryshme. Për një vend si i yni i cili ishte shumë i rëndësishëm konsumi i duhanit, më shumë i lidhur me gjendje personaliteti se sa si shije qejfi, një taksë e lartë do të dëmtonte nga ekonomia shqiptarët. Këto nuk do ta linin pa blerë duhanin, por do ta blinin më shtrenjtë për shkak të rritjes së çmimit të letrës. Ndërkohë që në shumë pika punimi të letrës kishte nisur të kishte probleme në Shkodër. Po ajo punishte e cila kishte dashur të merrte koncesionin e letrave të fillim të vitit 1922, ndihej shumë e dobësuar, dhe kishte frikë ardhjen e firmave të huaja për këtë koncesion. Kjo shihet edhe nga letra që së bashku me drejtuesin i dërgojnë Ministrisë së Punëve Botore, punëtorët e kësaj firme, për mos hyrjen në tratativa me të huaj. Sipas tyre kjo do të linte pa punë shumë prej familjeve të Shkodrës, që merreshin me këtë zanat. 1016 Në fakt për këtë situatë interesoheshin edhe deputetët e Shkodrës, kur pyesnin ministrin se me këtë taksë unike do të arrini të mbyllni edhe punishte e do të lini shqiptarë pa punë, atëherë si duhet vepruar?1017 Një kërkesë tjetër që ishte gati në shqetësim për shkodranët, ishte taksa për letrat që do të ishin transit për Shkodër, të cilat nuk duhet të paguanin taksë. Të mësuar me një tregti transitare gjithmonë ata e dinin tashmë se deri ku shteti duhet të taksonte dhe cilat rregulla duhet të zbatonte kjo lloj tregtie. Po përveç shkodranëve ishte edhe Koço Tasi ai që e mbështeste këtë tregti për

1011A. Q. SH., F. 170, V. 1922, D. I – 258, fl. 151. 1012A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III – 456, fl. 1. 1013A. Q. SH., F. 149, V. 1923, D. III – 456, fl. 2. 1014A. Q. SH., F. 149, V. 1922, D. III – 331, fl. 9. 1015 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 298. 1016A. Q. SH., F. 177, V. 1922, D. 177, fl. 1. “Na qi jena ba nji klasë e mjerë prej pa punet qi na ka zenë, ju qesim para syve të Zot. S’uej të Nd. derdin e skamin e familjeve t’ona!!! e ju lutena me mendue se kishte me kenë, nji padrejtsi, si nënshtetas qi jena, por edhe punë antipatriotike e fajtore, per mos me than mizore qi ne me na hek nji mjet gjallimit e industrin e Vendit qi asht Komplet e çmueme prej gjith kuej m’e lanë me u rrzue e mos me kenë e përkrahun prejë Qeveris s’onë Shqyptare. 1017 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 326.

Page 212: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

189

Shkodrën, duke u munduar që ta kishte qeveria kujdes. 1018 Por pavarësisht kësaj shteti e shihte me syrin e interesit shtetëror, dhe letrat e cigareve mbeten monopol shtetëror.

Këto lloj koncesionesh më shumë se sa në rezultate të arritura na japin të kuptojmë situatën e vendit ku ndodheshim, dhe aspektin e politikës ekonomike e cila si në hapat e parë që ishte, tregohej shumë e brishtë. Edhe nga ana tjetër deputetët e Shkodrës, të cilët nga një anë tregoheshin mbrojtës të interesave të zonës së vet, dhe nga ana tjetër shpesh e shihnin qeverinë si pjesë e krahut të të huajve, ndiheshin në dilemë, pavarësisht se qëllimet e kërkesave të tyre mbeteshin pozitive.

1018 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1922, 328. “Edhe unë e përkrah mendimin e z. së Tij (Xhemal Bushati) se me të vërtetë Shkodra ban nji tregti të madhe tue eksportue letra cigaresh, po ta ndalojmë importimine këtyne letrave, qi janë për t’u hargjue jashtë d. m. th. për tranzito do të ndalojmë nji mjet fitese qytetit të Shkodrës, dhe do t;i dëmtojmë tregtinë krejt dhe tue demtue këtë do të dëmtojmë ekonominë e Shtetit. Prandaj importimi i letrave tranzito duhet të jetë i lirë. ”

Page 213: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

190

Kapitulli IV

Shkodra në ngjarjet politike të vitit 1924

V. 1. Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave në qeverinë e koalicionit Ngjarjet e njëpasnjëshme të krijuara gjatë vitit 1924 nuk ishin të rastësishme, e pak a

shumë as krejt të papritura nga shqiptarët. Ato ngjarje ishin prologu, një vit prologues brenda fazës historike shqiptare të atyre katër viteve 1920 – 1923. Konfliktet e shumta që kishin nisur që nga Lushnja me problemet e shumta në zgjedhjet e para, si dhe në ato të dyta në fund të vitit 1923, kishin mbledhur shumë helm në politikën e kohës. Partitë politike të krijuara deri në atë kohë më shumë ishin si shprehje konvencionale partiake1019 se sa si parti të mirëfillta. Kjo mbase për faktin e mungesës së hapësirave kohore ku u duheshin fazave të politikës sonë për të arritur deri në maturi.

Viti kishte nisur i bujshëm që me problemin e zgjedhjeve në prefekturën e Gjirokastrës, në të cilën një pjesë e seancave të para u shkonte deputeteve për të bërë më shumë një gjyq pas zgjedhor1020 të asaj prefekture, sesa të hynin në thelbin e qëllimit që ata kishin nisur tashmë të Asamblesë Kushtetuese.

Gjithashtu qeverisja vazhdonte të ishte ajo nga Ahmet Zogu e votëbesuar me 2 dhjetor 19221021 e cila nga pakënaqësitë që kishte shkaktuar në zona të veçanta kishte bërë që pas zgjedhjeve të kishte një diferencë të ngushtë me grupet opozitare në parlament. Pakënaqësia në qeverisje kishte arritur në një shkallë të lartë tek grupet opozitare por edhe tek një pjesë e popullit. Por kulmi i të gjithë kësaj pakënaqësie ishte atentati që iu bë Ahmet Zogut brenda në parlament nga i riu Beqir Valteri, një i ri nga Mati dhe anëtar i Shoqërisë Bashkimi. 1022 Me gjithë uljen e tensioneve që vetë Ahmet Zogu bëri duke u shprehur se këto janë punë që ndodhin shpesh dhe kudo ndaj duhet të merret puna me qetësi, 1023 ai shumë shpejt dha dorëheqjen për një rigjenerim të tij.

1019 Dielli, 29 maj 1924, fq. 3 1020Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 224 1021 Kastriot Dervishi, Historia, 174. 1022 Valentina Duka, Historia, 144. 1023 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 231.

Page 214: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

191

Tashmë vendi do të qeverisej nga i vjehrri i tij në atë kohë dhe një mbështetës kryesor i politikës së Ahmet Zogut, Shefqet Verlaci. Edhe pse në vazhdën politike të qeverisjes së Zogut, për vetë rrethanat e krijuara kjo qeveri nuk do ta kishte jetën e gjatë. Votëbesimi i saj do të merret me 3 mars 1924 dhe gjatë seancës do të ketë kundërshti të forta. Në propozimet ministrore që vet Verlaci bën, shprehet se posti i Ministrisë së Financave dhe ajo e Arsimit nuk ishte akoma i plotësuar1024. Deputetët e Shkodrës të cilët i përkisnin grupit opozitar Ora e Maleve, nuk ishin aspak pro kësaj qeverisje në bisedimet që ata shpreheshin në atë mbledhje. E një ndër më aktivët e asaj mbledhje ishte pikërisht Luigj Gurakuqi. Ai së pari kujton se vendi ndodhet në një krizë qeveritare dhe ekonomike dhe së pari i duhej dhënë zgjidhje kësaj situate sociale. 1025 E gjithashtu arsyeja më madhore për të cilën ai nuk jep votëbesimin ishte fakti se brenda kësaj qeverisjeje kishte njerëz të krahëve të ndryshëm politikë, çka do të thoshte se bashkëpunimi kishte për të munguar dhe se kjo nuk do ta kishte jetën e gjatë. Ai arrin deri në atë pikë saqë të ironizojë duke thënë se një program sikurse ai mund të bëhej edhe në Zanzibar, 1026 çka do të thoshte se ky njeri shihte mangësi të shumta dhe jo një seriozitet sikurse duhet të kishte një program qeverisës.

Megjithatë kjo qeveri e krijuar në një formë të shpejtë e paksa të stisur, e merr votëbesimin kundrejt 52 votave pro, 26 kundra dhe 5 abstenime. Një numër që e kalonte mjaft mirë më shumë se gjysmën e deputetëve. Deputetët shkodranë të cilët ishin të pranishëm në parlament asnjëri nga ata nuk jep votëbesim, madje i vetmi njeri i cili mund të ishte më afër grupit qeverisës, Halid Rroji nuk ishte i pranishëm. Sikurse duket asnjëri nga Shkodra nuk jepte një votëbesim të plotë këtij konglomerati deputetësh të të dy krahëve.

Megjithatë qeverisja ishte e mangët me dy prej ministrive të rëndësishme të vendit, të cilët nuk kishin në pozicionin përkatës ministrin, ajo e Arsimit si dhe ajo e Financave. Sidomos kjo e fundit duhet të ishte sa më shpejt në funksion për kohën në të cilën ndodheshin dhe problemet ekonomike që po kishte gjithnjë e më shumë vendi. E sikur të mos mjaftonin ato probleme të shumta që kishte vendi, në këto kohë ndodh edhe vrasja e dy nënshtetasve amerikanë në Mamurras me 6 prill, gjë që e përkeqëson më shumë situatën. Të dy palët e akuzonin njëri- tjetrën se kishte shkaktuar këtë ngjarje. Kryeministri sheh si mënyrën më të mirë për të ruajtur qetësinë, edhe pas faktit të acarimit të vendit, vendosjen e shtetrrethimit në Durrës. Megjithatë ka kundërshtime të shumta ndaj këtij veprimi. Ndër të parët që kundërshton këtë veprim ishte Luigj Gurakuqi i cili thotë se Durrësi nuk është zona që duhet rrethuar po më shumë duhet zona e fshatrave të Krujës në të cilën një njeri i njohur si Bazi i Canes, i afërt me qeverinë, bën çfarë të dojë dhe nuk i thotë gjë askush1027. Është për herë të parë që në skenë del një njeri i cili në të ardhmen do të përmendet mjaft si mbështetës i Zogut deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Luigj Gurakuqi ishte treguar vigjilent dhe me anë të kësaj tregohet se situata mund të ishte e krijuar nga njerëz të afërt me Ahmet Zogut, i cili kishte si qëllim të shfaqte veten duke u lënë të kuptohej se prania e tij ishte e domosdoshme në vend për stabilizimin e vendit. Shefqet Verlaci duke e parë se opozita gjithnjë e më shumë po akuzonte qeverinë se nuk ishte në gjendje të kontrollonte situatën, i bën thirrje opozitës që vendet boshe në qeveri t’i merrte ajo.

Propozimi i bëhet Fahri Rashit si Ministër i Arsimit dhe Luigj Gurakuqit si Ministër i Financave. 1028 Që në pamje të parë duket një paradoks, njeriu i cili e kishte kundërshtuar më fort këtë qeveri për t’u krijuar tashmë pranon që të ishte pjesë e saj. Opozita duket mendonte se duke pasur këtë ministri tepër të rëndësishme për qeverisjen do të kishin në dorë një pjesë të pushtetit dhe gjithashtu do të mund të ngushtonin më shumë veprimin e Shefqet Verlacit si

1024Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 285. 1025 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 286 – 7. 1026Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 292. 1027 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, fq. 357 – 358. 1028 Luigj Gurakuqi, Vepra të Zgjedhura, (Tiranë: 1961), 52

Page 215: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

192

kryeministër. 1029 Gjithashtu Luigj Gurakuqi kishte qenë një njeri kundërshtar edhe i Ahmet Zogut njëkohësisht dhe me vendosjen e tij në qeveri mendohej se hapësira e ndikimit e Ahmet Zogut do të zvogëlohej. Megjithatë shumë më herët ishte diskutuar emri i këtij njeriu për të qenë pjesë e qeverisë. Në Shkodër qysh pas plagosjes së Ahmet Zogut flitej me mosbesim emri i tij për një post ministror. 1030 Por duket se vendosja e Gurakuqit si ministër ishte edhe për të mos acaruar më shumë opozitarët shkodranë të Orës së Maleve, pasi rekomandimet nga Shkodra ishin që të mos lihej Asambleja nëse ky njeri do të bëhej ministër. 1031 Tashmë ky grup politik kërkonte me patjetër të ishte në qeverisje dhe kjo dukej mënyra më e mirë për të bërë pjesë në të edhe pse duket në pamje të parë se ishin mosbesues në këtë veprim1032.

Ndërkohë që në shtypin opozitar shkodran të kohës, nuk pati ndonjë jehonë të madhe futja e Gurakuqit në qeveri. Gazeta që mbante të njëjtin emër me grupin opozitar Ora e Maleve jep vetëm një lajm të thjeshtë që Luigj Gurakuqi u bë pjesë e Qeverisë së Verlacit si ministër i financave, 1033 pa as edhe një koment më tej. Në një kohë që kjo gazetë njihej si mbështetësja më e madhe e deputetëve opozitarë të Shkodrës dhe veçanërisht e Luigj Gurakuqit, nuk jep asnjë lloj komenti, çka shihet se nuk ka një mbështetje të madhe për këtë veprim. E gjithashtu kjo gazetë nuk pati asnjëherë asnjë lavd apo asnjë koment pro tij as në rastin kur ministri i ri i financave arriti të zvogëlonte buxhetin me 6 milion franga arit. 1034 I gjithë informacioni më shumë u dha në kuadrin e një lajmi se sa të një analize, apo në kuadrin e paraqitjes së një suksesi. Gjithashtu të bie në sy se përmendet më së tepërmi dhe jepet një koment më shumë pozitiv largimit të tij nga posti, duke u shprehur se ai iu solidarizua vendimit të grupit të deputetëve të Shkodrës të cilët kishin ikur nga Asambleja. 1035 Duke paraqitur kështu më shumë një aprovim pozitiv këtij veprimi të bërë nga Gurakuqi.

Ndërkohë që edhe vetë Luigj Gurakuqi nuk e kishte pasur me një dëshirë të madhe futjen e tij brenda kësaj qeverie, të cilën ai e kishte kritikuar më shumë se askush jo shumë kohë më parë. Ai vetë në një letër i shprehet Monsinjor Mjedës se as vetë ai nuk kishte menduar se do të bëhej ndonjëherë pjesë e një qeverie të tillë, por e pranova duke iu përgjigjur dëshirës së grupit. 1036 Nga kjo arrijmë të kuptojmë se vetë Gurakuqi nuk ishte ai që donte këtë post por grupi në të cilin ai bënte pjesë kishte dëshiruar një veprim të tillë, pra grupi Ora e Maleve. Kjo për shkaqet që i lartpërmenda. Ky njeri duke qenë me vetëdije të lartë dhe kundërshtar i vetë grupit qeverisës dhe i cili nuk shihte me besim këtë konglomerat qeverisës, nuk kishte se si të pranonte me dëshirë atë post.

Megjithatë futja e tij në qeveri dhe përshtatja kaq e madhe ndaj kësaj qeverisje krijoi pakënaqësi dhe madje edhe armiqësi rreth Luigj Gurakuqit. Një pjesë e opozitës së asamblesë nuk e pa me sy të mirë këtë përfshirje në qeverisëse. Një ditë më vonë pasi Luigj Gurakuqi u zgjodh ministër (17 prill), 1037 një pjesë e opozitës doli nga Asambleja si presion ndaj qeverisë e cila nuk po pranonte të bënte një amnisti të përgjithshme. 1038 Kjo tregonte se opozita duke përjashtuar atë të Shkodrës, përsëri nuk ishte pajtuar me futjen e Luigj Gurakuqit në qeverisje dhe si rrjedhim nuk e mbështeste.

Megjithatë Luigj Gurakuqiu mundua të futej brenda detyrës që në hapin e parë të futjes së këtë post. Vendi tashmë ishte në një krizë të madhe ekonomike dhe qeveria nuk ia

1029

Historia e Shqipërisë Vëll. II, 538. 1030 A. Q. Sh. F. 67, d. 10, fl. 126 – 7. 1031 A. Q. Sh. F. 67, d. 10, fl. 130. 1032 A. Q. Sh. F. 67, d. 6, fl. 39. 1033 Ora e Maleve, V. II, 19 Priell 1924, fq. 2. 1034 Ora e Maleve, V. II, 26 Priell 1924, fq. 2. 1035 Ora e Maleve, V. II, 17 Maj 1924, fq. 2. 1036 A. Q. Sh. F. 17, d. 15, fl. 98. 1037 Kastriot Dervishi, Historia, 206. 1038

Historia e Shqipërisë Vëll. II, 538.

Page 216: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

193

dilte që të paguante rrogat e dy muajve prill – maj, e kjo do thoshte të kishte një rritje të madhe të pakënaqësisë në popull. Kjo gjë duhej evituar shumë shpejt ndaj Luigj Gurakuqi gjënë e parë që bën si ministër është kërkesa e tij për një kredi të brendshme, vetëm për të mbyllur vitin me rroga. Qëllimi ishte që nëpërmjet kësaj të arrihej të ruhej bilanci i buxhetit pozitiv dhe të mos tejkalonin shpenzimet, të ardhurat1039. Megjithatë kjo gjë nuk pranohet nga opozita dhe i kujton Luigj Gurakuqit, nëpërmjet Ali Këlcyrës, se si ka mundësi që pranoj të punonte për qeverinë kur nuk i kishte votëbesuar programin, 1040 çfarë do të thotë, se as pikat financiare të cilat tash ai duhet të administronte. E megjithatë Luigj Gurakuqi e kërkonte këtë me këmbëngulje se e shihte se pa një bord të tillë nuk ishte e mundur të veprohej.

Një mbështetje të madhe në këtë kohë si ministër i financave merr edhe nga Komisioni i Financave në Asamble, të cilin e drejtonte Shuk Gurakuqi një tjetër deputet i Shkodrës, dhe që shprehet se kjo kredi është e para herë që merret nga një qeveri shqiptare në Asamble. 1041 Një mbështetje nga komisioni i financës do të thoshte se qeveria e kishte më të lehtë për të fituar këtë kredi, sepse ky komision ishte ai që e krijonte një ligj për këtë veprim, çka do të thoshte se Luigj Gurakuqi tashmë e kishte më të lehtë më mbështetjen brenda Asamblesë. Gjithashtu Luigj Gurakuqi ishte i pakënaqur edhe me administratën shqiptare e cila i dukej e fryrë dhe shihte si gjënë më pozitive për të shkurtuar shpenzimet e buxhetit, shkurtimin në një të ardhme të kësaj administrate, 1042 Kjo deklaratë tregon se ky njeri e kishte studiuar mirë këtë situatë të gjendjes administrative në vend dhe kishte arritur të shihte se një pjesë e madhe e shpenzimeve të vendit shkonin për rroga, duke bërë që të binin të ardhurat për sektorë të tjerë të ekonomisë.

Përplasja është e madhe me Ali Këlcyrën në këtë mbledhje ishte ku të dy ironizojnë njëri - tjetrin. Tashmë dy njerëz të idealeve të njëjta përpara pak kohësh ishin në petka të ndryshme. Luigj Gurakuqi e ironizon për largimin e tij nga salla e asamblesë, kurse Z. Këlcyra i kujton atij se bëri të njëjtën veprim që bënin dikur bashkë, çka tregonte se dikur si opozitar edhe Luigj Gurakuqi kishte protestuar ndaj vendimeve të qeverisë, e se tash ishte larguar atyre idealeve të tij opozitare duke mos i kuptuar as veprimet e ish kolegut të tij opozitar1043.

Për një kohë aq të shkurtër nuk shohim veprime të shumta ekonomike të Luigj Gurakuqit tashmë si ministër, kjo se tri ditë më vonë me 20 prill, plagoset dhe më pas ndërron jetë Avni Rustemi, deputet dhe kundërshtar i grupeve proqeverisë Verlaci si dhe Ahmet Zogut.

Kjo gjë solli acarimin e situatës dhe deputetët opozitarë nisën të linin sallën e asamblesë gjithnjë e më shumë duke e parë veten jashtë atij sistemi qeverisës dhe parlamentar. Në ditët në vazhdim, deputetët e Shkodrës tashmë ishin të larguar nga Asambleja e duket ajo mbledhje e datës 17 prill, do të ishte e vetmja ku Luigj Gurakuqi do të merrte pjesë në Asamble së bashku me deputetët e Shkodrës. Që nga Mbledhja e 501044 e mbajtur në ditët e para të majit e në vazhdim, ata nuk janë më në Asamble. Grupi i Orës së Maleve, edhe pse nuk e kishte trumbetuar marrjen pjesë në qeveri të Luigj Gurakuqit, të paktën e kishte mbështetur pjesëmarrjen e tij, në qeverisje. E mosmarrja pjesë tashmë në Asamble sillte dy rrjedhime; së pari tregonte se Ora e Maleve nuk shihte më asnjë lloj bashkëpunimi me qeverisjes e asaj kohe pas vrasjes së Avni Rustemit, dhe nuk donte më të kishte as këtë ministri si pjesë e koalicionit nën kontroll. Së dyti tashmë, vetë Luigj Gurakuqi i cili siç deklarohej kishte marrë pjesë për t’iu përgjigjur kërkesës së grupit të tij parlamentar

1039 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 483. 1040 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, po aty. 1041 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 486 – 7. 1042 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, Po aty. 1043 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 490. 1044 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 494.

Page 217: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

194

nuk shihte më arsye që të qëndronte në këtë post kur vetë grupi me veprimin e largimit nga asambleja nuk e aprovonte më këtë qeveri. Ky fakt e bënte më të lirë Luigj Gurakuqin që të qëndronte në këtë post. Gjithashtu brenda kësaj shohim edhe faktin që Gurakuqi pa grupin e deputetëve të Shkodrës, brenda asamblesë dhe në qeverisje, do të ndihej krejt i vetëm dhe nuk do të kishte mbështetje. Më shumë qeveria dhe kryeministri Verlaci, mund ta përdorte Gurakuqin duke e paraqitur si pjesë të atij bashkëpunimi që kishte ai edhe me njerëz të opozitës, dhe me një njeri si ai do të thoshte me njerëz që kishin një peshë të lartë si figurë e opozitës. Në kushte të tilla ai dha dorëheqjen me 13 maj. 1045 Vetëm pak ditë më vonë Luigj Gurakuqi do të jetë pjesë e një letre që deputetët e Shkodrës i dërgojnë nga Shkodra Asamblesë, duke i bërë thirrje Asamblesë që të shkojë në Shkodër për t’u mbledhur sepse aty do të ishte më e sigurt. 1046 Çka tregon se ai dalëngadalë po përfshihet brenda asaj situate të rrëmujshme që do përfshijë muajin qershor 1924.

Në kohën e parë të qëndrimit të tij si ministër, Luigj Gurakuqi nuk arrin të japë një kontribut të madh, së pari për shkak të kohës së shkurtër në postin e ministrit të financave, dhe së dyti, për shkak të asaj mpirje e cila i vinte nga zhgënjimi i një krahut opozitar, shokë të vjetër të tij në parlament, dhe së dyti për shkak të atij oportunizmi të pamenduar mirë në këtë kohë.

Megjithahtë ajo fazë e shkurtër bëri të nxjerrë në pah ato ide të sakta që ky njeri kishte për ekonominë e vendit dhe që u përpoq t’i vendoste në praktik me sukses. Arritja e zvoglimit të buxhetit edhe pse e vetme, do të ishte një provë faktike e aftësive të tij në këtë fushe. E njëkohësisht do t’i shërbente atij si një stazh pune pas ardhjes së tij të dytë në këtë ministri por tashmë në kushte dhe me njerëz krejt të tjerë.

V. 2. Veprimtaria e deputetëve të Shkodrës jashtë parlamentit në maj 1924 Siç duket vendosja e një qeverie me përpjekje koalicioni, apo me mirë të themi, për

qëllime stabiliteti, nuk dha atë rezultat që pritej. Ngjarjet tashmë kishin nisur të merrnin të tatëpjetën fill tre ditë pasi në qeverisje kishte hyrë edhe Luigj Gurakuqi. Me 20 prill plagoset dhe dy ditë më vonë vdes në spital Avni Rustemi1047. Vrasja tashmë dihej se ishte kryer nga Jusuf Reçi dhe opozita e nxori këtë si fakt se vrasja ishte bërë me dëshirën e Ahmet Zogut. Situatës kjo i hodhi më shumë benzinë, pasi edhe ata njerëz që kishin shpresuar se mes krahut qeverisës dhe atij opozitar mund të kishte edhe aktivitet të përbashkët, e panë se bashkëpunimi tashmë u mbyll përfundimisht. Opozita nisi të dilte skajshëm në krahun e kundërt të qeverisë, e cila nisi të premtojë se do të gjendej vrasësi.

