rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 ... · përfshirja e rusisë në...

24
Skandali me falimentimin e bankës italiane “Veneto”duket se është përgjegjësi e guvernatorit Gent Sejko. Ky është personi i cili legjitimoi të gjithë kaosin me kreditë e shqiptarëve. Gazeta ka siguruar 3 dokumente thelbësore, që vërtetojnë përgjegjësinë e Sejkos. Në një prej... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 20 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-18 Nga Ylli MEÇE Nga Redi AMETLLARI KQZ, “hap tender” për pastërti të figurës morale “Strehimi social” ose dera me bojna, shtëpia pa pullaz Ekspertët e SHBA-BE në vjeshtë zbarkojnë në Tiranë, ja si do të marrin në dorë SPAK e BKH, gati terreni për luftën antikorrupsion Beteja e Izet Haxhisë me “gjyqtarët e Berishës” drejt KLGJ, anëtarët e Apelit në konflikt interesi, ja çfarë do sjellë shtatori Raportimet e amerikanëve, ja si Enver Hoxha spastroi partinë derisa u nda nga jeta, gjyqe dhe ekzekutime sekrete për kundërshtarët e regjimit Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të vijojë të luftojë deri në fund për Bashkinë e Shkod- rës. Dje pati protesta dhe përplasje me policinë, por Voltana Ademi nuk doli nga zyra. Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar duke thënë se Shkodra nuk do i përulet komunizmit... Ditën e djeshme u konstituua mes tensioneve dhe përplasjeve Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Briselda Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit me 42 vota pro, ndërsa Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj janë zgjedhur nënkryetar. Por, konstituimi i Këshillit Bashkiak për... Beteja për Shkodrën, Basha dhe Ademi paralajmërojnë rezistencë, PS i kërkon Këshillit të vendosë për kryebashkiakun Konstituohet mes tensioneve Këshilli Bashkiak i Shkodrës, përfaqësuesit e PD përplasen me policinë, arrestohet kreu i FRPD Ilir Meta nis tentativat për të rikthyer dhunën, paralajmëron gjakderdhje dhe kërcënon Lulzim Bashën, kërkon tym e flakë në shtator Faqe 10 Opozita duket se është e përçarë kur vjen puna tek plani që ajo ka për të vijuar betejën me qeverinë në shtator. Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se me shtatorin do të kthehen sërish protestat antiqeveritare, deri në largimin... Zbardhen vendimet, ja si Sejko firmosi shkrirjen e “Veneto Banka” pa analizuar më parë transferimin e kredive Aksioni i shtatorit ndan opozitën, Shehi thirrje për t’u rikthyer te protestat, Duka apel për gjetjen e konsensusit mes palëve Londra trondit pushtetarët e korruptuar shqiptarë, nis zbulimin e llogarive të fshehta bankare, bllokohen 100 milionë paund Moska e Beogradi “sy e veshë” në Tiranë, mediat ruse nuk ndalin shkrimet për Metën e opozitën, pasqyrim çdo veprimtarie të presidentit Beteja e Izet Haxhisë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë pritet të përfundojë sërish te Këshilli i Lartë Gjyqësor. I akuzuari për vrasjen e Azem Hajdarit ju drejtua Apelit, pasi Shkalla e Parë vendosi... Faqe 2,3 Londra ka nisur punën për të zbuluar paratë e fshehura aty nga pushtetarë të huaj të korruptuar. Mbretëria e Bashkuar po kthehet në një qendër për fshehjen e të ardhurave dhe për këtë arsye londinezët kanë shtuar lëvizjet që ta parandalojnë një fenomen të tillë. Gazeta ka raportuar disa herë sesi një politikan shumë i lartë shqiptar ka fshehur në Londër më shumë se 80 milionë paund, por tani Britania... Faqe 4 Faqe 7 Faqe 6 Faqe 8 Nga Besi BEKTESHI Celulat mitomane dhe Shkodra fatkeqe në mes tyre! Faqe 5 Faqe 9 Faqe 12

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Skandali me falimentimin e bankës italiane “Veneto” duket se është përgjegjësi e guvernatorit Gent Sejko. Ky është personi i cili legjitimoi të gjithë kaosin me kreditë e shqiptarëve. Gazeta ka siguruar 3 dokumente thelbësore, që vërtetojnë përgjegjësinë e Sejkos. Në një prej...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Martë 20 Gusht 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-18

    Nga Ylli MEÇE

    Nga Redi AMETLLARI

    KQZ, “hap tender” për pastërti të figurës morale

    “Strehimi social” ose dera me bojna, shtëpia pa pullaz

    Ekspertët e SHBA-BE në vjeshtë zbarkojnë në Tiranë, ja si do të marrin në dorë SPAK e BKH, gati terreni për luftën antikorrupsion

    Beteja e Izet Haxhisë me “gjyqtarët e Berishës” drejt

    KLGJ, anëtarët e Apelit në konflikt interesi, ja çfarë do sjellë shtatori

    Raportimet e amerikanëve, ja si Enver Hoxha spastroi partinë

    derisa u nda nga jeta, gjyqe dhe ekzekutime sekrete për

    kundërshtarët e regjimit

    Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të vijojë të luftojë deri në fund për Bashkinë e Shkod-rës. Dje pati protesta dhe përplasje me policinë, por Voltana Ademi nuk doli nga zyra. Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar duke thënë se Shkodra nuk do i përulet komunizmit...

    Ditën e djeshme u konstituua mes tensioneve dhe përplasjeve Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Briselda Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit me 42 vota pro, ndërsa Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj janë zgjedhur nënkryetar. Por, konstituimi i Këshillit Bashkiak për...

    Beteja për Shkodrën, Basha dhe Ademi

    paralajmërojnë rezistencë, PS i kërkon Këshillit të

    vendosë për kryebashkiakun

    Konstituohet mes tensioneve Këshilli Bashkiak

    i Shkodrës, përfaqësuesit e PD përplasen me policinë,

    arrestohet kreu i FRPD

    Ilir Meta nis tentativat për të rikthyer dhunën, paralajmëron

    gjak derdhje dhe kërcënon Lulzim Bashën, kërkon tym e flakë në shtator

    Faqe 10

    Opozita duket se është e përçarë kur vjen puna tek plani që ajo ka për të vijuar betejën me qeverinë në shtator. Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se me shtatorin do të kthehen sërish protestat antiqeveritare, deri në largimin...

    Zbardhen vendimet, ja si Sejko firmosi shkrirjen e

    “Veneto Banka” pa analizuar më parë transferimin e kredive

    Aksioni i shtatorit ndan opozitën, Shehi thirrje për t’u rikthyer te protestat, Duka apel për gjetjen e konsensusit mes palëve

    Londra trondit pushtetarët e korruptuar shqiptarë, nis zbulimin e llogarive të fshehta

    bankare, bllokohen 100 milionë paund

    Moska e Beogradi “sy e veshë” në Tiranë, mediat ruse nuk ndalin shkrimet për Metën e opozitën,

    pasqyrim çdo veprimtarie të presidentit

    Beteja e Izet Haxhisë me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë pritet të përfundojë sërish te Këshilli i Lartë Gjyqësor. I akuzuari për vrasjen e Azem Hajdarit ju drejtua Apelit, pasi Shkalla e Parë vendosi...

    Faqe 2,3

    Londra ka nisur punën për të zbuluar paratë e fshehura aty nga pushtetarë të huaj të korruptuar. Mbretëria e Bashkuar po kthehet

    në një qendër për fshehjen e të ardhurave dhe për këtë arsye londinezët kanë shtuar lëvizjet që ta parandalojnë një fenomen të tillë. Gazeta

    ka raportuar disa herë sesi një politikan shumë i lartë shqiptar ka fshehur në Londër më shumë se 80 milionë paund, por tani Britania...

    Faqe 4

    Faqe 7

    Faqe 6

    Faqe 8

    Nga Besi BEKTESHI

    Celulat mitomane dhe Shkodra

    fatkeqe në mes tyre!

    Faqe 5

    Faqe 9Faqe 12

  • GAZETA SOT2 E Martë 20 Gusht 2019

    2,3,5,6,9,13,14,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Moska e Beogradi “sy e veshë” në Tiranë, mediat ruse nuk ndalin shkrimet për Ilir Metën dhe

    opozitën, pasqyrim çdo veprimtarie të presidentit

    Një portal rus mbi 40 shkrime mbi reagimet e presidentit

    Ndërkombëtarët në alarm nga ndikimi rus në Ballkan, ja metodat që po përdor Moska për të ndërhyrë në rajon

    Prej vitesh ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin mbi rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Deri më tani ka pasur shumë liderë që kanë deklaruar se rajoni është i rrezikuar, por alarmi është dhënë nga dy prej institucioneve të rëndë-sishme në arenën ndërkombëtarë: NATO dhe Këshilli i Evropës në BE. Gazeta ka siguruar dy dokumente të nxjerra prej tyre mbi ndikimin rus në Ballkan, ku përmendet dhe Shqipëria. Sipas raportit, në Maqedoni, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëria, Moska ndjek strategji nga më të

    ndryshmet për të ndikuar, ku më kryesorja është kapja e të korruptuarve. Sipas NATO, problem në disa vende, e sidomos në Shqipëri, është korrup-sioni me drejtësinë dhe Moska, sipas raportit, po teton të ndikojë në rritjen e korrupsionit. Po ashtu teknika të tjera ndikimi janë përmes investimeve, përmes dhënies së vizave, por dhe fesë. “Megjithëse përfshirja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor u reduktua në vitet 2000, Moska ka vendosur përsëri prezencën e saj dekadën e fundit me president Vladimir Putin. Duke ofruar favore si ato të vizave,

    projekte energjie, tregtie e investime të tjera, Rusia ka rritur angazhimin në rajon dhe rrjedhimisht po ngadalëson integrimin e rajonit në BE. Moska po përdor çdo mundësi si ryshfeti, korrupsioni për të avancuar interesat e saj dhe për të rritur ndjenjat anti-perëndimore. Përpjekjet e Rusisë në rajon ndihmohen nga elitat e regjimeve autoritare, të cilat janë të zhgënjyer me procesin e ngadaltë të anëtarësimit në BE dhe kanë pezulluar procesin e reformave”, thuhet në raportin e nxjerrë nga NATO sa i takon situatës në Ballkan. Por përveç

    ndikimeve politike apo ekonomike, në vende si Shqipëria dhe Kosova, Moska po teton të ndikojë përmes fesë. Kjo gjë është bërë e ditur në një raport të Këshillit të BE, ku thuhet se teksa Shqipëria dhe Kosova shihen si shtete që dërgojnë ushtarë pranë ISIS, Moska po rrit influencën ortodokse. “Numri i madh i militantëve islamikë nga Bosnja, Shqipëria e Kosova në Lindjen e Mesme që kthehen në shtëpi nga konfliktet, i ka dhënë Rusisë mundësinë e lu-ajtjes së kartës së ‘solidaritetit kristian ortodoks’”, thuhet në raport.

