rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 ... · rr.sitki Çiço përballë...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Premte 21 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI Shtatoret e gjalla të “atij” e pastaj “princat” e besëprerjes! Nga Pandeli BARDHI Me Kushtetutën në “zemrën” e anës së djathtë… Nga Av. Idajet BEQIRI S’ka gjykatë që të të mbrojë nga zullumet dhe degradimi o Ilir Meta Fatos Klosi dhe Petro Koçi: Meta ka thirrur protesta për të eklipsuar Bashën, lideri demokrat del më i humburi Rëndohet gjendja psikologjike e presidentit, i kërkon besën këshilltarit të tij nga Vlora, flet për sorra dhe shqiponja Saimir Tahiri është politikani i parë, i cili do të përballet zyrtarisht me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka në dorë disa dosje korrupsioni, goditja e parë do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në shtator të vitit 2019, Gjykata e Shkallës... Lëkunden pozitat e Saimir Tahirit, dosja e ish-ministrit në dorë të gjyqtareve që kanë kaluar vetingun, ja çfarë pritet nga Apeli 2 marsi, shansi i fundit i Ilir Metës të “eliminojë” Bashën dhe të marrë frenat e opozitës, Berisha skenar djallëzor kundër pasardhësit Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, drejt kolapsit pritet të shkojnë edhe gjykatat e Apelit. Alarmi është dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përmes një shkrese i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe për dijeni edhe Kuvendit, qeverisë, Komisionit... Vijojnë skandalet me legalizimet, pas Beratit dhe Lezhës që ishin pak ditë më parë këtë herë KLSH ka gjetur shkelje në dy qytete të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it në Tiranë dhe Bulqizë. Në raportin e KLSH... Arka e shtetit mbylli me 215 milionë euro mangët të ardhura vitin që lamë pas. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave trego- jnë se qeveria nuk ka arritur të mbledhë shumën e parashikuar të të ardhurave... Korrupsioni fut në kolaps gjykatat e Apelit, vetëm 61 gjyqtarë mbeten në detyrë, KLGJ jep alarmin pas shkarkimeve të vetingut Skandalet me legalizimet, KLSH kallëzon penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it në Tiranë dhe Bulqizë Humbje në buxhet, grumbullohen 215 milionë euro më pak, problem Tatimet dhe Doganat Rusët në ekstazë për revolucionin e Ilir Metës në prag të negociatave, ja çfarë shkruajnë mediat e Putinit për beniaminin e Kremlinit Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-min- istrat e tij duket se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen me drejtësinë, sa i takon aferës së CEZ. Pas pushimit të hetimeve nga Gjykata eTiranës, paditësi Romeo Kara e ka vijuar më tej betejën ligjore me ish-funksionarët e Partisë Demokra- tike, si dhe ka paditur gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli hetimet për këtë aferë me kërkesë të prokurorisë. Juristi dhe eksperti... Faqe 8 Faqe 10 Faqe 11 Faqe 7 Përplasjet Shqipëri-BRSS, ja si mediat ruse e akuzonin Hoxhën se aplikonte kultin e individit, sulme të forta mes dy vendeve Kompanitë celulare batërdi me tarifat, Shqipëria mes 10 vendeve me çmimet më të larta, KLSH hedh dritë mbi skandalin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur tjetër skandal me kompanitë celulare. Edhe pse u bllokua vendimi i tyre për të rritur çmimet e paketave, nga Autoriteti i Konkurrencës, çmimet e paketave telefonike... CIA ka zbardhur detaje se si morën fund marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Aty tregohet se si u dështua të rrëzohej regjimi i Enver Hoxhës. Po ashtu thuhet se në dhjetor 1962 Moska... Faqe 10 Faqe 12 Faqe 2-5 Reforma zgjedhore në rrezik, opozita kërkon amnisti nga vetingu për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, socialistët dalin kundër Faqe 9 Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij përfundojnë në SPAK, Romeo Kara dorëzon dosjen me prova dhe padit gjyqtarin që mbylli aferën e CEZ Faqe 6 CMYK

Upload: others

Post on 05-Aug-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Premte 21 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

Shtatoret e gjalla të “atij” e pastaj “princat”

e besëprerjes!Nga Pandeli BARDHI

Me Kushtetutën në “zemrën” e

anës së djathtë…

Nga Av. Idajet BEQIRI

S’ka gjykatë që të të mbrojë nga zullumet

dhe degradimi o Ilir Meta

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: Meta ka thirrur protesta për të eklipsuar Bashën, lideri demokrat del më i humburi

Rëndohet gjendja psikologjike e presidentit, i kërkon besën këshilltarit të tij nga Vlora, flet për sorra dhe shqiponja

Saimir Tahiri është politikani i parë, i cili do të përballet zyrtarisht me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Edhe pse Prokuroria e Posaçme ka në dorë disa dosje korrupsioni, goditja e parë do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në shtator të vitit 2019, Gjykata e Shkallës...

Lëkunden pozitat e Saimir Tahirit, dosja e ish-ministrit

në dorë të gjyqtareve që kanë kaluar vetingun,

ja çfarë pritet nga Apeli

2 marsi, shansi i fundit i Ilir Metës të “eliminojë” Bashën dhe të marrë frenat e opozitës, Berisha skenar

djallëzor kundër pasardhësit

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, drejt kolapsit pritet të shkojnë edhe gjykatat e Apelit. Alarmi është dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përmes një shkrese i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe për dijeni edhe Kuvendit, qeverisë, Komisionit...

Vijojnë skandalet me legalizimet, pas Beratit dhe Lezhës që ishin pak ditë më parë këtë herë KLSH ka gjetur shkelje në dy qytete të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it në Tiranë dhe Bulqizë. Në raportin e KLSH...

Arka e shtetit mbylli me 215 milionë euro mangët të ardhura vitin që lamë pas. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave trego-jnë se qeveria nuk ka arritur të mbledhë shumën e parashikuar të të ardhurave...

Korrupsioni fut në kolaps gjykatat e Apelit, vetëm 61 gjyqtarë mbeten në

detyrë, KLGJ jep alarmin pas shkarkimeve të vetingut

Skandalet me legalizimet, KLSH kallëzon penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it

në Tiranë dhe Bulqizë

Humbje në buxhet, grumbullohen 215 milionë

euro më pak, problem Tatimet dhe Doganat

Rusët në ekstazë për revolucionin e Ilir Metës në prag të negociatave, ja çfarë shkruajnë mediat e Putinit për beniaminin e Kremlinit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-min-istrat e tij duket se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen me drejtësinë, sa i takon aferës së CEZ.

Pas pushimit të hetimeve nga Gjykata e Tiranës, paditësi Romeo Kara e ka vijuar më tej betejën ligjore me ish-funksionarët e Partisë Demokra-

tike, si dhe ka paditur gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli hetimet për këtë aferë me kërkesë të prokurorisë. Juristi dhe eksperti...

Faqe 8

Faqe 10

Faqe 11

Faqe 7

Përplasjet Shqipëri-BRSS, ja si mediat ruse e akuzonin Hoxhën

se aplikonte kultin e individit, sulme të forta mes dy vendeve

Kompanitë celulare batërdi me tarifat, Shqipëria mes 10

vendeve me çmimet më të larta, KLSH hedh dritë mbi skandalinKontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur tjetër skandal me kompanitë

celulare. Edhe pse u bllokua vendimi i tyre për të rritur çmimet e paketave, nga Autoriteti i Konkurrencës, çmimet e paketave telefonike...

CIA ka zbardhur detaje se si morën fund marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Aty tregohet se si u dështua të rrëzohej regjimi i Enver Hoxhës. Po ashtu thuhet se në dhjetor 1962 Moska... Faqe 10Faqe 12

Faqe 2-5

Reforma zgjedhore në rrezik, opozita kërkon amnisti nga vetingu për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, socialistët dalin kundër Faqe 9

Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij përfundojnë në SPAK, Romeo Kara dorëzon dosjen me

prova dhe padit gjyqtarin që mbylli aferën e CEZ

Faqe 6

CMYK

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

2 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi dy ditë më parë se presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Lulzim Bashës t’i mbledhë njerëz për tubimin e paralajmëruar më 2 mars. Ndonëse i referohej raportimeve në media, Klosi shprehu bindjen se Meta e thirri Bashën për këtë arsye në Pres-idencë. “Ai mund të bëjë thirrje, por nuk është normale. Pse do flasë? Do i tregojë popullit se ky Parlament që e ka zgjedhur, mbase po të ishte zgjedhur nga populli mund të kishte një gjysmë të drejtë. Sot e tregoi edhe me thirrjen që i bëri opozitës dhe i tha mblidhi njerëzit e tu. Unë kam parë vetëm mediat. Dhe kam parë të gjitha lajmet. Për mua ishte qartë që i kërkoi opozitës t’i mbledhë popullin. Për mua gaboi rëndë, e di që gjysma nuk do i vejë”, deklaroi Klosi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi e akuzoi pak ditë më parë presidentin Ilir Meta se përdor një gjuhë që nuk i shkon përshtat për postin që ka. Referuar deklaratave të Metës për paketën anti-KÇK, Koçi teksa ishte i ftuar në një studio televizive e krahasoi gjuhën e Metës me atë të “të fortit” të lagjes. “Deklaratat e presidentit janë deklarata me një gjuhë që zakonisht e kanë të fortët e lagjes ose këta të fortët që ka në objekt pune OFL. Kjo është gjuhë dhune, gjuhë rezistence militare gjë që nuk i shkon një Presidenti Republike. Edhe kur thotë kala, Presidenca nuk është or-ganizatë, është një institucion që ka Presidenti i Republikës. Zoti Meta kështu i mendon gjërat, gjithmonë e mendon veten pjesë të një organizate”, deklaroi Koçi.

KLOSI ZBULON POROSINË E METËS PËR TUBIMIN E 2 MARSIT

KOÇI: META FLET SI TË “FORTËT” E LAGJES, NUK I SHKON NJERI PAS

Manjani: Zero shanse që Meta të shpërndajë

ParlamentinPas paralajmërimeve të presidentit

Ilir Meta se qeveria po tenton të bëjë grusht shteti, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka sqaruar dje tre rre-thanat kur mund të bëhet shpërndarja e Kuvendit sipas Kushtetutës. Përmes një statusi të karakterit teknik, Manjani mes të tjerash theksoi se shanset që presidenti Meta të shpërndajë Parla-mentin janë zero. “Arsyet e vetme kus-htetuese kur shpërndahet Kuvendi: Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës; Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96; Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë. I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme”, deklaroi Manjani.

Patozi thirrje qytetarëve: Ndëshkoni me votë Ramën dhe Metën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas thirrjes së pres-identit Ilir Meta për protesta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se mënyra se si Kryeministri dhe Presidenti duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar me votë. “Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë. E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes. Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i merito-jmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen.”, deklaroi Patozi.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të të mbrojë ty nga zullumet dhe degradimi banal që i bëre kreut të shtetit o Ilir Meta

Sa larg ka shkuar Ilir Meta në mendësitë e tij anti-shtet, anti-institucion dhe anti-shqiptar, nuk ka nevojë për të bërë analiza, për të evidentuar fakte apo për të gjetur prova dhe argumente. Mjafton të shikosh se si një popull i tërë, mijëra e mijëra qytetarë të këtij vendi, në të gjitha rrjetet sociale, reagojnë ashpër duke e konsideruar deri në "drejtues të një bande kriminale me emrin lesh e li", në "vjedhës ordiner i regjistruar me kamera", në "vjedhës ditën me diell", si ish-kryeministër, i arit të Shqipërisë, në një "bandit që e përdhosi, deri në poshtërim të kreut të shtetit, në interes dhe me urdhrin e drejtpërdrejtë të serbo-greko-ruse", dhe nuk ia vlen të merresh më me një njeri të dal nga faza! Ky Ilir Meta është bërë kontingjent për t'u izoluar, pasi mund të bëj edhe krime të tjera të rënda në gjendjen e rëndë psikike ku është katandisur. Të gjithë e kuptojmë që Ilir Metës i është shtrënguar "laku" në fyt dhe, si anëtar i grupit të strukturuar kriminal, me procese të hapura dhe

të "mbyllura" prej KÇK-së, po përgatitet t'i shkoj OFL-së për t'u vënë shiritat e parasekuestros dhe më vonë të sekuestros, në pasuritë marramendëse që i ka grabitur në rrugë kriminale popullit shqiptar. Ilir Meta, së bashku me Sali Berishën, siç e kanë kuptuar dhe e vlerësojnë shqiptarët, bazuar në ak-tet e paprecedentë që ata kanë bërë në vazhdimësi kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë marrë një urdhër të prerë prej agjenturës serbo-ruse që, o sot, o kurrë, qoftë edhe me krime makabër kundër Shqipërisë dhe udhëheqjes politiko-shtetërore të saj, të bëjnë destabilizimin e jetës së vendit, me qëllim që 1 miliard e 100 milionë eurot, ndihmë për të ngritur në lartësinë europiane Shqipërinë dhe shqiptarët, të bllokohen! Janë këto arsyet e vërteta se përse po çmendet çdo ditë e më shumë ky palaço president, i cili po tallet me inteligjencën e shqiptarëve, me atdhetarinë tonë, tallet me taksat dhe gjakun tonë, që qëndron si president me financat tona, për të na "vrarë", për të na përçudnuar, për të na degjeneruar shtetin dhe institucionet e tij. Po mbajmë si president

një bandit, i cili në vend që të jetë faktor i rëndë-sishëm uniteti për ne, popullin shqiptar, po vepron si një kryekriminel që kërkon të na marrë jetën dhe të na fus në luftë civile, kërkon që shqiptarët, që e duan Shqipërinë dhe veten e tyre, të sulmohen kundër "shqiptarëve" të tipit Ilir Meta, të cilët hanë bukën e Shqipërisë, paguhen, majmen dhe stërpasurohen me gjakun tonë dhe punojnë e veprojnë në interesin e armiqve të kombit tonë. Përrallat e Ilir Metës me të ashtuquajturën "mbrojtje të Kushtetutës", nuk i dëgjojnë, nuk i vlerësojnë dhe i hedhin poshtë me neveri të gjithë shqiptarët. Kjo çmenduri e Ilir Metës lidhet vetëm me faktin se ky person, për interesat personale të tij dhe në zbatim të misionit antishqiptar, do me çdo kusht të ketë për veten e tij Gjykatën Kus-htetuese, do në këtë Gjykatë edhe 5 anëtarë të tjerë si Marsida Xhaferrllari dhe Vitore Tusha, me qëllim që të "garantoj" qëndrimin si president, me qëllimin e vetëm që të mos e marr "plumbi" i SPAK-ut! Mirëpo Ilir Metën e gënjen mendja sepse shqiptarët janë zgjuar, janë bërë të përgjegjshëm, por dhe të

guximshëm, sepse po dhe do t'u kërkojnë këtyre gjakpirësve, t'u kthejnë të gjithë gjakun, mundin dhe pasuritë që këta banditë u kanë vjedhur. Dhe për këtë arsye shqiptarët janë bashkuar dhe janë bërë një me aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE, për të ndëshkuar të pandëshkueshmit e deri sotëm të krimit. Nëse në Shqipëri është vrarë shpresa, vrasës të saj janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe grupi i tyre i strukturuar kriminal. Këta janë shkaku i vetëm i braktisjes së vendit prej shqiptarëve. Nëse shqiptarët do të shohin pas hekurave të burgut kryekriminelët e grupit të strukturuar kriminal 30 vjeçar Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye, Shqipëria do mbushet përsëri edhe me së paku 2 milionë të tjerë shqiptarë, të cilët do të kthehen në atdhe për të rindërtuar vendin më 1.15 miliardë euro që na dha bota e qytetëruar. Ndryshe, shqiptarët e këtushëm, por edhe ata që dergjen në dhe të huaj, me hunjtë në duar, do të dinë të vënë përpara, siç e meritojnë, këta horra antish-qiptar, duke e pastruar një herë e mirë vendin nga kjo bandë kriminale antishqiptare.

Rigels SELIMAN

Thirrja e presidenti Ilir Meta që qytetarët t’i bashkohen atij në 2 mars në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër

qeverisë, duket se është një tentativë për të “eliminuar” Lulzim Bashën nga kreu i opozitës. Të paktën kështu mendojnë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH shprehu dje bindjen se lëvizja e presidentit Meta për të dalë në tubime është strategjike dhe bëhet në kushtet e emergjencës, pasi sipas tij, kryedemokra-ti Basha ka kohë që ka dalë nga korniza e udhëheqësit të opozitës. Kështu që, duke parë situatën, Klosi theksoi se kreu i shtetit ka thirrur qytetarët në protestë për të dubluar e eklipsuar Bashën dhe për t’i marrë atij drejtimin e liderit të opozitës. “Kam dëgjuar që Meta ka thirrur tubim në 2 mars dhe i ka kërkuar ndihmë opozitës që të mbushin sheshin. Kështu që, në kushtet kur Lulzim Basha nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është udhëheqës i opozitës presidenti Ilir Meta e ka kup-tuar që ai nuk e bën dot këtë punë dhe është hedhur në aksion. Pra, Meta ka vendosur që të dalë në shesh për të marrë ai drejtimin e opozitës”, deklaroi Klosi.

Koçi: Meta synon të marrë frenat e opozitës

Por marrjen e frenave të opozitës nga presidenti Ilir Meta e ka paralajmëruar dje edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se Meta ka thirrur protestë në dy mars, pasi sipas tij, po tenton të bëhet lider i opozitës. Në këtë kontekst, zoti Koçi theksoi se kreu i shtetit është në dijeni se i ka ditët e numëruara në Presidencë pasi do të shkarkohet nga mazhoranca, kështu që sipas tij, ka parë të udhës daljen në rrugë për t’u sprovuar sepse të ardhmen e sheh në politikë dhe vetëm si kreu i opozitës. “Ilir Meta po bën provë gjenerale se çfarë do të bëjë, pasi të ikë nga Presidenca. Përmes protestës

Zv/ministri i Mbrojtjes: Meta një ithtar i grushteve të shtetit

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: Ilir Meta ka thirrur protesta për të eklipsuar Lulzim

Bashën, lideri demokrat del më i humburi

së 2 marsit presidenti Meta po tenton të marrë lidershipin shpirtëror dhe organi-zativ të opozitës, duke nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën”, deklaroi ai. Po ashtu, zoti Koçi theksoi se një tjetër arsye se përse presidenti Meta ka ashpërsuar reagimin dhe është hedhur në aksion kundër mazhorancës qeverisëse është mbrojtja e LSI, pasi sipas tij, kjo forcë politike po shkon drejt kapitullimit. “Banda e rilindjes se 14 shtatorit do protestoje me bisht nder shale ne 2 Mars! Lëvizja e Metës është një

përpjekje për të rilindur peshën e humbur të LSI brenda opozitës”, nënvizoi Koçi.

Meta po i bën puç BashësInteresant është fakti se thirrja e

presidentit Ilir Meta për protestë pop-ullore më 2 mars kundër qeverisë, e sheh si tentativë për të nxjerrë jashtë loje Lulzim Bashën nga kreu i opozitës edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në një studio televizive dy ditë më parë, shprehu bindjen se kreu

i shtetit dhe ish-kryeministri Sali Berisha po i bëjnë puç shteti Lulzim Bashës për t’i marrë postin e kryetarit opozitar. “Protes-ta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Ilir Meta synon ti bëjë puç shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar. Ai po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë siç thoshte sot kreu i shtetit. Meta e Berisha i kanë bërë grusht shteti Lulzim Bashës”, deklaroi Spiropali.

Nga Av. Idajet BEQIRI

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

2 marsi, shansi i fundit i Ilir Metës të “eliminojë” Lulzim Bashën dhe të marrë frenat e opozitës, Berisha skenar djallëzor kundër pasardhësit

Berisha krah Ilir Metës për të përmbysur qeverinë

29 vite nga rrëzimi i bustit, FRPD proteston para Kryeministrisë dhe akuzon Ramën se ka instaluar diktaturë, Berisha thirrje për revolta

Dje u përkujtua 29-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur sim-bolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Të shumtë ishin reagimet e politikanëve dhe protagonistëve të kohës që folën për këtë ngjarje, ndërkohë që të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara Kryeministrisë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të regjimit diktatorial. Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata

kanë lëshuar njëzëri thirrjen “Nga krimi, nga droga na iku Europa”, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve në vend. Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit ‘91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë. “Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, deklaroi Këlliçi. Ndërkohë, 20 shkurtin e vitit 1991 e ka kujtuar dje edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, bëri thirrje për revolta, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kthyer në një diktator, sikundër ishte Enver Hoxha. “Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të perseku-tuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencën e saj, do vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji “nuk-leare”, guxim në kufijtë e legjendës, do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindat, pancirët e saj dhe do përmbyste në ora

14:05 shtatoren e diktatorit ç’njerëzor Enver Hox-hës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Europës dhe Botës! Ndaj sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptarë për t’ju rezervuar, me revolucion demokratik bijve bastardë me në krye Edvin Kristaq Tradhtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitivë dhe barbarë”, deklaroi Berisha.

Rigels SELIMAN

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Beri-sha duket se po tentojnë të zbehin rolin e Lulzim Bashës

në krye të Partisë Demokratike. Dy ditë më parë presidenti Meta ftoi qytetarët që pasditen e 2 marsit t’i bashkohen në një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk zbuloi më shumë detaje për veprimet që ka ndërmend të ndërmarrë. Por duket se ky është një skenar i mirëmen-duar nga kreu i shtetit, i cili përmes tubimit të 2 marsit kërkon t’i tregojë muskujt Ramës dhe të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Basha ka rënë në letargji dhe ka ulur dozën e reagimit para mazhorancës. Por padyshim Meta ka mbështetjen e Berishës në këtë mes. Ky i fundit prej muajsh kërkon tym e kaos si në Bolivi, por duke qenë se Basha e refuzoi, tashmë është hedhur krah të Metës, për të futur në kaos vendin. Duket qartë se tashmë Berisha po tenton t’ia dorëzojë partinë Metës me shpresën se të dy do u shkojnë deri në fund planeve të tyre djallëzore. Të dy i frikësohen një pakti të ri Rama-Basha. Nga një pakt i tillë, LSI do shkonte në fund, ndërsa Berisha dhe të besuarit e tij mund ta gjenin veten jashtë listave të deputetëve. Pra, të gjitha këto, faktojnë atë që edhe gazeta e paralajmëroi pak kohë më parë, se Berisha dhe Meta i kishin vënë si afat 20 shkurtin Bashës që të niste përballjen me mazhorancën qeverisëse, duke e rrëzuar atë. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Kështu që, Berisha po ndihmon Metën të marrë drejtimin e partisë. 2 marsi do jetë shansi i fundit i metës. Aty do shihet nëse demokratët do i shkojnë pas, pasi në të kundërt do duket qartë se kemi 3 pole në vend. Nga njëra anë qeveria, nga njëra anë Meta me LSI dhe në krahun tjetër PD.

Berisha mobilizon të vetët për 2 marsin

Ndërkohë, gazeta ka mësuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë vënë në lëvizje njerëzit e tyre, duke i mobili-zuar për 2 marsin. Burime të sigurta theksuan se njerëz pranë Berishës janë shprehur se do të dalin në tu-

bimin e thirrur nga Meta në 2 mars, ndërsa nën zë janë shprehur se Meta nuk duhet lënë vetëm dhe se thirrjet e tij për revolta duhet të jenë një kus-htrim për Partinë Demokratike. Dhe ajo që i vë kapak kësaj, se njerëzit e ish-kryeministrit e mbështesin pro-tagonizmin e presidentit Meta, është një koment që ka bërë dje në rrjetet sociale zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli. Kjo e fundit teksa replikonte me aktorin Julian Deda, është shpre-hur se e përshëndet Metën që po merr rolin e opozitarit. “Si duket shef shumë konsensus e tavolina vërdallë dhe ka vendosur të bëjë ai opozitën. Shpërndarjen (e Parlamentit) edhe

mund ta bëjë në ditët në vijim, po do ta respektojnë aq sa ç’u respek-tua dekreti për zgjedhjet”, shkruan zëdhënësja e Berishës. Presidentit merr frenat e opozitës

Por, në mbështetje të Metës është rreshtuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas informacioneve, mësohet se ish-deputeti Petrit Vasili dhe kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi po lobojnë fort që protestës së thir-rur nga Meta në 2 mars t’i bashkohen sa më shumë militantë të partisë së saj për të mbushur sheshin para Kryemi-nistrisë. Kështu, njëri prej zyrtarëve të kësaj partie që ka pranuar dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive

se do të jetë i pranishëm në tubimin e thirrur nga Meta, ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. “Unë si qytetar i këtij vendi do të jem atje në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës së republikës. Unë do jem atje bashkë me familjen time”, deklaroi Braimllari. Po ashtu, burime nga Presidenca i pohuan gazetës së në tubimin e 2 marsit pritet që të ketë edhe protestues nga Kosova, pasi një garanci të tillë Meta e ka marrë nga ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj. Pra, të gjitha këto tregojnë se përmes këtyre skenarëve Meta kërkon që të nxjerrë jashtë loje Bashën dhe të marrë frenat e opozitës.

Thirrjet e Metës, reagon me ironi Ristani

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani ka reaguar dje mbi thirrjet e Metës për protesta, ku ka ironizuar këtë të fundit. “Kryetari i shtetit shqiptar, pikërisht ai që përfaqë-son unitetin e kombit, i tha fjalët e mëdha. Ai publikisht theksoi se 1. Shqipëria ndodhet nën grusht shteti, 2. Shqipëria është duke u shpopulluar nën një plan ogurzi dhe 3. Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale e krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar. Kryetari i shtetit, sig-urisht që është njeriu më i informuar në këtë vend dhe "fjalët e mëdha" të tij nuk mund, kurrsesi, të kalojnë në veshë të shurdhër, apo koka të zbrazura nga mendtë. Që Shqipëria po shpopullohet këtë e shohim vetë, çdo ditë. Që tonelatat e kokainës kalojnë në Shqipëri si han pa porta, e dëgjojmë çdo ditë. Kronikat e lajmeve tregojnë jo rrallë, se krimi i organi-zuar vret e rrëmben ditën për diell. Jo pak, por prej tre vitesh vendi nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Basha shkon tek greva e naftëtarëve: PD dhe

unë jemi zëri juajKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha ka vizituar dje naf-tëtarët dhe punonjësit e Poçemit, të cilët janë prej ditësh në një greve urie. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se PD dhe ai vetë do jenë zëri i naftëtarëve në këtë betejë të drejtë të tyre. Sipas kryedemokratit Basha, naftëtarët janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria. “Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e nder-shëm shqiptarë që luftojnë për mbi-jetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. Po Të Dëgjoj”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-Parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2

mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deklaroi dy ditë më parë presidenti Ilir Meta.

META FLET SI KRYETAR I OPOZITËS DHE BËN THIRRJE PËR PROTESTA

“Jam plotësisht dakord me Ilir Metën që akuzon shumicën për grusht shteti. Ilir Meta po tregon se është një burrë shteti, me mbrojtjen që po i bën Kus-htetutës dhe institucioneve shtetërore. Sa i takon Edi Ramës, unë di të them se ekziston vetëm një mundësi dhe ajo është largimi i tij me revolucion, sikundër ndodhi në Bolivi. Duhet të përballemi trup

më trup me bandën qeveritare dhe ta bllokojmë kryeministrin që Zografi të mos hyjë më, se dihet që kur proteston uragani i opozitës, ai ia mbath në tunelet e Skraparit dhe Mokrrës. Rama nuk ka shpëtim dhe shqiptarët duhet që të analizojnë gjend-jen dhe të reagojnë sa nuk është vonë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha këtë të martë.

BERISHA: RAMA LARGOHET ME DHUNË, META BURRË SHTETI

Të gjitha këto, fak-tojnë atë që edhe gazeta e parala-jmëroi pak kohë më parë, se Berisha dhe Meta i kish-in vënë si afat 20 shkurtin Bashës që të niste përballjen me mazhorancën qeverisëse, duke e rrëzuar atë...

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT4 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rëndohet gjendja psikologjike e presidentit, i kërkon besën këshilltarit

të tij nga Vlora, flet për sorra e shqiponja

Presidenca kthehet në një institucion show dhe gallate

29- vjetori i rrëzimit të bustit, Basha thirrje shqiptarëve: Bashkë ta ndezim flakën e shpresës që ky komb të ketë lirinë

Kryedemokrati Lulzim Basha, në 29- vjetor-in e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për të ndezur shpresën. Nga Teatri Kombëtar, në kuadër të situatës politike që ndodhet vendi, “luftës” së hapur mes opozitës dhe mazhorancës, Basha i bën thirrje popullit që të bashkohen për të fituar lirinë. “Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju

që rrëzuat diktaturën. Bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë do të jenë bashkë në realizmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjithashtu, kryedemokrati u kthye pas në kohën e rrëzimit të bustit, duke falënderuar ata që ndërmorën aktin që shënoi fundin e komunizmit. “Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme. Faleminderit të rinjve për pro-testën e sotme. Faleminderit për atë çka shënoi

20 shkurtin. Ajo është vepra më e pastër dhe e kulluar të çdo shqiptari. Falënderimi i takon të gjithëve, të cilët ndezën shkëndijën e shpresës. Sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar atë. Qytetarët me të njëjtën patos u vërsulën që t’u qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të dikta-torit që do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria

po na rrethonte”, deklaroi Basha. Në fjalën e tij, kreu i PD nuk kurseu as lavdet për kombin. “A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar? E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta duket se ka rënë në depresion të thellë. Nisma e mazhorancës për shkarkim, izolimi i ndërkom-

bëtarëve, afrimi i SPAK dhe rrudhja e kompetencave duket se e kanë nxjerrë nga shinat. Meta dje doli në një tjetër konferencë për shtyp, ku tregoi qartë se Presidenca është kthyer në një in-stitucion gallate dhe të gjithë ata që janë rrotull tij, janë bërë si ai. Meta dje nxori këshilltarin e tij ligjor për të treguar “fak-tet përvëluese” mbi shkeljen e ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Por kulmi arriti pasi ai mbaroi prezantimin. Meta e thirri pranë tij Bledar Dervishin dhe i kërkoi të betohej pra tij se gjithë dokumentet ishin të vërteta. “Si President i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK-ut pa pagesë dhe pa shpërblim. Betohu para popullit shqiptar që ke thënë të vërtetën”, tha Meta, teksa Dervishi u shpreh: Be-tohem! “Bravo. Tamam nga Vlora”, tha kreu i shtetit në konferencën LIVE dhe i goditi shpatullat. Pra duket qartë se Presidenca është kthyer tashmë në një institucion show, ku serioziteti i një kreu shteti ka humbur dhe po sfidohen hapur të gjitha emisionet e humorit në vend.

