rugova 2010 - 30,31 & 01.08.2010

2

Click here to load reader

Upload: shba-pashtriku

Post on 13-Mar-2016

222 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

DITARI NGA – RUGOVA 2010

TRANSCRIPT

Page 1: Rugova 2010 - 30,31 & 01.08.2010

DITARI NGA – RUGOVA 2010

Poashtu edhe këtë vit sikurse edhe vitet tjera të pasluftës së fundit, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Gjeravica “ e Pejës, organizoi Takimin e Bjeshkatarëve me moton “ Rugova 2010 “.

Organizimi është bërë në Shtëpinë e Bjeshkatarëve të Gjeravices, më 30, 31 Korrik dhe 01 Gusht 2010. Më 30.07.2010 ka qenë e organizuar pritja e mysafirëve në Pejë të cilët pasi që i kanë bërë një vizitë qytetit kanë shkuar në fshatin Haxhaj të Rugoves, ku gjendet Shtëpia e SHBA “ Gjeravica “ Pejë.

Të shtunën, më 31.07.2010, njëmbëdhjetë veta nga SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë, jemi nisur me tre vetura nga Gjakova në ora 6.00, për të mbërrijtur në vendin e nisjes së marshit, gjegjësisht Shtëpinë e Bjeshkatarëve, e cila gjendet 24 km. largë nga Peja, në ora 7.40 minuta. Unë kisha shkuar me veturën time dhe familjen time ( gruan dhe dy fëmijët ). Kësaj radhe numri i pjesëmarrësve nga shoqëria ynë nuk ishte aq i madh sepse tetë veta nga ne ishin përcaktuar për të shkuar në Festën Tradicionale “ Festën e Alpeve Shqiptare “ e cila organizohet më 01 dhe 02.08.2010 në Vuthaj të Malit të Zi.

Në Takimin “ Rugova 2010 “, marshimin e filluam në ora 8.00 dhe pjesëmarrës ishim gjithsej 50 veta. Marshuam nëpër shtigje dhe natyrë të bukur e të gjelbëruar. Ky marshim më shumë kishte karakter shetitjeje, prandaj dhe patëm mundësinë që mjaft ta sodisim atë ambient të bukur. Në ato maja të bjeshkëve të lmd prej afro 1800 metrash kemi mbledhur dhe ngrënë mjaft qershiza ( boronica ), të cilat në ato treva ishin të shumta.

Plani i shetitjes sipas organizatorëve ishte marshimi gjer në Bogë. Pasi që e kishim kaluar gjysmën e rrugës, udhëheqësit e kolonës e devijuan shtegun me ç’rast na është dashur që të shtegtojmë përmes pyellit dhe nëpër një shteg të papërshtatshëm. Shtegtuam afro një orë nëpër një rrjedhë uji dhe përmes një pjese të pashkelur të pyellit. Pas mjaft peripetishë në ora 12.30 minuta mbërritëm tek një burim i cili gjendej në rranzën e një bregore prapa së cilës gjendej Boga. Në atë natyrë të gjelbëruar nga bari i njomë, jemi akomoduar dhe kemi ngrënë e pushuar gjer në ora 13.00.

Për shkak se shtegu i gabueshëm shumë na kishte marrur kohë, sipas propozimit të Skenderit, ne grupi ynë i Gjakovës, vendosëm që të mos e vazhdojmë rrugën më tutje gjer në Bogë, por nga aty të kthehemi prapa tek Shtëpia e Bjeshkatarëve, gjegjësisht tek vendi i nisjes apo automjetet.

Kthimin nuk e bëmë nëpër të njëjtën rrugë kah kishim shkuar, por nëpër shtigje më të shkurtëra dhe më të përshtatshme. Në ora 14.45 minuta mbërritëm tek Shtëpia e Bjeshkatarëve ku kemi qëndruar shumë pakë, aq sa për t’u pastruar. Nga aty Unë me familjen time dhe Skenderi me gruan e tijë kemi shkuar me automjete gjer në Bogë, gjegjësisht në Restorantin e Ylber Rudit për të pushuar. Aty jemi takuar edhe me Fuzin i cili aty kishte ardhur me gruan e tijë dhe Besnikun. Në atë ambient qetësues jemi freskuar dhe kënaqur duke biseduar gjer në ora 18.00, kur dhe filluam kthimin për në shtëpi.

Rrugës për në Gjakovë, Unë me familjen time kemi ndaluar në Pejë ku kemi bërë një shetitje dhe pushim prej më se një orësh. Nga aty kemi vazhduar për Gjakovë ku mbërritëm në ora 21.30 minuta.

Natyra e bukur e Bjeshkëve të Rugovës si dhe koha e mirë dhe shumë e përshtatshme bënë që kjo të ishte një shetitje jo e mundimshme dhe mjaft e këndshme, e cila të gjithëve, e sidomos fëmijëve iu solli mjaft kënaqësi dhe relaksim.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me veturë: 3.20 minuta ( 1.40 + 1.40 )Ecje këmbë: 6.15 minuta ( 4.30 + 1.45 )Ecje gjatësi rrugore: 14 km. ( 8 + 6 )Ecje këmbë m/lmd: 630 m/lmd ( 1155 - 1785 )

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 31.07.2010