rritja e pjesËmarrjes nË vendimmarrje te …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe...

15
Përkrahur nga Implementuar nga RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE TË RINJVE PËRMES INFORMIMIT DHE AKTIVIZIMIT QYTETARË JANAR – QERSHOR, 2019 Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Organizatës Jo Qeveritare KOHA dhe në asnjë mënyrë nuk mund konsiderohet si qëndron i Bashkimit Evropian ose IKS-së, Lens, apo FES

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

Përkrahur nga Implementuar nga

RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE TË RINJVE PËRMES INFORMIMIT DHE AKTIVIZIMIT QYTETARË JANAR – QERSHOR, 2019

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Organizatës Jo

Qeveritare KOHA dhe në asnjë mënyrë nuk mund konsiderohet si qëndron i Bashkimit Evropian ose IKS-së, Lens, apo FES

Page 2: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

2

FALENDERIM

Ky raport u hartua falë kontributit të stafit dhe bashkëpunëtorëve

të tjerë të shumtë të përfshirë në projekt. Falënderim i veçantë

i dedikohet drejtorit të drejtorisë së arsimit z. Arben Limani për

gatishmërinë e treguar për bashkëpunim duke nënshkruar

memorandumin e bashkëpunimit dhe krijuar hapësirën e duhur për

zhvillimin e aktiviteteve në shkolla.

Falënderojmë gjithashtu Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe

Stafin menaxhues të QKMF , Drejtorin e QPS- së dhe Drejtorin e Administratës,

Drejtorin e Kulturës,Rinisë dhe Sporti, Zyrën për Komunitete dhe Kthim dhe

përfaqësues të OJQ Lokale, si dhe drejtorët e SHFMU ‘’ Ismet Rraci,

Motrat Qiriazi, Azem Bejta, Atë Shtjefën Gjeqovi, Atë Gjergj Fishta , dhe

drejtoret e SHM’’ Luigj Gurakuqi’’ dhe SHMP’’ Fehmi Agani’’

për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar dhe

kontributin e tyre të dhënë në realizimin e projektit.

Veçanërisht duhet falënderuar nxënësit e këtyre shkollave

dhe të rinjtë e komunës së Klinës për kontributin e dhënë,

si dhe Bashkimi Evropian, Zyra e Bashkimit Evropian

në Kosovë për mbështetjen financiare si dhe organizatat

Iniciativa Kosovare për Stabilitet , Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung

për menaxhimin dhe bashkëpunimin e ofruar

në implementimin e projektit.

Autorë:

Labinot Krasniqi

Florida Gashi

Edmond Racaj

Albulena Sferka - Muhaxheri

Page 3: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

3

Përmbajtja

FALENDERIM................................................................................................................................2

1. HYRJE.......................................................................................................................................4

2. ANGAZHIMI I EKZEKUTIVIT DHE LEGJISLATIVIT NË PËRKRAHJEN E RINISË, JANAR- QERSHOR,

2019......................................................................................................................................5

2.1 Transparenca dhe Llogaridhënia e Legjislativit dhe Ekzekutivi ndaj të Rinjve........................................5

2.1.1 Lista me ngjarjet dhe projektet që kanë karakterizuar qasjen e komunës së Klinës në fushën e fuqizimit të rinisë për periudhën Janar- Qershor 2019 marrë nga ueb- faqja zyrtare e Komunës së Klinës..................................................................................................................................6

3. INFORMIMI DHE AKTIVIZIMI QYTETARË I TË RINJVE..........................................................................7

3.1 Ligjëratat mbi Promovimin e Komuniteteve Aktive dhe Gjithëpërfshirëse në Komunën e

Klinës në 8 Shkollat Publike në Komunën e Klinës dhe 2 Ligjërata me Bazë në Komunitet....8

3.2 Dy radio debate mbi angazhimin e të rinjve në jetën publike,mekanizmat e pjesëmarrjes

qytetare............................................................................................................. ..............................8

3.3 Trajnimi mbi format e aktivizimit qytetarë dhe efektin lokal multiplier me të rinjtë.................8

3.4 Departamente të hapura............................................................................................................9

3.5 Hulumtimi- Identifikimi i njohurive te të rinjve mbi format e aktivizimit qytetarë dhe

mekanizmat e pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale...........................................................9-12

3.6 Kërkesat dhe Prioritetet e të rinjve............................................................ .............................12

3.7 Lista me investimet kapitale potenciale te listuara në KAB 2020-2022...................................13

4. REKOMANDIMET .....................................................................................................................14