Deputetët e Shkodrës pas kësaj ngjarje u shkëputen plotësisht nga ajo përpjekje bashkëpunimi me qeverinë, fill pas ngjarjes edhe pse Luigj Gurakuqi, njëri nga deputetët e grupit opozitar ishte pjesë e qeverisë së Shefqet Verlacit. Mbledhja e parë e cila u arrit të mblidhet pas vrasjes së Avni Rustemit i përket datës 17 maj 1924, 1048 edhe pse tentativë për tu mbledhur Asambleja kishte pasur edhe me datë 7, 10, 12, 14 por që për shkak se nuk ishte gjendur shumica e asamblistëve të pranishëm, nuk kishin mundur të vazhdonin seancën. 1049 Siç edhe vërehet, i gjithë grupi i deputetëve të grupit Ora e Maleve nuk gjendet në parlament në asnjërën nga mbledhjet pas vrasjes së Avni Rustemit. Madje as vetë ministri i financave Luigj Gurakuqi nuk gjendet më në parlament. Ai nuk mori pjesë dhe pas një vrojtimi të tij, në pamundësinë që të mblidheshin tre seancat e para ai kishte dhënë dorëheqjen me 14 maj. 1050

1045

Historia e Shqipërisë Vëll. II, 539. 1046 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 513. 1047

Historia e Shqipërisë, Vëll III, 220. 1048 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 503. 1049 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 494 – 497. 1050 Ora e Maleve, 17 maj 1924, fq. 2.

Page 218: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

195

Në Shkodër e cila kishte qenë gjatë gjithë kohës në krahun e opozitës, vrasja e Avni Rustemit bëri bujë të madhe, si në aspektin e popullsisë dhe parisë së saj ashtu edhe në aspektin institucional. Shtypi opozitar i Shkodrës që pas vdekjes shprehet se ngjarja është vazhdim i atyre ngjarjeve që nisën që nga shkurti e që vazhduan me vrasjet në pyllin e Mamurrasit. 1051 E në një numër të madha artikujsh flitet për këtë problem e jo vetëm si një ngjarje vrasje politike, por edhe për më tepër. Tashmë shkodranët të cilët po shihnin në këtë situatë kritike në vend për sa i përkiste qetësisë një moment të rëndësishëm për ta përdorur në një ngritje të vëmendjes për ta kaluar kryeqytetin në këtë qytet. Megjithatë jo çdo herë flitej direkt për këtë qëllim, ama thuhej që për arsye sigurie duhet të lëvizej nga Shqipëria e Mesme1052 dhe të shkonte në një vend më të sigurt, e që me këtë nënkuptohej ky qëllim. Në një telegram që i bëhet Asamblesë Kushtetuese nga paria e Shkodrës, thuhej se mbi bazën e kësaj do t’u garantohej plotësisht puna e tyre në qetësi1053, ku firmëtarë të këtij telegram janë përveç njerëzve më të njohur në qytet, edhe deputetë të Shkodrës. 1054 Gjithashtu në këtë kohë një telegram i dytë i shkon edhe kryeministrit të cilit i kërkohet me çdo kusht që të gjendet vrasësi, duke i thënë se është përgjegjësia e qeverisë të vendosë stabilitetin në vend. E kështu kryeministri pas një telegram të tillë i kthen përgjigje këtyre përfaqësuesve të Shkodrës se qeveria po punon me forcë dhe ministria përkatëse për të zbardhur këtë ngjarje. Por kjo nuk është e besueshme tashmë për Shkodrën, ata e dinin dhe indirekt e lidhnin me Ahmet Zogun, e gjithashtu nuk mund t’i besonin as fjalëve të Shefqet Verlacit por veprave të tij. 1055Ata e dinin se nuk kishin për ta zbuluar ndonjëherë sepse dihej se kryeministri ishte vjehrri i Ahmet Zogut në këtë kohë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Shkodrës pati reagime nga vetë populli dhe përfaqësuesit e saj të cilët, paralelisht me kohën kur në Vlorë opozita kishte nisur mbledhjet e saj, në Shkodër bëhej një miting i madh, i cili organizohet në shenjë proteste të vrasjes së Avni Rustemit, ku si pjesë e fjalimit ishte edhe vetë Ndoc Çoba, anëtari katolik i Këshillit të Naltë. Një veprim i tillë tregonte edhe se ky njeri që konvencionalisht ishte kreu i shtetit ishte kundra qeverisë së kryesuar nga Shefqet Verlaci, dhe se shumë shpejt duke e parë situatën, brenda muajit do të jepte dorëheqjen nga Këshilli i Naltë. Ai në shkresën që i dorëzon Asamblesë Kushtetuese, shprehet se qëllimet e tij të dorëheqjes janë familjare, 1056 megjithatë askush nuk e merrte këtë si të mirëqenë në planin e parë. Ngjarjet që po rridhnin njëra pas tjetrës në vend, linin të kuptohej se ai e kishte të pamundur të mbante atë pushtet, i cili nuk kishte forcë kompetence së pari për t’u ushtruar. Gjithashtu edhe fakti se deputetët katolikë dhe populli katolik që në të vërtetë ai përfaqësonte ishte kundra qeverisë dhe situatës së krijuar. Ai nuk e pa të arsyeshme të ishte si pjesë e atij institucioni, sepse nuk i përfaqësonte ata në një gjendje të tillë në vend, ku kjo pjesë e popullsisë ishte pothuajse kundra veprimeve qeverisëse dhe situatës së krijuar. Megjithatë dorëheqja nuk i pranohet me të parën, madje Asambleja ia kthen mbrapa kërkesën e parë, megjithatë ai me këmbëngulje shprehet në një kërkesë të dytë se dëshiron të kurohet dy muaj jashtë vendit. Kërkesa e dytë mban datën 27 maj 1924, dhe në fund Shkodër, q1057 që do të thotë që tashmë ishte i larguar nga Tirana dhe kishte ardhur në Shkodër. Ai shprehet se do ishte jashtë vendit për rreth dy maj, duke e parë situatën që ishte krijuar në fundin e muajit maj, ai preferon të largohej nga vendi.

Përsa i përkiste deputetëve të Shkodrës, një pjesë e madhe e tyre sidomos ata opozitarë ishin gjendur në Vlorë që në ditët e para të ceremonisë së varrosjes së Avni

1051 Ora e maleve, 23 priell 1924, fq 1 1052 Ora e maleve, 23 priell 1924, Po aty. 1053 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 506 – 7. 1054 Ora e maleve, 23 priell 1924, fq 2. 1055 Ora e maleve, 26 priell 1924, fq 1. 1056 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 538 – 39. 1057 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 579 – 80.

Page 219: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

196

Rrustemit. Ai kishte qenë i krahut të tyre në ide dhe bashkëpunime gjatë Këshillit Kombëtar edhe deri në fund të jetës së tij në Asamblenë Kushtetuese dhe deputetët e opozitës shkodrane u treguan aktivë në këtë ngjarje. Gjatë ditës së varrimit, Luigj Gurakuqi i cili e kishte parë përherë si mik dhe nxënës të Normales së Elbasanit, i qëndronte në të djathtë të arkivolit së bashku me Sezai Çomo dhe Numan Ferizin, si dhe Spiro Sulin kryetarin e organizatës “Bashkimi” për Vlorën1058. Gjithashtu nga Shkodra kishte ardhur edhe Dom Lazer Shantoja, i cili me artikujt e tij tek gazeta opozitare “Ora e Maleve", gjatë disa numrave kishte shkruar artikuj të cilët e ngrinin lart figurën e Avni Rrustemit dhe që atë ditë në Vlorë mbajti një fjalim, në të cilin shprehet se Luigj Gurakuqi po qan për ty. 1059 Çka na lë të kuptojmë se ky i fundit kishte pasur një lidhje të fortë mes tij dhe të ndjerit, për shkak të një ideali dhe kundërshtarëve të njëjtë politikë. Gjithashtu të pranishëm me fjalime ishte edhe Serafin Mazrreku, stenografi i Asamblesë Kushtetuese e i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë moment të mbledhur në Vlorë, me regjistrimin e këtij evenimenti, si dhe Gjergj Fishta, ish deputet i Këshillit Kombëtar nga Shkodra.

Një pjesë e deputetëve tashmë gjendeshin në Vlorë, si nga Shkodra edhe nga pjesë të tjera të Shqipërisë. Të gjithë ishin opozitarë dhe deputetët e Vlorës kërkojnë që të bëhet një mbledhje në Vlorë për të diskutuar të ardhmen e vendit. Mbledhja zhvillohen në sallën e Bashkisë së Vlorës për tri ditë rresht, dita e parë nis me 1 Maj në orën 15:00 1060. Në këto mbledhje do jenë të pranishëm edhe një pjesë e deputetëve të Shkodrës ku më aktivë ishin Dr. Luigj Koliqi, P. Ambroz Merlaskaj, Nush Bushati, Xhemal Bushati1061 si edhe H. Ibrahim Rrepishti, Ibrahim Gjyrezi, Shuk Gurakuqi, Elez Muka1062. Në këtë mbledhje shihet se një pjesë të veprimeve bëhen të nxituara së pari, edhe pse në të vërtetë ishin opozitarë shihet se nuk janë në një koherencë të plotë. Këtu nuk është vetëm problem i kryeqytetit, por edhe për problemet e tjera. Megjithatë në këtë mbledhje ajo që shihet si e një mendimi është deklarata e dërguar Asamblesë Kushtetuese ku të gjithë një zëri shprehen se nuk do të kthehen më në Tiranë, nëse situate anormale vazhdon, edhe nëse Asambleja vazhdon punimet.

Por duket se një pjesë e këtyre deputetëve nuk ishin të përgatitur për një mbledhje të tillë. Sidomos ata të Shkodrës, vetë P. Ambroz Merlaskaj shprehet se ne erdhem këtu për të varrosur Avni Rustemin dhe ndodhen edhe ngjarje të reja. 1063 Çka linte të kuptohej se nuk kishin pasur këtë qëllim deputetët e Shkodrës kur kishin ardhur për të zhvilluar një mbledhje të tillë në Vlorë. Me sa duket vlonjatët duke e parë se situate në të cilën ndodhej Shqipëria ishte mjaft e favorshme për qytetin, e shfrytëzuan për të qënë në një farë mënyrë një asamble revolucionare, 1064 e cila do të rivalizonte me atë në Tiranë. E nëse ndodhte kjo, qyteti do të merrte përmasat e vlerësimin e një vlefshmërisë me Tiranën çka do të thoshte se do të merrte atributet e një kryeqyteti. Këtë gjë e nuhasnin edhe deputetët e Shkodrës, të cilët përderisa kërkonin që edhe Shkodra të ishte e tillë, nuk do të dëshironin të ishte një rival kaq i fort përballë tyre.

Problem që mori më shumë kohë dhe krijoi debat brenda kësaj mbledhje ishte pikërisht problem i zhvendosjes së kryeqytetit. Në fakt shumë më mirë ishte nëse debatet do të kalonin në pika më të rëndësishme, po në këtë debat në fakt dalin disa nga qëllimet e fshehta që këta përfaqësues fshihnin nën subjektivizmin e tyre. Në një propozim që bën deputeti Sulejman Luzati, ai me të parë nxjerr si kandidatura qytetet Durrësin apo

1058 “55”, dt. 27 tetor 2010, fq. 16. 1059 Ora e maleve, 10 Maj 1924, fq 1 – 2. 1060 K. Dervishi, Historia, 209 – 210. 1061 “55”, dt. 27 tetor 2010 – 4 nëntor 2010, fq. 16 – 17. 1062 Ora e maleve, 3 maj 1924, fq 2. 1063 “55”, dt. 4 nëntor 2010, fq. 16. 1064 “55”, dt. 4 nëntor 2010, po aty.

Page 220: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

197

Shkodrën1065, me qëllimin e mirë se këto dy qytete ishin të aftë për të plotësuar kushtet për një mbledhje të tillë. Megjithatë kjo ngjall reagime të shumta nga deputetët të cilët dikush haptas apo edhe në mënyrë të fshehtë, nuk kërkonin ta largonin kryeqytetin në Shkodër. Deputetë të tillë si Ali Këlcyra, Osman Muderrizi si dhe Sulejman Delvina ishin kategorikisht kundra këtij spostimi. Justifikimi kryesor për këtë ishte propaganda që mund të bënte Ahmet Zogu duke tentuar të fuste përçarje në atë ndarje që mund të krijonte reagim, gegë a toskë1066. U përdor aq shumë Ahmet Zogu dhe frika ndaj tij saqë duket qartas se më shumë po abuzohej me këtë koncept, siguria që u jepte në të shprehurin e këtij argumenti të linte të kuptohej sikur vërtetë Ahmet Zogu kishte nisur ta përdorte haptas këtë argument, e megjithatë aspak nuk kishin fakte për këtë formë për ta akuzuar Zogun. Sulejman Delvina madje shkon edhe më tej duke thënë se nëse do të transferohej kryeqyteti në Shkodër nuk do të vinin beratasit, ku nënkuptonte se jugu nuk do të pranonte të shkonte atje. Këto fjalë bënë që të reagonin deputetët shkodranë që gjendeshin në mbledhje, të cilët deri në këtë kohë kishin qenë pak aktivë. Nush Bushati shprehet se kjo nuk është e vërtetë se beratasit do vinin me shumë dëshirë më parë se sa të shkonin në Lushjë. Në fakt Lushnja nuk i kishte kapacitetet për të rezistuar në një kryengritje ndaj Tiranës. Të bie në sy që gjatë gjithë mbledhjes, deputetët shkodranë janë pak pjesëmarrës, sidomos për problemin e kryeqytetit. Kjo të lë të kuptosh se ata në fakt ishin në dijeni se një bisedë për një çështje të tillë nuk kishte hapësira në një mbledhje spontane si kjo. Jo se nuk e donin që kryeqyteti të kalonte në Shkodër, pasi ata e kishin pasur edhe pjesë të programit të partisë së tyre opozitare “Ora e maleve”, por sepse e dinin se nuk ishte kjo forma. Nëse ajo parti kishte këmbëngulur ajo e dinte se kjo bëhej vetëm në Asamblenë Kushtetuese dhe vetëm me anë të një ligji të posaçëm, e jo me veprime apo me mbledhje revolucionare.

Një arsye tjetër është edhe fakti që nëse në Parlament këto deputet opozitarë kishin qenë të bashkuar në një qëllim të përbashkët dhe me objekt për t’u kundërshtuar Ahmet Zogun apo qeverinë e tij, tashmë të mbledhur këtu shpesh herë paraqiteshin të copëzuar dhe duke bërë opozitarin përballë njëri – tjetrit. Kjo mbledhje e cila zgjati tre ditë nuk pati ndonjë rezultat të përgjithshëm edhe vetë Fan Noli që do jetë drejtuesi i grushtit të shtetit nuk është mjaft aktiv, kurse deputetët shkodranë më shumë gjendeshin aty si të befasuar kështu që pavarësisht se brenda tyre kishte deputetë me potenciale të forta politike, të aftë për t’u bërë protagonistë, ata ose flisnin pak, ose merrnin pjesë në bisedime me karakter përgjithësues. Kjo të linte të kuptoje se një formë e tillë shumë pak do të gjente mbështetje në politikanët shkodranë të kohës.

Në krahun proqeveritar në Shkodër, kjo mbledhje dhe prania e deputetëve shkodranë në të nuk u prit me entuziazëm, dhe nuk kishte se si. Në gazetën të cilën vetë e drejtonte, Nikolla Ivanaj, ish deputeti i Shkodrës në krahun e qeverisë dhe një mbështetës i fortë i Ahmet Zogut gjatë gjithë kohës, shkruan një artikull i cili jep një kritikë të fortë në pak rreshta. Në një lajm që i drejtohet Shkodrës nga Kryetari i mbledhjes së Vlorës, Z. Kostë Paftali njofton se asamblistat kishin vendosur që përderisa gjendja ishte e pastabilizuar në Tiranë duhej të mblidhej asambleja ose në Shkodër ose në Lushnjë, por pa specifikuar për zgjidhjen përfundimtare. Ky lajm ishte botuar edhe në gazetën Republika1067 ku Nikolla Ivanaj shkruan se një Lushnjë e dytë kundër Lushnjës së parë nuk do të ishte e denjë. Aq më tepër që po abuzohet me varrin dhe me të ndjerin Avni Rustemi. Ai deklaron se një pjesë e këtyre përfaqësuesve në Vlorë ishin ata që kishin marrë pjesë në Kongresin e Durrësit me paratë e të huajve, gjë që në të njëjtën formë po ndodhte edhe tani. 1068 Madje në këtë gazetë jepeshin edhe telegrame të cilat vinin nga Tirana dhe që informonin për gjendjen e qetë dhe

1065 “55”, dt. 1 nëntor 2010, fq. 16. 1066 “55”, dt. 1 nëntor 2010, fq. 17. 1067 Republika, Vjeta II, 5 Maj 1924, Nr i Posaçëm, fq. 1. 1068 Republika, Vjeta II, 5 Maj 1924, po aty.

Page 221: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

198

situatën nën kontroll që ka qeveria. Megjithatë kjo ishte më shumë një formë propagandistike tashmë e krahut të qeverisë sepse pavarësisht se Asambleja funksiononte ajo ishte e cunguar dhe në gjendje pune de jure, kurse de fakto, pothuajse e përgjysmuar.

Por deputetët më të fortë opozitarë të Shkodrës nuk ishin aq fort aktivë brenda këtyre ditëve, as Luigj Gurakuqi as At Gjergj Fishta. Ky i fundit edhe pse nuk ishte deputet sërish, ishte një njeri që në ngjarje të mëdha të vendit ishte protagonist me penën e tij. Ai madje në një letër që mban datën 8 Maj 19241069 dërguar At Ambroz Merlaskës, i cili kishte qenë pjesë e grupit të Shkodrës në të gjithë veprimtarinë në Vlorë, i shkruan duke iu ankuar për një shkrim që kishte bërë gazeta Republika1070 ndaj Gjimnazit të Françeskanëve, e cila gjatë dy muajve kishte shkruar kundër shkollave klerikale. Megjithatë nuk i shpreh asgjë lidhur me ngjarjet në fjalë apo për situatën në Shkodër.

Pavarësisht se situata në Shkodër dhe për ata deputetë shkodranë, nuk ishte e qetë, ata tashmë ishin përfshirë edhe pse jo plotësisht me vullnetin e tyre në atë formë që kishin rrjedhur ngjarjet. Një pjesë e tyre pranonin të ishin në këtë mënyrë opozitarë për të mos u larguar nga koncepti i tyre opozitar, ama forca e tyre aktive opozitare mungonte. Kjo të linte të kuptoje se kjo nuk ishte mënyra që ata kërkonin të bënin opozitë.

V. 3. Shkodranët në qeverinë e Fan S. Nolit

Veprimtaria e rrëmujshme dhe trazirat e shumta që kishin filluar që në muajin mars në

vend, ishin rritur së tepërmi gjatë muajve në vazhdim. Dorëzimi i qeverisë nga kryemnistri Ahmet Zogu, pas atentatit të bërë me 23 shkurt 19241071 dhe krijimi i një qeverie të re me bazë të gjërë nën drejtimin e Shefqet Verlacit, e cila mori votëbesimin me 3 mars1072 të po atij viti, nuk e përmirësoi situatën. Pakënaqësitë që u rritën së tepërmi pas vrasjes së Avni Rustemit dhe mbledhja e cila u zhvillua në Vlorë në fillim të majit, shprehen mendimin se ky sistem që ishte krijuar, duhej të përmbysej me çdo kusht. Pasuesit e opozitës së vjetër të cilët tashmë të vendosur pas Nolit në ditët e para të qershorit 1924, kishin çuar në përmbysjen e qeverisë dhe madje në ikjen e krejt përkrahësve të kësaj qeverie jashtë vendit, ku vetë Ahmet Zogu iu drejtua Jugosllavisë1073. Kjo gjë ndodhi në të njëjtën ditë ku protestuesit, që ditë më vonë filluan të thërriteshin revolucionarë, kishin hyrë në Tiranë, me 10 qershor 1924.

Luigj Gurakuqi nuk kishte qenë direkt i përfshirë në këtë grusht shteti megjithatë ai kishte qenë një ndikues intelektual tek Rexhep Shala i cili si komandant i Shkodrës nën qeveritë e mëparshme kishte çuar forcat që ai drejtonte në revoltë për të mos iu bindur qeverisë. Ai kishte edhe një manifest të cilin ia kishte shkruar Luigj Gurakuqi, 1074 ku me anë të saj aii kërkonte Asamblesë Kushtetuese që të shkonte në Shkodër për të vazhduar punimet.

Duke pasur parasysh veprimet dhe objektivat që kishin deputetët e Shkodrës në lidhje me qendërsimin e kryeqytetit në Shkodër, kjo ngjarje shihej si një rast mjaft i mirë për të realizuar këtë ëndërr. Edhe vetë Fan Noli u mbështet shumë në grupin e Shkodrës në këtë kohë, që nga disa prej veprimeve ushtarake që u ndërmorën nga Shkodra nën komandimin e Regjep Shalës, e deri tek forca intelektuale e Luigj Gurakuqit.

Qeveria u krijuan me 16 qershor nën drejtimin e Fan Nolit. Në këtë qeveri përfshiheshin njerëz të cilët kishin dhënë kontribut brenda kohës së atij grushti shteti dhe njerëz me ide përparimtare demokratike apo radikale. Drejtimi u bë me votim të lirë ndërmjet grupit udhëheqës, ku ndërmjet Sami Vrionit dhe Fan Nolit si kandidat, ky i fundit mori mbi

1069 A. Q. SH., F. 67, D. 10, fl. 54. 1070 Republika, Vjeta II, Marc - Priell 1924. 1071 Kastriot Dervishi, Historia, 200. 1072 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 285. 1073 Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë, 269. 1074 Valentina Duka, Historia, 147.

Page 222: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

199

90 % të votave.1075 Njerëzit më me ndikim në qeveri dhe në politikën e kohës, brenda këtij grupimi ndaheshin ndërmjet dy ideologjive; asaj demokratike ku në këtë anë gjente hapësirë edhe Luigj Gurakuqi, si dhe krahu radikal ku qëndronte mjaft mirë shkodrani tjetër, Rexhep Shala. 1076

Në një qeveri që kishte vetëm 7 ministri, dy prej ministrave ishin nga Shkodra. Luigj Gurakuqi, si Ministër i Financave, si dhe Regjep Shalën si Ministër i Punëve të Brendshme. 1077 Ndërkohë që brenda kësaj qeverie gjendej edhe posti i ministrit pa portofol, i cili mbahej nga Xhemal Bushati, deputeti i vjetër i Shkodrës, i krahut të përhershëm opozitar dhe përkrahës dhe i përkrahur nga Luigj Gurakuqi. Sipas Sejfi Vllamasit, i cili ishte një kundërshtar i Fan Nolit dhe i qeverisë së krijuar nga ai, pasi ishte një mbështetës i Ahmet Zogut dhe krahut të pozitës së dikurshme, shprehet se u vendos pikërisht Xhemal Bushati për të kënaqur myslimanët e Shkodrës dhe për t’i bërë ata për vete1078. Është e vërtetë që ky ishte një njeri i cili i përkiste një familjeje të vjetër shkodrane muslimane dhe që gëzonte një respekt në qytetin e tij, por kjo deklaratë nuk duket plotësisht e saktë nisur nga veprimtaria e mëvonshme e tij. Gjatë kohës që Luigj Gurakuqi ishte jashtë vendit me Fan Nolin në Lidhje të Kombeve, në shumicën e dokumentave të firmosura nga Ministria e Financave të asaj kohe, mbajnë firmën e zëvendës ministrit Xhemal Bushati. Pozicioni që i kishin lënë këtij njeri si ministrër pa portofol i jepte atij të drejtën që të zëvendësonte cilindo prej ministrave kur nuk ndodheshin në detyrë. Nisur nga kjo mund të dalim në përfundimin se ka të ngjarë që mund të ketë qënë Luigj Gurakuqi, i cili ka kërkuar që në këtë rol të ishte pikërisht ai, duke e ditur se një pejsë të kohës së bashku me kryeministrin nuk do të ishte në detyrë. Kjo mund ta ketë bërë atë që të mendoj se njeriu më i afërt për të ndjekur politikën e tij ishte Xhemal Bushati.