Meta flet për sorra e shqiponjaSikur të mos mjaftonte kjo, Meta

ka vijuar me sulmet e kërcënimet, pasi e ktheu Presidencën në Kështjellën e Skënderbeut, dje socialistët i ka cilësuar sorra, ndërsa veten shqiponjë. “Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe Parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar. Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi. Nuk i ftoj të vijnë për presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim”, tha ai. Por teksa presidenti i fton qytetarët të pro-testojnë për fëmijët e tyre, ku i ka fëmijët presidenti? Sipas deklarimeve të tij të pasurisë, shpenzon 14 mijë paund në vit për shkollimin e tyre në Londër.

Akuzat e PresidencësPjesë e "grushtit të shtetit", siç

Ilir Meta e ka cilësuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese, juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj

Bardhi: Dokumentet e publikuara në

Presidencë, tronditëseSekretarit i Përgjithshëm i PD,

Gazment Bardhi komentoi dje pre-tendimet e presidentit Ilir Meta se mazhoranca ka shkelur Kushtetutën. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi sulmoi ashpër qeverinë Rama, duke mbështetur pretendimet e Metës. “Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, KED i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje”, shkruan ai. Sekretari i PD më tej tha dhe dy fjalë për doku-mentet e publikuara kundër qeverisë. “Dokumentet e bërë publike nga Presidenti janë tronditëse. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë”, shkruan ai.

Rama: Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekëshKryeministri Edi Rama ishte dje

i pranishëm në ceremoninë e diplo-mimit të studentëve të mjekësisë. Në fjalën e tij Rama solli në vëmendje trendin e largimit të mjekëve dhe infermierëve në Gjermani, duke përgënjeshtruar lajmin se në vend ka mungesë të “bluzave të bardha”. “Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë. Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin Infermi-erë për Shqipërinë”, tha Rama.

“Do kemi punë të tjera, do kemi fakte të tjera. Kjo këtu është harta institucionale e shtetit tonë. Me Kushtetutë është shteti i së drejtës, por ju e dini se jemi KÇK. Ka ngelur edhe kjo kalaja këtu, që të bëhet e gjithë Shqipëria mavi. Nga kush? Më vjen keq ta them, nga ata që e bënë Shqipërinë mavri

për 50 vite të tëra në një regjim që ia kalon edhe Koresë së Veriut për të drejtat e njeriut. Në Kukës vareshin dy poetë, ndërsa në Sarandë tërhiqeshin zvarrë dhjetëra të rinj se kërkonin ta gjenin lirinë diku tjetër. Shqipëria nuk do të bëhet më as mavi as mavri”, tha dje Meta.

META: NUK DO NDALEN FAKTET

Meta dje u shfaq krah një mon-itori, ku tregoi “faktet” për grushtin e shtetit, ndërsa sulmoi dhe ndërkom-bëtarët. “Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kupto-jnë perlën e Rilindjes, se si një or-ganizatë rrëmben në mënyrë antik-ushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese, por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

PRESIDENTI GODET AMBASADORËT

shprehet se kanë qenë pjesë edhe institucione të tjera që kanë vepru-ar në shkelje të Kushtetutës. Ai dje publikoi një shkresë të Qendrës së Botimeve Zyrtare, e cila bën me dije se ka publikuar vendimin e KED për emërimin e Arta Vorpsit me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë. “Një ditë më pas Ruçi, më 8 nëntor i kërkon info kryetarit të KED mbi ecurinë e deri tanishme të emëri-meve nga Presidenti. Kjo kërkesë është subjektive dhe e pavend. Me datë 8 kryetari i KED, nuk vendosi

qëllimisht ta mblidhte Këshillin dhe i kthen një përgjigje "Në cilësi per-sonale, pa mbledhur Këshillin, duke qenë se afati 30 ditor përfundon me datë 7 nëntor, ditën e sotme, nuk ka ardhur asnjë njoftim nga Meta". Kjo është një gënjeshtër e madhe. Nuk thotë Kushtetua kështu, lidh me qëllim nenin e Kushtetutës me nenin e ligjit, këtu është gënjeshtra e madhe. Kandidatja e renditur e para, Arta Vorpsi konsiderohet anëtare e GJK. Këtu tregon se ka shkelur Kushtetutën”, ka thënë ai.

Nisma e mazhorancës për shkarkim, izolimi i ndërkombëtarëve, afrimi i SPAK dhe rrudhja e kompetencave duket se e kanë nxjerrë nga shinat. Meta dje doli në një tjetër konferencë për shtyp, ku tregoi qartë se Presidenca është kthyer në një institucion gallate dhe të gjithë

ata që janë rrotull tij, janë bërë si ai...

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rusët në ekstazë për revolucionin e Metës në prag të negociatave, ja çfarë shkruajnë mediat e Putinit për beniaminin e Kremlinit

Era ruse rinis të fryjë mbi institucionin e Presidencës

Ngjela: Meta po shkel ligjin e Kushtetutën, ta harrojë se tremb amerikanët, nuk e bllokon dot reformën në drejtësiAvokat Spartak Ngjela ka shpërthyer dje në

sulme dhe akuza ndaj presidentit Ilir Meta. Ky i fundit vendosi të zbresë në rrugë kundër qeverisë, ndërsa sipas avokatit, ai po shkel hapur ligjin e Kushtetutën. Përmes një statusi në rrjete sociale, Ngjela shprehet se Meta rrezikon të arrestohet. “Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues. Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës. Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë alla shqiptare: deri tani bota ka parë

individë që kanë bërë kryengritje për t'u bërë pres-identë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në Parla-ment. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij”, tha ai. Më tej avokati u shpreh se Meta nuk e ka mbështetjen e popullit. Madje sipas tij, populli e përbuz. “Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë? Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i

Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues? E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues”, vazhdon më tej avokati. Më tej ai i ka drejtuar disa pyetje kreut të shtetit. Sipas Ngjelës, presidenti nuk i tremb dot ndërkombëtarët dhe nuk e ndal dot reformën në drejtësi. “E di Meta që nuk i tremb dot

amerikanët në lidhje me reformën? E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi? E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore? E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë? E di Meta që, për krimet e mësipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Era ruse ka nisur të fryjë sërish mbi Presidencë. Sa herë që Shqipëria bëhet gati për të hapur negoci-

atat, tentakulat ruse riaktivizohen për të penguar të ardhmen europi-ane të vendit. Fiks një vit më parë nisi një valë destabilizimi për të bllokuar negociatat dhe u arrit. Por teksa këtë herë shanset janë akoma dhe më të mëdha, sërish kanë nisur tentativat për të goditur vendin. Vjet ishte opozita, ndër-sa këtë herë është presidenti Ilir Meta. Më 2 mars kreu i shtetit do të zbresë në rrugë kundër qeverisë, i pari në histori që e bën diçka të tillë. Por duket se këto lëvizje të presidentit kanë ekzaltuar mediat ruse. “Russia Today”, “Charter97” dhe shumë portale të tjera ruse i kanë bërë jehonë deklaratës së Presidentit. Madje që në titujt e tyre janë shprehur se Meta kërkon mbështetje qytetare për rrëzimin e qeverisë. “Presidenti shqiptar Ilir Meta, të mërkurën u bëri thirrje shqiptarëve që më 2 mars të pro-testojnë kundër qeverisë aktuale të krahut të majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe lidh-je me krimin e organizuar. Ilir Meta e quajti protestën e ardhshme një "testament" që "do të shkatërrojë regjimin oligarkik, i cili qëllimisht shkel sovranitetin e popullit dhe synon të shkatërrojë popullsinë dhe ta kthejë shtetin në një bazë operative për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave"”, thuhet në shkrimin e “Charter97”. Ndërsa Russia Today” shprehej: “Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që njerëzit të vijnë në kryeqytet më 2 Mars, kur ai plan-ifikon të nënshkruajë dekretin e parë kundër asaj që ai thotë se është një “grusht shteti” që po kryhet nga qeveria përmes sistemit të drejtë-sisë” . Si ka mundësi që sa herë që Shqipëria rrit bashkëpunimin me vendet partnere (Konferenca e Donatorëve) dhe shanset për hapje negociatash shtohen, del një grup individësh që duan destabilizimi? Sipas ekspertëve ndërkombëtarë dhe vetë SHBA, Rusia është shteti i cili nuk e do integrimin e Ballkanit në BE. A po bën presidenti lojën

e Moskës në Ballkan? Kjo është pyetja më normale në këto raste, pasi edhe pse Meta flet se po e bën për të mbrojtur Kushtetutën, faktet janë ndryshe. Presidenti po tregon skandale me emërimin në Gjykatën Kushtetuese, temë e cila u ezaurua muaj më parë. Fakti që po rihapet si çështje tregon se fle diku tjetër lepuri. Dihet që me tubime nuk ven-doset rendi kushtetues, por përkun-drazi mund të kemi përkeqësim të tij. Por Meta ka vendosur t’i hedhë benzinë zjarrit dhe dihet se kush përfiton në këtë mes.

Qëndrimet kundër SHBAIlir Meta është ndër politikanët

që ka nisur një luftë frontale me SHBA. Edhe pse mundohet të deklarojë se ka kontakte me per-sonalitete në Uashington, faktet tregojnë se është mënjanur nga amerikanët. Pak kohë më parë në Tiranë erdhi drejtori i DASH për Ballkanin, i cili nuk zhvilloi asnjë

Hazizaj: Meta nuk e shpërndan dot Parlamentin

I ftuar në një studio televizive, juristi Sokol Hazizaj i cili është edhe një prej personave që ka punuar për krijimin e Kushtetutës që kemi ne sot, ka komentuar deklaratat e pres-identit Meta për grusht shteti. “Unë do ti qasem të vërtetës ndryshe. Nuk do më pëlqente të përdorja nocione të tilla siç është grushti i shtetit apo nocione të cilat e tejkalojnë atë çka ndodh me të vërtetë në Republikën e Shqipërisë. Së pari përveç dekreteve që varen prej tij dhe njohur kjo nga dispozita kryesore kushtetuese Meta nuk mund të bëjë dot asnjë lloj dekreti tjetër publik në mes të qytetarisë. Dekretet kanë një farë solemniteti që bëhen vetëm në zyrën e presidentit. Unë nuk e di se për çfarë dekreti bëhet fjalë. Këtu mesa ndjej unë nuk ka dekrete të karakterit normues, nominal, akt si akt administrativ i Presidentit që mund ti nënshtrohet fuqisë qytetare. Që ti drejtohet qytetarëve në datën 2 mars”, tha juristi.

Maliqi në mbështetje të Metës, kërkon protesta

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në mbështetje të thirrjes së presidentit Ilir Meta që në 2 mars të mblidhen të gjithë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të firmosur dekretin e parë kundër grushtit të shtetit. Sipas tij në 2 mars duhet të nisin protestat e qëndrueshme, deri në rrëzimin e qeverisë. “Edhe thirrjen e Presidentit, Ilir Meta unë do ta mbështes. I bëj thirrje gjithë socialistëve të ndershëm, gjithë demokratëve, gjithë mediave, të gjithë aktorëve, artistëve, studentëve që të jenë në 2 mars. Por me një kusht që 2 marsi e tutje të mos jetë si ato protestat me drita ndezur, por të jenë protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e këtij diktatorit. Jam në mbrojtje të presidentit vetëm për një fakt, sepse ka qenë student i dhjetorit 1990, pavarësisht se i shërbeu PS për vite të tëra, duke e fryrë këtë të pacipë, këtë të pangopur me pushtet e çdo gjë. Ka qenë student i dhjetorit për rrëzimin e diktaturës dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha ai. Për zgjidhjen e kësaj krize, Maliqi kërkoi edhe ndë-rhyrjen e ndërkombëtarëve.

Edhe pse NATO, SHBA, SHISH dhe shumë in-stitucione të tjera janë shprehur se rreziku rus është prezent në Ballkan dhe nuk mund të injorohet, i vetmi që e ka marrë me të qeshur është presidenti. Kur u dërgua në gjykatë dosja e lobimeve të PD në SHBA, presidenti e përdori për të bërë ironi, duke qenë se aludohet se Basha u ndihmua nga rusët. “Kambanat

e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent di-alog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, deklaronte Meta.

TALLJET E METËS ME RREZIKUN RUS

takim me Metën. Zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Mosses Ones nuk i shkoi për muaj e muaj me radhë në zyrë. Po ashtu Meta ishte në SHBA në fillim të muajit dhe amerikanët e lanë në hije. Tentoi të shiste një foto me Mike Pompeon, por që ishte thjesht rastësore në Mëngjesin e Lutjeve. Ndërkohë Meta arriti deri aty sa të thoshte se rruga e Elba-sanit të çon në Xibrakë. Me “Rruga

e Elbasanit” në rrethet politike iden-tifikohet ambasada e SHBA, ndërsa Xibraka njihet për magazinën e kokainës. Po ashtu Meta nisi një përplasje të fortë me amerikanët dhe për çështjen e Kosovës. Bash-kë me Berishën u doli disa herë kundër, ndërkohë që është i vetmi që ka injoruar zërat për ndikim rus. Pra faktet flasin vetë se çfarë loje po bën presidenti.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në ra-jonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta pak kohë më parë.

JA MBROJTJA E METËS PËR RUSËT

Sa herë që Shqipëria bëhet gati për të hapur ne-gociatat, tentakulat ruse riaktivizohen për të pen-guar të ardhmen europiane të vendit. Fiks një vit më parë nisi një valë destabilizimi për të bllokuar

negociatat dhe u arrit. Por teksa këtë herë shanset janë akoma dhe më të mëdha, sërish kanë nisur tentativat për të goditur vendin...

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

6 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator 2019, ish-ministrin Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafi-kut të drogës. Prokuroria për Krime të Rënda i mbylli hetimet më 28 shkurt dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në gjykatë me akuzën për “Trafi-

kim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Çështja Tahiri, hetimi dhe vendimi

Pak kohë më parë kryeministri Rama u pyet nëse Tahiri ishte pishmani i tij, pasi Rama ka deklaruar vetë në 2017, se uronte që Tahirin të mos e kishte pishmanin e jetës së tij politike, gjithçka kishte dhënë dhe gjithçka kishte marrë nga Saimir Tahiri. Në lidhje me këtë pyetje Rama tha se këto janë çështje të drejtësisë dhe zgjodhi të mos e

komentonte. “Kjo është një çështje e drejtë-sisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon”, tha Rama. Edhe pyetjes tjetër lidhur me Tahirin, kryeministri Rama iu përgjigj sërish duke thënë se është çështje e drejtësisë. Ndër të tjera Rama theksoi re-agimin e qeverisë në lidhje me këto çështje, ku e vlerësoi si të pakonkurrueshëm.

Rama për çështjen Tahiri: Janë punë të drejtësisë

Dritë jeshile për integrimin, eurodeputeti Picula dorëzon raportin për Shqipërinë, kërkon që të hapen negociatat

Shpresat për Shqipërinë, sa më shumë që afron marsi, po shtohen dita ditës. Ditën e djeshme është dhënë një tjetër dritë jeshile për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Eurodeputeti Tonino Picula, ka paraqitur ditën e djeshme një projekt raport mbi rekomandimet e Parlamentit Europian në Këshillin e BE-së, Komisionin Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE. Sakaq këto rekomandime që vijnë nga Parlamenti Europian kanë për qëllim të miratohen përpara Samitit BE-Ball-

kan Perëndimor në Zagreb në 6 dhe 7 maj, me synimin për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe duke i dhënë një impuls të ri procesit të zgjerimit. “Këtë mëngjes prezantova pro-jekt-raportin tim në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE përpara Samitit të ardhshëm të Zagrebit. Unë përsëris mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian për zgjerimin e BE-së dhe nevojën për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tashmë në mars”, ka njoftuar

Picula në profilin e tij zyrtar në rrjetet so-ciale. Sipas raportit të eurodeputetit Picula, perspektiva e anëtarësimit në BE është një nxitje themelore për reformat në Ballkanin Perëndimor. Eurodeputeti ka rekomanduar që institucionet e BE të hapin menjëherë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sakaq në rekomandi-met e eurodeputetit është edhe liberalizmi i vizave për Kosovën. Picula ka bërë thirrje për të siguruar që metodologjia e re e BE, të sig-urojë anëtarësimin e plotë në BE, si qëllimin

përfundimtar. Po ashtu ai rekomandon që BE të përcaktojë rregulla dhe kritere të qarta dhe të parashikueshme dhe t’i zbatojë ato me qëndrueshmëri, duke rivendosur kështu besueshmërinë e saj. Ashtu sikurse u thek-sua edhe më sipër shpresat për Shqipërinë po rriten çdo ditë e më shumë, duke bërë kështu që në mars të kemi një vendim pozitiv. Edhe vende të tjera të Bashkimi Europian kanë dalë në mbështetje të Shqipërisë, teksa kanë kërkuar hapjen e negociatave dhe janë shprehur se vendi ynë ka bërë hapa përpara.

Albana Boksi dhe Nertina Kosova e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut

Lëkunden pozitat e Saimir Tahirit, dosja e ish-ministrit në dorë të gjyqtareve që kanë kaluar vetingun, ja çfarë pritet nga Apeli

Arbjona ÇIBUKU

Saimir Tahiri është politikani i parë, i cili do të përballet zyrtarisht me Strukturën e Posaçme Antikorrup-sion. Edhe pse Prokuroria e Posaçme

ka në dorë disa dosje korrupsioni, goditja e parë do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Në shtator të vitit 2019, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 5 vite burg, që më pas u konvertua në 3 vite shërbim prove. Si ish-ministri ashtu edhe prokuroria bënë ankimim në Apel dhe për shkak të shkrirjes së Krimeve të Rënda, çështja ka kaluar tek Gjykata e Posaçme e Apelit. Dje u hodh dhe u përcaktua trupa gjykuese, tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Or-ganizuar janë, Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë. Sakaq mes tri emrave, Albana Boksi dhe Nertina Kosova e kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Ndërsa Nure Dreni është në proces. Fakti që janë dy gjyqtarë që e kanë kaluar vetingun e komplikon situatën, pasi gjyqtari që e dënoi me shërbim prove ish-ministrin Tahiri, nuk e kishte kaluar ende vetingun. Duke qenë se tani janë dy gjyqtarë që e kanë kaluar vetingun, pritet që vendimi të jetë i një niveli më profesional. Rreziku që mund t’i vijë ish-ministrit është se mund t’i hiqet vendimi për dënimin me 3 vite shërbim prove, duke rrezikuar kësisoj dënimin me burg për ish-ministrin.

Ndërkombëtarët për çështjen Saimir Tahiri

Ndërkombëtarët po ashtu kanë reaguar sa i takon çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri. Ata janë shprehur të pakënaqur nga vendimi që Gjykata ka dhënë për ish-min-istrin. Kësisoj ndërkombëtarët duket se kanë ushtruar presion tek institucionet e drejtësisë në Shqipëri, në mënyrë që të korruptuarit të marrin dënimin e merituar. Sakaq duket se institucionet po reagojnë në këtë aspekt dhe mesa duket i pari që do të marrë dënimin është Saimir Tahiri. Ishte ambasada amerikane në Tiranë ajo që reagoi për çështjen Tahiri, duke e cilësuar procesin ndaj këtij të fundit si fillimin e fundit të pan-dëshkueshmërisë. Amerikanët u shprehën të pakënaqur me masën e dënimit. Ndërkaq ambasada britanike ngriti dyshime ndaj gjyqësorit për mungesën e dënimit për akuzat më të rënda.

Lobimet e TahiritKujtojmë se Tahiri u vu nën akuzë pas ar-

restimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim

Akademia e Forcave të Armatosura, me status të veçantë

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien e statusit të veçantë Akademisë së Forcave të Armatosura, si institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, si dhe organizimin e funksionimin e saj. Kjo akademi është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e mbro-jtjes dhe sigurisë kombëtare, së cilës i jepet status i veçantë dhe ka varësi nga ministri përgjegjës për mbrojtjen dhe ministri përgjegjës për arsimin. Ky status konsiston në organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, tra-jtimin specifik të organizimit akademik, të personelit akademik, trajnues dhe administrativ, të programeve të studimit, të kualifikimit, të trajnimit dhe të stërvit-jes, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe legjislacionit në fuqi. Kjo akademi do të zhvillojë veprimtari mësimore e shkencore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare.

Gjykata jep masën “Arrest me burg” për ish-kreun e ALUIZNI-t Gjykata e Durrësit ka vendosur që

të japë në mungesë masën “Arrest me burg” për ish-kreun e ALUIZN-it. Po ashtu gjykata ka dhënë këtë masë edhe për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të operacionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Prokuroria sakaq ka kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it, Flamur Gjuzi. Ndërsa personat e tjerë që kanë marrë të njëjtën masë janë Artur Çela, Skerdiliad Bello dhe Artemis Malko. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin. Në datën 13 dhjetor, Policia e Shtetit nisi një valë arrestimesh në qytetin e Durrësit, ku mes të arrestuarve ishin ish-zyrtarë, ndërtues, arkitektë, inxhinierë dhe biznesmenë. Këta persona akuzohen për shkelje të ligjit duke sjellë kësisoj dëmtime, të cilat erdhën pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një pro-ces farsë me prova të montuara. Sakaq edhe vetë ish-ministri Tahiri duket se po e ndjen që drejtësia nuk po rri duarkryq dhe është vënë në lëvizje. Pak kohë më parë u raportua se Saimir Tahiri ka nisur lobimet në SHBA. Ish-ministri ka angazhuar një kompani lobi-mi për të vendosur një urë komunikimi me komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i informuar rreth të vërtetës së çështjes së tij si dhe për të hedhur poshtë akuzat mediatike,

politike dhe të prokurorisë për përfshirje në trafik droge. Tahiri ka kontraktuar kom-paninë Stone Strategic Solution me seli në Bukuresht, kontratë e cila është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në leg-jislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm. Kontrata i ka kushtuar ish-ministrit të Brendshëm 20 mijë euro, të cilat i ka paguar paradhënie. Fushata e lo-bimit, sipas kontratës, do të zgjasë tre muaj, por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së saj, kundrejt pagesave të tjera.

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij përfundojnë në SPAK, Romeo Kara dorëzon dosjen me prova

dhe padit gjyqtarin që mbylli aferën e CEZ

Romeo Kara: Beteja me drejtësinë vazhdon

Ankimimi i Kuvendit për aferën e CEZ, Gjykata e Apelit hedh shortin, Shpresa Beçaj caktohet gjyqtare e çështjes

Çështja për aferën e CEZ, e cila u mbyll nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi Romeo Kara. Por ndonëse u ankimua, kjo çështje ende nuk është gjykuar, pasi nuk ishte zg-jedhur trupa gjykuese. Ditën e djeshme u hodh në Gjykatën e Apelit të Tiranës shorti për këtë çështje të shumëpërfolur. Shorti i hedhur ditën e djeshme ka përcaktuar gjyqtaren Shpresa Beçaj relatore të çështjes. Pas hetimeve gati 3-vjeçare, Gjykata

e Tiranës vendosi më 24 janar të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007. Gjyqtari Lazer Sallaku, i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar. Por tashmë që u caktua gjyqtarja e çështjes në Apel, pritet të shihet se si do të shkojë deri në fund. Vajza e gjyqtares Shpresa Beçaj ka qenë kandidate për deputete

në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi të push-ojë çështjen “CEZ” pak ditë më parë për mungesë provash. Menjëherë reagoi Kuvendi i Shqipërisë, i cili e apeloi vendimin e Gjykatës së Lartë. Vendimi për pushimin e çështjes u mor nga gjyqtari Lazër Sallaku, pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat. Juristi Romeo Kara ndërkohë ka paraqitur pranë ILD një dosje me shkeljet e pretenduara të këtij gjyqtari, i cili rrezikon shkarkimin. Në lidhje

me çështjen “CEZ”, u morën në pyetje një sërë zyrtarësh të lartë, në mesin e të cilëve ish-kryemi-nistri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha. Gjithashtu për këtë çështje, qeveria ngriti një komi-sion hetimor të drejtuar nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Komisioni arriti në konkluzionin, se nga procedura e privatizimit, shtetit shqiptar i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Bazuar në konkluzionet e komisionit hetimor, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe hapi sërish çështjen.

Elisjeda KIKO

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij duket se nuk do ta kenë aspak të lehtë përballjen me drejtësinë, sa i takon aferës së CEZ.

Pas pushimit të hetimeve nga Gjykata e Tiranës, paditësi Romeo Kara e ka vi-juar më tej betejën ligjore me ish-funk-sionarët e Partisë Demokratike, si dhe ka paditur gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli hetimet për këtë aferë me kërk-esë të prokurorisë. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, i kërkon Strukturës së Posaçme Antikorrupsion sekuestrimin të gjithë dosjes CEZ, ku të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish-ministrit Genc Ruli, ish-zëvendësministra, ish-këshilltarë, ish-drejtorë etj. Ndërkaq, në dosjen e referuar nga Kuvendi janë të kallëzuar edhe Shkëlzen Berisha si dhe ish-ministrat Ridvan Bode dhe Florion Mima. Lajmin për padinë në SPAK e bëri vetë juristi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se gjyqtari Lazer Sallaku shpërdoroi hapur detyrën me mbylljen e hetimeve për privatizimin e OSSH. “Unë besoj plotësisht tek ajo që bëj dhe tek fitorja e së mirës përballë së keqes, e drejtësisë përballë padrejtë-sisë dhe tek një e ardhme dinjitoze në atdheun tonë të mohuar dhe kthimin e shpresës dhe progresit. Midis nesh dhe të ardhmes sonë dinjitoze qëndron klani i zi i hajdutëve të politikës, krimit, oligarkisë dhe medias servile të cilët si një grup i strukturuar kriminal, po zhvatin ç’të mundin dhe po mbajnë peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Pjesë e këtij klani dhe grupi të strukturuar kriminal është edhe gjyqtari Lazër Sallaku i cili me ven-dimin e tij të pushimit të çështjes 7340/2017, që lidhet me privatizimin e OSSH-së, cenoi sigurinë juridike duke shpërdoruar hapur detyrën e tij, duke pranuar si të ligjshëm një cilësim të gabuar të veprave penale dhe mungesën të plotë të hetimit”, tha Kara. Juristi shtoi më tej se ky kallëzim është hapi i radhës, por jo i fundit për përballjen me drejtësinë. “Ky gjyqtar, në mënyrë flagrante, nuk konstatoi shkeljet e shumta ligjore të parashtruara nga unë në kallëzimin përkatës penal. Duke e kallëzuar këtë gjyqtar për shpërdorimin e detyrës, ne sot i japim mundësinë SPAK-ut, që të shprehë integritetin e tij dhe të justifikojë besimin që i është dhënë. Ky

kallëzim është vetëm hapi i radhës, por jo i fundit. Beteja vazhdon”, tha Kara.

PadiaNë kallëzimin e gjatë prej 58

faqesh, Kara renditi të gjitha shkeljet ligjore, rrethanat, favorizimet, provat dhe lëvizjet para, gjatë dhe pas shitjes së 75 për qind të OSSH nga qeveria Berisha tek kompania çeke CEZ, ndërsa kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion një hetim të plotë të aferës CEZ si dhe njerëzve të drejtësisë që mbyllën dosjen. “I nderuar Z. Kraja, në përfundim të parashtrimit të ankesës sime, unë kërkoj që, nga ana juaj, të verifikohet në mënyrë të hollësishme procesi i privatizimit të OSSH-së... Një hetim i plotë i kësaj afere patjetër që do të çonte edhe në zbardhjen e mjaft aferave të tjera të kryera në sektorin

Kontribut nga Diaspora në rritjen e kapaciteteve profesionale në Shqipëri

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka qenë dje në një takim për Mjekësinë në Diasporë. “Anëtarët e Diasporës vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e kapac-iteteve profesionale dhe institucion-ale jo vetëm me rikthimin e tyre në Shqipëri, por edhe përmes “kthimit virtual”, deklaroi ministri i Shtetit për Diasporën. Takimi i ishte dedikuar profesionistëve në fushën e mjekë-sisë, përfshirë mjekë shqiptarë me veprimtari profesionale në Diasporë dhe mjekë nga Diaspora që janë rik-thyer në vendin e origjinës”, deklaroi ai. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në fjalën përshën-detëse falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në takim duke theksuar rëndësinë që ka Diaspora shkencore në zhvillimin e vendit. Sakaq të pranishëm në takim ishin edhe dy personalitete të njohura të fushës së mjekësisë, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata dhe Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir Brahimaj.