    Kliti TOPALLI

    Beogradi dhe Moska duket se vijojnë të kenë vëmendje ndaj zhvillimeve në Tiranë. Edhe pse protestat morën fund dhe politika ka marrë pushimet, mediat ruse e serbe vijojnë të shkruajnë për aktualitetin politik. Ajo që bie në sy është se gjendet një pasqyrim mjaft i gjerë i deklaratave të presidentit Ilir Meta apo dhe denoncimeve të opozitës ditët e fundit për Valdrin Pjetrin. Por teksa kjo e Pjetrit ka bërë bujë dhe në media të tjera, i çuditshëm është fakti i mbështetjes që po i jepet Metës. Një ndër portalet më të flakta pranë tij është “Regnum.ru”. Ky portal pasqyron çdo status në rrjetet sociale të Ilir Metës. Çfarëdo që të bëjë presidenti e gjen aty. Sulmet e Metës ndaj reformës, ndaj qeverisë dhe ndaj ndërkombëtarëve gjejnë një pasqyrim të thellë. Lajmi më i fundit është ai mbi statuset e njëpasnjëshme të Metës, i cili kërkon nga qeveria dhe opozita refle-ktim. Gazeta e ka deklaruar disa herë se presidenti gëzon simpati te rusët dhe serbët dhe si duket faktet po shtohen. Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin se Rusia po tenton destabilizim në Ballkan. Meta po tenton që të rikthejë tensionet, pasi dje paralajmëroi dhe gjakderdhje. Madje portali në fjalë ka bërë mbi 40 shkrime për Metën këto kohët e fundit. Një gjë e tillë tregon qartë se nga anon presidenti, i cili ka hyrë në luftë me amer-ikanët. Fakti që gëzon mbështetje te rusët e tregon qartë se përse vendi ndod-het në këtë krizë politike. Madje Meta arriti deri aty sa ironizoi rreziqet që vijnë nga Rusia. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike, për fat të keq, të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e së kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, poli-tike, morale, përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta. Por një ditë më pas reagoi fuqishëm SHBA, duke dhënë alarmin për ndikimin rus.

    Rreziku që vjen nga jashtëInstitucioni që e konfirmon se ndi-

    kimi i agjencive të huaja është rritur në vendin tonë është Shërbimi Informativ

    Shtetëror. Në raportin vjetor ky in-stitucion e ka treguar qartë se influencat nga vende që nuk na duan të mirën janë rritur ndjeshëm. “Shërbimet dhe agjencitë e huaja të fshehta jomiqësore që zhvillojnë veprimtari kundër intere-save kombëtare të Shqipërisë, terrorizmi ndërkombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten kërcënimet krye-sore ndaj Shqipërisë për periudhën që mbulon ky raport i parë publik. SHISH-i ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve në rajon dhe ndikimin e tyre në rrafshin politik dhe të sigurisë. Kontributi i SHISH-it për sigurinë rajonale ka marrë vlerësime të larta nga drejtuesit politikë brenda vendit, nga partnerët strategjikë dhe nga strukturat e inteligjencës së NATO”, thuhet në raportin vjetor.

    Meta kundër SHBATeksa gëzon mbështetjen e mediave

    ruse, presidenti ka nisur një sulm të paparë ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve. Edhe pse reforma ka 3 vite që është miratuar, presidenti tani e ka gjetur kohën për të lëshuar sulme dhe akuza ndaj saj. Por Meta ka marrë përgjigje shumë të forta nga SHBA. Më i fundit ishte Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker, i cili në një takim me ministrin në detyrë Gent Cakaj, deklaroi se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej”, tha Reeker. Pra, duket qartë se kemi një luftë mes Metës

    Rama: Vijojnë kontrollet intensive ndaj abuzuesve

    Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto nga Saranda, ku shihet se disa subjekteve u është bllokuar aktiviteti, pasi janë konstatuar në shkelje të ligjit. Rama shprehet se vazhdon të shtohet goditja ndaj infor-malitetit. Ai nënvizon se goditje janë dhënë sidomos në zona bregdetare dhe me rëndësi për Shqipërinë, për të pasur zero tolerancë ndaj abuzue-sve. “Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm sub-jektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktivi-teti. Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me zero tolerancë ndaj abuzuesve”, shprehet Rama. Dje ishte ministrja e Financave ajo e cila tha se fokusi do të jetë ndaj të gjitha kompanive që merren me tregtimin e produkteve me akcizë. Vëmendja është te karburantet.

    Agron Shehaj: Problem pastrimi i parave

    Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. Në një mesazh në “Facebook”, Shehaj shkruan se pastrimi masiv i parave të krimit në vendin tonë po reflektohet në të gji-tha raportet ndërkombëtare. “Indeksi Kundër Pastrimit të Parave i Institutit të Qeverisjes së Baselit e ka renditur këtë vit Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, nga 125 vende të analizuara. Akoma më keq, Shqipëria është vendi i gjashtë për përkeqësimin më të madh të gjendjes së pastrimit ta par-ave. Pastrimi masiv i parasë së krimit në Shqipëri tashmë po reflektohet në të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Pastrimi i parave, përveçse po dobëson shumë Euron dhe po shkatërron investimet e huaja, eksportet dhe turizmin, tashmë është kthyer në problem të rëndësishëm për besueshmërinë e Shqipërisë në mar-rëdhëniet ndërkombëtare ekonomike dhe imazhin tregtar të vendit”, tha ai.

    META E LSI LOBIME NË SHBA PËRMES RUSËVERevista amerikane “Mother Jonës” përmes një inves-

    tigimi tregoi kohë më parë se LSI dhe Ilir Meta, kanë lobuar në SHBA përmes personave të dyshimtë nga Rusia. “Doli se Dorelita ishte një kompani guaskë e që kishte vetëm një qëllim: të jepte pagesën për lobimin që McKeon do të bënte për LSI-në. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek, i quajtur Andreas Petrou. Ai ka një zyrë të vogël ligjore në kryeqytetin e Qipros, e cila krijon dhe administron kompani guaskë. Një e treta

    e klientëve të kësaj firme janë rusë, dhe madje kompania ka te reklama një numër enkas për klientët që flasin ru-sisht. Sipas regjistrimeve të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrout ishte e përfshirë me kompani me bazë në Qipro, të lidhura me Oleg Deripaskan, manjatin rus të biznesit të aluminit, i cili është përfshirë në skandalin e lidhjeve ruse të presidentit Trump për shkak të bizne-seve që ka pasur me Paul Manafort, kreun e fushatës së Trump-it që është nën hetim”, thuhej në artikull.

    Gazeta ishte e para që deklaroi se pas skenarëve destabilizues të opozitës fshihej Moska. Reforma në drejtësi në vendin tonë po afron dhe po ashtu dhe hapja e negociatave në qershor ishte gati. Por hapja e nego-ciatave do të thotë se shteti i fundit me dalje në Adriatik bëhet pjesë e BE dhe kjo nuk i intereson aspak Moskës. Një gjë të tillë e deklaroi pak ditë më parë dhe ish-nënkryetari i FBI. Shqipëria ka kaluar me dhjetra kriza politike. Në 1998 madje u ten-tua grusht shteti dhe situata u zgjidh pa djegur mandatet. Por fakti që këtë herë ka djegie mandatesh dhe po sulmohen institucionet, dyshimet e shumë ekspertëve ndërkombëtarë janë se kemi skenar rus. Deri më tani Berisha është akuzuar shumë herë që fshihet pas Moskës, ndërsa po ashtu dhe LSI e Ilir Metës ka pasur kontakte me ta. Lobimet që PD e LSI bënin në SHBA ishin me financa ruse dhe kjo tregon qartë lidhjet e tyre. Madje avokat Spartak Ngjela ka thënë se dhe çadra që u krijua në vitin 2017 ishte e inspiruar nga Moska dhe kjo ishte arsyeja që Brian Yee erdhi në Tiranë dhe detyroi Bashën të futej në zgjedhje.

    SKENARËT DESTABILIZUES

    RUSË

    dhe amerikanëve. Plani i presidentit ishte që ta nxjerrë reformën në drejtësi si një projekt të Soros dhe jo të ameri-kanëve. Dihet rivaliteti mes presidentit Donald Trump dhe Soros. Presidenti Meta mendoi se do fitonte simpatinë e administratës së Trump me këtë lëvizje, por duket se ka dështuar. Si Matthew Palmer, ashtu dhe Reeker i kanë dalë hapur, të cilët janë po përfaqësues të administratës së Trump.

  • 2,3,5,6,9,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 20 Gusht 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ilir Meta tentativa për të rikthyer përplasjet, paralajmëron gjakderdhje dhe kërcënon Bashën, kërkon tym e flakë në shtator

    Meta: Basha të reflektojë sa më shpejt, mos të pengojë hapjen e negociatave

    PD valë denoncimesh në shtator, gati publikimi i dosjeve kriminale për disa kryebashkiakë të tjerëPartia Demokratike pritet që në shtator

    të nxjerrë të tjera dosje që faktojnë lidhjet me krimin të disa kryebashkiakëve socialistë. Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha kanë lajmëruar edhe më herët se Valdrin Pjetri nuk ishte i vetmi kryebashkiak që kishte lidhje me krimin. Demokratët publikuan një listë me emra që janë të përfshirë me krimin. Ndërkohë tani priten emra të tjerë nga Partia Demokratike, të cilët do të publikohen në shtator. Sipas burimeve, Partia Demokratike ka të dhëna për një kryebashkiak tjetër të dënuar jashtë shtetit me 6 vite burg, emrin e

    të cilit nuk e kanë bërë publik. Ndërkohë edhe em-rat e tjerë që pritet të publikohen kanë qenë të dën-uar jashtë shtetit për vjedhje ose trafikim lëndësh narkotike. Vjeshta pritet që të jetë një betejë e fortë në fushën politike. Nga njëra anë është presidenti që ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve. Nga ana tjetër qeveria që vijon të mos e njohë këtë datë dhe tani opozita e cila ka dalë kundër datës së re dhe njofton se do të tregojë të tjera dosje të pushtetarëve për të treguar sipas tyre, se krimi dhe korrupsioni kanë kapur pushtetin vendor. Por gjithashtu ka paralajmëruar edhe protesta të përshkallëzuara.