Rexhep Shala ishte personi tjetër i cili gjendej në rolin e Minsitrit të Brendshëm në këtë qeveri. Roli dhe postet e tij nuk kishin qenë të një rangu kaq të lartë sikurse dy personat e tjerë. Ai kishte qenë pjesë e xhandarmërisë shqiptare në zonën e Shkodrës. Pikërisht në këtë zonë ishte dalluar tepër gjatë kohës së grushtit të shtetit në muajt maj - qershor, ku me 16 maj ishte deklaruar kundra qeverisë, 1079 dhe garnizonin e Shkodrës e kishte përdorur si njëra nga forcat që duhet të komandonte këtë zonë, nën ndikimin e grushtit të shtetit të komanduar nga Noli. Kjo gjë e kishte bërë atë njeri të besueshëm për Fan Nolin për ta bërë pjesë të qeverisë në një prej posteve më të rëndësishme brenda një qeverie. E në situatën ku ndodheshin ndër më të rëndësishmit dhe deçizivët. Postin e ministrit të brendshëm e kishin mbajtur personalitet të rëndësishme ku një ndër to, ishte edhe vetë Ahmet Zogu, kohë më parë. Një post i tillë do të thoshte se kushdo që do ta mbante do të kishte pas vetes krejt xhandarmërinë e kohës. Kjo të linte të kuptohej se Nolit, i duhej një njeri i cili nuk rrezikonte tepër me vendosjen e tij në këtë post, përmbysjen nga pushteti. Ndaj njeriu mbase më i nevojshëm i cili paraqiste patriotizëm, besnikëri, dhe që nuk shihej se kishte një ambicie më tej se aq apo se mund ta rrezikonte ishte Rexhep Shala.

Kjo qeveri në fakt ishte një qeveri e dalë jashtë kontureve institucionale, të asaj kohe. Pavarësisht problemeve të shumta brenda atij 5 vjeçari, 1920 – 1924, të gjitha qeveritë e kohës kishin dalë të votëbesuara nga Parlamenti ose kishin dalë nga anëtarë të cilët kishin kaluar në Parlament. 1080 Kjo ishte qeveria e cila në fakt mbeti jashtë këtij institucioni gjatë

1075 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 380. 1076

Historia e Shqipërisë, Vëll II, 544. 1077 Kastriot Dervishi, Historia, 216. 1078 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 381. 1079 Bajram Xhafa, Historia, 268 – 269. 1080 Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri : (1912-2008) : historia e krijimit dhe e zhvillimit të sistemeve

politike ; tiparet kryesore të institucioneve politike, të sistemeve politike dhe qeverisëse nga 1912 deri në ditët e

sotme, (Tiranë: Ufo Press, 2009), 101.

Page 223: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

200

qeverisjes së saj. Në kohën kur ajo u krijua parlamenti ishte shpërndarë, drejtuesi i saj nuk ishte më drejtues dhe as nuk mund ta thërriste, kurse Këshilli i Naltë i mbetur vetëm me një person, ishte vetëm në çerekun e tij. Kjo dihej mirë nga Fan Noli dhe e kuptonte se për një qëllim që kishte ai drejt një orientimi perëndimor demokratik, qeveritë nga cilido krah të ishin, dhe nga cilat do rrethana që kishin ardhur, duhet të votëbesoheshin.

Me 19 qershor qeveria Noli shpalli programin e saj prej 20 pikash1081. Në programin e tij më shumë vend zuri kritika ndaj qeverive paraardhëse e sidomos asaj të fundit, sesa analizimi i pikave të programit dhe mundësit e realizmit që mund të kishin. Nga të 20 pikat që kishte programi, 9 nga ato kishin lidhje me të dy ministrat e lartpërmendur në detyrë. Në program thuhej, se do të bëhej një ç’armatim i përgjithshëm dhe pa përjashtim, të dënoheshin agjentët dhe shkaktarët e vëllavrasjeve1082, rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit (përkatësisht pikat 1, 2, 3). Këto pika kishin të bënin direkt me përgjegjësinë që duhet të kishte ministri i brendshëm, pra Rexhep Shala. Gjithashtu një vëmendje të veçantë do t’i jepej edhe ekonomisë. Noli e dinte se në kushtet që ishte vendi, ekonomia ishte në kushtet e ekzistencializmit ndaj në program i jepej shumë hapësirë, së bashku me riorganizimin e administratës. Premtohej se me anë të kësaj qeverie do të shkurtohej dhe rishikohej administrata, për të vënë në postet e caktuara njerëz kompetentë, balancim i buxhetit duke kursyer në mënyrë radikale, ndërrimi i sistemit të taksave, me qëllimin që të lehtësohej individi nga barra e rëndë e tyre (pikat 10, 11)1083. Këto ishin dy pika të cilat preknin direkt Ministrinë e Financave, Luigj Gurakuqin. Megjithatë kishte edhe pika indirekt në të cilat domosdoshmërisht prekej ministri i financave apo një pjesë e barrës, kuptohet ajo ekonomike binte mbi të. Objektiva të tillë si; përmirësimi i gjendjes së bujkut dhe pavarësia ekonomike e tij, kujdesi për komunikacionin e vendit dhe specifikisht për rrugët (pikat 12, 17), ishin synime me kosto të lartë ekonomike dhe do gjë duhet të binte mbi Ministrinë e Financave.

Ndërkohë që një ndër pikat më të rëndësishme të programit për të cilën Luigj Gurakuqi do të ndihet edhe nën presion dhe do të marrë herë pas here, ishte marrëdhënie ndërmjet kapitalit të brendshëm dhe të jashtëm (pika 13). Brenda kësaj pike të programit një rëndësi të veçantë do të marrë problemi i koncesioneve, shumë i debatuar gjatë gjithë kohës brenda pesë viteve, që pas 1920.

Ky program në pamje të parë shihej si mjaft liberal, çfarë të lë të kuptosh se në krijimin e tij, programin Noli ia kishte besuar ose ishte mbështetur më shumë në krahun liberal demokratik të qeverisjes ku në të bënte pjesë edhe Luigj Gurakuqi. Megjithatë plani ishte i shkurtër jo përsa i përket pikave dhe fushave të përfshirjes, po përsa i përket planifikimit të realizmit të këtyre pikave të programit. Në të thuhej se do të bëhej përmirësimi i gjendjes së bujkut, por nuk thuhej se si do të arrihej kjo në një popullsi ku mbi 80 % jetonte në fshat dhe ku një grusht njerëzish të fuqishëm jo vetëm ekonomikisht, por edhe më shumë politikisht mbanin pjesën më të madhe të tokave.

Gjithashtu shohim se kërkohet që të bëhet çarmatimi, i popullsisë, e kjo ishte një ndër veprimet më të mira nëse do të realizohej. Por si do të mbrohej popullsia në të ardhmen kur akoma institucioni i xhandarmërisë dhe i ushtrisë nuk ishte efektiv në mbrojtje të kësaj popullsie. Mbrojtje që nuk ishte më shumë nga aspekti i brendshëm i armiqësive të brendshme sesa nga rreziku i armikut të jashtëm. U kërkua që të bëhej një rindërtim i sistemit të komunikacionit të brendshëm dhe të sistemit të urave në veçanti por kjo nuk shprehej se si do të siguroheshin të ardhurat e kësaj pune. Sistemi burokratik i fryrë ishte një e metë e kaluar, e cila ishte zgjeruar jo rrallëherë për nepotizëm, por cilado të ishte forma e zëvendësimit të këtyre personave me njerëz të tjerë të aftë kur mungonte një shkollë e aftë për formimin e nëpunësve të zot. 1081 Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Nolit, (Tiranë: Albin, 2003), 99. 1082

Historia e Shqipërisë, Vell II, 544 1083 Ora e Maleve, V. II, 28 Qershuer 1924, fq. 2

Page 224: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

201

Duket se barra më e madhe e të gjithë kësaj qeverie paralelisht me Nolin që e drejtonte do t’i binte edhe Luigj Gurakuqit, i cili njihej si krahu i djathtë i tij. Madje të tjerë shkonin edhe më tej duke u shprehur se ky njeri e komandonte Nolin1084. Megjithatë jo më kot ishte vënë në postin e ministrit të financave. Ishte hera e dytë që mbante këtë post pas asaj periudhe në qeverinë e koalicionit të Verlacit1085, të cilën nuk e mbajti për shumë kohë vetëm përreth 1 muaj për shkak të rrjedhimit që morën ngjarjet e lartpërmendura. Gjithashtu edhe si deputet kishte qenë shpeshherë anëtar ose kryetar i komisionit të buxhetit, gjatë gjithë kohës që kishte qenë deputet. Duke u nisur nga kjo nëse shohim replikat e bëra me qeveritë paraardhëse në fushën e ekonomisë dhe të buxhetit të lë të kuptosh aftësitë e tij mjaft të mira dhe njohjen e fortë që kishte ky njeri për fushën e ekonomisë. Gjithashtu gjatë periudhës së vitit 1924 kishte qenë edhe pjesë e Komisionit të Administratës1086 në Asamblenë Kushtetuese. Nisur nga kjo arrijmë në përfundimin se edhe përsa i përket mirëfunksionimit të një administrate apo njohurive mbi defektet që kishte administrata jonë, kishte njohuri të mira për të realizuar atë pikë të programit.

Megjithatë nuk mjaftonte vetëm dëshira e mirë e një drejtuesi për të realizuar objektivat e vëna, por duhej të shihej edhe situate në të cilën ndodhej vendi dhe hapësirat që të lejonte ajo për të vepruar. Një ndër problemet e mëdha që vendi kalonte ishte edhe ajo lidhur me koncesionet dhe me situatën e monopolit në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare.

Gjatë gjithë kohës vendi kishte qenë në kushte jo të mira dhe me një kapital bazë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ndaj mënyra më e mirë për shfrytëzimin e ekonomisë ishte me anë të koncesioneve. Mbi bazën e këtyre koncesioneve nëpërmjet taksave që i vendoseshin përfitonte edhe arka e shtetit. Megjithatë jo rrallëherë në koncesione të shumta kishte ndodhur që firmat të brendshme apo të jashtme kishin abuzuar së tepërmi me lejet e marra. Ata kishin dalë jashtë pikave kontraktuale, ose kishin abuzuar në pagesat ndaj shtetit të asaj që ata i detyroheshin. Kjo gjë jo rradhëherë kishte çuar në një pakënaqësi të madhe të popullsisë ose të grupeve të interesit. Në vitet e kaluara vetë Luigj Gurakuqi kishte qenë një kundërshtar i fortë i shumë prej koncesioneve.

Me ardhjen e kësaj qeverie sidomos pas shpalljes si pikë të programit edhe të një lloj mbrojtje të kapitalit të brendshëm nga ai i jashtëm shumë njerëz shpresuan se qeveria do të merrej pak më shumë me koncesionet e dhëna më parë. Madje shumë prej tyre menduan se do t’i vendoste nën një kontroll të ri apo në tratativa bisedimesh edhe kontratat ekzistuese të dhëna më parë.

Në Shkodër pati kritika të forta gjatë gjithë kësaj kohe për shkak të koncesioneve të ndryshme të dhëna më parë. Madje ata kritikuan edhe faktin që shumë prej ish deputetëve të mëparshëm mbanin akoma ato koncesione apo favore që i kishin gëzuar edhe në qeveritë e mëparshme1087. Në koncesione të cilat mund të ishin edhe pasuri kombëtare e shfrytëzueshme fare mirë për interesa kombëtare sikurse ishte rasti i ish-deputetit të Beratit, Mustafa Maksutit në dekovil, apo të banjave të Përmetit që i mbante Leonidha Frashëri, ish – deputeti i Gjirokastrës. 1088 Kjo të linte të kuptoje se kritika binte direkt mbi Ministrinë e Financave, e cila i kishte për detyrë kontrollin e këtyre koncesioneve. Megjithatë nuk ishin të vetmit apo vetëm për qëllime tendencioze këto kritika. Kritika të tilla e të shumta, bile jo më pak serioze vinin edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Tregtarët e Korçës ankoheshin se duhet të kishte një rishikim të dhënies së monopolit në atë zonë, në mënyrë që të uleshin vështirësitë për ekonominë e asaj zone. 1089Megjithatë

1084 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 382. 1085

Historia e Shqipërisë, Vell III, 220. 1086 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, V. 1924, 249. 1087 Ora e Maleve, V. II, 23 gusht 1924, fq. 3. 1088 Ora e Maleve, V. II, 23 gusht 1924, po aty. 1089A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, fl. 3.

Page 225: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

202

kishte edhe raste kur shumë prej kontratave të dhëna më parë u rishikuan. Personat kontraktues që nuk u bindeshin pikave për të cilat kishin nënshkruar, u futën edhe në burg për shkelje, apo u liruan nga burgu vetëm kur pranuan të paguanin dëmet apo taksat e prapambetura. 1090 Këto raste tregojnë se në një farë mënyre po funksiononte edhe lloji i ndëshkimit për abuzime me anë të koncesioneve.

Por replika më e fortë ishte për koncesionin e dhënë firmës “Staples” për letrat e cigareve dhe të bixhozit. Koncesioni i duhanit dhe i letrave të duhanit kishte qenë në diskutime të gjata dhe ishte kundërshtuar edhe kohë më parë gjatë disa qeverive edhe nga vetë Luigj Gurakuqi. Tashmë kishte ardhur koha që të përballej nga një pozicion krejt tjetër nga ai i mëparshmi. Në rolin ku ishte vetë ai që i kishte në dorë fatet e koncesioneve e po ashtu edhe të këtij rasti. Kjo kompani e kishte marrë të drejtën e koncesionit që në vitin 1923, dhe tashmë akuzohej se një vit më parë e kishte fituar këtë të drejtë në mënyrë abuzive. Megjithatë e keqja ishte se tashmë, edhe nën këtë qeveri po vazhdonte ta mbante dhe se qeveria nuk po merrte masa për t’ia hequr ose për t’ia kontrolluar ecurinë e saj në punën që bënte1091 nën titullin monopolizimi i letrave të duhanit, mundohen të jenë të saktë duke paraqitur të gjithë hilet apo shmangiet që bënte kjo kompani që nga cilësia e letrave e po ashtu edhe tek numri më i rrallë i fijeve të letrës në krahasim me atë që ishte në kontratë. Kjo do të thoshte se kompania po villte dhe qeveria nuk ishte e zonja ta kontrollonte, madje as të dallonte shkeljet. Ky artikull ishte ndër më të ashpëri të bërë ndaj kësaj qeverie e sidomos Ministrisë së Financës, aq më tepër nga një gazetë e cila kishte qenë dora e djathtë në mbështetjen e Luigj Gurakuqit, si opozitar. Një artikull i dytë rreth një muaj më vonë, e çon më tej kritikën duke i bërë haptas llogaritë e abuzimit dhe të fitimit të kësaj kompania mbi bazë të mallit tonë dhe parave tona. Këtu shprehet haptazi qëndrimi i tyre mbi pakënaqësinë që ka edhe ndaj ministrisë e cila duhej të ishte më e saktë në lidhje me kontrollin ndaj tyre. Koncesionet duhet të ishin në të mirë të popullsisë shqiptare dhe jo me qëllim për t’i zhvatur ata. 1092 Në fund të artikullit në vend të një emri personal mban siglën Disa Tregtarë1093. Kjo na lë të kuptojmë, se tashmë mbi bazën e kësaj, ky konçension i dhënë kësaj kompanie ka bërë që të preken interesat e shumë prej tregtarëve të Shkodrës të cilët janë marrë apo donin të merrnin me këtë tregti. Ndaj prekje e interesave të grupeve të ndryshme të interesit do të çonte në prishjen e mbështetjes ndaj qeverisë dhe kujtdo që ishte brenda saj, qoftë ky edhe Luigj Gurakuqi.

Por kritikat e bëra me aq konçizitet dhe me një peshë të madhe nga gazeta më e madhe në zonën e veriut, nuk ra në vesh të shurdhër. Pas kthimit nga Lidhja e Kombeve dhe duke e parë se mbështetja atje do të ishte tepër e pakët, Luigj Gurakuqi iu rikthye punës për të shtërnguar të gjithë hapësirat e mundshme ku mund të nxirreshin para për buxhetin e shtetit. Një ndër këto hapësira, ndoshta ndër më të rëndësishmet ishte monopoli. Në fillim të dhjetorit ai nis krijimin e projektligjeve mbi ndëshkimin e kontrabandës dhe të mallrave të monopolizuara. 1094 Ky ishte hapi i parë me të cilin i bën me dije kryeministrit me anë të një letre zyrtare pa i dhanë shpjegime për këto dy ligje që kishte ndërmend të krijonte që në fillim të dhjetorit 1924. Të dy këta ligje kishin një rëndësi të madhe dhe ishin të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Së parikontrabanda në raste të kushteve të vështira, e lidhur edhe me ligje të cilat akuzoheshin se favorizonte koncesionet, kishte tendenca të rritej. E gjithashtu nëse do të shtërngoheshin ligjet për koncesionet paralelisht nga ana e firmave koncesionare mund të rritej rreziku për abuzim me kontrabandim të mallrave. Kjo tregonte largpamësinë e ministrit

1090A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, fl. 1 – 2. 1091 Ora e Maleve, V. II, 18 tetuer 1924, fq. 1. 1092 Ora e Maleve, V. II, 8 ndanduer 1924, fq. 2. 1093 Ora e Maleve, V. II, 8 ndanduer 1924, po aty. 1094A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, fl. 7.

Page 226: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

203

Gurakuqi i cili kishte arritur të kuptonte se në kushtet e vendit këto shkonin paraleleisht dhe duhet luftuar si të tilla njëlloj.

Edhe situate me firmën Stamples nuk mbeti në vend po brenda këtij muaji Ministria e Financës nisi të merrte masa lidhur me koncesionet që ajo kishte dhe u krijua një projektligj i cili merrte në shqyrtim punën e saj. Madje në ligj u shtua edhe rritja e aktivitetit të punës së saj për favor të shtetit të saj. Në ligjin e krijuar po brenda dhjetorit u vendos që kompania të mbaj koncesionin e gjërave që ishin të regjistruara për monopol (letra cigareje, shkrepsa e letra bixhozi). Por kontrolli planifikohej t’i shtohej pasi në çdo zonë ku ajo kishte aktivitetin lypsej të bëhej një komision kontrolli me tre anëtarë në të, nga një përfaqësues i administratës vendore, drejtorit të financave dhe një anëtar të dhomës së tregtisë. 1095 Nëse vërejmë përbërjen e komisionit, shihet se në të përfshiheshin tre hallka të shtetit shqiptar, dy të parat direkt; pushteti vendas i asaj kohe, dhe zyra e financës e lidhur direkt me ministrinë e vet përkatëse. Po përveç kësaj një përfaqësues i Dhomës së Tregtisë do të thoshte pjesë e grupit të interesit vendas.

Projektligji parashikonte se kompania duhet të shiste edhe mallrat që ishin specifikë e shtetit dhe e drejtë vetëm e saj. Madje kjo kompani duhet të vlerësonte këto mallra me të njëjtën vlerë sikurse mallrat e tyre. 1096 Kjo të linte të kuptoje se shteti me anë të kësaj forme kërkonte të gjente hapësira tregtie nëpërmjet kompanive të huaja. Të niste iniciativa për tregti të jashtme, ku me anë të kësaj forme, nën emrin e kompanive të huaja të qarkullonin mallra shqiptare. Dekretligji i cili mban firmën, si ministër tashmë të kthyer në vend Luigj Gurakuqi, merret si i mirëqënë dhe i dërgohet për dekretim edhe Këshillit të Lartë pa asnjë ndryshim. 1097 Ligji tashmë kishte ardhur në kohën e duhur sipas projekteve të qeverisë. Brenda muajit dhjetor ishin shpallur zgjedhjet në vend, dhe pas tyre qeveria, e cila do të bëhej legale do të kishte një sër ligjesh të gatshme në kohë. Ky ligj do të ishte njëri nga ata të cilin Luigj Gurakuqi e kishte parashikuar më parë si projektligj. 1098 Në dokument shohim si firmëtar të Ministrisë së Financave, Gurakuqin, kurse si Ministër i Punëvë të Brendshme është Xhemal Bushati1099.

Sikurse u tha edhe në pikat e programit të shprehur më sipër, rigjenerimi i nëpunësve të administratës shtetërore do të ishte një ndër prioritetet e domosdoshme të kësaj qeverie. Në një artikull të gjatë në mesin e gushtit 1924, gazeta Ora e Maleve bën një kritikë të gjatë duke shpalosur gjëndjen aktuale të sistemit të nëpunësve të kohës. Nga ajo arrijmë të kuptojmë se kërkohej një ndryshim rrënjësor i gjendjes aktuale të vendit tonë në administratë. Një pjesë e nëpunësve shihen se janë të vendosur në pozicionet që mbajnë artificialisht, dhe se shteti shqiptar nuk ka nevojë për zyra të tilla të krijuara vetëm për shkak të kopjeve që ne krijojmë nga administratat e vendeve perëndimore. 1100 Gjithashtu qeverisë i kërkohet që edhe të marrë masa, sa më parë pasi kjo qeveri kishte dalë nga populli, dhe se duhej të vepronte në të mirë të popullit. Kjo ishte një formë therëse duke krijuar kritika të tilla me fjalët që kjo qeveri shprehej se kishte ardhur me qëllim për të mbështetur popullin. Prefektura e Shkodrës e kishte kërkuar shumë kohë më parë për të bërë një spastrim të menjëhershëm të administratës së saj nga kjo paaftësi nëpunësish por nuk e kishte gjetur mbështetjen nga qeveria për një veprim të saj. 1101 Me sa duket duke parë se në qeveri ishte Gurakuqi dhe do u jepte mbështetje sa më të madhe në këtë veprim, ata e kishin kërkuar përpara se të bëheshin projektligjet për veprime të tilla. Ngutja dhe veprimi i menjëhershëm për të bërë me aq zell

1095A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, fl. 8. 1096A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, po aty. 1097A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, fl. 12 – 13. 1098A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, Po aty. 1099A. Q. SH., F. 149, V. 1924, D. III – 663, Po aty. 1100 Ora e Maleve, V. II, 16 Gusht 1924, fq. 1. 1101 Ora e Maleve, V. II, 16 Gusht 1924, fq. 2.

Page 227: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

204

këtë veprim në Shkodër, ministria e shihte si një veprim të ngutshëm e mbase edhe hakmarrës, për të lëvizur nga puna të gjithë ata kundërshtarë apo ish përkrahës të mëparshëm të qeverive të mëparshme. Mos aprovimi i këtij zelli e kishte frenuar pak këtë veprim deri në një moment të mëvonshëm.

Pak kohë më vonë në rolin e zëvendësministrit të financave, shprehet te po kjo gazetë se nuk do të marrim parasysh asnjë ndikim nga jashtë apo kritikë nëse na bëhet e padrejtë për largimin e nëpunësve të paaftë. Gjithashtu konkursi do të jetë ai që do të nxjerrë në pah njerëzit më me vlerë për administratën e vendit1102. Ky ishte një shembull që kjo ministri kishte nisur ta çonte në vend atë pikë të programit që shumëkush në Shqipëri e vlerësonte, nëse do ta shihte të realizuar.

Por Gurakuqi në këtë kohë nuk ishte vetëm një nëpunës i thjeshtë financiar, i ngritur në rangun e ministrit. Disa nga politikat e tij ekonomike ishin të përfshira brenda situatës së politikës së jashtme. Në kushtet në të cilat ndodhej qeveria Noli, e kishte shumë problem njohjen ndërkombëtarisht. Ajo bëri shumë përpjekje për t’u njohur jashtë, ndër të cilat edhe të një diplomacie ekonomike mbi bazën e koncesioneve të naftës.

