safety & 6-7 security shkurt expo 2020 edicioni i 2-tË 2020 · 2019. 12. 11. · tregu privat...

4
6-7 SHKURT 2020 SAFETY & SECURITY EXPO 2020 EDICIONI I 2-TË

Upload: others

Post on 13-Dec-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SAFETY & 6-7 SECURITY SHKURT EXPO 2020 EDICIONI I 2-TË 2020 · 2019. 12. 11. · Tregu privat i sigurisë në Shqipëri ka filluar të zh-villohet në fillim të viteve 1990, me

6-7SHKURT

2020

SAFETY &SECURITYEXPO 2020EDICIONI I 2-TË

Page 2: SAFETY & 6-7 SECURITY SHKURT EXPO 2020 EDICIONI I 2-TË 2020 · 2019. 12. 11. · Tregu privat i sigurisë në Shqipëri ka filluar të zh-villohet në fillim të viteve 1990, me

Panairi “Safety & Security Expo 2019” vjen në këtë Edicion të Dytë në Expocity Albania, në datat 6-7Shkurt, 2020.

Expocity Albania synon të krijojë një platformë, ku do të prezantohen shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve më të fundit në fushën e sigurisë, me pjesëmarrës të shumtë nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Eventi do të krijojë nje urë komunikimi midis subjekteve të ndryshme, që do të ekspozojnë dhe promovojnë tendencat më të fundit të produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe institucioneve dhe shoqërive për të cilët siguria është një nga elementët kyç në zhvillim dhe mbarëvajtje, për të krijuar kështu lidhjet kërkesë - ofertë dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit midis tyre në të ardhmen.

Edicioni i 2-të, “Safety & Security Expo 2020” do të sjellë së bashku përfaqësues të sektorit publik dhe privat, shqiptarë dhe të huaj, si dhe ekspertë të fushës së sigurisë, për të ndarë dhe shqyrtuar idetë, si dhe për të parë mundësitë e zhvillimit të sektorit, si edhe tendencave më të fundit të tregut.

Në një shoqëri në zhvillim të vazhdueshëm dhe të domosdoshëm, si shoqëria shqiptare, siguria mbetet një nevojë gjithnjë në rritje, por jo vetëm, kërkesa për siguri është thelbësore dhe nevoja për të po rritet vazhdimisht në vend dhe në rajon. Kjo vjen për shkak të rritjes së shqetësimeve të lidhu-ra me sigurinë, si: sulmet e mundshme ndaj insti-tucioneve publike dhe private, duke përfshirë këtu; ndërtesat tregtare, aeroportet, qendrat tregtare, fabrikat prodhuese, bankat, industrinë e naftës dhe gazit, zyrat tregtare, banesat rezidenciale, etj. Por jo vetëm, edhe rritja e vazhdueshme e cilësisë dhe e standartit të jetesës në vendin tonë, sjell rritjen e kërkesës për t’u ndjerë të sigurt në të gjitha drej-timet, duke përfshirë këtu: sigurinë urbane, sigurinë dhe shëndetin në punë, sigurinë dhe shëndetin në familje, etj.

Tregu privat i sigurisë në Shqipëri ka filluar të zh-villohet në fillim të viteve 1990, me ndryshimin e sistemit. Ligji aktual i sigurisë, largohet tërësisht nga qasja e ekskluzivitetit të shtetit mbi sigurinë, duke i trajtuar shoqëritë private të sigurisë dhe sigurimit, si subjekte të mirfillta biznesi. Vetë ligji përcakton

Edicioni i 2-të,SAFETY & SECURITY EXPO 2020

“Sepse një shoqëri, mund të arrijë potencialin e saj të plotë, vetëm nëse ndihet e sigurt.”

SAFETY &SECURITYEXPO 2020Edicioni i 2-të

Page 3: SAFETY & 6-7 SECURITY SHKURT EXPO 2020 EDICIONI I 2-TË 2020 · 2019. 12. 11. · Tregu privat i sigurisë në Shqipëri ka filluar të zh-villohet në fillim të viteve 1990, me

si qëllim të tij “rregullimin” e aktivitetit të tyre. Për këtë, institucionet publike pjesëmarrëse në këtë event, do të ndajnë ide dhe teknika stimuluese dhe informuese për të përmirësuar sigurinë në vendin tonë. Eksperienca vendase në fushën e sigurisë, vazhdon të mbetet relativisht e re dhe organizimi i eventeve të tilla si “Safety & Security Expo 2020”, zë një rëndësi të veçantë në zhvillimin dhe përmirë-simin e këtij sektori.

“Safety & Security Expo 2020” synon inkurajimin e bizneseve vendase dhe të huaja, nxitjen dhe bash-këpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm të tregut, si dhe ndarjen dhe shkëmbimin e ideve nëpërmjet aktiviteteve si: forum, workshope etj. Ky panair, ka një karakter gjithëpërfshirës, që shkon përtej shitjes të produkteve dhe marketimit të tyre, por edhe informimit mbi risitë teknologjike. Kjo, për shkak të rritjes së diversitetit të produk-teve të sigurisë në ditët e sotme dhe të rritjes së nevojës për shpjegime rreth funksionimit të tyre. Ky panair do të shërbejë si një platformë komuni-kimi me qëllim krijimin e partneriteteve dhe bash-këpunimeve me kompani të huaja që kanë interes në tregun shqiptar. Duke qenë se kompani lider në tregun ndërkombëtar, kanë arritur finalizimin e partneriteteve të suksesshme me disa nga ven-det e rajonit të Ballkanit, objektivi i “Safety & Se-curity Expo 2020” është mundësimi i dialogut për arritjen e marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve të rëndësishme në fushën e sigurisë në vendin tonë.