    “Kur rrezikohet vendi, rrezikohen të gjithë. PD-ja është në ballë si e vetmja shpresë e interesit pub-lik, prandaj a ka një plan të Edi Ramës? Po 6 vjet Rama ka pasur diversionin e PD-së, sulmet ndaj meje. Opozita do të vazhdojë me protestat dhe nuk ka pikë dyshimi”, ka lajmëruar kreu i PD-së Lulzim Basha. Sipas tij, të gjithë të inkriminuarit janë emëruar me bekimin e kryeministrit. “Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

    Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia! Njësoj si Elvis Roshin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin. Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama. Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak”, ka deklaruar disa ditë më parë Basha.

    Arbjona ÇIBUKU

    Presidenti i Republikës Ilir Meta ka konfirmuar se është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar LSI-në nga zhduk-ja. Gazeta ka deklaruar ditë më parë se Ilir Meta po i bën presion Bashës që të rinisin protestat e dhunshme në shtator. Një gjë të tillë e ka konfir-muar në fundjavë vetë kreu i shtetit, i cili ka folur për gjakderdhje për shkak të krizës në Shqipëri. Para 30 qershorit Meta fliste për rikthim të ‘97-ës, ndërsa të dielën mbrëma ai ka folur për gjakderdhje. Meta ka dhënë një intervistë te mediat kosovare, ku ka dërguar një mesazh të qartë se vjeshta do rikthejë kaosin në vend. Por këtë herë Meta është shprehur hapur se mund të ketë dhe gjakderdhje, duke faktuar atë që flitet në korridoret e politikës, se presidenti po punon që të rikthehet dhuna në vjeshtë. “Ajo që dua të them, me bindje të plotë, është se kjo krizë artificiale në të cilën ndod-het Shqipëria dhe që nuk e meriton populli shqiptar, padyshim që për mendimin tim ka një lidhje edhe me zhvillimet në Kosovë, me dialogun Kosovë-Serbi. Për mua ka qenë dhe mbetet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konflikt në Shqipëri?! Nuk mund ta teproj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?! Pra kjo krizë është aq artificiale në vlerësimin tim dhe duket që ka një interes që Shqipëria të duket keq. Në momentin kur Shqipëria duket keq, kjo nuk e ndihmon as Kosovën, as shqiptarët në përgjithësi kemi të bëjmë me lojëra të individëve të cak-tuar, të cilët janë kyçur në skenare që nuk i shërbejnë as stabilitetit të Shqipërisë, dhe as afirmimit të saj si një faktor stabilizues, evropiani-zues në rajonin tonë”, ka deklaruar presidenti Ilir Meta. Deklarata e tij është dhe një mesazh për Bashën, ku i kërkohet që të ndezë vendin tym e flakë në vjeshtë.

    Meta sulmon BashënNë intervistën për mediat

    kosovare, Meta ka sulmuar hapur dhe liderin e PD, Lulzim Basha. Sado që Meta ka në plan për të rikthyer tensionet, nëse PD nuk i bashkohet,

    çdo skenar do të dështojë. Deri më tani Basha e ka refuzuar 13 tetorin, ndërkohë që plani i Metës është që dekreti i zgjedhjeve të përdoret si pretekst për të rikthyer tensionet. Edhe në këtë intervistë Meta e ka kërcënuar Bashën. “Të punojmë urgjentisht që t’i japim vendit një zgjidhje këto ditë. Të mos presim shtatorin pasi përndryshe do të kemi një dështim të sigurt më 18 tetor dhe një penalizim për vendin tonë, që do të jetë përgjegjësi në radhë të parë e kryeministrit Rama, por së dyti, e kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe e gjithë atyre, të cilët nuk do të tregojnë vullnetin e

    duhur për një zgjidhje demokratike e gjithëpërfshirëse. Pa zgjedhje të lira e të drejta, nuk mund të ketë kurrsesi çelje të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nuk mund të ndryshohen kriteret e Kopenhagës për kapriçot apo për interesat e cak-tuara të asnjë udhëheqësi shqiptar apo kudo tjetër në këtë rajon. Kjo besoj se do të jetë shumë e qartë në ditët që vijnë”, ka thënë ndër të tjera Meta. Presidenti nuk është kursyer me akuza edhe ndaj qeverisë duke sulmuar Kuvendin që sipas tij bën lig-je për të sulmuar persona të veçantë. Sipas presidentit Meta, Parlamenti përdoret nga qeveria thjesht për të

    mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë. Ai shpjegon se ligjet bëhen për persona të veçantë në kundërsh-tim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociim-it me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit. “Ky është shqetësimi, alarmi kryesor që duhet t’i bëjë të gjithë, – duke filluar nga kryeministri i pari, dhe padyshim nga zoti Basha dhe përfaqësuesit e opozitës, të dytët, – për të reflektuar dhe për t’i thirrur mendjes, para se në Shqipëri të mos mbeten më njerëz për t’i votuar ata”, ka deklaruar Meta.

    Petrit Vasili: Mirënjohje për horrat në Shkodër Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

    ka reaguar ditën e djeshme duke i quajtur protestuesit e Shkodrës horra që sipas tij, do të kenë një fund të keq pasi kryeministri do i shesë si legena. “Mirënjohje për horrat në Shkodër sot që dolën fytyrë-zbuluar. Që të gjithë me kollare, me uniformë apo civile me çanta të zeza me rrip në qafë dolën sot me fytyrë të zbuluar dhe shkelën çdo ligj dhe hyn në një armiqësi nga e cila nuk shpëtojnë dot kurrë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Vasili. Ndër të tjera ai ka shkruar duke ironizuar se i është mirënjohës të gjithë atyre që kanë filmuar pasi tani mund t’i shohim fytyrat e atyre që Vasili i quan horra. “Mirënjohje celularëve dhe kamerave sepse tashmë këto fytyra maskaren-jsh nuk mund të fshihen dot kurrë. E zgjodhën fundin e tyre shumë të keq për hesap të një kryeministri, që do ti shesë si legena, megjithatë ky është halli i tyre, fundi i tyre nuk ndryshon”, ka përmbyllur reagimin e tij Vasili.

    Ngjela: Klinton shkatërroi tiraninë

    e Berishës në ’97-ënAvokati Spartak Ngjela ka

    reaguar në profilin e tij në Facebook ditën e djeshme ku ka uruar për 73 vjetorin e lindjes ish-presidentin Bill Klinton. Ngjela e ka quajtur Klintonin mik të shqiptarëve dhe shpëtimtar të tyre. “Mik i madh i popullit shqiptar. Shpëtimtar i dyfishtë i shqiptarëve: në vitin 1997, me shkatërrimin e tiranisë që po vendoste Sali Berisha dhe grupi i tij, pas manipulimit të zgjedhjeve të vitit 1996; dhe, në vitin 1999, me çlirim-in e Kosovës. Sigurisht që, me çlirimin e Kosovës, Bill Klintoni ka hyrë tanimë me lavd të veçantë në historinë e Shqipërisë. Politikë e madhe, human-izëm i madh dhe rivlerësim i Arbërisë dhe shqiptarizmit kjo është vepra që, në vitin 1999, i dhuroi shqiptarëve presidenti i madh i Amerikës. Ne i urojmë sot Bill Klintonit një jetë të gjatë dhe të prajshme, gjithmonë me gëzimin dhe me lavdinë e një njeriu të madh në vazhdim”, ka shkruar ditën e djeshme avokati i njohur Spartak Ngjela.

    “Është një konflikt tërësisht artificial dhe që është një këmbanë alarmi për të reflektuar të gjithë urgjentisht. Nuk mund të jetë Shqipëria, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, një shembull frymëzimi dhe pozitiv, në këtë mënyrë siç zhvilli-met e fundit kanë ndodhur në vendin tonë për fat të keq. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.

    Ne duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e këtyre fëmijëve, dhe sidomos atyre të rinjve, që kundër dëshirës së tyre, duan të vrapojnë për t’u larguar nga Shqipëria për arsye se nuk ndiejnë siguri për të ardhmen e tyre dhe se ky konflikt artificial i ka lodhur kaq shumë dhe ua ka vrarë shpresat”, është shprehur presidenti.

    META: NUK KA ZGJIDHJE TJETËR PËRVEÇ ZGJEDHJEVE

    “Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen. Beteja ime për të ardhmen është rivendosja e vendit në rrugën e demokracisë, sepse ka dalë nga kjo rrugë. Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët

    kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucio-net që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre. Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim”, është shprehur Meta.

    META FLET PËR RIKTHIMIN TE LSI

    Për mua ka qenë dhe mbe-tet shqetësuese: përse kërkohet patjetër ky konf-likt në Shqipëri?! Nuk mund ta te-proj ndoshta edhe po të them: përse kërkohet edhe një gjakderdhje në Shqipëri?!

  • 4 GAZETA SOTE Martë 20 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushë të gjitha kushtet e para-shikuara në nenin 6, pika 3, të nenit 37, si dhe pikat 2 dhe 3, të nenit 38, të këtij ligji. Ai duhet të plotësojë me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere:

    a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve univer-sitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor; b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit; c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda”, thuhet në ligj.

    “FBI do të trajnojë NBI - ky është akronimi në anglisht i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Natyrisht që bëhet fjalë për një trajnim disa mujor, në bazën më të madhe të trajnimeve të FBI-së. Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit ka për Zot, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Kjo ndihmon edhe në konfidencialitetin dhe sekretin e heti-

    meve sepse gjithçka aty konsumohet brenda një trupe të vogël njerëzisht. Këto historitë me përgjime që dalin lart e poshtë shpresoj të mos i dëgjoj më, për shkak të faktit që do të jetë vetëm një grup ekskluziv njerëzish shumë i ngushtë që do të ketë akses në dokumente”, deklaroi pak ditë më parë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

    EDHE DREJTORI I BKH DO I NËNSHTROHET TRAJNIMIT

    Ibrahimi: BKH do të trajnohet nga FBI

    Prokurorët e SPAK bashkëpunim me ndërkombëtarët, ja si SHBA-BE do të mbikëqyrin hetimet kundër zyrtarëveProkurorët e Strukturës së Posaçme

    Antikorrupsion do të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për hetimet që do të kryejnë kundër zyrtarëve të lartë. Një gjë e tillë është e përcaktuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Sipas këtij ligji, në SPAK do të ngrihet një sektor vetëm për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kryerjen e hetimeve të përbashkëta. “Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe He-

    timet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për një periudhë trev-jeçare. Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë diplomë masteri të nivelit të dytë në drejtësi ose arsim të lartë juridik të njësuar me të sipas

    ligjit për arsimin e lartë”, thuhet në ligj. Përmes kësaj strukture ndërkombëtarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në hetime, por edhe t’i mbikëqyrin ato. Kjo pasi SHBA-BE do të kenë anëtarë në grupet hetimore. “Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: a) bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organi-zatave ndërkombëtare në përputhje me mar-rëveshjet ndërkombëtare; b) cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara

    në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Proce-durës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera; c) mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Re-publikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë”, vijon më tej ligji.

