rregullativë ndërtimore fna - universiteti i prishtinës

24
RREGULLATIVË NDËRTIMOREPërmbledhje : SHKUMBIN MUZLIJAJ Qëllimi i ligjit për ndërtim është përcaktimi i kornizës ligjore e cila rregullon lëshimin e lejeve ndërtimore, pajtueshmërinë me kërkesat e lejes ndërtimore dhe lëshimin e çertifikatës së përdorimit brënda territorit të Republikës së Kosovës. -Ky ligj rregullon ndërtimin e të gjitha objekteve ndërtimore në Kosovë, projektimin, ndërtimin, rindërtimin, rrënimin…etj. Punë ndërtimore janë aktivitetet e krijimit të ndërtimeve apo objekteve ndërtimore. Ndërtim apo objekt ndërtimor - çdo gjë që ndërtohet apo rezulton nga punët ndërtimore. Projektim - hartimi i dokumenëtacionit tekniko-investiv sipas Kodit të Ndërtimit dhe sipas dispozitave të ligjit për ndërtim. Vend ndërtimi sipërfaqe tokësore apo ujore ku zhvillohet punë ndërtimore ose ndonjë zhvillim tjetër që ka të bëjë me ndërtimin. Rindërtimi punë ndërtimore që ka për synim ndryshimin substancial të një ndërtimi, për shembull: ndërtim i katit të ri të një ndërtese ose largim i një kati ekzistues, zëvendësim, largim, ose riparim i pjesëve strukturore të ndërtimeve; ndryshim i projektit ekzistues sipas të cilit paraprakisht është lëshuar çertifikata e shfrytëzimit…etj. Mirëmbajtja e ndërtimit - realizimi i punëve për ruajtjen e kërkesave esenciale të ndërtimit gjatë përdorimit të tij. Ndërtesa ndërtim i projektuar për banim për njerëzit apo kafshët, strehim apo ruajtje të gjësendeve, ose përdorim për aktivitete publike apo private, dhe zhvillim të tregtisë ose prodhimit. Produkt ndërtimi - çdo produkt i prodhuar për t’u përfshirë në mënyrë të përhershme në ndërtim. Ministria - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërtimi i ri ndërtim që kryhet në pjesë të një parcele toke ku nuk ka ndërtim ose që zëvendëson plotësisht ndërtimin ekzistues.

Upload: shkumbin-muzlijaj

Post on 17-Jan-2017

268 views

Category:

Education


46 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

“RREGULLATIVË NDËRTIMORE”

Përmbledhje : SHKUMBIN MUZLIJAJ

Qëllimi i ligjit për ndërtim është përcaktimi i kornizës ligjore e cila rregullon lëshimin e lejeve

ndërtimore, pajtueshmërinë me kërkesat e lejes ndërtimore dhe lëshimin e çertifikatës së

përdorimit brënda territorit të Republikës së Kosovës.

-Ky ligj rregullon ndërtimin e të gjitha objekteve ndërtimore në Kosovë, projektimin, ndërtimin,

rindërtimin, rrënimin…etj.

Punë ndërtimore –janë aktivitetet e krijimit të ndërtimeve apo objekteve ndërtimore.

Ndërtim apo objekt ndërtimor - çdo gjë që ndërtohet apo rezulton nga punët ndërtimore.

Projektim - hartimi i dokumenëtacionit tekniko-investiv sipas Kodit të Ndërtimit dhe sipas

dispozitave të ligjit për ndërtim.

Vend ndërtimi – sipërfaqe tokësore apo ujore ku zhvillohet punë ndërtimore ose ndonjë

zhvillim tjetër që ka të bëjë me ndërtimin.

Rindërtimi – punë ndërtimore që ka për synim ndryshimin substancial të një ndërtimi, për

shembull:

ndërtim i katit të ri të një ndërtese ose largim i një kati ekzistues,

zëvendësim, largim, ose riparim i pjesëve strukturore të ndërtimeve;

ndryshim i projektit ekzistues sipas të cilit paraprakisht është lëshuar çertifikata e

shfrytëzimit…etj.

Mirëmbajtja e ndërtimit - realizimi i punëve për ruajtjen e kërkesave esenciale të ndërtimit

gjatë përdorimit të tij.

Ndërtesa – ndërtim i projektuar për banim për njerëzit apo kafshët, strehim apo ruajtje të

gjësendeve, ose përdorim për aktivitete publike apo private, dhe zhvillim të tregtisë ose

prodhimit.

Produkt ndërtimi - çdo produkt i prodhuar për t’u përfshirë në mënyrë të përhershme në

ndërtim.

Ministria - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërtimi i ri – ndërtim që kryhet në pjesë të një parcele toke ku nuk ka ndërtim ose që

zëvendëson plotësisht ndërtimin ekzistues.

Page 2: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Riparimi – kthim i një objekti në kushte të pranueshme duke bërë ripërtëritjen,

zëvendësimin, apo rregullimin e pjesëve të dëmtuara ose të degraduara,..

Objektet e trashëgimisë historiko-kulturore – ndërtime që trajtohen në kuadër të Ligjit të

Trashëgimisë Kulturore duke përfshirë edhe ndërtimet në zonat e veçanta të mbrojtura.

Rrënimi – shkatërrim ose largim.

Ndërtim peizazhi - ndërtim i parqeve, kopshteve, bulevardeve, shesheve dhe rregullimi i

natyrës në përgjithësi.

Kushtet ndërtimore - kushtet e përcaktuara nga plani rregullativ urban, ose të aprovuara nga

organi kompetent, të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentacionit ndërtimor. Kushtet

ndërtimore i referohen kushteve të ndërtimit sipas Ligjit të Planifikimit Hapësinor, i cili i definon

kushtet e ndërtimit si kushte që përcaktojnë llojin, madhësinë, mënyrën e ndërtimit, kushtet e

sigurisë, dhe çfarëdo kushti tjetër të domosdoshëm për ndërtime.

Dokumentacioni ndërtimor – dokumentet e shkruara, grafike, dhe me figura, të

përgatitura me qëllim të përshkrimit të dizajnit, lokacionit, dhe karakteristikave

fizike të elementeve të projektit, i domosdoshëm për të marrë lejen ndërtimore.

Leja ndërtimore – leje e lëshuar nga organi kompetent që shërben si bazë ligjore për

realizimin e ndërtimit në përputhje me ligjin e ndertimit.

Mbikëqyrja inspektuese – inspektim i përputhjes së ndërtimit me dokumentacionin

ndërtimor dhe kodin e aplikuar ndërtimor.

Çertifikata e përdorimit – dokument i lëshuar nga një organ kompetent që vërteton

përputhjen e ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodet e aplikuara ndërtimore, dhe që

tregon se ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim.

Organi Kompetent - autoriteti që është përgjegjës për lëshimin e lejeve ndërtimore,

koordinimin e inspektimeve ndërtimore, dhe lëshimin e certifikatës së përdorimit.

Aplikuesi – person fizik apo juridik, i cili dorëzon kërkesën për leje ndërtimore.

Projektuesi - person fizik ose juridik i licencuar (është person i autorizuar për projektim) që

është përgjegjës për hartimin e dokumentacionit ndërtimor…

Kontraktuesi - person ose organizatë që ndërmerr punë ndërtimore në përputhje me

kontratën.

Page 3: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Komuna - komuna në ligjin per ndertim, ka kuptimin e përcaktuar sipas Ligjit të vetëqeverisjes

lokale.

Kodi i ndërtimit - akt nënligjor që parasheh vendosjen e kërkesave minimale për

adresimin e fuqisë strukturore, hapësirave të emergjencës, sanitarisë, ndriçimit adekuat dhe

ventilimit, ruajtjen e energjisë dhe sigurinë e jetës në lidhje me objektet e reja dhe ato

ekzistuese, për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të

banorëve.

Libri dhe ditari ndërtimor - mbahet në vend punishte për përcjelljen e punëve ndërtimore

që është e nevojshme për të marrë miratimin për ndërtimin dhe zhvillimin e projektit kryesor.

Marrëveshja për infrastrukturë - Kontratë ligjërisht e zbatueshme ndërmjet aplikuesit për

leje ndërtimi dhe organit kompetent e cila specifikon afatet dhe kushtet në lidhje me financimin

e infrastrukturës nga aplikuesi ose ofrimin e infrastrukturës nga aplikuesi…

Heshtja është pranim - garantimi i së drejtës së çdo personi që të ndërmerr një aktivitet

apo veprim bisnesor të llojit të caktuar, pa marrjen e aprovimit nga ana e organit kompetent,

nëse një aprovim apo refuzim i kërkesës nuk është dhënë në kuadër të kufizimeve kohore të

paraparë në ligjin për ndërtim…

Parimet e leje lëshimit dhe mbikëqyrjes :

1 mbrojtja e shëndetit dhe sigurisë;

2 ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore;

3 mbrojtja e të drejtave pronësore;

4. transparenca në procedurat administrative;

5. parimi i një zyre shërbyese, dhe

6. heshtja është pranim…

LLOJET E NDËRTIMIT :

1. ndërtimi i ri (duke përfshirë instalimin);

2. rindërtimi;

3. riparimi – renovimi, sanimi, rehabilitimi-përmirësimi (nuk kërkon leje ndërtimi);

4. punët ndërtimore që kanë për synim mbrojtjen e monumenteve të palëvizshme të

trashëgimisë kulturore;

5. rrënimi;

6. ndërtime peizazhi, dhe

7. instalimi apo ngritja e ndërtimeve të përkohshme…

Page 4: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Kodi Unik i Ndërtimit i Republikës së Kosovës : Qëllimi i Kodit është vendosja e kërkesave

minimale për mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme….

Kodi do të vendos çfarëdo kërkese tjetër teknike që parimisht konsiderohet çështje relevante

teknike si: (ekuilibri dhe stabiliteti, sanitaria, menaxhimi i mbeturinave ndërtimore, ndriçimi

adekuat dhe ventilimi ….etj) ,

Pjesëmarrësit në ndërtim janë: aplikuesi, poseduesi i lejes ndërtimore, projektuesi,

kontraktuesi.

*Përmbajtja e dokumentacionit ndërtimor (përfshirë rindërtimin dhe rrënimin) përcaktohet

me Kod

ndërtimor.

Projektuesi mund të monitoroj procesin e ndërtimit dhe përputhshmërinë e tij me

dokumentacionin e aprovuar ndërtimor…

Leja ndërtimore kërkohet për aktivitetet vijuese:

1.ndërtimi i ri (përfshirë montazhet);

2. rindërtimi i objekteve ekzistuese;

3. rrënimi i objekteve ekzistuese, dhe

4. riparimi i objektit ndërtimor

5. intervenimet në fasadat dhe strukturën (sanimet) e një objekti ekzistues…

Një leje ndërtimore apo një certifikatë përdorimi lëshohet mbi bazën e klasifikimeve si në

vijim:

1. Kategoria I – ndërtime me rrezikshmëri të ulët;

2. Kategoria II – ndërtime me rrezikshmëri të mesme, dhe

3. Kategoria III – ndërtime me rrezikshmëri të lartë dhe me interes nacional.

*Lejet për dy kategoritë e para i lëshon Komuna…

*Ministria ka kompetencë për lëshimin e lejeve për ndërtimet e kategorisë III…

Lëshimi i lejes ndërtimore :

1.Nëse janë të plotësuara kushtet të përcaktuara me Ligj, organi kompetent është i detyruar të jap

lejen e ndërtimit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës së rregullt.

2.Kur lejen e ndërtimit e jep MMPH-ja,leja e ndërtimit jepet në afat prej 60 ditësh nga dita e

pranimit të kërkesës së rregullt.

Page 5: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Apo sipas Ligjit për Ndërtim: Lëshimi i lejes ndërtimore kalon nëpër dy faza:

Faza I: organi kompetent parasheh kushtet ndërtimore brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas

pranimit të kërkesës për kushtet ndërtimore për ndërtimet e kategorisë I dhe tridhjetë (30) ditë

për ndërtimet e kategorive II dhe III;

dhe Faza II: leja ndërtimore lëshohet nga organi kompetent brenda tridhjetë (30) ditëve pas

pranimit të kërkesës për leje ndërtimore për kategorinë I dhe dyzet e pesë (45) ditë për

kategoritë II dhe III…

Planet rregullative urbane janë: dokumente publike dhe çdo person duhet të ketë qasje në to

përmes ueb-faqeve komunale apo përmes kërkesës së palës.

Kërkesa për leje ndërtimore mund të paraqitet nga aplikuesi apo personi ligjërisht i autorizuar

prej tij.

Kërkesës për lejen ndërtimore i bashkëngjitet:

1. kopja e planit dhe çertifikata e pronësisë të aplikuesit

2. akti ligjor administrativ për vendosjen e kushteve ndërtimore,

3.tri kopje të dokumentacionit ndërtimor të përgatitur në pajtueshmëri me Kodin dhe një kopje

në formë elektronike;

4. në rast se kërkohen objekte të përkohshme ndërtimore në vend ndërtim, kërkohet paraqitja e

periudhës kohore për ato objekte, dhe

5. vlerësimi i ndikimit në mjedis

*Leja ndërtimore pushon së vlejturi nëse aplikuesi nuk fillon ndërtimin në afatin prej një (1) viti

nga dita e fuqizimit të lejes ndërtimore….

*Vlefshmëria e lejes ndërtimore mund të zgjatet me kërkesën e aplikuesit për një (1) vit.

Kontraktuesi në vend ndërtim duhet të ketë dokumentet vijuese:

1. kontratën mes poseduesit të lejes ndërtimore dhe kontraktuesit;

2. lejen ndërtimore dhe dokumentacionin ndërtimor;

3. dokumentacionin për atestet e produkteve ndërtimore dhe pajisjeve;

4. dëshminë për kualitetin e përcaktuar për produktet ndërtimore të përdorura, dhe

5. librin dhe ditarin ndërtimor.

*Për të gjitha objektet ndërtimore për të cilat kërkohet leja ndërtimore, merret edhe certifikata

e përdorimit para se objekti të përdoret.

Kërkesës për lëshimin e certifikatës së përdorimit i bashkëngjitet si vijon:

1. protokollet e nënshkruara që verifikojnë përfundimin e të gjitha fazave të ndërtimit…

2. evidencën e rezultateve pozitive të testimit të kryer siç është parashikuar në Kod.

Page 6: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Inspekcioni ndërtimor ka të drejtë të bëj inspektimin final të vend-ndërtimit dhe poseduesi i

lejes ndërtimore duhet t’i siguroj qasje të arsyeshme në vënd-ndërtim.

*Nëse kushtet e parapara me ligj janë përmbushur, organi kompetent lëshon certifikatën e

përdorimit brenda pesëmbëdhjetë (15 ) apo tridhjetë (30) ditësh, prej ditës së pranimit të

dokumentacionit…

*Inspekcioni përkatës ndërtimor ka të drejtë të bëjë inspektim të çdo objekti ndërtimor brenda

kompetencave të tij në pajtueshmëri me ligjin ndertimor.

*Inspektori verifikon përputhjen e punëve të përfunduara me dokumentacionin ndërtimor dhe

krijon nje protokoll mbi përfundimin e fazës respektiv të ndërtimit, i cili nënshkruhet nga

poseduesi i lejes, kontraktuesi dhe inspektori…

Me ligjin për “Planifikim Hapsinor” rregullohet planifikimi hapësinor në territorin e

Kosovës.

“Plani hapësinor” nënkupton planin për rregullimin dhe shfrytëzimin e territorit të Kosovës…

Ky plan përshkruan afatet kohore dhe përfshinë projeksionet reale të investimeve.

“Vendbanim” nënkupton zonën me karakter urban, toka bujqësore, qyteti dhe vendbanimi tjetër

të cilin kuvendi i komunës e ka shpallur me karakter banimi;

“Qytet” nënkupton vendbanimin në të cilin kuvendi i komunës, duke marrë për bazë shkallën e

ndërtimit, veprimtaritë dhe karakteristikat tjera të karakterit urban, e ka përcaktuar si të tillë.

“Shfrytëzimi i tokës” nënkupton destinimin ekzistues ose të propozuar për të cilën parcela e

tokës

shfrytëzohet;

“Zonë urbane” është toka me kufinj të përcaktuar brenda suazave të së cilës është planifikuar

ndërtimi

urbanistik;

“Fshati” është vendbanimi në të cilin popullsia kryesisht merret me veprimtari bujqësore ;

“Tokë bujqësore “ është toka e destinuar për kultivimin e kulturave bujqësore ;

“Ministria” nënkupton Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor;

“Akt i veçantë” nënkupton një instruksion administrativ, udhëzim, direktivë ose vendim

administrativ të lëshuar nga Ministria ose agjencitë ekzekutive;

Page 7: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

“Dokumentacioni urbanistik” është tërësia e dokumenteve:

plani hapësinor, përkatësisht urbanistik; leja urbanistike; pëlqimi urbanistik; analizat, studimet

dhe dokumente të tjera…etj.

“Plani i infrastrukturës” është paraqitja me plan e instalimeve dhe objekteve ekzistuese dhe të

planifikuara nëntokësore dhe mbitokësore nga lëmi i: transportit, instalimeve elektrike,

gazsjellësit, naftësjellësit, furnizimit me ujë …etj.

“Toka ndërtimore” është toka në të cilën janë ndërtuar objektet në përputhje me planin

rregullativ, përkatësisht urbanistik…

“Ngastra ndërtimore” është toka e parashikuar për ndërtimin e objekteve të përfshira me plan,

që përbëhet nga një ose më shumë ngastra kadastrale ose pjesë të tyre…

“Lokacioni” është vendi në të cilin kryhen punimet ndërtimore në përputhje me planin e

caktuar…

“Ngastër Kadastrale” janë sipërfaqet e tokave bujqësore, pyjore, kullosa, tokat pyjore, të

regjistruara në regjistrat kadastral ;

“Linjat e rregullimit” nënkuptojnë vijën kufizuese në mes të ngastrës se ndërtimit dhe të drejtës

së shfrytëzimit të rrugës publike.

“Linja e ndërtimit” nënkupton vijën kufizuese cila definon se ku është i lejuar ndërtimi në

ngastrën ndërtimore ;

“Standarde urbanistike” janë normat e planifikimit hapësinor, kushtet dhe rregullat e përdorura

gjatë hartimit të dokumentacionit të planifikimit;

“Normativa urbanistike-teknike” janë kushtet hapësinore ose teknike që përcaktojnë pozitën,

raportet reciproke të infrastrukturës së ndërtesave dhe sigurinë e ndërtesave;

“Sipërfaqe e mbrojtur” janë sipërfaqet e burimeve të mbrojtura natyrore dhe mjedisore si dhe

sipërfaqet bujqësore, trashëgimia e paluajtshme kulturore dhe arkeologjike;.

“Zonë e mbrojtur” është pjesa e hapësirës e cila caktohet me qëllim të ruajtjes të burimeve

natyrore, kulturore-historike dhe arkeologjike…

Page 8: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

“Punët përgatitore” janë kërkimet, analizat, përgatitja e të dhënave, informatave, dhe përkrahja

teknike për nevojat e hartimit të dokumentacionit urbanistik .

“Kushtet e ndërtimit” janë kushtet që e përcaktojnë llojin, madhësinë, mënyrën e ndërtimit,

kushtet e sigurisë dhe çdo kusht tjetër për ndërtimin e objekteve.

*Zbatimin e planeve hapësinore e siguron Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, si dhe

kuvendet komunale …

*Këshilli për planifikim hapësinor jep mendimet, propozimet dhe vërejtjet në dokumentet e

planifikimit hapësinor dhe dokumenteve të tjera të përcaktuara me ligj, të cilat i miraton Qeveria

ose Kuvendi i Kosovës.

*Plane urbanistike mundë të hartojnë ndërmarrjet dhe personat tjerë juridik që kanë së paku

dy ekspertë të fushës së planifikimit urban dhe ekspertë të pavarur të cilët merren me

çështje të planifikimit hapësinor.

Nivelet e Planifikimit hapësinor në Kosovë:

1. Planifikimi për territorin e Kosovës, dhe

2. Planifikimi për territorin e Komunave.

Llojet e planeve hapësinore:

1.Në nivel të Kosovës : Plani Hapësinor i Kosovës dhe Plani hapësinor për zona të veçanta.

2 Në nivel të komunës: Plani zhvillimor i Komunës; Plani Zhvillimor Urban dhe Plani

Rregullativ Urban.

Plani Hapësinor i Kosovës përcakton parimet dhe qëllimet afatgjata të planifikimit

hapësinor për tërë territorin e Kosovës për një periudhë më së paku dhjetë vjeçare.

*Plani Hapësinor i cili është miratohet publikohet në Gazetën Zyrtare të shtetit…

*Ministria është përgjegjëse për të përgatitur projektet e planeve për zona të veçanta.

Planet hapësinore për zona të veçanta mund të përfshijnë:

parqet publike, zonat me vlerë të veçantë natyrore, ekonomike, bujqësore, kulturore ose

historike…

*Plani Zhvillimor i Komunës përfshinë të paktën periudhën 5 vjeçare.

*Plani Zhvillimor i Komunës duhet të jetë në përputhje me Planin Hapësinor të Kosovës.

*Te gjitha komunat duhet të përgatisin planin zhvillimor urban për të gjitha territoret urbane

brenda territorit të komunës.

Page 9: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Plani Zhvillimor Urban është plan strategjik multi sektorial i cili

përcakton synimet afatgjate për zhvillim dhe menaxhim të zonave urbane për periudhën prej

së paku pesë (5) viteve.

*Kuvendi i komunës e miraton planin urban zhvillimor.

* Zonat ndërtimore përcaktohen me planet zhvillimore komunale, planet rregulluese urbane

ose planet hapësinore për zona të veçanta.

Baza e të dhënave të planifikimit hapësinor përmbanë shënimet mbi destinimin dhe

rregullimin e hapësirës së vendbanimeve në territorin e Kosovës.

*Baza e të dhënave është publike, përveç shënimeve që konsiderohen sekret zyrtar ose afariste.

Leja urbanistike i lëshohet secilit aplikues përderisa propozimi për ndërtim përputhet me

dispozitat e ligjit per planifikim hapsinor,si dhe ligjet tjera ,planet zhvillimore dhe rregulluese

komunale

*Leja e urbanistike vlen dy vjet prej ditës së lëshimit të saj dhe mund te vazhdohet edhe për dy

vjet të tjera në qoftë se nuk është ndryshuar pjesa e planit hapësinor në bazë të të cilit është

lëshuar leja…

*Me propozimin e personit sipas kërkesës së të cilit është lëshuar leja urbanistike, autoriteti

komunal mund të ndryshojë apo plotësojë lejen sipas procedurës së përcaktuar për lëshimin

e saj.

*Kushtet ndërtimore janë kushtet të cilat shërbejnë si bazë për hartimin e dokumentacionit

ndërtimor…

Kushtet ndërtimore duhet të jenë sipas trajtës dhe elementeve në vijim:

1. numri rendor i parcelës kadastrale dhe i zonës kadastrale;

2. emërtimi rendor i klasifikimit zonal dhe i shfrytëzimit të tokës;

3. vija rregulluese;

4. vija ndërtimore;

5. lartësia e lejuar në raport me largësinë nga kufiri i parcelës kadastrale përgjatë rrugës publike;

6. lartësia e lejuar në raport me largësinë nga kufiri anësor dhe i pasmë i parcelës kadastrale;

7. kërkesat minimale për vendparkingje;

8.e drejta e ndriçimit natyror për dritaret ekzistuese;

9.masat për mbrojtjen e vlerave natyrore, historike dhe kulturore…etj

…….. :

Page 10: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Ndërtimi, konsiderohet ngritja, instalimi, rikonstruktimi, rinovimi, zgjerimi, ndryshimi, (ndërrim

- destinim), rrënimi i objektit ndërtimor, duke përjashtuar punët për mirëmbajtjen e ndërtimeve

ekzistuese dhe punimeve të vogla të specifikuara nga organi kompetent komunal me udhëzime

komunale, të cilat kanë leje të përkohshme apo nuk kanë.

Objekt ndërtimi, konsiderohet Struktura fizike, e cila lidhet me tokën dhe përbëhet nga

produkte ndërtimi, përfshirë pjesë të ndërtimeve, mjete ose pajisje të veçanta instalimi, të cilat

bashkërisht paraqesin një kompleks ndërtimor teknik. Termi gjithashtu përfshin hapësira parkimi

për automjete, hapësira magazinimi dhe zona për kampe.

Ndryshimi i objektit, konsiderohet ndryshim në funksionin, ose përdorimin e objekteve

ekzistuese urbanistike.

Rekonstruimi, konsiderohet zhvillim i punimeve ndërtimore – zejtare në objektin ekzistues në të

cilin bëhet sajimi, adaptimi, ndërrimi i instalimeve, impianteve dhe pajisjeve, ndërtimi mbi

themelet ekzistuese, ndryshimin e objekteve që prekin anën e jashtme të tij në elementet

arkitektonike, si dhe në raste kur bëhet ndërhyrja në konstruksionin e objektit ekzistues, hapja

dhe mbyllja dritaresh, apo ndryshimi i kushteve sipas të cilave është lejuar ndërtimi paraprak.

Rekonstruktim konsiderohet zhvillimi i punëve ndërtimore për ndryshimin e proceseve

teknologjike të prodhimit…

Personi i përfshirë në ndërtim, , është çdo person fizik dhe juridik që merr vendim për

investime dhe financon ndërtimin apo rikonstruktimin e objekteve…

Kryesi i punëve të objektit ndërtimor duhet të jetë personi (individi) apo ndërmarrja (firma) e

specializuar për zhvillimin e punëve ndërtimore, apo ndërtimorezejtare përkatëse dhe e

regjistruar në regjistrin e organit kompetent.

*Për të gjitha ndërtimet dhe rekonstruimet, sipas kësaj Rregulloreje, duhet të merret leja

ndërtimore. Lejen ndërtimore e lëshon Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm, Gjeodezi, Kadastër

dhe Mjedis me aktvendim.

*Nuk mund të fillojë ndërtimi i objektit pa leje ndërtimore.

*Etazhiteti i objekteve caktohet sipas PZHU dhe PRRU, planeve detale urbanistike apo akteve

tjera të nxjerra nga Komuna e që zëvendësojnë këto plane.

* PZHU-plani zhvillimor urban, PRRU-plani Rregullativ urban…

* Për objektet të cilat ndërtohen afër rrugëve publike, si dhe lartëpërquesëve, distanca prej këtyre

objekteve duhet të jetë në largësinë e paraparë me rregullativën ligjore në fuqi…

*Objektet të cilat ndërtohen afër rrugëve të pa kategorizuara nuk mund të jenë në distancë më të

vogël se 5m nga skaji i jashtëm i brezit të rrugës…

Page 11: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Vija rregullative siguron korridorin për vendosjen e rrjetës (primare dhe sekondare) të

infrastrukturës (ujësjellësit, kanalizimit, PTT, ngrohjes etj) të qytetit dhe vendbanimeve tjera…

*Vija rregullative- largësia nga kufiri i parcelës kadastrale të paraparë për ndërtimin e

infrastrukturës teknike, në të cilin nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi.

Vija ndërtimore paraqet vijën e cila përcaktohet me plan detal apo Rregullativ urbanistik, dhe

leje urbanistike…

*Vija e ndërtimore – largësia nga kufiri i parcelës kadastrale dhe vija rregulluese në të cilin

lejohet ndërtimi i sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme.

*Nuk lejohet dalja e shtyllave mbajtëse të objektit apo objektit nëntokësor jashtë vijës

ndërtimore…

Distanca në mes vijës rregullative dhe asaj ndërtimore për objektet ndërtimore individuale,

përcaktohet me plane detale apo rregullative. Kjo distancë, varësisht nga tipi i objektit është prej

0 deri në 300 cm.

*Për objektet individuale të banimit të cilat kanë qasje të drejtpërdrejtë apo indirekt me rrugët

publike, distanca në mes vijës rregullative caktohet me leje urbanistike e që nuk mund të jetë më

e vogël se 400 cm…

*Leja urbanistike vlen 3 (tre) vjet nga dita e dhënies…

Dokumentacioni teknik për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve ndërtimore perbehet

nga : para projekti, projekti ideor, projekti kryesor, projekti zbatues, si dhe projekti i objektit të

zbatuar .

-Para projekti përmban analizat mbi lokacionin e gjerë.

-Projekti ideor hartohet për nevojat e përcaktimit të objektit.

-Projekti kryesor hartohet për nevojat e ndërtimit dhe pajisjes me leje ndërtimi.

-Projekti zbatues hartohet për nevojat e kryerjes së punimeve nëse projekti kryesor nuk

përmban detajet e nevojshme për ndërtimin e objektit…

-Projekti i objektit të zbatuar hartohet për nevojat e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së objektit

varësisht nga lloji apo tipi i objektit ndërtimor…

*Gjatë ndërtimit të objektit investuesi ka për detyrë të siguroi mbikëqyrjen profesionale…

Mbikëqyrja profesionale nënkupton: verifikimin e cilësisë të zhvillimit të punimeve dhe

aplikimin e dispozitave, standardeve, normativave teknike, kontrollin e materialit që përdoret në

ndërtim dhe atestet e tyre, kontrollin e ndërtimit të objektit sipas dokumentacionit – teknik,

saktësinë e shënimit të objektit, afatet e kontraktuara për zhvillimin e punimeve dhe aplikimin e

Ligjit dhe rregullativës tjetër Ligjore nga lëmia e ndërtimit…

Page 12: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

*Çdo person fizik apo juridik i përfshire në ndërtim, pas përfundimit të ndërtimit është i obliguar

të pajiset me leje për përdorim.

*Kërkesa për kontrollimin teknik dhe për leje përdorimi, bëhet brenda afatit prej 7 ditësh nga dita

e përfundimit të objektit ndërtimor.

*Lejen për përdorim e lëshon organi që ka lëshuar lejen ndërtimore…

*Kontrollimi teknik i objektit kryhet pas përfundimit të objektit, përkatësisht të zhvillimit të

punimeve të parapara me leje ndërtimore dhe dokumentacion teknik, përkatësisht, pas

përfundimit të punimeve të një pjese të objektit, i cili si i tillë mund të përdoret…

*Çdo person fizik apo juridik që dëshiron të rrënojë objektin ekzistues ndërtimor duhet të pajiset

me leje përkatëse për rrënim…

*Kërkesa për lëshimin e lejes për prishjen e objektit ekzistues i paraqitet Drejtorisë për

Planifikim, Urbanizëm, Gjeodezi, Kadastër dhe Mjedis…

KËRKESAT THEMELORE TË NDËRTIMIT PËR OBJEKTE NDËRTIMORE dhe cilësitë teknike të

cilat duhet të plotësojnë produktet ndërtimore përcaktohen nga rregulloret teknike dhe në pajtim

me normat evropiane dhe ndërkombëtare nga lëmi i ndërtimit…

*Produktet ndërtimore janë : materialet ndërtimore, elementet e strukturave parafabrikate,

pjesët montazhe etj te cilat përfshihen ne mënyrë te përhershme në procesin e ndërtimit.

*Produktet ndërtimore para përdorimit duhet te dëshmohen nëse vetitë e tyre i plotësojnë

kërkesat themelore për ndërtim, e që vërtetohet me:

1. me vërtetim të prodhuesit për karakteristikat e tij kimike, fizike dhe teknike për përdorim ose

2. me dëshmi atestuese të furnizuesit për përdorim…

*Pjesëmarrësit në ndërtim janë:

1. investitori

2. projektuesi

3. revidenti

4. realizuesi

5. inxhinieri mbikëqyrës.

*Investitori nuk ka nevojë të siguroj mbikëqyrës profesional nëse ndërton objekte ndërtimore për

të cilat nuk nevojitet leja e ndërtimit…

*Punët e mbikëqyrjes profesionale të ndërtimit nuk mund t`i kryej personi i cili në të njëjtën

kohë është edhe realizues i punimeve…

Revizori është përgjegjës që projekti ose një pjesë e projektit për të cilin e ka bërë kontrollin t`i

plotësoj kërkesat nga Ligji i Ndërtimit…

Page 13: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

*Autorizimin për kryerjen e kontrollit të projektit revizorit ia jep MMPH-ja…

Të drejtë në kryerjen e punëve të projektimit dhe mbikëqyrjes profesionale kanë personat e

licencuar, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin e Ndërtimit dhe me Udhëzimi

Administrativ…

Projektet, varësisht nga lloji i ndërtimit, përmbajnë:

1. vizatimet,

2. përshkrimin teknik,

3. paramasën dhe parallogarinë,

4.llogaritja e qëndrueshmërisë mekanike dhe stabilitetit,hidraulikës,energjetikës,

karakteristikave fizike

5. dokumenti nga plani kadastral

6. programi i kontrollës dhe sigurimi i cilësisë…etj.

*Projekti kryesor në bazë të cilit është e ndërtuar objekti ndërtimor përkatës mund të

shfrytëzohet për ndërtim të objekteve ndërtimore tjera të atilla, nëse në pajtim me këtë janë

investitori dhe projektuesi i cili e ka punuar atë projekt, me kusht që ai projekt të adaptohet(të

përshtatet)me kushtet tjera të ndërtimit në parcelën e caktuar ndërtimore…

Projekti kryesor për shtëpi familjare përmban:

1. dokumenti nga plani kadastral,

2. projekti arkitektonik,

3. projekti ndërtimor dhe

4. projekti i instalimeve.

Paraprojekti varësisht nga lloji i ndërtimit,përmban:

1. analizat mbi lokacionin e gjerë;

2.të dhënat për kushtet natyrore,

3. vlerësimin për ndikimet në mjedis - konform dispozitave ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e

Mjedisit;

4.konceptin teknik-teknologjik dhe mënyrën e sigurimit të infrastrukturës teknike,

5. të dhënat për objektet ose zonat historike-kulturore;

6.arsyeshmërinë e investimit për objektet kapitale.

Page 14: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Projekti ideor, varësisht nga lloji i ndërtimit,përmban:

1. të dhëna bazë dhe të tjera, lidhur me lokacionin e ngushtë dhe mënyrën e vendosjes së

objektit;

2. vlerësimin mbi ndikimet në mjedis si dhe masat për parandalimin ose uljen e ndikimeve

negative në mjedisin jetësor;

3. zgjidhjen themelore të formës dhe të funksionit,

4. zgjidhjen teknike të objektit;

5. vlerësimin preliminar të stabilitetit dhe sigurisë së objektit;

6.koston e përafërt të ndërtimit,

7.transportin…etj.

Projekti kryesor mund të përmbaj më shumë lloje të projekteve,si:

1.projektin arkitektonik,

2.projektin ndërtimor,

3.projektet e instalimeve në objekte - hidroteknike dhe elektroteknike,

4.projektin e gjendjes ekzistuese, për objektet që rindërtohen

5. raportin për mbrojtjen nga zjarri dhe eksplodimet…etj.

Nostrifikimi :vërtetim i harmonizimit të projektit ideor, projektit kryesor dhe projektit zbatues të

punuar në vend të huaj në bazë të Ligjit të ndërtimit, përshkrimit teknik dhe normave të ndërtimit

që përdoren në Kosovë …

*Revizori nuk mund të bëjë kontrollimin e projektit në punimin e të cilit në tërësi apo pjesërisht

është angazhuar ose pjesërisht ka punuar personi juridik në të cilën është i punësuar…

*Revizori i cili e bënë kontrollimin e projektit është i detyruar që për atë projekt, të formuloj

raportin me shkrim dhe t`i legalizoj pjesët e projektit në bazë të U.A. për kontrollimin e

projekteve…

Pala :është poseduesi i paluajtshmërisë për të cilën nxirret vendimi me të cilin lejohet ndërtimi

,bartës i të drejtave të tjera në atë paluajtshmëri (pronari)…etj.

Page 15: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Realizuesi (punë kryrësi)në vendndërtim duhet të ketë:

1.Vendimin për regjistrimin e firmës nga institucioni kompetent;

2.Identifikimin i pjesëmarrësve përgjegjës,emrat dhe adresat e projektuesit, realizuesit,

inxhinierit mbikëqyrës dhe revizorit;

3.Lejen e ndërtimit dhe dokumentet e bashkëngjitura;

4.Të gjitha lejet e tjera, të lëshuara në kuadrin e lejes së ndërtimit;

5.Dokumentacionin për testimin e produkteve ndërtimore dhe pajisjeve për ndërtim;

6.Raportin e punës ,ditarin ndërtimor, librin e inspekcionit, librin e ndërtimit…

*Objekt ndërtimor për të cilin është marrë Leja e Përdorimit regjistrohet në pjesën e veçantë të

kadastrit…

*Objekti ndërtimor mund të shfrytëzohet vetëm në pajtim me dedikimin e tij. Ndërrimi i

destinimit kërkon leje të re urbanistike dhe leje të re ndërtimi...

Projekti për rrënim të ndërtimit përmban: përshkrimin teknik të rrënimit të ndërtimit,dhe

deklaratën mbi heqjen e mbeturinave dhe rehabilitimin e tyre;

Projekti është kompleksi i planifikuar i ndërtimit me vetitë e tij të ndërtimit dhe vendosjes,duke

përfshirë mënyrën e ekzekutimit të punëve ndërtimore…

Mirëmbajtja e ndërtesës është përcjellja e gjendjes së ndërtesës dhe ndërmarrja e masave të

duhura në funksion të mirëmbajtjes së ndërtesës, pa ndryshuar kushtet e lokacionit sipas të cilave

është ndërtuar ndërtesa…

*Çdo objekt ndërtimi duhet të jetë i projektuar dhe ndërtuar ashtu që të parandalojë shkaktimin

ose përhapjen e zjarrit dhe tymit…

Rregulloret teknike: i nxjerr ministria, për punët e ndërtimit në bazë të ligjit të ndërtimit…

Shtëpi familjare: objekt i dedikuar ekskluzivisht për qëllime banimi në parcelën e posaçme të

ndërtimit, në sipërfaqe të gjithmbarshme ndërtimore deri në 450 m2…, me më së shumti

bodrumin, kati përdhes dhe dy kate mbi të, duke përfshirë sipërfaqen e ndërtimeve ndihmëse

(garazhe, depo, kaldajë etj.), nëse ndërtohen në të njëjtën parcelë ndërtimi…

Ndërtimet ndihmëse janë ndërtimet tjera si garazhet, depot, kaldajat, etj., që janë objekte

përcjellëse për funksionim më të mirë të shtëpisë familjare…

Leja e lokacionit është dokumenti (akt rregullativ – vendim) i cili përcakton kushtet e vendosjes

se objektit ndërtimor në lokacion duke i respektuar rregullat urbanistike…

Inxhinieri kryesor i punishtes duhet të jetë inxhinier i diplomuar i lëmive

përkatëse(Ndërtimtari ose Arkitekturë) me provim profesional të dhënë…

“Projekti ideor është tërësia e dokumentacionit teknik në bazë të cilit jepet zgjidhja e funksionit , formës

dhe zgjidhja teknike e objektit ndërtimor, si dhe vendosja në hapësirë(lokacion).”

Page 16: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Projekti kryesor është tërësi e projekteve të harmonizuara në mënyrë të ndërsjellë, me të cilat

jepet zgjidhja teknike e ndërtimit…

Njoftimi: përmbanë titullin(emrin) e organit ndërtimor, përkatësisht firmën e investitorit,emrin,

llojin dhe lokacionin e ndërtimit ,vendin në cilën anë mund të bëhet shqyrtimi në projekt

kryesor dhe të jepet sqarimi se kur mund të bëhet kjo…

Parcelë ndërtimore është toka e parashikuar për ndërtimin e objekteve të përfshira me plan që

përbëhet nga një ose më shumë parcela kadastrale ose pjesë të tyre.

Lokacion është vendi në të cilin kryhen punët ndërtimore në përputhje me planin e caktuar ose

me akt tjetër të nxjerr në bazë të dispozitave ligjore.

Parcelë kadastrale janë sipërfaqet e tokave bujqësorë, pyjore, kullosa të regjistruara në

regjistrat kadastral.

Toka ndërtimore është toka e cila është paraparë për ndërtimin e objekteve.

Ndryshimi i destinimit të ndërteses në kuptim të kësaj rregullore konsiderohet ndryshimi në

funksionin e përdorimit të objektit ekzistues ndërtimor.

Fqinjë pronarë ose shfrytëzues të tjerë të pronave ngjitur…

Inspektor : zyrtar i instituticionit të kontrollimit, që vepron në nivel ministrie ose komune.

PZHK plani zhvillimor komunal.

*Personi i përfshirë në ndërtim, është çdo person fizik dhe juridik që merr vendim për investime

dhe financon ndërtimin apo rikonstruimin e objekteve…

“Objekte me banim të përzier” nenkupton objektin për banim që ka elemente të formës

individuale dhe të asaj kolektive…

Pjesët që funksionojnë të pavarura: nënkuptojnë ato pjesë të punëve të sigurta dhe pjesët tjera

të projektit qe janë në ndërtim e sipër…

Mbikqyrja inspektive: nënkupton inspektimin e punëve ndërtimore për të verifikuar

pajtueshmërinë me dokumentet ndërtimore dhe Kodin ndërtimor...

Protokolli, nënkupton procedurat për kryerjen e inspektimeve siç pasqyrohen në listat e

kontrollit të inspektimeve…

Plani i inspektimit: nënkupton definimin nga ana e organit kompetent që secila nga fazat e

inspektimit do të vlejë për objektet e caktuara ndërtimore siç është përcaktuar me nenin 7 të

udhëzimit administrative…

Page 17: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Ndërtimi i një objekti mund të ndërpritet nëse:

1.puna ndërtimore krijon rrezik ndaj shëndetit,sigurisë apo pronësisë;

2.punët ndërtimore janë duke u bërë në kundërshtim me kushtet ndërtimore;

3.nëse nuk ka leje ndërtimore …

Formulari i marrëveshjes: nënkupton dëshmi të shkruar nga të gjith pronarët e rexhistruar në

Rexhistrin e të Drejtave në Pronë Të Paluajtshme…

Libri ndërtimor: është libri i cili përfshinë të dhënat e përgjithshme dhe kryesore lidhur me

punët ndërtimore..

Ditari Ndërtimor: paraqet rexhistrin e aktiviteteve ditore që ndodhin në vëndndërtim..

Objektim: hartim i dokumentacionit tekniko-intenziv sipas Kodit të ndërtimit dhe dispozitave të

këtij ligji…

Objektet e trashëgimisë kulturore:ndërtime qe trajtohen në kuadër të Ligjit të Trashëgimisë

kulturore duke përfshirë edhe ndërtimet në zonat e veçanta të mbrojtura…

Qërtifikata e Përdorimit : dokument i lëshuar nga një organ kompetent që vërteton që ndërtimi

është bërë në përputhje me dokumentacionin ndërtimor dhe kodet e aplikuara ndërtimore ,

poashtu tregon që objekti i ndërtuar është i përshtatshëm për përdorim…

*Llojet e Ndërtimit: ndërtimi i ri; rindërtimi; riparimi; rrënimi; ndërtim peizazhi etj…

Llojet e lejeve Ndërtimore: për ndërtim të ri; rindërtim; riparim; intervenim në fasada ose në

struktura të objektit…etj.

Zonë Rurale: zonë me sasi të ulët të ndërtimit,dendësisë së popullsisë dhe infrastrukturës

teknike, publike dhe sociale, si dhe punësimit përmes agrokulturës, turizmit rural,…...

Zonë: grup i parcelave kadastrale fqinje me përcaktim të njejtë të shfrytëzimit të tokës,

zhvillimit apo ruajtjes së saj…

Perimetri: kufiri zyrtar i territorit me karakteristika të përbashkëta të zhvillimit, mbrojtjes dhe

ruajtjes….

Zonë Urbane – zona e cila fizikisht formon pjesën e një qyteti dhe karakterizohet me pjesë të

rëndësishme të sipërfaqeve të ndërtuara, densitetit të lartë të popullsisë dhe banimit, punësim

dhe transport të konsiderueshëm dhe infrastrukturë tjetër.

Plani Zhvillimor Komunal -dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit local…

Harta Zonale e Komunës –dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit lokal…

Harta Zonale e Kosovës - dokumenti i planifikimit hapësinor i nivelit qendror…

Page 18: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Zonë Komerciale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillim të ndërtesave për zyre dhe/ ose

ndërtesave komerciale.

Zonë Industriale – një sipërfaqe e caktuar për zhvillimin e ndërtesave për prodhimtari

industriale.

Zonë për Shfrytëzim të Përzier – një zonë të caktuar për shfrytëzim të përzier të ndërtesave për

banim, ndërtesave komerciale, bujqësore, industriale ose veprimtari tjera…

Zonë industriale: siperfaqe e caktuar për zhvillimin e ndërtesave për prodhimtari industrial…

Zonë Bujqësore:një zonë tokësore e caktuar për kultivim të kulturave bujqësore e blegtorale…

Zona Kadastrale - një sipërfaqe territoriale brenda komunës me emër dhe me numër kadastral

të veçantë. Zona kadastrale ndahet në parcela tokësore;

Parcela kadastrale -pronë e pandarë e tokës së formuar me kufij dhe pika kufitare, të cilat

gjenden në një zonë kadastrale dhe të regjistruar ose e cila do të regjistrohet në kadastër si

parcelë kadastrale me numër të veçantë…

Normat teknike të Planifikimit hapësinor – dokumenti i cili përcakton kërkesat themelore për

hartimin e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Pjesmarrës Publik: pjesmarrja e një apo më shumë përsonave fizik apo juridik; pjesmarrja e

shoqatave apo organizatave në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapsinor…

Shqyrtim Publik: ngjarje e hapur për pjesmarrje publike, e zhvilluar në vënd të përshtatshëm

nga autoriteti i planifikimit hapsinor i cili përmes njoftimit publik fton qytetarët, ekspertët dhe

palët e interesuara për të parashtruar kundërshtimet,komentet apo sygjerimet para finalizimit të

dokumentacionit të planifikimit hapsinor…

Njoftimi publik- njoftim paraprak i palëve të interesuara dhe/ose publikut, për kohën, vendin

dhe qëllimin e mbajtjes së shqyrtimin publik.

Shërbimet publike – është një term i përgjithshëm për të caktuar shërbimet e ofruara nga

autoritete publike drejtpërdrejt ose tërthorazi të infrastrukturës teknike, publike dhe sociale

për qytetarët.

Plani Zhvillimor Komunal (PZHK):është plan stratexhik multi-sektorial i cili përcakton caqet

afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapsinor. Plani zhvillimor i komunës duhët të

përfshijë planin për zhvillimin e zonave urbane dhe rurale për një përiudhë së paku 8 vjeçare…

Vëndbanimet joformale - vëndbanime ku banorët nuk gëzojnë të drejtat e tyre për një

standard të përshtatshëm të jetesës, të banimit dhe nuk kanë zotërim ligjor të pronës ose qasje

adekuate në shërbimet publike dhe qeverisje, si dhe jetojnë në një mjedis me rrezikshmëri të

lartë.

Page 19: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Ligji: është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet t’i ndjekin në një

shoqëri apo vënd…

*Ligji është marrveshje e përcaktuar me disa fjalë nga një bashkësi njerëzish apo njerëzimit..

Presidenti - është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit…

*Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë…

Parlamenti është një asamble, e të zgjedhurve nga populli, që siguron përfaqësimin e tij.

Parlamenti mbikëqyrë qeverinë dhe autoritetet tjera shtetërore dhe merr qëndrim në

çështje të politikës së jashtme…

*Parlamenti nxjerr ligje, vendos mbi tatimet dhe mbi shpenzimet shtetërore.

*Propozimet e qeverisë, në rastet më të shpeshta, shërbejnë si bazë për vendimet e

parlamentit…

*Si mbajtësi i pushtetit legjislativ, parlamenti është vendi i diskutimit dhe votimit të

ligjeve dhe buxhetit të shtetit si dhe i kontrollit të qeverisë.

*Parlamenti është vëndi ku diskutohet e debatohet për të arritur në marrjen e

vendimeve.

Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate…

*Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me

dispozitat e kushtetutës.

*Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe

organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet e tjera të shtetit…

Qeveria është bashkësia e subjekteve që në një shtet mban pushtetin politik…

*Qeveria është bashkësia e subjekteve që në një shtet mbajnë pushtetin politik duke

qënë në krye të shtetit dhe jo të varura nga subjekte të tjera.

*Një kuptim tjeter për qeverinë është që qeveria paraqet pushtetin ekzekutiv, nga i cili varet

administrata publike…

*Qeveria merr të gjitha vendimet dhe veprimet e nevojshme për funksionimin normal të

Shtetit…

*Qeverisja:është tërësia e veprimeve logjike brënda një organi a subjekti, në

pajtueshmëri me vetitë e tyre dhe të rrethit…

*Komisionet parlamentare janë një lloj grupesh punuese me deputetë që kontrollojnë të

gjitha propozimet në parlament.

*Sipas Kushtetutes Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i

pandashëm…

Page 20: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

*Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën

interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

*Sipas Kushtetutes e drejta e pronës është e garantuar…

*Sipas Kushtetutes ekonomia e kosoves është ekonomi e tregut…

Udhezimet administrative jane: akte juridike te pergjithshme te cilat i nxjerr organi

administrativ me qellim te drejtimit keshillinit ose percaktimit per zbatimin e ligjit ose normave

administrative…

*Udhezimi eshte akt juridik normativ ose akt i pergjithshem dhe nxirret me qëllim te drejtimit,

keshillimit ose dhenies se instruksioneve te ndyshme, lidhur me zbatimin e ligjeve apo te

dispozitave te tjera dhe te akteve te pergjithshme te kuvendeve e organeve ekzekutive te tyre…

E Drejta Administrative përkufizohet si tërësi e atyre normave juridike me të cilat rregullohen

marrëdhëniet shoqërore që krijohen në fushën e veprimtarisë administrative.

Akti administrativ si koncept mbulonte të gjitha masat dhe veprimet e administratës, duke

përfshirë si të drejtën private ashtu edhe atë publike

UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR.10/2013: PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR

DORËZIMIN DHE SHQYRTIMIN E KËRKESAVE PËR KUSHTE NDËRTIMORE SI DHE PËR LEJE

NDËRTIMORE

Udhëzimi Administrativ nr.10/2013: Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është përcaktimi i

procedurave për dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore si dhe për leje

ndërtimore, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria e ndërtimeve me kushtet ndërtimore

dhe me Kodin Unik të Ndërtimit të Republikës së Kosovës..

Agjent: Nënkupton përsonin fizik apo juridik që përfaqëson pronarin sipas formularit të

marrëveshjes…

Formulari i Marëveshjes: nënkupton dëshmi të shkruar të një marrëveshjeje të nënshkruar nga

të gjithë pronarët e regjistruar në Regjistrin për të Drejtat në Pronë të Paluajtshme…

Poseduesi i Lejes Ndërtimore: Nënkupton aplikuesin të cilit i është dhënë leja Ndërtimore…

Kartela e inspektimeve të Miratuara: nënkupton kartelen që i lëshohet aplikuesit nga organi

kompetent, me rastin e lëshimit të lejes ndërtimore. Kartela identifikon numrin e lejes,llojin e

ndërtimit dhe lokacionin e vëndndërtimit… Sipas kryerjes së punëve, inspektimet dhe miratimet

shënohen me datat përkatëse në kartelë…

Numri i referencës i Lejes: Nënkupton numrin e veqant të lëshuar nga organi kompetent për të

identifikuar një projekt përmes të cilit ndërlidhen të gjitha inspektimet, shënimet, qertifikata e

përdorimit dhe dokumentet përkatëse…

Dokumenti i Planifikimit Hapësinorë: nënkupton Planin Hapësinorë të Kosovës, Hartën Zonale

të Kosovës,Planin Hapësinorë për Zona të Veqanta, Planin Zhvillimor Komunal…etj.

Page 21: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Sistemi i vrojtimit te Lejës: nënkupton sistemin e organit kompetent për vrojtimin dhe

shqyrtimin e lejes…

Harta Zonale: Nënkupton dokumentin e planifikimit hapësinorë që miratohet në nivel qendrorë

ose lokal, i cili përcakton destinimin e shfrytëzimit të tokës, si dhe kushtet ndërtimore…

Agjencia për Menagjim Emergjent: Nënkupton Agjencinë për menagjim Emegjent të Ministrisë

së Punëve të Brendëshme…

Zyrtari Përgjegjes: punonjës i organit kompetent që është përgjegjës për mbikqyrjen e kërkesës

për leje përgjatë procesit të shqyrtimit…Dhe poashtu është pika kryesore e kontaktit me

aplikuesin për leje…

*Në kohën kur aplikuesi dorëzon kërkesën për kushte ndërtimore, organi kompetent duhet të

verifikojë se kërkesa është e kompletuar, dhe përmbanë të gjith dokumentacionin e

nëvojshëm…

*Organi kompetent do të vërtetojë nëse ndërtimet e propozuara janë në pajtim me kërkesat

hapësinore të përcaktuara nga kushtet ndërtimore për parcelën kadastrale…

*Pas shqyrtimit të përputhshmërisë së kërkesës me kushtet ndërtimore, organi kompetent

shqyrton kërkesën për të vërtetuar se punët ndërtimore të propozuara janë në përputhje me

Ligjin për Ndërtim dhe Kodin…

--Qëllimi i këtij shqyrtimi është që të vërtetojë nëse punët ndërtimore përmbushin kërkesat thelbësore për:

1. Qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e konstruksionit;

2. Instalimet Mekanike;

3. Instalimet Elektrike;

4. Hidro-instalimet;

5. Efiqienca e energjisë;

6. Vlerësimi i ndikimit në mjedis;

7. Siguria ndaj zjarrit;

8. Normat teknike për qasje të përsonave me aftësi të kufizuara…etj.

Kur një leje lëshohet: të gjitha dokumentet ndërtimore miratohen me shkrim, ose me një vulë ku thuhet “E MIRATUAR”, që përmbanë logon e organit kompetent si dhe datën e miratimit

Libri dhe Ditari Ndërtimorë: duhet të përmbajnë një regjistër të detajuar ditorë,te të gjitha punëve ndërtimore, përfshirë të dhënat e shkruara dhe fotografike që dokumentojnë:

Page 22: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

1. Datën, Lokacionin, si dhe rezultatet e testeve të kryera të materialeve ose të punëve ndërtimore; dhe

2. Një përshkrim të problemeve të hasura gjatë ndërtimit dhe inspektimit dhe mënyrës së si janë zgjidhur…

Siperfaqja bruto e ndërtimit: matet nga skajet e jashtme të ndërtesës…Sipërfaqja e tillë përdoret për të përllogaritur taksën (në metër katërorë-m2) për leje…

Sipërfaqja neto është sipërfaqja e mbyllur e hapësirës se re të banimit…Shërben për të përllogaritur tarifën për rritje të dendësitetit të infrastrukturës…

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 18/2013 :PËR STANDARDET MINIMALE DHE PROCEDURAT PËR MBIKËQYRJE INSPEKTIVE DHE LËSHIM TË CERTIFIKATËS SË PËRDORIMIT.

Udhëzimi Administrativ nr.18/2013: Qëllimi i këtij udhëzimi administrative është vendosja e standardeve minimale, transparente të parashikueshme dhe konsistente për shqyrtimin teknik të punëve ndërtimore dhe lëshimin e çertifikatave të përdorimit për të siguruar përputhshmërinë e ndërtimeve me kushtet ndërtimore dhe Kodin Unik të Ndërtimit të Republikës së Kosovës…

*Ky udhëzim administrative zbatohet për inspektimet e punëve ndërtimore dhe për çertifikatat e përdorimit të lëshuara sipas Ligjit për Ndërtim…

Pjesët që funksionojnë të pavarura: nënkuptojnë ato pjesë të punëve ndërtimore që janë në gjendje që të përdoren në mënyrë të sigurtë; edhe pse pjesët e tjera të projektit janë ende në ndërtim e sipër…

Page 23: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës

Plan i inspektimit: nënkupton definimin nga ana e organit kompetent se cilat faza të inspektimit do të vlejnë për objektet e caktuara ndërtimore siq është përcaktuar në Udhëzim Administrativ….

Fazat e inspektimit:

1. Organi kompetent njofton aplikuesin dhe ose do ta bëj aprovimin për atë pjesë të ndërtimit sit ë kompletuar ; ose do ta njoftoj aplikuesin se ndërtimi nuk është në përputhje me Kodin…

2. Për kategoritë ndërtimore I dhe II, inspektimet do të kryhen gjatë fazave të ndërtimit,

përkatësisht do të bëhët:

2.1. Inspektimi i lokacionit: vendit ku do të filloj ndërtimi, për tu siguruar që punët ndërtimore

do të kryhen në lokacionin e specifikuar…

2.2. Inspektimi i themelit (para betonimit): pas germimit të kanaleve, dhe pas vendosjes së

pahive dhe armaturës së përforcuar para betonimit…(ky inspektim përfshinë : kanalizimin,

drenazhimin,shputat, muret e themelit,rregullimin dhe nivelizimin e terrenit përreth etj…

2.3. Inspektimi i konstruksionit, inspektimi i elementeve të konstruksionit varësisht nga lloji i

konstruksionit:

2.3.1. Konstruksionet e betonit;

2.3.2. Konstruksionet muratore;

2.3.3. Konstruksionet e çelikut;

2.3.4. Konstruksionet nga druri;

2.3.5. Inspektimi i instalimeve;

2.3.6. Hidroinstalimet;

2.3.7. Inspektimi për siguri nga zjarri ( kërkohën për kategoritë II dhe II të ndërtimeve.);

Punët ndërtimore që nuk e kalojnë inspektimin; duhet të korrigjohën dhe të ri-inspektohen.

Page 24: Rregullativë Ndërtimore  FNA - Universiteti i Prishtinës