Page 4: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

4

1. HYRJE

Organizata Joqeveritare "KOHA" është themeluar në vitin 2010 me qëllim të ndikimit të drejtpërdrejtë për një

qytetari aktive, promovim te të drejtave dhe obligimeve të qytetarëve bazuar në konceptin demokratik të qeverisjes, si dhe rritje të përgjegjësisë, transparencës, dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike dhe përfaqësuesve politik. Përmes ngjarjeve publike, fushatave, debateve, raporteve, tryezave të rrumbullakëta dhe takimeve direkte me akterë të ndryshëm lokal, OJQ KOHA ka treguar konsistencë në jetësimin e misionin mbi të cilin është themeluar,duke arritur kështu të shndërrohet në pikë kyçe për ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimit të grupeve të nën përfaqësuara të shoqërisë siç janë; gratë, komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe të rinjtë në Komunën e Klinës. KOHA në saj të angazhimit të saj, që nga viti 2010 - 2018 ka bërë monitorimin e gjithëmbarshëm të funksionimit të organeve Komunale të Komunës së Klinë, dhe në raportet e publikuara, ka evidentuar faktorët e mundshëm të cilët kanë ndikuar në krijimin e hendekut ndërmjet të rinjve dhe përgjegjësve komunal, i cila rrjedhimisht ka rezultuar në krijimin e pafuqishmërisë tek të rinjtë për të reaguar dhe influencuar vendime dhe investimet të cila përfaqësojnë kërkesat dhe prioritetet e të tyre në nivel lokal. KOHA duke vlerësuar pozitën aktuale që të rinjtë kanë në shoqëri dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e vendimmarrjes në Komunën e Klinës, ka vlerësuar si të domosdoshme implementimin e projektit’’Rritja e Pjesëmarrjes në Vendimmarrje te të Rinjve përmes Informimit dhe Aktivizimit Qytetarë’’ me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve komunal si dhe fuqizimin dhe rritjen e numrit te të rinjve në procesin e vendimmarrjes lokale, përmes aktiviteteve të vet-organizimit qytetar, krijimit të hapësirave për pjesëmarrje dhe rritjes së bashkëpunimit me përfaqësuesit komunal dhe akterët tjerë relevant në komunitet. Ky raport paraqet një përmbledhje të qasjes së qeverisjes aktuale në krijimin e hapësirave për angazhim publik dhe inkurajimin e qytetarisë aktive tek të rinjtë, si dhe jep një pasqyrë të pjesëmarrjes dhe aktivizimit te të rinjve brenda periudhës Janar- Qershor, 2019. Në fund janë dhënë dhe rekomandime të cilat së bashku me raportin do t’i dorëzohen të gjitha institucioneve në nivel lokal me qëllim të marrjes së masave konkrete në krijimin e mundësive për angazhim dhe fuqizim të rinisë së Klinës

Page 5: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

5

Marrë përsyshë interesimin për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje aktive te të rinjve në procesin e vendimmarrjes lokale KOHA në kuadër të projektit ‘’Rritja e Pjesëmarrjes në Vendimmarrje te të Rinjve përmes Informimit dhe Angazhimit Qytetar ka synuar drejtpërdrejtë fuqizimin dhe rritjen e numrit te të rinjve në procesin e vendimmarrjes lokale, përmes krijimit të hapësirave për pjesëmarrje dhe rritjes së bashkëpunimit me përfaqësuesit komunal dhe akterët tjerë relevant në komunitet përmes tre fushave 1. Monitorimit dhe vlerësimit të legjislativit dhe ekzekutivit të Komunës së Klinës në zbatimin e ligjshmërisë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. 2. Informimin e të rinjve mbi aktivitetin e komunës dhe formave alternative të pjesëmarrjes në vendimmarrje 3. Rritjes së bashkëpunimit përmes takimeve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit komunal dhe angazhimit qytetarë në aktivitete.

2. ANGAZHIMI I EKZEKUTIVIT DHE LEGJISLATIVIT NË PËRKRAHJEN E RINISË

JANAR- QERSHOR, 2019

KOHA për periudhën Janar- Qershor, 2019 ka bërë monitorimin e 5 seancave të kuvendit të komunës ku janë diskutuar 52 pika të rëndit të ditës. Në mesin e pikave të rendit të ditës janë shqyrtuar dhe marrë vendime të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë e Komunës së Klinës siç janë : Themelimi i Komisionit për Ndarje të Bursave për Studentë nga Komuna e Klinës ; Subvencionimi i OJQ-ve dhe Klubeve Sportive në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë; Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Rregullores për Themelimin dhe Strukturimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve. KOHA i vlerëson si të rëndësishme dhe pozitive hapat e Komunës së Klinës në përkrahjen dhe fuqizimin e rinisë, megjithatë edhe përkundër angazhimit aktual, çështjet e të rinjve jo gjithmonë kanë marrin vëmendjen që meritojnë dhe konsiderojmë që Komuna e Klinës do duhej edhe më tej të avancoj në këtë drejtim, kur marrim parasysh 1. Prolongimin me bursat komunale, tejkalimi i afateve ligjore të komisioneve,dhe ri-shpalljen e konkursit 2. Mungesën e vullnetit politik të asamblistëve, kuvendit dhe komisioneve në dhënien e rekomandimeve dhe hartimin e politikave publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik për komunën e Klinës.