Edhe pse Noli pati shumë dëshirë që ndër lidhjet me fuqitë e mëdha, të kishte marrëdhënie me Britaninë, ajo u tregua e ftohtë me të. Londra ishte ndër më të ashprat në kthimin e përgjigjes ndaj njohjes së Nolit si qeveri legale, duke u shprehur se ajo njihte vetëm ato qeveri që vinin me votë të lirë, dhe jo me anë të dhunës. 1103 Megjithatë kjo nuk do të kishte qenë problem fort i madh nëse sipas Anglisë nuk do të prekeshin interesat britanike. Këto interesa ishin prekur dy here: së pari vendi nga i cili vinte Noli, ShBA, dhe Luigj Gurakuqi. Faktit që Noli vinte nga ShBA, Londra i frikësohej se do t’u hiqte ata koncesione të cilat i kishte përfituar nga Ahmet Zogu nëpërmjet kompanisë së naftës British Oil dhe do t’ia kalonte ndonjë kompanie amerikane.1104 Problem tjetër ishte Luigj Gurakuqi, Ministri i Financave i cili shihej si shumë filoitalian, dhe kundërshtar i koncesioneve angleze në vajguri e naftë. Anglia nuk e shihte me sy të mirë afërsinë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në ekonomi, apo në fusha strategjike për Anglinë aty ku ajo kishte nevojë. 1105 Ky njeri kishte qenë kundër koncesionit të vajgurit që një vit më parë duke kundërshtuar çdo pikë të kontratës së lidhur nga Ahmet Zogu me atë kompani. 1106 Tashmë i pozicionuar si ministër, ai kërkonte futjen e marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja sa më shumë, qofshin këto edhe konçensionare, por duke ruajtur në mënyrë maksimale pasuritë kombëtare, sidomos ato me një verë të tillë si ato të pasurive nëntokësore në vend. 1107 Gjithashtu Gurakuqi tashmë ndihej në mes dy ofertash më shumë i tunduar sesa me anglezët. Ai ishte më shumë për amerikanët e Standart Oil të cilët në kushte e kontratës ofronin 15 % të të ardhurave të një periudhe 50 vjeçare, kundrejt ofertës angleze të 13. 5 % brenda 60 viteve shfrytëzim. 1108 Por nga ana tjetër po tentonte të afrohej edhe me kompanitë italiane të cilat po kërkonin këtë koncesion. Megjithatë mos përfitimi i këtij koncesioni nga ana e amerikanëve dhe mos kapja e vrasësve të shtetasve amerikanë në Mamurras, i ftohu amerikanët për njohjen e Nolit në krye të qeverisë. 1109 Ndërkohë që për problemin e naftës në vend, mendimet se cila kompani e huaj do të ishte më e favorshme kishin nisur t’i diferenconin Gurakuqin dhe Nolin. Ky i fundit, në një intervistë nga korrespondenti britanik i gazetës Times, (4 Shtator 1924) pranon se ka pasur edhe oferta monetare nga kompanitë amerikane të naftës dhe se nuk i ka pranuar. 1102 Ora e Maleve, V. II, 25 Tetuer 1924, fq. 2. 1103

Historia e Shqipërisë, Vell III, 233. 1104 Valentina Duka, Historia, 152. 1105 Alessandro Roselli, Italy and Albania Financial relations in the fascist period, (London: I. B. Tauris & Co. Ltd, 2006), 23. 1106 Ora e Maleve, V. I, 22 Shtatar 1923, fq. 1. 1107 A. Q. SH., F. 34, D. 11, fl. 2. 1108 Robert C. Austin, Shtegu, 288. 1109

Historia e Shqipërisë, Vëll II, 548.

Page 228: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

205

Ndërkohë që lë të hapur përgjigjen për kompanitë angleze duke u shprehur se ai nuk e kishte parë akoma kontratën angleze dhe kushtet e saj. 1110 Kjo të lë të kuptosh se Noli dhe Gurakuqi kishin nisur të shihnin nga kahe të kundërta problemin e naftës në vend, dhe se kjo mund të shihet edhe si një pikë e plasaritjes në marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet këtyre të dyve.

Por pavarësisht se ishte kategorikisht kundra dhënies së një koncesioni anglez për naftën në Shqipëri, ai nuk u tregua në tentativat e tij, plotësisht kundër Anglisë. Ndërmjet Italisë dhe Anglisë po mundohej sa më fort të ishte e mundur për krijimin e një banke shqiptare aq shumë të dashur nga të gjithë ministrat e financave shqiptare që nga viti 1920. Dhe jo thjeshtë për koinçidence, ministri i parë i cili u përpoq ishte Tefë Curani.

Që në ardhjen në pushtet të Nolit, Banka Tregtare e Barit kërkon informacion nga legata italiane në Durrës mbi gjendjen monetare të Shqipërisë. E interesuar shumë është edhe për hapësirat që mund të gjente ajo në shkëmbimet monetare apo kambialet që mund të kalonte nga Shqipëria. Madje kërkohet nga legata informacioni i monedhave që kalojnë në vend, monedha më e fortë që vepronte në Shqipëri dhe sa forcë kishte lireta italiane. 1111 Këto informacione ishin shumë të rëndësishme për kompani të ndryshme bankare në Itali për të ditur tregun monetar në vend. Qëllimi i tyre ishte për një bankë në Shqipëri, ashtu sikurse edhe vetë Luigj Gurakuqi kishte nisur të interesohej që në ditët e para, të emërimit në Ministri të Financave. Një muaj më vonë, po përsëri, Legata Italianë në Durrës i bën me dije Ministrisë së Jashtme Italiane se vetë Luigj Gurakuqi kishte kërkuar hapjen e një banke emetimi në vend. Gjithashtu qeveria shqiptare në atë kohë kishte nevojë për një hua prej 30 milion liretash, me çfarëdo kushti të vënë përsipër. 1112 Kjo nevojë e shprehur nga shteti shqiptar në një anë, dhe vetë kërkesa direkte e shprehur nga një njeri që njihej për ndjenjat e tij filoitaliane, i krijoi një besim të madh italianëve për ta marrë këtë punë me seriozitet. Madje legata në Durrës, kërkon disa herë që të vijë një prej njerëzve më me eksperiencë në këtë fushë, nga Italia, komisioneri Alberti. Ky njeri do të ishte shumë i aftë të njihte situatën në vend dhe të krijonte vetë imazhin që i duhej në këtë punë, dhe së dyti një emër i tillë edhe qeverisë shqiptare do t’i jepte besueshmëri në vazhdimin e punës. 1113

Në fund të shtatorit 1924 interesimi italian bëhet aq serioz saqë vetë Ministria e Jashtme i kërkon legatës të gjejë me çdo kusht të gjitha përpjekjet që po bëhen nga Shqipëria për krijimin e bankës dhe mbi të gjitha për marrëdhëniet ekonomike që do të ndërmerrte kjo. 1114 Ky lajmërim urgjent nga ana e ministrisë përkoi vetëm pak ditë përpara se Noli së bashku me Gurakuqin të takoheshin me 10 tetor1115, me Musolinin. Gjatë takimit, ndër të tjera u fol edhe për një hua që shkonte deri në 100 milion si dhe për veprime të përhershme të kredibilitetit monetar ndërmjet të dy vendeve. Megjithatë mbledhja përfundoi paarritur ndonjë rezultat final të kënaqshëm për të dy palët. Musolini i refuzoi këto kërkesa çka bëri që Luigj Gurakuqi të ndërronte kahun e drejtimi të orientimit të tij për krijimin e bankës.

Tashmë i drejtohet Anglisë për një veprim të tillë. Drejtimi që po merrte mund të vlerësohej i zgjuar, pavarësisht ndjenjave të tij antiangleze në koncesionin e vajgurit, në drejtim të formimit të bankës, nis të kthehet pro. Kjo sjellje e tij shumë e shpejtë në krah të kundërt të anglezëve, i shqetëson italianët, të cilët me sa duket nuk ia kishin vlerësuar fuqinë e tij për të krijuar ekuilibra të rinj. Tashmë Luigj Gurakuqi nëpërmjet Legatës Shqiptare në Londër kishte nisur përpjekjet për krijimin e një banke në vend, me një ndërmjetësi të një grupi anglezësh i cili kishte për të shërbyer si ndërmjetës, në lidhjet me grupet e investimit.

1110 Hysen Kordha, “Dokumentet për Lëvizjen Demokratike gjatë viteve 1921 – 1924”, Studime Historike, 3 – 4, (1999), 235 – 236. 1111 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 161, fl. 1-2. 1112 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 157, fl. 2-3. 1113 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 157, fl. 4. 1114 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 158, fl. 1. 1115 Kastriot Dervishi, Historia, 217.

Page 229: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

206

Këta i propozuan Shqipërisë, përveç krijimit të bankës, edhe ndërtimin e një dekovili, një zonë për kultivimin e duhanit dhe një zonë shfrytëzimi të naftës. 1116 Situata ishte sjellur në krah të kundërt. Pas interesimit për krijimin e kësaj banke kishin nisur të vinin ofertat edhe nga jashtë, jo vetëm të ishte shtetit shqiptar ai që kërkonte për këtë bankë. Bisedimet për këtë bankë nga ana e anglezëve kishin nisur që kur Noli dhe Gurakuqi kishin qenë në Gjenevë. Ndërmjetësimi kishte ndodhur nëpërmjet konsullit turk në Londër të cilit ia kishte bërë të ditur konsullit shqiptar atje, Mehmet Konica, këtë projekt. 1117 Nga sa u tha më sipër, ka të ngjarë që gjatë kohës që këto dy qeveritarë shqiptarë kishin qenë në takim tek Musolini, ata tashmë e kishin marrë një garanci nga ana e anglezëve për krijimin e kësaj banke. Arsyeja se pse ata kërkuan një hua dhe krijimin e kësaj banke, ishte sepse ndoshta ata donin të ruanin një ekuilibër në mes të dy vendeve. Pra duke mbajtur edhe një kartë italiane, ata nuk kishin pse të ishin të varur vetëm nga anglezët, dhe si rrjedhim të përfitonin më shumë.

Siguria e këtij projekti anglez nga ana e Luigj Gurakuqit si ministër i financave vazhdoi deri në ditën që iku nga zyra, me qeverinë e Nolit. Me 1 dhjetor ai ishte në Shkodër, në Odën e Tregtisë së qytetit për të shpallur krijimin e Bankës së Shqipërisë. Aty ai deklaron përherë të pare, duke ia pohuar atyre se banka do të krijohet nga një bankë anglo – franceze, 1118ku në këtë bankë shteti shqiptar do të depozitonte 5 milion franga ari, kurse ata zotoheshin për të emetuar 15 milion franga letër, të njohur në vlerë nga e gjithë Evropa dhe SHBA. Gjithashtu banka do të krijohej edhe nga kapitali i brendshëm që do të depozitohej, me një interes 15 % të depozituesve. 1119 Kjo do të thoshte se shqiptarët do të ishin aksionerë e në një farë mënyre ishte mjaft e mirë kjo mënyrë për të mos qenë aspak i varur plotësisht nga kompania e huaj anglo – franceze. Pra atë që kishte dashur ta bënte nëpërmjet italianëve, kur ata nuk e mbështetën, kërkoi ta bënte nga mbështetja e brendshme. Ky lloj veprimi ishte i mirë edhe për një arsye tjetër, kjo do t’i vinte më shumë kapitalet e shqiptarëve të lidhur me bankën e vendit, dhe në të nëjtën kohë do t’i institucionalizonte pasuritë e shqiptarëve. Por ky projekt nuk u mor parasysh me ardhjen e Zogut, pasi ky i fundit lidhet plotësisht me italianët për punë të bankës, edhe pse projekti i bankës ishte në ministri kur Gurakuqi iku. 1120

Një problem tjetër ekonomik kishte qenë edhe mos pagesa në kohë e rrogave të nëpunësve dhe komplet administratës. I gjithë viti 1924 kishte pasur probleme në pagesat e rrogave. Fushata zgjedhore e vitit 1923, kishte ulur ndjeshëm të ardhurat e nga ana tjetër krizat e herëpashershme dhe ndërrimet qeveritare (4 qeveri), kishin çuar në mos pagesa të rrogave.

Edhe gjatë kohës së qeverisë së Nolit, kjo gjë vazhdoi për muaj të tërë. Gurakuqi u përpoq të niste së pari pagesat e muajve respektivë në nëntor e në vazhdim dhe duke thënë se edhe muajt e kaluar do t’u pagueshin. Megjithatë në Shkodër pati përsëri pakënaqësi. Në Shkodër, pakënaqësia ishte se kur nisi ndarja e rrogave, ky qytet u la pas dore në lidhje me qytetet e tjera, sidomos Tiranën, kur atje ndahej edhe shtatori, këtu vetëm tetori. 1121 Megjithëse vështirësitë kishin qenë të mëdha, vetë Gurakuqi në Shkodër deklaron se arkën e kishin gjetur bosh, por dalëngadalë kishin arritur të paguanin rrogat e prapambetura. Gjithashtu Ministria e Financave kishte nisur të krijonte edhe njëherë buxhetet e prefekturave1122, duke i lënë një pavarësi çdo prefekture për këtë veprim.

Gjithashtu suksesi më i madh që kishte arritur të bënte Luigj Gurakuqi si Ministër i Financave, kishte qenë balancimi i buxhetit. Si një pikë e programit qeverisës, do të thotë se

1116 A. Q. Sh. F. 163, V. 1924, D. 160, fl. 1. 1117 A. Q. Sh. F. 163, V. 1924, D. 160, fl. 2. 1118 A. M. Sh., F. Luigj Gurakuqi, f. 716\5. 1119 A. M. Sh., F. Luigj Gurakuqi, f. 716\7. 1120 A. M. Sh., F. Luigj Gurakuqi, po aty. 1121 Ora e Maleve, V. II, 13 Dhjetuer 1924, fq. 2. 1122 A. M. Sh., F. Luigj Gurakuqi, f. 716\3-5.

Page 230: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

207

ishte e shpallur dhe e parë nga të gjithë. Sikurse u tha edhe më sipër, hyrjet e daljet në arkën e shtetit, në vend, ishin në një raport plotësisht negativ. Ndër gjërat që shihej se sillnin dëm në ekonominë e vendit, ishin shpenzimet e mëdha që kishte administrata shtetërore, që sikurse u pa, e zvogëluan atë. Në të njëjtën kohë, me zvoglimin e saj u ul edhe numri i shpenzimeve. Ai madje për këtë u akuzua se uli shpenzimet, duke ulur rrogat apo hequr njerëzit nga puna1123 dhe se kjo ishte fiktive. Fakti i barazimit të buxhetit është i pamohueshëm, por mbi bazën e këtij stili u mbështet një pjesë e suksesit, sepse në kohën që flasim bilancet tregtare të Shqipërisë nuk kishin ndryshuar shumë nga të mëparshmit. Por ky balancim buxheti në atë situatë ku ndodhej vendi, dha disa fryte, ku një ndër to ishte edhe pagesa e rrogave që u përmend më sipër.

Megjithatë një ndër veprimet më të gabuara të qeverisë Noli ishte hakmarrja që po kërkonin të bënin ndaj kundërshtarëve politikë. Kjo gjë po ndodhte me formën më serioze juridike, krijimin e gjyqeve politike. Pikërisht në pikën dy të programit1124 shprehej se do të dënoheshin të gjithë kundërshtarët politikë të Shqipërisë. E pozicionuar ndër pikat e para të programit, të lë të kuptosh për rëndësinë e madhe që i jepej kësaj veprimtarie nga kjo qeveri.

Edhe kohë më pare, qeveritë nga viti 1920 deri në këtë kohë, kishin pasur dënime me qëllime politike apo gjyqe politike, por asnjëherë nuk ishte marrë me kaq seriozitet sa në këtë kohë. Në këtë kohë u ngrit një gjykatë speciale për gjyqet politike, dhe iu kushtua shumë vëmendje kësaj pune.

Luigj Gurakuqi, si njeriu kryesor i financave shqiptare, kishe një lidhje direkte me këtë çështje, sidomos kur bëhej fjalë për politikat konfiskuese të pasurive. Duke qenë se pjesa më e madhe e kundërshtarëve politikë ishin larguar që me nisjen e grushtit të shtetit1125, veprimet më të mundshme të tyre ishin dënimi në mungesë dhe konfsikimi i pasurive të këtyre personave.

Sot ekzistojnë dokumente të shumta të cilat e implikojnë fuqishëm në këtë veprimtari edhe Gurakuqin, në kuadrin e titullarit të Ministrisë së Financave. Nga ana e tij kërkohej që të shihej numri i pasurive të tyre të regjistruara dhe të sekuestroheshin të gjitha. Kjo punë bëhej aq me zell sa pranohej nëse duhej të shtohej edhe organikë shtesë për të kryer sa më në kohë këtë veprimtari. 1126 Kërkesa nga ana e Gurakuqit për organikë shtesë, do të vihet re shumë herë gjatë korrespondencave zyrtare me institucionet përgjegjëse për këtë punë. Po në një kohë kur si pikë e programit shihej se ishte edhe reduktimi i administratës kur ishte e tepërt, nuk ndjekjet e njëjta linjë, kur është puna për këto sekuestrime. Kjo çon në përfundimin se kjo veprimtari nis me qëllime tendencioze. Të gjithë këto pasuri të tundshme dhe të patundshme duhej të shiteshin dhe të ardhurat duhet t’i kalonin arkës së shtetit1127, e duke u nisur nga kjo mund të themi se Ministria e Financave, mund ta shihte këtë veprimtari si një mënyrë për të rritur të ardhurat e buxhetit, në një kohë kur fusha të tjera të jetës ekonomike e kishin të pamundur ta bënin një gjë të tillë.

Gjatë gjithë kohës ministria e financave e qeverisë Noli e shihte me këmbëngulje këtë veprimtari. Xhemal Bushati në kuadrin e zëvendësministrit, i bënte thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të bënte detyrën ashtu si duhej në këtë veprimtari. 1128 Një pjesë të këtyre sekuestrimeve, gjyqi politik i bënte edhe me kërkesë direkte të Ministrisë së Financave edhe pas ardhjes në krye të detyrës, nga jashtë vendit, të z. Gurakuqi. Madje kritikohet edhe Gjyqi Politik, nëse nuk u bindej kërkesave të Ministrisë për sekuestrimin deri në fund të pasurive të

1123 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 390 - 391 1124 Valentina Duka, Historia, 444 1125 Bajram Xhafa, Historia, 269. 1126 A. Q. SH. F. 178, V. 1924, D. I – 646, fq. 1-2. 1127 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 48. 1128 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 49.

Page 231: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

208

individëve të veçantë. 1129 Me qëllimin që ky gjyq të kryhej sa më shpejt dhe veprimi i konfiskimit të pasurive të kryhej menjëherë, u vendos edhe shtesa e organikës, tashmë që në muajin tetor. 1130

Ndërkohë që gjyqi kishte përfshirë disa kategori të dënueshme të personave që ishin të përfshirë në vëllavrasje, të tillë si; zyrtarë të shkallës së lartë, komandantë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, komandantë të fuqive civile dhe misë të Kuvendit Kushtetues. 1131Kjo listë prej 45 personash ishte për dënimin në bllok të këtyre personave që përfshiheshin në njërën nga këto kategori. Nga këto shohim se tre vetë kishin lidhje direkte me Shkodrën. Musa Juka1132, ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës ishte i pari në listë nga ky qytet. Ai kishte qenë një përkrahës i fortë i Ahmet Zogut dhe që krahu opozitar i kohës, me Luigj Gurakuqin në krye e quante grupin afër tij grupi musajukan. Ky i kishte ndenjur besnik Ahmet Zogut edhe gjatë qershorit dhe ishte i përfshirë në këtë listë; Abedin Nepravishta, ish prefekti i Shkodrës, i cili si nëpunësi më i lartë i qeverisë në atë kohë, kishte kundërshtuar veprimtarinë e forcave revolucionare; si dhe Zef Prendushi Gila një aspirant në Shkodër.

Gabimi shkonte edhe më thellë sesa një dënim i thjeshtë, fakti i konfiskimit të pasurive. Ky veprim ishte i jashtëligjshëm, sepse pavarësisht se shpalleshin armiq dhe nxitës të vëllavrasjes, asnjërit prej tyre nuk iu provua se këtë pasuri që po ia konfiskonin, e kishte përfituar gjatë kësaj ngjarje. Apo askujt nuk iu provua se e kishte të jashtëligjshme. Me dëshirë të tij, apo për hir të pozicionit të tij ministror, përfshirja e Luigj Gurakuqit në këtë veprimtari i jep atij nota kritike të forta, edhe pse ky njeri arriti të bënte shumë prej punëve më frytdhënëse të asaj qeverie jetëshkurtër.

Veprimtaria e Luigj Gurakuqit, me gjithë ndjenjat e tij idealiste dhe me forcën patriotike, në rrethanat ku ndodhej, e bënte punën e tij të pamundur. Puna e tij në pjesën më të madhe, e bërë në një kohë gjashtëmujore, cilësohet si ndër më pozitivet. Në një periudhë aq të shkurtër arriti të vendoste disa nga konturet që i duheshin shtetit shqiptar. Nisur nga veprimtaria e bërë, mund të themi se ishte ndër ministrat i cili e mori më me seriozitet programin e qeverisë. Atij i mungonte diçka krejtësisht objektive lidhur me të, koha. V. 4. Veprimtaria diplomatike e Nolit dhe e Gurakuqi në qeverinë e qershorit 1924

Qeveria e ardhur në pushtet në qershor 1924 e Fan Nolit, kishte shumë vështirësi të

brendshme, si ajo e një ekonomie të shkatërruar, një sistemi politik në gjendje lufte, dhe një pritshmërie të lartë, nga populli tejet i varfër i kësaj kohe. Drejtuesit e shtetit, sidomos Noli dhe Gurakuqi, e dinin se këto vështirësi nuk ishin të vetmet. Ardhja e tyre në pushtet me grusht shteti, pakënaqësitë e kundërshtarëve politikë, një pjesë e të cilëve jetonin jashtë vendi, dhe njohja e kësaj qeverie të krijuar nga Noli si e ligjshme dhe përfaqësuese me të drejta të plota nga Fuqitë e Mëdha të kohës, ishin probleme po aq të rënda sa edhe të parat.

Noli çdo ditë e më shumë e vërente se qeveria nuk mund të zgjidhte të gjithë këto probleme, sidomos ata ekonomike, pa mbështetje nga shtetet evropiane, e mbi të gjitha Lidhja e Kombeve. Një institucion ky, që shtetet përfshirëse në të, sidomos ata të një niveli të dobët për nga fuqia politike apo edhe ekonomike, varnin shpresa të mëdha.

Delegacioni në atë kohë përbëhej nga Noli në rolin e drejtuesit të qeverisë si dhe Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave. 1133 Në të vërtetë në një ngjarje diplomatike jashtë vendit, përfaqësuesi më direkt ishte Ministri i Jashtëm, që në atë kohë ishte Sulejman

1129 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 50. 1130 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 89. 1131 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 113. 1132 A. Q. SH. F. 155, V. 1924, D. III – 227, fq. 128. 1133

Historia e Popullit shqiptar, Vell. II, 236.

Page 232: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

209

Delvina1134. Megjithatë, nisur nga kjo përbërje kuptojmë dy gjëra. Së pari, është fakti që Sulejman Delvina nuk ishte për një detyrë të tillë në atë kohë. Ai kishte nisur të vuante nga një sëmundje në kokë, që shumë shpejt do t’i merrte edhe jetën1135. Ndaj ai nuk ishte në gjendje të lëvizte shumë, gjë që do t’i lipsej çdo Ministri të Jashtëm. Së dyti, fakti i përfshirjes së Luigj Gurakuqit në delegacion, që në atë kohë ishte Ministër i Financave, shihet qartë se një ndër arsyet e vajtjes në Lidhje të Kombeve do të ishte karakteri ekonomik.

Ata u nisën për në Gjenevë me 22 gusht1136 në një përbërje prej katër vetësh. Shihet se rruga për atje kalon nga Italia dhe ky delegacion shihet se ka interesimin e italianëve gjatë kohës që po shkonin. Në Pulja, Luigj Gurakuqi intervistohet nga gazeta e qytetit, në të cilën mundohet të sqarojë italianët se ai që njihet si revolucion, nuk u bë me dhunë dhe me gjak. 1137

Megjithatë brenda Lidhjes së Kombeve, Luigj Gurakuqi nuk është shumë aktiv në seancat plenare. Veprimtaria e tij është më shumë në krahun gazetaresk brenda kësaj Lidhje gjatë sesioneve. Delegacioni qëndroi rreth 6 javë në aktivitet diplomatik, dhe gjatë gjithë kohës veprimtarinë e tij politike e luajti Noli. Dëshmitarë të kohës dhe njëri prej ministrave të kohës, më saktë ai i Drejtësisë, deklaron se Luigj Gurakuqi madje as nuk e dinte se çfarë do të fliste Fan Noli në Lidhje të Kombeve1138. Kjo mund të ishte pjesërisht e vërtetë, pasi Luigj Gurakuqi nuk mund të dinte plotësisht atë lloj fjalori, apo atë stil politik që përdori Noli, i cili e kaloi deri në incident diplomatik. Megjithatë nisur nga një pjesë e qëllimeve që ka fjalimi i Nolit, ku në pjesën më të madhe të tij ka qëllim të kërkesave ekonomike, një ndihmë huaje; kjo të lë të kuptosh se Luigj Gurakuqi, është në dijeni. Madje një shumë fikse (shuma e dytë 100 milion) ka të ngjarë të jetë e vënë nga Luigj Gurakuqi si Ministër i Financave, pasi askush më mirë se ai nuk i dinte nevojat ekonomike të vendit.

Pozicionimi në këtë delegacion i Luigj Gurakuqit ishte thikë me dy presa. Së pari, ai ishte një njeri i cili njihej si filoitalian, dhe kjo ishte një kartë që Noli mundohej ta shfrytëzonte në këtë moment. Nga ana tjetër, Luigj Gurakuqi njihej si një njeri i deklaruar hapur kundër interesave britanike në Shqipëri. Britanikët shpreheshin që në fillim se për njohjen e kësaj qeverie ishin të gatshëm, por do të mirëpritnin edhe mendimin e përfaqësuesit britanik në Shqipëri, Ajres. Kjo ishte një mënyrë diplomatike për të lënë të ngrirë një çështje nga ana e tyre. Ndërkohë ata më pas shprehen se nuk e shihnin me sy të mirë përfshirjen e Luigj Gurakuqit në këtë delegacion, për shkak të qëndrimit të tij italofil. 1139Vetë mënyra sesi anglezët u deklaruan, të lë të kuptosh se vlerësimi i Ajresit do të ishte vendimtar. Po përderisa ai ishte përfaqësuesi kryesor ligjor i interesave diplomatike, por edhe ekonomike në vendin tonë, do të thotë se ai do të merrte parasysh sjelljen e Luigj Gurakuqit në lidhje me koncesionet e vajgurit. Kjo do të thoshte se një ndër arsyet kryesore të mosnjohjes, nga ana e tyre, në arenën ndërkombëtare, ishte pikërisht Luigj Gurakuqi.