IKMT në mbrojtje të mjedisit, reagon Lleshaj

Inspektorati Kombëtar i Mbro-jtjes së Territorit, IKM ka vendosur të zgjerojë mbrojtjen ndaj mjedis-it. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë dje në një takim me prefektët dhe strukturat drejtuese të IKMT, si edhe strukturat vendore e qendrore në Policinë e Shtetit. Ky takim ka ardhur pas miratimit që qeveria bëri sa i takon transferimit të përgjegjësive për kontrollin e mjedisit dhe pyjeve, nga MTM tek Ministria e Brendshme. “Qeveria ka ndërmarrë në funksion të pajis-jes ose ngarkimit të Ministrisë së Brendshme me disa detyra të shtu-ara të reja, për sa i përket kontrollit të territorit dhe mjedisit. Ndrys-himet konsistojnë në një zgjerim të fushës së përgjegjësisë të Ministrisë së Brendshme, edhe me funksio-net e parandalimit, mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, kontrollit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e tokës, ajrit, ujërave dhe pyjeve nga ndotja, dëmtimet apo ndërhyrjet e paligjshme”, tha Lleshaj.

1. Sali Berisha, ish-kryeministër 2. Nuel Kalaj, sekser;3. Genc Ruli, ish-ministër i Ekon-

omisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe Kryetar i Komitetit te Konsulencës dhe Transparencës pranë METE-s;

4. Mimoza Vokshi, anëtare e Grupit të Negocimit dhe ish dre-jtore në METE;

5. Suzana Guxholli, ish këshilltare e kryeministrit Berisha;

6. Neritan Alibali, ish-z/ministër i METE-s dhe kryetar i Grupit

të Negocimit me CEZ-in si dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave;

7. Alfred Rushaj, ish-z/ministër i Financave dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

8. Fatjon Tugu, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in dhe anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave;

9. Sherefedin Shehu, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

10. Asllan Sherra, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

11. Viktor Gumi, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

12. Miran Kopani, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

13. Bujar Nepravishta, anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

14. Durim Kraja, ish-sekretar i Përgjithshëm i METE-s dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in;

15. Engjell Qorlaze, anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave;

16. Vasil Pano, anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave.

TË KALLËZUAR PËR AFERËN CEZ NGA ROMEO KARA

energjetik shqiptar. Jam i sigurt se, përveç veprave penale të zbuluara prej meje, një investigim i plotë i kësaj çësht-jeje, do të çojë në zbulimin e të tjerave

veprave penale, që kane të bëjnë me këtë procedurë privatizimi, si dhe me pasojat e saj”, thuhet në kallëzimin e juristit Romeo Kara.

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, në nenin 135 të Kushtetutës është parashikuar që funksionarët dhe ish-funksionarët e lartë duhet të hetohen dhe gjykohen nga SPAK-u dhe Gjykata Speciale, jo nga proku-roria dhe gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Pikërisht, ky është edhe neni ku është bazuar juristi Romeo Kara, i cili ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Sallaku, pasi ka vendosur mbylljen e një dosje, e cila për shkak

të cilësisë së disa prej të kallëzuarve, ishte në kompetencë të Gjykatës Speciale. Në kallëzimin e referuar në SPAK, Kara thekoi se prokuroria dhe gjykata kanë dështuar që të bëjnë një hetim të plotë dhe të gjejnë prova në mbështetje të fakteve të konstatuara nga unë, duke mos analizuar të gji-tha momentet e kallëzimit tim dhe duke mos pyetur të gjithë personat e kallëzuar si dhe të tjerë që kanë lidhje dhe kanë dijeni për këtë aferë.

Ja parashikimet ligjore ku u bazua Romeo Kara

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

8 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Konferenca e donatorëve, BE dhe SHBA në unison: Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore, trajnime antikorrupsion

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca komentoi ditën e djeshme konfer-encën e donatorëve, e cila u mbajt pak ditë më parë në Bruksel. Gjatë një interviste, Soreca u shpreh se nga 1.15 miliardë euro që u mblodhën nga dhurimi i 100 shteteve, janë edhe grante edhe hua. Sipas tij, BE tregoi solidaritet me shqiptarët, duke shtuar se interesi për Shqipërinë është i lartë. “Jam kthyer në Tiranë tani pas kësaj dite të jashtëzakonshme, siç tha presidentja Von der Leyen të hënën, kur gjithë komuniteti ndërkom-bëtar, dhe veçanërisht BE-ja, tregoi solidaritet, por edhe vëmendje ndaj Shqipërisë. Unë mendoj se

kjo përfaqëson edhe një sinjal për shqiptarët që ne interesohemi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke u kthyer te pyetja juaj, po, 1.15 miliardë euro janë të ndara në grante dhe hua, ku grantet, që do të thotë donacione direkte, janë 300 mil-ionë, ndërsa huatë janë 800 milionë. Më lejoni të shpjegoj ndryshimin që opinioni publik mund të mos e dijë. Grantet nënkuptojnë se këto janë dona-cione direkte që do t’i jepen qeverisë shqiptare për investime direkte pa asnjë interes. Kjo do të thotë që kjo do të ndodhë shumë shpejt”, u shpreh Soreca për TCH. Më tej ambasadori i BE foli edhe për transparencën e fondeve, duke deklaruar se

fondet e mbledhura do të bëhen transparente dhe do të monitorohen nga BE. “Është vendimtare për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, sigurisht, për BE-në, që këto donacione t’u shkojnë njerëzve. Këto donacione u takojnë njerëzve në Shqipëri që janë në nevojë. Kështu që transparenca, përg-jegjshmëria do të udhëheqin veprimin tonë. Dhe dua t’ju them se kemi rënë dakord me qeverinë e Shqipërisë dhe me bankën që po punon me ne për një Deklaratë Parimesh, 9 parime, që do të bëhen parimet udhëheqëse gjatë zbatimit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse po flasim për qëndrueshmëri, qartësi, transparencë. Këto

parime janë të detyrueshme dhe ne do të siguro-jmë që ato të respektohen”, tha Soreca. Por në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, ajo tha se përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse do të krijohet një Akademi Transparence. “Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, tha Kim.

KLGJ: Rrezikohet shkarkimi i gjysmës së anëtarëve të Apelit

Korrupsioni fut në kolaps gjykatat e Apelit, vetëm 61 gjyqtarë mbeten në detyrë, KLGJ

jep alarmin pas shkarkimeve të vetingutElisjeda KIKO

Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, drejt kolapsit pritet të shkojnë edhe gjykatat e Apelit. Alarmi është dhënë nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përmes një shkrese i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe për dijeni edhe Kuvendit, qeverisë, Komisionit të Ligjeve dhe Euralius. Gazeta ka siguruar shkresën e plotë, në të cilën evidentohet qartë fakti se sistemi i drejtësisë është në krizë dhe duhen ndryshime ligjore. KLGJ bën me dije se shkak për këtë krizë është bërë procesi i vetingut, pasi në tetor të 2017 kur nisi ky proces numri i gjyqtarëve në Apel ka qenë 99. Por ky numër do të vinte duke u reduktuar pasi shumë gjyqtarë ngelën në të dy shkallët e vlerësimit. Shkresa mban datën 31.12.2019, ku KLGJ vuri në dijeni se 2020 do të niste me më pak gjyqtarë në detyrë, ku theksoi se do të jenë 61 gjyqtarë në detyrë. “Në momentin e fil-limit të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve sipas Ligjit nr.84/2016, pra në Tetor 2017, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e apelit ka qenë 99, ndërsa ka patur 3 pozicione të lira të përhershme në dy gjykata apeli me juridiksion të përgjithshëm (dy në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe një në Gjykatën e Apelit Vlorë). Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e apelit është 63, ndërsa në Janar 2020 ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për 2 gjyqtarë, të cilët në Dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lira në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 (pozicione të lira)”, thuhet në shkresë.

Të rrezikuarit nga vetinguPo ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor,

shfaq shqetësimin, se numri i gjyqtarëve të Apelit pritet të reduktohet edhe më tej për shkak të procesit të vetingut, nisur kjo nga një deklarim publik i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë, ku gjyqtarët kanë dalë me rezultate negative të kontrollit të pasurisë dhe interesave private, rreth gjysma e tyre. “Ndërkohë, numri i gjyqtarëve të

Paketa anti-KÇK, KSHH: Cenon parimet e shtetit

të së drejtësDrejtoresha e Komitetit Shqiptar

të Helsinkit, Erida Skëndaj, komen-toi ditën e djeshme nismën e qeverisë për paketën anti-KÇK. Gjatë një interviste televizive, ajo u shpreh se ky akt normativ cenon parimet themelore të të drejtave të njeriut. “Ky akt normativ cenon disa parime të rëndësishme të shtetit të së drejtës dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kemi kundërshtuar edhe pjesëmarrjen e Prokurorit të Përg-jithshëm dhe drejtuesit të SPAK në komitetin koordinues për paran-dalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Oponenca e KSHH nuk ka të bëjë vetëm me betimin përpara Presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi ynë dhe ajo që kemi referuar në arsyetimin tonë është fakti se ceremonia e betimit nuk mund të bëhet me shkrim dhe sa herë që institucionet përplasen, nuk duhet të na çojnë në ndryshime të natyrës ligjore, pasi kjo krijon pre-misa për paqëndrueshmëri”, tha ajo.

Teliti: Korrupsioni ka dëmtuar buxhetin e shtetit

Përfaqësues i PD, Dorian Teliti, akuzoi qeverinë se ka dështuar më mbledhjen e të ardhurave në buxhet. Në një reagim ai tha se në arkën e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë dhe kjo vetëm si pasojë e korrup-sionit të kësaj mazhorancë në in-stitucionet qeverisëse . “Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër in-teresit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë. Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze. 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Dona-torëve”, u shpreh Dorian Teliti.

privatë për rreth 50% të gjyqtarëve të gjykatave të Apelit, si dhe nga trendi i rezultateve të procesit të rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që prej disa muajve të gjithë gjyqtarët e këtyre gjykatave janë në proces rivlerësimi kalimtar dhe pritet përfundimi i këtij procesi përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në shkresë.

Vakancat e SPAKPo ashtu, shqetësim është bërë

edhe për plotësimin e vakancave në SPAK. “Ju informojmë se numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në gjykatat e Apelit, qoftë në ato me juridiksion të përgjithshëm, ashtu dhe në ato me juridiksion të posaçëm (atë adminis-trativ dhe atë për korrupsionin dhe krimin e organizuar), ndërsa ende nuk ka përfunduar procesi i riorganizimit

të rretheve gjyqësore dhe përcaktimi i kompetencave tokësore të gjykatave, vijon të jetë siç përcaktohej nga legjisla-cioni në fuqi në momentin e miratimit të paketës ligjore për reformën në drejtësi, ndër to edhe të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Re-publikën e Shqipërisë”. Konkretisht, ba-zuar në dekretet përkatëse të Presidentit të Republikës për organikat e gjyqtarëve të gjykatave të Apelit, numri total i tyre është 102 (njëqind e dy), nga të cilët 24 (njëzet e katër) është numri i gjyqtarëve në gjykatat e posaçme (trembëdhjetë gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit dhe njëmbëdhjetë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda/sot Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organi-zuar)”, thuhet në shkresë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, në cilësinë e organit qever-isës të sistemit gjyqësor, i ngarkuar nga Kushtetuta për të siguruar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, në për-puthje me funksionin ligjor të dhënies së opinioneve mbi legjislacionin, që mund të ndikojnë në punën e gjyqësorit dhe çdo çështje tjetër që është nën përgjegjësinë e tij, marrë shkas nga gjendja aktuale e sistemit gjyqësor, veçanërisht në gjykatat e apeleve, konsideron t'ju kërkojë

ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore në funksion të adresimit të disa problematikave të lindura gjatë zbatimit të reformës në drejtësi. Problematika më të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor po ndeshet në vijimësi, por që aktualisht është bërë tepër shqetësuese, lidhet me administrimin e gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto gjykata, në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre”, thuhet në shkresën e KLGJ.

Ja problematikat që po has KLGJ

gjykatave të Apelit është e pritshme të reduktohet akoma më tepër si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar, nisur kjo nga deklarimi publik i disa kohëve më parë të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për rezultatet negative të kontrollit të pasurisë dhe interesave

Ministria e Drejtësisë Kuvendit të Shqipërisë Këshillit të Ministrave Komisionit të Ligjeve Misionit EURALIUS Projektit të USAID-it “Drejtësi për të gjithë”

Ja institucioneve që u është drejtuar KLGJ

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reforma zgjedhore në rrezik, opozita kërkon amnisti nga vetingu për anëtarët e Kolegjit

Zgjedhor, socialistët dalin kundër

Gjiknuri: Nuk duket normale që vetingu të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor

LSI tenton të prishë konsensusin për reformën zgjedhore, Petrit Vasili shpërthen në sulme ndaj Damian Gjiknurit

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka pritur aspak mirë përgjigjen negative të mazhorancës, ndaj propozimit për moratorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor. Ka qenë nënkryetari Petrit Vasi-li që përmes një postimi në Facebook ka vërshuar në komente negative dhe sulme ndaj kryemi-nistrit Edi Rama dhe bashkanëtarit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri. “Damian Gjiknuri provokon bllokimin e reformës zgjedhore! Është e qartë që Gjiknuri dhe Rama kanë vetëm një

mision të bllokojnë reformën zgjedhore. Gjiknuri kërkon të bllokojë transparencën e votës së lirë dhe të ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste për reformën në drejtësi dhe shash-kave propagandistike bajate. Gjiknuri kërkon të pengojë propozimet e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339. Gjiknuri e Rama si peng të "çunave problematikë" të Dibrës dhe të Shijakut kanë vetëm një interes atë që të bllokojnë me çdo formë reformën zgjed-

hore”, shkruan Vasili, ndërsa ironizon Gjiknurin se, edhe nëse ky i fundit do të sjellë “çunat prob-lematikë”, Rilindja nuk do e bllokojë reformën zgjedhore. Ndërsa në një intervistë televizive, Vasili e cilëson praninë e Gjiknurit si turp, duke sjellë në vëmendje dhe akuzat ndaj tij për blerjen e votave. "Gjiknuri është turp që ndodhet në atë tryezë, turp edhe për PS. Të japë sugjerime një njeri që me të fortë mblidhte vota, nuk e pranoj. Unë këtë sugjerim e pështyj. Të gjithë duhet të flasin, vetëm Gjiknuri jo. Nuk jemi ulur aty për

të marrë sugjerime nga Damian Gjiknuri. Nëse do të kishte drejtësi siç është folur, Damian Gji-knuri duhet të ishte në burg. Nuk fusin në burg Gjiknurin për vjedhjen te Unaza e Re, por fusin hallexhinjtë. Ne nuk kërkojmë të përjashtojmë askënd nga vetingu, por të ketë radhë prioritare për institucionet me rëndësi", tha Vasili. Gjithashtu nënkryetari i LSI solli në vëmendje edhe Ardian Dvoranin, që sipas tij kaloi vetingun pavarësisht se nuk justifikoi 100 mijë euro, ndërsa po fundos gjyqtarë të tjerë për shuma më të ulëta.

Ornela ÇELPICA

Konsensusi për reformën zgjed-hore rrezikon të marrë fund. Ulja në tryezë e opozitës u pa si sinjal i dialogut, por opozita

ka dalë me disa propozime që mund të sjellin bllokimin e procesit. Javën e parë u hodh ideja e qeverisë tranzitore, ndërsa dje është propozuar pezullimi i vetingut për anëtarët e Kolegjit Zg-jedhor. Ditën e djeshme përfaqësuesit e grupit politik të reformës zgjedhore zhvilluan një tjetër takim në kuadër të ecurisë së reformës zgjedhore, ku në “rendin e ditës” ishte çështja e ankimi-meve në gjykatë, ku opozita hodhi propozimin e radhës. Oerd Bylykbashi tha për mediat se ky propozim është thelbësor, duke iu referuar raportit të ODIHR-it. Konkretisht, opozita propozoi moratorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor, pasi pretendojnë se prej vetin-gut gjyqtarët janë nën presion dhe nuk mund të marrin vendime të paanshme për ankimimet në zgjedhje. “Sot opozi-ta bëri propozimin e paketës tjetër në reformën zgjedhore, në përputhje me kalendarin. Opozita ka propozuar 6 pa-keta dhe në ditët në vijim do jetë edhe një tjetër për financimin e partive. Propozi-mi i sotëm ishte themelor, e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur. Raporti i OSBE/ODIHR konstaton se si nën presionin politik nga vetingu, Gjykata e Posaçme ishte gjysmake, në periudhën zgjedhore, dhe nën presionin e vetingut, e për rrjedhojë nuk ishte e paanshme dhe e pavarur”, tha Bylybashi. Ky i fundit u pyet më tej se përse nuk u propozua që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të jenë zyrtarë që kanë kaluar vetingun. Në përgjigje të kësaj pyetje, Bylykbashi sqaroi propozimin e tij, duke theksuar se ajo që opozita kërkon, është që ndaj gjyqtarëve që do të përzgjidhen me short, të mos ushtrohet presion politik. “Ajo që ne propozojmë është: të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vetingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik. Dhe në fund të procesit, kur të kenë mbaruar mandatin e tyre, ata t’i nënshtrohen të gjitha rregullave të kontrollit të vetingut

dhe çdo kontrolli tjetër, në mënyrë që të jenë të pastër para shqiptarëve”, sqaroi ai. Bylykbashi më tej bëri me dije se ky propozim nuk i heq mundësinë proku-

Zgjedhorja, Gjylameti: Nuk duhet të përfshihet

reforma në drejtësiPropozimi i bërë nga opozita dje

në tryezën e reformës zgjedhore, në lidhje me propozimin për moratori-um 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës së Kolegjit Zgjedhor, është komentuar edhe nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti. Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti sqaron se bashkëpunimi mes dy palëve, nuk duhet të përfshijë reformën në drejtësi. “Kompromisi duhet të shërbejë të përmbushim rekomandimet brenda afatit nga OSBE-ODIHR dhe jo ato pjesë që mbi vendosen për kredo politike dhe që nuk janë në veprimtarinë e re-formës. Nuk mund që bashkëpunimi për përmirësimin e sistemit zgjedhor të përfshijë reformën në drejtësi të gjithë pranuar dhe votuar nga palët. Ndërhyrja në proceset e drejtësisë së re nuk do t'i shërbente përparimit të mëtejshëm të konstruktivitetit për të zgjidhur çështjet sipas mjeteve politike dhe në përputhje me kushte-tutën”, shkruan ajo.

Spiropali zbardh detajet e takimit mes Ramës dhe

reporteres së PEMinistrja për Parlamentin, Elisa

Spiropali ka komentuar dje takimin e kryeministrit të vendit Edi Rama me reporteren e Parlamentit Euro-pian për Shqipërinë, Isabelle Santos. Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka zbardhur dhe pikat kyçe të takimit. “Takim tejet konstruktiv mes eurodeputetes Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Par-lamentin Evropian dhe kryeministrit Rama. Shprehëm falënderimet tona më të ngrohta për solidaritetin, bes-imin dhe mbështetjen financiare të jashtëzakonshme nga komuniteti ev-ropian në Konferencën e Donatorëve. Diskutuam mbi rezultatet konkrete që kemi arritur në përmbushjen e prioriteteve kyçe: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nismat e fundit ligjore si anti-KÇK, e duke vijuar me rëndësinë e dialogut mbi reformën zgjedhore si dhe përgjegjësinë e lartë që ka qeveria për të qëndruar në lartësinë e sfidës së procesit të integrimit”, shkruan ajo.

Oerd Bylykbashi reagoi dje pas fjalës së Damian Gji-knurit për mediat, ku doli kundër propozimit të opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi hodhi akuza të rënda kundrejt PS. “Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në reformën zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të

bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët. Qëndrimet e PS në reformë synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t'i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019”, shkruan ai.

BYLYKBASHI: SYNIMI I PS TË BLLOKOJË REFORMËN

rorisë që të çojë para drejtësisë këdo që është i korruptuar.

Reagon GjiknuriNga ana tjetër mazhoranca del

kundër propozimit për moratorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës së Kolegjit Zgjed-hor. Pas përfundimit të tryezës, bash-këkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se kurrsesi nuk mund të bllokohet pro-cesi i vetingut, me qëllimin e vetëm për ti dhënë përparësi Kolegjit Zgjedhor. Në kuadër të propozimit të opozitës, ai tha se zgjidhje është të përzgjidhen gjyqtarë që kanë kaluar me sukses

sitën e vetingut. “Nuk duket normale që procesi i vetingut të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor. Do ishte e arsyeshme që ata që kanë kaluar vetin-gun të jenë pjesë e saj dhe gjithashtu të zgjerohet edhe shkalla. Nuk mundet PD të vendosë në pikëpyetje reformën në drejtësi dhe ato çfarë kemi arritur. Po ata që kanë kaluar vetingun, madje unë dua të pakësohen anëtarët e Kolegjin Zgjed-hor, por s’dua që të mbaj qëndrime sepse jemi në negociata. Shpresoj që opozita brenda javës tjetër të sjellë të gjitha propozimet dhe shqetësimet që më pas koha të shfrytëzohet për kompromise”, tha Gjiknuri.

1- Artur Malaj- i shkarkuar nga vetingu2- Tomor Shkreli- ka dhënë dorëheqjen3- Ridvan Hado- aktu-alisht anëtar, nuk është përballur me vetingun

4- Shkëlqim Mustafa- ak-tualisht anëtar, nuk është përballur me vetingun5- Gjin Gjoni- në proces vetingu6- Astrit Kalaja- aktu-alisht anëtarë, u konfir-

mua nga shkalla e parë7- Sotiraq Lubonja- i shkarkuar nga vetingu8- Lindita Sinanaj- ak-tualisht anëtare, nuk është përballur me vetingun

GJYQTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR 8 Oerd Bylykbashi tha për mediat se

ky propozim është thelbësor, duke iu

referuar raportit të ODIHR-it. Konkretisht, opozita propozoi mor-atorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët

që bëhen pjesë e trupës, e cila do të

shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor...

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

10 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Vodafone Albania me 7 Janar 2020 ka njoftuar në faqen e saj të internetit se nga data 11 Shkurt 2020, Vodafone Alba-nia do të ofrojë paketat e reja 30 ditore me parapagesë. Gjithashtu duke filluar nga data 11 Shkurt 2020, për Vodafone vlera e re minimale për rimbushjeje do të jetë 200 lekë. Paketat që ofron Vodafone në treg për abonentët me parapagesë janë

paketa standarde me minuta, SMS dhe MB: Vodafone Z, Vodafone Silver, Vodafone Talk Vodafone Combo dhe Vodafone Gold. Po ashtu Vodafone ofron edhe tre paketa të tjera me njësi të cilat shërbejnë si minuta, SMS dhe MB: YouMix S, YouMix M dhe YouMix L. Secila prej paketave rriten me 200 lekë, por ndryshime ka edhe në njësitë që përfitohen”, thuhet në vendimin e AK.

Ja konstatimet e Autoritetit të Konkurrencës për Vodafone

Skandalet me legalizimet, KLSH kallëzon penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it në Tiranë dhe BulqizëVijojnë skandalet me legalizimet, pas

Beratit dhe Lezhës që ishin pak ditë më parë këtë herë KLSH ka gjetur shkelje në dy qytete të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 10 ish-funksionarë të ALUIZN-it në Tiranë dhe Bulqizë. Në raportin e KLSH theksohet se janë kryer shumë abuzime me legalizimet. Sa i takon qytetit të Tiranës, KLSH thekson se shkel-jet e konstatuara në këtë qytet krijojnë një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 290,761mijë lekë për 5585 objekte

në total. “Nga 5585 leje legalizimi të lëshuara, 2750 leje legalizimi ose rreth 49% e këtyre lejeve të legalizimit, janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me VKM”, nisur nga çmimet e tokës truall për këto zona”, dhe për sipërfaqet e parcelave ndërtimore, rezulton një shumë që duhej paguar prej subjekteve informale. Në 49 raste me sipërfaqe prej 18315.1 m 2 , sipas dokumentacionit të pronësisë lësh-uar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë

ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, Tokë pa fryt”. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë Truall”, thuhet në raportin e KLSH për Tiranën. Ndërsa për Bulqizën KLSH vëren se janë përfituar në mënyrë abuzive dhe janë tjetërsuar shumë pasuri. “Janë përfituar në mënyrë abuzive në kushtet e mungesës së AMTP-ve në favor të subjekteve private dhe në kushtet e mungesës së dokumentacionit ligjor të truallit dhe objekteve, duke kryer

transaksione, tjetërsuar pasuri në mungesë të dokumentacionit që shërben si titull pronësie, si dhe janë bërë ndryshime hartografike dhe në sipërfaqe, kryer korrigjimi, përfshirë sipër-faqe të pasurisë “rrugë”, për të cilën mungon dokumentacioni i fitimit të pronësisë”, thuhet në raportin e KLSH për Bulqizën. KLSH ka kryer një auditim, ku vëren se i janë rekoman-duar masat Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.

Vendi ynë renditet i 9 mes 37 vendeve për tarifat më të larta

Kompanitë celulare batërdi me tarifat, Shqipëria mes 10 vendeve me çmimet më të larta, KLSH hedh dritë mbi skandalin

Arbjona ÇIBUKU

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur tjetër skandal me kompanitë celulare. Edhe pse u bllokua vendimi i tyre për të rritur çmimet e paketave, nga

Autoriteti i Konkurrencës, çmimet e paketave telefonike në Shqipëri vijojnë të jenë ndër më të lartat. Sipas auditimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, vendi ynë renditet i 9 mes 37 vendeve për tarifat më të larta. KLSH nënvizon problematikat që shfaqen në këtë treg dhe vë përpara përgjegjësisë në këtë rast Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. KLSH shprehet se tarifat mesatare në vendet e BE dhe BEREC variojnë nga 0,77 cent/min, që është mesatarja e thjeshtë aritmetike në 28 vendet anëtare të BE, deri në 0,88 eurocent/min që është mesatarja e thjeshtë aritmetike e 37 vendeve të BEREC. “Tarifa e terminimit në Shqipëri është 0,98 eurocent/min, më e lartë se mesatarja e thjeshtë në vendet e BE dhe se tre mesataret e tjera të përllogaritura nga BEREC. Shqipëria është vendi i 9-të me tarifat më të larta nga 37 vendet e BEREC”, vlerëson KLSH.

KonstatimetNga auditimi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka

nxjerrë një sërë konstatimesh. Raporti i KLSH vlerëson se tregu shqiptar telefonik është një oligopol. “Tregu i telefonisë celulare ka përqen-drim të lartë, duke reflektuar një strukture oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut”, thekson KLSH në raport. Sakaq KLSH kujton kompaninë “Plus” e cila tani më ka dalë nga tregu. KLSH thekson se problemi tjetër që është konstatuar është edhe konkurueshmëria. “Përveç tarifave në dukje të larta, një problematikë tjetër është edhe niveli i ulët i konkurrueshmërisë së tregut të telefonisë celulare. Dalja nga tregu e operatorit Plus Com-munication e ka ndryshuar strukturën e tregut nga 4 në 3 operatorë, duke vijuar trendin rritës të indeksit të përqendrimit”, thuhet në raport. Pra duket se kompanitë kanë krijuar një oligopol në këtë fushë të tregtisë duke mos lënë as kompanitë e tjera që të bëhen pjesë e tregut, në mënyrë të atillë që marrëveshjet mes tyre të jenë sa më të le-hta. Pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës vendosi të bllokonte rritjen e tarifave dhe theksoi se të treja kompanitë kanë bërë marrëveshje me njëra tjetrën pasi rritja e çmimit ishte e njëjtë për të treja, me 200 lekë. Përqendrimi i lartë duket se ka ndikuar negativisht tek konkurrenca në treg duke bërë që të ketë mungesë efektive të saj. Sa i takon kësaj situate, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënvizuar se Autoriteti i Komunikimeve Ele-ktronike dhe Postare për periudhën nën auditim 2017-2018, nuk ka përmbushur me efektivitet

Ja shkeljet e konstatuara nga KLSH

për ALUIZNI-n në Tiranë1. Nga 5585 leje legalizimi të lëshuara,

2750 leje legalizimi ose rreth 49 % e këtyre lejeve të legalizimit, janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e le-galizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me VKM”, nisur nga çmimet e tokës truall për këto zona dhe për sipërfaqet e parcelave ndërtimore, rezulton një shumë që duhej paguar prej subjekteve informale.

2. Në 49 raste me sipërfaqe prej 18315.1 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, Tokë pa fryt”. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”

3. Në 15 raste, është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit, përroi, kanal pa respektuar distan-cat nga brigjet dhe në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit.

4. Në 8 raste, sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur dhe pamjes grafike të ASIG rezulton se objektit ndodhet në afërsi të kabinës elektrike ose nën linjat e transmetimit të energjisë elektrike.

5. Në 7 raste, konstatohet se objektet informale të vetëdeklaruara janë ndërtuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar.

6. Në 2 raste, rezulton se objekti është i ndërtuar me objekte jo të qën-drueshme (llamarinë etj.) dhe pa lidhur pazgjidhshmërisht me tokën, pra jashtë fushës së zbatimit së ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 i ndryshuar.

7. Në 2 raste, është kryer legalizim i objektit të ndërtuar në një distancë shumë afër hekurudhës më pak se 25 m dhe në dosje nuk ka asnjë dokumentacion që vërteton marrjen e konfirmimit nga Dre-jtoria e Përgjithshme e Hekurudhave për legalizimin e objektit.

8. Në 23 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës, ndërkohë që në dosje nuk ka korre-spodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie në rrugë apo mbi projektin infrastrukturor.

mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare kah ruajtjes së konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregun e telefonisë celulare.