    Mimoza IBRA

    Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe Bashkimi Evropi-an do të jenë prezentë edhe kur Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Byroja Kom-bëtare e Hetimit të ngrihen. Refor-ma në drejtësi është një investim i tyre dhe për këtë arsye ata do të kujdesen që çdo gjë të shkojë në rrugën e duhur dhe në këto struk-tura të punojnë njerëz të zotë. Në SPAK dhe BKH nuk do të punëso-hen vetëm prokurorët e posaçëm, gjyqtarët e posaçëm dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, por do të ketë edhe staf mbështetës për ta. Për tra-jnimin e këtyre të fundit pritet që të vijnë në shtator në Tiranë ekspertë nga SHBA-BE. Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i thanë gazetës se në vjeshtë ekspertët ndërkom-bëtarët do të mbërrijnë në kryeqytet me qëllim që të ofrojnë ndihmën e tyre dhe të asistojnë në krijimin e organeve të reja antikorrupsion. Stafi mbështetës i SPAK dhe BKH do të kalojë nga duart e ndërkom-bëtarëve me qëllim që të trajnohen e të jenë të aftë për të goditur korrupsionin në nivel të lartë. Në fakt, vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek Byroja Kombëtare e Hetimit, ku pritet që të atashohen ekspertë të FBI, ICITAP dhe Opdat për të punuar në vjeshtë me trajnimet e stafit. Një gjë e tillë është e përcaktuar edhe në ligj. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bash-kuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e By-rosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byro-je. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive pro-cesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

    Ndërkombëtarët do të trajnojnë stafin e SPAK dhe BKH

    Ekspertët e SHBA-BE në vjeshtë zbarkojnë në Tiranë, ja si do të marrin në dorë SPAK e BKH, gati terreni për luftën antikorrupsion

    Ja përcaktimet ligjore për trajnimin e stafit të BKHDrejtuesi i Prokurorisë së

    Posaçme dhe drejtuesit e se-ktorëve kryejnë mbikëqyrjen administrative të marrjes në punë, trajnimin, disiplinën dhe vlerësimin e punonjësve dhe ekspertëve të Prokurorisë së Posaçme, si dhe i caktojnë ata të punojnë me prokurorët.

    Prokurorët e posaçëm mbikë-qyrin çdo punonjës dhe ekspert në hetimet dhe çështjet që u janë caktuar.

    Ekspertët japin mendime të bazuara në prova, fakte, eksper-tizë dhe rezultate analizash. Ata nuk mund të japin mendim për themelin e çështjes.

    Hetuesi është punonjës i By-rosë Kombëtare të Hetimit, i cili është përgjegjës për hetimin. Ai gëzon statusin e oficerit të Poli-cisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e proku-rorëve të Prokurorisë së Posaçme.

    Kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjid-het pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rreg-ullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

    Një kandidat mund të emëro-het si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

    Kandidati i pranuar i nënshtro-het një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë mod-ulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.

    Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e Dre-jtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

    Ekspertët në SPAKEdhe pse nuk është akoma gati,

    për Strukturën e Posaçme Antikor-rupsion ekspertët ndërkombëtarë kanë filluar të vijnë. Pak muaj më parë ishte prokurorja kroate, Tama-ra Laptos ajo e cila mbërriti në Ti-ranë dhe do të qëndrojnë për dy vjet në zyrat e Strukturës së Posaçme

    Antikorrupsion për të monitoruar, vëzhguar dhe asistuar në punën e prokurorëve specialë. Ndërkohë, në vjeshtë pritet që të vijnë edhe ekspertë të tjerë të SHBA-BE për të dhënë ndihmën e tyre e për të kri-juar një staf të zotë për të shfarosur korrupsionin në nivel zyrtarësh. Bashkë me Laptos në SPAK do të

    atashohen edhe ekspertë të tjerë. Por ajo që duhet theksuar është fakti se të gjithë ekspertët do të kenë në fokus të veçantë jo vetëm prokuroret dhe hetuesit, por edhe punonjësit e tjerë që do të ulen në karriget e financierit, kontabilistit, IT, etj.. Kjo pasi ata do të kenë në dorë gjurmimin e parave të pista dhe do të ndihmojnë në goditjen e pastrimit të parave. Madje, burimet i thanë gazetës se pak kohë më parë disa prej punonjësve janë trajnuar tek Akademia e Sigurisë. Ndërkohë, në ligj është përcaktuar edhe se në SPAK do të ngrihet një sektor vetëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, çka do të thotë se faktori i huaj do të zërë shumë vend tek organet e reja. Kjo do të thotë se ndërkombëtarët do të marrin në dorë luftën antikor-rupsion dhe nuk do të lejojnë asnjë devijim nga reforma në drejtësi.

  • 2,3,5,6,9,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 20 Gusht 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Londra trondit pushtetarët e korruptuar shqiptarë, nis zbulimin e llogarive të fshehta

    bankare, bllokohen 100 milionë paund

    Autoritetet londineze ngrijnë 8 llogari bankare që i përkasin një pushtetari të huaj

    Nuk justifikoi 2 apartamente dhe iu gjetën kontakte me krimin e organizuar, KPA rendit arsyet pse e la Thanzën jashtë sistemit të drejtësisë

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin përfundimisht nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por pas ankimimit të bërë, u shkarkua edhe nga KPA. Në vendimin e zbardhur Kolegji i Apelimit ka renditur arsyet dhe faktet pse Thanza meriton të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Sipas ven-dimit, ai nuk justifikon 2 apartamente. “Lidhur me pasurinë e trajtuar si pasuria nr. 1, aparta-ment banimi 3 + 1, me sipërfaqe 136 m2, me

    vendndodhje në Shkodër, fituar me kontratën e shitblerjes datë 06.04.2000, regjistruar në ZRPP Shkodër me numër pasurie {***}, më datë 18.05.2000, subjekti i rivlerësimit është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë e tij dhe nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurisë. Lidhur me pasurinë e trajtuar si pasuria nr. 2, apartament banimi, me sipërfaqe 113 m2, me vendndodhje në Tiranë, fituar me kontratën e shitblerjes datë 03.07.2003, regjistruar në ZRPP Tiranë, më datë 07.07.2003, subjekti i rivlerësimit ka mungesë

    të burimeve financiare për të blerë këtë pasuri dhe është përpjekur ta paraqesë në mënyrë të pasaktë atë”, thuhet në vendimin e KPA. Nga ana tjetër, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi edhe konstatimet e Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit për integritetin e figurës, duke konkluduar në fund se Admir Thanza ka kontakte me krimin e organizuar. “Nga analiza ligjore e shkaqeve të ankimit, subjekti rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me person-at e përfshirë në krimin e organizuar dhe sepse

    ka bërë deklarim të pasaktë në lidhje me figurën, çka bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Situ-atë faktike kjo që, në përputhje me parashikimet e nenit Dh, pikat 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës parashikohet të prezumohet në favor të masës disiplinore të shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Për rrjedhojë, problemet serioze gjatë kontrollit të figurës dhe deklarimi i pasaktë passjellin aplikimin e nenit 61, pikat 2 dhe 3 të ligjit nr. 84/2016, në të cilat parashikohet shkarki-mi nga detyra i subjektit të rivlerësimit”, citohet midis të tjerash në vendimin e KPA.

    Mimoza IBRA

    Londra ka nisur punën për të zbuluar paratë e fshehura aty nga pushtetarë të huaj të korruptuar. Mbretëria e Bashkuar po kthehet në një qendër për fshehjen e të ardhurave dhe për këtë arsye londinezët kanë shtuar lëvizjet që ta parandalojnë një fenomen të tillë. Gazeta ka raportuar disa herë sesi një politikan shumë i lartë shqiptar ka fshehur në Londër më shumë se 80 milionë paund, por tani Britania e Madhe është vënë mbrapa dhe po gjurmon llogaritë bankare me pasuri të paligjshme, të cilat janë krijuar nga njerëz të pushtetshëm jashtë saj. Sipas mediave britanike, gjatë këtyre ditëve autoritetet e Anglisë kanë bllokuar 100 milionë sterlina, të cilat dyshohet se i përkasin një pushtetari të huaj i cili i ka vënë ato në mënyrë të paligjshme. Lajmi është bërë i ditur nga mediat londineze. ““National Crime Agency” ka marrë urdhër që të ngrijë tetë llogari bankare që përmbajnë më shumë se 100 milionë paund, të cilat dyshohet se janë vënë nga ryshfeti dhe korrupsioni në një komb jashtë shtetit. Urdhrat për ngrirjen e llogarive u morën nga gjyka-ta në Westminster më 12 gusht dhe përfaqësojnë shumën më të madhe të parave të ngrira duke përdorur urdhrat, që kur ata u bënë pjesë e Ligjit të Fi-nancave Kriminale në 2017. Përmes urdhrave “National Crime Agency” do të hetojë më tej fondet e ngrira. Nëse nga hetimet konstatohet se këto shuma rrjedhin nga aktivitet i paligjshëm ose do të përdoren në rrugë të paligjshme, atëherë “NCA” do të kërkojë të sekues-trojë paratë”, raportojnë mediat e huaja. Në lajm nuk është specifikuar se cilin shtet përfaqëson pushtetari i cili e ka pësuar nga autoritetet londineze, por dihet që ai është nga një shtet i huaj. Kjo do të thotë se nga kjo ngjarje nuk për-jashtohet as politikani i lartë shqiptar. Pra, zyrtari shumë i lartë shqiptar që ka fshehur më shumë se 80 milionë paund në Londër mund ta ketë pësuar nga autoritetet e Anglisë, duke iu ngrirë pas-uria e paligjshme. Në fakt, Anglia është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të pista edhe për emra të tjerë shqiptarë, por tani duket se të gjithë rrezikojnë të zbulohen sepse Londra është vënë në lëvizje për të nxjerrë në shesh lloga-ritë e fshehta bankare të tyre. Për t’ia

    arritur qëllimit Anglia nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë pak kohë më parë gjatë Samitit të Poznanit për të bashkëpunuar në luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit.

    Rasti i Moldavisë Në fillim të këtij viti ishte djali

    i ish-kryeministrit moldav ai i cili e pësoi nga autoritetet londineze, të cilat i konfiskuan një pasuri prej 400.000 paundësh. Ky rast është i përmendur në shkrimin e mediave angleze për të treguar vendosmërinë e tyre për ta luftuar këtë fenomen dhe për të ndëshkuar këdo pushtetar të huaj që ka fshehur paratë. Sipas të gjitha gjasave, çdo zyrtar shqiptar që ka llogari të fshe-hura në Angli rrezikon. Paralajmërimin e ka dhënë edhe një zyrtar anglez, i

    KLGJ hap garën për Drejtor të Burimeve NjerëzoreKëshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur

    garën për pozicionin e drejtorit në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative. Të interesuarit duhet të plotësojnë disa kritere të veçanta si: Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria niveli i mesëm drejtues (dokument nga institucioni); Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose të barasv-lershme me to, sipas legjislacionit të ar-simit të lartë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; Të ketë të paktën 1vit, si nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues ose në pozicione të barasvlershëm me to; Të mos ketë masë disiplinore të largimit nga shërbimi civil, në fuqi, (doku-ment nga institucioni); Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter dhe të ketë njohuri të një gjuhe të BE. Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 16 shtator 2019.