Fjalimi që Noli mbajti në sesionet e Lidhjes së Kombeve i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit. Një fjalim i cili më shumë shprehte mllefin që kanë popujt e vegjël të cilët nuk gjejnë mbështetje, sesa një kërkesë ndihme. Me sa duket ai tashmë e kishte kuptuar se nuk kishte për të gjetur një mbështetje ekonomike nga lidhje e Kombeve dhe kjo e kishte bërë të fliste lirshëm. Të bie në sy se disa herë gjatë fjalimit të tij, përveç fjalëve therëse, luan edhe me shifrën të cilën i kërkon hua Lidhjes së Kombeve, njëherë e nis me 200 milion, më pas në 100, duke e shtuar në mënyrë hiperbolike në 500 e në fund duke u shprehur se e dinte se s’do

1134 Kastriot Dervishi, Historia, 216. 1135 Mustafa Merlika, Antologji Historike, 311 1136 Pirro Tako, Luigj Gurakuqi, (Tiranë: 8 nëntori, 1980), 364. 1137 Shqiptari i Amerikës, 13. 9. 1924, fq. 2. 1138 Hylli i Dritës, V. 1944, Nr. 3, fq. 11. 1139 Arben Puto, Demokracia e rrethuar, (Tiranë: Sh. B. Fan Noli, 2010), 37.

Page 233: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

210

të merrte asgjë. 1140 Tashmë kjo ishte një shpresë e humbur përfundimisht sidomos pas analizës me fjalë fyese, që edhe pse mund të kishte ndonjë të vërtetë brenda, nuk e ndihmoi aspak delegacionin. Madje edhe Gurakuqi nuk kishte qenë asnjëherë për një ton kaq ofendues ndaj Lidhjes duke ditur se si ishin marrëdhëniet me to, dhe duke qenë nga vetë natyra një njeri që nuk i kishte përdorur replikat e ashpra dhe ofenduese, e për më tepër në një rast të tillë.

Luigj Gurakuqi nuk foli, në asnjërën nga seancat e Lidhjes, me sa duket, duke e ditur se nuk gëzonte asnjë simpati të anglezët, të cilët ishin vendimmarrës dhe pati si qëllim që të mos ndikonte më shumë negativisht. Megjithatë me aq sa mundi ai iu bashkua dhe i takoi përfaqësuesit e Kosovës, Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin, 1141 ndaj të cilëve tregoi respekt dhe mbështetje edhe përballë gazetarëve jugosllav.

Megjithatë anglezët e shoqëronin gjatë gjithë kohës në rrugën që bënte ky delegacion. Përfaqësuesi britanik në Romë, i shprehu homologut të tij se Fan Noli ishte shumë i kënaqur nga Lidhja e Kombeve, nga rezultati politik që ai mori. 1142 E këtu bëhej fjalë për territoret e fshatrave të Korçës, dhe zonën e Shën Naumit, të cilat për momentin arritën t’i shpëtonin aneksimit të fqinjëve pretendues. Kjo vërtet ishte diçka që duhej vlerësuar, por kjo nënkuptonte që në aspektin ekonomik, ata nuk ishin të tillë, e sidomos Luigj Gurakuqi i cili mbante peshën më të rëndë: atë të mbajtjes së ekonomisë së vendit.

Në shtypin e kohës, sidomos atë shqiptar jashtë vendit, shfaqej si diçka që ishte pritur se delegacioni nuk do të merrte huanë e kërkuar1143. Çfarë do të thotë se askush nuk e besonte se kjo qeveri kishte për të pasur mbështetje nga Lidhja e Kombeve. Një arsye jo e parëndësishme ishte edhe ndërprerja e marrëdhënieve të punës për reformat ekonomike të vendit ndërmjet shtetit shqiptar dhe Hungerit1144, të cilin e kishte dërguar Lidhja e Kombeve. Noli në këtë kohë e kishte deklaruar hapur se për kushtet në të cilat ndodhej vendi, ishte e pamundur për momentin bashkëpunimi me të. 1145 Marrëdhëniet më direkte ndërmjet tij dhe shtetit shqiptar do të ishin direkt me Ministrin e Financave, Gurakuqin, i cili me sa duket edhe pse ecte mbi hapat e këshillave të tij, e shihte të pamundur bashkëpunimin me të, kjo për shkak të rrogës së lartë që duhej t’i paguanin. Kjo gjë nuk ishte e vështirë të kuptohej nga përfaqësuesit e Lidhjes së Kombeve, gjë që do të thotë se po e shihnin se ky njeri akoma shfaqte shenja mosbashkëpunimi.

Tashmë e vetmja rrugë diplomatike, ndoshta jo kthimi, por e sigurtë, për një hua të tillë do të ishte Italia. Gjatë kthimit delegacioni u ndal në Itali, ku u takua me Musolinin dhe me senatorin Kontarini, drejtuesin e përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme Italiane. 1146 Edhe këtu Luigj Gurakuqi u mundua të ishte sa diplomatik, aq edhe gazetaresk. Në intervistat që dha në Itali ai shprehej se një pjesë e gjendjes ishte e trashëguar nga qeveria e kaluar, dhe se po mundoheshin me të gjitha mjetet për të zgjidhur këtë problem të madh, të brendshëm ekonomik. 1147 Por edhe Italia nuk po i bënte të mundur ata çfarë kjo qeveri mendonte se do të merrte. Në fakt Musolini kishte premtuar ndihmë të madhe ekonomike dhe ushtarake për vendin tonë, por me kushtin e madh të një ndikimi dhe të përdorimit të Shqipërisë si urë hyrëse për në Ballkan. 1148 Megjithatë kjo ishte e rëndë për t’u pranuar, por nuk ishte shkaku i vetëm për të cilët nuk pati sukses kjo vizitë. Një pjesë e atyre njerëzve të cilët gjendeshin në

1140 Valentina Duka, Historia, 439-440. 1141 Pirro Tako, Luigj Gurakuqi, 367. 1142 Arben Puto, Demokraci, 218. 1143 Dielli, 7 Tetor 1924, fq. 2. 1144 Robert C Austin, Shtegu, 203. 1145A. Q. SH., F. 251, V. 1924, D. 7, fl. 273. 1146 Dielli, 4 Nëntor 1924, fq. 2. 1147 Ora e maleve, V. II, 4 Tetuer 1924, fq. 2-3. 1148

Historia e Popullit shqiptar, Vell. II, 23.

Page 234: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

211

ekzil politik, jepnin kontributin për të penguar qeverinë shqiptare të Nolit për t’u njohur edhe në Itali. Sidomos kjo për ndonjë ndihmë.

Myfit Libohova ishte njëri nga ata njerëz të cilët e përdornin shtypin italian për të shkruar kundër qeverisë. Ky shtyp shpërbente për t’i bërë të ditur edhe mbarë Evropës për marrëdhënien e kësaj qeverie me ish qeveritarët e djeshëm. Ky njeri kishte qenë i fundit në zyrën që Gurakuqi tashmë mbante, atë të financës. 1149 Ai kishte zëvendësuar Luigj Gurakuqin, pas dorëheqjes së tij nga qeveria e koalicionit, dhe me ikjen e qeverisë së mëparshme, tashmë Gurakuqi ishte në këtë pozicion. Ai në shkrimin e tij i bën thirrje edhe Lidhjes së Kombeve që të kishte parasysh kur t’u jepte borxh kësaj qeverie sepse nuk ishte e ligjshme. 1150 Madje ai shkon edhe më tej duke u shprehur se Lidhja e Kombeve ka njohur Shqipërinë si anëtare, me një qeveri të dalë në formën më konstitucionale, kurse këtë qeveri nuk e njihnin akoma në arenën ndërkombëtare. Shkrimi kishte një forcë goditëse të madhe për qeverinë dhe për ministrin e financave në fuqi, Gurakuqin. Pjesa më e madhe e rreshtave të këtij shkrimi ziheshin nga një lajmërim që i bëhej Lidhjes së Kombeve për të mos dhënë këtë hua. Por mbase pika më e rëndësishme dhe ajo që paraqiste rrezik si paralajmërim, ishte shprehja e Z. Libohova i cili thotë se ka rrezik që borxhet e dhëna kësaj qeverie nuk do të njiheshin si borxhe të dhëna Shqipërisë, nga qeveritë legale të më pastajme. 1151

Në mos një sulm personal ndaj Gurakuqit, por thjeshtë qëllime politike, këto deklarata aq të fuqishme luajtën një rol jo të vogël në këtë ngjarje. Së pari sepse thuheshin nga goja e një ish ministri financash, i cili kishte qenë aktiv deri pak kohë më parë, ashtu sikurse kishte gjasa të ishte i tillë edhe në të ardhmen. Së dyti sepse thuheshin edhe nga një filoitalian tjetër, i cili në krahasim me Gurakuqin, kishte peshë më të madhe për momentin. Po në të njëjtën kohë ndjenjat e simpatisë ndaj anglezëve, herëpasheret kishin dalë në pah tek ky individ. Dhe së treti, sepse ky njeri ishte një ndër njerëzit e futur nga Zogu si ndërmjetës tek Musolini për të fituar edhe njëherë mbështetjen e tij.

Në fakt në historinë e marrëdhënieve në mes të Italisë dhe Shqipërisë, kjo fazë po shihej si një gjemb në këmbë. Në fillim të vitit 1924, në kohën e qeverisë së Ahmet Zogut, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, ishte nënshkruar Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit ndërmjet të dy shteteve, kur përfaqësues i financave kishte qenë në detyrë një tjetër shkodran, Kol Thaçi. 1152 Kjo do të thoshte se Italia tashmë kishte atë që kishte dashur; një lloj statusi të privilegjuar, në lëvizje, por mbi të gjitha në tregti në mes të dy vendeve. Duke iu dhanë mundësia që ta shfrytëzonte si portë të Ballkanit.

Tashmë Italia duke qenë në këto kushte të favorshme, e shihte si diçka të tepërt të niste një politikë tratativash të re në mes dy vendeve, aq më tepër me një qeveri aspak të sigurt edhe nga pozita e brendshme. Shumë më pak nga ajo e jashtme. Pikërisht ishte Kontarini1153 i cili e këshilloi Musolinin që të mbante një qëndrim të heshtur përballë Nolit dhe Gurakuqit, duke dashur të vazhdonte edhe njëherë aty ku ishin ndërprerë fijet e favorshme në mesin e vitit 1924, pas ardhjes së Nolit në pushtet.

Përveç kësaj duhet theksuar, se edhe vetë Musolini, në hapat e parë të tij drejt ardhjes në pushtet kishte ardhur me marshim të paligjshëm në Romë. Kjo do të thoshte se nuk mund ta shfaqte veten si një përkrahëse të një regjimi të tillë të ardhur në kushte të ngjashme. Në këtë kohë Italia kishte marrëdhënie të mira me Anglinë, dhe tentonte t’i forconte këto marrëdhënie me të. Dhe përderisa Luigj Gurakuqi, ishte një njeri i cili nuk përkrahej nga

1149 Kastriot Dervishi, Historia, 211. 1150 Ora e Maleve, V. II, 27 Shtatuer 1924, fq. 5. 1151 Ora e Maleve, V. II, 27 Shtatuer 1924, po aty. 1152 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro – italiane në periudhën në mes të dy luftërave botërore (1920 – 1934), (Tiranë: Afërdita, 2002), 51. 1153Alessandro Roselli, Italy and Albania, 26.

Page 235: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

212

anglezët, do të thoshte se edhe Italia nga ana e saj nuk duhej të tregohej bashkëpunuese në ekonomi, sikurse edhe Anglia nuk po e bënte një gjë të tillë.

Kjo lloj taktike diplomatike, edhe pse e pati një qëllim të mirë në veten e saj nuk dha rezultatet e pritura. Delegacioni u kthye në Shqipëri me 14 tetor1154, duke sjellë me vete rezultatin e kthimit nga forcat greke të 14 fshatrave shqiptare të zonës së Korçës, 1155 një vepër që duhet vlerësuar, ama aspak një ndihmë ekonomike, në formën aq të kërkuar të huasë.

Gjatë kohës kur delegacioni kishte ndenjur në Evropë, situata në vend ishte përkeqësuar. Me largimin e grupimit liberal të qeverisjes, ku bënte pjesë edhe Gurakuqi, vendin në dorë e kishte marrë grupimi më konservator, ku si pjesë e tij ishte edhe Regjep Shala. 1156 Ky njeri i cili pjesën më të madhe të kohën nuk qëndronte në Tiranë në drejtim të ministrisë aq me vlerë, e kishte rritur presionin ndaj kundërshtarëve politikë, sidomos duke përshpejtuar në gjyqet politike. Kjo e kishte rritur akoma edhe më shumë pakënaqësinë në popull. 1157 Gjithashtu përveç kësaj e rriti edhe më shumë rrezikun e kundërshtarëve politikë, për t’i nxitur drejt përmbysjes së këtij sistemi.

Për Luigj Gurakuqin kjo fazë e përpjekjeve të mëdha, më së shumti ishte një dështim diplomatik i aspektit të tij ekonomik. Ky refuzim do t’ia ndërlikonte edhe më shumë punën e tij si ministër i financave, pavarësisht se forca e tij e lidhur me një ideal, e vinte atë në punë.

V. 5. Ftohja politike Noli – përfaqësuesit e Shkodrës Qeveria e dalë pas Grushtit të shtetit të qershorit 1924, pati si qëllim të bënte

ndryshime në Shqipëri, të cilat ishin pritur nga të gjithë, ishin thënë nga shumë pushtetarë të kohës, dhe as që ishin nisur e jo më të realizoheshin. Kjo për disa arsye; së pari sepse nuk kishte qenë mundësia nga faktorë pengues të brendshëm, por edhe të jashtëm jo rrallëherë. Së dyti, se në shumë raste njerëzit që përbënin qeveritë apo që kishin aftësi dhe mundësi për të bërë këto ndryshime, duke u nisur nga qëllimet e tyre subjektiviste, nuk i kishin çuar deri në fund reformat e ndryshme. Këto reforma shpeshherë kishin mbetur vetëm në letër, apo kur kishin nisur nuk kishin përfunduar pasi ishin lënë në mes. Por edhe në disa raste kur reformat kishin nisur dhe po ecnin, ndodhte që ato ecnin aq ngadalë saqë populli akoma ndihej i pakënaqur. Kjo nuk mund të themi se i bënte ata me faj, pasi vendi gjendej në një situatë të përgjithshme vështirësie dhe në shumë raste, në fusha të ndryshme edhe në krizë, saqë kërkohej më shumë punë për t’u bërë. Zija e bukës, herë pas here, situata e një kriminaliteti në vend si rezultat i trazirave të shumta, një gjendje e korrupsioni e lartë dhe një popullsi fshatare e ngjashme me kushtet e mesjetës, do të thoshte se vështirësitë ishin tepër të mëdha.

E të gjitha këto situata, duheshin zgjidhur nga kjo qeveri e ardhur me një formë jo ligjore, gjë që i kishte siguruar atyre ardhjen e menjëhershme në pushtet. Një situatë e tillë e ngjashme ishte në të gjithë vendin. Pas gjithë atyre peripecive, shqiptarët duke mbajtur vetëm shpresën gjallë besuan jashtëzakonisht tek kjo qeveri. Diku sepse ajo në programin e saj përfshinte më shumë shpresat e tyre, se sa mundësitë reale të vendit, si dhe dëshirën e madhe për të bërë ndryshime të menjëhershme. Brenda kësaj qeverie gjendeshin tre njerëz si përfaqësues të Shkodrës; Luigj Gurakuqi, ministër i financave, Rexhep Shala, ministër i brendshëm, si dhe Xhemal Bushati si ministër pa portofol1158, por që në rast mungese në më të shumtën e rasteve zinte postin e këtyre dy të parëve.

1154 Pirro Tako, Luigj gurakuqi, 368. 1155 Kastriot Dervishi, Historia, 218. 1156

Historia e Shqipërisë, Vëll. II, 550 – 551. 1157 Mustafa Merlika, Antologji, 310 – 311. 1158 Kastriot Dervishi, Historia, 216.

Page 236: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

213

Qeveria Noli e përbërë nga përfaqësues të ish opozitës së para qershorit 1924, të cilët kishin qenë të një mendje për shumë problematika në parlament, dhe duke qenë se pjesë e kësaj qeverie ishin edhe tre përfaqësues të Shkodrës, në Shkodër ngjalli shumë shpresa. Shpresa këto se me anë të kësaj qeverie, ky qytet do të përmbushte pjesën më të madhe të atyre kërkesave të cilat kishte vite që i pretendonte. Ajo që kemi bërë të ditur deri tani ishte çështja e kryeqytetit aq e debatuar edhe nga shumë qytetet të tjera si pretendente. Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja çështje.

Por kundërshtitë shohim se nxjerrin krye që në hapat e fillimin, dëshmitarë të kohës shprehen se Luigj Gurakuqi nuk ishte që Noli të ishte kryeministër. Dy ishin arsyet kryesore; së pari Noli kishte ardhur nga Amerika, dhe së dyti ai nuk ishte shumë popullor në Shqipëri. 1159 Ardhja e tij nga Amerika ishte diçka shumë pozitive sepse sillte mendësi të reja në vend dhe në të njëjtën kohë, i jepte një imazh më perëndimor vendit edhe përballë diplomacisë ndërkombëtare, por kjo ishte ana më e mirë dhe më pozitive e medaljes. Nga ana tjetër, ky njeri nuk e njihte mirë Shqipërinë, gjendjen e vendit, mentalitetin që kishte ky popull, i cili ndryshonte shumë nga vendi, nga ky vinte. Shqiptarët të cilët kishin jetuar në një ekonomi mesjetare, të një bujkrobërie orientale ishin shumë të largët nga populli që kishte çuar para kapitalizmin, në të cilin edhe Noli ishte formuar. Megjithatë edhe mënyra e tij e zgjedhjes si kryeministër ishte gati qesharake. Në “garë” ishin katër vetë, Gurakuqi, Noli, Koculi dhe Delvina, por falë shortit të hedhur fitoi Noli. 1160 Një qeveri e cila dilte me short, do të thotë që ashtu sikurse kryeministrin e saj e kishte ndihmuar fati për të dalë kryeministër, ashtu u duhej edhe fati përsëri për të ecur përpara. Megjithatë Gurakuqi, nuk kishte qenë i gatshëm të merrte vetë postin e kreut të qeverisë, ama ai kishte dashur që në krye të saj të ishte Qazim Koculi. Ky person sipas këndvështrimit të Gurakuqit, me të cilin kishte bashkëpunuar gjatë viteve në parlament dhe e njihte, ishte më i shkathët dhe më i përshtatshëm për situatën ku gjendej vendi.

Që në mbledhjen e parë që kishte bërë qeveria, përfaqësuesit e Shkodrës kishin dashur të diskutohej edhe një herë problem i kryeqytetit i cili nëse plotësisht nuk mund të çohej menjëherë në Shkodër, të paktën Asambleja Kushtetuese kur të mblidhej, të niste punimet në Shkodër. Por nuk ishin të pakta kundërshtitë, ku ajo kundërshti që çonte peshë ishte e vetë Fan Nolit, i cili deklaronte se ishte herët për një veprim të tillë.

Nga ana tjetër edhe Rexhep Shala, i cili mbante postin e ministrit të brendshëm nuk pranoi që të bëhej kjo gjë me dhunë me anë të një revolte. Ai e shihte se koha për këtë punë nuk ishte në atë moment. 1161 Veprimi i tij ishte mbase shumë me vend, se ky veprim nuk do të kishte jetë të gjatë nëse do të vendosej me forcen e armëve. Megjithatë nisi çarjen e parë jo vetëm në mes të palëve të të njërës anë, përfaqësuesve shkodranë dhe Nolit dhe krahut të tij, por gjithashtu edhe mes përfaqësuesve shkodranë brenda qeverisë, sidomos krahut katolik dhe Rexhep Shalës. Ky madje premton se Asamblenë ka për t’u mbledhur në Shkodër në të ardhmen, dhe nëse kjo s’ndodh do të jepte dorëheqjen. 1162 Premtimi edhe pse e bëri efektin e vet duke ulur gjakrat, nuk ndodhi asnjëherë sepse koha dhe ngjarjet që rrodhën nuk i dha mundësinë për të provuar këto fjalë. Po nisur nga ngjarjet të cilat do të ndodhnin më vonë shihet qartë se kjo thyerje mes vetë shkodranëve, e bënte të pamundur realizimin e këtij premtimi.

Megjithatë, sapo erdhi në postin e ministrit, Rexhep Shala, nisi të interesohej për dëmet e bëra gjatë kohës së trazirave të qershorit 1924 në Shkodër, duke i dërguar bashkisë së këtij qyteti, urdhrin për të bërë një preventim të dëmeve të kësaj kohe. 1163 Kjo do të thoshte

1159 Mustafa Kruja, Antologji, 309. 1160A. Q. SH., F. 67, D. 10, fl. 131\1. 1161A. Q. SH., F. 67, D. 10, fl. 131\2. 1162A. Q. SH., F. 67, D. 10, fl. 132\1. 1163A. Q. SH., F. 347, v. 1924, D. 39, fl. 1.

Page 237: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

214

se po rritej interesimi për zonat të cilat kishin marrë pjesë në krahun e Nolit dhe po fillonin të zhdëmtoheshin, e sidomos zona e Shkodrës, qytet nga i cili vinte edhe ministri.

Megjithatë më në thellësi situate ishte krejt ndryshe. Pakënaqësitë tek shkodranët nisën të rriteshin në varësi të shtresave të ndryshme dhe të grupeve të interesit. Ndër të parët që kanë pakënaqësi ndaj qeverisë dhe mënyrës së punës së saj janë katolikët dhe përfaqësuesit e klerit. Në një letër të At Gjergj Fishtës dërguar At Ambroz Merlaskës, ai shpreh një pakënaqësi të kthyer në shqetësim. Një ndër veprimet më të pakënaqshme që kishte bërë kjo qeveri që në javën e parë të krijimit të saj, ishte emërimi i drejtuesve të lartë të prefekturave dhe nënprefekturave. Duke dashur që qeveria të kishte njerëzit e saj, në çdo zonë të, ajo kishte emëruar në këto lloj postesh njerëz të rinj përkrahës të qeverisë. Shqetësimi që erdhi këtu ishte se të gjithë këta përfaqësues ishin të besimit mysliman, duke mënjanuar plotësisht përfaqësuesit e komunitetit katolik në prefekturën e Shkodrës. 1164 Në Koplik, Bajzë, Selcë, Reç, madje edhe në Mirditë flitej se do të sjellin përfaqësues nga myslimanët. 1165 Kjo qeveri, duke qenë se kreun e saj e kishte të besimit të krishterë ortodoks, dhe duke dashur të mos ndihej e përgojuar për një mbajtje të besimit të krishterë, mundohej të jepte shembuj të tillë për një paanësi dhe paparagjykim nga ana e drejtuesit të saj, Nolit. Ai kishte parë gjatë viteve se në Shkodër, në këtë kohë kishte qenë i ndjeshëm emocionalisht problemi fetar, ndaj kishte vepruar në këtë formë për të afruar më shumë krahun mysliman të Shkodrës, megjithatë kjo ftohu së tepërmi marrëdhëniet me krahun katolik të Shkodrës. Ky ishte një gabim që do t’i kushtonte më vonë përkrahjen e këtij komuniteti në vend. Se pari, brenda kësaj prefekture numri i katolikëve nuk ishte i vogël, por përkundrazi kishte një peshë të madhe. Së dyti, katolikët, kishin një komunitet të organizuar me një elitë të mirëfilltë intelektuale, e cila nuk e kalonte pa e vënë re, dhe pa e kundërshtuar. Së treti katolikët kishin një shtyp të një niveli të lart kritik me gazeta dhe revistat e saj, çka do të thoshte se edhe forca propagandistike e tyre në popull ishte e madhe.

