roli i zhvillimit tË rrjetave lokale/regjionale dhe web … · transaksioneve për bazë të të...

10
165 Genc Beqiri - Roli i zhvillimit të rrjetave lokale/regjionale dhe WEB-it në përpunimin e bazave të të dhënave dhe zhvillimin e ndërmarrjeve regjinale ROLI I ZHVILLIMIT TË RRJETAVE LOKALE/REGJIONALE DHE WEB-IT NË PËRPUNIMIN E BAZAVE TË TË DHËNAVE DHE ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE REGJINALE Mr. Sci. Genc Beqiri European College Dukagjini, genc. beqiri@dukagjinicollege. eu Abstrakt: Zhvillimi i aplikacioneve për Internet/Intranet kërkon të tejkalohen kufizimet që i formon Web interfejsi. Administratorët e bazave të të dhënave sot në mjedisin e bazuar në Internet duhet të kuptojnë implikacionet e zhvillimit të Web aplikacioneve për në Bazë të të Dhënave në kushte të përkrahjes së llojit të zgjëruar të të dhënave, siguri të bazës së të dhënave, menaxhimin e transaksioneve për bazë të të dhënave, dhe disejnimin e bazës së të dhënave. Kompanitë më të mëdha krijojnë problem më të mëdha, sepse shtrihen më gjërë, kanë më shumë punëtorë si dhe kanë llojllojshmëri më të madhe të funksioneve të ndryshme. Fjalët kyqe: Internet, Intranet, të dhëna, menaxhim, transaksione, siguria, baza e të dhënave, Rrjetat heterogjene. Hyrje Në kohë të fundit, për disa vjet, Interneti është bërë standard për komunikime globale. Interneti është një rrjet global i kompjuterëve që punojnë në një komplet të TCP/IP protokolit të rrjetit. Webi i tërë botës ose WWW (World Wide Web), është një nga shërbimet e shumta që punon në Internet; ai sjellë mundësi për qasje në dokumente me HTML format. Tani më, Interneti është nikoqir i miliona kompanive dhe Web sajteve të organizatave që sigurojnë lloje të ndryshme të shërbimeve. Interneti është i shënjuar si modeli i ri për zhvillues të sistemeve sepse siguron përfitime të shumëfishta, sikurse janë qasje universale tek të dhënat, intefejsi i përbashkët GUI, çmime më të ulëta për pregaditje të shfrytëzuesëve fundorë, e të tjera. Interneti është “sistem pa gjendje”, manaxhimi i vet bazës i delegohet Sistemit për Qeverisje të Bazës së Dhënave (SQBDH ose DBMS).

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

165

Genc Beqiri - Roli i zhvillimit të rrjetave lokale/regjionale dhe WEB-it në përpunimin e bazave të të dhënave dhe zhvillimin e ndërmarrjeve regjinale

ROLI I ZHVILLIMIT TË RRJETAVE LOKALE/REGJIONALE DHE WEB-IT NË PËRPUNIMIN E BAZAVE TË TË DHËNAVE DHE

ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE REGJINALE Mr. Sci. Genc Beqiri

European College Dukagjini, genc. beqiri@dukagjinicollege. eu

Abstrakt: Zhvillimi i aplikacioneve për Internet/Intranet kërkon të tejkalohen

kufizimet që i formon Web interfejsi. Administratorët e bazave të të dhënave sot në mjedisin e bazuar në Internet duhet të kuptojnë implikacionet e zhvillimit të Web aplikacioneve për në Bazë të të Dhënave në kushte të përkrahjes së llojit të zgjëruar të të dhënave, siguri të bazës së të dhënave, menaxhimin e transaksioneve për bazë të të dhënave, dhe disejnimin e bazës së të dhënave.

Kompanitë më të mëdha krijojnë problem më të mëdha, sepse shtrihen më gjërë, kanë më shumë punëtorë si dhe kanë llojllojshmëri më të madhe të funksioneve të ndryshme.

Fjalët kyqe: Internet, Intranet, të dhëna, menaxhim, transaksione, siguria, baza e të dhënave, Rrjetat heterogjene.

Hyrje Në kohë të fundit, për disa vjet, Interneti është bërë standard për

komunikime globale. Interneti është një rrjet global i kompjuterëve që punojnë në një komplet të TCP/IP protokolit të rrjetit.

Webi i tërë botës ose WWW (World Wide Web), është një nga shërbimet e shumta që punon në Internet; ai sjellë mundësi për qasje në dokumente me HTML format.

Tani më, Interneti është nikoqir i miliona kompanive dhe Web sajteve të organizatave që sigurojnë lloje të ndryshme të shërbimeve. Interneti është i shënjuar si modeli i ri për zhvillues të sistemeve sepse siguron përfitime të shumëfishta, sikurse janë qasje universale tek të dhënat, intefejsi i përbashkët GUI, çmime më të ulëta për pregaditje të shfrytëzuesëve fundorë, e të tjera.

Interneti është “sistem pa gjendje”, manaxhimi i vet bazës i delegohet Sistemit për Qeverisje të Bazës së Dhënave (SQBDH ose DBMS).

166

Rrjetat regjionale – Interneti Interneti është i konstruktuar duke e shfrytëzuar virtualisht çfarëdo lloji të

mjedisit transmetues, si: Linjat me fije optike linjat e paisjeve shtëpiake tashmë në përdorim, si telefonike kabllovike për TV, si dhe lloje tjera të rrjetave tashmë të parapregaditura radio frekuencat dhe kanalet mikrovalore Wifi teknologjia GPRS

Në Internet mund të ndërlidhet pothuajse çfarëdo lloji i kompjuterit

Desktop Laptop HH Computer me WIFI rrjet HH Computer me GPRS rrjet Telefonat Smart phones apo sistemit operativ. Windows Server Personal OS Compact Os për paisje me memorie të vogël (for Small devices)

Pasi që është shtuar nevoja për adresa të TCP/IP ISP – ofertuesve, prej

protokolit standard IPv4 (Internet Protocol Version 4) me vlera 8 bit, për rritje të numrave të adresave është duke u aplikuar protokoli IPv6 më i ri – më i përparuar se IPv4, standard i rritur në vlera 12 bitëshe, rritet numri në 4095. Numra 0 dhe 4095 (all bits set) te rezervuara sikur që ishin edhe tek IPv4 standard.

167

Rrjeti me shtresim protokoli IPV4 Këtu i marim parasyshë vetëm adresat e nevojshme për një punë të

caktuar. Pasi që kemi të bëjmë me pajisje të ndryshme, kjo çon edhe në

diversitetin e bazave të të dhënave të përdorura nga këto pajisje. Bazat e të dhënave janë zgjedhur për të qenë SQL bazuar, por, PC-të

punojnë me bazën e të dhënave SQL Server, dhe Handhelds punojnë me versionin kompakt e bazave të të dhënave SQL, veçanërisht të dizajnuara për të zënë sa më pak memorie të jetë e mundur (edhe pse kjo memorie është ngjeshja në hapësirë dhe rritje në madhësi).

Kjo është esenciale për pajisjet që të kryejë çdo dokument dhe pastaj të bëjnë çlirimin e kujtesës për dokumentet e ardhshme.

Për arritjen e komunikimit në mes të pajisjeve handheld dhe bazave të të dhënave në server lokal, ne përdorim shërbimet e internetit. Ky komunikim është dzdrejtimësh (bidirekcional).

Bazat e të dhënave dhe teknologjitë e Internetit Interneti mundëson qasje universale dhe globale nëpërmjet interfejsit të

njohur si Web Browser, i cili është i lehtë për përdorim dhe funksionon nëpër platforma të shumëfishta. Lidhshmëria e bazave të të dhënave të Web-it hapin dyert e sherbimeve të reja inovative si që janë:

Lejojnë përgjigje të përnjëherëshme ndaj presionit kompetitiv të tregut duke sjellur shërbime dhe produkte të reja në treg me shpejtësi të madhe.

Ritet kënaqshmëria e shfrytëzuesve nëpërmjet të krijimit të sherbimeve përkrahëse të bazuara në Web.

Prodhojnë shpërndarje të shpejtë dhe efektive të informatave nëpërmjet të qasjes universale nga përtej rruge e gjer në anën tjetër të globit tokësor.

Duke i pasur të gjitha këto përparësi, shumë departamente të shërbimeve të teknologjive informative përballen me nevojën për të krijuar arkitektura universale për qasje të të dhënave, të bazuara në standardet e Internetit, për të udhëzuar operacionet e duhura dhe për të lehtësuar marrjen e vendimeve.

168

IIS (Internet Information Services) INTERFEJSI I SISTEMIT OPERATIV MS WINDOWS SERVER PËR PËRPUNIM

NGA DISTANCA Pasi që të kemi siguruar një bazë të dhënave në një server të të dhënave,

përpunimi nga Interneti varet nga mjedisi i ofruar për komunikim dhe përkrahje të përpunimit.

Sistemet operativ MS Windows Server ofrojne mjete të ndryshme përmes të cilave mund të qasemi tek bazat e të dhënave.

Një ndër më të përdorshmet është IIS (Internet Information Services), i cili është shumë i përshtatshëm sepse vjen si pjesë e vet Window-sit, andaj edhe nuk ka nevojë për furnizim të shtuar me software të specijalizuara.

Përmes tijë mund të punohen shumë punë të ndryshme të cilat kërkojnë qasje në Internet. Pra IIS është Shërbim software-ik që prkrahë krijimin e WEB sajteve si dhe funksione tjera te Internetit si :

o WEB interfejsi o Network News Transfer Protocol (NNTP) o File Transfer Protocol (FTP) o Simple Mail Transfer Protocol (SMTP). o Tri të fundit mundësojnë komunikimin përbrenda një Organizate për

kërkesa të ndryshme.

Dukja e Iis (Internet Information Services)

169

FTP – Bartja e papenguar e shënimeve

IIS –Internet Information Services Ose Përdorimi i Domeneve për shpërndarje të ndryshme (SMTP dhe

ngjashëm)

IIS –Domenet Dhe më së fundi si dhe më e rëndësishmja për nevojat e përshkrimeve që

ne do të shfrytëzojmë në këtë periudhë është Web faqja dhe Web servisi që do të manipulojë me të dhënat nga Interneti / Intraneti

170

IIS - Vetitë Nese ne Internet/Intranet shënojme adresen e Web faqes në fjalë ose me

adresë simbolike, neve do të fitojmë qasjen tek shënimet – baza e të dhënave. Procedura e kërkimi dhe azhurimit të një faqe komercijale E gjith kjo ndodhë sipas procedurave të organizuara më pare:

Browseri shtron kërkesen për qasje ne WEB faqe

Web Faqja Gjendet ne një Web Server xx

Web Serveri xx ka skriptet përmes të cilave lidhet me Serverin e bazes së të dhënave

Serveri i bazes së të dhënave i jep qasje DBMS (në rastin e momentit SQL)

SQL përpunon kërkesën

Rezultatet i kthehen Web Serverit xx

Web Serveri xx i paraqet rezultatet Web Browserit

Në rastin konkret për një kërkesë të një ndërmarjeje tone, kjo do të dukej si vijon:

171

Web browseri - IIS – Web Faqja Kodi i përdorur është në gjuhen Visual Basic Script – VBScript <%@ WebService Language="vb" Codebehind="MobSrv. asmx. vb"

Class="MobSrv. iwMobSrv" %> Me lidhje ne serverin e të dhënave dhe bazën e të dhënave të kërkuar,

Interfejsi i programit do të lëshoj përpunimin procedurave të ruajtura të cilat më pas do të ia kthejnë rezultatet e kërkuara.

Përparësi e modelit të përdorur është se të gjitha pregaditen për përpunim lokal. Në një moment një pjesë e funksionalitetit të vet Aplikacionit i bartet qasjes nga Interneti. Natyrisht se duhet të përmbahet kujdesi i posaçëm ndaj kërkesave nga Interneti i cili është “sistem pa gjendje.

Serveri i Web aplikacioneve si vegël prodhuese për web në bazë të të dhënave

Ai siguron një mjedis konsistent të ekzekutimit për Web aplikacione. Serveri i Web aplikacioneve ka funksione të shumfishta në mjedisin e

përcaktuar: Ambienti i aplikacioneve në rrjetat e internet/intranet përdoret që:

Të qaset dhe të kontrolloj bazën e të dhënave nga Web faqja

Paraqes të dhëna nga baza e të dhënave në Web faqe, duke përorur formate të ndryshme

Krijon Web faqe për kërkim dinamik

Krijon Web faqe për të ndërfutë, azhuru dhe për të fshirë shënime nga baza e të dhënave

Të definoj relacionet të kërkuara dhe opcionale

Të definoj forma të fushave të kërkuara dhe opcionale

Imponoj integritet referencial në format të fushave

Përdor pyetësor të thjeshtë dhe të shkallëzuar dhe fusha të zgjedhjes së formave për paraqitje të regullave të biznesit

Kompania dhe organizimi i rrjetit brenda të njëjtit vend dhe me të

njëjtën ISP Siç shohim kompania që shtrihet Brenda një shteti e ks rrjetin të funrizuar

nga një ISP i njajtë, kjo ka përparsi sepse sin ë aspektin teknik, ashtu edhe

172

organizativ dhe ligjorë, aplikohen regullat e njejta në të gjitha njësistet e kompanisë.

Organiyimi i kompanisë varet nga shpërndarja fizike e kompanisë dhe njësiteve të saja, llojllojshmëria e buznesit, numri i punëtorëve si dhe teknologjia e përdorur për të pregaditë, apliku dhe administru vet biznesin.

Në rastin e kompanive të mëdha kojo është vendimatre. Pasi që janë të varura nga shërbimet e fituara nga ofruesit e shërbimeve,

organiyimi i tyre duhet të jetë i tillë që kjo të pasqyroj mënyren se si do të bëjnë biznes.

Kjo mund të arihet perms të VPN (Virtual Private Networking) organizimit të rrjetit. VPN mundëson krijimin e tuneleve përbrenda shtresimit tone të Internet/Intranet RRJETIT. Tunelet lidhin pikat e kërkuara mes vedi drejtpërdrejt sikur me TCP/IP ashtu edhe me DNS infrastructure.

Kjo siguron lidhshmeri të brendshme të të gjitha pikave të kompanisë, pa e reyiku kompanine dhe pa e paraqitë ate në pamje të jashtme.

Për pamje nga jasht përbrenda kompanisë ton, shfrytëzojme funksionin NAT (Network Address Translation), ku një IP adresë Publike perms lidhjes së drejtpërdrejt me një adresë të brendëshme mundëson qasjen e kontrolluar nga I gjith rrjeti I Internetit. Kjo mund të arihet perms stafit egzistues të kompanisë, e gjithashtu ka edhe kontrollshmëri të plotë perms këtij stafi.

Gjith koja garanton sigurinë e transaksioneve. VPN mundëson përdorimin e:

Data Serverëve local ; Application Serverëve lokal; Central Data Serverëve në distancë ; Kombinimit të Rrjetave me tela me rrjetat Wireless dhe GPRS.

Gjithë kjo pasqyrohet në figuren e mëposhtme:

173

Përfundim Ndërmarrjet regjionale të cilat tashmë kan mbuluar shumicen e mënyrave

tradicionale të ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve përmes teknikave të përdorura arijnë një formë tjetër për prezentim dhe komunikim me klient në formë të drejtpërdrejt.

Komunikimi i mundësuar është bartës i të gjitha llojeve të komunikimit të Ofruesit të shërbimeve dhe klintëve egzistues dhe të ri.

Shërbimet arihen: - Drejtpërdrejt me qasje të klientëve përmes WEB-it

- Shërbimi i klientëve me kiosqe (Customer Service)

- Interakcioni përmes vizitave me paisje mobile (GPRS)

- Shërbimet përmes sistemeve të thirjeve

- Loyalty Card dhe Smartcard modeli

Qarkullimi i aritur është gjithmonë një impuls për avansimin e mëtejm të

teknikave dhe teknologjive të përdorura në interkomunikim.

174

Literatura

1. Adams, M. Mathis, "A System for Flexible Network Performance Measurement," INET, 2010

2. Abrams, B. NET Framework Standard Library Annotated Reference, Volume 2: Networking Library, Reflection Library, and XML Library, 2008.

3. Beaulieu, A. Learning SQL. O’Reilly Media Inc, Sebastopol CA, 2009. 4. Date, C. J. An Introduction to Database Systems, 8th Edition. Addison-

Wesley, Reading MA, 2003. 5. Davidson, L. Ten Common Database Design Mistakes, http://www.

simple-talk. com/sql/database-administration/ten-common-database-design-mistakes/, 2007.

6. Douglas E. Comer, “The Internet Book: Everything You Need to Know about Computer Networking and How the Internet Works”, 2006, Prentice Hall College

7. Elmasri, R. and Navathe, S. Fundamentals of Database Systems, 6th Edition. Addison-Wesley, Reading MA, 2010.

8. Steffano Korper, Juanita Ellis; “The E-Commerce Book: Building the E-Empire”; 2007,Morgan Kaufmann