    Ja kur do të kryhet testimi i kandidatëve për drejtor në KLGJKëshilli i Lartë Gjyqësor ka

    përcaktuar datat se kur do të kryhet verifikimi i kandidatëve për pozi-cionin e drejtorit tek Departamenti i Burimeve Njerëzore, si edhe kur do të kryhet testimi i tyre. Sipas vendimit të KLGJ, verifikimi do të kryhet brenda datës 19 shtator, ndërsa testimi i tyre do të zhvillo-het në datën 16 dhjetor. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16.10.2019, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nëpërm-jet adresës së tyre të e-mail, në lidhje me datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës së struk-turuar me gojë. Lista përfundimtare e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në datën 25 tetor 2019”, thuhet në vendimin e KLGJ.

    Pak ditë më parë u mbajt Samiti i Poznan në Poloni, fokusi i të cilit ishte bashkëpunimi ekonomik mes Ballkanit dhe BE. Por në atë samit u nënshkrua një marrëveshje tepër e rëndësishme, e cila ka kaluar në heshtje. Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP) dhe Agjencia e Pavarur e Lajmeve të Ballkanit (IBNA), kanë bërë të ditur se Shqipëria me shtetet e rajonit kanë firmosur një marrëveshje me Britaninë për të bashkëpunuar në luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit. Marrëveshja

    është nënshkruar mes ministrave të Brendshëm dhe është angazhuar vetë Tereza Mei, e cila ishte ende në detyrë kur u mbajt samiti. Britanikët e shohin me shqetësim krimin që importohet nga Shqipëria, Bosnja, Serbia apo Maqedonia e Veriut në Londër dhe të gjithë janë bërë bashkë për të luftuar këtë fenomen. Marrëveshja është projekt i hartuar nga Britania, e cila do japë dhe 80 milionë paund për vendet e rajonit, me qëllim që projekti të zbatohet dhe bashkë të goditet korrupsioni dhe pastrimi i parave.

    MARRËVESHJA MES SHQIPËRISË DHE BRITANISË

    cili thotë se për t’ia dalë me sukses në këtë drejtim po përdoren edhe metoda të reja. “Përafërsisht 20 milionë paund u ngrinë në dhjetor të 2018. Në fillim të këtij viti, në një rast tjetër, “NCA” siguroi një urdhër konfiskimi të llog-arisë me 400,000 paund që i përkisnin një shtetasi moldav. Një tjetër urdhër konfiskimi u dha për paratë e mbajtu-ra në një llogari bankare që i përkiste mbesës së pushtetarit sirian, Bashar al-Asad. Ben Russell i NCA, i cili është nëndrejtor i Qendrës Kombëtare të

    Krimeve Ekonomike (NEÇ), tha: “NEÇ udhëheq përpjekjet për zbatimin e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar për të tra-jtuar rastet e financave të paligjshme, duke bërë bashkë aftësitë e shumë agjencive kundër kërcënimit. Në vitin e kaluar, “NCA” ka përdorur metoda të reja si urdhrat për ngrirjen e llogarive të dyshimta, për të arritur më pas tek pasuritë e dyshuara të paligjshme. Ne tashmë jemi duke parë një ndikim shumë të gjerë të këtij aktiviteti””, thuhet në lajmin e mediave londineze.

    Në muajin nëntor 2018, mbër-riti në Tiranë një delegacion britan-ik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e par-ave të pista. Delegacioni drejtohej nga Sekretari i Përhershëm i min-istrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Or-ganizuar, si dhe Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Në fokus të bisedës së tyre ishte pikërisht gjetja e llogarive me para të pista në Londër dhe autoritetet po bashkëpunojnë. Pra, bash-këpunimi Tiranë-Londër ka shumë kohë që ka nisur. Por tashmë kemi një projekt ndërkombëtar për të shfarosur pastrimin e parave.

    LËVIZJET E BRITANIKËVE

    National Crime Agency” ka marrë urdhër që të ngrijë tetë llogari bankare që përm-bajnë më shumë se 100 milionë paund, të cilat dyshohet se janë vënë nga ryshfeti

    dhe korrupsioni në një komb jashtë shtetit.

  • GAZETA SOT6 E Martë 20 Gusht 2019

    2,3,5,6,9,13,14,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Konstituohet mes tensioneve Këshilli Bashkiak i Shkodrës, përfaqësuesit e PD

    përplasen me policinë, arrestohet kreu i FRPD

    Briselda Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak me 42 vota pro

    Ish-kreu i PD: Lulzim Basha e degradoi partinë me marrëveshjen e 17 majit, dorëzoi të gjitha bashkitë e vendit

    Garda e vjetër e PD kanë dalë të gjithë kundër kreut të kësaj force politike Lulzim Basha, që sipas tyre ai e ka çuar partinë drejt degradimit. Të njëjtin mendim shprehu ditën e djeshme edhe ish kreu i PD Kukës Isben Elezi, i cili u shpreh se Basha nuk ka as votëbesimin nga anëtarësia. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai deklaroi se Basha mbajti për 3 muaj në çadër demokratët dhe më pas e hodhi poshtë gjithë kauzën e tyre me marrëveshjen e 17 majit. “Çfarë "gabimesh" duhet të bëjë më tepër

    "lideri" për të kërkuar të paktën votëbesimin nga anëtarësia. Janë shumë, por po ju rendis10 kryesoret, për mendjet e shëndosha do mjaftonte një: Sapo erdhi në krye të PD vendosi rregullin “e rënies në rezultat" ku çdo kryetar seksioni e më lart, që ka rënie të rezultatit të mos rikandidojë, rregull të cilin e theu sa ka dashur, përfshi edhe veten; Bojkotoi pa filluar reformën territoriale në 2015 dhe e la Ramën të bëjë si deshi e çfarë deshi; Humbëm zgjedhjet lokale të 2015, justifikimi ndaj kritikave ishte se "zgjedhjet lokale nuk janë

    tregues"; I mbajti demokratët 3 muaj ne çadër dhe e mbylli me marrëveshjen e fshehur të 17 majit; Zgjodhi 140 deputetë listë pa u konsultuar dhe respektuar asnjë institucion brenda PD”, tha Elezi. Ish kreu demokrat i Kukësit akuzoi më tej Bashën si fajtorin e vetëm që dorëzoi të gjitha bashkitë e vendit, duke shtuar se edhe zgjedhjet për drejtuesit e degëve ishin të turpshme. “Humbi zgjedhjet me rezultatin më të dobët në historinë e PD dhe i certifikoi ato; Zhvilloi zgjedhjet me fasadë për kryetar të PD në korrik 2017, i realizoi

    për 2 javë, manipuloi përqindjen në pjesëmarrje nga 20 në 60 për qind; Zhvilloi zgjedhjet më të turpshme për drejtuesit e degëve dhe struk-turave drejtuese, duke mos zbatuar statutin dhe duke mos bërë asnjë verifikim figure, si rrjedhojë u mbush me drejtues ish-sigurimsa dhe Sorosjan; Dorëzoi mandatet dhe bëri 10 protesta, kur puna duhet të mbyllej me 1 pro-testë të pandërprerë; Nuk bllokoi zgjedhjet dhe humbi 61 bashki ku të paktën duhet të ruanim ato që kishim”, u shpreh Isben Elezi.

    Elisjeda KIKO

    Ditën e djeshme u konstituua mes tensioneve dhe për-plasjeve Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Briselda Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit me 42 vota pro, ndërsa Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj janë zgjedhur nënkryetar. Por, konstituimi i Këshillit Bashkiak për Bashkinë Shkodër ishte më ndryshe se bashkitë e tjera, për shkak se i zgjedhuri i 30 qershorit Valdrin Pjetri nuk u betua, pasi ai dha dorëheqjen pas fakteve të publikuara nga opozita për dënimin e tij në Itali. Pavarësisht se konstituimi nuk u krye në ambientet e bashkisë, nuk mun-guan përplasjet e përfaqësuesve të PD me policinë. Mbështetësit e opozitës po tentonin të çanin kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e brendshme të Uni-versitetit “Luigj Gurakuqi”, për të penguar ceremoninë konstatuese të ndjekur nga këshilltarët e rinj, ku të pranishëm ishin deputetët Tom Doshi, Senida Mesi, Luan Harusha si dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuka. Opozita ka vijuar edhe ditën e djeshme me pretendimet e saj se ky këshill është i jashtëligjshëm dhe nuk përfaqëson asnjë qytetar shkod-ran. Situata u nxeh edhe më tepër pas mbarimit të ceremonisë së konstituimit, ku mbështetës të opozitës qëlluan me shishe uji këshilltarët e rinj dhe deputetët socialistë. Me thirrjet “turp, turp” ata i kanë ndjekur nga pas për pak minuta, por më pas janë penguar nga ndërhyrja e unifor-mave blu. Protestuesit u mbështetën nga ish deputetët demokratë Bardh Spahia dhe Gazmend Bardhi. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryetares aktuale për Bashkinë Shkodër, Voltana Ademi e cila gjatë gjithë kohës ka qëndruar në zyrën e saj, ku dhe ka pritur disa nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

    Arrestohet kreu i FRPDPas protestës së degës së PD në

    Shkodër, ku nuk munguan as tensionet dhe përplasjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë, u arrestuar kreu i FRPD Arvit Bushati. Dega e PD Shkod-ër përmes një postimi në faqen zyrtare u shpreh se qytetarët e saj nuk do të lejojnë veten, që të përkulen përpara kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se Policia e Shkodrës ka arrestuar disa protestues që ishin në mbështetje të opozitës. Dega lokale njoftoi se në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike,

    Arvit Bushati. Në postim theksohet se shkodranët janë të vendosur për të mbrojtur me çdo kusht qytetin e tyre. “Shkodra, nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës, e konstituimi i Këshillit ilegjitim Bashkiak, asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë, kur vendi i organizimit ndërrohet në se-kondën e fundit e mbledhja organizohet

    Maliqi: Vjeshta do nisë me protesta të fuqishme

    Deputeti Lefter Maliqi parala-jmëroi ditën e djeshme protesta të forta në vjeshtë. Përmes një postimi në rrjetin social, ai u shpreh se 95 për qind e institucioneve shtetërore janë moniste, duke shtuar se nuk ka asnjë lloj force që e ndan zemërimin popullor. “Vjeshta vendimtare për çmontimin e diktaturës. Demokracia lokale nuk ekziston më pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit dhe uzurpimit me forcë të bashkive nga Rilindja e krimit. Parlamenti, bashkitë, këshil-lat bashkiake, qeveria, 95 për qind e institucioneve janë moniste. Vendi drejt diktaturës. Në shtator duhet të paralizohet jeta në vend për të ardh-men e përbashkët. Qytetarë, socialistë të ndershëm, demokratë, opozitarë, shoqëri civile në të njëjtën kohë me thirrje e organizim të mirëfilltë me dhjetra mijëra qytetarë të protestojmë fortë para të 61 bashkive në vend. Nuk ka polici, nuk ka forcë që të ndali zemërimin popullor kundra klikës mafioze që po instalon diktaturën në çdo bashki, në çdo institucion të vendit”, tha ai.