Teknologjia 5GRaporti i KLSH është ndalur edhe tek te-

knologjia e shumëpërfolur e rrjetit 5G. Raporti vlerëson se AKEP dhe Qeveria në tërësi nuk kanë kryer një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. “Përfitimet ekonomiko-sociale duhet të ecin krah për krah

me ato të Sigurisë Kombëtare. Implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5-të (5G) në Shqipëri mbart me vete një risk të lartë të thy-erjes së sigurisë së informacionit dhe kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një plan-veprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padisku-tueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mos-disponueshmëria, e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni”, vlerëson KLSH.

1. Ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të paketave të reja për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelekom.

2. Masa e përkohshme merret për një periud-hë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

3. Në rast të moszbatimit të vendimit, ndër-marrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelekom ndëshkohen me gjobë deri

në 10 % të xhiros vjetore.4. Në rast të moszbatimit të masave të për-

kohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5 % të xhiros mesatare ditore.

5. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.

Ja vendimi i Autoritetit të Konkurrencës

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Mungesa e të ardhurave ka ulur nivelin e investimeve në vend

Humbjet në buxhetin e shtetit, grumbullohen 215 milionë euro më pak, problem Tatimet dhe Doganat

Esmeralda HIDA

Arka e shtetit mbylli me 215 milionë euro mangët të ar-dhura vitin që lamë pas. Të dhënat më të fundit të

publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria nuk ka arritur të mbledhë shumën e parashikuar të të ardhurave në planin buxhetor në fillim të vitit 2019. Në total të ardhurat në fund të dhjetorit arritën në 460.3 miliardë lekë, duke ulur menjëherë pritshmëritë për rritje ekonomike. Ndërsa po të bëjmë krahasimin me të dhënat e vitit 2018 sërish të dhënat reale rezultojnë në ulje. Pak javë më parë ministrja e Financave, Anila Denaj, rishikoi në ulje rritjen ekonomike në 2,7 %, po të marrim këtu në konsideratë inflacionin në 1.4% me-satarja e 2019-s, atëherë rritja reale e të ardhurave është negative, prej -1.7%. Në këto kushte ministria përcakton si faktor me ndikim negativ në mos realizmin e të ardhurave Tatimet dhe Doganat. Këta dy sektorë kanë regjis-truar një mosrealizim prej 154 milionë euro krahasuar me planin e caktuar në buxhet. Më konkretisht të dhënat e ministrisë tregojnë se TVSH-ja, zëri që sjell më shumë të ardhura në buxhet, kishte dhe mosrealizimin më të madh të planit, me -19 miliardë lekë. Të ardhurat

DPT vazhdon aksionin për Planin Operacional, 51 shkelje brenda javës

Paketa për mjekët, Manastirliu: Do ketë rritje rrogash dhe lehtësime fiskale

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve vazhdon luftën kundër informalitetit. Për këtë arsye është bërë më intensiv monitorimi në terren nga gru-pet e punës të ngritura në bazë të Planit Operacional 2020. Në njoftimin e fundit DPT tregon se nga monitorimi në terren për periudhën 13–19 shkurt 2020, ka rezultuar se nga 439 kontrolle të ushtruara, janë konstatuar 51 shkelje të legjisla-cionit tatimor. Nga këto biznese shkelës, 6 prej tyre rezultuan të paregjistruara, 9 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e

mos lëshimit të kuponit tatimor, ndërsa 1 tatimpaguesi i janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor, rast përsëritës ky. 10 biznese vazhdonin të mbanin staf me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 sub-jekte “biznes i vogël” dhe 7 subjekte “biznes i madh”. Më tej DPT tregon se3 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 2 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Në këto kontrolle 12 tatimpagues mbanin mallra të padokumentuar.

Rritje rrogash dhe kushte më të mira po planifikon qeveria për mjekët në vitet në vijim. Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi në Konferencën “Mjekë në Diasporë” se qeveria po har-ton një plan të ri për indeksim të rrogave të mjekëve, si dhe plotësimin e kushteve që ata kërkojnë. “Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat financiare, mbështetje për strehim, lehtësi

fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”, u shpreh ajo. Më tej minis-trja foli edhe për një rritje trans-parence për afishimin e vendeve vakante pune, me qëllim mbajt-jen e mjekëve në vend. “Ne kemi hapur një dritare të posaçme për mjekët e diasporës në por-talin “Mjekë për Shqipërinë”, për t’i dhënë mundësi të gjithë mjekëve të njohin vendet e lira në sistem dhe jemi të gatshëm të çojmë përpara bashkë me ju formësimin e paketës së mbështetjes për rikthimin tuaj”, deklaroi ajo.

BSH miraton kërkesën e bankave, tashmë raportim me IFRS

Miratohet kërkesa e bankave për raportim sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Kjo kërkesë, e artikuluar prej shumë vitesh nga bankat tregtare, dhe më në fund Banka e Shqipërisë e ka miratuar atë. Bankat aktu-alisht duhet të kryejnë edhe një raportim të dytë financiar për nevoja të mbikëqyrjes banka-re. Po të bëjmë një krahasim mes dy standardeve ekzistojnë ndryshime thelbësore, të lidhura sidomos me parimet e përllog-aritjes së fondeve rezervë për humbjet nga huatë të bankave

tregtare. Shkrirja e dy stand-ardeve në një të vetme ka qenë implementimi i standardit të ri të raportimit, IFRS 9, dy vjet më parë. Adoptimi i këtij standardi ka përafruar ndjeshëm vlerat e fondeve rezervë me ato të përllogaritura sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas eksperteve të bankës për përsh-tatjen e mëtejshme të bankave për raportim në këto standarde shpesh mund të kërkojë nga këto të fundit rishikim të nivelit të provigjioneve në rastet kur gjykon se ato nuk janë krijuar në nivele të mjaftueshme.

Qeveria do japë lejet e pronësisë dhe shpër-blim financiar në 10 qarqe në vend, menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare. Së fundmi, Këshilli i Ministrave ka vendosur mira-timin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 396 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin fi-nanciar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre. Masa e kompensimit është 5 519,7 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 91 818 426,51 lekë. Ndërkaq numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është: për qa-rkun Tiranë, numri i parcelave ndërtimore është 83 dhe sipërfaqja e përgjithshme në parametra

rreth 18, 6316 m²; për qarkun Elbasan, numri i parcelave ndërtimore është 205, me sipërfaqe të përgjithshme 54, 515 m². Saktësisht për qarkun Gjirokastër, numri i parcelave ndërtimore që pajisen me leje pronësie është 8, me sipërfaqe të përgjithshme plot 2, 684 m². Referuar këtij ven-dimi, numri i parcelave ndërtimore për qarkun Vlorë përcaktohet në 18, me sipërfaqe të përg-jithshme 6.814 m² dhe për qarkun Dibër, numri i parcelave ndërtimore është 45, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme arrin në përmasat 10 582 m². Për qarkun Lezhë, numri i parcelave ndërtimore është 10, me sipërfaqe të përgjithshme rreth 6.745 m² dhe për qarkun Kukës numri i parcelave ndërti-more të pajisura me leje pronësie është 4 në total,

me sipërfaqe të përgjithshme 716 m². Më tej në vendim përcaktohet se për qarkun Korçë, numri i parcelave ndërtimore është 12 me sipërfaqe të përgjithshme rreth 8 796 m². Ndërsa për qarkun Shkodër përcaktohen plot 4 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme 1 619 m² dhe për qarkun Fier, numri i parcelave ndërtimore është 1, me sipërfaqe të përgjithshme 319 m². Nga ana tjetër për një pjesë tjetër territoriale në qarqet Ti-ranë dhe Shkodër, numri i parcelave ndërtimore është 6, me sipërfaqe të përgjithshme 2 465 m². Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozi-cion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Qeveria do të japë lejet e pronësisë dhe shpërblim financiar në 10 qarqe në vend

nga TVSH lanë të papërmbushur arkën duke shënuan një rënie vjetore me 7.7% edhe në raport me arritjet e një viti më parë. Në total, TVSH solli 144 miliardë lekë në buxhet, ose rreth 32% të totalit të buxhetit. Ministria sqaroi se ky mos realizim i normë së të ardhurave është krijuar për shkak të përjashtimit nga TVSH të nënkontraktorëve të TAP, uljes së çmimeve të disa produkteve të impor-

tit, mbylljes së lojërave të fatit dhe zerimi i TVSH-së për produktet bujqësore. Me mungesë të konsiderueshme nga plani-fikimi, prej 4.8 miliardë lekësh paraqiten të ardhurat nga taksat nacionale dhe të tjera, pasi janë mbledhur vetëm 36.4 miliardë lekë si dhe akciza me minus 1.6 miliardë lekë. Po ashtu edhe pushteti vendor ka mbyllur negativisht 2019, pasi rezulton me zbritje 2.6 miliardë lekë në

krahasim me parashikimet e qeverisë.Efektet negative në investimeMangësitë në arkën e shtetit përk-

then në mangësi investimesh nga qeveria për qytetarë. Për shkak se ka mbledhur më pak para nga sa kishte parashikuar, rrjedhimisht qeveria është detyruar të shkurtojë shpenzimet për të mos rritur borxhin. Qeveria ka realizuar vetëm 491.8 miliardë lekë nga 519.5 miliardë

lekë që ishin pritshmëritë, duke penal-izuar kështu edhe investimet e para-shikuara. Të dhënat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e shkurtimeve kanë rënduar mbi investimet publike, zëri më produktiv të shpenzimeve qeveritare, i cili gjeneron punësim dhe rritje ekonomike. Burimet nga ministria pohojnë se, vitin e kaluar qeveria investoi në projektet publike si rrugë, shkolla dhe spitale, 100 milionë euro më pak nga sa kishte par-ashikuar për të kompensuar mungesën e të ardhurave dhe mos lënë hapësira për krijim borxhi, niveli i të cilit shfaqet gjithashtu problematik. Veç investimeve, pjesa tjetër e shkurtimeve ka ardhur nga anulimi i rritjes dhe fondit për politika të reja pensionesh, ndërkohë që një pjesë është kursyer nga interesat e borxhit. Nga të gjitha zërat e shpenzimeve buxhetore, investimet kapitale kishin performancën më negative. Gjatë vitit 2019 shpenzimet në këtë zë ishin 74.9 miliardë, krahasuar me planin fillestare shpenzimet kapitale më 2019 kanë një hendek të lartë prej 12 për qind ose rreth 11,1 miliardë lekë. Ndërsa në krahasim me një vit me parë konstatohen rreth 3.4 miliardë lekë mi-nus. Rënia vjetore me 4.5% e investimeve kapitale erdhi si pasojë e rishikimit me ulje të shpenzimeve në disa projekte që nuk kishin avancuar për shkak të vone-save në kontraktime dhe punime.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT12 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja detajet nga përplasjet mes Tiranës dhe Moskës

Përplasjet Shqipëri-BRSS, ja si mediat ruse e akuzonin Hoxhën se aplikonte kultin e individit, sulme të forta mes dy vendeve

CIA ka zbardhur detaje se si morën fund marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bash-kimit Sovjetik. Aty tregohet

se si u dështua të rrëzohej regjimi i Enver Hoxhës. Po ashtu thuhet se në dhjetor 1962 Moska ndërpreu kontak-tet me Tiranën. Më poshtë tregohen detajet nga dokumenti i deklasifikuar dhe përkthyer nga gazeta.

22 shkurt 1962Faza e re e debatit Kinë-BRSS

Më 2 dhjetor Pravda ruse iu përg-jigj deklaratës së Hoxhës në 7 nëntor, duke mbrojtur Hrushovin nga akuzat dhe duke thënë se Hoxha praktikon-te kultin e individit. Artikulli tha se Shqipëria po përpiqej të shkatërronte unitetin e bllokut komunist prandaj kjo kërkonte sulmet publike ndaj ud-hëheqësve shqiptarë. Pravda shtonte se Shqipëria ka izoluar veten e saj dhe parashikoi prishjen e marrëdhënieve që ndodhi vetëm një ditë më vonë. Më 3 dhjetor Moska ndërpreu mar-rëdhëniet me Tiranën, duke thënë se po rikthente të gjithë personelin diplo-matik, tregtar dhe teknik në Shqipëri, dhe duke kërkuar që Shqipëria të bënte të njëjtën gjë. Por zhvillimet nuk lëvizën as shpejt sa ishte pritur pas këtij veprimi. Në fillim të dhjetorit shtypi sovjetik mbrojti sistematikisht veprimet e Moskës duke përgatitur terrenin për përjashtimin e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës dhe Organi-zata e Bashkëpunimit Tregtar. Por në takimin e kësaj të fundit në mesin e dhjetorit, ku nuk ishin prezentë as Kina e as Shqipëria, nuk u morën masa zyrtare kundër Shqipërisë. Ndërkohë tre vende lindore kishin tërhequr ambasadorët nga Tirana pas Moskës, por prishja e marrëdhënieve nuk u zgjerua më tej dhe një masë e konsiderueshme volumi tregtar vazhdoi të këmbehej mes vendeve të bllokut dhe Shqipërisë. Më tej në shkrimet e saj “Pravda” ruajti një linjë më neutrale në debatin politik mes bllokut, duke mohuar se BRSS kishte hequr dorë nga përpjekja kundër Perëndimit, por duke evituar çështjen delikate të mbështetjes për forcat revolucionare. Prononcimet kineze i mëshonin kësaj pike, duke insistuar se revolucionet nuk i nënshtrohen përpjekjeve të “paqes”. Hrushovi tha në një fjalim në dhjetor se ata që nuk e kuptojnë strategjinë e tij, duke nënkuptuar nevojën e negociatave me Perëndimin, duhet të “qartësojnë trutë”. Na takimin afro-aziatik të partive komuniste në Gaza, kinezët përsëri sfiduan autoritetin sovjetik si në çështjet e procedurës dhe të përmbajtjes, që ishte nga rastet e rralla në frontin komunist që rezultoi e suksesshme. Ndërsa në takimin e Stokholm delegacioni kinez lëshoi një deklaratë të veçantë mbi temat kryesore të takimit, duke theksuar di-nakërinë e amerikanëve dhe nevojën për përpjekje të pandalur për çlirim. Këtu delegacionet kineze e sovjetike gjithashtu u përplasën për çështjen e lëvizjes paqësore dhe çarmatimit, teksa Kina akuzoi se BRSS gabon-te duke iu lutur imperialistëve për

paqe, prandaj duhej forcuar lëvizja revolucionare. Partia sovjetike refuzoi kërkesat publike të Kinës për arritjen e unanimitetit në lëvizje me anë të konsultimeve dhe mohoi se partia shqiptare kishte mbështetje. Por vetë refuzimi i BRSS për thirrjen e konfer-encës komuniste tregon se Shqipëria mund të kishte vërtet mbështetje mes partive të tjera. Komentet sov-jetike flisnin për përgjegjësinë e çdo partie për njohjen e partisë sovjetike si “avangarda” e lëvizjes dhe për de-tyrimin e pakushtëzuar të partive, qofshin ato të mëdha apo të vogla ndaj ndërkombëtarizmit proletar, pra të konfirmimit të autoritetit sovjetik në lëvizje dhe të parimit të rendit mazhoritar.

Rritja e përplasjeveNë fund të dhjetorit kritikat e

BRSS ndaj Kinës u shtuan, me ripub-likimet e artikujve kritikë të Evropës Lindore por mendësinë penguese dhe ndërhyrëse të Kinës në debatin me Shqipërinë. Nga artikujt më të ashpër ishte ai i kreut hungarez Kadar, i cili mohonte se kinezët ishin aq komunistë militantë sa thoshin dhe përshkruante strategjinë e tyre si “asgjë më shumë se një strategji e majtë, aventuriere, pseudo-socialiste, që vetëm abuzon me imperialistët, pa i shkaktuar atyre asnjë dëm”. Kadar thoshte gjithashtu se pozita e majtë përkonte në trazirat fëminore të përshkruara nga Lenini, duke iu referuar tërthorazi dhe raportimeve të pakonfirmuara se Mao Cedung kishte probleme me disiplinën mendore, sidomos vitet e fundit. Dy ditë më vonë një gazetë pro-Pekinit në Hong Kong sulmoi Hrushovin me emër për praktikumin e kultit të individit. Ndërsa Moska reagoi duke thënë se “shqiptarët e degjeneruar” kishin gje-tur protektorët e tyre te Kina por se gjithsesi si ata dhe protektorët e tyre ishin të izoluar. Gjatë kësaj kohe kin-ezët ishin rikthyer të forcat e veta për zhvillimin ekonomik dhje për herë të parë nisën të flisnin për problemet e mbrojtjes kombëtare, që sipas tyre do të zgjidheshin brenda vitit 1961. Më 9 janar partia shqiptare deklaroi

hapur se Hrushovi po rishkruante parimet themelore të marksizëm-len-inizmit dhe po vendoste sanksione që dobësojmë aftësitë ekonomike dhe ushtarake të bllokut komunist. Duke parashikuar veprime të tjera të këtij lloji nga Hrushovi, Shqipëria tha se Hrushovi nuk kishte qenë i aftë të detyronte vendet e tjera të Evropës Lindore të ndaheshin nga Tirana. Në mesin e janarit Kina e Shqipëria njoftuan mbylljen me sukses të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik, pa dhënë shumë detaje. Ndërsa Moska paralajmëroi Pekinin se nuk do të qëndronte e heshtur ndaj devijimeve të disa partive (duke specifikuar vetëm atë shqiptare) dhe duke denoncuar kritikët e strategjisë së bashkekzistencës paqësore. Ajo kërkoi respekt nga të gjitha partitë për deklaratat e përbashkëta të kon-ferencave. Presioni i Moskës ndaj Pekinit kryhej me anë të presionit indirekt ndaj Shqipërisë, dhe presioni ekonomik e politik ndaj stabilimentit ushtarak kinez.

Dështimi i MoskësPor me presionin e saj ndaj

Shqipërisë, Moska i kishte përdorur të gjitha mjetet dhe nuk kishte arritur ta rrëzonte Hoxhën, përveç sulmit ushtarak. Këtë ajo mund të realizonte duke nxitur të tjerë por do të haste në kundërshtimin e Kinës. Ndërsa pre-sioni ndaj Kinës nuk kishte më efektin e dëshiruar dhe mjeti i vetëm i BRSS mbetej traktati i miqësisë Kinë-BRSS ku kjo e fundit zotohet për mbrojtjen e Kinës, por edhe këtu Pekini kishte nisur prej kohësh të adresonte çështjet e mbrojtjes dhe pavarësinë nga BRSS. Në lidhje me presionin ekonomik, Hrushovi në mesin e viteve 1960 mori masën më të rëndë duke tërhequr teknikët nga Kina, por që përsëri nuk solli ndryshim në qëndrimin e Mao Ce-dung. Ne mendojmë se nuk ka shumë shanse që BRSS të përdorë forcën ush-tarake kundër Kinës. Shumë vëzhgues besojnë se Kina dhe BRSS mund të jenë të kënaqura me gjendjen aktuale të ndarjes, pa një prishje të plotë të lidhjeve. Hrushovi mund të vendosë të mos ushtrojë më presion teksa e

kupton se nuk mund të detyrojë Kinën të tërhiqet nga debati. Nëse sovjetikët përdorin forcën kundër Shqipërisë, kjo mund të sjellë prishjen dhe mes Kinës e BRSS, ndryshe kritikat e tërthorta nuk do të rezultojnë në armiqësi të plotë mes tyre.

Disiplina në lëvizjen komuniste Gjatë gjithë vitit 1961 sfida krye-

sore e Kinës ndaj Moskës ishte ajo ndaj autoritetit të saj në kryte të lëvizjes komuniste. Në fillim të vitit dy vendet kishin nisur të shpalosnin interpretime të ndryshme të deklaratave të përbash-këta të lëvizjes dhe Kina kishte dalë tërësisht në mbrojtje të aleatit të saj të vetëm Shqipërisë, në debatin e saj me Moskën. Konkurrenca e Pekinit ishte shfaqur dhe në disa vende të tjera të

vogla komuniste të Azisë si Koreja e Veriut, Vietnami i Veriut dhe Mongo-lia e Jashtme. BRSS insistonte në të drejtën për të bërë përgjithësime për të gjithë lëvizjen dhe sinjalizonte për përjashtime të mundshme të vendeve që sfidonin autoritetin e tij. Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë ato nuk pritej të prisheshin që në konfer-encën e Bukureshtit në qershor 1960. Aty delegacioni shqiptar luajti rolin e mbështetësit të vetëm të Pekinit. Pak kohë pas saj partia shqiptare kishte shtypur një gusht shteti që mesa duket ishte mbështetur nga Moska. Sipas Hrushovit, partia shqiptare në gusht 1960 kishte refuzuar dy herë ofertat sovjetike për bisedime, ndërsa sipas Shqipërisë, në tetor Hrushovi u kishte thënë se do ta trajtonte Shqipërinë si Jugosllavinë. Në konferencën e Moskës në nëntor 1960 delegacioni shqiptar ishte përsëri aleati i vetëm i Pekinit dhe Hoxha denoncoi Hrush-ovin në mënyrë spektakolare. Sipas Hrushovit, edhe në takimet gjatë kësaj konference Hoxha e Shehu kishin refuzuar ofertën për një takim bilat-eral, por më pas kishin pranuar dhe e kishin prishur takimin me qëndrimin e tyre. Sido që të jetë, pas konferencës së Moskës, Ulbricht kritikoi pub-likisht sjelljen shqiptare duke nisur një praktikë që më pas do të ndiqej vazhdimisht nga vendet e tjera. Hoxha deklaroi se nuk do të tërhiqej kurrë për çështjet parimore. Sido që të jetë, pas konferencës së Moskës Ulbricht kritikoi publikisht sjelljen shqiptare duke nisur një praktikë që më pas do të ndiqej vazhdimisht nga vendet e tjera. Hoxha deklaroi se nuk do të tërhiqej kurrë për çështjet parimore. Deri në fund të vitit 1960 të gjitha marrëveshjet tregtare dhe kreditë e vendeve të Lindjes për Shqipërinë ishin anuluar dhe Moska kishte nisur të kërkonte pagesat nga Tirana për kreditë e mëparshme. Gjithashtu deri në fund të vitit 1960, kinezët kishin blerë për Shqipërinë 100 000 ton gru-rë, shumica e të cilit vinte nga BRSS. Gjatë vitit 1061 Shqipëria po merrte statusin e varësisë nga Kina. Në kon-gresin e shkurtit Hoxha rikonfirmoi qëndrimet pro-kineze dhe akuzoi Moskën se kishte mbështetur grushtin e dështuar të shtetit të fillimvitit. Sipas Hoxhës, Hrushovi në mars 1961 kishte deklaruar se BRSS do të ndërpriste të gjitha ndihmat ndaj Shqipërisë, pasi ato jepeshin vetëm ndaj “miqve e vëllezërve të vërtetë”. Në prill kin-ezët kishin rënë dakord të furnizonin Shqipërinë më ndihma ekonomike në vlerën 125 milionë dollarë, thuajse e njëjta shumë që ishte premtuar por anuluar nga BRSS dhe disa vende evropiano-lindore. Në fund të prillit një dokument sovjetik akuzonte se Shqipëria kishte detyruar një grup teknikësh sovjetikë të largoheshin nga vendi prandaj BRSS po largonte të gjithë personelin e saj. Në maj një gjyq publik “spiunësh e tradhtarësh” në Shqipëri u krye vetëm në formë demonstrimi anti-sovjetik, çka u pasua nga largimi i nëndetëseve sovjetike nga Vlora dhe nga tërheqja e person-alit ushtarak sovjetik nga Shqipëria.

Në fund të dhjetorit kritikat e BRSS ndaj Kinës u shtuan, me ripublikimet e artiku-jve kritikë të Evropës Lindore por mendësinë penguese dhe ndë-rhyrëse të Kinës në de-batin me Shqipërinë. Nga artikujt më të ashpër ishte ai i kreut hungarez Kadar, i cili mohonte se kinezët ishin aq komunistë militantë sa thoshin dhe përshkruante strategjinë e tyre si “asgjë më shumë se një strategji e majtë, aventuriere, pseu-do-socialiste...

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Albin Kurti: Projekti për shkëmbimin e territoreve dështoi, por ideja

për të ende nuk ka vdekur

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKryeministri: Dialogu me Serbinë në bazë të parimeve të qarta

Sonila ELEZI

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për gazetën prestigjioze gjermane “Suddeutsche

Zeitung” për shumë tema, por thek-si është vënë në idenë e shkëm-bimit të territoreve, temë që ditët e fundit ka shkaktuar një kakofoni reagimesh për sa i përket edhe Shteteve të Bashkuara. Kreu i ekzekutivit të Kosovës është py-etur nëse plani për shkëmbimin e territoreve ka ngelur përgjith-monë jashtë tryezës së dialogut. “Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”, është përgjigjur Kurti. Kjo përgjigje e tij duket se ka vënë dhe pikat mbi “i” duke sqaruar se Republika e Kosovës është e për-caktuar në kufijtë e saj dhe nuk mund të jetë temë bisedimi me Serbinë çështja e shkëmbimit terri-torial. “Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës”, ka sqaruar Kryeministri. Përveç shkëmbimit territorial, Kurti është pyetur edhe për tema të tjera si për rolin që po luan në Ballkan ambasadori

Julian Assange merr ofertë faljeje nga Trump

Turqi-Rusi, shtohen shpresat për dakordësi mbi Sirinë

Avokati i Julian Assange, ka deklaruar se klientit të tij i është ofruar falje nga adminis-trata e Presidentit aktual Donald Trump, për sa kohë themeluesi i Wikileaks, do të deklaronte me anë të një deklataratë publike se Rusia nuk ishte e përfshirë në hakimin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike. Seanca gjyqësore ndaj tij do të zhvillohet javën e ardhshme ndërkohë që Assange e kundërshton ekstradimin për në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një seance dëgjimore paraprake,

më 19 shkurt, avokati i Assange, Edward Fitzgerald, tha se në vitin 2017-të, ish-ligjvënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Dana Rohra-bacher, e vizitoi Assange, në am-basadën e Ekuadorit në Londër. Fitzgerald i tha gjyqtarit se një avokat tjetër i Assange, Jennifer Robinson, i ka kujtuar se Rohra-bacher kishte thënë se vizitën po e bënte me udhëzime nga presidenti Trump dhe se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme ta falnin, nëse do të thoshte se Ru-sia nuk ishte të përfshirë në publi-kimin e email-eve të demokratëve.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se kishte disa përafrime me Rusinë në bisedimet për rajonin Idlib të Sirisë, por shtoi se diskutimet nuk ishin ende në një nivel të dëshiruar për të ndikuar në vendosjen e paqes në këtë ra-jon. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se forcat turke do të ndërmarrin një operacion "të menjëher-shëm" në Siri, ashtu siç Erdogan kishte kërcënuar më parë për t'i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të

fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar. Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit. Cavusoglu u shpreh optimist se Turqia dhe Rusia do të intensi-fikojnë bisedimet e tyre për sit-uatën në Idlib në ditët në vijim, duke shtuar se Erdogan dhe homologu i tij Vladimir Putin mund të diskutojnë gjithashtu për këtë çështje. Organizatat humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim urgjent.

Gjermani ka mungesë force punëtore, përshpejtohet njohja e diplomaveGjermania ka mungese

fuqie punëtore dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë të huaj për të plotësuar nevojën emerg-jente. Qeveria gjermane po për-shpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj ndaj në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave. Ekono-mia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. “Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të puno-

jmë për mundësinë e ardhjes së tyre”, deklaroi ministri i Punës, Heil. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), 56 për qind të sipërmar-rjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për mo-mentin problemi më i madh i tyre. Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Por kjo mendohet të sjellë probleme në vendet e Europës Lindore.

Miratohet hapja e konsullatës

Shqiptare në Strugë

Xhamajka njeh Republikën e Kosovës

Arrestohet i dyshuari për sulmin me thikë në xhami

Një njeri është arrestuar sot si i dyshuar për tentativën e vrasjes pas goditjes me thikë brenda një xhamie në Londër. Viktima u gjet me plagë të shumta nga shërbi-met e emergjencës në xhaminë e zonës qendrore në Regent’s Park. Zhvillimi ka shkaktuar panik në kryeqyteti vetëm një ditë pas sulmit me motive raciste ekstrem-iste në Gjermani ku një sulmues neo-nazist vrau nëntë njerëz e plagosi dhjetra të tjerë.

Kina raportoi një rënie të rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus, por numri i vdekjeve të të infektuarve vazhdoi të rritet. Shifrat treguan për numër më të ulët të rasteve të reja duke e krahasuar me ato të muajit të fundit. Ndërkohë, Kina tha që të enjten numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 2.129 ndërkohë që 108 ishte numri i të raportuarve ditën e djeshme vetëm në provincën e Hubeit. Richard Brennan, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se Kina po bënte "përparim të jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër kohe", por shtoi se kriza nuk po i afrohej akoma fundit. "Tendencat janë shumë inkurajuese, por ne nuk jemi ende në një pikë kthese", tha Brennan në një konferencë për shtyp në Kajro.

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell është emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara si Drejtor i Zbulimit Kombëtar. Sipas Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani si dhe pozicioni aktual si i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë- Serbi. Drejtori i Zbulimit Kombëtar mbikëqyr gjithë komunitetin e inteligjencës amerikane të përbërë nga 16 agjenci dhe bashkëpunon ngushtë me drejtorin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Meqenëse do të jetë drejtor në detyrë i Zbulimit Kom-bëtar, Grenell nuk ka nevojë për konfirmim nga Senati. Richard Grenell nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë në komunitetin e inteligjencës, por shihet si mbështetës besnik i presidentit Trump dhe politikave të tij.