EKSPOZUESIT:1. Prodhues Materialesh dhe Pajisjesh Elektroteknike

dhe Elektronike në Rajon e më gjerë, Importuesit, Distributorët dhe Instaluesit e produkteve të Sigurisë:

• Sisteme kontrolli hyrëse / biometrike dhe mbikqyrjeje• Sisteme alarmi, skanimi, anti-krimi• Sisteme kamerash• Sisteme dhe produkte për mbrojtjen dhe shpëtimin

nga zjarri• Mbrojtja nga shpërthimet

• Detektorë biokimikë & rrezatimi• Siguria industriale dhe veshjet mbrojtëse• Automjetet e specializuara / të tipit të veçantë

(ambulanca, autoblinde, zjarrfikëse) GPS, etj.2. Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike në Rajon 3. Kompani IT, Programime, Mirëmbajtje, Trajnime, etj.• Siguria kibernetike 4. Institucionet Shtetërore 5. Kompanitë e Sigurimeve• Sigurimi i jetës• Sigurimi i pronës• Sigurimi i biznesit• Sigurimi i shëndetit, etj.6. Kompanitë trajnuese dhe rekrutuese • Trajnim dhe konsulencë• Shërbime të tjera• Siguria dhe shëndeti në punë7. Forcat e Sigurisë, Agjensitë e Detektivëve, Inxhinierët dhe Konsulentët e sigurisë.

Përse duhet të merrni pjesë:• Mundësia e ekspozimit dhe e promovimit të të gjitha

produkteve, shërbimeve dhe risive që biznesi juaj ofron në treg, për gjetjen e klientëve të rinj dhe për krijimin e bashkëpunimeve me shumë institucione dhe biznese vendase, si edhe mundësia për krijimin e partneriteteve me disa nga kompanitë më prestigjoze në rajon.

• Prezenca e institucioneve më të rëndësishme të vendit, krijon mundësinë e diskutimit nga afër, mbi nevojat dhe mangësitë e këtij sektori në vend, duke synuar përmirësimin e tyre në të ardhmen, rritjen e investimeve dhe cilësinë e shërbimit në vend.

• Përveç ekspozimit, panairi siguron takime, shkëmbime idesh dhe inovacionesh midis aktorëve kryesorë vendas dhe të huaj.

• Mundësia e organizimit dhe pjesëmarrjes në forum, takime B2B, tryeza të rrumbullakta bashkëbisedimi, “workshop-e” informuese nga shoqëri lider në treg dhe shoqëri te huaja, ekspertë të sektorit, etj.

Edicioni i 2-të,SAFETY & SECURITY EXPO 2020

Page 4: SAFETY & 6-7 SECURITY SHKURT EXPO 2020 EDICIONI I 2-TË 2020 · 2019. 12. 11. · Tregu privat i sigurisë në Shqipëri ka filluar të zh-villohet në fillim të viteve 1990, me

EXPOCITY ALBANIAProject Manager: Lejda Karabaci

M: +355 672020909 | e-mail: [email protected]ër më tepër informacion, kontaktoni:

M: +355 6740 90069 | Email: [email protected] / W: www.expocity.al

https://expocity.al/en/mediterranean-tour-ism-fair/fotografi/#.XBtO-1xKhPY

vizitor

Expocity Albania është organizues i Panaireve dhe Konferencave Kombëtare

specializuar në organizimin dhe zhvillimin e panaireve, ekspozitave dhe eventeve të ndryshme të biznesit, drejtuar tregut vendor dhe atij ndërkombëtar. Expocity Albania ju ofron pjesëmarrësve në këto aktivitete një strukturë dhe infrastrukturë të

plotë, bashkëkohore dhe të plotësuar me

Këto bashkë me 5’000 m² hapësirë të brendshme, 7’000 m² hapësirë të jashtme, e plotësojnë Expocity Albania si platformën më komplekse dhe më të përshtatshme për realizimin me sukses të këtij lloj komunikimi në Shqipëri.

Rreth Expocity Albania:

Edicioni i 2-të,SAFETY & SECURITY EXPO 2020

Kategoritë e Vizitorëve:1. Institucionet Publike2. Ambasadat3. Organizatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare4. Bankat5. Kompanitë e Telekomunikacionit6. Universitetet7. Hotelet dhe Resortet Turistike8. Kompanitë e Transportit9. Qendrat Tregtare10. Kompanitë e Ndërtimit (rrugë, ndërtesa civile, etj)11. Fabrikat Prodhuese12. Spitalet 13. Specialistë të HSE-së 14. Individë dhe Familje, etj.

Forum & Workshops:Përgjatë të dyja ditëve të panairit, krahas ekspozimit dhe prezantimit për publikun e gjerë të produkteve dhe shërbimeve, do të zhvillohet forumi i sigurisë dhe disa “workshop-e” informuese mbi temën e sigurisë, ku do të keni mundësinë të shkëmbeni ide dhe eksperienca konkrete që lidhen me zhvillimet e fundit të sektorit, politikat e reja dhe trendet për të ardhmen e tij. Gjithashtu do të demostrohen shembuj teorikë dhe praktikë, për ndërgjegjësimin e masave mbi mbrojtjen dhe reagimin ndaj emergjencave të ndryshme të sigurisë.

Tematikat që do të trajtohen do të fokusohen në fushat e renditura si më poshtë:• Sistemet e sigurisë • Siguria e informacionit (elektronike / Informatike /

kibernetike)• Siguria dhe shëndeti në punë, guida e punonjësve• Siguria qytetare dhe urbanistike• Siguria dhe mbrojtja ndaj zjarrit• Emergjencat civile dhe shpëtimi

SAFETY &SECURITYEXPO 2020Edicioni i 2-të