Duhet të përmendet që Komuna e Klinës ende vazhdon të përballet me sfida siç është mungesa e realizimit të takimeve të Komisionit Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, për periudhën Janar Qershor, 2019 si pasojë e mospagesës së anëtarëve të komisionit. Gjithashtu, Komuna e Klinës ende nuk ka strategji për fuqizimin dhe integrimin e të rinjve në jetën publike, sidomos kur bëhet fjalë për planifikimet buxhetore dhe komunikimin me organizatat e shoqërisë civile të cilat promovojnë qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin tek të rinjtë në nivel lokal.

Po ashtu Komuna e Klinës ende nuk ka të miratuar Planin e Veprimit Rinor Lokal apo buxhet të ndarë për Këshillin e Veprimit Rinorë Lokal i cili edhe pse tashmë i themeluar ende nuk ka arritur të realizojë aktivitete si pasojë e mungesës së hapësirës së nevojshme infrastrukturore por edhe mungesës së mjeteve financiare.

2.1 Transparenca dhe Llogaridhënia e Legjislativit dhe Ekzekutivi ndaj të Rinjve

KOHA gjatë periudhës Janar- Qershor, 2019 ka arritur të monitoroj edhe Takimet dhe Dëgjimet Publike të realizuara me qytetarë, si dhe ka shfrytëzuar rrjetet sociale dhe radion lokale për të informuar të rinjtë mbi pikat e rendit të ditës, datën dhe vendin e mbajtjes së tyre. Koha gjithashtu ka monitoruar edhe ueb-faqen e Komunës së Klinës në aspektin e transparencës në publikimin e njoftimeve të seancave të rregullta,debateve, takimeve dhe dokumenteve tjera me rëndësi siç janë rregulloret, vendimet dhe procesverbalet apo njoftimet me rëndësi që lidhen direkt me të rinjtë. KOHA vlerëson që Komuna e Klinës është treguar transparente në publikimin e njoftimeve për mbajtjen e seancave të rregullta,takimeve dhe debateve publike brenda afatit të paraparë ligjor, megjithatë duke ndjekur të njëjtën rrugë informimi, siç është publikimi në ueb-faqe, buletinin e komunës dhe faqen e menaxhuar nga komuna në facebook. Komuna e Klinës, gjithashtu ka bërë publike edhe thirrjet siç janë 1. aplikimi për bursa apo subvencionimin e Ojq-ve në fushën e Rinisë, Kulturës dhe Sportit si dhe ka 3. Ka publikuar përjashtuar disa nga procesverbalet, çdo vendim, aktivitet dhe iniciativë të ndërmarrë nga organizatat ,drejtoria arsimit ,ministritë në ueb-faqen zyrtare dhe faqen e menaxhuar në facebook.

Page 6: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

6

Nëse i referohemi Llogaridhënies, Komuna e Klinës është treguar relativisht llogaridhënës nëse i referohemi kërkesave për Qasje në Dokumente Publike. KOHA Gjatë periudhës Janar – Qershor, 2019 ka dërguar gjithsejtë 14 kërkesa për QDP. Nga 14 kërkesat e dërguara, për 6 prej tyre nuk kemi pranuar përgjigje, apo shprehur ne përqindje (42.86%) ndërsa për 8 apo (57.14%) kemi pranuar përgjigje. Nga 14 kërkesa, kemi përsëritur 5 kërkesa apo (35.71%) e totalit prej të cilave nuk kemi pranuar përgjigje. Për më tepër, KOHA gjatë monitorimit të seancave, debateve dhe dëgjimeve me publikun si dhe takimeve të drejtpërdrejta me qytetarë ka hasur në ankesa për mospranim të përgjigjeve për kërkesat e dërguara nga ana e qytetareve prej drejtorive të ndryshme komunale. KOHA e konsideron të domosdoshme koordinimin dhe gatishmërinë e organeve komunale për krijimin e një platforme apo bazë të dhënash që mundëson regjistrimin e kërkesave dhe njoftimin e qytetarëve lidhur me këto kërkesa.