Gjatë kësaj kohe, pa kaluar pothuajse asnjë muaj nga vendosja e qeverisë së re, përfaqësuesit e grupit të Orës së Maleve, me anë të një letre të cilën ia dërgojnë Fan Nolit, shprehin gjithë problematikën që kanë ata në këtë kohë. Shprehja hapur e pakënaqësisë së tyre jepet direkt duke thënë se populli ka nis të zhgënjehet nga premtimet e shumta që nuk janë realizuar1166. Ata madje arrijnë deri në atë pikë saqë i vendosin edhe kushte qeverisë, duke ia kërkuar në mënyrë zyrtare, asamblesë që të nisë punimet në Shkodër, të ketë një ushtri rajonale, të sigurohet nëpërmjet shkollimit një edukim i mirë me moral të mbështetur në fe, si dhe të ndalojë gjaqet në Shqipëri të cilët po kërcënojnë shumë popullin. 1167 Mbase fjala zhgënjim ishte diçka tepër e madhe, e thënë në një periudhë më pak se një mujore ndaj cilësdo qeveri, e kjo mund të shihet edhe si një lloj presioni ose një hiperbole ndaj mangësive të qeverisë, por e thënë nga goja e një grupi të fuqishëm dhe me ndikim jo vetëm në prefekturën e Shkodrës, kishte një peshë të madhe. Brenda notës së protestës ndaj qeverisë nuk ishte vetëm një përfaqësues i vetëm, por bashkë me Arqipeshkvin e Shkodrës, Lazer Mjedën, të një këtij mendimi dhe firmëtarë ishin edhe rreth 200 katolikë shkodranë. 1168 Kjo listë me këta përfaqësues nuk ishte e vënë pa qëllim dhe nuk mund të themi se kishte vetëm peshë numri. Ajo listë përbëhej nga katolikët më me peshë në qytet dhe që njiheshin fare mirë nga ministrat e qeverisë që vinin nga Shkodra, sidomos Gurakuqi. Kjo do të thoshte se pesha e letrës merrte vlerësimin e duhur nga qeveria. Megjithatë kjo lloj pakënaqësie sapo ka nisur të shprehet, nga Ora e Maleve. Brenda një jave, në gazetën e po këtij grupi shprehet haptas pakënaqësia ndaj kësaj qeverie pothuajse me të njëjtat konture si edhe letra ndaj qeverisë. Në

1164A. Q. SH., F. 17, D. 35, fl. 105\1 1165A. Q. SH., F. 17, D. 35, fl. 105\2 1166A. Q. SH., F. 132, v. 1924, D. 6, fl. 3. 1167A. Q. SH., F. 132, v. 1924, D. 6, fl. 4. 1168A. Q. SH., F. 132, v. 1924, D. 6, fl. 7-8.

Page 238: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

215

një shkrim therës shprehen se tashmë Shkodra po ndihet e pavlerësuar sa duhet edhe pse, në atë periudhë trazirash të mëdha Shkodra mbajti peshën kryesore të ngjarjeve në veri. Të bienë sy një citim që shprehet se Zogu ishte betuar se do ta shkatërronte Shkodrën, 1169 dhe fraza mbetet me aq. Kjo nënkuptonte se një krahasim i tillë, edhe pse me nënkuptim po i bëhej edhe kësaj qeverie, që me veprimet e saj po ndiqte të njëjtën rrugë sikurse Ahmet Zogu. Por duke qenë se ky i fundit kishte qenë një ndër njerëzit që Shkodra, sidomos Katolikët, nuk e kshte dashur, dhe organi i Orës së Maleve kishte bërë shumë artikuj kundër tij, krahasimi me këtë person edhe i kësaj qeverie do të thoshte se po niste tashmë një kundërshtim po ashtu serioz edhe ndaj kësaj qeverie.

Pavarësisht se katolikët e Shkodrës përfaqësoheshin nga Luigj Gurakuqi, në një ministri shumë të rëndësishme sikurse ishte ajo e financave, ata kishin dashur me sa duket të kishin mbase edhe ministrinë e arsimit. Njeriu të cilin ata mendonin se mund ta bënte këtë punë më së miri ishte At Ambroz Merlaskaj, asamblist i Shkodrës, dhe njëkohësisht një njeri që kishte marrë pjesë edhe në tubimin e Vlorës në fillim të majit1170. Ky njeri shihej pra si i afërt me kontributin që kishte dhënë që kjo qeveri të vinte në krye të vendit dhe njëkohësisht si një njohës i mirë i arsimit. Madje At Gjergj Fishta e këshillon Merlaskajn që mos të refuzonte, në fillim, nëse ia propozonin, duke dashur të pyesë përfaqësuesit më të lartë të tij në Shkodër, po ta pranojnë sepse padyshim që ata e mbështesnin këtë vendim. 1171 Këtë post kleri e donte për tre arsye; së pari, ky post i duhej që ta kishin nën kontroll arsimin, për çfarëdolloj reforme që të bëhej në të, mos të rrezikohej aspekti i tyre arsimor. Në programin e qeverisë së Nolit, një ndër pikat e qeverisë ishte edhe arsimi, i cili shprehej se do të ishte me parametra modern evropianë. 1172 Por karakteristika kryesore dhe një tendencë e kohës në Evropë ishte kalimi drejt një laiciteti të plotë të arsimit. Kjo do të thoshte një rrezik direkt ndaj këtij grupimi aq kualitativ, dhe me kuadër fetar. Së dyti, arsimi për klerin katolik ishte fusha në të cilën, për dekada me rradhë dhe pandërpreje ata kishin dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në vend dhe ishte “profesioni” i tyre më frytdhënës pas aspektit klerikal. Së treti si rezultat i kësaj eksperience të gjatë, ata e njihnin mirë këtë fushë ishin bërë shumë kompetentë, dhe gjithashtu e dinin se një arsim i mirë ishte fusha më me vlerë që i duhej vendit të investohej shumë. Në fakt Noli në kompozimin e parë të qeverisë këtë ministria ngarkoi Stavro Vinjaut, i cili mbante edhe Ministrinë e Drejtësisë, deri më 29 gusht 1924. 1173 Pas kësaj date, si ministër të arsimit emëroi Rexhep Mitrovicën. 1174 Ky i fundit kishte qenë në këtë post edhe në qeveritë e mëparshme, në kohën e Zogut, e njihte këtë pozicion mirë dhe kishte nisur edhe të jepte rezultate. Ama pikërisht në këtë kohë ishte gjallëruar së tepërmi diskutimi dhe përpjekja për një shkollë laike, larg konceptit klerikal. Kjo do të thoshte se edhe një herë po niste ky qëllim dhe pikërisht kjo ministri u kishte dalë në krah të kundërt klerit të Shkodrës. Vendosja e këtij njeriu i cili ishte i besimit mysliman, do të thotë se do ta kishte më të lehtë për ta bërë një punë të tillë në arsim se sa Merlaskaj qe dihej se do të ishte totalisht kundra. Kurse Noli mbase duke dashur që të mos ishte fort nën kontrollin e njerëzve prepotentë shkodranë nëse do të bashkohej Gurakuqi me At Merlaskajn, kishte preferuar ta shmangte nga qeveria një njeri të tillë.

Megjithatë kleri katolik mundohet me anë të një analize të fortë, që i bën arsimit shqiptar, të kundërshtojë veprimet e qeverisë dhe të japë ato pika në të cilat qeveria duhet të punojë më shumë. Në një artikull të gjatë të shpërndarë në 5 numra nga korriku në gusht, gazeta Ora e Maleve, nis kritika shumë të forta ndaj kësaj ministire. Kritika nis me qëllimin

1169 Ora e maleve, V. II, Nr. 29, 12 Korrik 1924, fq. 1-2. 1170 55, 29 Tetor 2010, fq. 16 1171A. Q. SH., F. 17, D. 35, fl. 105\1 1172 Robert C. Austin, Shtegu, 101 1173 Kastriot Dervishi, Historia, 216 1174 Ora e maleve, V. II, Nr. 33, 9 Gusht 1924, fq. 4

Page 239: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

216

bazë që duhet të ketë arsimi, moralin që duhet t’u tejçojë nxënësve, por një moral pa nje kulturë fetare nuk mund të ketë. Mbi bazë të kësaj, janë për një moral fetar po jo domosdoshmërisht vetëm katolik, duke thënë se ideja e fesë është një ndihmesë dhe një forcim i familjes. 1175 Por jo të pakta janë ankesat dhe kritikat edhe për probleme të tjera më të përgjithshme sikurse ishte botimi i librave të përshtatshëm dhe jo përkthime nga jashtë. 1176 Kjo ishte një e metë e shumë qeverive përpara, ku mbi bazën e qëllimit të modernizimit merrnin modele të gatshme nga qytetërimi perëndimor dhe i përshtatnin për arsimin shqiptar. Por dy parime, dimensionalisht të largëta sikurse i yni me atë perëndimor, bënin që fëmijët të mos lidheshin fort me atë lloj arsimi dhe rezultatet të ishin të pakta. Gjithashtu qeverisë i bëhej thirrje që të rrisnin numrin e bibliotekave për mësuesit dhe për shkollat1177, e po ashtu edhe kontrolli që u bëhej shkollave nga inspektorët, të ishte më efikas, e kjo gjë do të bëhej e tillë vetëm nëse merrej më seriozisht nga njerëz më kompetentë.

Kritikat ndaj arsimit nuk mbetën vetëm në faqet e gazetave, por përkundrazi një kundërshtim i arsimit që po bëhej nga qeveria Noli, u pa edhe në kongresin arsimor të krijuar nga qeveria. Përfaqësuesit e Shkodrës në këtë kongres për katolikët; Kol Margjini e Ndue Paluca1178 kishin dalë jashtë kongresit duke e braktisur, kur mendimet e tyre nuk ishin marrë parasysh. Dhe mendimet e tyre dihet se ishin për një arsim pro moralit fetar. Madje tashmë në Shkodër po akuzohej kjo qeveri se po e diskriminonte Gegërinë nga Toskëria edhe në arsim ashtu sikurse përpara; raporti i shkollave ishte 1 : 3, ku në zonën e Kukësit ka vetëm dy shkolla1179.

Nëse vetëm këtë lloj fushe të vështronim, kuptohet se kjo qeveri nuk e gëzonte mbështetjen te një pjesë jo e vogël e prefekturës së Shkodrës. Por realisht kjo nuk ishte e vetmja pakënaqësi që ka kjo prefekturë.

Pavarësisht se Luigj Gurakuqi shihej si një ndër përfaqësuesit më të mirë të Shkodrës në atë qeveri, dhe tek i cili kishin mbështetur shpresat, edhe ai u pa si pjesë e kësaj qeverie e cila nuk vepronte sikur duhej. Kritikat ndaj kësaj ministrie, edhe pse për hir të së vërtetës shpeshherë nuk ishin të krahasueshme me ato që u bëheshin ministrive të tjera, nuk mungonin. Një pjesë e kritikave bëheshin edhe tek gazeta Ora e Maleve. Por kur e mendon se kjo gazetë kishte qenë gjatë gjithë kohës një përkrahëse e Luigj Gurakuqit, e kur në këtë kohë shihej se kritikat i bëheshin edhe atij, do të thotë se pakënaqësia po arrinte kulmin ndaj kësaj qeverie. Luigj Gurakuqi një ndër më seriozët brenda kësaj qeverie akuzohej se nuk po e zgjidhte situatën ekonomike. Madje mentaliteti kishte arritur deri në atë pikë ku thuhej se derisa nuk shohim ndonjë investim në prefekturën tonë, nuk gjejmë arsye për të paguar taksat1180. Kjo tregonte tashmë se përveç një kundërshtie po niste njëlloj indiferentizmi tek populli i Shkodrës, në konceptin shtetëror sikurse edhe shteti po tregonte një indiferentizëm ndaj Shkodrës. Megjithatë Luigj Gurakuqi i cili njihej si një njeri me sedër në veprimet që bënte, tashmë kishte nisur të ndjente edhe ai një lloj pakënaqësie ndaj kësaj qeverie. I gjendur edhe ai përballë një numri njerëzish antagonist me të, dhe përgjegjës se në postin më të favorshëm që mund të kishte s’po e ndihmonte Shkodrës, e cila besonte shumë tek ai, aq sa duhej, ndryshoi perceptimin që kishte për vetë qeverinë.

Mesa duket kjo kritikë që iu bë Luigj Gurakuqit e preku në sedër këtë drejtues të Financave. Të nesërmen e këtij artikulli i shkruan Padër Ambroz Merlaskës dhe Dom Loro Cakës duke i thënë se pavarësisht zhgënjimit që kishte marrë, përgjegjësinë nuk do ta mbante

1175 Ora e maleve, V. II, Nr. 30, 19 Korrik 1924, fq. 2 1176 Ora e maleve, V. II, Nr. 21, 26 Korrik 1924, fq. 3 1177 Ora e maleve, V. II, Nr. 32, 2 Gusht 1924, fq. 4. 1178 Ora e maleve, V. II, Nr. 35, 23 Gusht 1924, fq. 1-2. 1179 Ora e maleve, V. II, Nr. 35, 23 Gusht 1924, Po aty. 1180 Ora e maleve, V. II, Nr. 31, 26 Korrik 1924, fq. 1-2.

Page 240: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

217

më vetëm. 1181 Kjo do të thoshte se ai kërkonte që çdo veprim që do të merrte të kishte mbështetjen e Orës së Maleve. Kritikat nga kjo gazetë ai nuk i donte dhe as nuk i përballonte, si pjesë e përhershme e saj. Madje ai duket se është plotësisht i dëshpëruar dhe nuk ndihet i fuqishëm për të vepruar në atë ministri, derisa deklaron se ishte gati që të jepte dorëheqjen nëse këto ia këshillonin. 1182

Por Luigj Gurakuqi nuk e dha dorëheqjen e kjo do të thotë se kleri i Shkodrës nuk ia kërkoi këtë gjë. Me sa duket ata e shihnin se sido që të shkonin punët me qeverinë e Nolit, ata të paktën e shihnin Gurakuqin si mbështetësin dhe njëkohësisht përfaqësuesin më të denjë. Por përfaqësuesit e pakënaqur nuk e mbyllën vetëm me këtë veprim. Në një mbledhje në shtëpi të opozitarit të dikurshëm Jusuf Elezi, me të pakënaqurit e të dy palëve gjendeshin edhe përfaqësuesit e opozitës së dikurshme katolike shkodrane si At Gjergj Fishta, Ambroz Merlaskaj, Shuk Gurakuqi, si dhe bashkë me ta edhe Luigj Gurakuqi. 1183 Njeriu më aktiv ndaj qeverisë ishte Ambroz Merlaskaj i cili nga fjalët që thotë shpreh zhgënjimin e krejt grupit, i cili ishin futur në trazirat e qershorit, vetëm me qëllimin për të bërë Shkodrën kryeqytet. Përderisa kjo nuk po arrihej shihej se edhe ato pika lidhjeje që kishin ekzistuar tashmë po këputeshin. Vetë Luigj Gurakuqi nuk shprehu asnjë qëndrim, që do të thotë se në heshtje e pranonte këtë lloj zhgënjimi edhe nga ana e tij, por pavarësisht kësaj ai punoi me seriozitet deri në fund të qeverisjes, në krye të detyrës.

Një ndër arsyet për të cilat vendi ynë, për vite me rrallë nuk funksiononte brenda qeverisjes perëndimore dhe demokratike, ishte mosfunksionimi i administratës. Ne, me shekuj kishim pasur një administratë e cila ishte e stilit osman lindor, dhe për një periudhë 12 vjeçare të shtetit të pavarur shqiptar, asgjë nuk kishte ndryshuar nga ai stil. Vendi vuante nga njerëzit që vendoseshin me nepotizëm, për qëllime klienteliste dhe këto dy shkaqe kishin penguar rritjen e nivelit të nëpunësve të shtetit shqiptar.

Ashtu sikurse edhe disa pika të tjera të problemeve deçizive që duheshin zgjidhur me çdo kusht, ishte edhe problem i rimodelimit të administratës ishte si pjesë e programit të qeverisë. E kjo gjë, po të shohim kritikat që bëhen nga prefektura e Shkodrës do thotë se kjo nuk çoi përtej një demagogjie populiste. Administrata e qytetit të Shkodrës rriste përherë e më shumë pakënaqësitë tek qytetarët. Ajo akuzohej se nuk ishte e aftë dhe se nganjëherë pagesat për punonjësit e administratës ishin më të larta se krejt buxheti i atij sektori ku ata punonjës punonin. 1184 Kjo tregonte se vërtetë administrata ishte e fryrë dhe një pjesë e buxhetit shkonte vetëm për pagesa, por një shkak tjetër i rritjes ë pakënaqësisë ishte edhe numri i lartë i punonjësve të paaftë. Pavarësisht kësaj, qeveria u mundua të ishte e kujdesshme në lëvizjet që bëri për largimet nga puna. Nëse i hedhim një sy kritik shkrimeve të shtypit dhe asaj se çfarë kërkohej nga shkodranët, nganjëherë të duket se më shumë për të zgjidhur situatën drejt rritjes së cilësisë, kërkohej një hakmarrje. Një hakmarrje kundrejt të gjithë atyre që ishin përkrahës të qeverive të mëparshme, e mbi të gjitha një vendosje e një administrate pro qeverisë së tashme, apo që nuk kishte lidhje me ata që kishin qenë më parë drejtues. Një situatë e tillë e ngjashme me ditët e sotme nuk çonte në zgjidhje të drejta edhe për një fakt të tillë se nëse do hiqeshin disa të mëparshëm, ata që mund të vinin nuk mund të kishin kompetenca më të larta sepse shteti akoma nuk kishte arritur të krijonte shkolla apo kurse për formimin e administratës.

Në fakt po bëheshin edhe përpjekje për të rregulluar administratën në bazë të meritokracisë, madje nxirreshin edhe shpallje se nuk duhet të ndikonin në përzgjedhje të tyre me anë të mikut po mbi baza të aftësive. 1185 Madje edhe kërkesat e konkurseve tregonin se

1181A. Q. SH., F. 132\A, V. 1924, D. 20, fl. 1. 1182A. Q. SH., F. 132\A, V. 1924, D. 20, Po aty. 1183 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime, 386 1184 Ora e maleve, V. II, Nr. 34, 16 Gusht 1924, fq. 1 1185 Ora e maleve, V. II, Nr. 32, 2 Gusht 1924, fq. 4

Page 241: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

218

tashmë po kërkoheshin njerëz më të kualifikuar. Shkalla e kërkesave për nëpunësit e ri tregon se administrata po tentohej të çohej drejt modernizimit, pasi kërkoheshin të shkolluar mirë në profesionin që donin të kryenin, madje edhe njohja e gjuhëve të huaja futej në kërkesat e punësimit. Por përsëri kishte vend për të bërë më tepër dhe kjo ishte një pakënaqësi që mbështetej mbi fakte. Nëse në Shkodër kishte një administratë më të aftë kjo ishte edhe për shkak të nivelit të lartë të qytetit dhe si qendër prefekture. Në zonat e saj përreth dhe në prefekturat përkatëse kishte mungesa të mëdha dhe njerëz të cilët nuk ishin të aftë të kryenin kompetencat e tyre si në zonën e Pukës, Dukagjinit, apo Koplikut e Mirditës.

Por një zhgënjim të madh, prefekturës së Shkodrës dhe jo vetëm, po i linte veprimtaria e Ministrisë së Brendshme, e Z. Rexhep Shala. Pasi u bë i njohur si një njeri i cili kishte pasur guximin të merrte veprime kundra qeverisë në trazirat e qershorit, i nxitur edhe nga Xhemal Bushati1186 për të rrethuar prefekturën e Shkodrës, dhe pas saj Lezhën, u vendos nga toger, në rangun e ministrit të brendshëm. Kjo mbase ishte si një shpërblim edhe sepse nga Noli shihej si një njeri i parrezikshëm. Megjithatë pavarësisht natyrës së tij të parrezikshme, veprimtaria e tij si ministër do jetë shumë e rrezikshme për Nolin, përballë popullit. Veprimet e tij si ministër i brendshëm pavarësisht pikave të programit të qeverisë që i përkiste, e cila do të ndryshonte edhe këtë mënyrë veprimi, sjellja e tij dhe e xhandarmërisë që drejtonte nuk ndryshonte gjë nga sjellja e mëparshme. Një pjesë të kohës ky njeri jetonte në Shkodër edhe gjatë kohës që ishte në detyre duke e lënë ministrinë bosh, nën drejtimin e ministrit pa portofol, Xhemal Bushati që e kishte mik1187. Pavarësisht aftësive të tij, Rexhep Shala u bë i plotfuqishëm në vend, sidomos pas ikjes në Evropë të Nolit dhe Gurakuqit, duke i dhënë një fytyrë më diktatoriale vendit. Ai që në fillimin e vendosjes në postin ministror i përkiste krahut konservator të qeverisë. 1188 Edhe pse ai shpesh me qëllimin për t’u interesuar për Shkodrën dërgonte urdhra për të bërë lista nga të dëmtuarit e Shkodrës nga trazirat e qershorit1189 për t’u dëmshpërblyer në një të ardhme të afërt, askush në vend nuk mori gjë. Një ndër veprimet më të mira që ai bëri për Shkodrën ishte vendosja si Prefekt të Shkodrës, Mustafa Krujën1190 një njohës të mirë të Shkodrës dhe dashamirës të saj. Ky pavarësisht se qëndroi pak kohë në Shkodër u mundua t’i ndërronte fytyrën administratës së prefekturën me krijimin e konkurseve të reja për vende pune në prefekturë.

Megjithatë ndaj tij pati shumë të pakënaqur, jo rrallëherë pakënaqësia ndaj kësaj ministrie i kalonte kufijtë e prefekturës së Shkodrës. Akoma pa u mbushur muaji ka ankesa ndaj xhandarmërisë e cila me anë të presionit u merrte kafshët në zonat fshatare, angari për shtetin, gjë kjo që i pengonte në punën e tyre të përditshme gjatë verës. Madje shpeshherë xhandarët edhe kishin vrarë njerëz të cilët gjoja nuk u ishin bindur. Kjo i irritonte më shumë njerëzit dhe kritikat binin edhe direkt mbi ministrin Rexhep Shala. 1191 Madje tashmë kërkohej bashkëpunim ndërmjet qeverisë e popullit për të pasur kjo qeveri jetëgjatësi, dhe që të ishte e aftë të zbatonte demokracinë.

Pakënaqësia ndaj kësaj ministrie shihet se po arrinte kulmin, kur me anë të gazetës Ora e Maleve, shprehet solidariteti me krahinën e Himarës, ndaj vrasjes që kishte bërë qeveria ndaj një gruaje. Në një artikull fort të gjatë, shprehet solidarizimi për një ngjarje të tillë, ku në një përleshje ndërmjet popullit të Himarës, i cili ankohej se nuk kishte për të paguar taksat dhe xhandarmërisë kishte mbetur një grua e vrarë dhe ishin plagosur tetë të tjera.1192 Kjo nuk mbetet vetëm në nuancë të politikës apo të ankesës, por justifikohet edhe si

1186 Hamdi Bushati, Bushatllinjtë, (Shkoder: Idromeno, 2003), 142. 1187 Mustafa Kruja, Antologji, 311 1188

Historia e Shqipërisë, Vell. II, 544 1189 A. Q. SH., F. 347, V. 1924, D. 39, fl. 2. 1190 Ora e maleve, V. II, Nr. 32, 2 Gusht 1924, fq. 2. 1191 Ora e maleve, V. II, Nr. 33, 9 Gusht 1924, fq. 1. 1192 Ora e maleve, V. II, Nr. 38, 13 Shtatar 1924, fq. 1-2.

Page 242: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

219

veprim kundër të krishterëve të Shqipërisë. Shkrimi deklaron se nuk merren veprime të dhunshme për shkak të njerëzve të mirë që ka në qeveri, ku nuk është e vështirë për t’u kuptuar se fjala është për Luigj Gurakuqin. Ama përgjegjësinë direkt dhe haptas e lëshojnë mbi Rexhep Shalën. Është interesant fakti se në të njëjtin numër të gazetës vendosen si kritika ndaj kësaj qeverie, edhe justifikimi i qeverisë, çka nënkuptonte i Ministrisë së Brendshme, për të njëjtën ngjarje. Ministria justifikohej se në përleshje me gratë, xhandarët kishin gjuajtur përpjetë, po gratë i kishin lëvizur dorën dhe ata nuk kishin mundur të mbanin lart pushkët. 1193 Një justifikim i tillë naiv nuk e nxirrte nga situata në të cilën kishte rënë, këtë ministri. Kurse vendosja në të njëjtin numër, ishte vënë e qëllimshme, që lexuesit të krahasonin të dy versionet. Kjo do të thoshte t’i ulje akoma më shumë reputacionin qeverisë me faktet qe ajo vetë kishte dhënë.

Nga ky fakt arrijmë të kuptojmë se gjeografia e pakënaqësive ndaj kësaj qeverie ishte shtrirë së tepërmi, tashmë kishte kaluar edhe në jug, në zonën e Vlorës aty ku nisi gjithçka që solli këtë qeveri me Nolin në krye në pushtet. Si dhe një aspekt i rëndësishëm që duhej parë është se me sulmin ndaj Himarës, ishte rritur edhe pakënaqësia e ortodoksëve, besim nga i cili vinte edhe Noli, ndaj qeverisë së tij.