Koronavirusi, Kina: Ulet numri i të infektuarve të rinj Grenell tani edhe Shefi i Zbulimit Amerikan

amerikan në Berlin, i cili nga Don-ald Trump u emërua në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, për luftimin e korrup-sionit, raportet me Serbinë, për largimin e njerëzve nga Kosova, për krijimin e vendeve të punës dhe për dembelinë e skeptikëve. Mbi marrëveshjen për lidhjen hekurud-hore mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Mynih, Kurti tha se negociatat për marrëveshjen janë bërë nga qeveria paraprake dhe se nënshkrimi i saj nuk është mirat-uar as nga ai si Kryeministër dhe as nga Ministri aktual i Infrastruk-turës. “Çfarë është nënshkruar është një deklaratë për shprehje të synimit, pa shumë detaje. Sigurisht na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore. Por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake,

ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën. Versionin final (të marrëveshjes) nuk e kam parë. As ministri i infra-strukturës, as unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin”, sqaroi ai.

Roli i SHBAKurti ka vlerësuar mes të tjer-

ash edhe rolin e Grenell dhe energ-jinë e re të sjellë prej tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se nuk beson se Grenell ka qëllime të këqija por tani kur Kosova ka qeveri të re, sipas Kurtit negociata të tilla nuk mund të zhvillohen mes presidentëve. “Negociatat duhet të bëhen nga qeveritë e zgjedhura”, ka theksuar Kryeministri. I pyetur mbi pritshmëritë për luftimin e

korrupsionit nga qeveria e tij Kurti e ka konsideruar Korrupsionin si një sistem e jo si një kulturë. Si e tillë Kurti ka shprehur besimin se duhet të jemi optimist për luftimin e tij. Aq më tepër që sipas tij në një studim të publikuar para dy viteve vetëm dhjetë për qind e familjeve të anketuara kanë thënë se kanë paguar ryshfet për ndonjë shërbim publik ndërkohë që në njërin nga vendet fqinje korrupsionin e kanë pranuar 34% e të anketuarve. Kjo e bën të ndjehet besimplotë se lufta ndaj tij nuk është e pamundur. Një nga temat e prekura ka qenë edhe largimi i të rinjve nga Koso-va. “Njerëzit janë të dëshpëruar, sepse politikanët e korruptuar janë bërë njerëzit më të pasur në vend. Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë një votë e zemërimit, por edhe e shpresës. Qeveria jonë do të forcojë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, do të përkrahim talente dhe tregun e punës do ta ndërlidhim më mirë me arsimin. Sigurisht edhe më tutje të rinjtë do të braktisin vendin. Por ne do të punojmë me ngulm që disa edhe të kthehen”, ka thënë Kurti. Në fund Kurti është shprehur dhe mbi mundësinë e bashkimit me Shqipërinë. “T’i lësh njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhte në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente”, ka thënë ai.

Këshilli i Ministrave mira-toi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Në mbështetje të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave ven-dosi hapjen e konsullatës në Strugë, ndërsa shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020,

Mbrëmja e së enjtes ka shënuar një lajm pozitiv për Republikën e Kosovës. Shteti i Xhamajkës është shteti më i fundit që ka njohur pa-varësinë e Kosovës. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në Twitter ku thuhej se Ambasadorja e Kosovës në SHBA kishte konfirmuar se edhe një shtet tjetër iu shtua atyre që e kanë njohur deri tani. Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT14 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese

ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tenta-tivë, ndaj biznesmenit Ervis Martinaj dhe mikut të tij Elion Hato...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa akuzat e ngritura nga prokuroria për tre të pandehurit

Agjentët rus mbërrijnë në Tiranë, ekstradohet ekstremisti

Agjentë rusë kanë mbërritur dje në Shqipëri për të reali-zuar ekstradimin e rusit Rasul Mislaev, i arrestuar rreth një vit më parë nga antiterrori si një terrorist i përfshirë me lidhje me ISIS. Mislaev hyri në Shqipëri si një emigrant i paligjshëm, dhe pasi u arrestua nga antiterrori, Gjykata e Tiranës vendosi për ekstradimin e tij në vendin e origjinës që është Rusia. Ekstradi-mi pritet të kryhet pranë Interpol në orën 01:00 pas mesnatës së sotme në aeroportin e Rinasit. Në Gjykatën e Durrësit ai kërkoi që të qëndronte në Shqipëri, pasi sipas tij, në Rusi i rrezikohej jeta. Rasul Miklaev qëndroi 11 muaj në burg në Kareç të Vorës, pasi akuzohej se i është bashkuar një organizate terroriste. 34-vjeçari i shpallur në kërkim për terrorizëm prezantohej si lojtari legjendar i Argjentinës, Diego Armando Maradona. Ndërkohë që punonjësit e policisë kufitare e kishin etiketuar si “X”, dhe kërkonin shenjat e tij të gishtave.

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, dosja i kalon zyrtarisht SPAK

Vrasja dhe pengmarrja e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK. Mësohet se janë caktuar edhe dy prokurorët që do të hetojnë këtë çështje dhe ata janë Altin Dumani e Behar Dibra. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal. Mes të kërkuarve rezulton dhe Altin Hajri si personi që mori porosinë për rrëmbimin e Jan Prengës nga një telefonatë prej Ekuadorit nga i dyshuari Dritan Rexhepi. Prej rrëmbimit më 17 janar ora 11 e paradites, Jan Prenga nuk ka asnjë kontakt me familjarët ndërsa policia e ka shpallur të vdekur, referuar kamerave të sigurisë sekuestruar në resort ku ai është në pamje kur hyn pasi rrëmbehet në Kamzë. Në qeli deri më tani për këtë krim janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra, i cili u dorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër.

Ngërçi me gjyqtarët, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano ShullazitShtyhet sërish gjyqi në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe

të pandehurve të tjerë, si pjesë e grupit të tij. Shkak për shtyr-jen e seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, është bërë ngërçi me gjyqtarët, pasi nuk është formuar dot trupa gjykuese. Kjo shtyrje vjen për shkak se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk është shprehur ende nëse gjyqtarët e Apeleve të rretheve, mund të gjykojnë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kryesuese e trupës gjykuese të grupit “Shullazi” është Albana Boksi dhe anëtarë Etleva Temo dhe Artur Kalaja, të cilët janë gjyqtarë të Apeleve në rrethe. Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e Shkallës së Parë. Kujtojmë se nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë këta të pandehur, duke dënuar Emiljano Shullazin, me 14 vite burgim, Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Elvis MYRTA

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen e një prej ng-

jarjeve më të bujshme të viteve të fundit që tronditi kryeqyte-tin dhe mbarë vendin. Bëhet fjalë për ngjarjen e ish-Bllo-kut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën rëndë Elio Hato dhe Ervis Martinaj. Një vit e gjysmë pas ngjarjes së rëndë organi i akuzës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur për këtë çështje Marviol Bilon, Ervis Martinajn dhe Ervin Matën. Dosja ndaj këtyre personave i ka kaluar gjykatës, e cila do të vendosi gjatë seancës paraprake nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Për këtë ngjarje nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake, Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinaj dhe mikut të tij Elion Hato. Hato, mori një plumb në nofull dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është dhe ajo e “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Mes personave që është marrë i pandehur rezu-lton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me par-amendim” mbetur në tenta-tivë. Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku besohet se prokuroria ka ngritur akuzën

e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilo të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Ti-ranës. Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në tetor të vitit 2018 në një lokal në ish-Bllok. Si pasojë e këtij konflikti mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç. Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elva-

na Gjata. Por pas hetimeve policia tha se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen. Hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.

NgjarjaNë dosjen hetimore të

Prokurorisë së Tiranës thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqani “Monopol” ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popesku, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të

1.3 ton drogë e kapur në Maqedoninë e Veriut, SPAK nis verifikimet në Shqipëri

Në lidhje me sasinë rekord të kapur dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ka nisur hetimet edhe SPAK. Burime bëjnë me dije se kamioni me 1.3 ton drogë i nisur nga Italia dre-jt Maqedonisë së Veriut, duke kaluar nëpërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, është bërë objekt hetimi edhe në Shqipëri. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë trafik. Sipas burimeve nga organi i akuzës së vendit tonë ekzistojnë dyshimet se në Shqipëri ata

mund të kenë pasur si rol garantimin e kalimit të kamionit me drogë në Han të Hotit, ku është futur nga Mali i Zi dhe në Qafe Thanë ku ka dalë në Maqedoninë e Veriut. Në të dyja pikat doganore kamioni i ngarkuar me banane nuk është ndaluar nga autoritetet shqiptare, për shkak se ai po ndiqej nga DEA amerikane dhe policia italiane për të parë pritësit e mallit. Policia shqiptare sqaroi zyrtarisht se ka qenë pjesë e operacionit dhe ka mundësuar kalim-in e dërgesës në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. “Në operacionin, që synonte

dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Pol-icisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kus-hte të plota sigurie dhe konfidencialiteti. Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë”, thotë Policia e Shtetit në një njoftim për mediat. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe

tretë ka kaluar një automjet dhe personi apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Er-vinit. Ky automjet ka vazh-duar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte nda-luar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Maviol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vëre-het se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Marviol Bilo me qëllimin për ta larguar. Disa minuta pas këtij momenti, në një lokal janë përfshirë në një përplasje me armë Ervis Martinaj, Eljon Hato, Marviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabian Gaxha. Ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondash, ndër-sa pas saj të gjithë personat e përfshirë janë arratisur, për t’u arrestuar dhe dorëzuar njëri pas tjetrit në ditët dhe muajt në vazhdim. I fundit, i cili iu dorëzua autoriteteve, është Ervin Mata, i konsideruar si një person pjesë e konfliktit të nisur, por edhe Mata u la i lirë vetëm një ditë pas dorëzimit.

Përplasja me armë në ish-Bllok, prokuroria mbyll hetimet, merren të pandehur Marviol

Billo, Ervis Martinaj dhe Ervin Mata

është kontrolluar në Itali, ku autoritetet kanë hequr 1299 kilogramë drogë dhe kanë lënë vetëm 1 kilogram. Në Maqedoninë e Veriut pakoja prej 1 kilogram, që kishte brenda edhe një sinjalizues GPS, u kap në një magazinë në Krushopek të Sarajit. “Në fshatin e Krushopek të Shkupit, janë kapur vetëm një pjesë nga sasia e përgjithshme, 1 kilogram kokainë, i cili sipas informatave të para është vetëm një pjesë prej një sasie të madhe që është dashur të përfundojë në shtetin tonë. Janë arrestuar katër persona. Pronari i kompanisë “Baneks” dhe djali i tij, një punëtor, dhe shoferi”, tha ministri i Brendshëm maqedonas. Kompania “Baneks” që kishte porositur ngarkesën me banane, ka importuar 120 herë pemë, e cila në shumicën e rasteve ka ardhur nga Kolumbia dhe një pjesë më e vogël nga Ekuadori.

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Në kërkesën dërguar GJKKO, SPAK kërkon të bllokojë automjetin e blinduar të Lulëzim Berishës si dhe pasuritë e familjes Doçi në Shkodër. Gen-tian Doci është person i shpallur në kërkim, i dyshuar si...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Prokuroria e Posaçme An-tikorrupsion (SPAK) i ka dërguar kërkesat e para Gjykatës së Posaçme të

Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e sekuestruara nga OFL, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Në kërkesën dërguar GJKKO, SPAK kërkon të bllokojë automjetin e blinduar të Lulëzim Berishës si dhe pasuritë e familjes Doçi në Shkodër. Gen-tian Doçi është person i shpallur në kërkim, i dyshuar si organi-zator i rrëmbimit të Jan Prengës. Nga përgjimet rezulton një bisedë e Doçit me Astrit Prengën, të cilin e kërcënon me jetën e të vëllait, nëse nuk kthehej sasia e kokainës. Kujtojmë se tre ditë më parë SPAK i dorëzoi GJKKO kërkesën për sekuestrimin e resortit “Golden”, në pronësi në Altin Hajrit, i cili dyshohet se me urdhër të tij u mor peng në Kamëz dhe më pas u vra në hotelin e tij, ku trupi i 49-vjeçarit u asgjësua. Kërkesa është bërë për një banesë tre katëshe; banesë 2 katëshe; banesë 2 katëshe plus papafingo; një automjet tip Mercedez Benz, prodhim i vitit 2012; një automjet tip BMW i blinduar; një banesë dy kate plus njësi shërbimi; tokë are me sipërfaqe 1541 m2 në Shkodër; truall me sipërfaqe 350 m2. Në deklaratën e saj zyrtare SPAK thotë se rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre.

Pronat e sekuestruara nga SPAK

Katër banesa, dy sipërfaqe trualli tokë arë dhe ndërtimi si dhe dy automjete luksoze dhe të blinduara janë tetë asetet e parë që SPAK konfirmon sekuestron e Operacionit Forca e Ligjit dhe kërkon nga gjykata t'i bllokojë

ato. Janë 8 prona të sekuestruara nga OFL-ja, të cilat SPAK i ka dërguar në gjykatë me qëllim sekuestrimin e tyre. Shumica e pronave të sekuestruara janë në qarkun e Shkodrës, përkatësisht banesë tre katëshe në Shkodër në pronësi të Artan Doçit, banesë dy katëshe në pronësi po të Artan Doçit, banesë dy katëshe plus papafingo në pronësi të Martin Bletës, të dyshuar kryesorë si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Dy automjete, Mercedez Benz prodhim viti 2012 dhe BMW e blinduar, po ashtu kërkohet të sekuestrohen nga gjykata pas sekuestros emergjente që ka ven-dosur më herët OFL. Automjeti BMW i blinduar është në pronësi të Lulzim Berishës, për të cilën avokati i tij, Detar Hysi tha se e ka mësuar nëpërmjet mediave vendimin e SPAK për të kërkuar sekuestro në gjykatë. “Ende nuk jemi vënë në dijeni të vendimit të SPAK për të kërkuar sekuestro në gjykatë. Për çdo veprim do të nd-jekim rrugët ligjore. Kërkesën për sekuestro e mësova nëpërmjet medias, kemi dhënë shpjegimet tona pranë OFL-së”, tha ai. Ndër pronat e tjera janë banesë dy katëshe me njësi shërbimi në

pronësi të shtetasit me inicialet M. D., si dhe tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe truall me sipërfaqe 350 m2, po në pronësi të shtetasit me inicialet M. D., nga Shkodra. Këto asete sipas SPAK i përkasin 5 subjekteve Forca e Ligjit të cilëve më herët u është dërguar formulari dhe brenda 48 orëve janë përgjigjur për t'i justifikuar ato nëse i kanë apo jo të ligjshme, teksa vlera e tyre ekonomike përllogaritet në 20 milionë euro. Pas kësaj kërkesë GJKKO, njo-hur si Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka 15 ditë kohë për t'u shprehur me vendim nëse kjo masë sekuestro është apo jo sipas ligjeve në fuqi.

Të gjitha kërkesat dhe doku-mentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, bën me dije SPAK, ndërsa disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje. Deri më tani policia ka referuar pranë SPAK, 24 subjekte pjesë e Op-eracionit Forca e Ligjit ndërsa rezultojnë të sekuestruara afro 30 automjete luksoze dhe të blin-duara, të cilat po i nënshtrohen vlerësimit nga SPAK.

Disa ditë më parë SPAK kërkoi sekuestrimin e kompleksit “Golden”

SPAK pranon dosjet e OFL, kërkohet sekuestrimi i pasurive të Doçajve të Shkodrës

dhe makina e blinduar e Lulzim Berishës

Tentoi të shpëtonte mësuesin e akuzuar për ngacmim seksual, pranga avokatit

Pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga profesori Agron Bego në Fier, në prangat e policisë ka rënë avokati i këtij të fundit. Men-jëherë pas videos së publikuar në emisionin “Stop” mbrëmjen e djeshme, policia ndaloi avokatin Niko Bega, 53 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet për veprën penale “Kor-rupsion aktiv”, ndërsa 53-vjeçari akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit, i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”. Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme. Emisioni investigativ “Stop” trans-metoi dy ditë më parë avokatin e profesorit Agron Bego, Niko Bega, të filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshonte dëshminë.

Shpërndante drogë në lokal, arrestohet pronari dhe një klient

Kapja e 1.2 ton kokainë në Greqi, arrestohet një tjetër shqiptar

Një shqiptar është kapur në Itali, për llogari të Interpol. Ai ishte shpallur në kërkim për ngarkesën 1.2 ton kokainë të kapur në Greqi më 25 janar. Gjatë operacionit u arrestuan 8 persona, nga të cilët 6 shqiptarë. Droga kishte një vlerë nëse do të shitej në treg, prej 60 milionë euro. Kreu i bandës së trafikut ishte shqiptari, Sandër Pema. Prej 3 shkurtit shqiptari i prangosur sot, sipas ANSA, jetonte në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi dyshohet se ka transportuar kokainë nga Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore me jaht drejt Europës. Pas arrestimit shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do t’i dorëzohet autoriteteve greke. Madje aktiviteti i tij shtrihet prej disa vitesh nga shtatori i 2018 deri në janar të 2020. Më 25 janar u arrestuan shqiptarët Sandër Pema, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Në Agrinjo të Patras, shqiptarëve dhe dy shtetasve marokenë iu kap sasia prej 1.181 ton kokainë.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në lokale, duke u vë në pranga një person. Nga ana e Policisë së Beratit, mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, u vu në pranga shtetasi me inicialet A. Z., 48 vjeç, banues në Mbrakull, Poliçan. Arrestimi i tij u bë, pasi shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ush-truar në lokalin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli u konstatua se 48-vjeçari nuk lëshonte kuponë tatimorë për klientët e lokalit të tij. Po gjatë këtij kontrolli, njërit prej klientëve të lokalit, 28-vjeçarit me inicialet E. Q., banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” .

OFL kërkesë Altin Lamajt dhe Eduart Dushkut për justifikimin e pasurisëOperacioni Forca e Ligjit i ka dërguar

dje formularët për justifikimin e pasurisë dy personave me rekorde kriminale, për të pro-vuar ligjshmërinë e pasurisë së tyre. Përmes zëdhënëses së saj, OFL i ka kërkuar dje për të plotësuar formularin e pasurisë Altin Lamajt dhe Eduart Dushkut. Sipas policisë Lamaj me banim në Tiranë, rezulton i dënuar në vendin fqinj për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Gjithashtu iu kërkua që të provojë pasurinë edhe Eduart Dushku, me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Këta perso-na janë personazhe të njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare dhe si subjekt i Ligjit Spe-cial, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Ndryshe nga ditët e tjera ditën e djeshme zëdhënësja e OFL, Eljes Breca u shfaq në komunikim për mediat, teksa në sfond shiheshin makinat luk-soze të sekuestruar në kuadër të aksionit për goditjen e pasurive të krijuara me të ardhura nga aktiviteti kriminal. Ditën e djeshme Policia e Shtetit ka publikuar për herë të parë pamje nga makinat superluksoze të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit. Ato u sekuestruan nga operacioni i Policisë së Shtetit të shtrirë në të gjithë qytetet e vendit sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”. Ky aksion i ndërmarrë

nga Policia e Shtetit u bë në një kohë kur OFL ka lëshuar formularë auto-deklarimi dhe ka sekuestruar pasuritë e disa prej personave të skeduar apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale. Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela; Plarent Der-vishaj; Dash Gjoka; Emiljano Hysenaj; Lulzim Berisha; Edlir Hysenaj; Altin Hajri; Ardian Capja; E. Doçaj; Saimir Taullau; Ben Qimja; Durim Bami; Landi Muharremi; Bardhok Pllanaj; Alberto Lamaj; Dritan Dajtit; Xhevdet Troplinit; Emiljano Shullazit; Gjergj Cukalit; Gazmend Mahmutajt; Edison Çobos; Ervis Martinajt; Arben dhe Valentino Kaçorrit; Atin Lamajt dhe Eduard Dushkut.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

16 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

Pas marrëzisë kole-ktive dhe kolosale të koncesioneve me formulën partneritet

publik-privat (PPP) në shumë akse rrugore të vendit gjatë viteve 2017-2018, duket se gjendja po normalizohet. Koncesionet PPP ishin kon-trata të përgatitura keq, me tejkalime zërash në shpenzime, me rrezikun që i ngelej pothuajse i tëri Buxhetit të Shtetit. Një pjesë e tyre erdhën në formën e ofertave të pakërkuara nga vetë biznesi. Të gjitha PPP-të në rrugë u dhanë çuditërisht vetëm me pjesëmarrjen e kompanive ndërtuese vendase. Ndërkohë që shumat e përfituara do të kishin bërë të interesuara shumë kompani të huaja, madje edhe gjigande, që veprojnë në rajonin tonë dhe që natyrshëm do të kishin blerë do-kumentat e tenderave PPP për të konkurruar. Dhe oferta e tyre do të kishte qenë shumë serioze, duke garantuar kosto të ulët dhe cilësi në punime. Mirëpo jo, si me magji, ato

Nga Pandeli BARDHI

…Sepse atje ku qëndron zemra, është karrigia e tij, për të cilën po sakrifikon kaq shumë megjithëse i mbetur edhe “i vetëm trim në luftë”! Presidenti, ndodhet në agoni të plotë, kjo është e vërteta. Ajo ç’ka nuk dihet është se sa do të zgjasë kjo agoni. Të gjithë “fishekët” i mbaruan, të gjithë i shkrepi në “ajër” pa mundur as të trem-bë dikë. I shkrepi thjesht ashtu për të treguar që “unë jam Presidenti”. Edhe “armët” e tij të fundit janë dekretet, të cilët, megjithëse i kanë mbetur si “koburet me ujë”, përsëri kërcënon: “Parlamenti dhe mazhoranca me ligje dhe unë me dekrete, të shohim kush do të dali më i fortë”. I hapi ndoshta për të fundit herë dyert e “kështjellës” së tij për gazetarët. Të gjithë kujtuan që do të ketë shumë fakte, shumë ar-gumenta për të mbrojtur Kushtetutën nga “hordhitë” që po sulmojnë “kështjellën” e tij. “Do të ketë shumë “armë” dhe me siguri do të ketë edhe “viktima””, menduan gazetarët. Mbasi u uroi atyre mirëseardhjen në “kështjellën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë”, presidenti u shpreh: “Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për vep-rimtarinë kriminale të tij (Ardian Dvoranit) gjatë kryesimit të KED për 2019, si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kuoru-mit të Gjykatës Kushtetuese, atij duhet t’i ndalohet ushtrimi veprimtarisë kriminale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kap-jen e Gjykatës Kushtetuese; t’i ndalohet vep-rimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ia ruajë vetes”. Përshtypja e të gjithëve, ishte e njëjtë. Gjithçka ishte fantazi e sëmurë e presi-dentit, edhe “hordhitë” që ai i shihte nga “vrima e çelësit” të “kështjellës” ishin vetëm fantazma që atij i dalin edhe në ëndërr dhe askënd nuk kishte dalluar përveçse Dvoranit, që ai e quan një “të pandehur”, si president dhe “trup gjykues”që është. Bisha është plagosur “brinjë më brinjë” dhe atëherë kur ajo plagoset, përbën rrezik për të kafshuar. Ndryshimi i tij nga një “bishë e plagosur” është që nuk qëndron i lirë në pyll, por në “kafazin” e tij prej ku “hungërin”, “përpëlitet”, “godet” me grushta e me hundë në eter. I tillë ngjante mbrëmë me gazetarët, të cilët e “karfosën” pas “mureve të Kështjellës”. “Më fal, më fal më fal më f...”, nuk tregonin falje por shprehnin “lajthitjen” e tij. Nuk bën më fjalë për flijim, nuk bën më fjalë as për t’u bërë

Lamtumirë PPP, mirësevjen BOT!

Me Kushtetutën në “zemrën” e anës së djathtë…

u tërhoqën, duke i kuptuar qartë garat PPP, të komprometuara dhe të pabesueshme për ta, ende pa filluar. Një nga kontratat PPP tipike kancerogjene për interesat e të gjithë ne si taksapagues të këtij vendi, ishte ajo për aksin rrugor Thumanë-Kashar, 21 km i gjatë dhe i fituar me çmim 226 milionë euro nga një kom-pani vendase. Kjo kompani kishte paraqitur një ofertë të pakërkuar në kohën e artë të pranimit të këtyre ofertave vrastare (deri në tetor 2019). Shto miell e shto ujë, në përmbyllje të kontratës, çmimi kishte fluturuar sipër në 485 milionë euro. Një rritje e përbindshme, tamam si e metastazave të kancerit. Koncesioni PPP Thu-manë-Kashar, u anulua nga qeveria në janar 2019. Kontraktuesi privat e hodhi qeverinë në gjyq dhe kjo e fundit e fitoi gjyqin në shkallën e parë. Me këtë dokument, me kurajo, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës përgatiti doku-mentat e tenderit dhe brenda një jave synon të hapë ankandin, ku do të ofrohet në kuadër të segmentit rrugor Milot-By Pass i Fierit, 102 km i gjatë. Pra, në të do përfshihet edhe aksi rrugor ish-PPP, Thumanë-Kashar. Kësaj radhe, jo me formulën PPP, të rrezikshme dhe gati ogurzezë për financat tona publike, por me

Avni Rustem, as për t’u bërë Mic Sokol, as për të vepruar si Salvador Alende. E kam thënë, tha, qysh në mars të vitit të kaluar në Pogradec. Nuk kisha ndërmend të kujtoja Pogradecin por meqë ma kujtoi vetë. Në deklaratën e tij më 20 mars të vitit të kaluar nga qyteti i Pogradecit, paralajmëroi rrezikun e kthimit të trazirave si në vitet më të vështira të Shqipërisë. Një lloj kërcënimi që as opozita deri atëherë nuk e kishte artikuluar përveç Sali Berishës. Më tej, Presidenti vazhdoi si për të na bërë ne qytet-arëve që të lotojmë, “se është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij duke u vetëvrarë” në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike, që sipas tij mund të thellohet edhe më tej. Do ta bënte këtë veprim, të njëjtë me atë që bëri presidenti i Kilit në vitet 1970-1973, Salvador Allende që u vetëvra si sakrificë ekstreme kundër instalimit në pushtet të një junte ush-tarake. Me mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Rama dhe liderit opozitar Basha, presidenti thotë se ata po sakrifikojnë vendin në një krizë gjithnjë e me të thellë për karrigen e tyre. Zgjidhja është vetëm përmes dialogut - tha ai dhe nëse kjo arrihet paraprakisht, atëherë ai është i gatshëm të lërë të lirë edhe vendin e presidentit për t'i hapur rrugë zgjidh-jes. Asnjëherë Shqipëria nuk ka kaluar kriza të tilla si po kalon gjatë mandatit të këtij pres-identi, i cili ka shkaktuar vetëm kaos dhe anarshi. Për çudi, jo vetëm nuk jep dorëheqjen, jo vetëm që nuk (mos o zot) vetësakrifikohet, por gazetarëve, ju përgjigjet: “Së pari është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e shohin gjithë shqiptarët. Po të bënte gjëra më të mira, s’do largoheshin nga Shqipëria 8 shqiptarë, kur nga Serbia largohet një serb. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe nga detyra e misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën”. E thënë më troç, edhe “malet të përmbysen, edhe deti të thahet, edhe bota të bëhet varr” Ilir Meta, nuk lëviz nga Kështjella e tij, sepse “mbron Kushtetutën”. Kushtetutë të cilën e ka shkelur sa e sa herë, po hajde e mbushi mendjen se... Ai nuk e quan për gjë, të sulmojë cilindo që i del përpara, pavarësisht nga funksioni që ka. Edhe Komi-

atë klasike BOT (ndërto-vepro-transfero, nga anglishtja Build-Operate-Transfer). Kjo qasje nuk e ngarkon Buxhetin e Shtetit me rrezikun dhe harxhet e përballimit të kostos së ndërtimit. As edhe nuk shton pagesën tejet të kripur dhe të rëndë plumb të koncesioneve e PPP-ve të deritanishme prej 120 milionë euro vetëm për këtë vit. Rruga do të ndërtohet me riskun e privatit, por do të jetë me pagesë, do të ketë tra. Kjo, sepse qytetari do të zgjedhë mes një rruge më të rehatshme dhe të shpejtë si autostrada e re dhe rrugëve të deritanishme me kthesa e devijime. Si kudo në botë. Paketa e rrugëve PPP po tregohet fatale për buxhetin. Rriten pagesat e saj çdo vit. Parashikohet që rekordi i pagesave për koncesionet dhe projektet PPP të arrijë në vitin e ardhshëm. Segmenti Milot-By Pass i Fierit përfaqëson projektin më të gjatë rrugor të përgatitur ndonjëherë në Shqipëri. Ky segment është pjesë e rëndësishme e kor-ridorit Adriatiko-Jonian, një projekt gjigand i Bashkimit Europian, që nis nga porti i Triestes, vijon në Kroaci, Mal të Zi dhe përfundon në Kallamata, Greqi. Ky korridor do t’i japë mundësi ekonomisë sonë, sidomos turizmit që të zhvillohet shumë më fort se sa deri tani.