2.1.1 Lista me ngjarjet dhe projektet që kanë karakterizuar qasjen e komunës së Klinës në fushën e fuqizimit të rinisë për periudhën Janar- Qershor 2019 marrë nga ueb- faqja zyrtare e Komunës së Klinës

Organizimi i Debatit me Publikun, rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore, 2020 – 2022

Organizimi i Debatit më Publikun,rreth diskutimit të Draft – Rregullores mbi Themelimin dhe Strukturimin e Asambleve Komunale të Fëmijëve

Formohet Asambleja Komunale e Fëmijëve

Hapet aplikimi për Bursa për Student të Dalluar nga Komuna e Klinës

Organizimi i Olimpiadës së XXIV Mbarëkombëtare të Matematikës

Inkuadrimi i KF Dukagjini në Supërligen e Kosovës

Inkuadrimi i KF Dukagjini në Supërligen e Kosovës

Ndarja e subvencioneve për projekt – ide për OJQ dhe klube sportive në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Organizimi i garave të diturisë në shkollat e komunës së Klinës sipas Programit Nacional për Rininë, organizuar nga koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, në mbështetje të vendimit të qeverisë dhe marrëveshjeve me kryetarët e komunave, ku morën pjesë mbi 8000 nxënës të klasave i-xii, ndërsa u monitorua nga drejtoria komunale e arsimit.

Konkursi i kulturës së gjuhës “gjuhëtari i ri” 2019 në nivel komune, në shkollën e mesme te ulët “Fehmi Agani”, në Klinë,

Organizimi i Ditës Olimpike të Kosovës

Organizimi i Garave Komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik të organizuara nga komuna e Klinës, përkatësisht drejtoria e arsimit, duke zbatuar dhe realizuar Programin Nacional për Rininë.

Organizimi i Garave në lëmin e Fizikës në nivel komunal me nxënës të klasave IX, X, XI dhe XII, organizuar nga drejtoria e arsimit në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikanëve të Kosovës.

Realizohet Vlerësimi Ndërkombëtar TIMMS, sistem ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve në klasat e katërta për prirje në matematikë dhe shkenca të natyrës.

Page 7: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

7

3. INFORMIMI DHE AKTIVIZIMI QYTETARË I TË RINJVE

3.1 Ligjëratat mbi Promovimin e Komuniteteve Aktive dhe Gjithëpërfshirëse në Komunën e Klinës

në 8 Shkollat Publike në Komunën e Klinës dhe 2 Ligjërata me Bazë në Komunitet

Janë realizuar tetë ligjërata interaktive mbi përfitimet e qytetarisë aktive dhe pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje me nxënësit e katër shkollave publike në Klinë dhe katër shkolla publike në fshatrat e komunës së Klinës si Zllakuqan, Grabanicë, Sferkë dhe Ujmirë. 219 nxënës patën mundësi të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe të propozonin prioritete të cilat u vendosën në pemën e prioriteteve, ku në formë të një dokumenti do të avokohet tek Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport si dhe Kryetari i Komunës së Klinës për përfshirje në buxhetin komunal për vitin 2020.

KOHA duke marrë parasysh pozitën e pavolitshme te të rinjve, në veçanti te të rinjve nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me qëllim të përfshirjes së të rinjve nga këto komunitetet në jetën publike dhe inkurajimin e aktivizimit qytetarë ka organizuar 2 ligjërata interaktive me bazë në komunitet në fshatin Klinafc dhe lagjen Mahalla ku 28 të rijnë patën mundësi të diskutonin dhe informoheshin ndër të tjera mbi: Çfarë do të thotë të jesh qytetarë aktiv;Kush mund të bëhet qytetarë aktiv dhe si; Pse është e rëndësishme për të rinjtë dhe komunitetin; Çfarë është vendimmarrja dhe si të rinjtë mund të bëhen pjesë e saj. Për më tepër nga këta të rijnë prezantuan prioritetet e tyre të cilat janë përfshirë në listën e prioriteteve që do t’i nisën drejtorit të DKRS dhe Kryetarit të Komunës.