    Protestat në Shkodër, Këlliçi akuza qeverisëKreu i FRPD Belind Këlliçi

    shpërtheu ditën e djeshme në akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se vendi ka shkuar drejt degradimit për shkak të keqqever-isjes së Edi Ramës. “Kryekrimineli i Shqipërisë Edi Rama, pasi nuk ia doli të gjunjëzojë Shkodrën, ka urdhëruar trafikantët e kriminelët që i ka veshur me uniformë policie të dhunojnë pro-testuesit dhe të arrestojnë kryetarin e FRPD Shkodër, Arvit Bushatin. Rinia e Shkodrës të tmerron, prandaj pas çdo proteste arreston dhe shpall në kërkim Arvitin dhe të rinj të tjerë. Nuk ke faj. Mendoj se duhet të kesh shumë frikë, sidomos nga rinia e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë, për të cilët ti s’je asgjë më shumë se një kryetrafikant, kryehajdut dhe kryekriminel, që po e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga Evropa dhe po e varfëron e shkreton vendin! Edi Rama nuk e gjunjëzon dot Shkodrën me dhunë e terror”, tha ai.

    me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës. Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre, në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve, të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë”, thuhet

    në njoftimin e PD Shkodër. Por qëndri-mi i Arvit Bushatit në Komisariatin e Shkodrës ishte vetëm 5 orë, pasi gjatë pasdites ai u lirua. Lirimi i tij shënoi edhe fundin e protestës, organizuar nga Partia Demokratike, të cilët u mblodhën para Komisariatit mbrëmjen e djeshme në orën 19:30, ku në duar mbanin pankarta ku shkruhej "Forca Arvit, jemi me ty", "Shkodra është me Arvit Bushatin", "Ju mbroni krimin dhe arrestoni rininë".

    Ish kryetarja e këshillit, Greta Bardeli e cila ndodhej në ambien-tet e brendshme të universitetit ka tentuar të prishë mbledhjen. Ajo u shpreh se konstituimi i këshillit është jashtë standardeve ligjore dhe kushtetuese, duke i cilësuar si nul. “Kjo mbledhje e sotme është ilegjitime dhe antikushtetuese.

    Është një mbledhje jashtë çdo standardi që të ofron Kushtetuta e Shqipërisë. Jeni në kundërshtim me ligjin dhe ta dini mirë se do mbani përgjegjësi jo vetëm kus-htetuese por edhe penale gjithsecili prej jush këtu. Kjo zgjedhje është nul”, u shpreh ish këshilltarja e këshillit Greta Bardeli.

    ISH KRYETARJA E KËSHILLIT PENGON KONSTITUIMIN

    • Briselda Kadia-kryetare• Arvid Osja-nënkryetare• Tereze Brigja-nënkryetare• Suada Selimaj-nënkryetare

    JA KONSTITUIMI I BASHKISË SHKODËR

    Mbështetësit e opozitës po tentonin të çanin kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e

    brendshme të Universitetit “Luigj Gurakuqi” për të penguar ceremoninë konstatuese të ndjekur nga këshilltarët e rinj, ku të pranishëm ishin de-putetët Tom Doshi, Senida Mesi, Luan Harusha si dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuka...

  • GAZETA SOT E Martë 20 Gusht 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ditën e djeshme në Shkodër ka pasur përplasje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për vendin e kryetarit të bashkisë. Protesta ka nisur dje me thirrjet e PD-së “Rama ik”. “Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit, është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajë të ngrinin

    zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkod-rën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. Të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë, do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar, është e qetë”, ka deklaruar ditën e djeshme ish-deputeti Bardh Spahia.

    BARDH SPAHIA: SHKODRA KUNDËR FARSËS SË 30 QERSHORIT

    "U bëj thirrje bashkëqytetarëve që pranuan që të bëhen pjesë e kandidatëve të PS, kundër linjës së PS në Shkodër. Rezulton Këshilli Bashkiak monist të dorëhiqen në bllok, nuk bëhet Shkodra pjesë e lojës. Do vijë duke u përmbysur dhe duke u shkatër-ruar. U bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të mblidhen. Të bashkohen me ne, të hapin

    rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme. Në një ditë kushtetuese Rama e ka dashur Shqipërinë sipas interesave të tij dhe të de-putetëve. Ai kërkon të kapë edhe Shkodrën. Ka një agjendë të uzurpimit dhe të trans-formimit të pronësisë publike. Në Shkodër nuk ka pronësi jo private", ka deklaruar dje ish-deputeti Romeo Gurakuqi.

    GURAKUQI: RAMA E DO SHKODRËN VETËM PËR INTERESAT E VETA

    Reagon Taulant Balla: Ndjesë komunitetit shkodran për situatën, por jemi të detyruar të zbatojmë deri në fund ligjin

    Pas përplasjes që ndodhi ditën e djeshme në Shkodër mes PS dhe PD, Sekretari i Përgjith-shëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar duke i kërkuar falje qytetarëve të Shkodrës për situatën e krijuar. Taulant Balla ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku i uron punë të mbarë Këshillit të ri Bashkiak. “Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri Bashkiak urime në punën e tij shumë të

    rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë ko-munitetit të nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të kryetarit të zgjedhur të bashkisë, por si në çdo rast ne qëndruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik. Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socialiste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabarte për të gjithë dhe ai vetëm

    duhet zbatuar nga kushdo”, ka shkruar ditën e djeshme Taulant Balla. Më tej ai ka komentuar edhe në lidhje me kompetencat e Këshillit Bash-kiak në raport me Kryetarin e Bashkisë. “Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin. Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga

    Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, ka përmbyllur deklaratën e tij Taulant Balla. Sipas Ballës, ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo. Ai theksoi se kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socialiste nuk investohet në asnjë debat. Përveç Ballës nga ana e socialistëve ka reaguar dhe ish-zv kryeministrja Senida Mesi, e cila ka theksuar se askush nuk do të dalë mbi ligjin.

    Arbjona ÇIBUKU

    Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të vijojë të luftojë deri në fund për Bashkinë e Shkodrës. Dje pati protesta dhe përplasje me policinë, por Voltana Ademi nuk doli nga zyra. Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar duke thënë se Shkodra nuk do i përulet komunizmit dhe se nuk e pranojnë përkul-jen ndaj Edi Ramës. Ndërkohë kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë se nuk do ta lërë detyrën si kryetare bashkie nëse nuk bëhen zgjedhje te drejta sipas saj. “Jam e emocionuar që Shkodra i ka dhënë shembullin më të mirë, votimet e 30 qershorit një farsë për të gjithë do të zhbëhen. E thotë populli dhe sot në këtë mbledhje farsë, celule kriminale farsë po të duam, askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Nuk lejmë askënd që të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. E kanë njerëzit në dorë, shkodranët e demonstrojnë dhe i falënderoj. Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin, do të kem detyrën dhe përgjegjësinë të jem kryebashkiake deri në momentin për të gjithë ne, ku ne do të sigurojmë zgjedhje të vërteta të rregullta, të zgjedhin të lirë. Edhe për Këshillin Bashkiak për të gjithë vendin. Ne nuk e lejojmë. Përpjekja jonë vazhdon e kjo e sotmja është demonstrim i së vërtetës. E vërtetë e dhimbshme, betejë që do të vazhdojë. Ne kemi popullin. Vetëm qytetarët qeverisën vendin, dua të vazhdoj bashkë", ka deklaruar Ademi ditën e djeshme.

    Reagon BashaNga ana e demokratëve ka reaguar edhe

    kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili e ka cilësuar përplasjen e djeshme në Shkodër si një betejë dhe ka theksuar se kjo betejë është e shqiptarëve. "Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, pa-drejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psikik. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga Parla-menti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit", ka thënë kreu demokrat dje.

    Reagon PSReagim ka pasur dhe nga ana e social-

    istëve, ku ka reaguar Senida Mesi, aktualisht deputete në Shkodër, e cila ka theksuar se askush nuk do të dalë mbi ligjin. Senida Mesi ka përshëndetur konstituimin e Bashkisë së Shkodrës dhe ka komentuar dhe rastin

    Ademi: Nuk e lë Shkodrën nëse s’ka zgjedhje të drejta

    Beteja për Shkodrën, Basha dhe Ademi paralajmërojnë rezistencë, PS i kërkon Këshillit të vendosë për kryebashkiakun

    Gazmend Bardhi: Këshilli Bashkiak një cirk

    Ditën e djeshme situata në Shkodër qe e tensionuar dhe pati konfrontim fizik me policinë dhe protestuesit, si dhe të arrestuar. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi situatën e djeshme dhe e ka quajtur Këshillin një cirk të paligjshëm. Këshilli, të cilin Bardhi e cilësoi si një cirk, u konstituua në një atmosferë të tensionuar. Gazmend Bard-hi ka qenë i pranishëm ditën e djeshme në Shkodër dhe ka dhënë një deklaratë për mediat ku përveç cilësimit që i bëri Këshillit Bashkiak ka akuzuar qeverinë se po tenton të grabisë me krimin pushte-tin vendor. “Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”, ka deklaruar Gazmend Bardhi për mediat ditën e djeshme.

