rregullore e brendshme pËr organizimin … · neni 54: dokumentet/aktet administrative që vijnë...

143
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES RREGULLORE E BRENDSHME PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË MBROJTJES DHE SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURAMiratuar me Urdhrin nr. 300 datë 01.03.2011 të Ministrit të Mbrojtjes

Upload: lekhuong

Post on 02-Sep-2018

242 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

RREGULLORE E BRENDSHME

“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E

MINISTRISË SË MBROJTJES DHE SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË

FORCAVE TË ARMATOSURA”

Miratuar me Urdhrin nr. 300 datë 01.03.2011 të Ministrit të Mbrojtjes

PËRMBAJTJA Kreu I: Dispozita të përgjithshme Neni 1: Qëllimi Neni 2: Misioni dhe veprimtaria Neni 3: Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Neni 4: Strukturat përbërëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 5: Funksionet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA Kreu II: Funksionet e larta të drejtimit Neni 6: Ministri i Mbrojtjes Neni 7: Zëvendësministri i Mbrojtjes Neni 8: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Neni 9: Sekretari i Përgjithshëm Neni 10: Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Neni 11: Detyrat e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Kryerjen e Operacioneve Neni 12: Detyrat e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Sigurimin e Mbështetjes Kreu III: Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes Neni 13: Përbërja Neni 14: Detyrat e Kabinetit të Ministrit Neni 15: Drejtori i Kabinetit Neni 16: Këshilltarët Neni 17: Zëdhënësi i shtypit Neni 18: Sekretarët e Ministrit Kreu IV: Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 19: Përbërja Neni 20: Përgjegjësitë dhe detyrat e Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 21: Shefi i Kabinetit të SHSHPFA Neni 22: Këshilltari Politik/Diplomatik Neni 23: Këshilltari Juridik Neni 24: Këshilltari për NATO-n Neni 25: Këshilltari për Nënoficerët Neni 26: Oficer Shtabi Ekzekutiv Neni 27: Oficer Shtabi për Protokollin Neni 28: Adjutanti i SHSHPFA Neni 29: Sekretari i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 30: Sekretar i Kabinetit të SHSHPFA Neni 31: Detyra të përgjithshme për të gjithë anëtarët e Kabinetit

Kreu V: Organizimi dhe funksionimi i strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes Neni 32: Drejtoritë e Ministrisë së Mbrojtjes Neni 33: Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes

Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë; Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë; Drejtoria e Integrimit me BE-në.

Neni 34: Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit Drejtoria e Modernizimit; Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve; Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë; Drejtoria e Prokurimit.

Neni 35: Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik; Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit; Drejtoria e Përkujdesjes Sociale.

Neni 36: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse Drejtoria e Planifikim Programimit; Drejtoria e Financës; Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve.

Neni 37: Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm Neni 38: Drejtoria Juridike Neni 39: Drejtoria e Auditimit të Brendshëm Neni 40: Sektori i Protokollit Kreu VI: Organizimi dhe funksionimi i strukturave të Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 41 Struktura e Shtabit të Përgjithshëm të FA Neni 42: Drejtoria e Personelit J-1 Neni 43: Drejtoria e Zbulimit J-2 Neni 44: Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 Neni 45: Drejtoria e Logjistikës J-4 Neni 46: Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes J-5 Neni 47: Drejtoria e Ndërlidhjes J-6 Neni 48: Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes J-8 Neni 49: Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 Neni 50: Inspektorati i Shëndetësisë Neni 51: Sektori i Menaxhimit të Informacionit. Kreu VII: Aktet administrative, hartimi dhe qarkullimi i tyre Neni 52: Aktet administrative Neni 53: Hartimi dhe qarkullimi i dokumenteve/akteve administrative të krijuara në Ministrinë e Mbrojtjes

Neni 54: Dokumentet/aktet administrative që vijnë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe qarkullimi i tyre Neni 55: Afatet Neni 56: Aktet që i drejtohen Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes Neni 57: Zëvendësimi në kryerjen e detyrave Neni 58: Elementët e dokumenteve Neni 59: Dokumentet administrative që nuk evidentohen dhe nuk dorëzohen në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit Neni 60: Përfaqësimi gjyqësor i Ministrisë së Mbrojtjes Neni 61: Traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare Neni 62: Vëzhgimi, ndihma dhe kontrolli Neni 63: Marrëdhëniet e strukturave me njëra-tjetrën Neni 64: Shërbimet brenda dhe jashtë vendit Neni 65: Vizitat dhe delegacionet e huaja Neni 66: Dosja e personelit Kreu VIII: Rregullat e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit Neni 67: Direktiva e Ministrit dhe programi i veprimtarive kryesore të FA Neni 68: Programi i veprimtarive kryesore, programi i punës i drejtorive dhe komandave Neni 69: Komunikimi me funksionet e larta të drejtimit Neni 70: Komunikimi ndërmjet drejtorive në MM/SHP dhe drejtorive me komandat Neni 71: Grupet e punës Kreu IX: Dispozita të ndryshme Neni 72: Sistemi buxhetor në MM Neni 73: Informacioni dhe komunikimi me median Neni 74: Rregulla të hyrjes në institucion Neni 75: Rregulla për parkimin e automjeteve Neni 76: Orari i punës dhe qëndrimi ndaj kohës së punës Neni 77: Etika për punonjësit e MM dhe SHP Neni 78: Rregullat e përdorimit të rrjetit dhe pajisjeve kompjuterike Neni 79: Qarkullimi elektronik i akteve Neni 80: Posta Elektronike Neni 81: Përditësimi i faqes së internetit Neni 82: Zbatimi i rregullores së brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Rregullorja e brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin nr. 8671 datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e drejtimit strategjik të Forcave të Armatrosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjin nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe në Urdhrin nr. 94 datë 30.4.201 të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fushën e mbrojtjes.

Neni 1 Qëllimi

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave të detajuara lidhur me organizimin, funksionimin e brendshëm dhe veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Neni 2 Misioni dhe veprimtaria

1. Ministria e Mbrojtjes ndihmon Ministrin e Mbrojtjes për përmbushjen e misionit të tij

kushtetues dhe ligjor.

2. Ministria e Mbrojtjes ka për mision hartimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme shtetërore të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit në përputhje me Kushtetutën, Strategjinë e Sigurisë, Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Strategjinë Ushtarake dhe legjislacionin në fuqi në Republikës së Shqipërisë. Ajo përbëhet nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA.

3. Ministria e Mbrojtjes ndihmon Ministrin e Mbrojtjes për përmbushjen e veprimtarive

të mëposhtme:

a) përfaqësimin në organet e lartë përmendura dhe në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, duke dhënë mendim të specializuar për problemet e mbrojtjes dhe zhvillimit të Forcave të Armatosura;

b) pasqyrimin në programin e zhvillimit perspektiv të FA, të politikave dhe direktivave të Këshillit të Ministrave në fushën e mbrojtjes, në fushën sociale, në atë të integrimit, zhvillimit e modernizimit të FA në përputhje me standardet e NATO-s;

c) sigurimin e marrëdhënieve të qëndrueshme e me bazë mirëbesimi në fushën

ushtarake, ndërmjet shteteve, duke ndërtuar politika e praktika që favorizojnë bashkëpunimin;

ç) përcaktimin e përparësive dhe synimeve të cilat krijojnë hapësira bashkëpunimi në

interes të rritjes së sigurisë së përbashkët dhe plotësimin e interesave të vendit;

d) ndërtimin e politikave të përshtatshme arsimimi për të gjithë personelin e FA duke synuar shkallë të lartë motivimi, standartizim të veprimtarisë së brendshme në FA dhe integrim normal në shoqëri;

dh) sigurimin e mbarëvajtjes së zhvillimeve të brendshme në FA, në perputhje me

zhvillimet e tjera shoqerore duke siguruar mirëkujdesje sa më të mirë të burimeve njerëzore, financiare e materiale, me qëllim që zhvillimi e modernizimi i FA të jetë kurdoherë dhe në çdo rrethanë në përputhje me zhvillimet politike e ushtarake të NATO-s;

e) hartimin e programeve të bashkëpunimit me të gjithë institucionet e tjera

shtetërore në funksion të detyrimeve të tyre ligjore për zbatimin e kërkesave të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, si për sigurinë e mbrojtjen e vendit;

ë) pjesëmarrje në operacionet/misionet ushtarake dhe humanitare të drejtuara dhe të

organizuara nga NATO, OKB, BE; f) hartimin e programeve të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore

qendrore ose vendore dhe me shoqërinë civile në funksion të plotësimit të misionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës gjatë veprimtarisë së tij përpara Parlamentit,

Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Ministrave.

Neni 3

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

1. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përbën strukturën organizative më të lartë ushtarake në Forcat e Armatosura dhe kryen komandën unike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ai është përgjegjës për krijimin e një force luftarake të përbashkët e të njësuar, me forcat tokësore, detare dhe ajrore, të aftë për të plotësuar misionin e vet kushtetues të Forcave të Armatosura.

2. Shtabi i Përgjithshëm vepron si shtab i bashkuar i forcave tokësore, detare dhe ajrore dhe përgjigjet për përgatitjen dhe stërvitjen e përbashkët të të tre komponentëve për të gjitha detyrat e tyre, për të përballuar kërcënimet a rreziqet që kërcënojnë sigurinë në vend, programimin e mbrojtjes në mbështetje të misioneve, operacioneve, trajnimit dhe stërvitjes, vlerësimin strategjik të kërcënimeve e të rreziqeve dhe marrjen e masave për përballimin e tyre, përgatitjen, drejtimin dhe komandimin e veprimeve ushtarake dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen logjistike, hartimin e kërkesave për zhvillimin dhe pajisjen e tri shërbimeve të Forcave të Armatosura, përdorimin e frytshëm të burimeve të mbrojtjes, për t'i bërë të ndërveprueshme dhe të afta në kryerjen e misioneve në operacione ushtarake ndërkombëtare, zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e bashkëpunimit, ndërveprimin me NATO-n dhe koordinimin e stërvitjeve të përbashkëta, zhvillimin e sistemeve të komandimit, të drejtimit, të komunikimit e të njoftimit të të dhënave në Forcat e Armatosura.

3. Në kohë lufte, Shtabi i Përgjithshëm vepron si shtab për Presidentin dhe

Komandantin e Forcave të Armatosura. 4. Përveç përgjegjësive të përcaktuara në ligj, Shtabi i Përgjithshëm kryen edhe detyrat e

mëposhtme:

a) përgjigjet për përgatitjen e FA në nivelin e detyrave të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Politikën e Mbrojtjes dhe Strategjinë Ushtarake të RSH;

b) përgatitjen, drejtimin e komandimin e veprimeve ushtarake dhe drejtimin e

Forcave të Armatosura;

c) siguron mbështetjen e nevojshme për përballimin e ngjarjeve të paparashikuara që sjellin zhvillimet e brendshme e të jashtme, në raste krizash e fatkeqësish natyrore;

ç) përgatit programet e mbrojtjes dhe bën propozimet përkatëse lidhur me

projektbuxhetin e operacioneve dhe emergjencave; d) bashkëpunon me strukturat kompetente për përgatitjen e buxhetit vjetor, brenda

nivelit të përcaktuar të burimeve, në përputhje me udhëzimin e mbrojtjes; dh) jep udhëzimet kryesore për çdo vit për përgatitjen e programeve të stërvitjes për

të gjitha strukturat dhe nivelet e drejtimit në FA, aktivë e rezervistë, si dhe përcaktimin e fazave të zhvillimit të tyre;

e) mban nën vëzhgim të vazhdueshëm veprimtarinë e komandave dhe ndërhyn në

kohën e duhur për të përmirësuar veprimtarinë drejtuese;

ë) organizon dhe zhvillon inspektime e kontrolle sipas programit të miratuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm;

f) komunikon me Komandat e Forcave, Komandat Mbështetëse dhe Komandat e njësive të varësisë së drejtpërdrejtë, si komande eprore duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore të komunikimit zyrtar;

g) planifikimin dhe rekrutimin e personelit ushtarak nëpërmjet Qendrës së Personel

Rekrutimit dhe stafit të integruar të mbrojtjes; gj) planifikimin, përgatitjen, stërvitjen e pajisjen e forcave, për t'i bërë të

ndërveprueshme dhe të afta për veprime ndërkombëtare;

Neni 4

Strukturat përbërëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA

1. Strukturat përbërëse të Ministrisë së Mbrojtjes janë: Ministri, Zëvendësministrat, Kabineti i Ministrit, Sekretari i Përgjithshëm, drejtoria e përgjithshme, drejtoria, sektori dhe zyra. 2. Strukturat përbërëse të Shtabit të Përgjithshëm të FA janë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, Kabineti i SHSHP, drejtoria dhe sektori. 3. Strukturat përbërëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA detajohen si më poshtë: a) Ministri është person civil dhe organi më i lartë i drejtimit politik të Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri ushtron detyrat dhe funksionet të përcaktuara nga Kushtetuta, nenet 6 dhe 7 të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe nga ligjet e tjera të veçanta. b) Zëvendësministri është person civil dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ministrit në ushtrimin e funksionit të drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të përmbushjes së misionit kushtetues, ligjor dhe politik të Ministrisë së Mbrojtjes. c) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, është person ushtarak dhe drejtuesi më i lartë ushtarak i Forcave të Armatosura, i cili ushtron detyrat dhe funksionet të përcaktuara nga Kushtetuta dhe nga ligjet e tjera të veçanta.

ç) Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm është person ushtarak dhe ndihmës i drejtëpërdrejtë i SHSHPFA, i cili kryen detyra të ngarkuara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, sipas ndarjes së detyrave specifike përkatësisht, për planifikimin e kryerjen e operacioneve dhe planifikimin e sigurimin e mbështetjes. d) Kabineti i Ministrit është strukturë organizative politike që funksionon pranë Ministrit dhe vepron në grup për të përmbushur të gjitha prioritetet politike të titullarit. Ai luan një rol të rëndësishëm këshillimor, ndihmës dhe verifikues për problemet dhe fushën e përgjegjësisë që mbulon Ministri. Kabineti varet drejtpërsëdrejti nga Ministri i Mbrojtjes dhe nuk është pjesë e hierarkisë administrative.

dh) Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është strukturë organizative që funksionon pranë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i cili shërben si organ këshillimor dhe koordinativ i SHSHPFA, në përmbushjen e detyrës së tij. e) Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil dhe drejtuesi më i lartë administrativ në Ministri, i cili kryen detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në vendimin nr.325, datë 21.05.2003 të Këshillit të Ministrave “Për pozicionin, detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministri”, në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe detyra të tjera të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi apo Ministri i Mbrojtjes. Ai është gjithashtu Nëpunësi i Parë Autorizues i Ministrisë së Mbrojtjes. ë) Drejtoria e përgjithshme është strukturë e lartë në nivel organizativ, e cila përbëhet nga dy ose më shumë drejtori. Ajo është përgjegjëse për fushën e drejtimit që mbulon në kuadrin e misionit të strukturës përkatëse. Për problemet e përkatësisë së saj ajo luan rolin kryesor këshillues dhe politikëbërës për drejtuesit më të lartë në nivel hierarkie. f) Drejtoria është struktura bazë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Ajo është përgjegjëse për fushën e drejtimit që mbulon në kuadrin e misionit të strukturës përkatëse. Për problemet e përkatësisë së saj ajo luan rolin kryesor këshillues të drejtuesit më të lartë të strukturës ku ndodhet. g) Sektori është struktura bazë dhe më e specializuar për elementët e veçantë të një fushe drejtimi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ai mund të jetë brenda një drejtorie ose i pavarur, kur fusha që mbulon nuk ka lidhje me natyrën e punës së drejtorisë, por luan rol të rëndësishëm bazë në plotësimin e misionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. gj) Zyra është pjesë përbërëse e strukturës së sektorëve dhe të drejtorive, e cila mbulon aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe përgjigjet për fushën që mbulon. 4. Çdo drejtori e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA është e detyruar dhe duhet të njohë, respektojë e zbatojë legjislacionin në fuqi në fushën e saj të përgjegjësisë. 5. Të gjitha të drejtat, përfshirë titujt, të drejtën e autorit dhe të drejtën e patentës, për çdo punë të kryer nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale, i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes.

Neni 5 Funksionet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA

Funksionet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA janë: politike, ushtarake dhe civile.

1. Funksione politike janë: a) Ministri i Mbrojtjes; b) Zëvendësministri i Mbrojtjes; c) Kabineti i Ministrit.

2. Funksionet ushtarake janë:

Funksionet të cilat kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me organizimin dhe drejtimin dhe komandimin operacional të Forcave të Armatosura, si dhe funksione të tjera që janë në përbërje të strukturës analitike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

3. Funksione civile janë:

Funksionet të cilat rregullohen me anë të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

KREU II

FUNKSIONET E LARTA TË DREJTIMIT

Neni 6 Ministri i Mbrojtjes

Në përputhje me kompetencat e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, Ministri përgjigjet për:

a) zbatimin e Kushtetutës, të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të Politikës së Mbrojtjes e të ligjeve të tjera, si dhe të programit të qeverisë për mbrojtjen;

b) nxjerrjen e urdhrave dhe udhëzimeve në zbatim të kompetencave të tij

Kushtetuese dhe ligjore, në përputhje me misionin kushtetues të Forcave të Armatosura;

c) zbatimin/zbërthimin e programit të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen

nëpërmjet direktivës së tij;

ç) marrjen e iniciativave dhe udhëheqjen e punës për përmirësimin e dokumenteve kryesorë në fushën e mbrojtjes, duke konceptuar dhe paraqitur propozimet për drejtimet kryesore të politikës shtetërore në këtë fushë, në përputhje me standardet e NATO-s;

d) nxitjen e diskutimeve, debateve e të konferencave me pjesëmarrje të gjerë, për

probleme kryesore të zhvillimit të Forcave të Armatosura;

dh) bashkërendimin e punës me ministritë dhe institucionet e tjera të administratës qendrore dhe institucioneve të varësisë, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për programet afatmesëm dhe afatgjatë të Këshillit të Ministrave;

e) nxitjen e politikave inkurajuese e motivuese në përputhje me programin e

Këshillit të Ministrave dhe synimet e Forcave të Armatosura, për arsimimin, karrierën, emërimin dhe zgjidhjen e problemeve sociale për të gjithë ushtarakët dhe personelin /punonjësit civil në Forcat e Armatosura;

ë) miratimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh me vendet e

tjera partnere, duke deleguar kompetencat për zbatimin e tij ne vijimësi sipas fushave të përgjegjësise deri në nivel drejtor drejtorie, komandant force e mbështetje;

f) paraqitjen në Këshillin e Ministrave dhe në Kuvend, respektivisht të projektvendimeve dhe të projektligjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Forcave të Armatosura;

g) kryerjen e detyrave të tjera që i ngarkohen nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave ose

Kryeministri.

Neni 7 Zëvendësministri i Mbrojtjes

1. Zëvendësministri drejton, kontrollon dhe përgjigjet përpara Ministrit për mbarëvajtjen

e punës, për çështjet e veprimtarisë që mbulon sipas përcaktimit të bërë me urdhër të Ministrit.

2. Zëvendësministri i Mbrojtjes, zëvendëson Ministrin për kryerjen e detyrave në rastet

e mungesave apo delegimeve, të pamundësisë apo të paaftësisë fizike për të vepruar ose për shkak të një pengese ligjore që haset gjatë veprimtarisë së tij si organ administrativ individual. Në mungesë dhe me porosi të Ministrit ushtron çdo kompetencë dhe përgjegjësi të Ministrit në marrëdhënie me institucione të tjera dhe të varësisë. Kjo procedurë realizohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative (pika 1, e nenit 34).

3. Me urdhër të ministrit dhe në përputhje me nenin 6 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003

“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera. Me autorizim të Ministrit nënshkruan akte dhe materiale të rëndësishme që u drejtohen organeve qendrore të administratës shtetërore.

4. Zëvendësministri i Mbrojtjes ka të drejtë të kërkojë informacion nga çdo drejtori e

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Drejtoritë janë të detyruara të japin informacionin e kërkuar, në formë shkresore apo elektronike.

Neni 8 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

1. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është përgjegjës përpara Presidentit të Republikës,

Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për komandimin e Forcave te Armatosura; drejton pergatitjen dhe gatishmerine luftarake te Forcave te Armatosura; siguron plotësimin me personel ushtarak përmes stafit të integruar të mbrojtjes dhe Qendrës së Personel Rekrutimit, si dhe merr drejtimin dhe organizimin e veprimeve ushtarake dhe joushtarake.

2. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si drejtuesi më i lartë ushtarak në Forcat e

Armatosura, përveç detyrave e përgjegjësive të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, ka edhe përgjegjesitë e mëposhtme:

a) udhëheq zbërthimin dhe zbatimin e politikave të mbrojtjes në FA;

b) zbaton kërkesat e pasqyruara në Direktivën Vjetore të Ministrit të Mbrojtjes, në Programin e Punës dhe në udhëzimet vjetore të FA;

c) udhëheq punën për përgatitjen, publikimin dhe rishikimin periodik të Strategjisë

Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, bazuar në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare;

ç) miraton kriteret e pranimit të kandidatëve për në shkollat ushtarake, në kurset e

kualifikimit, programet kryesore të arsimimit dhe programet e përgatitjes së personelit ushtarak;

d) përgatit në bashkëpunim me të gjithë institucionet e tjera shtetërore përgjegjëse,

paraqet vlerësimin strategjik për rreziqet ndaj vendit dhe propozon te Komandanti i Përgjithshëm i FA masat për përballimin e tyre;

dh) paraqet planet e mobilizimit të burimeve në kohë lufte dhe të rekrutimit të shtetasve; e) i propozon Ministrit të Mbrojtjes prioritetet e zhvillimit e të modernizimit të

Forcave të Armatosura; f) çdo vit i paraqet Ministrit të Mbrojtjes propozime për buxhetin:

i. lidhur me operacione, stërvitje dhe ushtrime të forcave të armatosura;

ii. lidhur me stërvitjen e ushtarakut dhe repartit sipas standardeve të caktuara; iii. lidhur me stërvitjen për gatishmëri në rast të papriturash dhe ruajtjen e

niveleve të caktuara të gatishmërisë; iv. lidhur me stërvitjen midis agjencive të ndryshme; v. lidhur me nevojat e menaxhimit të fuqisë njerëzore, duke përfshirë

rekrutimin, stërvitjen bazë, stërvitjen e aftësive, arsimimin ushtarak dhe arsimimin e stërvitjen e avancuar për anëtarët e Forcave të Armatosura;

vi. për kërkim fondesh të tjera që shoqërojnë operacionet dhe mbështetjen e Forcave të Armatosura.

3. Shefi i SHPFA për përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore dhe funksionale, mund

të thërrasë në mbledhje, takime apo grupe pune të gjithë strukturat e stafit të integruar të mbrojtjes (Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP), si dhe të vendosë detyra konkrete për këto struktura. Drejtorët janë të detyruar të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre apo të përfaqësuesve në këto raste.

4. Kompetencat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për propozimet që burojnë nga

ligji, i komunikohen me shkresë zyrtare Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 9

Sekretari i Përgjithshëm

1. Sekretari i Përgjithshëm mbikqyr dhe përgjigjet direkt në lidhje me aktivitetin e të gjitha drejtorive në linjën e varësisë së tij.

2. Shpërndan dokumentet që vijnë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe përcakton strukturën/at përgjegjëse për trajtimin e praktikës;

3. Sekretari i Përgjithshëm mbikqyr menaxhimin e burimeve financiare dhe u jep orientime në këtë drejtim drejtorive përkatëse dhe njësive shpenzuese. Ai përgjigjet për përgatitjen dhe kontrollin e zbatimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Përgjegjësitë për menaxhimin financiar përfshijnë, por nuk kufizohen, në:

a) përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, kontabilitetin, raportimin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes;

b) sigurimin e përdorimit me efiçencë, efektivitet dhe ekonomi të burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Si nëpunës autorizues i Ministrisë së Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm, raporton dhe përgjigjet përpara nëpunësit të parë autorizues në ministrinë përgjegjëse për financat, për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

5. Sekretari i Pergjithshëm është përgjegjës për ndjekjen dhe mbikqyrjen e të gjitha

çështjeve për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucionit dhe në mënyrë të veçantë, për zbatimin e dispozitave të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil" dhe të çështjeve të tjera, lidhur me personelin. Për këtë qëllim ai bashkëpunon, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, me Departamentin e Administratës Publike, në përputhje me aktet normative dhe me udhëzimet e nxjerra nga Këshilli i Ministrave.

6. Sekretari i Përgjithshem ndjek zbatimin e rregullave të etikës dhe të rregullores së

brendshme të institucionit, nga punonjësit e institucionit, si merr masa dispilinore për drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive në varësi të drejpërdrejtë të tij.

7. Për analizën e veprimtarisë së drejtorive, Sekretari i Përgjithshem organizon mbledhje me titullarët e drejtorive, sa herë që e gjykon të arsyeshme. Pas konkluzioneve të kësaj mbledhjeje, Sekretari i Përgjithshëm informon Ministrin e Mbrojtjes në lidhje me veprimtarinë e strukturave të vartësisë së tij.

8. Në rastin e organizimit të mbledhjeve me tematikë apo problematikë të caktuar, Sekretari i Përgjithshëm iu njofton titullarëve të drejtorive përkatëse rendin e mbledhjes, orën dhe vendin e zhvillimit të saj. Titullarët e drejtorive marrin të gjitha masat për të siguruar prezencën e tyre dhe të diskutimit të rendit të mbledhjes. Në rast të pamundësisë së pjesëmarrjes së titullarit të drejtorisë për arsye shëndetësore apo shërbime jashtë Ministrisë së Mbrojtjes, kur është e mundur me autorizim të titullarit dhe kur nuk është e mundur me përgjegjësinë e tij, në mbledhje drejtoria përfaqësohet nga nëpunësi me përgjegjësi direkt nën titullarin dhe kur ka disa të tillë, ai që ka në detyrat funksionale çështjet e përcktuara në rendin e mbledhjes.

9. Sekretari i Përgjithshëm miraton/siglon praktikat pas trajtimit dhe siglimit të tyre nga punonjësi përgjegjës dhe eprori/ët i/e tij.

10. Sekretari i Përgjithshëm bashkëpunon dhe bashkërendon punën me Shtabin e Përgjithshëm në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve të programit të Ministrisë së Mbrojtjes.

11. Në rastet e mungesave, Sekretari i Përgjithshëm autorizon me shkrim personin zëvendësues, i cili kryen detyrat e deleguara në përputhje me parashikimet e nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative.

12. Sekretari i Përgjithshëm për përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore dhe funksionale, mund të thërasë në mbledhje, takime apo grupe pune të gjithë strukturat e stafit të integruar të mbrojtjes (Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP), si dhe të vendosë detyra konkrete për këto struktura. Drejtorët janë të detyruar të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre apo të përfaqësuesve në këto raste.

Neni 10

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura 1. Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, është ndihmës i drejtëpërdrejtë i

SHSHPFA. Ai zëvendëson Shefin e Shtabit për kryerjen e detyrave në rastet e mungesave apo delegimeve, të pamundësisë apo të paaftësisë fizike për të vepruar ose për shkak të një pengese ligjore që haset gjatë veprimtarisë së tij. Kur mungon SHSHPFA, Zëvëndësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA ka të gjitha kompetencat e deleguara shprehimisht nga ai.

2. Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm kryen detyra të ngarkuara nga Shefi i Shtabit

të Përgjithshëm, sipas ndarjes së detyrave specifike përkatësisht, planifikimin dhe kryerjen e operacioneve (ku përfshihen J-2, J-3/7, J-5 e J-9) dhe planifikimin dhe sigurimin e mbështetjes (ku përfshihen J-1, J-4, J-6, J-8 dhe Drejtoria/Inspektoriati i Shëndetësisë). Ai lehtëson veprimtarinë e SHSHPFA në zgjidhjen e problemeve të rutinës së përditëshme duke zbatuar detyrat e vëna direkt nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

3. Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, përveç detyrave të ngarkuara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe detyrave në lidhje më drejtoritë që mbulojnë, kryejnë edhe detyra të tjera që lidhen me veprimtarinë e njësive të Forcace të Armatosura.

Neni 11 Detyrat e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Kryerjen e

Operacioneve

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Kryerjen e Operacioneve ka në varësi të drejtpërdrejtë J-2, J-3/7, J-5 dhe J-9 dhe ka këto detyra: 1. Informon vazhdimisht SHSHP për veprimtarinë e FA; 2. Udhëheq zbërthimin dhe zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe Direktivës së

Ministrit në fushën e planizimit, stërvitjes dhe zhvillimit të operacioneve; 3. Përgjigjet për zhvillimin e kapaciteve operacionale dhe kryerjen e operacioneve

luftarake e jo luftarake brenda e jashtë vendit; 4. Drejton procesin e planifikimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së FA; 5. Përgatit udhëzime për edukimin dhe stërvitjen në FA; 6. Kontrollon gjendjen operacionale të forcave dhe mjeteve të FA; 7. Mbikqyr dhe kontrollon funksionimin e sistemit të komandimit e kontrollit në FA; 8. Kontrollon zbatimin e procedurave për sigurinë e personelit, sigurinë fizike,

sigurinë e informacionit dhe sigurinë e operacioneve; 9. Rekomandon masa për eliminimin/zvogëlimin e kërcënimeve e rreziqeve të sigurisë

kombëtare në fushën e mbrojtjes si dhe siguron mbështetjen me zbulim të forcave; 10. Përcakton prioritetet dhe mbikqyr procesin e modernizimit të FA; 11. Drejton procesin e hartimit të dokumentit të Strategjisë Kombëtare Ushtarake; 12. Drejton/merr pjesë në bordet dhe grupet e punës të ngritura me udhër të Ministrit të

Mbrojtjes ose të SHSHPFA; 13. Drejton Bordin e Standartizimit në FA; 14. Mbikqyr dhe koordinon nivelin e gatishmërisë në FA; 15. Drejton stërvitjet e Shtabit të Përgjithshëm të FA; 16. Kontrollon zhvillimin e stërvitjeve me trupa dhe stërvitjet e shtabeve të FA.

Neni 12

Detyrat e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Sigurimin e Mbështetjes

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm për Planifikimin dhe Sigurimin e Mbështetjes ka në varësi të drejtpërdrejtë J-1, J-4, J-6, J-8 dhe Inspektoriatin e Shëndetësisë dhe ka këto detyra:

1. Informon vazhdimisht SHSHP për veprimtarinë e FA; 2. Udhëheq zbërthimin dhe zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe Direktivës së

Ministrit në fushën e planizimit, stërvitjes dhe mbështetjen e FA; 3. Përgjigjet për zhvillimin e kapaciteve mbështetëse të operacioneve luftarake e jo

luftarake brenda e jashtë vendit; 4. Përgatit udhëzime për edukimin dhe stërvitjen në FA; 5. Kontrollon gjendjen e mbështetjes logjistike të FA; 6. Ndjek, mbikqyr dhe kontrollon funksionimin e sistemit të komandimit e kontrollit

në FA, në spektrin e mbështetjes së tyre; 7. Jep mendimin e tij për përcaktimin e prioriteteve dhe ndjek procesin e modernizimit

të FA; 8. Merr pjesë dhe ndjek procesin e hartimit të dokumentit të Strategjisë Ushtarake; 9. Drejton/merr pjesë në bordet dhe grupet e punës të ngritura me udhër të Ministrit të

Mbrojtjes ose të SHSHPFA; 10. Drejton Bordin e modernizimit, standardizimit, kategorizimit, trajtimin e pajisjeve

dhe materialeve që janë tepër dhe jashtë TOP në FA; 11. Drejton grupet e punës të vizionit të përgatitjes së oficerëve të rinj, përgatitjes së

dosjeve individuale të automatizuara të personelit; 12. Ndjek proceset e zhvillimit të muzeve, strehimit të personelit, investimeve dhe

buxhetit, programet e mbrojtjes, planin e bashkëpunimit me NATO-n, programet dypalëshe;

13. Kryeson komisionin e kërkesave për pajisjet e sistemeve luftarake dhe komisionin e pagave;

14. Mbikqyr dhe kontrollon nivelin e gatishmërisë në FA dhe brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

15. Ndjek dhe kontrollon zhvillimin e stërvitjeve me trupa dhe stërvitjet e shtabeve të FA.

KREU III

KABINETI I MINISTRIT TË MBROJTJES

Neni 13 Përbërja

Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes përbëhet nga:

a) Drejtori i Kabinetit; b) Këshilltarët; c) Zëdhënës shtypi; ç) Sekretarët.

Neni 14

Detyrat e Kabinetit të Ministrit

Kabineti i Ministrit ka për mision të asistojë drejtpërdrejtë Ministrin e Mbrojtjes për përbushjen e Politikave Qeveritare dhe ato në përmbushjen e reformave prioritare të Ministrit në fushën e mbrojtjes.

Kabineti gjithashtu kujdeset për: a) koordinimin brenda atributeve të dhëna, të raporteve me institucionet shtetërore dhe

entet e tjera publike dhe private; b) marrëdhëniet me publikun, komunikimin me median elektronike dhe atë të shkruar,

nëpërmjet konferencave të shtypit, intervistave dhe kronikave të ndryshme; ç) organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen

nga ministri, personalisht ose në emër të tij; d) zbatimin e protokollit zyrtar;

dh) postën konfidenciale dhe të rezervuar të Ministrit; f) kryen çdo detyrë të ngarkuar nga Ministri i Mbrojtjes.

Neni 15

Drejtori i Kabinetit

1. Funksioni kryesor i Drejtorit të Kabinetit është të sigurojë kushtet e nevojshme për angazhimmin e Ministrit të Mbrojtjes në cështjet e dejtimit politik. 2. Drejtori i Kabinetit kryen detyrat e mëposhtme:

a) asiston drejtpërdrejt Ministrin e Mbrojtjes në hartimin e Politikave, dhe i përcon ato në Direktivën e Mbrojtjes, në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë, në Strategjinë e Integruar të Burimeve Njerëzore në FA, Menaxhimin e Burimeve Materiale sipas prioriteteve, Reformat Administrative dhe Ligjore, Politikat e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Marrëdhëniet me jashtë (NATO, BE, vendet partnere),

b) monitoron përmbushjen e reformave prioritare të Ministrit të Mbrojtjes në fushën e mbrojtjes;

c) përcjell formalisht detyrat e porositë e lëna nga Ministri i Mbrojtjes tek strukturat përkatëse në MM/SHPFA, si edhe kërkon zbatimin e tyre brenda afatit të caktuar.

d) bazuar në matricën e detyrave të Ministrisë, përgatitur cdo fund muaji nga Sekretari i Përgjithshëm, informon Ministrin për nivelin e realizimit të detyrave;

e) kërkon informacione, raporte të ecurisë, komente apo sugjerime (me shkrim apo verbalisht) për zbatimin e politikave prioritare të Ministrit kur ato materializohen në urdhra, udhëzime, grupe pune apo borde;

f) kujdeset për përgatitjen e deklarimeve të Ministrit të Mbrojtjes në Ministeriale apo Forume, për kompletimin në kohë të dosjeve për konferenca kombëtare apo ndërkombëtare, materialeve për shtyp, analizave, artikujve dhe dokumente të tjera, dhe përgjigjet për përputhshmërinë e tyre me politikat e Ministrit.

g) në bashkërendim me Drejtorinë e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes, në vijim të deklarimeve të Ministrit të Mbrojtjes, përcjell detyra konkrete për strukturat përgjegjëse, në kuadër të realizimit të plotë të angazhimeve politike të marra në aktivitete të ndryshme si dhe kërkon zbatimin e tyre brenda afateve të caktuara;

h) orienton, organizon dhe harmonizon veprimtarinë në grup të Kabinetit të Ministrit; i) mban të informuar dhe shpërndan punën në Kabinet, në varësi të ekspertizës teknike

të këshilltarëve, si dhe kërkon informacionet rreth punës së këshilltarëve; j) bashkërendon me Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm për modulet e punës dhe

planin mujor të Inspektimit; k) bashkërendon me Sektorin e Protokollit për mbarëvajtjen e aktiviteteve të Ministrit

dhe për menaxhimin e axhendës së tij; l) bashkëpunon me Sektorin e Informimit dhe Pritjes së Publikut trajtimin e

kërkesave/ankesave të shtetasve adresuar Ministrit të Mbrojtjes; m) koordinon proceset për marrëdhëniet me publikun, dhe komunikimin me median e

shkruar dhe atë elektronike për pasqyrimin e aktiviteteve të Ministrit së Mbrojtjes; n) kërkon çdo informacion të nevojshëm nga drejtoritë e MM/SHPFA në përputhje me

funksionin e tij; o) kryen çdo detyrë të ngarkuar nga Ministri i Mbrojtjes.

Neni 16

Këshilltarët

1. Këshilltarët asistojnë Ministrin e Mbrojtjes në të gjitha detyrat e tij, duke dhënë ndihmesën e tyre në fushat përkatëse që mbulojnë për shqyrtimin, analizimin, monitorimin apo edhe hartimin e urdhrave, udhëzimeve, metodave të menaxhimit sa më efektiv të institucionit, tezave të ndryshme politiko-ushtarake, fjalimeve, artikujve, si dhe çdo detyre tjetër të ngarkuar nga Ministri i Mbrojtjes apo Drejtori i Kabinetit.

2. Në varësi të çështjeve, për të cilat janë ngarkuar me porosi të Ministrit të Mbrojtjes apo Drejtorit të Kabinetit, këshillarët kanë të drejtë të kërkojnë çdo informacion dhe bashkëpunim me secilën prej strukturave dhe personave fizikë brenda Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Neni 17

Zëdhënësi Zëdhënësi i Ministrit kryen detyrat e mëposhtme:

a) evidenton dhe përpunon pasqyrën e shtypit të përditshëm dhe javor, si dhe evidenton shkrimet e botuara në shtyp ose të transmetuara në mediat elektronike që përmbajnë lajme lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe aktivitetin e FA. Me autorizim të Ministrit del përpara medias dhe jep qëndrimin zyrtar të institucionit për problemet që do të trajtohen;

b) kujdeset për shpërndarjen e akteve dhe lajmeve lidhur me aktivitetin politiko- institucional të ministrisë, organeve të informacionit;

c) organizon shpërndarjen e informacionit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet strukturës përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun, shtypin e shkruar, faqen zyrtare të internetit dhe strukturat e tjera të administratës.

Neni 18 Sekretarët e Ministrit

1. Sekretarët e Ministrit:

a) funksionojnë në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrit dhe asistojnë Ministrin në aktivitetet ku ai merr pjesë si dhe kryen detyra të tjera specifike;

b) ushtrojnë aktivitet mbështetës në bashkëpunim me kabinetin, kujdesen për axhendën dhe korrespodencën e Ministrit, ashtu sikurse dhe për raportet personale të Ministrit me subjekte të tjera publike dhe private për shkak të detyrës së tij institucionale.

2. Kjo dispozitë zbatohet edhe për sekretarët e zëvendësministrave.

KREU IV

KABINETI I SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA

Neni 19

Përbërja Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA përbëhet nga:

a) Shef i Kabinetit; b) Këshilltar Diplomatik/Politik; c) Këshilltar Juridik;

ç) Këshilltar për NATO-n; d) Këshilltar për Nënoficerët;

dh) Oficer Shtabi Ekzekutiv; e) Oficer Shtabi Protokoll;

ë) Adjutant; f) Sekretar i SHSHP; g) Sekretar i Kabinetit të SHSHP.

Neni 20

Përgjegjësitë dhe detyrat e Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA

1. Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA është strukturë organizative e varësisë së drejtpërdrejtë të SHSHPFA, i cili shërben si organ këshillimor dhe koordinativ i SHSHPFA, në përmbushjen e detyrës së tij. Ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e veprimtarisë institucionale të SHSHPFA, paraqitjen në kohë të

dokumenteve, praktikave, korrespondencës, si dhe për bashkërendimin e veprimtarive, që lidhen me pjesëmarrjen e SHSHPFA brenda dhe jashtë vendit. 2. Kabineti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA ka këto detyra :

a) harton, përgatit dhe zbaton plane të detajuara për zhvillimin e veprimtarive që kryen SHSHPFA;

b) përgatit Procedurat Standarte të Veprimit (PSV) për personelin e Kabinetit;

c) në përshtatje me planet, programet e veprimtaritë e tjera të MM dhe të SHP,

përgatit axhendën e detajuar vjetore, mujore, javore dhe të përditshme të SHSHPFA;

ç) informon Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes dhe kërkon të informohet prej tij për

bashkërendimin e programeve dhe veprimtarive respektive;

d) përgjigjet për organizimin, përgatitjen dhe zhvillimin e mbledhjeve, takimeve që drejton SHSHPFA ose në emër të tij;

dh) ndjek drejtëpërdrejt në vend veprimtaritë ku merr pjesë SHSHPFA, (brifingje,

konferenca, takime, mbledhje, ceremoni, etj) dhe evidenton detyrat, vrejtjet, porositë, që jep SHSHPFA;

e) merr masa dhe organizon zbatimin e programeve të vizitave, takimeve, pritjeve

dhe axhendës së marrëdhënieve me jashtë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, duke bashkëpunar për këtë qëllim me strukturat e tjera të SHP dhe MM;

ë) studion korrespondencën, shkresat dhe çdo material tjetër që i adresohet

SHSHPFA, bën seleksionimin e dokumentave, si dhe ndërhyn për të bërë rregullimet dhe e nevojshme të tyre, para se të dërgohen tek SHSHPFA;

f) ndjek dërgimin dhe zbatimin në kohë të urdhërave, udhëzimeve dhe praktikave të

tjera, që SHSHPFA u dërgon komandave dhe drejtorive në SHP;

g) ndjek pasqyrimin e veprimtarisë së SHSHPFA në shtyp, internet dhe komunikatën operative;

gj) me miratimin e titullarit mund të nisë materiale përmbledhëse me detyra, tërheqje

vëmendjeje apo porosi të SHSHPFA për probleme të veçanta;

h) evdidenton evenimentet më të rëndësishme të kolegëve të SHSHPFA të vendeve të NATO-s dhe të atyre partnere;

i) bashkëpunon dhe koordinon punën me Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes dhe

zyrat e komandantëve të komandave të forcave dhe atyre mbështetëse, në rastet e pjesëmarrjes së SHSHPFA në veprimtari të ndryshme;

j) përgjigjet për sigurimin e ruajtjes dhe krijimin e kushteve normale, për punë dhe jetesë të SHSHPFA, gjatë kryerjes së detyrës funksionale në zyrë dhe jashtë saj, gjatë shërbimeve, inspektimeve, ceremonive dhe veprimtarive të tjera;

k) ndihmon Zv.SHSHPFA në kryerjen e detyrës në të gjitha rastet kur SHSHPFA

ndodhet për vizitë jashtë shtetit ose leje të zakonshme.

l) kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga SHSHPFA.

Neni 21

Shefi i Kabinetit të SHSHPFA

1. Shefi i Kabinetit të SHSHPFA varet drejtpërdrejtë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe është përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës në Kabinet. Ai është epror për të gjithë anëtarët e tij.

2. Shefi i Kabinetit të SHSHPFA ka për detyrë:

a) të organizojë punën për përgatitjen e planeve dhe programeve periodike mujore apo ditore, si dhe të iniciuara nga SHSHPFA, si dhe ndjek zbatimin e tyre;

b) të bashkërendojë punën me drejtoritë e tjera në MM, SHP, Komandat e Forcave

dhe atyre mbështetëse dhe njesive të tjera, për veprimtaritë që lidhet me pjesmarrjen apo detyrat që jep SHSHPFA;

c) të shqyrtojë paraprakisht korrespondencën zyrtare që i adresohet SHSHPFA, i

dërgon ato për mendim dhe zbatim tek anëtarët e tjerë të kabinetit, apo në drejtoritë dhe komandat përkatëse. Në çdo rast informon SHSHPFA për procedurat e ndjekura;

ç) të përgatisë përmbledhjen e informacioneve dhe shkresave, që i adresohen

SHSHPFA dhe propozon zgjidhjet e duhura, mbështetur në sugjerimet e këshilltarëve të kabinetit;

d) nëpërmjet anëtarëve të kabinetit të SHSHP, ndjek veprimtaritë e përditshme të

SHSHPFA, verifikon zbatimin e detyrave të SHSHPFA për drejtoritë dhe komandat vartëse, si dhe raporton për zbatimin e tyre;

dh) me miratimin e titullarit mund të nisë materiale përmbledhëse me detyra, tërheqje

vëmendjeje apo porosi të SHSHP për probleme të veçanta;

e) të informojë Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes dhe të kërkojë të informohet prej tij për bashkërendimin e programeve dhe veprimtarive;

ë) të iniciojë dhe zhvillojë analiza të vecanta, për çështje që kërkojnë zgjidhje të

shpejtë nga autoriteti i SHSHPFA dhe paraqet rekomandimet përkatëse;

f) të bashkërendojë veprimtarinë e Kabinetit të SHSHPFA në funksion të zbatimit të programeve, planeve, detyrave e veprimtarive që lidhen me praninë apo me pjesëmarrjen e SHSHPFA.

Neni 22 Këshilltari Politik/Diplomatik

1. Këshilltari Politik/Diplomatik përgjigjet për këshillimin e Shefit të Shtabit të

Përgjithshëm të FA, për çështjet politike e diplomatike, në ushtrimin e veprimtarisë dhe kompetencave të tij.

2. Këshilltari Politik/Diplomatik ka këto detyra:

a) bën vlerësimin paraprak të materialeve, shkresave, korespondencës e letrave me karakter politik e diplomatik që i drejtohen SHSHPFA;

b) zbaton të gjitha udhëzimet që dalin nga SHSHPFA për çështje të natyrës politike

dhe diplomatike;

c) mban lidhje të vazhdueshme me institucionet e Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Jashtme, në funksion të zbatimit të veprimtarisë të SHSHPFA;

ç) ndjek të gjitha veprimtaritë me karakter politik dhe diplomatik që lidhen me

pjesëmarrjen zyrtare të SHSHPFA;

d) në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse në SHP dhe MM përgatit çështjet për bisedime të SHSHPFA, për takime brenda dhe jashtë vendit;

dh) bën vlerësimin paraprak të materialeve shkresave dhe korespondencës zyrtare që i

adresohet SHSHP dhe i delegon ato për mendim apo sipas rastit edhe për zbatim, nëpërmjet Shefit të Kabinetit, tek drejtoritë apo komandat përkatëse, duke vënë në dijeni SHSHPFA;

e) ndjek zhvillimet politike brenda dhe jashtë vendit dhe informon SHSHPFA,

lidhur me ndikimin e tyre në zhvillimet e mundshme apo të pritshme në Forcat e Armatosura.

Neni 23 Këshilltari Juridik

1. Këshillltari Juridik përgjigjet për këshillimin ligjor të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm

të FA në ushtrimin e veprimtarisë dhe kompetencave të tij në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

2. Këshillltari Juridik ka për detyrë:

a) të njohë kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi që lidhet me fushën e veprimtarisë së

FA dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm;

b) të njihet me projekturdhrat, projektudhëzimet dhe dokumentacionin tjetër që ka nevojë për konsulencë juridike, përpara se ato t’i kalojnë për miratim SHSHPFA, si dhe të rekomandojë pajtueshmërinë ligjore të tyre;

c) të ndjekë praktikat që kanë nevojë për interpretim ligjor, të cilat SHSHPFA ia drejton për zbatim drejtorive në SHP dhe komandave të ndryshme;

ç) të japë rekomandime dhe konsulencë për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon aktivitetin dhe veprimtarinë e FA, si dhe të pjesëtarëve të saj;

d) të bashkëpunojë me Drejtorinë Juridike, drejtoritë e tjera në MM dhe SHP si dhe institucionet e tjera të vendit, për probleme me karakter ligjor që lidhen me ushtrimin e autoritetit dhe kompetencave të SHSHPFA;

dh) të japë mendime për hartimin e projektmarrëveshjeve me shtetet e tjera në fushën

e mbrojtjes;

e) të ndjekë zhvillimin e legjislacionit në fushat e tjera që kanë lidhje me problemet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit dhe informon SHSHPFA, lidhur me ndikimin e tyre në veprimtarinë e FA;

ë) të ndjekë punën që bëhet për përgatitjen e këshilltareve ligjorë në nivele të ndryshme të komandimit e të drejtimit të FA;

f) të ndjekë punën që bëhet për zbatimin e programeve dhe standardeve në trajnimin ligjor të efektivave të FA.

Neni 24 Këshilltari për NATO-n

1. Këshillltari për NATO-n përgjigjet për këshillimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm

të FA, për të gjitha çështjet me karakter ushtarak që kanë të bëjnë në marrëdhëdhëniet e FA me NATO-n.

2. Këshillltari për NATO-n ka për detyrë:

a) bën vlerësimin paraprak të materialeve, shkresave, korespondencës e letrave me karakter politiko-ushtarak që i drejtohen SHSHPFA nga NATO dhe përfaqësitë tona pranë NATO-s;

b) zbaton të gjitha udhëzimet që dalin nga SHSHPFA për çështje të natyrës politiko-

ushtarake në marrëdhëniet me NATO-n;

c) në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse në SHP dhe MM përgatit çështjet për bisedime të SHSHPFA për takimet e Komitetit Ushtarak të NATO-s në nivel të shefava të shtabit të përgjithshëm dhe veprimtari të tjera të kësaj natyre;

ç) mban lidhje të vazhdueshme me përfaqësitë tona ushtarake në strukturat e NATO-

s dhe Atashetë Ushtarakë në funksion të zbatimit të veprimtarisë të SHSHPFA;

d) ndjek të gjitha veprimtaritë që lidhen me pjesëmarrjen zyrtare të SHSHPFA në kuadër të NATO-s;

dh) në bashkëpunim me QBO ndjek situatën operacionale të forcave tona në misione

jashtë vendit dhe jep rekomandimet e nevojshme për SHSHPFA;

e) ndjek në vazhdimësi zhvillimet politike ushtarake brenda Aleancës dhe marrëdhënieve të saj me faktorët e tjerë dhe informon SHSHPFA, lidhur me ndikimin e tyre në zhvillimet e mundshme apo të pritshme në Forcat e Armatosura.

Neni 25 Këshilltari për Nënoficerët

1. Këshilltari për Nënoficerët është këshilltari më i lartë i SHSHPFA për problemet që

kanë të bejnë me përgatitjen dhe ecurinë në karrierë të personelit nënoficer në FA. 2. Këshilltari për Nënoficerët ka për detyrë:

a) të njohë shkallën e kompletimit të njësive e reparteve ushtarake me ushtarë dhe nënoficerë, si dhe aftësitë e tyre profesionale e drejtuese;

b) të ndjekë nga afër përgatitjen e kualifikimin e nënoficerëve, duke bashkëpunuar ngushtë me Qendrën e Stërvitjes Bazë, Akademinë e Nënoficereve dhe Shkollën e Trupës;

c) të propozojë rrugë e mënyra për përmirësimin e rolit që duhet të luajnë nënoficerët në të gjithë piramidën e strukturës së FA;

ç) të rekomandojë për SHSHPFA, në lidhje me emërimet e nënoficerëve në detyra të rëndësishme në strukturën e FA;

d) të shoqërojë SHSHPFA, në të gjitha aktivitetet qe kanë të bëjnë me nënoficerët, brenda dhe jashtë vendit;

dh) të përfaqësojë me dinjitet trupën e nënoficerëve të FA, në aktivitetet ndërkombëtare ku është i ftuar për të marre pjesë;

e) të kryejë detyra në përbërje të Kabinetit si: pjesëmarrje në inspektime, shoqërime, vizita, ceremoni e grupe pune, (brenda dhe jashtë vendit), që kanë lidhje me zhvillimin e nënoficerëve.

Neni 26 Oficer Shtabi Ekzekutiv

1. Oficeri i Shtabit Ekzekutiv është përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimit të detyrave të

vënë nga SHSHPFA për komandat dhe drejtoritë në SHP, administrimin e korrespondencës që i adresohet SHSHPFA, si dhe për evidentimin e veprimtarisë së përditshme të SHSHPFA.

2. Oficeri i Shtabit Ekzekutiv ka këto detyra:

a) ndjek në vazhdimësi zbatimin e detyrave të vënë nga SHSHPFA, për komandat

dhe drejtoritë në SHP, si dhe evidenton zbatimin e tyre;

b) vlerëson paraprakisht korrespondencën që i adresohet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe e dërgon atë tek Shefi i Kabinetit ose te këshilltarët sipas detyrave që mbulojnë, për vlerësimin e tyre paraprak dhe përcjelljen tek SHSHPFA;

c) ndjek praktikat që kanë të bëjnë me gjendjen disiplinore të efektivave të njësive

dhe reparteve në FA;

ç) evidenton kërkesat për takime me SHSHPFA dhe informon Shefin e Kabinetit, për tematikën dhe problemet e tyre;

d) mban kontakt të përhershëm me Sekretarinë e SHP dhe Sekretarinë e MM, për

korrespondencën që i adresohet SHSHPFA; dh) ndjek çdo ditë dërgimin tek SHSHPFA të komunikatës operative dhe

informacioneve të tjera ditore;

e) në bashkëpunim me personelin e administratës në MM, merrr masa për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në mjediset e Kabinetit.

Neni 27 Oficer Shtabi për Protokollin

1. Oficeri i Shtabit për Protokollin është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e

pjesës protokollare të veprimtarisë së Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të FA, brenda dhe jashtë vendit.

2. Oficeri i Shtabit për Protokollin ka këto detyra:

a) organizon dhe realizon të gjithë veprimtarinë protokollare brenda dhe jashtë shtetit të SHSHPFA;

b) njihet me veprimtaritë e pritshme të MM, në të cilat lidhet pjesëmarrja e

SHSHPFA apo e përfaqësuesve nga SHP, si dhe planizon dhe siguron pjesëmarrjen në këto aktivitete;

c) bashkërendon protokollin e veprimtarive të SHSHPFA, kur këto kryhen me

bashkëpjesëmarrjen e titullarëve të tjerë të MM dhe institucioneve të tjera qendrore dhe lokale;

ç) harton programe dhe përgjigjet për kryerjen e ceremonive të pritjes e të përcjelljes

së delegacioneve të huaja ushtarake apo civile, që takohen me SHSHPFA, si dhe për realizimin e të gjitha ceremonive që lidhen me festat zyrtare, ditët e shënuara të FA, si dhe ceremonitë me karakter lokal ku merr pjesë SHSHPFA;

d) mban kontakte të përhershme me atashetë tanë ushtarakë në vendet të tjera, si

dhe atashetë ushtarakë apo përfaqësues të tjerë të huaj të akredituar në vendin tonë, në interes të veprimtarive brenda e jashtë vendit të SHSHPFA;

dh) përgjigjet për zbatimin e rregullave protokollare në veprimtaritë ushtarake ku

merr pjesë trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë;

e) përgatit dhe realizon dërgimin e korrespondencës së SHSHPFA me personalitetet e tjera shtetërore të huaja e të vendit, përfaqësitë e huaja, institucionet shtetërore e lokale;

ë) nëpërmjet Sektorit të Protokollit të Ministrit, siguron mbështetjen me personel,

mjete e lehtësi që lidhen me efekte financiare, materiale, administrative të veprimtarive protokollare, dokumentet nga Ministria e Punëve të Jashtme për përjashtimin nga taksat, të delegacioneve të huaja, notave verbale për vizat, biletat e udhëtimeve jashtë vendit, etj;

f) bashkërendon me policinë ushtarake për shoqërimin dhe ruajtjen e

delegacioneve të autoriteteve që priten nga SHSHPFA.

Neni 28 Adjutanti i SHSHPFA

1. Adjutanti i SHSHPFA është asistenti personal, sekretar konfidencial për çështje rutinë të

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. 2. Adjutanti i SHSHPFA ka për detyrë:

a) merr pjesë në të gjitha veprimtaritë ceremoniale të SHSHPFA, me përjashtim të

rasteve kur me kërkesë të veçantë të SHSHP, nuk kërkohet prania e tij;

b) shoqëron Shefin e Shtabit të Përgjithshëm në të gjitha lëvizjet zyrtare, ceremoniale, brenda dhe jashtë vendit;

c) së bashku me Shefin e Protokollit organizon dhe kujdeset për axhendën e takimeve të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, duke marrë kontaktet e nevojshme edhe me Sektorin e Atasheve në Ministrinë e Mbrojtjes kur është jashtë Shqipërisë;

ç) parapërgatit, koordinon pjesën e logjistikës të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë të SHSHPFA, brenda dhe jashtë vendit;

d) përgjigjet për gatishmërinë dhe sigurinë e mjeteve lëvizëse të SHSHP;

dh) së bashku me Shefin e Protokollit dhe Sekretaren e SHSHPFA ndihmon në realizimin e takimeve të SHSHPFA me persona që kërkojnë takim me të, të planifikuara më parë ose sipas detyrës së marrë direkt nga SHSHPFA;

e) merr masa për rregullin, sigurinë dhe kufizimin e lëvizjeve të personave të jashtëm në mjediset e punës së Kabinetit;

ë) merr masa që në mjediset e punës se Kabinetit në çdo kohë të ketë rregull e pastërti, duke bashkëpunuar me personelin e administratës në MM.

Neni 29

Sekretari i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA 1. Sekretari i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA është përgjegjës për komunikimin e

përditshëm të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA me personat që do të takojnë apo telefonojnë SHSHPFA, si dhe për përgatitjen e takimeve dhe materialeve që kërkohen nga SHSHPFA.

2. Sekretari i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA ka për detyrë:

a) evidenton agjendën e pritshme të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe merr masa për lajmërimin e personave përkatës, për respektimin e ardhjes së tyre në kohën e caktuar;

b) disiplinon rregullin e hyrjes së personave të planifikuar apo që thërriten për të

hyrë në zyrën e SHSHPFA dhe në raste urgjente i telefonon ose lejon hyrjen e personave të tjerë, vetëm duke marrë miratimin e Shefit të Kabinetit;

c) bën lidhjen telefonike të SHSHPFA me titullarët dhe përfaqësuesit e

institucioneve shtetërorë civile e ushtarake;

ç) u përcjell me telefon personave përkatës, porosi e detyra të çastit të dhënë nga SHSHPFA, si dhe përgatit shkresa të çastit sipas porosisë së SHSHPFA;

d) përgatit aktivitetin ditor dhe atë javor të kryer nga SHSHPFA dhe pasi e miraton

tek Shefi i Kabinetit, e dorëzon atë në Qendrën e Bashkuar Operacionale.

Neni 30

Sekretar i Kabinetit të SHSHPFA

1. Sekretari i Kabinetit të SHSHPFA është përgjegjës për evidentimin e gjithë aktivitetit të Kabinetit të SHSHPFA, si dhe për përgatitjen e materialeve të Kabinetit për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm.

2. Sekretari i Kabinetit të SHSHPFA ka për detyrë:

a) të bëjë evidentimin e gjithë shkresave të ardhura nga drejtime të ndryshme që i adresohen SHSHPFA, Kabinetit dhe ato të dala nga SHSHPFA dhe sipas detyrës së vënë nga Shefi i Kabinetit dhe Oficeri Ekzekutiv, i dorëzon në sekretarinë e SHPFA, apo në drejtime të tjera që përcaktohen nga Shefi i Kabinetit;

b) të formulojë listë-prezencën në punë dhe për ushqim të personelit të Kabinetit të

SHSHP;

c) të kujdeset për kompletimin e pjesëtarëve të Kabinetit me mjetet e nevojshme të kancelarisë (letër, lapsa, pajisje kompjuterike etj);

ç) të përgatisë shkresa të çastit sipas porosisë së Shefit të Kabinetit;

d) të marrë masa që në mjediset e punës se Kabinetit në çdo kohë të ketë rregull e

pastërti, duke bashkëpunuar me personelin e administratës në MM.

Neni 31 Detyra të përgjithshme për të gjithë anëtarët e Kabinetit

1. Përveç detyrave të përcaktuara më lartë, çdo anëtar i Kabinetit kryen edhe detyra të

tjera që i ngarkon Shefi i Kabinetit të SHP. 2. Në raste të organizimit të ceremonive, pritjeve, vizitave të ndryshme të SHSHPFA

brenda e jashtë vendit, përveç pjesëtarëve që kanë detyra konkrete, sipas rastit angazhohen edhe pjesëtarët e tjerë të Kabinetit.

3. Anëtarët e Kabinetit sipas fushave që mbulojnë zbatojnë edhe çdo detyrë apo urdhër

të dhënë prej Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. 4. Në rastet e vizitave të SHSHPFA jashtë vendit dhe delegimit të kompetencave të tij

tek Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Kabineti kryen të gjitha detyrat si për rastin e SHSHPFA.

5. E gjithë korrespodenca zyrtare e Kabinetit në drejtime të tjera firmoset vetëm nga Shefi i Kabinetit të SHSHPFA.

6. Dokumentet vërtetues si, fletëudhëtimi, autorizime, dieta, të personelit tjetër

mbështetës të aktivitetit të SHSHPFA, por që nuk janë në vartësi të Kabinetit, si shofer, shoqërues, firmosen nga personi përgjegjës dhe miratohen nga Shefi i Kabinetit të SHSHPFA.

KREU V

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I STRUKTURAVE TË MINISTRISË SË MBROJTJES

Neni 32

Drejtoritë e Ministrisë së Mbrojtjes

Drejtoritë e Ministrisë së Mbrojtjes janë: 16. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes, e cila përbëhet nga 3 drejtori:

a) Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë; b) Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë; c) Drejtoria e Integrimit me BE-në.

17. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit, e cila përbëhet nga 4 drejtori: a) Drejtoria e Modernizimit; b) Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve; c) Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë;

ç) Drejtoria e Prokurimit. 18. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, e cila përbëhet nga 3 drejtori:

a) Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik; b) Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit; c) Drejtoria e Përkujdesjes Sociale.

19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, e cila përbëhet nga 3 drejtori: a) Drejtoria e Planifikim Programimit; b) Drejtoria e Financës; c) Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve.

20. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm; 21. Drejtoria Juridike; 22. Drejtoria e Auditimit të Brendshëm.

Neni 33 Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes

1. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes ka për mision hartimin e

orientimeve politike për çështje të Politikave të Mbrojtjes dhe Sigurisë në kuadrin e NATO-s, BE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare. Kjo Drejtori është

përgjegjëse për zbërthimin e orientimeve bazë politike në dokumenta të qartë strategjikë afat-mesëm dhe afat-gjatë, si edhe ndjek dhe kontrollon zbatimin e tyre në praktikë përmes marrëdhënieve të bashkëpunimit me organizmat rajonalë e ndërkombëtarë, e me vendet e tjera, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Misioni i kësaj drejtorie realizohet në përputhje me rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve analizues dhe parashikues në lidhje me teknologjitë e reja të Mbrojtjes dhe Sigurisë Rajonale dhe Globale.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes kontribuon në përgatitjen e

dokumentave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes, të tilla si: "Strategjia e Sigurisë Kombëtare", "Strategjia Ushtarake", "Direktiva e Ministrit të Mbrojtjes", “Libri i Bardhë” etj, hartimin, zhvillimin dhe përmbushjen e Direktivës së Ministrit të Mbrojtjes, zhvillimin e politikave integruese në BE, si dhe thithjen dhe koordinimin për mirëmanaxhim të Asistencës së BE-së.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes përbëhet nga 3 drejtori të cilat janë

:

a) Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë; b) Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë; c) Drejtoria e Integrimit me Bashkimin Evropian.

4. Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë udhëheq e koordinon punën për zhvillimin e zbatimin e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe të vendimeve e orientimeve të NATO-s që lidhen me këto politika. Drejtoria e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë kryen këto detyra:

a) analizon dhe vlerëson perspektivën e zhvillimit të drejtimeve të politikës së

mbrojtjes dhe strukturave mbrojtëse të NATO-s që ndikojnë politikën e mbrojtjes së vendit dhe bën rekomandimet përkatëse.

b) analizon zhvillimet, nismat dhe drejtimet në të cilat ecën NATO, vlerëson

performancën dhe marrëdhëniet e Ministrisë së Mbrojtjes me Aleancën dhe bën propozimet përkatëse.

c) merr pjesë në përcaktimin e vlerësimin e rreziqeve strategjike, analizon ambientin

e sigurisë si dhe harton qëndrime lidhur me situatën e sigurisë.

ç) mban lidhje institucionale e koordinon bashkëpunimin me struktura të NATO-s që merren me përpunimin e politikave të sigurisë si dhe me ato homologe të vendeve të NATO-s. .

d) analizon dhe vlerëson situatën e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit si dhe përgatit e bën propozime mbi zhvillimin e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave të mundshme.

dh) bashkëpunon për përgatitjen e Ministerialeve të NATO-s.

e) kontribuon në përgatitjen e dokumentave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes, të

tilla si: "Strategjia e Sigurisë Kombëtare", "Strategjia Ushtarake", "Direktiva e Ministrit të Mbrojtjes", “Libri i Bardhë” etj, me propozime konkrete.

ë) ndjek procesin e gjenerimit të forcave në NATO, si dhe detyrimet apo perspektivat

për pjesëmarrjen e vendit tonë në operacione paqeruajtëse.

f) analizon politikat e NATO-s për transformimin, buxhetin, personelin, operacionet, si dhe vendimet politike të NAC e Ministerialeve të NATO-s dhe bën rekomandimet përkatëse.

g) ndjek politikën bërthamore të NATO-s dhe të mosperhapjes së armatimit e

përcakton drejtimet për zbatimin e tyre.

gj) bën rekomandime që lidhen me pjesëmarrjen aktive të vendit në veprimtarinë e NATO-s.

h) zbatimin e aktiviteteve të nivelit të lartë të planeve vjetore të bashkëpunimit me

NATO-n..

i) koordinon bashkëpunimin me struktura të Politikës së Mbrojtjes të vendeve të NATOs. Koordinon punën me përfaqësuesit ushtarakë në NATO-HQ, me përfaqësuesit ushtarakë në komandat NATO për aspekte të detyrimeve.

5. Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë drejton, planifikon, koordinon e kontrollon veprimtarinë e marëdhënieve me jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Jashtme për mbarëvajtjen dhe realizimin e kësaj veprimtarie. Mbi bazën e rekomandimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe objektivave të FA të Republikës së Shqipërisë, luan rolin kryesor në përcaktimin e zhvillimit të marrëdhënieve me jashtë në fushën e mbrojtjes si dhe në kuadrin e “diplomacisë ushtarake” organizon punën për të përpunuar politikat e rekomandimet që lidhen me përfaqësimin e aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm në arenën ndërkombëtare.

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë përbëhet nga 2 sektorë :

a) Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë; b) Sektori i Koordinimit me Atashetë dhe Përfaqësitë Ushtarake.

5/a) Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë ka në objekt të punës së tij koordinimin dhe planifikimin e bashkëpunimit ushtarak të FA me vendet e tjera të Aleancës apo ato partnere. Ndjek dhe koordinon punën për hartimin dhe realizimin e programeve, aktiviteteve të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh me vendet e tjera, me institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes.

Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë ka këto detyra:

a) koordinimin për realizimin e planit të aktiviteteve midis vendit tonë dhe vendeve të tjera, konform planeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara;

b) koordinimin dhe ndjekjen e aktiviteteve bilaterale dhe multilaterale në fushën e mbrojtjes, si dhe përgatitjen e propozimeve dhe informacioneve përkatëse;

c) ndjekjen dhe pjesëmarrjen në veprimtari që lidhen me planet e bashkëpunimit dypalësh dhe përcaktimin e prioriteteve;

ç) formulimin dhe vlerësimin e opsioneve dhe mundësive politike në fushën e mbrojtjes, duke analizuar informacionet e marra dhe thellimi i punës kërkimore, për përshtatjen sa më mirë të marrëveshjeve të nënshkruara;

d) përgatitjen e materialeve njohëse dhe informuese për autoritetet e larta të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe praktikave dokumentare rreth vizitave të autoriteteve tona në vendet e tjera, apo të autoriteteve të huaja në vendin tonë.

5/b)

Sektori i Koordinimit me Atashetë dhe Përfaqësitë Ushtarake.

Sektori i Koordinimit me Atashetë dhe Përfaqësitë Ushtarake ka në objekt të punës së tij planifikimin, koordinimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së Atasheve Ushtarake (AU) dhe Përfaqësuesve Ushtarake (PU) të vendit dhe të huaj të akredituar në Republikën e Shqipërisë ose jashtë vendit. Menaxhimi dhe shkëmbimi i informacionit me AU dhe PU të vendit dhe të huaj në dobi të punës dhe veprimtarisë në Forcat e Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky sektor kryen ndjekjen e procedurave për miratimin e emërimeve të AU dhe PU shqiptare, si dhe për akreditimin e AU dhe PU të huaj në Shqipëri.

Sektori i Koordinimit me Atashetë dhe Përfaqësitë Ushtarake ka këto detyra:

a) Planifikon, koordinon dhe ndjek veprimtarinë e Atasheve Ushtarakë (AU) dhe Perfaqësuesve Ushtarake (PU) të vendit dhe të huaj të akredituar në Republikën e Shqipërisë ose jashte vendit;

b) Harton dhe rishikon udhëzimet që rregullojnë veprimtarinë e Atasheve Ushtarake (AU) dhe Përfaqësuesve Ushtarake (PU) të vendit dhe të huaj të akredituar në Republikën e Shqiperisë ose jashtë vendit;

c) Paraqet në njësitë shpenzuese përkatëse kërkesat buxhetore për veprimtarinë e AU dhe PU të Shqipërisë jashtë vendit si dhe për aktivitetet me AU dhe PU të akredituar në Shqipëri;

ç) Ndjekin me AU dhe PU realizimin e programeve bilaterale mbi bazën e prioriteteve të vendosura dhe përgatitin raporte periodike për MM dhe SHP, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm;

d) Koordinon punën që informacionet apo analizat e ardhura nga AU dhe PU, t’i përcillen strukturave përkatëse në MM dhe SHP;

dh) Koordinon me MPJ dhe institucionet e tjera për shkëmbimin e informacionit që lidhet me veprimtarinë e AU dhe PU të vendit dhe të huaj.

6. Drejtoria e Integrimit me Bashkimin Evropian. Drejtoria e Integrimit me BE-në ka si mision të saj programimin dhe koordinimin e çështjeve për aspektet e integrimit në BE, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, institucionet e tjera qendrore dhe strukturat e përbashkëta të programeve të asistencës dhe anëtarësimit. Kjo drejtori bashkërendon punën për zbatimin e dokumentave kryesore të qeverisë që lidhen me integrimin në BE. Drejtoria e Integrimit Europian ka në përbërje tre sektorë:

a) Sektori i Integrimit Europian dhe ESDP ; b) Zyra e Projekteve dhe Asistencës me BE-në; c) Sektori i Armë-kontrollit.

a) Sektori i Integrimit Evropian dhe ESDP ka këto detyra:

i. analizon dhe raporton në kuadër të zbatimit të programeve të Planit Kombëtar në Zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;

ii. organizim e koordinim të punës me strukturat përgjegjëse në procesin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Integrues SKZHI dhe dokumente të tjerë në kuadër të procesit të integrimit në BE;

iii. pjesëmarrjen në mbledhjet periodike në kuadër të PKZMSA-së, ndjekjen e ecurisë së detyrave dhe detyrimeve në kuadër të MSA-së;

iv. bashkërendimin e punës me strukturat përgjegjëse për zbatimin e MSA-së, si dhe përgatit në mënyrë periodike progres raportet, raportet përkatëse vjetore dhe, raportet për procesin e Integrimit Europian;

v. përgatitjen e materialeve periodike njohëse dhe informuese, raportet periodike për vazhdimësinë e punës për realizimin e aktiviteteve në kuadër të BE-së, siç janë PKZMSA, SKZHI, MVR (Matrica e vlerësimit të rezultateve që zëvendëson PIM), ESDP, etj;

vi. analizon dhe raporton në kuadër të zbatimit të programeve të Planit Kombëtar në Zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

vii. ndjekjen e grupeve të punës në kuadër të EMP-ve e raporteve vjetore si dhe plotësimi i matricave në kuadër të integrimit me BE-në duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse si DEBASKON, Ministria e Integrimit, etj.

viii. ndjek ecurinë e procesit në kuadër të Politikës Europiane të Sigurisë dhe të Mbrojtjes (ESDP) dhe bën rekomandimet përkatëse për fushën e mbrojtjes dhe misionet ushtarake në kuadër të BE-së;

ix. ndjekjen e ecurisë dhe zhvillimeve politike që lidhen me misionet tona jashtë vendit në kuadër të BE-së;

x. përgatitjen e materialeve njohëse dhe informuese për autoritetet e larta të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe praktikave dokumentare rreth vizitave të autoriteteve tona dhe të huaja në kuadrin e BE-së;

xi. koordinimin e procesit të SKZHI, për aspektet e integrimit në BE, në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë e MM dhe Këshillin e Ministrave, duke propozuar prioritetet ministrore, për përgatitjen e programeve vjetore të veprimit në kuadër të integrimit BE;

xii. koordinimin e analizave dhe propozimeve për zhvillimin e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes në kuadrin e BE-së;

xiii. bën propozime për pjesëmarrje të reja ose shtyrje afatesh, si dhe propozime për përmirësime ligjore ose draft-marrëveshje për pjesëmarrje në misione të reja në kuadër të BE-së;

xiv. koordinon punën me përfaqësuesit ushtarakë në BE për aspektet e detyrimeve të Ministrisë së Mbrojtjes në misionet e BE-së.

b) Zyra e Projekteve dhe Asistencës me BE-në është përgjegjëse për programimin dhe

koordinimin e asistencës që ofron BE nëpërmjet programeve IPA, IPA Shumë - Përfitues dhe TAIEX. Kjo zyrë ka këto detyra:

i. të ndjekë zbatimin e dokumenteve të ratifikuara në kuadër të asistencës

komunitare; ii. të orientojë kërkesat për mbështetje me projekte, në përputhje me dokumentet e

planifikimit të asistencës komunitare; iii. të koordinojë me strukturat përgjegjëse projektet për financim me asistencë

komunitare, bazuar në prioritetet sektoriale dhe në mbështetje të procesit të integrimit në BE;

iv. të marrë e të vlerësojë projektin e adresuar pranë saj si dhe në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse të interesuar për thithjen e projektit, të përpilojë dokumentacionin dhe të koordinojë punën me Ministrinë e Integrimit, për aplikim për projekt;

v. të monitorojë administrimin e projekteve të asistencës komunitare, ne bashkëpunim me strukturat përgjegjëse;

vi. të ndjekë dhe koordonojë me strukturat përgjegjëse inicimin, ecurinë dhe fazën e projekteve që financohen në kuadër të asistencës komunitare si: IPA etj, bazuar në prioritetet e sektorit të mbrojtjes.

vii. të ndjekë zbatimin e marrëveshjeve operative, detyrat që lidhen me aspektin teknik të projekteve përkatëse;

viii. të informojë dhe të udhëzojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me prioritetet e dokumenteve të asistencës;

ix. të përgatisë në mënyrë periodike dokumentet raportues mbi ecurinë e zbatimit të programeve/projekteve me asistencë komunitare;

x. monitoron proçedurat administrative të drejtorive të ndryshme për projektet e BE-së, në të cilat ato marrin pjesë;

xi. mban kontakte me strukturat përfituese nga programet e asistencës komunitare; xii. ndjek fazën e zbatimit të projekteve në kuadër të marrëveshjeve financiare vjetore

përkatëse dhe, kërkon informacion periodik mbi ecurinë e zbatimit te këtyre Programeve;

xiii. mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave për projektet e financuara nga BE ose dypalëshe, si dhe përgatit progres raporte dhe raporte vjetore të zbatimit të programeve/projekteve IPA.

c) Sektori i Armë-Kontrollit bashkëpunon me NATO-n dhe organizatat

ndërkombëtare OSBE-së, OKB-së, për zbatimin e konventave në fushën e kontrollit të armëve në të cilat vendi ynë është palë dhe merr pjesë, në inspektimet e ndryshme për këtë qëllim. Raporton periodikisht mbi zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve të Armë-Kontrollit ne te cilat vendi ynë është palë. Sektori i Armë-Kontrollit ka këto detyra specifike: I. Në kuadër të zbatimit të Dokumentit të Vjenës 99: 1. Është pikë e kontakti e Ministrisë së Mbrojtjes me të gjitha Strukturat e Armë Kontrollit të OSBE-së. 2. Monitoron pa ndërprerje rrjetin e klasifikuar të shkëmbimit të informacionit të OSBE-së. 3. Përgatit dhe dërgon raporte në OSBE për shkëmbime informacione dhe plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga veprimtaritë e planifikuara vjetore 4. Përgatit, pret dhe shoqëron inspektime vjetore nga vendet anëtare të OSBE-së. 5. Përgatit praktikat e plota për kryerjen e inspektimeve të mundshme në vit në vendet anëtare të OSBE-së. 6. Shkëmbim vizitash vëzhgimi të aktiviteteve kryesore ushtarake në vendet anëtare të OSBE II. Në kuadër të Paktit të Stabilitetit: 1. Është pikë e kontakti e Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Rajonale të Sigurisë (RACVIAC). 2. Ndjek realizimin e aktiviteteve vjetore me RACVIAC dhe shkëmben informacion në kuadër të Tavolinës së Tretë të Paktit të Stabilitetit. III. Në kuadër të zbatimit të Konventave të ratifikuara nga Shqipëria (OKB): Përgatit dhe dërgon pjesën përkatëse të raporteve vjetore për OKB Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fushën e Sigurisë dhe Çarmatimit. IV. Në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në fushën e Sigurisë: Përgatit praktikat dhe modalitetet teknike në nivel ekspertize, për anëtarësim në traktate ndërkombëtare, të miratuara paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe për zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga anëtarësim

Neni 34

Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit 1. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit ka si mision menaxhimin dhe

zhvillimin e pronave dhe aseteve ushtarake të FA, si dhe dokumentimin e tyre, në përputhje me nevojat materiale të zhvillimit dhe modernizimit të Forcave të

Armatosura që plotësojnë objektivat parësore si anëtare të NATO-s. Kjo drejtori planizon, harton, menaxhon dhe monitoron projektet e mbrojtjes për investime në infratrukturë dhe në pajisje. Ajo planizon klasifikimin, menaxhimin dhe nxjerrjen në ankand të armatimeve dhe materialeve të tepërta, studion dhe përshtat me kërkesat për kushte jetese, banimi, stërvitjeje dhe kërkesat për modernizim të FA në përputhje me Objektivat e Forcës NATO. Kjo drejtori është përgjegjëse për hartimin e projekteve ushtarakë të modernizimit. ndjekjen e zbatimit të kontratave, mirëfunksionimin dhe mbajtjen në kushte pune të ndërmarrjeve ushtrake, si dhe organizimin e ankandeve, dhe prokurimeve ushtarake e civile, që i nevojiten strukturave të MM/FA.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve dhe Modernizimit përbëhet nga 4 drejtori të cilat janë:

a) Drejtoria e Modernizimit; b) Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve; c) Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë;

ç) Drejtoria e Prokurimit.

3. Drejtoria e Modernizimit. Drejtoria e Modernizimit përgjigjet për hartimin e projekteve ushtarakë të modernizimit dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave, duke bashkëpunuar me strukturën e buxhetore. Ndjek, analizon dhe studion, propozime e mendime, në mbështetje të Direktivës së Mbrojtjes, për mallrat dhe pajisjet ushtarake. Drejtoria e Modernizimit ka në përbërje sektorët dhe zyrat e mëposhtme:

a) Sektori i Projekteve të Pajisjeve Ushtarake; b) Sektori i Projekteve të Infrastrukturës; c) Sektori i Hartimit dhe Dokumentimit të Kontratave; ç) Sektori i Menaxhimi dhe Monitorimi i Kontratave; d) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Detit; dh) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Ajrit; e) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Tokës; ë) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të C4I.

a) Sektori i Projekteve të Pajisjeve Ushtarake. Në raport me kompleksitetin e kërkeses operacionale, Sektori i Projekteve të Pajisjeve Ushtarake, i vlerëson ato dhe përcakton mënyrën e hartimit të projekteve për pajisjet ushtarake, duke detajuar specifikimet teknike për to, furnizon konsulencë nga ana teknike dhe financiare, si edhe bashkëpunon me Komandat e Forcave për hartimin e detyrave të projektimit dhe konkurseve për projektet. Mënyra e hartimit të projektit mund të behet nga sektori, me grupe pune, prokurim konsulence ose përgatitje të detyrës së projektimit për prokurim për projektin. Sektori i Projekteve të Pajisjeve Ushtarake ka këto detyra:

i. analizon dhe vlerëson kërkesën operacionale;

ii. administron procesin e kërkesës për cmim dhe disponueshmëri; iii. krijon grupin e punës për hartimin e projektit/projekt-detyrës; iv. paraqet projektin për miratim në këndvështrimin operacional dhe funksional; v. analizon operatorët e mundshëm ekonomikë që operojnë në këtë fushë, nëpërmjet

njohjes së përvojave të vendeve të NATO-s; vi. administron proçesin e kërkesës për çmim dhe disponueshmëri;

vii. propozon operatoret ekonomik qe operojne ne kete fushe; viii. bën analizën e kostos së projektit;

ix. në përputhje me koston e një projekti, propozon shtyrjen e kohës së fillimit të projektit ose zgjatjen në vite duke argumentuar efektet financiare që shkaktohen;

x. propozon llojin e proçedurës së prokurimit; xi. bën bilancin e fondit të parashikuar me koston e projektit dhe propozimet

përkatëse duke argumentuar efektet financiare; xii. prezanton projektin e Bordit të Modernizimit dhe e miraton atë nga ana

funksionale dhe operacionale. b) Sektori i Projekteve të Infrastrukturës. Sektori i Projekteve të Infrastrukturës kontribuon me mendim të specializuar për hartimin e master-planeve apo detyrave të projektimit për investimet ne infrastrukte, në mbështetje të projekteve të Modernizimit, si dhe bashkëpunon dhe monitoron procesin e hartimit te projekteve te infrastrukturës. Sektori i Projekteve të Infrastrukturës ka këto detyra:

i) koordinon punën me strukturat e F.A. dhe ISPMB-në, për plotësimin me detyra projektimi të projekteve në infrastrukturë të miratuara;

ii) mban të dhënat e master-planeve, të hartuara nga strukturat e Forcave të Armatosura, kordinon punën me institucionet përkatëse deri në miratimin e tyre;

iii) kordinon e ndjek punën me I.S.P.M.B.-në, për plotësimin me projekte e preventiva të investimeve të planizuar për tu kryer, në përputhje me detyrat e projektimit të dërguara;

iv) harton pjesën e mbështetjes me infrastrukturë në draft kontratat që hartohen nga Drejtoria e Modernizimit;

v) ndjek realizimin e investimeve në infrastrukturë të strukturave për projektet në zbatim;

vi) harton urdhëra, udhëzime e raporte për infrastrukturën.

c) Sektori i Hartimit dhe Dokumentimit të Kontratave. Sektori i Hartimit dhe Dokumentimit të Kontratave ka si mision koordinimin me sektorët e drejtorisë dhe strukturat e F.A për planëzimin dhe hartimin e draft kontratave. Sektori i Hartimit dhe Dokumentimit të Kontratave ka këto detyra:

i. koordinon me sektorët e drejtorisë dhe strukturat e F.A për planëzimin dhe hartimin e draft kontratave;

ii. harton draft kontratat për projektet e përgatitura; iii. përcjell për prokurim dokumentacionin përfundimtar të Drejtorisë së

Modernizimit tek Sektori përkatës i Drejtorisë së Prokurimit; iv. vlerëson përputhjen e dokumentacionit me referencat ligjore, ekonomike dhe

konceptuale të projektit; v. merr pjesë në negocimin e kontratës, parashikon mënyrat e pagesave në realizimin

e kontratës; vi. bashkëpunon me Sektorin e Projekteve dhe të Menaxhimit dhe Monitorimit të

Kontratave; vii. bashkëpunon me Sektorin e Projekteve të Pajisjeve Ushtarake për proçedurën e

aplikimit për prokurimet shtet me shtet dhe me agjencitë e NATO-s; viii. koordinon me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse dhe SHPFA

për parashikimin e pjesës së buxhetit për projektet e modernizimit të klasifikuara “Për qëllime të mirëfillta ushtarake“ dhe të infrastruktures që lidhet me keëo projekte;

ix. bashkërendon me Sektorin e Menaxhimit dhe Monitorimit të Kontratave për çështjet me karakter ekonomiko-ligjor gjatë zbatimit të kontratave.

x. bashkëpunon me Sektorin e Prokurimeve Ushtarake për hartimin e regjistrit të prokurimeve ushtarake.

ç) Sektori i Menaxhimit dhe Monitorimit të Kontratave. Sektori i Menaxhimit dhe Monitorimit të Kontratave ndjek zbatimin e kontratave dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese, si dhe organizon punën për menaxhimin e kontratave. Sektori i Menaxhimit dhe Monitorimit të Kontratave ka këto detyra:

i. ndjek zbatimin e kontratave dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese;

ii. koordinon me sektorët e tjerë të drejtorisë, drejtoritë në SHPFA dhe njesitë shpenzuese apo strukturat e buxhetimit;

iii. organizon punën për menaxhimin e kontratave në përshtatshmëri me sasinë e kontratave vjetore;

iv. ndjek dhe pasqyron ritmikën e zbatimit të detyrimeve kontraktuale, proçedurat e testimit, kontrollit të cilësisë së mallit/shërbimit të furnizuar;

v. monitoron realizimin e pagesave gjatë fazave të realizimit të kontratave, dorëzimin e pajisjeve/sistemit tek përdoruesi dhe është pike kontakti gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit;

vi. luan rolin e pikës së kontaktit gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit. vii. propozon modifikimin/shtesën në kontratë, shtyrjen/zgjatjen e kohës së realizimit

të saj dhe elementë të tjerë, në përshtatshmëri me ecurinë e projektit; viii. përgjigjet për hartimin e proçedurave të aplikimit për certifikatat e përdoruesit të

fundit dhe të gjithë praktikës që lidhet me të;

ix. koordinon me njësitë shpenzuese për çeljen e Letrës së Kredisë, duke e mbështetur me informacionin e nevojshëm;

x. merr pjesë në negocimin dhe hartimin e kontratës përfundimtare; xi. ndjek dorëzimin e pajisjes , teknikës, sistemit nga Kontraktuesi te Përdoruesi;

xii. Harton raportin përfundimtar për përfundimin e kontratave.

d) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Detit

ka këto detyra:

i. ndjek zbatimin e kontratave të detit dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese;

ii. koordinon me strukturën përfituese për menaxhimin e projektit; iii. organizon punën për menaxhimin e kontratave të detit në përshtatshmëri me

sasinë e kontratave vjetore; iv. ndjek dhe pasqyron ritmikën e zbatimit të detyrimeve kontraktuale, procedurat e

testimit, kontrollit të cilësisë së mallit/shërbimit të furnizuar; v. monitoron realizimin e pagesave gjatë fazave të realizimit të kontratave të detit,

dorëzimin e pajisjeve/sistemit tek përdoruesi; vi. luan rolin e pikës së kontaktit gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit;

vii. propozon modifikimin/shtesën në kontratë, shtyrjen/zgjatjen e kohës së realizimit të saj dhe elementë të tjerë, në përshtatshmëri me ecurinë e projektit dhe kërkesën e strukturës përfituese;

viii. përgjigjet për hartimin e proçedurave të aplikimit për certifikatat e përdoruesit të fundit dhe të gjithë praktikës që lidhet me të;

ix. koordinon me njësitë shpenzuese për çeljen e Letrës së Kredisë; x. merr pjesë në negocimin dhe hartimin e kontratës përfundimtare të detit;

xi. harton raportin përfundimtar për zbatimin e kontratës së detit. dh) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Ajrit

ka këto detyra:

i. ndjek zbatimin e kontratave të ajrit dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese;

ii. koordinon me strukturën përfituese për menaxhimin e projektit; iii. organizon punën për menaxhimin e kontratave të ajrit në përshtatshmëri me sasinë

e kontratave vjetore; iv. ndjek dhe pasqyron ritmikën e zbatimit të detyrimeve kontraktuale, procedurat e

testimit, kontrollit të cilësisë së mallit/shërbimit të furnizuar; v. monitoron realizimin e pagesave gjatë fazave të realizimit të kontratave të ajrit,

dorëzimin e pajisjeve/sistemit tek përdoruesi; vi. luan rolin e pikës së kontaktit gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit;

vii. propozon modifikimin/shtesën në kontratë, shtyrjen/zgjatjen e kohës së realizimit të saj dhe elementë të tjerë, në përshtatshmëri me ecurinë e projektit dhe kerkesen e struktures përfituese;

viii. përgjigjet për hartimin e proçedurave të aplikimit për certifikatat e përdoruesit të fundit dhe të gjithë praktikës që lidhet me të;

ix. koordinon me njësitë shpenzuese për çeljen e Letrës së Kredisë; x. merr pjesë në negocimin dhe hartimin e kontratës përfundimtare të ajrit;

xi. harton raportin përfundimtar për zbatimin e kontratës së ajrit.

e) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të Tokës,

ka këto detyra:

i. ndjek zbatimin e kontratave të tokës dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese;

ii. koordinon me strukturën përfituese për menaxhimin e projektit; iii. organizon punën për menaxhimin e kontratave të tokës në përshtatshmëri me

sasinë e kontratave vjetore; iv. ndjek dhe pasqyron ritmikën e zbatimit të detyrimeve kontraktuale, procedurat e

testimit, kontrollit të cilësisë së mallit/shërbimit të furnizuar; v. monitoron realizimin e pagesave gjatë fazave të realizimit të kontratave të tokës,

dorëzimin e pajisjeve/sistemit tek përdoruesi; vi. luan rolin e pikës së kontaktit gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit;

vii. propozon modifikimin/shtesën në kontratë, shtyrjen/zgjatjen e kohës së realizimit të saj dhe elementë të tjerë, në përshtatshmëri me ecurinë e projektit dhe kerkesen e struktures përfituese;

viii. përgjigjet për hartimin e proçedurave të aplikimit për certifikatat e përdoruesit të fundit dhe të gjithë praktikës që lidhet me të;

ix. koordinon me njësitë shpenzuese për çeljen e Letrës së Kredisë; x. merr pjesë në negocimin dhe hartimin e kontratës përfundimtare të tokës.

xi. harton raportin përfundimtar për zbatimin e kontratës së tokës.

ë) Zyra e Menaxhimit të Kontratave të C4I

ka këto detyra:

i. ndjek zbatimin e kontratave të C4I dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga palët kontraktuese;

ii. koordinon me strukturën përfituese për menaxhimin e projektit; iii. organizon punën për menaxhimin e kontratave të C4I në përshtatshmëri me sasinë

e kontratave vjetore; iv. ndjek dhe pasqyron ritmikën e zbatimit të detyrimeve kontraktuale, procedurat e

testimit, kontrollit të cilësisë së mallit/shërbimit të furnizuar; v. monitoron realizimin e pagesave gjatë fazave të realizimit të kontratave të C4I,

dorëzimin e pajisjeve/sistemit tek përdoruesi; vi. luan rolin e pikës së kontaktit gjatë ciklit jetësor të pajisjes dhe sistemit;

vii. propozon modifikimin/shtesën në kontratë, shtyrjen/zgjatjen e kohës së realizimit të saj dhe elementë të tjerë, në përshtatshmëri me ecurinë e projektit dhe kërkesën e struktures përfituese;

viii. përgjigjet për hartimin e proçedurave të aplikimit për çertifikatat e përdoruesit të fundit dhe të gjithë praktikës që lidhet me të;

ix. koordinon me njësitë shpenzuese për çeljen e Letrës së Kredisë; x. merr pjesë në negocimin dhe hartimin e kontratës përfundimtare të C4I;

xi. harton raportin përfundimtar për zbatimin e kontratës të C4I. 4. Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve.

Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve ka këto detyra:

a) harton politikat e mirëmenaxhimit të pronave dhe ndërmarrjeve, për t’i kthyer ato në asete sa më të përdorëshme dhe efektive;

b) përgatit praktikat për privatizim objektesh sipas procedurave ligjore dhe kërkesën e Ministrit të Mbrojtjes për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

c) kërkon informacion nga njësitë, repartet ndërrmarrjet dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes për qiratë e objekteve të dhëna prej tyre, si dhe përgatit praktikat për miratim për objektet në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

d) administron dhe përditëson listat e pronave sipas strukturave ushtarake dhe sipas njësive të pushtetit vendor;

e) evidenton dhe përpunon të dhënat statistikore për pronat e aplikuara, të regjistruara dhe në proçes regjistrimi. Ndjek dhe realizon proçesin e administrimit/privatizimit të pronave në pronësi të FA;

f) analizon dhe propozon format më të përshtatëshme të strehimit qoftë individual apo kolektiv të ushtarakëve, studion përshtatshmërinë e terrenit ndërtues me kërkesat për kushte sa më të mira jetese dhe strehimi, për ushtarakët dhe familjet e tyre. Koordinon punën me njësitë e qeverisjes vendore;

g) inventarizon, administron dhe likuidon materialet e tepërta ushtarake që kohë pas kohe dalin nga inventaret e magazinave të njësive, si material që duhet asgjësuar ose konvertuar;

h) ndjek mbarëvjatjen e procesit të demontimit dhe të likuidimit të materialeve të tepërta e të mbetura stoqe;

i) bën rekomandimet e nevojshme për përmirësimin e punës, si edhe propozon përmirësime të kuadrit ligjor për administrimin e materialeve të tepërta dhe asgjësimin e municioneve;

j) drejton në vijimësi procesin e transformimit të ndërmarrjeve ushtarake dhe ndjek problematikën e ndërmarrjeve dhe industrisë ushtarake;

k) formulon politikat e zhvillimit të sistemit të industrisë ushtarake dhe ndjek zbatimin e tyre deri në realizimin e plotë të objektivave.

Drejtoria e Menaxhimit të Pronave dhe Materialeve përbëhet nga:

a) Zyra e Menaxhimit të Pronave; b) Zyra e Menaxhimit të Ndërmarrjeve; c) Sektori i Materialeve të Tepërta;

ç) Zyra e Planifikimit të Infrastrukturës dhe Strehimit; d) Sektori i Inventarizimit dhe Transferimit Pronave të Paluajtshme1

.

a) Zyra e Menaxhimit të Pronave

ka këto detyra:

i. harton praktikat për procedurat e privatizimit të pronave që janë jashtë Planit të Përhapjes së FA-së;

1 Sektori i Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme është krijuar dhe funksionon në përputhje me vendimin nr. 500, datë 14.08.2001 të Këshillit të Ministrave “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”.

ii. kontribuon në hartimin e politikave dhe platformave të privatizimit dhe drejton procesin e privatizimit, ndryshimit të pergjegjesisë së administrimit të pronave të dala të lira nga ristrukturimi i Forcave te Armatosura;

iii. ndjek praktikat e privatizimit, të objekteve në përgjegjësi administrimi te Ministrisë së Mbrojtjes, me METE-n, dhe ministritë e tjera që kanë lidhje me procedurat e privatizimit;

iv. pasqyron dhe dokumenton të gjitha praktikat për privatizimin e objekteve dhe pronave, sipas kërkesave dhe procedurave të legjislacionit në fuqi;

v. ka pergjegjesi përpiluese dhe udhëzuese, për të gjitha procedurat që lidhen me privatizimin, administrimin e pronës me përgjegjësi.

vi. harton dhe realizon politikat e privatizimit, administrimit te pronave si dhe pergatit projekt-akte ligjore e nenligjore, për të mbështetur ecurinë e punës.

vii. rakordon për azhornimin e listës së inventarit të pronave, nëpërmjet korespondencës zyrtare, i dërgon ZITPP-së, praktikat me listat e dërguara në METE për privatizim, ankandet dhe shitjen e pronave që privatizohen.

viii. informon periodikisht strukturat drejtuese të MM-së për ecurinë e privatizimit dhe problemet që dalin gjatë këtij procesi;

ix. grumbullon informacionin e nevojshëm dhe propozon projektakte ligjore e nënligjore që i shërbejnë ecurisë së aktivitetit të privatizimit;

x. propozon dhe bashkërendon punën për privatizimin e ndërmarrjeve të Ministrisë së Mbrojtjes, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi;

xi. ka të drejtë të kërkojë nga njësitë, repartet, dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, rast pas rasti, të dhëna, informacion dhe/apo justifikime lidhur me administrimin e sipërfaqeve të objekteve që ndodhen në përgjegjësi të tyre të administrimit;

xii. bën udhëheqjen metodologjike të privatizimit të objekteve në Forcat e Armatosura;

xiii. përgatit projekturdhra, projektudhëzime të Ministrit të Mbrojtjes, si dhe projektvendime që lidhen me çëshjtet e privatizimit.

xiv. organizon punën me SHP të FA-së, njesitë, repartet dhe ndërmarrjet për hartimin e matricave të privatizimit për objektet që dalin të lira nga ristrukturimi i FA-së

xv. verifikon në terren pronat që kanë mospërputhje të sipërfaqes dhe objekteve, me gjendjen faktike të tyre;.

xvi. ndjek problemet e privatizimit ne organet e privatizimit te Ministrise se Ekonomise, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrinë e Financave dhe DSHP ne trethe.

xvii. shqyrton e kontrollon dokumentacionin e vlerësimit të objekteve që privatizohen. b) Zyra e Menaxhimit të Ndërmarrjeve ka këto detyra:

i. ndjek menaxhimin e ndermarrjeve, qe jane ne pergjegjësi administrimi të MM dhe perdoren per realizimin e detyrave te SHPFA, ne perputhje me zhvillimin dhe perspektiven e pjesmarrjes se FA ne struktunH e NATO-s.

ii. ndjek politikat e shtetit per zhvillimin e industrise ushtarake dhe zbatimin e tyre nepermjet realizimit te objektivave te percaktuara per keto politika zhvillimi.

iii. organizon punen dhe veprimtarine me strukturat drejtuese te Ndermarrjeve per problematiken specifike per cdo ndermarrje ne perputhje me zhvillimin e FA dhe

kerkesat e antaresimit ne NATO. iv. drejton dhe ndjek ne vijimësi procesin e transformimit te objekteve dhe

ndermarrjeve, privatizimin, kalimit ne Sh.a. dhe te dhenien me qira te objekteve. v. ndjek dhe koordinon punen midis sektoreve te tjere ne MM dhe ne SHPFA lidhur

me nevojat kryesore te ndermarrjeve. vi. harton dhe koncepton projekt-akte ligjore per veprimtarine e aktiviteteve te

ndermarrjeve, si pagat e keshillave drejtues, drejtuesit te ndermarrjes. vii. ndjek dhe orienton zgjerimin e games se prodhimit te reja per armatimin, per

municione dhe teknike luftarake, ne harmoni me standartet e vendeve pjesmarrese ne NATO.

viii. ndihmon dhe merr pjese ne menaxhimin, bashkepunimin dhe lidhjen midis ndermarrjeve homologeve dhe partnereve te huaj.

ix. pergatit projekt-urdherat per emerimet dhe ndryshimet ne keshillat drejtues te ndermarrjeve.

x. ndjek veprimtarine ekonomike dhe financiare per realizimin e treguesve tekniko-ekonomik dhe detyrave te ndermarrjeve e shoqerive anonime ne Ministrine e Mbrojtjes.

xi. ndjek zbatimin e ligjshmerise per shendetin e punonjesve, per sigurimin teknik dhe mbrojtjen kunder zjarrit.

c) Sektori i Materialeve të Tepërta

ka këto detyra:

i. përgjigjet për ndjekjen dhe zbatimin e Planit të Veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe Planit të Veprimit me Drejtimet Kryesore për Trajtimin e Pajisjeve dhe Materialeve që janë tepër dhe jashtë nevojave sipas TOP-it të FA, në bashkëpunim me Drejtoritë dhe Sektorët kryesorë në MM dhe SHP të FA, Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore, Detare, Brigadën Logjistike, Brigadën e Mbrojtjes Rajonale, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Ndërmarrjet Ushtarake si dhe njësitë e repartet e tjera ushtarake autonome të SHP të FA.

ii. përgatit dhe informon Bordin e Asgjësimit të Municioneve të Tepërta në FA dhe Bordin Drejtues për Menaxhimin e Pajisjeve dhe Materialeve të Tepërta për ecurinë dhe problematikën e implementimit të Planeve të Veprimit për Eliminimin e Municioneve, Materialeve dhe Pajisjeve të tepërta.

iii. asiston dhe ndjek hartimin dhe miratimin e Planit të Veprimit me drejtimet kryesore për eliminimin e materialeve të tepërta në Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Forcat Detare dhe Brigadën Logjistike.

iv. harton dhe ndjek miratimin e urdhrave dhe udhëzimeve të nevojshme për miratim nga Ministri i Mbrojtjes në mbështetje të zbatimit të Planit të Veprimit për eliminimin e municioneve dhe materialeve të tepërta në FA.

v. ndërmerr iniciativa dhe rekomandon përmirësime të kuadrit ligjor në mbështetje të procesit të eliminimit dhe asgjësimit të municioneve si dhe materialeve të tepërta në FA.

vi. grumbullon të dhëna dhe evidenton sasinë e municioneve dhe materialeve të tepërta të planifikuara për asgjësim dhe ndjek asgjësimin e tyre përfundimtar sipas Planit të Veprimit.

vii. harton dhe ndjek zbatimin e detyrave të projektimit për ngritjen e linjave industriale për demontimin e municioneve në uzinat ushtarake dhe vënin në punë të tyre sipas afateve të përcaktuara.

viii. koordinon mbështetjen dhe asistencën që mund të ofrohet nga vendet e tjera, organizma apo organizata të ndryshme në mbështetje të demilitarizimit të municioneve dhe eliminimit të materialeve të tepërta.

ix. ndjek dhe kontrollon zbatimin e masave të sigurimit teknik dhe procedurat e punës gjatë demontimit industrial të municioneve në uzinat ushtarake. Ndjek punën dhe grumbullon të dhëna nga FA për asgjësimin e municioneve në poligonet e asgjësimit me detonim.

x. ndjek dhe kontrollon zbatimin e kontratave për demontimin industrial të municioneve të nënshkruara ndërmjet Brigadës Logjistike dhe uzinave ushtarake apo edhe kontraktorë të tjerë të huaj ose vendas.

xi. ndjek zbatimin planit të reduktimit të depove të municionit dhe depot e materialeve të tepërta sipas planit përkatës dhe prioriteteve të caktuara.

xii. përpunon të dhënat për llojet dhe sasitë e materialeve të tepërta që vihen në dispozicion nga FA dhe Brigada logjistike si dhe përcjellë ato për shtije me ankand në Drejtorinë e Prokurimit në MM.

xiii. në bashkëpunim me Drejtorinë e Prokurimit në MM dhe Komandant e Forcave, ndjek zbatimin e kontratave për demilitarizimin dhe shpërbërjen e pajisjeve dhe mjeteve deri në shitjen e tyre si skrap.

xiv. realizon studime analiza për problemet e demontimit të municione dhe eliminimit të materialeve të tepërta dhe bën rekomandimet e nevojshme për strukturat përkatëse në MM dhe SHP të FA.

xv. ndjek dhe zbaton detyra të tjera që caktohen në bazë të misionit dhe sipas shkallës së hierarkisë në MM.

ç) Zyra e Planifikimit të Infrastrukturës dhe Strehimit

ka këto detyra:

i. kërkon informacion nga njësitë, repartet, ndërmarrjet dhe institucionet e varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes për ambientet e dhëna me qira prej tyre;

ii. përgatit për miratim praktikat e qiradhënies për objektet në kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe atyre që dërgohen për konkurrim në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

iii. bashkëpunon me hartuesit e projektit të strehimit; iv. monitoron implementimin e projekteve te infrastruktures së strehimit; v. asiston gjatë fazës së dorëzimit të projekteve nga kontraktuesi tek përdoruesi për

strehim; vi. ndjek veprimtarine administrative të shkresave, urdhrave, planeve periodike,

programeve që lidhen me projektet e infrastrukturës; vii. ndjek procesin e miratimit të projektit gjatë procesit të vendimarrjes;

viii. përgatit propozime dhe mbështet procesin e vendimmarrjes për objektet në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës sipas standartave të kërkuara, që mbështesin projektet e Ministrisë së Mbrojtjes.

d) Sektori i Inventarizimit dhe Transferimit Pronave të Paluajtshme2

ka këto detyra:

i. udhëheq nga ana metodologjike dhe ndjek zbatimin e detyrave, në procesin e Inventarizimit, të Regjistrimit dhe të Transferimit të pronave paluajtshme;

ii. administron listat e inventarizimit të prona ve të paluajtshme në përgjegjësi administrimi të MM dhe i azhornon këto lista, duke reflektuar ndryshimet që pësojnë gjendjet e pronave, si rezultat i privatizimit, i transferimit ndërmjet strukturave ushtarake dhe kur pronat merren hyrje nga MM ose kur transferohen jashtë sistemit të MM

iii. përpunon listat e inventarit të pronave sipas destinacionit, sipas strukturave ushtarake dhe sipas njësive të pushtetit vendor, të hartuara dhe të dërguara nga SHPFA, me listën e inventarit të pronave të MM, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave;

iv. përgatit, për miratim nga Ministri i Mbrojtjes, listat e inventarit të pronave, sipas strukturave ushtarake dhe pas miratimit, pronat në përgjegjësi administrimi, menaxhimi dhe ruajtje, jua dërgon çdo strukture ushtarake;

v. ndjek dhe kërkon, zbatimin e detyrave, për transferimin, dorëzimin dhe marrjen në dorëzim, të pronave dhe të dokumentacionit tekniko-ligjor, ndërmjet strukturave marrëse dhe dorëzuese të pronave;

vi. përgatit, listën e inventarit të dokumentacionit, që duhet të përmbajë dosja e çdo prone dhe e dërgon pranë çdo strukture ushtarake;

vii. ndjek dhe kërkon nga strukturat ushtarake të vartësisë, hartimin e dokumentacionit teknik dhe zbatimin e rregullsive për administrimin dhe evidentimin e dokumentacionit dhe të dhënave që përmban ky dokumentacion.

viii. grumbullon dhe përpunon, të dhënat e formularëve standard të inventarizimit të pronave të dërguara nga strukturat ushtarake dhe sipas procedurave, i paraqet per shqyrtim SHPFA. Pas shqyrtimit nga SHPFA, formularët standard, i përgatit, i paraqet për miratim nga Ministri i Mbrojtjes dhe i dërgon pranë AITPP-së, në Ministrinë e Brendshme, për marrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave;

ix. përgatit, urdhëra të Ministrit të Mbrojtjes, për dorëzimin e pronave, që transferohen me vendime të Këshillit të Ministrave dhe njofton strukturat ushtarake për ndjekjen dhe zbatimin e detyrave;

x. evidenton dhe reflekton në listat e inventarit të pronave, të dhënat e praktikave dhe të listave të derguara në METE për privatizim, për ankandet dhe për shitjen e pronave që i nënshtrohen procesit të privatizimit, pas dërgimit nëpërmjet korespondencës zyrtare, nga ZMP;

xi. evidenton dhe përpunon, të dhënat e dërguara nga strukturat ushtarake, sipas strukturës së FA, për pronat e inventarizuara, të aplikuara, të regjistruara, të transferuara dhe në proces regjistrimi;

xii. përgatit mendimet e MM, për projektvendimet e Këshillit të Ministrave, për miratimin e listave të inventarit të pronave, në juridiksionin territorial të njësive të pushtetit vendor. Mendimet e MM, ia dërgon SHPFA, për verifikim dhe pas marrjes mendimit nga SHPFA, i përgatit për miratim nga Ministri i Mbrojtjes;

2 Sektori i Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme është krijuar dhe funksionon në përputhje me vendimin nr. 500, datë 14.08.2001 të Këshillit të Ministrave “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”.

xiii. përgatit informacione, raporte dhe analiza, për drejtuesit e MM, për ecurinë e procesit të inventarizimit, të regjistrimit dhe të transferimit, të pronave të paluajtshme;

xiv. inventarizon, sistemon dhe arshivon dosjet me dokumentacionin tekniko-ligjor, të pronave të paluajtshme, të dërguara nga strukturat ushtarake;

xv. kryen verifikime, sipas problematikave dhe çështjeve, që lidhen me inventarizimin, regjistrimin dhe transferimin e pronave në administrim;

xvi. për zbatimin e detyrave, bashkëpunon me strukturat bashkëpunuese në MM, në SHPFA, Komandat e Forcave, Njësitë dhe repartet e vartësisë, ndërmarrjet ushtarake dhe me strukturat e tjera jashtë MM, me AITPP-në, pranë Ministrisë së Brendshme, me Zyrën Qendrore të Regjistrimit Pasurive, me Zyrat Vendore të Regjistrimit Pasurisë Paluajtshme dhe me Njësi të Pushtetit Qendror dhe Vendor.

5. Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë.

Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë është struktura përgjegjëse për teknologjinë e informacionit në strukturat e mbrojtjes. Misioni i saj është të garantojë vlerë të shtuar të shërbimeve të teknologjisë së informacionit duke siguruar përputhshmërinë midis investimeve në IT dhe objektivave të strukturave të mbrojtjes. Udhëheq dhe koordinon dizenjimin e integruar, menaxhon, monitoron dhe vlerëson implementimin efikas dhe efektiv, sikurse mbështet në mënyrë të vazhdueshme të automatizimin e burimeve/proçesve të punës në strukturat e mbrojtjes. Kjo drejtori siguron vizionin teknologjik dhe garanton përputhshmërinë e prioriteve, alokimin e burimeve dhe zhvillimet e teknologjisë e informacionit me objektivat strategjikë të Ministrisë së Mbrojtjes. Koordinon/aprovon (për projekte të veçanta me rëndësi strategjike udhëheq hartimin) kërkesat dhe termat e referencës për projektet e teknologjisë së informacionit dhe automatizimit të të dhënave/proçeseve të punës nëpër të gjitha strukturat e mbrojtjes. Garanton përputhshmërinë midis kërkesave për teknologjinë e informacionit, standarteve të sigurisë së informacionit dhe shpejtësisë së përpunimit të të dhënave. Krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave për projektet e teknologjisë së informacionit në strukturat e mbrojtjes. Në përputhje me objektivat strategjikë afat-gjatë dhe afat-mesëm dhe objektivat afat-shkurtër të strukturave të mbrojtjes paraqet për miratim prioritet dhe kërkesat për alokimin e burimeve të nevojshme për projektet e teknologjisë së informacionit. Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë kryen detyrat e mëposhtme:

a. udhëheq planifikimin strategjik të teknologjisë së informacionit në funksion të

Automatizimit të Burimeve të Mbrojtjes në përputhje me objektivat strategjike të strukturave të mbrojtjes.

b. drafton, paraqet për miratim, mirëmban dhe përditëson në mënyrë periodike

masterplanin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (arkitektura organizative dhe teknologjisë së organizatës) dhe në bashkëpunim me njësitë e tjera ogranizative vlerëson dhe monitoron implementimin e kësaj strategjie;

c. udhëheq, bashkëpunon dhe koordion me njësitë e organizative përkatëse hartimin e rregulloreve/udhëzuesve/politikave për përdorimin e burimeve të teknologjisë së informacionit në strukturat e mbrojtjes

ç. udhëheq, bashkëpunon dhe koordion me njësitë e organizative përkatëse hartimin,

monitoron dhe vlerëson rregulloret/udhëzuesit/politikat dhe proçedurat për sigurinë e informacionit elektronik dhe sistemeve të informacionit

d. sigurimi i shërbimeve dhe sistemeve cilësore, efikase dhe efektive, lehtësisht të

përdorshme në fuknsion të Automatizimit të Burimeve të Mbrojtjes dhe në përputhje me standartet e NATO;

dh. sigurimi i përmirësimit dhe përdorimit të vazhdueshëm të sistemeve të automatizimit

të burimeve të mbrojtjes në përputhje me kërkesat e përdoruesve nëpërmjet vlerësimet dhe monitorimit të vazhdueshëm për projektet realizura;

e. integrimi dhe sinkronizimi i shërbimeve dhe sistemeve të automatizimit të burimeve

të mbrojtjes me sistemin aktual të komunikimit dhe informacionit të FA; ë. udhëheq, bashkëpunon dhe koordinon me njësitë organizative përkatëse për realizimin

e projekteve të plota për sistemet e automatizimit të burimeve të mbrojtjes në fushën e: logjistikës, personelit, financës, buxhetimit, planifikimit afatgjatë, menaxhimit të projekteve, menaxhimit të dokumentacionit, automatizit të proçesve të punës (BPM & BPA), arkivës digitale etj;

f. të kërkojë dhe krijojë mundësi për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA që të

artikulojë nevojat për sisteme dhe shërbime të reja në proçesin e automatizimit të burimeve të mbrojtjes;

g. sigurimi i të gjitha parakushteve të nevojshme për zbatimin e strategjisë për

automatizimin e burimeve të mbrojtjes përsa i përket mjeteve financiare, burimeve njerëzore dhe teknike për projektet konkrete, duke organizuar për këtë qëllim takime të rregullta periodike për vlerësimin e ecurisë dhe të efekteve të zbatimit të kësaj Strategjie;

gj. bazuar në strategjinë për automatizimin e burimeve të mbrojtjes dhe kërkesat e

përdorueseve, në bashkëpunim me njësitë organizative të implikuara, harton projektet përkatëse (kërkesat teknike dhe funksionale, termat e referencës) dhe realizon monitorimin dhe vlerësimin e tyre;

h. hartimi dhe monitorimi i indikatorëve të performancës së sistemeve të teknologjisë së

informacionit; i. në bashkëpunim me njësitë organizative përkatëse harton programe trajnimi për

përdoruesit e sistemeve të informacionit.

6. Drejtoria e Prokurimit. Drejtoria e Prokurimit ka për mision organizimin dhe realizimin e prokurimeve të punëve (ndërtimet), mallrave dhe shërbimeve që i nevojiten strukturave të MM/FA, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik, si dhe organizon dhe ndjek realizimin e prokurimeve të mallrave ushtarake të përjashtuara nga ligji i prokurimit publik. Drejtoria e Prokurimit ka këto detyra:

i. përcakton mënyrat më të mira nëpërmjet të cilave Ministria e Mbrojtjes të sigurojë punë, mallra, dhe shërbime cilësore për të përmbushur siç duhet nevojat e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes;

ii. përcakton mënyrat më të mira nëpërmjet të cilave Ministria e Mbrojtjes të sigurojë punë (infrastrukturë ushtarake), mallra (pajisje ushtarake), dhe shërbime ushtarake në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura;

iii. ndjek procesin e prokurimit dhe te ankandit publik deri ne shpalljen e ftuesit dhe menaxhon ankesat e lidhura me procedurat e ndjekura, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore;

iv. organizon punën për ankandet, në shitjen e mallrave të tepërta ushtarake; v. merr pjesë, harton dhe udhëzon sektorët e drejtorisë në përgatitjen e propozimeve

në lidhje me përmirësimet që duhen bërë legjislacionit në fuqi për prokurimin/ankandin publik;

vi. mban statistikat e prokurimeve dhe ankandeve dhe i përditëson ato periodikisht. Drejtoria e Prokurimit përbëhet nga: a) Sektori i Prokurimeve Civile; b) Sektori i Prokurimeve Ushtarake; c) Zyra e Ankandeve. a. Sektori i Prokurimeve Civile

ka këto detyra:

i. ndjek dhe administron realizimin e prokurimeve të punëve (ndërtimet), mallrave dhe shërbimeve që i nevojiten strukturave të Forcave te Armatosura;

ii. përgjigjet për sigurimin e të dhënave të nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion dhe përgatitjen e regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike, të regjistrit të realizimit, për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim, brenda afateve kohore, për hartimin e urdhrave të prokurimit, për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme, që u bashkëlidhen dokumenteve të tenderit (si për shembull, hartat, skicat, planet, etj), për mirëmbajtjen e regjistrit zyrtar të zbatimit të procedurave, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, si dhe për shitjen e dokumenteve të tenderit, që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre;

iii. harton regjistrin e parashikimit dhe të realizimit të prokurimeve publike për Ministrinë e Mbrojtjes, grumbullon regjistrat e parashikimit dhe realizimit të të gjithave strukturave në varësi të Ministrisë se Mbrojtjes dhe SHPFA, dhe i përditëson ato periodikisht;

iv. përcakton mënyrat më të mira procedurale nëpërmjet të cilave Ministria e Mbrojtjes të sigurojë punë, mallra, dhe shërbime cilësore për të përmbushur siç duhet nevojat e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes;

v. ka përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit të duhur ligjor për procedurat e prokurimit sipas kuadrit ligjor ne fuqi për prokurimet publike;

vi. harton dhe koordinon punën për përgatitjen e projekturdhërave dhe projektudhëzimeve në fushën e prokurimeve civile që miratohen nga Ministri i Mbrojtjes;

vii. në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes merr pjesë në amendimet e mundshme të kuadrit ligjor dhe nënligjor në fushën e prokurimeve civile, për gjetjen e mekanizmave të duhur në realizimin e kërkesave dhe objektivave të FA;

viii. jep asistencën e nevojshme teknike dhe juridike ne fushën e prokurimeve civile për strukturat përkatëse të MM dhe SHPFA;

ix. në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe bashkëpunon ngushtë me strukturat e MM dhe SHPFA për zgjidhen e situatave të ndryshme të krijuara gjatë procesit të prokurimit ose zbatimit të kontratës;

x. kur i kërkohet mendim ne lidhje me përmirësimet qe i duhen bere kuadrit ligjor ne fuqi për prokurimet publike, harton propozimet përkatëse dhe i dërgon në strukturat kërkuese;

xi. administron dhe ve ne dispozicion te organeve te kontrollit regjistrin e prokurimeve, proces-verbalet dhe dokumentacionin e plote të prokurimeve te kryera në MM, të cilat janë objekt kontrolli dhe dosjet administrohen nga ky sektor;

xii. specialistet e sektorit kryejne cdo detyre tjeter qe ju ngarkohet me urdhër te

Ministrit te Mbrojtjes, dhe qe lidhet me fushen qe mbulon Drejtoria e Prokurimeve; xiii. kryen çdo detyre qe i ngarkohet nga Drejtori i Drejtorise se Prokurimeve, qe ka per

qellim mbarëvajtjen e punes ne kete Drejtori. b. Sektori i Prokurimeve ushtarake

ka këto detyra:

Sektori i prokurimeve ushtarake administron ne mënyre te vazhdueshme procesin e realizimit te prokurimeve ushtarake qe zhvillohen ne Ministrinë e Mbrojtjes, dhe kryen detyrat e meposhtme:

i. merr iniciativën dhe harton e propozon projekt - aktet ligjore e nënligjore ne fushën

e prokurimit ushtarake; ii. siguron nga strukturat përgjegjëse ne Ministrinë e Mbrojtjes informacionin e

nevojshëm ne lidhje me objektin prokurimeve ushtarake për mallra, punime dhe shërbime;

iii. përgatit për Ministrin e Mbrojtjes urdhrat për zhvillimin e procedurës se prokurimit ushtarak;

iv. specialistet e sektorit kryejne cdo detyre tjeter qe ju ngarkohet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, dhe qe lidhet me fushen qe mbulon Drejtoria e Prokurimeve;

v. harton regjistrin e parashikimit te prokurimeve ushtarake dhe raporton periodikisht për realizimin e tij;

vi. propozon mënyrën me te mire te prokurimit ushtarak nëpërmjet se cilës Ministria e Mbrojtjes te siguroje pune, mallra dhe shërbime ushtarake;

vii. ndjek ne vazhdimësi procedurën e prokurimit ushtarak deri ne shpalljen e fituesit;

viii. ndjek menaxhimin e ankesave ne lidhje me procesin e prokurimit ushtarak; ix. kryen çdo detyre tjetër me karakter ndihmës që i ngarkohet nga Komisioni i

Vlerësimit te Ofertave; x. përgatit dhe dërgon pranë Ministrit te Mbrojtjes një raport te prokurimeve

ushtarake të kryera nga Ministria e Mbrojtjes brenda afateve te përcaktuara ne rregulloren e prokurimeve ushtarake;

xi. kryen cdo detyre qe i ngarkohet nga Drejtori i Drejtorise se Prokurimeve, qe ka per qellim mbarëvajtjen e punes ne kete Drejtori.

c) Zyra e Ankandeve ka këto detyra:

Zyra e Ankandeve administron në mënyrë të vazhdueshme procesin shitjes të mallrave dhe materialeve të cilat do ti nënshtrohen procedurave të shitjes me anë të ankandit publik në Ministrinë e Mbrojtjes. Zyra e Ankandeve kryen detyrat e mëposhtme: i. siguron nga strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes informacionin e

nevojshëm në lidhje me objektin e mallrave dhe materialeve që do të shiten me anë të ankandit public;

ii. merr masat për të siguruar transparencën në procedurat e shitjes me anë të ankandit publik në Ministrinë e Mbrojtjes;

iii. përgatit për Titullarin e Autoritetit Shitës Ministri i Mbrojtjes, urdhrin për ngritjen e Njësisë së Ankandit Publik;

iv. përgatit për Titullarin e Autoritetit Shitës Ministri i Mbrojtjes, urdhrin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Vlerësimit i cili përcakton vlerën fillestare të shitjes;

v. asiston Njësinë e Ankandit Publik në veprimtarinë e saj, dhe kryen cdo detyrë tjetër të karakterit ndihmës që i ngarkohet nga njësia e ankandit për realizimin me sukses të procedurave të shitjes së mallrave dhe materialeve;

vi. administron ankesat e mundshme për procedurat e ankandit publik që do realizohen në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe përgatit urdhrin për pezullimin e proçedurës së shitjes për Titullarin e Autoritetit Shitës Ministri i Mbrojtjes;

vii. përgatit urdhrat për Ministrin e Mbrojtjes që autorizojnë strukturat vartëse të zhvillojnë procedurat e shitjes me anë të ankandit publik;

viii. dërgon pranë Agjencisë së Prokurimit Publik një raport të veprimtarive të ankandit të kryera nga Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat në varësi të saj brënda afateve të përcaktuara në rregullat e ankandit publik;

ix. kur i kërkohet mendim ne lidhje me përmirësimet qe i duhen bere kuadrit ligjor ne fuqi për ankandin publik, harton propozimet përkatëse dhe i dërgon në strukturat kërkuese;

x. administron dhe ve ne dispozicion te organeve te kontrollit proces-verbalet dhe dokumentacionin e plote të ankandeve te kryera në MM, të cilat janë objekt kontrolli dhe dosjet administrohen nga ky sektor;

xi. specialistet e sektorit kryejne cdo detyre tjeter qe ju ngarkohet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes, dhe qe lidhet me fushen qe mbulon Drejtoria e Prokurimeve;

xii. kryen cdo detyre qe i ngarkohet nga Drejtori i Drejtorise se Prokurimeve, qe ka per qellim mbarëvajtjen e punes ne kete Drejtori.

Neni 35

Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore

1. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore ka për mision hartimin e politikave, planifikimin strategjik, si dhe menaxhimin e personelit ushtarak dhe civil të Forcave të Armatosura, përkujdesjen e personelit aktiv dhe personelit në rezervë, lirim dhe veteranët.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore përgjigjet për:

a) hartimin e politikave dhe planeve strategjike për të gjithë ciklin jetësor të burimeve njerëzore duke filluar me përzgjedhjen dhe rekrutimin, kualifikimin dhe arsimimin, ecurinë në gradë dhe karrierë, mbajtjen dhe mbështetjen, si dhe kujdesin për ri-integrimin e personelit pas nxjerrjes në rezervë/lirim/pension;

b) hartimin e strategjisë, përcaktimin e standardeve dhe menaxhimin e politikave të

arsimimit afatgjatë, afatmesëm, si dhe për kualifikimet e personelit të FA brenda dhe jashtë vendit;

c) hartimin, ndjekjen, zbatimin e standardeve dhe politikave nxitëse të karrierës,

kriteret për përkujdesjen, përkrahjen financiare dhe strehimin, si dhe përkujdesjen shëndetësore të personelit;

d) aplikimin e standardeve ligjore dhe krijimin e transparencës dhe krijimit të

shanseve dhe mundësive të barabarta në të gjitha dimensionet e zhvillimit të personelit.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore ka në përbërjen e saj tre drejtori:

a) Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik; b) Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit; c) Drejtoria e Përkujdesjes Sociale.

4. Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik.

Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik ka për mision dhe përgjigjet për procesin e hartimit, rishikimit dhe monitorimit të zbatimit të politikave dhe planifikimit strategjik të burimeve njerëzore, personelit ushtarak aktiv e civil në Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura, në përfaqësitë e misionet e ushtarake jashtë vendit, si dhe në strukturat ushtarake të kohës së paqes të NATO-s. Përgatit dhe përcakton metodologjinë e përshkrimeve të punës në lidhje me natyrën e vendit të punës dhe kriteret që duhen plotësuar.

Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit Strategjik kryen detyrat e mëposhtme:

a) përgatit dhe rishikon Dokumentin Strategjik të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke përcaktuar politika e procedura të nivelit strategjik për të gjithë ciklin jetësor (pranimin, përzgjedhjen, rekrutimin, arsimimin. kualifikimin, emërimin, ecurinë në gradë e karrierë, shpërndarjen dhe përdorimin, mbështetjen, mbajtjen, motivimin dhe përkujdesjen, nxjerrjen në lirim e në rezervë) të të gjitha kategorive të personelit (oficer, nënoficer, ushtar dhe civil).

b) Analizon gjëndjen e burimeve njerëzore dhe zhvillon procedurat e planifikimit

strategjik për rekrutim, arsimim e kualifikimin brenda e jashtë vendit, gradime, shpërndarje në llojet e forcave, shërbimeve, në përfaqësitë e misionet jashtë vendit, nxjerrje në rezervë e në lirim.

c) Përgatit dhe përcakton metodologjinë e përshkrimeve të punës në lidhje me

natyrën e vendit të punës dhe kriteret që duhen plotësuar nga të gjitha kategoritë e personelit (oficer, nënoficer, ushtar dhe civil).

d) Monitoron, përmes ndihmës e kontrollit, zbatimin e politikave, procedurave dhe

planeve të të miratuara të burimeve njerëzore.

e) Zhvillon iniciativa për përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor në mbështetje të zbatimit të politikave dhe planifikimit strategjik të burimeve njerëzore.

f) për zbatimin e përgjegjësive dhe detyrave të saj, Drejtoria e Politikave dhe

Planifikimit Strategjik bashkëpunon e këshillohet me Drejtorinë e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit, Drejtorinë e Përkujdesjes Sociale, Drejtorinë e Personelit (J-1) në SHP, Qendrën e Personel-Rekrutimit, si dhe me organizma të ngjashme në strukturat e NATO-s.

g) identifikon dhe planifikon nevojat për arsimim, trajnim dhe kualifikim brenda dhe

jashtë vendit, si për personelin ushtarak dhe civil, me qëllim aftësimin dhe rritjen profesionale të tyre.

h) propozon përmirësime strukturore në përputhje me prioritetet e zhvillimit të FA,

në bashkëpunim me strukturat e tjera;

i) harton politika për trajtimin financiar të ushtarakëve dhe civilëve në MM dhe FA. 5. Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit. Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit ka për mision menaxhimin e personelit civil dhe ushtarak, edukimin, kualifikimin, emërimin në detyrë, promovimin në gradë dhe karrierë, nxjerrjen në rezevë/lirim, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe politikave të personelit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Menaxhimit dhe Kualifikimit të Personelit përbëhet nga tre sektorë :

a) Sektori i Menaxhimit të Personelit Ushtarak;

b) Sektori i Menaxhimit të Personelit Civil dhe Strukturave Vartëse; c) Sektori i Arsimimit dhe Kualifikimit.

5/a) Sektori i Menaxhimit të Personelit Ushtarak ka këto detyra:

a) monitoron zbatueshmërinë e procedurave të emërimit në FA, zbatimin e kritereve

ligjore të emërimit në detyrë si dhe propozon rrugët dhe modalitetet për përmirësimin e këtyre procedurave;

b) bashkëpunon ngushtësisht me strukturat përkatëse për përzgjedhjen e

kandidaturave për plotësimin me personel për Shtabet e NATO-s;

c) analizon dhe menaxhon kërkesat për plotësimin me personel të njësive të ndryshme në përputhje me nevojat e tyre dhe brenda limitit të forcës njerëzore;

ç) menaxhon karrierën e personelit ushtarak në përputhje me legjislacionin në fuqi

dhe mbështet punën e strukturave përkatëse për gradimet vjetore;

d) përgatit praktikat për titullimin “Oficer” dhe gradimin “Nëntoger” të studentëve ushtarakë që përfundojnë studimet brenda e jashtë vendit;

dh) ndjek procedurat për daljen në rezervë, lirim apo pension të personelit ushtarak,

në përputhje me kriteret ligjore. e) drejton punën dhe procesin e përshkrimit të punës për çdo pozicion ushtarak dhe

bën analizën e punës, në lidhje me natyrën e vendit të punës, kriteret që duhen plotësuar.

5/b) Sektori i Menaxhimit të Personelit Civil dhe Strukturave Vartëse ka këto detyra:

a) ndjek dhe realizon procedurat e pranimit në shërbimin civil, mënyrën e fillimit

dhe të mbarimit të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimin e karrierës në zbatim të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe kryen të gjitha veprimet e mësipërme për punonjësit që trajtohen në zbatim të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

b) menaxhon dhe administron dosjet e personelit civil, të Ministrisë së Mbrojtjes, në

zbatim të vendimit nr.355, datë 07.07.2000 të Këshillit të Ministrave “Për organizimin e dosjes së regjistrit të personelit”;

c) drejton punën dhe procesin e përshkrimit të punës për çdo pozicion civil dhe bën

analizën e punës, në lidhje me natyrën e vendit të punës, kriteret që duhen plotësuar;

ç) vlerëson nevojat për trajnim të nëpunësve civilë, në përshtatje me pozicionin dhe

përshkrimin e punës dhe mban kontakte të vazhdueshme me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, duke monitoruar programin e trajnimit të nëpunësve civil, me drejtoritë përkatëse të MM;

d) ndjek të gjitha procedurat disiplinore ndaj nëpunësve civilë, si dhe ankesat në

Komisionin e Shërbimit Civil;

dh) administron, siguron dhe njofton për plotësimin e deklarimit të pasurisë, subjektet përgjegjës, si dhe administron deklaratat e shmangies së konfliktit të interesit, duke bashkëpunuar nëpërmjet Autoritetit Përgjegjës me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (I.L.D.K.P) për verifikimin e tyre;

e) evidenton dhe ushtron kontroll, për zbatimin e kontratave të punës për punonjësit

që merren me kontratë në strukturat vartëse;

f) menaxhon nevojat për sigurimin e limiteve dhe plotësimin me personel të strukturave të varësisë së dretjpërdrejtë të Ministrit të Mbrojtjes.

5/c) Sektori i Arsimimit dhe Kualifikimit ka këto detyra:

a) menaxhon arsimimin dhe kualifikimin e personelit civil dhe ushtarak brenda e

jashtë vendit si dhe trajnimin për gjuhët e huaja;

b) menaxhon procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të studiojnë dhe kualifikohen brenda apo jashtë vendit, duke siguruar ligjshmërinë e kontraktimit të tyre si efektiv i ardhshëm i FA;

c) përgatit studime, raporte, informacione, statistika për probleme të arsimimit dhe

kualifikimit, si dhe propozon ndryshime për përmirësimin e politikës së kualifikimit dhe arsimimit të personelit të FA;

ç) rishikon dhe propozon ndryshimet për përmirësimin e marrëveshjeve të

bashkëpunimit me vendet e tjera, në lidhje me fushën e arsimimit dhe kualifikimit;

d) bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për realizimin objektivit të Gjuhës së Huaj

(TFG 0355) nëpërmjet standardizimit, trajnimit, qëndrueshmërisë dhe testimit sipas kritereve gjuhësore të NATO-s;

dh) siguron mbarëvajtjen e programeve të kualifikimit jashtë vendit, duke ruajtur

korrespondencë të rregullt me Atashetë Ushtarakë të Republikës së Shqipërisë, të akomoduar në vendet e tjera.

6. Drejtoria e Përkujdesjes Sociale

Drejtoria e Përkujdesjes Sociale propozon dhe menaxhon zbatimin e politikave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me trajtimin e problemeve sociale të ushtarakëve aktivë, ushtarakëve në rezervë, lirim dhe pension, veteranëve, dëshmorëve dhe familjeve e tyre në përputhje me kërkesat ligjore e nënligjore. Drejtoria e Përkujdesjes Sociale kryen detyrat e mëposhtme:

a) propozon dhe menaxhon zbatimin e politikave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes,

zbatimin e akteve ligjore, nënligjore në fushën e personelit ushtarak aktiv, rezervë, pension dhe veteranë;

b) ndjek hartimin dhe zbatimin e programeve të ndryshme për të nxitur integrimin në

jetën civile të ushtarakëve të dalë në lirim dhe monitorimin e tyre;

c) ndjek përgatitjen e planit për përkujdesjen sociale të ushtarakëve në rezervë familjeve te dëshmorëve te atdheut dhe veteranëve në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet ekonomike sociale;

ç) kontrollon dhe përgatit propozimet për përmirësimin e kushteve të trajnimit

ushtarakëve në rezerve dhe veteranëve si dhe bazës ligjore, lidhur me trajtimin e tyre;

d) evidenton dhe monitoron të gjithë procesin e përgatitjes së dokumentacionit për

ushtarakët, në rezerve, ose në pension, veteranëve, të ushtarakëve të rënë në krye të detyrës, si dhe trajtimin me ndihmë sociale të bashkëshorteve dhe familjarëve të tyre;

dh) përgjigjet për mirë menaxhimin e burimeve, si dhe përgatit analiza periodike të

treguesve me karakter ekonomiko-social, si dhe jep informacion statistikor të detajuar për detyrat e realizuara, sipas matricës së drejtorisë.

e) menaxhon kërkesat për strehim të personelit të FA në përputhje me legjislacionin

në fuqi, si dhe bën propozimet përkatëse për përmirësimin e sistemit të strehimit. Drejtoria e Përkujdesjes Sociale përbëhet nga dy sektorë:

a) Sektori i Përkujdesjes Sociale (Forcat Aktive); b) Sektori i Përkujdesjes së Ushtarakëve në Rezervë, Pension dhe Veteranëve.

6/a) Sektorit i Përkujdesjes Sociale (Forcat Aktive) ka këto detyra :

a) propozon dhe menaxhon zbatimin e politikave te përkujdesjes dhe mbështetjes

sociale, financiare dhe psiko-sociale te personelit aktiv (ushtarak);

b) informon personelin aktiv për përfitimet e qëndrimit në shërbimin aktiv;

c) përgatit dhe paraqet rekomandime për përmirësimin e bazës ligjore te standardeve ekonomike-sociale te shërbimit ne FA.

d) përgatit programet dhe procedurat e strehimit dhe kompensimet në rast emërimi

ose komandimi në detyrë jashtë vendbanimit për sigurim banese të ushtarakëve aktivë të FA;

e) ndjek procedurat për dhënien e medaljeve të personelit të FA, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

f) identifikimin e nevojave psiko-sociale dhe hartimin dhe zbatimin e politikave dhe

programeve qe lidhen me shërbimin psiko–social në FA;

g) përgatit dhe propozon procedurat për menaxhimin dhe funksionimin e Shtëpive të Pushimit te Ushtarakeve;

h) përgatit dhe propozon përmirësime për trajtimin financiar të personelit aktiv të

FA.

6/b) Sektori i Përkujdesjes së Ushtarakëve në Rezervë, Pension dhe Veteranëve ka këto detyra:

a) implementon programin për integrimin në jetën civile të ushtarakëve që dalin në

rezervë/lirim; b) evidenton dhe monitoron procesin e përgatitjes së dokumentacionit për përfitim

nga sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve në rezervë, lirim dhe familjeve të tyre, si dhe dokumentacionet e papunësisë për bashkëshortet e ushtarakeve;

c) kujdeset për fëmijët e ushtarakëve që kanë rënë në krye të detyrës;

d) përgatit analiza periodike mbi treguesit me karakter ekonomiko-social si dhe

dhënia e informacionit për detyrat e realizuara, sipas matricës së sektorit;

e) koordinon punën me shoqatat e ushtarakeve në rezervë dhe veteranëve, organizon ceremoni jubilare, rillogarit çdo vit shpërblimin e veteranit bazuar në rritjen e inflacionit;

f) koordinon punën me shoqatat e ushtarakëve në rezervë dhe veteranëve, organizon

ceremoni jubilare, nderimi dhe mirënjohje për ushtarakët që ndahen nga jeta, llogarit çdo vit shpërblimin e veteranit bazuar në rritjen e inflacionit;

g) ndarjen e fondit financiar për organizatat e veteranëve të luftës të miratuar në

buxhetin e shtetit, i cili akordohet cdo vit nga Ministria e Financave;

h) ndjek dhe zbaton politikat dhe programet e miratuara nga MM në fushën e personelit ushtarak në rezervë, lirim dhe në pension duke propozuar ndryshimet e nevojshme në përputhje me standardet ekonomiko-sociale;

i) përgatit Deklaratën e Politikës në kuadër të planifikimit të buxhetit afatmesëm, për

programin “Mbështetja Sociale për Ushtarakët”;

j) ndjek dhe monitoron procesin e ndarjes së shtëpive të pushimit të ushtarakëve.

Neni 36

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse 1. Misioni i kësaj Drejtorie është analizimi dhe planifikimi i balancës mes burimeve të

Mbrojtjes dhe Projekteve të Mbrojtjes në lidhje me programet e personelit, funksionimit, pajisjes dhe infrastruktures se FA. Kjo drejtori është përgjegjëse për fizibilitetin e këtyre projekteve, kostimin dhe buxhetimin e tyre tyre brenda afateve kohore të përcatuara. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse harton, ndjek dhe kontrollon zbatimin e politikave priotare të modernizimit të Forcave të Armatosura në përputhje me tavanet e studiuara dhe të konfirmuara buxhetore, si edhe monitoron dhe raporton periodikisht realizimin e buxhetit.

2. Drejtoria menaxhon e monitoron financat si edhe kontabilizon veprimet financiare të të gjitha njesive shpenzuese të FA. Ajo njëkohësisht administron mirëmbajtjen e infrastrukures dhe administron bazën materiale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe sigurimin e shërbimeve të domosdoshme. Në bashkepunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore, kjo drejtori ndihmon me propozime për përmirësimin e nivelit të pagave të FA.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse përbëhet nga tre drejtori :

a) Drejtoria e Planifikim Programimit; b) Drejtoria e Financës; c) Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve.

4. Drejtoria e Planifikim Programimit.

Misioni i Drejtorisë së Planifikim Programimit është koordinimi dhe përmirësimi i formulimit të politikave të mbrojtjes duke siguruar një transparencë të lartë në procesin e hartimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Përmirësimi i politikave të menaxhimit të shpenzimeve të Mbrojtjes për sigurimin e mbështetjes së strukturave buxhetore të MM. Rritja e eficiencës së shpenzimeve të mbrojtjes dhe disiplinës fiskale në procesin e zbatimit të buxhetit të shtetit. Përmirësime në sistemin e buxhetit dhe në procedurat buxhetore. Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe modernizimi i sistemit buxhetor. Drejtoria e Planifikim Programimit ka këto detyra specifike:

i. analizon dhe vlerëson kapacitetet operacionale në kuadër të kërkesave të strukturave gjeneruese të MM;

ii. koordinon, vlerëson dhe udhëheq procesin e hartimit të PBA sipas kërkesave të

strukturave gjeneruese të MM në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të MM;

iii. realizon shperndarjen dhe detajimin e fondeve buxhetore sipas fondeve te miratuara ne buxhetin e shtetit per MM;

iv. organizon, monitoron dhe kontrollon zbatimin e buxhetit te MM duke siguruar te dhenat e nevojshme periodike për realizimin e treguesve të tij;

v. merr pjesë në përgatitjen e projektakteve ligjore e nënligjore dhe formulon e jep

mendime për projektet e reja të pergatitura prej ministrive e institucioneve te tjera shteterore.

Drejtoria e Planifikim Programimit përbëhet nga katër sektorë:

a) Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Kapaciteve Operacionale; b) Sektori i Planifikimit Buxhetor; c) Sektori i Kostimit të Projekteve të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Projekteve të

Investimeve. ç) Sektori i Zbatimit të Buxhetit.

a) Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Kapaciteve Operacionale

Sektori i Analizes dhe Vleresimit te Kapacitetit Operacional ka përgjegjësi kryesore menaxhimin e planifikimit të shpenzimeve te mbrojtjes, përmirësimin dhe koordinimin e formulimit te politikave për të siguruar një lidhje më të mirë midis politikave te mbrojtjes dhe mbështetjes me fonde buxhetore per shfrytëzimin efikas te kapaciteteve operacionale të shpenzimeve si dhe nje transparence me te larte ne procesin e hartimit te buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

.

Sektori i Analizes dhe Vleresimit te Kapacitetit Operacional ka këto detyra:

i. përgatitja e Mbledhjeve të GSPI për problemet që lidhen me SPI në Ministrinë e Mbrojtjes;

ii. përgatitja e analizës së treguesve buxhetorë të Ministrisë së Mbrojtjes; iii. përgatitja e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike në Ministrinë e

Mbrojtjes; iv. përgatitja e politikave prioritare që propozohen për t’u financuar në kuadrin e

PBA dhe në kuadrin e programeve të mbrojtjes; v. përgatitja e projekt tavaneve të Ministrisë së Mbrojtjes në kuadrin e përgatitjeve të

PBA; vi. përgatitja e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për programet buxhetore të

Ministrisë së Mbrojtjes; vii. përgatitja e materialeve për mbledhjet e KPS;

viii. përgatitja e kostove dhe vlerësimeve të kapaciteteve operaccionale të FA dhe bashkëpunimi me strukturat në kostimet e FG.

b) Sektori i Planifikimit Buxhetor.

Sektori Planifikimit Buxhetor ka përgjegjësi kryesore permiresimin e menaxhimit te planifikimit të shpenzimeve për Forcat e Armatosura, përmiresimin dhe koordinimin e formulimit të politikave për të siguruar një lidhje më të mirë midis politikave dhe alokimit të shpenzimeve si dhe nje transparencë më të lartë në proçesin e hartimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sektori Planifikimit Buxhetor ka për detyrë :

i. përgatitjen e kërkesave buxhetore dhe hartimin e projekt buxhetit sipas programeve buxhetore të Ministrisë së Mbrojtjes në kuadrin e PBA si dhe te buxhetit vjetor.

ii. detajimin e fondeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit per njesite shpenzuese te MM.

iii. detajimi i fondeve buxhetore, të miratuara nga ligji i buxhetit vjetor, për çdo njësi shpenzuese dhe depozitimi i tij në Ministrinë e Financave;

c)

Sektori i Kostimit të Projekteve të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Projekteve të Investimeve.

Sektori i Kostimit te Projekteve te Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Projekteve te Investimeve ka pergjegjesi kryesore te kujdeset dhe te perpiloje dokumentacionin e nevojshem per kostimin, vlerësimin dhe përcaktimin e saktë të kostove të një projekti të propozuar i cili do të zbatohet ose është në fazën paraprake të inicimit të tij. Ndjek dhe përgjigjet për procesin e menaxhimit të projekteve në investimet publike të Ministrisë së Mbrojtjes si në procesin e planifikimit ashtu dhe në atë të ekzekutimit ne menyre qe fondet e miratuara te shpenzohen ne kohen e duhur dhe vetem me qellimin e nje administrimi ekonomik sa me efektiv. Sektori i Kostimit të Projekteve të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Projekteve të Investimeve ka për detyrë:

i. ndjekjen e procedurave të shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave buxhetore per Investimet me financim te brendshem dhe te huaj në kuadrin e Projekt Buxheteve Afatmesëm dhe buxhetit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes;

ii. siguron që programet afatmesme të investimeve te mbrojtjes të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e Strategjisë Kombëtare për modernizimin e Forcave te Armatosura;

iii. asiston proçesin e Programimit Buxhetor Afatmesëm dhe Buxhetit Vjetor duke analizuar dhe ndjekur performancën e investimeve te mbrojtjes të planifikuara;

iv. ndjek ecurinë e realizimit faktik të programeve dhe projekteve me synim përmirësimin e proçesit të programimit dhe menaxhimit të ciklit të projekteve;

v. merr pjesë në shqyrtimin dhe negocimin e kredive për projektet me financim të huaj si dhe ndjek bisedimet mes donatorëve dhe ministrive të linjës për sigurimin e fondeve për financimin e tyre;

vi. përgatit raporte përmbledhëse vjetore për ecurinë e zbatimit të programeve sipas sektorëve dhe donatorëve.

ç) Sektori i Zbatimit të Buxhetit.

Sektori i Zbatimit te Buxhetit ka përgjegjësi kryesore të mbikqyrë dhe kontrollojë zbatimin e buxhtetit të shtetit si dhe të zbatojë dhe mbikqyrë zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik dhe ato të drejtimit financiar, duke u kujdesur që fondet e miratuara të shpenzohen në kohen e duhur dhe vetëm me qëllimin e një administrimi ekonomik sa më efektiv.

Sektori i Zbatimit të Buxhetit ka këto detyra:

i. rishpërndarjen e fondeve buxhetore të miratuara për njësitë shpenzuese të Ministrisë së Mbrojtjes;

ii. detajimi i numrit të punonjësve buxhetorë të miratuar nga Këshilli i Ministrave, për çdo njësi shpenzuese dhe depozitimi i tij në Ministrinë e Financave;

iii. evidentimi shpenzimeve faktike dhe përgatitja e raporte periodike mbi realizimin e treguesve buxhetorë të Ministrisë së Mbrojtjes;

iv. përgatitja e raporteve të monitorimit mbi treguesit buxhetorë të Ministrisë së Mbrojtjes;

v. ndjek të gjithë procesin e mby lljes së buxhetit vjetor duke përgatitur raportin përfundimtar vjetor i gjendjes faktike të shpenzimeve dhe të ardhurave të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes;

vi. përgatitja e procedurave për miratim nga Ministri Mbojtjes të nëpunësve autorizues të nivelit të dytë për secilën njësi shpenzuese.

5. Drejtoria e Financës. Drejtoria e Financës ka për mision:

i. zbatimin e politikave e strategjive të përcaktuara për sigurimin e një menaxhimi sa më efektiv të vlerave materiale dhe monetare si dhe organizimin, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit financiar e kontabël, sipas kërkesave të ligjit “Për Kontabilitetin”;

ii. përgatitjen dhe paraqitjen e Pasqyrave Financiare vjetore nga strukturat vartëse deri në përmbledhjen e Pasqyrave të Konsoliduara të MM, për paraqitjen e tyre në Ministrinë e Financave;

iii. drejtimin e punës dhe pjesëmarrjen në kryerjen e studimeve, përgjithësimeve dhe marrjen e masave për zbatimin e politikës së shtetit për të gjitha marrëdhëniet që lidhen me pagat e punës, trajtimin financiar të punonjësve buxhetorë dhe atyre jo buxhetore, në strukturat e Forcave të Armatosura;

iv. përfaqësimin e shërbimit statistikor për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zbatuar kërkesat e ligjit nr. 7687, datë 15.03.1993 “Për Statistikën”, si dhe ndjekjen e Programit Kombëtar të Statistikës.

Drejtoria e Financës kryen këto detyra specifike:

i. ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për ruajtjen,

administrimin, dokumentimin e qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare dhe mbajtjes së kontabilitetit në institucionet buxhetore vartëse të MM;

ii. harton dhe depoziton Pasqyrat Financiare vjetore të MM, mbi bazën e përpunimit të të dhënave të strukturave të FA-së;

iii. ndjek procesin e inventarizimit vjetor të pasurisë së strukturave të Forcave të Armatosura;

iv. njeh, merr masa dhe organizon punën për zbatimin e politikave të shtetit shqiptar në drejtim të trajtimit me pagë dhe shtesave mbi pagë të punonjësve civilë dhe ushtarakë në strukturat e Forcave të Armatosura;

v. kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në drejtim të trajtimit me pagë dhe shtesave mbi pagë, të punonjësve buxhetorë;

vi. merr pjesë në diskutimet midis sindikatave dhe drejtuesve të ndërmarrjeve etj. dhe mbështetur në aktet ligjore e nënligjore në fuqi rekomandon për probleme të ndryshme të pagave;

vii. raporton me përgjegjësi, saktësi dhe jep në kohë informacionin statistikor, i cili përfaqëson të dhënat zyrtare për treguesit statistikor të MM. Në zbatim të kësaj detyre jep këshilla e mbështetje për organizimin e shërbimit të statistikës në çdo njësi e repart, institucion, e ndërmarrje ushtarake që informacioni të ndërtohet në formë piramide me një bazë të gjerë treguesish analitikë e statistikorë në njësi e reparte dhe qarkullon sipas hallkave e instancave të miratuara me tregues sintetikë në afatet e parashikuara;

viii. përgjigjet për ruajtjen e bazës së të dhënave të treguesve statistikorë; ix. grumbullon, përpunon sipas metodikave e teknikave të miratuara, arkivon, analizon

dhe informon në INSTAT, për treguesit e Programit Kombëtar Statistikor të FA; x. merr pjesë në hartimin e politikave për trajtimin financiar të ushtarakëve dhe të

punonjësve civilë në Forcat e Armatosura; xi. bashkëpunon dhe shkëmben informacione me komandat kryesore të FA-së e

institucione të tjera brenda e jashtë sistemit të MM dhe formulon e jep mendime për përgatitjen e projektakteve ligjore e nënligjore, për problemet e administrimit financiar, dhe në fushën e pagave si dhe për ato të përgatitura prej ministrive e institucioneve të tjera shtetërore;

xii. kryen studime, bën analiza e përgjithësime të treguesve ekonomiko-financiare, dhe të marrëdhënieve të punës e të pagave të institucioneve buxhetore të vartësisë direkte dhe ndërmarrjeve të sistemit të MM, në funksion e mbështetje të proçesit të transformimit të FA-së;

xiii. përgatit urdhra e udhëzime të Ministrit të Mbrojtjes për probleme të trajtimit financiar dhe statistikave, si dhe administrimit të pronës, informacione e relacione për inventarizimin e Aktiveve, për qarkullimin pa pagesë të vlerave materiale, për shlyerjen e detyrimeve që mbart MM dhe institucionet vartëse të saj, për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të Pasqyrave Financiare Vjetore;

xiv. kontrollon dhe miraton praktikat për përcaktimin e pagesave për bashkëshortët/et e ushtarakëve, ushtarakët që dalin në pension, lirim e rezervë.

Drejtoria e Financës përbëhet nga dy sektorë:

a) Sektori Kontabilitetit dhe Administrimit Financiar; b) Sektori Pagave për Sistemin.

a)

Sektori Kontabilitetit dhe Administrimit Financiar.

Sektori i Kontabilitetit dhe Administrimit Financiar ka për mision:

i. Zbatimin e politikave e strategjive te percaktuara per sigurimin e nje menaxhimi sa me efektiv te vlerave materiale dhe monetare si dhe organizimi, mbajtjen dhe plotesimin e dokumentacionit financiar e kontabel, sipas kerkesave te Ligjit “Per Kontabilitetin”;

ii. Përgatitjen e paraqitjen e Pasqyrave Financiare vjetore nga strukturat vartese deri ne permbledhjen e Pasqyrave te Konsoliduara te MM, per paraqitjen e tyre ne Ministrine e Financave.

Sektori i Kontabilitetit dhe Administrimit Financiar ka këto detyra specifike:

i. ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore e nënligjore për ruajtjen, administrimin, dokumentimin e qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare dhe mbajtjes së kontabilitetit në institucionet buxhetore vartëse të MM;

ii. harton dhe depoziton përmbledhesen e pasqyrave financiare vjetore të MM, mbi bazën e përpunimit të të dhënave vjetore të strukturave të FA-së;

iii. perpunon dhe analizon treguesit kryesorë financiarë të P.F.vjetore të strukturave ushtarake, ndërmarrjeve e Sh.a. ushtarake;

iv. ndjek procesin e inventarizimit vjetor të pasurisë së strukturave të Forcave të Armatosura;

v. ndjek dhe ndërhyn për zbatimin e detyrimeve për konfirmimin e lëvizjes së vlerave materiale që qarkullojnë pa pagesë brenda strukturave të FA;

vi. ndjek procedurat për zbatimin dhe likuidimin e efekteve financiare të vendimeve gjyqësore që prekin buxhetin e MM;

vii. mban lidhje dhe bashkëpunon me sektorë e drejtori në MM, M.Financave, dhe institucione të tjera qendrore për problemet e kontabilitetit dhe administrimit financiar;

viii. merr pjesë në komisione për vendosje çmimesh dhe shitje; ix. rekomandon zgjidhje për probleme të ndryshme të kontabilitetit dhe të administrimit

të vlerave materiale;. x. bashkëpunon dhe shkëmben informacione me komandat kryesore të FA-së e

institucione te tjera brenda e jashte sistemit te MM dhe formulon e jep mendime per pregatitjen e projektakteve ligjore e nenligjore, per problemet e administrimit financiar, dhe si dhe per ato te pergatitura prej ministrive e institucioneve te tjera shteterore;

xi. kryen studime, ben analiza te pergjithesime te treguesve ekonomiko-financiare, te institucioneve buxhetore te vartesise direkte dhe ndermarrjeve te sistemit te MM, ne funksion e mbeshtetje te procesit te transformimit te FA-së;

xii. pergatit urdhra e udhëzime të Ministrit të Mbrojtjes për problemet e administrimit të pronës, si dhe informacione e relacione për inventarizimin e aktiveve, par qarkullimin pa pagese ta vlerave materiale, par shlyerjen e detyrimeve qa mbart MM dhe institucionet vartëse të saj, për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të Pasqyrave Financiare Vjetore;

xiii. ndjek procesin për informatizimin e mbajtjes së kontabilitetit me programe financiare, për rritjen e saktësisë dhe rregullshmërisë në përpunumin e të dhënave dhe lehtësimin e marrjes së informacionit për çertifikimin e PF vjetore te institucioneve vartëse.

b)

Sektori i Pagave për Sistemin.

Sektori i Pagave për Sistemin ka për mision:

i) drejtimin e punës dhe pjesëmarrjen në kryerjen e studimeve, përgjithësimeve dhe marrjen e masave për zbatimin e politikës së shtetit për të gjitha marrëdhëniet që lidhen me pagat e punës, trajtimin financiar të punonjësve buxhetorë dhe atyre jo buxhetore, në strukturat e Forcave të Armatosura;

ii) përfaqësimin e shërbimit statistikor për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke zbatuar kërkesat e ligjit nr. 7687, datë 15.03.1993 “Për Statistikën”, si dhe ndjekjen e Programit Kombëtar të Statistikës.

Sektori i Pagave për Sistemin ka këto detyra specifike:

i) të njohë, të marrë masa dhe të organizojë punën për zbatimin e politikave të shtetit shqiptar në drejtim të trajtimit me pagë dhe shtesave mbi pagë të punonjësve civilë dhe ushtarakë në strukturat e Forcave të Armatosura;

ii) kontrolli i zbatimit të akteve ligjore e nënligjore në drejtim të trajtimit me pagë

dhe shtesave mbi pagë, të punonjësve buxhetorë;

iii) mban përgjegjësi ligjore dhe financiare në hartimin e urdhrave për trajtimin me pagë të punonjësve të strukturave të Forcave të Armatosura;

iv) bën studime e propozime për përmirësimin e legjislacionit në fushën e pagave,

merr pjesë në përgatitjen e projekteve të akteve ligjore e nënligjore dhe formulon e jep mendime për projektet e reja të përgatitura prej ministrive e institucioneve të tjera shtetërore;

v) merr pjesë në diskutimet midis sindikatave dhe drejtuesve të ndërmarrjeve etj. dhe

mbështetur në aktet ligjore e nënligjore në fuqi rekomandon për probleme të ndryshme të pagave;

vi) në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm, Drejtoritë dhe sektorët në Ministri,

drejton punën dhe merr pjesë në hartimin e tabelave të pagave për të gjitha strukturat buxhetore të ushtrisë, të cilat paraqiten për miratim sipas kompetencave në fuqi, gjithashtu studion e bën propozime për caktimin e pagave dhe përmirësimin e tyre sipas problemeve që dalin;

vii) grumbullon, përpunon sipas metodikave e teknikave të miratuara, arkivon,

analizon dhe raporton në INSTAT, treguesit e Programit Kombëtar Statistikor të FA, të cilat përfaqësojnë të dhënat zyrtare për treguesit statistikor të MM;

viii) në zbatim të kësaj detyre jep këshilla e mbështetje për organizimin e shërbimit të

statistikës në çdo njësi e repart, institucion, e ndërmarrje ushtarake që informacioni të ndërtohet në formë piramide me një bazë të gjerë treguesish

analitike statistikor në njësi e reparte dhe të qarkullojë sipas hallkave e instancave të miratuara me tregues sintetikë në afatet e parashikuara;

ix) mban përgjegjësi për ruajtjen e bazës së të dhënave të treguesve statistikorë;

x) kontrollon dhe miraton praktikat për përcaktimin e pagesave për bashkëshortët/et

e ushtarakëve, ushtarakët që dalin në pension, lirim apo rezervë; 6. Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve. Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve ka këto detyra:

a) administron, mirëmban dhe modernizon të gjithë infrastrukturën, pajisjet dhe bazën materiale të nevojshme për punë në ambientet e MM dhe SHPFA;

b) përgjigjet për mbarëvatjen e sistemeve të aplikuara në fushën e teknologjisë së

informacionit në interes të punës dhe aktivitetit të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes;

c) planifikon dhe ndjek zbatimin e të gjitha zërave të buxhetit për realizimin e

misionit të administratës të MM dhe SHPFA;

ç) administron, përpunon dhe arkivon të gjithë dokumentacionin shkresor të aparatit të MM;

d) koordinon punën për mbështetjen me mjete transporti të drejtorive në aparatin e

MM dhe SHPFA; e) kryen pritjen dhe informimin e publikut për problematikën me të gjitha strukturat

e administratës të MM. Drejtoria e Administrimit të Shërbimeve përbëhet nga:

a) Sektori i Shërbimeve të Financës; b) Sektori i Shërbimeve; c) Sektori i IT-së dhe Rrjeteve; ç) Sektori i Informimit dhe Pritjes së Publikut; d) Zyra e Sekretarisë dhe Arkivit; dh) Zyra e Nënregjistrit NATO.

6/a) Sektori i Shërbimeve të Financës

ka këto detyra:

i. planifikon, programon dhe zbaton trguesit e buxhetit vjetor të Drejtorisë së Administrimit të Shërbimeve;

ii. harton pasqyrat (raportet) financiare mujore, 3 mujore dhe vjetore të veprimtarisë ekonomike të Ministrisë së Mbrojtjes;

iii. kontabilizon të gjithë aktivitetin ekonomik dhe financiar të kryer nga MM gjatë periudhës 1 vjeçare;

iv. harton listëpagesat e punonjësve për periudha 1 mujore, duke siguruar përdorim efikas të fondit të pagave;

v. planifikon buxhetin e nevojshëm dhe ndjek zbatimin e tij për përfaqësitë në NATO, SHAPE dhe për të gjithë Atashetë dhe Përfaqsuesit Ushtarakë jashtë vendit;

vi. kontabilizon të gjithë inventarin e bazës materiale dhe pajisjeve në përdorim dhe në magazinë;

vii. menaxhon fondet financiare në dispozicion të aparatit për materiale kancelerike si dhe për mirëmbajtje;

viii. harton urdhër-pagesat për likuidimin e detyrimeve; ix. përpunon të dhënat e paraqitura në kontabilitet nga specialistët e financës dhe në

fund të muajit shkurt të vitit pasardhës kalendarik, dorëzon në Degën e Thesarit Tiranë, bilancin kontabël të Ministrisë së Mbrojtjes.

6/b) Sektori i Shërbimeve

ka këto detyra:

i. harton dhe paraqet për miratim e planit vjetor materialo-teknik, për nevojat e mirëmbajtjes së infrastrukturës të godinës, sistemeve hidraulike dhe elektrike;

ii. përgjigjet për hartimin e të gjithë dokumentacionit shkresor urdhërues për të gjitha procedurat e menaxhimit të fondeve financiare në dispozicion për prokurimin e materialeve kancelerike dhe mirëmbajtjeje;

iii. përgjigjet për: - sigurimin në mënyrë të vazhdueshme të furnizimit me ujë dhe energji

elektrike të godinës të MM; - mirëmbajtjen dhe riparimin e të gjitha pajisjeve të zyrave, materialeve

elektrike, hidrosanitare të dëmtuara; - mirëmbajtjen dhe riparimin e godinës dhe ambienteve të jashtme të saj.

iv. përgjigjet për kompletimin e zyrave me pajisje të ndryshme dhe me materiale kancelarie;

v. merr masa për realizimin e detyrave të përcaktuara në programet për pritje-përcjelljen, akomodim e delegacioneve të huaja, përgatitjen e sallave dhe ambienteve për takime;

vi. zhvillon procedurat e prokurimit, për sigurimin e bazës materiale të nevojshme, sipas zërave dhe fondeve të planifikuara;

vii. në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Financës, kryen çdo vit inventarizimin e pajisjeve për të gjitha zyrat e MM dhe SHPFA si dhe të vlerave materialo-monetare në magazina;

viii. përgjigjet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave materiale të magazinuara; ix. kordinon punën për shpërndarjen e vlerave materiale ne kohe sipas kerkesave te

aprovuara; x. harton dhe ndjek zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura me subjektet private dhe

me ato shtetërore; xi. kryen në mënyrë periodike testimin e tregut për nivelin e çmimeve për të gjitha

mallrat që nevojiten për realizimin e misionit të sektorit; xii. inventarizon dhe regjistron pronat e paluajtshme të Drejtorisë së Administrimit të

Shërbimeve; xiii. kordinon punën për mbështetjen me mjete transportit të aparatit të MM dhe SHPFA,

për shërbime pune, sipas kërkesave të paraqitura në Drejtorinë e Adminisrimit të

Shërbimeve nga drejtorët e drejtorive përkatese një ditë përpara, kundrejt programeve të miratuara dhe autoriozimeve përkatëse.

6/c) Sektori i IT-së dhe Rrjeteve

ka këto detyra:

i. përgjigjet për mbarëvajtjen e sistemeve të aplikuara në fushën e teknologjisë së informacionit;

ii. përgjigjet për mbarëvajtjen e rrjetave kompjuterikë në MM; iii. administron Qëndrën e Shërbimeve të Internetit (ISP) për MM; iv. organizon dhe drejton punën për zbatimin e rregullave për mbrojtjen e

informacionit dhe sigurinë fizike të sistemeve; v. monitoron mënyrën e funksionimit të Rrjetit të Klasifikuar dhe ndërhyn për

riparimin e defekteve; vi. bashkëpunon me kompaninë private prej së cilës sigurohet shërbimi i internetit për

MM. 6/ç) Sektori i Informimit dhe Pritjes së Publikut

i. komunikimin e përditshëm me çdo person apo institucion, që kërkon informacion nga Ministria e Mbrojtjes për çështje të ndryshme, brenda kuadrit ligjor të MM;

ka këto detyra:

ii. informimi me kompetencë i personave të tretë, mbështetur në kërkesat e dërguara, për të gjitha problemet e parashtruara;

iii. pritja e publikut fizikisht dhe marrja e informacionit të nevojshëm, duke dhënë imazhin e korektësisë dhe respektit institucional;

iv. ndjekja e problemeve të qytetarëve me përgjegjësi e korrektesë, të paraqitura me letra, e-maile, telefon apo edhe me kontakte fizike;

v. shqyrtimi me transparencë, në kohë dhe në përputhje me ligjin, i ankesave dhe kërkesave, paraqitja dhe zgjidhja e problemit titullarëve;

vi. bashkëpunimi brenda dhe jashtë institucionit për hetimin administrativ ose informimin, deri në marrjen e përgjigjes të kërkesës ose ankesës.

vii. kujdeset për veprimtarinë e përditshme e Ministrit të Mbrojtjes, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komandave Ushtarake.

6/d) Zyra e Sekretarisë dhe Arkivit

ka këto detyra:

i) kryen të gjitha veprimet për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës sipas klasifikimit të dokumentacionit si dhe ruajtjen e arshivimin e tyre;

ii) kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë dokumenti; iii) siguron dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumentave që krijohen apo hyjnë në

institucion gjatë vitit; iv) përgjigjet për realizimin e kërkesave që duhen plotësuar për shfrytëzimin operativ

të dokumentave nga njësitë përbërëse të subjektit shtetëror dhe jo shtetëror duke bërë evidencimin e tyre në përputhje me dispozitat në fuqi;

v) përgjigjet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vulave dhe dokumentave të prodhuara nga drejtoritë përkatëse në MM;

vi) bën mbylljen e dosjeve të krijuara sipas pasqyrës emërtuese dhe dorëzimin e tyre në arkiv;

vii) arkivi bashkërendon punën me sekretarinë duke marrë pjesë në mbylljen e dosjeve të hapura;

viii) organizon punën për shfrytëzimin e dokumenteve për realizimin e kërkesave operative te drejtorive të MM;

ix) kryen administrimin dhe ruajtjen e dokumentave “Sekret shtetëror”; x) kryen dhe mbikqyr veprimet në lidhje me pranimin, evidencimin, shpërndarjen e

korespondencës shkresore; xi) kryen legalizimin e dokumentave të punonjësve në Forcat e Armatosura;

xii) evidenton në regjistrat bazë të sekretari-arkivit të gjithë korespondencën e ardhur nga institucionet, njësi e reparte, Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Drejtoritë e MM, shumfishimin dhe shpërndarjen e tyre sipas përkatësisë;

xiii) plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumentave nga njësitë përbërëse të subjektit shtetëror ose jo shtetëror;

xiv) përgatit listat e veçimit për asgjësimin e dokumentave që kanë plotësuar afatin e ruajtjes;

xv) dorëzon në Arkivin Qëndror të Ushtrisë të gjithë dokumentacionin me RHK që kanë plotësuar kohën e qëndrimit pranë arkivit;

xvi) arkivon dokumentat sipas rregullores së arkivit sekret.

6/dh) Zyra e Nënregjistrit NATO

ka këto detyra:

i) rregjistron, shpërndan dhe kontrollon të gjitha informacionet që vijnë nga NATO dhe anasjelltas;

ii) çelja e praktikave sipas listës së emërtesave të tyre; iii) zbatimi i afateve të përcaktuara për shfrytëzimin, ruajtjen dhe administrimin e

informacionit të klasifikuar të NATO-s; iv) transmetimi i kriptuar i informacioneve të klasifikuar të NATO-s dhe për NATO-

n; v) testimi periodik për mbajtjen në gadishmëri të plotë të sistemeve elektronike të

kriptuara për transmetimin e informacionit të klasifikuar të NATO-s; vi) shpërndarja e informacionit të klasifikuar të NATO-s në bazë të parimit “nevojë

për njohje”, dhe vetëm personave të pajisur përshtatshmërisht me “Çertifikatë Sigurie”;

vii) dergimi ne regjistrin qëndror të DSIK të regjistrimeve për informacionet e shkëmbyera drejtperdrejtë nga zyrat përkatese,marrëse dhe dërguese, në një afat jo më të vogël se 24 orë nga kryerja e veprimeve sipas formatit të ardhur nga DSIK;

viii) ndjek kthimin e dokumentacionit të tërhequr për shfrytëzim nga sekretaria brënda 15 diteve. Ne raste te veçanta, kur kane interes per punen dokumentet mund te mbahen ne perdorim, pa i dorezuar, deri ne tre muaj, por gjithmone me miratimin e titullarit.

ix) koordinimin me Drejtorinë e Sigurimit të Inforicamonit të Klasifikuar (DSIK); x) raporton për të gjitha shkeljeve e incidenteve të sigurisë, që mund të ndodhin gjatë

marrjes, rregjistrimit, shpërndarjes, administrimit dhe transmetimit të informacionit të klasifikuar të NATO-s.

Neni 37

Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm

1. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm është struktura më e lartë inspektuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura nën autoritetin e drejtëpërdrejtë të Ministrit të Mbrojtjes.

2. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm është struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin e veprimtarisë së strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes.

3. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm kryen inspektim me urdhër e plan të miratuar nga Ministri i Mbrojtjes, si dhe ndërmerr veprime inspektimi me inisiativë, duke u pajisur me autorizim të ministrit.

4. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm kryen këto detyra:

a) inspekton zbatimin e detyrimeve që rrjedhin prej akteve ligjore e nënligjore, politikave dhe direktivave, që normojnë e rregullojnë veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura;

b) inspekton zbatimin e rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve të Ministrit të

Mbrojtjes për arritjen e standardeve të kërkuara, për zhvillimin dhe zbatimin e programeve dhe veprimtarive stërvitore e operacionale, të menaxhimit të personelit, të administrimit të vlerave materiale e financiare, mbështetjes logjistike, të sigurisë së forcave e të pasurisë ushtarake;

c) inspekton gjendjen dhe kushtet në venddislokimet e Forcave të Armatosura,

zbatimin e rregullave të jetesës së brendshme në gazermë dhe jashtë saj, si dhe njihet me gjendjen e marrëdhënieve midis ushtarakëve;

d) ndjek problemet që jepen nëpërmjet informacioneve dhe kërkesë ankesave, duke

kontrolluar e investiguar veprimet e padrejta dhe abusive në fushën e menaxhimit të personelit të FA-së, të trajtimit financiar, të mbrojtjes së sigurisë në punë, si dhe të drejtave të tjera njohura me ligj;

e) verifikon rastet e veprimeve/mosveprimeve, që nuk janë në pajtueshmëri me

urdhrat, rregulloret dhe udhëzimet e miratuara nga Ministri i Mbrojtjes, të kryera nga struktura, ushtarakë apo nëpunës shtetërorë;

f) ndjek përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për zbatimin e masave

kundër korrupsionit, investigon fenomenet korruptive dhe i relaton strukturave përkatëse vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore dhe administrative;

g) koordinon e bashkërendon veprimtarinë e luftës antikorrupsion me strukturat e

FA-së, si dhe me ato shtetërore e kombëtare;

h) mbi bazën e inspektimit të kryer rekomandon ndryshime apo përmirësime të nevojshme në rregulloret, urdhrat, apo udhëzimet e nxjerra nga Ministri i Mbrojtjes.

i) mbi bazën e fakteve dhe dukumenteve, i paraqet Ministrit të Mbrojtjes

informacione për inspektimet e kryera, jep rekomandime dhe bën propozimet përkatëse për përmirësimin dhe vendosjen e gjëndjes sipas standarteve të kërkuara.

5. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm bashkëpunon dhe bashkëvepron me strukturat

në MInistrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për të zhvilluar e zbatuar përgjegjësitë, politikat e procedurat që parandalojnë rrezikun e veprimeve/mosveprimeve në pajtueshmëri me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

6. Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm, për përmbushjen e misionit të saj, këshillohet

e bashkëpunon me strukturat përkatëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, në lidhje me tematikën e inspektimit.

Neni 38

Drejtoria Juridike

Drejtoria Juridike ka për mision:

a) hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore në fushën e mbrojtjes ose në kompetencë të Ministrit të Mbrojtjes të tilla si: projektligje, projektvendime, urdhra apo udhëzime, si dhe marrëveshje ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë dhe të Këshillit të Ministrave, duke përafruar legjislacionin e mbrojtjes me atë ndërkombëtar të NATO-s dhe BE-së;

b) përgatitjen e mendimeve juridike për projektligjet dhe projektaktet e tjera

normative të Këshillit të Ministrave në fushën e mbrojtjes, të ministrive dhe institucioneve qëndrore, si dhe për marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë dhe të Këshillit të Ministrave;

c) dhënien e asistencës ligjore në fushën e këshillimit ligjor ushtarak;

ç) përgatitjen, ndjekjen, realizimin e politikave dhe veprimtarive qe lidhen me

hartimin e studimeve në fushën e legjislacionit për mbrojtjen, kryerjen dhe përfundimin e analizave tekniko-ligjore të vlerësimit, të efektivitetit të legjislacionit, të procesit legjislativ, si dhe metodologjisë dhe teknikës së hartimit të legjislacionit, harmonizimin tekniko-ligjor të brendshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes;

d) përfaqësimin gjyqësor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të

Forcave të Armatosura, në të gjitha proçeset gjyqësore ku MM dhe SHP janë palë;

dh) dhënien e asistencës së nevojshme juridike për projektaktet normative të Ministrit të Mbrojtjes, me karakter joindividual të hartuara nga strukturat përkatëse të MM dhe SHPFA, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Drejtoria Juridike përbëhet nga:

a) Sektori i Legjislacionit; b) Sektori i Legjislacionit Ndërkombëtar, dhe Marrëdhënieve me Kuvendin e

Këshillin e Ministrave; c) Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor; ç) Zyra e Këshilltarëve Ligjorë Ushtarakë.

2/a) Sektori i Legjislacionit

Sektori i Legjislacionit është sektor i specializuar kryesisht në fushën e legjislacionit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ky sektor kryen detyrat e mëposhtme:

i) plotëson dhe harton kuadrin ligjor për reformat në FA dhe fushën e mbrojtjes, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi;

ii) krijon dhe përafron legjislacionin shqiptar të mbrojtjes me atë të NATO-s, BE-së

dhe acquis communautaire;

iii) inicion politika rregullatore për përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor në fushën e mbrojtjes, duke përgatitur një terren legjslativ për reformat e dëshiruara në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe me standartet e kërkuara nga partnerët;

iv) përgatit dhe koordinon punën për hartimin e projektakteve ligjore e nënligjore

(projektligje/projektvendime) që rregullojnë veprimtarinë në fushën e legjislacionit të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura;

v) harton dhe koordinon punën për përgatitjen e projekturdhërave,

projektudhëzimeve dhe projektrregulloreve që miratohen nga Ministri i Mbrojtjes;

vi) kryen analiza të gjendjes së zbatueshmërisë së legjislacionit kombëtar në fushën e mbrojtjes;

vii) propozon amendimet e mundshme të kuadrit ligjor dhe nënligjor në fushën e

mbrojtjes dhe gjetjen e mekanizmave të duhur rregullues;

viii) ndjek procedurat për miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga autoritetet kompetente, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, për projektakte të inicuara nga Sektori i Legjislacionit;

ix) përgatit dhe jep mendim për projektaktet ligjore dhe nënligjore të dërguara për

mendim në MM nga institucione të ndryshme;

x) jep asistencën e nevojshme juridike vetëm për projektaktet me karakter normativ

të Ministrit të Mbrojtjes, të hartuara nga strukturat përkatëse të MM dhe SHPFA, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të tilla si: projektudhëzime dhe projektrregullore, si dhe bashkëpunon ngushtë me këto struktura.

2/b)

Sektori i Legjislacionit Ndërkombëtar, dhe Marrëdhënieve me Kuvendin e Këshillin e Ministrave.

Sektori i Legjislacionit Ndërkombetar, dhe Marrëdhënieve me Kuvendin e Këshillin e Ministrave, është sektor i specializuar në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ky sektor kryen detyrat e mëposhtme:

i) harton dhe përgatit projekt memorandumet, marrëveshjet, traktatet dhe protokollet ndërkombëtare dypalëshe apo shumëpalëshe në fushën e mbrojtjes;

ii) përfaqëson dhe negocion për Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë takimeve të punës të

organizuara për përgatitjen e akteve ndërkombëtare dypalëshe apo shumëpalëshe;

iii) harton dhe përgatit projektaktet ligjore dhe nënligjore për miratimin në parim, miratimin, aderimin apo ratitikimin e akteve ndërkomëtare të mësipërme në fushën e mbrojtjes;

iv) ndjek të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi

të akteve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes;

v) studion dhe analizon gjendjen e akteve ndërkombëtare dypalëshe apo shumëpalëshe në fushën e mbrojtjes;

vi) ndjek të përgatit plotfuqitë për nënshkrimin e akteve ndërkombëtare të

mësipërme.

vii) përgatit dhe jep mendim për projektaktmarrëveshjet e dërguara për mendim në Ministrinë e Mbrojtjes nga institucione të ndryshme;

viii) koordinon, bashkëpunon, si dhe ndjek procedurat për miratimin e akteve ligjore

dhe nënligjore nga autoritetet kompetente, Ministritë e linjës dhe institucionet e tjera shtetërore, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për projektakte të inicuara nga ky sektor;

ix) koordinon punën me strukturat e tjera të ministrisë së Mbrojtjes, për realizimin

me sukses të marrëdhënieve me Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave.

x) jep ndihmë juridike në lidhje me fushën që mbulon dhe bashkëpunon ngushtë me strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturat e FA.

2/c)

Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor.

Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor është sektor i specializuar në fushën e çështjeve gjyqësore. Ky sektor kryen detyrat e mëposhtme:

i) përfaqëson dhe mbron interesat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në të gjitha proçeset gjyqësore ku MM dhe SHP janë palë;

ii) përgatit kërkesë paditë, kundërpaditë, kallëzimet penale dhe mbrojtjen përkatëse

në proçeset gjyqësore, siguron informacionin dhe provat në përgatitjen e pretendimeve përfundimtare;

iii) përgatit kërkesat ankimore, rekurset administrative dhe gjyqësore,

kundërapelimet/rekurset, ankimet e veçanta, si dhe kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, konform Kodit të Procedurës Civile dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat mbrojnë interesat e MM dhe FA;

iv) ofron konsulencë juridike për drejtoritë e MM, SHPFA dhe komandave, reparteve

autonome, ndërmarrjeve në varësi të MM, për çështje që lidhen me konflikte gjyqësore;

v) përfaqëson në Gjykatën e Lartë:

- të gjitha çështjet që prekin interesat e MM dhe SHPFA; - komandat, repartet autonome dhe ndërmarrjet në varësi të MM, së bashku me

përfaqësuesin e këtyre strukturave që ka ndjekur çështjen objekt shqyrtimi në dy shkallët e para të gjykimit.

vi) ndjek me përparësi detyrimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore të formës së

prerë, në rastet në të cilat MM dhe të gjitha strukturat në varësi të saj mund të jenë debitorë ose kreditorë;

vii) propozon ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore dhe nxjerrjen e akteve të tjera

normative, për probleme që verifikohen gjatë praktikës gjyqësore, që nuk janë të rregulluara mirë nga pikpamja ligjore ose, për të cilat ekziston vakum ligjor.

2/ç) Zyra e Këshilltareve Ligjorë Ushtarakë

.

Zyra e Këshilltarëve Ushtarakë është sektor i specializuar në fushën e këshillimit ligjor ushtarak Ky sektor kryen detyrat e mëposhtme:

i) jep asistencën e nevojshme ligjore në përcaktimin e misionit, të rregullave të angazhimit dhe të gjitha çështjeve ligjore që mund të ngrihen për Forcat e Armatosura në misione si brenda ashtu edhe jashtë vendit;

ii) jep ndihmë juridike dhe bashkëpunon ngushtë më strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturat e FA për mënyrat ligjore të luftimit;

iii) trajnimin e strukturave të Forcave të Armatosura për rregullat ndërkombëtare të

konflikteve të armatosura;

iv) japin mbështetje e tyre në trajnimin mbi ligjin humanitar ndërkombëtar, për studentët ushtarak, stafet e shtabeve, komandantët etj.

v) trajnojnë këshilltarët ligjor ushtarak të atashuar pranë strukturave të Forcave të

Armatosura, si dhe marrin pjesë direkte kur u kërkohet në zgjidhjen e situatave të ndryshme;

vi) në kohë konfliktesh, stërvitjesh, operacionesh etj, nëse u kërkohet duhet të japin

opinionin e tyre për aplikimin e ligjit humanitar ndërkombëtar.

Neni 39

Drejtoria e Auditimit të Brendshëm 1. Misioni i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm është dhënia në mënyrë të pavarur e

një sigurie të arsyeshme për titullarin e institucionit, për të përmirësuar veprimtarinë e subjektit dhe frytshmërinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe të ndihmojë subjektet në mënyrë sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar frytshmërine e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit dhe administrimit.

2. Drejtoria e Auditimit të Brendshëm kryen detyrat e mëposhtme: a) shqyrtimi, vleresimi dhe dhenia e rekomandimeve per sistemet e kontrollit te

brendshem dhe transaksionet lidhur me : i) perdorimin me kursim, dobi dhe frytshmeri te burimeve financiare dhe

njerezore. ii) shkallen ne te cilen rezultatet e programeve te subjektit te audituar takohen

me objektivat e tij. iii) pajtueshmerine e veprimtarise se subjektit te audituar me legjislacionin ne

fuqi. iv) kujdesin per plotesimin e informacionit financiar dhe te drejtimit si dhe

perdorimin e tyre ne procesin e vendimarrjes. v) rreziqet e brendshme ne kuader te kontrollit te drejtimit si dhe perdorimin e

tyre ne procesin e vendimarrjes.

b) përvijimin e kuadrit të auditimit të brendshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, zbatimin e politikave, rregullave, metodologjive, procedurave dhe udhëzimeve;

c) harton dhe i paraqet per miratim Ministrit programin strategjik dhe vjetor te

auditimit ne subjektet e varesise se Ministrise se Mbrojtjes dhe miraton programin e auditimit, i cili permban orientimet kryesore per kryerjen e auditimit sipas objektit;

ç) mbi bazen e problematikes se auditimeve te kryera, i jep rekomandime subjektit te

audituar per ndreqjen e parregullsive te konstatuara dhe permiresimin e sistemeve te kontrollit, miraton materiale pergjithesuese per permiresimin e punes ne drejtim te kontrollit dhe administrimit te vlerave materiale e monetare;

d) bën vleresimin e procedurave te auditimit, rekomandimeve, vleresimet e kryera,

konfirmon raportin e auditivit; dh) përgatit informacionin per Ministrin e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Përgjithshme të

Auditimit në Ministrinë e Financave, për rezultatet e auditimeve te kryera dhe problemet e dala prej tyre;

e) i propozon Ministrit të Mbrojtjes me shkrim dhe ne menyre te arsyetuar, ndalimin e

perkohshem te veprimeve qe bien në kundërshtim me legjislacionin ne fuqi, ose qe cënojne interesat ekonomike te subjektit, deri ne shqyrtimin perfundimtar nga organet perkatese;

ë) merr ne shqyrtim verejtjet qe mund te lindin per mungese saktesie apo objektiviteti

dhe organizon verifikimin e tyre duke bere edhe propozimet perkatese; f) propozon masa me karakter zhdemtimi, administrative dhe disiplinore kur

vertetohen shkelje, parregullsi dhe dëme ekonomike; g) siguron perdorimin me frytshmeri te burimeve te auditimit dhe kualifikimin e tyre; 3. Drejtoria e Auditimit të Brendshëm përbëhet nga dy sektorë:

a) Sektori i Auditimit; b) Sektori i Hartimit të Procedurave.

3/a) Sektori i Auditimit

ka këto detyra:

i) planifikon, organizon, kontrollon dhe koordinon punen audituese, ne perputhje me Programin vjetor te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Programin e Punes te miratuar te miratuar per çdo objekt auditimi;

ii) auditon ne perputhje me kerkesat e standartet e auditimit dhe me pergjegjesite e percaktuara ne ligj, si dhe ndjek hartimin dhe zbatimin e programeve te auditimit sipas subjekteve;

iii) propozon masa me karakter zhdemtimi, administrative dhe disiplinore kur vertetohen shkelje, parregullsi dhe deme ekonomike te rezultuara nga auditimi i subjekteve;

iv) propozon ndalimin e perkohshem te veprimeve qe bien ndesh me legjislacionin ne fuqi ose qe cenojne interesat ekonomike te subjektit, deri ne shqyrtimin perfundimtar nga organet perkatese;

v) kontrollon dhe vlereson programin dhe cilesinë e auditimit, argumentimin e shkeljeve, perdorimin e referencave, mendime per masat e propozuara, vleresimin ne teresi te dosjes se auditimit duke plotesuar fleten e kontrollit;

vi) ndjek kryerjen e misioneve te auditimit ne subjektet dhe perfundimin e tyre brenda afateve dhe sipas kostos se miratuar ne programet e punes;

vii) kontrollon dhe vlereson raportet e auditimit ne perputhje me ligjshmerine, manualin e auditimit dhe zbatimin e standarteve per sigurimin e cilesise sipas detyres se caktuar nga drejtuesi i njesise se auditimit;

viii) propozon rekomandime per subjektin e audituar per ndreqjen e parregullsive te vertetuara, permiresimin e sistemeve te kontrollit te brendshem ne perputhje me objektivat e programet te lidhura me dobine, kursimin dhe frytshmerine;

ix) shqyrton se sa te sakta, reale dhe te besueshme jane te dhenat e paraqitura ne bilancet dhe pasqyrat e tjera financiare te perpunuara e te raportuara nga subjektet e audituara;

x) zbaton standartet e auditimit te brendshem ne realizimin e auditimeve ne kohe, me cilesi dhe duke respektuar koston e miratuar.

xi) pergatit dhe mban te gjitha letrat e punes, ne perputhje me manualin e Auditimit te Brendshem (procesverbale, projektraport, dokumenta plotesuese, deklarata financiare etj);

xii) ruan të dhënat dhe faktet e gjetura gjate kryerjes se auditimeve si dhe te dokumentave per cdo veprimtari auditimi te kryer sipas legjislacionit ne fuqi;

xiii) sistemon dhe perpunon dosjet e auditmeve te kryera ne grupe pune dhe ia dorëzon Sektorit të Hartimit të Procedurave.

3/b) Sektori i Hartimit të Procedurave

ka këto detyra:

i) planifikon, organizon, kontrollon dhe koordinon punen audituese, ne perputhje me Programin vjetor te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Programin e Punes te miratuar te miratuar per cdo objekt auditimi;

ii) pergatit dhe bën raportimin periodik të të dhenave statistikore, raporteve permbledhese 3-mujore dhe vjetore te drejtorise tek titullarit dhe ne Ministrine e Financave (DPA);

iii) krijon bazen e të dhënave per veprimtarine e auditimit te brendshem ne Ministrine e Mbrojtjes;

iv) paraqitja e dosjeve dhe argumentimi i tyre, se bashku me pergjegjesit e grupeve te punes se auditimit, para strukturave te kontrollit dhe vleresimit te punes te KLSH dhe te Drejtorise Pergjithshme te Auditimit te Brendshem;

v) ndjek zbatimin e masave dhe rekomandimeve te dhena subjekteve te audituara sipas afateve ligjore;

vi) rishikon raportet e auditit ne perputhje me ligjshmerine, sigurimin e cilesise se tyre, konform standarteve te miratuara dhe jep mendim drejtuesit te njesise se auditimit, ne perputhje me objektivat e programet, te lidhura me dobine, kursimin dhe frytshmerine e burimeve financiare dhe njerezore.

vii) ben vleresimin e riskut per percaktimin e fushes se auditimit tematikave; viii) verifikon kerkese-ankesat dhe pergatit kthimin e pergjigjes përkatëse;

ix) grumbullon dhe përpunon të dhënat statistikore te dala nga perfundimet e raporteve te auditimit ne subjektet e audituara;

x) mban regjistrin e auditimeve, regjistrin e zbulimeve, si dhe i detajuar sipas llojit te masave administrative, organizative dhe zhdemtimet.

xi) inventarizon dhe arshivon dosjet me dokumentacionin e auditimit. xii) pergatit materiale pergjithesuese dhe statistikore.

xiii) auditon ne perputhje me kerkesat e standartet e auditimit dhe me pergjegjesite e percaktuara ne ligj.

Neni 40

Sektori i Protokollit

1. Sektori i Protokollit është struktura përkatëse nën autoritetin administrativ të Sekretarit të Përgjithshëm të Mnistrisë së Mbrojtjes, që përgjigjet për aktivitetin zyrtar të titullarëve të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm, të jetës së tyre përditshme që lidhet me detyrime zyrtare, përkatësisht të lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë, inaugurime, pritje dhe vizita, takime dhe evenimente të ndryshme publike. 2. Sektori i Protokollit përgjigjet për organizimin dhe realizimin e të gjithë veprimtarive kryesore protokollare zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, brenda dhe jashtë vendit, bashkërendimin e veprimtarive protokollare të Zëvendësministrave, Sekretarit të Përgjithshëm, Zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe komandave të Forcave e të Mbështetjes dhe bashkërendimin e zbatimin e programit të vizitave të delegacioneve të huaja të nivelit të lartë.

i. Sektori i Protokollit kryen detyrat e mëposhtme:

a) zbaton me saktësi radhën e përparësisë së rangjeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në listën protokollare të miratuar nga ana e Ministrit të Mbrojtjes. Kjo listë rifreskohet çdo fillim viti kalendarik, si dhe e përcakton atë në rastet e veçanta të paparashikuara në këtë rregullore. Kriteri themelor i funksionimit të kësaj strukture është respektimi i rangut zyrtar, i cili është i pa trashëgueshëm dhe i patjetërsueshëm;

b) organizon dhe ndjek ceremonitë e pritjes e të përcjelljes së delegacioneve të huaja

të rangut: Ministër Mbrojtje, Shef Shtabi të Përgjithshëm, zv.Ministër Mbrojtje, Sekretar i Përgjithshëm, zv.Shef Shtabi të Përgjithshëm;

c) harton në bashkëpunim me kabinetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm programin e vizitës së tyre dhe përgjigjet për zbatimin e tij;

d) përgatit anën protokollare për vizitat zyrtare jashtë shtetit të Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Zv. Ministër Mbrojtje, Sekretar i Përgjithshëm, zv.Shef Shtabi të Përgjithshëm në bashkëpunim me atashetë ushtarak, përfaqësitë ushtarake dhe me institucionin homolog të shtetit pritës, përpunon programin e vizitës së personaliteteve të mësipërme;

e) përgjigjet për organizimin e ceremonive për festat zyrtare të Forcave të

Armatosura, në rastet kur ato janë jubilare dhe kur për organizimin e të cilave

ngrihet një komision i Ministrisë së Mbrojtjes, ku merr pjesë edhe Protokolli i Ministrisë së Mbrojtjes;

f) disiplinon përdorimin e simboleve kombëtare, flamurit kombëtar, himnit, stemës

së Republikës dhe shenjave të tjera zyrtare;

g) në bashkëpunim me Drejtorinë e Politikës së Mbrojtjes sugjeron nivelin e përfaqësimit e të pjesëmarrjes së personaliteteve të larta shtetërore në veprimtaritë dhe pritjet kombëtare dhe për festate Forcave të Armatosura që organizohen nga përfaqësitë e huaja;

h) në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrdhënieve me Jashtë, ndjek veprimtarinë

protokollare të atasheve ushtarakë, përfaqësuesve ushtarakë të vendit tonë jashtë shtetit dhe atyre të vendeve të huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë, që nga kërkesa e agrementit, paraqitja e letërkredencialeve, fillimi i detyrës së atasheut ushtarak dhe përfaqësuesit ushtarak e deri te përfundimi i saj;

i) koordinon takimet e Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me

Ambasadorët e vëndeve të akredituar në Republikën e Shqipërisë;

j) në bashkëpunim me Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, realizon shkëmbimin e telegrameve e të korrespondencës zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me personalitetet e larta të shteteve të tjera dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare;

k) mobilizon dhe drejton në funksion të aktiviteteve ceremoniale të rëndësishme

zyrtare të kompetencës së tij të gjitha strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura, të cilat lidhen drejtpërdrejt me këto aktivitete;

l) drejtoritë në Ministrinë e Mbrojtjes e në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe komandat

e forcave, të mbështetjes, etj, janë të detyruara t'i ofrojnë Sektorit të Protokollit informacionin e kërkuar kur ai lidhet me nevojat e bashkërendimit të veprimtarisë protokollare;

m) plotëson detyrimet protokollare në kaudër të organizimit dhe ndjekjes së

veprimtarive shumëpalëshe të niveleve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm;

n) është i autorizuar që në respektim të reciprocitetit dhe marrëveshjeve në fuqi të

kërkojë lehtësimin ose përjashtimin nga taksat kufitare të personave apo delegacioneve të huaja zyrtare që vijnë në Shqipëri;

o) organizon ceremonitë respektive ushtarake brenda territorit të këtij institucioni dhe reparteve ushtarake, në përputhje me normat themelore të ceremonialit zyrtar të Republikës, Ceremonialit Ushtarak të FARSH dhe rregulloret ushtarake në fuqi.

KREU VI ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I STRUKTURAVE TË SHTABIT TË

PËRGJITHSHËM TË FA

Neni 41 Struktura e Shtabit të Përgjithshëm të FA

1. Struktura e Shtabit të Përgjithshëm të FA përbëhet nga:

a) Drejtoria e Personelit (J-1); b) Drejtoria e Zbulimit (J-2); c) Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes (J-3/7); ç) Drejtoria e Logjistikës (J-4); d) Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J-5);

dh) Drejtoria e Ndërlidhjes (J-6); e) Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes (J-8); ë) Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (J-9). f) Inspektorati i Shëndetësisë. g) Sektori i Menaxhimit të Informacionit.

2. Shtabi i Përgjithshëm i FA organizohet në dy grupime, nën varësinë e dy Zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm, për të mbuluar, në parim, përkatësisht, planifikimin dhe kryerjen e operacioneve (ku përfshihen J-2, J-3/7, J-5 e J-9) dhe planifikimin dhe sigurimin e mbështetjes (ku përfshihen J-1, J-4, J-6, J-8 dhe Inspektoriati i Shëndetësisë).

Neni 42

Drejtoria e Personelit (J-1) 1. Drejtoria e Personelit është drejtoria e parë e Shtabit të Përgjithshëm të FA. 2. Drejtoria e Personelit Planifikon siguron mbështetjen me personel në funksion të

kryerjes së misioneve, operacioneve, stërvitjeve dhe përballimit të emergjencave që FARSH kryejnë brenda dhe jashtë vendit.

3. Drejtoria e Personelit ka këto detyra:

a) menaxhon personelin e reparteve autonome të SHP të FA, administron dhe

azhornon Tabelat e Organizimit dhe Pajisjeve (TOP) dhe të pajisjeve të strukturave të FA

b) përgatit në përputhje me TOP dhe sipas nevojave të forcave limitet e personelit

ushtarak dhe civil në mënyrë periodike gjatë vitit në mbështetje të limitit buxhetor të miratuar nga Kryeministri.

c) koordinon punën me QPR për administrimin e të dhënave (Data Base) të Menaxhimit të Personelit.

ç) kërkon në mënyre periodike nga Komandat e Forcave dhe njësitë autonome

dërgimin e gjëndjes faktike të kompletimit me personel (oficerë, n/oficerë, ushtarë dhe civilë)

d) propozon ndryshime në aktet ekzistuese ligjore dhe nënligjore në mbështetje të

politikave, strategjive dhe operacioneve të përcaktuara. dh) koordinon punën për mbështetjen me personel të FA me Drejtorinë e

Përgjithshme Burimeve Njerëzore. e) koordinon punën me Komandat kryesore dhe Njësitë dhe repartet autonome të

MM dhe SHP për nevojat, kërkesat, mbështetjen e personelit ushtarak dhe civil në përbërje të këtyre strukturave.

ë) koordinon punën dhe ndjek me përgjegjësi të gjitha procedurat përkatëse të

saktësuara në urdhrat dhe udhëzimet e MM për trupat pjesëmarrëse në operacionet e ruajtjes së paqes përkrah NATO-s me komandat përkatëse që kryejnë nxjerrjen e kontingjenteve.

f) bashkëpunon dhe zbaton me përgjegjësi procedura ligjore për personelin në

misione jashtë vendit me Shërbimin Informativ Ushtarak dhe Policinë Ushtarake për çertifikimin (klerancën) e tyre para nisjes në mision.

g) bashkëpunon me Drejtorinë e J-3/7 në SHP për strukturat, personelin ushtarak,

që caktohet për dërgim me mision jashtë vendit. gj) koordinon punën me J-8 për shpërndarjen e numrit limit në FA dhe me Drejtoritë

e tjera në SHP për probleme të ndryshme që kanë lidhje me procedurat e personelit ushtarak dhe civil në FA.

h) ushtron kontroll në FA (vetëm ose në bashkëpunim me Drejtoritë e SHP) për

problemet e personelit në funksion të plotësimit të kërkesave operacionale në përshtatje me misionin.

i) bën administrimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme të ndodhura gjatë vitit dhe

përgatit informacionet periodike për SHP, MM, Kryeministrin dhe Presidentin e RSH sipas udhëzimit të MM, Nr. 2454, datë 30.12.2004.

Neni 43 Drejtoria e Zbulimit (J-2)

1. Drejtoria e Zbulimit është drejtoria e dytë e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe është

pjesë funksionale e SHIU-t.

2. Drejtoria e Zbulimit është përgjegjëse për mbështetjen me zbulim dhe me masa sigurie të SHSHP të FA; në koordinim me SHIU-n, mbështetet me zbulim, kundërzbulim dhe siguri strukturat e FA, harton kërkesat prioritare, vjetore dhe të veçanta për informacion zbulimi për SHIU-n dhe komandat e forcave, zhvillon doktrinën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë, konceptet, procedurat dhe standardet e zbulimit ushtarak, mbështet me zbulim operacionet ushtarake të forcave tona në kohë paqe, krize dhe lufte.

3. Drejtoria e Zbulimit ka këto detyra:

a) përpilon në bashkëpunim me SHIU, në emër të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, projekt-politikat, konceptet, urdhrat, udhëzimet dhe direktivat për strukturat e zbulimit ushtarak në FA;

b) planifikon veprimtarinë e strukturave dhe përdorimin e mjeteve të zbulimit dhe

sigurisë në FA; c) zhvillon konceptet, doktrinën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë, harton

manuale dhe procedura pune (SOP), në përputhje me doktrinën e NATO-s; ç) merr pjesë në procesin e vendimmarrjes në SHPFA, duke shfrytëzuar burimet

aktuale të zbulimit, në koordinim me SHIU-n dhe strukturat e zbulimit në komandat e forcave;

d) sinkronizon rolin e zbulimit ushtarak me misionin dhe detyrat e FA-së; dh) përgatit kërkesat prioritare për informacion zbulimi për SHIU-n dhe komandat e

forcave, si dhe monitoron situatën koherente në zonat e interesit; e) vlerëson prodhimet e zbulimit të përgatitura nga SHIU dhe komandat e forcave,

nivelin e plotësimit të kërkesat për informacion zbulimi të konsumatorëve dhe përgatit feedback-un e prodhimeve të zbulimit të SHIU-t për MM dhe SHSHPFA;

ë) në bashkëpunim me SHIU-n, parashikon procedura mbrojtëse të kapaciteteve tona

të sigurisë fizike, të personelit, informacionit dhe të operacioneve, nga zbulimi kundërshtar;

f) përgjigjet dhe informon MM dhe SHSHPFA, për sigurinë fizike, të informacionit

dhe personelit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes; g) mbështet MM dhe SHPFA me urdhra, udhëzime, procedura dhe masa planëzuese

për sigurinë e informacionit të klasifikuar, të personelit, fizike, INFOSEC, si dhe të operacioneve ushtarake;

gj) inspekton zbatimin e procedurave të sigurisë në strukturat e Forcave të

Armatosura dhe rekomandon masa për përmirësimin e këtyre procedurave; h) menaxhon përgatitjen e personelit dhe zhvillimin e kapaciteteve të zbulimit

ushtarak, në nivel taktik, në përbërje të strukturave të FA; i) bashkëpunon dhe bashkëvepron me SHIU-n dhe strukturat e tjera të FA-së, në

fushën e zbulimit ushtarak, si dhe paraqet vlerësime dhe informon Shefin e SHPFA për kërcënimet dhe rreziqet ndaj FA dhe interesave të RSH, brenda dhe jashtë vendit.

4. Drejtoria e Zbulimit përbëhet nga katër sektorë :

a) Sektori i Planifikim & Koordinimit; b) Sektori i Sigurisë; c) Sektori i Menaxhimit të Informacionit; ç) Sektori i Doktrinave dhe Procedurave.

4/a) Sektori i Planifikim & Koordinimit

ka këto detyra:

i) përgatit planizimin e veprimtarive kryesore të strukturave të zbulimit në FA; ii) përgatit udhëzime për SHSHP të FA-së për mbështetjen me zbulim të strukturave

të zbulimit në FA; iii) planizon përdorimin e burimeve dhe sistemeve të zbulimit në FA, në

bashkëveprim me SHIU-n dhe komandat e forcave; iv) ndjek dhe kontrollon planizimin, përgatitjen dhe nivelin operacional të strukturave

të zbulimit në FA; v) koordinon veprimtaritë planizuese të strukturave të zbulimit në FA, në përputhje

më prioritetet e zhvillimit e modernizimit të zbulimit; vi) bën vlerësime të programeve dhe projekteve të modernizimit të sistemeve të

zbulimit të FA; vii) mban lidhje të ngushta me drejtoritë në SHPFA dhe siguron përgjigjen në kohë

dhe në mënyrën e duhur të detyrave, në kuadër të SHPFA-së; viii) bën analizën e aktiviteteve të sistemeve të zbulimit dhe vlerëson koston e përafërt

për sistemet e reja; ix) përgatit nevojat dhe bën planifikimin e fondeve financiare për mbështetjen e

strukturave të shërbimit të zbulimit në FA; x) merr pjesë në proçesin e VM në SHP të FA, duke shfrytëzuar vlerësimet dhe

burimet aktuale; xi) bashkëpunon me Drejtorinë e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes, si dhe

drejtorinë e MBM për përcaktimin dhe mbështetjen me resurse të planeve dhe programeve afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë të zhvillimit e modernizimit të shërbimit të zbulimit në FA;

xii) planifikon, koordinon dhe ndjek modernizimin e sistemeve të zbulimit të FA-së, duke synuar përmbushjen e kërkesave të objektivave të forcës;

xiii) kontrollon planet dhe programet e hartuara nga strukturat e zbulimit në FA dhe bashkëpunon me SHIU-n për përmbushjen e kërkesave të objektivave të forcës për zbulim;

xiv) në bashkëpunim me SHIU-n, harton projekt-planin e trajnimit dhe arsimimit për personelin e strukturave të zbulimit në FA;

xv) ndjek shkallën e kualifikimit dhe trajnimit të personelit të strukturave të zbulimit në komandat e forcave;

xvi) ndjek realizimin e aktiviteteve vjetore me NATO-n dhe aktivitetet dypalëshe të Drejtorisë së Zbulimit;

xvii) ndjek proçedurat për pjesëmarrjen në aktivitetet brenda dhe jashtë vendit të personelit të Drejtorisë së Zbulimit.

4/b) Sektori i Sigurisë

ka këto detyra:

i) përgatit urdhra e udhëzime në emër të MM/SHPFA në fushën e sigurisë në FA; ii) ndjek zbatimin e masave të sigurinë në ambientet e MM/SHPFA;

iii) harton planet për sigurinë fizike, të personelit, informacionit dhe operacioneve në MM/SHPFA;

iv) informon në mënyrë të vazhdueshme SHSHP të FA për problemet e sigurisë në FA;

v) në bashkëpunim me SHIU-n, evidenton indikacionet e paralajmërimet që lidhen me rreziqet në fushën e sigurisë fizike, të personelit, informacionit, operacioneve ushtarake në FA;

vi) bashkëvepron me komandat e forcave për çështjet e sigurisë; vii) bashkëpunon me sektorin e doktrinave dhe proçedurave për hartimin e

manualeve, rregulloreve dhe proçedurave për sigurinë në FA; viii) kontrollon zbatimin e rregullave të përcaktuara në fushën e sigurisë fizike,

personelit, informacionit (INFOSEC) dhe operacioneve ushtarake (OPSEC) në FA.

ix) në koordinim me J-6 dhe SHIU-n, harton proçedurat e administrimit të rrjeteve të transmetimit të informacionit në SHP dhe të MM;

x) menaxhon proçesin e çertifikimit të personelit, rrjeteve LAN në MM e SHPFA. xi) ndjek proçesin e çertifikimit të personelit, rrjeteve LAN në FA dhe kompanive

kontraktore me MM/FA. xii) bashkëpunon me SHIU dhe DSIK për çertifikimin e kompanive për pjesëmarrje

në aktivitete ekonomike të klasifikuara me SHP dhe MM; xiii) harton listën e funksioneve të çertifikuara për personelin e MM/SHPFA dhe ndjek

proçedurat për çertifikimin e personelit në bashkëpunim me SHIU-n dhe DSIK; xiv) identifikon dobësitë në sistemet e sigurisë në MM/SHPFA dhe komandat e

forcave dhe propozon mënyrat për përmirësimin e tyre; xv) merr pjesë në proçesin e vendimmarrjes në SHP të FA për sigurinë e forcës;

4/c) Sektori i Menaxhimit të Informacionit

ka këto detyra:

i) organizon dhe koordinon punën për hartimin dhe menaxhimin e kërkesave për informacion zbulimi për SHIU-n dhe komandat e forcave, në interes të mbështetjes me zbulim të strukturave vendimmarrëse të FA dhe operacioneve të FA, brenda dhe jashtë vendit;

ii) harton dhe koordinon kërkesat për zbulim për strukturat e zbulimit, për përcaktimin dhe realizimin e objektivave në kuadër të SHPFA;

iii) koordinon punën me strukturat e zbulimit për ndjekjen e situatës koherente në zonat e interesit dhe rajonet e veprimit të trupave tona jashtë vendit;

iv) koordinon me drejtoritë e tjera të SHSHP (në kuadër të Drejtorisë), për çështje që lidhen me informacionet e zbulimt, në interes të FA;

v) koordinon punën me SHIU-n për paraqitjen në kohë të indikacioneve paralajmëruese për rreziqet dhe kërcënimet emergjente (koherente) ndaj vendit tonë, si dhe ndaj kontingjenteve tona jashtë vendit;

vi) vlerëson nivelin e plotësimit të kërkesave prioritare për zbulim; vii) kryen feedback-un dhe bën kërkesa për plotësim me informacion zbulimi shtesë;

viii) informon çdo muaj dhe në mënyrë periodike autoritetet vendimarrëse ushtarake për nivelin e plotësimit të kërkesave për informacion zbulimi të konsumatorëve;

ix) koordinon punën me SHIU-n për pregatitjen e informacionit përmbledhës të zbulimit, për mbështetjen me zbulim të strukturave vendimmarrëse të FA;

x) rekomandon shpërndarjen e informacionit për konsumatorët e të gjitha niveleve në FA, evidenton nevojat dhe harton kërkesat për informacion plotësues;

xi) merr pjesë në grupe pune për mbështetjen me zbulim të FA; xii) merr pjesë në përgatitjen zbuluese dhe në proçesin e planizimit të Drejtorisë në

kohë paqe, krize e lufte; xiii) koordinon punën dhe ndjek veprimtarinë mes reparteve dhe nënreparteve të

zbulimit në FA dhe Drejtorisë, me qëllim përdorimin e këtyre strukturave, si konsumatorë dhe grumbullues të informacionit, në të njëjtën kohë.

4/ç) Sektori i Doktrinave dhe Procedurave

ka këto detyra:

i) zhvillon konceptin doktrinor të zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjiore dhe Doktrinën e NATO-s;

ii) harton dhe përmirëson manualet dhe rregulloret për zbulimin, kundërzbulimin dhe sigurinë për FA;

iii) harton dhe bën përputhjen (standardizimin) e proçedurave të punës së zbulimit (STANAG) me proçedurat e punës së NATO-s;

iv) zhvillon konceptet e reja në lidhje me operacionet e ardhshme të zbulimit; v) koordinon punën për përmirësimin e vazhdueshëm të konceptit të mbështetjes me

zbulim të FA-së, në përputhje me ndryshimet në mjedisin strategjik të sigurisë; vi) koordinon punën për proçedurat standarde të veprimit në fushën e zbulimit për FA

dhe SHIU-n; vii) drejton dhe inicion proçese të kërkim-zhvillimit të zbulimit ushtarak;

viii) vlerëson nëse doktrina e zbulimit dhe dokumentet bazë nga të cilat udhëhiqet veprimtaria e strukturave të zbulimit, është në nivelin e kërkuar për të mundësuar mbështetjen me zbulim, sipas përgjegjësive të ngarkuara;

ix) përgatit raportet e vlerësimit të STANAG-ve në fushën e zbulimit, kundër bulimit, sigurisë dhe ndjek proçesin e ratifikimit të tyre.

x) rifreskon web site-in e rrjetit të klasifikuar të SHP (pjesën e J-2). xi) përgatit ndryshimet në rregulloren e jetës së brendshme të SHP/MM (pjesën e J-

2). xii) përgatit udhëzime dhe rregullore për funksionimin e sistemit CRONOS (pjesa e

sigurisë).

Neni 44 Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes (J-3/7)

1. Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes është drejtoria e tretë e Shtabit të Përgjithshëm të FA.

2. Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes është përgjegjëse për planifikimin e përgatitjes dhe përdorimit operacional të FA, për kryerjen e detyrave luftarake dhe jo luftarake, përgatitjen e Planit të Përhapjes, si dhe kontrollimin dhe vlerësimin e gjendjes së niveleve të operacionalitetit, gatishmërisë, trajnimit dhe stërvitjes të strukturave të Forcave të Armatosura.

3. Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes ka këto detyra:

a) përgatit direktiva, koncepte, plane, urdhra dhe udhëzime të Shefit të SHPFA në zbatim të planit të përdorimit te FA në fushën e operacionalitetit, gatishmërisë, arsimimit, stërvitjes dhe vlerësimit;

b) përgatit Planin e Përhapjes së FA; c) përgatit udhëzimet kryesore vjetore të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për

gatishmërinë, stërvitjen dhe vleresimin e FA; ç) planifikon, monitoron dhe vlerëson nivelet operacionale të gatishmërisë dhe

stërvitjes të FA, si dhe përgatit raporte periodike për Shefin e SHPFA; d) në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbulimit përgatit plane, urdhra dhe udhëzime të

Shefit të SHPFA, si dhe monitoron masat për ruajtjen e mbrojtjen e forcave dhe infrastrukturës ushtarake;

dh) përgatit plane, urdhra dhe udhëzime të Shefit të SHPFA për ruajtjen e mbrojtjen e forcave dhe infrastrukturës ushtarake;

e) planifikon dhe vlerëson kapacitetet e FA, për pjesëmarrje në operacionet luftarake dhe jo luftarake brenda dhe jashtë vendit;

ë) menaxhon procesin e standardizimit të formave të trajnimit e stërvitjes e të programeve stërvitore, përpunon dhe aplikon mësimet e nxjerra nga kryerja e operacioneve dhe stërvitjeve brenda e jashtë vendit;

f) ndjek dhe kontrollon vlerësimin dhe çertifikimin e trajnimeve dhe stërvitjeve, në funksion të Objektivave të Forcës dhe të mbështetjes së operacioneve;

g) ndjek përgatitjen e personelit e programet stërvitore; gj) koordinon punën me Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes (Qendrën e

Analizave të Mbrojtjes) dhe Komandat e Forcave, njësive e reaparteve për aplikimin e mësimeve të nxjerra në strukturat e FA;

h) planizon, organizon, bashkërendon dhe ndjek stërvitjet e përbashkëta me vendet anëtare ose partnere të NATO-s;

i) ndjek dhe kontrollon vlerësimin dhe çertifikimin e trajnimeve dhe stërvitjeve, në funksion të Objektivave të Forcës dhe të mbështetjes së operacioneve;

j) përgatit projekt-planin e buxhetit për gatishmërine dhe stërvitjen e FA; k) inicion hartimin dhe zhvillimin e dokumenteve kryesore doktrinare që garantojnë

funksionimin e strukturave në FA; l) përcakton prioritetet dhe nevojave për kualifikimin e trajnim të personelit

ushtarak në FA;

4. Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes përbëhet nga dy sektorë:

a) Sektori i Operacioneve dhe Gadishmërisë; b) Sektori i Stërvitjeve.

4/a) Sektori i Operacioneve dhe Gadishmërisë është përgjegjës për menaxhimin e gjëndjes operacionale dhe gatishmërisë luftarake të formacioneve, planizimin e operacioneve të përdorimit të strukturave të Forcave të Armatosura, si dhe hartimin e urdhrave operacionale. Ky sektor ka këto detyra specifike:

i) përgatit plane, urdhëra dhe udhëzime të Shefit të SHPFA, në zbatim të planit të përdorimit te FA, në fushën e operacionalitetit dhe gatishmërisë të FA.

ii) përgatit Planin e Përhapjes së FA; iii) planifikon, monitoron dhe vlerëson nivelet operacionale dhe të gatishmërisë të

FA, si dhe përgatit raporte periodike, për Shefin e SHPFA; iv) përgatit plane, urdhëra dhe udhëzime të Shefit të SHPFA, për ruajtjen e mbrojtjen

e forcave dhe infrastrukturës ushtarake; v) planifikon dhe vlerëson kapacitetet dhe mundësitë e FA, për pjesëmarrje në

operacione luftarake dhe jo luftarake brenda dhe jashtë vendit; vi) përgatit udhëzimet kryesore vjetore të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për

gatishmërinë e FA; vii) planifikon në bashkëpunim me drejtoritë e SHPFA, burimet dhe resurset për

strukturat e FA, në funksion të arritjeve të niveleve operacionalë sipas prioriteteve;

viii) përgatit urdhëra dhe udhëzime të Shefit të SHPFA, për mbrojtjen nga ADM, kundër terrorizmit, mbështetjen xheniere dhe emergjencat civile, si dhe ndjek zbatimin e tyre;

ix) përgatit projekt-planin e buxhetit për gatishmërinë, misionet dhe shtypshkrimet e FA;

x) bashkëpunon me J-5, për përgatitjen e planeve, të transformimit, modernizimit të forcave, strukturës organizative, misioneve dhe hartimin e dokumentave kryesorë të Objektivave të Forcës dhe Planifikimit të Mbrojtjes;

xi) ndjekja zbatimin e detyrave që rrjedhin nga planet dhe urdhërat operacionale; xii) inspekton, kontrollon dhe përgatit informacione për gatishmërinë luftarake të

strukturave të FA; xiii) ndjek zbatueshmërin e urdherave dhe udhëzimeve të Ministrit të Mbrojtjes dhe

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, evidenton problemet dhe propozon zgjidhjet perkatese për zbatimin e tyre;

xiv) ndjek funksionimin e komandim-kontrollit të njesive dhe reparteve të FA; xv) përgatit plane afatshkurtër operacional luftarak të përdorimit të forcave duke u

bazuar në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar dhe Strategjinë Ushtarake; xvi) kryen prova kushtrimi në njesite e repartet e Forcave te Armatosura, të planizuara

nga SHP i FA dhe përgatit përfundimet përkatëse për Shefin e Shtabit të Përgjithshëmtë FA.

4/b) Sektori i Stërvitjeve është përgjegjës për planifikimin, udhëzimin, koordinimin, kontrollin dhe vlerësimin e procesit të stërvitjes, trjnimit dhe zhvillimit të drejtuesit në FA, në interes të realizimit të misionit te tyre. Ky sektor ka këto detyra:

i) përgatit për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura udhëzime

dhe urdhëra vjetore e periodike për stërvitjen në FA, si dhe koordinon punën me komandat e forcave për zbatimin e tyre;

ii) ndjek, kontrollon dhe informon për zbatimin e urdhrave dhe udhëzimeve të SHSHP të FA për stërvitjen;

iii) koordinon punën në bashkëpunim me komandat e forcave për ngritjen e strukturave profesionale të certifikuara në FA, për vlerësimin e stërvitjes së strukturave të ndryshme të FA;

iv) propozon dhe inicion punën në bashkëpunim me komandat dhe drejtoritë në SHP, për hartimin e ndryshimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës ligjore për stërvitjen në FA të RSH;

v) propozon tek SHSHP nevojat dhe mundësitë e FA, për trajnime e kualifikime në instutucionet arsimore;

vi) planifikon dhe mbështet menaxhimin e infrastrukturës dhe stërvitjes të FA të RSH sipas standardeve të NATO-s;

vii) siguron që stërvitja e strukurave të FA-së bëhet në përputhje me urdhërat dhe udhëzimet e SHSHP të FA dhe dokumentave të NATO-s;

viii) koordinon veprimtarinë stërvitore midis komandave të forcave për realizimin e planëzimit;

ix) përgatit projekt planin e buxhetit për stërvitjen e shtabeve në FA; x) organizon dhe ushtron kontroll periodik të veprimtarive stërvitore në FA;

xi) ndjek dhe menaxhon veprimtaritë stërvitore të përbashkëta kombëtare e ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe nën përgjegjësinë e SHP;

xii) planëzon, drejton, kontrollon, vlerëson dhe përmirëson në vjimësi procesin e trajnimit e të stërvitjes në qendrat e trajnimit dhe stërvitore të FA;

xiii) zhvillon dhe integron planet e programet e stërvitjes, duke synuar ndërtimin e një sistemi stërvitor të unifikuar dhe të integruar;

xiv) vlerëson stërvitjen e shtabeve dhe reparteve të Forcave të Armatosura nëpërmjet sistemit CREVAL, MAREVAL dhe TACEVAL;

xv) përpunon kërkesat e ndërveprimit të strukturave dhe të standardizimit të stërvitjes në Forcat e Armatosura;

xvi) merr pjesë në hartimin e procedurave të komandim-kontrollit në të gjitha nivelet, në përputhje me standardet e NATO-s.

Neni 45 Drejtoria e Logjistikës (J-4)

1. Drejtoria e Logjistikës është drejtoria e katërt e Shtabit të Përgjithshëm të FA. 2. Drejtoria e Logjistikës ka për mision planifikimin, zhvillimin dhe monitorimin e

mbështetjes logjistike të FA brenda dhe jashtë vendit, në kohë paqe, krize e lufte. Kjo drejtori zhvillon konceptet logjistike, politikat e menaxhimit logjistikë, standardet operacionale, kodifikimin e informatizimin për funksionet dhe shërbimet logjistike.

3. Drejtoria e Logjistikës ka këto detyra kryesore:

a) zbaton politikat e mbështetjes logjistike sipas përparësive të përcaktuara nga misioni i Forcave të Armatosura.

b) planifikon Mbështetjen Logjistike të FA, sipas fushave përbërëse, në përputhje me resurset, buxhetin, prioritetet dhe Vizionin Strategjik të Zhvillimit të FA dhe koordinon për zbatimin e saj.

c) përpunon parime/koncepte dhe përgatit akte e proçedura për mbështetjen logjistike.

d) planifikon mbështetjen logjistike vjetore, afatmesme dhe afatgjatë të FA, në përputhje me buxhetin dhe prioritetet.

e) harton proçedurat për mbështetjen logjistike sipas fushave dhe ndjek zbatimin e tyre.

f) përcakton e miraton kompetencat dhe nomenklaturën për furnizimin me materiale logjistike sipas strukturave kryesore logjistike.

g) përgatit proçedura, udhëzime e rregulla për trajtimin e pajisjeve dhe materialeve të teperta.

h) përgatit proçedura për administrimin dhe shpërndarjen e ndihmave. i) zhvillon konceptet për informatizimin, standartizimin, kodifikimin e materialeve

dhe pajisjeve logjistike. j) bashkëpunon me J3, J5, për përcaktimin dhe shkallëzimin e rezervave materiale

logjistike dhe miraton rregulla për ruajtjen, administrimin e përdorimin e tyre. k) përpunon parime, koncepte dhe përgatit akte, proçedura dhe normativa për

gatishmërinë e elementëve logjistik në FA. l) monitoron gatishmërinë operacionale të elementëve logjistik e përgatit raporte e

informacione për SHP të FA m) planifikon dhe siguron mbështetjen me transport për lëvizjen e trupave, furnizime,

etj. n) planifikon dhe ndjek zhvillimin e kapaciteteve të strukturave riparuese dhe

mirëmbajtjen e pajisjeve ushtarake sipas niveleve. o) harton procedura dhe planifikon mbështetjen me sherbime të trupës për arritjen e

standarteve në kushtet e jetesës, punës dhe stërvitjes të efektivave. p) ndjek detyrimet logjistike në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak me NATO-n dhe

vendet partnere. q) bashkëpunon me drejtoritë e SHPFA dhe Komandat Kryesore për implementimin

e Objektivave të Forcës në fushën e logjistikës. r) përgatit studime dhe propozime për norma, standarde e kushte teknike, afate

përdorimi e shërbimi dhe instruksione perdorimi dhe manuale për materialet dhe pajisjet logjistike.

s) bashkepunon me J-te në SHP, drejtoritë e MM dhe Komandat Kryesore për hartimin dhe miratimin e kushteve dhe specifikimeve teknike të materialeve që prokurohen në MM.

t) organizon e ndjek zbatimin e ligjëshmërisë në ruajtjen, mirëmbajtjen, administrimin, përdorimin e inventarizimin e infrastrukturës, pajisjeve, armatim-municioneve dhe materialeve logjistike.

u) harton e ndjek procedura dhe bënë propozime për jetegjatesine e pajisjeve logjistike dhe monitoron e zbaton procedurat për nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit dhe trajtimin e mëtejshëm sipas nomenklaturës se miratuar deri ne eliminimin e plote te tyre .

v) bashkëpunon me J-3, J-9 dhe Komandat Kryesore, për zbatimin e detyrimeve të Programit të Mbështetjes të Emergjencave civile.

w) në kuadrin e operacioneve te përbashkëta me NATO-n jashtë vendit, përgatit pjesën e planit operacional te dislokimit dhe mbështetjes së trupave mbi bazën e konceptit të “përgjegjësisë kolektive” dhe ”përgjesisë kombëtare

x) zhvillon parime/koncepte dhe në koordinim me KDS zhvillon doktrinën Logjistike, si dhe përgatit akte e proçedura për mbështetjen logjistike.

4. Drejtoria e Logjistikës, ka në përbërjen e saj 4 sektorë :

a) Sektori i Planifikimit, Kodifikimit dhe Standartizimit; b) Sektori i Furnizimit; c) Sektori i Transportit; ç) Sektori i Mirëmbajtjes; d) Sektori i Armatim Municionit.3

4/a) Sektori i Planifikimit, Kodifikimit, Standartizimit është përgjegjës për planifikimin dhe koordinimin e mbështetjes logjistike, zbatimin e sistemit të menaxhimit të informatizuar logjistik te automatizuar, kodifikimin dhe aplikimin e standarteve logjistike në FA. Ky sektor ka këto detyra:

i) planifikon dhe monitoron kapacitetet operacionale logjistike të formacioneve ushtarake.

ii) planifikon dhe monitoron gatishmërinë operacionale të pajisjeve kryesore të misionit, në përputhje me nivelet e miratuara.

iii) planizon dhe ndjek masat për stërvitjen e trupës logjistike në FA. iv) përgatit planet e mbështetjes logjistike për operacionet aktuale dhe operacionet e

ardhshme të strukturave të FA. v) ndjek në vijimësi zbatimin e detyrave që lidhen përgatitjen e personelit logjistik.

vi) ndjek realizimin e projekteve të bashkëpunimit me vëndet e NATO_s dhe partnere në fushën e logjistikës.

vii) koordinon e bashkëpunon me sektorët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me sigurimin e gatishmërisë të kapaciteteve logjistik në FA.

viii) bashkëpunon me sektorët/koordinatorët dhe J-5, për implementimin e Objektivave të Forcës në fushen e logjistikes.

ix) merr pjesë në përgatitjen e akteve ligjore e n/ligjore që kanë të bëjnë me planifikimin dhe mbështetjen logjistike të FA.

x) koordinon punën me sektorët e drejtorisë për realizimin e mbështetjes logjistike të FA, sipas planeve dhe programeve të miratuara.

xi) harton, programon dhe ndjek të gjitha aktivitetet që zhvillohen në fushën logjistike me Forcat e Armatosura te vendeve të NATO-s e ato partnere.

xii) planizon e ndjek masa për monitorimin e aplikimit të konceptit për sigurimin e mbështetjes së vendit pritës(HNS).

3 Sektori i Armatim Municionit është krijuar me Urdhrin nr. 1375, datë 20.07.2010 të Ministrit të Mbrojtjes “Për funksionimin e Sektorit të Armatim Municionit në Regjimentin e Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në komandim operacional nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA”.

xiii) implementon dhe menaxhon Sistemin e Kodifikimit të NATO-s dhe Sistemin e Informatizimit Logjistik në Forcat e Armatosura/MM.

xiv) planifikon, drejton dhe koordinon punën për implementimin në Forcat e Armatosura dhe MM të Sistemit të Kodifikimit të NATO-s dhe Informatizimit Logjistik.

xv) përfaqëson Byronë e Kodifikimit NATO (NCB 59) brenda vendit dhe në marrëdhëniet me vendet e tjera.

xvi) përgatit procedura, udhëzime, rregulla për përdorimin e administrimin e Sistemit të Kodifikimit dhe Informatizimit Logjistik në përputhje me kërkesat e këtyre sistemeve të NATO-s.

xvii) përgatit procedura, udhëzime, rregulla për përdorimin e administrimin e Sistemit të Kodifikimit dhe Informatizimit Logjistik. Kontrollon zbatimin e këtij sistemi në FA.

xviii) kodifikon artikujt që prodhohen në vend dhe në vendet jo antare të NATO-s për nevojat e FA/MM, në përputhje me proçedurat e unifikuara të NATO-s.

xix) bashkëpunon me porositësin (Item menager) për sigurimin e të dhënave të kodifikimit për artikujt e prokuruara për FA/MM.

xx) cakton e mirëmban në vazhdimësi kodet e NATO-s te enteve prodhuese/tregtare kombëtare NCAGE.

xxi) bashkëpunon dhe shkëmben të dhëna kodifikimi me Byrotë e Kodifikimit (NCB) të shteteve të tjera dhe me NAMSA-n. Komitetin e Kodifikimit të NATO-s (AC/135),

xxii) kryen trajnimin e personelit logjistik në FA për përdorimin e Sistemit të Kodifikimit dhe planifikon kurse per kodifikues të Nivelit fillestar.

xxiii) bashkëpunon në hartimin e kërkesave operacionale të softeve të Informatizimit Logjistik.

4/b) Sektori i Furnizimit përgjigjet për zbatimin e politikave të përcaktuara në fushën e logjistikës duke e menaxhuar dhe vlerësuar atë në kohë paqe, krize dhe lufte, si dhe përpilon, administron dhe evidenton ndryshimet logjistike sipas direktivave të përcaktuara. Ky sektor ka këto detyra:

i) planifikon, koordinon dhe monitoron, furnizimin materialo – teknik të

Mbështetjes Logjistike të FA. ii) harton dhe propozon politika efikase për furnizimin material në përputhje me

Doktrinën Logjistike. iii) planifikon furnizimin material-teknik të strukturave të FA, sipas klasave

përbërëse, në përputhje me resurset, normat, buxhetin, prioriteteve dhe Vizionit Strategjik të FA.

iv) përpunon parime/koncepte dhe përgatit akte e proçedura për mbështetjen me furnizim të FA.

v) planifikon mbështetjen me furnizim për periudha vjetore, afatmesme dhe afatgjatë të FA, në përputhje me normat, buxhetin dhe prioritetet.

vi) harton , përpilon dhe propozon për miratim specifikime teknike për artikujt e klasave të furnizimit që prokurohen të centralizuara në MM ose të decentralizuara në njësi e reparte.

vii) përgatit proçedura, udhëzime e rregulla për trajtimin e pajisjeve dhe materialeve të teperta.

viii) përgatit proçedura për administrimin dhe shpërndarjen e ndihmave sipas projekteve të modernizimit dhe prioriteteve.

ix) përgatit studime dhe propozime për norma, standarde e kushte teknike, afate përdorimi e shërbimi dhe instruksione perdorimi dhe manuale për materialet dhe pajisjet logjistike.

4/c) Sektori i Transportit përgjigjet për mbështetjen me transport të Forcave të Armatosura për kryerjen e misionit dhe detyrave operacionale në kohë paqe dhe krize, brenda dhe jashtë vendit, si dhe përballimin e emergjencave civile, krizave, fatkeqësive të natyrës dhe ndihmave humanitare. Ky sektor ka këto detyra:

i) drejton planëzimin e mbështetjes me transport të FA për realizimin e misionit të tyre, përgatitjen e politikave, akteve nënligjore dhe normative për funksionimin e shërbimit të transportit në FA.

ii) ndjek kompletimin e strukturave të FA me mjete të transportit rrugor. iii) bashkëpunon në përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e modernizimit të

mjeteve te transportit. iv) koordinon punën me sektorët e tjerë të FA për organizimin e studimeve për

përmirësimin e infrastrukturës së transportit sipas standardeve të NATO-s. v) planifikon dhe koordinon mbështetjen me transport për lëvizjen e trupave e

materialeve logjistike, të formacioneve ushtarake të FA në kryerjen e misioneve dhe detyrave operacionale në kohë paqe e krize, lufte brenda dhe jashtë vendit.

vi) planëzon dhe kryen inspektimet dhe kontrollet teknike të Transportit Ushtarak. vii) koordinon në përgatitjen dhe kualifikimin e trupave të transportit ushtarak.

viii) drejton dhe koordinon lëvizjen strategjike të FA. ix) koordinon dhe ndjek shkallën e operacionalitetit të njësive e reparteve të FA në

lidhje me kompletimin, gatishmërinë e mjeteve të transportit. x) plotëson dhe administron dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve të transportit

në FA. xi) evidenton inventarin e mjeteve të transportit dhe pajisjeve të ngarkim-shkarkimit

të FA bazuar në Tabelat Organizimit e Pajisjeve. xii) menaxhon materialet e teperta qe nuk gjejne me perdorim ne FA.

4/ç) Sektori i Mirëmbajtjes përgjigjet për sinkronizimin e operacioneve të mirëmbajtjes në të gjitha nivelet e komandimit, plotësimin e të gjitha kërkesave për mirëmbajtje, përcaktimin e koncepteve bazë të mirëmbajtjes dhe realizimin e synimit që Sistemi i Mirëmbajtjes në FASH të ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme në vendin dhe në kohën e duhur. Ky sektor ka këto detyra:

i) harton parime, rregulla dhe procedura për mirembajtjen e sistemeve e paisjeve te

armatimit, teknikes dhe për atesimin e trupave të mirëmbajtjes. ii) harton, propozon dhe ndjek planet e b/punimit të reparteve, n/reparteve të

mirëmbajtjes, me Qendren e Riparimit te Nivelit te IV-te,(Batalioni i

Mirëmbajtjes), Bazen e Riparimit te Aviacionit , KRAF dhe enteve të tjera riparuese.

iii) planifikon dhe ndjek kryerjen e mirëmbajtjes së Përgjithshme (MP Stacionare/ MP Operacionale) si dhe planifikon mbështetjen me mirëmbajtje të trupave pjesëmarrëse në misione jashtë vendit.

iv) planifikon nevojat për kompletimin e oficinave të mirëmbajtjes të mjeteve dhe paisjeve të njësive e të reparteve me makineri e paisje si dhe ndjek realizimine tyre

v) planifikon modernizimin e kapaciteteve dhe aftësive të mirëmbajtjes. vi) ndjek realizimin e fondeve dhe zgjidhjen e problemeve që dalin në aktivitetin e

perditshem. vii) drejton punën për hartimin e normativave teknike, kushteve teknike, çertifikata te

kryerjes se punimeve, afatet kohore për çdo nivel të mirëmbajtjes, lloj armatimi, teknike e paisje dhe ndjek realizimin e tyre

viii) merr pjesë në ekspertizat dhe kontrollet teknike të mjeteve dhe paisjeve në FA për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre.

ix) organizon punën, kryen vrojtime, percakton koston për mirëmbajtjen e mjeteve e paisjeve te FA, bën propozime për përmirësimin e tyre.

x) merr pjese dhe jep mendime per mundesite e modifikimit te linjave teknologjike egzistuese ne funksion te teknikes dhe pajisjeve ne perdorimte FA.

xi) në bashkëpunim me Dr.M.B.NJ dhe TRADOC, harton politikat për përgatitjen, formimin dhe kualifikimin e personelit oficer, n/oficer dhe trupës së mirëmbajtjes së pajisjeve.

xii) ushtron kontrolle në njësitë e repartet te FA për problemet e mirëmbajtjes se mjeteve dhe paisjeve te FA, si dhe ne drejtim te planifikimit, realizimit, zbatimit te kontratave.

4/d) Sektori i Armatim Municionit realizon planifikimin dhe mbështetjen e FA me armatim, municion dhe materiale të tjera në kohë paqe, krize e lufte. Në komandim operacional nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA (Drejtori i Logjistikës) në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes Nr.1375, datë 20.07.2010, “Për funksionimin e Sektorit të Armatim Municionit në Regjimentin e Mbështetjes të SHP të FA-së, në komandim operacional nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA”. Sektori i Armatim Municionit ka këto detyra:

i) planifikon, koordinon mbështetjen me armatim municion të FA.

ii) përgatit udhëzime dhe harton procedura që lidhen me furnizimin me armatim municion sipas TOP të Komandave të Forcave dhe atyre Mbështetëse.

iii) planifikon mbështetjen për sigurimin e gatishmërisë teknike të armatimit, municionit në përputhje me standardet e miratuara.

iv) planifikon rishpërndarjen e materialeve të armatim municionit dhe pajimeve të tyre në FA.

v) planifikon dhe kryen kontrolle sipas planeve të miratuara nga instancat eprore për gjendjen e kompletimit, shkallëzimit, gjendjes fizike e cilësore si dhe rregullat e magazinimit e mirëmbajtjes së armatim municionit.

vi) jep mendime nëpërmjet Drejtorit të Logjistikës për modernizimin e armatim municionit në TOP-in FA, për përgatitjen e rregulloreve, instruksioneve, udhëzimeve për armatim municionin.

vii) planifikon nevojat financiare në bazë të kërkesave të komandave të forcave dhe atyre mbështetëse për furnizimin, prodhimin, riparimin, harxhimin dhe asgjësimin e armatim municionit.

viii) përcakton sasinë e armatim municioneve tepër në FA në bazë të TOP-it të FA dhe jep mendime për mënyrat e tjetërsimit të mëtejshëm të tyre.

Neni 46 Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes (J-5)

1. Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes është drejtoria e pestë e Shtabit

të Përgjithshëm të FA. 2. Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes përgjigjet për planifikimin,

hartimin, integrimin dhe monitorimin e planeve të zhvillimit dhe të modernizimit të FA në interes të rritjes së kapaciteteve ushtarake për përmbushjen e misionit të FA.

3. Drejtoria e Palnifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes ka këto detyra:

a) analizon dhe vlerëson në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet politiko-ushtarake në vend, rajon e më gjerë dhe në përputhje me to, nxjerr konkluzione e bën propozimet e nevojshme për ndryshimet apo modifikimet që duhen bërë në konceptet drejtuese apo planet e transformimit të FASH.

b) kontribuon në formulimin e ripërpunimin e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë (posaçërisht pjesa e Politikës së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë).

c) në bashkëpunim me një numër organizmash të tjerë ushtarakë të vendit, koordinon punën dhe kontribuon direkt në formulimin apo ripunimin periodik të dokumentit të Strategjisë Ushtarake të FASH.

d) mban peshën kryesore në përpunimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA dhe një numër planesh të tjera që rrjedhin prej tij. Hap pas hapi, sipas etapave në kohë, ndjek realizimin e këtij plani, sugjeron ndryshime e modifikime për t’iu përshtatur situatave konkrete si dhe bën planifikimin e mëpastajmë të transformimit të FASH duke i dhënë këtij procesi karakterin e një cikli në progres të vazhdueshëm.

e) menaxhon procesin e Planifikimit të Mbrojtjes sipas standarteve të NATO-s dhe dokumenteve të saj DPQ, DPR. Ndjek, menaxhon dhe raporton progresin e bërë nga FA per procesin e Planifikimit dhe Objektivave të Forcës.

f) kontribuon në përgatitjen e dokumenteve për njohjen dhe implementimin e objektivave të integrimit plotë në aleancë, nëpërmjet planeve, matricave, udhëzimeve, urdhrave në interes të realizimit të objektivave midis strukturave përgjegjëse, koordinuese, dhe mbështetëse.

g) në bashkëpunim me Drejtorinë e Politikave dhe Marëdhënieve me Jashtë në MM, kontribuon në përpilimin apo ripunimin e Programeve për zhvillimin dhe integrimin e FA.

h) kontribuon në formulimin e Platformës së Bashkëpunimit Ushtarak, duke zhvilluar fushat dhe drejtimet kryesore të këtij bashkëpunimi.

i) jep ekspertizë në formulimin e marrëveshjeve ushtarake që lidhen me vendet e tjera, qofshin ato bilaterale apo multilaterale. Ka rolin e vet në ndjekien e detyrimeve që rrjedhin nga këto marrëveshje.

j) jep sugjerime në formulimin (ripunimin vjetor) të Direktivës së Ministrit të Mbrojtjes.

k) luan rol parësor në formulimin e Udhëzimeve të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Programin e Aktiviteteve të FASH (sipas rastit vjetore apo me kohë shtrirje më të gjatë).

4. Drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes përbëhet nga 3 sektorë :

a) Sektori i Planifikimit të Forcës; b) Sektori i Ndërveprimit dhe Transformimit; c) Sektori i Monitorimit të Force Goals.

4/a) Sektori i Planifikimit të Forcës

përgjigjet për hartimin, integrimin dhe monitorimin e planeve të zhvillimit të FA në interes te zhvillimit te kapaciteteve ushtarake për përmbushjen e misioneve te FA. Ky sektor ka këto detyra:

i) ndjek implementimin e planeve të zhvillimit të FA dhe siguron informacionin e nevojshëm nga strukturat përgjegjëse të FA.

ii) në kuadër të Planifikimit të Forcës, kërkon ekspertizën nga vendet anëtare të NATO-s, për mbështetjen me asistencë teknike për përshtatjen e sistemit të planifikimit kombëtar sipas sistemit të planifikimit të NATO dhe BE.

iii) mbi bazën e analizave të bëra, propozon zhvillimin e koncepteve, doktrinave, manualeve që duhet të përgatiten në në interes të planifikimit dhe përdorimit të forcës.

iv) mban lidhje të drejtpërdrejta me strukturat kryesore planifikuese për dhënien e asistencës dhe orienton procesin e planifikimit.

v) koordinon punën me përfaqësuesit tanë ushtarakë në strukturat e NATO’s, për sigurimin e materialeve të nevojshme për çështje të sistemit të planifikimit të NATO.

vi) jep ekspertizën e nevojshme dhe kontribuon në përgatitjen e planit të përhapjes strategjike të FA.

vii) bashkëpunon me Komandat e FA, Njësitë Kryesore dhe drejtoritë në SHP dhe MM, për përgatitjen e planit të gjenerimit të forcës/rotacionet.

viii) mbështet me informacion strukturat e MM për zhvillimin e planeve strategjikë; ix) zbërthen direktivën e Ministrit të Mbrojtjes për FA; x) përgatit Direktivën e Kom.Përgjithshëm të FA mbi Përdorimin e Forcës sipas

skenarëve të ndryshëm; xi) përgatit për Shefin e SHPFA udhëzimet kryesore vjetore të FA;

xii) përgatit planifikimin, monitorimin dhe analizën e implementimit të Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA;

xiii) përcakton prioritetet e zhvillimit të forcës, si dhe jep rekomandime mbi mbështetjen me buxhet të tyre;

xiv) menaxhon, orienton dhe analizon procesin e rishikimit të Planifikimit të Forcës; xv) ushtron kontrolle dhe merr takime për masat e marra për planifikimin,

implementimin e planeve nga strukturat përgjegjëse.

4/b) Sektori i Ndërveprimit dhe Transformimit

përgjigjet për koordinimin e të gjithë aktorëve dhe strukturave brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e prioriteteve të transformimit të FA në funksion të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve operacionale, brenda vendit, si dhe në ato të udhëhequra nga NATO, EU, UN. Ky sektor ka këto detyra:

i) menaxhon procesin e standardizimit të FA. ii) menaxhon dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ratifikimin e

STANAG-ëve dhe Publikimet e Aleancës (PA) të lidhura me FT/FD/FA. iii) menaxhon Planet e Integrimit me NATO-n. iv) menaxhon informacionin e ardhur nё kuadër të mbledhjeve të komiteteve dhe

grupeve të punës së NATO-s dhe adreson atë sipas detyrimeve përkatëse. v) koordinon në mënyrë periodike me Drejtorinë e Politikave Strategjike të

Mbrojtjes dhe Sigurisë masat për angazhimet në komitetet dhe grupet e punës me NATO-n.

vi) në bashkëpunim me sektorët e tjerë të Drejtorisë planifikon veprimtaritë që lidhen me transformimin e FA.

vii) mbështet në plotësimin e Pyetësorit të Planifikimit të Mbrojtjes (DPCS) me NATO-n.

viii) në bashkëpunim me Komandat kryesore dhe Drejtoritë në SHP, menaxhon produktin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të FA, në kuadër të integrimit të FARSH në NATO-n.

4/c) Sektori i Monitorimit të Force Goals

Ky sektor ka këto detyra:

përgjigjet për planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e përmbushjes së Objektivave të Forcës, duke orientuar zhvillimin e kapaciteteve operacionale, të afta për përmbushjen e detyrimeve në kuadrin e Aleancës.

i) përgjigjet për planifikimin dhe monitorimin e implementimit të OF-ve. Përgatit Planin/Matricën e Planifikimit dhe Implementimit të OF-ve.

ii) përgatit dhe paraqet për miratim planet, urdhrat dhe udhëzimet për implementimin e OF-ve.

iii) jep ekspertizën e nevojshme për planifikimin dhe realizimin e OF-ve. iv) përcakton OF-të prioritare, si dhe jep rekomandime mbi mbështetjen me buxhet të

tyre. v) menaxhon analizën vjetore të progresit në planifikimin dhe implementimin e OF-

ve. vi) koordinon punën me përfaqësuesit tanë ushtarakë në strukturat e NATO-s për

sigurimin e materialeve të nevojshme për implementimin e OF-ve. vii) ndjek implementimin e OF-ve dhe siguron informacionin e nevojshëm për

strukturat përgjegjëse të FA. viii) bashkëpunon me komandat e FA, njësitë kryesore dhe drejtoritë në SHP, gjatë

gjithë procesit të implementimit të OF-ve. ix) në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak, inicion dhe negocion me vendet anëtare të

NATO-s, mbështetjen me asistencë teknike dhe materiale për implementimin e OF-ve, sipas kërkesave të bëra nga strukturat përgjegjëse.

x) koordinon punën dhe jep kontributin në sektorët dhe fushat e Planifikimit të Forcës dhe Ndërveprimit e Transformimit sipas problematikave.

xi) koordinon punën për monitorimin dhe mbikëqyrjen e përmbushjes së synimeve nga strukturat përgjegjëse e koordinuese të OF-ve.

xii) angazhohet në vlerësimin dhe përcaktimin e kostos së OF-ve, së bashku me drejtorët e drejtorive sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.

xiii) në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në SHP, komandat e FA dhe njësitë kryesore, planifikon aktivitetet vjetore në funksion të përmbushjes së OF-ve.

xiv) në bashkëpunim me Sektorin e Ndërveprim-Transformimit, përcakton kërkesat për standardizimin në funksion të implementimit të OF-ve.

xv) ushtron kontrolle për masat e marra për planifikimin, programimin, buxhetimin dhe realizimin e OF-ve.

xvi) mban kontakte të ngushta me koordinatorët dhe pikat e kontaktit të OF-ve. xvii) mbi bazën e propozimeve të bëra, planifikon zhvillimin e koncepteve, doktrinave

dhe manualeve që duhet të përgatiten në KDS apo me grupe pune. xviii) monitoron personelin që merret me planifikimin dhe realizimin e OF-ve.

Neni 47

Drejtoria e Ndërlidhjes (J-6)

1. Drejtoria e Ndërlidhjes është drejtoria e gjashtë e Shtabit të Përgjithshëm të FA. 2. Drejtoria e Ndërlidhjes është përgjegjëse për planizimin, organizimin, zhvillimin dhe

modernizimin e Sistemeve të Ndërlidhjes e të Informacionit (SNI) për mbështetjen e Komandim-Kontrollit (C2) në FA, si dhe sigurimin e ndërveprimit për komunikim me sistemet e NATO-s, BE dhe OKB.

3. Drejtoria e Ndërlidhjes ka këto detyra:

a) programon dhe zhvillon kërkesat për SNI në FA, në bazë të standardeve kombëtare, të ITU-së, të BE-së dhe NATO-s;

b) planifikon ndërtimin dhe shfrytëzimin e sistemeve të ndërlidhjes e informacionit në FA;

c) planizon shfrytëzimin e kapaciteteve të rrjeteve të SNI-së të FA; ç) planizon stërvitjet e trupave të ndërlidhjes brenda dhe jashtë vendit; d) planifikon veprimtaritë për realizimin e detyrimeve për integrimin e SNI-ve të

FA në sistemet dhe rrjetet kryesore të NATO-s; dh) planifikon, zhvillon dhe ndjek implementimin e objektivave të forcës pë SNI; e) koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore publike për

integrimin dhe shfrytëzimin reciprok të kapaciteteve të SNI-ve në interes të FA; ë) planizimin e sigurimit të komunikimit me misionet brenda dhe jashtë vendit; f) planifikimin dhe hartimin e procedurave të funksionimit të SNI në FA; g) planizimin e masave të mbrojtjes së informacionit në SNI; gj) përgatitjen e politikave dhe hartimin e planit të frekuencave në dispozicion të

FA; h) përgatitjen e kërkesave dhe propozimin për fondet financiare në interes të

funksionimit dhe modernizimit të SNI të FA.

4. Drejtoria e Ndërlidhjes përbëhet nga tre sektorë :

a) Sektori i Planifikimit; b) Sektori i Sistemeve të Telekomunikacionit; c) Sektori i Informacionit.

4/a) Sektori i Planifikimit

ka këto detyra kryesore:

i) bën vlerësime afatgjata për ndërlidhjen dhe merr pjesë në përgatitjen e planeve afatgjata dhe programeve kryesore të zhvillimit dhe modernizimit të SNI;

ii) harton udhëzimet dhe procedurat për funksionimin, shfrytëzimin dhe gatishmërimin e sistemeve të Ndërlidhjes dhe informacionit;

iii) orienton dhe ndjek standardizimin dhe ndërveprimin e SNI; iv) propozon akte ligjore, nënligjore dhe aktmarrëveshje për shërbimin e ndërlidhjes; v) harton planin e përgjithshëm të frekuencave dhe bën ndarjen e tyre për llojet e

Forcave sipas regjimeve të gatishmërisë; vi) planizon, koordinon, ndjek stërvitjet e ndërlidhjes në FA dhe stërvitjet e

përbashkëta me NATO-n (në bashkëpunim me sektorët e tjerë dhe J3/7); vii) përcakton nevojat dhe kapacitetet e mundshme të sistemeve të ndërlidhjes dhe

informacionit (SNI) kombëtar, të NATO-s dhe të BE në interes të Forcave të Armatosura (FA);

viii) Organizon dhe koordinon funksionimin e shërbimit me korrier të MM/SHP me NATO-n.

ix) planifikon, harton, zhvillon dhe implementon Objektivat e Forcës në fushën e ndërlidhjes dhe detyrimet që rrjedhin prej tyre;

x) pasqyrimin e kërkesave të ndërlidhjes dhe integrimin e tyre në planet, programet dhe dokumentet kryesore të SHPFA;

xi) orienton shpërndarjen e fondeve financiare sipas përparësisë së zhvillimit dhe modernizimit të FASH;

xii) harton shtojcat dhe anekset për ndërlidhje të planeve operacionale dhe ato të stërvitjeve të ndryshme;

xiii) bashkëpunon dhe ndërvepron për çështjet e ndërlidhjes me vendet anëtare të NATO-s dhe me vendet me të cilat ka marrëveshje dy apo shumëpalëshe.

xiv) ndjek gjendjen dhe ecurinë e personelit për ndërlidhje dhe përcakton nevojat për përgatitjen dhe kualifikimin e tij në të gjithë hallkat.

4/b) Sektori i Sistemeve të Telekomunikacionit

ka këto detyra kryesore:

i) përcakton nevojat për kapacitetet e duhura të sistemeve të transmetimit dhe telekomunikacionit në interes të FA si dhe propozon zgjidhjet perspektive sipas standardeve të NATO-s;

ii) përcakton e kërkesave bazë për zhvillimin e sistemeve të transmetimit e telekomunikacionit dhe përgatit planin e zhvillimit të këtyre sistemeve në FA;

iii) përgatit udhëzime dhe detyra konkrete për shfrytëzimin e kapaciteteve të sistemeve të transmetimit e telekomunikacionit për komandat e Forcave, njësitë dhe repartet autonome;

iv) planizon bashkëveprimin me rrjetet publike dhe private të telekomunikacionit; v) ndjek dhe kontrollon zbatimin e detyrave të vena për sistemet e transmetimit e

telekomunikacionit; vi) ndjek dhe mban nën kontroll limitin e shpenzimeve telefonike në MM, SHPFA,

Komandat e Forcave, Njësi e Reparte; vii) ndjek dhe realizon mbështetjen me mjete komunikimi sipas prioriteteve llojet e

forcave , Njësite dhe Repartet autonome të FA; viii) planizon dhe mbështet me mjete komunikimi misionet dhe veprimtaritë

ndërkombëtare në kuadrin e NATO-s; ix) bën vlerësimin dhe planëzon kapacitetet e sistemeve të transmetimit në rast krize,

emergjence civile dhe situate të veçantë; x) koordinon detyrat për rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve të transmetimit e

telekomunikacionit.

4/ç) Sektori i Informacionit

ka këto detyra kryesore:

i) harton arkitekturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit në FA; ii) harton politikat e administrimit te sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në

FA; iii) planifikon nevojat për zhvillimin e sistemeve te informacionit dhe përgatit planin

e zhvillimit të këtyre sistemeve në FA në përputhje me standardet e NATO-s; iv) përpunon konceptet e infrastrukturës së informatizimit dhe të aplikimeve për

informatizimin e sistemeve dhe mbrojtjen e informacionit; v) harton planin e menaxhimit të konfigurimeve dhe ndryshimeve në sistem;

vi) përgatit procedura, udhëzime dhe detyra konkrete për shfrytëzimin e sistemeve të informacionit;

vii) plotëson dokumentet për mbrojtjen e informacionit dhe çertifikimin e rrjeteve dhe sistemeve;

viii) përgatit pjesën e procedurave për funksionimin e internetit në FA; ix) orienton dhe koordinon përdorimin e integruar të të gjitha llojeve të programeve

kompjuterike që përdoren në FA; x) përcakton nevojat për fondet financiare për zhvillimin e sistemeve të

Informatizimit në FA; xi) ndjek dhe planëzon mbështetjen me mjete kompjuterike sipas prioriteteve në

llojet e forcave, njësitë dhe repartet e FA; xii) planëzon dhe mbështet me mjete kompjuterike misionet dhe veprimtaritë

ndërkombëtare në kuadrin e NATO-s; xiii) bën vlerësimin për rreziqet ndaj rrjeteve kompjuterike dhe planëzon sistemin

rezervë të të dhënave; xiv) orienton dhe kontrollon trajnimin e përdoruesve dhe administratorëve të rrjeteve

kompjuterike; xv) koordinon detyrat për sigurimin e mjedisit të transmetimit në interes të

funksionimit të rrjeteve kompjuterike.

Neni 48 Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes (J-8)

i. Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes është drejtoria e tetë e Shtabit të Përgjithshëm të FA.

ii. Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes është përgjegjëse për përgatitjen e programeve të mbrojtjes, përmirësimin e proceseve që lidhen me përgatitjen, rishikimin dhe zbatimin e programeve të mbrojtjes, përgatitjen e shpenzimeve dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve për arritjen e kapaciteteve operacionale.

iii. Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes ka këto detyra kryesore:

a) përgatitjen e programeve të mbrojtjes; b) konvertimin e planeve afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtëra të zhvillimit të FA

në programe respektive të zhvillimit të mbrojtjes; c) përgatitjen e shpenzimeve të programeve të mbrojtjes për periudha afatgjata; ç) vlerësimin e burimeve të kapaciteteve operacionale të FA dhe efektivitetin e

përdorimit të tyre; d) planifikimin e kapaciteteve operacionale për misionet, operacionet dhe

emergjencat civile për të gjithë zërat e nevojshëm; dh) vlerësimin dhe propozimin e efekteve financiare për misionet, operacionet dhe

emergjencat civile tek Shtabi i Përgjithshëm i FA; e) përgatitjen e urdhrave, udhëzimeve dhe dokumenteve të tjera që lidhen me fushën

e përgjegjësisë që mbulon. 4. Drejtoria e Programimit të Mbrojtjes përbëhet nga 2 sektorë :

a) Sektori i Programimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes; b) Sektori i Planifikimit, Buxhetimit të Operacioneve dhe Emergjencave.

4/a) Sektori i Programimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes,

ka këto detyra kryesore:

i) planifikon dhe koordinon veprimtaritë e strukturave të FA dhe drejtorive të SHP të FA për përgatitjen, vlerësimin dhe rishikimin e programeve të mbrojtjes;

ii) planifikon dhe ndjek zbatimin e veprimtarive për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të FA që përgatit programet e mbrojtjes;

iii) konverton planet afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtëra të zhvillimit të FA në programe respektive të mbrojtjes;

iv) ndjek realizimin e programeve të mbrojtjes, bën vlerësimin dhe rekomandon ndryshimet e nevojshme;

v) përcakton mungesat në burime mbrojtje për strukturat ushtarake dhe ndikimin e tyre mbi kapacitetet operacionale;

vi) rekomandon përdorimin dhe prioritetet e plotësimit me burime mbrojtje të strukturave ushtarake të FA, për zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve operacionale;

vii) informon në mënyrë të vazhdueshme eprorët për problemet që lidhen me zbatimin e programeve të mbrojtjes;

viii) punon për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të programimit dhe përputhjen e tij me proceset përkatëse të NATO-s;

ix) menaxhon softin e programimit të mbrojtjes dhe azhornon vazhdimisht të dhënat e hedhura në të;

x) në bashkëpunim me Sektorin e Planifikimit, Buxhetimit të Operacioneve dhe Emergjencave, përgatit propozimin për shpenzimet e programeve të mbrojtjes për periudha afatgjata;

xi) në bashkëpunim me Sektorin e Planifikimit, Buxhetimit të Operacioneve dhe Emergjencave bën vlerësimin e burimeve të mbrojtjes për arritjen e kapaciteteve operacionale të FA dhe efektivitetin e përdorimit të tyre;

xii) përgatit projekturdhra, projektudhëzime dhe dokumenteve të tjera që lidhen me fushën e përgjegjësisë që mbulon.

4/b) Sektori i Planifikimit, Buxhetimit të Operacioneve dhe Emergjencave

ka këto detyra kryesore:

i) në rastin e planifikimit të një operacioni në bashkëpunim me komandat, bën planifikimin e kapaciteteve operacionale për misionet, operacionet dhe emergjencat për të gjithë zërat e nevojshëm;

ii) shqyrton dhe paraqet efektet financiare të misioneve, operacioneve dhe emergjencave tek Shtabi i Përgjithshëm dhe ndjek procdurat për përfshirjen e tyre në programet buxhetore;

iii) planifikon dhe koordinon veprimtarinë e strukturave të FA dhe drejtorive të SHP të FA për planifikimin, vlerësimin, paraqitjen e kërkesave dhe efekteve financiare për misionet, operacionet dhe emergjencat;

iv) mban evidentim të saktë të shpenzimeve të kërkuara dhe të realizuara për misionet, operacionet dhe emergjencat dhe përgatit informacione periodike për eprorët;

v) përgatit shtojcat dhe anekset e mbështetjes financiare për misionet, operacionet dhe emergjencat civile dhe përgatit raporte periodike për eprorët;

vi) vlerëson pjesën e efekteve financiare të marrëveshjeve për pjesëmarrje në misione, operacione dhe emergjenca dhe propozon ndryshimet e nevojshme;

vii) në bashkëpunim me Sektorin e Programimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes përgatit propozimin për shpenzimet e programeve të mbrojtjes për peridha afatgjata;

viii) në bashkëpunim me Sektorin e Programimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes bën vlerësimin e burimeve të kërkesave operacionale të FA dhe efektivitetin e përdorimit të tyre;

ix) përgatit projekturdhra, projektudhëzime dhe dokumenteve të tjera që lidhen me fushën e përgjegjësisë që mbulon.

Neni 49 Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (J-9)

1. Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak është drejtoria e

nëntë e Shtabit të Përgjithshëm të FA. 2. Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (BCU) është

përgjegjëse për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e FA me autoritetet vendore, subjektet civile, agjensitë dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare, në mbështetje të zbatimit të objektivave të FA dhe të kryerjes së misioneve dhe operacioneve, brenda dhe jashtë vendit.

3. Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak ka këto detyra kryesore:

a) përgatit plane, programe dhe procedura për aktivitete të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarake në nivel strategjik dhe operativ;

b) vlerëson mjedisin civil, informon dhe këshillon autoritetin epror për zhvillimet kryesore që lidhen me kryerjen e misioneve/operacioneve të FA;

c) bashkërendon dhe drejton kërkesat e BCU-s për FA; ç) planizon anekset e BCU, përgatit direktiva, koncepte, urdhra dhe udhëzime të

autoriteteve eprore për fushën e BCU dhe Informimit; d) planëzon, organizon dhe zbaton programin e projekteve të vlerësimit të BCU në

rajonet e njësive dhe reparteve sipas Planit të Përhapjes të FA; dh) përgatit vendosjen e pikave të kontakti dhe zhvillon shkëmbimin e informacionit

me autoritet civile, organizatat qeveritare, organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe bashkërendon në nivel strategjik dhe operativ.

4. Drejtoria e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, përbëhet nga një sektor, Sektori i

Bashkëpunimit, Informimit dhe Koordinimit

, i cili ka këto detyra:

a) organizon koordinimin dhe bashkëpunimin në nivel strategjik dhe operativ në mbështetje të misionit të forcave ushtarake dhe aktorëve civil, përfshirë popullsinë vendase dhe autoritetet lokale, si dhe agjencitë dhe organizatat qeveritare e jo qeveritare, kombëtare e ndërkombëtare;

b) përgatit plane dhe rekomandon platforma dhe procedura për aktivitete të BCU në shkallë strategjike dhe operative në kohë paqe, krize e lufte;

c) përgatit praktikat për koordinimin dhe drejtimin e kërkesave të CIMIC-ut; ç) studion, koncepton dhe këshillon eprorin në kohë paqe, krize e lufte mbi gjendjen

dhe vlerësimin e mjedisit civil (gjendja kulturore, fetare, urbanistika, energjetika, etj);

d) përgatit direktiva, koncepte, urdhra dhe udhëzime të nivelit operativ dhe strategjik për fushën e BCU;

dh) merr pjesë në përgatitjen e anekseve të BCU/Psikologjike për operacionet gjatë operacioneve luftarake si dhe gjatë emergjencave civile në nivel strategjik dhe operativ;

e) organizon punën për vendosjen pikave te kontaktit dhe zhvillon shkëmbimin e informacionit me Autoritet Civile, OQ/OJQ/ON dhe kërkon të anasjelltën prej tyre;

ë) përgatit dhe propozon programin e punës në kohë paqe për njohjen e shkallës së aftësimit dhe përgatitjes së efektivave të BCU në Forcat/Repartet Kryesore;

f) propozon, planëzon, organizon dhe zbaton programin e projekteve të vlerësimit të BCU në rajonet e përhapjes së FA;

g) planëzon dhe propozon buxhetin për modernizimin e pajisjeve në Drejtori dhe rekomandon për Forcat/Repartet Kryesore;

gj) verifikon hartimin e dokumentacionin ligjor të projekteve të BCU sipas kërkesave të formatit të dokumenteve të NATO-s dhe ndjek zbatimin e tyre përfundimtar;

h) propozon dhe zhvillon plane inspektimi, për zbatimin e urdhrave e udhëzimeve të SHSHP ndaj strukturave të BCU në Forcat/Repartet Kryesore;

i) organizon dhe mban në funksionim të pandërprerë sistemin e thithjes së çdo informacioni nga FA, që zgjon interes publik;

j) merr pjesë në planëzimin e aneksit të Informimit për operacionet, dhënies së ndihmës humanitare, gjatë mbështetjes së operacionit luftarak si dhe gjatë emergjencave civile;

k) vëzhgon, monitoron, grumbullon e analizon çdo informacion e opinion të shprehur në organet e medias në lidhje me FA, ndaj çështjeve të sigurisë e të mbrojtjes dhe ndaj zhvillimeve në Forcat e Armatosura;

l) koordinon veprimet midis strukturave përkatëse për mbrojtjen e aktorëve të medias në zonën e konfliktit;

ll) i propozon eprorit aktivizimin e Ekipit te Filmimit të Luftimit në zonat e palejueshme për mediat dhe ato me rrezik të lartë.

Neni 50 Inspektoriati i Shëndetësisë

1. Inspektorati i Shëndetësisë përgjigjet për planifikimin, koordinimin dhe

bashkërendimin e mbështetjes shëndetësore të efektivave të FA-së për kohë paqe dhe mbështetjen e operacioneve luftarake e joluftarake brenda e jashtë vendit.

2. Inspektorati Shëndetësor ka këto detyra:

a) planifikon kapacitetet dhe burimet mjekësore, për mbrojtjen e shëndetit të efektivave të FA;

b) harton udhëzime për implementimin e parimeve dhe politikave shëndetësore në strukturat e FA;

c) monitoron situatën epidemiologjike, gjendjen shëndetësore dhe sëmundshmërinë në efektivat e FA, si dhe standardet e produkteve ushqimore që konsumohen në FA;

ç) inspekton zbatimin e masave parandaluese shëndetësore për ruajtjen e shëndetit të efektivave të FA;

d) përgatit rekomandime për autoritetin epror për masat që duhen marrë nga strukturat e vartësisë për ruajtjen e shëndetit të efektivave të FA;

dh) ndjek zbatimin e protokolleve të bashkëpunimit bilateral në fushën e mjekësisë ushtarake, me vendet partnere të NATO-s;

e) bashkërendon punën me strukturat shëndetësore të sistemit civil për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit ushtarak dhe civil;

ë) zhvillon politika për protokollet e mjekimit për qendrat shëndetësore të FA, në përputhje me protokollet dhe standartet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë;

f) ushtron në përputhje me legjislacionin në fuqi, detyrat dhe kompetencat e Inspektoratit Sanitar Shtetëror, Farmaceutik dhe Veterinar në FA;

g) harton politika për specializimin dhe kualifikimin e personelit të mesëm e të lartë mjekësor të FA;

gj) planifikon dhe propozon në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore në MM personel të kualifikuar mjekësor, për mbështetjen e nevojat e strukturave të FA-së.

2. Inspektoriati i Shëndetësisë, përbëhet nga një sektor, Sektori i Planifikimit dhe

Parandalimit

, i cili ka këto detyra:

a) planifikon dhe siguron mbështjetjen mjekësore të efektivave të FA; b) planifikon nevojat financiare për barna dhe materiale mjekësore, për strukturat e FA; c) organizon dhe kryen studime dhe përgjithësime për prioritetet e zhvillimit dhe të

transformimit të shërbimit shëndetësor në FA; ç) propozon hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore në interes të mbështetjes

shëndetësore të efektivave të FA; d) harton programet e trajnimit dhe edukimit shëndetësor të efektivave dhe personelit

shëndetësor, si dhe inspekton realizimin e tyre; dh) monitoron situatën epidemiologjike, gjendjen shëndetësore e sëmundshmërinë në

efektivat e FA, si dhe gatishmërinë e institucioneve te mjekësisë parandaluese dhe qendrave mjekësore në FA;

e) inspekton zbatimin e masave parandaluese shëndetësore për ruajtjet e shëndetit të efektivave;

ë) kontrollon dhe monitoron zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për ruajtjen, administrimin, qarkullimin dhe dokumentimin e vlerave materiale të shërbimit shëndetësor (barna, materiale mjekimi, pajisje mjekësore) në strukturat e FA;

f) kontrollon dhe monitoron situatën dhe standardet e protokolleve të mjekimit (barnave dhe materialeve të mjekimit) në strukturat e FA;

g) planifikon, organizon dhe monitoron hartimin e manualeve, rregulloreve dhe udhëzimeve për problemet e mbështetjes mjekësore të trupave në stërvitje e misione jashtë vendit;

gj) ndjek zbatimin e programeve të bashkëpunimit bilateral me shërbimet homologe të vendeve të NATO-s dhe ato partnere;

a) asiston dhe merr pjesë në stërvitje të komponentit mjekësor dhe jo mjekësor për sigurimin e mbështetjes mjekësore;

b) monitoron situatën shëndetësore të komunitetit ushtarak, nëpërmjet survejimit, informacionit e indikatorëve shëndetësore, si dhe vlerësimeve të kryera nga komisionet ushtarako-mjekësore në të gjitha nivelet e tij;

c) monitoron gjendjen e barnave dhe materialeve shëndetësore në depot e shëndetësisë së FA, si dhe furnizimin e njësive dhe reparteve te FA nga Brigada Logjistike;

d) inicion dhe ndjek praktikat për trajtim mjekësor brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë“.

Neni 51

Sektori i Menaxhimit të Informacionit Sektori i menaxhimit të informacionit është pjesë përbërese e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, i cili organizon dhe menaxhon punën për administrimin e informacionit që vjen në adresë të Shtabit të Përgjithshem të FA, si dhe të informacionit që përgatitet për në institucionet shtetërore, komandat dhe repartet vartëse. Ky sektor ka këto detyra:

1. organizon punën për dhënien dhe marrjen e informacionit nëpërmjet shërbimit shifrar në institucionet shtetërore, komandat dhe repartet vartëse;

2. punon për përmirësimin e funksionimit të shërbimit shifrar bazuar në përvojën dhe arritjet e deritanishme;

3. synon strukturimin e shërbimit shifrar për një funksionim normal dhe të vazhdueshëm pavarësisht nga kushtet e secret.

4. ruan informacionin në pëpruthje me afatet e ruajtjes së dokumenteve të përcaktuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

5. organizon punën për dorëzimin e informacionit me afat ruajtje të përkohëshme dhe përherëshme në Arkivin Qëndror të Ushtrisë në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore.

6. organizon punën për trajnimin e përsonelit për ruajtjen e informacionit “secret shtetëror” në bashkëpunim me DSIK.

7. menaxhon administrimin e informacinit të prodhuar, të dalë dhe futur në SHP prej institucioneve shtetërore, komandave dhe reparteve vartëse si dhe administrimin e dokumentacionit me afat ruajtje të përkohëshme e dorzimin e atij me afat ruajtje për një kohë të gjatë në Arkivin Qëndror të Ushtrisë.

8. administron korrespodencën shifrare të SHPFA me KFT, FD,FA dhe KDS, si dhe trasmetimin elektronik të informacionit të klasifikuar të kriptuar (shifren elektronike) me Përfaqësinë Ushtarake në Bruksel dhe me komandat e forcave me vendosjen e saj;

9. administron informacionin e pa klasifikuar që prodhohet, del dhe futet në SHPFA për në institutcionet shtetërore, komandat dhe repartet vartëse;

10. realizon organizimin, mirëadministrimin dhe shfrytëzimin e dokumentacionit /informacionit me afat ruajtje të përkohshme në SHPFA;

11. bashkëpunon e bashkëvepron me Arkivin Qendror të Ushtrisë për dorëzimin e dokumentacionit me afat ruajte të përkohëshme dhe të përhershme;

12. planifikon dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimit Shifrar Shtetëror kualifikon personelin e shërbimit shifrar në FA;

14. përgjigjet për funksionimin e shërbimit shifrar në FA; 15. programon dhe kordinon punën me Drejtorinë e Shërbimit Shifrar Shtetëror për

trajnimin e përsonelit shifrar në FA; 16. programon dhe kordinon punën me Arkivin Qëndror të Ushtrisë për dorëzimin e

dokumentave që u ka kaluar afati i ruajtjes në SHP; 17. hap dosjet sipas pasqyrës emёrtuese, objektit, apo afatit kohor të prodhimit të

materialeve, sistemon në mënyre të vazhdueshme dokumentat e klasifikuara që ruhen në SHP;

18. evidenton informacionet e klasifikuara që vijnë nga repartet dhe instuticionet e tjera, si dhe bën verifikimet periodike të tyre;

19. kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë dokumenti; 20. pranon dokumente, evidenton dhe shpërndan korrespodencën për/nga SHPFA; 21. siguron dorëzimin e plotë dhe në kohë të dokumentave tё klasifikuar që

prodhohen apo hyjnë në SHP; 22. bën kontrollin fizik të dokumentave jo më pak se një herë në 6 muaj, tё cilat i

pasqyron me proçes verbal; 23. bën shumëfishimin e materialeve, në përputhje me udhëzimet dhe urdhërat e

dhëna me shkrim;

24. zbaton kёrkesat qё rrjedhin prej akteve ligjore e nёnligjore, për ruajtjen e “sekretit shtetëror”;

25. ndjek arkivimin e dokumentave të klasifikuara; 26. përgjigjet për funksionimin e shërbimit shifrar në FA në mungesë të pёrgjegjesit

të sektorit; 27. bën arkivimin e dokumentacionit tё paklasifikuar që vjen në adresë të SHP, dhe të

informacionit qё përgatitet për në institucionet shtetërore, komandat dhe repartet vartëse, në përputhje me aktet ligjore, nënligjore dhe proçedurat e hartuara për këtë qëllim;

28. merr nё dorezim dokumentat pas kontrollit fizik njё vjeçar dhe kryen arkivimin nё pёrputhje me dosjet sipas pasqyrës emërtuese, objektit, drejtorive apo afatit kohor të prodhimit tё dokumenteve;

29. pёrfundon arkivimin dhe harton listat model-7 tё dokumentave te arkivuara; 30. plotёson me korrektёsi kёrkesat pёr argjёsimin e kopjeve tё dokumenteve gjatё

procesit tё arkivimit; 31. plotëson kërkesat për shfrytëzimin të dokumentave sipas destinacionit nga

drejtoritë në përputhje me udhёzimet dhe urdhërat e dhëna me shkrim; 32. zbaton kёrkesat qё rrjedhin prej akteve ligjore e nёnligjore, për ruajtjen e “sekretit

shtetëror”.

KREU VII AKTET ADMINISTRATIVE, HARTIMI DHE QARKULLIMI I TYRE

Neni 52

Aktet administrative

1. Llojet e akteve administrative në veprimtarinë ekzekutive dhe urdhërdhënëse të Ministrisë së Mbrojtjes apo Shtabit të Përgjithshëm të FA, të cilat përdoren për përmbushjen e funksioneve të tyre janë: a) “Urdhri”, i cili është akt nënligjor i Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHP, që ka

karakter të brendshëm, që vendos rregulla sjelljeje të përgjithshme, ose mund të rregullojë një marrëdhënie konkrete. Urdhri del në bazë dhe për zbatim të ligjit ose vendimit të Këshillit të Ministrave.

b) “Udhëzimi”, i cili është akt nënligjor i Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHP me karakter shpjegues që shtjellon me hollësi të gjitha parashikimet e ligjit ose vendimit të Këshillit të Ministrave.

2. Aktet administrative (urdhrat dhe udhëzimet) mund të jenë akte me karakter normativ ose individual.

a) “Akti administrativ me karakter normativ”, është akti nënligjor i Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHP që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj ose me vendim të Këshillit të Ministrave, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje;

b) “Akti administrativ me karakter individual”, është akti nënligjor i Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHP, që rregullon një marrëdhënie konkrete, ose që u drejtohet një ose disa subjekteve, individualisht të përcaktuara, të së drejtës.

3. Në grupin e akteve administrative futen edhe programet e punës sipas strukturave përkatëse në Ministrinë e Mbrojtjes, programe të bashkëpunimit me vendet e ndryshme dhe çdo dokument tjetër, i cili kërkon angazhim të burimeve njerëzore, financiare. Këto akte miratohen me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHP. Aktet e mësipërme sipas rastit mund të kërkojnë nënshkrimin për çdo fletë.

4. Përveç rasteve kur aktet administrative nxirren si pasojë e një urdhërimi të

parashikuar në Kushtetutë dhe në një ligj konkret, llojet e tjera të akteve administrative mund të iniciohen edhe nga një subjekt tjetër i interesuar drejtpërdrejtë në të, ose me iniciativën e organit kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes apo Shtabin e Përgjithshëm, në varësi të kushteve apo rrethanave politike, ekonomike, sociale që mund të ndikojnë në nxjerrjen e një akti administrativ.

5. Aktet administrative duhet të përmbajnë elementët të domosdoshëm si më poshtë:

a) autoritetin apo organin që e nxjerr aktin; b) bazën ligjore ku mbështetet; b) përmbajtjen (parashtrimin apo shpjegimin e fakteve); c) palët të cilat u drejtohen; d) datën e hyrjes në fuqi;

dh) nënshkrimin e titullarit. 7. Modeli i një urdhri të Ministrit/Shefit të Shtabit të FA, udhëzimi të Ministrit, modeli i

një shkrese, modeli i një memo-je, modeli i një aneksi për qarkullimin administrativ të aktit, modeli i një tabele shoqëruese të urdhrit/udhëzimit të Ministrit/Shefit të SHPFA dhe modeli i një tabele delegimi të detyrave, që trajtohen nga strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes/Shtabit të Përgjithshëm, janë sipas anekseve bashkëlidhur kësaj rregulloreje dhe pjesë përbërëse të saj.

8. Kur në përputhje me këtë rregullore dhe detyrat funksionale të strukturave të

Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA, një praktikë e përgatitur sipas pikës 7 të këtij neni, duhet të kalojë për shqyrtim e miratim edhe në struktura të tjera të institucionit, struktura që përgatit praktikën, duhet të përfshijë në memon shoqëruese edhe këtë strukturë, duke e vendosur sipas rendit hierarkik të saj në strukturën organizative të Ministrisë së Mbrojtjes.

9. Urdhrat dhe udhëzimet e Ministrit/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, në çdo rast

shoqërohen me tabelën shoqëruese, në të cilën shënohen të dhënat e aktit dhe ndryshimet përkatëse.

Neni 53

Hartimi dhe qarkullimi i dokumenteve ose akteve administrative të krijuara në Ministrinë e Mbrojtjes

Dokumentet ose aktet administrative, përpara se të dërgohen për nënshkrim tek autoriteti administrativ nënshkrues duhet të ndjekin këtë procedurë:

1. Strukturat në përbërje të Ministrisë së Mbrojtjes/Shtabit të Përgjithshëm, në bazë të detyrave të përcaktuara në këtë rregullore, në akte të tjera ligjore e nënligjore si dhe detyrave të ngarkuara nga eprorët, propozojnë dokumente/akte administrative, të tilla si: projektligje, projektvendime, projekturdhra, projektudhëzime, apo dokumenta të tjerë, duke e shoqëruar atë me një memo shpjeguese. Në çdo rast, kur praktika shoqërohet me një memo bashkëlidhur, në të cilën duhet të përmblidhen faktet shpjeguese apo sqaruese të dokumentit/aktit administrativ, objekti, qëllimi i aktit, efektet financiare nëse ka, si dhe zgjidhjet konkrete të çëshjtes. Ky propozim pasi hartohet nga sektori apo zyra përkatëse, nënshkruhet nga përgjegjësi i sektorit, drejtori i drejtorisë dhe nga drejtori i përgjithshëm, në rast se ka një të tillë.

2. Drejtorët e drejtorive apo drejtorive të përgjithshme informojnë Zëvendësministrin e Mbrojtjes, sipas fushës së përgjegjësisë që ai mbulon. Informacioni mund të jepet në formë të shkruar apo elektronike.

3. Në çdo rast, dokumentet ose projektaktet administrative, përveç atyre me karakter

individual, i dërgohen për mendim Drejtorisë Juridike, e cila, brenda 3 ditëve pune, shprehet për ligjshmërinë e formës dhe përmbajtjes së tyre dhe sipas rastit bën ndërhyrjet e nevojshme në projektakt duke sugjeruar riformulimet konkrete, kur paraqitet e nevojshme. Përjashtimisht, në rastin e projektakteve ligjore ose nënligjore voluminoze, ky afat është 10 ditë pune.

4. Pas komunikimit në nivel horizontal dhe nënshkrimit nga Drejtori Juridik të akteve me karaker normativ (jo individual), praktika përcillet për firmë tek Sekretari i Përgjithshëm. Për aktet e përgatitura nga drejtoritë e Shtabit të Përgjithshëm, dhe që do të dërgohen tek Ministri i Mbrojtjes, pas komunikimit në nivel horizontal dhe nënshkrimit të aktit nga Drejtori Juridik dhe Sekretari i Përgjithshëm, praktika përcillet për firmë tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

5. Sipas rastit, Shefi i SHP, Sekretari i Përgjithshëm, për strukturat e tyre të varësisë, pas marrjes së praktikës së bashku me mendimin e Drejtorisë Juridike, e përcjellin për nënshkrim tek Ministri ose e kthejnë për ripunim, së bashku me sugjerimet e tyre, brenda 3 ditësh.

6. Pas nënshkrimit ose prononcimit të Ministrit, ose titullarëve të tjerë, akti administrativ u bëhet i ditur të gjithë individëve dhe strukturave, të cilat kanë përgjegjësi për zbatimin e tij. Çdo akt administrativ me karakter normativ, pas nënshkrimit nga titullari, i dërgohet një kopje për dijeni Drejtorit të Kabinetit të Ministrit, Drejtorisë Juridike dhe Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm.

7. Për trajtimin e çështjeve urgjente që autorizohen nga Ministri, materiali hartohet duke ndjekur të njëjtën procedurë të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, duke u bazuar në afate kohore të përcaktuara nga Ministri, brenda të cilave duhet vepruar për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre.

8. Për trajtimin e çështjeve të veçanta që autorizohen nga Ministri, të drejtën për të hartuar projektakte administrative e ka edhe Kabineti i Ministrit apo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Këto projektakte ndjekin rrugën e konsultimit vertikal me drejtoritë e përgjithshme, drejtoritë apo strukturat përkatëse për marrjen e mendimit, në përputhje me misionin apo fushën e tyre të veprimtarisë.

9. Nisma propozuese për dërgimin e projektakteve ligjore e nënligjore për mendim në ministritë e linjës dhe institucionet e interesuara, si dhe për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave, ushtrohet vetëm nga Drejtoria Juridike, e cila është struktura përkatëse për hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore në fushën e mbrojtjes ose në kompetencë të Ministrit të Mbrojtjes.

10. Në çdo dokument, akt administrativ, memo apo shkresë që hartohet nga strukturat e MM/SHP, para dërgimit për firmosje nga titullari, duhet të radhiten në bazë të hierarkisë emrat e personave përgjegjës që kanë bashkëpunuar si dhe nënshkrimet e tyre. Ato vendosen në kopjen e parë, e cila depozitohet me siglën përkatëse në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit.

11. Dokumentat e përpiluar, përveç rasteve kur janë sekret, mund të kalohen dorazi nga njëra drejtori në tjetrën. Çdo drejtori ka kuti postare ku shënohen “dokumente që hyjnë” dhe “dokumente që dalin”.

12. Lejohet dërgimi i dokumenteve me anë të postës elektronike (e-mail) ose me anën e

fakseve, kur ato kanë të bëjnë me dërgim të dhënash të paklasifikuara.

Neni 54

Dokumentet ose aktet administrative që vijnë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe qarkullimi i tyre

1. Dokumentet hyrëse regjistrohen në regjistrin e korrespondencës nga Zyra e

Sekretarisë dhe Arkivit, i cili bën shënimin në to të numrit të protokollit dhe datës së marrjes. Kur në dokumentet hyrëse, Zyra e Sekretarisë dhe Arkivit konstaton mungesa, mbahet procesverbal dhe njoftohet subjekti që e ka dërguar. Zarfet që i adresohen Ministrit të Mbrojtjes me shënimet “Personale” apo një kategori e caktuar dokumentesh të një emërtesë të veçantë i dorëzohen atij të pahapura përkundrejt firmës. Në rast se në to trajtohen probleme të veprimtarisë në Ministri, titullari i kalon në sekretarinë përkatëse, e cila bën evidentimin në regjistrin e korrespondencës.

2. Dokumentet hyrëse, të cilat nuk kanë adresë struktura konkrete të MM apo SHP, pas

regjistrimit i përcillen menjëherë Sekretarit të Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm, sipas përkatësisë, shpërndan brenda 24 orëve postën hyrëse në Ministrinë e Mbrojtjes, duke përcaktuar afatin përkatës, strukturën/at përgjegjëse për trajtimin e praktikës, dhe sipas rastit detyrat konkrete.

3. Pas përfundimit të procedurës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, titullari i

strukturës përgjegjëse shpërndan dokumentet në drejtoritë ose sektorët përkatës, duke respektuar afatin e vendosur nga Sekretari i Përgjithshëm, dhe përcakton personin/at përgjegjës për trajtimin e praktikës, dhe sipas rastit detyra konkrete. Kjo pikë zbatohet edhe për detyrat e ngarkuara nga titullarët në formë verbale. Zyra e Sekretarisë dhe Arkivit ka për detyrë të shpërndajë dhe mbledhë jo më pak se 2 herë në ditë korrespondencën hyrëse në ministri, në drejtoritë përkatëse, të cilat janë ngarkuar për ndjekjen dhe trajtimin e dokumentit.

4. Projektaktet administrative të propozuara nga institucionet e tjera shtetërore, shpërndahen për mendim me shkresë përcjellëse nga struktura përkatëse, në të gjitha strukturat që kanë lidhje me problematikën e tij, si dhe i dërgohen për mendim Shtabit të Përgjithshëm të FA.

5. Brenda afatit të përcaktuar në praktikë, materiali duhet të trajtohet nga personi

përgjegjës dhe të siglohet nga hartuesi, përgjegjësi i sektorit, drejtori i drejtorisë dhe drejtori i përgjithshëm, në rast se ka, dhe më pas dorëzohet në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit, për ta përcjellë për nënshkrim në strukturat e tjera në shkallë hierarkie.

6. Dokumentet e ardhura në adresë të një drejtorie të caktuar të Ministrisë së Mbrojtjes,

në formë elektronike apo shkresore dhe që kërkojnë informacione për çështje të ndryshme, si: raportime mbi çështje të caktuara, të dhëna të ndryshme, ftesa për pjesëmarrje në seminare apo aktivitete të ndryshme, e të tjera të kësaj natyre, duhet të trajtohen dhe t’u kthehet përgjigje, duke marrë paraprakisht miratimin e titullarit të institucionit ose Sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas këta të fundit vihen në dijeni për dokumentin përfundimtar.

7. Në çdo dokument, akt administrativ, memo apo shkresë që vjen në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, para firmosjes nga titullari, duhet të radhiten në bazë të hierarkisë emrat e personave përgjegjës sipas fushave, që kanë bashkëpunuar për dhënien e përgjigjes si dhe nënshkrimet e tyre. Ato vendosen në kopjen e parë me siglën përkatëse, e cila depozitohet në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit, ndërsa kopja tjetër pa sigël i dërgohet institucionit që ka iniciuar praktikën dhe për të cilin kërkon përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

8. Personi/at që kanë përpiluar një dokument, mbajnë përgjegjësi për formën dhe përmbajtjen e tij. Titullari (drejtori, përgjegjësi i sektorit) që e firmos atë, krahas përgjegjësisë për përmbajtjen e dokumentit që miraton apo siglon, mban gjithashtu përgjegjësi edhe për punën e kryer nga vartësit e tij. Përgjegjësia për hartimin e praktikave në çdo rast është në përputhje me detyrat respektive të strukturave që përfshihen në përgatitjen e akteve.

9. Pas nënshkrimit nga Ministri, shënimi evidentohet në praktikë nga sekretarja e

ministrit, e cila në datën e specifikuar në praktikë, ia dorëzon kundrejt firmës Zyrës së Sekretarisë dhe Arkivit.

10. Shkresat që u dërgohen institucioneve të tjera, dhe që nënshkruhen nga Ministri i

Mbrojtjes, duhet të kalojnë nëpërmjet Kabinetit të Ministrit.

Neni 55 Afatet

1. Dokumentet ose aktet administrative qarkullojnë dhe shqyrtohen nga struktura/t

përgjegjëse për trajtimin e praktikës brenda afateve të përcaktuara në delegimin e detyrave. Këto afate janë:

a) normale (brenda 5 ditëve ose sipas afate të tjera të përcaktuara); b) prioritare (brenda 72 orëve ose më shpejt kur përcaktohet ndryshe);

c) urgjente (brenda 24 orëve ose më shpejt kur përcaktohet ndryshe).

2. Në rastet kur praktika nuk është përfunduar brenda afatit të caktuar, strukturat përgjegjëse duhet të informojnë me shkrim autoritetin që ka deleguar detyrën, duke dhënë arsyet e vonesës për trajtimin e praktikës, si dhe duke propozuar një afat tjetër të mundshëm për realizimin e detyrës.

Neni 56

Aktet që kalojnë nëpërmjet Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes 1. Strukturat përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të cilat

përgatisin dokumente me karakter politik, doktrinar dhe politiko-ushtarak, strategji sektoriale, analiza problemore, studime, procedura standarte dhe rregullore apo përmirësime strukturore, i dërgojnë ato tek Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet Kabineti të Ministrit.

2. Nëpërmjet Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, për tek Ministri, kalojnë gjithashtu

edhe çdo dokument i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes, Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm, QKBMB (për çështje të marrëdhënieve me publikun, si dhe imazhin e FARSH apo promovimin e politikave prioritare), Drejtoria Juridike (për çështje që lidhen me marrëdhëniet me Kuvendin, marrëveshjet, kuadrin ligjor).

3. Kabineti i Ministrit pasi i shqyrton materialet, vendos për dërgimin e tyre për

procedura të mëtejshme tek Ministri i Mbrojtjes ose pas këshillimit me Ministrin, kthimin për ripunim të tyre duke dhënë udhëzimet përkatëse.

4. Korrespondenca e Ministrit të Mbrojtjes me institucionet e varësisë së tij të

drejtëpërdrejtë dhe anasjelltas, trajtohet nëpërmjet Kabinetit të Ministrit.

Neni 57

Zëvendësimi në kryerjen e detyrave 1. Në rastet e mungesave, drejtorët e drejtorive në çdo rast autorizojnë me shkrim

personin zëvendësues, i cili kryen detyrat e deleguara në përputhje me parashikimet e nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative.

2. Zëvendësimi në kryerjen e detyrave, në çdo rast, bëhet me shkrim dhe një kopje i

dërgohet për dijeni Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa një kopje depozitohet në sekretarinë respektive të MM apo SHPFA. Sekretaria e MM apo SHPFA një kopje të zëvendësimit ia dërgon për njoftim drejtorisë përkatëse, me qëllim njohjen e punonjësve me zëvendësimin përkatës.

3. Në aktin e zëvendësimit përcaktohen:

a) personi zëvendësues;

b) pozicioni që mban; c) periudha kohore e zëvendësimit; ç) kompetencat e deleguara të të zëvendësuarit.

4. Zëvendësimi në kryerjen e detyrave i kryer në kundërshtim me parashikimet e këtij neni, është i pavlefshëm.

Neni 58 Elementët e dokumenteve

1. Dokumentet në formën e urdhrave, udhëzimeve, programet e punës, raportet,

relacionet, duhet të formulohen me shkrim. Në rastet e veçanta, kur ato jepen me gojë, duhet të evidentohen në një protokoll të veçantë për të marrë trajtën e një akti administrativ.

2. Dokumentet që dalin nga Ministria e Mbrojtjes adresuar institucioneve të tjera apo

atyre të varësisë, duhet të kenë në krye stemën e Republikës së Shqipërisë, poshtë saj shkrimin “Republika e Shqipërisë”, nën këtë të fundit “Ministria e Mbrojtjes” dhe poshtë saj “Ministri”, apo emërtimi i strukturës përkatëse. Po kështu shkresat e përpiluara për korrespondencë të brendshme apo struktura vartëse të MM-së, duhet të kenë stemën e Republikës së Shqipërisë, shkrimin “Republika e Shqipërisë” emërtimin “Ministria e Mbrojtjes” dhe emërtimin e strukturës përkatëse, numrin e protokollit dhe datën, shkurtimin e lëndës, adresën e korrespondentit, formulën “në përgjigje”, ose “në vijim të shkresës” (kur është rasti) tekstin e dokumentit, funksionin, emrin mbiemrin e personit që nënshkruan dokumentin dhe nënshkrimin e tij. Numri i protokollit, data dhe vula vendosen pas firmosjes nga titullari. Ekzemplari i dokumentit që mbahet në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit, siglohet dhe nga përpiluesi, përgjegjësi i sektorit dhe drejtori i drejtorisë/drejtori i përgjithshëm. Në të shënohet edhe sasia e kopjeve të shtypura (printuara).

3. Dokumentet e brendshme kanë të gjithë elementët e dokumenteve që dalin me

përjashtim të adresës së korrespondentit dhe të formulës “në përgjigje” ose “në vijim të shkresës”. Dokumentet e brendshme kur i dërgohen një organi tjetër, shoqërohen me një shkresë përcjellëse. Ato i paraqiten titullarit për firmë ose njohje vetëm pasi janë protokolluar.

4. Të gjitha shkresat që hartohen nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të

Përgjithshëm, duhet të kenë këto parametra: a) Shkrimi Times New Roman, madhësia Font Size 12; b) Hapësirat e shkresës nga të dyja anët e shkresës është 2.5.cm ose 1 inch; c) Koka e shkresës shkruhet me shkronja kapitale dhe bold; ç) Data dhe numri i protokollit, vendosen me një distancë prej dy hapësirash nga

koka e shkresës. Data vendoset në anë të djathtë, ndërsa numri i protokollit në të njëjtin rresht me datën, në anën e majtë

5. Kur shkresa ka të bëjë me një informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”, në faqen e

parë në krye të saj, në anën e djathtë shkruhet: shkalla e sekretit, afati i ruajtjes dhe

numri i kopjeve. Në rreshtin tjetër, në anën e majtë shënohet numri i protokollit, dhe në anën e djathtë, vendndodhja dhe data. Gjithashtu, nëpërmjet opsionit në kompjuter: View: Header and Footer, në krye të çdo faqe (header) përjashtuar faqen e parë, vendoset shënimi “I klasifikuar”, dhe në fund të çdo faqe (footer) shkruhet “I klasifikuar”.

6. Në mungesë të Ministrit të Mbrojtjes, aktet zyrtare firmosen nga personat e autorizuar

me shkrim prej tij. Në këtë rast në aktin zyrtar vihet shënim: “Në mungesë dhe me porosi”. Nuk mund të delegohen kompetencat dhe të firmosen në mungesë të Ministrit të Mbrojtjes, atribute kushtetuese apo ligjore që i njihen vetëm Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 59

Dokumentet administrative që nuk evidentohen dhe nuk dorëzohen në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit

1. Nuk evidentohen dhe nuk dorëzohen në Zyrën e Sekretarisë dhe Arkivit, dokumentet

me karakter të thjeshtë si për lëvizje automjetesh, dokumente masive të llogarisë, magazinës, fatura mandat pagesa, fletë hyrje-dalje, fletë udhëtimesh dhe dokumente të tjera me natyrë të tillë.

2. Këto dokumente ruhen në sektorët përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mbasi humbasin vlerën operative të ruajtjes nxirren për asgjësim sipas rregullave në fuqi nga vetë sektorët.

Neni 60

Përfaqësimi gjyqësor i Ministrisë së Mbrojtjes 1. Përfaqësimi gjyqësor i Ministrisë së Mbrojtjes bëhet nga Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor në Drejtorinë Juridike.

2. Në çështjet gjyqësore, ku palë e paditur është Ministria e Mbrojtjes, përfaqësimi gjyqësor bëhet nga Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor në Drejtorinë Juridike, si dhe një përfaqësues nga struktura përkatëse ku ka lindur konflikti. 3. Autorizimi për përfaqësim gjyqësor lëshohet nga titullari i institucionit ose një person i ngarkuar prej tij. 4. Personi përfaqësues në procesin gjyqësor jep informacion të hollësishëm eprorit të drejtpërdrejtë dhe personit që ka nxjerrë autorizimin përkatës, në lidhje me ecurinë e procesit si dhe mendimin për të ankimuar ose jo vendimin e gjykatës në shkallët e tjera të gjykimit. 5. Përveç informacionit të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni, Sektori i Përfaqësimit Gjyqësor jep informacion të hollësishëm eprorit të drejtpërdrejtë dhe personit që ka nxjerrë autorizimin përkatës, për çdo çështje gjyqësore, për të cilën është dhënë vendim i formës së prerë.

6. Mënyra e përfaqësimit të Ministrisë së Mbrojtjes në proceset gjyqësore, rregullohet me udhëzim të veçantë të Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 61

Traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare

1. Ndjekja e proçedurave, hartimi dhe përgatitja për nënshkrim e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet nga Sektori i Legjislacionit Ndërkombëtar dhe Marrëdhënieve me Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave, në Drejtorinë Juridike. 2. Ndjekja e procedurave lidhur me përkthimin e dokumentacionit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, strukturave vartëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm bëhet nga Sektori i Legjislacionit Ndërkombëtar dhe Marrëdhënieve me Kuvendin dhe Këshillin e Ministrave, në Drejtorinë Juridike. 3. Para lidhjes apo nënshkrimit të traktave apo marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kërkohet mendimi paraprak i Shtabit të Përgjithshëm si dhe drejtorive të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Në varësi të objektit të traktatit apo marrëveshjes ndërkombëtare që negociohet mund të kërkohet mendim edhe në struktura të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Plotëfuqitë për lidhjen e traktave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes lëshohen nga Ministri i Mbrojtjes.

5. Proçedurat për përgatitjen, studimin, nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes përcaktohen me akt të veçantë të Ministrit të Mbrojtjes. 6. Proçedurat për përkthimin e dokumentacionit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes bëhen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 62 Vëzhgimi, ndihma dhe kontrolli

1. Veprimtaria drejtuese në FA është një veprimtari e cila kërkon vëzhgim e vëmendje të vazhdueshme dhe të përditshme. Është përgjegjësi direkte e eprorit të çdo niveli që të mbajë nën vëzhgim veprimtarinë e vartësit të tij në përputhje me detyrat dhe përgjegjesitë që ka në detyrën funksionale. 2. Vëzhgimi është element kontrolli, sigurie dhe besueshmërie. Vëzhgimi është element i rendësishëm inicimi për një ndihmë më të kualifikuar ndaj vartësit. Ai lidh përgjegjshmërinë e vartësit për detyrën me fushat e kompetencave të eprorit. Ai nuk ka lidhje me mungesën e besimit, por me verifikimin e masave të marra për realizimin e detyrave të ngarkuara. 3. Vëzhgimi është pjesë përberëse e procesit të drejtimit me anën e të cilit eprori përcakton shkallën e motivimit të vartësit për detyrën, si dhe kontrollon vetveten për saktësinë e përputhjes së ngarkesës së detyrës me aftesitë e vartësit duke marrë masa përkatëse në çdo kohë për eliminimin e ngecjeve.

4. Ndihma është rezultat i vëzhgimit të bërë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për vazhdimësinë në realizimin e qëllimit të vendosur. Kjo ndihmë është organizative, financiare, materiale e njerëzore, në perputhje me prioritetet dhe rolin e veprimtarisë. 5. Ndihma nuk mund të kërkohet nga vartësi ne procesin e realizimit, por jepet nga eprori kur ai është i bindur për një nevojë të tillë. Angazhimi dhe ndarja e detyrave sipas përgjegjësisë dhe aftësisë, mbështetja ndaj atyre që janë më tepër të ngarkuar është parim themelor i ndihmës ndaj vartësit.

6. Kontrolli është element i rëndësishëm i procesit të drejtimit. Ai shërben si inicues për lindjen e një procesi të ri mbi bazën e treguesve të gjendjes së kontrolluar.

7. Kontrollet planizohen, organizohen e zhvillohen në përputhje me synimet dhe objektivat e vendosur më parë. Konkluzionet e kontrollit shërbejnë si objekt motivues për të gjithë nivelet e drejtimit në FA. 8. Vlerësimi i përgjithshëm i efektivitetit të mënyrës së organizimit dhe të ndërtimit të brendshëm të drejtorive, bëhet një herë në dy vjet, ndërsa në raste të veçanta, kur ka probleme serioze, bëhet më shpejt.

Neni 63

Marrëdhëniet e strukturave me njëra-tjetrën

1. Marrëdhëniet ndërmjet Ministrit, Zëvendësministrit, Kabinetit të Ministrit, Sekretarit të Përgjithshem dhe strukturave të tjera të shërbimit civil të MM, funksionojnë në përputhje me dispozitat ligjore në fushën e shërbimit civil dhe ato të organizimit të Këshillit të Ministrave.

2. Struktura e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Pergjithshëm të FA, përcakton edhe rendin e hierarkise dhe të përgjegjësisë së funksioneve në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. 3. Marrëdheniet mes strukturave paralele apo në nivel horizontal janë marrëdhënie bashkëpunimi. Në këto marrëdhenie spikat në rolin drejtues struktura e cila mbulon fushën përkatëse të drejtimit. Ky bashkëpunim zhvillohet gjithnjë në bazë të programeve vjetore të miratuara të MM e SHP. Drejtoritë e MM dhe SHP janë të detyruara të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për çështje të përbashkëta.

4. Marrëdheniet midis drejtorive dhe të sektoreve ndjekin të njejtin arsyetim duke marrë më parë pëlqimin e titullarit të drejtorive përkatëse.

Neni 64

Shërbimet brenda dhe jashtë vendit 1. Shërbimet brenda dhe jashtë vendit realizohen në bazë të programit të veprimtarive vjetore të MM dhe SHP. 2. Shërbimet jashtë vendit programohen jo vetëm për personelin në MM e SHP, por për të gjithë FA dhe për të gjithë llojet e aktiviteteve. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtjes luan rol kryesor në k ordinimin e veprimtarive në kuadrin e bashkëpunimit me

vendet e huaja për të gjitha strukturat. Në këtë kuadër ajo paraqet pranë Ministrit të Mbrojtjes programin e detajuar së bashku me të gjithë treguesit e tij, si: numrin e personelit, nivelin e delegacionit, qëllimin e vizitës (aktivitetit), kohën dhe koston financiare. Ky program i shpërndahet çdo strukture, e cila përgjigjet vetë për të gjitha problemet që trajtohen në program. 3. Për aktivitetet e ndryshme që zhvillohen jashtë programit të veprimtarive në kuadrin e marrëdhënieve bilaterale gusht të çdo viti. Pas miratimit të buxhetit për mbrojtjen nga Parlamenti, dhe detajimit të tij, të riprogramojnë veprimtaritë në përputhje me mundesitë e krijuara brenda muajt janar të çdo viti. Mbi këtë bazë, ripërcaktohet programi për vitin në vazhdim duke e paraqitur atë për miratim tek Ministri i Mbrojtjes/Shefi i SHP. Pas kësaj procedure bëjnë rikonfirmimin për pjesëmarrjen në aktivitetet që kanë mundësi mbështetje financiare. Për aktivitetet vjetore të paplanifikuara, duhet marrë paraprakisht miratimi i aktivitetit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, për sa i përket efekteve financiare dhe i Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për aktivitetin në tërësi dhe përbërjen e ekipit apo delegacionit. 4. Propozimi për miratimin e aktiviteteve të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, dërgohet për miratim tek Ministri i Mbrojtjes, nëpërmjet Kabinetit të Ministrit. Për pjesmarrjet në aktivitete gjatë vitit, në nivel drejtorësh e lart, propozimi për miratimin e aktiviteteve dërgohet nëpërmjet Kabinetit të Ministrit, me qëllim për bërë një vlerësim paraprak programor dhe politik të tyre, në përputhje me platformën e marrëdhenieve të bashkëpunimit me jashtë apo prioritevete të tjera. 5. Kur aktivitetet janë të paprogramuara, duhet të merret miratimi paraprak i Minisitrit të Mbrojtjes/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, për zhvillimin e tyre. 6. Të gjitha strukturat përkatëse pas përfundimit të shërbimit, brenda apo jashtë vendit, duhet të dërgojnë informacionin përkatës sipas përkatësisë së problemit për të cilin duhet të informojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes për shërbimet jashtë shtetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm për shërbimet brenda vendit, brenda një periudhe prej 5 ditësh. Për aktivitetet në nivel drejtorësh e lartë, një kopje e informacionit për aktivitetin dërgohet në Kabinetin e Ministrit, për të vlerësuar nëse në vijim do të merren angazhime të metejshme për Ministrinë e Mbrojtjes, apo Shtabin e Përgjithshëm. 7. Shërbimet brenda dhe jashtë shtetit duhet të realizohen konform rregullave të komunikimit me palen ku do te realizohet sherbimi. Per kete arsye eshte e nevojshme qe te njoftohet pala pritese me pare, per kohen, linjen, mjetin e sasine e personave ne udhetim. Nje udhetim sherbimi nuk mund te behet pa u dhene me pare pelqimi per zhvillimin e tij. 8. Personeli i shërbimit merr paradhënie para fillimit të udhëtimit. 9. Objekti i shërbimit i bëhet i njohur eprorit përkatës i cili mund të japë udhëzime shtesë.

10. Per të gjitha shërbimet që kryhen me grup personash, kur në përberje të tyre ka persona të së njëjtës përgjegjësi, prioritet për kryesim ka grada, ne rastet kur grada eshte e njete, prioritet ka vjetersia ne grade dhe fusha e pergjegjesise se objektit te sherbimit.

11. Ne qoftese nje udhetim sherbimi, per arsye te argumentuara, nuk kryhet ose shtyhet per nje periudhe te mevonshme, nevojitet miratimi me shkrim i atij qe e ka autorizuar kete udhetim sherbimi. 12. Në qoftëse gjatë një udhëtimi shërbimi bëhet e domosdoshme zgjatja e periudhës se shërbimit, duhet të merret pëlqimi i atij që e ka autorizuar atë, por gjithmonë para përfundimit të kohës së planizuar të tij. 13. Udhëtimet e shërbimit brenda vendit kryhen me mjetet e transportit të MM. 14. Llogaritja e kostove të udhëtimet duhet të bëhet direkt pas përfundimit të udhëtimit. 15. Shpenzime të veçanta (si: telefona shërbimi, përdorimi i taksisë, etj) duhet të jenë të dokumentuara dhe të argumentuara. 16. Për pagesa shërbimi që bëhen me karta krediti për përcaktimin e kostove të udhëtimit duhet ruajtur kopjet e pagesës me anë të kartes se kreditit për përcaktimin e kursit të shkëmbimit të parave. 17. Në qoftë se në udhëtimet jashtë shtetit shpenzimet përfshijnë edhe shpenzime për fjetje, për llogaritjen e kostos duhet paraqitur edhe llogaria e hotelit për të gjithë kohën e udhëtimit e shërbimit. 18. Mbas përfundimit të sherbimit përgatitet dokumentacioni i nevojshëm dhe argumentimi i shpenzimeve të kryera me dokumentat vërtetues të kryerjes së ketyre shpenzimeve. 19. Stafi personal, për funksionet e larta të drejtimit, mund të shoqërojë drejtuesin, vetëm atëherë kur kjo gjë nuk mund të mbulohet nga vendi pritës. 20. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtes është përgjegjëse për përpilimin e të gjithë dokumentacionit përkatës dhe komunikimin me përfaqësitë diplomatike për personelin e caktuar me shërbim jashtë vendit. 21. Përveç parashikimeve të pikës 6 të këtij neni, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe strukturave të vartësisë që kanë marrë pjesë në një aktivitet, nga i cili kanë marrë përsipër angazhime të karakterit politik, duhet të informojnë me shkresë zyrtare Drejtorin e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, brenda 7 ditëve nga përfundimi i aktivitetit.

Neni 65 Vizitat dhe delegacionet e huaja

1. Ftesat zyrtare për vizitat e delegacioneve apo përfaqësive të huaja në vendin tonë, administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtes, e cila bën shpërndarjen e tyre sipas adresimit. Për ftesat të cilat mund të vijnë në adresa të tjera, njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtes. Sipas rastit, kur ftesa është e programuar, ndiqen procedurat që pasqyrohen në këtë rregullore dhe udhëzimet shtesë.

2. Njoftimet zyrtare për pranimin e ftesave i drejtohen Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të SHP ose sipas rastit, drejtuesve të tjerë të lartë të MM. Përgatitjet dhe realizimi i vizitave zyrtare të delegacioneve të huaja në MM përcaktohen nga lloji dhe rëndësia e vizitës. Vizitat ndahen në: a) vizita zyrtare; b) vizita jozyrtare; c) vizita informative; d) vizita pune. 3. Vizitat zyrtare të personave të veçantë, të niveleve të larta të vendeve të huaja, kryhen pas dërgimit ose marrjes së një ftese zyrtare. Ftesat duhet të miratohen nga Ministri i Mbrojtjes përpara se ato të dërgohen. Ftesa normalisht i adresohet personave me pozicion përafërsisht ekuivalent me atë që e dërgon ftesën. Ftesat zyrtare bëhen për çeshtje pune e shoqërohen me nje program pune të miratuar nga Ministri i Mbrojtjes. 4. Vizitat jo zyrtare, janë vizitat e një personi të nivelit të lartë, për të cilin nuk ka ftesë zyrtare nga MM, por bëhen me kërkesën e palës tjetër. Këto vizita kryhen zakonisht për arsye kortezie, respekti e urimesh. Nderimet protokollore në këtë rast janë në një masë më të vogël se vizitat zyrtare. 5. Vizita informative, si konferenca, workshope, seminare, simpoziume, kurse trainimi të shkurtra etj, janë vizitat e personave të veçantë ose të një grupi personash që ftohen nga MM, Shtabi i Përgjithshëm, Komandat e Forcave Tokësore, Detare, Ajrore, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Brigada Logjistike, Brigada e Mbështetjes Rajonale, SHIU dhe institucione të tjera ushtarake. Në këto vizita vizitorëve u jepet një pasqyrim i veprimtarisë që do të kryhet në institucionin që ato do të vizitojnë. 6. Vizitat e punës, bëhen për diskutime sipas axhendës përkatëse ose për arritjen e një marrëveshjeje me palën tjetër. 7. Persona ose grupe personash që në kuadrin e vizitave të pasqyruara me lart, kërkojnë të vizitojnë MM, ose FA, priten, akomodohen e shoqërohen nga personeli i Drejtorisë se Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes. Kjo drejtori ka përgjegjësinë e zbatimit të masave të përcaktuara për vizitat e mësipërme. a. Vizitat Zyrtare a.1 MM fton delegacione të vëndeve të huaja për vizita zyrtare. Ftesa zyrtare kanë të drejtë, sipas rastit dhe përkatësisë, të dërgojnë autotitetet e larta të MM. a.2 Sipas planit vjetor të bashkëpunimit, kanë të drejtë të dërgojnë ftesa edhe Komandantët e Forcave Tokësore, Ajrore, Detare, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Brigadës Logjistike, Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe SHIU. Programet për ftesat zyrtare kërkojnë një përgatitje të kujdesshme. Propozimet e tyre për vizitat rutinë për vitin pasardhës paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes në muajin tetor të vitit në vazhdim. a.3. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtes ben planin vjetor te vizitave dhe ia paraqet ate per miratim Ministrit te Mbrojtjes. a.4. Në rastet kur ndryshojnë pozicionet e personelit të planifikuar më parë, apo në raste të tjera, duhet që të bëhet përsëri kërkesa për rinovimin e lejimin e ftesës. a.5. Në rastet kur, për interesa të rëndesishme pune, del e nevojshme të bëhet një ftesë tjetër që nuk është planifikuar në planin afatgjatë, atëherë duhet të çohet ftesa për vizitë zyrtare shtese jo më vonë se 2 muaj para vizitës që parashikohet. Një proçedurë e tillë ndiqet edhe në rastet kur një nga personat që ka të drejtë të bëjë ftesa zyrtare, ndodhet për vizitë në një vend të huaj dhe në kontaktet me homologun e vet bie dakort për vazhdimin e dialogut në vendin tonë. a.6. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Mbrojtes përgatit një draft-program paraprak për ekipet e delegacioneve të huaja dhe ia dergon palës së ftuar për vizitë. Nëse pala e huaj bie dakord me draft-programin, atëherë përgatitet programi përfundimtar. a.7. Përgjegjësia për përgatitjen e programit i takon strukturës që ka bërë ftesën në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes.

a.8. Shpenzimet e udhëtimit, të fjetjes e akomodimit, sipas rastit parashikohen në programin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, si dhe në aktet e tjera ligjore. a.9. Pala jonë duhet të jetë në të njëjtin nivel përfaqësimi me delegacionin e ftuar. b. Vizitat jo-zyrtare. b.1 Vizitat jo-zyrtare, administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme të Politikave të Mbrojtjes e cila së bashku me strukturën qe ka bërë ftesën marrin masat e nevojshme organizative dhe protokollare për realizimin e vizitës. c. Vizitat informative dhe vizitat e punës. c.1 Vizitat informative dhe vizitat e punës kanë karakterin organizativ të një vizite zyrtare duke ndryshuar vetëm objekti dhe si të tilla kërkojnë trajtimin si një vizitë zyrtare.

Neni 66

Dosja e personelit 1. Dosja e personelit të MM dhe SHP është individuale dhe përmban të dhëna të karakterit teknik, profesional, masat disiplinore, të dhënat për vlerësimin periodik të rezultateve individuale në punë. Ministria e Mbrojtjes, me propozim të strukturës përkatëse që mbulon fushën e burimeve njerëzore dhe me miratimin e Departamentit të

Administratës Publike, mund t’i shtojë dosjes së personelit elemente që mund të shihen të arsyeshme për specifikat e kësaj Ministrie. 2. Dosja e personelit civil dhe ushtarak të MM dhe SHP administrohet përkatësisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore në MM dhe nga Drejtoria e Personelit J-1 në SHP, në përputhje me parashikimet e Vendimit nr.355, datë 7.7.2000 të Këshillit të Ministrave “Për organizimin e dosjes së regjistrit të personelit”, dhe Urdhrit nr. 359, datë 27.05.2004 të Ministrit të Mbrojtjes “Për miratimin e rregullores “Administrimi i dosjes së ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 3. Të gjitha procedurat për përzgjedhjen, emërimin, karrierën apo plotësimin e dokumentacionit të personelit (kualifikime, gradime, etj) në MM dhe SHP për personelin civil dhe ushtarakët në Forcat e Armatosura, ndiqen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria e Personelit J-1. Sekretari i Përgjithshëm ndjek dhe mbikqyr të gjitha çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore të institucionit. 4. I gjithë personeli në MM duhet të ketë të skeduar të dhënat bazë të tij sipas kërkesave të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore. 5. Dosja e personeli pasurohet çdo vit me të dhëna të reja siç mund të jetë vlerësimi vjetor, kualifikime e dëshmi të ndryshme, të cilat pasurojnë dosjen dhe skedarin e personelit. 6.Skeda me të dhenat bazë të personelit duhet të futet në programin e informatizmit të personelit. Skeda është tregues kryesor për përzgjedhjen dhe karrierën e personelit ushtarak e civil në FA. 7. Me dosjen e personelit civil kanë të drejtë të njihen:

a) eprori i drejtpërdrejtë; b) nëpunësit e zyrës së personel–organizimit, që përgjigjen për mbajtjen dhe

sistemimin e dosjeve; c) nëpunësit të cilit i përket kjo dosje; ç) Komisioni i Shërbimit Civil; d) Departamenti i Administratës Publike; dh) Sekretari i Përgjithshëm; e) titullari i institucionit.

8. Me dosjen e personelit ushtarak kanë të drejtë të njihen:

a) Ministri, Zv. Ministri dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm; b) drejtorët e drejtorive, titullarët e njësisë për personelin vartës, specialistët e

personelit si dhe personave jashtë strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes të shoqëruar me autorizimin përkatës të firmosur nga drejtori i Drejtorisë së Personelit të SHP;

c) çdo ushtarak të cilit i përket kjo dosje.

9. Çdo material përpara se të vendoset në dosjen personale të ushtarakut, kontrollohet dhe nënshkruhet nga titullari i njësisë. Ushtarakët kanë të drejtë të shohin dosjen e tyre, apo t’u jepet kopje e dokumentave që gjenden në të, me përjashtim të rasteve kur informacioni klasifikohet sekret, për të cilat personi kërkues duhet të jetë i çertifikuar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. 10. Ushtarakët mund të autorizojnë me shkrim një person tjetër për të parë apo për të marrë kopje dokumentash nga dosja e tyre personale. Ky person i autorizuar do të ketë të drejtë të veprojë me dosjen në këtë mënyrë, me përjashtim të rasteve kur informacioni klasifikohet sekret.

KREU VIII

RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT DHE TË BASHKËRENDIMIT

Neni 67 Direktiva e Ministrit dhe programi i veprimtarive kryesore te FA

1. Programi i Këshillit të Ministrave dhe direktiva e Ministrit të Mbrojtjes. a. Programi i Këshillit të Ministrave, është baza kryesore për veprimtarinë drejtuese në FA.

b. Ministri i Mbrojtjes në përputhje me dokumentet kryesorë për mbrojtjen, si dhe programin e Këshillit të Ministrave, zbaton programin politik për të gjitha çështjet kryesore që lidhen me zhvillimin, modernizimin e reformimin e FA, duke përcaktuar politikat përkatëse për fushat kryesore të veprimtarisë, në bazë të të cilave realizohet udhëheqja politike në FA. c. Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet direktivës së tij vjetore përcakton synimet kryesore që duhet të realizohen në veprimtarinë drejtuese të FA, duke marrë në konsideratë zhvillimet perspektive të FA dhe të shoqerisë.

2. Direktiva e Ministrit dhe programi i veprimtarive kryesore të FA-së. a. Direktiva e Ministrit të Mbrojtjes, Strategjia Kombëtare Ushtarake, programet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit e modernizimit të FA, janë bazë për hartimin e programit të veprimtarive kryesore të FA. Ky program hartohet nga Shtabi i Pergjithshëm dhe firmoset nga Shefi i SHP. b. Programi i veprimtarive kryesore të FA detajon synimet përkatëse të Direktivës së MM, të cilat shërbejnë si treguesit cilësorë, me anën e të cilëve përcaktohen objektiva e detyra konkrete për çdo strukturë. c. Në programin e veprimtarive kryesore të FA, pasqyrohen treguesit më kryesorë sipas fushave, të cilët përbëjnë në vetvete misionin e çdo strukture, në përputhje me buxhetin përkatës të parashikuar për mbështetje.

ç. Përmbajtja e programit i përgjigjet:

i) gjendjes aktuale, burimeve njerëzore, burimeve materiale e financiare, infrastrukturës, shkallës dhe nivelit të përgatitjes, eksperiencës;

ii) nivelit të parashikuar sipas synimeve, në varësi të burimeve njerëzore, mbështetjes financiare, infrastrukturës së përmirësuar;

iii) hapësirës për detyra në vijimësi në kuadrin e programeve afatgjate të zhvillimit të

FA e të shoqerisë në tërësi. d. Programi i veprimtarive kryesore në FA duhet të shoqërohet me koston financiare mbështetëse, mundësisht duke përcaktuar edhe numrin e llogarisë përkatëse për çdo tregues.

Neni 68 Programi i veprimtarive kryesore, programi i punës i drejtorive dhe komandave

1. Programi i veprimtarive kryesore të FA është baza orientuese për të gjithë programet e punës së drejtorive në MM, SHP dhe të komandave respektive. 2. Programi i punës për të gjithë strukturat e FA, në të gjitha nivelet e drejtimit, ndjek të njëjtën linjë përgjegjshmërie për strukturat e varësisë.

3. Programi i punës i drejtorive dhe i komandave shoqërohet me zbërthime më të detajuara të synimeve për strukturat e varësisë përkatëse duke ruajtur edhe anën formale zbërthyese në formë sa me të kuptueshme.

4. Drejtoritë dhe komandat, në përputhje me programin e veprimtarive kryesore të FA, bashkërendojnë veprimet e marrin masa organizative e planizuese, për të gjithë ata tregues, përgjegjësia e realizimit e të cilit kërkon angazhimi të përbashkët.

Neni 69 Komunikimi me funksionet e larta të drejtimit

1. Komunikimi me funksionet e larta të drejtimit, është normë pune e administratës shtetërore e cila ndjek procedura administrativisht të përcaktuara. Lehtësimi i këtyre funksioneve nga problemet e rutinës së përditshme rregullohet nëpërmjet kabinetit ose zyrës përkatëse. 2. Me funksionet e larta të drejtimit mund të komunikohet direkt në rastet kur kërkohet prej tyre, si dhe për probleme që janë të lidhura me detyrën funksionale. 3. Parimisht drejtuesit në funksionet e larta të drejtimit komunikojnë direkt me vartësit, për problemet e fushës së përgjegjësisë së tyre sipas linjës hierarkike të përcaktuar në

strukturë. Drejtuesi i lartë mund të mos e respektojë një rregull të tillë organizativ për probleme, të cilat ai i shikon si më të arsyeshme të drejtohet direkt tek një nivel më i ulët. 4. Në rastet kur drejtuesi në një funksion të lartë drejtimi, e shikon të arsyeshme të komunikojë direkt me një strukturë e cila është në varësi të një funksioni tjetër të lartë drejtimi, duhet të njoftojë eprorin përkatës për problematikën e diskutuar. 5. Komunikimi i vartësve direkt me funksionet e larta të drejtimit mund të bëhet nëpërmjet kabinetit ose zyrës përkatëse, në çdo kohë. 6. Parimisht funksionet e larta të drejtimit nuk mund të komunikojnë urdhra për vartësit të cilët nuk janë të varësisë direkte, pa dijeninë e eprorëve të tyre dhe jashtë fushës së përgjegjësisë së strukturës. 7. Funksionet e larta të drejtimit asistohen në punën e tyrë nga i gjithë stafi i integruar i mbrojtjes (Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm).

Neni 70

Komunikimi ndërmjet drejtorive në MM/SHP dhe drejtorive me komandat

1. Komunikimi i brendshëm ndërmjet drejtorive në MM dhe SHP është baza e bashkëpunimit për veprimtaritë e unifikuara planizuese e realizuese. Për problemet e fushës së përgjegjësisë çdo drejtori është përgjegjëse dhe luan rolin e këshilltarit pranë çdo strukture, pavarësisht nga linja e hierarkisë. 2. Drejtoritë në MM dhe SHP janë të detyruara të bashkëpunojnë ngushtësisht ndërmjet tyre, në nivel horizontal, për marrjen e mendimit për çështje që lidhen me fushën e veprimtarisë së drejtorisë përkatëse. 3. Në çdo rast, marrja e mendimit tek struktura përkatëse duhet të bëhet përpara dërgimit të dokumentit apo aktit administrativ për nënshkrim tek Ministri i Mbrojtjes dhe/apo Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA apo strukturat e tjera kompetente. 4. Në rastin kur dokumenti apo akti administrativ nënshkruhet nga Ministri i Mbrojtjes dhe propozohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo strukturat e tjera kompetente drejtoritë e MM dhe SHP ndjekin të njëjtën procedurë bashkëpunimi të parashikuar në këtë nen. 5. Në komunikimin e drejtorive me strukturat e varësisë së MM e SHP, parimisht ndiqet rregulli administrativ i autoritetit ekzekutiv në komunikim, ndërsa për problemet e fushës së përgjegjësisë, kur ato jane të bazuara në aktet ligjore e nënligjore ose produkt i programeve të miratuara dhe efektet financiare janë të parashikuara, drejtoritë përkatëse kanë autoritetin e të përfaqësuarit.

6. Strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, për çështje që lidhen me fushën e vet të përgjegjësive, komunikojnë drejtëpërdrejtë me komandat e forcave dhe strukturat e tjera të vartësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. 7. Komunikimi verbal me strukturat e varësisë mund të bëhet vetëm në kuadrin e udhëzimeve apo koordinimit të veprimtarive të planizuara me strukturën e fushës përkatëse.

Neni 71

Grupet e punës 1. Për hartimin e strategjive, politikave, studimeve ose projektakteve normative dhe për probleme kryesore, zgjidhja e të cilave ka rëndësi në procesin e veprimtarisë drejtuese në FA dhe në kushtet kur mbulimi i tyre nuk mund të bëhet nga një strukturë e veçantë, ngrihen grupe pune. 2. Ngritja e grupit të punës është përgjegjësi e drejtuesit më të lartë të strukturës përkatëse, i cili në urdhrin përkatës përcakton objektin e punës, kryetarin, anëtarët dhe sekretarin teknik, nëse gjykohet e nevojshme, si dhe afatet për përfundimin e realizimit të objektit të punës. 3. Në dispozicion të grupit të punës, kur është e nevojshme, vihen specialistë që kanë dijeni për fushën, objekt pune i grupit të punës. 4. Në rastet kur grupi i punës përballet me probleme që dalin jashtë fushës së kompetencave e përgjegjësive të tij, i drejtohen drejtuesit më të lartë me shkrim për problematikën e hasur. 5. Në varësi të rëndësisë, synimit dhe kohëzgjatjes së zgjidhjeve së problemeve, në Ministrinë e Mbrojtjes krijohen grupe pune me karakter të përhershëm ose të përkohshëm. Mënyra e ngritjes dhe funksionimit të tyre parimisht nuk ndryshon nga njëri-tjetri. 6. Për çështje shumë të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes mund të ngrihen edhe komisione ad-hoc, objekti i të cilave përcaktohet me ligj ose me urdhër të veçantë të titullarit të institucionit. 7. Sekretari teknik i grupit të punës, në çdo rast, mban me shkrim procesverbalin apo minutat e takimit të grupit të punës. Në përfundim të mbledhjes, sekretari teknik zbardh procesverbalin apo minutat e mbajtura me shkrim, dhe ia dërgon kundrejt nënshkrimit kryetarit të grupit të punës, i cili më pas ua shpërndan për dijeni anëtarëve të grupit të punës, në rrugë elektronike.

KREU IX

DISPOZITA TË NDRYSHME

Neni 72

Sistemi buxhetor në Ministrinë e Mbrojtjes

1. Sistemi buxhetor në Ministrinë e Mbrojtjes përfshin të gjitha të ardhurat,

shpenzimet dhe financimet e vitit buxhetor. Menaxhimi i ketij sistemi rregullohet në bazë të ligjit nr.9936, date 26.08.2008, “ Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe Udhëzimeve periodike që dalin nga Ministri i Financave.

2. Në vijim të këtyre akteve miratohet dhe një Udhëzim i Nëpunësit Autorizues të Ministrisë së Mbrojtjes për “ Zbatimin e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Neni 73 Informacioni dhe komunikimi me median

1. Informimi është pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë së veprimtarisë drejtuese për çdo strukturë në FA.

2. Veprimtaritë të cilat janë produkt i një akti administrativ, në të cilin kërkohet kontributi i shumë niveleve të drejtimit është objekt i menjëhershëm informimi dhe informacioni për të gjithë ata që marrin pjesë në këtë veprimtari. 3. Informacioni i cili është bërë pjesë e qenësishme e pjesëmarrësve në veprimtari, bëhet objekt i informimit publik, nëse ky informacion ka ndikime ose lidhet me transparencën e veprimtarisë dhe konceptin e kontrollit demokratik të FA.

4. Evenimentet e rëndësishme në FA janë objekt informimi dhe informacioni për median e shkruar dhe atë elektronike, ashtu sikundër janë edhe ngjarjet e rënda me ndikime sociale e me pasoja në rast keqinterpretimi. 5. Të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me reformimin dhe modernizimin e FA janë objekt informimi për publikun. 6. Të drejtën e komunikimit me median e kanë strukturat përkatëse në MM (kabinete e zyra, pranë funksioneve të larta të drejtimit), ashtu sikundër mund të jenë edhe drejtuesit e lartë të MM dhe çdo drejtues tjetër nëse përfaqëson një titullar të autorizuar prej tij.

7. Të gjitha drejtoritë e MM dhe SHP vënë në dispozicion të strukturave përkatëse, të gjithë aktivitetin e tyre të vlerësuar si objekt informimi për publikun.

8. Informacionet e klasifikuara nuk mund të jenë objekt të informimit publik. 9. Kërkesat e mediave të shkruara dhe elektronike për takime, intervista e publikime të ndryshme mbi aktivitetin e FA nuk mund të refuzohen. Këto kërkesa disiplinohen nga struktura përkatëse si dhe kabinetet e drejtuesevë të lartë në MM.

10. Kur Shtabi i Përgjithshëm është në drejtim operacional, pavarësisht nga niveli i përfaqësimit në drejtim, qendra e komunikimit me median dhe publikun është në varësi, organizohet e drejtohet nga struktura e BCU.

Neni 74

Rregulla të hyrjes në institucion 1. Hyrja dhe dalja në MM bëhet duke zbatuar kërkesat e sigurisë. 2. Hyrja në MM bëhet për nevoja pune, shërbimi dhe takime të ndryshme. 3. Hyrjet në MM duhet të jenë nën vëzhgimin e kamerave dhe të rojeve të sigurisë së institucionit. 4. Hyrja në territorin e MM nga Postoblloku Nr.1 (hyrja lindore), bëhet me automjetet zyrtare të institucionit ose ato qeveritare dhe delegacioneve të huaja, apo të ftuarve nga drejtuesit e lartë të MM. Hyrja në territorin e MM nga Postoblloku Nr.2. (hyrja perëndimore), është hyrje këmbësore dhe për të gjitha automjetet private të pajisura me fletë-hyrjeje. 5. Nga porta e hyrjes Nr.1 (porta kryesore), pa dokumet identifikimi, hyjnë: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Kryetari e Nënkryetari i Kuvendit, ambasadorë, drejtuesit e lartë të MM, delegacione të huaja dhe personat që i shoqerojnë sipas programit të miratuar. 6. Nga porta e hyrjes Nr. 2 (porta e zakonshme) hyjnë:

a) personeli i MM i pajisur me fletë-hyrje të përhershme ose me fletë-hyrje të përkohshme;

b) personat që nuk janë personel i MM, të pajisur me fletë-hyrje të përkohshme ditore, me listë emërore;

c) personat që kanë të drejtë të hyjnë pa fletë-hyrje. 7. Me fletë-hyrje të përhershme pajiset i gjithë personeli i MM, SHP, personeli i shërbimit në QBO dhe në Qendrën e Ndërlidhjes, Komandantët, Zv/komandantët, Shefat e Shtabeve dhe të Degeve (G1-G9), të Forcave Tokësore, Detare, Ajrore, të KDS, Br.L, Br.MR dhe komandantët e strukturave të varësisë së drejtëpërdrejtë. Fletë-hyrjet e përhershme nënshkruhen nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit ( J-2), sipas listës së dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore. 8. Me fletë-hyrje të perkohshme pajisen:

a) personeli i MM që emërohet rishtas në detyrë, deri në pajisjen e tyre me fletë-hyrje të përhershme;

b) persona të tjerë që komandohen me shërbim në strukturën e MM/SHP për një periudhe kohore deri në një muaj.

Fletë-hyrjet e përkohshme nënshkruhen nga Drejtori i Drejtorisë së Zbulimit ( J-2), sipas listës së dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme të Burimeve Njerëzore. 9. Me fletë-hyrje ditore pajisen ushtarakët, qytetarë të ndryshëm, që vijne për punë e takime në MM dhe SHP. Fletë-hyrjet ditore duhet të kenë shenimin "VIZITOR". Kjo fletë-hyrje jepet kundrejt një dokumenti të vlefshëm identifikimi, i cili rikthehet kur dorëzohet fletë-hyrja. Fletë-hyrja

mbahet e varur në një vend të dukshem në uniformë/veshje civile, gjatë kohës së punës (vizitës). Keto fletë-hyrje jepen nga Sektori i Informacionit dhe Pritjes së Publikut, duke marrë më parë pëlqimin e drejtuesit me të cilin kërkohet takim. 10. Personat që hyjne në MM me fletë-hyrje të përkohshme ditore, shoqërohen si në hyrje dhe në dalje nga një nëpunës i strukturës pritëse ku do të bëhet takimi ose oficeri i shërbimit. 11. Nga porta e hyrjes Nr.2 hyjnë pa fletë-hyrje, me dokumentin identifikues e të shoqëruar nga oficeri i shërbimit të pritjes së popullit, deputetët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Kryetari e Zv/kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori dhe Zv/prokurorët e Përgjithshëm, pas marrjes së miratimit të titullarëve me të cilët do të takohen. 12.Me largimin nga MM ose me përfundimin e kohës së komandimit me shërbim në MM, çdo person është i detyruar të dorëzojë fletë-hyrjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse. 13.Në rast se personi e humbet dokumentin e hyrjes, njofton menjëherë drejtuesin e vet, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Zbulimit (J-2) për t’u ripajisur me fletë-hyrje të re.

14. Në rastet kur kërkohet kryerja e punimeve të ndryshme në mjediset e MM/SHP, personeli sipas listës organike të firmës që kryen punimet, pajiset me fletë-hyrje të përkohshme ose ditore. Hyrja, dalja dhe lëvizjet në kohën e punës, rregullohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, e cila mban nën mbikqyrje punimet që kryhen. 15. Personat e jashtëm që kërkojnë të takohen për çështje pune ose personale, me Ministrin, Zëvendësministrin, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtorët e drejtorive dhe funksione ekuivalente me to, paraqiten tek oficeri i informacionit, plotësojnë fletë takimin, e cila u dërgohet paraprakisht personave të mësipërm dhe pas pëlqimit të tyre organizohet takimi. Pritja e këtyre personave nga drejtuesit e mësipërm bëhet në zyrat e tyre, duke u shoqëruar në hyrje dhe dalje nga një oficer i informacionit/pritjes ose nga një person i ngarkuar nga drejtuesi që e pret. 16. Personeli tjeter i MM i realizojnë takimet në zyrat e informacionit dhe pritjes së publikut, sipas orarit të caktuar. 17. Orari i pritjes së publikut përcaktohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në bashkëpunim me kabinetin dhe zyrat e drejtuesve perkates. Orari i pritjes afishohet tek Sektori i Informimit dhe Pritjes së Publikut.

Neni 75 Rregulla për parkimin e automjeteve

1. Parkimi i automjeteve në ambientet e brendshme, është i lejuar për Ministrin, Zëvendësministrat, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe automjetet e tjera të administratës së Ministrisë së Mbrojtjes/SHP.

2. Parkimi i të gjithë automjeteve të tjera të strukturës së MM dhe SHP, disiplinohet nga Drejtoria e Zbulimit (J-2), rast pas rasti, nëpërmjet miratimit nga ana e tyre me autorizimet përkatëse.

3. Para godinës në hyrjen Nr.1, caktohet një vend i posaçëm për parkimin e automjeteve për delegacionet dhe të ftuarit.

4. Vend parkimet, lëvizjet në territorin e brendshëm, duhet të rregullohen me shenjat përkatëse të qarkullimit rrugor.

5. Rregulla të detajuara për parkimin e automjeteve përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 76

Orari i punës dhe qëndrimi ndaj kohës së punës

1. Orari i punës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHP është ai që përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi për kohëzgjatjen e punës në institucionet shtetërore.

2. Gjatë orarit zyrtar nëpunësi është i detyruar të shfrytëzojë kohën vetëm për qëllime pune dhe kryerjen e detyrave të tij funksionale.

3. Gjatë orarit zyrtar të punës nëpunësi civil dhe nëpunësit e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm mund të largohen për arsye pune, shëndetësore ose arsye të tjera personale të justifikueshme. Në këtë rast nëpunësi duhet të njoftojë eprorin direkt si dhe të marrë leje apo aprovimin e tij për çdo dalje nga institucioni i Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Në rast të pamundësisë së paraqitjes fizike, çdo nënpunës është i detyruar të njoftojë eprorin direkt.

5. Në rast mungese të eprorit direkt detyrimi për njoftim dhe aprovim i kalon eprorit të një hierarkie më të lartë, përveç SHSHP, Zëvendësshefit të SHP, Drejtorit të Përgjithshëm, Sekretarit të Përgjithshëm, të cilët në këtë rast njoftojnë pranë Kabinetit të Ministrit.

6. Sekretari i Përgjithshëm kryen verifikimin e realizimit të procedurës së sipërcituar, si dhe bën verifikimin e hyrjeve/daljeve të punonjësve në orarin zyrtar të punës. Për të gjithë këtë proces Sekretari i Përgjithshëm raporton pranë Kabinetit të Ministrit sa herë që kërkohet prej tij.

Neni 77 Etika për punonjësit e MM dhe SHP

1. Në kryerjen e funksioneve, nëpunësi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm duhet të respektojë parimet e etikës si më poshtë:

a) të kryejë detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

b) të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike e të mos pengojë zbatimin e politikave, të vendimeve ose veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike;

c) në kryerjen e detyrave duhet të jetë i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik;

ç) të jetë i sjellshëm në marrëdhënie dhe në komunikimin shkresor e verbal me qytetarët që u shërben, si dhe dhe me eprorët, kolegët e vartësit e tij;

d) nuk duhet të veprojë arbitrarisht në dëm të një personi ose organizate dhe duhet të tregojë respektin e duhur, për të drejtat dhe interesat personalë të të tretëve;

dh) të mos lejojë që interesat e tij privatë të bien ndesh me pozitën e tij publike, të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;

e) të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet e të rritet;

ë) të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 8503, datë 30.6.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare". Ky konfidencialitet nuk është i kufizuar në kohë: nëpunësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm pas largimit nga detyra nuk duhet ta përdorin informacionin konfidencial, të marrë gjatë kryerjes së detyrës, për interes personal.

2. Nëpunësi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm është i detyruar t’u përmbahet normave dhe parimeve të etikës si gjatë orarit të punës, ashtu edhe jashtë orarit të punës. 3. Veshja e nëpunësve civilë meshkuj duhet të jetë serioze. Për pozicionin drejtor drejtorie dhe funksione të tjera më të larta në hierarki se ky pozicion, veshja minimalisht duhet të jetë me pantallona serioze, xhaketë, këmishë e kravatë, kurse për nëpunësit e tjerë civilë meshkuj veshja minimalisht duhet të jetë me pantallona serioze e këmishë. Veshja për nëpunëset civile femra duhet të jetë serioze, jo ekstravagante me funde shumë të shkurtra apo këmisha e bluza dekolte. Nëpunësit meshkuj dhe femra nuk duhet të paraqiten në asnjërën nga ditët e javës, me veshje të tjera të karakterit sportiv, me përjashtim të rasteve kur nisen për udhëtime e shërbime brenda apo jashtë vendit. Meshkujt duhet të jenë me flokë me gjatësi të përshtatshme, kurse modeli i flokëve për femrat duhet që të mos jetë ekstravagant. Të gjithë nëpunësit e Ministrisë së Mbrojtjes duhet të kujdesen për paraqitjen e jashtme, për një përfaqësim sa më dinjitoz të personit të tyre dhe institucionit që përfaqësojnë. Rregullat e veshjes për pesonelin ushtarak rregullohen me akte të veçanta. 4. Nuk lejohet përdorimi i linjës telefonike të brendshme për qëllime private, përveç rasteve familjare urgjente. 5. Në takime pune, mbledhje me titullarët e Ministrisë, në raportimin tek eprorët, aparati i telefonit celular duhet të jetë i fikur ose pa tingull. 6. Të gjithë nëpunësit që disponojnë numër celulari, me kuotë fikse të caktuar nga institucioni, janë të detyruar ta mbajnë të hapur këtë numër gjatë 24 orëve.

7. Në të gjitha ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm është rreptësisht e ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike. 8. Në të gjitha ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes ë shtë rreptësisht e ndaluar pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund të lejohet vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim. 9. Në komunikimin e përditshëm brenda institucionit, nëpunësit duhet të respektojnë shkallën hierarkike. Gjatë komunikimit, çdo nëpunës duhet të karakterizohet nga etika dhe respekti i ndërsjelltë në raport me njëri-tjetrin dhe me eprorët në shkallë më të lartë hierarkie. Komunikimi verbal në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk duhet të bëhet me zë të lartë.

Neni 78

Rregullat e përdorimit të rrjetit dhe pajisjeve kompjuterike 1. Përdorimi i rrjetit dhe pajisjeve kompjuterike në Ministrinë e Mbrojtjes menaxhohen

nga Sektori i IT-së dhe Rrjeteve. 2. Të gjithë sistemet kompjuterike që janë pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, duhet të

përdoren vetëm për qëllime pune. 3. Përdorimi për nevoja personale i postës elektronike apo web-it është i kufizuar, duke

garantuar përparësinë e përdorimit për qëllime pune. 4. Cilido përdoruesi, kur konstatohet se, për një kohë të gjatë, përdor këto burime për

qëllime personale, mund t’i ndërpritet mundësia e përdorimit të këtyre burimeve. 5. Posta elektronike, me karakter normal apo konfidencial, që dërgohet nga këto sisteme

duhet të konsiderohet si çdo lloj tjetër komunikimi. Këto mjete komunikimi në tërësinë e tyre përfaqësojnë Ministrinë e Mbrojtjes, ndaj duhet të shkruhen në mënyrën e duhur me etikë dhe sa më profesionale.

6. Drejtoria e Informatizimit dhe Teknologjisë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, janë përgjegjës për kujdesin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit, hardware, software dhe shërbimeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

7. Sektori i IT-së dhe Rrjeteve, mbikqyr të gjithë pajisjet personale të kontraktuesve, që lidhen me rrjetin e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat nuk janë në administrim të punonjësve të njësisë.

8. Kompjuteri, laptopi, programet, pajisjet periferike, apo çdo lloj tjetër pajisjeje kompjuterike, që i jepet një përdoruesi nga Ministria e Mbrojtjes, në përfundim të përmbushjes së detyrës i kthehet MM dhe të mbetet pronë e saj.

9. Këto burime janë objekt i të njëjtave politika ashtu si edhe pajisjet e tjera. Inspektimi, marrja mbrapsht, inventari apo mbajtja e llogarive të pajisjeve mund të bëhet nga Sektori i IT dhe Rrjeteve.

10. Në një sistem kompjuterik do të instalohen vetëm ato programe që i nevojiten përdoruesit për kryerjen e detyrës. Lista e programeve ose programet e lejuara për instalim miratohen dhe mirëmbahen nga Sektori i IT-së dhe Rrjeteve.

11. Përmirësimet në “software”, instalime skedarësh dhe skedarë të tjerë të ekzekutueshëm, për shkak të rrezikut të lartë të viruseve të transmetuara në mënyrë elektronike, shkarkohen apo instalohen nga interneti me miratim paraprak nga Sektori i IT-së dhe Rrjeteve, e cila është struktura përgjegjëse për administrimin e këtij procesi. Kjo përfshin edhe skedarë të ekzekutueshëm bashkëlidhur në mesazhet e postës elektronike.

12. Me marrjen e kodit të përdoruesit, për rrjetin dhe sistemet kompjuterike, përdoruesi është përgjegjës për të gjithë veprimet që ndërmerren gjatë përdorimit të atij kodi.

13. Rregulla të detajuara lidhur me përdorimin e rrjetit të brendshëm elektronik, si dhe rrjetin e klasifikuar nga strukturat e MM dhe SHP, përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 79

Qarkullimi elektronik i akteve

1. Të gjitha strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjatë procesit të bashkëpunimit në nivel horizontal dhe atë vertikal, duhet të përdorin mënyrën elektronike të qarkullimit të dokumentave.

2. Në çdo rast, praktika përfundimtare, printohet në letër dhe nënshkruhet nga strukturat

përgjegjëse, sipas neneve 53 dhe 54 të kësaj rregulloreje. 3. Qarkullimi i akteve në rrugë elektronike, brenda sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes

dhe Shtabit të Përgjithshëm, kryhet në përputhje me rregullat e përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Mbrojtjes.

Neni 80 Posta Elektronike

1. Sistemi i postës elektronike duhet të përdoret vetëm për qëllime pune.

2. Sektori i IT dhe Rrjeteve, monitoron në mënyrë të vazhdueshme postën elektronike dhe përdorimin e internetit.

3. E drejta privatësie në krijimin, dërgimin apo marrjen e një e-mail-i, në sistemin kompjuterik të MM/SHP është e kufizuar.

4. Në përputhje me kufizimet e sistemit dhe kufizimet e hapësirës, asnjë fotografi, grafikë, film apo ndonjë skedar shtojcë në e-mail nuk duhet të përdoret në sistem pa pasur arsye të vlefshme pune.

5. Gjithë teknologjitë që janë aktualisht në përdorim dhe që operohen duhet të miratohen nga Sektori i IT dhe Rrjeteve, para se të vihen në punë në këtë rrjet. Kjo përfshin

gjithë format e video-konferencave, programeve reflektor, telefonisë me adresë IP, grupeve të lajmeve, postimit në buletine dhe listës së postës elektronike.

6. Rregulla të detajuara lidhur me mënyrën e funksionimit të postës elektronike përcaktohen me rregullore të miratuar nga Ministri i Mbrojtjes.

Neni 81

Përditësimi i faqes së internetit

1. Përditësimi i faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndiqet nga:

a) Këshilltari përkatës, i cili ndjek dhe mbikëqyr procesin e përditësimit të të dhënave; b) Zëdhënësi i shtypit, i cili kategorizon të dhënat e zakonshme të depozituara nga

drejtorët e ministrisë, si dhe të dhënat urgjente që duhen publikuar menjëherë; c) Drejtoritë përkatëse që disponojnë të dhënat, informacionet apo aktet e ndryshme në

bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e IT dhe Rrjeteve, i cili kryen teknikisht hedhjen e të dhënave në faqen zyrtare dhe përgjigjet për mbarëvajtjen teknike të faqes së internetit.

2. Përditësimi i faqes zyrtare kryhet çdo të premte pasi drejtoritë përkatëse paraqesin të

dhënat për aktivitetin javor të drejtorive përgjegjëse.

Neni 82

Zbatimi i rregullores së brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes

1. Personeli civil dhe ai ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është i detyruar të zbatojë me përpikmëri dispozitat e kësaj rregulloreje.

2. Shkelja e dispozitave të kësaj rregulloreje nga personeli civil dhe ai ushtarak i

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, përbën shkak për fillimin e ecurisë disiplinore dhe marrjen e masave përkatëse disiplinore.

3. Masat disiplinore jepen nga:

a) Sekretari i Përgjithshëm për drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive në varësi të drejtpërdrejtë të tij;

b) Drejtori i përgjithshëm për drejtorët e drejtorive në varësi të tij; c) Drejtori i drejtorisë për përgjegjësit e sektorëve, zyrave dhe specialistët në varësi

të tij.

4. Për personelin ushtarak, masat disiplinore jepen sipas legjislacionit në fuqi për disiplinën ushtarake në Forcat e Armatosura.

Lidhja nr. 1: Modeli i një Memo

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

Drejtoria e Përgjithshme .... Drejtoria .......

Nr.________ Prot. Tiranë, më____/____/____

M E M O Drejtuar: Nëpërmjet: Përgatiti:

Lënda: Datë: I nderuar Z. Teksti__________________ Shënim: nëse praktika në përputhje me rregullat e vendosura në këtë rregullore duhet të kalojë nëpërmjet Kabinetit të MM, struktura që përgatit praktikën, duhet të shtojë në memon shoqëruese edhe Drejtorin e Kabinetit.

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, madhësia12.

Lidhja nr. 2: Modeli i nje shkrese të një drejtorie të caktuar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA……( Që prodhon materialin ) Shembull: Drejtori: Tel: 1378; e-mail: [email protected]; Sek.Legjislacionit, Tel: 1420; e-mail: [email protected]

Nr. ________ Prot. Tiranë, më____/____/____ (lutemi referojuni në rast përgjigje) Lënda: _____________________________________

ZOTIT. … ( GRADË, EMËR, MBIEMËR FUNKSIONI )

T I R A N Ë

KËTU I nderuar Zoti…. Funksioni / gradë Teksti________________________________

DREJTORI

( emër, mbiemër)

Konc: Sigloi: Miratoi: 2/K datë__/__/____

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, madhësia 12.

Lidhja nr. 3: Modeli i një shkrese të firmosur nga Ministri ose Shefi i SHP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES / SHTABI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË

ARMATOSURA MINISTRI / SHEFI I SHTABIT PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË

ARMATOSURA

Nr. ________ Prot. Tiranë, më____/____/____ (lutemi referojuni në rast përgjigje) Lënda: …………………………………

ZOTIT…….………..

TIRANË

I nderuar Zoti Ministër, I nderuar Zoti / Funksioni / gradë

Teksti________________________________

/ ……………………. /

MINISTËR/ SHEFI I SHP

Konc: Sigloi: Miratoi: 2/K datë__/__/____ ________________________________________________________________________________________________ Ministria e Mbrojtjes, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë Tel: ++355 4 22 21 03 http://www.mod.gov.al Faks: ++355 4 23 41 62

Lidhja nr. 4: Modeli i një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4224974; Fax: ++3554225227/228325

Nr. ________ Prot. Tiranë, më____/____/____ (lutemi referojuni në rast përgjigje) Lënda: ……………………………….. Drejtuar: ……………………………….

T I R A N Ë

K Ë T U

Teksti______________________________

/ ……………………. /

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, madhësia 12.

Lidhja nr. 5: Modeli i një shkrese të firmosur nga Shefi i SHP, Komandat, drejtori etj.

REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MBROJTJES

SHTABI I PËRGJITHËM I FA Struktura …..

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tel: ++355 4224974; Fax: ++3554225227/228325

Nr. ________ Prot. Tiranë, më____/____/____ (lutemi referojuni në rast përgjigje) Lënda: __________________________ Drejtuar: __________________________ Për dijeni: __________________________

K Ë T U Teksti______________________________

(emër, mbiemër)

_________________ SHEF I SHTABIT, KOMANDANT, DREJTOR, etj

Konc: Sigloi: Miratoi: 2/K datë__/__/____

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, madhësia 12.

Lidhja nr. 6: Modeli i një urdhri të Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHPFA.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

MINISTRI/SHP I FA

U R D H Ë R

Nr________, datë____/____/2011

“PËR......”

____________________________________ Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit __________________________________

U R D H Ë R O J:

1. _______________________

2. ______________________ 3. ______________________

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

/ ……………………. /

MINISTRI / SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA Konc: Sigloi: Miratoi: 2/K datë__/__/____

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, font 12

Lidhja nr. 7: Modeli i një udhëzimi të Ministrit të Mbrojtjes/Shefit të SHPFA.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

MINISTRI/SHP I FA

U D H Ë Z I M

Nr.________, datë____/____/2011

“PËR......”

________________________________ Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit ____________________

U D H Ë Z O J:

1. _______________________ 2. ______________________

3. ______________________

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë / pas botimit në Fletoren Zyrtare.

/ ……………………. /

MINISTRI / SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA

Konc: Sigloi: Miratoi: 2/K datë__/__/____

Shënim: Tipi i shkrimit Times New Roman, font 12

Lidhja nr. 8: Modeli i një shkrese qarkullimi administrativ i aktit

Dokument shoqërues i memos

QARKULLIMI ADMINISTRATIV I AKTIT

Titulli i materialit: Projektligj/projektvendim........

Ndjek procedurat: Drejtoria ........... Tel: e-mail: [email protected]

DREJTORIA/TITULLARI

DATA VËREJTJE FIRMA

Ardhur

Dorëzuar

Drejtoria ……

___/___ 2011

___/___ 2011

Drejtoria ……

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

___/___ 2011

Lidhja nr. 9: Modeli i një Memo që përgatitet nga drejtoritë e Shtabit të Përgjthshëm të FA.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

SHTABI I PËRGJITHSHËM I FA Drejtoria .......

Nr.________ Prot. Tiranë, më____/____/____

M E M O

Drejtuar : Z._______________, Ministër i Mbrojtjes Nëpërmjet : Gjen__________________ Shef i SHPFA

Z.________________ Sekretar i Përgjithshëm Pwrgatiti: _______________________ Lënda : _______________________ Data : _______________________. I nderuar Z.Ministër,

--------------

Lutemi nënshkrimin Tuaj.

Shënim: nëse praktika në përputhje me rregullat e vendosura në këtë rregullore duhet të kalojë nëpërmjet Kabinetit të MM, struktura që përgatit praktikën, duhet të shtojë në memon shoqëruese edhe Drejtorin e Kabinetit.

Lidhja nr.10: Modeli i një aneksi që i bashkëlidhet një akti nënligjor normativ ose individual të Ministrit të Mbrojtjes ose Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

TABELA E TË DHËNAVE MBI AKTIN BAZË DHE NDRYSHIMEVE PËRKATËSE

Shënim: Për Aktet nënligjore të Ministrit të Mbrojtjes me karakter individual kjo tabelë plotësohet dhe administrohet nga Sektori i Sekretarisë dhe

Arkivit. Për Aktet nënligjore të Shefit të Shtabit të FA kjo tabelë plotësohet dhe administrohet nga Sektori i Menaxhimit të Informacionit në SHPFA.

Për Aktet nënligjore të Ministrit të Mbrojtjes me karakter normativ kjo tabelë plotësohet dhe administrohet nga Drejtoria Juridike.

Nr. Lloji i aktit nënligjor

Numri i aktit

Data e miratimit

Titulli i aktit bazë Emër, Mbiemër

Nr. Lloji i aktit nënligjor

Numri i aktit

Data e miratimit

Titulli i aktit ndryshues

Emër, Mbiemër

Lidhja nr. 11: Modeli i tabelës së delegimit të punës për të gjitha drejtoritë e MM dhe SHPFA.

Tabela e Delegimit (pas përfufdimit të detyrës, tabela e delegimit të dorëzohet tek Drejtori me komentet përkatëse)

Data e dhenies se detyres

Deleguar tek

Pershkrimi i Projektit

Data e Kontrollit #1

Data e Kontrollit #2

Data e dorezimit sipas afatit

Data e dorëzimit faktik

Detyra konkrete/specifike:

Komente:

Komente:

Komente:

DREJTORI _____________________ (Emri, mbiemri, firma)

Lidhja nr. 12: Modeli i një Memo që përgatitet nga drejtoritë, dhe ku ndërthuren strukturat e MM dhe SHP të FA.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

SHTABI I PËRGJITHSHËM I FA Drejtoria .......

Nr.________ Prot. Tiranë, më____/____/____

M E M O

Drejtuar : Z._______________, Ministër i Mbrojtjes Nëpërmjet : Gjen__________________ Shef i SHPFA

Z.________________ Sekretar i Përgjithshëm Drejtorisë së Zbulimit (J2)

Drejtorisë së Financës Nga : Drejtoria Juridike Drejtoria e Logjistikës (J4) Lënda : _______________________ Data : _______________________ I nderuar Z.Ministër, --------------

Lutemi nënshkrimin Tuaj.

Lidhja nr. 13: Modeli i një Memo që përgatitet nga drejtoritë, dhe ku ndërthuren strukturat e MM dhe SHP të FA dhe praktika kalon nga Kabineti i MM.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES

SHTABI I PËRGJITHSHËM I FA Drejtoria .......

Nr.________ Prot. Tiranë, më____/____/____

M E M O

Drejtuar : Z._______________, Ministër i Mbrojtjes Nëpërmjet : Drejtorit të Kabinetit të Ministrit Gjen__________________ Shef i SHPFA

Z.________________ Sekretar i Përgjithshëm Drejtorisë së Zbulimit (J2)

Drejtorisë së Financës Nga : Drejtoria Juridike Drejtoria e Logjistikës (J4) Lënda : _______________________ Data : _______________________ I nderuar Z.Ministër, --------------

Lutemi nënshkrimin Tuaj.