3.2 Dy radio debate mbi angazhimin e të rinjve në jetën publike,mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare

KOHA ka organizuar dy radio debate në Radion Lokale ‘’Radio Alba’’ në të cilën të ftuar ishin, të rijnë aktiv nga organizata jo qeveritare me të cilët u diskutua mbi mundësitë dhe mekanizmat e pjesëmarrjes qytetarë, të cilat rrisin presionin e autoriteteve publike për reforma dhe vendime politike më të mira të cilat përfaqësojnë interesat e të rinjve. Radio debati i dytë është organizuar me drejtorin e arsimit z. Arben

Page 8: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

8

Limani, ku është diskutuar,për të gjeturat e projektit dhe mundësitë për mbështetjen dhe fuqizimin e rinisë nga komunës e Klinës për periudhe Janar- Qershor, 2019. Për më tepër KOHA ka shfrytëzuar rrjetet sociale si dhe radion lokale ku përmes të cilës ka realizuar 4 njoftime në radio dhe 2 radio publicitete mbi mundësitë e angazhimit qytetarë, gjegjësisht mbi datat e takimeve dhe debateve me qytetarë dhe mundësitë që komuna e Klinës ka ofruar për të rinjtë siç janë ‘’ aplikimi për bursa për studentë dhe mundësit për subvencionim të projekt-ideve për OJQ dhe Klube Sportive nga Komuna e Klinës në fushën e sportit, rinisë dhe kulturës.

3.3 Trajnimi mbi format e aktivizimit qytetarë dhe efektin lokal multiplier me të rinjtë

Nga takime të ndryshme të rinjtë janë deklaruar që nuk janë në dijeni për mekanizmat qytetar të cilët iu mundësojnë rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje, prandaj KOHA me qëllim të ngritjes së kapaciteteve te të rinjve, ka realizuar dy trajnime mbi "Format e Aktivizimit Qytetarë dhe Efektin Lokal Multiplier" me të rinjtë nga komuna e Klinës. Gjatë trajnimeve të rinjtë janë informuar mbi procesin e avokimit dhe fazat e tij, si dhe mekanizmat e angazhimit qytetarë siç janë: informimi publik; konsultimi publik; e drejta e peticionit; iniciativat qytetare; referendumi; dhe komitetet konsultative të cilët përmes punës në grupe patën mundësi të trajtonin çështje të ndryshme me interes përmes metodës shkak- pasojë, si dhe të hartonin kërkesa për QDP; Peticion; Komunikatë për Media dhe Fushata përmes Rrjeteve Sociale.

3.4 Departamente të hapura

Humbja e besimit ndër vite në institucionet publike, mungesa e strategjisë së komunikimit dhe shfrytëzimi jo i duhur i mekanizmave ekzistues për të angazhuar të rinjtë në procesin e vendimmarrjes ka ndikuar në thellimin e hendekut ndërmjet përfaqësuesve komunal dhe të rinjve i cili rrjedhimisht ka ulur interesimin për angazhim qytetarë dhe pjesëmarrje aktive te të rinjve në vendimmarrjen lokale.

KOHA me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të rijnë-komunë, dhe të efikasitetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies institucionale ka organizuar pesë Open Day Departament apo ngjarjen Departamente të Hapura me 1. Kryetarin e Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj, Drejtorin e Administratës, 2. Drejtorin e Arsimit dhe Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport ; 3 Drejtorin për Shëndetësisë dhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, 4, Organizatat e Shoqërisë Civile 5. Zyra për Komunitete dhe Kthim dhe të rijnë nga qyteti dhe fshatrat e komunës së Klinës të cilët u informuan mbi rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e këtyre departamenteve dhe funksionin e Komunës së Klinës në përgjithësi. Në të njëjtën kohë nxënësit patën mundësinë të vizitonin objektin e komunës dhe të kuptonin më tepër mbi dikasteret e saj. Si përfundim, nxënësit kërkuan më tepër mbështetje institucionale dhe investime infrastrukturore të cilat inkurajojnë zhvillimin dhe fuqizimin e rinisë në Klinë.

Page 9: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

9

3.5 Hulumtimi- Identifikimi i njohurive te të rinjve mbi format e aktivizimit qytetarë dhe mekanizmat e

pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale

Se a janë të rinjtë në komunën e Klinës aktiv dhe në dijeni se çfarë janë mekanizmat e aktivizimit qytetarë të cilat të rinjtë mund ti përdorin për të arritur tek ndryshimet e synuara në komunitet ? Këto janë vetëm disa nga çështjet që dy hulumtueset Beatrisa Culaj dhe Altina Zefi i kanë hulumtuar, përmes komunikimit direkt me të rinjtë në kuadër të hulumtimit ‘’Identifikimi i njohurive te të rinjve mbi format e aktivizimit qytetarë dhe mekanizmat e pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale’’

Nga gjetjet e hulumtimeve të realizuara më parë është vlerësuar që të rinjtë, kanë fare apo pak njohuri mbi aktivitetin e Komunës së Klinës,siç janë: ligjet, rregulloret komunale, takimet dhe dëgjimet me publikun, mbi të gjitha mbi procesin e hartimit të buxhetit, rolit te të rinjve në hartimin e buxhetit dhe mënyrat e qasjes në procesin e vendimmarrjes. Për të pasur një pasqyrë sa më të qartë të nivelit të informimit dhe organizimit qytetar, KOHA në fillim të vitit ka realizuar një hulumtim të gjerë me 242 të rijnë të moshës nga 14- 26 vjeç.