Në Prefekturën e Shkodrës, pakënaqësitë ishin rritur shumë edhe në nënprefektura sikurse ishte rasti i Dukagjinit dhe Mirditës, të cilët shihnin të pa plotësuara disa prej kushteve më jetike të tyre sikurse ishin urat dhe rrugët për t’u lidhur me Shkodrën, zonën më të madhe të tregut të tyre. 1194 Kjo gjë i mbante ata të izoluar plotësisht. Përveç kësaj ndiheshin edhe të fyer edhe të poshtëruar se qeveria nuk po bënte asgjë për të ndaluar vrasjet edhe pse u ishin mbledhur armët, dhe as po zbulonte vrasësit që kishin vrarë në Mirditë.

E gjithë kjo periudhë e pakënaqësive të mëdha ndodhi gjatë kohës që dy përfaqësuesit e qeverisë ndodheshin jashtë vendit. Por do jenë po këto përfaqësues të cilët do të mbanin koston më të madhe të dëmtimit të imazhit të kësaj qeverie, dhe të cilët do të paguanin kostot e hidhura.

Në kuadrin e një pastrimi të administratës nga njerëzit e tepërt dhe të paaftë në Shkodër shiheshin edhe ndryshimet që duhet të ndodhnin në sistemin gjyqësor. Nuk mjaftonte të largoje apo të dënoje njerëz të paaftë të kësaj administrate kur njerëz të tillë kishte edhe gjyqësori. 1195 Një pjesë e administratës së gjyqësorit shihej e paaftë dhe që nuk merrnin parasysh akuzat por vepronin me subjektivizëm. Akuza të tilla bazoheshin kryesisht në proceset gjyqësore të Orës së Maleve për shpifje që shumë herë u ishte zvarritur proçesi.

Në shumë akuza ishin të vërteta shumë prej veprimeve, por nëse vazhdonte qeveria të plotësonte çdo dëshirë të përfaqësuesve të Shkodrës, qeveria do të ikte shumë më shpejt se sa iku. Në fakt Stavri Vinjau e kishte ndaluar urdhrin për pastrimin e administratës që binte mbi gjykatësit. Kjo ishte me të drejtë sepse gjykatësi nuk ishte në kuadrin e një nëpunësi të thjeshtë, por për krijimin e tij duhej një investim i fortë, dhe qeveria e kishte të pamundur zëvendësimin e tyre. Megjithatë lidhur me këtë fushë të qeverisë, krijimi i gjyqeve politike kishte çuar në pakënaqësi të shumta edhe në një pjesë të popullsisë së Shkodrës, e cila kishte qenë përkrahëse e Ahmet Zogut. Ku përveç këtij ishte i dënuar në këtë lloj gjyqi edhe një njeri i cli për vite me rradhë kishte qenë kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Musa Juka. Ky njeri gëzonte përkrahjen e krahut mysliman të Shkodrës, dhe familja e tij kishte qenë një ndër më të rëndësishmet dhe më të pasurat e qytetit.

Dëmshpërblimet që kërkonte të bënte qeveria shkonin në shumën e rreth 30 milion franga ari. Mënyra e vetme për ta zgjidhur sigurimin e kësaj shumë, bëhej nëpërmjet konfiskimit të pasurive të personave që ishin në proces dënimi. Në gusht të 1924 nis procesi i dënimit të Musa Jukës, nën vlerësimin si ish kryetar i bashkisë së Shkodrës, me vlerën e 1193 Ora e maleve, V. II, Nr. 38, 13 Shtatar 1924, fq. 2. 1194 Ora e maleve, V. II, Nr. 40, 27 Shtatar 1924, fq. 5-6. 1195 Ora e maleve, V. II, Nr. 28, 5 Korrik 1924, fq. 1.

Page 243: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

220

sekuestrimit të plotë të pasurisë së tij. 1196 Akuza ndaj tij ishte nxitje për vëllavrasje gjatë trazirave të fundit, dhe akuzues në këtë kohë ishte Ministria e Financave nën emrine Luigj Gurakuqit. 1197 Kjo gjë vendoste përballë dy njerëz të Shkodrës fort të njohur dhe me potencë në Shkodër, ku njëri ishte ministri i cili për shkak të pozicionit akuzonte, kurse akuzuesi ishte në Podgoricë i arratisur, duke organizuar së bashku me Ceno bej Kryeziun, grupin e Rezistencës për të sjellë në pushtet Zogun. 1198 Ky gjyq i cili përfundoi nëmë pak se një javë, i kryesuar nga Mustafa Pipa, mori vendimin që të rrinte në fuqi akuza ndaj tij dhe të zbatohej urdhri i sekuestrimit të pasurisë së tij. 1199 Megjithatë familja e tij shpreh pakënaqësi të mëdha ndaj këtij vendimi, Familjarët deklarojnë se jo e gjithë pasuria e familjes është në emër të tij, se kjo pasuri ishte e përpjestuar1200, dhe se këtë ishin në gjendje ta provonin me dokumente.

Këto lloj gjyqesh shprehnin më shumë një lloj nxitimi për t’u hakmarrë sesa për të zgjidhur situatën sikurse duhej, dhe pa kaluar nga armiqësitë e vjetra në të reja, e mbase më të rrezikshme.

Qëllimi i dëmshpërblimit që kishte qeveria ndaj të gjithë atyre që ishin dëmtuar nga trazirat e kaluara ishte shumë i mirë. Por marrja e këtyre pasurive nga ana e atyre që ishin dënuar për krime politike sillte një subjektivizëm negativ. Së pari bënte që qevera të dënonte sa më shumë dhe me dënime maksimale personat e implikuar, sipas tyre. Gjithashtu duke kryer gjyqe të një rëndësie të tillë në kaq pak kohë mund të çonte në gjykime të gabuara, jo rrallëherë subjektiviste. Dhe një gjë tepër e rëndësishme, fakti që pagesat e këtyre dëmeve bëheshin mbi bazën e kësaj pasurie të konfiskuar, bënte që nga të dënuarit të konfiskohej gjithnjë e më shumë pasuri nga ana e të dënuarve. Një rast i tillë ishte dhe ai i zotit Musa Juka.

Ky veprim ishte jo me pak peshë në qytetin e Shkodrës, sidomos në krahun e besimit mysliman të Shkodrës, duke humbur akoma më shumë vlerësim dhe përkrahës në këtë qytet.

Megjithatë ndasitë ishin edhe ideologjike dhe konceptuale në të njëjtën kohë. Përfaqësuesit e Shkodrës pavarësisht se kishin ide përparimtare dallonin në disa ndarje me Nolin dhe përkrahësit e tij. Nëse Noli ishte për një shtet me sistem demokratik republikan dhe kundra Monarkisë, kjo ndodhte se ai ishte formuar në këtë sistem republikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai madje edhe gazetës britanike Times, në një intervistë i ishte shprehur se Shqipëria ishte dhe do të mbetej një Republikë Parlamentare. 1201 Ndërkohë që pjesa më e madhe e përfaqësuesve të Shkodrës ishin për një sistem monarkik. Nga njëra anë Luigj Gurakuqi, kishte qenë nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, kishte qenë betuar përballë Princ Vidit, i cili simbolizonte sistemin mbretëror në vend me anë të principatës që i ishte dhënë nga Fuqitë e Mëdha dhe ai së bashku dhe me shumë të tjerë ndjehej besnik akoma ndaj tij. 1202 Për më tepër që Vidi gjatë kohës së trazirave në vend gjatë vitit 1924, kishte deklaruar në gazeta të ndryshme se ishte i gatshëm të vinte në Shqipëri. 1203 Grupimi politik Ora e Maleve, e kishte pasur në programin e vet gjatë zgjedhjeve të vitit 1923 për Asamblenë Kushtetuesë, ndër të tjera, edhe ruajtjen e sistemit mbretëror.

Kjo lidhet edhe me një fakt të botëkuptimit të formuar në kontekste historike për ne shqiptarët. Një popull, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë, për mijëra vjet në perandori të ndryshme perëndimore apo lindore, e kishte të pamundur të ndryshonte mentalitetin për pak kohë në një sistem me një njeri i cili vjen në pushtet për pak kohë dhe largohet. Ky popull

1196 A. Q. SH., F. 157, V. 1924, D. 130, fl. 4. 1197 A. Q. SH., F. 157, V. 1924, D. 130, fl. 6-7. 1198Juka A., 128 vjetori i lindjes se Musa Jukës, 10 mars 2013. 1199 A. Q. SH., F. 157, V. 1924, D. 130, fl. 27 1200 A. Q. SH., F. 157, V. 1924, D. 130, fl. 10-11 1201 Hysen Kordha, vep e cit, në Studime Historike, V. 1999, Nr. 3-4, fq. 235 1202 Joseph Swire, Shqipëria, fq. 350 1203 Robert C. Austin, Shtegu, 275

Page 244: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

221

nuk ishte SHBA. Pastaj të gjitha vendet ballkanike kur kishin fituar pavarësinë e kishin nisur jetën në një sistem monarkik, pjesa më e madhe e tyre akoma vazhdonte të ekzistonte kështu, duke përjashtuar vetëm Turqinë, ku një vit më parë ishte shpallur republikë.

Qeveria 6 mujore, vetëm në muajt e parë punoi me vrullin e ideologjisë e cila e kishte sjellë në pushtet, 1204, kurse duke nisur nga Tetori kishin nisur problemet në vend. Pakënaqësitë përditë e më shumë po rriteshin aq sa edhe vetë Noli e dinte këtë gjë, duke ia shprehur publikisht kolonisë së Vatrës, se grupi revolucionar ishte përçarë. 1205 Që në tetor kishin hedhur lajmërimin për zgjedhje, 1206 mesa duket sapo erdhën nga Evropa, pasi kishin nxjerrë një mësim të mirë nga të qenit jashtë parlamentit në aprovimin e qeverisë. Megjithatë problemet e shumta ishin edhe me Regjencën e kësaj qeverie ku Sotir Peci, si regjent në detyrë nuk pranoi për dhjetë ditë me rrallë të firmoste vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të reja. 1207 Marrëdhëniet me regjentin ishin prishur për shkak të ideve të reformës agrare që Noli kërkonte të bënte ndërkohë që ai nuk donte një veprim të tillë, i cili do prekte interesat e tij dhe të miqve të tij. 1208

Noli, kur kishte ardhur në pushtet, nuk kishte dashur të shpallte zgjedhje, ai kishte menduar se zgjedhjet do të shpalleshin vetëm kur mbi 90 % të pikave të programit të plotësoheshin në realitet. 1209 Por nën kuadrin e presionit të jashtëm, për një njohje sa më zyrtare ai kishte nisur shpalljen e datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhësve të parë do të ishte me 20 dhjetor 1924, kurse për zgjedhësit e dytë, me 20 janar 1925. 1210 Por situata nuk ishte shumë frytdhënëse, në jug të vendit kishin nisur haptazi pakënaqësitë që në fund të nëntorit1211, ndërkohë që në prefekturën e Shkodrës, nuk po priteshin me atë entuziazmin e një viti më parë.

Madje sapo doli ligji për zgjedhjet e reja, pati një ironizim me faktin se në ligj shpreheshin se do të ruheshin raportet fetare në zgjedhës të parë, të dytë dhe deputetë të krahinave, nga të cilat do të dilnin. 1212 Kjo gjë nisi të dukej në Shkodër e çuditshme që një veprim të tillë fetar po bënte një qeveri e cila kishte kërkuar çdo herë të bënte një shtet afetar dhe laik. Së dyti, tashmë në qytet, të zhgënjyer nga kjo qeveri dhe me idenë se këto zgjedhje po bëheshin vetëm në kuadrin e kërkesës ndërkombëtare, shiheshin se do të ishin formale. Këto zgjedhje dukeshin se do të ishin të fituara nga Noli, pasi pjesa më e mirë e opozitës ndaj tij ishte dënuar me vdekje dhe ishte jashtë vendit. Ato grupe që u krijuan në vend ishin të pafuqishëm për të kundërshtuar. Gjithashtu tashmë forca e klerit nuk po dilte më në pah, në këtë kuadër, të një situate që mesa duket nuk kishte shpresa për ndryshim.

Gjatë fundit të vitit, sa më shumë që afroheshin zgjedhjet dhe njëkohësisht edhe problemet në kufirin verior e veriperëndimor, prefektura e Shkodrës paraqiste një lodhje ndaj kësaj politike. Ky lloj pasiviteti në fund arrinte në nxirrte në pah edhe zhgënjimin e madh që kishte pasur kjo prefekturë edhe tek qeveria që shpresoj më shumë, ajo Noli.

1204

Historia e Shqipërisë, Vëll III, 230 1205 Dielli, 4 nëntor 1924, fq. 2. 1206 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 6, fl. 144. 1207 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 69, fl. 1. 1208 Joseph Swire, Shqipëria, Po aty. 1209 Valentina Duka, Historia, 156. 1210 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 66, fl. 1. 1211 A. Q. SH., F. 163, V. 1924, D. 69, fl. 1\1. 1212 Ora e maleve, V. II, Nr. 47, 22 Nanduer 1924, fq. 1.

Page 245: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

222

Përfundime 1. Një ndër faktet më domethënëse në këtë periudhë, është se gjatë kësaj faze tepër të

rëndësishme të historisë së Shqipërisë, gjatë viteve 1920 – 1924, Shkodra dhe shkodranët, luajtën një rol të rëndësishëm në rrjedhën e historisë së ngjarjeve. Ata janë të gjithë përfshirë në të gjithë fushat e jetës së kësaj kohe. Sidomos të asaj politike, por njëkohësisht edhe në fusha të tjera të jetës, të lidhura ose jo direkt me politikën.

2. Pavarësisht situatës së disfavorshme që po kalonte Shkodra gjatë vitit 1920, dhe

mbajtjes nën protektorat ndërkombëtar, ajo është e gatshme të marrë pjesë në ngjarje me vlerë kombëtare dhe vendimtare të kohës, sikurse është Kongresi i Lushnjës, me anë të dërgimit të delegatëve nga Shkodra. Gjithashtu, përfaqësuesit e saj njohin çdo vendim të dalë nga ky kongres, si dhe bashkimin e qytetit dhe rrethinave të tij me pjesën tjetër të Shqipërisë politike.

3. Rëndësia e personaliteteve të dala nga Shkodra, shihet në faktin se në çdo

institucion të vendit, ekzistues apo i krijuar rishtazi, shihet prania e tyre, çfarë dëshmon rëndësinë që kanë personalitetet e këtij qyteti në politikë, dhe njohja e tyre e lartë për politikën. Duke bërë kështu që të ndihet nevoja e tyre për një funksionim sa më të mirë të këtyre institucioneve.

4. Si pjesëmarrës në Regjencë, personalitetet katolike të Shkodrës, më shumë se

personalitete vendimtare, paraqiten si mbështetës të personave të tjerë regjent, me veprime që shkonin nga aspekti opozitar apo deri në pasivitet ndaj veprimeve të tyre, deri në fund të jetës së këtij institucioni. Veprime që shkonin deri në dorëheqje në raste të veçanta. Kjo dëshmon qëndrimin e tyre të përhershëm në politikë, si mbështetës të opozitarizmit katolik, apo lokalistë në raport me politikën qeveritare.

5. Prania e përfaqësuesve të Shkodrës në Senatin e dalë nga Kongresi i Lushnjës

gjatë gjithë vitit 1920, me anë të emërimit të senatorëve nga çdo njëra prefekturë, të lë të kuptosh për seriozitetin me të cilin e mori Shkodra praninë e saj në politikën kombëtare, pasi u mundua të zgjidhte njerëzit me njohuri të plotë politiko – administrative dhe njëkohësisht me një ndjenjë të lartë të patriotizmi. Shfaqja e një serioziteti të lartë në perceptimin e punës së senatorit nga ana e tyre, në këtë institucion paraprak të parlamentit të mëvonshëm, të lë të kuptosh se në të

Page 246: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

223

ardhmen e afërt, do të dilnin një grup deputetësh që do të luanin role vendimtare në konceptimin e parlamentarizmit.

6. Ekzistenca e ruajtjes së një ekuilibri numerik me tendenca fetare në këtë qytet, që

në kohën e krijimit të senatit, është faza e parë dhe më e qetë e një ekuilibri emocionalo – fetar, i cili përsëri do të nxirrte krye në një formë më aktive në zgjedhjet e ardhshme.

7. Tendencat nxitëse më së shumti nga jashtë prefekturës për prishjen e raporteve

fetare për caktimin e deputetëve të prefekturës së Shkodrës linin të kuptoje se për këto grupime, Shkodra shihej, si një opozitare e fortë, sidomos përsa i përket krahut katolik, i cili duhej me patjetër që të zvogëlohej numerikisht dhe në forcë në të ardhmen.

8. Pavarësisht ndërhyrjes nga brenda Shkodrës apo edhe nga krahu qeveritar, për

prishje të ekuilibrave fetarë në vend, kjo nuk u reflektua në veprime tek vetë shkodranët. Kjo dëshmon që harmonia e brendshme, interesi për të paraqitur një Shkodër me objektiva politike të njëjta, pavarësisht aspektit fetar, dhe ndjeshmëria e lartë patriotike e këtij qyteti, i cili herë pas here e kishte vënë në pikëpytje ekzistencën e tij brenda Shqipërisë, patën një dominancë më të fortë se qëllimet dhe veprimet përçarëse.

9. Ekzistenca e një përplasjeje të brendshme të një krahu katolik, në mes të

grupimeve pro fetare dhe atyre laike, dëshmon për tendencën që kishin shkodranët për të bërë një politikë sa më evropiane, dhe pa ndikime fetare, ashtu sikurse po kalonte edhe politika aktuale në Evropë. Prania e grupit laik “Nji djelmni shkodrane” është fare e përshtatshme në konceptin e sotëm të grupimeve të opinionit publik, duke qenë hera e parë e shpalljes në vend të një koncepti të tillë në praktikë, për një qëllim të pastër jo fetar i cili e kishte marrë me shumë seriozitet dhe sinqeritet në të njëjtën kohë, duke mos i lënë hapësira për të abuzuar nga influencat të cilat tentonin të ulnin peshën e grupimit katolik, por duke lënë të kuptohej, se pavarësisht besimit, politika duhet të ishte afetare.

10. Shkodranët përpiqen të dalin edhe jashtë mentalitetit të kohës, i cili vazhdonte të

shoqëronte shoqërinë shqiptare në atë periudhë. Ata janë kundra veprimeve luftarake për zgjidhjen e situatave, sikurse ishte rasti i kryengritjes së Mirditës. Për më tepër kur kjo kryengritje, e cila si zonë i përkiste prefekturës së Shkodrës, vinte nga shtytje të qëllimshme negative të huaja të cilat kërkonin ta përdornin për interesat e tyre. Kjo linte të kuptoje se zgjidhja e situatave me dhunë dhe me nxitje të huaja nuk ishte asnjëherë e vlefshme, kur kishte një rrugë institucionale, nëpërmjet instancave shtetërore. Dhe nga ana tjetër edhe vetë shteti duhet të ishte i kujdesshëm që të mos krijonte situate të vështira në vend mbi bazën e diferencimeve, që më pas të çonin në veprime ekstreme në territore të caktuara.

11. Koncepti i të qenit paraprirës i të gjithë qyteteve të tjera të vendit, deri në statusin

e kryeqytetit, do jetë masa vlerësuese ndaj çdo qeverie e politike në vend që kishin shkodranët. Prania e kushteve shumë më të mira se e shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, si edhe e një avangarde që kishte Shkodra në shumë fusha të tjera, i kishte krijuar qytetit një psikologji të tillë, që edhe në aspektin administrativ duhet të ishte kryesuese.

Page 247: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

224

12. Megjithatë dalja e një qendre të re në mes të Shqipërisë, sikurse ishte Tirana, kishte bërë që të zbehej vëmendja ndaj këtij qyteti, e për rrjedhojë edhe ekonomia të binte, ndaj nga viti në vit, kjo kërkesë nisi të bëhej me tone ekzistencialiste për ruajtjen e gjendjes së status quo-së së mëparshme ekonomike.

13. Pavarësisht kushteve më të përshtatshme të infrastrukturës së përgjithshme, arsyet

e vërteta që nuk u pranua një gjë e tillë ishte afërsia tepër e madhe me një zonë kufiri i cili ishte një vatër e ndezur politike luftarake, sikurse ishte kufiri me Jugosllavinë në këtë kohë nga njëra anë. Nga ana tjetër prania e një ndikimi të fortë të klerit katolik i cili kishte qendrën në Shkodër, mendohej se do të kishte një ndikim më të madh në politikë, edhe në të ardhmen, nëse do të transferohej kryeqyteti në Shkodër.

14. Përsa i përket krahut politik të deputetëve të Shkodrës, i cili ishte grupi më i madh

i deputetëve i dalë nga një prefekturë, nuk arrijmë t’i shohim të gjithë deputetët në një grup të vetëm. Shohin se ndarjet dhe përkrahjet që ata jepnin në politikën e Këshillit Kombëtar, janë në varësi të interesave të krahut që i përkisnin, të grupit që mbështesnin brenda prefekturës dhe rrugës se si kishin hyrë në atë Këshill. Pavarësisht se një pjesë e tyre ishin opozitarë të ngurtë, edhe kur kishte nevojë për një lloj elasticiteti, pjesa tjetër ishin lëvdues dhe përkrahës më të fortë se faktet e veprimeve qeveritare. Por asnjëherë nuk arritën të kishin një përplasje politike që të dëmtonte Shkodrën me veprimet e tyre.

15. Deputetët e Shkodrës të cilët ishin në krahun qeveritar dhe një pjesë edhe në poste

ministrore, u munduan të bënin një punë që la gjurmë gjatë asaj faze, por në të shumtën e rasteve nuk patën përkrahjen e pjesës tjetër opozitare të deputetëve të Shkodrës. Madje në ndonjë rast paraqiteshin pengues në lidhje me punën e të parëve, për faktin se vlerësimi i tyre opozitar, ndikohej nga këndvështrimi lokalist, kur duhej të bëhej një politikë vendimmarrëse më kombëtare.

16. Deputetët shkodranë pavarësisht krahut që ata mbanin ditën ta paraqisnin veten

bashkëveprues edhe me anë të aleancave përtej partive politike, sikurse ishte rasti i Bashkimit të Shenjtë, ku deputetë të veçantë shkodranë, morën nismën për krijimin e koalicioneve të tilla, por që nuk e patën jetën e gjatë dhe nuk dhanë rezultat që priteshin. Përkundrazi nga veprimi i tillë në të ardhmen, doli jashtë qëllimeve pozitive, sepse grupimet politike i largoi edhe më tepër nga njëri – tjetri, si popullorët ashtu edhe përparimtarët, kurse grupimin opozitar shkodran e distancoi akoma më shumë nga dy të parat duke e vënë në kushtet e një blloku opozitar të mbyllur, i cili herë – herë bashkëpunonte vetëm në krahun opozitar.

17. Një rol të rëndësishëm në këtë kohë luajti edhe shtypi i kohës në Shkodër, në një

qytet që kishte një numër të konsiderueshëm të gazetave të kohës, i cili pati një ndikim të madh edhe në pasqyrimin e politikës së kohës, apo me shkrimin e artikujve politik. Megjithatë kjo nuk mbeti vetëm në kuadrin e shtypit, por arriti që grupime të tilla shtypi të kalonin edhe në grupime politike sikurse ishte edhe rasti i grupimit politik, Ora e Maleve. Ky grupim me karakter të fortë fetaro – lokalist u mundua të mbronte tepër interesat e Shkodrës dhe të popullsisë katolike, por nuk arriti të kishte realizime politike, nga njëra anë nga përfundimi në një formë kaotike e politikës së 1924, dhe nga ana tjetër sepse vazhdonte të ishte një

Page 248: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

225

grup hermetik i cili nuk pati bashkëpunime të forta në një hapje më të madhe kombëtare.

18. Përsa i përket deputetëve që morën pjesë, ishin figura të njohura në vend, si në

Shkodër edhe në aspekt kombëtar, por ai që spikati më shumë nga të gjithë ishte Luigj Gurakuqi, i cili më shumë se për çdo gjë tjetër u njoh në këtë kohë për veprimtarinë e tij të fortë opozitare me krejt qeveritë e kohës. Edhe pse një mbrojtës i mirë i interesave të prefekturës nga e cila vinte, ai arriti më shumë nga të gjithë të tjerët të dilte nga krahu lokalist dhe të shihte me një sy më largpamës politikën kombëtare, dhe shpeshherë e dhe në fushën ndërkombëtare, në lidhje me fatet e Shqipërisë.