sionin e Venecias, që e quan “Luani i Artë”, nuk e ka për gjë që ta sulmojë. Le të kujtojmë para pak ditësh intervistën që ai i dha “Zërit të Amer-ikës”, ku Komisioni i Venecias e shkruante të zezë mbi të bardhë, sipas të cilit: “Presidenti kishte kaluar kompetencat përsa i përket shfu-qizimit të dekretit për zgjedhjet lokale”. Këmbëngulja disa herë e gazetarit për këtë të vërtetë, ishte e kotë përpallë një inatçiu që as nuk sheh dhe as nuk i dëgjon ato që nuk i pëlqe-jnë atij. “Nëqoftëse çmendet Komisioni i Vene-cias, unë, nuk kam ndërmend të çmendem”, deklaroi presidenti. Ai edhe ambasadorët e huaj i quan rrugëçë e vagabondë. Të gjithë i sheh si “armiq”, të gjithë punojnë kundër tij dhe vaj medet sikur të bjerë edhe i vetmi “luftëtar” që ka mbetur në “fushën e betejës”, ç’ka për të na gjetur ne... Fantazon Presidenti sikur po i bëhet “grusht shteti”, sikur po instalohet “junta ush-tarake”. E thirri për këtë edhe “kryekomandan-tin suprem” të opozitës, Bashën si “ekspert” që është dhe eksperiencën e madhe që ka në shpartallimin e “grushteve të shtetit” dhe i kërkoi bashkëpunim. “Kryekomandanti” dha sqarime më të hollësishme për “grushtin e shtetit” ku sqaroi: “Grushti i Shtetit, nuk bëhet sot me tanke dhe topa, por me shërbëtorë të bindur të qever-isë dhe sistemit të drejtësisë”. Paskan ndryshuar strategjia dhe taktikat e grushtit të shtetit sot. Këtë, “kryekomandantit suprem” Basha, ja ka shpjeguar Komandanti i Përgjithshëm Ilir Meta kur e njohu atë me “faktet tronditëse”, aq sa edhe “kryekomandanti” Basha u ndie i tronditur dhe menjëherë thirri vartësit e tij, Shehin, Ndokën, Mediun. Nuk e thirri në takim atë që e ka shumë për zemër kryengritjen e armatosur dhe rrëm-bimin e armëve. Dekrete si ai i 13 tetorit të vitit të kaluar, kur të gjithë, i madh e i vogël, u vunë në rresht për të votuar. Mësojmë edhe “gjëra të reja” lidhur me “grushtin e shtetit”, sipas të cilit, Ilir Meta do ta shpartallojë atë me disa dekrete që do të dalin si “fishekzjarrët” njëri pas tjetrit nga ballkoni i Presidencës. Mbahu burrë e mos u tut! Ilir Meta, ka vetëm një merak, atë të mbro-jtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve, që i ka “xhan” e i ka “shpirt” dhe për këtë do t’i ruajë ata nga “grushti i shtetit” apo “puci” që po bën Rilindja dhe Partia Socialiste. Nuk merret ako-ma vesh nëse kemi të bëjmë me një “grusht shteti” apo me instalimin e një “junte ushtarake”. Lum si ju o qytetarë që keni këtë farë burri që

Turistët perëndimorë që përfitojnë nga paketat turistike të Kroacisë, Greqisë apo Malit të Zi, me lehtësi do të mund të shtojnë dy-tre ditë të programit të tyre edhe për vizitën në Shqipëri, në sajë të infrastrukturës së re rrugore. Dhe do të jetë e paharrueshme për ta, për shkak të larmishmërisë së jashtëzakonshme që kanë destinacionet dhe ofertat tona turistike. Mi-lot-By Pass i Fierit do të sjellë turizmin shqiptar në dritën që meriton për shpurën e turistëve evropianoperëndimorë nga Gjermania, Zvicra, Holanda, madje edhe nga vendet skandinave, që parapëlqejnë udhëtimet me makina, rulo apo autobuzë për në rivierat adriatike, joniane dhe egjejane. Gara për këtë segment, e cila do të hapet pas një jave, ka një kosto orientuese 500 milionë euro. Vetëm 15 milionë euro më shumë se kosto e tej fryrë e ish-aksit PPP Thumanë-Kashar, ndërkohë që segmenti me formulën BOT është pesë herë më i gjatë se aksi PPP! Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës shpreson të ketë shumë kompani të huaja këtë herë në garë, njëlloj sikurse ka mbi 20 kompani të huaja që kanë blerë dokumentacionin e ankandit të Parkut Fotovoltaik të Divjakës, të hapur katër javë më parë.

ju mbron nga çdo e keqe që mund t’iu vijë nga ndonjë “grusht shteti” apo ndonjë “juntë ush-tarake”. Kushtetuta e përcakton atë si “simbol i unitetit”. Për të justifikuar këtë përcaktim që i bën ky nen i Kushtetutës, as që ka marrë mun-dimin të bëjë diçka në këtë drejtim. Si “simbol i unitetit” ka bërë atë që të rreshtohet në krahun opozitar, siç po e tregojnë edhe veprimet e tij të çartura të kohëve të fundit. Për të mos përmen-dur dhjetra e dhjetra fakte të tilla, po përmendim vetëm njërin prej tyre, atë të rreshtimit të tij me protestuesit që ishin kundër mendimit të mazhorancës për të prishur ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Kishin protestuesit apo nuk kishin të drejtë është punë e tyre, por ky si president ç’kërkon atje, përderisa Kushtetuta ja ka për-caktuar vendin ku e ka, në atë që ai e quan “kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë”? Disa pushtete vendorë kanë mbetur pa drejtues. Kjo nuk e shqetëson presi-dentin sepse me siguri justifikon nenin e Kus-htetutës si “simbol i unitetit” dhe jo i anarshisë. E çfarë janë këto përpara karriges së tij që po i lëkundet? Asgjë! Siç shihet qartë, edhe “uji” edhe “dritat” edhe “ushqimi” “kështjellës” presi-denciale i janë prerë. Kështu i fantazon ai dhe kërcënon me dekrete e zhurmon, por nuk thotë as edhe një fakt të vetëm përveçse përmend disa “mafiozëve që kërkojnë t’i marrin kompe-tencat me në krye Dvoranin” për të cilin shpre-het që ky “i pandehur” nuk duhet të vazhdojë më për të vazhduar aktin e tij kriminal, atë të heqjes së kompetencave të Presidentit. Ka një bazë e gjithë kjo “çartallosje” e opozitës dhe ajo ç’ka i ka trullosur të gjithë është ndihma dhe solidariteti që treguan të gjitha shtetet për Shqipërinë. Këtë ndihmë, e paraqesin si “tron-ditje” për popullin shqiptar, sipas të cilëve, “këto kredi do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë”. Sa e duan Shqipërinë dhe popullin shqiptar këta “çakej”, që nuk po lënë gjë pa bërë për të dëmtuar sa më shumë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Po kur të vijë muaji maj dhe Shqipëria, “vaj medet” të marri vizën për anëtarësimin në BE, si do t’u vejë halli këtyre të “çartallosurve”? Mirë do të ishte të marrin atë ditë mjekë neuropsikiatër dhe kardiologë sepse kush e di ç’do të ndodhë kur të marrin vesh që “puçistët” të marrin mer-itat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke ua hequr nga duart këtyre “luftëtarëve”.

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

I kaluam dy ditë të "mëdha" dhe "historike", ku një shoqëri që akoma nuk ka zënë mend vazhdon ti

përtypë në orët e drekës dhe darkës, bashkë me ushqimin e përditshëm. Dita e parë ishte vendimi mbi përballjen ndaj "grushtit të shtetit" që presi-denti Meta i thotë revolucionit të tij me firma dhe demonstrim në 2 mars dhe dita e dytë, përvjetori i rënies së shtatores të Enverit në shesh. Dita e parë që ishte momenti "grusht shteti" e që atyre që e kanë sajuar si definicion nuk ju shkon mendja sëpaku ti thonë "puç shteti" kishte të bënte me idenë e presidentit të zgjedhur nga socialistët, të cilët tashmë me anën e Ramës si propozuesi kryesor i Metës, po i bënin "grusht shteti" atij që kishin zgjedhur President. Jo nuk është lojë fjalësh, është pikërisht ajo që lexohet qartë mbas letrave të pikave që përbënin dhe shkeljet e mëdha të maxhorancës sipas presi-dentit. E ky "grusht shteti" që shtetin e shikon jashtë maxhorancës dhe PS-së, dhe afër vetes LSI-së dhe nganjëherë dhe PD-së kur ka nevojë për ndihmë njerëzore, nuk specifikohet se nga ku nis. Ose nuk shpjegon realisht se pse një president i zgjedhur nga PS, me dekret largoi po një dekret, që kishte dekretuar vetë presidenti.

Nga Bardhyl BEJKO

Një konferencë në ditë edhe dy, në raste të veçanta. Kjo është axhenda

mediatiko-politike-shtetërore e Shkëlqesisë së Tij, Presiden-tit, Ilir Meta. Seç ka një ngutje të jashtëzakonshme për të nxjerrë popullin shqiptar në rrugë për të sulmuar Par-lamentin dhe qeverinë me objektiv për të shpartalluar “grushtin e shtetit”. Ne nga per-iferia nuk e kuptojmë, ku dhe si po do ndodhë. Sipas përvojave të vendeve tradicionale, që qeveritë ngjiten dhe zbresin me grusht shteti, në republikat parlamentare, betejat zhvillo-hen kundër Parlamentit pasi andej burojnë presidenti, ekzekutivi, drejtësia e tërë organet ligjore të shtetit. Shqipëria nuk është juntë po Republikë Parlamentare. Presidenti në dy mars, do thërrasë popullin, gjithë shqiptarët për të pagëzuar besëlidhjen më të re e më të madhe të kohëve. Ashtu si Skënderbeu në Lezhë apo shekuj më vonë në Prizren, në Vlorë në 1912 për shpalljen e pavarësisë dhe në besëlidhje të tjera për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ka pasur shumë besëlidhje në historinë shumëshek-ullore të Shqipërisë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme të shekullit të njëzetë e një. Në qendër të tyre, gjithnjë, kanë qenë interesat madhore të kombit shqiptar. Sa herë në his-tori është vënë në rrezik ekzistenca e kombit tonë, burra të shquar, prijës legjendarë, ata që kanë dhënë jetën e kanë derdhur gjak, që kanë shkrirë pasurinë për të bërë Shqipërinë, e jo Shqipërinë për pasurim, individë fisnikë, atdhedashës, të ndershëm, të papërlyer, duke shmangur çdo interes personal apo afera për pushtet, larg pazareve dhe mbrojtjes personale, kanë ngritur në këmbë nga jugu në veri, kom-bin dhe u kanë prirë në beteja për të shpëtuar trojet tona. Historia e kombit tonë është e tejmbushur me ditë lapidare, të panumërta, të gdhendura në kujtesën e vendit dhe popullit. Janë besëlidhje që vërtet janë bërë për ideale të mëdha dhe kanë gjetur mbështetje, jo vetëm brenda trojeve tona, po kudo që kanë jetuar shqiptarët. Sot gjendemi para një thirrje të

Shtatoret e gjalla të "atij" e pastaj "princat" e besëprerjes!

Opozita do mbushë sheshin, presidenti do vulosë dekretin

Po pra, që paska të drejtë të nxjerrë dekrete mbi dekrete që neutralizojnë njëri pas tjetrit veprimin. Nuk shpjegon se pse nuk nis ky "puç shteti" kur zgjedhjet e parashikuara dhe dekretuara nga presidenti, me një dekret tjetër largohen për të dekretuar në kurriz të Kushtetutës, politikës ndërkombëtare dhe njerëzve që të kanë zgjedhur në postin e lartë - e na niska te Dvorani?! Pse nis "puçi shtetit" te manovrat e maxhorancës që njerëzit e drejtësisë së sabotuar (edhe nga presidenti dhe opozita) të betohen edhe jashtë presidentit dhe nuk nis te ndryshimi i qartë nga Presidenti i Shqipërisë në kryetar të LSI-së dhe opozitës mbasi ke marrë votat nga socialistët?! Si mund të besojnë si ndërkombëtarët dhe ne vdekatarët këtu poshtë se presidenti është në "besim të mirë" kur ka marrë votat e Ramës për tu bërë president dhe tani e quan "grusht shteti" atë?! Si janë vetëm grusht shteti veprimet e max-horancës dhe nuk është "puç shteti" dalja haptas dhe në mënyrë antikushtetuese e Presidenti në një anë të politikës duke u shndërruar në militant, kryetar partie dhe deri në arrivizmin e paraqitjes si kryetar i opozitës!? Mirëpo këto mrekulli poli-tike te ne vijnë, sepse është pikërisht faji i asaj dite kur shqiptarët hodhën me lejen e Ramiz Alisë vetëm shtatoren e Enverit! Po pra, kur ja kishin liruar bulonat një natë përpara. Kështu është kur "mentorët" e kapitalizmit më të shpifur dhe demokracisë më të përdhunuar në Europë, ose shtetit më katrahurë lirie dhe demokracie, shtetit

Presidentit të Republikës për një besëlidhje të re, atë të dy marsit, ku siç deklaroi presidenti, do jetë dita e madhe, ku do të jetë jo populli i whatsapp-it, po shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, bindjeje politike, krahine e ideje. Duket sikur jemi para Konferencës së Pezës, ku PK, organizoi takimin me të gjithë faktorët politikë për bashkim kombëtarë kundër pushtuesve nazifashistë. Historia e Pezës dihet. Është e njohur mbështetja mbarë popullore e asaj kohe. Po sot nuk jemi në të njëjtat pozita. Jemi vend pa pushtues, nëse nuk konsiderohet e tilla qeveria e Shqipërisë, organet e institucionet legjitime të zgjedhur me votë dhe presidenti i vendit, i zgjedhur me votën e socialistëve, pa asnjë votë nga ata që sot kërkon t`i paraqesë si mbështetje në betejën e tij për shpëtimin nga grushti imagjinar i shetit të qeverisë dhe oligarkëve. Sipas parashikimit presidencial, pritet që në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të jenë të gjithë shqiptarët dhe Rama e tërë ata që ka pranë, ministra, këshilltarë, pse jo edhe ndërkombëtarë duhet të veshin poture të gja-ta, se mos u shpëton nga frika e protestuesve të Metës. Prisnim që presidentit të mblidhte popullin, të na nxirrte në rrugë për probleme madhore, si p.sh. luftën kundër krimit. Dhe do i thoshim, po! Për emergjencë kombëtare, rindërtimin e banesave dhe strehimin e pop-ullit për ta larguar nga çadrat, ku është duke dimëruar me vështirësi. Prisnim të na ftonte për të festuar kontributin europian për donacionet e kreditë edhe pse ai e konsideron këtë, si një rutinë pa vlerë që u jepet edhe vendeve diktatori-ale. Konferenca për mediat e presidentit pritej të ishte një thirrje popullit për të qëndruar syçelët në betejën kudër krimit dhe çdo paligjshmërie në mbrojtje të OFP dhe aksionit të ndërmarrë nga shteti shqiptar. Dhe së fundi, prisnim që të na thërriste në një solidaritet të gjithanshëm për të mbështetur plotësimin më së miri të kushteve të caktuara nga Europa për të ecur drejt integ-

më të padrejtë në Europë, lejuan hedhjen e shta-tores së Enverit dhe ngritjes së disa shtatoreve të gjalla tipike pasuese dhe trashëgimtare e ndoshta akoma më keq se sa Enveri që janë Sali Berisha, Meta, Rama, Basha dhe një dorë servile e tyre e klikës politike pasuese që ka tre dekada që bën shumë më tepër dëme se sa shtatorja e Enverit. Të dalë nga ai moment gënjeshtar e një rrëzimi shta-toreje, që mbushi vetëm sytë e shqiptarëve dhe zbrazi trurin e tyre nga e vërteta në demokraci për diktaturën dhe regjimin, por dhe për aftësinë e shqiptarëve për të bërë me jetën e tyre lojën e madhe të rregullave në pikërisht demokraci. Atyre "mentorëve" ju duheshin pikërisht ata që brohoritnin për rrëzimin e shtatores së Enverit, por që në zemër kishin "atë" dhe veprimet e tij si politike dhe kriminale. E këta soj njerëzish u bënë kryetarë partish politike, kryetar shteti dhe kryeministra, të cilët kanë tre dekada që shtatoren e gjallë e luajnë vetë në çdo moment, që kjo shoqëri akoma demete i ka lejuar të bëjnë si lapidare dhe shtatore politike të tyre në histori. Të tillë individë kanë krijuar ‘96-ën, ‘97-ën, ‘98-ën dhe piramidat apo dhe Gërdecin e 21 Janarin, por dhe çdo grabitje e rrënim të ekonomisë shqiptare. Të tilla shtatore të gjalla kanë prishur çdo zgjedhje politike e vendore dhe çdo votë të shqiptarëve. Tani krye opozitari që zbulon "grusht shteti" te ai që e bëri President të Republikës - kërkon një "besëlidhje" të re sipas modelit të Kastriotit. E me kë do ta bëjë këtë “Besëlidhje”? Me "princat

rimit në BE me qëllim që maji i Zagrebit, të hapi dritën jeshile për Shqipërinë dhe më në fund të çelet porta e BE-së dhe të krijohet mundësia që vendi ynë të ulet në tavolinën e Europës për të bërë një rrugë të gjatë deri në plotësimin e kus-hteve. Po jo! Thirrja për grumbullim të paparë dhe mbushja e shesheve dhe bulevardit për t`i kthyer popullit, gjithë institucionet që janë buzë këtij bulevardi, pra gjysmë Parlamentin e qever-inë e oligarkëve dhe krimit, Gjykatën e Lartë, Kushtetuesen, policinë, t`u merren atyre që janë brenda dhe t`iu jepet atyre që gjenden në pritje jashtë pa votë, opozitës që mbështet presidenti. T`i delegohet popullit përmes aksionit që na fakt është grusht shteti real i mirëfilltë,i lexueshëm edhe nga fëmijërorët dhe jo imagjinarë apo i supozuar. Presidenti, me këtë thirrje nuk dimë nëse është në zbatim të detyrës së tij, si garanti i unitetit kombëtar, kryekomandant, kur kërkon të ngrejë në revoltë mijëra qytetarë kundër një pjese tjetër edhe nëse janë disa mijëra? Po në mbrojtje të postit të tij dihet se është. Kjo thirrje për rebelim dhe shpartallim të sistemit dhe rendit kushtetues, është vërtet një shpikje origjinale e presidentit tonë, e cila nga çdo anë ta vëzhgosh, është thirrje për revolucion. Deri kohë më parë, thirrje të tilla ishin lajtmotiv i opozitës, e cila për një vit la nam, me mitingjet e dhunshme dhe protestat masive, me të cilat në fund lau duart nga çdo pushtet i ligjshëm. Nuk e dimë cili do jetë përfitimi i shqiptarëve nga ky kaos presidencial dhe beteja në rrugë mes përfaqësuesve që i konsideron mbështetës të tij dhe pjesës tjetër që është në mbështetje të qeverisë legjitime! Se këtu nuk bëhet fjalë për beteja mes individëve kryeministër- president. As që mund të gjykohet se njëri qëndron në kështjellën e vetme të demokracisë në Pres-idencë dhe tjetri në atë të banditizmit dhe krimit, siç etiketohet institucioni i qeverisë. Nuk e dimë se cilat do jenë mekanizmat që do përdorë Komandanti i Përgjithshëm për

shqiptarë" që ka opozita shqiptare. Sepse në fakt "besëlidhja" në Lezhë nuk ishte bashkimi i popullit sikundër na e ka mësuar shoku Enver në histori, por bashkimi i princave që kishin dhe njerëzit apo popullin mbas tyre. E sot presidenti tenton të krahasojë Sali Berishën dhe veten me Kastriotin (sepse nga ana tjetër është Spiropali me të vetin) apo Aranitin, apo Balshajt, Dukagjinët dhe Zahariajt e Topiajt, Muzakajt dhe Golemët. Po pra po, këta soj "princash" në opozitë dhe pozitë që janë "princat e besëprerjes" së popullit të tyre në demokraci. Këta farë trashëgimtarësh të shtatores së Enver Hoxhës që po thirren të luajnë pjesën e fundit të tragjedisë shqiptare në demokraci, që tashmë është grotesk ose 2 marsi 2020-të dhe që shitet për "besëlidhje" dhe që nuk është asgjë tjetër, por një "besëprerje" demokracie! E nuk është vetëm tani dhe vetëm në një krah! Por është që nga momenti i rrëzimit të shtatores së Enverit, që u shit si fillim demokracie. Që në këtë moment këta "princa" janë "besëprerësit" e demokracisë. Këta do të bëjnë dhe bashkimin e shoqërisë shqiptare?! Këta kanë vetëm një rrugë. Atë që të çon drejt drejtësisë dhe SPAK po të ketë realisht drejtësi ky vend. Asgjë më shumë se sa kaq nuk meritojnë të tillë shtatore të gjalla të "atij" që ja liruan bulonat që ta rrëzonin të nesërmen ose më 20 shkurt në shesh. Por me qëllimin që të ngriheshin vetë si shtatore të gjalla dhe t’i pinin gjakun këtij populli, që mashtrimin akoma dhe sot nuk e ndan mirë nga e vërteta.

të mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe cila do jetë joshja që të gjithë të ngrihen në këmbë, të lënë shkollat, fushat, malet, minierat, universitetet dhe të paraqiten para godinës së qeverisë, para podiumit, ku do nënshkruhet dekreti i parë anti grusht shteti. Po një gjë dihet. Është vetëmbrojtje presidenciale, hall personal. Është mobilizim për të ruajtur kështjellën e postit. Ja u nënshkrua edhe ky dekret, i pari në llojin e tij dhe selinë speciale në qiell të hapur. U firmos e u vulos. Po pastaj? Cila do jetë ushtria që do dalë në rrugë për të përmbysur qeverinë e Shqipërisë? Populli? Nuk e besojmë! Populli e mbron pushtetin e vet. Nuk e përmbys me revolucion. Me votë popullore po! Kush do jenë forcat presidenciale dhe ato qeveritare për t`u ndeshur e dhënë jetën në emër të njërës apo tjetrës palë?! Në emër të Metës, cilët do rreshtohen vallë? Më e pakta, kjo thirrje dhe kjo ftesë, është një aventurë, e cila nëse ndodh nuk e dimë se cili fiton dhe kush humbet. Ajo që është e sigurtë, populli është humbësi kryesor, ai nuk fiton as biletën për të shkuar në Tiranë, le më drekën apo darkën. Presidenti, deklaron se do shpartallohet regjimi dhe baza operacionale e krimit të organizuar. Thua se këtu është instal-uar junta fashiste. Si do arrihen tërë këto objek-tiva? Deri tani dinim se këto kontradikta i zgjidh drejtësia! Po edhe këto punë i di presidenti. Ne, populli i zakonshëm, jemi duke u dridhur se mos pëlcet keq, se popull jemi dhe mund ta pësojmë, jo vetëm ne njerëzia e qeveria, po edhe vet Shqipëria. Që tani na duket se dëgjojmë këngën marsh si dikur: Meta edhe njëherë e mprehu shpatën për situatën. Eh kohë të largëta e kujtime te freskëta! Le të presim, dekretin e dy marsit. Pas tij do shiko-jmë e do dëgjojmë. Kuptohet, opozita do mbushi sheshin, presidenti do vulosi superdekretin. Do mbrojë kështjellën e demokracisë! Do zoti nuk do jetë dekret lufte. Se shqiptarë jemi të gjithë. Një nënë kemi, Shqipërinë dhe nuk vritemi për pushtetin e prijësin.

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT18 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

Artistët të bëhen të gjithë bashkë, të vështro-jnë më me guxim dhe më me shpirt artisti drejt të ardhmes. Të mos bashkohen me interesa të vogla të çastit, por të shikojnë në një këndvësh-trim më të gjerë të ardhmen e tyre, të fëmijëve

të tyre dhe të gjithë kombit shqiptar...

k u l t u r e www.sot.com.al

Mbrëmja artistike dhe kulturore solli në skenën teatrore artistë të njohur

e akademisë "Robert Radoja" e të tjerë. Aktore dhe shkrimtare Anisa Markarian u rikthye mes publikut të saj me mall dhe nostalgji, ku merrnin pjesë miqtë e saj artistë e shkrimtarë në Teatrin Kombëtar.

Jetë skenës teatroreTë gjithë bashkë në skenën e Tea-

trit Kombëtar, në mbrëmjen artistike dhe kulturore “Artistët për Artin”, ak-torja Adriana Tolka u shpreh se janë në mbrojtje të tij. “Ne përcjellim dhe mesazhet tona, që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Sulmuar dhe dhun-uar nga qeveria, ky është mesazhi përderisa vazhdohet ti jepet jeta asaj skene, çdo gjë bëhet në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”, pohon aktorja Tolka. Në reagimet e tyre artistët herë pas here pohojnë se në kushtet sot përballen me mbijetesën. Aktorja e njohur Adriana Tolka shprehet se artistët janë të detyruar të punojnë, në kushte që lënë për të dëshiruar. Një aktivitet artistik që i përball me jo

pak probleme, ku aktorja Tolka mes të tjerave shprehet se nëse drejtues të institucioneve nuk janë të zot, duhet të ikin prej aty. “Unë jam e detyruar të punoj dhe mos kujtoni se ka kushte pune përveç ngrohjes, që e ka dhe një lokal i dorës së fundit dhe është një gjë minimale, është turp të diskuto-het për kushtet e punës në shekullin e 21. Nëse nuk janë të zot le të ikin, t’ia lënë vendin një tjetri që është i zoti, që të sigurojë të menaxhojë punën, që institucionet të kenë kushte”, shprehet aktorja e njohur për gjend-jen, që po kalojnë artistët prej vitesh. Për aktoren Adriana Tolka, përballë problemeve në jetën artistike, Min-istria e Kulturës është larg artistëve dhe artit. “Ministria e Kulturës është jo e artit, por është Ministri-Njerkë”, thotë Tolka. Prej kohësh edhe Festivali në Mbrojtje të Teatrit, që po zhvillohet në teatër ka sjellë në skenë artistë shqiptarë dhe të huaj, me shfaqje të ndryshme teatrore.

Ekspozita “Qëndresa”, për reagimin

antikomunist në Shqipëri

Mbrëmja "Artistët për Artin” në Teatrin Kombëtar, Adriana Tolka: Ministria e

Kulturës është kthyer në Ministri-NjerkëJulia VRAPI

Mbrëmja artistike dhe kul-turore "Artistët për Art-in" u zhvillua në skenën e Teatrit Kombëtar, me

pjesëmarrjen e artistëve të njohur dhe emrave të vlerësuar në fushën e letërsisë. Një mbrëmje artistike dhe kulturore, që u erdhi në vijim të aktiviteteve dhe veprimtarive, që janë zhvilluar në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo mbrëmje artistike, përcolli edhe qëndrimin e artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Por dhe ky vit artistik nisi me jo pak probleme për artistët. Aktorja e njohur e teatrit Adriana Tolka, që ka marrë vlerësimin e publikut për atë që ka përcjellë në skenë, shprehet se misioni i artistëve është që të jenë në ballë të shoqërisë. “Artistët të bëhen të gjithë bashkë, të vështrojnë më me guxim dhe më me shpirt artisti drejt të ardhmes. Të mos bashkohen me interesa të vogla të çastit, por të shikojnë në një këndvështrim më të gjerë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre dhe të gjithë kombit shqiptar. Misioni i artistëve është, që të jenë në ballë të shoqërisë me shembullin e tyre personal. Shumë njerëzit i kanë sytë prej tyre”, pohon aktorja Adri-ana Tolka, pjesë e kësaj mbrëmje që bëri bashkë artistët në Teatrin Kom-bëtar. Në skenë në këtë mbrëmje, para fillimit të saj aktorja Adriana Tolka u shpreh se për të pranishmit kishte zgjedhur poezi, të autorëve të njohur botërorë. “Në skenë do të ketë artistë të ndryshëm, do të ketë këngë dhe recitime prej tyre, do të jenë komentet dhe qëndrime të tyre. Unë vetë do të prezantohem në këtë skenë me dy poezi të shkruara një nga Gëte dhe një nga Robert Bërns, që janë të dy emra të mëdhenj të kul-turës botërore”, u shpreh aktorja para fillimit të mbrëmjes “Artistët për Artin” e zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Një mbrëmje përmes reciti-meve dhe muzikës, ku për të pranish-mit ishin Anisa Markarian, Adriana Tolka, Irma Libohova, Paola Kostand-ini Kotani, Julinda Emiri, Flutura Açka, Ali Nerjaku, Gert Hima, Denis Hima, Suela Bako, Gjergj Kaçinari, fëmijët

Ekspozita “Hyjneshat në fron”, javën që vjen në SHBA

Margariti: Trashëgimia kulturore, një nga prioritet tona

Skulptorja Arjeta Miftari është e njohur me aktivitetin e saj jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por dhe më gjerë ku ka hapur ekspozita të ndrys-hme. Artistja do të hapë javën e ardhshme në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ekspozitën “Hyjneshat në fron”. Ekspozita do të hapet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Ajova, ndërsa do të prezantohen 15 skulpturat, hyjneshat e artistes Miftari. Skulptorja Arjeta Miftari shpre-het, se ekspozita organizohet me rastin e festës së pavarësisë

së Kosovës dhe hapet më 27 shkurt 2020.“Ekspozita është organizuar nga Artan Duraku, me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në Konsullatën e Kosovës dhe do të prezantohen 15 punime dhe një dokumentar i punës sime”, thotë Myftari. Më herët edhe në Tiranë, me ekspozitën e saj artistja Arjeta Miftari mori jo pak vëmendje. Me veprat e saj Miftari është prezantuar në disa skena dhe këtë muaj do të jetë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti mori pjesë në Pa-nairin e Ndërtimit, Arkitek-turës dhe Planifikimit Urban, për vitin 2020, me projektet e restaurimit. Ministrja e Kul-turës shprehet se trashëgimia kulturore materiale është një nga prioritet e institucionit, që ajo drejton. “Teknologjia ishte kryefjala e këtij panairi dhe përfshirja e saj në arkitekturë dhe ndërtim premton ngritjen e standarteve. Habitati që na rrethon duhet ndërtuar në mënyrë “të zgjuar”, siç është edhe titulli i këtij panairi.