Të pyetur a keni njohuri mbi funksionin e Lidhur me pyetjen a keni njohuri mbi takimet Komunës së Klinës dhe Kryetarit dhe debatet që komuna i organizon me qytetarë 67.77 % të Komunës së Klinës 65.29 e të rinjve e të rinjve janë përgjigjur që nuk janë në dijeni për janë përgjigjur që kanë njohuri. organizimin e takimeve dhe debateve me qytetar.

Page 10: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

10

Figura 1. A keni njohuri mbi funksionin e Figura 2. A keni njohuri mbi Takimet dhe Debatet që i Komunës së Klinës dhe Kryetarit të organizon komuna me qytetarë? Komunës së Klinës ?

Kur të rinjtë janë pyetur se nëse kanë marrë pjesë në debate dhe takime me qytetarë brenda periudhës Mars,2018 dhe Dhjetor, 2018, 74,38 janë shprehur që nuk kanë marrë pjesë në takime dhe dëgjime me publikun. Disa nga arsyet e dhëna ishin : mungesa e informimit, dhe angazhimet në shkollë apo me punë, si dhe mungesa e besimit që nuk mund të arrijnë të bëjnë ndryshimin pavarësisht pjesëmarrjes.

Figura 3. A keni marrë pjesë në takimet dhe dëgjimet që komuna i organizon me qytetarë

Të rinjtë janë pyetur edhe lidhur mbi ligjet Ndërsa lidhur me A jeni në dijeni për rregulloret komunale të cilat sigurojnë Këshillin e Veprimit Rinor Lokal.(KVRL)

pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje. 60.74 % e të rinjve janë deklaruar që 53.31% e të rinjve janë deklaruar që kanë njohuri nuk kanë njohuri mbi ekzistimin e KVRL. mbi ligje dhe rregulloret komunale.

65.29%

33.06%

1.65%PO

JO

Refuzojnë tëpërgjigjen

31.40%

67.77%

0.83%

PO

JO

Refuzojnë tëpërgjigjen

24.79%

74.38%

0.83%

PO

JO

Refuzojnë tëpërgjigjen

Page 11: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

11

Figura 4. A keni njohuri mbi ligjet, rregulloret komunale Figura 5. A Jeni në dijeni për ekzistimin e Këshillit që sigurojnë mundësi të angazhimit qytetar ? të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)

Nga këto të dhëna mund të kuptojmë që të rinjtë deri tani nuk janë mjaftë aktiv në organizime të ndryshme publike dhe se një pjesë e tyre nuk janë të interesuar përkundër njohurive që posedojnë të angazhohen në procesin e vendimmarrjes ,edhe kur bëhet fjalë për vet ata. Të rinjtë gjithashtu janë pyetur për funksionin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Rreth 66.12% e të rinjve të anketuar janë deklaruar që kanë njohuri mbi rolin e DKRS-së. Marrë parasysh që shumë të rijnë kanë Të rinjtë janë pyetur gjithashtu, cilat do të shprehur nevojën për mbështetje institucionale, ishin tre investimet tuaja më me prioritet ata janë pyetur ‘’A mendoni që mendimet për të cilat Komuna e Klinës do të duhej /kërkesat tuaja do të merreshin parasysh ti shndërronte në investime konkrete. nga Komuna e Klinës. 83 janë shprehur për Salla/Fusha të 54.55% janë deklaruar qe kërkesat Sporteve; 48 Themelimin dhe Mbështetjen e tyre do të merreshin parasysh. e Klubeve Sportive 35 Biblioteka në shkolla; 31 Parqe/Kënde të Lojërave; 31. Arsim

Figura 6. A mendoni që mendimet/kërkesat tuaja Figura 7. Cilat janë tre investimet të cilat Komuna e do të merreshin parasysh nga Komuna e Klinës. Klinës duhet ti realizoj për të rinjtë.

Për të kuptuar më tepër nëse të rinjtë janë aktiv në komunitet, ata janë pyetur lidhur me angazhimin vullnetarë brenda 6 muajve të fundit. Në pyetjen se sa herë keni kryer punë vullnetare në 6 muajt e fundit, rreth 11.98 % janë deklaruar që shpesh, një e dhënë kjo e cila tregon që të rinjtë në Komunën e Klinës janë pak aktiv sa i përket angazhimit vullnetarë. Disa nga arsyet e shprehura janë, mungesë e interesimit, mungesa e aktiviteteve gjithëpërfshirëse dhe institucionale, bindja që vullnetarizmi është një akt bamirësie dhe jo angazhim shoqëror që mobilizon të rinjtë në shërbim të komunitetit.