19. Në ndryshim nga zgjedhjet e vitit 1921, ata të vitit 1923, paraqiten një Shkodër

sikur asnjëherë. Në këtë kohë organizmi politik në zgjedhje ishte shumë më i mirë, me organizata politike të mirëfillta sikurse ishte grupi i Orës së Maleve, që e paraqitën qytetin në formën më kompakte. Kjo zonë falë këtij organizimi u paraqit si një opozitare e fortë rivale me krahun qeveritar, duke mos i lënë atyre hapësira fitimi. Ama këto zgjedhje pavarësisht fitores së krahut opozitar, e distancuan edhe më shumë Shkodrën nga politika e Tiranës. Por e mira e këtyre zgjedhjeve ishte se i la të kuptohej pjesës tjetër të vendit se problemet fetare të dala në zgjedhjet e mëparshme, kishin qenë artificiale për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë më shumë se sa nga ajo e një ndjesie të brendshme që kishte populli i Shkodrës.

20. Në fushat e diskutimeve brenda seancave të Këshillit Kombëtar, deputetët e

Shkodrës ishin shumë të përfshirë. Pjesa më e madhe e tyre merrnin pjesë në çdo fushë diskutimi duke paraqitur jo vetëm mendimin e tyre, por edhe duke kundërshtuar dhe duke propozuar zgjidhje për situatat që nuk i shihnin të zgjidhura plotësisht apo në interes publik të mirëfilltë.

21. Një pjesë e deputetëve të Shkodrës u përfshinë edhe si pjesë e komisioneve

parlamentare në fushat të caktuara apo në fusha të cilat ata kishin njohuri më së shumti, falë edhe përvojës së tyre jetësore para parlamentare. Veprimtaria e tyre në to ishte një kontribut i shquar sidomos në ekonomi, në arsim, në aspekt të politikës së jashtme, apo në komisione të buxhetit dhe në lidhje me koncesionet. Kjo të bën të mendosh se ky grupim dha një kontribut si në aspektin politik dhe administrativ, edhe në krijimin, apo rregullimin e ligjshmërisë në fusha të caktuara.

22. Duke qenë se vendi ynë ishte në kushte ekstreme edhe ekonomike, nga faktorë të

trashëguar, sikurse ishin pushtimet e ndryshme, luftërat apo prapambetjet intelektuale dhe të aftësive profesionale të popullit, si dhe problemet aktuale të menaxhimit joefikas; u pa e arsyeshme që zonat e burimeve të shumta të vendit të lihen në shfrytëzim koncesional. Në pjesën më të madhe të rasteve deputetët shkodranë ishin në kundërshtim me këto koncesione. Njerëz të tillë si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, apo Riza Dani, ishin në kundërshtim si për faktin e një kohëzgjatjeje të madhe, duke e lënë Shqipërinë pa shpresa ripërtëritjeje. Dhe nga ana tjetër, duke dashur që pasuaria të mbetej në vend, ishin më shumë përkrahës të koncesioneve të brendshme sesa atyre të jashtme. Kundërshtia e tyre e fortë në vajguri, kripë, pyje e duhan, bëri që të mbrohej një pjesë e madhe e pasurisë së brendshme, e cila nuk ishte e pakët në kuadrin e lëndëve të para.

Page 249: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

226

23. Viti 1924, i nxjerr deputetët e Shkodrës në grupime më të distancuara se më parë

nga pjesa tjetër. Pavarësisht kësaj, me qëllim për të mos çuar vendin në destabilizim të përgjithshëm, ata marrin pjesë në koalicionin qeverisës me anë të Luigj Gurakuqit, i cili më shumë sesa për dëshirë të tij, merr pjesë për hir të grupimit. Por situata e keqe në vend nuk e la që të kishte një jetë të gjatë si ministër, ama brenda një kohe të shkurtër, pavarësisht dëshirave iu bind pozicionit duke dhënë kontributin e tij si ministër në stabilizim të rrogave të pa dhëna administratës.

24. Ky vit e gjen Shkodrën edhe njëherë me ëndrra të zgjuara për probleme të

vendosjes së kryeqytetit, dhe duke qenë se situata po dukej se po përmbyste çdo gjë të vendosur, u mendua se do të çonte edhe në plotësimin e kësaj ëndrre. Kjo ide tashmë është kushtëzuese e të gjithë politikës së shkodranëve edhe atyre parlamentarëve, që i kushtëzon veprimet politike që bëjnë. Dalja nga parlamenti dhe përfshirja në Kuvendin e Vlorës ishte si një sakrifice, e cila u mendua se do ia vlente, nëse do të realizohej kjo ëndërr për Shkodrën kryeqytet. Por kjo më shumë e shtyu para Shkodrën me rrjedhën, sesa i dha rezultatet e pritura.

25. Edhe përfshirja e Shkodrës në trazirat e qershorit 1924, ishte më shumë formale,

dhe e përdorur nga përfaqësuesit e grupimit të trazirave, duke mbajtur të njëjtën shpresë nga ana e shkodranëve. Përfshirja e Gurakuqit sërish në Ministrinë e Financave, dha një rezultat pozitiv për vendin, edhe pse jetëgjatësia e tij në këtë post ishte e vogël. Megjithatë ai vazhdoi atë që kishte lënë përgjysmë barazinë e buxhetit, kjo ishte ana më e mirë e asaj qeverie të qershorit 1924, por me një impakt të shkurtër në kohë.

26. Por ashtu sikurse çdo gjë ishte luajtur me kartën e kryeqytetit për gjatë gjithë

1924, mosplotësimi i kësaj dëshire, dhe kalimi në vullnet praktik politik, çoi në zhgënjimin e Shkodrës. Kjo periudhë një vjeçare e çorientoi Shkodrën duke bërë të lëvizte pa një busull, pavarësisht personaliteteve të një niveli politik që kishin dalë edhe nga zgjedhjet e vitit 1923. Kjo ndodhte sepse Shkodra realisht kurrë nuk kishte qenë për një shpirt revolucionar, apo përfitime pragmatiste në periudha dhune. Një vend si Shkodra, i cili kishte deputetë të cilët në parlament tentonin që çdo fushe të jetës t’i jepnin konture ligjore, nuk kishte se si të ndihej triumfues në faza krizash.

27. Në një fazë të tillë, të gjitha shpresat e Shkodrës të nisura në vitin 1920, të kishin

një fund me pak realizime. Qyteti tashmë kishte nisur të binte nga niveli ekonomik shkëlqyes i fillimit të shekullit, dhe ata momente kundërshtuese opozitare të dala në periudhën 5 vjeçare, do të kishin një ndikim më jetëgjatë në periudhën që do të vijë më vonë, pas 1925, sidomos kur në pushtet do të vinte njeriu që ata e kishin kundërshtuar më shumë, Ahmet Zogu.

28. Pavarësisht të gjithave sa u thanë, Shkodra e kësaj periudhe mbeti në avangardë

politike, duke shkëlqyer në këtë kohë, jo si qendër politiko–administrative sikurse pretendonte se i takonte dhe donte të bëhej, por nëpërmjet personaliteteve që nxori. Kjo periudhë, ishte periudha që i kishte munguar këtij qyteti, që për një kohë të gjatë, kishte drejtuar kulturalisht popullin shqiptar në të gjitha fushat. Kjo fushë ishte fusha e fundit që ajo nxori veten në pah në këtë kohë, pasi për të bërë

Page 250: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

227

politikë duheshin konturet politike të një shteti. E me një shtet të dalë, Shkodra ishte në ujërat e veta për të marrë pjesë në një nivel të lartë politik me pasuritë intelektuale që kishte. Edhe pse kishte pasur tendenca lokaliste në situata të veçanta, ky qytet kishte nxjerrë figura. Në dimensionet e aftësive politike që shpalosën, së pari petku i lokalizmit ishte i vogël për to, dhe e dinin se mburoja kombëtare më e mirë për vendin në tërësi, edhe për Shkodrën, si pjesë thelbësore e saj, ishte ajo që duhet të mbanin gjatë akivitetit të tyre politik.

Page 251: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

228

BIBLIOGRAFIA:

I. Burime Arkivore

A. Arkivi i Shtetit 1. A. Q. SH. F. 147, Këshilli i Naltë i Shtetit 2. A. Q. SH. F. 149, Kryeministria 3. A. Q. SH. F. 152, Ministria e Punëve të Brendshme 4. A. Q. SH. F. 155, Ministria e Drejtësisë 5. A. Q. SH. F. 177, Ministria e Punëve Botore 6. A. Q. SH. F. 178, Ministria e Financave 7. A. Q. SH. F. 146, Parlamenti 8. A. Q. SH. F. 157, Gjykata Politike 9. A. Q. SH. F. 160, Komanda Ushtarake 10. A. Q. SH. F. 346, Prefektura Shkodër 11. A. Q. SH. F. 347, Bashkia Shkodër 12. A. Q. SH. F. 132, Arqipeshkvia Shkodër 13. A. Q. SH. F. 163, Legata Italiane 14. A. Q. SH. F. 164, Konsullata Italiane Shkodër 15. A. Q. SH. F. 17, Fond Pers. (Gjergj Fishta) 16. A. Q. SH. F. 26, Fond Pers. (Hil Mosi) 17. A. Q. SH. F. 34, Fond Pers. (Luigj Gurakuqi) 18. A. Q. SH. F. 44, Fond Pers. (Nikolla Ivanaj) 19. A. Q. SH. F. 67, Fond Pers. (Ambroz Merlaskaj (At)) 20. A. Q. SH. F. 416, Fond Pers. (Ahmet Zogu) 21. A. Q. SH. F. 417, Fond Pers. (Avni Rrustemi) 22. A. Q. SH. F. 418, Fond Pers. (Bajram Curri) 23. A. Q. SH. F. 419, Fond Pers. (At Benardin Palaj) 24. A. Q. SH. F. 447, Koleksioni I partive, organizatave dhe shoqërive 25. A. Q. SH. F. 580, Fond Pers. (Kel Marubi) 26. A. Q. SH. F. 679, Fond Pers. (Luigj Bumçi) 27. A. Q. SH. F. 688, Fond Pers. (Sulejman Delvina) 28. A. Q. SH. F. 734, Fond Pers. (Pal Dodaj) 29. A. Q. SH. F. 818, Fond Pers. (Dom Kolec Prendushi)

Page 252: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

229

B. Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

1. A. M. J. F. Qeveria e Durrësit 1918 - 1919 2. A. M. J. F. Konferenca e Paqës së Parisit 1919 - 1920 3. A. M. J. F. Kongresi i Lushnjës 1920

C. Arkivi i Muzeut të Shkodrës

1. A. M. SH. F. Luigj Gurakuqi 2. A. M. SH. F. Mark Raka 3. A. M. SH. F. Operacioni në Mirditë 4. A. M. SH. F. Bashkia Shkodër 1920 – 1922 5. A. M. SH. F. Prefektura Shkodër (1920 – 1922) 6. A. M. SH. F. Arkivi i Vjenës (1914 – 1918) 7. A. M. SH. F. Kleri Katolik

II. Shtypi i kohës dhe i sotëm

1. BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR 1920 (Senati), Nikaj, Tiranë, 1920

2. BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR 1921, Nikaj, Tiranë, 1921

3. BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR 1922, Nikaj, Tiranë, 1922

4. BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR 1923, Nikaj, Tiranë, 1923

5. BISEDIMET E KËSHILLIT KOMBËTAR 1924, Nikaj, Tiranë, 1924

6. AGIMI 1920 - 1921 7. DAJTI 1921 – 1922 8. DIALERIA, 1920 9. DIELLI, 1918 - 1924 10. DITË E RE 1922 11. DRITA 1920 – 1922 12. FJAL E LIRË 1921 13. HYLLI I DRITËS, 1913, 1921, 1924, 1944 14. KOHA E RE 1919 15. KUVENDI, 1920 16. QARKORE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, TË VJETIT 1920,

1921 17. POPULLI 1919 – 1920 18. POSTA E KORÇËS, 1921 19. POSTA E SHQYPNIËS, 1916 20. ORA E MALEVE, 1923, 1924 21. REVISTA LEKA 1930 – 1944 22. RILINDJA DEMOKRATIKE 1991 23. REPUBLIKA, 1923, 1924 24. SHQIPTARJA. COM, 2013 25. SHQYPNIA E RE 1920 – 1921 26. SHQIPTARI I AMERIKËS, 1924 27. TARABOSHI, 1921 28. 55, 2011

Page 253: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

230

III. Revista dhe periodike

1. Gazmend Shpuza “Pikëpamjet politikë e shoqërore të gazetës “Populli” (1919 –

1920)”, në Studime Historike, Nr. 1, 1979 2. H. Kastrati, Aspekte të zhvillimit ekonomik të Shkodrës në periudhën 1918 – 1920, në

Buletinin Shkencor të institutit të Lartë Pedagogjik, Shkodër, V. 1972, Nr. 1 3. Kahreman Ulqini, Bashkimi i Shkodrës me administratën e Shtetit Shqiptar (mars

1920) në Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës, viti IV, 1972, Nr. 2 (12) 4. Hysen Kordha, Ngjarjet e dhjetorit 1921, Studimet Historike, Nr. 1, v. 1974 5. Hysen Kordha “Lëvizja e Marsit 1922” në Studime Historike Nr. 4, 1976 6. Marenglen Verli, Kongresi i Lushnjës – akt kulmor në lëvizjen kombëtare shqiptare,

në Studime Historike, V. 2006, nr. 1 – 2 7. Nase Guga, Premisat historike për thirrjen e Kongresit kombëtar të Lushnjës, në

Studime Historike, V. 1970, Nr. 1 8. Xhevat Repishti, Revolta e masave të Shkodrës në pranverën e vitit 1916 kundër

pushtuesve austro – hungarez, Studime Historike, Viti XXVII (X), 1973, fq. 78 9. Zaim Shtylla, Rreth krijimit të veprimtarisë së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e

Kosovës” në vitet 1918 – 1920, në Studime Historike, V. 1986, Nr. 3

IV. Literaturë e Botuar

1. Krasniqi, Afrim. Sistemet politike në Shqipëri (1912-2008) : historia e krijimit dhe e

zhvillimit të sistemeve politike; tiparet kryesore të institucioneve politike, të sistemeve

politike dhe qeverisëse nga 1912 deri në ditët e sotme, Tiranë:Ufo Press, 2009

2. Çami, Muin. e tj., Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918 – 1920

(përmbledhje dokumentash), Vëll. II, Tiranë: Instituti i Historisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit të RPSH, 1976

3. Roselli, Alessandro. Italy and Albania Financial relations in the fascist period,

London: I. B. Tauris & Co. Ltd, 2006

4. Rappaport, Alfred. Rrjedhja e punëve në Shqipëri, Tiranë: Shtypshkronja Nikaj, 1928

5. Cici, Arben. Marrëdhëniet shqiptaro – italiane në periudhën në mes të dy luftërave

botërore (1920 – 1934), Tiranë: Afërdita, 2002

6. Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit

1912 - 1918, përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik, Tiranë: 8 Nëntori, 1987

7. Puto, Arben. Pavaresia Shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha (1912 – 1914), Tiranë: 8 Nëntori, 1978

8. Dema, Benedikt. At Gjergj Fishta, Shkodër: A. Gj. Fishta, 1943 9. Xhafa, Bajram. Historia e Shqipërisë: Periudha e Pavarësisë, 1912 – 1939, Shkodër:

Rozafat, 2006

10. Parruca, Bilal. Bij të shquar të Shkodrës në shekuj, Idromeno, Shkodër: Camaj – Pipa, 1999

11. Daniel Gjeçaj (At), Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, Shkodër: Botimet Françeskane, 2007

12. Hoxha, Teuta. përgat., Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentash Tiranë: 8 Nentori, 1982

13. Kotini, Dhimiter. e të tj., Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj

nëndor 1912 – janar 1914, Tiranë: Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të R. P. SH., 1963

Page 254: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

231

14. Kocaqi Levanti, Elena. Si e krijoi Austro – Hungaria Shtetin shqiptar, Tiranë: Emal, 2012

15. Vlora, Eqerem bej. Kujtime Vëll. 2 (1912 – 1925), Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001

16. Zenelaj, Eqrem. Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacies dhe i gjeopolitikës

Austro – Hungareze 1699 – 1918, Prishtinë: Faik Konica, 2010 17. Musaj, Fatmira. Gruaja në Shqipëri në vitet 1912 – 1939, Tiranë:Akademia e

Shkencave, 2002 18. Seiner, Franc. Numri i parë i popullsisë në Shqipëri, Shkodër:Shtypshkronja

Françeskane, 1932 19. Shpuza, Gazmend. Kryengritja fshatare e Shqiperisë së mesme 1914 – 1915, Tirane:8

Nëntori, 1986 20. Pretota, Galeazzo. Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, Tiranë: Dituria, 2008 21. Hysi, Gramoz. Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij në vitet 1920 –

1924, Tiranë:Mihal Duri, 1988 22. Fishta (At), Gjergj. Vepra letrare IX (Publiçistika), Lezhë: Gjergj Fishta &

Bibliotheca Gellettiana, 2004 23. Pitani, Gjergj. Personalitete ushtarake në vitet 1912 – dhjetor 1997, Tiranë:Toena,

2007 24. Shllaku (At), Gjon. Historija flet kështu... përgjegje Z. Ivanaj, prej Dr. A. Gjon

Shllakut OFM, botimi II, Shkodër: At Gjergj Fishta, 1944 25. Zeka, Gjon. Nëpër Lufta për liri, Kopliku 1920 – 1921, Tiranë: Shtypshkronja Nikaj,

1932 26. Pollo, Stefanaq. e tj. Historia e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë:Universiteti i Tiranës,

1965 27. Fishta, Iliaz. Toçi, Venjamin. Gjëndja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912 – 1944

prapambetjet e saj shkaqet dhe pasojat, Tiranë: Mihal Duri, 1983 28. Gogaj, Iliaz. Mirash Ivanaj, Personalitet i shquar i universit shqiptar, Tiranë: Erik,

2004 29. Swire, Joseph. Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005 30. Bushati, Hamdi. Bushatllinjtë, Shkoder:Idromeno, 2003 31. Salajxhiç, Haris. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Vashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999 32. Shkoza, Haxhi. Financat e Shqipërisë 1839 – 1934, Tiranë: Nikaj, 1935 33. Kordha, Hysen. Gjoleka, Tefta. Shoqëria Bashkimi, Tiranë: 8 Nëntori, 1987 34. Selmani, Hysen. Nga notimet e Zogut I, Mbret të Shqiptarëve, Tiranë: Kristalina K-H,

2008 35. Dervishi, Kastriot. Historia e shtetit shqiptar 1912 – 2005, Tiranë: 55, 2006 36. Frashëri, Kristo. Histori e qytetërimit shqiptar, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008 37. Cefa, Kolec. Luigj Gurakuqi ne nji optike te re, Prishtine: Dukagjini, 2012 38. Shantoja, Lazer. Vepra, Shkoder: Botimet Françeskane, 2005 39. Nosi, Lef. Dokumente Historike 1912 – 1918, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2007 40. Estefi, Diana. perg., Ligjëvënësit 1912 – 2005, Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë: Botimet

e Kuvendit të Shqipërisë, 2005 41. Bumçi, Luigj. Shqiptarët e të drejtat e tyre, Shkodër: Botimet Françeskanë, 1920 42. Gurakuqi, Luigj. Vepra të Zgjedhura, Tiranë: 8 Nëntori, 1961 43. Peters, Markus W. E. Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919 –

1993, Tiranë: Qëndra Botuese Jezuite, 2010 44. Frashëri, Mehdi. Kujtime 1913 – 1933, Tiranë:Omsca1, 2005 45. Quku, Mentor. Mjeda 4, Tiranë: Ilar, 2006

Page 255: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

232

46. Çami, Muin. Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914 - 1918), Tiranë: 8 Nëntori, 1987

47. Çami, Muin. Lufta çlirimtare antiimperialiste kombëtare në vitet 1918 – 1920, Tiranë: Mihal Duri, 1969

48. Kraja, Musa. Mati Logoreci, Tiranë: 8 Nëntori, 1987 49. Merlika, Mustafa. Antologji Historike, Elbasan: Sejko, 2001 50. Ivanaj, Nikola. Historija e Shqipëniës së re, Vuejtjet e mia, P. I, Tiranë:

Shtypshkronja e Shtetit, 1943 51. Ivanaj, Nikolla. Historia e Shqipëniës së Re, P. II, Tiranë: Shtypshkronja e Shtetit,

1944 52. Dragoi, Nuri. Prapaskenat e Konferencës së Londrës (1912 – 1913), Tiranë:Iceberg,

2013 53. Dukagjini, Pal. Jeta dhe vepra e Fishtës, Shkodër:Botimet Françeskane, 2007 54. Milo, Paskal. Shqipëria dhe Jugosllavia 1918 – 1927, Tiranë: Shtëpia Botuese

Enciklopedike, 1992 55. Tako, Pirro. Luigj Gurakuqi, Tiranë:8 Nëntori, 1980 56. Teli (Dibra), Pranvera. Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919 – 1927, Tiranë:

Nereida, 2005 57. Qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të vjetit 1920, Nikaj, Shkodër, 1920 58. Qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të vjetit 1921, Nikaj, Shkodër, 1921 59. Tocci, Rita. Terenzio Tocci, mio padre, ricordi e pensieri, Cisena: Arti Grafiche

Joniche – Corigliano Calabro, 1977 60. Austin, Robert C. Shtegu i pashkelur i Nolit, Tiranë: Albin, 2003 61. della Rocca, Roberto Morozzo. Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 – 1944, Tiranë:

Elena Gjika, 1994 62. Gurakuqi, Romeo. Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: 1

nëntor 1918-9 nëntor 1921: statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror, Shkodër:Camaj – Pipaj, 2007

63. Gurakuqi, Romeo. Shqipëria 1911 – 1914, Tiranë: UET Press, 2012 64. Todri (Mita), Rudina. Elbasani jeta politike në vitet 1920 – 1924, monografi, Tiranë:

Seiko, 2007 65. Shpuza, Selami. Vitet ’20 – ’30, Tiranë:Toena, 2007 66. Vllamasi, Sejfi Ballafaqime politike në Shqipëri (1897 – 1942), Tiranë: Neraida, 2000 67. Berisha, Sheradin. Veprimtaria antikombëtare e Esat pashë Toptanit 1912 – 1920,

Prishtine, 2008 68. Shqipëria përpara konferencës së Paqes, Ble I, Shkodër: Shqypshkronja Françeskane,

1921 69. Shqipëria përpara Konferencës së Paqës, Ble II, Shkodër: Shqypshkronja

Françeskane, 1921 70. Shqipëria më 1937, Veprimi shtetnor gjat njizet e pesë vjeteve të para të

vetqeverrimit, Vëll. I, Tiranë:Shtyp Kristo Luarasi, 1937 71. Zavalani, Tajar. Histori e Shqipnis, Tiranë: Phoenix, 1998 72. Selenica, Teki. Shqipëria më 1923, Tiranë, 1923 73. Selenica, Teki. Shqipëria më 1927, Tiranë, 1927 74. Osmani, Tomor. Komisia Letrare në Shkodër 1916 – 1918, Shkodër: Camaj Pipaj,

2009 75. Shiroka, Tonin. Fjalime nga Fishta Harapi Koliqi, Tiranë: UEGEN, 2009 76. Repishti, Xhevat. Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918 – 1920, Shkoder:

Camaj – Pipaj, 1998 77. Duka, Valentina. Historia e Shqipërisë 1912 – 2005, Tiranë:Kristalina – KH, 2007

Page 256: Shkodra në Parlamentin Shqiptar në vitet 1920 1924. · Shkodra e cila për një periudhë të vogël 8 vjeçare, që nga periudha e pavarësisë dhe deri në Kongresin e Lushnjës,

233

78. Duka, Valentina. Qytetet shqiptare në vitet 1912 – 1924, Tiranë:Toena, 1997

V. Burime nga Interneti

1. Fritz Radovani, Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiçë, por plase!, http://www.voalonline

.ch/index.php?mod=article&cat=POLITIK%C3%8B&article=5800 2. Hilë Lushaku “Poeti që u bë drejtor policie, si nisi konflikti i Hilë Mosit me At Gjergj

Fishtën” në http://www.tiranaobserver.al/poeti-qe-u-be-drejtor-policie-si-nisi-konflikti -i-hile-mosit-me-at-gjergj-fishten/

3. Hilë Mosi, Jetëshkrimi në: http://letersia.zemrashqiptare.net/neës/id1126/cid88/Hil_ Mosi%281885_1933 %29. html

4. Fishta në Dokumenta të panjohur, në https://www. shqiperia. com/lajme /lajm/ nr/9416/ Fishta-ne-dokumente-te-panjohura

5. Kastriot Marku, At Gjergj Fishta 1871 – 1940 në 140 vjetorin e lindjes, në: http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT& article =18645

6. Halid Rroji, në: http://www.forumishqiptar.com/threads/8719-Halid-Rroji 7. Kabil Bushati, Xhemal Bushati, në: http://www.shkodradaily.com/2013/04/xhemal-

bushati. html 8. http://www.shqiperiaetnike.de/html/body_koleq_qefa. html