    PD: Qeveria u soll me arrogancë me

    qytetarët e ShkodrësIsh-deputeti demokrat për Shkodrën,

    Romeo Gurakuqi ka sulmuar qeverinë ditën e djeshme duke e cilësuar një pro-ces të paligjshëm konstituimin e këshil-lit të ri bashkiak. Gjatë një interviste për mediat Gurakuqi ka zbuluar se ka pasur sinjale për një tërheqje në bllok të këshilltarëve të PS-së pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit. “Sjellja e sotme është tërësisht arrogante. Kryeministri po tenton të japë dhe Shkodrën. Goditja që mori me zotin Pjetri do të duhej ta detyronte atë dhe mazhorancën të reflek-tonte. Së bashku me kryetarin do të binin dhe këshilltarët. Ka pasur zëra për tu tërhequr në bllok por siç duket presioni i kryeministrit dhe pjesës që do ta përdorë Shkodrën për qëllime të veta, influencoi që ata të mblidhen sot të rrethuar me rreshta policorë për të kryer një proces të paligjshëm, realizuar përmes një thirrje të paligjshme të prefektit të qarkut, një ushtar i bindur i mazhorancës. Sot janë mbledhur me urdhër dhe presion të atij që komandon gjithçka”, ka deklaruar ai ditën e djeshme.

    e Valdrin Pjetrit. Ajo tha se i takon Këshillit Bashkiak të vendosë për kreun e ri të bash-kisë. "Në emër të PS garantoj opinion publik se do të dal dhe do të jetë mbi interesin politik dhe në zbatim të ligjit publik askush nuk është mbi ligjin. Shqipëria po ecën përpara. Së shpe-jti do të kemi SPAK dhe BKH që do të kenë shumë punë. Valdrini do të përgjigjet para ligjit si çdo kush tjetër, duhet të kontrollohet in-stitucionet të kontrollojnë individët e zgjedhur dhe të verifikojnë figurat. Të gjithë anëtarët e këshillave bashkiak. Është e rëndësishme që

    në këtë Shqipëri që aderon për në BE tu thotë jo njerëzve që janë në kundërshtim me ligjin. Duhet të verifikohen të gjitha pavarësisht kohës, moshës ku kanë marrë dënimin. Nuk duhet të jenë më pjesë. Ata kanë të drejtën ligjore për funksione të tjera, por jo politike në nivel të larta. Për kryetarin e bashkisë, Këshilli është i konstituuar. I takon atyre se si dhe kush do të administrojë Shkodrën. Dhe deri në zgjedhjet e radhës në Shkodër këshilli duhet të vendosi kush do të bëjë administrimin e bashkisë", ka deklaruar deputetja socialiste.

  • 8 GAZETA SOTE Martë 20 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    “Laku po ngushtohet e po shtrëngohet në qafën e despotit të inkriminuar dhe hajdutit psikik Edi Rama. Koha për të dhënë llogari finale para popullit po afron. Unë kam kënaqësinë dhe nderin që para nisjes së shta-torit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëve-shjes së sotme me banorët e unazës së re. Ky është angazhimi ynë, e zezë mbi të bardhë, jo fjalë në erë për të vendosur drejtësinë dhe për të vendosur padrejtësinë para ligjit, që në momentin e parë kur shqiptarët të na besojnë me votën e tyre të lirë përgjegjësinë e drejtimit të Shqipërisë drejt vlerave, standardeve dhe parimeve evropiane”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë më parë.

    Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi tha disa ditë më parë se opozita do të dështojë nëse iu rikthehet protestave në shtator sepse njerëzit nuk do ta ndjekin. “Mendoj se njerëzit nuk kanë më nerva. Po ta shohësh edhe protestat erdhën duke u zvogëluar në numër, pavarësisht atyre që thoshte Lul Basha. Luli ka në lojë edhe të gjithë reputacionin e tij kështu që po përpiqet t’i shesë protestat si shumë të mëdha, si shumë të rëndësishme, etj., por unë nuk shoh asgjë në to. U bë fakt i kryer që tashmë u konstituuan të gjithë këshillat bashkiakë, sigurisht ka edhe incidente dhe është faji i pozitës që nuk është menduar mirë e po gabon prapë. Por kryesorja është që gjërat po marrin rrugën e duhur dhe ky popull nuk ka dëshirë që të rikthehet tek trazirat sepse do qetësinë dhe do që të ecë përpara. Mënyra e përplasjes vetëm na çon mbrapa, jo përpara”, u shpreh Fatos Klosi.

    PARALAJMËRIMI I BASHËS PËR RIFILLIMIN E PROTESTAVE

    KLOSI: OPOZITA DO TË DËSHTOJË NËSE IU RIKTHEHET TUBIMEVE

    Merkel mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë: Evropa quhet e plotë vetëm nëse bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor

    Gjermania është e vendosur për të mbështe-tur Shqipërinë që t’i hapen negociatat me Bash-kimin Evropian. Sinjalin e dha ditën e djeshme kancelarja Angela Merkel. Gjatë përkujtimit të “piknikut pan-Europian”, ngjarje që shënoi rënien e Perdes së Hekurt dhe solli bashkimin e Evropës Perëndimore me atë Lindore, Merkel deklaroi se Evropa do të jetë e bashkuar vërtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. “Nëse i shikoni gjërat nga pikëpamja gjeostrategjike dhe gjithashtu

    shikoni hartën, atëherë do të ketë vetëm një Evropë vetëm kur asaj t’i bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez të Sopronit. Në fakt Gjerma-nia ka qenë skeptike për hapjen e negociatave, por deklarata e Merkel përfaqëson një rikthim të fortë të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide jopopullore për disa qeveri të BE-së dhe shumë votues në Evropën Perëndimore. Një prej tyre, presidenti francez Emmanuel Macron që është skeptik ndaj zgjerimit. Kjo deklaratë e

    Merkel vjen vetëm dy muaj para se BE të marrë vendimin nëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të çelen negociatat apo jo. Kujtojmë që për vendin tonë janë vënë disa kushte për t’u plotësuar me qëllim që të merret një vendim pozitiv. Ndërkombëtarët kërkojnë nga vendi ynë luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndëshkimin e pushtetarëve të korruptuar dhe vijimin e zbatimit me rigorozitet të reformës në drejtësi. Duke marrë parasysh përparimin që Shqipëria ka bërë, Komisioni Ev-

    ropian rekomandoi hapjen e negociatave. “Të dyja vendet (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë çuar përpara me reformat, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018. Për këtë arsye Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani. Që të mbetet i besueshëm, Bashkimi Evropian duhet t’i përm-bahet angazhimeve të veta dhe t’u përgjigjet qartë dhe pozitivisht, kur vendet i përmbushin detyrimet e tyre”, u shpreh Komisioneri për Zgjerimin, Jo-hannes Hahn kur bëri të ditur vendimin.

    Mimoza IBRA

    Opozita duket se është e përçarë kur vjen puna tek plani që ajo ka për të vijuar betejën me qever-inë në shtator. Pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se me shtatorin do të kthehen sërish protestat antiqeveritare, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. E teksa nga muaji shtator dhe fil-limi normalisht i jetës politike na ndajnë vetëm pak ditë, duket se ideja e Bashës për t’u rikthyer tek tubimet mbështetet vetëm nga disa aleatë. Kryetari i Lëvizjes për Zh-villim Kombëtar, Dashamir Shehi deklaroi ditën e djeshme se zgjidhja e vetme është vijimi i protestave. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Shehi u shpreh se nuk ka vend për reflektim a dialog. “Do të rikthehemi tek protestat deri në largimin e kryeministrit. S’ka mënyrë tjetër”, tha Dashamir Shehi.

    Reagimi i Agron DukësPor në një kohë kur Shehi

    mbështet planin e Partisë Demokra-tike për të vijuar me protestat pa hapësira për dialog, nuk ndan të njëjtin mendim aleati tjetër i Bashës, Agron Duka. Kryetari i Partisë Agra-re Ambientaliste bëri thirrje dje për të gjetur gjuhën e përbashkët. Në një reagim të dhënë për gazetën “SOT”, Duka theksoi se protestat duhet të vazhdojnë vetëm me qël-lim që në fund të zgjidhet kriza politike duke arritur marrëveshjen e jo të përshkallëzohet. Ai pret nga qeveria që të bëjë një hap pas dhe t’i hapë rrugë tryezës së dialogut. “Nga momenti që të gjitha akuzat e opozitës janë faktuar, që rendi ligjor ka rënë si pasojë e shkrirjes së të gjitha pushteteve në një dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhte shumë nga konfliktet e hapura, marrëveshja politike është e vetmja zgjidhje. Për të arritur këtë objektiv, pra një pakt kombëtar që të mbyllë ciklicizmin e krizave dhe me shpresë edhe tranzicionin e tejzgja-tur, opozita e bashkuar do të vijojë protestat për të ngritur presionin publik kundrejt mazhorancës, e cila është qartësisht përgjegjësja e kësaj krize dhe është ajo që duhet të bëjë një hap pas për të mirën e vendit”,

    Agron Duka: Ndërkombëtarët të ndërmjetësojnë për zgjidhjen e krizës

    Aksioni i shtatorit ndan opozitën, Shehi thirrje për t’u rikthyer te protestat,

    Duka apel për gjetjen e konsensusitBogdani: Shtatori,

    vijim i frontit të opozitës kundër qeverisë

    Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Gerti Bogdani deklaroi dje se opozita do të futet në zgjedhje në 13 tetor vetëm nëse Edi Rama nuk është kryeministër. Në një intervistë mediatike, Bogdani u shpreh se në shtator do të vijojë përballja me qeverinë. “Një parti e vetme në zg-jedhje mund të bëjë ç’të dojë. Kemi një kryeministër që po e orienton vendin drejt një regjimi të ngjashëm me komunizmin. Është një turp dhe skandal i radhës i kësaj qeveria mashtrimi që bëri kandidati i Shkod-rës në formularin e dekriminalizimit. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim i frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje. Çështja është tek ajo që e kemi thënë që në fillim, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Gerti Bogdani.

    Panariti: Në vend lulëzojnë kullat dhe koncesionetIsh-deputeti i LSI, Edmond

    Panariti akuzoi dje qeverinë se po e çon vendin drejt mjerimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panar-iti tha se në Shqipëri po lulëzojnë kullat dhe koncesionet. “Marrëzia e madhështisë së mjerimit! Të marrosur prej madhështisë e cilë-son Revista Monitor, qeverisjen e Shqipërisë, të vendit më të varfër të Evropës sipas Eurostat 2019! Por duhet shtuar se jo vetëm në Evropë, por edhe ndër më të varfrit në planet! Sepse Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë me nivel të varfërisë prej 35% kur mesatarja botërore e varfërisë është në min-imumin e saj historik prej 10%! Por ndërsa vendi varfërohet dhe braktiset në masë nga rinia (të paret ne Evropë), përgjaket nga krimi (të parët në Evropë për numrin e vras-jeve për 100 mijë banorë), lulëzojnë kullat dhe koncesionet që po thajnë paranë publike dhe po “kullojnë” paranë e pisët”, deklaroi ditën e djeshme Edmond Panariti.

    deklaroi Agron Duka.Përfshirja e ndërkombëtarëveAleati i Partisë Demokratike,

    Agron Duka kërkon që për zg-jidhjen e krizës të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët. Në vijim të re-agimit të tij, ai u shpreh se opozita ka planifikuar që të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit e SH-BA-BE, të cilët do t’i informojnë mbi gjendjen në Shqipëri dhe do të kërkojnë që të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund kësaj situate. “Sigurisht,

    ne nuk do të përqendrohemi vetëm te protestat, por do të kemi edhe një fushatë sensibilizuese me partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të jenë ata që do të ndërmjetësojnë zgjidhjen. Njëkohësisht do të prezantojmë edhe alternativën tonë dhe ekipin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të jenë të parakohshme. Vendi kërkon një zgjidhje të shpejtë, pasi nuk rrezikohet vetëm procesi integrues në BE, por edhe siguria ekonomike dhe sociale. Fatkeqë-

    sisht, sikurse edhe ju si media e keni pasqyruar kohët e fundit, Shqipëria është kthyer në një morg të madh, midis aksidenteve dhe vrasjeve, të gjitha simptomë e një klime sociale aspak pozitive. Kjo duhet të marrë fund sa më parë, dhe i bëj thirrje qytetarëve të jenë sa më reagues sepse indiferenca dhe apatia do të kthehen në boomerang, me pasoja të pakthyeshme për gjithsecilin”, tha kryetari i Partisë Agrare Ambiental-iste, Agron Duka.