53.31%44.63%

2.07%PO

JO

Refuzojnë tëpërgjigjen

38.84%

60.74%

0.41%PO

JO

Refuzojnë tëpërgjigjen

54.55%38.84%

3.72%2.89%

PO

JO

Nganjëherë

Refuzojnë të përgjigjen

83

4835

3131

Salla/ Fusha Sportive

Klube Sportive

Bibliotek

Parqe/Kend Lojrash

Arsim

Page 12: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

12

Figura 8. A keni kryer punë vullnetare në 6 muajt e fundit

3.6 Kërkesat dhe Prioritetet e të rinjve

KOHA ka arritur të grumbullojë rreth 404 kërkesa apo prioritete nga të rijnë përmes hulumtimit, ligjëratave, takimeve dhe trajnimit të organizuar në kuadër të projektit, gjatë periudhës Janar- Qershor, 2019, të cilat në një draft të veçantë do ti dërgohen edhe kryetarit të Komunës së Klinës dhe Drejtorit për Rini, Kulturë dhe Sport, si dhe do të avokohet që të futen në buxhetin komunal për vitin 2020- 2022. Prej kërkesave me më prioritet janë vlerësuar 1. Ndërtim i sallave/fushave të sportit në Shkolla, 2 Kabinete dhe Laboratorë, 3. Kënde të lodrave dhe 4. Hapësira publike të gjelbëruara për të rinj. 3.7 Lista me kërkesat e listuara të evidentuara nga komunikimi me të rinjtë

Kënde të lojërave për fëmijë në qytet dhe fshatra

Stacioni i autobusit dhe stacion- lokal(kabina) nëpër fshatra

Ndërtimi i sallave të sportit në të gjitha shkollat publike në qytet dhe fshatrat e saj

Kabinete në të gjitha shkollat publike në qytet dhe fshatrat e saj.

Biblioteka bashkëkohore në shkolla dhe pajisje me tituj të rijnë të librave

Rregullimi i oborrit në SHFMU ‘’ Motrat Qiriazi’’ dhe paralelen e saj

Rregullimi i parqeve në qytet

Mbrojtje e vazhdueshme e mjedisit

Sigurimi i ujit të pijes

Përkrahje e iniciativave te të rinjve

Më shumë aktivitete edukative dhe për zhvillim të shkathtësive për nxënësit nëpër shkolla

Vendosja e kontejnerëve nëpër shkolla në të gjitha shkollat publike në qytet dhe fshatrat e saj

Sallë Vallëzimi të Qytetit

Ndërtimi i Teatrit të Qytetit

Ndërtimi i Kinemasë së Qytetit

Ndërtimi i Qendrës Rinore

Pastrimi dhe mirëmbajtja e Lumit Klina dhe Drini i Bardhë

Qendër për Patinazh të Qytetit

Laboratorë të Biologjisë dhe Kimisë në të gjitha shkollat

Ndërtimi i strehimores për trajtimin e qenve endacak

Shtimi i ndriçimit publik në të gjitha paralarjet dhe lagjet e qytetit të Klinës

Ndërtimi i Galerisë së Artit

Ndërtimi i Muzeut të qytetit

Pengesa (Polic të Shtrirë) në Rrugë

Trotuare në qendrën e qytetit dhe fshatrat përreth

23.97%

38.43%

25.62%

11.98%

Aspak

Rrallë

Disa herë

Shpesh

Page 13: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

13

Mini-bibloteka në fshatra

Mundësi për punë sezonale për të rijnë

Menaxhim më i mirë i ujërave të zeza

Fusha sporti në SHFMU ‘’Emin Duraku’’Ujmirë

Ambulancë të mjekësisë familjare në Fshatin Kpuz

Ndërtimi i Shkollës në Qeskovë

Inventar shkollor në SHFMU ‘’Emin Duraku’’ Sferkë

Farmaci në fshatin’’Kpuz’’

Renovimi i shkollës paralele ‘’At Shtejfën Gjeqovi’’

Sallë noti në Zllakuqan

Themelimi i një klubi sportiv për vajzat

Sigurimi i transportit për nxënësit nga komuniteti egjiptian, fshati Klinafc

Pano për vendosjen e informacione të ndryshme në fshatra dhe qendrën e qytetit

Qendër Kulturore për banorët e fshatit Klinafc

Parking për makina dhe lirim të trotuareve për qytetarë

Shteg për biçikleta

Amfiteatër i hapur për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore

Zhvillimi i turizmit

WC Publike

Disa prej kërkesave të konsideruara nga Komuna e Klinës të paraqitura në listën investimeve kapitale KAB 2020-2022 të

cilat mund të përfshihen pas votimit në buxhetin komunal për vitin 2019.

PROJEKTI SHUMA E PARAPARË

1. Ndërtimi i Stacionit të autobusëve 50,000.00 Euro

2. Ndërtimi i Fushave Sportive 70,000.00 Euro

3. Furnizim me Inventar në Shkolla 30,000.00 Euro

4. Furnizim me mjete kabinetike për Shkolla 20,000.00 Euro

5. Ndërtimi i fushave sportive në shkollat e Komunës së Klinës 70,000.00 Euro

6. Renovimi i objekteve shkollore në Komunën e Klinë 100,000.00 Euro

7. Ndërtimi i ngrohjes qendrore në punëtorinë e SHMP ‘’ Fehmi Agani’’në Klinë 5,000 euro

Page 14: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

14

4. REKOMANDIMET

Legjislativit të Komunës

Kuvendi të jetë vendi i diskutimit dhe hartimit të politikave publike që inkurajojnë përkrahjen dhe synojnë përfshirjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes siç është ndër të tjerash, hartimi dhe miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal apo nxitja dhe promovimi i e punës vullnetare tek të rinjtë.

Kuvendi të merr vendimet me konsultim paraprak me të qytetarë, respektivisht me të rijnë, në veçanti lidhur me hartimin dhe miratimin e buxhetit komunal.

Të arrihet koordinim më i mirë ndërmjet Legjislativit dhe Ekzekutivit në funksionalizim e plotë te të gjitha komiteteve komunale, në veçanti të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që të realizojnë qëllimin e tyre si trupa ndihmëse në shqyrtimin dhe miratimin e politikave më të mira publike.

Puna e kuvendit dhe komiteteve,vendimet, procesverbalet dhe aktivitete të tjera të bëhen publike në mënyrë të rregullt dhe në kohë në ueb-faqe të komunës.

Këshilltarët e kuvendit të marrin pjesë në takimet dhe debatet publike që komuna i organizon, por edhe të iniciojnë takime dhe forma të tjera të komunikimit me të rijnë ne koordinim me legjislacionin ne fuqi.

Ekzekutivit të Komunës

Ekzekutivi i komunës të kujdeset që vendimet publike të arrihen me konsultimin paraprak të publikut, duke përfshirë dhe të rinjtë pa dallim.

Ekzekutivi dhe Legjislativi, të koordinohen dhe çdo kërkesë e të rinjve e dërguar përmes linjës institucionale të marrë përgjigje brenda afateve ligjore, duke e njoftuar dërguesin e kërkesës për vendimin që është marrë.

Të ketë komunikim të vazhdueshëm me të rinjtë mbi politikat komunale, me theks të veçantë informim dhe konsultim për projektet madhore dhe të rëndësishme, sic janë, shkolla, qendra rinore, apo investime të tjera komunale që mund të jenë të zbatueshme dhe nuk kërkojnë implikime të mëdha buxhetore.

Miratim të buxhetit dhe politikave tjera komunale me komunikim të mirëfilltë , duke realizuar takime edhe në lagje,qytet apo dhe fshatra të Komunës së Klinës, me qëllim përfshirjen sa me të gjerë të publikut në vendimmarrje dhe të rinjve në veçanti.

Rrisë mbështetjen financiare te të rinjve në fushën e sportit, kulturës, rinisë dhe arsimit.

Të fuqizojë Këshillin e Veprimit Rinor Lokal përmes krijimit të një kodi të veçantë buxhetorë.

Rrisë bashkëpunimin me Organizatat Jo Qeveritarë që për mision kanë aktivizimin qytetarë dhe promovimin e vullnetarizmit.

Page 15: RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE …...publike rinore që inkurajojnë të rinjtë dhe orientojnë potencialin e tyre drejt fushave që sjellin zhvillim social dhe ekonomik

Përkrahur nga Implementuar nga

RRITJA E PJESËMARRJES NË VENDIMMARRJE TE TË RINJVE PËRMES INFORMIMIT DHE AKTIVIZIMIT QYTETARË

JANAR - QERSHOR, 2019

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Organizatës Jo

Qeveritare KOHA dhe në asnjë mënyrë nuk mund konsiderohet si qëndron i Bashkimit Evropian ose IKS-së, Lens, apo FES.