Trashëgimia kulturore mate-riale është një nga prioritetet tona, ndaj edhe ky panair ishte një ftesë për të gjithë investitorët, që dëshirojnë të na bashkohen, në nismat që kemi marrë, në fushën e trashëgimisë”, thotë minis-trja e Kulturës. Monumentet e kulturës në vendin tonë janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë, ndërsa edhe problemet që janë në këtë fushë nuk kanë munguar. Për specialistë të ndryshëm duhet bërë më shumë për ndërhyrjet restauruese.

“Fëmijët e diktaturës”, një dokumentar autobiografik

Në “Shtëpinë e Europës” u shfaq dokumentari "Fëm-ijët e diktaturës". Filmi, një dokumentar autobiografik mbi jetën e katër fëmijëve shqiptarë të lindur dhe rritur në burgjet komuniste dhe kampet e internimi ndërmjet viteve 1945-1990, mblodhi historianë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj si dhe një audiencë ndërkombëtare në “Shtëpinë e Europës”. Në këtë dokumentar Alma Liço, Ridvana Mena, Lurian Mena dhe Simon Mirakaj u rikthe-hen vendeve ku ata jetuan si

"armiq të popullit". Historitë e tyre personale si të përnd-jekur politikë në Shqipërinë komuniste u diskutuan pas shfaqjes së dokumentarit. Jonila Godole nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kul-turë (IDMC) tha se filmi i jep zë historisë së njerëve që vua-jtën në diktaturë. ““Fëmijët e diktaturës” është një mundësi e vlefshme për t'i dhënë zë his-torive të njerëzve që vuajtën gjatë periudhës komuniste”, tha Jonila Godole. “Fëmijët e diktaturës” u realizua me reg-jinë e Besnik Bishës.

Muzeu kombëtar i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, në kuadër të nismës “Muaji i Kujtesës” të shpallur nga Ministria e Kulturës, në 20 shkurt në ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, çeli ekspozitën “Qëndresa”. Muzeu shprehet se ekspozita realizuar me kontributin e studiuesit Kastriot Dervishi, pasqyron reagimin an-tikomunist në Shqipëri, që nga kryengritjet e para të armatosura e deri në protestën popullore më 20 shkurt 1991. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 shkurt. Fjalën e hapjes së ekspozitës e mbajti drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, ku dje u zhvillua dhe bashkëbisedim me z. Fatmir Merkoçi, protagonist në ngjarjet e 20 shkurtit 1991, si dhe u pajisën me certifikata studentët, që kontribuuan në realizimin e aktiv-iteteve të muzeut gjatë sezonit turis-tik 2019. Ne këtë aktivitet merrte pjesë zv.ministrja e Kulturës znj. Valbo-na Shujaku, si dhe nxënës e mësues të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. Ky aktivitet u zh-villua në vijim të veprimtarive, që janë zhvilluar më parë në këtë muze, ku herë pas here janë të pranishëm edhe nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës. Ndërtesa e njohur si “Shtëpia me gjethe” e quajtur kështu për shkak të bimës kacav-jerrëse që mbulonte fasadën e saj, është kthyer tashmë në muze. I hapur më 23 Maj 2017, ai është një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kom-bëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944- 1991. Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. E konceptuar në 9 seksione, “Shtëpia me gjethe” përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion të veçantë.

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 19

Drama “Galaksia” nga mbrëmja e së mërkurës deri të dielën do të jetë në skenë te “ArTurbina”. Një vepër me regji nga Rovena Lule, si dhe me një kastë aktorësh të njohur. Premierë e Teatrit Kombëtar, institucioni lajmëron se shfaqja nuk duhet humbur. ““Galaksia"(skena nga një ekzekutim). Mos e humbisni këtë shfaqej madhështore”, shprehet teatri. Shkruar nga autori Hoëard Barker me regji nga Rovela Lule, kjo është premiera e parë për vitin 2020 e Teatrit Kombëtar. “Galaksia” (skena nga një ekzekutim) është e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker. Në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme (Galaksia) e interpretuar nga Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit! Me rol në vepër aktori Lulzim Zeqja më herët ka pohuar se kjo është një nga pjesët më të bukura të Barker, e cila shënon premierën dhe në skenën shqiptare. “Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e kësaj pjese. “Galaksia” është një nga ve-prat më të buku-ra të autorit Ha-ward Barker! Ve-pra në qendër të saj ka piktoren e famshme Galak-sia, të cilës i është dhënë si detyrë të pikturoj një pikturë për bete-jën e famshme të Lepantos! Konf-likti kryesor është lufta e pushtetit, me krijimtarinë, me artistin! Për mua Olta ka krijuar një figurë goxha të mirë me Galaksinë. Ajo në qendër lufton për dinjitetin e saj dhe nuk pranon të bëj kompromis me pushtetin”, pohon aktori. Në skenë te “ArTurbina” vepra vjen me aktorët Olta Daku, Neritan Liçaj, Rjamonda Bulku, Myzafer Zilfa, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Monika Lubonja, Ardian Cerga, etj. Më herët para premierës, Teatri Kombëtar shkruante se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. Skenografia në vepër është nga Genc Shkodra-ni, kostumografe Laedja Hajdari, kompozitor Endri Sina, as. regjisore Paola Kodra dhe piktor Rael Hoxha. Howard Barker është një dramaturg, poet, skenarist dhe eseist anglez. Ai ka lindur më 28 qershor të vitit 1946 në Londër të Anglisë. Autor i shumë veprave, ku zhvillohen tematika si dhuna, seksualiteti, dëshira për pushtet dhe motivimi njerëzor.

Ngjarjet në filmin “Toka jonë”, na çojnë në një fshat në veri të Shqipërisë. Reforma agra-

re i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë.

Fillon konflikti midis dy familjeve....

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Toka jonë” hapi retrospektivën e filmit shqiptar, kuruar nga Louise Burkart

retrospektiva e kuruar nga Louise Burkart me filmat shqiptarë ndër vite, u shfaqet në ekranin e kin-emasë Metro Kinokulturhaus të Arkivit të Filmit në Austri.

Filmi “Toka jonë”Filmi "Toka Jonë", i pari që u

shfaq si pjesë e kësaj retrospek-tive, prodhuar në vitin 1964 me regjisor Hysen Hakani, skenari është shkruar nga Peçi Dado dhe muzika nga Çesk Zadeja. Ngjarjet në filmin “Toka jonë”, na çojnë në një fshat në veri të Shqipërisë. Reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin, djalin e Lokes, i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja. Në role janë ak-torët Mario Ashiku, Marie Logore-

ci, Loro Kovaçi, Vangjel Heba, Roza Anagnosti, Luigjina Leka, Gaqo Spiro , Qemal Mehmeti, Ndoc Sheldija, etj. Hysen Hakani njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër. Në Akademinë e Filmit në Pragë, ai mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për t’iu përkus-htuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë. Midis filmave të tij përmendim filmi “Debatiku” (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën dhe ku pasqy-rohet kontributi i fëmijëve të varfër në Luftën Nacional-Çlirimtare, për të vazhduar më pas tek filmi “Toka jonë”, “Oshtimë në bregdet”, “Njësiti gueril”, “Ndërgjegjja”, etj, filma që janë ngulitur për të mos u harruar më kurrë në kujtesën dhe celuloidin e kinematografisë sonë. Filmi i tij i parë është filmi “Fëmijët e saj”, i realizuar në vitin 1957.

Drama “Galaksia” rikthehet në skenë te

“ArTurbina” për publikun

Filmat shqiptarë prodhime të Kinostudios, për publikun në Gjermani

Julia VRAPI

Filmat shqiptarë prodhime të Kinostudios, realizuar nga regjisorë të njohur, po shfaqen në Frankfurt.

Retrospektiva e filmit shqiptar “Albanian Series”, kuruar nga Louise Burkart në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit vijon në institucionin më të rëndësishëm gjerman, DRR-Insti-tuti dhe Muzeu i Filmit Gjerman. Prej disa ditësh në Frankfurt po janë shfaqen prodhime të ndrys-hme të kinematografisë shqiptare para viteve 90, dhe janë tituj që kuratorja Louise Burkart ka zg-jedhur për të qenë pjesë e kësaj retrospektive, që nisi më datë 11 shkurt dhe do të vijojë deri në datën 28 të këtij muaji. Filmi “Toka jonë” ishte i pari që u prezantua në Frankfurt. Me regji nga Hysen Hakani filmi është prodhim i vitit 1964, në Kinostudio. Filmi i dytë që u shfaq ishte ai me titull “Ka-pedani”, me skenar nga Skënder Plasari dhe me regji nga Muhar-rem Fehzo dhe Fehmi Hoshafi. Filmi tjetër ishte ai me titull “Në Festivalin e 11 të Këngës”, me regji nga Donika Muçi. Filmat “Lumi, që nuk shteron” me regji nga Fatmir Koçi prodhim i vitit 1989 ishte pjesë e retrospektivës, për të vijuar dhe me filmin “Nus-ja dhe shtetrrethimi” me skenar nga Helena Kadare dhe regji nga Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj. Në përzgjedhjen e kura-tores janë dhe filmat “Gjeneral Gramafoni” me skenar dhe regji nga Viktor Gjika, prodhim i vitit 1978, “Kolonel Bunker”, me skenar dhe me regji nga Kujtim Çashku, prodhim i vitit 1996. Në datë 25 shkurt do të shfaqet në Frankfurt filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani. Skenari i filmi është shkruar nga nga Peçi Dado, Gëzim Erebara, Piro Milkani. Më pas ret-rospektiva vijon me filmin “Tomka dhe shokët e tij”, me skenar nga Nasho Jorgaqi, regji nga Xhanfise Keko realizuar në vitin 1977, që do të jetë i fundit që do të shfaqet. Para filmit shqiptar në Gjermani, "Shqipëria Misterioze: Pasqyrime në një histori të panjohur të filmit",

Tenori Lahaj: Krijimi i hapësirave për artistët, i nevojshëm

Projekt restaurimi për kishën e Shën Venerandës, në Lezhë

Ministrja e Kulturës, Rin-isë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim tenorin me famë ndërkombëtare Ramë La-haj. Ministrja Vlora Dumoshi falënderoi tenorin Lahaj për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës në përgjithësi, e sidomos për pro-movimin e kulturës shqiptare nëpër botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ng-jarje kulturore kudo që merr pjesë. Ndërkaq, nga ana e tij, Lahaj, foli për disa nga prob-lemet që janë në jetën artistike, duke kërkuar mbështetje për

artistët. “Është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët, që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim, që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë”, tha mes të tjera tenori Lahaj. Ministrja Dumoshi e informoi tenorin, për planet dhe pro-gramin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke për-mendur edhe projektet infra-strukturore fizike të kulturës, ku veçoi objektin e operës dhe baletit “Ibrahim Rugova”, i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij.

Kisha e Shën Venerandës, në lindje të fshatit Pllanë (Lezhë) e ngritur në lartësinë e kodrës mes një gjelbërimi do ti nënshtrohet së shpejti restaurimit. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije, se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar pro-jektin e restaurimit “Restaurimi i kishës së Shën Venerandës”. Projekti i hartuar nga IKTK parashikon ndërhyrje kon-servuese dhe restauruese në el-ementët konstruktivë të kishës, që janë kryer me sukses. Mon-umenti është një ndërtim i

shekullit XIV i stilit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të pallatit të Romës me Monolin si perandor i Kostandinopojës, vendimet merreshin direkt nga Papati. Në anën e jashtme kisha është trajtuar thjeshtë, ndërtuar me gurë të papunuar gëlqerorë dhe shtufi. Narteksi është i hapur e i rrethuar me arkada mbi pilastër me prerje katrore, me muraturë, me tulla të kuqe. Dera kryesore e kishës ndodhet në faqen perëndi-more, një tjetër derë ndodhet në pjesën qendrore të faqes veriore të Naosit.

Specialistët e monumenteve, inspektim në fshatin Klos-Katund

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe ata të Drejtor-isë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Tiranës kryen një inspektim në banesën e Bajram Allushit në fshatin Klos-Katund, të bashkisë Klos, qarku Dibër. Inspekti-mi pati si qëllim verifikimin e gjendjes së Monumentit të Kulturës, për të vijuar më pas me hartimin e pro-jektit të restaurimit nga ana e specialistëve të IKTK dhe DRTK Tiranë. Prej disa kohësh, pranë Institutit

Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore janë ngritur grupe teknike për inspektime në pasuritë kulturore si dhe në institucionet e artit, kulturës dhe muzetë nën administrim-in e Ministrisë së Kulturës. Sipas këtij institucioni, qëlli-mi i inspektimit është rapor-timi në kohë reale i situatës dhe vlerësimit të gjendjes në objektet me status mon-umente kulture , të gjinive dhe tipologjive të ndryshme si banesa/fortifikime/objekte kulti/vepra inxhinierike etj, në të gjithë vendin.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT20 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro doli dje në konferencë për shtyp, duke shpalosur objektivat në prag të ndeshjes me Kukësin, që luhet sot pasdite në “Air Albania”. “Ne dhe Tirana do mundohemi të marrim maksimumin. Pastaj vendos fusha kush do jetë fituesi. Është ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Çdo javë ka llogari, kampionati është i hapur. Kjo ndeshje nuk vendos gjithçka, është e rëndësishme. Ne jemi skuadra më e mirë, si në aspektin sulmues, jemi mbrapa Tiranës me 2-3 gola më pak, si në aspektin mbrojtës. Treg-uesit teknikë e thonë këtë gjë. Do kujdesemi të kemi ekuilibër. Kemi marrë masa për mbulimin e kundërshtarëve, pasi kanë lojtarë cilësorë. Edhe ne kemi lojtarë cilësorë në sulm dhe Tirana do e

vuajë këtë”. E respektoj Tiranën si skuadër. E kam pritur të vijë në këtë situatë, pasi është një nga klubet që ka investuar më shumë në verë. Kështu që nuk i druhem, e respektoj për paraqitjen që kanë bërë dhe për cilësitë që kanë. Edhe ata duhet të na respektojnë, pavarësisht se ne e luajmë gjithë sezonin si mysafirë”, tha Duro. Më pas trajneri foli për dyshen Gavazaj-Rroca, si pjesë e rëndësishme e grupit, por edhe me zhvillimin e ndeshjes në një stadium ku Kukësi nuk bëhet shumicë. Gavazaj dhe Rroca janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kemi grupin e plotë. Të dy kanë pasur probleme kohët e fundit. Dëmtimet i kanë pasur të lehta. Janë gati për ndesh-jen nesër. Nuk ka ndeshje të njëjta, po të ishte ashtu e kishim fituar dhe nuk luanim fare. Kështu që çdo

ndeshje ka historinë e vet, edhe pse ne i kemi fituar dy ndeshjet me ta. Ne kudo jemi mysafirë, nuk kemi entuziazmin që kanë Tirana e Partizani. Të shikojmë nesër për kë do flasë më shumë stadiumi e fusha. Më pëlqen koreografia e tifozëve të Tiranës”, shtoi Duro. Më pas ai komentoi deklaratën e tij të shumë viteve më parë kur ftonte tifozët e Tiranës në stadium, edhe pse ishin të penalizuar. “Para pesë vitesh kam dalë me deklaratë, kur u falën tifozët e Tiranës që të vinin në stadium në derbi. Bëra mirë sepse erdhën tifozët e Tiranës dhe të Partizanit dhe në fund fitoi Partizani. Kështu që më pëlqen ambienti. Do të ishte njëlloj edhe në Elbasan, edhe atje do kishte më shumë tifozë Tirana. Nuk e shikoj si disfavor. Në fund vendos fusha”, përfundoi Duro.

Shpëtim Duro “mpreh” Kukësin: Tiranës ia kemi marrë dorën

Tre futbollistë të skuadrës për-faqësuese po stërviten në këtë moment me ekipin e parë të disa prej klubeve më të fuqishme në Europë. Rei Manaj është bërë pjesë e Barcelonës B, por ai është ftuar nga trajneri Kuike Setien në ekipin e parë, por që deri tani nuk ka marrë minuta në fushë. një tjetër lojtar që stërvitet me ekipin e parë është Armando Broja, i cili është pjesë e akademisë së Çelsit dhe javët e fundit është futur nga trajneri Frenk Lampard të stërvitet në ekipin e parë, duke pasur shanse të mëdha në të ardhmen. Lojtari tjetër është Xhakomo Vrioni i cili kaloi para pak ditësh tek Juventusi, me eki-pin U-23, por që stërvitet me skuadrën e parë dhe ka shanse për të ardhmen.

Bylisi është surpriza e vërtetë e këtij sezoni dhe sidomos në këtë pjesë të dytë të garës ka shpërthyer në sulm, duke pasur statistika interesante. Saliu Guindo, shënuesi më i mirë por edhe Antoni Beji nga sezoni i shkuar por që është operuar pak ditë më parë. Por Qardaku, Mozone e Munjoz apo Sallaku e Saliaj apo Malçi bëjnë që te Bylisi të ketë një “skuadër” më vete me sulmues. Ballshiotët po gjejnë golat në këtë pjesë të dytë të sezonit, ndërsa skuadra e trajnerit Dovedan vijon që të bëj një lojë të bukur e me raste para portave kundërshtare. Një futboll i hapur që po i jep bukuri ndeshjeve në Superiore. Bylisi spikat edhe në këtë drejtim, duke pasur ambicie Europën.

FAKTIKuqezinjtë bëjnë një ndeshje të fortë, por ndëshkohen në fund nga portugezët, që fituan 70-62

Shqipëria e basketbollit i nis mehumbje paraeliminatoret e Botërorit, na mund Portugalia në minutën e fundit

Adriatik BALLA

Shqipëria në basketboll për meshkuj zhvilloi mbrëmë ndeshjen e parë parakualifi-kuese të Botërorit të vitit 2023,

përballë Portugalisë, duke humbur me rezultatin 70-62. Në fakt, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë zhvilloi një ndeshje të mirë, rivalizoi deri në sekon-dat e fundit dhe ishte pranë një fitoreje në këtë përballje, por diferencën e bënë vendasit, portugezët, në minutën e fun-dit të takimit, duke e fituar këtë duel të parë. Siç dihet, Shqipëria bën pjesë në grupin A, së bashku me Portugalinë, Qipron dhe Bullgarinë. Kjo e fundit e fitoi duelin e parë të saj me qipriotët me shifrat 97-41, një fitore në transfertë dhe shfaqet si skuadra favorite e grupit. Tanët ishin përgatitur mirë dhe stafi teknik manovroi mjaft mirë në këtë takim me portugezët, sidomos në peri-odën e parë të takimit, ku kuqezinjtë e koshit u shprehën mirë në gjuajtjet për dy e tri pikë, por edhe në lojën mbrojtëse. Pikërisht në 10-minutëshin e parë Shqipëria udhëhoqi 18-9, duke dhënë sinjale të mira dhe me shpresë për fitoren. Por vendasit e përgjumur në periodën e parë shpërthejnë fort në 10-minutëshin e dytë, duke fituar 22-13 dhe të dyja skuadrat shkojnë në push-imin e ndeshjes me rezultat të barabartë 31-31. Gjithçka në baraspeshë, por në gjysmën e dytë të ndeshjes, pra në dy periodat e fundit, Portugalia do ta kthente ndeshjen në favorin e saj.

Një epërsi e përkohshme, kuqezinjtë nuk ia dalin

Kuqezinjtë arrijnë të forcohen si duhet në periodën e tretë dhe nëpërmjet një loje të shpejtë nën tabelë, me saktësi në pasime, por edhe në gjuajtje, arrijnë ta fitojnë 10-minutëshin e tretë me shifrat 16-13, një epërsi që krijoi bindjen tek tanët që edhe mund ta fitonin ndeshjen. Por vendasit, të përkrahur nga tifozeria e tyre dhe me sforco, ia dalin të përmbysin gjithçka në periodën e katërt dhe të fun-dit, duke e fituar atë me shifrat 26-15 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 70-62. Për mënyrën se si shkoi ndeshja, për rivalite-tin e shfaqur në tapet dhe njëherësh për mundësitë që patën, ishte zhgënjyese që Shqipëria e koshit e humbi këtë takim. Sidoqoftë, duhet përshëndetur guximi i grupit dhe i stafit teknik, loja e mirë

e përfaqësueses tonë dhe shenjat e një ringritje të basketbollit shqiptar në rang ndërkombëtar. Më i miri për ekipin tonë, sipas vlerësimit të bërë pas ndeshjes nga FIBA, ishte Taflaj, që realizoi 18 pikë, kundrejt 16 pikëve që realizoi më i miri i portugezëve, Fonseka. Fatet e kualifikimit për në raundin eliminator janë të hapura, pasi ka dhe ndeshje të tjera, plus që ky raund është me duele vajtje-ardhje në grup. Pas dy ditësh, pikërisht të dierlën, Shqipëria do të presë në sallën sportive “Feti Borova” pranë “Parkut Olimpik” të Tiranës përfaqësuesen e Qipros, një shans për kuqezinjtë jo vetëm të bëjnë kthesë, por u duhet me patjetër fitorja nëse duan të jenë në dy vendet e para në grup që mundësojnë kalimin në turin tjetër.

Partizani qëndron shumë afër në tabelë me dy kryesuesit, Kukësin dhe Tiranën dhe po pret zhgënjimin e tyre në një nga javët në vijim, për të lakmuar kreun e kampionatit. Edhe pse të premten Kukësi do të presë Tiranën në “Air Albania”, kjo nuk e ka ndalur Partizanin të zhvillojë një ditë më pas ndesh-jen me Bylisin. Ky vendim i të kuqve vjen për shkak të kus-hteve aspak normale të fushës së stadiumit “Selman Stërmasi”. Ditën e sotme zyrtarët e klubit

të kuq kanë hedhur në shitje edhe biletat, duke publikuar çmimet dhe sektorët, ku do të vendosen tifozët e dy ekipeve. Çmimet do të jenë të njëjta me ato të ndeshjeve të tjera të zhvilluara në impiantin e ri. Tribunat pas portave do të kushtojnë 500 lekë të reja dhe për ta parë ndeshjen në tribunën përballë, tifozëve do u duhet të paguajnë 1000 lekë të reja. Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja. Tifozët e Bylisit

do të vendosen në sektorët S1, S2 dhe V1, të cilat ndodhen në pjesën pas porte. Kjo do te jetë një nga ndeshjet më të forta të kësaj jave, ku Bylisi synon të marrë fitoren e parë për këtë vit në Superiore, ndërsa Partizani do të provojë të vazhdojë serinë e fitoreve rresht. Duhet të themi se stadiumi i ri nuk është edhe aq fatsjellës për kampionët e vendit, duke parë se në ndeshjet kundër Kukësit dhe Tiranës të zhvilluara në atë arenë, regjis-trojnë dy humbje.

Partizani fton tifozët të mbushin “Air Albania”, dalin çmimet e biletave

Bylisi, surpriza e vërtetë e kampionatit,

spikat edhe në sulm

Tre lojtarë të Kombëtares stërviten me ekipet e para

të klubeve të mëdha

Broja: Kemi rimarrrë veten, Partizani është për titull

SUPERIORE

SULMUESI

Kosova e nis me fitore, sukses i vuajtur me IslandënAtë që nuk e bëri Shqipëria në

grupin B, e realizoi në grupin A skuad-ra tjetër shqiptare në këtë raund par-aeliminator, Kosova, e cila mundi në Prishtinë përfaqësuesen e Islandës me rezultatin 80-78. Një fitore e ngushtë, që tregon rivalitet të theksuar, por në fund vlejnë pikët dhe “dardanët” ia dolën të merrnin maksimumin në këtë përballje të parë, për të menduar si du-het për duelin tjetër në transfertë ndaj Luksemburgut. Në grupin A, Kosova ka kundërshtar edhe përfaqësuesen e Sllovakisë. Praktikisht, “dardanët” kanë një skuadër kombëtare më cilësore se ajo e kuqezinjve dhe përfaqësohen më denjësisht në rang ndërkombëtar.

Rron Broja, mesfushor i Partizan-it, mendon vetëm 3 pikët me Bylisin në mënyrë që ekipi të ruajë vazhdimësinë. Futbollisti i të kuqve në një pronon-cim shprehet se dy ndeshjet e radhës ndaj ballshiotëve dhe Tiranës do jenë vendimtare në garën për të mbrojtur titullin kampion. Fitorja në Laç do na rrisë edhe më shumë motivimin. Bylis? Po punojmë dhe synimi është të mar-rim fitoren dhe të kemi vazhdimësinë. Tirana? Nëse e shikojmë tabelën janë ndeshje të rëndësishme dhe jemi afër pikë me ta dhe çdo fitore na afron. Do jenë vendimtare dhe nëse marrim pikë të plota do jemi më afër rikonfirmimit si kampion që është edhe synimi jonë nga fillimi i kampionatit”, tha Broja.

“Për mënyrën se si shkoi ndeshja, për rivalitetin e shfaqur në tapet dhe njëherësh për mundësitë që patën, ishte zhgënjyese që Shqipëria e koshit e humbi këtë takim. Sido-qoftë, duhet përshënde-tur guximi i grupit dhe i stafit teknik...

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndër lojtarët e Kombëtares që po bëjnë një sezon fantastik me skuadrat e tyre në Europë është dhe qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti. Skuadra e tij, Atalanta, shkëlqeu mbrëmë në fitoren 4-1 ndaj Valencias për 1/8 e Champions, por gjëja që nuk i pëlqeu tifozëve shqiptarë dhe atyre bergamaskë ishte mungesa e Berat Gjimshitit në forma-cionin e ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte parashikuar si titullar, por një problem i momenteve të fundit para duelit ka anuluar debutimin e tij në fazën me eli-minim direkt të Champions League. Gjatë dhe pas ndeshjes gjërat u qartësuan edhe më shumë rreth arsyes përse në fushë zbriti

Kaldara në vend të Gjimshitit. Mediet ital-iane zbuluan se ylli i kombëtares sonë ka marrë një goditje në stërvitjen e së hënës nga shoku i skuadrës, Iliçiç. Ai është mun-duar të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë mbrëmjen e djeshme, por gjatë nxemjes problemi është përkeqësuar, duke e ndaluar të zbresë në fushë. Këtë version e ka konfirmuar edhe trajneri Gasperini, që deklaron se mungesa e Gjimshitit ndikoi te loja e Atalantës. “Gjatë nxemjes humbëm Gjimshitin, që i kompiloi planet tona dhe na u desh të aktivizonim Kaldarën, i cili vinte nga një kohë e gjatë pa luajtur. Ishim disi të tronditur kur e luanim topin mbrapa

dhe kjo zakonisht është nja nga pikat tona më të forta. Nëse e humbet topin aq shpejt, rrezikon shumë. Gjimshiti ka një problem të vogël muskulor, pas një goditje të marrë në stërvitje nga Iliçiç. Ai u acarua shumë në nxemje”, u shpreh tekniku bergamask. Gjimshiti pritet t’i nënshtrohet ekzamini-meve mjekësore ditën e sotme për të parë masën e dëmtimit dhe planifikuar periud-hën e rikuperimit. Parashikimet janë për një mungesë rreth 15-20 ditë të Gjimshitit. Ndeshja e ardhshme me Valencian është në datën 10 mars, çka do të thotë se me shumë mundësi do e shohim të luajë atë ditë në “Mestalla”.

Gjimshiti dëmtohet, s'luan në Champions, shqetësohen në Kombëtare

Luiza Gega vijon të shkruajë faqe suksesi në pistat e vrapimit, sidomos në garën e saj të preferuar, atë të 3000 metrave. Sportistja korri dy suksese në dy ditë në Stamboll, ditën e parë në kuadër të Kampion-atit Ballkanik e më pas në Mitingun e Stambollit, duke merituar medaljet e arta dhe praktikisht duke qenë brenda normës olimpike në të gjitha rastet. Rezultatet e saj janë impre-sionuese dhe padyshim që shtatvogla e atletikës tonë ka rezultate shumë të mëdha, me disa rekorde kombëtare gjatë vitit që shkoi e me ambicie të mëdha për një sukses më të rëndë-sishëm gjatë këtij viti, ku siç dihet Gega do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokio-2020”.

Florian Kamberi lëvizi në këtë merkato janari nga skuadra e Hiberni-an drejt Rejnxhërs së Stiven Xherrard. Sulmuesi ka lënë përshtypje pozitive te tekniku Xherrard, ndërsa ky i fundit pritet t’i japë për herë të parë futbollistit të Kombëtares një shans nga minuta e parë në sfidën e sotme të Europa League përballë Bragës. “Kamberi është shumë pranë të startuarit një ndeshje si titullar pas tre paraqitjeve nga stoli. Sigurisht, kur një lojtar jep performanca të mira atëherë mundësitë rriten. Ka disa futbollistë nga stoli që po shtyjnë për një mundësi. Jam impre-sionuar nga Kamberi kur u aktivizua në fundjavë. Kështu do ketë një mundësi për të”, tha Xherrard.

SUKSESIBlutë po kalojnë vështirësi, por zyrtarët nuk e bëjnë dramë, ftojnë tifozët të jenë të qetë

Turp me Dinamon, italianët e braktisin, “nëndetësja” e futbollit

shqiptar në mëshirë të fatitAdriatik BALLA

Klubet shqiptare të futbollit, sporti në tërësi, po kalojnë momente shumë të vështira, për shkak edhe të statusit të

tyre të paqartë dhe njëherësh mungesës së vëmendjes ndaj të rinjve dhe ekipeve të moshave në tërësi gjatë dekadave të fundit. Padyshim që ka pasur klube të suksesshme, madje dhe prej atyre që kanë investuar privatisht, por nuk mohohet që pati një cikël dëmtimi për klubet legjendare të kryeqytetit, Parti-zanin e Dinamon, të cilave ua morën komplekset sportive e i hodhën në rrugë. Partizanit i është gjendur në mbrojtje Gazmend Demi, i cili po ndërton një kompleks të ri në Tufinë, ndërkohë që Dinamo vijon të luftojë me “mullinjtë e erës”, për të mbajtur të paktën gjallë stemën dhe uniformën. Kjo skuadër mil-iton në Kategorinë e Parë, me shpresa të ringjitet në Superiore, por me situatën që po kalojnë blutë vështirë se do të re-alizohet ky objektiv. Dinamo po vuan, e pranojnë të gjithë, teksa së fundmi flitet se po braktisin edhe italianët që pak muaj më parë erdhën si “shpëtimtarët” e saj. Jo vetëm nuk e shpëtuan, por për-flitet se e kanë braktisur “nëndetësen” e futbollit shqiptar, ndërsa pritet që skuadra të kthehet sërish në “duart” e ish-drejtuesve të mëparshëm, një lëvizje që ishte paralajmëruar nga ish-drejtori i klubit Ismet Saliaj.

Situata aktuale Pak muaj më parë, tek Dinamo

ishin shumë pozitive kur lajmëruan se klubi do kalonte nën menaxhimin e italianëve të cilët kishin një projekt për rikthimin e klubit në elitën e futbollit shqiptar. Por, shpresa nisi të venitej javë pas jave kur rezultatet mungonin dhe humbjet e njëpasnjëshme bënë që skuadra të mos largohej nga vendi i fundit në kampionat. Ndërkohë, edhe pse shpresat ishin te merkatoja e janar-it, sërish të afruarit nuk kanë arritur të bëjnë diferencën dhe në këtë formë klubi vazhdon të vuajë dhe jo vetëm që nuk po sheh dritë në fund të tunelit por rrezikon edhe rënien një kategori më poshtë. Ndaj, drejtuesit e vjetër të klubit kanë vendosur të ndërhyjnë dhe të marrin situatën në dorë. Duke qenë se marrëveshja me italianët nuk kishte marrë formë zyrtare por kishte thjesht

një akord verbal, drejtuesit shqiptarë kanë ndarë rrugët me italianët. Sipas disa burimeve, klubit dinamovit kanë sqaruar se është larguar stafi teknik i italianëve dhe në drejtimin e skuadrës për momentin do rikthehet trajneri Igli Allmuça. Kështu, klubi do provohet të shpëtohet nga drejtuesit e vjetër pasi projekti italian rezultoi një dështim i vërtetë.

Qëndrimi i klubitSituata duket se është ndezur

pas daljes së lajmit se italianët do të largohen dhe zyrtarë të klubit kanë shpejtuar të dalin me postime në rrjetet sociale ku shkruajnë se klubi dhe ekipi janë të qetë. Për këtë dje pasdite pati në “facebook” një deklaratë nga ana e zyrtarit Ermal Barushi, në drejtim të opinionit publik, për zhurmën e krijuar

E përditshmja e njohur italiane, “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar dje një artikull të veçantë Lacios, duke dalluar 6 shtyllat që e mbajnë këtë skuadër në nivele të larta dhe bëhet fjalë për 6 futbollistë që kanë më shumë peshë në ekp e midis tyre dallohet edhe portieri i Shqipërisë, To-mas Strakosha. Açerbi, Imobile, Leiva, Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç dhe Strakosha konsiderohen 6 shtyllat mbi të cilat është ngritur Lacio e Inzagit. Lacio momentalisht ka mbrojtjen më të mirë në Itali. Thomas Strakosha,

me vetëm 21 gola të pësuar, është gardiani i cili ka pësuar numrin më të vogël të golave, 21 të tillë. Më i miri në krahasim me të gjithë portierët e tjerë të elitës së futbollit italian deri në këtë moment, teksa Interi ka pësuar 22 dhe Juventusi 23. Strakosha është afruar te Lacio në vitin 2013. Ishte drejtori Tare që i dha mundësinë e bashkimit me bardhekaltrit dhe më pas në vitin 2017 debuton si titullar. Nga ai moment Strakosha ka zhvil-luar një karrierë të jashtëzakonshme. Nëse për ndonjë ishte edhe i panjohur,

pasi vinte si portieri i Salernitanos nga Seria B, për Inzagin ishte shumë i njohur nga e kaluara me të rinjtë. Për momentin, Strakosha është portieri me më pak gola të pësuar në Serinë A, pa humbur asnjë minutë në kam-pionat dhe një shtyllë e rëndësishme për ecurinë e Lacios në garën për titullin. Konsiderohet një bast i fituar nga Lacio, sepse nuk vihet në diskutim roli i tij titullar në fushë. statistikat janë në përmirësim dhe ai ka progres të pazakontë. Tashmë vlera e tij në treg i kalon 30 mln euro.

Portieri/ Thomas Strakosha merr vlerësime nga “Gazzetta dello Sport”

Kamberi gëzon mbështetjen e

Xherard tek Rejnxhërs

Luiza Gega fenomeni i atletikës shqiptare

Hysaj sërish në formacionin e javës, Gatuzo i jep besim

TALENTI

MBROJTËSI

së fundmi mbi klubin Blu: “Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fund-mi në media, F.K Dinamo dëshiron të bëjë me dije së pari të gjithë tifozët Blu, opinionin sportdashës dhe median se situata në ekip është e qetë dhe se të gjithë janë të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës. Duhet të kuptojmë që të tilla lajme të përhapura me ose padashje përpara një ndeshje tepër të rëndësishme, ndikojnë vetëm negativ-isht në qetësinë e grupit, lojtarëve dhe të stafit teknik. Duke falënderuar edhe njëherë tifozët dhe grupin ultras për mbështetjen, kërkojmë që edhe njëherë të jemi të gjithë bashkë, në krijimin e një fryme pozitive dhe të japim mbështet-jen maksimale për skuadrën”, shkruan klubi i Dinamos, duke iu referuar zyr-tarit të saj Barushi.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, që luan me Napolin në Se-rie A, Elseid Hysaj, ia ka dalë të jetë mes të grumbulluarve nga trajneri Xhenaro Gatuzo për ndeshjen e sotme të Napolit ndaj Breshias. Mbrojtësi i Kombëtares u dëmtua në sfidën e kaluar të napoli-tanëve ndaj Kaljarit dhe nuk mundi ta përfundonte deri në fund takimin. U duk se mund të ishte një dëmtim i cili do e mbante larg fushave për një kohë të konsiderueshme, duke qenë se bëhej fjalë për gjurin. Megjithatë, shpejt u kuptua se shqiptari nuk kishte një lëndim serioz dhe se të paktën për takimin ndaj Barcelonës në Champions do ishte me siguri i gatshëm. Por Hysaj është në dispozicion të Gatuzos dhe në formë të mirë.

“Dinamo vijon të luftojë me “mullinjtë e erës”, për të mba-jtur të paktën gjallë stemën dhe uni-formën. Kjo skuadër militon në Kate-gorinë e Parë, me shpresa të ringjitet në Superiore...

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

22 GAZETA SOTE Premte 21 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Evan Rogers: Rihanna në muzikë, për të shpëtuar nga presionet

Rihanna po vazhdon një rrugë me suksese, në aktivitetin e saj muzikor. Me shumë vëmendje për muzikën, Rihanna është një prej artisteve dhe ikonave të muzikës botërore, që u shfaq në skenë në vitet 2000. Duke debutuar në skenë me hitin “Pon de Replay” në 2005, këngëtarja nga Barbados shumë shpejt arriti t’i pushtojë zemrat e dëgjuesve në të gjithë botën, me zërin e saj të veçantë. Gjatë gjithë kohës së saj në qendër të vëmendjes, ylli i muzikës pop ka arritur momente të jashtëzakonshme nga majat e tabelave të “Billboard”, e deri tek mbizotërimi i ekranit të madh,

në karrierën e saj më shumë se 15-vjeçare. Tekst-shkruesi i njohur Evan Rogers tregon se në 2003 ishe në pushime në Barbados me gruan e tij, kur iu afrua një vajzë me emrin Robyn Rihanna Fenty. Ai pohon se Rihanna, e cila nuk kishte përvojë aspak në muzikë apo këndim, i thotë se të qenurit pjesë e industrisë muzikore është e gjitha, që ajo dëshironte. “Rihanna, babai i së cilës ishte i varur nga droga dhe ishte abuzues ndaj nënës së saj, kërkoi strehim në muzikë për t’i shpëtuar presioneve të realitetit”, thotë mes të tjerave autori i teksteve Evan Rogers.

2 8 3

7 4 2 8

8 7 1

7 5 4

5 6

8 2 1

5 1 3

2 9 5 6

3 9 5

5 9 4 8

6 2 9 7

1 5

7 2 1 9

6 8

8 5 4 7

1 7

9 7 3 5

3 2 6 1

4 9 6

7 1 2

2 1 8

3 2 4

7 2 9 4

8 5 1

3 2 5

5 4 3

9 6 8

Meg Ryan shpenzon 5 milionë euro, për një shtëpi

Aktorja e popullarizuar ameri-kane Meg Ryan, ka blerë një shtëpi të re super luksoze në Santa Bar-bara, Kaliforni. Siç raportohet nga “E!News”, aktorja e “You’ve Got Mail” ka investuar në një shtëpi të re, që kushton 5.25 milionë dollarë apo ( 5 milionë euro). Shtëpia ka tre dhoma gjumi, tre banjo, një portë përpara, një pishinë të mrekullueshme dhe shumë më tepër. Përveç pishinës, oborri i shtëpisë përmban një pamje të mahnitshme, e po ashtu edhe pamjet e bukura të maleve të Santa Barbara. Prona, e cila ka 1.51 hektarë tokë, është jashtëzakonisht private, e përkryer për famën që ka tashmë Ryan. Brenda, kuzhina po ashtu është mjaft e veçantë dhe ka hapësirë për çdo gjë që i nevojitet 58-vjeçares.

1- Trebeshina i letrave 2- Krahinat, viset, tokat 3- Kundërshtar, sfidant. 4- Shkrimtari rusTurgenjev 5- Banka Autonome Ndërkombëtare 6- Ushtria Libaneze 7-Vend me baltë dhe lluc 8- Nuk i tregohen ato babait 9- Një zotëri anglez 10- Terenci, aktor amerikan në inic 11- Alibegaj e basketbollit 13- Vend i varur nga ana administrative, nga një tjetër që e ka mundur në luftë 14- Është gruaja që porsa ka lindur, pa mbushur ditët. 15- Fshat, pa fund 16- Kujdestari e rreptë për dikë që ndrydh inciativën dhe veprimin 18- Të vegjlit e rosës 19- Gurë i çmuar 20- Ish aktori Ashiku 22- Një perime bashtajë me farëza që bën gjellë 23- Një film me shumë seri 25- Lëngu që del nga kullimi i hirit të zjarrit 26- Është e përmendur ajo e Përmetit 27- Vagabond, i pamoralshëm 28- Kripos apo ... 29- Xheims .., agjenti 007 30- Vladi i këngës. 32- Johan Sebastjan ..., Kompozitor gjerman 33- Automjetet e transportit ndërkombëtar 34- Lindita e këngës lirike në inic 35- Humoristi anglez Atkinson në inic.

1-Një lloj si ndihmesë 7- Njësi e madhe administrative 12- Kundërshtar, sfidant 13- Lëkundet në ajër 14- Fshat në Fier 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- I thonë çajit italianët 17- Ka për kryeqytet Estonia 19- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 20- Ish futbollisti anglez Bobi 21- Ish aktori Stefa 22- Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizor. 23- Autobuzi urban 24- Një fjalë pa qëllim 25- Tregim i shkurtër në vargje a prozë që ka si personazhe kafshë, bimë apo sende 26- Është ma-terial inert 27- Bujtinë primitive 28- Një qytet bregdetar në Itali, pa fund. 29- Lloj makaronash italiane 31- Organizatë Terror-iste32- Aktori italian Roberto... , pa fund 33- Një kryeqytet i një shteti ishull aziatik 34- Njësi administrative e vogël 35- Mosha më e bukur, e shquar 36 Shira të vazhdueshme dhe të dendura pa pushuar 37- Një shpend dekorativ.

Semestri në shkollëBabai i Gonit shkon tek profe-

sorët e djalit në fundin e semestrit shkollor. Në fillim takon profesorin e matematikës i cili i thotë:

- Shikoni këtë provim që kemi zhvilluar ditët e fundit. 2+2, nuk bëjnë 5.

I zhgënjyer babai shkon tek profesori i gjuhës. Edhe ai i tregon gabimet ortografike që djali kishte bërë në hartim. Më në fund drejtohet tek profesori i vizatimit. Edhe këtu sërish ankesa:

- Dje, Goni ka vizatuar tek muri i korridorit të shkollës një burim, ku të gjithë shokët e tij u drejtuan me vrap për të pirë ujë, duke parë që dukej si i vërtetë.

Babai heq nga vetja mërzitjen dhe i drejtohet profesorit duke i thënë:

- Më në fund e kuptova se cila është lënda që pëlqen më shumë djali im. Një piktor i vërtetë në familjen tonë.

Personat e njohur Dy yje të kinemasë takohen

pas shumë kohësh dhe tregojnë për veprimtaritë e fundit të tyre. Aktorja e parë thotë:

- E di që pas dy muajsh do të martohem!

Dhe aktorja tjetër tepër e habitur e pyet:

-Me të vërtetë? Shumë mirë. Por, me burrin e kujt do të martohesh?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT E Premte 21 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorDuhet të mundoheni, që

të argëtoheni më shumë. Nëse mundeni organizoni një ud-hëtim, apo diçka për tu relak-suar, pasi nuk jeni në formën tuaj më të mirë këto ditë.

23 shtator-22 tetor

Dashuria do jetë mjaft e fa vorshme, ashtu sikundër takimet. Vijoni rrugën që keni nisur dhe ditët në vijim do jenë më të mira. Në punë, do përba-lleni me situata të rëndësishme.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Në raport me ditët e kalu-ara, dashuria do të ecë më mirë gjatë kësaj dite për ju. Bëni mirë që të pranoni ftesat, pasi tashmë mund ti përballoni gjërat në mënyrë më të mirë.

Rikuperimi do të jetë i ndje shëm, ku nëse keni pasur një krizë, duhet të rregulloni sit-uatën. Në punë, mundohuni që të mos dilni kundër askujt, pasi debatet nuk do të mungojnë.

Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri, ku planetët do të kenë ndikim shumë të favor-shëm. Edhe në punë, ky është momenti i duhur për të çuar përpara projekte me rëndësi.

Demi

Ju pret një periudhë inte-resante në dashuri, ndaj nëse ka diçka që ju intereson bëni përpara. Në punë, kjo është një fazë më e mirë se fillimi i vitit, i cili nuk premtonte shumë për ju.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të ndiheni të fortë, ndaj mos kini frikë të thoni atë që mendoni. Në dashuri, ata që janë çift nuk do të kenë shumë probleme, ndërsa ata që janë vetëm duhet të shohin përreth.

Ju pret një ditë pozitive në dashuri. Bëni mirë, që ta lini veten të lirë në dashuri dhe do të jetoni emocione të bukura. Në punë është një moment, i cili premton avantazhe për ju.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majMundohuni që të jeni të

kujdesshëm në dashuri, pasi ndikimi i kundërt i Hënës mund të shkaktojë ndonjë problem dhe debate. Në punë, mund të ketë ndonjë problem të vogël.

Facebook sugjeron rregulla të reja për internetin

Ju pret një e premte in-triguese sa i takon dashurisë, ndaj bëni mirë të mos rrini të mbyllur. Sa i takon punës, këto ditë mund të vijë një lajm i mirë, që do të bëjë të jeni të qetë.

Horizontal

Kjo e premte do sjellë sqa-rime lidhur me keqkuptimet në dashuri, por mundohuni të mbani ankthin nën kontroll. Ndiheni disi në siklet për shkak të disa problemeve ekonomike.

Hëna do ketë ndikim të kundërt dhe do ju bëjë nervoz për shkak të disa debateve, ndaj mundohuni të shma ngni tensionet. Megjithatë mbetet sërish një periudhë e mirë.

Rrjetet sociale përballen me kritika për përmbajtjet e ndryshme, që lejojnë publikimin në platformën e tyre. Facebook ka sugjeruar rregulla të reja për internetin. Kompania dhe rrjetet e tjera sociale janë përballur me kritika për llojet e përmbajtjes, që ata lejojnë të publikohen në platformën e tyre, raporton “Independent”. Facebook ka argumentuar se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet, do të ishte që të mbajnë rrjetet sociale në një grup rregullash, për të cilin shefi Zuckerberg ka argumentuar se do të ishte më mirë për të gjithë. Tani Facebook ka publikuar rekoman-dimet e veta për rregullat e ardhshëm, të cilat sugjerojnë vendosjen e më shumë përgjegjë-sive ndaj kompanive për të bërë moderim të përmbajtjes, e cila do të jetë një nxitje e fortë që firmat të jenë më të përgjegjshme.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Kabul, roboti Timea që shërben në restorant

1-Kryeqytet i një shteti në veri të Afrikës 5- Vargmale në perëndim të Amerikës së jugut 9- Mendimtar, njeri i ditur për të gjitha shkencat 11- Mohojnë italianët 13- Qytezë e Laçit 14- Aktori amerikan Istvud në inic 15- Instituti Radikal Eu-ropian 17- Gojëdhënë, legjendë 18- Prift ortodoks 19- Qytet bregdetar në jug të Italisë 21- Gaztori i mbretit 22- Është grimcë elementare 23- Ish-fut-bollisti vlonjat Kushta 24- Lëngu i syve 25- Vasili e gazetarisë 26- Emër djali 27- Lumë në Rusinë lindore, buron nga malet Verkojansk dhe derdhet në detin e Veriut, pa fund 28- Ermira e këngës në inic 29- Eranda këngëtare në inic 32- Uzina Mekanike 34- Pohojnë italianët 35- Gurë i çmuar 38- Ka për kryeqytet Estonia 40- Personazh kryesor tek filmi "Brazda" 42- Arshi ...mendimtar dhe filozof shkod-ran 43- Mikhail ... ish shahist rus kampion 44- Një zotëri anglez 46- Sadria, pjesmarrës në luftën çlirimtare, punonjës në organet e brendshme për ruajtjen e kufirit 47- Industria Tekstile 48- Dackë, shpullë 50- Skënder Imami 51- I thonë edhe selvi, dru i gjatë dhe i drejtë 53- Port rus në Detin e Zi 54- Tërësia e normave të sjelljes.

1- Janë njerëz që hanë mish njeriu 2- Instituti i Fizkulturës 3- Ajo shoqëron vargun në një poezi, pa të fundit 4- Lloj vaji vegjetal prodhim vendi 5- Ndodhet në përbërje të ajrit 6- Lloj sporti 7-Demonstrim final 8- Libia ka për kryeqytet… 10- Nofkë e humoristit anglez Rojan Atkinson 12- Cicëron, ata që flasin dhe ligjërojnë bukur 14- Gradë e lartë ushtarake 16- Vjersha që i këndojnë dashurisë 18- Shkrimtari francez Zhan Baptist ... (Molieri). 20- Industri Min-erale 21- Akademiku Omari në inic. 30- Ai i Baba Karlos 31- Pjesë e mekanikës që përcakton ligjet e lëvizjes së trupave 33- Viç 1-2 vjeç mashkull 34- Fjalë që tregon nga është marrë lajmi, burimin 36- Mes ose ... I thonë qemeri rrobaqepësit 37- Myzyri, kompozitor popullor në inic 39- "Mbreti" i Shekspirit 41- Këngëtarja sllave Brema 44- Janë konstruksione betoni për ndërtim. 45- Është material inert 48 – Dushk ose ... 49- Ka edhe një të tillë fetar 51- Qeveria e Etiopisë 52- Pohojnë italianët.

Një restorant në Kabul është duke ofruar një shërbim unik. Klientëve iu shërben një robot An-droid, me emrin Timea. Roboti është programuar të flasë në gjuhë angleze, dari dhe pashto. Roboti Timea ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme prej fillimit të këtij viti. Faisal Safi, klient në këtë restorant ku shërben Timea, thotë se njerëzit shkojnë edhe për ta parë vetëm se si roboti shërben ushqim. “Është diçka e re dhe moderne”, thotë ai. Megjithatë, disa kritikë mendojnë se restoranti është duke zëvendësuar punëtorët. Por, menaxheri Mohammad Radi Sherzad, thotë se nuk është ajo çësht-ja. “Është teknologji e përdorshme si kompjuterët, loptopët, telefonat dhe kamerat”, tha ai.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 54 4 2 7 3 11 12 5 6

9 1 2 6 5 12 5 7 5

5 4 11 6 2 13 5 3 2 7

7 5 3 2 13 5 14 2 6

8 12 5 13 5 1 8 7

6 5 9 11 3 5 7 4 2

2 1 2 4 8 3 13 2 1

1 5 12 8 3 4/K 8 1 5

15 5 12 2 7 4 2/A 13 8 3

11 1 2 7 1 11 13/D 2 5

9 2 6 5 3 2 7 8/E

K A R T O L I N

S M A N I L I R I

I K O N A D I T A R

R I T A D I V A N

E L I D I M E R S

N I S O T I R K A

A M A K E T D A M

M I L E T 4/K E M I

Q I L A R K 2/A D E T

O M A R M O 13/D A I

S A N I T A R 8/E

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com. E Premte 21

GAZETA SOT24 E Premte 21 Shkurt 2020

3,4,5,7,9,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Një nga futbollistët më të mirë në his-torinë e futbollit, Kristiano Ronal-

do, do të regjistrojë këtë fundjavë një rekord të ri dhe bëhet fjalë për numrin e ndeshjeve të luajtura në kar-rierë. Këtë fundjavë ai do të jetë “Mister 1000”, duke qenë ndër ikonat e këtij sporti dhe padyshim tepër i suksesshëm edhe si golashënues. Kështu, referuar medieve sportive italiane, Kristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve. “Ylli” portugez në këtë 2020 po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fi-tuesi i Topit të Artë, para se të përqendrohet të Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të fut-bollit: 1000 ndeshje si profe-sionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli (“Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus). Mesi shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë

Surpriza/ Pas Ibrahimoviçit edhe Tiago Silva po kthehet tek Milani

QËNDRIMI Leo Mesi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, ku ka folur edhe rreth sfidës së ardhshme në Champions League kundër Napolit dhe të veçantat e kësaj ndeshje. “La Pulga” zbuloi se ka dashur prej shumë kohësh të luajë në një stadium si “San Paolo”, të cilin më parë e “ka pushtuar” Maradona. Ai e di pasionin e napoli-tanëve për futbollin dhe pas kësaj shpjegon çfarë i duhet Barçës për të ecur përpara në Champions League. “Kam dashur të shkoj në atë stadium

për një kohë të gjatë, por ne kurrë nuk kemi pasur mundësinë. Më në fund, erdhi momenti dhe jam shumë i entuziazmuar të shoh se si duket, edhe pse tani është ndryshe. Ai është rinovuar dhe njerëzit kanë ndryshuar. Eksperienca e të luajturit atje do të jetë shumë e bukur. Njerëzit janë shumë të apasionuar dhe ëndërrojnë që nëse Maradona ishte atje, pse nuk mund të vijë Mesi? Po, unë e di se napolitanët janë të çmendur për futbollin. Laveci më ka thënë ata jetojnë për futbollin

dhe unë jam shumë i entuziazmuar që shkoj atje. Për t’u kualifikuar, duhet të jemi më të qëndrueshëm në lojën tonë. Ne duhet të mësojmë gjërat e reja, që po i zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të kemi më shumë besim dhe të mos bëjmë gabime pa kuptim si ato në Romë ose Liverpul. Duhet të menaxhojmë të gjitha ele-mentet sepse çdo detaj në Champions League të dënon. Do të japim më të mirën tonë për të fituar ndeshjen”, përfundoi kapiteni katalanas.

TEKNIKU FAKTI TRAJNERI

Nejmar dëshiron të kthehet tek Barça, e konfirmon Mesi

Trajneri italian Masi-miliano Alegri paralajmëroi dje në një dalje për mediat se do të kthehej së shpejti si trajner, por pa folur për emrin e ekipit. “Në shtator duhet të rikthehem në rast të kundërt do të mësohem të jem gjithmonë me pushime dhe nuk do të punoj më”, ka thënë Alegri duke qeshur. Megjithatë fjalët e tij shkojnë si sinjal për klubet që janë të interesuara për ta ulur në stol. Në Itali e kërkojnë Roma dhe Milani, në Angli Mançester Junajtid, ndërsa në Francë është përmendur emri i Mançester Junajtid.

Ai nuk po e gjen veten në Paris, prandaj po tenton të rikthehet në Katalonjë. Bëhet fjalë për brazilianin Nejmar, i cili e braktisi Barçën për Paris San Zhermen për shumën rekord 222 mln euro, në verën e vitit 2017, por për yllin bra-zilian vazhdon të përflitet se do të kthehet në “Kamp Nou”. Lionel Mesi, i cili nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u ribash-kuar me Nejmarin, tha për Mundo Deportivo: “E them shpesh herë, në nivel sporti, “Ney” është njëri prej më të mirëve në botë dhe do të më pëlqente kthimi i tij në klub. Ai vërtet mezi pret të kthe-

Mançester Siti u përjash-tua nga Liga e Kampionëve për dy vjet dhe u gjobit me 30 mln euro nga UEFA javën e kaluar, për shkelje të “fair play”-t financiar. Për këtë çështje foli dhe trajneri Pep Guardiola. “Ne do të ankohe-mi. Kur dikush beson se është i drejtë lufton për ta dëshmuar atë. Ne jemi profesionist në fushë, por nuk mund të bëjmë shumë për atë që ndodh jashtë saj”, shtoi ai”, tha Guardiola për “BBC”-në. Më pas ai foli për të ardhmen e tij. “Nëse nuk më shkarkojnë, unë do të jem këtu. E dashuroj këtë klub. Më pëlqen të jem këtu. Ky është

Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Maks Alegrit por e sigurt është që në verë ai do të marrë drejtimin e një klubi të madh.

klubi im dhe unë do të jem këtu, pavarësisht vendimit që do të merret. Klubi duhet të luftojë dhe unë i besoj klubit 100%”, nënvizoi Guardiola.

(flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Sejdorf, Roberto Karlos) Kristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone. Kjo tregon për pro-fesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij. Nga viti 2002 deri më sot, Kristiano Ronal-do ka luajtur 835 ndeshje zyr-tare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portu-galisë (ka fituar Europianin e fundit). Është golashënu-esi më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime.

Ronaldo me rekord të ri, bën 1000 ndeshje në karrierë, shifra jubile përballë Berishës

Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit). Në total, me klubet dhe për-faqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje. Duhet të pranojmë se Kristiano Ronaldo futet në rangun e “dinozaurëve” në futbollin botëror, duke u krahasuar me legjendat Pele, Maradona, Zidane, Myler, Romario etj, pa harruar dhe argjentinasin Mesi, me të cilin ka 12 vjet që rivalizon.

Sulmuesi portugez ka arritur shifra mbresëlënëse në karrierë, në duelin kundër SPAL-it do të ketë shifrën jubile të 1000 ndeshjeve, përballë gardianit shqiptar

het, sepse gjithmonë ka ndier keqardhje që është larguar. Ai bëri shumë për t’u kthyer dhe ky do të ishte hapi i parë për ta arritur këtë”, tha Mesi.

Alegri do të kthehet në shtator, enigmë ekipi i ri

Mesi: Entuziast që do të luaj në Napoli, atje ishte dhe Maradona

Milani nuk e ka forcën e dikurshme, por yjet e mëpar-shëm duan t’i japin një dorë për t’u rikthyer në majën e Eu-ropës. Në fakt, kontrata e Zla-tan Ibrahimoviç me kuqezinjtë skadon këtë verë, por suedezi po argëtohet dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që të firmosë rinovimin edhe për një tjetër sezon, ndërsa në skuadër mund t’i bashkohet edhe një tjetër lider i Milanit kampion të 2011-ës. Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin brazilian Thiago Silva, të cilit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit francez nuk

i kanë ofruar rinovimin, të ndikuar edhe nga 35 vitet mbi shpinën e tij. Vetë menaxheri i mbrojtësit brazilian, në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se Milani është një “dashuri e veçantë” e Thiago Silvës, i cili do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali, për të veshur sërish fanellën kuqezi. Deri tani nuk ka ende një negociatë konkrete mes palëve, pasi fillimisht kuqezin-jtë do të duhet të presin fundin e sezonit, për të parë se çfarë strategjie do të ndjekin për vitin e ardhshëm, por Ibra dhe Thiago Silva mund të bashko-hen sërish në një skuadër.

Guardiola: Mbetem 100% i Mançester Sitit edhe në vijim

Sporting B. 2 0Sporting CP 31 5Man. Junajtid 292 118Real Madrid 438 450Juventus 72 52Portugali 164 99Totali 999 724

SKUADRA NDESHJE GOLA

La Liga 311Champions 128Premier League 84Serie A 41Kualifik. Eur. 31Kualifik. Bot 30Europianë 9Kupë Bote 7Miq. Portugali 17Kupa e Mbretit 22FA Cup 13Botëror Klube 7Kupa e Ligës 4Superkupa Spanjë 4Primeira Liga 3Nations League 3Kupa e Portug. 2Superkupa Eur. 2Kupë Konfed. 2Kupa e Italisë 2Kual. Champ. 1Superkupa It. 1

GARAT GOLA