  • 2,3,5,6,9,13,14,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 20 Gusht 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alKED ende asnjë vendim për vakancat në Gjykatën

    Kushtetuese, vijon procesi i shqyrtimit të dosjeve për kandidatëtKëshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka

    ende një vendim se kur do të çojë te Kuvendi dhe te Presidenca listën me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Pak ditë më parë u mbyllën seancat dëgjimore dhe u tha se do shqyrtohen dokumentacionet. Gazeta reagoi për këtë fakt, duke treguar se kjo ishte një manovër për të shtyrë edhe me disa javë Kushtetuesen. Dhe realisht kjo po tregohet, pasi ende nuk ka një reagim nga KED se kur do bëhet ngrija e kësaj gjykate. Nëse bëjmë një krahasim me KLP, e cila hapi garën për SPAK, ndodhi e kundërta.

    U shqyrtuan dokumentet dhe në fund u bënë intervistat, duke bërë më pas renditjen e kan-didatëve. Po ashtu KED ka vendosur që të mos marrë asnjë vendim, pasi do të pritet mos ketë ankimime në Apel. Përveç se KED ka vendosur të marrë më shumë kohë për të nxjerrë listën finale, ka kërkuar që të rihapet gara për dy vende vakante të shpallur nga Kuvendi dhe Presidenca. Kushtetuesja ka 9 anëtarë. 3 do plotësohen nga Kuvendi, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Dje KED mbylli intervistat vetëm për 4 vende vakante, ndërsa për 2 të tjera është ndjerë

    e nevojshme që të rihapet gara, pasi kandidat janë skualifikuar. Por këtu lind pyetja: KED e dinte që u skualifkuan të gjitha kandidatët, pse nuk u kërkua më herët të hapet gara? Por të gji-tha këto vonesa duket se do të bëjnë që të shtyhet shkarkimi i presidentit. Sipas përcaktimeve në ligj, pasi bëhet shkarkimi në Parlament, vendimi i shkon Kushtetueses. KED nuk dihet nëse dhe në fund të muajit do e ketë gati listën e emrave. Më pas ato i shkojnë Kuvendit dhe Presidentit, të cilët kanë 1 muaj kohë që të vendosin. Përveç kësaj, nëse Meta për tre vendet vakante të

    shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidatë vakan-ca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Problemi tjetër është se Besnik Muçi është ankimuar në Kolegjin e Apelimit. Në 3 shtator nisin seancat për të dhe nëse ai shkarkohet, atëherë rrezikohet një tjetër vend vakant. Pra nëse KED nxirrte tani listën e kandidatëve, sikundër u premtua, Kuvendi e Presidenca ishin të detyruar që të zgjidhin emrat e parë në javën e parë të shtatorit.

    Beteja e Izet Haxhisë me “gjyqtarët e Berishës” drejt KLGJ, anëtarët e Apelit

    në konflikt interesi, ja çfarë do sjellë shtatori

    Çështja për masën e sigurisë, anëtarët e Apelit njohje me Fatmira Hajdarin

    Kliti TOPALLI

    Beteja e Izet Haxhisë me gjyqtarët e Gjykatës së Ape-lit Tiranë pritet të përfundojë sërish te Këshilli i Lartë Gjyqësor. I akuzuari për vrasjen e Azem Hajdarit ju drejtua Apelit, pasi Shkalla e Parë vendosi të mos lejojë gjykimin tij në liri. Javën e parë u mbaj seanca në Apel, por pati ten-sione, pasi Haxhia kërkoi largimin e trupës gjyqësore dhe në veçanti të relatorit Asim Vokshi, me argumentin se janë në konflikt interesi dhe kanë lidhje me Sali Berishën. Haxhia akuzoi Vokshin se bashkëshortja tij ka punuar në studion ligjore të Ar-gita Berishës, vajza e Sali Berishës. Ndërkohë, që ky i fundit është ndër të akuzuarit kryesorë të kësaj çështje. Për anëtarët e tjerë, Haxhia pretendon se janë në konflikt interesi, pasi janë kolegë të Fatmira Hajdarit, e cila është anëtare e Gjykatës së Apelit dhe është bashkëshortja e Azem Hajdarit. Trupa gjykuese vendosi të tërhiqet dhe çështja ka shkuar te kryetari i gjykatës, i cili do të duhet të vendosë nëse do pranojë dorëheqjen. Nëse po, atëherë ai duhet të kërkojë ndërhyr-jen e KLGJ. Haxhia fillimisht ishte në Apel, ku ju dha e drejta e rigjykimit dhe në atë kohë u caktua një trupë e posaçme për të gjykuar Haxhinë. Tani avokatët kërkojnë të njëjtën gjë, me argumentin se anëtarët e Gjykatës së Apelit Tiranë janë në konflikt intere-si. Nëse kreu i gjykatës nuk pranon dorëheqjen, mësohet se avokatët do dorëzojnë një kërkesë për përjash-timin e trupës gjyqësore. Në shtator pritet që të vendoset gjithçka, ndër-kohë duket se Haxhia do jetë në dy procese gjyqësore njëkohësisht. Në datën 6 shtator është seanca e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë ku po bëhet rigjykimi i Haxhisë. Pritet që në këtë seancë të vendoset për mënyrën se si do të vijojë procesi, ku pritet të hapet drita jeshile për dorëzimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Tiranës që në vitin 2002. Ai u largua drejt Turqisë ku pati një betejë të fortë gjyqësore atje dhe më pas u ekstradua në vendin tonë. Atij ju dha e drejta e rigjykimit dhe gjyqi ndaj tij vijon. Por beteja me drejtësinë duket se nuk do jetë aq e lehtë, pasi në seancën e fundit Haxhia u nxor

    nga salla, pasi akuzoi gjyqtarin se është njeri i Sali Berishës. Tani ka dy çështje vendimtare. Së pari mbetet të shihet nëse KLGJ do e marrë situatën në dorë sa i takon apelimit të masës së sigurisë. Ndërsa po ashtu data 6 do jetë vendimtare, pasi gjykata mund t’i hapë rrugë thirrjes së Berishës si dëshmitar. Haxhia ka kërkuar disa herë përballje me ish-kryeministrin.

    Akuzat ndaj HaxhisëIzet Haxhia, ish-oficeri i Gardës

    Kombëtare, është i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit. Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpol An-

    Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit.

    Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, ndodhet në Turqi me status azilanti.

    Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen

    e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.

    Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje.

    Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Azem Hajdarit.

    TË DËNUARIT PËR VRASJEN E HAJDARIT DËSHMITARËT QË PRITET TË

    THIRREN NË GJYQIN E IZET HAXHISË

    1. Sali Lusha2. Genc Pollo3. Fisnik Sina4. Zenel Neza5. Mentor Daja6. Sami Sula7. Erli Murati8. Genci Pepo9. Kujtim Yzo10. Pëllumbesh Gjoni11. Marjan Gryka12. Guxim Biberaj13. Agim Logu14. Jaho Mulosmani15. Ismet Haxhia16. Isamedin Haxhia17. Ylli Rakipi18. Genci Burimi19. Majlinda Popoviç20. Fatos Klosi21. Alfred Peza22. Dhurata Sina 23. Arben Rakipi24. Ardian Visha25. Agim Selimi26. Shkëlzen Lushaj27. Lad Mustafa28. Ilir Cano29. Fatos Nano30. Elvis Gjeci31. Afrim Krasniqi32. Dem Dollapi33. Cek Prozhlloni34. Nehat Kulla35. Petro Koçi36. Astrit Muldaka37. Jemin Gjana38. Spartak Poci39. Jozefina Topalli40. Vili Minarolli41. Shkëlzen Susha42. Besim Ymaj

    karasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Pak kohë pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis përtej detit. Sipas informacioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në të cilin dhe u arrestua. Haxhia ka qenë truproja e ish-presidentit Sali Berisha. Ai është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjet e 14 shtatorit të po atij viti, kur u sulmua Kryeministria. Madje, për këtë akuzë ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Izet Haxhia u largua nga vendi në fillim të vitit 1999, kur hetimet për vrasjen e ish-deputetit Hajdari po implikonin edhe vëllezërit Haxhia. Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia.

    Kur u shqyrtua çështja për ven-dosjen në afat, avokati i Haxhisë ka kërkuar nga gjykata që të kërkojë vendosjen në dispozicion të një sërë provave. Por duke qenë se shumë prej tyre janë përdorur në gjyqet e emrave të tjerë të dënuar për vrasjen e Hajdari, janë 3 prova të reja që mund të ndryshojnë situatën. I pari është ditari i Perikli Tetës. Asnjëherë nuk është përdorur në gjykatë ajo se çfarë thuhet aty, tabulatet telefonike të

    personave rreth ngjarjes. Haxhia pre-tendon se falë këtyre tabulateve është shumë e thjeshtë të vërtetohet me kë ka folur Hajdari dhe Berisha. Prova e tretë është regjistrimi i bisedës me diktofon i gazetarit Ylli Rakipi në momentin që i shkuan së bashku me Sali Berishën të plagosurit rëndë Zenel Neza, në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pra 8 dëshmitarët dhe 3 provat në fjalë pritet që të trazojnë dhe një herë politikën shqiptare.

    PROVAT E KËRKUARA NGA HAXHIA

  • 10 GAZETA SOTE Martë 20 Gusht 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Në marrëveshjen që është bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, për-mendet dhe Banka e Shqipërisë. Ital-ianët kontaktuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në dokument thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugjeruar që të kontraktohet një kom-pani shqiptare. “Me referencë të Mar-rëveshjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka

    merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Veneto Banka Sh.a të transferuara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas li